ZGJIDHJA-E-MOSMARRËVESHJEVE-.-ROLI-I-GJYKATËS-NDËRKOMBËTARE-TË-DREJTËSISË-NË-ZGJIDHJEN-E-MOSMARRËVESHJEVE..pdf

September 15, 2017 | Author: Valdet Krasniqi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download ZGJIDHJA-E-MOSMARRËVESHJEVE-.-ROLI-I-GJYKATËS-NDËRKOMBËTARE-TË-DREJTËSISË-NË-ZGJIDHJEN-E-MOSMARRËVESHJEVE..pdf...

Description

UNIVERSITETI “ALEKSANDЁR MOISIU” DURRЁS

kopje

FAKULTETI : Shkencave Politike dhe Juridike

PROGRAMI : Master Shkencor në Administrim Publik

TEMA: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE . ROLI I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

KANDIDATI:

UDHЁHEQЁSI SHKENCOR:

MARJUS BALO

DR. EVA ALLUSHI

1

ABSTRAKTI Zgjodha të drejtën ndërkombëtare duke parë që shumë fenomene midis shteteve po ndodhin dhe po lë shum hapesira diskutimesh . E drejta ndërkombëtare ka nje shtrirje të gjerë ashtu si vetë shtet por sot këto shtete duan më tepër rregullime. Të gjith shtetet janë të krijuara brenda territorit të tyre,ata gjenden në pushtetin e një sovrani,i cili meret me problematikën e brendëshme të këtij shteti. Një moment tjetër i vecantë nga ky është kur shtetet dalin në arenën ndërkombëtare,këtu ata bashkëveprojnë me njëri tjetri.Por problemi qëndron se ndërmjet tyre nuk ka nje sovran,që ti udhëheqi e që të krijoj rregulla ndërmjet tyre.Prandaj rrugët e vetme mbeten negociatat e ndërmjetme .Por kur këto rregulla të vendosura me vullnetin e tyre nuk zbatohen,tejkalohen apo shpërdorohen kush drejton?Pikerisht në këte moment lind nevoja e nje rregullatori ndërkombetar sic është Gjykata Ndërkombetare e drejtësisë. Po pse po lindin gjithë këto konflikte midis shteteve ? Nje arsye mund të jetë ende përfitimi dhe ambicia e shum shteteve në kurriz të njëri tjetri. Kjo shkakton konfliktin midis tyre që fillimisht lind si një mosmarreveshje e vogël por më pas rritet së tepërmi deri sa shkon në gjykatë . Zgjodha këtë temë “Zgjidha e mosmarrëveshjeve. Roli i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë duke marr shkas nga shum aspekte po më i afërt është ai i rastit të Kosovës që shkoi deri në Gjykatë, duke parë vuajtjet e një populli disa dhjetra vjeçar për të gëzuar të drejtat e tij që shtypeshin gjithmon. Por drejtësia u vendos dhe çdo gjë shkoi në vendin e saj. Popullit shqipëtar iu kthye nje borxh i marr vite me pare si shume krahina te ndara nder vite midis fqinjeve . Natyra e këtyre temave të lë mundësinë të njohësh më tepët shtetet dhe politikën ndërkombëtare. Çdo lënde ka intersin e saj por mendoj këto vitet e fundit po gjejmë më teper hapësira te e drejta ndërkombëtare.

kopje ABSTRACT

The present study discusses International Law, seeing that many phenomena are occurring between states and this has led to many discussions. The international law has a wider scope as the states themselves but today these states want more adjustments. All states are created within their territory, they are under the power of a sovereign, who deals with the domestic problems of this state. Another particular moment is when states emerge in the international arena, here they interact with each other. But the problem is that there is not a sovereign, to guide and to create rules amongst them. Therefore the only way remains the intermediate negotiations. But when these rules set by their own will are not implemented, exceeded or misused who leads? Just at this moment arises the need for an international regulator such as the International Court of Justice. But why arise all these conflicts between states? One reason may be still the benefit and ambition of many states at the expense of each other. This causes the conflict between them, that initially arises as a small disagreement but then rises sharply until it goes to court. It is discussed the theme “Dispute resolution”. Also the role of the International Court of Justice taking into consideration many aspects, but the nearest is the case of Kosovo that went to Court, seeing the sufferings of a people dozens of years to enjoy his rights that were always oppressed. But justice was set and everything went in its place. To the Albanian people was returned a debt taken many years ago as many separated regions in years between neighbors. The nature of these themes gives the opportunity to know more the states and the international politics. Each subject has its interest, but the last few years we are finding more spaces to the international law.

2

FUSHA:Marrëdhënie ndërkombëtare FJALËT KYÇE:Negociatat, Përgjegjësia e shtetit, gjykata ndërkombëtare e drejtësise , Kosova në arenën ndërkombëtare .Sovraniteti i brendshëm dhe i jashtëm, vetëvendosje e brendshme.

Mirënjohje

Doja të falenderoja pikësëpari të gjithë stafin e universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, fakultetin e shkencave politiko-juridike departamentin e masterit shkencor administrim publik. Nje falenderim do ti kushtoja kolegëve të mi për ndihmën në materiale shkencore dhe në mbështetjen morale dhe inkurajimin që më kanë dhënë në këtë periudhë të punimit të mikrotezes.

kopje

Mirënjohje e përzemert dhe rrespekte të veçanta për ped. Dr.Eva Allushi udhëheqësen time të mikrotezës e cila më ka udhëhequr në punimin e kesaj teme me mbështetje morale e materiale, e pa përtuar dhe e gatshme,që me sugjerimet e saj ka bërë që un ta punoj dhe ta paraqesë këtë temë sa më të plotë dhe sa më lehtë. Dua të falenderoj pa fund edhe miqtë e mi që më kanë nxitur dhe motivuar në punimin e mikrotezës duke më dhënë mbështetjen e nevojëshme.

3

PËRMBAJTJA Abstrakti ..........................................................................................................................2 Fjalët kyce.........................................................................................................................3 Mirënjohje.........................................................................................................................3 Përmbajtja ........................................................................................................................4 Shkurtesa të përdorura...............................................................................................................5 Hyrje.............................................................................................................................................6 Qëllimi,objektivat,hipotezat,metodologjia................................................................................7 KreuI Negociatat.....................................................................................................................................8 1.1Principe themelore.......................................................................................................11 Kreu II Karta e OKB (kapitulli XIV: Gjykata Ndërkombëtare)........................................................12 KreuIII Përgjegjësia e shtetit..................................................................................................................13 3.1 Lindja e përgjegjësisë..........................................................................................................14 3.2 Përgjegjësi direkte dhe indirekte.......................................................................................15 3.3Përgjegjësi themelore dhe përgjegjësi e prejardhur.........................................................15 3.4 Shpërblimi i dëmeve............................................................................................................15 Kreu IV Si lindin konfliktet midis shteteve ?........................................................................................16 4.1 Tri llojet e konflikteve bazë...............................................................................................16 4.2 Lojërat konfliktet racionale që karakterizohen nga strategjia....................................17 4.3 Stategjitë dhe Zgjidhjet......................................................................................................17 4.4 Kërcënimet e përbashkëta.................................................................................................18 4.5 Debatet dhe rivalitete.........................................................................................................19 Kreu V Historiku i Gjykatёs Ndërkombëtare te Drejtësisë..............................................................19 5.1Cili është misioni i Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë?...........................................21 5.2Burimet............................................................................................................................... 22 5.3A janë të detyrueshme vendimet e Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë?.................22 5.4A ka qenë e sukseshme Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?.....................................22 5.5 Nga ndryshon Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?prej gjykatave të tjera ndërkombëtare?23 KreuVI 6.1 Çështja e Kosovёs në arenën ndërkombëtare.................................................................23 6.2 Parimi i sovranitetit shtetëror dhe e drejta për vetëvendosje.......................................25 6.3 Mardhëniet Kosovë-Serbi (pozita e Kosovës në periudhën 1945-1968)................26 6.4 Pozita e Kosovës (1968 -1999 )..........................................................................................31 6.5Prezenca ndërkombëtare para shpalljes së pavarësisë...................................................35 6.6 Rasti i Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë...........................................37 6.7 Fakte dhe statistika të njohjes së Republikës së Kosovës..............................................42 6.7.1 Grafikët në përqindje të njohjes së Kosovës................................................................45 6.7.2 Shtetet që nuk janë anëtare të Kombeve të Bashkuara por që njohin Kosovën......47 6.7.3 Konteksti i njohjeve..............................................................................................49 6.7.4 Sovraniteti i Kosovës përballë kërcënimeve........................................................50 6.8 Orientimet strategjike për njohje...........................................................................51 6.9Kosova e pavarur dhe bashkësia ndërkombëtare...................................................52 KONKLUZIONE..........................................................................................................55 Bibliografi................................................................................................................................56

kopje 4

Shkurtesa të përdorura UÇK-(Ushtria Çlirimtare e Kosovës) PKJ-(Partia komuniste jugosllave) RSFJ - (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë) OSBE - (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) OIC - (Organizata e Bashkepunimit Islamik) OKB - ( Organizata e kombeve te bashkuara) NATO- (Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) MPJ- (ministria e punëve të jashtme) UNMIK- (Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë )

kopje

KSA - (Krahina Socialiste Autonome)

KFOR - një trup e armatosur ndërkombëtare COE - ( Këshilli I Evropës)

GJND - (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) FMN- (Fondi Monetar Ndërkombëtar)

KIA- (Agjensia inteligjencës në Kosovë)

5

Hyrje

Një punim diplome është një punim shkencor, që ka një strukturë dhe një qëllim të caktuar dhe përmes të cilit studenti edhe simbolikisht i përfundon studimet në një nivel të caktuar, në rastin tim, studimet master shkencor. Edhe unë jam përpjekur që në këtë punim t’i përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore, e që bashkë me një përmbajtje të mirë, e bëjnë punimin më të plotë. Jam munduar të paraqes qartë temën,kam filluar me një rrugë paqësore që janë negociata rruga më e mirë përpara se ti drejtohemi gjykatës më e shpejt dhe më efektive në kohë. Më pas kam kartën e OKB-së një organizate qëndrore ku ishte ajo baza e kësaj gjykate që herët dhe që e kemi deri në ditët tona . Si e rregullon ajo Gjykatën Ndërkombëtare në çdo aspekt që në formim dhe në detaje më të hollësishme. Në pjesën e tretë kam trajtuar përgjegjësinë e shtetit si një nga format që hap konflikte dhe më pas zmadhohen dhe kalojnë në gjykatë . Fillimisht lindin ndoshta dhe pa shkaqe shum të fort por këto shkaqe sa vinë e rriten deri sa kërkohet drejtësia në Gjykatë . Në pjesën e katërt është trajtuar se si lindin konfliktet që cojnë më pas në gjykatë e lidhur ngusht me këtë përgjegjësi të shteteve që folëm më lart të cilët janë përgjegjësit kryesor të konflikteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në pjesën pesë është parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si e ka pasur historikun e saj si lindi? Si u zhvillua? Si qëndron deri në ditët tona ? Njëkohësisht dhe përbërjen e saj juridiksionin efektet dhe suksesin. Në pjesën gjashtë është trajtuar një shqetësim i çdo njërit nga ne, një shqetësim i çdo individi që i rrjedh gjak shqiptari,rasti i Kosovës një rast historikisht problematik dhe me ngjarje nga më tronditëset . I nisur shum vite më parë me luftra e me genocide me veprime çnjerëzore me gllabërime trojesh dhe pa shpresë. Një kalvar historik i vuajtjeve që në planet e dikurshëm të fqinjëve deri tek traktatet . Por dhe me një fund të bukur një fund i shum pritur nga çdo shqiptarë një liri e mundur u bë vitet e fundit realitet i pa besuar por dhe një çështje në Gjykatën Ndërkombëtare që për Shqipërinë kanë qenë të pakta madje mund të thëmi fare me përjashtim të incidentit të kanalit të Korfuzit. Përfundimi ishte me një deklerat pozitive të Gjykatës që fundosi dhe një her Serbinë dhe diplomatët e saj. Jam munduar të jem i saktë dhe preçis në këtë punim dhe ky punim të jetë sa më i qartë.

kopje 6

QËLLIMI Qëllimi i zgjedhjes së kësaj teme është se e drejta ndëkomëtare ka një shtrirje të gjerë dhe u ka zhvilluar shum këto vitet e fundit, më parë ajo ishte nje disiplinë jo shum e zhvilluar . Një pikë tjetër e rëndësishme janë edhe konfliktet dhe përgjegjësitë të cilat rajoni jonë i ka pasur të shumta rasti më i freskët Kosova.Mund te themi që lexuesi shum nga shkaqet e trajtuara mund ti ketë jo shum të njohura

Objektivat Njohja e lexuesit me marrdhënien ndërkombëtare , me negocimin. Të shihen qartë përgjegjësitë e shtetit. Njohja me mënyrën e lindjes se konfliktit. Pasqyrimi i kartës së OKB dhe misioni i GJND.

kopje

Të bëhen sa më të qarta vuajtjet e një populli çdo lexuesi të tregohet realiteti i një situate problematike që do ta çonte deri në GJND.

Hipotezat

Çfarë janë negociatat ?

Cilat janë përgjegjësitë e shtetit?

Si lindin konfliktet midis shteteve ?

Cili është misioni i Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë?

Si shkoi Kosova në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë?

Metodologjia Në këtë punim kam ndjekur përdorimin e metodave analitike të disiplinës akademike, me anë të botimeve të ndryshme, duke përdurur një bibligrafi te gjerë. Vend të rëndesishëm zë trajtimi i teorive te ndryshme e bazuar edhe kjo në botime të ndryshme. Njëkohësisht edhe njohja dhe interpretimi i website, ka dhënë kontributin e tij . Njohja me nocione të marrdhënies ndërkombëtare dhe më e rëndësishmja gjykata ndërkombëtare e drejtësisë.

7

Kreu I Negociatat Një formë efektive në mardhëniet ndërkombëtare janë negociatat që është një rrugë me më pak shpenzime dhe shkurtim kohe. “Kurrë të mos negociojmë pa patur frikë; por kurrë të mos kemi frikë për të negociuar” John F. Kennedy Negociatat ,një nga proçedurat më të përhapura dhe më të thjeshta jane negociata dhe bisedimet direkt midis paleve . Këto bisedime u japin mundësi palëve të shkëmbejnë pikëpamjet lidhur me mosmarrëveshjet. Shtete që janë palë në mosmarrëveshje i zhvillojnë negociatat nëpër mjet përfajësuesve diplomatike. Në të gjitha rastet mosmarrëveshja ose konflikti mund të rregullohet vetëm nëpërmjet marrëveshjes së palëve. 1

kopje

Negociatat, si formë e bisedimit, dy ose shumëpalësh për zgjidhjen e problemeve të cfarëdo lloji janë të vjetra sa edhe vetë historia e njerëzimit. Negociatat janë në natyrën njerëzore të zgjidhjes së problemeve, janë rruga më e drejtë për kapërcimin e kontradiktave, janë afrimi drejt zgjidhjeve që ofrojnë palët e ndryshme apo të kundërta drejt një kompromisi që pranohet prej tyre dhe që prodhon marrëveshjen më të qëndrueshme. Negociatat jane rruga më e mirë drejt kompromisit. Ato janë mekanizmi për shmangjen e thellimit të problemeve, të kontradiktave apo konflikteve, janë zgjidhja që prodhojnë më së shumti fitues dhe më së paku humbës. Negociatat janë produkt i nevojës për të shmangur tensionet, kontradiktat, konfliktet dhe luftrat. Negociatat burojnë nga nevoja për mirëkuptim njerëzor dhe shpien në zgjidhje mirëkuptimi. Negociatat rrjedhin nga nevoja për paqe dhe prodhojnë paqe. Ato vijnë nga domosdoshmëria për zgjidhje të cfarëdolloj problemi midis palesh me anë të bisedimeve, këmbimit të ideve, informacioneve, dhënies së propozimeve dhe nxitjes mbi bazën e tyre të dialogut dypalësh apo shumëpalësh. Duke buruar nga natyra njerëzore negociatat janë pjesë e sjelljes dhe e veprimit njerëzor. Gjithë njerëzit negociojnë mes tyre. Fillojnë negociatat brenda familjes, shtrihen në marrëdhënie shoqërore, profesionale, biznesi, politike e marrëdhëniesh ndërkombëtare. Në kuptimin filozofik, por edhe praktik gjithë njerëzit jane negociatore për aq kohë sa përballen me probleme që kërkojnë zgjidhje me te tjerë. Si një element zgjidhje problemesh me anë të bisedimeve, dialogut, debatit që prodhojnë marrëveshjen midis palëvë të ndryshme, negociatat reflektojnë në evoluimin e vet shkallën e zhvillimit të njerëzimit, të shoqërisë dhe të institucioneve të krijuara prej saj në nivele kombëtare apo ndërkombëtare. Sa më thellë që futemi në labirintet e historisë aq më pak ndeshim negociata si formë apo si mënyrë e zgjidhjes së problemeve dhe aq më tepër ndeshemi me rrugë e forma të tjera 1

Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu 14) albin 2008 fq428

8

sic janë imponimi, dhuna, forca apo konflikti. Sa më tepër që i afrohemi kohëve moderne e sa më shumë që kemi të bëjmë me rritjen e konsolidimin e elementëve të civilizimit aq më shumë shohim të rritet prania e negociatave, përdorimi dhe vlerësimi gjithnjë e më i madh i tyre si rruga më e mirë, më e drejtë dhe më me pak kosto për zgjidhjen e cdo problemi dhe arritjen e marrëveshjeve midis dy apo më shumë palëve. Sa më i lartë të jetë civilizimi njerëzor aq më shumë rritet prania, përdorimi dhe vlerësimi i negociatave. Negociatat janë, kështu, një tregues shumë i plotë i pjekurisë së shoqërisë njerëzore dhe institucioneve të krijuara prej saj. Niveli i ulët i pranisë, përdorimit dhe vlerësimit të negociatave shpreh nivelin e ulët, të civilizimit dhe të institucioneve të një shoqërie të caktuar apo të një sistemi marredhëniesh ndërkombëtare. Pra, negociatat janë rruga më e mirë dhe më e drejtë për zgjidhje me mirëkuptim paqësisht të problemeve në cdo fushë midis dy apo më shumë palëve, janë mekanizmi që prodhon konsesusin dhe kompromisin ndërmjet tyre, janë mënyra më ekonomike e kapërcimit të cdo krize si dhe instrumenti që dhuron zgjidhjen më afatgjatë dhe më të qëndrueshme.

kopje

Politika e forcës, e imponimit, ndonëse janë shpesh të pashmangshme, sërish nuk janë rrugët me të mira për zgjidhjen e problemeve në cdo fushë midis dy apo më shumë palëve, nuk përbëjnë mekanizmin qe prodhon konsesus e kompromis, janë mënyrat më të shtrenjta në ekonomi e ne jetë njerëzore për kapëcimin e krizave si dhe nuk dhurojnë zgjidhje afatgjatë e të qëndrushme. Politika e forcës, e imponimit, mund te konsiderohen të dobishme kur janë ezauruar plotësisht hapsirat për negociata, ose kur ato në vetëvete synojnë si objektiv krijimin e balancave që do të ulin pashmangësisht palët problematike në tryezën negociuese përfundimtare. Negociatat janë dy tipe kryesore dhe në disa lloje te ndryshme. Dy tipet e negociatave dallohen nga numri i palëve pjesëmarrëse biseduese në to. Kështu që kemi dy tipe negociatash: 1.Negociata dypalëshe 2.Negociata shumëpalëshe Negociatat dypalëshe kanë të bëjne me bisedime midis dy subjekteve. Si të tilla ato jane më të thjeshta dhe më të menaxhueshme. Këto ndiqen kur palët kanë qartësine, besueshmerinë, aftësinë dhe vullnetin për t’i zgjidhur problemet vetë ndërmjet tyre pa perfshirë subjekte të tjera në to. Negociatat shumëpalëshe kanë të bëjnë me bisedime midis më shumë se dy subjekteve dhe si të tilla janë shumë komplekse, të vështira dhe të komplikuara për tu menaxhuar. Këto ndiqen kur problemet e shkaktuara nga një palë, dy palë apo më shumë implikojnë shumë subjekte të tjera ose kur zgjidhja që synohet të arrihet efekton shumë palë. Ose ndiqen atherë kur një objekt problematik dypalësh, për arsye të mungesës së qartësisë së paleve, të skepticizmit midis tyre, të tensionit ekzistues, të paftësisë negociuese ose edhe të mungesës së vullnetit, lind nevoja për përfshirjen e subjekteve të tjera në to.

9

Për nga përfundimi i negociatave dhe mënyra e arritjes së marrëveshjes, negociata i dallojmë në disa kategori; 1.Negociata që përfundojnë me marrëveshje kompromisi midis palëve në bisedime; 2.Negociata që përfundojnë me ndërhyrje arbitrazhi; 3.Negociata që përfundojnë mbas vendimeve të gjykatave;

Zgjedhja e tipit, llojit, formës dhe kategorisë së negociatave varet drejtpërsëdrejti nga objekti i negociatave, nga specifikat e tij, nga raportet midis subjekteve që negociojnë në mes tyre si dhe nga aftësia dhe vullneti për të arritur në përfundimin e negociatave. Sikundër janë shumë të rëndësishme negociatat në vetëvete për të gjetur rrugë paqësore zgjidhje, për të promovuar mekanizmat e konsesusit, për të prodhuar zgjidhje me kosto më të ulët dhe me përmbajtje afatgjatë dhe më të qëndrushme, ku asnjë palë të mos ndjehet humbëse dhe të gjitha të ndjehen të fituara nga zgjidhja përfundimtare, po ashtu është jashtëzakonisht e rëndësishme zgjedhja e tipit, llojit, formës dhe kategorisë së negociatave sipas objektit dhe sipas subjekteve palë në bisedime. Natyrisht, zgjedhja e tipit, llojit, fomës dhe kategorisë së negociatave lehtëson suksesin e tyre ose nxit dështimin. Për shëmbull të fusësh një objekt bisedimesh dypalëshe në tryezë shumëpalëshe do të thotë ta komplikosh, ta vështirësosh, të shtosh koston e negociatave, të vonosh kohën e zgjidhjes e ndofta ta provokosh dështimin e tyre. E kundërta, objekti i natyrës së bisedimeve shumëpalësh të bëhet përmes zgjedhjes së tipit dypalësh do të thotë të provokosh impas, pra bllokim të procesit dhe për rrjedhojë dështim të përpjekjeve për zgjidhje negociuese. Kështu përshembull, në aspektin e llojeve, nuk mundesh të zgjedhësh llojin e bisedimeve të drejtpërdrejta për objekte shumë problematike dhe midis subjekteve të tensionuara, te esktremizuara dhe skepticiste ndaj njëri-tjetrit. Këto lloj objektesh dhe subjektesh kërkojnë mediator apo diplomaci shuttle. Gjithashtu, nuk mund të zgjidhet diplomacia publike per objekte shumë delikate, trajtimi i të cilave rrezikohet të dështojë nëse në negociata involvohet parakohe ose në proces opinioni publik e mediatik, cfarëdolloj faktorësh ekstra-negociues. E kështu, mund të gjykojmë me rallë. Pra, sikundër janë me rëndesi, të vlerësueshme dhe të mirëpritura negociatat në vetëvete për zgjidhjen e cdo lloj problemi dhe midis cdo pale, suksesi ose mos suksesi i tyre varet shumë edhe nga zgjedhja e tipit, llojit, formës dhe kategorisë së negociatave sa më të përshtatshme për objektin e bisedimeve dhe për subjektet palë pjesëmarrëse në to. Fakti që, objekti i bisedimeve dhe subjekteve palë pjesëmarrëse në to diktojnë në një farë mënyre edhe zgjedhjen e tipit dhe llojit të negociatave që duhet të përdoren, nuk përjashton aspak edhe mundësinë e ndryshimit të tipit apo të llojit të negociatave në proces e sipër ose në fazën përfundimtare të tyre. Kështu për shembull, ka negociata që fillojnë dypalëshe dhe përfundojnë shumëpalëshe. Sikundër ka negociata që fillojnë publike dhe në proces transformohen në sekrete, ose vijojnë paralelisht publike dhe sekrete, në mënyrë selektive. Ka gjithashtu negociata që nisin drejtpërdrejtë dhe në proces kërkojnë mediator, ose në përfundim kërkojnë arbitrazh apo gjykatë për arritjen e zgjidhjes.

kopje 10

Pra, konkluzioni është se edhe zgjedhja e tipit, llojit, formës dhe kategorisë së negociatave nuk është e ngurtë dhe e dhënë njëherë e përgjithmonë dhe e pandryshueshme nga fillimi i negociatave deri në përfundimin e marrëveshjes. Negociatat janë proces, procesi zhvillohet në kohë, koha prodhon dinamikë me ritme, kahje e intensitet të ndryshëm. Kjo ndodh midis cdo pale në nivel personal, privat, publik apo ndërkombëtar. Negociatat janë bisedime midis palëve, palët janë subjekte të gjalla, me vlera e interesa të ndryshme, me ndryshim, evoluim, progres apo regres. Negociatat duhet të arrijnë një marrëveshje, marrëveshja mund të arrihet midis palëve, por mund të bllokohet të komplikohet e të kërkojë palë të tjera, ose kategori të tjera vendim-marrëse. 1.1Principe themelore Negociatat e sukseshme janë përpjekje e dy ose më shumë palëve për të arritur një zgjidhje të pranueshme midis tyre, si të tilla ato nuk rezultojnë më së fundi me humbës dhe fitues midis palëve. Negociatat si proces, zakonisht përfundojnë ose me sukses për palët ose me dështim për të gjitha ato. Arti i negociatave konsiston në përpjekjen për të pajtuar atë cfarë është e pranueshme dhe e mirë për gjithë palët. Për të arritur në një situatë ku palët të fitojnë dicka për veten e tyre është e nevojshme që të bëhet përgatitje e mirë, të ketë vigjilencë dhe fleksibilitet. Ndodh shpesh që bisedimet diplomatike direkte negociata të mos cojnë në zgjidhjen e konfliktit. Në qoftë se palët në grindje nuk arrijnë rezultatin e dëshirueshëm nëpërmjet bisedimeve diplomatike atëher mund të hynë në punë mjete të tjera për zgjidhjen paqësore. Një mjet i tillë është ai i shërbimit me qëllim të mirë . Shpesh ndodh kur bisedimet dalin pa sukses dhe palët në grindje nuk janë gati të shtrohen në tryezë atëher ndërhynë një shtet tjeter i tretë i cili u propozon palëve me qëllim të mirë kontributin e tij për zgjidhjen e konfliktit. Veçoria e këtij mjeti është hyrja në mes e një shteti të tretë. Ai përpiqet që ti afrojë palët në grindje me njëri –tjetrin, ai vet nuk merr pjesë drejtëpërdrejtë në bisedime dhe nuk bën propozime për sa i përket thelbit të çështjes. Qëllimi i tij është që të krijohet një atmosferë e shtensionuar në bisedimet midis palëve si kushtë i domosdoshëm për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit midis tyre. Shërbimi me qëllim të mirë është një institut i vjetër i së drejtës ndërkombëtare . Një mjet tjetër i rëndësishëm është dhe ndërmjetësimi . 2Midis ndërmjetësim dhe shërbimit me qëllim të mirë ka ngjashmëri . Ndërmjetësi presupozon hyrjen në mes të një shteti të trete. Dallimi qëndron në karakterin e detyrës që mer përsipër shteti i tretë detyra e tij është më e gjerë. Shteti ndërmjetësues mer pjesë vet në bisedime dhe mund të paraqes propozimet e tij përsa i përket zgjidhjes së çështjes. Shteti ndërmjetësues nuk luan rolin e gjykatës dhe nuk është detyrues për palët përkundrazi ai ua lë në dorë palëve që ta pranojnë ose jo. Shpesh mund të ndodhë që “shërbimi me qëllim të mirë” të kthehet në “ndërmjetësim”nga një angazhim më i madh i tij. Edhe pasi palët ti jenë drejtuar gjykatës atyre duhet ti jepet mundësia për zgjidhjen e konfliktit me mënyra të tjera të ndryshme

kopje

2

Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu 14) albin 2008 fq 430

11

nga vendimi gjyqsor. Kjo bëhet po qe se duke pasur parasysh interesat dhe konfliktin me tërë elementët e tij kjo mënyrë e zgjidhjes së mos marrëveshjes është më e mirë për palët. Që para krijimit ishte një mekanizëm abstraktit,parandalimi i konfliktit është një pasqyrim i rrjedhimit të veprimtarisë qeverisëse. Është një sukses i varur në mënyrë direkte në cilësinë e perfshirë deri në shkallë të fundit ,vullneti i tyre dhe zgjedhja e tyre e bërë në mënyrë trasparente. Dështimi i parandalimit të një të konfliktit shpesh rezulton i në mase të madhe , ose të paktën po aq sa mendohej, në mungesë të normave të përbashkëta , përparësia e politikave të posacme, dhe pamjaftueshmëria e interest të politikave ekonomike , dhe si e tille perben papërshtatshmërinë e gadishmërisë së mekanizmave parandalues të konflikteve. 3 4

Proçeset gjyqsore janë më të kushtueshme dhe më lodhëse. Në proçes konflikti shikohet thjesht nga ana ligjore. Nuk meren parasysh shkaqet e konfliktit dhe interesat e palëve. Shpesh palët nuk dalin të kënaqura me vendimin efekti gjyqsor ka dhe efekt nxitës konflikti ku vendimi gjyqsor cakton fituesin dhe humbësin.por kjo luftë kërkon shum koh dhe mund. Kreu II Karta e OKB (kapitulli XIV: Gjykata Ndërkombëtare)

kopje

Karta e Kombeve të Bashkuara [nënshkruar në datën 26 qershor 1945 në San Francisko; hyrë në fuqi në datën 24 tetor 1945] Kapitulli XIV: Gjykata Ndërkombëtare Neni 92 Gjykata Ndërkombëtare është organi më i rëndësishëm juridik i Kombeve të Bashkuara. Ai realizon detyrat e tij sikurse parashikohet në statutin bashkëngjitur, i cili bazohet në statutin e Gjykatës së Përhershme Ndërkombëtare dhe është pjesë përbërëse e kësaj Karte. Neni 93 (1) Të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara janë palë kontraktore të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare. (2) Një shtet, që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, mund të bëhet palë kontraktore e Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, në rast se plotëson kushtet që vendos Asambleja e Kombeve të Bashkuara me rekomandim të Këshillit të Sigriumit. Neni 94 (1) Secili prej anëtarëve të Kombeve të Bashkuara merr përsipër, që në çdo rast konflikti, palë e të cilit është edhe ai, të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.

3

Michael S. Lund, Preventing Violent Conflicts - A Strategy for Preventive Diplomacy (Washington DC: United States Institute of Peace Press, 1996), faqe. 28-9. 4 Jeta juridike”revistë juridike”nr4, shb.erik fq 33

12

(2) Nëse një palë konflikti nuk i respekton detyrimet, që rrjedhin nga një vendim Gjykate, pala tjetër mund t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit; ky, në rast se e konsideron të nevojshme, mund të japë rekomandime ose të marrë masa për të siguruar efektshmërinë e vendimit. Neni 95 kjo Kartë nuk e përjashton mundësinë, që anëtarët e Kombeve të Bashkuara në bazë të marrëveshjeve ekzistuese apo të ardhshme t’u drejtohen Gjykatave të tjera për zgjidhjen e konflikteve të tyre. Neni 96 (1) Asambleja e Përgjithshme ose Këshilli i Sigurimit mund të kërkojë për çdo çështje juridike vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare. (2) Organe të tjera të Kombeve të Bashkuara, pasi marrin autorizimin përkatës të Asamblesë së Përgjithshme, mund t’i kërkojnë Gjykatës opinione në lidhje me çështje juridike, që kanë të bëjnë me fushën e tyre të veprimtarisë.

kopje

Me konfliktet e ndyshme midis shteteve lindi natyrshëm nevoja për një organ titullar për të rregulluar këto marrdhënie që me kalimin e kohës sidomos pas luftës së dytë botërore vinin në rritje. Shumë shtete kërkonin ndihmë dhe shum çështje përfunduan në Gjykatën Ndërkombëtare për një mendim më të kualifikuar dhe më rrespektues pra siç e shikojmë çdo vendim i gjykatës rrespektohet nga çdo shtet në rast të kundër rregullimin e bën këshilli sigurimit. Çdo shtet ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës ndërkombëtare pamvarësisht që nuk është antarë i kombeve te bashkuara. Por nuk duhet të mendojmë që çdo mosmarrëveshje ti kalojë Gjykatës Ndërkombëtare si një gjykatë e një niveli të lartë mund të themi që siguria që mund të ketë cdo shtet mund të jetë më e madhe në këtë gjykatë por kjo nuk i ndalon ata të ndjekin rrugët e tjera të gjyqsorit. Por si një mendim më i kualifikuar mund të kërkohet gjithmonë mendimi i Gjykatës ndërkombëtare në çështje të ndyshme juridike . Duke qenë organi më i lartë i kombeve të bashkuara dhe fuqia e kësaj gjykate ështe më e madhe ngaqë kemi një pjesëmarrje të gjerë të shteteve në organizatë. Mendoj se me ndyshimet e dukshme në shtete me evolimin që nga vitët 1945 deri në ditët e sotme mendoj që karta e kombeve të bashkuara duhet të ndyshoj pjesërisht, kshu besoj do kishim një funksionim më të mirë të këtij organi. KreuIII

Përgjegjësia e shtetit Juristë të ndryshëm kanë shprehur se shteti nuk mban përgjegjësi juridike. 5 “Mospërgjegjësia” juridike e shetit shpallet prej tyre si një postulat jo vetëm i jetës së brendëshme të shtetit por edhe i asaj ndërkombëtare.Brenda kufijëve të tij shteti mund ti shpëtojë përgjegjsisë juridike, sepse mund të ndryshojë kurdoher ligjet që e ngarkojnë me 5

“Mospergjegjesia” juridike e shetit shpallet prej tyre si nje postulat jo vetem i jetes se brendeshme te shtetit por edhe i asaj nderkombetare. Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu VI) albin 2008 fq 189

13

përgjegjësi dhe te nxjerri ligje të reja që e përjashtojnë nga përgjegjësia , por ideja e përgjegjësisë së shtetit cilësohet si e papajtueshme me sovranitetin e tij .Shtetet janë të vetmit gjykatës për përgjegjësinë e tyre,sepse nuk ka juridiksion që ata ti nënshtrohen. Në qoftë se del ndonjëherë ndonjë detyrim për të vënë në vend një normë të shkelur ky detyrim e ka burimin vetëm tek vullneti i shtetit shkelës. Por një shtet që ndryshon sistematikisht ligjet e tij të brendëshme për të shpëtuar nga përgjegjësia juridike nuk i shpëton përgjegjësisë morale që mund ta çojë në pasoja serioze. Kjo është e papajtueshme me nocionin e shtetit ligjor. Pikëpamja që pretendon ta përjashtojë shtetin nga përgjegjësia në arenën ndërkombëtare duhet hedhur poshtë si jo vetëm e pathemeltë por dhe e rrezikshme . Duke mohuar parimin e përgjegjësisë së shtetit kjo pikëpamje nuk çon aspak në forcimin e parimit të sovranitetit shtetëror por e rrëzon atë. Sovraniteti ka si bazë jo mungesën e përgjegjësisë por rrespektin për interesat e të tjerëve. Një pikëpamje e tillë i ka dhënë shumë dorë shtypësve dhe pushtuesve të të gjitha kohërave . Përgjegjësia e shtetit për të kryer detyrimet e tij ndërkombëtare është një përgjegjësi juridike . Në qoftë se shteti mund ti ndryshojë ligjet që ka në fuqi brenda territorit të vet ai nuk mund të bëjë të njëjtën gjë në arenën ndërkombëtare ai nuk mund ti krijoi ose ti anullojë normat e së drejtës ndërkombëtare vetëm me vullnetin e tij . Çdo mos përfillje e detyrimeve ndërkombëtare përbën një shkelje dhe shteti që ka pësuar nga kjo shkelje kërkon zbatimin e të drejtave të tij me të gjitha mjetet e së drejtës ndërkombëtare. Problemi i përgjegjësisë së shtetit në të drejtën ndërkombëtare është i lidhur me shtërngimin nji element i domosdoshëm i çdo të drejte. Mungesa e një force 6 “mbishtetërore”e vështirëson realizimin e shtërngimit në të drejtën ndërkombëtare. Dhe po të pranohet se shtërngimi sado që realizimi i tij në praktikë është i vështirë ekziston gjithsesi edhe në të drejtën ndërkombëtare atëher si pasojë logjike duhet të pranohet edhe ekzistenca e përgjegjësisë juridike të shtetit. Subjekte të përgjegjësisë ndërkombëtare mund të jenë aktualisht edhe organizatat ndërkombëtare të cilat luajnë një rol të rëndësishëm,të madh në marrdhëniet ndërkombëtare. Ato mund të kryejnë shkelje të normave ndërkombëtare dhe atëher ato mbajnë përgjegjësi. Por mund të ndodhë që ato të cënohen në të drejtat e tyre dhe atëhere shtrohet çёshtja e përgjegjësisë së autorëve të shkeljes. Megjithese përgjegjësia njihet dhe pranohet, përpunimi i rregullave lidhur me të ka qënë i ngadalshëm dhe i vështirë. Regjimi i përgjegjësisë ndërkombëtare ka si burim kryesor zakonin. Ai është i destinuar për të pajtuar interesat dhe vullnetet e shteteve. 3.1 Lindja e përgjegjësisë

kopje

7

Përgjegjësia lind kur një subjekt i së drejtës ndërkombëtare i shkakton një dëm një subjekti tjetër të së drejtës ndërkombëtare.Përgjegjësia lind mbi bazën e një faji.Kur flitet për “përgjegjësi ndërkombëtare” kuptojmë që në orgjinë të saj është një akt ,një fakt te paligjshem,cdo fakt i paligjshëm i një shteti shton përgjegjësinë e tij ndërkombëtare. Një fakt ndërkombëtarisht i paligjshëm kur një veprim ose mos veprim i atribohet së drejtës ndërkombëtare. Përgjegjësia e shtetit mund të lindë edhe si rezultat i një veprimi dhe si rezultat i mos kryerjes së një veprimi. Një veprim i brendshëm komform me të drejtën që është në fuqi në një shtet pra është i ligjshëm nuk është më pak i paligjshëm ndërkombëtarisht nëse është në kundërshtim me normën ndërkombëtare. 6 7

Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu VI) albin 2008 fq190-191 Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu VI) albin 2008 fq 192

14

3.2 Përgjegjësi direkte dhe indirekte Përgjegjësia ndërkombëtare mund të jetë direkte ose indirekte . Kemi përgjegjësi direkte kur një shtet shkel drejtëpërsëdrejti ai vetë detyrimet e tij ndërkombëtare. Përgjegjësia indirekte kur një shtet merr mbi vete përgjegjësinë për një shkelje të së drejtës ndërkombëtare të bërë nga një shtet tjetër. Rastet e përgjegjësisë indirekte janë :shteti federal,shteti protektor dhe ai mandatar. 3.3Përgjegjësi themelore dhe përgjegjësi e prejardhur 8

Përgjegjësia mund të ndahet në :përgjegjësi themelore dhe përgjegjësi e prejardhur. Përgjegjësi themelore është përgjegjësia e subjektit të së drejtës ndërkombëtare për veprimet që kryejnë persona nën autoritetin e tij efektiv. Një veprim i paligjshëm i atribohet shtetit , në emër dhe për llogari të të cilit vepron autoriteti i shkeljes. Kur një shtet ka pretendime kundrejt një shteti tjetër duke e akuzuar për “mohim të drejtesisë”ai mund ta shtrojë çështjen edhe përpara një gjykate ndërkombëtare. Por asnjë gjykatë ndërkombëtare nuk mund ta marrë çështjen në shqyrtim përpara se të jenë ezauruar të gjitha mjetet ligjore të brendëshme sipas legjislacionit.

kopje

Përgjegjësi e prejardhur është kur shteti nuk mban kurrë përgjegjësi për shkeljet që mund të kryejnë persona të vecantë . Aktet e tyre nuk mund ti atribuohen shtetit. Personat e vecantë i përballojnë vetë pasojat e fakteve ndërkombëtarisht të pa ligjshëm. Kryetari i shtetit mund të kryejë veprime të paligjshme nga pikëpamja e së drejtës. Veprimet që ai kryen si person zyrtat janë veprime të shtetit dhe e ngarkojnë shtetin me përgjegjësi. Delikti ndërkombëtarë përgjithësisht cdo veprim që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare mund ta konstatojë një gjyq arbitrazhi ose gjykata ndërkombëtare në qoftëse të dy palët janë marrë vesh që tia parashtrojnë atyre konfliktin . Në të drejtën ndërkombëtare përgjegjësia ka si pasojë që subjekti shteti që ka bërë veprimin e paligjshëm është i detyruar të kënaqë shtetin që ka pësuar, me anë të dëmshpërlimit,duhet ti kërkoj edhe falje zyrtare dhe publikisht. 3.4 Shpërblimi i dëmeve Pasojat më me rëndësi edhe në të drejtën ndërkombëtare janë ato me karakter material ,shtrohet cështja e derdhjes së një shume në para për të riparuar dëmet e shkaktuara,shpërblimi duhet të jetë i plotë as mbi as nën dëmin e shkaktuar . Në të drejten ndërkombëtare shpërblimi do të kapë,përvec dëmit efektiv dhe dëmin e munguar.e drejta ndërkombëtare e sheh me rezervë çështjen e shpërblimit të dëmeve indirekte dhe se pranon shpërblimin e dëmeve direkte.

8

Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu VI) albin 2008 fq 194-195

15

Kreu IV

Si lindin konfliktet midis shteteve ? 9

Në pamje të parë na shtrohen tre pyetje:  A mundet që të mbijetojnë të dy palët në konflikt?  A do të shuhet ai apo do vazhdojë të ndodhë?  A mund të kontrollohet ai dhe të mbahet brenda kufijve të pranueshëm apo mund t’i shpëtoj të gjitha kontrolleve dhe të bëhet vetë zot i fateve të atyre që janë përfshirë në të? Ne çdo konflikt midis shteteve këto tre pyetje janë vendimtare .

Fundi i hidhur apo mbijetese e përbashkët? Në një konflikt që ka një fund të hidhur vetëm një prej aktorëve ndërluftues ka mundësi që të mbijetojë në saj të shkatërrimit apo dorëzimit . Në konfliktin për mbijetesë të përbashkët të dy aktorët kanë mundësi të mbijetojnë por në të ardhmen mund të grinden ose bashkëpunojnë. Në konfliktet me një fund të hidhur njëri ose të dy palët përdorin strategjitë e shfarosjes, duke pasur si qëllim të shkatërrojnë. Njerëzit e njërës palë e kuptojnë që janë duke luajtur me kokën e tyre dhe kjo i bën që ata të përdorin armët më ekstreme të luftës . Njerëzit gjatë konfliktit mund të jenë të prirur për të zgjidhur problemin me kompromis. Në qoftë se konflikti ka karakter thelbësor dmth. rrënjësor në ndonjë strukturë të përhershme . Nëse ai është aksidental është i bazuar në rrethana. Por konfliktet nuk kanë nevojë të shkatërrojnë njërën apo të dy palët kur janë në harmoni dhe një konflikt i përkohshëm mund të shkoj deri në nivel dhune. Të kontrollueshëm apo të pakontrollueshëm Rasti tipik është ai i luftërave. Një konflikt thelbësor është të thuash diçka që pritet lidhur me vazhdimësinë e tij në të ardhmen. Kur kërkohet që këtij konflikti ti jepet fund duhet të jetë i kontrollueshëm . Të pa kontrollueshëm është të thuash për kufizimin e tij dhe per rrezikun e shkallëzimit të tij. 4.1 Tri llojet e konflikteve bazë 10 Pavarësisht nga llojet e konflikteve që provokon një shtet ai përpiqet që të ruaj një farë kontrolli për veprimet e tij dhe të kundërshtarit. Tre llojet më të rëndësishme mund të quhen : 1. Luftërat 2. Lojrat 3. Debatet Luftërat :llojet pjesërisht automatike të konfliktit. Në këtë llojë konflikti kontrolli dhe vetkontrolli humbasin me shpejtësi. Një nivel i caktuar armatimi të një vendi shërben si bazë për vendin tjetër dhe vendos ta kalojë atë me diferencë 10%. Secila fuqi përpiqet tia kalojë. Kemi goditje armësh që pasohen me një kundrapërgjigje më e fort e palës tjetër, ndërhynë në këto situata fuqitë aleate ,nëpërmjet kërcënimit kundër kërcënimit hakmarrjes dhe kundërhakmarrje. Procese të tilla të konfliktit të llojit të luftës kanë tendencë që të jenë lëvizje automatike duke mospërdorur llogjikën. Si lëvizjet që bejnë lojtarët në lojë .Shpesh këto procese janë

kopje

9

Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq99-100 Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq 103

10

16

të shpeshta sa për ta do ishte e vështirë të dallojë reflekset. Një konflikt i këtij lloji i ngjan procesit të natyrës. Disa kushte përfajësojnë proceset e përshpejtimit dhe të ngadalesimit . E përshpejtimit janë efekte përshpejtuese që kanë lëvizjet e njërit aktor kundrejt tjetrit. Ato të ngadalësimit kanë efekte të vonimit dhe shërbejnë për të rritur vetkufizimin nga secili aktor . Efekte të tjera janë ato ekonomike dhe politike por kanë kosto të lartë.Në kushte të caktuara do të mbizotërojë faktorët përshpejtues. Në kushte te tjera faktorë të tjerë mund të rriten më shpejt sesa konflikti I përshpejtuar. Në këte rast ritmi i shkallëzimit të një konflikti do ngadalësohet dhe i gjith sistemi mund të na qëndrojë në një pikë larg dëmtimit dhe shkatërrimit të palëve ndërluftuese. 4.2 Lojërat konfliktet racionale që karakterizohen nga strategjia Një llojë konflikti i ngjan lojërave ku lojtarët ruajnë kontrollin mbi lëvizjet e tyre . Shumë lojra që ne i luajmë kanë ngjashmëri me jetën reale siç është rivaliteti në bisnes,politikë dhe diplomaci . Secili nga lojtarët ka një shkallë dobishmërie për aq kohë sa ai luan prandaj për të luajtur mirë lojtarët duhet të dinë çfarë dëshirojnë duhet të mësojnë çfarë nuk dinë dhe çfarë nuk mund të bëjnë. Për aq kohë sa luajnë secili lojtar luan për të fituar jo për të humbur . Është kjo arsyeja që ata i studiojnë mirë lëvizjet të cilat quhen taktika si dhe lëvizjet dhe sekuencat më të gjata të cilat quhen strategji. Atëhere strategjia më e mirë për një lojtar është ajo që mund ti japi një rezultat pozitiv, ose dhe ajo që i shmanget një rezultati negativë. Strategjia më e mirë është ajo me anë të së cilës arrihen më tepër fitore dhe përfitimet janë më të mëdha. Lojrat me shumë zero ose me shumë të caktuar. Në lojrat me shumë zero shuma e shpërblimeve për të gjithë lojtarët është e barabartë me zero kshu ajo që fitohet nga secili lojtar duhet të humbasë nga lojtarë të tjerë,prandaj lojrat me shumë zero janë një grup lojrash me shumë të caktuar por cdo lojë që ka një shumë të caktuar mund të kthehet një lojë me shumë zero. Çdo lojë me shumë zero përfajëson një konflikt jo të përzier dhe të pandryshuar. Në një lojë të tillë atë që e fiton një lojtar e humb tjetri ajo që është e mirë për një lojtar është e keqe për tjetrin dhe në një shkall të caktuar e mirë për njërin mund të jetë po aq e keqe për tjetrin . E njëjta lëvizje është edhe në ditët tona në politikën ndërkombëtare kjo stategji mund të shkaktojë deri në kriza dhe konflikte rajonale . 4.3 Stategjitë dhe Zgjidhjet 11 Bota e dy njerëzve në lojrat me shumë zero është bota e konfliktit të pamëshirshëm dhe të pa pajtueshëm por lojtarët për një kohë të gjatë llogarisin mundësit e humbjes dhe të fitores . Për këtë kohë të gjatë ata mund të hartojnë strategjinë më të mirë dhe kjo stategji do ti krijoj atyre shanse më të mira. Në mënyrë të njëjtë në politikën ndërkombëtare shtetet në mënyrë racionale mund të hartojnë strategjinë e tyre më të mirë. Në qoftë se një shtet vepron në mënyrë të pavarur, shtetet e tjera mund të përdorin proçesin e marrjes së vendimeve racionalitetin jo strategjik. Në qoftë se një shtet për realizimin e strategjive të tij bazohet në strategjitë e shteteve të tjerë racionaliteti strategjik është ai që përcakton proçesin e marrjes së vendimeve të shtetit kjo tregon mundësitë që kanë shtetet për të zgjedhur kurset e veprimit. Në qoftë se për cdo lojtar loja ka një zgjidhje të qëndrueshme kështu zgjidhjet janë nëngrup i strategjive nga i cili asnjë lojtar nuk mundet të dali pa

kopje

11

Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq110

17

humbje. Edhe kur numri i zgjidhje në një lojë mund të jet i vogël por nuk ka lojë që të mos ketë vetëm një zgjidhje . Ka shumë mundësi për të trajtuar një situatë konflikti por mënyra e trajtimit na jep shum llojshmëri për ti trajtuar konfliktet . Por çdo shtet për zgjidhjen e konflikteve do marri dhe përputhshmërinë me vlerat dhe traditat e tij. Përveç këtyre janë edhe mundësitë alternative të zgjedhjes por që zgjedhja të bazohet në arsyetime të plota. Lojrat me shumë të ndryshueshme Situatat e konfliktit në politikën ndërkombëtare ato nuk i ngjajnë vetëm lojrave me shumë zero por edhe atyre me shumë të ndryshueshme.12 Këtu lojtarët fitojnë diçka në mënyrë konkuruese jo vetme nga njëri-tjetri por edhe kolektivisht. Për lojtarët e fillimit këto lojra janë me motive të përziera. Për këta lojtarë janë lojra rivaliteti përderisa ato përpiqen të fitojnë me njëri-tjetrin por janë dhe lojra kordinimi për faktin se lojtarët do të fitojnë apo do humbasin së bashku. Raste tipike të tyre janë psh revoltat e burgut ku ajo do ti ngjante një loje rivaliteti midis të burgosurve dhe rojeve . Në këtë rastë raporti i rojeve me të burgosur do të ishte më i pakët mund të jenë të suksesshëm rojet për atë periudhë që i mbajnë të burgosurit por ato janë më të shumtë në numër dhe ata do i kordinonin veprimet e tyre ndaj numrit të pakët të rojeve me qëllim për tu bërë ball. K jo do ti ngjante shumë lojës së rivalitetit. 4.4 Kërcënimet e përbashkëta .thuhet ndryshe si loja 13“pulës” kjo është lojë me motive të përziera . Rasti tipik është ai i një gare me makina ku dy makina vendosen përball njëra tjetrës dhe ecin me shpejtësi në momentet e fundit njëri nga garuesit e kthen timonin duke evituar për përplasjen. Në përfundim të garës ky quhet pulë dhe fituesi mbahet si hero nga të gjithë. Kjo lojë është e ngjashme me politikën ndërkombëtare midis shumë shteteve të fuqishme. Duke kuptuar thelbin e kësaj loje arrijmë se secili lojtar ka alternativë marrveshjen me lojtarin tjetër por mund të dali i turpëruar ose dhe refusi nga një interes i përbashkët që sjell përballjen e tyre. Mund të themi që më tepër rezultat është loja klasike ku ka shum persona dhe veprimet janë kolektive .

kopje

Vlerat e mendimit dhe aftësisë për të menduar . Një moment tepër i rëndësishëm është vlera e mendimit dhe e vendimit që merret. Edhe në këte moment kryesorja është zgjedhja e lojtarit duke marë parasysh rrezikun. Kjo ndodh edhe politikën ndërkombëtare ku nuk kemi mundësi zgjedhje brenda kohës për këtë nuk mund të flasim dot për zgjidhje optimale sepse të dy lojtarët nuk e dinë , është e panjohur për ta . Kështu kërkimi absolutisht më i mirë kalon në strategjinë e ndërmjetme për të kërkuar më të mirën dhe për ta fituar atë . Në politikën aktuale të shteteve koha dhe vlera e mendimit janë vendimtare. Kërkimi për strategjinë më të mirë ka synim që të gjejë një strategji të pranueshme me kosto më të mirë dhe të pushojë. Prandaj politikat e mëdha të cilat nuk ecin me modelet e teorisë së lojës në fushën e mardhënieve me jashtë nuk zgjidhen sipas modeleve të teorisë por nga një proçes i pjesshëm po ashtu i kërkimit dhe vlersimit të kufizuar.

12 13

Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq111-112 Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq114-115

18

4.5 Debatet dhe rivalitetet 14 Konfliket në të cilët kundërshtarët janë duke ndyshuar motivet e njëri tjetrit mund të quhen “DEBATE” por jo të gjitha shkëmbimet e fjalëve janë debate . 15Mund të themi midis një debati në dy skuadra njëra del fituese por skuadra tjetër ka mësuar për temën por ata do ta kishin humbur lojën. Të njëjtat debate me natyrë të lojës janë edhe në gjykatë. Bisedimet e vërteta janë një kombinim i një loje rivaliteti me përpjekjet e përbashkëta për gjetjen e rezultateve dhe me fushën e përbashkët e ndermjetësimit për një vlersim dhe rregullim të përbashkët të përcaktimeve. Shumë ballafaqime aktuale midis vendeve mund të kenë shumë prej karakteristikave të debateve. Konfliktet aktuale midis shteteve shpesh i ngjajnë kombinimeve të luftërave , lojërave dhe debateve në vende të ndryshme të botës. Mjeshtëria e diplomatëve ,qeverive dhe qytetarëve që përgjigjen në këtë drejtim konstaton menaxhimin e këtyre konflikteve ndërkombëtare me qëllim që ti mbajnë ato brenda kufijve të tolerueshëm, të mbrojnë sa të jetë e mundur interesat e tanishme kombëtare në kohën që vet këto interesa vazhdojnë të zhvillohen dhe të ndyshojnë , të fitojnë kohë dhe të forcohen si dhe të sigurojnë mbijetesën kombëtare. Këto janë objektivat me të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare të shteteve, duke analizuar më qartë konfliktet e ndyshme të tyre në arenën ndërkombëtare. Kreu V Historiku i Gjykatёs Ndërkombëtare të Drejtësisë Kjo është një nga përvojat e reja që solli praktika e brendëshme shtetërore në marrdhëniet ndërkombëtare. Dy gjykata u organizuan në shkallë ndërkombëtare si organe të lidhjes së kombeve :Dhoma permanente e Drejtësisë Ndërkombëtare dhe Gjykata ndërkombëtare e OKB-së. 16 Dhoma Permanente e Drejtësisë është gjykata e parë ndërkombëtare që është krijuar,me krijimin e saj kalohet në një organizim të ri. Gjykata ndërkombëtare është krijuar pas luftës së I botërore në të njëjtën kohë me lidhjen e kombeve . Krijimi i gjykatës ndërkombëtare parashikohej në statutin e lidhjes së Kombeve. Këtë detyrë e realizoi këshilli i lidhjes i cili ngakoi më 1920 një grup juristësh me studimin dhe hartimin e projektit përkatës. Pikat kryesore të projektit ishin: a) antarët e lidhjes së kombeve nuk mund të ishin patjetër antarë të Dhomës permanente të drejtësisë .b) dhoma kishte një trup gjykues i përbërë prej 11 gjyqtarë me mandat 9 vjet, zgjedhjet e para u mbajtën më 1921 nga asambleja e lidhjes kombeve . Zgjedhjet e tjera u mbajtën më 1930 dhe sollën rritjen e numrit të gjyqtarëve në 15. c) Detyrat e gjykatës ishin :gjyqësore dhe konsultative. Detyra kryesore ishte shqyrtimi dhe zgjidhja e konflikteve midis shteteve. Ishte i domosdoshëm pëlqimi i palëve. Juridiksioni ishte fakultativ ndërsa vendimi i detyrueshëm. Gjatë periudhës së saj Dhoma permanente ka shqyrtuar 100 raste por jo të gjitha kanë qënë të rëndësishme ,gjykatës i jepeshin ato çështje që nuk cenonin fuqitë e mëdha . Kur ishte puna çështje të rëndësishme vendosnin Fuqitë e mëdha me mjete diplomatike . Gjykata u përshtatej qëndrimeve të fuqive kryesore që ishin në krye të lidhjes kombeve. Veprimtaria e kësaj

kopje

14

Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq130-132 Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq140 16 Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu 14) albin 2008 fq443 15

19

gjykate vazhdoi deri në fillimin e luftës së dytë Botërore më pas fillon veprimtaria e Gjykatёs Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykata ndërkombëtare e OKB 17

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë është një nga gjashtë organet kryesore të OKB-së. Ajo e filloi veprimtarinë e saj ne prill të vitit 1946, kur zëvendësoi Gjykatën e Përhershme Ndërkombëtare të Drejtësisë që kishte funksionuar që nga viti 1922. Organizimi. Gjykata ndërkombëtare e OKB-së ka historinë e saj,ajo është e lidhur ngushtë me historinë e OKB. Hapat e para për organizimin dhe funksionimin e gjykatës Ndërkombëtare u hodhën pa mbaruar akoma lufta në vjeshtë të 1944 në një mbledhje që u mbajt në afërsi të Uashingtonit. Kjo mbledhje vazhdoi për 2 muaj,gusht-tetor 1944 u mor për themelimin e një organizate të re ndërkombëtare pas Luftës dytë Botërore. Duke shqyrtuar pikat kryesore të krijimit të organizatës mbledhja u ndal tek problemi i krijimit të gjykatës ndërkombëtare. U vendos të krijohej një komitet juristësh që të hartonte një projekt të gjykatës i cili duhej të ishte gati përpara prillit të 1945 përpara hapjes së konferencës së San Françiskos që do vuloste themelimin e OKB. Ky komitet nuk pregatiti ndonjë projekt të ri por ai parashtroi statutin e Dhomës Permanente të Drejtësisë Ndërkombëtare.Kjo shtroi pyetjen nëse duhej mbajtur si më parë Dhoma Permanente e Drejtësisë apo duhej të krijohej një gjykatë e re. Duke paraqitur projektin pa ndonjë ndryshim të madh . Gjykata ndërkombëtare e OKB-së nuk duhej të ishte më tepër sesa një vazhdim i Dhomës Permanente të periudhës së 2 luftërave kjo u kundërshtua në konferencen e San Françiskos. U theksua se Dhoma Permanente e Drejtësisë ishte e lidhur ngushtë me lidhjen e kombeve e cila falimentoi në misionin e saj. U vu në dukje se po të vazhdohej me dhomën Permante të Drejtësisë do të duhej të thirreshin në konferencën e San Françiskos edhe shtetet e mundura në luftë. Kjo ishte e pamundur sepse ishte një konferencë e shteteve që ishin bashkuar në luftën kundër fuqive fashiste. Krijimi i një gjykate të re do të bënte të mudur një pjesëmarrje të një numri të madh shtetesh të të gjitha kontinenteve mbi bazën e barazisë. Në konferencën e San Françiskos u vendos të krijohej një gjykatë ndërkombëtare e re . Kështu krahas aprovimit të kartës së OKB-së në tërësi u aprovua dhe projekti i statutit të Gjykatёs Ndërkombëtare të Drejtësisë. Statuti është një dokument më vete,por ai konsiderohet si pjesë përbërëse e kartës OKB-së. Statuti i gjykatës i merr këto ide të përgjithshme dhe i zbërthen më tej në të gjitha detajet që kërkojnë ngritja dhe funksionimi i rregullt i Gjykatës.

kopje

Anëtarësia:Të gjitha shtetet që janë anëtare të OKB janë vetvetiu ,ipso facto,anëtare të gjykatës Ndërkombëtare.  Po shtetet që nuk janë anëtarë të OKB-së dhe as anëtarë të Gjykatës Ndërkombëtare mund ti drejtohen gjykatës? Statuti i gjykatës e zgjidh çështjen pozitivisht duke kërkuar të përcaktohen kushtet përkatëse në cdo rast nga këshilli i sigurimit i OKB-së. 18 Përbërja: Gjykata përbëhet nga 15 gjyqtar, të kombësive të ndryshme, që zgjidhen për një mandat 9 vjeçar nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit. Votimi në të 17 18

Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu) albin 2008 fq446-448 Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu 14) albin 2008 fq448-449

20

njëjtën kohë bëhet në Asamblen e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit. Zgjedhjet e para u mbajtën në 1946 me short (5gjyqtar për 9 vjet, 5gjyqtar për 6 vjet dhe 5gjyqtar për 3 vjet). Ata kanë të drejtën e rizgjedhjes, për të siguruar vazhdimësinë e gjykatës është parashikuar që 1\3 e përbërjes dmth.pesë gjyqtarë të zgjidhen çdo tre vjet. 19Anëtarët e Gjykatёs Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk përfaqësojnë qeveritë e vendeve nga vijnë, por janë gjyqtar të pavarur. Anëtarë te gjykatës ndërkombëtare janë të gjithë shtetet anëtarë të OKB. Gjykata ndodh ta kapёcejё numrin prej 15 gjyqtarёsh në raste kur njё nga gjyqtarёt është shtetas i njёrёs nga palёt ai qëndron në pёrbërje të Gjykatёs por palës tjetër i lind e drejta të caktojë njё gjyqtar i cili bën pjesё në trupin gjykues deri në mbarimin e çështjes me të drejta të plota. Gjykata ka këto poste drejtuese :kryetari,nënkryetari,sekretari.Kryetari dhe nën kryetari zgjidhen nga vetë gjykata çdo tre vjet ndërsa sekretari çdo shtatё vjet.Gjykata vepron si trup i pёrhershёm. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që njihet ndryshe dhe si gjykata botërore, është një gjykatë e përhershme e OKB-së me seli në Hagë. 5.1Cili është misioni i Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë? Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dy funksione: Merr vendime në raste mosmarrëveshjesh, kur një shtet e kërkon një gjë të tillë. 20Jep opinione kur i kërkohet nga organizma apo agjensi të OKB-së. Pra jane dy : gjyqsore dhe konsultative . Kush mund t'i drejtohet Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë? Vetëm shtetet e njohura ndërkombëtarisht mund të aplikojnë dhe të paraqiten para Gjykatës, përkatësisht vendet anëtare të OKB-së. Gjykata mund të dëgjojë një çështje para saj vetëm në rast se shtetet e përshsira në të, e kanë pranuar juridiksionin e saj. Një çështje nis me paraqitjen dhe shkëmbimin me shkrim të argumenteve nga palët, e pasuar nga disa seanca dëgjimore. Ajo ka per detyre te shqurtoje vetem konfliktet midis shteteve dhe jo midis individeve. Opinione keshillimore të Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë? Këshillat e gjykatës kanë karakter konsultativ, nuk janë të detyrueshme për palët e përfshira.Ne statut thuhet se gjykata mund te japi mendime konsultative per çdo çёshtje qe i para shtrohet nga asambleja e pergjithshme dhe keshilli i sigurimit te OKB. Që nga formimi Gjykata ka dhënë të paktën 25 këshilla të tilla, në çështje si anëtarësia në OKB dhe reparacionet për lëndimet e marra nga personat që punojnë për OKB-në, deri tek statusi i raportuesve të OKB-së për të drejtat e njeriut apo ligjshmërinë e kërcënimit apo përdorimit të armëve bërthamore. Tё drejtën për të kërkuar mendime konsultative e kanë dhe një numër organizatash ndërkombëtare.Por dominuese mbeten mendimet e dhëna për çështje nga Asambleja dhe Këshilli i sigurimit.

kopje

19 20

Çështje të historisë së shtetit dhe të së drejtës, për konkursin e pranimit në fak.e drejtësisë. Luarasi 1998 Çështje të historisë së shtetit dhe të së drejtës, për konkursin e pranimit në fak.e drejtësisë. Luarasi 1998

21

5.2Burimet:ku duhet të mbështet për shqyrtimin e çështjeve janë: a) Traktatet ndërkombëtare të njohura nga palët. b) Zakoni ndërkombëtar i njohur përgjithsisht si normë e së drejtës . c) Parimet e përgjithshme të së drejtës . Mund të përdoren si mjete ndihmëse vendimet gjyqsore të mëparshme si dhe doktrina . Proçedura:proçesi fillon me paraqitjen e marrëveshjes së dy palëve në grindje me anën e së ciles palët ia përcjellin gjykatës. Marrëveshja me anë të së cilës palët në grindje ia paraqesin gjykatës quhet “kompromis”. Paraqitja e kompromisit në gjykatë është kusht për fillimin e proçesit. Proçesi ndahet në dy faza:me shkrim dhe me gojë . Gjykata pasi merr kompromisin e palëve ose kërkesën e njërës prej tyre cakton afatin e dorëzimit të dokumentave si memorandume ,kundërmemorandume . Faza me shkrim është më e gjatë dhe ajo zgjat disa muaj pas kësaj faze fillon faza me gojë . Në këtë fazë dëgjohen përfajësuesit e palëve ,avokatët e tyre dëshmitarët ekspertet.Kjo fazë është më e shkurtër ajo mund të zgjasë vetem disa javë. Në përfundim të fazës orale gjykata mblidhet për të marrë vendimin . Vendimi merret me shumicë votash, në raste kur votat janë në mënyrë të barabartë peshën kryesore e ka vota e kryetarit. Vendimi i gjykatës është vendimi i shumicës por dhe mendimi i pakicës kanë të drejtë të formulojnë me shkrim mendimin e tyre dhe ta bashkangjisin me vendimin e shumicës . Gjuhët zyrtare të Gjykatës Ndërkombëtare janë dy:frëngjishtja dhe anglishtja.

kopje

5.3A janë të detyrueshme vendimet e Gjykatёs Ndërkombëtare të Drejtësisë? 21

Pas seancave dëgjimore, anëtarët e gjykatës e shqyrtojnë çështjen dhe pastaj gjykata shpall vendimin publikisht. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk apelohet. Nëse një nga shtetet e përfshirë nuk e zbaton atë, atëherë pala tjetër mund ta çojë çështjen në Këshill të sigurimit të OKB-së. Kjo, në një farë mënyre, do të thotë se një mosmarrëveshje e caktuar mund të mbetet e pazgjidhur nëse një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit Sigurimit që kanë të drejtën e vetos, vendos që të bllokojë marrjen e masave të mëtejshme. Që nga viti 1946, gjykata ka dhënë të paktën 93 vendime në raste mosmarrëveshjesh që variojnë nga mosmarrëveshjet kufitare dhe sovraniteti territorial, deri tek mospërdorimi i forcës, mosndërhyrja në çështjet e brendshme të shteteve, raste pengmarrjesh, të të drejtës së azilit politik e kombësisë. 5.4A ka qenë e sukseshme Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë? Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pavarësisht nga vendimet e marra, nuk ka arritur që të bëhet organizmi që donin të ngrinin themeluesit e tij në ditët e mbushura me optimizëm të pas Luftës së Dytë Botërore, që ajo të shërbente si një forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me natyrë ndërkombëtare.

21

www.rrokum.tv

( dt 08.09.2010 )(Prof. ANTON BEBLER)

22

Kjo ka ndodhur kryesisht ngaqë qeveritë nuk ia kanë lënë në dorë asaj vendimarrjen në rastet e mosmarrëveshjeve që kanë lidhje me to. Në vitet e para pas luftës së dytë botërore roli i gjykatës në zgjidhjen e mosmarreshjeve ka qenë kryesor mund të themi që rreth viteve 50 numri i çështjeve në gjykatën ndërkombëtare ka qenë rreth 23 në vit,ndërsa në vitet 62 numri i tyre u ul ndjeshëm dhe arriti 0-1 në vit kjo periudhë e dobët për gjykatën u shoqërua deri në vitin 67 , ku mund të themi që nga viti 1962-1967 në Gjykatёn Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk kemi as një çështje për zgjidhje. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe Asambleja e përgjithshme disa herë kanë bërë thirrje për ti kushtuar më tepër vëmëndje Gjykatës Ndërkombëtare si mjet për zgjidhjen e konflikteve por mund të themi që shumica e shteteve nuk janë të garantuar për anën që do mbajë gjykata por dhe ruajnë me xhelozi pavarësine e tyre dhe kanë frikë se mos cenohet statusi i tyre. 22

5.5 Nga ndryshon Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë , prej gjykatave të tjera ndërkombëtare?

kopje

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është gjykatë që vlerëson dhe merr vendime në mosmarrëveshjet mes shteteve, por jo individëve. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk duhet ngatërruar me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila po ashtu është me seli në Hagë, e cila është formuar për të ndjekur penalisht dhe për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet më të rënda: krime kundër njerëzimit e krime lufte që mund të jenë kryer në botë. Gjykatat Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë, gjykojnë rastet e individëve për krime kundër njerëzimit, por vetëm ato të kryera në këto territore për një periudhë të caktuar kohe. KreuVI

6.1 Çështja e Kosovёs në arenën ndërkombëtare 23

Një nga çështjet Shqiptare e kohëve të fundit dhe aq shumë e diskutuar që arriti dhe gjykimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është rasti i Kosovës. Po të shohim pak më lart në teoritë e Karl Dojç është e njëjta skemë e ndjekur në çështjen e Kosovës dhe mund të themi e njëjta lëvizje apo e njëjta lojë po ta marim nga teoritë dhe në bazë të tre pyetjeve kryesore që ai shtron,por dhe teoria e kërcënimeve të përbashkëta. 

24

Në pamje të parë, ka tre gjëra që do të donim të dinim rreth çdo konfkliti politik. Së pari, a mundet që të mbijetojnë të dy palët në konflikt ? Së dyti, a do të shuhet ai apo do të vazhdojë të ndodhë ? Dhe së treti, a mund të kontrollohet dhe të mbahet ai brenda kufijve të pranueshëm, apo mund t’i shpëtoj të gjitha

22

www.rrokum.tv

23

www.telegrafi.com dt. 27.05.2010 www.telegrafi.com dt. 27.05.2010

24

( dt 08.09.2010 )(Prof. ANTON BEBLER)

23

kontrolleve dhe të bëhet vetë zot i fateve të atyre që janë përfshirë në të?( Karl Dojç, “Analiza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare“) Brenda kontestit të shtrimit të këtyre tri llojeve të konflikteve politike, Kosova nuk bën pjesë as në llojin e parë, por relativisht e ka kaluar llojin e dytë, por mbetet të bashkëjetojë pa vullnetin e saj, çdo ditë, me kontrollin e konfliktit politik, i cili kontrollohet dhe mbahet në kufijtë e pranueshëm, por, që format e eskalimit të tij, që manifestohen në dhunë ndaj komunitetit tjetër, e shndërrojnë në siç do të thoshte Dojç në “zot të fatit të atyre që janë përshirë në të “.Fillimisht pas luftës, Veriu i Kosovës u vu nën një kontroll të shtuar ushtarak nga bashkësia ndërkombëtare, dhe me gjasë u identifikua se mund të jetë burim i dhunës ndëretnike, që prodhon krizë politike varësisht se si këto forca organizohen, mënyra se si dëshirojnë t’i manifestojnë veprimet e tyre për të përfituar sa më shumë përkrahje politike, financiare dhe diplomatike etj. Të njohura si struktura paralele serbe në Kosovë, të cilat janë konsoliduar dhe kanë fituar besimin te shumica e anëtarëve të komunitetit që i përkasin, kanë sfiduar shpesh institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, duke reflektuar negativisht në skenën politike, brenda një dhjetëvjeçari, kanë arritur ta vënë në “lojë” një pjesë të diplomacisë evropiane, e cila jo rrallë deklarohet në favor të ideve për ndarjen e Kosovës apo rritjen e shkallës së autonomisë për komunat veriore. Kjo situatë para se të na e vinte mendjen në një “dyshim” se vërtetë, kur të konsolidohet funksionimi i komunave serbe, a do të fillojë një qasje më ndryshe e serbëve në integrimin e shtetit të ri të Kosovës, apo nuk do ta respektohet Kushtetuta dhe sovranitetin territorial ? Ende pa u sajuar një përgjigje, serbët në veri, hapën një tjetër dimension të problemit, doli se ka të atillë jo pak, që janë refuzues të integrimit në institucionet e Kosovës, dhe dëshirojnë të bëhen pjesë integrale e Serbisë. Para këtij fakti të pamohueshëm “rrënohen” si piramida të ngritura nga rëra, strategji qofshin vendore apo ndërkombëtare, ndërsa në vetëdijen e komunitetit shumicë të shqiptarëve, po shtohet bindja, e cila përgjigjen e mbyll në formën që mund të duket paranoike, se “dikush” nga të “mëdhenjtë” e paska lidhur kështu punën, me një marrëveshje që nuk po i shihet koka as trupi, por që një ditë mund të bëhet transparent. Loja, e cila vazhdon të shpërfaqet në mënyrë episodike, në veri, ka hyrë në një etapë komprometuese për institucionet e Kosovës, që ende nuk e kanë apo nuk po mund ta japin përgjigjen e reagimit, sepse kontesti politik ka elemente të bashkëdyzuara në relacionet ndërkombëtare, i cili kërkon unitet në veprime të koordinuara, të cilat ende mbesin të “konservuara” brenda kornizave të retorikës diplomatike dhe ushtarake. 25 Heshtja dhe mungesa e reagimit janë fenomene që na shoqërojnë nga paslufta e këndej, dhe, ata që konsiderohen e kundërta e kësaj filozofie, asgjë nuk mund të thonë më ndryshe; prapa trajtave të opsioneve të ofruara, zhvishet qëndrimi të mos mbahet gjithnjë shpata në brez, por të bëhet reagim policor, ushtarak, i kualifikuar me gjuhën politike radikale : “çrrënjosje” të strukturave paralele dhe asgjë më tepër. Pak a shumë nocioni i strukturave paralele është i njohur, por askush nuk ka bërë ndonjë kalkulim të saktë politik të proporcionit të shtrirjes së tyre, dhe, aq më pak, të shkallës së besueshmërisë që e gëzojnë nga komuniteti serb.

kopje

25

Enver Bytyçi” e drejtae vetvendosjes:rasti i Kosovës” shbkoha 2007,fq 51-52

24

Dhe kjo e bën përjashtuese dhe aspak reale pretendimin për t’i konceptuar në suaza të grupeve të “margjinalizuara” dhe pa ndikim. Po të ishte kështu, do kishim lëvizje nga kjo pikë, dhe imagjinoni, se një realiteti i tillë mund ta afronte Serbinë drejt njohjes së pavarësisë, ndërsa anëtarët e BE-së do të ishin brenda një “pako” të njohjes së Kosovës. Problemi në veri te Kosoves duket politik, dhe si i tillë duhet parë, i cili kërkon zgjidhje politike, më lehtë gjendet kur nga rrafshi i iluzioneve zbritet në rrafshin real për ta krijuar qasjen,e cila e zhbllokon një “konflikt të ngrirë”, që herë-herë merr trajta të një situate të “nxehtë”. Ndoshta, ka nevojë të ridefinohen projektet e “bashkëjetesës”, sepse nuk vlejnë për secilin vend as kohë, dhe bëhen përjashtuese, kur njëri nga aktorët shoqërohet me shpërputhje vullneti, dhe vepron vazhdimisht për ta zhbërë . Kësaj situate që është komprometuese dhe konfrontuese, Dojç do t’ia vinte përballë shembullin e 26“ Lojes së Pulës“, garë e njohur në SHBA, ku dy lojtarë i ngasin makinat me shpejtësi të madhe drejt njëri-tjetrit, dhe njëri nga këta lojtar para se të aksidentohet , shmang lëvizjen e makinës e shpëton jetën e tij dhe të kundërshtarit. Në një shpjegim logjik-matematikor, Dojç jep rezultatin se lojtari i parë që refuzoi përplasjen i ka takuar “risku” që të jetojë dhe jo të vdes nga lëvizjet fatale të garuesit tjetër. Por, shmangiet e vazhdueshme nuk garantojnë zgjidhje të suksesshme.

kopje

6.2 Parimi i sovranitetit shtetëror dhe e drejta për vetëvendosje: 27

Sovraniteti është drejta e ekskluzive per te ushtruar autoritet suprem mbi nje grup njerezish, rajon gjeografik. Ne te drejten nderkombetare koncepti me i rendesishem i sovranitetit i referohet ushtrimit te autoritetit nga shteti. Nëse shtrohet pyetja rreth elementeve të veçanta, nga të cilat përbëhet një bashkësi shoqërore demokratike, arrihet domosdoshmërisht te thënia , sipas së cilës demokracia është sundim i popullit. Të njëjtën gjë nënkupton edhe përkthimi nga greqishtja i fjalës "demokraci" . Në çdo kushtetutë demokratike , në këtë apo në një formë tjetër gjendet thënia , sipas së cilës populli është bartësi i fundit i gjithë sovranitetit . Sipas saj, pushteti është i legjitimuar në mënyrë demokratike vetëm në rast se ai ka dalë nga vullneti i lirë dhe me miratimin e popullit. 28Nëse qeverisja e popullit përmes popullit, është e pamundur për shkak të arsyeve të mbrendshme dhe të jashtme, atëherë mbetet si konkretizim i sovranitetit të popullit para së gjithash zgjedhja e përfaqësuesve, të cilët më pas e udhëheqin me përgjegjësi qeverinë sipas vullnetit të popullit dhe me miratimin e tij. 29

Vetvendosja i jep të drejtën një populli të përcaktojë sistemin e vet politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor, pa ndërhyrje nga jashtë. Nisur nga kjo, disa mendojnë se e drejta e vetvendosjes i përket çdo grupimi që formon një popull, pra çdo grupimi, anëtarët e të cilit kanë afërsi shoqërore, kulturore, shpirtërore etj. Është e qartë se ky rregull ua jep këtë të drejtë popujve. Sipas një komisioni të OKB të 26

Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq114-115 http://www.scribd.com/doc/81925841/Sovraniteti 28 http://www.see-educoop.net/education_in/sovranitet 29 http://www.kontribut.com/diplomaci( prof.dr. Beqir Ismaili) 27

25

ngarkuar për të përkufizuar konceptin e popullit, me popull nënkuptohet një bashkësi njerëzish që i bashkon dëshira e përbashkët për të krijuar një entitet të veçantë, i cili është në gjendje të funksionojë për të siguruar të ardhmen e tyre të përbashkët. Sipas këtij përkufizimi, e drejta e vetvendosjes është një e drejtë kolektive, ndryshe nga të drejtat e tjera të njeriut, të cilat janë të drejta vetjake. Për këtë arsye ajo ka një rëndësi të veçantë, sepse hap rrugën për sigurimin e të drejtave të tjera të njeriut, të cilat realizohen vetëm në një shtet, të cilit individët dëshirojnë t’i përkasin. Një popull i ndodhur nën sundimin e të huajve duhet të vendosë për shumë aspekte të jetës së tij, jo vetëm për të drejtën e përfaqësimit politik. Ai duhet synojë pavarësinë dhe fitimin e sovranitetit të plotë në të gjitha sferat, ligjore, ekonomike, sociale dhe kulturore. Në fakt, e drejta e vetvendosjes, veçanërisht në kuadër të ligjit ndërkombëtar, qëndron në planin teorik dhe nuk kthehet në rregull ndërkombëtar të detyrueshëm para se praktika ta pranojë dhe ta mbështesë atë. Për fat të mirë, sot janë plotësuar shumë faktorë që e kanë shndërruar këtë parim në normë detyruese dhe të drejtë të qartë të zbatuar në praktikë nga OKB-ja. Por kjo gjë ka ndodhur vetëm pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas shpalljes së rezolutës së OKB. Sovraniteti dhe vetëvendosja janë dy norma bazë të së drejtës ndërkombëtare, të cilat shpeshherë bien në kundërshtim me vetveten. Debati kryesor këtu është se cili parim e kufizon tjetrin dhe përgjigjja varet nga vlerësimi i secilit rast. Çështja e Kosovës është një shembull klasik i kësaj dileme. Që të dyja palët, shqiptarët kosovarë dhe serbët, insistojnë në të drejtat e tyre. Duke u bazuar, kryesisht, në arsyen historike, të parët kërkojnë të drejtën e vetëvendosjes në formë të shtetit, ndërsa këta të fundit të drejtën ta mbajnë provincën e Kosovës në kornizën e Serbisë. Arsyet historike, ose të drejtat historike, janë një koncept i vjetruar. Koncepti modern i vetëvendosjes, ua mundëson shqiptarëve kosovarë të drejtën për vetëvendosje.30

kopje

Sovraniteti shtetëror nuk është më një koncept absolut përderisa ka lidhje drejtpërdrejt me respektimin e të drejtave të njeriut. Edhe pse vetëvendosja nuk mund të jetë në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, shqiptarët e kosovarës e kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe të shtetit të tyre përderisa kanë qenë të shtypur nga regjimi i Milosheviqit. Vetëvendosja vazhdon të jetë një koncept radikal i kësaj kohe dhe aplikimi i saj varet nga rasti në rast duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm. Fjalët kyç: Sovraniteti i brendshëm dhe i jashtëm, vetëvendosje - e brendshme (autonomi) - dhe e jashtme (e drejta për ndarje), ligji i natyrës, të drejtat themelore të njeriut, demokraci, Pakti i Londrës, Konferenca e Paqes në Paris më 1919, Kushtetuta Jugosllave e vitit 1974. 6.3 Marrdhëniet Kosovë-Serbi (pozita e Kosovës në periudhën 1943-1968) Në përfundim të luftës së dytë Botërore shqipëtarët e Kosovës erdhën si nje popull i paidentifikuar zyrtarisht dhe as si minoritet. Politika asimiluese dhe shpresat e udheheqësve serb se do ti lanin duart shpejt kishte sjell si pasojë mohimin e ekzistencës së shqiptarëve në Kosovë. Shqiptarët kishin zgjedhur më mirë bashkëpunimin me fashistët sesa genocidin serb.

30

http://www.universitetiaab.com(Uroš Lipušček)

26

E para konferencë që mbajtën shqiptarët e kosovës ishte ajo e Bujanit 31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944 në atë konferencë shqiptarët kishin formuluar kërkesat e tyre për vetvendosje dhe bashkim me Shqipërinë . Vendimi për thirrjen e konferencës u mor në një konsultë të organizuar në Malet e Sharrit në fillim të nëntorit 1943 nga Komiteti Krahinor i PKJ-së për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit. Në rezolutën e miratuar aty, ndër të tjera, thuhej: “Të ndërmerret menjëherë konvokimi i konferencës më të gjerë për formimin e Këshillit Nacionalçlirimtar të përbashkët për tërë Kosovën. Në konferencë do të përfaqësoheshin të gjitha nacionalitetet dhe të gjitha rrymat politike që ishin në pozitat e luftës kundër okupatorit, pasi nga kjo luftë do të sigurohej e drejta e vetëvendosjes”.Në përputhje me orientimet e konsultës, Komiteti Krahinor mori masat e duhura që të sigurohej një pjesëmarrje sa më e gjerë, sidomos e njerëzve me influencë, pavarësisht nga bindjet e përcaktimet e tyre politike. Në këtë mënyrë do të arrihej të sigurohet një përfaqësim i gjerë i shtresave dhe i forcave shoqërore të Kosovës, çka do t’i jepte konferencës legjitimitetin e plotë për të marrë vendimet e duhura. 31Në konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj. Midis delegatëve nuk kishte mosmarrëveshje me karakter ideologjik, ndoshta dhe për arsye se nacionalistët vinin si individë, “si patriotë pa parti”, me opinione personale, pa qenë të organizuar në ndonjë rrymë apo parti politike të caktuar 32

kopje

Konferenca e Bujanit, që është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, me vlera jo vetëm historike, por dhe aktuale. Peshën dhe rëndësinë asaj ia japin momentet në të cilat u mblodh e padyshim dhe vendimet që ajo mori. Në të thuhej se Kosova dhe Metohija formojnë një rajon të sunduar nga shqiptarët dhe dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë . E vetmja rrugë për bashkimin e shqiptarëve të Kosovës ishte lufta e përbashkët kundër Jugosllavisë por ky akt politiko-juridik ndeshi në kundërshtimin e fuqishëm të partisë komuniste jugosllave që i dërgoi një letër komitetit qëndror të partisë dhe cilësoi si akt anti jugosllav. 33Vendimi i Bujanit ishte marrë pasi shqiptarët nuk ishin përfajësuar në këshillin antifashist për çlirimin e jugosllavisë. Këtu ishin hedhur themelet e jugosllavisë së ardhshme dhe shqipërtarët ishin lënë jasht saj. Vendimet e konferncës Bujanit nuk u zbatuan kurr derisa në vitin 1988 ajo i shpalli anti kushtetuese . Më pas serbët në shtator 1945 do të miratonin në kuvendin popullor të Serbisë ligjin për formimin e rajonit autonom të Kosovës ky ligj do të ishte baza e krijimit dhe e zhvillimit të autonomisë së dhunuar, më 31 janar 1946 do të miratohej kushtetuta e parë e republikës Popullore Federative të Judosllavisë Kosova ishte thjesht territor i saj. Në kushtetutën e vitit 63 Kosova nuk ishte më një rajon por krahinë autonome. Në vitin 68 shpërthyen demostratat paqësore dhe u hodhën parrullat “Kosova republikë”. Filluan të duken ndryshimet e para në të drejtat kushtetuese ku Kosova mori të drejtat e barabarta me republikat e federatës jugosllave. Periudha e zhvillimeve të autonomisë së Kosovës pra ajo e viteve 70 solli zhvillime të reja këtu duket qartë liria që do ti sillte shanse reale vendit për zhvillim. 31

http://pashtriku.beepworld.de/files/prof dr/xhelal gjevori_ http://pashtriku.beepworld.de/files/prof dr/xhelal gjevori_ 33 http://fletorjashqiptaria.com/konferenca-e-bujanit 32

27

Shqiptarët në Kosovë dëshmuan edhe një her aftësinë e tyre për ndërtimin dhe drejtimin e një shteti. Kushtetuta e vitit 74 shërbeu si një mënyrë për emancipimin e shoqërisë shqiptare. Por goditja që kishin marrë institucionet e Kosovës nga viti 81-89 ishin si pasojë e faktit se autoritetet në Beograd nuk pajtoheshin me zhvillimin politik ekonomik kulturor dhe social. Vala e demokratizimit në Europën Lindore në fundin e viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990, çoi në shembjen e Perandorisë Sovjetike, të Paktit të Varshavës në Europën Lindore si shprehja më e lartë e saj dhe në shembjen e vetë Bashkimit Sovjetik. Shpërbërja e përgjakshme e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë tërhoqi më pas vëmendjen e veçantë të bashkësisë ndërkombëtare. Për shkak të shqetësimeve të tepruara të fuqive perëndimore në lidhje me rrjedhojën dominon në hapësirën ishsovjetike, drama e Ballkanit e nxorri menjëherë Jugosllavinë në rendin e ditës të problemeve ndërkombëtarë më të mprehtë dhe të mundshëm për t'u bërë shumë të rrezikshëm. Më pas erdhën disa zhvillime të papërsëritshëm, d.m.th., operacioni paqeruajtës i OKB-së më i madhi deri atëherë në Europë dhe veprimi i parë paqebërës i NATO-s "jashtë hapësirës së vet". Pas rënies së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në vitet 1991-1992, pjesa e saj që lidhej me Kosovën u nënvleftësua thuajse tërësisht për disa vjet nga bashkësia ndërkombëtare. Kosova u rishfaq si problem i mprehtë ndërkombëtar kur për herë të parë Sh.B.A. e kuptuan se çështja e paqëtimit të Ballkanit do të mbetej e papërfunduar pa zgjidhjen edhe të këtij problemi dhe ndalimin e shtypjes së egër serbe. Në pranverën e vitit 1997, më në fund kjo çështje u ngrit në forumet ndërkombëtare. Megjithatë disa përpjekje për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë paqësore nëpërmjet bisedimeve me Republikë Federative të Jugosllavisë dhe regjimin këmbëngulës serb, me anën e trysnive diplomatike dhe kërcënimeve ushtarakë nuk sollën asnjë zgjidhje. Këto përpjekje të pasuksesshme u ndoqën në mars të vitit 1999 nga sulmi i parë i armatosur i NATO-s kundër një shtetit europian anëtar të OKB-së. Kjo ndërhyrje, e ndërmarrë pa autorizimin e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, solli si rrjedhojë pushtimin e dytë të NATO-s, pas Bosnje-Hercegovinës, në pjesët e territorit të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Qysh atëherë,Kosova ka mbetur një çështje ndërkombëtare e debatueshme.

kopje

Në shekullin XX, Kosova mbeti nën sundimin serb, me dy ndërprerje nga lufta, për një periudhë më pak se tetëdhjetë vjet. Në kundërshtim me të gjitha përpjekjet, përfshirë terrorin, diskriminimin e hapur, shtypjen policore, varfërimin e qëllimshme të shqiptarëve të Kosovës, trysnitë ndaj tyre për t'i detyruar që të emigrojnë dhe vendosjen e financuar nga shteti të rreth dyzet mijë "kolonëve", serbët etnikë mbetën pakicë e dallueshme në Kosovë. Përqindja e tyre në popullsinë e Kosovës ka ardhur gjithnjë në rënie prej rreth njëzet deri në rreth dhjetë përqind deri në vitin 1999 dhe pesë përqind në vitin 2010. Nga ana tjetër, përqindja dhe madhësia absolute e popullsisë shqiptare të Kosovës u rrit pavarësisht prej emigracionit shumë të madh për shkak të arsyeve ekonomike e politike në drejtim të Turqisë dhe Europës perëndimore. Deri në fundin e viteve 1980, shqiptarët e Kosovës u shndërruan në kombin e tretë të Jugosllavisë (pas serbëve dhe kroatëve), çka e bëri të padurueshëm statusin e tyre të pabarabartë në të drejta me një komb tjetër sllav shumë herë më të vogël. 28

Problemi i Kosovës ka bartur në thelbin e tij një konflikt politik ndërmjet dëshirës së shqiptarëve të Kosovës për barazi, emancipim kombëtar dhe vetëvendosje, nga njëra anë, dhe përpjekjeve të Serbisë për të vazhduar sundimin e tyre prej Beogradit. Për elitat kulturore dhe politike serbe dhe për një pjesë të madhe të publikut serb, Kosova ka mbetur një simbol i shtrenjtë i lavdisë së kaluar serbe dhe i ekzistencës serbe. 34 Që prej vitit 1945, u bënë përpjekje për disa modele të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, që fillonin prej pushtimit ushtarak të hapur dhe shtypjes së egër policore deri te autonomia deri diku dashamirëse. Të gjith ata dështuan në krijimin e bashkekzistencës paqësore afatgjatë ndërmjet dy bashkësive njerëzore të Kosovës si dhe ndërmjet kosovarëve shqiptarë dhe Serbisë. Një zgjidhje e pazakontë dhe joharmonike në formën e vetëqeverisjes së gjerë të Kosovës me një status të dyfishtë, si pjesë autonome e Serbisë dhe njëkohësisht si pjesë përbërëse e Federatës Jugosllave u paraqit në Kushtetutën e fundit të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë në vitin 1974. Ajo dështoi si rrjedhojë e dëshirës së shqiptarëve të kosovës për barazi me sllavët dhe, nga ana tjetër, ka qenë e sulmuar me shumë forcë nga nacionalistët serbë. Kompromisi historik më në fund u zhbë në vitin 1989 nga Beogradi. Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese u shoqërua nga frikësimi policor i egër i deputetëve kosovarë të përforcuar nga tanket e ushtrisë popullore jugosllave në rrugët e Prishtinës. Me anën e një veprimi të njëanshëm të saj, Serbia e kërcënoi shumë seriozisht rendin kushtetues jugosllav, marrëdhëniet e saj me Kroacinë dhe Slloveninë dhe në mënyrë shumë të pamençur u dha shkas një vargu ngjarjesh të njëpasnjëshme, të cilat brenda dy vjetësh e shpërbënë Jugosllavinë e dytë. Serbia e humbi të drejtën e saj për të qenë sunduese e ligjshme e Kosovës në vitin 1989 kur ajo, pa marrë parasysh Kushtetutën jugosllave ende në fuqi, e pengoi zbatimin e lirive themelore në Kosovë, ia nënshtroi popullsinë e saj shumicë një regjimi të paarsyeshëm dhe shtypjes policore të egër si dhe i përjashtoi shqiptarët e Kosovës prej të gjithë institucioneve shtetërore dhe publike. Për më shumë, në vitet 1998-1999, autoritetet serbe të Republikës Federative Jugosllave filluan të zhvendosnin dhe të largonin jashtë Kosovës thuajse të gjithë popullsinë e saj shqiptare, e cila ishte e barabartë me një veprim gjenocidist. 35Megjithatë, pavarësisht nga këto zhvillime, shqiptarët e Kosovës nuk e humbën as durimin, as shpresën dhe as vullnetin politik. Shumë shpejt, në përshtatje me kushtet e vështira të pasluftës, ata do të gjenin forca për t'u organizuar e për t'u ngritur në një luftë të vështirë, tepër të vështirë, që ka vazhduar me dekada, e që ka kërkuar sakrifica të mëdha, një luftë që nuk rreshti e nuk humbi kurrë orientimin e besimin, për të ardhur, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh e mundimesh, te ngjarjet e viteve '80 dhe '90, të cilat shënojnë dhe kulmin e kësaj lufte, që do të çonte në çlirimin e Kosovës nga zgjedha shumëvjeçare serbe dhe në krijimin e premisave për pavarësinë e saj. 36Historia e shumë popujve ka dëshmuar se lirinë askush asnjëherë nuk e ka fituar nëpërmjet kryqëzimit të duarve për dorëzim, por duke kaluar përmes ferrit të sakrificës materiale, shpirtërore dhe njerëzore. Ky është shpirti i vërtet i një populli që kërkon dinjitet kërkon atë cfarë i takon.

kopje

34

Esat Stavileci”për Kosovën dhe çështjen Shqiptare” prograf2001, fq390 http://pashtriku.beepworld.de/files/prof dr/xhelal gjevori_ 36 Abdi Baleta “Kosova nga Dejtoni ne Rambuje” shbkoha 1999 fq23 35

29

Në vitin 1999, rreth 800 mijë kosovarë u nxorrën jashtë Republikës Federative të Jugosllavisë dhe shumica e dokumenteve të tyre të identifikimit u shkatërrua në kufi. Serbia nuk kërkoi kurrë falje dhe asnjë zyrtar i lartë serb nuk u dërgua ndonjëherë përpara gjykatës në Serbi për shkak të këtyre krimeve. Ndryshimi i regjimit nuk e çliroi Republikën e Serbisë prej përgjegjësisë së saj për këto dhunime serioze dhe masive të të drejtave të njeriut dhe prej detyrimeve të Republikës Federative të Jugosllavisë si anëtare e Këshillit të Europës dhe e OKB-së. Këto dhunime krijuan legjitimitetin e "ndërhyrjes humanitare" të NATO-s në vitin 1999 si dhe përligjën plotësisht shkëputjen prej Serbisë që erdhi më pas si "shkëputje shëruese". Shpërbërja e zgjatur në kohë për thuajse dy dhjetëvjeçarë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndoshta është e përfunduar me tre shpalljet e fundit të pavarësisë - nga Mali i Zi, 37Serbia (2006) dhe nga Kosova (2008). Kështu, të gjitha republikat ish-jugosllave përveç Serbisë e braktisën Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë me humbje të mëdha jete dhe prone. Serbia u kundërqëndroi katër prej këtyre gjashtë shkëputjeve. Ajo dalëngadalë dhe pa dëshirë njohu pavarësinë dhe vendosi më në fund marrëdhëniet diplomatike me të gjitha pjesët e tjera të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përveç Kosovës. Serbia ka qenë e fundit dhe e vetmja republikë ish-jugosllave, e cila u bë sovrane (përsëri) në kundërshtim me vullnetin e saj. Megjithëse të gjitha pjesët e shkëputura të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë u shkëputën në thelb për të njëjtat arsye, Kosova në shumë anë ka qenë një rast i veçantë. Kjo krahinë ish-serbe ka qenë, e vetmja pjesë e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e cila u çlirua prej sundimit serb nëpërmjet forcave të huaja ndërkombëtare. Ashtu si Bosnja dhe Hercegovina, problemi i Kosovës nuk do të ishte zgjidhur as përgjysmë pa një veprim ushtarak të vendosur nga SHBA dhe NATO. Në vitin 1999, Kosova u vendos nën administrimin e përkohshëm të OKB-së (UNMIK), ndërsa role të tjera të lidhur me sigurinë, survejimin, kontrollin, ndihmën e të tjera janë luajtur që prej asaj kohe nga organizata të tjera ndërkombëtare (NATO, OSBE, BE, etj.), që bashkëpunojnë me autoritetet vendore të përkohshme. Kështu u krijua një sistem i ndërlikuar dhe i ngathët i një protektorati ndërkombëtar i bashkërenduar me një vetëqeverisje vendore të kufizuar dhe mbizotërim jozyrtar të gjerë ndërmjet shqiptarëve të kosovës . Kjo gjendje krijoi një paqartësi ligjore në pjesën më të madhe të Kosovës në të cilën të gjithë ligjet serbe dhe ish-jugosllave u bënë të pavlefshëm, pjesa më e madhe e arkivave ligjore dhe dokumentet e tjerë administrativë mungonin (u dërguan në Serbi) dhe legjislacioni i UNMIK-ut ishte gjerësisht i paplotë. Deri në vitin 2007, vazhdimi i statusit ligjor të paqartë të Kosovës u bë i padurueshëm politikisht dhe nga pikëpamja e sigurisë për shkak të padurimit në rritje të shqiptarëve të kosovës dhe bisedimeve që kishin hyrë në udhë pa krye me Serbinë. Hipotezat se Shqipëria nderhyn me forcë në krahë të shqiptarëve të maqedonisë në ngjarjen e konfliktit të Kosovës ka pak besim në mesin e liderve politik , para së gjithash sepse politikat Shqipëtare në ekonomin dhe ushtrinë e dobët , do të barazohej me të vetëm, nëse do të njihej nga Maqedonia në situate të tilla si asset I vlefshëm. 38 Partite në pozite, të të dyja vëndeve si të Serbisë dhe Shqipërisë shohin padeshirën e tyre nje rrezik per konflikt të armatosur , duke e ditur se ata do të duhet të paguajnë pasojat

kopje

37

www.rrokum.tv ( dt 08.09.2010 )(Prof. ANTON BEBLER) Bob Furlong, 'Powder Keg of the Balkans', International Defence Review, vol. 26, no. 5, May 1993, faqe. 364-8. 38

30

në kohë të komunitetit ndërkombëtar, me një kosto të lartë në kohën e njerëzore për shqipëtarët dhe vazhdimin e izolimit nga ana e Serbisë.39 Pas luhatjeve të shumta të anëtarëve perëndimorë të Grupit të Kontaktit u arrit në përfundimin se autonomia e gjerë për Kosovën qoftë edhe nën një sovranitet formal serb, do të ishte krejtësisht e papranueshme për popullsinë e saj shumicë. Problemi i mprehtë u zgjidh nga pikëpamja ligjore në shkurt të vitit 2008 duke u lejuar kosovarëve shpalljen e pavarësisë. Megjithëse ky veprim u krye pa një vendim të përshtatshëm të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, ky organizëm nuk e zhbëri më pas pavarësinë e Kosovës siç kërkoi Serbia. Pasi humbi ndërmjet viteve 1991 dhe 1999 katër lufta për vijimësinë e Jugosllavisë, në shkurt të vitit 2008, Serbia nuk guxoi më që të përdorte përsëri forcat e saj të armatosura. Qeveria e saj u kundërpërgjigj fillimisht duke mbyllur kufijtë e saj për tregtinë e drejtpërdrejtë me Kosovën, duke lejuar më shumë sesa tolerancë të dhunës së turmave kundër disa ambasadave të huaja në Beograd dhe duke kthyer përkohësisht ambasadorët serbë prej shteteve që e njohën Kosovën. Ky veprim i fundit ishte një version i butë serb i doktrines.

kopje

6.4 Pozita e Kosovës (1968 -1999 )

Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, e njohur edhe me shkurtesën KSA e Kosovës, ishe zgjedhja administrative e një pjese të territorit të Kosovës që nga viti 1968deri në shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) në vitin1989. Ky lloj i administrimit të territorit të trashëguar nga zgjedhja e administrimit të më përparshëm, Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë (1963-1968), kishte një shkallë më të lartë të vetëqeverisjes më kushtetutën e vitit 1974.40 41Mund të thuhet se këtu ishte themeli i një shtetësie të ardhshme të Kosovës si një shtetësi federale brenda Jugosllavisë, shumë e distancuar nga Serbia si njësi federale. Po ashtu kishte shumë atribute, e kishte kushtetutën Kosova, kuvendin me kompetenca ligjvënëse mund të thuhet mbi 90 % sikur republikat, e kishte pushtetin ekzekutiv, pushtetin gjyqësor të gjitha shkallët përvec cështejeve për të cilat ishte kompetente gjykata federale për të gjitha njësitë. Kishte kryesinë e vet si presidencë kolektive të shtetit që e kishin republikat e tjera që e kishte Jugosllavia si federatë.e kishte gjykata kushtetuese dhe një territor që e ka gjykatën kushtetuese ai i ka elementët e shtetësisë dhe kështu me kushtetutën e vitit 1974 Kosova praktikisht i vuri themelet e shtetësisë së vet". Në kuadër të fillimeve të shtetësisë së pavarësisë është episod i rëndësishëm historik. Zgjedhja e një lloj administrimi të tillë bëhej pas disa ngjarjeve të nivelit botëror që ndodhën në ato vite, pastaj nivelit të federatës jugosllave dhe ndër të tjera, si pasojë e kryengritjes shqiptare që filloi në Prishtinë më 28 nëntor 1968. Por pas demonstratave të vitit 1968, kur Serbia tashmë ishte nën shënjestrën e të gjithë komunistëve jugosllavë, filloi edhe procesi i amendimit të Kushtetutës.

39

' "Huge amounts" of weapons said to enter Macedonia from Albania', SWB EE/3024 A/17, 15 September 1997. 40 http://sq.wikipedia.org/wiki/Kosova 41 http://www.forumikatolik.net/archive

31

Demonstratat e vitit 1968 ishin një shpresë e madhe jo vetëm për ata që jetonin nën indoktrinimin komunist dhe ndikimin e Moskës por edhe për pakicat që jetonin në Jugosllavi dhe trumbetonin se ishin çlirimtarë të këtij vendi. Etapat e krijimit të këtij shteti ishin temë e debateve të ndryshme, por frytet shqiptare të bashkëjetesës në këtë shtet që nga viti 1945, ku Jugosllavia komuniste kishte katër Kushtetuta, dhe Republika e Serbisë tre, na bëjnë që të mos e përmendim me aq krenari këtë pjesë të historisë. Shqiptarët ishin gjithmonë të humburit, madje edhe atëherë kur u miratua Kushtetuta e vitit 1974, aq mirë e shkruar në letër, për ta pasur zili edhe shtetet më demokratike . Por cfarë ndodh?! E shkruara në letër qetësoi shqiptarët që kërkonin të drejta të barabarta me kombet e tjera në Jugosllavi, ishte një Kushtetutë me aq shumë të drejta sa që ishin të pakuptimta për kohën e madje edhe për ditët e sotme, por shqiptarët vazhduan vuajtjet e tyre sepse ajo nuk u zbatua. Pse ndodhi kjo, pse nuk u shfrytëzua rasti i vitit 1968 kur Jugosllavia kishte humbur rrugën në oborrin e saj, kur demonstrata kishte ngado si në Lublanë ashtu edhe në Zagreb, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. në betejën për të drejtat e shqiptarëve ka munguar dhe mungon disidenca intelektuale. Ku ishte ajo kur u amendua Kushtetuta e vitit 1963, kur u miratua Kushtetuta e vitit 1974 dhe kur kjo e fundit nuk u përfill fare vetëm në territorin e Kosovës. 26 dhjetori i vitit 1968 për elitën politike serbe konsiderohet ditë turpi, dhe është dita kur amendohet fillimisht Kushtetuta e më pas edhe miratohet Kushteta e Re e Jugosllavisë më 21 shkurt të vitit 1974, kur Kosova merr statusin e ngjashëm me atë të Republikave. A mund të konsiderohet kjo ditë si fillimi i krjimit të shtetit të pavarur të Kosovës, konstitucionalistët, elita politike kosovare dhe ekonomistët e sqarojnë në këtë mënyrë.

kopje

Me ndryshimet në kushtetutën e Jugosllavisë që filluan me amendametetet e vitit 1967 u panë shenjat e para të një avancimi të pozitës kushtetuese të krahinave autonome në IshJugosllavi .Ato përmblodhën në vija të përgjithshme pozitën e krahinave si subjekte të barabarta në federatë, ndonëse jo me pozitën e pranuar të republikës.Ato mund të kualifikohen si bërthama të një ngitjeje të pozitës tërë kohën të denigruar të shqiptarëve dhe përbëjnë fillimin e një zgjidhjeje më të drejtë të pozitës së Kosovës dhe të shqiptarëve në Ish – Jugosllavi. Këto amendamete kanë krijuar bazën, kanë ndryshuar pikpamjen që ka patur Jugosllavia ndaj dy krahinave në mënyrë të vecantë të Kosovës,sepse nqs i kthehemi historisë kushtetuese të Ish-Jugosllavisë.Këto dy krahina nga fillimi i qënies nën Jugosllavi nuk kanë patur status të barabartë sepse Vojvodina ishte një shkallë më e avancuar se Kosova dhe pikpamja e barazisë midis krahinave ka shënuar një hap të rëndësishëm me kushtetutën e '74"42. Udhëheqja është sjellë me maturi politike dhe i ka munguar guximi politik që të sensibilizojë cështjen e Kosvës.Ata kanë patur presionin e madh por gjithmonë mund të thuhet që kanë patur më shumë mundësi dhe duhej të ishin më ofensivë për ta bërë realitet pozitën e Kosovës". Thyerja e parë e Serbisë ka ndodhur me ndryshimet në kushtetutën e vitit 1974 por nuk ndodhi thyerja e plotë sepse po të ndodhte ajo atëhere që në atë kohë Kosova do të avanconte në pozitën e saj kushtetuese ashtu si njësitë e tjera federale.Serbia e përjetoi rëndë sepse me të njëtjat ndryshime kushtetuese u rregullua pozita e krahinave dhe republikave të tjera të Ish – Jugosllavisë. Duke filluar nga rregullat që fillojnë nga tërësia 42

Esat Stavileci”për Kosovën dhe çështjen Shqiptare” prograf2001

32

territoriale, nga pjesmarrja direkte në ndryshimet e kushtetutës së Ish- Jugosllavisë që Kosova përfaqësohej në të gjitha institucionet shtetërore të Ish Jugosllavisë deri tek norma se pa pëlqimin e Kosovës nuk mund të bëheshin ndryshime kushtetuese.Pozicioni i Kosovës brenda Serbisë ka qenë më tepër një marrëveshje politike. Udhëheqja e atëhershme e Ish-Jugosllavisë u tërhoq që Serbia ta përjetonte më lehtë këtë fyerje, prandaj edhe kulmoi me përfshirjen e Kosovës drejt për drejt në federatë, por me disa nuanca dhe në disa funksione të përbashkëta në republikë. Historia, meqë Kosova ishte aneksuar nga Serbia që në 1912-1918-1945-1989 mund të thuhet me plot gojën se Serbia asnjëherë nuk ka patur të drejtën legjitime që të qeverisë apo të kontrollojë këto troje pasi historia thotë se shqiptarët janë në trojet e veta se pa vullnetin e tyre janë bërë pjesë e Serbisë". Por më e rëndësishmja ishte kushtetuta e vitit 1974. Gjatë kësaj periudhe kjo pjesë e territorit të Kosovës pësoi ndryshime të mëdha në të gjitha fushat e jetës. Me këtë edhe fillon të dallohet nga pjesë tjera të territorit të Kosovës që gjendeshin nën administrimin e drejtpërdrejtë të republikave tjera federative. Gjatë këtij administrimi, kësaj pjese të Kosovës i njihet edhe elementi konstituiv i federatës jugosllave. Pra, viti 1968 do të kujtohet si fillimi i luftës për pavarësi dhe një shans i humbur që përfundimisht Kosova të mos jetë pjesë e shtetit që u krijua pas Luftës së II-të Botërore, Jugosllavisë. Ndërsa Kushtetuta e vitit 1974, mund të quhet moderne, madje, edhe që krijoi Shtet brenda Shtetit.43

kopje

Kosova nuk do të ishte faktori themelor i shpërbërjes së Federatës Jugosllave. Këtë e shikojme në zbutjen e tensioneve në mes dy blloqeve-të lindjes e të perëndimit, në demonstrat që u paraqitën në Evropën Lindore dhe me të në shkatërrimin e bllokut komunist, pastaj edhe në krizën ekonomike që e kaploi Jugosllavinë. Problemi i Kosovës solli në tensione politike në vend, në mes vetë popujve sllavë. Asnjë prej tyre nuk ka dashur të jetojë në Jugosllavi bashkë me serbët dhe me Serbinë naciste të Millosheviçit.44 Refuzimi i Shqiptarëve të Kosovës për të mosjetuar në shtetin Sërb. Problemi i Kosovës zbuloi shumë gabime strukturore të Jugosllavisë, të cilët për kohë të gjatë kanë qenë kundër parimeve të demokracisë. Me shkeljen e të drejtave njerëzore në Kosovë, Jugosllavisë ju mbyll rruga për në Këshillin e Evropës, dhe me të edhe në Bashkësinë evropjane. Politika e këtillë antinjerëzore serbe në Kosovë, e solli në pyetje ekzistimin e Kroacisë e Sllovenisë me shtetin serb, nëse edhe aty ushtërohej një rezhim i egërt shtetëror serb ndaj Kroatëve e Sllovenëve. Frika e këtillë e tyre u dëshmua me masat e tjera që i ndërmori regjimi serb në Kosovë. 45Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit. Në këtë aspekt marsi dhe prilli i vitit 1981 shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Duhet pranuar faktin se jeta e përbashkët e shqiptarëve me serbë dhe kombet e tjera të Jugosllavisë deri në vitin 1981, kishte dhënë

43

http://geoprespa.wordpress.com

44

http://geoprespa.wordpress.com http://forumi.shqiperia.com

45

33

shumë rezultate në afrimin e popujve, por jo në afrimin mbi principe të barazisë, por mbi shembullin e skllavit të nënshtruar ndaj padronit. Më 1983-84, domethënë pas vitit 1981, kur u mbajtën demonstratat e shqiptarëve, filloi buja serbe. Serbët kërkonin ndërprerjen e kësaj politike. Në një lëvizje të tillë, ekzistonin opsione të ndryshme, prej atyre që kanë patur qëllimin më të mirë, që të parandalohej shpërngulja e popullsisë.46 Më 1987, nacionalistët serbë me udhëheqësin e ri Sllobodan Millosheviç organizuan në Fushë Kosovë një komplot kundër autonomisë së Kosovës dhe popullsisë shqiptare. Duke akuzuar shqiptarët se po tentonin të kryenin spastrim etnik, klika millosheviqiane burgosi udhëheqësit shqiptarë dhe skicoi në mënyrë jodemokratike suprimimin e autonomisë më 1989. Forca të armatosura serbe hynë në Kosovë duke e mbajtur atë të pushtuar për dhjetë vjet me radhë.47 Në vitin 1989 Kosovës iu ndërmor autonomia, me këtë Serbia filloi ta cënojë rëndë rregullin kushtetues të Jugosllavisë, i cili vazhdoj të ekzistojë vetëm edhe dy vjet48. Pas rrënimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, pushteti serb filloi zbatimin e projekteve për popullimin e Kosovës me serbë.

kopje

Në kushtet e pushtimit serb, më 2 korrik 1990, deputetët e Kuvendit të KSA të Kosovës, të ndaluar të hyjnë në godinën zyrtare, nxorën para dyerve të saj Deklaratën e Pavarësisë, duke e shpallur Kosovën republikë anëtare të federatës jugosllave Më 1991 të rrethur nga forcat militare serbe, 120 deputetë të kuvendit të atëhershëm të Kosovës në krye me Prof.Dr.Ibrahin Rugovën, dhe me të drejtat të cilat ia jepte Kushtetuta e Kaçanikut, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Mirëpo diplomacia serbe e cungoi këtë shpallje, duke i thënë botës se këtë janë duke e bërë vetëm 15% e popullatës së Kosovës, se përqindja tjetër është e kënaqur me qeverinë e Serbisë. Kështu nuk i njihet pavarësia Kosovës e vitit 1991. Por shqiptarët e Kosovës nuk e lanë me kaq më 28 Nëntor të vitit 1997 në Prekaz të Drenicës u shfaqën ca njerëz të veshur me rroba ushtrie në krye me komandantin Adem Jashari, pas tyre nëpër të gjitha viset e Kosovës u shfaqën njerëz me po të njejtat rroba dhe me emër të quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës këta trima iu bënë ballë forcave militare serbe duke iu shkaktuar atyre humbje të mëdha në disa pjesë të Kosovës sidomos në Prekaz, mirëpo forcat militare serbe duke e parë se nuk janë duke mundur t'i bëjnë ballë edhe për shumë kohë UÇK-së, ata morrën vendim që të vriteshin çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë dhe të digjej çdo shtëpi. Sa kishte dhimbje në atë kohë, sa lotë ishin derdhur nga nënat shqiptare. Millosheviçi e kishte për qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova, sidhe mësymjen e pushtimit të Shqipërisë. Mirëpo më 1999 në Kosovë erdhi një diplomat i huaj për ta vizituar vendin rastësisht, për të parë se a ishin të vërteta ato ngjarje që po i transmetonin e tërë bota, për terrorin që po ushtrinin forcat militare serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Kur e pa se çfarë është duke ndodhur, jep urdhër të menjëhershëm për të bombarduar Beogradin, dhe disa caqe në Kosovë të cilat komandoheshin nga ushtria paramilitare serbe. Kështu më 6 Qershor të vitit 1999 Kosova çlirohet nga Serbia

46

(BBCAlbanian.com 17.02.2008) A. Lalaj, Kosova rruga e gjatë drejt vetëvendosjes, Tiranë, 2000, p. 197 48 N. Gjeloshi, Kosova në udhëkryq ’89, Itali, 1997, 47

34

dhe të gjitha kompetencat i kalojnë Bashkimi Europian BE, dhe nën administrimin e një qeverie të përkoshme nga shqipëtarët e kosovës. Ligji universal 49

Edhe sikur një vend(autonom) të ishte pjesë përbërëse e ndonjë shteti, gjëra të tilla(cenimi i pronave në vijat kufitare) kundër të drejtave pronësore private nuk do të duhej të ndodheshin (ligji universal), mirëpo në Kosovë pa kurrfarë kriteri shkelën të drejtat e njeriut të shqiptarëve e në anën tjetër cenohet edhe tërësia territoriale e shtetit të pavarur. Në botë ekzistojnë vetëm dy shtete që e kanë hartën gjeografike në flamur. I pari është Qipro ndërsa i dyti Kosova. Ne e dimë se de jure Qipro e ka integritetin territorial të garantuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht por de facto ajo është e ndarë në pjesën greke dhe turke. Dikush do të thoshte se e njëjta vlen edhe për Kosovën por këtu ka diçka më tepër në kuptimin e ndarjes faktike. Serbët e Kosovës kanë të drejtë në dyshtetësi kurse shqiptarët jo. Garantimi i nënshtetësisë së Serbisë për minoritetin serb të cilët janë banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës është shkelje e sovranitetit të vendit tonë(kjo i jep mundësi qytetarëve minoritarë të lindur këtu të quhen shtetas të Serbisë edhe pse këta janë shtetas të Kosovës). Por një gjë e tillë është e përkufizuar edhe me Planin e Ahtisarit të cilin e ka miratuar Kuvendi dhe Qeveria. Kjo kërkon rishikim të kësaj procedure ligjore, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë diskriminon shumicën e popullit të Kosovës i cili përben më shumë se 93 % të numrit të përgjithshëm.

kopje

Integriteti territorial dhe e drejta pronësore janë të garantuara në bazë të ligjit universal dhe si e tillë kjo duhet të funksionojë edhe në rastin e Kosovës. Cenim i demokracisë mund të cilësohen të gjitha veprimtaritë ilegale(strukturat paralele në veri dhe komuna tjera minoritare). Ndërkaq cenim i integritetit territorial të Kosovës mund të konsiderohet edhe hyrja e trupave të armatosura të Malit të Zi brenda territorit të vendit tonë si dhe përndjekja e shqiptarëve nga pronat e tyre private. 6.5Prezenca ndërkombëtare para shpalljes së pavarësisë . 50

Institucionet e Kosovës kanë përfituar nga prezenca e komunitetit ndërkombëtar në shumë mënyra. Prania e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ishte e dobishme në kuptimin se ofroi një grumbull njerëzish dhe njohuri në të cilat kosovarët mund të kishin besim. Administrata serbe e Kosovës kishte shkuar së bashku me ushtrinë serbe, prandaj administrata civile duhej të krijohej nga e para. UNMIK-u dhe komponenta e saj e OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) ndihmuan në krijimin e institucioneve dhe më vonë edhe në funksionimin e tyre. Pas zgjedhjeve të para parlamentare u nevojiten tre muaj e gjysmë për krijimin e një koalicioni qeverisës. Rezultatet nuk ofruan një fitues të qartë, kështu që qeveria e parë demokratike e 49 50

http://lajme.dervina.com http://www.kdi-kosova.org

35

zgjedhur e Kosovës ishte një koalicion i madh i partive. Administrata ndërkombëtare e Kosovës nuk mund të përjashtohet nga konteksti i përpjekjeve i demokracive të krijuara për të krijuar një Ballkan stabil dhe të qëndrueshëm. Plani Standardet për Kosovën – plani tetë pikësh me kërkesë për plotësimin e kritereve të ndryshme para bisedimeve për hapjen e bisedimeve për statusin final – u bënë udhërrëfyes për progresin e Kosovës dhe ishte rrjedhimisht një strategji dalëse e dobishme për UNMIK-un. Fokusi ishte vënë në të drejtat e minoriteteve, por ‘standardet’ të cilat Qeveria kosovare duhej ti plotësonte në të tetë fushat ndihmuan reformat e institucioneve së paku në një masë.UNMIK-u shpesh ka qenë i kritikuar ashpër. Duke pasur rolin e tij autoritar, ndikimi i UNMIK-ut në zhvillimin e institucioneve të Kosovës mund të shikohet si negativ në shumë drejtime. Pikat kyçe të kritikave janë dedikimi i stafit të UNMIK-ut në progres dhe çështjet e përgjegjësisë. Punëtorët e administratës ndërkombëtare dhe burokratët e karrierës të KB janë vënë nën akuzë për krijimin e një lloj kaste e cila së pari kujdesej për interesat e veta. Problemi më i madh i dukshëm ishte ai i mungesës së përgjegjësisë së UNMIK-ut. UNMIK-u me të madhe shihej si një pushtet neokolonial i cili shmangte vendime të vështira duke u fshehur prapa nocioneve të paqarta për promovimin e demokracisë. Në të vërtetë, qeverisja e UNMIK-ut gjatë kësaj periudhe ka ngadalësuar ngritjen e institucioneve në shumë mënyra. Adoptimi i ligjeve është një shembull i mirë i kësaj. Secili ligj i cili kishte kaluar në Parlament është dashur të aprovohej nga UNMIKu.6 Kjo ndodhi me një proces të ngadalshëm, në të cilin Parlamenti së pari e aprovonte ligjin, pastaj ligji shkonte për rishqyrtim në Zyrën për Çështje Ligjore në UNMIK. Ligji pastaj shkonte prapa në Parlament, i cili do të duhej ti inkorporonte të gjitha vërejtjet e UNMIKut dhe të kalonte përsëri. Ligji pastaj shkonte prapë për rishikim në Zyrën për Çështje Ligjore në UNMIK për rishikim dhe nëse ai përputhej me rekomandimet e tyre dërgohej për aprovim final tek kryeadministratori i UNMIK-ut (Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, PSSP). Ky ishte një proces i ngadalshëm të cilit shpesh i nevojiteshin muaj të tërë. Legjislatura e parë (nga 2001 deri 2004), ka nxjerrë kështu vetëm 86 ligje dhe 5 rregullore. Legjislatura e dytë (2004 – 2007) ka aprovuar 79 ligje.Edhe sa i përket çështjeve të ekzekutivit, UNMIK-u gjatë kësaj periudhe ka pasur gjithashtu fjalën përfundimtare në të gjitha vendimet e qeverisë. UNMIK-u ka pasur përgjegjësi të drejtpërdrejt për mbrojtje dhe marrëdhënie me jashtë. Ministritë e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme ishin krijuar relativisht vonë, më 2006. Procesi i transferimit të përgjegjësive nga UNMIK-u tek institucionet e zgjedhura filloi përafërsisht në të njëjtën kohë, por ishte mjaft i ngadalshëm. Roli ombrellë i UNMIK-ut krijoi një kulturë të papërgjegjësisë në mesin e elitës politike. Përveç faktit shqetësues se UNMIK-u nuk kishte të përcaktuar asnjë përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kosovës, ministrat qeveritar e justifikonin jo efikasitetin e tyre me ‘mungesën e kompetencave.’ Gjithashtu, deklaratat e shpeshta për korrupsion në mesin e administratës lokale dhe ndërkombëtare kontribuuan për një rënie të madhe të kënaqësisë qytetare me performancën e tyre.

kopje 36

6.6 Rasti i Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë Me qëllim që të qetësojë opinionin e saj publik, të fitojë kohë dhe të ngadalësojë procesin e njohjes së Kosovës, qeveria serbe filloi atë çka dukej si një manovër dinake diplomatike. Në fillim të tetorit 2008, delegacioni serb arriti sukses në miratimin e një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që i kërkonte mendim këshillues Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me përputhshmërinë e "shpalljes së njëanshme të pavarësisë" me të drejtën ndërkombëtare. Autorët serbë, megjithatë, e hartuan në mënyrë të pamençur këtë kërkesë. Deklaratat e pavarësisë janë fakte që kanë të bëjnë me rendin e brendshëm kushtetues dhe politik të shteteve, ndërsa e drejta ndërkombëtare hesht për këtë çështje, as nuk i lejon as nuk i ndalon shpalljet e tilla të pavarësisë. Përveç kësaj, shpallja e pavarësisë e Kosovës nuk ishte në të vërtetë e njëanshme në thelbin e saj, sepse fjalët dhe koha e miratimit të saj ishin bashkërenduar me pesë fuqitë perëndimore përfshirë edhe tre anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Duke miratuar këtë dokument, Kosova shpalli synimin e saj, por në praktikë nuk u bë shtet sovran. 51Sipas deklaratës së Serbisë, paligjshmëria e deklaratës së Kosovës rridhte prej (1) shkeljes së parimit të respektimit të tërësisë tokësore të shteteve, (2) pazbatueshmërisë së parimit të vetëvendosjes për Kosovën dhe (3) shkeljes së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së (e cila parakuptonte sovranitetin e vazhdueshëm të Serbisë mbi Kosovën). Në lidhje me pikën e parë, kanë vend tre vëzhgime. I pari, Serbia vetë e kishte shkelur rëndë parimin e tërësisë tokësore të një shteti fqinj (Perandorisë Osmane) kur forcat e saj të armatosura sulmuan dhe pushtuan Kosovën në vitin 1912. Perandoria Otomane dhe pasardhësja e saj e ligjshme, Republika e Turqisë, nuk e njohën lënien e Kosovës dhe nuk u arrit asnjë traktat ndërkombëtar në lidhje me këtë. Kështu, zotërimi serb i Kosovës ishte vetë i paligjshëm. Ishte e paligjshme gjithashtu, meqenëse Serbia e bëri atë pushtim kundër vullnetit të popullsisë shqiptare në shumicë. Ky pushtim u shoqërua me masakra masive të shqiptarëve të Kosovës dhe me shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Kosova edhe ligjërisht nuk iu bashkangjit ashtu siç duhet Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe në fuqi të vitit 1903 dhe më pas atë të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në përputhje me Kushtetutën e saj "Vidovdan". Pushtimi i tretë (çlirimi) i Kosovës në vitin 1944, ishte gjithashtu i shoqëruar me dhunën e armatosur kundër shqiptarëve të kosovës. Veprimi i bashkëngjitjes së tokave të Kosovës me Serbinë u miratua në prill të vitit 1945 në rrethanat e ligjit të luftës, nga një "Asamble Popullore Rajonale e Kosmet-it", e cila ishte e emëruar, me duartrokitje, pa votim dhe pa asnjë fjalim të vetëm (sepse për diskutim ose debat as që bëhej fjalë). Përbërja e kësaj Asambleje ishte tërësisht jopërfaqësuese (142 anëtarë të emëruar, ndër të cilët vetëm 33 shqiptarë të Kosovës). Të gjithë deputetët e emëruar ishin komunistë dhe shumica serbë, të cilët përfaqësonin rreth 20% të popullsisë së Kosovës. Nuk ka pasur ndonjë zgjedhje paraprake apo ndonjë referendum në Kosovë. Kjo parodi staliniste e ligjshmërisë ishte kështu tërësisht pa legjitimitet demokratik.

kopje

-Vëzhgimi i dytë, shkelja e vërtetë e madhe e tërësisë tokësore të Serbisë nuk ndodhi në shkurt të vitit 2008, por nëntë vjet më parë, në mars të vitit 1999, kur NATO filloi ndërhyrjen e saj të armatosur. Republika Federative e Jugosllavisë bëri në atë kohë një 51

www.rrokum.tv

( dt 08.09.2010 )(Prof. ANTON BEBLER)

37

kërkesë kundër "përdorimit të paligjshëm të forcës" nga anëtarët e NATO-s. Gjykata e hodhi poshtë këtë mocion dhe nuk pranoi që të shqyrtojë ligjshmërinë e "ndërhyrjes humanitare" të NATO-s. Sipas kushteve të 52Protokollit të Kumanovës të nënshkruar me NATO-n në qershor të vitit 1999, Republika Federative e Jugosllavisë e tërhiqte ushtrinë e saj, policinë dhe administratën civile nga Kosova. Kështu, në verë të vitit 1999, Republika Federative Jugosllave humbi tre elementë të sovranitetit të saj: kontrollin mbi territorin e Kosovës, popullsinë dhe kufijtë. Deklarata e pavarësisë e 18 shkurtit të vitit 2008 vetëm ligjëroi ex-post facto, me një veprim të brendshëm shkëputjen e Kosovës prej Serbisë. I treti, duke menduar mbi procesin e shkolonizimit e drejta ndërkombëtare e ka relativizuar vlefshmërinë e parimit të tërësisë tokësore. Kur ajo bie ndesh me të drejtën e popujve për vetëvendosje kësaj të fundit i jepet përparësi. Ky zhvillim është shprehur në një numër dokumentesh ligjorë ndërkombëtarë përfshirë edhe Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe Deklaratën e Asamblesë së Përgjithëshme të OKBsë mbi dhënien e pavarësisë për popujt kolonialë. Në parimin e tij të shtatë, Akti Final i Helsinkit gjithashtu e lejon një ndryshim paqësor të kufijve shtetërorë duke u mbështetur në vetëvendosjen e shprehur në mënyrë demokratike. Shpallja e pavarësisë nga Kosova u krye në një mënyrë paqësore, të rregullt dhe të qytetëruar. Të vetmit veprime të dhunshme kanë qenë ata që u kryen nga serbët, kryesisht në Serbi. 53E drejta ndërkombëtare në përgjithësi nuk autorizon apo ndalon shpalljet e pavarësisë, kjo nuk sinjalizon mungesë të respektit për të drejtën ndërkombëtare ose për punën e kësaj Gjykate. Përkundrazi, një deklarim i tillë vetëm njeh që e drejta ndërkombëtare nuk rregullon çdo ngjarje të njeriut, dhe se një masë e rëndësishme e lirisë së njeriut është liria e një populli për t’i udhëhequr punët e veta. Në shumë raste, përfshirë rastin e Kosovës, kushtet e shpalljes së pavarësisë mund ta shënojnë një respekt të madh të një kombi të ri për të drejtën ndërkombëtare. Një respekt “i denjë për mendimet e njerëzimit” dikton “që faktet t’i dorëzohen një bote të sinqertë”. Prej më tepër se 100 deklaratave të pavarësisë të shpallura nga më shumë se gjysma e vendeve në bote,nuk dimë që ndonjë prej tyre që është pezulluar nga një gjykatë ndërkombëtare për shkak se e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Pak deklarata mund të përputhen me legjitimitetin politik të deklaratës paqësore të Kosovës, që, e shpallur nga një organ që përfaqëson vullnetin e popullit, u lind nga një përpjekje e suksesshme dhjetëvjeçare e OKB-së për të sjellë paqe e siguri në rajonin e Ballkanit, dhe për ta pasqyruar aftësinë e popullit të Kosovës për të qeverisur me vetveten. Si organi kryesor juridik i OKB-së, kjo Gjykatë duhet ta refuzojë thirrjen për ta zhbërë punën e madhe të shumë pjesëve të tjera të sistemit të OKB-së, gjë që do ta destabilizonte situatën dhe shkatërronte sukseset e arritura me mund të madh nën Rezolutën 124454 55 Krahina autonome e Kosovës ka qenë, sipas Kushtetutës së fundit të Republikës Socialiste

kopje

52

www.shqip.al dt 17.09. 2010. David Armitage, Shpallja e pavarësisë: Një histori globale 3, 20 (2007).Faqe 2 nga 13 54 Shih Komentet me shkrim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (“Komentet e SHBA-së”), f. 3-4. 55 Gazeta Tirana observer (23 July 2010 ) 53

38

Federative të Jugosllavisë të vitit 1974, një pjesë përbërëse e Federatës Jugosllave. Ajo përfaqësohej në Presidencën e përbashkët në mënyrë të barabartë dhe në shumë anë gëzonte të drejta të barabarta me të gjashtë republikat, përfshirë edhe Serbinë. Komisioni i Arbitrazhit bëri një dallim (shumë të diskutueshëm) ndërmjet republikave dhe dy krahinave autonome si subjekte ndaj të cilave mund të zbatohej e drejta e vetëvendosjes. Deklarata serbe e përdorin këtë dallim për të vënë në dukje se Kosova as nuk kishte të drejtë të gëzonte të drejtën e vetëvendosjes (së jashtme), përfshirë edhe shkëputjen, për shkak të statusit të saj disi më të ulët federal në ish-Jugosllavi. Autorët e saj kanë harruar me dashje se Republika Federative e Jugosllavisë dhe qeveritë serbe më parë ua kishin mohuar për shumë vjet këto të drejta edhe republikave të tjera ish-jugosllave. Gjithashtu, deklarata e Serbisë kundërshtonte me idenë se nuk kishte "asnjë fakt se Kosova kishte qenë ndonjëherë njësi vetëvendosëse e njohur si territor jovetëqeverisës" Ky pohim qëndron në kundërshti të dukshme me faktet e mirënjohur. Gjatë pjesës më të madhe të shekullit XX dhe veçanërisht në vitet 1989-1999, Kosova ka qenë territor jovetëqeverisës, shumica e popullsisë të të cilit i nënshtrohej deri diku një trajtimi më të keq sesa ai që ushtrohej nga fuqitë koloniale europiane në Afrikë ose Azi. 56 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e nxorri mendimin e saj këshillues jo detyrues në 22 korrik të vitit 2010. Kjo gjykatë, e shmangu trajtimin e pjesës më të madhe të çështjeve që ngriheshin në kërkesën e Serbisë dhe në komentet nga ana e Kosovës dhe thuajse rreth tridhjetë shteteve të tjerë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kufizoi detyrën e saj vetëm në shqyrtimin e ngushtë të kërkesës së paraqitur. U pranua gjerësisht se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të vendosej diku ndërmjet dy palëve të kundërta dhe argumenteve të tyre duke mos kënaqur plotësisht asnjërën prej të dy palëve. Gjykata habiti shumë njerëz me përfundimin e saj të drejtpërdrejtë, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe Kornizën Kushtetuese të nxjerrë nga Administrata e Përkohshme e OKB-së. E papritur ishte edhe shumica e fortë prej dhjetë votash kundrejt katër votave me të cilën u miratua mendimi i gjykatës. Ndikimi politik i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte i qartë në mënyrë të menjëhershme kjo solli humbjen e diplomacisë serbe dhe përligjje e qëndrimit të Kosovës. Gjykata ka bërë të ditur se duke shqyrtuar kompetencën juridike, nuk udhëhiqet nga motive politike në çështjet e tilla dhe nuk e merr në konsideratë. Mendimi këshillëdhënës nuk është detyrues për shtetet, të cilave gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara u përgjigjet në pyetjet e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së: “A është deklarata e njëanshme mbi pavarësinë nga ana e institucioneve të përkohshme të qeverisjes në Kosovë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare?” Kjo është hera e parë në historinë e organit më të lartë gjyqësor të KB të deklarohet rreth një përpjekje për ndarje. Çështja e legalitetit të aktit të njëanshëm të institucioneve të qeverisjes në Kosovë para GJND-së është shtruar nga Asambleja e Përgjithshme e KB në tetor të vitit 2008 me iniciativën e Serbisë. Gjatë shqyrtimit gojor që në gjykatën e Hagës ka zgjatur nga 1 dhjetori deri më 11 dhjetor të vitit 2009, 14 shtete, krahas autoriteteve të Prishtinës kanë vlerësuar se deklarata e miratuar më 17 shkurt 2008 ka qenë legale,

kopje

56

www.rrokum.tv

( dt 08.09.2010 )(Prof. ANTON BEBLER)

39

ndërsa 12 vende të tjera, bashkë me Serbinë, pohuan se me deklaratën u shkel e drejta ndërkombëtare. Ky vendim këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare është një vendim historik për të gjithë shqiptarët. Kshu mbyllet odiseja njëvjeçare e një “lufte” të re në Ballkan, por kësaj herë jo me armë dhe me kosto njerëzore, por vetëm me diplomaci dhe lobim politik. Një “betejë” që kishte si qëllim të prishte ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës për ta lënë atë një shtet tejet të brishtë të ngjashëm me precedente të tjerë botërorë, ku Palestina është më dramatikja. Më në fund këtë “luftë” e ka humbur Serbia e cila mobilizoi një makineri gjigande diplomatike për të lobuar prishjen e pavarësisë. 57Të kuptosh që e drejta ndërkombëtare nuk i ndalon shpalljet e pavarësisë vetëm pse ato janë bërë pa pëlqimin e shtetit amë, njeriu nuk ka nevojë të shikojë më larg se vetë Jugosllavinë, ku shpalljet e pavarësisë së Sllovenisë dhe Kroacisë iniciuan shpërbërjen e Jugosllavisë më 1991. Kur ato pavarësi u shpallën, Beogradi deklaroi gjithashtu, gabimisht, se të dy shpalljet e pavarësisë e cenuan ligjin jugosllav dhe të drejtën ndërkombëtare. Por sot, as Beogradi më nuk pohon ashtu. Përkundrazi, Serbia tani pohon se shkëputjet e Sllovenisë dhe Kroacisë ishin të ligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare, sepse ishin të lejueshme sipas ligjit jugosllav, ndonëse Beogradi kishte pikërisht qëndrim të kundërt në atë kohë. Duke ndryshuar qëndrimin e vet, Beogradi askund nuk shpjegon se si një rregull i të drejtës ndërkombëtare në këtë fushë mund ta iniciojë një çështje të ligjit vendës që bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta vlerësojë me zotësi. Përjashtimi i dytë ad hoc që Serbia ofronse një shtet amë mund ta bëjë të ligjshme një shpallje të paligjshme të pavarësisë duke e pranuar më vonë bie ndesh me argumentet e saj në këto procedura: se paligjshmëria e shpalljes së një pavarësie nuk mund të kurohet nga ngjarjet pasuese. Ndërkohë që vendimi i Hagës është cilësuar si disfatë nga Beogradi, Tirana zyrtare ka bërë të kundërtën duke e konsideruar si fitore të diplomacisë së saj, duke pasur parasysh që Kosova ka shfrytëzuar mjaft strukturat e shtetit shqiptar në organizmat ndërkombëtare si selitë e OKB-së, Bashkimit Europian. Por nga ana tjeter ishte dhe një sfidë midis krerëve të diplomacive të të dy vëndeve. Mundimet e gjata dhe vuajtjet shekullore të kombit shqiptarë arriten të vlerësoheshin dhe të viheshin në vendin e merituar , kjo luftë disa vjeçare arriti të shpërblehej. Ndërkohë që Serbia edhe njëherë ka dështuar me turp në përpjekjet e saj kundër Kosovës. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkeli parimin e përgjithshëm të integritetit territorial.

kopje

57

Krahaso Komentet me shkrim të Qeverisë së Republikës së Serbisë (“Komentet e Serbisë”), para. 201 (“Sa i përket ligjit vendës, disa kushtetuta parashohin të drejtën e shkëputjes, siç ishte rasti i RSFJ-së, vetëm sa u përket gjashtë kombeve përbërëse”, me Qëndrimet dhe konkluzionet e kryesisë së RSFJ-së lidhur me situatën në Jugosllavi, 27 qershor 1991 (ribotuar në Jugosllavia përmes dokumenteve: Prej krijimit deri te shpërbërja e saj (Snezana Tifunovska, bot. 1994), f. 305, (ku deklaratat e Sllovenisë dhe të Kroacisë përshkruhen si “akte antikushtetuese dhe të njëanshme, të cilave u mungon ligjshmëria dhe legjitimiteti mbi planin e brendshëm dhe të jashtëm”

40

Ai parim bazë kërkon që shtetet ta respektojnë integritetin territorial të shteteve të tjera . Por kjo nuk e rregullon sjelljen e brendshme të grupeve brenda shteteve, apo nuk i pengon grupet e tilla të brendshme nga shkëputja apo shpallja e pavarësisë.58 Duke cituar rezolutat e Këshillit të Sigurimit, Serbia pohon që obligimi për ta respektuar integritetin territorial gjithashtu rregullon aktorët jo-shtetërorë dhe i pengon nga shpallja e pavarësisë, qoftë në mënyrë paqësore apo jo. Por asnjë prej rezolutave që i citon nuk e mbështesin këtë pohim. 59 Nuk e mohojmë që e drejta ndërkombëtare mund të rregullojë shpallje të veçanta të pavarësisë, nëse janë të kombinuara me përdorim të paligjshëm të forcës ose nëse i shkelin normat e tjera autoritare, si ndalimi kundër aparteidit. Por Kosova nuk është rast i tillë; ata që shpallën pavarësinë nuk i shkelën normat autoritare. Në të vërtetë, deklarata e Kosovës zotohet thellësisht t’i respektojë të drejtat e njeriut pikërisht për shkak se populli i Kosovës kishte përjetuar abuzime të tilla skandaloze të të drejtave të njeriut. Shpallja e pavarësisë ishte një akt ultra vires nga Kuvendi i Kosovës 60nuk do të përbënte ndonjë shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sepse edhe po të ishte e vërtetë që shpallja e pavarësisë disi e tejkaloi autoritetin që UNMIK-u i kishte dhënë Kuvendit në bazë të Kornizës Kushtetuese, kjo do të ishte vetëm një pohim që shpallja e pavarësisë ishte bërë nga personat e gabuar në Prishtinë. Por nëse shpallja e pavarësisë u konsiderua me të meta sepse u bë nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, ajo hollësi teknike tani do të mund të rregullohej lehtë duke pasur një organ tjetër përbërës brenda Kosovës për ta rishpallur atë. Askush nuk dyshon që populli i Kosovës dëshironte pavarësi, apo që shpallja e pavarësisë shprehte vullnetin e tyre. Populli i Kosovës shpalli pavarësinë jo sipas të drejtës “lart-poshtë” të akorduar organit vendës ligjor nga UNMIK-u, por në vend të kësaj, përmes një pasqyrimi “poshtë-lart” të vullnetit të popullit të Kosovës, që nuk lanë dyshim në dëshirën e tyre për pavarësi. Por përsëri armikja e saj e përhershme nuk pushoi sulmet kështu që Serbia dhe aleatja e saj tradicionale Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë qënë në krye të përpjekjeve për të jashtëligjësuar pavarësinë e Kosovës. Qeveria e Beogradit i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 15 anërarë, që të jepte një opinion rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, madje Beogradi argumentoi vitin e kaluar se pavarësia do të minonte rendin botëror. Avokatët e Serbisë i thanë gjykatës se shpallja e pavarësisë, nëse mbahej në fuqi, do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe do të nxiste lëvizje separatiste gjetkë në botë.

kopje

Efikasiteti I parandalimit të masave si pasojë e varësisë së madhe në qëndrimin e aktorëve rajonal dhe zgjedhieve politike. a. Duhet ta kenë në mendje që mungesa e ndonje forme ushtarake ndërhyrëse në anën e tyre , ose ndonjë zgjidhje e qëllimshme për të dëshmuar modernizmin 58

Shih Georges Abi-Saab, “Konkluzioni”, në Shkëputja: Perspektivat e të drejtës ndërkombëtare, f. 474 (Marcelo Kohen, bot. 2006), (Do të ishte gabim të thuhej që shkëputja cenon parimet e integritetit territorial të shtetit, pasi ky parim zbatohet vetëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, dmth. kundër shteteve të tjera nga të cilat kërkohet ta respektojnë atë integritet, e jo ta shkelin territorin e fqinjëve të vet; ai nuk zbatohet brenda shtetit”.) 59 Shih Komentet e SHBA-së, f. 18-20 60 Deklarata e SHBA-së, f. 57, n. 231; Komentet e SHBA-së, f. 38-39

41

b. Sërish, disa masa parandaluese mund të kthehen mbrapsht në fund në një mënyrë të papërshtatshme c. Në fund , sanksionet ekonomike kundër serbisë dhe malit të zi ka keqësuar krizën e ekonomisë së brëndëshme , madje njëlloj me vëndet fqinje.61 Kjo do ishte zgjuarësia më e madhe e një vendi europian për zhvillim nëpërmjet dialogut nëpërmjet diplomacisë si vende vërtet të zhvilluara.

6.7 Fakte dhe statistika të njohjes së Republikës së Kosovës Është njohur nga 103 nga gjithsej 193 shtete anëtare të OKB-së, apo nga {{Përqindje|103/193} 53.37% e tyre. Është njohur nga 3 (nga gjithsej 5) shtete anëtare të përhershme të KS të OKB-së, apo nga 60% e tyre. Është njohur nga 5 (nga gjithsej 10) shtete anëtare të përkohshme të KS të OKBsë, apo nga 50% e tyre. Vlen për kohën kur është shpallur pavarsia. Është njohur nga 23 (nga gjithsej 28) shtete të Bashkimit Evropian, apo nga 82.14% e tyre. Është njohur nga 24 (nga gjithsej 28) shtete të NATO-s, apo nga 85.71% e tyre. Është njohur nga 36 (nga gjithsej 56) shtete të OSBE-s, apo nga 64.29% e tyre. Është njohur nga 34 (nga gjithsej 47) shtete të Këshillit të Evropës, apo nga 72.34% e tyre. Është njohur nga 32 (nga gjithsej 57) shtete të Kooperimit Islamike, apo nga 56.14% e tyre. Është njohur nga 11 (nga gjithsej 22) shtete të Ligës Arabe, apo nga 50% e tyre. Është njohur nga të gjitha vendet e G7. Shtetet që e kanë njohur deri më tani Kosovën përbëjnë 72.53% të BPV-së botërore.62

kopje

Duke parë që shumë vënde e kanë njohur pavarësinë e Kosovës një logjikë e thjeshtë të con në mendimin se si mund të mos ishte e ligjshme pavarësia e Kosovës ,kjo njohje nuk është vetëm nga vëndet e rajonit por dhe nga kontinente të largëta. Një mendim po kaq i thjeshtë të bën të mendosh se si mund të jët i jashtë ligjshëm një shtet që i ka të gjith elementët e një shteti madje dhe më të plota se shtete që kanë vite që kanë fituar pavarësinë .

61

Brigitte Sauerwein, 'Can crisis be nipped in the bud?', International Defence

Review, vol. 26, no. 5, May 1993, pp. 355-6. 62 www.kosovothanksyou.com

42

Qëndrimi i shteteve rreth pavarësisë së Kosovës

kopje

Hartë e vendeve që kanë njohur pavarësin e Kosovës██ Kosova██ Shtetet që e kanë njohur pavarësinë██ Shtetet e tjera Kategorizimi i shteteve sipas qëndrimeve është mbështetur në deklarimet e autoriteteve/krerëve të lartë shtetërorë, deklarimet e ambasadorëve të këtyre shteteve, dhe votimet e këtyre shteteve në organizata dhe forume ndërkombëtare për çështjet e ndërlidhura me Kosovën. Kosova vazhdon të mirëmbajë komunikim me shumicën e shteteve në botë. Ky komunikim i mundëson MPJ-së të vizatojë një udhërrëfyes konciz për njohje individuale. Qëllimi i Strategjisë është të arrihet numri optimal i njohjeve që do të kishte efekt domino në rrumbullakimin e njohjes edhe në organizmat multilateralë.

Recognition Information and Statistics – informacion dhe statistika mbi njohjen

43

Kosova – Building State Institutions Timeline (Countries /Month) - Kosova-periudha e ndertimit te institucioneve shteterore (vendet/muaji)

kopje

Number of Countries that recognized – numri I vendeve qe e kane njohur Recognitions –njohjet

Declaration of independence- shpallja e pavaresise

Ratification of the constitution- ratifikimi I kushtetutes

National anthem adopted – miratimi I himnit kombetar Constitution into force-Kushtetuta ne fuqi Passports issuance-leshimi I pasaportave

Kosovo security force recruitment –sigurimi I forces rekrutimit ne kosove Kosovo intelligence agency (KIA) launched – Agjensia inteligjences ne kosove (KIA) e nisur Kosovo security council founded – themelimi I keshillit te sigurise se kosoves ICJ . independence not illegal – ICJ pavaresia e paligjeshme

44

6.7.1 Grafikët në përqindje të njohjes së Kosovës

Kombet e bashkuara . I njohur nga 101 nga 193 (52.3%)antare

kopje Bashkimi Europian

Organizata e Traktatit te Atlantikut te Veriut (NATO)

45

Keshilli I Evropes (COE)

Organizata per sek. Dhe bashke-op ne 63

Evrope (OSCE)

kopje G8

Organizata e Bashkepunimit Islamik (OIC)

Liga Arabe64 63

www.kosovothanksyou.com

46

6.7.2 Shtetet që nuk janë anëtare të Kombeve të Bashkuara por që njohin Kosovën Shteti

Shënime

Republika e Kinës, e cili ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me 23 shtete përfshirë Vatikanin, e njohu Kosovën më 18 Shkurt 2008. Një Republika zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës iu shmang deklarimit se 1 Kosova do ta njohë Republikën e Kinës, duke thënë se Republika e Kinës Popullore e Kinës është një shtet shumë i rëndësishëm me të cilin Kosova do të dëshironte të themelonte marrëdhënie diplomatike.

Urdhëri Sovran 2 Ushtarak i Maltës[126]

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës citon: "Pas njohjes formale të pavarësisë së Kosovës nga ky Rend para dy vjetësh, përfaqësuesit e lartë të këtij Rendi kanë deklaruar gatishmërinë e plotë të tyre që tash e tutje të ndihmojnë popullin e Kosovës në avancimin e zhvillimit të brendshëm, me theks të veçantë në sektorin e shëndetësisë dhe asistencës sociale." Urdhti i Maltës e ka njohur Kosovën formalisht dy vite më parë. Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës është subjekt i ligjit ndërkombëtarë dhe ka ambasada në më shum se 100 vende të botës.

kopje

Republika Kryetari i Qipros Veriore Mehmet Ali Talat ka përshëndetur Turke e Qipros pavarësinë e Kosovës . Vetëm Turqia ka marrëdhënie diplomatike me Veriore Qipron Veriore.65

Qëndrimi i Organizatave Qeveritare Ndërkombëtare Organizata

1

2

Shënim

OKB

Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës. Shanset e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë janë të zbehura.

BE

Shtetet deklarohen individualisht. Bashkimi Evropian me 18 shkurt u prononcua rreth deklaratës së Kuvendit të Kosovës. Bashkimi Evropian po instalon misionin e vet në Kosovë me emrin EULEX. Ky mision përfshin përfaqësuesin special, 2000 policë dhe këshilltarë juridikë.66

64

www.kosovothanksyou.com http://sq.wikipedia.org/wiki/Njohja_e_Kosov%C3%ABs_shtet_i_pavarur 66 http://sq.wikipedia.org/wiki/Njohja_e_Kosov%C3%ABs_shtet_i_pavarur 65

47

Organizata

Shënim

Parlamenti Evropian me 30 maj 2008, shpalli se e njeh Kosovën si Parlamenti shtet të pavarur. Ishte hera e parë që flamuri i Kosovës, u paraqit Evropian zyrtarisht në institucionet e Bashkimit Evropian .

3

4

Me 15 korrik 2008, FMN ka lëshuar një deklaratë, ku njeh ndarjen e Kosovës nga Serbia. FMN ka marrë një kërkesë zyrtare nga Kosova për antarësim. Fondi Monetar Ndërkombëtar ndihmon Kosovën teknikisht dhe monitoron zhvillimin ekonomik .

FMN

5

NATO

NATO udhëheq KFOR-in i cili nën mandatin që i siguron Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, ka nën kontroll sigurinë e Kosovës që nga qershori i vitit 1999. Organizata e Konferencës Islamike me 57 shtetet e përkrahin pavarësinë e Kosovës. Në një deklaratë të 14 marsit 2008, Organizata motivon shtetet që individualisht ta njohin Republikën e Kosovës Azerbejxhani, Egjipti, Indonezia dhe Sudani kanë kundërshtuar reptësisht pavarësinë e Kosovës.

6

OIC

7

OSBE

kopje

Në seancën përmbyllëse të Ministerialit të Organizatës së Konferencës Islamike, mbajtur në Dushanbe, Taxhikistan, ku mori pjesë edhe zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare miratuan Rezolutën e re “mbi situatën në Kosovë”. Kjo rezolutë, e iniciuar nga Shqipëria dhe miratuar me unanimitet të plotë nga 57 shtetet anëtare të OKI-t, ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe përbën një sukses të madh për Kosovën dhe njohjen e saj të mëtejshme. Shtetet deklarohen individualisht për njohjen apo mosnjohjen e Kosovës Kosova duhet të jetë multietnike është qëndrim i OSBEsë. Serbia ka kërkuar që OSBE të mos e pranojë Kosovën67

68

Organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë: Realizimi i qasjeve të veçanta dhe krijimi i lidhjeve me organizata dhe mekanizma shumëpalësh, për afirmim dhe njohje të Kosovës si subjekt ndërkombëtar.Realizimi i suksesshëm i këtyre orientimeve strategjike parakupton veprime sistematike dhe të bashkërenduara në vijën institucionale, të mbështetura në Pjesën Operacionale dhe Planin e Përgjithshëm të Veprimit si pjesë përbërëse të këtij dokumenti.

67 68

http://sq.wikipedia.org/wiki/Njohja_e_Kosov%C3%ABs_shtet_i_pavarur http://www.kryeministri-ks.net

48

6.7.3 KONTEKSTI I NJOHJEVE Procesi i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës është kushtëzuar nga rrethanat e veçanta politike dhe ligjore ndërkombëtare, në të cilat është pavarësuar vendi ynë. Praktika ndërkombëtare e legjitimimit ndërkombëtar të shteteve të reja, pas vitit 1945, gjegjësisht që nga krijimi i OKB-së, dëshmon se ky proces është realizuar, kryesisht, përmes anëtarësimit në OKB. Kjo, në thelb, ka nënkuptuar njohje kolektive të shteteve të reja, duke i bërë praktikisht të panevojshme njohjet nga shtetet veç e veç. Në rastin e Kosovës, mungesa e konsensusit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mbështetjen e propozimit të të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, Presidentit Martti Ahtisaari, për shkak të kundërshtimit të Rusisë, e ka detyruar Kosovën që të ndjekë rrugën e njohjeve individuale, për të arritur integrimin e plotë në bashkësinë ndërkombëtare. Rruga për sigurimin e njohjeve individuale është rruga më e vështirë dhe merr më shumë kohë. Asnjë nga fqinjët e Kosovës nuk kanë arritur më shumë se disa dhjetëra njohje formale bilaterale sepse njohjen e kanë siguruar nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kosova duhet të përcjellë rrugët paralele për të arritur – një nga një, numrin më të madh të mundshëm të njohjeve, por po ashtu për t’i përmbushur obligimet në mënyrë që vendi të bëhet anëtar i barabartë i OKB-së dhe BE-së.69 70 Për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, pengesat kryesore që dalin në këtë drejtim janë: 1. Kundërshtimi i Pakos së Ahtisaarit nga anëtarja permanente e Këshillit të Sigurimit-Rusia dhe pamundësia e arritjes së konsensusit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së; 2. Mungesa e unitetit në BE rreth pavarësisë së Kosovës, ka krijuar përfytyrimin se Kosova është çështje e pazgjidhur evropiane. Kjo, për shkak të mosnjohjes së Deri tanishme nga pesë shtetet anëtare: Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja; 3. Vlerësimi i gabuar i disa shteteve se pavarësia e Kosovës është rezultat i ”shkëputjes” (nga një shtet sovran) dhe jo shtet i krijuar nga shpërbërja e dhunshme dhe jokonsensuale e një shteti shumëkombësh federativ; Serbia ndez frikë të tilla me propagandim të ashpër për “konsekuencat e njohjes” për shtete me probleme interne; 4. Mungesa e interesit të qartë për njohje nga një numër i madh i vendeve që ende nuk kanë qëndrim të prerë për pavarësinë e Kosovës, të cilat janë larg gjeografikisht dhe politikisht me Kosovën dhe Ballkanin dhe kanë Kosovën ultënë listë të prioriteteve; 5. Zhvendosja e Kosovës nga prioritetet e larta të politikës së jashtme të vendeve mbështetëse dhe zbehja e kujtesës për të kaluarën e Kosovës; 6. Largimi nga skena politike ndërkombëtare e personaliteteve me ndikim gjatë procesit për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Njohjet ndërkombëtare mbeten prioritet kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës. Veprimet shtetërore të Republikës së Kosovës për realizimin e këtij prioriteti janë zhvilluar në partneritet të ngushtë me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Francën, aleatët e tjerë euro-atlantikë, si dhe aleatët rajonalë strategjikë, si Shqipëria dhe Turqia.

kopje

69 70

http://www.kryeministri-ks.net http://www.kryeministri-ks.net

49

Veprimet e deritanishme janë zhvilluar paralelisht me ndërtimin e shërbimit diplomatik të Kosovës, i cili, përkundër vështirësive, ka arritur të hapë kanale të komunikimit me një numër të madh të përfaqësuesve diplomatikë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, të akredituara në vendet përkatëse ku kemi përfaqësi diplomatike.Rrjeti diplomatik i Republikës së Kosovës u është qasur vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Qasja e drejtpërdrejtë (shtet me shtet) është realizuar përmes takimesh e komunikimesh me misione diplomatike të vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Në këto takime është përsëritur kërkesa zyrtare për njohje dhe janë paraqitur argumentet në favor të pavarësisë së Kosovës. Kjo ka shërbyer po ashtu për të marrë informacione të dorës së parë për qëndrimet e këtyre shteteve ndaj pavarësisë së Kosovës. Kjo veprimtari ka synuar që njohja e Kosovës të mbahet në agjendat politike të këtyre vendeve. Me anë të qasjes së tërthortë, nëpërmjet shteteve në të cilat Republika e Kosovës ka përfaqësi diplomatike, është synuar që të ndikohet tek shtetet të cilat nuk e njohin ende Kosovën. 6.7.4 Sovraniteti i Kosovës përballë kërcënimeve. Cenimi i sovranitetit të Kosovës(qëllimi i aneksimit territorial dhe strukturat paralele) që janë duke ndodhur pas shpalljes së pavarësisë, vjen si pasojë e mos zbatimit të sovranitetit të shtetit. Modernizimi i tepërt i institucioneve qeveritare dhe atyre ndërkombëtare po e qojnë Kosovën drejt një konflikti të ngrirë dhe afatgjatë. Këto sulme ndaj të drejtës së pronës private të kujtojnë terrorin e kobshëm gjatë kohës së Jugosllavisë së parë, pas luftës.

kopje

Cenim i integritetit territorial të Kosovës mund të konsiderohen edhe hyrja e trupave të armatosura të Malit të Zi brenda territorit të vendit tonë si dhe përndjekja e shqiptarëve nga pronat e tyre private. Këtë nuk e parasheh Plani i Ahtisarit! Ndoshta parashihet me Nenin 20 të Kushtetutës së Kosovës për bartjen e sovranitetit. Mali i Zi i ndërmori veprimet në territorin e Kosovës vetëm pasi Kushtetuta e Kosovës hyri në fuqi.. Duket se shtetet fqinje e kanë vërejtur këtë “të metë juridike” prandaj me këmbëngulje mëtojnë të përfitojnë duke e shkelur sovranitetin e Kosovës dhe të drejtat pronësore të qytetarëve shumicë. Sovraniteti i Kosovës sipas Planit të Ahtisarit “Sovraniteti” i Kosovës është garantuar paraprakisht me Planin e Ahtisarit. Ajo që po ndodhë në veriun e Kosovës dhe komunat tjera që do të krijohen për serbët përpos që është cenim i sovranitetit të Kosovës kanë për qëllim edhe respektimin e sovranitetit të Serbisë(okupatore) në një shtet të pavarur. Ndryshe një gjë e tillë mund të quhet edhe shpallje luftë një shteti fqinj. Për një kohë të gjatë edhe autoritetet autonome të komunave do të krijojnë probleme në terren. “Plani i Ahtisarit shumë qartë e thekson se “Komunat në Kosovë do të kenë kompetenca të plota dhe ekskluzive”, ose “kompetencat vetjake” ku përfshihet një listë e gjatë e veprimtarive që deri diku i bënë komunat shtete në vete. Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, 50

përfshirë agjencitë qeveritare të Republikës së Serbisë. Zhurma që është duke u bërë nga institucionet e Kosovës dhe analistët rreth “shqetësimeve” për cenim të sovranitetit është vetëm për konsum formal.Trashëgimia Fetare dhe Kulturore, (ku përfshihen prona e Kishës Ortodokse), reagimet ekonomike dhe zonat e mbrojtura, etj., vetëm e fuqizojnë edhe më tepër “cenimin e sovranitetit” dhe integritetit territorial të Kosovës. Plani i Ahtisarit, Sektori i Sigurisë së Kosovës, nuk e cenon “sovranitetin” territorial të Kosovës por vetëm e mbron “ndryshimin e vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, më 23 shkurt 2001 do të thotë se është “legjitimuar” një e padrejtë historike kundër Republikës së Kosovës. Çka do të thotë kjo? Ahtisari shumë qartë e ka thone: “Në deklaratën e tij të 7 marsit 2001, kryesuesi i Këshillit të Sigurimit, ndër të tjera përmendi: “Këshilli i Sigurimit bën thirrje për nevojën e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Në këtë kontekst thekson se marrëveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nënshkruar në Shkup më 23 shkurt 2001… duhet të respektohet nga të gjithë”. Edhe pse një gjë e tillë nuk është cilësuar si cenim i integritetit territorial të Kosovës, kjo është shkelje flagrante e të drejtave pronësore private, gjithnjë në dëm të shumicës

kopje

6.8 ORIENTIMET STRATEGJIKE PËR NJOHJE 71

Republika e Kosovës në fazën e ardhshme do të ndjekë një orientim strategjik, i cili është konsekuent, i përqendruar dhe gjithëpërfshirës, me qëllim mundësimin e Kosovës sovrane të bëhet anëtare e plotë e OKB-së, NATO-s dhe BE-së, duke siguruar numër optimal të njohjeve nga shtetet dhe organizmat multilateralë. Ky synim do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë dhe shtetet, entitetet dhe personalitetet e tjera përkrahëse në rajone të ndryshme të botës. Strategjia e veprimit për njohje dhe integrim të plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar do të zhvillohet në tri drejtime: I. Shtetet individualisht; II. Grup-shtetet dhe rajonet e caktuara; III. Organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë. Puna në drejtimet e sipërpërmendura do të mbështetet në dokumentet analitike të hartuara dhe të përditësuara vazhdimisht nga MPJ-ja, të cilat kanë identifikuar pengesat në sigurimin e njohjeve të reja për çdo shtet veç e veç dhe të cilat rekomandojnë qasjen që duhet ndjekur dhe argumentet që duhet paraqitur. Këto dokumente analitike janë14 plotësuar me përfundimet e Konferencës së Ambasadorëve të Kosovës (30-31 mars 2011), dhe rekomandimet e komentet e Grupit Punues (prill 2011) për hartimin e strategjisë. Shtetet individualisht: Ky drejtim përfshinë punën me shtetet veç e veç varësisht nga profili i tyre i përgjithshëm, faktorët dhe dinamikat e politikës së jashtme dhe, posaçërisht, pozicionimi i tyre ndaj pavarësisë së Kosovës. Grup-shtetet dhe rajonet e caktuara: Ky drejtim ka për qëllim përshtatjen e veprimeve për njohje ndaj faktorëve dhe dinamikave politike në rajone dhe grup-shtete të 71

http://www.kryeministri-ks.net

51

caktuara, të cilat ndikojnë në vendimmarrjen e politikës së jashtme të shteteve përkatëse. Ky kategorizim niset prej premisës se politikat e jashtme të disa vendeve janë të ndërlidhura ngushtë dhe shpesh operojnë në vijë dhe pajtim me politikat e grupshteteve të caktuara ose me politikat rajonale të rajoneve apo të mekanizmave të caktuar rajonalë. 6.9 Kosova e pavarur dhe bashkësia ndërkombëtare Që prej verës së vitit 1999, Kosova ka qenë ligjërisht protektorat ndërkombëtar nën mandatin ndërkombëtar të OKB-së, në misionin paqeruajtës KFOR, i udhëhequr nga NATO. I mbikëqyrur dhe i ndihmuar nga një personel civil ndërkombëtar i OKB-së dhe BE-së prej rreth 2500 vetësh që ndodhen në misionet UNMIK dhe EULEX, Kosova që prej vitit 1999 ka qenë plotësisht e shkëputur dhe e pavarur prej Serbisë. Ajo ka zhvilluar një sistem politik parlamentar të veçuar, ekonomi të tregut të lirë dhe ka miratuar përdorimin e një monedhe tjetër (Euro). Gjendja ekonomike, shoqërore dhe politike në Kosovë ka ndryshuar shumë duke u përmirësuar që prej asaj kohe. Përparimi i detyrohet kryesisht ndihmës ndërkombëtare dhe dërgesave financiare të shqiptarëve të kosovës nga jashtë vendit. 72 Shpallja e pavarësisë më 2008 dhe njohjet pasuese të Kosovës nga shumë shtete, i sollën Ballkanit stabilitetin shumë të nevojshëm dhe mbyllën librat mbi shpërbërjen e zgjatur të asaj që dikur ishte Jugosllavi. Shpallja e pavarësisë së Kosovës buroi nga një proces i mbikëqyrur nga OKB-ja, që përmes Rezolutës 1244 dhe institucioneve që kishte themeluar, ishte thellë e përfshirë në të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës. Shpallja e pavarësisë tani ka mundësuar një të ardhme në të cilën Kosova nuk është e pavarur vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht dhe administrativisht. Mendimi i qartë i GJND-së në favor të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka ndikuar ende që 5-shja evropiane, Rusia dhe disa vende të tjera të ndryshojnë qëndrim kundrejt njohjes së shtetit të Kosovës. Megjithatë, mendimi i GJND-së ka ndihmuar në një mënyrë tjetër: pa marrë parasysh kundërshtimet e Serbisë dhe të disa shteteve përkrahëse të saj ndaj legjitimitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, ekzistenca e saj si subjekt shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare tashmë pranohet në mënyrë të padyshimtë edhe nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për shembull, mbi 125 shtete tashmë pranojnë pasaportat kosovare, në baza formale apo joformale. 73 Deri në qershor të vitit 2010, Kosova është njohur nga 69 shtete, përfshirë tre anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, mëse dy të tretat e anëtarësisë së Këshillit të Europës, të gjithë fqinjët e drejtpërdrejtë të Kosovës dhe të gjithë republikat ishjugosllave me përjashtim të Serbisë dhe Bosnje-Hercegocinës. Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ky numër do të rritej me siguri. Megjithëse ekzistenca e Kosovës është mbrojtur nga forcat ndërkombëtare dhe mbijetesa e saj është e siguruar, ky shtet që është më i riu në Europë mbetet një organizim i papërfunduar të cilit i mungon kontrolli mbi të gjithë territorin dhe popullsinë e tij, me një mundësi ekonomike për vetëmbajtje me mangësi dhe me varësi financiare të jashtme të tepruar, të rënduar nga

kopje

72 73

Shih Komentet e SHBA-së, f 3. www.rrokum.tv ( dt 08.09.2010 )(Prof. ANTON BEBLER)

52

problemet kombëtare të korrupsionit, trafiqet e paligjshëm dhe krimi i organizuar. Një numër i problemeve të mprehta politike dhe shoqërore të saj janë të pazgjidhur. Varfëria dhe shkalla shumë e lartë e papunësisë , keqveprimi i sundimit të ligjit dhe pengesat e udhëtimit të lirë krijojnë probleme shkurajuese për shumicën e popullsisë së Kosovës. Edhe për pakicën serbe në Kosovë, kjo është traumë psikologjike dhe ekzistenciale e mprehtë po ashtu si edhe për refugjatët serbë e romë në vetë Serbinë. Sot, njëqind vjet pas që prej pushtimit të vitit 1912, është e qartë se aventura në veri të Shqipërisë dhe në Kosovë nuk i solli përfitim Serbisë. Pa barrën e Kosovës, sot Serbia do të ishte pa dyshim një vend më i zhvilluar, më i pasur dhe më i fortë. Kur erdhi në fuqi Sllobodan Millosheviçi e shfrytëzoi me mjeshtëri maninë nacionale të lavdisë historike të Serbisë, duke vënë nën zotërim Kosovën dhe me idenë e të bërit që të gjithë serbët etnikë të jetojnë në një shtet. Kjo platformë vërtet gëzoi për shumë vjet mbështetje të gjerë publike ndër të gjithë serbët. Nën sundimin e Millosheviçit, megjithatë, për shkak të shtrirjes së gjerë të politikës së tij në Kosovë, e shkatërroi arritjen e saj më madhore kombëtare që pjesa më e madhe e serbëve jetonin në Jugosllavi dhe pësoi humbje shumë të mëdha ekonomike, njerëzore dhe intelektuale. Sundimi serb mbi të gjithë Kosovën mbaroi në korrik të vitit 1999 dhe zotërimi i Kosovës nuk mund të rivendoset më kurrë në mënyrë paqësore në çfarëdo lloj forme. Edhe nëqoftëse kjo do të ishte e mundur, kjo do të rrezikonte brenda disa dhjetëvjeçarëve shumicën serbe në territorin e Serbisë të kufijve të para vitit 1999 si dhe do të minonte sistemin e saj politik të njësuar të tanishëm. Ka tregues se objektivi i vërtetë i qeverisë serbe të sotme nuk është rimarrja e statusit të saj mbi ish-krahinën, por ripërcaktimi i kufirit ndërshtetëror të tanishëm me Kosovën, ndoshta nëpërmjet rrëmbimit të territoreve dhe popullsive pakicë në të dyja anët. Kjo zgjidhje, e cila është propaganduar nga një numër serbësh të shquar, është, megjithatë, me shumë pak gjasa që të pranohet nga autoritetet e Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Për Serbinë, Kosova e sotme përfaqëson para së gjithash një problem përshtatjeje psikologjike. Politika e saj e sotme mohuese dhe shkatërruese i shërben keq interesave politike dhe ekonomike reale të pakicës serbe në Kosovë, refugjatëve serbë dhe romë si dhe pakicës shqiptare në Serbi. Është në interesin objektiv të popullsisë serbe dhe të pakicës serbe në Kosovë që të pranojë dhe të përshtatet me këtë realitet të pakthyeshëm. Të paktën, bashkekzistenca de facto e Serbisë dhe Kosovës pa njohjen zyrtare të Kosovës, do të kishte gjithashtu rrjedhoja pozitive në klimën e brendshme politike në fqinjët. Me sjelljen e saj të arsyeshme dhe konstruktive, Serbia mund të ndihmonte në mënyrë të prekshme për qendrueshmërinë, sigurinë dhe mirëqenien rajonale. Sa më shpejt që të ndodhë një normalizim i tillë aq më mirë do të ishte për rajonin dhe Europën. 74 Që prej viteve 1989-1999, çështja e Kosovës e ka ndarë bashkësinë ndërkombëtare, duke përvijuar ndarjen e mëparshme Lindje-Perëndim. Ajo ka krijuar një sfidë serioze për kohezionin e brendshëm politik të NATO-s dhe ka përkeqësuar marrëdhëniet e saj me Federatën Ruse. Aleanca më pas u tregua e aftë që të zbuste ndryshimet ndërmjet anëtarëve të saj dhe të arrinte një konsensus në lidhje me veprimin ushtarak të pezulluar kundër Republikës Federative Jugosllave dhe më pas për vendosjen përkatëse të forcave të KFOR-it. Bashkësia ndërkombëtare e ka ndihmuar Kosovën shumë. Sidoqoftë, vetëm një pjesë e vogël e fondeve ndërkombëtarë ka shkuar drejtpërdrejt në ekonominë e

kopje

74

www.telegrafi.com dt. 27.05.2010

53

Kosovës meqenëse pjesa më e madhe e tyre janë shpenzuar për të ruajtur sigurinë dhe mbajtur personelin ndërkombëtar. Frytshmëria e ndihmës ndërkombëtare mund të ishte përmirësuar me siguri nëpërmjet riorganizimit të sistemit, duke përcaktuar më qartë mandatin e aktorëve ndërkombëtarë dhe duke arritur një bashkërendim më të mirë të tyre në shkallë rajonale. Këtu janë disa aspekte positive.Sa përshtaten në kohë me paraqitjen ndërkombëtare : a. Niveli dhe qëndrueshmëria e komunitetit ndërkombëtar do të thotë përkrahje në vendimet ku janë përfshirë duke u bazuar në një interes të qartë b. Përcaktim i qartë i mandatit eshtë një luftëtar i dyfishtë dhe natyra civile që i përcakton të dyja është siguri dhe mundësi bindëse. c. Prezenca e njëkohëshme dhe bashkërendim i mbyllur ndërmjet organizatave ndërkombëtare duke i mundësuar një ndarje ndërmjet fuqisë punëtore ndërmjet politikës,ekonomise,socialitetit etj.75 Shumë vjet pas vendosjes së protektoratit, problemi i Kosovës i ka ndarë përsëri anëtarët e NATO-s dhe të BE-së. Në vitin 2007, një shumicë e fortë e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s pranuan rekomandimet e ish-Presidentit të Finlandës, Marti Ahtisari, të cilat ishin hartuar me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Sovraniteti i kufizuar i propozuar për Kosovën i bashkërenduar me shpërqendrimin e pushtetit vendor dhe mbrojtjen e fortë të pakicave u gjykua nga fuqitë perëndimore kryesore dhe nga mbështetësit kryesorë të KFOR-it si e keqja më e vogël ndërmjet të gjitha alternativave të mundshme. Si rrjedhojë, njëzet e dy anëtarë të BE-së dhe NATO-s e njohën pavarësinë e Kosovës. Një pakicë e anëtarëve, kanë ndjekur për arsyet e tyre qëndrimin kundërshtues të Serbisë. Mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të BE-së mbi këtë çështje kanë qenë më të dukshme në vitin 2008 sesa kanë qenë në vitin 1991 mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të Komunitetit Ekonomik Europian në lidhje me njohjen e pavarësisë së Sllovenisë dhe Kroacisë. Kosova, për disa dhjetëvjeçarë, ka përfaqësuar jo vetëm një prej konflikteve të shumtë politikë të botës, të cilët kanë qenë të lidhur ngushtë me ndasi etnike, kombëtare, gjuhësore, kulturore dhe fetare brenda shteteve. Konfliktet e shumtë në të kaluarën janë zgjidhur me ndarje të suksesshme të shoqëruara me shpallje të njëanshme të pavarësive ose me veprime të tjerë të ngjashëm . Ndër kombet që janë shkëputur në mënyrë të njëanshme prej shteteve të mëdhenj dhe perandorive kanë qenë edhe serbët. Që prej fundit të "Luftës së Ftohtë" ka pasur rreth njëzet ndryshime të kufijve të njohur ndërkombëtarisht në hapësirën euroatlantike, kryesisht pa autorizimin e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Zgjidhja e problemit të Kosovës, në një numër të caktuar këndvështrimesh sui generis, nuk duhet të përsëritet diku tjetër. Në shumë këndvështrime me zhvillime të ngjashme, shumica e vendeve anëtarë të BE-së e të NATO-s dhe Rusia përdorën standart të dyfishtë kur respektuan të drejtën e vetëvendosjes në njerin rast dhe e nënvleftësuan në rastet e tjerë.

kopje

75

Alice Ackerman and Antonia Pala, 'From Peacekeeping to Preventive Deployment: a Study of the United Nations in Former Yugoslav Republic of Macedonia', European Security Dialogue, vol. 5, no. 1, Spring 1996, pp. 83-97, esp.

54

Dymbëdhjetë vjet pas ridaljes në politikën ndërkombëtare, Kosova mbetet një problem kontradiktor. Ajo kërkon vëmendje dhe ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim që të jetë e sigurtë se përpjekjet e saj shumë të mëdha për paqe që nga viti 1992 në Ballkanin Perëndimor do të kenë ndihmuar për çështjen e Europës së lirë, demokratike dhe të zhvilluar të cilës i përkasin me të drejtë të gjithë vendet ballkanikë, përfshirë Kosovën. KONKLUZIONE Si përfundim iu dha qartësia shum pikave të rëndësishme që po ndodhin realisht në ditët e sotme . Më saktë u parashtruan shum cështje të rëndësishme. U nis me shpjegimin e një rruge shum paqësore sic janë negociatat kuptimi i tyre . Një rrugë shumë më e shkurtër se sa cuarja direkte në gjykatë . Shpjegimi se sa përgjegjësi kanë shtetet bëjnë të munduar kuptimin e thjeshtë nga cdo kush . Shumë lojra dhe strategji që ndiqen nga shtetet na bëjnë të kuptojmë ecurinë që ndjekin shtetet kur ndodhen përpara një konflikti, aq më tepër konfliktet bazë të një shteti. Parashtrimi i funksionit të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë është një element tjetër i të drejtës ndërkombëtare i rëndësishëm sepse është organi më i lartë rregullator midis shteteve. U bë më e qartë funksioni dhe rëndësia e saj duke parë së vendi ynë nuk ka pasur shum cështje në këtë gjykatë dhe për pasojë edhe njohja e saj është më e dobët sesa gjykata të tjera të ngjashme me të . U arrit të shpreheshin dhe kuptoheshin shum data dhe fakte historike që përbëjnë rëndësi për kombin tonë . Një cështje delikate si në thelbin e saj ashtu edhe në historinë kohore të saj me shum ngjarje e të papritura. Data të shumta plot vuajte të kosovës që të conin me një mendim për arritjen një ditë të një lirie të munguar derisa arriti në ditën e madhe të lirisë dhe më pas cuarja e saj në gjykatën ndërkombëtare. Finalizimi i një mundimi i shprehur në data e fakte me një kronologji ngjarjesh aktive duke pasqyruar edhe rëndësinë më të madhe ligjëshmërinë e shpalljes së pavarësisë .

kopje 55

Bibliografi Burimet Literatura: Puto Arben, E drejta ndërkombëtare publike , albin, Tiranë.2008. Dojç Karl, Analiza e mardhёnieve ndërkombëtare,shblu, Tiranë,1994 Bytyçi Enver, E drejta e vetvendosjes:Rasti i Kosovës, shb.koha,Tiranë, 2007 Stavileci Esat,Për Kosovën dhe çështjen Shqiptare,prograf, Prishtinë 2001 Jeta juridike ,Revistë juridike shkencore nr 4, shb.erik, Tirane,2004 Baleta Abdi “Kosova nga Dejtoni ne Rambuje” shbkoha,Tiranë 1999

kopje

Lalaj .A, Kosova rruga e gjatë drejt vetëvendosjes, Tiranë, 2000 Gjeloshi .N, Kosova në udhëkryq ’89, Itali, 1997

Çështje të historisë së shtetit dhe të së drejtës, për konkursin e pranimit në fak.e drejtësisë. Luarasi 1998 Komentet me shkrim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (“Komentet e SHBA-së”), Komentet me shkrim të Qeverisë së Republikës së Serbisë (“Komentet e Serbisë”), Deklarata e SHBA-së, f. 57, n. 231; Komentet e SHBA-së Armitage David, Shpallja e pavarësisë: Një histori globale 3, 20 (2007). Tifunovska Snezana Prej krijimit deri te shpërbërja e saj (bot. 1994), Abi-Saab Georges, “Konkluzioni”, në Shkëputja: Perspektivat e të drejtës ndërkombëtare,(Marcelo Kohen, bot. 2006) Lund S Michael., Preventing Violent Conflicts - A Strategy for Preventive Diplomacy (Washington DC: United States Institute of Peace Press, 1996) Furlong Bob, 'Powder Keg of the Balkans', International Defence Review, vol. 26, no. 5, May 1993,. 56

"Huge amounts" of weapons said to enter Macedonia from Albania', SWB EE/3024 A/17, 15 September 1997 , , Sauerwein Brigitte, 'Can crisis be nipped in the bud?', International Defence Review, vol. 26, no. 5, May 1993, Ackerman Alice and Pala Antonia, 'From Peacekeeping to Preventive Deployment: a Study of the United Nations in Former Yugoslav Republic of M acedonia', European Security Dialogue, vol. 5, no. 1, Spring 1996

Referencat www.rrokum.tv

( dt 08.09.2010 )(Prof. ANTON BEBLER)

www.trtalbanian.com ( dt22.07.2010) www.telegrafi.com dt. 27.05.2010

kopje

www.shqip.al dt 17.09. 2010

http://www.scribd.com/doc/81925841/Sovraniteti

http://www.see-educoop.net/education_in/sovranitet

http://www.kontribut.com/diplomaci( prof.dr. Beqir Ismaili) http://www.universitetiaab.com(Uroš Lipušček)

http://pashtriku.beepworld.de/files/prof dr/xhelal gjevori_ http://fletorjashqiptaria.com/konferenca-e-bujanit http://sq.wikipedia.org/wiki/Kosova

http://www.forumikatolik.net/archive http://geoprespa.wordpress.com http://forumi.shqiperia.com www.kosovothanksyou.com

http://sq.wikipedia.org/wiki/Njohja_e_Kosov%C3%ABs_shtet_i_pavarur http://www.kryeministri-ks.net http://lajme.dervina.com http://www.kdi-kosova.org Gazeta Tirana observer (23 July 2010 ) BBCAlbanian.com

Botuar: E premte, 17 prill 2009

BBCAlbanian.com 17.02.2008

57

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF