Poezia Vdekja e Nositit
August 23, 2017 | Author: bushi | Category: N/A
Short Description
Detyre kursi...
Description
Me zjarr ju flas..., me zjarr. perseritje
Strofa 1
Në gjirin tim kam hapur varr... metafore
RETICENCA(heshtje )
Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr... Kontrast Un’ ik liqerit zemërak Fatlum dh’ i pastër si zëmbak, , krahasim Po zemra ime kullon gjak: metafor
Strofa 2
Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi, Dh’ u jap ushqim me dashuriNjë dashuri për llaftari: Pa nis ah! gjirin t’a godas... Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças..., Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!...
Aliteracion
Ahere – helmohet e buçet pas mallit t’im liqeri – i shkret, epitet-metaforik
Strofa 4
Strofa 5
e rit tallazin posi det. Ay e tund, ay e shkund, sinonim ay e hap sa me të mund, gjer mu në gjit, gjer mu në fund. E shpirtin dyke m’a përcjellë, më thotë-ah! Shif sesa ‘sht i fellë ky gjir’ i em që të pat pjellë… …Me zjarr ju flas, me zjarr.
(Gradacion ) ay ,ay -dialektizma
Strofa 6
Strofa 7
Lasgush Poradeci është një ndër poetët që përvec rrymave të tjera, në poezi përdori edhe poetikën simboliste- filozofike. Vdekja e Nositit eshtë poezia më e realizuar e Lasgushit kjo poezi është shkruar në vetën e parë si monolog ku subjektiviteti i poetit është transponuar në tekst drejtpërdrejtë ndaj fiton një dramacitet të lartë këtu figura e i gjithë teksti dalin si klithmë e dhembjeve . Nositi , një shpend i bardhë i liqenit i cili me sqepin e tij shkyen gushën dhe ushqen me gjak zogjtë e tij, mund të shihet si simbol i vetë poetit. Simbolin e Nositit mund ta interpretojmë si pakënaqësi ndaj nivelit të zhvillimit të kulturës duke marrë parasysh kushtet historike – kulturore në atë kohë tek ne. Kemi një Nosit, një shpend që vdes. Foljen vdes apo vdiq e përdorim për të treguar kur qeniet humane ndahen nga jeta. Përdorimi i kësaj fjale për të treguar “ndarjen nga jeta” e nje shpendi nuk është e zakontë. Nositi si simbol ndërton dhe përshkron tërë strukturën e poezisë. Shënjimi I poetit me një shpend mund të interpretohet edhe në lidhje me pikëvështrimin e autorit për frymëzim krijues. Kjo poezi mund të shënojë pra lirinë krijuese të poetit në raport me frymëzimin e lirinë e këtij shpendi. Pra, poeti vendos një paralele mes fluturimit të zogut dhe krijimit të poezisë. Zgjodha kete poezi pasi eshte poezia me ne ze e cila tregon ne te vertete “gjirin” e shoqerise ,e cila per ti mbijetuar vuajtjes eshte ne gjendje te shkaterroje cdo vlere kulturore apo shpirterore aq me teper te neperkembe nje flijim.
1.Që në strofën e parë shohim një nosit i cili gjatë gjithë kohës ka vuajtur dhe momenti që ai flet është përforcimi i asaj vuajtjeje. Poeti që në fillim është sunduar nga dhimbja, dhe që përforcohet më tej me fjalën “ varr”. AI drejtohet drejtperdrejte lexuesit. Kjo I jep ligjerimit poetik me teper patos , sepse perputhet me sublimitetin dhe dhimbjen qe shpalosen ne poezi “flijimi”. Ketu kemi antonim ne lidhje me shpresen : jap-marr . Ka hapur gjirin qe te ushqeje zogjte . T’I jape shprese vetes qe zogjte nuk do te jene me te uritur , nuk do te vdesin por, jeta , trashegimia do te vazhdoje . Por t’ia marr shpresen se ai vet do te vdese do te veteflijohet. (flijim madhor ) . Antonimet kontekstuale : varr- shprese . Gjiri I tij I hapur shenon vdekjen e tij por, eshte njekohesisht dhe varri I tij . Por eshte dhe shpresa per vazhdimin e jetes te pasardhesve. Pervec vargut te pare , dy te tjeret jane me ritem fundor , qe e ben ligjerimin me te prere. Patos I jep ligjerimit dhe perseritja e vargut te pare : Me zjarr ju flas..., me zjarr.
2. Liqer zemerak ka kuptimin e liqenit te trazuar , me tallaze dhe liqenit te shqetesuar. Eshte gjetje poetike e perkryer e Poradecit sepse fjala zemerak tingellon si zemerim dhe kjo e shpirtezon liqenin per ate cka do te ndodhe me vone . Kemi mosperputhje me pamjen e jashtme dhe gjendjen e brendshme. Kete e arrin duke vene perballe pastertine dhe bardhesine e zambakut me te kuqen e gjakut te metafora : zemra ime kullon gjak . Gjithashtu kemi fjalen fatlum qe ndoshta nuk shkon me gjendjen shpirterore, por qellimi I flijimit e ben te tille sepse flijohet per te ardhmen dhe kjo I jep kuptim dhe lumturi jetes se tij .
3.Uria dhe ushqimi , eshte e bazuar ne nje fakt te vertete pasi pelikani nese nuk ka ushqim t’I jap zogjve, u jep mish nga trupi I tij. Uria dhe ushqimi eshte e shprehur ne menyre simbolike. Qe jeta te vazhdoje duhet sakrifikuar vetja per brezat e ardhshem , flijimi human per tjetrin . Pra, eshte akti sublim I krijimit qe kerkon kete sakrifice. Poeti per te krijuar, duhet te kepute “copa” nga shpirti I tij e t’I nxjerre ne poezi . Njesoj si tek Fjalet e Qiririt te Naim Frasherit qe duhet t’u jape drite te tjereve te sakrifikohet. Dashuria perjetohet prej Lasgushit si nje ndjenje bipolare , me dy karakteristika te kunderta : dashuri- llaftari .
4. Rima e puthur e cila del në të gjitha strofat, dhe ritmi projektojnë sulmin emocional, shërbejnë për të shqipëtuar dhimbjen, flijimin dhe ndërtojnë një skene e cila është klithje – pushim. Veteflijimi eshte ideja baze mbi te cilen eshte ndertuar poezia. Per nga toni eshte pjese kulmore e poezise. Klithmat jepen me anë të pasthirrmës “ ah” ndërsa pushimi i jepet me anë të tri pikave të cilat i hasim pothuajse në të gjitha strofat ku më dominante këto elementë i gjejmë në strofën e katert . Gjithashtu pasthirrma “ah” :1. jep nga ana akustike ritmin e goditjes se sqepit ne gjoks, 2. E ndan cdo varg ne mes per te dhene idene e shkuljes-shkeputjes-ndarjes, 3. Gjithashtu shpreh dhe dhimbjen qe therret vdekjen per hir te idealit, 4.krijohet rima ndermjet fjaleve : godas- ças qe te japin idene e goditjes- çarjes. Gas merr nje ngarkese te madhe emocionale pasi mbart ne vetvete nje paradoks ne dukje. Dhimbja dhe vdekja nuk kane lidhje kuptimore apo formale me kete fjale por eshte pikerisht shpirti qe qendron mbi dhimbjen dhe mbi vdekjen . Vdes me gaz pasi : ka siguruar vazhdimesine e jetes ushqimin per zogjte dhe pasi sakrifica e tij sublime sjell krijimin e poezise , ushqim shpirteror per te tjeret.
5.Malli ne kete rast nuk eshte thjesht nostalgji , por eshte dhimbje, dashuri, hidherim … Ndoshta liqeni mund të shihet si simbol i njerëzve që autori ka pasur pranë apo simbol i njerëzve që e kanë përkrahur veprimtarinë e tij . Simbol sepse liqeni shpirtëzohet dhe vepron . Gjuha që autori përdor është ajo e mbështetur në ligjërimin bisedor, gjuhë ecila përfshin edhe dialektizma. Këto dialektizma poeti mund ti ketë përdorurpër të theksuar karakterin. Mund të sjellim si shembull emrin liqeri i cili nuk shfaqet në variantin letrar të saj, liqeni. Po kështu kemi edhe përemrin ay ay.
6.Tundja dhe shkundja, tallazi , dallget jepen mjaft mire me ane te ketij ritmi. Anafora : tek perseritja e peremrit ay , ay ne dy vargjet e para dhe perseritja qendron tek rikthimi I te njejtit veprim me ate te fillimit : hapja e gjirit te Nositit- hapja e gjirit te liqenit . Te dy me gji te hapur prej dhimbjes : Nositi- prej dhimbjes se flijimit dhe liqeni – qe ndjen dhimbje per flijimin e Nositit. Gjer mu në fund- tregon fundin e gjirit te liqenit , eshte thellesi shpirterore , thellesi e gjirit e hapur nga dhimbja. (Rasa vendore – ne gjit.)
7. Pikerisht ne strofen e fundit ndodh perfundimisht njejtesimi I poetit(nositi) me liqenin. Ky gjir’ i em që të pat pjellë… ideja e riciklimit rikthimi I Nositit aty ku ka filluar gjithcka aty mbaron perseri gjithcka (fundi tek fillimi I tij.) Gjithashtu perforcon lidhjen e ngushte te poetit me vendlindjen qe shfaqet ne formen e lidhjes arkaike : bir-nene . Pasthirrma “ah” shfaqet perseri por ne kete rast eshte dhimbja e liqenit. Perfundimi : Poezia fillon dhe mbaron me vargun " me zjarr ju flas, me zjarr.” Kornize estetike dhe kuptimore per poezine ., ideja qe ligjerimi nuk nderpritet e cila perforcon idene qe flijimi nuk ka shkuar kot. Dhe vargu ka nje funksion retorik, del si thirrje drejtuar lexuesit, tek i cili deshiron ta gjej mirekuptimin e plote per idene qe e shfaqe brenda poezise se artikuluar simbolikisht dhe me aliteracion, metafore si dhe me rime te puthitur qe ia shtojne fuqine artistike asaj. Struktura e poezise eshte 3-rrokeshe . Tiparet gjuhesore te letersise simboliste tek vepra e Lasgush Poradecit : Lasgushi perdorte gjuhen metaforike. Ai ia doli qe ne perrmjet muzikalitetit te vargut (aliteracionit, onomatopese, rimave) te realizoje tiparet stilistike te estetikes simboliste. Gjithashtu mbeshtetja ne folklor ishte prirje e tille, por ndoshta ne nje kuptim me naiv. Autori ne poezine e tij perdor fjale qe lidhen me dukurite dhe jo me sendet. ; reflekton perceptimin dhe jo vezhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhesisht vendngjarjen dhe kohen e ndodhjes, duke krijuar hapesira e shtrirje universal ne poezine e tij. Shpjegimi I figurave letrare : Perseritja eshte rimarrja,togfjalesha e fjalive te njejta,qe sherben per te forcuar shprehjen artistike , per te theksuar , per te vene ne pah, ose per te percjelle vecantine e nje gjendjeje emocionale a psikologjike. (Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe te intonacionit) Metafora qysh në antikitet është quajtur mbretëreshë e figurave. Metafora eshte perdorimi i nje fjale ne nje kuptim te ngjashem,por te ndryshem nga kuptimi i saj i zakonshem duke e lidhur me nje fjale tjeter, pa te cilen nuk do te perdorej ne menyre asnjanese. (Figurat e fjaleve dhe te shprehjeve) Kontrasti vjen nga frengjishtja contraste = ndryshim i madh, kundershti. Kontrasti ndertohet duke vene perballe ne menyre te theksuar dy karaktere njerezore,dy sende a dukuri,por duke kundervene figura a tablo te tera,jo ane ane te vecanta,si te antiteza. (Figurat e kuptimit ) Reticencë vjen nga latinishtja reticentia=heshtja. Reticenca është figurë stilistike që përftohet duke e këputur menjëherë mendimin, zakonisht para një fjale ose shprehjeje me peshë, me qëllim që të nënkuptohet domethënia e saj. (Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe te intonacionit) Krahasimi quhet edhe figurë elementare, forma e parë njohëse, sepse një send ose dukuri na e jep duke e krahasuar me një send ose dukuri tjetër (kemi krahasim mbi bazën e cilësive,
veprimeve, gjendjeve etj). Kur te dy krahet e krahasimit nuk jane dy fjale,por dy fjali,atehere krahasimi quhet similitude ose krahasim i zgjatur. (Figurat e kuptimit ) Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio - prane+shkronja. Aliteracioni eshte perseritja e bashketingelloreve te njejta prane e prane ne te njejtin varg per shprehesi tingullore. (Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe te intonacionit) Metafora mbiemer quhet epitet metaforik. Sinonimet Figurat e fjalorit poetik (te leksikut ) Dialektizmat janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nga natyra e tyre këto fjalë nuk janë në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, mirëpo duke qenë vetëm të një dialekti, kanë përdorim më të ngushtë. (Figurat e fjalorit poetik (te leksikut) Apostrofa vjen nga greqishtja apostrophe - ndryshim drejtimi,shmangie,nga apo - larg, strophe - kthese. Ajo eshte figure stilistike,me te cilen u drejtohemi ose therresim sikur t'i kishim prane njerez te gjalle ose te vdekur, a gjera te aferta ose te largeta (Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe të intonacionit) Epitet vjen nga greqishtja epitheton - shtojce, venie persiper. Epiteti eshte nje fjale percakutuese, zakonisht mbiemer, qe i shtohet nje emri per t'i pasuruar kuptimin, duke i dhene bukuri artistike, duke shprehur nje vleresim, nje qendrim nga autori,ose duke i vene ne dukje nje ane. Ne pergjithesi epitetet jane metafora te shprehura me mbiemra . Anafora eshte perseritja e nje fjale a nje togu ne fillim te dy a me shume vargjeve ose frazave.
View more...
Comments