PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS
March 27, 2017 | Author: Qendra Studentore | Category: N/A
Short Description
PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS...
Description
PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS Prifti: I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e ne jetë të jetëve. Psaltët: Amin. Psalmi 142 O Zot, dëgjo faljen time, veri veshin lutjes sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë sipas drejtësisë sate. Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk do të dalë i drejtë përpara teje. Se armiku ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrëzoi jetën përdhe. Më vuri në vende të errëta, si të vdekurit prej kohe, shpirti m’u trishtua dhe zemra m’u trondit. Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë veprat e tua, sillja ndër mend punët e duarve të tua. I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje për Ty si toka e thatë. Dëgjomë shpejt, o Zot, m’u zu fryma, mos e kthe mënjanë fytyrën tënde prej meje, që të mos bëhem si ata që zbritën në varr. Bëj që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes se më Ty shpresova. Tregomë, o Zot, udhën ku duhet të eci, se më Ty e kam varur shpirtin. Shpëtomë prej armiqve të mi, o Zot, se te Ti kërkova strehë. Mësomë të bëj dëshirën tënde se Ti je Perëndia im. Fryma jote e mirë, do të më udhëheqë në vend të drejtë. Për emrin tënd, o Zot, gjallëromë. Sipas drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi, dhe sipas mëshirës sate shfarosi armiqtë e mi, dhe shkatërroi të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim se unë jam shërbëtori yt.
1
Psaltët: Perëndia është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit. (katër herë) Ejani le t'i rendim pranë Hyjlindëses, dhe të përunjur le t'i biem mëgjunjazi, dhe me pendim te thellë le t'i themi me shpirt; Zonjë mëshironjëse, ndërmjeto dhe shpëtona, eja se u mbytëm krejt, nga mëkatet e shumta; mos na largo ne besnikët e tu, se s'kemi tjetër shpresë dhe ndihmëse. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Do t'i lëçitim kudo o Virgjëreshë, çuditë e tua ne të pavyerit, se po të mos na kishe dalë mbrojtëse, si do të shpëtonim vallë prej kaq rreziqesh, dhe kush do të na ruante gjer më tani të lirë? Prej teje pra, s'largohemi aspak, se besnikët po i shpëton gjithnjë nga çdo vrer. Psalmi 50 Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuaje paudhësinë time. Lajmë krejt prej paudhësisë sime dhe pastromë prej mëkatit tim. Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im është përpara meje kurdoherë. Te Ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përpara teje, kështu që Ti je i drejtë në fjalët e tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd. Se ja tek u zura në paudhësi, dhe në mëkate më lindi nëna ime. Se ja te deshe të vërtetën, të patreguarat dhe të fshehtat e urtësisë sate m'i tregove. Spërkatmë me hisop, dhe do të pastrohem, lajmë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora. Bëmë të dëgjoj gëzim e ngazëllim, dhe do të më gëzohen eshtrat e dobësuara. Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mia, dhe shuaji gjithë paudhësitë e mia. Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtërit frymë të drejtë në thellësitë e zemrës sime. Mos më hidh larg fytyrës sate, dhe mos e hiq prej meje shpirtin tënd të shenjtë. Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd dhe forcomë me frymë sunduese. Do t'u mësoj të paligjve udhët e tua, dhe të pabesët do të kthehen te Ti. Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të lavdërojë me gëzim drejtësinë tënde. O Zot, çel buzët e mia, dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde. 2
Se po të kishe dashur therore do të kisha prurë, por Ty s'të pëlqejnë therore me djegie të plotë. Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrën e dërrmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë. Bëji të mirë, o Zot, Sionit, sipas mirëdashjes sate; dhe le të ndërtohen muret e Jerusalemit. Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie, dhurata dhe therore me djegie të plotë. Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd dhe mëshiromë, o Perëndi. Pastaj psalet Kanoni në Tingullin e katërt Igran Dhiodhefsas Kënga e parë Irmosi Me ushtritë Faraon’ e mbyti krejt, një herë brenda në det shkop’ i Moisiut, i goditur kryqazi dhe Israelitët , me këmb’ e i shpuri në breg përtej, duke lavdëruar me zë të madh. Troparet E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Po ma përpjek furtunë e rreptë e helmeve, të mjerin shpirt me rrëmbim, edhe re mjerimesh, zemrën ma helmuan krejt, o Zonjë o Hyjlindëse, po ti Nënë e Dritës, që zbret prej qiellit të jetëve, ndritmë me shkëlqim dhe m e ngazëllim. E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Nga e panumërta shtrëngicë e helmeve, dhe prej armiqsh të këqij, dhe mjerimesh jete, si shpëtova i varfëri, e forcën tënde pa kufij, të himnoj V irgjëreshë, për të pamaturën simpati, edhe ngushëllimin për mua pafund. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Përikij pranë teje se të kam besim, o Zonjë o Shën Mari, dhe nën hijen tënde, rend me tërë shpirtin tim, përgjunjem o Hyjlindëse, dhe me vaje të lutem: Mua të mjerin mos më përbuz, o përikje e të krishterëve. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. 3
Kam për të thirrur gjithnjë me zë të madh, për madhështitë që ke, se pa ty në krye Zonjë dhe Hyjlindëse, që gjithënjë po ndërmjeton, pranë Krishtit Perëndisë, si do të shpëtoja i varfëri, prej furtunave dhe rreziqeve. Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh. Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi mu sëmur e mu shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit. Kënga e tretë Irmosi Kryemjeshtër i qiellit, o Perëndi edhe Zot, që ndërtove Kishën e Shenjtë, Ti pra, më siguro, se Ti na do dhe na ndih, Ti i dëgjon mëkatarët, Ti besnikët përgjithmon’ mbron, njeridashësi. Troparet E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Dëshpëruar së gjithash, po të thërres me vajtim: eja shpejt këtu dhe përkrahmë, ndihmë dhe mbrojtje nëm, mua robit besnik, të pocaqisur të mjerë, që shpëtimin po të lyp, meë hidhërim dhe me lot. E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Më ke bërë çudira, Zonjë dhe Hyjlindëse, më përkrahe dhe më dhurove,cdo mirësi dhe hir, me gas pra të lavdëroj, dhe të himnoj pa pushuar, për këtë kujdes nënor, dhe këtë dhemshuri. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Po më rreh një furtunë, turbullimesh pa kufij, dhe të rreptat valë më mbytën, Nënë dhe Hyjlindëse, pra eja dhe më ndihmo, dhe prej andrallave nxirrmë, ti o mbrojtëse ndihmëse, ti o shpëtimi im. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Virgjëreshë dhe Zonjë, Nën’ e vërtet’ e Zotit të Madh, ti e shkatërrove përherë, vdekjen dërrmonjëse, ti përlindje me dhe, se nga greminat e ferrit, ti më ngjalle përsëri, Nënë Hyjlindëse. 4
Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot. Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.
Pastaj prifti kujton ata për të cilët bëhet lutja: Prifti: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro. Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë) Prifti: Lutemi dhe për Kryepiskopin (ose episkopin) tonë (Aksh) edhe për tërë vëllazërinë tonë më Krishtin. Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë) Prifti: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe, shëndet, shpëtim, vështrim, ndjesë dhe falje të mëkateve të shërbëtorëve të Perëndisë (Aksh), gjithë të krishterëve shpresëtarë dhe orthodhoksë, që banojnë dhe ndodhen ne këtë qytet (ose manastir), dhe enoritëve, epitropëve dhe ndihmëtarëve të kësaj shtëpie (ose manastiri) të shenjtë. Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë) Prifti: Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Psaltët: Amin. Pastaj psalet: Ndenjësorja. Tingulli i dytë Ta ano Ti je ndërmjetim, fortesë që tronditje s'di, buron përdëllim, o mbrojtje e besnikëve, të thërresim pra, me mall: Virgjëreshë Zonjë Hyjlindëse, shpëtona nga çdo helm e çdo rrezik, se ti je e vetmja përkrahëse. Pastaj vazhdon Kanoni: Kënga e katërt Irmosi Kam dëgjuar o Zoti Krisht, si e rregullove këtë mister të madh, kuptova veprimin tënd, dhe e lavdërova Hyjninë tënde. 5
Troparet E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Ti gjithënjë, ti për mua je fuqi o Zot, Ti je Drita Ti je Perëndia im, se pa lënë gjirin atëror zbrite përmbi dhenë, dhe na shpëtove të varfërit; pra bashkë me profetin Abakum të thërresim: Forcës sate lavdi gjithënjë o Zot. E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Ku do të gjej, gjetkë përkrahje Hyjlindëse? Ku të futem? Ku të shkoj e të shpëtoj? Kush tjetër më ndihmon si ti kur më rreh furtuna, dhe jam i mbytur prej valëve? Më ty vetëm kam shpresëdhe mburrje, dhe përikij më ty o Hyjlindëse. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Lumin e madh e t’ëmbël dhe t’artë të hirit tënd, që me vesë e flladiti shpirtin tim, të munduar në një ferr të zi, helmesh dhe mjerimesh, të djegur si në një furrë me zjarr, o Nënë Virgjëreshë, madhështoj me lëçitje, dhe përikij më ty o Hyjlindëse. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. O shën Mari, O Hyjlindëse ty të lutem, mbrojtje e patronditshme, o përikje streh’ e siguri, arma e shpëtimit, kujtomë mua të varfërin, shpres’ e dëshpërimit, o shërim i sëmundjes, o gëzim dhe përkrahj’ e të mjerëve. Si t’i tegoj Virgjëreshë siç po vlejnë, përdëllimet pa kufi, që përherë shpirtin tim të zi, keq të përvëluar, ma ngjallnë si me vesim e fllad? O Zonjë zemerdhemshur, mirëbërëse Nënë, më gëzo me dhuratat e pasura. Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot. Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.
Kënga e pestë Irmosi Dritë na dhuro, dhe tregona udhën Ti, o Zot, me porositë dhe me krahun tënd, dhe paqen tënde dhurona, o mik i njerëzve. Troparet 6
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Tej përse më ke hedhur, prej fytyrës sate larg, o Dritë e qëllimshme? Se më ka mbuluar errësir’ e zezë të varfërin. Kthemë pranë teje, më ndrit me porositë e tua, dhe drejtomë në udhët e lumura. E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Të thërres me këndime: Lum ti o Hyjlindëse, nuse e hyjëshme, streh’ e perëndishme, lum ti arm’ e kështjell’ e pakapshme, lum ti ndihm’ e mbrojtje, lum ti o Zonjë shpëtimtare, që më ty po përikim besnikërisht. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Sa m’urrejnë po mprehin, majat e shigjetave, më mihnë dhe një varr, e po përpiqen, të ma çjerrin të varfërin trupin tim, edhe po mundohen, në dhe të gjallë të më shtien, po prej syresh Hyjlindëse ti më shpëto. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Nga shtrëngatat e shumta, helmet e sëmundjeve, shpëtomë Hyjlindëse, dhe me forcën tënde të pa ngar’ e shëndosh ti ruamë nga rreziqet të gjitha, dhe prej armiqve që më ndjekin e më urrejnë o Zonjë e lavdishme. Ҫ’dhurata mund të sjell, prej një mirënjohmësi, sipas të mirave , që më ke dhuruar, dhe hireve të pacmuara? Prandaj me këngë, himnoj dhe madhështoj pa prerë, simpatinë e pamatur që ti më shfaq. Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot. Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.
Kënga e gjashtë Irmosi Të falurit Perëndisë do t'ia shtroj, dhe atij do t'ia tregoj hidhërimet, se plot me vrer, shpirti im është mbushur, dhe jeta ime ka zbritur përposh në ferr, dhe lutem si Jonai në det: Pr ej greminës me nxirr Perëndi dhe Zot. 7
Troparet E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Të zeza re plot me vrer e plot me helm, shpirt e zemër m’i mbuluan mi mbytën, jeta m’u err, o Mari Virgjëreshë, po ti linde një Diell që ndrit në qiell, largoji mjerimet prej nesh, me të luturat e tua ndërmjetëse. E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Në helm të zi ty të di për ngushëllim, edhe ty të njoh për mjek në sëmundjet, ti je dërrmim, i mbaruar i vdekjes, ti je burim i pasosur i jetëve, dhe ti përherë me shpejtim, je përkrahja e gjithë të mjërëve. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë E shfaq kudo që mëshira stë ka fund,as burimi i çudive pa numër, dhe më përkrah, pa pushuar të mjerin, dhe dhemshurohesh për mua Hyjlindëse; të gjithëve ua tregoj, dhe thërres e lëçis gjithënjë për ty. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. M’u mblodhën rreth hidhërimet e jetës, porsi bletët rreth qiririt moj Zonjë, dhe plotësisht ma zaptuan krejt zemrën, dhe ma plagosin me thumbat e helmeve, po eja ti dhe më ndihmo, dhe i dëbo dhe më shpëto o Hylindëse. Shpëtona ti, prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë, pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot. Hyjlindëse, ti që në ditët e fundme tani ke lindur, Shpëtimtarin Zotin Jisu dhe Fjalën çuditërisht, për ne iu lut me guximin e Nënës. Pastaj prifti kujton ata, për të cilët bëhet lutja: Prifti: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro. Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë) Prifti: Lutemi dhe për Kryepiskopin tonë ose Episkopin (Aksh) edhe për tërë vëllazërinë tonë më Krishtin. Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë) Prifti: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe, shëndet, shpëtim, vështrim, ndjesë dhe falje të mëkateve të shërbëtorëve të Perëndisë (Aksh), gjithë të krishterëve shpresëtarë dhe orthodhoksë, që banojnë dhe 8
Psaltët: Prifti:
Psaltët:
ndodhen në këtë qytet (ose manastir), dhe enoritëve, epitropëve dhe ndihmëtarëve të kësaj shtëpie (ose Manastiri) të shenjtë. Mëshiro, o Zot. (tri herë) Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
Pastaj psalet: Shkurtorja: Ttingulli i katërt Prostasia Mbrojtje e paturpëruar e të krishterëve, ndërmjetim i pandërprerë ndaj krijuesit, dëgjo zërat e lutjeve të mëkatarëve, dhe arri si e mirë për të na ndihmuar ne që të thërresim me besë, nxito të ndërmjetosh dhe shpejto të lutesh, o Hyjlindëse, që mbron ngaherë ata që të nderojnë. Shkallesa Tingulli i katërt Që prej rinisë sime, shumë pasione më luftojnë. Po ti përkrahmë dhe shpëtomë, o Shpëtimtari im. (dy herë) Ju që urreni Sionin, kini turp nga Zoti, se do të thaheni si bari prej zjarrit. (dy herë) Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Me anën e Shpirtit të Shenjtë, merr jetë çdo shpirt, dhe me pastrim lartësohet, dhe mistikisht ndriçohet prej njësisë trinisore. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Me anën e Shpirit të Shenjtë, rrjedhin burimet e hirit që; vaditin tërë krijesën për rilindje jete. Paravarg: Do ta kujtoj emrin tënd në gjithë brezat e brezave. (tri herë) Prifti:
Dhe që të bëhemi të denjë për të dëgjuar Ungjillin e Shenjtë, Zotit Perëndisë tonë le t'i lutemi: Psaltët: Mëshiro, o Zot. (3 herë) Prifti: Urtësi, drejt. Le të dëgjojmë Ungjillin e Shenjtë. Paqe në të gjithë. Psaltët: Dhe në shpirtin tënd. Prifti: Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Llukait Le të vëmë re. Psaltët: Lavdi më Ty, o Zot, lavdi më Ty. Prifti: Edhe kur ata po shkonin, ai hyri në një fshat; dhe një grua që e kishte emrin Marta, e priti atë në shtëpinë e saj. Edhe ajo kishte një motër që quhej 9
Maria, e cila ndenji pranë këmbëve të Jisuit dhe dëgjonte fjalën e tij. Edhe Marta mundohej shumë duke shërbyer; dhe pastaj erdhi përpara tij, e tha: Zot, A nuk do të dish se ime motër më la vetëm të shërbej? Thuaji pra asaj të më ndihmojë. Edhe Jisui u përgjigj e i tha asaj: Marta, Marta, përpiqesh e mundohesh për shumë punë. Po për një është nevoja, dhe Maria zgjodhi pjesën e mirë, e cila nuk do të merret prej saj. Edhe kur po thoshte këto fjalë, një grua prej popullit ngriti zërin e i tha: “Lum barku që të ka mbajtur, edhe gjiri që ke thithur” po Ai i tha: “Jo. Po lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë, dhe e ruajnë.” Psaltët:
Lavdi më Ty, o Zot, lavdi më Ty.
Tingulli i dytë Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Atë, Bir dhe Shpirt, një Trini dhe Perëndi, shuaji mëkatet e mia të shumtë. Tani e përherë e ne jetë të jetëve. Amin. Me ndërmjetimet e Hyjlindëses, o mëshirëplotë, shuaji mëkatet e mia të shumtë. Përdëllyes, përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuaje paudhësinë time. Mos më neverit tani, pa mbrojtje, o Virgjëreshë, Zonjë dhe Hyjlindëse, eja prite lutjen e shërbëtorit tënd; helmi më përmbyti krejt, nuk i duroj dot më shigjetimet e demonëve, strehë gjëkundi s'gjej, as ku të përikij i varfri un’, se luftë rreth e rrotull kam, tjetër ngushëllim gjetkë nuk po shoh. Zonj'e tërë botës, Ti shpres'e mbrojtje je për çdo besnik, mos m'i përbuz, pra, të luturat, në mëshirë dhe shpëtim. Prifti:
O Perëndi shpëtoje popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd. Vështroje botën tënde me mëshirë e dhembshuri. Lartësoje fuqinë e të krishterëve orthodhoksë dhe dërgo mbi ne mëshirat e tua të pasura, me ndërmjetimet e Zonjës sonë të pacenuar Hyjlindëses dhe gjithmonë Virgjëreshës Mari, me fuqinë e Kryqit të çmuar dhe jetëbërës, me mbrojtjet e Fuqive qiellore të çmuara dhe të patrup; me lutjet e të nderuarit, të lavdëruarit profetit, pararendësit dhe pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; të protokorifejve Petër dhe Pavël, të apostull Qesarit, episkopit të 10
Psaltët: Prifti:
Psaltët:
Durrësit, të etërve tanë të shenjtë; të etërve tanë të mësuesve të mëdhenj ekumenikë dhe hierarkëve, Vasilit të Madh, Grigor Theologut dhe Joan Gojartit, patrikëve të Aleksandrisë, Athanasit, Qirilit dhe Joan Përdëllimtarit, të çudibërësve, shën Kollit, kryepeshkopit të Mirës së Liqisë dhe shën Spiridhonit, Episkopit të Trimithundës; Nifonit, patrikut të Konstandinopojës; të martirëve të shenjtë, të lavdëruar dhe mundës të shkëlqyer; të martirëve të shenjtë, të lavdëruar e të mëdhenj, Gjergj Tropeprurësit, Dhimitër Mirovlitit, Theodhor Tironit dhe Theodhor Stratillatit; të hieromartirëve të shenjtë Lefterit të Vlorës, Astit të Durrësit, Kozmait nga Etolia; të martirëve të shenjtë Dhanaktit dhe Joan Vladimirit; të martirëve të shenjtë dhe të rinj Nikodhimit në Berat dhe Kristo kopshtarit; të etërve tanë oshënarë dhe hjyprurës; të etërve tanë oshënarë Joan Kukuzelit dhe Nifonit nga Lukova; të hyjprindërve të shenjtë e të drejtë Joakimit dhe Anës; të shenjtit (të ditës), që lusim sot edhe të gjithë shenjtorëve të tu. Ty të lutemi, o i vetëm i shumë mëshirshëm Zot, dëgjona ne mëkatarët që po të lutemi dhe mëshirona. Mëshiro, o Zot. (12 herë) Me mëshirën dhe dhembshuritë dhe njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur, me të cilin je i bekuar, bashkë me Shpirtin tënd të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Pastaj vazhdon kanoni deri në fund Kënga e shtatë Irmosi Të tre djemt’ e Judesë, që rastisën të ndodhen në Babilonë një mot, nga besa e Trinisë, e shkelën flakën djegëse të furrës me lavdërim: o Perëndi i etërve, o Zot je i bekuar. Troparet E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Ti që ke lindur Dritëmadhin, për mua që jam errur fare nga mëkatet, ti më ndrit e ti më prij, ti që je En’ e Dritës, o Virgjëreshë e ndritshme, që të lavdëroj më këngë. 11
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Ti m’u bëj mbrojtje dhe strehë, dhe përkrahje dhe mburrje o Zonjë, se s’më mbeti asnje, mbështetje asgjëkundi, o forcë e të pandihmëve, edhe shpresë e dëshpërimit. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Me tërë shpirtin dhe mendjen, po të lavdëroj me zemër e me buzë, se më dhe pasurisht dhurata pa kursyer, o mirësi dhe o çudi, pa kufij edhe pa numër. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Hidhmë një sy të dhemshur, dhe shikoi të këqijat që po vuaj, dhe nga çdo hidhërim, nga vuajtjet dhe rreziqet, dhe ngasjet e panumërta, me shpëto moj Virgjëreshë. Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot. Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.
Kënga e tetë Irmosi Zotin dhe Mbretin tonë qiellor që bekojmë, ushtrit' engjëllore himnoni, dhe e lartësoni me zë për gjithë jetët. Troparet E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Virgjëreshë Hylindëse e dhembshur, ti shikomë, se mbytem nga furtun’ e keqe e valëve të jetës dhe shpëtimin nëm, zgjatma dorën tënde, se jam i këputur nga vuajtjet dhe mjerimet. E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Shumë halle dhe helme dhe nevoja, më bastisën, o Zonjë e shenjtë Virgjëreshë, dhe ngasjet shtrëngojnë rëndë nga kudo, eja shpejt dhe ndihmë, dhe me ndërmjetime përkrahmë e shpëtomë. 12
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Të kam gjetur në shqotat dhe në helmet, ty limanin, gëzimin dhe ngazëllimin, dhe në sëmundjet mjekun dhe shëronjësin, dhe në rreziqet dhe në ngasjet mbrojtjen dhe shpëtimin tonë. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Fron i ndritshëm i Zotit Krisht gëzohu, Zonjë e shenjtë, shtëmb e manës, dritë e artë, lambadhë e pashuar dhe e qellëshmë, mburrje virgjërore, bukuri e nënave, shën Mari gëzohu. Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot. Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.
Kënga e nëntë Irmosi O Nën'e Perëndisë Zonjë Virgjëreshë, që na shpëtove me anën e Zotit Krisht, të madhështojmë me gjithë ushtërit’ e engjëjve. Troparet E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Qielli u çudit edhe u mahnit, edhe anët e dheut u shtangën krejt, se Zoti Krisht si njeri i shfaq për ne trupërisht, dhe u tregua faqeza, gjiri yt më i gjerë se qielli i madh. Pra ty, o Virgjëreshë, me engjëj dhe me njerëz të madhështojmë, o Hyjlindëse. E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona Ku gjetkë të përikij un se di, ku të fshihem i mjeri i varfëri, ku të shpëtoj, ku të gjej përikje dhe ngushëllim, ku ta kërkoj përkrahësin, ku të gjej një ndihmë në hidhërim? Më ty vetëm kam shpresë, më ty vetëm po mburrem, dhe pranë teje po kërkoj shpëtim. E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona 13
Për mua sështë e mundur t’i numëroj, madhështitë që ke o Hyjlindëse; Je si një det, pa kufij pa fund e plot me çudi, që kapërcejnë çdo mendim, se ke ndritur për besnikët e tu, të cilët të nderojnë me mall e me besë, si Virgjëreshë dhe Hyjlindëse. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Me himne mirënjohjeje lavdëroj dhe këndoj përdëllimin dhe hirin pa fund, dhe tregoj forcën tënde të pamatur kudo, dhe mirëbërjet pa kufi, që ke derdhur përmbi mua si shi; pra i lëçit me bujë, me shpirt dhe me zemër, me mendje dhe me gjuhë gjithnjë. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Të falurat e mia me hidhërim, plot me lot e me qarje të mbytura, priti me hir, dhe eja shpejt dhe më ndihmo, edhe kërkimet mi mbaro, se e ke në dorë derisa ti je, Nënë e Kryezotit, pra bëj një shenjë vetëm, dhe më shpëto prej psherëtimave. Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot. Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.
Ti meriton me të vërtetë të të lumturojmë ty Hyjlindësen, gjithmonë të lumurën dhe të përmbikulluarën dhe Mëmën e Perëndisë tonë. Më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindësen, ty të madhërojmë. Pastaj prifti temjanis altarin dhe popullin, ndërsa psaltët psalin Madhështimet pasuese: Më e larta se të gjith’ qiejt je, edhe ndrit më tepër, se çdo diell a hën' e yll, ti që na shpëtove të gjithë prej mallkimit, o Zonj' e tërë botës, ty të këndojmë sot. Barra e mëkateve më dërrmon, m'u sëmur pra trupi, edhe shpirti m'u err në ferr, më ty pra përikij, Hyjlindëse Hirplote o shpres' e të dëshpëruarve, ti më shpëto tani.
14
Nën' e Shpëtimtarit o Shën Mari, priti lutjet tona të pavyera dhembshurisht, lutju pa pushuar, Atij që e ke lindur, o Zonj' e tërë botës, ti ndërmjeto për ne. Këngën ta këndojmë plot me gëzim, ty o e bekuar, Virgjëreshë Zonjë Mari. Tok me Shën Joanin, edhe gjithë shenjtorët, o Zonjë lutju Krishtit, të mëshirohemi. Gojët e pabesa u thafshin krejt, që nuk e nderojnë ikonën tënde besnikërisht, që ka pikturuar ai i shumëhirshmi, Apostull Shën Llukai, si udhëheqëse. Madhështimi i shenjtit të Kishës. Pastaj: Forca engjëllore të gjitha bashk’, o Joan i shenjtë, dymbëdhjetë Apostuj t’shenjt’, të gjithë shenjtorët, me Zonjën Virgjëreshë, të gjithë ndërmjetoni, që të shpëtohemi. Lexuesi:
Prifti: Lexuesi:
Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona. (tri herë) Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; O Zot, falna mëkatet tona; O Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; O i Shenjtë, vështro edhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd. Mëshiro, o Zot. (tri herë) Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e ne jetë të jetëve. Amin. Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot, dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, por shpëtona nga i ligu. Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit, e Birit edhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Pastaj thuhen troparet pasuese Tingulli tërthor i dytë
15
Mëshirona, o Zot, mëshirona; se duke na munguar çdo mbrojtje, ne mëkatarët ta drejtojmë ty, si Zot që je, këtë lutje, mëshirona. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Mëshirona o Zot; se te Ti e kemi shpresën; mos u zemëro tepër me ne, as mos i kujto paudhësitë tona; po hidh sytë dhe tani si i dhembshur, dhe shpëtona nga armiqtë tanë; se Ti je Perëndia ynë dhe ne jemi populli yt; të gjithë jemi vepra të duarve të tua dhe thërresim emrin tënd. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Hapna derën e dhembshurisë, o Hyjlindëse e bekuar, ne që kemi shpresë te ti; të mos gabohemi, shpëtofshim me anën tënde nga rastet e këqija, se ti je shpëtimi i të krishterëve. Pastaj prifti kujton përsëri ata për të cilët bëhet lutja: Prifti: Psaltët:
Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro. Mëshiro, o Zot. (tri herë)
Pastaj psaltët vazhdojnë të thonë 40 herë «Mëshiro, o Zot.» ndërsa prifti vazhdon si më poshtë duke thënë: Prifti: Lutemi edhe për ruajtjen e kësaj kishe të shenjtë, dhe të këtij qyteti (ose fshati) dhe të çdo qyteti dhe vendi nga zemërimi, uria, sëmundjet, tërmeti, pëmbytja, zjarri, thika, mësymja e të huajve, lufta e brendshme dhe vdekja e papritur; që Perendia ynë i mirë dhe njeridashës të bëhet i butë, mirëdashës dhe i tërëgatshëm për të zmbrapsur çdo zemërim dhe sëmundje që lëviz kundër nesh dhe të na shpëtojë nga kërcënimi i tij i drejtë që qëndron mbi ne dhe të na mëshirojë. Prifti: Lutemi edhe që Zoti Perëndia të dëgjojë zërin e lutjes sonë të mëkatarëve dhe të na mëshirojë. Psaltët: Amin. Prifti: Dëgjona, o Perëndi, Shpëtimtari ynë, shpresa e gjithë anëve të dheut dhe e atyre që ndodhen larg në det, dhe i mëshirshëm, i mëshirshëm tregohu, o Zot, për mëkatet tona dhe mëshirona. 16
Prifti:
Psaltët:
Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Pastaj bëhet Përlëshimi i vogël Lexuesi: Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Mëshiro, o Zot (tri herë) Beko, o Atë i Shenjtë. Prifti: Krishti Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e Nënës së tij të pacenuar dhe krejt të papërlyer dhe të shenjtë, të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës, të hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë Joakim dhe Ana, të shenjtit (të ditës) dhe të gjithë shenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si i mirë dhe njeridashës. Pastaj njerëzit puthin ikonën e së Tërëshenjtës, duke psalur: Tingulli i tretë Apostoli Ek Peraton O Apostuj që u mblodhët, këtu nga anët e dheut, në fshat të Gjesthimanisë, po trupin ju ma varrosni; dhe Perëndi edhe Bir’ im, eja dhe merrma ti shpirtin. O Ëmbëlsi engjëllore dhe ngazëllim për të mjerët, ti që i mbron të krishterët, o shën Mari Virgjëreshë; përkrahmë ti dhe shpëtomë, nga zjarr' i ferrit përjetë. O ndërmjetare e vetme, për Perëndin’ Njeridashës, mos më dëno pra për veprat, përpara engjëjve të gjithë, të lutem pra Virgjëreshë, eja shpejt edhe ndihmomë. Ti o kështjell’ e florinjtë, me dymbëdhjetë fortesa, o fron i ndritshëm si dielli, ku rri si Mbret i Madh Krishti. Ti, o çudi e mahnitshme si mban e i jep gji Zotit? Prifti:
Me uratat e Etërve tanë të Shenjtë, o Zot Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.
Psaltët:
Amin.
17
18
View more...
Comments