Nocioni i së drejtës penale
September 15, 2017 | Author: fhaxholli | Category: N/A
Short Description
Download Nocioni i së drejtës penale...
Description
Nocioni i së drejtës penale E drejta penale mund të thuhet dhe të shqyrtohet në kuptim të dyfishtë – si degë e së drejtës pozitive juridike dhe si degë e shkencës juridike. Kuptuar mënyrën e parë e drejta penale 1 është sistem i të drejtave dhe rregullave ligjore me të cilin përcaktohen veprat penale dhe sanksionet penale si dhe kushtet për zbatimin e tyre ndaj kryerësve të veprave penale me qëllim të mbrojtjes së të mirave materiale të vlerave më të rëndësishme të shoqërisë. Emri i së drejtës penale Në kuptim të emërtimit të kësaj dege të së drejtës pozitive, duhet thënë se sot është e zakonshme që ajo të quhet e drejta penale. Në bazë të këtij emri këtu është edhe nocioni qendror, fajësia. Në shumë vende bashkëkohore për këtë degë të drejtësisë është i zakonshëm edhe emri E drejta ndëshkuese 3. Lënda e së drejtës penale E drejta penale si e drejtë e legjislacionit të një vendi merret me përcaktimin e veprave penale dhe sankconeve penale si dhe me bazën e kushteve për përgjegjësinë morale dhe zbatimin e sanksioneve penale ndaj kryerësve të veprave të atilla. 4. Funksioni i së drejtës penale Funksioni themelor i së drejtës penale është mbrojtja e vlerave më të rëndësishme shoqërore nga kriminaliteti. Ky funksion duhet që të sigurojë ekzistimin e shoqërisë por edhe zhvillimin e mëtejshëm të saj. Ky është funksioni i përgjithshëm dhe i përbashkët i së drejtes penale, pa marrë parasyshë shoqërinë ose shtetin konkret që i shërben si mjet mbrojtjeje. 5. Ndarja e së drejtës penale Edhe pse e drejta penale na paraqet degë të veçantë të së drejtës pozitive, por varësisht nga kriteret e ndryshme mund të shihen ndarje të ndryshme të kësaj dege të drejtësisë. Ndarja themelore e së drejtës penale në të drejtën materiale, drejtën procesore dhe të drejtën ekzekutive. 5. Ndarja e së drejtës penale Edhe pse e drejta penale na paraqet degë të veçantë të së drejtës pozitive, por varësisht nga kriteret e ndryshme mund të shihen ndarje të ndryshme të kësaj dege të drejtësisë. Ndarja themelore e së drejtës penale në të drejtën materiale, drejtën procesore dhe të drejtën ekzekutive. E drejta meteriale paraqet sistem të dispozitave ligjore judiike me të cilat përcaktohen nocioni dhe karakteristikat e veprave penale, E drejta ekzekutive penale e përcakton procedurën, mënyrën dhe kushtet e ekzekutimit të sankcioneve penale të shqiptua nga ana e gjykatës penale. 6. RAPORTET E SË DREJTES PENALE NDAJ DEGËVE TË TJERA TË DREJTËSISË Edhe pse e drejta penale është degë e pa varur, autonome e drejtësisë që ka karakter dhe mënyrë specifike të rregullimit , ajo njëkohësisht është edhe pjesë unike e sistemit juridik. Si pjesë e atij sistemi juridik ka raporte të caktuara me degët e tjera të drejtësisë si në mënyrën e rregullimit ashtu edhe në maradhëniet shoqërore dhe dokuritë që i rregullon. Prandaj eksisiton nevoja që të përcaktohet raporti ndaj këtyre degëve të së drejtës.
7. E drejta penale dhe e drejta kushtetuese Raportet në mes të së drejtës penale dhe të drejtës kushtetuese dalin nga raporti në mes të ligjit penal dhe Kushtetutës. Në sistemet juridike të atyre vendeve që akti kushtetues është akti bazë i shkruar, të gjitha ligjet duhet të dalin nga Kushtetuta, dmth. duhet të jenë të hartuar në parimet e proklamuara në kushtetutë. 2. E drejta penale dhe e drejta civile E drejta penale dhe e drejta civile i rregullojnë raportet shoqërore. Derisa e drejta penale i rregullon vetëm ato raporte që krijohen me rastin e veprës penale në mes të shoqërisë, respektivisht organeve të saja dhe personave të dëmtuar nga një anë, dhe kryersit të veprës penale në anën tjetër, e drejta civile i rregullon raportet që krijohen në mes të personave dhe personave juridik. Krahas kësaj e drejta civile rregullon një varg çështjesh siç janë: nocioni, llojet dhe krijimi i pasurisë, trashëgimin, karakterin zyrtarë, pengun, nocionin dhe llojet e kontratave 3. E drejta penale dhe e drejta familjare Në mes të së drejtës penale dhe së drejtës familjare gjithashtu ekziston një lidhje e ngushtë në lëmin e rregullimit dhe mbrojtjes së martesës dhe familjes. E drejta familjare i përcakton kushtet dhe procedurën për lidhjen e martesës dhe ndërprerjen e saj, i përcakton raportet në familje në mes të bashkëshortëve dhe në mes të prindërve dhe fëmijve si dhe i përcakton institutet në lidhje me familjen siç janë: adoptimi, kujdestaria, mbajtja – ushqyerja etj. 4. E Drejta Penale dhe e Drejta Juridike Raporti në mes të drejtës penale dhe të së drejtës administrative i përcakton raportet në mes të dy gjërave publike juridike delikate pra të veprës penale dhe kundërvajtëse/veprës së denueshme adminsitrative. Në disa vende (Franca dhe Zvicra) veprat kundërvajtëse konsiderohen si delikte penalo juridike dhe rregullohen me pjesën e veçantë të ligjit penal. 5. E Drejta Penale dhe e Drejta e Punës Me të drejtën e punës rregullohen marrëdhënia e punës, të drejtat dhe obligimet e punëtorëve në lidhje me punën në vijim dhe punën e kaluar si dhe të drejtat në bazë të sigurimit social, sigurimit shëndetësor dhe sigurimit pensional e invalidor si dhe procedura e realizimit dhe e mbrojtjes së tyre. 6. E Drejta Penale dhe e Drejta Ekonomike Krahas delikteve që i bëjnë personat, ekzistojnë edhe deliktet që i bëjnë personat juridik a veçanërisht në afarizmin ekonomik dhe financiar. Për këtë shkak Ligji Penal i BH, parasheh përgjejgësinë morale të personave juridik dhe sistemin e sanksioneve penale. Por krahas këtyre personave për këto vepra penale përgjigjen edhe personat përgjegjës fizikë në ato institucione. 7. E Drejta Penale dhe e Drejta e Procedurës Penale E drejta penale është më së ngushti e lidhur me të drejtën e procedurës penale. Ndërlidhja e tyre del nga detyra e njëjtë që e kanë këto dy degë të drejtësisë, që ka të bëjë me mbrojtjen e të mirave dhe vlerave shoqërore nga kriminaliteti. Për realizimin e kësaj detyre ato nuk mund të paramendohen pa njëra tjetrën sepse e drejta penale mund të realizohet vetëm përmes veprimit së drjetës së procedurës penale, ndërsa e drejta e procedurës penale mund të veprojë ekskluzivisht vetëm nëse paraprakisht janë caktuar veprat penale, sanksionet penale dhe kushtet për aplikimin e tyre.
8 Nocioni dhe llojet e burimeve Burimi i të drejtës penale mund të kuptohet në dy mënyra:në atë formale dhe materiale. Me burimin e të drejtës penale në kuptimin formal nënkuptohen aktet juridike që përmbajnë norma penale- juridike , me të cilat përcaktohen veprat penale dhe sanksionet penale. Në kuptimin material, burimin e të drejtës penale e përfaqësojnë marrëdhëniet shoqërore të rregulluara përmes normave penale juridike. Në të drejtën penale të Kosovës, burim kryesor dhe themelor është ligji.Veprat penale dhe sanksionet penale duhet të jenë të përcaktuara me ligj.Sipas rregullës, veprat penale dhe sanksionet penale përcaktohen me ligjet penale, që kanë mbështetje në aktet kushtetuese 9 Aktet normative të organeve shtetërore dhe organeve tjera Aktet nënligjore të organeve të administratës shtetërore paraqiten si burim i të drejtës penale vetëm në ato raste kur dispozitat nga ligjet penale udhëzojnë në zbatimin e tyre. Ky rast reflektohet te të ashtuquajturat normat penalo-juridike bankete (veprat kundër shëndetit të njerëzve, kundër mjedisit ose kundër ekonomisë dhe qarkullimit të pagesave). 10 Marrëveshjet ndërkombëtare Si burime të së drejtës penale paraqiten edhe marrëveshjet ndërkombëtare d.m.th konventat kur ato rregullojnë materien penalo juridike. Këto marrëveshje mund të paraqiten si burim direkt dhe jo direkt i të drejtës penale. 11 Zakoni si burim i të drejtës (ius non scriptum) Zakonet si burim i pa shkruar i të drejtës ka pasur rëndësi në kohën e shoqërisë skllavopronare, si i vetmi rregullues i marrëdhënieve shoqërore. Edhe sot kur shteti fillon me akte ligjore dhe nënligjore t’i rregullojë marrëdhëniet shoqërore, shumë zbrazësi në dispozitat juridike plotësohen me rregullat zakonore. E drejta zakonore edhe sot paraqitet si burim kryesor i të drejtës me rastin e themelimit të shteteve të reja deri në momentin kur rregullohet ligjshmëria pozitive. 12 Praktika gjyqësore Në të drejtën e vjetër romake dhe mesjetare, praktika gjyqësore ka pasur rëndësi të madhe si burim i së drejtës. Në Angli dhe SHBA kjo edhe sot është burim kryesor i të drejtës, krahasuar me të drejtën zakonore. Praktika gjyqësore edhe për të drejtën tonë penale ka rëndësi penale. 13. Ligji penal Me ligjin penal nënkuptojmë përmbledhjen e dispozitave me të cilat përcaktohen kushtet për përgjegjësi penale, vepra penale dhe sanksione penale. Ky grumbull i dispozitave ligjore është dhënë përmes një radhitjeje, e cila paraqet sistemin e rregullimit të institucionit. Lidhur me këtë, ligjin penal mund ta përcaktojmë si sistem i dispozitave penale – juridike, me të cilat përcaktohen kushtet e përgjegjësisë, veprat penale dhe sanksionet penale për një lëmë të tërë penalo – juridik. 14 Struktura e ligjeve penale Sipas strukturës, Ligji penal i Kosovës përbëhet nga dy pjesë: Asaj të përgjithshme dhe asaj të veçantë. Pjesa e përgjithshme paraqet një sistem të dispozitave materiale penalo-juridike me të cilat përcaktohen parimet e politikës ndëshkuese dhe përcaktohet nocioni i veprës penale, si bazë dhe parakushte për përgjegjësi penale në sistemin e sanksioneve penale.
15 Llojet e dispozicioneve dhe sanksioneve Normat të përmbledhura në dispozitat e pjesës së përgjithshme të ligjeve penale kanë vetëm diapozitivin, kurse normat e përfshira në dispozitat e pjesës së veçantë kanë diapozitivin dhe sanksionin. Edhe diapozitivi edhe sanksioni në dispozitat e pjesës së veçantë të ligjeve penale mund të jenë të ndryshme. Dispozitivi është ajo pjesë e normës penalo-juridike me të cilën përcaktohen të dhënat e veprës penale. Sipas mënyrës së përcaktimit të formës së disa formave penale, dispozitivi mund të jetë i thjeshtë, përshkrues, udhëzues dhe blanket. 16 Interpretimi i Ligjit Penal Interpretimi paraqet operacionin ideor me të cilin përcaktohet kuptimi i drejtë dhe rëndësia e dispozitave të një ligji kur përmbajtja e tij është e paqartë Interpretimin autentik, ligjor dhe të obligueshëm e kryen organi që e ka nxjerrë ligjin i cili interpretohet. Ky interpretim është i detyrueshëm për organet dhe personat si dhe për vetë ligjin. Rëndësi të posaçme në këtë interpretim paraqet caktimi i njohurive rreth shprehjeve të përdorura në ligj, siç është paraparë në nenin 107 të Ligjit të përkohshëm penal të Kosovës. 17 Analogjia Analogjia është metodë e konkludimit dhe zgjidhjes së rasteve konkrete në bazë të ngjashmërisë. Në të vërtetë me dispozitat juridike nuk mund të përfshihen të gjitha situatat dhe rastet që paraqiten në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore. Dispozitat juridike janë statike, kurse marrëdhëniet shoqërore dinamike 18. Vlefshmëria kohore e Ligjit penal Është rregull themelore që, ligjet, dispozitat tjera, si dhe aktet e përgjithshme hyjnë në fuqi më së voni 8 ditë pas shpalljes në “Fletoren Zyrtare”. Ky është një rregull i përgjithshëm që vlen për të gjitha ligjet. Mirëpo kur ka të bëjë me ligjin penal dispozitat e të cilit janë të natyrës imperative, inhibitore dhe represive, rregullisht lihet një periudhë më e gjatë kohore nga dita e shpalljes deri në ditën e hyrjes në fuqi (vacatio legës), me qëllim që qytetarëve t’ua mundësoj të njihen më për së afërmi me këto dispozita. Hyrja në fuqi e ligjit penal apo ndryshimi dhe plotësimi i tij, thjesht përcaktohet me ligjin hyrës (apo me dispozitat kalimtare dhe të fundit). 19 Shtrirja hapësinore e ligjit penal Me shtrirje hapësinore të ligjit penal, nënkuptohet zbatimi i Ligjit të Përkohshëm Penal të Kosovës sipas asaj se vepra penale a është kryer në vend apo jashtë vendit. Çështja e shtrirjes hapësinore të legjislacionit penal nuk është vetëm çështje juridike, por edhe çështje politike, për shkak se me përcaktimin e kufirit të shtrirjes së ligjshmërisë penale, caktohen edhe kufijtë e shtrirjes së pushtetit shtetëror në lëmin e dënimeve. 20 Parimi personal Sipas këtij parimi, LP i një shteti zbatohet te qytetarët e saj kur të njëjtit kryejnë vepër penale në territorin e shtetit të huaj. Parimi personal mund të paraqitet në dy forma si: pasive dhe aktiv. 21 Parimi real Sipas parimit real apo mbrojtës, ligji penal i një shteti zbatohet ndaj të gjithë personave, pa marrë parasysh shtetësinë, të cilët kryejnë vepër penale kundër të mirave juridike të ati shteti dhe qytetarëve të saj, pavarësisht se ku është kryer vepra.
Parimi universal Sipas parimit universal apo parimit të eksterritorialitetit absolut, LP i një shteti zbatohet te të gjithë kryesit e veprave penale, të cilët ndodhen në territorin e saj, pa marrë parasysh shtetas se të kujt janë, ku është kryer vepra penale dhe cila e mirë juridike është rrezikuar lënduar. 7. Imuniteti penal Është rregull i përgjithshëm që LP vlen për të gjithë personat të cilët kryejnë vepra penale në territorin e atij shteti. Mirëpo, nga ky rregull i përgjithshëm i shtrirjes hapësinore të ligjit penal për të gjithë personat, ekziston përjashtimi në raport me disa persona të caktuar. Në të vërtetë, ekzistojnë disa persona të caktuar ndaj të cilëve nuk zbatohet ligjit penal për shkaqe politiko – juridike, sepse gëzojnë imunitet penal. Shkaqet për të cilat jepet imuniteti penal mund të jetë dy llojesh: Të brendshme (juridike shtetërore) dhe të jashtme (ndërkombëtare juridike), dhe për këtë shkak ekzistojnë dy lloje imunitetesh penale Nocioni i veprës penale Vepra penale është vepër e rrezikshme shoqërore, që rendi juridik e ndalon me kërcënim të aplikimit të sanksioneve penale. Ajo është rezultat i sjelljes të njeriut, kështu që mund të caktohet si sjellje e njeriut me të cilën shkelen dispozitat juridike dhe shkaktohen pasoja të dëmshme për shoqërinë, për çka edhe reagohet me aplikimin e sanksioneve penale. Nocioni formal Kuptimi formal i veprës penale ka prejardhjen nga shkolla klasike, sipas të cilës vepra penale është fenomen juridik, përkatësisht fakt juridik që prodhon pasoja juridike ose një ngjarje në botën e jashtme që ndikon në krijimin e pasojave juridike për shoqërinë ose individ. Për shkak të ndikimit të madh të shkollës klasike në shkencën e së drejtës penale, nocioni formal është përdorur gjatë si nocion i vetëm shkencor për veprën penale. Nocioni material Nocioni material i veprës penale është i lidhur me shkollën italiane pozitive, e cila më shumë i ka kushtuar kujdes përmbajtjes së problemit se sa formës. Sipas Garofalit, vepra penale është ajo vepër me të cilin ofendohen ndjenjat altruiste dhe morale të njerëzve, që janë pranuar nga pjesa civilizuese e njerëzimit. Feri e definon veprën penale si veprim që rrjedhë nga motivet egoiste dhe asociale, me të cilën ofendohen kushtet e jetës dhe morali i një populli në një fazë të zhvillimit.
2 . Elementet e përgjithshme të veprës penale dhe klasifikimi i tyre Nga definicioni shihet se nocioni i veprës penale përbëhet nga katër elementet e përgjithshme themelore: 1) veprat e njeriut, përkatësisht pasojat e shkaktuara me veprim të njeriut, 2) veprat kundërligjore, 3) përcaktimi i veprës penale në ligj dhe 4) ndëshkimi. Gjithashtu, në këto elemente bëjnë pjesë edhe rrezikimi i shoqërisë si element material dhe përgjegjësi penale si element i vetëm subjektiv. Gjithsesi, vepra penale duhet të përmbajë elemente të theksuara. Mos ekzistimi i njërit nga elementet e përgjithshme, përjashton ekzistimin e veprës penale, të kuptuar në kuptimin material-formal. Prandaj, këto quhen elemente themelore dhe të përgjithshme dhe përbëjnë “element qenësor“, të veprës penale, përkatësisht konstituim të çdo vepre penale. Të gjitha elementet e theksuara kanë rëndësi të njëjtë dhe veprim juridik, si dhe logjikisht janë të ndërlidhura. 3. Elementi qenësor i veprës penale Elementi qenësor i veprës penale nënkupton përmbledhjen e elementeve të veçanta të veprës së caktuar penale. Domethënë çdo vepër penale ka elemente të veta të veçanta, sipas të cilave dallohet nga veprat e tjera penale. Këto elemente të veçanta e bëjnë fizionominë dhe specifikën e veçantë të saj. Elementet e veçanta dallojnë nga elementet e përgjithshme të veprës penale që kushtëzojnë ekzistimin e veprës penale në përgjithësi, përkatësisht të çdo vepër penale, 1 . Objekti dhe llojet e objekteve të veprës penale Objekt i veprës penale mund të konsiderohet në kuptim të dyfishtë: formal dhe material. Në kuptim formal objekti është e mirë ose interes kundër të cilit është orientuar vepra penale, prandaj i ofrohet mbrojtja penale-juridike. Objekti në kuptim material janë marrëdhëniet shoqërore dhe të mirat që mbrohen me dispozitat e legjislacionit penal. Objekti mbrojtës Me objekt mbrojtës nënkuptojmë të mirat ose interesin që i ofrohet mbrojtja penale-juridike nga shkela ose rrezikimi nga vepra penale. Se cilat të mira dhe interesa duhet të mbrohen varet nga nevojat reale të shoqërisë së caktuar, përkatësisht shtetit. E drejta penale ka karakter klasor dhe detyra e saj është për t’i mbrojtur ato të mira dhe vlera, që për klasën në pushtet dhe shtetin e tyre paraqet kusht të ekzistimit dhe zhvillimit të mëtejshëm në periudhë kohore të caktuar historike, ndërsa janë të kërcënuar nga kriminaliteti Objekti i veprës Ky është objekti ndaj të cilit kryhet akti i veprës penale. Për të shkaktuar lëndim objektit të mbrojtur është e nevojshme të ndërmerret akti i kryerjes ndaj objektit të caktuar që i takon këtij objekti. Te çdo vepër penale, akti realizohet në ndonjë objekt dhe ai paraqet elementin qenësor të veprës penale. Objekti i veprës mund të jetë i sulmuar dhe gramatikor.
2. subjekti i veprës penale Në teorinë juridike dallojnë dy lloje të subjekteve të veprës penale: subjekti aktiv dhe pasiv. Subjekti aktiv i veprës penale është personi që me veprimin e vet realizon pasojën e veprës penale. Ky është kryes i veprës penale ( kryesi dhe bashkëpjesëmarrësit). Sipas rregullës, çdo person mund të jetë kryes i veprës penale me kusht se i ka mbushur 14 vjet, por te disa vepra penale ligji kërkon karakteristika të veçanta personale, marrëdhëniet ose rrethanat e personit që mund të jetë kryes i veprës – delicta proprija (veprat penale me subjekt të veçantë special p.sh. Veprat penale zyrtare apo ushtarake). 1. Akti i veprës penale Elementi themelor pa të cilin nuk ekziston vepra penale, si dukuri në botën e jashtme është akti. Për nocionin dhe karakteristikat e aktit të veprës penale në teorinë juridike ekzistojnë shumë kuptime. Këto janë: objektive, objektive-subjektive dhe kuptimi final. Sipas kuptimit objektiv-subjektiv, akti i veprës penale është sjellja e vetëdijshme dhe e vullnetshme e njeriut të cilin realizohet vepra penale. Sjellja që nuk është e vullnetshme (nëse është shkaktuar me procesin fiziologjik të – teshtimës , ëndrrës, ose veprimit të fuqisë së jashtme – me rrëshqitje në akull, nuk mund të konsiderohet vepër në kuptimin penalo-juridik. Duke marrë parasysh mënyrën për të ndërmarr aktin të gjitha veprat penale ndahen në veprat penale të veprimit dhe veprat penale të mosveprimit. Veprat penale të veprimit apo komisive janë veprat tek të cilat akti i kryer përbëhet nga sjellja pozitive, aktive, përkatësit nga të ndërmarrët e sjelljeve trupore të vetëdijshme dhe të vullnetshme. Numri më i madh i veprave penale i takon këtij grupi. Veprat penale të mosveprimit ose omisive, janë vepra te të cilat akti i veprimit përbëhet nga sjellja negative, pasive, përkatësisht me vetëdije dhe vullnet e lëshojnë lëvizjen trupore. Vepra është kryer me mosveprim kur kryesi që ishte juridikisht i obliguar për të penguar fillimin e pasojës të përshkruar me ligj e ka lëshuar ta bëj këtë, ndërsa sjellje e tillë me veprim të vetë dhe rëndësi është e njëjtë me veprën penale të veprimit. Llojet e aktive të veprës penale Sipas kontributit në krijim e veprës penale mund të jetë : 1) akti i veprimit; 2) akti i nxitjes; dhe 3) akti i ndihmës . Akti i veprimit është veprimtari me të cilën realizohet vepra penale me shkaktimin e pasojës. Ai është element qenësor i veprës penale, të përmbajtur në përshkrimin e veprës penale. 2. Pasoja e veprës penale Pasoja shkaktohet me ndryshim ose gjendjen në botën e jashtme që paraqitet si rezultat i aktit të veprës penale. Pa pasoja nuk ekziston as vepra penale. Ajo është element i veprës, si veprim i kryer. Në përcaktimin e nocionit të pasojës në teori ekzistojnë dy kuptime: formal dhe real. Sipas kuptimit formal që buron nga nocioni formal i veprës penale, pasoja paraqet ndryshimin juridik në botë (Lipman). Sipas kuptimit real, (Zhivanoviq) pasoja ka shkaktuar ndryshim ose gjendje të shkaktuar në botën e jashtme.
Veprat penale të shkeljes dhe rrezikimit Pasoja e veprës penale mund të paraqitet në dy pikëpamje: si shkelje dhe rrezikim. Pasoja e shkeljes përbëhet nga shkatërrimi, dëmtimi ose bërjes të papërdorshëm të të mirave materiale. Pasoja e rrezikimit paraqitet në formë të paraqitjes së rrezikimit për të mirat juridike. Duke marrë parasysh llojet e pasojave, veprat penale dallojnë në veprat penale të shkeljes dhe veprat penale të rrezikimit. Vendi i kryerjes se veprës penale Rregull është se pasoja e veprës penale paraqitet në të njëjtin vend ne të cilin është ndërmarr dhe vepra e kryerjes. Por ne numër te vogël te rasteve vepra dhe pasojat nuk ndodhin ne të njëjtin vend , por vepra bëhet ne një vend, e pasoja ndodh në vend tjetër (veprat penale ne distancë), kështu që është e nevojshme të përcaktohet vendi e kryerjes se veprës penale dhe kjo nga arsyet siç vijon : 1) që te përcaktohet aplikimi i ligjit penal të Kosovës në raport me jurisprudencë penale ndërkombëtare, 2) që të përcaktohet cili nga më shumë ligje te Bosnes dhe Hercegovines do te aplikohet në vepër te kryer penale, 3) qe do të mund të përcaktohet kompetenca territoriale e gjykatës, 4) që të përcaktohet ekzistimi i veprës penale, kur është vendi elementi i qenies se saj. Koha e kryerjes së veprës penale Çështja e kohës se kur është kryer vepra penale, bëhet te veprat penale te cilat vepra ndermirët në një moment kohor , e pasoja pason në momentin tjetër kohor. Koha e kryerjes së veprës penale është e rëndësishme për përcaktim të: 1) moshës së kryesit, imputabilitetit (mungesë e gjukimit racional) të tij dhe fajësisë ( pafajësisë) , 2) vlefshmërisë së ligjit konkret në rastin konkret, 3) parashkrimit të ndjekjes penale, i cili fillon nga dita e kryerjes së veprës penale 4) dhe për kualifikimin e veprave penale te të cilat është koha e kryerjes element i qenies. Si dhe te përcaktimi i vendit të kryerjes së veprës penale ashtu dhe këtu dallohen teoritë e veprimtarisë, pasojat dhe unitetit. 1. Nocioni i rrezikut shoqëror Secila vepër më të cilën cenohet dhe rrezikohet pasuria e mbrojtur individuale ose shoqërore), ose vlerat e rëndësisë më te madhe, është vepër e rrezikshme shoqërore. Rreziku shoqëror realizohet duke shkaktuar pasoja në objekt të veprimit të ndërmarr me vepër njerëzore, aj është përfshirë në efektet e veprimit dhe pasojës dhe bënë përmbajtjen sociale të veprës penale. 2. Llojet e rrezikut shoqëror Të gjitha veprat penale nuk janë të rrezikshme në të njëjtën mënyrë, por disa janë më shumë e disa më pak, për shoqëri të caktuar në kohën e caktuar. Madje as një vepër e njëjtë penale nuk ka të njëjtin rrezik shoqëror në të gjitha periudhat të zhvillimit të kësaj shoqërie. Shkallëzimi bëhet në bazë të intensitetit të rrezikut shoqëror. E intensiteti varet prej rëndësisë së të pasurive të sulmuara , forcës së lëndimit , gjegjësisht kërcënimit , prej mënyrës, mjetit , kohës dhe vendit të kryerjes së veprës dhe rrethanave tjera të kryerjes , dhe tj..
Kështu dallohen dy lloje të rrezikut shoqëror: i përgjithshëm dhe veçantë . Rreziku i përgjithshëm shoqëror i veprës është rreziku të cilin e posedon një vepër penale në raport me veprën tjetër penale si pr. sh: spiunazhi, hajnia, falsifikimi i të hollave, dhe tj. Veprat penale kanë rrezik te ndryshëm për shoqëri, duke marr parasysh se janë te drejtuara ne të mirat e vlerave te ndryshme për bashkësinë shoqërore. Sipas rrezikut të përgjithshëm shoqëror ligjdhënësi përcakton llojin dhe masën e dënimit për secilën vepër penale në pjesën e posaçme te ligjit penal. Do me thënë atë e përcakton ligjdhënësi në bazë te vlerësimit abstrakt të rëndësisë së objektit të mbrojtjes dhe vëllimit dhe intensitetit të mundshëm të pasojës. 3. Kundërligjshmëria Kundërligjshmëria e veprës penale është në kundërshtim me normën e cila është e përfshirë ne çfarëdo dispozitë e cila është në fuqi, të një shteti të caktuar. Norma të cilës i kundërshton vepra penale nuk duhet te jetë e përfshirë në dispozitë penale juridike, po në çfarëdo dispozitë te sistemit pozitiv juridik te shtetit. Sipas rregullës, këtë norma gjenden në degët tjera te drejtësisë, dhe shërbejnë si bazë për inkriminimin e veprave te rrezikshme shoqërore.: prej kësaj rrjedh se kundërligjshmëria paraqet bazë juridike për përcaktimin e veprës penale. 4. Përcaktueshmëria e veprës në ligj Që një vepër të jetë vepër penale është e nevojshme që pos ekzistimit të rrezikut shoqëror dhe kundërligjshmërisë te jetë e parashikuar me ligj si vepër penale. Pa u parashikuar me ligj as një vepër nuk mund te konsiderohet si vepër penale. Duke marr parasysh se kundërligjshmëria dhe parashikueshmeria e veprës në ligj janë elemente formale juridike shtrohet pyetja si mund te ekzistojnë dy elemente krahas dhe çfarë është raporti mes tyre. V BAZAT TE CILAT E PËRJASHTOJNË VEPRËN PENALE Nëse kundërligjshmëria paraqet ndalueshmerinë e një sjelljeje për shkak se është e kundërt me ndonjë normë juridike, ne sistemin juridik te ndonjë shoqëri, kjo do të thotë se nuk ka kundërligjshmëri nëse nuk ka ndalesë ose nëse ajo është e përjashtuar në rast konkret . 1. Vepra e rëndësisë së vogël Rreziku shoqëror në forma konkrete te paraqitjes se veprës penale në situatat e përditshme jetësore mund te paraqitet ne shkallë te ndryshme dhe kështu pesha e veprës penale varet nga intensiteti i paraqitjes konkrete te rrezikut shoqëror. 2. Mbrojtja e nevojshme Vepra është kryer në mbrojtje te nevojshme kur kryesi vepron qe prej vetit apo tjetrit të shkëpus me forcë sulmin e kundërligjshëm, real dhe direkt, e lloji i veprës është proporcional me shkalën së rrezikut i cili paraqet sulm. (neni 8. disp. 2 LP). Domethënë me mbrojtje te nevojshme shkaktohet cenimi i pasurisë se sulmuesit, ne te cilin rast ky cenim nuk paraqet vepër penale edhe pse është si i tillë formalisht i parashikuar ne ligjin penal. Ajo, domethënë, paraqitet si bazë për përjashtimin e ekzistimit të veprës penale.
2.1 Elementet të mbrojtjes së nevojshme Nga definicionet ligjore rrjedh se mbrojtja e nevojshme ka dy elemente: 1) sulmin dhe 2) refuzim i sulmit. Për te ekzistuar mbrojtja e nevojshme është e domosdoshme që sulmi dhe refuzimi i sulmit të përmbushin kushtet e caktuara. 2.1.1. Sulmi dhe kushtet për ekzistimin e sulmit Sulmi është vepër e kryerjes , e në raste te jashtëzakonshme moskryerjes, e cila është drejtuar ne cenim, ose kërcënim te te ndonjë pasurie juridike. Që te jetë ne menyrë juridike relevant nënkuptim te mbrojtjes se nevojshme , sulmi duhet ti plotëson kushtet e caktuara: 1) Sulmin mund te kryej vetëm njeriu . Sulmi mund te jetë i drejtuar kundër çfarëdo prone te sulmuar juridike: jetës,trupit,nderi,morali, pasurisë dhe tj. Sulmi duhet te jetë kundërligjshëm. Sulmi është i kundërligjshëm kur është kundër ndonjë dispozite juridike, Sulmi është i kundërligjshëm dhe atëherë kur i sulmuari e ka paraparë, madje dhe atëherë kur e ka shkaktuar ai, dmth. kur e ka bë me faj. Sulmi duhet të jetë i vërtet. Ai duhet te ekzistojë realisht dmth. që te ekzistojë ose të kryhet në mënyrë direct 2.1.2 Mbrojtja dhe kushtet për ekzistimin e mbrojtjes Me shmangën prej sulmit me dhunë ose me mbrojtje nënkuptohet vepra e cila është e drejtuar në atë që te eliminohet sulmi dhe me të cilën cenohet ose kërcënohet ndonjë pasuri e sulmuesit. Mbrojtja gjithashtu duhet ti plotësojë kushtet e caktuara ë të jetë juridikisht relevante. Mbrojtja duhet të shfaqet me mospranim të sulmit. Refuzimi i sulmit duhet të jetë i drejtuar kundër sulmuesit dhe atë kundër çfarëdo të mire të tij, jetës, trupit, lirisë, pasurisë dhe tj Mbrojtja duhet të bëhet ne te njëjtën kohë kur edhe sulmi. E njëjta kohë ekziston nëse është ndërmarr mbrojtja gjatë kohës kur sulmi paraqitet në mënyrë direkt, ose ka filluar dhe ende vazhdon 2.1.3 Tejkalimi i kufirit të mbrojtjes së nevojshme (domosdoshme) Nëse personi i sulmuar kapërcen kufirin e mbrojtjes e cila është domosdoshmërish e nevojshme që sulmi të zmbrapset, ekziston tejkalimi i mbrojtjes së nevojshme. E personi i cili është i sulmuar e i cili do ta tejkalon kufirin e mbrojtjes së nevojshme nëse me mbrojtje personale i shkakton lëndim shumë më të madh nga aj që ka qenë domosdoshmërish e nevojshme për të zmbrapsur sulmin, gjegjësisht nëse i shkakton sulmuesit lëndim disproporcionalsht më të madh se nga ajo e cila i u është kërcënuar atij , ose nëse vazhdon me mbrojtje edhe pas ndërprerjes gjegjësisht refuzimit të sulmit dhe shkakton lëndim i cili është i panevojshëm. 3. Nevoja ekstreme Nevoja ekstreme ekziston kur është kryer vepra me të cilën kryesi largon prej veti ose prej tjetrit rrezikun i cili është rrezik direkt dhe nuk është i fshehtë, dhe të cilin nuk ka mundur ta largoj në tjetrën mënyrë, dhe nëse atëherë nuk është shkaktuar dëmi më i madh se që është kërcënuar. (neni 9.al.2 LP.) 3.1 .1 Rreziku dhe kushtet për ekzistimin rrezikut Rreziku është e keqe e cila cenon sigurinë e një pasurie dhe kërcënon që te sjell deri te dëmtimi ose shkatërrimi i tij. Për te qenë rreziku juridikisht relevant për ekzistimin e këtij instituti , është e nevojshme që ti plotëson kushtet e caktuara:
3.1.2. Mënjanimi i rrezikut dhe kushtet e mënjanimit të tij Me mënjanimin e rrezikut nënkuptohet , vepra e cila rrjedh nga rruajtja e pasurisë juridike personale, ose pasurisë se tjetrit person, gjatë se cilës kërcënohet pasuria e huaj juridike, dhe e cila ka karakter të veprës penale. Që te jetë relevant mënjanimi i rrëzakut nga aspekti i nevojës ekstreme duhet të plotëson kushtet e caktuara: 3.1.3 Tejkalimi i kufijve të nevojës ekstreme Ky tejkalim ekziston kur personi gjatë mënjanimit të rrezikut nga pasuria e tij, ose pasuria e tjetrit person, cenon pasurinë e tretit person, e cila është me vlerë më të madhe se ajo e cila është shpëtuar. ( eksesi intensiv) ose kur ,deri te ku mënjanim i rrezikut vjen para se ka filluar aj, në përgjuesi, ose kur veç ka kaluar ( eksesi ekstensiv). Vepra e kryer me tejkalim te nevojës ekstreme është vepër penale për te cilin, kryesi përgjigjet sipas dispozitave të përgjithshme. 1. Fazat në kryerjen e veprës penale Prej momentit prej të cilit të kryesi është paraqitet ideja , mendimi ose vendimi për kryerjen veprës penale deri të kryerja e veprës penale mund të ekzistojnë disa faza. Faza e parë përbehet prej marrjes së vendimit për kryerjen e veprës penale. Pasi është marrur vendimi , kryesi i qaset zakonisht menjëherë kryerjes së veprës penale, gjegjësisht, ndërmarrjes së veprimit dhe shkaktimit të pasojave. Vendimi për kryerjen e veprës penale Marrja e vendimit për kryerjen e veprës penale paraqet proces psikologjik , mendor, të vullnetshëm i cili përbehet prej vlerësimit të mundësive të ndryshme dhe zgjidhjes së njërës prej tyre, dhe koncentrimit të vullnetit me qëllim të realizimit të tij. Ne ketë rast zgjidhet veprimtaria penale edhe drejtohet vullneti ka realizimi i saj. 2. Tentimi Tentimi apo vepër penale e pa kryer ekziston kur ka filluar kryerja e veprës penale e cila nuk ka sjell deri te paraqitja e të gjitha shenjave të veprës penale. Tentimi paraqet fazën e mundshme te veprës penale i cili kualifikohet si institut i përgjithshëm i drejtës penale. Tek tentimi kryesi , pasi ka marr vendimin dhe eventualisht ka kryer veprat përgatitore , kalon në realizimin e veprës së kryerjes. Llojet e tentimit Ligjet i dallojnë dy lloje të tentimit: i kryer dhe jo i kryer, deri sa është i njohur ne teorinë juridike dhe tentimi i kualifikuar. Tentimi i kryer ( delictum perfectum) të cilin disa autor e quajnë si vepra të dështuar penale, ekziston kur kryesi ka filluar dhe përfunduar veprën e kryerjes por pasoja nuk ka pasuar. Natyra juridike e tentimit Ne teorinë juridike shqyrtohet çështja e justifikueshmerisë dhe kufijve të ndëshkimit për tentim te veprës penale mbasi që këtu nuk ka pasoja me të cilin kishte qenë i cenuar objekti i mbrojtjes. Gjatë përgjigjeve në këto pyetje dallohen tri kuptime: objektive, subjektive, dhe objektive-subjektive. Sipas teorisë objektive baza juridike e tentimit gjendet në ekzistimin e rrezikut për pasurinë e caktuar juridike, duke pasur parasysh që ka ekzistuar mundësia reale që
3. Tentimi i papërshtatshëm Tentimi i papërshtatshëm ekziston kur deri te shfaqja e pasojës nuk ka ardhur për shkak se janë mjetet e papërshtatshme me të cilat është ndërmarr kryerja e veprës, ose është objekti i papërshtatshëm prandaj vepra penale nuk ka mundur fare te kryhet ( neni 21 LP) 3.1 Llojet tentimit të papërshtatshëm Në teorinë juridike dallohet: tentimi absolutisht i papërshtatshëm dhe relativisht i papërshtatshëm Tentimi absolutisht i papërshtatshëm ekziston atëherë kur mjetet me të cilat është tentuar të kryerja e veprës penale janë të tilla që vepra penale nuk ka mundur te realizohet me cilat do kushte ( vrasja e kufomës, ose ndërprerja e shtatzënësisë te gruaja e cila nuk është shtatzëne). 3.2 Natyra juridike e tentimit të papërshtatshëm Në teori shqyrtohet çështja e justifikueshmerisë së kufijve te dënimit për tentim të papërshtatshëm të veprës penale. Gjatë përgjigjes në ketë pyetje dallohen tri kuptime: objektive , subjektive dhe objektive-subjektive. 4. Heqja dore me vullnet Heqja dorë me vullnet te lirë, ekziston atëherë kur kryesi ka tentuar kryerjen e veprës penale por ka hequr dorë vullnetarisht nga kryerja e tij. ( neni 22. LP) te tentimi i papërshtatshëm heqja dorë me vullnet të lirë nuk është e mundur. Qe heqja dorë nga tentativa e veprës penale te jetë juridikisht relevante , janë te nevojshme te plotësohen dy kushte : 1) heqja dorë duhet të jetë e vullnetshme dhe 2) heqja dorë duhet me qenë përfundimtare. 1. Uniteti i veprave penale dhe bashkëveprimi Kur kryesi me një verim shkakton një pasojë dhe realizon një vepër penale atëherë ekziston uniteti i veprës dhe pasojës ose uniteti i veprës penale, por uniteti i veprës penale do të ekzistojë edhe kur kryesi me më shumë veprimtari shkakton një pasojë dhe realizon qenien e një vepre penale pasi të gjitha këto veprimtari hyjnë në përbërje të një veprimi të shikuar në kuptimin penalo-juridik. Në këtë rast ekziston bashkë-ndodhja e veprave në kuptim të natyrshëm, por uniteti i veprave në kuptimin penal. 2. Kuptimi i bashkë-ndodhjes Bashkë-ndodhja e veprave penale ekziston kur një person me një ose më shumë vepra realizon më shumë vepra penale për të cilat nuk i është gjykuar dhe i gjykohet në një proces, bie një aktvendim dhe shqiptohet një dënim kryesor (neni 71 l.p). Nga kjo del se për ekzistimin e bashkëndodhjes është i nevojshëm plotësimi i kushteve si vijon: 1) Dy ose më shumë vepra 3. Llojet e bashkëndodhjes Varësisht nga numri i veprimeve të ndërmarra, dallohen dy lloje të bashkëndodhjes: Bashkëndodhja ideale dhe reale. Bashkë-ndodhja ideale ekziston kur kryesi me një vepër realizon më shumë vepra penale. Bashkë-ndodhja e tillë mund të jetë homogjene dhe heterogjene. Bashkë-ndodhja ideale homogjene ekziston kur kryesi me një vepër realizon më shumë vepra penale të të njëjtit lloj. Bashkë-ndodhja heterogjene ideale ekziston kur me një vepër shkaktohen më shumë vepra penale të llojit të ndryshëm.
5. Vepër e ndërlikuar penale Vepër e ndërlikuar penale përbehet prej dy ose më shumë veprave penale të cilat janë të lidhura detyrimisht,me ligj mes veti, ku është paraparë dënimi më i rëndë për kryesin e tij. Nëse ligjdhënësi nuk e kryen bashkimin e veprave te veçanta penale në një vepër , atëherë nuk ekziston vepër e ndërlikuar penale, por më shumë vepra penale në bashkëndodhje. Vepra e ndërlikuar penale, e përjashton ekzistimin bashkëndodhjes reale pasi ajo përcaktohet me ligj si një vepër penale. Dallohen veprat e ndërlikuara penale te drejta dhe jo te drejta . 7. Vepra kolektive penale Vepra kolektive penale është formë e përcaktuar me ligj e bashkëndodhjes provizore reale e cila ekziston në rast të kryerjes së më shumë veprave të njëjta ose të llojit të njëjtë nga ana e personit të njëjtë, e cila trajtohet në mënyrë juridike si një vepër penale gjatë së cilës të gjitha veprat rezultojnë prej gjendjes së caktuar psikike te kryesit dhe mënyrës së tij të jetës. Vepra kolektive penale e kryer në formë të zanatit Vepra kolektive penale e kryer në formë të zanatit ekziston kur kryesi e kryen një ose më shumë vepra penale të cilat janë te njëjta ose të njëjtit lloj, , gjatë secilës kryesi tregon gatishmërinë që në ketë mënyrë ta realizon burimin e ë ardhurave dmth që të siguron dobi pasurore kundërligjore . Vepra penale kolektive e kryer në formë të profesionit Vepra penale kolektive në formë të profesionit ekziston kur kryesi kryen një ose më shumë vepra ose vepra të llojit të njëjtë, gjatë secilit që nga fillimi tregon gatishmërinë që të vazhdon me kryerjen e tyre, dhe atë në formë të kryerjes së punës, profesionit. Për ekzistimin e kësaj pjesë është esenciale që kryerja e kësaj vepre penale paraqitet si lloj i afarizmit të kryesit pa marr parasysh se a realizon ai dobi materiale apo jo. Vepra kolektive penale nga shprehia Vepra kolektive penale nga shprehia ekziston kur kryesi kryen një ose më shumë vepra penale të njëjta ose të llojit të njëjtë nga shprehia e cila është krijuar te ai me kryerjen e më hershme të atyre veprave penale . Motivi i kryerjes së veprave penale nuk është këtu i rëndësishëm për ekzistimin e veprave veç për ekzistimin e shprehisë, prirjes tendencës e cila i përmbahet mënyrës së sjelljes së kryesit, ( stilin e jetës së tij) në kushte të caktuara. 1. Nocioni i përgjegjësisë penale Kryerja e veprës penale paraqet supozimin për zbatimin e dënimit ose të masave të paralajmërimit sipas kryesit të saj, si reaksion i domosdoshëm i shoqërisë-shtetit për lëndimin e shkaktuar ose rrezikimin e vlerave të mbrojtura me cenimin e normave të rendit juridik. Por, për tu zbatuar dënimi ose sanksioni i paralajmërimit për kryesit, është e domosdoshme që ai të jetë përgjegjës për veprën e kryer,d.m.th të ketë raport të caktuar psikik për veprën e kryer si kryes i saj. Prandaj, për zbatimin e dënimit dhe masave administrative (ose sanksioneve paralajmëruese) është e domosdoshme që përveç ekzistimit të veprës penale të ekziston edhe përgjegjësia penale për kryerësin e veprës. Nga kjo mund të konstatohet që ekzistimi i përgjegjësisë penale është kusht i domosdoshëm për shqiptimin e dënimit ndaj kryesit të veprës penale.
3.1. Nocioni i aftësisë mendore dhe aftësia e zvogëluar mendore Aftësia mendore paraqet grumbull elementesh intelektuale të dëshiruara të cilat e bëjnë njeriun të aftë të mendojë, gjykoj dhe vendos për veprimet e veta dhe që me ato veprime të udhëheq. Aftësia përbehet nga dy grupe të aftësisë: intelektuale dhe të dëshiruar. Aftësia intelektuale paraqet mundësinë e pranimit të përshtypjeve për vetën dhe botën që na rrethon, rregullimit dhe formimit në drejtim të zhvillimit të drejt të procesit të mendimit, d.m.th Raporti në mes të aftësisë mendore dhe fajësisë Aftësia mendore është bazë për fajësinë, sepse fajësia nuk mundë të ekzistoj pa aftësinë mendore. Ky është kuptimi klasik i raportit në mes të aftësisë mendore dhe fajësisë. D.m.th, nëse fajësia kuptohet si veprim psikik i kryesit në raport me veprën e vet, atëherë është e qartë që kryerësi mund të ketë vetëm nëse është i aftë të ketë raport psikik d.m.th nëse është i aftë ta krijoj qëndrimin e tij sipas veprës dhe pasojës si dhe sipas rrethanave të tjera të veprës penale. Sipas mendimeve më të reja, aftësia mendore konsiderohet jo si bazë e fajësisë por si kusht paraprak për ekzistimin e përgjegjësisë penale. Nocioni i paaftësisë mendore Kodi i përkohshëm penal i Kosovës në fakt nuk përcakton nocionin e aftësisë mendore, por nocionin e paaftësisë mendore. Në nenin 12. paragrafi 1. KP paaftësia mendore definohet si pamundësi e kuptimit ose kontrollimit të kryerjes ose moskryerjes se veprimit, si dhe pamundësisë se kuptimit që po kryen vepër penale për shkak të një sëmundje te përkohshme ose te përhershme, çrregullimit mendor apo ngecjes ne zhvillim mendor. 3.2. Metodat e përcaktimit të paaftësisë mendore Në drejtën penale ekziston definicioni i aftësisë mendore. Ai definicion niset nga supozimi se çdo kryes i veprës i cili është në moshë madhore dhe mendërisht normal është dhe i aftë për kryerjen e veprës. Kjo d.m.th që aftësia mendore nuk do te përcaktohet te secili kryesi i veprës, por ajo do te përcaktohet vetëm te kryesit tek të cilët dyshohet në aftësinë mendore, në bazë të sjelljeve të tij. Nga kjo del se në vepër penale nuk përcaktohet aftësia mendore por paaftësia. 3.3. Përcaktimi i paaftësisë mendore sipas Kodit të përkohshëm penal të Kosovës Për përcaktimin e paaftësisë mendore Kodi i përkohshëm penal i Kosovës inkorporon metodën e përzier biologjiko-psikologjike. D.m.th, për tu përcaktuar se a është kryesi i veprës penale i paaftë mendërisht, është e domosdoshme, para së gjithash, të përcaktohet se a ekziston te kryesi ndonjë formë e paaftësisë mendore, dhe atëherë përcaktohet se a ka qenë ai në mundësi 3.4 Çrregullimet shpirtërore Me çrregullimet shpirtërorë nënkuptojmë gjendjen e cila është paraqit si dëmtim i procesit psikik, deri te dëmtimi e zhvillimit normal të procesit psikik te kryesit te veprës penale, kështu që ai për këtë shkak nuk është në mundësi të gjykoj dhe të vendos drejtë. Çrregullimet shpirtërore mund të jenë te trashëguara, te lindura dhe te fituara gjatë kohës.
3.5. Mundësia e gjykimit dhe marrjes se vendimit Kur vërtetohet se një person ka të meta shpirtërorë, nuk do te thotë që ai person në të njëjtën kohë është dhe i paaftë mendërisht. Çrregullimi psikik nuk shpije automatikisht deri te paaftësia psikike. Për të qenë ky individ i paaftë mendërisht, është i domosdoshëm konstatimi që ai për shakë të çrregullimit psikik nuk ka mundur të gjykoj ose te vendos. Sipas kësaj nëse personi është i çrregulluar shpirtërisht (d.m.th person i cili përherë ose përkohësisht është i sëmurë psikik, përkohësisht i çrregulluar psikik ose zhvillim psikik te prapambetur) edhe nëse për shkak të çrregullimit nuk është ne mundësi të gjykoj ose vendos, atëherë ai person është i paaftë mendor. 4. Aftësia e zvogëluar mendore Aftësia e zvogëluar mendore është aftësi e zvogëluar mendore të kryesit i veprës penale për gjykim ose vendosje te veprimeve te veta për shkak të ekzistimit të gjendjes të çrregulluar shpirtërore: çrregullime shëndetësore të përhershme ose të përkohshme, çrregullime shpirtërore ose pengesa në zhvillimin shpirtëror. Shëndeti shpirtëror bazohet ne aftësinë mendore dhe çrregullimit shpirtëror te cilat sjellin deri te paaftësia mendore. Ekzistojnë shumë gjendje kaluese te cilat sjellin deri te gjendja në të cilin kryesi nuk është as i aftë mendërisht as i paaftë.
View more...
Comments