Teknologjia Informatike Dhe Planifikimi i Projekteve

February 10, 2017 | Author: eFMustafa | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Teknologjia Informatike Dhe Planifikimi i Projekteve...

Description

TEKNOLOGJIA INFORMATIKE DHE PLANIFIKIMI I PROJEKTEVE TIK- Paraqet term gjenerik (te pergjithshem) i cili perfshin te gjitha mjetet teknike per perpunimin e informacionet dhe komunikimit InputProcesimiOutputi - Sistemi informatik |----------feedback-----------| Karakteristikat e informates se vlefshme E sakte, e plote, ekonomike, fleksibile, e besueshme, e rendesishme, e thjeshte, ne kohe, e verifikueshme, e kapshme, e sigurt Performanca e nje sistemi matet me efiqencen(prodhimi/shpenz) dhe efektivitetin(qellimi i real/q e pl.) Efiqenca= te ardhurat/shpenzimet; shpenzimet/njesi autputi (A>I, koha sa me e shkurter) psh. Efektiviteti= Autputi i sendertuar/autputin e deshiruar Edhe nje standart performance e sistemit eshte nje objektiv specifik i sistemit (psh. gjate prodhimit pjeset e demtuara mos te kalojne 1%) Modelet e sistemeve jane me te thjeshte se sa sistemet reale. Modeli eshte nje abstrakcion ose perafrim qe perdoret per te paraqitur realitetin. Tipet e modeleve jane: narrative, fizik, skematik dhe matematik Qka ka poer qellim se synim sistemi informatik? Cilat jane funksionet e tij? Prej qka perbehet? Pas definimit te qellimit te SI duhet theksuar se detyrat e tij ne princip jane kryerja e 4 funksioneve: 1) mbledhja e te dhenave 2) perpunimi i te dhenave 3) memorimi i te dhenave dhe informatave 4) ofrimin e te dhenave dhe informatave shfrytezuesve te SI Funksionet e natyrshme te qdo SI jane: Funksioni i informimit- SI me funksionin e tij te informimit siguron informacione relevante per qeverisje operative dhe zhvillimore te organizates, ky funksion eshte i rendesise themelore sepse paraqitet edhe pjese e funksionin e qeverisjes si proces te informimit Funksioni i dokumentacionit- Baza dokumentuese ose dokumentacioni eshte rezultat i nevojave dhe kerkesave te subjekteve te mjedisit, sepse ne fakt ajo paraqet kontrollin dhe shkembimin e informatave ne pergjithesi

Aftesite kryesore te sistemeve informatike jane: -te kryej me shpejtesi dhe vellim te larte, llogaritje numerike -te mundesoje komunkimim te shpejte, te sakte, bashkepunim ne kuader dhe midis organizatave -te ruaje nje sasi te madhe te informatave ne nje hapesire te vogel dhe me qasje te lehte -te mundesoje qasje te shpejte dhe te lire sasive te medha te informatave ne mbare boten -te lehtesoje interpretimin e sasive shume te medha te te dhenave -te beje rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit te njerezve qe punojne ne grupe -te beje automatizimin te proceseve semiautomatike te biznesit dhe te detyrave mauale Komponentet elementare te SI Hardueri i sistemeve kompjuterike ku paraqet komponenten material-teknike te SI te dedikuar per perpunimin dhe bartjen e te dhenave Softueri i sistemeve kompjuterike paraqet komponenten jo material te SI per perpunimin e te dhenave Dataware apo bazat e te dhenave paraqesin komponenten e cila perfshine te dhenat, informatat, si resurse informative te cilat shendrrohen ne pasuri te vertete te ndermarrjes Lifeware apo komponenta kadrovike perbehet nga te gjithe te punesuarit te cilet ne ndonje menyre puna e tyre ka te beje me teknologjine Orgware apo komponenta Organizative perfshin aktivitetet, metodat, procedurat dhe menyrat e koordinimit te punes se gjithe komponenteve te SI Netware apo komponenta rrjetore ka te beje me lidhjen e kompjutereve ndermjet veti me qellim te kembimit te te dhenave dhe komunikimin me kompjuteret e tjere Cikli jetesor eshte nje menyre per te treguar se si krijohen gjerat, ato njehere marrin jete, zhvillohen e pastaj zhduken Projektet jane aktivitete te perkoheshme ato jane perpjekje unike qe nuk perputhen me modelin e aktiviteteve te perditshme te nje organizate. Projektet jane nderrmarrje te veqanta per te krijuar prodhime, sherbime dhe kushte unike Operacionet qe nderrmerren pershkruajne thelbin e rrjedheshmerise se nje projekti Skeleti te cilin te gjitha projektet e kane te perbashket quhet cikli jetesor i menaxhimit te projektit. Ai eshte i perbashket per te gjitha projektet ne bote. Cikli jetesor i menaxhimit te projektit pershkruan evolucionin e grupeve procesuese te projektit e cila do ta levize projektin prej nisjes deri ne perfundimin e tij Inicimi i projektit eshte lansimi zyrtar i projektit, incimi eshte i bazuar ne nevojat e indentifikuara te biznesit, qe e arsyetojne shpenzimin, rrezikun, dhe percaktimin e burimeve per ekzistimin e projektit Planifikimi i projektit eshte nje grup procesesh te projektit qe perseriten, i cili e komunikon qellimin e menaxherit te projektit. Ai tregon se cilat procese do te perdoren gjate projektit, si do te ekzekutohet vepra e projektit, si do ta kontrolloni ju vepren e projektit se si do ti mbyllni fazat dhe krejt projektin ne fund. Planifikimi kerkon kohe, burime, e shpesh edhe buxhet per testim, eksperimentim dhe mesim

Rezultati kryesor i grupit te procesit eshte plani i menaxhimit te projektit. Ky dokument eshte nje permbledhje e planeve me te vogla te cilat adresojne fusha te ndryshme te projektit Ekzekutimi i projektit eshte i veqante per secilen decipline dhe udhehiqet e drejtohet prej menaxherit te projektit. Zemra e misionit te projektit, perfshin procesin e sigurimit te cilesise pasi qe ekipi projektues duhet ta krijoje funskionimin e mire te projektit, e me se miri heren e pare Monitorimi dhe kontollimi i projektit jane nje grup procesesh qe sigurojne se puna projektuese e ekipit eshte duke u bere siq duhet dhe sipas planifikimit. Bazohen ne planin projektues, punen e ekipit projektues dhe kushtet e levizshme brenda projektit Mbyllja e projektit, grupi i procesit permbylles gjithashtu perfshin edhe procesin e ngushte prokurues. Kontratat do ta definojne se si do te perfundojne raportet ndermjet bleresit dhe shitesit. Mbledhja e informacioneve per projektin -nevoje e biznesit drejton zbatimin e projektit, mund te jene per te rritur efikasitetin, per te rritur produktivitetin, per tu pergjigjur kerkesave te konsumatorit apo ndonje rregullorje te re Vendosja e kerkesave te projektit -menaxheri i projektit duhet ti krijoj apo vendos kerkesat e projektit me pjesemarresit e projektit. Pjesemarresit mund te jene: individual, grupe, komunitete qe kane interes rezultatin e projektit Pjesemarresit e projektit perfshijne: Klientet dhe perdoruesit, sponzori i projektit, bordi i rishikimit te portofolios, menaxheret e programit, zyra e menaxhmentit te projektit, ekipi i projektit, menaxhimi funksionaol, menaxhimi i operacioneve, partneret e biznesit, menaxheri i projektit -Si nje menaxher i projektit, ne duhet te sigurojme qe projekti te kete nje rezultat perfundimtar te arritshem -Projektet qe nuk kane deklaruar ne menyre te qarte afatin e arsyeshem kane nevoje per nje gje te tille -Nje projekt teknik kerkon nje investim financiar per harduere te cilesise, softuere, dhe talent per te perdorur ate -90% e punes se menaxherit te projektit eshte komunikimi Qasja SMART ndaj projektit Specifike, qe ju ta dini se cilat jane kerkesat dhe produktet specifike per projektin tuaj Matshem, eshte ide e mire per te shmangur termat e paqarta si, shpejt, mire dhe kenaqesi Arritshmeria, qellimet e projektit duhet te jene te arritshme per burimet, koston dhe kohen e kerkuar kundrejt asaj qe eshte ne dispozicion ne organizate Pershtatshmeria, qellimi i projektit nuk duhet ti pershtatet vetem agjendes private te ndokujt. Ne thelb, te gjitha projektet duhet ose te rrisin te ardhurat ose ti shkurtojne shpezimet Shfrytezimi i kohes, kerkesat qe jane te paarristhme, jane te hapura dhe nuk japin perfundim te lehte,

per te planifikuar dhe per te krijuar sakte Projekti eshte nje perpjekje e perkohshme e cila ka per qellim per te krijuar nje produkt te caktuar apo per te kryer ndonje sherbim unik i cili ka nje afat fillimi dhe perfundimi Projekti permbush qellimin e percaktuar brenda parametrave te kostos, cilesise dhe kohes Projektet konsumojne burime humane dhe materiale, kane limite ne financim dhe jane shume funksionale Projektet kane madhesi dhe forma te ndryshme. Mund te jene te medha apo te vogla, te definuara me kontrate ligjore apo me marreveshje. Te lidhura me biznesin apo personale. Projekti gjithnje ka ne vete rezultatin, daten e filimit dhe mbarimit, burimet, qellimin, kohen. Aktivitetet e projektit jane komplekse, unike, fundore me nje fillim dhe mbarim, resurset e kufizuara dhe buxhetin, kyqjen e shume njerzve ne projekt zakonishtr nepermjet disa fushave funksionale. Rezultati eshte permbushja e qellimit te projektit Objektivat e projektit - Krijimi i studimit te fizibilitetit - Krijimi i prioriteteve te projektit - Krijimi i nje qasjeje - Krijimi i nje strategjie 6 hapat e sigurt funksionues per planikim -percaktimi i qellimit te hulumtimit ne forme te shkruar -percaktimi se qfare resurse do te perdoren gjate hulumtimit -delegimi -marrja e punes, leixmi, vleresimi dhe shenimi i zbulimeve -organizimi dhe dokumentimi -vleresimi dhe kerkimet Qellimet dhe objektivat me te zakonshme te biznesit te teknologjise informatike jane: -Ulja e kostove -Rritja e te ardhurave -Sigurimi i aseteve teknologjike te organizates -Permiresimi i deshirave te konsumatoreve - Permiresimi i deshirave te punonjesve - Permbushja e rregullave te reja apo te pazgjidhura - Efiqenca ne pune

Krijimi i qellimit dhe objektivave te biznesit nepermjet 6 menyrave: -Piket krahasuese- krahasimi i nje komponenti me nje komponent tjeter -Brainstorming- gjenerimi i ideve ne lidhje me nje problem ose shanse te biznesit -Analiza e rregullave te biznesit- percaktimi i procesit te brendshem te marrjes se vendimeve - Grupet e fokusuara- analize e paleve te interesuara - Zberthimi funksional- ndarja e problemit me te madh ne komponente me te menaxhueshme -Analiza rrenjesore- studim i efekteve qe jane duke u shfrytezuar dhe percaktimi i faktoreve shkaktare te efektit, nje nga analizat me te shpeshte dhe te pastra Studimi i fizibilitetit mund te siguroj lidhur me ate se nje problem ka zgjidhje apo jo, apo shfaqjen e ndonje mundesie te cilen kompania mund ta realizoje. Analiza e fizibilitetit(realizueshmerise) permban: fizibilitetin teknik, ekonomik, organizativ. Studimi i fizibilitetit eshte i ndare edhe ne 9 seksione te tjera: Permbledhja ekzekutive, Definimi si problem apo mundesi e biznesit, Kerkesat dhe qellimi i studimit, Pershkrimi i alternativave te shqyrtuara, audience e ndikuar, obligimet financiare, veprimet e rekomanduara Kostot Direkte (Puna e gjalle, Materialet, Nnenkontraktoret, Paisjet, Udhetimet) Kostot Indirekte (Uji, Energjia, Taksat, Kontributet, Amortizimi) Projektet qe gjenerojne me shpejt Cash behen projektet me prioritet te larte Projektet qe gjenerojne te ardhura me te ulta por qe koha per arritjen e tyre eshte e shkurter jane me te favorshme Keto projekte jane me te pranueshme se sa projektet te cilat gjenerojne te ardhura me te larta por koha per te ardhur deri aty eshte me e gjate Funksioni i menaxherit eshte te mbeshtese vizionin e kompanise. Roli i ketyre menaxhereve eshte te reduktoje kostot, te rrise produktivitetin. Te rrise te ardhurat dhe te siguroje qe jane realizuar kerkesat e menaxhmentit te larte. Si organizatat ashtu edhe projektet jane te llojeve te ndryshme atom und te ndahen ne 3 lloje te modeleve te structures organizative: -struktura funksionale- i jep menaxherit te projektit autoritet me te ulet rreth vendimeve te projektit, kurse menaxherit funksional ka autoritet me te larte -struktura matricore- matrica e dobet, e balancuar, e fuqishme -struktura projekt- ketu organizata cakton grupin e projektit per gjate gjith kohezgjatjes se projektit, menaxheri autoritet te plote mbi projektin perparesite: ekipi i projektit punon ne projekt me kohe te plote, raporton vetem nje shefi, menaxheri i projektit ka fuqine me te madhe mbi projektin mangesite: ngadalesimi i projektit ne rast largimi te anetareve te ekipit te projektit, rritje te ekipit ne perfundimin e projektit

Parimi ‘A ka diqka per mua ne te’ (Audienca) Kur menaxheri i projektit te IT nxjerr ne pah nje ide, ai duhet ti tregoje audiences, veqanerisht menaxhmentit, se si kjo teknologji do te permiresoje jeten e konsumatorit, do te permiresoje profitabilitetin e kompanise dhe do ta beje kompanine superiore. Profitabiliteti, Produktiviteti, Kenaqesia personale, Promovimi Si fillojne Projektet IT Bordet vrasese- komision qe ben pyetje negative ne lidhje me projektin e propozuar. Kane per qellim te paraqesin te gjitha anet e dobeta dhe te fort ate projektit dhe te largojne projektin i cili eshte vleresuar me risk te larte per organizaten Modelet e shenuara- modele qe perdorin nje set te perbashket te vlerave per gjithe projektet te cilat duhet te zgjedhen: produktiviteti, profitabiliteti, kompleksiteti, kerkesat e konsumatoreve, risku fillestar, dhe kthimin nga investimet Raporti perfitim/kosto(BCR)

Teorite e Menaxhmentit Nevojat e hiearkise se Maslowit- njerezit shkojne ne pune per te gezuar nevojat e tyre sipas nivelit te hierarkise, keto jane 5 nivelet e saj (Fiziologjike, sigurise, sociale, respekti, vet-aktualizimi) Teoria e nevojave te fituara te McClellandit- nevojat e nje personi fitohen dhe zhvillohen me kalimin e kohes. Keto nevoja formesohen sipas rrethanave, kushteve dhe eksperiences jetesore te secilit individ. Nevoja e arritjes, per bashkim, per autoritet Teoria e motivimit te Herzbergut- dy faktore i afektojne njerezit si dhe pamjet e tyre drejt karrieres dhe punes se tyre. Faktoret elementare(siguria e punes, qeku I pageses e etj) dhe faktoret motivues (pergjegjesia, vleresimi i punes, mirenjohjet, edukimi, bonuset) Teoria e X dhe Y e McGregorit- njerezit X jane pertac duhet te menaxhohen lehte dhe nuk mund tju besohet, Njerezit Y jane te mrekullueshem, te vet-drejtuar, motivuar, si dhe kryejne detyra te reja proaktive Kemi 6 lloje te menaxhereve: Menaxhere te cilet nuk ndegjojne Menaxhere te cilet jane agresive Menaxhere te cilet i shmangen marrjes se vendimeve Menaxhere te cilet menaxhojne ne detaje (perfeksionista) Menaxhere te cilet fitojne besim Menaxhere te cilet i ndryshojne rregullat Sot menaxhmenti ka tendece te shendrrohet ne nje udheheqje drejte: -permiresimit te punes ne grupe -udheheqje me autoritative - stil te orientuar nga qellimet

Menaxhimi funksional- perbehet nga menaxheret e funksioneve administrative te nje kompanie , merr ne konsiderate financat, burimet njerezore dhe te kontabilitetit. Ka stafin e vet dhe kryen detyrat ditore per te mbajtur operacionet e qendrueshme Menaxhimi i operacioneve-jane menaxheret e biznesit te zones berthame te tille si te projektimit, prodhimit dhe zhvillimit te produktit. Mbikeqyrin dhe drejtojne shitjen e mallrave dhe sherbimeve te organizates Partneret e biznesit- jane shitesit, kontraktoret, dhe qe mund te jete i perfshire ne nje projekt nepermjet nje marredhenie kontraktuale. Investimi (aksionareve) pretendenteve Pretendent jane individe, grupe, apo organizata qe kane interes direct ne perfundimin e projektit. Suksesi i projektit tuaj apo deshtimi do te ndikoje direkt ne ate se si ata kompletojne punen, duke perdorur teknologjine ekzistuese, apo duke vazhduar blerjen nga kompania juaj. Aksioneret mund te perfshijne: -Menaxhmentin -Projekt menaxherin -Ekipen projektuese -Sponzoret e projektit -Konsumatoret -Perdoruesit fundor -Komuniteti Vezhgimi pasiv- kur vezhguesi thjesht vezhgon dhe dokumenton punen dhe nuk bashkepunon me pretendentet fare Vezhgimi aktiv( i dukshem)- kur vezhguesi bashkepunon me pretendentet, ndalon punen e tyre per tu shtruar pytje, dhe madje mund te perfshihet ne punen aktuale te tyre per te pare proceset e perdoruesve Statuti i Projektit: autorizon projektin, identifikon sponzorin e projektit dhe projekt menaxherin. Elementet e statutit te projektit( emri zyrtar i Projektit, sponzori i projektit dhe informatat e kontaktit, menaxheri i projektit, qellimi i projektit, rasti i biznesit, rezultat e projektit, linja e historikut themelor, burimet e projektit, buxheti, personeli dhe shitesit) Ligji i Parkinsonit- deklaron se puna do te zgjerohet per te mbushur kohen e ndare ne te. Dmth nese i jepim vetes kohe shtese per te kompletuar projektin, projekti ne menyre te magjishme do te mbush kohen shtese. Ciklet e biznesit- bejne projektin te perkoje me kohe te zene te vitit

5 proces grupet e projekt menaxhmentit te ciklit jetesor: Inicimi- themelimi i para projektit dhe lancimi i projektit Planifikimi- grupe perseritese te proceseve te projektit qe komunikojne permbajtjen e projektit Ekzekutimi- proces grupa ku projekt menaxheri drejton ekzekutimin e planit te projektit dhe ekipa synon objektivat e projektit. Pjesa me e madhe e kohes dhe e fondit harxhohen Monitorimi dhe kontrollimi- proces grup ne varg me ekzekutimin e projektit, sigurimi i kryerjes se puneve sipas planit Mbyllja- mbyllja e fazave te projektit dhe gjithe projektin. Si dhe prokurimi i ngushte ketu. Struktura e Fizibilitetit Deklarata e qellimit Hulumtim Zbulim Veprim Buxheti me bazen zero Buxhetimi me baze zero dmth qe buxheti per nje department ose nje program, per tu krijuar duhet te filloje nga zeroja, me mire se sa te bazohet ne nje shume nga buxheti i nje projekti te ngjashem, dhe me pas krijohen kostot e reja te projektit. Kerkohet gjate qdo viti fiskal, ky buxhetim poashtu kerkon nje balancim zero ne fillim Faktoret qe duhet te kemi parasysh per te vleresuar buxhetin: Pervoja paraprake Informatat historike Kuotat fikse Kostot standarde Ne fazen e pare te projektit, kemi parasysh shpenzimet e nevojshme per kompletimin e saj: Hardweri dhe Software te jete i blere, Qeshtja e licencimit, Konsuletentet, Koha per zhvillimi te brendshem, Fondet per risk dhe rezerva, dhe Shpenzimet e tjera te lidhura me projektin tuaj Keshillat per te ndjekur per krijimin e buxhetit: -krijoje WBS dhe fjalorin e WBS-WBS -ndajeni projektin ne faza -drejtoni fazat e integrimit -keni parasysh e renduara plotesisht te cilat jane te nevojshem per ta perfunduar secilen faze te projektit -merrni ne konsiderat kostot per secilin sherbim te specializuar -keni parasysh kostot e produktit, kualitetin e kerkeses, rrezikun, vleren e rezervave,

3 tipe te vleresimit te projektit: 1. Rough order of magnitude- vleresim urdher dhe eshte perdorur gjate procesit te inicimit dhe vleresimit larte-poshte. Gama e variances per vleresim mund te jete -25% deri ne +75% 2. Vleresimi i buxhetit- i gjere, dhe perdoret ne fazen e hershme te procesit te planifikimit dhe gjithashtu te vleresimit larte-poshte. Gama variacionit per kete vleresim mund te jete -10% deri ne +25% 3. Vleresimi perfundimtar- nje nga vleresimet me te sakta, dhe perdoret ne fund te procesit te planifikimit dhe shoqerohet me vleresimin poshte-larte. Gama e variacionit per kete vleresim mund te jete -5 deri ne +10% Percjellja/regjistrimi i shpenzimeve per te percjelle shpenzimet e projektit, duhet te perfshijne keto elemente themelore: -orari i punes -mallrat e blere -licensimi i softuerit -kompjuteret dhe serveret Projektet ne ikje(arratisje) ndodhin per disa arsye: -mungese planifikimi -mungese vizioni -zvarritja e fusheveprimit -mungese udheheqje -mungese e sistemit te kontrollimit Perdorimi i vleresimeve Analoge(te ngjashme) Vleresimi i duhur per lansimin e projekteve qe jane te ngjashme me ato te te kaluares Mbeshtetet ne informata historike per te parashikuar koston e projektit aktual, eshte nje lloj si vleresimi nga larte-poshte, perdore koston te nje projekti paraprak si baze e atij aktual Krijimi i vleresimit PERT Metode per te arritur tek kostoja mesatare, Teknika e Evaluimit dhe e Rishikimit te Programit(PERT). Perdor nje mesatare te ponderuar per te treguar se sa kohe nevojitet per nje aktivitet. Mund ta shprehim ate si (KP+KO+4KR)6 Perdorimi i vleresimit nga larte-poshte i kostos I mundeson menaxherit te projektit qe te marre nje projekt shume te ngjashem, te beje disa llog, nga matematika financiare dhe te arrije tek nje buxhet i arsyeshem per projektin aktual Buxhetimi- Forma Standarde Kostot e menaxhimit-pagat, kostot administrative Kontraktimet/Prokurimet- projektimet dhe dokumentacioni teknik, punet ndertimore, instalimet, montimet, trajnimet, kostot tjera

Burimet e pritura te financimit- buxheti komunal, donatoret, burimet Vleresimi i Shpenzimeve Kategorite kryesore te shpenzimeve jane- Puna dhe Materialet Shpenzimet tjera direkte- udhetimi, telefoni, sherbimet e kontraktuara Shpenzimet indirekte- administrative, amortizimi etj WBS-I definon punen e nevojshme per perfundimin e projektit. Jane dy metoda me te perdorura per krijimin e WBS-it- larte-poshte dhe poshte-larte Kodi i llogarive eshte nje sistem numerimi qe tregon shtresat e ndryshme te komponenteve te WBS-it si dhe identifikon cilet komponente i perkasin ciles pjese te WBS-it. Psh: 507.1 Databaze 507.2 Rjeti 507.3 Aplikacioni 507.4 Hardweri Pas kesaj ndarja e elementeve brenda kodit te llogarise 507.2 Rjeti 507.2.1 Ruteri 507.2.2 Prizat 507.2.3 LAN 507.2.4 WAN

Dokumentacioni i kerkesave zakonisht perfshin te gjitha informacionet e meposhtme: -Biznesi duhet ti zgjidh mundesite qe projekti synon ti shfrytezoje -Synimet dhe objektivat e projektit -Kerkesat funksionale te rezultateve te projektit, si psh veqorite dhe funksionet si dhe kushtet qe projekti do te krijoje -Kerkesat jofunksionale te te dalave te projektit -Kerkesat e kualitetit -Faktoret per pranimin e projektit -Efektet e rezultateve te projektit -Efektet e rezultateve te projektit ne entitete jashte organizates -Nevoja per edukim , trajnim, dhe mbeshtetje e vazhdueshme per kompetencat e paleve -Supozimet dhe detyrimet e identifikuara

Lloji i projektit/ Atributet / Koha per aplikim SHTO/LEVIZ NDRYSHO- kryesisht jane projekte me te vogla qe le te kuptohet emri- 10% e kohes se projektit caktohet ne planifikim MIKRO PROJEKTI- marrin me pak se dy ore te implementimit dhe/ose me pak se 250.000 te kompletohet- 25% e kohes se projektit caktohet ne planifikim MAKRO PROJEKTI- marrin me shume se dy ore te implementimit dhe/ose me shume se 250.000 te kompletohet-30% te kohes se projektit caktohet ne planifikim Teoria Z e Ouchi-t Bazohet ne menaxhimin participativ. Teoria e tij thote se punetoret motivohen nga angazhimi, mundesia dhe avansimet qe organizata iu ofron atyre. Punetoret do te punojne gjithe jeten dhe do te mesojne biznesin duke u graduar nga kompania Teoria e Shpreses Thote se njerezit duhet te sillen ne ate menyre nga e cila presin qe rezultatet te jene te bazuara ne sjelljet e tyre. Njerezit punojne varesisht nga shperblimi qe ata e presin per punen e tyre. Nese shperblimi eshte i deshiruar nga punetori, ai do te punoje me shume qe ta fitoje ate. Njerezit presin qe te shperblehen per perpjekjet e tyre Te gjithe lideret kane nje tipar te perbashket: aftesi per te motivuar njerezit per arritje dhe inspirim Anetaret e ekipit, per te qene te suksesshem duhet te posedojne disa atribute: -Aftesi organizative -Pasioni per suksesin e ekipit -Pasioni per suksesin e projektit -Aftesi per te punuar me njerez -Aftesi te mira degjimi -Modest dhe i kulturuar -Sjellje profesionale -Angazhim per cilesi -Perkushtim per te perfunduar projektin

Per te lehtesuar diskutimin, menaxheri i projektit mund te perdore 3 lloje te proceseve vendimmarrese per te arritur tek zgjidhja: Direktive- Menaxheri i projektit e ben vendimin me te dhena pak ose aspak nga ana e ekipit te projektit. Vendimmarrja direktive eshte e pranueshme dhe e nevojshme ne disa raste, por ajo izolon menaxherin e projektit nga ekipi i projektit. Pjesemarrese- Te gjithe anetaret e ekipit kontribuojne ne diskutim dhe procesin e vendimmarrjes. Kjo metode eshte ideale per vendimet e medha te tilla si procesi i nderrimit te sistemit operativ, hartimit te nje kerkese te re, apo te zhvillojne nje zgjidhje per nje organizate, apo krijimi i nje webi per organizaten.

Keshillimore- Kjo qasje kombinon dy proceset e mesiperme vendimmarrese. Ekipi i projektit takohet me menaxherin e projektit, dhe se bashku ata mund te arrijne ne disa zgjidhje te qendrueshme. Menaxheri pastaj i merr zgjidhjet e propozuara dhe merr vendimin e bazuar ne ate qe mendon se eshte me e mira per projektin 4 lloje pjesetaresh te ekipit: Shmangesit- keta i shmangen qfaredo konfrontimi. Jane tipa qe ulin koken, buzeqeshin dhe perbrenda qortojne veten, kur perdoret metoda participuese per te arritur deri tek nje vendim, nevojitet kontributi i secilit-edhe i ketyre njerezve. Agresivet-pjesetare qe pelqejne te grinden, opinionet e tyre jane zakonisht ne kundershtim me opinionin e te tjereve. Keta njerez mund te jene shume inteligjente dhe te kene njohuri teknologjike mirepo mospajtimet e tyre burojne nga fitimi i shprehise. Mendimtaret- jane ate te menqurit, qendrojne te heshtur gjate pjeses me te madhe te procesit vendimmarres por pastaj jepin mendimin e tyre te bazuar ne ate se qfare eshte diskutuar. Idealistet- keta per sa kohe qe synimet i kane te mira, mund ta shohin projektin si nje rruge te thjeshte drejt kompletimit, te hapur ndaj mesimit dhe te etur per te ofruar zgjidhje per projektin Kordinatori i projektit duhet te posedoje keto cilesi: -dakordimin per te mbajtur postin gjate gjithe projektit -vullnetin per te mesuar dhe biseduar para ekipit te projektit -aftesite organizative -aftesite per te menaxhuar kohen -perkushtimin per te akumuluar burime qe nevojiten per takimin N(N-1)/2 Formule e mrekullueshme per te demonstruar numrin e mundesive per te deshtuar ne nje projekt, ku N- numri i paleve te interesuara Ligji i zvogelimit/pakesimit thote se nuk mund te shtoni punen ne menyre eksponenciale per te zvogeluar kohezgjatjen e punes. Ligji thekson koston e punes qe mund te kaloje shtuar rendimentin e punes. Metodat per mbledhjen e informacioneve nga ekipi: Adresa elektronike Fletet e perhapura Web forma Projekti per menaxhimin e sistemit te informacioneve (PMIS) Menaxhimi i vlerave te fituara (EVM) ka disa vlera themelore: Vlera e fituar (EV) Vlera e planifikuar (PV) Kostot aktuale (AC) Varianca ne kosto (CV) dhe Varianca ne planifikim (S)

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF