Pyetje Nga e Drejta e Unionit Evropian

September 23, 2017 | Author: Alban Haliti | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Pyetje Nga e Drejta e Unionit Evropian...

Description

Pyetje nga e Drejta e Unionit Evropian 1. Cilat personalitete njihen si themeluesit e BE-së? Jean Monnet dhe Robert Schuman

2. Cilat shtete anëtare janë themelueset e BE-së?

Franca, Gjermania, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Italia

3. Sa gjuhe zyrtare jane ne UE?

23 Gjuhë perdoren gjuhe zyrtare

4. Cilat janë institucionet e Bashkimit Europian?

Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, tani kemi shtatë institucione të BEsë: Parlamentin Europian, Këshillin Europian, Këshillin e BE-së, Komisionin Europian, Gjykatën Europiane të Drejtësisë, Bankën Qendrore Europiane dhe Gjykatën Europiane të Auditorëve Parlamenti Europian përfaqëson qytetarët e BE-së dhe zgjidhet drejtpërsëdrejti nga ata; Këshilli Europian ka rolin e nxitjes së krijimit të politikave të BE-së, dhe drejtohet nga presidenti i zgjedhur për dy vite e gjysmë; Këshilli i Bashkimit Europian përfaqëson shtetet anëtare individuale; Komisioni Europian është organ ekzekutiv i BE-së dhe ai bën përpjekje të mbështesë interesat e Bashkimit Europian si tërësi; Gjykata e Drejtësisë mbështet sundimin e legjislacionit Europian; Banka Qendrore Europiane është përgjegjëse për politikat monetare Europiane; Gjykata e Auditorëve kontrollon financimin e aktiviteteve të Bashkimit Europian. Pushteti dhe përgjegjësitë e institucioneve të BE-së, dhe rregullat e procedurat që ata duhet t’i zbatojnë, janë të parashtruara në traktatet mbi bazën e të cilave është themeluar BEja. Kryetarët dhe kryeministrat e të gjitha shteteve anëtare arrijnë marrëveshje për traktatet dhe parlamentet e tyre i ratifikojnë.

5. Cilat janë tri pushtetet kryesore të Parlamentit Europian? Pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës më herët gjatë këtij viti, Parlamenti tani është bashkëligjvënës i ligjshëm për tërë buxhetin, që do të thotë se në tërësi i ndan përgjegjësitë me Këshillin e Ministrave,

duke përfaqësuar qeveritë Europiane, i cili është duke bërë përpjekje për të siguruar që fondet në dispozicion t’i mundësojnë BE-së të kryej detyrat e veta ashtu siç presin qytetarët. Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BE-së, në veçanti mbi Komisionin Europian. Ka të drejtë të pranojë apo të refuzojë emërimin e komisionarëve, mund të paraqesë mocion mosbesimi kundër tërë Komisionit dhe Komisioni është i obliguar t’u përgjigjet pyetjeve të Parlamentit.

6. Cilat janë rolet kryesore të Komisionit Europian?

Propozon akte normative në Parlament dhe në Këshill; Administron dhe ekzekuton politikat dhe buxhetin e BE-së; Është "kujdestar" i Traktatit (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë); Përfaqëson Bashkimin Europian në arenën ndërkombëtare.

7. Cilat janë përgjegjësitë e Komisionit Europian?

Komisioni Europian është autoriteti ekzekutiv i Bashkimit Europian. Ky institucion është përgjegjës për propozimin e legjislacionit, për implementimin e vendimeve të Parlamentit dhe të Këshillit, për mbështetjen e traktateve të Bashkimit Europian dhe për menaxhimin e punëve të përgjithshme të zakonshmet BE-së (implementimin e politikave të BE-së, udhëheqjen e programeve dhe harxhimin e fondeve).

8. Sa zgjatë periudha e rrotacionit me presidencën e Këshillit të BE-së? Gjashtë (6) muaj

9. Kush janë anëtarët e Këshillit të Europës? Presidentët e shteteve anëtare dhe presidenti i Komisionit Europian;

10. Cilat janë rolet kryesore të Këshillit të BE-së? Këshilli i Bashkimit Europian miraton ligje, dhe zakonisht nxjerr ligje bashkërisht me Parlamentin Europian. Këshilli koordinon politikat e gjëra ekonomike të shteteve anëtare. Këshilli përcakton dhe implementon politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, bazuar në udhëzimet e caktuara nga Këshilli Europian. Në emër të komunitetit dhe të Bashkimit Europian, Këshilli lidh marrëveshje ndërkombëtare në mes të BE-së dhe një apo më shumë shteteve apo organizatave ndërkombëtare. Këshilli koordinon veprimet e shteteve anëtare dhe miraton masat në fushën e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në çështjet penale.

Këshilli dhe Parlamenti Europian përbëjnë autoritetin buxhetor që miraton buxhetin e komunitetit.

11. Cilët janë liderët aktual kyç (2011) në Bashkimin Europian?

Jerzy Buzek – Kryetar i Parlamentit Europian Herman Van Rompuy – Kryetar i Këshillit Europian Jose Manuel Barrosso – Kryetar i Komisionit Europian Baronesha Catherine Ashton – Përfaqësuese e Lartë e BE-së /Zëvendëskryetare e Komisionit Europian

12. Cili është përfaqësimi i BE-së në Kosovë?

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian në Kosovë Përfaqësuesi Special i BE-së (PSBE) Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX Shtetet anëtare të BE-së me ambasadat e tyre dhe zyrat ndërlidhëse

13. Cili institucion është përgjegjës për koordinim të aktiviteteve që lidhen me partneritetin Europian në Kosovë? Ministria e Integrimit Europian

14. Cilat janë traktatet kryesore të BE-së dhe datat e nënshkrimit të tyre? Traktati i Romës, me të cilin u themelua Komuniteti Ekonomik Europian (KEE), i nënshkruar në Romë më 25 mars 1957, hyri në fuqi më 1 janar 1958. Traktati me të cilin u krijua Komuniteti Europian për Energji Atomike (KEEA - Euratom) u nënshkrua në të njëjtën kohë dhe prandaj të dy traktatet bashkërisht njihen si Traktatet e Romës. Traktati i Shkrirjes i nënshkruar në Bruksel më 8 prill 1965, i cili është në fuqi që nga 1 korriku 1967, parashihte një Komision dhe një Këshill të tri komuniteteve të atëhershme Europiane. Akti i Vetëm Europian (AVE), i nënshkruar në Luksemburg dhe në Hagë, i cili hyri në fuqi më 1 korrik 1987, parashihte përshtatjet e nevojshme për krijimin e Tregut të Brendshëm. Traktati i Bashkimit Europian, i cili i nënshkrua në Mastriht më 7 shkurt 1992, hyri në fuqi më 1 nëntor 1993. Traktati i Mastrihtit ndryshoi emrin e Komunitetit Ekonomik Europian thjeshtë në \"Komuniteti Europian\". Ky Traktat gjithashtu paraqiti forma të reja të bashkëpunimit në mes të qeverive të shteteve anëtare – për shembull për mbrojtjen, dhe në fushën e \"drejtësisë dhe punëve të brendshme\". Me shtimin e këtij bashkëpunimi ndërqeveritar sistemit ekzistues të \"Komunitetit\", Traktati i Mastrihtit krijoi një strukturë të re me tri \"shtylla\" që është politike si dhe ekonomike. Ky është Bashkimi

Europian (BE). Traktati i Amsterdamit, i nënshkruar më 2 tetor 1997, hyr në fuqi më 1 maj 1999. Ky Traktat ndryshoi dhe rinumëroi traktatet e BE-së dhe të KE. Versionet e bashkuara të traktateve të BE-së dhe të KE-së i janë bashkëngjitur këtij Traktati. Traktati i Amsterdamit i ndryshoi nenet e Traktatit të Bashkimit Europian, të identifikuar me shkronjat A deri në S, në formë numerike. Traktati i Nicës, i nënshkruar më 26 shkurt 2001, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003. Kryesisht merret me reformimin e institucioneve ashtu që Bashkimi Europian të funksionojë në mënyrë efikase pas zgjerimit në 25 shtete anëtare. Traktati i Nicës, ish Traktati i BE-së dhe Traktati i KE-së janë shkrirë në një version të bashkuar. Traktati i Lisbonës u nënshkrua më 13 dhjetor 2007 dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2009. Objektivat e tij kryesorë janë që BE-në ta bëjë më demokratike, duke përmbushur pritjet e qytetarëve Europian për standarde të larta të përgjegjshmërisë, sinqeritetit, transparencës dhe pjesëmarrjes; dhe që BE-në ta bëjë më efikase dhe të aftë të përballet me sfidat e sotme globale siç janë ndryshimet klimatike, siguria dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Marrëveshja për Traktatin e Lisbonës u përcjell me diskutime për hartimin e një kushtetute. Një \"Traktat me të cilin do të krijohej një kushtetutë për Evropën\" u miratua nga shefat e shteteve dhe të qeverive të Këshillit Europian në Bruksel, më 17 dhe 18 qershor 2004, dhe u nënshkrua në Romë më 29 tetor 2004, por asnjëherë nuk u ratifikua.

15. Cilat janë kriteret e anëtarësimit në BE? Në vitin 1993, në Këshillin Europian te Kopenhagenit, BE hodhi një hap të rëndësishëm drejt ecjes përpara të procesit të zgjerimit duke deklaruar se “shtetet e asociuara të Europës Qendrore dhe Lindore qe dëshirojnë të bëhen Anëtare të BE-se, do të arrijnë të bëhen të tilla.” Ne këtë mënyrë, procesi i zgjerimit nuk ishte me një pyetje qe kishte të bënte me çështjen “nëse” do të arrinte të behej zgjerimi, por “kur” do të kryhej ky proces’. Lidhur me periudhën, Këshilli Europian deklaroi “Anëtarësimi do të kryhet sapo një vend i asociuar të jetë në gjendje të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit duke përmbushur kushtet e kërkuara ekonomike dhe politike”. Ne të njëjtën kohë, ai përcaktoi kriteret e anëtarësimit të cilave shpesh i referohemi me termin “kriteret e Kopenhagenit”’.

Këshilli Europian i Kopenhagenit përcaktoi se kriteret e anëtarësimit kërkojnë që shteti kandidat të ketë arritur: • Stabilitet te institucioneve duke garantuar demokracinë, shtetin e se drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve ; • Ekzistencën e një ekonomie funksionale të tregut sikundër dhe kapaciteti për të vepruar ne kushtet e një tregu konkurrues brenda Bashkimit Europian; • Aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit duke zbatuar objektivat politike, ekonomike dhe monetare. • Kushtet për integrim nëpërmjet rregullimit të strukturave administrative përkatëse, ne mënyre qe legjislacioni komunitar i përçuar ne legjislacionin vendas të zbatohet me efikasitet përmes strukturave të përshtatshme administrative dhe gjyqësore. Këshilli Europian i Madridit ne Dhjetor 1995 kërkoi gjithashtu që shtetet kandidate duhet të krijojnë kushtet për integrimin e tyre nëpërmjet përshtatjes se strukturave të tyre administrative. Është shume e rëndësishme qe Acquis Communautaire të transpozohet në të drejtën e brendshme të çdo vendi. Por më e rëndësishme është implementimi i tij efektiv nëpërmjet strukturave të duhura administrative dhe gjyqësore. Ky është një parakusht që kërkohet për anëtarësimin ne BE.

17. Cilat janë parimet që udhëheqin negociatat e anëtarësimit? • Përmbushja e kritereve politike është një parakusht për fillimin e negociatave. Ne rast të shkeljes të parimeve të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe zbatimin e shtetit të se drejtës mbi të cilin Bashkimi Europianështë themeluar, negociatat e pranimit duhet të pezullohen. • Negociatat bazohen mbi meritat e secilit vend, dhe shpejtësia e tyre do të varet nga progresi i tyre ne zbatimin e kërkesave për anëtarësim. • Qëllimi kryesor i negociatave të anëtarësimit është të siguroje qe çdo vend kandidat është i afte të adaptoje Acquis Communautaire ne sistemin vendas dhe ta zbatoje atë. Ne ato raste kur paraqiten vështirësi për të zbatuar plotësisht Acquis Communautaire nga momenti i anëtarësimit, Bashkimi Europianpranon disa periudha transitore të cilat duhet të kenë një kohëzgjatje të përcaktuar. • Gjate negociatave të anëtarësimit, Komisioni Europianmonitoron progresin aktual qe behet nga vendet kandidate, duke u mbështetur ne realizimin e “Kritereve te Kopenhagenit”.

• Negociatat e anëtarësimit fillojnë me “procesin screening”, i cili është një analize shume e detajuar e legjislacionit të vendit kandidat duke identifikuar legjislacionin vendas i cili duhet të harmonizohet me Acquis Communautaire. Ky proces synon shpjegimin dhe dhënien e treguesve paraprake të çështjeve qe do të shfaqen gjate negociatave.

18. Çka është Instrumenti i Para Anëtarësimit (IPA)

BE-ja ofron ndihmë të zotuar financiare para aderimit për shtetet kandidate dhe shtetet potenciale kandidate. Kjo ndihmë financiare u ofrohet përfituesve individual dhe atyre të shumtë. Qëllimi i kësaj ndihme është të ndihmojë këto shtete të paraqesin reformat e nevojshme politike, ekonomike dhe institucionale dhe që ato t’i bëjnë në harmoni me standardet e BE-së. Që nga viti 2007, shtetet kandidate dhe shtetet potenciale kandidate kanë pranuar financim të zotuar nga BE-ja dhe mbështetje përmes një kanali individual – Instrumenti për ndihmë para aderimit, ose IPA. Financimi i përgjithshëm para aderimit për periudhën 2007 – 2013 është € 11.5 bilion.

19. Çka do të thotë Acquis Communautaire?

Është term francez që paraqet një grup të parimeve, rregulloreve, udhëzimeve politike, praktikave dhe obligimeve të cilat janë pranuar me pëlqimin e shteteve anëtare të BE-së. Kjo shprehje pra tregon tërë legjislacionin e komuniteteve Europiane. Përgjithësisht, e ruan trajtën në gjuhën frënge në të gjitha gjuhët e Bashkimit Europian, dhe shpesh shkurtohet në ‘acquis\'.

20. Çka nënkupton liberalizimi i vizave dhe cilat shtete të rajonit tonë aktualisht kanë përfituar nga liberalizimi i vizave? Liberalizimi i vizave do të thotë lëvizje e lire në hapësirën Shengen. Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj). Liberalizimi i vizave lejon vetëm udhëtim të lirë, dhe jo leje pune apo përfitime të tjera. Serbisë, Malit të Zi dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë u është lejuar regjimi pa viza në dhjetor 2009 dhe Shqipërisë e Bosnjës dhe Hercegovinës në dhjetor 2010.

21. Çka nënkupton Procesi i Stabilizim - Asociimit? Procesi i stabilizim - asociimit është politika e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit perëndimor, i krijuar me qëllim të integrimit Europian. Përmes procesit të stabilizimit dhe asociimit, synimi i BE-së fillimisht ishte

të sigurojë paqe dhe siguri në rajonin e Ballkanit perëndimor, duke shërbyer si përkrahës i institucioneve demokratike me sigurimin e zbatimit të ligjit. Synim tjetër i BE-së është të mbështesë shtetet në tranzicion në zhvillimin e një ekonomie gjithëpërfshirëse të tregut që është konkurruese dhe plotësuese me atë të BE-së. Për më tepër, përmes këtij procesi BE-ja promovon bashkëpunimin rajonal në mes të shteteve të Ballkanit perëndimor, dhe përkrah shtetet në krijimin e kapaciteteve dhe kritereve për miratimin dhe implementimin e standardeve Europiane, duke përfshirë Acquis Communautaire dhe standardet ndërkombëtare. PSA vendos qëllime të përbashkëta dhe politika ekonomike për të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor, por progresi i bërë nga çdo shtet brenda këtij procesi matet individualisht. Shtetet që marrin pjesë në PSA u nënshtrohen reformave transformuese që synojnë konsolidimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës, si dhe krijimin e një ekonomie funksionale të tregut përmes një qasjeje graduale të legjislacionit të komunitetit në ligjet e tyre nacionale.

22. Çka nënkupton Marrëveshja për Stabilizim - Asociim?

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) është marrëveshje ligjore ndërkombëtare në mes të shtetit nënshkrues dhe Bashkimit Europian, dhe kryesisht bazohet në acquis communautaire të BE-së, dhe për shpalljen e saj mbështetet në legjislacionin e shtetit bashkëveprues. Marrëveshjet për stabilizim dhe asociim janë implementuar në shtetet e ndryshme të Ballkanit perëndimor që në mënyrë eksplicite nënkupton përgatitjen e shtetit përkatës për anëtarësim në BE në të ardhmen. Marrëveshjet për stabilizim dhe asociim janë të bazuara në partneritet progresiv, ku BE-ja ofron një përzierje të koncesioneve tregtare, ekonomike dhe ndihmës financiare (Programi IPA) dhe marrëdhënie kontraktuese (Marrëveshjet për stabilizim asociim).

23. Cilat vende përfshihen në rajonin e Ballkanit Perëndimor në Procesin e Stabilizim-Asociimit dhe në çfarë faze të PSA ndodhen ato? Në rajonin e Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë Kroacia, Shqipërisë, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Kosova ka të ardhme të sigurt drejt integrimit. BE ka përsëritur ( më së fundmi në Këshillin Europiantë Qershorit 2008) se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën përmban

një perspektivë të qartë Europiane në bashkërendim me perspektivën e rajonit të Ballkanit Perëndimor. BE angazhohet të luajë një rol udhëheqës në sigurimin e stabilitetit të Kosovës nëpërmjet një misioni të Politikës Europiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes në fushën e sundimit të ligjit nëpërmjet Përfaqësuesit të tij Special dhe kontributit të tij në zyrën civile ndërkombëtare. Komisioni Europiansiguron rekomandime se si mund t’i përqaset dhe se si mund t’i realizojë Kosova objektivat që ka vendosur Këshilli në Partneritetin Europianpër Kosovën. Kroacia ka qenë vend kandidat për anëtarësim në BE që prej qershorit te vitit 2004. Kroacia ishte vendi i dytë që nënshkroi një marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në në 29 tetor 2001. Kjo marrëveshje hyri në fuqi më 1 shkurt të vitit 2005. Më 3 tetor 2005, BE vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Kroacinë. Më 12 shkurt 2008 Këshilli miratoi Partneritetin e ri të Anëtarësimit për këtë vend. Shqipëria Maqedonia u bë vend kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2005. Më 18 shkurt 2008 Këshilli miratoi Partneritetin e Anëtarësimit për këtë vend, duke përditësuar Partneritetin Europiantë mëparshëm të janarit të vitit 2006. Një Marrëveshje për Lehtësimin e Lëshimit të Vizave dhe një Marrëveshje Ripranimi me BE-në ka qenë në fuqi që prej janarit të vitit 2008. MSA-ja me këtë vend është nënshkruar më 9 prill 2001 dhe ajo hyri në fuqi më 1 prill 2004. Një marrëveshje Interim që mbulonte çështjet e lidhura me tregtinë, ka hyrë në fuqi më qershor 2001. Bosnja dhe Hercegovina është një vend kandidat potencial për anëtarësim në BE sipas Këshillit Europian të Selanikut të qershorit 2003. Më 16 qershor 2008 BE-ja dhe Bosnja dhe Hercegovina nënshkruan MSAnë, e cila do të hyjë në fuqi pas përfundimit të procesit të ratifikimit. Një marrëveshje Interim, që është nënshkruar në të njëjtën ditë, hyri në fuqi më 1 korrik 2008. Komisioni Europianlançoi një dialog për liberalizimin e vizave më 26 maj 2008. Një Partneritet i ri Europianme BosnjeHercegovinën u miratua nga Këshilli më 18 shkurt 2008. Më 1 janar 2008 hynë në fuqi Marrëveshjet e Lehtësimit të Lëshimit të Vizave dhe të Ripranimit. BE vazhdon të jetë e pranishme në këtë vend brenda kuadrit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe të Politikës Europiane të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Mali i Zi është një vend kandidat potencial për anëtarësim në BE. Perspektiva e tij Europiane u ripohua

nga Këshilli më qershor 2006 pas njohjes së pavarësisë nga vendet anëtare të BE-së. Më 15 tetor 2007 Mali i Zi nënshkroi MSA-në dhe një Marrëveshje Interim. Kjo e fundit hyri në fuqi më 1 Janar 2008, ndërsa MSA-ja do të hyjë në fuqi pas përfundimit të procesit të ratifikimit. Një Partneritet Europianme Malin e Zi u miratua nga Këshilli më 22 janar 2007. Qeveria malazeze miratoi një plan veprimi për zbatimin e tij në 17 maj 2007. Marrëveshjet ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi për Lehtësimin e Lëshimit të Vizave dhe të Ri-pranimit hynë në fuqi më 1 janar 2008. Serbia është një vend kandidat potencial për anëtarësim në BE në vazhdën e Këshillit Europiantë Selanikut të qershorit 2003. Më 29 Prill 2008 BE-ja dhe Serbia nënshkruan MSA-në dhe Marrëveshjen Interim. Më 1 janar 2008 hynë në fuqi Marrëveshjet e Lehtësimit të Lëshimit të Vizave dhe të Ri-pranimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së. Më 18 shkurt 2008 Këshilli miratoi Partneritetin e ri Europianpër Serbinë.

24. Çka është tregu i vetëm i BE-së? Tregu i vetëm është njëra nga të arriturat më të mëdha të Bashkimit Europian. Instrumenti që mundësoi tregun e vetëm ishte Akti i Vetëm Europian, i cili hyri në fuqi në korrik 1987. Kufizimet e tregtisë dhe konkurrencës së lirë në mes të shteteve anëtare gradualisht janë eliminuar, duke rezultuar me rritjen e standardit të jetesës. Tregu i vetëm mbështetet nga një sërë politikash të ndërlidhura të cilat janë vendosur nga BE-ja gjatë viteve. Ata ndihmojnë për të siguruar që nga liberalizimi i tregut të përfitojnë sa më shumë biznese dhe konsumatorë që të jetë e mundur.

25. Çka është projekti Bashkëpuniomit Ndërufitar?

Projekti i Bashkëpunimit ndërkufitar është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian. Qëllimi kryesor është për të promovuar dhe për të vendosur bashkëpunimin ndërkufitar dhe të integrimit socio ekonomik në mes të rajoneve kufitare të Kosovës dhe vendeve fqinje duke forcuar lidhjet ekonomike, sociale, mjedisore dhe kulturore.

26. Çka është Partneriteti Europian Partneriteti Europian është një ndër instrumentet e dala nga Agjenda e Selanikut për të mbështetur procesin e reformimit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’i sjellë ato më afër BE-së. Partneriteti ka filluar të zbatohet në vitin 2004. Ky proces përfshinë identifikimin e prioriteteve afatshkurta dhe

afatmesme të cilat duhet të adresohen nga vendet aspirante për të hyrë në BE, gjë që do t’u ndihmojë në reformimin dhe përgatitjen për t’u anëtarësuar. Partneriteti Europian ka për qëllim të mbështesë përpjekjet Ballkanit Perëndimor për t’i arritur kriteret e pranimit në BE (Kriteret e Kopenhagës). Ai ofron strukturë koherente të reformave të cilat nevojiten, si dhe kornizën financiare përcjellëse. Vendet e përfshira zhvillojnë planet në formë të orareve të reformave dhe detajeve mbi masat të cilat priten të ndërmerren për të adresuar kërkesat për integrim të mëtutjeshëm në BE. Këto Partneritete ofrojnë një kornizë që përfshinë prioritetet që dalin nga analiza e situatës të secilit nga partnerët, dhe mbi të cilat duhet të bëhen përgatitje më intensive për t’i arritur kriteret e përcaktuara nga Këshilli Europian. Partneriti Europian rishikohet rregullisht në bazë të përparimit të arritur nga secili vend dhe rifreskohet me prioritete të reja sipas nevojës. Këshilli Europian e ka vendimin mbi principet, prioritetet dhe kushtet që duhet të parashihen në Partneritetin Europian, si dhe në intervenimet pasuese.

27. Çka është Plani i Veprimit i Partneritetit Europian (PVPE)

Plani i Veprimit i Partneritetit Europian (PVPE) është dokumenti kryesor afatmesëm planifikues i Qeverisë së Kosovës që ka për qëllim përcaktimin e veprimeve të nevojshme për zbatimin e agjendës Europiane dhe progresin në procesin e Integrimit të Kosovës në BE, në pajtim me prioritetet e identifikuara nga Partneriteti Europian. Prioritetet e Partneritetit Europian janë ndarë në prioritete afatshkurtra (1-2 vite) dhe prioritete afatmesme (3-4 vite). PVPE përfshinë këto pjesë: - Kriteret Politike - Kriteret Ekonomike - Standardet Europiane Përmbajtja dhe struktura e planit paraqitet në formë të prezantimit të reformave që janë ndërmarrë në aspektin e kornizës ligjore dhe institucionale në planin afatshkurtër dhe afatmesëm si dhe në veprimet e planifikuara për adresimin e sfidave të Raportit të Progresit të vitit të mëparshëm.

28. Çka është Procesi i Stabilizim Asociimit (PSA) Procesi i Stabilizim-Asociimit, i miratuar dhe vënë në fuqi më 1999, është korniza e politikave të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës zhvillohet procesi i integrimit të këtyre shteteve në BE deri në anëtarësimin e tyre të plotë. Ky proces ka tri qëllime strategjike:

- Stabilizimin dhe tranzicionin drejt një ekonomie të lirë dhe konkurrente të tregut - Promovimin e bashkëpunimit rajonal - Perspektivën Europiane. Përmes këtij procesi BE i ndihmon dhe i shërben si udhërrëfyes secilit vend në procesin e zhvillimit të tyre, në mënyrë që kur të bëhen anëtarë të plotë të jenë në gjendje të vënë në jetë standardet Europiane, duke i mundësuar secilit që të jetë në gjendje të luajë rolin e tij si anëtar me të drejta dhe obligime të plota. Në kuadër të negociatave të PSA-së, BE u ofron këtyre vendeve lehtësira tregtare, ndihma ekonomike, teknike e financiare, dhe marrëdhënie kontraktuale. Në kuadër të këtij procesi, përgatitja e secilit vend për anëtarësim matet duke u bazuar në përmbushjen e obligimeve të vendosura në kuadër të ‘kritereve të Kopenhagës’ (1993) dhe atyre të Madridit (1995). Këto kritere kërkojnë që secili vend të ketë: Institucione stabile të cilat garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve (kriteret politike) Një ekonomi funksionale të tregut, e cila të jetë në gjendje të përballet me presionin e konkurrencës dhe forcave të tregut brenda tregut të BE-së (kriteret ekonomike) Kapacitetet për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, në përputhje të veçantë për objektivat e bashkimit politik, ekonomik dhe monetar. Kjo në veçanti kërkon që secili vend të ketë krijuar kushtet për integrimin e tij nëpërmjet zhvillimit të strukturave të tij administrative dhe gjyqësore deri në atë nivel sa ato të sigurojnë jo vetëm integrimin e Acquis-së në legjislacionin kombëtar (transponimi), por, çka është më e rëndësishmja, vënien e tij në zbatim në mënyrë efektive (standardet Europiane). Përparimi i secilit vend drejt përmbushjes së këtyre kritereve monitorohet rregullisht dhe prezantohet në Raportet vjetore të Progresit për secilin vend, të cilat vlerësojnë se sa janë të gatshme ato të afrohen me BE-në. Instrumentet e tij janë formuluar në Samitin e Zagrebit (2000), dhe janë avancuar më tej në Samitin e Selanikut (2003), i cili futi në veprim një varg instrumentesh të reja për të mbështetur procesin e reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i shpënë ato më shpejt drejt BE-së. Instrumenti kryesor i PSA-së janë Partneritetet Europiane, të cilat BE ia ofron secilit vend të Ballkanit Perëndimor që nga viti 2004, dhe ku identifikohen prioritetet afatshkurta dhe afatmesme që duhet përmbushur me

qëllim të implementimit të reformave dhe të përgatitjes së tyre për anëtarësim në BE. Deri më tani, Kroacia, Islanda dhe Maqedonia kanë arritur statusin e vendeve kandidate, kurse Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia janë vende të mundshme kandidate.

29. Cili është Mekanizmi Përcjellës i Stabilizim-Asociimit (MPSA) Në mars 2003, BE ka vënë në fuqi dhe institucionalizuar Mekanizmin Përcjellës të Stabilizim-Asociimit (MPSA), si mekanizimin kryesor të dialogut në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ky mekanizëm ka funksionuar në dy nivele: Dialogu politik, në kuadër të të cilit janë zhvilluar Mbledhjet Plenare të MPSAsë (dy – tri herë në vit). Në këto mbledhje, të bashkë-kryesuara nga autoritetet më të larta të Qeverisë së Kosovës dhe Komisioni Europian, të dy partnerët diskutojnë arritjet në përmbushjen e Partneritetit Europian dhe kryerjen e reformave të parapara, dhe dakordohen mbi prioritetet për periudhën në vijim. Nga marsi 2003 deri në qershor 2009 janë mbajtur gjithsej 16 mbledhje të tilla. Dialogu teknik, në kuadër të të cilit janë zhvilluar Mbledhjet Sektoriale të MPSA-së (një – dy herë në vit) në gjashtë sektorë: qeverisja e mirë, ekonomia, tregu i brendshëm, inovacioni dhe kohezioni social, infrastruktura dhe bujqësia e peshkataria. Në kuadër të mbledhjeve sektoriale, shërbyesit civilë të institucioneve të Kosovës dhe ata të Komisionit Europian diskutojnë në hollësi mbi prioritetet dhe aktivitetet konkrete në kuadër të secilit sektor, gjë që gjithashtu mundëson që KE t’i ofrojë administratës kosovare këshilla e udhëzime mbi reformat strukturore që janë në përputhje me normat dhe standardet e BE-së. Qëllimi kryesor i mbledhjeve politike dhe teknike është që Komisioni Europian të përcjellë dhe monitorojë reformat e Kosovës dhe procesin e përafrimit me BE-në, në veçanti lidhur me prioritetet e parapara në Partneritetin Europian. Dialogu politik dhe teknik vazhdon edhe gjatë kohës në mes të mbledhjeve, gjatë së cilës të dyja palët punojnë në zbatimin e prioriteteve dhe aktiviteteve konkrete të dakorduara në kuadër të Partneritetit Europian për Kosovën. Deri më tani, Komisioni Europian i ka ofruar Kosovës tri dokumente të Partneritetit Europian (më 2004, 2006 dhe 2008), nga të cilat ky i fundit është në implementim e sipër. Autoritetet e Republikës së

Kosovës i implementojnë prioritetet afatshkurtra (2 vjet) dhe afatmesme (4 vjet) të parapara në kuadër të Partneritetit Europian përmes Planit të Veprimit për Partneritet Europian (PVPE).

30. Çka është Dialogu i Procesit të Stabilizim Asociimit

Pas kryerjes së Studimit të Fizibilitetit për Kosovën (gjatë tërë vitit 2009), në nëntor 2009 KE ka publikuar Komunikatën Kosova – Përmbushja e Perspektivës Europiane”, në bazë të së cilës Procesi i StabilizimAsociimit për Kosovën është avancuar nga Mekanizmi Përcjellës i StabilizimAsociimit (MPSA) në Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asociimit (DPSA). Korniza e DPSA-së ka filluar së zbatuari në fillim të vitit 2010. DPSA funksionon bazuar në qasje të njëjtë me MPSA-në, përkatësisht në dy nivele: - Dialogu politik, në kuadër të cilit zhvillohen Mbledhjet Plenare të DPSA-së; dhe - Dialogu teknik, në kuadër të cilit janë themeluar dhe funksionojnë këto forume (bazuar në strukturën e Acquis communautaire): Nën-komiteti për Reformën e Administratës Publike (RAP); Nën-komiteti për Drejtësi, Liri dhe Siguri (DLS); Nën-komiteti për Çështje Ekonomike e Financiare dhe Statistika (EFS); Nën-komiteti për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime (TIDT) Nën-komiteti për Tregun e Brendshëm, Konkurrencë, dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe atë Shëndetësore (TBKMKSh); Nën-komiteti për Inovacion, Shoqëri Informative dhe Politika Sociale (IShIPS); Nën-komiteti për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal (TMEZhR); Nën-komiteti për Bujqësi, Peshkatari, Pylltari dhe Siguri të Ushqimit (BPPSU); Dialogu me Shoqërinë Civile (DShC); dhe Komiteti i Përbashkët Monitorues (që mbulon asistencën e BE-së dhënë Kosovës).

31. Cilat institucione janë të përfshira në bashkëpunimi ndërinstitucional rreth Procesit të Integrimit Europian? Administrata Tatimore e Kosovës Agjencia Kosovare e Pronës Agjencia Kosovare e Privatizimit Agjencia Kundër Korrupsionit Agjencia për Barazi Gjinore, ZKM Agjencioni Rregullativ i Telekomunikacionit Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës Banka Qendrore e Republikës së Kosovës Dogana e Kosovës Enti i Statistikës së Kosovës Institucioni i Avokatit të Popullit

Instituti Gjyqësor i Kosovës Këshilli Gjyqësor i Kosovës Komisioni për Ndihmë Juridike Komisioni Kosovar i Konkurrencës Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial Komisioni i Pavarur i Medieve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik Komunat (MAPL) KOSTT Kuvendi i Republikë së Kosovës Ministria e Administratës Publike Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ministria e Drejtësisë Ministria e Ekonomisë dhe Financave Ministria e Energjisë dhe Minierave Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Jashtme Ministria e Shëndetësisë Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Organi Shqyrtues i Prokurimit Presidenca Prokuroria e Shtetit Zyra e Auditorit të Përgjithshëm Zyra e Kryeministrit Zyra e Rregullatorit të Energjisë Zyra Rregullative për Ujëra dhe Mbeturina

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF