PRAKTIKA JURIDIKE.pdf

September 24, 2017 | Author: Qëndrim Ademi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Praktika juridike 1...

Description

• • -



PRAKTIKA JURIDIKE NOCIONI DHE PERMBAJTJA E LENDES Kuptimi i praktikes juridike dhe rëndësia e saj Subjektet e se drejtës Organizimi i Kuvendit Organizimi i Qeverise Organizimi i gjykatave Gjykatat, Prokuroritë dhe Oda e Avokateve ( llojet , ndarjet dhe funksionet e tyre) Llojet e vendimeve gjyqësore Avokati i popullit- Ombudspersoni Noteria Format e shkresave juridiko-civile Format e shkresave juridiko-penale Format e shkresave juridiko-administrative Përfaqësuesi ligjor Vizite Qendres Korrektuese ne Lipjan Gjykimi i improvizuar

PRAKTIKA JURIDIKE P.J është njëra nder fushat e rëndësishme te studimit te se drejtës e cila paraqet procesin e krijimit dhe zbatimit te se drejtes. -Objekti I P.J është aspekti praktik i vënies ne jete te normave juridike pa marre parasysh cilës fushe I takojnë. Lënda duhet te përmbaje përveç anës teorike lidhur me P.J. edhe ndërlidhjen me improvizime dhe forma tjera praktike.

Do te ketë improvizime te gjykimeve dhe përpilimit te vendimeve gjyqësore. Do te ketë sipas dëshirës vizita ne institucionet gjyqësore te Kryeqytetit. Qëllimi parësor është ngritja e aftësive praktike te studenteve .



PRAKTIKA JURIDIKE  ORGANIZIMI I SISTEMIT GJYQESORE NE KOSOVE • • • • •

Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat. 2. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykata. 3. Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. 4. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm. 5. Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe. E drejta e përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, rregullohet me ligj. Me ligj mund të lejohet e drejta për të referuar një rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese.



PRAKTIKA JURIDIKE



Gjykatat e rregullta janë:

 GJYKATAT KOMUNALE PER KUNDERVAJTJE    

GJYKATAT KOMUNALE GJYKATAT E QARKUT GJYKATA SUPREME GJYKATA EKONOMIKE E QARKUT ( Si gjykate e specializuar)



PRAKTIKA JURIDIKE  SUBJEKTET THEMELORE TE PROCEDURES PENALE 

Paditesi i autorizuar( prokurori publik, paditesi subsidiar dhe paditesi privat). Keta ushtrojne funksionin e ndjekjes penale.



I pandehuri dhe mbrojtesi i tij , te cilet ushtrojne funksionin e mbrojtjes

 Gjykata si organ i pavarur qe kryen funksionin e gjykimit  SUBJEKTET SEKONDARE TE PROCEDURES  i dëmtuari,  përfaqësuesi ligjor,  iautorizuari,  nëpunësi policor,  dëshmitarët  ekspertët

• E DREJTA PROCEDURES PENALE PROKURORIA PUBLIKE  -Procedura penale nuk mundet te fillohet pa akuze te   

 

   



paditesit te autorizuar - nemo iudex sine actore ( nuk ka gjykim pa padites) -Instituti I prokurorise publike eshte relativisht I ri – krijese e dr.Franceze Prototipi I prokurorise bashkohore eshte rregulluar me Kodin mbi hetimet penale -1808 te Napoleon Bonapartes. Ne te drejten tone Zyra e Prokurorise publike eshte organ i pavarur , pergjegjes per hetimin e veprave penale qe ndiqen sipas detyres zyrtare , apo me propozimin e te demtuarit , Pergjegjes per ushtrimin e ndjekjes se kryesve te tyre, Mbikqyrjen e policise gjyqesore, Pas hetimit ngrite dhe e perfaqeson akuzen ne gjykate kompetente, Ben ankesa kunder vendimeve gjyqesoreqe nuk ane formen e prere dhe paraqet mjetet e jashtezakonshme juridike, kunder vendimeve te formes se prere. Ka te drejte te studioj dhe percjelle mardheniet dhe dukurite shoqerore te rendesishme per realizimin e funksionit te tyre dhe per vrojtimet e veta e njofton Kuvendin e Kosoves dhe jep propozime per parandalimin e dukurive te rrezikshme dhe te demshme dhe perforcimin e ligjit.

• E DREJTA PROCEDURES PENALE -Regullimi juridik I prokurorise publike eshte bere me ligj dhe me rregullore te UNMIK-ut. - Regullimi i prokurorise publike bazohet ne keto parime:    

PARIMI I HIERARKISE PARIMI I DEVOLUCIONIT PARIMI I SUBSTICIONIT PARIMI I VENDOSJES NE MENYRE MONOKRATE

-Ekzistojne keto lloje te prokurorive:   

PROKURORIA PUBLIKE E KOSOVES PROKURORIA PUBLIKE E QARKUT PROKURORIA PUBLIKE KOMUNALE

Prane Gjykatave te Qarkut dhe asaj Supreme veprojne edhe prokuroret nderkombetare te cilet ndjekin kryesit e veprave penale qe kane te bejne :  Krimet e luftes  Krimet serioze me motive etnike  Veprat penale politikisht te ngarkuara -



E DREJTA PROCEDURES PENALE -Prokurorin publik e emeron Presidenti pas propozimit nga ana e KGJK-se -Kushtet e emerimit per prokuror jane te njejta me ato per emerimin e gjyqtareve. -Kompetenca teritoriale e prokurorit publik caktohet sipas dispozitave qe vlejne per kompetencen e

gjykates ne te cilen eshte emeruar prokurori, ndersa konfliktin e kompetences e zgjidhe prokurori publik drejteperdrejt me i larte.



E DREJTA PROCEDURES PENALE PADITESI SUBSIDIAR -Me rastin e vleresimeve te kushteve per ndjekje PP mund te arrije ne perfundim se ne rastin konkret nuk jane plotesuar kushtet ligjore per ndjekje. - Ne kete rast prokurori nuk fillon ndjekjen. - Ne kete drejtim ligjevenesi ka parapare mundesine qe, perveq rasteve kur PP, PEZULLON, PUSHON, ose SHMANGET nga ndjekja penale (n.226 dhe 227), nese PP gjen se ska vend per ndjekje penale ose gjate procedures eshte terhequr nga ndjekja e filluar, I demtuari te paraqitet si padites subsidiar, ne veprat per te cilat ndjekja fillon sipas detyres zyrtare. - Pra padites subsidiar mund te paraqitet vetem i demtuari. - Nese paditesi subsidiar vdes, atehere bashkeshorti, bashkeshorti jashtemartesore, femijet prinderit , te adoptuarit, adaptuesit, vellezerit dhe motrat brend tre muajsh nga dita e vdekjes mund te ndermarrin ndjekjen apo te deklarohen se e vazhdojne proceduren. - I demtuari njoftohet nga PP ose nga Gjykata ne afat prej 8 ditesh pas terheqjes se PP-se. - Nese PP terhiqet nga aktakuza ne shqyrtim gjyqesore , I demtuari detyrohet qe menjehere te deklarohet se a e vazhdon ndjekjen.

-

-

Nese I demtuari perkunder thirrjes se rregullt nuk eshte I prnanishem ne séance, apo nuk ka mundur ti dorezohet thirrja per shkak se nuk e ka deklaruar adresen e sakt , konsiderohet se nuk deshiron ta vazhdoje ndjekjen. Rivendosja e afatit(n.63) nese nuk eshte ftuar me rregull apo ka arsye.



E DREJTA PROCEDURES PENALE -Prokurori ka mundesi te riaktivizohet dhe te ndermerr ndjekjen dhe padites subsidiar te mbetet vetem si i demtuar, por me te drejte te ankeses kunder aktgjykimit. -Nese paditesi subsidiar eshte femije ose eshte privuar nga zotesia per te vepruar , veprimet procedurale I ndermerr perfaqesuesi ligjore ne emer te tij. -Paditesi qe ka mbushur 16 vjet eshte I autorizuar qe vet te jap deklaratadhe te ndermerr veprime ne procedure.(n.66). -Perveq funksionit te ndjekjes paditesi subsidiar ka te drejte te paraqese edhe kerkese pasuroro-juridike.

• -

E DREJTA PROCEDURES PENALE PADITESI PRIVAT Shumica e veprave penale ndiqen sipas detyres zyrtare, Por ekzistojne disa vepra te cilat ndiqen sipas dispozicinit te paleve, Vepra me rezikshmeri te vogel Paditesi ne keto raste per ndjekje vendos ne baze te interesit dhe vullnetit te vet

Padia private mund te paraqitet brenda tre muajve prej dites kur personi I autorizuar ka mesuar per vepren penale dhe kryesi e saj. - Nese paditesi privat I drejtohet ndermejtesit per ndermjetesim sipas nenit 228 te KPK-se, afati fillon prej dites seperfundimit pa sukses te ndermjetesimit.Nese nepermes ndermjetesuesit arihet pajtimi , paditesi privat e humb te drejten e paraqitjes se padise(n.54 par.3) - Padine private e perfaqeson vet paditesi apo neprmes perfaqesuesit procedural. - Padia private mund te ngritet edhe pas vdekjes se paditesit privat(n.57) - Paditesi privat mund te terhiqet nga padia deri ne peefundimin e shqyrtimit gjyqesore. - Pas terheqjes e humb te drejten ne padi private tjeter per te njejten veper. - Dy lloj terheqjesh nga padia:  Shprehimisht  heshturazi -

• E DREJTA PROCEDURES PENALE I PANDEHURI  Subjekt qendror ne procedure sepse procedura fillon

kur ekziston dyshimi I bazuar se ai ka kryer vepër penale.  Ka te drejta dhe obligime si dhe mund te zbatohen edhe masa shtrënguese.  Ne raport me paditësin e autorizuar , është pale e barabarte, pasi qe ekziston prezumimi i pafajësisë.

 Është bartës i funksionit te mbrojtjes.  Për te përdoren terma te ndryshëm psh.ne nenin 151:  ,,I dyshuar’’ –kur policia dhe organi I ndjekjes penale

 

 

• 



 





kane dyshim te arsyeshëm se ka kryer v.p por nuk ka filluar procedura penale kundër tij akoma. ,, I pandehur’’ kur zbatohet procedura kundër tij ,, I akuzuar ‘’ kur aktakuza merr formën e prere, është paraqitur padia private apo propozim akuza është dorëzuar dhe është caktuar gjykimi. ,,I dënuar’’ personi I cili me aktgjykim te formës se prere është shpallur fajtor. Shprehja ,,i pandehur’’ përdoret si shprehje e përgjithshme për pandehurin, te akuzuarin dhe te dënuarin. E DREJTA PROCEDURES PENALE Cilësin e te pandehurit ne procedure e fiton çdo person fizik qe ka aftësi për te vepruar, e cila fitohet nëpërmes moshës apo gjendjes shëndetësore. Personi qe ne momentin e kryerjes se v.p nuk I ka mbushur 14 vjet ndaj tij nuk mund te zbatohet procedura. Po ashtu edhe ndaj personit qe vuan nga ndonjë sëmundje shpirtërore . Obligim I te pandehurit është qe ti përgjigjet thirrjes se organit procedural, dhe nëse nuk i përgjigjet pason urdherarresti. I pandehuri nuk merret ne pyetje per tu fituar pohimi I tij se është kryes I v.p. por qe te njoftohet me akuzën dhe ti mundësohet mbrojtja. Ai nuk është i obliguar te deklarohet dhe ka te drejte te heshte.

 I pandehuri duhet te njoftohet :  v.p. për te cilën akuzohet  te dr. për te heshtur dhe për te mos u përgjigjur ne    

•  

  

asnjë pyetje, përveç informacionit mbi identitetin Te drejtën ne përkthim falas nëse ai nuk e kupton gjuhen e personit qe e drejton procedurën Te dr. për ndihmën e mbrojtësit dhe konsultimin me te para marrjes ne pyetje Faktin se deklarimi I tij mund te merret si prove ne gjykate Faktin se ai mund te kërkojë marrjen e provave për mbrojtjen e tij E DREJTA PROCEDURES PENALE Gjate marrjes ne pyetje te pandehurit ndalohet qe: Liria e te pandehurit për te formuluar dhe shprehur mendimin e tij te ndikohet nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes se shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit te drogës, torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit. Te kanoset me masa te ndaluara me ligj Te premtohet përfitim I paparapare me ligj Te dobësohet kujtesa e te pandehurit ose aftësia e tij për te kuptuar.



Ushtron funksionin e mbrojtjes, merr ne pyetje dëshmitarët, ekspertet etj.  Ai mundet te angazhoje edhe mbrojtësin profesional.  Ai ka te drejte te atakoje vendimin gjyqësorë me ankese dhe mjete te jashtëzakonshme.



E DREJTA PROCEDURES PENALE MBROJTESI I TE PANDEHURIT

 Përveç mbrojtjes personale i pandehuri mund/duhet te  





   

•   

 

realizoje mbrojtjen me ndihmën e mbrojtësit. Mbrojtësi- avokati është person profesionist i cili është anëtarë i odes se avokateve. Angazhohet për te ushtruar me sukses funksionin e mbrojtjes si dhe për tu barazuar me paditësin e autorizuar. I pandehuri gjate tere rrjedhës se procedurës mund te ketë mbrojtës , ndërsa ne raste te caktuara duhet te ketë mbrojtës. I pandehuri me marrjen ne pyetje për here te pare udhëzohet se ka te drejte te angazhoje mbrojtës dhe i njëjti te asistoje gjate marrjes se tij ne pyetje(n.12 par.3). Ekzistojnë keto lloje te mbrojtjes: OBLIGATORE MBROJTJA PER TE VARFER MBROJTJA FAKULTATIVE E DREJTA PROCEDURES PENALE MBROJTJA OBLIGATORE Procedura penale nuk mund te zbatohet pa mbrojtës Sipas KPP (n.73 par.1) mbrojtja është obligatore : Nga marrja ne pyetje për here te pare kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpre ç’ rregullime apo paaftësi mendore, Gjate marrjes ne pyetje ne paraburgim dhe gjate kohës derisa i pandehuri gjendet ne paraburgim , Nga ngritje e aktakuzës kur aktakuza është ngritur kundër tij për vepër penale qe parashihet dënimi me te paktën 8 vjet burgim.

 Ne procedure sipas mjeteve te jashtëzakonshme

juridike kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpreh ç’regullime apo paaftësi mendore ose është shqiptuar dënimi afatgjate.  Po ashtu mbrojtja është obligatore kur te pandehurit qe nuk ka mbrojtës duhet ti dorëzohet aktgjykimi me te cilin i është shqiptuar dënimi me burgim efektiv, kurse dorëzimi nuk mund te ne adresen e mëparshme. Ne këtë rast mbrojtësin qe e cakton gjykata e ushtron këtë detyre derisa ti zbulohet adresa e re.  Mbrojtja është obligatore edhe ne procedure ndaj te miturve.  Poashtu edhe ne procedure te veçante per shqiptimin e masës se sigurimit për mjekim te detyrueshëm psikiatrik dhe ruajtje pasi prokurori të propozoje këtë mase.

•  





E DREJTA PROCEDURES PENALE CAKTIMI I MBROJTESIT Mbrojtësi e cakton i pandehuri. Mbrojtësi mund ta cakton edhe përfaqësuesi i tij ligjor (përfaqësuesi ligjor për te mitur, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, personi i gjinisë se gjakut ne vije te drejte, adoptuesi, I adoptuari, vëllai, motra dhe ushqyesi), por jo kundër dëshirës se te pandehurit. Përveç te mbrojtja obligatore, i pandehuri mund te heq dore nga e drejta për mbrojtje dhe kete duhet ta beje ne mënyrë te qarte, ne mënyrë te informuar dhe vullnetarisht. Te mbrojtja obligatore nëse I pandehuri nuk ka angazhuar mbrojtes , atë ia cakton gjykata sipas

detyrës zyrtare, ne shpenzime publike te cilin e cakton kryetari I gjykatës ose organi kompetent qe zbaton proc.paraprake.(n.73 par.2)  Për mbrojtës caktohet vetëm avokati anëtare I Odes se Avokateve.  Mund ta zëvendësoje praktikanti me provim te judikatures përveç - Pranë Gjykatës Supreme te Kosovës dhe - Ne procedure për te mitur  Ne një procedure penale mbrojtësi nuk mund te mbroje dy ose me tepër te pandehur, ndërsa një I pandehur nuk mund te ketë me tepër se tre mbrojtës.

•    





E DREJTA PROCEDURES PENALE Nuk mund te jete mbrojtes ne procedure: i demtuari, bashkeshorti, bashkeshorti jashtemartesor I te demtuarit, e as personi qe me te eshte ne gjini te gjakut ne vije te drejte pakufi, ne vije anesore deri ne shkalle te katert ose te krushqise deri ne shkalle te dyte Poashtu nuk mund te jete mbrojtes personi qe eshte I thirrur si deshmitare , pervec nese sipas KPP eshte I liruar nga deshmia ose ka deklaruar se nuk do te deshmoje, Si dhe nese ne te njejten ceshtje penale ka vepruar si gjyqtar ose prokuror publik.

 Mbrojtesi ka poziten e ndihmesit ne procedure penale.

 Mbrojtesit ne asnje faze te procedures nuk mund ti

mohohet shikimi I shkresave , ndersa pas perfundimit te hetimit ka te drejte edhe ti fotokopjoj .  Nese konsiderohet se mund te demtoje fazat e hetimit, jeten dhe shendetin e njerezve kjo mund ti mohohet  Per punen e tij i takon shperblimi ne baze te tarifes se odes se avokateve.



E DREJTA PROCEDURES PENALE PJESEMARRESIT TJERE NE PROCEDURE

I DEMTUARI  Sipas KPP-se i demtuari eshte person te cilit cfaredo e drejte personale ose pasurore i eshte shkelur apo rrezikuar me vepren penale (n.151 par.1 nenp.5)  Eshte subjekt sekondar te veprat te cilat I ndjek prokurori sipas detyres zyrtare,ndersa kur eshte ne cilesin e paditesit subsidiar apo paditesit privat atehere eshte subjekt themelor. Paraqitja e propozimit per ndjekje I demtuari eshte i vetmi subjekt i cili me paraqitjen e propozimit per ndjekje ben qe prokurori publik ta ushtroj ndjekje. Te ndjekja penale qe kushtezohet me propozimin e te demtuarit (psh, Shtrengim, Kanosje etj) i demtuari eshte person nga i cili varet se ado te kete ndjekje.



E DREJTA PROCEDURES PENALE Te drejtat e tjera te te demtuarit

 I propozon organit procedues te kryej veprime te  













caktuara hetimore Propozon prova qe jane te rendesishme per vertetimin e vepre penale Ka te drejte ti ankohet gjytqrit te proc.paraprake kunder aktvendimit mbi pushimin e hetimeve(n.277 par.5) Ne shqyrtim gjyqesore ka te drejte te propozjo prova dhe te beje pyetje te akuzuarit deshmitareve dhe eksperteve. Ka te drejte ti shikoje, kopjoj ose fotografoje shkresat dhe provat materiale nese legjitimohet interesi i tij, e poashtu kjo e drejte mund edhe t mohohet(n.143) per cka ka te drejte ankese. Mund te ushtroje ankes kunder aktgjykimit te shkalles se pare, vetem per vendimim mbi sanksionin penale per veprat penale kunder jetes dhe trupit, kunder integritetit seksual, kunder sigurimit te trafikutpublik dhe per shpenzimet procedurale. Nese ne procedura nje here ka qene ne cilesin e paditesit subsisiar atehere ka te drejte ankese sipas te gjitha arsyeve per ankim. Ka te drejte te kerkoje zgjidhjen e kerkeses pasurorjuridike.

E DREJTA PROCEDURES PENALE Kerkesa pasurore-juridike  Me vepren penale , te demtuarit mund ti shkaktohet dem material dhe moral,

 Kete kerkese mund ta propozoje personi qe eshte i

autorizuar per ta ushtruar kete kerkese ne kontest civil( i demtuari, trashegimtaret e tij etj)  Nese eshte demtuar pasuria shoqerore, publike apo shteterore personi i autorizuar i tyre merr pjese ne procedure.  Kerkesa paraqitet ne tri drejtime:  Kompenzimi i demit( demit material, fitimit te humbur,      



demit moral Kthimi i sendit Prishjen e vendimit juridik te caktuar( psh. Prishja e kontrates se lidhur me force) Propozimi mund te paraqitet por edhe te terheqet deri ne perfundim te seances kryesore. Gjykata me aktgjykim vendos per kerkese pasurorejuridike Ne teresi apo pjeserisht dhe per pjesen tjeter e udhezon ne kontest civil E udhezon ne kontest civil kur nuk ka te dhena te mjaftueshme, kur merr aktgjykim lirues ose refuzues ose kur me aktvendim pushohet procedura.

E DREJTA PROCEDURES PENALE PERFAQESUESIT PROCEDURAL Perfaqesuesi ligjor

 Pala procedurale duhet te kete aftesi per te figuruar si 



 

pale dhe aftesi procedurale. Nese i mungon aftesia procedurale , veprimet procedurale mund realizoje vetem me ndihmen e perfaqesuesit ligjor. Perfaqesuesi ligjor ka te drejte te jep te gjitha deklaratat dhe kryen te gjitha veprimet per te cilat eshte autorizuar edhe I perfaqesuari(n.79) Si perfaqesues ligjor paraqitet: prindi i te miturit dhe kujdestari I personit pa zotesi per te vepruar. Me ndihmen e perfaqesuesve ligjor ne procedure mund te veprojen personat pa aftesi procedurale te cilet jane ne cilesi te demtuarit, paditesit subsidiar dhe atij privat

Perfaqesuesi i autorizuar  Eshte person qe e angazhon pala proceduralisht e afte

    

dhe perfaqesuesi ligjor I pales proceduralisht te paafte. Pra keta deshirojne perfaqesim profesional. Perfaqesue profesional mund te kene: perfaqesuesi ligjor I demtuari Paditesi subsidiar dhe paditesi privat (n.81)

 Si perfaqesues i autorizuar mund te jete :  personi fizik me aftesi per te vepruar ose  avokati.

Nese eshte avokat i takon shperblimi.

 KKP(n.82) parasheh situata kur angazhimi i

perfaqesuesit te autorizuar eshte domosdoshmeri per te demtuarin, i cili caktohet sipas detyres zyrtare ne shpenzime publike:  Eshte femije  Eshte ne mardheni familjare me te pandehurin  Procedura sipas rregullit zbatohet per vepra penale kuder integritetit seksual  I demtuari ka cregullime ose paaftesi medore  Gjykata cmon se i demtuari eshte i pazoti per tu mbrojtur. • E DREJTA PROCEDURES PENALE SHKRESAT PENALE -

• • •

• -

Gjurme me shkrim te veprimeve procedurale penale Perpilohen sipas ligjit dhe kerksave te procedures penale Teresia e shkresave penale e perben dosjen

SHKRESAT PENALE NDAHEN Akte akuzuese Ne vendime gjyqesore Mjete juridike dhe parashtresa E DREJTA PROCEDURES PENALE AKTET AKUZUESE Kallezimi penal Aktakuza Propozim akuza Padia private

-

Propozimi I arsyetuar i PP-se per shqiptimin e mases edukative apo denimi ndaj te miturit Propozimi i PP-se per shqiptimin e mases trajtim i detyreshem psikiatrik.

• E DREJTA PROCEDURES PENALE VENDIMET GJYQESORE, FORMA E PRERE DHE EKZEKUTUESHMERIA E TYRE VENDIMET GJYQESORE

-

-

-

AKTGJYKIME ( vetëm gjykata dhe ate kur zgjidhet ceshtja penale por edhe kur zgjidhet ceshtja proceduralee jo ceshtja penale kryesore-aktgjykimi refuzues) AKTVENDIME ( edhe organet tjera dhe ate per drejtimin e procedures apo gjykata I merr eshe per zgjidhje te procedures psh. mbi pushimin e hetimeve, mbi shqiptimin e masave) URDHERESA ( edhe organet tjera dhe ate per drejtimin e procedures)

PERSONAT E TRETE NE PROCEDURE PENALE  DESHMITARET  EKSPERTET  PROFESIONISTET ETJ

NDIHMESIT PROCEDURAL     

• • • • •

• • • •

• • •

PROCESMBAJTESIT STENOGRAFISTI REXHISTRUESI TEKNIK PERKTHYESIT PERSONELI GJYQESORE NOTERIA SHËRBIMI I NOTERISË NË KOSOVË I. Baza ligjore Sipas kërkesave të Ligjit në fuqi në Kosovë, Ligji për noterinë (Ligji nr. 03/L-010, datë 17.10.2008) dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë (Ligji nr.04/L-002, datë 21.07.2011), autoritetet përgjegjëse në Kosovë kanë themeluar dhe funksionalizuar shërbimin noterial në Kosovë. II. Çka është noteria Noteria, ose shërbimi noterial, është një shërbim publik i themeluar me Ligjin për Noterinë. Ky shërbim ofrohet nga noterët. Noterët janë të licencuar për ushtrimin e këtij shërbimi nga Ministria e Drejtësisë, bazuar në disa kritere rigoroze profesionale dhe të ndershmërisë. Për ndryshim nga sistemi publik i ofrimit të shërbimeve gjerë me tani, Noteri shërbimet do t'i ofroj shpejte dhe në mënyrë efikase. NOTERIA III. Çka përfshinë shërbimet noteriale



• • • • • • • •

Kjo përfshinë shërbimet publike të cilat deri në këtë periudhë ushtroheshin nga gjykatat ose institucionet tjera shtetërore, të cilat janë deleguar të noterët me qëllim që të njëjtit këto shërbime ti bëjnë më të qasshme për qytetarin. Këto shërbime në veçanti përfshinë: shërbime juridike për çështje pronësore; shërbime juridike për çështje komerciale dhe të marrëdhënieve të punësimit; shërbime të ruajtjes së gjësendeve me vlerë dhe të dokumentacionit;; vërtetimin, legalizimin, ose certifikimin e fakteve të ndryshme të prezantuara nga palët; si dhe shërbime tjera për çështjet familjare dhe trashëgimore.



• • •

• •

NOTERIA a. Shërbimet noteriale - juridike për çështje pronësore: Noteri i këshillon dhe sipas vullnetit të palëve harton dhe verifikon dokumentet e ndryshme të domosdoshme për shitjen, blerjen, qira-marrëdhënien, si dhe të transaksioneve të tjera pronësore. Kjo përfshinë, por pa kufizuar vetëm në të njëjtat: - kontratat për shitjen, ose transferimin e të drejtave tjera nga paluajtshmëritë (psh. servituteve, të drejtës së ndërtimit, etj);

• • • • • • •

• • • •

• • • •

- kontratat për hipotekën (hipotekimin e paluajtshmërive); - kontratat për këmbimin e paluajtshmërive; - Kontratat për transferimin e pronësisë mbi luajtshmeritë; - deklarata për ndarjen e pjesëve nga pronësia e përbashkët; - kontratat për pengun; - si dhe kontrata tjera për paluajtshmëritë, si psh. kontrata për uzufruktin dhe kontrata tjera. NOTERIA b. Shërbime noteriale - juridike për çështje komerciale dhe të marrëdhënieve të punësimit; Noteri këshillon dhe ndihmon entitetet biznesore në draftimin dhe verifikimin e akteve të ndryshme, përmes së cilave ushtrohet aktiviteti biznesor. Kjo psh. përfshinë: - kontratat dhe çështje të ndryshme nga marrëdhënia e punës; - hartimi dhe verifikimi i akteve të ndryshme të kompanisë; - pjesëmarrja në mbledhjet e organeve të kompanisë dhe konstatimi i fakteve të caktuara; - verifikimi, ose certifikimi i nënshkrimeve të ndryshme të akteve ose vendimeve të kompanisë, etj;

• •

• • • • • • • •

• • • • • • •

NOTERIA c. Shërbime noteriale - juridike për vërtetimin, legalizimin, ose certifikimin e fakteve të ndryshme të prezantuara nga palët;

Noteri bënë verifikimin, legalizimin, si dhe autentifikimin e dokumenteve të ndryshme, që palët, ose bizneset, kanë nevojë të përditshme, psh.: - verifikimi i dokumenteve të ndryshme; - verifikimi dhe certifikimi i kontratave të ndryshme; - verifikimi i kopjeve të diplomave; - verifikimi i nënshkrimeve në deklarata të ndryshme personale; - hartimi dhe certifikimi i autorizimeve të ndryshme, të përgjithshme ose të veçanta; - vërtetimi i kopjeve të dokumenteve të lëshuara në origjinal, etj. NOTERIA ç. Shërbime noteriale në lidhje me ruajtjen e gjësendeve me vlerë dhe të dokumentacionit; Noteri mbanë dhe ruan dokumentet dhe gjësendet me vlerë të qytetarëve, pasi që ai me Ligj konsiderohet si i besuari për këto shërbime, psh., kjo mund të përfshijë: - ruajtjen e dokumenteve të për periudha të ndryshme;

• • • •

• • •

• • • • • • •

• •

-

depozitimin e kesh-it; depozitimin e gjësendeve të çmueshme; depozitimin e çeqeve dhe letrave me vlerë; depozitimin e testamenteve, etj.

NOTERIA d. Shërbime noteriale në lidhje me çështjet familjare dhe trashëgimore: Noteri iu ndihmon dhe iu asiston ju në trajtimin e shumë çështjeve jo-kontestimore nga lëmi i statusit civil, çështjeve familjare, trashëgimore dhe të ngjajshme, si psh.: - përpilimin e kontratave në lidhje me trashëgiminë; - përpilimi i kontratave martesore dhe i kontratave në lidhje me caktimin e regjimit pasuror martesor; - përpilimi i kontratës për mbajtjen e përjetshme; - asistimin në draftimin e testamentit (në shtëpi ose në zyrë); - draftimi i procesverbalit në momentin e hapjes së testamentit; - vërtetimin që personi është gjallë; - deklaratën e prindërve në lidhje me të miturin për kalimin e kufirit; NOTERIA IV. Një pasqyrim i disa produkteve noteriale bankare:



• • •





Noteria veçanërisht ofron shërbim të shpejt dhe profesional për industrinë bankare, më se e kërkuar nga sistemi bankarë. Sigurisht, shumica e shërbimeve noteriale ofrohen në zyrën e noterit, megjithatë, noteri mund të konsideroj që, për rastet e nevojshme (të sigurimit të klientelës) dhe në pajtim me Ligjin, shërbimet të ofrohen edhe në vendin përkatës sipas kërkesës së klientelës (psh. në zyrën e bankës). Është me rëndësi të theksohen dhe targetohen disa shërbime të cilat veçanërisht janë në funksion të industrisë bankare, si: NOTERIA a. Kontrata për hipotekën: Forma: Sipas ligjit në fuqi, Kontrata për hipotekën duhet të ekzekutohet nën asistencën e noterit, gjegjësisht të paktën të vërtetohet nga noteri. Noteri merr obligimin që të gjitha elementet e kontratës së propozuar nga Banka, që të cilat janë në pajtim me kërkesat e Ligjit, të respektohen. Kontrata për hipotekën si dokumentit ekzekutiv: Kontrata e hipotekës e cila ekzekutohet nën këshillën e Noterit, ose vërtetohet nga Noteri, e fiton cilësinë e dokumentit ekzekutiv (çka nuk është rasti, ose është kontestuese, nëse nuk respektohet kjo formë); Procedura e kontraktimit: Kjo kontratë hartohet nga noteri, nën prezencën dhe me pëlqimin e palëve. Kjo kontratë mund të formalizohet në Zyrën e noterit (çka është lehtë e aplikueshme për rastin e klientelës së njësisë së Bankës e vendosur në Rr. e

UÇK-së), ose, për rastet kur lejon Ligji, edhe në zyrën e Bankës. Për rastet tjera, do të ishte e këshillueshme që hipoteklënësi të vije në zyrën e noterit, të jep deklaratën për hipotekën (sipas kërkesave dhe konditave të përcaktuar me Bankën), i njëjti më pas ta nënshkruaj, e më pas Noteri të njëjtën formë e sjellë në Bankë për nënshkrim nga nëpunësi i Bankës. Intabulimi i hipotekës nga Noteri: palët (banka dhe klienti i saj) mund të autorizojnë Noterin që, e tërë procedura për intabulimin (regjistrimin) e hipotekës në zyrat e kadastrave të ushtohet dhe udhëhiqet nga Noteri. Kjo nënkupton atë që, brengat e Bankës mbarojnë në momentin kur kontrata për hipotekën nënshkruhet, dhe më pas, Banka vetëm pret nga Noteri sigurimin e vendimit të intabulacionit, i cili i sigurohet Bankës para se e njëjta të vazhdoj me disbursimin e kredisë. Me fjalë të tjera, kjo dmth. se nëpunësit e Bankës do të kursejnë një kohë shumë te çmueshme, të cilën përndryshe nëpunësi i Bankës do e humbiste sikur ai të shkonte në zyrat e kadastrit dhe të merrej me çështjen e intabulimit të hipotekës. •

b. Kontratat për kredinë:



Forma: Sigurisht, për vlefshmërinë e saj kontrata për kredinë nuk ka nevojë të lidhet, ose të certifikohet pranë Noterit. Megjithatë, për rastet kur kolaterali i sigurimit nuk është mjaftësishtë i përshtatshëm për sigurimin e kredisë, është e këshillueshme që

edhe kontrata për kredinë të lidhet, ose certifikohet nga Noteri. •

• • • •



Kontrata për kredinë si dokumentit ekzekutiv: në rastin si më lartë, nëse kontrata për kredinë certifikohet nga Noteri, kontrata e tillë e fiton cilësinë e dokumentit ekzekutiv, ku me fjalë të tjera, objekt i ekzekutimit me dhune nga ajo kontratë bëhet e tërë pasuria e debitorit, pa pasur nevojë që aj borxh fillimisht të procedohet dhe provohet në procedurën kontestimore. Kjo dmth. një kursim i madh i kohës. NOTERIA b. Kontratat për kredinë: Forma: Sigurisht, për vlefshmërinë e saj kontrata për kredinë nuk ka nevojë të lidhet, ose të certifikohet pranë Noterit. Megjithatë, për rastet kur kolaterali i sigurimit nuk është mjaftësishtë i përshtatshëm për sigurimin e kredisë, është e këshillueshme që edhe kontrata për kredinë të lidhet, ose certifikohet nga Noteri. Kontrata për kredinë si dokumentit ekzekutiv: në rastin si më lartë, nëse kontrata për kredinë certifikohet nga Noteri, kontrata e tillë e fiton cilësinë e dokumentit ekzekutiv, ku me fjalë të tjera, objekt i ekzekutimit me dhune nga ajo kontratë bëhet e tërë pasuria e debitorit, pa pasur nevojë që aj borxh fillimisht të procedohet dhe provohet në procedurën kontestimore. Kjo dmth. një kursim i madh i kohës.

• • •



• • • •



NOTERIA c. Kontratat për kredinë hipotekuese: Forma: Në shumicën e rasteve qëllimi i kontratës për kredi hipotekuese është financimi i ndërtimit të një banese, ose shtëpie, e cila është në ndërtim e sipër, e shume shpesh nuk është e regjistruar në regjistrat publik. Prandaj, më qëllim të sigurimit të interesave të Bankës mbi këtë kolateral kërkohet forma noteriale e kontratës. Është e këshillueshme që për këtë rast kontrata për kredinë të integrohet në marrëveshjen hipotekuese. Kontratat për kredi hipotekuese: Kontrata për kredinë hipotekuese, e noterizuar, e ka cilësinë e dokumentit ekzekutiv. ç. Kontratat për ri-programimin e kredisë: Forma: Është e këshillueshme që çdo kontratë për riprogramimin e kredisë të lidhet nën këshillimin dhe asistencën e Noter-it (vërtetimin noterial). Kontrata për ri-programimin e kredisë si dokumentit ekzekutiv: pasi që këtu bëhet fjalë për një kredi me probleme, dhe pasi që në rastet më të shpeshta edhe kolaterali ose nuk është i mjaftueshëm ose i përshtatshëm për ekzekutim, është e këshillueshme që kjo kontratë gjithmonë të lidhet nën këshillën dhe asistencën e Noterit. Vërtetimi noterial i kësaj kontrate i jep së njëjtës cilësinë e dokumentit ekzekutiv, ku Banka më pas, në rast të mos-përmbushjes, kërkon

ekzekutimin me dhunë në të tërë pasurinë e debitorit (klientit).



NOTERIA e. Kontratat për financimin e punëve ndërtimore dhe të investimeve në paluajtshmëri: Forma: Kontratat që për subjekt kanë financimin e punëve ndërtimore ose investuese në paluajtshmëri, është e këshillueshme që të lidhen nën formën e noterizuar. Kjo ofron më shumë siguri juridike për Bankën, sidomos për rastet kur ka ngecje në përmbushjen e detyrimeve.



Kontrata e ekzekutuar sipas kësaj forme ka cilësinë e dokumentit ekzekutiv.



f. Kontratat për lizingun financiar, që për lëndë kanë paluajshmërinë, financimin në lidhje me paluajtshmëritë, ose ndërlidhjen në lidhje me kolateralin për sigurimin e financimit:



Forma: Edhe për këtë grup kontratash është e këshillueshme lidhja në formën noteriale. Kontrata e ekzekutuar sipas kësaj forme ka cilësinë e dokumentit ekzekutiv.

• •

PRAKTIKA JURIDIKE

KOMPETENCAT E KUVENDIT • Kompetencat e Kuvendit • Kuvendi i Republikës së Kosovës i ushtron kompetencat në përputhje me nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

• •

• • • • •

• • • • •

• • • •

1. Miraton Kushtetutën, ligje, rezoluta, deklarata dhe akte të tjera të përgjithshme. 2. Vendos ta ndryshojë Kushtetutën me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve që i mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve, të cilat nuk janë shumicë në Kosovë. 3. Shpall referendum, në pajtim me ligjin. 4. Ratifikon traktate ndërkombëtare. 5. Miraton buxhetin e Republikës së Kosovës. 6. Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. 7. Zgjedh dhe mund ta shkarkojë Presidentin e Republikës së Kosovës, në përputhje me Kushtetutën. PRAKTIKA JURIDIKE 8. Zgjedh Qeverinë dhe mund të shprehë mosbesimin ndaj saj. 9. Mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve i raportojnë Kuvendit. 10. Zgjedh anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në përputhje me Kushtetutën. 11. Propozon gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese. 12. Mbikëqyr politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë. 13. Jep pëlqimin për dekretin e Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. 14. Vendos për çështjet e interesit të përgjithshëm, të përcaktuara me ligj.

• • • •



Mandati i Kuvendit 1. Kuvendi zgjidhet me mandat katërvjeçar. Mandati fillon nga mbledhja konstituive, e cila mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. 2. Mandati i Kuvendit mund të vazhdohet vetëm në rastet e parapara sipas nenit 66, paragrafi 4, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

PRAKTIKA JURIDIKE • Zgjedhja e Kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit • 1. Në mbledhjen konstituive të Legjislaturës IV, Kuvendi nga radhët e veta i zgjedh Kryetarin dhe nënkryetarët. Kryetari dhe nënkryetarët e përbejnë Kryesinë e Kuvendit. • 2. Kryesuesi i mbledhjes konstituive kërkon nga grupi më i madh parlamentar ta propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit. • 3. Kryesuesi i mbledhjes konstituive të legjislaturës kërkon nga tri grupet më të mëdha parlamentare ta propozojnë nga një kandidat për nënkryetarë të Kuvendit, të cilët zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit. • 4. Në përbërje të Kryesisë dhe në trupat e tjerë të punës të Kuvendit respektohet përbërja gjinore e Kuvendit.



5. Kryesuesi i mbledhjes konstituive të legjislaturës kërkon nga deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb dhe nga deputetët, që mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera, që nuk janë shumicë, ta propozojnë nga një kandidat për nënkryetar të Kuvendit. Nënkryetarët, sipas kësaj pike, zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit. • 6. Kryesuesi i mbledhjes konstituive të legjislaturës e shpall rezultatin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit e fton ta zërë vendin e tij.

• • • • • • • • • •

PRAKTIKA JURIDIKE Përbërja e Kryesisë 1. Kryesia e Kuvendit, deri në fund të mandatit të Legjislaturës III-të, përbëhet nga nëntë (9) anëtarë: a) Dy anëtarë nga partia ose koalicioni që ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvend; b) Dy anëtarë nga partia ose koalicioni i dytë, me numrin më të madh të votave; c) Një anëtar nga partia ose koalicioni i tretë, me numrin më të madh të votave; d) Një anëtar nga partia ose koalicioni i katërt, me numrin më të madh të votave; e) Një anëtar nga partia ose koalicioni i pestë, me numrin më të madh të votave; f) Një anëtar nga partitë që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb, dhe g) Një anëtar nga partitë që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet tjera, përpos

komunitetit shqiptar dhe komunitetit serb. • 2. Kryesuesi i mbledhjes kërkon nga përfaqësuesi i partisë politike, që ka marrë numrin me të madh të votave, të deklarojë se cili nga dy të emëruarit për anëtarë te Kryesisë propozohet për kryetar të Kuvendit. Kryesia dhe kryetari i Kuvendit zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit. • 3. Pas përfundimit të mandatit të tretë, Kryesia e legjislaturës të katërt do të zgjidhet në bazë të nenit 67 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 12 të kësaj Rregulloreje

• • • •



• •

PRAKTIKA JURIDIKE Mandati i Kryesisë 1. Mandati i Kryetarit të Kuvendit dhe i anëtarëve të Kryesisë është në përputhje me mandatin e Kuvendit. 2. Kuvendi e pezullon punën një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore. Gjatë fushatës zgjedhore Kryesia e Kuvendit e vazhdon punën, me qëllim që të ruhet vazhdimësia e punës së Kuvendit. 3. Kryetari i Kuvendit mund t’ia paraqesë dorëheqjen Kuvendit. Aktin e dorëheqjes me shkrim ia dorëzon paraprakisht Kryesisë së Kuvendit. Pas miratimit të dorëheqjes, partia politike ose koalicioni, që e ka emëruar Kryetarin e mëparshëm të Kuvendit propozon kandidat të ri për kryetar. 4. E njëjta procedurë zbatohet edhe në rast të dorëheqjes së ndonjërit nga anëtarët e Kryesisë. 5. Shkarkimi i Kryetarit ose i anëtarit të Kryesisë së Kuvendit, me propozim të partisë politike ose të grupit, që e ka propozuar, bëhet sipas procedurës së zgjedhjes së tyre.

• • • • •





• • •





PRAKTIKA JURIDIKE KRYETARI I KUVENDIT Neni 17 Përgjegjësitë e Kryetarit të Kuvendit 1. Kryetari i Kuvendit e përfaqëson Kuvendin, e propozon rendin e ditës së mbledhjeve të Kuvendit, i thërret dhe i kryeson mbledhjet, i nënshkruan aktet e miratuara nga Kuvendi, kujdeset për rend e rregull në mbledhje dhe ushtron funksione të tjera, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Kryetari e bën interpretimin përfundimtar të Rregullores gjatë mbledhjes plenare. 2. Kryetari i Kuvendit, në përputhje me nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e ushtron funksionin e Presidentit të Republikës së Kosovës, nëse Presidenti përkohësisht nuk është në gjendje t’i kryejë detyrat kushtetuese. 3. Kryetari i Kuvendit mund ta ushtrojë postin e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës deri në gjashtë (6) muaj. Neni 18 Ushtrimi i detyrës së Kryetarit të Kuvendit 1. Kryetarin e Kuvendit, në rast të mungesës së tij ose me kërkesë të tij, e zëvendëson njëri nga anëtarët e Kryesisë, përkatësisht njëri nga nënkryetarët. 2. Në rastet kur Kryetari mungon e cakton me autorizim të veçantë cili anëtar i Kryesisë, përkatësisht nënkryetar, do ta ushtrojë funksionin e tij. 3. Në pamundësi për ta ushtruar detyrën e Kryetarit të Kuvendit, e zëvendëson anëtari I Kryesisë së Kuvendit nga e njëjta parti.

• • • • •



• • •

• • •

PRAKTIKA JURIDIKE Neni 20 Formimi dhe funksionimi i grupeve parlamentare 1. Deputetët mund të formojnë grup parlamentar sipas përkatësisë së tyre partiake ose të përcaktimeve programore. 2. Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në një grup parlamentar, të tërhiqet nga grupi, ta formojë një grup të ri parlamentar, t’i bashkëngjitet një grupi tjetër ose të veprojë si deputet i pavarur. Për secilin rast deputeti është i obliguar që, për vendimin e tij, ta njoftojë me shkrim Kryetarin e Kuvendit. 3. Për krijimin e një grupi parlamentar nevojiten 5 për qind e deputetëve të Kuvendit ose së paku gjashtë (6) deputetë. Në rastet kur numri i deputetëve, i anëtarëve të një grupi parlamentar, bie nën këtë minimum, grupi nuk ekziston më. 4. Grupi i ri, i formuar më vonë, nuk mund të ketë emër të njëjtë me ndonjë grup tjetër parlamentar. 5. Një deputet nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një grupi parlamentar. 6. Grupeve parlamentare u sigurohen hapësira të nevojshme dhe proporcionale, kushte dhe pajisje të nevojshme, si dhe një staf politik. Stafi politik i grupeve parlamentare për punën e vet shpërblehet në përputhje me Vendim të Kryesisë. PRAKTIKA JURIDIKE DEPUTETI I KUVENDIT Neni 21

• • • • •

• • •





Të drejtat dhe detyrat e deputetit të Kuvendit 1. Deputeti i Kuvendit është përfaqësues i popullit. Deputeti nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi tjetër. 10 2. Deputeti i Kuvendit ka të drejta dhe detyra të barabarta për pjesëmarrje të plotë në punimet e Kuvendit dhe vepron sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tij. Deputeti, pos të drejtës për nisma të projektligjeve, të rezolutave, për t’u parashtruar pyetje anëtarëve të Qeverisë, për të votuar për vendimet e propozuara të Kuvendit, ka të drejtë edhe për të marrë pjesë në diskutime, në kushte të barabarta me deputetët tjerë të Kuvendit. 3. Deputeti pajiset me dokument identifikimi, që e dëshmon imunitetin e tij. 4. Deputeti gëzon të drejta shtesë, që përcaktohen me akt të veçantë të miratuara nga Kuvendi. 5. Deputeti, në përputhje me këtë Rregullore, mund të marrë pjesë në mbledhjet komisioneve, në të cilat nuk është anëtarë, pa të drejtë vote. 6. Deputeti, në pajtim me ligjin, ka të drejtë të ketë qasje në të dhënat, në materialet e në dokumentet zyrtare, që përgatiten ose mblidhen nga trupat e punës së Kuvendit, nga stafi I Kuvendit, nga Qeveria, nga Ministritë dhe nga organet e administratës publike, të cilat I shërbejnë për realizimin e funksionit të tij. 7. Deputeti ka të drejtë të njoftohet ose të kërkojë sqarime për punët që janë në kompetencë të Kryetarit të Kuvendit, të kryetarëve të komisioneve parlamentare, të ministrave, që janë të nevojshme për realizimin e funksionit të deputetit.



8. Kërkesën nga paragrafi 7 i këtij neni, deputeti e paraqet në formë të shkruar.



PRAKTIKA JURIDIKE • Imuniteti i deputetit të Kuvendit • 1. Deputeti gëzon imunitet, në pajtim me Kushtetutën. • 2. Deputeti gëzon imunitet për deklarimet gojore ose të shkruara, si dhe për veprimet e tjera, të kryera në cilësinë e deputetit të Kuvendit. • 3. Deputeti gëzon imunitet ndaj masave të ndalimit, të arrestit, të ndjekjes penale, përderisa Kuvendi nuk merr vendim për heqjen e imunitetit të tij. • 4. Imuniteti i deputetit fillon në ditën e verifikimit të mandatit dhe mbaron me përfundimin e mandatit të tij. • 5. Kuvendi, përjashtimisht nga paragrafi 4 i këtij neni, mund t’ia heqë imunitetin deputetit para mbarimit të mandatit. • 6. Kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit e bën organi kompetent për ndjekje penale. Vendimin për heqjen e imunitetit të deputetit e merr Kuvendi, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. • 7. Masa e ndalesës ose e arrestit mund të merret ndaj deputetit edhe pa heqjen paraprake të imunitetit nga Kuvendi, në rastin kur deputeti kryen vepër të rëndë penale, që është e dënueshme me pesë (5) e më shumë vjet burgim.

• •

PRAKTIKA JURIDIKE Procedura e heqjes së imunitetit



1. Kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit, bashkë me dokumentet e tjera përcjellëse, organi kompetent i ndjekjes penale ia parashtron Kryetarit të Kuvendit. Kërkesën e organit të ndjekjes, së bashku me dokumentet përcjellëse, Kryetari, brenda 48 orëve, ia dërgon Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. • 2. Komisioni për Mandat, Imunitet dhe Rregullore, brenda 30 ditësh, pas marrjes së kërkesës nga paragrafi 1 i këtij neni, e shqyrton kërkesën dhe Kuvendit ia paraqet raportin me rekomandime. • 3. Komisioni e njofton deputetin, imuniteti i të cilit kërkohet të hiqet, për kërkesën dhe për kohën e shqyrtimit të saj në komision. • 4. Deputeti ftohet të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit dhe në mbledhje plenare për t’i dhënë shpjegimet dhe vërejtjet rreth çështjes. • 5. Mospjesëmarrja e deputetit të ftuar në mbledhje nuk e pengon Komisionin dhe Kuvendin të vendosin edhe pa praninë e tij. • 6. Kuvendi e shqyrton raportin me rekomandimet e Komisionit më së voni në mbledhjen e dytë të radhës. Në fillim të shqyrtimit të çështjes, fjala i jepet deputetit për të dhënë shpjegime dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. • 7. Për heqjen e imunitetit të deputetit Kuvendi vendos me vota të fshehta të shumicës së deputetëve të Kuvendit.

• •

PRAKTIKA JURIDIKE Procedurat kur deputeti ndalohet ose arrestohet













• • • • • • • •

• •

1. Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar, pa heqjen e imunitetit, organ kompetent i ndjekjes e informon menjëherë Kryetarin e Kuvendit. 2. Posa të njoftohet Kryetari i Kuvendit e thërret Komisionin për Mandat, Imunitet dhe Rregullore dhe ia dërgon njoftimin me dokumentet e tjera përcjellëse të organit kompetent të ndjekjes. Kryetari kërkon nga Komisioni ta shqyrtojë çështjen. 3. Komisioni, brenda dy ditëve pas njoftimit nga Kryetari i Kuvendit, e shqyrton rastin e deputetit të ndaluar ose të arrestuar. Komisioni i fton për t’i dëgjuar organin kompetent të ndjekjes dhe deputetin e ndaluar ose të arrestuar. 4. Kryetari i Kuvendit e thërret mbledhjen brenda dy ditësh pas paraqitjes së raportit nga Komisioni. 5. Kuvendi vendos me votim të fshehtë për heqjen ose mos-heqjen e imunitetit të deputetit. 6. Në rastet kur deputetit nuk i hiqet imuniteti në Kuvend, lirohet nga ndalimi ose nga arresti. 12 Neni 25 Humbja e statusit të deputetit të Kuvendit 1. Deputeti i Kuvendit e humb mandatin, nëse: a) nuk e bën betimin, b) jep dorëheqje, c) përfundon mandati i Kuvendit, d) dënohet për një vepër penale me burgim për një periudhë kohore prej një (1) e më shumë vjet, e) në periudhën gjashtëmujore nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit. Nëse deputeti







• •

• •







nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen Kryetarit të Kuvendit, Kryetari e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit të Komisionit Kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit. Kuvendi vendos për çështjen në mbledhje të radhës, f) me vendim të formës së prerë të gjykatës nëse është konstatuar mungesa e aftësisë së tij juridike për të vepruar, g) vdes. 2. Për rastet nga pika 1. e) e këtij neni, deputeti mund t’ia paraqesë Kuvendit me shkrim argumentet për t’i treguar arsyet bindëse për mospjesëmarrje në mbledhje dhe i lejohet t’I drejtohet Kuvendit, nëse dëshiron. 3. Vendet e liruara të deputetëve, në çfarëdo rasti që përcaktohen me këtë rregull, plotësohen në përputhje me nenin 70.4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 112 tëLigjit për zgjedhjet e përgjithshme.

PRAKTIKA JURIDIKE • Komisionet e përhershme dhe komisionet funksionale • 1. Kuvendi i Kosovës emëron komisione të përhershme, komisione funksionale dhe komisione ad hoc. Komisionet e pasqyrojnë përbërjen politike të Kuvendit. • 2. Kuvendi, me kërkesën e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve, formon komisione për një çështje të veçantë, duke i përfshirë edhe çështjet hetimore. * 3. Komisione të përhershme janë:

• • • • • • • • • • • • • • • • •



1. Komisioni për Buxhet dhe Financa, 2. Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, 3. Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, 4. Komisioni për Integrime Evropiane. 4. Komisionet funksionale janë: 1. Komisioni për Punë të Jashtme, 2. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sporte, 3. Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, 4. Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, 5. Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, 6. Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, 7. Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, 8. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, 9. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, 10. Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosoves për Inteligjencë, 11. Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, 12. Komisioni për Mandat, Imunitet dhe Rregullore të Kuvendit.

PRAKTIKA JURIDIKE • 5. Fushëveprimi dhe përgjegjësitë e komisioneve përcaktohen me shtojcën e komisioneve, e cila është pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje.



6. Kuvendi e përcakton numrin e komisioneve të përhershme dhe funksionale. Kryesia e propozon numrin e anëtarëve për çdo komision. Deputeti i Kuvendit, në parim, mund të jetë anëtar vetëm në një komision. • 7. Kryetari i Kuvendit mund t’i emërojë anëtarë të komisioneve edhe deputetët pa grup parlamentar, por pa të drejtë vote. • 8. Të gjitha komisionet duhet t’i kenë nga dy zëvendëskryetarë; zëvendëskryetarin e parë dhe zëvendëskryetarin e dytë, të cilët u përkasin grupeve të ndryshme parlamentare. Së paku njëri nga zëvendëskryetarët duhet të jetë i komunitetit tjetër nga ai i kryetarit. • 9. Postet për kryetarë dhe për zëvendëskryetarë të komisioneve i ndan Kryesia. Postet ndahen midis grupeve parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, sipas mënyrës së paraparë në nenin 63 të kësaj Rregulloreje. • 10. Kuvendi i emëron anëtarët e komisioneve në bazë të propozimit të Kryesisë. Përjashtim bën Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, i cili është rregulluar Kushtetutë. Kryesia duhet të sigurojë që përfaqësimi në komisione, duke i përfshirë edhe deputetët e emëruar kryetarë ose zëvendëskryetarë, të jetë në përpjesëtim me përfaqësimin e tyre në Kuvend.

• •

PRAKTIKA JURIDIKE QEVERIA E KOSOVES

Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin. Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj. Qeveria merr vendime në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligje, propozon projektligje dhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin rreth projektligjeve të cilat nuk janë të propozuara nga ajo.

• •

• • • • • • •

PRAKTIKA JURIDIKE Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre. Qeveria ka këto kompetenca: propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit; mundëson zhvillimin ekonomik të vendit; propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera; merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve; propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës; udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës; udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike;



• • •

• • • • • • • • • • • •

i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës; propozon amendamentimin e Kushtetutës; mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese; ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të tjera qendrore ose vendore. PRAKTIKA JURIDIKE Kryeministri ka këto kompetenca: përfaqëson dhe udhëheq Qeverinë; siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare; siguron zbatimin e ligjeve dhe të politikave të përcaktuara të Qeverisë; ndërron anëtarët e Qeverisë, pa pëlqimin e Kuvendit; kryeson Këshillin e Sigurisë të Kosovës; emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës; këshillohet me Presidentin e Republikës së Kosovës mbi çështjet e Inteligjencës; së bashku me Presidentin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit; kryen edhe punë të tjera, të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.



PRAKTIKA JURIDIKE



PRAKTIKA JURIDIKE Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

• •

PRAKTIKA JURIDIKE Ministritë dhe organet e tjera ekzekutive themelohen, sipas nevojës, për kryerjen e funksioneve brenda kompetencave të Qeverisë. Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga

komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër jo shumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet jo shumicë në Kosovë. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Qeverisë mund të zgjidhen nga deputetë të Kuvendit të Kosovës ose nga persona të kualifikuar, që nuk janë deputetë të Kuvendit.





PRAKTIKA JURIDIKE Ekziston një numër i konsiderueshëm i zyrave në kuadër të zyrës së Kryeministrit që luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e tij: Sekretariati Koordinues i Qeverisë Zyra për siguri publike Zyra për Shërbimet e Ndihmës Juridike Zyra për komunikim publik Zyra administrative Zyra për Menaxhimin dhe Administrimin e Gazetës Zyrtare Zyra për Qeverisje të Mirë Zyra për Buxhet dhe Financa Zyra e Prokurimit Zyra për Koordinimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Dialogut Rajonal (ZKBNDR) Zyra e arkivit të ZKM-së



Presidenti i Republikës së Kosovës

• • • • • • • • • •

• • • • • • • • • •

• • • • • • •

Neni 83 [Statusi i Presidentit] Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës. Neni 84 [Kompetencat e Presidentit] Presidenti i Republikës së Kosovës: (1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë; (2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë; (3) shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë te tij; (4) nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë; (5) shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; (6) ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një Herë; (7) nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë Kushtetutë; (8) propozon amendamente për këtë Kushtetutë; (9) mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese; (10) udhëheq politikën e jashtme të vendit; (11) pranon letrat kredenciale të shefave të misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës; (12) është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës; (13) udhëheq Këshillin Konsultativ për Komunitete;

• •







• • •

• • • •

(14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit; (15) emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;

(16) emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës; (17) emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Prokuroial të Kosovës; (18) emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të Këshillit Prokurorial të Kosovës; (19) emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit; (20) emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të Kryeministrit; (21) së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë; (22) vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin; (23) mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme; (24) vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullare të Republikës së Kosovës, në bazë të konsultimit me Kryeministrin;



• •

• • •

• • •

(25) emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë; (26) emëron Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; (27) emëron Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i cili shërben edhe si Drejtor Menaxhues dhe emëron anëtarët e tjerë të Bordit të Bankës; (28) jep medalje, mirënjohje dhe çmime, në pajtim me ligjin; (29) shpall falje individuale, në pajtim me ligjin; (30) sё paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij/saj. AVOKATI I POPULLIT Ligji per Avokatin e Popullit Ky ligj ka për qëllim krijimin e mekanizmave ligjor për mbrojtjen,mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik dhe juridik nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike.

• • • • • •

Institucioni i Avokatit të Popullit,përbëhet nga: 1.1. Avokati i Popullit; 1.2. pesë (5) zëvendës të Avokatit të Popullit; 1.3. personeli profesional dhe nga 1.4. personeli mbështetës

• Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij zgjedhën • • • • • •

• •

personat që i plotësojnë këto kushte: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë arsimim të lartë; 1.3. të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë; 1.4. të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut; 1.5. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale; 1.6. të mos jetë anëtar i asnjë partie politike, deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e zgjedhë atë apo anëtar i kabinetit qeveritar. 1. Avokati i Popullit dhe Zëvendësit e tij nuk duhet të jenë anëtarë të asnjë partie politike e as të ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale. 2. Avokati i Popullit dhe Zëvendësit e tij nuk marrin pjesë në organizmat drejtues të organizatave civile, ekonomike dhe tregtare;





• •









2.1. Përveç ndalesave të përcaktuara në nenin 6 nënparagrafin 1.6 dhe paragrafin 2 të këtij neni, Avokati i popullit dhe zëvendësit e tij nuk kanë të drejtë të ushtrojnë ndonjë detyrë tjetër publike apo profesionale për të cilën shpërblehen me pagesë, përveç ushtrimit të funksionit të ligjëruesit të shkencave në një universitet të akredituar. 3. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij mund të merren me veprimtari shkencore, kulturore, akademike dhe veprimtari tjera, të cilat nuk bien në kundërshtim me funksionet e tyre dhe me legjislacionin në fuqi. Procedura e propozimit 1. Procedura për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, dhe zëvendësve të tij fillon gjashtë (6) muaj para skadimit të mandatit të tyre. 2. Gjatë procedurës së propozimit, si dhe zgjedhjes së kandidatëve për Avokat të Popullit, dhe të zëvendësve të tij, duhet të sigurohet përfaqësimi etnik dhe gjinor. 3. Propozimin e Avokatit të Popullit e bënë Komisioni Ad Hoc i Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili pasqyron përbërjen politike, etnike dhe gjinore të Kuvendit në pajtim me rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. 4. Procedurën për përcaktimin e listës së ngushtë për Avokat të Popullit e fillon Komisioni. Komisioni publikon thirrjen/ftesën në media të shkruara dhe elektronike duke përfshirë edhe ato të cilat kryesisht lexohen nga komunitetet që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës. 5. Në thirrje/ftesë caktohen kushtet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të paraparë me Kushtetutë dhe me

këtë ligj. Afati për paraqitjen e propozimit për kandidatin nuk mund të jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë (15) e as më i gjatë se njëzetë (20) ditë. •



• •



6. Pas skadimit të afatit të paraparë në paragrafin 5 të këtij neni, Komisioni, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, vlerëson nëse kandidatët e propozuar i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit të paraparë me Kushtetutë dhe me këtë ligj, dhe hedhë poshtë kandidaturat që nuk plotësojnë këto kushte. 7. Komisioni zhvillon intervistë me secilin kandidat i cili plotëson kushtet për tu zgjedhur Avokat i Popullit dhe në bazë të të dhënave të paraqitura dhe rezultateve tëintervistës, përgatitë listën e ngushtë të kandidatëve të kualifikuar për Avokat të Popullit. 8. Lista e ngushtë përmban tre (3) kandidatë. 9. Komisioni, bashkangjitur me listën e ngushtë, i dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës listën e të gjithë kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit. 10. Propozimi i Komisioni përmban arsyetim përse Komisioni ju ka dhënë përparësi disa kandidatëve në krahasim me kandidatët tjerë.

• 11. Propozimin e zëvendësve e bënë Avokati i Popullit



në bazë të konkurrencës së hapur dhe transparente dhe ia propozon për zgjedhje Kuvendit të Republikës së Kosovës. 12. Propozimi i Avokatit të Popullit përmban arsyetimin përse ai u ka dhënë përparësi disa kandidatëve në krahasim me kandidatët tjerë.

• 13. Të paktën njëri nga zëvendësit Avokatit të Popullit

• • •









duhet të jetë pjesëtar i komunitetit serb të Kosovës dhe së paku një (1) duhet të jetë prej njërit nga komunitetet tjera joshumicë në Kosovë. 14. Të paktën njëri nga zëvendësit duhet të jetë e gjinisë femërore. Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij 1. Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi I Republikës së Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. 2. Avokati i Popullit duhet të zgjedhet brenda 30 ditëve nga dita e propozimit të kandidatëve. Nëse ky afat nuk është arritur, Kuvendi i Republikës së Kosovës voton për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në secilën seancë plenare për 30 ditë të tjera. Nëse Avokati i Popullit nuk emërohet pas 60 ditëve, komisioni Ad Hoc prap do të shpall konkurs për Avokat të Popullit. Zëvendësit e Avokatit të Popullit zgjedhen njëherazi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Mandati i tyre përputhet me mandatin e Avokatit të Popullit, me të drejtë rizgjedhjeje. 4. Nëse Kuvendi nuk e voton pro listën e propozuar të zëvendësve në afat prej 60 ditëve, atëherë Avokati i Popullit përsëri e propozon listën e pesë (5) kandidatëve për pozitën e zëvendësve. 5. Avokati i Popullit, njërin nga zëvendësit e zgjedhur e cakton zëvendës kryesor të tij me rotacion për një mandat një (1) vjeçar.

Imuniteti



• • •

• • • •



Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimtari ose vendimet që janë brenda fushës së përgjegjësisë të Institucionit të Avokatit të Popullit. Shkarkimi nga funksioni i Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij 1. Avokati i Popullit, dhe zëvendësit e tij mund të shkarkohen për arsyet në vijim: 1.1. Paaftësia fizike apo mendore që shkakton pamundësinë e tij për kryerjene funksioneve të tij. 1.2. Ka kryer vepër penale të dënueshme me gjashtë (6) ose më tepër muaj burgim në bazë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë. 1.3. Për shkak të sjelljes së tij personale që është në kundërshtim me ushtrimin e funksionit të tij. 1.4. Nëse kryen veprime në kundërshtim me nenit 6 nënparagrafin 1.6 dhe nenit 7 paragrafi 2 i këtij ligji. 2. Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me rregullat e veta i miraton procedurat formale, përmes së cilave e përcakton procedurën lidhur me shkarkimin ose suspendimin e përkohshëm nga detyra e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësve të tij. 3. Avokati i Popullit kërkon që Kuvendi I Republikës së Kosovës të shkarkojë ose përkohësisht të suspendojë nga detyra një apo më shumë zëvendës të tij, për shkak të një apo më shumë arsyeve të parapara në këtë ligj.

• Mbarimi i funksionit të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij 1. Funksioni i Avokatit të Popullit dhe I zëvendësve të tij mbaron: 1.1. me vdekjen e tij; 1.2. kur jep dorëheqje; 1.3. kur mbaron afati pesë (5) vjeçar i qëndrimit në këtë funksion dhe 1.4. kur shkarkohet. Në rast mungese, vdekje, paaftësie të përhershme ose të përkohshme, Avokati i Popullit, zëvendësohet nga zëvendësi kryesor. Nëse zëvendësi kryesor nuk mund të kryejë funksionin, atëherë Avokati i Popullit zëvendësohet nga zëvendësi më i vjetër sipas moshës. 3. Në rast skadimi të mandatit, Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij do ta ushtrojnë funksionin e tyre deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit dhe zëvendësve të tij.

• • • • •



• • •

KOMPETENCAT DHE PËRGJEGJËSITË E AVOKATIT TË POPULLIT Kompetencat 1. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera, si dhe me standarde ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare, veçanërisht me

konventën evropiane për të drejtat e njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit. •









2. Kompetencat e Avokatit të Popullit shtrihen në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Në ushtrimin e funksioneve të tij lidhur me rastet që paraqiten brenda territorit të Republikës së Kosovës, Avokati i Popullit mund t’u ofrojë shërbime të mira edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës që përkohësisht ndodhen jashtë territorit të Republikës së Kosovës. 3. Avokati i Popullit ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar apo me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, dëshmitë dhe faktet e paraqitura me parashtresë ose nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut. 4. Nëse Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë ose ndonjë person tjetër në emër të të dëmtuarit i drejtohet me parashtresë Avokatit të Popullit për ngritjen e procedurës, është i nevojshëm pëlqimi nga personi, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut. 5. Kur Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive të një numri më të madh të qytetarëve, të fëmijëve apo personave me aftësi të humbura veprimi, nuk është i nevojshëm pëlqimi nga paragrafi 4 i këtij neni.



• • • • • •



6. Avokati i Popullit nuk do të ndërhyjë në rastet dhe në procedura tjera ligjore që janë duke u zhvilluar para gjykatave, përveç në raste të zvarritjeve të paarsyeshme apo keqpërdorimit të dukshëm të pushtetit. 7. Avokati i Popullit mund të iniciojë çështje në Gjykatën Kushtetuese në pajtim me kushtetutën dhe ligjin për Gjykatë Kushtetuese; 8. Avokati i Popullit i ushtron kompetencat e veta edhe më anë të ndërmjetësimit dhe pajtimit. 9. Shërbimet e ofruara nga Institucioni i Avokatit të Popullit janë falas.

1. Avokati i Popullit ka këto përgjegjësi: 1.1. të hetojë shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut dhe të angazhohet për zgjedhjen e tyre. 1.2. të tërheqë vëmendjen për rastet në cilëndo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës kur institucionet e Republikës së Kosovës i shkelin të drejtat e njeriut dhe të bëjë propozimin që t’u jepet fund rasteve të tilla dhe kur është e domosdoshme të shprehë mendimin e vet mbi qëndrimet dhe reagimet e institucioneve përkatëse në lidhje me rastet e tilla; 1.3. të bëjë të njohura të drejtat e njeriut dhe përpjekjet për të luftuar të gjitha format e diskriminimit, veçanërisht racor dhe etnik përmes ngritjes së vetëdijesimit, posaçërisht përmes informimit dhe edukimit edhe me anë të mediave;



• •

1.4. të njoftojë Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet tjera kompetente të Republikës së Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut; 1.5. t’i publikojë njoftimet, mendimet, rekomandimet, propozimet dhe raportet e veta; 1.6. të rekomandojë miratimin e ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimin ligjeve që janë në fuqi dhe miratimin apo ndryshimin e masave administrative nga institucionet e Republikës së Kosovës;

• 1.7. të përgatitë raporte vjetore, periodike dhe të tjera • •





mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Republikën e Kosovë; 1.8. të rekomandojë harmonizimin e legjislacionit të Kuvendit me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe zbatimin e tyre efektiv; 1.9. të bashkëpunojë, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. me të gjitha organizatat dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare që merren me mbrojtjene të drejtave dhe lirive të njeriut; 1.10. Avokati i Popullit, zëvendësit dhe personeli i tij duhet ruajtu fshehtësinë e të gjitha informatave dhe të të dhënave që i merr, duke i kushtuar kujdes të veçantë sigurisë së ankuesve, palëve të dëmtuara dhe dëshmitarëve, në pajtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave; 1.11. Obligimi për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare vlen edhe pas përfundimit të mandatit ose marrëdhënies së punës.











2. Avokati i Popullit mund t’i ofrojë këshilla dhe t’i japë rekomandime çdo personi fizik dhe juridik lidhur me pajtueshmërinë e ligjeve dhe akteve nënligjore me standardet e pranuara ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut. 3. Avokati i Popullit mund t’i këshillojë dhe t’u rekomandojë institucioneve të Republikës së Kosovës për programet dhe politikat e tyre për të siguruar mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Kosovës. 4. Avokati i Popullit i ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’I shqyrtuar ankesat e parashtruara sipas nenit 15 paragrafit 1 të këtij ligji, duke përfshirë edhe intervenimin e drejtpërdrejtë tek autoritetet kompetente,nga të cilët do të kërkohet që të përgjigjen brenda kohës së arsyeshme të caktuar nga Avokati i Popullit. Nëse vazhdon dëmi i rëndë si pasojë e çështjes së ankesës sipas nenit 15 paragrafit 1 të këtij ligji, nga autoritetet kompetente kërkohet të përgjigjen me nguti. 5. Nëse gjatë hetimeve, Avokati i Popullit konstaton se ekzekutimi i ndonjë vendimi administrativ mund të ketë pasoja të pariparueshme për personin fizik apo juridik, mund të rekomandojë që autoriteti kompetent ta pezullojë ekzekutimin e vendimit në fjalë deri në përfundimin e hetimeve lidhur me këtë çështje nga ana e Avokatit të Popullit. 6. Avokati i Popullit ka qasje në dosjet dhe në dokumentet e çdo institucioni të Republikës së Kosovës dhe mund t’I shqyrtojë ato lidhur me rastet që i ka në shqyrtim dhe sipas këtij ligji, mund të





• •



kërkojë nga çdo institucion i Republikës së Kosovës dhe nga personeli i tyre të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit, duke siguruar informacione relevante, duke përfshirë edhe kopjen e plotë apo të pjesshme të dosjes dhe dokumenteve tjera sipas kërkesës së Avokatit të Popullit. 7. Zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit në çdo kohë dhe pa paralajmërim mund të hyjnë dhe të inspektojnë çdo vend ku personat janë privuar nga liria si dhe në institucionet tjera me liri të lëvizjes së kufizuar dhe mund të jenë të pranishëm në mbledhje ose seanca dëgjimore ku përfshihen personat e tillë. Zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit mund të mbajnë edhe takime me personat e tillë pa praninë e zyrtarëve të institucionit përkatës. Çdo lloj korrespondence e këtyre personave me Institucionin e Avokatit të Popullit nuk pengohet apo kontrollohet. 8. Avokati i Popullit ose përfaqësuesit e tij mund të hyjnë në hapësirat zyrtare të të gjitha organeve të autoriteteve publike, organeve tjera dhe organizatave që ushtrojnë autorizime publike për llogari të tyre. Fillimi i procedurës Çdo person i cili pretendon se të drejtat apo liritë e tij janë shkelur me ndonjë ligj, veprim apo mosveprim, keqadministrim të organeve të autoriteteve publike, organeve tjera dhe organizatave që ushtrojnë autoritete publike për llogari të tyre, mund të kërkojë nga Institucioni i Avokatit të Popullit fillimin e procedurës. Forma e paraqitjes së ankesës







• • • • • • • • • • •

1. Çdo ankesë që i parashtrohet Avokatit të Popullit duhet të jetë e nënshkruar dhe t’i ketë shënimet personale të paraqitësit të ankesës si dhe të përmbajë të gjitha rrethanat, faktet dhe dëshmitë në të cilat kjo ankesë bazohet. Paraqitësi i ankesës mund të deklarojë nëse mjetet juridike janë zbatuar apo jo, dhe nëse po cilat prej këtyre mjeteve janë zbatuar. 2. Çdo ankesë për fillimin e procedurës, si rregull, paraqitet me shkrim. Parashtruesi I ankesës mund ta plotësojë ankesën me ndihmën e një zyrtari të Avokatit të Popullit. 3. Personat e privuar nga liria kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Avokatit të Popullit në zarf të mbyllur. Procedura pas pranimit të ankesës 1. Pas pranimit të ankesës, Avokati i Popullit në afat prej 30 ditësh vendos për pranueshmërinë e çështjes si në vijim: 1.1. të shqyrtojë në procedurë të përshpejtuar rastin; 1.2. të fillojë hetimin e plotë; 1.3. të hedh poshtë ankesën për shkak se: 1.3.1. nuk është në kompetencën e Avokatit të Popullit sipas këtij ligji; 1.3.2. ankesa është parashtruar pas afatit të paraparë me këtë ligj; 1.3.3. ankesa është anonime; 1.3.4. ankesa paraqet keqpërdorim të së drejtës për paraqitjen e ankesës apo 1.3.5. ankuesi ka dështuar të sigurojë informatat e kërkuara nga Avokati i Popullit. 1.4. të refuzojë ankesën si të pabazuar.



1.5. të ndërpretë hetimet kur konstaton se rasti është zgjidhur në ndonjë mënyrë tjetër në pajtim me kërkesën e ankuesit.



2. Në të gjitha rastet e mësipërme,Avokati i Popullit e njofton me shkrim palën brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të ankesës. 3. Vendimi i Avokatit të Popullit për të hedhur poshtë apo për të refuzuar ankesën është i formës së prerë. Rastet e refuzimit të shqyrtimit të ankesës 1. Avokati i Popullit refuzon kërkesën për shkak të arsyeve si në vijim: 1.1. kur nga shënimet e paraqitura dhe nga rrethanat e rastit del se të drejtat dhe liritë e njeriut nuk janë shkelur apo nuk është kryer kurrfarë keqadministrimi; 1.2. kur kërkesa është jo e plotë dhe nuk është kompletuar edhe pas kërkesave të Avokatit të Popullit; 1.3. kur procedurat për një lëndë janë duke u zhvilluar në organet gjyqësore ose në organet tjera kompetente, përveç në rastet e specifikuara me ketë ligj. 1.4. kur të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme nuk janë shterur, përpos nëse ai vlerëson se do të jetë e padobishme për paraqitësin e ankesës për të filluar apo vazhduar procedurën, apo nëse vlerëson se individët kanë pësuar dëm të madh apo mund të pësojnë dëm të madh dhe të pa kompenzueshëm në ndërkohë; 1.5. kur ankesa zbulon në mënyrë të qartë një rast me më pak rëndësi në të cilën madje, edhe pas hetimeve të zhvilluara, nuk mund të pritet ndonjë rezultat.

• • • •

• •





• Rastet e parashkrimit dhe përjashtimit • 1. Avokati i Popullit nuk inicion procedurë për të



• •





hetuar shkeljen e të drejtave të njeriut nëse prej datës që pala e ka marrë vendimin e formës së prerë ose është njoftuar lidhur me të dhe deri në dorëzimin e ankesës në Institucionin e Avokatit të Popullit kanë kaluar më shumë se gjashtë (6) muaj. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, Avokati i Popullit mund të iniciojë procedurë edhe pas kalimit të afatit prej gjashtë (6) muaj në rast se vlerëson se paraqitësi i ankesës ka qenë i penguar apo në rast se vlerëson se çështja është e rëndësisë së veçantë Procedura pas fillimit të hetimit 1. Kur Avokati i Popullit vendos t’i fillojëhetimet në pajtim me nenin 19 të këtij ligji, vendimin e vet do t’ua komunikojë paraqitësit të ankesës dhe organit kundër të cilit është paraqitur ankesa. Avokati I Popullit mund të kërkojë informata shtesë lidhur me rastin. 2. Avokati i Popullit cakton afatin brenda të cilit organi duhet t’ia dorëzojë të gjitha informatat e kërkuara në pajtim më paragrafin 1 të këtij neni. Afati nuk mund të jetë më i shkurtër se 8 ditë dhe as më I gjatë se 30 ditë. Kur organi nuk arrin t’I dorëzojë në afatin e paraparë informatat e kërkuara nga Avokati i Popullit, ai pa vonesë duhet t’i paraqesë me shkrim arsyet e vonesës në ofrimin e informatës së kërkuar. 3. Në rast se Avokati i Popullit i vlerëson të pamjaftueshme përgjigjet ose masat e ndërmarra nga organi, ai ka të drejtë ta procedojë çështjen tek organi më i lartë kompetent, ose t’i paraqesë raport të









• •

• •



veçantë Kuvendit, duke i propozuar edhe masa konkrete për vënien në vend të së drejtës së shkelur. 4. Refuzimi apo dështimi për t’iu përgjigjur kërkesave të Avokatit të Popullit konsiderohet pengim i punës se Avokatit të Popullit. Kjo nuk e pengon Avokatin e Popullit për të nxjerrë konkludimet dhe rekomandimet e tij. 5. Avokati i Popullit mund të raportojë veprimet e parapara në paragrafin 4 të këtij neni në raportet e tij. Detyrimi i bashkëpunimit dhe pasojat e refuzimit 1. Të gjitha organet e pushtetit shtetëror kanë për obligim ta ndihmojnë Avokatin e Popullit në zhvillimin e hetimeve, si dhe t’i ofrojnë ndihmë adekuate sipas kërkesës së tij. 2. Refuzimi për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit nga nëpunësi civil, funksionari ose nga autoriteti publik përbën shkak që Avokati i Popullit të kërkojë nga organi kompetent fillimin e procedurës administrative duke përfshirë marrjen e masave disiplinore Thirrja e dëshmitarëve dhe ekspertëve Avokati i Popullit mund t’i dërgojë thirrje çdo dëshmitari ose eksperti për ta intervistuar lidhur me rastin që e shqyrton. Personi i thirrur është i obliguar t’I përgjigjet thirrjes. Marrja e vendimit Pas përfundimit të hetimit, Avokati i Popullit në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e tij, nxjerrë vendim në të cilin paraqiten konstatimet dhe rekomandimet e tij. Përgjigjja në kërkesat e Avokatit të Popullit





• • •

Organet, të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar rekomandim, kërkesë ose propozim për masa disiplinore, duhet të përgjigjen brenda afatit 30 ditor.Përgjigjja duhet të përmbajë arsyet me shkrim për veprimet e ndërmarra lidhur me çështjen në fjalë. Raportet e veçanta Avokati i Popullit mund të publikojë raporte të veçanta edhe përmes mediave për shkeljet e bëra nga organi, nëse ky I fundit, pas kërkesave të përsëritura nuk I është përgjigjur në mënyrë përkatëse propozimeve dhe rekomandimeve të tij. Raporti i Avokatit të Popullit 1. Avokati i Popullit i paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin vjetor 2. Avokati i Popullit paraqet raportin e parë vjetor jo më vonë se një vit nga zgjedhja tij. 3. Me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Avokati i Popullit dorëzon raporte periodike ose raporte tjera. Me kërkesën e Avokatit të Popullit, Kuvendi I Republikës së Kosovës duhet t’ia lejojë që të dëgjohet.

ZYRA, OBJEKTI, PERSONELI DHE BUXHETI I INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT Selia e Institucionit, paprekshmëria e selis dhe zyrave te Avokatit te Popullit • 1. Selia e Institucionit të Avokatit të Popullit është në Prishtinë. • 2. Zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit janë të pacenueshme. Arkivatlëndët, komunikimet, prona, fondet dhe pasuritë e Institucionit të Avokatit të



• •



• •



Popullit, kudo që janë apo nga kushdo që mbahen, janë të pacenueshme dhe gëzojnë imunitet nga kontrolli, marrja, nga kërkimi zyrtar i tyre, nga konfiskimi, nga shpronësimi apo nga çfarëdo ndërhyrje tjetër, qoftë përmes veprimit përmbarues, administrativ, gjyqësor apo legjislativ. 3. Institucionit të Avokatit të Popullit I sigurohen objekte të duhura për punë dhe pajisje të tjera në mënyrë që t’I mundësohet kryerja efektive e funksioneve dhe e përgjegjësive të tij. 4. Avokati i Popullit sipas nevojës mund të hapë zyra tjera brenda territorit të Republikës së Kosovës. 5. Në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit do të funksionojnë njësi të veçanta për mbrojtjen e kategorive të posaçme te të drejtave të njeriut Personeli Profesional Personeli i Institucionit të Avokatit të Popullit përzgjidhet nga radhët e qytetarëve të Republikës së Kosovës në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës. Financimi 1. Institucioni i Avokatit të Popullit financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. 2. Pavarësisht nga dispozitat e ligjeve të tjera, Institucioni i Avokatit të Popullit përgatit propozimin e buxhetit të tij vjetor dhe ia dërgon atë për miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. 3. Institucioni i Avokatit të Popullit menaxhon në mënyrë të pavarur me buxhetin e tij dhe i nënshtrohet



• • • •



• • • •

• • • • • •

auditimit të brendshëm si dhe auditimit të jashtëm nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës. ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES LIGJI Nr. 03/L-117 PËR AVOKATINË Avokatia është profesion i lirë dhe i pavarur Avokatia u ofron shërbime dhe ndihmë profesionale juridike personave fizikë dhe juridikë për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave dhe të interesave të tyre në pajtim me rendin juridik në shoqëri . Pavarësia e avokaturës realizohet përmes: ushtrimit të pavarur të profesionit të avokatit si profesion i lirë; ofrimit të ndihmës juridike në mënyrë të pavarur; organizimit të avokatëve përmes Odës së Avokatëve të Kosovës, si organizatë e pavarur publike; autorizimit të Odës së Avokatëve për nxjerrjen e akteve normative me qëllim rregullimin dhe organizimin e avokaturës ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES AVOKATI Ndihma juridike 1. Shërbimi dhe ndihma profesionale juridike e avokatit përfshijnë: 1.1. dhënien e këshillave juridike; 1.2. përfaqësimin dhe mbrojtjen e palëve para organeve të drejtësisë dhe subjekteve të së drejtës që i zbatojnë ligjet; 1.3. përfaqësimin e palëve para organeve të arbitrazhit dhe organizatave të tjera të pavarura;

• • • • •

• • •

2. •





1.4. përfaqësimin e palëve në raportet e tyre juridike me personat e tjerë fizikë dhe juridikë; 1.5. përgatitjen e padive, paraqitjeve për ndjekje penale dhe mjeteve ankimore; 1.6. përgatitjen e dokumenteve juridike të cilat sjellin ose synojnë pasoja juridike, siç janë: kontratat, testamentet, statutet etj; 1.7. përgatitjen e ekspertizave për çështje të ndryshme juridike; dhe 1.8. veprimet e tjera, të parapara me ligj. ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES Regjistrimi i Avokaturës E drejta për ushtrimin e profesionit të avokatit fitohet me regjistrimin në regjistrin e avokatëve, e cila mbahet nga Oda e Avokatëve.

Procedura për regjistrimin e Avokatëve 2.1. Regjistrimi i Avokaturës bëhet pas paraqitjes së kërkesës me shkrim në Odën e Avokatëve të Kosovës. Për kërkesën për regjistrim vendos Bordi i Odës së Avokatëve të Kosovës, brenda 60 ditësh, pas dorëzimit të dokumentacionit të kompletuar të parashtruesit të kërkesës. 2.2 Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që të paraqesë dokumentet për regjistrim në Regjistrin e Avokatëve dhe të deklarojë vendndodhjen e selisë së tij si Avokat. 2.3 Avokati është i detyruar të paguajë shpenzimet për regjistrim sipas taksës licencuese, të cilat

caktohen nga Oda e Avokatëve.

3. • • • • •

• • •







Kushtet për regjistrimin në regjistrin e avokatëve 3.1. Të drejtë regjistrimi në regjistrin e avokatëve ka secili person që plotëson këto kushte: 3.1.1. të posedojë aftësi për të vepruar; 3.1.2. të jetë rezident i përhershëm i Kosovës; 3.1.3. të ketë të kryer fakultetin juridik; 3.1.4. të ketë përvojë së paku një (1) vjeçare si praktikant Avokature ose praktikant gjykate apo të ketë përvojë dy (2) vjeçare, si praktikant në Administratën Publike; 3.1.5. të ketë të dhënë provimin e judikaturës në Kosovë; 3.1.6. të ketë dhënë betimin solemn; 3.1.7. të mos jetë i dënuar për vepra penale që e bëjnë atë të padenjë për ushtrimin e profesionit të avokatit sipas Kodit të Etikës Profesionale; 3.1.8. të mos jetë i përjashtuar ose i pezulluar nga detyra e gjyqtarit ose prokurorit ose ushtrimi i profesionit të avokatit. Në rastet e përjashtimit kërkesa mund të përsëritet pas pesë vitesh, pas vendimit të plotfuqishëm; 3.1.9. të mos kryejë një veprimtari e cila nuk është në pajtim me profesionin e Avokatit dhe në veçanti veprimtari e cila cenon pavarësinë e tij profesionale; 2. Regjistrimi mund të anulohet si pasojë i regjistrimit të parregullt. Në këtë rast duhet të përsëritet procedura e

regjistrimit.

• ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES •

Shlyerja nga regjistri 1. Bordi i Odës së Avokatëve merr vendim mbi shlyerjen e avokatit nga regjistri i avokatëve në rastet: 1.1. kur avokati ka vdekur ose është shpallur zyrtarisht si i vdekur; 1.2. avokati bën kërkesë për çregjistrim, 1.3. avokatit i është marrë e drejta e ushtrimit të profesionit të avokatit; 1.4. nëse është i dënuar me dënim burgimi më tepër se gjashtë (6) muaj. 2. Bordi i Odës së Avokatëve mund të inicojë procedurën për shlyerjen e avokatit nga Regjistri i Avokatëve konform dispozitave disiplinore të paragrafit 3. të nenit 19 të këtij ligji. 3. Shlyerja e avokatit nga regjistri i avokatëve duhet t'i kumtohet menjëherë organeve zyrtare dhe gjykatave. •

Pushimi i të drejtës për ushtrimin e profesionit 1. Avokatit i pushon e drejta për ushtrimin e profesionit të avokatit: 1.1. nëse e humb zotësinë për të vepruar; 1.2. nëse bëhet i paaftë nga një sëmundje kronike për ushtrimin e detyrës së avokatit; 1.3. nëse vullnetarisht heq dorë nga ushtrimi i profesionit të avokatit; 1.4. nëse më shumë se gjashtë muaj pa arsye nuk e ushtron profesionin e avokatit;

1.5. nëse krijon marrëdhënie të punës përveç në Odën e Avokatëve. 2. Me pushimin e së drejtës për ushtrimin e profesionit të avokatit, inicohet procedura e shlyerjes nga Regjistri i Avokatëve. • ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES Detyrimet e avokatit • 1. Çdo Avokat është i detyruar t'i përmbahet ligjit dhe së drejtës si dhe të sillet në pajtim me etikën e nderit të profesionit gjatë ushtrimit të profesionit. • 2. Avokati është i detyruar t'i japë ndihmë juridike çdo personi fizik dhe juridik, duke mos dalluar ose diskriminuar klientët, në baza nacionale, etnike, racore, fetare, gjinore, gjuhësore, bindjeve politike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose ndonjë karakteristike tjetër personale. • 3. Avokati nuk ka të drejtë t'i ofrojë ndihmë juridike një personi tjetër, interesat juridike të të cilit janë në kundërshtim me interesat e klientit të tij. Përfaqësimi i palës kundërshtare nuk mund të bëhet poashtu nga një Avokat i cili bashkëvepron në të njëjtën zyrë me Avokatin e klientit. • 4. Avokati është i detyruar të ruajë fshehtësinë profesionale kundrejt klientit të tij. Ai nuk mund të bëjë publik ose të përcjellë informata personale dhe konfidenciale të klientit të tij. • 5. Avokatit i ndalohet të bëjë kallëzim penal në organin e ndjekjes penale dhe nuk mund të pyetet si dëshmitar, lidhur me personin të cilit i ka ofruar ndihmë juridike.











• •





6. Detyrimi për heshtje kufizohet vetëm me ligj, kur Avokati në raste të caktuara është i detyruar me ligj të bëjë kallëzim për vepra penale. 7. Avokati duhet të përkujdeset të mos ekzistojë asnjë konflikt interesash në mes tij dhe rastit që e përfaqëson ose mbron. Në rast dyshimi për mundësinë e ekzistencës së konfliktit, avokati është i detyruar të konsultojë palën e përfaqësuar ose mbrojtur dhe të veprojë në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 8. Avokatit nuk i lejohet të përfaqësojë ose të mbrojë një person, nëse, ndërmjet tij dhe gjykatësit të së njëjtës çështje ose organit hetues të së njëjtës çështje, ekzistojnë lidhje gjaku ose martesore. 9. Avokatit i ndalohet të përfaqësojë ose mbrojë në një çështje, ku ai ka qenë i ngarkuar më parë në të si gjykatës, prokuror ose dëshmitar. 10. Avokati është i detyruar t'i rikthejë klientit dokumentacionin e dorëzuar nga ai, pas përfundimit të rastit dhe në çdo periudhë të shqyrtimit ose procedurës, nëse kjo kërkohet nga klienti. 11. Avokati është i detyruar t'i ruajë shkresat zyrtare sipas Ligjit për ruajtjen e dokumenteve zyrtare. 12. Çdo padi, kërkesë, ose dokument tjetër, i përpiluar nga avokati duhet të përmbajë nënshkrimin, emrin dhe mbiemrin e avokatit, si dhe të dhënat kontaktuese të zyrës së avokaturës. ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES Oda e Avokatëve 1. Avokatët që veprojnë në Kosovë janë të obliguar të anëtarësohen në Odën e Avokatëve të Kosovës. Oda e

Avokatëve është organizatë e obliguar profesionale me cilësi të personit juridik.

• • • • • • • • • • • •





2. Selia e Odës së Avokatëve të Kosovës është në Prishtinë. 3. Detyra kryesore e Odës së Avokatëve është rregullimi dhe kontrollimi i profesionit të Avokatit në Kosovë. 4. Organizimi i brendshëm i Odës së Avokatëve rregullohet me Statut. 5. Oda e Avokatëve i ka degët në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES Organet e Odës së Avokatëve 1. Organet e Odës së Avokatëve janë: 1.1. Kuvendi i përgjithshëm 1.2. Kryetari 1.3. Këshilli Ekzekutiv 1.4. Komisioni Disiplinor 1.5. Komisioni i Revizionit 2. Mandati zgjedhor i organeve të Odës është me kohëzgjatje prej katër (4 ) vitesh, përveç atij të Kryetarit i cili zgjidhet për dy (2) vite. Anëtarët e organeve mund të rizgjidhen edhe një herë radhazi. 3. Funksionet e organeve brenda Odës janë funksione nderi. Bartësit e këtyre funksioneve kanë të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të krijuara lidhur me ushtrimin e këtyre detyrave. ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES Kuvendi

• • • •

• • • • • • •

• • • • • •

1. Kuvendi i Avokatëve është organi më i lartë i Odës. Organet e tjera të Odës zgjidhen nga Kuvendi. 2. Kuvendi përbëhet nga të gjithë anëtarët e Odës. 3. Kuvendi thirret nga Kryetari i Odës. 4. Kryetari është i detyruar që ta thërrasë Kuvendin nëse një e dhjeta (1/10) e anëtarëve bën kërkesë me shkrim për këtë dhe në këtë rast, duhet ta bëjë të ditur temën e cila duhet diskutuar në Kuvend. 5. Kompetencat e Kuvendit janë: 5.1. zgjedhja e Kryetarit dhe zëvendësit të tij; 5.2. zgjedhja e Bordit; 5.3. zgjedhja e Komisionit Disiplinor; 5.4. zgjedhja e Komisionit të Revizionit; 5.5. miratimi i Statutit; 5.6. miratimi i Kodit të Etikës Profesionale, Statutit të Odës së Avokatëve, Tarifës për kompensimin e Avokatëve dhe akteve tjera të Odës së Avokatëve; 5.7. miratimi i buxhetit të Odës; 5.8. miratimi i raportit vjetor; 5.9. përcaktimi i kontributit vjetor të avokatëve për veprimtarinë e Odës; 5.10. miratimi i masave për Arsimimin e vazhdueshëm profesional të avokatëve; 5.11. vendime mbi çështjet e tjera, të rezervuara me Statutin e Odës së Avokatëve. 6. Kuvendi merr vendime me shumicë të rregullt. Ai arrin kuorumin për vendimmarrje nëse më tepër se 50% të anëtarëve të përgjithshëm janë prezentë. Nëse Kuvendi nuk arrin kuorumin për vendimmarrje, rithirret Kuvendi sërish. Në këtë rast Kuvendi ka kuorum për vendimmarrje pa marrë parasysh pjesëmarrjen e anëtarëve. Në këtë rast anëtarët duhen

• • • • •

• • •

• •

• • •

njoftuar për këtë situatë me dërgimin e letërthirrjes. Votimi mund të bëhet vetëm për pikat e rendit të ditës, të cilat janë paraparë për mbledhjen, në të cilën kuorumi për vendimmarrje nuk është arritur. ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES Kryetari 1. Kryetari përfaqëson Odën e Avokatëve. 2. Kryetari mbikëqyr ligjshmërinë e organeve të tjera. 3. Kryetari udhëheq mbledhjet e Bordit dhe të Kuvendit. Në mungesë të tij, mbledhjet udhëhiqen nga zëvendësi i tij. 4. Kryetari ndërlidh aktivitetet dhe detyrat ditore të Odës dhe të Bordit. Ai bën edhe ekzekutimin e vendimeve të Bordit dhe Odës së Avokatëve. Bordi 1. Bordi është organ ekzekutiv dhe drejtues i Odës së Avokatëve. 2. Bordi përbëhet prej njëmbëdhjetë (11) anëtarëve. 3. Bordin e Odës së Avokatëve e kryeson Kryetari i Odës. ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES Detyrat e Bordit 1. Bordi duhet të realizojë detyrat e tij të parapara me ligj dhe statut. Ai duhet të mbrojë dhe përparojë detyrat dhe çështjet e Odës së Avokatëve. 2. Bordi është përgjegjës në veçanti: 2.1. t'i këshillojë dhe njoftojë anëtarët e Odës së Avokatëve për çështjet e detyrimeve profesionale, 2.2. të vendosë mbi kërkesat për anëtarësinë në Odën e Avokatëve dhe ankesat kundër saj,

• •



• • • • • • •

• • •

2.3. të ndërmjetësojë në mospajtimet ndërmjet anëtarëve të Odës së Avokatëve; 2.4. të mbikëqyrë përmbushjen e detyrimeve që i takojnë anëtarëve të Odës së avokatëve dhe të ekzekutojë vendimet e Komisionit Disiplinor, 2.5. të kërkojë fillimin e procedurës disiplinore, në qoftë se kjo procedurë nuk është inicuar nga Komisioni Disiplinor; 2.6. të administrojë me buxhetin e Odës së Avokatëve; 2.7. t'i japë llogari vjetore Kuvendit të Odës për administrimin e Odës së Avokatëve; 2.8. të përgatisë ekspertiza, të kërkuara nga organet zyrtare ose ndonjë gjykatë; 2.9. të kontribuojë në shkollimin dhe testimin e studentëve dhe praktikantëve të Avokaturës; 2.10. të bëjë propozimin për anëtarin e komisionit për provim të judikaturës; 2.11. të bëjë raportin vjetor Kuvendit të Kosovës, për punën e Odës së Avokatëve; 2.12. të kryejë detyrat e ngarkuara nga Kuvendi i Odës së Avokatëve të parashikuara me Statutin e Odës së Avokatëve ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES ZYRA E AVOKATIT 1. Avokati mund të ketë vetëm një zyrë në territorin e Kosovës. 2. Për çdo ndryshim të selisë, duhet të njoftohet Oda e Avokatëve.



3. Avokati mund të punësojë në zyrën e tij edhe avokatë të tjerë.



Zyrat e përbashkëta të Avokatisë



1. Dy ose më tepër avokatë mund të themelojnë një zyrë të përbashkët. Zyra e përbashkët themelohet me Statut, në të cilin përcaktohen detyrimet reciproke të avokatëve të zyrës së përbashkët. 2. Statuti i zyrës duhet t'i dërgohet Odës së Avokatëve për regjistrim. Zyra mund të ketë vetëm një seli dhe vepron vetëm pas regjistrimit në regjistrin e Odës së Avokatëve. 3. Avokatët e zyrës duhet të jenë të regjistruar në regjistrin e Avokatëve të Odës së Avokatëve. 4. Avokatët e zyrës së përbashkët mund të zëvendësohen reciprokisht në përfaqësimin e klientëve, me pëlqimin e klientëve.



• •

• •





ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES Praktikanti i avokaturës 1. Praktikanti i avokaturës është person i cili kryen praktikën tek një avokat me qëllim aftësimi profesional dhe është i regjistruar në Regjistrin e praktikantëve të Odës së Avokatëve. 2. Atij nuk i lejohet ushtrimi i profesionit si i pavarur por vetëm në kuadër të veprimtarisë së caktuar nga avokati mbikëqyrës të tij. 3. Të drejtat dhe detyrimet e praktikantit të avokatit rregullohen me statutin e Odës së Avokatëve në pajtim me ligjin.



• • • • •





• • • • •

Regjistrimi si praktikant i avokatisë 1. Regjistrimi i praktikantit të avokatisë bëhet me kërkesën formale për regjistrim në Regjistrin e praktikantëve të avokatisë të Odës së Avokatëve. Në lidhje me kërkesën vendos Oda e Avokatëve. 2. Parakusht për regjistrim është që parashtruesi i kërkesës: 2.1. ta ketë aftësinë e veprimit; 2.2. ta ketë të kryer fakultetin juridik. 2.3. t'i përmbushë parakushtet e tjera të përcaktuara me nenin 6 të këtij ligji. 3. Dispozitat tjera detyrimore dhe disiplinore të aplikueshme për avokatët aplikohen edhe për praktikantët. 4. Oda e Avokatëve dhe avokatët duhet të zhvillojnë programe trajnimi, praktike dhe teorike, për praktikantët e avokatisë. 5. Praktikanti i avokaturës fshihet nga regjistri i praktikantëve të avokaturës nëse pas tre viteve që nga fillimi i veprimtarisë si praktikant nuk e jep provimin e avokaturës. ODA E AVOKATEVE TE KOSOVES AKTET NORMATIVE TЁ ODЁS 1. Oda e Avokatëve është e obliguar t'i nxjerrë aktet normative si vijon: 1.1. statutin e Odës së Avokatëve; 1.2. kodin e etikës profesionale; 1.3. rregulloren mbi kompensimin e avokatëve dhe përpilimin e tabelës së tarifës për kompensimin e avokatëve;

• 1.4. rregulloren mbi Zyrën e Përbashkët së • • • • •

Avokatëve; 1.5. rregulloren mbi themelimin, organizimin dhe funksionimin e Shoqërive të Avokatëve; 1.6. rregulloren mbi procedurën disiplinore; 1.7. rregulloren mbi regjistrimin e avokatëve të huaj: 1.8. aktet e tjera të nevojshme për organizimin dhe rregullimin e avokatisë. 2. Aktet juridike të nxjerra nga Oda e Avokatëve të Kosovës duhet të bëhen publike.



E DREJTA FAMILJARE • E drejta Familjare eshte pjese perberese e sistemit juridik dhe njekohesishte disipline e vecante shkencore. • Studion teresine e normave juridike qe rregullojne mardheniet familjare-martesore, maredheniet midis prinderve dhe femijeve, te birësimit dhe te kujdestarise. GJINIA • • •

Gjinia eshte gjithmone lidhje midis dy a me shume personave , e themeluar me lindje apo me ane te ligjit. Llojet e gjinise: Gjinia e gjakut Gjinia e krushqise Gjinia e biresimit



E DREJTA FAMILJARE MARTESA - Eshte bashkim i lire, solemn i jeteses se nje burri dhe nje gruaje, i mbeshtetur ne barazine morale dhe juridike, ne ndjenjen e dashurise, te respektit, te mirekuptimit te ndersjelle qe lidhet para organit kompetent me shprehjen e pelqimit ne menyre te lire sipas procedurave te parashikuara me ligj. QELLIMI I MARTESES • Natyrore • Moral • Shoqerore KUSHTET PER LIDHJEN E MARTESES • Vullneti I lire • Sekset e kunderta • Lidhja e marteses para organit kompetent

• -

E DREJTA FAMILJARE PENGESAT MARTESORE Mungesa e vullnetit Martesa eksistuese Semundja psikike dhe pazotesia per te vepruar Gjinia Mituria

FEJESA

-

• • • • •

Premtim para martesore i dy personave te sekseve te kunderta per tu martuar ne te ardhmen. Fejesa nuk eshte detyrim per tu martuar. PUSHIMI I FEJESES Me lidhjen e marteses Me vdekje Me shkeputje E DREJTA FAMILJARE ANULIMI I MARTESES Pengesat martesore absolute

• •

Mungesa e shprehjes se vullnetit te bashkeshorteve Lidhja e marteses nen moshen e parapare me ligj Lidhja e saj gjate vazhdimit te ekzistimit te nje martese te meparshme te bashkeshortit Semundja psikike ose zhvillimi mendor i metë Gjinia e gjakut

• •

Mungesa e shprehjes se vullnetit te bashkeshorteve Sekse te kunderta

• •

E DREJTA FAMILJARE SHKUROREZIMI Me shkurorezim nenkuptojme zgjidhjen e nje martese te vlefshme gjate jeteses bashkeshortoreper shkaqe te

parapara me ligj dhe ne procedure ligjore, me aktgjykim te organit kompetent shteterore-gjykates. • •

• • • •



SHKUROREZIMI ME MARREVESHJE Zgjidhja me marreveshje e marteses me femije te mitur te perbashket Zgjidhja me marreveshje e marteses pa femije te mitur te perbashket PARIMET KRYESORE TE PROCEDURES SE SHKUROREZIMIT Parimi i mbrojtjes se vecante te disa personave ne procedure Parimi i perjashtimit te publikut Parimi i dispozicitetit Parimi i kufizimit te disponimit me objektin e kontestit E DREJTA FAMILJARE PASOJAT E SHKUROREZIMIT DHE ANULIMIT TE MARTESES

• • • • • • •

Mbiemri Ndarja e prones se perbashket Kthimi i dhuratave Detyrimi i ushqimit E drejta e baneses E drejta e trashegimit Pasojat per femije



E DREJTA FAMILJARE





E DREJTA E KUJDESTARISE Kujdestaria eshte istitucion I se drejtes familjare me anen e te cilit ne person ( kujdestari) , nen kontrollin e organeve shteterore, ngarkohet qe te kujdeset per femijet e mitur, te cilet nuk ndodhen nen kujdesin e prinderve, per mbrojtjen e te drejtave dhe te interesave te personave te tjere, te cilet nuk jane te zotet te kujdesen dhe ti mbrojne te drejtat dhe interesat e tyre. Ka qellim qe te miturit te cilet nuk ndoshen nen kujdesin e prinderve tu siguroje kushte te pershtatshme per rritje, edukim, arsimim dhe zhvillim te gjitheanshem ne menyre qe ata te behen shtetas te denje dhe te ndergjegjshem, te afte qe te mbrojne interesat e tyre.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF