Mta
March 2, 2018 | Author: Valmir Kabashi | Category: N/A
Short Description
Trashegimi...
Description
1. Ndikimi i infrastrukturës në trashëgimi : Infrastruktura në trashëgimi ka ndikim degradues. Ndërtimi i rrugëve dhe hekurudhave, ndërtimet e reja në mjediset e vjetra urbane ose tërësi rurale, planet, struktura sociale, degradimi ekonomik dhe shumë shpesh arkitektët kanë ndikim jo të mirë në trashëgimi, pra janë në mungesë të arsimimit dhe të vetëdijës, të kuadrit dhe institucioneve të specializuara.
2. Camillo Boito: Me teorinë e tij Boito qëndron në mes Le-Duc-ut dhe Ruskinit. Përderisa nga i pari pëvetëson nevojën për aksione, nga i dyti merr mer kujdesin. Ai kërkon njohjen maksimale të pjesëve origjinale dhe atyre të shtuara të objektit historik, kufizimin e restaurimit në suaza të nevojshme si dhe kujdes të lartë gjatë purifikimit të objektit. Boito vendosi principin e valorizimit (vlerësimit). Ai vuri themelet e konservimit shkencor me përmbledhjen e disa parimeve të tij. 3. Viollet de Luc Ndodhet në mesin e restauratorëve më të shquar të shek. XIX (romantizmi restaurator). Sipas tij çdo intervenimi duhet ti paraprijë hulumtimi fundamental, mbledhja dhe analiza e informatave burimore, mbledhja e dokumentacionit si dhe rilevimi në detaje. Ai preferon fotografinë si element për hulumtimin e objektit. Madje ai vendosi edhe kriteret e veta për restaurimin. 4. Rikompozimi Është metodë teknike sipas së cilës pjesët origjinale të monumenteve kthehen pjesërisht ose tërësisht në pozitën e mëparshme (trajten burimore). 5. Karta e Venedikut Është kartë ndërkombëtare për konservim dhe restaurim të monumenteve dhe lokaliteteve, i themeluar në kongresin e dytë ndërkombëtar të arkitektëve dhe teknikëve të monumenteve historike, më 1961. 6. Dokumenti thelbësor për hartimin e planit intervenues Për tu ndërtuar një platformë më e fortë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, më 1931 aprovohet Dokumenti Italian i mbrojtjes, i cili ka shërbyer si udhërrëfyes për hartimin e planit intervenues.
7. -
Veçoritë e trashëgimisë Vlera historike Vlera e vjetërsisë Vlera artistike Vlera ambientale Vlera urbanistike Vlera e rrallësisë Vlera burimore Vlera representative
8. Anastiloza ose Rishtyllëzimi Përbën ndërhyrjet më të rëndësishme në objekt dhe aplikohet pavarësisht ose në bashkëpunim me metodat të tjera, të restaurimit dhe revitalizimit, gjë që varet nga sasia e pjesëve origjinale (in situ). 9. Ç’është trashëgimia kulturore Me të nënkuptojmë të mirat kulturore që përfshihen në trashëgiminë natyrore (formacione gjeologjike, llojet e parrezikuara të shtazëve), trashëgiminë ndërtimore (objektet ose strukturat arkitekturale të rëndësisë historike) dhe në trashëgiminë shpirtërore (zakonet, traditat etj.). 10.
Konservimi, analizë
Është metodë e ruajtjes së monumentit apo tërësisë historike nga shkatërrimi i mëtutjeshëm i pjesëve origjinale të saj. Aplikohet kur objekti prezanton vlera kulturore historike me sanime eventuale, pa intervenime që ndërron karakterin apo destinimin e saj dhe kryesisht tek ato të mira kulturore të cilat janë shkatërruar aq shumë sa që për arkitekturën burimore mund vetëm të supozojmë. Shumë lokalitete arkeologjike përderisa janë nën tokë janë të mbrojtura, por pas zbulimit duhet të mirren masa mbrojtëse me karakter të përkohëshëm apo të përherëshëm. 1. Dëmtimet e qëllimëshme (devastimet) Bëhen përmes faktorëve të ndryshëm të dukurive që shkatërrojnë dhe degradojnë të mirat kulturore e këto janë: dukuritë e ndryshme natyrore dhe shoqërore, eksploatimi i pasurive natyrore, komunikacioni bashkëkohor, urbanizmi bashkëkohor si dhe shkaqet e reja të kohës sonë.
2. Llojet e trashëgimisë së paluajtëshmë Vlerat e paluajtëshmë në trashëgiminë ndërtimore: -
Monumentet e kulturës Tërësitë hapësinore kulturo-historike, Gjetjet arkeologjike dhe lokalitetet e spikatura Veprat pikturale dhe skulpturale që janë të lidhura organikisht me objektin e trashëgimisë
3. Teknikat e rilevimit Kemi rilevime: -
Metrike (metoda e trekëndëshit, ortogonale dhe matja e pjesëshme – teknika tradicionale, matja e një pas njëshme) Grafike (skicat) Fotografike (dokumentimi pamor) Fotogrametrike I Komplekseve (topografike) Hulumtimi arkitekturor
4. Periudha e mbrojtjes biologjike në Itali Kjo periudhë e e zhvilluar prej fundit të shek. XIX, mesin e shek. XX, përfshinë edhe shkollën konservuese të Italisë, e cila përkrah kritikën e Ruskinit për intervenimet e pakontrolluara por jo edhe refuzimin e çdo intervenimi restaurimi. Këtu patën ndikim arkitektët si Camillo Boito dhe Gustavo Giovannoni. Në këtë periudhë Boito vendos principin themelor të valorizimit (vlerësimit) dhe këshilli i lartë për ruajtjen e trashëgimisë, më 1931, aprovon Dokumentën Italiane të mbrojtjes së trashëgimisë, ku dhe vërehet qartë se paragrafët e dokumentit të parë (karta e Athinës) përputhet më dokumentën Italiane. 5. Konventa e Hagës U mbajt në vitin 1954 në Den Haag në një konferencë për mbrojtjen e të mirave kulturore në konflikte të armatosura. 6. Gustavo Giovannoni Ai plotësoi hulumtimin shkencor me dokumentacionin arkitektonikoteknik, i cili më parë qe i kufizuar me dokumentacionin grafik. Pra, futi kuptimin për ambientet historike. 7. Foto; akademia e arteve dhe shkencave (identifikoni cilës trashëgimi i përket) Trashëgimi ndërtimore, të paluajtëshme
8. Metodat e mbrojtjes së trashëgimisë Klasifikohen në këto grupe: -
Konservimi: Mbrojtja preventive (konsolidimi), Anastiloza, Dislocimi/zhvendosja, Rikonstruimi: reprodukimi (replika), Restaurimi, Revitalizimi: rehabilitimi, Interpolimi, Metodat e kombinuara.
(konservim
direkt),
Sanimi
9. Arsyet e paraqitjes së konservatorizmit Lajmërohet në periudhën e romantizmit në mbrojtje, si protestë e aksioneve të pakontrolluara të restauratorëve romantik, së pari në Angli e pastaj edhe në shtetet tjera të Evropës. 10.
Revitalizimi, analizë
Parimet, qëllimet, shembuj, analizë njëren nga fotot e dhëna ose ndonjë objekt tjetër që dini. Përndryshe adaptimi është një ndër mënyrat më efikase të mbrojtjes së trashëgimisë që nënkupton ndryshimin e funksionit të objektit me dhënien e destinimit të ri. Kjo bëhet zakonisht kur në jetën bashkëkohore tejkalohet funksioni që ka kryer monumenti dikur. Procesi i revitalizimit ka qëllimet e veta: -
Ruajtja e objekteve dhe integrimi i tyre në funksion bashkëkohor për arritjen e rolit aktiv në trashëgimi, Sigurimi i kushteve higjienike dhe shëndetësore, Riorganizimi i objekteve historike për destinime të vjetra apo të reja,
Parimet themelore të revitalizimit janë: -
Parimi i kontinuitetit të funksionit, Parimi i funksionit të përshtatëshëm, Parimi i ruajtjes së autencitetit.
Disa shembuj: spitali i bamirësisë në Paris, muzeu natyror në Paris, kisha në Toledo, hani i Haraqisë etj.
1. ICMOS Është këshilli ndërkombëtar për monumente dhe loaklitete, i themeluar me 1964 në kongresin e dytë të arkitektëve dhe teknikëve në Venedik. 2. Dokumenti i Venedikut U aprovua gjatë kongresit të dytë të arkitektëve dhe teknikëve në Venedik më 1964. Është dokumenti i dytë ndërkombëtarë dhe më i rëndësishmi deri më sot. Bazohet në konservatorizmin shkencor të paraluftës por ka edhe pikëpamje të reja të mbrojtjes aktive. Është e rëndësishme sepse për herë të parë trajtohet edhe arkitektura e mjeshtrit popullor. 3. William Morris Është një ndër përfaqësuesit e romantizmit konservatorik, i cili konsideron se mbrojtja e monumenteve duhet të bazohet në vlerësimin kritik dhe duhet të mbështetet në autencitet. 4. Anastiloza, ndarja Përbën ndërhyrjet më të rëndësishme në objekt dhe aplikohet pavarësisht ose në bashkëveprim me metoda të tjera të restaurimit dhe revitalizimit, gjë që varet nga sasia e pjesëve origjinale (in situ). Ndahet në rekompozimin e tërësishëm dhe rekompozimin e pjesëshëm. 5. Çka janë muzetë e hapura dhe replikat Replika është metodë e rinkonstruimit me të cilën për shkaqe muzeale – arsimore ose për shkaqe të mbrojtjes, kopjohen veprat burimore arkitektonike dhe vendosen në një lokacion të ri, në të ashtuquajturat muze të hapura. Shembull: shtatorja e Davidit të Mikelangjelos përpara pallatit të Vecchio në Firencë, fragmente skulpturale të pantenonit në Akropolin e Athinës, replika e pantenonit në SHBA, replika e shtatorës së Skënderbeut në Prishtinë. 6. Llojet e trashëgimisë Trashëgimia kulturore ndahet në: -
Trashëgimi natyrore, Trashëgimi ndërtimore, Trashëgimi shpirtërore,
Trashëgimia ndërtimore në bazë të krakterit përmban tre lloje: -
Tërësitë ndërtimore, Objektet historike, Gjetjet arkeologjike
Vlerat materiale në trashëfimi janë: 7. -
Vlerat materiale të paluajtëshme (trashëgimi ndërtimore) Vlerat materiale të luajtëshme (trashëgimi lëvizëse) Ndarja e trashëgimisë së luajtëshme Skulptura, Piktura, Artizanati, Gjësendet historike, Materiali arkivor, Libri i rrallë
8. Foto: njëvarë (identifiko cilës trashigimi i përket) Trashëgimi natyrore 9. Ecuria për mbrojtjen e trashëgimisë Ecuria e veprimit për mbrojtje: -
Evidentimi dhe regjistrimi, Analiza, planifikimi dhe projektimi, Zbatimi i punimeve, Mirëmbajtja dhe inspektimi
10.
Periudha e romantizmit, parimet
Kjo periudhë manifestohet me ndërprerje të interesimit ndaj arkitekturës dhe trashëgimisë antike dhe të kushtuarit të vëmendjes për të mirat kulturore gjegjësisht objekteve të ruajtura të romanikës dhe gotikës. Kjo na bën të kuptojmë se në këtë periudhë është përqendruar më tepër në mbrojtjen e objekteve sakrale. Kjo periudhë përfshinë dy qëndrime: romantizmin restaurativ dhe konservativ. 11.
Restaurimi, analizë
Është veprim teknik ku objektit apo tërësisë historike i shtohen pjesët që ekzistonin në pamjen e saj burimore os në njërën nga fazat e zhvillimit të saj. Është metoda më e vjetër e cila njihet nga të gjitha kohërat. Më parë ka qenë e kundërshtuar konservatorizmi dhe mbrojtja biologjike por, në fund të shek. XIX pranohet me kusht që të dhënat të jenë të sakta dhe të dallohen qartë pjesët e restauruara. Si çdo metodë e mbrojtjes edhe restaurimi mbështetet në disa parime.
1. Llojet e trashëgimisë ndërtimore -
Tërësitë ndërtimore Objektet historike Gjetjet arkeologjike
2. Çka bënë pjesë në trashëgimi shpirtërore Në të përfshihen format e shprehjes kulturore të traditës dhe zakoneve popullore, gjuha festat, ritualet, vallet, shprehjet artistike si tradita, etnografia, kuzhina tradicioanle, folklori, përrallat edhe njerzit konisderohen si trashëgimi ngase kanë zanate, janë aktorë, muzicientë apo artistë. 3. Çka përmban analiza, planifikimi dhe projektimi a. Situacioni historik: - Studimi i monumentit, - Përshkrimi i monumentit, - Dokumentacioni i monumentit, - Rilevimi, - Rilevimi fotogrametrik, - Fotografimet b. Sondazhi, - Zhveshja dhe hapja e monumentit, - Gërmimi arkeologjik, - Shkaqet e dëmtimit të monumentit, - Valerizimi shkencor, - Hartimi i planit, - Hartimi i projektit të restaurimit c. Analiza profesionale dhe shkencore, plani, projektimi - Dokumentacioni grafik, - Dokumentacioni pamor, - Dokumentacioni përshkrimor. 4. Çka e karakterizon Klasicizmin
programi
dhe
Një ndër karakteristikat e mbrojtjes së trashëgimisë në epokën e kalsicizmit është edhe kompletimi i objekteve të papërfunduara kishtare në stilin neoklasik. Shembull: Shën Pali në Romë, Katedrala e Milanos.
5. John Ruskin
Është përfaqësues i romantizmit konservatorik, i cili preferon stilet neogotike. Qëndrimet e tij janë të kundërta me Le Duc-un i cili mendon se gërmadhat janë objekte të rrezikuara që duhet shpëtuar dhe shfrytëzuar, përderisa Ruskini thotë se janë monumente ideale të inspirimit të piktorëve romantik. Ai pranon vetëm konservimin dhe sanimin e objektit dhe jo restaurimin. 6. Çka sjell dokumenti italian Dokumenti italian sjell një platformë të fortë të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore përmes 11 kërkesave. Sipas këtij dokumenti duhet bërë braktisja e restaurimeve të tërësishme dhe propozohet konservimi e mirëmbajtja e monumenteve. 7. Foto: amfiteatri i Durrësit (identifiko cilës trashëgimi i përket) Trashëgimi Ndërtimore 8. Cilat organizata ndërtimore i njeh ICCRON – Qendra ndërkombëtare për studime të mbrojtjes dhe restaurimit të të mirave kulturore ICOM – Këshilli ndërkombëtar për muzeume, IIC – Instituti ndërkombëtar për konservimin e veprave historike dhe artistike, themeluar nga UNESCO ICOMOS – Këshilli ndërkombëtar per monumente dhe lokalitet, themeluar nga kongresi i II-të i Venedikut 9. Dislocimi (bartja) Është mënyrë e rindërtimit të objekteve apo tërësive historike në një lokacion të ri i cili duhet të jetë i përafërt me atë burimor. Kjo lejohet vetëm atëherë kur monumentet nuk mun të ruhen me ndonjë metodë tjetër. Shkaqet e dislocimit mune të jenë zbatimi i punimeve të mëdha hidroteknike, shëndrrimi në liqe akumulues i hapësirës së ndërtesave, rreziku i erozionit etj. Shembull: bartja e tempullit të Ramzesit të II-të në Abu Simbel për shkak të ndërtimit të pendës së Asuanit, zhvendosja e Kullës së Demukajve për disa metra në Deçan etj.
10.
Interpolimi, analizë
Është metoda e plotësimit të qytetit ose vendbanimit me objekte ose tërësi të reja, në mënyrë që të shfrytëzohen për qëllime ekonomike, banimi etj. Interpolimi nuk ka për qëllim kthimin e gjendjës së mëparëshme por vetëm plotësimin e hapësirës së zbrazët (pavarësisht se a ka pasur në të kaluaren objekte në të). Interpolimet të cilat janë kundërthënie e shprehjes së mëparëshme quhet kontrapunkte, kurse ato që janë nënshtruar ambientit ekzistues quhen asimilime. Interpolimi ka katër metoda të zbatimit të tij. Shembull: akademia e arteve në Berlin, piramida e Luvrit, muzeu Curre në Paris, Konstmuseum në Graz etj. 1. Deklarata e Amsterdamit Kjo deklaratë për herë të parë u fut në doktrinën e ‘mbrojtjes integrale’. U miratua më 1975, në vitin e trashëgimisë ndërtimore në Evropë dhe proklamon zëvendësimin e mbrojtjes tradicionale me politikën e mbrojtjes së ambienteve të tërësishme historike, qytete, lagje dhe hapësira të gjëra. 2. ICCROM Është qendra ndërkombëtare për studime të mbrojtjes dhe restaurimit të të mirave kulturore e themeluar nga UNESCO. 3. Vlera e trashëgimisë sipas rëndësisë -
Rëndësia shkencore, Rëndësia edukativo-arsimore, Rëndësi kulti Rëndësia kulturore Rëndësia ekonomike
4. Pikëpamjet e mbrojtjes aktive -
Mbrojtja aktive i’u kushton kujdes të madh ambienteve të gjëra historike, Zgjerimi i interesit të mbrojtjes së objekteve të veçanta në kuarte, lagje dhe hapësira të gjëra, inkuadron në procesion e mbrojtjes institucionet urbanistike të planifikimit, organizatat komunale etj. Mbrojtja aktive ka planet, programet dhe projektet të cilat i paraprijnë realizmit Metoda më efikase në mbrojtjen aktive është revitalizimi Mbrojtja aktive pranon doktrinën biologjike e cila bën vlerësimin e të gjitha shtresave, por, dallon nga ajo me mundësinë e theksimit të shtresave të veçanta
-
Mbrojtja aktive nuk e kundërshton kontributin kreativ historik dhe vlerat e tij.
5. Dokumentacioni i revitalizimit -
Gjendja ekzistuese Analiza historike dhe arkitektonike Rikonstruimi ideal Revitalizimi ose adaptimi
6. Konsolidimi (sanimi) Është veprim i mbrojtjes teknike i cili paraqet më së shpeshti forcimin konstruktiv të monumentit, përkatësisht veprimet sipas rregullit me mjete të kamufluara teknike që stabilizojnë objektin. 7. Foto: trashëgimi e luajtëshme Trashëgimi kulturore 8. Ndikimi i dukurive natyrore në trashëgiminë ndërtimore Ndikojnë në shkatërrimin dhe degradimin e të mirave kulturore përmes dukurive si: shiu, bora, erozioni, vullkani, zjarri, shtazët dhe shpezët etj. 9. Cilët ishin intelektualët francez që e kundërshtuan Le Duc-un dhe pse Këta ishin John Ruskini dhe William Morrisi ngase ishin kundër doktrinës restaurative. 10. -
Rikonstruimi, analizë
Paraqet ndërhyrjen në trashëgiminë ndërtimore, pra ndërtimin e sërishëm të trajtës burimore të një objekti apo tërësisë historike të rrënuar pjesërisht apo tërësisht. Lejohet vetëm atëherë kur krijimeve të rëndësisë së veçantë i’u humbet një pjesë e strukturës origjinale dhe nëse mbështetet në dokumentacion të saktë. Aplikohet përmës këtyre dy metodave: metoda faksimil dhe metoda e rikonstruimit me ndërtim të ri. Shembuj: Athena Nika, Partenoni, Qendra e Varshavës, Lidhja Shqipëtare e Prizrenit, ura e Mostarit etj.
View more...
Comments