Silabusi Administrimi Lokal

September 23, 2017 | Author: EdiBerisha1 | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Adminisitrim lokal...

Description

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Juridik Prof. Dr. Arsim Bajrami Prof. Dr. Visar Morina Mr. Sc. Murat Jashari, Fortuna Haxhikadria, MA Florent Muqaj, MA Luz Balaj Asistente e lëndës Tel. + 381 38 229 763

Silabusi i lëndës

Administrimi Lokal I. Qëllimi Qëllimi kryesor është që studentët të marrin njohuri të duhura nga qeverisja lokale. Për më tepër stuentët do të fitojnë njohuri për konceptin e qeverisjes lokale, kriteret e organizimit territorial, duke analizuar organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal në disa shtete tipike. Studentëve u prezantohen kompetencat e pushtetit lokal, mënyra e realizimit të tyre, forma e rregullimit me legjislacion dhe sfidat e implementimit praktik të tyre .

II. Korrespodenca dhe korelativiteti i programit Programi i kësaj lënde korrespondon me përmbajtjen lenden “E drejta kushtetuese”. Duke marr parasysh faktin që qeverisja lokale në shumë vende është kategori kushtetuese, për të elaboruar planin në fjalë, nevojitet që studentët të kenë njohuri paraprake nga “E drejta kushtetuese”. Qeverisja lokale është njëra nga vlerat themelore të rendit kushtetuese në shumicën e vendeve. Për të realizuar organizimin e komunave si njësi themelore të qeverisjes lokale, miratohet ligji për qeverisje lokale, i cili i mundëson qytetarëve të realizojnë të drejtat e tyre, duke vendosur vetë për çështjet e karakterit lokal.

III. Përmbajtja e lëndës Lënda “Administrimi Lokal” ndahet në tre kategori themelore. I. Së pari do të jipet një vështrim i përgjithshëm teoriko-juridik i konceptit të qeverisjes lokale nga dimensioni krahasimor. Për këtë qëllim do të shfytëzohen disa modele tipike të qeverisjes lokale, siç janë modeli gjerman, britanik, frëng dhe italian. Për me tepër, studentët do të informohen përkitazi me zhvillimin historik të komunave sikurse edhe sfidat e qeverisjes lokale në kushtet e ndryshimeve rapide shoqërore, zhvillimit ekonomik dhe teknlogjise informative. II. Në pjesën e dytë studentët do të studiojnë legjislacionin që është në fuqi në Kosovë për sa i takon qeverisjes lokale. Do studiohet komuna si njësi themelore e qeverisjes lokale në Kosovë, në kuptim organizativ, funksional dhe përgjegjësive të cilat ushtrohen në nivelin komunal. III. Në pjesën e tretë, do ofrohet një pasqyre teorike për sa i takon çështjes së finansave nga perspektiva komunale. Veçanërisht e rëndësishme do jetë diskutimi mbi kompetencat vetanake dhe të deleguara sikurse edhe menaxhimi i projekteve më nivelin komunal.

IV.Përmbledhja e lëndës në javë 1. Java I Definimi dhe parimet e qeverisjes lokale 1 Afrim Ahmeti

2. Java II Decentralizimi (definimi dhe atributet) 1 Neshati, 2 Qendresa

3. Java III Administrimi lokal në Kosovë: baza kushtetuese dhe ligjore 1 Odise Salihu 2 Edona 3 Fitorja 2

4. Java IV Komuna (statusi ligjor, organizimi, organet dhe kompetencat) Musa, 2 Shkumbimi 3 Uvejs

5. Java V Kuvendi i Komunës (organizimi, aktet komunale, zgjedhja e anëtarëve, mandati, të drejtat dhe detyrat, shpërndarja e Kuvendit të Komunës, Komitetet e Komunës) 1 Artani, 2 Ruvie 3

6. Java VI Rast studimor

7. Java VII Testi preliminar

8. Java VIII Kryetari i Komunës (organizimi, zgjedhja, funksioni, aktet normative, shtrimi i përgjegjësisë dhe shkarkimi, drejtorët komunalë, )

Qendresa, 2 Erblina 3 Ramadani 9. Java IX Rast Studimor 10. Java X Marrëdhënjet në mes qeverisë qëndrore dhe organeve lokale 1 Fikrie 2 Antoni 3 Bastri

11.Java XI Karta Evropiane për Qeverisje Lokale 1 Gruda 2 Zahiri 3 Shqipja

12. Java XII Rast Studimor

13. Java XIV Debat përfundimtar

V. Mënyra e realizimit të mësimdhënies dhe përvetësimit të njohurive Ligjëratat

Seminare dhe punëtori

Ushtrime

Punime individu ale

Multimedija dhe internet

Interaktiv

Konsultime

Punë

Punë

Mësimdhënie terenikë

labor atori ke

mentori ke

3

VI.Obligimet e studentëve Përcjellja e ligjëratave dhe ushtrimeve, realizimi detyrave të parapara me planprogramin mësimor; Evidentimi i rregullsisë së vijimit në ligjërata, ndërsa mospjesëmarrja do të tërheq reperkusione në përputhje me dispozitat që dalin nga Rregullorja për realizimin e ECTS-së (me përjashtimin të rasteve të arsyeshme). Metoda e punës me studentët do të jetë interaktive. Ndershmëria akademike duhet të qëndroj në marrëdhënie mësimdhënës-student.

VII.

Vlerësimi

Vlerësimi i studentëve me nota bëhet në bazë të pikëve të notës. Përveç kësaj, llogaritet edhe Nota e Përgjithshme Mesatare dhe shënohet në transkript në pajtim me sistemin e notimit të paraqitur më poshtë.

Shkalla e vlerësimit me nota 91% - 100% 81% - 90% 71% - 80% 61% - 70% 51% - 60% 50% - e më poshtë

VIII.

Përshkrimi i notës Shkëlqyeshëm Shumë mirë Mirë Mjaftueshëm Kaluese Jo-kaluese

Pikët e notës 10.0 9.0 8.0 7.0 6.0 5.0

Literatura

1. Howard Elcock, Local government (Policy and management in local authorities), Routledge, 1994. 2. Tim Blackman, Urban Policy In Practice, Routledge, 1995. 3. Kurtesh Saliu, E drejta kushtetuese, Prishtine, 2001 4. Hilaire Barnett, Constitutional and Administrative Law, Cavendish Publishing, 2002. 5. Kushtetuta e Kosovës (2008) 5. Ligji për Qeverisjen Lokale (2008). 6. Ligji për Financat e Pushtetit Lokal (2008) 7. Karta evropiane e qeverisjes lokale (1985)

8. Statutet e Komunave në Kosovë 9. Sistemi Kushtetues i Republikes se Kosoves, A. Bajrami. 2011 ( Pjesa e adm lokal)

4

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF