Sistemi Kushtetues i Republikes Se Kosoves

September 25, 2017 | Author: Linda Haxhiu | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

kushtetuta...

Description

SISTEMI KUSHTETUES I REPUBLIKES SE KOSOVES PROCESI I HARTIMIT TE KUSHTETUTES Kushtetuta tek populli shqiptar nuk konceptohet vetem si akt me I larte juridikopolitik . Per ne kushtetuta ka domethenie shume me te gjere dhe emocionale ngaqe ne historine tone kerkesat per liri dhe pavarsi jane shoqeruar gjithnje me kerkesen per kushtetute si elemente mbrojtes I identitetit kombetar dhe shteteror. Kushtetuta e rks permbush tri misione historike: 1. Misionin e themelimit te shtetit Sovran dhe te pavarur te kosoves 2. Misioni I krijimit te nje shteti demokratik dhe 3. Percaktimi I agjendes per integrimeve euroatlantike. Draft Kushtetuta ka qenë e përgatitur nga Komisioni Kushtetues që përbëhet nga 21 anëtarë, duke përfshirë ekspertë vendorë dhe përfaqësues të komuniteteve pakicë në Kosovë. Procesi I informimit dhe I konsoltimit me qytetaret u zhvillua ne periudhen 19 shkurt deri me 4 mars 2008 ne shumicen e qyteteve te kosoves, me c’rast u dhane nje sere komentime, verejtje dhe sugjerime te cilat u morren parasysh ne versionin e permiresuar te projektkushtetutes. Me 2 prill 2008 Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar e certifikojë përputhshmërinë e kushtetutes se republikes se kosoves me planin e Ahtisaarit. Pas kësaj me 9 prill 2008 Kuvendi i Kosovës miratojë Kushtetutën me anë të dy të tretave të anëtarëve të tij, pas konsultimeve me anëtarët e Kuvendit të cilët i takojnë komuniteteve të cilat nuk janë në shumicë në Kosovë. Kushtetuta e republikes se kosoves hyri ne fuqi me 15 qershor 2008.

ROLI I KUSHTETUTES NE PROCESIN E SHTETKRIJIMIT DHE NE REFORMAT POLITIKE TE SHTETIT Kushtetutat konstituive ose themeluese kane rol historik. Me keto kushtetuta krijohet perhere te pare shteti ose shteti bashkohet ose integrohet ne bashkesi me te gjera. Kete karakter shtetkrijues ka edhe kushtetuta e rks . Si rregull kushtetutat shtetkrijuese miratohen nga ana e popullit me referendum. PLOTESIMI I STANDARDEVE NDERKOMBETARE PER KUSHTETAT Per te qene demokrati ke dhe gjithperfshirese kushtetuta duhet ti plotesoj standartet nderkombetare per kushtetat. Keto standarde nuk jane te kodifikuara por jane te ngjajshme me me standardet legjislative qe po krijohen ne nivel te BE-se. Disa nga standardet te cilat duhet ti respektoj gjdo kushtetut e mirefillt jane:

• • • • • • • • • • • • •

Respektimi I parimit te mosdiskriminimit Parimi I ndarjes dhe kufizimit reciprok te pushteteve Barazia e qytetareve para ligjit dhe mbrojtja e minoriteteve Karakteri laik I shtetit Parimi I sundimit te ligjit Sfondi I lirive dhe te drejtave te qytetaeve dhe mekanizmat ligjor Kontrolli civil ndaj policies dhe ushtrise Gjyqesia e pavarur Ratifikimi dhe implementimi I konventave europiane per te drejtat e njeriut ndalimi I tortures gjykimi I drejte heqja e denimit me vdekje

Kushtetuta e rks I eshte permbajt ne teresi ketyre standardeve. TIPARET E KUSHTETUTES SE RKS Jane tri tipare te kustetutes se rks qe kete e dallojne nga kushtetutat e tjera: • KARAKTERI KONSTITUIV Kjo kushtetut eshte akte I krijimit te shtetit te kosoves dhe I themelimit te instituioneve te pavarura te saj. •

KARAKTERI QYTETAR DHE MBROJTJA E KOMUNITETEVE PAKICEDISKRIMINIMI POZITIV Kushtetuta e rks ne vend te konceptit te shtetit shumetnik bazohet ne konceptin e shtetit qytetar. Sipas ketij koncepti qytetaret jane bartes te qeverisjes shteterore. Kushtetuta e rks aplikon te ashtuquajturin parimin e diskriminimit pozitiv te komuniteteve pakice duke ju percaktuar te drejta dhe garancione kushtetuese qe jane shume mbi standardet europiane.



KUFIZIMET NDERKOMBETARE Kufizimet nderkombetare ne kushtetuten e rks jane: • Kufizimet ne teresine teritoriale, kosova nuk munde te ndahet apo te bashkohet me nje shtet tjeter. • Kushtetuta e rks promovon konceptin e sovranitetit te kufizuar ose pavarsise se mbikqyrur. Keshtu kushtetuta e rks ka percaktuar tri lloje te prezences nderkombetare: • Prezenca ushtarake permes KFOR-it dhe policies nderkombetare • Prezenca civile europiane (IOC) • Misioni I EULEX-it • Kufizimet kushtetuese sa I perket te drejtave dhe garancive te komuniteteve pakice.

PARIMET E KUSHTETUTES SE RKS Kushtetuta e rks eshte ndertuar mbi frymen e disa parimeve te pergjithshme te cilat i proklamon. Keto jane: 1. PARIMI I SUPERMACISE SE KUSHTETUTES

Kushtetuta eshte akti me I larte juridik dhe qendron mbi aktet tjera. Por ky parim I kushtetutes se rks ka nje perjashtim. Parimi I supermacise eshte ndare ne dysh mes kushtetutes se rks dhe pakos se ahtisarit. Ne nenin gjashte kushtetuta proklamon supermacine e saj ndaj gjitha akteve tjera ndersa ne nenin 143 te kushtetutes kete veti e perveteson pakoja e ahtisarit. 2. PARIMI I SUNDIMIT TE LIGJIT Sipas ketij parimi puna e institucioneve dhe bartesve te pushtetit duhet te bazohen ne kushtetut dhe ligje aplikative te rks. 3. PARIMI I ENUMERACIONIT TAKSATIV TE JURIDIKSIONIT KUSHTETUES Enumeracioni taksativ eshte nje metode me te cilen percaktohet fusheveprimtaria e institucioneve te rreulluara me kushtetute. Kushtetuta e rks ne menyre taksative ka percaktuar kompetencat e institucioneve kryesore te pushtetit. Parimi I enumeracionit mund te paraqitet ne formen positive dhe ne formen negative. • Me formen positive theksohet decidivisht ne te cilat qeshtje mund te shtrihet juridiksoni kushtetues I nje institucioni. • Me formen negative theksohet decidivisht ne te cilat qeshtje nuk mund te shtrihet juridiksoni kushtetues I nje institucioni Kushtetuta e rks ka perfaqesuar formen positive. 4. PARIMI I DEMOKRACISE KUSHTETUESE DHE PARLAMENTARE Kushtetuta e rks ne baze te ketij parimi e proklamon republiken e kosoves si nje shtet me rregulla te qarta te demokracise parlamentare. Ky parim me se miri verehet ne rolin e parlamentit I cili perben institucionin me aktiv kushtetues. 5. PARIMI I NDARJES DHE KONTROLLIT RECIPROK TE PUSHTETEVE Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre. Ne republiken e kosoves ndarje e pushteteve behet ne kete menyre: -Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ. -Qeveria e Republikës së Kosovës ushtron pushtetin egzekutiv, ajo është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar. -Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat. Presidenti dhe gjykata kushtetese nuk jane pjese e ndarjes se pushteteve, ato jane me shume mekanizma per balancimin e ketyre pushtetve. Parimi I kontrollit te pushteteve ne disa vende proklamohet si I ngurt dhe ne disa vende si fleksibel. Tek ndarja dhe kontrolli I ngurt I pushteteve te tria pushtetet I kan mekanizmat e tyre te kontrollit si psh. Ne SHBA. Kurse tek ndarja dhe kontrolli reciprok fleksibel I pushteteve pushtetet nuk kan te percaktuar ndonje mekanizem strikt te kontrollit reciprok te te tria pushteteve,per vecse kjo vlen ne menyre selektive, kur eshte fjala per kontrollin parlamentar te qeverise. Kosova sa I perket kontrollit reciprok te pushteve eshte fleksibel.

6. PARIMI I DISKRIMINNIMIT POZITIV Thelbi I parimit te diskriminimit pozitiv eshte te pasurit te drejta shume me shume se ajo qe meriton ose e qduhet. Kushtetuta e rks ka ofruar pozite te pa precedent komuniteteve me theks te veqant te komuniteti serb. Kjo qendron sidomos kur eshte fjala per pjesmarrjen e tyre ne jeten publike dhe ne vendimmarrje. 7. PARIMI I RISHIKIMIT GJYQESOR TE LEGJISLACIONIT Parimi I rishikimit gjyqesor te legjislacionit nderlidhet me doktrrinen juridical review. Kushtetuta e rks garanton kontrrollin kushtetues te legjislacinit perms gjykates kushtetuese, e cila ben interpretimin perfundimtar te aktit me te larte te rks. 8. PARIMI I PREZUMPCIONIT ABSOLUT TE LIRISE SE QYTETARIT DHE SHTETASIT parimi i prezumpcionit absolut te lirise se qytetarit dhe shtetasit nenkupton rregullimin e tersishem me kushtetute te gjitha lirive dhe te drejtave te njeriut, te cilat si rregull jane te proklamuara edhe nderkombetarisht si te tilla. Kushtetuta e rks ne menyre te detajizuar ka rregulluar te drejtat dhe lirite e qytetarit dhe shtetasit dhe ju ka dhene status kushtetues te gjitha akteve themelore qe garantojne lirite dhe te drejtat e qytetarit. 9. PARIMI I PAVARESISE SE GJYQESORIT Me pavaresi te gjyqesorit kuptojme gjykata te pavarura dhe te pa anshme ne kryerjen e punes se tyre per te cilen jane thirrur. Pavaresia e gjykatave synon te arrihet perms marrjes se vendimeve sa me larg politikes. STRUKTURA E KUSHTETUTES SE RKS. Struktura e kushtetutes se rks bazohet ne nje arkitekture standard dhe moderrne te kushtetutave. Kjo arkitekture eshte si ne vijim: Kapitulli I Dispozitat themelore Kapitulli II Te drejtat dhe lirite themelore Kapittuli III Tedrejtat e komuniteteve dhe pjestareve te tyre Kapitulli IV Kuvendi I republikes se kosoves Kapitulli V Presidenti I republikes se kosoves Kapitulli VI Qeveria e republikes se kosoves Kapitulli VII Sistemi I drejtesise

Kapitulli VII Gjykata kushtetuese Kapitulli IX Marrdheniet ekonomike Kapitulli X Qeverisja lokale dhe organizimi lokal KapitulI XI Sektori I sigurise Kapitulli XII Institucionet e pavarura Kapitulli XIII Dispozitat perfundimtare Kapitulli XIV Dispozitat kalimtare PREAMBUA DHE DISPOZITAT THEMELORE PREAMBULA E KUSHTETUTES SE RKS Preambula eshte tekst parahyres ne kushtetute, ne te cilin kushtetutdhenesi shpjegon: -qellimet e nxjerrjes se kushtetutes, -kontestin historik te kushtetutes si dhe -objektivat qe synon te arrij kushtetuta Preambula nuk ka karakter normative ajo vetem shpreh frymen dhe konceptin e kushtetutes. Ne preambulen e kushtetutes se rks theksohet: 1. Vendosmeria per ndertimin e kosoves si nje vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; 2. Perkushtimi për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; 3. Zotimi se kosova do të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; 4. Siguria qe kosova do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; 5. Bindja se kosova do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë; 6. Synimi I kosoves per përfshirje në proceset integruese Euro-Atlantike;

DISPOZITAT THEMELORE TE KUSHTETUTES SE RKS Dispozitat themelore paraqesin kaptinen e pare dhe pjesen kryesore te gjdo kushtetute. Ne kete pjese percaktohen identiteti politik dhe shteterore dhe vlerat themelore te nje shteti. Kushtetuta e republikes se kosoves posedon rreth 20 dispozita te cilat I trajton si parime themelore te saj. Keto jane: PËRKUFIZIMI I SHTETIT 1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm. 2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj. 3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. PERKUFIZIMI I SOVRANITETIT 1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute. 2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj. 3. Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, mund të marrë pjesë në sisteme të sigurisë ndërkombëtare. BARTJA E SOVRANITETIT 1. Republika e Kosovës, në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare, për çështje të caktuara mund të kalojë kompetenca shtetërore organizatave ndërkombëtare. 2. Nëse një marrëveshje anëtarësimi ne nje organizatë ndërkombëtare e ratifikuar nga Republika e Kosovës në mënyrë eksplicite kërkon zbatim të drejtpërdrejtë të normave të kësaj organizate, ligji me të cilin ratifikohet marrëveshja e anëtarësisë miratohet me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit dhe ato norma kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës. KOSOVA SHOQERI SHUMETNIKE, BARAZIA PARA LIGJIT 1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. 2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave

dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. --Dallimi midis konceptit shoqeri shume etnike dhe shtet shume etnik-• Shtetin shumetnik e percakton shkalla e pjesmarrjes se pakicave ne jeten politike dhe ne vendim marrje. • Shoqerin shume etnike e percakton struktura e popullsise FORMA E QEVERISJES DHE NDARJA E PUSHTETIT Lidhur me sistemin e qeverisjes kushtetuta e RKS percakton se: 1.Kosova eshte republike demokratike e bazuar ne parimin e ndarjes se pushteteve dhe kontrollit dhe balancit midis tyre. Kushtetuta e RKS percakton ndarjen e pushteteve si vijon: 2.kuvendi i RKS ushtron pushtetin legjisativ. 3.Presidenti i RKS perfaqeson unitetin e popullit, eshte perfaqesues legjitim i vendit brenda dhe jashte shtetit dhe eshte garantues i funksionimit demokratik te institucioneve te RKS 4.Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar. 5.Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat. 6.Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. 7.Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës. Nga nenet e kushtetutes munde te nxirret perfundimi se kosova eshte republike parlamentare me elemente te sistemit gjysempresidencial. GJUHET 1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe. 2. Gjuha Turke, Boshnjake dhe ajo Rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune ose do të jenë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligj. SIMBOLET 1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj. 2. Pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj. VLERAT 1. Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit

të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut. 2. Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore. SHTETI LAIK Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. TRASHEGIMIA KULTURORE DHE FETARE Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare. EKONOMIA Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës. VALUTA 1. Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme. 2. Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës është i pavarur dhe quhet Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. PUSHTETI LOKAL 1. Njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat. 2. Organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj. KRYEQYTETI 1. Kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina. 2. Statusi dhe organizimi i kryeqytetit rregullohet me ligj. SHTETESIA Fitimi dhe humbja e së drejtës së shtetësisë së Republikës së Kosovës rregullohet me ligj. SHTETASIT JASHTE VENDIT Republika e Kosovës mbron interesat e shtetasve të saj jashtë vendit, në mënyrën e përcaktuar me ligj. EPERSIA E KUSHTETUTES 1. Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë. 2. Pushteti qeverisës buron nga Kushtetuta. 3. Republika e Kosovës respekton të drejtën ndërkombëtare.

4. Secili person dhe organ në Republikën e Kosovës u nënshtrohet dispozitave të Kushtetutës. MARREVESHJET NDERKOMBETARE 1. Republika e Kosovës lidh marrëveshje ndërkombëtare dhe anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. 2. Republika e Kosovës merr pjesë në bashkëpunim ndërkombëtar për promovimin dhe mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut. RATIFIKIMI I MARRVESHJEVE NDERKOMBETARE 1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: (1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; (2) të drejtat dhe liritë themelore; (3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare; (4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës. 2. Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës. 3. Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare. 4. Amendamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të njejtën procedurë të vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. 5. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe kontestimin e marrëveshjeve ndërkombëtare rregullohen me ligj. ZBATIMI I DREJTES NDERKOMBETARE 1. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, bëhen pjesë e sistemit të brendshëm juridik pasi të botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ato zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë të vetëzbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji. 2. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës. FESTATAT ZYRTARE NE RKS Festat zyrtare nuk jane percaktuar ne kuader te parimeve themelore te kushtetutes por ato percaktohen me ligj te veqant per festat zyrtare. Festat zyrtare ne RKS mund klasifikohen ne: • Festat zyrtare me karakter shteteror pasqyrojne historine e re te rks dhe momentet kyqe te historise se re te







saj feste te tilla jane Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me 17 shkurt dhe Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës me 9 prill. Festat zyrtare me karakter nderkombetar Keto festa njihen si te tilla gati ne te gjitha shtetet e botes dhe europes. Ato jane Viti i Ri- 1 dhe 2 janar, Dita Ndërkombëtare e Punës- 1 maj, Dita e Evropës - 9 maj Festat zyrtare me karakter fetar Dita e parë e Bajramit të Madh , Dita e parë e Bajramit të Vogël, 25 dhjetor- Krishtlindjet Katolike, 7 janar -Krishtlindjet ortodokse, pasket katolike- e hena e pashkeve, pashket ortodokse-e hena e pashkeve. ditet memoriale Keto festa kane karakter memorial dhe reflektojne ngarjet e caktuara perkujtimore te te gjitha komuniteteteve qe jetojne ne kosove. Ditet memoriale jane: 28 nentori- dita e shqipetareve, 12 qershori -dita e paqes, 6 marsi - dita perkujtimore per veteranet, 23 prilldita e turqve, 8 prill - dita e romeve, 15 shkurt dita e ashkalinjeve, 28 shtator dita e boshnjakeve, 6 maj - dita e goraneve

LIRITE DHE TE DREJTAT E NJERIUT DHE QYTETARIT NE SISTEMIN KUSHTETUES TE KOSOVES PARIMET E PERGJITHSHME KUSHTETUESE TE LIRIVE DHE DREJTAVE TE NJERIUT PARIMI I UNIVERSALITETIT TE TE DREJTAVE DHE LIRIVE TE NJERIUT PARIMI I PERJASHTIMIT TE KUFIZIMIT ARBITRAR TE DREJTAVE DHE LIRIVE TE NJERIUT PARIMI I PLOTESIMIT TE STANDARTEVE NDERKOMBETARE PARIMI SE TE DREJTAT E NJERIUT JANE RREGULL KUSHTETUESE KURSE KUFIZIMET PARAQESIN PERJASHTIM KUSTETUES PARIMI I MOSDISKRIMINIMIT PARIMI I BARAZISE SE PLOTE TE QYTETAREVE SUBJEKTET E GEZIMIT TE LIRIVE DHE DREJTAVE INDIVIDI- NJERIU QYTETARI SHTETASI KOMBI

KOMUNITETI MINORITETI

PARIMI KUSHTETUES I PRESUMPCIONIT TE ABSOLUTIZMIT TE LIRIVE DHE TE DREJTAVE TE NJERIUT Kushtetutat demokratike proklamojne parimin se eshte e lejuar cdo e drejte qe nuk ndalohet shprehimisht. Pra kushtetutat moderne respektojne se te drejtat dhe lirite jane rregull kushtetues. KUFIZIMI I LIRIVE DHE TE DREJTAVE ESHTE PERJASHTIM KUSHTETUES Rastet qe percaktojne kufizimet kushtetuese duhet te numrohen ne menyre taksative. Keto kufizime kryesisht lidhen me mbrojtjen e interesit te pergjithshe te shtetit dhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive. Duke realizuar te drejtat e tyre kushtetuese qytetaret nuk guxojne te cenojne interesin e pergjithshem dhe te drejtat e qytetareve te tjere. Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut mund te kufizohen vetem ne kohe lufte apo ndonje emergjence tjeter publike dhe ate vetem deri ne ate mase qe konsiderohet e nevojshme. PARIMI I JODISKRIMINIMIT Ndalohet cdo dallim, perjashtim apo preference qe ushtrohet ndaj nje apo me shume personave qe bazohet ne perkatesine gjinore, ne moshe, ne gjendjen martesore, ne gjuhe, ne aftesite e kufizuara mendore apo fizike, ne orientimin seksual, nene bindjet politike, ne perkatesine etnike, ne kombesi, ne fe, ne prejardhjen shoqerore, ne prone, ne preja familjare apo ne status tjeter. BARAZIA PARA LIGJIT Te gjithe njerezit jane te barabart para ligjit dhe kane te drejte ti gezojne keto liri dhe te drejta themelore pa qene objekt I ndonjde diskriminimi. ZBATIMI I DREJTPERDREJTE I MARRVESHJEVE DHE INSTRUMENTEVE NDERKOMBETARE Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave publike: (1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut; (2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj; (3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj; (4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; (5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor; (6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas; (7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës; (8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,

Jonjerëzore dhe Poshtëruese. TE DREJTAT DHE LIRITE THEMELORE TE NJERIUT TE GARANTUARA ME KUSHTETUTEN E REPUBLIKEN E KOSOVES Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut te garantuara me kushtetuten e RKS mund te ndahen ne keto grupe: TE DREJTA DHE LIRI PERSONALE Dinjiteti I njeriut Ne kuptimin e ngushte dinjiteti I njeriut percaktohet si teresi e vlerave morale te njeriut. Ndersa ne kuptimin e ngusht dinjiteti I njeriut kuptohet si vlere e brendshme dhe si e drejte per tu respektuar qe I takon njeriut nga vete qenia e tij. Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. barazia para ligjit Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato. e drejta per jete Secili individ gëzon të drejtën për jetën. Dënimi me vdekje është i ndaluar. e drejta e integritetit personal Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij, që përfshin: (1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj; (2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e tij në pajtim me ligjin; (3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij në pajtim me ligjin; (4) të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të tij.

Ndalimi I tortures, trajtimit mizor, c'njerezor dhe poshterues Askush nuk i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues. Termi torture nenkupton cdo akt , me te cilin me qellim I shkaktohet dhimbje e madhe fizike ose mendore, friksim ose detyrim, me synim qe nga ai ose personi I trete te merre njoftim ose deklarate, qe mund te ndikoj ne denimin e tij ose personit te trete, per ndonje veper qe e ka kryer ose dyshohet se e ka kryer. ndalimi I skllaverise dhe punes se detyruar Askush nuk mund të mbahet në skllavëri ose në pozitë të ngjashme me skllavërinë. Askush nuk mund të shtrëngohet për të kryer punë të detyruar. Punë e detyruar nuk konsiderohet puna ose shërbimi i përcaktuar me ligj për personat e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të Gjendjes së Jashtë-zakonshme, të shpallur sipas rregullave të përcaktuara me këtë Kushtetutë. Trafikimi i qenieve njerëzore është i ndaluar. e drejta e lirise dhe sigurise Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim: (1) pas shpalljes së dënimit me burgim për kryerjen e veprës penale; (2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj; (3) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij/saj në një institucion kompetent, sipas një urdhri të ligjshëm; (4) për mbikëqyrje shëndetësore të personit, i cili për shkak të sëmundjes paraqet rrezik për shoqërinë; (5) për hyrje të paligjshme në Republikën e Kosovës ose pas urdhrit të ligjshëm për largim ose ekstradim. 2. Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në gjuhën që ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme. Çdokush që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e

tetë (48) orë nga momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës. Çdokush që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka rrezik për ikjen e tij para gjykimit. Çdokush që privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij dhe ka të drejtë që pa vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet. Çdokush që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj. te drejtat e te akuzuarit Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim: (1) të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër tij; (2) të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit; (3) të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet; (4) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi; (5) të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas; (6) të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet. e drejta per gjykim te drejte dhe te paanshem Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të

personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin. Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi. Procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit rregullohen me ligj, duke respektuar rregullat dhe procedurat e veçanta për të miturit. e drejta per mjete juridike Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj. parimi I legalitetit dhe proporcionalitetit ne rastet penale Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit. Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës. Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale. Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës. e drejta per mos u gjykuar per te njejten veper (res juridicata) Askush nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale. Liria e levizjes Shtetasit e Republikës së Kosovës dhe të huajt që janë banorë të ligjshëm të Kosovës, kanë të drejtë të lëvizin lirisht në Republikën e Kosovës dhe të zgjedhin vendbanimin. Secili person ka të drejtë të largohet nga vendi. Kufizimet e kësaj të drejte rregullohen me ligj, nëse ato janë të nevojshme për procedurën ligjore, zbatimin e vendimit të gjykatës ose për të përmbushur obligimin për mbrojtjen e shtetit. Shtetasve të Republikës së Kosovës nuk do t’u ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës. Shtetasit e Republikës së Kosovës nuk mund të ekstradohen nga Kosova kundër vullnetit të tyre, me përjashtim të rasteve kur me ligj dhe

marrëveshjet ndërkombëtare është përcaktuar ndryshe. E drejta e të huajve për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe për t’u vendosur në vend, rregullohet me ligj. e drejta e privatesise Çdokush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera. Kontrollet e cilësdo banese ose cilitdo objekti privat, që mendohet se janë të domosdoshme për hetimin e krimit, mund të bëhen vetëm deri në shkallën e domosdoshme dhe vetëm pas miratimit nga ana e gjykatës, pas shpjegimit të arsyeve pse një kontroll i tillë është i domosdoshëm. Shmangia nga kjo rregull lejohet, nëse është e domosdoshme për arrestim të ligjshëm, për mbledhjen e provave që ka rrezik të humbasin ose për mënjanimin e rrezikut të drejtpërdrejtë dhe serioz për njerëzit dhe për pasuri, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Gjykata duhet që të miratoj veprimet e tilla në mënyrë retroaktive. Fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimit tjetër, është e drejtë e pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen e vendit, në mënyrën e parashikuar me ligj. Secili person gëzon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale. Mbledhja, ruajtja, qasja, korrigjimi dhe shfrytëzimi i tyre rregullohet me ligj. TE DREJTA DHE LIRI CIVILE DHE POLITIKE e drejta e marteses dhe familjes Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin. Martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me ligj dhe bazohen në barazinë e bashkëshortëve. Familja gëzon mbrojtje të veçantë të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj. liria e besimit, ndergjegjes dhe fese Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij. Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit

publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë. Konfensonet fetare Republika e Kosovës siguron dhe mbron autonominë fetare dhe monumentet fetare brenda territorit të saj. Konfesionet fetare janë të lira që të rregullojnë pavarësisht organizimin e vet të brendshëm, veprimtaritë fetare, si dhe ritet fetare. Konfesionet fetare kanë të drejtë të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bamirëse në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligj. liria e shprehjes Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush. Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare. e drejta e qasjes ne dokumente publike Secili person gëzon të drejtën të qasjes në dokumente publike. Dokumentet që mbajnë institucionet publike dhe organet e pushtetit shtetëror, janë publike, me përjashtim të informacioneve që janë të kufizuara me ligj, për shkak të privatësisë, të sekreteve afariste ose të informacioneve të klasifikuara të sigurisë. liria e mediave Garantohet liria dhe pluralizmi i medieve. Censura është e ndaluar. Askush nuk mund të pengojë shpërndarjen e informacionit ose të ideve nëpërmjet medieve, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare. Çdokush ka të drejtë të korrigjojë informacionin e pavërtetë, jo të plotë ose të pasaktë të publikuar, nëse cenon të drejtat ose interesat e tij, në pajtim me ligjin. liria e tubimit Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. liria e asociimit Liria e asociimit është e garantuar. Liria e asociimit ngërthen të drejtën e secilit për të themeluar një organizatë pa pasur nevojë të sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë anëtar i një organizate, si dhe për të marrë pjesë në aktivitete të një organizate.

Liria për të themeluar sindikata dhe për t’u organizuar, me qëllim që të mbrohen interesat, është e garantuar. Kufizimi i kësaj të drejte mund të bëhet me ligj për kategori të veçanta të punonjësve. Organizatat ose aktivitetet që kanë për qëllim cenimin e rendit kushtetues, shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut, ose nxitjen e urrejtjes racore, kombëtare, etnike a fetare, mund të ndalohen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente. e drejta e zgjedhjes dhe pjesmarrjes Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor. Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Institucionet shtetërore mbështesin mundësitë për pjesëmarrjen e çdonjërit në aktivitete publike dhe të drejtën e secilit për të ndikuar në mënyrë demokratike në vendimet e organeve publike. e drejta e zgjedhjes se pergjithshme e drejta e barabart e votes

TE DREJTA DHE LIRI SOCIALE, EKONOMIKE DHE KULTURORE mbrojtja e prones E drejta e pronës është e garantuar. Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet. Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente. Prona intelektuale mbrohet me ligj. e drejta per arsimim Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohen me ligj dhe financohet nga fondet publike. Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij. liria e artit dhe shkences Liria e krijimtarisë artistike dhe shkencore është e garantuar.

Liria akademike është e garantuar. e drejta e punes dhe ushtrimit te profesionit E drejta e punës garantohet. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës. te drejtat e femijeve Fëmijët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes dhe të kujdesit të domosdoshëm për mirëqenien e tyre. Fëmijët e lindur jashtë martese, kanë të drejta të barabarta me të lindurit në martesë. Secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe eksploatimi. Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga institucionet e pushtetit publik, qoftë nga institucionet private, do të jenë në interesin më të mirë të fëmijëve. Secili fëmijë gëzon të drejtën për raporte të rregullta personale dhe kontakte të drejtpërdrejta me prindërit e vet, me përjashtim kur institucioni kompetent përcakton se një gjë e tillë është në kundërshtim me interesat më të mira të fëmijës. mbrojtja shendetsore dhe sociale Kujdesi shëndetësor dhe sigurimi social rregullohen me ligj. Sigurimi social themelor, që ka të bëjë me papunësinë, sëmundjen, aftësitë e kufizuara dhe moshën e shtyrë, rregullohet me ligj. pergjegjesia per mjedisin jetesor Natyra dhe biodiversiteti, mjedisi jetësor dhe trashëgimia kombëtare, janë përgjegjësi për secilin. Institucionet e pushtetit publik angazhohen për t’i garantuar secilit mundësinë që të ndikojë në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor ku ajo/ai jeton. Ndikimi në mjedisin jetësor merret parasysh nga institucionet publike në procesin e marrjes së vendimeve. INTERPRETIMI I DISPOZITAVE PER DREJTAT E NJERIUT Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. MBROJTJA GJYQESORE E TE DREJTAVE Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

KUFIZIMI I TE DREJTAVE DHE LIRIVE THEMELORE Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm e ligj. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar. TE DREJTAT DHE LIRITE THEMELORE GJATE GJENDJES SE JASHTËZAKONSHME Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash.

TE DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESTAREVETE TYRE NE SISTEMIN KUSHTETUES TE KOSOVES Kustetuta e RKS-se ne kapitullin e trete te saj ka parapar nje sistem te vecante te pozites se komuniteteve (grupeve etnike,fetare dhe kulturore, tradicionalisht të pranishëm në territorin e Republikës së Kosovës). Akti ne te cilin paraqiten shtyllat e mbrojtjes se pakicave kombetare eshte “Konventa Kornize per Mbrojtjen e Pakicave Kombetare”. Ky dokument instalon standartet themelore ne kuader te kornizes ligjore per mbrojtjen e pakicave kombetare. PARIMET E PERGJITHSHME TE TE DREJTAVE TE KOMUNITETEVE 1. Banorët që i përkasin një grupi të njëjtë kombëtar ose etnik, gjuhësor ose fetar, tradicionalisht të pranishëm në territorin e Republikës së Kosovës (Komunitetet), gëzojnë të drejta të veçanta, krahas të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të përcaktuara në Kushtetute.

2. Çdo pjesëtar i komunitetit do të ketë të drejtën që të zgjedhë lirisht nëse do të trajtohet ose të mos trajtohet si pjesëtar i komunitetit dhe nga kjo zgjedhje nuk do të rezultojë asnjë diskriminim. 3. Pjesëtarët e komuniteteve do të kenë të drejtë që të shprehin, të avancojnë dhe të zhvillojnë lirisht identitetin dhe atributet e tyre si komunitet. 4. Ushtrimi i këtyre të drejtave do të bartë me vete detyrimet dhe përgjegjësitë për të vepruar në pajtim me ligjin e Republikës së Kosovës, dhe nuk i cenon të drejtat e të tjerëve. PERGJEGJESITE/DETYRIMET E SHTETIT KARSHI TE DREJTAVE TE KOMUNITETEVE 1. Republika e Kosovës siguron kushtet e duhura, të cilat u mundësojnë komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre që të ruajnë, të mbrojnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre. Qeveria do të përkrahë veçanërisht nismat kulturore të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, përfshirë këtu edhe nëpërmjet ndihmës financiare. 2. Republika e Kosovës do të promovoj frymën e tolerancës, dialogut dhe do të mbështesë pajtimin ndërmjet komuniteteve dhe do të respektoj standardet e përcaktuara me Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe me Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave. 3. Republika e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personat të cilët mund t’u nënshtrohen kërcënimeve ose veprimeve diskriminuese, armiqësisë a dhunës, si rrjedhojë e identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar. 4. Republika e Kosovës, sipas nevojës, do të miratojë masa adekuate për të

promovuar një barazi të plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore. Masat e tilla nuk do të konsiderohen të jenë vepër e diskriminimit. 5. Republika e Kosovës do të promovoj ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të të gjitha komuniteteve, si pjesë përbërëse e trashëgimisë së Kosovës. Republika e Kosovës do të ketë detyrë të posaçme për të siguruar mbrojtjen efektive të tërësisë së objekteve dhe monumenteve të rëndësisë kulturore dhe fetare për komunitetet. 6. Republika e Kosovës ndërmerr veprime efektive kundër të gjithë atyre që pengojnë gëzimin e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve. Republika e Kosovës do të përmbahet nga politikat ose praktikat që kanë për qëllim asimilimin, kundër vullnetit të tyre, të personave që u përkasin komuniteteve, dhe do t’i mbrojë ata persona nga çfarëdo veprimi që ka për qëllim një asimilim të tillë. 7. Republika e Kosovës siguron, në baza jodiskriminuese, që të gjitha komunitetet dhe pjesëtarët e tyre të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, të specifikuara me këtë Kushtetutë.

TE DREJTAT E KOMUNITETEVE 1. e drejta per identitet dhe per t'u arsimuar Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë që, në mënyrë individuale ose si komunitet: • të shprehin, mbajnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre dhe të ruajnë elementet thelbësore të identitetit të tyre, përkatësisht fenë, gjuhën, traditat dhe kulturën e tyre; • të përdorin dhe të shfaqin simbolet e komunitetit, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare; • të regjistrojnë emrat personal në formën e tyre origjinale dhe në shkrimin e gjuhës së tyre, si dhe emrat e tyre t’i kthejnë në formën origjinale, nëse u janë ndryshuar me dhunë; • të kenë emërtime lokale, emërtime të rrugëve dhe tregues të tjerë topografikë, që pasqyrojnë dhe janë të ndjeshëm ndaj karakterit shumetnik dhe shumë gjuhësor të zonës përkatëse; • të gëzojnë kontakte të papenguara ndërmjet tyre përbrenda Republikës së Kosovës, dhe të themelojnë e të mbajnë kontakte të lira dhe paqësore me personat në cilindo shtet, sidomos me ata që kanë të përbashkët identitetin etnik, kulturor, gjuhësor a fetar, ose trashëgiminë e përbashkët kulturore, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare; • të themelojnë shoqata të kulturës, artit, shkencës dhe arsimit, si dhe shoqata të studiuesve e shoqata të tjera për shprehjen, avancimin dhe zhvillimin e identitetit të tyre. • të marrin arsimim publik në të gjitha nivelet, në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës se Kosovës, sipas zgjidhjes së tyre; • të marrin arsimim publik parafillor, fillor dhe të mesëm, në gjuhën e tyre, deri në masën e përcaktuar me ligj, ku pragu për themelimin e paraleleve a shkollave të veçanta për këtë qëllim, do të jetë më i ulët sesa ai që përcaktohet rëndom për institucionet arsimore; 2. e drejta per themelimin dhe menagjimin e instiucioneve private te arsimit

Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë që, në mënyrë individuale ose si komunitet: • të themelojnë dhe të menaxhojnë institucione private të arsimit dhe trajnimit, për të cilat mund të jepet ndihma financiare publike, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare;

3. te drejtat e komuniteteve ne perdorimin e gjuhes se tyre

pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë që, në mënyrë individuale ose si komunitet: • të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre lirisht në jetën private dhe publike; • të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre në marrëdhëniet e tyre me autoritetet komunale ose me zyrat lokale të autoriteteve qendrore në fushat në të cilat ata përfaqësojnë një pjesë të mjaftueshme të popullatës, në pajtim me ligjin. Shpenzimet e bëra për interpretuesit ose përkthyesit, do të mbulohen nga autoritetet kompetente;

4. e drejta per perfaqesim te vecante ne media

pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë që, në mënyrë individuale ose si komunitet: • të kenë qasje dhe përfaqësim të veçantë në mediet transmetuese publike si dhe programet në gjuhën e tyre, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare; • të krijojnë dhe të përdorin mediet e tyre vetjake, përfshirë këtu ofrimin e informacioneve në gjuhën e tyre, ndër të tjera, përmes gazetave ditore e shërbimeve kabllore, dhe përdorimin e një numri të rezervuar të frekuencave për mediet elektronike, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Republika e Kosovës do të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e një plani ndërkombëtar të frekuencave, për t’i mundësuar komunitetit Serb në Kosovë qasje në një kanal televiziv të pavarur, të licencuar në gjuhën Serbe, në mbarë Republikën e Kosovës;

5. perfaqesimi I komuniteteve ne jeten publike dhe vendimmarrje • pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë që, në mënyrë individuale ose si



komunitet: të gëzojnë kontakte të papenguara me organizatat joqeveritare lokale, rajonale dhe ndërkombëtare dhe të marrin pjesë, pa diskriminim, në aktivitetet e tyre; komunitet ne Republiken e Kosoves perfaqesohen ne kuvend, qeveri, ne sistemin e drejtesise, ne presidence, ne organet e pushtetit lokal, ne organet e sigurise, dhe ne organet tjera perfaqesimi I komuniteteve ne kuvend Ne kuader te kuvendit dallojme tri nivele te perfaqesimit te komunteteve: *perfaqesimi politik permes ulesve te rezervuara apo garantuara -Nga gjithsej 120 ulse 20 do te jene te rezervuara per komunitetet. -Ne vendimmarrje ne kuvend komunitetet shfrytezojne te ashtuquajturen shumice e dyfishte apo te Badinterit, kur eshte fjala pe rvendime qe prekin direkt interasat e komuniteteve, perfshire ketu edhe te ashtuquajturin legjislacion vital. *perfaqesimi ne kryesine e kuvendit -Nga te gjithe anetaret e kryesise se kuvendit nje anetare eshte nga komuniteti serb dhe nje anetar nga komunitet e tjera. *perfaqesimi ne komisionet e kuvendit -Se paku nje zevendeskryesues I komisiont duhet te jete nga rradhet e komunitetit tjeter nga ai I kryesuesit. -Perfaqesim tjeter te komuniteteve ne kuader te komisioneve perben edhe komisioni per per te drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim. Ky komision eshte I perhershem dhe 1/3e anetarve te ketij komisioni perfaqesohen nga komunitet shumice, 1/3 nga komuniteti serb dhe 1/3 nga komunitetet tjera. Te gjitha ligjet qe procedohen ne kuvend duhet te kalojne nepermes ketij komisioni. Ky komision I shqyrton te gjitha qeshtejet qe kane te bejne me te drejtat e komuniteteve dhe pjestareve te tyre. perfaqesimi I komuniteteve ne qeverine e republikes se kosoves -Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjera joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër

të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë. -Do të jenë së paku dy (2) zëvendësministra nga komuniteti Serb i Kosovës dhe dy (2) zëvendësministra nga komunitete të tjera joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra, Qeveria do të ketë edhe një (1) zëvendës-ministër , i cili përfaqëson komunitetin Serb, dhe një (1) tjetër zëvendësministër, i cili përfaqëson një nga komunitetet e tjera joshumicë në Kosovë. perfaqesimi I komuniteteve ne sistemin e drejtesise -Sistemi I drejtesise ne republiken e kosove perfaqeson perberjen e paster shume etnike dhe pjesmarrjen e theksuar te komuniteteve. -Komunitetet ne sistemin e drejtesise jane te perfaqesuara ne kete menyre: *Ne gjithe sistemin gjyqesor do kete nje norme maksimale 15% te pjesmarrjes te komuniteteve joshumice. *Gjykata supreme e kosove norma maksimale 15% dhe ne asnje raste me pak se tre gjyqetare te komunitetit jo shumice *Gjykata e qarkut norma maksimale e perfaqesimit 15% dhe ne asnje raste me pak se dy gjyqetare te komunitetit jo shumice *Ne keshillin gjyqesor 2 anetar jane nga komuniteti serb dhe dy nga komunitetet tjera jo shumice. *Keshillin prokurial duhet te perfaqesoj natyren shume etnike te kosoves. perfaqesimi I komuniteteve ne organet e pushtetit lokal -Në komunat në të cilat së paku dhjetë për qind (10%) të banorëve u përkasin komuniteteve, të cilat në ato komuna nuk janë shumicë, posti i zëvendëskryetarit për komunitete të kuvendit të komunës do të rezervohet për një përfaqësues nga radhët e këtyre komuniteteve. -Postin e zëvendëskryetarit do ta mbajë kandidati që i përket popullatës që nuk është shumicë, që ka marrë shumicën e votave në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhje për kuvendin e komunës. -Zëvendëskryetari për komunitetet, do të promovojë dialog ndërmjet komuniteteve dhe shërben si pikë formale e kontaktit për adresimin e brengave dhe interesave të komuniteteve që nuk janë shumicë në takimet e kuvendit të komunës dhe në punët e saj. Zëvendëskryetari gjithashtu është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave që parashtrohen nga komunitetet ose pjesëtarët e tyre, nëse aktet a vendimet e kuvendit të komunës shkelin të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë. Zëvendëskryetari këto çështje i’a referon kuvendit të komunës, për rishqyrtimin e aktit a të vendimit të marrë. -Në rast se kuvendi i komunës vendos që të mos rishqyrtojë aktin a vendimin e vet, ose nëse zëvendëskryetari vlerëson se, edhe pas rishqyrtimit rezultati përbën shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë, ai mund të parashtrojë çështjen drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese. -Në këto komuna përfaqësimi në organin ekzekutiv për komunitetet që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës është i garantuar.

perfaqesimi I komuniteteve ne organet e sigurise -Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre do të kenë të drejtë për përfaqësim të barabartë në punësim në organet publike dhe ndërmarrjet publike në të gjitha nivelet, e veçanërisht në shërbimin policor në zonat e banuara me komunitetin Përkatës, duke respektuar rregullat që aplikohen në administratën publike, sidomos ne rastet e konkurseve te ndryshme per punesim. -Komunitetet do te perfaqesohen edhe ne forcen e sigurise se kosoves dhe ne agjensionin kosovar te intelegjences te cilat do te kene perberje shume etnike. perfaqesimi I komuniteteve ne kuader te presidences dhe keshilli konsultativ per komunitete Komunitetet ne republiken e kosoves jane te perfaqesuar ne presidencen e Republikes se Kosovës permes keshillit konsultativ per komunitete. Këshill Konsultativ për Komunitete vepron nën autoritetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, në të të cilin përfaqësohen të gjitha komunitetet. Këshilli Konsultativ për Komunitete përbëhet, përveç të tjerësh, nga përfaqësues të asociacioneve të komuniteteve. Mandati i Këshillit Konsultativ për Komunitete përfshin: (1) ofrimin e një mekanizmi për shkëmbim te rregullt ndërmjet komuniteteve dhe Qeverisë së Kosovës; (2) mundësinë e komuniteteve për të komentuar në një fazë të hershme nismat legjislative dhe politike, të cilat mund të përgatiten nga Qeveria, për të sugjeruar nisma të tilla dhe për të kërkuar që pikëpamjet e tyre të përfshihen në projektet dhe programet përkatëse; (3) çdo përgjegjësi a funksion tjetër, në pajtim me ligjin.

KUVENDI I REPUBLIKES SE KOSOVES KUPTIMI DHE PREJARDHJA E PARLAMENTIT Parlamenti ne kuptimin politik nenkupton trupin perfaqesues politik I cili ushtron funksionin ligjvenes. Emertimi I tij rrjedh nga fjala latine parlare, qe nenkupton te folurit apo diskutimin. Parlamenti araqitet ne forma dhe emertime te ndryshme, si p.sh kuvend, asamble, kongres, senat etj. Rrenjet e parlamentit jane hedhur ne Angli. Paraardhes apo berthame e parlamentit ishte Curia Regis (keshilli I mretit), ne te cilin ishin perqendruar pushteti gjyqesor, legjislativ dhe egzekuti. Ky organ perbehej njrezve te rrethit mreteror. Me vone me vitin 1215 u miratua Magna Carta Libertatum me te cilinmund te thuhet se institutionalizohet institucioni I parlamentit. Ne kete dokument percaktohet institucini Magnum Concilium si organ perfaqesues, qe jep pelqimin per lartesine e tatimeve te caktuara nga mbreti. Teoria mbi parlamentin si organ legjisativ paraqitet ne shekullin XVIII me ndikimin

e mendimit filozofik te Monteskies. Per here te pare kjo ide per t'i dhene parlamentit atribute te organit legjislativ u materializua me kushtetuten e SHBA-ve te vitit 1787 e me vone edhe nga kushtetuta e Frances ne vitin 1791. PERKUFIZIMI I KUVENDIT SIPAS KUSHTETUTES SE RKS-SE Kuvendi është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. STRUKTURA E KUVENDIT Kuvendi ka 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura. Vendet në Kuvend ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, të fituara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin. Në kuadër të kësaj ndarjeje, 20 prej 120 vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovës, si vijon: (1) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb, do të kenë minimumin dhjetë (10) vende të garantuara ne kuvend, në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë (10); (2) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë minimumin e vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) vend; komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend, nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara. FUNKSIONET E PARLAMENTIT Funksioni ligjdhenes Detyra me e rendesishme e parlamentit eshte vendosja e kahjes politike te shtetit, duke e percaktuar ate permes ligjit. Funksioni zgjedhor Parlamenti meqe legjitimohet drejtperdrejte nga populli ai mund te bashkëvendose ne zgjedhjen e perfaqesuesve te organeve tjera. Funksioni kontrollues Parlamenti ushtron kontrollin mbi organet tjera, ne menyre qe ato te mos kene mundesine e veprimit kunder vullnetit te popullit. Funksioni artikulues Parlamentaret e kahjeve te ndryshme politike kane per detyre qe te perfaqesojne ne bisedime dhe debate mendimin e votuesve te tyre dhe te

njihen me vullnetin e shumices se popullit te perfaqesuar permes shumices ne parlament. Funksioni I formimit te vullnetit Ne mbledhjet publike te parlamentit behet shkembimi I argumenteve me qellim te informimit te qytetareve te interesuar dhe qe problemet politike te perceptohen nga popullsia. Ne teorine kushtetuese komparative te gjitha funksionet e parlamentit mund te ndahen ne tri grupe: -funksioni legjislative -funksioni zgjedhor dhe -funkzioni mbikëqyres KOMPETENCAT E KUVENDIT TE REPUBLIKES SE KOSOVS (1) miraton ligje, rezoluta dhe akte të tjera të përgjithshme; (2) vendos të ndryshojë Kushtetutën me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara dhe të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë; (3) shpall referendum, në pajtim me ligjin; (4) ratifikon traktatet ndërkombëtare; (5) miraton Buxhetin e Republikës së Kosovës; (6) zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit; (7) zgjedh dhe mund të shkarkojë Presidentin e Republikës së Kosovës në pajtim me këtë Kushtetutë; (8) zgjedh Qeverinë dhe shpreh mosbesimin ndaj saj; (9) mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit; (10) zgjedh anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë; (11) propozon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese; (12) mbikëqyr politikën e jashtme dhe të sigurisë; (13) jep pëlqimin për dekretin e Presidentit mbi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme; (14) vendos për çështjet me interes të përgjithshëm, të përcaktuara me ligj. PROCESI LIGJVENES NE KUVEND Procesi ligjvenes ne republiken e kosoves kalon ne per keto faza: 1) Iniciativa legjislative, Propozimin per projektligj mund ta paraqesin për shqyrtim në Kuvend: a) Persident I RKS-se nga fusha e veprimtarise se tij; b) Qeveria;

b) Komisioni parlamentar; c) Se paku 6 deputetë d) Grupi parlamentar; e) 10 000 zgjedhes Kur një projektligj paraqitet në Kuvend për shqyrtim, duhet të përmbajë keto tri kritere: 1. shkresen spjeguese per objektivat që ky ligj dëshiron t’i realizojë; harmonizimin me legjislacionin ne fuqi dhe arsyetimin e dispzitave te tij. 2.Efektin buxhetor në vitin e parë dhe në vitet e më pastajme që shoqëron ligjin; 3. deklaraten per perafrimin dhe harmonizimin me legjislacionin e bashkimit europian dhe me tabelen krahasusese me aktet te cilave u referohet. Çdo projektligj duhet poashtu të përkthehet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze nga personeli kompetent i Qeverisë ose i Kuvendit; 2) Shqyrtimi i projektligjeve në Kuvend, Shqyrtimi I projekt ligjeve behet ne tri raunde: shqyrtimi I pare: Shqyrtimi i parë i projektligjit duhet të bëhet jo më parë se dhjetë ditë pune dhe as më shumë se tri javë pune nga dita pas shpërndarjes së tij. Pas shqyrtimit te pare te projektligjit ne seancen plenare, komisioni funksional ngarkohet nga kryesia e kuvendit te shqyrtoj në parim projektligjin dhe te paraqese para kuvendit raportin per miratimin apo mosmiratimin e projektligjit. Shqyrtimi I dyte: hqyrtimin i dyte I projektligjit fillon me paraqitjen e raportit te komisionit funksional. Ne kete faze te shqyrtimit te drejte te diskutojne kane : perfaqesuesit e komisioneve te perhershme,perfaqesuesit e grupeve parlamentare, perfaqesuesit e qeverise dhe deputetet.Pjesa me e rendesishme e sshqyrtimit te dyte eshte shqyrtimi I amandamenteve te pergaditura nga komisioni funksional. Pas shqyrtimit te detajuar te amandamenteve votohet teksti I projektligjit ne teresi me ndryshimet e miratuara. Shqyrtimi I trete: Ne kete faze projektligjet shqyrtohen ateher kur nuk arrijne te marrin numrin e duhut te votave ne shqyrtimin e dyte. Kuvendi vendos ta paraqes projektligjin ne shqyrtimin e trete me kerkese te propozuesit te ligjit apo komisionit funksional. Ne skqyrtimin e trete nuk mund te diskuohen amandamente qe jane diskutuar ne shqyrtimin e dyte ose qe jane te ngjashme me amandamentet e diskutuara ne shqyrtimin e dyte. 3) votimi dhe miratimi I projektligjeve Ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, përveç në rastet kur është ndryshe e përcaktuar me këtë Kushtetutë. 4) nenshkrimi nga presidenti (Shpallja e ligjit) Ligjet e miratuara nga Kuvendi, qoftë në shqyrtimin e dytë, qoftë në të tretin, nënshkruhen nga kryetari i Kuvendit, brenda 10 ditë pune. Ato pastaj i dërgohen presidentit te RKS-se për t’i shpallur, pasi ta ketë nënshkruar brenda tetë (8) ditësh pasi të ketë marrë ligjin. Ligjet hyjnë në fuqi ditën e shpalljes nga presidenti, përveç rasteve kur në mënyrë specifike vetë ligji e parasheh ndryshe. Presidenti gezon te drejten per rikthimin ne shqyrtim te ligjeve te aprovuara nga

kuvendit. Nëse Presidenti i Republikës e kthen ligjin në Kuvend, ai/ajo duhet të theksojë arsyet e kthimit të ligjit. Presidenti i Republikës së Kosovës të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, mund ta ushtrojë vetëm një herë. Ateher komisioni funksional obligohet ta shqyrtoje ligjin komform vendimit te presidendit dhe ia dorezon kuvendit raportin me ndryshime. Nese kuvendi nuk I miraton ndryshimet ligji mbetet ashtu siq eshte miratuar me heret.

MANDATI I KUVENDIT Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes. Presidenti i Republikës së Kosovës e thërret seancën e parë të Kuvendit. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk është në gjendje të thërrasë seancën e parë, Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit. Mandati i Kuvendit të Kosovës mund të vazhdohet vetëm në raste të Gjendjes së Jashtëzakonshme për masa emergjente të mbrojtjes ose në rast të rrezikut ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike të Republikës së Kosovës, dhe vetëm për aq sa zgjat Gjendja e Jashtëzakonshme, siç është përcaktuar me këtë Kushtetutë. KRYTARI I KUVENDIT DHE NENKRYETARET Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë (5) nënkryetarë. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Tre (3) nënkryetarët të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Dy (2) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Njëri nënkryetar do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet të rezervuara ose të garantuara të komunitetit Serb, dhe tjetri nënkryetar nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara nga komunitetet tjera që nuk janë shumicë. Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej dy të tretave (2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve. KOMPETENCAT E KRYETARIT TE KUVENDIT Kryetari i Kuvendit: (1) përfaqëson Kuvendin; (2) përcakton rendin e ditës, thërret dhe kryeson seancat; (3) nënshkruan aktet e miratuara nga Kuvendi; (4) ushtron edhe funksione të tjera, në bazë të kësaj Kushtetute dhe Rregullores

së Punës të Kuvendit. Në rast mungese ose pamundësie për të ushtruar funksionin, Kryetarin e Kuvendit e zëvendëson njëri nga nënkryetarët. KRYESIA E KUVENDIT Kryetari dhe nënkryetarët formojnë Kryesinë e Kuvendit. Kryesia është përgjegjëse për funksionimin administrativ të Kuvendit në mënyrën e përcaktuar me Rregulloren e Punës të Kuvendit. KOMPETENCAT E KRYESISE SE KUVENDIT 1. Kryesia në marrëveshje me grupet parlamentare e propozon numrin dhe strukturën e komisioneve parlamentare, 2. Kryesia në marrëveshje me grupet parlamentare, kur është e nevojshme, mund t’ia propozojë Kuvendit formimin e komisioneve të reja funksionale 3. Kryesia e përgatit Programin e punës së Kuvendit dhe përgatit rendin e ditës së mbledhjeve të radhës së Kuvendit. 4. Kryesia e shqyrton Strategjinë ligjvënëse dhe raportuese të Qeverisë dhe e harmonizon me Programin e punës të Kuvendit . 5. Kryesia konsultohet me kryetarët e grupeve parlamentare lidhur me çështjet e përgjithshme të orarit të punës. 6. Kryesia siguron që çfarëdo mocioni përmbajtjesor, që mbështetet nga gjashtë ose më shumë deputetë të Kuvendit, të futet në rendin e ditës të mbledhjes plenare të Kuvendit 7. Kryesia shqyrton kërkesat dhe vendos për udhëtimet jashtë vendit të delegacioneve e të deputetëve. 8. Kryesia e Kuvendit e zgjedh sekretarin e Kuvendit I cili i përgjigjet drejtpërsëdrejti Kryesisë. 9. Kryesia e miraton projektbuxhetin e Kuvendit, që përgatitet nga Komisioni për Buxhet dhe Financa. DEPUTETI DHE MANDATI I DEPUTETIT Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues. Mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes. Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse: (1) nuk bën betimin; (2) jep dorëheqjen; (3) emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës; (4) përfundon mandati i Kuvendit; (5) mungon gjashtë (6) muaj rresht në seancat e Kuvendit. Në raste të veçanta, Kuvendi i Kosovës mund të vendosë ndryshe;

(6) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim; (7) ajo/ai vdes. PAPAJTUESHMERIA DHE PAMUNDESIA PER TE KANDIDUAR Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj. Nuk mund të kandidohen dhe as të zgjidhen deputetë të Kuvendit, pa hequr dorë paraprakisht nga detyra e tyre: (1) gjyqtarët dhe prokurorët; (2) pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës; (3) pjesëtarët e Policisë së Kosovës; (4) pjesëtarët e Doganave të Kosovës; (5) pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; (6) udhëheqësit e agjencive të pavarura; (7) përfaqësuesit diplomatikë; (8) kryetarët dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nuk mund të kandidohen për deputetë personat e privuar nga zotësia juridike për të vepruar, me vendim përfundimtar të gjykatës. Kryetarët dhe zyrtarët e tjerë, të cilët mbajnë përgjegjësi ekzekutive në nivel komune, nuk mund të zgjidhen si deputetë të Kuvendit pa hequr dorë paraprakisht nga detyra e tyre. TE DREJTAT DHEDETYRAT E DEPUTETIT 1. Deputeti i Kuvendit është përfaqësues i popullit. Deputeti nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi tjetër 2. Deputeti i Kuvendit ka të drejta dhe detyra të barabarta për pjesëmarrje të plotë në punimet e Kuvendit dhe vepron sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tij. 3. Deputeti, pos të drejtës për nisma të projektligjeve, të rezolutave, për t’u parashtruar pyetje anëtarëve të Qeverisë, për të votuar për vendimet e propozuara të Kuvendit, ka të drejtë edhe për të marrë pjesë në diskutime, në kushte të barabarta me deputetët tjerë të Kuvendit. 4. Deputeti gëzon të drejta shtesë, që përcaktohen me akt të veçantë të miratuara nga Kuvendi. 5. Deputeti ka të drejtë të ketë qasje në të dhënat, në dokumentet zyrtare, që

përgatiten ose nga trupat e punës së Kuvendit, nga stafi i Kuvendit, nga Qeveria, nga Ministritë dhe nga organet e administratës publike, të cilat i shërbejnë për realizimin e funksionit të tij. IMUNITETI I DEPUTETIT Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit

të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit. HEQJA E IMUNITETIT TE DEPUTETIT Kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit e bën vetëm Prokurori i Përgjithshëm i Kosovës. Vetëm në rastet kur ndaj deputetit është ngritur padia private (sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës), kërkesën për suspendimin e imunitetit të deputetit mund ta paraqet gjykata e cila e ka rastin në hetim. Kërkesa për heqjen e imuniteti i drejtohet kryetarit të Kuvendit i cili menjëherë ia dërgon Komisionit për Mandate dhe Imunitete. Komisioni për Mandate dhe Imunitete, brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës nga kryetari i Kuvendit, e përgatit rekomandimin për Kuvendin. Kuvendi pa debat do të vendosë lidhur me heqjen e imunitetit, mirëpo deputeti mund t’i parashtrojë pikëpamjet e tij lidhur me rastin. Për heqjen e imunitetit të deputetit janë të nevojshme shumica e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputetit të cilit i është hequr imuniteti ka të drejtë ankimi në gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditësh. Ankesa e deputetit nuk e suspendon vendimin e Kuvendit. KOMISIONET E KUVENDIT Komisionet janë trupa punues të Kuvendit të cilat përbëhen nga deputetë që përfaqësojnë grupet parlamentare në Kuvend. Komisionet themelohen nga Kuvendi, si mënyrë praktike e ndarjes dhe menaxhimit efikas të punës. Komisionet shqyrtojnë të gjitha çështjet të cilat iu referohen nga Kuvendi dhe pas analizës në detaje, përgatisin dhe i parashtrojnë rekomandimet dhe opinionet e tyre. Kuvendi e përcakton numrin e komisioneve të përhershme dhe funksionale. Kryesia e propozon numrin e anëtarëve për çdo komision. Deputeti i Kuvendit, në parim, mund të jetë anëtar vetëm në një komision. Në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores, Kuvendi themelon komisione të përhershme, komisione funksionale dhe komisione të përkohshme (ad hoc). Komisione të përhershme janë: 1. Komisioni për Buxhet dhe Financa, 2. Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, 3. Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, 4. Komisioni për Integrime Evropiane. Komisionet funksionale janë: 1. Komisioni për Punë të Jashtme,

2. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sporte, 3. Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, 4. Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, 5. Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, 6. Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, 7. Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, 8. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, 9. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, 10. Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosoves për Inteligjencë, 11. Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, 12. Komisioni për Mandat, Imunitet dhe Rregullore të Kuvendit. NENKOMISIONET Çdo komision, për detyra specifike, me anëtarët e vet mund të formojë nënkomisione. Për formimin e nënkomisionit dhe për listën e anëtarëve të tij, duhet të njoftohet Kryesia e Kuvendit. Formimi i një nënkomisioni duhet të mbështetet prej dy të tretave të anëtarëve të komisionit. Për çështje të interesit të përbashkët, dy ose më shumë komisione mund të formojnë nënkomision të përbashkët. Formimi i nënkomisionit të përbashkët duhet të miratohet edhe nga Kryesia. Grupet parlamentare i emërojnë anëtarët e nënkomisioneve. Për emërimin e këtij anëtari njoftohet Kryesia e Kuvendit. Për formimin e nënkomisioneve merret parasysh raporti i forcave të grupeve parlamentare. Çdo grup parlamentar mund të përfaqësohet në nënkomision, së paku me një anëtar. Nënkomisioni kryen aktivitete që janë në kompetencë të komisionit dhe në bazë të autorizimeve që i jep komisioni. Nënkomisioni, për punën e vet, i raporton komisionit. KOMISIONET HETUESE PARLAMENTARE DHE KOMISIONET TJERA Kuvendi mund ta formojë një komision ad hoc, që e ka autoritetin e komisionit funksional. Komisioni ad hoc është komision i përkohshëm, i cili merret me shqyrtimin e një çështjeje të veçantë. Kur Kuvendi e identifikon një çështje të rëndësisë së veçantë, e autorizon komisionin ad hoc për ta ftuar secilin zyrtar të Kosovës, që e sheh të arsyeshme, për të dëshmuar para komisionit. Kuvendi përcakton: procedurën, kohëzgjatjen e funksionimit të këtij komisioni, si dhe shpenzimet e mundshme të punës së tij. [Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve] Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve është komision i përhershëm i Kuvendit. Ky komision përbëhet nga një e treta (1/3) e anëtarëve që përfaqësojnë grupin e deputetëve të Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetin Serb, nga një e treta (1/3) e anëtarëve që përfaqësojnë grupin e deputetëve të Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetet e tjera që nuk janë shumicë, dhe një e treta (1/3) e anëtarëve nga komuniteti shumicë, të përfaqësuar në Kuvend. Me kërkesën e cilitdo anëtar të Kryesisë së Kuvendit, çdo ligj i propozuar do të

dorëzohet në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. Komisioni, me shumicën e votave të anëtarëve të tij, do të vendosë nëse do të bëjë rekomandime në lidhje me ligjin e propozuar brenda dy javësh. Për të siguruar të drejtat dhe interesat e komuniteteve, Komisioni mund t’i bëjë rekomandime komisionit tjetër përkatës ose Kuvendit. Komisioni, me nismën e vet, mund të propozojë ligje të cilat i konsideron se janë të duhura për interesat e komuniteteve. Anëtarët e Komisionit mund të japin mendime individuale. Një çështje mund t’i referohet komisionit për mendim këshillimor nga Kryesia e Kuvendit, një komisioni tjetër, ose një grupi të përbërë nga të paktën dhjetë (10) deputetë të Kuvendit. KUORUMI DHE VOTIMI NE MBLEDHJET E KUVENDIT Kuvendi ka kuorum kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e deputetëve tëKuvendit.Prania e deputetëve në mbledhje verifikohet me sistem elektronik të votimit, me ngritje të dorës ose me thirrje të emrave. Për mënyrën e verifikimit të pranisë së deputetëve, vendos kryesuesi i mbledhjes. Vendimet e mbledhjeve të Kuvendit janë të vlefshme, në qoftë se në kohën kur ato janë marrë, në sallë kanë qenë më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit. Ligjet, vendimet dhe aktet e tjera të Kuvendit konsiderohen të miratuara nëse për to votojnë shumica e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Përjashtim bëjnë rastet kur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës parashihet ndryshe. Votimi bëhet në këto mënyra: a) votimi i hapur, me ngritje të dorës: “për”, “kundër” dhe “abstenim”, b) votimi i fshehtë ose c) votimi i regjistruar, që e përfshin votimin elektronik dhe d) votimin duke e thirrur secilin deputet, veç e veç. LEGJISLACIONI ME INTERES VITAL Për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve me interes vital, kërkohet (vota e dyfisht) vota e shumicës së deputetëve të Kuvendit të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, si dhe të shumicës së deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë, të cilët mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e Komuniteteve që nuk janë shumicë. Sipas kushtetutes se RKS-se ligjislacion me interes vital jane: (1) ligjet të cilat ndryshojnë kufijtë e komunave, themelojnë ose shuajnë komuna, përkufizojnë shtrirjen e pushteteve të komunave dhe pjesëmarrjen e tyre në marrëdhëniet ndërkomunale dhe tejkufitare; (2) ligjet të cilat zbatojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, me përjashtim të atyre të përcaktuara me Kushtetutë; (3) ligjet për përdorimin e gjuhëve; (4) ligjet për zgjedhjet lokale; (5) ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore; (6) ligjet për liritë fetare ose për marrëveshjet me komunitetet fetare;

(7) ligjet për arsimin; (8) ligjet për përdorimin e simboleve, përfshirë simbolet e komuniteteve dhe për festat publike. Asnjëri nga ligjet me interes vital, nuk mund t’i nënshtrohet referendumit. SHPERNDARJA E KUVENDIT Kuvendi shpërndahet në këto raste: (1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria; (2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës; (3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës. (4) Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë. PRESIDENTI I REPUBLIKES SE KOSOVES STATUSI I PRESIDENTIT Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës. KONPETENCAT E PRESIDENTIT (1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë; (2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë; (3) shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë te tij; (4) nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë; (5) shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; (6) ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara (nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë); (7) nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë Kushtetutë; (8) propozon amendamente për këtë Kushtetutë; (9) mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese; (10) udhëheq politikën e jashtme të vendit; (11) pranon letrat kredenciale të shefave të misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës;

(12) është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës; (13) udhëheq Këshillin Konsultativ për Komunitete; (14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit; (15) emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës; (16) emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës; (17) emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Prokuroial të Kosovës; (18) emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të Këshillit Prokurorial të Kosovës; (19) emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit; (20) emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të Kryeministrit; (21) së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë; (22) vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin; (23) mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme; (24) vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullare të Republikës së Kosovës, në bazë të konsultimit me Kryeministrin; (25) emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë; (26) emëron Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; (27) emëron Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (29) shpall falje individuale, në pajtim me ligjin; (30) sё paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij/saj. KUALIFIKIMI I KANDIDATËTEVE PER PRESIDENTE President i Republikës së Kosovës mund të zgjedhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, i cili e ka mbushur moshën tridhjetë e pesë (35) vjeçare dhe qe ka qene banor I perhershem I kosoves per 10 vite. ZGJEDHJA DHE MANDATI I PRESIDENTIT Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se

tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë për President të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh. Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës. Teksti i betimit rregullohet me ligjin. Mandati i Presidentit është pesë (5) vjet. Pas përfundimit të mandatit të parë, Presidenti mund të rizgjedhet vetëm edhe një herë. PAPAJTUESHMERIA Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike. IMUNITETITI I PRESIDENTIT Presidenti i Republikës së Kosovës gëzon imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet brenda fushëveprimit të përgjegjësive të Presidentit të Republikës së Kosovës. MUNGESA E PERKOHSHME E PRESIDENTIT Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij, ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij, Kryetarit të Kuvendit. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e postit kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë prap përgjegjësitë. Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e detyres së Presidentit. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.

SHKARKIMI I I PRESIDENTIT Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është dënuar për ndonjë krim të rëndë ose nëse Kuvendi konstaton që Presidenti nuk është i aftë të ushtrojë postin për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, Kuvendi mund të shkarkojë Presidentin me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve. Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Kosovës mund të iniciohet nga 1/3 e deputetëve të Kuvendit, të cilët nënshkruajnë një peticion, i cili shpjegon arsyet për shkarkim. Në rast se peticioni supozon sëmundjen e rëndë, Kuvendi do të kërkojë mendimin e konsiliumit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Presidentit. Në rast se peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës, peticioni duhet t’i dorëzohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosë për këtë çështje brenda shtatë (7) ditësh nga marrja e peticionit.

QEVERIA E REPUBLIKES SE KOSOVES PERKUFIZIMI KUSHTETUES Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutë dhe ligj. Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi dhe ushtron veprimtari tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. Qeveria merr vendime në pajtim me Kushtetutë dhe me ligje, propozon projektligje dhe amendamentimin e ligjeve dhe akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin per projektligje të cilat nuk I ka propozuar ajo. Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre. ZGJEDHJEA E KRYEMINISTRIT DHE QEVERISE Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e votave. Kandidati për Kryeministër, jo më 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit dhe kërkon miratimin e Kuvendit. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të

nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda 10 ditësh emëron kandidatin tjetër. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, Presidenti i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, emron kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë. PERBERJA E QEVERISE Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Në Qeveri do të jenë së paku 1 Ministër nga komuniteti Serb dhe një 1 Ministër nga një komunitet tjetër joshumicë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12)ministra, Qeveria do të ketë edhe nje (1) ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë. Do të jenë së paku dy (2) zëvendësministra nga komuniteti Serb i Kosovës dhe dy (2) zëvendësministra nga komunitete të tjera joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra, Qeveria do të ketë edhe një zëvendësministër të tretë, i cili përfaqëson komunitetin Serb, dhe një (1) tjetër zëvendësministër, i cili përfaqëson një nga komunitetet e tjera joshumicë në Kosovë. Zgjedhja e këtyre ministrave dhe zëvendësministrave do të vendoset pas konsultimit me partitë, grupet që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë. KOMPETENCAT E QEVERISE Qeveria ka këto kompetenca: (1) propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit; (2) mundëson zhvillimin ekonomik të vendit; (3) propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera; (4) merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve; (5) propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës; (6) udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës; (7) udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike; (8) i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës; (9) propozon amendamentimin e Kushtetutës; (10) mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese; (11) ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të tjera qendrore ose vendore. KOMPETENCAT E KRYEMINISTRIT

Kryeministri ka këto kompetenca: (1) përfaqëson dhe udhëheq Qeverinë; (2) siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare; (3) siguron zbatimin e ligjeve dhe të politikave të përcaktuara të Qeverisë; (4) ndërron anëtarët e Qeverisë, pa pëlqimin e Kuvendit; (5) kryeson Këshillin e Sigurisë të Kosovës; (6) emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës; (7) këshillohet me Presidentin e Republikës së Kosovës mbi çështjet e Inteligjencës; (8) së bashku me Presidentin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; (9) këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit; (10) kryen edhe punë të tjera, të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. PERFUNDIMI I MANDATIT TE QEVERISE DHE ANETAREVE TE SAJ mandati I qeveriise perfundon: • pas mbarimit te mandatit te qeverise • me votimin e mocionit te mosbesimit • me doreheqjen e kryeministrit • ne cdo rast tjeter, ne te cilin posti I kryeministrit mbetet bosh. Mandatati I anetareve te qeverise perfundon: • pas doreheqjes nga kryeministri • pas shkarkimit nga kryeministri • ne rast shkarkimi pas votimit te mocionit te mosbesimit • ne cdo rest tjeter, ne te cilin posti I anetarit te qeverise mbetet bosh. KONTROLLI PARLAMENTAR I QEVERISË Një ndër karakteristikat themelore të sisitemit parlamentar është e drejta e parlamentit të ushtrojë kontroll të vazhdueshëm mbi Qeverinë. instrumentet e kontrollit parlamentar ndahen në dy grupe: 1. mjete te rregullta te kontrollit parlamentar Miratimi i buxhetit Duke miratuar buxhetin, parlamenti ushtron kontroll politik ndaj qeverisë dhe punës së saj. Duke përcaktuar lartësinë e buxhetit, parlamenti përcakton të hyrat dhe të dalat e shpenzimeve publike.Përmes mbikëqyrjes së shpenzimeve të parave publike, Kuvendi duhet të siguroj qeverisje të mirë, transparencë, dhe zbatim të përgjegjshëm të buxhetit të cilin e ka aprovuar vetë. Si rregull, buxheti miratohet në fund të vitit vijues, kjo i mundëson qeverisë që fillimin e vitit pasues ta filloj me buxhet të ri. Paraqitja e raporteve periodike të qeverisë në parlament qeveria është e obliguar që për punën e saj ta njoftojë parlamentin përmes raporteve periodike për veprimtarinë e saj. Zakonisht raportet periodike, përfshijnë periudhën prej 6 muajve dhe një viti. Në praktikën parlamentare është i njohur instituti I kursimit të qeverisë për 100 ditët e para të punës së saj. Pra gjatë kësaj periudhe qeveria kursehet nga kontrolli parlamentar dhe nga obligimi i paraqitjes së raporteve për punën e saj.

Raportet e punës së qeverisë si rregull parashtrohen në formë të shkruar dhe në parlament prezantohen nga Kryministri. Më rastin e prezantimit të raporteve periodike në parlament hapet debati parlamentar. 2. mjete te jashtezakonshme te kontrollit parlamentar

Pyetjet e deputetëve një pyetje parlamentare është një kërkesë për informim. Parlamentarët mundet rregullisht t’i bëjnë pyetje qeverisë për t’i kërkuar asaj llogari. Duke i bërë pyetje parlamentare, qeveria është e detyruar të japë një përgjigje, e cila është njëkohësisht publike. Në praktikat parlamentare pyetjet mund të jenë me gojë ose me shkrim. Sipas rregullores se punës së Kuvendit të Kosovës per secilën mbledhje të Kuvendit është paraparë gjashtëdhjetë (60) minuta kohë për pyetje parlamentare. Deputeti për një mbledhje plenare mund të parashtrojë më së shumti dy pyetje. Secili deputet mund t’i bëjë pyetje për përgjigje me gojë një anëtari të Qeverisë, me kusht që pyetja parlamentare të jetë parashtruar paraprakisht me shkrim në Zyrën për Propozime. dhe Parashtresa të Kuvendit. Më rregulloren e Kuvendit të Kosovës përcaktohet se deputët mund t’i parashtrojnë pyetje me shkrim Kryeministrit ose ndonjërit nga ministrat, për fushën e tij të përgjegjësisë. Përgjigjja jepet brenda dy javësh pas datës së parashtrimit të pyetjes. Interpelanca parlamentare Interpelanca parlamentare, nënkupton seancën parlamentare që ngritet nga mocioni i numrit të caktuar i deputetëve dhe që i adresohet kryeministrit, ministrit ose titullarit tjetër publik lidhur më përgjegjëgjistë e tyre eventuale. Rregullorja e Punës e Kuvendit të Republikës së Kosovës përcakton që një grup parlamentar ose 5 e më shumë deputetë mund të parashtrojnë kërkesë për interpelancë. Sipas Rregulores së Kuvendit të Kosovës, mocioni për interpelancë paraqitet në formë të shkruar, dhe përmban arsyetimin per mocionin. Dallimet mes pyetjeve te deputeteve dhe interpelances 1. Te pyetjet e deputeteve marrin pjese vetem dy subjekte , kurse ne interpelance hapet debati ne te cilen kane te drejte te marrin gjithe deputetet dhe anetaret e qeverise. 2. Qellimi i pyetjeve parlamentare eshte kryesisht informativ, kerse te interpelanca qellimi kryesor eshte hapja e debatit te gjere ne parlament për lëshimet inividuale ose kolektive të qeverisë si dhe marrja e sanksioneve perkatese lidhur me kete. 3. pyetjet parlamentare I karakterizon mosvotimi per pyetjen e parashtruar, kurse tek interpelanca hapja e debatit parlamentar perfundon me votim ne palment lidhur me ate nese e pranojne argumentet akuzuese te parashtruesit te interpelances apo argumentet mrojtese te qeverise. Komisionet anketuese parlamentare Komisioni anketues zakonisht formohet në ato raste kur në parlament midis partisë në pushtet dhe partise në opozitë ekzistojnë mendime të ndryshme lidhur me ndonjë çështje. Andaj formohet komisioni anketues me përbërje shumë partiake për mbledhjen e fakteve dhe provave relevante lidhur me ndonjë çështje . Pastaj në seancën e radhës prezantohet raporti I komisionit dhe hapet diskutimi parlamentar I cili përfundon me miratimin apo hedhjen e

tij. Zakonisht ky funksion ushtrohet kur qeveria ka keqpërdorime apo edhe ministri të korruptuara. Instituti i votëbesimit të qeverisë Instituti i votëbesimit të qeverisë paraqet institutin kryesor të kontrollit parlamentar, me të cilin shtrohet përgjegjësia politike e qeverisë në parlament. Këtu është fjala për një akt nëpërmjet të cilit parlamenti tregon se ka humbur besimin ndaj qeverisë.. Mocioni i mosbesimit mund të propozohet kundër qeverisë ose kryeministrit ose në disa vende kundër një ministri të vetëm nëse mocioni miratohet, qeveria ose ministri kundër të cilit është propozuar mocioni duhet të dorëhiqet. Sipas kushtetutes se republikes se kosoves: Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e 1/3 (40 deputete) të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë edhe Kryeministri. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij. Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga data e votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend Shkarkimi i Qeverisë Njëri ndër instrumentet e jashtëzakonshme të kontrollit parlamentar konsiderohet edhe instituti i shkarkimit të qeverisë. Kështu nëse votohet mocioni i mosbesimit në parlament, atëherë sipas ligjit qeveria konsiderohet e shkarkuar. Pra shkarkimi paraqet një lloj sanksioni që parlamenti ndërmerr ndaj qeverisë, si pasojë e mosrealizimit të programit, i cili më parë ka marrë besimin në parlament. Ky instrument është karakteristik si e vendeve më sistem presidencial të qeverisjes, po ashtu edhe atyre më sistem parlamentar të përzier,mirëponuk është i njëjtë në të dy vendet. Kështu në sistemet tipike parlamentare, parlamenti është i vetmi organ që ka të drejtë të bëjë shkarkimin e qeverisë, p. sh. , në rastet e votimit të mosbesimit të kryeministrit ose qeverisë në tërësi nga parlamenti, nërastet e shpërndarjes së parlamentit etj. Ndërsa në shtetet me sistem të përzier parlamentar-presidencial, shkarkimi i qeverisë për shkak të sistemit bicefal ekzekutiv, bie në duart e presidentit dhe parlamentit. Shkarkimi i qeverisë, në sistemet presidenciale, është e drejtë ekskluzive e presidentit, i cili pa e konsultuar parlamentin, mund të shkarkojë kryeminstrin dhe ministrat e caktuar të qeverisë.

SISTEMI I DREJTESISE NE REPUBLIKEN E KOSOVES PARIMET TE PERGJITHSHME TE SISTEMIT TE DREJTESISE 1. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat. 2. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykata. 3. Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. 4. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm. 5. Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe. E drejta e përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, rregullohet me ligj. Me ligj mund të lejohet e drejta për të referuar një rast, per te cilin nuk ka të drejtë ankese, në mënyrë të drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme. ORGANIZIMI I GJYKATAVE DHE JURIDIKSIONI I TYRE Sistemi i gjykatave i Republikës së Kosovës përbëhet nga: Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. Gjykatat Themelore Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë në territorin e Republikës së Kosovës. Jane gjithsej shtatë (7) Gjykata Themelore themelore, qe mbulojne secila nje pjese te caktuar te territorit te RK-se dhe kane deget e tyre ne qytetet perkatese te RKS-s, qe perfshijne tere territorin. Jurisdikcioni Lëndor i Gjykatës Themelore: 1. gjykojne në shkallë të parë te gjitha çështjet, përpos nëse me ligj parashihet ndryshe. 2. Japin ndihmë juridike ndërkombëtare dhe vendosin për pranimin e vendimeve të gjykatave të huaja. 3. Çështjet administrative dhe ekonomike vendosen vetem ne Gjykatën Themelore të Prishtinës. Gjykata e apelit Gjykata e Apelit eshte gjykatë e shkallës së dytë dhe ka jursdikcion territorial në gjithë Republikën e Kosovës. Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë. Përbërja e Gjykatës së Apelit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Republikës së Kosovës dhe parimet ndërkombëtare të barazisë gjinore. Pesëmbëdhjetë përqind (15%) e numrit të tërësishëm të ulëseve në Gjykatën e Apelit, por në asnjë rast më pak se dhjetë ulëse, janë të garantuara për gjyqtarët nga radha e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. Gjykata e Apelit është kompetente të shqyrtojë: 1. të gjitha ankesat e kundër vendimeve të Gjykatave Themelore; 2. të vendosë në shkallë të tretë, sipas ankesës që është lejuar me ligj dhe për konfliktin e juridiksionit ndërmjet gjykatave themelore;

3. të vendos për konfliktin e jurisdikcionit ndërmjet Gjykatave Themelore; 4. çështjet tjera të parapara me ligj. Gjykata Supreme Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka juridikcion në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjykata Supreme përfshin kolegjin e apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës si dhe Dho- mën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Përbërja e Gjykatës Supreme pasqyron përbërjen etnike të popullatës së Kosovës. Së paku pesëmbëdhjetë (15%) të Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por asnjëherë më pak se tre (3) gjyqtarë vijnë nga radhët e komunitetit që nuk është shumicë në Kosovë. Selia e Gjykatës Supreme është në Prishtinë. Kompetencat e Gjykates Supreme: 1. vendosë për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Republikës së Kosovës. 2. vendosë për revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore. 3. përcakton qëndrimet parimore dhe mendimet juridike për çështjet që kanë rëndësi për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës; 4. lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj; 5. në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. KRYETARET E GJYKATAVE Kryetaret e Gjykatave jane gjyqtaret përgjegjës për menaxhimin dhe veprimet e një gjykate. Kryetaret e gjykatave ndahen ne baze te organizimit te gjykatave, qe do te thone jane: kryetaret e gjykatave themelore, kryetaret e gjykates se apelit, kryetaret e gjykates supreme. Gjithashtu Secila degë e Gjykatave Themelore ka një (1) Gjyqtar Mbikëqyrës që i përgjigjet Kryetarit të Gjykatës Themelore përkatëse. Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës e emëron dhe shkarkon Presidenti i Kosovës, nga radhët e gjyqtarëve te Gjykatës Supreme, për mandat shtatëvjeçar, pa mundësi të riemërimit, pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërimin ose shkarkimin tij. Edhe Kryetarët e të gjitha gjykatave të tjera zgjedhen dhe shkarkohen nga presidenti me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. EMERIMI DHE SHKARKIMI I GJYQETAREVE Gjyqtarët i emëron, riemëron dhe shkarkon Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Përbërja e gjyqësorit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Kosovës dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore. Përbërja e gjykatave pasqyron përbërjen etnike të jurisdiksionit territorial të gjykatës përkatëse. Para dhënies së propozimit për emërim ose riemërim, Këshilli Gjyqësor i Kosovës këshillohet me gjykatën përkatëse.

Gjyqtarët mund të shkarkohen nga funksioni për shkak të dënimit për një vepër të rëndë penale ose për mosrespektimin e rëndë të detyrave. Gjyqtarët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimit mbi shkarkimin drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjyqtarët nuk mund të transferohen kundër vullnetit të tyre, përveç nëse është parashikuar ndryshe me ligj, për shkak të funksionimit efikas të gjyqësorit ose masave disiplinore. Kandidatët për pozita gjyqësore, të cilat janë të rezervuara për pjesëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë , mund të rekomandohen për emërim vetëm nga anëtarët e Këshillit të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit, qe perfaqesojne komunitet jo- shumicë në Kosovë. Nëse ky grup i anëtarëve të Këshillit nuk e propozon kandidatin për këtë pozitë gjyqësore pas dy seancave të njëpasnjëshme të Këshillit, atëherë cilido anëtar i Këshillit ka të drejtë të rekomandojë kandidatin për atë pozitë gjyqësore. Kandidatët për pozita gjyqësore të gjykatave themelore, nen jurisdiksioni I të cilave eshte territori, ku shumica e popullsisë i takon komunitetit Serb të Kosovës, mund të rekomandohen për emërim vetëm nga dy (2) anëtarët e Këshillit që i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët përfaqesojne komunitetin Serb. Nëse këta dy (2) anëtarë nuk rekomandojnë kandidatet gjyqësor për këtë pozitë, gjatë dy seancave të njëpasnjëshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, atëherë cilido anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka të drejtë të propozojë kandidat për atë pozitë. MANDATI DHE RIEMERIMI I GJYQETAREVE Mandati fillestar për gjyqtarët është trevjeçar. Në raste të riemërimit, mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar më ligj, përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin. Kriteret dhe procedurat për riemërimin e një gjyqtari, përcaktohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ato mund të dallojnë në shkallë nga kriteret e përdorura për shkarkimin e gjyqtarëve. PAJTUESHMERIA NE USHTRIMIN E PROFESIONIT Gjyqtari nuk mund të ushtrojë ndonjë funksion në institucionet shtetërore jashtë gjyqësorit, të Jetë i përfshirë në ndonjë aktivitet politik ose ndonjë aktivitet tjetër të ndaluar me ligj. Gjyqtarëve nuk u lejohet të jenë bartës të funksioneve, të cilat do të ishin nëkundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë të gjyqtarit. IMUNITETI I GJYQETARVE Gjyqtarët, përfshirë edhe gjyqtarët porotë, gëzojnë imunitetin nga: • ndjekja penale, • paditë civile dhe • shkarkimi nga funksioni, për vendimet e marra dhe për veprimet e tjera të ndërmarra që janë brenda fushë-veprimit të detyrave të tyre si gjyqtarë.

Gjyqtarët, përfshirë edhe gjyqtarët porotë, nuk gëzojnë imunitet dhe mund të shkarkohen nga funksioni, kur të kenë shkelur ligjin me qëllim. Kur një gjyqtar akuzohet ose arrestohet, duhet të njoftohet pa vonesë Këshilli Gjyqësor i Kosovës. KESHILLI GJYQESOR I KOSOVES Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron që gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura, profesionale e të paanshme, dhe të pasqyrojnë plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës e të ndjekin parimet e barazisë gjinore. Kompetencat dhe përgjegjësitë 1. sigurimi I pavarësisë dhe paanshmërisë së sistemit gjyqësor; 2. rekrutimi dhe propozimi I kandidatëve për emërimin dhe riemërimin e gjyqtarëve, përfshirë kandidatët nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë; 3. në mënyrë që të sigurohet se gjykatat pasqyrojnë përbërjen etnike të zonës së tyre të juridiksionit , Këshilli do të ketë në konsiderim plotësimin e vendeve të lira të punës apo të ulëseve të rezervuara për anëtarët e komuniteteve të cilët nuk janë shumicë në Kosovë; 4. propozimi te Presidenti për emërimin, riemërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin; 5. shpallja e rregulloreve mbi transferimin dhe procedurën disiplinore për gjyqtarë; 6. propozimi tek Presidenti për Emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës; 7. propozimi për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit, të kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe emërimin e gjyqtareve mbikëqyrës; 8. organizimi dhe mbikëqyrja e funksionimit të gjykatave; 9. sigurimi I vlerësimeve të rregullta periodike mbi ngarkesën e lëndëve të gjykatave ashtu që të sigurohet funksionimi efikas i gjykatave; 10. mbikëqyrja e inspektimit gjyqësor, administrimit gjyqësor dhe nxjerrja e rregulloreve të brendshme për gjykatat në përputhje me ligjit ekzistues; 11. përgatitja, dërgimi dhe mbikëqyrja e buxhetit të gjyqësorit për të siguruar funksionimin efikas të gjykatës dhe llogaritjen e përdorimit të burimeve fiskale; 12. shpallja e konkursit publik Për gjyqtarë dhe gjyqtarë porotë; 13. përcaktimin e numrit të Gjyqtarëve në secilën gjykatë dhe degë dhe mbikëqyrjen e administratorëve të gjykatave; 14. rekomandimin tek Kuvendi për themelimin e gjykatave të reja dhe degëve të reja; 15. administrimi i gjyqësorit dhe personelit të tij si dhe nxjerrja e rregulloreve dhe

akteve nënligjore në përputhje me kompetencat e veta; 16. shpallja e Kodit të Etikës Profesionale për anëtarët Këshillit, shkelja e të cilës është bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga Këshilli; 17. shpallja e kodit të etikës profesionale për gjyqtarë dhe gjyqtarë porotë, shkelja e së cilës paraqet bazën për sanksione, përfshirë shkarkimin nga zyra; 18. shpallja e kodit të etikës për punonjësit mbështetës të gjykatës, shkelja e të cilit paraqet bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga puna; 19. në bashkëpunim me Institutin organizon provimin përgatitor për kualifikimet e kandidatëve për gjyqtarë; 20. përcaktimin e politikave, standardeve dhe udhëzimeve lidhur me trajnimin e gjyqtarëve, gjyqtarëve porotë dhe personelit tjetër gjyqësorë dhe mbikëqyrjen e zbatimit të trajnimit profesional të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë nga Instituti dhe nga sho- qatat dhe organizatat e tjera trajnuese; 21. sigurimin e informacioneve dhe të dhënave statistikore mbi sistemin gjyqësor; 22. bashkëpunimin me individë dhe organizata përgjegjëse për monitorim të pavarur të sistemit të drejtësisë; 23. shpalljen e akteve nënligjore në përputhje me ligjet për Informimin publik që kanë të bëjnë Me menaxhimin dhe zbulimin e informacionit që ruhet nga gjyqësori i Kosovës; 24. miratimin e rregullave të punës për funksionimin e Këshillit dhe Komisioneve të tij, si dhe për zgjedhjen e atyre anëtarëve gjyqësore të përzgjedhur nga kolegët e tyre, rregulla të cilat do të jenë në dispozicion publik; 25. raportimin tek Kuvendi i Kosovës, Presidenti dhe publiku mbi punën e Këshillit dhe të gjyqësorit në përgjithësi; 26. përgatitja e raportit vjetor mbi veprimtaritë e gjykatave dhe shpenzimet e Këshillit; 27. shpallja e një skeme uniforme të taksave gjyqësore të zbatueshme në mbarë Republikën e Kosovës. Përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, me kualifikime dhe ekspertizë profesionale. Anëtarët emërohen për një mandat pesëvjeçar dhe zgjedhën në këtë mënyrë: • Pesë (5) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit; • Katër (4) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit. Të paktën dy (2) nga katër (4) anëtarët duhet të jenë gjyqtarë, dhe një (1) do të jetë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës; • Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët përfaqësojne e komunitetin Serb në Kosovë, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar; • Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, përfaqësojne komunitet e tjera joshumice, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar; Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh kryesuesin dhe zëvëndëskryesuesin me mandat tre (3) vjeçar. Zgjedhja në këto funksione nuk e

zgjat mandatin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Kryesuesi i Këshillit shërben si anëtar i Këshillit me kohë të plotë. Nëse Kryesuesi është Gjyqtar, ai nuk do të humbasë statusin e tij si gjyqtar dhe ka të drejtë t’i kthehet shërbimit si gjyqtar me përfundimin e mandatit. Kryesuesi ka këto autorizime: 1. kryeson të gjitha takime e Këshillit; 2. miraton përgatitjen e të gjithë rendeve të ditës dhe pikave që do t’i dërgohen Këshillit për konsiderim dhe vendim; 3. përfaqëson Këshillin para publikut, agjencive qeveritare dhe organeve të tjera publike; 4. mbikëqyr dhe menaxhon punën e Këshillit dhe komisioneve të tij; 5. I propozon Ministrisë së Financave dhe Kuvendit të Kosovës buxhetin e propozuar të Këshillit për shpenzimet e veprimeve dhe të personelit të Këshillit dhe të gjykatave; 6. Paraqitet, së paku një herë në vit, para Kuvendit të Kosovës dhe raporton mbi veprimet, shpenzimet dhe nevojat e gjyqësorit të Kosovës; 7. Me pëlqimin e Këshillit, cakton anëtarët e komisioneve të përhershme siç ceket me këtë ligj, dhe ndërmerr detyra të tjera sipas udhëzimit të Këshillit. Zëvendës-kryesuesi plotëson përgjegjësitë dhe detyrat e Kryesuesit kur ai apo ajo mungon. Zëvendës-kryesuesi ka autoritet të plotë për të vepruar në emër të Këshillit në rast të mungesës apo paaftësisë së Kryesuesit. Përfundimi i mandatit Mandati i një anëtari të Këshillit përfundon me: 1. vdekje; 2. humbjen e zotësisë për veprim për më shumë se tre (3) muaj për shkaqe mjekësore të vërtetuara; 3. me dështimin e vazhduar për të marrë pjesë në veprimtaritë e Këshillit për më gjatë se tre (3) muaj; 4. me dorëheqje duke i ofruar Këshillit njoftim paraprak prej tridhjetë (30) ditësh. Papajtueshmeria e anetarit te keshillit gjyqesor anëtarësia në Këshill është në mospërputhje kur: personi i cili është dënuar për vepër penale, më përjashtim të kundërvajtjes, siç përkufizohet me ligj; është anëtar në Qeveri cilido kryetar komune; anëtar në Kuvend apo në cilindo kuvend komunal; personi që kryen çfarëdo detyre në cilëndo parti politike apo cilëndo shoqatë apo fondacion të lidhur me ndonjë parti politike; ose personi që punon për administratën, përfshirë personat që kryejnë detyra në Qeveri apo në organet administrative PROKURORI I SHTETIT Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur dhe I paanshem me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale

ose për ndonjë vepër tjetër, sikurse është rregulluar me ligj. Prokurori i Shtetit pasqyron përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe respekton parimet e barazisë gjinore. Mandati fillestar për prokuror është trevjeçar. Në rast të riemërimit, mandati është I përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar me ligj, përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin. Prokurorët mund të shkarkohen nga funksioni për shkak të dënimit për një vepër të rëndë penale ose për mosrespektimin e rëndë të detyrave. Kryeprokurori i Shtetit emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Mandati i Kryeprokurorit të Shtetit është shtatëvjeçarë, pa mundësi riemërimi. Prokurorite organizohen si ne vijim: Prokuroria Themelore Prokuroria Themelore ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveq nëse është paraparë ndryshe më ligj. Dmth. Prokuroria themelore e shtrine juridiksionin e saj ne lendet qe gjykohen nga gjykata themelore. Prokurori e apelit Prokuroria e Apelit themelohet për të vepruar para Gjykatës së Apelit. Prokuroria e Apelit udhëhiqet nga Kryeprokurori i Prokurorisë. Prokuroria e Apelit ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosov. Prokuroria speciale Prokuroria Speciale ka kompetencë të veproj pranë gjykatave themelore për veprat penale që ka kompetencë sipas Ligjit për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe juridiksioni i kësaj prokurorie shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në Prokurorine Speciale punojnë prokurorë nga misioni EULEX, si dhe dhjetë prokurorë vendas. Prokuroia speciale udhehiqet nga kryeprokurori I kesaj prokurorie, I cili zhgjedhet nga radhet e njerit nga anetret e ketij organi. Kryeprokurori I shtetit Kryeprokurori i Shtetit është kreu i Prokurorit të Shtetit dhe ka përgjegjësi për menaxhimin e Prokurorit të Shtetit dhe mbikëqyrjen e të gjithë prokurorëve. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion ekskluziv mbi lëndët në shkallë të tretë pranë Gjykatës Supreme. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion ekskluziv mbi të gjitha lëndët që përfshijnë mjete të jashtëzakonshme juridike. Kryeprokurori i Shtetit mund të marrë në kompetencë secilën lëndë me kërkesë të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale . Kryeprokurori i Shtetit menagjon te gjitha prokurorite e shtetit. KESHILLI PROKURORIAL Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve të tij, në pajtim me ligjin. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron qasje

të barabartë në drejtësi për të gjithë personat në Kosovë. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron që Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional, i paanshëm dhe pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës dhe parimet e barazisë gjinore. Këshilli Prokurorial i Kosovës rekrutonë, propozonë, avanconë, transferonë, disiplinonë prokurorët në mënyrën e rregulluar me ligj. Propozimet për emërimin e prokurorëve duhet të bëhen në bazë të procesit të hapur për emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky propozim pasqyron parimin e barazisë gjinore dhe përbërjen etnike të jurisdiksionit territorial përkatës. Këshilli përbëhet nga nëntë (9) anëtarë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës: *pesë (5) nga të cilët janë prokurorë. Ne keta pesë (5) përfshihen: Kryeprokurori i Shtetit; një (1) prokuror nga Prokuroria Speciale; një (1) prokuror nga Prokuroria e Apelit dhe dy (2) prokurorë nga Prokuroria Themelore *Anëtarët jo-prokurorë të Këshillit emërohen ne kete menyre: Ministri i Drejtësisë; një (1) anëtar nga Oda e Avokatëve të Kosovës; një (1) profesor nga fakultetet juridike të Republikës së Kosovës ; një (1) përfaqësues nga shoqëria civile me përgatitje të lartë profesionale dhe me njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut. Kryeprokurori i Shtetit shërben si Kryesues I keshillit prokurorial për aq kohë sa mban zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Nga radhet e keshillit zgjedhet edhe zevendeskryesuesi me mandat tre vjeqar. AVOKATURA Avokatura perben teresine e gjithe avokateve ne RKS. Avokatura është profesion i pavarur, e cila ofron shërbime sikur është e rregulluar me ligj. Roli thelbesoi I tij eshte ofrimi I mbrojtjes se caktuar per palen. Mënyra e fitimit të së drejtës për të ushtruar profesionin e avokatit, si dhe marrja e kësaj të drejte, rregullohen me ligj. GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOVES JANE TE NJOHURA DISA FORMA KUSHTETUESE TE MBROJTJES SE KUSHTETUESHMERISE DHELIGJSHMERISE: 1. Mbrojtja e kushtetutes nga organi perfaqesues – psh. Parlamenti, 2. Mbrojtja e kushtetutes nga gjykatat e rregullta – psh. Gjykata supreme ne (SHBA), 3. Mbrojtja e kushtetutes nga nje organ i veqante kushtetues –psh. Keshilli kushtetues ne (France), 4. Mbrojtja e kushtetutes nga ana e gjykatave kushtetuese, 5. Mbrojtja dheinterpretimi i kushtetutes nga institucionet dhe mekanizmat nderkombe-tare qe zbatohet ne vendet me administrim nderkombetar, ku prezenca nderkombetare ka te drejtat perfundimtare ne interpretimin e kushtetutave te orkestruara te ketyre shteteve, psh. Bosnje dhe ai i Kosoves me kornizen kushtetuese. QKA ESHTE GJYKATA KUSHTETUESE: Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për

interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj. JURIDIKSIONI DHE PALET E AUTORIZUARA PRANE GJYKATES KUSHTETUESE: Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Palet e autorizuara dhe qeshtjet per te cilat mund ta vene ne levizje gjykaten kushtetuese jane si ne vijim: 1. Kuvendi i Kosovës (1/4), Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të autorizuar të ngrenë rastet në vijim: • çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën; (kontroll abstrakt) • përputhshmëria e Statutit të Komunës me Kushtetutën. (Kontroll abstrakt) 2.Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të ngrenë çështjet në vijim: • konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës,

Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës; • përputhshmëria e referendumit të propozuar me Kushtetutën; • përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe veprimeve të ndërmarra gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën; • përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet e ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe rishikimi I kushtetutshmë-risë së procedurës së ndjekur; • nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit.

3. Palet e tjera te autorizuara qe mund te ngrene qeshtje jane: • Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt. • Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë (8) ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur. (kontrolli preventiv) • Tridhjetë (30) a më shumë deputetë të Kuvendit, janë të autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës. • Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. (ankesa individuale kushtetuese) • Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje për përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nëse ajo përputhshmëri është ngritur gjatë procedurës gjyqësore dhe gjykata referuese nuk është e sigurt për përputhshmërinë e ligjit dhe nëse vendimi i gjykatës referuese për rastin e

caktuar, varet nga për-puthshmëria e ligjit në fjalë. (referimi incidental) • Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet kushtetuese të propozuara gjykates kushtetuese para miratimit në Kuvend, me qëllim që të konstatohet nëse amenda-menti i propozuar i zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës. PERBERJA DHE MENYRA E ZHGJEDHJES SE GJYQETAREVE: Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale përkatëse. Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi. Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët, varet nga miratimi i dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. Vendimi për të propozuar dy (2) gjyqtarët e tjerë, merret me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. KRYETARI DHE ZEVENDESKRYETARI I GJYKATES KUSHTETUESE: Gjykata kushtetuese udhehiqet nga kryetari dhe zevendeskryetari I gjykates kushtetuese. Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet nga gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të Gjykatës, për mandat trevjeçar. Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e gjyqtarit. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese: koordinon aktivitetet e Gjykatës Kushtetuese dhe punën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese; thërret dhe drejton seancat verbale të Gjykatës Kushtetuese; përfaqëson Gjykatën Kushtetuese; nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese; kryen detyra të tjera të përcaktuara me këtë ligj ose me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese. Zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese ushtron detyrat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kur ky i fundit mungon ose për çfarëdo arsye tjetër nuk është në gjendje të ushtrojë detyrat e tij. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese mund t’ia delegojë Zëvendës- kryetarit disa detyra të caktuara për të mbështetur Kryetarin në ushtrimin e detyrave të tij Puna e gjyqetareve kushtetues mbëtshtet nga Këshilltarët juridik te cilet mbështesin punën profesionale të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe permes hulumtimeve ligjore dhe analizave juridike. Keshiltaret ligjor emerohen me shumicen e thjesht te votave te Gjyqetareve Kushtetues. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë: shtetas të Republikës së Kosovës; jurist të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional me jo më pak se dhjetë (10) vjet përvojë pune profesionale veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese; individ me reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe të cilët nuk janë dënuar për vepër penale. Gjatë mandatit të tij gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë të jetë: anëtar i një partie, lëvizje ose çfarëdo organizate tjetër politike; anëtar i bordit

drejtues të një ndërmarrje publike, shoqërie tregtare ose organizate jo qeveritare; anëtar i një sindikate; Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi nga detyra për vendimet e marra, mendimet e shprehura dhe veprimet e marra brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. BUXHETI I GJYKATES KUSHTETUESE: Gjykata Kushtetuese financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës. Pavarësisht nga dispozitat e ligjeve tjera, Gjykata Kushtetuese përgatit propozimin e buxhetit të saj vjetor dhe i’a dërgon propozimin për miratim Kuvendit. As Qeveria apo ndonjë organizatë tjetër buxhetore nuk ka të drejtë të ndryshojë ose në çfarëdo mënyre të modifikojë ose të ndikojë në propozimin e buxhetit të përgatitur nga Gjykata Kushtetuese. Buxheti i propozuar nga Gjykata Kushtetuese përfshihet në tërësi në propozimin për Buxhetin e Republikës së Kosovës që i paraqitet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim. Gjykata Kushtetuese menaxhon në mënyrë të pavarur buxhetin e saj dhe i nënshtrohet auditimit të brendshëm dhe si dhe auditimit të jashtëm nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës. PROCEDURA GJYQESORE PERA GJYKATES KUSHTETUESE: PARIMI I PUBLICITETIT Seancat, përfshirë edhe shpallja e aktgjykimeve janë të hapura për publikun. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë të përjashtojë publikun kur vlerëson që është e nevojshme për ruajtjen e: 1. sekretit shtetëror, rendit ose moralit publik; 2. informacionit të fshehtë i cili do të rrezikohej nga shqyrtimi publik; 3. jetës private ose sekretit afarist të palës në procedurë. PARIMI I KOLIGJIALITETIT Gjykata Kushtetuese vendos si trup gjykues i përbërë prej të gjithë gjyqtarëve të pranishëm të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka kuorum nëse janë të pranishëm shtatë (7) gjyqtarë. Gjykata Kushtetuese merr vendime me shumicën e votave të gjyqtarëve që janë të pranishëm dhe që votojnë. Secili gjyqtar është i obliguar për të votuar për ose kundër vendimit. Vendimet e gjykates kushtetuese merren ne forme te aktgjykimit dhe aktvendimit. Fillimi i procedurës para Gjykatës Kushtetuese bëhet përmes paraqitjes së kërkesës në gjykatë. Kërkesat dorëzohen me shkrim në Sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese. Kërkesat duhet të jenë të arsyetuara dhe atyre duhet të ju bashkëngjiten provat e nevojshme. Sekretaria ia dërgon nga një kopje të kërkesës palës kundërshtare dhe palës (palëve) apo pjesëmarrësve të tjerë në procedurë. Pala kundërshtare ka dyzet e pesë (45) ditë nga pranimi i kërkesës për të dorëzuar në Sekretari përgjigjen e saj në kërkesë së bashku me arsyetimin dhe provat e nevojshme. Sekretari ia dërgon kërkesën dhe përgjigjen në kërkesë gjyqtarit raportues i cili përgatit raportin paraprak lidhur me faktet, lejueshmërinë dhe themelësinë e kërkesës. Gjyqtari raportues caktohet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese sipas procedurës së përcaktuar në rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese.

Nëse kërkesa ose përgjigja në kërkesë nuk është e qartë ose e kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë dhe ia cakton një afat prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditëve për të qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në kërkesë. Brenda tridhjetë (30) ditëve nga pranimi i kërkesës dhe përgjigjes në kërkesë gjyqtari raportues ia dërgon kolegjit shqyrtues raportin paraprak Kolegji shqyrtues vlerëson lejueshmërinë e kërkesës. Kolegji shqyrtues përbëhet nga tre gjyqtarë të caktuar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese sipas procedurës së përcaktuar në rregulloren e punës. Nëse kolegji shqyrtues unanimisht vjen në përfundim se kërkesa nuk i plotëson kushtet formale për procedim të mëtutjeshëm dhe për këtë shkak nuk është e lejueshme, kolegji ia dërgon të gjithë gjyqtarëve propozim-vendimin me të cilin hidhet poshtë kërkesa për shkak të mungesës së lejueshmërisë.Nëse brenda afatit prej dhjetë (10) ditëve prej pranimit të propozim-vendimit gjyqtarët që nuk kanë qenë anëtarë të kolegjit shqyrtues nuk kundërshtojnë këtë propozimvendim, atëherë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese e nënshkruan dhe e shpall vendimin me të cilin hidhet poshtë kërkesa për shkak të mungesës së lejueshmërisë. Në rast se kolegji shqyrtues vjen në përfundim se kërkesa është e lejueshme apo nëse të paktën njëri prej gjyqtarëve që nuk ka qenë anëtar i kolegjit shqyrtues kundërshton propozim-vendimin me të cilin hidhet poshtë kërkesa, lënda i dërgohet trupit gjykues. Trupi gjykues gjatë shqyrtimit verbal shqyrton në tërësi lejueshmërinë dhe themelësinë e kërkesës dhe merr vendim sipas dispozitave të këtij ligji. EFEKTI JURIDIK I VENDIMEVE TE GJYKATES KUSHTETUESE: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Përderisa procedura të mos përfundojë para Gjykatës Kushtetuese, ajo mund të suspendojë përkohësisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa të merret vendimi i Gjykatës, nëse konsideron që aplikimi i veprimit a ligjit të kontestuar, mund të shkaktoj dëme të pariparueshme. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me vendim të Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi i ligjit, i aktit ose i veprimit hyn në fuqi në ditën e publikimit të vendimit të Gjykatës. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese shpallet në Gazetën Zyrtare. RASTI SEJDIU: Në rastin e parë, kjo gjykatë konstatoi se ushtrimi njëkohësisht i funksionit të dyfishtë nga Fatmir Sejdiu, si President dhe Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës përbënte shkelje serioze të kushtetutës, me çka Sejdiu dhe dorëheqje i gjendur përballë një situate të tillë. RASTI PACOLLI Në rastin Pacolli, gjykata konstatoi shkeljet serioze të procedurave gjatë zgjedhjes së kandidatit për president. Argumentet e gjykates kushtetuese ishin: gesa e nje kunder kandidati; ka pasur shkelje ne menyren e votimit sepse 67 deputet te pranishem nuk ploteson obligimin prej 2/3, I cili kerkohet per zgjedhjen e presidentit. Pacolli ofroi dorëheqjen për t`i dhënë mundësi zgjedhjes me konsensus nga e cila doli presidente Atifete Jahjaga.

Në fakt në dy rastet praktike të zgjedhjes së presidentit u vërejt se kushtetuta ka mangësi dhe boshllëk për të cilën është e nevojshme plotësim-ndryshimi i saj në pjesën që i referohet Presidentit të Republikës. MARRËDHËNIET EKONOMIKE SIPAS KESHTETUTES SE REPUBLIKES SE KOSOVES NENI 119 KUSHTETUTES PROKLAMON KETO PARIME PER ZHVILLIMIN EKONOMIK: 1. Primi I lirise se tregut Republika e Kosovës siguron një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e tregut, lirinë e aktivitetit ekonomik dhe sigurinë e pronës publike e private. 2. Parimi I barazise te investitoreve dhe ndermarrjeve Republika e Kosovës siguron të drejta ligjore të barabarta për të gjithë investitorët dhe të gjitha ndërmarrjet vendore dhe të jashtme. 3. Parimi I mos kufizimit te konkurences se lire te tregut Veprimet që kufizojnë konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit të pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë të ndaluara, me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj. 4. Parimi promovimit te mirëqenies qytetare dhe zvillimit ekonomik Republika e Kosovës promovon mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj duke inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. 5. Parimi I kujdesit shteteteror per ekonomine e tregut Republika e Kosovës do të themelojë organe të pavarura për rregullimin e tregut atëherë kur vetë tregu nuk mundet që në masë të mjaftueshme të mbrojë interesin publik. 6. Parimi I garantimit te investitoreve Investitorit të jashtëm i garantohet nxjerrja e lirshme e fitimit dhe kapitalit të investuar jashtë vendit, në pajtim me ligjin. 7. Parimi I mbrojtjes se konsumatoreve Garantohet mbrojtja e konsumatorëve, në pajtim me ligjin. 8. Parimi I obligimit tatimor te qytetareve Secili person është i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj. 9. Parimi I ushtrimit te pronesise publike ndaj ndermarrjeve Republika e Kosovës ushtron të drejtën e pronësisë mbi çdo ndërmarrje që ajo kontrollon në pajtim me interesin publik, me qëllim që të maksimalizojë vlerën afatgjate të ndërmarrjes. 10. Parimi I imponimit te sherbimeve te detyrueshme ndaj ndermarrjeve publike Shërbimet publike të detyrueshme mund të imponohen mbi këto ndërmarrje në pajtim me ligjin, i cili duhet të përcaktojë edhe kompensimin e drejtë. FINANANCAT PUBLIKE: Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës.

Administrimi i politikës fiskale në të gjitha nivelet e qeverisë do të jetë në pajtim me kushtet për inflacion të ulët dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të punës. Huat publike rregullohen me ligj dhe duhet të jenë në pajtim më stabilitetin ekonomik dhe qëndrueshmërinë fiskale. PRONA : Llojet e pronës rregullohen me ligj. Personat fizikë të huaj dhe organizatat e huaja mund të sigurojnë të drejta të pronësisë mbi pronën e paluajtshme në pajtim me kushtet e arsyeshme të përcaktuara me ligj ose me marrëveshje ndërkombëtare. Personat fizikë të huaj dhe organizatat e huaja në pajtim me kushtet e arsyeshme të përcaktuara me ligj, mund të sigurojnë të drejta të koncesionit dhe të drejta të tjera për shfrytëzim dhE eksploatim të resurseve në pronësi publike, përfshirë këtu resurset natyrore, dhe të infrastrukturës në pronësi publike. PERDORIMI I PASURISE DHE BURIMEVE NATYRORE: Populli i Republikës së Kosovës në pajtim me kushtet e arsyeshme të përcaktuara me ligj, mund të gëzojë resurset natyrore të Republikës së Kosovës, por nuk mund të shkel obligimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare për bashkëpunim ekonomik. Pasuritë natyrore, si ujërat, hapësira ajrore, pasuritë mineraLe dhe pasuritë e tjera natyrore, si dhe trualli, pyjet, bota bimore e shtazore, pjesët e tjera të natyrës, paluejtshmëria dhe të mirat e tjera me rëndësi të veçantë kulturore, historike, ekonomike dhe ekologjike, të cilat përcaktuar me ligj se janë përcaktuar me interes për Republikën e Kosovës, gëzojnë mbrojtjen e tyre të veçantë, në pajtim me ligjin. Kufizimet e të drejtave të pronarëve dhe të drejtave të tjera mbi eksploatimin e të mirave me interes të veçantë për Republikën e Kosovës dhe kompensimi për kufizimet e tilla rregullohen me ligj. QEVERISJA LOKALE DHE ORGANIZIMI TERRITORIA PAARIMET E QEVERISJES LOKALE: E drejta e vetëqeverisjes lokale garantohet dhe rregullohet me ligj. Vetëqeverisja lokale ushtrohet nëpërmjet organeve përfaqësuese të zgjedhura në zgjedhje të përgjithshme, të barabarta, të lira e të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë. Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Vetëqeverisja lokale bazohet në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, efikasitetit dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I QEVERISJES LOKALE:

Njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës është komuna. Komunat gëzojnë shkallë të lartë të vetëqeverisjes lokale dhe inkurajojnë e sigurojnë pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes së organeve komunale. Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj. Komunat kanë kompetenca vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara në pajtim me ligjin. Autoriteti shtetëror që delegon kompetencat, përballon shpenzimet për ushtrimin e delegimit. Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndërkomunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, në pajtim me ligjin. Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin. Komunat obligohen të respektojnë Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjin. KOMUNA: Komuna është njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, e përbërë nga një komunitet i qytetarëve në një territor të caktuar, të përcaktuar me ligj, e cila ushtron tërë pushtetin i cili nuk është i rezervuar shprehimisht për institucionet qendrore. STATUSI LIGJOR I KOMUNES: Komuna është person juridik. Si person juridik, çdo komunë ka keto kompetenca: a) të padisë dhe të paditet në gjykata; b) të posedojë, dhe të menaxhojë pasurinë; c) mund të jetë pronare apo bashkëpronare e ndonjë kompanie që është në interes të komunës në raport me qytetarët; d) të lidhë kontrata; e) të punësojë stafin; dhe f) të angazhohet në aktivitete të tjera që janë të domosdoshme për realizimin e për-gjegjësive të saj. ORGANET KOMUNALE: Organet komunale janë kuvendi i komunës dhe kryetari: AKTET E ORGANEVE KOMUNALE: Kuvendi i komunës mund të miratojë keto akte: a) statutin e komunës (Statuti i komunës miratohet dhe mund të ndryshohet së paku mevotim të 2/3 së anëtarëve të kuvendit të komunës); b) rregulloren e punës (Rregullorja e punës miratohet dhe ndryshohet, kur të jetë e nevojshme, me votimin e shumicës së anëtarëve të kuvendit të komunës ); c) rregulloret komunale; dhe d) çdo akt tjetër të nevojshëm apo të duhur për funksionim efikas të komunës. kryetarit i komunës mund te miratoj keto akte:

a) urdhëresa dhe b) vendime brenda fushës së kompetencave të tij. FINANCAT KOMUNALE : Komunat kanë buxhetet dhe financat e tyre për financimin e kompetencave të tyre. Buxheti komunal përbëhet prej të hyrave vetanake; granteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës; donacioneve dhe të hyrave të tjera. Komunat kanë obligim ligjor për të bërë auditim të brendshëm, së paku një herë në vit. Komunat kanë të drejtë për të themeluar një shërbim autonom të auditimit në komunë, apo për të siguruar auditim të brendshëm nga një firmë e akredituar e auditimit . Autoriteti qendror autonom bën auditimin e jashtëm të çdo komune në baza vjetore.. Të gjitha raportet e auditorit dhe përgjigjet e autoriteteve lokale bëhen publike. KUVENDI I KOMUNËS: Kuvendi i komunës është organi më i lartë në komunë dhe zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet lokale. Të gjithë qytetarët e komunës mund të kandidohen në kuvendin e komunës, me kusht që ata t’i plotësojnë kushtet e parapara në Ligjin mbi zgjedhjet lokale. Mandati i çdo anëtari të kuvendit të komunës verifikohet nga komisioni për verifikimin e mandateve që themelohet nga kuvendi i komunës, para nënshkrimit të mandatit nga secili këshilltar. Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës duhet ta nënshkruajnë betimin solemn. Anëtarët e kuvendit të komunës, të cilët nuk e nënshkruajnë betimin ose mandatin në brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pushojnë së qeni anëtarë. NUMRI DHE ZGJEDHJA E ANETARVE TE KUVENDIT: Numri i anëtarëve në kuvendin e komunës të një komune duhet të jetë proporcional, varësisht nga numri i qytetarëve në komunë. a) nëse komuna i ka deri në 10.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 15 anëtarëve; b) nëse komuna i ka prej 10.001 deri 20.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 19 anëtarëve; c) nëse komuna i ka prej 20.001 deri 30.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 21 anëtarëve; d) nëse komuna i ka prej 30.001 deri 50.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 27 anëtarëve; e) nëse komuna i ka prej 50.001 deri 70.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 31 anëtarëve; f) nëse komuna i ka prej 70.001 deri 100.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 35 anëtarëve; g) nëse komuna i ka më shumë se 100.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 41 anëtarëve. h) Kuvendi i komunës së Prishtinës përbëhet prej 51 anëtarëve.

MANDATI I ANETARVE TE KUVENDI TE KOMUNES: Mandati i anëtarëve të kuvendit të komunës është katër vite. Anëtari i kuvendit të komunës pushon të jetë anëtar: a) me rastin e përfundimit të mandatit të tij; b) nëse ai/ajo ndrron vendbanimin ku është zgjedhur; c) nëse anëtari ia paraqet kryetarit të komunës dorëheqjen me shkrim nga posti i tij; d) nëse anëtari ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe është lëshuar urdhri për burgim për gjashtë ose më shumë muaj; e) nëse anëtari nuk merr pjesë tre (3) muaj rresht në mbledhjet e kuvendit të komunës pa arsye; f) nëse ligji në fuqi, apo ndonjë ligj tjetër i zbatueshëm skualifikon apo e konsideron të papërzgjedhshëm. Anëtari i kuvendit të komunës në të njejtën kohë nuk mund të jet deputet i Kuvendi të Republikës së Kosovës. FUNKSIONIMI I KUVENDIT TE KOMUNES Kuvendi i komunës funksionon në bazë të ligjiT, Statutit dhe akteve të tjera nënligjore. Kuvendi i komunës nuk i delegon përgjegjësitë e tij lidhur me marrjen e vendimeve për: a) statutin dhe Rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre b) miratimin e buxhetit dhe planeve investuese; c) miratimin e çështjeve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për kuvendin sipas statutit apo rregullores së punës; d) planin vjetor të punës dhe raportin vjetor; e) themelimin e komisioneve të kërkuara sipas këtij Ligji; f) zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës; g) niveli i tarifave dhe ngarkesave; h) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të komunës, në pajtim me ligjin në fuqi; i) emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike; j) arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale; k) marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës së Kosovës; dhe l) përgjegjësive të tjera që kërkohen me ligj. Për marrjen e vendimeve, kuvendi i komunës mund t’ia delegojë pushtetin e tij komitetit të kuvendit të komunës, apo kryetarit të komunës. Kuvendi i komunës mund të tërheqë delegimin në çdo kohë. MBLEDHJET E KUVENDIT TE KOMUNES: Kryesuesi i kuvendit të komunës thërret dhe kryeson mbledhjet e kuvendit të komunës. Kuvendi i Komunës mban së paku dhjetë seanca në vit, pesë prej të cilave duhet të mbahen gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, siç përcaktohet me Rregulloren e Punës. Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës duhet të njoftohen paraprakisht me shkrim shtatë (7) ditë pune para mbajtjes së mbledhjes. KRYETARI I KOMUNES:

Zgjedhja e kryetarit të komunës Kryetari i komunës zgjedhet me zgjedhje të drejtpërdrejtë për një periudhe katër vjeçare. Mandati i kryetarit të komunës përfundon; a) kur ta kryejë mandatin e tij; b) nëse vdes; c) nëse jep dorëheqje; d) nëse ndrron vendbanimin në komunë tjetër; e) nëse nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye; f) nëse shkarkohet nga detyra në pajtim ligj; g) në rast të vendimit përfundimtar të gjyqit që e privon kryetarin e komunës nga cilësia juridike; dhe h) në rast të dënimit për vepër penale me një urdhër për burgim për gjashtë (6) muaj ose më tepër. Betimi I kryetarit te komunes Me rastin e zgjedhjes, kryetari e jep betimin ose deklaratën solemne para anëtarëve të kuvendit të komunës. Kryetari që dështon ta japë betimin brenda një (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin. Përgjegjësitë e kryetarit te komunes Kryetari i komunës i zbaton përgjegjësitë në vijim: a) përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj; b) udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikqyr administrimin financiar të komunës; c) ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo komiteteve të tij; d) ekzekuton aktet e kuvendit të komunës; e) emëron apo shkarkon zëvendësit e tij/saj; f) emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave; g) organizon punën dhe drejton politikën e komunës; h) propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në kuvendin e komunës; i) propozon zhvillimin komunal, planet rregullative dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në kuvendin e komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar; j) raporton para kuvendit të komunës për situatën ekonomiko-financiare të komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga kuvendi i komunës; dhe k) mund të kërkojë që kuvendi i komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti cënon legjislacionin në zbatim dhe/apo interesin e komuni-teteve. l) do të konsultojë nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë me ko-munitetin joshumicë; dhe m) Aktivitetet tjera që i caktohen me statut. Konfliktet e interesit Menjëherë pas zgjedhjes së tyre, kryetarët e komunave ndërpresin çdo kontratë apo lidhje që kanë, e cila mund ta vë në pikëpyetje aftësinë e tyre për kryerjen e përgjegjësive të tyre në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Kryetari i komunës përjashtohet nga procedurat vendimmarrëse dhe administrative që kanë të bëjnë me ndonjë çështje, në të cilën ai, apo ndonjë anëtar i afërm i familjes së tij, ka interes personal apo financiar

Shkarkimi I kryetarit te komunes Nëse konsideron se janë plotësuar kushtet për suspendimin nga detyra të kryetarit të komunës, ministria përgjegjëse për pushtet lokal do t’i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës suspendimin e atij kryetari. Qeveria e Republikës së Kosovës (brenda 30 ditëve) mund të suspendojë me vendim kryetarin e komunës dhe t’i dorëzojë lëndën gjykatës kushtetuese. Nëse gjykata kushtetuese e përkrah vendimin. Qeveria mund shkarkojë nga detyra kryetarin. NENKRYETARI I KOMUNES: Në çdo komunë, Kryetari i Komunës ka një nënkryetar. Nënkryetari emërohet nga kryetari për të njëjtin mandat dhe shkarkohet nga Kryetari. Me kërkesë të kryetarit, Nënkryetari i ndihmon kryetarit në ushtrimin e funksioneve ekzekutive të përditshme dhe vepron në emër të Kryetarit në mungesë të tij. NENKRYETARI I KOMUNES PER KOMUNITETE: Komunat ku të paktën 10% e qytetarëve i përkasin komuniteteve jo-shumicë do të kenë një nënkryetar për komunitete. Nënkryetari për Komunitete do të emërohet për mandat të njëjtë si të kryetarit. Emërimi dhe shkarkimi i Nënkryetarit për Komuniteteve propozohet nga Kryetari i Komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë si dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë të cilët i përkasin komuniteteve joshumicë. Nënkryetari për komunitete do t’i ndihmojë kryetarit dhe do të ofrojë këshilla dhe udhëzime për kryetarin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin pakicë. KOMPETENCAT E KOMUNAVE: Komunat i ushtrojnë kompetencat e tyre sipas parimit të subsidiaritetit. Komunat kane kompetenca vetanake, të deleguara dhe të zgjeruara në përputhje me ligjin. Kompetencat vetanake Komunat kanë kompetenca të plota dhe eksluzive, për sa i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm, në fushat që vijojnë: a) zhvillimin lokal ekonomik; b) planifikimin urban dhe rural; c) shfrytëzimin e tokës dhe zhvillimin; d) zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve për kontrollimin e ndërtimit; e) mbrojtjen e mjedisit lokal; f) ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, g) përgjigje ndaj rasteve emergjente lokale; h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, ; i) promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut j) ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor; k) ofrimin e shërbimeve familjare dhe shërbimeve të tjera të mirëqenies sociale, l) banimin publik; m) shëndetësinë publike; n) licencimin e shërbimeve publike dhe objekteve,

o) emërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike; p) ofrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe hapsirës publike; q) turizmit; r) aktivitetet kulturore dhe të lira; s) çdo çështje që nuk është përjashtuar shprehimisht nga kompetenca e tyre, apo që nuk i është parcaktuar një autoriteti tjetër; Kompetencat e deleguara Autoritetet qendrore në Republikën e Kosovës u delegojnë përgjegjësi komunave, në pajtim me ligjin, për kompetencat vijuese: a) shënimet kadastrale; b) regjistrimin civil; c) regjistrimin e votuesëve; d) regjistrimin e biznesit dhe licencimin; e) distribuimin e pagesave të ndihmës sociale (me përjashtim të pensioneve); f) mbrotja e pyjeve që ndodhen në territorin e komunës, duke përfshirë edhe dhënien e licencave për prerjen e drunjve në bazë të rregullave të miratuara nga Qeveria; Autoritetet qendrore në Republikën e Kosovës mund t’u delegojnë kompetenca shtesë komunave, nëse është e nevojshme, në pajtim me ligjin. Kompetencat e deleguara duhet, në të gjtha rastet, të shoqërohen me financim të nevojshëm në përputhje me objektivat, standardet dhe kërkesat e përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kompetencat e zgjeruara komunale Disa komuna kanë kompetencat e tyre të zgjeruara vetanake në fushën e shëndetësisë, edukimit dhe do të kenë të drejtë për të marrë pjesë në zgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore. Autoritetet qëndrore në Republikën e Kosovës monitorojnë ushtrimin e kompetencave të zgjeruara në pajtim me legjislacionin qendror. Komunat që ushtrojnë kompetenca të zgjeruara komunale mund të bashkëpunojnë me çdo komunë në ofrimin e shërbimeve të tilla. SEKTORI I SIGURISE NE REPUBLIKEN E KOSOVËS PARIMET E PERGJITHSHME 1. Republika e Kosovës ka pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike, inteligjencën, organet civile emergjente dhe mbi kontrollin e kufijve në territorin e vet. 2. Institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës mbrojnë sigurinë publike dhe të drejtat e të gjithëve në Republikën e Kosovës. Institucionet veprojnë me transparencë të plotë dhe në pajtim me standardet demokratike e me të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht. Institucionet e Sigurisë duhet të pasqyrojnë shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës. 3. Republika e Kosovës respekton plotësisht të gjitha marrëveshjet e aplikueshme ndërkombëtare dhe ligjin përkatës ndërkombëtar dhe bashkëpunon me organet ndërkombëtare të sigurisë e me homologët rajonalë. 4. Kontrolli civil dhe demokratik mbi institucionet e sigurisë garantohet. 5. Kuvendi i Republikës së Kosovës mbikëqyr buxhetin dhe politikat e

institucioneve të sigurisë, sikur rregullohet me ligj. FORCA E SIGURISE E KOSOVES Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës, dhe mund të dërgoj pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare. Forca e Sigurisë e Kosovës mbron qytetarët dhe komunitetet e Republikës së Kosovës në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj. 3. Presidenti i Republikës së Kosovës është Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila gjithmonë i nënshtrohet kontrollit të autoriteteve civile të zgjedhura në mënyrë demokratike. Forca e Sigurisë e Kosovës është profesioniste, pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës dhe rekrutohet nga shtetasit e Republikës së Kosovës. Komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës e emëron Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të rekomandimit të Qeverisë. Organizimi i brendshëm i Forcës së Sigurisë të Kosovës rregullohet me ligj. KESHILLI I SIGURISE I KOSOVES Këshilli i Sigurisë i Kosovës, në bashkëpunim me Presidentin e Kosovës dhe Qeverinë, përgatit strategjinë e sigurisë për Republikën e Kosovës. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës ka edhe rol këshillues në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në Republikën e Kosovës. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme, sikurse është parashikuar me këtë Kushtetutë. Presidenti i Republikës së Kosovës mund të kërkojë takime të Këshillit të Sigurisë dhe Këshilli është i obliguar të bashkërendojë punën e tij ngushtësisht me Presidentin. Këshilli i Sigurisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me autoritetet ndërkombëtare. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës emërohen dhe shkarkohen në mënyrën e përcaktuar me ligj. POLICIA E KOSOVES Policia mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Kosovës. Policia e Kosovës është profesioniste dhe pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës. Kryeministri emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë me rekomandimin e Qeverisë dhe në pajtim me ligjin. Organizimi i brendshëm i Policisë së Kosovës, rregullohet me ligj. Policia e Republikës së Kosovës ka zinxhir të unifikuar komandues në tërë Republikën e Kosovës, me stacione policore të cilat korrespondojnë me kufijtë komunalë.

Policia e Kosovës lehtëson bashkëpunimin me autoritetet komunale dhe udhëheqësit e bashkësive përmes themelimit të Këshillave Lokale, sikur është rregulluar me ligj. Përbërja etnike e policisë brenda një komune duhet të pasqyron, deri në shkallën më lartë të mundshme, përbërjen etnike të popullsisë brenda komunës përkatëse. Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për kontrollin e kufirit në bashkë-punim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. AGJENSIA E KOSOVES PER INTELIGJENCË Agjencia e Kosovës për Inteligjencë zbulon, heton dhe mbikqyr kërcënimet ndaj sigurisë në Republikën e Kosovës. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është profesioniste, politikisht e paanshme, shumetnike dhe i nënshtrohet mbikëqyrjes nga Kuvendi në mënyrën e përcaktuar me ligj. Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri, pas konsultimit me Qeverinë, së bashku emërojnë Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri marrin të njëjtat informacione në lidhje me inteligjencën. AUTORITETI CIVIL I AVIACIONIT Autoriteti Civil i Aviacionit rregullon veprimtarinë e aviacionit civil në Republikën e Kosovës dhe është ofrues i shërbimeve të navigacionit ajror, sikur është përcaktuar me ligj. Autoriteti Civil i Aviacionit bashkëpunon plotësisht me autoritetet relevante ndërkombë-tare dhe vendore, të përcaktuara me ligj. GJENDJA E JASHTËZAKONSHHME 1. Presidenti i Republikës mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme, kur: (1) ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes; (2) ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike; (3) ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij. 2. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk suspendohet. Kufizimet mbi të drejtat dhe liritë e garantuara me këtë Kushtetutë, bëhen vetëm deri në shkallën e nevojshme, për sa më pak kohë që të jetë e nevojshme dhe në përputhje të plotë me këtë Kushtetutë. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ligji për zgjedhjet e Kuvendit dhe të Komunave nuk mund të ndryshohet. Parimet e tjera për veprimet e institucioneve publike gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme rregullohen me ligj, por ato nuk duhet të jenë në shpërputhje me këtë nen. 3. Nëse paraqitet nevoja për marrjen e masave emergjente të mbrojtjes, Presidenti i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me Kryeministrin, shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës së Kosovës shpallë menjëherë dekretin, i cili përcakton natyrën e kërcënimit dhe çfarëdo kufizimi për të drejtat dhe liritë. Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të japë pëlqimin me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i

Presidentit nuk ka forcë as efekt. 4. Nëse ka rrezik ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës, ose ekziston një fatkeqësi natyrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij, Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me Kryeministrin, mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës së Kosovës shpallë menjëherë një dekret, i cili përcakton natyrën e gjendjes së emergjencës dhe çfarëdo kufizimi mbi të drejtat dhe liritë. Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të japë pëlqimin e tij me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka forcë as efekt. 5. Gjendja e Jashtëzakonshme zgjat për aq kohë sa vazhdon të kërcënojë rreziku dhe nuk mund të zgjatë më shumë se për një periudhë prej gjashtëdhjetë (60) ditësh. Me pëlqimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë, Gjendja e Jashtëzakonshme, nëse është e nevojshme, mund të zgjatet për periudha pasuese prej tridhjetë (30) ditësh, por jo më shumë se për nëntëdhjetë (90) ditë shtesë gjithsej. 6. Kuvendi mund të vendosë kufizime të tilla, sipas nevojës, për sa i përket kohëzgjatjes dhe shkallës së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Kur Presidenti konstaton se rreziku ndaj Republikës së Kosovës është i natyrës së jashtëzakonshme, Kuvendi mund të vendosë që Gjendja e Jashtëzakonshme të zgjasë më shumë se njëqind e pesëdhjetë (150) ditë, vetëm nëse për të votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit. 7. Presidenti i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me Qeverinë dhe Kuvendin, mund të urdhërojë mobilizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, për të ndihmuar në Gjendjen e Jashtëzakonshme. 8. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, vetëm gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ushtron funksione ekzekutive që kufizohen në funksionet që ndërlidhen në veçanti me Gjendjen e Jashtëzakonshme. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës do të drejtohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sikur rregullohet me ligj. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës do të bashkëpunojë ngushtësisht me Qeverinë, Kuvendin dhe autoritetet ndërkombëtare. 9. Ligji përcakton parimet, lëmit dhe mënyrën e kompensimit të dëmeve të shkaktuara si pasojë e kufizimeve të vendosura gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme. INSTITUCIONET E PAVARURA AVOKATI I POPULLIT: Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit Avokati i Popullit mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga

veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike. Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe nuk pranon udhëzime e ndërhyrje nga autoritetet, të cilat ushtrojnë pushtetin në Republikën e Kosovës. Çdo autoritet që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë atij të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara në pajtim me ligj. Zyra e Avokatit të Popullit Zyra e Avokatit të Popullit është e pavarur, dhe propozon e administron buxhetin e vet. Avokati i Popullit ka një (1) ose më shumë zëvendës. Numri, mënyra e përzgjedhjes dhe mandati i tyre, rregullohen me ligjin për Avokatin e Popullit. Të paktën një (1) nga zëvendësit e Avokatit të Popullit është pjesëtar i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. Kualifikimi, Zgjedhja dhe Shkarkimi i Avokatit të Popullit Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, me arsim të lartë, me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri në fushën e të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij nuk mund të jenë anëtarë të asnjë partie politike, as të ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale dhe as të marrin pjesë në organizmat drejtues të organizatave civile, ekonomike dhe tregtare. Avokati i Popullit gëzon imunitetin nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet ose vendimet që janë brenda fushës së përgjegjësive të Avokatit të Popullit. Avokati i Popullit mund të shkarkohet vetëm me iniciativen e më shumë se një të tretës (1/3) së të gjithë deputetëve, dhe në këtë rast Kuvendi vendos me shumicën e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të tij. Raportimi i Avokatit të Popullit Avokati i Popullit paraqet raport vjetor para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me kërkesën e Kuvendit, Avokati i Popullit duhet të dorëzojë raporte periodike ose tjera Kuvendit. Me kërkesën e Avokatit të Popullit, Kuvendi duhet t’ia lejojë që të dëgjohet. Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa, nëse vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga ana e organeve të administratës publike dhe organeve të tjera shtetërore.

Avokati i Popullit ka të drejtë të referojë çështje në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute. AUDITORI I PERGJITHSHEM I REPUBLIKESSE KOSOVES: Auditori i Përgjithshëm i RKS është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Auditori i Përgjithshëm i RKS zgjidhet nga Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, në bazë të propozimit të Presidentit të Republikës së Kosovës. Kuvendi vendos për shkarkimin e Auditorit të Përgjithshëm të RKS me shumicën e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të tij, në bazë të propozimit të Presidentit ose me nismën e një të tretës (1/3) së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mandati i Auditorit të Përgjithshëm të RKS është pesë (5) vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm edhe për një mandat. Kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës kontrollon: (1) veprimtarinë ekonomike të institucioneve publike dhe të personave tjerë juridikë shtetërorë; (2) përdorimin fondeve publike nga organet e pushtetit qendror dhe lokal; (3) veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve publike dhe te personave juridikë, në të cilat Shteti ka aksione, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga Shteti. Raportimi i Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Kuvendit i paraqet: (1) raport për zbatimin e Buxhetit të Shtetit; (2) mendimin për raportin e Qeverisë për shpenzimet e vitit financiar të shkuar, para se të miratohet nga Kuvendi; (3) informacione për rezultatet e kontrolleve, sa herë që kërkohet nga Kuvendi. (4) Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës i paraqet Kuvendit raportin vjetor për veprimtarinë e vet. KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon procesin e zgjedhjeve e referendumet dhe shpall rezultatet e tyre. Komisioni përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë. Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e emëron Presidenti i Republikës së Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatave te apelit. Gjashtë (6) anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara. Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë.

Një (1) anëtarë emërohet nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetin Serb të Kosovës dhe tre (3) anëtarë nga deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetet e tjera që nuk janë shumicë në Kosovë. BANKA QENDRORE E KOSOVES: Banka Qendrore e RKS, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit. Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ushtron edhe detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të saj. Qeverisja e Bankës Qendrore dhe procedurat e zgjedhjes dhe të nominimit të anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore rregullohen me ligjin, cili duhet të sigurojë pavarësinë dhe autonominë e saj. KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE: Komisioni i Pavarur i Medieve është organ i pavarur që rregullon spektrin e Frekuencave Transmetuese në Kosovës, licencon transmetuesit publik e privat,përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe ushtron kompetenca të tjera të përcaktuara me ligj. Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Medieve zgjedhen sipas ligjit, përmes një procesi transparent. AGJENCITE E TJERA TE PAVARURA: Agjencitë e pavarura të Republikës së Kosovës janë institucione të krijuara nga Kuvendi, në bazë të ligjeve përkatëse, të cilat rregullojnë themelimin, funksionimin dhe kompetencat e tyre. Agjencitë e pavarura funksionet e tyre i kryejnë në mënyrë të pavarur nga çdo organ ose autoritet tjetër në Republikën e Kosovës. Agjencitë e pavarura kanë buxhetin e tyre, i cili administrohet në mënyrë të pavarur, në pajtim me ligj. Secili organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar të bashkëpunojë dhe t’u përgjigjet kërkesave të agjencive të pavarura gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre ligjore, në pajtim me ligj. Kapitulli XIII

Dispozitat Përfundimtare

Neni 143 [Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës] Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute: 1. Të gjitha autoritetet në Republikën e Kosovës veprojnë në pajtim me të gjitha detyrimet e Republikës së Kosovës sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007. Ato do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tyre. 2. Dispozitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës

kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të tjera ligjore në Kosovë. Neni 144 [Amendamentimi] 1. Qeveria, Presidenti ose një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit, sipas Rregullores së Punës të Kuvendit, mund të propozojnë ndryshime dhe amendamentime të kësaj Kushtetute. 2. Çdo ndryshim do të kërkojë miratimin e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës. 3. Ndryshimet në këtë Kushtetutë mund të miratohen nga Kuvendi vetëm pasi Kryetari i Kuvendit të ketë adresuar amendamentin e propozuar në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar paraprakisht nëse ndryshimi i propozuar nuk pakëson ndonjë të drejtë dhe liri të përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës. 4. Ndryshimet e Kushtetutës hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Neni 145 [Vazhdimësia e Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe e Legjislacionit të Aplikueshëm] 1. Marrëveshjet ndërkombëtare dhe aktet e tjera për bashkëpunimin ndërkombëtarë, që janë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të vazhdojnë të respektohen deri atëherë kur ato marrëveshje ose akte të rinegociohen ose kur të bëhet tërheqja nga to në pajtueshmëri me kushtet e tyre ose deri atëherë kur ato të zëvendësohen nga marrëveshje ose akte të reja ndërkombëtare me të cilat mbulohen fushat e njëjta dhe që janë miratuar në pajtim me këtë Kushtetutë. 2. Legjislacioni i aplikueshëm në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute vazhdon të zbatohet për aq sa të jetë në pajtueshmëri me këtë Kushtetutë, derisa të mos shfuqizohet, zëvendësohet ose amendamentohet në pajtueshmëri me këtë Kushtetutë.

Kapitulli XIV Neni 146

Dispozitat Kalimtare

[Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil]

Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute: 1. Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil dhe organizatat e akterët e tjerë ndërkombëtarë të mandatuar sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, kanë mandatin dhe kompetencat e përcaktuara me Propozimit Gjithëpërfshirës duke përfshirë zotësinë juridike si dhe privilegjet dhe imunitetet e përcaktuara me të. 2. Të gjitha autoritetet në Republikën e Kosovës bashkëpunojnë plotësisht me Përfaqësuesin Ndërkombëtarë Civil, organizatat dhe akterët tjerë ndërkombëtarë të mandatuar sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës ndër të tjera i’u japin fuqi ligjore vendimeve ose akteve të tyre.

Neni 147

[Autoriteti Përfundimtarë i Përfaqësuesit Ndërkombëtarë Civil]

Pavarësisht dispozitave të tjera të kësaj Kushtetute, Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil, në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës është autoriteti përfundimtarë në Kosovë lidhur me interpretimin e aspekteve civile të Propozimit Gjithëpërfshirës. Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka jurisdiksion të rishikojë, të pakësojë ose në ndonjë mënyrë të kufizojë mandatin, kompetencat dhe detyrimet e përcaktuara në nenin 146 dhe në këtë nen. Neni 148

[Dispozitat Transicionale për Kuvendin e Kosovës]

1. Për dy (2) mandatet e para zgjedhore, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë njëzet (20) vende të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë në mënyrën si vijon: Dhjetë (10) vende do t’u ndahen partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb të Kosovë, dhe dhjetë (10) vende do t’u ndahen komuniteteve të tjera si vijon: komunitetit Rom një (1) vend; komunitetit Ashkali një (1) vend; komunitetit Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali ose Egjiptian, i cili ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komunitetit Boshnjak tri (3) vende, komunitetit Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend. Çdo vend i fituar përmes zgjedhjeve, do të jetë vend shtesë, përveç dhjetë (10) vendeve të rezervuara që u ndahen përkatësisht komunitetit Serb të Kosovës dhe komuniteteve të tjera. 2. Pavarësisht nga pika 1 e këtij neni, mandati ekzistues në kohën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të konsiderohet si mandati i parë zgjedhor i Kuvendit, në rast se ky mandat zgjat për së paku dy vite nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute. Neni 149

[Miratimi Fillestar i Ligjeve me Interes Vital]

Pavarësisht nga dispozitat e Nenit 81 të kësaj Kushtetute, ligjet me interes vital të radhitura në atë nen, do të miratohen fillimisht me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm të Kuvendit dhe që votojnë. Neni 150 [Procesi i Emërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve] 1. Shqyrtimi gjithëpërfshirës mbarëkosovar për përshtatshmërinë e të gjithë kandidatëve për emërime të përhershme për gjyqtarë dhe prokurorë në Kosovë, deri në moshën e pensionimit të përcaktuar me ligj, do të vazhdojë të bëhet në pajtim me Urdhëresën Administrative 2008/2 dhe nuk do të ndikohet nga përfundimi i mandatit të UNMIK-ut, ose nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute. 2. Të gjithë kandidatët e suksesshëm, të cilët janë emëruar ose riemëruar për gjyqtarë dhe prokurorë nga ana e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, si pjesë e procesit të emërimit, do të vazhdojnë të shërbejnë në postet e tyre deri në skadimin e natyrshëm të mandatit të tyre, ose deri atëherë kur ata të shkarkohen në pajtim me ligjin. 3. Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial do t’i paraqesë me shkrim Këshillit Gjyqësor të Kosovës rekomandimet për kandidatët për emërimin dhe riemërimin e tyre si gjyqtarë dhe prokurorë, i cili ushtron pushtetin përfundimtar, që t’ia propozojë Presidentit të Kosovës kandidatët për emërim dhe riemërim si gjyqtarë dhe prokurorë.

4. Të gjithë kandidatët e suksesshëm, të cilët janë emëruar ose riemëruar nga Presidenti i Kosovës si gjyqtarë dhe prokurorë, sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si pjesë e procesit të emërimit, do të vazhdojnë të shërbejnë në këto poste deri në skadimin e natyrshëm të mandatit të tyre, ose deri atëherë kur ata të shkarkohen në pajtim me ligjin. 5. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 105 të kësaj Kushtetute, mandati i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që në mënyrë të suksesshme e kalojnë procesin e emërimit siç është përcaktuar në këtë nen dhe të cilët kanë ushtruar funksionin së paku dy vjet para emërimit, sipas këtij neni, është i përhershëm deri në moshën e pensionimit sikurse është përcaktuar më ligj, përveç nëse shkarkohen në pajtim me ligjin. Neni 151 [Përbërja e Përkohshme e Këshillit Gjyqësor të Kosovës] Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të përbëhet siç vijon: Pesë (5) anëtarë janë anëtarë kosovarë të Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial, që janë verifikuar nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial, si pjesë e fazës së parë dhe të dytë të procesit të emërimit, në pajtim me Urdhëresën Administrative 2008/02. Prejkëtyre pesë (5) anëtarëve, një (1) gjyqtar dhe një (1) prokuror të zgjedhur sipas metodës së rastësisë, do të shërbejnë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës deri në skadimin e natyrshëm të mandateve të tyre ekzistuese, kur do të zëvendësohen me një (1) gjyqtar dhe një (1) prokuror të verifikuar nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial dhe që janë zgjedhur nga ana e kolegëve të tyre. Dy (2) gjyqtarët e mbetur dhe një (1) prokuror nga radhët e pesë (5) anëtarëve kosovarë të Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial, do të shërbejnë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës për një mandat plotësues njëvjeçar pas skadimit të natyrshëm të mandatit të tyre, kur ata do të zëvendësohen me procedurë të njëjtë sikur edhe ish-kolegët e tyre të Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial. Në rast të themelimit të një subjekti përgjegjës për çështjet e emërimit, disiplinës dhe shkarkimit të prokurorëve, të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të jenë gjyqtarë. 2. Tetë (8) anëtarët e tjerë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të zgjedhen nga Kuvendi i Kosovës në mënyrën e përcaktuar me këtë Kushtetutë, përveç dy (2) nga katër (4) anëtarët e zgjedhur nga deputetët e Kuvendit që mbajnë vende të fituara gjatë ndarjes së përgjithshme të vendeve, duhet të jenë ndërkombëtarë, të përzgjedhur nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil, sipas propozimit të Misionit Evropian për Politika të Sigurisë dhe Mbrojtes. Njëri nga anëtarët ndërkombëtarë duhet të jetë gjyqtar. Neni 152 [Përbërja e Përkohshme e Gjykatës Kushtetuese] Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtaredhe të zbatimit të Propozimit Gjithëpër-fshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007, Gjykata kushtetuese do të përbëhet si në vijim: 1. Gjashtë (6) nga nëntë (9) gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së

Kosovës, me propozimin e Kuvendit. 2. Nga gjashtë (6) gjyqtarët, dy (2) do të shërbejnë për një mandat trevjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes, dy (2) do të shërbejnë për një periudhë gjashtëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes, dhe dy (2) do të shërbejnë për një periudhë nëntëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes. Mandatet e gjyqtarëve fillestarë do të zgjidhen me short, nga Presidenti i Republikës së Kosovës, menjëherë pas emërimit të tyre. 3. Nga gjashtë (6) gjyqtarët, katër (4) do të zgjidhen me votat e dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë. Dy (2) do të zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të cilet përfaqësojne e komunitet joshumicë në Kosovë. 4. Tre (3) gjyqtarë ndërkombëtarë do të emërohen nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil pas konsultimit me Kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Tre (3) gjyqtarët nuk do të jenë qytetarë të Kosovës dhe as të ndonjë vendi fqinj. 5. Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil do të përcaktojë se kur skadon mandati i gjyqtarëve ndërkombëtarë, dhe gjyqtarët do të ndërrohen sikur është e parashikuar me Kushtetutë. Neni 153 [Prania Ndërkombëtare Ushtarake] Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute, Prania Ndërkombëtare Ushtarake ka mandatin dhe kompetencat e përcaktuara nga instrumentet relevante ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Kryesuesi i Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake, në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës është autoriteti final në zonën operative për sa i përket interpretimit të atyre aspekteve të marrëveshjes së përmendur që i referohen Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake. Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka jurisdikcion të rishikojë, të pakësoj ose përndryshe të kufizoj mandatin, kompetencat dhe detyrimet e referuara në këtë nen. Neni 154

[Trupat e Mbrojtjes të Kosovës]

Trupat e Mbrojtjes të Kosovës do të shpërbëhen brenda një viti pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute. Deri në shpërbërje, Prania Ndërkombëtare Ushtarake, në konsultim me Përfaqësuesin Ndërkombëtarë Civil dhe Republikën e Kosovës do të ketë autoritet ekzekutiv mbi Trupat e Mbrojtjes të Kosovës dhe vendos për dinamikën kohore të shpërndarjes. Neni 155

[Shtetësia]

1. Të gjithë banorët e ligjshëm të Kosovës në datën e miratimit të kësaj Kushtetute, gëzojnë të drejtën e shtetësisë së Republikës së Kosovës. 2. Republika e Kosovës ua njeh të drejtën në shtetësinë, pavarësisht nga vendbanimi i tyre i tanishëm dhe shtetësia që ata kanë, të gjithë qytetarëve të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës me datën 1 janar 1998, dhe pasardhësve të tyre të

drejtpërdrejtë. Neni 156 [Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur Brenda Vendit] Republika e Kosovës promovon dhe lehtëson kthimin e sigurt dhe me dinjitet të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, dhe u ndihmon atyre për kthimin e pronave dhe posedimeve të tyre Neni 157

[Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]

Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, Revizori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës do të jetë një ndërkombëtar i emëruar nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil. Neni 158

[Autoriteti Qendror Bankar]

Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës do të emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas marrjes së pëlqimit nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil. Neni 159

[Pronat dhe Ndërmarrjet në Pronësi Shoqërore]

1. Të gjitha ndërmarrjet që ishin në tërësi ose pjesërisht në pronësi shoqërore, para hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të privatizohen në pajtim me ligj. 2. Të gjitha interesat në pronësi shoqërore në prona dhe ndërmarrje në Kosovë do të jenë në pronësi të Republikës së Kosovës. Neni 160 [Ndërmarrjet në Pronësi Publike] 1. Republika e Kosovës do t’i ketë në pronësi të vet të gjitha ndërmarrjet në Republikën e Kosovës që janë ndërmarrje në pronësi publike. Të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me këto të drejta pronësore do të jenë obligime të Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës mund të privatizojë, të japë me koncesion ose të japë me qira ndërmarrjet në pronësi publike në mënyrën e rregulluar me ligj. 2. Të drejtat e pronësisë, që kanë të bëjnë me një ndërmarrje në pronësi publike e cila ofron shërbime vetëm në një komunë specifike ose në një numër të kufizuar të komunave, do të jenë të drejta pronësore të komunës ose komunave përkatëse. Obligimet në lidhje me të drejtat e tilla pronësore do të jenë obligime të komunës ose komunave përkatëse. Kuvendi mundet me ligj të identifikojë një ndërmarrje të tillë dhe komunën a komunat, që kanë të drejta pronësore dhe obligimet lidhur me to. Nëse përcaktohet me ligj, komuna a komunat përkatëse, ndërmarrjet në pronësi shoqërore mund t’i privatizojnë, t’i japin me koncesion ose t’i lëshojnë me qira. Neni 161 [Transicioni i Institucioneve] 1. Me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta përcakton një transicion tjetër, të gjitha kompetencat, përgjegjësitë dhe detyrimet e institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë, do t’u kalojnë menjëherë atyre institucioneve në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute. Kohëzgjatja e mandatit të secilit institucion para hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të mbetet e paprekur dhe e

pandryshuar deri në skadimin e rregullt, ose deri në zgjedhjet e reja. 2. Deri ne zgjedhjet e para parlamentare pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, Kryesia e Kuvendit mbetet me kompetencat e parapara në mandatin e saj ekzistues. Pas seancës konstituive të Kuvendit të parë pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, Kryesia e Kuvendit ristrukturohet në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute. 3. Dispozitat e nenit 70.3.(3) nuk do të aplikohen deri në seancën konstituive të Kuvendit pas zgjedhjeve të para parlamentare pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute. 4. Deri në formimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, funksionet dhe përgjegjësitë e tij do të i kryejë Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Neni 162

[Hyrja në Fuqi]

Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyn në fuqi më 15 qershor 2008.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF