Paralelometri-216-264

January 17, 2019 | Author: Erisa Bllakaj | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

ortopedi e pjesshme...

Description

Paralelometri Pjesët përbërëse 1. Baza e sheshtë që është paralele me sipërfaqen e ndenjëses në të cilën lëvizet mbajtësi i modelit. 2. Boshti vertikal që mbështet strukturën st rukturën e sipërme. 3. Krahu horizontal që shtrihet me kënd të drejtë me boshtin vertikal. 4. Krahu i studimit që shtrihet vertikalisht nga krahu horizontal. Krahu i studimit përmban mandrenën mandrenën në të cilën fiksohen mjetet e studimit. Mjetet e studimit përfshijnë • Shufrën shënjuese • Shënuesin e karbonit • Pjatat matëse • Thikën e dyllit • Tavolinën e studimit

Proçesi i studimit • Identifikimi i pjerrësisë më të favorshme •

Faktorët kritikë që përcaktojnë pjerrësinë më të favorshme të modelit dentar 



(1) prania e zonave retentive të përshtatshme



(2) eliminimi i interferencave të indit të butë dhe të fortë



(3) krijimi i estetikës së dëshiruar 



(4) vendosja e planeve udhëzuese të përshtatshme

• Zonat retentive •

Kur verifikohet ekzistenca e zonave retentive, pjerrësimi mund të ndryshohet për të zgjedhur vendin më të përputhshëm të zonës retentive të çdo dhëmbi. Normalisht, pjerrësia ndryshohet në mënyrë që krahu retentiv të pozicionohet jo më larg okluzal ose inçizal se bashkimi i një të tretës gingivale dhe të mesme.

• Interferencat •

Strukturat që pengojnë vendosjen e protezës së pjesshme të lëvizshme janë dhëmbët, prominencat e kockës, zonat retentive të indit të butë, dhe ekzostozat. Në disa raste, vështirësitë mund të mënjanohen duke ndryshuar pjerrësinë e modelit në tavolinën e studimit. Në raste të tjera, mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për të korrigjuar konturet e papërshtatshme.



Interferencat në harkun maksilar 



Pjerrësimi vestibular shpesh rezulton në lartësinë e konturit që lokalizohet s humë larg okluzal ose inçizal



Modifikimi i vogël i pjerrësisë mund të vendosë lartësinë e konturit në një nivel më të përshtatshëm. Kjo mund të sigurojë një rezultat më estetik dhe eliminon nevojën për rinivelim më mekanik.



Nqs dhëmbët e inklinuar vestibularisht janë të pranishëm në të dyja anët e harkut, ndryshimi i pjerrësisë së modelit nuk do të ketë asnjë efekt të dobishëm.



Zonat retentive të dukshme shpesh ndeshen në zonat anteriore pa dhëmbë. Rrallë indikohet ndërhyrja kirurgjikale. Duhet t’i jepet prioritet mbajtjes së indeve të forta dhe të buta.



Fig 7-15

Interferencat në harkun mandibular  •

Dhëmbët posteriorë mandibularë zakonisht shfaqin pjerrësim lingual të

konsiderueshëm. Si rezultat, këta dhëmbë nuk mund të paraqesin asnjë zonë retentive në sipërfaqet e tyre vestibulare dhe zona të mëdha retentive në sipërfaqet e tyre linguale. •

Zonat pranë foleve në trajtë dardhe mund të shfaqin zona retentive të

rëndësishme. Nqs gjendja është unilaterale, pjerrësimi i lehtë i tavolinës s ë studimit mund të eliminojë zonën retentive. Kur gjendja është bilaterale, pjerrësimi i tavolinës së studimit do të ketë efekt të vogël. •

Prominencat e kockës ndeshen shpesh në sipërfaqet vestibulare të kaninëve

mandibularë dhe premolarëve. Këto prominenca mund të prodhojnë zonat retentive të indit të butë që mund të pengojnë vendosjen e bazës së protezës dhe krosheve nën konveksitet. Ndryshimi në pjerrësimin lateral të modelit mund të eliminojë interferenca të tilla.



Fig 7-27

• Estetika •

Për të siguruar estetikën optimale në terapinë e protezës së pjesshme të lëvizshme, (1) komponentët metalikë duhet të fshihen sa më me efekt të jetë e mundur, dhe (2) dhëmbët protetikë duhet të zgjidhen, përafërsisht të konturuar dhe të pozicionuar siç duhet.



Pozicioni ideal për krahun retentiv është një e treta e kurorës klinike.



Rikonturimi është i nevojshëm jo vetëm për të prodhuar një mënyrë të pranueshme të vendosjes së protezës, por gjithashtu për të siguruar hapësirën e duhur për zëvendësimin protetik.



Zonat retentive të mëdha në sipërfaqet proksimale të dhëmbëve anteriorë gjithashtu mund të krijojnë probleme estetike. Këto zona retentive mund t ë prodhojnë hapësira trekëndore që pakësojnë vlerën estetike të protezës dhe veprojnë si gracka për ushqimin.



Zonat retentive të padëshirueshme mund të zvogëlohen ose eliminohen duke modifikuar pjerrësinë e modelit.



Zonat retentive gjithashtu mund të zvogëlohen duke riformuar sipërfaqet proksimale të dhëmbëve.



Fig 7-31

Planet udhëzuese janë sipërfaqe paralele të dhëmbëve shtyllë që drejtojnë vendosjen dhe heqjen e protezës së pjesshme



Rruga e vendosjes



Rruga e vendosjes dhe heqjes do të jetë gjithmonë paralele me k rahun vertikal të paralelometrit.



Proteza e Klasës së I mund të hyjë ose të dalë nga pozicioni i saj i menduar në një mori këndesh.



Rruga e vendosjes për Klasën e II të Kenedit me hapësirë modifikimi përcaktohet nga hapësira e modifikimit. Nqs planet udhëzuese janë përgatitur në sipërfaqet proksimale të dhëmbëve shtyllë në anën që kufizohet me dhëmbë, proteza do të paraqesë një mënyrë të vetme të vendosjes.



Në harqet e Klasës III, hapësirat ekzistuese pa dhëmbë kufizohen plotësisht nga dhëmbët. Planet udhëzuese në sipërfaqet proksimale të dhëmbëve shtyllë përcaktojnë një rrugë të vetme të vendosjes.



Proteza e Klasës së IV të Kenedit zakonisht shfaq një rrugë të vetme të vendosjes. Kjo rrugë përcaktohet nga planet udhëzuese në sipërfaqet proksimale të dhëmbëve shtyllë që ndodhen pranë hapësirës pa dhëmbë.



Fig 7-35

• Vënia në trekëmbësh e modelit •

Rregjistrimi i pjerrësisë së modelit kryhet duke shënuar qartë tre pikat në të njëjtin plan horizontal.



Tavolina e studimit mbyllet në pozicion.



Pjata matëse pozicionohet në mandrenë.



Krahu vertikal i paralelometrit rregullohet për të lejuar kontaktin ndërmjet pjatës matëse dhe modelit. Mjeku duhet të sigurohet që pjata matëse kontakton modelin në tre pozicionet e identifikuara lehtë në sipërfaqen linguale të modelit.



Tavolina e studimit lëvizet për të sjellë modelin në kontakt me pjatën matëse në tre pikat e ndara gjerësisht. Kontakti duhet të prodhojë një brazdë të cekët.



Për të treguar pozicionin e çdo brazde përdoret një laps i kuq.



Çdo vijë horizontale kryqëzohet dhe pastaj rrethohet.



Shenjat trekëkëmbëshe duhet të pozicionohen në tre zonat anatomike të modelit të ndara gjerësisht.



Fig 7-40

• Vendosja e vijave të studimit • Për të vendosur vijat e studimit, shënuesi i karbonit pozicionohet në mandrenën e paralelometrit, dhe mandrena shtrëngohet. • Tavolina e studimit lëvizet në sipërfaqen e bazës deri kur modeli vjen në kontakt me shënuesin e karbonit. • Vijat e studimit transferohen tek dhëmbët si rezultat i kontaktit ndërmjet modelit dhe anës së shënuesit të karbonit. • Vijat e studimit transferohen në zonat e indeve të buta që mund të kontaktohen nga komponentët e protezës së pjesshme të lëvizshme. • Klinisti duhet të sigurohet që vijat e studimit të transferohen në të gjitha sipërfaqet vestibulare dhe linguale.



Fig 7-49



Pozicionimi dhe shënimi i zonave retentive të matura.



Pjata matëse e përshtatshme vendoset në mandrenë.



Modeli dentar sillet në kontakt të lehtë me skajin e pjatës matëse.



Krahu vertikal i paralelometrit ngrihet deri kur koka e pjatës matëse të takojë zonën nën konveksitetin e dhëmbit.



Kufiri apikal shënohet qartë duke përdorur një laps të kuq.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF