Pergjigjie nga E Drejta e Punes
September 23, 2017 | Author: Arbnor Murturi | Category: N/A
Short Description
Pergjigjie nga lenda : E drejta e Punes...
Description
1. Sipas Barassit e drejta e punës është degë e së drejtës e cila përmban norma që rregullojnë marrdhëniet kontraktuese dhe punën e subordinuar. 2. Periudha e tretë e zhvillimit të së drejtës së punës përfaqëson periudhën mes dy luftërave botërore (1919-1939). - Karakteristikë e kësaj periudhe është intensiteti i madh i legjislacionit të mbrojtjes së punëtorëve, pasiqë në këtë periudhë rritet në masë të madhe kodifikimi i të drejtës së punës, me ç’rast nxirren ligjet e veçanta në Holandë, Belgjikë, Itali,Gjermani, SHBA etj. - Në këtë periudhë vjen deri te krijimi i të drejtës së punës si degë e veçantë e të drejtës në shumicën e vendeve. - Në zhvillimin e të drejtës së punës ndikim të konsiderueshëm pati themelimi i Orgnizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) e cila u themelua në vitin 1919 në Konferencën e Paqes në Paris, si organizatë në kuadër të Lidhjes së Kombeve. 3. Sipas rregullës, konventat ratifikohen në tërësi, me qëllim të arritjes së unifikimit të rregullativës juridike në fushën e marrdhënieve të punës. -Ratifikimi i pjesërishëm (me rezervë) i Konventës mund të lejohet vetëm atëherë kur këtë e parasheh vetë Konventa dhe atë për shkak të kushteve specifike që dominojnë në disa shtete anëtare të ONP-Së, siç janë: kushtet klimatike, zhvillimi i pamjaftueshëm i organizimit industrial etj. 4. Qëllimet dhe veprimtaria e ONP-së janë të përcaktuara me Kushtetutën e ONP-së e cila është nxjerrë qysh në vitin 1919 kur edhe u themelua ONP. - Gjithashtu qëllimet e ONP u definuan me “Deklaratën e Filadelfisë” e cila kishte karakter kushtetues. - Këto synonin zgjidhjen e problemeve nga fusha e punës dhe politikës sociale në qarqet ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës, punësimit të plotë, paga të përshtatshme për të gjithë punëtorët, zgjerimin e sigurimit social dhe shëndetësor, mbrojtjen e nënave dhe fëmijëve në punë, mbrojtën në vendin e punës etj 5. Shteteve anëtare të Unionit iu është lejuar që në pajtim me dispozitat kushtetuese kombëtare të bëjnë inkorporimin e udhëzimeve me metoda dhe mjete qe ju përshtaten. - Kjo nënkupton që shtetet anëtare janë të obliguara të krijojnë norma juridike varësisht nga përshtatshmëria e tyre me udhëzimet dhe dispozitat ekzistuese ti harmonizojnë me to brenda afatit të caktuar. 6. Disiplina e punës apo e drejta disiplinore përfshin tërësinë e normave juridike të cilat synojnë të vendosin rendin e brendshëm të punës në ndërmarrje, institucione apo tek punëdhënësit, norma këto të sanksionuara dhe të obligueshme për pjesëmarrësit në procesin e punës. - E drejta disiplinore ka të bëjë me disiplinën e cila i referohet punës dhe sjelljeve të punëtorit në punë dhe lidhur me punën. - Në rastet kur punëtori bën shkeljen apo cenimin e detyrave të punës dhe sillet në kundërshtim me normat e disiplinës së punës, ai duhet ti nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore. 7. Sipas Rregullores nr.2001/2 për Ligjin themelor të punës në Kosovë, nuk konsiderohen si marrdhënie të punës këto shërbime: - Puna e herëpashershme e bazuar në solidaritet familjar e cila nuk kryhet për përfitim dhe për kompenzim të drejtpërdrejt financiar, - ofrimi i shërbimeve ose prodhimi i të mirave nga pala jo e varur nga një palë tjetër në mbështetje të kontratës së lidhur mes tyre, dhe
- puna me interes të përgjithshëm që nuk kryhet për përfitim ose për kompenzim të drejtpërdrejt financiar. 8. Komiteti i ekspertëve është organ që funksiononin në kuadër të Konferencës së Përgjithshme të ONP-së, i cili ngjashëm me Komitetin për zbatimin e konventave dhe të rekomandimeve, ka për detyrë kontrollimin e zbatimit të konventave dhe rekomandimeve të ONP. 9. Sipas rekomandimit të ONP me nr.91 të vitit 1951, me kontratë kolektive të punës nënkuptojmë çdo marrëveshje me shkrim që i referohet kushteve të punës dhe të punësimit, e lidhur në mes të punëdhënësit, grupit të punëdhënësve, një apo disa organizatave të punëdhënësve në njërën anë dhe një apo më shumë organizatave përfaqësuese të punëtorëve apo sindikatave në anën tjetër. 10.Përgjegjësia disiplinore është lloj i përgjegjësisë juridike për shkeljen apo mosrespektimin e detyrave të punës dhe kësisoj dallon nga përgjegjësit tjera si ajo : penale, civile, kundërvajtëse etj. 11.Dispozitat që i referohen kohës së punës kanë karakter mbrojtës dhe si të tilla kanë për qëllim mbrojtjen e punëtorit nga orari apo koha e gjatë e punës. -Këto dispozita kryesisht i referohen kohës apo orarit të plotë të punës dhe orarit jo të plotë, orarit të shkurtuar dhe të zgjatur, si dhe të gjitha elementeve tjera që kanë të bëjnë me kohën e punës. 12.Fjala diskriminim në punë përfshin çdo dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, orientimit seksual, gjuhës, anëtarësisë sindikale etj, kurse dallimet, përjashtimet ose preferencat e bazuara në cilësitë që kërkohen për nje vend të caktuar nuk konsiderohen si diskriminime në punë. 13.Ligji i parë për inspektimin e punës është nxjerrë në Angli në vitin 1833 në Angli dhe kishte të bënte me inspektimin e punës në fabrika. 14.Largimi i përkohshëm nga puna në teorinë e të drejtës së punës njihet si suspendim. - Sipas nenit 73 të Ligjit të Punës, punëtori mund të largohet përkohesisht nga puna, në rastet kur ndaj tij ka filluar procedura penale për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer vepër penale, kur punëtori gjendet në paraburgim dhe kur bën shkelje të rëndë të detyrave të punës. 15.Punëdhënësit e përkrahin sistemin e pagesës sipas produktivitetit sepse sipas tyre ky lloj i sistemit të pagesës i nxit punëtorët që ti rrisin rezultatet e tyre, përveç kësaj ky sistem u jep organeve udhëheqëse të dhëna më precize mbi shpenzimet e fuqisë punëtore me qëllim të planifikimit dhe kontrollit, e që kjo nuk mund të arrihet me sistemin e pagesës sipas kohës. 16.- Në rastet kur punëtori bën shkeljen apo cenimin e detyrave të punës dhe sillet në kundërshtim me normat e disiplinës së punës, ai duhet ti nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore. 17.ONP-ja që nga themelimi e deri më sot ka miratuar gjithsej 202 rekomandime. 18.Komisioni disiplinor është organ i autorizuar për udhëheqjen e procedurës disiplinore. - Ky organ zakonisht vendos për përgjegjësinë në lidhje me veprat e rënda disiplinore dhe ka të drejtë që ndaj punëtorit të shqiptojë masën më të rëndë disiplinore: ndërprerjen e marrdhënies së punës.
-Komisioni zakonisht përbëhet nga përfaqësuesi dhe më së paku dy anëtar e dy zëvendës të tyre. 19.Sindikatat dhe punëtorët më pak e përkrahin sistemin e pagesës sipas produktivitetit sepse konsiderojnë se ky sistem i pagesës krijon dallime të mëdha individuale, gjithashtu shumë organizata sindikale konsiderojnë se metodat stimuluese tek punëtorët provokojnë tendenca të mosdurimit, konkurrencës dhe rivalitetit si dhe veti tjera të cilat i rrisin mosmarrëveshjet në mes të individëve dhe grupeve. 20.Neni 38 i Ligjit të Punës përcakton se punëtorit nuk mund ti mohohet e drejta në shfrytëzimin e pushimit vjetor. - I punësuari që nuk e ka shfrytëzuar pushimin vjetor apo një pjesë të pushimit me fajin e punëdhënësit, ka të drejtë për ta shfrytëzuar atë pushim gjatë periudhës vijuese e cila i konvenon punëmarrësit, apo kompenzim me të holla, lartësia e të cilave varet nga kohëzgjatja e pushimit vjetor të pashfrytëzuar sipas të ardhurave të cilat i punësuari i realizon për muajin kur kompenzohet. 21.Në praktikë konventa hyn në fuqi 12 muaj nga dita e regjistrimit dhe ratifikimit të saj 22.Marrdhëniet e punës paraqiten midis njerëzve si pjesëmarrës të procesit të punës në të cilin individi në formën e caktuar ushtron një aktivitet personal. - E gjithë kjo konsiston që nga marrdhëniet e përgjithshme shoqërore ndahet një grup i veçantë i marrdhënieve të cilat paraqiten dhe zhvillohen në procesin e punës, veçanërisht në procesin e prodhimit, në të cilin njeriu drejtpërsëdrejti krijon të mira të nevojshme materiale. -Ky grup i marrdhënieve karakterizohet si marrdhënie shoqërore të punës. 23.Byroja Ndërkombëtare e Punës (BNP), është organi ekzekutiv administrativo-teknik i ONP-së. -BNP ia siguron kushtet për punë Konferencës së Përgjithshme, Këshillit Administrativ dhe organeve tjera ndihmëse të ONP-së. 24.Realizimi faktik i parimit të vullnetarizmit në masë të konsiderueshme është i varur nga oferta dhe kërkesa e fuqisë punëtore dhe shkallës së përgjithshme të punësimit në një shoqëri të caktuar. - Nëse oferta dhe kërkesa është më e madhe, atëherë elementi i vullnetarizmit vjen në shprehje më shumë, në të kundërtën kur oferta për punësim është minimale, elementi i vullnetarizmit është i karakterit relativ. 25.Puna vullnetare për nga qëllimi është e ngjashme me punën e praktikantëve, por dallimi është se praktikantët e themelojnë marrdhënien e punës, ndërsa vullnetarët jo. 26.Konventa nr.52 e ONP-së u miratua në vitin 1936 me qëllim që të vendosë normat mbi përcaktimin e pushimit vjetor të paguar për punëtorët. -Që nga miratimi i kësaj konvente, e drejta në pushim vjetor është njohur me ligj dhe është praktikuar pothuajse në të gjitha vendet. 27.Me mbrojtje në punë nënkuptohet e drejta e punëtorëve për mbrojtje në punë si dhe obligimet e tij që ti aplikojë rregullat e përcaktuara të masave mbrojtëse. - Sistemi i mbrojtjes së punë si dhe normat që i referohen kësaj mbrojtjeje ndahen në dy grupe dhe përfshijnë: mbrojtjen e përgjithshme dhe mbrojtjen e veçantë në punë.
28.Sipas nenit 15 pika 3 e Ligjit të Punës, gjatë periudhës provuese të punës , punëdhënësi dhe të punësuarit, mund ta ndërpresin marrdhënien e punës me njoftim paraprak prej shtatë (7) ditësh. 29.Teoria kontraktuese mbi marrdhëniet e punës mbështetet në faktin se mardhënia e punës është marrdhënie juridiko-civile, sipas së cilës: raportet në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit në të cilat punëmarrësi shet fuqinë e tij punuese, kurse punëdhënësi ia paguan punëmarrësit kompenzimin për kryerjen e punës, duhet të rregullohen me kontratë. 30.Sipas Ligjit të Punës, me dialogu social nënkupton procesin demokratik të konsultimeve dhe shkëmbimit të informatave në mes të përfaqësuesve të punëdhënësve, punëmarrësve dhe përfaqësuesve të Qeverisë. 31.Sipas nenit 69, i punësuari ka të drejtën e ndërprerjes së kontratës së punës në mënyrë të njëanshme. -I punësuari me kontratë në kohë të caktuar për ndërprerjen e kontratës së punës, duhet ta informojë punëdhënësin paraprakisht në formë të shkruar në afatin prej 15 ditësh, ndërsa i punësuari me kontratë në kohë të pacaktuar në afatin prej 30 ditësh. -Kurse nëse punëtori është fajtor për mos-përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës, mund ta ndërpres kontratën e punës pa njoftim paraprak. -Sipas nenit 71, punëdhënësi mund ta ndërpres kontratën e punës në kohë të pacaktuar, në këto intervale kohore: prej 6 muaj deri në 2 vite punësim – 30 ditë kalendarike, prej 2 vjet deri në 10 vite punësim – 45 ditë kalendarike, mbi 10 vite punësim – 65 ditë kalendarike. 32.Mbrojtja në punë në ambientin e tanishëm siguron në mënyrë të vazhdueshme integritetin fizik e moral të çdo punëtori. 33.Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social. -Gjatë përcaktimit të pagës minimale duhet të merren parasysh këta faktorë: a) kostoja e shpenzimeve jetësore, b) përqindja e shkallës së papunësisë, c) gjendja e përgjithshme në tregun e punës, dhe d) shkalla e konkurrencës dhe e produktivitetit në vend. 34.Sipas rregullës, konventat ratifikohen në tërësi . -Kjo bëhet me qëllim të arritjes së unifikimit të rregullativës juridike në fushën e marrdhënieve të punës. -Ratifikimi i pjesshëm (me rezervë) i konventës mund të lejohet vetëm atëherë kur këtë e parasheh vetë konventa deh atë për shkak të kushteve specifike që dominojnë në disa shtete anëatre të ONP-së, siç janë: kushtet klimatike, zhvillimi i pamjaftueshëm i organizmit industrial etj. 35.Sipas nenit 41 të Ligjit të Punës, të punësuarit i pushojnë të drejtat dhe detyrat nga mardhënia e punës për kohë të caktuar, në qoftë se mungon në punë, për këto raste : a) kur i punësuari është dërguar në punë jashtë vendit për përfaqësim të interesave të vendit, b) kur zgjidhet apo emërohet në funksione publike c) deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga Gjykata në kohëzgjatje deri në 6 muaj.
Pas pushimit të të drejtave të punës në këto raste, i punësuari ka të drejtë të kthehet te punëdhënësi brenda afatit prej 5 ditësh. 36.Për çdo lloj të inspektimit, inspektori i punës duhet ta informojë punëdhënësin apo përfaqësuesin e tij, përveq rasteve kur inspektori mendon se inspektimi nuk do të jetë efikas nëse veprohet kështu. 37. Sipas nenit 61, i punësuari ka të drejtën e mungesës në punë pas vendimit të nxjerrë nga organi i autorizuar shtetëror apo organi i autorizuar i punëdhënësit për shkak të pasigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë. - Gjatë mungesës së përkohshme në punë për shkak të pasigurisë në vendin e punës, të puënsuarit i takon e drejta e kompenzimit të pagës të cilën do ta kishte realizuar sikur të kishte punuar, por jo më gjatë se 45 ditë në vitin kalendarik. 38.Në të drejtat themelore të njeriut nga puna dhe lidhur me punën radhiten: liria e bashkimit, ndalimi i punës së dhunshme (të detyrueshme),dhe trajtimi i barabartë me rastin e punësimit (ndalimi i diskriminimit në punësim dhe profesion). - Liria e bashkimit, konkretisht organizimit sindikal është përcaktuar me Deklaratën e Përgjithshme për të drejtat e njeriut dhe qytetarit, në bazë të cilës është nxjerrur edhe Pakti mbi të drejtat ekonomike, sociale e kulturore. - Shtetet të cilat e miratojnë këtë pakt, obligohen në sigurimin e të drejtave në vijim: a) Të drejtën e secilit që të themelojë sindikata dhe të anëtarësohet në to sipas vullnetit të tij, të kushtëzuar vetëm nga rregullat e organizatës përkatëse, me qëllim të mbrojtjes së interesave ekonomike dhe sociale të tij. b) Të drejtën e sindikatave që të themelojnë federatat dhe konfederatat sindikale kombëare dhe ndërkombëtare apo të hyjnë në to. c) Të drejtën e sindikatave që të veprojnë lirisht, përveq me kufizimet e parapara me ligj,për interes të sigurimit shtetëror, rendit publik ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tjerëve. d) Të drejtën në grevë, me kusht që të jetë në pajtim me ligjet shteteve përkatëse. 39.Punëtori ka të drejtë që ta refuzojë punënnë atë vend të punës që paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e tij, nëse punëdhënësi apo ndërmarrja nuk ia kanë siguruar mbrojtjen e paraparë. 40.Sipas nenit 71, pika 1.2 i Ligjit të Punës, punëdhënësi i cili ndërpret kontratën e punës në kohëzgjatje prej 2 deri në 10 vite punësim, njoftimin paraparak është i obliguar ta bëjë brenda periudhës kohore prej 45 ditësh kalendarike. 41.Sipas nenit 91 të Ligjit të Punës, libreza e punës është dokument të cilin e lëshon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. -Libreza e punës është dokument publik identifikues i të punësuarit, i cili shërben për paraqitjen e të dhënave personale dhe stazhit të punës. 42.Sipas nenit 20, pika 3 e Ligjit të Punës, Orari i plotë i punës për të punësuarin, i cili është më i ri se 18 vjet, nuk mund të jetë më shumë se 30 orë në javë. 43.Konferenca e Përgjithshme e ONP-së është organi më i lartë legjislativ i ONP-së, pasiqë është e autorizuar që të nxjerr konventa dhe rekomandime nga fusha e punës dhe ajo sociale, me të cilat institucionalizohen normat
ndërkombëtare nga këto fusha. - Në kompetencë të saj hyjnë poashtu: a) emërimi i anëtarëve të këshillit administrativ, b) miratimi i buxhetit vjetor të ONP-së, dhe c) vendosja për të gjitha çështjet me rëndësi që i propozon këshilli administrativ apo që i inicojnë delegatët. 44.Rëndësia juridike e kontratave konsiston në faktin se me kontrata kolektive shumë më shpejtë mund të intervenohet në sferën e marrdhenieve të punës sesa me ligj, ngase nxjerrja e një ligji i nënshtrohet një procedure të komplikuar gjë që nuk vlen për kontratën kolektive. -Duke pasë parasysh se ndryshimet e kushteve ekonomike mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në sferën e marrdhënieve të punës dhe se këto ndryshime bëhen me intenzitet të madh, vetëm me kontrata kolektive marrdhëniet e punës mund t’iu përshtaten këtyre ndryshimeve. 45.Cilësia më e rëndësishme e akteve nënligjore është se me to nuk mund të krijohen autorizime dhe obligime për subjektet në kundërshtim me dispozitat e caktuara ligjore. - Ato nxirren në bazë të ligjit dhe në harmoni me ligjin. 46.Kushtet e veçanta për themelimin e marrdhënies së punës janë të lidhura me cilësinë apo kriteret e vendit të punës apo procesit të punës. - Në kushtet e veçanta për themelimin e marrdhënies së punës të cilat mund të përcaktohen edhe me ligj, por edhe me akt të përgjithshëm të punëdhënësit , ndërmarrjeve apo institucionit mund të jenë: a) përgatitja e caktuar profesionale, b) kushtet e veçanta shëndetsore, c) përvoja e caktuar në punë, d) njohja e gjuhës së huaj, e) njohja e punës me kompjuter etj. 47.Një ndër format më të përhapura të vënies së kontaktit në mes të subjekteve të marrdhënies së punës, është shpallja e vendeve të lira të punës nëpërmjet mjeteve të informimit publik, por edhe shpallja e konkursit apo shpalljes publike është një nga format e vënies së kontaktit. 48.?? 49.Parimi i lirisë së punës, është i determinuar nga rrethanat ekonomikoshoqërore, politike, kulturore , standarti jetësor i individëve dhe ballansi mes ofertës dhe kërkesës për fuqi punëtore. 50.?? 51.Akti i materializuar që përmban marrëveshjen e arritur mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, paraqet bazën juridike për themelimin e marrdhënies së punës. - Materializimi i marrëveshjesvullnetare të arritur në mes të subjekteve të marrdhënies së punës bëhet me kontratë. - Kontrata e punës është bazë për themelimin e marrdhënies së punës në shumicën e vendeve. 52.Interesimi i shtetit që marrdhëniet e punës të rregullohen me kontrata kolektive qëndron në atë se sa më mirë të rregullohen marrdhëniet e punës, më mirë do të funksionojë sistemi ekonomiko-shoqëror i vendit. 53.E drejta e punës nuk e ka për objekt çdo formë të punës. Përkundrazi ajo synon të zbulojë rrethin e ngushtë e të mirëfilltë të marrdhënieve të punës.
-Kjo ndodh për arsye se jo çdo punë e kryer paraqet marrdhënie punë në kuptimin shkencor të së drejtës së punës. 54.Saipërket natyrës juridike të kontratës së punës ekzistojnë këto teori: a) Kontrata e punës hyn në kategorinë e kontratave me obligime të dyanshme, pasiqë ekzistojnë obligime reciproke për palët kontraktuese e që janë ofrimi i shërbimeve të punës nga ana e punëtorit dhe dhënia e shpërblimit nga ana e punëdhënësit. b) Kontrata e punës hyn në kategorinë e kontratave të pajtimit. c) Kontrata e punës është kontratë adezive (e akcesit), përkatësisht kontratë që gjatë lidhjes së saj, njëra palë i formulon që më parë kushtet e përfundimit të saj, kurse pala tjetër mund të pajtohet apo të mos pajtohet më kushtet e parashtruara, duke mos patur mundësi të ndërhyjë në ndryshimin apo plotësimin e saj. - Ky mendim mbizotëron gjithnjë e më tepër në shkencën bashkëkohore juridike. 55.?? 56.Ligji i punës praktikantët i përkufizon si persona të kualifikuar të cilët themelojnëpër herë të parë marrdhënie pune me qëllim që gjatë punës praktike të aftësohet për punë të caktuara. -Në nenin 16 të Ligjit të Punës parashihet që punëdhënësi mund të lidh kontratë pune me praktikantë. -Poashtu përcaktohet që praktikantët realizojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrdhënia e punës sikurse të punësuarit tjerë. 57.Konstatimi i i drejtë i gjendjes faktike nga ana e organit disiplinor bëhet duke zbatuar parimin e vendshikimit, pra në fillim duhet të bëhet shikimi i vendit të ngjarjes dhe pastaj të merret vendimit. 58.?? 59.Kushtet e përgjithshme për themelimin e marrdhënies së punës janë minimale dhe duhet të plotësohen nga çdo person i cili dëshiron të themelojë marrdhënien e punës. -Esenca e minimizimit të këtyre kushteve qëndron në lehtësimin e punësimit dhe në mundësinë e realizimit të parimit të drejtësisë për punë. -Kushtet e përgjithshme për themelimin e marrdhënies së punës janë : mosha e caktuar dhe aftësia shëndetësore. 60.?? 61.ONP-ja nga themelimi i saj e deri më sot ka miratuar 5 protokolle. 62.Sipas nenit 3 pika 1.15 që i referohet përkufizimeve thuhet se “Puna ose shërbimet të cilat kërkohen të kryhen nën kërcënim me ndëshkim e për të cilat i punësuari nuk shpreh vullnet ti kryej, konsiderohen si punë të detyrueshme.” -Ndërsa në nenin 6 pika 1 përcaktohet se puna e detyruar ose e dhunshme është e ndaluar, kurse në pikën 2 të këtij neni përcaktohet së punë e detyruar nuk konsiderohet: a) puna ose shërbimet që i kryejnë personat me aktgjykim të formës së prerë, gjatë vuajtjes së dënimit b) puna ose shërbimet që i kryejnë personat në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur sipas nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. - Konventa nr. 29 e ONP-së e quajtur “Konventa mbi Punën e Detyruar” në mënyrë më të detajuar i referohet rasteve kur personat punojnë kundër vullnetit të tyre, por kur nuk konsiderohen si raste të punës së
detyrueshme, e këto janë: a) Çdo punë ose shërbim që i kërkohet një personi na bazë të ligjeve për shërbim ushtarak të detyruar e që është e përcaktuar si punë e karakterit të mirëfilltë ushtarak, b) Çdo punë ose shërbim që i kërkohet një personi që gjendet në vuajtjen e dënimit me vendim të plotfuqishëm gjyqësor e që nuk vihet në shërbim të shtetasve ose personave juridikë privatë, c) Çdo punë apo shërbim që i kërkohet një personi në rastet e luftës apo për shkak të fuqisë madhore si dhe rrethanave të tjera të cilat e vejnë në rrezik jetën ose kushtet normale të jetesës së një pjese popullatës apo tërë popullatës. 63. Parimi i të drejtës në punë ishte proklamuar nën ndikimin e socialistëve utopistë në gjysmën e dytë të shekullit XIX. -Sipas këtij parimi të gjithë njerëzit duhet të punojnë. Mirëpo ky parim nuk u realizua asnjëherë, sepse në asnjë shtet kurrë nuk ka pasur punësim të plotë të popullatës aktive apo të aftë për punë. 64.Mbrojtja në punë, përfshin tërësinë e dispozitave, masave teknike, shëndetësore e shoqërore që kanë për qëllim sigurimin e kushteve sa më të përshtatshme për të parandaluar aksidentet në punë, sëmundjet profesionale dhe disa sëmundje tjera të përgjithshme që lidhen me mjedisin e punës. -Të gjitha këto kanë për qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve. 65.Kontrata e punës transformimin më të madh e ka pasur në periudhën e intervenimit të shtetit në fushën e marrdhenieve të punës. - Në këtë kontekst kontrata e punës dalëngadalë e humb karakterin e saj juridiko-privat dhe shndërrohet në kontratë të veçantë me karakteristika juridiko-publike. 66.Sipas Ligjit të Punës, pezullimi i punëtorit nga punë mund të bëhet në rastet kur : - kur i punësuari është dërguar në punë jashtë vendit për përfaqësim të interesave të vendit, -kur zgjidhet apo emërohet në funksione publike -deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga Gjykata në kohëzgjatje deri në 6 muaj. Ndërsa punëtori mund të suspendohet (largohet përkohësisht nga puna), në rastet kur: a) ndaj tij kanë filluar procedurat penale për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale, b) i punësuari është në vuajtje të paraburgimit, c) kryen shkelje të obligimit të punës të përcaktuar me këtë ligj. -Pezullimi i përkohshëm nënkupton pushimin e të drejtave dhe detyrimeve të punëtorit nga mardhënia e punës për një kohë të caktuar shkaku i arsyeve të përmendura më sipër, me ç’rast nuk kompenzohet për mungesën e tij në punë, - Ndërsa suspendimi nënkupton largimin e përkohshëm nga puna për një periudhë të caktuar e cila nuk mund të jetë më e gjatë se 6 muaj, periudhë në të cilën punëdhënësi është i obliguar që ta kthejë në punë ose t’ia shkëpusë kontratën e punës. -Përkundër pezullimit të përkohshëm ku i punësuari nuk kishte të drejtë në
kompenzim, me rastin e suspendimit, të punësuarit i takon e drejta e kompenzimit në pagë, në lartësi prej 50 %.
View more...
Comments