Teme Diplome Juridik - Vepra Penale e Mashtrimit

October 12, 2017 | Author: Blerta Kajoshaj | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Vepra Penale e Mashtrimit...

Description

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI” DEPARTAMENTI DEGA:

VEPRA PENALE E MASHTRIMIT PUNIM DIPLOME

Punoi:

Pranoi:

Tetor, 2015

TABELA E PËRMBAJTJES:

I. HYRJE..................................................................................................................3 KAPITULLI II - FIGURA E MASHTRIMIT PËRGJATË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR II.1. Vështrim historik për figurën e mashtrimit..............................................................................4 II.2. Kuptimi i figurës së mashtrimit................................................................................................9 II.3. Elementet subjektive dhe objektive të mashtrimit.................................................................10 II.4. Llojet e mashtrimeve..............................................................................................................14

KAPITULLI III - VEPRA PENALE E MASHTRIMIT SIPAS LIGJIT NR. 8733 DHE DISA SHEMBUJ KONKRET III.1. Neni 143: Mashtrimi (shtuar paragrafi i II me ligjin nr 8733, dt 24.01.2011)......................21 III.2. Ndryshimi midis mashtrimit nga vepra penale e ndihmes për kalim të paligjshëm të kyfirit..............................................................................................................................................25

BIBLIOGRAFIA......................................................................................................30

2

I. HYRJE Krimet e mashtrimit janë konsideruar si vepra penale të cilat dënohen me ligj. Kjo vepër penale prek marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar paprekshmërinë e të drejtës së pronës nga pronari ose poseduesi i ligjshëm i saj, në mënyrë që ai ta gëzojë e disponojë atë sipas vullnetit të lirë të tij. Këto marrëdhënie juridike për vetë rëndësinë e madhe që paraqesin gjejnë mbrojtje para së gjithash në Kushtetutë. Kështu, kushtetuta sanksionon në nenin 11 se prona private, ekonomia e tregut dhe liria e veprimtarisë ekonomike janë shtyllat e sistemit tonë ekonomik. Gjithashtu, në paragrafin 2 të tij sanksionohet se prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj. Pra, si prona private dhe publike gëzojnë një mbrojtje të barabartë. Në vazhdim të mbrojtjes që gjen prona në kushtetutë përmendim nenin 41 që sanksionon se e drejta e pronës private është e garantuar si një nga të drejtat themelore të individit. Po kështu dhe në nenin 42 parashikohet se: Liria, prona dhe të drejtat e njohura në Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor. Në ndryshim nga kodet e mëparshme, në këtë Kod vihet në plan të parë objekti konkret ku drejtohet vepra penale duke i kushtuar rëndësi mënyrës dhe vendit të kryerjes së veprës penale. Vihen re dispozita të reja në përmbajtje dhe emërtim, ku do të veçonim mashtrimin në subvencione, mashtrim në sigurime, mashtrim në kredi, pra janë subvencionet, sigurimet dhe kreditë që në kushtet e reja social-ekonomike mund të jenë objekt i veprës penale të mashtrimit dhe që Kodi Penal i ri i ka specifikuar në dispozita më vete duke treguar mënyrën e kryerjes së veprës për secilën dispozitë. Për shkak të rrezikshmërisë shoqërore të madhe, si vepra që cenojnë interesa të rëndësishme shtetërore e shoqërore, për to në Kodin e ri Penal parashikohen sanksione të rënda.Mashtrimi është një vepër me rrezikshmëri shoqërore jo vetëm nga rëndësia e marrëdhënieve që prek, por edhe nga mënyra se si kryhet kjo vepër, mënyrat që përdoren për të evituar pasurinë. Mashtrimi bën fjalë për një mënyrë më të avancuar, më dinake, të shtënies në dorë të asaj që dëshiron. Pra, vetë mashtrimi përbën një nga shembujt e evoluimit të kriminalitetit që, me forcë ose me dhunë cila do qoftë origjina, bëhet në vazhdim më e mprehtë. Pikërisht edhe kjo temë merr përsipër të trajtojë këtë vepër penale, duke u ndalur veçanërisht në vështrimin historik të kësaj vepre, në kuptimin e kësaj vepre sipas legjislacionit të sotëm, dhe duke u ndalur edhe në problemet që kanë dalë në praktikën tonë gjyqësore. 3

KAPITULLI II FIGURA E MASHTRIMIT PËRGJATË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

II.1. Vështrim historik për figurën e mashtrimit Parashikimi i figurës së Mashtrimit si vepër penale me rrezikshmëri shoqërore dhe sanksionet ndaj saj në kohë kanë patur veçoritë e tyre karakteristike. Duke u ndikuar nga zhvillimet historike, politike, ekonomike- shoqërore të shtetit shqiptar, Mashtrimin si figurë krimi dhe sanksionet ndaj tij i gjejmë të pasqyruara në përmbledhjet kryesore të ligjeve penale: Kodi Penal i vitit 1928, 1952, 1977, 1995 e deri tek më i fundit Kodi Penal i vitit 2011.1 Republika e Zogut me dekretin e 3 Qershorit 1927 miratoi Kodi Penal shqiptar dhe ligjin Mbi Aplikimin e Kodit Penal që ishin votuar më parë nga parlamenti dhe Senati. Të dy aktet e mësipërme hynë në fuqi më 1 Janar 1928. Krimi i mashtrimit ka gjetur një pasqyrim mjaft të gjerë në këtë kod, pasqyrim të cilin nuk e gjejmë në kodet që do të vijnë më pas. Kështu, krimi i mashtrimit parashikohet në Titullin IV “Deliktet kundra besimit publik” në kaptinën V, në Titullin VIII “Deliktet kundër ekonomisë publike, industrisë e tregtisë” në kaptinën II dhe në Titullin X “Deliktet kundra pasurive” në kaptinën III.Le ta fillojmë trajtimin me Titullin e X sepse këtu jepet edhe kuptimi i figurës së mashtrimit: Kështu në nenin 458 jepet kuptimi i mashtrimit:Kushdo që, me mjeshtëri ose me dinakëri t ‘afta për me gënjye ose me tërheq mirëbesimin e tjetrit, e gabon këtë, dhe kështu i prokuron vedit ose të tjerëve një përfitim të padrejtë me demin e tjetrit, ndëshkohet me burgim të rende nga një muaj deri në 3 vjet, dhe me gjobë të randë jo më pak se njëqind fr. ari. Pra, nga ky përkufizim i dhënë, mashtrimi kërkon ekzistencën e këtyre elementëve: Së pari duhet një veprim i fajtorit që konsiston në gënjimin e të dëmtuarit me anë të “mjeshtërive” dhe “dinakërive”. Më pas shkaktimi i gabimit, d.m.th. shtënia në gabim e personit të gënjyer.Dhe e 1

Kodi penal i Republikës së Shqipërisë 2011

4

fundit një dëm pasuror rrjedhojë e gënjeshtrës dhe njëkohësisht një përfitim i padrejtë për subjektin kriminal ose personin tjetër. Sipas këtij Kodi ndëshkohet dhe personi që shkakton ose zhdukë ose prish me çdo lloj mjeti sendet e veta me qëllim që të marrë për vete ose për të tjerët çmimin e një të sigurte të banuar kundra një aksidenti ose një tjetër fitimi të padrejtë.(neni 459). Neni 463 ndëshkon atë që me qëllim fitimi bën një nënshtetas të emigrojë duke e gënjyer me lajme të rreme ose me tregime faktesh të paqena. Kodi i Zogut gjithashtu parashikon edhe ndëshkimin si mashtrues “bankrutarët dhelparakë” dhe “bashkëvepruesit” e tyre domethënë personat që duke mashtruar deklarojnë falimentimin e tyre. Gjithashtu në kaptinën V me titull “Dhelpënina dhe genjeshtrime në tregëti n’industri dhe n’ankand”, ligji merr në mbrojtje blerësit të cilët mund të gënjehen nga tregtarët me anë të dorëzimit të një sendi për një tjetër ose të një sendi që ka një origjinë, lloj, cilësi ose sasi të ndryshme nga ajo që është deklaruar (neni 325). 2 Në pajtim me detyrat që qëndronin para shtetit në vitet ‘50-të filloi puna për përgatitjen e Kodit Penal. Por para nxjerrjes së Kodit, kemi dekret ligjin “Mbi fajet penale kundra pasurisë” me Nr. 741, datë 17. 11. 1949 i cili hyri në fuqi më 1 janar 1950. Ky dekret-ligj mori përsipër të rregullonte marrëdhëniet juridike të pronësisë të shoqërisë shqiptare pas çlirimit të Shqipërisë. Ky dekret-ligj në ndryshim nga Kodi i Zogut dhe duke iu përshtatur kohës në të cilën kalonte Shqipëria parashikon dy figura mashtrimi si: 1-Mashtrimin në dëm të pasurisë shtetërore e shoqërore e 2-Mashtrimin në dëm të pasurisë private. Sipas këtij dekreti-ligji me figurë mashtrimi kuptohet marrja për dobinë e vet ose të tjerëve të një pasurie të huaj ose të një të drejte ose të një përfitimi tjetër pasuror duke gabuar tjetrin ose duke tërhequr mirëbesimin e tij me gënjeshtra ose me fshehjen e së vërtetës. Pra, siç e shikojmë në këtë dekret-ligj jepet kuptimi i figurës së mashtrimit shprehimisht në nenin 7 të tij, në ndryshim nga kodet e tjera që vinë më pas, në të cilat kuptimi i figurës jepet nga doktrina. Kodi Penal i vitit 1952 u miratua dhe hyri në fuqi më 01/09/1952. Ai bazohej në kushtetutën e vitit 1946 me plotësimet e nevojshme. Për herë të parë pas luftës së dytë botërore në Shqipëri 2

Vendimet Penale të viteve 1995-2000.

5

dilte një Kod Penal i plotë me pjesët e përgjithshme dhe të posaçme. Kjo ishte një arritje pozitive. Kodi Penal i vitit 1952 nuk e parashikon kundërvajtjen penale, duke u ndarë në 13 kapituj, ku parashikohen krimet.3 Krimi i mashtrimit parashikohet në kapitullin e IV që përmban krimet kundër pasurisë së qytetarëve e pikërisht në nenin 135 të tij, ku jepet dhe përkufizimi i kësaj figure. Sipas kësaj dispozitemashtrimi është përvetimi i pasurisë së tjetrit ose i përfitimeve të tjera pasurore me anë gënjeshtre ose shpërdorimi besimi. Pra, siç e shikojmë përkufizimi që i bëhet figurës së mashtrimit nuk është i plotë po ta krahasojmë me kuptimin që gjejmë në Kodin e Zogut dhe dekret ligjin e vitit 1950 duke i lënë vend kështu trajtimit që do t’i bënte teoria. Karakteristike për këtë kod ishte që parashikoheshin këto figura mashtrimi: mashtrimi në dëm të pasurisë shtetërore dhe shoqërore, të pasurisë së tjetrit ku futen dhe ato që i përkasin të drejtës së autorit dhe të shpikësit, dhe mashtrimi në peshë dhe në matje. Me ligjin nr. 5591 datë 15/06/1977, u miratua Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i cili hyri në fuqi më 1 Tetor 1977. Kodi Penal kishte si burim kryesor Kushtetutën e vitit 1976. Kodi Penal i vitit 1977 ndahet në 2 pjesë:pjesa e përgjithshme; dhe pjesa e posaçme. Në këtë kod krimi i mashtrimit parashikohet në kreun e krimeve kundër pasurisë së shtetasve dhe konkretisht në nenin 104. Dispozitat për mashtrimin në këtë kod janë të formuluara gati të njëjta me ato të Kodit të vitit 1952. Në ligjin nr. 7895 datë 27/01/1995 u miratua Kodi Penal i ri, i cili hyri në fuqi më 1 Qershor 1995. Miratimi i tij ishte një ngjarje me rëndësi të madhe në historinë e shtetit dhe së drejtës shqiptare dhe së drejtës penale në veçanti. Në këtë kod krimet dhe kundërvajtjet penale nuk janë ndarë në pjesë të veçanta siç ishin më parë, parashikohen në paragrafë më vete nga e njëjta dispozitë penale. Në dallim nga Kodi i vjetër që e kishte më të kufizuar numrin e veprave penale të mashtrimit, Kodi Penal i ri parashikon me hollësi llojet e ndryshme të mashtrimeve kundër

3

Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1928./Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1952. /Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1977. /Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1995.

6

personit fizik, personit juridik apo shtetit. Këto parashikohen në Kreun III të K.P. që sanksionojnë veprat penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike. Kështu në Seksionin II të Kreut III të K.P. parashikohen Mashtrimet: 

Neni 143 ku parashikohet Mashtrimi.



Neni 144 ku parashikohet Mashtrime në subvencione.



Neni 145 ku parashikohet Mashtrimi në sigurime.



Neni 146 ku parashikohet Mashtrimi në kredi.



Neni 147 ku parashikohet Mashtrimi për veprat e artit dhe të kulturës.



Neni 148 ku parashikohet Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet.



Neni 149 ku parashikohet Botimi pa të drejtë i veprës së tjetrit.

Nga të gjitha këto dispozita vetëm dy të fundit janë kundërvajtje penale, ndërsa të tjerat parashikohen si krime.4 Me ndryshimet që iu bënë Kodit Penal me ligjin Nr. 8733 dt. 24.1.2001, nenit 143 iu shtua një paragraf me këtë përmbajtje:“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga 3 - 10 vjet dhe kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga 10 - 20 vjet”. Parashikimi i këtyre rrethanave cilësuese u diktuan nga praktika, për të forcuar në këtë mënyrë më shumë luftën kundër krimit; për të goditur më me ashpërsi kryerjen e krimit në bashkëpunim, në dëm të disa personave, më shumë se një herë, dhe që sjell pasoja të rënda. Me këtë shtesë paragrafi u bë e mundur të bëhej një diferencim në dënim duke u shtuar masën e dënimit ndaj atyre personave që kryejnë krimin në njërën nga rrethanat e mësipërme.Le t’i trajtojmë me radhë rrethanat cilësuese:5 1. Kryerja e krimit të mashtrimit në bashkëpunim. Pra, kjo rrethanë cilësuese nënkupton mashtrimin e kryer nga 2 ose më shumë persona me marrëveshje midis tyre, marrëveshje e cila duhet të arrihet para ose gjatë realizimit të veprës. Kryerja e mashtrimit në 4

Kodi penal i Republikës së Shqipërisë 2011

5

Gentian Trenova, “Interpretime të Kodit Penal. Pjesa e Posaçme”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë, 2013.

7

bashkëpunim është më i rrezikshëm sepse kështu lehtësohet më shumë kryerja a realizimi i veprës dhe se mund të shkaktohet një dëm i konsiderueshëm 2. Mashtrimi në dëm të disa personave. Edhe kjo është rrethanë cilësuese me rrezikshmëri më të madhe sesa ajo e kryer kundrejt një personi. Kjo duke u nisur nga dëmet që sjell veprimi i të pandehurit. Me mashtrim në dëm të disa personave do të kuptojmë mashtrimin e kryer ndaj 2 ose më shumë personave, d.m.th. që u sjell dëm 2 ose më shumë personave. 3. Mashtrimi i kryer më shumë se një herë. Me mashtrim të kryer më shumë se një herë do të kihet parasysh mashtrimin e bërë në dëm të një personi, por më shumë se në një rast si dhe mashtrimet e bëra në dëm të personave të ndryshëm, por që të jenë gjykuar dhe dënuar më parë, me kusht që gjykimi dhe dënimi të jetë vetëm për veprën penale të mashtrimit të parashikuar nga neni 143 i K.P. dhe që dënimi të mos jetë shuar me parashkrim. Këto janë rrethanat cilësuese që përfshin pjesa e parë (në qoftë se mund ta quajmë kështu) e paragrafit të dytë të nenit 143, për të cilën dënimi është me burgim nga 3 - 10 vjet. Me këtë paragraf kualifikohen ato raste kur vepra penale kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë.6 1. Kryerja e mashtrimit në pasoja të rënda.Kështu në pjesën e dytë të paragrafit parashikohet: “...dhe kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga 10 - 20 vjet”. Pra, kriteri vendimtar për ta kualifikuar në këtë pjesë veprën është pasoja e rëndë. Për të patur këtë vepër penale nuk është e nevojshme të ekzistojnë edhe elementët e tjerë si bashkëpunimi, në dëm të disa personave apo më shumë se një herë. Mashtrimi që sjell pasoja të rënda paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar sepse i shkakton një dëm të rëndësishëm pasurisë së shtetasve, personave juridik apo shtetit. Kodi Penal nuk përcakton, nuk jep kriteret sipas të cilave mashtrimi do të quhet i kryer me pasoja të rënda. Kjo çështje i lihet teorisë dhe praktikës gjyqësore. Një nga kriteret bazë të përcaktimit të pasojës së rëndë, sipas teorisë, është vlera e pasurisë së marrë me anë mashtrimi. Po kështu një kriter tjetër mund të jetë edhe numri i

6

Gentian Trenova, “Interpretime të Kodit Penal. Pjesa e Posaçme”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë, 2013.

8

madh i personave të dëmtuar që përbëjnë një pjesë të mirë të popullsisë së një zone, qyteti, rrethi etj. Duhet thënë se dhe përcaktimi se sa duhet të jetë kjo vlerë, ose ky numër personash që të kemi pasojë të rëndë do të përcaktohet nga praktika, ndonëse e vështirë sidomos me vlerën e pasurisë, kur dihet se vlera e lekut ndryshon vazhdimisht. Kështu që përcaktimi i tyre do të jetë shumë subjektiv. Gjithashtu një ndryshim tjetër që solli ligji i lartpërmendur është dhe shtimi i nenit 143/a me këtë përmbajtje:Neni 143/a - Skemat mashtruese dhe piramidale: Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, me qëllim fitimi material, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

II.2. Kuptimi i figurës së mashtrimit Sipas profesor Ismet Elezi me mashtrim kuptohet marrja ose hedhja në dorë me anë të gënjeshtrës ose të shpërdorimit të besimit, të pasurisë apo të drejtave pasurore të personit fizik, juridik ose të shtetit, të kryera me dashje dhe me qëllim të përfitimit material për vete ose për të tjerë. Kështu siç e shikojmë esenciale në këtë figurë është gënjeshtra ose shpërdorimi i besimit me anë të së cilës personi (i dëmtuari) shtyhet që të kryejë një veprim, pozitiv ose negativ, që sjell si pasojë një pakësim të pasurisë së tij dhe njëkohësisht një përfitim në favor të mashtruesit ose të një personi tjetër. Ajo që e karakterizon këtë figurë dhe që e dallon nga vjedhja është pëlqimi i dhënë nga viktima (i rrëmbyer kjo me anën e mashtrimit). Ndërsa tek vjedhja kalimi i pasurisë nga pronari i ligjshëm tek subjekti kriminal realizohet në mungesë dëshire flagrante të pronarit të ligjshëm. Në fakt, termi mashtrim në fund të fundit është i ndjekur nga i njëjti qëllim si dhe vjedhja, e pikërisht shtënia në dorë e pasurisë së tjetrit. Pra, mashtrimi përbën një mënyrë shumë të ndryshme dhe në qoftë se mund të thuhet më e avancuar. Kjo sepse mashtruesi nëpërmjet gënjeshtrave ose shpërdorimit të besimit arrin që viktima të dëmtohet vetë; kështu dorëzon një

9

send, merr përsipër një detyrim, heq dorë nga një e drejtë që i përket etj; kryen pra, një veprim të dëmshëm për pasurinë e tij e fitimdhënës (prurës) për të tjerët. Për aq sa është thënë, është e kuptueshme që qëllimi i inkriminimit të mashtrimit nuk është vetëm mbrojtja e pasurisë, por edhe mbrojtja e lirisë së dhënies së pëlqimit a miratimit në transaksionet tregtare. Pra, mbrojta e një prej parimeve të së drejtës civile, atë të mirëbesimit që qëndron në themel të kontraktimit. Mashtrimi është një nga figurat kriminale më komplekse dhe delikate, sepse nënkupton një numër të madh të fakteve që paraqesin ndërmjet tyre ndryshime të theksuara. Fantazia e mashtruesve, bën që format në të cilat mund të shfaqet ky krim janë të panumërt dhe të larmishme.7

II.3. Elementet subjektive dhe objektive të mashtrimit Figura e mashtrimit përmban tërësinë e elementëve objektivë e subjektive të marrë së bashku, pa të cilët nuk mund të kemi krim. Objekti i krimit janë marrëdhëniet juridike të një rëndësie të veçantë të vendosura për të garantuar të pacenuar të gjitha llojet e pasurive që mund të disponojnë personat fizikë, juridik apo vetë shteti si dhe të drejtat pasurore. Pra, ai prek direkt pasurinë që nënkupton sende të luajtshme si të hollat, mallrat e ndryshme me vlerë ekonomike, por dhe sende të paluajtshme në ndryshim nga vjedhja p.sh.; përfitimi me anë të mashtrimit të një sipërfaqe trualli. Padyshim që edhe kafshët, që konsiderohen si sende, janë objekt i figurës së mashtrimit. Ana objektive: Krimi i mashtrimit kryhet në forma e mënyra të ndryshme që konsistojnë në veprime aktive kriminale që kanë si pikësynim që nëpërmjet përdorimit të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, kalimin e pronësisë nga pronari tek subjekti kriminal. Pra, dy janë format me anë të të cilëve kryhet mashtrimi, domethënë realizohet qëllimi i autorit të krimit, gënjeshtra dhe shpërdorimi i besimit. 7

Agim Gjoleka, “Jurisprudenca Shqiptare”, vëllimi 2, botimi i 1, 1996.

10

Gjithashtu duhet thënë se për të pasur këtë figurë, duhet që mashtruesi ta ketë gabuar efektivisht të dëmtuarin me anën e fshehjes së rrethanave të vërteta. Prandaj vetëm shprehja e dyshimit mbi këto rrethana nuk mjafton për figurën e këtij krimi. Kështu, p.sh. në qoftë se një person i shet një zinxhir floriri duke i thënë si duket se është i tillë por nuk mund ta sigurojë për këtë nuk kemi krimin e mashtrimit. Në kryerjen e një veprimi juridik secila nga palët është e detyruar të vërë në dijeni palën tjetër për çdo rrethanë të cilat mund të influencojnë në qëndrimin e të dëmtuarit lidhur me kryerjen ose jo të veprimit juridik, p.sh. kur shitësi nuk i ka treguar blerësit një karakteristikë të rëndësishme, një cilësi esenciale të sendit të shitur që formon një të metë të tillë sa e bën sendin e shitur të papërshtatshëm që po ta dinte blerësi nuk do të kontraktonte shitblerjen. Pra, kur subjekti është në dijeni të rrethanave që kanë rëndësi për të dëmtuarin dhe nuk e njofton për këto me qëllim që të mos dështojë qëllimi i tij për të marrë pasurinë, jemi para krimit të mashtrimit. Fshehja me dije e rrethanave ose mos njoftimi i fakteve anës së dëmtuar është tipar karakteristik i mashtrimit. Njoftimi i fakteve dhe i rrethanave palës tjetër kontraktuale është i detyrueshëm në qoftë se këto nuk duken sheshit ose në rast se i dëmtuari nuk ka dijeni për këto dhe subjekti ka menduar se për këtë shkak i dëmtuari mund të dorëzojë pasurinë ose të kryejë një veprim juridik me pasojë pasurore. Nëse rrethanat dhe faktet për të cilat nuk është vënë në dijeni i dëmtuari janë të tilla që mund të ndikonin ose që kanë ndikuar mbi të dëmtuarin në kryerjen e veprimit juridik, kjo është çështje fakti. Është pranuar që edhe gënjeshtra e thjeshtë që ka për qëllim përvetimin e gjësë së tjetrit është element i mashtrimit. Tjetër mjet me anën e të cilit mund të kryhet krimi i mashtrimit është shpërdorimi i besimit. Me këtë kuptohet shfrytëzimi nga subjekti i besimit reciprok që ekziston midis subjektit e të dëmtuarit me qëllim që të hedhë në dorë pasurinë apo të drejtat pasurore.Ky besim mund të rrjedhë nga marrëdhënie pune, miqësore, profesioni etj. Duke qenë se mashtrimi kryhet me anën e gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit duhet që për ekzistencën e këtij krimi të vërtetohet lidhja kauzale midis këtyre mjeteve dhe marrjes së pasurisë si rezultat i tyre. Kur nuk ekziston lidhja kauzale, kur nuk vërtetohen që gënjeshtrat ose shpërdorimi i besimit të jenë përdorur si mjet për të hedhur në dorë pasurinë, atëherë nuk 11

ndodhemi para krimit të mashtrimit, por para një krimi tjetër kundër pasurisë. Kërkesë e domosdoshme është përdorimi i këtyre mjeteve para se të vihet dorë mbi pasurinë. Një element i rëndësishëm i anës objektive është dhe dëmi që i shkaktohet të dëmtuarit me pasojë një përfitim të padrejtë për autorin e mashtrimit. Është e qartë se dëmi duhet të jetë pasuror. Këtu dëmi nënkupton pakësim të pasurisë dhe jo dëmtim të sendit që përvetohet, pasi ky i fundit në vetvete mund të mos pësojë gjë. Dëmi ashtu si në të gjitha krimet kundra pasurisë përcaktohet nga kritere objektive sepse është dëm, jo ajo çka presupozon si të tillë i dëmtuari, por ajo që sipas mendimit (gjykimit) të përgjithshëm, përbën një zvogëlim (pakësim) të pasurisë. Padyshim që në vlerësimin e tij duhen mbajtur parasysh veçantitë që ka rasti konkret, dhe kështu edhe gjendjen pasurore të viktimës Subjekt i këtij krimi mund të jetë çdo person që ka mbushur moshën 14 vjeç dhe është i përgjegjshëm. Mashtruesi ashtu siç e kemi parë, megjithëse ka të njëjtin qëllim me vjedhësin pra, shtënien në dorë të pasurisë, vepron në një mënyrë shumë të ndryshme nga vjedhësi, e që është më e avancuar. Kemi parë si vepron vjedhësi; ai shqetësohet (ka frikë) dhe merr gjënë e lakmuar. Ndërsa mashtruesi më dinak vepron në atë mënyrë që viktima t’ia dorëzojë vetë gjënë e dëshiruar. Është pikërisht kjo që e dallon mashtruesin nga vjedhësi, mashtruesi nuk vjedh, ai fiton gjënë e tjetrit. Kjo është një nga shembujt e zhvillimit e evoluimit të kriminalitetit, që me forcë ose me dhunë cila do qoftë origjina, bëhet në vazhdim më dinake. Ana subjektive: Mashtrimi kryhet me dashje direkt. Autori kështu, dëshiron jo vetëm veprimin e tij, por edhe gënjimin e viktimës si pasojë e veprimit të tij, vënien në dispozicion të pasurisë, rrjedhojë e gënjeshtrës e në fund, realizimin e atij përfitimi që përbën fazën e fundit të procesit ekzekutiv të krimit. Natyrisht kërkohet që vullneti të jetë i shoqëruar nga dijenia e karakterit mashtrues të mjetit të përdorur, të padrejtësisë së përfitimit të realizuar dhe të dëmtimit që rrjedh nga gënjeshtra. Përderisa ligji kërkon si element të domosdoshëm gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kjo do të thotë se ky krim nuk mund të kryhet me dashje indirekte. Por mund të ndodh që subjekti kur e siguron të dëmtuarin për cilësinë e mallit ose për leverdinë e veprimit juridik edhe ai vetë të mos jetë i bindur për saktësinë e këtyre të dhënave, por megjithatë vepron kështu për të vënë në dorë 12

pasurinë e huaj. Kjo rrethanë nuk e vë në dyshim faktin se ky krim nuk mund të kryhet me dashje indirekte, pasi këto të dhëna të pasigurta i jepen të dëmtuarit me një qëllim të caktuar për të hedhur në dorë pasurinë e tjetrit pa të drejtë. Është pikërisht ky moment që përcakton qëndrimin psikik të të pandehurit ndaj rezultatit kriminal dhe jo shkalla e besimit të subjektit në vërtetësinë e të dhënave. Ai dëshiron të hedh në dorë një pasuri dhe vepron drejtpërdrejtë për të arritur këtë rezultat. Gjithashtu një element i domosdoshëm i anës subjektive është qëllimi i nxjerrjes së përfitimeve materiale për vetë ose për të tjerët. Në qoftë se mungon qëllimi i përvetimit nuk ka mashtrim p.sh. kur një person gënjen një tjetër për shaka, për tu tallur ose shpërdoron me lehtësi besimin e tjetrit dhe mendon që më vonë t’ia kthejë pasurinë që ja ka marrë me anë të gënjeshtrës. Elementi i moskthimit më të gjësë së përvetuar është një nga elementët e domosdoshëm të figurës së mashtrimit. Kështu në qoftëse personi merr hua me qëllim që t’ia kthejë përsëri nuk do të kemi mashtrim.8 Për të patur figurën e mashtrimit duhet që tek autori të ekzistojë dashja për të përvetuar pasurinë e tjetrit qysh në momentin e vënies dorë mbi atë pasuri dhe për këtë ai përdor gënjeshtrën ose shpërdoron besimin që të tjerët kanë ndaj tij. Një dashje pasuese, si rrjedhim nuk sjell përgjegjësi për mashtrim. Në qoftë se kjo dashje mungon atëhere nuk mund të kemi krimin e mashtrimit. Prandaj është e nevojshme që në çdo rast Gjykata duhet të hetojë nëse ka patur dashje në veprimin e kryer nga i pandehuri, domethënë nëse e ka bërë veprimin me dashje për të përvetuar sendin apo ka pasur me të vërtetë nevojë të atillë që e ka detyruar të veprojë në atë mënyrë që të bën të dyshosh për ekzistencën e krimit të mashtrimit. Krimi i mashtrimit kryhet me dashje direkte e kërkohet domosdoshmërisht qëllimi i posaçëm i nxjerrjes së përfitimeve materiale për vete ose për të tjerët. Në rast se nuk vërtetohet qëllimi i posaçëm nuk kemi mashtrim. Thamë që realizimi i përfitimit është esencial për figurën e mashtrimit. Dënimi për krimin e mashtrimit është me gjobë ose me burgim nga 3 gjer në në 5 vjet. Në caktimin e dënimit merret parasysh edhe zëvendësimi i dëmit, si rrethanë cilësuese. Kështu ka 8

Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1928./Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1952. /Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1977. /Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1995.

13

ecur praktika gjyqësore në caktimin e dënimit duke e parashikuar shprehimisht faktin e zëvendësimit të dëmit nga i pandehuri. Në caktimin e dënimit gjithashtu merret për bazë edhe vlera e dëmit që i është shkaktuar të dëmtuarve. Kjo vlerë shikohet në raport me vlerën që ka ky dëm në treg.

II.4. Llojet e mashtrimeve 1. Mashtrimi në subvencione. Mashtrimet në dokumente të paraqitura duke fituar padrejtësisht subvencione nga shteti, dënohen me gjobë ose me burgim gjet në 4 vjet. Neni 144. Objektijanë marrëdhëniet juridike për të garantuar funksionimin normal të veprimtarisë shtetërore në fushën e subvencioneve. Në një kuptim më të drejtpërdrejtë janë të gjithë subvencionet që bën shteti në gjithë fushat që ai sheh se janë të arsyeshme për tu bërë si në shëndetësi, arsim etj. Me subvencione kuptojmë të hollat që i jep shteti gjatë një periudhe një dege të ekonomisë, një institucioni, një organizate, një kategorie të caktuar shtetasish etj. për t’i ndihmuar e për tu lehtësuar veprimtarinë ose për tu mbuluar shpenzimet e ndryshme. Bëhet fjalë në çdo rast për dhurimet (p.sh. financimi në favor të ndërtimeve publike, subvencionet për industrinë etj.) në para, që mund të konsistojnë që në shërbimet në para me detyrimin për rikthimin e tyre (por në kushte më të favorshme nga ato të zakonshmet të tregut, si kreditë) sa dhe në dhënie të veçanta pasurore pa shpresë kthimi, si disa lloj kontributesh. Ana objektive:Mënyrat me të cilat realizohet ky lloj mashtrimi janë të ndryshme. Subjekti kriminal synon që me anë të paraqitjes së dokumenteve të përfitojë padrejtësisht subvencione nga shteti p.sh. për ndërtimin e një shkolle paraqiten dokumente me mashtrim se kërkohet të subvencionohet nga shteti 4 milion lekë, kurse në të vërtetë do të duheshin 3 milion lekë, për ndërtimin e objektit, kështu që fitohen padrejtësisht nga shteti me anë të mashtrimit 1 milion lekë.

14

Gjithashtu kemi këtë figurë krimi edhe në rastet kur shtetasit përfitojnë padrejtësisht subvencione nga shteti në formën e ndihmës ekonomike. Subjekti:çdo person që ka mbushur moshën 14 vjeç dhe i përgjegjshëm që ka paraqitur dokumente, me anë të të cilit mashtron shtetin për të fituar subvencione prej tij. Pra, mund të jetë një sipërmarrës privat, firme apo çdo person tjetër i veçantë që ka paraqitur dokumentin me anë të të cilit mashtron shtetin për të fituar padrejtësisht subvencione prej tij. Ana subjektive: krimi kryhet me dashje e me qëllim për të fituar padrejtësisht subvencione nga shteti. Subjekti kriminal duhet të ketë dijeni për natyrën e veçantë të subvencioneve, të prejardhjes së tyre nga shteti. 2. Mashtrimi në sigurime Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht, sigurime dënohet më gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet. (neni 145).9 Objektii përgjithshëm i këtij krimi janë marrëdhëniet juridike për të garantuar veprimtarinë e rregullt e normale të shtetit shqiptar si dhe të instituteve të tjera shtetërore ose private në fushën e sigurimeve nga çdo lloj cenimi kriminal që i bëhet. Pra, janë ato marrëdhënie që garantojnë mos cenimin e interesave pasurore të të gjithë organizmave shtetërore privatë vendas a të huaj që kanë aktivitet në fushën e sigurimeve. Objekt material i këtij krimi është ai që është objekt i sigurimit, pra mbi atë gjë mbi të cilin rreziku mund të ndodhë, objekt fizik, një e drejtë, përgjegjësi mbi të siguruarin si shtëpia, toka, makina, jeta, shëndeti, etj.. Këtë lloj mashtrimi që është i ri për legjislacionin tonë e gjejmë edhe në Kodin Penal Italian. Kodi Italian në nenin 642 parashikon konkretisht se kur kemi të bëjmë me këtë krim. Kështu sipas tij ndëshkohet cilido që me qëllim që të marrë për vete ose për të tjerë çmimin e një sigurimi kundër aksidenteve apo fatkeqësive, shkatërron, dëmton, humb ose fsheh sende të veta.

9

Vendimet Penale të viteve 1995-2000.

15

Po kështu dhe ai që me qëllimin që thamë më sipër i shkakton vetes një dëmtim trupor ose rëndon pasojat e dëmtimit të ardhur nga aksidenti. Nga ana objektive ky krim kryhet me anë të veprimeve aktive kriminale që konsistojnë në: 1) paraqitjen e rrethanave të rreme në dokumente nëpërmjet të cilave ai realizon sigurimin e objektit konkret dhe si rrjedhim kërkon që të përfitojë padrejtësisht një sigurim që nuk i takon. 2) krijimin e rrethanave të rreme nga subjekti kriminal pasi ai ka bërë sigurimin e objektit. Kështu subjekti ka respektuar të gjithë procedurat për sigurimin e objektit, por pas sigurimit, subjekti kriminal ka trilluar ngjarje të cilat pasjellin në mënyrë fiktive, humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e objektit. Subjektii krimit është çdo person që ka mbushur moshën 14 vjeç dhe është i përgjegjshëm. Subjekti është i posaçëm, janë pikërisht të siguruarit që nëpërmjet paraqitjes së rrethanave të rreme ose të krijimit të rrethanave të rreme përfitojnë padrejtësisht sigurime. Ana subjektive e këtij krimi kryhet vetëm me dashje direkte sepse ai i parashikon pasojat e veprës penale dhe e dëshiron ardhjen e tyre. Gjithashtu ai vepron me qëllimin për të përfituar padrejtësisht sigurime. 3. Mashtrimi në kredi Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 146.10 Objekti i krimit janë marrëdhëniet juridike për të garantuar veprimtarinë e rregullt kredi-dhënëse të të gjithë institucioneve që japin kredi, si bankat shtetërore ose private, si dhe çdo lloj aktiviteti legal kredi-dhënës. Objekt material janë kreditë bankare, të marra nga bankat shtetërore a private dhe nga entet e tjera kredituese si fondacionet etj. 4. Mashtrimi për veprat e artit dhe të kulturës 10

Albina Karamitro, “Bankat dhe Tregjet”, Tiranë 1999.

16

Vjedhja e pasurisë me anë mashtrimi duke paraqitur një vepër të artit dhe të kulturës si origjinale apo të një tjetër autori nga ai që është në fakt, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet; me ndryshimet e Kodit Penal Ligji nr.8733, dt.24.1.2001, fjalët “tre vjet” zëvendësohen me fjalët “katër” vjet. neni 147 Objekti janë marrëdhëniet juridike për të garantuar paprekshmërinë e origjinalitetit të veprave të artit e të kulturës si dhe të drejtën e autorëve të ndryshëm nga çdo lloj cenimi kriminal që i bëhet. Por gjithashtu merret në mbrojtje edhe e drejta e pronësisë së shtetit për veprat e artit e të kulturës që janë pasuri kombëtare. Kjo është një figurë e re të cilën nuk e gjejmë në kode të tjera të mëparshme dhe në praktikë nuk gjejmë raste lidhur me të. Subjekti i krimit mund të jetë çdo person që ka mbushur moshën 14 vjeç dhe është i përgjegjshëm. Ana subjektive.Krimi i mashtrimit kryhet kurdoherë me dashje direkte dhe më qëllim për të nxjerrë përfitime materiale ose morale pa të drejtë, që nuk i takojnë. 5. Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet Ky nen parashikon se: “Botimi ose përdorimi tërësisht apo pjesërisht me emrin e vet të një vepre letrare muzikore, artistike ose shkencore që i përket një tjetri, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjet në 1 vit; me ndryshimet e Kodit Penal fjalët ‘një vit’ zëvendësohen me fjalët ‘dy vjet’.” neni 148. E drejta e autorit që lind nga krijimi i veprave letrare, shkencore, si dhe nga çdo vepër tjetër e krijmtarisë intelektuale është e garantuar me Kushtetutë. Kështu në nenin 58, parashikohet:“liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si dhe përfitimi prej arritjeve të tyre janë të garantuar për të gjithë. E drejta e autorit mbrohet me ligj”. Kjo e drejtë gëzon një mbrojtje juridike - civile nga ligji "Për të drejtën e autorit" nr. 7564, dt, 19.5.1992, ndryshuar me ligjin 7923, datë 10.4.1995. Sipas këtij ligji mbrohen të drejtat e autorit mbi veprat letrare, artistike, publicistike dhe vepra të tjera të parashikuara në nenin 1 të tij(ku futen çdo krijim origjinal intelektual të kësaj natyre, çdo 17

krijim të prejardhur në formën e një vepre apo koleksioni.) dhe të botuar për herë të parë në Shqipëri ose në një shtet që është palë në marrëveshje ose në traktate ndërkombëtare për të drejtat e autorit ku bën pjesë edhe Shqipëria, pavarësisht nga shtetësia e autorit. Gjithashtu ky ligj mbron të drejtat e autorit të shtetasve shqiptar ose me banim të përhershëm edhe mbi veprat që mund të jenë botuar për herë të parë jashtë territorit Shqiptar. Objekt i kundravajtjes penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar paprekshmërinë e së drejtës së autorit të sanksionuara me ligj dhe të mbrojtura posaçërisht nga ligjislacioni penal. Konkretisht objekti është e drejta e autorit të një vepre letrare, muzikore, artistike ose shkencore që të njihet prej të gjithëve si autor i veprës që ai ka krijuar. Kjo kundravajtje nga ana objektive objektive kryhet me anë të botimit ose të përdorimit tërësisht ose pjesërisht me emrin e vet të një vepre letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket një tjetri. Gjithashtu kemi shkelje të të drejtave të autorit edhe kur autori i kundërvajtjes e boton veprën me emrin e një të treti ose me pseudonim. Megjithatë nuk quhen shkelje të së drejtës së autorit dhe njëkohësisht nuk përbëjnë kundërvajtjen e n.148 të Kodit penal përkthimet, përshtatjet, sistemimet e krijimeve dhe materialeve folklorike, përmbledhjet e shprehjeve popullore dhe të veprave të ndryshme, enciklopedike, antologjitë dhe burime të tjera të dhënash, të cilat megjithëse mbështeten në një krijim të mëparshëm ato kanë statusin e njëjtë me veprat origjinale se mbartin në vetvete një punë krijuese përzgjedhëse dhe sistemimi (neni 2 i ligjit). Subjekti i kundravajtjes penale mund të jetë çdo person që ka mbushur moshën 16 vjeç dhe është i përgjegjshëm. Ana subjektive mund të kryhet vetëm me dashje direkte, me qëllim për të nxjerrë përfitime materiale apo për qëllime të tjera, mburrje etj.. Motivet nuk kanë rëndësi për cilësimin juridik të veprës. 6. Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit Riprodhimi tërësisht ose pjesërisht i veprës letrare, muzikore artistike ose shkencore që i përket një tjetri ose përdorimi i tyre pa pëlqimin e autorit, kur kanë shkelur të drejtat personale e

18

pasurore të tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë; me ndryshimet e Kodit Penal pas fjalës ‘gjobë’ shtohen fjalët ‘ose me burgim gjer në dy vjet’. Neni 149. Objekti i kësaj kundravajtje ashtu si dhe në nenin 148 janë marrëdhëniet juridike të një rëndësie të veçantë të vendosura për të garantuar të pacënuar të drejtën e autorit e konkretisht të drejtën e autorit që vepra e tij të mos riprodhohet pa të drejtë. Riprodhimi quhet i padrejtë kur vepra botohet, ndryshohet ose përdoret pa lejen e autorit të saj, mënyra këto që shkelin të drejtat pasurore dhe personale që ligji i njeh autorit të veprës.Por kjo kundërvajtje ndryshon nga ajo e parashikuar në nenin 148 të K.P., nga fakti se riprodhimi bëhet në emër të autorit, por pa lejen e tij, ndërsa sipas n. 148 botimi bëhet në emrin e fajtorit i cili fsheh emrin e vërtetë të autorit të veprës.11 Kjo kundërvajtje nga ana objektive kryhet në dy mënyra: 1. Me anë të riprodhimit qoftë tërësisht ose pjesërisht i një vepre letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket një personi tjetër pa pëlqimin e autorit. 2. Me anë të përdorimit të këtyre veprave pa pëlqimin e autorit. Riprodhimi i veprës se tjetrit mund të bëhet me ribotimin e saj me çdo mjet (fotokopjim, me shtypshkronjë, me fotografim, me transmetim regjistrim zëri mjete të komunikimit masiv, leksione, predikime, fjalime etj). Mënyra tjetër me të cilën kryhet kjo kundërvajtje është përdorimi i veprave letrare, artistike, muzikore a shkencore pa pëlqimin e autorit. P.sh. në një shfaqje publike interpretohet një pjesë nga një roman pa pëlqimin e autorit. Por duhet theksuar se ligji “Për të drejtën e autorit” parashikon disa raste përjashtimore kur lejohet riprodhimi përdorimi ose zbërthimi i një vepre pa marrë lejen e autorit të saj, të sanksionuara këto nga n.6 deri në n.16. përmendim këtu riprodhimin e lirë me qëllim përdorimi vetjak, riprodhimi i lirë në formë citimi, përdorimi i lirë për mësimdhënie, riprodhimi i lirë nga bibliotekat dhe arkivat, për qëllime legale dhe administrative me qëllim dhënieje informacioni etj., por gjithmonë duke përmendur detyrimisht burimin dhe emrin e autorit.

11

Gentian Trenova, “Interpretime të Kodit Penal. Pjesa e Posaçme”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë, 2013.

19

Subjekti i kundravajtjes penale mund të jetë çdo person që ka mbushur 16 vjeç dhe është i përgjegjshëm. Nga ana subjektive kundravajtja kryhet vetëm me dashje. Motivet dhe qëllimet nga të cilat niset subjekti i kësaj kundravajtje janë të ndryshme si p.sh. përfitimet materiale, mbushja e faqeve të gazetës etj. ato nuk kanë rëndësi për cilësimin juridik të veprës.

20

KAPITULLI III VEPRA PENALE E MASHTRIMIT SIPAS LIGJIT NR. 8733 DHE DISA SHEMBUJ KONKRET

III.1. Neni 143: Mashtrimi (shtuar paragrafi i II me ligjin nr 8733, dt 24.01.2011). Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shperdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.Po kjo veper, kur kryhet në bashëpunim në dëm te disa personave ose me shume se një herë,denohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe,kur ka sjellë pasoja të rënda,me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Shënim.Vepra penale e “Mashtrimit” quajtur ndryshe edhe “pandershmëri e llogaritur për të përfituar”, duhet të konsiderohet e konsumuar kur arrihet të provohet se veprimet e të pandehurt përfshijnë elementë të natyrës së mëposhtme: -

deklarata e rreme e një fakti material;

-

dijeninë nga ana e të pandehurit se deklarata ëshë e pavërtetë;

-

qëllimi i të pandehurit për të mashtruar viktimën e supozuar;

-

bazueshmëria e justifikuar e viktimës së supozuar në deklaratën e të pandehurit; dhe

-

dëmi i shkaktuar viktimës së supozuar prej mashtrimit.

Të gjithë këta element përgjithësisht duhet të ekzistojnë së bashku në momentin e lidhjes së marrëveshtjes me personin e dëmtuar.12 Në vendimin nr. 100 date 13.07.2011 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka konstatuar se “…nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore i pandehuri dhe personi i dëmtuar kanë rënë dakord që ky i fundit t’i jepte të pandehurit një shumë të konsiderueshme të hollash për blerjen e një anije me të cilin do të zhvillonte aktivitet privat, duke marrë përsipër i pandehuri që të kthentetë gjithë shumën e marrë për këtë qëllim. Pavarësisht se pranohet se anija për të cilën u

12

Praktika gjyqësore e gjykatave të shkallës së parë në Durrës dhe në Tiranë; e gjykatës së Apelit Tiranë; e gjykatës së Lartë

21

kërkua shuma e mësipërme u ble prej të pandehurit rezulton se ai nuk e ktheu asnjëherë shumën e marrë prej personit të dëmtuar, pavarësisht se në mënyrë të vazhdueshme, siçrezulton edhe prej dy deklaratave noteriale, ka pranuar marrjen e shumës dhe shlyrjen e detyrimit në mundësinë e parë që do t’i jepet …Vepra penale e “Mashtrimit”,quajturndryshe edhe“pandershmëri e llogaritur përtë përfituar”,duhet të konsiderohet e konsumuar kur arrihet të provohet se veprimete tëpandehurit perfshijnë elemntë te natyrës së mëposhtm: -

deklarata e rreme e një fakti material;

-

dijeninë nga ana e të pandehurit se deklarata është e pavërtetë;

-

qëllimi i të pandehurit për të mashtruar viktimën e supozuar;

-

bazueshmëria e justifikuar e viktimës së supozuar në deklaratën e të pandehurit; dhe

-

dëmi i shkatuar viktimës së supozuar prej mashtrimit.

Të gjithë keta elementë përgjithësisht duhet të eksistojnë së bashku në momentin e lidhjes së marrëveshtjes me personin e dëmtuar. Deklarata e rreme duhet të lidhet me një fakt material dhe njëkohesisht duhet të ndikojë në mënyrë thelbësorë në vendimin e një personi përtë hyrë në një marrëdhënie/kontratë,apo ndjekur një

rrjedhë



caktuar

veprimi.Një

ndikonnëmënyrëthelbësorembi

deklaratë

e

rreme

transaksionin/marrëdhënien,nuk

mbi

një

do



fakt,ecila

nuk

konsiderohet

mashtruese.Ipandehuri duhet ta dijë që deklarata është e rreme.Një deklaratë që është thjeshte e gabuar nuk është mashtruese.Për të qenë mashtruese,një deklarate e rreme duhet të bëhet me qellim për tëmashtruar viktimën. Gjatë gjykimit të çeshtjes prej gjykatave të të dyja palëve,i pandehuri vazhdimisht ka pretemnduar se nuk ka dashur të përfitoj pa te drejtëshumën e dhënë prej personit tëdëmtuar. Ai ka pranuar se, pavarësishtmungesësfillimisht të një kontrate formale midis palëve,ata kanë pasur një marrëveshtje huamarrje dhe se ai vazhdimisht ka njohur dhe pranuar detyrimin që buron prej saj nëpërmjet akteve noteriale të hartuara e nënshkruar më pas mosshlyerja e detyrimit prej tij ndaj personit të dëmtuar ka ardhur vetëm për shkak të pa mundësisë objective që ai ka pasur për shlyerje (paaftësise së tij të paguese)dhe jopër shkak të mungesës së vullnetit. Kolegji Penal vlerëson se të gjitha aktet e administruara në dosje mbështesin predentimet e të pandehurit dhe konfirmojnë mungesën e elementeve të domoshdoshëmpër ekzistencën e veprës 22

penale të mashtrimit.Marrëveshtja midis paleve ka elementët tipikë të një marrëdhënie juridiko civile, kontrate huamarrje,detyrimet e të ciles nuk janëpërmbushurprejpalës huamarrëse.Mungesa e shlyerjessë detyrime prej huamarësit,të pandehur,qoftë edhe me keqebesim,nuk çon në konsumimin e veprës penale te mashtrimit pasi nuk vërtetohet ne asnjë moment fakti se i pandehuri “me dashje dhe nëpërmjet gënjeshtërs ose shpërdorimit të besimit” t’i ketë vjedhur pasurinë të personit të demtuar.Pavarësisht marrjes së shumës prej personit të demtuar nuk rezulton e provuar se në momentin e bërjes së propozimit për marrjen e shumës apo dhe në momentin e marrjes së saj,i pandehuri të ketë parashtruar faktet të pavërteta materiale meqëllim vjedhjen e përsonit të dëmtuar.13 Në mungesë të qëllimit për të mashtruar,mospërmbushja e detyrimit prej të pandehurit dhe moskthimi i shumës së marrë prej personit të demtuar nuk mund të penalizohet me dënim me burgim pasi një gjë e tillë bie ndesh me Kushtetutën ë Shqipërisë,ligjin penal si dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Neni 27 i Kushtetutës së Shqipërisë parashikon se “…Askujt nuk mund t’i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjëndje të përmbushë një detyrim kontraktor”. Injëjti qendrim konfirmohet edhe prej Protokollit 4 shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut,ku në nenin1të saj parashikohet se “…Askujt nuk mund t’i hiqet liria për arsyen e thjeshë,se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontrakto…” Shënim: Në vendimin e mëposhtëm i pandehuri është deklaruar fajtor pasi nëpërmjet mashtrimit ka marre para kundrejt premtimit për të kaluar jashtë kufijve shtetërore përsona të ndryshëm duke gënjyer se do ti paiste me viza. Në vendimin nr.808 datë 15.09.2010,Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka konstatuar se “…Nga aktet e administruara në dosjen gjyqesore rezulton se në shtator të vitit 2004, kallëzuesi, Sokol është njohur me të gjykuarin Gjovalin.Njohja me të është bërë nëpërmjet shokut të kallëzuesit, shtetasit Elinor. Ky i fundit ishte në dijeni se shtetasi Sokol interesohej për t’u nxjerrë viza amerikane,tre shtetasvenga Korça njëri prej të cilëve ishte i fejuari i kushërirës së tij.Nga biseda me të gjykuarin rezulton se ky i ka kërkuar shtetasit Nesimi nga 15.000 Euro për secilën nga vizat që do të nxjirrte,sëbashku me pasaportat përkatëse.

13

Ismet Elezi, “Zhvillimi historik i të drejtë penale”,Tiranë 1999.

23

Shtetasi Nesimi ka vënë në dijeni të njohurit e tij në lidhje me kushtet për nxjerrjen e vizave dhe dorezimi i paraveështë bërë në Tiranë,në një lokalnë zonën e “Bllokut”në prani dhe të shtetasve të interesuar. Sipas marrëveshjes, i gjykuari do të duhej t’u nxirrtevizat brënda një afati një javor, që nga momenti i derdhjes së parave në emër te një shoqerie,që operonte në Tiranë. Pasi ka kaluar afati në fjalë,kallëzuesi është interesuar pranë të gjykuarit në lidhje me nxjerrjen e vizave,por nuk ka marrë përgjigje. Pas katër muajsh, i gjykuari i ka kthyer pasaportat shtetasit Nersimi duke i premtuar se paratë do t’ia kthente shpejt në një kohë sa më të shpejtë. Ndërkohë kallëzuesi, për shkak të garancisë që u kish dhënështetasve të njohur prej tij për nxjerrjen e vizave, ka bërë të mundur kthimin e shumave përkatëse. Pas muajsh përpjekjesh, në gusht të vitit 2005, kallëzuesi ka shkuar në shtëpinë e të gjykuarit për të biseduar për kthimin e shumës prej 45.000 Euro, pasi në mënyrë vijuese i gjykuari mbante të fikur celularin dhe nukpërgjigjej. Kur kanë shkuar në banesëne tij, kallëzuesi, i shoqeruar nga shtetasiElinor janë kërcnuar nga bashkëshortja e të gjykuarit e në këto kushtekane bërë kallëzim në organin procedures.14 Nga ky i fundit jane marrë deklarime nga shtetasit Sokol, Elinor, Leonard, njëri prej shtetasve nga Korça që u ishte premtuar nxjerrja e vizave.Bazuar në këto deklarime dhe prova të tjera shkresore të mbledhura gjatë hetimeve paraprake është dërguar për gjykim çështja konkrete,Gjatë gjykimit është pyetur në cilësin e dëshmitarit dhe shtetasi Besnik,i cili ka deklaruar se i gjykuari i ka kërkuar t’i gjente shtetas të interesuar për viza amerikane,kundrejt pagesëssë vlerës prej 15.000 Euro. Ka qenë ky shtetas që ka bërë të mundur njohjen e shtetasit Elinor me të gjykuarin.Gjatë zhvillimittëgjykimit nuk është bërë e mundur pyetja e shtetasve nga Korça,Leonard M,Lali Dhe Federik M.Këta shtetas nuk rezultonin të ishin në territorin e R.Sh,kështu që është vijuar vetëm me leximin e deklarimit të shtetasit Leonard M. Ne përfundim të gjykimit,Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë deklaroi fajtor të gjykuarin për kryerjene veprën penale të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe e dënoi me katër vjet burgim.Në vendimin e saj,Gjykata e Shkalles së Parë Tiranë çmoi me fuqi të plotë provuese deklarimet e marra në seancë gjyqësore nga një sërë dëshmitarësh, të përmendur më lart në këtë vendim,si dhe deklarimet të,marra nga shtetasi Leonard M,gjatë hetimeve paraprake…” 14

hefki Bejko, “Leksione të së drejtës Penale” (pjesa e posaçme) viti 1998.

24

III.2. Ndryshimi midis mashtrimit nga vepra penale e ndihmes për kalim tëpaligjshëm të kyfirit. Shënim: Në rastin e një akuze për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kanë rëndësi të përcaktohen veprimet konkrete të pandehurve. Nëse këto veprime janë të tilla që në të vërtet japin ndihmën e duhur, apo veprimet e tyre bëhën vetëm për të krijuar besim te i denuari me qëllim marrje n e të hollave kundrejt një shërbimi të premtuar për ndihmë, por që në të vërtetë është i rremë. Disa veprime të pandehurve mund të jenë të tilla sa të krijonë përshtypjen se në të vërtetë ato japin ndihmë, por ato nuk kanë për qellim dhënien e ndihmës por vetëm, arrjen e parave duke përdorur gënjeshtën dhe besimin e të dëmtuarve. Në vendimin nr. 362 datë 01.07.2009,Kolegji Penal iGjykatës së Lartë ka konstatuar se “…I pandehuri K Deliu kishte biseduar me dëshmitarët Brikel,Petrit,Arben,Alfons dhe Klodian,për t’iderguar në Itali kundrejt shumës 3.000Euro.Takimin me to ai e ka lënë më datë 29.10.2004,në lokalin e të pandehurit K Vila, të cilit i ka thënë që dëshmitarët e mësipërm t’i dergnte me makinën e tij deri ne Tiranë, ku janë takuar me të pandehurin K Deliu.Më pas,ky ifundit i ka hypur dëshmitarët e mësipërm në autobuzin e linjës Tirane-Prishtinë dhe i ka porositur se në Prishtinë do t’i prisnin persona tjerë,që do t’i ndihmonin për të vazhduar intinerarin Mali i Zi Kroaci për të përfunduar me pas në Itali.15 Këto persona,kur kanë arritur në Kroaci,janë ndaluar nga organet kroate dhe më pas janë kthyer në pikën kufitare të Hanit të Hotit,më datën 06.11.2004. Nga deklarimet e këtyre dëshmitarëve rezulton se ata kanë bërë Pazar me të pandehurin K Deliu,për të vajtur në Itali kundrejt një shumë,e cila varionte nga 3.000-3300Euro,por rrugën nga Fushë Kruja në Tiranë ato i ka shoqëruar i pandehuri K Vila me makinën e tij. Mbi këtë baze,të dyja gjykatat e faktit kanë arritur në përfundim se dy të gjykuarit kanë konsumuar elementët e veprës penale të mashtrimit dhe i kanë deklaruar ata fajtorë dhe denuar sipas nenit 143/2 të K.Penal.

15

Vendimet Penale të viteve 1995-2000.

25

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë gjen të bazuar në ligj vendimet e gjykatave të faktit lidhur me fajësinë e dy të gjykuarve, si dhe me llojin e dënimit të caktuar ndaj të gjykuarve…” Shënim: Në një rast tjetër ku duhet të bëhet dallimi midis veprës penale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe mashtrimit qëndron analizimi i veprimeve konkrete të autorit. Nëse personi qe jep premtim që përkundrejt shpërblimit do të ndihmojë për kalim të paligjshëm te kufirit, nuk është e mjaftueshme për thënë se ka realizuar vepën penale të paligjshme të kufirit. Në këto raste duhet të provohet dhe verifikohet nëse me të vërtetë autori ka mundësitë dhe lidhjet e duhura me përsona të tjerë të cilët do të mundësojnë një kalim të paligjshem të kufirit. Gjithashtu duhet të verifikohet se edhe deri ku kane përfunduar veprimet e autorit. Nëse ai ka mjaftuar vetëm më ndërmjetësimin për gjetjen e personave të tjerë që do të realizojnë kalimin e kufirit, mund të themi se autori konsumon veprën penale të mashtrimit,dhe nëse akoma nuk është shpërblyer atëherë vepra penale do të mbëtet në tentativë. Në vendimin nr. datë 25.11.2009.Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka konstatuar se “…Nga aktet e administruara në gjykim rezulto se shtetasi Perparim A,ka rënë në dijeni që një shtetas me emrin “Taku”me banim në Patos,mund ta ndihmonte për të çuar vjazën e tij,dëshmitaren Erisa A,për në Itali te bashkeshorti i saj.Pasi ka takuar“Takun”që sipas akuzës dhe gjykatës është i gjykuari Petrit K.j.ky i fundit,kundrejt shbërblimitprej 4000eurosh,i ka premtuar se do ta takonte në Tiranë me dy përsona (ende të pa indentifikuar)të cilët do t’i nxirrnin vizën shengen që i nevojitej për vajzën.Pasi janë takuar me këta dy përsona në Tiranë i kane dhënë atyre pasaportën dhe fotografitë e vajzës së shtetasit Përparim dhe pas 8 ditsh lënëdhe takim për të marrë vizën dhe ditën e nisjes për në Itali. Në datën 28.06.2005.i gjykuari Petrit me automjetin e tij ka shoqeruar shtetasin Përparim A.bashkë me vajzën e tij për në Tiranë,ku ka takuar dy përsona,të cilët i dhanë pashaportën me vizën shegen.16 Pas kesaj dy personat,i gjykuari dhe vajza e shtetasit Përparim,Erisa,u nisën për në aeroportin e Rinasit.Rezultonse shtetasja Erisa ka udhetuar me avionin e linjës Albatros për në Firence.Pas

16

Gentian Trenova, “Interpretime të Kodit Penal. Pjesa e Posaçme”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë, 2013.

26

kontrollit në doganën Italiane shtetasja Erisa është deportuar nga autoritet italiane,pasi kanë konstatuar se pasaportadhe viza shegen janë të fallsifikuara. Kolegji vlerëson se përsa i përket akuzës së “Dhenies ndihmë per kalim të paligjshëm të kufirit”,të parashikuar nga Neni 298/3të Kodit Penal,ky kualifikim ligjor i veprës penale,e cila i atribuohet dhe është dënuar i gjykuari Petrit K,është i gabuar.Siç rezultoi nga aktet e administruara,i gjykuari Petrit K,me detyrë shofer furgoni pranë agjensisësë udhëtarëve Patos,nuk kishte asnjë mundësiapo njohje pranë ambasadave të huaja për të ndihmuar për të paisur me vizë të dëmtuaren Erisa.Nga ana tjetër,ai ka ndërmjetësuar kunnndrejt një shpërblimi të caktuar me gjoja disa persona që i kishin këto mundësi, por të cilët siç rezultoi,e paisën të dëmtuarën me nje vizë shengen të fallsifikuar që u konstatua menjëherë nga autoritetet aeroportuale italiane.I gjykuari nuk kishte asnjë mundësi të ndihmonte të dëmtuaren për të kaluar në mënyrë të paligjshmekufirin,ndaj vlerësojmë se ai nëpërmjet gënjeshtrës dhe mashtrimit kishte thjesht si qëllim t’i zhvaste të dëmtuarës dhe babit të saj shumën e premtuar të parave.Këto veprime të të gjykuarit,Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i klasifikon si element të veprës penale të “Mashtimit”të parashikuar nga neni 143i Kodit Penal.Këto veprime,i gjykuari nuk i ka kryer në bashkëpunim me persona te tjerë,pasi siç shpjeguam më sipër,dy personat e paindentifikuar janë autorë të fallsifikimit të vizes sduhet të mbajnë përgjigjësi për veprën penale të “Fallsifikimit të pasaportave dhe vizave”.Rrjedhimisht,i gjykuari duhet të përgjigjet për veprën penale të parashikuar nga neni 143/1dhe 22 i Kodit Penal.Nga ana tjetër ka rezultuar se me gjithë veprimet e të gjykuarit,vepra penale e “Mashtrimit”nuk është konsumuar,për rrethana të pavarura nga vullneti i tij,pasi të dëmtuarit nuk kanë pranuar t’ia dorëzojnë paratë pa mbrritur vajza në destinacion…”17 Shënim:Çfarë do të ndodhë nëse përsoni i cili nëpërmjet gënjeshtrës dhe apo besimit ka marrë para nga i demtuari duke e vënë në mashtrim, pas fillimit të ndjekies penale i kthen ato te i demtuari. Në këtë rast pretendimi se do të jemi përpara një detyrimi civil nuk do të qendrojë por fakti i kthimit të shumës parave do të shërbejë si rrethanë lehtësuese në vepren penale të mashtrimit, e cila so të konsiderohet si veper e konsumuar.

17

Gentian Trenova, “Interpretime të Kodit Penal. Pjesa e Posaçme”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë, 2013

27

Në vendimin nr.331 datë 17.06.2009.Kolegji Penal i Gjykates së Lartë ka konstatuar se “…Të gjykuarit,vëllezër njeri me tjtrin,janë banorë të qytetit të Tiranës.Në muajinqershor të vitit 2004i pandehuri Përparim B,është takuar rastësisht me dëshmitarin Mehdi K, të cilin e ka të afert,pasi kanë lidhje gjaku njëri me tjetrin.Në bised e sipër,dëshmitari Mehdi K,i ka shpjeguar të pandehurit Përparim sit ë afërt që e kishte,se djalin e tij Gëzim K,e kishte pa punë dhe donte ta dërgonte me dokumenta të rregullta në Itali.Passhumë sorollatjesh dhe rrugësh deri në shtetin Maqedon,dëshmitari Mehdi K,ka kërkuar lekët e dhëna,pasi i pandehuri Përparim i sorollaste duke i thënë se do t’ia jepte i panderuri Shpetim.Mbas kësaj,dëshmitari Mehdi K,ka bërë kallzim në prokurori,për shumën prej 4000lekë dhe 950euro që i kishte marrëtë pandehurit. Mbas fillimit të ndjekjes penale,të pandehurit,i kanë dhënë shumën e lekëve dëshmitarit,gjë e cila verifikohet me deponimet e tij në gjykatë,me deponimet e të pandehurve si dhe me një deklaratë noteriale të lëshuar nga dëshmitarët. Ne muajin Tetor të vitit 2004 dëshmitari Musa I.,me banim në Shijak të rrethit të Durresit,është takuar me anë të një të njohurit të tij me të pandehurin Shpetim B.,Në bisedë e sipër dëshmitariMusa i ka thënë se kishte dëshirë të dërgonte tek djali dy vajzat e tij. I pandehuri Shpëtim i ka thënëse edhe mund t’i nisim por i duheshin nga 15 mijë U.S.D. për secilën. Dëshmitari i ka thënë se do të bisedonte me djalin në Kanada dhe pastaj do të vendoste për të nisur ose jo. 18 Gati i njëjte ka qenë dhe mekanizmi i mashtrimitdhe per ketë episod, ku të dëmtuarit janë sorollatur në Maqedoni, duke mos arritur synimin e tyre. Duke qenë se i pandehuri nuk ka siguruar dot vizat, i ka kthyer në shtëpi të tyre të dy dëshmitarët, duke ju thënë se do t’i njoftonte vetë kur të siguronte vizat. Duke qenë se nuk ka arritur të marrin shumen e lekëve,më datën 05.07.2005, deshmitarët Musa, Adelina, dhe Arjana kanë bërë kallëzim në organin e prokurorisë për lekët që u kishte marrë i pandehuri Shpëtim për ti dërguar në Kanada. Ndërsa dëshmitari Mehdi K. ka bërë kallëzim më datë 19.04.2005, për lekët që i ka marrë i pandehuri Perparim B.

18

Gentian Trenova, “Interpretime të Kodit Penal. Pjesa e Posaçme”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë, 2013.

28

Mbas fillimit të ndjekjes penale nga na e të pandehurve me anë të njerëzve të tyre,të dy dëshmitarëve Mehdi K. dhe Musa I., pikërisht me datë 08.02.2006, ju është kthyer shuma e lekëve të marra. Të pyeturit në gjykatë, të pandehurit i pranojnë të gjitha faktet dhe provat, por pohojnë se leket ja u kishin marrë për ti ndihmuar dhe nuk kishin qëllim që t’ua mbanin, duke ia kthyer ashtu siç kanë vepruar. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të pabazuara pretendimet e të dy të gjykuarve lidhur me fajësinë, çmon se vendimet e të dyja gjykatave lidhur me fajësinë, çmon se vendimet e të dyja gjykatave të cilat kanë deklaruar fajtor të gjykuarit për veprën penale të “mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 të K.Penal, janë të bazuara në prova dhe në ligj. Nga vetë rrethanat e pranuara, del qartë që të dy të pandehurit kanë konsumuar të gjitha elementet që përbëjnë figurën e krimit të mashtrimit, të parashikuara nga neni 143 i K.Penal dhe nuk ndodhemi përpara ndonjë konflikti civil. Riparimi i pasojave materiale që kanë rjedhur nga veprimet e kryera prej të pandehurve pas fillimit të ndjekjes penale nuk i përjashton ata nga përgjegjësia penale, por është marrë me të drejtë parasysh nga gjykatat si rrethanë lehtësuese...”19

19

Shefki Bejko, “Leksione të së drejtës Penale” (pjesa e posaçme) viti 1998.

29

BIBLIOGRAFIA: 1. Agim Gjoleka, “Jurisprudenca Shqiptare”, vëllimi 2, botimi i 1, 1996. 2. Albina Karamitro, “Bankat dhe Tregjet”, Tiranë 1999. 3. Çështje të së drejtës Penale Botim i Ministrisë së Drejtësisë, Tiranë 1960. 4. F. Antolisei, “Manuale di Diritto Penale” Parte Speciale I, Milano 1997. 5. Gentian Trenova, “Interpretime të Kodit Penal. Pjesa e Posaçme”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë, 2013. 6. Grigor Gjika, Drejtësia Popullore Nr. 3/1969. 7. Ismet Elezi,“E drejta penale”, Tiranë 1995. 8. Ismet Elezi, “Zhvillimi historik i të drejtë penale”,Tiranë 1999. 9. J. Languier, “Droit Penal Des Affaires”, Paris 1992. 10. Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1928./Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1952. /Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1977. /Kodi Penal Shqiptar Tiranë 1995. 11. Komentar i Kodit Penal Tiranë 1952. E drejta penale e R.P.S.Sh. Tiranë 1989. 12. Praktika gjyqësore e gjykatave të shkallës së parë në Durrës dhe në Tiranë; e gjykatës së Apelit Tiranë; e gjykatës së Lartë. 13. Shefki Bejko, “Leksione të së drejtës Penale” (pjesa e posaçme) viti 1998. 14. Udhëzime dhe vendime të Gjykatës së Lartë Përmbledhje të viteve 1971 - 1973;1974 - 1977; 1978 - 1980. 15. Vendimet Penale të viteve 1995-2000.

30

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF