Pranimi i Pacientit Anamneza Ekzaminimi Proteza Totale Klinik

October 1, 2017 | Author: samir.ramadani | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Descripción: Shërimi i pacientit të sëmuar është obligim themelor i mjekut. Sëmundjet e dhëmbit mund të shkaktojnë ndërl...

Description

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKЁSORE Programi studimore - STOMATOLOGJI

Punim seminarik nga Protetika Mobile Klinike – Protezat e Plota

TEMA “PRANIMI I PACIENIT, MARRJA E ANAMNEZËS, EKZAMINIMI KLINIK EKSTRA DHE INTRAORAL DHE PLANI I TERAPISË”

Punoi:

Udhëheqësi:

Samir Ramadani

Dr. Sherif I SHAQIRI Dr. Sc.

Tetovë, 2015

2

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

Përmbajtja:

1. HYRJE .........................................................................................................................2 a. Metodologjia e punimit .........................................................................................2 2. PRANIMI I PACIENTIT ............................................................................................4 3. MARRJA E ANAMNEZËS ....................................................................................... 5 4. EKZAMINIMI EKSTRAORAL DHE INTRAORAL ...............................................7 a. Inspeksioni ............................................................................................................10 b. Palpacioni .............................................................................................................10 c. Perkusioni .............................................................................................................11 5. PLANI I TERAPISË .................................................................................................. 14 6. PËRFUNDIM .............................................................................................................15 7. BIBLIOGRAFIA ....................................................................................................... 16

2

3

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

1. HYRJE Shërimi i pacientit të sëmuar është obligim themelor i mjekut. Sëmundjet e dhëmbit mund të shkaktojnë ndërlikime tjera në pjesët e ndryshme të organizmit të njeriut. Pra, shërimi i sëmundjeve të dhëmbëve dhe hapësirës së gojës është njëri prej faktorëve për arritjen e mirëqenies shpirtrore të njeriut. Çdo dështim në shërimin e sëmundjeve të dhëmbëve mund të jetë me pasoja për organizmin e njeriut. Detyra e stomatologut është që para se të filloj me shërimin, në fillim t’i marrë gjeneraliet e pacientit (emri mbiemri, mosha, gjinia, adresa, profesioni etj), e më pastaj të bëjë vizitën mjekësore, duke filluar të marrë anamnezën dhe të bëjë ekzaminimin klinik. Në bazë të dhënave të mbledhura caktohet diagnoza dhe mënyra e shërimit. Pas marrjes së anamnezës, stomatologu fillon me ekzaminimin ekstraoral përmes medotave ekzaminuese si inspeksionit (vrojtimit) dhe palpacionit (prekjes), në regjionin e qafës dhe kokës (fytyrës), ku ekzaminohen asimetrit në fytyrë, ndryshimet e lëkurës, abscese, edema, tumorë, fistula dhe cikatrikset. Po ashtu, ekzaminohet edhe pjesa intraorale e hapësirës së gojës, duke filluar nga vrojtimi i dhëmbëve, madhësinë, morfologjinë, ngjyren, pastaj ekzaminimi klinik i kariesit, impanteve, punimeve protetike etj. gjithashtu edhe indet e buta si gjuha, mukoza, ginigva, qiellza etj. Pas ktyre procedurave ekzaminuese klinike, caktimit të diagnozë fillon mjekimi i sëmundjes si dhe caktimi i planit të terapisë si pjesë përfundimtare.

a. Metodologjia e punimit Kjo temë është e përgatitur në formatin e punimit seminarik, tema është caktuar nga udhëheqësi i pjesës praktike – ushtrimeve nga Protetika Mobile Klinike – Proteza e Plotë, dr. Sh. Shaqiri dr.sc. Për punimin e kësaj teme kam përdorur metodën e deduksionit (duke u nisur nga e përgjithshmja drejt të veçantës) që aplikohet për punime seminarike si dhe jam mbështetur në literaturat adekuate për temën e caktuar, duke u përmbajtur rregullave dhe procedurave të shkrimit akademik. Të gjitha burimiet e marrura janë të paraqitura në bibliografin e punimit dhe në fusnotat. Kjo temë përbëhet në tri pjesë: pjesa e parë përfshinë hyrjen dhe metodologjinë e punës. Pjesa e dytë ka të bëjë me pjesën kryesore të punimit, duke u mbështetur në këto hipotezat kryesore siç janë: mënyra e pranimit të pacientit, rregullat e marrjes së anamnëzës, format dhe qasjet e ekzaminimit ekstra dhe intraoral si dhe planimi i caktimit terapisë. Ndërsa pjesa e tretë ka të bëjë me pjesën përfundimtare dhe literaturen e shfrytëzuar për këtë temë.

3

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

4

2. PRANIMI I PACIENTIT Është procedurë që fillon qysh prej momentit kur pacienti hyn në kabinetin stomatologjik. Stomatologu duhet të jetë observues i mirë. Observimi mjekësor i pacientit fillon me përshëndetje, me vëzhgimin e sjelljeve të pacientit në kabinet dhe në karrigen stomatologjike. Mjeku në këto çaste luan rolin edhe të psikologut, pasi që vlerëson gjendjen psikike të pacientit. Për stomtologun me përvojë, impresionet e para të fituara mund të jenë dëshmi për shumë të dhëna anamnestike.

Në stomatologji viziat mjekësore i ndajmë në vizat rutinore, emeregjente dhe periodike. Vizita rutinore është atëherë kur pacientët u nënshtrohen me qëllim përcaktimi dhe shërimi të ndryshimeve ekzistuese në hapësirën e gojës dhe në dhëmbë. Vizita emeregjente janë kur të sëmurët paraqiten në kabinetin stomatologjik me dhimbje ose gjakosje. Këtyre vizitave të sëmuarit u nënshtrohen me qëllim të ndaljes së dhimbjes dhe hemoragjisë. Vizitat periodike realizohen pas shërimit të sëmundjeve, të cilat duhen të bëhen një herë në tre muaj ose çdo gjashtë muaj pa marrë parasyesh a ekzistojnë ndryshime apo jo.1

1

Hoxha, Veton.”SËMUNDJET E DHËMBIT”. Pjesa e parë. Botues: Universiteti i Prishtinës. Prishtinë, 1999. Fq. 146

4

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

5

3. MARRJA E ANAMNEZËS Anamneza është procesi i mbledhjes së informacioneve nga pacienti. Këto informacione ndihmojnë mjekun në arsyetimin e tij klinik për të gjetur sëmundjen ose për të shpjeguar gjendjen klinike që pacienti ka dhe për ta kuruar atë. Në një moment të dytë, pasi që bëhet kjo mbledhje informacionesh, vjen vizita objektive e pacientit që zgjeron informacionet e mbledhura. Për sa mund të duket diçka e thjeshtë, anamneza është një proces mjaft i ndërlikuar dhe i rëndësishëm sepse ndihmon në inkuadrimin sa më të plotë të gjendjes shëndetësore të pacientit dhe mbledh informacione jo vetem rreth tij, por edhe rreth personave ose ambientit që e rrethon që mund të ndikojnë në këtë gjendje klinike që pacienti ka. Pra, anamneza nuk ndalet vetem tek pacienti, por analizon edhe individe të tjerë që kanë lidhje me të.2 Stomatologu gjatë marrjes së anamnezës duhet të prezantohet në mënyrë të sjellshme para pacientit. Kjo ka rëndësi të madhe sepse nëse mjeku nuk fiton atë gradë besueshmerie nga pacienti i tij, edhe informacionet që pacienti do t’i japë do të jenë më të limituara për shkak se do ta konsiderojë të dyshimtë personin që ka përpara.

Anamneza vitae përfshin të gjitha ndryshimet shëndetësore në organizmin e pacientit gjerë tani. Në të dhënat anamnestike nga pacienti duhet të merren edhe për sëmundjet sistemike si p.sh. - për sëmundjet kardiovaskulare: (infarkt miokardit, insultet cerebrale, hiper dhe hipotensioni etj.) duhet të kihet kujdes për shkak të arestit; - sëmundjet respiratore: (astma bronkile) që përcillet me frymëmarrje të vështirësuar;

2

http://mjekesia.fajtori.com/index.php/koncepte-mekanizma/157-anamneza-kontakti-i-pare-mjek-pacient

5

6

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

- sëmundjet gastrointestinale: shumica e këtyre sëmundjeve shfaqen në hapësirën e gojës me ndryshime në mukozë dhe me fetor ex ore (ulcus bulbi duodeni et venriculi); - sëmundjet alergjike: alergjitë e ndryshme nga barnat, ushqimi, pluhuri etj. janë shkaktarët më të shpësht të tyre. Më së shumti kemi alergji në medikamente (penicilina, sulfonamide, formalin). Një kujdest të veçant duhet t’i kushtojmë pacientëve që janë alergji në anestetik; - sëmundjet psikiatrike: gjendja psikike e pacientit mund të jetë faktor me rëndësi për diagnostifikimin dhe shërimin e sëmundjes së dhëmbëve dhe të gojës. Neurozat, psikozat, gjendjet depresive te retardimet mentale janë grupe të sëmundjeve që duhet t’u kushtohet kujdesë i posaçëm; - sëmundjet hematologjike: kujdes të veçant duhet t’i kushtohet sindromave hemoragjke (hemofilisë) dhe grupit të anemive që përcillen me çrregullimin e kohës së koagulimit, kohës protrombike etj. - sëmundjet endokrinologjike: mund të jenë të llojllojshme, si diabet mellitus. Ku nga kjo sëmundje lendimet dhe infeksionet shërohen ma ngadal, ndryshimet manifestohen me gjakosje, fetor ex ore dhe paradontozë. Pastaj, mund të paraqitet hipoglikemia, acidoza dhe koma diabetike; - sëmundjet infektive: disa sëmundje infektive pasqyra klinike në fazën akute manifestohet me ndryshime në hapësirën e gojës (skarlatina, rubeola, parotitis, AIDS). Po ashtu, duhet pasur kujdes edhe nga pacientet me sëmundje të hepatitit, etj. - sëmundjet malinje: pasi mund të jenë nën kemoterapi apo radioterapi (rrezatim). Anamneza familjare përmes kësaj kërkohet nga pacienti të rrëfej për sëmundjet sistemiki të familjes së ngushtë, sëmundjeve gjenetike të trashëguar etj. Anamneza morbii pas marrjes së anamnezës së përgjithshme dhe familjare duhet të merret anamenza lokale, përkatësisht të bëhet ekzaminimi i hapësirës orale. Të gjitha shënimet duhet të klasifikohen dhe të analizohen me vëmendje, kurse pyetjet që i drejtojmë të sëmurit duhet të jenë të shkurtra dhe të qarta. Nëse ekzisojnë pengesa subjektive duhet të caktojmë vendin ku duhet të paraqitet, pasi ankesat e pacientit janë të ndryshme edhe atë duke filluar prej dhimbjes, gjakosjes nga goja. Në shumicën e rasteve dhimbja është simptomi kryesor dhe arsya e ardhjes në kontrollë. Në fillim kërkohet që pacienti të tregojë shkurtimisht ankesat që e kanë shtyrë atë të vijë për vizitë tek mjeku stomatolog, ndërsa mandje i parashtrohen pyetjet: -

Kur filloi sëmundja dhe cilat ishin simptomat e para? A është intenziteti i dhimbjeve i njëtë që nga fillimi i sëmundjes? A është bërë më herët mjekimi dhe kur është bërë?

6

7

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

Në rastet e pacientave me padhëmbësi totale, zakonisht parashtrohen pytjet: -

Që sa kohë është me padhëmbësi? Për çfarë arsyje nuk i ka protezat e më hershme? A ka pas dhimbje gjatë mbajtjes së protezave të më hershme? Sa kohë i ka mbajtur protezat e më hershme?

Kur kryhet një anamnezë duhet të kihet parasysh një skem pyetjesh që përfshin shumicen e informacioneve që ne duam të dimë. Nga ana tjeter, duhet lënë pacienti të shprehi gjendjen e vet emocionale dhe stomatologu duhet të jetë në gjendje që të mbledh nga ai që tregon informacione me rendësi që mund t’i duhen. Të dhënat që na ofron pacienti janë vlerësime personale subjektive të tij. Për këtë arsyje themi që ekzaminimet subjektive janë pjesë përbërëse të diagnozës. Rrëfimi i sinqertë i të të sëmuarit për rrjedhën e sëmundjes dhe përpilimi korrektë i pytjeve nga ana e mjekëve, lehtëson dignostifikimin e saktë të sëmundjes. 4. EKZAMINIMI EKSTRA DHE INTRAORAL Ekzaminimi ekstraoral fillon qysh prej hyrjes së pacientit në kabinetin stomatologjik. Vështrohen asimetritë në pamjen e fytyrës, ndryshimet në lëkurë, absceset me edema, tumorët, fistulat dhe cikatrikset. Asimetria e fytyrës

7

8

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

Ndryshimet në lëkurë

Absceset dhe edema

Fistula

Cikatrikset

8

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

9

Gjatë inspeksionit me një renditje të caktuar hulumtohen ndryshimet në: Lëkurë – a është e skuqur, a ka ndryshuar ngjyra, a është elastike, a është e dëmtuar; Veshë – a ka simetri, a është ënjtur; Sy – a janë papillat normale, a janë të ënjtura, a janë të skuqur; Buzët dhe faqet – a kanë ngjyrën e vet normale, mos kan cianozë, a është i ruajtur konfiguracioni, a janë ruajtur parametrat neurologjikë.

Ekzaminimi ekstraoral

Ekzaminimi intraoral realizohet me vështrimin e gjendjes faktike në hapësirën e gojës. Kontrollin dhëmbëve e bëjmë me ndihmën e pasqyrës, sondës dhe të pincetës stomatologjike. Ekzaminimin klinik të dhëmbëve e bëjmë me një rënditje të caktuar duke evidentuar kariesin, implantet e vendosura, punimet protetike, ndryshimet e ngjyrës së dhëmbëve, plasaritjet, frakturat e kurorës së dhëmbëve dhe fasetat e formuara në sipërfaqet okluzale si pasojë e abrazionit.3 3

Hoxha, Veton.”SËMUNDJET E DHËMBIT”. Pjesa e parë. Botues: Universiteti i Prishtinës. Prishtinë, 1999. Fq. 153.

9

10

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

Inspektimin e dhëmbëve e bëjmë duke shikuar rënditjen, madhësinë, morfologjinë, pikën kontaktuese dhe ngjyrën. Me rënditje të dhëmbëve pasqyrohet numri i dhëmbëve në harkun dental. Mungesa e kontaktit të dhëmbëve në mes vete mund të jetë arsye për ndryshime në okluzion, artikulacion dhe gjendjet e paraokluzionit. Inspektimi i froniksit vestibular pasqyron gjendjen e gingivës dhe të mukozës orale. Në forniks duhet vlerësuar ndryshimin e ngjyrës, ekzistencën e hemoragjisë, abceseve, fistulave etj. Gjuha kontrollohet duke bërë vështrimin e ngjyrës, të formës, të konzestencës, të dimensioneve dhe të senzibilitetit. Pallatum durum dhe pallatum molle kontrollohen në pjesën e harkut dhe vlerësohen marrdhëniet e tyre me tonzillat. Vështrimi i gjëndrave pështymore bëhet me qëllim të përcaktimit të kalueshmërisë së kanaleve salivare, kualitetit dhe kuantitetit të pështymës së tajuar. a. Inspeksioni – nënkupton ekzaminimin okular të terapeutit, kjo metodë mund të jetë ekstraorale ose intraorale. Dmth kjo metodë e ekzaminimit realizohet me anë të vështrimit.

b. Palpacioni – është ekzaminim që bëhet me majat e gishtave. Mund të jetë ekstra dhe intraoral. Palpacioni ekstraoral bëhet për përcaktimin e ndryshimeve në fytyrë dhe në qafë. Ndryshimet në fytyrë mund të jenë: deformimet, traumat, të ënjturit si pasoj e qelbit etj. Palpacioni intraoral bëhet duke palpuar buzët dhe forniksat. Kërkohet dëmtimi i indeve të buta dhe në kockën alveolare, kontrrollohet dhe palpohet gingiva dhe frenulumet. Me sondim përcaktojmë thellësinë e xhepave gingivalë, prezencen e gurëve dhe mobilitetin e dhëmbëve. 10

11

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

c. Perkusioni – bëhet me goditje të lehtë me majën e instrumentit në kurorën e dhëmbit të sëmuar. Goditjet mund të jenë vertikale dhe horizontale.

11

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

12

Proteza ekzistuese - këto proteza duhet të ekzaminohen me kujdes, ku baza e protezës dhe materiali i dhëmbëve përcaktohet me anë të inspektimit vizuel. Diskrepancat e mëdha bien menjëherë në sy kur pacienti i vendos dhëmbët në okluson qëndror, por është i rëndësishëm edhe vlerësimi estetik i protezës ekzistuese. Shëndeti i indeve të buta - proteza totale mbështet mbi indet e buta, kështu që shëndeti dhe cilësia e tyre janë të rëndësishme. Proteza rrethohet nga faqet dhe buzët të cilat mbulohen me mukosë. Mukoza që mbulon kreshtën alveolare dhe palatumin quhet mukosë mastikatore. Mos inserimi i saj në periost bëhet shkak i paqëndrueshmërisë së protezës. Karaketristika kryesore të vëzhgimit të mukosës janë: ngjyra, forma dhe përbërja. Palatumi i fortë ekzaminohet për formën, gjatësinë, gjërësinë dhe cilësinë e mukozës dhe submukosës që e mbulon atë. Ekzaminohen faqet për patologji të ndryshme që mund të kenë si dhe vërehet edhe konturi i përgjithshëm i tyre. Gjuha është një faktor i rëndësishëm në suksesin dhe dështimin e protezës pasi ajo shtrihet në hapësirat edentuloze. Në ekzaminimi e dyshemesë së gjuhës, përfshihet ekzaminimi i strukturave të thella, kontratimi i muskujve mylohyoid ngre lartë dyshemen e gjuhës duke dilokuar protezën e cila është bërë pas një mase jokorrekte. Pa kontrolluar nuk lihen as gjendrat salivare për ndonjë patologji eventuale si dhe ngjyra e mukosës e cila ka vlerë të lartë në diagnostifikim të patologjive të ndryshme. Në protezat e keqadaptuara, gjetja e indeve hiperplazike është normale. Krahët e protezës të shtrirë më shumë se që duhet traumatizojnë indet e fushës protetikore duke shkaktuar një hiperplazi të tyre të njohur me emrin Fisuratum. Mbi këto inde mund të kemi të mbivendosur infeksionin me kandida albicans.4 Tuberat Maxillar shumë të zhvilluar pengojnë stabilitetin e protezës dhe nëse mukosa në këtë pjesë është reziliente, atëherë stabiliteti i protezës do të ulet më tej. Shëndeti i indeve të forta - Kocka është mbështetja e palëvizshëm dhe njëkohësisht fiziologjikisht, dinamik për dhëmbët dhe protezën. E gjithë kocka përshkohet nga struktura të tjera si enë gjaku, ind kockor etj. Qëndrueshmëria e kockave varet nga nutricioni i mirë dhe ekuilibri hormonal. Kreshtat alveolare reziduale të mprehta dhe të holla shkatrohen si pasoj e shkatërimeve kockore prej ekstraksioneve, traumave gjatë ekstracionit postekstracional. Toruset janë zgjerime kockore besnike që hasen tek disa pacient në mesin e thellësisë së qiellzes ose në anën linguale të mandibullës në zonën e premoraleve. Toruset janë të mbuluar me mucoperiost të hollë prandaj ato janë shumë më të forta dhe të ndjeshme ndaj presionit. 4

Zarb, Bolner. “PROTEZA KOMPLETE”. Proteza Komplete dhe Proteza që Mbështeten në Implante. Sh.B. UFOpress. 2007.

12

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

13

Mardhënjet e nofullave - Vëzhgimet rutine zakonisht do të japin indikacionet e para për raportet e nofullave te pacientit. Dimenzioni vertikal i fytyrës në qetësi dhe i okluzionit si dhe raporti antero-posterior i nofullave, duhet vlerësuar gjatë përcaktimit të diagnozës për të parë nëse duhet korrigjuar planin e trajtimit. Kur dhëmbet hiqen kreshta është e gjërë në siperfaqe okluzale, por gjatë procesit të resorbimit kreshtat vin duke u ngushtuar dhe shkurtohen. Një kresht ideale duhet të jetë me majë të gjërë dhe anët paralele, kur ajo ngushtohet, hollohet, por është në gjendje t’i bëje ballë prosioneve okluzale. Indet rrethues - Retensioni i protezes totale varet pjesërisht nga mbyllja efektive në kufi dhe kjo mbyllje krijohen duke adaptuar mirë protezen me inde që rrethojnë ato. Saliva – si shkalla e rrjedhjes së pështymes edhe viskoziteti i saj janë një nga faktorët e rëndësishëm për mbajtjen e protezës. Për këtë arsye duhet të kushtohet rëndësi sasisë së tajimit së pështymes (1ml/minut), sepse për shkak se disa pacient kan sëmundje sistemike dhe përdorin medikamente për një kohë të gjatë, ndërsa ato barna kan kundraindikacione që ndikojnë në zvoglimin e tajimit të pështymes. Zhvillimi muskulor - Kaviteti oral është i rrethuar me muskuj si rrezultat i aktivitetit përmes të cilëve realiziohet lëvizshmëra e nofullave dhe indeve të buta. Nëse muskujt janë të fort dhe aktiviteti i tyre është i koordinuar mirë, ato do të ndihmojnë pacientin të përdorë në mënyrë korrekte protezen totale, në të kundërtën do të ndikojnë në ulje e stabilizimit dhe retensionit të protezës. Tonusi i muskujve - Tonusi i indeve faciale është një hap kritik dhe i rëndesishëm në ndërtimin e protezës, ku një tonus shumë i fortë ose shumë i dobët, është i pa favorshëm. Nëse muskujt janë shumë të tendosur faqet dhe buzët lëvizin me vështirësi, por nëse janë shumë të plogështa ato do të lëvizin lehtësishte nga matriali i mases, me çrast pacientëve do t’ju duhet më shumë kohë se zakonisht për t’u mësuar me përdorimin e protezes. Koordinimi neuromuskular - Që proteza totale të përdoret në mënyrë efektive duhet një koordimin dhe kontroll i mirë i muskulaturës. Ato japin shumë ndihmesë në ndërtimin e protezës p.sh.: lëvizja e gjuhës përdoret për të modeluar anën linguale të masës mandibulare dhe kjo lëvzije është vendimtare për suksesin e masës. Që të merret në konsideratë kontrolli i muskujve, mjeku i thotë pacientit që të hap për gjys gojen të lëviz nofullen e poshtme majtas – djathtas, të lëviz gjuhën nga djathtas në të majt dhe të nxjerr gjuhën jashtë dhe ta fus mbrenda.5

5

Zarb, Bolner. “PROTEZA KOMPLETE”. Proteza Komplete dhe Proteza që Mbështeten në Implante. Sh.B. UFOpress. 2007.

13

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

14

5. PLANI I TERAPISË Pas përfundimit të fazave paraprake si pranimit të pacientit, marrjes së anamnezës, ekzaminimit ekstra dhe intraoral, caktimit të diagnozës, fillojmë me aplikimin e terapisë, gjegjësisht intervenimit stomatologjik. Plani i trajtimit është proces i sinkronizimit të mundshëm ndërmjet opsioneve të trajtimit dhe nevojave të pacientit si dhe rregullimin sistematik të trajtimit me synim vendosjen e prioriteteve, por gjithmonë duke ruajtur një rradhë llogjike apo teknike të nevojshme. Procesi kërkon njohuri të gjëra të mundësive të trajtimit dhe njohuri të hollësishme të nevojave të pacintetit të përcaktuara gjithmonë pas një diagnoze të kujdesshme. Nëse trajtimi i pacientit kërkon konpetenca përtej aftesive të tij profesionale, mjeku duhet të kërkoj ndihmën e kolegëve apo specialisteve. Pacienti e vlerëson këtë vëprim dhe e kupton se dentisti po vepron në interes të tij dhe pranon sygjerimet, e nëse veprojmë në të kundërtën, mund të përfundojmë në zënka e dështime. Pasojat si të trajtimit dhe si të mostrajtimit duhet marrë në konsiderat, plani i trajtimit duhet të jetë një proces paralel me zhvillimin e prognozës. Plani i trajtimit udhëhiqet nga diagnoza, por duhet marrë në konsideratë edhe faktorët tjerë si: prognoza, shëndeti i pacientit si dhe mënyrën e tij e të të jetuarit. Plani i trajtimit kërkohet për të specifikuar hapat që nevojiten për të trajtuar një pacient të veçantë. Shih (fig.7.2).6

Të informohet mbi:

Planifikimi i Trajtimit Merren parasyesh nevojat e pacientit Liston specifikat e trajtimit Liston logjiken e trajtimit

E lejon pacientin

Dentisti siguron

Pacienti merr

Të vlerësojë Kohën Operative Kohën Laboratorike Kohën Kalendarike Pagesën

6

Trajtimin Kohën Pagesën

Kujdes E lejon dentistin

Pacientët e veçantë

Zarb, Bolner. “PROTEZA KOMPLETE”. Proteza Komplete dhe Proteza që Mbështeten në Implante. Sh.B. UFOpress. 2007.

14

15

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

6. PËRFUNDIM Në fund të këtij seminari jam munduar të arrijë në këto tri konkludime: Në aspektin teorik: kemi shtjelluar disa faza nëpër të cilat kalon forma klinike, dmth duke filluar nga pranimi i pacientit (regjistrimi, shënimi i gjeneraleve), marrja e anamnezës (anamneza vitae, familjare dhe morbii), ekzaminimi ekstra dhe intraoral (metodat e ekzaminimit) si dhe plani i trajtimit, duke e prezantuar në mënyrë të përgjitshme, por me theks të veçantë në fushën e protetikës, gjegjësisht, protezës mobile të plotë. Në aspektin praktik: jam munduar që me anë të formës vizuele, konkretisht fotografive dhe videos, të paraqes sa më kjart dhe më praktik mënyren e elaborimit të procesit të kësaj teme. Dhe aspekti krahasues: përmes krahasimit të rasteve të njejta në përditshmërin e stomatologjisë, jam munduar të krahasoj formën dhe mënyren e pranimit të pacientit, ekzaminimit, anamnezës, diagnostifikimin dhe planin e trajtimit, si p.sh. nga odontologjia etj. “Si përfundim, me pak fjalë mund të themi që duhet të kemi parasysh që një anamnezë e mirë është më tepër se gjysma e diagnozes sepse do të drejtojë mjekun në një rrugë diagnostike për të gjetur sëmundjen.”

15

16

“Pranimi i pacienit, marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik ekstra dhe intraoral dhe plani i terapisë”

7. BIBLIOGRAFI Hoxha, Veton.”SËMUNDJET E DHËMBIT”. Pjesa e parë. Botues: Universiteti i Prishtinës. Prishtinë, 1999. Zarb, Bolner. “PROTEZA KOMPLETE”. Proteza Komplete dhe Proteza që Mbështeten në Implante. Shtëpia botuese UFO press. Tetor 2007. Nga internet: fotot dhe video http://mjekesia.fajtori.com/index.php/koncepte-mekanizma/157-anamneza-kontakti-i-pare-mjek-pacient

16

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF