tema e diplomes

February 17, 2018 | Author: ilir-cani-7509 | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download tema e diplomes...

Description

PARATHENIA

Iluminizmi si lëvizje që e përfshiu shekullin XVIII, kjo lëvizje e cila kishte në thelb kundërvënien ndaj fesë dhe vëmendjen ndaj arsyes. Nëpërmjet kësej teme jam përpjekur të jap rëndësinë që pati kjo rrymë në filozofi. Kjo temë bën të mundur të kuptohet më mirë kohën kur u zhvillua kjo lëvizje, ku e pati lulëzimin, rolin që pati,kush ishin themeluesit.

HYRJA Në këtë temë trajtohet lëvizja filozofike, iluminizmi. Në fillim kam folur se cfarë ishte iluminizmi, cilët shekuj përfshiu, kush ishte qëllimi kryesor i kësaj lëvzjeje. Faktorët të cilët përshpejtuan përhapjen e iluminizmit. Iluminizmi lulëzimin e pati në Francë. Iluministët ishin ata të cilët ngritën në këmbë një ideologji e filozofi të re, në shkencë ,arsim e art. Iluministët kryesisht ata francezë, si Volteri i cili u konsiderua si themeluesi kryesor i iluminizmit, këtu mund të përmendim Denis Dideroi. Këta filozofë e përshkruan këtë ndryshim si një lëvizje pozitive drejt progresit.

PERMBAJTJA

KAPITULLI I ILUMINIZMI PROBLEM TE PERCAKTIMIT CFARE ESHTE ILUMINIZMI? KARAKTERISTIKAT E MENDIMIT FILOZOFIK TE ILUMINIZMIT. VECORITE, DIVERSITETI I ORIENTIMEVE ILUMINUSTE NE FRANCE. KAPITULLI II MENDIMI FILOZOFIK I VOLTERIT DHE DIDEROIT JETA DHE VEPRAT NJERIU DHE RAPORTI I TIJ ME BOTEN SI E KONCEPTON VOLTAIRE ZOTIN QENDRIMI NDAJ SHPIRTIT PUNA SIPAS VOLTAIRE DENIS DIDEROIT JETA DHE VEPRAT PIKEPAMJET MBI NJOHJEN E BOTES E VERTETA

ILUMINIZMI Proleme të përcaktimit të Iluminizmit Ekziston një konsensus i vogël përsa i përket datës kur filloi epoka e Iluminizmit, disa dijetarë mendojnë se koha e fillimit të kësaj epoke është mesi i shekullit XVII dhe fillimit të shekullit XVIII. Nëse kthehemi mbrapa në vitet 1600 mund të shikojmë gjurmët e iluminizmit në shkrimet e Dekartit “Ligjëratë mbi metodën e publikuar” në 1687. Të tjerët e percaktojnë iluminizmin me fillimin e Revolucionit të Lavdishëm Britanik në vitin 1688, ose me publikimin e Isacc Principata Mathematic në vitin 1687.Përsa i përket mbarimit të iluminzmit disa akademikë mendojnë se është Revolucioni Francez ose fillimi i luftërave të Napoleon Bonapartit. Cështë Iluminizmi Vetëm 200 vjet më parë filozofi gjerman Emanuel Kanti shkroi një ese me titull “Cfarë është iluminizmi ose Ndricimi”? Për të, iluminizmi është pika finale ku njerëzimi kishte ardhur, ishte emancipimi i ndërgjegjes njerëzore, nga një gjendje e papjekur injorance dhe gabimi. Ai besonte se gjatë jetës së tij ky clirim mendor ishte aktiv.Ishte një epokë e zhvillimit të dijes e kuptimit të natyrës, të cilën dija njerëzore do ta zhvillonte akoma më shumë sa per andej, guximi për të ditur ishte parrulla e Kantit e marrë nga poeti romak Horace. Termi “ndricim”filloi të përdorej në anglisht gjatë shek XIX duke iu referuar filozofisë franceze e barazvlefshme Zeitalter der Aufklarung i përdorur nga shkrimtarët gjermanë, term i cili tregon zyrtarisht pikëpamjen filozofike të shekullit XVIII. Iluminizmi ishte lëvizje filozofike që përfshiu shekullin XVIII. Kjo lëvizje ishte një revoltë kundër fesë dhe opskurantizmit mesjetar e të gjitha formave të ideologjisë së prapambetur dhe përpiqej për përhapjen e arsimit e diturisë pra zhvillimin intelektual. Ai u karakterizua nga besimi se njerëzit mund të kuptonin dhe të kontrollonin botën që i rrethon me anë të arsyes dhe të kërkimit empirik. Kjo rrymë ideologjike që shprehte pikëpamjet e mikroborgjezisë luajti një rol përparimtar i shërbeu përgatitjes së revolucioneve borgjeze që u kryen në atë periudhë në disa vende të Europës.”Beso në lumturinë njerëzore , pastaj në tënden sepse kjo e fundit nuk mund të shkëputet nga e para, do të fitosh patjetër, se populli prej natyre ecën me të drejtë”.Ky ishte synimi themelor i iluminizmit. Dalja e shpirtit shkencor ishte nga pikëpamja e iluminizmit një mrekulli e kulluar e përgatitur nga zhvillimi i mëparshëm, ngjarjeve që nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë shkaku që mund të përputhet me këtë pasojë.

Dy faktorë të cilët përshpejtuan përhapjen e iluminizmit ishin: 1- luftërat fetare 2- udhëtimet në kontinentet e tjera Luftërat fetare në Evropë në shek.XVI sollën si rrjedhim terrorizmin e popullsisë e rritën dyshimin e njerëzve për drejtësinë e doktrinës kristiane, që cuan lindjen e mendimit kritik dhe clirimin nga paragjykimet. Në shek.XVI-XVII evropianët u njohën me një përvojë të rë të udhëtimeve në kontinente të tjera. Kjo gjë ju mundësonte atyre njohjen doke, rite, zakone, dhe ligjeve te këtyre vendeve. Tashmë njerëzit filluan të pyesin”A nuk mund të jetë njësoj si evropianët dhe indianët e Amerikës që nuk kanë besim kristian ose civilizim? Ose si ka mundësi që kinezët të kene nje kulture te lashte e te admirueshme dhe te jene perseri pagane? Keto ishin disa nga arsyet nga u nisen iluministet per te kerkuar rruget e organizimit te aryeshem te jetes, per krijimin e mbreterise se arsyes. Iluministet dolen nga radhet e shtresave te reja shoqerore, te cilet u shfaqen shthurjen e feudalizmit dhe lindjen e kapitalizmit. Iluministet theksonin se arsyetimi eshte per filozofine, lutja eshte per fene. Arsyeja behet paresore jo me credo absurdo por arsye e shendoshe. Arsyeja percakton edhe vitytet. Krijuesit Zoti eshte me shume se nje qenie e arsyeshme, te ndajme njeriun nga Perendia, qiellin nga toka. Arsyeja eshte njerezore, arsyeja nuk eshte hyjnore. Njohja fillon ne perceptimin ndijimin. Karakteristikat e mendimit filozofik te iluminizmit Kjo ngjarje intelektuale e shenuar ne shek.XVIII duhet te kerkohet ne ngadhejimin e filozofise, te veshtruar si teresi te diturise qe ka te beje sa me natyren e njeriut aq dhe me organizimin e shoqerive, te liruara nga cdo ndikim teologjik.

Perdorimi i nje metode te re shkencore, ku te studiohen legjislacione dhe institucionet politike te te gjitha vendeve sipas nje numri te madh elementesh per te nxjerre nga ato ligje shkencore te shoqerise, nen ndikimin e kesaj risie Volteri e boton nje analize te sistemit te Njutonit.

Ndonese me perpara rrjedha te gjera te kembimeve intelektuale kane egzistuar, pas kesaj ato behen me te dendura. Nje internacinale e vertete filozofesh i stolis oborret e monarkeve te ndritur dhe ua ngre zulmen salloneve. Volter,Didero,D Alamber kerkohen nga sundimtaret e kesaj kohe.Aristorkratet dhe intelektualet perzihen, te paret te dhene mbas letersise e filozofise, te kenaqur qe jane prane mendjeve te ndritura, te dytet krenare qe trajtohen si te barabarte nga te privilegjuarit. Pergatitja e depertimit te veprave te te gjitha llojeve ne mjediset e kulturuara, te dala nga pena e filozofeve. Ata ndihmojne madje edhe ne qofte se nuk njihen veprat e tyre ose nuk kuptohen ashtu sic duhet, ta farkojne nje fryme te shekullit te cilesuar kryesisht ne mos me hedhjen poshte te cdo forme te fese. Iluminizmi konsiderohet si burim i shume ideve te rendesishme, si centralizimi i lirise, demorkacia dhe arsyeja si vlera paresore te shoqerise. Kjo pikepamje argumenton se vendosja e bazave ne drejtesi do drejtoje mekanizmin, metoden shkencore, toleranca fetare dhe organizimi i shteteve me republika veteqeverisese nepermjet menyrave demokratike. Tendenca e filozofise per te perdorur racionalizmin ne cdo problem konsiderohet si ndryshim kryesor. Rrymat e liberalizmit e neklacizmit te shekullit XIX e kane origjinen e tyre intelektuale ne epoken e iluminizmit. Epoka e iluminizmit eshte koha kur filozofia perendimore, jeta intelektuale shkencore e kulturore, eshte e perqendruar te arsyeja e cila shihej si burimi paresor per autoritetin dhe legjitimitetin. Iluminizmi nuk ishte vetem nje levizje apo shkolle e mendimit por nje grup idesh dhe vlerash. Ne baze ai ishte nje gjykim kritik i institucioneve , zakoneve morale, tradicionale, besim i forte ne racionalitet e shkence. Ngritja ne kembe e nje ideologjie e filozofie te re, nje shkence, kulture e art qe te dallohej per frymen demokratike, realizimin dhe pasionin per te verteten.

Vecorite te diversiteti i orjentimeve iluministe ne France Iluminizmi ne formen e vete klasike lulezoi ne menyre te vecante ne France ku sherbeu si parapergatitje ideologjike e revolucionit borgjez te vitit 1789. Revolucioni ne Frace ishte i pashmangshem mbasi rendi feudal binte ne kundershtim me rritjen e forcave prodhese penguar ecjen perpra shoqerise se re. Detyra e madhe dhe e veshtire per hvillimin e menyres kapitaliste te prodhimit, si dhe per te derrmuar feudalizmin ne lemin ideologjik, filozofik e kulturor , si per te bashkuar masat e shtypura dhe per ti bere te vetedijshme per te drejtat e format e tyre u ra persiper ideologeve borgjeze. Ata e kritikuan dhe e goditen rende rendin politik feudal, filozofine, fene, moralin, artin, letersine, teatrin.Iluministet ishin ata te cilet ngriten ne kembenje ideologji e filozofi te re, nje shkence kulture e arte qe te dallohej per frymen demokratike, realizimin dhe pasionin per te verteten. Shkenca dhe kultura sipas iluministeve konceptoheshin si arme lufte dhe mjete te revolucionit. Ne France me shpejt se ne vendet e tjera shkrimtaret filluan te thyejne normat e ngurta te letersise. Ne shekullin XVII shkrimtaret filluan te imitojne letersine antike greke e romake. Teatri fitoi ne ate kohe nje rendesi te dores se pare si shkolle edukimi per masat. Ne asnje vend te Evropes, teatri nuk ka luajtur nje rol kaq te madh shoqeror sa ne France. Edhe ne fusha te tjera te artit si ne pikture, arkitekture e muzike shuma artiste i kapercyen rregullat e ngurta te klasicizmit dhe krijuan vepra me vlera te reja artistike. Ne fund te shekullit XVII dhe gjysmen e pare te shekullit XVIII u krijuan stile te reja artistike te quajtura barok dhe rokoko. Me kete stil u krijuan vepra arkitekturore qe imitonin ngjyrat, format e shkembinjve dhe gureve natyrore. Karakteristike e artit barok ishte ruajtja e simetrise, shumellojshmerise se ngjyrave dhe ndricueshmeria e figurave. Ndersa ne artin rokoko realizohen forma dekorative. Iluminizmi ne France i ka rrenjet ne pjesen e dyte te mbreterimit te Luigjit XVI, atehere kur mbreti diell u hodh haptazi ne anen e reaksionit politik dhe terrorit fetar. Asnje nuk mund te shtypte pakenaqesine kundrejt despotizmit te Luigjit XIV kundrejt luferave te pafund qe kerkonin shpenzime e taksa te medha, kunder oborrit qe harzhonte per qejfe ne kurriz te popullit. Ne mes te kesaj pakenaqesie ndaj regjimit lindi ne fund te shekullit XVII dhe ne fillim te shekullit XVIII nje pulicistike e letersi opozitare modelet me te shkelqyera . Romani filozofik i Fenelonit “Aventurat e Telemakut” dhe “Fjalori historik e kritik” i Pjer Bejlit, letersia franceze pershkruante jeten e ndryshme te popullsise. Ne veprat e Korneit, Rasini, La Fonteni dhe Molieri pershkruhej force e persosmeri karakteri i njerezve.

Ne to denohej dhe vihej ne loje jeta e zbrazet dhe e pakuptimte e fisnikeve feudale. Kornei dhe Rasini ishin poete te oborrit mbreteror. Ata pervecse ngriten ne qiell mbretin Luigj XIV, parashkruan edhe disa nga tiparet me te ulta te shoqerise feudale si egoizmi, mashtrimin, friken. La Fonten u be i njohur si krijues i zhanrit te fabules ne te cilen satirizon aristokratet qe mendonin per veshjet e per dantellat e qendisura, te cilet per te fituar simpatine e mbretit ishi gati te spiunonin njeri-tjetrin. Ne vitet e fundit te mbreterimit te Luigjit XIV dalin nje radhe komedish. Molieri, mjeshter i madh i krijimit te karaktereve te njerezve, ishte autor i komedive me te bukura te kohes si: “Tartufi”, “Don Zhuani”, “Mizantropi”, “Kopraci”. Komedite jane kunder hipokrizise, parazitimit te oborrit Renjar kunder borgjezise qe po lindte dhe qe ishte e lidhur me parane. Por orvatja per te kritikuar haptazi aristokracine dhe oborrin e kryer nga teatri i komedise italiane ne Paris 1697, perfundoi me mbylljen e ketij teatri. Me te tilla masa despotike monarkia shtypte cdo shfaqje opozitare jo vetem ne teater duke u perpjekur te pengonte frymen e iluminizmit. Pas sundimit despotik te Luigjit XIV vjen periudha e rregjences se Filipit Dorlean 1715-1723, gjate se ciles u duk qarte dekompozimi i permbajtur i rendit feudalo-monarkik, renia e degjenerimi i vazhdueshem i oborrtareve dhe forcimi perhere e me i madh i bogjezise. Historia e akademive ne France gjate kohes se iluminizmit fillon me Akademine e Shkencave 1666 ne Paris. Qe nga fillimi, akademia ishte e lidhur shume me shtetin francez por kishte nje mangesi persa i perket shkencetareve. Pervecse i sherbente monarkise, akademia kishte dy funksione: te ndihmonte organizimin e disiplinave te reja, te trajtonte shkencetare te rinj, gjithashtu te kontribuonte ne rritjen e statusit social te shkencetareve duke i konsideruar si njerezit me te dobishem te te gjithe qytetareve. Me rritjen e laicizmit dhe me pjesmarrjen e pakte te kritikeve akadente demostronin nje rritje te interesit ndaj shkences. Prezenca e akademive franceze ne sferen publike nuk mund ti atribuohet antaresise se tyre, megjithese pjesa me e madhe e anetareve te tyre ishin borgjeze, institucioni ekskluziv ishte i hapur vetem per eliten e akademikeve pariziene. Ata e shikonin veten si interpretuesit e shkences per njerezit.

Iluministet kryesisht ata franceze Ata te cilet nxorren fjalen iluminizem, ata te cilet pershkruan kete ndryshim idesh si nje levizje pozitive drejt progresit, te njohurive njerezore, ishin iluministet, udheheqesit e ketij devijimi. Ata e pershkruan periudhen e meparshme si “Mesjeta e Erret” duke fajesuar fene per te dhe pretenduan se Evropa u iluminua apo u ndicua kur u shekullarizua dhe u distancua nga feja. Iluministet theksonin se kohes se fese i kishte ardhur fundi dhe ata do te jepnin kontributet e tyre per te rindertuar kohen e arsyes, ata do te ishin te mendimit se te gjitha te keqijat e shoqerise mund te zhdukeshin me perhapjen e arsimit, kultures te cilat do te ndikonin ne zhvillimin e arsyes e ne ndricimin e mendjes njerezore. Per iluministet feja ishte dicka pa vlera pozitive. Ajo ishte nje gabim i madh, e shkarkuar nga hipokrizia e prifterinjve te cilet, sipas iluministeve, e shpiken fene per te sherbyer si instrument sundimi mbi masen e njerezve. Keto terma: fe, prift, mesjete, barbarzem per disa iluministe ishin thjesht terma abuzive dhe jo terma historike, filozofike apo sociologjike me nje kuptim te caktuar shkencor. Por kishin nje kuptim konceptual atehere gjerat qe zhvillohen me kete emer duhet te shikoheshin si nje dicka me vlere. Iluminizmi mendon se shkollimi dhe perhapja ne formimin e nje opinioni publik te ndricuar te cilet do te realizojne reformimin e gjendjes shoqerore, politike dhe daljen e nje klase intelektualesh. Ata nuk kishin simpati per periudhat e historise njerezore, ata kishin interes vetem per periudhen moderne dhe konceptin per arsyen. Per iluministet, shoqeria ekzistuese nuk mbeshtetej te arsyeja njerezore, qe eshte veti e njerezve te vertete, e cila i ben te mendojne e te jetojne ne ndershmeri e moral te larte. Iluministet mendonin se megjithese jeta njerezore ne te kaluaren kishte qene irracionale, por qe ishte ne gjendje te kthehej ne dicka racionale, sipas tyre nuk ka shume zhvillim qe te con nga njera tek tjetra, nga besimi tek arsyeja. Nga arsyeja universale buronte besimi te progresi njerezor, te vullneti per te shnderruar jeten. Per te gjithe iluministet barazia dhe liria jane gjithcka sepse sjellin virtytin i cili lufton veset e shoqerise, si: orgjite, mendjemadhesite, mosmirnjohjen dhe shtypjen e tjetrit qe jane karakteristike per klasat sunduese. Sa me te keqinj te jene njerezit, aq me i cmueshem behet virtyti.

Ky shekull ndryshe mori emrin”Shekulli i Volterit”, per hir te rolit te madh qe zhvilloi ai per perhapjen e dritave, mendimet dhe veprat e tij letrare, historike, filozofike. Ai u be perfaqesuesi me ne ze i iluminizmit francez, petriku i asaj levizjeje kulturoreideologjike qe pergatiti Revolucionin Borgjez te viteve 1789-1794. Natyrisht qe nuk ishte vetem Volteri qe i vuri vetes si detyre te ndriconte mendjen e njerezve me idete e reja qe ata kuptonin te gjendjen dhe te pergatiteshin per sulmin perfundimtar, sic e mendonin ata kunder keshtjelles absolutiste. Krahas Volterit, vepruan figura te tilla si: Russoi, Dideroid, D Alamber, por Volteri ishte figura qendrore, udheheqesi edhe deri diku organizonatori i tyre. Iluministet franceze Russoi, Dideroi, me Volterin ne krye mendonin, vepronin e luftonin per te gjithe pavaresisht nga te metat e tyre te vogla njerezore. Ne vepren”Zhvillimi i socializmit nga utopia ne shkence” Engelsi ka theksuar me shume drejtesi:”Njerezit e medhenj, qe ndricuan ne France mendjet e te tjereve per revolucionin qe po afrohej edhe ata vete vepronin ne menyre shume revolucinare”. Ata nuk pranonin asnje autoritette jashtem te cfaredo lloji. Feja, kuptimi i natyres, shoqerise, organizimi shteteror u kritikuan ne menyre te pameshirshme. Cdo gje duhet ta paraqitej perpara gjyqit te arsyes. Arsyeja qe mendon, u be e vetmja mase per te matur cdo gje qe egziston. Iluministeve iu mungonte organizimi e bashkimi. Ishte Volteri ai qe perpiqej qe kete mangesi te rende, ta zhdukte. Vetem me bashkimin e njerezve te nje qellimi, detyra kryhet mire sepse ne njeriu ne toke eshte si ushtari ne postin e vet. Volteri ishte mese i bindur se, ne qofte se kjo nuk do arrihej ne kohen e tij, brezat e ardhshem do ta plotesonin. Ai i shkruante italianit Kazmora: Cka une nuk do jem ne gjendje te permbush, te tjeret do ta kryejne dhe une do te kem lavdine filluar”. Volteri krahasonte idete e reja me mjaltin e bletes: Mjalti qe kjo blete ne lule grumbullon Me pickimin e saj mund e dhembje lehteson.

Ai kishte neveri per idete e vjetra qe perfaqesonin nje shoqeri krejt te mplakur. Idete e vjetra jane shume qesharake dhe i afrohen shume marrezise. Qellimi i Volterit ishte qe dritat tu perhapeshin bashkekohesve qe te cliroheshin nga paragjykimet fetare, shoqerore e politike te regjimit te vjeter. ____________________________________ K.Xoxi, Volteri,fq.180.

Dritat do ti detyronin sundimtaret e ardhshem qe te udhehiqeshin ne veprimtarite e tyre nga ligjet e arsyes se paster, sa me shume qe njerez te ndricoheshin sipas Voterit aq me teper dobesohen potitat e se kaluares se urryer. E kaluara qe mbeshtetet te padrejtesia nuk mund te perballoje mendimin filozofik, perparimin shkencor dhe kurajon mendore, pra njeriu nuk ka nevoje per cdo lloj dritash, por vetem per ato drita qe synojne permirsimin e jetes se tij. Keshtu objektivisht pervetesimi i dritave shpinte ne revoluzion. Volteri kishte besim se nje dite arsyeja me hir a me pahir do te fitonte, dhe si luftetar i paepur ishte mese i bindur se njerezit e punes domosdo do te ndricoheshin dhe do te dinin si te vepronin. Qellimi i iluministeve ka qene te ndryshoje mendimin e popullit mbi institucionet civile, fetare dhe ky revolucion, ne qofte se do ta quajme te tille, u realizua. Historia dhe poezia, romanet dhe madje fjaloret, kane marre infeksionin e helmit dhe te mosbesimit ne perendi sapo shkrimet e tyre dalin nga botimet, ato perbysin provincen si nje vershim. Dukej se mundi i iluministeve me ne krye Volterin nuk kishte shkuar kot. Progresi i ilumnisteve sipas Volterit nuk u kufizua ne shkencat e natyres. Iluministet duhej gjithashtu te kryesonin betejen per lirine e shpirtit dhe ne luften kunder obskurantisteve fetare, sidomos atyre katolike qe kerkonin te pengonin idene e vizionit modern te botes. Fransua Mari Arue ose ndryshe i quajtur Volter Lindi ne Paris me 21 nentor te vitit 1694. Ishte i biri i nje noteri parisien. Nga i ati ai trashegoi deshiren per tu marre me tregeti. Ai u be nxenes i kolegjit Luigji i Madh, ku qendroi 10 vjet. Duke pare prirjet dhe mendimet e tij, mesuesit murgj iu drejtuan atij me keto fjale”Ti do te jesh nje nga korgejte e deizmit”. Mesuesit jezuite e kuptuan se nuk mund te edukonin sipas deshires se tyre. Volteri i cili dallohej sa per vullnetin per pune, aq edhe per mendjemprehtesine por nuk i shkonte per shtat binja e verber. Ne kolegj Volteri ishte bashkenxenes me vellezerit D Arzhans. Mbrojtese e Volterit u be Abati de Shatnof, qe ishte njohese e thelle e shume gjuheve, muzikes, shkences e filozofise se kohes. Shtepine e saj ajo e kishte shnderruar ne nje klub te mendimit te lire, ku viheshin ne diskutim dogmat skolastike, filozofike e fetare. Ajo i dhuroi disa leke per te blere libra dhe e afroi ne nje mendesi qe perputhej me aspiratat e mendimtarit te mevonshem. Pikerisht ketu, Volteri u njoh me filozofine materialiste te Epikurit e cila e clironte njeriun nga frika e perulja para perendive. Volteri qe deri atehere kishte njohur Biblen, latinishten dhe mendimin teologjik por qe skishte mesuar asgje nga filozofia e shendoshe, matematika, historia e popujve, i beri pershtypje te thelle filozofia e Epikurit.

Fillimet e jetes se Volterit nuk i pelqyen te atit, atij nuk i pelqente qe i biri te merrej me poezi thoshte ai, te krijon vetem telashe dhe smund te vije me te asnje pasuri. I ati thoshte qe i biri te behej jurist, Volteri sa e mori vesh u pergjigj: “ I thoni babait se nuk e dua aspak nje funksion qe blihet, do te dije te zgjedhe vete nje profesion qe nuk kushton asgje”. Ai fillon te shkruaje satira epikgrameme te cilat bene vetem armiq. Me kembenguljen e te atit ai vazhdoi shkollen e drejtesise. Ne kete kohe u njoh me “Fjalorin filozofik kritik” te Pier Bejlit. Idete e tij paten nje ndikim te thelle tek Volteri pasi ai ishte njeriu qe permbysi nga pikpamja teorike cdo besim, metafiziken e shek.XVII dhe cdo metafizike ne pergjithesi. Me nderhyrjen e te atit ne vitin 1713 filloi pune ne Ambasaden Franceze ne Hage. Hollanda ishte nje vend i pershtatshem per mendimet e tij pasi ne krahasim me Francen atje botoheshin gazeta qe denonin gjendjen egzistuese ne monarkine Franceze. Dashuroi virtytin tuaj aq sa dhe personin tuaj. I ati, duke marre vesh kete, e thirri te birin ne paris dhe i kerkoi qe te merrte rrugen e mbare se perndryshe do ti hiqte trashegimine dhe do e dergonte ne ishujt Antile. Volteri i shkroi Pempetes qe do te vriste veten se do te vriste veten po qe se ajo nuk do te vinte pas tij ne Paris. Ajo u pergjigj se me mire ishte qe ai te pajtohej me babane e te behej i nderuar per ligjin. I ati e fali dhe Pempeta u martua me nje tjeter. Qe nga ky cast filloi nje faze e re ne jeten e Volterit, i cili nje here e mire do bente dallimin midis dashurise e miqesise. Ai shkroi:”Miqesia ka nje vlere njemije here me te nderuar se dashuria, madje kam pershypjen se nuk jam lindur aspak per pasionet prandaj ajo mori fund dhe une hoqa dore prej saj per tere jeten”. Nje satire kunder itit filloi punen per vepren Andriada. Po ne kete kohe mori pseudonimin Volter me te cilin u be i njohur ne te gjithe boten, ky emer u be sinonim i mendimit te lire i talljes plot sarkazem kunder klerikeve e kishes katolike te cilen e quante” armike te progresit”. Ne vepren Edipi autori u bente thirrje njezve tju besojne vete gjerave qe ndjejne, qe degjojne dhe qe i shikojne vetem me syte e tyre dhe mos tu besojne mashtrimeve te prifterinjve katolike. “ Ne kemi besim vetem te vetja jone thoshte ai, ti shikojme sendet vetem me syte tane. Prifterinjte nuk jane ata qe perfytyron populli, tere shkenca qendron ne besimin tone te kote”.

Shfaqja e tragjedise “Edipi”ne nentor te vitit 1718 ia rriti emrin Volterit ne Paris.Pas vdekjes se te atit ne vitin 1721 ai u mor me tregeti ku vuri dhe pasuri.Pasuria me duhet pohonte vete,qe tu sherbeje miqeve e te ve pak ne loje armiqte.Ne vitn 1753 ai botoi versionin e pare te Andriades me titullin”Poema e Liges” kjo veper i kushtuhej Henrikut te IV Burbon mbreti francez i cili kishte rene viktime e klerit katolik.”Nje nate kur ishte per darke duka suli kryeminister i frances,Kaloresi Rohan u shpreh hapur se poetet e kishin per detyre te defrenin me vargjet e tyre aristrokacine e larte”. Ai filloi te tallej me autorin e “Adriades”duke thene kush eshte ky i ri qe flet me ze kaq te larte ?Volteri u pergjigj”Nje njeri qe nderon emrin qe mban,ndersa shume te tjere e zvarrisin emrin e tyre ne balte”.Ky ishte nje shperthim i fuqishem antifeudal e antishteteror Rohani e ndjeu veten te fyer u dha urdher njerezve qe ta rrihnin,ata shpune ne vend deshiren e padronit te tyre duke bere te vdekur .Pas kesoj beri nje plan qe ta ftonte ne duel e takoi dhe ju drejtua me keto fjale”Zoteri neqoftese nuk i marre me fajde dhe nuk e ke harruar fyerjen qe me ke bere besoj se do e pranosh duelin”.Ai pranoi sfiden por ne duel erdhen te tjetre pasi e kapen Volterin e burgosen ne Bastije .Pas ketij incidenti ne vitin 1726 kerkon te largohet nga Franca per te ikur ne Angli,ky incident e nxiti me shume qe te luftoje me gjithe forcat regjimin despotik.Volteri ne Angli qendroi me shume se dy vjet,realiteti ndryshe dhe pervoja qe kaloi atje ka ndikuar ne mas te madhe ne idete e tij.Pas gati tre vitesh n emergim Volteri u kthye ne Paris dhe botoi me 1734”Letra Filozofike mbi Angline”.Ai paraqet aty gjithcka ka vezhguar ne Angli mbi fene ,qeverisjen e vendit ,tregetine,filozofine ,shkence,teatrin. Volterit i kishte pershtypje zhvillimi i vendit pa srevplucionit te shekullit XVII dhe kryesisht pozita qe kishin shkrimtaret e shkencetaret .Ne luftrat angleze gjendeshin ide si liria e mendimit ,e shtypit ,barazia politike ,drejtesia financiare,ndarja e besimit fetar nga arsyeja,metoda e eksperimentit,liria shkencore te cilat u bene credo e mendimit Volterian.Letrat Angleze u bene nje manifest lufte ku autori godiste idete e deri atehere ,e filozofike ,politike e fetare ,prandaj ato u dogjen.Ai me tej u zhvillua me vepra te tjera si”Traktati mbi metafiziken”,”Elementet e filozofise”,”Traktati mbi tolerance”,Volteri ka meriten se ishte i pari ne France se problemet e ndryshme metafizike i zbriti nga qielline toke dhe i trajton ato sipas kon cepteve filozofike te tij. Si mbeshtetje jryesore kishte Xhon Lock dhe Isak Njuton.Volteri i vleresonte lart idete e Njutonit .Njutoni kishte bere zbulime te rendesishme ,te cilat e futen ne gjenite e njerezimit.Zbatimi i formules se binomit,ligjin e gravidacionit etj..Njutoni pohonte Volteri nuk ka bere kurre sisteme ,ai ka pare dhe nuk ka vene imagjinaten ne vend te se vertetes.Ate qe shohin syte tane dhe qe deshmon matematika duhet marre si e vertet per gjithe te tjerat duhet thene se “Une nuk di “dhe me tej Njutoni ka llogaritur gravidacionin,por nuk ak zbuluar shkakun,per Volterin filozofia e Njutonit ishte nje kryeveper pasi ne cdo gjykim duhete te marrim parasysh ligjet e natyres q ejane perjetshme .Veprat e tjera te Volterit jane:”Vdekja e Cezarit”,”Muhamedi”,”Meropi”, “Zadigu ose Fat”,”Mondani djali plang prishes”,”Studime Historike”,shekulli i Luigji te XIV dhe “Sprove mbi doket dhe frymen e dokeve”.Nga viti 1744 deri ne 1747 qendroi ne Paris.Volteri si filozof i vertete synonti ti mesonte njerezve dhe jo tu erresonte mendomet .Ai nuk kerkonte qe thjesht ti citohesh autore te ndryshem po pas vrojtimeve sistematike te behen analiza dhe sinteza dhe sipas tij vetem Njutoni ishte ai qe zbuloi mbi baza shkencore dhe me llogari te sakta lidhjet midis trupave qiellore.

Volteri ndiqte me vemendje ecurine e levizjes iluministe ne France dhe kerkonte qe ajo te vepronte si nje force kompakte. “Ajo qe me zemeron thoahte ai me shume eshte fakti qe murgjit fanatike te bashkuar, ndersa njerezit e mire jane te shperndare te vecuar, te vaket, indiferente duke menduar vetem per mirqenien e tyre te vogel” Sipas tij nje dyzine njerezish te ndershem qe degjohen me endje bejne nje te mire me te madhe sesa njeqind vellime. Pak njerez lezojne por e gjithe bota bisedon dhe e verteta le pershtypje. Ai mendonte se te gjithe filozofet duhet te shtrengojne radhet e tyre sic bente falagana maqedonase, Dhe ajo u mund kur misioneret e fese katolike gjesdisin ghjithe token dhe detet, filozofet te pakten shetisin neper rruge e te mbjellin faren e mire ne cdo shtepi. Ai bente thirrje “shtypeni te poshtrin” Urrejtja e Volterit kunder fese katolike e fanatizmit ishin te jashtezakonshem prandaj dhe thirrjet e tij per lufte kunder tyre ishin te panderprera.

Njeriu dhe raporti i tij me boten. Njeriu sipas konceptit Volterian nuk eshte gje vec nje bashkesi e mjedisit shoqeror, ne te cilin rron me interesat, gjykimet dhe shqetesimet e veta. Njeriu konkret ka lindur nga toka dhe jo nga perendia, kisha katolike dhe ungjijte e saj. “Njeriu sipas tij eshte ne unitet me boten e gjalle qe e rrethon ai”lind dhe jeton e vdes si kafshet”. Sipas Volterit njerezit nga natyra jane te gjithe te barabarte.

Dallimet midis tyre jane relative dhe kane te bejne vetem me aftesine dhe gjendjen ekonomike. Njerezit sipas tij kane jetuar ne shoqeri. Nuk pranonte idene e Zhan Zhak Russoit se njeriu ka jetuar i vetmuar dhe shoqeria e prishi ate. Per Volterin ne qofte se njeriu jeton i vetmuar humbet aftesine e te menduarit, te shprehjes dhe kthehet ne kafshe. Ai njeriun e shihte si dukuri shoqerore e aspak hyjnore. Ne shoqeri njeriu lind, formohet dhe vdes. Ne qofte se njeriu do te kishte jetuar i vetmuar do te ishte shume i prapambetur, nuk do te luftonte dot kunder forcave te natyres, do te ishte pa kulture. Megjithate njerezit, gjykonte Volteri, jane prap aq te prapambetur sa qe u perngjajne kafsheve, jetojne ne kasolle, te leckosur, pa ditur shkrim e kendim, dhe lexim. Jane dashur shekuj sipas tij per te arritur deri ne kete shkalle e po te kishin jetuar te vetmuar do te ishte me keq. Njerezit kane jetuar ne familje dhe popullsia eshte shtuar. Qe te ndryshoje shoqeria dhe kjo mund te arrihet vetem si kolektiv. Volteri kishte mendim pozitiv per forcen e njeriut per te njohur boten dhe si iluminist i shquar i kushtonte vemendje njohjes dhe pervetesimit te shkencave. Ai nuk pranonte perseri ketu mendimin e Zhan Zhak Russoit sipas te cilit ne bashkesine primitive njerezit kishin jetuar “Shekullin e arte” ishin vellezer jetonin ne paqe, pa luftera dhe ishin te zhveshur nga cdo djallezi. E keqja ne shoqeri, Russoi fillon shfrytezimin , grabitja lufterat por sipas Volterit ka egzistuar zhvillimi, nuk ka ekzistuar zhvillimi progresiv i njeriut dhe “Shekull te arte” kurre nuk ka pasur. Njerezit jane perpjekur gjithmone per perparim por kane ndeshur vazhdimisht veshtiresi te medha. Njeriu sipas Volterit ka korrigjuar vetveten dhe ka mesuar gjithnje e me shume, per te shpikja e alfabetit eshte kthese ne historine e njerezimit, une thoshte ai e shikoj alfabetin si nje moment te pakundershtueshem prej te cilit nje komb ka nxjerre njohurite e para. Shpikja e alfabetit sherbeu si force e madhe qe nxit zhvillimin e kultures njerezore. Volteri mendon se kjo eshte nje fitore e arsyes qe ne Greqine e lashte, eci dhe me perpara dhe greket u bene populli me i zgjuar i botes. Sipas Volterit, bota njerezore nuk ka qendruar asnjehere ne vend. Artet, shkenca, ekonomia u zhvilluan pavaresisht zikzakeve. Perparimin ne shoqeri e lidhte me njerezit te cilet u ishte dashur te vinin ne levizje duart dhe trurin e tyre. Ai shkruante: “duheshin farketare, muratore, bujq para se te gjendej nje njeri qe te kishte kohe per te medituar”.

__________________________ K.Xoxi ,Volteri ,fq ,19,32 ,33

Volteri ngrihej kunder teologjise, e cila vetem e ka demtuar arsyen njerezore.Ai hidhte poshte mesimet e teologjise si mjet per te shpjeguar boten dhe mendonte se natyra duhet ndjekur hap pas hapi.”Teologjia skolastike, bije e paligjshme e filozofise se Aristotelit e perkthyer keq dhe e panjohur e ka demtuar shume me teper arsyen dhe studimet sesa hunet dhe vandalet”.Feja dhe sherbyesit e saj per Volterin nuk i sherbejne njerezimit, murgjit lufojne njerezit qe perpiqen te gjejne kenaqesi nepermjet punes se tyre. Ata nuk jane miq por armiq te Perendise, sepse sepse me predikimet e tyre per nje bote tjeter vetem e shkaterrojne njeriun. Murgjit jane me shpirt te pandjeshem, nuk kerkojne meriten tek njeriu dhe krimbat e shoqerise i falin. Ata bashkepunojne me mbreter te ligj, u fryjne atyre ne vesh per te luftuar armiqte e perbashket. “Njeriu i mire eshte ai qe mbeshtet mikun e tij qe shtypet”. Miku i vertete eshte kurajoz, burreria e tij perballon sulmet e shpifesve fanatike.Feja dhe murgjit e kane cuar ne ferr Njutonin e pavdekshem, dijetarin Lajbnic.Murgjeve dhe fanatizmit u duhet shtypur koka sepse i gjykojne njerezit me syrin e interesave te tyre te ngushta e te ulta dhe jo nga veprat e njeriut te vuajtur. Murgjit, kleriket me fanatizmin e tyre genjejne masen e popullit duke u thene se po te mos paguajne, ne boten tjeter ata do te behen kuaj, karroca, qener e zhapinj.Murgjit ndersejne njerezit e paditur dhe besniket e verber per te vrare njerez te pafajshem, prandaj sipas Volterit rrenjet e fese duhen kerkuar na paditurine e njerezve te thjeshte dhe ne spekullimet dhe genjeshtrat qe kane krijuar e perhapur kleriket. Ai shkruante “Nje fshat me njerez pothuajse te eger shikon te prishen frutat qe e ushqejne”. Me fene Volteri shpjegon edhe endrrat e mrekullite. Padituria e njerzve ka bere qe ata te besojne se endrrat vijne nga qielli.Edhe ato mrelulli nga me te pabesueshmet jane besuar prej njerezve per shkak te paditurise. Feja eshte perpjekur ti percaje njerezit thoshte Volteri, ka nxitur ata te luftojne me njeri-tjetrin, ajo eshte shkaktare e luftes civile. Njerezit nuk jane vecse vrases, gjakatare te mbuluar me vese. Feja qe ata predikojne jo vetem qe nuk i ka ndrequr por i ka prishur me tej karakteret e tyre. Volteri tallj me pagezimet e te krishtereve qe gjoja eshte porosia e Zotit. Perandori Kostandin arsyetonte keshtu “Pagezimi paston gjithcka, prandaj une mund te vras gruan time, djalin dhe gjthe te afermit e mi, pastaj do te pagezohem “.Per Volterin keto ishin te gjitha marrezira dhe veprime te ulta.Feja dhe kisha katolike ishin mbeshtetja e feudalizmit dhe monarkise absolute, perkrahesja e supersticioneve dhe e reaksionit, ajo pengonte progresin njerezor dhe ate kombetar.

__________________________________ K.Xoxi, Volteri, fq. 19, 67, 53.

Keshtu Volteri me sulmet e tij demaskon fort fene, fanatizmin, murgjit, kleriket e larte dhe dogmat e tyre. Lufta e Volterit, e iluministeve te tjere kunder fese katolike filloi kunder supersticioneve e paragjykimeve. Volteri si armiku i tyre nuk beri asnje leshim, keshtu qe ajo beteje u kthye kunder krishterimit e fanatizmit ne teresi dhe gjate revolucionit do te merrte forma te ashpra. Shkaku kryesor i kesaj ishte censura e rende e kishes dhe vete shtetit absolut francez, qe u kishin vene prangat mendimeve nuk i lejonin te shperthenin per te treguar rruget e reja te perparimit ekonomik, politik, shoqeror. Per te feja e fanatizmi nuk zhduken me perndjekje, por vetem nepermjet filozofise se vertete e te perparuar. Njeriu i ndricuar nga filozofia do te shohe se ajo qe duket mrekulli eshte nje kontradite ma ligjet e natyres.

Si e koncepton Volteri Zotin Ne vepren “Fjalori filozofik” ai thote “Eshte e drejte te adhurojme qenien e siperme prej se ciles na vijne te gjitha, Zotit une nuk i kerkoj asgje, ai e di cna duhet dhe kam frike se do kerkoj kohe te mire, kurse fqinji im do ti kerkoje shiun. Zoti eshte natyra vete. Ai shperblen ata qe bejne mire dhe denon ata qe bejne keq. Zhvillimi i historise dhe zhvillimi politik i shoqerise ka provuar se Zoti eshte nje krijese fantastike qe lidhet me paditurine e njeriut per te shpjeguar boten qe e rrethon. Per te tria fete kryesore monoteiste, budizmin, kristianizmin, dhe islamizmin besimi te zoti eshte nje dogme, shkelja e se ciles ka cuar ne persekutime apo ne masakra te renda. Ne emer te Zotit ishin djekur jo vetem perkrahes te sekteve fetare te ndryshme por dhe qe kundershtonin dogmat themelore te fese por u ndoqen deri ne akte barbare, makabre sic eshte djegia e personalitetit Xhordano Bruno. Volteri nuk beson te ky zot, nuk e njeh sepse eshte i shpikur eshte jete shfrytezimi, i te pasurve kunder te varferve. Volteri me shume nga te gjithe shpall me ze te larte se orakujt nuk jane asgje. Anajerezit kurre nuk kane pare shtriga megjithate kane besuar ne to, popujt e lashte u kane besuar heronjve mitologjike, megjithate nuk kane pare vetem mrekulli te verteta. Keshtu per shkak te zakonit te keq dhe te edukimit ruheshin mendimet, qeverisja e ndjenjat dhe rralle mund te gjesh mendje qe ecin ne rruge te drejte, sipas tij Zoti na ka dhene konceptin e drejtesise e dashurise per njerezit. Une kete do ta ndjek, nuk dua te jem filozof por dua te jem njeri. Natyra e Zotit eshte te jete i mire. Nuk e dime karakterin fizik te tij. Sipas Volterit: Se pari njerezit kane nevoje per nje zot e kete duhet ta adhurojne sepse ai eshte vetem i mire, ka dashuri per te miret dhe urren te ligjte. Se dyte eshte deist kur thote se “Zoti eshte natyra vete”.

Ai shkruante ju me kerkoni mua ku ehste Zoti, une nuk e di e nuk dua ta di. Une e di se ai egziston, se ai eshte mjeshteri yne se ben gjihcka se duhet pritur gjithcka prej miresise se tij. Ai thekson se “Makina e botes eshte veper e nje qenie shume e zgjuar dhe e fuqishme. Ju qe jeni i zgjuar duhet ta admironi, ju qe jeni mbushur me te mira duhet ta doni”, pra Volteri nuk pranon Zotin qe predikonte kleri katolik dhe fanatiket. Ai nuk pranonte te vuash ne toke per te shkuar me vone ne qiell. Per Volterin qiej te tille nuk egzistonin. Po ne Fjalorin filozofik theksonte se filozofet nuk kane pasur shume nevoje as per homerin, as per farisejte se gjithcka behet ne baze te ligjit te palevizshem. Bota egziston per shkak te vete natyres se saj, te ligjeve te saj fizike ose nje qenieje te eperme qe e ka formuar ate. Keto ligje jane te palevizshme dhe gjithcka eshte e domosshme. Nder te tjera ne Fjalor ai shkruante”Mjeku e sheroi hallen tende por kete ai e beri jo duke kundershtuar por duke ndjekur rregullin e natyres. Volteri ishte i mendimit, cdo gje zhvillohet sipas objekteve pavaresisht nga shkalla e aftesise se njerezve per ti kuptuar ato. Te gjitha dukurite ne natyre i perngjajne zinxhirit, hallkat e te cilit jane te lidhura pazgjidhshmerisht. Filozofia volteriane ka karakter teologjik d.m.th cdo gje ne bote nuk eshte bere kot por ka nje qellim te caktuar. Keshtu hunda nuk eshte krijuar per te mbajtur syzet por per te nuhatur. Ne shume teza ai ishte materialist por Zotin nuk e mohonte, por ai nuk doli teresisht kunder Zotit, pasi po te mos besohet prishet gjithcka. Prandaj ai thoshte se” Sikur edhe nje fshat te keni per te qeverisur ai duhet te kete fene e vete”, edhe sikur Zoti mos egzistonte ai duhet shpikur. Teza volteriane se Zoti eshte natyra vete, kishte permbajtje materialiste, Deizmi ishte forme e materializmit.

Qendrimi i Volterit ndaj shpitit Ky qendrim ndaj shpirtit ishte materialist. Ai mendonte se shpirti eshte funksion dhe forme e materies. Shpirti eshte nje jete e qenies se gjalle dhe vdes bashke me te. Shpirtin jashte natyres e kane shpikur kleriket per te vene ne gjume popujt dhe per ti shtypur bashke me mbreterit. Shpjegimi materialist i shpirtit e terboi klerin katolik por Volteri asnjehere nuk u step ne luften kunder obskurantizmit dhe paditurise. Ai ironizonte pseudoshkencetaret teologe qe nuk njihen e nuk pranonin dijet e shkences “Doktoret e teologjise shkruante Volteri, i deklaronin Kopernikut se ne qofte se ligjin e gravitacionit Volteri e cmonte Njutonin sepse ai e provoi sesa e pathene ishte ideja e Dekartit mbi idete e lindura, te sjella nga jashte dmth nga feja.

_________________________________ K. Xoxi, Volteri, fq. 28

Sipas tij njeriu nuk perbehet prej dy qenieve njeres qe duket, ndihet, vdes dhe tjetres qe nuk duket, nuk preket, dhe eshte e pavdekshme. Idete dhe konceptet mund te egzistojne vetem ku ka ndijime dhe ato mbeten absurde pa organet e shqisave. Eshte e pamundur qe Zoti te prishe veprat se ai e di gjithçka univers dhe eshte lidhur me zinxhirin qe askush nuk mund ti kepuse hallkat. Perendia eshte e palevizshme e te tilla jane ligjet e saj. Per Volterin supersticionet jane pa vend. Ato egzistojne per shkak te injorances qe i verbon njerezit. Volteri si mendimtar i madh quante detyre te pare te godiste librat e shenjte “Dhiaten e re” te krishtereve. I krahasonte ato njera me tjetren e vinte re plot kontradita, ato kane sofizma qe e thyejne arsyen. Keshtu a mund te flitet per mrekullite e Moisiut kur per to nuk flasin egjiptianet e greket e lashte? Po te kishin ndodhur vertet, ata dijetaret e lashte do te shruanin per to “Mrekullite nuk duhen besuar pasi nuk mbeshteten ne ligjet fizike te natyres”. Teoria e kiametit e profeci te tjera te tilla per Volterin nuk hulumtohen nga mendja e njeriut. Si eshte e mundur ngulte kembe Volteri qe figura te tilla te filozofise si Sokrati, Aristoteli, Pitagora te perfundojne ne ferr sepse deshiron feja e te krishtereve kunder vrasesit si Ravajaku qe vrau mbretin Henriku IV, te vdesin si te krishtere te mire dhe shkojne ne parajse. “Historia e kishes eshte nje grumbull grindjesh te panderprera, persekutimesh, batakçilleqesh, grabitjesh e vrasjesh”. Ai gjithe vemendjen e perqendron ne kritiken kunder fese kristiane pai ajo eshte fe sunduese ne France dhe mbeshtetja kryesore e absolutizmit.

Puna sipas Volteri Nderimi dhe dashuria per punen dhe krijimin e saj qene nje nga parimet themelore te jetes se tij. Puna dhe drita shtynin njera-tjetrn drejt lirise e mirqenies, Volteri theksonte, puna largon tre te keqijat e medha te njeriut: merzine, veset, nevojen. Detyra per ti ndriçuar popujt ishte nje pune titanike shume e lodhshme prandaj per ti ndricuar popujt ishte nje pune titanike shume e lodhshme prandaj iluministet ngriten lart rolin e punes se ndergjegjshme ne jeten e njerezve. Volteri e vleresonte punen e njerezve te thjeshte per zhvillimin e jetes materiale te shoqerise. Keta njerez jane perpjekur te njohin e te ndryshijne boten perreth dhe tia nenshtrojne ate interesave te tyre. Dideroi shkruante ne vitin 1770 “Volteri eshte nje tetedhjetevjecar, i cili ka per te gjithe jeten mbajti ne dore kamzhikun e ngritur kunder tiraneve fanatike, dhe keqberesve. Ka futur filozofine e Lokut e Njutonit ne atdheun e vet, ka sulmuar paragjykimet, ka predikuar lirine e mendimit, ka frymezuar tolerancen. Emri i tij gezon nderim te madh ne te gjithe vendet dhe do te rroje ne gjithe shekujt. Ai ka qene njeriu me i madh qe natyra ka prodhuar. Volteri vdiq me 30 maj 1778.

Denis Diderot Lindi me 1713 ne Langre, nje qytet i vogel ne verilindje te Frances. Ai ishte i biri i nje trasgimtari thikash, i ati ishte njeri me bindje monarkiste, deshira e tij ishte qe edhe i biri te trashegonte po keto pikpamje, madje te pranonte te behej edhe prift. Nga viti1723-1728 shkoi ne shkollen e Jezuiteve mendonin se ai ne duart e tyre kishte zgjuarsine dhe aftesine e tij te rralle. Jezuitet mendonin se ai, ne duart e tyre kishte per tu bere nje nga armiqte me te rrepte e te pameshirshem te fese dhe kishes. Pas shkolles jezuite Dideroi vajti per te studiuar ne Paris, ne kolegjin D Artur te jezuiteve. Ne Paris ai kreu edhe studimet universitare duke edhe titullin e mjeshterit te arteve ne 1732. Mbas titullit u regjistrua ne kurset e teologjise ne Sorbona. Duke punuar ne te njejten kohe si ndihmes te nje avoka, ai jetonte dhe me pune te vogla si: shkrime, predikime per fillestaret dhe kleriket, mesime private, redaktime artikujsh, gazetash dhe perkthime nga anglishtja. I ati ngulte kembe qe ti kushtohej karrieres fetare, por i biri as qe donte ta degjonte nje fjale te tille, jo me ta vinte ne zbatim. Iati atehere zbriti ne njefare ujdie me te birin dhe i propozoi qe te zgjidhte profesionin e mjekut ose avokatit, por i biri nguli kembe per tju perkushtuar letersise. Kjo zgjedhje u be shkase qe ai te prishej me te atin i cili i dha urdher te prere qe te kthehej ne Large, ndryshe do ti priste te hollat qe i jepte. Por Dideroi nuk u bind dhe qendroi ne Paris. Vitet 17331743 jane dhjete vitet me te veshtira per te. Here me buke dhe here pa buke, duke fjetur neper papafingo e ku ta zinte nata, ai nuk hoqi kurre dore nga librat, pikerisht ne kete kohe ai thellohet ne filozofine e vjeter greke dhe latine, njihet me veprat e filozofeve angleze si: Bejken, Hobs, dhe Locke. Me veprat e Dekartit, Bejlit e mendimtareve te tjere franceze. Nje pershtypje te madhe i bene veprat e mprehta te satirikut me te madh te kohes, luftetarit te paepur kunder obskurantizmit e fanatizmit fetar, Volterit. Ne kete kohe frekuentonte disa kafene “La Rezhanse” dhe “Prokop” ku mblidheshin letrare, artiste, shkencetare dhe ku ai me 1744 u njoh me Zhan Zhak Rusoin, me te cilin u lidh nje miqesi te ngushte qe zgjati per pesedhjete vjet rresht. Nen ndikimin e ketij mjedisi e letersie iluministe, Dideroi u hodh perfundimisht ne anen e armiqve te klerit katolik. Me 1741 ai u martua me Antoneten, martesa e tyre nuk ishte fatlume, mbasi ne te vertete ishin bashkuar dy njerez qe nuk mund te shkonin dot bashke. Me 1744 nepermjet Rusoit, Dideroi njihet me filozofin Kondilak dhe keshtu iu bashkua grupit te filozofeve. Personaliteti i Diderot si filozof e shkencetar zhvillohet edhe me tej.

Me 1745 ai boton nje perkthim te lire te vepres se filozofit anglez Antoni Shefstberi me titull “ Parimet e filozofise morale ose sprova rreth merites se virtytit”, nje veper e cila i kundervihet fese. Nje vit me pas boton “Mendime filozofike”, kjo eshte vepra e pare origjinale me te cilen nis rrugen e veshtire e te lavdishme filozofike. Kjo veper e pare origjinale me te cilen nis rrugen e veshtire e te lavdishme filozofike. Kjo veper ishte e shkruar ne proze ku ndihej ndikimi i fuqishem i Shefstberit, pershkruante nga idete me te perparuara te kohes dhe ne te Dideroi shprehej kunder fese dhe klerit. Duke u nisur nga ide iluministe Dideroi i ngre himn arsyes njerezore qe eshte e plotfuqishme dhe e pafund ne mundesite e saj dhe ne te njejten kohe luftonte kunder besimit te verber ne gjithcka qe eshte irracionale, metafizike dhe e mbinatyrshme. Pas kesaj vepre vjen “Leter per te verberit”, “Shetitja e skeptikut”, “Zogu i bardhe” po ne vitin 1746 “Mendimet filozofike” te Dideroit bashke me “Historine natyrore te shpirtit” te iluministit La Metri u hodhen ne zjarr. Per keto vepra ai u arrestua ne burg prej korrikut deri ne nentor te vitit 1749. Me 1750 doli reklama e perpunuar nga Denis Diderot, qe ftonte per pjesemarrje ne Enciklopedi. Ne zanafille ky model i gjithe fjaloreve enciklopedike te ardhshem parashikonte vetem perkthimin e plote te nje fjalori anglez qe ekzistonte. Duke vazhduar punen kolosale rreth vellimeve enciklopedike, ai vazhdoi te shkruaje e vepra te tjera, po ne kete vit Akademia e Dizhonit i dha nje cmim per vepren e tij “ Bisede rreth shkencave dhe arteve”. Me 1751 doli vellimi i pare i “Enciklopedise”. Mbi enciklopedine u krijua nje berthame bashkepunetoresh te rendesishem duke filluar me me te rendesishmin Denis Diderot, Volteri, Russone, Turgone, Kesnone, Bufonin, Dyklone, Marmantelin, D Alamber, ishin pak a shume mendimtare te lire, te cilet perfituan nga rasti per te dhene mendime te guximshme per fene dhe politiken, gjithmone nen kercenime. Ketu permend dhe nje bashkepunetor tjeter Melshior Grimi, publicist i shoqerise se larte dhe diplomat me prejardhje gjermane, si dhe idhtar i moralit materialist te mbeshtetur mbi egoizmin e filozofit Klod Adrion Helvetius.

Enciklopedistet e kishin te mblidheshin na shtepine e baronit te pasur dhe me influence, Holbak gjithashtu dhe ai filozof. Botimi i “Enciklopedise” zgjati 1751-1772 dhe ishte nje veper monumentale qe permbante 17 vellime tekst dhe 11 vellime ilustrime. Ai qe botimi shkencor dhe filizofik me i madh dhe me i rendesishem i epokes se iluministeve franceze. Parimi baze i “Enciklopedise” ishte deizmi.Denis Dideroi daljen ne drite te “Enciklopedise” e quante qellimin kryesor te jetes se tij.Njezet vjet te jetes se tij ai i shpenzoi here si botues bashkerendites botimi dhe redaktor i shume zerave. Ky fjalor i arsyetuar i shkencave, arteve dhe zanateve ishin nje permbledhje e shkencave te kohes, risi e madhe e ketij fjalori ishte se ai trajtonte artet mekanike dhe njohurite teknike ne fushen e artizanatit dhe te industrise. Dideroi gjate ketyre viteve boton disa botime si:”Leter per shurdhet vuvet”,ku studion funksionin e gjuhes ne shoqeri duke mbajtur qendrim ateist.Ai bashkepunoi per permiresimin e vepres se tij “Sistemin e natyres” ,gjuha e se ciles ishte disi e ashper. Kjo veper e quajtur si “Bibla e materializmit” permbledh arsyetimin e fizikes dhe fiziologjise se kohes kunder idealizmit dhe dualizmit te shpirtit dhe materies, shpirti eshte vecse shprehje e veprimtarise se nervave te trurit. Ne te njejten kohe shkroi vepra te tjera te rendesishme qe u perhapen ne forma te tjera si doreshkrime, “Bisede midis D Alamberit e Diderot”, “Endrra e D Alamberit”. Ne kete veper hedh idene e nje bote molekulash, qe bashkohen per te ndertuar format me te zhvilluara te jetes. Ne kete materializem qe merr tiparet e nje panteizmi, natyra plot gjalleri eshte ne vetvte hyjnori ndersa dashuria eshte ne vetvete nje force e dibishme e natyres. Ne kete periudhe shkruan disa nga kryeveprat e tij artistike si “Nipi i Ramoit”, “Murgesha”, “Zhak Fataliszi dhe zoteria e tij”. Murgesha eshte njeriu i nenshtuar per shkak te fese dhe nepermjet saj tregohet paaftesia e shoqerise civile per ti dhene liri individit te kohes. Vepra vertet nuk sulmon drejtperdrejt fene, mbasi vete murgesha e cila quhej Suzane Sinomeni, qe e tregon ngjarjen eshte besimtare, por artistikisht dhe ideologjikisht tingelloi atehere e tingellon sot si nje nga sulmet me te rrepta qe shte kryer ndonjehere kundrejt fese dhe kishes. Ne kete veshtrim vepra harmonizohet plotesisht me kerkesat e iliminizmit francez. “Nipi i Ramoit”eshte nje veper e madhe qe ka terhequr vemendjen e te gjithe njerezve. Ne vitin 1773 Didero i cili tashme ishte bere nje figure qendrore ne jeten kulturore te Frances megjithe luften e vazhdueshme e te paskrupullt qe u behej veprave te tij nga shteti dhe nga kleri me ane kritikash vajti ne Peterburg te Rusise i ftuar nga Katerina.

Ne bisedat qe pati bere me kete perandoreshe tirane, Didero preku ceshtje te ndyshme te ekonomise, politikes dhe sidomos ceshtjet e arsimimit te popullit. Didero theksonte se duhet ditur ne disa raste “te luaje” realen per ta bere me prekese.Ky eshte i famshmi “Paradoks i aktorit”, nje veper e cila i eshte kushtuar teatrit ne pergjithesi dhe ne menyre te vecante mjeshterise se aktorit. Didero eshte ketu ne nje mendje me Rusone, kunder falsitetit dhe botes zyrtare te parukeve te pudrosura, por me nje kuptim vetem matematik te naryres. Te gjithe ata qe shkruan vepra per skenen, Shekspiri, Moljeri jane kijdesur kurdohere qe loja e aktorit ne skene te ishte sa me afer te vertetes, sa me afer natyres. Ne vepren “Paradoksi i aktorit” ndodhin te gjitha mendimet shume origjinale, te gjitha verejtjet, sugjerimet shume te vlefshme dhe aktuale. Ne kete veshtrim, kjo veper eshte sot e kesaj dite nje manual per mjeshterine e aktorit dhe skenen ne pergjithesi, qe frymezohet nga realizmi, iluminizmi dhe lufta per te shprehur te verteten e jetes ne arte e ne skene. Dihet se arti vepron kryesisht ne sferen e emocioneve, duke ndiluar pikerisht nepermjet tyre ne formimin dhe edukimin mendor te shikuesve. Nje atr qe nuk te ngjall emocione, qe nuk i ben zemrat e njerezve te gezohen apo te trishtohen, te entuziazmohen apo te bien ne mendime nuk eshte art. Kjo ashtu si per te gjithe njerezit e artit eshte e njohur edhe per aktoret. Por ata thote Dideroi nuk duhet te qajne me tere mend, te ulerijne me tere mend ne skene, tu bjere te fiket nga emocionet mbasi nuk jane ata qe duhet te emocionohen ne teater por shikuesit, aktoret duhet ta permbajne veten dhe te japin me vertetesi e mjeshteri duke perdorur me kujdes te gjitha mjetet e skenes: zerin, mimiken, gjestet. Aktori duhet te jete me koke te ftohte pohon Denis Diderot. Ndjeshmeria e tepert eshte ajo qe ben aktore te vegjel, ndjeshmeria e vogel krijon turmen e aktoreve, dhe mungesa e plote e ndjeshmerise pergatit aktore te medhenj. Didero si uliminist e ka mbicmuar rolin e arsyes ne skene. Ai hidheshe kunder ndjeshmerise, pra Diderot nuk e ka konceptuar kurre njeriun e aq me teper aktorin si nje moster pa ndjenja ne menyre identike me ate sesi ne e jetojme ne jete, por ne mund te perceptojme nje ndjenje te vertete te ringjallur nga puna jone krijuese, me fjale te tjera ai thote ate qe themi ne kur therrasim ne ndihme te krijimtarise sone kujtesen emocionale.

D.Diderot, Paradoksi i Aktorit, fq.26

Por kjo si aftesi per te permbajtur veten ne skene, per te imituar ndenjen ne skene? Kjo arrihet me ane te studimit. Eshte natyra ajo qe na dhuron cilesite vetjake pamjen e jashtme zerin, mprehtesine e shijen e holle. Me pas studimi i modeleve te medha njohja e zemres njerezore, e jetes, e shoqerise, cilado qofte ajo ne kuptimin me te gjere te kesaj fjale, puna kembengulese dhe pervoja do te persosin me tej dhuntine e naryres. Dideroi mundi te frymezonte e te shihte pertej grindjeve filozofike te ngushta dhe perfshinte ne mendimet e tij shqetesime te reja, pa kerkuar te mberthente nje sistem te mbyllyr, por te shpaloste nje menyre intelektuale dhe operuse, perparuese dhe pergjithesuese. Ai nisej nga pozicioni Xhon Locke dhe njerit prej nxenesve te tij Kontit te Shaftberit qe kishte shtjelluar empirizmin ne kuptimin e nje psikologjie sensualiste, duke dhene shkas per lindjen e rrymes letrare te “ndjeshmerise”. Te jetosh dhe te tregosh ndjenja te verteta dhe autentike, u be nje perberes vendimtar i shoqerise se mesit te shek.XVIII. Dideroi dha nje kontribut te shquar per mbrojtjen dhe zhvillimin e filozofise materialiste. Megjithese ne pergjithesi nuk mundi te dilte jashte caqeve te kuptimit mekanicist e matafizik te naryres me levizjen , idene e lidhjes universale te proçeseve qe ndodhin ne natyre, te ndryshimit te vazhdueshem te natyres e te organizmave te gjalla. Pra materia inorganike kalon ne organike, statuja prej mermeri kalbet behet pleh, plehu ushqen bimet, me to ushqehet njeriu, kjo eshte dialektika e jetes. Kete dialektike e jep “Nipi i Ramoit”. Engelsi e ka model te dialektikes. Dideroi iu afrua shume materializmit modern dhe i vuri shume qarte perballe njeri-tjetrit dy drejtime kryesore filozofike, materializmin dhe idealizmin.

Pikepamjet mbi njohjen e botes Persa i perket problemeve te njohjes se botes dha nje varg idesh te reja interesante keshtu psh. Duke vleresuar rolin e ndijimeve ne proçesin e njohjes, ai nenvizonte se ndijimet tona kane ngjashmeri me sendet qe ato pasqyrojne, por nuk jane fotografim, paraqitje si ne pasqyren e tyre. Gjithashtu ai shtroi tezen se: me gjithe rolin e madh qe luajti ne proçesin e njohjes, organet e shqisave nuk jane gje tjeter veçse deshmitare, ndersa gjykatesi eshte arsyeja, mendimi dhe te kuptuarit. Dideroi nuk mundi te kuptonte hobin cilesor qe kryet ne proçesin e njohjes, duke kaluar nga njohja shqisore ne njohjen racionale sepse ky hob kryhet mbi bazen e praktikes shoqerore, te cilen ai nuk ishte ne gjendje ta vleresonte sic duhet, prandaj pikepamjet e tij mbi njohjen ne pergjithesi kishin karakter sodites e metafizik.

Sipas Dideroit matematika nuk vlen asgje per te pershkruar te qenet gjalle, me shume ja vlen nje gjuhe ne vetvete e gjalle. Filozofi duke qene gjithashtu shkrimtar dhe poet e sheh horizontin te zgjerohet ne natyre te gjalle, ne moral dhe ne art, ai nuk ka pse te ndjeke me ligjet e perjeteshme dhe ne te njejten kohe matematike te se bukures, por te jete interesant. Dideroi e konsideronte shek.XVIII si shekullin e lirise e rendin feudal si te paarsyeshem, i cili duhet ndryshuar me ligje te mira me qeveri te arsyeshme. Idete e tij bazohen tek kontrata sociale qe duhet te beje shteti e undividi, prandaj ai eshte kunder epersise se kishes, ai eshte per nje qeverisje perfaqesuese. Dideroi eshte filozof determinist, ai e trajton determinizmin ne romanin e tij “Zhak Fatalist”. Problemi i vullnetit te lire mbetet aty pa zgjidhje por hap nje teme edhe me interesante, ate te dialektikes se Zotit dhe robit. Zhaku nxenes i kapitenit misterioz, qe nuk rresht se cituari, beson fort ne paracaktimin e cdo gjeje dhe e drejton keshtu fatin e te zotit qe beson te vullneti i lire, por nuk vepron. Zhaku perpunon vete lirite e tij vetjake, metafore e lirise politike te cdo individi. Tragjedia iluministe e krijuar prej Volterit qe perbente etapen e pare ne zhvillimin e dramaturgjise franceze te kohes, megjithese kishte nje brendi perparimtare e ne te haseshin edhe mjaft elemente te realizmit, nuk ishte e plote, nuk ishte konsekuente ne kerkesat e saj mbasi kerkesat realiste binin ndesh me kerkesat klasiciste te formes dhe kesisoj brendia e re ndrydhej nga forma te vjetra. Kete kontradite arriti ta kaperceje Denis Dideroi duke u bere themelues i asaj qe ai e quajti “zhanri serioz” e qe ne te vertete eshte drama e re e borgjeze. Kjo drame borgjeze kishte per detyre te pikturonte jo karaktere abstrakte si ndodhte ne komedine e vjeter, por karaktere sidomos nga ana shoqerore, karaktere te percaktuara nga marrdhenie shoqerore e familjare. Kjo teori e re drame e Dideroid sherbeu si arme per edukimin qytetar te spektatorit te shtresave te ulta; ajo qe arme ne luften per nje art realist, te mprehte me ide e qellime te larta politike; i cili do te ishte ne gjendje tju tregonte njerezve te thjeshte jeten e gjalle qe i rrethonte ne tere vertetesine e saj borgjeze me ta edhe Dideroi duke u pergatitur ideologjikisht per te asgjesuar rendin e vjeter u ngriten kunder poshterimit fetar te personalitetit te njeriut kunder kthimit te tij ne nje “skllav te Perendie” nje skllav te heshtur, te humbur e perhere kokeulur.

______________________________________________________ Jakoby, E, 50 Filozofet me te medhenj te koherave, fq. 165

Por siç thoshte Holbaku, nje nga detyrat me te rendesishme te filozofise se asaj kohe ishte shderrimi i ketij njeriu skllav ne nje qytetar te lire. Morali asketik-fetar ishte ne kundershtim te plote me praktiken e botekuptimit e borgjezeve te kohes qe synonin drejt marrjes se pushtetit. Ideologet perparimtare borgjeze duhet te ndaheshin patjeter me fene qe kishte marre persiper te shenjteronte dhe te perjetonte pronen feudale, format feudale te shfytezimit, pabarazine e njerezve para ligjeve e moralit kurse kapitalizmi qe po lindte kishte nevoje per njerez me nje personalitet te cliruar nga vargonjte morale e fizike feudale per njerez qe ti shpalosnin lirisht aftesite e tyre krijuese ne pune. Ketu permendim vepren “Murgesha” ku Dideroi nepermjet vepres na flet per murgeshen e plote te çdo morali njerezor. Sipas Dideroit personaliteti moral e intelektual i njeriut formohet nga mjedisi ku jeton. Dideroi u bente thirrje lexuesve ne kete veper qe te zhduknin marrdheniet feudale ne shoqeri, mbasi ishin pikerisht ato qe shkaterronin edhe normat e moralit. Njeriu prej natyre nuk eshte as i mire dhe as i keq thoshte ai. Dideroi ishte filozof deist. Ai pranonte zotin si krijuesin e gjithesise dhe me pas ai largohet nga punet e tij, pra bota zhvillohet sipas ligjeve te veta dhe njeriu ketu fillon lirine e vete. Ligjet e natyres te gjithesise, perendise jane te domosdoshme percaktojne fatin e njeriut. Njeriu eshte nje loder e fatit, nderkohe fati eshte teresia e ligjeve objektive. Problemi që shtohet në këtë marrdhënie është problemi i njeriut për të zbuluar të vërtetën dhe Dideroi si iluminist që është thotë: E vërteta baraz me arsye e shëndoshe, zbulohet me anën e mendjes njerëzore me anën e ndriçimit mendor. Arsyeja është e para, pa arsye nuk ka sjellje njerëzore. Morali duhet të jetë i arsyeshëm , virtyti i njeriut të arsyeshem është durimi, njeriu i arsyeshëm ka shumë virtyte. Në doktrinat morale është përcaktuar si ai më i rëndësishmi, se njeriu është i arsyeshëm dhe i duruar. Dideroi është dhe mbrojtes i idesë së filozofisë atomiste. Filozofia e tij nis me idenë se e vërteta zbulohet duke u nisur nga dija filozofike dhe kimike, këto dy shkenca e marrin jetëen në lëvizje. Thelbi i egzistencës së gjërave është molekula. Sipas tij ka dy lloj lëvizjesh në natyre: 1- zhvendosja 2- aktiviteti i brendshëm

E vërteta

Kur flitet për të vërtetën Engelsi thote: Ne qoftë se ka njeri që ka vënë jetën në “Shërbim të se vërtetës dhe së drejtës” ne kuptimin e mirë të këtyre fjalëve, një njeri i tillë ka qenë Dideroi. Ai thotë “Gënjeshtra mund të shërbeje vetëm një cast, sepse me kalimin e kohës ajo bëhet patjetër e dëmshme, kurse e vërteta dhe në qoftë hepërhë e dëmshme me kalimin e kohës do të jetë me patjetër e dobishme”. Vetëm një shoqëri e prishur se do të vërtetën. Vitet e fundit të jetës i kaloi më qetë, herë në shtëpinë që kishte blerë në fshat në Sevrë herë në apartamentin e vetë në Paris. Ai la një mori veprash të shquara që janë në themel të kulturës dhe artit modern francez, një numer të madh letrash, sidomos nga letërkëmbimi me Sofi Volandin, që janë shumë të rëndësishme jo vetëm për të kuptuar mendimet e tij por dhe për të njohur më mirë e më së afermi shumë anë të kulturës, filozofisë, politikës dhe jetës artistike të Francës së asaj kohe. Në zërin “Pushteti” Dideroi pohon shkoqur se asnjëri nuk e ka marrë nga natyra të drejtën ti urdhërojë të tjerët. Pa dyshim pushteti atëror e ka prejardhjen nga natyra e jo nga pëlqimi, mirëpo ai i ka kufinjtë e tij dhe përfundon kur fëmijët bëhen zotë të vetvetes. Përvec këtij pushteti natyror dhe të përkohshem , trajtat e tij dalin qoftë nga dhuna, qoftë nga pëlqimi. I vendosur me dhunë, ai e gjen të vetmin arsyetim të tij në dhune, ndonëse Dideroi lejon më pak zemëgjerësisë tirani mund të mbushet mendja e në fund të qeverisë sipas ligjeve. Sipas Dideroi pushteti gjithsesi është i nevojshëm për të mirën e shoqërisë, mirëpo pushteti i vërtetë dhe i ligjshëm nuk mund të jetë pa kufinj. Në mënyrë shumë të logjikshme, por pa hyrë megjithatë në një sistematikë të kontratës shoqërore, Diderot pohon se sundimtari i cili e ka marrë pushtetin nga shtetarët e tij, nuk mund ta vërë në dyshim kontratën nga e cila vjen ai pushtet . Sundimtari shkruan Didero nuk mund ti ketë në dorë pushtetin dhe shtetasit pa pëlqimin e tërë popullit dhe pavarësisht nga zgjedhja që është bërë në kontratën për nënshtrim. Sipas tij kurora, qeverisja dhe pushteti publik janë të mira, pronarë të të cilave është i tërë populli, ndërsa sundimtarët janë përdorues, shërbëtorë dhe mbajtës të tyre. Ndonëse janë në krye të shtetit ata megjithatë janë anëtarët e parë, më të nderuarit dhe më të fuqishmit, të cilët mund të bejnë cdo gjë për të qeverisur, mirëpo ligjërisht nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndryshuar qeverisjen e vendosur, as për të vendosur një prijës tjetër në vend të tyre.

Skepti i Luigjit XV i përket gjithsesi të birit të tij më të madh, dhe nuk ka kurrëfarë fuqie që mund ta kundërshtojë këtë punë. Ndryshe nga Volteri i cili lavdëron njëherësh edhe monarkinë e Henrikut, edhe qeverisjen personale të Luigjit XIV, Dideroi duket se anon më shumë nga merita e Henrikut. Ne veprën mbi detyrën, ai do të sugjerojë krijimin e një instance ligjvënëse të përbëre nga përfaqesuesit e partise e cila i mbante pronat, me kopetenca të kufizuara, meqë instancë nuk duhej të merrej as me çështjet e luftës, as të politikës, as të financave, Dideroi do të shfaqë gjithashtu kërshëri të madh ndaj institucioneve angleze ashtu si edhe Volteri pa e harruar ekzistencën e zëvendësimit që mbrëtëronte përtej Lamanshit. Interesi i vërtetë ndaj Diderod si politikan qëndron në një vizion therës të shoqërisë që shkon nga kritika e parasë së plotfuqishme, e cila nuk i përfill meritat e njerëzve dhe e detyron njeriun e urtë të rrijë larg saj, deri tek ateizmi dhe hedhja poshtë e mënyrave të veprimeve të fesë në formën e tyre të bashkësive fetare, të kritikuara në veprën “Murgesha”. Paralelisht Dideroi do të përkrahë ndryshe nga Volteri, të cilit i bëhej vonë për edukimin e popullit, arsimin fillor falas për të gjithë, do të ishte punë jo e mirë sa dhe absurde të dënohen të ngelin të paditur shtresat e ulëta të shoqërisë. Te Volteri do ta kërkonim më kot një teori politike të përsosur në veprën e tij “Fjalori filozofik”, ai shënon se për çështjen e regjimit më të mirë politik, njerëzit diskutojnë katër mijë vjet punë, gjë e cila lë të kuptohet se është e kotë të shpresojmë se mund të përfundojë ky diskutim. Kërkoni zgjidhje te pasanikët, atyre u pëlqen më shumë aristokracia, pyeteni popullin ai e do demokracinë. Zëra të ndryshëm të veprës “Fjalori filozofik” që kanë të bejnë me politikën e zbulojnë parapëlqimin për monarkinë absolute me kusht që ajo të veprojë në drejtim të përparimit, ndërsa ngadonjëherë zbulojnë një qëndrim të pranueshëm ndaj regjimit sipas zgjedhës angleze. Shkrimet e Volterit, nga ana tjetër më shumë se ato të Diderot kanë ndihmuar fuqishëm që të rrëzoheshin paragjykimet e kohës së tij lëkundeshin themelet e katolicizmit të neveritshëm.

Bibliografia 1. Botime Enciklopedike, Fjalori i filozofisë, 8 Nëntori,1981 2. Diderot, Denis, Nipi i Romaoit, Toena, Tiranë, 2001 3. Diderot, Denis, Murgesha, Naim Frashëri, Tiranë, 1986 4. Diderot, Denis, Paradoksi i Aktorit, Naim Frashëri, Tiranë, 1986 5. Jacoby, Edmund, 50 Filozofët më të mëdhenj të kohërave, Kristalina-KH, 2006 6. Sinani, Gjergj, Filozofia e Historisë, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 1999 7. Stumpf, Samuel.E, Filozofia, Historia dhe Paragjykimet, Toena, Tiranë,2001 8. Xoxi, Koli, Volteri, 8 Nëntori, Tiranë, 1991

WEBLOGRAFIA

1.http://en.wikipedia.org/wiki/Jean-Jacques_Rousseau 2.http://en.wikipedia.org/wiki/Age_of_Enlightenment 3.http://sq.wikipedia.org/wiki/Iluminizmi 4.http://en.wikipedia.org/wiki/Denis_Diderot 5.http://en.wikipedia.org/wiki/FranC3Arois-Marie_Arouet

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF