Punim Diplome Ndikimi i Politikave Fiskale Dhe Doganore Ne Zhvillimin e Bizneseve Ne Kosove

January 25, 2017 | Author: Denis Spahija | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Punim Diplome Ndikimi i Politikave Fiskale Dhe Doganore Ne Zhvillimin e Bizneseve Ne Kosove...

Description

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

PUNIM DIPLOME Tema: NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE DHE DOGANORE NË ZHVILLIMIN E BIZNESEVE Në KOSOVË

Mentori:

Studentja:

Prof. Dr. Ali Sylça

Merita Kelmendi

Janar 2010

1

Përmbajtja Parathënje .................................................................................................................................... 4 Hyrje ............................................................................................................................................ 7

I.

Politikat Fiskale ....................................................................................................................... 8 1.1 Fondi monetar ndërkombëtar (FMN)................................................................................ 9 1.2 Agjencioni multilateral për sigurinë e investimeve - MIGA ............................................ 11 1.3 Eurozona .......................................................................................................................... 12

II. NVM-të shtyllë e konomisë................................................................................................... 13 2.1 NVM-të në Europë .............................................................................................................. 14 2.2 NVM-të në Kosovë ............................................................................................................. 15 2.3 Pse NVM-të? ....................................................................................................................... 18

III. Kosova dhe Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë ........................................................................ 19 3.1 Kosova dhe Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë ....................................................................... 20 3.2 Misioni i MTL-ve ............................................................................................................ 20 3.3 Përfitimet nga MTL- të .................................................................................................... 21 3.4 Kërkesat apo kriteret e kërkuara ...................................................................................... 22 3.5 Rregullat e origjinës se mallit .......................................................................................... 22

IV. CEFTA .................................................................................................................................. 23 4.1 Çfarë është CEFTA? ........................................................................................................... 24 4.2 CEFTA - Barrierat Teknike dhe Masat Sanitare dhe Fitosanitare................................... 27 4.3 CEFTA- Rregullat e origjinës.......................................................................................... 29 4.4 Çfarë është origjina e mallit? ........................................................................................... 29 4.5 Pse është koncepti i origjinës së mallit i rëndesishëm? ................................................... 30 4.6 Si përcaktohet origjina e mallit? ...................................................................................... 31 4.7 Çfarë benefitesh konkrete sjell CEFTA nëpërmjet Rregullave të Origjinës? ................. 31

2

4.8 Cilat janë rregullat e origjinës në Marrëveshjen e CEFTA-s dhe si ndryshojnë ato nga rregullat e përdoruara në Marrëveshjet Bilaterale? ............................................................... 32 4.9 CEFTA – Anti-dumping-u............................................................................................... 34 4.10 CEFTA – Liberalizimi gradual i sektorëve te Shërbimeve, Investimeve dhe Prokurimeve Qeveritare ......................................................................................................... 35 4.11 CEFTA – E Drejta e Pronësisë Intelektuale .................................................................. 35 4.12 Si ndërlidhet CEFTA me Marrëveshjet Bilaterale te Tregtisë së Lirë? ......................... 36 4.13 Cilat janë përfitimet e CEFTA-s? .................................................................................. 37 4.14 Çfarë do të përfitojnë bizneset e Kosovës nga CEFTA? ............................................... 40 4.15 Deklaratat e bizneseve rreth CEFTA-s .......................................................................... 41 Përfundim .................................................................................................................................. 42

3

Parathënje

Domosdoshmëria e fillimit të përmirësimit të gjendjes ekonomike duket se është reduktuar në nevojën e përmbushjes së standardit për ekonominë, i cili më pas bashkë me zgjedhjen e statusit, si me një shkop magjik do të zgjidhë të gjitha problemet ekonomike e sociale të Kosovës. Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik nuk ka qenë kurrë në rend të ditës, kurse gjendja keqësohet nga dita në ditë. Si shtresa të përkrahura institucionalisht më se 52 mijë familje që marrin ndihma sociale, qindra mijëra pensionistë dhe mijëra anëtarë të familjeve të dëshmorëve jetojnë në prag të varfërisë, me më pak se dy dollarë në ditë. Kosova jo vetëm që po mbetet pas vendeve të rajonit, ajo për me keq, po stagnon në të gjitha sferat e ekonomisë. Kosova është vendi me shkallën më të ulët të investimeve të huaja direkte në Evropë - rrjedhimisht pa investime nuk ka as transferim të dijes e teknologjisë moderne, nuk ka kapital të freskët, vende të reja të punës e prodhim vendor. Përkundër ekzistimit të një legjislacioni relativisht stimulues dhe angazhimeve sporadike të UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës për të bërë diç më shumë në ndryshimin e kësaj gjendje alarmante, Kosova ende mbetet larg shijimit të përparësive që sjellin investimet e huaja. Evitimi i krizave më të thella dhe krijimi i bazës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë duhet të bëhet përmes forcimit të strukturës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përmes stimulimit të prodhimit industrial, përfshirë këtu edhe sektorët e tjerë. Në ekonomitë e tregut sektori privat është një sektor dinamik në saje të energjisë ndërmarrëse dhe interesit të investitorëve , e të cilat ndihmojnë rritjen e punësimit dhe përmirësojnë produktivitetin. 4

Sot sektori privat dhe në rastin e Kosovës, sikurse edhe në shumë vende të zhvilluara dhe në tranzicion është burimi kryesor i gjenerimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së të ardhurave. Prandaj, sektori privat është afirmuar si forcë motorike e rritjes dhe transformimeve në mbarë ekonomitë, me treg, përfshirë edhe vendet e regjionit Kosova tani kalon nëpër periudhën e tranzicionit të vonuar , ku zhvillimi i sektorit të ri privat luan dhe do të luajnë një rol vendimtar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë së saj. Kjo mund të ilustrohet me faktin se shumica e iniciativave private si ato të bizneseve familjare, përjetuan një ekspansion të shpejtë në këto vite të tranzicionit, posaçërisht në sektorin e tregtisë. Kjo nuk ishte rezultat i kushteve të favorshme dhe mjedisit të përshtatshëm, por më tepër si veprim i ndërmarrësve Kosovar në sektorin në të cilën me investime më të vogla mund të realizohen fitime, dhe për shkak të xhirimit të shpejt të kapitalit. Zhvillimi i NVM private më shumë në fushën e tregtisë dhe shërbimeve dhe më pak në sektorët prodhues dhe eksportues është edhe pasojë e kushteve jo të favorshme që shkaktuan politikat makroekonomike (taksat, tregu i kredisë dhe shërbimet publike) të cilat nuk ishin të favorshme për industritë e reja dhe MVM emergjente. Periudha 10 vjeçare e okupimit dhe pastaj lufta la pasoja të mëdha në ekonominë e vendit. Por, edhe menaxhimi joprofesional dhe i papërgjegjshëm i pas luftës i shumë ndërmarrjeve shoqërore, rezultoi me jo efiçiencë dhe shkatërrim të tyre, për të cilat privatizimi ka mbetur shpresa e vetme se shoqëria do të përfitoi diçka. Kjo shihet edhe nga përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës ekonomikesociale. Ndërmarrjet private në Kosovë edhe pse shtohen në numër vazhdimisht nuk po arrijnë të kalojnë kufijtë e mikro apo ndërmarrjeve të vogla, shumica e programeve të këtyre ndërmarrjeve nuk është e orientuar nga koncepti komplementar i sektorëve të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë si energjetikë, miniera, minerale, post-telekom etj, me këtë total dhe këtë orientim zhvillimi 5

ekonomik i Kosovës nuk mund të mendohet, alternativat duhet parë në privatizimin sa më të shpejtë të ndërmarrjeve të mëdha, minierave dhe mineraleve dhe thithjes së investimeve të jashtme si dhe ngritjen e menaxhimit të ndërmarrjeve publike duke krijuar një bosht të qëndrueshëm të partneritetit mes sektorit publik dhe atij privat. Një faktor tejet i rëndësishëm për një veprimtari efikase dhe zhvillim të efektshëm të sektorit privat, është sigurimi i burimeve të financimi nga jashtë. Aktualisht në Kosovë ekziston një numër i kufizuar institucioneve dhe i instrumenteve financiare. Sistemi i financimit të NVM-ve përkundër përpjekjeve të mëdha, ende është në fazën fillestare. Mbetet kërkesë e vazhdueshme për financimin e nevojave të NVM. Aktualisht janë 6 banka komerciale të licencuara të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre në Kosovë. Megjithatë kushtet e financimit e NVM-vet dhe sektorit privat në tërësi përmirësohen shumë ngadalë si pasojë e konkurrencës ende të pamjaftueshme në sektorin e bankave komerciale. Përshpejtimi i procesit të privatizimit, dhe krijimi i një sistemi të politikave fiskale të drejtë dhe transparent, si dhe krijimi i një ambienti stabil në ekonominë e vendit, është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e sektorit privat.

6

Hyrje Kur folet për ndikimin e politikave fiskale dhe doganore në zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë, shpesh dëgjohen vetem ato negativet, shumë rrallë flitet për anët pozitive. Dihet që Kosova ka kaluar në periudhë shumë të vështirë, ka përjetuar edhe luftën me humjen e mbi 20 000 përsonave, por dihet që gjërat kan mundur të jenë më mirë edhe në ekonomi, sepse shifet që shumë pak është bërë. Sa i përket politikave fiskale mendoj që edhe doganat në një formë janë pjesë e politikës fiskale dhe aty do përqëndrohem më shumë. Në punimin tim do mundohem të ndalem tek ato pikat pozitive edhe pse edhe në to ka ankesa dhe shpesh vlerësohen si negative për Kosovën, si për shembull marrëveshja e CEFTA-s, do ceki se çfarë rëndësie ka afatgjatë dhe një përshkrim nga një këndvështrim të një ”Qeveritari”, por nuk do harroj të ceki edhe ato të këndvështrimit të një biznismeni. Në kapitullin e parë bëhet fjalë për Politikat Fiskale, në të dytin për Ndërmarrjet e Vogla dhe të mesme, të cilat janë shtyllë e Ekonomisë vendore, në kapitullin e tretë për Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë, në të katërtin për CEFTA-n, kurse në fund do e përmbyll me një përfundim të shkurtër.

7

I. Politikat Fiskale 8

1.1 Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) Gjatë vitit 2009 Kosova është bërë antare e Fondit Monetarë Ndërkombëtar, e cila e sjell edhe një siguri shtesë për zhvillim të Kosovës, se çfare është FMN, në vijim me pak fjalë do mundohemi të sçarojmë. FMN është organizatë ndërkombëtare financiare e karakterit universal me seli në Uashington. Ai promovon bashkëpunimin monetar ndërkombëtar, përkrah ekspansionin e tregtisë ndërkombëtare, promovon stabilitetin e kursit dhe eviton çrregullimet për shkak të jo stabilitetit të marrëdhënieve në mes të valutave. Kontrata mbi themelimin e FMN (1944) është përpjekur që të themelojë një sistem shumëpalësh të pagesave ndërkombëtare për mall dhe shërbime që u ndihmojnë shteteve anëtare të harmonizojnë problemet e krijuara në bilancin e pagesave në mënyrë që t’i evitojnë masat destruktive të cilat do ta dëmtonin prosperitetin kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Në kushtet e reja, pas vitit 1973 FMN shërben si institucion që u jep kredia afatshkurta shteteve të caktuara, me të cilat financohet pagesa e depozitave që krijohen me aplikimin dhe këmbimin fiks të valutave. Ky institucion paraqitet edhe si kreditor afatgjatë i vendeve në zhvillim dhe si këshilltar ekonomik i shumë vendeve. Po ashtu,mbledh dhe përpunon shënime ekonomike për vendet e veta anëtare. Veprimtaria e FMN, me palë të tjera, qëndron në lidhjen e kontratave me të cilat këmbehen valutat, ushtrimi i monitorimit të (mbikëqyrjes), konsultimeve, funksionin financiar (sigurimi i burimeve financiare) etj,. Burimet e mjeteve financiare të FMN – së janë depozitimet (derdhjet) – kuotat (kuotat quhen depozitimet e shteteve anëtare). Me rregulla të FMN, është paraparë që qëllimi i dhënies së mjeteve të jetë dhënia e kredive të përkohshme shteteve anëtarë të cilat FMN – së, ia paraqesin vështirësitë e veta rreth pagesës së importit dhe borxheve të jashtme. Mirëpo, FMN kushtëzon që ato shtete të pranojnë që të bëjnë reforma të caktuara të brendshme në mënyrë që ta korrigjojnë debalansin (jo proporcionalitetin) që është thelbi (esenca) i problemit nga i cili krijohen vështirësitë me pagesa.

9

Marrëdhënia juridike në mes të FMN – së dhe shtetit anëtar, sipas natyrës juridike nuk është mënyra punës si kredi klasike. Fjala është për aranzhmanin financiar i cili shprehet në këmbimin e një mase parash me një tjetër. Kur lidhet kontrata e aranzhmanit në mes të FMN – së, në një anë dhe anëtarëve të tij (shtetit të caktuar) në anën tjetër, anëtari me valutë të vet ne të vërtetë e blen valutën e fortë nga FMN – ja e pastaj me te, e blen valutën vet. Në këtë mënyrë shtetit anëtarë valuta e fortë i shërben si balans me të cilën e paguan mallin ose shërbimet e blera.

10

1.2 Agjencioni multilateral për sigurinë e investimeve MIGA1 (Multilateral Investment Guarantee Agency)

Kur dihet që për thithjen e investime të huaja duhet garanca që investimi s’do jetë i humbur, Qeveria bashpunon me Agjencioni multilateral për sigurinë e investimeve (MIGA), se kush dhe çfare është MIGA do mundohem që me pak fjalë të të bëjmë më të qartë për ju me atë që pason në vijim. Agjencioni multilateral për sigurinë e investimeve (MIGA)2 është formuar në vitin 1988 dhe si i tillë është institucioni i fundit i themeluar e që bënë pjesë në Grupacionin Banka Botërore. Ky agjencion mbështet investimet direkte në vendet me zhvillim. Këtë e bënë në atë mënyrë që siguron garanci kundër rrezikut (ndikimit) politik (jo komercial) i cili do t’i shkaktonte dëm investitorit. Investitorët, kur sigurojnë mbrojtjen e MIGA – t, janë me të gatshëm për të investuar në vende të cilat, sipas mendimit të vet investuesit, nuk janë mjaft të sigurta për të investuar në projekte. Pra me këtë bashpunim, Qeveria ka bërë një hap tutje që të kemi investime të huaja, ku dihet se ato në një formë janë edhe “katalizator” i ekonomisë.

1 2

http://www.invest-ks.org/?cid=2,63 Dr. Armand Krasniqi, Konventat në Ekonomi dhe Turizëm

11

1.3 Eurozona Marrja pjesë e Kosovës në Eurozonë, i ndihmonë shumë në bërjen e tregtisë si dhe në investimet që bëhen këtu, pasi që eliminohen mundësia e rreziqeve në ndrimin e valutave. Eurozona3 është një bashkim valutor i 16 vendeve të BE-së të cilat kanë adoptuar euron si valutë të vetme zyrtare. Momentalisht përbëhet nga Austria, Belgjika, Qipro, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja. Ndërsa tri mikroshtete Evropiane – Monako, San Marino dhe Vatikani – kanë lidhur marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke i lejuar ato të përdorin euron si valutë zyrtare dhe të shtypin atë, ato nuk formojnë Eurozonën. Andorra, Mali i zi dhe Kosova janë mes atyre që përdorin euron si valutë të vetme pa kurrfarë marrëveshje. Varësisht nga kurset e këmbimit e përdorura, Eurozona është ekonomia më e madhe ose e dytë më e madhe në botë. Politikat monetare të vendeve të BE-së brenda zonës janë përgjegjësi e Bankës Qendrore Evropiane, megjithëse nuk ka përfaqësim të zakonshëm, qeverisja e politikave fiskale për unionin valutor.

3

http://sq.wikipedia.org/wiki/Eurozona

12

II. NVM-të shtyllë e konomisë 13

2.1 NVM-të në Europë

Shtyllë kryesore e ekonomisë moderne janë sot ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Në Bashkimin Evropian rreth 99% e të gjitha ndërmarrjeve janë NVM dhe punësojnë rreth 65 milionë njerëz4. Këto ndërmarrje janë bërthama e inovacionit dhe bazë e zhvillimit të ekonomisë së një vendi. Ato i përshtatën shumë më lehtë ndryshimeve të jashtme dhe paraqesin bazën kryesore të targambledhjes. NVM-të janë ato që bartin barrën e zhvillimit të sektorëve të veçantë të ekonomisë dhe pak nga pak absorbojnë masat e gjera të të papunëve. Për këto arsye, shtetet e Bashkimit Evropian ofrojnë programe të shumta të përkrahjes profesionale e financiare të këtyre ndërmarrjeve.

4

Kujtim DOBRUNA Udhëzues mbi themelimin e ndërmarrjeve të reja në Kosovë

14

2.2 NVM-të në Kosovë5 Zhvillimi i Sektorit Privat në Kosovë mund të karakterizohet si zhvillim i NVM-ve për faktin se ato përbëjnë rreth 99 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve, ndërsa privatizimi deri vonë ka qenë i neglizhuar dhe ende efektet e tij në ekonomi nuk janë të dukshme. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme promovojnë zhvillimin ekonomik, dhe kjo mund të vërehet përmes ndikimit dhe kontributit të tyre në punësim dhe në rritjen e bruto produktit vendor (GDP). Kosova në periudhën e pasluftës ka shënuar një progres të madh në plotësimin e infrastrukturës ligjore sidomos në fushat ku atakohen bizneset e vogla. Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare ka përgatitur një pako të ligjeve disa nga të cilat janë aprovuar e disa prej tyre janë në procedurë parlamentare të aprovimit. Megjithatë, mungesa e infrastrukturës së mirëfilltë ligjore që rregullon mënyrën e themelimit dhe të funksionimit të NVM në Kosovë, mungesa e makro-politikave ekonomike që mbështesin zhvillimin e sektorit privat dhe në veçanti NVM, po e pengon edhe më tutje funksionimin e qetë dhe zhvillimin normal të NVM-ve, një pjesë e të cilave edhe ashtu me shumë vështirësi dhe investime të rrezikuara kishin mbijetuar vitet e ’90. Barrierat kryesore te adresuara nga sektori privat janë: mungesa e institucioneve të mirëfillta financiare-bankare, mungesa e sistemit të kontrollit,

5

http://www.sme-ks.org/repository/docs/StrategjiaeZHSP.pdf

15

kolapsi i ish ndërmarrjeve të mëdha shoqërore, zgjatja e procesit të privatizimit dhe politikat diskutabile operacionale. Sektori privat gjithashtu ballafaqohet edhe me probleme tjera si mungesa e energjisë elektrike, konkurrenca jo fer, probleme lidhur me transport dhe telekomunikacion, edukim dhe aftësi menaxheriale, etj. Përkundër këtyre pengesave, gjatë periudhës së pasluftës sektori i NVM-ve ka treguar rritje të vazhdueshme. Kështu, deri ne fund të vitit 2003 ishin të regjistruar 27,920 biznese, nga të cilat 26,399 biznese individuale, me pronar të vetëm, ndërsa deri në fund të vitit 2004 numri i bizneseve arriti në 39.257. Në fund të dhjetorit 2005, në Kosovë kishte 50,591 biznese të regjistruara. Në fushën e tregtisë, Kosova po përjeton një epokë të liberalizimit. Kosova ka nënshkruar dhe është duke zbatuar deri tani marrëveshje të tregtisë së lire me vendet e rajonit Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Gjendja e prodhimtarisë industriale në Kosovë po ballafaqohet me probleme të mëdha të cilat janë pjesë përbërëse e një ekonomie të re e cila tani po lind. Duhet të theksohet se industria shoqërore në Kosovë edhe para vitit 1999 ishte shumë e pa zhvilluar (industria private ishte e papërfillshme dhe me shumë artizanate) ndërkaq struktura e saj nuk përshtatet fare tani më rrethanat e reja ekonomike të krijuara në Kosovë. Marrë parasysh humbjen e tregjeve potenciale, shkatërrimin e bazës materiale dhe financiare gjatë luftës dhe para saj, mungesën e investimeve, administrimin dhe keq menaxhimin gjatë dy dekadave, në ditët e sotme kjo industri është e paralizuar prandaj ndikimi i saj në zhvillimin ekonomik të Kosovës është i papërfillshëm dhe shpëtim për të është procesi i privatizimit dhe ndërrimi i titullarit të saj.

16

Deri tani, nga Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit (që zotëron personalitet të plot juridik dhe njëkohësisht menaxhon dhe e kontrollon procesin e privatizimit te ndërmarrjeve shoqërore dhe publike) janë shpallur 16 raunde të privatizimit, ku janë privatizuar 235 ndërmarrje shoqërore dhe publike. Kosova ka mungesë të praktikumit dhe aplikimit të mekanizmave dhe instrumenteve të ndryshëm financiar. Të vetmit mekanizma që NVM-ve iu japin qasje në financa përveç burimeve informale janë institucionet mikro-financiare dhe linjat kreditore të bankave komerciale të cilat edhe më tutje janë të shtrenjta dhe shpesh herë shumë burokratike. Plotësimi i kërkesave të sektorit të NVM-ve për kredi nga ana e bankave komerciale edhe pse po përmirësohet në krahasim me vende tjera ende është i vogël, kjo gjendje edhe më shumë rritë koston e një kredie biznesore në Kosovë.

17

2.3 Pse NVM-të?

Besimi ne idenë dhe në forcat vetanake, gatishmëria për të rrezikuar kapitalin, dëshira për pavarësi individuale, aftësia për të krijuar kontakte, motivacioni dhe zellshmëria dhe aftësia për të menduar dhe krijuar janë vetëm disa nga karakteristikat e një ndërmarrësi të suksesshëm. Krahas kësaj, suksesi i ndërmarrësisë së mirëfilltë ndërlidhet drejtpërdrejt edhe me kualifikimet profesionale të themeluesit dhe me dituritë e tij në lëmin e biznesit. Pikëmbështetje qenësore e ndërmarrësve të suksesshëm është mbështetja nga miqtë dhe familja në realizimin e idesë. Andaj kërkon mbështetje dhe përkrahje nga rrethi familjar, gjë që ndihmonë në realizimin e ideve. Krijimi i një ndërmarrje të suksesshme paraqet njëherësh edhe një bazë sigurie financiare për ndërrmarrësin dhe familjen e tij.

18

III. Kosova dhe Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë 19

3.1 Kosova dhe Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë6

Kur flasim për politikat fiskale dhe doganore dhe ndikimin e tyre ne ekonomi, nuk duhet lënë pa përmendur edhe marrëveshjet e tregtisë së lirë që Kosova ka nënshkruar me shtetet fqinje. Disa nga ato janë: • Kosovë –Shqipëri (Qershor 2003), hyri ne fuqi Tetor 2003 • Kosovë- Maqedoni (Gusht 2005), hyri ne fuqi Shkurt 2006 • Kosovë – Kroaci (Shtator 2006), hyri ne fuqi Nëntor 2006 • Kosovë – B. Hercegovina Tetor 2006, hyri në fuqi Dhjetor 2006

3.2 Misioni i MTL-ve Disa nga qëllimet e marrëveshjeve të lira janë: • Ambient i ri ekonomik • Konsolidimi i reformave te filluara • Bilanc tregtar te përmirësuar • Këmbim tregtar pa barriera te tepërta • Nxitje të eksporteve, dhe mbështetje te mëtejshme me politika fiskale 6

http://www.food-ks.org/repository/docs/CEFTA_shqip.pdf

20

* Për prodhuesit vendore * Eksportuesve potencial * Industrive te reja te sapokrijuara, me potencial eksporti, apo substituimi të importit • Këmbim tregtar në interes reciprok (kombinim efikas)

3.3 Përfitimet nga MTL- të

Se cilat janë përfitimet nga këto marrëveshje për tregti të lirë do i cekim në vijim: •

Tregu i furnizuar mire

• Konkurrenca e rritur • Ulja e çmimeve • Nxitje për përsosjen e teknologjisë • Ulje kontrabandës • Nxitje pre rritjen e investimeve te huaja prodhues • Nxitje për eksport

21

3.4 Kërkesat apo kriteret e kërkuara

• Parimi i mos diskriminimit • Aplikimi i ligjeve jo diskriminuese • Ati-Dumpingu • Mbrojtje te konsumatoreve • Politika te reja tregtare • Ndalon monopolet shtetërore me karakter tregtar • Eliminon taksat te eksportit apo taksave tjera me efekt ne eksport • Eliminon dallimet e thella ne tarifa doganore normale, sidomos për produktet bujqësore.

3.5 Rregullat e origjinës se mallit

Statusin e origjinës e përfiton produkti atëherë kur: • Produkti tërësisht prodhohet në vend • Produkti i nënshtrohet proceseve/përpunimeve shtesë

22

IV. CEFTA 23

4.1 Çfarë është CEFTA?

CEFTA (Central European Free Trade Agreement) është një marrëveshje e tregtisë së lirë në të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dheMoldavia. Marrëveshja e parë e CEFTA-s u nënshkrua nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia ne Dhjetor 1992 dhe hyri ne fuqi ne Korrik 1994. Nëpërmjet CEFTA-s këto vende pjesëmarrëse u mobilizuan për t’iu qasur institucioneve politike, ligjore dhe ekonomike te Bashkimit Evropian, duke forcuar ne këtë mënyrë demokracinë dhe ekonomitë e tyre te tregut. Sllovenia iu bashkua CEFTAs ne 1996, Rumania në 1997, Bullgaria në 1999, Kroacia në 2003 dhe Maqedonia në 2006. Meqenëse në 2007 te gjitha palët e mëparshme te CEFTA-s kishin hyrë ne Bashkimin Evropian dhe kishin dalë nga CEFTA, u vendos që CEFTA të shtrihej në pjesën e Ballkanit të mbetur jashtë BE-se. Në këtë kohë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia kishin nënshkruar një numër te madh marrëveshjesh bilaterale te tregtisë se lire ne kuadrin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Këto u zëvendësuan nga një marrëveshje e vetme multilaterale - CEFTA. Në shtypin dhe media e Kosovës kohet e fundit është folur shumë për CEFTA-n dhe për ndikimin e saj në ekonominë e Kosovës. Përgjithësisht diskutimet janë përqendruar ne aspekte te shkëputura te CEFTA-s, sidomos në liberalizmin e tarifave doganore me vendet e rajonit. Mirëpo ne te vërtete, duke qene një marrëveshje me një natyrë shumëdimensionale, CEFTA është shume me tepër sesa thjesht një marrëveshje për 24

tarifat doganore. Në ketë aspekt, është shumë e rëndësishme që CEFTA të shihet në një kontekst më të gjerë dhe nga këndvështrime të ndryshme në mënyrë që të kuptohet për atë fare ajo është ne te vërtete. Si fillim është i nevojshëm një shpjegim i shkurtër i përmbajtjes dhe qëllimit te CEFTA-s. Nga këndvështrimi politik, CEFTA është pjesë e përpjekjeve të vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian (BE) për te krijuar një treg rajonal qe mundëson zhvillimin ekonomik dhe që do e kontribuoje eventualisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit politik ne Ballkan. CEFTA është vetem një element i integrimit ekonomik rajonal. Elemente po aq të rendesishem të ketij integrimi janë iniciativa në fusha të tjera si Komuniteti i Enegjisë, Zona e Përbashket e Aviacionit, Memorandumi i Europes Juglindore ne fushen e Transportit, Iniciativa e Evropes Juglindore në fushën e Telekomunikacioneve dhe Internetit, Kompakti i Investimeve, etj. Të gjitha këto iniciativa synojnë krijimin e një tregu të përbashket rajonal që në një fazë të mëvonshme do të integrohet në tregun e madh Europian. Në fakt, CEFTA është një instrument i para-hyrjes (pre-accession) në BE. Çdo vend i ish-bllokut komunist që është bërë anëtar i BE-së sot, ka qenë mepare anetar i CEFTA-s. Në të njejtën mënyrë, çdo vend që është në procesin e hyrjes ne BE, është bere sot anëtar i CEFTA-s. Hyrja eventuale e Kosovës në BE kërkon përgatitje në aspektin institucional dhe në atë të administrimit të marrëdhënieve me vendet e tjera anëtare. Me specifikisht, hyrja e Kosoves në BE do të thotë liberalizim dhe intensifikim i marrëdhenieve tregtare me vendet e BE-së. Nga ky këndveshtrim, CEFTA i ofron Kosovës një mundësi për tu ushtruar dhe për tu mësuar me rregullat e lojes në një treg rajonal në mënyrë që procesi i integrimit në

25

BE të përballohet me sukses. Të gjitha vendet e tjera ishkomuniste kanë kaluar në këtë proces. Nga kendveshtrimi ekonomik, CEFTA do te ndihmoje zhvillimin ekonomik në rajon me anë të liberalizimit dhe zhvillimit të tregtisë. Eksperienca botërore e ka provuar se vendet që ia mbyllin dyert tregëtisë ia mbyllin dyert zhvillimit. Shqipëria e viteve të komunizmit dhe Koreja e Veriut e diteve të sotme janë shembuj tipikë të dështimit të politikave të izolimit dhe mbylljes së dyerve. Që në kohët e lashta, shkëmbimet tregtare kanë qene faktori më i rendesishëm i zhvillimit kulturor dhe ekonomik të rajoneve, shteteve e perandorive. Mënyra se si CEFTA do të lehtësoje zhvillimin e tregtise është nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë midis vendeve pjesëmarrëse në nivele politike dhe teknike; harmonizmit te politikave, institutcioneve dhe rregullave që lidhen me tregtinë; liberalizmit të tarifave doganore; eleminimit të barrierave jotarifore; dhe, aplikimit te rregullave të favorshme të origjines. Siç e ceka edhe më lart, është e rëndesishme të kuptohet që zbatimi i CEFTA-s nuk lidhet vetem me liberalizimin e tarifave doganore në tregtinë me vendet e rajonit. Perkundrazi, tarifat doganore janë vetem një pjesë e vogël e asaj çka përfshin CEFTA. Në vijim nuk do të ndalem në hollësitë teknike të asaj çka përmban CEFTA por do të perpiqem të përqendrohem në elementet më të rëndesishme.

26

4.2 CEFTA - Barrierat Teknike dhe Masat Sanitare dhe Fitosanitare

Një nga fushat më të rëndësishme që prek CEFTA është ajo e Barrierave Teknike dhe Masave Sanitare dhe Fitosanitare. CEFTA do ti mundesoje vendet pjesëmarrëse të harmonizojnë standartet teknike dhe masat sanitare dhe fitosanitare që ato perdorin për të siguruar shëndetin e njerezve, kafsheve dhe bimeve te tyre. Shpesh standartet teknike dhe masat sanitare dhe fitosanitare përdorën për të penguar tregtine e lirë të mallrave ose për të diskriminuar mallrat e nje vendi te caktuar. Nëpërmjet krijimit të një forumi të përbashkët, CEFTA do të bëje të mundur që këto masa të mos bëhen pengese kundër tregtise së lirë dhe të përdoren vetem atëherë kur janë shkencërisht të justifikueshme. Ky element i CEFTA-s është shumë i rëndesishem për tregtaret Kosovarë. Është fakt që gjatë viteve të fundit tregtarët Kosovarë janë perballur me lloje të ndryshme barrierash jo-tarifore. Për shembull, në disa raste atyre nuk u është njohur origjina e mallit të tyre, në raste të tjera nuk u jane njohur tabelat e automjeteve, shumë herë u është ndaluar eksporti i prodhimeve ushqimore për shkak të mosnjohjes së certifikateve sanitare, kurse herë të tjera janë mbajtur për procedura doganore në doganat e vendeve fqinje për ditë të tëra duke iu shkaktuar humbje te mëdha financiare. CEFTA ofron një forum ku këto probleme të diskutohen në nivel rajonal dhe të zgjidhen efektivisht. Më parë institucionet kosovare kanë qenë të detyruara ti ngrenë këto probleme në mënyre bilaterale. Në forume bilaterale fuqia e Kosoves ka qenë e kufizuar, jo pak edhe për shkak të Statusit te paqarte që deri vonë kishte Kosova. 27

Ky problem eleminohet nëpërmjet CEFTA-s. Në këtë forum multilateral fuqia e Kosovës rritet për shkak se mbi vendin që thyen rregullat e përbashketa dhe bllokon tregtinë e lirë në mënyrë diskriminuese ushtrojnë presion të gjitha palët bashke. Është e rëndësishme të theksohet që CEFTA i mundëson Kosovës zgjidhjen e problemeve tregtare me Serbine, gjë e cila deri me sot ka qenë praktikisht e pamundur për shkaqe që dihen.

28

4.3 CEFTA- Rregullat e origjinës Një tjetër element i rëndësishëm i CEFTA-s janë rregullat e origjinës. CEFTA i lejon prodhuesve Kosovarë të importojnë lënde të para nga vendet pjesëmarrese të CEFTA-s dhe ti përdorim ato për përftimin e prodhimeve kosovare pa e rrezikuar origjinën Kosovare të prodhimit përfundimtar. Me fjalë të tjera, çdo lëndë e parë e importuar nga vendet e CEFTA-s mund të përdoret sikur të ishte prodhim Kosovar dhe produkti përfundimtar mund të eksportohet me tarifë doganore zero (trajtim preferencial) në secilin vend të CEFTA-s. Në marreveshjet bilaterale të tregtise së lirë ky përfitim nuk ishte i mundur. Për të mos e rrezikuar origjinën e prodhimit të tij, një prodhues kosovar ishte i detyruar të përdorte vetëm lëndë të para nga vendi ku do ta eksportonte prodhimin përfundimtar. Ndërsa CEFTA i lejon këtij prodhuesi të importoje lëndë të parë nga cilido vend i CEFTA-s dhe ta eksportoje produktin perfundimtar ne cilindo vend te CEFTA-s.

4.4 Çfarë është origjina e mallit?

Ashtu si çdo njeri i përket një vendi të veçantë, edhe mallrat kanë një origjinë të caktuar. Në rastin kur malli prodhohet krejtësisht në një vend, origjina e tij është e qartë. Për shembull prodhimet bujqësore, blegtorale, pyjore, minerale (ne përgjithësi lende te para) marrin automatikisht origjinën e vendit ku prodhohen. Por një pjesë e madhe e mallrave (kryesisht ato të përpunuara) prodhohen duke

29

përdorur inpute ose pjesë të importuara nga një vend tjetër. Për shembull, lëngu i frutave i prodhuar në Kosove mund te jete përftuar duke përdorur ekstrakte te frutave të importuara nga Maqedonia dhe sheqer të importuar nga Turqia. Në ketë situate, pyetja që shtrohet është: “lëngu i prodhuar ne Kosove a do te ketë origjinë Kosovare, Maqedonase apo Turke”? Vendosja e kritereve të qarta për përcaktimin e origjinës së mallrave i jep përgjigje të saktë kësaj pyetjeje.

4.5 Pse është koncepti i origjinës së mallit i rëndesishëm? Koncepti i origjinës së mallit bëhet i rëndësishëm në rastin e trajtimit preferencial që një vend i bën prodhimeve të një vendi tjetër. Për shembull,nëpërmjet sistemit te “Preferencave Tregtare Autonome”, Bashkimi Evropian i lejon prodhimet Kosovare të hyjnë në tregun e përbashkët Evropian pa ndonjë tatim doganor. Nga ana tjetër, prodhimet Kineze, për shembull, nuk e gëzojnë ketë trajtim preferencial. Në këtë situatë, për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që vetëm mallrat Kosovare të përfitojnë nga ky trajtim. Mallrat e importuara në Kosovë nga Kina nuk duhet të hyjnë ne BE duke përfituar nga trajtimi preferencial qe i është akorduar vetëm Kosovës. Gjithashtu, mallrat e importuara nga Kina dhe që nuk kanë pësuar ndonjë përpunim apo transformim të rëndësishëm në Kosove (p.sh. vetëm paketim dhe etiketim) nuk mund të hyjnë në BE duke përfituar trajtimin preferencial që i përket Kosovës. Për këto arsye është e nevojshme të përcaktohet qartë se cilat mallra do të njihen nga BE si mallra të Kosovës. Kjo heshtje zgjidhet me anë të konceptit të “rregullit të origjinës”.

30

4.6 Si përcaktohet origjina e mallit?

Siç u përmend edhe më lart, kur malli është prodhuar në një etapë të vetme ose përftohet krejtësisht në një vend të vetëm, atëherë origjina e tij është relativisht e lehtë për tu përcaktuar. Në rastet kur malli është prodhuar duke përdorur materiale ose pjesë të importuara nga një vend tjetër, për të përcaktuar origjinën e tij përdorën rregullat e origjinës. Këto rregulla përcaktojnë metodën qe përdoret për të vlerësuar nëse malli në fjale ka pësuar përpunim të mjaftueshëm ose i është nënshtruar një transformimi thelbësor në mënyre që të marrë origjinën e vendit ku u krye ky përpunim ose transformim.

4.7 Çfarë benefitesh konkrete sjell CEFTA nëpërmjet Rregullave të Origjinës? Cili përpunim është i mjaftueshëm dhe sa thelbësor duhet të jetë transformimi në mënyre qe malli të marrë origjinën e vendit ku është bërë transformimi? Për këto përdoren disa kritere që masin shkallen e transformimit. Fatkeqësisht, nuk ekziston një rregull origjine i thjeshtë, standard dhe universal për te gjitha vendet. 31

Në praktikat tregtare zakonisht përdoren tre metoda kryesore për të përcaktuar nëse përpunimi ka qenë i mjaftueshëm dhe transformimi thelbësor: • Ndryshimi i klasifikimit tarifor sipas Nomenklatures Doganore; • Sasia minimale e vlerës se shtuar (përqindja e vlerës); • Një proces i caktuar i përpunimit; • Kombinimi i metodave te mësipërme. Asnjë nga këto metoda nuk është superiore. Secila ka te mirat dhe dobësitë e veta. Disa marrëveshje të tregtisë përdorin vetëm një metode për të gjitha llojet e mallrave.

4.8 Cilat janë rregullat e origjinës në Marrëveshjen e CEFTA-s dhe si ndryshojnë ato nga rregullat e përdoruara në Marrëveshjet Bilaterale?

Në marrëveshjet bilaterale të tregtisë së lirë përdoren të tgjitha llojet e metodave te përmendura me lart për të përcaktuar origjinën. Çdo marrëveshje ka një listë shumë të gjatë prodhimesh dhe grupprodhimesh për të cilat specifikohet qartë metoda që përdoret për përcaktimin e origjinës. Akumulimi qe aplikohet ne këto marrëveshje është ai bilateral. Mënyra se si funksionon ky lloj akumulimi mund te shpjegohet me një shembull konkret.

32

Një prodhues Kosovar mund të blejë pëlhurë nga Maqedonia dhe të prodhojë rroba. Nëse nuk do të aplikohej akumulimi bilateral me Maqedoninë, rrobat e prodhuara në Kosovë nuk do te përftonin origjinën Kosovare sepse përpunimi i bërë në Kosovë nuk do të ishte i mjaftueshëm (transformimi i mjaftueshëm do të ishte nga fill në rroba). Në ketë rast ky mall do të hynte në Maqedoni me tarifën jopreferenciale qe aplikon Maqedonia. Mirëpo me anë të marrëveshjes bilaterale, Kosova e akumulon origjinën me Maqedoninë. Kjo do të thotë që pëlhura e importuar nga Maqedonia konsiderohet me origjine Kosovare. Në ketë mënyrë plotësohet kushti i transformimit të mjaftueshëm dhe rrobat e përftuara marrin origjinën Kosovare dhe mund të eksportohen përsëri në Maqedoni me tarifë zero. E njëjta gjë ndodh me vendet e tjera me të cilat Kosova ka marrëveshje bilaterale (Shqipëria, Bostia, Kroacia). Megjithatë është e rëndësishme të kuptohet që nëse prodhuesi Kosovar e blen pëlhurën në Maqedoni, ai nuk mund ti eksportoje rrobat me tarife zero ne Shqipëri sepse origjina nuk akumulohet kur lënda e parë (pëlhura) është blerë jashtë Shqipërisë. Domethënë akumulimi bëhet vetëm midis dy palëve (Kosove – Maqedoni, ose Kosove – Shqipëri, ose Kosove – Mal i Zi, etj.). Marrëveshjet bilaterlate te tregtisë se lire tashme janë zëvendësuar nga marrëveshja e CEFTA-s. Në baze të kësaj marrëveshje, prodhimet me origjinë Kosovare kanë mundësi të hyjnë me tarife zero në vendet anëtare të CEFTA-s (Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Mal i Zi, Bostia dhe Hercegovina, Kroaci dhe Moldavi). Në ketë marrëveshje, të gjitha metodat e përmendura më lart përdoren për të përcaktuar origjinën e mallrave. Lista e metodës që përdoret për secilin produkt ose grup produktesh është shumë e gjatë. Akumulimi që aplikohet në ketë marrëveshje 33

është ai diagonal. Mënyra se si funksionon ky lloj akumulimi mund të shpjegohet me një shembull konkret. Një prodhues Kosovar mund të blejë pëlhurë nga një vend i CEFTA-s, p.sh. Maqedonia, dhe të prodhoje rroba. Pëlhura e importuar nga Maqedonia konsiderohet me origjinë Kosovare dhe transformimi në rroba është i mjaftueshëm për të kënaqur rregullin e origjinës. Rrobat e përftuara marrin origjinën Kosovare dhe mund të eksportohen me tarife zero jo vetëm në Maqedoni (siç ishte rasti i marrëveshjeve bilaterale) por në çdo vend tjetër anëtar te CEFTA-s.

4.9 CEFTA – Anti-dumping-u CEFTA merr në konsiderate edhe rastet e mundshme kur tregu i një vendi dëmtohet nga importet e një vendi partner në marrëveshje. Për ti krijuar vendeve pjesëmarrëse mundësi për ti mbrojtur sektorët ose aktivitetet e tyre, CEFTA lejon përdorimin e instrumenteve te Anit-dumping-ut dhe Masave Mbrojtëse. Anitdumpingu, për shembull, është një politike qe lejon ngritjen e tarifave doganore ose vendosjen e kufizimeve ne import kur vihet re qe prodhimi i një vendi te caktuar shitet në tregun e Kosovës nën çmimin real të prodhimit. Kjo mund të ndodhe në rastin kur në një vend partner ka prodhim shume të madh të një produkti të caktuar dhe e hedh prodhimin e tepërt nëe Kosove duke e shitur nën koston e prodhimit. Në këtë rast, nëse ne mund të provojmë se ky prodhim i importit po shkakton dëmtime serioze te prodhimit vendor, kemi të drejtë të kufizojmë përkohësisht importet nga vendi ne fjale nëpërmjet tarifave më të larta ose kuotave të përkohshme. 34

Masat mbrojtëse përdoren në mënyre të ngjashme si anit-dumpingu, por ato ndërmerren edhe kur çmimi i importit është mbi koston e prodhimit - e rëndësishme është të provohet se importi po shkakton dëmtim serioz te sektorëve te caktuar.

4.10 CEFTA – Liberalizimi gradual i sektorëve te Shërbimeve, Investimeve dhe Prokurimeve Qeveritare Element tjetër i rëndësishëm i CEFTA-s është liberalizimi gradual i sektorëve te Shërbimeve, Investimeve dhe Prokurimeve Qeveritare. Në këto sektorë synohet hapja ndaj konkurrencës se lire ne rajon dhe eliminimi i diskriminimit te investitorëve rajonale. Ky liberalizim do ti mundësoje bizneset kosovare të veprojnë në tregjet e vendeve partnere në mënyrë të barabartë e të pa diskriminuar.

4.11 CEFTA – E Drejta e Pronësisë Intelektuale Në fushën e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale CEFTA synon mbrojtje me efektive të këtyre të drejtave. Qëllimi është tërheqja e investimeve të huaja dhe promovimi i investimeve reciproke ndërmjet vendeve anëtare duke mbrojtur pronësinë intelektuale të investitorëve në mënyre uniforme përgjatë gjithë rajonit.

35

4.12 Si ndërlidhet CEFTA me Marrëveshjet Bilaterale te Tregtisë së Lirë? Kosova gjatë gjashtë viteve të fundit, nën kuadrin e Paktit të Stabilitetit (iniciative kjo e promovuar nga Bashkimi Evropian), ka negociuar dhe nënshkruar katër Marrëveshje Bilaterale të Tregtisë së Lirë me vendet fqinje: Shqipëria, Maqedonia, Bostia dhe Hercegovina, dhe Kroacia. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve ka qene përmirësimi i bashkëpunimit tregtar dhe rritja e shkëmbimit të mallrave me këto vende. Nga aspekti tarifor, me Shqipërinë dhe Bosnjën është bere liberalizmi i plotë i tregtisë, ndërsa me Maqedoninë dhe Kroacinë është arritur një liberalizim asimetrik, qe do te thotë që produket e Kosoves hyjnë pa detyrim doganor në keto vende, ndërsa disa prodhime sensitive të Kosoves janë të mbrojtura me anë të aplikimit të detyrimit doganor në Kosovë. Nen kuadrin e Paktit të Stabilitetit, të gjitha vendet e rajonit kanë nenshkruar marreveshje bilaterale të tregtise midis tyre. Pas një ekperience të suksesshme disavjecare me marreveshjet bilaterale, gjatë vitit 2006 vendet e rajonit ranë dakord që ta zëvëndësojnë rrjetin ekzistues te marrëveshjeve bilaterale (mbi 30 marrëveshje te tilla) me një marrëveshje te vetme (CEFTA). Epërsitë e në marrëveshje të vetme ndaj rrjetit të marrëveshjeve bilaterale janë te shumta. Disa prej këtyre epërsive janë si vijon: • Marrëveshja e vetme do të sjellë uniformitet rregullash dhe politikash, në vend të rregullave dhe politikave të ndryshme për secilën marrëveshje bilaterale.

36

• Marrëveshja e vetme do të përmirësoje transparencën për kompanitë që operojnë midis kufijve. Domethënë një kompani që vepron në disa vende të rajonit do të ndeshet me të njëjtat rregulla dhe politika, si në Kosovë ashtu dhe në Maqedoni ose Shqipëri. • Marrëveshja e vetme e bën më të lehtë zbatimin për qeverinë. Në vend të një numri të madh marrëveshjes bilaterale, qeveria implementon vetëm një marrëveshje të përbashkët. • Marrëveshja e vetme përmirëson bashkëpunimin rajonal. Të gjitha vendet negociojnë se bashku. Për Kosovën për shembull, kjo marrëveshje paraqet një mundësi për të zgjidhur problemet tregtare me Serbinë, gjë e cila nuk mund të bëhej në mënyre bilaterale. • Është e rëndësishme të theksohet se regjimi tarifor (përfshi edhe mbrojtjen e siguruar për prodhimet sensitive) i arritur në marrëveshjet bilaterale do të mbartet plotësisht në CEFTA.

4.13 Cilat janë përfitimet e CEFTA-s? Për një vend pa qasje në det, integrimi rajonal në përgjithësi, dhe marrëdhëniet e mira tregtare me vendet fqinje në veçanti, marrin një rendësi të veçante. Tregtia e lire është e domosdoshme për Kosovën sepse jo vetëm që i mundëson importimin e lendeve te para dhe prodhimeve te gatshme që nuk mund të prodhohen në vend, po i siguron edhe qasje në tregje me potencial për eksportet e saj.

37

Gjithashtu, është e rëndësishme te kuptohet qe investitorët e mëdhenj nuk janë aq te interesuar për tregun 2 milionësh të Kosovës, sa janë të interesuar për tregun rajonal prej 20-30 milionësh ku mund të shfrytëzojnë fuqinë punëtore dhe tregun e lëndëve të para dhe ku mund të shesin më pas prodhimet e tyre. Gjithashtu, këta investitorë e shohin ketë treg rajonal edhe si mundësi për t’iu qasur në mënyrë preferenciale tregut gjigant Evropian. Ky treg rajonal nuk do të materializohet nëse CEFTA nuk zbatohet efektivisht. Tregtia e lirë është instrumenti me i rëndëesishëm qe përcakton dimensioned e një tregu. Megjithatë duhet te kuptohet qe CEFTA nuk ofron zgjidhje magjike, por mundësi për të zgjidhur probleme. Me fjalë të tjera, nëse mundësitë që ofron CEFTA nuk shfrytëzohen efektivisht, përfitimet biznesit, sipërmarrësit dhe shoqëria në përgjithësi i kuptojnë obligimet dhe përfitimet e CEFTA-s dhe bashkëpunojnë për të arritur Qeveria e Kosovës dhe në veçanti Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me institucionet e tjera partnere ndërkombëtare janë duke punuar në mënyre që të ngrihet infrastruktura e nevojshme institucionale në mënyre që ti përgjigjemi efektivisht sfidave të CEFTA-s dhe për të rritur në maksimum përfitimet e Kosovës. Përfitimet e CEFTA-s mund të shikohen nga disa këndvështrime. Me konkretisht po ndalem në dy këndvështrime për ti shqyrtuar këto përfitime. Nga këndvështrimi politik është e padiskutueshme se Kosova ka vetëm përfitime nga CEFTA. Kosova është bërë pjesëmarrëse me sovranitet të plotë në këtë iniciative rajonale. Kosova nuk ka mbetur vrime e zeze në Ballkan, peng i zgjidhjes së statusit, por aktivisht e ka shprehur vullnetin e saj për të qenë pjesë integrale e rajonit. Gjithashtu, duke u bërë pjesë e CEFTA-s Kosova është pjese e mekanizmit të bashkëpunim rajonal që promovon stabilitetin politik në rajon. Në 38

këtë mënyre, Kosova i zgjidh problemet me dialog dhe bisedime, e jo me konfrontime e kërcënime. Për me tepër, CEFTA e rrit fuqinë negociuese të Kosovës përballë vendeve më të mëdha të rajonit. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve që Kosova ka me vendet e rajonit behet pjesë e zgjidhjeve te problemeve të rajonit ku të gjitha palët ushtrojnë presion mbi palën diskriminuese. Zgjidhja e problemeve në mënyre bilaterale do te ishte gjithmonë me e vështire për Kosovën, sidomos me Serbinë me të cilen ne kemi gatur gjithmonë me shumë probleme tregtare e që kanë qenë gjithmonë të vështira për tu zgjidhur për shkak të mungesës së vullnetit nga pala Serbe për ti diskutuar këto probleme. Edhe nga aspekti ekonomik përfitimet janë të shumta. Së pari, Kosova ndërmerr një numër obligimesh për reforma institucionale në fusha shumë të rëndësishme si: • Ndihma Shtetërore, • Konkurrenca, • Prokurimet Publike, etj. Këto reforma përndryshe do të ishin shumë të vështira për tu ndërmarrë për shkak të energjive politike dhe administrative që kërkojnë. Në ketë kontekst, CEFTA do te shërbeje si nxitëse e këtyre reformave dhe do të na ndihmoje duke na ofruar zgjidhjet më të mira në rajon. Së dyti, nëpërmjet CEFTA-s rajoni do të beje harmonizimin e politikave, institucioneve, ligjeve e procedurave. Kjo e bën me tërheqës rajonin për investitorët e huaj, sepse ata nuk do të preferonin të vepronin në një treg rajonal ku rregullat e lojës ndryshojnë sa herë që kapërcejnë një kufi. Po në aspektin ekonomik është e rëndësishme të kuptohen edhe përfitimet e konsumatorit Kosovar.

39

Mirëqenia e biznesit kosovar është pjese po aq e rëndësishme e interesit publik sa edhe mirëqenia ekonsumatorit.

4.14 Çfarë do të përfitojnë bizneset e Kosovës nga CEFTA? Kjo është temë shumë e diskutuar dhe natyrshëm eshë pjesa me sensitive e debateve mbi CEFTA-n. Shqetësimet qe ngrëne disa biznese mbi konkurrencën me të cilen ato mund të përballen janë të logjikshme duke qenë se në parim CEFTA nënkupton liberalizim te tregtisë. Po edhe në këtë pike, përfitimet dhe kostot e CEFTA-s duhen parë në kompleks dhe jo të ndara nga konteksti i gjerë në të cilin ajo vepron. Marrja pjesë në një treg prej 30 milion konsumatorëve, është një pikë e fuqishme e cila na shtyen që të jemi më të mirë me produktet tona, pasi që dihet që konkurenca bën të vetën dhe kualiteti ngrihet ose ne falimentojmë.

40

4.15 Deklaratat e bizneseve rreth CEFTA-s

Nuk janë të gjithë me intuziazëm rreth CEFTA-s, Bashkim Osmani7, pronar i kompanisë për prodhimin e lëngjeve, "Laberion", ka deklaruar se marrëveshja e CEFTA-së i ka shkaktuar shumë humbje. "Jo, mua s'më ka ndihmuar fare marrëveshja e CEFTA-s. Më 3 dhjetor të viti 2008, më ka goditur me 2.2 milionë euro kur Bosnja dhe Hercegovina më ka ndaluar të eksportojë në këtë shtet, ngase nuk i kanë njohur vulat e Republikës së Kosovës, por vetëm ato të Unmik-ut si nënshkrues të marrëveshjes në emër të Kosovës", ka thënë ai. Osmani më tej ka treguar se i është dashur të hapë një kompani për rieksport në Mal të Zi, për të kaluar mallin nga Kosova përmes Malit të Zi në Bosnjë. "Mallrat nga Serbia e Bosnja vetëm me një dëshmi të TVSH-së (Tatim mbi Vlerën e Shtuar) hyjnë në tregun e Kosovës. Ndërsa prodhimi kosovar nuk ka asnjë mundësi të depërtoj në tregun e tyre. Shpenzimet janë trefishuar, ngase transporti ka kosto të lartë", ka theksuar ai. Pronari i ndërmarrjes më të suksesshme për vitin 2009, Bashkim Osmani u bëri thirrje institucioneve që të vënë masa reciprociteti me vendet fqinje, Serbinë dhe Bosnjën. Edhe biznesmenët e tjerë kanë deklaruar se CEFTA nuk iu ka ndihmuar fare. Burim Piraj8, pronar i kompanisë "Meka", thotë se CEFTA ka qenë e njëanshme. "Në raport me Kosovën është zbatuar gjithmonë, ndërsa ne s'kemi pasur mundësi me përfituar fare nga marrëveshja", konstaton ai.

7 8

EkoBiznesi, nr 16, Janar 2010 EkoBiznesi, nr 16, Janar 2010

41

Përfundim Shumë është bërë, por mbet që edhe më shumë të bëhet. Gjatë hulumtimit për këtë punim diplome kam hasur në komente të situatave të ndryshme, ku shfaqen paknaqësitë e bizneseve dhe disa grupeve joqeveritare si te Organizatës Vetvendosje, me siguri ka shumë gjëra që me të vërtet janë ashtu, por ne shofim që është bërë shumë në drejtim të duhur. Këshillat e mia do ishin një politikë më agrare, ku subvencionet do i mbështetëshin fermerët tanë sepse dihet qe ne nuk jemi një shtet i teknologjive të avancuara, ne më shumë do mund konkuronim si shtet agrarë e pse jo edhe tregtarë. Në fund dua të përshëdes dhe falenderoj FAMILJEN për ndihmën e tyre që unë të mbrrijë këtu se ku jam sot. Me familje nënkuptoj familjen e ngusht si dhe mentorin tim Dr. Ali Sylça me kolegët e tij, pa i harruar edhe ata kolegë të cilët bashpunuan gjatë këtyre viteve të studimeve.

Sinçerisht: Merita Kelmendi

42

Biblografia

http://www.invest-ks.org/?cid=2,63 Dr. Armand Krasniqi, Konventat në Ekonomi dhe Turizëm http://sq.wikipedia.org/wiki/Eurozona http://www.sme-ks.org/repository/docs/StrategjiaeZHSP.pdf Kujtim DOBRUNA, Udhëzues mbi themelimin e ndërmarrjeve të reja në Kosovë

43

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF