Procedur Administrative
September 8, 2017 | Author: vali_123 | Category: N/A
Short Description
Download Procedur Administrative...
Description
Proceduren administrative mund ta perkufizojm si veprim i nje organi administrativ, organi tjeter shtetror ose organizat, e cila ushtron autorizime publike ne vendosjen e qeshtjes administrative, kur duke e aplikuar drejtperdrejt dispoziten e pergjithshme juridike, ne rastin konkret, vendosin mbi ndonje te drejt, detyrim ose interes juridik te individit, te personi juridik i caktuar ose pales tjeter. Elementet e kuptimit te proc.Administrative jane: 1.Subjektet e procedures administrative,2.objekti i procedures administrative dhe 3.qellimi i procedures administrative. Subjektet e procedures Administrative - jane pjesmarrsit e domesdshem ne proc.Admin. Ato jan organi qe e zhvillon proceduren si dhe pala. Organi i proc.Admin. eshte subjekti i cili ushtron administraten, pra organi i procedures eshte subjekt qe vendos mbi te drejtat dhe detyrimet e palëve. Pala behet subjekt procedural ne proc.Admin. ne te cilen vendosen mbi te drejtat dhe detyrimet e saja. Objekti i procedures Administrative eshte qeshtja admin. qe do te thot vendosja autoritative mbi te drejtat, detyrimet dhe interesat juridike te subjektit te caktuar juridik. Qellimi i proceduraes Administrative eshte nxjerrja e vendimit valid (te drejt dhe te ligjshem).Nxjerrja e vendimit te vlefshem behet me aplikimin objektv dhe te rregullt te normave juridike materiale ne raste konkrete Zhvillimi i procedures Administrative - proc.Admin. ka lindur para se gjithash ne qellim te mbrojtjes se pozites se pales kur vehet ne raport me administraten shtetrore, perkatesisht mbrojtjes se individve (qytetarve) nga veprimtaria e parregullt e administrates shtetrore. Kodofikimi i procedure Administrative per her te par eshte berë ne Austri me 1925, me ligjin mbi proceduren administrative dhe ligjin mbi ekzekutimin administrativ. Procedura Administrative dhe procedura Civile dallohen :1.per nga organet te cilat e zhvillojn proceduren perkatse, 2.per nga aktet (ligjet) e veqanta me te cilat rregullohet njera dhe tjetra procedur, 3.per nga aktet qe i nxjerrin ne procedur, 4.per nga objekti i procedures, 5.per nga palet qe marrin pjes ne procedur, dhe 6.per nga veprimet qe nderrmerren ne zhvillimin e procedures. Procedura Administrative dhe procedura Penale dallohen : 1.per nga organet qe e zhvillojn njeren dhe tjetren procedur, 2.per nga kodet (ligjet) me te cilat rregullohen keto procedura, 3.per nga aktet qe i nxjerrin organet kompetente ne procedurën perkatse, 4.per nga objekti i procedures perkatse, dhe 5.per nga veprimet procedurale qe nderrmerren en procedur perkatse. 1.Procedurën Penale e zhvillojn gjykatat e kompetences se pergjithshme dhe gjykatat ushtarake, ndrekaq proceduren administrative e zhvillojn organet e administrates publike. 2.Procedura administrative rregullohet me Kodin (ligjin) e proc.admin. kurse Procedura Penale rregullohet me kodin penal me te cilin rregullohet kompetenca dhe veprimi i gjykatave ne shqiptimin e sanksioneve ndaj kryersve te veprave penale. 3.Ne proceduren Administrative nxirret vendimi me te cilin vendoset qeshtja administrative, kurse ne proceduren Penale nxirret aktgjykim me te cilin shqiptohet sanksionet per vepren penale. Nocioni i Qeshtjes Administrative- Objekt i proc.Admin. eshte vendosja ne qeshtjen Admin. qe do te thotë vendosja me deklarim te njëanshem te vullnetit te organit mbi te drejtat dhe detyrimet e subjekteve te caktuara. Qeshtja administrative vendoset me akt administrativ p.sh. dhenja e lejes per ndertim, lejes per puntorine zejtare, caktimi i tatimit etj. Kuptimi i Parimeve thelemore te procedures Administrative - Parimet themelore te proc.Admin. jane parime juridike, rregulla te pergjithshme te tersis se procedures administrative ne te cilat bazohet dhe ne baz te te cilave zhvillohet proc.Administrative. Kemi dy lloje te Parimeve : Parimet themelore te procedures Administrative dhe
Parimet tjera te procedures Administrative. Parimet themelore te Procedures Administrative :1.parimi i ligjshemeri, 2.parimi i mbrojtjes se te drejtave te qytetarve dhe te intersit publik, 3.parimi i te vertetes materiale, 4.parimi i degjimit te pales, 5.parimi i efikasitetit, 6.parimi i qmuarjes se lir te provave, 7.parimi i mëvetësisë, 8.parimi i dyshkallshmeris, 9.parimi i paapelushmeris se vendimeve ne proc.admin., 10.parimi i ekonomizimit, 11.parimi i ndihmes se paleste paditur, 12.parimi i perdorimit te gjuhes se vet ne proc.admin. Parimet tjera ne Procedur Administrative jane: 1.parimi i oficialitetit (maksima oficiele) dhe maksimia private, 2.parimi i maksimes inkuizitore dhe parimi i disponibilitetit (dispozicionit), 3.parimi i oralitetit dhe parimi i shkrimit, dhe 4.parimi i publicitetit ne proc.Admin. Parimi i Ligjshmeris ne Proc.Admin. - Te gjitha organet shtetrore dhe organnizatat qe ushtrojn autorizime publike me rastin e vendosjes ne qeshtjen Admin. jane te detyrushme t'i respektojnë dispozitat ligjore dhe dispozitat tjera. Organet e admin. publike gjat vendosjes mbi te drejtat dhe detyrimet e paleve jane te detyruara te respektojn parimin e ligjshemeris, do te thot qe procedura e cila i paraprin vendosjes dhe vete vendosja te jenë me pajtim me rregullat e procedures. Parimi i Mbrojtjes se te Drejtave te qytetarve dhe interesit Pubilk - Sipas keti parimime rastin e zhvillimit te procedures dhe te vendosjes, organet kane per detyr qe paleve t'u bejnë te mundur qe sa me lehte te mbroje dhe te realizoj te drejtat e tyre, duke pasur kujdes qe realizimin i te drejtave te tyre te mos jet ne dem te te drejtave te personave te tjer dhe as ne kundershtim me interesat publike te percaktuara me ligj. Parimi i te vertetes Materiale - sipas keti praimi organet qe zhvillojn proc.Admin. jane te detyruara qe me rastin e vertetimit te fakteve dhe rrethanave te konstatojn te verteten materiale- te vertetojn gjendejn e derjt te qeshtjes. E verteta materiale kupton te verteten objektive, reale, substanciale, esenciale, dmth. e verteta e cila bazohet ne gjendejn reale. Parimi i Qmuarjes se Lire te provave - Organi sipas bindjes se vet te lir cakton se cilat prova duhet te administrohen per vertetimin e faktevee pastaj, ne bazë te qmuarjes te ndergjegjshme dhe te kujdeseshme te qdo prove,si dhe te gjitha provave se bashku , si dhe ne baz te rezultatit te krejt procesit, perseri ne bazë te bindjes se vet te lire, vendos nese ndonje fakt do te konsiderohet i provuar ose jo. Parimi i Mëvetesisë se Organit ne te Vendosur ne Proc.Admin. - Sipas keti parimi, organi zhvillon proc.Admin. dhe nxjerr vendimin ne menyre te mevetesishme, ne kuadrin e autorizimeve qe i jane dhene me ligj. mevetesia e organit qe zhvillon proc.Admin shprehet ne ate se askush nuk mundet dhe nuk ben t'i caktoj (t'i jap urdhera) se si do ta udheheqë, zhvilloj proceduren dhe qfare vendimi do te nxjerr. Parimi i Te Drejtes se Ankesës (dyshkallshmerisë) ne Proc.Admin. - Sipas parimit te se drejtes se ankimit ne proc.Admin. kunder vendimit te nxjerr ne shkalle te pare, pala e paknaqur ka te derjte ankimi organit me te larte se sa organi i cili e ka nxjerr vendimi ne shkallen e parë. Vendimi i shkalles se pare, i cili ankimohet me ankes mund te anulohet, te prishet ose te ndryshohet nga organi i shkalles se dyte po qe se konstatohet se eshte i pa ligjshem dhe i parregullt (i padrejt). Parimi i Plotfuqishmeris se Vendimit - Sipas keti parimi vendimi i formes se prere (kunder te cilit nuk mund te paraqitet ankes dhe as te hapet konflikti i administrativ) me te cilin pala ka fituar te drejta te caktuara, perkatesisht me te cilin pales i jane caktuara disa detyrime, mund te anulohet, te prishet ose ndryshohet vetem ne rastet e parashikuara me ligj. Parimi i Ekonomizimit te Procedures - Me ekonomizim nenkuptohet karakteristika e perbashket e punes e cila kryhet me shpenzime sa ma te vogel te kohes dhe mjeteve (si dhe energjis) me te cilen njekosisht realizohen te gjitha rezultatet e parapara. Pra proceduren duhet ta zhvillojn shpejt (pa zvarritje) dhe me shpenzime sa me te vogla dhe duke e humbur sa me pak kohen per palen dhe personat tjere qe marrin pjes ne procedur, por ne menyr qe te sigurohet qdo gje qe
nevojitet per vertetimin e drejt te gjendjes faktike dhe per nxjerjen e vendimit te drejt dhe te ligjshem. Parimi i Perdorimit te Gjuhes se vet ne Proc.Admin. - Secilit i garantohet e rejta qe ne proceduren para gjykates, organit tjeter shtetror ose organizates e cila ne ushtrimin e autorizimeve pubilke kur vendos mbi te drejtat dhe detyrimet e tija, te perdorë gjuhen e vet. Sipas keti parimi palet, dhe pjesmarrsit tjer ne proc.Admin. kane te drejt te perdorin gjuhen e vet dhe ne ate procedur te informohen, te njoftohen, mbi zhvillimin (rrjedhjen) e procedures ne gjuhen e vet. PARIMI I Oficialitetit (maksima oficiale) dhe Maksimes Private. - Sipas maksimes oficiele proc.Admin. perher e hap (e fillon) organi kompetent (bartes i pushtetit publik) pa pritur kerkesen e pales (subjekt i interesuar), Sipas Maksimes Private, organi mund te hap (ta filloj) proc.Admin. vetem sipas kerkeses se pales- ne qeshtjen ne te cilat sipas ligjit, ose sipas karakterit te qeshtjes, nevojitet kerkesa e pales. Parimi i Maksimes Inkuizitore dhe Parimi i Dsponibilitetit - Sipas maksimes inkuizitore provat i mbledh, i siguron dhe i paraqet organi i cili e zhvillon proceduren ose ato i mbledh sipas kerkeses ose urdhrave te tij. Sipas parimit te Disponibilitetit (dispozicionit) te pales vet palet jane te autorizuara ti mbledhin, ti sigurojn dhe ti paraqesin provat ne procedur administrative. Parimi i Publicitetit te Proc.Admin - Publiciteti i proc.Admin nenkupton hapjen e saj parimisht ndaj te gjithve, do me then mundesia qe ne proc.Admin. gjat kryerjes se veprimeve procedurale, te asistojn edhe personat madhor qe nuk marrin pjes ne proc.Admin. (i ashtuquajturi publik i pergjithshem). Pjesmarrsit ne Procedur Administrative - Pjesmarrsit kryesor dhe Pjesmarrsit e tjerë. Pjesmarrsit Kryesor (subjekte kryesor) ne proc.Admin. jane: organi, pala si dhe perfaqsuesit e paleve dhe te autorizuarit e tyre. Organi si subjekt kryesor i proc. eshte ai organ i cili zhvillon proc. dhe nxjerr vendimin ne qeshtje konkrete Admin. Ndrekaq Pala eshte person (fizik ose jurdik) mbi te drejtat, detyrimet ose interesat juridike te te cilit duhet vendosur ne rastin konkret ne proc.Admin. Pjesmarrsit tjer ne proc.Admin. mund te paraqiten si organi i lutur (i porositur) qe ofron ndihmë juridike, deshmitaret, ekspertet, perkthyesit (interpretet), ndihmesit profesional te pales. Pjesmarrs ne proc.Admin. mund te jen edhe prokurori publik dhe avokati publik, Keta quhetn pjesmarrs te veqant, dhe e kan poziten e pales, interesat e veta juridike, por ne porc.Admin. perfaqesojn interesin e pergjithshem. Pjesmarrsit e Rastit - dallohen edhe pjesmarrsit e rastit- miqet e palës, personat qe mbajnë dokumente te domosdoshme per te provuarit ne proceduren administrative, etj. Organi qe e Zhvillon Proc.Admin. - Organi qe e zhvillon proceduren, perkatesisht vendos ne qeshtjen administrative kuptohet organet shtetrore si dhe organizatat te cilat ushtrojn autorizime publike. Me fjalen organ duhet kuptuar institucionet e perkohshme te vetqeverisjes ne Kosov, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale. Nderkaq me organizat dhe bashkesite vetqeverisjes duhet kuptuar nderrmarrjen publike dhe kompanit publike apo private si dhe organizatat jo qeveritare. Me Organe tjera Shtetrore - te cilat mund te caktohen si kompetente per vendosjen ne qeshtje administrative ne shkall te pare, kuptohen organet ekzekutive, organet e drejtsis, si dhe organet perfaqesuese. Kompetenca ne Proc.Admin.-Organ kompetent konsiderohet organi qe ka kompetenc lendore dhe territoriale per vendosjen e qeshtjes se caktuar juridike administrative. Ne kuptim me te pergjithshem, kompetenca eshte e drejt dhe detyrim i organit te caktuar administrativ qe te vendos ne qeshtje te caktuar dhe ne teritor te caktuar. Llojet e Kompetences ne Proc.Admin -. 1.Kompetenca Lendore, dhe 2.Kompetenca Territoriale, dallohene dhe kompetenca tjera si ajo prezumptive dhe
kompetenca funksionale. Kompetenca Lendore - qdo organ ka kompetencen e vet per te vendosur ne qeshtjen administrative, pra vetem mbi ato qeshtje per te cialt ka kompetenc lendore. Me anë te kompetences lendore percaktohet lloij i organit i cili do te zhvilloj proc.Admin. ne qeshtjen e caktuar administrative. Kompetenca Lendrore per te Vendosur ne qeshtjen administrative ne shkall te par, u perket organeve komunale te administrates (organeve te pushtetit lokal) ne qoft s eme ligj nuk eshte caktuar kompetenca e organeve tjera (organeve te pushtetit qendror). Kompetenca Territoriale - paraqet autorizime e organit qe punet nga kompetenca e vet lendore ti kryej ne territorin e caktuar. Pra kompetenca territoriale nenkupton territorin ne te cilin organi i veqantë shtetron mund ti kryej punet nga kompetenca e vet lendore, .dmth. territori ne te cilin shtrihet veprimtaria e organit te caktuar shtetror. Delegimi i Kompetences - eshte autorizim i organit te shkalles me te lartë qe ne punet, e caktuara nga kompetenca e vet lendore, ti bart ne organin e administrates te shkalles me te ulët, por vetem ne rastet e parashikuara shprehimisht me ligj Subdelegimi i Kompetences - nenkupton delegimine kompetences tashme te deleguar, dmth. delegimi i dyfishte i kompetences, qe nenkupton autorizimin e organit te deleguar qe me tuteje te barte kompetencen ne ndonje organ tjeter. Rekvizicioni i Kompetences - eshte autorizim i organit me te larte administrativ shtetror, qe ne organin e shkalles me te ulet, te barte kryerjen e vetme te disa veprimeve procedurale, nderkaq vendosjen e vet qeshtjes Admin. mbetet ne tersi ne kompetencen e organit i cili e zhvillon proc.Admin. Substitucion i Kompetences - eshte autorizim i organit shtetror i shkalles me te larte qe te marr ne vendosje punet e caktuara nga organi i shkalles me te ulet. Programi i Kompetences - nenkuptohet ndrrimi i kompetences lendore ose territoriale, dmth. organet dhe palet mund te merren vesh mbi ndryshimin e kompetences vetem me marrveshje shprehimisht ose heshtazi. Zevendesimi i Kompetences - nenkuptojm rastin kur zhvillimi i proc.Admin. dhe e drejta per nxjerrjen e vendimit merret nga nje organ dhe i besohet nje organi tjeter. Perjashtimi i Personit Zyrtar nga Proc.Admin. - Ligjdhensi parashikon dy lloje perjashtimesh te personit zyrtar: 1.perjashtimi i detyrushem dhe 2.perjashtimi fakultativ. Perjashtimi i Detyrushem - po qe se personi zyrtar me palën, perfaqesuesin apo te autorizuarin e saj eshte ne gjini te gjakut ne vijë te drejte pakufi, kurse ne vijen ansore perfundimisht deri ne shkallen e katert, ose ne gjinin e krushqisë deri ne shkallen e dyt edhe ateher kur martesa eshte zgjidhur., i autorizuar ose perfaqesus ligjor i pales, deshmitar, ekspert etj, po qe se ne shkall te par ka marr pjes ne zhvillimin e proc.Admin. ose ne nxjerrjen e vendimit dhe perseri vendos ne shkall te dyt., qoft se me palen, perfaqesusesin ose te autorizuarin e pales eshte ne raport te kujdestarit, te adoptuesit, te adoptuarit ose te ushqyesit. Perjashtimi fakultativ - i personit zyrtar nga proc.Admin.-pala mund te kerkoj perjashtimin e personit zyrtar nga procedura edhe per shkak te rrethanave dhe arsyeve tjera te cilat qartë e vrejn ne dyshim objektivitetin e personit zyrtar, psh. rrethana se pala ka qen ne grindje me personin zyrtar ka pasur ndonje zenkë me ndonje te afërm te palës, etj. Qe nje person te mund te jet palë ne proc.Admin. duhet te posedoj: 1.zotesin e pales, 2.zotesin procedurale dhe 3.legjitimacionin e pales. Zotesia e Pales - zotesia e palës eshe Aftësi (zotesi) per te qenë titullar i atyre te drejtave, detyrimeve dhe interesavejuridike mbi te cilat vendoset ne proc.Admin., dmth. aftesi per te qen palë ne proc.Admin. Zotesia juridike nenkupton aftesin per te qen subjekt i se drejtes (bartes i se drejtave dhe detyrimeve). Zotesin juridike zakonisht e kan dy grype subjektesh juridike: 1.personat fizik
dhe personat juridik. Zotesin e pales, personi fizik e fiton prej lindjes, e ne raste te jashtzakonshme edhe ne diten e embrijonit(para lindjes), nderkaq Zotesin juridike -prej themelimit (regjistrimit) te tij. Zotesia Procedurale - nenkupton kryerjen e mëvetesishme te veprimeve procedurale para organeve shtetrore, me te cilat krijohen te drejtat dhe detyrimet per palen e caktuar ne proc.Admin. Pala qe ka aftesi te plot per te vepruar mund te ushtroj vet veprime ne procedur nese esht fizikisht dhe psiqikisht e afte per te vepruar. Legjitimacioni i Pales - qe nje person te jet palë ne proc.Admin. duhet qe midis ati personi dhe lendes per te cilen vendoset ne procedur te ekzistoj nje raport special. Pra legjitimacioni i pales eshte raporti i veqant midis personit i cili merr pjes ne proc.Admin. dhe qeshtjes konkrete administrative kryesore qe vendoset ne proc.Admini. Ne proc.Admini. dallohen keto lloje te Perfaqesimit: a)perfaqesuesi ligjor, b)perfaqesuesi perkoheshem, c)perfaqesuesi perbashket, d)i autorizuari i pales. Perfaqesuesi Ligjor - dallohen dy lloje te perfaqesuesve ligjor: 1.perfaqesuesit ligjor te personave fizik procedulisht te paaftë, dhe 2.perfaqesuesit ligjorë te personave juridik. Perfaqesuesi i Perkohshem - caktohet ne keto raste : 1.ne qoft se pala pa zotesi porcedurale nuk ka perfaqesuesin e vet ligjor, 2.kur duhet te nderrmirret ndonje veprim procedural kunder personit vendqendrimi i te cilit eshte i panjohur dhe nuk ka te autorizuarin e vet, 3.kur duhet te nderrmerret ndonje veprim i cili nuk mund te shtyhet, e pala nuk mund te thirret ne koh te duhur, 4.kur personi juridik nuk ka perfqesuesin ligjor ose te autorizuarin e vet, 5. kur pala apo i patorizuari per shkak te prishjes se rendit ne procedur. Perfaqesuesi i Perbashket - eshte perfaqesuesi i dy ose me shum palve kur ne te njejten proc.Admin. marrin pjes me kerkesa indentike. Dy ose me shum pal munden ne te njejten qeshtje administrative te paraqiten bashkarisht (po qe se kan interesa indentike) dhe ne kete rast palet perbejn bashkesin procedurale juridike. Komunikimi i Pjesmarrsve ne Proc.Admin. behet ne disa menyra: 1.Palët me parashtresa e veta u drejtohen organeve, 2.Organet i therrasin palet dhe personat e tjer qe duhet te marrin pjes ne procedur, 3.Organet u dorezojn (dergojn) palve shkresat zyrtare, 4.Palet i kqyrin shkresat e lendes dhe informohen mbi rrjedhjen e procedures, 5.Organet evidencon ne proces verbal deklaratat gojore dhe kumtesat e tjera te palve dhe te pjesmarrsve tjer ne proc.Admin. Parashtresat - nenkuptohet qdo kumtes te cilen pala ia komunikon organit qoft me shkrim qoft verbalisht (me goj). Me fjalen parashtres kuptohet kerkesa, formularet per perpunimin automatik te te dhenave, propozimet, peticionet, fletparaqitjen, ankesat, kundershtimet, etj,.. me te cilat palet (individet ose personat juridik) u drejtohen organeve qe zhvillojn proc.Admin. Elementet Permbajtsore te parashtreses jane: 1.titulli i organit te cilit i drejtohet, 2.objekti me te cilin ka te bej, 3.kerkesen, perkatesisht propozimin e parqaitesit, 4.emrin dhe mbiemrin e paraqitesit te parashtreses, 5. daten dhe nenshkrimin e paraqitesit, 6.kush eshte perfaqesues ose i autorizuar, nese ekziston. Llojet e dergimit : 1.dergimi indirekt (i terthort), 2. dorezimi medomosdo personalisht, dhe 3.rastet e veqanta te dergimit. Dergimi indirekt - nenkuptohet dorezimi i shkresave jo drejtperdrejt personit te cilit destinohet, por ndonjerit prej anëtarve te rritur te familjes se adresantit, kujdestarit te shtepis ose fqinjit apo kolegut nga vendi i punes, me kusht nese ata e pranojn. Afati - eshte koha e caktuar ne te cilën mund te nderrmerren veprimet procedurale ne procedur. Afati ne proc.Admin. paraqet interval te caktuar kohor, brenda te cilit duhet te kryhet ndonje veprim ne proc.Admin., ose interval i caktuar kohor i cili duhet te kaloj qe te mund te ndermirret ndonje veprim procedural. Afatet ndahen : a)Afate juridike formale dhe b)Afate juridike materiale
Afate juridike formale - jane ato afate qe caktohen me norma juridike formale, psh. afati i ankeses ne proc.Admin. Afate juridike materiale - jane afatet qe caktohen me norma juridike materiale, psh. afati per dergimin e mallit(30 dite), afati per pagimin e tatimit psh. 31.12.2012 etj.., Afatet ligjore - jane afate qe jane te caktuara me ligj dhe nuk mund te shtyhen psh. afati per paraqitjen e kerkeses per mbrojtjen e ligjshmeris. Afatet zyrtare - jane afate te cilat i cakton personi zyrtar. Ato mund te shtyhen (zgjaten) po qe se ekzistojn shkaqet e arsyshme, p.sh. afati per evitimin e te metave ne parashtres. Afatet prekluzive - jane afatet te tilla, per shkak te leshimit te te cilave pala definitivisht humb te drejten per te kryer veprimin e caktuar procedural ne proc.Admin., te cilin esht dashur ta kryej brenda afatit te caktuar, p.sh. afati per rikthimin ne gjendjen e meparshme. Afatet instruktive - jane afatet te cilat u jane destinuar organeve qe zhvillojn proc.Admin. Afatet objektive - jane ato afate tek te cilat fillimi dhe fundi i tyre varet nga ndonje fakt real, perkatesisht ndonje rrethan te jashtme (bjektive). Afatet subjektive - jane ato afate tek te cilat fillimi i afatit varet nga rrethanat subjektive, nga te mesuarit e ndonje fakti nga pala. Afatet pezulluse - veprimi procedural nuk mund te nderrmerret para se te kaloj koha e caktuar, si p.sh. ankesa per shkak te heshtjes se administrates. Afatet zgjidhese - kryerja e veprimit procedural eshte e lidhur per periudhen e caktuar dhe vetem mbrenda saj veprimi mund te nderrmerret ne menyr te plotfuqishme. Afatet absolutisht te caktuara - jane afate tek te cilat ne menyr precize eshte caktuar momenti, termini i fundit, perkatesisht dita e fundit sipas kalendarit deri kur duhet te kryhet nje veprim ne proc.Admin. Afatet relativisht te caktuara - jane afate te cilat caktohen me ane te nje fakti, nga lindja e te cilit varet fillimi ose mbyllja e tij. Shpenzimet ne Procedur Administrative - shpenzimet e pergjithshme dhe shpenzimet e veqanta. Shpenzimet e pergjithshme - jane shpenzime te zakonshme qe shkaktohen nga veprimtaria e rregullt e organit qe zhvillon porc.Admin. psh. shpenzimet per materialin per zyre, shpenzimet per nxemje, per ndriqim, per mirmbajtjen e lokaleve, etj. Shpenzimet e Veqanta - jan shpenzime ne para te gatshme, te organit qe zhvillon proceduren (shpenzimet e udhtimeve te personave zyrtar, per deshmitar, ekspert, interpret, kqyrjen ne vend, shpallje etj.), qe jane krijuar gjat zbatimit te procedures rreth qeshties administrative. Fazat e Procdures se Rregullt Administrative - jane: 1.fillimi i proc.Admin., 2.procedura hetimore, perkatesisht procesi ekzaminus, 3.faza e nxjerrjes se vendimit, 4.procedura ankimore (procedura ne shkall te dytë), dhe 5.ekzekutimi administrativ. Fillimi i Procedures Administrative - per fillimin (hapjen) e proc.Admin. vlen parimi i oficialitetit. Proc.Admin. perher hapet nga organi shtetror kompetent per zhvillimin e proc.Admin., pa marr parasysh se kush e ke dhen inicjativen (nismën) per hapjen e saj. Organi shtetror e fillon proc.Admin., sipas njeres nga dy bazat e mundshme: 1.me nismen e vet, kryesisht (ex officio), dhe 2.ne rastin e kerkese se pales. Ndryshimet ne Procedur tashme te Filluar - konsistojn në: 1.bashkimin e qeshtjeve ne procedur, 2.ndryshimi i kerkeses se pales, 3.heqja dor nga kerkesa, 4.ujdin e palve ne proc.Admin. Bashkimi i Qeshtjeve ne Nje Procedur - eshte mundesi juridike qe mbi me shume qeshtje administrative (te nje ose me shum personave) te vendosen ne te njejten procedur. Qe te mund te hapet dhe te zhvillohet nje procedur ne rastet e tilla , duhet
te plotesohen keto kushte: 1.qe te drejtat dhe detyrimet e palve te bazohen ne te njejten gjendje faktike apo te ngjajshme, 2.te drejtat dhe detyrimet te bazohen ne te njejten baze juridike, 3.qe organi qe e zhvillon proceduren lidhur me te gjitha lendet te ket kompetenc lendore. Ujdina ne Procedur Administrative (Akti i pajtimit) - Ujdija (pajtimi) ne proc.Admin. eshte menyrë e perfundimt te proc.Admin. ne qeshtjen per te cilat procedura zhvillohet sipas kerkeses se pales e ne to marrin pjes dy ose me shum palë me interesa te kunderta, pra palet te pajtohen tersisht ose te pakten ne disa pika kontestuse. Me lidhjen e ujdis perfundon proc.Admin. ne nje qeshtje administrative. Procedura e Shkurtuar e Shqyrtimit - zbatohet ne rastet kur nuk nevojitet te kryhen veprime te veqanta procedurale si gjurmimi, seanca verbale, degjimi i deshmitarve etj.., me qellim te vertetimit te fakteve dhe rrethanave qe jane me rendesi per vendosjen e qeshtjes, por qeshtja vendoset drejtperdrejt qoft ne baz te fakteve dhe provave me te cilet disponon organi, qoft ne baz te provave qe i ka paraqitur pala se bashku me kerkesen per hapjen e proc.Admin. Procedura e Veqant e Shqyrtimit - Ne proceduren e veqantë te shqyrtimit pales duhet ti mundesohet te marr pjes ne administrimin (nxjerrjen) e provave dhe tu drejtojë pyetje palve te tjera, deshmitarve, ekspertve me ane te personit zyrtar, si dhe te njoftohet mbi rezultatin e administratimit te provave dhe te deklarohet per këtë. Seanca Verbale - caktohet nga personi zyrtar qe zhvillon proc.Admin. me qellim te sqarimit te gjendjes se qeshtjes, .dmth. sqarimit te fakteve dhe rrethanave qe kanë rendesi per vendosjen e qeshtjes kryesore administrative, me pjesmarjen e palve, deshmitarve, ekspertve, interpretve, etj. Caktimi i senaces Verbale mund te jetë: 1.fakultativ dhe 2.i detyrushem. Caktimi Fakultativ i Seances verbale - ekziston kur personit zyrtar i eshte lene qe varesisht nga rrethanat e qdo rastit konkret, te vendosë nese ka nevoj te caktuar seanca verbale apo jo. Caktimi i Detyrushem i seances Verbale - duhet patjeter te caktohet ne dy raste: 1.Ne qeshtjet ne te cilat marrin pjes dy ose me shum palë me interesat te kunderta, dhe 2.kur duhet te behet keqyrja ne vend (gjurmimi) ose degjimi i deshmitarve apo i eksperteve. Vendi i Mbajtjes se seances Verbale - mbahet si rregull, ne vendin e selis se organit qe zhvillon proc.Admini. Per mbajtjen e seances verbale mund te caktohet ndonje vend tjeter, kur kjo nevojitet per shkak te pakesimit te shpenzimeve, shqyrtimit më me themel dhe te shpejtë te qeshtjes, psh. shqyrtimi verbal mund te behet ne vendin ku behet keqyrja ne vend. Te Provuarit dhe Provat - Me te provuarit nenkuptojm veprimet te cilat i ndermmerr organi, gjat procedures per te kostatuar ekzistimin e fakteve relevante juridike, te cilat sipas dispozitave materiale juridike kane rendesi per nxjerrjen e vendimit te drejt dhe te ligjshem. Me Prova nenkuptohet mjetet procedurale, me ndihmen e te cilave organi, perkatesisht personi zyrtar i cili e zhvillon proc.Admin., bindet mbi vertetesin e fakteve relevante juridike. Objekt i Proves - jane faktet e kontestushme dhe faktet relevante juridike qe kane ndikim ne vertetimin e te vertetes materiale. Faktet relevante juridike jane ato fakte qe kane rendesi te d.p.d per vendosjen e qeshtjes admin. Organi i cili e zhvillon proc.Admin. meson nga norma juridike materiale se cilat fakte duhet kostatuar dhe cilat fakte duhet provuar per vertetimin e gjendjes faktike te qeshtjes. Faktet te cilat Duhet te Provohen - 1.Vetem faktet e kontestushme, dhe 2.vetem faktet relevante juridike. Faktet te cilat Nuk Duhet te Provohen -1.Faktet e pakontestushme, 2.faktet notore(te njohura botërisht), 3.prezumimet ligjore. 1.Ne qoft se personi zyrtar, qe zhvillon proc.Admin. konstaton se disa fakte te caktuara jane te pakontestushme, ateher eshte a panevojshme te provuarit e tyre. Si
psh. gjatesia e rruges midis dy vendbanimeve, fakti se sitnica derdhet ne iber, etj. 2.Nuk duhet te provohen faktet notore (te njohura botërisht): a)ato qe qdo njeri i moshes madhore dhe i kuptushem e din nga pervoja e zakonshme, b)ato qe te gjith banoret e nje vendi, krahine ose shteti duhet doemos ta dijne, dhe c)ato qe personi zyrtar i din lidhur me punen e vet zyrtare. 3.Nuk duhet te provohen prezumimet ligjore, por lejohet te provuarit e mosekzistimit te tyre. Prezumimet Ligjore ndahen : a)prezumime ligjore te rrexushme, dhe b)prezumime ligjore te parrexushme. Prezumimet ligjore te rrexushme jane ato te cilat mund te rrexohen ne proceduren e veqant provuse .psh. lejohet te provohet aftesia e femijes se lindur ne martesen se burri nuk eshte babai i femijes, por i ati i femijes se lindur eshte ndonje person tjeter. Prezumimet ligjore te parrexushme jane ato prezumime ligjore te cilat nuk mund te rrexohen si .psh. prezumimi ligjor se prinderit jane fajtorë per demin qe e shkaktojn femijet deri ne moshen 7 vjeq, etj. Barra e Proves - ne radh te par bie mbi organin i cili eshte i detyruar qe kryesisht te ndërmarr qdo gje qe eshte e nevojshme qe gjendja faktike te sqarohet plotesisht dhe nuk mund te shfajsohet se faktet i kane mbetur te pasqaruara ngase pala nuk i ka ofruar prova. Parimisht merret se barra e proves bie mbi palen kur procedura hape sipas kërkesës së saj, nderkaq barra e proves ne rastin kur proc.Admin. hapet kryesisht qendron mbi organin qe e zhvillon proceduren. Mjetet Provuse - me mjete provuse kuptojm personat ose sendet (objektet) nga te cilat marrim dijeni dhe fitojm bindjen mbi vërtetësin apo pavërtëtsinë e ndonje fakti kontestus relevant juridik. Si mjet provues mund te perdoret qdo gje qe eshte e pershtatshme pe rte vertetuar gjendjen e drejte te qeshtjes dhe qe i pergjigjet rastit konkret. Llojet e Mjeteve Provuese :1.dokumentet, 2.deshmitaret, 3.ekspertimi, 4.deklarata e pales, 5.gjurmimi (kqyrja ne vend), 6.interpretet. etj. Dokumentet - veshtrohet ne dy kuptime :a)ne kuptimin e gjer, b)ne kuptimin e ngushtë. Me dokument ne kuptimin e gjer kuptohet qdo objekt i cili permban shenje te dukshme me te cilen mund te deshmohet mbi ndonje ngjarje, rrethan ose fakt. Me dokument ne kuptimin e ngushte kuptohet shkresa zyrtare e cila leshohet me qellim qe me te te vertetohet ekzistimi ose mosekzistimi i ndonje ngjarje, rrethane ose fakti. Llojet e Dokumenteve :1.Dokumenti Publik - eshte shkres te cilen ne forme te rregullt e ka leshuar organi shtetror, ne kuadrin e kompetences se vet, ose te organizates punuse ne punet qe ushtron ne baze te autorizimeve publike .psh. diplomat, pasaportat, vendimet, aktgjykimet, lejet, proces verbalet etj..: 2.Dokumenti Privat - nenkuptohet shkreat te cilen e leshon personi fizik ose juridik ose organizata ne punet te cilat nuk i ushtron ne baze te autorizimeve publike. Ne dokumentet private bejn pjes testamenti, kambiali, kontrata, librat afariste, etj. Certifikatat - jane lloj i veqant i dokumenteve. Certifikatat eshte dokument(shkres zyrtare) ileshuar nga nje organ shtetror ose organizatë ne punet qe ushtron ne baze te autorizimit publik, per te deshmuar vertetesin e nje fakti. Sipas menyres se leshimit, perkatesisht fuqis provuese, dallohen dy lloje certifikatash : 1.certifikatat te cilat i leshojn organet shtetrore dhe organizatat qe ushtrojn autorizime publike, mbi faktet per te cilat mbajne evidencë zyrtare, dhe 2.certifikatat te cilat i leshojne organet shtetrore mbi faktet per te cilat nuk mbajnë evidence zyrtare kur kjo eshte e caktuar me ligj. Deshmitaret - kuptojm personat fizik qe japin deklarata per faktet dhe rrethanat qe jan objekt i shqyrtimit dhe i te provuarit para organit qe zhvillon proc.Admin.. Deshmitar mund te jet qdo person fizik pa marr parasysh moshen, do te thot se deshmitarë mund te jet si personat ne moshë te thyer, ashtu edhe te miturit.
Si deshmitar nuk mund te jen: 1.personat te cilet nuk kane qen ne gjendje ta vertetojn faktin qe duhet te provohet, si dhe personat te cilat nuk jan te afte ta komunikojnë ate qe e kane vrejtur, si dhe 2.personi qe ne procedur merr pjes ne cilesin e personit zyrtar. Detyra e Deshmisë - 1.detyrimin ti pergjigjet thirrjes, 2.detyrimin te deshmoj, dhe 3.detyrimin te flas te verteten. Menyra e Degjimit te Deshmitarve - Se pari prej deshmitarit merren te dhenat vehtiake te pergjithshme si emri dhe mbiemri, profesioni, vendlindja, vendqendrimi, mosha, gjendja martesore, etj. Deshmitaret degjohen veq e veq pa pranin e deshmitarve qe do te degjohen me vone. Personi zyrtar do ta udhezoj deshmitarin se ne cilat pytje mund te mos pergjigjet. Pas kesaj deshmitarit do ti behet pyetje rreth vetë lendes dhe do te ftohet te tregoj ate qe e ka te njohur. Deshimari me pare do te paralajmrohet se e ka per detyr te flase te verteten dhe se nuk guxon asgje te lejë ne heshtje. ne qoft se deshmitari nuk e zoteron gjuhen ne te cilen zhvillohet procedura, ai do te pytet me ane te interpretit. Ekspertet - jane personat qe me dijen profesionale ekzaminojn faktet e caktuara dhe per to paraqesin mendimin dhe konstatimin e vet profesional personit zyrtar qe zhvillon proc.Admin.. Psh. kontrollimi i librave afariste, shkalla e paaftesis se te siguruarit, analizat kimike, raportet, vlersimet, etj., ekzaminohen (kryhen) nga ekspertet e specializuar. Ekspert mund te jetë - personi fizik, personi juridik, kolegjiumi, laboratori, klinika, spitali, institucionet shkencore dhe profesionale(instituti, fakulteti), etj. Perseritja e ekspertimit ; 1.Ne qoft se konstatimi dhe mendimi i ekspertit nuk eshte i qart dhe i plote, 2.ne qoft se mendimet dhe konstatimet e eksperteve ndryshojn esencialisht midis tyre, 3.ne qoft se mendimi i ekspertit nuk eshte i arsyetuar sa duhet, 4.ne qoft se shfaqet dyshimi i bazuar ne saktesinë e mendimit te dhene. Keqyrja ne Vendin e Ngjarjes - kuptohet mjeti provues i cili konsiston ne vrojtimin e d.p.d shqisor te fakteve te rendesishme nga ana e personit zyrtar qe e zhvillon proc.Admin. me qellim qe personalish dhe d.p.d te bindet mbi vertetsin, perkatesisht pavertetesinë e ndonje fakti juridik relevant. Domethen gjumimi behet kur per vertetimin ose sqarimin e rrethanave thelbesore qe kryeson procesin. Gjat kqyrjes ne vend mbahet procesverbali. Keqyrja ne vend mund te behet edhe me pjesmarrjen e e ksperteve. Palet kane te drejte te jene te pranishem gjat kqyrjes ne vend. Interpretet - jane nje lloj i eksperteve te cilet ne baze te njohjes se gjuhes, mundesojne komunikimin me pjesmarrjen ne proceduren te cilet nuk e njohin gjuhen ne te cilen zhvillohet procedura administrative, ose te cilet nuk mund te komunikojn normalisht me te tjeret per shkak te te metave: si shurdhëmemecët, personat e shurdher, memecet, etj. Per interpret caktohen personat qe e njohin gjuhen ne te cilen zhvillohet proc.Admin. Sigurimi i Provave - beht ne ato raste, ne qoft se ekziston rreziku, gjejgsisht dyshimi i bazuar se ndonje nga provat do te humbas, ose do te veshtiresohet paraqitja e saj. .psh. me qellim te sigurimit te provave, organi kompetent mund te vendos qe te kryhet ekspertimi, gjurmimi, degjimi i deshmitarve, etj. Sigurimi i provave beht kryesisht (me nismen e organit kompetent), pse me propozimin e pales, perkatesisht te personit qe ka interes juridik. Aktet Administrative :a)vendimet (aktvendimet), dhe b)perfundimet (konkluzionet). Vendimi (aktvendimi) - eshte akt Admin. me te cilin organi kompetent vendos mbi qeshtjen Admin. e cila paraqet objekt te proc.Admini. Vendimi eshte rezultat i aplikimit te dispozitave juridike materiale, ne rastin konkret, ne gjendjen e vertetuar faktike. Me vendim vendoset mbi ndonje te drejt, detyrim ose interes juridik te subjektit te caktuar juridik. Perfundimi - eshte akt Admini. me te cilin vendoset mbi ndonje qeshtje qe i perkasin procedures, ose paraqiten si sekondare lidhur me zhvillimin e procedures, te
cilat nuk vendosen me vendim (aktvendim). Pjeset Përbërse te Vendimit - vendimi duhet te permbajë :a)elementet (pjeset) themelore, dhe b)pjeset teknike te tij. Pjeset themelore te vendimit - jane :1.hyrja (pjesa hyrse e vendimit), 2.dispozitivi (pjesa urdheruse) i vendimit, 3.arsyetimi i vendimit, 4.udhezimi mbi mjetin juridik. Hyrja e Vendimit - theksohen :1.emertimi i organit qe e nxjerr vendimin, 2.dispozita mbi kompetencen lendore te atij organi, 3.shenimet per palen dhe per perfaqesuesin ose te autorizuarin e saja, 4.shenimi i shkurter i objektit te procedures. Dispozitivi i vendimit - duhet te jet i shkurter, i qarte dhe i caktuar. Ne dispozitiv shenohet ''ajo qe eshte vendosur ne procedurë'' e drejt apo detyrim i caktuar per palen. Ne dispozitiv duhet thksohet afati ne te cilin duhet te kryhet veprimi i caktuar (nese urdherohet kryerja e veprimit te caktuar). Arsyetimi i vendimit - ne te shenohet :1.theksimi i shkurter i kerkeses se pales, 2.shkaqet dhe rrethanat qe kane qene vendimtare per vendosjen e qeshtjes konkrete admin., 3.dispozitat juridike ne baz te te cilave eshte vendosur qeshtja konkret admin. Udhezimi mbi mjetin juridik - theksohet mjeti juridik qe mund te perdoret d.p.d kunder vendimit (te shkalles se pare apo te dyte) te nxjer ne proc.Admin. Ku duhet te theksohen :1.organi te cilit i drejtohet (paraqitet), 2.organit te cilit i dorzohet, 3.afati brenda te cilit mund te paraqitet, dhe 4.lartesia e taksave Admini. per ankesë. Pjeset teknike te vendimit - jane pjese perberse te vendimit, e ato jan: nenshkrimi i personit te autorizuar, vula e organit, data e nxjerrjes se vendimit, numri evidencues i tij dhe vendi i nxjerrjes se vendimit. Vendmimin e nenshkruan personi zyrtar qe e ka nxjerr ate - eprori i organit ne organin individual, ndersa ne organin kolegjial e nenshkruan kryesusi i mbledhjes ne te cilin eshte marr vendimi, dhe ne fund te vendimit patjeter duhet te vehet vula e organit qe e ka nxjerr vendimin. Froma e Vendimit - vendimin si rregull e nxjerr organi kompetent ne forme shkresore. Vendimi shkresor duhet ti dorzohet pales ne origjinal ose ne kopje te legalizuara. Vendimi verbal nxirret ne rastet kur eshte fjala per ndermarrjen e masave te jashtzakonshme urgjente me qellim te sigurimit te qetsis dhe siguris publike ose per menjanimin dhe rrezikun e d.p.d per jeten dhe shendetin e njerzve apo pasuris se tyre. Vendimi verbal ne afatin prej 8 ditesh duhet t'u jepet palve me shkrim. Pas nxjerrjes se vendimit verbal urdherohet ekzekutimi i tij pa shtyerje. Per nga numri i organev qe i nxjerrin Vendimet ndahen :a)vendime te thjeshta, dhe b)vendimie te perbera. Vendimet e thjeshta - jane vendime qe i nxjerr nje organ, individual ose kolegjial, sipas parimit nje organ(nje nxjerrs)- nje akt. Ato jane vendime qe i nxjerrin funksionart (eproret) e organeve individuale te administrates qendrore (ministria, etj), kryetaret e organeve kolegjiale te administrates (kryetaret e komisioneve), dhe eproret e organeve te administrates lokale (drejtoret e drejtorive, drejtoret e entve etj.) Vendimet e perbera - vendim i perber eshte vendim i cili nxirret ne bashkpunimin e dy ose me shum organeve te administrates, perkatesisht qe perbehet prej dy ose me shume akteve te ndryshme admini. Llojet e Vendimeve per nga Vellimi dhe momenti i vendosjes se qeshtjes -:1.Vendime te plota, 2.vendime te pjesshme, 3.vendime plotesuse, 4.vendime te perkoshme, dhe 5.vendimi mbi qeshtjen kryesore. Vendimi i Plotë - eshte vendim me te cilin objekti per te cilin zhvillohet proc.Admini. vendoset ne tersi, do te thot vendoset ne te gjitha pikat e kerkeses se pales per te cilat eshte zhvilluar proc.Admin. Vendimi i Pjesshëm - vendoset pjeserisht, vetem per disa pika te kerkeses se pales. Pra kur nje qeshtje vendoset ne disa pika dhe vetem disa prej tyre jane pjekur per tu vendosur, organi kompetent mundte nxjerr vendim te veqant vetem per keto pika, nderkaq qeshtjet tjera vendosen me vendim qe do te nxirret me pas. Vendim Plotësues - ky vendim mund te nxirret kryesisht (ex offitio) ose me kerkes
te palës. Psh. kur organi ka nxjerr vendim mbi ndalimin e ushtrimit te veprimtaris se caktuar, me von nxjerr vendim me te cilin atij personi i merret fitimi i realizuar nga ushtrimi i asaj veprimtarie. Vendimi mbi qeshtjen kryesore - vendoset mbi objektin e proc.Admin., .dmth. qeshtjen kryesore per te cilen zhvillohet procedura (vendimi kryesor administrativ). Llojet e Vendimit per nga Efekti juridik -:1.vendimet perfundimtare, 2.vendimet e formes se prerë, dhe 3.vendimet e ekzekutushme ne proc.Admini. Vendimi Perfundimtar - eshte vendim me te cilin ka perfunduar proc.Admini., dmth. vendimi kunder te cilit nuk mund te perdoret mjet i rregullt juridik (ankimi, apelimi, ankesa) ne proc.Admini. Vendimi i Formes se Prerë - eshte ai vendim kunder te cilit nuk mund te paraqitet ankes as te fillohet (hapet) konflikti admini., mir po mund te anulohet, te prishet ose ndryshohet vetem ne rastet qe jan parashikuar me ligj. Vendimi i Ekzekutushem - vendimi i nxjerr ne proc.Admini. ekzekutohet pasi te jet ber i ekzekutushem. Vendimi behet i ekzekutushem ne keto raste :a)me kalimin e afatit te ankeses, ne qoft se ankesa nuk eshte paraqitur, b)me dorezimin e vendimit pales, ne qoft se ankesa nuk eshte e lejuar, c)me dorezimin e vendimit pales, po qe se ankesa nuk ka efekt suspenziv, d)me dorezimin e vendimit pales,, me te cilin ankesa hidhet posht ose refuzohet, e)vendimi i shkalles se dyte me te cilin vendimi i shkalles se pare eshte ndryshuar e behet i ekzekutushem kur ti jet dorezuar ai pales. Vendimet me Gabime Teknike, Vendimet e Paligjshme dhe Vendimet e Padrejta: Vendimet me pasaktesi (gabime) teknike - eshte vendim i cili permban gabime evidente (te dukshme) ne emrat e palve, ose ne numra, ne shkrime ose llogaritje si dhe pasaktesin te tjera evidente te natyres teknike. Vendimi i pligjshem - eshte vendim i cili permban gabime te natyres juridike, dmth. vendim me nxjerrjen e te cilit eshte shkelur ligji ose ndonje dispozit tjeter e nxjerr ne baz te ligjit. Vednim (absolutisht) i pavlefshem (nul)- eshta ai akt i nxjerr ne kundershtim me ligjin, pra i cili permabn shkelje te rend dmth. nuk mund te konvalidohet, por ne qdo koh mund te shpallet nul, anulohet edhe pasojat juridike qe i ka prodhuar prej qastit te nxjerrjes se tij. Vendimi relativisht i pavlefshëm - eshte akt i nxjerr ne kundershtim me ligjin .dmth. permban paligjshmeri, por ato nuk jane te natyres se rend, prandaj po qe se kunder tij ne afatin e caktuar nuk perdoren mjete juridike vendimi i till mund te konvalidohet- te behet i ekzekutushem dhe i formes se prere. Vendimi i padrejt (jooportun) - eshte vendim me te cilin shprehimisht nuk shkelet ligji, ose ndonje dispozite e bazuar ne ligj, veq se shkelet interesi publik i mbrojtur me rendin juridik. Vendimi i ligjshem - eshte akti i tillë qe nuk ka kurfar mungesash juridike ose nuk ka mungesa qensore juridike. Pra eshte ai akt i cili rrjedh nga nxjerrsi kompetent, qe eshte nxjerr ne baze te procedures te zbatuar ne rregull, ne formen dhe permbajtjen e parashikuar. Vendimet Individuale dhe Gjenerale: Vendimet individuale - jane ato te cilat personi ose personave te cilve u preket, me emer jane permnedur ne vet vendim. Vedimi individual i perket nje personi te caktuar fizik ose juridik, apo me shumë palëve me interesa te njejta procedurale. Vendimi gjeneral - merret ne qeshtjet qe i perkasin nje numri me te madh personash, te cilet individualisht per organin nuk jane te njohur, por lehtë konstatohet se cilve persona u perket vendimi. Vendimet Juridikisht te Lidhura dhe Vendimet Diskrencionale. Vendimet juridikisht te lidhura - jane ato te cilat ligji qe me pare i ka paraparë se kur kane per tu nxjerrë dhe qfare duhet te jet permbajtja e tyre., po qe se jane plotesuar kushtet e parapara me dispozitat juridike. Vendimet diskrecionale - organi eshte i autorizuar me vet dispoziten juridike te
zgjedh ate zgjedhje qe eshte me oportune per rastin konkret me te cilin me se miri realizohet interesi publik. Ndarjet e Tjera te Vendimeve :1.Deklarative, dhe 2.Kostituive. Akte (vendimet) deklaritive - jane akte te atilla me te cilat konstatohet se ne rastin konkret jane permbushur kushtet ligjore,dmth. se ekziston gjendja faktike e parapar me dispozitat juridike. Me vendim konstituiv - formohet (krijohet, ndryshohet apo prishet) mardhenja juridike - situatat juridike e caktuara. Afati per Nxjerrjen e Vendimit ne Proc.Admini. - kur proc. niset me kerkesen e pales, me rastin e vendosjes se qeshtjes nuk ka nevoj te zbatohet procedur e veqant, organi duhet ta nxjerrë vendimi ne afatin prej nje muaji, duke llogaritur nga dita e pranimit te kerkeses se pales ne gjendje te rregullt, Kurse proc.Admini. hapet (fillohet) me kerkesen e pales, ku duhet te zbahtohet procedur e veqant e shqyrtimit, organi kopetent duhet te nxjerrë vendim ne afatin prej dy muajsh, nga dita e dorzimit te kerkeses se pales. Perfundimi ne Proc. Administrative 1.Vendime (aktvendime), 2.perfundimet. Dallimi midis Vendimit dhe Perfundimit - Vednimin e nxjerr eprori i organit ose personi zyrtar i autorizaur per te vendosur qeshtjen admini., nderkaq Perfundimi mund ta nxjerr edhe personi zyrtar i cili ushtron ate veprim te procedures gjate te cilit eshte shfaqur qeshtja e cila eshte objekt i perfundimit. Vendimi nxirret per vendosjen e qeshtjes kryesore, nderkaq me Perfundim vendoset per qeshtje sekondare. Dallimi tjeter Vendimi nxjerret me shkrim (eshte form shkresore), ndersa Perfundimi, si rregull, palëve u komunikohet me gojë. Mjetet ne Proc.Admini. - mjet juridik (mjet goditje) quajm qdo mjet procedural me te cilin pala apo personi tjeter i autorizuar e godet (kundershton) aktin admini. (vendimin ose perfundimin0 te nxjerr ne proc.Admini. per te cilin pretendohet se eshte i paligjshem dhe i pa drejt dhe kerkon nga organi kompetent ta anuloj, ta prish apo ta ndryshoj. Llojet e Mjeteve juridike ne Proc.Admini. - : Mjetet e rregullta juridike - jane ato mjetet juridike te cilat perdoren kunder vendimeve te cilat ende nuk jan berë perfundimtare ne proc.Admini., dmth. qe perdoren ne proc. te rregullt institucionale. Kan efekt devolutiv (mbi to vendos organi me i lartë), dhe efekt suspenziv (e ndalojn, shtyjnë ekzekutimin e vendimit kunder te cilit jane paraqitur). Mjetet e jashtzakonshme juridike - jane ato mjete qe perdoren pas perfundimit te proc.Admini. Ato perdoren nen kushte te percaktuara shprehimisht me ligj. Mjetet e jashtzakonshme juridike, si rregull nuk kan efekt suspenziv, per veq rasteve te jashtzakonshme. Ankesa, e Drejta e Ankimimit - kur pala eshte e paknaqur ne proc.admini. me vendim te shkalles se pare ajo mund te deklaroj ankes organit te shkalles se dyte, me qellim te mbrojtjes se te drejtave dhe interesave te veta. Ankesen mund ta paraqes pala kur konsideron, se me vendimin e organit te shkalles se pare eshte shkelur ligji ne dëm te saj. Ankesen mund ta paraqes edhe prokurori publik, kunder vendimit te shkalles se parë me te cilin eshte shkelur ligji ne favor te individit, ose personit juridik, e ne dëm te bashkesis shoqerore. Perjashtimi i Ankesës - ne proc.Amini ankesa mund te perjshtohet ne keto raste :a)Kur me ligj te veqant eshte parapar qe ne qeshjet e caktuara admini. nuk eshte e lejushme ankesa, b)Kunder vendimit te shkalles se pare te Qeveris se Republikes dhe Kuvendit te bashkesis (te komunes ose te Republikës)., 3.Ankimi nuk mund te behet as kunder vendimit te organit te shkalles se parë, mbi te cilin nuk ka organ te shkalles se dytë, per veq kur kjo eshte e parapar me ligj ose me rregulloret e Unmikut. Permbajtja e Aknesës -: 1.vendimi qe goditet, kundershtohet (ankimohet), 2.emertimi i organit qe ka nxjerrë, 3.numri dhe data e vendimit, 4.shkaqet e ankimit.
Efekti i Ankesës - 1.Efekti devolutiv i ankeses - konsiston ne ate se vendosja bartet 9kalon) ne organin me te lart. 2.Efekti suspenziv i ankeses- ankesa e ndalon (e shtyn) ekzekutimin e vendimit i cili ankimohet (eshte objekt i ankeses). Gjat afatit te ankeses vendimi nuk mund te ekzekutohet. Puna e Organit te shkalles se pare sipas ankeses - e shqyrton anen formale te saj, si :1.Nese ankesa eshte e lejushme, 2.nese ankesa eshte paraqitur brenda afatit, dhe 3.nese eshte e paraqitur nga personi i autorizuar. Kur kostatohet se kto jan te rregullta, ndersa vendimi qe ankimohet nuk e ka zevendesuar me vendim te ri, ateher ka per detyr qe pa vones jo me von se 15 ditë, nga dita e marrjes se ankeses, oragni i shakles se pare me te gjitha shkresat e lendes, ankesen t'ia dergoj organit te shkalles se dyte. Anulimi i Vendimit ne procedur paraprake - per keto shkaqe :1.ne qoft se vendimi eshte nxjerrë nga personi i paautorizuar per vendosje, 2.nese vendimi eshte nxjerr nga personi qe eshte dashur te perjashtohet, 3.nese organi kolegjial nuk ka vendosur ne perberjen e parashikuar me ligj, 4.nese vendimi eshte nxjerr pa pelqimin ose vertetimin e organit tjeter. Procedura e Rregullt sipas Ankeses - duke vendosur mbi ankes organi i shkalles se dyte mund: 1.Ta refuzoje ankesen, 2.te anuloj vendimin e shkalles se pare, 3.ta ndryshoj vendimin e shklles se dytë. Refuzimi i ankeses - Organi e refuzon ankesen po qe se konstaton se procedura e cila i ka paraprir nxjerrjes se vendimit eshte zbatuar drejt dhe vendimi eshte i ligjshem dhe i drejt ndersa ankesa eshte e pathemeltë (e pabazuar0. Anulimi i vendimit - Organi e anulon vendimin e goditur me ankes kur konstaton se ekzistojn shkelje te dispozitave formale juridike dhe dispozitave juridiko materiale. Shkaqet per Anulimin e Vendimit :1.Shkaqet fromale juridike, dhe 2.shkaqe materiale juridik. Shkaqet formale juridike per anulimin e vendimit :a)nxerrja e vendimit nga organi jo kompetent, b)vertetimi i gabushem dhe jo i plot i gjendjes faktike, c)shkelja e rregullave esenciale te procedures, d)paqartesia e dispozitivit, e)qmurja e gabuar e provave, f)nxerrja e perfundimit te gabushem nga faktet e vertetuara. Shkaqet materiale-juridike per anulimin e vendimit - bëjne pjes: 1.Shkelja e ligjit material, 2.perdorimi i padrejt i vlersimit diskrecional. Cenimi (shkelja) i ligjit material - egziston ne ato raste kur nuk eshte palikuar fare norma e cila eshte dashur te aplikohet ose eshte aplikuar gabimisht ne baze te interp. te gabushem te saj. Perdorimi i padrejt i vlersimit diskrecional - ekziston kur organi i shkalles se pare e ka zgjedhur alternativen e cila nuk eshte oportune dhe e drejt. Organi i shkalles se dyt do ta zgjedh solucionin qe konsideron me oportun per rastin konkretpra vendos qeshtjen Admini. Ankesa per shkak te Heshtjes se administrates - Organi i shkalles se dyt qe te mund te vendos ne menyrë meritore sipas ankeses per heshtje te administrates duhet te plotesohen keto kushte :1.Ankesa duhet te jete e lejushme ne qeshtjen perkatse admini., 2.te jet paraqitur nga personi i autorizuar, 3.ankesa te mos jetë e parakohshme. Ne te kunderten organi i shkalles se dyt do ta hedh posht me perfundim ankesen per shkak te heshtjes se administrates. Mjetet e Jashtzakonshme Juridike ne proc.Admini. - janë: 1.Perseritja e proc.Admini., 2.ndryshimi dhe anulimi i vendimit lidhur me konfliktin admini., 3.kerkesa per mbrojtjen e ligjshmeris, 4.anulimi dhe prishja e vendimit te formes se prerë me pelqimin ose me kerkesen e pales, 5.anulimi i vendimit sipas te drejtes se mbikqyrjes, 6.shpallja nul e vendimit, 7.prishja e jashtzakonshme e vendimit. Vendosja per Perseritjen e Procedures - vendos organi qe e ka nxjerr vendimin perfundimtar ne proc.Admini., dhe organi kompetent mund :1.ta hedh posht propozimin, 2.ta refuzoj propozimin, 3.te lejoj perseritjen e proc.Admini. Ndryshimi dhe Anulimi i Vendimit lidhur me Konfliktin Admini. - Qe organi te mund ta anuloj ose ndryshoj vendimin e vet duhet te plotesohet keto kushte :a)qe
kunder vendimit perfundimtar te jet hapur padi konflikti admini. ne afatin ligjor, b)te mos ket perfunduar konflikti admini., c)qe ndryshimin dhe anulimin e vendimit te pranohen te gjitha kerkesat e padisë.Ndryshimin dhe anulimin e vendimit mund ta bejë organi i cili e ka nxjerr vendimin perfundimtar ne proc.Admini. Ndryshimi dhe Prishja e Vendimit te formes se prer me Pelqimin ose me Kerkesen e pales - Per aplikimin e ketij mjeti te jashtzakonshem juridik duhet te plotesohen keto kushte: 1.Vendimi i formes se prerë, 2.pelqimi i pales eshte kusht primar, qe duhet te jet real e jo fiktiv, 3.domosdoshmeria e respektimit te te drejtave te personit te tretë, 4.vlersimi i organit te autorizuar se eshte ne interes publik te behte harmonizimi i vendimit me ligjin. Per ndryshimin dhe prishjen e vendimit me pelqim te pales eshte kompetent organi i cili e ka nxjerr vendimin. Kërkesa per Mbrojtjen e Ligjshmeris - Organi kompetent duke vendosur sipas kerkeses per mbrojtjen e ligjshmeris, mund: 1.ta hedh posht kerkesen per mbrojt.ligjshm.- po qe se eshte paraqitur pas afatit, 2.ta refuzoj kerkesen per mbrojt.ligjshm. me qrast e len ne fuqi vendimin- kur konstaton se ska shkelje te ligjit, 3.ta prish vendimin- kur konstaton se ekziston shkelja e ligjit qoft material qoft formal. Kunder vendimit te nxjerr ne baz te kerkeses per mbrojt.ligjshm., nuk lejohet ankesa as nuk mund te fillohet konflikti admini. Shpallja Nul e Vendimit - :1.Në qoft se vendimi eshte nxjerr ne qeshtjen nga kompetenca gjyqesore, 2.me ekzekutimin e te cilit do te shkaktohej ndonje veper e denushme sipas kodit penal, 3.ekzekutimi i te cilit nuk eshte i mundur fare, 4.te cilin e ka nxjerr organi pa kerkes paraprake te pales, 5.ne qoft se permban ndonje parregullsi e cila sipas ndonje dispozite ligjore eshte parapar si shkak i pavlefshmerisë. Shalljen nul te vendimit mund ta bej organi kompetent: a)kryesisht, b)me propozimin e pales, c)me propozimin e prokurorit publik te caktuar. Prishja e Jashtzakonshme e Vendimit - eshte mjet i jashtzakonshem juridik ne proc.Admini. qe perdoret kunder vendimit te ekzekutushem. Prishjen e jashtzakonshme te vendimit mund ta beje organi i cili e ka nxjerr vendimin. Ne qoft se vendimin e ka nxjerr organi i shkalles se pare, ate vendim e prish organi i shkalles se dytë. Kjo prishje behet ex officio (kryesisht nga organi) sepse keto vendimie prishen me qellim te mbrojtjes se interesit publik e ne dem te pales. Ekzekutimi ne Proc.Admini. - eshte faz e fundit ne procesin administrativ. Ekzekutimi eshte edhe qellimi perfundimtar i vendosjes ne proc.Admini. Baza per Zbatimin e Ekzekutimit - mund te shërbejë: 1.vendimi i ekzekutushem, 2.perfundimi i ekzekutushem, dhe ujdia e lidhur midis palve ne proc.Admini. Vendimi i Shkalles se parë behet i ekzekutushem ne keto raste: 1.Me kalimin e afatit te ankeses, 2.me t'ia dorezuar pales- nese ankesa nuk e shtyp ekzekutimin e vendimit, 3.me t'ia dorezuar pales vendimin me te cilin ankesa hidhet posht ose refuzohet. Vendimi i shkalles se dytë, me te cilin ndryshohet vendimi i shkalles se parë, behet i ekzekutushem kur t'i jetë dorezuar pales. Objekti i Ekzekutimit te Vendimit - Ekzekutimi zbahtohet kunder personit qe eshte i detyruar ta permbushë detyrimin- i ekzekutuari. Ekzekutimi i vendimit zbatohet: a)kryesisht, ose b)me propozimine palës. Ekzekutimi i vendimit zbatohet kryesisht kur ketet e kerkon interesi publik, nderkaq ekzekutimi zbatohet me propozimin e pales kur ekzekutimi eshte ne interes te pales. Llojet e Ekzekutimit - Vendimi mund te ekzekutohet: a)ne rrug admini., dhe b)ne rrug gjyqesore. Ekzekutimi Admini. - eshte procedur e ekzekutimit te aktit admini. me udhe admini., me qellim te realizimit te detyrimeve jomonetare, te personit te detyruar te cilën e zbaton organi kompetent i admisistrates. Ekzekutimi gjyqesor - nenkupton ekzekutimin e vendimit ne rrugë gjyqesore, qe zbatohet per te realizuar kerkesat ne para, mbi te cilat eshte vendosur me vendimin e nxjerrjes ne proc.Admini. qe zbatohet nga ana e gjykates kompetente. Organet Kompetente per Zbatimin e Ekzekutimit - ekz. Admini. e zbaton organi
i admini. i cili, mbi qeshtjet admini. ka vendosur ne shkall te parë, nese me dispozitë te veqante nuk eshte caktuar ndonje organ tjeter per ekz. e aktit admini. Vendimet e ekz. mund te zbatohet edhe ne udhe gjyqesore. Ekz. gjyqesor e zbaton gjykata kompetente komunale, sipas vendimit te te ekzekutuarit, sipas dispozitave te veqanta qe vlejn per ekzekutimin gjyqesore. Pezullimi i Ekzekutimit - Ekz. admini. do te pezullohet kryesisht, dhe veprimet e zbatuara do te anulohet, ne qoftë se vertetohet: 1.se detyrimi eshte kryer, 2.se ekz. nuk eshte i lejushem fare, 3.se eshte zbatuar kunder personit qe nuk ka detyrim, ose nese kerkusi i ekz. ka hequr dorë nga kerkesa e vet, perkatesisht nese titulli ekzekutiv eshte anuluar ose prishur. Shtyrja e Ekzekutimit - ekz. admini. do te shtyhet ne qoft se vertetohet se lidhur me ekz. e detyrimit lejohet pritja, ose se ne vend te vendimit te perkoshem qe ekzekutohet, eshte nxjerr vendim per qeshtjen kryesore qe dallohet nga vendimi i perkoshem. Mbi shtyrjen e ekz. vendos organi qe e ka nxjerrë perfundimin per lejimin e ekz. Menyra e Ekzekutimit Admini. - zbatohet: 1.Me ane te personave te tjerë, 2.me anë te shtrengimit (me dhunë). Ekzekutimi me ante te personave te tjerë- ne qoft se se detyrimi i te ekzekutuarit perbehet nga kryerja e veprimit qe mund ta kryej edhe ndonje person tjeter, ndersa i ekzekutuari nuk e kryn fare, ose nuk e kryn ne tersi, ky veprim do te kryhet me ante te personit tjeter, me shpenzimet e te ekzekutuarit. Ekzekutimi me shtrengim (dhunë) - ne ato raste kur i ekzekutuari ka per detyr qe te lejoj ose te durojë diqka, ndersa vepron ne kundershtim me kete detyrim, organi qe e zbaton ekzekutimin do ta detyroj te ekzekutuarin qe te plotesoj detyrimin me anë te denimeve me gjobë. Ekzekutimi me Qellim Sigurimi - me qellim te sigurimit te ekz. me perfundim mund te lejohet ekz. i vendimit edhe para se te jet berë i ekzekutushem, nese do te pengohej, ose do te veshtirsohej ekz. pas ekzekutushmeris se vendimit. Lejohet ankesa e veqant e cila nuk e shtyn zbatimin e ekz. Ekz. me qellim sigurimit mund te zbatohet ne rrug admini. ose ne rrugë gjyqesore. Konflikti Administarativ - lindin nga mardhenjet juridike admini. ne rastin kur me aktin admini. perfundimtar te organit shtetror, ose te organizates e cila ushtron autorizime publike, eshte shkelur ligji ne dem te individit apo personit juridik. Pala e paknaqur, kunder vendimit perfundimtar, nuk mund te perdorë mjetin erregullt juridik, atëher lind konflikti midis pales dhe nxjerrsit te aktit admini. perfundimtar. Konflikti Administrativ ne Kuptimin Formal - sipas pikpamjes e cila perkufizimin e konfliktit admini. e lidh me veqorit e proc., ne bazë te se ciles zgjidhen konfliktet admini., konflikti admini. eshte ao konflikt i cili sipas proc. te veqant qe quhet proc.Admini.- gjyqesore. Konflikti Administrativ ne Kuptimin Material - nocioni material o konfliktit admini. percaktohet me ndihmen e karakteristikave esenciale, permbajtsore. Konflikti admini. do te ishte ai konflikt ne te cilin njera palë, qoft ne cilsin e paditesit qoft te paditurit, eshte administrata, (organi i cili ushtron administraten). Sistemi Francez - ekz. sistemi i gjykatave te veqanta per zgjidhjen e konflikteve admini., te cilat jane kompetente te zgjidhin qeshtjet kontestuse midis administrates dhe qytetarve. Ky sistem ekz. ne Franc, gjermani, Austri, Itali etj. Sistemi Anglosakson- sipas keti sistemi konfliktet admini. i zgjidhin gjykatat e rregullta. Ky sistem ekz. ne SHBA, Angli dhe ne shtetet skandinave. Sistemi i Klauzoles se pergjithshme- sipas keti sistemi konflikti admini., parimisht mund te fillohet dhe te zhvillohet kunder te gjithave akteve admini. te nxjerra ne proc.Admini. Sistemi i Enumeracionit (te numruarit) - sipas keti sistemi konflikti admini. mund te fillohet dhe te zhvillohet vetem kunder llojeve te caktuara te akteve admini. perfundimtare, dmth. kunder atyre akteve admini., nga ato materiale admini., te cilat jane ta caktuara shprehimisht me ligj.
Karakteristika e Aktit Admini. i cili mund te jet Objekt i Konfliktit Admini. – akti duhet: 1.te jet akt i nxerjes te autorizuar, dmth. te jet nxjerrë nga organi shtetror, 2.te jet akt autoritativ- te jet nxjerr ne menyr autoritative, 3.te jet akt juridik- te ket karakter te aktit juridik e jo te aktit material, 4.te jet nxjerrë ne qeshtjen admini., -qeshtje ne te cilen caktohet dispozicioni primar, 5.te jet konkret dhe individual, 6.te jet perfundimtar ne proc.Admini. Llojet e Konflikteve Admini. - 1.konflikte admini. objektive dhe subjektive, 2.konflikte admini. mbi anulimin e aktit admini., 3.konflikte admini. te juridiksionit te plotë. Konflikti Admini. Objektiv dhe subjektiv - behet ne baz te dy kriterve: 1.sipas qellimit te konfliktit admini., dhe 2.sipas objektit te konfliktit admini. Sipas qellimit te konfliktit admini. - eshte ai konflikt admini. qellimi kryesor i te cilit eshte mbrojtja e te drjtes objektive, dmth. mbrojtja e rendit objektiv juridikmbrojtja e parimit te ligjshmersi. Konflikti administrativ subjektiv - eshte ai konflikt qellimi i te cilit eshte mbrojtja dhe realizimi i te drejtave subjektive dhe interesave juridike te individit ose te personit juridik te caktuar. Konflikti i Ligjshmeris se Aktit Admini. - gjykata eshte a autorizuar te shqyrtoj vetem qeshtjet e ligjshmeris se aktit admini. te konstatuar e jo oportunitetin e aktit admini.. Gjykata kompetente eshte e autorizuar te shqyrtoj vetem qeshtjen nese akti admini. eshte i ligjshem apo i paligjshem, e jo edhe ta vendos qeshtjen konkrete admini. Konflikti i juridiksionit te Plotë - Gjykata ne kete lloj konflikti ka autorizime qe te shqyrtoj jo vetem ligjshmerin e aktit admini. te kontestuar por qe edhe mund ta vendos qeshtjen konkrete qdmini. Domethënë gjykata nuk kufizohet vetem ne vlersimin e ligjshmeris se aktit admini. por ka autorizime me te gjera- hyn ne oportunitetin e tyre. Palet ne Konfliktin Admini. - janë: 1.Paditesi, 2.Ana (pala) e paditur, dhe 3.Personi i interesuar. Paditesi ne konfliktin Admini. - personi i cili me qellim te mbrojtjes se te drejtave te veta subjektive, ose interesit te d.p.d personal, te bazuar ne ligj, paraqet padi per fillimin e konfliktit admini., quhet padites ne konfliktin admini. Padites ne konfliktin admini. mund te jenë edhe organet e veqnta te autorizuara shtetrore si: a)Prokurori publik, dhe Avokati publik. Ana (Pala) e Paditur ne Konfliktin Admini. - Anë e paditur ne konfliktin admini. eshte organi shtetror perkatesisht organizata qe ushtron autorizime publike, akti admini. i se cilit kontestohet me padi. Konflikti admini. mund te hapet edhe kunder aktit admini. te shkalles se pare kunder te cilit ankesa nuk ka qenë e lejushme. Konflikti admini. mund te hapet edhe per shkak te heshtjes se administrates. Personi i Itneresuar ne konfliktin Admini. - personi i interesuar ne konflikt admini. eshte qoft pala ne qeshtjet admini. dypalëshe apo me shum palëshe me interesa te kunderta ne favor te se ciles ka perfunduar procedura admini. Personi i interesuar ka interesi i cili eshte i kundert me interesin e paditesit ne konfliktin admini., ngase paditesi ka interes qe akti admini. i kontestuar te anulohet si i paligjshem, nderkaq personi i interesuar ka interes qe akti admini. qe kontestohet me padi te mbetet ne fuqi. Padia ne Konfliktin Admini. Nocioni dhe Objekti i Padis - konflikti admini. fillohet me padi te cilen e paraqet paditesi ne gjykaten kompetent. Per hapjen dhe zhvillimin e konfliktit admini. vlen maksima private, ejo maksima oficiele. Pa padi nuk ka konflikt admini. qe do te thot se gjykata nuk mund ta filloj konfliktin admini. pa padin e paditesit. Ne kuptimin Formal Padia - eshte parashtres e hartuar ne menyr te rregullt e drejtuar me koh gjykates nga ana e personit aktivisht te legjitimituar per fillimin te mekanizimit per realizimin e mbrojtjes ne qeshtjen admini.
Ne aspektin Material Padia - ne esencë eshte kerkes e subjektit juridik per shqyrtimin e situates kontestuse me anen e anulimit te aktit konkret admini. per te cilin plotesohet se eshte i paligjshem. Afati per Paraqitjen e Padis - padia me te cilen fillohet konflikti admini., paraqitet brenda afatit prej 30 ditesh nga dita e dorezimit te aktit admini. pales. Ne qoft se akti admini. nuk i eshte dorezuar prokurorit publik, afati per paraqitje e padis eshte 60 ditë nga dita e dorezimit te aktit admini. pales, ne favor te se ciles eshte nxjerr akti admini. Dorezimi i Padise - padia i dorezohet gjykates kompetente d.p.d ose i dergohet me post, por padia mund te paraqitet edhe ne procesverbal tek gjykata kompetente. Përmbajtaj e Padisë - Padia duhet te permbaj pjeset perberse. Ne padi duhet te shenohet: 1.Karakteristikat qensore individuale te paditesit, 2.Ne padi duhet theksuar aktin admini. kunder te cilit eshte drejtuar padia, pastaj numri, dat dhe organi i cili e ka nxjerr atë, 3.Shtjellimin e shkruter te shkaqeve te kontestimit te aktit admini., 4.Kerkesa e padis, 5.Ne qoft se me padin kerkohet kthimi i sendit ose kompenzimi i demit duhet te shenohet edhe kerkesa e caktuar ne pikpamje te sendit ose shumes se caktuar.
View more...
Comments