Ndermarresia Libri
March 31, 2017 | Author: Anonymous SBgyhM | Category: N/A
Short Description
Download Ndermarresia Libri...
Description
NDËRMARRËSIA
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
2
Titulli i origjinalit: Poduzetnicka ekonomija Autor: Djuro Horvat Zeljko Tintor Botues: Trgovacka Akademija, Zagren 2005 Recensentë në gjuhën shqipe: Faton Bislimi Abaz Reçica Përktheu në shqip: Milazim Mulolli Dizajni dhe faqosja: Pinguini Studio (pinguinistudio.com) Botues: Kolegji Universitar “VICTORY”
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
Djuro Horvat
Zeljko Tintor
NDËRMARRËSIA
Kolegji Universitar VICTORY & Instituti i Hulumtimeve Shkencore VICTORY Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
4 Prishtinë, 2008
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
5
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
6
Nga recensioni Nuk ekziston një vepër që përfshinë përmbajtje të njëjta ose të ngjashme tematike... Dorëshkrimi i librit Ekonomia në ndërmarrësi është një vepër interesante dhe e dobishme për të gjithë ata që u intereson problematika e nxitjes së iniciativave të ndërmarrësve. Me përmbajtjen e vet përfshin pothuajse të gjitha temat që janë të rëndësishme për njohjen dhe udhëheqjen e aktiviteteve ekonomike dhe në këtë mënyrë jep një pasqyrë të plotë për shumë disiplina shkencore dhe profesionale që do t’i duhej t’i studionte ndërmarrësi në kuadër të përparimit të tij të vazhdueshëm.
prof. dr. sc. Marijan Cingula Dorëshkrimi i librit Ekonomia në ndërmarrësi me qasjen, koncepcionin dhe përfshirjen e vet paraqet një risi në veprimtarinë botuese nga sfera e ndërmarrësisë, që do të jetë me dobi të madhe për të gjithë ata, veprimtaria e të cilëve është e lidhur me forcimin e ndërmarrësisë dhe krijimin e një klime pozitive në ndërmarrësin e vendit, qoftë për ta kuptuar më mirë ose për të vepruar më mirë në praktikë. Dorëshkrimi përfshin pothuajse të gjitha temat që janë me rëndësi për të kuptuar, paramenduar dhe ushtruar veprimtarinë dhe pa dyshim paraqet një qasje unike në një numër të madh të sferave shkencore dhe profesionale që duhet t’i përvetësojë ndërmarrësi për të qenë sa më i suksesshëm.
prof. dr. Marinko Jurçeviq Ndërmarrësia është e vjetër aq sa edhe shoqëria njerëzore, kurse nocionet
ndërmarrës dhe ndërmarrësi sot janë bërë synonim i zhvillimit ekonomik dhe i suksesit të individit, të rajonit ose të shtetit. Krijimi i një klime pozitive të ndërmarrësisë, të mjedisit dhe infrastrukturës, është me rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe çlirimin e frymës ndërmarrëse dhe të ideve në veprimtaritë ekonomike dhe veprimtaritë e tjera të shoqërisë. Janë të mirëseardhura të gjitha iniciativat e veçmas ato që nëpërmjet fjalës së shkruar, njohurive dhe përvojave të individit ose të grupeve, apo madje edhe të shoqërisë, barten nga njëri grup në tjetrin. Ky libër është pjesë e këtij procesi dhe do ta pasurojë dukshëm literaturën ekzistuese nga kjo sferë dhe do të kontribuojë në nxitjen dhe njohjen më të mirë të ndërmarrësisë..... E veçanta e këtij libri është mënyra profesionale, por njëkohësisht edhe bashkëkohore e shtjellimit, që është karakteristike për vendet me ekonomi të zhvilluar të tregut, dhe se kuptohet lehtë nga të gjithë lexuesit. Së këndejmi, mund t’ua rekomandojë si një literaturë të dëshirueshme për botim dhe shfrytëzim si studentëve në procesin e arsimimit të tyre, ashtu edhe ndërmarrësve dhe menaxherëve në procesin e edukimit dhe të vendimmarrjes në kuadër të veprimtarisë së tyre afariste.
dr. sc. Jadran Antolloviç Me përmbajtjen e librit, autorët kanë respektuar në mënyrën më të mirë specifikën se në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ndërmarrësit zakonisht e ushtrojnë njëkohësisht edhe funksionin e menaxherit, ngase tekstet përfshinë Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
7 temat më të rëndësishme që duhet t’i njohin ndërmarrësit dhe menaxherët në ushtrimin e veprimtarisë afariste dhe gjatë perfeksionimit vetjak. Prandaj, vlerësojmë se ky libër do ta pasurojë dukshëm literaturën ekzistuese nga kjo sferë e cila, për dallim nga vendet e zhvilluara, nuk është në dispozicion të shfrytëzuesve të mundshëm ..... Ndërmarrësve, menaxherëve, ekspertëve, pjesëmarrësve në procesin arsimor dhe në procesin e punës praktike (education and training process) dëshiroj t’ua bëj me dije se tani është koha e duhur për fitimin e njohurive të reja në ekonomi të bazuara në dije (knowledgebased ekonomi) dhe në vend të disa porosive të veçanta në formë të rekomandimeve shtesë për këtë libër duhet përkujtuar një thënie të vjetër: Suksesin çdo kush ia atribuon vetes, ndërkaq nëse puna nuk shkon mirë, fajësohen të tjerët (Tacit).
dr. sc. Tihomir Domazet
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
8
PARADHËNIE Ndërmarrësia është e vjetër aq sa edhe shoqëria njerëzore, kurse nocionet
ndërmarrës dhe ndërmarrësi sot i shfrytëzojmë për çdo ditë në teori dhe praktikë si sinonime të zhvillimit të gjithmbarshëm, e posaçërisht të zhvillimit ekonomik. Ndërmarrësia është proces krijues i ndryshimeve të pandërprera, i përpjekjeve që çdo gjë të bëhet në mënyrë tjetër, më të mirë dhe më të efektshme, kurse ndërmarrësit janë individë të gatshëm që me rrezikun e vet, të motivuar nga dëshira për fitim, me aplikimin e ideve të reja të ndërmarrin dhe realizojnë projekte ekonomike fitimprurëse. Ekziston një traditë njëqindvjeçare e studimit të ndërmarrësisë si disiplinë shkencore dhe praktike në universitetet e ndryshme të vendeve me ekonomi të zhvilluar të tregut. Për zhvillimin e vet ato i janë pjesërisht mirënjohëse pikërisht këtij fakti. Ndërmarrësia teorike dhe praktike studiohet me qëllim të krijimit të një mjedisi dhe klime pozitive të ndërmarrësisë në këto shoqëri, dhe që individët me zotësi afariste të motivohen që të merren me krijimtari dhe që t’i përvetësojnë njohuritë dhe shkathtësitë afariste. Kësisoj, në dekadën e fundit edhe te ne po u kushtohet një kujdes dhe rëndësi gjithnjë e më e madhe ndërmarrësve dhe ndërmarrësisë. Në të gjitha shkollat e mesme, të larta dhe superiore me orientim ekonomik ndërmarrësia mësohet si lëndë e veçantë mësimore dhe këtë, në rend të parë, si ndërmarrësi e aplikuar. Për këtë qëllim janë organizuar shumë seminare, këshillime dhe forma të tjera të arsimimit dhe perfeksionimit të ndërmarrësve. Po krijohet një klimë pozitive e ndërmarrësisë dhe po perfeksionohen ndërmarrësit. Është me rëndësi të theksohet gatishmëria e plotë e shoqërisë që ndërmarrësit të mbështeten edhe financiarisht, kurse po krijohet edhe rrjeti i institucioneve dhe i qendrave këshilluese që kanë për qëllim nxitjen e gjithanshme të ndërmarrësisë duke e ndihmuar zhvillimin e saj. Ky libër është pjesë e këtij procesi dhe lindi si rezultat i vullnetit të autorëve të tij që t’i kontribuojnë pasurimit të formave të nxitjes dhe të të kuptuarit sa më të mirë të ndërmarrësisë. Autorët e librit janë ekspertë me përvojë të gjatë në ekonomi, që kanë ushtruar ose edhe më tutje ushtrojnë detyra të shumta profesionale dhe udhëheqëse në firma, institucione ose organe shtetërore, por që njëkohësisht janë mjaft të pranishëm edhe në skenën arsimore si profesorë ose asistentë në shkolla të larta ose në fakultete, si dhe drejtues ose ligjërues në seminaret dhe këshillimet profesionale për ndërmarrës dhe menaxherë, apo si udhëheqës, këshilltarë afaristë dhe konsulentë në projekte të ndryshme tejet të rëndësishme. Ata dëshirojnë që përvojat e tyre t’ua transmetojnë nëpërmjet këtij libri të gjithë atyre që merren me studimin e ndërmarrësisë ose që i rreken një sfere tepër të vështirë siç është ndërmarrësia, si dhe atyre faktorëve që janë të interesuar për ndërmarrësinë. Në aspektin përmbajtësor libri është i ndarë në 12 tërësi tematike të rrumbullakuara në të cilat janë analizuar këto tema: ndërmarrësi, ndërmarrësia, e Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
9 drejta tregtare, infrastruktura e ndërmarrësit, kontabiliteti dhe kontrollingu në ndërmarrësi, qarkullimi i pagesave, tatimet dhe dhëniet e tjera të ndërmarrësit, shpenzimet e menaxhimi i shpenzimeve dhe projeksioni i ndërmarrësit. Në fund të librit janë dhënë nocionet. Me këtë përmbajtje libri vë në pah nevojën për njohjen dhe përvetësimin e njohurive dhe të shkathtësive më të rëndësishme të ndërmarrësve dhe menaxherëve. Libri u është destinuar, pra së gjithash, vijuesve dhe studentëve të shkollave të larta dhe fakulteteve nga sfera e afarizmit, ndërmarrësve, menaxherëve dhe të gjithë atyre që mendojnë të merren me këtë veprimtari, ndërkaq si materie u rekomandohet edhe profesorëve të grupit të lëndëve të ekonomisë në shkollat e mesme. Duke pasur parasysh faktin se në ekonominë e vogël ndërmarrësit te ne janë njëkohësisht edhe menaxherë, libri veçanërisht u destinohet të gjithë atyre ndërmarrësve dhe zejtarëve që e ushtrojnë në mënyrë të pavarur veprimtarinë e vet, pra atyre ndërmarrësve që i kryejnë edhe punët menaxheriale në kuadër të biznesit të vet, e sidomos ndërmarrësve të vegjël dhe ndërmarrësve fillestarë, të cilët patjetër duhet t’i përvetësojnë së paku njohuritë dhe shkathtësitë për sferën e ndërmarrësisë. Në fund po theksojmë se autorët e librit në praktikën e vet të deritashme dhe në ligjëratat para studentëve ose vijuesve të seminareve ose këshillimeve tashmë i kanë paraqitur këto tema në mënyrën më të përshtatshme që janë mirëpritur dhe për të cilat është shfaqur një interesim jashtëzakonshëm për t’i njohur sa më mirë temat e shtjelluara. Pikërisht për këtë edhe është përgatitur ky libër si formë e kushtëzuar e kësaj përmbajtjeje tematike. Sugjerimet dhe propozimet e lexuesve do jenë të mirëpritura, në mënyrë që me rastin e botimit të ardhshëm ky libër të zgjerohet dhe begatohet me tema të tjera interesante.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
10
Përmbajtja
1 NDËRMARRËSI .................................................................................................. 18 1. PËRKUFIZIMI KUPTIMOR I NDËRMARRËSIT ............................................. 20 2. VEÇORITË E NDËRMARRËSIT ....................................................................... 21 3. IDEJA E NDËRMARRËSIT ............................................................................... 22 4. PROCESI I NDËRMARRËSISË ......................................................................... 24 2 NDËRMARRËSIA ............................................................................................... 26 1. KUPTIMI DHE RËNDËSIA E NDËRMARRËSISË ........................................... 28 2. KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË NDËRMARRËSISË NË BOTË DHE NË RK.................................................................................................................... 29 3. PIKËNISJET THEMELORE TË NDËRMARRËSISË......................................... 32 4. NDËRMARRËSIA DHE MENAXHMENTI ...................................................... 33 5. FORMAT E NDËRMARRËSISË ....................................................................... 33 6. PRAKTIKA E NDËRMARRËSISË .................................................................... 34 7. SPECIFIKAT E NDËRMARRJEVE TË VOGLA ................................................. 36 PËRPARËSITË DHE TË METAT E NDËRMARRJEVE TË VOGLA ........................................... 37 3 E DREJTA TREGTARE ....................................................................................... 41 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
11 1. E DREJTA TREGTARE ..................................................................................... 43 2. E DREJTA TREGTARE STATUSORE .............................................................. 45
2.1. Format e organizimit të ndërmarrësisë ................................................... 45 2.2 Shoqëria tregtare........................................................................................ 45 2.3. Zejtaria ...................................................................................................... 51 2.4. Ortakëria ................................................................................................... 54 2.5. Format e tjera të organizimit të ndërmarrësisë ....................................... 55 2.6. Zgjedhja e formave të organizimit të ndërmarrësisë .............................. 58 3. E DREJTA TREGTARE KONTRAKTORE........................................................ 60
3.1. Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtës së detyrimeve................................ 60 3.2. Presupozimet për lidhjen e kontratës ..................................................... 61 3.3. Sigurimi i marrëdhënies kontraktore ...................................................... 62 3.4. Ndryshimi i subjekteve të marrëdhënies kontraktore ............................ 63 3.5. Shuarja e marrëdhënies kontraktore ....................................................... 64 3.6. Llojet e kontratave .................................................................................... 65 4 INFRASTRUKTURA .......................................................................................... 69 1. MJEDISI AFARIST ........................................................................................... 71
1.1. Karakteristikat hyrëse .............................................................................. 71 MJEDISI EKONOMIK ................................................................................................. 73 2. INFRASTRUKTURA....................................................................................... 75
2.1. Kuptimi i infrastrukturës së ndërmarrësisë ............................................ 75 2.2. Llojet e infrastrukturës ............................................................................. 76 5 MENAXHMENTI ................................................................................................. 89 1. MENAXHMENTI PËRKATËS ......................................................................... 91 2. NOVATORIZMI DHE TREGU ......................................................................... 91 3. EKONOMIA E DIJES DHE NDËRMARRËSIA ................................................. 93 4. FUNKSIONET E MENAXHMENTIT ............................................................... 94 5. PLANIFIKIMI ................................................................................................... 94 6. ORGANIZIMI ................................................................................................... 97 7. TË MËSUARIT DHE NDRYSHIMET ............................................................. 100 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
12 8. DIZAJNIMI I ORGANIZIMIT ......................................................................... 101 10. INTERNACIONALIZIMI, QËLLIMET DHE MUNDËSITË E LIDHSHMËRISË STRATEGJIKE .................................................................................................... 105 11. MENAXHIMI I POTENCIALEVE NJERËZORE ........................................... 106
11.1. Planifikimi i potencialeve njerëzore ................................................... 107 11.2. Burimet dhe metodat e pranimit të punëtorëve ................................. 108 12. MOTIVIMI DHE UDHËHEQJA ...................................................................... 111
12.1. Motivimi ............................................................................................... 111 12.2. Udhëheqja (lidershipi) ......................................................................... 112 12.3. Menaxhimi i dijes ................................................................................. 113 13. KONTROLLI DHE VLERËSIMI.................................................................... 114
13.1. Kontrolli ................................................................................................ 114 13.2. Kuptimet themelore të kontrollit menaxherial................................... 115 13.3. Faktorët që ndikojnë në efektivitetin e kontrollit............................... 116 13.4. Menaxhimi i cilësisë totale .................................................................. 117 13.5. Trendet në kontrollin financiar ........................................................... 119 14. ZGJEDHJA E LOKACIONIT TË NDËRMARRËSIT ..................................... 119 15. RREZIKU DHE SIGURIMI NË NDËRMARRËSI .......................................... 120
15.1. Format e rrezikut .................................................................................. 120 15.2. Sigurimi dhe llojet e rrezikut............................................................... 121 15.3. Zgjedhja e shoqërisë së sigurimeve ..................................................... 121 6 MARKETINGU NË NDËRMARRËSI ................................................................. 124 1. MARKETINGU SI KONCEPT I ORIENTIMIT AFARIST .............................. 126 2. TREGU DHE KARAKTERISTIKAT E TIJ ......................................................... 128 3. FUNKSIONET THEMELORE TË MARKETINGUT ...................................... 129 4. PROCESI I MARKETINGUT .......................................................................... 134 5. MARKETINGU NË MJEDISIN E CAKTUAR ................................................. 137 6. INFORMATAT E MARKETINGUT ............................................................... 139 7. SEGMENTIMI I TREGUT ............................................................................... 141 8. STRATEGJIA E MARKETINGUT .................................................................. 144 9. PLANIFIKIMI I MARKETINGUT .................................................................. 146 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
13 7 FINANCIMI I EKONOMISË SË VOGËL .......................................................... 149 1. SHËNIME HYRËSE ........................................................................................ 151 2. FINANCIMI .................................................................................................... 152
2.1. Problemet kryesore të financimit .......................................................... 152 2.2. Kuptimi i financimit .............................................................................. 153 2.3. Format e financimit ................................................................................ 155 3. STRUKTURA FINANCIARE ......................................................................... 155 3.1. STRUKTURA FINANCIARE VERTIKALE.............................................................. 156
3.2. Struktura financiare horizontale ........................................................... 157 4. PROBLEMI I STRUKTURËS OPTIMALE FINANCIARE ............................. 159
4.1. Optimalizimet e investimeve në mjetet themelore .............................. 160 4.2. Përcaktimi i mjeteve të nevojshme të xhiros ........................................ 161 4.3. Optimalizimi i burimeve të mjeteve ..................................................... 162 5. BURIMET E FINANCIMIT ............................................................................. 162
5.1. Burimet sipas mënyrës së formimit ...................................................... 163 5.2. Llojet e financimit .................................................................................. 164 5.3. Financimi nga burimet vetjake .............................................................. 165 5.4. Financimi nga burimet e huaja .............................................................. 166 8 KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE KONTROLLINGU ...................... 177 1. SHËNIMET HYRËSE...................................................................................... 179 2. LLOJET E KONTABILITETIT ........................................................................ 180 3. SISTEMI I KONTABILITETIT TË NDËRMARRËSIT ................................... 181
3.1. Korniza institucionale............................................................................ 181 3.2. Parimet e kontabilitetit .......................................................................... 182 3.3. Parimet e përgjithshme të vlerësimit .................................................... 182 3.4. Standardet e kontabilitetit ..................................................................... 183 3.5. Politikat e kontabilitetit ........................................................................... 184 3.6. Ndarja e kontabilitetit .............................................................................. 184 3.7. Raportet financiare të ndërmarrësit ...................................................... 185 4. KONTABILITETI I ZEJTARIT ....................................................................... 191 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
14
4.1. Karakteristikat themelore të kontabilitetit të zejtarit ........................... 192 4.2. Librat afariste .......................................................................................... 192 4.3. Libri i të hyrave dhe i të dalave ............................................................. 193 4.4. Libri i qarkullimit ................................................................................... 195 4.5. Regjistrimi i pasurisë afatgjate ............................................................... 197 4.6. Evidenca e kërkesave dhe e detyrimeve ............................................... 197 4.7. Raportet financiare të zejtarit ................................................................ 197 5. ORGANIZIMI I KONTABILITETIT TË NDËRMARRËSIT ........................... 200 6. KONTABILITETI DHE KONTROLLINGU .................................................... 201
6.1. Përcaktimi i kuptimit të kontrollingut .................................................. 201 6.2. Raporti ndërmjet kontrollingut dhe kontabilitetit ............................... 202 6.3. Planifikimi dhe kontrolli i aktiviteteve afariste ................................... 203 6.4. Kontrollingu dhe vlerësimi i efektivitetit menaxheria ........................ 204 9 QARKULLIMI I PAGESAVE ............................................................................. 207 1. HYRJE NË QARKULLIMIN E PAGESAVE .................................................... 209
1.1. Përcaktimi i kuptimit të qarkullimit të pagesave ................................. 209 1.2. Llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave .............................. 211 1.3. Pagesat në sistemin e qarkullimit të pagesave në vend ....................... 216 2. PAGESAT KOMPENSUESE .......................................................................... 218 3. INSTRUMENTET PËR SIGURIMIN E PAGESËS .......................................... 222 4. QARKULLIMI NDËRKOMBËTAR I PAGESAVE ......................................... 227 10 TATIMI DHE DHËNIET E TJERA TË NDËRMARRËSIT ............................... 233 1. VËREJTJET HYRËSE ...................................................................................... 235 2. LIGJI I PËRGJITHSHËM MBI TATIMIN ........................................................ 235
2.1. Kuptimet themelore ............................................................................... 236 2.2. Marrëdhënia tatimore – debitore ........................................................... 238 2.3. Këshilltari tatimor .................................................................................. 239 3. LLOJET E TATIMIT........................................................................................ 240
3.1. Tatimet shtetërore .................................................................................. 245 3.2. Tatimet e zhupanive ............................................................................... 252 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
15
3.3. Tatimet urbane ose komunale ............................................................... 253 3.4. Tatimet e përbashkëta ............................................................................ 253 3.5. Shpërblimet për organizimin e lojërave të fatit .................................... 260 4. DOGANA ........................................................................................................ 261 5. KOTRIBUTET................................................................................................. 261
5.1. Kontributi për sigurim pensional .......................................................... 261 5.2. Kontributi për sigurimin shëndetësor................................................... 262 5.3. Kontributi për punësim ......................................................................... 264 6. TAKSAT ......................................................................................................... 264 7. POLICIA FINANCIARE ................................................................................. 264 11 SHPENZIMET DHE MENAXHIMI I SHPENZIMEVE .................................... 267 1. KUPTIMI I SHPENZIMEVE ........................................................................... 269 2. LLOJET E SHPENZIMEVE ............................................................................. 270 3. RAPORTI NDËRMJET SHPENZIMEVE DHE EFEKTEVE ............................ 278
3.1. Harmonizimi i shpenzimeve dhe i efekteve ......................................... 279 3.2. Pika e mbulimit........................................................................................ 280 4. MENAXHIMI I SHPENZIMEVE .................................................................... 282 12 PROJEKTIMI I NDËRMARRËSISË .................................................................. 289 1. HYRJE ............................................................................................................. 291 2. PËRMBAJTJA E PLANIT TË BIZNESIT ........................................................ 292 3. ANALIZA E TREGUT SI PIKËNISJE PËR HARTIMIN E PLANIT TË BIZNESIT ........................................................................................................... 294
3.1. Tregu i shitjes ......................................................................................... 295 3.2. Tregu i furnizimit ................................................................................... 296 3.3. Plani i shitjes dhe vlerësimi i të hyrave totale ..................................... 296 4. ANALIZA E KUSHTEVE TEKNIKE – TEKNOLOGJIKE DHE ORGANIZATIVE ............................................................................................................................ 297
4.1. Elementet teknike të investimeve ......................................................... 297 4.2. Normativat e aplikuar ............................................................................ 297 4.3. Struktura teknike e investimeve............................................................ 298 4.4. Menaxhmenti .......................................................................................... 298 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
16
4.5. Lokacioni dhe mbrojtja e mjedisit ......................................................... 298 5. ANALIZA EKONOMIKE - FINANCIARE ..................................................... 299
5.1. Krijimi i të hyrave totale ........................................................................ 299 5.2. Investimet në mjetet e xhiros................................................................. 300 5.3. Burimet e financimit dhe detyrimet kundrejt tyre ............................... 302 5.4. Bilanci i shpenzimeve të biznesit.......................................................... 303 5.5. Bilanci i fitimit dhe i humbjeve .......................................................... 304 6. VLERËSIMI I EFEKTIVITETIT .................................................................... 304
6.1. Treguesit statistikorë ............................................................................ 305 6.2. Treguesit dinamikë ............................................................................... 305 7. SHEMBULLI I PLANIT TË BIZNESIT TË NJË FURRE TË VOGËL .......... 306
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
17
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
18
NDËRMARRËSIA
1 NDËRMARRËSI
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: PËRKUFIZIMI KUPTIMOR I NDËRMARRËSIT VEÇORITË E NDËRMARRËSIT IDEJA E NDËRMARRËSIT PROCESI I NDËRMARRËSISË
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
20
NDËRMARRËSIA
1. PËRKUFIZIMI KUPTIMOR I NDËRMARRËSIT Mund të themi se ndërmarrësi është personi i cili është i gatshëm që me rrezik të vetin, duke aplikuar ide të reja (prodhuese, tregtare, menaxhuese), të ndërmerr dhe realizojë projekte të reja ekonomike me orientim fitimprurës1. Ndërmarrësi përgatit, zbaton dhe kontrollon projektin e vet dhe vendimet zakonisht i merr vetë. Ndërmarrësi, për dallim nga pronari, është novator. Ai kërkon mënyra për zhvillimin dhe rritjen e veprimtarisë së vet dhe vazhdimisht aplikon risi. Nga ana tjetër, pronari që nuk ka afinitet dhe zotësi për ndërmarrësi, përpiqet që afarizmin e vet ta mbajë në nivelin aktual. Po ashtu, vlen të theksohet se
ndërmarrësit mund të jenë të punësuar në një kompani të madhe dhe të mos jenë pjesëmarrës në pronësi. Fjala është për menaxherët ndërmarrës që si punëdhënës, me ndihmën e novacioneve, përkatësisht të produkteve të reja, orientohen në zgjerimin e prodhimit.2 Sipas D.K. Traverso, dallimi ndërmjet ndërmarrësit dhe njerëzve të tjerë qëndron në sa vijon: ndërmarrësit vazhdimisht fillojnë projekte të reja, kurse njerëzit e “zakonshëm” ndërmjet projekteve pushojnë. Që të ndihen të suksesshëm ndërmarrësit duhet të fitojnë shumë, shumë para; njerëzit e tjerë thjesht kënaqen me vetë fitimin, dhe mu kjo bënë që të ndihen të suksesshëm. Ndërmarrësit i shfrytëzojnë njerëzit për të fituar atë që e dëshirojnë, kurse të tjerët i shohin njerëzit si miq dhe të njohur me të cilët kanë dëshirë të shoqërohen... Ndërmarrësit (më së shpeshti) janë vetmitarë dhe kanë dëshirë që kohën ta kalojnë duke menduar. Për ta njerëzit e tjerë janë “tepër të ngadalshëm” dhe “nuk i kuptojnë”. Janë tepër të shkathët dhe rregullisht e realizojnë atë që e synojnë, madje edhe besimin e të tjerëve.3 Ndërmarrësi para së gjithash është i orientuar në realizimin e fitimit, ngase mungesa e fitimit e bënë atë të pasuksesshëm. Mirëpo, përkundër kësaj, rolet e ndërmarrësit janë të shumta: ai duhet të jetë planer, udhëheqës, novator, organizator dhe kontrollor i mirë. Nëse nuk mund t’i kryejë vetë të gjitha këto role, ndërmarrësi i arsyeshëm do t’ia besojë disa prej tyre menaxherit. Për dallim nga ndërmarrësi, menaxheri është ekspert i shkolluar i cili merr përsipër detyrën dhe funksionet e qeverisjes në ndonjërin nga nivelet e kompanisë lidhur me llojin e caktuar të aktivitetit afarist. Këta ekspertë specializohen për funksionin e menaxherit (planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe kontrolli) ose për njërën prej sferave të veprimtarisë afariste (financat, marketingu, shitja etj.) dhe, për dallim nga ndërmarrësit, punojnë sipas urdhrit të
1 Vajiq, I., grupi i autorëve, Menagement i poduzetništvo, Centar za poduzetništvo, Mladost, 1994, faqe 80. 2 Horvat, Đ., Kovačić, M., Menadžment u malom preduzetništvu,Cera – Prom, Zagreb, 2004., faqe 20. 3 Traverso, D.K., Poduzetničke tehnike, M.E.P., Zagreb, 2003, faqe 38-39.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
I. Nndërmarrësia
21
pronarit me pagë të caktuar, për çka do të bëhet fjalë më hollësisht në kapitullin mbi menaxhmentin.
2. VEÇORITË E NDËRMARRËSIT Çdo ndërmarrës, që të jetë i suksesshëm, duhet të posedojë veçori të caktuara. Ato janë të shumta dhe asnjëra prej tyre veç e veç nuk ka domethënie të madhe dhe nuk mund të ketë ndikim vendimtar në arritjen e suksesit. Mirëpo, kombinimi i këtyre veçorive do të ndikojë qenësisht në realizimin ose dështimin e projektit. Pothuajse, sa herë që bëhet fjalë për veçoritë e ndërmarrësit, theksohen fjalët e Peter Druckerit i cili për ndërmarrësit thotë: disa janë ekscentrikë, të tjerët
konformistë shembullorë; disa janë të trashë, të tjerët të dobët; disa të brengosur, të tjerët të relaksuar; disa janë pijanecë, të tjerët esëll; disa njerëz janë plotë sharmë dhe ngrohtësi të tjerët nuk kanë personalitet më shumë se sa skumbri i ngrirë.4 Megjithatë, marrë në tërësi, ndërmarrësi i suksesshëm, pa marrë parasysh sharmin dhe stilin e tij jetësor, duhet të jetë novator, i gatshëm të merr përsipër rrezikun, të ketë vetëbesim, të jetë këmbëngulës dhe përgjegjës për realizimin e projektit të vet. Veçoritë e ndërmarrësit
Përshkrimi
Novatorizmi
është veçoria kryesore e ndërmarrësit të suksesshëm. Ai është plot ide, i gatshëm t’i qaset projektit të panjohur dhe vazhdimisht të zbulojë produkte, shërbime dhe mënyra të reja të punës që i ofron në treg me qëllim të realizimit të satisfaksionit të caktuar që nuk nënkupton vetëm fitimin. Ndërmarrësi
vazhdimisht angazhohet për ndryshime, reagon ndaj tyre dhe i shfrytëzon ato si raste të volitshme në aktivitetin e tij afarist.5
Gatishmëria për të marrë përsipër rrezikun afarist
edhe kjo është një veçori thelbësore e ndërmarrësit. Ai e merr përsipër rrezikun afarist me qëllim të realizimit të fitimit.
Vetëbesimi
ndërmarrësit i mundëson që të jetë i qëndrueshëm në përpjekjet për zbatimin e këtij projekti. Ndërmarrësit janë të gatshëm t’i
4 5
veprimet e ndërmarrësit më së shpeshti kanë epilog të paqartë. Ndërmarrësin nuk e interesojnë punët e sigurta dhe të dëshmuara, por vetëm ato të reja. Kjo nuk do të thotë se u qaset projekteve pa menduar mirë paraprakisht. Përkundrazi – ndërmarrësi para se të zotohet për një projekt të caktuar analizon idenë sipërmarrëse, si edhe ambientin në të cilin vepron, dhe në bazë të kësaj e definon arsyeshmërinë e hyrjes në ndonjë projekt.
Drucker, Inovacija i poduzetništvo, Globus, 1992, Zagreb, faqe 22. Škrtić, M., Osnove poduzetništva, Mikrorad, Zagreb, 2002, faqe 17 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
22
NDËRMARRËSIA zbatojnë idetë e veta pa marrë parasysh mendimin e rrethit dhe të analistëve të ndryshëm. Ata janë të sigurt se mund të realizojnë atë që e kanë paramenduar dhe nuk heqin dorë lehtë nga projektet e veta. Pikërisht kjo cilësi shpeshherë është vendimtare për realizimin e një ideje. Ndërmarrësit janë të gatshëm që, pa marrë parasysh rrethanat, pengesat t’i kuptojnë si sfidë, e jo si problem.
Këmbëngulësia
është e domosdoshme për realizimin e idesë së ndërmarrësit. Pa këmbëngulësinë, shumë ndërmarrës do të hiqnin dorë shpejtë nga idetë e veta. Me rastin e fillimit të punës ata hasin në probleme dhe pengesa të shumta. Janë të bindur në arsyeshmërinë e ndërmarrjes së vet dhe janë këmbëngulës në zgjidhjen e këtyre problemeve. Po këtë këmbëngulësi e shfaqin edhe pasi të fillojë puna për plasmanin e prodhimeve ose të shërbimeve në treg.
Përshtatshmëria
përkatësisht parashtrimi i qëllimeve është një proces i përhershëm i ndërmarrësit. Ndërmarrësit e kanë të qartë se çka dëshirojnë të arrijnë dhe si do ta bëjnë këtë. Ata në rrugën e vet nuk kanë dyshime dhe saktësisht e kanë të qartë se në ç’drejtim shkojnë. Qëllimet saktësisht të caktuara dhe të definuara me kujdes janë synim i ndërmarrësit, që paraqet një motiv shtesë për veprim dhe afarizëm.
Përgjegjësia e ndërmarrësit
nënkupton gatishmërinë që në çdo çast të merren meritat për suksesin e ndërmarrjes, por njëkohësisht edhe faji nëse ndërmarrja dështon.
Disa ndërmarrës e konsiderojnë vetën si“vizionar”, ngase mund të krijojnë plane të mëdha dhe invencione të guximshme. Ata i paramendojnë kompanitë e veta, duke u distancuar nga konkurrenca, duke definuar kategori të reja të produkteve.6
3. IDEJA E NDËRMARRËSIT Se nuk është e lehtë të jesh ndërmarrës cilësor dhe i suksesshëm dëshmon edhe fakti se shumë ide të ndërmarrësve cilësorë dështojnë. Për fat të keq, suksesin nuk e garanton vetëm ideja e mirë ose fati i ndërmarrësit, por është e nevojshme edhe dija interdisiplinare e menaxhimit me qëllim të hartimit të një strategjie sa më të mirë të afarizmit e cila çon drejt qëllimit të caktuar. 7 Për këtë arsye është e nevojshme që të përpunohen më hollësisht kuptimet e idesë së ndërmarrësit dhe të rastit të volitshëm, burimet e idesë dhe realizimi i saj.
Kuptimi i idesë së ndërmarrësit
6 7
Abrans, R., Six-Week Start/up, The Planing, Palo Allto, 2004., faqe 5. Škrtić, M., Osnove poduzetništva, Mikrorad, Zagreb, 2002, faqe 19. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
I. Nndërmarrësia
23
Është vështirë që ideja e ndërmarrësit të përshkruhet dhe definohet në mënyrë njëkuptimore. Shumë prej nesh idenë për një punë të caktuar e mbajmë në vete por ajo, për shkak të mungesës së veçorive të përmendura më sipër që janë të nevojshme për çdo ndërmarrës, asnjëherë nuk realizohet. Nganjëherë ideja për një ndërmarrje të caktuar lind ngadalë dhe i duhet një kohë e gjatë për të marrë formën e plotë. Mirëpo, nganjëherë, kjo ide shfaqet përnjëherë dhe papritur. Asnjëherë nuk do të mund ta dimë se sa do të jetë e gjatë rruga nga paraqitja e idesë e deri te realizimi i saj. Ndërmarrësi shpeshherë “dashurohet” në idenë e caktuar duke anashkaluar potencialin dhe mundësitë e realizimit. Kjo përbën dallimin ndërmjet idesë dhe rastit të volitshëm. Për të vlerësuar se a është ideja jonë njëkohësisht edhe rast i volitshëm afarist duhet t’i shtrojmë këto pyetje: A e do tregu atë që ne e ofrojmë? A është i gatshëm tregu për ofertën tonë? A do të na e mundësojë ideja jonë kthimin e investimit brenda afatit të kënaqshëm? A është ideja e jonë novacion? Cilat elemente përbëjnë dallimin ndërmjet ofertës sonë dhe ofertës së konkurrencës sonë në treg? Nëse arrijmë të japim përgjigje adekuate në këto pyetje, do të kuptojmë se a është ideja jonë njëkohësisht edhe rast i mirë. Çdo aspekt i ndonjë rasti të volitshëm afarist duhet të vlerësohet hollësisht, ngase tregu mund të pësojë ndryshime atëherë kur njeriu më së paku e pret. Kohë pas kohe këto raste mund të kërkojnë edhe revidime dhe ndryshime.8 Është me rëndësi që vazhdimisht të kihen parasysh këto dy aspekte – ideja dhe mundësia e realizimit të saj – në përpjekjet për t’i realizuar ambiciet tona.
Burimet e ideve ndërmarrëse Burimet e ideve ndërmarrëse janë të shumta, kurse vijnë nga ndryshme – nga preferencat dhe përvojat personale, informatat nga jashtme dhe nga rrethanat makroekonomike e sociale në sferën ose caktuar. Sipas Susan Ward 9 idetë dhe rastet e volitshme shfaqen mënyrë:
sfera të tregjet e tregun e në këtë
Analizojini shkathtësitë tuaja lidhur me idetë afariste, Mbajeni hapin me ngjarjet e përditshme dhe jini i gatshëm ta shfrytëzoni përparësinë e rastit të volitshëm, Shpikeni një prodhim ose shërbim të ri, Shtojani vlerën prodhimit ekzistues, Hulumtoni tregjet e tjera, Pasurojeni prodhimin ose shërbimin ekzistues, Bashkëngjitjuni palës ngadhënjimtare. 8
Vajić, I., Grupi i autorëve, Menagement i poduzetništvo, Centar za poduzetništvo, Mladost, 2002, faqe 19. 9 Ward, S., Soures Business ideas http: // sbinfocanada.about.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
24
NDËRMARRËSIA
Puna më e mirë është ajo që kënaq nevojat e tregut... Punët më të mira e gjejnë nevojën dhe zbrazëtinë në treg dhe e plotësojnë atë.10
Analiza dhe realizimi i aksionit Me rastin e analizës së idesë dhe gjatë të menduarit për realizimin e saj është e nevojshme të përfshihen më shumë sfera të afarizmit. Kësisoj i krijojmë parakushtet për realizimin me sukses të ambicieve tona. Sferat që duhet të shqyrtohen dhe definohen janë: Presupozimet e përgjithshme
forma juridike e ndërmarrjes, emri i firmës, logotipi, hapat e nevojshëm për zbatimin e idesë, etj.
Prodhimi dhe/ose shërbimi
madhësia e tregut total, cikli jetësor i prodhimit, vlera e shtuar etj.
Menaxhimi
organizimi i punës dhe skema përgjegjësive dhe e autorizimeve
Të punësuarit
nevojat për punonjës janë harmonizuar me përgatitjen profesionale të kërkuar, me përvojën e shkathtësitë e nevojshme për kryerjen e punës dhe kompensimet
Tregu
definimi i qëllimeve të tregut, numri i blerësve të ardhshëm dhe shitja e mundshme, motivet për blerje, trendët në tregje, analiza e konkurrencës (e tanishme dhe e ardhshme), analiza e pozitës në raport me konkurrencën
Strategjia e marketingut
pozita e synuar në treg, pozicionimi në lidhje me çmimet, strategjia e distribuimit, plani i aktiviteteve normative dhe shpenzimet e promovimit
Zinxhiri i furnizimit
lëndët e para të nevojshme dhe furnitorët, kërkesat teknike për kryerjen e punëve, procesi i prodhimit, shpenzimet e prodhimit, lokacioni dhe teknologjia
Analiza financiare
burimet e financimit, mjetet e nevojshme të përhershme dhe të shiros, projektimi i të hyrave dhe të dalave, projektimi i raporteve financiare dhe vlerësimi i efektivitetit të projektit
organizative,
ndarja
e
Zbatimi dhe realizimi i idesë së ndërmarrësit fillon pasi të definohen sferat që përndryshe janë bazë e planit afarist.
4. PROCESI I NDËRMARRËSISË Që të mund të realizohet një ide është e nevojshme, para së gjithash, të definohen qëllimet që dëshirojmë t’i arrijmë. Pastaj, është e nevojshme të definohet strategjia, përkatësisht mënyra sipas së cilës do t’i realizojmë qëllimet e përcaktuara dhe vetëm pas kësaj do t’i qasemi zbatimit të kësaj strategjie. Njëherazi kjo është përmbajtja e procesit të ndërmarrësisë
10
Strauss, S.D., The smal business bible, John Wiley&Sons Incc., New Jersey, 2005, faqe 19. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
I. Nndërmarrësia
25
Definimi i qëllimeve Definimi i qëllimeve nënkupton caktimin e gjendjes së ardhshme të subjektit ekonomik. Kjo është pika e fundit drejt të së cilës janë orientuar aktivitetet, e ato janë rezultatet përfundimtare. Kjo do të thotë se ndërmarrësi ka qëllimin e vet të cilin e synon.11Ndërmarrja gjithherë ka më shumë qëllime, ndërkaq me rastin e definimit të tyre duhet pasur parasysh që të gjitha këto qëllime të jenë reciprokisht të harmonizuara. Qëllimet definohen për sferën fitimprurëse, pozitës në treg, burimet financiare dhe materiale, novacionet, potencialet njerëzore etj. Qëllimet e definuara duhet të jetë të shprehura me shkrim, duhen të jenë të arritshme, përkatësisht të realizueshme, të shprehura në aspektin sasior dhe të kufizuara në aspektin kohor, përkatësisht duhet ta kemi planin kohor deri kur duhet të realizohet qëllimi.
Përcaktimi i strategjisë Pasi të kemi përcaktuar se çka dëshirojmë të realizojmë, është e nevojshme që të definojnë edhe mënyrën e realizimit të këtij qëllimi, përkatësisht duhet ta përcaktojmë strategjinë. Strategjia e definon mënyrën e realizimit të qëllimeve të
ndërmarrësit, përkatësisht tërësinë e synimeve për menaxhmentin nëpërmjet të cilave do të realizohen qëllimet e parashtruara.12 Mund të thuhet se qëllimet japin përgjigjen në pyetjen ÇKA dëshirojmë të arrijmë, kurse strategjia në pyetjen SI mendojmë që këtë ta realizojmë. Ajo duhet t’i definojë udhëzimet e sakta
lidhur me ndërmarrjen, dhe duhet të jetë e kuptueshme për të punësuarit në ndërmarrje. Strategjia duhet të jetë e lidhur ngushtë me aktivitetin afarist të ndërmarrjes.13
Realizimi i strategjisë Në këtë fazë ndërmarrësi duhet t’i testojë mundësitë e veta dhe t’i krahasojë ato me hapat e nevojshëm për realizimin e projektit. Në këtë fazë ndërmarrësi do të duhej të verifikonte:14 A ka burime dhe mjete të mira? Sa është e fortë ndërmarrja? Çfarë janë mundësitë dhe afinitetet e saj?
11
Horvat, Đ., Kovačić, M., Menadžment u malom preduzetništvu,Cera – Prom, Zagreb, 2004., faqe 122. 12 Horvat, Đ., Kovačić, M., Menadžment u malom preduzetništvu,Cera – Prom, Zagreb, 2004., faqe 122. 13 Škrtić, M., Osnove poduzetništva, Mikrorad, Zagreb, 2002, faqe 21. 14 Škrtić, M., Osnove poduzetništva, Mikrorad, Zagreb, 2002, faqe 22.. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
26
NDËRMARRËSIA
2 NDËRMARRËSIA
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: KUPTIMI DHE RËNDËSIA E NDËRMARRËSISË PIKËNISJET THEMELORE TË NDËRMARRËSISË NDËRMARRËSIA DHE MENAXHMENTI FORMAT E NDËRMARRËSISË PRAKTIKA E NDËRMARRËSISË SPECIFIKAT E NDËRMARRJEVE TË VOGLA
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
28
NDËRMARRËSIA
1. KUPTIMI DHE RËNDËSIA E NDËRMARRËSISË Sikur edhe shumica e kuptimeve, edhe përkufizimi dhe kuptimi i ndërmarrësisë kanë pësuar ndryshime gjatë kohës. Mund të thuhet se të menduarit tonë mbi ndërmarrësinë bazohet në teorinë e Adam Smithit, çmimet dhe tatimet; roli i kapitalit, i punës, i diturisë dhe i rentës tokësore; kuptimi i tregtisë së jashtme; inflacioni dhe papunësia; monopolet dhe dështimet e tjera në treg; sovraniteti i konsumatorëve; ideja për ekonominë si sistem vetërregullues: të gjitha janë këtu. Të gjitha këto ai që moti i ka shkoqitur në mënyrën më të qartë.1 Gjatë kësaj periudhe në shekullin e 18-të, theksi është vënë në shpenzimet e punës dhe të prodhimit, në çmimin e prodhimit dhe në ofertën e tyre. Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, në skenën ekonomike paraqitet lëvizja e quajtur “margjinalizmi”. Në këtë periudhë gjithnjë e më pak mendohet për shpenzimet e prodhimit, e gjithnjë e më shumë për “vlerën” e mallit, përkatësisht për dobinë nga ndonjë prodhim ose shërbim si kategori subjektive. Me fjalë të tjera, mendohet për kërkesën dhe konsumatorët. Kjo është periudha e novacioneve të shumta prodhuese, menaxheriale dhe organizative, por edhe periudha në të cilën rritet ndërlikueshmëria e punës. Me qëllim të aftësimit të të rinjve për të marrë përsipër punët familjare, përkatësisht për punësim, fillon hapja e shkollave afariste në të cilat theksi vihet në dituritë praktike. Në fillim të shekullit të 20-të ekonominë botërore e godet kriza e madhe ekonomike e cila përfundoi kah fundi i Luftës së Dytë Botërore. Manifesti Teoria e përgjithshme e punësimit, kamata dhe paraja, i autorit J. M. Keynes, e shënon këtë periudhë, e cila shpeshherë quhet edhe periudha e revolucionit kejnesian. Në këtë kohë shteti merr pjesë në qeverisjen e ekonomisë dhe merr përsipër përgjegjësinë për gjendjen e saj. Menaxherët fillojnë të punësohen në organet shtetërore kështu që fillon të vjen në shprehje rëndësia e administrimit të punëve dhe të organizatave të tjera. Mund të thuhet se vitet e 60-ta të shekullit të 20-të qenë vite të dinamikës. Mirëpo, në vitet e 70-ta disa veprime të qeverisë amerikane dhe lufta në Vietnam e ndërprenë këtë proces dinamik dhe filloi një periudhë e re: periudha e blerjes dhe e marrjes. Të mëdhenjtë blejnë kurse marrin më pak. Me bashkimin e tyre krijohen kompani të mëdha nacionale. Në skenën ekonomike shfaqet planifikimi strategjik dhe shikimi nga e ardhmja. Për një përshtatje më të lehtë dhe me kohë kundrejt ndryshimeve të pritura zhvillohen mënyra të reja të menaxhimit: menaxhimi i qëllimeve, planifikimi i skenarëve etj. Në fund të viteve të 70-ta ishin pjekur kushtet për braktisjen e hierarkisë dhe të planifikimit. Ekonomia me një rritje të re i kthehet tregut dhe demokracisë 152. Afarizmi financiar dhe lidhjet shkak-pasojë të investimeve dhe rezultateve të 1 2
Colins, E.G.C., Devanna, M.A., Izazovi menadžmenta u XXI stoljeću, Mate, Zagreb, 2002, faqe 4. Colins, E.G.C., Devanna, M.A., Izazovi Menadžmenta u XXI stoljeću, Mate, Zagreb, 2002, faqe 12. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
II. Nndërmarrësia
29
ndryshme bëheshin gjithnjë e më të rëndësishme. Njëkohësisht merr hov zhvillimi i elektronikës që hap mundësi të reja. Suksesi i Microsoftit dhe i kompanive të ngjashme e vë sërish në plan të parë njeriun e rëndomtë dhe ndërmarrësinë. Ky trend ka vazhduar deri më sot, edhe pse jo në përmasa të njëjta, mirëpo, ndërmarrësia edhe më tutje mbetet forca që i vë në lëvizje ekonomitë e zhvilluara. Edhe pse kuptimi i ndërmarrësisë është mjaftë i gjerë, do të përpiqemi ta përkufizojmë si vijon: Ndërmarrësia është një proces dinamik i ndryshimit të vazhdueshëm të strukturës ekonomike dhe të efektivitetit të saj, në të cilën individët marrin përsipër rrezikun për rezultatet e afarizmit.3
2. KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË NDËRMARRËSISË NË BOTË DHE NË RK SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS Rregullimi ligjor dhe organizimi i ndërmarrjeve të vogla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillon në vitin 1953, pas nxjerrjes së Ligjit për ndërmarrjet e vogla (Small Bussiness Act). Me ligj është definuar se subjekt i vogël ekonomik është ai që në pikëpamje të pronësisë është i pavarur dhe që vepron në mënyrë të pavarur dhe nuk dominon në fushën e veprimtarisë së vet. 164 Standardet sipas të cilave caktohet madhësia e subjektit ekonomik i cakton Drejtoria për Subjektet e Vogla Ekonomike (Small Business Administration – SBA). Këto standarde përcaktohen në bazë të karakteristikave ekonomike që përfshijnë strukturën e industrisë, përfshirë shkallën e konkurrencës, madhësinë mesatare të firmës, shpenzimet fillestare dhe pengesat për hyrje në degë, si dhe distribuimin e firmave sipas madhësisë. Po ashtu, shqyrtohen edhe ndryshimet teknologjike, konkurrenca e industrive të tjera, trendët e rritjes, aktivitetet historike në industri, faktorët unikë që shfaqen në industri, e që i dallojnë firmat e vogla nga firmat e tjera ...5 Në pajtim me këtë, subjektet ekonomike janë përkufizuar si vijon: Veprimtaria
Kufiri i epërm i ndërmarrjeve të vogla
Industria
250 ose më pak të punësuar (nëse numri i të punësuarve është ndërmjet 250 e 1500 si numër standard për një degë të industrisë).
Tregtia me shumicë
me shitje vjetore prej 9,5 milionë USD deri 22 milionë USD, varësisht nga lloji i tregtisë me shumicë
Tregtia
me shitje vjetore prej 2 milionë USD deri 7,5 milionë USD, varësisht nga lloji i tregtisë
3
Vajić, I., Menadžment i poduzetništvo, Centar za poduzetništvo, Mladost, 2002, faqe 80. Horvat, Đ., Kovačić, M., Menadžment u malom preduzetništvu,Cera – Prom, Zagreb, 2004., faqe 14. 5 http://www.sba.gov/library/cfrs-13cfr 121.html. 4
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
30
NDËRMARRËSIA
Shërbimet
me shitje vjetore prej 1,5 milionë USD deri 10 milionë USD, varësisht nga lloji i shërbimit
Ndërmarrjet e vogla, varësisht nga dega industriale ose shërbyese, mund të definohen në raportin prej 100 deri 500 punëtorë, gjë që varet nga numri mesatar i të punësuarve. Mirëpo, në praktikë është i rëndomtë ky përkufizim: Subjektet ekonomike Fare të vogla Të vogla Të mesme Të mëdha
Numri i të punësuarve Më pak se 20 Prej 20 deri 29 Prej 100 deri 499 Mbi 500
Krahas këtyre përkufizimeve sasiore, përkatësisht numerike, ndërmarrjet e vogla përkufizohen edhe sipas elementeve cilësore. Për subjektet e vogla në
vështrim të këtyre përkufizimeve është specifike sa vijon: menaxhmenti është i pavarur, kurse menaxherët sipas rregullit, njëkohësisht janë edhe pronarë, kapitalin, përkatësisht pronësinë e posedojnë individët ose disa prej tyre, sfera e operacioneve afariste është me karakter lokal, edhe pse kjo patjetër nuk nënkupton orientimin në treg, Ndërmarrësi është subjekt i vogël në raport me konkurrentët e mëdhenj të degëve të caktuara prodhuese ose shërbyese. 6
BRITANIA E MADHE Ndërmarrësia në Britani të madhe është ndër më të zhvilluarat në Evropë, kryesisht ngase ky vend me kohë e ka vërejtur rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla. Për këtë qëllim qeveria britanike ka formuar Komitetin për Mbështetjen e Subjekteve të Vogla Ekonomike (The Committee of Inguairy on Small Firms). Sipas raportit të Bolltonit të vitit 1971, që ishte rezultat i analizës së rëndësisë së subjekteve të vogla ekonomike, tre janë karakteristikat themelore të ndërmarrjeve
të vogla: ato i drejtojnë pronarët me metodat e veta, kanë një pjesëmarrje përpjesëtimisht të vogël në treg në krahasim me partnerët themelorë ekonomikë, janë një tërësi e pavarur ngase nuk i takojnë ndonjë kompanie të madhe, ndërkaq pronësia është përpjesëtimisht e liruar nga kontrolli i jashtëm me rastin e marrjes së vendimeve kryesore7 Numri i të punësuarve është definuar varësisht nga sfera e veprimtarisë, kështu që si kufi i epërm për industrinë është caktuar numri prej 200 punëtorësh, kurse për ndërtimtarinë prej 25 punëtorësh. Për shkak të kritikave të shumta që i janë bërë këtij përkufizimi, në vitin 1985 u miratua Ligji për ndërmarrjet (Companies Act) i cili e thjeshtësoi dhe e saktësoi 6 7
Horvat, Đ., Kovačić, M., Menadžment u malom preduzetništvu,Cera – Prom, Zagreb, 2004., faqe 15. Horvat, Đ., Kovačić, M., Menadžment u malom preduzetništvu,Cera – Prom, Zagreb, 2004., faqe 16. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
II. Nndërmarrësia
31
përkufizimin e Bolltonit. Ndërmarrësi duhet t’i plotësojë dy nga tre kriteret e mundshëm që të mund të radhitet ndër subjektet e vogla dhe të mesme ekonomike. Këto janë kriteret: Kriteret Të vogla Qarkullimi nga shitja (milionë funta) Bilanci (milionë funta) Numri i të punësuarve
2,8 1,4 50
Subjektet ekonomike Të mesme 11,2 5,6 250
BASHKËSIA EVROPIANE Komisioni Evropian, po ashtu, i cakton kriteret për përkufizimin e subjekteve të vogla dhe të mëdha ekonomike. Ato sot përkufizohen në këtë mënyrë: Madhësia Subjektet mikroekonomike
Numri i të punësuarve nga 0 deri 9 të punësuar
Subjektet e vogla ekonomike
nga 10 deri 49 të punësuar
Subjektet e mesme ekonomike
nga 50 deri 249 të punësuar
KROACIA Zhvillimi i ekonomisë së vogël në Kroaci filloi me kalimin në ekonominë e tregut, ndërkaq është formalizuar me miratimin e Ligjit për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë së vogël më 18 mars 2002. Në nenin 2 të këtij ligji është përcaktuar se ekonominë e vogël e përbëjnë subjektet që: punësojnë brenda vitit mesatarisht më pak se 250 punëtorë, janë të pavarur në afarizmin e vet, realizojnë një qarkullim total vjetor prej 60.000.000,00 kuna, ose kanë një bilanc, nëse janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi fitimin, përkatësisht kanë pasuri afatgjate, nëse janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi të ardhurat, në vlerë deri 30 000 000,00 kuna. Pavarësia nënkupton se personat e tjerë fizikë ose juridikë, veç e veç ose së bashku, nuk janë pronarë të më shumë se 25% të kapitalit në pronësi ose në të drejtën e vendimmarrjes në një subjekt të ekonomisë së vogël. Sipas po këtij ligji MIKRO SUBJEKTE janë personat fizikë dhe juridikë nga neni 2 i përmendur më sipër, që për çdo vjet punësojnë mesatarisht më pak se 10 punëtorë. SUBJEKTE TË VOGLA janë personat fizikë dhe juridikë nga neni 2, që për çdo vjet punësojnë mesatarisht më pakë se 50 punëtorë dhe realizojnë një qarkullim total vjetor prej 16.000.000,00 kuna ose kanë një bilanc, nëse janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi fitimin, përkatësisht që kanë pasurinë afatgjate, nëse janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi të ardhurat, në vlerë prej 8 000 000,00 kn.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
32
NDËRMARRËSIA
Vendi dhe rëndësia e ndërmarrjeve të vogla në ekonominë e Republikës së Kroacisë Ndërmarrjet e vogla po bëhen gjithnjë e më e rëndësishme edhe në Kroaci, edhe pse ky fakt nuk mbështetet në informatat përkatëse që i posedojnë organet zyrtare, e të cilat do të duhej t’i dispononin. Në vitin 2002 kanë qenë të regjistruara 55.587 subjekte të vogla ekonomike me gjithsej 717.810 të punësuar. 8 Sipas raportit mbi afarizmin e ekonomisë së vogël për periudhën I-VI 2003, të cilin sektori i ekonomisë së vogël e ka publikuar në faqet e Odës Ekonomike të Kroacisë, në gjysmën e parë të vitit 2003 janë regjistruar 58.843 subjekte të vogla ekonomike, që paraqet një rritje prej rreth 5% në krahasim me të dhënat nga viti 2002. Numri total i të punësuarve, po ashtu, është shtuar në 769.259 të punësuar në sektorin e ekonomisë së vogël, gjë që në krahasim me të dhënat paraprake të vitit 2002 paraqet një rritje prej rreth 7%, që është një trend tejet pozitiv. Numri më i madh i ndërmarrësve merret me tregti – madje 41,7%, me pasuri të paluajtshme, huazime dhe shërbime afariste 17,2%, ndërkaq me industri përpunuese merren 14,7% të ndërmarrësve. Qeveria e Republikës së Kroacisë miratoi në vitin 2001 Programin për zhvillimin e ekonomisë së vogël për periudhën 2001-2004. Me këtë program janë përcaktuar një sërë masash nxitëse që kishin për qëllim vazhdimin e trendit të rritjes së numrit të subjekteve ekonomike, rritjen e numrit të të punësuarve në ekonominë e vogël dhe rritjen e konkurrencës nëpërmjet një afarizmi më efikas.
3. PIKËNISJET THEMELORE TË NDËRMARRËSISË Është e padyshimtë dhe e pamohueshme rëndësia e ndërmarrjeve të vogla në sistemin ekonomik të çdo vendi. Mirëpo, se cilat janë pikënisjet themelore të ndërmarrjeve të vogla dhe çka i dallon ato nga ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha sipas mendimit të M. Shkrtiq 9: ndërmarrjet e vegla pasurojnë llojllojshmërinë e ofertës dhe të kërkesës, ndërmarrjet e vegla kryesisht plotësojnë kërkesën për të mira dhe shërbime që ndërmarrjet e mëdha vështirë i përmbushin, ose kjo për to paraqet ngarkesë të madhe duke pasur parasysh veprimtarinë e tyre themelore, një numër i madh i ndërmarrësve e bazon veprimtarinë e vet në teknologji të ulët dhe të vjetruar, por gjithashtu një numër gjithnjë e më i madh i tyre mbështetet në teknologji të lartë, ndërmarrjet e vogla e mundësojnë më lehtë aplikimin e zgjidhjeve të reja teknologjike, struktura e ndërmarrjeve të vogla është shumë më e thjeshtë, për një afarizëm të suksesshëm të ndërmarrjeve sot janë të rëndësishëm kreativiteti dhe novatorizmi dhe pikërisht këto janë karakteristika të ndërmarrjeve të vogla që i ndihmojnë për një afarizëm më të mirë,
8 9
Informata lidhur me afarizmin e ndërmarrësve të RK, 2003, HGK, Zagreb faqe. 2-4. Škrtić, M., Osnove poduzetništva, Mikrorad, Zagreb, 2002, faqe 102-103.. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
II. Nndërmarrësia
33
për themelimin e një ndërmarrjeje të vogël nuk duhen shumë para, kështu që është më i vogël edhe rreziku sa i përket themelimit dhe i veprimtarisë së saj të mëtejme.
4. NDËRMARRËSIA DHE MENAXHMENTI Me nxitjen e ndërmarrësisë, me themelimin e subjekteve të vogla dhe të mesme ekonomike, si dhe me aplikimin e diturive bashkëkohore menaxheriale, krijohen parakushtet për zhvillimin e ekonomisë. Në të vërtetë, menaxhmentin si disiplinë shkencore dhe praktike afariste duhet ta shfrytëzojnë në të menduarit, punën dhe sjelljen e vettë gjithë ata që marrin pjesë në zhvillimin ekonomik. Pikërisht mbi bazën e kësaj mënyre të të menduarit po hapet një numër gjithnjë e më i madh i shkollave afariste që kanë për qëllim arsimimin e ndërmarrësve për disiplinat e caktuara të menaxhimit. Nëse kësaj i shtojmë edhe konstatimin se menaxhmenti është një proces në shërbim të më shumë personave për koordinimin e aktiviteteve të të tjerëve me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira, me këtë do ta konfirmojmë pohimin e theksuar më sipër. Detyrë kryesore e menaxherit është që të sigurojë sasi të mjaftueshme të prodhimeve dhe shërbimeve, dhe këtë ta bëjë në mënyrë sa më efikase. Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për një kompani të vogël apo të madhe, për organe shtetërore apo organizata jofitimprurëse, rregullat e menaxhimit janë të njëjta. Me këtë rast menaxherët duhet t’i koordinojnë të gjitha aktivitetet me qëllim të arritjes së rezultateve, por edhe të gjejnë zgjidhjet më të mira për ndryshimet që ndodhin përreth. Dallimi ndërmjet kuptimit të ndërmarrësisë dhe kuptimit të menaxhmentit shpeshherë ka qenë objekt debati. Thuhet se ndërmarrësia është e lidhur ekskluzivisht me pronësinë, dhe këtë vetëm në subjektet e vogla dhe të mesme ekonomike. Këto pohime janë të pasakta. Ndërmarrësia nuk mund të ndahet nga menaxhmenti, e as që është e lidhur vetëm me një subjekt të vogël ekonomik.
5. FORMAT E NDËRMARRËSISË Sipas mendimit të N. Kuvaçiqit ndërmarrësia, për nga aspekti i formës së pronësisë, mund të jetë individuale dhe kolektive (korporative), e duke pasur parasysh shkallën e pavarësisë (autonomisë) së saj, kemi ndërmarrësinë eksterne dhe interne10 Ndërmarrësia individuale
presupozon se funksionet e pronësisë, të ndërmarrësisë dhe të menaxhimit përqendrohen në një person. Më së shpeshti bëhet fjalë për fazën fillestare të zbatimit të idesë, kur ndërmarrësi vetë i kryen të gjitha punët e nevojshme për funksionimin e organizatës punuese.
Ndërmarrësia (korporative)
paraqitet në çastin kur pronari - ndërmarrësi ua beson disa funksione, më së shpeshti funksionet udhëheqëse, profesionistëve, përkatësisht menaxherëve.
10
kolektive
Kuvačić, N., 2002., Poduzetnička biblija, vlastita naklada, Split faqe 72. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
34
NDËRMARRËSIA Mirëpo, ndërmarrësia kolektive është, po ashtu, e pranishme kur veprimi realizohet edhe si integrim i aktiviteteve të më shumë personave.11
Ndërmarrësia eksterne (e jashtme)
Ndërmarrësia (brendshme)
interne
nënkupton faktin se ndërmarrësi është pjesë e tregut të caktuar, nga i cili thith resurset, dhe pas një procesi të caktuar të punës sërish i plason në treg në formë të prodhimeve ose shërbimeve. është e lidhur me krijimin e subjekteve të reja ekonomike ose të sistemeve të ndryshme afariste me një pavarësi më të vogël ose më të madhe. Mund të nënkuptojë edhe proceset e punës brendapërbrenda subjektit ekzistues ekonomik.
6. PRAKTIKA E NDËRMARRËSISË Me rastin e përkufizimit të dallimit ndërmjet kompanisë së orientuar për ndërmarrësi dhe të asaj që nuk është e orientuar për këtë aktivitet, mund të tërheqim një paralele ndërmjet pronarit dhe ndërmarrësit. Kompania e orientuar për ndërmarrësi është novatore dhe vazhdimisht kërkon mënyra të reja për ushtrimin e procesit afarist me qëllim të përparimit të tij, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndërmarrësin ekzistues, ndërmarrësin e ri ose franshizën. Njëkohësisht, këto tri mundësi janë format e fillimit të një aktiviteti afarist.
Subjekti ekonomik i ri i formuar Kjo është forma më e shpeshtë e fillimit të punës vetjake, andaj edhe rreziqet këtu janë më të mëdha. Për të realizuar ndërmarrjen tonë është e nevojshme që ta analizojmë dhe evaluojmë hollësisht idenë tonë, dhe punën e re ta fillojmë pasi të jemi siguruar se idenë tonë e pranon tregu. Sipas mendimit të P. Druckerit12 duhet shqyrtuar me kujdes sa vijon: Orientimi në treg
asortimenti prodhues dhe/ose shërbyes duhet të harmonizohet me kërkesën, përkatësisht me nevojat dhe mundësitë e konsumatorëve
Prognoza financiare
duhet të planifikohet me kujdes rrjedha monetare, e në rend të parë rrjedha e parave
Krijimi i ekipeve udhëheqëse
krijimi i ekipeve të ekspertëve, menaxherëve në momentin kur për këtë paraqitet nevoja, gjë që zakonisht nuk mund të bëhet në fillim të veprimtarisë
Roli i ndërmarrësit (themeluesit)
vetë ndërmarrësi si themelues dhe iniciues i punës duhet të caktojë rolin e vet në afarizmin momental dhe në atë të ardhshëm; ky rol duhet të harmonizohet me aftësitë, shkathtësitë dhe përparësitë e tij
Blerja e ndërmarrjes (firmës) ekzistuese
11 12
Deželin, J., Vujić, V., 1995., Vlasništvo, poduzetništvo i menadžment, Alineja, Zagreb, faqe 105. Drukcer, P., Inovacije i poduzetništvo, Globus, Zagreb, 1992, faqe 175-191 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
II. Nndërmarrësia
35
Këtu bëhet fjalë për një tjetër mundësi të fillimit të punës vetjake. Subjekti ekzistues ekonomik zakonisht është me më pak rreziqe – nëse është fjala për një
ndërmarrje ekzistuese të suksesshme që është dëshmuar e aftë të tërheqë blerës ose e cila ka krijuar konsumatorë të rregullt, shanset për vazhdim të suksesshëm të veprimtarisë janë shumë më të mëdha, ndërkaq krahas të dhënave për sukseset e mëhershme ekzistojnë edhe të dhëna për dështimet e caktuara, në mënyrë që gabimet të mos përsëriten.13 Sipas Strauss-it 14 blerja e firmës ekzistuese ka disa përparësi: nuk fillon nga zeroja, ngase puna tanimë ekziston, nuk është e nevojshme të krijohet goodwill – reputacioni i firmës, është më e shpejtë se sa të themelohet një veprimtari e re, zvogëlohet rreziku, gjë që është benefiti kryesor i blerjes së firmës ekzistuese. Në këtë procedurë mund të jetë problematike çështja e përcaktimit të vlerës së firmës, por edhe trashëgimi i disa gabimeve të fshehura nga e kaluara, e nganjëherë edhe trashëgimi i potencialit njerëzor jocilësor.
Franshiza Fjala franshizë vjen nga gjuha frenge franchir, që do të thotë “të lirohet”. Franshiza tipike është thjeshtë një kontratë ndërmjet shitësit dhe blerësit – kontratë që blerësit (frashizantit) i lejon ta shes prodhimin ose shërbimin e shitësit (frashizorit). Franshiza ka anët e veta të mira dhe të këqija. Sipas Strauss-it15 anët e mira të saj janë: blihet një sistem i verifikuar, e kjo teoretikisht zvogëlon rrezikun e mossuksesit, franshizori me anën e ekspertizës jep ndihmë në sfera të ndryshme të veprimtarisë, mund të asistojë në aktivitetet promovuese dhe të ketë dobi nga fushatat e mundshme nacionale dhe internacionale. Autori i përmendur thekson këto anë të këqija të franshizës16: blerja e franshizës mund të kushtojë shumë, ngase përfshin emrin, logotipin, goodwill, ekspertizëm, sistemin dhe trajnimin e franshizorit, është e kufizuar pavarësia në zhvillimin e veprimtarisë, ndërmarrësi gjendet në pozitë të pabarabartë me frashizorin, ngase çdo punë që e kontrakton e forcon frazhizorin dhe reputacionin e tij. Frashizanti merr, me shpërblim, edhe ndihmën profesionale në këto forma: strategjia e marketingut,
13
Škrtić, M., Osnove poduzetništva, Mikrorad, Zagreb, 2002, faqe 60. Strauss, S.D., The smal business bible, John Wiley&Sons Incc., New Jersey, 2005, faqe 23. 15 Strauss, S.D., The smal business bible, John Wiley&Sons Incc., New Jersey, 2005, faqe 297-299. 16 Strauss, S.D., The smal business bible, John Wiley&Sons Incc., New Jersey, 2005, faqe 299. 14
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
36
NDËRMARRËSIA aftësimi fillestar i të punësuarve dhe i administratës, rregullimi i lokalit afarist dhe sigurimi i pajimeve, politika afariste dhe procesi i standardizuar, furnizimi i centralizuar me qëllim të kursimit, këshillimet e vazhdueshme, zgjedhja e lokacionit dhe këshillat, negociatat për qiranë dhe financimi.
Franshiza ka rëndësi të madhe për ekonominë tonë dhe shumë shpejt do të mund të bëhej forma mbizotëruese e shitjes me pakicë. Franshiza u ofron ndërmarrësve rrugën më të shkurtër për arritjen e suksesit. Ata në këtë mënyrë e marrin ndërmarrjen e gatshme, pa kaluar nëpër fazën e zhvillimit të ngadalshëm. Franshizorit i mundëson zgjerimin e afarizmit të financuar nga investimet e të tjerëve. Megjithatë, rritja e hovshme e afarizmit mbi bazën e franshizës i ka tërhequr edhe ata që kanë për qëllim keqpërdorimin e sistemit. Ata zakonisht premtojnë pasurimin e shpejtë me një investim dhe punë të vogël fillestare. Së këndejmi, nëse përcaktohen për franshizën, ndërmarrësit duhet ta analizojnë me kujdes përmbajtjen e saj, natyrisht me ndihmën e ekspertëve në sfera juridike.
7. SPECIFIKAT E NDËRMARRJEVE TË VOGLA Derisa më herët kemi theksuar se ndërmarrësia mund të paraqitet edhe në subjektet e mëdha afariste ekzistuese, ndërmarrjet e vogla janë të pranishme ekskluzivisht në subjektet e vogla afariste dhe, në pajtim me këtë, ekzistojnë disa specifika.
Nocioni i ndërmarrjeve të vogla Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla është e njohur në të gjitha vendet e zhvilluara të botës. Padyshim se ekonomia e këtyre tregjeve bazohet në veprimtarinë e ndërmarrjeve të vogla të cilat, në numrin e gjithmbarshëm të ndërmarrjeve, marrin pjesë me mbi 95% dhe punësojnë një numër të madh njerëzish, ndërkaq është tejet e rëndësishme edhe pjesëmarrja e tyre në prodhimin e gjithmbarshëm shoqëror. Sipas M. Shkrtiq 17 kriteret sipas të cilave ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të klasifikohen dhe veçohen nga kompanitë e mëdha janë si vijon: Kriteret sasiore (kuantitative)
Kriteret e themelimit
17
tek të cilat, në të shumtën e rasteve, ashtu siç është analizuar edhe në kapitullin 2 – Parakushtet e zhvillimit të ndërmarrësisë, dallojmë këto kritere: • përmbledhja e bilancit pas zbritjes së humbjeve, • të hyrat vjetore nga shitja, • mesatarja vjetore e të punësuarve. të ndërmarrjeve vogla dhe të mesme dallohen sipas faktorëve që kanë ndikuar në themelimin e tyre. I veçojmë ndërmarrjet themelimi i të cilave është nxitur nga faktorët e ofertës (janë
Škrtić, M., Osnove poduzetništva, Mikrorad, Zagreb, 2002, faqe 93-101. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
II. Nndërmarrësia
37
pasojë e dështimit të ekonomisë së një vendi dhe shfaqen në kohën e recesionit) dhe ato themelimi i të cilave është nxitur nga faktorët e kërkesës (punësimi rritet për shkak të mundësive të reja afariste). Kriteret cilësore (kualitative)
Sipas disa autorëve këto kritere janë si vijon: • prona private; pronari ka pjesëmarrje të rëndësishme në menaxhimin e veprimtarisë, • drejtoria (administrata) përfshin një person ose një numër të ngushtë personash, • marrëdhënia e drejtpërdrejtë personale ndërmjet drejtorisë dhe të punësuarve, • ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk financohen nëpërmjet tregut të kapitalit, • është e rëndësishme baza ekzistenciale – nganjëherë edhe e vetmja për pronarin.
Përparësitë dhe të metat e ndërmarrjeve të vogla Inicimi i punës vetjake i sjellë ndërmarrësit shumë përparësi, por njëkohësisht edhe mangësi. Sipas Gj. Horvat dhe M. Kovaçiq18 këto përparësi dhe të meta janë si vijon:
Përparësitë Njëra prej përparësive është PAVARËSIA e iniciuesit të punës, i cili e ka mundësinë e zgjedhjes së pavarur. Ndërmarrësi është shef i vetvetes, vetë i merr vendimet, i zgjedhë bashkëpunëtorët dhe e cakton punën dhe orarin e vet të punës. Krahas kësaj, ndërmarrësit e vegjël do të fitojnë më shumë se sa po që se do të ishin të punësuar në ndonjë subjekt të madh ekonomik, kështu që MUNDËSITË FINANCIARE janë njëri prej faktorëve që i numërojmë ndër-përparësitë që i sjellë inicimi i punës vetjake. Derisa të punohet pozitivisht, është e garantuar SIGURIA E PUNËS. Ndërmarrësi është njëkohësisht edhe menaxher, andaj vendos vetë se sa dhe kur do të punojë. Themelimi i veprimtarisë vetjake mundëson edhe PUNËSIMIN E FAMILJARËVE, përkatësisht punësimin e anëtarëve të familjes së vet. Puna me fëmijët e vet mundëson krijimin e traditës së punës familjare. Pronari ose pronarët e kanë të zhvilluar vetëdijen për mundësinë e realizimit të një suksesi të madh, që për ta është SFIDË. Atyre u krijon një kënaqësi ndjenja e zhvillimit të pavarur dhe konsiderojnë se ata janë vetë përgjegjës për suksesin ose dështimin, gjë që u krijon kënaqësi të madhe.
Të metat Njëra prej të metave të inicimit të punës vetjake është FLUKTUIMI I SHITJES. Në të vërtetë, në periudhat e caktuara shitja dhe puna mund të jenë jashtëzakonisht fitimprurëse, për shembull në objektet hoteliere nëpër ujdhesa gjatë verës, ndërkaq më vonë shitja dhe fitimi mund të shënojnë rënie. Kompanitë e mëdha që disponojnë resurse të mëdha organizative i përballojnë më lehtë ndryshimet në 18 Horvat, Đ., Kovačić, M., Menadžment u malom preduzetništvu,Cera – Prom, Zagreb, 2004., faqe 2431.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
38
NDËRMARRËSIA
shitje. Ndërmarrësi duhet saktësisht të planifikojë rrjedhën e parasë për periudha më të gjata, në mënyrë që t’u bëjë ballë këtyre oscilimeve. KONKURRENCA është vështirësia e dytë me të cilën përballet ndërmarrësi. Në fillim puna mund të shkojë shumë mirë, por pas disa vitesh mund të shfaqet konkurrenca e pakapërcyeshme. Ndryshimet në treg dhe ndryshimet sa u përket nevojave konsumuese mund ta sjellin ndërmarrësin në pozitë të pavolitshme po që se nuk u përshtatet këtyre ndryshimeve. Njëkohësisht, këto ndryshime në treg mund ta detyrojnë që të luftojë për ekzistencë me konkurrentët shumë më të fortë. Në afarizmin e vet ndërmarrësi vendos për segmentet e ndryshme të veprimtarisë dhe ballafaqohet me një vendimmarrje të vështirë. PËRGJEGJËSIA E SHTUAR mund ta ngarkojë dukshëm ndërmarrësin, andaj është e dëshirueshme që në kohën e rritjes, punët e caktuara t’u besohen ndërmarrësve të specializuar nga sfera e financave ose e marketingut. HUMBJET FINANCIARE jo vetëm që mund të ndikojnë në humbjen e besimit ndaj ndërmarrësit dhe në shkapërderdhjen e partnerëve afaristë, por edhe në bankrotim. Rrezikun për humbjet financiare e merr plotësisht përsipër ndërmarrësi. Që ndërmarrësi të jetë i suksesshëm është e nevojshme që të arsimohet në sferat e caktuara.
Një prej këtyre sferave janë edhe MARRËDHËNIET E PUNËS. Krijimi i raporteve të mira në punë, komunikimi i lirë, punësimi dhe emërimi i njerëzve të duhur në vendet e duhura, stimulimi dhe shpërblimi i drejtë janë parakusht i domosdoshëm për një afarizëm të suksesshëm. Po ashtu, është me rëndësi që të përcillet INFRASTRUKTURA LIGJORE. Për ndërmarrjet e vogla është tepër e rëndësishme përcjellja e infrastrukturës ligjore që ka të bëjë me subjektet e vogla dhe të mesme ekonomike nga të cilët varen mundësitë e kreditimit dhe rrethanat e tjera të volitshme financiare. Po ashtu, me dispozita ligjore përcaktohen ngarkesat me tatim, marrëdhëniet e punës, koha e punës dhe kushtet e tjera. Këto janë kushtet që mund të kenë ndikim pozitiv apo negativ në afarizmin e ndërmarrjeve të vogla. E meta më e madhe e inicimit të punës ndoshta është rreziku nga falimentimi. Edhe pse ndryshimet përreth, recesioni ekonomik ose krizat, po ashtu, ndikojnë në mundësinë e bankrotimit, megjithatë, mungesa e përvojës menaxheriale dhe joprofesionaliteti në të shumtën e rasteve janë shkaku kryesor i falimentimit të subjekteve të vogla ekonomike.
Rreziku afarist në ndërmarrjet e vogla Një asociacion mjaft i shpeshtë për nocionin e ndërmarrësisë është pikërisht rreziku, ngase epilogu i kësaj veprimtarie, në krahasim me format e tjera të afarizmit, është tejet i pasigurt. Suksesi i një ideje varet dhe është i kushtëzuar nga menaxhimi i mirëfilltë i rrezikut.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
II. Nndërmarrësia
39
Rreziku mund të shkaktojë pasiguri, humbje ose dështim19, përkatësisht paqartësi në lidhje me ngjarjet e ardhshme që mund të ndikojnë në realizimin e qëllimit 20 Sipas Gj. Horvatit dhe M. Kovaçiq, modelet e mbrojtjes nga rreziqet nënkuptojnë sa vijon: 21 Mënjanimi i plotë i rrezikut
do të thotë të mos ndërmerren veprime që do të mund të shkaktonin humbje.
Të absorbohet rreziku me vetësigurim
nënkupton mbrojtjen nga dëmet e mundshme nëpërmjet ndarjes së një pjese të parave që do të mund të mbulonin humbjet e ardhshme, që për ndërmarrjet e vogla shpeshherë mund të jetë një zgjedhje e shtrenjtë
Të prevenohen humbjet
do të thotë të zvogëlohen gjasat (propabiliteti) i paraqitjes së humbjeve ose që humbjet të kontrollohen
Bartja e rrezikut tek te tjerët
do të thotë që rreziku të bartet nëpërmjet sigurimit, gjë që në praktikë është veprim i rëndomtë, për shkak të shfrytëzimit të thjeshtë dhe të volitshëm të kësaj mënyre të sigurimit.
Me planifikim deri te suksesi Mungesa e planifikimit në parim do të thotë dështim, edhe pse shumë ndërmarrës konsiderojnë se për sukses mjafton ta kesh idenë dhe të punosh me kujdes. Që të mund të sigurohen parakushtet për suksesin e idesë së ndërmarrësit, është e nevojshme të hartohet plani i punës, dokument ky i cili hollësisht e përpunon idenë e ndërmarrësit dhe e jep vlerësimin e saktë lidhur me zhvillimin e ardhshëm afarist dhe financiar për një periudhë të caktuar. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që plani të jetë real, ngase në këtë mënyrë mund t’i vërejmë më lehtë problemet para se ato të paraqiten. Me fjalë të tjera, plani i punës nuk është vetëm një formalitet, por kyçi i çdo ndërmarrjeje afariste. Vetëm me planifikimin e hollësishëm dhe të kujdesshëm, si dhe me analizimin e të gjitha detajeve mund të shihet se a është e arsyeshme që ideja të zbatohet. Plani i punës duhet të hartohet jo vetëm kur e përpunojmë një ide të re, por edhe për një afarizëm të rregullt. Planet zakonisht hartohen për një periudhë njëvjeçare, mirëpo duke pasur parasysh ndryshimet e shpeshta në mjedisin që na rrethon, është e nevojshme që ato kohë pas kohe të rishqyrtohen (për çdo muaj, për çdo tre muaj etj.). Planifikimi fillon me analizën e forcave dhe të dobësive të brendshme si dhe të rrethanave dhe kërcënimeve të mjedisit, ndërkaq pason definimi i qëllimeve, i politikës, metodave dhe i procedurave të punës, si dhe hartimi i bilancit. Plani duhet të shqyrtohet së bashku me të punësuarit, veçmas me ata që janë përgjegjës për zbatimin e pjesëve të caktuara të këtij plani. Secili plan duhet t’i përmbajë qëllimet 19
http:// wordnet.princeton.edu/perl/webwn?s=risk http://www.mcgill.ca/internalaudit/tools/definitions / 21 Horvat, Đ., Kovačić, M., Menadžment u malom preduzetništvu,Cera – Prom, Zagreb, 2004., faqe 291292 20
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
40
NDËRMARRËSIA
(çka dëshirohet të arrihet), aksionet (paratë për realizimin e qëllimeve), resurset (çka është e nevojshme për realizimin e qëllimeve), si dhe vet aplikimin, përkatësisht zbatimin e planit.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
3 E DREJTA TREGTARE
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: E DREJTA TREGTARE E DREJTA TREGTARE STATUSORE E DREJTA TREGTARE KONTRAKTORE
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
43
1. E DREJTA TREGTARE Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtës tregtare E drejta tregtare është degë e së drejtës me rregullat e së cilës rregullohet pozita e shoqërive tregtare, e personave të tjerë juridikë dhe fizikë që paraqiten si subjekte në veprimet juridike dhe normohen punët juridike ndërmjet subjekteve të së drejtës tregtare. E drejta tregtare ndahet në të drejtën tregtare statusore dhe kontraktore. E drejta tregtare statusore
rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare, përkatësisht të subjekteve ekonomike përgjithësisht.
E drejta tregtare kontraktore
rregullon punët juridike që i kryejnë reciprokisht subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike.
Burimet dhe korniza institucionale e së drejtës tregtare Burimet e së drejtës tregtare janë forma të ndryshme në të cilat paraqiten rregullat juridike të së drejtës tregtare. Si burime të së drejtës tregtare janë: dispozitat, e drejta tregtare autonome, praktika gjyqësore dhe e arbitrazhit, shkenca juridike, aktet e organeve të caktuara joligjvënëse, pastaj statuti, marrëveshja shoqërore dhe aktet e subjekteve të së drejtës tregtare. Dispozitat
E drejta tregtare autonome
janë akte juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet juridike, ndërkaq i nxjerrin organet ligjvënëse të shteteve të caktuara. Dispozitat janë burimi themelor i së drejtës. Akti më i lartë juridik i një vendi është kushtetuta, ndërkaq sipas hierarkisë pasojnë ligjet dhe aktet nënligjore (dekretet, urdhëresat, vendimet dhe rregulloret). Normat që i përmbajnë dispozitat mund të jenë të natyrës kongjente, përkatësisht detyruese për të gjitha subjektet me të cilat kanë të bëjnë, ose të natyrës dispozitare, që zbatohen ndërmjet subjekteve të një marrëdhënieje juridike vetëm nëse palët në marrëdhënien juridike nuk e kanë rregulluar ndryshe çështjen e caktuar. sigurimi i së drejtës krijohet nga vetë subjektet e së drejtës tregtare në formën e zakoneve tregtare, uzansave dhe të së drejtës formulare. Zakonet tregtare janë një burim i rëndësishëm i të drejtës tregtare dhe e karakterizojnë praktikën tregtare (afariste) që është aq e zakonshme sa që të gjithë e respektojnë me rastin e themelimit të marrëdhënieve juridike dhe njëkohësisht presin që sipas saj të veprohet me rastin e kontraktimit të punës së caktuar juridike. Uzansat janë zakone afariste të kodifikuara që i mbledhin, shënojnë dhe i kryejnë institucionet e autorizuara siç janë odat, bursat ose shoqatat profesionale. Në Republikën e Kroacisë ekzistojnë uzansat e përgjithshme për qarkullimin e mallrave ose uzansat e veçanta për veprimtari të caktuara,
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
44
NDËRMARRËSIA
Praktika gjyqësore dhe e arbitrazhit
Shkenca juridike
Aktet e organeve të caktuara joligjvënëse Statuti dhe marrëveshja shoqërore
Korniza institucionale e të drejtës tregtare
për shembull në hotelieri ose ndërtimtari që i mbledhë Oda Ekonomike e Kroacisë. E drejta formulare është pjesë e së drejtës tregtare autonome që nënkupton aplikimin e formularëve të kontratave me rastin e lidhjes së kontratës. Karakteristikë themelore e së drejtës formulare është që të lehtësojë lidhjen e marrëdhënieve kontraktore, ndërkaq paraqitet në formë të kontratave tipike ose të kushteve të përgjithshme të afarizmit që i përcakton njëra palë kontraktuese. bazohet në respektimin e vendimeve gjyqësore me të cilat janë gjykuar (vendosur) çështjet e caktuara ose me pranimin e vendimeve të mëhershme të arbitrazhit me rastin e marrjes së vendimit për çështjet e reja juridike. Në sistemin juridik të Republikës së Kroacisë, për dallim nga sistemi juridik anglosakson në të cilin vendimi i gjykatës mund të bazohet në aktgjykimet e mëhershme, praktika gjyqësore është vetëm një burim dytësor i së drejtës që vepron me fuqinë e bindshmërisë së vet. është një burim dytësor (sekondar) i së drejtës si edhe praktika gjyqësore, kurse bazohet në punën dhe mendimet e ekspertëve të njohur juridikë, në ekspozetë, artikujt dhe veprat e tyre shkencore. Ligjvënësi me rastin e nxjerrjes së dispozitës, ose gjykatat me rastin e gjykimit nuk mund t’i referohen qëndrimit të doktrinës juridike, andaj ato veprojnë vetëm me fuqinë e bindshmërisë së vet. si burim i të drejtës shfaqen atëherë kur ligjvënësi ua lejon organeve të caktuara, për shembull Odës Ekonomike të Kroacisë për rregullimin e marrëdhënieve juridike në kuadër të degës së caktuar ekonomike janë akte përkatëse të subjektit të caktuar të së drejtës tregtare, si akte të tyre themelore me të cilat rregullohen marrëdhëniet juridike në një subjekt të caktuar dhe janë burim i së drejtës për vetë subjektet juridike. Karakteristikë thelbësore e akteve të subjektit të caktuar të së drejtës tregtare është se përmbajtja e tyre duhet të jetë në harmoni me ligj. bazohet në parimin e Kushtetutës së Republikës së Kroacisë e cila e ka përcaktuar si bazë të rregullimit ekonomik PARIMIN E LIRISË SË TREGUT DHE TË NDËRMARRËSISË. Ndërmarrësia e lirë nënkupton që secili, me kushte të njëjta, mund të bëjë biznes, përkatësisht të ushtrojë veprimtari ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit dhe të të ardhurave. Liria e tregut nënkupton që ai i cili ushtron një veprimtari të lejuar ekonomike për realizimin e fitimit ose të të ardhurave, mund të paraqitet lirisht në treg, e nga kjo rezulton konkurrenca e lirë në treg. Ndërmarrësia dhe tregu i lirë nuk janë një sistemin juridik krejtësisht të pakufizuar, por ato munden, përjashtimisht, të kufizohen me qëllim të mbrojtjes së interesave dhe të sigurisë së Republikës së Kroacisë, mbrojtjes së natyrës, të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
45
2. E DREJTA TREGTARE STATUSORE 2.1. Format e organizimit të ndërmarrësisë Format themelore në kuadër të të cilave ndërmarrësi mund të organizojë ushtrimin e veprimtarisë dhe ta bazojë juridikisht projektin e vet janë: tregtari, përkatësisht shoqëria tregtare ose tregtari si individ, ortakëria dhe zejtari. Tregtari
si nocion është përfshirë në sistemin juridik kroat me nxjerrjen e Ligjit mbi shoqëritë tregtare dhe nënkupton emërtimin përmbledhës
për personin juridik ose fizik i cili ushtron një veprimtari ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit. Veçoritë e tregtarit janë si vijon: √ veprimtarinë ekonomike e ushtron për prodhimin dhe qarkullimin e mallrave ose ofrimin e shërbimeve, √ në treg paraqitet në mënyrë të pavarur, përkatësisht në emër dhe llogari të vet, √ veprimtarinë e ushtron si të përhershme, √ veprimtarinë e ushtron me qëllim të realizimit të fitimit. Nëse si tregtar paraqitet personi juridik, në këtë rast bëhet fjalë për SHOQËRINË TREGTARE, e nëse fjala është për personin fizik, atëherë kemi të bëjmë me TREGTARIN SI INDIVID. Ortakëria
është një formë e organizimit të veprimtarisë që nuk është person i pavarur juridik, e as një formë e shoqërisë, por një marrëdhënie kontraktuese në kuadër të së cilës dy ose më shumë persona bashkojnë punën dhe pasurinë e vet për realizimin e një ndërmarrjeje.
Zejtaria
nënkupton ushtrimin e veprimtarisë ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit. Zejtari është person fizik i cili ushtron në mënyrë të pavarur dhe të përhershme një ose më shumë veprimtari të lejuara ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit në kuadër të prodhimit, qarkullimit ose ofrimit të shërbimeve në treg.
Kuadri ligjor për tregtarët është përfshirë në Ligjin mbi shoqëritë tregtare (LSHT), ortakëria në Ligjin mbi marrëdhëniet e detyrimeve (LMD), kurse qarkullimi në Ligjin mbi qarkullimin.
2.2 Shoqëria tregtare Shoqëria tregtare është personi juridik që krijohet me aktin mbi themelimin ose me kontratën ndërmjet dy ose më shumë themeluesve të shoqërisë, që bashkojnë kapitalin me qëllim që në kuadër të të njëjtës firmë të ushtrojnë në mënyrë të pavarur dhe të përhershme veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit. Shoqëria tregtare organizohet në këto forma: si shoqëri e personave ose shoqëri e kapitalit. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
46
NDËRMARRËSIA
Shoqëritë e personave
janë shoqëri tregtare në të cilat anëtarët i lidhin veçoritë dhe puna e tyre. Format e shoqërive të tilla janë shoqëria tregtare dhe shoqëria komandite.
Shoqëritë e kapitalit
janë shoqëri tregtare që si bazë të bashkimit e kanë kapitalin, të cilin themeluesit e bashkojnë në para, sende ose të drejta. Format e shoqërive të kapitalit janë shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëria aksionare.
Dallimi ndërmjet shoqërive të kapitalit dhe shoqërive të personave është në Secila shoqëri tregtare përgjigjet para personave të tretë për detyrimet e veta me tërë pasurinë e vet. Anëtarët e shoqërisë tregtare të personave, me disa përjashtime, janë përgjegjës për obligimet e shoqërisë në mënyrë solidare dhe të pakufizuar me tërë pasurinë e vet. Njëkohësisht, anëtarët e shoqërisë së kapitalit nuk përgjigjen me pasurinë e vet për detyrimet e shoqërisë, përkatësisht përgjegjësia e tyre është kufizuar në vlerën e kuotës ose të aksioneve që i kanë derdhur në shoqëri. Së këndejmi, në rast të falimentimit ose likuidimit të një shoqërie të personave, themeluesit janë të detyruar që nga pasuria e vet t’i kryejnë detyrimet që nuk kanë mundur të mbulohen nga pasuria e shoqërisë. Vetëm përjashtimisht anëtari i shoqërisë së kapitalit do të përgjigjet për detyrimet e shoqërisë dhe këtë nëse i ka keqpërdorur rrethanat që si anëtar i shoqërisë të mos përgjigjet për detyrimet e shoqërisë.
PËRGJEGJËSINË E THEMELUESVE TË SHOQËRISË KUNDREJT PERSONAVE TË TRETË.
Shoqëria tregtare publike dhe shoqëria komandite tregtare
është shoqëria në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët, kurse secili anëtar i shoqërisë u përgjigjet kredituese të shoqërisë në mënyrë të pakufizuar dhe solidare me tërë pasurinë e vet (neni 68 i LSHT). Shoqërinë e drejtojnë të gjithë anëtarët e shoqërisë dhe secili anëtar ka të drejtë dhe për obligim që t’i kryejë punët e shoqërisë.
Shoqëria komandite
është shoqëri e personave në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët, nga të cilët së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë në mënyrë solidare dhe të pakufizuar me tërë pasurinë e vet (komplementari), ndërkaq së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë deri në shumën e kuotës së kapitalit të vet që e ka derdhur në shoqëri (komanditori), neni 131 i LSHT). Shoqërinë e drejtojnë komplementarët, kurse komanditorët nuk kanë të drejtë e as që janë të detyruar ta drejtojnë këtë shoqëri.
Shoqëria publike
Që të dy këto shoqëri themelohen me kontratë shoqërore që është akt themelor i shoqërisë. Kuota e kapitalit të anëtarëve mund të jetë në para, sende, të drejta, punë dhe në shërbime, kurse kuota, përkatësisht kapitali themelor më i vogël i shoqërisë nuk është përcaktuar me ligj.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
47
Shoqëritë SHUHEN me kalimin e kohës, e nëse kohëzgjatja e shoqërisë është caktuar me vendimin e anëtarëve të shoqërisë, vendimin e gjykatës për paligjshmërinë e themelimit ose për shuarjen e shoqërisë, me falimentim, nëse vdes personi fizik ose me shuarjen e personit juridik që është anëtar i shoqërisë (përjashtimisht në rast të vdekjes ose shuarjes së komanditorit vendin e tyre e zënë trashëgimtarët) dhe me dorëheqjen e anëtarit të shoqërisë. Në rast të shuarjes së shoqërisë zbatohet likuidimi i saj gjatë të cilit duhet të kryhen punët e përditshme, të arkëtohen kërkesat e shoqërisë, pasuria të shndërrohet në para dhe të përmbushen detyrimet ndaj kreditorëve. Pas shlyerjes të borxheve të shoqërisë, pasuria e mbetur u ndahet anëtarëve të shoqërisë përpjesëtimisht me pjesëmarrjen e tyre në kapitalin e shoqërisë. Nëse pasuria nuk mjafton për shlyerjen e borxheve, anëtarët e shoqërisë duhet ta kompensojnë deficitin nga prona vetjake përpjesëtimisht me borxhin, me qëllim të mbulimit të humbjeve të shoqërisë. Në ndërmarrësi këto forma të organizimit paraqiten shumë rrallë ngase përgjegjësia e anëtarëve të shoqërisë për detyrimet e saj është e pakufizuar dhe solidare, andaj ndërmarrësit i shmangen themelimit të këtyre shoqërive. Përjashtim bëjnë rastet kur me ligje të veçanta, me të cilat rregullohen veprimtaritë e caktuara, është parashikuar detyrimi për themelimin e tyre. Për shembull, për ushtrimin e veprimtarisë mbrojtëse deri kohë më parë ka ekzistuar detyrimi për organizimin e tyre sipas modelit të shoqërisë komandite, sikur që parashikohet sot për kryerjen e shërbimit të falimentimit – administrimit, ose për themelimin e shoqatës së avokatëve që duhet të bëhet sipas modelit të shoqërisë tregtare publike.
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, krahas zejtarit, ËSHTË FORMA MË E SHPESHTË E ORGANIZIMIT TË NDËRMARRJEVE TË VOGLA. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është shoqëri tregtare e kapitalit që e themelojnë një ose më shumë persona fizikë dhe juridikë me anën e deklaratës për themelimin ose me marrëveshjen shoqërore në bazë të së cilës në shoqëri derdhin kuotat e kapitalit themelor në shuma të ndryshme, dhe sipas kësaj baze marrin pjesë në kapitalin themelor. Shoqëria u përgjigjet personave të tretë për detyrimet e marra përsipër në mënyrë të pakufizuar me tërë pasurinë e vet, ndërkaq secili anëtar i shoqërisë përgjigjet vetëm me pasurinë që e ka derdhë në shoqëri në emër të kapitalit fillestar, përkatësisht me kuotën e vet të kapitalit. Në të vërtetë, duke pasur parasysh se anëtari i shoqërisë me derdhjen e kapitalit fillestar e bartë në shoqëri përgjegjësinë e vet ndaj personave të tretë, ai nuk përgjigjet për obligimet e shoqërisë. Shuma më e ulët e kapitalit themelor të shoqërisë, sipas dispozitës së nenit 389 të LSHT, është 20.000,00 në kuna, së paku gjysma e së cilës duhet të jetë në para. Pos pagesës në të holla, kapitali themelor mund të jetë edhe në të drejta ose në sende, ndërkaq kuota nuk mund të jetë nën vlerën prej 200,00 kuna. Kuotat në emër të kapitalit themelor të themeluesve nuk duhet patjetër të jenë të njëjta, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
48
NDËRMARRËSIA
kurse lartësia e kapitalit themelor përcaktohet me aktin e themelimit të shoqërisë. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet me anën e MARRËVESHJES nëse ekzistojnë dy ose më shumë themelues, përkatësisht me DEKLARATËN E THEMELIMIT, nëse bëhet fjalë vetëm për një themelues. Marrëveshja shoqërore ose deklarata e themelimit duhet ta ketë formën e dokumentit të noterit publik, e pas miratimit të tyre parashtrohet kërkesa për regjistrim në regjistrin gjyqësor, ndërkaq pas regjistrimit në regjistër shoqëria e fiton subjektivitetin juridik. SHOQËRORE
Organet e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar janë drejtoria, këshilli mbikëqyrës dhe kuvendi i shoqërisë. Organet e shoqërisë
Përshkrimi
Drejtoria e shoqërisë
e përfaqëson shoqërinë dhe i drejton punët e shoqërisë me përgjegjësi të vet. Përbëhet nga një ose më shumë persona – drejtorë, që përfaqësojnë shoqërinë bashkërisht ose veç e veç, nëse kështu është përcaktuar me marrëveshjen shoqërore. Drejtorinë e shoqërisë e emërojnë dhe e shkarkojnë me vendim themeluesit – anëtarët e shoqërisë, me mandat prej më së shumti 5 vjet, me mundësinë e rizgjedhjes. Anëtar i drejtorisë mund të jetë çdo person me zotësi të plotë afariste duke i respektuar kufizimet ligjore sipas së cilave anëtarë të drejtorisë nuk mund të jenë personat e dënuar për veprat që kanë shkaktuar falimentimin, dëmtimin e kredituesve, zbulimin e sekretit afarist ose mashtrimin, për kohën prej pesë vjetësh nga dita kur aktgjykimi mbi dënimin ka marrë formën e prerë e po ashtu, edhe personat të cilëve u është caktuar masa e sigurisë, përkatësisht e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë që është objekt i afarizmit të shoqërisë për kohën sa zgjatë ndalesa.
Këshilli mbikëqyrës
është organ fakultativ i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar të cilin e zgjedhë kuvendi i shoqërisë. Këshilli mbikëqyrës
mbikëqyrë veprimtarinë e shoqërisë, kuvendit i paraqet raporte lidhur me mbikëqyrjen e ushtruar dhe e përfaqëson shoqërinë kundrejt anëtarëve të drejtorisë. Me marrëveshjen shoqërore mund të caktohet që këshilli drejtues të përbëhet nga një numër tek dhe të ketë së paku tre anëtarë. Këshilli mbikëqyrës është i domosdoshëm në shoqëritë që gjatë vitit kanë mesatarisht mbi 300 punëtorë, në të cilat ekzistimi i këshillit mbikëqyrës është përcaktuar me ligj të veçantë (p.sh. me Ligjin mbi hekurudhat kroate), apo nëse kapitali themelor është mbi 600.000,00 kuna dhe shoqëria ka mbi 50 anëtarë. Anëtar i këshillit mbikëqyrës mund të jetë çdo person fizik me zotësi të plotë afariste duke i respektuar kufizimet ligjore. Kësisoj, për shkak të kufizimeve ligjore, anëtar i këshillit drejtues nuk mund të jetë anëtari i drejtorisë së shoqërisë, anëtari i këshillit mbikëqyrës njëkohësisht në dhjetë shoqëri, anëtari i drejtorisë së shoqërisë së varur ose personi që nuk i plotëson kushtet të jetë anëtar i drejtorisë. Mandati i anëtarit të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë zgjat katër vjet me mundësinë e Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
49
rizgjedhjes. Kuvendi i shoqërisë
është organ i shoqërisë që e përbëjnë të gjithë anëtarët e shoqërisë dhe në të cilin ata i realizojnë të drejtat si anëtarë të shoqërisë. Në kuvendin e shoqërisë anëtarët e shoqërisë
vendosin për raportet financiare të shoqërisë, për përdorimin e fitimit dhe mbulimin e humbjeve, emërimin dhe revokimin e drejtorisë dhe të këshillit mbikëqyrës, nëse është i themeluar, pastaj për ndryshimet e marrëveshjes shoqërore, dhënien e prokurave, ndarjen ose tërheqjen e kapitaleve afariste dhe për çështjet e tjera. Kuvendin e shoqërisë mund ta thërras drejtoria ose anëtarët e shoqërisë, kuotat e kapitalit themelor të të cilëve përbëjnë së paku një të dhjetën e kapitalit themelor të shoqërisë. Kuvendi vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm, por që secila shumë e kuotës së kapitalit themelor prej 200,00 kuna siguron një votë.
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar pushon së ekzistuari për këto shkaqe: kalimi i kohës, nëse është themeluar për kohë të caktuar, me vendimin e anëtarëve të shoqërisë, nëse i bashkëngjitet shoqërisë tjetër ose bashkohet në një shoqëri të re, në rast të falimentimit ose likuidimit dhe suprimimit të shoqërisë.
Shoqëria aksionare Shoqëria aksionare, në pajtim me dispozitën e nenit 159 të LSHT, është shoqëri tregtare e kapitalit, në të cilën anëtarët e shoqërisë (aksionarët) marrin pjesë me kuotat e kapitalit themelor të ndarë në aksione. Shoqëria aksionare si formë e organizimit të biznesit në ndërmarrjet e vogla është mjaftë e rrallë. Shoqëria aksionare përgjigjet kundrejt personave të tretë me tërë pasurinë e vet, kurse anëtarët e shoqërisë- aksionarët, nuk përgjigjen me pasurinë e vet për detyrimet e shoqërisë. Anëtar i shoqërisë – aksionist mund të jetë çdo person fizik ose juridik, por që shoqëria aksionare mund ta ketë edhe vetëm një anëtar. Me nenin 162 të LSHT është përcaktuar shuma më e vogël e kapitalit themelor për themelimin e shoqërisë aksionare prej 200.000,00 kuna. Aksionarët janë të detyruar të bëjnë pagesën në para në vlerën e aksionit, përkatësisht bartjen e sendit ose të së drejtës nëse aksionet paguhen në këtë mënyrë, ndërkaq aksionarëve u takon e drejta e pjesëmarrjes në drejtimin e shoqërisë, në fitimin që realizohet nëpërmjet pagesës së dividendës dhe e drejta në pjesën e mbetur pas falimentimit ose likuidimit, ose në rast të shuarjes së shoqërisë. Akti themelor i shoqërisë tregtare është statuti me të cilin rregullohen organizimi, selia, objekti i afarizmit, shuma e kapitalit themelor, të drejtat dhe detyrimet e organeve të shoqërisë, kohëzgjatja e shoqërisë si dhe të drejtat e tjera statusore të shoqërisë. Organet e shoqërisë aksionare janë drejtoria, këshilli mbikëqyrës dhe kuvendi i përgjithshëm i shoqërisë. Drejtoria e shoqërisë
drejton punët e shoqërisë dhe e përfaqëson shoqërinë. Drejtorinë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
50
NDËRMARRËSIA e shoqërisë e emëron dhe e revokon këshilli mbikëqyrës.
Këshilli mbikëqyrës
mbikëqyr kryerjen e punëve të shoqërisë, i paraqet kuvendit të përgjithshëm raporte lidhur me mbikëqyrjen e ushtruar dhe e përfaqëson shoqërinë kundrejt anëtarëve të shoqërisë. Anëtarët e këshillit mbikëqyrës i zgjedhë kuvendi i përgjithshëm që e përbëjnë të gjithë anëtarët e shoqërisë.
Kuvendi i përgjithshëm
vendos për emërimin e auditorit, ndryshimin e statutit, miratimin e raportit financiar vjetor dhe shpërndarjen e fitimit, rritjen ose zvogëlimin e kapitalit themelor dhe për shuarjen e shoqërisë.
Shoqëria aksionare SHUHET me kalimin e kohës së caktuar me statut, nëse është themeluar për kohë të caktuar, me vendimin e shumicës së kualifikuar të anëtarëve në kuvendin e përgjithshëm, me fillimin e procedurës së falimentimit, nëse me vendimin e formës së prerë të gjykatës konstatohet se regjistrimi i shoqërisë ka qenë i paligjshëm, me suprimimin e shoqërisë (p.sh. në bazë të vendimit të gjykatës, ngase shoqëria me veprimin e kundërligjshëm ka rrezikuar pasurinë publike), pastaj nëse i bashkëngjitet ose bashkohet me ndonjë shoqëri tjetër. Në rast të shuarjes së shoqërisë, përveç në rast të falimentimit, bëhet likuidimi i shoqërisë me qëllim të shndërrimit të pasurisë së saj në para me të cilat do të përmbushen detyrimet ndaj kredituesve.
Shoqata ekonomike mbi bazat e interesit Shoqata ekonomike mbi bazat e interesit është person juridik të cilin e themelojnë dy ose më shumë persona fizikë ose juridikë me qëllim të lehtësimit dhe nxitjes së zhvillimit të veprimtarisë ekonomike që janë objekt i afarizmit të tyre, me kusht që ky person i ri juridik të mos realizojë fitim për vete. Objekti i afarizmit të shoqatës duhet të jetë i lidhur me veprimtarinë ekonomike që e ushtrojnë anëtarët e shoqatave. Akti themelues i shoqatës është kontrata mbi themelimin e shoqatës në formë të dokumentit të noterit publik, ndërkaq shoqata mund të themelohet edhe pa kapital themelor. Shoqata e fiton cilësinë e personit juridik me regjistrimin në regjistrin gjyqësor, dhe nga kjo kohë mund të jetë bartëse e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve në punët juridike, të lidhë kontrata dhe të kryejë edhe veprime të tjera juridike. Për detyrimet kundrejt personave të tretë shoqata përgjigjet me tërë pasurinë e vet, kurse anëtarët e shoqatës për detyrimet e shoqatës përgjigjen në mënyrë të pakufizuar me tërë pasurinë e vet. Fitimi që e realizon shoqata u takon anëtarëve të shoqatës dhe ndahet ndërmjet tyre në përpjesëtimin e përcaktuar me kontratën mbi themelimin e shoqatës, përndryshe ndahet në pjesë të barabarta. Organe të shoqatës janë anëtarët e shoqërisë që veprojnë bashkërisht dhe drejtoria e shoqatës të cilën e përbëjnë një ose më shumë persona fizikë që i udhëheqin punët e shoqatës dhe që e përfaqësojnë shoqatën kundrejt personave të tretë. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
51
Shoqata shuhet në bazë të vendimit të anëtarëve të shoqatës për shuarjen e shoqatës, me kalimin e kohës për të cilën është themeluar, me realizimin e objektit të punëve ose për shkak të pamundësisë së realizimit të tyre dhe me vendimin e gjykatës kompetente për shuarjen e shoqatës.
2.3. Zejtaria Zejtari është person fizik i cili ushtron në mënyrë të pavarur dhe të përhershme një ose më shumë veprimtari ekonomike plotësuese me qëllim të realizimit të fitimit në kuadër të prodhimit, qarkullimit dhe ofrimit të shërbimeve në treg. Përjashtimisht, zejtar mund të jetë edhe shoqëria tregtare nëse ushtron një veprimtari që ka të bëjë me zejtarinë, nëse këtë nuk e bënë në mënyrë industriale. Zejtari përgjigjet për ligjshmërinë e ushtrimit të zejtarisë dhe për ligjshmërinë e punës së punëtorëve që i punëson. Në ushtrimin e zejtarisë zejtarit mund t’i ndihmojnë anëtarët e familjes pa qenë i detyruar të themelojnë marrëdhënie të punës. Për detyrimet zejtare, sipas dispozitës së nenit 21 të Ligjit mbi zejtarinë, zejtari përgjigjet me tërë pasurinë e derdhur në firmën zejtare, që është e nevojshme për ushtrimin e zejtarisë. Praktika gjyqësore ka përcaktuar një përgjegjësi të gjerë të zejtarit mbi bazën e së cilës zejtari për detyrimet e firmës përgjigjet jo vetëm me pasurinë e derdhur në firmë, por edhe me tërë pasurinë e vet. Kjo praktikë gjyqësore është aplikuar me vendimin e Gjykatës së Lartë Tregtare të Republikës së Kroacisë nr. 7413/02 të datës 15.7.2003. Sipas pikëpamjes së gjykatës së përmendur, përkundër ekzistimit të dispozitës në fjalë të Ligjit mbi zejtarinë, zejtari përgjigjet për detyrimet e firmës zejtare me tërë pasurinë e vet, e jo vetëm me pasurinë e derdhur në firmë. Së këndejmi, përmbarimi për arkëtimin e kërkesave kundër zejtarit mund të zbatohet në pasurinë e tij, përveç nga të drejtat dhe sendet që janë të domosdoshme për përmbushjen e nevojave themelore jetësore të zejtarit dhe të personave që sipas ligjit është i detyruar t’i mbajë, pastaj veglat, makinat dhe sendet e tjera që janë të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë zejtare. Mirëpo, me këtë rast zejtari përgjigjet me tërë pasurinë e vet, por në mënyrë të kufizuar deri në vlerën e pasurisë që e ka derdhur në firmë (aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Kroacisë REV-20/1999-2 i datës 04.09.2002). Llojet themelore të zejtarisë janë: zejtaria e lirë, e ndërlidhur, ekskluzive (e privilegjuar) dhe sezonale. Zejtaria e lirë
për ushtrimin e së cilës nuk kërkohet përgatitje profesionale e as provimi kualifikues. Pra, pa marrë parasysh përgatitjen profesionale ose përvojën, secili mund të merret me zejtari të lirë.
Zejtaria e ndërlidhur
kërkon përgatitje profesionale dhe provimin e dhënë kualifikues, p.sh. zeja e rrobaqepësit ose e zdrukthëtarit .
Zejtaria ekskluzive (e privilegjuar)
ushtrohet në bazë të autorizimit të lëshuar nga ministria kompetente, p.sh. peshkimi në ujërat e ëmbla dhe detare ose nxjerrja e zhavorrit. Zejet e ndërlidhura dhe ekskluzive (të privilegjuara), përkatësisht regjistrimi i zejeve në fjalë, kushtet
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
52
NDËRMARRËSIA për ushtrimin e tyre, dhënia e privilegjeve dhe çështjet e tjera janë rregulluar me Rregulloren mbi zejet e ndërlidhura dhe të
privilegjuara dhe mënyrën e dhënies së privilegjeve. Zejtaria sezonale
mund të ushtrohet më së gjati gjashtë muaj brenda një viti kalendarik.
Dokumenti në bazë të të cilit dëshmohet statusi i zejtarit është LEJA E PUNËS. Lejen për punën e zejtarit e lëshon zyra e zhupanisë, përkatësisht zyra e qytetit të Zagrebit kompetente për vendin ku gjendet selia e zejtarit. Për ushtrimin e zejeve ekskluzive (të privilegjuara) zejtari duhet të gëzojë privilegjin. Zeja shënohet në regjistrin e zejtarisë që e mbanë zyra kompetente e zhupanisë, përkatësisht zyra e qytetit të Zagrebit. Zejtari mund t’i ushtrojë vetëm ato zeje që janë të shënuara në lejen për ushtrimin e zejes, e në rast të zejeve të privilegjuara vetëm ato për ushtrimin e të cilave i është dhënë privilegji. Zejtari mund të ushtrojë edhe veprimtari të tjera që i shërbejnë veprimtarisë së përmendur me lejen për ushtrimin e zejes ose që zakonisht kryhen në kuadër të veprimtarisë së shënuar në leje, po që se kryhen në një vëllim më të vogël. Në Republikën e Kroacisë si veprimtari zejtare më së shpeshti ushtrohen hoteleria e turizmi, tregtia dhe transporti. Personi fizik i cili dëshiron të ushtrojë zejen duhet të ketë zotësi afariste dhe t’i plotësojë kushtet e përgjithshme shëndetësore, nëse kjo është përcaktuar me ligj, dhe nuk mund t’i shqiptohet aktgjykimi gjyqësor i formës së prerë ose t’i caktohet masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë. Për ushtrimin e zejes së ndërlidhur zejtari duhet ta plotësojë kushtin lidhur me aftësinë profesionale, përkatësisht ta ketë dhënë provimin për mjeshtër, përndryshe është i detyruar që ta punësojë një punëtor i cili e plotëson këtë kusht. Kur kemi të bëjmë me zejet për të cilat është parashikuar hapësira e caktuar dhe kushtet për ushtrimin e veprimtarisë, zejtari duhet të sigurojë lokalin që i plotëson kushtet e përcaktuara me dispozita për pajisjen teknike, mbrojtjen në punë, mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit, mbrojtjen nga zhurma dhe dispozitat e tjera që kanë të bëjnë me ushtrimin e një veprimtarie ekonomike. Zejet e caktuara mund të ushtrohen në lokale banesore siç është parashikuar me Rregulloren mbi zejtarinë lidhur me zejet që mund të ushtrohen në lokalet banesore. Zeja shuhet pas çregjistrimit ose sipas fuqisë ligjore. Zejen e çregjistron vetë zejtari, kurse sipas fuqisë ligjore, në bazë të dispozitës së nenit 43 të Ligjit mbi zejtarinë, shuhet me vdekjen e zejtarit (përjashtimisht është e mundur që trashëgimtarët të vazhdojnë ta ushtrojnë zejen), nëse zejtari është dënuar me burgim për veprën penale që ka të bëjë me ushtrimin e veprimtarisë, në rast të caktimit të masës mbrojtëse ose të masës së sigurisë për ndalimin e ushtrimit të zejes për një afat më të gjatë se tre muaj, pastaj nëse zejtari nuk punëson punëtorin që i plotëson kushtet lidhur me përgatitjen profesionale për ushtrimin e zejes dhe në rastet e tjera. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
53
Zejtarët që ushtrojnë veprimtarinë zejtare në territorin e Republikës së Kroacisë domosdo anëtarësohen në Odën e Zejtarëve të Kroacisë si organizatë e pavarur afariste profesionale e themeluar për nxitjen, harmonizimin dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta në zejtari. Zejtari i cili realizon të hyra vjetori mbi 2.000.000,00 kuna, mund të regjistrohet në regjistrin gjyqësor, e nëse të hyrat e tij e kalojnë shumën prej 15.000.000,00 kuna patjetër regjistrohet në regjistrin gjyqësor. Me regjistrimin në regjistrin gjyqësor zejtari fiton statusin e TREGTARIT SI INDIVID, përkatësisht të personit fizik që e ushtron në mënyrë të pavarur veprimtarinë ekonomike sipas dispozitave mbi zejtarinë. Tregtari si individ, sipas dispozitës së nenit 9 të Ligjit mbi shoqëritë tregtare, për detyrimet ndaj personave të tretë përgjigjet personalisht me tërë pasurinë e vet.
Dallimet ndërmjet zejtarit dhe shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Zejtarët dhe ata që duan të merren me këtë veprimtari shpeshherë ia shtrojnë vetes pyetjen - cila formë e veprimtarisë është më e mira - zejtaria apo shoqëria me përgjegjësi të kufizuar si forma më e thjeshtë e shoqërisë tregtare. Ushtrimi i veprimtarisë zejtare është forma më e thjeshtë juridike e afarizmit, kurse shoqëria me përgjegjësi të kufizuar kërkon më shumë mjete, ngase shpenzimet e themelimit janë më të mëdha, kurse kërkohet edhe mbajtja e librave të qarkullimit. Për të lehtësuar zgjedhjen e formës ligjore, do t’i theksojmë dallimet ndërmjet tyre. Elementet Kapitali themelor Shpenzimet e themelimit Koha e nevojshme për themelim*
Zejtaria
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar
S’ka
20.000,00 kn
1.500,00 kn
6.000,00 kn
15 ditë
30 ditë
Vendi i regjistrimit
zyra kompetente e administratës shtetërore në zhupani ose në qytetin e Zagrebit
Përgjegjësia
me pasurinë e zejes, përkatësisht me tërë pasurinë e zejtarit, në mënyrë të kufizuar deri në vlerën e pasurisë së zejtarisë
me kapitalin themelor të depozituar
tatimi mbi të ardhurat dhe tatimi mbi fitimin
tatimi mbi të ardhurat
PO
PO
Tatimi Tatimi mbi vlerën e *
gjykata tregtare
Koha e nevojshme para fillimit të punës së servisit HITRO të Qeverisë së Republikës së Kroacisë Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
54
NDËRMARRËSIA
shtuar Kontabiliteti
Anëtarësimi në Odë Veprimtaritë Norma tatimore
85.000,00 kn Kontabiliteti i thjeshtuar në pajtim me Ligjin për tatimin mbi të
kontabiliteti i dyfishtë në pajtim me Ligjin mbi
ardhurat
kontabilitetin
oda ekonomike e zejtarëve
oda ekonomike e zejtarëve
të gjitha veprimtaritë e lejuara
të gjitha veprimtaritë e lejuara
pjesa e patatuar 1
20%
600,00 kn, 15%, 25%, 35%, 45% Numri i të punësuarve Pagimi i tatimit mbi vlerën e shtuar
i pakufizuar
i pakufizuar
në faturën e arkëtuar
në faturën e lëshuar
2.4. Ortakëria Ortakëria është një formë e organizimit të veprimtarisë ekonomike me të cilën obligohen në mënyrë të ndërsjellë dy ose më shumë persona që për realizimin e një qëllimi të përbashkët të bashkojnë punën dhe/ose pasurinë e vet. Në pajtim me dispozitën e nenit 647-a të LMD, ortakëria krijohet me kontratën ndërmjet ortakëve, dhe është bashkësi e personave dhe e pasurisë pa cilësi juridike. Si formë e organizimit të veprimtarisë, ortakëria më së shpeshti është e pranishme në ndërtimtari. Pasurinë e ortakërisë e përbëjnë kuotat e ortakëve si dhe pasuria e realizuar në kuadër të afarizmit. Pasuria e ortakërisë është pasuri e përbashkët e të gjithë ortakëve. Secili ortak është i detyruar që në ortakëri të derdhë kuotën e kapitalit në para, sende, të drejta, punë ose të mira pasurore, dhe me këtë rast përgjigjet për të metat materiale e juridike të kapitalit të vet. Ortakët marrin pjesë në fitimin dhe në humbjet e shoqërisë përpjesëtimisht me kuotat e tyre. Secili ortak ka të drejtë dhe për detyrë t’i ushtrojë punët e ortakërisë, nëse ndryshe nuk është kontraktuar dhe është i autorizuar ta përfaqësojë bashkësinë e ortakëve. Ortakët mund të zgjedhin nga mesi i vet personin i cili do ta drejtojë ortakërinë (kryepunëtori) i cili konsiderohet i autorizuari i ortakëve. Çdo ortak mund të del nga ortakëria përveç në kohën e papërshtatshme ose në rastin kur kjo është e dëmshme për ortakët e tjerë. Kurse ortaku mund të përjashtohet nga ortakëria me vendimin unanim të të gjithë ortakëve të tjerë, nëse për këtë ekzistojnë arsye të mjaftueshme, për shembull për shkak të shkeljes së detyrimeve nga kontrata, falimentimit, humbjes së zotësisë afariste ose humbjes së besimit. Ortakëria, në pajtim me dispozitën e nenit 647-sh të LMD, pushon me realizimin e qëllimit të përbashkët, me kalimin e kohës për të cilën është lidhur kontrata mbi ortakërinë, me humbjen e pasurisë së përbashkët, me marrëveshjen Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
55
e ortakëve, me vdekjen, përkatësisht pushimin e ekzistimit të personit juridik ose me largimin e ortakut nëse ortakëria ka dy anëtarë. Në rast të shuarjes së ortakërisë fillon ndarja e pasurisë së përbashkët të ortakëve dhe, së pari shlyhen borxhet, kthehen kuotat e kapitalit, e pastaj pasuria e përbashkët e mbetur ndahet përpjesëtimisht me kuotat e derdhura në ortakëri.
2.5. Format e tjera të organizimit të ndërmarrësisë Ndërmarrësi mund ta organizojë veprimtarinë e vet ekonomike edhe në kuadër të kooperativës, veprimtarisë së pavarur, institucioneve, e madje edhe në kuadër të unionit, me ç’rast duhet pasur parasysh se institucioni dhe unioni nuk janë të përcaktuar për ushtrimin e veprimtarive ekonomike fitimprurëse.
Kooperativa Kooperativa është shoqatë vullnetare e kooperativistëve në të cilën secili anëtar merr pjesë drejtpërdrejt dhe e cila me afarizmin e përbashkët mbi bazën e ndihmës reciproke e përparon dhe e mbron interesin e vet ekonomik dhe profesional, me qëllim të realizimit të fitimit personal dhe të përbashkët të kooperativistëve ose të interesave të tjera. Kooperativizmi është një formë e shpeshtë e organizimit në sferën e prodhimit bujqësor, që është rregulluar me Ligjin mbi kooperativat. Kooperativist mund të jetë personi fizik dhe juridik i cili punon plotësisht ose pjesërisht nëpërmjet kooperativës, nëpërmjet kooperativës i shet prodhimet dhe shërbimet e veta, i blenë prodhimet ose i shfrytëzon shërbimet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë së vet, përkatësisht në ndonjë mënyrë tjetër merr pjesë drejtpërdrejt në realizimin e qëllimeve për të cilat është themeluar kooperativa. Kooperativën mund ta themelojnë së paku tre veta të cilët depozitojnë kuotën e njëjtë të kapitalit në para, sende ose të drejta të shprehura në kundërvlerën në para. Kooperativa themelohet me kontratën mbi themelimin e kooperativës e cila duhet të lidhet në formë të dokumentit të noterit publik. Pas lidhjes së kontratës për themelimin e kooperativës thirret kuvendi themelues i cili nxjerr rregullat e kooperativës (cakton formën e rregullimit të kooperativës, përdorimin e fitimit dhe mbulimin e humbjeve si dhe mënyrën e administrimit të kooperativës), zgjedh drejtorin ose drejtorinë dhe këshillin mbikëqyrës të kooperativës. Pas përfundimit të procesit të organizimit, kooperativa regjistrohet në regjistrin gjyqësor dhe në këtë mënyrë e fiton të drejtën e personit juridik. Kooperativën e drejtojnë kooperativistët dhe secili prej tyre e ka një votë. Sipas dispozitës së nenit 14 të Ligjit mbi kooperativat, organet e kooperativës janë: KUVENDI, KËSHILLI MBIKËQYRËS DHE DREJTORI OSE DREJTORIA E KOOPERATIVËS. Organi më i lartë i kooperativës është kuvendi i kooperativës të cilën e përbëjnë të gjithë kooperativistët. Kuvendi i kooperativës nxjerr rregullat e kooperativës, zgjedh dhe shkarkon drejtorin ose drejtorinë apo këshillin mbikëqyrës të kooperativës, harton planin dhe programin e punës, vendos për shpërndarjen e Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
56
NDËRMARRËSIA
fitimit dhe për çështjet e tjera të rëndësishme. Këshilli mbikëqyrës mbikëqyr punën e administratës, kontrollon librat e qarkullimit dhe llogarinë vjetore, përfaqëson interesat e kooperativës në procedurat kundër anëtarëve të drejtorisë. Këshilli mbikëqyrës ka së paku tre anëtarë që i zgjedhë kuvendi për kohën prej dy vjetësh. Drejtori, përkatësisht drejtoria e përfaqëson kooperativën dhe kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me kontratën mbi themelimin, me rregullat e kooperativës dhe me ligj. Mandati i drejtorisë zgjat katër vjet, kurse e zgjedhë kuvendi i kooperativës. Pasurinë e kooperativës e përbëjnë kuotat e anëtarësisë së kooperativistëve dhe pasuria e fituar në kuadër të afarizmit të kooperativës. Kooperativisti nuk mundet pa pëlqimin e kooperativistëve të tjerë të disponojë pjesën e vet të derdhur në kooperativë e as të drejtat dhe sendet e caktuara, e as të kërkojë ndarjen e pasurisë. Fitimi u takon kooperativistëve në pajtim me dispozitat e kontratës për themelimin e kooperativës dhe me rregullat e kooperativës. Fitimi mund të përdorët për zhvillim e mëtejmë të kooperativës dhe për këtë vendos kuvendi i kooperativës. Në veprimtarinë juridike kooperativa përgjigjet për detyrimet e veta me tërë pasurinë e vet. Për detyrimet që nuk mund të shlyhen nga mjetet e kooperativës përgjigjen kooperativistët në bazë të ligjit dhe rregullave të kooperativës, sipas rregullit, deri në lartësinë e kuotës së anëtarësisë së derdhur në kooperativë. Kooperativa shuhet nëse numri i anëtarëve të kooperativës zvogëlohet nën numrin minimal të përcaktuar me ligj, nëse kuvendi vendos me dy të tretat e anëtarëve që kooperativa të shuhet ose të bashkohet me një kooperativë tjetër, në rast të falimentimit, pastaj nëse me vendimin e formës së prerë konstatohet pavlefshmëria e regjistrimit në regjistrin gjyqësor, si dhe në rastet e tjera të caktuara me ligj, me kontratën mbi themelimin e kooperativës ose me rregullat e tjera. Në rast të shuarjes së kooperativës zbatohet likuidimi sipas dispozitave që vlejnë për likuidimin e shoqërisë tregtare publike.
Profesionet e lira Profesionet e lira janë veprimtari të personave fizikë që në mënyrë të pavarur dhe të përhershme ushtrojnë veprimtarinë ekonomike me qëllim të realizimit të të ardhurave, të përcaktuara me dispozita të veçanta. Në kuadër të profesioneve të lira, sipas dispozitës së nenit 18 të Ligjit mbi tatimin nga të ardhurat, bëjnë pjesë veprimtaritë e pavarura të punëtorëve shëndetësorë, veterinerëve, avokatëve, noterëve, revizorëve, inxhinierëve, arkitektëve, gazetarëve, këshilltarëve tatimorë, interpretëve, përkthyesve, veprimtarëve turistikë dhe veprimtaritë e tjera të ngjashme. Po ashtu, ndër profesionet e lira bëjnë pjesë edhe veprimtaritë e pavarura të artistëve, shkencëtarëve, novatorëve, veprimtaritë e pavarura të ligjërimit dhe të edukimit etj. Të ardhurat nga veprimtaria e pavarur, në pajtim me dispozitën e nenit 19 të Ligjit mbi tatimin nga të ardhurat, përbëjnë diferencën ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve afariste të bartësit të veprimtarisë së pavarur të krijuara gjatë një Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
57
periudhe tatimore. Të ardhurat (marrjet) nga veprimtaritë afariste konsiderohen të gjitha të mirat (paraja, sendet, të drejtat materiale, shërbimet etj.) që i ka realizuar bartësi i veprimtarisë, kurse shpenzime afariste konsiderohen të gjitha shpenzimet e bëra me qëllim të fitimit, sigurimit dhe ruajtjes së të ardhurave nga veprimtaria afariste.
Institucioni Institucioni është person juridik që themelohet për ushtrimin e përhershëm të veprimtarisë edukuese, arsimore, shkencore, kulturore, informative, sportive, të kulturës trupore dhe teknike, kujdesin ndaj fëmijëve, shëndetësisë, kujdesin social, kujdesin për invalidët dhe për ushtrimin e veprimtarive të tjera, po që se nuk ushtrohen për realizimin e fitimit. Për personin juridik që ushtron veprimtaritë e përmendura për realizimin e fitimit aplikohen dispozitat mbi shoqëritë tregtare. Institucioni është person jofitimprurës i cili nuk ka për qëllim fitimin por ushtrimin e veprimtarisë, dhe pikërisht ky është dallimi kyç ndërmjet institucionit dhe shoqërisë tregtare e cila është e orientuar në krijimin e fitimit. Në pajtim me këtë, veprimtaritë që i ushtron institucioni nuk janë veprimtari ekonomike por veprimtari me interes të përgjithshëm shoqëror që shërbejnë për plotësimin e nevojave të qytetarëve. Institucioni regjistrohet në regjistrin gjyqësor të institucioneve dhe, pasi të regjistrohet, e fiton subjektivitetin juridik, kurse cilësinë e personit juridik e humb me shlyerjen nga regjistri gjyqësor. Institucioni është i pavarur në ushtrimin e veprimtarisë dhe në afarizmin e vet, në veprimet juridike mund të realizojë të drejta e të merr përsipër detyrime dhe mund të jetë pronar i pasurive të paluajtshme. Institucionin mund ta themelojnë personat fizikë dhe juridikë, vendorë dhe të jashtëm, nëse me Ligjin për ushtrimin e veprimtarisë së caktuar nuk është parashikuar ndryshe. Pasurinë e institucionit e përbëjnë paratë e marra nga themeluesit e institucionit, të fituara me ofrimin e shërbimeve dhe shitjen e prodhimeve, përkatësisht të realizuara nga afarizmi. Nëse institucioni realizon fitim, ky fitim shfrytëzohet ekskluzivisht për ushtrimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së institucionit në pajtim me aktin mbi themelimin dhe me statutin e institucionit. Institucioni përgjigjet për detyrimet me tërë pasurinë e vet, kurse themeluesi i institucionit përgjigjet për detyrimet në mënyrë solidare dhe të pakufizuar.
Unioni Unioni është një formë e bashkimit të lirë dhe vullnetar të disa personave fizikë dhe juridikë, të cilët bashkohen për mbrojtjen e interesit (fitimit) personal ose për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe për mbrojtjen dhe realizimin e qëllimeve ekologjike, humanitare, sportive, shëndetësore, shkencore, kulturore dhe të qëllimeve të tjera, pa e pasur si qëllim fitimin. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
58
NDËRMARRËSIA
Unioni fiton cilësinë e personit juridik ditën e regjistrimit në regjistrin e unioneve. Unioni mund të ushtrojë veprimtari me të cilat realizohen qëllimet e tij, e po ashtu, krahas veprimtarisë themelore mund të ushtrojë edhe veprimtarinë nga e cila fiton të ardhura. Mirëpo, veprimtarinë e vet unioni nuk e ushtron për realizimin e fitimit prandaj, nëse realizon fitim, ai duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për ushtrimin dhe përparimin e veprimtarisë së unionit. Unionin e drejtojnë anëtarët, ndërkaq mund ta themelojnë së paku tre themelues: persona me zotësi fizike ose juridike afariste. Pasurinë e unionit e përbëjnë paratë që unioni i ka realizuar nga pagimi i anëtarësisë, kontributet dhe dhuratat vullnetare, nga ushtrimi i veprimtarisë, nga dotacionet nga buxheti shtetëror dhe nga buxhetet e njësive dhe fondeve të administratës lokale dhe rajonale, pastaj paratë e fituara në pajtim me ligj, sendet e tija të paluajtshme dhe të luajtshme, si dhe të drejtat e tjera pasurore. Për detyrimet e veta unioni përgjigjet me tërë pasurinë, kurse anëtarët e unionit nuk bartin kurrfarë përgjegjësia për këto detyrime.
2.6. Zgjedhja e formave të organizimit të ndërmarrësisë Fjalori afarist i masmediave jep këtë përkufizim për nocionin e ndërmarrësit: ndërmarrësi është personi i cili e investon paranë e vet në një ndërmarrje afariste, merr përsipër rrezikun duke shpresuar se do të realizojë fitim, përkatësisht dobi të caktuar. Për këtë qëllim ai e themelon ndërmarrjen dhe lidh kontrata me ata që do të punojnë për të. Ai e merr përsipër rrezikun për pasurinë. Në Republikën e Kroacisë është e mundur që projekti ose ideja për një ndërmarrësi të realizohet nëpërmjet disa formave organizative të ndërmarrësisë. Kësisoj, ndërmarrësi mund të themelojë personin juridik, përkatësisht shoqërinë tregtare ose që veprimtarinë ta ushtrojë si person fizik, përkatësisht si zejtar, tregtar si individ, ose si veprimtari të lirë. Pastaj, ndërmarrësi mund të realizojë projektin e vet me krijimin e ortakërisë, me themelimin e kooperativës dhe të institucionit, e pjesërisht edhe nëpërmjet unionit. Çdo formë e organizimit të ndërmarrësisë i ofron ndërmarrësit përparësi të caktuara ose ia nxjerrë në shesh të metat. Faktorët kryesorë që ndikojnë në zgjedhjen e formës së organizimit të ndërmarrjes kanë të bëjnë me paratë disponuese për themelimin dhe fillimin e punës, çmimin e themelimit, aktet dhe kohën e nevojshme për themelim, nevojën për angazhimin e avokatit ose të noterëve publikë në procedurën e themelimit etj. Ajo që më së shpeshti harrohet, e që do të duhej të ishte vendimtare me rastin e zgjedhjes së formës organizative është përgjigjja në pyetjen – kush përgjigjet për detyrimet që dalin nga afarizmi i shoqërisë, përkatësisht se a përgjigjen për këto detyrime vetë themeluesit (pronarët) e shoqërisë. Me rastin e zgjedhjes së formës organizative duhet pasur parasysh se disa prej këtyre formave i përshtaten plotësisht ndërmarrësit dhe qëllimit të tij për Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
59
realizimin e fitimit ose të të ardhurave, kurse disa forma të tjera në rend të parë kujdesen për interesat dhe qëllimet e “gjera”, përkatësisht për plotësimin e nevojave të bashkësisë shoqërore ose të vetë anëtarëve prandaj, fitimi i realizuar nga afarizmi duhet të investohet për punë dhe zhvillim të mëtejmë. Shembulli më i mirë i formave tilla organizative janë institucionet dhe unionet. Nëse kemi parasysh se qëllimi kryesor i veprimtarisë së ndërmarrësit është realizimi i fitimit, si mënyrë e mundshme e organizimit të ndërmarrësit janë shoqëritë tregtare, zejtarët dhe kooperativat. Në lidhje me shoqërinë tregtare, ndërmarrësit gjithherë u japin përparësi shoqërive për detyrimet e të cilave nuk përgjigjen me pasurinë e vet, përkatësisht u japin përparësi shoqërive të kapitalit. Mirëpo, nuk do të duhej të anashkalohen as përparësitë e shoqërive të personave, në rend të parë fakti se për themelim nuk është e nevojshme të sigurohet një shumë e caktuar e kapitalit themelor dhe se fjala është për shoqëritë, anëtarët e të cilave janë të lidhur ngushtë dhe, sipas rregullit, marrin pjesë drejtpërdrejt në qeverisje. Duke pasur parasysh se themelimi i shoqërisë aksionare është një procedurë tejet e ndërlikuar dhe se kërkohet një kapital themelor mjaft i madh, për veprimtarinë e ndërmarrësit është më e pranueshme shoqëria me përgjegjësi të kufizuar. Ndër përparësitë e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar janë rreziku i kufizuar afarist i themeluesve, përkatësisht mosekzistimi i përgjegjësisë personale të themeluesit për detyrimet e shoqërisë, lidhshmëria e ngushtë ndërmjet themeluesve, mundësia e themelimit qoftë edhe vetëm nga një themelues, mundësia e ndikimit të madh të themeluesve në drejtimin e shoqërisë madje, sipas rregullit, qeverisja e drejtpërdrejtë e shoqërisë nga ana e pronarëve të shoqërisë. Po ashtu, një prej përparësive është edhe numri i madh i veprimtarive që mund t’i ushtrojë shoqëria dhe fakti se themeluesit nuk janë të detyruar të plotësojnë kushte të caktuara në lidhje me përgatitjen profesionale apo të dëshmojnë zotësi të tjera. Ndër të metat e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar mund të jenë kapitali themelor i nevojshëm për themelimin e shoqërisë, pjesëmarrja në fitim përpjesëtimisht me pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërisë dhe shpenzimet e themelimit të shoqërisë, si dhe kohëzgjatja e procedurës së themelimit. Përparësitë e zejtarisë, siç rezulton nga tabela numër 39, janë numri i madh i veprimtarive që mund t’i ushtrojë pronari, themelimi i thjeshtë dhe i shpejtë, shpenzimet e vogla për hapjen e një zejtarie, mosekzistimi i detyrimit për sigurimin e kapitalit themelor, përkatësisht të kuotës së kapitalit themelor, mundësia e angazhimit të anëtarëve të familjes, tatuimi në sistemin e tatimit mbi të ardhurat, ndërkaq si të meta mund të përmenden përgjegjësia e pronarit të zejtarisë për detyrimet e firmës zejtare, detyrimet për aftësimin profesional ose për dhënien e provimit për mjeshtër te zejtaritë e ndërlidhura dhe plotësimi i detyrueshëm i kushteve, përkatësisht sigurimi i lokaleve të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë. Zejtaria është gjithsesi një formë tejet interesante e Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
60
NDËRMARRËSIA
organizimit të biznesit familjar që përfshinë punën e familjes dhe një numër të vogël të punëtorësh. Kooperativat si formë e organizimit të ndërmarrësisë kanë dëshmuar përparësi të shumta. Përparësia e parë qëndron në faktin se kooperativën e themelojnë tre ose më shumë themelues të cilët i lidhë reciprokisht qëllimi i përbashkët, me ç’rast të gjithë kooperativistët marrin pjesë në drejtimin e kooperativës dhe atyre u takon fitimi. Një prej përparësive të kooperativës është edhe përgjegjësia e anëtarëve të saj deri në kuotën e kapitalit që e kanë derdhur në kooperativë dhe fakti se për themelimin e kooperativës nuk është përcaktuar shuma e kapitalit themelor. Një prej të metave të kooperativës ndërlidhet ekskluzivisht me faktin historik se kooperativizmi në sistemin e mëparshëm nuk ka dhënë rezultate të dëshiruara dhe ka qenë në dëm të kooperativistëve. Përparësia e ortakërisë si formë e organizimit të ndërmarrësisë është se ajo themelohet lehtë nëpërmjet lidhjes së kontratës mbi ortakërinë që mund të jetë edhe verbal, si dhe fakti që për themelimin e saj nuk kërkohet kurrfarë leje nga organet e pushtetit. Përparësi tjetër është fakti se numri më i madh i ortakëve nuk është kufizuar, por vetëm është caktuar se ortakëria duhet të ketë së paku dy anëtarë. E metë kryesore e ortakërisë është përgjegjësia solidare dhe e pakufizuar të ortakëve për detyrimet që dalin nga ortakëria, kështu që përgjegjësia e ortakëve është barazuar me përgjegjësinë e tregtarit si individ ose të zejtarit dhe të anëtarëve të shoqërisë së personave.
3. E DREJTA TREGTARE KONTRAKTORE 3.1. Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtës së detyrimeve E drejta e detyrimeve është një tërësi e rregullave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet e detyrimeve, përkatësisht marrëdhëniet në të cilat njëra palë (kreditori) është i autorizuar të kërkojë nga pala tjetër (debitori) kryerjen e ndonjë veprimi të cilin pala tjetër duhet ta përmbushë. Karakteristikat themelore të së drejtës së detyrime janë: relativiteti i marrëdhënieve së detyrimeve, dispozitiviteti i marrëdhënieve së detyrimeve dhe veprimi si objekt i marrëdhënieve së detyrimeve. Relativiteti i marrëdhënieve të detyrimeve
do të thotë se marrëdhëniet e detyrimeve veprojnë vetëm ndërmjet palëve që janë në marrëdhënie konkrete të detyrimeve. Personat e tretë që nuk janë përfshirë në marrëdhënien e detyrimeve nuk marrin pjesë në të e as që kanë detyrime .
Dispozitiviteti i marrëdhënieve të detyrimeve
do të thotë se palët kontraktuese vendosin vetë se a do të hyjnë në një marrëdhënie të detyrimeve dhe përcaktojnë përmbajtjen e marrëdhënieve përveç, natyrisht, kufizimeve që dalin nga ligji dhe rregullat e moralit.
Veprimi si objekt i marrëdhënieve të
është çdo veprim njerëzor pozitiv ose negativ të cilin debitori i marrëdhënies së detyrimeve është i detyruar t’ia kryejë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare detyrimeve
61
kreditorit. Veprimi mund të nënkuptojë vënien, kryerjen e një pune, lëshim ose pësim të caktuar.
E drejta tregtare kontraktore për nga përmbajtja e vet në tërësi përputhet me të drejtën e detyrimeve.
3.2. Presupozimet për lidhjen e kontratës është veprim i dyanshëm juridik që lindë me shprehjen e lirë të vullnetit të palëve kontraktuese (me konsensusin e palëve) ose me shitjen e sendeve. KONTRATA
Janë të njohura disa grupe të kontratave sipas llojit, nga të cilat më të rëndësishmet janë grupi i kontratave të njëanshme detyruese dhe të dyanshme detyruese dhe grupi i kontratave formale e joformale. Kontratat e njëanshme detyruese janë kontrata në të cilat njëra palë është kreditori, kurse pala tjetër debitori (kontrata mbi dhuratën), kurse kontratat e dyanshme detyruese janë kontrata në të cilat të dy palët kontraktuese janë njëkohësisht kreditor dhe debitor (kontrata mbi shitjen dhe kontrata mbi huanë). Kontrata formale janë ato kontrata forma e të cilave është përcaktuar me ligj, si kusht për vlefshmërinë e tyre (kontrata mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme duhet të jetë me shkrim), kurse kontratat joformale janë ato për të cilat nuk është përcaktuar forma si kusht për vlefshmërinë e saj (kontrata mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme mund të jetë me shkrim ose me gojë). Kontrata lind kur njëra palë kontraktuese pranon ofertën e palës tjetër. OFERTA është propozim për lidhjen e kontratës të cilin njëra palë ia dërgon tjetrës dhe ajo duhet t’i përmbajë të gjitha elementet thelbësore të kontratës së ardhshme, ndërkaq e detyron ofertuesin deri në afatin e caktuar për pranimin e saj. Pranimi i ofertës nënkupton shprehjen e lirë të vullnetit të palës tjetër se e pranon ofertën, ndërkaq pranimi duhet të jetë në pajtim me ofertën dhe të nënkuptojë qartë se është fjala për pranimin e asaj oferte. Kontratës shpeshherë i paraprinë lidhja e parakontratës. Parakontrata është kontratë me të cilën merret përsipër detyrimi se më vonë do të lidhet kontrata kryesore. PARAKONTRATA është detyruese nëse përmban të gjitha elementet thelbësore të kontratës së ardhshme kryesore. Nëse pas lidhjes së parakontratës nuk është lidhur kontrata kryesore brenda afatit të caktuar me parakontratë, lidhja e saj mund të kërkohet brenda afatit prej 6 muajsh nga skadimi i afatit të parashikuar për lidhjen e saj ose nga dita në të cilën, sipas natyrës dhe rrethanave të punës, kontrata është dashur të lidhet. Për parakontratën aplikohet klauzola e rrethanave të ndryshuara (klauzola rebus sic stantibus), përkatësisht nëse pas lidhjes së parakontratës, pa fajin e palëve kontraktuese, rrethanat ndryshohen aq shumë sa që parakontrata assesi nuk do të lidhej, apo nëse përmbushja e saj do t’u shkaktonte humbje të mëdha palëve kontraktuese, palët kontraktuese lirohen nga detyrimi për lidhjen e kontratës kryesore. Parakushtet për një kontratë të vlefshme janë: vullneti i palëve kontraktuese, shprehja e vullnetit, zotësia juridike dhe afariste e palëve, veprimi i mundshëm, i Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
62
NDËRMARRËSIA
lejuar, i caktuar ose i caktueshëm, si dhe forma e përcaktuar e punës juridike. Punët juridike për të cilat nuk janë plotësuar parakushtet e duhura janë të pavlefshme dhe të anulueshme. PUNË TË PAVLEVSHME DHE TË ANULUESHME JANË ATO QË NUK PRODHOJNË EFEKTE JURIDIKE, NGASE SIKUR TË ISHIN TË VLEFSHME DO TË PRODHONIN EFEKTE TË TILLA. Ato janë të pavlefshme që nga çasti i kontraktimit të punës juridike. Arsyet e pavlefshmërisë janë: jozotësia afariste e palëve, mungesa e vullnetit, pavlefshmëria dhe papajtueshmëria në shprehjen e vullnetit, pamundësia, jolejueshmëria, veprimi i pacaktuar ose i pacaktueshëm dhe mungesa e bazës juridike. PUNËT JURIDIKE TË ANULUESHME QË PRODHOJNË EFEKTE JURIDIKE, DERISA TË
Kundër tyre duhet të ushtrohet padia për anulim, kurse pasojat e anulimit paraqiten që nga dita e kontraktimit të këtyre punëve. Arsyet e anulimit janë: zotësia afariste e kufizuar, kërcënimi, lajthitja dhe mashtrimi.
ANULOHEN, PËRKATËSISHT NËSE NUK ANULOHEN.
3.3. Sigurimi i marrëdhënies kontraktore Pjesëmarrësit në një marrëdhënie juridike detyruese dëshirojnë që me lidhjen e kontratës të arrijnë rezultate të caktuara por, shpeshherë ndodhë që detyrimi të mos përmbushet ose të përmbushet me vonesë. Së këndejmi, marrëdhënia juridike detyruese, përkatësisht përmbushja e saj mund të sigurohet me anën e kaparit, retencionit, garancisë, penaleve ose me anën e pengut. Kapari
Retencioni ose mbajtja e sendit
Garancia
është shumë e caktuar parash ose e sendeve të tjera të zëvendësueshme që njëra palë ia jep palës tjetër në çastin e lidhjes së kontratës në shenjë të lidhjes së kontratës për të siguruar përmbushjen e detyrimit nga kontrata. Pala kontraktuese që e ka dhënë kaparin nuk është e autorizuar të heq dorë nga kontrata duke e lënë kaparin, e as që këtë mund ta bëjë pala tjetër me dhënien e kaparit të dyfishtë, por palët kontraktuese janë të detyruara që ta përmbushin detyrimin e kontraktuar. Mirëpo, ekziston mundësia që palët kontraktuese të merren vesh që njëra ose secila prej tyre të mund të heq dorë nga kontrata nëse e paguan shumën e caktuar për shkak të heqjes dorë. nënkupton të drejtën e kreditorit që të mbajë sendin e paluajtshëm të debitorit, derisa ai t’ia paguajë borxhin. Për shembull, hotelieri ka të drejtë që t’i mbajë sendet e mysafirit nëse nuk i paguhet fatura ose këpucari t’i mbajë këpucët e rregulluara derisa t’i paguhet shuma e caktuar. është kontratë me të cilën personi i tretë zotohet se kreditorit do t’ia përmbushë detyrimin e debitorit nëse ky këtë nuk e bënë në kohën e duhur dhe në shumën e plotë. Mund të jetë subsidiare nëse përmbushja së pari duhet të kërkohet nga debitori kryesor, ose solidare nëse kreditori mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit qoftë nga debitori kryesor qoftë nga dorëzani ose njëkohësisht nga të dytë. Nëse dorëzani nuk e përmbushë detyrimin e debitorit kryesor, të gjitha të drejtat e debitorit ndaj debitorit kryesor kalojnë në të me anën e cedimit ligjor. Dorëzania krijon detyrime vetëm nëse është
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
Gjoba e kontraktuar ose penalet
E drejta e pengut
63
lidhur me shkrim. nënkupton shumën e parave të parashikuar me kontratë ose dobinë tjetër pasurore që debitori është i detyruar t’ia paguajë kreditorit nëse nuk e përmbushë detyrimin e vet apo nëse vonohet në përmbushjen e tij. Gjoba mund të kontraktohet për shkak të mospërmbushjes ose të vonesës në përmbushjen e detyrimit. Nëse gjoba është kontraktuar për rastin e mospërmbushjes, kreditori mund të kërkojë ose përmbushjen e kontratës ose pagimin e gjobës. Nëse gjoba është kontraktuar për rast të vonesës, kreditori mund të kërkojë përmbushjen e kontratës dhe pagimin e gjobës së kontraktuar. është e drejtë sendore mbi sendin e huaj me të cilën pengmarrësi autorizohet të realizojë borxhin nga vlera e sendit të lënë peng nëse debitori nuk e përmbushë detyrimin e vet në afatin e caktuar. Objekt i të drejtës së pengut mund të jenë sendet e paluajtshme dhe të luajtshme. Hipoteka është peng në sendet e paluajtshme ose të luajtshme pa dorëzimin e sendit, kurse pengu me dorëzimin e sendit të paluajtshëm quhet pignus (send dore). Nëse kërkesa e kreditorit nuk përmbushet me kohë, kreditori mund të kërkojë shitjen publike të sendit të lënë peng, kurse pas shitjes dhe pagimit të shpenzimeve të shitjes si dhe të kërkesave të pengmarrësit, pjesën e mbetur nga shitja e sendit ia kthen penglënësit.
3.4. Ndryshimi i subjekteve të marrëdhënies kontraktore Ndryshimi i subjekteve të marrëdhënies kontraktore mund të bëhet si në anën e kreditorit ashtu edhe në anën e debitorit. Ndryshimet në anën e kreditorit bëhen në formë të cedimit dhe asignacionit, ndërkaq në anën e debitorit si marrje për sipër e borxhit dhe e detyrimit për përmbushjen e kontratës. Cedimi
Udhëzimi ose asignacioni
Marrja e përsipër e borxhit
është kontratë me të cilën kreditori e kalon kërkesën e vet të tjetërsueshme nga kreditori i deritashëm në personin tjetër, kreditorin e ri, kurse debitori mbetet ai i mëparshmi. Cedimi më së shpeshti është vullnetar ose si kontratë cedimi, ndërkaq mund të paraqitet edhe si cedim ligjor, e më rrallë si cedim i bazuar në vendimin gjyqësor. Për të qenë cedimi i vlefshëm nuk kërkohet pëlqimi i debitorit, por ai vetëm duhet të njoftohet për cedimin e kryer (notifikimi i debitorit). është një deklaratë e njërës palë, e udhëzuesit, me të cilën e autorizon të udhëzuarin që në emrin e tij dhe në favor të udhëzuesit të kryejë një veprim për pranuesin e udhëzimit, kurse pranuesin e udhëzimit e autorizon që në emrin e tij dhe në favor të udhëzuesit ta pranojë këtë veprim nga i udhëzuari. Asignacioni lind kur i udhëzuari pranon të kryejë një veprim për pranuesin e udhëzimit. Asignacioni dhe cedimi janë mënyrat më të shpeshta ta pagesës në situatat kur llogaria e debitorit si pagues është e bllokuar. nënkupton ndërrimin e subjektit të marrëdhënies kontraktore në anën e debitorit. Borxhi merret përsipër kështu që me pëlqimin e kreditorit, në vend të debitorit të mëhershëm i cili del nga marrëdhënia juridike detyruese, vjen debitori i ri.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
64
NDËRMARRËSIA
Marrja përsipër e përmbushjes së detyrimit
Kontratën e lidhin debitori i vjetër dhe i riu, me pëlqimin e kreditorit. Për dallim nga marrja e përsipër borxhit, me këtë rast nuk ndërrohet debitori, por me kontratën ndërmjet personit të tretë dhe kreditorit detyrohet personi i tretë që kreditorit t’ia përmbushë borxhin e debitorit. Me lidhjen e kontratës për marrjen përsipër të borxhit personi i tretë merr detyrimin ndaj kreditorit krahas debitorit. është kontratë ndërmjet debitorit dhe personit të tretë, me të cilën personi i tretë merr përsipër detyrimin që në vend të debitorit ta përmbushë detyrimin ndaj kreditorit. Personi i tretë nuk bëhet debitor ndaj kreditorit, por vetëm merr përsipër detyrimin ndaj debitorit, andaj kreditori ndaj tij nuk ka kurrfarë mundësie që të kërkojë pagimin e borxhit.
3.5. Shuarja e marrëdhënies kontraktore Marrëdhënia juridike detyruese shuhet në njërën nga këto mënyra: me përmbushje, me pamundësinë e përmbushjes, me zgjidhjen e kontratës, me faljen e borxhit, me kompensim, denoncim, heqje dorë, me skadimin e kohës, me vdekjen e debitorit ose kreditorit, me barazim, përkatësisht kompensimin e kërkesave dhe borxheve, me novacion dhe me dispozita juridike. Përmbushja
nënkupton shuarjen e marrëdhënies kontraktore me përmbushjen e detyrimit nga ana e debitorit. Përmbushja është mënyra e rregullt dhe më e shpeshtë e shuarjes së marrëdhënies kontraktore. Detyrimi duhet të përmbushet ndaj kreditorit ose personit tjetër që e cakton kreditori. Debitori është i detyruar ta kryejë veprimin që është objekt i detyrimit dhe në vend të borxhit, përkatësisht të veprimit që duhet ta kryejë nuk mund të jep diçka tjetër. Sipas kontratës debitori duhet ta përmbushë detyrimin brenda afatit, e nëse nuk e respekton afatin bie në vonesë.
Zgjidhja e kontratës
është një mënyrë e shkëputjes së kontratës që pason nëse njëra palë kontraktuese nuk i përmbushë detyrimet nga kontrata, ndërkaq është e mundshme nëse kontrata e vlefshme ende nuk është përmbushur apo është përmbushur vetëm pjesërisht. Zgjidhja e kontratës mund të bazohet në marrëveshjen e palëve kontraktuese, ndërkaq mund të bazohet edhe në ligj. Zgjidhja e kontratës mund të bëhet edhe për shkak të rrethanave të ndryshuara në rastin kur pas lidhjes së kontratës paraqiten rrethana të atilla që e vështirësojnë shumë përmbushjen e kontratës nga ana e njërës palë.
Kompensimi
është një mënyrë e shuarjes së marrëdhënies juridike detyruese me të cilën kompensohen kërkesa e kreditorit dhe kundërkërkesa e debitorit. Kërkesat dhe kundërkërkesat që kompensohen duhet të jenë të njëkohshme, të kenë arritur për pagesë, për të cilat mund të ushtrohet padia dhe të jenë reciproke. Kompensimi mund të bëhet mbi bazën e kontratës, përkatësisht me marrëveshjen e të dy palëve ose mbi bazën e ligjit.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
65
3.6. Llojet e kontratave Janë të shumta kontratat që subjektet juridike i shfrytëzojnë në jetën e përditshme ekonomike, ndër të cilat më të shpeshta dhe më të domosdoshme janë kontrata mbi shitjen, kontrata mbi veprën dhe ndërtimin, kontrata mbi qiranë dhe kontrata mbi huanë dhe kredinë.
Kontrata mbi shitjen sipas dispozitës së nenit 454 të LMD, është kontratë me të cilën shitësi zotohet se sendin që e shet do t’ia dorëzojë blerësit kështu që blerësi bëhet pronar i tij, ngase blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin e caktuar. KONTRATA MBI SHITJEN,
Elementet thelbësore të kontratës mbi shitjen, pa të cilat kontrata nuk mund të ekzistojë, janë sendi dhe çmimi. Objekt i shitjes janë sendet, të drejtat dhe pasuria. ÇMIMI duhet të jetë i shprehur në PARA, për shembull I CAKTUAR në shumën fikse dhe i caktueshëm, përkatësisht kontrata duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme që mundësojnë caktimin e çmimit. Detyrimet e shitësit nga kontrata mbi shitjen janë: t’ia dorëzojë sendin blerësit; të garantojë për karakteristikat materiale (fizike) dhe juridike të sendit. Shitësi ia dorëzon sendin blerësit në kohën dhe në vendin e parashikuar me kontratë, e nëse vendi i dorëzimit nuk është caktuar me kontratë, sendi dorëzohet në vendin në të cilin shitësi e ka pasur vendbanimin ose selinë në çastin e lidhjes së kontratës. Shitësi nuk është detyruar ta dorëzojë sendin nëse blerësi nuk ia paguan në të njëjtën kohë çmimin. Sendi është me TË META MATERIALE, sipas dispozitës së nenit 479 të LMD, nëse nuk i posedon cilësitë e nevojshme për përdorim të rregullt ose për qarkullim, nëse sendi nuk i posedon cilësitë e nevojshme për përdorim të veçantë për të cilin blerësi e ka siguruar, gjë që ka qenë e njohur për shitësin, nëse sendi nuk i posedon cilësitë dhe karakteristikat që janë kontraktuar shprehimisht ose heshtazi, apo që janë të përcaktuara, dhe nëse shitësi e ka dorëzuar sendin që nuk është i njëjtë me mostrën ose modelin. Shitësi përgjigjet për të metat materiale të sendit nëse ato i ka pasur në çastin e kalimit të rrezikut në blerësin, pavarësisht nga fakti se a i ka pasur të njohura, si dhe për të metat që shfaqen pas kalimit të rrezikut në blerësin. Shitësi nuk përgjigjet për të metat që në çastin e lidhjes së kontratës i ka pasur të njohura blerësi apo që nuk kanë mundur të jenë të panjohura, përveç nëse shitësi ka pohuar se sendi nuk ka të meta. Shitësi nuk përgjigjet për të metat e sendit i cili shitet në ankand publik të detyrueshëm. Të metat materiale mund të jenë TË DUKSHME DHE TË FSHEHURA. Blerësi mund ta informojë shitësin për të metat e dukshme brenda afatit prej tetë ditësh nga dita e kontrollimit të sendit, përkatësisht menjëherë nëse kemi të bëjmë me kontratën tregtare, ndërkaq për të metat e fshehura brenda afatit prej tetë ditësh nga dita e zbulimit të të metave të fshehura, por shitësi nuk përgjigjet për të Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
66
NDËRMARRËSIA
metat e fshehura që bëhen me dije pas skadimit të afatit prej gjashtë muajsh nga shitja e sendit, përveç nëse nuk është parashikuar një afat më i gjatë. Me Ligjin i ri mbi marrëdhëniet e detyrimeve (NN 35/05 që hyn në fuqi më 01.01.2006, afati i përgjegjësisë është zgjatur në dy vjet nga shitja e sendit, kurse te kontratat tregtare në gjashtë muaj. TË METAT JURIDIKE ekzistojnë nëse mbi sendin e shitur ekziston e drejta e personit të tretë e cila përjashton, zvogëlon ose kufizon të drejtën e blerësit, për ekzistimin e së cilës blerësi nuk është informuar e as që është pajtuar që ta merr sendin e ngarkuar me këtë të drejtë. Blerësi duhet ta informojë shitësin për ekzistimin e të metave juridike dhe të kërkojë prej tij që sendin ta lirojë nga e drejta ose pretendimi i personit të tretë (mbrojtja nga eviksioni). Nëse personi i tretë ia merr plotësisht sendin blerësit, kontrata zgjidhet sipas ligjit, e nëse vetëm zvogëlohen ose kufizohet të drejtat e blerësit, blerësi mund ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë uljen përpjesëtimore të çmimit.
Përgjegjësia e shitësit për të metat materiale dhe juridike me kontratë mund të përjashtohet ose kufizohet, por jo edhe nëse shitësi i ka pasur të njohura të metat apo nëse blerësit ia ka imponuar dispozitën për kufizimin ose përjashtimin e përgjegjësisë së vet duke e shfrytëzuar pozitën e tij. Në rast të ekzistimit të të metave blerësi mund të kërkojë nga shitësi MENJANIMIN E TË METAVE OSE DORËZIMIN E SENDIT TJETËR PA TË META, PRA TË KËRKOJË PËRMBUSHJEN E KONTRATËS, TË KËRKOJË ULJEN E ÇMIMIT OSE ZGJIDHJEN E KONTRATËS. Në secilin nga rastet e përmendura blerësit i takon edhe e drejta në dëmshpërblim. Është me rëndësi që të dallohet përgjegjësia e shitësit për të metat materiale të sendit nga garancia për gjendjen normale të sendit të shitur, që ekziston në rast se shitësi i ndonjë makine, aparati ose sendi tjetër, që janë mallra teknike, blerësit ia jep fletën garantuese, me të cilën prodhuesi garanton funksionimin normal të sendit gjatë një periudhe të caktuar. Për sendin me garanci blerësi mund të kërkojë, brenda afatit të garancisë, nga blerësi dhe prodhuesi që t’ia riparojnë ose që sendin t’ia zëvendësojnë me një të ri. Detyrimet e blerësit nga kontrata mbi shitjen janë: ta paguajë çmimin e kontraktuar; ta merr sendin e blerë. Çmimi i kontraktuar paguhet në kohën dhe në vendin e caktuar me kontratë. Marrja e sendit nënkupton të gjitha veprimet që janë të nevojshme që blerësi ta merr sendin.
Kontrata mbi veprën ME KONTRATËN MBI VEPRËN DETYROHET KRYESI I PUNËVE (NDËRMARRËSI) TË KRYEJË NJË PUNË TË CAKTUAR (FIZIKE OSE INTELEKTUALE), KURSE BLERËSI DETYROHET QË PËR KËTË TA PAGUJË Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
III. E Drejta Tregtare
67
SHPËRBLIMIN E CAKTUAR. Objekt i kontratës mbi punën është rezultati i punës, e jo vet puna që për shembull, është objekt i kontratës mbi punën. Kryesi i punëve është i detyruar ta kryejë veprën në kohën e caktuar me kontratë ose brenda një kohe të arsyeshme, ashtu siç është kontraktuar dhe siç e kërkojnë rregullat e punës. Është i detyruar që personalisht ta kryejë punën, ta paralajmërojë porositësin për të metat e materialit, pasi ta kryejë punën ta dorëzojë sendin e porositur ose të riparuar dhe mban përgjegjësinë për të metat e veprës. Porositësi është i detyruar ta pranojë veprën dhe ta kontrollojë sa më parë që të jetë e mundur. Porositësi është i detyruar që lidhur me të metat e dukshme ta lajmërojë menjëherë kryesin e punës, ndërkaq për të metat e padukshme ta lajmërojë brenda një muaji nga dita e zbulimit të tyre. Pas kalimit të kohës prej dy vjetësh nga dorëzimi i sendit porositësi nuk mund të bëjë vërejtje për të metat, përveç nëse kryesi i punës i ka pasur të njohura apo nuk ka mundur të mos i ketë të njohura ato të meta. Nëse të metat ekzistojnë, kryesi i punës duhet t’i mënjanojë brenda afatit të parashikuar me kontratë, përndryshe porositësi mund t’i mënjanojë këto të meta me shpenzime të kryesitë të punës, ta zvogëlojë shpërblimin për punën e kryer ose ta zgjidhë kontratën. Pas pranimit të punës së kryer porositësi është i detyruar që të paguajë shpërblimin për punën e bërë. Një nga format e kontratës mbi veprën është edhe KONTRATA MBI NDËRTIMIN ME TË CILËN KRYESI I PUNIMEVE (NDËRTIMTARI) DETYROHET TA NDËRTOJË BRENDA AFATIT TË KONTRAKTUAR NJË OBJEKT, OSE QË NË OBJEKTIN EKZISTUES TË KRYEJË PUNIME NDËRTIMORE, NDËRKAQ POROSITËSI (INVESTUESI) DETYROHET QË PËR KËTË TË PAGUAJË ÇMIMIN E CAKTUAR. Në kontratën mbi ndërtimin mund të përfshihet edhe dispozita për ndërtimin “çelësi në dorë”, sipas së cilës kryesi i punimeve është i detyruar t’i kryejë të gjitha punët e nevojshme për ndërtimin dhe shfrytëzimin e objektit, ndërkaq çmimi i kontraktuar përfshin vlerën e të gjitha punimeve të parashikuara dhe të tepricës së punimeve. Për ndërtimin cilësor dhe solid të objektit ndërtimor kryesi i punimeve dhe projektuesi i përgjigjen porositësit ose pronarit të objektit dhjetë vjet nga dita e pranim-dorëzimit të punimeve. Përgjegjësia në fjalë nuk mund të përjashtohet ose të kufizohet me kontratë.
Kontrata mbi shitjen dhe kontrata mbi kredinë ME KONTRATËN MBI HUANË huadhënësi detyrohet që huamarrësit t’ ia dorëzojë shumën e caktuar të parasë ose sasinë e caktuar të sendeve të tjera të zëvendësueshme, kurse huamarrësi detyrohet që pas një kohe të caktuar t’ia kthejë të njëjtën shumë të parave ose të njëjtën sasi apo llojin e njëjtë të sendit.
Huaja mund të jetë punë juridike me shpërblim nëse huamarrësi është i detyruar të paguajë edhe kamatën, ose pa shpërblim nëse kamata nuk është Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
68
NDËRMARRËSIA
parashikuar me kontratë. Huamarrësi mund të heq dorë nga kontrata edhe para se huadhënësit t’ia dorëzojë sendin e caktuar, ndërkaq huanë mund ta kthejë edhe para afatit të caktuar, por është i detyruar që huadhënësit t’ia paguajë kompensimin për dëmin e shkaktuar. E ngjashme me kontratën mbi huanë është kontrata mbi kredinë. Me kontratën mbi kredinë banka detyrohet që shfrytëzuesit të kredisë t’ia vë në dispozicion shumën e caktuar të parave, për kohë të caktuar ose të pacaktuar, me destinim ose pa destinim të përcaktuar më parë, kurse shfrytëzuesi i kredisë detyrohet që bankës t’ia paguajë kamatën e kontraktuar dhe që shumën e parave që e ka marrë ta kthejë me kohë dhe në mënyrën e përcaktuar me kontratë. Kontrata mbi kredinë duhet të lidhet me shkrim, ndërkaq të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese janë të ngjashme me ato të kontratës mbi huanë.
Kontrata mbi qiranë Me kontratën mbi qiranë qiradhënësi detyrohet që qiramarrësit t’ia dorëzojë sendin e caktuar për përdorim, kurse ky detyrohet ta paguajë qiranë. Kontrata mbi qiranë është rregulluar me Ligjin mbi marrëdhëniet e detyrimeve, kurse llojet e caktuara të qirasë rregullohen me Ligjin për dhënien me qira të banesave ose me Ligjin për dhënien me qira të lokaleve afariste. Në bazë të kontratës mbi qiranë qiradhënësi është i detyruar që sendin ta dorëzojë në gjendje të rregullt dhe ta mirëmbajë atë gjatë kohëzgjatjes së kontratës. Qiradhënësi përgjigjet për të metat materiale të sendit që janë pengesë për përdorimin e tij të rregullt dhe sipas kontratës, e nëse të metat nuk mund të mënjanohen qiramarrësi mund ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë uljen e qirasë. Po ashtu, qiradhënësi është përgjegjës për të metat juridike të sendit dhe, nëse personi i tretë ia merr të drejtën qiramarrësit që ta shfrytëzojë sendin, kontrata zgjidhet sipas ligjit, e nëse e drejta e qiramarrësit vetëm është e kufizuar, qiramarrësi mund ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zvogëlimin e qirasë dhe, gjithsesi, kompensimin e dëmit të shkaktuar. Qiramarrësi duhet ta përdorë sendin sipas kontratës, me kujdesin e nikoqirit të mirë, ta kompensojë dëmin që shkaktohet nëse sendi nuk përdoret sipas destinimit dhe kushteve të parashikuara me kontratë, të paguajë qiranë e përcaktuar me kontratë, me ligj ose sipas zakonit, ta ruajë sendin e marrë me qira dhe pas përfundimit të marrëdhënies kontraktore ta kthejë sendin të padëmtuar. Qiramarrësi mund ta jep për shfrytëzim sendin e marrë me qira, nëse në këtë mënyrë nuk i shkaktohet dëm qiradhënësit dhe nëse nuk është parashikuar ndryshe me kontratën mbi qiranë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
4 INFRASTRUKTURA
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: MJEDISI AFARIST INFRASTRUKTURA
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IV. Infrastruktura
71
1. MJEDISI AFARIST 1.1. Karakteristikat hyrëse Sot në Evropë po krijohen dallime gjithnjë e më të mëdha ndërmjet vendeve dhe rajoneve të caktuara. Vendet që do të kujdesen për zhvillimin e novatorizmit dhe të ndërmarrësisë, do të përparojnë dhe do të hapin më shpejtë vende të reja të punës. Me rritjen e mundësive për punësimin e popullsisë dhe me shtimin e aktiviteteve ekonomike do të rritet edhe cilësia e jetesës. Në këtë mënyrë , disa rajone dhe shtete do të bëhen më tërheqëse jo vetëm për popullsinë e vet por edhe për njerëzit e tjerë që dëshirojnë t’i realizojnë idetë e veta dhe të kenë një jetë më cilësore. Kujdesi për një infrastrukturë më cilësore kërkon edhe ndërtimin e një mjedisi që ofron mundësi për një nxitje më të madhe të ndërmarrësisë dhe nxjerrjen e masave mbështetëse që do të mundësojnë një zhvillim më të shpejtë të këtij procesi. Një faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në botë, e edhe në Kroaci, është ekonomia e vogël dhe e mesme (për çka u bë fjalë në kuadër të ekonomisë së vogël), pa marrë parasysh se a është e organizuar në formë të zejtarisë apo të shoqërive tregtare. Këto ecuri kanë ndikim edhe në zhvillimin e viseve të caktuara të Kroacisë, veçmas kur është fjala për bashkëpunimin me subjektet e ndryshme ekonomike dhe me subjektet e tjera nga bota dhe Evropa. Në kuadër të këtij bashkëpunimi kemi fituar njohuri të reja dhe kemi siguruar informata të reja, kurse njerëzit kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit. Me zhvillimin e ekonomisë së tregut në hapësirat tona, ndërmjet subjekteve ekonomike është forcuar lufta për rritjen e konkurrencës, zhvillimin teknologjik dhe përgjithësisht për një punë më të efektshme të mbarë shoqërisë. Zhvillimi i ekonomisë së vogël në Kroaci vë në pah nevojën se kësaj veprimtarie duhet t’i kushtohet një kujdes më i madh, jo vetëm nëpërmjet ndryshimit të legjislacionit por edhe me miratimin e një sërë masash nxitëse që do të përshpejtojnë zhvillimin e saj. Masat nxitëse që i ka miratuar për këtë qëllim Republika e Kroacisë, pastaj lehtësirat tatimore për rajonet e caktuara, përfshirë kreditë dhe mjetet pa kthim, kanë dhënë rezultate të caktuara dhe është e nevojshme që të vazhdojnë edhe më tutje. Në kuadër të ndërtimit të mëtejmë të infrastrukturës ekonomike për ekonominë e vogël, është e nevojshme pjesëmarrja e administratës lokale, e odave, e qendrave të biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen e problemeve komunale me qëllim të zhvillimit të ekonomisë lokale, zgjidhjes së çështjeve sociale dhe veçmas të problemeve të punësimit. Në zhvillimin e administratës lokale është angazhuar edhe Ministria e Ekonomisë, e Punës dhe e Ndërmarrësisë (www.mingo.hr) nëpërmjet mjeteve buxhetore me ndihmën e të cilave ndihmohet zhvillimi i ndërmarrësisë në 400 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
72
NDËRMARRËSIA
zona dhe qendra të ndryshme, ndërkaq është nxitur edhe zhvillimi i iniciativës lokale. Një numër i madh i këtyre aktiviteteve në të ardhmen do t’u hapin rrugën investimeve të ndërmarrjeve vendore dhe të jashtme. Në këtë mënyrë janë bërë kooperime të ndryshme, ka filluar zhvillimi i ndërmarrësisë në zonat e caktuara, janë ndërtuar rrugë të ndryshme dhe është mbështetur zhvillimi i turizmit kontinental, ndërkaq po zhvillohen me sukses edhe qendra të ndryshme ekonomike. Zhvillimi i mëtejmë varet, para së gjithash, nga rritja e përkrahjes shtetërore, por edhe nga iniciativat vetjake të bashkësive lokale. Një administratë efikase lokale do të ndihmojë zhvillimin e formave të ndryshme të ndërmarrësisë në zona dhe qendra të caktuara, si dhe të inkubatorëve dhe formave të tjera të ndërmarrësisë që janë me rëndësi për zhvillimin e mëtejmë të mjedisit dhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik. Njëkohësisht, me këtë do të zhvillohet edhe tregu i shërbimeve këshillëdhënëse për t’u dhënë një mbështetje më cilësore ndërmarrësve, të cilat duhet të jenë në harmoni me nevojat dhe zhvillimin e bashkësisë lokale. Me aktivitetin e iniciativës lokale dhe rajonale dhe me nxjerrjen e masave të ndryshme nxitëse, veprimtaritë e ndryshme do të zhvillohen në harmoni me nevojat e secilit rajon veç e veç. Një mjedis cilësor i ndërmarrësisë do të krijojë kushtet për zhvillimin e ekonomisë së vogël dhe të zejtarisë, rritjen e punësimit dhe ristrukturimin e ekonomisë. Shtetet dhe administrata lokale këtë proces e shpejtojnë ose e ngadalësojnë. Së këndejmi, është e nevojshme që të krijohen të ashtuquajturat koalicione të ndërmarrësve për: miratimin e koncepteve zhvillimore, shfrytëzimin më shpejtë të mjeteve dhe burimeve për financimin e ndërmarrësisë, krijimin e fondeve lokale për dhënien e garancive, krijimin e kapitalit për rreziqet e caktuara, hapjen e qendrave dhe të inkubatorëve për zhvillimin e bizneseve, organizimin e dhënies së këshillave të ndryshme, themelimin e agjencisë rajonale për zhvillim (shembulli i zhupanisë së Zagrebit), zhvillimin e infrastrukturës komunale, krijimin e mundësive për përfshirjen në projektet ndërkombëtare dhe fondet fillestare. Një pjesë e madhe e këtyre synimeve tanimë është realizuar por ato nuk janë ndërlidhur dhe shfrytëzuar sa duhet, andaj shtrohet nevoja për një organizim edhe më të mirë. Mjedisi i përshkruar që përbën tërësinë e institucioneve, e në të cilin vepron ndërmarrësi i cili duhet t’i përshtatet vazhdimisht këtij mjedisi, është si vijon:
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IV. Infrastruktura
73
Mjedisi ekonomik Në një ekonomi me klimë të zhvilluar të ndërmarrësisë mund të iniciohen projekte të shumta. E tërë shoqëria përkrah drejtpërdrejt zhvillimin e ekonomisë së vogël e të mesme dhe të zejtarisë. Sot në Republikën e Kroacisë po ndërmerren
një sërë masash që nga sigurimi i burimeve financiare e deri te mënjanimi i pengesave burokratike me qëllim të nxitjes së zhvillimit të ndërmarrësisë. Në këtë mënyrë ndërmarrësve u krijohen parakushtet për realizimin e projekteve të tyre ekonomike. Për fat të keq disa iniciativa edhe sot e kësaj dite nuk po zgjidhen me shpejtësinë e duhur, siç janë mosshfrytëzimi i pasurive të paluajtshme të ndërmarrësve që nuk janë privatizuar ose objektet e braktisura të armatës kroate që do të mund t’i shfrytëzonin bashkësitë lokale për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme ekonomike, pastaj rentat e reja, si dhe kompensimet e ndryshme që u paguhen bashkësive lokale. Po ashtu, masat nxitëse për zhvillimin e zejtarisë dhe të ekonomisë së vogël janë të pamjaftueshme kundrejt investitorëve të mëdhenj. Krahas masave të përmendura nxitëse dhe kufizuese shtetërore, mjedisin ekonomik të ndërmarrësve e përbëjnë: blerësit, furnitorët, konkurrentët (shih më tepër në faqet 123 dhe 124) dhe tregu i punës.
Mjedisi teknologjik Zhvillimi teknologjik në botë dhe pjesëmarrja gjithnjë e më e madhe e shërbimeve në veprimtarinë ekonomike ndikuan në ristrukturimin e ekonomisë, e veçmas në vendet në tranzicion siç është Republika e Kroacisë. Në proceset globale po bëhet bashkimi i ndërmarrësve të mëdhenj, ndërkaq nga ekonomia e vogël dhe zejtaria pritet hapja e vendeve të reja të punës, novatorizmi, zhvillimi më i madh i rajoneve dhe rritja e të ardhurave. Aplikimi i teknologjive të reja dhe përvetësimi i njohurive profesionale ndikojnë në zhvillimin e prodhimeve dhe të shërbimeve të reja dhe njëkohësisht në plotësimin më cilësor të nevojave. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
74
NDËRMARRËSIA
Mirëpo, zhvillimi teknologjik sjell me vete shumë probleme siç janë ndotja e ajrit, e ujit dhe e tokës, mungesa e energjisë dhe e ujit të pijes, trajtimi i mbeturinave etj.
Mjedisi shoqëror Shteti, përkatësisht qeveria ndikon në zhvillim nëpërmjet inicimit të procesit të veprimtarive afariste. Në lidhje me këtë janë tejet të rëndësishme infrastruktura intelektuale dhe komercializimi i novacioneve. Kapitali njerëzor bëhet më i rëndësishëm se teknologjia ngase teknologjinë mund ta kopjojmë ose blejmë, kurse sigurimi i kapitalit njerëzor është më i vështirë dhe duhet kohë për t’i fituar njohuritë e caktuara. Së këndejmi, të punësuarit duhet të perfeksionohen gjatë gjithë jetës nëpërmjet formave të ndryshme të mësimit dhe aftësimit. Natyrisht, aplikimi i teknologjisë së re krijon tepricë punëtorësh, prandaj shtrohet nevoja që ata të rikualifikohen dhe të marrin njohuri të reja. Cilësia e jetës në rajonin e caktuar dhe rëndësia kulturore dhe historike e rajonit janë dëshmuar në botë si elemente tepër të rëndësishme që ndikojnë në tërheqjen e ndërmarrësve. Në të ardhmen kësaj do t’i kushtohet një kujdes më i madh, e po ashtu, do t’i kushtohet kujdes edhe ekologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendeve dhe rajoneve të caktuara. Mjedisin shoqëror e përbëjnë sistemi i vlerave, stili i jetesës, kultura, zakonet dhe shprehitë, arsimimi, qëndrimet dhe bindjet, nevojat dhe dëshirat në hapësirën dhe kohën e veprimit të ndërmarrësit.
Mjedisi juridik – politik Me nxjerrjen e ligjeve krijohen kushte më të lehta ose më të rënda të afarizmit. Hyrja e Republikës së Kroacisë në Unionin Evropian do të kërkojë përshtatjen e legjislacionit, e kjo do të thotë edhe miratimin e standardeve dhe të normave të afarizmit në mënyrë që shpenzimet e punës të barazohen në gjithë hapësirën e UE. Kjo për një kohë të caktuar do të kërkojë edhe investime shtesë si dhe mbrojtjen e disa prej degëve të ekonomisë. Do të shtrohet nevoja që shteti t’u jep mbështetje më të fuqishme financiare ndërmarrjeve të vogla dhe zejtarëve në mënyrë që ata t’i përshtaten konkurrencës. Marrë në përgjithësi, politikanët me qëndrimet dhe aktivitetet e veta përshpejtojnë ose kufizojnë zhvillimin ekonomik ose afarizmin e ndërmarrësve të caktuar.
Mjedisi etik Në botën afariste i kushtohet rëndësi e madhe moralit. Ndërmarrësit e sotëm ballafaqohen me vendime afariste që nga aspekti moral mund të kenë një dykuptimësi, e kjo vjen në shprehje veçmas në fazën e parë të zhvillimit të veprimtarisë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IV. Infrastruktura
75
Ndërmarrësit shpeshherë kanë telashe të mëdha me aspektin moral të vendimeve të veta afariste, andaj janë të kënaqur nëse vendimet e tyre janë në harmoni me ligjet e miratuara. Mirëpo, duhet pasur parasysh se aspekti moral dhe kundërligjor nuk nënkuptojnë të njëjtën gjë. Për shembull, në anketat e organizuara me ndërmarrësit lidhur me qëndrimin e tyre kundrejt fshehjes së tatimit, një e treta e tyre është përgjigjur se kjo është një sjellje e pranueshme duke pasur parasysh të gjitha tagrat që ua imponon shteti. Në anën tjetër, kur është fjala për dhënien e të dhënave të gabueshme për subvencionet shtetërore, ata e konsideronin këtë akt si shumë amoral. Etika afariste nënkupton respektimin e normave morale në veprimtarinë ekonomike. Respektimi i konkurrencës, vërtetësia e shpalljeve, respektimi i konsumatorëve dhe i të punësuarve janë vetëm disa prej elementeve që i përkasin mjedisit moral.
2. INFRASTRUKTURA 2.1. Kuptimi i infrastrukturës së ndërmarrësisë Infrastruktura është një tërësi e degëve dhe e veprimtarive me objektet dhe parimet përkatëse që mundësojnë zhvillimin normal të sektorit primar, sekondar, terciar dhe të aktiviteteve me interes të përgjithshëm shoqëror, përkatësisht të punëve publike. Sektori primar
ose veprimtaritë primare përfshijnë: bujqësinë, peshkatarinë, pylltarinë dhe zejtarinë. Në shtetet që kanë shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik, pjesëmarrja e popullsisë së punësuar në sektorin primar arrin në 85%, kurse në vendet me ekonomi të zhvilluar është rreth 5% (SHBA, UE).
Sektori sekondar
ose veprimtaritë sekondare përfshijnë: industrinë, ndërtimtarinë dhe zejtarinë prodhuese, pra kryesisht veprimtaritë me karakter përpunues. Përqindja e lartë e të punësuarve në sektorin sekondar ishte karakteristike për periudhën pas revolucionit industrial dhe që nga atëherë shënon një tendencë të rritjes, e njëkohësisht rritet numri i të punësuarve në veprimtaritë terciare.
Sektori terciar
përfshin veprimtaritë shërbyese: turizmin, tregtinë, hotelierinë, zejtarinë shërbyese, shërbimet financiare komunale etj.
Ndarja më e zakonshme e veprimtarive është ndarja në sektorin primar, sekondar dhe terciar. Megjithatë, ekzistojnë edhe kualifikime që e degëzojnë sektorin terciar, kështu që bëhet fjalë edhe për sektorin kvartar (madje edhe kvintar). Në kuadër të kësaj ndarjeje sektori terciar nuk përfshinë të gjitha veprimtaritë shërbyese, kështu që një pjesë e tyre (p.sh. shërbimet shëndetësore, arsimi, mbrojtja sociale, kultura) përcaktohen si sektor i veçantë (kvartar). Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
76
NDËRMARRËSIA
Infrastruktura dhe ndërmarrësi Nga këndvështrimi i ndërmarrësit, infrastruktura nënkupton bazën dhe përkrahjen që i nevojitet për t’i realizuar qëllimet e veta primare dhe sekondare. Qëllimet primare
nënkuptojnë realizimin e detyrave themelore të afarizmit dhe përcaktimin e vizionit të zhvillimit të ndërmarrësit, si dhe planifikimin e qëllimeve afariste dhe zgjedhjen e strategjisë për realizimin e tyre.
Qëllimet sekondare
nënkuptojnë plotësimin e nevojave personale dhe të nevojave të mjedisit dhe vetë komunikimin me mjedisin.
Së këndejmi, ndërmarrësi e shfrytëzon infrastrukturën që nga themelimi e derisa t’i plasojë në treg prodhimet dhe shërbimet.
2.2. Llojet e infrastrukturës E dallojmë infrastrukturën ekonomike që përfshinë qarkullimin, energjetikën, sistemin e telekomunikacionit, sistemin e veprimtarive komunale dhe të gjitha veprimtaritë që janë drejtpërdrejt të lidhura me procesin e prodhimit, nga infrastruktura joekonomike që përfshinë shkollimin, shëndetësinë, shkencën, kulturën, mbrojtjen sociale dhe administratën. Po ashtu, dallojmë infrastrukturën shtetërore, infrastrukturën urbane dhe shumë lloje të tjera varësisht nga mënyra e ndarjes së tyre. Nga këndvështrimi i ndërmarrësit, i nevojave, aktiviteteve dhe kërkesave të tija, infrastruktura ndahet në atë: TË BRENDSHME DHE TË JASHTME .
Faktorët e brendshëm të infrastrukturës Në afarizmin modern dhe të organizuar në mënyrë cilësore më së shpeshti organizohen këto shërbime të infrastrukturës: i informatikës, i kërkimeve dhe i zhvillimit, i kontabilitetit (për këtë bëhet fjalë më tepër në kontabilitetin e ndërmarrësisë), i auditimit, i kontrollningut, i organizimit, i menaxhimit të potencialeve njerëzore dhe shërbimi i punëve të përgjithshme. Kur është fjala për zejtarët, ndërmarrje e vogla dhe të mesme, këto shërbime mund të organizohen brenda firmës zejtare ose shoqërisë tregtare, por mund t’i shfrytëzojnë edhe shërbimet e ndërmarrësve të jashtëm të specializuar. Zgjedhja gjithsesi varet nga shpenzimet dhe dija e pronarit, përkatësisht e udhëheqësit të subjektit juridik.
Shërbimi informatik Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IV. Infrastruktura
77
Shërbimi informatik është sot shërbimi më dominues dhe më me ndikim. Pa të dhënat dhe informatat që i grumbullon, përpunon dhe i vë në dispozicion shërbimi i informatikës, sot do të ishte e pamundur që të zgjidhen me kohë dhe në mënyrë cilësore problemet e ndryshme dhe të merren vendime në cilën do qoftë sferë të veprimtarisë ekonomike. Shërbimi i informatikës kryen, në pajtim me kërkesat e menaxhmentit, katër lloje punësh: hartimin e programeve për përcjelljen e gjendjes dhe të ecurive të të gjitha rrjedhave afariste materiale, njerëzore dhe financiare të ndërmarrësit, zhvillimin konkret të programit që përfshinë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, si dhe përpilimin e të dhënave operative dhe vënien e bazës së të dhënave në dispozicion shfrytëzuesve, vendosjen e lidhjeve komunikuese dhe krijimin e rrjetit të komunikimit, projektimin, zgjedhjen dhe mirëmbajtjen e pajimeve të informatikës dhe të punëve të ngjashme.
Shërbimi i kërkimit dhe i zhvillimit të organizimit Punët organizative marrin shumë kohë dhe hapësirë në vendin e punës, përpjesëtimisht me largësinë e vendit të punës nga vendi i punës së drejtpërdrejtë, ndërkaq më të ndërlikuara janë punët organizative menaxheriale. Shërbimi i organizimit ka për detyrë të analizojë organizimin ekzistues dhe përparimin e organizimit sipas parimeve dhe përvojave të reja praktike të organizatave të tjera afariste në koordinimin e punës së njësive organizative dhe në hartimin e dispozitave organizative, si dhe të të gjitha aktiviteteve të tjera në lidhje me këtë. Shërbimi i kërkimit dhe i zhvillimit të organizimit ka tri grupe detyrash: Detyrat kërkimore
gjithë ajo që i kontribuon njohjes së zgjidhjeve, mjeteve, metodave dhe procedurave të reja organizative.
Detyrat operative
kërkimi i organizimit ekzistues dhe aplikimi i organizimit të ri, si dhe mbikëqyrja e funksionimit të tij.
Detyrat e instruktimit
përcjellja e punës së organizatorëve të tjerë, aftësimi dhe informimi për zgjidhjet e reja organizative.
Shërbimet e tjera të infrastrukturës janë: Shërbimi juridik
e këshillon menaxhmentin për të gjitha çështjet që kërkojnë shqyrtime dhe formulime juridike. Po ashtu, shqyrton dhe vlerëson projektkontratat, merr pjesë në negociata dhe/ose i harton vetë. Krahas këtyre punëve e përfaqëson ndërmarrësin në kontestet juridike. Sot ndërmarrësit kryesisht i shfrytëzojnë shërbimet e zyrave të avokatëve në formë të autsorsingut. Me kontratën mbi bashkëpunimin dhe me shuma paushalle i zvogëlojnë shpenzimet e afarizmit dhe e rrisin cilësinë e shërbimeve.
Shërbimi i auditimit
dhe organizimi i tij është i arsyeshëm vetëm nëse ekziston një vëllim i caktuar i punëve, e nëse ekziston, ai ka për
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
78
NDËRMARRËSIA detyrë të mbikëqyrë veprimtarinë financiare dhe materiale. Ky shërbim i paraqet menaxhmentit ose pronarit raportin përkatës me propozimin e masave për përmirësimin e veprimtarisë materiale dhe financiare. Te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme afarizmin e mbikëqyrë vetë menaxheri.
Kontrollingu
nënkupton mbikëqyrjen e brendshme me ndihmën e procesit menaxherial, e jo vetëm kontrollin financiar të afarizmit. Kontrollingu mbështet menaxhmentin ose pronarin në procesin e vendimmarrjes me koordinimin dhe integrimin e funksioneve të planifikimit, informimit, mbikëqyrjes dhe administrimit të veprimtarisë. Përfshin të gjitha funksionet menaxheriale dhe është i orientuar në realizimin e qëllimeve të afarizmit që kanë të bëjnë me pengimin e rreziqeve të mundshme në afarizëm.
Shërbimi i planifikimit
ka për detyrë t’i unifikojë planet e njësive të caktuara organizative, të pjesëve afariste të ndërmarrjes dhe të hartojë propozimin e planit të përgjithshëm për tërë veprimtarinë që përbëhet nga disa plane veç e veç ose nga planet e aktiviteteve të veçanta për shembull, plani i prodhimit, plani i shitjes, plani i eksportit dhe i importit.
Statistika
ka për detyrë të mbledhë të dhënat përkatëse statistikore me qëllim të vlerësimit të të gjitha pjesëve të afarizmit. Këto të dhëna i shërbejnë organit punëdrejtues që ta kuptojë gjendjen e vërtetë në të cilën gjendet ndërmarrësi. Sot barrën më të madhe rreth mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave e merr përsipër shërbimi i informatikës. Përcjellja statistikore veçanërisht në zejtari ose në ekonominë e vogël ka rol shumë të madh në përcjelljen e afarizmit dhe në procesin e vendimmarrjes.
Menaxhimi i potencialeve njerëzore
është shërbim që kujdeset për plotësimin e vendeve të lira të punës përzgjedhjen, aftësimin dhe perfeksionimin e të punësuarve, si dhe motivimin dhe stimulimin e tyre.
Shërbimi i përgjithshëm
kryen punët me karakter të përgjithshëm që kanë mbetur jashtë sferës së veprimtarisë të shërbimeve të tjera të infrastrukturës. Më së shpeshti këto janë punët që kanë të bëjnë me ruajtjen e pasurisë së ndërmarrjes, kontrollin e hyrjes dhe daljes së njerëzve dhe sendeve, organizimin e ushqimit, mirëmbajtjen e pastërtisë, pranimin dhe përcjelljen e shkresave e të dërgesave të tjera dhe kujdesin për automjetet.
Faktorët e jashtëm të infrastrukturës Këta faktorë përkufizohen si një infrastrukturë jashtë subjektit ekonomik, ndërkaq përfshijnë: marrëdhëniet ndërmjet ndërmarrësit dhe shtetit, infrastrukturën institucionale (legjislacionin), infrastrukturën komunale, infrastrukturën financiare, infrastrukturën shëndetësore – sociale, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IV. Infrastruktura
79
infrastruktura arsimore – këshillëdhënëse, infrastrukturën shërbyese dhe infrastrukturën industriale.
Raportet ndërmjet ndërmarrësve dhe shtetit Nga fundi i shekullit 20-të dhe në fillim të shekullit 21-të në botë filloi periudha e ndërmarrësisë. Ndërmarrësit ndryshojnë dhe përtërijnë ekonominë, ndërkaq ata që janë më inventiv ndryshojnë mënyrën e punës dhe të jetës sonë, hapin vende të reja të punës. Kompjuterët personalë, Interneti, pajisjet programore dhe shumë shërbime të tjera që janë paraqitur krahas aplikimit të teknologjive të reja ndihmojnë ndryshimin e shpejtë të informatave, shkurtimin e distancave dhe të kufizimeve kohore. Për ekonominë e vogël dhe në zejtari ka rëndësi të madhe përfshirja e familjes, nga se kjo e bënë afarizmin më fleksibel. Ndërmarrësia zhvillohet më shpejtë në shoqëritë që bazohen në pronësinë dhe kapitalin privat, në konkurrencën e lirë dhe në fitim. Zhvillimi i shtetit ligjor bazohet në ndarjen e trefishtë të pushtetit në atë: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Për këtë arsye edhe janë miratuar synimet e Unionit Evropian për zvogëlimin e kufizimeve burokratike, për një ndikim më të madh të ndërmarrësve në krijimin e rregullave legjislative, zvogëlimin e kufizimeve të legjislacionit të tregut dhe forcimin e konkurrencës.
Infrastruktura institucionale (legjislative) Në çdo vend ekziston korniza juridike, përkatësisht legjislacioni që ka për qëllim sigurimin e afarizmit dhe të jetës. Nxjerrja e ligjeve në Republikën e Kroacisë është ekskluzivisht në kompetencë të Kuvendit të Kroacisë, kurse ato i propozojnë Qeveria e Republikës së Kroacisë, klubet e përfaqësuesve dhe përfaqësuesit. Në kushtetutën e Republikës së Kroacisë, që është akti më i lartë juridik, është përcaktuar liria e ndërmarrësisë dhe e tregut si bazë e rregullimit ekonomik (neni 49 i kushtetutës së RK). Në bazë të kësaj Kushtetute shteti është i detyruar që të mbështesë përparimin ekonomik dhe zhvillimin e ekonomisë si dhe krijimin e mirëqenies sociale për qytetarët. Në bazë të këtyre dispozitave kushtetuese Qeveria e Republikës së Kroacisë i propozon zgjidhjet ligjore me të cilat do të mbështetej ekonomia. Qeveria e Republikës së Kroacisë ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutë dhe ligj. Anëtarët e Qeverisë janë njëkohësisht edhe ministra të ministrive përkatëse të cilët, në kuadër të veprimtarisë së vet, propozojnë zgjidhje ligjore dhe i zbatojnë ligjet. Organizimi, mënyra e punës, vendimmarrja Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
80
NDËRMARRËSIA
dhe llojet e akteve që i nxjerr Qeveria përcaktohen me ligj dhe me rregullore të punës. Në kuadër të Qeverisë janë këto ministri: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Integrimeve Evropiane, Ministria e Financave (Drejtoria Tatimore dhe e Doganave), Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Jurisprudencës, Ministria e Ekonomisë, e Punës dhe e Ndërmarrësisë, Ministria e Çështjeve Detare, Turizmit, Qarkullimit dhe e Zhvillimit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe e Hidroekonomisë, Ministria e Mjedisit, e Rregullimit Hapësinor dhe e Ndërtimit, Ministria e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale, Ministria e Shkencës, e Arsimit dhe e Sportit, Ministria e Kulturës, Ministria e Çështjeve të Familjes, Luftëtarëve dhe e Solidaritetit Ndërmjet Gjeneratave.
Drejtoritë shtetërore janë: 1. 2. 3. 4. 5. 6.
Drejtoria Shtetërore e Gjeodezisë, Enti Shtetëror i Hidrometeorologjisë, Enti Shtetëror i Metrologjisë, Enti Shtetëror për Siguri Bërthamore, Enti Shtetëror i Statistikës dhe Inspektoriati Shtetëror.
Krahas Kuvendit të Kroacisë, Qeverisë së RK, ministrive dhe drejtorive shtetërore, infrastrukturën legjislative e përbëjnë zhupanitë, qytetet dhe komunat me organet e veta dhe gjykatat (Gjykata Supreme, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Tregtare), Oda Ekonomike e Kroacisë, Oda Zejtare e Kroacisë, Zyra Shtetërore e Auditimit, Enti për Sigurimin Shëndetësor i Kroacisë dhe Enti për Punësim i Kroacisë.
Infrastruktura komunale Pa një infrastrukturë cilësore komunale nuk mund të ketë as zhvillim të mirëfilltë ekonomik.Veprimtari komunale konsiderohet ofrimi i shërbimeve komunale personave fizikë dhe juridikë, por edhe ndërtimi dhe mirëmbajtja e objekteve dhe e stabilimenteve të infrastrukturës komunale si një sistem i tërësishëm në rajonet e qyteteve, komunave dhe të zhupanive. Është në kompetencë të njësive të administrimit lokal dhe rajonal që të sigurojnë ushtrimin e përhershëm të veprimtarive komunale, mirëmbajtjen e këtyre objekteve dhe stabilimenteve, si dhe zhvillimin e tyre mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IV. Infrastruktura
81
Veprimtari komunale, sipas Ligjit mbi ekonominë komunale, konsiderohen: furnizimi me ujë të pijes, kullimi dhe pastrimi i ujërave të ndotura, furnizimi me ngrohje, transporti i udhëtarëve në komunikacionin publik, mirëmbajtja e pastërtisë publike, zhvendosja e hedhurinave komunale në vendet e caktuara, mirëmbajtja e rrugëve të pakategorizuara, tregjet e shitjes me pakicë, mirëmbajtja e varrezave, krematoriumeve dhe kryerja e punëve lidhur me varrimet, mirëmbajtja e oxhaqeve, ndriçimi publik.
Infrastruktura financiare Karakteristikë e ekonomisë së vogël dhe të mesme dhe e zejtarisë është se në to realizohen idetë e ndërmarrësve. Për ndërmarrësit e ri gjithherë paraqet problem sigurimi i parave, ngase nuk kanë para të mjaftueshme, ndërkaq më vonë gjatë zhvillimit u nevojitet kapitali shtesë për investime e shpeshherë edhe për mjete qarkulluese. Në lidhje me këtë, rolin kryesor për çdo ndërmarrës e kanë mjedisi dhe infrastruktura financiare. Pikërisht të metat dhe kufizimet në financimin e drejtpërdrejtë ndikojnë në zhvillimin e financimeve indirekte që realizohen me ndihmën e institucioneve financiare. Pa institucione financiare nuk mund të arrihet një organizim efikas i tregut financiar. Roli kryesor i institucioneve financiare në infrastrukturën financiare qëndron në faktin se i furnizon pjesëmarrësit e fundit të ofertës dhe të kërkesës, por në një masë më të madhe nga ajo që e bëjnë brokerat dhe dilerët. Institucionet financiare janë të rëndësishme nga se u ofrojnë shërbime të plota edhe atyre që kanë dituri dhe mjete të kufizuara për të marrë pjesë në tregjet financiare. Pa një infrastrukturë financiare do të ishte e pamundur të realizohet një përqendrim dhe centralizim më i madh i parave për investime të mëdha që janë grumbulluar nga rezervat dispersive financiare. Institucionet financiare parimisht e racionalizojnë kryerjen e transaksioneve financiare duke marrë parasysh edhe problemet që shfaqen në punën e tregjeve financiare. Institucionet financiare mund të sigurojnë modele më të lira të financimit dhe të transaksioneve. Grupimi i institucioneve financiare mund të bëhet në disa mënyra. Më i rëndësishmi është dallimi ndërmjet institucioneve depozituese, institucioneve kontraktuese dhe i institucioneve investuese. Institucionet financiare Institucionet depozituese
Përshkrimi mbledhin dhe derivojnë fonde të mëdha nga llogaritë e depozitave që u janë shitur qytetarëve (bankat komerciale, bankat e kursimeve dhe kooperativat).
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
82
NDËRMARRËSIA
Institucionet kontraktuese
ofrojnë kontrata legale për mbrojtjen nga rreziku (shoqëritë e sigurimeve, fondet e pensionistëve).
Institucionet investuese
shesin aksione, bëjnë investime dhe janë të gatshme të rrezikojnë (fondet monetare, bankat investuese).
Institucionet e tjera financiare
bankierët investues, dilerët, brokerat, bankat hipotekare.
Këtu bëjnë pjesë edhe këto institucione shtetërore: Banka për Rindërtim dhe Zhvillim e Kroacisë – (HBOR) Agjencia e Ekonomisë së Vogël e Kroacisë – (HAMAG) Agjencia Financiare – (FINA) Komisioni i Letrave me Vlerë Agjencia për Depozita të Mesme – (SDA).
BANKA PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM E KROACISË (HBOR) Këtë bankë e ka themeluar Qeveria e Kroacisë për nxitjen e ndërmarrësisë dhe ndërtimin e objekteve të infrastrukturës, në kuadër të së cilës do të grumbulloheshin paratë për këto destinime. HBOR e ka selinë në Zagreb, rruga Strosmayer sheshi i 3. HBOR-i ka disa programe kredituese të destinuara për nxitjen dhe themelimin e bizneseve dhe për eksport, sigurimin e mjeteve të xhiros dhe rritjen e kapitalit themelor. Programet e kësaj banke janë:
Kreditimi i ekonomisë turistike familjare Përgatitja e mallrave për eksport Themelimi i ndërmarrjeve – programi u destinohet të gjithë atyre që dëshirojnë të realizojnë një ide në sferën e biznesit. Kredia lejohet kryesisht për veprimtari prodhuese dhe për bujqësi. Për hotelieri dhe tregti kreditë ndahen në mënyrë selektive. Shuma e kredisë është 1.000.000,00 kuna me kamatë deri 7% dhe me afat kthimi për 12 vjet, kthimi fillon pas dy vjetësh, kurse për bujqësi pas tri vjetësh. Për ndërmarrësit e ardhshëm të interesuar banka organizon një seminar treditor për mënyrën e përgatitjes së planit afarist dhe të kërkesës. Kërkesa i dorëzohet bankës afariste e cila e vlerëson planin (punë mandatore) dhe ia përcjellë HBOR-it për të marrë vendimin definitiv. Pas lejimit të kredisë HBOR-i krijon me ndërmarrësin marrëdhënie të drejtpërdrejtë kredituese pa ndërmjetësimin e bankës afariste. Sigurimi i mjeteve të xhiros është një program që u destinohet ndërmarrësve për sigurimin e mjeteve të xhiros, që e lejojnë bankat afariste. Programi i investimeve në kapitalin themelor është një program i ri për të cilin ende po hulumtohen zgjidhjet ligjore. Programi është paramenduar ashtu që HBOR-i të blejë një pjesë të ndërmarrjes të cilën pronari do ta blinte pas pesë vjetësh nga HBOR-i.
AGJENCIA E EKONOMISË SË VOGËL E KROACISË – (HAMAG) Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IV. Infrastruktura
83
Është themeluar me vendimin e Qeverisë së RK me qëllim të përparimit të veprimtarisë së ndërmarrësve të vegjël e të zejtarëve me dhënien e garancive për kredi dhe me dhënien e mbështetjes dhe të ndihmës financiare pa kthim. Roli i saj është që si shërbim profesional të koordinojë realizimin e masave nxitëse të bartësve të tjerë, për ndërlidhjen e masave dhe të përcjellë e të analizojë rezultatet e arritura. Roli kryesor i saj është që t’u jep garanci atyre ndërmarrësve që nuk posedojnë hipotekë. Programet për të cilat mund të kërkohet garancia janë: Bujqësia, Sferat me interes të veçantë shtetëror, Rritja dhe zhvillimi, Ndërmarrësi i ri, Mjetet e xhiros.
FINA – Agjencia Financiare FINA është pasardhëse ligjore e ZAP pas reformës së sistemit të qarkullimit të pagesave në vend. Me riorganizimin e aktiviteteve dhe të rolit formal të institucionit për transferim të mjeteve monetare nga dërguesi në marrësin, janë përcaktuar objektiva të reja për zhvillimin e këtij institucioni. Informatat që i ofrojnë këto institucione janë një ndihmë e pazëvendësueshme me rastin e çdo vendimmarrjeje në afarizëm, sepse: zvogëlojnë rrezikun e mundshëm në afarizëm, mundësojnë vlerësimin e anëve të mira dhe të këqija të afarizmit, mundësojnë krahasimin në bazë të konkurrencës, mundësojnë një prestigj më të mirë të ndërmarrësve dhe të udhëheqjes, domosdo duhet t’i bashkëngjiten kërkesës për marrjen e kredisë, garancive bankare, lejeve dhe për emetimin e letrave me vlerë etj. Veprimtaria e agjencisë është rregulluar me ligj. Agjencia kryen punët që kanë të bëjnë me: mbështetjen informatike – teknologjike të sistemit të thesarit shtetëror, mbështetjen informatike – teknologjike të sistemit të mbledhjes së të hyrave publike, mbështetjen informatike – teknologjike të REGOS-it me të dhënat në urdhërpagesa, formularët RS, krahasimin e të dhënave së bashku me REGOS –in me të dhënat në urdhërpagesat për dhëniet publike; dërgimin e urdhërpagesave pas harmonizimit të realizimit të bërë në organizatën e autorizuar për kryerjen e pagesave në të cilën mbahet llogaria e paguesve (lidhur me qarkullimin e pagesave do të bëhet fjalë më tepër në pjesën me të njëjtin emër), mbështetjen informatike - teknologjike me regjistra të tjerë të të siguruarve, mbledhjen, përpunimin, shpalljen dhe dërgimin e të dhënave nga burimet e ndryshme dhe që kanë të bëjnë me lidhshmërinë dhe përdorimin për më shumë destinime të të dhënave nga regjistri për evidentim të mëtejmë, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
84
NDËRMARRËSIA përdorimin analitik dhe informativ në ministri dhe në shërbimet e Qeverisë për nevojat e statistikës shtetërore dhe të opinionit.
Infrastruktura shëndetësore dhe sociale Për infrastrukturën shëndetësore dhe sociale është kompetente Ministria e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale. Ministria e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale kryen punët administrative dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me: sistemin e mbrojtjes shëndetësore dhe të sigurimit shëndetësor; përcjelljen dhe përparimin e gjendjes shëndetësore dhe të nevojave shëndetësore të popullsisë, mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse dhe sëmundjet e tjera dhe nga rrezatimi jonizues dhe jojonizues; gjendjen e rregullt shëndetësore të artikujve dhe të sendeve të përdorimit të përgjithshëm; përdorimin e potencialeve shëndetësore; ndërtimin dhe investimet në shëndetësi; themelimin e institucioneve shëndetësore dhe të praktikës private; organizimin e provimeve shtetërore dhe profesionale të punëtorëve shëndetësorë dhe perfeksionimin e tyre profesional; njohjen e titullit primarius; emërtimin e institucioneve shëndetësore me titujt: qendra referuese, klinika, klinika spitalore dhe qendra klinike spitalore; mbikëqyrja administrative e punës së Entit për Sigurimin Shëndetësor të Kroacisë; Kryqit të Kuq të Kroacisë dhe të Odës së Kroacisë; mbikëqyrjen dhe inspektimin e punës së institucioneve shëndetësore, të punëtorëve shëndetësorë dhe të praktikës private, regjistrimin e barërave, mbikëqyrjen farmaceutike dhe të inspektimit të prodhimit dhe të qarkullimit të barërave dhe të produkteve mjekësore; mbikëqyrjen sanitare të prodhimit, qarkullimit, përdorimit dhe sigurimit të helmeve; prodhimin, qarkullimin dhe konsumin e drogave; mbikëqyrjen sanitare të personave dhe veprimtarive, objekteve ndërtimore, lokaleve, hapësirave, stabilimenteve dhe instalimeve që mund të ndikojnë dëmshëm në shëndetin e njerëzve dhe mbikëqyrjen sanitare të qarkullimit ndërkombëtar në kufirin shtetëror. Ministria kryen punët administrative dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me: mbrojtjen sociale dhe sistemin e politikës sociale; mbrojtjen e invalidëve, të viktimave civile të luftës, mbrojtjen e shtetasve të Kroacisë pjesëmarrës të Luftës së Dytë Botërore; mbrojtjen e invalidëve ushtarakë dhe civilë të Luftës së Dytë Botërore; mbrojtjen e personave që kanë pësuar gjatë kryerjes së shërbimit të obligueshëm ushtarak prej 15 maj 1945 deri 17 gusht 1990 dhe të anëtarëve të familjeve të tyre. Ministria kryen edhe punë të tjera që i janë lënë në kompetencë me ligj të veçantë. Në kuadër të infrastrukturës ekzistuese shëndetësore – sociale ekzistojnë sigurimi shëndetësor plotësues dhe sigurimi shëndetësor privat. Sigurimi shëndetësor themelor
siguron të drejtat dhe detyrimet për personat që kanë statusin e të siguruarit dhe ato u takojnë vetëm atyre dhe nuk mund t’u kalohen personave të tjerë ose të trashëgohen.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IV. Infrastruktura
85
Sigurimi shëndetësor plotësues
personave të siguruar enti ua njehë të drejtën në diferencën e plotë deri në vlerën e të drejtave të përcaktuara në kuadër të sigurimit themelor shëndetësor
Sigurimi shëndetësor privat
vendoset me kontratë individuale ndërmjet entit të sigurimit dhe personit të caktuar.
Infrastruktura arsimore këshillëdhënëse Shoqëritë që bazohen në dije angazhohen që në to sasia e dijes të rritet çdo ditë e më tepër. Së këndejmi, dija e fituar në sistemin tradicional të arsimimit vjetrohet dhe nuk i plotëson nevojat e individit, por as të shoqërisë. Për këtë arsye duhet të pranojmë faktin se edhe ne dëshirojmë të bëhemi shoqëri e bazuar në dije në mënyrë që t’i sigurojmë vetes një zhvillim më të shpejtë dhe të garojmë në tregun e ri të krijuar mbi bazën e konkurrencës. Sot në Republikën e Kroacisë është i detyrueshëm arsimi fillor, ndërkaq vazhdimi i shkollimit në shkolla të mesme dhe të larta është çështje e përcaktimit të vetë individit. Sistemi i shkollimit të mesëm në Kroaci përfshin gjimnazin, shkollat e mesme profesionale trevjeçare dhe katërvjeçare dhe shkollat e artit. Me ligj është përcaktuar se: shkollimi është proces i përvetësimit të programeve shkollore për fitimin e përgatitjes profesionale, përkatësisht shkollore, shkollimi i mëtejmë nënkupton rritjen e nivelit të përgatitjes së fituar shkollore, kualifikimi plotësues nënkupton përvetësimin e dijeve dhe të shkathtësive profesionale për profesionin e caktuar që vazhdon pas përfundimit të gjimnazit, rikualifikimi nënkupton ndryshimin e profesionit me përvetësimin e ndonjë programi të ri, kurse realizohet me dhënin e provimeve plotësuese nga përmbajtja profesionale. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, mund të vazhdojë shkollimi në shkolla të larta dhe fakultete. Arsimi është në kompetencë të Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Sportit. Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sportit kryen punët administrative dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me: sistemin e edukimit parashkollor, të arsimit dhe edukimit fillor dhe të mesëm në vend dhe në botën e jashtme; planet dhe programet mësimore; tekstet; normativat dhe standardet që janë të rëndësishme për punën arsimore – edukative; zhvillimin e shkollimit; arsimin profesional dhe perfeksionimin e edukatorëve, mësuesve dhe arsimtarëve; standardet e nxënësve; mbikëqyrjen inspekcionale dhe profesionale – pedagogjike; themelimin dhe mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së institucioneve dhe sigurimin e kushteve financiare dhe materiale për punën në institucionet e arsimit dhe edukimit; aftësimin e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me qëllim të fitimit të dijeve dhe shkathtësive teknike dhe të veprimtarisë së unioneve në këtë sferë. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
86
NDËRMARRËSIA
Ministria kryen punët administrative dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me: sistemin dhe hartimin e planeve e të programeve mësimore për arsimimin e lartë në vend dhe në botën e jashtme dhe me sigurimin e kushteve financiare dhe materiale për punën, arsimimin dhe perfeksionimin e arsimtarëve, vendosjen, ushqimin dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me standardin jetësor dhe të punës së studentëve, si dhe inspektimin e punëve në arsimin e lartë. Ministria kryen punët administrative dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me: zhvillimin e veprimtarisë shkencore – kërkimore dhe të informacioneve dhe komunikimit shkencor – teknik; zhvillimin e personave shkencorë – kërkimorë dhe të personave të tjerë juridikë: zhvillimin e shkencës dhe aplikimin e të arriturave shkencore në sfera të caktuara; harmonizimin e financimit të programeve për një veprimtari të përhershme kërkimore dhe të projekteve të kontraktuara për realizimin e Programit kombëtar shkencor – kërkimor dhe të projekteve shkencore me interes të veçantë; planifikimin, harmonizimin dhe realizimin e zhvillimit të veprimtarisë informatike si dhe lidhshmërinë e saj me sistemin tërësishëm informativ në Republikën e Kroacisë; planifikimin dhe harmonizimin e zhvillimit teknologjik në Republikën e Kroacisë; përcjelljen, evidentimin dhe realizimin e bashkëpunimit shkencor, teknik dhe teknologjik me vendet e jashtme dhe me organizatat e ngjashme në pajtim me konventat ndërkombëtare; dërgimi i ekspertëve tanë në botën e jashtme dhe përfshirja e ekspertëve të huaj në Republikën e Kroacisë, evidencën dhe bashkëpunimin me ekspertët tanë në botë; kryerjen e punëve në lidhje me ndarjen e bursave, specializimin dhe arsimimin praktik të ekspertëve tanë dhe të jashtëm në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, shtetërore, afariste etj. Ministria kryen punët administrative dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me: zhvillimin e sportit dhe të kulturës trupore; ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të fëmijëve, të të rinjve dhe të të rriturve dhe me veprimtarinë e shoqërive sportive. Ministria kryen punët administrative dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me aftësimin e fëmijëve, të të rinjve dhe të të rriturve për fitimin e njohurive dhe të shkathtësive teknike dhe me veprimtarinë e shoqërive nga kjo sferë. Ministria kryen edhe punë të tjera që i janë lënë në kompetencë me ligj të veçantë.
Qendrat e ndërmarrësve, inkubatorët dhe zonat afariste Qendrat e ndërmarrësve Qendra e ndërmarrësve, me organizimin e ndihmës profesionale për shoqëritë tregtare, zejtarinë dhe ndërmarrësit e rinj fillestarë, u jep ndihmë ndërmarrësve për zhvillimin dhe përparimin e veprimtarisë së tyre ekonomike. Qendra financohet nga dotacionet dhe mjetet shtetërore si dhe nga të hyrat vetjake që i realizon nga shërbimet që ua ofron ndërmarrësve. Nuk e ka për Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IV. Infrastruktura
87
qëllim fitimin, ndërkaq fitimin eventual e investon në zhvillimin e veprimtarisë së vet themelore. Veprimtaria e saj realizohet nëpërmjet: punës këshillëdhënëse me ç’rast këshillon dhe orienton ndërmarrësit aktualë dhe të ardhshëm, dhënies së këshillave dhe të ndihmës teknike dhe zhvillimit të programit të kreditimit për nxitjen e biznesit, punës edukative në kuadër të së cilës organizohen seminare që i udhëheqin ekspertë kulminantë nga sferat e caktuara ekonomike, mbështetjes së ndërmarrësve dhe dhënies së ndihmës profesionale nga marketingu bashkëkohor, kryerjes së punëve përgatitore për themelimin e inkubatorëve të biznesit
Inkubatorët e biznesit Përkundër ekzistimit të një literature të gjerë, edhe më tutje nuk ekziston një përkufizim më i plotë se çka është inkubatori i biznesit. Megjithatë, përgjithësisht mund të themi se inkubatori është vend nga i cili dalin ndërmarrësit e rinj, ndërkaq strategjia themelore e punës së tij është themelimi, zhvillimi, nxitja dhe mbështetja e ndërmarrësve të rinj dhe e ndërmarrësve në fazat e para të zhvillimit. Shteti i mbështet inkubatorët me mjete financiare dhe me masa të tjera. Inkubatorët u ofrojnë ndërmarrësve: lokale të punës dhe shërbime teknike - administrative shërbime profesionale dhe këshillëdhënëse. Disa inkubatorë i japin me qira lokalet e punës, e kësisoj realizojnë një fitim të caktuar, kurse të tjerët e kanë si qëllim shoqëror zhvillimin e ndërmarrjeve (modeli i qendrës biznesore – novatore që mbretëron në vendet e UE). Varësisht nga rrethanat, qëllimi dhe përcaktimi i themeluesve, më të njohurat janë këto forma të inkubatorëve: inkubatorët publikë (shtetërorë) jofitimprurës, inkubatorët universitarë, inkubatorët e shoqërive ose të korporatave, inkubatorët privatë. Çfarë përparësish gjejnë ndërmarrësit në inkubatorë? Në rend të parë mund të shfrytëzojnë dijen dhe përvojën e udhëheqësit të inkubatorit si dhe mbështetjen e tij morale. Po ashtu, meqë janë të lidhur ngushtë me ndërmarrësit e tjerë në inkubator, mund të shkëmbejnë përvojat, kanë qasje në arsim dhe në programet që i organizon vetë inkubatori, ndërkaq inkubatorët zakonisht ofrojnë edhe ndihmë me rastin e marrjes së ndihmave financiare dhe investuese. Po ashtu, mund të fitohen edhe njohuri të caktuara dhe të merret ndihma e nevojshme teknike nga inkubatori. Inkubatorët i mundësojnë ndërmarrjes që të krijojë një imixh të fortë të një subjekti të orientuar në treg që ia shton prestigjin dhe ia forcon pozitën në treg.
Zonat afariste Zona afariste është një hapësirë e kufizuar me një infrastrukturë të rregulluar për nevojat e ndërmarrësit brenda së cilës zhvillohet aktiviteti i caktuar ekonomik. Ajo Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
88
NDËRMARRËSIA
përbën qendrën e ndërmarrësisë e të shkëmbimit të ideve dhe të bashkëpunimit afarist. Zonat dallohen për nga emri i vet, që më së shpeshti janë: zona zejtare, industriale, biznesore – zejtare, zona dhe parqe teknologjike, qendra për transferin e teknologjisë etj., Për nga madhësia dhe destinimi zonat mund të ndahen në tri grupe: zonat e specializuara, zonat industriale, zonat biznesore – zejtare. Zonat afariste ndikojnë pozitivisht në krijimin e klimës për veprimtari ekonomike, formësimin e vetëdijes afariste, si dhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Çfarë janë përparësitë e ndërmarrësve nga zonat afariste? Ato mundësojnë: tokë të përshtatshme dhe, sipas rregullit, më të lirë, një zhvillim të mëtejmë ekonomik dhe hapësinor të ndërmarrësit, afarizëm më të lirë, qasjen e të punësuarve tjerë në zonë, përkrahjen e mjedisit, shfrytëzimin e iniciativës për realizimin më të shpejtë të investimeve, shfrytëzimin e infrastrukturës së përbashkët dhe të lokaleve të përbashkëta, një infrastrukturë të rregulluar dhe kushte më të mira të punës, kontakte të reja afariste, një promovim më të mirë të ndërmarrësve. Shteti, me anën e kornizës legjislative dhe me krijimin e bazës financiare, si dhe nëpërmjet financimit të drejtpërdrejtë të projekteve të caktuara dhe me mbështetjen me mjete financiare pa kthim, kujdeset për themelimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e zonave afariste.
Infrastruktura fizike Përfshin sistemin e komunikacionit, qarkullimit dhe të energjetikës që mundësojnë rrjedhën e shpejtë të mallrave nga vendi i prodhimit deri në vendin e konsumit, shkëmbimin e shpejtë të informatave, komunikimin e shpejtë dhe cilësor me blerës dhe furnitorë. Kjo infrastrukturë përbëhet nga këto sisteme: INFRASTRUKTURA E KOMUNIKACIONIT
(CAR net, T-com dhe Postat e Kroacisë, City
Express) INFRASTRUKTURA
E
TRANSPORTIT
(Croatia Airlines, HK, agjencitë detare.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
5 MENAXHMENTI
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: MENAXHMENTI PËRKATËS NOVACIONET DHE TREGU EKONOMIA E DIJES FUNKSIONI I MENAXHMENTIT PLANIFIKIMI ORGANIZIMI MËSIMET DHE NDRYSHIMET DIZAJNIMI I ORGANIZIMIT TRENDET E ZHVILLIMIT TË KLASTERIT INTERNACIONALIZIMI, QËLLIMET DHE MUNDËSITË E LIDHSHMËRISË STRATEGJIKE MENAXHIMI I POTENCIALEVE NJERËZORE MOTIVIMI DHE UDHËHEQJA KONTROLLI DHE VLERËSIMI ZGJEDHJA E LOKACIONIT PËR EKONOMINË E VOGËL RREZIKU DHE SIGURIMI NË NDËRMARRËSI
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
91
1. MENAXHMENTI PËRKATËS Menaxhmenti është disiplinë shoqërore zhvillimin e së cilës e nxit praktika, ndërkaq merret me studimin, analizën dhe aplikimin e aspekteve të ndryshme të menaxhmentit. Një numër i madh i drejtorëve ekzekutivë të korporatave të mëdha në vendet e zhvilluara me punën e vet e kanë begatuar teorinë menaxheriale. Teoria dhe praktika menaxheriale ndërlidhen në mënyrë kreative. Pronari/ndërmarrësi patjetër duhet të posedojë disa njohuri menaxheriale nëse dëshiron një afarizëm të qëndrueshëm dhe rritje të vazhdueshme. Menaxhmenti mundëson përdorimin racional, përkatësisht efikas të resurseve organizative me rastin e realizimit të qëllimeve. Samuel C. Certo1 ka përcaktuar katër forma themelore të resurseve organizative e këto janë:
Duke pasur parasysh këtë menaxherët duhet të kujdesen për efikasitetin dhe dobishmërinë e resurseve organizative. Efikasiteti ka të bëjë me përdorimin e resurseve për realizimin e qëllimeve fitimprurëse. Dobishmëria është shkalla e kontributit të resurseve organizative të produktivitetit, kurse matet me pjesëmarrjen e resurseve totale në procesin e prodhimit. Thënë ndryshe, qëllimet fitimprurëse (të arsyeshme) duhet të realizohen me efikasitet maksimal, gjë që është njëra prej detyrave më të rëndësishme të menaxherit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ndërmarrjet e vogla ngase, sipas rregullit, disponojnë resurse të kufizuara organizative. Nëse e analizojmë historinë dhe zhvillimin e menaxhmentit, atë mund ta përkufizojmë si proces të punës me të tjerët, përkatësisht me ekipet, për realizimin e qëllimeve të parashtruara organizative në një mjedis të ndryshueshëm me shfrytëzimin efikas dhe dobiprurës të resurseve. Prandaj, të gjitha proceset i drejtojnë menaxherët që posedojnë njohuri nga sferat e caktuara, e kjo do të thotë se janë ekspertë të edukuar dhe të shkolluar të cilët i angazhojnë ndërmarrësit, përkatësisht pronarët për kryerjen e punëve të caktuara profesionale nga sfera e menaxhmentit, marketingut, financave dhe kontabilitetit, prodhimit dhe të punëve të tjera.
2. NOVATORIZMI DHE TREGU Novatorizmi është njëri prej elementeve të ekonomisë së re, përkatësisht të ekonomisë së dijes. Konkurrenca e korporatave bashkëkohore të mëdha e të vogla 1
Certo, 1997, F.8. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
92
NDËRMARRËSIA
dhe e ekonomisë kombëtare bazohet në potencialet intelektuale dhe në strukturimin e tyre efikas. Rëndësia e lëndëve të para, e tokës dhe e pajimeve gjithnjë e më tepër po dobësohet, e kjo në rend të parë ka të bëjë me veprimtaritë shërbyese (përkatësisht industrinë) siç janë: prodhimi i softëverëve, kujdesi mjekësor, komunikimet, arsimimi, argëtimi, kontabiliteti, këshillimet juridike (avokatia), veprimtaria botuese, format e ndryshme të konsaltingut, shpalljet e ndryshme, tregtia, tregtia me shumicë dhe transporti. Këto janë sferat që ofrojnë shanse të mëdha për ndërmarrjet e vogla. Segmentet e përmendura shërbyese punësojnë 79% të fuqisë punëtore dhe realizojnë 76% të bruto produktit vendor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 2 Për sektorin e shërbimeve, por edhe për sektorin prodhues novacionet janë bërë sot tepër të rëndësishme. Procesi i novatorizmit bazohet në dituri gjë që ndikon fuqishëm në ridizajnimin e marrëdhënieve industriale. Në prodhimin bashkëkohor gjithnjë e më shumë po dominojnë aktivitetet intelektuale siç janë: kërkimet dhe zhvillimi, dizajnimi i proceseve, dizajnimi i prodhimeve, logjistika, marketingu, menaxhmenti dhe novacionet teknologjike. Këto aktivitete po bëhen vendimtare për krijimin e vlerave të reja në prodhim (value added). Fitimi më nuk krijohet ekskluzivisht nga seritë e mëdha dhe me uljen e shpenzimeve. Gjithnjë e më tepër po u shtohet vlera re prodhimeve që plasohen në seri të vogla brenda suazave të tregut. Në këtë mjedis i shikojmë edhe novacionet që janë një element thelbësor për krijimin e vlerës së re të shtuar.
Përkufizimi i novatorizmit Në teori, por edhe në jetën e përditshme praktike, shfrytëzohet një numër i madh i përkufizimeve të ndryshme për novatorizmin. Këto përkufizime janë të ngjashme, por megjithatë kanë specifikat e veta. Novatorizmi nuk bënë të shikohet si një ngjarje e veçantë por, para së gjithash, si proces, dhe atëherë është i mundshëm aplikimi i menaxhmentit. Proceset novatore i nënshtrohen administrimit me ndihmën e të cilit përmirësohet efektiviteti. Administrimi i proceseve novatore po bëhet një funksion gjithnjë e më i rëndësishëm afarist i cili duhet të dallohet nga menaxhmenti novator. Kuptimi i termit menaxhment novator në masë të madhe përputhet me kuptimin e ndërmarrësit. Menaxhmenti novator, përkatësisht ndërmarrësia janë një kuptim më i gjerë dhe më gjithëpërfshirës i funksionit afarist nga administrimi i procesit të novatorizmit. Ndërmarrësit, përkatësisht menaxherët novatorë duhet të kujdesen për sfidat e ndryshme dhe për grupet e interesit jashtë subjekteve ekonomike ose brenda tyre. Administrimi i proceseve novatore orientohet kryesisht në kreativitet dhe në përmirësimin e prodhimeve, shërbimeve dhe të proceseve ekzistuese. Kuptimi i termit novacion është mjaftë gjithëpërfshirës, andaj edhe mund të përkufizohet në mënyra të ndryshme. Trott jep përkufizimin e Myersit dhe të 2
Henry, Mayle; 2002, faqe 16. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
93
Marquis-it i cila thotë: novatorizmi nuk është aksion i veçantë por një proces i plotë i proceseve reciprokisht të lidhura. Ky nuk është vetëm një plan i idesë së re, e as invencion i shpikjes së re, por as zhvillim i tregut të ri. Ky është një proces që përfshinë të gjitha elementet duke funksionuar në formë të integruar.3 Shumë autorë e dallojnë novacionin nga invencioni. Invencioni është shndërrimi i idesë abstrakte në artefakt të ri të prekshëm që zakonisht është prodhim ose proces. Në këtë proces rol të rëndësishëm kanë shkenca, teknologjia, përvoja dhe intuita. Për dallim nga invencioni, novacioni përfshin edhe eksploatimin komercial. Mund të thuhet se novacioni përbëhet nga teoria e konceptualizmit, nga invencioni teknik dhe nga eksploatimi komercial. Kreativiteti mund të përkufizohet si gjetje e ideve të reja dhe të aplikueshme. Novacioni është proces i aplikimit të suksesshëm të këtyre ideve në organizim.
3. EKONOMIA E DIJES DHE NDËRMARRËSIA Globalizimi është një proces dominues që e dizajnon tregun bashkëkohor ndërkombëtar, përkatësisht planetar. Njëkohësisht ndodhin ndryshime revolucionare në sistemin ekonomik dhe margjinalizohen parimet e prodhimit tradicional, përkatësisht masiv, kurse bëhen të rëndësishëm faktorët joprodhues. Elementet prodhuese siç janë kapitali dhe toka nuk janë më vendimtar për krijimin e vlerës së re të shtuar ekonomike. Njerëzit dhe potenciali i tyre kreativ që ndërlidhet me informata, përkatësisht me dije dhe me kohën si resurs, po konfirmohet si një fuqi e re prodhuese dhe shoqërore. Në nivelin mikroekonomik faktorët jomaterialë po bëhen vendimtarë, kurse në nivelin makroekonomik po vërehen ndryshime rrënjësore. Ky transformim radikal po ndodhë tanimë një kohë të gjatë. Në të vërtetë qysh në vitin 1929 në SHBA 55% të të punësuarve kanë punuar në sektorin e shërbimeve, kurse në vitin 1948 gati 54% e BPV krijohej në sektorin e shërbimeve. 4 Tendencat e përmendura paralajmërojnë për ndryshime evolutive brenda industrisë masive. Zhvillimi i teknologjisë dhe rritja e hovshme e dijes janë vetëm disa prej faktorëve që kanë rezultuar nga ndryshimet e hovshme dhe cilësore të sistemit ekonomik. Prodhimi i dijeve të reja, përkatësisht i novacioneve, është ekskluzivisht karakteristikë e punës së njeriut. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se në ekonominë e dijës kapitali dhe teknologjia kanë vlerë më të vogël se njeriu, gjë që para disa dekadave nuk ka mundur të merret me mend. Ndërmarrësia u dëshmua si një mjet tejet efikas për krijimin e ideve të reja, përkatësisht të novacioneve. Zakonisht ndërmarrësia lidhet me organizatat e vogla afariste, gjë që është kryesisht e saktë, ngase potencialet novatore të njeriut 3 4
Trott, 1998, faqe 4. Turban, 2002, faqe 45 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
94
NDËRMARRËSIA
kanë ardhur më së tepërmi në shprehje në punën individuale, përkatësisht në subjektet e vogla ekonomike. Për këtë arsye në korporatat e mëdha po formohen njësi më të vogla punuese me qëllim që të nxitet aktiviteti i brendshëm që është veçori e sistemeve të mëdha afariste. Megjithatë theksohet se ndërmarrësit e mëdhenj kanë përparësi në veprimtaritë me teknologji intensive dhe në sferat që kërkojnë investime të mëdha për kërkime dhe zhvillim. Janë të shumta përparësitë e ndërmarrësisë siç është për shembull, kontrolli i karrierës dhe i fatit vetjak, mundësitë e shfaqjes së potencialeve vetjake punuese, mundësitë e realizimit të qëllimeve afariste, por edhe shoqërore, mundësitë për një kënaqësi të njëkohshme në punë dhe në fitimin e mjeteve për jetesë etj. Për këtë arsye, nuk befason fakti se ndërmarrësit kanë bërë shpikje epokale siç janë vinçi, kompjuteri personal, radioaparati, aeroplani etj. Megjithatë, për ndërmarrësit ekzistojnë edhe një sërë rrethanash vështirësuese siç janë: puna afatgjate dhe e mundimshme, toleranca e vogël për hapa të gabuar, koha e pakët për t’u shoqëruar me familje dhe niveli i lartë i stresit për shkak të situatave të shumta të pakëndshme. 5
4. FUNKSIONET E MENAXHMENTIT Duke e respektuar shumicën e autorëve që i kanë përkufizuar teoretikisht funksionet e menaxhmentit, jemi përcaktuar për një ndarje që është rezultat i përvojës, ngase në bazë të aplikimit të saj kemi arritur një shkallë të lartë të koordinimit ndërmjet përpjekjeve të caktuara dhe qëllimeve grupore. Funksionet bazë të menaxhmentit që i kemi zbatuar në praktikë janë si vijon: – si proces që siguron realizimin e qëllimeve me ndihmën e planeve, ORGANIZIMI – caktimi i strukturës organizative në pajtim me nevojat për realizimin e qëllimeve të parashtruara MENAXHIMI I POTENCIALEVE NJERËZORE – menaxhimi i njerëzve në organizatë në mënyrë sa më efikase MOTIVIMI DHE UDHËHEQJA – masat dhe aktivitetet e ndikimit te njerëzit për një kontribut optimal në realizimin e qëllimeve të planifikuara KONTROLLI DHE VLERËSIMI – proces i përhershëm i matjes dhe i vlerësimit të realizimit të planeve të parashtruara, përkatësisht, sigurimi i parakushteve për arritjen e qëllimeve të dëshiruara. PLANIFIKIMI
Në vazhdim do të shpjegojmë shkurtimisht kuptimin e funksioneve me një vështrim të veçantë në trendët e reja që me zbatimin në disa subjekte ekonomike kanë mundësuar një fitim maksimal të dëshiruar.
5. PLANIFIKIMI Planifikimi është pjesa thelbësore përbërëse e procesit të vendimmarrjes dhe administrimit në afarizëm, e kjo do të thotë se administrimi në subjektet 5
Scarlonough, Zimmer, 2000, faqe 10 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
95
ekonomike fillon pikërisht me këtë funksion, ngase planifikimi është një proces që mundëson realizimin e të gjitha funksioneve të tjera të menaxhmentit me qëllim të arritjes së objektivave afatshkurta dhe afatgjata. Planifikimi është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i ndërlikuar në kushtet e globalizimit dhe të hiperkonkurrencës. Novacionet e përhershme, përkatësisht sfidat e tregut kërkojnë parashikimin afatgjatë të pozitës në treg, veçmas kundrejt konkurrencës së drejtpërdrejtë. Ky parashikim i ardhmërisë mundëson përshtatjen efikase të veprimtarisë, përkatësisht sigurimin e resurseve organizative që janë të domosdoshme për të ekzistuar në treg.
Elementet e planifikimit Rregulli që duhet të ndiçet në planifikim është se çdo plan dhe të gjitha planet e tjera përcjellëse duhet të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve dhe të objektivave të ndërmarrësit. Plani duhet të tregojë se çka, pse, në çfarë mënyre, kurë dhe me çfarë presupozimesh duhet të realizohet qëllimi. 6
Procesi dhe përmbajtja e planifikimit Planifikimi është detyra më e rëndësishme e menaxhmentit, e në mënyrë që të jetë efikas, është e domosdoshme që menaxhmenti ta njehë procedurën përkatësisht procesin dhe përmbajtjen e planifikimit. Në figurën 1 mund të shohim fazat e procesit të planifikimit që janë të aplikueshme edhe te ndërmarrjet e vogla, e kjo do të thotë se funksionin e planifikimit mund ta përcjellim në tetë hapa. 1. Pasqyrimi i mundësive 2. Caktimi i qëllimeve
6. formulimi i planeve
3. Përcaktimi i alternativ.
7. Përkrahja buxhetore
4. Zhvillimi i presupozimeve
8. Realizimi i planit
5. Zgjedhja e alternativës më të mirë
Figura 1 - Fazat e procesit të planifikimit
Këta hapa shpeshherë nuk bëhen sipas të njëjtës radhë, ngase me rastin e vlerësimit të kaheve alternative është i mundur kthimi në fillim dhe nisja nga presupozimet e reja, si dhe zhvillimi i kaheve të ndryshme të aksionit.
6
Galetiq, 1993, faqe 6. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
96
NDËRMARRËSIA
Klasifikimi i planeve Po ashtu, është e domosdoshme njohja e klasifikimit të planeve për të siguruar një planifikim cilësor dhe të suksesshëm. Menaxhmenti në subjektet ekonomike shumë shpesh nuk vëren se ekzistojnë disa lloje të planeve dhe kjo kryesisht vështirëson planifikimin efektiv. Klasifikimi përgjithësisht i pranuar i planeve është ai që planifikimin e ndanë: në planifikimin strategjik dhe në planifikimin taktik dhe operativ. Ne do të njihemi në pika të shkurtra me klasifikimin e planeve sipas hierarkisë nga aspekti i nivelit të horizontit kohor dhe nga aspekti i funksionit afarist me të cilin kanë të bëjnë. a)
PLANET SIPAS HIERARKISË
– reagojnë ndaj këtyre llojeve: 7
MISIONET – përfshijnë dhe identifikojnë detyrat e subjektit ekonomik, QËLLIMET – pikat e fundit që janë të orientuara për realizimin e planit, kurse në pajtim me qëllimet e parashtruara bëhet edhe organizimi dhe angazhohet potenciali njerëzor, STRATEGJITË – kanë për qëllim që në mënyrë afatgjate të sigurojnë ekzistencën e subjektit ekonomik, POLITIKAT – janë rezultat i strategjisë dhe përbëjnë kornizën brenda së cilës duhet të merren vendimet, e në pajtim me qëllimet e parashtruara, PROCEDURAT – definohen pjesët e caktuara në kuadër të aktivitetit afarist, RREGULLAT – i caktojnë rregullat e lojës në lidhje me aktivitetet e caktuara afariste PROGRAMET – planet llogaritare për aktivitetet konkrete afariste, BILANCET – në mënyrë të kualifikuar i pasqyrojnë rezultatet e pritshme të aktiviteteve afariste. b) PLANET SIPAS NIVELIT DHE HORIZONTIT KOHOR Nivelet e planifikimit janë definuar në pozitën hierarkike të menaxhmentit i cili merr vendime, kurse Buble8 thekson se ekzistojnë tri nivele organizative të planifikimit që korrespondojnë ndërmjet veti, siç është paraqitur në figurën në vazhdim.9
7
(H. W.eihich; Koontz; Menadžment. Mate 1998, faqe 121-129. Buble, 1995, faqe 32. 9 Kreiter, 1989, faqe 151. 8
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
97
Çdo nivel është i rëndësishëm për suksesin e plotë të ndërmarrësit, nga se planifikimi strategjik ka për detyrë të definojë qëllimet dhe strategjitë me të cilat do të realizohen këto punë. Planifikimi intermediar definon taktikën (planifikimi taktik) për realizimin e qëllimeve, kurse planifikimi operativ definon aktivitetet dhe detyrat për secilin veç e veç me qëllim të zbatimit të tyre brenda një kohe të caktuar. Aplikimi gradual i një ndarjeje të tillë vërehet në vitet e fundit në të gjitha subjektet ekonomike, e veçanërisht në ato që janë të orientuara për eksport. Kjo qasje u ndihmon që të bëhen konkurrentë si dhe për zhvillimin e tyre të mëtejmë. c)
bëjnë pjesë ndër planet afatshkurta, ndërkaq klasifikohen sipas funksioneve afariste. Kësisoj ekzistojnë: plani i prodhimit, plani i furnizimit dhe i shitjes, plani i financimit, plani i marketingut dhe plani i potencialeve njerëzore.
PLANET SIPAS FUNKSIONEVE AFARISTE -
Po ashtu, ekziston edhe klasifikimi i planeve në: PLANET AFATGJATA: planet
janë rezultat i planifikimit strategjik, pra bëhet fjalë për planifikimin afatgjatë për periudhën 5 deri 10 vjet. PLANET AFATMESME : mbulojnë periudhën prej një deri pesë vjet; po ashtu, bëjnë pjesë ndër planet strategjike. PLANET AFATSHKURTRA: janë të ashtuquajturat plane vjetore PLANET OPERATIVE: këto plane në të vërtetë janë pjesë përbërëse e planeve afatshkurtra; janë plane me të cilat planifikohet periudha prej një dite, jave, muaji, tremujori etj.
6. ORGANIZIMI Organizimi është funksion menaxherial i karakterit strategjik me ndihmën e të cilit menaxhmenti krijon parakushtet për realizimin e strategjisë afariste të Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
98
NDËRMARRËSIA
definuar dhe formësuar. Në kuadër të organizimit të këtij funksioni menaxherial, menaxhmenti e dizajnon konfiguracionin organizativ, përkatësisht i projekton strukturat optimale organizative të ndërmarrësit, në bazë të të cilave do të zhvillohet strategjia afariste me ndihmën e aktiviteteve të menaxhmentit operativ, e me qëllim të realizimit sa më efikas të qëllimeve të parashtruara. Sipas rregullit menaxhmenti është i lidhur me ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha edhe pse, rritja fitimprurëse e ndërmarrjeve të vogla në kushtet e sotme nuk është e realizueshme pa njohuritë dhe shkathtësitë menaxheriale. Menaxhimi i potencialeve njerëzore është, po ashtu, njëra prej funksioneve strategjike menaxheriale në të cilin menaxherët realizojnë prezymime të plota për një shkallë më të lartë të kënaqësisë së të punësuarve dhe motivimin e tyre më të madh. Sigurimi i njerëzve cilësorë, motivimi i tyre, arsimimi dhe zhvillimi i tyre për të arritur rezultate të larta dhe për t’i kontribuuar realizimit të qëllimeve organizative, është detyrë dhe funksion kyç i menaxherit. 10 Ndërmarrësit, për shkak të përparësive që u ofron konkurrenca dhe vetë zhvillimi i tyre, duhet që në mënyrë sistemore dhe të menduar mirë t’i qasen menaxhimit të potencialeve njerëzore dhe ta bazojnë realizimin e qëllimeve të veta në zotësinë dhe potencialet e të punësuarve të vet.
Struktura organizative Formësimi i strukturës organizative është me rëndësi për zbatimin e detyrave dhe definimin e qartë të përgjegjësive për rezultatet e ndërmarrësit. Funksionimi i tij shembullor nënkupton vendimmarrjen, koordinimin në të gjitha nivelet dhe vendosjen absolute të rrjeteve të komunikimit që shprehin dhe mbështesin realizimin e qëllimeve të planifikuara. Struktura organizative pason qëllimet e ndërmarrësit, e ato dalin nga strategjia e ndërmarrësit. Organizimi është një veprimtari me të cilën në mënyrën më efikase strukturohen elementet organizative për një realizim sa më të mirë të qëllimeve, ndërkaq rezultat i këtij procesi është struktura organizative.
Llojet e strukturës organizative Ndërmarrjet e vogla resurset që i disponojnë më së shpeshti i formësojnë ashtu që t’u përgjigjen kushteve, përkatësisht kërkesave të tregut dhe numrit të vartësve me qëllim që të sigurojnë realizimin e qëllimeve të parashtruara. Efektiviteti i këtij organizimi varet nga delegimi i pushtetit, përkatësisht nga shkalla e centralizimit dhe e decentralizimit. Në lidhje me këtë Kuvaçiq 11 thotë se praktika e ndërmarrjeve të vogla i jep një shtytje të jashtëzakonshme centralizimit si model i vendimmarrjes, veçmas në situatën kur pronari është njëkohësisht edhe kryemenaxher, përkatësisht përgjegjës për udhëheqjen e saj.
10 11
Bahtijareviq – Shiber, 1999, faqe 9. Kuvaçiq 2001, faqe 190-191. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
99
Duke pasur parasysh mënyrën, përkatësisht kriteret e zbërthimit të detyrës së përgjithshme, mund të bëhet fjalë për dy lloje themelore të strukturës organizative: funksionale dhe divizionale. 12 Struktura funksionale organizative
mund ta ketë formën e strukturës themelore funksionale, me një numër më të madh ose më të vogël të njësive të formuara funksionale organizative, e po ashtu, edhe formën e një strukture funksionale me orientim në procesin e punës. Njësitë organizative të strukturës funksionale i vejnë në plan të parë detyrat, përkatësisht funksionet afariste të ndërmarrësit, me qëllim të zbatimit të tyre sa më efikas dhe cilësor. Shmangiet në aplikimin e këtij organizimi janë të mundshme veçmas te ndërmarrjet e vogla, ngase ato vështirë e respektojnë parimin një funksion – një njësi organizative, pasi që ndërmarrja e vogël kërkon nga punëtorët e vet që të jenë polivalent, përkatësisht të aftë për ta ushtruar funksionin. kjo formë shpeshherë gjen zbatim në subjektet e mesme dhe të mëdha ekonomike. Mirëpo, duhet theksuar se për shkak të vëllimit të aktiviteteve të caktuara, subjektet e vogla ekonomike shpeshherë ua besojnë një pjesë të funksioneve ndërmarrësve të specializuar, e këto zakonisht janë punët e kontabilitetit, marketingut, punë juridike etj.
Struktura organizative divizionale
shfaqet në modalitete të ndryshme si formë e organizimit, e cila në qendër të interesimit e ka prodhimin ose shërbimin dhe si formë territoriale që e kërkon një strukturim organizativ sipas segmenteve gjeografike – të tregut, por edhe si ndarje e detyrave dhe formim i njësive organizative sipas konsumatorëve, përkatësisht shfrytëzuesve të shërbimeve. Kjo do të thotë se detyrat individuale grupohen sipas qëllimeve paraprakisht të përkufizuara. Detyrat individuale që nuk mund të grupohen sipas këtij rregulli mbesin jashtë njësive territoriale, kurse grupohen në njësi më të gjera organizative kryesisht sipas parimit funksional. 13 Kjo formë është rezultat i domosdoshmërisë së zhvillimit të subjektit ekonomik dhe pasojë e ndërlikueshmërisë së afarizmit që imponon zgjidhje të reja dhe të veçanta organizative, ngase struktura funksionale bëhet imituese për madhësitë e reja të programit prodhues, për tregjet e reja dhe për një numër më të madh të të punësuarve.
Forma e matricës
12 13
nënkupton unifikimin dydimensional të detyrave në të njëjtin nivel, kurse forma tenzoriale është një model edhe më i ndërlikuar i organizimit që presupozon bashkimin e së paku tre dimensioneve (funksioni, objekti, territori), ndërkaq mund të shtohet edhe i katërti si dimension projektues. Në esencë ato synojnë që multidimensionalitetit të mjedisit t’ia përshtatin konceptin e formimit të njësive
Sikalica, Novak, 1999, faqe 167. Buble, 1995, faqe 142. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
100
NDËRMARRËSIA organizative, gjë që krijon një parakusht për përshtatjen efikase të ndërmarrjeve ndaj kërkesave të mjedisit.
Në mënyrë që menaxhmenti të arrijë t’i koordinojë dhe realizojë më mirë qëllimet e përcaktuara dhe t’i mënjanojë të gjitha pengesat, mund të shfrytëzojë kombinimin e llojeve, përkatësisht të formave të ndryshme të organizimit. Sot disa ndërmarrës shfrytëzojnë organizimin i cili quhet – njësia strategjike afariste (SBU – kartela për strategic business units) me qëllim të përparimit të prodhimeve dhe shërbimeve të caktuara. Me ndihmën e këtij organizimi menaxhimi bëhet sikur të ishte fjala për një ndërmarrje të vogël e të pavarur. Kjo formë organizative nënkupton ae çdo SBU duhet të ketë misionin dhe qëllimet vetjake. Njësia strategjike afariste është forma e njësisë organizative të divizionit në ndërmarrje, në mënyrë paqësore e orientuar në planifikimin strategjik, me autonomi të kushtëzuar dhe orientim për treg. 15 Së këndejmi menaxhmenti është i detyruar që vazhdimisht ta zhvillojë kulturën e përshtatjes së përhershme organizative të subjektit ekonomik me qëllim të arritjes së një fleksibiliteti përpjesëtimisht me kushtet që mbretërojnë në mjedisin e tij.
7. TË MËSUARIT DHE NDRYSHIMET Njëra prej strukturave organizative që mundëson zbatimin efikas të ndryshimeve është organizata që mëson. Kjo është një strukturë e brendshme që mund të eksperimentohet me metoda të ndryshme të punës. Këtu marrëdhëniet janë imagjinuar në atë mënyrë që të punësuarve t’ua largojnë frikën nga risitë, përkatësisht novatorizmi. Në organizatën e cila mëson krijohet ekipi profesionist i cili mbledh dhe përpunon informata duke fituar njohuri të reja nga sferat e ndryshme të ngjashme. Në këtë mënyrë lindin njohuritë e aplikueshme që pastaj iu përcillen të gjithë të punësuarve me ndihmën e sistemit të kompjuterëve dhe programeve posaçërisht të përgatitura (groupware). Sotveri njëkohësisht mundëson punën e përbashkët, përkatësisht ekipore në projektin e caktuar me një përkrahje të njëkohshme profesionale. Mirëpo, nuk distribuohen vetëm njohuritë e aplikueshme por edhe informatat që janë të kuptueshme dhe të dobishme për të gjithë të punësuarit. Kështu për shembull, zinxhiri i restoranteve Boston Market ka zhvilluar rrjetin e degëzuar informativ në të cilin kanë qasje të gjithë të punësuarit. Ata në çdo kohë mund të marrin të dhëna të ndryshme të unifikuara në gazetën elektronike për shembull, për shitjen e realizuar, uljen e shpenzimeve apo për ankesat e konsumatorëve. Informatat mundësojnë analizimin e saktë të situatës momentale të korporatës dhe planifikimin më të lehtë të punës vetjake në të ardhmen e afërt.
15
Sikalica, Novak, 1999, faqe 193. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
101
Për organizatën e cila mëson është specifike përfshirja e të gjithë të punësuarve në llojllojshmërinë e informatave. Mirëpo, disa punëtorë nuk mund t’i kuptojnë të gjitha këto informata. Për këtë arsye, punësohen analistët që ofrojnë shpjegime plotësuese dhe të kuptueshme në lidhje me ndonjë përmbledhje të informatave. Në këtë mënyrë mundësohet një informim më i mirë për situatën dhe marrëdhëniet organizative, gjë që dukshëm e lehtëson aplikimin. Distribuimi i informatave dhe i njohurive të aplikueshme janë bazë për vendosjen e njohurisë memoriale organizative që krijohet gjatë historisë së korporatës. Për shkak të kësaj memorieje organizative edhe shkuarja eventuale e ekspertëve kulmorë nuk ndikon në afarizmin e korporatës, ngase rezultatet e punës së tyre kanë mbetur të arkivuara në kompani . Kjo mënyrë e punës është tejet e efektshme në punë komplekse me shumë kryes të punëve. Kryesit e drejtpërdrejtë, për shembull, agjentët e shitjes ose të sigurimit munden, në çdo çast të lidhen me qendrën dhe t’i shfrytëzojnë njohuritë, përvojat dhe të dhënat e fituara më herët ose të marrin aty për aty ndihmën profesionale. Të dhënat, informatat dhe njohuritë e aplikueshme që kanë të bëjnë me mjedisin dhe marrëdhëniet e brendshme organizative, në masë të konsiderueshme mundësojnë zbatimin e ndryshimeve efikase. Informimi i të punësuarve dhe motivimi më i madh që lidhet me informimin mënjanon rezistencën e tyre ndaj ndryshimeve që, sipas rregullit, shfaqet në format e tjera organizative. Me këtë rast veprimtarët në çdo çast kanë planin e veprimit të ardhshëm dhe në këtë mënyrë ndryshimet nuk janë diçka e panjohur. Megjithatë, organizata që mëson, këto parime i realizon më lehtë nëse ndryshimet janë planifikuar, ndërkaq më me vështirësi nëse ato nuk janë planifikuar.
8. DIZAJNIMI I ORGANIZIMIT Para vetë procesit të dizajnimit të organizimit duhet të shpjegohet ky proces i organizimit, përkatësisht i dizajnimit të organizimit që ka për detyrë të ofrojë organizimin që do t’u përgjigjet me sukses të gjitha qëllimeve të parashtruara, e për të rritur efektivitetin dhe dobishmërinë e ndërmarrjes së vogël. Me rastin e dizajnimit të organizimit është me rëndësi që të vendoset një lidhje sa më efikase ndërmjet ekipeve, ngase pasurimi i punës më së miri realizohet me ndihmën e ekipeve. Ekipet punuese përbëhen nga grupe të vogla njerëzish, zakonisht deri dhjetë anëtarë, të cilët në bazë të roleve të ndara kryejnë punë reciprokisht të lidhura me qëllim të realizimit të objektivave të parashtruara organizative. Me rastin e zbatimit të procesit të organizimit duhet pasur parasysh specifikat e detyrave të punës, e në rend të parë konstatimin e zotësisë së nevojshme që është e domosdoshme për kryerjen e një pune. Kjo do të thotë se është i domosdoshëm një kujdes i shtuar, duke pasur parasysh se përvetësimi i detyrave Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
102
NDËRMARRËSIA
të punës dhe i vëllimit të tyre është parakusht thelbësor për formulimin e zgjidhjeve efikase organizative. Buble 16. Buble veçon katër faza kryesore të procesit të projektimit (dizajnit) të organizimit, e këto janë:
Trendët bashkëkohorë, si pasojë e zhvillimit, që kapitalin intelektual e vejnë gjithnjë e më tepër në qendër të mjeteve për rritjen e konkurrencës së qëndrueshme të ndërmarrësve, përkatësisht të vlerës së tyre, po bëhen të paanashkalueshme dhe një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në zhvillimin e ndërmarrësve. 17 Faktorët e konkurrencës siç janë ulja e shpenzimeve, vlera e shtuar dhe mundësitë e reja të tregut, mund të nxisin novatorizmin me qëllim të rritjes së 16 17
Buble 2000, faqe 238 – 241. Horvat, 2003. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
103
cilësisë dhe aftësimit të ndërmarrësve. Vetë procesi i novatorizmit vendos një lidhje shtesë me tregun dhe mjedisin e gjerë, duke ndërlidhur aktivitete të ndryshme të projektimit, të kërkimeve shkencore, të kërkimeve të tregut, zhvillimit të procesit teknologjik, ristrukturimit organizativ dhe perfeksionimit profesional të punëtorëve. Ndërmarrësit bashkëpunojnë dhe ndërlidhen reciprokisht për të zvogëluar të pashmangshmen dhe për të ruajtur stabilitetin, zakonisht brenda një mjedisi hapësinor. Në kohën më të re është kuptuar se për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përparësi është madhësia, andaj ata veprojnë më pak në rrethana oligopole, e më shumë në rrethana të konkurrencës, por në formë të rrjeteve ose të klastereve (clusters). Klasteret (clusters) janë kryesisht ndërmarrësit e ndërlidhur dhe këtë zakonisht brenda një rajoni të caktuar, me qëllim të bashkëpunimit për organizimin dhe realizimin e përbashkët të prodhimit që në fund të fundit do t’i çojë në tregun ndërkombëtar. Krijimi i modelit të tillë të klasterit mund të përforcojë konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të vetë rajonit. Ky model inicon në mënyrë fleksibile zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe mbi këtë bazë nxit zhvillimin ekonomik në nivelin lokal dhe rajonal. Klasteret ndikojnë në përparimin e njohurive dhe të shkathtësive, kreativitetit dhe novatorizmit, informimit dhe motivimit, cilësisë së menaxhmentit dhe të organizimit të ndërmarrësve dhe zvogëlojnë shpenzimet për një njësi për shembull, me transaksionin total të shpenzimeve nëpërmjet racionalizimit sasior që zakonisht i përshkruhet madhësisë. Së këndejmi, fuqia qëndron në lidhshmërinë e tyre që është rezultat i interaktivitetit të tyre optimal, përshtatjes më të shpejtë dhe më fleksibël, e të gjitha këto mundësojnë efekte më cilësore që janë garanci për një konkurrencë të qëndrueshme, gjë që përfundimisht përshpejton rritjen dhe zhvillimin. Përparësia kompetitive, si në nivel të ndërmarrësve ashtu edhe në nivel të rajonit, qëndron në mënyrën e realizimit të lidhjeve ndërmjet degëve ekonomikisht të ndërlidhura. Së këndejmi, procesi i novatorizmit nuk është i plotë pa vendosjen e lidhjeve në nivel të shkathtësive, funksioneve, teknologjive, prodhimit komercial, tregut dhe formave të tjera të organizimit,18 e kjo do të thotë se klasteret në ekonomi janë rrjeti i organizatave të aktiviteteve të ngjashme. Implementimi i modeleve të procesit meriton vëmendje të veçantë, ngase e gjithë kjo paralajmëron se modeli dhe zhvillimi i klastereve kërkon sinergji, përkatësisht bashkëpunim ndërmjet të gjithë faktorëve të rajonit që nga strukturat qeveritare, ndërmarrësit kandidatë për klaster, institucionet e ndryshme financiare e deri te faktorët e tjerë edukativë.
18
Mitra, 1999, faqe 228-237. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
104
NDËRMARRËSIA
Modeli i klasterit është treguar i suksesshëm sidomos në vendet që janë përcaktuar për t’i dhënë përkrahje zhvillimit të ekonomisë së vogël dhe të mesme, kurse në vendet në tranzicion ky po bëhet vetëm një model për zhvillimin e mëtejmë më të shpejtë dhe më cilësor të ndërmarrësisë. Përvojat në zhvillimin e këtij modeli në disa vende të UE (Italia dhe Austria) mund të jenë bazë për ndërtimin e një strategjie afatgjate, gjë që me siguri kërkon analizimin e aspekteve profesionale dhe të rrethanave, dobësive dhe kërcënimeve për rajonin, vendin, përkatësisht për vetë ndërmarrësit. Veçmas është interesant shembulli i Styiris, përkatësisht i klasterit të prodhuesve të pjesëve për industrinë automobilistike në Austri. I themeluar me mbështetjen maksimale të qeverisë, sot tubon rreth 170 subjekte ekonomike dhe disa institucione financiare, dhe si i tillë përfshin asociacionet e industrisë automobilistike, përkatësisht të agjencisë zhvillimore. Bartja e njohurive, marrëdhëniet ndërmjet subjekteve ekonomike, përdorimi i resurseve të përbashkëta, si dhe baza lokale e shkathtësive e zhvilluar mirë dhe evolucioni i rajonit nëpërmjet shkëmbimit të heshtur dhe eksplicit të njohurive, janë ndër karakteristikat tipike të lidhshmërisë rajonale dhe bazë për punën e ndërmarrësve të bashkuar në klastere. Brenda klastereve ndërlidhen veprimtaritë funksionale dhe territoriale. Më konkretisht, brenda një rajoni të caktuar gjeografik, në një rreth prej afër njëqind kilometrash, gradualisht bëhet përqendrimi i ndërmarrësve të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, të njëjtë dhe të ngjashëm, të lidhur reciprokisht. Përqendrimin gjeografik të ndërmarrësve të ndërlidhur reciprokisht e mbështesin furnitorët po ashtu, të lidhur reciprokisht, pastaj kanalet distributive, blerësit dhe prodhuesit, por këtu mund të përfshihen edhe ndërmarrësit me njohuri shtesë.19 Pa marrë parasysh shkallën e zhvillimit të telekomunikacioneve dhe të teknologjisë së informacionit, afërsia territoriale përshpejton bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave. Shpenzimet e transportit të prodhimeve ndërfazore janë reduktuar në minimum. Përveç asaj që u tha më sipër klasteret përfshijnë edhe institucionet publike, përfshirë institucionet shtetërore arsimore dhe veprimtaritë ndihmëse shërbyese, kështu që kufijtë e klastereve janë të definuar me ndihmën e vijave bashkuese dhe plotësuese ndërmjet institucioneve dhe degëve të institucioneve. Për klasteret janë karakteristike investimet, përkatësisht kapitali (venture capital) me rrezik, si dhe aplikimi i shkencës në zhvillimin e teknologjive të larta. Në zonën Silicon Valley e cila shtrihet ndërmjet San Franciskos dhe San Jose gjendet universiteti i njohur i Stanfordit (Pallo Alto). Njëri prej themeluesve të Silicon Valley është profesori i Stan Fordit, Fred Terman, i cili i ka bindur dy studentët e vet të shkëlqyer Vilijam Hewlett dhe 19
Porter, 1998, faqe 76. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
105
David Packard që në këtë rajon të themelojnë kompaninë Hewlett – Packard, e cila edhe sot e kësaj dite është më e madhja në Cilicon Valley ku veprojnë me mijëra ndërmarrës. Më vonë Terman, me ndihmën e Stan Fordit, e me qëllim të zhvillimit të kulturës ndërmarrëse brenda së cilës merren këshilla teknike, krijoi kompaninë e njohur Heroks Pallo Allto Research Centre (PARC). Deri në ditët e sotme Stan Ford është njëri prej iniciuesve kyç të zhvillimit të Silicon Valley me fondet e kapitalit të rrezikut. Për fondet e rrezikut janë karakteristike portofolet e punëve që zvogëlojnë rrezikshmërinë e investimeve. Është e paçmueshme përkrahja këshillëdhënëse e universitetit të Stanfordit në aspektin e ekspertizave teknike dhe menaxheriale. Me përkrahje janë zhvilluar edhe këto korporata: Sun Micro sitems, Silicon Graphics, Cisko sistems dhe Yahoo. Silicon Valley përfaqëson një koncentrim të fuqishëm të shkathtësisë dhe të zotësisë profesionale nga sfera e teknologjive të larta, gjë që përforcon potencialet novatore të ndërmarrësve, përkatësisht të subjekteve ekonomike. Në mënyrë sistemore bashkëpunojnë ekspertët, aftësitë e të cilëve variojnë prej softverit deri te mbrojtja e patentave dhe e marketingut për teknologji të lartë.
10. INTERNACIONALIZIMI, QËLLIMET DHE MUNDËSITË E LIDHSHMËRISË STRATEGJIKE Menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme po bëhet një disiplinë gjithnjë e më e kërkuar. Vendet e vogla, për shkak të tregut të kufizuar, janë të ballafaquara me imperativin e eksportit, andaj për to është i përshtatshëm koncepti i zhvillimit i cili quhet ekonomia e vogël e hapur (small open economy) dhe bazohet në përparësitë që i ofron konkurrenca (kompettive advatages). Në ekonomit e vogla duhet t’u kushtohet një vëmendje e veçantë faktorëve dhe objekteve që paraqesin problem specifik për ndërmarrësit e vegjël që mendojnë të zhvillojnë aktivitete eksportuese. Përvojat e vendeve evropiane tregojnë se ekonomia e vogël është inicuese e zhvillimit të mbarë ekonomisë prandaj, shumë organizata kombëtare për promovimin e eksportit po e vërejnë gjithnjë e më tepër rëndësinë që ka përkrahja e ekonomisë së vogël që bëhet përmes programeve të shumta për zhvillimin e eksportit. Për kompanitë e vogla, por edhe ato multinacionale, është tejet e rëndësishme që të mësojnë, në rend të parë për shkak të presionit gjithnjë e më të madh në konkurrencën dhe në procesin e globalizimit. Internacionalizimi i afarizmit si faza më e rëndësishme në zhvillimin e subjekteve të suksesshme ekonomike që janë të aftë të zotërojnë tregun vendor, krijon strategji për eksport, duke pasur parasysh faktin se pjesëmarrja e tashme në eksport e subjekteve të vogla dhe të mesme ekonomike në vendet e zhvilluara është 30-50%. Së këndejmi, ndërmarrësit e vegjël dhe të mesëm si pjesëmarrës aktiv dhe të rëndësishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm të ekonomisë Kroate duhet të përqendrohen në këto aktivitete dhe në zotësinë e vet në mënyrë që të sigurojnë Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
106
NDËRMARRËSIA
një përparësi konkurruese, që është kusht themelor për zhvillimin e ekonomisë Kroate, ndërkaq zbatimi me sukses i internacionalizimit të tyre do t’u mundësojë të garojnë me konkurrentët botërorë, kurse në shtigje afatgjate do t’u sigurojë një fitim më të madh.
11. MENAXHIMI I POTENCIALEVE NJERËZORE Detyrë kryesore e menaxhimit të potencialeve njerëzore është lidhshmëria e efektshme e të punësuarve me suksesin e ndërmarrësit. Kjo detyrë mund të realizohet edhe nëpërmjet dispersionit (zgjerimit) sistemor të informatave dhe me artikulimin e vlerave specifike që do t’i konfirmojnë marrëdhëniet demokratike brenda organizatës. Demokratizimi është me rëndësi edhe për ndërmarrësit ngase menaxherët/ndërmarrësit, sipas rregullit, anojnë nga udhëheqja autoritare. Është i domosdoshëm artikulimi sistemor i marrëdhënieve ndërnjerëzore që mundësojnë një frymë të punës ekipore që është jashtëzakonisht i rëndësishëm në ekonominë bashkëkohore. Menaxhimi i potencialeve njerëzore është funksion menaxherial, përkatësisht disiplinë e udhëheqjes së njerëzve në organizatë në mënyrë sa më efikase, e në favor të të punësuarve, të organizatës dhe të shoqërisë.20 Menaxhimi i njëmendët i potencialeve njerëzore kërkon njohuri profesionale. Së këndejmi, ndërmarrësit e vegjël duhet, për këtë qëllim, t’i shfrytëzojnë shërbimet, përkatësisht dituritë dhe përvojën e agjencive të specializuara. Menaxhimi i potencialeve njerëzore përfshin edhe ndryshimet e përhershme me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve organizative. Vëmendje të veçantë duhet t’u kushtohet metodave të sofistikuara të motivimit dhe të matjes së efekteve të punës. Për një menaxhim sa më efikas dhe të dobishëm të potencialeve njerëzore janë të interesuara grupe të shumta të interesit ku bëjnë pjesë: organizimi i punëve, të punësuarit, konsumatorët, partnerët strategjikë, aksionarët/pronarët dhe institucionet shoqërore.
Grupet e interesit Shoqëria tregtare në rend të parë është e interesuar për rritjen e produktivitetit dhe perfeksionimin e procesit brenda zinxhirit të vlerës së shtuar. Aksionarët/pronarët
janë të interesuar për rritjen e vazhdueshme të fitimit, përkatësisht për kthimin e investimeve, me ç’rast potenciali njerëzor është një prej segmenteve më vitale.
Blerësit
presin uljen e vazhdueshme të çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve si dhe përmirësimin e cilësisë e të dizajnit.
Të punësuarit
kanë si qëllim të parë perfeksionimin e marrëdhënieve organizative dhe të kushteve të punës
20
Schuler, 1998, faqe 4. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
107
Institucionet shoqërore
janë të interesuara për përfshirjen e ndërmarrësve në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme sociale.
Partnerët strategjikë
insistojnë në aplikimin e modeleve menaxheriale më bashkëkohore, si p.sh. administrimi total i cilësisë dhe riinxhinieringu afarist.. Ndër partnerët strategjikë bëjnë pjesë furnitorët dhe distributorët.
Menaxhimi i potencialeve njerëzore përfshin disa procese thelbësore. Është e domosdoshme përcjellja e vazhdueshme e tregut të punës dhe përgjithësisht e mjedisit organizativ, ndërkaq zbatimi dhe administrimi i pandërprerë i ndryshimeve duhet të bëhet me plan dhe në mënyrë racionale. Punësimi i njerëzve është njëra prej detyrave qendrore. Po ashtu, është i domosdoshëm arsimimi i përhershëm plotësues me ndihmën e punëtorive të ndryshme dhe trajnimit përkatës. Vlerësimi i efekteve të punës është i lidhur ngushtë me shpërblimin, kurse një prej kërkesave është edhe përmirësimi i kushteve të punës.
11.1. Planifikimi i potencialeve njerëzore Struktura dhe specifikat e të punësuarve janë rezultat i proceseve të përgjithshme ekonomike dhe sociale, por edhe i strategjive konkrete të organizatave afariste. Tregu i punës është njëri prej elementeve përbërëse të ekonomisë së tregut i cili drejtohet me masa makroekonomike dhe me një sërë instrumentesh mikroekonomike. Kësisoj, në nivel të ekonomisë kombëtare, nëpërmjet negociatave kolektive, përcaktohen pagat minimale për disa prej degëve industriale dhe shërbyese, me ç’rast ndërmarrësit kanë në dispozicion një sërë instrumentesh të tjera motivuese. Për çdo kompani e cila vazhdimisht zhvillohet është jashtëzakonisht i rëndësishëm planifikimi i numrit të punëtorëve në një të ardhme të afërt. Planifikimi mikroekonomik varet nga ecuritë e tregut siç janë norma e inflacionit, numri i të punësuarve dhe zhvillimi i konkurrencës në treg. Njëkohësisht, planifikimi i potencialeve njerëzore duhet të jetë drejtpërdrejt i lidhur me realizimin e strategjive të korporatave. Vizioni, misioni, strategjia, e sidomos politika operative kërkojnë nevojën për një profil të caktuar të të punësuarve. Njëkohësisht, është e nevojshme që të njihet shumë mirë struktura e personelit vetjak. Njohja e anëve të mira dhe të këqija të të punësuarve mundëson aftësimin dhe trajtimin e mëtejmë me qëllim të një mobilizimi më të madh të potencialeve njerëzore brenda organizatës punuese. Analiza e marrëdhënieve të brendshme organizative dhe e mjedisit të jashtëm janë parakusht për përcaktimin e nevojave për profile të caktuara të njerëzve. Planifikimi i nevojave për potenciale njerëzore është njëri prej elementeve të rëndësishme për një zhvillim afatgjatë të suksesshëm. Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet planifikimit të kuadrove dhe mobilizimit organizativ të menaxhmentit të mesëm dhe udhëheqës. Suksesi i organizatës Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
108
NDËRMARRËSIA
punuese në masë të konsiderueshme varet nga cilësia e menaxhmentit i cili formëson kulturën korporative, delegon autorizimet dhe aplikon mekanizma të ndryshëm motivues. Menaxhmenti është më përgjegjësi për përcaktimin e vizionit dhe të misionit efikas dhe për krijimin e kushteve që do t’i pranojnë të gjithë të punësuarit. Menaxherët krijojnë rrjetin e të gjitha resurseve organizative me qëllim të përparimit të konkurrencës brenda organizatës, gjë që është me rëndësi edhe për ndërmarrjet e vogla.
11.2. Burimet dhe metodat e pranimit të punëtorëve Siç kemi theksuar më sipër, vendet e punës shpeshherë plotësohen nga personeli ekzistues. Ky proces quhet burim i brendshëm. Është me rëndësi të theksohet se menaxhimi i potencialeve njerëzore duhet të zhvillohet në bashkëpunim të ndërsjellë të menaxhmentit të prodhimit, të profesionistëve të ngarkuar për potencialet njerëzore dhe të të punësuarve. Menaxhmenti i prodhimit është më kompetenti për vlerësimin se çfarë janë nevojat momentale për njerëz dhe çfarë do të jenë ato në të ardhmen. Ata njëkohësisht duhet të përgatisin edhe përshkimin e detyrave të punës duke i theksuar shkathtësitë dhe njohuritë që janë të nevojshme. Menaxherët i prodhimit mund të përgatisin konceptin e intervistës për punëtorët e ardhshëm duke pasur parasysh mundësitë e njëjta të të punësuarve dhe përfaqësimin korrekt të pakicave. Andaj, menaxhmenti i prodhimit bartë një pjesë të përgjegjësisë për plotësimin cilësor e vendeve të punës me njerëz brenda procesit të prodhimit ose të shërbimeve. Profesionistët e ngarkuar për potenciale njerëzore mbledhin informata nga menaxhmenti i prodhimit dhe në bazë të tyre i përgatisin metodat për sigurimin dhe promovimin e të punësuarve, ngase detyrë e tyre themelore është përcjellja dhe koordinimi i punës së punëtorëve ekzistues. Njëkohësisht, profesionistët e autorizuar për potencialet njerëzore i propozojnë masat për një punësim më efikas të punëtorëve. Detyrat e përmendura, menaxheri i subjektit të vogël dhe të mesëm ekonomik i kryen në mënyrë të pavarur me konsultime përkatëse. Me të vërtetë, ndërmarrësit e vegjël sipas rregullit nuk kanë menaxher të prodhimit e as profesionistë për potenciale njerëzore. Menaxherët e prodhimit dhe profesionistët që kanë për detyrë të kujdesen për potencialet duhet të komunikojnë vazhdimisht me të punësuarit të cilët i paraqesin mendimet e tyre për marrëdhëniet ekzistuese dhe propozojnë masat për avancimin e tyre. Ata duhet të përfshihen në procesin e pranimit, trajnimit, aftësimit dhe planifikimit të punëtorëve dhe të aksioneve të ardhshme Ky partneritet është i domosdoshëm për një organizim sa më cilësor të potencialeve njerëzore. Një prej segmenteve të cilësisë për krijimin e potencialeve njerëzore është promovimi. Punëtorët e aftë dhe profesionistë duhet avancuar brenda shkallës së hierarkisë. Promovim i efektshëm është caktimi i njerëzve në ato Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
109
pozita në të cilat do të vijnë në shprehje të plotë aftësitë e tyre të vërteta. Në korporatat me më shumë punëtorë dhe me numër të madh të njësive organizative kjo nuk është një detyrë aspak e lehtë. Për këtë arsye ky është një proces i pandërprerë dhe i planifikuar që përfshin shumë variable. Plotësimi i vendeve të punës nuk bëhet vetëm me anën e promovimit. Nganjëherë të punësuarit sistemohen brenda detyrave të ngjashme të punës në të njëjtin nivel të hierarkisë, prandaj bëhet fjalë për lëvizjen horizontale. Të punësuarit mund të dërgohen në hala të tjera të prodhimit ose në ndërtesa të tjera administrative që gjenden në rajone ose shtete të tjera. Kjo është veçmas karakteristike për menaxherët e punësuar në korporatat multinacionale. Metoda më e përhapur e përdorimit të burimeve të brendshme për sigurimin e kuadrove të reja është shpallja, që dikur më së shpeshti realizohej nëpërmjet buletineve ose tabelës së shpalljeve të korporatës. Sot shfrytëzohen teknologji bashkëkohore të informacionit, kështu që nevojat për plotësimin e vendeve të punës plasohen nëpërmjet rrjetit të brendshëm të komunikimit – internetit. Shpallja u ofron mundësi të njëjta të gjithë atyre që janë të interesuar për kryerjen e detyrave të caktuara dhe krijon një atmosferë të hapur, si dhe ofron mundësinë për avancimin dhe caktimin në ndonjë detyrë më atraktive. Ndër përparësitë e shpalljes, krahas rritjes së motivimit, janë edhe shpenzimet e ulëta. Instrument i shfrytëzimit të potencialeve njerëzore të brendshme është edhe përshkrimi hollësishëm dhe i saktë i njohurive dhe shkathtësive formale e joformale. Tani më kemi theksuar se një bazë e tillë e të dhënave është e domosdoshme për menaxhimin efikas të njohurive organizative. Kjo metodologji përfshin edhe të dhënat për vendbanimin, hobin, interesat dhe dëshirat për ndërtimin e karrierës. Në lidhje me këtë është me rëndësi që këto të dhëna të përditësohen me rregull, ngase njerëzit në këtë kohë fitojnë njohuri të ndryshme siç janë njohuritë informatike ose përvetësimi i gjuhëve të huaja. Krahas burimeve të brendshme ekzistojnë edhe burime të jashtme për sigurimin e kuadrove. Me rastin e kërkimit të punëtorëve jashtë organizatës punuese një burim i rëndësishëm janë grupet referuese të punësimit. Fjala është për njerëzit që komunikojnë reciprokisht, përkatësisht që shkëmbejnë informata për të siguruar një vend të ri pune. Grupet referuese kanë një qëndrim aktiv në lidhje me kërkimin e punës. Një prej të metave të tyre është se vështirë të konstatohen zotësitë e njëmendta të anëtarëve të këtyre grupeve. Këto janë grupe homogjene që i mbrojnë me kujdes interesat e veta. Për këtë arsye punëdhënësit duhet t’i marrin me rezervë rekomandimet e tyre dhe duhet të verifikojnë profesionalizmin e kandidatëve të caktuar. Ndër burimet e jashtme bëjnë pjesë edhe vizitat individuale të kandidatëve të mundshëm për ndonjë vend pune. Në perëndim është e zakonshme që individët t’i vizitojnë repartet që merren me menaxhimin e potencialeve njerëzore duke ua ofruar Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
110
NDËRMARRËSIA
zotësitë e tyre profesionale. Kjo, para se të gjithash, ka të bëjë me korporata të mëdha dhe të suksesshme që janë atraktive për ndërtimin e një karriere individuale afariste. Sigurimin e punëtorëve jashtë organizate e mundësojnë edhe marrëdhëniet me opinionin në kuadër të promovimit të aksioneve të ndryshme me qëllim të tërheqjes së kandidatëve cilësorë. Një prej këtyre metodave janë edhe “dyer e hapura”, me ndihmën e të cilave të interesuarve u mundësohet vizita dhe njohja me mënyrën e punës së organizatës afariste. I ngjashëm është edhe aksioni i prezantimit të korporatave në vitet e fundit të fakulteteve përkatëse. Megjithatë, burim i jashtëm kryesor për sigurimin e personalit janë agjencitë private dhe publike të punësimit. Këto janë institucionet që në mënyrë sistemore i analizojnë proceset në tregun e punës. Agjencitë publike të punësimit zbatojnë edhe programe për orientimin dhe rikualifikimin profesional. Metodat e komunikimit për sigurimin e punëtorëve nga jashtë janë të shumta. Në vendet e zhvilluara nevojat për ekspertë të caktuar publikohen nëpërmjet radiotelevizionit. Megjithatë, madje edhe ne vendet e zhvilluara, kjo metodë përdoret në masë të kufizuar për shkak të shpenzimeve të mëdha financiare. Mjaft shpesh përdoret metoda e shpalljes së nevojave nëpërmjet gazetave ose revistave javore. Revistat e specializuara javore ose mujore për çështjet financiare janë mjaft të përshtatshme për publikimin e shpalljeve për kontabilistë ose auditorë (revizorë). Zhvillimi teknologjik ka bërë të mundur që shpalljet të bëhen edhe nëpërmjet një mediumi të ri, e ky është Interneti. Rrjeti global i internetit mundëson një kërkim më të lehtë të specialistëve të caktuar në përmasa botërore. Domosdoshmëria e novacionit dhe e plasimit të vazhdueshëm të prodhimeve të reja, shpeshherë nuk mund të realizohet për shkak të mungesës së ekspertëve adekuat, madje edhe në korporatat e mëdha. Kjo mungesë mund të kompensohet me bashkimin ose marrjen e ekspertëve nga korporatat e tjera që posedojnë potenciale të nevojshme njerëzore për zhvillim të mëtejmë. Në këtë aspekt ndërmarrjet e vogla janë posaçërisht të orientuara për kooperim të ndërsjellë. Shihet qartë se sigurimi i punëtorëve është një procedurë e ndërlikuar. Më sipër i theksuam disa prej elementeve kyçe të sigurimit të personelit që bazohen në përcjelljen e suksesit në punë. vlerësimi i suksesit në punë vë në pah nevojën për punëtorë cilësorë, me ç’rast duhet të kihet parasysh edhe zbatimi i synimeve strategjike. Në këtë mënyrë mund të përparohet procesi i punës ngase me plotësimin e vendeve të punës me individë kreativë përshpejtohet krijimi i vlerës së re të shtuar. Me këto veprime është i lidhur ngushtë edhe seleksionimi, orientimi profesional, analiza e punës, trajnimi, arsimimi plotësues dhe shpërblimi. Mund të konstatohet se përcjellja e financave dhe menaxhimi i potencialeve njerëzore janë funksione qendrore të zhvillimit organizativ. Me këtë rast, potencialet njerëzore për zhvillimin e teknologjisë kërkojnë një mënyrë tjetër të strukturimit dhe udhëheqjes. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
111
Menaxhimi i potencialeve njerëzore si funksion strategjik afarist, duhet t’i kushtojë kujdes të veçantë sigurimit të punonjësve cilësorë. Në tregun e punës vërehen ndryshime strukturore të shkaktuara nga ndryshimet shoqërore dhe ekonomike, gjë që duhet të kihen parasysh. Në Kroaci, tani për tani, potencialet njerëzore nuk e gëzojnë statusin adekuat në pajtim me nevojat e ekonomisë së dijes ose siç e quajnë, të ekonomisë së re. Së këndejmi, është e nevojshme që sa më parë të ndryshohen këto raporte dhe ndaj potencialit njerëzor të sillemi në pajtim me praktikën e vendeve të zhvilluara, përkatësisht të korporatave më të mëdha, dhe që njëkohësisht t’i aplikojmë rezultatet e analizave më të reja teorike nga kjo sferë. Në këtë mënyrë është e mundur që të ndryshohet struktura profesionale e të punësuarve që është njëri prej faktorëve kyç të konkurrencës.
12. MOTIVIMI DHE UDHËHEQJA 12.1. Motivimi Motivimi si nocion rrjedh nga shprehja latine movere që do të thotë “lëvizje”. Në kontestin e sotshëm motivimi nënkupton ato procese psikologjike që shkaktojnë lëvizjen, drejtimin dhe ekzistimin e aksionit vullnetar të orientuar me qëllim.21 Menaxherët përpiqen t’i kuptojnë këto procese psikologjike për t’i udhëhequr sa më mirë punonjësit drejtë zbatimit të qëllimeve organizative. Cilësia dhe sasia e rezultateve të punës varen nga motivimi. Me fjalë të tjera, efekti i punës varet në masë të madhe nga përputhja e qëllimeve individuale dhe e qëllimeve të organizatës. Natyrisht, arritja e rezultateve shpërblehet. Ekzistojnë dy mënyra të shpërblimit: ekstrinzik (i jashtëm) dhe (intrinzik) i brendshëm. Shpërblimi i jashtëm
këtë shpërblim e jep organizata, përkatësisht menaxherët, ndërkaq nënkupton pagën, promovimet, mirënjohjet, pozitën dhe simbolet statusore. Shpërblimet e brendshme nuk i ndanë organizata, por janë rezultat i proceseve psikologjike brenda personit. Konkretisht, çdo person e përjeton në mënyrë të veçantë mjedisin e punës dhe botën përreth.
Shpërblimi i brendshëm
përbëhet nga perceptimi personal i vlerës, i përgjegjësisë dhe i mundësive vetjake vendimmarrëse, gjë që mund të rezultojë me një kënaqësi ose pakënaqësi të vogël ose të madhe.
Shpërblimi i brendshëm në të shumtën e rasteve nxit kënaqësinë dhe motivimin e lartë pa marrë parasysh faktorët e jashtëm.22 Kjo, para se të gjithash, ka të bëjë me ekspertët për të cilët puna kërkimore është një interes primar personal.
21 22
Kreitner, Knicki, Buelens, 1999, faqe 181. Schuler, 1998, faqe 229. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
112
NDËRMARRËSIA
Menaxherët/pronarët, përkatësisht ndërmarrësit e vegjël duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e shpërblimit të brendshëm, përkatësisht motivimit. Në praktikë, në subjektet e vogla ekonomike shpeshherë insistohet në shpërblimin e jashtëm. Kjo është pasojë e mosnjohjes së mekanizmave motivues që te ne janë të pranishëm edhe në subjektet e mëdha ekonomike.
12.2. Udhëheqja (lidershipi) Literatura bashkëkohore, por edhe praktika afariste, vejnë në pah faktin se menaxherët, gjithnjë e më shumë, janë udhëheqës. Administrimin klasik e zëvendëson udhëheqja të cilën e karakterizojnë disa specifika të veçanta. Udhëheqja nënkupton një ndikim të orientuar drejt të tjerëve me qëllim të zbatimit të objektivave të organizatës. Udhëheqësit afaristë janë të dëshiruar në subjektet e mëdha, por edhe në subjektet e vogla ekonomike. Secili udhëheqës afarist duhet ta ketë edhe pasardhësin, kështu që të dy palët e gjejnë interesin e përbashkët. Udhëheqësit (liderët) posedojnë arsimim dhe zotësi të ndryshme dhe veprojnë në kompani prodhuese dhe shërbyese. Shumë prej udhëheqësve prestigjiozë afaristë kanë qenë njëkohësisht edhe ndërmarrës. Profilet e ndryshme të lidershipit i ka përmendur sistematikisht Nikolla Kuvaçiq, kurse shembujt e prezantuar flasin për aftësinë e të vërejturit të rrethanave që mbretërojnë në treg dhe të aspektit vizionar. 23 Udhëheqësit tradicionalë, veçmas ata politikë, kanë refuzuar të ndajnë pushtetin me pasardhësit e vet. Kjo, para së gjithash, ka ndryshuar në botën afariste. Udhëheqësit afaristë i autorizojnë pasardhësit e vet, gjë që nënkupton zgjerimin e informatave dhe të ndikimit (fuqisë) dhe në këtë mënyrë udhëheqësit i detyrojnë punonjësit/menaxherët që vendimet për realizimin e qëllimeve organizative t’i marrin në mënyrë të pavarur ose ekipore. Kësisoj, te punonjësit rritet ndjenja e përkatësisë ndaj tërësisë dhe rritet shkalla e vetëkontrollit të tyre. Autorizimi është një instrument efikas me të cilin nxitet vetërespekti, rritja e rezultateve dhe vetëkonfirmimi i individit. Këto janë nevoja thelbësore njerëzore dhe kanë ndikim të fuqishëm pozitiv në shëndetin mental të njerëzve. Duke pasur parasysh se punonjësit kanë qëndrim pozitiv ndaj punës, vetë puna përballohet më lehtë, përkatësisht harxhohet një energji më e madhe, e nga ana tjetër rritet kënaqësia. Krahas dhënies së autorizimeve, një prej elementeve të zotësisë së udhëheqësit është intuita. Kjo nënkupton aftësinë e parashikimit të ndryshimeve të ardhshme. Udhëheqësit i vërejnë me anën e intuitës nevojat e reja të konsumatorëve, përparësitë e reja konkurruese dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të organizatës.
23
Kuvaçiq, 2000, faqe 305-322. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
113
Një ndër cilësitë e tjera të udhëheqësit është edhe aftësia e vetëvlerësimit. Që një person të jetë udhëheqës i suksesshëm, është e domosdoshme t’i njehë anët e veta të mira dhe të dobëta. Mirëpo, vetëvlerësimi është një cilësi e dëshiruar e të gjithë punonjësve. Njëra prej veçorive më të rëndësishme të udhëheqësit është vizioni. Vizioni nënkupton analizën e mënyrave të tjera të veprimit të suksesshëm dhe vrojtimin afatgjatë të tendencave të tregut, si dhe përdorimin e tyre efikas. Për krijimin e një sistemi të vlerave organizative janë, po ashtu, kompetentë udhëheqësit. Secili ndërmarrës i suksesshëm duhet ta krijojë sistemin origjinal të vlerave. Vlerat organizative duhet t’i pranojnë të gjithë punonjësit, si orientuese të sjelljeve të tyre. Brendapërbrenda subjektit ekonomik ekziston një numër i madh udhëheqësish. Drejtori ekzekutiv është udhëheqësi kryesor, kurse udhëheqësit e ekipeve punuese janë shkalla më e ulët e lidershipit (udhëheqjes). Udhëheqësit janë të domosdoshëm për subjektet e vogla, të mesme dhe të mëdha ekonomike. Udhëheqja dhe menaxhmenti i ndërmarrjeve e zëvendësojnë administrimin klasik ngase mundësojnë pozicionimin e drejtë në treg duke bërë novacione të vazhdueshme.
12.3. Menaxhimi i dijes Është e qartë se dija dhe njerëzit po bëhen resursi kyç organizativ. Kjo ka shkaktuar ndryshime dramatike në filozofinë afariste të menaxherëve perëndimorë. Modeli klasik i menaxherëve ka nënkuptuar margjinalizimin e njeriut dhe ka insistuar në kontrollin dhe planifikimin financiar, modernizimin teknologjik, mbikëqyrjen e jashtme rigoroze dhe ndarjen e punës. Këtë koncept nuk e kanë miratuar menaxherët japonezë dhe, duke i respektuar potencialet njerëzore, kanë krijuar çudinë ekonomike japoneze. Organizatat afariste tradicionale në rend të parë janë orientuar në marrëdhëniet dhe problemet e brendshme. Me kohë gradualisht janë hapur dhe kanë vendosur lidhje komunikuese me blerësit, furnitorët dhe distributorët. Krahas këtyre proceseve është forcuar edhe roli i potencialit njerëzor. Roli gjithnjë më i madh i dijes si resurs organizativ forcon pozitën e punonjësve. Krijimi i njohurive praktike arrihet me një qasje të sofistikuar në potencialet njerëzore. Me fjalë të tjera, krahas sistemit përkatës të vlerave është e domosdoshme të rritet edhe pavarësia e punonjësve në vendimmarrje, ngase kjo mundëson fleksibilitetin dhe novatorizmin. Krijimi i dijes është një proces i planifikuar. Menaxherët po e shohin se ky është një funksion i veçantë afarist që vepron me ndihmën e parimeve dhe të metodave specifike. Zhvillimi i praktikës së menaxhimit të dijes ka nënkuptuar krijimin e disiplinës teorike që do të merret me këtë problematikë. Është e dukshme lidhshmëria e teorisë dhe e praktikës në vendet perëndimore, gjë që rezulton me një produktivitet dhe cilësi të jashtëzakonshme ose, me fjalë të tjera, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
114
NDËRMARRËSIA
me një konkurrencë të jashtëzakonshme. Praktika dhe teoria afariste e plotësojnë njëra tjetrën, kjo është njëra prej karakteristikave më negative të ekonomisë Kroate, në të cilën menaxherët i konsiderojnë teoricienët si spekulantë abstraktë. Kjo gjendje deri diku është pasojë e përqendrimit të dijes brenda universiteteve dhe instituteve.
13. KONTROLLI DHE VLERËSIMI Kontrolli dhe vlerësimi sigurojnë zhvillimin e procesit në pajtim me planet e përcaktuara, ngase për një afarizëm të suksesshëm nuk mjafton vetëm planifikimi i punëve dhe i zhvillimit e as vetëm organizimi i zbatimit, por menaxhmenti duhet që këtë proces ta mbikëqyrë me qëllim të vlerësimit të rezultateve të aktivitetit afarist, duke pasur parasysh planin dhe zbatimin e synimeve organizative. Vlen të theksohet se kontrolli nuk është vetëm një reaksion ndaj asaj që ka ndodhur, por po ashtu mundëson ruajtjen e objektivave strukturorë të subjektit ekonomik, si dhe parashikimin e dukurive të reja ndaj të cilave duhet të reagojnë ndërmarrësi dhe punonjësit. Kontrollimi mundëson përshtatjen me kohë ndaj situatave të reja të krijuara mjedisore, kurse menaxheri me anën e kontrollit zbulon informatat e sakta për veprimtarinë e organizatës. Së këndejmi, me procesin e përmendur analizohen shmangiet nga plani dhe mundësohet shikimi i shmangieve në realizimin e planit, si dhe i anëve të dobëta të veprimtarisë së organizatës, dhe në bazë të kësaj ndërmerren aktivitete korrigjuese me qëllim të realizimit të efikasitetit të planifikuar dhe vlerësimit të efikasitetit më të lartë të realizuar. Forma e kontrollit të organizatës varet edhe nga madhësia e subjektit ekonomik. Andaj, në subjektet e vogla ekonomike në të cilat zakonisht nuk ka mbikëqyrje, përkatësisht kontroll të pavarur, punët dhe detyrat që janë të lidhura me këtë sferë i kryejnë, më së shpeshti, personat përgjegjës për financa dhe kontabilitet, andaj kontrolli nuk duhet të shikohet thjeshtë si mbikëqyrje, ngase ai nënkupton shumë më tepër se kaq. Ai duhet të jetë forcë nxitëse për të gjithë të punësuarit për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme dhe të atyre që aktualisht e pengojnë zbatimin e planit, por edhe të atyre që do të paraqiten në të ardhmen. Pranimi i kontrollit në subjektet ekonomike është një presupozim i rëndësishëm për efikasitetin e tij.24
13.1. Kontrolli Kontrolli është një funksion brenda sistemit të menaxhmentit me të cilin rritet efektiviteti i menaxhmentit me ndihmën e përcjelljes, verifikimit dhe analizimit të vendimeve, procedurave, masave dhe rezultateve që arrihen kundrejt qëllimeve të planifikura, e në këtë mënyrë rritet edhe aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve brenda subjektit ekonomik dhe jashtë tij. Pra, ky është një proces i orientimit në realizimin e qëllimeve të ndërmarrësit të vogël, e në
24
Buble 1995, faqe 365. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
115
këtë proces të orientimit kontrolli ofron përkrahjen thelbësore, ngase siguron realizimin e rregullt të qëllimeve të organizatës. Kontrolli nënkupton mbikëqyrjen e veprimtarisë së subjektit ekonomik, por vetëm nëse ajo është në rrugë të njëmendët. Pra, kontrolli është një proces i planifikuar që përfshin përcaktimin e standardeve të veprimit, prandaj duhet të jetë i përhershëm dhe i programuar. Kontrolli në subjektet e vogla ekonomike bazohet në zhvillimin e menaxhimit, në rritjen e cilësisë së menaxhmentit dhe në kontrollin financiar, gjë që arrihet me vendosjen e proceseve të kontrollit në të cilat, kryesisht, marrin pjesë të gjithë punonjësit e subjektit të vogël ekonomik. Kontrolli nënkupton një sërë aktivitetesh që ndërmerren me qëllim të sigurimit të funksionimit të subjektit të vogël ekonomik në pajtim me qëllimet e definuara. Kontrolli u ndihmon menaxherëve në vlerësimin e rezultateve të arritura, veçmas sa i përket implementimit të përcaktimeve strategjike të subjektit ekonomik. Përveç sferave të përmendura të kontrollit, shpeshherë janë objekt i kontrollit edhe sfera të tjera siç janë: kontrolli i furnizimit dhe i shitjes, kontrolli i administrimit të stoqeve, kontrolli i plotësimit dhe i realizimit të planeve operative, gjë që nënkupton kontrollin e realizimit të qëllimeve të përcaktuara afatmesme dhe afatgjata të subjektit ekonomik. Në subjektet e vogla ekonomike sistemi i kontrollit është shumë më efektiv ngase numri i resurseve ndërmjet të të cilave duhet të vendosen raportet dhe lidhjet e caktuara është i kufizuar. Kontrolli shfrytëzon këto teknika: përllogaritjen, si një instrument shumë të aplikuar të kontrollit, mjetet e tjera të kontrollit siç janë: të dhënat statistikore, raportet, analizat, auditimin e brendshëm, përkatësisht aplikimin e formave të kontrollit të brendshëm etj. Së këndejmi, është plotësisht e arsyeshme kërkesa që menaxhmenti i subjektit ekonomik të mbajë tërë procesin e kontrollit në kompetencën e vet, duke bërë përpjekje që t’i shmanget subjektivizmit. Mekanizmat e kontrollit në ndërmarrjet e vogla janë shumë më të thjeshtë, ngase në subjektet e vogla ekonomike nuk ekzistojnë pengesa të mëdha për pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve në procesin e kontrollit. Në këtë mënyrë mundësohet zhvillimi me kohë i aktiviteteve për mënjanimin e lëshimeve të caktuara që shpeshherë janë fatale për ndërmarrjet e vogla.
13.2. Kuptimet themelore të kontrollit menaxherial Kontrolli menaxherial dhe përgjegjësia e menaxhmentit për suksesin e ndërmarrjeve të vogla është obligim i tij. Pa qëllime dhe plane është e pamundur të zbatohet kontrolli, sepse efektiviteti duhet të matet në bazë të disa qëllimeve
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
116
NDËRMARRËSIA
dhe objektivave të parashtruara. Kontrolli është detyrë e çdo menaxheri, çoftë ai kryetar ose mbikëqyrës.25 Andaj, kontrolli është funksion thelbësor në çdo nivel menaxherial dhe e shton rendin, përkatësisht e zvogëlon kaosin, duke i bërë transparente varësitë reciproke ndërmjet sferave të caktuara, si dhe kontributin e tyre për realizimin e qëllimeve të ndërmarrësit, gjë që kërkon edhe perfeksionimin e arkitekturës së sistemit të menaxhimit afarist.26 Së këndejmi, menaxheri është përgjegjës për formësimin e qëllimit të subjektit ekonomik kurse kontrollorët kujdesen për definimin e qartë të një dimensioni të qëllimit, e kjo do të thotë për vlerën, realitetin, matshmërinë, tërësinë dhe kufizimin e tij kohor. Pra, kontrolli e ndihmon menaxhmentin. Me përgatitjen e njohurive përkatëse për faktet dhe metodat, kontrollingu mbështet menaxhmentin, ndërkaq nëpërmjet proceseve përkatëse komunikuese i kontribuon aplikimit të njohurive të personave përgjegjës të orientuara dhe të koordinuara sipas objektivit.27 Kontrolli menaxherial për të cilin po bëjmë fjalë nënkupton një sërë hapash dhe aktivitetesh që ndërmerren për të siguruar realizimin dhe efektet e sistemit sa më afër qëllimeve dhe planeve të përcaktuara. Pra, kontrolli menaxherial bazohet në vlerësimin dhe lidhjen retroaktive, përkatësisht në krahasimin e qëllimit dhe të realizimit.
13.3. Faktorët që ndikojnë në efektivitetin e kontrollit Meqë efektiviteti shprehet me sasinë e resurseve të harxhuara për prodhimin e një njësie të prodhimit, përkatësisht të shërbimeve, po ashtu edhe mekanizmi i kontrollit të cilësisë së ekonomisë duhet të jetë i dizajnuar në këtë mënyrë. Kontrolli menaxherial përfshin të gjitha resurset dhe aktivitetet e kompanisë. Sistemi themelor i kontrollit përfshin tre veprime: 28 vendosja e indikatorëve me të cilët matet efektiviteti, përkatësisht që shërbejnë si kriter i efektivitetit, matja e efektivitetit në bazë të këtyre treguesve, mënjanimi i shmangieve nga treguesit dhe planet. Kontrolli efikas duhet të bazohet në kriteret e lidhshmërisë së tij me rezultatet që synohen të arrihen (nënkupton standardizimin e performancave, mbrojtjen e pasurisë së ndërmarrësve dhe sigurimin e llojshmërisë së prodhimeve dhe shërbimeve), objektivitetin (nënkupton një shkallë të mjaftueshme të 25
Weinrich, Koontz, 1998, faqe 578 Osmanagiq – Bedenik, 1998, faqe 27. 27 Kupper, Weber, Zund, 1990, faqe 283. 28 Weinrich, Koontz, 1998, faqe 283. 26
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
117
paanshmërisë së tij kundrejt dobisë eventuale personale të kontrollorit), kompletimit (nënkupton një shkallë të mjaftueshme të pranueshmërisë dhe të qëndrimit aktiv të punonjësve kundrejt kontrollit).29 Kontrolli, po ashtu, mund të ndihmojë në përmirësimin e nivelit të novatorizmit në subjektin ekonomik, e kjo do të thotë se menaxhmenti i ndërmarrjes duhet të krijojë organizimin në të cilin punonjësit do të mund të shfaqin kreativitetin e vet, me ç’rast duhet të marrin përsipër rrezikun e veprimtarisë novatore. Më tutje, kontrollin mund ta vështrojmë edhe nga aspekti i administrimit të sistemit afarist dhe i niveleve të kontrolluara. Nga aspekti i menaxhimit të sistemit afarist dallojmë tre lloje themelore të kontrollit:
Llojet e kontrollit
Përshkrimi
Kontrolli plotësues
është forma më e thjeshtë e kontrollit në kuadër të së cilës, pas kryerjes së punës, maten rezultatet dhe krahasohen me planin. Ky kontroll ka për qëllim që të konstatohen meritat dhe përgjegjësia me qëllim të shpërblimit ose ndëshkimit të kryesve të punëve.
Testi i kontrollit
nënkupton testimin pas çdo hapi të ndërmarrë që të mund të lejohet vazhdimi i procesit dhe shmangia e gabimeve.
Kontrolli anticipues
është forma më e suksesshme, por edhe më e rëndë e kontrollit. Kjo formë e kontrollit nënkupton ndërmarrjen e veprimeve korrektuese gjatë vetë procesit të punës.
13.4. Menaxhimi i cilësisë totale Procesin e globalizimit e karakterizon forcimi i konkurrencës dhe kushtet gjithnjë e më të vështira të plasmanit. Së këndejmi, në luftën për treg dhe konsumatorë sigurimi i cilësisë dhe menaxhimi i saj është bërë domosdoshmëri, gjë që kërkon një punë të pandërprerë në këtë sferë. Koncepti që duhet të inkorporohet në sistemin e kontrollit të çdo subjekti bashkëkohor ekonomik është koncepti i kontrollit të cilësisë. Kontrolli i cilësisë tradicionalisht ka të bëjë me kontrollin e rezultateve të procesit afarist, e zakonisht vazhdohet edhe në procesin e prodhimit për t’i konstatuar shmangiet ndërmjet cilësisë së kërkuar dhe të realizuar të prodhimeve ose të shërbimeve.30 Menaxhimi i cilësisë totale synon një qasje gjithëpërfshirëse, sipas së cilës aktiviteti i pandërprerë u besohet të gjithë të punësuarve dhe sipas së cilës kontrolli i cilësisë gjithnjë e më tepër anon nga fazat paraprake të procesit të prodhimit në të gjitha fazat e veprimit, kështu që gjithnjë e më shumë 29 30
Kuvaçiq, 2001, faqe 84. Osmanagiq – Bedenik, 1998, faqe 138. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
118
NDËRMARRËSIA
kontrollohet i tërë procesi, që nga hulumtimi inputeve e deri te outputet e këtij procesi. Shumë ndërmarrës kanë mendim të gabuar se konkurrenca e prodhimeve patjetër duhet të bazohet në shpenzimet. Mirëpo, është më e drejtë pikëpamja se konkurrenca e prodhimeve mund të realizohet në më shumë mënyra të ndryshme e këto janë: origjinaliteti dhe novatorizmi, llojllojshmëria dhe komplementariteti, konkurrenca në udhëheqje, përparësitë funksionale dhe cilësore. Duke mos e zvogëluar rëndësinë e shpenzimeve që duhet të mbikëqyren vazhdimisht është tejet e rëndësishme që ndërmarrjet e vogla të zhvillojnë dhe të kultivojnë qasjen novatore për përparimin e cilësisë së përgjithshme, e kjo nënkupton ekzistimin e tij në kushtet gjithnjë e më të vështira të konkurrencës ndërkombëtare. Kjo do të thotë se në këto rrethana cilësia gjithnjë e më tepër shndërrohet nga kategoria teknike në atë menaxheriale dhe se menaxhimi bashkëkohor total i cilësisë (Total Quality Menagement TQM) kërkon ndërrimin e roleve të të gjitha niveleve të menaxhmentit dhe të të punësuarve. Aktiviteti duhet të orientohet në forcimin e punës ekipore dhe në përparimin e vazhdueshëm të procesit. Koncepti i kontrollit total të cilësisë nënkupton inkorporimin e menduar mirë të masave preventive me qëllim të parashikimit dhe pengimit të gabimeve para se ato të paraqiten në procesin e prodhimit. Parimi i kontrollit total të cilësisë po bëhet pjesë e sistemit të vlerave të subjektit ekonomik, gjë që është thelbësore për realizimin e qëllimeve dhe të objektivave të tij dhe për të gjitha nënsistemet të tjera të menaxhmentit, ngase ndikon në rritjen e përgjegjësisë për qëllimet dhe rezultatet dhe njëkohësisht motivon menaxhmentin, e kjo siguron një zhvillim afarist në mjedisin e ri global. Për nocionin e menaxhimit total të cilësisë ekzistojnë disa përkufizime, e secila prej tyre është e veçantë. Njëra prej përkufizimeve të veçanta është qasja sistematike e menaxhmentit që ka për qëllim rritjen e vazhdueshme të vlerës për blerësin nëpërmjet formësimit dhe përparimit të vazhdueshëm të proceseve dhe sistemeve organizative. Menaxhimi total i cilësisë përfshin të gjithë punonjësit dhe zgjerohet në mënyrë retroaktive dhe të ardhshme duke përfshirë në këtë mënyrë edhe zinxhirin e furnizimit dhe zinxhirin e blerësve.31 Përkufizimi i përmendur vë në pah esencën e pjesëmarrjes të të gjithë punonjësve në procesin e menaxhimit të cilësisë totale, me qëllim të ruajtjes së tregut ekzistues dhe përvetësimit të tregjeve të reja. Në fund mund të konkludojmë se TQM është një koncept specifik i menaxhmentit i orientuar drejt përparimit të vazhdueshëm të
31
Stahl, 1995, faqe 4. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
119
procesit të punës, drejt punës ekipore, rritjes së kënaqësisë së konsumatorëve dhe uljes së shpenzimeve.
13.5. Trendet në kontrollin financiar Kontrolli financiar i ndërmarrësve është njëra prej parakushteve themelore për ekzistencën e tyre pa marrë parasysh që mekanizmat e tij kanë kërkesa më të vogla se sa në kompanitë e mëdha. Qëllimi themelor i funksionit financiar është ruajtja e likuiditetit dhe e stabilitetit financiar, kurse qëllim themelor i kontrollit është harmonizimi i aktiviteteve të financimit me vizionin, qëllimet dhe me strategjinë e ndërmarrësit, si dhe me funksionet e tjera në subjektin ekonomik. Menaxhmenti i ndërmarrësve të vegjël shërbehet me metodat e kontrollit financiar dhe më së shpeshti shfrytëzon këta tregues: treguesit e likuiditetit, treguesit e menaxhimit të aktives (shpejtësia e qarkullimit të parasë, koeficienti i qarkullimit të parasë dhe ditët e lidhshmërisë), treguesit e strukturës së çmimeve dhe të ekonomizimit (veçmas me koeficientin e ekonomizimit dhe marzhën e kontributit), treguesit e rentabilitetit të mjeteve të investuara / shfrytëzuara, profiti si kategori e suksesit të gjithmbarshëm të ndërmarrësit.
14. ZGJEDHJA E LOKACIONIT TË NDËRMARRËSIT Zgjedhja e lokacionit e ka vendin e vet të veçantë në zhvillimin e ekonomisë së vogël, kështu që në shumë degë është faktor thelbësor i suksesit. Mirëpo, vetë procesi i zgjedhjes nuk është unik, ngase definohet veçmas për çdo prodhim ose shërbim varësisht nga veçoritë dhe kërkesat e përgjithshme të procesit të caktuar të prodhimit dhe të shërbimeve. Zgjedhja e lokacionit dhe e rajonit është me rëndësi, për shembull për shitjen e shtypit, të bukës ose të mallrave të ngjashme, kurse për projektim dhe për disa shërbime të ngjashme nuk ka ndikim vendimtar. Rezultatet e kërkimeve në sferën e marketingut do të shërbejnë për zgjedhjen e lokacionit definitiv. Elementet e kërkimeve dallohen me rastin e zgjedhjes së lokacionit, për shembull për vendin për shitjen e pakicë dhe për vendin për vendosjen e fabrikës. Sipas Siropolisit, për zgjedhjen e lokacionit për shitjen e pakicë duhet të hulumtohen dhe të merren përgjigje për qytetin (vendin) për rajonin brenda qytetit dhe për vendin e caktuar brenda rajonit, kurse për vendosjen e fabrikës duhet të merren parasysh të ardhurat e ardhshme nga shitja, shpenzimet e prodhimit dhe shpenzimet e transportit.32 Po ashtu, për zgjedhjen e lokacionit janë me rëndësi thelbësore: burimet e financimit të projektit, mbrojtja e mjedisit, çmimi i energenteve, cilësia e të punësuarve, tatimet etj., të gjitha këto vejnë në hap ndërlikueshmërinë e zgjedhjes së lokacionit, andaj rekomandohet punësimi i personave profesionistë – konsulentëve që janë të specializuar për këtë lloj të
32
Siropolis, 1995, faqe 31-250. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
120
NDËRMARRËSIA
punëve, duke pasur parasysh se vetë ndërmarrësit shpeshherë lejojnë që ndjenjat, prirjet ose mungesa e prirjeve të ndikojnë në zgjedhjen e lokacionit.
15. RREZIKU DHE SIGURIMI NË NDËRMARRËSI Çdo hap në veprimtarinë e ndërmarrësit mbartë në vete rrezikun. Andaj, menaxhmenti i ndërmarrësve të vegjël duhet patjetër të kontrollojë shmangien nga epilogu i papritur, e kjo nënkupton se duhet të jetë në gjendje të menaxhojë rrezikun. Rreziku është shmangie e mundshme e të ardhurave të ardhshme nga ato të planifikuara, e kjo nënkupton mundësinë e dëmit si pasojë e ndonjë ngjarjeje të papritur.
15.1. Format e rrezikut Tre janë format kryesore të rrezikut: e pastër, spekulative dhe themelore:
Figura 1. Llojet e rrezikut financiar.
Burimi Siropolis, 1995, faqe 577-578 Kur kemi të bëjmë me rrezikun e pastër, ndërmarrësi nuk mund të bëjë asgjë për të evituar rrezikun e vërtetë, ngase rreziqet e pastra janë të paparashikueshme dhe nuk mund të parandalohen me siguri të plotë. Ato rezultojnë me humbje ose pa humbje, dhe asnjëherë nuk sjellin fitim. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
121
Rreziku spekulativ mundëson ose fitimin ose humbjen, ndërkaq nga rreziku i vërtetë ndërmarrësi mundet vetëm të humb ose ta mbulojë humbjen. Rreziku themelor dallohet nga rreziku i pastër dhe spekulativ ngase është rrezik që nuk ofron alternativë, e kjo do të thotë se i përfshinë të gjitha proceset dhe punët.
15.2. Sigurimi dhe llojet e rrezikut Definicioni më i thjeshtë i sigurimit dhe i rolit të tij është ndarja e rrezikut me anën e kontratës ndërmjet dy palëve, ndërkaq realizohet me blerjen e polisës së sigurimit e cila mundëson kompensimin në rast të krijimit të dëmit real. Kjo do të thotë se sigurimi e merr përsipër rrezikun, e në emër të saj e merr preminë. Pra, sigurimi nënkupton plotësimin e ndërsjellë të nevojave të subjekteve të shumta që njëkohësisht janë të rrezikuara ekonomikisht, ndërkaq nevojat shfaqen rastësisht dhe mund të vlerësohen. Duke pasur parasysh se llojet e sigurimit kategorizohen në mënyra të ndryshme, ne do të përdorim ndarjet që janë më të shpeshta në tregun evropian, e këto janë: sigurimi i jetës dhe sigurimi i pasurisë. Sigurimi i jetës
Sigurimi i pasurisë
Shesin shërbimet e sigurimit për rast të vdekjes, për rast të përjetimit, për sigurimin e rentës (të përjetshme dhe matematikore), sigurimi i kombinuar për rastet e vdekjes dhe të përjetimit etj.
Mund të grupohen në sigurimin e personave, sigurimin e pasurisë materiale, sigurimin e ushtrimit të veprimtarisë së caktuar dhe sigurimin nga përgjegjësia.
Në subjektet e vogla ekonomike duhet t’i kushtohet kujdesi i duhur sigurimit, meqë më së shpeshti individët janë pronarë dhe menaxherë të subjekteve të vogla ekonomike, ngase në rast të vdekjes ose paaftësisë së tyre për punë mund të shkaktohen humbje të mëdha. Prandaj, sigurimi mund të ketë karakter të shpenzimeve afariste dhe të investimeve në njerëz. Sigurimet e reja që tani më aplikohen apo që do të jetësohen në ardhmen e afërt janë: sigurimi i mbrojtjes juridike, sigurimi garantues, sigurimi pensional, sigurimi shëndetësor dhe sigurimi menaxherial.
15.3. Zgjedhja e shoqërisë së sigurimeve Duke pasur parasysh se në shumicën e subjekteve ekonomike pothuajse nuk ekziston mundësia e financimit të personit i cili do të ushtronte punët e sigurimeve, për këtë arsye është e nevojshme zgjedhja e agjentit i cili do ta hartojë programin e sigurimeve për ndërmarrjet e vogla duke pasur parasysh që: saktësisht t’i caktojë rreziqet që mund të shkaktojnë humbje financiare, të vlerësojë se sa mund të jenë ato serioze, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
122
NDËRMARRËSIA të zgjedhë mënyrën më të mirë të veprimit në rast të rrezikut.
Agjenti duhet t’i ndihmojë ndërmarrësit në zgjedhjen racionale të partnerit, përkatësisht të shoqërisë së sigurimeve e cila do t’i plotësojë në mënyrë më efikase nevojat e tij që kanë të bëjnë me rrezikun në ushtrimin e veprimtarisë. Sigurimit duhet kushtuar kujdes qysh me rastin e themelimit të subjektit ekonomik me qëllim të mbrojtjes nga rreziku i mundshëm.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
V. Menaxhmenti
123
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
6 MARKETINGU NË NDËRMARRËSI
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: MARKETINGU SI KONCEPT I ORIENTIMIT AFARIST TREGU DHE KARAKTERISTIKAT E TIJ FUNKSIONET THEMELORE TË MARKETINGUT PROCESI I MARKETINGUT AMBIENTI I MARKETINGUT INFORMATAT E MARKETINGUT SEGMENTIMI I TREGUT STRATEGJITË E TREGUT PLANIFIKIMI I MARKETINGUT
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
126
NDËRMARRËSIA
Marketingu është aq gjithëpërfshirës sa që nuk mund të konsiderohet si funksion i veçantë. Fjala është për afarizmin e tërësishëm i shikuar nga prizmi i rezultateve të tij të fundit, përkatësisht nga këndvështrimi i blerësit. Peter Drucker
1. MARKETINGU SI KONCEPT I ORIENTIMIT AFARIST Duke pasur parasysh se në praktikë marketingu edhe më tutje identifikohet me disa prej nënfunksioneve të tij, më së shpeshti me propagandën ekonomike ose me shitjen, në vazhdim do të përgjigjemi në pyetjet çka është marketingu dhe
pse është i rëndësishëm marketingu për ndërmarrësin.
ÇKA ËSHTË MARKETINKU ? Marketingu nuk është arti i kërkimit të mënyrës për të plasuar atë që e ke prodhuar, por është arti i krijimit të vlerës unike për blerësin. Fhilip Kotler Marketingu përfshin një sferë shumë më të gjerë të aktiviteteve afariste sesa që janë shitja dhe propaganda ekonomike. Marketingu nuk ka për qëllim shitjen e prodhimit ose promovimin e tij por plotësimin e nevojave të konsumatorit. Në qendër të orientimit afarist të marketingut nuk është prodhimi, por konsumatori dhe nevojat e tij. Së këndejmi, marketingu është një disiplinë komplekse dhe universale, aktivitetet e së cilës përshkojnë të gjitha sferat e veprimit njerëzor (nga zejtaria, kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha, institucionet financiare dhe të sigurimeve, e deri te institucionet jofitimprurëse, kulturore dhe administrative). Pra, të gjitha funksionet afariste (që nga kërkimet dhe prodhimi, furnizimi, shitja, financat e deri te menaxhimi i potencialeve njerëzore). Ky është një grup konceptesh për teorinë dhe praktikën, të veprimeve të njohurive dhe të përvojës. Marketingu nuk fillon me realizimin e prodhimit, por shumë më herët. Me anën e aktiviteteve të marketingut qysh në fazën e planifikimit të afarizmit kërkohen përgjigje në këto pyetje: çka dhe për kë të prodhohet, përkatësisht ku gjendet tregu potencial, çfarë është madhësia e tregut potencial, çfarë janë segmentet e tregut,? çfarë është prirja dhe ndjeshmëria e konsumatorit, çfarë janë shprehitë e tyre me rastin e blerjes.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
127
Këto janë të dhëna pa të cilat nuk është i mundur dërgimi i mallrave dhe i shërbimeve deri te blerësit dhe konsumatorët e interesuar, në vendin e duhur, në kohën e duhur, me çmim të arsyeshëm dhe me një komunikim dhe promovim adekuat. Kjo fjali përmban thelbin e orientimit afarist të marketingut dhe tregut. Në mënyrë që koncepti i marketingut të aplikohet plotësisht në orientimin afarist, aktivitetet e marketingut janë të orientuara jo vetëm në mbledhjen e të dhënave të nevojshme por edhe në përcaktimin e çmimeve dhe të politikës së çmimeve, organizimin dhe politikën e distribuimit, politikën e promovimit, pastaj në planifikimin, kontrollin dhe korrigjimet atje ku mungojnë rezultatet e pritshme në treg. Marketingu është proces afarist që i harmonizon resurset e ndërmarrësit me nevojat dhe dëshirat e blerësve, dhe si i tillë është pjesë e strategjisë konkurruese. Andaj, marketingu fillon para se të realizohet prodhimi dhe vazhdon edhe një kohë të gjatë pas shitjes së tij. Një harmonizim më i madh i resurseve afariste me nevojat dhe dëshirat e blerësve i siguron ndërmarrësit një afarizëm më të suksesshëm dhe fitim më të madh, gjë që edhe është qëllimi i tij. Procesi i harmonizimit është i ndërlikuar e me plotë sfida dhe kërkon një administrim të mirë të të gjitha resurseve dhe faktorëve, kurse nga ndërmarrësi kërkon një veprim të vetëdijshëm dhe të organizuar. Duke pasur parasysh rolin, ndërlikueshmërinë, interdisiplinaritetin, marketingu mund të kuptohet si: filozofi afariste e orientuar drejt konsumatorëve për plotësimin e nevojave të tyre, grup i aktiviteteve afariste me të cilat orientohen mallrat dhe shërbimet nga prodhuesi deri te konsumatori ose shfrytëzuesi, koncept i tregut, proces me të cilin me rastin e krijimit dhe shkëmbimit të prodhimeve/shërbimeve dhe të vlerave me të tjerët, individët dhe grupet marrin atë që u nevojitet ose që e dëshirojnë.
PSE MARKETINGU ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR NDËRMARRËSINË? Në bazë të asaj që u tha më sipër del se ndërmarrësia e suksesshme është e lidhur ngushtë me aplikimin e konceptit të marketingut, ngase: pa njohuritë për atë se çka dhe për kë prodhojmë, përkatësisht pa një orientim tregu dhe marketingu në afarizëm, është shumë e vështirë ekzistenca në treg, në kushtet e një konkurrence gjithnjë më të madhe, ndërmarrësit e suksesshëm u ofrojnë konsumatorëve dhe shfrytëzuesve mundësinë e plotësimit të nevojave të tyre, e jo produktet dhe shërbimet, gjë që nuk është e mundur pa e kuptuar marketingun dhe mënyrën e aplikimit të tij, në mënyrë që ndërmarrësi t’ua bëjë me dije konsumatorëve se është pikërisht ai i cili mund t’ua plotësojë më së miri kërkesat e tyre, ai duhet të shfrytëzojë njërin prej aktiviteteve promovuese të marketingut, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
128
NDËRMARRËSIA pa e kuptuar marketingun dhe zbatimin e aktiviteteve të planifikuara të marketingut në sferën e çmimeve dhe të distribuimit të të mirave, ndërmarrësi shumë vështirë do të mund të realizojë rezultate afariste pozitive, pa i kuptuar dhe parashikuar trendët e marketingut të mjedisit (teknologjike, konkurruese, shoqërore, ekonomike, kulturore, politike), ndërmarrësi do ta ketë vështirë ta përcaktojë pjesëmarrjen e vet në treg dhe të arrijë një pozitë të lakmueshme në treg).
Të gjitha këto konstatime janë përgjigje në pyetjen pse marketingu është i rëndësishëm për ndërmarrësin, ndërkaq nënkuptojnë sa vijon: të kuptuarit dhe aplikimi i konceptit të marketingut është parakusht për një ndërmarrësi të suksesshme.
2. TREGU DHE KARAKTERISTIKAT E TIJ Për ta kuptuar më mirë marketingun si orientim afarist për treg, në vazhdim jepet shpjegimi i nocionit të tregut dhe përshkruhen karakteristikat e tij. Tregu është një mekanizëm nëpërmjet të të cilit, e me qëllim të plotësimit të nevojave reciproke të blerësve dhe shitësve, me ndërveprimin e tyre caktohen çmimet e mallrave e të shërbimeve dhe sasia e tyre. Tregu shpeshherë konsiderohet si vend ku takohen shitësit e blerësit dhe i shkëmbejnë mallrat dhe shërbimet e tyre me para. Shkëmbi është një proces i ndërrimit të pronësisë. Fillimisht tregu ka qenë i lidhur me vendin fizik, tregun, sheshin ose tregtinë ku blerësit kanë shfaqur kërkesën e vet, kurse shitësit kanë bërë ofertën e vet. Sot tregu është një shkëmbim për të cilin nuk është i domosdoshëm takimi fizik i blerësve dhe i shitësve, kështu që malli shkëmbehet me para jo vetëm në vendin e caktuar fizik ose në bursë, por edhe nëpërmjet telefonit, telefaksit, katalogut ose Internetit. Duke pasur parasysh karakteristikat e ndryshme, tregu mund të shikohet nga aspekti i hapësirës dhe i mallrave, nga aspekti i lidhjeve dhe i marrëdhënieve, si dhe nga aspekti i teknikës së tregut dhe të institucionit. Nga aspekti i hapësirës tregu është: Tregu lokal
në rajonin e qytetit, kuartit
Tregu rajonal
në kufijtë e ndonjë rajoni ose zhupanije
Tregu nacional
në kufijtë e ndonjë shteti
Tregu i grupimeve ekonomike nacionale
në kuadër të degës së caktuar ekonomike
Tregu botëror
jashtë kufijve të tregut nacional
Tregjet e mallrave ndahen në: tregje të produkteve, tregje të shërbimeve, tregje të kapitalit, tregje të punës, tregje të pasurive të paluajtshme, tregje financiare etj. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
129
Duke pasur parasysh lidhjet dhe marrëdhëniet në treg, dallohet tregu i blerësve dhe tregu i shitësve. Lidhjet dhe marrëdhëniet që kanë të bëjnë me tregun nënkuptojnë edhe ekzistimin e marrëdhënieve të tjera si në anën e ofertës, ashtu edhe në anën e kërkesës. Në anën e ofertës këto marrëdhënie variojnë në raportin nga bashkëpunimi deri te konkurrenca. Nga aspekti i konkurrencës në treg kemi tregun e konkurrencës së pakufizuar, tregun e monopolit dhe tregun e konkurrencës së kufizuar. Tregu i konkurrencës së plotë ose të pakufizuar
mundëson lëvizjen normale të kapitalit, të mallrave dhe të shërbimeve, të punës, shkëmbimin normal në treg dhe një lëvizshmëri të plotë. Në kushtet e konkurrencës së plotë nuk ka marrëveshje për çmimin, sasitë, tregun, prodhimin dhe për shumë faktorë të tjerë që do të mund të kufizonin konkurrencën e plotë.
Tregu monopolist
është tregu i një ose i një numri të vogël të ofertuesve monopolistë dhe i një numri të madh të blerësve. Në monopolin bilateral në treg ka vetëm një blerës dhe një shitës.
Tregu i konkurrencës së kufizuar ose jo të plotë
zhvillohet në ndikimin e duopolit (dy ofertues) dhe duopsonit (dy blerës) ose oligopolit (një grup i vogël i ofertuesve të mëdhenj) dhe oligopsonit (grupi i blerësve të mëdhenj). Në tregun me konkurrencë të kufizuar ose jo të plotë ofertuesit dhe konsumatorët e mëdhenj më së shpeshti e caktojnë çmimin dhe ndikojnë në elementet dhe faktorët e tjerë të ofertës. Shteti me dispozitat e veta me të cilat kontrollon aktivitetet afariste të ndërmarrësve kufizon konkurrencën e lirë në treg.
Në ekonominë e tregut, tregu jep përgjigje në pyetjet themelore ekonomike në lidhje me investimet, e këto janë: ku dhe për çka të investohet? për kë? kur? si? sa? Përgjigjet e ndërmarrësit në këto pyetje zakonisht kanë një qëllim, që me investime minimale, me plotësimin e nevojave të konsumatorëve të arrihet fitimi maksimal në shtigje afatgjata.
3. FUNKSIONET THEMELORE TË MARKETINGUT Detyrat themelore të marketingut dhe të aktiviteteve që lidhen me të janë: të konstatohen nevojat e konsumatorëve dhe të shfrytëzuesve potencialë dhe karakteristikat e sjelljes së tyre në procesin e vendimmarrjes për blerjen dhe konsumin me qëllim të gjetjes së zgjidhjes adekuate për plotësimin e tyre, të njihen potencialet e shfrytëzuesit me përparësitë e ofertës së vet në vendin e duhur dhe çastin e duhur, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
130
NDËRMARRËSIA t’i sigurojë dhe t’ua dërgojë me kohë shfrytëzuesve prodhimet dhe shërbimet, t’ua ofrojë blerësve potencialë prodhimet dhe shërbimet me çmim të arsyeshëm dhe me elementet e tjera të arsyeshme të ofertës.
Së këndejmi, ndërmarrësit e orientuar drejt tregut dhe marketingut i orientojnë aktivitetet e veta në të gjitha sferat afariste siç është theksuar më poshtë: Sfera e krijimit/prodhimit
hulumtimi dhe zhvillimi i prodhimeve dhe i shërbimeve
Sfera e shkëmbimit
furnizimi dhe shitja
Sfera e distribuimit ose e furnizimit
kanalet e shitjes, logjistika, transporti dhe magazinimi
Sfera e promovimit
propaganda ekonomike, publiciteti, marrëdhëniet publikun, shitja personale dhe avancimi i shitjes.
me
Të gjitha funksionet e përmendura janë të unifikuara në gërshetimin e njohur si MIKSI I MARKETINGUT ky është një ndikim i sinkronizuar (i harmonizuar) në blerësin dhe konsumatorin nëpërmjet të të ashtuquajturave katër P, kartela për instrumentet themelore të marketingut siç janë:
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
131
Miksi i marketingut përbën katër instrumentet themelore të menaxhimit të marketingut të përfshira në politikën e prodhimit, në politikën e çmimeve, në politikën e distribuimit dhe në politikën e promovimit. OLITIKA E PRODHIMIT është pjesë përbërëse e politikës afariste të ndërmarrësve dhe përfshin cilësinë, zhvillimin e programit prodhues dhe afatin e qëndrueshmërisë së prodhimit, hulumtimet dhe zhvillimin e prodhimeve të reja, përmirësimin dhe aplikimin e ri të prodhimeve ekzistuese (novacioneve). Cilësia është një tërësi e kërkesave të ndryshme që duhet t’i plotësojnë prodhimet ose shërbimet që me to jo vetëm të mund t’i kënaqim por, në kohën më të re, edhe t’i mahnitim blerësit dhe konsumatorët. Në mënyrë me politikën e prodhimit që të ruajë dhe të përfitojë, përkatësisht të mahnitë një numër sa më të madh të blerësve dhe konsumatorëve, ndërmarrësi cakton gjerësinë e programit prodhues – të ngushtë ose të gjerë (numri i prodhimeve të ndryshme për shembull, Lura: linja e qumështit të freskët, linja e pijeve nga qumështi, linja e llojeve të djathit etj.; thellësinë e programit prodhues – të cekët dhe të thellë (numri i varianteve të prodhimit, për shembull, pijet nga qumështi me shije të ndryshme); aplikon dhe lanson, përkatësisht nxjerr në treg prodhime të reja ose bënë përmirësimin e atyre ekzistuese, i braktisë prodhimet e vjetruara të cilat blerësit dhe konsumatorët i zëvendësojnë gjithnjë e më tepër me prodhime të reja, varësisht nga cikli jetësor në të cilin gjendet prodhimi. Në të vërtetë, secili prodhim dhe shërbim e ka afatin e qëndrueshmërisë së vet që ndahet në tri faza: aplikimin ose lansimin e prodhimeve (prodhimi nuk sjellë fitim ngase investimet në informim, në përvetësimin e konsumatorëve dhe në organizimin e shitjes janë më të mëdha se të ardhurat nga shitja); rritja (ose komercializimi i prodhimit, shitja rritet, kurse shpenzimet për një njësi zvogëlohen, zvogëlohen shpenzimet e analizimit të tregut, tregu zgjerohet, realizohet rritja e fitimit gjë që e shton konkurrencën dhe që të ruhet pozita në treg prodhimi duhet vazhdimit të perfeksionohet); pjekuria (konkurrenca rritet, lufta për çdo konsumator është gjithnjë e më e ashpër, konkurrenca bëhet në mënyra të ndryshme për çdo konsumator, qoftë nëpërmjet uljes së çmimeve, lirimeve, shitjeve të rastit, shpalljen intensive, zgjerimit të programit, investimet për ruajtjen e pozitës në treg janë gjithnjë e më të mëdha, fitimi zvogëlohet, aplikohet ndonjëra prej strategjive të marketingut që ka për qëllim rigjallërimin e veprimtarisë); rënia ose rigjallërimi (shitja zvogëlohet si pasojë e zhvillimit teknologjik, bëhen ndryshime në sjelljen e konsumatorëve, ndikimi i konkurrencës, bie fitimi, ndërkaq ndërmarrësit nuk i mbetet asgjë tjetër përveç ta braktisë prodhimin dhe ta zëvendësojë me një prodhim të ri gjë që më së shpeshti ndodhë në praktikë, ose ta rigjallërojë, gjë që kërkon investime për përmirësimin e prodhimit dhe promovimin e tij.
Politika e çmimeve përbëhet nga caktimi i çmimeve, lirimet, rabati dhe elementet e tjera nxitëse që janë të lidhura me çmimin dhe shitjen. Në treg, përveç shpenzimeve që janë të lidhura me krijimin e prodhimeve ose të shërbimeve ndikon fuqia blerëse ose zotësia paguese e blerësve. Prej saj varet se a do të shitet një prodhim ose shërbim, çmimet konkurruese (me çmime më të ulëta mund të tërhiqen më shumë blerës), i tërë mjedisi (paraqitja e gjeneratës së Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
132
NDËRMARRËSIA
re të prodhimeve, p.sh. të kompjuterëve dhe të mjeteve transmetuese, automobilave dhe të shumicës së prodhimeve teknike, trendi i jetës së shëndoshë etj.), dispozitat ligjore me të cilat zbatohet kontrolli i çmimeve dhe ruajtja e standardit të jetesës (çmimi i shërbimeve komunale, i bukës, derivateve të naftës, energjisë elektrike ose krijohen shpenzime shtesë: vërtetimet, atestet dhe dokumentet e tjera). Ndërmarrësit me anën e uljeve të ndryshme të çmimeve ose të lirimeve, me themelimin e klubeve për motivimin e konsumatorëve (kartelat e zinxhirëve tregtarë për shembull, Kartela e konsumit), me politikën e përcaktuar të çmimeve të harmonizuar me elementet e tjera të miksit të marketingut i ruajnë dhe i tërheqin blerësit e rinj. Më së shpeshti këto janë lirime të rastit (në panaire, promovuese, sezonale), me para të gatshme (pagesa bëhet aty për aty), sasiore (paguaj një merr dy, nxitja e blerjes të sasive të mëdha). përfshin aktivitetet e shitjes dhe të distribuimit që janë të harmonizuara me elementet e tjera të miksit të marketingut. Varësisht nga prodhimi ose shërbimi, shitja nga prodhuesi deri te blerësi mund të jetë e drejtpërdrejtë ose e direkte (pa tregti dhe ndërmjetës, e një shembull gjithnjë e më i shpeshtë për këtë është shitja nga dera në derë që e organizojnë prodhuesit), përkatësisht e tërthortë ose indirekte (nëpërmjet përfaqësuesve dhe agjentëve). Varësisht nga politika e distribuimit që e udhëheqë ndërmarrësi, distribuimi mund të jetë ekskluziv (i kufizuar në vetëm një distributor që ka shpenzime më të vogla nga ai intensiv), intensiv (shfrytëzohen të gjitha kanalet disponuese që prodhimet t’u ofrohen konsumatorëve në çdo vend të shitjes, që është karakteristike për çamçakëz, faculetat e letrës dhe prodhimet tjera, kryesisht të konsumit masiv). Se cilat nga këto kanale do t’i shfrytëzojë ndërmarrësi varet nga: veçoritë e prodhimit dhe vetë tregu, si dhe nga mundësitë financiare të ndërmarrësit. Pjesë përbërëse e politikës së distribuimit është logjistika e cila, pos distribuimit fizik, përfshin një sërë aktivitetesh krahas transportit, magazinimit, manipulimit dhe dërgimit të mallit dhe sistemi informatik i logjistikës që mundëson sigurimin e informatave të nevojshme për një proces normal të distribuimit. POLITIKA E DISTRIBUIMIT
POLITIKA E PROMOVIMIT përbëhet nga gërshetimi i aktiviteteve të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me tregun, përkatësisht me mjedisin më të afërt ose më të largët, me qëllim të informimit dhe tërheqjes së blerësve potencialë. Këto janë aktivitetet e propagandës ekonomike ose të publikimit, shitjes personale, marketingut të drejtpërdrejtë, avancimit të shitjes, të marrëdhënieve me publikun (PR) dhe të publicitetit.
Publikimi është porosia më e njohur jo personale me pagesë (e botuar në shtyp, radiotelevizion ose nëpërmjet Internetit, afishimi si shpallje e jashtme ose e dërguar me postë) për prodhimin ose shërbimin që ndërmarrësi dëshiron t’i tërheq blerësit që ta blejnë dhe konsumojnë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
133
Shitja personale është çdo kontakt personal me blerësin potencial, kurse përbëhet nga kërkimi i blerësit, përgatitjet (caktimi i kohës dhe i vendit të prezantimit dhe zgjedhja e mënyrës për të arritur deri te blerësi potencial), prezantimi i mallit, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, kontraktimi i shitjes, përcjellja e procesit pas blerjes (a do të jetë i kënaqur, a do të blejë sërish dhe a do t’ua rekomandojë të tjerëve apo do të shprehë pakënaqësinë dhe do të kërkojë përmirësimin). Marketingu i drejtpërdrejtë përfshin aktivitetet e drejtpërdrejta të komunikimit me blerësit potencialë të zgjedhur nëpërmjet telefonit (telemarketingu), postës (fletëpalosjet (prospektet), afishet, dhe shitja me katalog), faksit, e-malit, shitja nëpërmjet televizionit (prezantimi televiziv i prodhimeve të ndryshme), sms-së (informatat për lojërat shpërblyese, poenët shpërblyes për realizim më të madh të prodhimit, p.sh. HT dhe VIPNET) dhe nëpërmjet automatëve, e me qëllim të nxitjes së blerjes dhe konsumit. Avancimi i shitjes nënkupton aktivitet me të cilat ndërmarrësi nxit jo vetëm blerësit e konsumatorët por edhe ndërmjetësit që të blejnë sa më shumë prodhime dhe shërbime të tyre. ndër këto aktivitete veçohen lojërat e fatit (me fonde tërheqëse të shpërblimeve e si shpërblim kryesor zakonisht ofrohet automobili), lirimet (me rastin e furnizimit ose blerjes së sasisë së caktuar), kuponët (zbritja e çmimit nëse blerja bëhet në vendin e caktuar të shitjes), degustimi (i ushqimit dhe i pijeve) demonstrimi (i prodhimeve teknike), vozitja provuese, veçmas ekspozimi i prodhimeve në vendin e shitjes (marchendising), panairet, promovimet (më së shpeshti promovimi i prodhimeve të reja për njoftimin e blerësve potencialë) dhe organizimet e ngjashme. Marrëdhëniet me publiku dhe publiciteti janë aktivitete komunikuese me pagesë që i mundësojnë ndërmarrësit menaxhimin e marrëdhënieve me publikun me qëllim të krijimit të imazhit të caktuar në opinion për prodhimin dhe kompaninë. Këta janë artikuj të gazetave, reportazhe dhe intervista të botuara në mediat publike për ngjarjet që tërheqin vëmendjen e opinionit dhe për të cilat opinioni dëshiron të informohet, andaj janë interesante për gazetarët dhe mediat. Për t’i shfrytëzuar sa më mirë potencialet e kësaj forme të komunikimit, një numër gjithnjë më i madh i ndërmarrësve organizon zyra për marrëdhënie me publikun (zëdhënës) që kanë për detyrë: njoftimin e opinionit me prodhimet dhe me kompaninë, krijimi i prestigjit në opinion, lobimi, informimi i opinionit nëpërmjet kumtesave, përfshirja në aktivitetet e organizatave humanitare (shprehja e përgjegjësisë shoqërore dhe e ndjeshmërisë sociale) dhe bashkëpunimi me individët që gëzojnë respekt në opinion. Vetëm me një kombinim optimal të të katër instrumenteve të marketingut do të arrihen rezultate afariste. Nëse do të mungojë njëri prej elementeve ose për blerësin është i papranueshëm, vështirë se blerësi do të bindet për ta pranuar ofertën ose bashkëpunimin. Menaxhimi efektiv i marketingut do t’i ndërlidhë elementet e prodhimit, çmimit, plasmanit dhe të promovimit në një tërësi të harmonizuar dhe efikase të aktiviteteve të tregut, të orientuara drejtë blerësit të Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
134
NDËRMARRËSIA
caktuar. Treguesi i suksesit në menaxhim të miksit të marketingut brenda mjedisit të marketingut janë të ardhurat e ndërmarrësit. Së këndejmi, siç u theksua më sipër, ndërmarrësi i orientuar në marketing ofron prodhimin e vërtetë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur me çmim të pranueshëm dhe për këtë, me mjetet e komunikimit, i njofton me kohë dhe në mënyrën më të përshtatshme blerësit e ardhshëm.
4. PROCESI I MARKETINGUT Për ta kuptuar sa më mirë marketingun dhe ndikimin e tij në ndërmarrësi për lidhshmërinë e prodhimit dhe të konsumit, në vazhdim do të shpjegohet procesi i marketingut. Procesi i marketingut nënkupton vazhdimin e veprimtarisë së marketingut nga ofertuesi (prodhuesi ose shitësi) deri te blerësi dhe konsumatori. Këto janë një sërë aktivitetesh që ndërmarrësi i ndërmerr me qëllim që, duke i përmbushur nevojat e konsumatorëve / shfrytëzuesve ose të blerësve, të realizojë fitim. Procesi i marketingut përbëhet nga këto faza:
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
135
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
136
NDËRMARRËSIA
Nga radhitja e përmendur e procesit të marketingut shihet se procesi i marketingut fillon me njohjen e nevojave të tregut, kurse përfundon me përmbushjen e tyre. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
137
5. MARKETINGU NË MJEDISIN E CAKTUAR Rezultatet afariste të ndërmarrësve nuk varen vetëm nga aktivitetet që ai i ndërmerr në afarizmin e vet, por nga ndikimet e pjesëmarrësve që janë pjesërisht ose plotësisht jashtë kontrollit të tij, e që e përbëjnë mjedisin e tij të marketingut. Duke pasur parasysh se ndërmarrësi vepron edhe vetë në lidhje me këto ndikime, dallojmë mikromjedisin dhe makromjedisin: Mikromjedisi
Makromjedisi
furnitorët
demografik
ndërmjetësit në marketing
ekonomik
blerësit dhe konsumatorët
teknologjik
opinioni
shoqëror-politik
konkurrenca
kulturologjik
Mikromjedisi i ndërmarrësit Mikromjedisin e ndërmarrjes e përbëjnë pjesëmarrësit dhe ndikimet e mjedisit të afërt të ndërmarrësit, në të cilat ndërmarrësi mund të ketë ndikim më të vogël ose më të madh. Furnitorët
janë individët ose kompanitë që e furnizojnë me prodhime, shërbime, material dhe lëndë të para, energji dhe inpute (faktorë) të tjera që janë të nevojshme për zhvillimin normal të procesit të punës. Ndërmarrësi e zgjedhë për furnitor personin me ofertë më të volitshme (kombinimi optimal i cilësisë, çmimit, afatit të dërgimit, mënyrës së distribuimit, afatit dhe i mënyrës së pagesës).
Ndërmjetësit në marketing
janë të gjithë ata individë dhe kompani që ndërmjetësojnë për lidhshmërinë e ofertës dhe të kërkesës në treg. Varësisht nga sfera në të cilën veprojnë, paraqiten NDËRMJETËSIT TREGTARË. Këta janë individë ose kompani të cilat me rastin e ndërmjetësimit nuk e marrin pronësinë mbi mallin dhe shërbimet, por pronarëve vetëm u ofrojnë shërbime të caktuara – gjetjen e blerësve dhe kontaktimin me ta, (agjentët, komisionarët, konsignatorët, brokerët etj,). Për dallim prej tyre ekzistojnë edhe ndërmjetësit që e posedojnë mallin të cilin e rishesin me qëllim të realizimit të fitimit (dilerët dhe tregtarët me shumicë dhe/ose me pakicë). NDËRMJETËSIT FINANCIARË me financimin e blerjes ose shitjes së caktuar apo me sigurimin e rrezikut afarist ndihmojnë afarizmin normal (bankat dhe shoqëritë e sigurimeve). NDËRMJETËSIT PËR DISTRIBUIM, me magazinimin, ruajtjen dhe transportin ndihmojnë magazinimin dhe transportin e sigurt të mallrave. AGJENCITË E SPECIALIZUARA TË MARKETINGUT, me aktivitetet që kanë për qëllim hulumtimin e tregut, shpalljet, marrëdhëniet me opinionin, si dhe me një konstalting të plotë të marketingut ndihmojnë afarizmin e suksesshëm, para së gjithash të
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
138
NDËRMARRËSIA ndërmarrësve të vegjël.
Blerësit dhe konsumatorët
janë persona juridikë dhe fizikë që blejnë ose furnizojnë mallra ose shërbime me qëllim të përmbushjes së nevojave personale ose të nevojave të afarizmit. Nga dëshirat, nevojat, sjelljet dhe shprehitë varen edhe rezultatet e afarizmit të një ndërmarrësi. Së këndejmi, ata ndërmarrës të cilët janë më të suksesshëm se konkurrentët e tjerë në përmbushjen e nevojave dhe të pritshmërive të blerësve dhe konsumatorëve / shfrytëzuesve, do të arrijnë rezultate më të mira afariste.
Opinioni
është grup ose grupe të konsumatorëve ose qytetarëve që mund të ndikojnë dukshëm në realizimin e politikës afariste të ndërmarrësit dhe në rezultatet e tija të gjithmbarshme afariste. Opinionin e përbëjnë, krahas konsumatorëve të organizuar në shoqata dhe lëvizje për mbrojtjen e konsumatorëve, mediat (radio, televizioni, shtypi dhe interneti), institucionet financiare (bankat, investuesit, aksionistët, analitikët financiarë etj.), opinioni lokal (popullsia lokale dhe organizatat lokale), opinioni i gjerë dhe opinioni i brendshëm (punonjësit dhe menaxhmenti i kompanisë).
Konkurrenca
nënkupton situatën në të cilën dy ose më shumë ndërmarrës bëjnë gara reciproke në treg me ofertën e vet me qëllim të kontrollimit të një pjese sa më të madhe të tregut ose për dominim në treg. Konkurrenca shfaqet si konkurrencë e prodhimeve, substitut ose si konkurrencë gjenerike (e njëjta nevojë plotësohet në mënyra të ndryshme) dhe si konkurrencë e markave të prodhimit (e njëjta nevojë plotësohet me marka të ndryshme të prodhimit) dallojmë konkurrencën perfekte dhe jo perfekte. Konkurrenca perfekte ekziston nëse në treg ka shumë ofertues kurse asnjëri prej tyre nuk e kontrollon tregun. E kundërta e konkurrencës perfekte është konkurrenca joperfekte nëse një ose më shumë ofertues e kontrollojnë tregun.
Makro mjedisi i ndërmarrësit Për dallim nga mikromjedisi, makromjedisin e përbëjnë të gjithë pjesëmarrësit dhe faktorët e rëndësishëm për afarizmin e ndërmarrësit, por në të cilët ndërmarrësi nuk mund të ndikojë, por duhet t’u përshtatet. Mjedisi demografik
e përbëjnë numri i popullatës së rajonit të caktuar, dendësia e popullsisë, shkalla e rritjes natyrore të popullsisë, lëvizjet migratore, përkatësia kombëtare dhe fetare e popullsisë, mosha dhe gjinia e popullsisë, rritja e numrit të popullsisë, rritja e nevojave njerëzore. Në këtë mënyrë zhvillohet dhe zgjerohet tregu, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për marketingun dhe jetën afariste.
Mjedisi ekonomik
është një faktor thelbësor i koncepcionit, organizimit dhe realizimit të marketingut të çdo ndërmarrësi. Ndërmarrësi që e zhvillon veprimtarinë e vet në një mjedis ekonomik me normë të lartë të papunësisë, rroga të ulëta, inflacion të lartë, fuqi të ulët blerëse, përpiqet që problemin e fuqisë së ulët blerëse ta zgjidhë nëpërmjet ofrimit të prodhimeve me çmime më të ulëta dhe disponon një program më të ngushtë të aktiviteteve të marketingut.
Mjedisi teknologjik
përkatësisht zhvillimi teknologjik me aplikimin e njohurive të reja
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
139
në zgjidhjen e detyrave të caktuara mundëson një plotësim cilësor të nevojave. Është meritor për komunikimin e shpejtë dhe efektiv, për mënyrat e reja të shitjes dhe kanalet e distribuimit, për hapjen e aplikimit të e-afarizmit, uljen e shpenzimeve të hulumtimeve të tregut dhe të afarizmit të gjithmbarshëm. Mjedisi shtetëror – politik
e përbëjnë ligjet, dispozitat, dekretet dhe vendimet në pajtim me të cilat ndërmarrësi duhet të punojë. Të gjitha këto ligje dhe dispozita kanë një ndikim thelbësor të tërthortë në afarizmin e ndërmarrësit nëpërmjet: politikës monetare dhe fiskale, prioriteteve të përcaktuara në nivel shtetëror, rajonal dhe lokal; mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e garës në treg dhe mbrojtjen e mjedisit.
Mjedisi kulturologjik
nënkupton sistemin e vlerave, normat etike, fenë dhe besimin, traditën dhe zakonet, stilin dhe mënyrën e jetesës. Të gjitha këto elemente përcaktojnë sjelljen e konsumatorëve dhe është e rëndësishme që ndërmarrësi t’i njehë dhe t’i përfshijë me rastin e përshtatjes së ofertës me të cilën ka për qëllim t’i përmbushë nevojat e caktuara. Me të vërtetë, vlerat shpirtërore të mjedisit kulturologjik janë tejet të qëndrueshme, ngase njerëzit vështirë i ndryshojnë parimet morale që barten nga një gjeneratë në tjetrën në bashkëshortësi, familje, fe, veçoritë nacionale, përkatësisht në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.
6. INFORMATAT E MARKETINGUT Siç kemi theksuar më sipër, ndërmarrësi ka nevojë për informata të caktuara mbi tregun dhe efektet e marketingut me qëllim të marrjes së vendimeve sa më racionale në afarizëm. Pa informatat për tregjet përreth dhe konkurrencën ndërmarrësi nuk është në gjendje të përcaktojë drejtimin strategjik të afarizmit. Për shkak të rëndësisë së informatave të marketingut ato të mblidhen dhe të dërgohen varësisht nga vendimet që merren në bazë të këtyre informatave. Në mënyrë që ndërmarrësi të merr vendime cilësore, ai duhet të jetë në gjendje t’i përzgjedhë informatat që i nevojiten për vendimmarrje. Informatat e marketingut zakonisht përfshin të dhënat për: pjesëmarrjen në treg, potencialin e tregut, veçoritë e tregut, cilësitë e punës në shitjen e prodhimeve, trendet afarist, parashikimet ekonomike, konkurrentët dhe ofertat e tyre, studimet lidhur me caktimin e çmimit, testimin e prodhimeve etj. Andaj, si sfera kryesore të kërkimeve të tregut veçohen: Sfera Blerësi
Elementet sjellja nevojat reagimet besimi veçoritë
Tregu
madhësia struktura dinamika marrëdhëniet
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
140
NDËRMARRËSIA trendet
Konkurrenca
Mjedisi
Ndikimi i ndërmarrësit
pjesëmarrja pozicionimi qëllimet përparësitë/të metat FPST (faktorët politik, social dhe teknologjik) institucionet trendet pjesëmarrja, depërtimi ose penetrimi mbulueshmëria imixhi niveli i shërbimeve
Pikënisje në mbledhjen e të dhënave dhe informatave të çdo kërkimi të marketingut janë burimet e informatave ekzistuese, të brendshme (interne) dhe të jashtme (eksterne), të cilat pastaj plotësohen me anketat nga terreni, me intervista, eksperimente nga terreni, testimi i marketingut etj. Me rastin e kërkimeve në sferën e marketingut është e nevojshme që ndërmarrësi t’i dallojë të dhënat e marketingut, informatat dhe njohuritë. Të dhënat
janë fakte, numra ose përshkrimi në lidhje me objektin e kërkimeve për shembull, shuma në faturat e lëshuara .
Informatat
janë të dhënat e përpunuara që janë zgjedhur për shpjegimin e veçorive dhe dukurive të caktuara të tregut; për shembull, lista e blerësve më të mirë sipas të ardhurave të realizuara.
Dija
nënkupton informatat e ndërlidhura që rezultojnë me njohuritë për tregun dhe ecuritë në treg; për shembull, në bazë të listës së blerësve më të mirë mund të konkludohet se blerësit më të mirë janë institucionet financiare në veriperëndim të vendit.
Me qëllim të sigurimit të informatave të nevojshme të marketingut, organizohet sistemi informativ i marketingut (SIM) ose sistemi i njohurive që përbën bazën e të dhënave, mjetet analitike dhe mjetet e informimit. Detyra më e rëndësishme për themelimin e SIM është që të pengohet shndërrimi i tij në një njësi të brendshme të marketingut që i mjafton vetvetes. Prandaj, është e domosdoshme që sistemet ekzistuese të informatave që i shfrytëzojnë financat, shitja dhe shërbimet e tjera interne të përfshihen në sistemin integral informativ të marketingut në mënyrë që të krijohen informata që do t’i përshtaten shfrytëzuesit. SIM i organizuar në këtë mënyrë ka katër funksione themelore: Përcjelljen e cilësisë së punës
nëpërmjet verifikimit të efektivitetit të segmenteve të caktuara të afarizmit duke i shfrytëzuar burimet e brendshme të informatave mbi vëllimin e shitjes, analizën e profitabilitetit, kthimin e prodhimeve dhe ankesat e shënuara.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
141
Përcjellja e tregut
nëpërmjet mbledhjes së informatave; jashtë organizatës ndërmarrësi ka një qasje në drejtimet e zhvillimit të marketingut në mjedisin e caktuar (konkurrenca, aktivitetet ligjvënëse, përkatësisht kornizat institucionale, standardet, teknologjia, sjellja e grupeve të interesit dhe trendet e modës).
Objekti për hulumtimin e tregut
shërben për kërkimin e zgjidhjeve konkrete dhe zbatimin e kërkimeve ad hoc. Përbëhet nga hulumtues profesionist të cilët së bashku me menaxhmentin e definojnë problemin (faza më e rëndësishme), i planifikojnë hulumtimet (popullatën/mostrën dhe metodologjinë), i përgatisin pyetësorët, bisedojnë ose bëjnë kërkime në byro.
Sistemi për dhënien e ndihmës në vendimmarrje
ekspertëve të përfshirë në marketing, me rastin e përdorimit të informatave dhe nxjerrjes së konkluzioneve u jepet ndihmë me mjetet e ndryshme analitike siç janë korrelacioni, analizat e ngjitura, profilizimi i blerësve, modelimi i parashikimeve, si dhe i tërë sistemi i planifikimit.
Për ndërmarrësit informatat e marketingut janë burim kryesor i konkurrencës. Mirëpo, për të pasur qasjen në SIM ndërmarrësi gjithherë duhet ta ketë parasysh: që sistemi nuk mund të zëvendësojë gjykimet personale dhe kreativitetin, gjë që është e rëndësishme për krijimin e marketingut novator, që rezultatet e kërkimeve (informatat dhe konkluzionet) janë aq cilësore sa ka qenë cilësor definimi i problemit (specifikimi i kërkimeve)
Pasqyra e qëllimeve afariste, kërkimeve dhe e burimeve të informatave QËLLIMI AFARIST Zgjerimi i tregut Lokacionet kanalet segmentet Zhvillimi i tregut
Zhvillimi i prodhimit
KËRKIMET veçoritë demografike profili i mundësive analiza e tregut
profilimi i blerësve vlerësimi sjelljet analiza e faktorëve anketat metodat kuantitative diskutimet në panel/debatet grupore
BURIMI I INFORMATAVE regjistrimet e popullsisë oda ekonomike regjistrimi i blerësve potencialë anketat të dhënat për evidencën i shitjes modelet nga burimet e brendshme të të dhënave dhe të kërkimeve të tregut
7. SEGMENTIMI I TREGUT Segmentimi i tregut nënkupton ndarjen e tregut në grupe të konsumatorëve ose në pjesë të tregut. Për segmentim është me rëndësi që ato të jenë grupe të njëjta, përkatësisht që t’i karakterizojnë veçoritë e përbashkëta në sjelljen e konsumatorëve dhe të blerësve. Segmentimi njëkohësisht është njëra prej strategjive themelore të tregut. Praktikisht pa segmentim të tregut nuk ekziston Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
142
NDËRMARRËSIA
mundësia e aplikimit të konceptit të marketingut në afarizmin e ndërmarrësve. Në të vërtetë, segmentimi i tregut nuk ka për qëllim vetëm që t’i vërejë karakteristikat e konsumatorëve por edhe dallimet ndërmjet segmenteve të caktuara dhe mbi këto dallime ta ndërtojë një politikë specifike të plasmanit për çdo segment veç e veç, në mënyrë që ndërmarrësi t’i plotësojë sa më mirë nevojat e konsumatorëve dhe vetes t’i garantojë një plasman të qëndrueshëm. Praktika ka dëshmuar se ndërmarrësit që zbatojnë segmentimin e tregut realizojnë shitje më të madhe, pjesëmarrje më të madhe në treg dhe fitim më të madh. Segmentimi i tregut bëhet në tre hapa. Në segmentimin e tregut ndërmarrësi sot bazohet në rezultatet e hulumtimit të tregut, sepse pa njohjen e mirë të konsumatorëve dhe të veçorive të tyre (dëshirave, nevojave, fuqisë blerëse, pozitës gjeografike, shprehive, moshës, gjinisë etj.), nuk mund të arrihet një segmentim efikas i tregut. Andaj, segmentimi i tregut fillon me njohjen e strukturës së të gjithë konsumatorëve në treg të cilët bashkërisht e përbëjnë tregun total. Varësisht nga prirjet e konsumatorëve, tregu total ndahet në tregun e: KONSUMATORËVE TË VETË– të
rregullt, të kohëpaskohshëm dhe të rastit.
KONSUMATORËT E KONKURRENCËS.
konsumatorët që përmbahen nga konsumi për shkaqe të ndryshme (nuk e njohin prodhimin dhe përparësitë e tij, e kundërshtojnë përdorimin për shkak të paragjykimeve, nuk kanë para për ta blerë, nuk kanë ofertë mjaft të gjerë) që duhet të zbulohen dhe të bëhen përpjekje që të mënjanohen ose t’u përshtatemi që të mund t’i tërheqim për konsum. JO-KONSUMATORËT ABSOLUTË – ndaj të cilëve ndërmarrësi nuk do t’i orientojë aktivitetet e veta të marketingut, ngase nuk ekzistojnë nevojat dhe presupozimet për të cilat konsumatorët e tillë do të shpenzonin. JO-KONSUMATORËT RELATIVË –
Për dallim nga jo-konsumatorët absolutë, për ndërmarrësin janë interesant jokonsumatorët relativë që mund të shndërrohen në konsumatorë. Në lidhje me këtë mund të na ndihmojnë këto aktivitete të marketingut: ulja e çmimeve dhe aplikimi i shitjes me kredi (fuqia e keqe blerëse e jo-konsumatorëve) publikimi dhe informimi për përparësitë e prodhimit (informimi i pamjaftueshëm i jo-konsumatorëve lidhur me prodhimin) seminaret edukative – arsimore të organizuara për zbutjen dhe mënjanimin e paragjykimeve të konsumatorëve organizimi më i mirë i distribuimit dhe sigurimi i më shumë informatave në vendin e shitjes për nxitjen e jo-konsumatorëve që të blejnë më shumë. Për ndërmarrësin nuk është më pak e rëndësishme as njohja e tregut vetjak të konkurrencës së konsumatorëve në mënyrë që t’i tërheqë dhe t’i bëjë për vete me Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
143
anën e marketingut. Që këtë ta realizojë, ndërmarrësi duhet t’i njeh motivet e tyre të rregullta që i shtynë të konsumojnë, si dhe arsyet e konsumit të përkohshëm. Kriteret e segmentimit të tregut nuk janë të njëjta për tregun e konsumit të domosdoshëm dhe për tregun e konsumit afarist. Tregu i konsumit të domosdoshëm segmentohet me aplikimin e këtyre kritereve:
Karakteristikat e konsumatorit Gjeografike
Demografike
Psikologjike
shteti
mosha
stili i jetës
rajoni
gjinia
veçoritë
qyteti, kuarti
profesioni
tipi i vendbanimit
arsimimi dhe punësimi
rajoni klimatik
gjendja bashkëshortore dhe numri i fëmijëve të ardhurat dhe madhësia e familjes
Karakteristikat e sjelljes së konsumatorëve Dobia e pritshme
Përdorimi
Njohja dhe qëllimi
Kushtet e blerjes
nevojat
sa është i shpeshtë
informimi
tipi i blerjes
karakteristikat e prodhimit dhe të shërbimit
raporti
prirja për blerje
tipi i shitores
prirja lidhur me markat
Për segmentimin e tregut të konsumit afarist më së shpeshti aplikohen: kriteret gjeografike kriteri i llojit të prodhimit ose të industrisë madhësia e kompanisë ose numri i të punësuarve. Pas zgjedhjes së kritereve pason hapi i dytë i segmentimit të tregut, përkatësisht hulumtimi i tregut. Me hulumtimin e tregut, më së shpeshti nëpërmjet anketimit ose analizimit të tregut, mblidhen të dhëna për motivet, qëndrimet dhe sjelljen e konsumatorëve në konsumin e produkteve dhe të shërbimeve të caktuara. Hapi i fundit i segmentimit të tregut është përcaktimi i segmenteve dhe caktimi i karakteristikave të tyre sipas kritereve të aplikuara. Ndërmarrësit, sipas rregullit, e përsërisin procedurën e segmentimit, ngase karakteristikat e segmenteve me kohë ndryshojnë. Tregu, si ai i konsumit të nevojshëm, ashtu edhe ai i konsumit afarist, është i segmentuar në atë mënyrë që t’i mundësojë ndërmarrësit hartimin e një plani të Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
144
NDËRMARRËSIA
plotë të marketingut, përkatësisht përpunimin e miksit të marketingut që duhet t’u përshtatet nevojave dhe kërkesave të segmentit të caktuar të tregut, e kësisoj edhe arritja e rezultateve të suksesshme afariste.
8. STRATEGJIA E MARKETINGUT Strategjia e marketingut është planifikim i qëllimeve dhe detyrave afatgjata që ndërmarrësi ia ka parashtruar vetes, si dhe i mënyrave dhe mjeteve me anën e të cilave do të realizojë qëllimin e përcaktuar duke e aplikuar konceptin e marketingut. Përbëhet nga caktimi i tregut të synuar dhe hartimi i miksit të marketingut të përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut të synuar. Andaj, me strategjinë e marketingut ndërmarrësi përcakton se si duhet të punohet për një punë sa më të suksesshme në mënyrë që në planin afatgjatë të realizojë fitim. Ndërmarrësi e zhvillon strategjinë e marketingut në disa nivele: Nivelet e strategjisë Korporativ
Përshkrimi cakton drejtimin e ndërmarrësit, veprimet e tij të tërësishme (me çka do të merret, çfarë cilësie do të ofrojë, ku dhe me çfarë kushtesh etj.). Me këtë strategji përpunohen detyrat për secilën punë si dhe plani i veprimtarisë afatgjate.
Afarist
zhvillohet në nivelin e punës së caktuar nën ndikimin e strategjisë së korporatës, por në mënyrë të pavarur.
Funksional
vepron në nivelin e çdo funksioni të veçantë (prodhimi, furnizimi, shitja, financat etj.).
Të gjitha nivelet e strategjisë janë të unifikuara në përfaqësuesin ose në misionin e ndërmarrësit me të cilin ja bënë me dije opinionit se çfarë është roli i ekzistimit të tij dhe me çka merret (me prodhimin e ndonjë produkti, tregti, turizëm ose me ofrimin e ndonjë shërbimi tjetër). Varësisht nga përparësitë dhe dobësitë e veta nga njëra anë dhe, nga ana tjetër nga rrethanat e kërcënimet që mund të paraqiten në treg, ndërmarrësi përcaktohet për njërën prej këtyre strategjive: Lloji i strategjisë
Përshkrimi
Segmentimi
nënkupton orientimin e prodhimit dhe të tërë miksit të marketingut drejt strategjisë së tregut të zgjedhur ose të synuar.
Diferencimi
ka si pikënisje dallimet dhe vemjen në pah të ofertës vetjake kundrejt konkurrentëve si vijon: √ me diferencimin e prodhimeve qëndrueshmërisë sigurisë etj.,
(veçorive,
cilësisë,
√ me diferencimin e shërbimeve (me rastin e furnizimit, aplikimit dhe përdorimit), √ me diferencimin e të punësuarve (mirësjellja, profesionalizmi etj.), Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
145
√ me diferencimin e imixhit. Cikli jetësor
nënkupton që strategjia t’i përshtatet ciklit jetësor të prodhimeve (aplikimi i prodhimeve, rritja, faza e konkurrencës ose e konsolidimit, faza e rënies ose e ripërtëritjes).
Shpenzimet e ulëta dhe çmimet e ulëta
për të realizuar një rritje dhe pjesëmarrje më të madhe në treg, ndërmarrësit aplikojnë strategjinë e rritjes intensive dhe të strategjisë integruese me të cilat arrihen shpenzime më të ulëta dhe çmime më të ulëta. Strategjia e rritjes intensive ka për qëllim realizimin e një pjesëmarrjeje më të madhe në treg, zgjerimin në tregje të reja, zhvillimin e prodhimeve të reja, ose përmirësimin e atyre ekzistuese. Me strategjinë integruese ndërmarrësi zgjeron afarizmin në fushat e ngjashme, me qëllim të realizimit të shitjes dhe fitimit më të madh (diversifikimi i ngjashëm). Është i mundshëm edhe diversifikimi jo i ngjashëm – lidhshmëria e veprimtarive jo të ngjashme nga degët e ndryshme.
Ndërmarrësi do ta zgjedhë strategjinë: me analizën e faktorëve të jashtëm (analizimi i konsumatorëve, i konkurrencës i tregut dhe i mjedisit), me analizën e faktorëve të brendshëm (analizimi i aspekteve financiare të afarizmit: vëllimi i shitjes, fitimprurja, pjesëmarrja në treg dhe analizimi i fushave jo financiare të afarizmit që janë thelbësore për zhvillimin e strategjisë). me analizën SWOT (analizimi i forcave, dobësive, rrethanave dhe kërcënimeve) që përfshinë të gjitha analizat e përmendura me qëllim të zgjedhjes së strategjisë më të mirë të marketingut. Përmbajtja e strategjisë së marketingut më së shpeshti përfshin këto elemente: Elementet
Përshkrimi
Deklarata e misionit
përcakton kuptimin e ekzistimit të tanishëm dhe të ardhshëm të organizatës, shpjegon rolin e saj afarist dhe dallimin nga të tjerët që kanë të njëjtin rol.
Përmbledhja financiare
është një pasqyrë përmbledhëse e treguesve financiarë të afarizmit të tanishëm dhe të ardhshëm.
Pasqyra e tregut
është një pasqyrë përmbledhëse e segmenteve, strukturave dhe trendeve të tregut.
Analiza SVOT
përcakton forcat (Strengths) dhe dobësitë (Weaknesses) të ndërmarrësit kundrejt konkurrencës dhe faktorëve kyç të suksesit te blerësit, krahas mundësive vetjake (Opportunties) dhe kërcënimeve (Threats) kurse zbatohet për çdo prodhim ose segment të rëndësishëm.
Presupozimet
nënkuptojnë rritjen e pritshme të tregut dhe inflacionit, që janë kyçe në caktimin e qëllimeve dhe të strategjisë së marketingut.
Qëllimet e marketingut
shprehin numerikisht (vëllimin, fitimin, vlerën dhe pjesëmarrjen në treg) të asaj që synon të arrijë ndërmarrësi.; me përfshirjen e prodhimit, çmimeve, vendit ose plasmanit dhe të promovimit.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
146
NDËRMARRËSIA
Kërkesat dhe plani financiar
shprehin të hyrat dhe të dalat financiare për një periudhë të caktuar, me prezantimin veç e veç të tyre.
9. PLANIFIKIMI I MARKETINGUT Ky është një proces i operacionalizimit të strategjisë së marketingut si shprehje e qëndrimit konkurrues të ndërmarrësit. Planifikimi i marketingut në esencë është proces administrimi, kurse zhvillohet në katër faza:
Procesi i planifikimit të marketingut organizohet: me përcaktimin e raportit të mundësive të organizatës së caktuar, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VI. Marketingu Në Ndërmarrësi
147
me përshkrimin e mundësive, me caktimin e qëllimeve të marketingut që janë harmonizuar me qëllimet e përgjithshme të afarizmit të ndërmarrësit, me planifikimin e zbatimit sa i përket kohës, shpenzimeve dhe hapësirës. Planifikimi i marketingut realizohet në dy faza: Faza strategjike
në të cilën përshkruhet mënyra si e shohin menaxherët pozicionin e organizatës së vet në treg kundrejt konkurrencës, qëllimeve që synojnë t’i realizojnë dhe si mendojnë t’i realizojnë (strategjia), çfarë mjetesh nevojiten dhe çfarë do të jenë rezultatet (plani financiar).
Faza taktike
zbatohet në nivel vjetor, kurse përfshin planin detaj kohor dhe të shpenzimeve të aksioneve konkrete, i cili në aspektin përmbajtjesor është i ngjashëm me planin strategjik, por që nga plani teknik janë hequr deklarata e misionit, pasqyra e tregut dhe analiza SWOT
Me një plan të mirë të marketingut ndërmarrësi do t’i përfshijë këto përmbajtje: Elementet e planit të marketingut
Përshkrimi
Përmbledhja kryesore dhe pasqyra e përmbajtjes
është një pasqyrë e shkurtër e aktiviteteve të planifikuara
Gjendja momentale në treg dhe në mjedis
përfshin informatat për tregun, prodhimet ose shërbimet, konkurrencën, distribuimin dhe makromjedisin.
Analiza e rrethanave dhe e ndodhive
përcakton fuqitë / dobësitë themelore dhe rrethanat / kërcënimet dhe ndodhitë lidhur me prodhimet.
Qëllimet
përcaktohen qëllimet financiare dhe të marketingut siç janë vëllimi i shitjes, i pjesëmarrjes në treg dhe në fitim.
Strategjia e marketingut
përcakton mënyrën e realizimit të qëllimeve të marketingut.
Programi i aksioneve
është një program i aktiviteteve të marketingut i paramenduar për arritjen e qëllimeve afariste.
Rezultatet e pritshme financiare
parashikimi i rezultateve financiare nëpërmjet aktiviteteve të planifikuara në kuadër të marketingut
Mbikëqyrja dhe kontrolli
përcaktojnë mënyrën në të cilën do të përcillet realizimi i aktiviteteve të planifikuara në kuadër të marketingut.
Shkurtimisht, me planin e marketingut, ndërmarrësi saktëson se ku gjendet, ku planifikon të arrijë dhe çfarë mjetesh do të shfrytëzojë për këtë qëllim (miksi i marketingut).
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
148
NDËRMARRËSIA
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
7 FINANCIMI I EKONOMISË SË VOGËL
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: FINANCIMI STRUKTURA FINANCIARE PROBLEMET LIDHUR ME STRUKTURËN OPTIMALE FINANCIARE BURIMET E FINANCIMIT
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
151
1. SHËNIME HYRËSE Në praktikën dhe literaturën botërore hasim pikënisje të ndryshme lidhur me definimin dhe klasifikimin e ndërmarrësisë sipas madhësisë së subjekteve ekonomike. Ato nuk janë të njëjta, më së shpeshti kemi të bëjmë me vlerën e kapitalit, vlerën totale të pasurisë, vlerën e mjeteve të përhershme, lartësinë e të hyrave nga shitja, lartësinë e fitimit të pastër, numrin total të të punësuarve etj., me ç’rast si kriter i vlerësimit merret një pikënisje ose kombinimi i disa prej atyre që janë përmendur. Kryesisht ose si i vetmi kriter shërben numri total i të punësuarve. Në praktikën tonë NDËRMARRËS KONSIDEROHET PERSONI FIZIK OSE JURIDIK I CILI NË MËNYRË TË PAVARUR DHE ME RREZIKË TË VET USHTRON VEPRIMTARINË EKONOMIKE ME QËLLIM TË REALIZIMIT TË FITIMIT, ndërkaq kriter për përcaktimin e madhësisë së tyre, sipas Ligjit mbi kontabilitetin, janë vlera e bilancit aktiv, të hyrat vjetore dhe numri mesatar i të punësuarve. NDËRMARRËSIT E VEGJËL janë ata që nuk i kalojnë më shumë se dy deri tre kritere, dhe këtë aktiven e bilancit pas zbritjes së humbjeve të paraqitura në aktivë që nuk është mbi një milion €, të hyrat për 12 muaj para përpilimit të bilancit në kundërvlerën pre dy milionë € dhe mesataren vjetore prej 50 të punësuarve Me aplikimin e këtyre kritereve, në Republikën e Kroacisë mbi 95% të numrit total të subjekteve ekonomike e përbëjnë ndërmarrësit e vegjël të regjistruar si shoqëri tregtare. Kontributi i tyre në punësimin total është mbi 34%, kurse kontributi në të hyrat totale është mbi 35%. Nëse këtyre u shtohen edhe ndërmarrësit në zejtari, del qartazi se ndërmarrësit e vegjël përbëjnë pjesën më të madhe të strukturës ekonomike, dhe kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Të gjithë këta ndërmarrës përpiqen, në kohë të kufizuar, të punojnë vazhdimisht dhe me sukses. Themelimi, veprimtaria e përhershme dhe zhvillimi i tyre është i kushtëzuar nga sigurimi i një financimi cilësor. Problemi ka të bëjë me faktin se si të sigurohet një afarizëm i qëndrueshëm financiar dhe rritja e ndërmarrësve të vegjël, pastaj si, kur dhe nga çfarë burimesh të sigurohet financimi i tyre, pra paraja ose kapitali që është sinonim i ndërmarrësisë dhe fuqia e saj kryesore inicuese. Në lidhje me këtë veçanërisht është e rëndësishme marrja e vendimeve optimale afariste, veçmas e vendimeve investuese. Edhe pse procesi i financimit nuk përqendrohet kryesisht në para ajo, megjithatë, e ka rolin kryesor, përkatësisht është parakusht i afarizmit dhe i ekzistencës dhe qëllim përfundimtar i veprimtarisë. Së këndejmi, në këtë punim jepen përgjigjet në pyetjet – si të financohen ndërmarrësit e vegjël, cilat janë format themelore të financimit të tyre, çfarë janë burimet e tyre të financimit, çfarë është stabiliteti i tyre financiar dhe çfarë janë mundësitë për rritjen e tyre. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
152
NDËRMARRËSIA
2. FINANCIMI 2.1. Problemet kryesore të financimit Procesi afarist i çdo subjekti ekonomik përfshin procesin e furnizimit, procesin e prodhimit dhe procesin e shitjes me të cilin rrumbullakohet lëvizja e pasurisë që ka për qëllim krijimin e vlerës së shtuar, maksimalizimin e fitimit, si dhe ekzistencën dhe rritën e ndërmarrësit. Veçantia e ndërmarrësve të vegjël qëndron në faktin se ata, sipas rregullit, unifikojnë funksionin e pronësisë dhe të administrimit, prandaj si pasojë e kësaj, ndër këto qëllime, më së tepërmi është e theksuar përpjekja që me një kapital fillestar minimal brenda një kohe sa më të shkurtër të realizohet një fitim sa më i madh dhe të rritet kapitali vetjak. Mirëpo, investimet jo adekuate në afarizëm janë rrezik permanent dhe shkak i mundshëm i jolikuiditetit, jobonitetit, stërngarkimit me borxhe dhe i mosrealizimit të qëllimeve të planifikuara. Nëse likuiditeti kuptohet si zotësi e ndërmarrësit që me pasurinë likuide t’i përmbushë detyrimet e arritura për pagesë, me ç’rast mendohet për detyrimet afatshkurta, kurse boniteti si zotësi e përgjithshme e pagimit të detyrimeve, problemi i financimit të ndërmarrësit të vogël është i shprehur pikësëpari si paaftësi e pagimit me kohë të detyrimeve afatshkurta të shkaktuara nga mungesa e parasë. Financat afariste të ndërmarrësit duhet t’i vërejnë me kohë këto dukuri dhe t’i sigurojnë paratë me të cilat do të pengohet jolikuiditeti. Në të kundërtën, ai gradualisht do të shndërrohet në mungesë boniteti dhe stërngarkim me borxhe, kurse në mënyrë zinxhirore mund të zgjerohet në tërë ekonominë. Shkaqet e këtij
problemi që mund të shfaqen në forma të ndryshme, mund të klasifikohen sipas disa kritereve. Sipas prejardhjes, këto shkaqe ndahen në ato të jashtme dhe të brendshme 1. SHKAQET E JASHTME janë të kushtëzuara nga politika makroekonomike e shtetit që ka për qëllim realizimin e objektivave globale të zhvillimit të vendit me ndihmën e masave dhe të mjeteve për realizimin e tyre.
Për shembull, është detyrë e bankës popullore që me politikën monetare dhe kredituese dhe me politikën e rezervave të sigurojë ruajtjen e likuiditetit dhe të bonitetit të bankave afariste , kurse ato me politikën kredituese ndikojnë dukshëm në likuiditetin dhe bonitetin e subjekteve ekonomike, veçmas të ndërmarrjeve të vogla. Nëse me politikën e bankave afariste kufizohet, vështirësohet dhe kushtëzohet pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla në burimet kredituese, financimi i tyre do të rrezikohet, ndërkaq, sipas të gjitha gjasave, do të shfaqet edhe jolikuiditeti.
Politika fiskale e shtetit po ashtu ndikon dukshëm në likuiditetin dhe bonitetin, nga se detyrimet fiskale dhe dhëniet për shtetin shpeshherë kanë një 1
Vukiçeviq, M., Finansiranje malog poduzetništva, RIF, Zagreb, faqe 19. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
153
nivel dhe dinamikë të kundërt me interesat e tyre, gjë që ua zvogëlon likuiditetin. Përkeqësimi i kushteve të përgjithshme kredituese ose zvogëlimi i likuiditetit të ndërmarrjeve të mëdha dhe të mesme ka një ndikim të pavolitshëm shtesë në ndërmarrjet e vogla që janë të detyruara të bashkëpunojnë me ta.
Shpejtësia me të cilën qarkullojnë pagesat dhe paraja gjithashtu, ndikon në likuiditetin dhe bonitetin. Po ashtu, edhe dispozitat ligjore dhe infrastruktura e ndërmarrësisë ndikojnë në likuiditetin dhe bonitetin e ndërmarrjeve të vogla, ngase cilësia e dispozitave, aplikimi i tyre në praktikë dhe infrastruktura e gjithmbarshme e ndërmarrësisë do të ndikojnë në likuiditetin dhe bonitetin e ndërmarrjeve të vogla dhe anasjelltas. SHKAQET E BRENDSHME përfshijnë të gjitha ato shkaqe të brendshme të jolikuiditetit dhe jobonitetit për shkak të të cilave ndërmarrja e vogël nuk mundet që me paratë që i ka në dispozicion t’i përmbushë detyrimet e arritura për pagesë, ngase sasia e mjeteve likuide (parasë) është më e vogël se detyrimet e faturuara, përkatësisht të arritura për pagesë.
Shkaku primar është disharmonia ndërmjet marrjeve dhe dhënieve në para. Disharmonia mund të ekzistojë edhe në kushtet e një baraspeshe financiare afatshkurtër dhe afatgjatë. Mirëpo, shkak për këtë shpeshherë janë disharmonitë më të ndërlikuara financiare në strukturën e ndërmarrësit. Në bilancin e ndërmarrësve insolventë disharmonia para së gjithash shprehet në jobaraspeshën e strukturës së pasurisë dhe të strukturës së burimit të pasurisë. Kësisoj, një pjesë e pasurisë afatgjate financohet pjesërisht nga burimet afatshkurta (likuide) të financimit, e sa më e madhe që të jetë pjesëmarrja e kësaj mënyre të financimit, aq më të mëdha do të jenë pasojat për likuiditetin dhe jobonitetin. Kjo është e pranishme te investimet financiare në të cilat nuk respektohet rregulli që pasuria afatgjate të financohet nga burimet afatgjata, kurse pasuria afatshkurtër nga burimet afatshkurta. Në të vërtetë, me financimin e investimeve nga burimet afatshkurtër bllokohen në mënyrë të përhershme mjetet monetare likuide. E njëjta gjë vlen edhe për investimet në letrat me vlerë, e sidomos për ato afatgjata. Jolikuiditeti shpeshherë është rezultat i pamundësisë së arkëtimit të kërkesave, kurse joboniteti pasojë e rezultateve negative financiare, pra e gjendjes në të cilën të hyrat janë më të vogla sesa të dalat, kështu që afarizmi rezulton me humbje. Janë të shumta edhe shkaqet e tjera që ndikojnë në jolikuiditetin dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj.
2.2. Kuptimi i financimit Për inicimin e ndërmarrësisë, ndërmarrësi ka nevojë për para, kurse lartësia e kapitalit fillestar varet nga ajo se për të cilën formë juridike të afarizmit bëhet fjalë: shoqërinë e kapitalit ose shoqërisë e personave, apo bëhet fjalë për zejtarin Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
154
NDËRMARRËSIA
si ndërmarrës. Gjatë afarizmit paraja i duhet për t’i blerë të gjitha ato që i nevojiten për procesin e prodhimit, kurse me financimin e detyrimeve siguron inputet e nevojshme materiale, rrogat e të punësuarve, shërbimet e jashtme të ndërmarrësve të tjerë, tatimet e kontributet ndaj shtetit etj. Me fjalë të tjera, financohet e tërë veprimtaria e ndërmarrësit deri me arkëtimin e mallrave dhe shërbimeve të shitura, e pastaj sërish fillon cikli i ri i afarizmit. Dhe në fund, paraja i nevojitet edhe për financimin e zhvillimit. Në kushtet e ekonomisë mall-
para kategori qendrore e ecurisë qarkore është paraja. Paraja është parakusht i kontinuitetit të afarizmit të ndërmarrjes ngase ecuria qarkore, sipas rregullit, fillon dhe përfundon me para. 2 Së këndejmi, është detyrë e funksionit financiar të ndërmarrësit që të sigurojë paranë për financimin e sistemit afarist. Financimi i sistemit afarist përfshin punët e: planifikimit, sigurimit dhe përdorimit të të gjitha mjeteve financiare të sistemit afarist. harmonizimit të derdhjes së këtyre parave me afatet e detyrimeve të maturuara, rregullimit dhe përcjelljes së marrëdhënieve financiare dhe të rrjedhës së parasë, kontrollit dhe të analizës financiare të përdorimit racional të parasë. 3 Mund të konkludojmë se financimi nënkupton anën monetare të ndërmarrësisë, që përfshinë të gjitha format e saj: fillestare, vijuese dhe të financimit zhvillimor të ndërmarrjeve të vogla. Mirëpo, financimi nuk përfshinë vetëm sigurimin e parasë, por edhe investimin dhe kthimin e tij. Andaj, mund të bëhet fjalë për financimin në kuptimin e ngushtë të fjalës, pra sigurimin e parasë nga burimet e caktuara për nevojat e veprimtarisë së ndërmarrësit. Në këtë mënyrë vendosen detyrimet ndaj këtyre burimeve. Në kuptim të gjerë financimi nënkupton investimin e parasë për sigurimin e pasurisë materiale dhe të formave të tjera të pasurisë që janë të nevojshme për ushtrimin e aktiviteteve afariste të ndërmarrësit ose për nevojat zhvillimore, si dhe për kthimin e parasë, që mundëson përmbushjen e detyrimeve të krijuara në procedurën e sigurimit të parasë. Me këtë rast, paraja nga një ecuri qarkore në të cilën e ndryshon formën e vet të mëparshme varësisht nga fakti se për çka investohet, e pastaj sërish në procesin e kthimit shndërrohet në para të shtuar për vlerën e fitimit. Së këndejmi, nocioni i financimit mund të përkufizohet edhe si proces i vazhdueshëm i sigurimit, investimeve dhe i kthimit të parasë të harmonizuar për nga vëllimi, struktura dhe dinamika, ndërkaq financat afariste të ndërmarrësit kanë për detyrë të sigurojnë marrjen e vendimeve optimale financiare me të cilat do të sigurohet madhësia optimale dhe struktura e mjeteve të nevojshme si dhe kombinimi më i volitshëm i madhësisë, i strukturës dhe i dinamikës së burimeve të tyre.
2 3
Orsag, S. Finansiranje emisijom vrijednosnih papira, Rifin, Zagreb, 1997. faqe 34. Lazarić, K., Metode poslovnih financoja, Privredni vjesnik, Zagreb, 1990, faqe 11. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
155
2.3. Format e financimit Dallohen tri forma kryesore të financimit, fillestare, vijuese dhe financimi zhvillimor i ndërmarrësit. Financimi fillestar
duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të kapitalit fillestar për themelimin dhe fillimin e punës së ndërmarrësit gjë që nënkupton sigurimin e burimeve afatgjata për financimin e investimeve fillestare në mjetet afatgjata dhe në mjetet e përhershme të xhiros.
Financimi vijues
duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve afatshkurtra për financimin e nevojave të përditshme afatshkurtra të ndërmarrësit, gjë që nënkupton financimin e mjeteve të nevojshme të xhiros për mbështetjen e afarizmit të tij cilësor dhe për ruajtjen e bonitetit dhe të likuiditetit të ndërmarrësit. Mirëpo, çdo ndërmarrës përpiqet të jetë sa më i suksesshëm në afarizmin e vet dhe synon zhvillimin dhe rritën, me çka do të sigurojë rritjen e pasurisë, vëllimin e prodhimit, fitimin dhe pasurimin e vet. Në zhvillimin dhe rritën e tij e shtyn edhe lufta për ekzistencën në treg.
Financimi zhvillimor
duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve shtesë afatgjata për financimin e investimeve të reja, përkatësisht për zhvillim dhe rritje.
Secila formë e financimit kërkon burime të mjaftueshme dhe cilësore të financimit, që janë parakusht i rëndësishëm për një afarizëm të suksesshëm, si dhe për zhvillimin dhe rritën e çdo ndërmarrësi. Burimet e financimit mund të jenë vetjake dhe të huaja. Për këtë do të bëhet fjalë në pjesën e veçantë të këtij teksti, por vlen të theksohet se zgjedhja e tyre varret nga shumë faktorë për shembull, nga forma juridike e ndërmarrësit, nga shkalla e zhvillimit dhe fuqia ekonomike e tij, nga qasja në burimet e financimit, nga kushtet e financimit, dhe nga faktorët e tjerë. Së këndejmi, në praktikë kryesisht vërejmë se burimet e financimit fillestar janë burimet vetjake të ndërmarrësit, burimet e financimit vijues janë nga afarizmi vetjak dhe/ose nga kreditë tregtare dhe kreditë afatshkurtra të institucioneve financiare, kurse burimet e financimit zhvillimor kryesisht sigurohen nga rritja shtesë e kapitalit themelor dhe/ose nga kreditë shtesë afatgjata të institucioneve financiare.
3. STRUKTURA FINANCIARE Struktura financiare e ndërmarrësit rezulton nga bilanci i tij. Ajo paraqet baraspeshën e aktives që e përbënë pasuria e ndërmarrësit dhe të pasives që e përbëjnë burimet e kësaj pasurie. Procesi i financimit formalizohet në
kontabilitetin e subjektit ekonomik. Ky proces këtu mund të vështrohet me dualitetin e metodës së kontabilitetit si strukturë e pasurisë (e aktives) nga njëra anë dhe e strukturës së detyrimeve dhe të kapitalit (pasives) nga ana tjetër, si dhe me vështrimin e lidhjeve logjike ndërmjet këtyre strukturave. Kjo më së lehti Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
156
NDËRMARRËSIA
bëhet me anën e raporteve përmbledhëse të kontabilitetit, përkatësisht më gjerësisht me anën e raporteve financiare, pikësëpari nëpërmjet bilancit të pasurisë, përkatësisht bilancit të gjendjes. 4 Andaj, bilanci është burimi kryesor i informatave për analizimin e gjendjes financiare të ndërmarrësit. Për këtë arsye është e nevojshme një analizë më e hollësishme. Pikënisjen e kësaj analize e përbënë baraspesha e aktives dhe e pasives, e cila shprehet me pabarazinë e tyre, nga e cila nxirren raportet e tjera themelore, andaj mund të bëhet fjalë për: Strukturën financiare vertikale
e cila veçanërisht përfshin strukturën financiare të aktives (pasurisë) dhe strukturën financiare të pasives (kapitalit dhe detyrimeve)
Strukturën financiare horizontale
e cila nënkupton lidhshmërinë ndërmjet pjesëve të aktives dhe pjesëve të pasives.
3.1. Struktura financiare vertikale Struktura e aktives Struktura financiare vertikale përfshin strukturën e aktives dhe të pasives së bilancit pasuror të ndërmarrësit. Ndërmarrësi ka nevojë të vazhdueshme për pasurinë, përkatësisht për mjetet me të cilat do ta zhvillojë veprimtarinë, e varësisht nga dinamika e afarizmit dhe rritja e tij, nevojat ndryshojnë. Aktivi i bilancit pasuror tregon se me çfarë pasurie të gjithmbarshme, përkatësisht me çfarë mjetesh afariste disponon ndërmarrësi për ushtrimin e veprimtarisë. Së këndejmi, vështrimi vertikal i bilancit fillon, logjikisht, me analizën e strukturës së aktives. Aktivi i bilancit përfshin lloje dhe forma të ndryshme të pasurisë: para, sende, të drejta e kërkesa dhe pasuri të tjera që nga aspekti i kontabilitetit i paraqesim në raportin ndërmjet PASURISË AFATGJATE DHE AFATSHKURTËR. Pasuria afatgjate
përbëhet nga mjetet fikse, të përhershme, përkatësisht mjetet themelore me kohëzgjatje të qarkullimit mbi një vit të cilat, nëpërmjet amortizimit sipas kohëzgjatjes së pasurisë, gradualisht kthehen në para.
Pasuria afatshkurtër
përbëhet nga mjetet e xhiros, të cilat sipas kohës së lidhshmërisë i dallojmë si të përkohshme, të kohëpaskohshme ose si mjete qarkulluese dhe të përhershme të cilat kthehen në para pas skadimit të periudhës të efektuimit të projektit për të cilin janë siguruar.
Së këndejmi, nga aspekti i financimit, sipas kuptimit dallojmë PASURINË E Të parën e përbëjnë mjetet themelore dhe të përhershme të xhiros që financohen nga burimet afatgjate, kurse të dytën mjetet afatshkurtra që financohen nga burimet afatshkurtra. LIDHUR NË AFAT TË SHKURTËR DHE NË AFAT TË GJATË.
Globalisht struktura vertikale e aktives shikohet si RAPORT I PASURISË TOTALE por edhe si strukturë e secilës prej tyre për
AFATGJATE DHE AFATSHKURTËR,
4
Orsag, S. Finansiranje emisijom vrijednosnih papira, Rifin, Zagreb, 1997. faqe 34. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
157
shembull, sipas formës në të cilën paraqiten ose, që është edhe më e rëndësishme, nga aspekti i mundësive dhe i kohëzgjatjes së monetarizimit të tyre. Analiza e strukturës financiare vertikale nënkupton edhe problemin e përcaktimit të madhësisë optimale të aktives në raport me nevojat e prodhimit të përditshëm, rritjes dhe zhvillimit, si dhe të optimalizimit të investimeve në mjete themelore, përkatësisht e përcaktimit të mjeteve të nevojshme.
Struktura e pasives Ajo tregon se nga të cilat burime financohet pasuria që e disponon ndërmarrësi, përkatësisht sa është financuar kjo pasuri me kapital vetjak, e sa me mjete të huaja (detyrime), pastaj çfarë është maturimi i këtyre detyrimeve. Me të formalizohet raporti i pronarit kundrejt burimeve të mjeteve, andaj, pa marrë parasysh rëndësinë primare të aktives, pasiva e bilancit pasurorë paraqet problemin kyç në analizën e strukturës së burimeve të financimit të ndërmarrësit. Fjala është për faktin se kapitali, përkatësisht kryegjëja e pronarit nuk përbëhet vetëm nga kapitali i regjistruar themelor, por edhe nga një sërë komponentësh të tjera. Po ashtu, detyrimet e ndërmarrësit përbëhen nga një sërë detyrimesh të veçanta që janë të ndryshme për nga burimet dhe maturimi, përkatësisht arritja për pagesë e tyre. Problemi ka të bëjë me gjetjen e një strukture optimale të burimeve të mjeteve dhe me vendimin se a është më mirë të shfrytëzohen burimet vetjake të parasë apo të merret kredia. Së këndejmi, është interesante struktura e burimeve të mjeteve, veçmas struktura e burimeve të mjeteve të huaja. Përgjithësisht, struktura e pasives paraqitet si raport ndërmjet burimeve vetjake dhe të huaja të mjeteve, përkatësisht si RAPORT I KAPITALIT DHE I DETYRIMEVE. Këtë raport e quajmë edhe SHKALLË E NGARKIMIT ME BORXHE, ndërkaq matet me raportin detyrimet/kapitali. Si raport më i pranueshëm konsiderohet atëherë kur raporti i detyrimeve ndaj kapitalit është më i vogël ose i barabartë me 1, ndërkaq si strukturë e pavolitshme financiare konsiderohet situata kur ky raport është mbi 1. Kjo do të thotë se detyrimet e ndërmarrësit janë më të mëdha sesa burimet vetjake të mjeteve. Meqë ky raport flet edhe për bonitetin e ndërmarrësit, në këtë rast ndërmarrësi më së shpeshti është josolvent. Së këndejmi, ky kriter vë në pah nevojën e pjesëmarrjes më të madhe të burimeve vetjake të mjeteve në strukturën e burimeve totale, ngase me të arrihet një siguri më e madhe dhe zvogëlohen rreziqet në afarizëm.
3.2. Struktura financiare horizontale Struktura financiare horizontale është një lidhshmëri e afatizuar ndërmjet aktives dhe pasives së bilancit. Në anën e aktives janë paraqitur nevojat totale për mjetet si dhe struktura e tyre e dëshiruar. Se në çfarë mase dhe me çfarë mjetesh ajo do të mbështetet, varet nga struktura financiare e pasives, përkatësisht nga formimi i saj, duke pasur parasysh nevojat e strukturës së afatizuar të aktives. Në lidhje me këtë ekzistojnë rregulla themelore për financimin e veprimtarisë së ndërmarrësit. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
158
NDËRMARRËSIA
Investimet afatgjata, përkatësisht investimet në pasuri afatgjate dhe në mjete të përhershme qarkulluese, duhet të financohen nga burime cilësore afatgjata. Ky rregull është kushtëzuar nga parimet e sigurisë, të likuiditetit dhe të bonitetit. Meqë kemi të bëjmë me pasurinë e përhershme, kryesisht me mjete themelore, të cilat me anën e amortizimit për një periudhe më të gjatë shndërrohen nga forma jomonetare në formën monetare, financimi i tyre nga burimet afatshkurtra të maturimit nga dinamika e shndërrimit të tyre në formën monetare, do të ishte e rrezikshme dhe do të rezultonte me jolikuiditet dhe jobonitet. Në pajtim me rregullën paraprake për financimin e investimeve afatgjata po ashtu, mund të konkludohet se nevojat e kohëpaskohshme për mjete, pra mjetet e
përkohshme të xhiros mund dhe duhet të financohen nga burimet afatshkurtra këtu kjo është kushtëzuar nga parimi i profitabilitetit i cili kërkon që këto nevoja për mjete duhet të financohen nga burimet afatshkurtra, gjë që del nga fakti se financimi i këtyre nevojave nga burimet afatgjata, për shkak të ndryshimit të vëllimit të mjeteve të përkohshme të xhiros, ato nga njëherë nuk do të shfrytëzoheshin. Po ashtu, kjo është e rëndësishme edhe për faktin se me zgjatjen e afateve rritet edhe çmimi (kamata) e këtyre mjeteve. Në të vërtetë, nëse ndërmarrësi në një aktivitet parimin e sigurisë ia nënshtron profitabilitetit, atëherë ato mund të financohet edhe nga burimet cilësore afatgjata, gjë që do të rris sigurinë në dëm të profitabilitetit. Me analizën e strukturës financiare horizontale ndërmarrësit mund të analizojnë situatën financiare të ndërmarrjes së vet. Përveç ndërmarrësit interes për këta tregues kanë edhe partnerët e tyre afaristë, institucionet financiare dhe shfrytëzuesit e tjerë. Informata lidhur me situatën financiare të afarizmit i mundëson ndërmarrësit që t’i menaxhojë financat e veta dhe me vendimet që do t’i merr në kohën e duhur të ndikojë në ndryshimin e gjendjen e pavolitshme. Në literaturën botërore dhe vendore për këtë shfrytëzohen tregues të ndryshëm lidhur me bonitetin, likuiditetin dhe sigurinë financiare. Ndërmarrësit tanë në praktikë më së shpeshti i shfrytëzojnë këta tregues: 1. 2.
ë
%
100
3. 4.
ë
Koeficienti i stabilitetit financiar
pasqyron pjesëmarrjen e kapitalit në mjetet themelore të ndërmarrësit, përkatësisht tregon se në çfarë mase janë financuar mjetet themelore me paratë vetjake ose nga burimet financiare
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
159
vetjake. Duke i aplikuar rregullat e përmendura financiare, ky tregues do të ishte përafërsisht 1. Nëse ky tregues është më i vogël se 1, kjo do të thotë se një pjesë e mjeteve themelore financohet nga detyrimet, pra nga burimet e huaja të financimit, me ç’rast është me rëndësi të dihet se është fjala për burime afatgjata ose afatshkurtra, ngase edhe nga kjo do të varet stabiliteti financiar i ndërmarrësit. Shkalla e vetëfinancimit
pasqyron pjesëmarrjen procentuale të kapitalit në aktiven totale. Ajo bënë fjalë për atë se çfarë pjese e aktives totale financohet nga paratë vetjake. Sipas rregullit, përqindja më e madhe, e cila maksimalisht mund të jetë 100%, do të thotë se pjesa më e madhe e aktives financohet nga burimet vetjake, andaj në këtë rast kemi një shkallë më të lartë të vetëfinancimit të ndërmarrësit.
Koeficienti i likuiditetit
pasqyron raportin ndërmjet pasurisë totale afatshkurtër dhe detyrimeve afatshkurtra. Është e dëshirueshme që ai të jetë më i madh se 1, sepse në këtë rast pasuria afatshkurtër është më e madhe nga detyrimet afatshkurtra, kështu që ndërmarrësi konsiderohet likuid. Mirëpo, duke pasur parasysh strukturën e afatizuar të pasurisë afatshkurtër nga njëra anë, dhe detyrimet që duhet të përputhen, nga ana tjetër, ky likuiditet nuk duhet të jetë patjetër real. Së këndejmi, për analizimin shtesë të likuiditetit aplikohet edhe koeficienti i likuiditetit të shpejtuar.
Koeficienti i likuiditetit të shpejtuar
me raportin e pasurisë afatshkurtër, të zvogëluar për stoqet ekzistuese dhe detyrimet afatshkurtra, tregon se a e ka ndërmarrësi likuiditetin e shpejtuar, ngase kemi të bëjmë me raportin ndërmjet kërkesave dhe detyrimeve afatshkurtra. Mirëpo likuiditeti real arrihet vetëm nëse ndërmarrësi disponon përherë para dukshëm më të mëdha se detyrimet e maturuara, ngase në këtë rast ai është në gjendje që edhe në rast të çrregullimeve të mëdha në procesin afarist, t’i përmbushë me rregull detyrimet e veta.
Krahas likuiditetit, analiza e strukturës financiare horizontale përfshin edhe vrojtimin e bonitetit të ndërmarrjes. Boniteti nënkupton aftësinë e ndërmarrësit që në çdo kohë t’i përmbushë të gjitha detyrimet e veta të maturuara, përkatësisht që kanë arritur për pagesë. Për matjen e bonitetit është me rëndësi madhësia e pasurisë totale, përkatësisht e mjeteve afariste, kundrejt detyrimeve. Së këndejmi, konsiderohet se sa më të vogla që të jenë detyrimet në financimin e mjeteve afariste, aq më i madh është boniteti i ndërmarrësit.
4. PROBLEMI I STRUKTURËS OPTIMALE FINANCIARE Dinamika dhe specifikat e çdo sistemi afarist veç e veç, ndërmarrësve për çdo ditë ua imponon pyetjen – cila është struktura financiare optimale e afarizmit të tyre. Ajo rezulton nga fakti se struktura e burimeve të mjeteve cakton mundësitë e afarizmit dhe të zhvillimit të tyre. Pyetja ka të bëjë me përcaktimin e raportit ndërmjet pozicioneve të madhësisë dhe strukturës së pasurisë nga njëra anë, si dhe madhësisë dhe strukturës së kapitalit e të detyrimeve nga ana tjetër, përkatësisht në vendosjen e gjendjes në të cilën detyrimet janë në raport të Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
160
NDËRMARRËSIA
arsyeshëm kundrejt kapitalit. Nuk ekziston një përgjigje njëkuptimore, ngase pozita e çdo ndërmarrësi ndryshon kundrejt mjedisit, pastaj nevojat janë të ndryshme, ndërkaq ndryshon edhe raporti i detyrimeve kundrejt kapitalit në burimet totale të mjeteve të punës sipas veprimtarive. Përgjithësisht konsiderohet se raporti i detyrimeve ndaj kapitalit (detyrimet/kapitali) duhet të jetë më i vogël se 1 ose i barabartë me 1. Nëse ky raport është më i madh se 1, në këtë rast detyrimet janë më të mëdha se kapitali, kurse ndërmarrësi është në situatë më të pavolitshme financiare. Për t’i shmangur këto situata të pavolitshme, është e nevojshme që ndërmarrësit me rastin e marrjes së vendimeve për investime t’i shfrytëzojnë metodat përkatëse me të cilat do të sigurojnë raporte optimale në strukturën financiare.
4.1. Optimalizimet e investimeve në mjetet themelore Çdo ndërmarrës duhet ta dijë se çfarë është madhësia dhe struktura e pasurisë afatgjate, përkatësisht e mjeteve themelore, që janë të nevojshme për sistemin e tij afarist. Me planifikimin e investimeve do t’i definojë nevojat e veta para se ta merr vendimin për investime. Nëse është fjala për investitorin i cili tanimë zhvillon veprimtari, presupozohet se me rastin e vendimmarrjes paraprakisht do të analizojë strukturën ekzistuese financiare dhe treguesit e akumulimit si dhe të ngarkimit të mundshëm me borxhe. Procedura e matjes, përkatësisht e vlerësimit të arsyeshmërisë ekonomike dhe e efektivitetit të investimeve kryesisht realizohet:
Me metodën e amortizimit
përkatësisht me kohën e kthimit të investimeve vetjake ose të kredisë së investuar në projektin e caktuar, me ç’rast koha e kthimit është raporti ndërmjet investimeve kundrejt të hyrave të pritshme neto vjetore mesatare, por që vendimi për investim është i pranueshëm nëse momenti i amortizimit është i njëjtë ose nën vlerën e planifikuar.
Me metodën e vlerës së tanishme
që e karakterizon aktualizimi i të hyrave neto që priten në të ardhmen në raport me investimet, gjë që arrihet me diskontimin e tyre dhe me aplikimin e normës së kamatës në bazë të së cilës parashikohet përfshirja e mjeteve investuese në fillim të shfrytëzimit të projektit investues. Për këtë arsye, projekti investues është më i pranueshëm nëse është më e madhe diferenca e vlerës së tanishme e të hyrave neto pas zbritjes së kuotës së kapitalit investues.
Me metodën e normës së brendshme të rentabilitetit
esenca e së cilës është gjetja e normës së diskontit në bazë të së cilës kapitali investues do të barazohet me vlerën e tanishme të të hyrave të ardhshme neto, e nëse norma e diskontit e fituar në këtë mënyrë është e njëjtë ose më e madhe se ajo që është parashikuar, përkatësisht se ajo në bazë të së cilës do të angazhohen mjetet investuese, projekti investues është i pranueshëm, në të kundërtën duhet të hidhet poshtë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
161
Së fundi, vlen të theksohet se këto metoda mund të shërbejnë si kriter edhe për zgjedhjen e projektit më të volitshëm investues, andaj i shfrytëzojnë të gjithë ata që janë në situatë të zgjedhin ndërmjet më shumë projekteve të ofruara, e kjo veçmas vlen për institucionet financiare.
4.2. Përcaktimi i mjeteve të nevojshme të xhiros Këtë procedurë e vështirëson fakti se madhësia e mjeteve të nevojshme të xhiros ndryshon vazhdimisht në ndikimin e faktorëve të ndryshëm ekstern dhe intern. Në bazë të ligjshmërive për ecurinë qarkore të mjeteve afariste totale
vërehet se roli kryesor për lidhshmërinë e të gjitha funksioneve të procesit riprodhues u takon pikërisht mjeteve të xhiros5. Ndërmarrësi duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të mjeteve të xhiros që janë të nevojshme për realizimin e procesit afarist, por edhe optimalizimin e shfrytëzimit të tyre gjë që nënkupton që me mjete minimale të xhiros të arrihen rezultate maksimale. Së këndejmi, është interesante struktura dhe pjesëmarrja e mjeteve të xhiros në mjetet afariste të ndërmarrësit. Meqë qarkullimi i tyre në procesin e prodhimit bëhet së paku një herë në vit, për përcaktimin e mjeteve të nevojshme të xhiros duhet të përcaktohet koeficienti vjetor i qarkullimit, madhësia e të cilit mund të jetë i barabartë me 1 ose më i madh se 1. Koeficienti vjetor i qarkullimit të mjeteve të xhiros nënkupton raportin e të hyrave totale kundrejt mjeteve të xhiros mesatarisht të shfrytëzuara brenda një viti. Një koeficient më i madh i qarkullimit dëshmon për përdorimin më të mirë të mjeteve të xhiros në procesin e prodhimit. Lartësia e mjeteve të nevojshme të xhiros përcaktohet ndryshe për mjetet e përhershme të xhiros që sipas kriterit kohor bëjnë pjesë në kategorinë e mjeteve afatgjate, e ndryshe për mjetet e përkohshme të xhiros. Lartësia e mjeteve të përhershme të xhiros më së shpeshti përcaktohet me metodën e procesit afarist që niset nga fakti se së pari duhet të përcaktohet koeficienti i qarkullimit (360 ditë/ditët e kohëzgjatjes së procesit afarist), e pastaj mjetet e nevojshme të xhiros llogariten me raportin e çmimeve kundrejt koeficientit të qarkullimit. Lartësia e mjeteve të kohëpaskohshme t xhiros në praktikë më së shpeshti përcaktohet në bazë të investimeve, varësisht nga lloji dhe destinimi i investimeve. Mirëpo, edhe në këtë rast duhet pasur parasysh optimalizimin e madhësisë dhe të strukturës së mjeteve të kohëpaskohshme të xhiros, e sidomos të parasë si pjesë e këtij procesi. Në pajtim me dinamikën e afarizmit, me analizën e marrjeve dhe dhënieve të planifikuara, ndërmarrësi duhet të ketë kujdes që të mos mbetet pa para të gatshme, e as që teprica e parave të mos i mbetet e pa shfrytëzuar në llogaritë bankare. Andaj, ai duhet të ndjek një politikë financiare aktive ditore në anën e 5
Lazarić, K., Metode poslovnih financoja, Privredni vjesnik, Zagreb, 1990, faqe 41. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
162
NDËRMARRËSIA
së cilës do të përshpejtojë mbledhjen e parave nga burimet afariste, por edhe politikën e plasmanit të saj. Me këtë rast shtohen dy pyetje: nga cili parim do të anojë, a do t’i jep përparësi sigurisë së plasmanit me një fitim më të vogël apo parimit të profitabilitetit me një rrezik më të madh sa i përket plasmanit.
4.3. Optimalizimi i burimeve të mjeteve Optimalizimi i burimeve të mjeteve nënkupton që sistemit afarist t’i sigurohen burime të mjaftueshme si dhe një strukturë e këtyre burimeve me pronësi dhe afate të arsyeshme. Me optimalizimin e madhësisë dhe të strukturës së pasurisë së nevojshme në sistemin afarist janë definuar edhe madhësia dhe struktura e afateve të burimeve. Së këndejmi, ndërmarrësit i mbetet që, me aplikimin e metodave përkatëse të matjes, të sigurojë optimalizimin e burimeve sipas prejardhjes së tyre. kjo nënkupton se me rastin e vendimmarrjes për investime duhet shkuar se a është më e volitshme të shfrytëzohen kredi të caktuara ose të shfrytëzohen burimet vetjake. Për këtë qëllim më së shpeshti shfrytëzojmë rregullin e levës financiare me matjen e FAKTORËVE TË LEVËS si metodë e përcaktimit të burimeve më të volitshme të financimit.
Faktori levë matet me raportin e detyrimeve/mjeteve, gjë që kërkon zbatimin e rregullave të caktuara për shfrytëzimin e tyre si vijon: a) me rritjen e detyrimeve rritet edhe faktori levë dhe rentabiliteti i fondeve (mjeteve vetjake), por vetëm në rastin kur rentabiliteti i mjeteve i tejkalon shpenzimet e mjeteve të huaja (kamata); b) me rritjen e faktorit levë bie rentabiliteti i mjeteve, që është e kushtëzuar nga rritja e kamatës dhe c) me rritjen e rentabilitetit të mjeteve faktori levë ndikon në rritjen e rentabilitetin e fondeve. 6 Duke pasur parasysh se ndërmarrësve para së gjithash u intereson fitimi nga investimet vetjake, kjo nënkupton se raporti optimal i burimeve të mjeteve të huaja dhe vetjake është ai raport në të cilin rentabiliteti i kapitalit vetjak është më i larti, kurse leva financiare tregon se përdorimi i burimeve të huaja të financimit është më rentabël. Së fundi, për caktimin e kufirit të hyrjes borxh shfrytëzohet kriteri i i paraqitur me raportin e akumulimit kundrejt shpenzimeve të financimit. Si tregues shfrytëzohet koeficienti që mund të jetë më i madh, i njëjtë ose më i vogël se 1, e në rastin kur është më i vogël se një, kjo do të thotë se shpenzimet e financimit janë më të mëdha se akumulimi, e kjo nga këndvështrimi i ndërmarrësit paraqet një ngarkesë shtesë me borxhe.
EFIKASITETIT (EFEKTIVITETIT) TË FINANCIMIT
5. BURIMET E FINANCIMIT Me burimet e financimit fillon dhe mbaron rrethi i financimit të procesit afarist. Prejardhja, lloji dhe kushtet e financimit janë faktorë thelbësorë për një afarizëm të suksesshëm dhe për zhvillimin e ndërmarrësit. Andaj, ata meritojnë
6
Lazarić, K., Metode poslovnih financoja, Privredni vjesnik, Zagreb, 1990, faqe 46. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
163
vëmendje të veçantë me rastin e analizës së procesit të financimit të ndërmarrësit. Ata mund të vrojtohen nga këndvështrimet e ndryshme. Për shembull, statusi juridik i ndërmarrësit dhe rreziqet që dalin prej tij ndikojnë dukshëm në llojet dhe burimet e financimit, si në fillim ashtu edhe gjatë afarizmit, por edhe në nevojat e zhvillimit të ndërmarrjes. Tre janë forma themelore të organizimit të ndërmarrësit: SHOQËRIA TREGTARE NË PRONËSI TË NJË PERSONI ku pronari, sipas rregullit, është edhe menaxher. Vetëm ai e bartë rrezikun për afarizmin. Kapitalin fillestar e përbëjnë mjetet e pronarit, financimi sigurohet nga afarizmi, kurse kapitali themelor shtesë për financimin e zhvillimit, sipas rregullit, sigurohet nga kursimi dhe rezultatet pozitive të pronarit. SHOQËRIA TREGTARE NË PRONËS TË MË SHUMË PERSONAVE është formë e organizimit në të cilën partnerët e menaxhojnë bashkërisht shoqërinë, bashkërisht e bartin rrezikun e afarizmit dhe e shpërndajnë fitimin. Kapitalin fillestar e sigurojnë nga kuotat e përhershme të kapitalit të partnerëve, financimin e rregullt e sigurojnë nga afarizmi, kurse financimin e zhvillimit nga burimet e kombinuara.
që sipas rregullit ka më shumë bashkëpronarë (aksionarë) të cilët e sigurojnë kapitalin fillestar me investimin e parave, sendeve ose të të drejtave, veprimtarinë e rregullt e financojnë nga burimet e kombinuara, kurse financimin e zhvillimit e bazojnë kryesisht në marrjen e borxheve. SHOQËRIA
AKSIONARE
Bashkëpronarët e menaxhojnë bashkërisht shoqërinë, bashkërisht e bartin rrezikun e afarizmit, e shpërndajnë fitimin neto të realizuar dhe vendosin për pagimin e dividendës.
5.1. Burimet sipas mënyrës së formimit Procesi afarist mund të financohet nga më shumë burime të ndryshme të cilat, sipas mënyrës së formimit, zakonisht janë të prezantuara si: a)
BURIME AFARISTE TË FINANCIMIT
b)
BURIMET INVESTUESE TË FINANCIMIT që përfshinjë kredi të ndryshme për investime që sipas parimeve të financimit do të duhej të ishin afatmesme dhe afatgjata. Më së shpeshti bëhet fjalë për kreditë e institucioneve financiare, por janë të mundshme edhe kreditë e partnerëve afaristë të marra nëpërmjet aranzhmaneve të ndryshme afariste. Nganjëherë, ndërmarrjet e vogla e kanë të vështirë të marrin kredi nga bankat. Pengesat kryesore kanë të bëjnë me sasinë e parave të destinuara për kreditimin e ndërmarrësve, pastaj me kushtet e përgjithshme të
që rezultojnë nga aktivitetet afariste të ndërmarrësit që kanë rëndësinë më të madhe për nga madhësia dhe pjesëmarrja në strukturën e burimeve financiare totale. Në pjesën më të madhe këto janë marrje afariste nga shitja e efekteve, por këtu bëjnë pjesë edhe marrjet e tjera të ndryshme për shembull, nga shitja e disa prej formave të pasurisë së përhershme etj.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
164
NDËRMARRËSIA plasmanit të tyre dhe së fundi me sigurimin e garancive. Në të vërtetë, ndërmarrjet e vogla presin që për financimin e programeve të veta zhvillimore t’u lejohen kredi me afate të gjata kthimi, shpenzime më të ulëta bankare, me më pakë pengesa administrative dhe me hipoteka minimale, kurse bankat synojnë të kundërtën. Po ashtu, gjithnjë e më tepër bëhet fjalë për mungesën e programeve cilësore zhvillimore të ndërmarrjeve të vogla. Së këndejmi, si burim investues i financimit paraqiten burime të ndryshme alternative për shembull, kreditë e ndërmjetësve financiarë, të partnerëve afaristë etj., ndërkaq edhe më tutje janë të pakta investimet e partnerëve të rinj e veçmas të atyre të jashtëm. c) BURIMET MONETARE TË FINANCIMIT, bazë e aktivitetit financiar të të cilave janë ndërmarrësit, më së shpeshti janë të hyra nga kamata për kreditë e lejuara, para të deponuara ose e afatizuara dhe dividenda e më rrallë qarkullim i letrave me vlerë dhe i burimeve të ngjashme.
5.2. Llojet e financimit Ekzistojnë kritere të ndryshme sipas të cilave bëhet ndarja në lloje të caktuara të financimit të sistemit afarist, e më të shpeshta janë: sipas kohës së disponbilitetit të burimeve, prejardhjes së burimeve dhe sipas pronësisë së burimeve. Sipas kohës së deisponbilitetit së burimeve
dallojmë financimin AFATSHKURTËR DHE AFATGJATË të sistemit afarist. Karakteristikë e financimit afatshkurtër janë disponbiliteti kohor i burimeve deri një vit për shembull, kreditë afatshkurtra në mallra ose para. Në pajtim me këtë, të gjitha ato burime të financimit që janë të disponueshme më gjatë se një vit konsiderohen afatgjate për shembull, kreditë afatgjate ose emisioni i letrave me vlerë etj. Mirëpo, vlen të theksohet se në praktikë është bërë e zakonshme edhe ndarja sipas së cilës burimet e financimit që janë të disponueshme prej 1 deri 5 vjet quhen afatmesme, kurse ato mbi 5 vjet quhen financim afatgjatë.
Sipas prejardhjes së burimeve
dallojmë burimet E BRENDSHME DHE TË JASHTME të financimit. Burimet e brendshme të financimit të ndërmarrësit janë të gjitha ato burime që dalin nga afarizmi i tij për shembull, fitimi, amortizimi, letrat me vlerë, rezerva etj. Në pajtim me këtë burimet e jashtme të financimit përbëhen nga të gjitha ato burime nga të cilat ndërmarrësi siguron para që nuk arrijnë t’i ndajnë nga burimet e brendshme për shembull, kreditë, të hyrat nga emetimi i letrave me vlerë etj.
Sipas pronësisë së burimeve
dallojmë BURIME VETJAKE TË FINANCIMIT, pra të gjitha ato burime që pronari i siguron dhe nuk është i detyruar t’i kthejë, kapitali themelor fillestar ose kapitali të cilin pronari e derdhë më vonë nëpërmjet kapitalizmit të mëtejmë nga kursimi vetjak ose fitimi i pandarë i siguruar nga afarizmi, dhe BURIMET E HUAJA TË FINANCIMIT, që janë të gjitha ato burime që i takojnë pronarit ose nuk rrjedhin nga afarizmi, por me financimin e tyre krijohen detyrime për ndërmarrësin që janë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
165
të afatizuara dhe të cilat duhet të kthehen me kamatë.
5.3. Financimi nga burimet vetjake Në çdo fazë të financimit të procesit afarist, duke filluar nga investimet fillestare dhe vijuese e deri te investimet zhvillimore shfrytëzohen burimet përkatëse të financimit. Ndërmarrësi përpiqet të sigurojë një vëllim sa më të madh të financimit vetjak të procesit afarist. Kapitali themelor i regjistruar i ndërmarrësit është burimi më i rëndësishëm vetjak i financimit, me të cilin e fillon veprimtarinë, pastaj pasojnë format e ndryshme të të ardhurave nga afarizmi për shembull, të ardhurat nga blerësit, të ardhurat e tjera të ndryshme nga afarizmi dhe në lidhje me afarizmin, të ardhurat nga plasmani i parave, letrat me vlerë, amortizimi, fitimi neto i realizuar, emetimi i aksioneve etj. Burimi i parë dhe më i rëndësishëm i financimit është kapitali themelor i regjistruar. Pas regjistrimit të subjektit ekonomik dhe themelimit të librave afariste, është e njohur edhe vlera e kapitalit themelor dhe struktura fillestare e burimeve të financimit. kapitali që në fillim mund të depozitohet në para, në sende ose në të drejta për zhvillimin e veprimtarisë, dhe në këtë mënyrë është definuar edhe madhësia dhe struktura e pasurisë së ndërmarrësit. Gjatë afarizmit ndryshon pandërprerë struktura e burimeve të financimit, paraja shndërrohet në forma të ndryshme jomonetare të pasurisë, e pastaj prej tyre sërish në para që në vete përfshin edhe fitimin nga afarizmi. Në fund të vitit afarist bëhet llogaritja e fitimit dhe e humbjeve (bilanci i suksesit) dhe bilanci i pasurisë në të cilin nëpërmjet fitimit ose humbjes paraqitet rritja ose zvogëlimi i kapitalit themelor. Pas tatuimit, neto fitimi dhe rezerva e ndarë paraqesin burimin shtesë të financimit të ciklit të ri afarist. Mirëpo, financimi nga burimet vetjake është një proces i vazhdueshëm gjatë të cilit zhvillohet afarizmi. Për shembull, financimi nga blerësit bazohet në efektet e faturuara dhe të dërguara, andaj qasja në gjendjen dhe saldon e llogarisë bënë fjalë për lartësinë e marrjeve nga blerësit, gjë që është e dukshme edhe në xhirollogarinë e ndërmarrësit, si dhe për lartësinë e kërkesave të tjera. Gjendja në xhirollogari njëkohësisht pasqyron gjendjen e përgjithshme të parasë që e disponojmë për nevojat e financimit. Meqë kontabiliteti përcjell edhe të gjitha ngjarjet e tjera afariste që rezultojnë me ndryshimet në gjendjen dhe ecurinë e pasurisë, kapitalit, detyrimeve dhe të rezultateve financiare të afarizmit, në të do të evidentohen edhe marrjet nga premitë, regreset, kompensimet dhe marrjet e ngjashme nga shteti, shoqëritë e sigurimeve etj., si dhe dhëniet në lidhje me afarizmin. Me planifikimin e afarizmit që ka të bëjë me marrjet dhe derdhjen e parasë, me të cilat mbështetet vëllimi i afarizmit të planifikuar, ndërmarrësi do të vërejë tepricat e parasë në xhirollogari. Me plasmanin e këtyre parave do të realizojë të hyra nga kthimi i kryegjësë, por edhe nga arkëtimi i kamatës që është burim vetjak i financimit. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
166
NDËRMARRËSIA
Një prej burimeve të financimit është edhe amortizimi. Ndërmarrësi e llogaritë amortizimin në njërën prej mënyrave të përcaktuara me ligj dhe do ta zgjedh atë që i mundëson efekte më të mëdha të amortizimit për financimin e procesit afarist, por edhe për zëvendësimin e pasurisë afatgjate. Amortizimi si harxhim, në pajtim me dispozitat, e zvogëlon në mënyrë llogaritare madhësinë e fitimit si bazë për tatuimim, andaj ndërmarrësi do të paguajë një shumë më të vogël të tatimit mbi fitimin. Njëkohësisht, amortizimi nuk është harxhim që e përcjell derdhjen e parasë, andaj ai ka efekte të shumëfishta si burim vetjak i financimit. Ndërmarrësi do t’i shtojë burimet vetjake të financimit edhe me shndërrimin në para të pasurisë që nuk i nevojitet, me ç’rast është veçanërisht e rëndësishme pasuria e cila shpejt shndërrohet në para, ngase mund të shitet dhe arkëtohet shpejt. Posedimi i letrave me vlerë është, po ashtu, një burim vetjak i financimit, ngase çeku dhe kambiali si letra me vlerë, mund të arkëtohen menjëherë ose brenda afatit të caktuar. Ngjashëm ndodhë edhe me letrat e tjera me vlerë. Marrjet nga aksionet realizohen me marrjet nga emetimi i aksioneve vetjake, pra nga shitja e tyre sipas çmimeve të tregut, por edhe me marrjet nga posedimi i aksioneve të ndërmarrësve të tjerë në portofolin e pasurisë financiare, nga e cila realizohet devidenda derisa ajo të tjetërsohet. Me posedimin e obligacioneve, fletëdebive dhe të formave të ndryshme të bonove në të holla, realizohet kamata, ndërkaq mund të monetarizohen para ose në ditën e maturimit. Së fundi, burimet vetjake të financimit përbëhen edhe nga fitimi neto i ndërmarrësit që përcaktohet për një periudhë të caktuar. Zakonisht ky është viti afarist, por mund të përcaktohet edhe një periudhë më e shkurtër. Llogaritjes së fitimit neto i paraprinë përcaktimi i fitimit bruto, që nënkupton diferencën ndërmjet të hyrave dhe të dalave, të realizuara gjatë periudhës llogaritare. Nëse të hyrat janë më të mëdha se të dalat, do të realizohet një fitim bruto nga i cili, pas tatuimit, mbetet fitimi neto (i pastër). Me fitimin e realizuar në rrethana normale do të duhej të përputhej gjendja e parasë në xhirollogari, por kjo nuk ndodh shpesh në kushtet tona për shkak të mungesës së disiplinës financiare. Me realizimin e fitimit rriten burimet vetjake të financimit, kurse paratë disponuese në xhirollogari rrisin likuiditetin e ndërmarrësit. Me fitimin që e mbanë ndërmarrësi rritet kapitali dhe siguria e afarizmit të tij.
5.4. Financimi nga burimet e huaja Financimi nga burimet e huaja bëhet me marrjen e borxheve nga organizatat financiare dhe partnerët afaristë. Ndërmarrësi, po ashtu, mund të jetë kreditor i objektit të vet ekonomik, nëse në vend të rritjes së kapitalit themelor me rikapitalizim, mjetet e nevojshme i investon në ndërmarrje në formë të kredisë. Së këndejmi, financimi nga burimet e huaja nënkupton sigurimin e mjeteve të nevojshme me krijimin e detyrimeve ndaj kreditorëve. Financimi i ndërmarrësit nga burimet e huaja mund të jetë afatshkurtër dhe afatgjatë. Me financimin e burimeve afatshkurtra nënkuptojmë marrjen e kredive Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
167
afatshkurtra nga bankat ose partnerët afaristë apo financimin nga bonot komercial afatshkurtër, kurse me financimin afatgjatë kuptojmë kreditë afatgjata të bankave ose të partnerëve afaristë.
Financimi afatshkurtër Format themelore të financimit afatshkurtër janë kreditë tregtare, kreditë afatshkurtra bankare të organizatave financiare, letrat komerciale dhe faktoringu. Kreditë tregtare
rezultojnë nga procesi i rregullt afarist, me ç’rast dallojmë kreditë tregtare me afate të zakonshme të pagesës pa shpenzimet e kamatës dhe me mundësinë e lejimit të rabatit për pagesën e parakohshme (kreditë e lira tregtare) dhe kreditë me shpenzimet e kamatës (kreditë tregtare me interes), nëse shtyhet pagesa përtej afatit të kontraktuar. Meqë në marrëdhëniet normale tregtare nxitet pagesa para arritjes së afatit për pagesë, ndërmarrësi duhet të mendojë për shpenzimet/çmimin e kapitalit në të dy rastet.
Kreditë bankare afatshkurtra
janë një formë e shpeshtë e burimeve të huaja të financimit. Për to janë thelbësore pikënisjet e maturimit të afateve, fleksibiliteti, kolaterali dhe shpenzimet e kredisë.
Sipas fleksibilitetit ndahen: në kredi fikse, kornizë dhe revolving. Kredia fikse
është më së paku fleksibile, kurse lejohet dhe vihet në qarkullim në shumën e plotë dhe, në pajtim me kontratën, kthehet në këste ose përnjëherë.
Kredia kornizë
është kredi fleksibile dhe lejohet deri në shumën e caktuar, kurse në qarkullim vihet sipas kërkesave të shfrytëzuesve të kredisë, ndërkaq kthehet përnjëherë ose me këste.
Kredia revolving
është kredia më fleksibile, lejohet në shumën maksimale e cila mund të shfrytëzohet, kurse shfrytëzuesi pasi ta kthejë kredinë e parë, sërish mund të merr kredi të re deri në atë shumë. Arkëtimi i kredive bankare rezulton nga kushtet e kreditimit. Kreditë bankare afatshkurtra më së shpeshti lejohen me afat kthimi deri në tre muaj, përkatësisht një vit. Kamata përcaktohet sipas kushteve të tregut, ndërkaq norma efektive e kamatës llogaritet sikur edhe te kamatat e zakonshme. Kolaterali (sigurimi) i kredisë përcaktohet me marrëveshje varësisht nga lloji i kredisë dhe nga boniteti i komitentit. Shfrytëzuesi i kredisë duhet të jetë komitent i bankës, ngase ajo gjatë kreditimit e përcjellë afarizmin e tij nëpërmjet xhirollogarisë në bankë.
Letrat komerciale janë instrument i financimit afatshkurtër në formë të bonove financiare. Meqë emetohen si instrumente të pasiguruara, zakonisht kemi të bëjmë me bono korporative të shoqërive me rejting të lartë, ndërkaq blerës potencialë të tyre janë fondet investuese, tregjet e parasë etj. Faktoringu është një formë e financimit e bazuar në shitjen e kërkesave të veta shoqërisë së faktoringut. Zakonisht këto janë bankat dhe shoqatat e tyre të Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
168
NDËRMARRËSIA
specializuara për faktorim, si dhe agjenci dhe servise të tjera private. Përparësia e faktoringut qëndron në faktin se punët e arkëtimit dhe të paralajmërimit si dhe rreziku për arkëtimin e tyre kalojnë, me shpërblim, nga ndërmarrësit e vegjël në shoqëri.
Financimi afatgjatë Financimi afatgjatë i ndërmarrësve nga burimet e huaja nënkupton investimet në blerjen e pasurisë afatgjate, pra investimet në ndërtime, blerjen e pajisjes, të stabilimenteve dhe të pasurisë tjetër afatgjate. Parimet e financimit në këto raste kërkojnë që këto investime të financohen nga burimet afatgjata, afatet e maturimit e të cilave do të varen nga lloji i pasurisë, blerja e së cilës financohet. Gjithsesi kemi të bëjmë me kredi bankare afatgjata. Parakusht thelbësor për këtë lloj të financimit është mirëbesimi reciprok i bankës dhe i komitentit si dhe bashkëpunimi afarist afatgjatë, ndërkaq pikëmbështetjet qenësore të këtij kreditimi janë sigurimi i kthimit të kredisë, pronësia e pasurisë së fituar me kreditim, pjesëmarrja vetjake e investitorit në financimin e investimeve, periudha e fillimit të kthimit të kredisë dhe respektimi i afateve të kontraktuara për kthimin e kredisë. Kthimi i kredisë afatgjate mund të bëhet në anuitete të njëjta ose të ndryshme (në këste). Anuitetet e njëjta janë të pandryshuara gjatë tërë periudhës së kthimit të kredisë, ndërkaq në strukturën e tyre gradualisht zvogëlohet pjesa e kamatës dhe rritet kësti për pagesë. Anuitetet jo të njëjta ose të ndryshueshme gradualisht zvogëlohen gjatë periudhës së kthimit të kredisë, e me to edhe kamata, kurse kësti i pagesës është i përhershëm. Për ndërmarrësit është më e volitshme kredia afatgjate me anuitete të ndryshueshme, kurse për bankën është më e volitshme kredia me anuitete të njëjta. Mirëpo, me rastin e vendimmarrjes për tërheqjen e kredisë, ndërmarrësi duhet të ketë parasysh harmonizimin e dinamikës së të hyrave të tij monetare dhe të dalave totale të parasë që përfshinë edhe detyrimet kreditore. LIZINGU (qiraja) është një formë e shpeshtë, e nganjëherë edhe e vetme e financimit të ndërmarrësve, kur ata nuk posedojnë burime të mjaftueshme vetjake dhe të huaja kredituese. Kjo është një formë e financimit që u mundëson blerjen me kushte më të volitshme të lokaleve të punës, makinave ose pajimeve dhe të pasurisë afatgjate, veçmas atyre ndërmarrësve që janë në fillim të veprimtarisë së vet. Ndërmarrësi me këtë rast nuk jep kurrfarë kapitali të vet për blerjen e mjeteve themelore, por i merr me qira dhe e paguan qiranë e kontraktuar nga të hyrat që i realizon. Natyrisht, të hyrat duhet të jenë të mjaftueshme për mbulimin e këtyre shpenzimeve.
është një formë e rëndësishme e financimit të ndërmarrjeve të vogla, veçmas të atyre fillestare, sepse për themelimin e ndërmarrjes dhe fillimin e punës nuk nevojitet kapital i madh, kurse rreziku është më i vogël në krahasim me forma të tjera të veprimtarisë. Ndërmarrësi e fillon punën nëpërmjet një forme specifike të bashkëpunimit me ndonjë shtëpi të madhe tregtare ose FRASHIZINGU
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
169
prodhuese, e cila i mundëson që më lehtë dhe më shpejt të nis punën, sepse për nevojat e prodhimit dhe të shitjes së vet merr prodhime cilësore dhe të njohura që e kanë të sigurt tregun. Bashkëpunimi afarist realizohet ashtu që dhënësi e jep kapitalin e vet duke ia bartur marrësit diturinë, të drejtat nga licenca ose paratë nëpërmjet kredisë afatgjatë ose me blerjen e aksioneve nga shfrytëzuesi i frashizingut. Ekzistojnë edhe forma të tjera të bashkëpunimit afarist me të cilat sigurohet financimi i ciklit afarist të ndërmarrësit. Kredia Norma e kamatës Koha e kthimit
1.000.000.000 7% fillon pas 2 vjetësh + pagesa për 10 vjet
Përshkrimi METODA E AUNITETEVE TË NJËJTA METODA E KUOTAVE TË NJËJTA TË PAGESËS
Kuotat e pagesës 1.000.000,00
Shuma e kamatës 524.325,52
Anuiteti i huasë 1.524.325,52
1.000.000,00
486.168,02
1.486.168,00
METODA E ANUITETEVE TË NJËJTA Viti i pagesës
Këstet
Kuotat e pagesës
Shuma e kamatës
Anuiteti i huasë
Mbetja e borxhit
Viti i fillimit
1
0,00
17 058,53
17 038,53
1 000 000,00
Viti i parë
2
0,00
17 058,53
17 038,53
1 000 000,00
3
0,00
17 058,53
17 038,53
1 000 000,00
4
0,00
17 058,53
17 038,53
1 000 000,00
Gjithsej:
1+2+3+4
0,00
68 234,12
68 234,12
Koha e fillimit
5
0,00
17 058,53
17 038,53
1 000 000,00
Viti i dytë
6
0,00
17 058,53
17 038,53
1 000 000,00
7
0,00
17 058,53
17 038,53
1 000 000,00
8
0,00
17 058,53
17 038,53
1 000 000,00
Gjithsej:
5+6+7+8
0,00
68 234,12
68 234,12
Viti i parë i pagesës
1
17 637,90
17 058,53
34.696,43
982 362,10
2
17 938,78
16 757,65
34 494,43
964 423,32
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
170
NDËRMARRËSIA 3
18 244,79
16 451,64
34 696,43
946 178,53
4
18 556,02
16 140,41
34 696,43
927 622,51
Gjithsej:
1+2+3+4
72 377,49
66 408,23
138 785,72
Viti i dytë i pagesës
5
18 872,56
15 823,87
34 696,43
908 749,95
6
19 194,50
15 501,93
34 696,43
889 555,45
7
19 521,93
15 174,50
34 696,43
870 033,52
8
19 854,94
14 841,49
34 696,43
850 176,58
Gjithsej:
5+6+7+8
77 449,93
67 341,79
138 785,72
Viti i tretë i pagesës
9
20 193,64
14 502,79
34 696,43
829 984,94
10
20 538,11
14 158,32
34 696,43
809 446,83
11
20 888,46
13 807,97
34 696,43
788 558,37
12
21 244,79
13 451,64
34 696,43
767 313,58
Gjithsej:
9+10+11+12
82 865,00
55 920,72
138 785,72
Viti i pagesës
Këstet
Kuotat e pagesës
Shuma e kamatës
Anuiteti i huasë
Mbetja e borxhit
Viti i katërt i pagesës
13
21.607,19
13 089,24
34 696,43
745 706,39
14
21 975,78
12 720,65
34 696,43
723 730,61
15
22 350,65
12 345,78
34 696,43
701 379,96
16
22 731,92
11 964,51
34 696,43
678 648,04
Gjithsej:
13+14+15+1 6
88 665,54
50 120,18
138 785,72
Viti i pestë i pagesës
17
23 119,70
11 576,73
34 696,43
655 328,34
18
23 514,08
11 182,35
34 696,43
632 014,26
19
23 915,20
10 781,23
34 696,43
608 099,06
20
24 223,16
10 373,27
34 696,43
583 775,90
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
171
Gjithsej:
17+18+19+2 0
94 872,14
43 913,58
138 785,72
Viti i gjashtë i pagesës
21
24 738,07
9 958,36
34 696,43
559 037,83
22
25 160,07
9 536,36
34 696,43
533 877,76
23
25 589,26
9 107,17
34 696,43
508 288,50
24
26 025,78
8.670,65
34 696,43
482 262,72
Gjithsej:
21+22+23+2 4
101 513,18
37 272,54
138 785,72
Viti i shtatë i pagesës
25
26 469,74
8 226,69
34 696,43
455 792,98
26
26 921,27
7 775,16
34 696,43
428 871,71
27
27 380,51
7 315,92
34 696,43
401 491,20
28
27 847,58
6 848,85
34 696,43
373 643,62
Gjithsej:
25+26+27+2 8
108 619,10
30 166,62
138 785,72
Viti i tetë i pagesës
29
28 322,62
6 373,81
34 696,43
345 321,00
30
28 805,76
5 890,67
34 696,43
316 515,24
31
29 287,15
5 399,28
34 696,43
287 218,09
32
29 796,91
4 899,52
34 696,43
257 421,18
Gjithsej:
29+30+31+3 2
116 222,44
22 563,28
138 785,72
Viti i pagesës
Këstet
Kuotat e pagesës
Shuma e kamatës
Anuiteti i huasë
Mbetja e borxhit
Viti i nëntë i pagesës
33
30 305,20
4 391,23
34 696,43
227 115,98
34
30 822,17
3 874,26
34 696,43
196 293,91
35
31 347,95
3 348,48
34 696,43
164 945,86
36
31 882,70
2 813,73
34 696,43
133 063,16
33+34+35+3 6
124 358,02
14 427,70
138 785,72
Gjithsej:
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
172
NDËRMARRËSIA
Viti i dhjetë i pagesës
Gjithsej:
37
32 426,57
2 260,86
34 696,43
100 636,59
38
32 979,72
1 716,71
34 696,43
67 656,87
39
33 542,30
1 154,13
34 696,43
34 114,57
40
34 114,57
581,94
34 696,51
0.00
37+38+38+4 0
133 063,16
5 722,64
138 785,80
1 000 000,00
524 325,52
1 524 325,52
Totali:
METODA E KUOTAVE TË NJËJTA TË PAGESËS Viti i pagesës
Këstet
Kuotat e pagesës
Shuma e kamatës
Anuiteti i huasë
Mbetja e borxhit
Viti i fillimit
1
0,00
17 058,53
17 058,53
1 000 000,00
Viti i parë
2
0,00
17 058,53
17 058,53
1 000 000,00
3
0,00
17 058,53
17 058,53
1 000 000,00
4
0,00
17 058,53
17 058,53
1 000 000,00
Gjithsej:
1+2+3+4
0,00
68 234,12
68 234,12
Koha e fillimit
5
0,00
17 058,53
17 058,53
1 000 000,00
Viti i dytë
6
0,00
17 058,53
17 058,53
1 000 000,00
7
0,00
17 058,53
17 058,53
1 000 000,00
8
0,00
17 058,53
17 058,53
1 000 000,00
Gjithsej:
5+6+7+8
0,00
68 234,12
68 234,12
Viti i pagesës
Këstet
Kuotat e pagesës
Shuma e kamatës
Anuiteti i huasë
Mbetja e borxhit
Viti i parë i pagesës
1
25 000,00
17 058,53
42 058,53
975 000,00
2
25 000,00
16 632,06
41 632,06
950 000,00
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
173
3
25 000,00
16 205,60
41 205,60
925 000,00
4
25 000,00
15 779,14
40 779,14
900 000,00
Gjithsej:
1+2+3+4
100 000,00
65 675,33
165 675,33
Viti i dytë i pagesës
5
25 000,00
15 352,67
40 352,67
875 000,00
6
25 000,00
14 926,21
39 926,21
850 000,00
7
25 000,00
14 499,75
39 499,75
825 000,00
8
25 000,00
14 073,28
39 073,28
800 000,00
Gjithsej
5+6+7+8
100 000,00
58 851,91
158 851,91
Viti i tretë i pagesës
9
25 000,00
13 646,82
38 646,82
775 000,00
10
25 000,00
13 220,36
38 220,36
750 00,00
11
25 000,00
12 793,89
37 793,89
725 000,00
12
25 000,00
12 367,43
37 367,43
700 000,00
Gjithsej:
9+10+11+12
100 000,00
52 028,50
152 028,50
Viti i katërt i pagesës
13
25 000,00
11 940,97
36 940,97
675 000,00
14
25 000,00
11 514,50
36 514,50
650 000,00
15
25 000,00
11 088,04
36 088,04
625 000,00
16
25 000,00
10 661,58
35 661,58
600 000,00
Gjithsejtë
13+14+15+1 6
100 000,00
45 205,09
145 205,09
Viti i pagesës Viti i pestë i pagesës
Këstet
Kuotat e pagesës 25 000,00
Shuma e kamatës 10 235,12
Anuiteti i huasë 35 235,12
17
Mbetja e borxhit 575 000,00
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
174
NDËRMARRËSIA 18
25 000,00
9 808,65
34 808,65
550 000,00
19
25 000,00
9 382,19
34 382,19
525 000,00
20
25 000,00
8 955,73
33 955,73
500 000,00
Gjithsej:
17+18+19+2 0
100 000,00
38 381,69
138 381,69
Viti i gjashtë i pagesës
21
25 000,00
8 529,26
33 529,26
475 000,00
22
25 000,00
8 102,80
33 102,80
450 000,00
23
25 000,00
7 676,34
32 676,34
425 000,00
24
25 000,00
7 249,87
32 249,87
400 000,00
Gjithsej:
21+22+23+2 4
100 000,00
31 558,27
131 558,27
Viti i shtatë i pagesës
25
25 000,00
6 832,41
31 823,41
375 000,00
26
25 000,00
6 396,95
31 396,95
350 000,00
27
25 000,00
5 970,48
30 970,48
325 000,00
28
25 000,00
5 544,02
30 544,02
300 000,00
Gjithsej:
25+26+27+2 8
100 000,00
24 734,86
124 734,86
Viti i tetë i pagesës
29
25 000,00
5 117,56
30 117,56
275 000,00
30
25 000,00
4 691,09
29 961,09
250 000,00
31
25 000,00
4 264,63
29 264,63
225 000,00
32
25 000,00
3 838,17
28 838,17
200 000,00
29+30+31+3 2
100 000,00
17 911,45
117 911,45
Gjithsej: Viti i nëntë i pagesës
33
25 000,00
3 411,71
28 411,71
175 000,00
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VII. Financimi i Ekonomisë Së Vogël
175
34
25 000,00
2 985,24
27 985,24
150 000,00
Këstet
Kuotat e pagesës
Shuma e kamatës
Anuiteti i huasë
Mbetja e borxhit
35
25 000,00
2 558,78
27 558,78
125 000,00
36
25 000,00
2 132,32
27 132,32
100 000,00
Gjithsej:
33+34+35+3 6
100 000,00
11 088,05
111 088,05
Viti i dhjetë i pagesës
37
25 000,00
1 705,85
26 705,85
75 000,00
38
25 000,00
1 279,39
26 279,39
50 000,00
39
25 000,00
852,93
25 852,93
25 000,00
40
25 000,00
426,46
25 426,46
0,00
37+38+39+4 0
100 000,00
4 264,63
104 264,63
1 000 000,00
486 168,02
1 486 168,02
Viti i pagesës
Gjithsej: Totali:
Shembulli i planit të pagimit, përkatësisht të amortizimit afatgjatë të kredisë që e kemi paraqitur në dy variante, ilustron në mënyrë të qartë pohimin se për shfrytëzuesin e kredisë është më e volitshme të merr kredi me anuitete të njëjta, përkatësisht që kredinë ta paguajë me këste të njëjta. Edhe pse në të dy rastet fjala është për të njëjtën shumë të kredisë prej 1.000.000,00 kuna për afatin e njëjtë të pagesës, me fillimin e pagesës pas dy vjetësh dhe afat kthimi për 10 vjet, me dinamikën e njëjtë të pagesës në këste tremujore dhe me normë të njëjtë të kamatës prej 7% në vit, varësisht nga metoda e llogaritjes dhe e kthimit të kredisë, ekziston një dallim i madh në kamatat totale që do t’i paguajë shfrytëzuesi i kredisë gjatë kohës së shfrytëzimit të kredive bankare. Në të vërtetë, te pagesa sipas metodës së anuiteteve të njëjta shfrytëzuesi i kredisë do t’i paguajë bankës, pos kryegjësë, edhe shumën prej 486.168,04 kuna, kështu që në rastin e dytë kredia është më e volitshme për diferencën e lartësisë së kamatave të paguara në shumën prej 38.157,48 kuna. Është e qartë se sa më e madhe të jetë kryegjëja aq më e madhe do të jetë edhe diferenca.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
8 KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE KONTROLLINGU
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: LLOJET E KONTABILITETIT SISTEMI I KONTABILITETIT TË NDËRMARRËSIT KONTABILITETI I ZEJTARIT ORGANIZIMI I KONTABILITETIT TË NDËRMARRËSIT KONTABILITETI DHE KONTROLLINGU
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
179
1. SHËNIMET HYRËSE Në çdo projekt ndërmarrësie të institucionalizuar në ndonjë prej shoqërive tregtare ose zejtare, puna e parë është kontabiliteti. Ai përgatit regjistrin me të cilin përcaktohen pasuria dhe kapitali fillestar, mbledh informatat për ngjarjet afariste dhe i shënon ato në librat afariste, pastaj përgatit raportet themelore financiare si dhe raportet e kontabilitetit për nevojat e menaxherit etj., së fundi, në fund të çdo viti afarist mbyll librat afariste dhe i hap librat e reja për vitin e ardhshëm afarist. Vendi dhe roli i kontabilitetit të ndërmarrësit më së miri mund të pasqyrohen nëpërmjet përkufizimit të tij. Janë dhënë shumë përkufizime për kontabilitetin e ndërmarrësit, ngase kemi të bëjmë me një disiplinë tjetër e cila pandërprerë përcjell zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të shoqërisë. Krahas zhvillimit të ndërmarrësisë, kontabiliteti u është përshtatur kërkesave të saj. Sipas zhvillimit të kontabilitetit dallohen edhe përkufizimet e kuptimit të tij, prej atyre më të vjetra nga periudha e lindjes së kontabilitetit, e deri te ato bashkëkohore, me ç’rast secila prej tyre përpiqet të shprehë rolin e kontabilitetit në ndërmarrësinë e periudhës aktuale historike. Njëra prej përkufizimeve bashkëkohore që shpjegon rolin e tij të tanishëm thotë se kontabiliteti është përmbledhje e teorive, koncepteve dhe teknikave me anën e të cilave të dhënat financiare përpunohen në informata me qëllim të raportimit, planifikimit, mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes.1 Ekzistojnë edhe përkufizime të tjera të kuptimit të kontabilitetit të ndërmarrësit që, po ashtu, e përkufizojnë rolin e tij në ndërmarrësi. Për shembull, kontabiliteti është shkathtësi e shënimit, kategorizimit dhe pasqyrimit
të shkurtër me shprehje monetare të punëve të kryera dhe ngjarjeve që, së paku pjesërisht janë të natyrës financiare, si dhe interpretim i rezultateve që dalin prej tyre (Instituti Amerikan i Kontabilistëve të Autorizuarë). Disa autorë tanë japin përkufizimet vetjake për kuptimin e kontabilitetit të ndërmarrësit, andaj V. Belak 2 thotë se kontabiliteti, në kuptim të gjerë, krahas përfshirjes së ngjarjeve historike dhe analizimit të tyre, nënkupton edhe prognozimin dhe planifikimin e aktiviteteve të ardhshme ekonomike dhe vlerësimin e rezultateve të mundshme të këtyre aktiviteteve. J. Dezheljin 3 e përkufizon kontabilitetin si një sistem të rrumbullakuar të metodave shkencore dhe të teknikave të evidentimit dhe të paraqitjes sasiore të transaksioneve ekonomike të planifikimit të caktuar, të mbikëqyrjes dhe analizimit të gjendjes dhe të ecurisë së pasurisë, borxheve (detyrimeve), kapitalit, të hyrave dhe të
1
Z.Sollomon. R. Vergo, L. Walter, Acounting principles, Harbers RoW, Publishers, INC, New Yor, 1986, faqe 3. 2 Osnovne profesionalnog računovodstva, Veleučilište u Splitu, Split, 2001. faqe 3. 3 Grup autorësh, Računovodstvo HZRIFD, Zagreb, 1995, faqe 14. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
180
NDËRMARRËSIA
dalave, si dhe përcaktimin e rezultateve financiare të ndërmarrjeve dhe hartimin e raporteve financiare. Edhe pse në esencë janë të ndryshme, secila prej këtyre përkufizimeve në një farë mënyre është e matur lidhur me përkufizimin e kuptimit të kontabilitetit sa i përket aplikimit të tij në ndërmarrësi dhe është një tregues i të arriturave teorike botërore e vendore dhe i përvojave praktike. Karakteristikë e përbashkët e tyre është se secili e përkufizon kuptimin e kontabilitetit të ndërmarrësit në kontestin e vendit dhe rolit të tij në realizimin e një aktiviteti ekonomik. Kjo dëshmon orientimin e kontabilitetit në dhënien e informatave për gjendjen e pasurisë, të detyrimeve, të kapitalit, si dhe të rezultateve financiare të veprimtarisë së ndërmarrësit.
2. LLOJET E KONTABILITETIT Sipas Ligjit mbi kontabilitetin, ndërmarrës konsiderohet personi juridik që ushtron veprimtari ekonomike për realizimin e fitimit. Po ashtu, ndërmarrës është edhe personi fizik i cili në mënyrë të pavarur e ushtron veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit, nëse me dispozitat e veçanta është caktuar si pagues i tatimit mbi fitimin. Njëkohësisht, në Ligjin mbi shoqëritë tregtare ndërmarrësi është përkufizuar si tregtar i cili si person juridik ose fizik e ushtron në mënyrë të përhershme dhe të pavarur veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit nëpërmjet prodhimit, qarkullimit të mallrave ose ofrimit të shërbimeve në treg. Në këtë rast, shoqëria tregtare është tregtar, pa marrë parasysh se a e ushtron veprimtarinë ekonomike ose ndonjë veprimtari tjetër. Duke pasur parasysh llojet, nocioni ndërmarrës në realitet është shumë më i gjerë se përkufizimi i dhënë në Ligjin mbi kontabilitetin. Po ashtu, ai nuk mund të identifikohet plotësisht as me nocionin e tregtarit në frymën e Ligjit mbi shoqëritë tregtare, por qëllimi i tyre i përbashkët është ekzistimi i shoqërisë dhe realizimi i fitimit. Sipas llojeve, Ligji mbi kontabilitetin e përcakton veçmas përmbajtjen e raporteve financiare të ndërmarrësit, me përjashtim të bankave dhe të organizatave financiare si dhe të shoqërive të sigurimeve dhe risigurimeve, e veçmas përmbajtjen e raporteve financiare të këtyre ndërmarrësve. Në pajtim me këtë, dallojmë kontabilitetin e ndërmarrësit në kuptim të ngushtë dhe kontabilitetin e bankave e të organizatave financiare ose të shoqërive të sigurimeve dhe të risigurimeve. Këtu do të bëhet fjalë pikërisht për kontabilitetin financiar të ndërmarrësit në kuptimin e ngushtë, që është bazë e kontabilitetit për të gjithë ata ndërmarrës që veprojnë si shoqëri tregtare dhe që janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi fitimin, ndërkaq nuk janë banka dhe organizata financiare ose shoqëri të sigurimeve dhe risigurimeve. Mirëpo, për ndërmarrësin paraqet problem ndërmarrësia zejtare, që sot ka rol të rëndësishëm në strukturën e ndërmarrësisë së përgjithshme. Mirëpo, ajo nuk është e përfshirë në nocionin e ndërmarrësit konform Ligjit mbi kontabilitetin, e as me Ligjin mbi shoqëritë tregtare, qoftë për shkak se nuk është e organizuar si shoqëri apo ngase nuk është e detyruar të Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
181
paguaj tatimin mbi fitimin. Për këtë arsye veçmas shpjegohen bazat e kontabilitetit dhe të të gjithë atyre ndërmarrësve që veprimtarinë e vet e kanë organizuar si zejtarë dhe janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi të ardhurat.
3. SISTEMI I KONTABILITETIT TË NDËRMARRËSIT Sistemi i kontabilitetit të ndërmarrësit të organizuar si shoqëri është rregulluar me një sërë dispozitash ligjore, aktesh nënligjore, rregulloresh etj. Mirëpo, akti themelor me të cilin rregullohet korniza institucionale e kontabilitetit financiar të ndërmarrësit është Ligji mbi kontabilitetin. Po ashtu, veçmas janë të rëndësishme parimet dhe standardet e kontabilitetit të caktuara me Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, si dhe vetë politikat e kontabilitetit.
3.1. Korniza institucionale Sipas Ligjit mbi kontabilitetin, çdo ndërmarrës me seli në Republikën e Kroacisë, është i detyruar t’i mbajë librat afariste dhe t’i hartojë raportet financiare sipas parimeve themelore të kontabilitetit të rregullt. Në mënyrë që në to të shihen qartë punët e tij dhe gjendja e pasurisë së tij. Ndërmarrës konsiderohet personi juridik dhe fizik i cili e ushtron veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit dhe është i detyruar të paguajë tatimin mbi fitimin. Të gjithë ndërmarrësit, sipas kritereve të ligjit, janë të kategorizuar në ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha (shih Ligjin mbi kontabilitetin, Narodne novine, nr. 90/92, neni 16). Ndër dispozitat më të rëndësishme të ligjit me të cilat përcaktohet korniza institucionale e kontabilitetit të ndërmarrësit, do të mund t’i veçonim këto: Dokumentet e besueshme të kontabilitetit
janë bazë për vënien e shënimeve në librat afarist.
Aplikimi i parimeve që kanë të bëjnë me ngjarjen afariste
sipas së cilës të hyrat dhe të dalat përcaktohen dhe pranohen në çastin e krijimit të tyre, pa marrë parasysh se a janë arkëtuar ose paguar.
Aplikimi i sistemit të kontabilitetit të dyfishtë
sipas të cilit çdo ndryshim në veprimtari, regjistrohet paralelisht në dy konto të ndryshme në të cilat shkakton ndryshime të natyrës së kundërt
Mbajtja e detyrueshme e librave afariste
ato përbëhen nga ditari, libri kryesor dhe librat ndihmëse
Përpunimi i kontos në librin kryesor sipas planit llogaritar (të kontos) paraprakisht të përgatitur
me ç’rast duhet të sigurohen pozicionet e bilancit dhe llogaritë e fitimit dhe të humbjeve në bazë të Ligjit mbi kontabilitetin
Regjistrimi i gjithë pasurisë dhe i detyrimeve
që duhet të bëhet në fillim dhe në fund të çdo viti afarist.
Hartimi i detyrueshëm i raporteve financiare bazë
i bilancit, i llogarisë së fitimit dhe i humbjeve, i raportit të ndryshimeve në pozitën financiare dhe i shënimeve që jepen me raportin financiar, por që
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
182
NDËRMARRËSIA ndërmarrësit e vegjël nuk janë të detyruar të hartojnë raportin për ndryshimet në pozitën financiare.
Është i obligueshëm aplikimi i Standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (SNK) Është i obligueshëm aplikimi i parimeve për përgatitjen e bilancit dhe të llogarisë së fitimit dhe të humbjeve dhe i parimeve për vlerësimin e pozicioneve të tyre
3.2. Parimet e kontabilitetit Këto janë parime ose presupozime themelore që mundësojnë unifikimin e metodave, rregullave dhe procedurave me qëllim të sigurimit të informatave cilësore të kontabilitetit të prezantuara në raportet financiare themelore. Aplikimi i parimeve të kontabilitetit siguron që raportet financiare të ndërmarrësit të jenë transparente. Parimi i vazhdimësisë ose i kohëzgjatjes së pakufizuar të veprimtarisë
sipas të cilit afarizmi nuk është apriori i caktuar sa i përket kohës. Konsiderohet se ai do të veprojë pa ndërprerë edhe në të ardhmen, pa e pasur si qëllim ndërprerjen e afarizmit dhe zvogëlimin e vëllimit të tij. Ai, po ashtu, kërkon që bilanci dhe llogaria e fitimit dhe e humbjeve të hartohen për çdo vjet sipas të njëjtit parim.
Parimi i aplikimit konsekuent
presupozon se politikat e kontabilitetit aplikohen në mënyrë konsekuente nga një periudhë në tjetrën, me çka shmanget paraqitja e ndryshme e rezultateve të afarizmit të njërës kundrejt periudhës tjetër. Mirëpo, nëse ndërmarrësi ndryshon njërën prej politikave të kontabilitetit, ky parim e detyron që shmangien ta publikojë, por duhet t’i prezantojë rezultatet e deritashme dhe t’i shpjegojë ndryshimet.
Parimi i shfaqjes së ndodhisë
ndryshe quhet edhe parim i përkufizimit, që nënkupton se të hyrat dhe të dalat pranohen në momentin e krijimit, e jo kur janë bërë pagesat. Në pajtim me këtë, evidentohen dhe përfshihen në raportin financiar për periudhën me të cilën kanë të bëjnë.
3.3. Parimet e përgjithshme të vlerësimit Me rastin e hartimit të raporteve financiare duhet respektuar parimet e përgjithshme të vlerësimit të pozicioneve. Ligji mbi kontabilitetin dhe Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit përfshin disa parime të përgjithshme të vlerësimit, por ne me këtë rast po i veçojmë vetëm tre prej tyre: Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
183
Parimi i kujdesshmërisë
rezulton nga prania e përhershme e pasigurisë së veprimtarisë së ndërmarrësit në mjedisin e ndryshueshëm. Kërkohet një kujdes dhe vëmendje e nevojshme me rastin e hartimit të raporteve financiare. Së këndejmi, të hyrat pranohen kur janë të sigurta, kurse rezultatet afariste pozitive pasqyrohen vetëm pasi të jenë konfirmuar, përkatësisht pasqyrohen nëse besohet se janë të mundshme.
Parimi i mbizotërimit të esencës kundrejt formës
kërkon që ndryshimet në veprimtari dhe ngjarjet patjetër duhet të përfshihen dhe prezantohen me realitetin ekonomik, e jo vetëm nëpërmjet formës ligjore, për shkak se forma ligjore shpeshherë nuk e përcjellë dinamikën e ndryshimeve te ndërmarrësi, prandaj esenca e transaksioneve dhe e ngjarjeve të tjera nuk është gjithherë në pajtim me atë që paraqitet me anën e formës ligjore.
Parimi i rëndësisë së vlefshmërisë
nënkupton se informata është e rëndësishme nëse përjashtimi i saj ose raportimi i gabuar mund të ndikojë në vendimet ekonomike të shfrytëzuesit që këta i ka marrë në bazë të raportit financiar. Rëndësia varet nga madhësia e pozicionit, andaj ky udhëzim vë në pah nevojën e përjashtimit të ngjarjeve të parëndësishme. Domethënë, publikohen vetëm ngjarjet e rëndësishme.
3.4. Standardet e kontabilitetit Standardet e kontabilitetit mundësojnë unifikimin dhe krahasimin e të dhënave të prezantuara në raportet financiare të ndërmarrësit. Në mënyrë që, përveç atyre nacionale, të sigurohet unifikimi i dispozitave dhe i standardeve të kontabilitetit në nivelin ndërkombëtar, janë zhvilluar edhe Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit. Ato janë norma dhe standarde të kontabilitetit që janë rezultat i të kuptuarit të teorisë dhe të praktikës së kontabilitetit si dhe i përvojave shumëvjeçare të ekspertëve të kontabilitetit. Aplikimi i tyre siguron unifikimin dhe krahasimin e të dhënave të raporteve financiare të ndërmarrësve nga vendet e ndryshme në të cilat ato aplikohen. Republika e Kroacisë, krahas shumë vendeve të tjera, ka pranuar t’i aplikojë këto standarde. Tani për tani ajo nuk i ka standardet e veta nacionale të kontabilitetit, por derisa ato të mos përkufizohen me Ligjin mbi kontabilitetin të vitit 1993, është përcaktuar aplikimi i detyrueshëm i Standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (regjistrimi dhe informatat e hollësishme për këto standarde mund t’i gjeni në librin T. Domazetit, Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit 2000, Faber, & Zgombiq Plus, Zagreb, 2000). Andaj, të gjithë ndërmarrësit e organizuar si shoqëri janë të detyruar që sipas Ligjit mbi kontabilitetin, t’i aplikojnë standardet dhe kornizat e përcaktuara, t’i përpilojnë dhe prezantojnë raportet financiare të shoqërisë dhe që në to të pasqyrohet saktësisht pozita financiare dhe gjendja në ditën e përpilimit si dhe rezultatet e afarizmit për periudhën llogaritare.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
184
NDËRMARRËSIA
3.5. Politikat e kontabilitetit Këto janë parime dhe standarde të veçanta që i aplikon kontabiliteti i ndërmarrësit me rastin e përpilimit dhe prezantimit të raporteve financiare. Ndërmarrësi është i detyruar të miratojë politikat e kontabilitetit, ndërkaq me rastin e zgjedhjes dhe të miratimit të tyre, është i detyruar të respektojë dhe të merr për bazë parimet përgjithësisht të pranuara të Standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Miratimi i politikave të kontabilitetit ka për qëllim zgjedhjen e procedurave konkrete të kontabilitetit të ndërmarrësve në të gjitha ato raste kur me Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit ndonjë çështje nuk është saktësuar deri në fund, kurse ndërmarrësve u është lënë mundësia e zgjedhjes së metodave për matjen e elementeve të raporteve financiare. Në pajtim me këtë, në politikat e kontabilitetit duhet të analizohen sferat e ndryshme të përmbajtjes së raporteve financiare. 4
3.6. Ndarja e kontabilitetit Kontabiliteti i ndërmarrësit, si sistem gjithëpërfshirës i përcjelljes dhe i raportimit për aktivitetet afariste të ndërmarrësit, mund t’i vrojtojmë nga dy aspekte dhe këtë nga aspekti i afarizmit dhe nga aspekti i veprimtarisë së kontabilitetit.
Kontabiliteti nga aspekti i afarizmit Nga ky aspekt, përkatësisht sipas kriterit se a i përfshinë të gjitha ose vetëm disa pjesë të procesit të afarizmit kontabiliteti i ndërmarrësit kryesisht ndahet në: Kontabiliteti financiar
është një tërësi sistemore e funksioneve të kontabilitetit që kanë të bëjnë me tërësinë e afarizmit, ose me transaksionet e tija afariste, përfshirë rezultatet e këtyre transaksioneve të paraqitura në treguesit unik monetar. Informatat e kontabilitetit financiar kryesisht u destinohen shfrytëzuesve të jashtëm.
Kontabiliteti i shpenzimeve
duke aplikuar sistemet përkatëse të llogaritjes së shpenzimeve, përfshin aktivitetet gjithëpërfshirëse të mbledhjes së të dhënave për shpenzimet, evidentimin e tyre, përpunimin analitik, klasifikimin dhe shpërndarjen si dhe raportimin për shpenzimet. Me informatat e veta u vihet në shërbim kryesisht shfrytëzuesve të brendshëm, andaj edhe quhet kontabilitet intern.
Kontabiliteti menaxhues
është i kohës së re dhe ende është në procesin e zhvillimit dhe perfeksionimit. Ka për detyrë t’i përpunojë dhe t’ua prezantojë menaxherëve në formën dhe mënyrën më të përshtatshme informatat e kontabilitetit me qëllim të marrjes së vendimeve afariste. Mbështetet në informatat e kontabilitetit financiar dhe të shpenzimeve, ndërkaq përfshin përgatitjen dhe formulimin e vendimeve, mbikëqyrjen dhe analizën e zbatimit e të rezultateve të tyre dhe nevojën e korrigjimit të tyre. Si edhe te kontabiliteti i shpenzimeve, informatat u destinohen kryesisht
4
T. Domazet: Referatt nga këshillimet, Politikat e kontabilitetit RK, Zagreb, 1999, faqe 13 e 14. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
185
shfrytëzuesve të brendshëm.
Kontabiliteti nga aspekti i veprimtarisë kontabël Nga aspekti i veprimtarisë së kontabël, kontabiliteti i ndërmarrësit përfshin planifikimin kontabël, mbikëqyrjen kontabël dhe analizën kontabël. Këto pjesë të kontabilitetit plotësohen reciprokisht, ndërkaq secila prej tyre në mënyrë të veçantë përpunon dhe prezanton të dhënat e marra për nevojat e shfrytëzuesve, prandaj do t’i shpjegojmë veç e veç. Kontabiliteti
është pjesë përbërëse themelore e veprimtarisë së ndërmarrësit, kurse të dhënat e tij shfrytëzohen për nevojat e planifikimit, analizës dhe mbikëqyrjes kontabël, prandaj ajo, në të vërtetë, është bazë për llogaritjen e të gjitha pjesëve të kontabilitetit. Ka për detyrë që në bazë të dokumenteve të kontabilitetit dhe kohës që pason, në librat afariste t’i shënojë ndryshimet në pasuri, në borxhe (detyrime), në kapital, në të dala dhe të hyra si dhe në rezultatet financiare të afarizmit të ndërmarrësit. Rezultatet e llogarive kontabël janë bilanci, llogaria e fitimit dhe e humbjeve si dhe raporti për rrjedhat e parasë, kurse për nevojat e disa prej pjesëve të tij këto janë përllogaritjet e shpenzimeve sipas pjesëve dhe bartësve.
Planifikimi kontabël
përfshin mbledhjen, rregullimin, përpunimin dhe prezantimin e të dhënave për veprimtarinë e ardhshme të një pjese ose të tërë veprimtarisë nëpërmjet projeksionit ose parallogarisë. Duke u mbështetur në kontabilitet planifikimi kontabël publikon ndryshimet e ardhshme në pasuri, në borxhe (detyrime) dhe kapital, kurse rezultatet i prezanton në bilancin e planifikuar të gjendjes dhe në llogarinë e planifikuar të fitimit dhe të humbjeve.
Mbikëqyrja kontabël
është një lloj i veçantë i analizimit dhe i vlerësimit të procesit të përpunimit të të dhënave kontabël dhe të pasqyrimit të tyre, gjë që realizohet nëpërmjet kontrollit të dokumentacionit të hyrjes dhe daljes, kontrollit llogaritar të regjistrimit dhe përllogaritjes, raportit mbi gjendjen dhe ecurinë e shpenzimeve dhe të të hyrave, nëpërmjet hyrjes dhe daljes së parasë, si dhe me anën e kontrollit së veprimtarisë në të gjitha pjesët e tjera të kontabilitetit të ndërmarrjes.
Analiza kontabël
është pjesë e analizës së përgjithshme të afarizmit të ndërmarrësit, kurse përfshin studimin e të dhënave të llogarive dhe parallogarive kontabël me qëllim të vlerësimit të bonitetit dhe zbulimin e shmangieve si dhe për konstatimin e shkaqeve të këtyre shmangieve, interpretimin e hulumtimin e tyre dhe propozimin e masave e të instrumenteve për mënjanimin e shmangieve dhe arritjen e një efektiviteti më të mirë në afarizmin e ndërmarrjes.
3.7. Raportet financiare të ndërmarrësit Raportet financiare me destinim të përgjithshëm kanë për qëllim publikimin e saktë të informatave për pozitën dhe gjendjen financiare në ditën e caktuar dhe Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
186
NDËRMARRËSIA
lidhur me punën e suksesshme të ndërmarrësit brenda një periudhe të caktuar llogaritare që i shërben një rrethi më të gjerë të shfrytëzuesve me rastin e vendimmarrjes. Për realizimin e këtyre qëllimeve, raportet financiare të ndërmarrësit ofrojnë informata për pasurinë, detyrimet, kryegjënë, të hyrat dhe të dalat, përfshirë fitimin dhe humbjet si dhe rrjedhën e parasë. Kontabiliteti i ndërmarrësit të organizuar si shoqëri është i detyruar ta hartojë dhe prezantojë raportin financiar që përmban: bilancin, përllogaritjen e të hyrave dhe të dalave, raportin për rrjedhën e parasë, raportin për ndryshimin e kryegjësë si dhe politikat kontabël dhe shënimet së bashku me raportet financiare. Me rastin e hartimit të raporteve financiare, të gjithë ndërmarrësit, pa marrë parasysh madhësinë e tyre, janë të detyruar t’i zbatojnë plotësisht standardet e kontabilitetit. Përjashtim bëjnë ndërmarrjet e vogla, për të cilët, me Ligjin mbi kontabilitetin është parashikuar mundësia e shkurtimit të raporteve financiare, andaj ata nuk janë të detyruar t’i hartojnë raportet që kanë të bëjnë me rrjedhën e parasë.
Bilanci Bilanci është një pasqyrë sistemore e kontabilitetit lidhur me gjendjen e pasurisë, borxheve (detyrimeve) të shoqërisë dhe të kryegjësë së pronarit në ditën e caktuar Qëllimi i bilancit është që të prezantojë gjendjen financiare, përkatësisht pozitën financiare të ndërmarrësit në ditën e caktuar. Çdo ndërmarrës, pa marrë parasysh madhësinë, harton bilancin një herë në vit, përkatësisht në fund të vitit, por nëse është e nevojshme këtë mund ta bëjë për çdo tre muaj e madje edhe për çdo muaj. Pasuria
është vlera totale e resurseve ose e të drejtave që i disponon ndërmarrësi dhe që i shfrytëzon për realizimin e aktivitetit ekonomik nga i cili pret një fitim të caktuar. Sipas nocionit pasuria mund të jetë në para, sende, të drejta dhe kërkesa, si dhe ndarjet aktive kohore, e sipas funksionit që e ka, pasuria ndahet në pasurinë afatgjate (të përhershme) dhe pasurinë afatshkurtër (vijuese).
Detyrimet
janë borxhe, ndërkaq përfshijnë kapitalin e huaj që ndërmarrësi e ka marrë nga të tjerët në mungesë të kapitalit të vet. Detyrimet mund të krijohen me huazimin e parasë në tregun e kapitalit, me blerjen e pajisjeve, të materialit dhe të mallrave nga furnitorët dhe sipas fuqisë ligjore. Dallojmë detyrimet afatshkurtra dhe afatgjata, si dhe ndarjet pasive kohore.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti K I Ndërmarrësisëë Dhe Kontrolllingu
187
Të gjitha të drrejtat e rezervuara.. Mbrohen me ligj për p të drejtat e autoorit. Kolegji Univerrsitar Victory
188
NDËRMARRËSIA
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
189
Llogaria e fitimit dhe e humbjeve Llogaria e fitimit dhe e humbjeve pasqyron suksesin e afarizmit të ndërmarrësit për një periudhë të caktuar, i matur me rezultatet e arritura financiare që përcaktohen në bazë të të hyrave dhe të dalave të realizuara. Të hyrat
janë rritja e dobisë ekonomike të ndërmarrësit gjatë një periudhe të caktuar, që janë krijuar me rritjen e pasurisë ose me zvogëlimin e detyrimeve me të cilat rritet kryegjëja, përveç rritjes së kryegjësë që ka të bëjë me kontributet e pjesëmarrësve në të. Të hyrat zakonisht ndahen në të hyra afariste, të hyra financiare dhe të hyra të jashtëzakonshme. Vlen të theksohet se për njohjen e të hyrave nuk është thelbësore se a janë dërguar të mirat ose a janë arkëtuar shërbimet, por a është paraqitur llogaria për të mirat e dërguara ose shërbimet e kryera.
Të dalat
janë ulja e dobisë ekonomike gjatë periudhës llogaritare në formë të derdhjes ose thithjes së mjeteve apo krijimit të detyrimeve, që për pasojë ka zvogëlimin e kryegjësë, përveç ato në lidhje me kryegjënë që u shpërndahet pjesëmarrësve. Si edhe te të hyrat, të dalat ndahen në të dalat afariste, financiare dhe në të dalat e jashtëzakonshme.
Fitimi
është rezultati pozitiv financiar i afarizmit të ndërmarrësit brenda periudhës së caktuar. Fitimi është diferenca ndërmjet të hyrave që janë më të mëdha se të dalat të pasqyruara në llogarinë e fitimit dhe të humbjeve, ndërkaq paraqitet si fitim para tatuimit (fitimi bruto), e pas tatuimit si fitim pas tatuimit (fitimi neto).
Humbjet
janë rezultati negativ financiar i veprimtarisë së ndërmarrësit brenda një periudhe të caktuar. Humbjet paraqesin diferencën ndërmjet të dalave që janë më të mëdha nga të hyrat e pasqyruara në llogarinë e fitimit dhe të humbjeve, ndërkaq paraqitet si humbje para tatuimit, kurse pas tatuimit si humbje pas tatuimit.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
19 90
NDËRMA ARRËSIA
Të gjitha të drejttat e rezervuara. Mbrohen me ligj përr të drejtat e autoritt. Kolegji Universittar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
191
Raporti lidhur me rrjedhën e parasë Raporti lidhur me rrjedhën e parasë hartohet dhe prezantohet si pjesë e raporteve totale financiare. Ky raport përmban pasqyrën e të hyrave dhe të dalave të parasë dhe të ekuivalenteve të parasë nga aktivitetet afariste, hoteliere dhe financiare të ndërmarrësit për periudhën llogaritare. Rrjedha e parasë nga aktivitetet afariste të ndërmarrësit
përfshin paratë që vijnë dhe dalin nga aktivitetet e ndërmarrësit për krijimin e të hyrave nga veprimtaria e ndërmarrësit, përkatësisht nga transaksionet që përcaktojnë fitimin neto dhe humbjet. Janë tregues kyç i aktiviteteve të ndërmarrësit dhe i aftësisë së tij për ruajtjen e nivelit ekzistues dhe përparimin e afarizmit.
Rrjedha e parasë nga aktivitetet investuese të ndërmarrësit
përfshin paratë që vijnë dhe dalin nga fitimi dhe tjetërsimi i pasurisë afatgjate, dhe i resurseve të tjera përveç atyre që kanë të bëjnë me ekuivalentet në para.
Rrjedha e parasë nga aktivitetet financiare të ndërmarrësit
janë të rëndësishme për vlerësimet e madhësisë dhe përbërjes së kryegjësë (kapitalit vetjak) dhe të huazimeve të ndërmarrësit. Veçmas përfshin paratë që vijnë dhe dalin nga ndarja ose blerja e aksioneve, përkatësisht nga huazimet ose nga pagesat e shumave të huazuara.
Raporti lidhur me ndryshimin e kryegjësë Raporti lidhur me ndryshimet e kryegjësë pasqyron kapitalin total dhe strukturën e tij në fund të periudhës raportuese në krahasim me fillimin e kësaj periudhe. Së këndejmi, dallojmë raportin lidhur me të gjitha ndryshimet e kryegjësë nga raporti lidhur me ndryshimet e kryegjësë pa ndryshimet e krijuara nga transaksionet kapitale me pronarët dhe shpërndarjen e tyre pronarëve. Politikat e kontabilitetit dhe shënimet që jepen me raporte Politikat e kontabilitetit nënkuptojnë zgjedhjen e parimeve, bazave, marrëveshjeve, rregullave dhe praktikat e miratuara sipas mundësive reale, që aplikohen me rastin e hartimit dhe prezantimit të raporteve financiare. Shënimet që jepen në raportet financiare duhet të ofrojnë informata për bazën për hartimin e raporteve financiare dhe për politikat e kontabilitetit që janë zgjedhur dhe aplikuar me rastin e transaksionit, si dhe informatat shtesë që janë të domosdoshme për prezantimin e saktë të raporteve financiare. Me to përpunohen dhe plotësohen hollësisht të dhënat e prezantuara në bilanc, në llogarinë e fitimit dhe të humbjeve, në raportin mbi rrjedhën e parasë dhe në raportin lidhur me ndryshimet e kryegjësë.
4. KONTABILITETI I ZEJTARIT Për dallim nga ndërmarrësit e organizuar si shoqëri e cila është e detyruar të paguajë tatimin mbi fitimin, ndërmarrësit e organizuar si zejtarë janë të detyruar ta paguajnë tatimin mbi të ardhurat. Nga kjo diferencë, përkatësisht për faktin se zejtarët janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi të ardhurat, rezultojnë edhe Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
192
NDËRMARRËSIA
karakteristikat kryesore të kontabilitetit të tyre, sipas të cilave ai dallon nga kontabiliteti i ndërmarrësve të organizuar si shoqëri.
4.1. Karakteristikat themelore të kontabilitetit të zejtarit Evidenca sipas parimeve të kontabilitetit të thjeshtë
sipas kësaj evidence çdo ndryshim regjistrohet me një pozicion.
Të ardhurat janë diferenca ndërmjet marrjeve dhe shpenzimeve afariste
brenda periudhës llogaritare.
Marrjet afariste janë të gjitha të hyrat
paraja, sendet, të drejtat materiale, shërbimet etj., përfshirë edhe marrjet nga shitja dhe marrja e sendeve nga pasuria afatgjate, si dhe marrjet nga tjetërsimi ose likuidimi i veprimtarisë
Shpenzimet afariste janë të gjitha të dalat
për realizimin, sigurimin dhe ruajtjen e marrjeve afariste, që janë të lidhura drejtpërdrejtë me ushtrimin e veprimtarisë si dhe për investime, përveç investimeve në pasurinë financiare dhe investimeve në pasurinë afatgjatë.
Aplikohet parimi i punës së arkës
me rastin e evidentimit të marrjeve si të hyra dhe i shpenzimeve si të dala. Mirëpo, ekzistojnë përjashtime te marrjet jomonetare dhe te letrat me vlerë që konsiderohen si marrje vetëm pasi të merren dhe të bëhen të disponueshme, përkatësisht pas arkëtimit real.
Çregjistrimi (shlyerja) e pasurisë afatgjate
përkatësisht amortizimi, llogaritet veçmas dhe u shtohet dhënieve totale afariste.
4.2. Librat afariste Kontabiliteti i ndërmarrësit të organizuar si zejtar është i detyruar t’i mbajë librat afariste. Me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat është përcaktuar se këto janë
Libri i të hyrave dhe të dalave, Libri i qarkullimit, Libri i pasurisë afatgjate dhe Evidenca e kërkesave dhe e detyrimeve, por që zejtarët të cilët janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar duhet të mbajnë edhe Librin e faturave dalëse dhe Librin e faturave hyrëse, e në këtë rast nuk janë të detyruar të mbajnë evidencën e kërkesave dhe detyrimeve. Mirëpo, ekzistojnë edhe çështje të tjera në lidhje me librat afariste për të cilat duhet t’i ketë secili zejtar. Për shembull, me Ligjin për tatimin mbi fitimin parashikohet mundësia që pagues i tatimit mbi fitimin mund të jetë edhe personi fizik i cili realizon të ardhura në bazë të dispozitave mbi tatuimin e të ardhurave, nëse deklaron se do ta paguajë tatimin mbi fitimin në vend të tatimit mbi të ardhurat. Po ashtu, po me këtë ligj është përcaktuar se tatimin mbi fitimin është i detyruar ta paguajë edhe ndërmarrësi si person fizik që realizon të ardhura nga zejtaria: a) nëse në periudhën paraprake tatimore ka realizuar të hyra totale mbi 2.000.000, kuna, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
193
b) nëse në periudhën paraprake tatimore ka realizuar të ardhura mbi shumën prej 400.000,00 kuna, c) nëse posedon pasurinë afatgjate në vlerën prej mbi 2.000.000,00 kuna, d) nëse gjatë periudhës paraprake tatimore ka punësuar mesatarisht mbi 15 punëtorë. Së këndejmi, rezulton se të gjithë ndërmarrësit e organizuar si zejtarë, ose profesionet e ngjashme me ta, nëse kanë deklaruar se do të paguajnë tatimin mbi fitimin, apo ata që e tejkalojnë vlerën e përcaktuar të pasurisë, të qarkullimit, të të ardhurave ose numrin e të punësuarve në periudhën paraprake tatimore, duhet t’i mbajnë librat afariste në të njëjtën mënyrë si edhe shoqëria tregtare, ngase edhe ata janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi fitimin. Lidhur me prezantimin e kontabilitetit të ndërmarrësit kemi bërë fjalë më sipër, prandaj këtu nuk po e përsërisim. Të gjithë ndërmarrësit e tjerë të organizuar si zejtarë i mbajnë librat afariste të përcaktuara me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Sqarimet më të hollësishme lidhur me mbajtjen e tyre janë dhënë në Rregulloren për tatimin mbi të ardhurat, prandaj sugjerojmë aplikimin e saj të drejtpërdrejtë. Së këndejmi, në vazhdim do të japim vetëm një vështrim të shkurtër për përmbajtjen dhe rëndësinë e librave afariste të zejtarit, që do të duhej t’i dinte çdo ndërmarrës.
4.3. Libri i të hyrave dhe i të dalave Në këtë libër evidentohen të hyrat dhe të dalat totale afariste nga ushtrimi i veprimtarisë në periudhën e caktuar tatimore, me qëllim të përcaktimit të të ardhurave. Ky libër mbahet për veprimtarinë e gjithmbarshme, pa marrë parash faktin se personi fizik, përkatësisht ndërmarrësi i organizuar si zejtar e ushtron veprimtarinë në më shumë njësi afariste ose veprimtaria ushtrohet në firmën e përbashkët ose në pjesën e veprimtarisë që është në pronësi. Evidenca e kontabilitetit në Librin e të hyrave dhe të dalave duhet të mbahet me rregull, me kohë dhe saktësisht në bazë të dokumenteve autentike të kontabilitetit, ndërkaq mbahet sipas parimit të punës së arkës. Kjo do të thotë se në Librin e të hyrave dhe të dalave në periudhën tatimore mund të regjistrohen vetëm të hyrat e realizuara, përkatësisht të mirat e dala, me përjashtim të shpenzimeve për blerjen e pasurisë afatgjate ku si shpenzim konsiderohet çregjistrimi i pasurisë afatgjate gjatë kohëzgjatjes së qëndrueshmërisë së saj në shumën që është në pajtim me dispozitat. Të hyrat në para përcaktohen sipas vlerës tregtare, kurse të hyrat në jo para sipas çmimeve të blerjes ose çmimeve të kushtimit.
Të hyrat afariste Të hyra afariste janë të gjitha të mirat (paraja, sendet, të drejtat materiale, shërbimet etj.), që realizohen në periudhën tatimore në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë zejtare. Të hyrat tatimore konsiderohen edhe marrjet nga shitja dhe përjashtimi i sendeve dhe të drejtave, përveç përjashtimit të pasurisë financiare Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
194
NDËRMARRËSIA
që shërben për ushtrimin e veprimtarisë që evidentohet si pasuri investuese apo që është dashur të jetë në kuadër të pasurisë afatgjate, si dhe marrjet nga shitja ose likuidimi i veprimtarisë, përveç nëse fituesi i veprimtarisë e vazhdon veprimtarinë dhe më vonë e siguron tatuimin e rezervave të fshehura. Të hyrat afariste konsiderohen deficitet e të mirave mbi lartësinë e lejuar me dispozita si dhe tatimet e llogaritura me rastin e blerjes së të mirave për të cilat është konstatuar deficit. Së fundi, në të hyra bëjnë pjesë edhe paradhëniet e marra për dërgimin e mallrave dhe kryerjen e shërbimeve, edhe pse nuk janë realizuar deri në fund, si dhe marrjet e tjera afariste që paraqiten kohë pas kohe siç janë kamatat e arkëtuara nga mjetet dhe plasmanët e mjeteve që shërbejnë për ushtrimin e veprimtarisë etj.
Të dalat afariste Të dala afariste janë të gjitha të mirat e ndërmarrësit të dala gjatë periudhës tatimore në lidhje me fitimin, sigurimin dhe ruajtjen e të hyrave afariste dhe të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ushtrimin e veprimtarisë. Në të dalat afariste bëjnë pjesë edhe vlera kontabël e të mirave të shitura ose të përjashtuara të pasurisë afatgjate si dhe pasuria e tjetërsuar dhe likuidimet. Të dala afariste konsiderohen edhe investimet, me përjashtim të investimeve të pasurisë financiare dhe të investimeve në pasurinë afatgjate. Të dala afariste konsiderohen edhe shpenzimet për material, për prodhime, mallra, energji dhe shërbime që shërbejnë për krijimin e të ardhurave, ndërkaq llogariten si të dala deri në lartësinë e çmimit të blerjes ose të shpenzimeve të prodhimit. Shpenzimet për blerjen e pasurisë afatgjate nuk evidentohen në Librin e të hyrave dhe të dalave, por përfshihen në regjistrimin e pasurisë afatgjate. Si të dala evidentohen vetëm amortizimi i pasurisë afatgjate gjatë kohëzgjatjes së saj në pajtim me dispozitat, si dhe mjetet e paguara për mirëmbajtjen vijuese dhe investuese të pasurisë afatgjate. Të dala afariste për të punësuarit konsiderohen pagat e të punësuarve me tatimet dhe kontributet e përcaktuara, kurse paga e zejtarit, përveç kontributeve, nuk llogaritet si e dalë. Në fund, si të dala llogariten edhe paradhëniet për mallin e dërguar ose shërbimet e pakryera, përveç paradhënieve të paguara për blerjen e pasurisë afatgjate dhe të dalat e tjera në kuadër të veprimtarisë që kanë të bëjnë me realizimin e të ardhurave siç janë kompensimet, mbështetjet financiare dhe shpërblimet që i paguhen zejtarit, pagesat që u bëhen shkencëtarëve gjatë punës praktike dhe studimeve, pagesat në emër të bursave për nxënësit dhe studentët etj.
Amortizimi Të ardhurat janë diferenca ndërmjet të hyrave dhe të dalave afariste brenda një periudhe llogaritare, gjë që nënkupton hyrjen ose daljen reale të mirave të saktësuara në kaptinat paraprake prandaj, çregjistrimi (amortizimi) i pasurisë afatgjate sipas kohëzgjatjes së saj nuk do të mund të konsiderohej si e dalë afariste, përkatësisht si shpenzim afarist i zejtarit brenda periudhës llogaritare, ngase nuk janë të dala reale të të mirave nga veprimtaria e zejtarit. Që amortizimi të mund të kalkulohet si shpenzim afarist, me Ligjin mbi të ardhurat veçmas Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
195
është përcaktuar se shpenzimet konsiderohen të dala afariste dhe në shumën e përcaktuar mund të evidentohen në Librin e të hyrave dhe të dalave, si të dala (shpenzime afariste). Mirëpo, kjo është kushtëzuar me respektimin e rregullave që kanë të bëjnë me llogaritjen dhe evidentimin e tyre. Bazë për llogaritjen e amortizimit si shpenzim afarist është Regjistrimi i pasurisë afatgjate i bërë sipas parimeve të regjistrimit të rregullt, me kohë dhe të saktë, siç është përcaktuar me Rregulloren për tatimin mbi të ardhurat. Si shpenzim afarist nuk llogaritet amortizimi i pasurisë që nuk është regjistruar në Regjistrimin e pasurisë afatgjate si e dalë, përkatësisht shpenzim për investime në këtë pasuri. Llogarita e amortizimit bëhet në pajtim me Rregullore mbi amortizimin dhe këtë me aplikimin e normave të përcaktuara vjetore për çregjistrimin e pasurisë afatgjate sipas kohës së amortizimit, në bazën që e përbënë vlera e blerjes (shpenzimet e blerjes) të pasurisë afatgjate. Llogaritja e amortizimit bëhen veç e veç sipas pozicioneve dhe fillon ditën e parë të muajit i cili pason pas muajit në të cilin është blerë dhe është vënë në përdorim pasuria afatgjate. Shuma e përcaktuar në këtë mënyrë e amortizimit shënohet në librin e të dalave afariste për periudhën e caktuar llogaritare (tatimore).
4.4. Libri i qarkullimit Ky libër mbahet për çdo vend të shitjes kështu që në fund të çdo dite të punës, e më së voni para fillimit të ditës së ardhshme të punës, regjistrohen të hyrat në arkë, përkatësisht të hyrat e paguara në para të gatshme dhe në çeqe, për çdo vend të shitjes veç e veç. Librin nuk janë të detyruar ta mbajnë ata ndërmarrës që të dhënat për qarkullimin ditor në para të gatshme i sigurojnë nga evidenca në Librin e të hyrave dhe të dalave ose në evidencat e përcaktuara me ligje të tjera, apo nëse këto evidenca mbahen në vendin ku realizohen të hyra në para të gatshme. Librin e qarkullimit nuk janë të detyruar ta mbajnë zejtarët që nuk janë pagues të tatimit mbi vlerën e shtuar, me kusht që veprimtarinë nuk e ushtrojnë në më shumë njësi afariste, kurse të dhënat në Librin e të hyrave dhe të dalave i shënojnë deri në fund të ditës së punës, përkatësisht më së voni para fillimit të ditës së ardhshme të punës. Shuma totale e arkëtuar nga Libri i qarkullimit shënohet në Librin e të hyrave dhe të dalave.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
196
NDËRMARRËSIA
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
197
4.5. Regjistrimi i pasurisë afatgjate Ky libër përdoret me rastin e themelimit të dyqanit, firmës zejtare ose ndonjë formë tjetër të veprimtarisë (biznesit) të ngjashëm me zejtarinë, ndërkaq përmban informatat për vlerën e blerjes dhe kontabël të pasurisë afatgjate në fillim dhe në mbarim të vitit si dhe informatat për amortizimet gjatë vitit, deri me çregjistrimin e plotë ose tjetërsimin e pasurisë afatgjate, përkatësisht tjetërsimin ose likuidimin e zejtarisë. Regjistrimi i pasurisë afatgjate bëhet për çdo vjet kalendarik dhe përmbyllet me gjendjen në fund të vitit. Pasuria që shërben për fitimin e të ardhurave shënohet në Regjistrimin e pasurisë afatgjate në çastin e blerjes, me kusht që vlera e saj veç e veç të mos jetë mbi 2.000,00 kuna, kurse kohëzgjatja e saj të jetë mbi një vit. Sipas të njëjtave kritere në Regjistrimin e pasurisë afatgjate shënohen edhe sendet nga prodhimi vetjak i zejtarit, sipas shpenzimeve të prodhimit, nëse shërbejnë për ushtrimin e veprimtarisë. Për shkak të llogaritjes së amortizimit, pasuria afatgjate shënohet veç e veç në Regjistrimin e pasurisë afatgjate e po ashtu, veçmas evidentohet edhe pasuria afatgjate e përtëritshme (toka, pyjet etj.) ndaras nga pasuria e harxhueshme (ndërtesat, makinat, pajimet etj.), ngase pasuritë natyrore të përtëritshme dhe pasuria e ngjashme nuk i nënshtrohen amortizimit. Në kuadër të shpenzimeve afariste të zejtarit organet tatimore e pranojnë vetëm çregjistrimin (amortizimin) e pasurisë afatgjate të përfshirë me Regjistrimin e pasurisë afatgjate për të cilën amortizimi është llogaritur në mënyrën e përcaktuar.
4.6. Evidenca e kërkesave dhe e detyrimeve Kjo është një evidencë e detyrueshme e të gjitha kërkesave dhe detyrimeve, përkatësisht e të gjitha llogarive të paraqitura dhe të pranuara, si dhe e llogarive të arkëtuara dhe të paguara, përveç atyre të arkëtuara ose të paguara në mënyrën e cila i ka karakteristikat e pagesës me para të gatshme. Ndërmarrësit që mbajnë librin e llogarive hyrëse dhe dalëse, në pajtim me dispozitat për tatimin mbi vlerën e shtuar, për regjistrimin e të dhënave lidhur me llogaritë e pranuara ose të lëshuara, nuk janë të detyruar të mbajnë këtë libër.
4.7. Raportet financiare të zejtarit Kontabiliteti i ndërmarrësit të organizuar si zejtar në fund të vitit i përmbyllë librat afariste dhe i analizon rezultatet e arritura, përkatësisht të ardhurat e realizuara brenda periudhës tatimore. Librat e përmbyllura afariste ofrojnë informata të pritshme për suksesin e afarizmit në periudhën e caktuar tatimore, për gjendjen e pasurisë afatgjate në fillim dhe në mbarim të periudhës si dhe për kërkesat dhe detyrimet në mbarim të periudhës në fjalë. Në mënyrë që këto informata të jenë të sakta dhe të sigurta, kontabiliteti duhet që në pajtim me dispozitat dhe rregullat e profesionit të mbajë evidencën e ngjarjeve afariste.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
198
NDËRMARRËSIA
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
199
Çdo kontabilitet i organizuar mirë mundet, në mënyrë të veçantë dhe për të më të përshtatshme, t’i përpunojë dhe prezantojë të dhënat nga librat afariste, me të cilat, sikur edhe te kontabiliteti financiar i shpenzimeve ose i menaxhimit, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
200
NDËRMARRËSIA
ndërmarrësit dhe shfrytëzuesve të tjerë t’u sigurojë informata të ndryshme që janë të rëndësishme për
marrjen e vendimeve afariste. Nga përpunimi i tillë i të dhënave mund të nxirren informata lidhur me të ardhurat e realizuara, llojin, strukturën dhe dinamikën e të hyrave, llojin, strukturën dhe dinamikën e të dalave, vlerën dhe vjetërsinë e pasurisë afatgjate, vlerën dhe strukturën e kërkesave dhe të detyrimeve sipas maturimit, si dhe informatat e tjera interesante. Po i përmendim dispozitat e ligjit për tatimin mbi fitimin, sipas të cilave tatimin mbi fitimin janë të detyruar ta paguajnë edhe personat fizikë që realizojnë të ardhura nga zejtaria, nëse në periudhën paraprake tatimore kanë realizuar të hyra totale mbi 2.000.000,00 kuna, ose të ardhura mbi 4.000.000,00 kuna, apo posedojnë pasuri afatgjate në vlerën mbi 2.000.000,00 kuna, ose në periudhën paraprake tatimore kanë punësuar mesatarisht mbi 15 punëtorë. Ky detyrim hyn në fuqi më 1 janar 2006 dhe ka të bëjë me këtë vit që është viti i parë afarist sipas këtyre kushteve, kurse viti afarist 2005 konsiderohet si periudhë paraprake tatimore në të cilën do të maten kriteret që përbëjnë kushtet për kalimin e zejtarit në sistemin e pagimit të tatimit mbi fitimin. Ata zejtarë që, në bazë të këtyre kritereve, ose me kërkesën e vet, si tatimpagues do të kalojnë në sistemin e tatimit mbi fitimin, do ta organizojnë kontabilitetin e vet si edhe ndërmarrësit e organizuar si shoqëri. Në pajtim me këtë, rezultatet afariste dhe raportet financiare do të bëhen sipas procedurës dhe me aplikimin e kritereve dhe të parimeve që i kemi shpjeguar më sipër.
5. ORGANIZIMI I KONTABILITETIT TË NDËRMARRËSIT Organizimi i kontabilitetit të ndërmarrësit të institucionalizuar si shoqëri tregtare ose si zejtar kërkon përgjigje në së paku tri pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë organizimi i kontabilitetit? Me institucionalizimin e shoqërisë ose të zejtarit, kontabiliteti është shërbimi i parë që fillon të veprojë. Ky shërbim përgatit regjistrimin me të cilin përcaktohen pasuria dhe kapitali në bilancin fillestar të ndërmarrësit, ose pasuria në Regjistrimin e pasurisë afatgjate. Gjatë periudhës llogaritare ose tatimore mbledh informata për ngjarjet afariste dhe i shënon ato në librat afariste. Në mbarim të vitit përmbyll librat afariste dhe përgatit raportet financiare, e pastaj i hap të rejat për vitin që vjen. Së këndejmi, pa asnjë dyshim, me institucionalizimin e biznesit njëkohësisht duhet të organizohet edhe kontabiliteti i ndërmarrësit. Çdo shtyrje e këtij akti atë do ta privonte nga shumë informata të vlefshme dhe do t’u nënshtrohej sanksioneve ligjore. Përgjigja në pyetjen se a duhet të organizohet kontabiliteti vetjak ose të shfrytëzohen shërbimet e kontabilitetit të huazuara varet nga aktiviteti i gjithmbarshëm afarist, nga potencialet njerëzore dhe nga mundësitë teknike – teknologjike, nevojat për mbrojtjen e të dhënave, nga kërkesat për raportime etj. Përveç çmimit si kriter i rëndësishëm, në këtë përcaktim, përkundër mundësive Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
201
që i ofron telekomunikacioni bashkëkohor, mund të ndikojë edhe lokacioni, por në fund të fundit zgjedhja do të varet nga analizimi i të gjitha kritereve më të rëndësishme. Në praktikë, zejtarët dhe ndërmarrjet e vogla zakonisht ia besojnë kryerjen e këtyre punëve ndonjë servisi kontabël të specializuar për këtë veprimtari, ndërkaq ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha zakonisht e organizojnë kontabilitetin e vet. Më sipër u bë fjalë për rolin, vendin dhe rëndësinë e kontabilitetit të ndërmarrësit si dhe për pritshmëritë e shfrytëzuesve. Nëse ndërmarrësi përcaktohet për kontabilitetin e vet atëherë duhet t’i kushtojë kujdesin e duhur organizimit të tij, sepse vetëm me projektimin e strukturës së tij optimale do të sigurojë që ai t’i plotësojë nevojat e shfrytëzuesve për informata të caktuara. Struktura optimale nënkupton definimin e detyrave, zgjedhjen e lokacionit, projektimin e numrit të të punësuarve dhe të raporteve brendapërbrenda shërbimit, zgjedhjen e pajisjeve, projektimin e rrjedhave organizative si brenda shërbimit ashtu edhe ndërmjet shërbimeve të kontabilitetit dhe pjesëve të tjera të tërësisë së ndërmarrjes dhe, së fundi, edhe me shfrytëzuesit e informatave.
6. KONTABILITETI DHE KONTROLLINGU 6.1. Përcaktimi i kuptimit të kontrollingut Kontrollingu si disiplinë ekonomike nuk ka një kuptim universal, por varësisht nga shkalla e zhvillimit dhe e aplikimit në mjedise të caktuara, definohet në disa mënyra. Sipas disave, kontrollingu, për shkak të lidhshmërisë me kontabilitetin edhe më tutje identifikohet me kontrollin e afarizmit apo, për shkak të lidhshmërisë së ngushtë me procesin e planifikimit, identifikohet me këtë funksion afarist. Me tutje, duke pasur parasysh pritshmëritë e shfrytëzuesve, në disa mjedise injorohen roli dhe rëndësia e tij, kurse në mjediset e tjera i përshkruhen mundësi të mëdha me rastin e zgjidhjes së çështjeve të ndryshme, e para së gjithash të strategjisë së gjithmbarshme zhvillimore. Në kuptimin e ngushtë të fjalës kuptimi i kontrollingut rrjedh nga fjala që ka disa interpretime siç janë kontrolli, verifikimi, mbikëqyrja, hulumtimi, zhvillimi, orientimi etj. Sipas mendimit më të përhapur kontrollingu CONTROL,
është funksioni brenda sistemit të menaxhmentit me të cilin rritet efektiviteti i tij, e kësisoj edhe aftësia për t’ju përshtatur ndryshimeve brenda dhe jashtë ndërmarrjes.5 Njëkohësisht, planifikimi dhe kontrolli janë një funksion bazë menaxherial , kurse aktivitetet dhe përmbajtja e tij janë të orientuara në harmonizimin e sistemit të realizimit, përkatësisht të formësimit të mjedisit për një punë ekipore sa më efektive.
5
N. Osmanagić Bedenik, Kontroling, Školska knjiga, 2004, faqe 64. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
202
NDËRMARRËSIA
Nënsistemet e menaxhmentit janë definimi i qëllimeve, planifikimi, kontrolli, informimi, organizimi dhe menaxhimi i potencialeve njerëzore, kurse koordinimi dhe integrimi i këtyre nënsistemeve janë përmbajtja e kontrollingut. Ekziston mendimi se kontrollingu është i domosdoshëm vetëm për sistemet e mëdha ekonomike me një numër të madh nënsistemesh dhe me përgjegjësi të decentralizuar. Mirëpo, kjo është e gabuar, ngase praktika ka dëshmuar se kontrollingu është i nevojshëm edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Struktura e përfshirjes së detyrave të kontrollingut pjesërisht ka ndryshuar me zhvillimin e tij. Në fillim ato ishin punë operative nga sfera e kontabilitetit, përgatitjes së bilanceve, përllogaritjes së shpenzimeve dhe kalkulimit, tatuimit, e pastaj u përfshinë edhe punët e raportimit, përllogaritjeve dhe të kontrollit të buxhetit, krahasimi i nevojave dhe i realizimeve, planifikimi operativ dhe këshillimet ekonomike deri te planifikimi strategjik dhe formësimi i politikës dhe i qëllimeve afariste. Në aspektin organizativ, kontrollingu në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është i organizuar kryesisht në kuadër të shërbimeve të ngjashme të kontabilitetit, planit dhe analizës, financave etj., kurse te ndërmarrjet e mëdha zakonisht është i pavarur në aspektin organizativ. I lidhur ngushtë me aspektet e përmendura më sipër, si gjerësia ashtu edhe thellësia e funksionit të kontrollingut është përbrenda sistemit afarist, varësisht nga fakti se çfarë detyrash shtrohen para kontrollingut, përkatësisht para shërbimeve brenda të cilave është i organizuar. Kontrollingu plotësohet me të gjitha funksionet e ngjashme në sistemin afarist dhe i kontribuon harmonizimit të tyre të ndërsjellë si dhe të integrimit të tyre në qëllimet dhe objektivat e afarizmit. Në vështrimin tonë më së shumti na intereson raporti ndërmjet kontrollingut dhe kontabilitetit si pjesë e sistemit të informacionit në ndërmarrjen e caktuar.
6.2. Raporti ndërmjet kontrollingut dhe kontabilitetit Kontabiliteti është pjesë e sistemit të informacionit dhe të kontrollit të ndërmarrësit. Ai ka për detyrë të sigurojë informata të natyrës financiare me qëllim të marrjes së vendimeve menaxheriale, veçmas në sferën e planifikimit, përgatitjes së bilancit dhe kontrollit të shpenzimeve, të të hyrave dhe të fitimit, si dhe kontrollin e zbatimit të vendimeve të marra. Këto informata u ofrohen shfrytëzuesve të ndryshëm në forma të ndryshme, në vende të ndryshme të vendimmarrjes dhe në kohë të ndryshme. Karakteristikë themelore e kontabilitetit si pjesë përbërëse e sistemit llogaritar është orientimi i tij në të kaluarën me qëllim të prezantimit të proceseve afariste dhe të rezultateve të tyre. Nga ana tjetër, kontrollingu është i orientuar drejtë ardhmërisë, ndërkaq burimin e informatave në gjendjen e tanishme e ka në sistemin llogaritar.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
203
Po ashtu, kontrollingu përfshin procesin e harmonizimit të planifikimit të kontabilitetit dhe të kontrollit të sistemit llogaritar me planifikimin dhe kontrollin e afarizmit. Kontrollingu duhet të sigurojë që rezultatet e ndërmarrësit të realizohen brenda kufijve të planifikuar. Për ta realizuar këtë detyrë kontrollingu ndikon në përgatitjen dhe formësimin e të dhënave dhe informatave të kontabilitetit, si dhe në orientimin e kontabilitetit drejt së ardhmes. Kjo presupozon se kontabiliteti si instrument i menaxhmentit, në ndikimin e kontrollingut, i kushton kujdes të veçantë sistemit të përcjelljes dhe përllogaritjes së shpenzimeve dhe të të hyrave si dhe formësimit të informatave të nevojshme për planifikimin, qeverisjen dhe kontrollin në nivele të ndryshme të vendimmarrjes. Për këtë qëllim, pra për nevojat e shfrytëzuesve të brendshëm organizohet i ashtuquajturi KONTABILITET I BRENDSHËM OSE KONTABILITET I PËRGJEGJËSISË, që nuk është lloj i ri i kontabilitetit, por një bashkim i kontabilitetit financiar, të shpenzimeve dhe i menaxhimit me qëllim të ofrimit të informatave të brendshme që janë të nevojshme për marrjen e vendimeve afariste, planifikimin dhe kontrollin e zbatimit të vendimeve të marra, e njëkohësisht është edhe kriter për vlerësimin e efektivitetit menaxherial.
6.3. Planifikimi dhe kontrolli i aktiviteteve afariste Planifikimi dhe kontrolli janë funksionet themelore menaxheriale. Planifikimi është i orientuar drejtë së ardhmes dhe përfshin parashikimin e qëllimeve dhe përcaktimin e mënyrave, procedurave dhe të aktiviteteve për realizimin e tyre. Sipas kriterit kohor, dallojmë: a) planifikimin afatshkurtër, b) planifikimin
afatgjatë dhe c) planifikimin strategjik, kurse kontrolli përfshin: a) përgatitjen për realizimin e aktiviteteve të planifikuara, b) mbledhjen e informatave lidhur me rezultatet e aktiviteteve të planifikuara, c) përcaktimin e aktiviteteve të kontrollit që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar dhe ç) përcaktimin e aktiviteteve të kontrollit që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të rezultateve të planifikuara. 6 Funksionet e planifikimit dhe të kontrollit janë të ndërlidhura reciprokisht dhe me anën e tyre menaxhmenti përpiqet t’i shmangë ose t’i zvogëlojë rreziqet në afarizmin e vet. Lidhshmëria e planifikimit dhe e kontrollit paraqitet në atë mënyrë që përcaktimi i qëllimeve që synohet të arrihet me anën e planifikimit zbatohet nëpërmjet përpilimit të bilanceve në të gjitha nivelet dhe i harmonizuar me bilancin total të ndërmarrësit. Në këtë mënyrë decentralizohet vendimmarrja dhe përgjegjësia e menaxhmentit, e kësisoj edhe vetë funksioni i menaxhmentit. Menaxhmenti suprem edhe më tutje mbetet formalisht përgjegjës kundrejt pronarit të firmës, por qendrat e përgjegjësisë bëhen subjekt dhe objekt i procedurave të kontrollit të menaxhmentit, gjë që siguron një efektivitet më të madh të menaxherëve të nivelit të mesëm. 6
I. Spremić, Računovodstvo, HZRFD, Zagraf, 1995, faqe 261. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
204
NDËRMARRËSIA
Një decentralizim më i madh, sidomos në sistemet e mëdha, inicion zbatimin e ekonomisë së brendshme ndërmjet pjesëve të veprimtarisë, kurse optimalizimi i rezultateve të veçanta të qendrave të përgjegjësisë dhe i rezultateve të gjithmbarshme arrihet me anën e një kontrolli menaxherial efektiv. Tre janë lloje themelore të qendrave të përgjegjësisë. Qendrat e përgjegjësisë në lidhje me shpenzimet
në të cilat realizohen aktivitetet e planifikuara me kontrollin e shpenzimeve. Ato kanë për qëllim të rrisin efektivitetin e kontrollit të shpenzimeve dhe racionalizimin e tyre, ndërkaq kanë për detyrë që t’i realizojnë aktivitetet e planifikuara me shpenzime minimale. Në to nuk krijohen të hyra të drejtpërdrejta, por ato në mënyrë të tërthortë kontribuojnë në krijimin e të hyrave të shoqërisë. Së këndejmi, objekt i matjes në to nuk janë të hyrat e fituara, por shpenzimet kundrejt atyre të planifikuara, ose standarde, apo të parashikuara me bilanc. Përgjegjësia dhe efektet e menaxhmentit gjykohen në bazë të vëllimit të aktiviteteve të realizuara në bilancin e kufizuar.
Qendrat fitimprurëse të përgjegjësisë
në të cilat realizohen aktivitetet e planifikuara nëpërmjet kontrollit të shpenzimeve, të hyrave dhe të fitimit. Prej tyre pritet që me shpenzime minimale të prodhojnë produkte, mallra ose shërbime nga të cilat do të realizohet fitimi maksimal. Përgjegjësia dhe efektet e menaxhmentit vlerësohen në bazë të realizimit të programit, shpenzimeve, vëllimit dhe çmimeve të shitjes dhe, së fundi, në bazë të fitimit të realizuar kundrejt fitimit të njëjtë në veprimtaritë e ngjashme ose kundrejt bilancit.
Qendrat investuese të përgjegjësisë
realizojnë aktivitete dhe kanë përgjegjësinë për përdorimin e kapitalit të angazhuar me qëllim të realizimit të normës së pritshme të rendimentit. Prej saj pritet që me aktivitetet investuese të realizojë një kthim të kënaqshëm të kapitalit të angazhuar. Së këndejmi, maten edhe përgjegjësia e edhe efektet e menaxhmentit. Në krahasim me qendrat e tjera të përgjegjësisë ajo është më e madhe ngase nënkupton edhe përgjegjësinë për normën e pritshme të rendimentit për një njësi të kapitalit të investuar, e cila do të arsyetojë këtë segment të ndërmarrësisë.
6.4. Kontrollingu dhe vlerësimi i efektivitetit menaxheria Me anën e kontrollingut duhet të realizohen rezultate optimale të afarizmit brenda kufijve të planifikuar. Prandaj, për zbatimin praktik të funksionit të kontrollingut është e nevojshme të bëhet zbatimi i politikës në plane (buxhet) nga njëra anë, si dhe instituimi i sistemit të masave, standardeve e veprimeve të kontrollit dhe të kontrollit buxhetor nga ana tjetër. Kërkesat që shmangen nga standardet e parashtruara duhet të harmonizohen me to, ose duhet të korrigjohen qëllimet e parashtruara, kurse menaxhmenti ka për detyrë të kontrollojë dhe orientojë qëllimet e parashtruara. Përcaktimi i qëllimeve që priten të realizohen me anën e planifikimit bëhet nëpërmjet hartimit të bilancit. Bilanci, përkatësisht llogaria e ndërmarrësit (master-buxheti) zakonisht përgatitet për një vit, ndërkaq ka për qëllim zbatimin e planeve afatgjata brenda terminëve afatshkurtër dhe përbëhet nga: Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
VIII. Kontabiliteti I Ndërmarrësisë Dhe Kontrollingu
205
Bilanci operativ
pjesë përbërëse e të cilit janë bilanci i shitjes, bilanci i prodhimit, bilanci i shpenzimeve të prodhimit, bilanci i të dalave dhe bilanci i fitimeve dhe i humbjeve.
Bilanci financiar
pjesë përbërëse e të cilit janë llogaria e parave të gatshme dhe bilanci.
Bilanci i ndërmarrësit si tërësi është sintezë e bilanceve të qendrave të përgjegjësisë, nëse ato janë organizuar si qendra të veçanta të përgjegjësisë. Zbatimi i politikës për pozicionet e bilancit vjetor nënkupton definimin e performansave të synuara të mundësive të shoqërisë dhe të masave dhe veprimeve të kontrollit. Realizimi i bilancit është kriter për matjen e efektivitetit menaxherial, kurse kontrollingu si pjesë e sistemit të kontrollit menaxherial është mjet për realizimin e këtij efektiviteti. Në pajtim me këtë, përgatitjen e bilancit e mbështesin: Planifikimi adekuat
presupozon përcaktimin e rezultateve të synuara dhe të rezultateve të kontrollit, gjë që nënkupton përcjelljen dhe matjen e rezultateve vijuese, përfshirë edhe korrigjimet në bazë të harmonizimit me qëllimet e parashtruara.
Komunikimi, koordinimi dhe motivimi
nënkupton kalimin e përgjegjësisë te menaxherët, matjen e rezultateve të arritura dhe shpërblimin e efektivitetit të menaxherëve.
Me përcaktimin e bilancit caktohen kriteret për matjen e përgjegjësisë së menaxherëve. Kontabiliteti i siguron menaxhmentit informatat e nevojshme për marrjen e vendimeve afariste, informatat për shmangiet në krahasim me detyrat e planifikuara, informatat lidhur me atë se kush është përgjegjës për rreziqet e krijuara, cilat dallime do të duhej hulumtuar dhe së fundi, cilat aktivitete korrigjuese duhet ndërmarrë. Në këtë mënyrë mundësohet përcaktimi i përgjegjësisë sipas qendrave të përgjegjësisë dhe matja e efektivitetit të menaxherëve. Te qendrat e përgjegjësisë në lidhje me shpenzimet, për nevojat e matjes së efektivitetit duhet dalluar lartësinë e shpenzimeve në të cilat mund të ndikojë menaxhmenti i qendrës së shpenzimeve dhe për to të përgjigjet, përkatësisht SHPENZIMET KONTROLABILE, nga ato në të cilat nuk mund të ndikojë dhe për të cilat nuk përgjigjet, përkatësisht SHPENZIMET JOKONTROLABILE, andaj, në pajtim me këtë efektiviteti i menaxhmentit të qendrave të përgjegjësisë në lidhje me shpenzimet matet në bazë të shmangieve nga shpenzimet kontrolabile të realizuara në krahasim me ato të planifikuara, ose me shpenzimet standarde. Në qendrat fitimprurëse të përgjegjësisë efektiviteti matet në bazë të shmangieve ndërmjet shpenzimeve kontrolabile të planifikuara dhe të realizuara, çmimeve të shitjes të planifikuara dhe të realizuara, marzhës së planifikuar dhe të realizuar dhe vëllimit të planifikuar dhe të realizuar të shitjes. Në qendrat investuese të përgjegjësisë, krahas matjeve të theksuara të qendrave të përgjegjësisë në lidhje me shpenzimet dhe fitimin, si kriter më së shpeshti shfrytëzohen treguesit e ndryshëm për rendimentet e kapitalit të investuar. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
206
NDËRMARRËSIA
Andaj, përfundimisht mund të themi se kontrollingu është pjesë e sistemit të kontrollit menaxherial dhe ka për detyrë të sigurojë që rezultatet e shoqërisë të realizohen brenda vlerave të planifikuara. Pikënisje e tij për realizimin e detyrave janë parashtrimi i qëllimeve (planifikimi), caktimi i rezultateve financiare afatshkurtra (përgatitja e bilancit), informatat lidhur me qëllimet e realizuara (njoftimet) dhe sistemi i kontrollit të brendshëm (orientimi). Sistemin e kontrollit të brendshëm nuk e përbën funksioni i kontrollit standard të kontabilitetit, por ky është një përmbledhje e veçantë e parimeve, e metodave dhe procedurave të miratuara për përcjelljen e qëllimeve të realizuara, si dhe e masave për përmirësimin e gjendjes nëse realizimi nuk shkon sipas qëllimeve të përcaktuara. Suksesi i shoqërisë si tërësi, përkatësisht i qendrave të saj të përgjegjësisë, si dhe suksesi i menaxherëve do të jetë më i madh nëse rezultatet e tyre janë më të mira se rezultatet e kompanive të njëjta ose të ngjashme në mjedisin ku veprojnë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
9 QARKULLIMI I PAGESAVE
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: HYRJE NË QARKULLIMIN E PAGESAVE PAGESAT LLOGARITARE INSTRUMENTET PËR SIGURIMIN E PAGESAVE QARKULLIMI NDËRKOMBËTAR I PAGESAVE
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
209
1. HYRJE NË QARKULLIMIN E PAGESAVE 1.1. Përcaktimi i kuptimit të qarkullimit të pagesave Qarkullimi i pagesave nënkupton të gjitha pagesat ndërmjet personave juridikë dhe fizikë të kryera për pagimin e borxheve në para, përkatësisht arkëtimin e kërkesave monetare. Përbën një tërësi të instrumenteve, veprimeve dhe sistemeve ndërbankare për transferin e parasë ndërmjet palëve të interesuara. Po ashtu, mund të thuhet se kjo nënkupton të gjitha pagesat e evidentuara në një shtet. Qarkullimi vendor i pagesave nënkupton të gjitha pagesat në kuna ndërmjet pjesëmarrësve në qarkullimin e pagesave dhe të gjitha pagesat në valutat e tjera nëse kështu është përcaktuar me ligj. 1 Pjesëmarrësit në qarkullimin e pagesave janë subjektet vendore afariste dhe qytetarët si dhe personat e huaj juridikë dhe fizikë (në pajtim me dispozitat e veçanta). Subjekti afarist është personi juridik, organi i pushtetit shtetëror, organi i administratës shtetërore, njësia e vetëqeverisjes lokale, njësia e administratës rajonale dhe personat fizikë që e ushtrojnë veprimtarinë e regjistruar në pajtim me dispozitat. Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave përfshin sistemin e pagesave ndërmjet rezidentëve të vendeve të ndryshme. Këtë qarkullim e karakterizojnë sistemet e ndryshme valutore, doganore dhe juridike, me ç’rast një valutë shndërrohet në tjetrën, pastaj cilësia e ndryshme e mjeteve, instrumentet e ndryshme që aplikohen, organizatat e ndryshme që merren me qarkullimin e pagesave dhe një pasiguri më e madhe kundrejt qarkullimit vendor të pagesave. Nga 1.1.1995 krahas Entit për Qarkullimin e Pagesave, një pjesë e punëve të qarkullimit të pagesave kanë mundur ta kryejnë edhe bankat, kurse kalimi i plotë në bankat afariste është realizuar në vitin 2002. I tërë procesi i reformës së qarkullimit të pagesave i cili ka zgjatë po thuaj se 8 vjet, kërkoi vendosjen e infrastrukturës së nevojshme (të sistemeve ndërbankare llogaritare – HSVP, NKS) dhe nxjerrjen e ligjeve në mënyrë që bankat afariste t’i ushtrojnë, nën mbikëqyrjen e BPK, të gjitha punët e qarkullimit të parasë. Në shoqëritë e zhvilluara qarkullimi i pagesave është puna neutrale bankare më e rëndësishme, më masive dhe më rentabile, kurse rëndësia e saj del nga këto fakte: përshpejton krijimin e mallrave dhe të shërbimeve, rrit qarkullimin e mjeteve, mundëson mobilizimin më të lehtë të parave në bankë, zvogëlon shpenzimet e qarkullimit (veçmas në kesh), përshpejton qarkullimin e masës së parave, 1
Ligji mbi qarkullimin e pagesave në vend, NN numër 117/2001, neni 1. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
210
NDËRMARRËSIA mundëson pagesa të shumëfishta me të njëjtën sasi parash.
Cilësia e qarkullimit të pagesave varet nga këto karakteristika dhe faktorë: ¾ numri i bankave, postave dhe institucioneve të ngjashme që e ushtrojnë, ¾ numri i llogarive të hapura, ¾ organizimi i qendrave llogaritare ndërmjet institucioneve të qarkullimit të pagesave, ¾ rregullimi unik dhe cilësor i qarkullimit të pagesave, ¾ niveli teknologjik, aplikimi i teknikave bashkëkohore nëpërmjet kompjuterëve etj.
Karakteristikat e sistemit të ri të qarkullimit të pagesave në RK Me Ligjin e ri mbi qarkullimin e pagesave në vend (më tutje LQPV) janë krijuar mundësi më efikase për vendosjen e sistemit të qarkullimit të pagesave në pajtim me nevojat e ekonomive të zhvilluara të tregut. Në favor të kësaj fletedhe fakti se Ligji i ri bazohet në rekomandimet e Unionit Monetar Evropian (UME). Supozimet themelore të sistemit të ri të qarkullimit të pagesave në vend janë: qarkullimi i pagesave është ekskluzivisht në kompetencën e institucioneve (bankave) financiare depozitare, institucionet jodepozitare (FINA) mund t’i kryejnë punët rreth qarkullimit të pagesave në emër dhe në llogari të institucioneve depozitare si agjenci e shërbimeve, transaksionet ndërbankare kryhen nëpërmjet sistemit ndërbankar (HSVP, LKS), me aplikimin e Regjistrit të llogarive të bankave dhe të Regjistrit unik të llogarive është mundësuar kontrolli dhe mbikëqyrja më e mirë e llogarive afariste të subjekteve ekonomike, me ekzistimin e llogarisë kryesore është mundësuar bllokimi efikas i të gjitha llogarive në rast të mospagesës. Punët e qarkullimit të pagesave në RK, sipas Ligjit të ri, i kryejnë: Banka Popullore e Kroacisë, bankat. BANKA POPULLORE E KROACISË (BPK) ka rolin regulativ dhe mbikëqyrës në mirëvajtjen e qarkullimit të pagesave në vend. Nga viti 1999 BPK i mbanë llogaritë e bankave dhe të bankave të kursimeve dhe kryen qarkullimin e pagesave në këto llogari, mban llogaritë e Republikës së Kroacisë dhe e menaxhon HSVP-në. BPK mbikëqyr ushtrimin e qarkullimit të pagesave në vend, kurse bankës e cila nuk i kryen punët në pajtim me ligj mund t’ia heq të drejtën për kryerjen e punëve lidhur me qarkullimin e pagesave. Me infrastrukturën e re ligjore BANKAT janë bërë bartës kryesorë të punëve rreth qarkullimit të pagesave në Republikën e Kroacisë. Kjo kishte për qëllim që të aplikohet konkurrenca edhe në këtë segment të tregut financiar të Kroacisë, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
211
përkatësisht që të hiqet monopoli shumëvjeçar i agjencisë financiare (ZAP i dikurshëm). Konkurrenca e shëndoshë i ka zvogëluar shpenzimet e qarkullimit të pagesave, ka përmirësuar cilësinë e shërbimeve (është zhvilluar infrastruktura teknologjike për kryerjen e pagesave nëpërmjet Internetit) dhe ka bërë që të zgjerohet asortimenti i prodhimeve. Kësisoj, me kushtet e qarkullimit të pagesave që i kryejnë bankat kuptohet sa vijon2 (neni 3 LQPV): hapja dhe mbajtja e llogarive të pjesëmarrësve, mbajtja e regjistrit të llogarive të pjesëmarrësve, pranimi dhe verifikimi i urdhërpagesave, përpunimi i të dhënave nga urdhërpagesat, kryerja e pagesave dhe pagimi i parave të gatshme, regjistrimi i transaksioneve monetare në llogaritë, dërgimi dhe pranimi i transaksioneve monetare në sistemet për llogaritjen e pagesave ndërbankare, evidentimi i radhës së pagesave dhe evidencat e tjera të përcaktuara, njoftimi i pjesëmarrësve – pronarëve të llogarive për gjendjen dhe ndryshimet në llogaritë e tyre, arkivimi dhe ruajtja e dokumentacionit me të dhënat për qarkullimin e pagesave.
1.2. Llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave Përcaktimi i kuptimit të llogarisë Sipas Ligjit mbi qarkullimin e pagesave në vend, bankat afariste janë organizata të autorizuara për hapjen e llogarive afariste subjekteve afariste për nevojat e qarkullimit të pagesave. Banka hap llogaritë e pjesëmarrësve me kërkesë e tyre, në bazë të marrëdhënies kontraktore ose në bazë të dispozitave nga rregulloret e caktuara që i nxjerrë banka. Me llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave kuptohen transaksionet nga llogaritë në të cilat evidentohen të hyrat monetare, shpenzimet monetare dhe saldoja. Llogaria nga e cila bëhet transaksioni mund të ketë saldon e kërkesës që nënkupton kërkesat e pjesëmarrësve nga banka (ardhja e parave) ose një saldo tjetër që nënkupton borxhet e pjesëmarrësve ndaj bankës (derdhja e parasë) në të cilën e kanë të hapur llogarinë. Llogaritë e subjekteve afariste për nga karakteri i vet mund të jenë xhirollogari dhe llogari rrjedhëse. Xhirollogaria është llogari transaksionesh që për nga saldoja e vet gjithmonë është aktive, gjë që do të thotë se pronari i saj mund të disponojë 2
Ligji mbi qarkullimin e pagesave në vend, NN numër 117/2001, neni 3. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
212
NDËRMARRËSIA
vetëm me kërkesa, përkatësisht me xhirollogari nuk mund të bie në minus, për dallim nga llogaria rrjedhëse në të cilën mund të tejkalohet kufiri i mbulesës nëpërmjet kredisë së kufizuar (lejuar). Sot ndërmarrësve u është mundësuar përdorimi i llogarisë rrjedhëse, përkatësisht mundësia e rënies në minus. Kjo shfrytëzohet në formë të kredisë së kufizuar sipas llogarisë rrjedhëse që është njëra prej kredive bankare më praktike afatshkurtra. Banka këtë ia lejon komitentit të vet deri në kufirin dhe afatin e përcaktuar me kontratë me një kompensim të caktuar. Ardhja dhe rrjedhja e tërësishme e parasë realizohet nëpërmjet llogarisë rrjedhëse gjë që bankës i mundëson përcjelljen e përhershme të afarizmit të komitentëve të vet. Komitenti paguan kamatën vetëm për pjesën e kredisë së shfrytëzuar.
Llojet e kredive Në bazë të kërkesës me shkrim të subjektit afarist banka mund t’i hapë këto lloje të llogarive afariste 3 (neni 1 paragrafi 1 i LQPV): llogarinë për veprimtarinë e rregullt, llogarinë e pjesës organizative, llogarinë e destinimeve të veçanta. Subjektet afariste duhet të hapin në banka së paku një llogari për veprimtarinë e vet, ngase janë të detyruar që financat t’i mbajnë në llogaritë dhe pagesat t’i bëjnë nëpërmjet llogarisë. Pjesëmarrësi mund të ketë në bankë vetëm një llogari për veprimtarinë e rregullt dhe më shumë llogari të tjera. Mirëpo, me ligj është bërë e mundur që pjesëmarrësit të kenë llogari të hapura për veprimtari të rregullt në disa banka (më së shumti në pesë sosh), sipas zgjedhjes së vet, nëse me ligj nuk është caktuar ndryshe. Llogaritë e pjesëve organizative të subjektit afarist dhe llogaritë për destinime të veçanta janë pjesë përbërëse e llogarisë për veprimtarinë e rregullt të subjektit afarist, nëse me ligj apo me dispozitë tjetër nuk është caktuar ndryshe, kurse banka i hap me kusht që subjekti afarist ta ketë të hapur në këtë bankë llogarinë për veprimtarinë e rregullt. Me qëllim që të sigurohet disiplina financiare, subjektet afariste mund të hapin llogari devizore vetëm në bankën në të cilën i kanë të hapura llogaritë në kuna për veprimtarinë e rregullt.
Nëse subjekti afarist ka më shumë se një llogari për veprimtarinë e rregullt, ai është i detyruar që ta caktojë llogarinë kryesore nëpërmjet së cilës do të realizohen pagesat: urdhërpagesa për obligimet ligjore dhe të hyrat publike, urdhri për arkëtimin e letrave me vlerë dhe të instrumenteve të sigurimit të pagesave, 3
Ligji mbi qarkullimin e pagesave në vend, NN numër 117/2001, neni 1 paragrafi 1. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
213
urdhri për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të dokumenteve të tjera përmbaruese dhe t’i evidentojë urdhërpagesat e papaguara.
Mënyra e bllokimit të llogarisë Të gjitha urdhërpagesat duhet të realizohen nga llogaria kryesore.
Banka nuk mund t’ia hapë llogarinë për veprimtarinë e rregullt subjektit afarist i cili në llogarinë kryesore ka të evidentuara detyrime të papërmbushura, përkatësisht urdhërpagesa të pakryera. Krijimi i llogarisë kryesore mundëson evidencën unike, disiplinën dhe pagesën e rregullt. Kjo do të thotë se në kushtet e afarizmit të një subjekti afarist nëpërmjet më shumë llogarive në disa organizata të autorizuara, për zbatimin e pagesave nga mjetet e të gjitha llogarive, duhet të sigurohet tërësia e mjeteve të tija. Organizata e autorizuar që e mbanë llogarinë për zbatimin e urdhërpagesave, ajo këtë e bën nga mjetet e të gjitha llogarive. Nëse në llogarinë e personit nga e cila duhet të bëhet pagesa nuk ka para të mjaftueshme, organizata e autorizuar do t’i merr mjetet nga llogaritë e tjera të paguesit që i ka në organizatën e autorizuar. Nëse edhe pas transfereve nga llogaritë e tjera nuk ka para të mjaftueshme, organizata e autorizuar e cila e zbaton procedurën e arkëtimit: ¾ ndryshon të dhënat për bllokimin e llogarisë së subjektit afarist në Regjistrin unik të llogarive të subjekteve afariste (i shënon të dhënat me të cilat llogaria bllokohet) ¾ me ndihmën e numrit amë të subjektit afarist (paguesit), nëpërmjet Regjistrit unik të llogarive, vërtetohet se a ka paguesi llogari të hapura në organizatat e tjera të autorizuara. Nëse konstatohet se ekzistojnë llogari të tilla, të gjitha organizatave të autorizuara në të cilat janë të hapura këto llogari u dërgohet kërkesa për bllokimin e tyre. Pas marrjes së kërkesës organizata tjetër bllokon llogaritë e tija, kështu që paguesit i pamundësohet kryerja e pagesave nga këto llogari derisa t’i plotësojë detyrimet e veta nga llogaria kryesore. Është me rëndësi të theksohet se paguesi e jep vet urdhrin për bartjen e mjeteve nga llogaritë e bllokuara që i mbajnë organizatat e tjera të autorizuara në llogarinë e tij me qëllim të zbatimit dhe evidentimit të urdhërpagesave të pakryera 4 (neni 30 paragrafi 3 i LQPV).
Konstruksioni i llogarisë në bankë BPK në bazë të Ligjit mbi Bankën Popullore të Kroacisë (NN nr. 36/2001) përcakton mënyrën e konstruksionit të llogarisë. 4
Ibid, neni 30 paragrafi 3. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
214
NDËRMARRËSIA
Llogaria që e hap banka përbëhet nga dy pjesë që janë reciprokisht të ndara: ¾ nga numri identifikues i institucionit depozitar (NIID) ¾ numri i llogarisë në bankë.
Numri identifikues i bankës
numri identifikues i bankës përbëhet nga shtatë shenja numerike, që bankës ia ka caktuar Banka Popullore e Kroacisë në pajtim me Vendimin për numrin identifikues të bankës.
Numri i llogarisë në bankë
përbëhet nga gjithsej dhjetë shenja numerike (n1, n2, n3, n4, n5. n6, n7, n8, n9, n10) nga të cilët pjesa e parë (n1, n2) nënkupton llojin e llogarisë dhe përbëhet nga dy shenja numerike, pjesa e dytë (n3 deri n9) përbën numrin rendor të llogarisë në bankë dhe përbëhet nga shtatë shenja numerike, pjesa e tretë (n10) është numri kontrollues dhe përbëhet nga një shenjë numerike.
Lloji i llogarisë përbëhet nga dy shenja numerike. Shenja e parë nënkupton pronarin e llogarisë (1= subjekti afarist, 3= qytetari), kurse shenja e dytë nënkupton të gjitha llogaritë (1= xhirollogaria, 2=llogaria rrjedhëse, 4=llogaria e pjesës organizative të pjesës afariste, 5= llogaria për destinime të veçanta).
Kushtet dhe mënyra e hapjes së llogarisë në bankë Banka ia hap llogarinë subjektit afarist me kërkesën e tij, në bazë të marrëdhënies kontraktore ose sipas dispozitave. Banka dhe subjekti afarist i rregullojnë me kontratë: llojet e llogarive, kushtet për hapjen e llogarive, mbajtjen e llogarive, mbylljen e llogarive. Kontratën e nënshkruajnë personat që janë të autorizuar për përfaqësimin e palëve kontraktuese, përkatësisht personat që ato i autorizojnë. Subjekti afarist i cili ka më shumë se një llogari për veprimtari të rregullt është i detyruar ta caktojë llogarinë kryesore.
Llogaria kryesore është llogaria për veprimtarinë e rregullt nga e cila zbatohen dhe në rast të mungesës së parave për zbatim evidentohen urdhërpagesat. Banka nuk mund t’ia hap llogarinë për veprimtari të rregullt subjektit afarist i cili në llogarinë kryesore ka urdhërpagesa të evidentuara si të pakryera. Së bashku me kërkesën për hapjen e llogarisë për veprimtari të rregullt subjekti afarist ia dërgon bankës edhe këtë dokumentacion: 1. Dëshminë për subjektin afarist e cila përmban: Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
215
vendimin për regjistrimin në regjistrin gjyqësor, përkatësisht në regjistrin e organit kompetent, nëse regjistrimi në regjistër është i ligjshëm, aktin e organit kompetent mbi themelimin, nëse subjekti afarist nuk regjistrohet në regjistër dhe nuk është themeluar në bazë të ligjit, ekstraktin nga ligji, nëse subjekti afarist është themeluar në bazë të ligjit. Njoftimin për kategorizimin sipas Klasifikimit kombëtar të veprimtarive të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS). Zejtari i dërgon këta formularë: RL-1 “Të dhënat mbi zejtarin” RL-2 “Të dhënat mbi repartin e ndarë” RL-3 “Të dhënat mbi veprimtarinë e zejtarit” që janë pjesë përbërëse e vendimit për regjistrim në regjistrin e zejtarëve. Listën e nënshkrimeve (kartonin e nënshkruar) të personave të autorizuar për mbajtjen e parave në llogari dhe vulën me të cilën do të vërtetohen urdhërpagesat në formularët e qarkullimit të pagesave. Për pagesat në mediumet magnetike dhe në mënyrë elektronike, banka dhe subjekti afarist përcaktojnë reciprokisht mënyrën e nënshkrimit të urdhërpagesave. Deklaratën me shkrim se a caktohet apo nuk caktohet si llogari kryesore llogaria që kërkohet të hapet. Së bashku me kërkesën për hapjen e llogarisë së pjesës organizative subjekti afarist ia dërgon bankës edhe dokumentet nga pika 1. 2. 3, kurse për hapjen e llogarisë për destinime të veçanta subjekti juridik ia dërgon bankës dokumentin nën pikën 3. Banka mund të kërkojë, për nevojat e veta, që t’i dërgohen edhe dokumente të tjera. Banka është e detyruar që lidhur me hapjen e llogarisë për veprimtarinë e rregullt të subjektit afarist ta lajmërojë menjëherë bankën në të cilën gjendet llogaria kryesore e subjektit afarist. Subjekti afarist është i detyruar që për çdo ndryshim të të dhënave, që janë në pajtim me Vendimin mbi përmbajtjen e regjistrit të llogarive të subjekteve afariste në bankë të regjistruara në regjistrin e llogarive në bankë, ta lajmërojë me shkrim bankën në të cilën e ka të hapur llogarinë më së voni brenda afatit prej tetë ditësh nga dita e ndryshimit dhe në lidhje me këtë ta paraqes dokumentacionin përkatës. Secila bankë i përcakton rregullat e veprimtarisë me llogari, mbajtjen e llogarive, mënyrën e hapjes dhe të mbylljes së llogarive etj. Para mbylljes së llogarisë për veprimtari të rregullt të subjektit afarist duhet të mbyllen të gjitha llogaritë e pjesëve të tij organizative dhe llogaritë e tij për destinime të veçanta të hapura në atë bankë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
216
NDËRMARRËSIA
Llogaria e subjektit afarist për veprimtarinë e rregullt në ngarkesë të të cilit evidentohen urdhërpagesat nuk mund të mbyllet nëse subjekti afarist nuk e ka të hapur llogarinë për veprimtari të rregullt në bankën tjetër, përkatësisht mbyllet nëse urdhërpagesat e pakryera evidentohen në ngarkesë të llogarisë tjetër që është caktuar si llogari kryesore.
1.3. Pagesat në sistemin e qarkullimit të pagesave në vend Me Ligjin mbi qarkullimin e pagesave brenda vendit janë definuar format dhe mënyrat e pagesave ndërmjet pjesëmarrësve në qarkullimin e pagesave. Këtu para së gjithash mendohet në: ¾ pagesat pa para të gatshme ¾ pagesat me para të gatshme ¾ pagesat llogaritare Pagesat pa para të gatshme nënkuptojnë kalimin e parave nga llogaria e paguesit në llogari të marrësit. Kjo është e ashtuquajtura formë “xhirale” e pagesës sipas së cilës njëkohësisht ngarkohen dhe lejohen pozicionet e llogarive afariste të pjesëmarrësve. Kjo formë e pagesës është më racionale dhe varësisht nga pjesëmarrja e saj në pagesat totale mund të bëhet fjalë për cilësinë e ekonomive të caktuara. Pagesat nga llogaritë bëhen në atë mënyrë që paguesi e jep urdhërpagesën nga llogaria e vet e në favor të llogarisë së marrësit. Përjashtimisht, urdhërpagesën në favor të llogarisë së marrësit, e në ngarkesë të llogarisë së paguesit mund ta japin: kreditorët – marrësit e parasë, në bazë të arkëtimit të letrave me vlerë të maturuara dhe të instrumenteve për sigurimin e pagesave të maturuara, organet e autorizuara, në bazë të autorizimeve ligjore, banka në të cilën është hapur llogaria e paguesit në bazë të vendimeve gjyqësore dhe të dokumenteve të tjera përmbaruese, si dhe në bazë të autorizimeve ligjore. Pjesëmarrësi në sistemin e qarkullimit të pagesave mund të kryejë pagesa interbankare dhe ndërbankare. Pagesat interbankës janë ato pagesa që bëhen në llogaritë e paguesit, përkatësisht në llogaritë e marrësit, në të njëjtën bankë, kurse pagesat ndërbankare janë ato pagesa në rastet kur llogaritë e paguesit dhe të marrësit janë në organizata, përkatësisht banka të ndryshme të autorizuara. PAGESA ME PARA TË GATSHME nënkupton dorëzimin e drejtpërdrejtë të parasë së gatshme ndërmjet pjesëmarrësve në qarkullimin e pagesave, dorëzimin e parasë së gatshme në llogari dhe pagimin e parasë së gatshme nga llogaria.
Pagesa me para të gatshme është forma më e shtrenjtë e pagesës ngase bartë rrezikun që paratë të humbin ose të vidhen, si dhe për shkak të shpenzimeve të sigurimit. Subjekti afarist mund t’ia paguajë subjektit tjetër afarist paratë e gatshme: Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
217
për blerjen e prodhimeve dhe për shërbime deri në shumën prej 5 000,00 kn për një llogari, për furnizimin me para të gatshme të këmbyesve të autorizuar të parave, për këmbimet në bazë të vendimit të veçantë të guvernatorit të BPK. Pagesa me para të gatshme zakonisht lidhet me veprimtarinë e arkës. Kështu, paraja e gatshme mund të del nga disa situata siç janë pazari ditor i shitores, si dhe paratë e gatshme të tërhequra nga xhirollogaria me çek dhe e paguar në arkë.
Kufizimi i pakushtëzuar i pagesës me para të gatshme ekziston në kushtet kur llogaria është e bllokuar kështu që pagesa me para të gatshme nuk mund të kryhet sipas asnjë baze, por e tërë paraja e pranuar nga pazari i ditës etj., duhet po atë ditë ose më së voni ditën vijuese të punës të paguhet në llogarinë vetjake kryesore në bankë. Duke pasur parasysh faktin se në ekonominë kroate një numër i madh i transaksioneve kryhet me para të gatshme, kjo formë e pagesës është rregulluar me akte të shumta ligjore dhe nënligjore (me Ligjin mbi qarkullimin e pagesave,
me Vendimin për kushtet dhe mënyrën e pagesave me para të gatshme, me Ligjin dhe Rregulloren për tatimin mbi të ardhurat). Së këndejmi, në tabelën vijuese janë dhënë të gjitha mundësitë lidhur me përdorimin e parave të gatshme ndërmjet pjesëmarrësve në qarkullimin e pagesave. 5 Mënyra e pagesës Me para të gatshme
I. Dorëzimi i drejtpërdrejtë i parave të gatshme II. Pagesa e parasë së gatshme në xhirollogari III. Pagesa e parasë së gatshme nga xhirollogaria
Kreditori Personi juridik
PO (deri 5.000,00 kn për një llogari)
Personi fizik me veprimtari të regjistruar JO (neni 47 i Ligjit për tat. mbi të ardhurat)
PO (deri 5.000,00 kn për një llogari)
PO (deri 5.000,00 kn për një llogari)
PO (deri 5.000,00 kn për një llogari)
JO (neni 47 i Ligjit për tat. mbi të ardhurat)
Personi fizik - qytetari
PO (neni 64 f.2 i Rreg. për tatimin mbi të ardhurat) PO
PO (neni 64 p.2 i Rreg. për tatimin mbi të ardhurat)
Sipas Ligjit për tatimin mbi të ardhurat është përcaktuar se organet e administratës shtetërore dhe të vetëqeverisjes, organet gjyqësore, si dhe organet e tjera shtetërore dhe ndërmarrësit mund t’ua bëjnë pagesat me para të gatshme tatimpaguesve të tatimit mbi të ardhurat vetëm në xhirollogarinë e tyre në bankë.
5
Idžijotić, I. Plaćanje gotovim novcem u zemlji, RIF nr. 11/03, faqe 25. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
218
NDËRMARRËSIA
Personat fizikë që ushtrojnë veprimtari të pavarur nuk ua paguajnë të ardhurat në para të gatshme personave të tjerë fizikë (zejtari – zejtarit), por vetëm nëpërmjet xhirollogarisë në bankë. Pagesë kompensuese konsiderohet përmbushja e detyrimeve dhe kërkesave ndërsjella të pjesëmarrësve, përkatësisht ndërmjet subjekteve afariste, pa përdorimin e parasë.
Subjekti afarist nuk mund ta bëjë pagesën nëse në llogarinë e veprimtarisë së rregullt ka të evidentuara detyrime të maturuara. Në Republikën e Kroacisë, për shkak të jolikuiditetit të përgjithshëm, kjo formë e pagesës është më e shpeshtë, prandaj edhe është rregulluar me Ligjin mbi marrëdhëniet e detyrimeve. Me Ligjin e ri mbi qarkullimin e pagesave nuk është përfshirë dispozita për evidentimin e detyrueshëm të pagesave kompensuese nëpërmjet xhirollogarisë. Kësisoj, subjekteve afariste u është mundësuar që të rregullojnë vetë se a do ta evidentojnë apo jo në llogari këtë formë të pagesës. Për këtë formë të pagesave do të bëhet fjalë më vonë.
2. PAGESAT KOMPENSUESE Pagesat kompensuese janë definuar si mënyrë e përmbushjes së detyrimeve monetare pa përdorimin e parasë së gatshme. Qëllimi kryesor i të gjitha pagesave kompensuese është që me një aktivitet të zgjidhen më shumë marrëdhënie juridike detyruese. Te shumica e pagesave kompensuese (përveç kur kemi të bëjmë me kompensimet me ç’rast mbyllet rrethi i marrëdhënieve debitore – kreditore), njëri person është vetëm kreditor, kurse tjetri debitor, ndërkaq të tjerët (nëse janë më shumë) janë pjesëmarrësit në marrëdhëniet reciproke debitor – kreditor. Pagesat kompensuese gjithmonë kryhen deri në lartësinë e detyrimit, përkatësisht të kërkesës më të vogël. Me Ligjin mbi marrëdhëniet e detyrimeve janë definuar lloje të ndryshme të pagesave kompensuese si vijon: ¾ ¾ ¾ ¾
kompensimi, cedimi, asignacioni, marrja përsipër e borxhit.
Kompensimi Kompensimi (barazimi) është forma më e shpeshtë, më efikase dhe më e lirë e pagesave llogaritare në të cilën llogaritet kërkesa kundrejt kërkesës dhe borxhi kundrejt borxhit. Realizohet në bazë të deklaratës mbi kompensimin në të cilën specifikohen llogaritë që mbyllen reciprokisht. Është definuar me Ligjin mbi marrëdhëniet e detyrimeve (LMD) nenet 336-343. Për realizimin e kompensimit duhet të plotësohen këto kushte: Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
219
kërkesat duhet të jenë reciproke, përkatësisht ato duhet të ekzistojnë ndërmjet personave të njëjtë, kërkesat sipas llojit duhet të jenë të kompensueshme, që mund të jenë vetëm kërkesat me emër në para ose sendet e tjera të zëvendësueshme të të njëjtit lloj dhe cilësi, kërkesat duhet të jenë të maturuara. Për nga numri i pjesëmarrësve dallojmë: ¾ ¾ ¾
kompensimin e njëanshëm (ligjor), kompensimin e dyanshëm (të kontraktuar), kompensimin e shumanshëm (multilateral).
Kompensimi i njëanshëm
nuk është kurrfarë lloji i veçantë i kompensimit. Këtu paraqiten dy pjesëmarrës të cilët njëkohësisht janë debitor dhe kreditor kundrejt njëri tjetrit. Ajo që këtë kompensim e dallon nga të tjerat është fakti se në rast të pamundësisë së komunikimit me partnerin mund t’i referohemi nenit 337 paragrafi 2 të LMD dhe thjesht të bëjmë kompensimin pa konfirmimin e palës tjetër. Me këtë rast gjithsesi duhet t’i referohemi edhe Deklaratës mbi kompensimin, përkatësisht se kompensimi është kryer sipas ligjit.
Kompensimi i dyanshëm
realizohet vullnetarisht me kontratën ndërmjet dy palëve të interesuara për shuarjen e detyrimeve të tyre reciproke të maturuara. Nëse në evidencën kontabël dallon saldoja e detyrimeve të tyre të maturuara, kompensimi duhet të kryhet gjithmonë për shumën më të ulët.
Janë të paligjshme kompensimet në vlera më të larta dhe për kërkesat e pamaturuara. Kompensimi i shumëfishtë ose multilateral (zinxhiror)
dallohet nga ai i dyanshëm vetëm për nga numri i pjesëmarrësve në kompensim. Fjala është për kompensimin me kontratë ndërmjet dy pjesëmarrësve. Secili pjesëmarrës në këtë veprim duhet njëkohësisht të jetë debitor dhe kreditor, kurse rrethi i kërkesave dhe detyrimeve duhet të përmbyllet.
Cedimi Cedimi është një lloj i pagesave kompensuese me anën e të cilit kreditori i vjetër – cedenti ia kalon kërkesën e vet nga debitori – cesusi në kreditorin – cesionarin e ri. Cedimi realizohet me lidhjen e një kontrate të dyanshme joformale mbi cedimin ndërmjet cedentit dhe sesionarit. Pëlqimi i cesusit nuk është i nevojshëm (nuk është palë kontraktuese), por cedenti është i detyruar ta njoftojë që ta ketë me dije se ndaj kujt duhet ta përmbushë detyrimin e vet. Për cesusin në parim është krejt një se ndaj kujt do ta përmbushë detyrimin, ngase pozita e tij nuk ndryshon. Te cedimi është thelbësorë pëlqimi i cesionarit, ngase për te nuk është krejt një se kush është debitori i ri sa i përket sigurisë së pagesës. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
220
NDËRMARRËSIA
Objekt i kontratës mbi cedimin, sipas rregullit, mund të jenë të gjitha kërkesat (të maturuara, të pamaturuara dhe kërkesat e ardhshme). Llojet e cedimit duke pasur parasysh numrin e pjesëmarrësve. 6 Cedimi i njëanshëm
është kalimi i njëanshëm i detyrimit nga kreditori i vjetër në kreditorin e ri.
Cedimi suksesiv
është kalimi i shumëfishtë i kërkesave.
Sipas bazës së krijimit, cedimet i ndajmë në: Me kontratë
që lindë me lidhjen e vullnetshme të kontratës ndërmjet pjesëmarrësve.
Ligjor
që lindë nëse ndonjë kërkesë është e siguruar me garancinë e personit tjetër të garantuesit, kështu që garantuesi ia paguan borxhin kreditorit në vend që t’ia paguajë debitorit.
Gjyqësor
për shembull në procedurën përmbaruese, kur gjykata për arkëtimin e kërkesës së kërkuesit të përmbarimit e cakton përmbarimin në kërkesën e përmbaruesit.
Asignacioni Asignacioni është një lloj i pagesës kompensuese e cila bëhet në bazë të deklaratës së njërit person – asignantit, me të cilën ai e autorizon personin tjetër – asignatin, që në favor të tij t’ia kryejë një veprim personit të tretë (më së shpeshti fjala është për pagesën e parave) asignatorit, kurse këtë e autorizon që veprimin e kryer ta pranojë në emrin e tij (LMD nenet 1020-1034). Asignacioni është veprim juridik i njëanshëm dhe joformal ngase krijohet me deklaratën e njëanshme të asignantit në formë të kontratës. Që kontrata mbi asignacionin të jetë e vlefshme, duhet ta nënshkruajnë të tri palët, të cilat paraprakisht mund të jenë, por jo pa tjetër, në marrëdhënie juridike detyruese. Me asignacion krijohen tri marrëdhënie juridike: 1. marrëdhënia ndërmjet asignantit dhe asignatit, 2. marrëdhënia e asignantit dhe asignatarit, 3. marrëdhënia ndërmjet asignatit dhe asignatarit. Ndërmjet asignantit dhe asignatit kryesisht tanimë ekziston marrëdhënia debitore – kreditore në të cilën asignati është debitor i asignantit dhe mbi këtë bazë e pranon udhëzimin për pagesë, por vetëm deri në shumën e borxhit të tij. Andaj, kjo marrëdhënie quhet edhe marrëdhënie e mbulesës ngase asignanti ka (ose do të ketë) mbulesë në kërkesën e asignatit. Detyrimi i asignatit shuhet në çastin kur e kryen udhëzimin, përkatësisht kur asignatarit ia paguan borxhin. Ndërmjet asignantit dhe asignatarit po ashtu, mund të ekzistojë marrëdhënia debitore – kreditore, në të cilën asignatari është kreditor i asignantit dhe kjo 6
Grup autorësh, Načini plaćanja i instrumenti osiguranja plaćanja, RIF, Zagreb, 2000, faqe 104. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
221
marrëdhënie quhet marrëdhënie valutore. Për vlefshmërinë e asignacionit është thelbësor pëlqimi i asignatarit, ngase për të nuk është krejt një se cili është debitori i ri sa i përket zotësisë për pagimin e borxhit, andaj nuk është i detyruar ta nënshkruajë këtë deklaratë. Nëse asignatari e ka pranuar udhëzimin e debitorit të vet (asignantit) për përmbushjen e detyrimit të tij, ky detyrim shuhet në çastin kur asignati e ka kryer udhëzimin, përkatësisht e ka kryer detyrimin ndaj kreditorit. Ndërmjet asignatit dhe asignatarit lindë një marrëdhënie e re detyruese (pavarësisht nga marrëdhënia paraprake në asignacion) kur asignati deklaron se e pranon udhëzimin, kurse asignatari në këtë rast e fiton të drejtën të kërkojë përmbushjen e detyrimit nga asignati. Nëse këta tre persona janë në marrëdhënie të caktuara juridike detyruese (asignati i ka borxh asignantit, kurse asignatari kërkon nga asignanti), detyrimet e përmendura përmbushen me asignacion. Edhe pse efektet financiare të cedimit dhe asignacionit janë të njëjta (edhe regjistrimet bëhen në të njëjtat konto), sepse me një veprim zgjidhen disa marrëdhënie debitore – kreditore, këto dy institute dallohen ngase: 7 për efektet juridike të cedimit nuk është i nevojshëm pëlqimi i debitorit (cesusit), kurse për asignacion është i domosdoshëm pëlqimi i asignatit, koha e paraqitjes së pasojave juridike për subjektet që marrin pjesë në cedim dhe asignacion është e ndryshme; te cedimi cesionari ka kërkesa nga cesusi në çastin kur e lidhë kontratën me cedentin, kurse te asignacioni detyrimet ndaj palëve mund të krijohen në periudha të ndryshme, kërkesa nga kontrata mbi cedimin parashkruhet brenda tri vjetësh, kurse kontrata mbi asignacionin (për shkak të marrëdhënieve të reja të krijuara ndërmjet asignatit dhe asignatarit) mund të parashkruhet brenda afatit prej një viti, debitori (cedenti) do t’i përgjigjet kreditorit (cesionarit) për pagimin e kërkesës vetëm nëse kjo është theksuar në kontratë, ndërkaq kur bëhet fjalë për asignacionin, debitori (asignanti) gjithmonë do të përgjigjet për pagesën e kërkesave ndaj kreditorit (asignatarit), te asignacioni debitori (asignati) është në pozitë më të pavolitshme se debitori (cesusi) te cedimi, ngase asignatit nuk i takon e drejta që të kundërshtojë veprimin themelor ( që është abstrakt sepse është rezultat i udhëzimit, kurse nuk lidhet me ndonjë kontratë të shitblerjes) kurse, kur është fjala për cedimin, cesusi ka të drejtë ta kundërshtojë cesionarin (ashtu siç ka pasur të drejtë edhe ndaj cedentit); me asignacion nuk barten sigurimet e pagesave nga asignanti në asignatarin, kurse kjo ndodh te cedimi (cedenti ia kalon të gjitha të drejtat cesionarit).
Marrja përsipër e borxhit 7
Šimunec, N., Asignacija, RIF, nr.6/2001, Zagreb, 2001, faqe 18 e 19. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
222
NDËRMARRËSIA
Marrja përsipër e borxhit nënkupton kompensimin e pagesave në formë të kontratës së dyanshme joformale në të cilën ai që merr përsipër borxhin e merr përsipër borxhin e debitorit nga marrëdhënia ekzistuese detyruese dhe ai në këtë mënyrë bëhet debitor në vend të debitorit të mëhershëm. Në këtë mënyrë debitori i mëhershëm lirohet nga borxhi dhe pushon të jetë subjekt i marrëdhënies detyruese, kurse detyrimi mbetet i njëjtë. Për këtë kontratë është i nevojshëm pëlqimi i kreditorit sepse për të nuk është krejt një se cili është debitori i ri, andaj themi se kjo kontratë është e kushtëzuar ngase vlefshmëria e saj varet nga pëlqimi i kreditorit. Nëse kreditori nuk pajtohet me marrëveshjen ndërmjet debitorit dhe atij që e merr përsipër borxhin si debitor i ri, ky veprim nuk ka kurrfarë efektesh juridike ndaj kreditorit. Nëse borxhi i mëhershëm është mbuluar, përkatësisht është siguruar me pengun që e ka lënë debitori i mëhershëm, pengu edhe më tutje mbetet në fuqi. Mirëpo, nëse pengun e ka dhënë personi tjetër, e drejta e pengut në këtë rast pushon përveç në rast se për marrjen përsipër të borxhit pajtohet edhe penglënësi. Kjo kontratë lidhet më së shpeshti ngase debitori ka ndonjë kërkesë ndaj marrësit përsipër të borxhit, kështu që ai që e merr përsipër borxhin e përmbushë detyrimin ndaj debitorit. Dallimi ndërmjet kësaj kontrate dhe kontratës mbi cedimin qëndron në faktin se me cedim bëhet ndryshimi në anën e kreditorit, kurse këtu kemi të bëjmë me ndryshimin në anën e debitorit.
3. INSTRUMENTET PËR SIGURIMIN E PAGESËS Kambiali Kambiali dhe puna me kambiale janë definuar me Ligjin mbi kambialin (NN 47/94) 8. Andaj themi se kambiali është një letër rreptësishtë formale me vlerë për një shumë të caktuar parash, elementet, kalimi dhe realizimi i së cilës janë rregulluar me dispozitat e së drejtës mbi veprimtarinë me kambiale. Së këndejmi, për të realizuar një veprimtari me kambial duhet ta njohim Ligjin mbi kambialin. Kambiali emetohet në blanketë të kambialit të përcaktuar. Funksioni i kambialit shikohet nga tri aspekte:
Funksioni
Përshkrimi
Mjeti kreditues
ekziston me vet emetimin dhe caktimin e maturimit të tij
Mjeti për sigurimin e pagesës
kreditori përpiqet që ta sigurojë mallin e shitur
Mjeti i pagesës
kambiali dorëzohet për arkëtim me qëllim të realizimit të derdhjes
8
Ligji mbi kambialin, NN nr. 74/94. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
223
së parasë në xhirollogarinë e kreditorit.
Në kambial paraqiten së paku tre persona: Trasanti
emetuesi i kambialit
Trasati
debitori kryesor nga kambiali i cili bëhet i tillë vetëm pasi ta pranojë – akseptojë me nënshkrimin e vet në kambial.
Reminenti
kreditori.
Përveç tyre në kambial mund të paraqiten edhe avalisti (dorëzani i cili garanton për tërë shumën ose për një pjesë të saj), indosanti (ai i cili e cedon kambialin) indosatari (të cilit i është kaluar kambiali) etj. Për kambialin janë thelbësore edhe disa klauzola që shënohen në të siç janë: Pa protestim, pa shpenzime
gjë që nënkupton se, nëse kambialit i është refuzuar aksepti, apo nëse kambiali nuk është paguar, poseduesi i kambialit lirohet nga protestimi te notari publik dhe në këtë mënyrë automatikisht fitohet e drejta në regres nga të gjithë debitorët në kambial.
Rekta klauzola
me të cilën ndalohet kalimi i kambialit me anën e indosamentit.
Llojet e kambialit Në bazë të Ligjit mbi kambialin (NN nr. 74/94)9 dallojmë dy lloje themelore të kambialit: ¾
kambiali i xhiruar (trasuar),
¾
kambiali vetjak i xhiruar (trasuar).
Kambiali i xhiruar
është ai kambial për të cilin emetuesi (trasanti) e thërret debitorin kryesor (trasatin) që shumën e shënuar në kambial t’ia kryejë ditën e faturimit kreditorit (reminentit). Te veprimtaria me këtë kambial që të tre pjesëmarrësit janë të ndryshëm, andaj më së shpeshti ndodhë që trasanti është kreditor i trasatit, por njëkohësisht edhe debitor i reminentit.
Kambiali vetjak i xhiruar
është kambiali në të cilin trasanti dhe trasati janë i njëjti person, përkatësisht vet emetuesi i kambialit është njëkohësisht edhe debitori kryesor sipas kambialit dhe ai detyrohet që pas maturimit të kërkesës t’ia paguajë reminentit shumën e shënuar në kambial. Në praktikë është më e shpeshta kjo formë e kambialit.
Përveç këtyre dy llojeve të themelore të kambialit hasim edhe forma të tjera të kambialit siç janë kambiali blanko (i bardhë), kambiali sipas urdhrit vetjak, kambiali vetjak, kambiali i xhiruar etj. Kambiali blanko
9
në çastin e emetimit nuk përmbanë të gjitha elementet e përcaktuara. Me fjalë të tjera, ky kambial nuk është i plotësuar me të dhënat për vendin e emetimit, datën e maturimit, shumën dhe emrin e reminentit etj. Për këtë arsye është karakteristike se së
Ligji mbi kambialin, NN nr. 74/94. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
224
NDËRMARRËSIA bashku me këtë kambial lëshohet edhe një fletë e kambialit në të cilën shënohen veç e veç të gjitha këto të dhëna të nevojshme. Mirëpo, para paraqitjes së kambialit për arkëtim, të gjitha këto të dhëna duhet të shënohen në kambial, në të kundërtën nuk do të mund të arkëtohet. Ajo që është me rëndësi me rastin e marrjes së një kambiali të tillë është fakti se është i vërtetuar nga emetuesi (trasanti) dhe i pranuar (akseptuar) nga trasati si debitor kryesor nga kambiali. Kambiali blanko më së shpeshti emetohet në formën e kambialit vetjak të xhiruar. Ky lloj i kambialit më së shpeshti përdoret si mjet për sigurimin e pagesës, ngase në fillim të afarizmit ende nuk janë të njohura të gjitha elementet që duhet të shënohen në kambial.
Kambiali sipas urdhrit vetjak
është kambial i xhiruar, kurse trasanti dhe reminenti janë i njëjti person, por që trasanti veten e shënon si shfrytëzues dhe në tekstin e kambialit e shënon në vend të reminentit sipas urdhrit vetjak (tonë).
Kambiali vetjak
mund të emetohet edhe në letër të zakonshme ku trasanti shënohet si emetues dhe kur nënshkrimi i trasatit më nuk është i nevojshëm, ngase emetuesi detyrohet pa kusht të paguaj shumën e shënuar në kambial.
Kambiali i xhiruar
është ai kambial në të cilin në çastin e emetimit vihen nënshkrimet e dorëzanëve të fshehur. Në praktikë më së shpeshti është i pranishëm kambiali blanko i xhiruar që shërben si mjet për sigurimin e kredisë nëpërmjet personave fizikë, me ç’rast banka kërkon nga debitori që t’ia dorëzojë kambialin e tillë që e kanë xhiruar një ose më shumë persona fizikë ose juridikë.
Veprimet me kambial në praktikë Kambialin mund ta emetojë çdo person juridik dhe fizik me zotësi të plotë afariste. Personi fizik nënshkruan me dorën e vet kambialin, kështu që në të shënohet adresa dhe JMBG me qëllim të identifikimit më të lehtë dhe zbatimit më të sigurt të veprimeve në bazë të kambialit. Për personin juridik kambialin e nënshkruan përfaqësuesi i tij ligjor. Këta persona nuk do të duhej të përziheshin me personat që janë të autorizuar t’i disponojnë paratë e ndërmarrjes dhe ata nuk mund ta nënshkruajnë kambialin. Kambialin për zejtarin mund ta nënshkruaj pronari i firmës zejtare ose i autorizuari i ti.
Çka mund të bëjë ndërmarrësi me kambialin e pranuar? Ndërmarrësi mundë t’i kryej këto veprime: posa të maturohet mund ta arkëtojë, të përmbushë borxhin e vet me anën e indosimit (kalimit) të kambialit në kreditorin e vet, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
225
ta eskontojë (shes) para se ai të maturohet, përkatësisht të arrijë për pagesë. Në kambial mund të vihen lloje të ndryshme të maturimit (në të parë, për kohë të caktuar në të parë, për kohë të caktuar nga dita e lëshimit dhe për ditën e caktuar). Mirëpo, thelbësore është se kambiali duhet të dërgohet për arkëtim disa ditë para datës së maturimit të tij në mënyrë që t’i realizojmë të gjitha të drejtat që dalin prej tij. Kambiali i paraqitet për arkëtim (së bashku me formularin e qarkullimit të pagesave HUB-1 dhe shkresën përcjellëse) bankës afariste në të cilën debitori (trasati) e ka të hapur llogarinë. Dërgohet me vërtetimin e bankës që e ka pranuar kambialin ose me letër rekomande.
Nëse në llogarinë e debitorit nuk ka (ose nuk ka sa duhet) para, kambiali nuk hynë në procedurën e pagesës (nuk bllokohet llogaria) dhe i kthehet poseduesit të saj (reminentit, kreditorit që e ka paraqitur për arkëtim). Kësisoj, kambiali nuk është një instrument i sigurt i pagesës ngase arkëtimi në këto raste nuk mund të realizohet. Arkëtimi gjyqësor mund të bëhet në këtë mënyrë: me propozimin që i dërgohet gjykatës tregtare për përmbarim nga paraja ekzistuese, me propozimin që i dërgohet gjykatës tregtare për përmbarim nga pasuria e paluajtshme, në procedurën kontestimore me anën e padisë mandatore. Kambiali përveç paraqitjes për arkëtim mund edhe të indosohet, përkatësisht eminenti ia kalon kërkesën sipas kambialit kreditorit të vet dhe në këtë mënyrë e përmbushë detyrimin e vet ndaj tij. Poseduesi i ri i kambialit mund t’ia kalojë më tutje këtë kambial kreditorit të vet dhe zinxhiri i indosamentit vazhdon deri sa ka kambiali të maturohet. Me rastin e kalimit të kambialit me indosament, kreditorit të ri i dorëzohet kambiali me vërtetimin për kalimin e kambialit në të cilin janë shënuar të dhënat për indosantin, indosatarin, shkakun e kalimit të kambialit si dhe të gjitha elementet e kambialit. Indosimi i kambialit mund të ndalohet me vënien e rekta klauzolës (por jo sipas urdhrit) kështu që çdo kambial mund të kalohet vetëm me anën e cedimit. Së fundi, kambiali mund të eskontohet, përkatësisht të shitet para maturimit të tij. Kështu, remitenti (ose indosatari i fundit) mund t’i realizojë paratë shumë më thjesht dhe më shpejt, por me një kompensim të caktuar. Ky kompensim nënkupton normën e eskontit sipas së cilës llogaritet vlera nominale e kambialit. Vlera e kambialit me eskont është vlera që do ta merr subjekti afarist. Kambialet mund t’i eksontojnë (blejnë):
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
226
NDËRMARRËSIA bankat (dhe me këtë rast në kamatën e diskontit nuk llogaritet TVSH, ngase bankat janë të liruara për shërbimet e veta nga llogaritja e TVSH-ës), ndërmarrësit (të cilëve në kamatën e diskontit u llogaritet TVSH-ja dhe u jepet fatura R-1).
Vetë akti i eskontimit, përkatësisht i blerjes bëhet sikur edhe me rastin e indosimit të kambialit. Në shpinën e kambialit eskontist është vetë indosanti dhe ai ia shet kambialin indosatarit (bankës ose ndërmarrësit).
Fletëdebia Fletëdebia është dokument me shkrim të cilin e lëshon debitori, me vërtetimin publik të nënshkrimit të vet me të cilin jep pëlqimin që për arkëtimin e kërkesës së kreditorit të konfiskohen të gjitha llogaritë e tij që i ka te personat juridikë që kryejnë punët e qarkullimit të pagesave, që paratë nga këto llogari të derdhen drejtpërdrejt në llogarinë e kreditorit, sipas mënyrës së përcaktuar me këtë deklaratë.10 Fletëdebia ka disa karakteristika që janë me rëndësi për përdorimin praktik: është veprim i njëanshëm juridik sepse lind me shprehjen e vullnetit të debitorit, është veprim formal juridik sepse lëshohet në formën e shkruar, debitori duhet pa tjetër ta vërtetojë publikisht nënshkrimin e vet te noteri publik, para se gjithash është instrument i sigurimit të pagesave.
Fletëdebia është mjet i sigurimit të pagesave dhe i arkëtimit të dhunshëm ekskluzivisht të pagesave në para. Meqë ajo është një aktvendim i formës së prerë për përmbarim, nuk ekziston asnjë mjet juridik për kundërshtimin e saj para gjykatës. Fletëdebia ka dokumentet e veta përmbaruese në para dhe në rast se arkëtimi nga të gjitha llogaritë e debitorit nuk do të jetë i suksesshëm, ky dokument shërben si bazë për fillimin e procedurës gjyqësore përmbaruese në sendet e tjera (sendet e paluajtshme, të luajtshme etj.).
Fletëdebia për realizimin e së cilës nga llogaria bankare nuk ka para të mjaftueshme do të mbahet në radhën për pagesë (do ta bllokojë llogarinë) derisa këtë e dëshiron kreditori, përkatësisht do të arkëtohet atëherë kur në llogarinë e debitorit do të ketë para. Me fjalë të tjera fletëdebia e bllokon llogarinë kryesore të debitorit, e pastaj edhe të gjitha llogaritë e tjera të debitorit që i ka të hapura në bankat afariste. Me rastin e bllokimit të llogarisë është me rëndësi të dihet se i sati është me radhë kreditori (dërguesi i fletëdebisë) në listën për pagesë, ngase nëse para kreditorit gjenden shumë të tjerë që presin arkëtimin, më mirë do të ishte që të përpiqet që arkëtimin ta bëjë nëpërmjet gjykatës. 10
Ligji mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi përmbarimin, neni 183, paragrafi 1. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
227
Llojet e fletëdebisë Ekzistojnë dy lloje të fletëdebisë: fletëdebia e zakonshme, fletëdebia blanko. Ekzistojnë disa karakteristika themelore në bazë të të cilave dallohen këto dy lloje të fletëdebive siç janë: fletëdebinë e zakonshme mund ta lëshojë çdo person fizik ose juridik me zotësi afariste, kurse fletëdebinë blanko mund ta lëshojnë vetëm subjektet afariste që e kanë statusin e tregtarit (sipas Ligjit mbi shoqëritë tregtare këto janë shoqëria tregtare, tregtari si individ dhe zejtari), fletëdebia blanko mund të lëshohet ekskluzivisht vetëm në blanketën e parashikuar, nuk është patjetër e nevojshme që në fletëdebinë blanko të jetë i shënuar kreditori dhe shuma e kërkesës, ndërkaq në fletëdebinë e zakonshme me rastin e lëshimit të saj duhet të shënohen të gjitha elementet, fletëdebia blanko mund të lëshohet vetëm deri në shumën e parashikuar (maksimalisht 1 milion kuna), kurse për fletëdebinë e zakonshme nuk ekzistojnë kufizime lidhur me shumat e veçanta, në fletëdebinë e zakonshme mund të vihet klauzola valutore, përkatësisht ajo mund të lëshohet edhe në valutë të jashtme (por që përdoret formulimi kundërvlera në kuna sipas kursit të shitjes në ditën e pagesë) kurse në fletëdebinë blanko nuk mund të shënohet valuta tjetër, por kjo mund të theksohet veçanërisht në kontratë (ose në shkresën përcjellëse me rastin e arkëtimit), në feltëdebinë e zakonshme mund të shënohet edhe baza juridike e kërkesës (p.sh. kontrata në bazë të së cilës ka lindur kërkesa), kurse kërkesa në fletëdebinë blanko është abstrakte (nuk e përmban vendin për shënimin e veprimit themelor) dhe ekzistimi i saj konfirmohet me deklaratën përkatëse në fund të fletëdebisë gjë që kërkesën nga fletëdebia e bënë të pavarur nga puna, përkatësisht nga veprimi kryesor. Si fletëdebia e zakonshme ashtu edhe ajo e rëndomtë barten në të njëjtën mënyrë, përkatësisht me dokumentin në të cilin nënshkrimi i bartësit është i vërtetuar te noteri publik. Që pala tjetër të mund t’i realizojë të drejtat nga kalimi i fletëdebisë, ajo duhet të dorëzohet edhe fizikisht.
4. QARKULLIMI NDËRKOMBËTAR I PAGESAVE Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave përfshin sistemin e pagesave ndërmjet rezidentëve të vendeve të ndryshme. E karakterizojnë sistemet e ndryshme valutore, doganore dhe juridike, me ç’rast një valutë shndërrohet në tjetrën, pastaj cilësia e ndryshme e mjeteve, instrumentet e ndryshme që aplikohen, organizatat e ndryshme të qarkullimit të pagesave dhe një pasiguri më e madhe në krahasim me qarkullimin vendor të pagesave. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
228
NDËRMARRËSIA
Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave është rregulluar me akte të shumta ligjore dhe nënligjore. Me këtë rast duhet përmendur sidomos Ligjin e ri mbi veprimtarinë valutore (NN nr. 96/03) i cili ka hyrë në fuqi më 18.6.2003 (kanë pushuar të vlejnë: Ligji mbi bazat e sistemit valutor, veprimtarisë valutore dhe qarkullimit të arrit si dhe Ligji mbi punët kredituese me botën e jashtme) dhe vendimi mbi kushtet dhe mënyrën e kryerjes së qarkullimit të pagesave me botën e jashtme (NN nr. 146/03) që aplikohet nga 1.1.2005). Ndër dispozitat e përgjithshme më të rëndësishme të Ligjit të ri duhet përmendur se: qarkullimin e pagesave me botën e jashtme e kryejnë bankat që e kanë lejen e BPK dhe HBOR, rezidentët e kryejnë qarkullimin e pagesave në botën e jashtme nëpërmjet bankave, për Republikën e Kroacisë qarkullimin e pagesave mund ta kryejë BPK, pagesat dhe bartjet e përmendura si punë vijuese në nenin 8 të Ligjit, janë të lira përveç nëse zbatohen masat mbrojtëse në pajtim me nenin 47 të Ligjit, pikësynimi vihet në punët kapitale në pajtim me direktivat e UE. Me Ligjin e ri, po ashtu, rregullohen: 11 punët ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve në mjetet e huaja të pagesës dhe në kuna, afarizmi ndërmjet rezidentëve në mjetet e huaja të pagesës, kalimet e njëanshme të pasurisë nga/në RK që nuk kanë karakteristikat e punës së kryer ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve, kontraktimi i punëve vijuese dhe kapitale dhe realizimi i tyre nëpërmjet pagesave, arkëtimeve dhe kalimeve. Dy janë llojet themelore të punëve që kryhen me botën e jashtme: ¾
punët kapitale,
¾
punët vijuese.
Punët me botën e jashtme
Përshkrimi
Punët kapitale
janë bartja e njëanshme e pasurisë me qëllim të bartjes së kapitalit dhe këtu më së shpeshti përfshihen: investimet e drejtpërdrejta, investimet në pasuri të paluajtshme, punët me letra me vlerë në tregun e parasë dhe kapitalit, punët kredituese, punët e depozitimit dhe punët lidhur me sigurimet.
Punët vijuese
destinim kryesor i të cilave nuk është bartja e kapitalit por në rend të parë maturimi i pagesave në bazë të tregtisë me mallra, shërbime, pagimi i kamatave, bartja nga baza e transfertave të punëtorëve, pensionet, pensionet invalidore dhe marrjet e tjera sociale.
11
Ligji mbi veprimtarinë revizore, NN nr. 96/03. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave
229
Instrumentet e qarkullimit ndërkombëtar të pagesave Siç u tha më sipër, me qarkullimin ndërkombëtar të pagesave nënkuptojmë të gjitha pagesat dhe arkëtimet mbi bazën e eksportit e të importit të mallrave dhe shërbimeve si dhe për punët e tjera ndërmjet personave vendorë dhe të jashtëm. Arkëtimet dhe pagesat për punët me botën e jashtme bëhen në bazë të arsyeve reale për pagesë varësisht nga lloji i instrumenteve të pagesave: Instrumentet e pagesës
Urdhri
Transferta
urdhri 14
Akreditimi dokumentar
urdhri 15
Çeku
çeku bankar i realizuar në bankën e autorizuar
Paraja e jashtme efektive
Me rastin e qarkullimit të pagesave në botën e jashtme është tejet e rëndësishme që urdhërpagesa të jetë e rregullt. Urdhërpagesë e rregullt është ajo që është bërë në mënyrën e përcaktuar të cilin e plotëson dhe e vërteton personi i autorizuar, urdhërdhënësi, të cilit i bashkëngjiten dokumentet përkatëse në bazë të të cilave dëshmohet baza dhe detyrimi për pagesë, dhe për të cilën është dhënë mbulesa në valutën në të cilën duhet të paguhet. Urdhërpagesë e rregullt është ajo që përmban: emrin e bankës që e paraqet urdhërpagesën, emrin e bankës që e pranon urdhërpagesën, numrin e referencës, datën, shenjën dhe shumën e valutës, emrin e urdhërdhënësit, emrin dhe numrin e llogarisë së shfrytëzuesit të fundit, informatat lidhur me mbulesën, √ informatat e tjera shtesë. Lidhur me arkëtimin nga bota e jashtme banka e autorizuar e informon shfrytëzuesin me anën e Urdhërpagesës 10 dhe me Raportin mbi arkëtimin nga bota e jashtme. Shfrytëzuesi i arkëtimit duhet t’ia dërgojë bankës orarin e derdhjes së devizave të njëjtën ditë të punës ose më së voni ditën e ardhshme të punës. Po ashtu, duhet pasur parasysh edhe faktin se kur shuma e arkëtuar tejkalon kundërvlerën prej 200,000,00 kn, urdhërpagesa e bankës së jashtme duhet t’i përmbajë të dhënat për emrin e urdhërdhënësit, në të kundërtën nuk do të zbatohet.
Urdhërpagesën 10 e plotëson banka dhe ajo nuk e është përcaktuar, por duhet t’i përmbajë së paku këto elemente: numrin dhe datën e Urdhërpagesës 10, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
230
NDËRMARRËSIA
shenjen dhe shumën e valutës së huaj, emrin, selinë, MB dhe xhirollogarinë valutore të shfrytëzuesit të bankës dhe emrin e bankës. Mënyra më e shpeshtë e pagesave në botën e jashtme bëhet me anën e
Urdhërpagesës 14 – Urdhrit për transfertat në botën e jashtme, i cili, i plotësuar sipas rregullit dhe me mbulesë (në llogarinë valutore ose me blerjen e valutave në tregun valutor) i dërgohet drejtpërdrejt ose me postë bankës së autorizuar që ta zbatojë. Mënyra më e sigurt e pagesave ndaj botës së jashtme është me anën e 15 – Urdhërpagesës për hapjen e akreditivave. Mbulesa për pagesë i paguhet bankës brenda afatit të përcaktuar me marrëveshje, e më së voni para se pagesa t’i bëhet bankës së jashtme. Me rastin e pagesës akreditivit të bankës i paraqitet Raporti 15a – raporti mbi pagesat nga akreditivi.
Urdhërpagesës
Akreditivi dokumentar ndërkombëtar Akreditivi dokumentar është një instrument vendor i pagesave, por praktikisht dhe juridikisht është sanksionuar dhe përgjithësisht i pranuar si instrumenti më i përhapur për pagesat ndërkombëtare. Akreditiv dokumentar është çdo marrëveshje sipas së cilës banka (banka akreditive) në pajtim me instruksionet e komitentit (urdhërdhënësit, importuesit): ia paguan personit të tretë (shfrytëzuesit), ose sipas urdhrit të tij ia paguan ose ia aksepton kambialin e marrë nga shfrytëzuesi, autorizon bankën tjetër që t’i paguajë kambialet, të akseptojë ose negociojë dhe t’i dorëzojë dokumentet kontraktuese në pajtim me dispozitat dhe kushtet e akreditivit. Numri i pjesëmarrësve në punën akredituese varet nga bashkëpunimi i deriatëhershëm afarist dhe nga besimi e boniteti i klientit, ndërkaq personat më të shpeshtë në këtë punë janë: Pjesëmarrësit në punën akredituese
Përshkrimi
Urdhërdhënësi
është rregullisht blerësi – importuesi i cili e hap akreditivin pranë bankës së vet afariste.
Banka akredituese
hap akreditivin dokumentar me kërkesën e urdhërdhënësit e në favor të shfrytëzuesit të akreditivit
Shfrytëzuesi
është zakonisht shitësi – eksportuesi që me prezantimin e dokumenteve të caktuara dhe me plotësimin e kushteve të tjera fiton të drejtën e arkëtimit
Banka për avalim
njofton shfrytëzuesin se i është hapur akreditivi dhe ia dërgon njoftimin lidhur me kushtet
Banka konfirmuese
merr përsipër detyrimin e fortë për pagimin e akreditivit ndaj shfrytëzuesit
Llojet e akreditivave Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
IX. Qarkullivmi I Pagesave Llojet
231
Përshkrimi
Nostro-shkuese
importuesit vendor e hapin në favor të shitësve-eksportuesve të jashtëm
Loro – ardhëse
importuesi i jashtëm e hap në favor të eksportuesit vendor
Të parevokueshme dhe të revokueshme
nëse në akreditiv nuk është shënuar se cili është akreditivi konsiderohet se është revokim
Të konfirmuar dhe të pakonfirmuar
nga akreditivi i konfirmuar banka merr përsipër përgjegjësinë dhe detyrimin solidar që e ka banka akredituese
Të kalueshme dhe të pakalueshme
kalimi bëhet në shfrytëzuesit e tjerë sipas dispozitave në akreditivin origjinal
Të rendomtë dhe rotativ
i rëndosmti është i lidhur me punën e njëhershme, kurse ai rotativ përtëritet derisa të mos arrihet shuma maksimale
Me të parë dhe me termine
me të parë është i arkëtueshëm posa të prezantohen dokumentet, kurse me terminë duhet pritur të kalojë një kohë e caktuar.
Punët kompensuese me botën e jashtme Nëse personi vendor ka detyrime të evidentuara por të papërmbushura në llogari, nuk mund të kryhen punët kompensuese me botën e jashtme. Në botën e jashtme mund të kryhen punë kompensuese siç janë kompensimi, asignacioni, cedimi, marrja përsipër e borxhit etj. Për disa prej punëve duhet të merret leja nga BPK, kurse për disa prej tyre kjo leje nuk është e nevojshme. Punët juridike që kanë të bëjnë me cedimin, asignacionin dhe marrjen përsipër të borxhit në veprimtarinë me botën e jashtme ku marrin pjesë dy persona të jashtëm dhe një vendor, me ç’rast cesusi i kërkesës dhe asignanti, përkatësisht debitori dhe marrësi përsipër i borxhit janë persona të jashtëm, kryhen pa lejen e BPK. Nëse cesusi i kërkesës dhe asignanti janë persona të jashtëm, kurse pjesëmarrësit janë dy persona vendor, kërkesën për leje e paraqet personi juridik vendor, përkatësisht asignatari. Kërkesën për lejimin e cedimit dhe të asignacionit në punët me botën e jashtme ia paraqet BPK personi juridik vendor – sesusi i kërkesës, përkatësisht asignanti. Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë të paraqes: kopjen e kontratës së kompensimit, numrin amë të eksportuesit – importuesit, numrin dhe datën e kontratës nga libri i kontrollit, emrin e blerësit – shitësit, numrin dhe datën e faturës JCD, vlerën e procedurës e kompensimit dhe taksën e paguar administrative, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
232
NDËRMARRËSIA
Nëse cedohet përkatësisht bartet kërkesa e krijuar në bazë të punës kredituese me botën e jashtme, përkatësisht nuk merret përsipër borxhi në bazë të punës kredituese me botën e jashtme, është i detyrueshëm regjistrimi në BPK.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
10 TATIMI DHE DHËNIET E TJERA TË NDËRMARRËSIT
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: LIGJI I PËRGJITHSHËM MBI TATIMET LLOJET E TATIMEVE DOGANAT KONTRIBUTET TAKSAT POLICIA FINANCIARE
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
235
1. VËREJTJET HYRËSE Globalizimi gjithnjë e më i pranishëm, përkatësisht lidhshmëria me ekonomi të ndryshme kombëtare kushtëzon nevojën për zhvillimin dhe harmonizimin e sistemeve tatimore. Republika e Kroacisë gjatë dhjetë viteve të fundit zbatoi procedurën e përshtatjes së sistemit tatimor me ndryshimin rrënjësor të sistemit të vet politik dhe socio-ekonomik, përkatësisht me ndryshimet në ekonomi dhe shoqëri. Njëkohësisht, me procesin e zhvillimit të ekonomisë së tregut e përshtati gradualisht sistemin e vet tatimor me sistemet e vendeve me ekonomi të zhvilluar të tregut. Me mbledhjen e tatimit shteti vepron në mënyrë të dyfishtë: para së gjithash, siguron të hyrat për vete që janë të nevojshme për mbrojtjen, sigurimin e rendit të brendshëm juridik, si dhe për detyrimet dhe masat e tjera të parashikuara me Kushtetutë dhe ligje, duke ndikuar njëkohësisht në realizimin e objektivave ekonomike. Tërësia e masave tatimore që aplikohen në një vend nënkuptojnë sistemin tatimor. Me rastin e aplikimit të tatimit duhet të kihet parasysh që ai të jetë i drejtë, përkatësisht të bëhet një shpërndarje e barabartë e barrës tatimore në të gjithë tatimpaguesit varësisht nga fuqia ekonomike, fitimi, gjendja bashkëshortore, anëtarët që i mbanë familja etj. Këto parime janë përfshirë edhe në Kushtetutën e Kroacisë. Me nenin 51 të Kushtetutës së Republikës së Kroacisë është përcaktuar që secili person është i detyruar të merr pjesë në mbulimin e shpenzimeve publike në pajtim me mundësitë e veta ekonomike. Sistemi tatimor bazohet në parimet e barazisë dhe të drejtësisë. Mbi këto parime kushtetuese bazohen edhe ligjet tatimore siç janë: Ligji i përgjithshëm mbi tatimet, Ligji për tatimin mbi të ardhurat, Ligji për tatimin mbi fitimin dhe ligjet e tjera që e rregullojnë këtë sferë. Është me rëndësi që sistemin tatimor ta njohin të gjithë qytetarët, e veçmas ndërmarrësit. Në vazhdim po japim karakteristikat themelore të tatimit dhe të sistemit tatimor, jo vetëm ato që janë të lidhura me pagesën e tatimit, por edhe ato karakteristika që shpjegojnë mënyrën e shfrytëzimit të nxitjeve dhe lehtësirave të ndryshme për tatimpaguesit. Është e qartë se të kuptuarit e sistemit tatimor mundëson një zhvillim më të shpejtë dhe ndërmarrjen e veprimtarive ekonomike.
2. LIGJI I PËRGJITHSHËM MBI TATIMIN Ligji i përgjithshëm mbi tatimin (LPT) nga njëra anë rregullon tatimet dhe dhëniet e tjera publike që janë të rëndësishme për çdo njeri e kësisoj edhe për ndërmarrësin, e nga ana tjetër aplikimin dhe mbledhjen e tyre, me çka ndikohet Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
236
NDËRMARRËSIA
në interesat më të rëndësishme të atyre që i mbledhin (shteti, zhupanitë, qytetet, komunat). Kjo do të thotë se Ligji i përgjithshëm mbi tatimin është një instrument juridik me të cilën rregullohen karakteristikat thelbësore të marrëdhënieve tatimore – juridike. Me Ligjin e përgjithshëm mbi tatimin janë përcaktuar dhëniet publike. Dhëniet publike përcaktohen me ligj dhe me vendimin e organit përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes rajonale dhe të organit të njësive të vetëqeverisjes lokale mbi bazën e ligjit si vijon: Tatimet
janë dhënie në para dhe të hyrat e bilancit me të cilat mbulohen shpenzimet publike.
Doganat
janë tatime që paguhen me rastin e importit në Republikën e Kroacisë, përkatësisht të eksportit nga RK.
Taksat
janë dhënie në para që paguhen për veprimin e caktuar ose për përdorimin e të mirave publike.
Kontributet
janë dhënie në para që paguhen për përdorimin e shërbimeve të caktuara ose për realizimin e të drejtave (kontributi për sigurimin pensional dhe sigurimin shëndetësor).
Në procedurën e tatuimit organi tatimor është i detyruar që në bazë të ligjit t’i përcaktojë të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhëniet tatimore – juridike, duke respektuar faktet që shkojnë në favor të tatimpaguesit. Së këndejmi, organi tatimor është i detyruar t’i paralajmërojë pjesëmarrësit në procedurën tatimore – juridike për të drejtat dhe detyrimet e tyre në këtë procedurë. Personat zyrtarë, ekspertët dhe personat e tjerë kanë për detyrë ta ruajnë sekretin tatimor si vijon: faktet që i kanë mësuar në procedurën tatimore, shpikjet, recetat etj. shenjat identifikuese dhe të dhënat për tatimpaguesin. Për përcaktimin e detyrimit tatimor të subjektit të caktuar nuk është qenësore forma e tij juridike ose pozita, duke pasur parasysh veprimtarinë nga e cila dalin detyrimet tatimore, por efektet ekonomike që arrihen nga kjo veprimtari. Së këndejmi ai që ka realizuar të hyra, të ardhura, fitim ose ndonjë vlerë tjetër të çmueshme, është i detyruar ta paguajë tatimin.
2.1. Kuptimet themelore Për të kuptuar më mirë përmbajtjet që janë të lidhura me tatimin dhe sistemin tatimor në vazhdim do t’i shpjegojmë nocionet themelore. Organi tatimor
është organ i administratës shtetërore, organ i njësive të vetëqeverisjes rajonale ose organ i njësive të administratës lokale në kompetencën e të cilit janë punët lidhur me përcaktimin e arkëtimit të tatimit dhe të dhënieve të tjera publike, si dhe mbikëqyrja.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
237
Tatimpaguesi
është personi i cili në bazë të akteve normative (ligjeve dhe dispozitave të tjera juridike) është i detyruar të paguajë tatimin. Në pajtim me LT tatimpagues është secili person i caktuar me ligjin që i rregullon llojet e caktuara të tatimit. Tatimpaguesi ndryshe quhet edhe borxhli i tatimit.
Zotësia tatimore
është një nocion i cili nënkupton mundësinë e tatimpaguesit që ta paguajë tatimin (ndryshe quhet edhe aftësi ose kapacitet tatimor). Zotësia tatimore është një nocion më i ngushtë nga fuqia ekonomike e tatimpaguesit.
Baza tatimore
është baza për llogaritjen e tatimit. Baza tatimore shprehet në njësi adekuate matëse dhe shërben si bazë për llogaritjen e tatimit. Baza mund të jetë e krijuar (tatuimi në bazë të të dhënave) ose paushale.
Norma tatimore
janë pjesë të bazës tatimore të shprehura në përqindje ose promilë që duhet t’i ndajmë për të paguar tatimin. Norma tatimore mund të jenë progresive, e kjo do të thotë se sipas shumave të rritura rriten edhe normat ose degresive, tatuimi i kundërt. Ekzistojnë edhe normat regresive që do të thotë se baza rritet, kurse norma tatimore zvogëlohet.
Ndërmarrësi
sipas këtij ligji është çdo person juridik ose fizik, ose personat e bashkuar që e ushtrojnë veprimtarinë ekonomike në mënyrë të pavarur dhe të përhershme për realizimin e të hyrave, të ardhurave, fitimit ose të dobive të tjera ekonomike të vlerësueshme.
Të hyrat bilancore
janë të hyrat tatimore dhe të hyrat e tjera të krijuara me ligje e dispozita të tjera, ndërkaq në bazë të ligjit janë të përcaktuara si të detyrueshme, pastaj të hyrat nga shitja e pasurisë jofinanciare, dhe të hyrat e tjera për të cilat nuk ekziston detyrimi ligjor për dhënie.
I detyruar bilancor
është çdo person që si i tillë është përcaktuar me ligjin me të cilin përcaktohen llojet e caktuara të të hyrave bilancore, ose personi fizik apo juridik i cili me lidhjen e kontratës ka marrë përsipër detyrime sipas bilancit.
Mbikëqyrja financiare
nënkupton procedurën e mbikëqyrjes së ligjshmërisë, rregullshmërisë dhe zbatimit me kohë të ligjeve me të cilat janë përcaktuar llojet e të hyrave bilancore dhe mbikëqyrja e përmbushjes së detyrimeve kontraktore sipas bilancit.
I autorizuari
është personi i cili e përfaqëson tatimpaguesin në bazë të autorizimit të dhënë. Në bazë të autorizimit mund t’i kryejë të gjitha veprimet në procedurën tatimore.
Ndihmësi
është personi i cili paraqitet nën kujdesin e tatimpaguesit dhe e ndihmon me këshilla.
Këshilltari tatimor
është personi i cili realizon këshillime në bazë të Ligjit mbi këshillat tatimore, për të cilin do të bëhet më tepër fjalë në kuadër të procedurës tatimore.
Marrëdhënia tatimore – juridike
është marrëdhënie ndërmjet organit tatimor dhe tatimpaguesit e cila përfshin të drejtat dhe detyrimet e tyre në procedurën
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
238
NDËRMARRËSIA tatimore.
Marrëdhënia tatimore – debitore
është pjesë e marrëdhënies tatimore – juridike në të cilën pjesëmarrësit e marrëdhëniet tatimore – debitore i realizojnë të drejtat dhe detyrimet e veta.
Përfaqësuesi sipas detyrës zyrtare
e emëron organi tatimor në rast se adresa e tatimpaguesit është e panjohur, kur tatimpaguesi refuzon ose i shmanget pranimit të akteve tatimore etj.
2.2. Marrëdhënia tatimore – debitore Pjesëmarrës të marrëdhënies tatimore – debitore janë organi tatimor, debitori tatimor dhe garantuesi tatimor. Në këtë marrëdhënie organi tatimor ka të drejtë të arkëtojë: tatimin, kamatat dhe gjobat, veprimet monetare në bazë të përgjegjësisë nga garancia tatimore. Të drejtat mbi bazën e marrëdhëniet tatimore – debitore shuhen me pagimin, kompensimin, shlyerjen në pajtim me ligj ose me parashkrim. Vlen të theksohet se, nëse lidhur me parashkrimin nuk janë përcaktuar afatet, për këtë zbatohet Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve. Po ashtu, duhet dalluar parashkrimin relativ që lind pas skadimit të vitit të tretë prej rrjedhjes së parashkrimit, dhe parashkrimin absolut, i cili lind pas gjashtë muajsh nga dita kur ka filluar të rrjedh parashkrimi. Në pajtim me marrëdhëniet tatimore – debitore të parashikuar me LPT, tatimpaguesit i takon e drejta në kthimin e tatimit që është paguar pa bazë juridike dhe në kamatën për këtë shumë. Me rastin e përcaktimit të detyrimit tatimor është me rëndësi edhe vendbanimi i tatimpaguesit. Në pajtim me Ligjin mbi vendbanimin e përhershëm dhe vendqëndrimin (NN 53/91; 26/93 dhe 11/00), vendbanimi i përhershëm ose vendqëndrimi është vendi në të cilin jeton qytetari. Kjo do të thotë se tatimpaguesi e ka vendbanimin në vendin ku e ka banesën në pronësi ose në posedim pandërprerë së paku 183 ditë brenda një ose dy viteve kalendarike. Vendqëndrimi i zakonshëm në vështrim të LPT është vendi i tatimpaguesit për të cilin mund të konkludohet se ai në të qëndron përkohësisht, përkatësisht qëndron më pak se 183 ditë. Krahas caktimit të vendit, me ligj është përcaktuar se çka konsiderohet si seli e ndërmarrësit. Për personin juridik selia është vendi i regjistruar në regjistrin gjyqësor ose në ndonjë regjistër tjetër. Mirëpo, nëse ndërmarrësi pjesën më të madhe të veprimtarisë së vet e ushtron jashtë selisë së regjistruar në regjistër, në këtë rast seli konsiderohet vendi në të cilin ndërmarrësi e ushtron pjesën më të madhe të aktivitetit të vet afarist. Në në kuadër të veprimtarisë së vet ndërmarrësit shpeshherë kanë edhe njësi të veta afariste. Njësi afariste konsiderohen veçmas shoqatat, përfaqësitë, punëtoritë, platformat e lëvizshme etj. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
239
Për përcaktimin e detyrimeve tatimore, ndërmarrësit janë të detyruar t’i mbajnë librat dhe evidencat afariste në pajtim me ligjet dhe dispozitat e tjera. Mbajtja e rregullt, e përditësuar dhe e saktë e librave afariste është njëra prej elementeve thelbësore për përcaktimin e detyrimeve tatimore dhe të marrëdhënieve të mira me organin tatimor. Së këndejmi, librat afariste duhet të ruhen në lokalet e punës te i autorizuari, në shërbimin e kontabilitetit ose në banesën e tatimpaguesit. Librat afariste duhet të ruhen deri në parashkrimin absolut, ndërkaq disa prej librave afariste duhet të ruhen sipas dispozitave të veçanta. Evidencat për qarkullimin ditor të parave të gatshme ruhen tre vjet. Tatimpaguesi është i detyruar t’ia paraqes deklaratën tatimore organit tatimor brenda afateve të përcaktuara me Ligjin mbi të ardhurat, e kjo është dita e fundit e muajit shkurt të vitit vijues për vitin e ardhshëm, kurse për fitimin fundi i muajit prill të vitit vijues për vitin e shkuar. Deklarata tatimore paraqitet në formularin e përcaktuar, kurse në raste të jashtëzakonshme mund të bëhet edhe me gojë (personi me shikim të dobët, personi që nuk di shkrim-lexim ose invalidi). Deklarata gojore shënohet në procesverbalin e personit zyrtar të organit tatimor. Në bazë të deklaratës tatimore dhe të fakteve të tjera organi tatimor do ta lëshojë vendimin për caktimin e tatimit në bazë të procedurës tatimore. Punët lidhur me përcaktimin dhe arkëtimin e tatimit i kryen Ministria e Financave të Republikës së Kroacisë, nëpërmjet organizatave të administratës (Drejtoria tatimore, Drejtoria Doganore dhe Policia Financiare). Nëse organi tatimor nuk mund ta përcaktojë detyrimin tatimor në bazë të librave dhe evidencave afariste, ai do ta bëjë vlerësimin e bazës tatimore. Baza tatimore do të vlerësohet për rastin kur tatimpaguesi nuk mbanë librat dhe evidencat afariste, nuk jep faturat e përcaktuara, nuk i mbanë me rregull dhe të përditësuara librat afariste, nëse tatimpaguesi e pengon procedurën tatimore ose nuk bashkëpunon. Nëse tatimpaguesi nuk i paguan me kohë detyrimet e veta, organi tatimor mund të fillojë përmbarimin. Procedura përmbaruese nënkupton arkëtimin e detyrueshëm të tatimit nga ana e organit tatimor. Nëse organi tatimor nuk është në gjendje që në procedurën përmbaruese ta arkëtojë borxhin, mund ta shlyejë në pajtim me ligjin (LPT). Me ligj po ashtu është përcaktuar mënyra e mbrojtjes së të drejtave të tatimpaguesve, si dhe mjetet juridike (ankesa) kundër akteve tatimore. Nëse tatimpaguesi nuk vepron në pajtim me dispozitat tatimore do të bëj kundërvajtje tatimore për të cilën është paraparë dënimi prej 500,00 kuna deri 200,000,00 kuna. Nëse kundërvajtjet tatimore përsëriten, përveç gjobës mund të shqiptohet edhe masa mbrojtëse e ndalimit të përkohshëm të veprimtarisë.
2.3. Këshilltari tatimor Këshilltari tatimor jep ndihmën profesionale për çështjet tatimore, ndihmon në plotësimin e deklaratave tatimore dhe mund ta përfaqësojë tatimpaguesin
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
240
NDËRMARRËSIA
para organeve tatimore. Për këto arsye, këshilltari tatimor është i detyruar që të sigurohet nga përgjegjësia te ndonjëra prej shoqërive të sigurimeve. Këshilltari tatimor duhet t’u përmbahet parimeve të ligjshmërisë, ndërgjegjshmërisë dhe profesionalitetit, si dhe kodit të etikës të këshilltarëve tatimorë. Në të kundërtën, tatimpaguesi mund t’i parashtrojë ankesë Odës. Për kryerjen e punëve rreth këshillimeve tatimore tatimpaguesi dhe këshilltari tatimor janë të detyruar ta lidhin kontratën me shkrim në të cilën përveç tarifës dhe mënyrës së punës do të përcaktohen edhe detyrimet lidhur me dhënien e këshillave që kanë të bëjnë me tatimin. Me Ligjin mbi këshilltarët tatimor është rregulluar veprimtaria e këshilltarëve tatimorë, si profesion i pavarur, si dhe autorizimet dhe përgjegjësitë e tyre. Tatimpaguesve u mundësohet që me shërbimet e këshilltarëve tatimorë t’i zbatojnë drejt dispozitat tatimore, t’i dorëzojnë deklaratat e rregullta tatimore dhe së fundi, që tatimpaguesit t’i shfrytëzojnë zgjidhjet ligjore që u mundësojnë pagimin e një shumë më të vogël të tatimit. Në mënyrë që këshilltari tatimor të mund t’i kryejë këto punë, ai duhet ta jep provimin për këshilltar tatimor dhe nga Oda e Këshilltarëve Tatimorë të merr lejen e punës. Sot janë të shumtë kontabilistët dhe juristët që ofrojnë këshilla tatimore, por këta këshilltarë nuk përgjigjen për lëshimet, përkatësisht dëmet eventuale që do të mund t’i pësonte tatimpaguesi.
3. LLOJET E TATIMIT Sistemi tatimor nënkupton të gjitha format e të hyrave publike që i ka përcaktuar shteti. Shteti bashkëkohor, për t’i mbuluar shpenzimet e veta, përcakton lloje të ndryshme të të hyrave ndër të cilat më të rëndësishmet janë tatimet. Tatimet janë të pranishme në sistemet e të hyrave publike dhe datojnë që nga shtetet më të hershme. Tatimet janë shprehje e kohës dhe e hapësirës së caktuar në të cilën janë aplikuar, ndërkaq kanë qenë dhe kanë mbetur shprehje e politikës së caktuar, ngase veprojnë në marrëdhëniet e caktuara. Tatimpaguesit duke e kryer detyrimin e vet tatimor e zvogëlojnë fuqinë e vet blerëse, përkatësisht ekonomike, dhe në këtë mënyrë e zvogëlojnë mundësinë e pjesëmarrjes në shkëmbimin e të mirave dhe në procesin e riprodhimit. Me këtë rast duhet dalluar nocionet SISTEMI TATIMOR NGA POLITIKA TATIMORE. Me SISTEMIN TATIMOR kuptojmë strukturën instrumentale, kurse POLITIKA TATIMORE nënkupton variacionin e instrumenteve me qëllim të realizimit të objektivave. Teoria financiare bashkëkohore me nocionin e tatimit ka ndërlidhur karakteristikat themelore të tatimeve pa të cilat ato nuk do të konsideroheshin tatime: Karakteristikat e tatimit Pagesa e detyruar e tatimit
Përshkrimi nënkupton se tatimpaguesi duhet ta përmbushë detyrimin e vet ligjor. Nëse nuk e përmbushë u nënshtrohet sanksioneve të
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
241
caktuara. Derivatet e tatimit
nënkupton se tatimet janë të hyra të shtetit që ai i realizon në bazë të sovranitetit tatimor. Shteti disponon mjetet me të cilat financon detyrimet nga kompetenca e vet.
Moskthimi i tatimit
nënkupton se tatimi njëherë i paguar nuk i kthehet tatimpaguesit. Tatimi i arkëtuar bëhet pronë e shtetit dhe shfrytëzohet për destinimet dhe shfrytëzuesit në pajtim me detyrimet. Moskthimi i tatimit nuk ka të bëjë me institutin e kthimit të tatimit.
Heqja dorë nga shpërblimi i drejtpërdrejtë
do të thotë se tatimi nuk paguhet për ndonjë kundërshërbim konkret shtetëror për kryerjen e një shërbimi të caktuar, e kjo nuk do të thotë se tatimpaguesi nuk ka dobi të përgjithshme nga pagimi i tatimit. Për shembull, sistemi arsimor, sistemi shëndetësor, mbrojtja etj., janë dobi e përgjithshme për të gjithë tatimpaguesit.
Jodestinimi i tatimit
është karakteristikë e tatimit që e dallon nga të hyrat që mblidhen sipas destinimit saktësisht të përcaktuar.
Plotësimi i interesit publik
do të thotë se tatimi i mbledhur shfrytëzohet për plotësimin e interesave publike, e jo të interesave private të individëve të caktuar.
Forma monetare e tatimit
është, kryesisht, ose e vetmja formë në të cilën mblidhen tatimet. Në shtetet bashkëkohore tatimet nuk mblidhen në formë natyrale.
Ekzistojnë disa lloje të tatimeve. Me aplikimin e llojit të caktuar të tatimit do të arrihen edhe efekte të ndryshme. Ekzistojnë disa kritere për ndarjen e tatimeve. Varësisht nga kriteret kemi këto tatime: Tatimet
Përshkrimi
Direkte
janë tatimet që paguhet para së të shpenzohet pasuria, të hyrat ose të ardhurat, siç janë tatimi mbi të ardhurat dhe fitimin, kontributet dhe tatimi mbi pasurinë e paluajtshme.
Indirekte
tatimi paguhet gjatë harxhimit të pasurisë, të të hyrave ose gjatë realizimit të të ardhurave, për mbledhjen e prodhimeve të ndryshme ose shfrytëzimin e shërbimeve; së bashku me çmimin e prodhimit. Në Republikën e Kroacisë këto janë tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi në qarkullim, shpenzime et.
Të subjekteve
janë tatimet me të cilat me rastin e tatuimit ngarkesa tatimore përcaktohet ashtu që përveç bazës tatimore merren parasysh edhe disa veçori të tjera, siç janë mosha, numri i anëtarëve të familjes dhe gjendja bashkëshortore.
Të objekteve
janë tatimet për të cilat, me rastin e përcaktimit të ngarkesës tatimore merret parasysh vetëm objekti konkret, e jo edhe personi si tatimpagues.
Sintetik
është tatimi për të cilin merret parasysh fuqia totale tatimore e tatimpaguesit dhe veçoritë e tij personale.
Analitik
është tatimi për të cilin merren parasysh të hyrat, përkatësisht
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
242
NDËRMARRËSIA të ardhurat dhe sendet e caktuara pasurore.
Reparticipues
është atëherë kur shteti paraprakisht e cakton se çfarë shume të tatimit duhet të mbledhur në sferën e caktuar. Me këtë rast detyrimi tatimor për tatimpaguesit e caktuar përcaktohet përpjesëtimisht (sipas çelësit).
Sipas kuotave
është tatimi te i cili tatimpaguesi e di saktësisht se çfarë shume duhet të paguajë në emër të tatimit. Për shembull, për të ardhurat e realizuara me rastin e aplikimit të normës tatimore e dimë saktësisht shumën që duhet ta paguajmë në emër të tatimit.
I funduar
është tatimi i cili arkëtohet nga burimet e përhershme (pasuria, thesari, pasuria e lënë me testament etj.).
I pafunduar
që arkëtohet nga të hyrat nga burimet e të hyrave që nuk janë të përhershme dhe që u nënshtrohen ndryshimeve të shpeshta dhe të konsiderueshme.
Kadastrale
më së shpeshti janë tatimet në bujqësi, kurse si burim i të dhënave për tatuim shërbejnë librat kadastrale.
Tariforë
arkëtohen sipas regjistrimit zyrtarë të sendeve të tatuara dhe të normave tatimore, që quhen tarifë. Për shembull, dogana e mbledh tatimin në bazë të tarifës doganore.
Të përgjithshme
janë tatimet për të cilat apriori nuk është përcaktuar destinimi i shpenzimit të tyre.
Të destinuara
janë tatimet që arkëtohen për destinimin e përcaktuar paraprakisht dhe saktësisht për të cilin do të shpenzohet.
Të rregullta
janë tatimet që mblidhen në intervale të rregullta dhe shërbejnë për shpenzime të rregullta.
Të jashtëzakonshme
janë tatimet që mblidhen kohë pas kohe.
Të paragjykuara
janë tatimet që përcaktohen në bazë të presupozimeve se tatimpaguesi do të mund të realizonte shumën e të hyrave të caktuara.
Faktik
është detyrimi tatimor pagimi e të cilit përcaktohet në bazë të të hyrave reale dhe të realizuara, përkatësisht në bazë të fakteve që vërtet janë paraqitur.
Tatimet sipas vlerës
janë ato që me rastin e tatuimit merret vlera e objektit tatimor (pasurisë).
Specifik
janë tatimet që përcaktohen në bazë të disa njësive matëse.
Themelorë dhe plotësues
nënkuptojnë se të hyrat nga tatimet e caktuara marrin pjesë në të hyrat tatimore totale. Për shembull, tatimi mbi të ardhurat dhe në qarkullim në shtetet bashkëkohore janë tatim themelor, kurse tatimi mbi pasurinë ose tatimi mbi trashëgimin dhe dhuratat janë tatime plotësuese.
Qendror
mblidhet në nivelin shtetëror.
Lokal
mblidhen në nivelin lokal.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit Pikënisjet thelbësore të sistemit tatimor në Republikën përqendrohen në sa vijon: tatuimi sintetik i të ardhurave, zgjedhja ndërmjet tatuimit të të ardhurave dhe fitimit, neutralizimi i efekteve të inflacionit, mbledhja e tatimit në nivel qendror.
e
243
Kroacisë
Pasqyra e plotë e sistemit tatimor në fuqi në Republikës së Kroacisë, me përfshirjen e llojeve të tatimit, nivelit të mbledhjes dhe të përkatësisë së tyre është dhënë në skemën (e cila gjendet në faqen vijuese) që e ka bërë Instituti i Financave i Ministrisë së Financave të Republikës së Kroacisë. Çdo tatim i paraqitur në një farë mënyre është i rëndësishëm për tatimpaguesit, veçmas për ndërmarrësit. Së këndejmi, në vazhdim do ta japim një vështrim më të hollësishëm për përmbajtjen dhe mënyrën e aplikimit të tyre. Gjithsesi, ndër më të rëndësishmit, si për shtetin me qëllim të plotësimit të buxhetit, ashtu edhe për ndërmarrësit si ngarkesë ekonomike, janë tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimet e veçanta të përfshira me sistem. Në vazhdim po japim, sipas kritereve që kanë të bëjnë me bilancin, një skemë të hollësishme të të gjitha tatimeve në Republikën e Kroacisë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
24 44
NDËRMA ARRËSIA
Të gjitha të drejttat e rezervuara. Mbrohen me ligj përr të drejtat e autoritt. Kolegji Universittar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
245
3.1. Tatimet shtetërore Tatimet shtetërore përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimet e veçanta. Të hyrat nga këto tatime në tërësi i takojnë buxhetit shtetëror. Pikënisjet thelbësore të këtyre tatimeve do t’i japim në vazhdim.
Tatimi mbi vlerën e shtuar Me Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar është rregulluar tatuimi i vlerës së shtuar, kurse me Rregulloren mbi tatimin mbi vlerën e shtuar është shkoqitur aplikimi detal i këtij ligji. Tatimi mbi vlerën e shtuar i cili është zbatuar nga 1 janar 1998, si tatim neto gjithëfazor në qarkullim në ciklin prodhues dhe të qarkullimit, e ka futur Republikën e Kroacisë në rrethin e shteteve me ekonomi ndërmarrëse dhe të tregut të cilat tashmë e kishin aplikuar sistemin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Tatimi mbi vlerën e shtuar është neutral për tatimpaguesin ose ndërmarrësin dhe është përfshirë në faturat hyrëse dhe nuk paraqet shpenzimet e blerësit – tatimpaguesit, ngase ka të drejtë ta zbres nga detyrimi i vet tatimor si paratatim, përkatësisht si tatim që tanimë është paguar. Vlera e shtuar është bazë për tatuim. Kjo do të thotë se paguhet vetëm dallimi i tatimit që njëmendë ka të bëjë me vlerën e shtuar. Zejtarët, tatimpagues të tatimit mbi të ardhurat të cilët janë njëkohësisht edhe tatimpagues mbi vlerën e shtuar, e llogarisin dhe e paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar në bazë të faturave të arkëtuara, kurse për paratatim mund ta marrin vetëm tatimin mbi vlerën e shtuar sipas faturave të paguara.
Norma tatimore Me ligj janë parashikuar dy norma tatimore për vlerën e shtuar (TVSH) dhe këtë norma për një grup të caktuar të prodhimeve që kanë rëndësi më të madhe për standardin jetësor të qytetarëve dhe normën prej 22% për të gjitha prodhimet e tjera në qarkullim përveç atyre prodhimeve dhe shërbimeve që me ligj janë përjashtuar nga tatuimi. TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR SIPAS NORMËS PREJ 0% PAGUHET PËR: Të gjitha llojet e bukës, përkatësisht për të gjitha llojet e bukës së pjekur
(bukës së bardhë, të tërshërës, elbit, misrit, të bukës nga hejda, nga krundet dhe nga patatja) që vihet në qarkullim me emrin bukë e bardhë, gjysmë e bardhë, e vrugët, pjekurinat dhe produktet e tjera nga mielli siç janë kiflet, pogaçet, gjevrekët etj., përveç të gjitha llojeve të ëmbëlsirave.
Të gjitha llojet e qumështit
që vihen në qarkullim me të njëjtin emër në gjendje të lëngët, të freskët, të pasterizuar, të homogjenizuar dhe të kondensuar (përveç kosit, jogurtit, kefirit, qumështit me çokolatë dhe produkteve të tjera të qumështit, ushqimi për foshnje që shërben si zëvendësim i plotë për
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
246
NDËRMARRËSIA qumështin e nënës, siç është parashikuar me nenin 17 të Rregullores mbi gjendjen e rregullt shëndetësore të artikujve për dietë.
Librat me përmbajtje profesionale, shkencore, artistike, kulturore dhe arsimore, tekstet për edukimin dhe arsimimin pedagogjik për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë
të shtypura në letër ose në material tjetër siç janë papirusi, lëkura, pëlhura, tekstili, në CD-rom, videokasetë dhe audiokasetë ( përveç në disketë, në pllakë të gramafonit etj.).
Barërat
të caktuara me Vendimin për përcaktimin e Listës së barërave të Entit për sigurimin shëndetësor të Kroacisë.
Produktet që në mënyrë kirurgjikale vendosen në trupin e njeriut
implatantet (enët e gjakut, stimulatorët elektronik, nyjat artificiale, materiali për osteosintezë, stentat etj. ).
Prodhimet e tjera mjekësore
për riparimin e dëmtimeve ose të të metave trupore në bazë të rregullores për mjetet ndihmëse ortopedike etj., të Entit për Sigurimin Shëndetësor të Kroacisë.
Revistat shkencore
për të gjitha llojet e revistave shkencore.
nga baza tatimore (kompensimi), paguhet për të gjitha të mirat e tjera të dërguara dhe shërbimet e kryera, përveç atyre që me ligj janë liruar nga pagimi i tatimit vendor, nga pagimi i tatimit me rastin e importit dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Nëse për kompensimin në të cilin është përfshirë tatimi duhet sërish të llogaritet tatimi, në këtë rast aplikohet norma e rillogaritur prej 18,0328%. Norma e rillogaritur është si vijon: TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR SIPAS NORMËS PREJ 22%
100 100
22 100 100 22
18.0328%
Vendi i tatuimit Ky është vendi në të cilin është kryer dorëzimi i të mirave, përkatësisht kur është fjala për shërbimet, selia e ndërmarrësit.
Tatimpaguesi Ky është ndërmarrësi i cili i dërgon të mirat ose i kryen shërbimet. Ndërmarrës konsiderohet çdo person juridik ose fizik i cili ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur dhe të përhershme me qëllim të realizimit të të hyrave. Tatimpagues janë edhe zejtarët nëse vlera e pasurisë së dërgesave të tyre vjetore ose e shërbimeve të kryera ka qenë mbi 85,000,00 kuna. Në të kundërtën ndërmarrësit nuk janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar, përveç nëse vet kërkojnë nga Drejtoria Tatimore që t’i regjistrojë në regjistrin e personave që e paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar.
Detyrimi tatimor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
247
Detyrimi për llogaritjen dhe pagesën e tatimit mbi vlerën e shtuar lind deri ditën e fundit të muajit vijues pas skadimit të periudhës llogaritare e cila përfshin periudhën prej 1 deri ditën e fundit të muajit, përveç tatimpaguesve vlera e të mirave të dërguara dhe e shërbimeve të kryera, përfshirë edhe tatimin mbi vlerën e shtuar, e të cilëve është më e vogël se 300.000,00 kuna në vitin paraprak kalendarik, për të cilën periudhat llogaritare janë prej 1 deri ditën e fundit të tremujorit, derisa kjo vlerë nuk e kalon këtë shumë. Tatimi mbi vlerën e shtuar derdhet në llogari të buxhetit shtetëror.
Baza tatimore Kjo është baza për të cilën llogaritet tatimi mbi vlerën e shtuar sipas normës prej 22%. Vlera nënkupton shumën e realizuar për mallrat e dërguara dhe shërbimet e kryera në të cilat nuk është përfshirë tatimi mbi vlerën e shtuar. Nga tatimi i llogaritur mbi vlerën e shtuar zbritet tatimi i paguar mbi vlerën e shtuar sipas faturave hyrëse brenda të njëjtës periudhë llogaritare, që e ka paguar tatimpaguesi.
Objekti i tatuimit Objekt i tauimit është vlera e dërgesave të të gjitha llojeve të të mirave dhe shërbimeve që i kryejnë tatimpaguesit, pa marrë parasysh se kujt ia janë dërguar prodhimet ose i janë kryer shërbimet dhe pa marrë parasysh se a është fjala për shitje apo për dhënie pa shpërblim. Andaj, pagimit të tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen edhe prodhimet dhe shërbimet e kryera që tatimpaguesit i bëjnë për të punësuarit e vet dhe për anëtarët e familjes, në kuadër të familjes dhe për të gjithë të tjerët. Objekt tatuimi janë edhe shpenzimet për reprezentacion, si dhe 30% të shpenzimeve të automjeteve personale dhe të mjeteve të tjera për transportin vetjak të ndërmarrësit, individëve afaristë dhe të të punësuarve të tjerë, si dhe të shpenzimeve për automjetet renta car. Tatuimit i nënshtrohen edhe shpenzimet për pushim, sport, rekreacion dhe argëtim, shpenzimet për marrjen me qira të automjeteve, shtëpive për pushim dhe shpenzimet e tjera të ngjashme.
Përjashtimet nga pagimi i TVSH-së TVSH-në nuk e paguajnë ndërmarrësit që nuk realizojnë qarkullim mbi kufirin e përcaktuar me ligj që i detyron ndërmarrësit të paraqiten si pagues të tatimit mbi vlerën e shtuar, ndërkaq nuk janë paraqitur me vetë iniciativë si pagues të këtij tatimi. Po ashtu, nga ky detyrim janë përjashtuar edhe paguesit e tatimit mbi të ardhurat që ushtrojnë veprimtari të pavarur, për të cilat nuk janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar, ndërkaq pjesën më të madhe të të hyrave e realizojnë me shitjen e shtypit ditor, duhanit dhe të produkteve të duhanit, lotarisë, prognozës sportive, markave dhe letrave tjera postare me vlerë si dhe me shitjen e këtyre prodhimeve në tregje dhe në vende të hapura. Tregje dhe vende të hapura konsiderohen ato vende që organet kompetente i caktojnë si tregje ose vende në të cilat mund të zhvillohet tregtia ose mund të kryhen Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
248
NDËRMARRËSIA
shërbime të rastit. Shitje në vende të hapura konsiderohet shitja e biletave në mjetet e transportit publik dhe shitja e tyre nëpërmjet automateve.
Dhënia e faturave Sipas Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar shitësi është i detyruar ta lëshojë faturën, kurse blerësi është i detyruar ta merr me vete faturën me rastin e daljes nga shitorja. Fatura duhet t’i përmbajë këto të dhëna: vendin, numrin dhe datën e lëshimit, emrin (titullin), adresën dhe numrin amë ose numrin unik amë (numrin tatimor të ndërmarrësit), që i ka dërguar të mirat ose i ka kryer shërbimet (shitësi), emrin (titullin) adresën dhe numrin tatimor të ndërmarrësit të cilit i janë dërguar të mirat ose i janë kryer shërbimet (blerësit), sasinë, çmimin dhe emrin e zakonshëm tregtar të të mirave të dërguara si dhe llojin, sasinë dhe çmimin e shërbimeve të kryera, datën e dërgimit të të mirave ose të shërbimeve të kryera, shumën e shpërblimit (çmimin) e të mirave të dërguara ose të shërbimeve të kryera, të kategorizuara sipas normës tatimore, shumën e tatimit të kategorizuar sipas normës tatimore, shumën e shpërblimit dhe të tatimit. Nëse në faturë nuk janë theksuar të gjitha elementet e përmendura, tatimpaguesi nuk ka të drejtë në paratatim, për çka gjithsesi duhet të ketë kujdes. Faturat me shënim të veçantë të tatimit nuk duhet patjetër t’i lëshojnë ndërmarrësit që nuk janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar. Nëse këta ndërmarrës në faturë e shënojnë tatimin, në këtë rast janë të detyruar edhe ta paguajnë nëse faturën nuk e korrigjojnë në mënyrën e parashikuar. Dërguesi i të mirave ose kryesi i shërbimeve i cili është i liruar nga tatimi duhet që në faturë të shënojë se tatimi nuk është llogaritur duke e theksuar nenin e ligjit në të cilin është parashikuar lirimi nga detyrimi. Fatura duhet të lëshohen edhe për: dhëniet pa pagesë ose shitjet me çmim më të volitshëm të të mirave dhe të shërbimeve të kryera për anëtarët e shoqërisë, pronarët e kapitalit, anëtarët e familjeve të tyre të ngushta ose për personat e tjerë, dërgesat pa pagesë ose me çmim më të volitshëm të të mirave ose të shërbimeve të kryera për të punësuarit ose anëtarët e familjeve të tyre mbi bazën e punës, dërgesat pa pagesë ose me çmim më të volitshëm ose të shërbimeve të kryera të tregtarit si individ, zejtarët, profesionet e lira dhe veprimtaritë e tjera të pavarura, për anëtarët e familjes së tyre të ngushtë dhe për personat e tjerë, përjashtimi i të mirave dhe i shërbimeve për konsumin vetjak. Faturat duhet të lëshohen edhe për paradhëniet e marra, përkatësisht për pagesat e realizuara para dërgimit të të mirave ose kryerjes së shërbimeve, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
249
ndërkaq pas dërgimit duhet të llogaritet diferenca deri në vlerën e plotë të mallit të dërguar. Nëse për të mirat e dërguara ose shërbimet e kryera merret shpërblimi i plotë ose i pjesshëm nga personi tjetër, e jo nga ai që i merr të mirat dhe shërbimet (shpërblimi nga personi i tretë) në faturë duhet të shënohet shpërblimi i plotë, përfshirë edhe shpërblimin e personit tjetër, kurse tatimi duhet të llogaritet për shumën e plotë të shpërblimit. Faturat për dërgesat ndërmjet tërësive afariste dhe tatimpaguesit të njëjtë (reparti i ndarë) nuk konsiderohen fatura në vështrim të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe nuk ndikojnë në tatuim, gjë që do të thotë se nuk ndikojnë në përcaktimin e detyrimit tatimor dhe në zbritjen e paratatimit. Nëse tatimpaguesi në faturë shënon një shumë më të lartë të tatimit mbi vlerën e shtuar, në këtë rast ai është i detyruar që këtë shumë ta paguajë, nëse korrigjimi i faturës nuk është bërë në pajtim me dispozitat e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. Në rast se në emër të tatimit mbi vlerën e shtuar është paraqitur një shumë më e vogël, ai duhet të llogaritet dhe të paguhet sipas normës së përcaktuar.
Kthimi i tatimit sipas deklaratës brenda periudhës llogaritare Tatimpaguesi (tregtari) është i detyruar që brenda periudhës së zgjedhur llogaritare ta dorëzojë deklaratën për llogaritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Nëse sipas llogaritjes ka paguar një shumë më të lartë të tatimit se sa ka qenë i detyruar, ai ka të drejtë që të kërkojë kthimin e TVSH-së. Në këtë rast mund të zgjidhen dy mundësi: a) Nëse dëshirojmë që teprica e shumës së paguar e tatimit (TVSH) të kthehet, në këtë rast krahas llogarisë e dorëzojmë edhe urdhërvirmanin për kthimin e tatimit. Nëse llogarisë nuk ia bashkangjesim urdhërvirmanin, në këtë rast do të konsiderohet se shumën e tepërt të paguar e lëmë për periudhën e ardhshme llogaritare. b) Që teprica e shumës së paguar të mbetet në llogarinë e drejtorisë tatimore dhe në këtë rast ajo do të konsiderohet si paradhënie e tatimit të paguar për periudhën e ardhshme llogaritare. Tatimpaguesit që nuk janë në kuadër të sistemit tatimor për vlerën e shtuar (kryerja e shërbimeve ose dërgimi i të mirave nuk është mbi vlerën prej 85.000,00 kuna), nuk mund të kërkojnë kthimin e tatimit ngase edhe nuk e shënojnë në faturat e tyre.
Kthimi i TVSH-së ndërmarrësve dhe blerësve të jashtëm Ndërmarrës të jashtëm konsiderohen ata që në territorin e Republikës së Kroacisë nuk e kanë selinë, vendbanimin e përhershëm drejtorinë afariste, shoqatën ose njësinë tjetër afariste, e as që merret me dërgimin e të mirave dhe Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
250
NDËRMARRËSIA
me kryerjen e shërbimeve. Këta ndërmarrës statusin e vet e dëshmojnë me vërtetimin e shërbimit tatimor të shtetit nga i cili vijnë dhe në të cilin janë të regjistruar si tatimpagues. Nëse këta tatimpagues ekspozojnë në panaire në Republikën e Kroacisë, u takon e drejta në kthimin e tatimit për shërbimet e kryera dhe të mirat e dërguara që ua bëjnë ndërmarrësit kroatë (ndërmarrësit vendorë) për huazimin dhe rregullimin e hapësirës ekspozuese, shfrytëzimin e ujit, rrymës etj., nëse shuma është mbi 1.000,00 kuna. Kërkesa i paraqitet Ministrisë së Financave – Drejtorisë Tatimore. Nëse prodhimin tonë ia shesim shtetasit të huaj, atij i takon e drejta në kthimin e tatimit mbi vlerën e shtuar me kusht që të ketë blerë mallra në vlerën mbi 500,00 kuna dhe pasi t’i plotësohet formulari i përcaktuar i Ministrisë së Financave, “TVSH-K”. Kthimi i tatimit nuk mund të kërkohet për derivatet e naftës.
Libri i faturave të pranuara dhe të lëshuara Tatimpaguesi është i detyruar t’i sigurojë të dhënat për caktimin dhe pagimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Andaj, është i detyruar të mbajë Librin e faturave
hyrëse dhe Librin e faturave dalëse. Tatimpaguesi është i detyruar t’i mbajë këto libra pa marrë parasysh faktin se i mbanë librat afariste. Shumat e regjistruara në librin e faturave të lëshuara mblidhen në fund të çdo periudhe llogaritare, për çdo muaj ose për çdo tre muaj dhe përcaktohet detyrimi tatimor. Në fund të çdo viti kalendarik (ose pas shuarjes së veprimtarisë) libri mbyllet, kurse shumat mblidhen me qëllim të plotësimit të deklaratës tatimore. Në librin e faturave të pranuara shënohen shumat sipas faturave hyrëse të pranuara, pa marrë parasysh normën tatimore mbi vlerën e shtuar (0% ose 22%). Si edhe në rastin paraprak, shumat e regjistruara të faturave të pranuara mblidhen në fund të çdo periudhe llogaritare, përkatësisht në fund të vitit afarist ose pas shuarjes së veprimtarisë. Pastaj, paratatimi, përkatësisht TVSH-ja e paguar për faturat e pranuara brenda periudhës llogaritare, zbritet nga shuma e detyrimit në emër të TVSH-së pas dorëzimit të faturave në të njëjtën periudhë llogaritare, kurse diferenca e përcaktuar është shuma që duhet të kthehet apo detyrimi që duhet të paguhet në emër të TVSH-së.
Tatimet e veçanta Në praktikë si tatime të veçanta në qarkullim konsiderohen edhe akcizat dhe harxhimet e tjera që te ne nuk praktikohen sa duhet. Në sistemin tatimor kroat janë përfshirë tatimet e veçanta në qarkullim, ndërkaq secili prej tyre është rregulluar me ligj të veçantë, me të cilat tatohen: Alkooli
me alkool përfshihen të gjitha llojet e alkoolit etilenik, si dhe alkooli që e përmbajnë verërat dhe destilatet,
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
251
përkatësisht pijet e tjera që përmbajnë mbi 2% alkool, përveç birrës e cila tatohet me ligj të veçantë. Tatimpagues e tatimit të veçantë për alkool janë personat juridikë dhe fizikë që merren me prodhimin ose shërbimin e pijeve alkoolike. Nga pagimi i tatimit për alkoolin janë të liruar eksportuesit, përpunuesit, nëse përpunimin e bëjnë për të tjerët, dhe familjet bujqësore që prodhojnë deri 20 litra për konsumin vetjak. Pijet joalkoolike
Ligji mbi tatimin e veçantë për pijet alkoolike ka përcaktuar se me këtë tatim tatohen të gjitha pijet joalkoolike që prodhohen në territorin e Republikës së Kroacisë. Tatimpagues janë të gjithë personat juridikë dhe fizikë që merren me prodhim në territorin e Republikës së Kroacisë. Me këtë tatim tatohen ujërat vendore dhe të importuara minerale dhe natyrale dhe lëngjet 100% natyrale.
Birra
birrë e prodhimit vendor ose ajo që importohet, si birrë joalkoolike, tatohet me tatim të veçantë për birrën, ndërkaq tatimpagues konsiderohen birraritë, birrëshitësit dhe personat e tjerë juridikë dhe fizikë që prodhojnë, importojnë ose mundësojnë prodhimin e birrës për dobi të vet. Tatimi paguhet për çdo hektolitër të birrës së prodhuar.
Kafeja
me Ligjin dhe rregulloren për tatimin e veçantë për kafenë tatohen të gjitha kafetë e pjekura, të papjekura, me kofeinë dhe pa të, ekstraktet, koncentratet dhe zëvendësimet e kafesë. Tatimpagues është çdo person fizik dhe juridik i cili në doganat e RK e futë ose e pranon kafenë. Me ligj janë përcaktuar edhe lirime të caktuara.
Produktet e duhanit
tatohen cigaret dhe produktet e tjera të duhanit. Tatimpagues në vështrim të ligjit konsiderohet prodhuesi, përkatësisht importuesi.
Automobilat personal, automjetet, mjetet lundruese dhe aeronautike
tatohen me tatime të veçanta sipas çmimit, gjatësisë së mjetit lundrues, përkatësisht sipas numrit të ulëseve në mjetin fluturues. Tatimpagues i mjeteve të reja është importuesi ose prodhuesi, kurse i atyre të përdorura blerësi ose fituesi.
Tatimi i veçantë për derivatet e naftës
me tatim të veçantë tatohen të gjitha llojet e benzinës motorike, karburantet disel, nafta për djegie, gazi nga nafta, kerozina dhe të gjitha llojet e vajgurit. Tatimpagues është prodhuesi ose importuesi, ndërkaq për humbjet që nuk janë shkaktuar nga fuqia madhore, tatimpaguesi duhet ta paguajë tatimin e veçantë.
Tatimi i veçantë për prodhimet luksoze
tatimpagues konsiderohet çdo person juridik ose fizik – prodhues dhe importues i këtyre prodhimeve. Me këtë rast po theksojmë se prodhues konsiderohet personi juridik ose fizik i cili prodhon produkte ose punon produkte të caktuara. Ky tatim është tejet i rëndësishëm për argjendarët, ata që punojnë me gëzof, orëtarët etj., ngase janë të detyruar ta paguajnë këtë tatim në lartësi
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
252
NDËRMARRËSIA prej 30% nga vlera prodhimeve të shitura (stolive dhe prodhimeve të ngjashme, orëve, këpucëve dhe rrobave prej gëzofi dhe nga lëkura e reptilëve pa tatimin mbi vlerën e shtuar. Po ashtu, tatimpaguesi duhet ta evidentojë vlerën e prodhimeve të shitura dhe të tatimit të veçantë të paguar për prodhimet luksoze. Detyrimi për llogaritjen e tatimit për prodhimet luksoze lind në çastin e dërgimit të prodhimeve, në çastin e konstatimit të deficitit të prodhimeve ose të marrjes së prodhimeve për konsum vetjak. Tatimi i llogaritur në këtë mënyrë duhet të paguhet brenda dhjetë ditësh pas kalimit të muajit kalendarik në të cilën është krijuar detyrimi. Tatimi paguhet për prodhimet që u dërgohen organeve shtetërore, organeve të administratës shtetërore ose të vetëqeverisjes lokale, me rastin e importit të këtyre prodhimeve, me rastin e importit të përkohshëm; nëse ua shesim përfaqësive konsullore në pajtim me parimin e reciprocitetit.
Premitë e sigurimit
llogariten për premitë e sigurimeve nga përgjegjësia automobilistike dhe për premitë e sigurimit kasko të automjeteve rrugore.
3.2. Tatimet e zhupanive Tatimet e zhapanive u takojnë buxheteve të zhupanive dhe buxhetit të qytetit të Zagrebit. Në këto tatime bëjnë pjesë tatimi mbi trashëgiminë dhe dhuratat, tatimi mbi automjetet rrugore, tatimi për mjetet lundruese dhe tatimi për lojërat argëtuese me automatë. Pasqyra e këtyre tatimeve jepet në vazhdim. Tatimi për trashëgimi dhe dhurata
paguhet sipas normës tatimore prej 5% paraja e gatshme, ose në vlerën e tregut të pasurisë së trashëguar ose dhuruar. Ky tatim nuk paguhet nëse për pasuritë e paluajtshme të trashëguara ose të dhuruara llogaritet tatimi mbi vlerën e shtuar.
Tatimi për automjetet rrugore
paguhet për çdo vjet sipas fuqisë së motorit dhe vjetërsisë së automjetit. Pronarët e automjetit të cilët e kanë të regjistruar veprimtarinë e transportit taksi ose për transportin e personave të vdekur, nuk e paguajnë këtë tatim.
Tatimi për mjetet lundruese
paguhet varësisht nga gjatësia e automjetit, vjetëria e mjetit lundrues, dhe nëse ka apo jo motor. Tatimi nuk paguhet për mjetet me të cilat ushtrohet veprimtaria ekonomike apo nëse i shërben popullsisë vendore për jetesë dhe mirëmbajtjen e pronës në ishujt ku banojnë.
Tatimi për lojërat argëtuese me automatë
që janë të vendosura në lokalet për argëtim, në objektet hoteliere dhe në lokalet e tjera publike dhe që shërbejnë për organizimin e lojërave me kompjuterë, (fliperë, pikado etj.) paguhet. Para se automatët të vendosen në lokal, tatimpaguesi është i detyruar të kërkojë nga organi kompetent tatimor markën për shënimin e automatit,
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
253
kurse tatimi paguhet për çdo muaj. Tatimi nuk paguhet për lojërat me birila, që në vend të dukshëm e kanë shenjën e Lidhjes së Birilistëve të Kroacisë.
3.3. Tatimet urbane ose komunale Tatimet urbane ose komunale janë të hyra të buxheteve urbane ose komunale. Këtë grup tatimesh e përbëjnë disa tatime të ndryshme. Tatimi shtesë mbi të ardhurat
komunat dhe qytetet (varësisht nga numri i popullsisë varet edhe lartësia e tatimit shtesë) mund t’ua caktojnë tatimpaguesve tatimin shtesë.
Tatimi mbi konsumin
paguhet për konsumin e pijeve alkoolike, birrës dhe të pijeve joalkoolike në lokalet hoteliere. Norma nuk mund të jetë mbi 3% nga baza. Bazën për llogaritjen e tatimit mbi konsumin e përbënë çmimi i shitjes së pijeve në lokalin hotelier.
Tatimi për shtëpitë e pushimit
paguhet për shtëpitë e pushimit dhe të vikendit.
Tatimi për firmën ose emrin
e paguajnë tatimpaguesit e tatimit mbi të ardhurat (zejtarët) dhe fitimin që janë të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë. Komunat dhe qytetet nuk mund të përcaktojnë shumën e tatimit mbi 2.000,00 kuna. Ndërmarrësit që nuk ushtrojnë veprimtari, nuk e paguajnë tatimin për firmën ose emrin.
Tatimi për shfrytëzimin e sipërfaqeve publike.
komunat dhe qytetet vendosin në mënyrë të pavarur për lartësinë e këtij tatimi.
Tatimi për sipërfaqet tokësore të punueshme por të papunuara
llogaritet dhe paguhet për tokën e punueshme bujqësore të shprehur në hektarë e cila nuk punohet dhe në vlerën e përcaktuar me ligj sipas llojit dhe destinimit të tokës.
Tatimi për pasuritë e paluajtshme ekonomike të pashfrytëzuara
llogaritet dhe paguhet për hapësirat, pasuritë e paluajtshme në të cilat ushtrohet veprimtaria ekonomike gjatë një viti. tatimpaguesit janë të detyruar që më së voni deri më 31 mars t’i dorëzojnë të dhënat lidhur me pasuritë e paluajtshme ekonomike të pashfrytëzuara.
Tatimi për tokën ndërtimore të pashfrytëzuar
llogaritet dhe paguhet për tokën ndërtimore të paraparë me planet hapësinore por të pashfrytëzuar.
Të hyrat nga koncesionet kontraktore
komunat, qytetet dhe shteti munden, për nxjerrjen e ujërave minerale dhe termale ose për përfshirjen e ujërave për furnizimin e popullsisë, të përcaktojnë kompensimin (koncesionin) që e ndajnë bashkërisht.
3.4. Tatimet e përbashkëta Tatimet e përbashkëta pjesërisht i takojnë buxhetit shtetëror, e pjesërisht buxheteve të zhupanive, qyteteve ose komunave. Ky grup i tatimeve përfshin tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi qarkullimin e pasurive të paluajtshme. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
254
NDËRMARRËSIA
Tatimi mbi fitimin Tatimpagues të tatimit mbi fitimin janë, sipas rregullit, personat juridikë, përkatësisht shoqëritë tregtare nëse ushtrojnë veprimtari ekonomike. Tatimpagues i tatimit mbi fitimin mund të jetë edhe personi fizik (zejtari) nëse ia paraqet kërkesën degës kompetente të drejtorisë tatimore se në vend të tatimit mbi të ardhurat do ta paguajë tatimin mbi fitimin. Tatimpaguesi që e paguan tatimin në pajtim me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat – zejtari, këtë kërkesë duhet ta paraqes deri në fund të vitit vijues (31.12.) për vitin e ardhshëm. Në bazë të kërkesës drejtoria tatimore do të lëshojë vendimin i cili e detyron zejtarin që gjatë pesë viteve të ardhshme t’i mbajë librat në pajtim me Ligjin për tatimin mbi fitimin. Në raste të arsyeshme drejtoria tatimore mund të lejojë, me kërkesën e zejtarit, kthimin e tatimit mbi të ardhurat të paguar para skadimit të afatit prej pesë vjetësh. Mirëpo, tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat patjetër duhet të kalojë në pagimin e tatimit mbi fitimin nëse gjatë periudhës së shkuar, përkatësisht në vitin afarist paraprak, realizon: të hyra mbi 2.000.000, 00 kuna, të ardhura mbi 400.000,00 kuna, vlerën e pasurisë afatgjate, që është më e madhe nga vlera prej 2.000.000, 00 kuna , nëse punëson mesatarisht mbi 15 punëtorë. Tatimi mbi fitimin përcaktohet mbi bazën e librave afariste dhe të deklaratës tatimore mbi fitimin. Tatimpaguesi është i detyruar që deklaratën t’ia paraqes drejtorisë tatimore më së voni deri më 30 prill për vitin e shkuar. Me rastin e dorëzimit të deklaratës mbi fitimin, ndërmarrësi është i detyruar që ta dorëzojë edhe bilancin dhe llogarinë e fitimeve dhe të humbjeve. Sipas Ligjit për tatimin mbi fitimin, bazë tatimore sipas dispozitave të kontabilitetit është diferenca ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve në vitin afarist e zvogëluar ose e shtuar për shpenzimet tatimore të pranuara ose të papranuara.
Lehtësirat, lirimet dhe stimulimet Me Ligjin për tatimin mbi fitimin me qëllim të zhvillimit më të shpejtë të ekonomisë, të subjekteve ekonomike dhe për një punësim më të madh, janë përcaktuar edhe lehtësirat, lirimet dhe stimulimet. Me këtë rast do t’i përmendim vetëm disa prej tyre.
Për rajonet nën kujdesin e veçantë shtetëror Subjektet ekonomike që punojnë në këtë sferë së paku 9 muaj dhe punësojnë 5 punëtorë me kohë të pacaktuar, kurse 50% e tyre janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm në këtë rajon së paku 9 muaj, janë të liruar nga pagimi i tatimit: grupi i parë i rajoneve nuk e paguan tatimin mbi fitimin 10 vjet, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
255
grupi i dytë i rajoneve paguan tatimin mbi fitimin 10 vjet në lartësi prej 25% të normës tatimore (prej 30%), grupi i tretë i rajoneve paguan tatimin mbi fitimin 10 vjet në lartësi prej 75% të normës tatimore (prej 20%). Ndërmarrësi i cili në rajonin e qytetit të Vukovarit gjatë 9 muajve punëson pandërprerë më tepër se 5 punëtorë me vendbanim të përhershëm ose të përkohshëm në Vukovar, nuk do ta paguajë tatimin mbi fitimin 10 vjet.
Lehtësirat për rajonet kodrinore – malore Ndërmarrësi i cili në rajonin kodrinor – malor gjatë 9 muajve punëson pa ndërprerë më shumë se 5 punëtorë me vendbanim të përhershëm ose të përkohshëm në rajonin kodrinor – malor, do të paguajë tatimin mbi fitimin 75% nga norma tatimore mbi fitimin e cila është 20%. Tatimpaguesit që janë të regjistruar ekskluzivisht për veprimtari kërkimore – zhvillimore, nuk paguajnë tatimin mbi fitimin.
Lehtësirat për ndërmarrësit që punojnë në zona të lira: ndërmarrësi që është shfrytëzues i zonës së lirë paguan tatimin mbi fitimin në lartësi prej 50% të normës tatimore, ndërmarrësi që punon në zonën e lirë në rajonin e Zhupanisë së Vukovarit – Sremit nuk paguan tatimin mbi fitimin 10 vjet, ndërmarrësi që investon në zonën e lirë dhe pastaj punon 5 vjet, lirohet nga pagimi i fitimit për 5 vjet, por më së shumti deri në lartësinë e mjeteve të investuara.
Investimet stimuluese – nxitëse ndërmarrësit që investojnë 4 milionë kuna dhe punësojnë 10 punëtorë, pas vitit të parë do të paguajnë tatimin mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme në lartësi prej 10%, √ ndërmarrësit që investojnë 10 milionë kuna dhe punësojnë 30 punëtorë, pas vitit të parë do të paguajnë tatimin mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme në lartësi prej 7%, √ ndërmarrësit që investojnë 20 milionë kuna dhe punësojnë 50 punëtorë, pas vitit të parë do të paguajnë tatimin mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme në lartësi prej 3%, √ ndërmarrësit që investojnë 60 milionë kuna dhe punësojnë 75 punëtorë, pas vitit të parë do të paguajnë tatimin mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme në lartësi prej 0%. √
Tatimi mbi fitimin E vetmja gjë që dhembë më shumë se pagimi i tatimit mbi të ardhurat është fakti nëse nuk jeni të detyruar ta paguani tatimin mbi të ardhurat. Lordi Thomas R. Duwar Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
256
NDËRMARRËSIA
Ligji për tatimin mbi të ardhurat është njëri prej ligjeve më të rëndësishme për afarizmin e personave fizikë – zejtarëve dhe trashëgimtarëve të tyre. Me këtë ligj rregullohet se kush është tatimpagues, cilat përjashtime janë të mundshme dhe cilën shumë të tatimit do ta paguajë tatimpaguesi. Tatimi mbi të ardhurat është një formë tatimore në të cilën tatimpagues janë personat fizikë. Personat juridikë (p.sh. shoqëritë tregtare) nuk janë tatimpagues të këtij tatimi. Të ardhurat janë diferenca ndërmjet të hyrave të realizuara gjatë periudhës tatimore (merret vetëm ajo që është arkëtuar) dhe shpenzimeve të krijuara në të njëjtën periudhë (të hyrat – të dalat = të ardhurat). Tatimpagues është personi fizik që realizon të ardhura nga puna e pavarur dhe jo e pavarur (rezidenti dhe jorezidenti). Nëse më shumë persona fizikë realizojnë bashkërisht të ardhura ato përcaktohen në mënyrë unike për dyqanin, e pastaj ndahen në pjesë të barabarta dhe në pajtim me kontratën. Rezidentë është personi fizik me vendbanim të përhershëm ose të përkohshëm në Republikën e Kroacisë. Jorezidenti është personi fizik që nuk e ka vendbanimin e përhershëm ose të përkohshëm, por e merr pagën në shërbimin shtetëror në RK. Me rastin e tatuimit të rezidentit aplikohet parimi i të ardhurave botërore, përkatësisht tatohen të ardhurat totale të realizuara në vend dhe në botën e jashtme dhe këtë sipas dispozitave vendore. Po ky parim zbatohet edhe në lidhje me humbjet. Bazë tatimore për të ardhurat (përveç te tatuimi paushall i të ardhurave) është shuma totale e të ardhurave që realizon tatimpaguesi në vend dhe në botën e jashtme si vijon: Nga PUNA JO E PAVARUR: rrogat, pensionet, ndihmat, shpërblimet, rroga e ndërmarrësit, të ardhurat në natyrë, + nga puna e pavarur (veprimtaria zejtare, profesionet e lira, bujqësia dhe veprimtaria pyjore), + të ardhurat nga pasuria dhe të drejtat pasurore, + të ardhurat nga kapitali, + të ardhurat nga sigurimet, + të ardhurat e tjera. TË ARDHURAT – të zvogëluara për rrogat e posa të punësuarve, shpërblimet për nxënësit për punën praktike , shuma për perfeksionimin profesional dhe shkollim, shumat për kërkime dhe zhvillim, humbjet e bartura. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
257
të ardhurat pas zbritjeve të përcaktuara. - zbritjet personale
TË ARDHURAT – BAZË PËR PËRCAKTIMIN E TATIMIT Zbritja personale themelore është 1.600,00 kuna në muaj, që nënkupton pjesën e patatueshme të të ardhurave mujore. Sipas Ligjit për rajonet nën kujdesin e veçantë të shtetit zbritja personale themelore për personat me vendbanim në rajonin e grupit të parë të rajoneve nën kujdesin e veçantë të shtetit është 3.840,00 kuna, kurse për ato në grupin e dytë të rajoneve nën kujdesin e veçantë të shtetit është 3.200,00 kuna, kurse grupi i tretë dhe rajonet kodrinore – malore 2.400,00 kuna. Faktori i zbritjes personale për anëtarët e familjes nën përkujdesje është si vijon: Zbritjet – ndalesat personale
Lartësia e faktorit nga zbritja personale themelore
për mbajtjen e ish bashkëshortit për të cilin paguhet alimentacioni dhe për anëtarët e mbajtur të familjes së ngushtë
0,50
për fëmijën e parë
0,50
për fëmijën e dytë
0,70
për fëmijën e tretë
0,90
për fëmijën e katërt
1,20
për fëmijën e pestë
1,60
për fëmijën e gjashtë
2,00
për fëmijën e shtatë
3,00
për fëmijën e tetë
4,00
për fëmijën e nëntë
5,00
për fëmijën e dhjetë
6,00
për çdo fëmijë tjetër faktori i zbritjes rritet për 1,0 kundrejt faktorit të zbritjes për fëmijën paraprak
1,00
për çdo anëtar të mbajtur të familjes së ngushtë dhe për çdo fëmijë të tatimpaguesit, nëse janë invalidë
0,30
Tatimi mbi të ardhurat përcaktohet, sipas rregullit, për vitin kalendarik nga 1 janari deri më 31 dhjetor (periudha tatimore), sipas parimit të arkës, mbi bazën e të dhënave nga librat afariste, ndërkaq paguhet sipas këtyre normave: 1. sipas normës prej 15% nga baza tatimore deri në lartësinë e shumës së dyfishtë të zbritjes themelore personale (deri 3.200,00 x 12 muaj = 38.400,00 kuna në vit),
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
258
NDËRMARRËSIA 2. sipas normës prej 25% për diferencën e bazës tatimore vjetore ndërmjet 2,0-5 të zbritjes themelore personale (4.800,00 x 12 m = 57.600,00 kuna në vit), 3. sipas normës prej 35% për diferencën e bazës tatimore vjetore ndërmjet 5-14,0 të zbritjes themelore (14.400,00 x 12 m = 172.800,00 kuna në vit), 4. sipas normës prej 45% për shumën e bazës tatimore e cila e tejkalon shumën që e përbëjnë faktori 14,0 dhe zbritja themelore personale (22.400,00 x 12 m = 268.800,00 kuna në vit).
Periudha tatimore mund të jetë më i shkurtër se viti kalendarik në rast të lindjes ose të vdekjes së tatimpaguesit, si dhe në rast se tatimpaguesi vendor gjatë vitit kalendarik bëhet tatimpagues i jashtëm ose anasjelltas. Në këtë rast periudha tatimore llogaritet në favor të tatimpaguesit, përkatësisht sipas muajve të plotë. Tatimi mbi të ardhurat i përcaktuar në mënyrën e theksuar më sipër, rritet për tatimin shtesë të përcaktuar ose zvogëlohet për pagesën më të vogël të përcaktuar të tatimit mbi të ardhurat. Njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe rajonale, me qëllim të realizimit të punëve të parashikuara me ligj kanë të hyrat e veta, e njëra ndër të hyrat janë edhe tatimet shtesë në shumën e tatimit të llogaritur mbi të ardhurat. Tatimi mbi të ardhurat nuk paguhet për: pagat për kohën e shërbimit ushtarak në FA, të pjesëtarëve të mbrojtjes civile dhe të personave të tjerë që veprojnë në kuadër të mbrojtjes civile dhe të mbrojtjes nga fatkeqësitë elementare, pagat për kohën e papunësisë së përkohshme dhe nëse janë të penguar të punojnë, të paguara nga fondet jashtë buxhetit, shpërblimet që u jepen nxënësve dhe studentëve gjatë kohës së punës praktike dhe studimit deri në shumën e përcaktuar, shpërblimet e nxënësve dhe të studentëve të fituara në garat në kuadër të sistemit arsimor dhe në garat e organizuara në shkolla dhe universitete, marrjet e nxënësve dhe studentëve gjatë shkollimit të rregullt për punën që e bëjnë nëpërmjet kooperativave të nxënësve dhe të studentëve, sipas dispozitave të veçanta, dëmshpërblimet për pasojat e shkaktuara nga fatkeqësitë në punë, kompensimet dhe shpërblimet që i marrin personat e dënuar për punën e tyre në institucionet ndëshkuese – korrektuese dhe në institucionet për riedukim, të ardhurat e të punësuarve në emër të kompensimeve, ndihmave dhe shpërblimeve që ua paguan punëdhënësi deri në shumën e përcaktuar, të ardhurat në emër të kompensimeve, ndihmave dhe kompensimeve të personave që ushtrojnë veprimtari të pavarur mbi bazën e shpërblimit, të ardhurat në emër të udhëtimeve zyrtare të personave fizikë që nuk janë të punësuar ose nuk ushtrojnë veprimtari të pavarur deri në shumën e përcaktuar, me kusht që për paguesin të mos kryejnë punë në kuadër të veprimtarisë së pavarur ose të punës jo të pavarur, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
259
bursat të cilat deri në shumën e përcaktuar nuk konsiderohen të ardhura nga puna jo e pavarur. Me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat si veprimtari zejtare konsiderohen të gjitha veprimtaritë me të cilat ka të bëjë Ligji mbi zejtarinë dhe të gjitha veprimtaritë e tjera ekonomike veçmas të theksuara, siç janë dhënia me qira e firmës zejtare dhe nëse brenda afatit 5 vjeçar shiten më tepër se tri pasuri të paluajtshme ose më tepër se tri të drejta pasurore të të njëjtit lloj, si dhe dhënia me qira ose shitja definitive e të drejtave pasurore. Nëse shkaktohen humbje, ato barten në periudhën e ardhshme dhe për to llogaritet kamata, por më së shumti deri 5 vjet, e pas kësaj periudhe humbet e drejta për zbritjen e tatimit.
Përcaktimi i tatimit paushall Tatimpaguesi i cili nuk është i detyruar të paguajë tatimin mbi vlerën e shtuar, sipas Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, mund ta përcaktojë këtë tatim në shumën paushalle. Ministri i financave, në bazë të propozimit të odave kompetente profesionale, ka përcaktuar veprimtaritë e pavarura që do të tatohen në mënyrë paushalle dhe lartësinë e të ardhurave paushalle varësisht nga rajoni në të cilin ushtrohet veprimtaria e caktuar. Mirëpo, me Rregulloren mbi tatuimin paushall është përcaktuar shprehimisht se veprimtaritë tregtare dhe hoteliere nuk mund të tatohen në mënyrë paushalle por ekskluzivisht në bazë të librave afariste. Tatimin vjetor në shumën paushalle e përcakton me vendim drejtoria tatimore. Tatimi në shumën paushalle paguhet për çdo muaj në 12 këste vjetore deri në fund të çdo muaji për muajin vijues. Drejtoria tatimore mundet, në bazë të mbikëqyrjes së ushtruar dhe të dhënave të mbledhura lidhur me qarkullimin e realizuar, të anulojë vendimin për tatimin në shumën paushalle dhe të merr vendimin për pagimin e tatimit me paradhënie, nëse konstaton se tatimpaguesi ka realizuar të ardhura mbi shumën që, në bazë të normës së përcaktuar, tejkalon shumën paushalle të tatimit të përcaktuar. Në këtë rast tatimpaguesi është i detyruar të kalojë në përcaktimin e të ardhurve nga veprimtaria e pavarur, t’i mbajë librat dhe evidencën e paraparë afariste.
Lehtësirat, lirimet dhe stimulimet Lirimet nga tatimi për invalidët kroatë të luftës
personat fizikë të cilëve, sipas dispozitës së veçantë, me vendim u është njohur statusi i invalidit kroat të luftës, nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat nga puna jo e pavarur dhe pensioni përpjesëtimisht me shkallën e konstatuar të invaliditetit.
Lehtësirat për rajonet nën kujdesin e veçantë të shtetit
tatimpaguesve të tatimit mbi të ardhurat me vendbanim të përhershëm dhe të përkohshëm në rajonet që janë nën kujdesin e veçantë të shtetit, të përcaktuar me ligj të veçantë, zbritja e themelore personale u përcaktohet në shumë të shtuar. Po ashtu, ndërmarrësit në rajonet nën
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
260
NDËRMARRËSIA kujdesin e veçantë të shtetit munden gjatë 10 viteve të ardhshme, nga dita e nxjerrjes së këtij ligji, të shfrytëzojnë lirimin ose stimulimet nëse punësojnë së paku dy punëtorë, nga të cilët 50% janë me vendbanim të përhershëm ose të përkohshëm në këto rajone.
Lirimet dhe lehtësirat për personat fizikë që ushtrojnë veprimtari artistike dhe kulturore Personave fizikë që ushtrojnë veprimtari artistike dhe kulturore u pranohen 30% të shpenzimeve, por edhe pjesa shtesë prej 25% nga të ardhurat e realizuara për vepër artistike ose kulturore, kështu që shpenzimet e pranuara paushalle arrijnë në 55%. Shumat e patatuara pranohen në bazë të vërtetimit të kooperativës së autorizuar profesionale – artistike ose të agjencisë së autorizuar se fjala është për një vepër artistike, përkatësisht për personin i cili ushtron veprimtari artistike dhe kulturore. Regjistrin e kooperativave të autorizuara profesionale – artistike ose të agjencive të autorizuara e bën Ministria e Kulturës deri në fund të çdo viti për vitin aktual dhe ia dërgon Byrosë Qendrore të Drejtorisë Tatimore.
Stimulimet për veprimtari të pavarur, kërkime dhe zhvillim janë parashikuar për ndërmarrësit që bëjnë investime në kërkime dhe zhvillim dhe u takon e drejta që për këtë shumë t’i zvogëlojnë të ardhurat. Stimulimet për punësim Ndërmarrësi që punëson punëtorë të rinj nëpërmjet Entit të Punësimit të Kroacisë, ka të drejtë në zvogëlimin e të ardhurave për pagat e paguara dhe kontributet për paga në vitin e parë të punësimit. Ndërmarrësi që punëson invalidë mund t’i zvogëlojë të ardhurat tre vjet për pagesat dhe kontributet e paguara në emër të këtyre personave. Me ligj janë parashikuar posaçërisht stimulimet shtesë për punësim në rajonin e qytetit të Vukovarit dhe në rajonet kodrinore – malore.
Tatimi mbi qarkullimin e pasurisë së paluajtshme Tatohet qarkullimi i pasurive të paluajtshme, i tokës dhe i ndërtesave, përveç atyre ndërtesave që janë në qarkullim në sistemin e TVSH-së. Norma e tatimit është 5%.
3.5. Shpërblimet për organizimin e lojërave të fatit Me ligj është parashikuar pagimi i shpërblimeve për organizimin e njëhershëm dhe të rastit të lojërave të fatit, pastaj i shpërblimeve për organizimin e lojërave të fatit në kazino, në bastore dhe lojërat e fatit me automatë. I paguajnë organizuesit e lojërave të fatit, përkatësisht koncesionarët dhe këtë në përqindjen e përcaktuar nga shuma e përgjithshme e pagesave, përkatësisht e qarkullimit të të gjithë automatëve për lojërat e fatit.
Shpërblimet për organizimin e lojërave të fatit – të hyrat e buxhetit shtetëror Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
261
Në këtë kategori të dhënieve të përcaktuara të ndërmarrësve bëjnë pjesë edhe pagesat e përcaktuara me ligj të organizuesve të lojërave shpërblyese në favor të Kryqit të Kuq të Kroacisë. Paguhen në përqindjen e përcaktuar nga vlera e parashikuar e fondit të shpërblimeve. Edhe pse pagesat e përcaktuara nuk janë të hyra të buxhetit, por i takojnë Kryqit të Kuq të Kroacisë këto dhënie kanë karakter të tatimit si detyrim për të gjithë ata ndërmarrës që merren me organizimin e lojërave shpërblyese.
4. DOGANA Një ndikim të madh në shpenzimet e ndërmarrësit e ka dogana, si lloj i veçantë i të dalave të ndërmarrësit në qarkullimin e jashtëm tregtar. Për nga karakteri i vet ekonomik ato janë një lloj i veçantë i tatimit indirekt. Edhe pse dallojmë doganën për import, eksport dhe kalimin transit, sot në sistemet doganore bashkëkohore kryesisht e hasim doganën e importit, dhe këtë kryesisht në funksion ekonomik të mbrojtjes së prodhimit vendor, kurse roli i saj fiskal është më pak i rëndësishëm. Sipas rregullit, dogana përcaktohet në përqindje nga vlera e mallit, por në rastet e caktuara aplikohet edhe dogana në shumën absolute për një njësi të matjes, përkatësisht sipas sasisë ose peshës së mallit. Me ligj është parashikuar mënyra e përcaktimit dhe e llogaritjes së doganës, dhe për këtë qëllim aplikohet tarifa e veçantë doganore. Të hyrat nga dogana në tërësi derdhen në buxhetin joshtetëror. Procedurën e doganimit dhe të arkëtimit të doganës e kryen shërbimi doganor.
5. KOTRIBUTET Në sistemin e të hyrave publike vend të rëndësishëm kanë edhe llojet e ndryshme të kontributeve. Në rend të parë këto janë kontributet për sigurimin pensional, për sigurimin shëndetësor dhe për punësim. Këto tri kontribute me lartësinë e vet ndikojnë dukshëm në konkurrencën ndërmjet ndërmarrësve. Krahas këtyre kontributeve shteti mbledh nga ndërmarrësit edhe kontribute të tjera siç janë ato për odat, pastaj kontributet e ndryshme komunale etj.
5.1. Kontributi për sigurim pensional Sistemin e sigurimit pensional në Republikën e Kroacisë e përbëjnë: sigurimi i detyrueshëm pensional në bazë të solidaritetit të gjeneratave, (e ashtuquajtura shtylla e parë), sigurimi i detyrueshëm pensional i pleqërisë mbi bazën e kapitalizimit personal të kursimit (e ashtuquajtura shtylla e dytë), sigurimi vullnetar pensional mbi bazën e kapitalizimit personal të kursimit (e ashtuquajtura shtyllë e tretë). Me sigurimin e detyrueshëm pensional të pleqërisë mbi bazën e kapitalizimit individual të kursimit janë përfshirë personat e siguruar që deri më 30 qershor të vitit 2000 kanë qenë më të rinj se 40 vjeç, personat e siguruar ndërmjet 40 e 50 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
262
NDËRMARRËSIA
vjeç që deri më 31 dhjetor e kanë zgjedhur sigurimin pensional të pleqërisë në bazë të kapitalizimit personal të kursimit, si dhe ata nën moshën 40 vjeçare që pas datës 30 qershor të vitit 2000 kanë fituar cilësinë e personit të siguruar. Shkalla e kontributit për këtë sigurim nuk mund të jetë nën 5% nga baza për pagimin e kontributit për sigurimin pensional mbi bazën e solidaritetit të gjeneratave. Të hyrat nga sigurimi pensional përbëhen nga kontributet dhe të hyrat e tjera si vijon: kontributet e personave të siguruar, kontributet e punëdhënësve, kontributet e personave të tjerë që janë të detyruar të paguajnë kontributet e përcaktuara me ligj, kontributet për rastet e lëndimit në punë dhe sëmundjet profesionale, kontributet e punëdhënësve për stazhin e sigurimit që llogaritet me kohëzgjatje të shtuar, të hyrat nga buxheti shtetëror për mbulimin e shpenzimeve për të drejtat e realizuara me kushte më të volitshme, të hyrat nga buxheti shtetëror për mbulimin e deficitit të të hyrave të sigurimit të detyruar pensional mbi bazën e solidaritetit të gjeneratave të krijuar për shkak të aplikimit të sigurimit të detyrueshëm pensional për moshën mbi bazën e kursimit individual të kapitalizuar, të hyrat nga dividendat, kamatat etj. Kontributet llogariten në përqindje nga baza e pagës së kontraktuar për llogaritjen e kontributeve të përcaktuara me ligj të veçantë. Norma e kontributit për sigurimin e detyrueshëm pensional mbi bazën e solidaritetit të gjeneratave është 20% nga baza, përkatësisht nga paga bruto e kontraktuar. Për të siguruarit e sigurimit pensional mbi bazën e kapitalizimit personal të kursimit kontributet llogariten nga baza e sigurimit sipas normave prej 15,00% për sigurimin pensional mbi bazën e solidaritetit të gjeneratave dhe 5,00% për sigurimin pensional mbi bazën e kursimit individual të kapitalizuar. Shpenzimet që i mbulon me të hyrat e veta sigurimi pensional janë: pensionet, shpërblimet në para dhe të ardhurat e tjera në para në bazë të të drejtave të fituara, shpenzimet e rehabilitimit profesional, shpenzimet lidhur me vlerësimin e invaliditetit dhe të aftësisë për punë, shpenzimet lidhur me pagesën e pensioneve dhe të të ardhurave të tjera nga pensioni, shpenzimet e zbatimit të sigurimit dhe shpenzimet e organeve që e drejtojnë entin, shpenzimet e tjera.
5.2. Kontributi për sigurimin shëndetësor Në Republikën e Kroacisë sigurimi shëndetësor është i organizuar në tri nivele dhe këtë si themelor, plotësues dhe privat. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
263
NËPËRMJET SIGURIMIT SHËNDETËSOR THEMELOR sigurohen të drejtat dhe detyrimet e personave për të cilët është përcaktuar statusi i personit të siguruar dhe ato u takojnë vetëm atyre dhe nuk mund të kalohen në persona të tjerë e as të trashëgohen. Përjashtimit, mund të trashëgohen të drejtat për të ardhurat në para që kanë arritur për pagesë, kurse kanë mbetur pa u paguar për shkak të vdekjes së personit të siguruar. Persona të siguruar konsiderohen të siguruarit, anëtarët e familjes së të siguruarit dhe personat e tjerë të siguruar në rrethana të caktuara.
Të hyrat e sigurimit shëndetësor themelor me të cilat financohen shpenzimet nga mjetet e këtij sigurimi përbëhen edhe nga të hyrat e tjera siç janë: kontributet e të siguruarve, kontributet e punëdhënësve, kontributet e personave të tjerë që janë të detyruar t’i paguajnë kontributet e përcaktuara edhe me ligje të tjera, kontributet e veçanta për rastet e lëndimit në punë dhe sëmundjet profesionale, kontributet e veçanta për përdorimin e mbrojtjes shëndetësore në botën e jashtme, të hyrat nga buxheti shtetëror dhe nga buxhetet e njësive rajonale të vetëqeverisjes, të hyrat nga dividenda, kamatat dhe të hyrat e tjera. Kontributet për sigurimin shëndetësor themelor llogariten në përqindje nga baza për llogaritjen e kontributeve të përcaktuara me ligj të veçantë dhe këtë 15% për sigurimin shëndetësor themelor dhe 0,50% për kontributin e veçantë për të drejtat nga sigurimi shëndetësor themelor për rastet e lëndimit në punë dhe sëmundjet profesionale. Kontributet për sigurimin shëndetësor i paguan ndërmarrësi në shumën e pagës së kontraktuar të punëtorit. Shpenzimet e sigurimit shëndetësor themelor në një vit kalendarik mbulohen nga të hyrat e realizuara në të njëjtin vit kalendarik, ndërkaq përfshijnë shpenzimet për: mbrojtjen shëndetësore, shpërblimet e pagave për pushim mjekësor, kompensimet e shpenzimeve të transportit në lidhje me realizimin e të drejtave nga sigurimi shëndetësor themelor, zbatimin e sigurimit shëndetësor themelor, punët e organeve që e drejtojnë Entin, shpenzimet e tjera. ME SIGURIMIN SHËNDETËSOR PLOTËSUES personave të siguruar u sigurohet diferenca deri në vlerën e plotë të të drejtave të përcaktuara në sigurimin shëndetësor themelor. Sigurimi shëndetësor plotësues vendoset me anën e kontratës ndërmjet personit të siguruar (punëtorit) dhe Entit. Sigurimin plotësues mund ta kontraktojnë edhe punëdhënësit për punëtorët e vet. SIGURIMI SHËNDETËSOR PRIVAT vendoset me kontratë të veçantë ndërmjet personit dhe institutit të sigurimeve. Me këtë sigurim instituti i sigurimeve Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
264
NDËRMARRËSIA
cakton premitë për sigurimin e të drejtave më të mëdha ose një standard më të lartë të shërbimeve.
5.3. Kontributi për punësim Kontributin për punësim është i detyruar ta paguajë punëdhënësi në pagën e kontraktuar të punëtorit në lartësi prej 1,72%. Këto mjete janë të destinuara për nxitjen e punësimit dhe për shpërblimet në para që u jepen personave të papunësuar.
6. TAKSAT Taksat paguhen për aktet e organeve shtetërore që ato i japin me kërkesën e personave fizikë ose juridikë. Taksat mund t’i kategorizojmë në disa grupe: Taksat administrative
paguhen për aktet e organeve shtetërore që i inicion personi i caktuar, e për të cilat në Tarifën e taksave administrative është parashikuar pagimi i tyre.
Taksat gjyqësore
i paguajnë palët me rastin e fillimit të procedurës gjyqësore. Taksat gjyqësore paguhen në bazë të tarifës.
Taksat e noterisë publike
paguhen me rastin e vërtetimit ose hartimit të dokumentit publik te noteri publik. Lartësia është caktuar me Ligjin mbi tasat e noterisë publike që janë të kategorizuara në dhjetë lloje të ndryshme, varësisht nga vlera e veprimeve zyrtare.
Taksat administrative
paguhen për emetimin e letrave me vlerë, në llogari të Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Kroacisë.
Taksa e qëndrimit
paguhet për çdo bujtje kur qytetarët i shfrytëzojnë shërbimet e vendosjes jashtë vendbanimit të vet. Mirëpo, kur kemi të bëjmë me pronarët e shtëpive të pushimit, banesave si dhe për anëtarët e familjeve të tyre të ngushta, janë parashikuar lehtësira dhe këtë si zvogëlim i taksës, përkatësisht mundësia e pagimit të taksës në shumën paushalle.
Nga pagesa e taksave të caktuara ekzistojnë lirime të detyrueshme dhe fakultative. Lirimet nga taksat mund të bëhen për shkaqe sociale, humanitare ose për shkak të gjendjes pasurore të personit. Lirimet janë të përcaktuara me Tarifë sikur edhe shumat e taksave. Për shembull, taksat administrative paguhen sipas llojeve të tyre dhe janë të ndara në 17 grupe, në të cilat përfshihen 104 numra tariforë.
7. POLICIA FINANCIARE Policia Financiare është organizatë administrative në kuadër të Ministrisë së Financave, të cilën e drejton administratori që e emëron Qeveria e Republikës së Kroacisë sipas propozimit të ministrit të Financave. Për një punë sa më cilësore të Policisë Financiare është themeluar Byroja qendrore, kurse ekzistojnë edhe Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
X. Tatimi Dhe Dhëniet E Tjera Të Ndërmarrësit
265
policitë financiare që i drejtojnë shefat. Detyrë themelore e Policisë Financiare është mbikëqyrja e disiplinës financiare të të detyruarve buxhetorë, luftimi i ekonomisë së zezë dhe i shmangies së pagimit të detyrimeve tatimore. Fusha e veprimit të Policisë Financiare është mbikëqyrja e pagimit me kohë të tatimeve të veçanta mbi prodhimin dhe qarkullimin e derivateve të naftës të prodhimeve të duhanit, birrës, alkoolit, kafes, pijeve joalkoolike, përmbushjes së detyrimeve që dalin nga kontratat me koncesion dhe kontratat mbi qiranë. Policia Financiare e zbaton procedurën e kontrollit në pajtim me dispozitat e Ligjit të përgjithshëm mbi tatimet si dhe të ligjeve të veçanta me të cilat janë përcaktuar llojet e caktuara të të hyrave buxhetore. Mbikëqyrja financiare fillon me dorëzimin e urdhrit. Me qëllim të konstatimit të fakteve, nëpunësi i autorizuar i Policisë Financiare është i autorizuar të konstatojë identitetin e personave dhe të sendeve, të ndalojë dhe të kontrolloj automjetet ose mjetet lundruese, të kontrollojë lokalet afariste dhe banesore në të cilat ushtrohet veprimtaria ekonomike si dhe të jep urdhër zbatimin nëse personi i ftuar nuk i është përgjigjur thirrjes dhe nuk e ka arsyetuar mosardhjen. Gjatë kontrollit nëpunësi i autorizuar i Policisë Financiare mund të kufizojë përkohësisht punën ose përkohësisht të ndalojë ushtrimin e veprimtarisë me vënien e vulën në dyert e repartit, të pjesës së repartit ose të lokaleve të tjera. Kjo masë kaq rigoroze do të zbatohet ndaj të detyruarit buxhetor nëse ushtrohet veprimtaria e paregjistruar, nëse nuk posedohet dokumentacioni i vlefshëm për mallrat e pranuara dhe të dërguara, nëse nuk janë paguar kontributet ose nuk janë kryer detyrimet në bazë të kontratës me koncesion, nuk jep faturën për mallrat e dërguara dhe shërbimet e kryera ose në rast se jep faturën fiktive, në rast se nuk i depoziton mjetet monetare në llogarinë e parashikuar në pajtim me ligj.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
11 SHPENZIMET DHE MENAXHIMI I SHPENZIMEVE
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: KUPTIMI I SHPENZIMEVE LLOJET E SHPENZIMEVE RAPORTI NDËRMJET SHPENZIMEVE DHE EFEKTEVE MENAXHIMI I SHPENZIMEVE
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XI. Shpenzimet Dhe Menaxhimi i Shpenzimeve
269
Shpenzimet mund t’i definojmë si harxhime të elementeve të ndryshme që janë të nevojshme për krijimin e ndonjë efekti (prodhimeve ose shërbimeve) që e ka vlerën e vet të përdorimit dhe që do të realizohet me shitjen në treg. Shpenzimet janë harxhime të elementeve të shprehura në vlerë të procesit të krijimit (prodhimit) të efekteve që janë krijuar ose shkaktuar nga aktiviteti afarist i ndërmarrësit. Lartësinë e shpenzimeve e nxjerrim kur harxhimet i shumëzojmë me çmimin e elementeve të procesit të punës. Krijimi i shpenzimeve presupozon krijimin e efekteve që mund t’i matim me sasinë e efekteve të krijuara, me vëllimin e shitjes së tyre, me të hyrat nga shitja e këtyre efekteve etj. Efektiviteti i ndërmarrësit do të jetë aq më i madh nëse me shpenzime më të vogla ka realizuar dobi (të hyra) më të madhe nga efektet. Andaj, sa më mirë që të kuptojë natyrën e shpenzimeve të veta, krijimin e tyre, karakteristikat dhe sjelljen në procesin e punës, ndërmarrësi do të mund të merr vendime optimale afariste me të cilat do ta harmonizojë politikën e shpenzimeve me politikën e të hyrave për të siguruar një afarizëm sa më të mirë dhe për të realizuar të hyra sa më të mëdha.
1. KUPTIMI I SHPENZIMEVE Shpenzimet janë shprehje në para e elementeve të harxhuara në procesin e punës që mund të kalkulohen në çmimin e efekteve të krijuara. Për këtë arsye ato quhen edhe si të hyra afariste të kalkuluara. Në aspektin kuptimor ato duhet të dallohen nga harxhimet, nga të dalat dhe nga dhëniet. Harxhimet
janë shprehje natyrale që tregon sa elemente të ndryshme janë harxhuar në procesin e krijimit të efekteve për shembull, sasia e lëndëve të para dhe e materialit të harxhuar, orët e punës ose Kwh të energjisë elektrike etj.
Të dalat
janë harxhimi i përfshirë në efektet e shitura për shembull, vlera e blerjes e mallit tregtar të shitur ose shpenzimet e prodhimit të produkteve dhe shërbimeve të shitura. Nëse të dalat janë rezultat i procesit të punës, atëherë janë identike me kuptimin e shprehjes harxhim, dhe këto të dala janë shpenzime të afarizmit. Mirëpo, kuptimi i të dalave është më i gjerë se kuptimi i harxhimeve dhe përfshin çdo harxhim të vlerës materiale dhe në para që është i lidhur me ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, por mund të krijohet edhe jashtë saj si dhënie që ka të bëjë me financimin dhe si dhënie të tjera që nuk janë shkaktuar nga realizimi i efektit afarist.
Dhëniet
janë të gjitha daljet e materialit, prodhimeve ose shërbimeve nga depoja, si dhe zvogëlimi i parasë në arkë ose në llogarinë e bankës. Nëse dhëniet dhe shpenzimet janë të lidhura reciprokisht, në pikëpamje të kohës munden, por jo pa tjetër, të përputhen. Dhëniet mund të krijohen para harxhimeve për shembull, dhëniet e parasë për blerjen e lëndëve të para i paraprijnë harxhimit të
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
270
NDËRMARRËSIA lëndëve të para; mund të paraqiten në të njëjtën kohë si edhe shpenzimet për shembull, pagimi i ndonjë shërbimi, por edhe pas harxhimeve për shembull, pagimi i faturës për energjinë elektrike paraprakisht të harxhuar. Nëse dhëniet dhe shpenzimet nuk janë të lidhura reciprokisht, dhëniet mund të krijohen edhe pa pasur harxhime për shembull, huazimi i lëndës së parë e cila do të kthehet, ose blerja e letrave me vlerë me para, apo ekzistojnë edhe harxhime pa pasur dhënie për shembull, amortizimi i pajimeve të dhuruara.
2. LLOJET E SHPENZIMEVE Klasifikimi themelor dhe më i rëndësishëm i shpenzimeve është ndarja dhe Ky klasifikim bazohet në prejardhjen e tyre sipas së cilës si lloje të natyrshme ose themelore të shpenzimeve konsiderohen:
kategorizimi i shpenzimeve sipas natyrës së tyre.
shpenzimet e lëndëve të para dhe të materialit, shpenzimet e shërbimeve, shpenzimet e amortizimit, shpenzimet e pagave bruto, tatimet dhe kontributet pavarësisht nga rezultati i punës.
Ndarja dhe kategorizimi i shpenzimeve sipas funksioneve afariste në procesin e punës nënkupton kategorizimin e shpenzimeve sipas asaj se cili funksion i sistemit afarist i shkakton. Një klasifikim i zakonshëm sipas këtij kriteri është ndarja në: shpenzimet e menaxhimit, shpenzimet e furnizimit, shpenzimet e prodhimit, shpenzimet e shitjes, shpenzimet e financimit, shpenzimet e kontabilitetit, shpenzimet e funksionit të përgjithshëm dhe të kuadrove. Teoria dhe praktika njohin edhe kritere të tjera në lidhje me ndarjen e shpenzimeve sipas llojeve. Prandaj, për procesin e vendimmarrjes afariste është veçanërisht e rëndësishme ndarja e shpenzimeve sipas llojeve që bazohen në këto kritere: kohën e krijimit të shpenzimeve, vendin e krijimit të shpenzimeve, mënyrën e llogaritjes në çmimin e efekteve (prodhimeve), shfrytëzimin e kapaciteteve, numrin e prodhimeve. Pa marrë parasysh kriteret dhe ndarjen e shpenzimeve sipas llojeve të bazuara në këto kritere për ndarjen e shpenzimeve, për menaxhimin efikas të Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XI. Shpenzimet Dhe Menaxhimi i Shpenzimeve
271
shpenzimeve është e domosdoshme përcjellja e tyre e organizuar kontabël. Në kuadër të kontabilitetit me këtë merret veçanërisht kontabiliteti i shpenzimeve, i cili siguron evidencën analitike dhe përcjelljen e të gjitha shpenzimeve në procesin e punës gjatë periudhës llogaritare dhe përbën bazën informatike të menaxhimit të shpenzimeve si dhe një pjesë të sistemit të informacionit të vendimmarrjes afariste.
Shpenzimet sipas kohës së krijimit Ndarja e shpenzimeve sipas kohës së krijimit të tyre bëhet me qëllim që ndërmarrësi me rastin e vendimmarrjes afariste t’i dallojë qartazi shpenzimet që janë krijuar në periudhën e mëhershme nga shpenzimet që do të krijohen në të ardhmen. Kjo është me rëndësi ngase shpenzimet e krijuara në një periudhë llogaritare duhet të mbulohen nga të hyrat e të njëjtës periudhë, sepse planifikimi i shpenzimeve të ardhshme bazohet në analizën e shpenzimeve tashmë të realizuara. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e mëhershme (reale), shpenzimet e planifikuara (të ardhshme). Shpenzimet e mëhershme
quhen edhe shpenzime reale, ngase janë krijuar gjatë periudhës paraprake llogaritare të afarizmit dhe përfshijnë të gjitha ato shpenzime që i ka evidentuar shërbimi i kontabilitetit në periudhën e shkuar llogaritare. Më nuk mund të ndikohet në nivelin e shpenzimeve të realizuara gjatë periudhës së shkuar, por është me rëndësi që ato t’i njohim, ngase ndërmarrësi duhet të ketë sa më pak shpenzime për të arritur një rezultat sa më të mirë në afarizëm, përkatësisht një fitim sa më të madh.
Shpenzimet e planifikuara
janë ato që ndërmarrësi i parashikon për ndonjë periudhë të ardhshme, në pikëpamje kohore më të shkurtër ose më të gjatë, në shumën totale, në strukturë ose sipas njësisë së prodhimit. I quajmë edhe qëllime të synuara, ngase ndërmarrësi i përcakton paraprakisht para se të paraqiten qëllimet për veprimet ekonomike të ndërmarrësit, përkatësisht ciklit të prodhimit.. Projektimi i shpenzimeve të periudhës së ardhshme është i domosdoshëm në mënyrë që ndërmarrësi të mund ta bëjë paraprakisht për periudhën e ardhshme llogaritare kalkulimin e çmimeve të efekteve të veta dhe planifikimin e çmimit të shitjes.
Shpenzimet standarde
po ashtu, janë shpenzime të planifikuara që përcaktohen mbi bazën e metodave shkencore të incizimit dhe matjes sipas llojeve, grupeve të ngjashme ose sipas vendit të krijimit dhe bartësve të shpenzimeve, ndërkaq optimalisht janë shpenzime që priten të krijohen si shpenzime reale gjatë procesit të punës dhe të krijimit të efekteve. Ato janë edhe kriter i efekteve ekonomike të vlerave materiale dhe në para të krijuara në procesin e punës.
Shpenzimet sipas vendit të krijimit të tyre Vendin e krijimit të shpenzimeve përgjithësisht mund ta definojmë si vend në të cilin është evidentuar krijimi i shpenzimeve të ndonjë elementi të procesit të punës. Po ashtu, përgjithësisht dallojmë dy vende kryesore ku krijohen Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
272
NDËRMARRËSIA
harxhimet, reparti prodhues në të cilin ushtrohet veprimtaria themelore e ndërmarrësit, përkatësisht prodhimi i efekteve dhe administrata (drejtoria dhe shitja) si vend jashtë repartit në të cilin ushtrohen një sërë funksionesh pa të cilat prodhimi nuk do të mund të realizohet. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e prodhimit, shpenzimet e administratës. Shpenzimet e prodhimit
krijohen në ato reparte në të cilat zhvillohet procesi i prodhimit të efekteve, andaj i quajmë shpenzime të repartit në të cilat përfshihen shpenzimet e të gjitha elementeve të prodhimit të efekteve. Para së gjithash, këto janë shpenzimet për lëndë të para dhe material, por edhe të gjitha shpenzimet e tjera që janë të lidhura me prodhimin, siç janë materialet e konsumit, inventari i imët, amortizimi, shpenzimet për pjesë rezervë, shpenzimet e energjisë, pagat e punëtorëve të prodhimit, por edhe të punëtorëve regji të angazhuar për realizimin e prodhimit etj. Brenda grupit të shpenzimeve të prodhimit, pagat dhe shpenzimet totale të prodhimit, pra ato shpenzime me anën e të cilave në procesin e prodhimit arrihet shndërrimi (përpunimi) i lëndëve të para dhe i materialit në produkte janë SHPENZIME TË KONVERSIONIT.
Shpenzimet e administratës
përfshijnë shpenzimet e atyre shërbimeve që veprojnë jashtë repartit të prodhimit. Këtu bëjnë pjesë shpenzimet totale dhe të regjisë së shërbimeve që i kryejnë funksionet përcjellëse dhe quhen edhe shpenzime të administratës dhe shitjes. Përcjellja e tyre e veçantë është e domosdoshme, ngase vëllimi i tyre shpeshherë ndikon dukshëm në kalkulimin e çmimeve të prodhimeve.
Ndarja e shpenzimeve sipas vendeve të krijimit të tyre është veçanërisht e rëndësishme me qëllim të kursimit dhe mbikëqyrjes së tyre dhe sa i përket ndikimit të tyre në rezultatet e afarizmit. Në të vërtet shpenzimet e prodhimit, sipas rregullit, janë shpenzime të depozitueshme, përkatësisht shndërrohen në të dala në atë periudhë llogaritare në të cilën efektet, përkatësisht mallrat e prodhuara janë shitur dhe janë realizuar të hyrat, kurse shpenzimet e administratës dhe të shitjes përbëjnë shpenzimet periodike dhe si të dala menjëherë mbulohen nga të hyrat e periudhës llogaritare në të cilën janë krijuar.
Shpenzimet sipas mënyrës së llogaritjes në çmimin e prodhimeve Shpenzimet e ndërmarrësit janë rezultat i realizimit të efektit, përkatësisht prodhimit të caktuar. Prandaj, është e logjikshme që çdo efekti t’i përshkruhen shpenzimet që i ka shkaktuar. Mënyra e llogaritjes së shpenzimeve në çmimin e efekteve të veta (prodhimet, mallrat, shërbimet) është tejet e rëndësishme për ndërmarrësin, ngase në këtë mënyrë shpenzimet shpërndahen sipas bartësve të tyre. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e drejtpërdrejta, shpenzimet totale. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XI. Shpenzimet Dhe Menaxhimi i Shpenzimeve
273
Shpenzimet direkte ose të drejtpërdrejta
janë ato shpenzime të veçanta që mund të përcillen dhe që ekonomikisht është e arsyeshme të përcillen drejtpërdrejt sipas efekteve që i shkaktojnë, përkatësisht të llogariten sipas kriterit të përcaktuar kundrejt njësisë së prodhimit. Në këto shpenzime zakonisht bëjnë pjesë materiali prodhues, i cili për një njësi të prodhimit matet me anën e normativit të harxhimit të materialit dhe të pagave, që përfshinë të ardhurat e punëtorëve për punën e bërë në prodhimin e drejtpërdrejtë, e matur me normën ose me ndonjë kriter tjetër të parashikuar me aktet e ndërmarrësit.
Shpenzimet totale, indirekte ose të regjisë
janë ato shpenzime që është e pamundur të përfshihen drejtpërdrejt sipas efekteve ose ekonomikisht është e paarsyeshme të përcillen drejtpërdrejt sipas efekteve, ngase zakonisht bëhet fjalë për një numër të madh të shpenzimeve të llojllojshme nga njëra anë dhe për shkak se, sipas rregullit, kanë të bëjnë njëkohësisht me disa efekte. Prandaj, ato evidentohen sipas vendit të krijimit për shembull, reparti, kaldaja, administrata, shërbimi komercial etj., e pastaj shpërndahen sipas efekteve me aplikimin e kritereve të caktuara që vlejnë për kategorizimin e tyre sipas efekteve. Ndarja e zakonshme e shpenzimeve totale është në shpenzimet totale të prodhimit (SHTP) ose në shpenzimet totale të krijimit të efekteve, në të cilat bëjnë pjesë të gjitha shpenzimet që për nga përmbajtja e vet u përgjigjen shpenzimeve të konversionit, dhe në shpenzimet totale të administratës dhe shitjes (SHTASH) ku kryesisht bëjnë pjesë shpenzimet e administratës, pra shpenzimet e shërbimeve jashtë procesit të prodhimit.
Shpenzimet sipas shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve Me qëllim të menaxhimit të shpenzimeve, është e nevojshme njohja e strukturës së tyre e bazuar në shfrytëzimin e kapaciteteve, ngase ekziston një korrelacion thelbësor ndërmjet shpenzimeve dhe shfrytëzimit të kapacitetit. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet totale fikse (TFC), shpenzimet totale variabël (TVC). TFC dhe TVC së bashku përbëjnë shpenzimet totale të prodhimit (TC) por dallon sjellja e tyre në procesin e punës kundrejt sasisë së prodhimit. Që të mund t’i njohim, po japim një shembull hipotetik të prodhimit të ndërmarrësit (Q) dhe shpenzimeve (C) fikse, variabël dhe totale si përmbledhje e tyre. Tabela 1. Prodhimi dhe shpenzimet Sasia
Shpenzimet fikse
Shpenzimet variabël
Shpenzimet totale
(Q)
(TFC)
(TVC)
(TC)
1
2
3
4
0
400.000
0
400.000
1.000
400.000
100.000
500.000
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
274
NDËRMARRËSIA 2.000
400.000
200.000
600.000
3.000
400.000
300.000
700.000
4.000
400.000
400.000
800.000
5.000
400.000
500.000
900.000
Nga tabela e mësipërme mund të vërehet se shpenzimet fikse (TFC) janë të pandryshueshme gjatë procesit të punës, kurse shpenzimet variabël (TVC) ndryshojnë, përkatësisht rriten, në shembullin tonë kemi rritjen proporcionale të vëllimit të prodhimit. Më detajisht për këtë do të bëjmë fjalë në vazhdim sipas llojeve të shpenzimeve. Shpenzimet totale fikse
janë ato shpenzime që nuk ndryshojnë brenda një afati të shkurtër të veprimtarisë së ndërmarrësit, pa marrë parasysh se a ndryshon niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve. Për shembull, këto janë shpenzimet e amortizimit kohor, pagat minimale bruto të garantuara të punëtorëve, shpenzimet për qira etj., i quajmë edhe shpenzime të përhershme, ngase ekzistojnë pa marrë parasysh faktin se a i prodhon apo nuk i prodhon ndërmarrësi dhe në to nuk ndikon niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve. Lëvizjen e shpenzimeve fikse e kemi paraqitur në mënyrë grafike, sipas të dhënave nga tabela e prezantuar, në figurën vijuese.
Figura 1. Shpenzimet fikse
Në figurën e mësipërme shihet se shpenzimet fikse të ndërmarrësit në periudhën e përfshirë llogaritare janë 400.000,00 kuna dhe se kjo shumë nuk ndryshon me rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve. Pra, me rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve do të zvogëlohen shpenzimet fikse për një njësi të prodhimit, gjë që do të ndikojë në rritjen e fitimit. Shpenzimet totale variabël
janë shpenzimet që ndryshojnë, variojnë në pajtim me angazhimin e faktorëve variabël të prodhimit. I quajmë edhe shpenzime të ndryshueshme, ngase ndryshohen me
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XI. Shpenzimet Dhe Menaxhimi i Shpenzimeve
275
ndryshimin e vëllimit të prodhimit. Pra, varen nga numri (sasia) e efekteve të realizuara. Në to bëjnë pjesë shpenzimet për lëndë të para, për karburante, amortizim funksional, paga të punëtorëve mbi ato minimale, energji, transport etj. Shpenzimet variabël ndryshojnë në raport të caktuar me ndryshimin e sasisë së efekteve. Ndryshimi i shpenzimeve variabël me ndryshimin e sasisë së efekteve mundet, por jo pa tjetër, të jetë i barabartë, ngase disa mund të ndryshojnë më shpejtë ose më ngadalë.
Dallojmë dy grupe të shpenzimeve variabël e këto janë: shpenzimet variabël proporcionale, shpenzimet variabël joproporcionale. SHPENZIMET VARIABËL PROPORCIONALE janë ato shpenzime që rriten proporcionalisht me rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve, kurse SHPENZIMET VARIABËL JOPROPORCIONALE janë të gjitha ato rritja e të cilave nuk është në përpjesëtim me rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve, por rriten më shpejtë ose më ngadalë kundrejt rritjes së sasisë së efekteve, prandaj edhe i dallojmë si PROGRESIVE, që rriten më shpejtë dhe DEGRESIVE që rriten më ngadalë se rritja e sasisë së efekteve të prodhuara. Prandaj, së fundi dallojmë tri lloje të shpenzimeve variabël: shpenzimet variabël PROPORCIONALE, PROGRESIVE DHE DEGRESIVE. Për të vërejtur më lehtë ecurinë e shpenzimeve variabël, duke i shfrytëzuar të dhënat nga tabelat e mësipërme, po japim vetëm figurën e shpenzimeve variabël proporcionale.
Figura 2. Shpenzimet variabël
Në këtë figurë shihet qartazi se shpenzimet variabël rriten njëkohësisht me rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve. Grafiku tregon në mënyrë të qartë se shpenzimet variabël nuk ekzistojnë nëse procesi i punës pushon, por te prodhimi prej 5.000,00 copë arrijnë shumën prej 500.000,00 kuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
276
NDËRMARRËSIA
Shpenzimet sipas numrit të prodhimeve Shpenzimet sipas numrit të prodhimeve i quajmë edhe shpenzime sipas sasisë së efekteve. Ndarja e shpenzimeve sipas këtij kriteri është i rëndësishëm ngase na e bënë të mundur një analizë të tërësishme të të gjitha shpenzimeve sipas sasisë së efekteve, e kësisoj edhe zotësinë e ndërmarrësit që t’i menaxhojë shpenzimet. Mbi bazën e këtij kriteri dallojmë këto lloje të shpenzimeve: shpenzimet totale, shpenzimet mesatare. SHPENZIMET TOTALE (TC) janë dhëniet totale në para të nevojshme për prodhimin e sasisë së caktuar të efekteve (Q). Shpenzimet totale përfshijnë të gjitha shpenzimet fikse dhe variabël të periudhës së caktuar dhe kanë të bëjnë me të gjitha efektet e kësaj periudhe. Mund t’i shënojmë me këto simbole TC = TFC + TVC.
Shpenzimet e ardhshme totale përbëjnë përmbledhjen e shpenzimeve fikse dhe variabël, gjë që do të thotë se ndikimi i tyre është në përpjesëtim me pjesëmarrjen e tyre në shpenzimet totale. Prandaj, çdo ndryshim i shpenzimeve variabël do të ndikojë në ndryshimin e shpenzimeve totale. kjo më së mirë mund të shihet në grafikun në të cilin, duke i shfrytëzuar të dhënat nga tabela paraprake, kemi paraqitur ecurinë e njëkohshme të shpenzimeve fikse, variabël dhe totale të prodhimit në krahasim me ndryshimin e sasisë së prodhimit. Ky shembull tregon se shpenzimet totale përbëjnë përmbledhjen e shpenzimeve fikse variabël, ngase shpenzimet totale kanë, po ashtu, një vijë të ngritjes në krahasim me shpenzimet variabël, por në një nivel më të lartë se shpenzimet fikse. Figura 3. Shpenzimet totale, fikse dhe variabël
Nga kjo figurë shihet se shpenzimet totale në fazën e pushimit të prodhimit, pra atëherë kur nuk ka efekte, janë në nivel të shpenzimeve fikse, përkatësisht Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XI. Shpenzimet Dhe Menaxhimi i Shpenzimeve
277
400.000,00 kuna, kurse në të gjitha rastet e tjera shpenzimet totale janë një përmbledhje e shpenzimeve fikse dhe variabël për sasinë totale të prodhimeve për shembull, për sasinë e prodhimeve prej 3.000,00 copë kapin shumën prej 700.000,00 kuna. SHPENZIMET MESATARE janë ato që kanë të bëjnë me një njësi të efekteve dhe nxirren me pjesëtimin e shpenzimeve me sasisë së efekteve. Sipas njësisë së efekteve mund të vështrohen shpenzimet fikse, shpenzimet variabël dhe shpenzimet totale, prandaj i dallojmë:
shpenzimet mesatare fikse (AFC), shpenzimet mesatare variabël (AVC), shpenzimet mesatare totale (ATC). Duke i shfrytëzuar të dhënat për nivelin e këtyre shpenzimeve nga tabela 1 dhe me pjesëtimin e tyre me numrin e efekteve kemi nxjerrë të dhënat për lartësinë e shpenzimeve mesatare që i kemi paraqitur në tabelën 2.
Tabela 2. Shpenzimet mesatare Sasia
Shpenzimet mesatare fikse
Shpenzimet mesatare variabël
Shpenzimet mesatare totale
(AFC)
(AVC)
(ATC)
2
3
4 (2+3)
1.000
400
100
500
2.000
200
100
300
3.000
133
100
233
4.000
100
100
200
5.000
80
100
180
(Q) 1 0
Figura 4. Shpenzimet mesatare fikse Nga tabela e mësipërme shihet se sa është shuma veç e veç e shpenzimeve mesatare fikse (AFC), mesatare variabël (AVC) dhe e shpenzimeve mesatare totale (ATC) për një njësi të prodhimit dhe këtë për nivelet e ndryshme të prodhimit.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
278
NDËRMARRËSIA
Shpenzimet mesatare fikse (AFC)
nxirren me pjesëtimin e shpenzimeve totale fikse me sasinë e efekteve të prodhuara (AFC = FC/Q). Ato përpjesëtimisht me rritjen e prodhimit zvogëlohen për një njësi prodhimi, e kjo do të thotë se me pjesëtimin me një numër më të madh të efekteve të prodhuara zvogëlohen për një njësi të efektit. Kjo shihet qartë në tabelën 2 si dhe në grafikun në figurën 4. Ky rregull i mundëson ndërmarrësit që me rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve t’i zvogëlojë shpenzimet fikse për një njësi të prodhimit, gjë që në fund i mundëson t’i realizojë fitim më të madh, ose me uljen e çmimeve rritet shitja ose i kombinon që të dy mundësitë.
Shpenzimet mesatare variabël (AVC)
nxirren me pjesëtimin e shpenzimeve totale variabël me sasinë e efekteve të prodhuara (AVC = TVC/Q). Për to është karakteristike se rriten me rritjen e efekteve të prodhuara. Vlerat e shpenzimeve mesatare variabël i kemi paraqitur grafikisht në figurën 5. Në shembullin tonë është përdorë mënyra proporcionale e rritjes së shpenzimeve variabël, pra në të njëjtin përpjesëtim si edhe rritja e prodhimit, gjë që si rezultat kemi shpenzime mesatare variabël të njëjta për një njësi të prodhimit prej 100,00 kuna, pavarësisht nga sasia e prodhimeve të realizuara. Gjendja do të jetë tjetër në rast të përpjesëtimit progresiv ose degresiv të rritjes së shpenzimeve.
Shpenzimet mesatare totale (ATC)
nxirren me pjesëtimin e shpenzimeve totale me numrin total të efekteve të prodhuara (ATC = TC/Q). Nga tabela shihet qartë se ato janë një përmbledhje e shpenzimeve mesatare fikse dhe e shpenzimeve mesatare variabël për një njësi të shpenzimeve. Po ashtu, në figurën 5 shihet qartë se ATC zvogëlohen për një njësi të prodhimit si rezultat i zvogëlimit të AFC për një njësi të prodhimit, sepse AVC janë të njëjta për nga njësia e prodhimit.
Figura 5. Shpenzimet mesatare variabël
3. RAPORTI NDËRMJET SHPENZIMEVE DHE EFEKTEVE Ndërmarrësia nënkupton përpjekjet e ndërmarrësit që me inicimin e veprimtarisë ekonomike të realizojë rezultate sa më të mira afariste, përkatësisht një fitim dhe dobi sa më të madhe. Fitimi është diferenca ndërmjet të dalave Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XI. Shpenzimet Dhe Menaxhimi i Shpenzimeve
279
totale dhe të hyrave totale në një cikël ose periudhë llogaritare. Ndërmarrësi i realizon të hyrat e veta me shitjen e efekteve, përkatësisht të prodhimeve të veta në treg. Me këto të hyra ndërmarrësi do të përpiqet t’i mbulojë shpenzimet e bëra për prodhimin e këtyre efekteve dhe të realizojë një fitim sa më të madh. Për të realizuar këtë qëllim duhet të përpiqet që nga njëra anë t’i MINIMIZOJË SHPENZIMET dhe nga ana tjetër t’i MAKSIMALIZOJË TË HYRAT, e kjo do të thotë se duhet të vendosë një raport optimal ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve që do t’i realizojë në procesin e punës.
3.1. Harmonizimi i shpenzimeve dhe i efekteve Çdo ndërmarrës angazhohet që tregut t’i ofrojë prodhime dhe shërbime sa më atraktive dhe cilësore me një afat sa më të gjatë të përdorimit, për të realizuar një çmim dhe të hyra sa më të larta. Mirëpo, po këtë qëllim e kanë edhe ndërmarrësit e tjera, kështu që çmimi i shitjes së efekteve do të formohet nën ndikimin e ofertës dhe të kërkesës, që janë kritere dhe ndikime eksterne në formimin e çmimit në të cilat ndërmarrësi nuk mund të ndikojë ose fare pak mund të ndikojë. Për këtë arsye ai duhet të kujdeset maksimalisht për faktorët internë që ndikojnë në rezultatet e afarizmit, veçmas me masat për zvogëlimin e të dalave dhe shpenzimeve. Me këtë rast po i veçojmë vetëm disa prej tyre: minimizimi i shpenzimeve, ndarja e shpenzimeve sipas efekteve, harmonizimi kohor dhe planifikimi. Minimizimi i shpenzimeve
përfshin përpjekjet e përhershme të ndërmarrësit që shpenzimet e prodhimit të efekteve, si ato totale ashtu edhe ato të veçanta vazhdimit të zvogëlohen, me aplikimin e normativave standarde për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe materialit, kohës së punës, ose me përdorimin e kapitalit, organizimin më të mirë të të gjitha funksioneve në ndërmarrje, me shkurtimin e kohës së lidhjes së kapitalit etj.
Ndarja e shpenzimeve sipas efekteve
është veçmas e nevojshme ngase ndërmarrësi me anën e shpërndarjes së drejtë të shpenzimeve sipas efekteve, nga njëra anë do të sigurojë përcjelljen e shpenzimeve dhe racionalizimin e tyre, e nga ana tjetër do të sigurojë që ato të jenë konkurrente në treg. Për ta realizuar këtë qëllim, ndërmarrësi duhet të përpiqet të sigurojë një evidencë sa më cilësore të shpenzimeve në lidhje me vëllimin, strukturën dhe sidomos për bartësit e shpenzimeve, që nënkupton edhe alokimin dhe ngarkimin kohor të efekteve të prodhuara nëpërmjet amortizimit të investimeve në pasurinë afatgjate etj.
Harmonizimi kohor i raporteve ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve
ka disa dimensione dhe është tejet i rëndësishëm për ndërmarrësin, ngase afarizmi është një proces i vazhdueshëm në të cilin realizohen dhe shiten efektet sipas dinamikës dhe mundësive që i ofron tregu, prandaj duhet të mënjanohen situatat në të cilat në pikëpamje të kohës nuk përputhen të hyrat nga efektet e shitura dhe shpenzimet, përkatësisht të dalat e domosdoshme që janë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
280
NDËRMARRËSIA krijuar me rastin e realizimit të tyre, të mënjanohen ngecjet në prodhim, grumbullimi i stoqeve ose keqësimi i likuiditetit etj.
PLANIFIKIMI është një prej detyrave që ndërmarrësit ia mundëson një raport të harmonizuar ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve. Para fillimit të veprimtarisë planifikohen dhe harmonizohen veprimet si në nivelin e përgjithshëm ashtu edhe në nivelin e pjesëve të veçanta të saj, ndërkaq gjatë vazhdimit të procesit të punës përcillet realizimi i planit dhe menjëherë korrigjohen shmangiet eventuale. Në fund të periudhës llogaritare, ose në përfundim të ciklit, krahasohen të hyrat e realizuara dhe shpenzimet reale të krijuara, llogariten fitimi dhe humbjet dhe të gjitha këto së bashku krahasohen me parametrat e planifikuar në fillim të periudhës afariste. Rezultatet e arritura dhe shmangiet e shënuara analizohen dhe përbëjnë bazën e planifikimit, përkatësisht të shpenzimeve dhe efekteve si dhe të planifikimit të vendimeve afariste për periudhën e ardhshme llogaritare.
3.2. Pika e mbulimit Pika e mbulimit (PM) është kriteri mbi bazën e të cilit ndërmarrësi mund të merr vendime lidhur me prodhimin e efekteve ngase bënë me dije për faktin se shpenzimet dhe të hyrat janë të njëjta, përkatësisht kur rezultati financiar (RF) është i barabartë me zero. Me analizimin e kësaj pike mund të konkludohet se çfarë ndikimesh negative në afarizëm mund të përballojë ndërmarrësi, e që mos të punojë me humbje. Kjo është një metodë e rëndësishme e planifikimit dhe e vendimmarrjes në afarizëm, sepse është praktike dhe e thjeshtë për llogaritje. Mund të shprehet në SASINË E EFEKTEVE për çdo lloj të efekteve veç e veç, kurse për ndërmarrësin si tërësi vetëm nëse ai e prodhon një efekt, ose në LARTËSINË E TË HYRAVE, nëse prodhon më shumë efekte të ndryshme. Llogaritet në bazë të të dhënave për shpenzimet, çmimet dhe të hyrat nga efektet e shitura, andaj nuk është një madhësi e përhershme, por ndryshon pas çdo ndryshimi të faktorëve që ndikojnë në shpenzimet dhe të hyrat e ndërmarrësit. Metoda e pikës së mbulimit si kriter përbëhet nga bilanci dhe grafikoni i shpenzimeve totale (SHT) dhe i të hyrave totale (HT), me ç’rast pikë e mbulimit
është vendi në të cilën takohen vijat e të hyrave dhe shpenzimeve, kurse rezultati financiar është i barabartë me zero. Në rastin tonë, për llogaritjen e pikës së mbulimit, do t’i shfrytëzojmë të dhënat për shpenzimet dhe prodhimin e efekteve nga shembujt paraprak, duke u nisur nga presupozimi se çmimi i shitjes (ÇSH) është 250.00 kuna për një njësi të prodhimit dhe se ndërmarrësi ka një kapacitet të instaluar për prodhimin e 5.000,00 njësi, ndërkaq planifikon të prodhojë dhe shes 4.000,00 njësi prodhimi. Tabela 3. shpenzimet për prodhimin e sasisë së planifikuar të prodhimeve Sasia (Q)
Shpenzimet totale fikse (TFC)
Shpenzimet totale variabël (TVC)
Shpenzimet totale (TC)
Shpenzimet totale mesatare (ATC)
1
2
3
4 (2+3)
5 (4/1)
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XI. Shpenzimet Dhe Menaxhimi i Shpenzimeve 0
400.000
0
400.000
-
1.000
400.000
100.000
500.000
500
2.000
400.000
200.000
600.000
300
3.000
400.000
300.000
700.000
233
4.000
400.000
400.000
800.000
200
5.000
400.000
500.000
900.000
180
281
Tabela 4. Të hyrat e planifikuara Sasia (Q)
Çmimi i shitjes (ÇSH)
Të hyrat totale (HT)
Shpenzimet totale (SHT)
Rezultati financiar (ÇSH-SHT)
1
2
3 (1x2)
4
5 (3-4)
0
250
0
400.000
- 400.000
1.000
250
250.000
500.000
-250.000
2.000
250
500.000
600.000
-100.00
3.000
250
750.000
700.000
50.000
4.000
250
1.000.000
800.000
200.000
5.000
250
1.250.000
900.000
350.000
Në bazë të këtyre të dhënave mund ta bëjmë grafikun e kaheve të të hyrave totale dhe të shpenzimeve totale, dhe të konstatojmë pikëtakimin e tyre që nënkupton pikën e mbulimit. Në bazë të bilancit rezulton se pika e mbulimit është në nivelin (q) 2.667 të prodhimit, ngase është 400.000,00 150 = 2.666,67, gjë që e rrumbullakuar është 2667 prodhime. Te kjo sasi e prodhimit dhe e shitjes rezultati financiar është i barabartë me zero (0). Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
282
NDËRMARRËSIA
Figura 6. Pika e mbulimit
Rezultati i paraqitur mund të vërtetohet sipas llogaritjes në vazhdim. Shumëzimi i sasisë së prodhimeve prej 2.667 copë (q) me çmimin e shitjes (çsh) e jep SHT prej 666.700,00 kuna. Njëkohësisht, shpenzimet totale (SHT) të prodhimit janë përmbledhja e shpenzimeve totale fikse (TFC) dhe e shpenzimeve mesatare variabël (AVC) për një njësi të prodhimeve të shitura (q) pra, SHT = TFC + (AVC x q), ose 400.000,00 + 266.700,00 kn, ose gjithsej 666.700,00 kuna. Sipas kësaj llogarie HT = SHT, nga kjo del se rezultati financiar (RF) është i barabartë me zero (0). Me anën e pikës së mbulimit të llogaritur në këtë mënyrë, ndërmarrësi mund të vendosë për prodhimin ose shitjen e 4.000 copë të prodhimeve, ngase në këtë rast HT do të jenë 1.000.000,00 kuna, kurse SHT do të jenë 800.000,00 kuna, ndërkaq rezultati afarist, përkatësisht fitimi do të jetë gjithsej 200.000,00 kuna.
4. MENAXHIMI I SHPENZIMEVE Tregu përbën tërësinë e marrëdhënieve ndërmjet ofertës dhe kërkesës që në vendin e caktuar dhe në kohën e caktuar ndikojnë në shitjen e mallrave ose të shërbimeve të caktuara. Duke mos u thelluar në analizën e tregut, do t’i veçojmë tri pikënisjet e tij kryesore që janë OFERTA, KËRKESA DHE ÇMIMI. Ofertën e përbëjnë ofertuesit që përpiqen ta shesin sasinë e caktuar të efekteve të veta me një çmim të caktuar. Kundrejt tyre, blerësit me fondet që i kanë në dispozicion për blerjen e prodhimeve me një çmim të caktuar, krijojnë kërkesën. Ballafaqimi i ofertës dhe i kërkesës e përcakton çmimin, që mund të jetë çmim i ofertës ose çmim i kërkesës apo çmim sipas marrëveshjes. Për ne është me rëndësi të konkludohet
se çmimi i tregut nuk është shprehje e vullnetit të ofertuesve dhe kërkuesve, por i raporteve në treg. Prandaj, në ekonominë e tregut të lirë, realizimi i qëllimeve ekonomike të ndërmarrësit varet, para së gjithash, nga përparësitë e tij kundrejt Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XI. Shpenzimet Dhe Menaxhimi i Shpenzimeve
283
konkurrencës në treg. Kjo mund të arrihet vetëm me kombinimin optimal të faktorëve të brendshëm të prodhimit. Së këndejmi, shpenzimet janë sfera e vetme
në të cilën menaxhmenti mund të sigurojë një përparësi kundrejt konkurrencës dhe në këtë mënyrë të sigurojnë, po ashtu, një përparësi në treg, si dhe rezultate më të volitshme afariste. Menaxhimi i shpenzimeve në kuptimin më të gjerë të fjalës nënkupton përpjekjet që në kushte të caktuara të afarizmit, me zvogëlimin e shpenzimeve, të realizojnë rezultate sa më të mira afariste. Pra, me qëllim të menaxhimit të shpenzimeve, përkatësisht që me shpenzime sa më të vogla të realizohen sa më shumë efekte dhe një fitim sa më të madh, pa pasoja negative afatgjate për afarizmin dhe pozitën në treg. Mirëpo, menaxhimi i shpenzimeve nuk nënkupton zvogëlim të cilësdo formë të shpenzimeve, por kjo para së gjithash ka të bëjë me zvogëlimin e shpenzimeve të panevojshme në prodhim. Arsyet për zvogëlimin e shpenzimeve mund të jenë të ndryshme, e kjo më së shpeshti ndodhë për shkak të rritjes së fitimit, rritjes së konkurrencës, sigurimit të afarizmit afatgjatë, realizimit të rezultateve optimale afariste, sigurimit të pozitës në treg, por edhe për shkak të zvogëlimit të humbjeve. Në procedurën e menaxhimit të shpenzimeve menaxhmenti modern ballafaqohet me shumë çështje të cilat duhet të zgjidhen. Para së gjithash duhet të konstatohen shkaqet (qëllimet) e menaxhimit të shpenzimeve, në mënyrë që të dallohen me kohë çështjet që imponohen në procedurën e menaxhimit, të përgatitjes së informatave dhe caktimit të strategjisë së menaxhimit. Ndër çështjet tjera janë ato që parashtrohen në procedurën e menaxhimit të shpenzimeve dhe që kanë të bëjnë me vetë shpenzimet, me ç’rast është me rëndësi të përcaktohen të gjithë faktorët e prodhimit, pastaj cilët prej tyre ndikojnë më së shumti në lartësinë e shpenzimeve, çfarë janë me të vërtetë shpenzimet e afarizmit, alokimi i tyre sipas efekteve dhe së fundi, si duhet të evidentohen, llogariten, analizohen, maten dhe vlerësohen. E treta është sigurimi i infrastrukturës së nevojshme që presupozon një shkallë të lartë të organizimit, një funksion të zhvilluar të menaxhmentit, por edhe një teknologji informatike të zhvilluar, veçmas një sistem të zhvilluar të kontabilitetit. E katërta është çështja e ndërtimit të strategjisë së menaxhimit të shpenzimeve, ngase menaxhimi i shpenzimeve nuk mund të bazohet në vlerësimet dhe veprimet instiktive, por presupozon ato strategji të menaxhimit që përfshijnë planifikimin, hartimin e buxhetit, mbikëqyrjen dhe analizën e shpenzimeve. Ekzistojnë modele të ndryshme të menaxhimit të shpenzimeve. MODELI PROCESUAL i menaxhimit të shpenzimeve presupozon se është e nevojshme që shpenzimet e prodhimit të përcillen dhe vlerësohen duke e Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
284
NDËRMARRËSIA
ndjekur rrjedhën e prodhimit në faza, me thjeshtësimin dhe shkurtimin e proceseve të caktuara të prodhimit. MODELI ABC i menaxhimit të shpenzimeve bazohet në përcjelljen dhe përzgjedhjen e aktiviteteve afariste që krijojnë të hyra dhe harxhojnë resurse prodhuese dhe nënkupton angazhimin e menaxhmentit për t’i dalluar ato aktiviteteve që kanë ndikim më të madh në krijimin e fitimit, dhe që aktivitetin e vet ta orientojë në përparimin e këtyre aktiviteteve, dhe që me zvogëlimin e shpenzimeve dhe/ose me rritjen e qarkullimit të efekteve të rritet fitimi.
Modeli i menaxhimit të shpenzimet e synuara nënkupton se ndërmarrësi në ekonominë e tregut duhet t’i respektojë dëshirat dhe nevojat e konsumatorëve dhe se shpenzimet e veta duhet t’ua përshtatë çmimeve të cilat, krahas një cilësie dhe funksionaliteti të prodhimeve, do të jenë të pranueshme për konsumatorin, andaj menaxhmenti duhet të sigurojë uljen e shpenzimeve në nivelin që i mundëson një afarizëm fitimprurës. I kundërt me modelet e përmendura është modeli tradicional i menaxhimit të shpenzimeve, e duke pasur parasysh se është më i përhapuri në praktikën tonë, atë edhe do ta analizojmë gjerësisht. MODELI TRADICIONAL I MENAXHIMIT, siç shihet edhe nga vetë emri i tij, është modeli më i vjetër i menaxhimit të shpenzimeve. Bazohet në ndarjen tradicionale të shpenzimeve në shpenzimet direkte, që përfshijnë vetëm shpenzimet direkte të lëndëve të para, shpenzimet e punës së drejtpërdrejtë dhe shpenzimet direkte të pasurisë afatgjatë (amortizimi) që është përdorë në procesin e punës, dhe në shpenzimet indirekte ose të përgjithshme që përfshijnë shpenzimet e regjisë (OTI) dhe shpenzimet e regjisë administrative dhe të shitjes (OTUP). Modeli niset nga presupozimi se, kur bëhet fjalë për shpenzimet direkte, është i njohur vendi i shpenzimeve dhe i efekteve, kurse për shpenzimet e regjisë prodhuese dhe administrative e të shitjes është i njohur vetëm vendi i harxhimit, por jo edhe efekti real me të cilin kanë të bëjnë shpenzimet, andaj si çështje më e rëndësishme shtrohet se në çfarë mënyrë do të barten këto shpenzime në efekte, si bartës të vetëm të shpenzimeve.
Kontabiliteti dhe infrastruktura tjetër informatike siguron informatat për të gjitha shpenzimet, për matjen e tyre dhe për përfshirjen sa më të madhe të shpenzimeve direkte sipas bartësve të shpenzimeve (efekteve). Për shpenzimet totale është esenciale baza për sistemimin e tyre sipas bartësve të shpenzimeve, në mënyrë që të sigurohet që këto shpenzime t’i ngarkojnë efektet përafërsisht me shpenzimet reale që janë krijuar në procesin e prodhimit të këtyre efekteve (prodhimeve dhe shërbimeve). Zgjedhja e kritereve për sistemimin e shpenzimeve totale sipas efekteve si bartëse të shpenzimeve, bëhet duke pasur parasysh mundësinë e sistemimit të tyre sipas shpenzimeve totale direkte, mundësinë e sistemimit sipas njërës prej formave më të rëndësishme të shpenzimeve direkte ose me kombinimin e disa llojeve të shpenzimeve direkte. Menaxhmenti në procesin e menaxhimit të shpenzimeve është përgjegjës për Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XI. Shpenzimet Dhe Menaxhimi i Shpenzimeve
285
zgjedhjen e kritereve optimale, përkatësisht të bazës për sistemimin e shpenzimeve totale sipas bartësve të tyre. Si kriter për sistemimin e shpenzimeve totale sipas bartësve të tyre, zakonisht shfrytëzohen shpenzimet e punës së drejtpërdrejtë ngase merret parasysh presupozimi se shpenzimet totale janë shkaktuar nga puna. Mirëpo, ky presupozim është vetëm pjesërisht i saktë. Në të vërtetë, struktura e kapitalit dhe kombinimi i faktorëve të prodhimit të angazhuar në procesin e prodhimit shpeshherë shtrojnë nevojën për zgjedhjen e kritereve të tjera për sistemimin e shpenzimeve totale sipas efekteve që janë bartës të shpenzimeve. Mirëpo, ky problem konsiderohet kyç për aplikimin cilësor të kësaj metode me rastin e sistemimit të shpenzimeve sipas efekteve. Njëkohësisht, ky është edhe kriter i suksesit të menaxhmentit në procesin e menaxhimit të shpenzimeve. Ndikimi i bazës që përdoret për sistemimin e shpenzimeve totale për efektet si bartëse të shpenzimeve, pra edhe rëndësia e zgjedhjes së kritereve, mund të pasqyrohet me shembullin në vazhdim. Presupozohet se ndërmarrësi prodhon tre prodhime, prodhimin “A”, “B” dhe “C” në sasi prej nga 100 copë. Shpenzimet direkte totale të prodhimit të të gjitha produkteve në periudhën e caktuar llogaritare janë 39.000,00 kn, nga të cilat shpenzimet totale për material të drejtpërdrejtë janë 19.000,00 kn, për amortizim direkt 7.000,00 kn dhe për punën e drejtpërdrejtë 13.000,00 kn dhe këtë sipas llojeve dhe bartësve të shpenzimeve të sistemuara sipas mënyrës së pasqyruar në tabelat paraprake. Në të njëjtën periudhë, shpenzimet totale (indirekte) janë 7.800,00 kn. Në vazhdim do të analizojmë se si mund të sistemohen shpenzimet totale sipas efekteve dhe rezultatet e aplikimit të bazave të ndryshme për sistemimin e shpenzimeve totale sipas efekteve si bartëse të shpenzimeve. i shembullit tonë bazohet në presupozimin se si bazë për sistemimin e shpenzimeve totale merret vlera e shpenzimeve direkte të punës. Lartësinë e shpenzimeve totale e pjesëtojmë me lartësinë e shpenzimeve totale të punës direkte, kurse koeficientin e fituar e shumëzojmë me 100, (7.800,00 : 13.000,00 x 100 = 60%). Rezultat i këtij shembulli është vlera prej 60% që nënkupton përqindjen e pjesëmarrjes së shpenzimeve totale në secilin prodhim të matur me shpenzimet e punës direkte, prandaj kalkulimi i çmimeve të efekteve në këtë variant do të jetë si vijon. VARIANTI I PARË
Tabela 5. Kalkulimi i çmimeve të efekteve Llojet e shpenzimeve
Efektet
Gjithsej
A
B
C
Materiali i drejtpërdrejtë
3.000
7.000
9.000
19.000
Amortizimi i drejtpërdrejtë
1.000
2.000
4.000
7.000
Puna e drejtpërdrejtë
6.000
4.000
3.000
13.000
GJITHSEJ
10.000
13.000
16.000
39.000
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
286
NDËRMARRËSIA
Shpenzimet totale
3.000
2.400
1.800
7.800
GJITHSEJ
13.600
15.400
17.800
46.800
Nga tabela paraprake mund të shihen shpenzimet totale sipas prodhimeve në bazë të këtij kriteri të sistemimit të shpenzimeve, si dhe shpenzimet totale me pjesëtimin e të cilave me sasinë e prodhimit fitohet rezultati sipas të cilit çmimi për një njësi të prodhimit “A” është 136,00 kn, të prodhimit “B” 154,00 kn dhe të prodhimit “C” 178,00 kn. VARIANTI I DYTË i shembullit tonë bazohet në presupozimin se si bazë për sistemimin e shpenzimeve totale merret vlera e shpenzimeve totale direkte. Shumën e shpenzimeve totale e pjesëtojmë me shpenzimet totale direkte, kurse koeficientin e fituar e shumëzojmë me 100 (7.800 : 39.000 x 100 = 20%). Rezultati është vlera prej 20% që nënkupton lartësinë e pjesëmarrjes së shpenzimeve totale në çdo prodhim e matur me shpenzimet totale direkte, prandaj në këtë variant çmimi i efekteve do të jetë si vijon:
Tabela 6. Kalkulimi i çmimit të efekteve Llojet e shpenzimeve
Efektet
Gjithsej
A
B
C
Materiali i drejtpërdrejtë
3.000
7.000
9.000
19.000
Amortizimi i drejtpërdrejtë
1.000
2.000
4.000
7.000
Puna e drejtpërdrejtë
6.000
4.000
3.000
13.000
GJITHSEJ
10.000
13.000
16.000
39.000
Shpenzimet totale
2.000
2.600
3.200
7.800
GJITHSEJ
12.000
15.600
19.200
46.800
Nga tabela e mësipërme shihet se në fund, me aplikimin e këtij varianti do të fitojmë rezultatin sipas të cilit çmimi për një njësi të prodhimit është “A” 120,00 kn, për prodhimin “B” 156,00 kn dhe prodhimin “C” 192,00 kn. Me krahasimin e këtyre varianteve të sistemimit të shpenzimeve totale mund të nxirren një sërë konkluzionesh. E para, fare mirë mund të vërehet se dukshëm dallojnë çmimet e prodhimit “A” dhe të prodhimit “B” në variantin e parë, përkatësisht në të dytin. Çmimi i prodhimit “A” që sipas variantit të parë është 136,00 kn, në variantin e dytë zvogëlohet në vetëm 120,00 kn. E kundërta ndodhë te prodhimi “C” shuma e të cilit në variantin e parë është 178,00 kn, në variantin e dytë rritet në 192,00 kn. Ky është rezultat i bazave të ndryshme të shfrytëzuara për sistemimin e shpenzimeve indirekte (totale) të prodhimit sipas efekteve. Si do qoftë, menaxheri, mbi bazën e evidencës analitike të shpenzimeve totale, duhet të bëjë përpjekje që ato të sistemohen sipas efekteve me aplikimin e kritereve që do t’i Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XI. Shpenzimet Dhe Menaxhimi i Shpenzimeve
287
sistemojnë këto shpenzime sipas efekteve në lartësinë që është përafërsisht e njëjtë me shpenzimet totale të realizimit të efekteve, përkatësisht të produkteve. E dyta, çmimet e fituara me anën e këtyre kalkulimeve duhet të krahasohen me çmimet e konkurrencës në treg. Nëse disa prej tyre janë më të ulëta, e disa më të larta nga çmimet e prodhuesve të tjerë, në këtë rast menaxheri duhet ta shqyrtojë edhe këtë problematikë në kontestin e menaxhimit të shpenzimeve dhe ta rishqyrtojë metodën e aplikuar për sistemimin e shpenzimeve sipas efekteve. Mirëpo, nëse çmimet janë mbi ato të konkurrentëve të tjerë, në këtë rast kemi të bëjmë me një problem serioz, dhe nëse kjo nuk është rezultat i dallimit në cilësi ose i funksionalitetit të prodhimit, menaxheri duhet që në procedurën e menaxhimit të shpenzimeve t’i ndërmerr të gjitha veprimet më të drejta për uljen e shpenzimeve të prodhimeve të veta. E treta, të gjitha shpenzimet direkte dhe indirekte (totale) të pasqyruara në kalkulim, menaxheri duhet që në procedurën e menaxhimit të shpenzimeve t’i analizojë në kontestin më të gjerë. Për shembull, nga aspekti historik duhet shqyrtuar shpenzimet e planifikuara kundrejt atyre të realizuara, ose të realizuara kundrejt standardeve etj., e sa u përket shmangieve që kanë trend negativ, është e nevojshme të analizohen dhe konstatohen të gjitha shkaqet që kanë ndikuar në këtë ecuri të shpenzimeve dhe me kohë të merret vendimi për uljen e tyre, duke mos ndikuar negativisht në afarizëm ose në pozitën në treg. Në ekspozenë paraprake prezantuam shpenzimet themelore dhe përmbajtjen e tyre, veprimet themelore në lidhje me shpenzimet dhe detyrat e menaxherëve në procesin e menaxhimit të shpenzimeve. Në lidhje me këtë kryesisht u bë fjalë për uljen e shpenzimeve si qëllim kryesor i procesit të menaxhimit të shpenzimeve, gjë që edhe është normale, ngase problem kryesor i ndërmarrësit është si të arrihet përparësia në treg kundrejt konkurrencës, e kjo mund të arrihet vetëm nëse menaxhmenti nëpërmjet kombinimit optimal të faktorëve të prodhimit krijon një përparësi të caktuar komparative ndaj konkurrentëve duke realizuar në këtë mënyrë një pozitë më të mirë në treg.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
12 PROJEKTIMI I NDËRMARRËSISË
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
T E M A T: PËRMBAJTJA E PLANIT TË PUNËS ANALIZA E TREGUT SI PIKËNISIJE NË PËRPUNIMIN E PLANIT TË PUNËS ANALIZA E KUSHTEVE TEKNIKE – TEKNOLOGJIKE DHE ORGANIZATIVE VLERËSIMI I EFEKTIVITETIT SHEMBULLI I PLANIT TË BIZNESIT TË NJË FABRIKE TË VOGËL TË BUKËS
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
291
1. HYRJE Ndërlikueshmëria e kushteve në treg paralajmëron ndërmarrësit se fillimi i veprimtarisë ekonomike pa plan do të ishte një aventurizëm i vërtetë. Me planifikim parashikohen ngjarjet e ardhshme, përdorimi optimal i resurseve vetjake, përshtatja kushteve të mjedisit të jashtëm, pastaj zvogëlohet rreziku në afarizëm dhe, së fundi, përcaktohen kriteret me të cilat bëhet matja e suksesit në veprimtarinë ekonomike. Prandaj, është e logjikshme që të ekzistojë një vetëdije për nevojën e planifikimit, që idenë që e kemi parasysh ta hedhim në letër, t’i përcaktojmë qëllimet konkrete, të parashikojmë mënyrën dhe mjetet për realizimin e tyre dhe që të gjitha këto t’i formësojmë në planin e biznesit. Që këtë të mund ta bëjmë me sukses duhet ta kemi të qartë se çka është plani i biznesit, çka përmban, si hartohet, ose çfarë njohurish dhe shkathtësish posedojnë, cilat janë pritshmëritë tona, deri ku jemi të gatshëm të shkojmë në ndërmarrësi dhe një sërë pyetje dhe përgjigje të tjera. për të cilin në praktikën tonë shpeshherë përdoret shprehja është një dokument i shkruar me të cilin, pas analizave paraprake, jepet hollësisht vlerësimi i idesë afariste, mënyra, procedura dhe mjetet me të cilat do të realizohej, si dhe efektet e pritshme për realizimin e një objektivi ekonomik. Plani i biznesit në aspektin kuptimor duhet dalluar nga projekti investues që është një tërësi e aktiviteteve të ndryshme të orientuara drejt realizimit të një qëllimi zhvillimor. Edhe pse dallohen, përmbajtja e tyre shpeshherë ndërlidhet, ngase që të dyja këto plane ngërthejnë në vete dhe hollësisht shpjegojnë strukturën dhe rrjedhën e aktiviteteve të zhvilluara dhe përdoret si bazë për marrjen e vendimeve afariste ose investuese. Kjo veçmas vlen për ndërmarrjet e vogla në të cilat, shpeshherë plani i biznesit ka karakter të planit investues dhe përmban të gjitha pjesët e tij. PLANI I BIZNESIT
PROJEKTI NDËRMARRËS,
Mirëpo, është me rëndësi të madhe që të njihet përmbajtja e planit të biznesit, pa marrë parasysh se a është fjala vetëm për një projekt ekonomik në kuptimin e ngushtë apo ka edhe elemente të programit investues. Pra, mund të themi se plani i biznesit është dokument i shkruar i cili në mënyrë të veçantë përpunon aktivitetet e vogla ekonomike, çofshin ato prodhuese, shërbyese ose tregtare, në pikëpamje sistemore është i strukturuar në atë mënyrë që të mund të jep përgjigje në pyetjet që kanë të bëjnë me planifikimin, financimin, operacionalizimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen gjatë periudhës së vështruar të kohëzgjatjes së veprimtarisë ekonomike etj. Si i tillë, plani i biznesit është një elaborim gjithëpërfshirës i aktivitetit ekonomik, shërben si verifikim i këtij aktiviteti nga këndvështrimi i ndërmarrësit dhe përdoret për komercializimin vetjak ose për prezantimin dhe tërheqjen e partnerëve dhe financierëve afaristë. Është e nevojshme që çdo ndërmarrjeje, e veçmas e ndërmarrjeve të vogla, dhe sidomos e atyre fillestare t’u ofrohet problematika që ka të bëjë me planin e biznesit. Do të bëjmë përpjekje për të shpjeguar mënyrën e përgatitjes dhe të vlerësimit të planit të biznesit, t’i orientojmë ndërmarrësit që t’i hartojnë në Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
292
NDËRMARRËSIA
mënyrë të pavarur planet e biznesit, t’u ofrojmë informata për njohuritë elementare dhe çështjet thelbësore për të cilat duhet të mendojnë me rastin e hartimit të planit të biznesit, t’i udhëzojmë në përpunimin strukturor dhe analitik, në standardizimin e përmbajtjes së planit të biznesit dhe që planet e biznesit të vlerësohen me kritere rigoroze. Mos harroni, qëllimi i fitimit duhet të jetë realizimi i një ideje të mirë, por qëllimi nënkupton edhe që me kohë të hiqet dorë nga ideja e keqe dhe të shqyrtohet ndonjë mundësi tjetër.
2. PËRMBAJTJA E PLANIT TË BIZNESIT Disa ndërmarrës posedojnë njohuri, shkathtësi dhe zotësi vetjake që u mundësojnë që vet ta hartojnë planin e biznesit, ndërkaq të tjerët lidhur me pjesët e caktuara të planit do t’i shfrytëzojnë këshillat e ekspertëve, ose këtë detyrë do t’ia besojnë plotësisht konsulentit të aftë për këtë lloj pune. Nëse puna i besohet konsulentit, duhet ta keni rolin aktiv në krijimin e planit të biznesit, ngase ideja është e juaja, vetë e financoni dhe vetë e bartni rrezikun mirëpo, pa marrë parasysh se kush do ta hartojë planin e biznesit, përmbajtja e tij duhet t’i përfshijë të gjitha ato pjesë që janë përcaktuar si të detyrueshme. Sipas kërkesave të institucioneve financiare përmbajtja e rekomanduar e planit të biznesit, përveç hyrjes dhe përmbajtjes së detyrueshme përmban këto pjesë kryesore: përmbledhjen e planit të biznesit, informatën për investuesin, analizën e tregut dhe të planit të shitjes, analizën e kushteve teknike – teknologjike dhe organizative, analizën ekonomike – financiare dhe vlerësimin e efektivitetit. Secila prej këtyre pjesëve të përmbajtjes së planit të biznesit përpunohet më tutje në kuadër të pjesëve të veçanta, për çka do të bëjmë fjalë edhe më hollësisht, prandaj këtu do t’i japim vetëm disa shpjegime të shkurtra për secilën prej pjesëve kryesore të përmbajtjes. Përmbledhja e planit të biznesit
hartohet në mënyrë të thukët, në mënyrë që secilit që e lexon t’i prezantohen të gjitha elementet thelbësore të planit të biznesit. Gjithsesi duhet të përmbajë një informatë të shkurtër për investuesin, për efektet që pret t’i realizojë, një analizë të shkurtër për tregun, të dhënat teknike – teknologjike së bashku me masat për mbrojtjen ekologjike dhe në punë, të dhënat për të punësuarit, të dhënat për lartësinë dhe strukturën e investimeve dhe burimet e strukturën e burimeve të mjeteve, si dhe treguesit më të rëndësishëm lidhur efektivitetin e projektit. Edhe pse përmbledhja e planit afarist jepet që në fillim, ai zakonisht hartohet pasi të përfundojë plani, përkatësisht kur është e mundur të bëhet një pasqyrë e shkurtër.
Informata për investuesin
nënkupton paraqitjen e të dhënave thelbësore për ndërmarrësin, përkatësisht investuesin në aktivitetin afarist. Nëse bëhet fjalë për personin fizik, përveç të dhënave kryesore personale ndër të cilat
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
293
bën pjesë edhe kualifikimi profesional, informata duhet të përfshijë edhe vizionin e tij afarist, si dhe një pasqyrë për gjendjen materiale, përkatësisht për zotësinë kredituese dhe mundësitë garantuese. Për personat juridikë që e kanë filluar punën më herët patjetër jepet një pasqyrë e veprimtarisë së tyre duke i prezantuar shkurtimisht bilancet dhe llogaritë lidhur me fitimet dhe humbjet gjatë disa viteve të fundit. Analiza e tregut dhe plani i shitjes
është njëra prej pjesëve kyçe të përmbajtjes së projektit të ndërmarrësit. Pa tjetër përfshin ANALIZËN E TREGUT DHE TË FURNIZIMEVE, pra të të gjitha inputeve të prodhimit të parashikuara me projekt, e veçmas ANALIZËN E TREGUT SHITJES në të cilën duhet të prezantohen informatat e sakta për efektet dhe kushtet nën të cilat mendojnë t’i plasojnë mallrat në treg, pasqyra e konsumatorëve dhe e tregut të synuar, vlerësimin e konkurrencës dhe mundësitë reale të plasmanit. Analiza e tregut për shitjen e mallrave nënkupton edhe hartimin e programit të marketingut me një program të paramenduar mirë për hulumtimin dhe zhvillimin e tregut, zhvillimin e prodhimit, politikën e çmimeve, promovimet etj. Së fundi, analiza e tregut duhet të përfshijë edhe planin real të shitjes dhe vlerësimin e të hyrave totale për periudhën e vështruar të veprimtarisë së ndërmarrësit.
Analiza teknike – teknologjike
në aspektin sistemor duhet të jepet pasqyra lidhur me makro dhe mikro lokacionin e projektit, pastaj një përshkrim i hollësishëm për realizimin teknik dhe teknologjik me të dhënat për mjetet e nevojshme dhe strukturën e tyre duke i theksuar karakteristikat e tyre teknike dhe teknologjike, veçmas kapacitetet dhe mundësitë e punës, përfshirë edhe pasqyrën për vetë procesin teknologjik të punës. Po ashtu, në këtë kaptinë jepet edhe një pasqyrë e hollësishme për numrin, strukturën dhe detyrat e të punësuarve, veçmas të menaxherit, si dhe për masat e mbrojtjes në punë dhe mbrojtjen ekologjike.
Analiza ekonomike – financiare
bazuar në analizën teknike – teknologjike jep një pasqyrë për investimet totale të nevojshme dhe për mjetet e xhiros, për strukturën e tyre dhe për burimet e parave. Në lidhje me këtë jepet një pasqyrë analitike për kthimin e huave, amortizimin e pasurisë së përhershme, shpenzimet materiale, shpenzimet për paga etj. Në fund, prezantohet bilanci i fitimit dhe i humbjeve dhe veprimtaria financiare e ekonomike e ndërmarrjes. Zakonisht të gjitha këto prezantohen në tabela përkatëse me komente dhe shpjegime të duhura, sipas rregullit për periudhën për të cilën është marrë kredia financiare.
Vlerësimi i efektivitetit
është një kaptinë e veçantë e projektit që përmban pasqyrën lidhur me efektivitetin e projektit të matur me tregues të caktuar. Për këtë qëllim përdoren tregues të ndryshëm sipas metodave statike dhe dinamike të vlerësimit. Veçmas prezantohet ndjeshmëria e projektit, përkatësisht një analizë sensitive që nënkupton testimin e projektit kundrejt faktorëve të ndryshëm të rrezikut, siç janë rritja e çmimit të inputeve, zvogëlimi i shitjes së prodhimeve etj.
Në vazhdim do të japim një pasqyrë të hollësishme për problematikën e planifikimit të ndërmarrësisë dhe vështrimin për disa presupozime që duhet të Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
294
NDËRMARRËSIA
merren parasysh me rastin e hartimit të planit të biznesit. Mirëpo, para se të fillojmë prezantimin e hollësishëm të planifikimit të veprimtarisë së ndërmarrësit, vlen të theksohet se hartimi i planit të punës kalon nëpër disa faza. Bazuar në përvojat e mia, si autor i shumë projekteve të punës, veçmas për ndërmarrjet e vogla, mendoj se për përgatitjen e planit të punës janë të domosdoshme së paku katër faza. FAZA E PARË, gjithsesi është lindja e vetë idesë, që mund të shfaqet rastësisht, por që zakonisht është fryt i përvojave dhe i njohurive të ndërmarrësit, ose merret nga qendra për ndërmarrësi, përkatësisht nga byroja e veçantë e cila merret në mënyrë profesionale me kërkime dhe me krijimin e projekteve. Një ide e mirë nuk nënkupton patjetër edhe suksesin afarist prandaj, për këtë arsye, ndërmarrësi duhet që në FAZËN E DYTË patjetër ta verifikojë arsyeshmërinë komerciale të idesë me hulumtimin dhe analizën e tregut, e nëse rezultati i hulumtimeve është pozitiv, fillon FAZA E TRETË që përfshin analizën ekonomike dhe financiare të të gjitha komponentëve të investimeve dhe zbatimin e idesë në vepër. Në FAZËN E KATËRTË verifikohet suksesi i projektit dhe bëhet vlerësimi i efektivitetit dhe i ndjeshmërisë së projektit. Është e nevojshme që për çdo fazë të bëhen kërkime sa më të hollësishme, veçmas hulumtimi i tregut nga i cili vijnë rreziqet më të mëdha për çdo projekt, ngase konkurrencën nuk e përbëjnë vetëm ata që momentalisht i shesin prodhimet e njëjta ose të ngjashme, por edhe ata që sa po vijnë nga tregu vendor dhe i jashtëm.
Nga ajo që u tha më sipër shihet se vendimmarrjes optimale afariste i paraprin MBLEDHJA E TË DHËNAVE TË NDRYSHME që ka për qëllim konstatimin e gjendjes ekzistuese ngase, për aq sa është real vlerësimi i gjendjes së përgjithshme, veçmas i gjendjes në treg, për aq do të jetë më i mirë edhe plani, kurse suksesi i ndërmarrësit më i sigurt. Pastaj pason VLERËSIMI I POTENCIALEVE TONA DHE KONSTATIMI I PËRPARËSIVE DHE I MANGËSIVE, me çka sigurohet një qasje kritike ndaj planit, gjë që është e domosdoshme, ngase qasja subjektive pa një vlerësim të gjendjes, e veçmas pa analizimin e dobësive vetjake, njohurive të pamjaftueshme ose të veçorive të caktuara subjektive do të rezultojë me mosrealizimin e planit të punës. Në vazhdim pason HARTIMI I BAZËS ANALITIKE, PROGNOZAVE DHE VLERËSIMI I EFEKTIVITETIT TË PROJEKTIT, që do të mundësojnë vlerësimin real të planit të biznesit, animimin e partnerëve dhe të financierëve, realizimin më të sigurt dhe përshtatjen e planit situatave të ndryshuara në treg. Dhe në fund pason VENDIMI DHE ZBATIMI I PLANIT TË BIZNESIT sipas dinamikës së parashikuar me plan.
3. ANALIZA E TREGUT SI PIKËNISJE PËR HARTIMIN E PLANIT TË BIZNESIT Çdo ndërmarrje ekonomike ka për qëllim prodhimin dhe shitjen, kurse pa valorizimin e tregut asnjë ndërmarrje ekonomike nuk mund të realizojë qëllimin e vet. Prandaj, analiza e tregut është bazë e pikënisjes për përpunimin e planit afarist. Për këtë qëllim analizohet TREGU I SHITJES në të cilin ndërmarrësi do t’i shet efektet e veta (prodhimet dhe shërbimet) dhe mbi këtë bazë VLERËSON TË Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
295
që do t’i realizojë me projektin e vet. Po ashtu, analizohet edhe ngase që ndërmarrësi të mund t’i prodhojë efektet e veta duhet të sigurojë lokalin e nevojshëm, pajisjet, lëndët e para, mallrat etj. dhe në fund të sigurojë punëtorët që do të realizojnë prodhimin. HYRAT E PRITSHME TREGU I BLERJEVE,
3.1. Tregu i shitjes Nëpërmjet analizës së tregut të shitjes ndërmarrësi duhet të merr përgjigje në pyetjet themelore të çdo ndërmarrjeje siç janë: çka, si dhe për kë të prodhohet. Në pyetjen ÇKA TË PRODHOHET duhet të jepet përgjigjja sa i përket zgjedhjes së asortimentit të prodhimeve ose shërbimeve që do të prodhohen. Duke pasur parasysh faktin se me idenë e vet ndërmarrësi parimisht është përcaktuar se çka do të prodhojë ose me çfarë veprimtarie do të merret, në këtë rast kjo nënkupton përgjigje të sakta në pyetjet lidhur me asortimentin dhe definimin e prodhimeve dhe të shërbimeve që ndërmarrësi do t’ia ofrojë tregut, përgjigjet në pyetjet se a do të jenë këto prodhime të cilësisë së lartë nëse seri të vogla apo në seli të mëdha që do ta bëjnë më të lirë prodhimin e po ashtu, nënkupton edhe përgjigjen në pyetjen se kur duhet të prodhohet. Pyetja SI TË PRODHOHET është e natyrës teknike – teknologjike dhe nënkupton përgjigjet në pyetjet kush do të prodhojë, me çfarë resursesh dhe çfarë teknologjie. pyetja PËR KË PRODHOHET nënkupton definimin e qëllimit dhe të konsumatorit të synuar. A është ky tregu vendor, kombëtar ose më gjerë, a është ky tregu i konsumit të gjerë ose i të mirave investuese, a synohet përvetësimi i konsumatorëve të rinj apo të qytetarëve të moshuar, a bëhet fjalë për konsumatorët me aftësi të madhe blerëse apo për ata me të ardhura më të vogla etj. Kjo nënkupton edhe përgjigjen në pyetjen - sa të prodhohet. Për të marrë përgjigjet në këto pyetje ndërmarrësi duhet që vetë ose me ndihmën e konsulentëve të mbledhë informatat që do t’ia ofrojnë pyetjet e pritura. Tashmë e kemi theksuar se tregu i shitjes kërkon një strategji vetjake të marketingut, veçmas të orientuar drejtë tregut të shitjes, blerësve dhe konkurrentëve, me të cilën, jo vetëm në procedurën e përgatitjes së planit të biznesit bëhen hulumtime dhe përcjellje të shumta me të cilat mblidhen informatat me ndihmën e të cilave sigurohen të dhëna të rëndësishme lidhur me vendimmarrjen afariste, por ato vazhdojnë gjatë tërë periudhës së shfrytëzimit të projektit. Në fillim më të rëndësishmet janë përgjigjet në pyetjet lidhur me destinimin e prodhimit, identifikimin e tregut të synuar dhe grupet e synuara të konsumatorëve, kanalet dhe metodat e shitjes, përcaktimin e politikës së çmimeve dhe të kushteve të shitjes, si dhe ndërtimin e strategjisë vetjake për paraqitjen në treg, e pastaj, gjatë eksploatimit të projektit, përveç këtyre janë të rëndësishme edhe pyetjet lidhur me përparimin e prodhimit, inovacionet, zgjerimin e tregut etj. Në gjithë këtë aktivitet rëndësi të veçantë ka edhe promovimi ngase, mos harroni, sot është më lehtë të prodhohet se sa të shitet.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
296
NDËRMARRËSIA
3.2. Tregu i furnizimit Ndërmarrësi do të realizojë fitim nëse të hyrat nga shitja e efekteve janë më të mëdha se shpenzimet e inputeve që i ka investuar në procesin e prodhimit. Prandaj, lufta për fitim nuk zhvillohet vetëm në tregun e shitjes duke bërë përpjekje për të shitur sa më shumë dhe me çmime sa më të volitshme, por ajo zhvillohet edhe në prodhim nëpërmjet teknologjisë dhe organizimit si dhe me uljen e shpenzimeve, kurse fillon në tregun e furnizimeve me rastin e blerjes së inputeve të prodhimit. Njohja dhe organizimi i tregut të furnizimeve ndikon në uljen e shpenzimeve, përkatësisht të të dalave, e kësisoj edhe rritjen e fitimit. Nëse si inpute të prodhimit i shikojmë vetëm grupet themelore, përkatësisht mjetet e përhershme, lëndët e para dhe sendet e tjera të punës dhe vetë punën, atëherë në tregun e furnizimeve, ndërmarrësi duhet që qysh me rastin e përgatitjes së projektit t’i gjejë burimet optimale të këtyre inputeve, sipas afateve, çmimeve dhe cilësisë së tyre dhe këtë në procedurën e përgatitjes dhe të funksionimit të tij të mëvonshëm. Lokacioni i tërë projektit, për shkak të rëndësisë që ka ndonjë input për mundësitë e përgjithshme të afarizmit, nganjëherë caktohet vetëm pas një analize të hollësishme të tregut të furnizimeve. Si edhe për tregun e shitjes, edhe për tregun e furnizimeve strategjia e marketingut duhet t’i mbledhë informatat e nevojshme që ndërmarrësit do t’i mundësojnë veprime optimale, mundësi alternative etj.
3.3. Plani i shitjes dhe vlerësimi i të hyrave totale Pasi të jenë mbledhur dhe analizuar informatat e tregut të furnizimeve, e veçmas të tregut të shitjes, ndërmarrësi fillon projektimin e planit të shitjes dhe vlerësimin e të hyrave totale që i pret në periudhën e vështruar të shfrytëzimit të projektit. Për hartimin e planit të shitjes janë tejet të rëndësishme vlerësimet e mundësive të tregut, pra të gjitha ato informata që ndikojnë në lidhje me tregun ,blerësit dhe konsumatorët e synuar, pastaj në lidhje me konkurrencën ekzistuese dhe të ardhshme. Në pajtim me rezultatet e analizave, ndërmarrësi planifikon sasitë e prodhimeve të veta për shitje, strukturën e asortimentit, çmimet e shitjes, kushtet e shitjes dhe blerësit e prodhimeve të tij, dhe këtë jo vetëm për periudhën fillestare, por edhe për periudhën e ardhshme të eksploatimit të projektit. Plani i shitjes i hartuar mirë është thelbësor jo vetëm për vlerësimin real të të hyrave të pritshme nga shitja, por është i rëndësishëm edhe për planifikimin e inputeve prodhuese, veçmas për zgjedhjen e teknologjisë dhe të mjeteve të përhershme, të kapaciteteve të tyre dhe të veçorive të tjera prodhuese në mënyrë që kapacitetet prodhuese të mos bëhen faktor limitues kundrejt mundësive të tregut nga njëra anë ose një ngarkesë tepër e madhe e shpenzimeve në krahasim me mundësitë e shitjes, nga ana tjetër. Dhe krejtësisht në fund, plani i të hyrave, përkatësisht projeksioni i të hyrave është rezultat i sasisë së planifikuar për shitje dhe i çmimeve të shitjes së efekteve të caktuara.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
297
4. ANALIZA E KUSHTEVE TEKNIKE – TEKNOLOGJIKE DHE ORGANIZATIVE Përpunimi i hollësishëm i kushteve dhe zgjidhjeve teknike – teknologjike si dhe i atyre organizative janë bazë për përllogaritjen e investimeve dhe vlerësimin e shpenzimeve të pritshme të afarizmit. Prodhimi ka rolin qendror në procesin e shndërrimit të inputeve prodhuese në efekte, andaj analiza e kushteve teknike – teknologjike dhe organizative nënkupton analizën dhe përshkrimin e hollësishëm të teknologjisë, përpunimin e normativave të inputeve materiale,
normativave për punën e harxhuar, kohën e prodhimit, kapacitetin e prodhimit, regjistrimin e mjeteve të përhershme, organizimin e prodhimit dhe çështjet e lidhura me to siç janë lokacioni, mbrojtja në punë dhe mjedisi.
4.1. Elementet teknike të investimeve Analiza dhe prezantimi i teknologjisë janë një përshkrim teknik – teknologjik i projektit dhe model për analizimin e të gjitha kushteve dhe zgjidhjeve të tjera teknike – teknologjike dhe organizative. Ato duhet të japin përgjigje në pyetjen SI TË PRODHOHET, e nëse e përfshijmë edhe aspektin e lokacionit, në këtë rast edhe përgjigjen në pyetjen KU TË PRODHOHET. Kjo nënkupton përshkrimin e hollësishëm të teknologjisë, mënyrën e prodhimit, kapacitetin e prodhimit etj. Në disa raste zgjidhja teknologjike është e njohur paraprakisht kështu që është më e lehtë të hartohen projeksionet e kushteve të tjera teknike dhe organizative të projektit. Teknologjia e zgjedhur është bazë për përcaktimin e normativave të inputeve të nevojshme materiale dhe të normativave të punës, dhe kriter i përcaktimit të kohës së prodhimit, e së bashku me shitjen e planifikuar edhe kriter për përcaktimin e kapaciteteve të prodhimit dhe zgjedhjen e mjeteve të përhershme.
4.2. Normativat e aplikuar Duke pasur parasysh se normativat e inputeve materiale, siç janë lëndët e para, repromateriali energjia etj., dhe normativat e punës si bazë e planifikimit të numrit të nevojshëm të të punësuarve, shpeshherë janë përcaktuar me vetë zgjedhjen e teknologjisë, me këtë rast vetëm po e theksojmë rëndësinë e përcaktimit dhe e analizimit të tyre. Në realitet kjo nënkupton se me planin se biznesit definohet qartë normativat bazë të inputeve materiale dhe normativat e punës dhe që në bazë të tyre të përcaktohet edhe struktura e nevojshme e inputeve materiale për prodhimin e planifikuar, përkatësisht numri dhe struktura e punëtorëve të nevojshëm, si dhe vëllimi dhe struktura e shërbimeve të jashtme të nevojshme. Normativat janë, po ashtu, edhe bazë për përllogaritjen e shumës së nevojshme për blerjen e inputeve, ngase kur sasitë totale të ndonjë inputi të nevojshëm i shumëzojmë me çmimin e blerjes së inputit nxirret shuma e parasë së nevojshme për blerjen e këtyre inputeve.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
298
NDËRMARRËSIA
4.3. Struktura teknike e investimeve Një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet regjistrimit të mjeteve të përhershme që, në kuptimin kontabël, i quajmë edhe mjete themelore ose kapital fiks. Sipas grupeve këtu janë përfshirë toka, objektet ndërtimore, pajisjet, patentat, licencat etj., kurse në bujqësi janë kopeja amë dhe fidanët shumëvjeçarë. Regjistrimi i mjeteve të përhershme të nevojshme është i domosdoshëm, edhe pse duhet të bëhet dallimi ndërmjet mjeteve të përhershme të blera, të cilat gjatë projektit barten në shpenzime nëpërmjet amortizimit, nga mjetet e përhershme të huazuara të cilat barten në të dala nëpërmjet lartësisë së huasë. Organizimi i prodhimit, përveç asaj që u tha më sipër, ka për detyrë që me zgjidhje optimale të përpiqet jo vetëm të përcaktojë, por edhe sa më shumë ta shkurtojë kohën e prodhimit. Koha e prodhimit mund të vrojtohet në kuptimin e ngushtë të fjalës, pra si kohë që na nevojitet për prodhimin e ndonjë efekti, por në kuptimin e gjerë të fjalës si kohë prej angazhimit të kapitalit për fillimin e prodhimit e deri sa ai të kthehet me shitjen e efekteve në treg. Në rastin e dytë fjala është për ciklin prodhues që e marrim si kriter për përllogaritjen e investimeve në mjetet e xhiros, pra të mjeteve qarkulluese të nevojshme për një cikël të prodhimit të efekteve.
4.4. Menaxhmenti Analiza e kushteve teknike – teknologjike dhe organizative duhet t’i kushtojë një kujdes të veçantë çështjes së menaxhmentit në projekt. Edhe pse menaxhmenti është vetëm një pjesë e të punësuarve që i nevojiten projektit, ai është tejet i rëndësishëm, ngase ka ndikim të madh në realizimin me sukses të tërë projektit. Menaxhmenti i mirë do të gjejë përgjigje optimale lidhur me harmonizimin e të gjitha inputeve dhe outputeve prodhuese, organizimin e të gjitha funksioneve në kuadër të projektit, sfidat e tregut dhe të konkurrencës, inovacionet dhe zhvillimin si dhe lidhur me harmonizimin e interesave të të gjitha subjekteve të përfshira në projekt. Prandaj, në projekt duhet të parashikohet menaxhmenti i nevojshëm, të definohen qartë detyrat, detyrimet dhe autorizimet e tij, si dhe stimulimet për punë.
4.5. Lokacioni dhe mbrojtja e mjedisit Analiza e kushteve teknike – teknologjike dhe organizative nënkupton edhe dy segmente të rëndësishme në projekt, e këto janë LOKALCIONI DHE MBROJTJA E MJEDISIT. Nganjëherë këto dy segmente përpunohen veçmas, por konsiderojmë se ato janë pjesë e kushteve teknike – teknologjike dhe organizative të projektit, prandaj do t’i analizojmë në vazhdim. Rëndësinë e lokacionit dhe të përparësive të tij komparative në projekt tashmë i kemi theksuar, prandaj me këtë rast vetëm do t’i theksojmë se çdo plan i ndërmarrësit duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm të makro dhe mirko lokacionit. Makro lokacioni vlerësohet në aspektin gjeografik dhe të qarkullimit, si dhe në lidhshmëri me tregun e furnizimit dhe të shitjes, por vlerësohet edhe sipas pajisshmërisë së tij teknike – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
299
teknologjike dhe infrastrukturale. Kriteret lidhur me lokacionin që mund të kenë ndikim në suksesin e projektit do të kenë përparësi në zgjedhjen e lokacionit. Natyrisht, ekzistojnë edhe situata kur ndërmarrësi tanimë e disponon lokacionin, kurse me informatat dhe analizat e bëra duhet ta zgjedhin projektin që mund të jetë më i suksesshëm në atë lokacion ose projektin, përmbajtja e veprimtarisë e të cilit kushtëzon zgjedhjen e lokacionit. Plani i biznesit duhet ta ketë parasysh edhe mbrojtjen e mjedisit, pa marrë parasysh se a ndikon apo jo projekti negativisht në të. Nëse projekti me zhurmën, hedhurinat dhe elementet e tjera të dëmshme ndikon negativisht në kushtet e punës ose në mjedisin, në këtë rast duhet patjetër të analizohen të gjitha aspektet e këtij ndikimi dhe të parashikohen masat për mënjanimin e tyre. Kjo është tepër e rëndësishme, ngase në mjetet financiare të planifikuara për fillimin e punës së projektit duhet të parashikohen edhe mjetet për mbrojtjen e kushteve të punës dhe të mjedisit.
5. ANALIZA EKONOMIKE - FINANCIARE Analiza ekonomike – financiare përfshin aspektin financiar të planit të biznesit. Analiza ekonomike – financiare përfshin çështjet themelore që kanë të bëjnë me përcaktimin e të hyrave totale, të investimeve në mjete të përhershme dhe të xhiros, burimet e financimit dhe detyrimet lidhur me to, bilancin e shpenzimeve të afarizmit dhe bilancin e fitimit (të ardhurave) dhe humbjeve. Kjo përmbajtje e analizës ekonomike financiare vë në pah faktin se ajo është kriteri kyç për suksesin e projektit, dhe tejet e rëndësishme me rastin e vendimmarrjes për fillimin e tij. Së këndejmi, kësaj analize duhet t’i kushtohet kujdesi i duhur, prandaj në vazhdim do të bëjmë fjalë për secilën pjesë të përmbajtjes së analizës ekonomike – financiare. Mirëpo, para se t’i qasemi hollësisht shtjellimit të saj, po theksojmë se në lidhje me këtë analizë të gjitha bilancet përgatiten së paku për atë periudhë për të cilën është marrë kredia për financimin e projektit, madje edhe nëse vetë e financojmë tërë projektin.
5.1. Krijimi i të hyrave totale Në lidhje me krijimin e të hyrave totale u bë fjalë pjesërisht më sipër. Pra, bazën fillestare e përbën plani i shitjes së çdo efekti veç e veç, kurse me shumëzimin e këtyre sasive me çmimet e planifikuara të shitjes do të nxjerrim të hyrat totale për çdo efekt. Përmbledhja e tyre përbën të hyrat totale. Pasqyra e të hyrave totale të planifikuara për një periudhë shumëvjeçare do të nxirret në të njëjtën mënyrë duke i marrë parasysh ndryshimet eventuale në sasitë e planifikuara të shitjes dhe në çmimet e shitjes sipas viteve. Me rastin e vlerësimit të të hyrave totale është e nevojshme të veprohet në të njëjtën mënyrë e cila do ta thjeshtësojë bilancin e të hyrave totale, e jo që ta rrezikojë. Për shembull, prej prodhimeve këto mund të jenë prodhimet vetjake, prej shërbimeve mund të jenë orët e nevojshme të punës, kurse prej mallrave grupet që kanë kushte të ngjashme të përdorimit. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
300
NDËRMARRËSIA
5.2. Investimet në mjetet e xhiros Çdo ndërmarrje ekonomike kërkon investime të caktuara me të cilat iniciohet projekti. Me planin e biznesit patjetër duhet të bëhet projeksioni i investimeve totale dhe i investimeve sipas destinimit, përkatësisht i investimeve në mjetet e përhershme dhe në mjete të xhiros. Tabela e kësaj strukture është e nevojshme për t’i përcjellë burimet, por edhe për matjen e efektivitetit të projektit. Në vazhdim do të bëjmë fjalë për mënyrën e përcaktimit të investimeve të nevojshme në mjetet e përhershme dhe të xhiros. INVESTIMET NË KAPITALI FIKS përcaktohen në bazë të regjistrimit të hollësishëm të kapitalit fiks, ngase përmbledhja e vlerave të sigurimit të këtyre mjeteve paraqet bilancin e investimeve të nevojshme në kapitalin fiks. Mirëpo, në praktikë paraqiten çështje të shumta për të cilat ndërmarrësi duhet të gjejë zgjidhje optimale. Para së gjithash, ndërmarrësi duhet të përcaktohet se a do t’i sigurojë mjetet e reja apo të përdorura të prodhimit, më shumë mjete me kapacitet më të vogël ose më pak pajime me kapacitet më të madh etj. Pastaj fillon zgjedhja e kapitalit fiks me ç’rast analizohen burimet vendore dhe të jashtme, koha e dërgimit, cilësia, çmimet, serviset etj. Po ashtu, duhet pasur parasysh edhe mundësinë për rritjen graduale të kapaciteteve sipas rritjes së shitjes etj. Nëse kemi gjetur zgjidhje për këto çështje dhe kemi marrë vendimin për zgjedhjen e kapitalit fiks, bilanci i investimeve të nevojshme në kapitalin fiks do të nxirret me mbledhjen e vlerës së tyre blerëse.
Pasi t’i marrim të dhënat për vlerën e tyre dhe investimet e nevojshme në kapitalin fiks, mund ta bëjmë hapin e ardhshëm për hartimin e planit të biznesit, e ky është bilanci i shpenzimeve të amortizimit, përkatësisht i harxhimit të tyre në procesin e krijimit të efekteve gjatë periudhës së vështruar. Që të mund ta kryejmë me sukses këtë detyrë, krahas vlerës së kapitalit fiks që tashmë është i njohur, dhe këtë veç e veç për çdo mjet themelor, duhet t’i njohim normat vjetore (%) të amortizimit të cilat aplikohen në praktikën tonë sipas dispozitave ligjore. Me aplikimin e tyre për vlerën e blerjes së mjeteve themelore do të mund të nxjerrim lartësinë veç e veç të amortizimit vjetor, kurse përmbledhja e tyre përbën lartësinë e amortizimit vjetor të kapitalit fiks . Kur bëhet fjalë për amortizimin duhet ta kemi me dije se ai, si harxhim i njohur i afarizmit në çdo projekt, mund të jetë instrument i rëndësishëm për mbajtjen e politikës afariste. E gjithë kjo rezulton nga fakti se dispozitat mundësojnë që kapitali fiks ekzistues mund të amortizohet me shpejtësi dy herë më të lartë se niveli i parashikuar, kurse mjetet e reja të siguruara (përveç automjeteve) mund të amortizohen deri 100% të shumës në vitin e blerjes. Prandaj, ndërmarrësit munden që në projektet me akumulim të lartë, me aplikimin e amortizimit të shpejtuar nga njëra anë të ndikojnë në fitimin që to të realizohen në vitin që vjen, e nga ana tjetër do ta shtojnë likuiditetin e projektit, përkatësisht të ndërmarrjes duke krijuar në këtë mënyrë parakushtet për përtëritjen më të shpejtë të mjeteve të përhershme. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
301
INVESTIMET NË KAPITALIN FIKS DHE TË XHIROS janë pjesë e investimeve totale, prandaj është e domosdoshme të bëhet bilanci i investimeve në mjetet e xhiros. Mjetet e xhiros apo si quhen në kontabilitet, kapitali monetar, janë ato mjete që kanë një xhiro të pandërprerë gjatë procesit të veprimtarisë së ndërmarrësit. Kapitali i xhiros janë investimet në mjetet e xhiros që janë të nevojshme për një cikël të prodhimit. Këto janë paratë me të cilat paguhen imputet materiale, shërbimet dhe puna e punëtorëve, e të cilat gjatë prodhimit shndërrohen në efekte me shitjen e të cilave sërish i sigurojmë paratë, të cilat pastaj i investojmë në ciklin e ri prodhues. Në lidhje me këtë po theksojmë se me ciklin prodhues dhe riprodhues nënkuptohet numri i përgjithshëm i ditëve në të cilat janë të angazhuara mjetet e xhiros, pra koha e nevojshme që paraja e investuar në veprimtari (dalja) të kthehet nga shitja dhe arkëtimi i efekteve (ardhja).
Së këndejmi, .me rastin e përllogaritjes së investimeve në mjetet e xhiros duhet të kemi parasysh një sërë faktorësh që ndikojnë në nivelin e mjeteve të nevojshme me investime në mjetet e xhiros. Duhet pasur parasysh kohën e nevojshme për sigurimin e lëndëve të para dhe të materialit dhe kushtet e pagimit të tyre, sasinë dhe kohën minimale të mbajtjes së stoqeve të lëndëve të para dhe të materialit, kohën e nevojshme për prodhimin e efekteve, sasinë dhe kohën e nevojshme për mbajtjen e stoqeve të prodhimeve dhe mallrave të gatshme, kushtet sipas së cilave blerësit i paguajnë efektet, përkatësisht prodhimet, kushtet e pagimit të tatimeve, kontributeve dhe pagave, kushtet për sigurimin e kapitalit etj. Vetë bilanci bazohet në përllogaritjen e të hyrave totale dhe të shpenzimeve totale të biznesit, si dhe në koeficientin e xhiros së mjeteve. Me përdorimin e këtyre të dhënave mund të përcaktohet shuma e nevojshme e investimeve në mjetet e xhiros, por që me këtë rast mund të aplikohen metoda të ndryshme të përllogaritjes, e më së shpeshti aplikohen metoda e rrjedhës monetare neto dhe metoda e koeficienteve mesatarë vjetor të xhiros. Përllogaritja në bazë të METODËS SË RRJEDHËS MONETARE NETO bazohet në analizën dinamike të ardhjes dhe derdhjes së parasë në shërbimin financiar të ndërmarrjes, të ndarë sipas muajve brenda një viti afarist, sipas së cilës mund të përcaktohet lartësia e të hyrave neto monetare dhe e mjeteve të nevojshme që duhet të investohen në ciklin e ardhshëm prodhues. Mirëpo, në praktikë është më e përhapur METODA E KOEFICIENTEVE MESATARË TË XHIROS, e cila është më pakë precize, por e përdorin shumë shpesh ndërmarrjet e vogla, veçanërisht ato që posa e kanë filluar veprimtarinë. Për aplikimin e saj duhet të përcaktohet koeficienti mesatar i qarkullimit të mjeteve që nxirret me pjesëtimin e numrit të ditëve të punës në vit me numrin e ditëve në të cilat mjetet janë të angazhuara. Për shembull, nëse një cikël prodhues zgjat 15 ditë, atëherë ky koeficient i xhiros është 24, ose 360:15=24. në bazë të kësaj, lartësia e investimeve të nevojshme në mjetet e xhiros të ndërmarrësit i cili në bilancin e vet ka parashikuar se shpenzimet e afarizmit në nivel vjetor do të jenë rreth 1.440.000,00 kn, mjetet e përhershme të xhiros të nevojshme do të jenë rreth 60.000,00 kn ose një 1.440.000,00 : 24=60.000,00 kn. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
302
NDËRMARRËSIA
5.3. Burimet e financimit dhe detyrimet kundrejt tyre Pasi të përcaktohet lartësia e investimeve totale, në planin e punës patjetër duhet të pasqyrohen burimet e financimit të këtyre investimeve, që shpeshherë i quajmë edhe si konstrukt financiar i investimeve në projekt. Financimi mund të jetë në para, sende ose të drejta që mund t’i investojë pronari, ose në obligime nëse projekti financohet me kredi ose në ndonjë formë tjetër të burimeve të jashtme. Burimet e financimit mund të jenë të ndryshme, por më të shpeshta janë burimet vetjake të ndërmarrësit dhe burimet kredituese të institucioneve financiare. Në çdo plan të punës ndërmarrësi duhet patjetër t’i paraqesë hollësisht burimet totale nga të cilat financohet ndërmarrja afariste si dhe strukturën dhe destinimin e tyre. Shpeshherë burimet janë faktorë limitues për incimin e një ndërmarrjeje ose ndikojnë qenësisht në efektivitetin e projektit, veçmas kur kemi të bëjmë me kreditë e institucioneve financiare. Prandaj, kur bëhet fjalë për burimet e financimit ndërmarrësi duhet të zgjidhë një sërë çështjesh. Pra së gjithash, kjo ka të bëjë me përcaktimin dhe mundësitë e matjes dhe për çfarë destinimi do të financohet projekti me mjete vetjake, që të mund të përcaktohet me saktësi shuma e mjeteve që mungon për financimin e investimeve totale. Nëse në financim mbështetet në burimet kredituese, është e domosdoshme t’i analizojë burimet ekzistuese kredituese dhe me çfarë kushtesh në lidhje me afatet e kthimit mund të sigurohen çmimet dhe dinamika e tyre. Mos harroni se burimet e financimit duhet të jenë të harmonizuara me dinamikën e planifikuar të investimeve. Prandaj, plani i biznesit duhet të përmbajë edhe planin e investimeve sipas terminëve, në mënyrë që të sigurohen burime sa më të volitshme për financimin e projektit. Nëse një pjesë e projektit financohet nga kredia, plani i biznesit duhet të përmbajë edhe planin e përmbushjes së detyrimeve ndaj institucionit financiar. Ky është PLANI I PAGESËS SË KREDIVE BANKARE me të cilin, në pajtim me kushtet e kontraktuara të kreditimit, përcaktohen dinamika dhe struktura e pagesës së kredisë, të kamatës, anuiteteve dhe pjesa e mbetur e borxhit. Në praktikë aplikohen mënyra të ndryshme për pagesën e kredive bankare, gjë që është rezultat i kushteve të ndryshme të kontraktuara të kreditimit. Mirëpo, kryesisht aplikohen dy metoda kryesore e këto janë: metoda e anuiteteve të barabarta dhe metoda e kuotave të barabarta të kthimit të kredisë. Metodën e parë e karakterizojnë anuitetet e njëjta gjatë tërë periudhës së pagesës së kredisë, por që në strukturën e saj kuotat e anuiteteve në fillim janë më të ulëtat dhe rriten gradualisht, kurse kamatat në fillim janë më të larta dhe gradualisht vijnë duke u zvogëluar. Te metoda e dytë, kuotat e anuiteteve janë të njëjta gjatë gjithë periudhës, kurse kamatat në fillim janë më të larta, e pastaj gradualisht vijnë duke u zvogëluar. Ndërmarrësi varësisht nga specifikat e projektit, mund të përcaktohet për planin për kthimin e kredisë bankare që më së shumti do t’i përgjigjet. Mirëpo, ajo që vlen të theksohet është se plani i kthimit të kredisë pasqyron detyrimet totale financiare gjatë periudhës së vështruar, me ç’rast Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
303
duhet dalluar anuitetet për detyrimin total financiar që është thelbësor për likuidimin e projektit, nga kamatat që janë me rëndësi thelbësore për efektivitetin e projektit.
5.4. Bilanci i shpenzimeve të biznesit Bilanci i shpenzimeve të biznesit është një pasqyrë gjithëpërfshirëse e strukturës së biznesit, ndërkaq duhet bërë përpjekje që me planin e biznesit të përfshihen sa më saktësisht. Shpenzimet totale të afarizmit zakonisht në projeksionin e shpenzimeve të afarizmit i përmbledhim si shpenzime materiale, shpenzime jomateriale, shpenzime të shërbimeve, shpenzime për paga, shpenzime të amortizimit dhe shpenzime të financimit. Bilanci i shpenzimeve të biznesit është rezultat i përllogaritjes analitike të secilit prej llojeve të shpenzimeve, kështu që kjo na e mundëson që në bilanc të parashikojmë edhe një pasqyrë tjetër të strukturës së shpenzimeve totale të biznesit, e kjo bëhet nëse këtë e kërkojnë organet dhe institucionet të cilave u dërgohet plani i biznesit, apo nëse kjo është e domosdoshme për të llogaritur treguesit e efektivitetit të projektit. Shpenzimet materiale
posaçërisht shpenzimet direkte materiale përcaktohen në bazë të normativave të harxhimit të lëndëve të para e të repromaterialit dhe të çmimeve të inputeve, ndërkaq shpenzimet e tjera materiale, po që se kjo është e mundur, vlerësohen në bazë të normativave të harxhimit, ose në bazë të vlerësimeve sipas metodave të njohura etj.
Shpenzimet jomateriale dhe shpenzimet për shërbime
i vlerësojmë në bazë të çmimeve të tregut të këtyre inputeve. Shpenzimet për paga i vlerësojmë në bazë të normativit të punës ose me vlerësimet në bazë të numrit të nevojshëm të punëtorëve dhe strukturës së tyre kualifikuese duke i respektuar dispozitat ligjore dhe çmimin e punës në treg.
Pagat
pasqyrohen si rezultat i shumëzimit të numrit të të punësuarve dhe të pagave të planifikuara në shuma bruto, përfshirë tatimet dhe kontributet, ngase edhe ato bëjnë pjesë në shpenzimet e biznesit.
Amortizimi
nënkupton harxhimin gradual (suksesiv) të kapitalit fiks të angazhuar në procesin e prodhimit, gjë që llogaritet si amortizim në shpenzimet e biznesit, përkatësisht në çmimin e efekteve, përkatësisht të prodhimeve. Bazë për llogaritjen e amortizimit është vlera e kapitalit fiks që i nënshtrohet amortizimit dhe vlerësimit të qëndrueshmërisë së dobishme. Vlen të theksohet se me Rregulloren mbi amortizimin (Nar.nov. nr. 54/01) është përcaktuar llogaritja e amortizimit (çregjistrimit) të kapitalit fiks material dhe jomaterial që i pranohet ndërmarrësit si shpenzim tatimor.
Shpenzimet e financimit
përfshijnë shpenzimet e afarizmit, përkatësisht kamatat si çmim të kapitalit të investuar nga burimet kredituese sipas bilancit të institucionit financiar.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
304
NDËRMARRËSIA
Është e nevojshme që bilancit të shpenzimeve dhe strukturës së tyre t’u kushtohet një kujdes maksimal. Ndërmarrësi duhet t’i njeh mirë shpenzimet, ngase vetëm në këtë mënyrë do të mund t’u përshtatet kushteve të tregut. Mbi shpenzimet bazohet kalkulimi i çmimit të prodhimit, andaj duhet të njihen mirë vëllimi dhe struktura e shpenzimeve dhe karakteristikat e tyre. Është me rëndësi që të dallohen për shembull, shpenzimet fikse nga ato variabël, ose ato direkte për çdo prodhim, nga ato indirekte ose të përgjithshme, për shkak të ndikimit të tyre në procesin e punës dhe me rastin e ndryshimeve që ndodhin në këtë proces. Po ashtu, gjatë eksploatimit të projektit shpenzimet duhet të përcillen, të krahasohen me ato të planifikuara e standarde dhe, sipas nevojës, të korrigjohen me kohë.
5.5. Bilanci i fitimit dhe i humbjeve Bilanci i fitimit dhe i humbjeve është prodhimi final në planin e biznesit. Në të vërtetë, mbledhja e të gjitha informatave të nevojshme, analiza e tyre, vlerësimi i plasmanit dhe i të hyrave, vlerësimi i lartësisë së investimeve, hartimi i normativave, vlerësimi i shpenzimeve të prodhimit, shuma e amortizimit, hartimi i planit për kthimin e kredisë dhe të gjitha veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë për ta hartuar planin e biznesit, kanë qenë në funksion të hartimit të projektit të bilancit të fitimit dhe të humbjeve për periudhën e vështruar të eksploatimit të projektit. Bilanci i fitimit dhe i humbjeve bazohet në krahasimin e të hyrave dhe të shpenzimeve në projekt dhe, nëse të hyrat janë më të mëdha se shpenzimet, kemi realizuar fitim (ose të ardhura) para se të tatohet, dhe anasjelltas, nëse shpenzimet janë më të mëdha se të hyrat, kemi shënuar humbje. Detyrë e jona është që të shpjegojmë dallimin ndërmjet kategorisë së fitimit dhe të ardhurve dhe nga vijnë ato. Fitimi është një kategori që paraqitet nëse veprojmë si shoqëri tregtare, kurse të ardhurat janë një kategori që paraqitet nëse veprojmë si zejtar, ndërkaq nënkupton diferencën ndërmjet marrjeve dhe dhënieve totale në projekt. Pas tatuimit të fitimit (të ardhurve) si rezultat kemi fitimin ose të ardhurat neto. Natyrisht, është e mundur që sipas bilancit të realizojmë humbje. Për fat të mirë ende bëhet fjalë për hartimin e planit të biznesit, andaj në këtë rast është e nevojshme që të rishikohet qasja e gjithmbarshme lidhur me hartimin e planit të biznesit, të rishikohen të gjitha presupozimet dhe informatat mbi të cilat ai bazohet, të përsëriten analizat dhe përllogaritjet, e nëse edhe pas të gjitha këtyre veprimeve projekti del negativ, më së miri është të hiqet dorë nga realizimi i idesë së paramenduar, të kërkohet ndonjë ide tjetër ose t’i bashkohemi ndonjë ndërmarrësi tjetër të njohur.
6. VLERËSIMI I EFEKTIVITETIT Vlerësimi i efektivitetit është një element i rëndësishëm i planit të biznesit, sepse ai duhet që në mënyrë të qartë të pasqyrojë vlerën e programit Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
305
të përfshirë në këtë plan. Përveç ndërmarrësit, për përmbajtjen dhe arsyeshmrinë e planit të biznesit janë të interesuar edhe shumë shfrytëzues të tjerë, para së gjithash institucionet financiare që u dedikohet për marrjen e kredive, pastaj partnerët e mundshëm, menaxherët dhe të punësuarit, organet e bashkësisë së gjerë shoqërore, sidomos nëse u drejtohemi për forma të caktuara të mbështetjes etj. Për këtë arsye ndërmarrësi në këtë kaptinë duhet të prezantojë një numër të mjaftueshëm të treguesve në bazë të të cilëve mund të analizohet dhe vlerësohet efektiviteti i planit të biznesit. Përfshirja dhe struktura e treguesve të prezantuar për vlerësimin e efektivitetit nuk duhet patjetër të jetë e njëjtë, ngase kjo kryesisht varet nga madhësia e tij, nga destinimet dhe shfrytëzuesit e planit të biznesit, por gjithmonë duhet të përmbajë së paku një numër minimal të treguesve të efektivitetit
6.1. Treguesit statistikorë Në praktikë është bërë e zakonshme prezantimi i një numri të caktuar të bazohen në të dhënat origjinale nga projekti, veçmas nga bilanci i fitimit dhe i humbjeve dhe nga të dhënat e bilancit. Me to në mënyra të ndryshme paraqiten treguesit e produktivitetit, fitimprurjes, ekonomizimit dhe rentabilitetit të projektit. Në doracakun Plani i biznesit i ndërmarrjes (MGR), 1997, faqe 96) është sugjeruar një numër i treguesve statistikorë me emrin – treguesit e efektivitetit të planit të biznesit. Në shembullin praktik të planit të biznesit në vazhdim të këtij materiali po i japim këta tregues, andaj këtu nuk do t’i komentojmë. INDIKATORËVE STATISTIKORË Ata
6.2. Treguesit dinamikë Realizimi i planit të biznesit gjithmonë është i lidhur me një shkallë të caktuar të rrezikut dhe të pasigurisë lidhur me ngjarjet e ardhshme, që nuk është përfshirë dhe vlerësuar sa duhet me treguesit statikë të bazuar në të dhënat origjinale nga raporti financiar i ndërmarrësit. Prandaj, me rastin e hartimit të planit të biznesit, krahas treguesve të përmendur statikë për efektivitetin e projektit, përdoren edhe treguesit dinamikë e veçmas periudha (afati i kthimit, norma e rendimentit, pika e mbulimit, vlera e tashme e pastër dhe relative, norma interne e fitimprurjes, fitimprurja mesatare, analiza e likuiditetit dhe analiza e ndjeshmërisë, e sipas nevojës edhe metodat e tjera të matjes së efektivitetit të projektit. Pikënisja e tyre është në rrjedhat dinamike financiare dhe ekonomike dhe në reduktimin e marrjeve e dhënieve të ardhshme të pritshme në vlerat e tashme që pastaj përpunohen në tregues përkatës të efektivitetit të projektit. Në shembullin tonë konkret të planit të punës i kemi përdorë treguesit e efektivitetit, prandaj këtu nuk do t’i analizojmë hollësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
306
NDËRMARRËSIA
7. SHEMBULLI I PLANIT TË BIZNESIT TË NJË FURRE TË VOGËL Fjala është për një shembull të planit të thjeshtë të biznesit, për projektin e investimeve në një furrë e cila gjendet në qendër të qytetit. Investimet totale kapin shumën prej 870.000,00 kn, prej tyre investime vetjake të ndërmarrësit janë 470.000,00 kn, kurse pjesa tjetër prej 400.000,00 kn janë kredi bankare për 5 vjet (1 + 4), kthimi i së cilës fillon pas një viti dhe zgjat 4 vjet, me një normë të kamatës prej 10% në vit. Ndërmarrësi e qeveris vetë ndërmarrjen. Prodhon një asortiment të gjerë të prodhimeve – pjekurinave por, për t’i vërejtur sa më lehtë veprimet thelbësore, asortimenti është reduktuar, kurse shembulli është përgatitur sipas një programi prodhues të thjeshtësuar. Po ashtu, po theksojmë se, duke pasur parasysh shpjegimet dhe komentet e dhëna për përmbajtjen e planit të punës, shembullin konkret po e japim në një formë të shkurtuar me tabela dhe komente minimale. Tabela 1. Plani i shitjes (në 000 kg) Nr.
Prodhimi
rend.
Njësia
Sasia
Çmimi
e matjes
1
2
3
4
5
kn/kg 7.50
1
T-400 (0,60)
kg
130
150
150
150
150
2
T-800 (0,70)
kg
100
120
120
120
120
5,71
3
kifle (0,07)
kg
7
10
10
10
10
21,44
4
bistek (0,10)
kg
7
10
10
10
10
19,00
5
pogaçe (0,10)
kg
16
20
20
20
20
17,00
260
310
310
310
GJITHSEJ
Ndërmarrësi e ka hulumtuar mirë tregun e shitjes që është i vendosur në qendër të qytetit me frekuentim të madh të blerësve të ardhshëm, kështu që qysh për vitin e parë të punës ka planifikuar një shitje prej 260.000 kg të prodhimeve – pjekurinave të ndryshme, kurse për vitin e dytë dhe vitet e ardhshme një shitje prej 310.000 kg të prodhimeve. Kapacitetet e instaluara mundësojnë një prodhim prej 350.000 deri 370.000 kg në vit, varësisht nga struktura e produkteve që do të prodhohen, gjë që do të thotë se ndërmarrësi që në vitin e parë të punës planifikon një shfrytëzim mjaft të lartë të kapaciteteve. Po ashtu, kjo do të thotë se ndërmarrësi mundet, pa investime shtesë ta shtojë prodhimin e vet, ngase këtë ia mundësojnë kapacitetet teknologjike të furrës. Çmimet e shitjes në kolonën e fundit të tabelës, për shkak të aplikimit të normativave dhe llogaritjes, janë përllogaritur dhe paraqitur për të gjitha prodhimet me çmimin e tyre për një kilogram, edhe pse ato për blerësit rrumbullakohen në shumat sipas peshës reale të prodhimit, dhe këtë buka T-400 çmimi 4,59 kn, T-800 çmimi 4,00 kn, kiflet 1,50 kn, bisteku, 1,90 kn dhe pogaçja 1,70 kn, të formuara në një nivel paksa më të ulët nga prodhimet e ngjashme konkurruese. Kapaciteti i prodhimit është i ndryshueshëm, e kjo do të thotë se Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
307
sipas nevojës tregut mund t’i ofrohen sasi më të mëdha prodhimesh nga ato të planifikuara ose një strukturë më fitimprurëse e asortimentit të prodhimeve.
Tabela 2. Plani i të hyrave (në 000 kn) Nr.
Prodhimi
∑ 1+5
Viti
rend.
1
2
3
4
5
1
T-400
975
1 125
1 125
1 125
1 125
5.475
2
T-800
571
685
685
685
685
3.312
3
kifle
150
214
214
214
214
1.008
4
bistek
133
190
190
190
190
893
5
pogaçe GJITHSEJ
272
340
340
340
340
1.632
2.101
2.555
2.555
2.555
2.555
12.319
Në bazë të sasive të planifikuara për shitje dhe çmimeve të shitjes, ndërmarrësi ka hartuar planin e të hyrave për periudhën e vështruar. Në vitin e parë kjo arrin shumën prej 2.101.000,00 kn, kurse në vitin e dytë dhe në vitet pasardhëse kjo shumë është 555.000,00 kn. Këto të hyra, sipas situatës në treg dhe mundësive që i ofrojnë kapacitetet, mund të rritet pa investime shtesë por me rritjen e shpenzimeve materiale.
Tabela 3. Normativat e materialit të harxhuar (në 000 kn) Nr.
Lëndët e para
Njësia
Prodhimet
ÇN
rend.
dhe materiali
e matjes
T-400
T-500
kifle
bistek
pogaçe
1
miell T-400
kg
0,726
-
0,,640
0,726
0,640
2,80
2
miell T-800
kg
-
0,726
-
-
-
2,40
3
emulgator
kg
-
-
0,020
0,022
0,020
40,00
4
konservans
kg
0,003
0,003
-
-
-
20,00
5
majë
kg
0,015
0,015
0,020
0,022
0,020
10,00
6
qumësht pluhur
kg
0,004
-
0,012
0,015
0,012
30,00
7
krip
kg
0,015
0,015
0,012
0,015
0,012
2,00
8
ujë
kg
0,413
0,414
0,360
0,410
0,360
0,03
9
sheqer
kg
-
-
0,032
0,037
0,032
4,00
Që të mund të përcaktohet sasia e nevojshme e materialit për prodhim, lartësia dhe struktura e mjeteve direkte për çdo prodhim si dhe shuma totale e shpenzimeve materiale, është e nevojshme që të mblidhen një sërë informatash të ndryshme dhe me përpunimin e tyre të nxirren të dhënat e nevojshme. Në tabelën 3 janë dhënë normativat e materialit të harxhuar dhe çmimet e tyre të blerjes. Rezultat i shumëzimit të tyre janë shuma dhe struktura e shpenzimeve materiale për çdo prodhim, gjë që është paraqitur në tabelën 4. Dhe në fund, me Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
308
NDËRMARRËSIA
shumëzimin e shpenzimeve materiale për çdo prodhim me sasinë e planifikuar për shitje, do të nxjerrim të dhënat për shumën dhe strukturën e shpenzimeve direkte materiale, gjë që është paraqitur në tabelën 5. Të dhënat e nxjerra përdoren për kalkulimin e kostos së prodhimit.
Tabela 4. Shpenzimet materiale për çdo prodhim (në 000 kn) Prodhimi
Nr.
Lëndët e para
Njësia
rend.
dhe materiali
e matjes
T-400
T-800
kifle
bistek
pogaçe
1
mill T-400
kg
2,033
-
1,792
2,033
1,792
2
mill T-800
kg
-
1,742
-
-
-
3
emulgator
kg
-
-
0,800
0,800
0,800
4
konservans
kg
0,060
0,060
-
-
-
5
majë
kg
0,150
0,150
0,200
0,220
0,200
6
qumësht pluhur
kg
0,120
-
0,360
0,450
0,360
7
krip
kg
0,030
0,030
0,024
0,030
0,024
8
ujë
kg
0,012
0,012
0,011
0,012
0,011
9
sheqer
kg
-
-
0,128
0,148
0,128
2,405
1,995
3,315
3,773
3,315
GJITHSEJ
Tabela 5. Shpenzimet materiale totale (në 000 kn) Nr.
Shpenzimet
rend.
materiale totale
∑1-5
Viti 1
2
3
4
5
1
T-400
313
361
361
361
361
1.756
2
T-800
199
239
239
239
239
1.157
3
kifle
23
33
33
33
33
156
4
bistek
26
38
38
38
38
177
5
pogaçe
53
66
66
66
66
318
GJITHSEJ
615
737
737
737
737
3 564
Për realizimin e prodhimit të planifikuar dhe shitjen e prodhimeve të furrës, krahas shpenzimeve të drejtpërdrejta materiale, duhet të punësohet edhe një numër i caktuar punëtorësh. Në tabelën 6 prezantohet struktura kualifikuese dhe numri i punëtorëve të nevojshëm për realizimin e prodhimit të planifikuar, gjë që përbën bazën fillestare për përllogaritjen e shpenzimeve për paga. Është e qartë se pronari njëkohësisht do të jetë edhe drejtor, pra udhëheqës i punëve dhe organizues i tërë veprimtarisë, dhe se në projekt do të punësohen edhe katër punëtorë të kualifikuar që do të merren me prodhimin dhe shitjen e produkteve. Në kolonën ku janë paraqitur pagat bruto, mund të vërehet shuma e pagave bruto në të cilat janë përfshirë tatimet dhe kontributet. Me tatime dhe kontribute të përfshira nënkuptohet jo vetëm përfshirja e tatimeve dhe e Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
309
kontributeve nga pagat bruto, por edhe e atyre që kalkulohen në pagat bruto, ngase ato janë harxhime të ndërmarrësit të cilat duhet të kihen parasysh me rastin e kalkulimit të çmimeve dhe përllogaritjes së rezultateve të afarizmit.
Tabela 6. Numri dhe struktura e punëtorëve (në 000 kn) Nr.
Të punësuarit
rend.
Viti
Paga mujore
1
2
3
4
5
bruto
1
furrtari
2
2
2
2
2
12.000
2
furrtari/ëmbëltori
1
1
1
1
1
7.000
3
tregtari
1
1
1
1
1
6.000
4
pronari/drejtori
1
1
1
1
1
9.000
GJITHSEJ
5
5
5
5
5
34.000
Meqë është parashikuar që të gjithë punëtorët të jenë në marrëdhënie të përhershme të punës, me shumëzimin e numrit të punëtorëve, pagave të planifikuara dhe muajve të vitit i nxjerrim të dhënat për lartësinë vjetore të shpenzimeve për paga në vitin e parë të afarizmit. Është e zakonshme që në projeksionin e shpenzimeve për paga, me aplikimin e kritereve të caktuara të aplikohet një rritje e caktuar e shpenzimeve për paga në vitet pasardhëse të afarizmit. Mirëpo, me qëllim të thjeshtësimit në këtë shembull kemi përdorë projeksionin linear të pagave për të gjitha vitet e biznesit.
Tabela 7. Projeksioni i shpenzimeve për paga (në 000 kn) Nr.
Të punësuarit
rend
∑ 1-5
Viti 1
2
3
4
5
1
furrtar i kualifikuar
144.000
144.000
144.000
144.000
144.000
720
2
furrtar dhe ëmbëltor i kalif.
84.000
84.000
84.000
84.000
84.000
420
3
tregtar
72.000
72.000
72.000
72.000
72.000
360
4
ndërmarrës/drejtor
108.000
108.000
108.000
108.000
108.000
540
GJITHSEJ
408.000
408.000
408.000
408.000
408.000
2.040
Plani i biznesit duhet t’i përfshijë investimet totale dhe strukturën e tyre sipas destinimit, veçmas për mjetet e përhershme e veçmas për mjetet e xhiros, siç është paraqitur në tabelën 8. Në këtë shembull shihet qartë se prej mjeteve totale të investuara në projekt, 93% të tyre i përbëjnë mjetet e përhershme, përkatësisht të kapitalit fiks të vlerës së blerjes prej 810.000,00 kn, kështu që pasurinë materiale e përbëjnë objekti ndërtimor në të cilin do të organizohet prodhimi dhe shitja e prodhimeve, pastaj pajisjet dhe automjetet e transportit, inventari i punës dhe kapitali investues si mjete të përhershme jomateriale, kurse 7% të mjeteve të investuara përbëjnë mjetet e xhiros, përkatësisht kapitalin monetar në shumën prej 60.000,00 kn, që i ka investuar ndërmarrësi për nevojat e biznesit. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
310
NDËRMARRËSIA
Tabela 8. Plani i investimit të mjeteve Struktura e investimeve
Shuma në kn
Struktura në përqindje
1. kapitali fiks
810.000
93%
1.1. objektet ndërtimore
380.000
1.2. pajisjet
300.000
1.3. automjeti
100.000
1.4 inventari i punës
20.000
1.5. kapitali i investuar
10.000
2. Kapitali monetar (mjetet e xhiros)
60.000
2.1. paratë e gatshme
60.000
GJITHSEJ
870.000
7% 100%
Vlera e pasurisë materiale dhe jomateriale afatgjate, përkatësisht e kapitalit fiks të projektit gradualisht harxhohet gjatë periudhës së shfrytëzimit prandaj, duhet të bëhet projeksioni i shpenzimeve të amortizimit për secilin lloj të kapitalit fiks të angazhuara dhe shuma totale vjetore e amortizimit sipas viteve për periudhën e vështruar, siç është pasqyruar në tabelën vijuese
Tabela 9. Projeksioni i amortizimit Kapitali
%e
fiks
amortiz.
1
2
3
4
5
mbetur
1 objektet ndërtimore
5%
19.000
19.000
19.000
19.000
19.000
285.000
2 pajisja
10%
30.000
30.000
30.000
30.000
30.000
150.000
3 automjeti
20%
20.000
20.000
20.000
20.000
20.000
4 inventari
20%
4.000
4.000
4.000
4.000
4.000
5 invest. themel.
20%
2.000
2.000
2.000
2.000
2.000
75.000
75.000
75.000
75.000
75.000
GJITHSEJ
Viti
Vlera e
435.000
Bazë për llogaritjen e amortizimit është vlera blerëse e kapitalit fiks dhe qëndrueshmëria e parashikuar e kapitalit fiks. Andaj, në këtë shembull për llogaritjen e shpenzimeve të amortizimit kemi përdorë vlerat blerëse të kapitalit fiks nga tabela 8, dhe normat e përcaktuara vjetore të (%) së amortizimit që dalin nga kohëzgjatja e saj e parashikuar. Të gjitha projeksionet, së bashku me projeksionin e amortizimit të kapitalif fiks, në planet e punës zakonisht jepen për aq vite për të cilat konsumohet kredia investuese, në mënyrë që të shihet se a është projekti në këtë periudhë mjaft efektiv që të mund të përmbushen të gjitha detyrimet në lidhje me kreditë dhe të punohet me fitim. Pasojë e kësaj është se në projektet me periudhë më të gjatë eksploatimi nga ajo që është vështruar, paraqitet mbetja e vlerës së paamortizuar të kapitalit fiks. Në rastin tonë kjo është vlera e objekteve dhe e pajisjeve ndërtimore të paçregjistruara, Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
311
qëndrueshmëria e të cilave është më e gjatë se periudha e vështruar. Në fund të periudhës së eksploatimit, vlera e paçregjistruar e kapitalit fiks u shtohet të hyrave në procesin ekonomik.
Tabela 10. Struktura e burimeve të mjeteve. Numri
Burimet
Struktura
rendor
Shuma
%
1
mjetet vetjake
470.000
54%
2
kredia e bankës
400.000
46%
GJITHSEJ
870.000
100%
Në burimet dhe strukturën e mjeteve të nevojshme për investime në projekt, të paraqitura në tabelën 10, shihet qartë se cila pjesë e parave është nga burimet e tjera, përkatësisht cila pjesë e investimeve financohet nga burimet vetjake, e cila nga kreditë. Kjo informatë është e nevojshme që të mund të hartohet plani për kthimin e kredisë, në të cilin duhet të paraqiten qartë kuotat e veçanta të anuiteteve të kredisë, kamatat për kreditë, si dhe anuitetet totale. Meqë përllogaritja e planit të pagesave është një operacion i ndërlikuar, veçmas nëse bëhet fjalë për dinamikën mujore ose tremujore të anuiteteve, ndërmarrësit i këshillojmë që për hartimin e tij t’i drejtohen personit profesionist të bankës i cili merret me këto punë ose konsulentit që do ta ndihmojë gjatë hartimit të planit.
Tabela 11. Plani i kthimit të kredisë Viti
Anuiteti
Kamata
Pagesa
Mbetja e borxhit
1
40.000
40.000
-
400.000
2
140.000
40.000
100.000
300.000
3
130.000
30.000
100.000
200.000
4
120.000
20.000
100.000
100.000
5
110.000
10.000
100.000
-
540.000
140.000
400.000
Në shembullin tonë që e kemi aplikuar edhe në tabelën 11 kemi paraqitur një formë të thjeshtë të planit të kthimit të kredisë, me llogaritjen e anuiteteve vjetore me kuota të njëjta të pagimit të kredisë. Nga llogaritja del se në vitin e parë, në pajtim me kushtet e kreditimit, nuk kërkohet kthimi i kredisë por paguhet vetëm kamata, kurse në vitet pasardhëse paguhet kësti i njëjtë i kredisë prej 100.000,00 kn në vit, kurse kamata gradualisht zvogëlohet deri në vitin e fundit të pagimit të kredisë. Përpjesëtimisht me këtë, si përmbledhje e kuotës dhe e kamatave varion edhe lartësia e anuiteteve sipas viteve.
Tabela 12. Shpenzimet materiale dhe jomateriale Struktura
Vitet 1
2
3
4
5
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
312
NDËRMARRËSIA
1. SHPENZIMET MATERIALE
799
959
959
959
959
1.1. materiali
61
74
74
74
74
1.2. energjia
61
74
74
74
74
1.3. karburantet
61
74
74
74
74
1.4. shpenzimet e tjera
61
74
74
74
74
2. SHPENZIMET PËR SHËRBIME
123
147
147
147
147
2.1. shërbimet prodhuese
61
74
74
74
74
2.2. shpenzimet e tjera
61
74
74
74
74
3. SHPENZIMET JOMATERIALE
122
122
122
122
122
3.1. sigurimi
41
41
41
41
41
3.2. e tjera
81
81
81
81
81
GJITHSEJ
10.044
1.227
1.227
1.227
1.227
Pas pasqyrimit të shpenzimeve për paga, të shpenzimeve të amortizimit dhe të shpenzimeve të kapitalit, si kategori të veçanta të inputeve, në tabelën 12 është dhënë pasqyra e shpenzimeve totale dhe struktura e shpenzimeve materiale, e shpenzimeve jomateriale dhe për shërbime. Për këtë përllogaritje duhet të përdoren të gjitha informatat disponuese, të merren parasysh gjendje reale, kriteret e caktuara dhe normativat e caktuara ose bazat e tjera që mundësojnë përcaktimin e tyre. Në projeksionin e shpenzimeve materiale, për materialin e shpenzuar janë përdorë të dhënat lidhur me shpenzimet totale materiale të paraqitura në tabelën 5, kurse për projeksionin e shpenzimeve të tjera për shembull, për energji dhe karburante janë përdorë të dhënat teknike lidhur me pajisjen, si dhe normativat për energjinë dhe karburantet e harxhuara për çdo njësi prodhimi. Për shpenzimet e tjera prodhuese dhe shërbimet e tjera janë përdorë të dhënat që janë rezultat i përvojës, kurse lartësia konkrete e tyre është përcaktuar përpjesëtimisht me lartësinë e shpenzimeve të materialit. Janë përcaktuar në mënyrë përkatëse edhe shpenzimet e sigurimit përpjesëtimisht me vlerën e kapitalit fiks. Së fundi, shpenzimet e tjera jomateriale, krahas shpenzimeve të tjera që nuk janë përfshirë në ndonjërën prej kategorive paraprake të shpenzimeve, kanë një rezervë të caktuar në projeksion të destinuar për amortizimin e ngjarjeve të paparashikuara për shembull, rritja e çmimeve të inputeve të caktuara etj. Pasi që për periudhën e vështruar të bëhet projeksioni i të hyrave nga njëra anë, dhe nga ana tjetër projeksioni i shpenzimeve të amortizimit, shpenzimeve për paga, shpenzimeve të kapitalit dhe projeksioni i shpenzimeve materiale dhe jomateriale, mund të fillojë përgatitja e projeksionit të bilancit të fitimit dhe Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
313
humbjeve. Në praktikë për këtë qëllim rekomandohen forma dhe struktura e bilancit të fitimit dhe humbjeve të paraqitura në tabelën 13.
Tabela 13. Bilanci i fitimit dhe i humbjeve Struktura
Vitet 1
2
3 2.555
4 2.555
5 2.555
1. TË HYRAT TOTALE
2.101
2.555
1.1. të hyrat nga prodhimi
2.101
2.555
2.555
2.555
2.555
0
0
0
0
0
1.460
1.644
1.634
1.624
1.614
2.1. shpenzimet materiale
799
959
959
959
959
2.2. shpenzimet për shërbime
123
147
147
147
147
1.2. të hyrat e tjera 2. TË DALAT TOTALE
2.3. shpenzimet jomateriale
15
15
15
15
15
2.4. pagat
408
408
408
408
408
2.5. kamatat
40
40
30
20
10
2.6 amortizimi
75
75
75
75
75
3. FITIMI BRUTO
641
911
921
931
941
4. TATIMI
128
182
184
186
188
5. FITIMI NETO
513
728
736
744
752
Bilanci i fitimit dhe i humbjeve i paraqitur në tabelën 13 përbën përmbledhjen e të dhënave për të gjitha të hyrat dhe të dalat e projektit. Pozicionet (zërat) e të hyrave dhe të dalave janë bartur nga tabelat paraprake, kurse me krahasimin e tyre është përcaktuar shuma e fitimit bruto. Meqë kemi të bëjmë me një shoqëri tregtare, me Ligjin për tatimin mbi fitimin është parashikuar se mbi fitimin paguhet tatimi prej 20%. Në përllogaritjet tona kemi aplikuar pikërisht këtë normë tatimore, rezultat i së cilës është neto fitimi i realizuar. Nga shembulli i mësipërm del se afarizmi sipas kushteve të presupozuara është pozitiv në të gjitha vitet që janë vështruar, gjë që dëshmon për arsyeshmërinë e projektit. Mirëpo, për vlerësimin e efektivitetit të tij duhet të përgatiten dhe pasqyrohen treguesit e caktuar statikë dhe dinamikë të efektivitetit. Janë të shumtë treguesit statikë që mund të përdoren për analizimin e efektivitetit të projektit, prandaj i shfrytëzojmë të dhënat nga bilanci i fitimit ose humbjeve por edhe të dhënat nga raportet e tjera financiare që kanë të bëjnë me projektin. Zakonisht këto janë të dhënat e ndryshme për produktivitetin, ekonomizimin dhe rentabilitetin, që analizohen për çdo vit, ose në përpjesëtime reciproke, me qëllim të pasqyrimit të tendencave të ecurive në afarizëm. Zakonisht prezantohen treguesit statikë mikst të afarizmit që do t’i japim në tabelën vijuese.
Tabela 14. Treguesit statikë të efektivitetit Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
314
NDËRMARRËSIA Struktura
1. Të hyrat totale / investimet totale 2. Të hyrat totale / numri i të punësuarve
Viti i parë
Viti i pestë
2,42
2,94
420.216
510.920
3. Të hyrat totale / mjetet e xhiros
35,02
42,58
4. Fitimi bruto / të hyrat totale
0,31
0,37
128.173
188.120
6. Fitimi bruto / investimet totale
0,74
1,08
7. Fitimi bruto / mjetet vetjake
1,36
2,00
8. Fitimi neto / mjetet vetjake
1,09
1,60
9. Mjetet vetjake / investimet totale
0,54
0,54
10. Kamata + FN + amortizimi / anuitetet
4.48
7,61
11. Investimet totale / FN + amortizimi
1,48
1,05
5. Fitimi bruto / numri i të punësuarve
Në tabelën 14 vërehet një numër i caktuar i treguesve statikë të efektivitetit të projektit, që në realitet mund të jetë më i madh ose i strukturuar ndryshe, varësisht nga përmbajtja dhe destinimi i projektit, por edhe numri i zgjedhur i treguesve është i mjaftueshëm për të vërejtur efektivitetin e kënaqshëm dhe në rritje të projektit. Secili prej treguesve të prezantuar në një farë mënyre bënë fjalë për efektivitetin e projektit. Për shembull, raporti ndërmjet të hyrave totale dhe investimeve totale dëshmon për një shkallë të lartë të rendimenteve për një njësi të investimeve. Pastaj, kemi një koeficient të qarkullimit të mjeteve të xhiros mbi mesatare, pjesërisht për shkak të karakteristikave të projektit ngase kërkon një shumë të vogël të mjeteve fillestare të xhiros, ndërkaq koha e qarkullimit është e shkurtër. Të hyrat totale dhe fitimi bruto për një të punësuar, po ashtu, janë të larta, e kjo është dëshmi e një organizimi të mirë dhe e një punësimi optimal. Fitimi bruto dhe neto kundrejt fitimit total, si dhe kundrejt investimeve vetjake kanë një koeficient të lartë të kthimit të investimeve. Koeficienti i mbledhjes së kamatës, fitimit neto dhe amortizimit nga njëra anë, si dhe të anuiteteve nga ana tjetër është e lartë, e kjo bënë fjalë për një mbulim të mirë të detyrimeve kredituese dhe për sigurinë e investitorëve. Po ashtu, edhe të dhënat e tjera në mënyrë përkatëse bëjnë me dije për një efektivitet të lartë të projektit, kështu që në bazë të tyre mund të konkludohet se kemi të bëjmë me një ndërmarrje afariste që meriton të përkrahet. Treguesit statikë të efektivitetit zakonisht plotësohen edhe me treguesin lidhur me kohën e kthimit, normën vjetore të rendimenteve, pikën e mbulimit, vlerën momentale të pastër dhe relative të projektit, normën fitimprurëse dhe me normën mesatare fitimprurëse, kurse sa i përket efektivitetit të projektit tërheqin vërejtjen në lidhje me kohën e kthimit, përkatësisht shkallën e shtimit të kapitalit të investuar. Për llogaritjen e tyre, si dhe për analizimin e likuiditetit dhe të ndjeshmërisë së projektit duhet të verifikohet si rrjedha financiare ashtu edhe ajo ekonomike e projektit. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
315
Tabela 15. Rrjedha financiare e projektit Struktura / viti
0
1
2
3
4
5
Të hyrat (marrjet)
870
2.101
2.555
2.555
2.555
2.808
mjetet vetjake
470
-
-
-
-
-
kreditë
400
-
-
-
-
-
blerësit
-
2.101
2.555
2.555
2.555
2.555
Pjesa e mbetur e projektit
-
-
-
-
-
253
SHPENZIMET
870
1.620
1.958
1.950
1.942
1.934
Investimet
870
-
-
-
-
-
Shpenzimet materiale dhe jomateriale
-
1.044
1.227
1.227
1.227
1.227
pagat bruto
-
408
408
408
408
408
tatimet
-
128
182
184
186
188
anuitetet
-
40
140
130
120
110
të tjerat
-
-
-
-
-
-
TË HYRAT E PASTRA
-
481
597
605
613
874
KUMULATIVI
-
481
1.078
1.683
2.296
3.170
Nga rrjedha financiare e projektit shihet se projekti është pozitiv në të gjitha vitet e periudhës së vështruar, ngase të hyrat financiare neto janë pozitive për të gjitha vitet. Kjo tregon se projekti është likuid financiarisht dhe efektiv ekonomikisht. Rrjedha financiare mund të përgatitet sipas nevojës edhe për periudha më të shkurtra, për çdo muaj ose për çdo tre muaj, nëse këtë e kërkon përcjellja e likuiditetit të projektit.
Tabela 16. Rrjedha ekonomike e projektit Struktura /vitet
0
1
2
3
4
5
Gjithsej
TË HYRAT blerësit
0
2.101
2.555
2.555
2.555
2.808
12.572
2.101
2.555
2.555
2.555
2.555
12.319
0
0
0
0
0
253
253
870
1.580
1.818
1.820
1.822
1.824
9.732
870
0
0
0
0
0
870
0
1.044
1.227
1.227
1.227
1.227
5.954
0
408
408
408
408
408
2.040
0
128
182
184
186
188
869
pjesa e mbetur e projektit SHPENZIMET investimet shpenz. mat.e jomat. pagat bruto tatimet
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
316
NDËRMARRËSIA
të tjerat
0
0
0
0
0
0
-
TË HYRAT E PASTRA
-870
521
737
735
733
984
2.840
KUMULATIVI
-870
-349
388
1.123
1.856
2.840
Nga rrjedha ekonomike e projektit shihet qartë se të hyrat e pastra janë pozitive në të gjitha vitet e vështruara, përveç në vitin kur janë bërë investimet, ngase në këtë vit janë pasqyruar të gjitha investimet, ndërkaq nga të hyrat e pastra kumulative shihet se koha e kthimit të investimeve ka filluar që në vitin e dytë të eksploatimit të projektit, gjë që dëshmon për efektivitetin e tij. PIKA E MBULIMIT është ajo pikë që tregon se niveli i të hyrave nga shitja është i mjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve të ndërmarrësit. Nëse të hyrat janë mbi këtë shumë, ndërmarrësi do të realizojë fitim, e nëse janë nën këtë shumë ndërmarrësi do të realizojë humbje. Pikën e mbulimit mund ta llogarisim me aplikimin e metodës PM=SHF/1-SHV/HT. Për të bërë përllogaritjen është e nevojshme t’i kemi të njohura të hyrat totale (HT), t’i zbërthejmë shpenzimet variabël (SHV) nga shpenzimet fikse (SHF). Në shembullin tonë, me qëllim të thjeshtësimit, jemi nisur nga presupozimi se të gjitha shpenzimet materiale janë shpenzime variabël, kurse të gjitha të dalat e tjera janë shpenzime fikse. Për shembull, në vitin e tretë të afarizmit të hyrat totale kapin shumën prej 2.555.000,00 kn, të dalat totale 1.634.000,00 kn, prej tyre 959.000,00 kn, janë shpenzime variabël, kurse pjesa e mbetur prej 675.000,00 kn janë shpenzime fikse, kështu që pika e mbulimit është 1.080.000,00 kn, ngase PM është 675.000,00 kn ose PM = 675.000,00 kn / (1-959.000,00 / 2.555.000,00 ).
Tabela 17. Vlera e tashme e pastër (në 000 kn) Viti i projektit
Vlera e investimeve
Të hyrat e pastra
Norma diskonte
Faktori diskont
Vlera e tash. e të hyrave
0
-870
-870
10%
1
-870
1
-
521
10%
0,909
474
2
-
10%
0,826
609
3
-
10%
0,751
552
4
-
10%
0,683
501
5
-
10%
0,621
611
Vlera e tashme totale e të hyrave
2.746
Vlera e investimeve
-870
Vlera e tashme e patër e projektit
1.876
Me anën e diskontimit të hyrat e pastra monetare reduktohen nga rrjedha ekonomike e projektit në kohën e tashme, kështu që mund të analizohen më realisht efektet e projektit. Me aplikimin e metodës së vlerës së tashme të pastër, me një normë diskonte prej 10%, kemi konstatuar se vlera e tashme e projektit Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
317
është 1.876.000,00 kn se është pozitive dhe mbi zero, gjë që do të thotë se projekti është i arsyeshëm në pikëpamje ekonomike dhe financiare. Me aplikimin e metodës së vlerës së tashme relative në bazë të të hyrave të pastra të diskontuara, vlera e tashme relative është 2,16 (1.876.000:870.000), është mbi zero, gjë që do të thotë se për çdo njësi të investuar kthehen 2,16 njësi sipas vlerës së tashme. Tregues plotësues është indeksi i rentabilitetit që është 3,16(2.746.000=870.000), është më i madh se 1, e kjo do të thotë se projekti ka dhënë efekte ekonomike dhe financiare. NORMA E BRENDSHME FITIMPRURËSE është norma sipas së cilës vlera e tashme e të hyrave neto është e barabartë me 0 dhe llogaritet duke e bërë diskontimin e të hyrave të pastra derisa ta nxjerrim shumën që është e barabartë me investimet fillestare. Pra, norma sipas së cilës mbledhja e të hyrave të pastra dhe të diskontuara e zvogëluar për vlerën e investimeve është e barabartë me 0, është norma fitimprurëse. Vlera e këtij treguesi qëndron në faktin se është i pranueshëm një projekt në të cilin norma e brendshme fitimprurëse është më e lartë se norma e kamatës për kredinë. Sa më e lartë që ajo të jetë, aq më efektiv konsiderohet projekti.
Tabela 18. Norma e brendshme fitimprurëse Viti
Të hyrat neto
Norma diskonte (28%)
Norma diskonte (29%)
0
-870
-870
-870
1
521
407
404
2
737
480
443
3
735
350
342
4
733
273
265
5
984
286
275
.2.840
897
859
-870
-870
-870
3.710
27
-11
GJITHSEJ INVESTIMET DIFERENCA
Në bazë të të dhënave nga tabela 18 del se norma e brendshme fitimprurëse është ndërmjet 28 dhe 29%. Me anën e interpolacionit do të llogarisim se ajo është 28,71%, ngase është 28 + (27.000 x 1) - 27.000 ( - 11.000) ( = 28 + (27.000:38.000) = 28.000 + 0,71 = 28,71 %). Në bazë të normës së brendshme fitimprurëse mund të konkludojmë se ajo është mjaft e lartë dhe se në projekt mund të investohet nga burimet kredituese me normën vjetore të kamatës prej 10%, ngase kjo do të thotë se nga të hyrat e pastra të procesit ekonomik të projektit do të mund të kthehet rregullisht huaja e përdorur dhe të punohet me fitim. Aplikimi i metodës së normës së brendshme fitimprurëse po ashtu, tregon se projekti është efektiv ekonomikisht dhe financiarisht dhe se duhet të zbatohet. FITIMPRURJEN MESATARE OSE NORMËN E KTHIMIT e llogarisim duke e shumëzuar kuocientin e të hyrave totale mesatare vjetore dhe të investimeve fillestare totale Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
318
NDËRMARRËSIA
me numrin 100, e kjo shpjegohet në atë mënyrë që sa më e lartë që të jetë norma mesatare fitimprurëse, projekti është më i pranueshëm dhe anasjelltas. Në shembullin tonë, fitimprurja mesatare vjetore do të ishte 56,80% ngase FM = 2.840.000 : 5 x 100 = 56,80%. Kjo e dhënë mund të interpretohet edhe si normë e kthimit, gjë që tregon se mesatarisht në vit nga të hyrat e pastra kthehen 56,80% të investimeve totale. Siç shihet fjala është për një projekt tejet fitimprurës, kështu që është fare e qartë pse kemi një kthim të investimeve që në vitin e dytë të afarizmit. Për vlerësimin e efektivitetit të projektit zbatohet edhe ANALIZA E së projektit ndaj ndryshimit të parametrave të caktuar për shembull, rritja e çmimeve inputeve, ose zvogëlimi i çmimeve të shitjes etj. Nëse treguesit janë të pranueshëm, projekti është i sigurt dhe i arsyeshëm në aspektin financiar dhe ekonomik, prandaj mund të fillojë realizimi i tij.
NDJESHMËRISË
Tabela 19. Efektet e zvogëlimit të të hyrave dhe të dalave për 10% (në 000) ELEM.
1
2
3
4
5
Të hyrat
1.891
2.299
2.229
2.229
2.229
Të dalat
1.314
1.480
1.471
1.462
1.453
577
820
929
838
847
H-D
Tabela 20. Efektet e zvogëlimit të marrjeve dhe dhënieve për 10% (në 000) ELEM.
1
2
3
4
5
Marrjet
1.891
2.299
2.299
2.299
2.527
Dhëniet
783
1.422
1.636
1.638
1.639
1.108
877
663
661
887
M-DH
Tabela 21. Të hyrat dhe të dalat të zvogëluara për 10% dhe të diskontuara sipas normës prej 10% (në 000) ELEM.
1
2
3
4
5
Të hyrat
1.719
1.900
1.727
1.570
1.428
Të dalat
1.195
1.223
1.105
998
902
524
677
622
572
526
H-D
Tabela 22. Marrjet dhe dhëniet të zvogëluara për 10% dhe të diskontuara sipas normës prej 10% (në 000) ELEM.
1
2
3
4
5
Marrjet
1.719
1.900
1.727
1.570
1.569
Dhëniet
1.293
1.352
1.230
1.120
1.019
M - DH
426
548
497
451
559
Nga tabela e zvogëlimit të të hyrave dhe të të dalave, si dhe nga tabela e zvogëlimit të marrjeve dhe të dhënieve për 10%, shihet se fitimi bruto dhe marrjet neto në të gjitha vitet janë pozitive. Po ashtu, nga tabela e të hyrave dhe e Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
XII. Projektimi I Ndërmarrësisë
319
të dalave të zvogëluara, si dhe e marrjeve dhe e dhënieve të zvogëluara, të diskontuara sipas normës prej 10%, del se edhe pas zvogëlimit dhe diskontimit të të hyrave dhe të të dalave, fitimi bruto dhe marrjet e pastra janë pozitive në të gjitha vitet e vështruara gjatë eksploatimit të projektit, dhe se projekti është i arsyeshëm në aspektin ekonomik dhe financiar. Andaj, mund të konkludohet se shembulli i projektit është i efektshëm dhe i pranueshëm në aspektin ekonomik dhe financiar.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mbrohen me ligj për të drejtat e autorit. Kolegji Universitar Victory
View more...
Comments