Windows Server shqip.docx
December 14, 2016 | Author: Albi Muça | Category: N/A
Short Description
Download Windows Server shqip.docx...
Description
Tema:Windows Server
Fjoralbi Muça
Një seri e sistemeve operative server të zhvilluar nga Koorporata e Mikrosoftit. Windows Server-at janë versionet më tëe fuqishme të sistemeve operative desktop në krahasim me homologët e tyre, dhe janë dizenjuar për të funksionuar me efiçencë për koorporatat që janë të lidhura me rrjetin/networkun,me hostin e internetit ose intranetin, me databazat dhe operacionet funksionale të koorporatave. Emri Windows Server debutoi me leshimin në perdorim të Windows Server 2003 dhe vazhdon me lëshimet në treg të Windows Server 2008 R2, i cili ndan/share kodin bazë me Windows 7. Windows Server 2008 R2 debutoi në Tetor të 2009 dhe ka akoma ne zhvillim e sipër të paketës service pack (SP1).
Prodhuar nga kompania Microsoft Është fjala për pjesën softuerike Sistem operativ Kushton shumë Alternativa:
◦ Linux, Unix, Solaris, etj Për sa i përket artitekturës duhet tw adaptohet sipas modelit të harduerit 32bit ose 64bit
Vendosja e harduerit Mund të jetë nga prodhues të ndryshëm. Pranohen gati të gjithë prodhuesit (vendors).Duhet të ketë minimumin e kapaciteteve.Sa më shumë kapacitete aq më mirë,CPU me sa më shumë bërthama, sa më shumë memorje, porte, pllakën amë të përshtatshme etj. Duhet të ketë ftohës/ventilator të përshtatshëm, sepse serveri lëshon nxehtësi.Duhet të ketë rrymë të pandërprerë, (+UPS,gjenerator) sepse dëmtohet kur të ndërpritet furnizimi papritur. Duhet të ketë izolim të përshtatshëm – nga uji (raised floor), nga dëmtimi fizik (rack,çelës).Pjesë rezervë. Manual. Përkrahje teknike.
Para se të zgjidhet lloji i sistemit operativ, duhet të dihet arsyeja e zgjedhjes, madhësia e organizatës që do ta përdorë, vëllimin e shërbimeve që do të ofrojë, nevojat për zgjërim në të ardhmen, fondet financiare, etj.
Versionet e fundit në treg: ◦ Windows Server 2003 ◦ Windows Server 2008 po zëvendëson 2003-shin.
Varësisht nga nevojat që ka organizata, ka disa versione Windows Server 2008: Web Edition, Standard Edition, Datacenter Edition,Enterprise Edition, Storage Server, for ItaniumBased Systems
Web Edition - I dizajuar si platformë serveri për IIS (webserverin e Windows), ofron shërbime XML , përkrah ASP dhe kornizën .NET.
Standard Edition - I dizajnuar për biznese të vogla dhe të mesme, ky version përkrah shpërndarjen e fajlave dhe printerëve, përkrah deri në katër procesorë, dhe deri në 4GB RAM.
Datacenter Edition - I dizajnuar për infrastruktura që kërkojnë siguri të madhe, dhe besueshmëri të lartë, që përkrah deri në 64 procesorë dhe 512 GB, me disponueshmëri të lartë, aplikacione dhe procese që kërkojnë procesime të vështira
Enterprise Edition - I dizajnuar për biznese të mesme dhe të mëdha si platformë serveri me unksionalitet të plotë i aftë të operojë me tetë procesorë dhe 64 GB RAM, me mundësi si clustering dhe virtualizim
Storage Server - I dizajnuar si platformë për hapësirat për ruajtje të informacioneve në rrjet (NAS) dhe i optimizuar për shpërndarjen e fajleve dhe printimit.
for Itanium-Based Systems - I dizajnuar për serverët Intel Itanium 64-bit, version special i Windows Server 2008
Çfarë ofron Windows Server 2008?
Më shumë kontroll > Skripta, dhe automatizim i veprimeve, vetë-diagnostifikim, aplikacione për qasje në distancë, etj.
Fleksibilitet më të madh > Përdorues mobilë, qasje e centralizuar në aplikacione,etj.
Programe të përdorshme > Windows Power Shell (CLI), gjuhë skriptimi, konzolla
Server Manager që mundëson qasje në aplikacione në mënyrë të centralizuar.
Mbrojtje të rritur> kernel – bërthama më e mbrojtur nga sulmet. Mbrojtje më e mirë e proceseve dhe serviseve nga sulmet nga Interneti, mbrojtje për qasjet, kriptografia, etj.
Funksionalitete të avancuara TCP/IP > Përkrahje për IPv4, IPv6, mund të zëvendësojë një ruter, etj.
Sistem fajlash (NTFS) të vetë-riparueshmëm
Përmirësim të dëmtimeve potenciale në disk, dhe të sistemit të fajlave
disa
duke
Virtualizim> Mundësimin e aktivizimit të sistemeve operative njëkohësisht, përdorur të
njejtin server fizik.
Shumica e softuerëve në një server i njohin protokolet e rrjetave, sepse shërbimet e tyre i japin në rrjeta kompjuterike. Disa aplikacione kryejnë punë të veçanta për serverin, si p.sh. Active Directory (AD), SQL Server, Exchange email serveri, etj.
Shërbime shtesë që ofron WS2008 për dallim nga paraardhësit: ◦Failover clustering–aftësia që disa serverë të lidhen bashkë, të ofrojnë shërbime, ashtu që nëse dështon një server, tjerët e kompensojnë. ◦Network load-balancing–balancimi i ngarkesës së punës në mes disa serverëve si ‘cluster’. ◦802.1X authenticated wired and wireless access –Ky funksionalitet parandalon qasjen te përdorues dhe kompjuterë të paautorizuar.
Server Manager –aplikacioni qendror që menaxhon identitet e serverit, informatat mbi serverin, statusin e serverit, konfigurimet dhe identifikimin e problemeve, si dhe menaxhimin e roleve
BitLocker Drive Encryption –mbrojtje e të dhënave brenda sistemit operativ.
Windows Service Hardening –serveret e ekspozuar në Internet i mbron nga sulmet e ndryshëm nga rrjeti. Nuk lejon që të aktivizohen servise të panevojshme apo të bëjnë veprime të papritur.
Microsoft Forefront Security Technologies –mbrojtje shtesë për klientët që lidhen në WS2008.
Internet Security and Acceleration (ISA) Server (se fundi quhet Threat Management Gateway -TMG Server) –proxy dhe firewall efikas për mbrojtje të rrjetit, dhe mundësim të qasjeve special User Account Control (UAC) –qasje dhe veprime të autorizuar vetëm për administrator
Windows Firewall and Advanced Security –mbrojtje e aktivizuar që në instalim.
Network Access Protection (NAP) –mbrojtje proaktive e rrjetit. E detyron çdo klient që lidhen me këtë server të marrë autorizim, anti-virus, dhe përditësime sipas rregullave të atij rrjeti.
View more...
Comments