Universiteti i Prishtines -Pyetje Nga Provimi Pranues Ekonomik

January 31, 2017 | Author: Beni Gashi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Universiteti i Prishtines -Pyetje Nga Provimi Pranues Ekonomik...

Description

EKONOMIA 1.Kërkesa paraqet (rretho): a. sasinë e të mirave që e dëshiron konsumatori b. sasinë e të mirave që konsumatori është i gatshëm dhe i aftë ta blej. c. Sasinë e të mirave që ofrohen në treg 2.Cilat nga karakteristikat vijuese I përket një ndërmarrje individuale (rretho)? a. qasja e letë në burimet e financimit b. aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve c. përgjegjësia e kufizuar 3.Emitimi I parasë është funksion i: a. qeverisë b. bankave komerciale c. bankës qendrore 4.Nxitjen e eksternaliteteve të dobishme përmes subvencioneve e bën: a. qeveria b. tregu c. edhe njëra edhe tjetra 5.Marrëdhëniet në prodhim definohen : a. si raport I njeriut ndaj njeriut në procesin e punës b. si raport I prodhuesve ndaj punës në procesin e punës c. si raport midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim 6.A ekziston dallim midis GNP dhe GDP ? a. po b. jo 7.Sasia e produkteve që shitësit ofrojnë për çmime të ndryshme, në një kohë dhe vend të caktuar quhet ofertë 8.Kosto (shpenzime) të pandryshuara (fikse) janë : a. energjia dhe lënda e parë b. renta (qiraja) c. kostot për njesi të prodhimit 9 .Bilanci I një firme prezenton (rretho) : a. të hyrat dhe të dalat gjatë në viti b. mjetet, burimet e mjeteve dhe pasurinë c. rrjedhën e paras

10.Aksioni paraqet (retho) : a. një letër me titull pronësie b. aktivitet mobilizues të biznesit c. fitimin nga pronsia 11.Një rritje e çmimit (rretho): a. e ul sasinë e ofruar të mallit në treg b. e rrit sasinë e kërkuar të mallit në treg c. e ul sasinë e kërkuar të mallit në treg 12.Në ekonomin e planifikuar sasia e të mirave materiale dhe e shërbimeve përcaktohet (rretho): a. sipas traditës b. nëpërmjet planifikimit të shtetit c. nga ligjet e kërkesës dhe ofertës 13.Sistemi ynë ekonomik I takon : a. sistemit ekonomik tradicional b. sistemit ekonomik të komanduar c. sistemit të ekonomisë së tregut 14.Në kushtet e tanishme të zhvillimit ekonomik ndërhyrja më aktive e qeverisë në ekonomi a konsiderohet si masë e domosdoshme ? a. po b. jo 15.Motivi I fitimit a konsiderohet si forcë e vetme që e vë në lëvizje sistemin ekonomik të iniciativës së lirë ? a. po b. jo 16.Tatimin në pronë në vendin tonë e mbledh qeveria qendrore a. po b. jo 17.Rritja e nevojave ka karakter (rretho): a. të përhershëm b. të përkohshëm c. përputhet me burimet 18.Aksionarët janë pronarë (rretho) : a. të firmës individuale b. të korporatës c. të ortakisë

19.Përgjegjësinë për prodhimin e produkteve të sigurta dhe paketimin e përshtatshëm për konsumatorët e kanë (rretho) : a. qeveria qendrore b. bizneset c. organizatat e kontrollit të mallit dhe të sigurimit 20.Huat afatgjata përdoren për të financuar (rretho) : a. pagat, lëndet e para b. blerjen e makinave dhe ndërtimin e fabrikave c. dividentin për aksionarët 21.Rënia e nivelit të përgjithshëm të çmimeve në literaturë emërtohet si (rretho) : a. inflacion b. deflacion c. stagflacion 22.Kur të ardhurat e parashikuara janë të barabarta me shpenzimet e planifikuara, cili lloj I buxhetit paraqitet : a. deficitar b. suficitar c. i balancuar 23.Të mirat dhe shërbimet publike si dhe stabilizimin e ekonomisë në ekonominë e tregut I siguron : a. vet tregu b. qeveria c. ndërmarrja 24.Buxheti është një pasqyrë e cila prezenton pasurinë e ndërmarrjes : a. po b. jo 25.Çmimet shprehin vlerën në para të mallrave dhe të shërbimeve. a. po b. jo 26.Zgjedhja a korrespodon me koston aportune ? a. po b. jo 27.Konkurrenca nëpermjet reklamës dhe cilësisë bëhet : a. në firmat e konkurrencës se plotë b. në monopol c. në konkurrencën monopolistike d. në oligopol

28.Tarifa më e ulët, për të cilën individi do të ishte në gjendje të ofronte punë në tregune punës quhet : a. paga minimale b. pagë e rezervuar c. mëditje d. ofertë e punës 29.Norma me të cilën konsumatori është I gatshëm ta zëvendësojë një të mirë me tjetrën në një kurbë të indiferencës quhet : a. normë marxhinale e zëvendësimit b. koeficient marxhinal I zëvendësimit teknik c. koeficient marxhinal I transformimit 30.Izokuanti paraqet : a. koston e punës dhe kapitalit për të prodhuar një sasi të caktuar outputi b. kombinimet e ndryshme të punës dhe kapitalit për të prodhuar një sasi të caktuar outputi. c. kurbën në të cilën konsumatori është indifferent ndaj konsumit të dy të mirave d. sasinë e parave me të cilat konsumatori përballon sasinë e dy të mirave. 31.Ju jeni anëtar I bordit I cili shqyrton rrugën për rritjen e të ardhurave të Teatrit Kombëtar. Ju do të rekomandonit rritjen e çmimeve të biletave për teatër, vetëm atëherë kur jeni të bindur se kurba e kërkesës për bileta është : a. joelastike b. elastike c. ka elasticitet unitary d. ka elasticitet të plotë (perfekt) 32.Kur një buxhet ka shpenzime më të mëdha sesa të ardhurat, thuhet se ka : a. suficit b. deficit c. është I balancuar 33.Cili është çelësi I vërtetë I suksesit të një biznesi (rretho) : a. idetë e shkëlqyera b. fati në biznes c. studimi I kujdesshëm I tregut 34.Puna, toka dhe kapitali janë : a. burime të interesit (kamatës) b. burime të rentës c. faktorë (burime) të prodhimit

35.Shpërndarja në ekonminë e tregut realizohet (rretho) : a. sipas ligjeve të kërkesës dhe të ofertës b. sipas traditës c. nëpërmjet organeve të planifikimit shtetëror 36.Në ekonominë e planifikuar dominon (rretho) : a. prona private b. prona shtetërore c. prona shoqërore 37.Ekonomia hyn në grupin e shkencave (rretho) : a. natyrore b. shoqërore 38.Nevojat njerëzore janë (rretho) : a. të kufizuara b. të pakufizuara c. ndodhen në përputhje me burimet 39.Elasticiteti I kërkesës tregon se në çfarë mase çmimi I një produkti ndikon në sasinë e ofruar të tij. a. po b. jo 40.Në ekonominë e tregut vendimet e blersëve dhe të shitësve të veçantë nuk bashkëveprojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve : si, kush dhe çfarë. a. po b. jo 41.Makroekonomia studjon zgjidhjet që bëjnë familjet, individët dhe bizneset. a. po b. jo 42.Kostot (shpenzimet) e përgjithshme janë të barabarta me : a. kostot fikse plus kostot variabile b. kostot mesatare plus kostot e përgjithshme c. kostot margjinale plus kostot fikse 43.Aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve është karakteristikë e : a. firmave me ortakë b. bizneseve të vogla (firmave individuale) c. korporatave

44.Burimet (fondet) e brendshme të firmës janë (rretho dy nga zgjidhjet) : a. huat afatshkurtra b. të ardhurat nga shitja e produkteve dhe sherbimeve c. fitimet e mbajtura (të ruajtura) d. huat afatgjata 45.Çmimi dhe sasia e ofruara në treg qëndrojnë në varësi (rretho) : a. të drejtë b. të zhdrejtë c. nuk ndikohen në mes veti 46.Taksat mbi cigaret dhe pijet alkoolike në literaturë emërtohen si : a. taksa të “mëkateve” b. taksa progressive c. taksa përpjesëtimore 47.Të ardhurat kombëtare, numri I përgjithshëm I të punësuarve, produkti I përgjithshëm shoqëror, inflacioni janë probleme që studjohen nga : a. mikroekonomia b. makroekonomia c. mikroekonomia dhe makroekonomia 48.Arsimi bën pjesë në grupin e shërbimeve publike a. po b. jo 49.Filozofia “Lasisez feire” a shpreh politikën e kufizimit të ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi : a. po b. jo 50. GDP llogaritet (shëno formulen) : GDP=C+I+G+Nx 51.Burimet si toka, puna dha kapitali janë të pakufizuara : a. po b. jo 52.Pamjaftueshmeria ekziston sepse dëshirat njerëzore janë të pakufizuara : a. po b. jo 53.Artikujt qe nuk mund ti siguroj sistemi I tregut dhe që qeveria duhet ti siguroj quhen : a. të mira dhe sherbime private b. të mira dhe shërbime publike

53.Të ardhurat që sigurohen nga aksionet quhen dividend 54.Qëllimi I reklames është është që të nxisë shitjen e të mirave dhe shërbimeve : a. po b. jo 56.Çmimi dhe sasia e kërkuar në treg qëndrojnë në varësi (rretho) : a. të drejtë b. të zhdrejtë c. nuk ndikohen në mes veti 57.Elasticiteti I kërkesës shprehë shkallën e reagimit të konsumatorve ndaj ndryshimit të çmimit. 58.Sipas ligjit të kërkesës çmimi dhe sasia e kërkuar qëndrojnë në relacion të : a. drejt b. zhdrejt 59.Shitja e obligacioneve dhe emitimi I aksioneve a është rrugë për rritjen e kapitalit të firmes : a. po b. jo 60.Dobia e konsumatorit dhe kërkesa e konsumatorit janë object studimi të : a. makroekonomis b. mikroekonomis

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF