Milan Kundera - Shakaja

May 1, 2017 | Author: Bislim Elshani | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Literatur...

Description

Milan Kundera

Shakaja Roman Përktheu nga frëngjishtja: Mirela Kumbaro

Shtëpia Botuese DITURIA

Titulli origjinal: ZERT Titulli në variantin frëngjisht: La Plaisanterie - Milan Kundera Redaktore: Mariana Ymeri Kopertina: Lulzim Mema © Milan Kundera 1967 © i botimit dhe i përkthimit në shqip, DITURIA 2000

Ky libër, botuar në kuadrin e programit të ndihmës për botim të shërbimit kulturor të Ambasadës franceze në Shqipëri, gëzon mbështetjen e Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme. Cet ouvrage, publië dans le cadre du programme d'aide a la publication du service culturel de l'ambassade de France en Albanie, bënëficie du soutien du ministëre français des Affaires ëtrangëres.

PËRMBAJTJA Pjesa e parë: Ludviku Pjesa e dytë: Helena Pjesa e tretë: Ludviku Pjesa e katërt: Jarosllavi Pjesa e pestë: Ludviku Pjesa e gjashtë: Kostka Pjesa e shtatë: Ludviku, Helena, Jarosllavi

7 17 29

113 149 187 223

PJESA E PARË LUDVIKU

gjenda kështu pas shumë vitesh, në vendin tim të lindjes. Nuk provoja asnjë emocion tek rrija më këmbë në sheshin qendror (ku kisha kaluar me mijëra herë kur isha çilimi, fëmijë e më pas djalë i ri), përkundrazi mendoja se kjo hapësirë në të cilën kulla e bashkisë vrojton çatitë përreth (si një ushtar me përkrenare), të kujton terrenin e gjerë stërvitor të ndonjë kazerme dhe se e kaluara ushtarake e këtij qyteti të Moravisë që dikur shërbente si fortesë kundër sulmeve të magjarëve dhe të turqve, kishte lënë mbi fytyrën e tij gjurmët e një neverie të pashlyeshme. Për vite të tëra, asgjë s'më tërhiqte drejt qytetit të lindjes; mendoja se nuk më bënte më përshtypje e kjo më dukej e natyrshme: ka pesëmbëdhjetë vjet që unë jetoj tjetërkund, këtu s'më kanë mbetur veç ca të njohur, dhe nja dy shokë (që megjithatë më mirë t'i shmang), nëna është varrosur në një varr që s'është i familjes me të cilin unë s'jam marrë fare. Në fakt unë s'isha i sinqertë: kur thosha s'më bënte përshtypje ishte fjala për mëri; s'e kisha shumë të qartë pse, në këtë qytet si kudo tjetër kisha njohur dhe të mira dhe të këqia, gjithsesi mëria mbetej; këtë e kuptova kur ndërmora udhëtimin; detyrën që më solli këtu, në fund të fundit, mund ta kisha kryer fare mirë edhe në Pragë, por papritmas nuk i bëja dot ballë tundimit për të përfituar nga rasti që më jepej për të shkuar në qytetin tim të lindjes, sepse fjala ishte pikërisht për një detyrë cinike dhe të thjeshtë që, në mënyrë qesharake, më çlironte nga dyshimi që kisha se mos kthehesha këtu i prekur nga ndonjë drithërimë e mjerë për kohën e humbur. I hodha edhe një vështrim qesëndisës sheshit të pakëndshëm para se t'i ktheja shpinën për të marrë rrugën që të çonte në hotelin ku më ishte rezervuar një dhomë. Portieri më zgjati çelësin me dardhën e drunjtë duke thënë: "kati i tretë". Dhoma nuk ishte kushedi se çfarë: një shtrat ngjitur pas murit, në mes një tryezë e vogël dhe vetëm një karrige, pranë shtratit çoç ishte një tavolinë tualeti prej mogani me pasqyrë, afër kishte një lavamari të ciflosur fare të vockël. Vendosa çantën mbi tryezë dhe hapa dritaren që binte mbi një oborr dhe ca shtëpi që i tregonin hotelit kurrizin e tyre të lakuriqtë e të pistë. Mbylla dritaren, ula perdet dhe u afrova te -9-

lavamani me dy rubineta, një me shenjë të kuqe e tjetri me shenjë blu; i provova, nga të dy rridhte vetëm ujë i ftohtë; fatkeqësisht aty mund të ulej vetëm një njeri pasi në dhomë nuk kishte karrige tjetër. Duke shtyrë tavolinën drejt shtratit, u përpoqa të ulesha mbi të, mirëpo ai ishte shumë i ulët e tavolina shumë e lartë, për më tepër ai u zhyt kaq shumë nën peshën time saqë jo vetëm si ndenjëse nuk ishte i rehatshëm, por si zor se mund të ishte i tillë dhe për të fjetur. U mbështeta me grushte dhe u tendosa duke ngritur me kujdes këmbët me këpucë për të mos bërë pis mbulesën dhe çarçafët. Dysheku u bë gropë ndën trupin tim dhe unë ndjehesha si në një varr të ngushtë: as që mund të mendohej se dikush tjetër mund të shtrihej aty bashkë me mua. U ula në karrige me vështrim të përhumbur mbi ndriçimin e perdeve të tejdukshme dhe mendoja. Atë çast, nga korridori u dëgjuan zëra dhe hapa; dy vetë, një grua e një burrë bisedonin midis tyre e fjalët u dëgjoheshin.qartë: flisnin për njëfarë Peter që kishte ikur nga shtëpia dhe për një teze Klara që ishte idiote dhe llastonte djalin e vogël; pastaj u dëgjua një çelës që rrotullohej, dera që u hap dhe zërat që vazhdonin në dhomën ngjitur; dëgjova psherëtimat e gruas (po, po, edhe psherëtimat ndjeheshin!) dhe vendimin e burrit për t'ia thënë njëherë e mirë dy fjalë asaj Klarës. U ngrita, e kisha ndarë mendjen; lava përsëri duart në lavaman, i fshiva me peshqir dhe dola nga hoteli pa e ditur as vetë se ku duhet të shkoja. Dija thjesht se në qoftë se nuk doja të prishja suksesin e gjithë udhëtimit (udhëtim goxha i gjatë e i lodhshëm) vetëm për shkak të dhomës së parehatshme të hotelit, më duhej, ndonëse s'ma kishte aspak qejfi, të kërkoja me lezet ndihmën e ndonjë miku këtu. Solla nëpër mend të gjitha fytyrat e njohura që në rini por e lashë shpejt këtë punë mënjanë, pasi natyra konfidenciale e shërbimit që kërkoja nevojiste shumë mundim për të mbushur boshllëkun e gjithë viteve që s'i kisha takuar - e kjo s'më pëlqente. Më tej u kujtova që këtu jetonte pa dyshim një njeri të cilit i isha gjendur dikur dhe që, ashtu siç e njihja unë, do të gëzohej që po i jepej rasti të ma shpërblente nderin e bërë. Ishte një qenie e çuditshme, me ca parime kryeneçe por dhe njëkohësisht çuditërisht i trazuar e i paqëndrueshëm, që, me sa dija unë, kishte vite i ndarë nga gruaja e jetonte ku t'i dilte, mjaft që të mos ishte me të shoqen dhe me të birin. Tani, vetëm ideja se mund të ishte m'artuar përsëri, më bënte të dridhesha, kjo gjë do ta ndërlikonte realizimin e kërkesës sime, ndaj shpejtova hapat drejt spitalit. SpitaJi është një grumbull ngrehinash e pavionesh të shpërndara sa andej-këndej në një kopshtije të gjerë; futa kokën në koliben e rojës

ngjitur me derën e madhe dhe iu luta portierit të ulur pas një tavoline të më lidhte me repartin e virologjisë; ai shtyu telefonin deri në buzë të tavolinës nga ana ime dhe tha: "Zero, dy!" i rashë zero dyshit dhe mora vesh se doktor Kostka sapo kishte dalë dhe duhej të ishte duke zbritur. Zura vend në një stol afër derës kryesore për të mos e humbur, vështroja i shpërqendruar njerëzit që endeshin aty të veshur me penjuare spitali me vija të bardha e blu, pastaj pashë edhe atë: po vinte, ëndërrimtar, i gjatë, i dobët, simpatik në shpërkujdesjen e vet, po, po, ai ishte. U ngrita nga stoli dhe eca drejt tij sikur doja të përplasesha me të; më hodhi një vështrim të pakënaqur, por më njohu menjëherë dhe hapi krahët. M'u duk se u gëzua tek më pa dhe çiltërsia me të cilin më priti më pëlqeu. I shpjegova se s'kisha as një orë që kisha mbërritur për një çështje pa shumë rëndësi për të cilën do të më duhej të rrija rreth dy ditë. I gëzuar, ai shfaqi menjëherë çudinë që vizitën e parë ia kisha bërë atij. Papritmas më erdhi keq që nuk kisha ardhur thjesht për ta takuar pa ndonjë interes dhe që pyetja ime (e pyeta duke qeshur nëse ishte martuar prapë) dukej si një vëmendje e sinqertë ndaj tij, ndërkohë që buronte nga një llogari e ulët. Më tha (për kënaqësinë time) se vazhdonte të ishte vetëm. I thashë se kishim shumë gjëra për t'i treguar njëri-tjetrit. E pranoi dhe shprehu keqardhje që, për fat të keq, nuk kishte më shumë se një orë kohë për të ndenjur, pasi i duhej të kthehej përsëri në spital e më pas, në mbrëmje, të merrte autobusin për të ikur. "Nuk banoni më këtu?" thashë i tmerruar. Më siguroi se këtu banonte, në një garsonierë në një pallat të ri, por se "s'ishte e lehtë të jetoje i vetmuar". U mor vesh që Kostka kishte në një qytet tjetër, rreth 20 km larg, një të fejuar, mësuese, që kishte një dhomë e një kuzhinë. "Mendoni të vendoseni aty më vonë?" e pyeta. Më tha se zor të gjente gjetiu një punë aq interesante sa ajo që i pata rregulluar unë dhe se nga ana tjetër edhe e fejuara e tij do ta kishte të vështirë të gjente një punë këtu. Unë fillova të shfryj (me gjithë zemër) kundër zvarritjeve të burokracisë së paaftë për t'i lehtësuar gjërat me qëllim që një burrë e një grua të mund të jetonin bashkë. "Mos u shqetësoni, Ludvik,- më tha ai butë-butë,- nuk është dhe aq e pamundur! Sigurisht që udhëtimi më kushton para edhe kohë, por vetmia ime mbetet e paprekur dhe unë i lirë. - Po përse keni kaq nevojë për liri?- e pyeta. Po ju?- ma ktheu. - Unë bredh pas femrave,- iu përgjigja. - Lirinë nuk e dua për gratë, e dua për vete", tha dhe shtoi: "Dëgjoni, shkojmë pak nga unë para se të nisem." Unë s'doja gjë tjetër. Pasi dolëm nga muret e spitalit mbërritëm shumë shpejt në një grumbull paJlatesh të reja që kishin mbirë njëri pas tjetrit pa kurrfarë

-10-

-11-

harmonie, në një truall të pluhurosur e të parregulluar (pa lulishte, pa trotuare, pa asfalt) e që krijonin një dekor të trishtë në kufi të fushave të gjera e të rrafshta, të shtrira shumë larg. KaJuam një portë, ngjitëm ca shkallë shumë të ngushta (ashensori nuk punonte) dhe u ndalëm në katin e katërt ku ishte shkruar emri i Kostkës. Hymë dhe u gjetëm brenda një dhome që më pëlqeu shumë: një divan i gjerë e i rehatshëm zinte një kënd; përveç divanit kishte një tavolinë të vogël, një kolltuk, një bibliotekë e madhe, një gramafon dhe një radio. la lëvdova Kostkës dhomën dhe e pyeta se si e kishte banjon. "Pa salltanete", tha ai i kënaqur për interesin që po tregoja dhe më çoi në korridor ku hapi derën e banjës, e vogël por shumë e këndshme, me vaskë, dush, lavaman. "Tek shoh këtë apartament të mrekullueshëm më erdhi një ide,- thashë. - Çfarë do të bëni nesër mbasdite dhe në mbrëmje? - "Më vjen keq,- kërkoi falje i hutuar,- nesër e kam të gjatë ditën në punë dhe nuk do të kthehem para orës 7. Po ju jeni i lirë në darkë? - Ka mundësi të jem i lirë,- iu përgjigja,- po, a e di ç'keni? A mund të ma lini shtëpinë nesër pasdite?" Pyetja ime e habiti, por menjëherë (duke pasur frikë se mos unë dyshoja në zellin e tij) më tha: "Me gjithë qejf, është juaja." E pastaj vazhdoi, sikur donte të tregonte se nuk i kërkonte arsyet e pyetjes sime: "Po qe se s'keni ku të flini, mund të vini që sot këtu, pasi unë do të kthehem nesër në mëngjes, madje as nesër pasi do të shkoj drejt e në spital. - Jo, jo, s'është nevoja. Jam vendosur në hotel. Mirëpo dhoma ime nuk është aspak mikpritëse dhe nesër pasdite, më duhet një ambient më i këndshëm. Natyrisht, jo për të ndenjur vetëm." - Po,- ia bëri Kostka duke ulur lehtas kokën,- e marr me mend." Pas një çasti ai tha: "Jam i gëzuar që më jepet mundësia të bëj diçka për ju." Dhe pastaj shtoi: "Duke menduar që është vërtetë diçka e mirë." Paskëtaj zumë vend rreth tryezës së vogël (Kotska kishte bërë gati kafen) e bëmë një copë herë muhabet (i ulur në divan, vura re me kënaqësi fortësinë e tij dhe se as nuk fundosej e as nuk kërciste). Kostka tha pastaj se duhej të kthehej në spital e nxitoi të më tregonte sekretet e shtëpisë: që të mbyllej rubineti i vaskës duhej shtrënguar fort, uji i ngrohtë, ndryshe nga rregulli, rridhte nga rubineti me shkronjën F, priza e korentit për gramafonin ndodhej poshtë divanit dhe në dollapin e vogël ndodhej një shishe me vodka e sapofilluar. Më pas ai më dha dy çelsa të lidhur bashkë e me tregoi atë të hyrjes së pallatit e atë të shtëpisë. Gjatë jetës sime kam provuar kushedi sa shtretër dhe për mua çelësat përbëjnë një kult të veçantë, ndaj me një ngazëllim të heshtur i futa në xhep. Duke ikur, Kostka uroi që streha e tij të më falte "vërtet diçka të

bukur". "Po,- i thashë, -ajo do të më lejojë të bëj një shkatërrim të bukur. - Ju mendoni se mund ketë shkatërrime të bukura?"- tha Kostka dhe unë buzëqesha së brendshmi sepse, përmes kësaj pyetjeje (e thënë ëmbël por e menduar egërsisht), e pashë atë siç e kisha njohur në krye (i mirë e njëherësh komik) këtu e pesëmbëdhjetë vjet të shkuara. la ktheva: "E di që jeni një punëtor i paqtë në kantierin e përjetshëm hyjnor dhe që nuk ju pëlqen kur dëgjoni të flitet për shkatërrime, po ç'të bëj unë: ja që s'jam ai çiraku- murator i Perëndisë. Le që, në qoftë se çirakët- muratorë të Perëndisë ndërtojnë këtu poshtë ngrehina me mure të vërteta, si zor që shkatërrimet tona t'i dëmtojnë ato. Veçse, më duket se kudo në vend të mureve unë shoh vetëm dekore. Dhe shkatërrimi i dekoreve është një gjë shumë e drejtë." U kthyem përsëri atje ku ishim ndarë herën e fundit (ndoshta rreth 9 vjet më parë); mosmarrëveshja jonë kishte marrë tashmë forma metaforike pasi thelbin ia njihnim mirë të dy e nuk e ndjenim të nevojshme t'i ktheheshim përsëri; donim vetëm t'i përsërisnim njëri-tjetrit se nuk kishim ndryshuar dhe se ishim gjithmonë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri (meqë ra fjaJa, duhet të them se më pëlqente ky mosngjasim me Kostkën dhe se për këtë arsye, kisha kënaqësi kur diskutoja me të. Kësisoj mund të verifikoja kalimthi kush isha në të vërtetë dhe çfarë mendoja). Pra, për të më hequr çdo lloj dyshimi në lidhje me të, m'u përgjigj: "Çka po thoni, tingëllon mirë. Po, a s'më thoni: skeptik siç jeni, ku e gjeni sigurinë që ju bën të dalloni dekorin nga muri? A nuk ju ka ndodhur ndonjëherë të dyshoni se iluzionet me të cilat ju talleni të mos jenë vërtet veç iluzione? Po sikur të gaboheshit? Po sikur të jenë vlera dhe ju një shkatërrues vlerash?" Më tutje vazhdoi: "Një vlerë e rrënuar dhe një iluzion i zhveshur kanë të njëjtën pamje të mjerë, ato ngjajnë dhe s'ka gjë më të lehtë sesa t'i ngatërrosh." Shoqëroja Kostkën për në spitaJ dhe luaja me çelësat në fund të xhepit, ndjehesha mirë krah mikut të vjetër që merrte mundimin të më mbushte mendjen për të vërtetën e tij kudo e kurdo që të ishte, madje edhe tani tek po përshkonim terrenin e thepisur të lagjeve të reja. Natyrisht Kostkës iu kujtua që kishim gjithë mbrëmjen e të nesërmes për të folur, prandaj hoqi dorë nga filozofia për të kaluar në gjëra të zakonshme, duke më pyetur nëse kisha nevojë për gjë tjetër, i bindur përsëri se unë do ta prisja të nesërmen në shtëpi kur ai të kthehej në orën 7 (ai vetë, s'kishte çelësa të tjerë). Kalova dorën mbi fytyrë dhe i thashë se kisha nevojë të shkoja te berberi pasi mjekra më ishte rritur shumë. "Duhet domosdo,- ia bëri Kostka,- do t'ju siguroj unë një rruajtje me mik!"

-12-

-13-

Unë nuk i refuzoja shërbimet e mira të Kostkës dhe e ndoqa pas në një sallon ku përpara tri pasqyrave të mëdha ishirvvendosur tre kolltukë të mëdhenj rrotullues dy nga të cilët ishin zënë nga burra me kokë të varur pas e me fytyrë të mbushur me shkumë. Dy gra me përparëse të bardha ishin përkulur mbi ta. Kostka iu afrua njërës prej tyre dhe i pëshpëriti diçka; gruaja fshiu briskun e rrojës me një picetë dhe nga një derë e brendshme thirri dikë: një vajzë e re me përparëse të bardhë doli prej andej për t'u kujdesur për zotërinë e braktisur në kolltuk, ndërsa gruaja me të cilën foli Kostka, me një përkulje të shkurtër të kokës dhe me dorë më ftoi të ulesha në kolltukun e lirë. U ndava me Kostkën duke shtrënguar duart dhe u ula duke mbështetur kokën në vendin e caktuar, e, meqenëse prej vitesh nuk më pëlqente më ta shihja fytyrën time, iu shmanga pasqyrës përballë dhe i ngrita sytë lart duke endur vështrimin përmes njollave të tavanit të lyer me gëlqere. I mbajta sytë në tavan edhe pasi ndjeva në qafë gishtat e berberes që futën nën jakën e këmishës sime buzët e një peshqiri të bardhë. Pastaj berberja u largua një hap ndërsa unë, i ngrirë brenda një lloj qetësie të palëvizshme të mbushur me moskokëçarje të lumnuar, dëgjoja vetëm ecejakun e briskut që mprehej mbi rripin prej lëkure. Pas pak, ndjeva mbi faqe gishtat e lagësht që përhapnin butshëm mbi lëkurë pastën e rrojës dhe mendja më shkoi se sa e veçantë dhe e pa udhës ishte që një e panjohur që s'e kam asgjë dhe s'më ka asgjë, më përkëdhel kaq ëmbël. Paskëtaj, me një furçë, berberja filloi të përhapë shkumën dhe mua m'u duk se ndoshta nuk isha më as i ulur, por thjesht notoja në një hapësirë të bardhë e me njolla. Atë çast e përfytyrova veten (edhe në momente paqeje, idetë nuk i lënë lodrat) si një viktimë pa mbrojtje, krejt të lëshuar në duart e gruas që mbante briskun. Dhe meqenëse trupi im shkrihej në hapësirë e nuk ndjeja veçse fytyrën që prekej nga gishtat, nuk e kisha vështirë të përfytyroja duart e saj që ma mbanin ëmbëlsisht kokën (e rrotullonin, e përkëdhelnin) si të mos e lidhnin kurrsesi me një trup, por e shihnin aq të vetmuar sa që tehut të mprehtë që priste në tavolinkën ngjitur nuk i mbetej veç të çonte deri në fund pavarësinë e kokës sime. Më tutje përkëdheljet u ndërprenë dhe ndjeva se si u shkëput berberja për të marrë, më në fund, briskun, dhe në atë çast u kujtova (pasi mendimet vazhdonin lojën e tyre) se më duhej të shihja se cila ishte pamja e vërtetë e zonjës (e kujdestares) së kokës sime, e vrasëses sime të ëmbël. Shkëputa sytë prej tavanit dhe vështrova mbi pasqyrë. U çmerita: loja që deri atëherë po më zbaviste, mori papritmas forma

çuditërisht reale; më dukej se këtë grua që përkulej mbi mua në pasqyrë unë e njihja. Me një dorë ajo më mbante llapën e veshit, me tjetrën hiqte me shumë kujdes shkumën nga fytyra ime; po e këqyrja dhe identiteti i saj, që një çast më parë më çuditi, po shkërmoqej ngadalë duke u humbur krejt. Më pas ajo u përkul mbi lavaman e me dy gishta rrëzoi nga brisku një shtullungë shkume, drejtoi trupin dhe më rrotulloi lehtas poltronin; atëherë vështrimet tona u kryqëzuan një çast dhe përsëri m'u duk se ishte ajo! Sigurisht, ai portret kishte ndryshuar disi, si të ishte i motrës së saj më të madhe, ishte bërë gri, i fishkur, paksa i thelluar; por bëheshin 15 vjet që kur e kisha parë për të fundit herë! Gjatë kësaj periudhe koha kishte vënë një maskë mashtruese mbi tiparet e saj të vërteta, por, fatmirësisht, kjo maskë kishte dy të çara nga ku mund të më vështronin sërish sytë e saj, të vërtetë, ashtu siç i kisha njohur unë. Por ndërkohë një zhurmues prishi valët: një tjetër klient hyri në sallon e u ul në një karrige pas shpinës sime për të pritur radhën; pa e zgjatur shumë ai iu drejtua berberes duke llomotitur për verën e mrekullueshme dhe për pishinën që po ndërtohej në të dalë të qytetit; berberja përgjigjej (i mbaja vesh zërit të saj më shumë sesa fjalëve që në fund të fundit s'kishin rëndësi) dhe vura re se nuk po e njihja atë zë; tingëllonte i zvargur, pa ankth, gati vulgar, një zë krejt i huaj. Tani ajo po më lante fytyrën duke e mbajtur midis pëllëmbëve, dhe (pavarësisht nga zëri) fillova përsëri të besoj se ishte ajo, se po ndjeja sërish, pas pesëmbëdhjetë vjetëve, prekjen e duarve të saj mbi fytyrë, se ajo po më përkëdhelte prapë, po më përkëdhelte gjatë me dashuri (harrova krejt se nuk ishte përkëdhelje por larje); megjithatë zëri i huaj nuk rreshtëte së përgjigjuri dërdëllitjeve pa fund të atij tjetrit, por unë s'doja t'i besoja zërit. I zija më tepër besë duarve të saj; këmbëngulja që ta njihja te duart; tek ëmbëlsia e prekjes po përpiqesha të dalloja nëse ishte ajo dhe nëse ajo më kishte njohur. Pastaj mori një peshqir e më fshiu faqet. Llafazani shpërtheu zhurmshëm pas një anekdote që sapo e tregoi dhe vura re se berberja nuk qeshi, domethënë se ajo pa dyshim nuk po i kushtonte ndonjë vëmendje të madhe asaj çka i thoshte tjetri. Kjo më turbulloi sepse ishte për mua një provë që ajo më kishte njohur dhe se po ndjente një lloj trazimi të përmbajtur. Vendosa t'i flas sapo të ngrihesha nga poltroni. Ajo më hoqi pecetën që kisha rreth qafës. U ngrita. Nxora një kartëmonedhë pesëkoronëshe nga xhepi i brendshëm i xhaketës. Po prisja që vështrimet tona të ndesheshin përsëri për t'iu avitur

-14-

-15-

duke e thirrur me emër (ai tjetri vazhdonte të llomotiste), por ajo ktheu kokën me indiferencë, mori paratë me një gjest të prerë, pa domethënie, aq sa m'u duk vetja si një i marrë që u beson mirazheve të veta dhe nuk pata guxim për t'i thënë asnjë gjysmë fjale. Çuditërisht i pakënaqur, dola nga lokali; dija vetëm një gjë, që nuk dija asgjë dhe që ishte një mendjetrashësi të dyshoje për identitetin e një fytyre aq të dashur dikur. Kuptohet që s'ishte shumë e vështirë ta mësoja të vërtetën. Me nxitim u ktheva në hotel (rrugës më kapi syri në trotuarin tjetër një mik të vjetër të rinisë, Jarosllavi, drejtues i një orkestre çembalesh, por, sikur të doja t'i shpëtoja muzikës therrëse e tejet të fortë, e shmanga vrullshëm vështrimin), e që andej i telefonova Kostkës; ai ishte ende në spital. - Pa më thoni, ajo berberja tek e cila më çuat, mos quhet Luçia Sebetkova ? - Ajo është, por sot mban një emër tjetër. Po ju nga e njihni ?- tha Kostka. - Kanë kaluar tmerrësisht shumë kohë,- iu përgjigja dhe pa më shkuar aspak mendja për të ngrënë darkë, dola nga hoteli (tashmë nata po zbriste) për t'u endur përsëri.

PJESA E DYTË HELENA

1

/~)\ onte do të bie herët në shtrat, nuk e di nëse do të më zërë **-*J gjumi Por do të bie herët, Paveli iku sot pasdite për në Bratislavë, ndërsa unë do të nisëm herët nesër me avion për në Brno dhe aty pastaj do të marr autobusin, Zdena ime e vogël do të kalojë dy ditë fillikat në shtëpi, por kjo nuk e shqetëson, nuk ia ka qejfi të rrijë me ne, ose të paktën me mua, ajo adhuron Pavelin, i pari idhull mashkull për të, duhet thënë se ai di se si ta rrotullojë rrotën me të, siç ka ditur gjithmonë të bëjë me të gjitha gratë, edhe me mua, dhe kështu vazhdon të jetë, kësaj jave, ai nisi të sillet prapë me mua si dikur, më binte lehtë në faqe dhe më premtonte se kur të kthehej nga Bratislava do të kalonte në Moravi për të më marrë, sipas tij ne duhej të flisnim përsëri bashkë, mos vallë ka filluar ta kuptojë se s'mund të vazhdojmë më kështu, mos ndoshta kërkon që gjithçka midis nesh të kthehet si më parë, po pse u kujtua kaq vonë, tani që unë u njoha me Ludvikun? Kjo më ka futur në ankth, megjithatë nuk duhet të trishtohem, nuk duhet, kurrë mos u lidhte me emrin tim trishtimi, kjo fjali e Fuçikut është deviza ime, edhe nën tortura, edhe para litarit Fuçiku nuk trishtohej asnjë herë, e as që më duhet fare nëse gëzimi është sot jashtë mode, jam idiote, ka mundësi, po edhe të tjerët nuk janë më pak me skepticizmin e tyre modern. Nuk e kuptoj pse duhet të heq dorë nga budallallëku im për të përvetësuar budallallëkun e tyre, nuk dua ta pres jetën më dysh, dua që jeta ime të jetë një e vetme, nga një skaj në tjetrin, prandaj më pëlqen aq shumë Ludviku, kur jam me të, nuk kam nevojë të ndërroj as idealet e as shijet, është njeri i zakonshëm, i thjeshtë, i qartë, kjo më pëlqen, kjo më ka pëlqyer gjithmonë. Nuk më vjen turp që jam kështu si jam, nuk mund të jem ndryshe nga ajo që kam qenë gjithmonë, deri sa u bëra tetëmbëdhjetë vjeç nuk njihja veçse apartamentin shumë të rregullt të një borgjezeje provinciale po aq të rregullt, ndërsa studimet, dhe jeta e vërtetë rridhnin përtej shtatë mureve rrethuese, në dyzet e nëntën kur vajta në Pragë, ishte një mrekulli, një lumturi kaq e dhunshme sa që s'kam për ta harruar kurrë, e pikërisht kjo më bën që të jem e paaftë për ta fshirë Pavelin nga shpirti, megjithëse nuk e dua më, megjithëse më ka bërë keq, s'mundem, Paveli është rinia ime, Praga, fakulteti, qyteti -19-

i studentëve dhe sidomos Ansambli i famshëm i këngëve dhe i valleve "Fuçik", ansambël studentësh, askush s'e di tani se ç'ishte për ne, aty njoha Pavelin, ai ishte tenor ndërsa unë kontralto, kemi marrë pjesë në qindra koncerte e aktivitete, ku kemi kënduar këngë sovietike, këngët tona politike, dhe, patjetër, këngë popullore, këto të fundit na pëlqenin më shumë, isha kaq e dhënë pas muzikës së Moravisë asokohe sa që, ndonëse e lindur në Bohemi, ndjehesha morave, ato këngë u bënë leitmotiv i ekzistencës sime, për mua ato përzihen me atë periudhë, me rininë time, me Pavelin, i dëgjoj sa herë që më duket se po lind dielli, po i dëgjoj edhe këto ditë. Si u lidha së pari me Pavelin, s'di t'ia them sot asnjeriu, është si një lloj letërsie e keqe, një ditë të përvjetorit të Çlirimit u bë një miting i madh në sheshin e pjesës se Vjetër të qytetit, edhe Ansambli ynë kishte festë, ne lëviznim të gjithë bashkë, si një tufë e vogël përmes dhjetra mijëra njerëzve, në tribunë kishin hipur udhëheqësit e shtetit dhe të huaj, shumë fjalime, shumë bujë, më pas i erdhi radha Toliatit të afrohej të mikrofoni për të përshëndetur në italisht dhe, si gjithmonë, sheshi u përgjigj duke thirrur, duke përplasur duart, duke brohoritur me parrulla. Rastësisht Paveli gjendej pranë meje në këtë zallamahi të madhe dhe e dëgjova tek bërtiste diçka vetëm në tërë atë furtunë , diçka të veçantë, i vështrova gojën dhe kuptova se ai këndonte, më shumë gërthiste se sa këndonte, donte ta dëgjonin e të bashkoheshin me të, ai kishte në gojë një këngë revolucionare italianë që bënte pjesë në repertorin tonë dhe që ishte mjaft popullore në atë kohë: Avanti popolo, alla riscossa, bandiera rossa, bandiera rossa... Ja, ky ishte Paveli, s'kënaqej asnjëherë duke iu drejtuar arsyes, donte të arrinte te ndjenjat, m'u duk e mrekullueshme të përshëndesje në një shesh të Pragës një udhëheqës punëtor italian duke i kënduar një këngë revolucionare të vendit të tij, dëshiroja që Toliati të prekej po aq sa unë dhe, me sa fuqi kisha u bashkova me Pavelin, të fjerë e plot të tjerë u bashkuan me ne, më në fund i gjithë Ansambli ynë këlthiste duke kënduar atë këngë, por uturima e sheshit ishte tmerrësisht e fuqishme e ne nuk ishim veçse një grusht, ne ishim pesëdhjetë, ndërsa ata të paktën pesëdhjetë mijë, epërsi dërrmuese, betejë e dëshpëruar, gjatë gjithë strofës së parë menduam se do të mundeshim, se asnjeriut s'i binte ndërmend se ç'po këndonim, por mrekullia ndodhi, pak nga pak zërat që bashkoheshin me ne po shtoheshin, njerëzit filluan ta kuptojnë dhe dalëngadalë, kënga po përhapej në të gjithë turmën si një flutur gjigande që shtrin krahët duke dalë zhurmshëm nga fshikëza. Më në fund flutura, kënga, ose të paktën masat e saj të fundit muzikore fluturuan deri në tribunë, ne,

ethshëm, ngulëm sytë mbi portretin e italianit flokëthinjur dhe u shkrimë kur na u duk se ai lëvizi dorën si përgjigje ndaj këngës, madje unë isha e sigurt se pashë lot në sytë e tij. Në këtë entuziazëm e në ngazëllim e sipër, nuk e di se si e zura Pavelin për dore dhe ai iu përgjigj shtrëngimit, kur sheshi u qetësua disi e një orator tjetër e mori fjalën, pata frikë se mos ma lëshonte dorën, por jo, vazhduam ashtu deri në fund të mitingut dhe nuk u shkëputëm nga njëri-tjetri as kur njerëzit u shpërndanë dhe, për shumë orë më pas, vazhduam të shëtisnim përmes Pragës të mbushur me lule. Shtatë vjet më pas, Zdena e vogël kishte mbushur pesë vjeç, s'do ta harroj kurrë këtë, ai me tha, ne nuk u martuam nga dashuria por për hir të disiplinës se partisë, e di mirë që ma tha në sherr e sipër, që ishte një gënjeshtër, që Paveli u martua me mua se më donte dhe se më vonë ndryshoi, megjithatë është e llahtarshme që arriti të më thotë një gjë të tillë, pikërisht ai që nuk ka rreshtur kurrë së thëni se dashuria e sotme është tjetër gjë, se ajo nuk të largon nga njerëzit por të mbështet nëpër beteja, në fund të fundit ne kështu e jetonim atë, në drekë nuk kishim kohë as të hanim, gëlltisnim thatë dy kafshata buke në sekretarinë e Bashkimit të Rinisë, e më pas shpesh nuk shiheshim deri në fund të ditës, zakonisht e prisja Pavelin rreth mesnatës kur ai kthehej nga mbledhjet që s'mbaronin e që zgjasnin gjashtë a tetë orë, kur kisha pak kohë të lirë kopjoja për të raportet që duhej të paraqiste në lloj-lloj konferencash e nëpër stazhe kualifikimi, këto tekste ishin shumë të rëndësishëm për të, vetëm unë e di sa e vlerësonte ai suksesin e fjalimeve të tij politike, përsëriste me qindra herë se njeriu i ri ndryshon nga i vjetri për faktin se ai ka fshirë dallimin midis jetës private e publike, e tani më ankohet mua, pas kaq vitesh, se nuk ia kanë respektuar jetën e tij private. Kishim dy vjet që shoqëroheshim bashkë dhe unë kisha filluar ta humbisja pak durimin, asgjë për t'u çuditur, s'ka grua që të kënaqet vetëm me dashuriçka studentësh, ndërsa Paveli kënaqej me aq ngaqë ishte mësuar me atë lloj jete pa detyrime, të gjithë burrat janë pak egoistë dhe i takon gruas të vetëmbrohet e të mbrojë misionin e saj prej gruaje, këtë, për fat të keq, Paveli nuk e kuptonte aq sa shokët e tjerë të Ansamblit e thirrën përpara komitetit, nuk e di se ç'i thanë, kurrë s'folëm midis nesh për këtë, gjithsesi me siguri që s'ia kanë përtuar, asokohe nuk të falnin, shkonin ca si shumë larg, por megjithatë më mirë ta tepronin duke bërë moral se sa kështu pa moral fare si tani. Për shumë kohë Paveli më shmangej, kujtova se kisha djallosur gjithçka, isha e dëshpëruar, doja t'i jepja fund jetës,

-20-

-21 -

por më pas ai erdhi tek unë, më dridheshin gjunjët, më kërkoi të falur dhe më dhuroi një medalion me pamjen e Kremlinit, kujtimi i tij më i shtrenjtë, kurrë s'do ta ndaj nga vetja, është shumë më tepër se një kujtim nga Paveli, është kujtim lumturie, shpërtheva në lot dhe, pas pesëmbeëdhjetë ditësh, bëmë dasmën ku mori pjesë gjithë Ansambli dhe që zgjati njëzet e katër orë, kënduam, kërcyem, dhe i thosha papushim Pavelit që nëse do ta tradhtonim njëri-tjetrin do të tradhtonim të gjithë ata që po festonin dasmën tonë, do të tradhtonim mitingun në sheshin e Vjetër të qytetit dhe Toliatin, sot më vjen për të qeshur kur mendoj për të gjitha ato që tradhtuam më pas...

-22-

o mendoj se çfarë të vesh nesër, për shembull bluzën rozë dhe pardesynë, këto më shkojnë për trupin që kam, s'jam dhe aq e hollë tani, po pastaj! Edhe në qoftë se kam ca rrudha i kompensoj me hiret që i mungojnë një vajze të re, hiret e një gruaje që ka jetuar, me siguri që Jindra këto hire sheh te unë, i shkreti djalë, s'e harroj mërzinë e tij kur mori vesh se unë do të ikja me avion herët në mëngjes dhe se duhej të udhëtonte vetëm, ai lumturohet kur është me mua, i pëlqen të tregojë para meje burrërinë e tij nëntëmbëdhjetë vjeçare, me siguri që do të donte të ishte njëqind e tridhjetë vjeç që unë ta adhuroja, shëmtaraqi i vogël, përveç kësaj ai është edhe teknik edhe shofer, shkëlqyeshëm, gazetarët e marrin gjithmonë kur bëjnë reportazhe jashtë rrethit, le që ç'të keqe ka kur e di që ai tjetri kënaqet kur më shikon, këto vitet e fundit mua s'më shohin me sy shumë të mirë në radio, thuhet se jam një dhi e keqe, fanatike, dogmatike, qen rojë i Partisë, etj., etj., vetëm se mua nuk më vjen turp që e dua Partinë, që i sakrifikoj për të të gjitha kënaqësitë e mia. E ç'më ka ngelur në jetë? Paveli ka gra të tjera, as që dua të di cilat janë, vajza adhuron të atin, puna, ka dhjetë vjet që bëj të njëjtën gjë, reportazhe, intervista, emisione, për realizimin e planit, për stallat model, për mjelëset, sa për vatrën familjare, ajo vazhdon të jetë e pashpresë, vetëm Partia s'ma ka pasur ndonjëherë fajin e unë ia kam shpërblyer njësoj, edhe atëherë kur të gjithë donin ta braktisnin, në pesëdhjetë e gjashtën, kur shpërthyen krimet e Stalinit, njerëzit u bënë si të lojtur mendsh, pështynin mbi gjithçka, pretendonin se shtypi ynë gënjente, tregtia e shtetëzuar nuk ecte më, kulturës i merrej fryma, kooperativat bujqësore nuk duhej të kishin lindur, Bashkimi Sovjetik ishte një vend pa liri, më e keqja ishte se kështu flisnin edhe vetë komunistët, nëpër mbledhjet e tyre, edhe Paveli fliste kështu, e të gjithë e duartrokisnin, Pavelin gjithmonë e kanë duartrokitur, që fëmijë, djalë i vetëm, e ëma fle me fotografinë e tij, fëmijë i mrekullueshëm, por si burrë, mesatar, nuk pi duhan, as alkool, por i paaftë të jetojë pa brohoritje, ky është alkooli, nikotina e tij, ai ngazëllehej kur i copëtonte zemrat publikut të cilin e mbante me orë duke i folur për proceset e Uahtarshme staliniste me një zell që njerëzit sa s'shkreheshin në lot, e ndjeja sa i lumtur ishte në zemëratën e tij, dhe e urreja. -23-

Për fat të mirë, Partia dinte t'u jepte nga një dackë histerikëve, dhe ata heshtën, Paveli, si gjithë të tjerët, e mbylli gojën, vendi i profesorit të marksizm.it në Universitet ishte shumë i mirë e nuk donte ta rrezikonte, megjithatë diçka qarkullonte në ajër, fara e apatisë, e mosbesimit, e dyshimit, fara që bulëzonin në heshtje, fshehtas pyesja veten se ç'mund të bëja kundër kësaj, e vetmja gjë ishte të lidhesha më ngushtë me Partinë, sikur Partia të ishte një krijesë e gjallë, kujt mund t'i rrëfehesha tani që në fund të fundit s'kisha më gjë për t'i thënë asnjeriut, dhe jo vetëm Pavelit, por as të tjerët nuk më duan, u vu re shumë mirë kur duhej rregulluar ajo dreq çështjeje, një nga redaktorët tanë, burrë i martuar, kishte marrëdhënie me një teknike, një beqare e re, e papërgjegjshme dhe cinike, bashkëshortja e redaktorit nga dëshpërimi kërkoi ndihmën e organizatës, e shqyrtuam çështjen për orë të tëra, i thirrëm njëri pas tjetrit, gruan, tekniken, dëshmitarët që punojnë në sektor, u përpoqëm t'i kuptojmë të gjitha palët e të tregoheshim të drejtë, redaktori mori një vërejtje nga partia, teknika u qortua dhe të dy premtuan përpara organizatës se do t'i ndërprisnin lidhjet. Për fat të keq, fjalët mbetën fjalë, na i thanë sa për të na qetësuar e vazhduan me njëri-tjetrin, por, le t'ia hidhnin ndonjë tjetri këtë, nuk zgjati shumë dhe e zbuluam të vërtetën, atëherë, unë u shpreha për vendimin më të egër, për abuzim dhe për mashtrim me vetëdije të Partisë, propozova që kolegu të përjashtohej nga Partia, se në fund të fundit, ç'komunist është ai që gënjen Partinë e tij, e urrej gënjeshtrën, mirëpo propozimi im nuk u zbatua, redaktori ia hodhi me një vërejtje tjetër, ndërsa teknikja u detyrua të largohej nga radioja. Ata u hakmorrën keq, më tregonin si një përbindësh, bishë të egër, një fushatë e tërë, filluan të spiunonin jetën time private, kjo ishte thembra e Akilit për mua, gruaja s'mund të bëjë pa ndjenja, ose s'është grua e pse ta mohoj, e kërkoja dashurinë gjetiu se nuk e kisha në shtëpi, megjithatë më kot e kërkoja, një ditë të bukur më sulmuan në një mbledhje të hapur, isha hipokrite, i turpëroja njerëzit me pretekstin se prishnin vatrat familjare, pretendoja t'i përjashtoja, t'i zboja, t'i zhdukja, ndërkohë që unë vetë e tradhtoja burrin sa herë që ma donte qejfi, kështu shpreheshin para meje, se pas shpinës sime më zvarrisnin në baltë, për sytë e botës hiqesha si murgeshë, por në të vërtetë isha një kurvë, thua se nuk kishin ditur të kuptonin që unë, pikërisht nga që e dija se ç'ishte një martesë e trishtuar, për këtë arsye pra, isha kaq kërkuese ndaj të tjerëve, nuk e bëja nga urrejtja por nga dashuria, nga dashuria për dashurinë, nga dashuria për vatrat e fëmijët e tyre, sepse doja t'u vija në ndihmë, edhe unë kam fëmijë e vatër e drithërohem për ta!

Le që, mbase ata kanë të drejtë, mbase unë jam me të vërtetë një xhadi, ndërsa njerëzve u duhet dhënë liria që u takon, asnjëri s'ka të drejtë të përzihet në jetën e tyre personale, mos vallë e kemi nisur keq botën ku jetojmë dhe ndoshta unë jam me të vërtetë një spiune e ndyrë që fut hundët në punë që s'e takojnë aspak, vetëm se unë kështu jam gatuar dhe bëj gjithmonë siç e ndjej, tani është tepër vonë për të ndryshuar, gjithmonë kam menduar se krijesa njerëzore është e pandashme, vetëm borgjezi shtiranak e ndan veten në qenie publike dhe në person privat, ky është parimi im sipas të cilit veproj gjithmonë, edhe këtë herë kështu veprova. Që unë u tregova e ligë, e pranoj pa e vënë në diskutim, i kam tmerr këto çupërlinat, këto kurvicka kriminele në rininë e tyre, pa asnjë fije solidariteti me gratë pak më në moshë, a thua se një ditë s'do jenë edhe ato tridhjetë e tridhjetë e pesë vjeçe apo dyzet vjeçe, e të mos më tregojnë mua se e dashuronte, e ku merr vesh ajo nga dashuria, futet në shtrat me të parin që i del, pa komplekse, pa pikë turpi, ofendohem nëse dikush guxon të më krahasojë me këto lavire vetëm e vetëm sepse jam e martuar dhe kam shumë lidhje të tjera. Dallimi qëndron në atë që unë kam kërkuar gjithmonë dashurinë e nëse gabohesha, nëse nuk e gjeja atje ku e kisha kërkuar, largohesha, e rrënqethur, e shkoja tjetërkund, megjithatë e dija sa e thjeshtë do të ishte të harroja një herë e mirë ëndrrën time rinore të dashurisë, të kapërceja kufirin për t'u gjendur në viset e kësaj lirie të çuditshme ku nuk përmbahesh, ku s'ka as turp, as moral, në zotërimet e kësaj dreq lirie të ndyrë ku lejohet gjithçka, ku mjafton të ndjesh se si brenda vetes seksi rreh si një bishëzë. E dija gjithashtu se po ta kaloja këtë kufi, nuk do të isha më unë, do të bëhesha dikush tjetër, nuk e di se kush, ky ndryshim i frikshëm më llahtaris, ja pse e kërkoj dashurinë, me forcërt e dëshpërimit, kërkoj një dashuri ku mund të jetoj siç kam qenë gjithmonë, siç jam ende, me ëndrrat e mia të vjetra e me idealet e mia, sepse nuk dua që jeta ime të thyhet nga mjedisi, dua që ajo të mbetet e njëjtë nga një skaj në tjetrin, dhe kjo më bëri që të marramendem aq shumë kur të njoha, Ludvik, Ludvik...

-24-

-25-

€*j shte krejt qesharake kur hyra për herë të parë ne zyrën e tij, *-^ nuk më rrëmbeu në mënyrë të veçantë, pa kurrfarë droje i thashë se çfarë informacioni kërkoja prej tij, si e mendoja këtë reportazh radiofonik, por, më pas, kur ai m'u drejtua mua vura re papritmas se po ngatërrohesha, se po më merrej goja, se po thosha budallaJlëqe, ndërsa ai, përpara turbullimit tim, e ktheu menjëherë bashkëbisedimin te mua, nëse isha e martuar, nëse kisha fëmijë, ku i kaloja zakonisht pushimet, tha gjithashtu se dukesha e re dhe se isha e bukur, donte të qetësonte trazimin tim, shumë i sjellshëm, kam njohur kaq shumë nga ata mburracakë që dinë vetëm të hedhin hi syve edhe sikur të mos kenë as një të dhjetën e njohurive që kishte ai, po të kishte qenë Paveli s'do kishte pushuar së foluri për veten, më e bukura ishte se pas një orë bashkëbisedimi unë nuk mësova ndonjë gjë më shumë për institutin e tij, në shtëpi isha ngulur para letrës së bardhë, s'më ecte dora fare, më mirë kështu, kisha një arsye për ta marrë në telefon, a do të pranonte të lexonte atë që kisha shkruar. U takuam në një kafe, i shkreti reportazh kishte dalë katër faqe, ai e lexoi me shumë mirësjellje, e quajti të shkëlqyer, që në fillim më dha të kuptoj se më shihte më shumë si grua se sa si gazetare, nuk dija nëse kjo duhej të më gëzonte apo të më fyente, gjithsesi ai tregohej shumë i këndshëm, kuptoheshim me njëri-tjetrin, nuk është nga ata intelektualët që nuk shohin më larg se hunda e tyre e që të plasin buzën, ka pas një përvojë shumë të pasur, madje ka punuar dhe në minierë, i thashë se më pëlqenin njerëzit e këtij lloji, por sidomos mbeta me gojë hapur kur mora vesh se ishte nga Moravia, se kishte luajtur në një orkestër çembalesh, s'u besoja veshëve, po dëgjoja leitmotivin e jetës sime, shihja se si vinte së largu drejt meje rinia ime dhe ndjeja se po i dorëzohesha. Më pyeti se ç'bëja gjithë ditën e perëndisë, ia tregova dhe ai më tha, e dëgjoj akoma zërin e tij, gjysmë tallës e gjysmë prekës, jetoni keq, Helena, pastaj deklaroi se kjo duhej të ndryshohet, se më duhej të bëja një jetë tjetër, t'i kushtohesha pak më shumë gëzimeve të ekzistencës. la ktheva se s'kisha asgjë kundër, se gjithmonë e kisha adhuruar gëzimin, se asgjë nuk më irritonte më shumë se sa melankolia e mërzia pa kuptim, ai m'u përgjigj se kjo s'do të thotë -26-

asgjë dhe se ithtarët e gëzimit në shumicën e tyre janë njerëzit më të trishtë, oh! e di që keni të drejtë! më vinte të thërrisja, më pas ai më tha troç se do të vinte të nesërmen të më merrte në orën katër përpara radios për të bërë së bashku një shëtitje diku në natyrë, në të dalë të Pragës. U përpoqa të kundërshtoj, çne, unë jam e martuar, nuk mund të dal të shëtis nëpër pyll me një burrë, me një të panjohur, Ludviku u përgjigj duke qeshur se ai nuk ishte një burrë, por vetëm një shkencëtar, dhe po aty mori një pamje të trishtuar, shumë të trishtuar! E vura re dhe ndjeva një valë ngrohtësie, provova kënaqësi kur pashë se ai më dëshironte, e më dëshironte akoma më shumë kur i kujtoja se isha e martuar, kësisoj bëhesha më e paarritshme, gjithmonë, mbi gjithçka, me lakmi, dëshirojmë të paarritshmen, tek po pija trishtimin e portretit të tij kuptova se ai kishte rënë në dashuri me mua. Të nesërmen, në një anë lumi Vltava, në anën tjetër pylli i pjerrët, pamja ishte romantike, mua më pëlqejnë gjërat romantike, sjellja ime duhet.të ishte paksa e çmendur, ndoshta pa vend për një nënë me një vajzë dymbëdhjetë vjeçe, qeshja, kërceja, e zura për dore dhe e detyrova të vraponte me mua, u ndalëm, zemra po më dilte nga kraharori, ishim përballë njëri-tjetrit, sa s'prekeshim, Ludviku u përkul lehtas e më dha një të puthur të lehtë, iu largova menjëherë, ia rrëmbeva përsëri dorën dhe rendëm sërish, sforcimi më i vogël më jep rrahje zemre, sikur edhe një kat të ngjis, e ngadalësova shpejt hapin, frymëmarrja m'u qetësua pak nga pak dhe papritmas kuptova se po këndoja lehtaz dy masat e para të një melodie morave, melodia ime e preferuar, dhe kur m'u duk se ai më kuptonte, vazhdova me zë të plotë, s'kisha turp, ndjeja se si më binin nga supet vitet, hallet, hidhërimet, mijëra luspa ngjyre gri, pastaj u ulëm në një lokal të vogël ku hëngrëm bukë e salçiçe, çdo gjë ishte përsosmërisht e zakonshme dhe e thjeshtë, kamerieri hungërinte, mbulesa e tavolinës me njolla, por aventura ishte e mrekullueshme, i thashë Ludvikut, a e dini ju se pas tri ditësh do të shkoj në Moravi për të bërë një reportazh mbi Kalërimin e Mbretërve. Më pyeti se në cilin qytet do të shkoja dhe pas përgjigjes sime, tha se ai kishte lindur aty, një koinçidencë tjetër që më la pa frymë, Ludviku tha: Do ta rregulloj që të vij edhe unë rne ju. Pata frikë, m'u kujtua Paveli dhe ajo dritë e zbehtë shprese që ai kishte ndezur tek unë, nuk jam cinike ndaj martesës sime, jam gati të bëj gjithçka për ta shpëtuar, qoftë edhe për hir të Zdenës së vogël, pse të gënjej, sidomos për veten time, për gjithë atë që kemi jetuar, për kujtimin e rinisë, por nuk gjeta forca për t'i thënë jo -27-

Ludvikut, nuk e kisha atë guxim, kështu pra, zarët u hodhën, Zdena e vogël po fle, unë kam frikë ndërsa Ludviku në këtë orë ka mbërritur tashmë në Moravi dhe nesër do të më presë kur të zbres nga autobusi.

PJESA E TRETË LUDVIKU

-28-

1 C^F^°/ dola për t'u endur. U ndala mbi urën e Moravës dhe *-^ vështrova rrjedhën, sa e shëmtuar kjo Morava (ngjyra kafe e lumit ishte kaq errët sa që të duket se shtrati i tij mbarte llucë të lëngët e jo ujë) dhe sa të zymtë e ka bregun: një rrugë me pesë shtëpi borgjeze njëkatëshe, të ndara nga njëra tjetra, të ngulura secila për hesap të vet, si jetime të çuditshme; ndoshta duhet të ketë qenë embrioni i ndonjë skele me projekt ambicioz që s'u realizua ndonjëherë; dy prej tyre kanë dekoracione me engjëj e motive prej qeramike e allçije të plasaritur; engjëjve u kanë rënë krahët, ndërsa motivet vende-vende janë gërryer sa duken tullat, nuk kuptohen më se çjanë. Aty ku mbaron rruga e shtëpive jetime nuk ka veçse shtylla të hekurta të linjave elektrike, bar ku kullosin ca pata të vonuara, e më pas fusha, fusha pa horizont, që nuk shkojnë asgjëkundi, fusha përmes të cilave përhumbet lluca e lëngët e Moravës. Qytetet dinë t'i shërbejnë njëri- tjetrit si pasqyrë, dhe unë, në këtë panoramë (e njihja mirë, qëkur isha fëmijë, por atëherë nuk më bënte përshtypje) papritmas pashë Ostravën, qytetin e minatorëve të ngjashëm me një fjetore gjigante të përkohshme, plot me ndërtesa të braktisura e me rrugë të papastra që shpien në zbrazëtirë. Rashë në kurth; gjendesha mbi këtë urë si një njeri i pambrojtur nga të shtënat e mitralozit. Nuk doja ta sodisja më gjatë rrugën e braktisur me pesë shtëpitë e humbura, sepse ia kisha ndaluar vetes që të mendoja për Ostravën. U ktheva mbrapsht për të ndjekur bregun në drejtim të kundërt me rrjedhën. Andej kalonte një udhë e vogël drejtvizore e mbjellë dendur nga njëra anë me plepa. Në të djathtë, një shpat i mbuluar me bar e me bimë të harlisura zbriste deri në buzë të ujit; më larg, përtej lumit, vështrimi të zinte punishte e oborre fabrikash të vogla; në të majtë të shtegut, pirgje plehrash të pafund, e më pas fusha të gjera të pickuara nga grumbujt metalikë të shtyllave të tensionit të lartë. Duke e zotëruar gjithë këtë pamje, ecja përgjatë udhës së ngushtë, sikur të isha mbi një urë të varur mbi ujë dhe nëse e krahasoj këtë peizazh me një sipërfaqe të madhe ujore kjo ndodh se ia ndjeja të ftohtin tek më depërtonte; se duke ndjekur këtë udhë më dukej sikur do të -31-

rrokullisesha. Në të njëjtën kohë e kuptoja se atmosfera e çuditshme e këtij peizazhi kopjonte atë kujtim që unë ia ndalova vetes pasi takova Luçinë; thua se kujtimet e mia të fundosura po njomnin gjithë ç'ka unë vështroja rrotull vetes, shkretimin e fushave, të oborreve të hambareve, baltovinën e lumit dhe këtë ftohtësi të kudogjendshine qe i jepte unitet gjithë dekorit. Kuptova se nuk do t'i shpëtoja dot kujtimeve; ata po më rrethonin.

-32-

2

/"">/•/ uk do të ishte e vështirë të tregoja me një ton të lehtë e ma^S r dje zbavitës se si arrita në rrënimin e parë të jetës sime (dhe se si në këtë mënyrë jo fort të këndshme u njoha me Luçinë): çdo gjë ndodhi për faj të prirjes sime fatale për të bërë shaka idiote, si dhe të paaftësisë së Marketës për të kuptuar shakanë. Marketa ishte nga ato vajza që marrin gjithçka seriozisht (gjë që e identifikon për bukuri më vete frymë e kohës) dhe qysh kur kanë lindur, zanat u kanë falur si cilësi kryesore aftësinë për të besuar. Me këtë s'dua të them tërthorazi se ndoshta ajo ishte e mefshtë; jo: ajo ishte mjaft e zonja dhe mendjehollë, e për më tepër aq e re (nëntëmbëdhjetë vjeç) e aq e bukur sa që besimi i saj naiv shihej më shumë si diçka tërheqëse se sa si e metë. Në fakultet të gjithë e donim shumë dhe, kush më shumë e kush më pak, ishim përpjekur t'ia fitonim zemrën gjë që s'na pengonte (disa të paktën) ta ngacmonim me lezet e pa të keq. Sigurisht që humori me Marketën nuk shkonin gjëkundi bashkë e aq më pak me frymën e kohës. Ishte viti i parë pas shkurtit të dyzet e tetës; kishte filluar një jetë e re, një jetë vërtet e ndryshme, me një fizionomi që, ashtu siç është ngulur në kujtimet e mia, kishte një lloj serioziteti të ngurtë, por çuditërisht ky seriozitet nuk ishte aspak i ngrysur, përkundrazi, kishte pamje të qeshur; po, ato vite konsideroheshin si më të lumturit, dhe për atë që nuk ngazëllehej dyshohej menjëherë se nuk e gëzonin fitoret e klasës punëtore ose (mangësi jo më pak e rëndë) se ishte mbyllur si individualist brenda halleve vetjake. Asokohe s'kisha shumë halle vetjake, përkundrazi, kisha shumë dëshirë për shaka, e megjithatë nuk mund të them se isha i suksesshëm për vështrimin gëzimtar të kohës: shakave të mia iu mungonte serioziteti më shumë se ç'duhej, ndërsa gazi bashkëkohës nuk i duronte hokat apo ironinë, sepse, po e përsëris, ishte një gëzim i rëndë që plot krenari quhej "optimizmi historik i klasës fitimtare", një gëzim asket dhe solemn, me një fjalë Gëzimi. Më kujtohet se atëherë në fakultet ishim të organizuar në "rrethe studimi" ku mblidheshin rregullisht të gjithë anëtarët për të bërë kritikë dhe autokritikë të hapur, dhe që këtej jepej një vlerësim për secilin. Si gjithë komunistët edhe unë ushtroja funksione të ndryshme -33-

(kisha një vend të rëndësishëm në Bashkimin e Studentëve), meqenëse edhe me mësime nuk shkoja keq, por një vlerësim si ai vetëm probleme mund të nxirrte. Gjithsesi, formulat lavdëronjëse që përkufizonin aktivitetin, zellin e qëndrimin tim pozitiv ndaj shtetit e ndaj punës si dhe njohjet e mia për marksizmin, përgjithësisht shoqeroheshin me një fjali sipas së cilës personaliteti im mbartëte "mbeturina individualizmi". Një rezervë e tillë nuk ishte dhe aq shqetësuese, pasi rregulli e donte që edhe në karakteristikat më të shkëlqyera të futej një vërejtje, njërin e kritikonin për "interes të ulët ndaj teorisë revolucionare", tjetrin për "ftohtësi ndaj shoqërisë", atë tjetrin për mungesë "vigjilence dhe pjekurie", një tjetër për "sjellje të pahijshme me gratë"; merret vesh, sapo një vërejtje e tillë nuk ishte më e veçuar dhe një tjetër qortim i shtohej pas, ose po të shihej se ishe përzier në ndonjë konflikt ose se të kishin vënë në shenjë për të të nxirë jetën, "mbeturinat e individualizmit" apo "sjellja e paJiijshme me gratë" mund të mbillnin një katastrofë. Dhe, si një fatalitet i pakuptueshëm, një farë e tillë i bënte rojë dosjes së secilit, po, të secilit prej nesh. Nganjëhere (më shumë për t'u zbavitur se sa frika) ngrihesha kundër akuzave për individualizmin dhe u kërkoja prova shokëve të mi të fakultetit. Prova konkrete, ata nuk kishin; më thoshin: "Kështu sillesh ti. - Si sillem? i pyesja. - Se ç'ke gjithmonë një buzëqeshje. - Po pastaj? Shpreh gëzim! - Jo, ti buzëqesh sikur mendon diçka që e mban vetëm për vete." Kur shokët gjykuan se qëndrimi dhe buzëqeshjet e mia vinin erë intelektuali (një tjetër sharje e famshme në atë kohë), fillova dhe unë t'i besoj, si i paaftë që isha për të menduar (kjo e kapërcente guximin tim) se gjithë të tjerët e kishin gabim, se edhe vetë Revolucioni, fryma e kohës, mund të ishte gabuar, dhe se unë, individi, mund të kisha të drejtë. Fillova të kontrolloja buzëqeshjet dhe nuk vonoi shumë e ndjeva brenda vetes një krisje të lehtë që thellohej midis atij që isha dhe atij që (sipas frymës së kohës) duhej dhe doja të isha. Por kush isha unë në të vërtetë? Kësaj pyetjeje dua t'i përgjigjem ndershmërisht: Unë isha njeriu me shumë fytyra. E numri i tyre rritej. Pak a shumë një muaj para pushimeve, fillova t'i afrohesha Marketës (ajo ishte në vit të parë, ndërsa unë në të dytin) e bëja çmos që t'i imponohesha, në mënyrë po aq të trashë sa e bëjnë gjithë 20-vjeçarët e të gjitha kohërave: i vishja vetes një maskë; shtiresha sikur të isha më i vjetër (nga mendja e nga përvoja); bëja sikur mbaja distancë me çdo gjë, sikur e shihja botën nga lart e sikur kisha mbi lëkurë një shtresë tjetër, të padukshme e të

padepërtueshme nga plumbat. Mendoja (dhe me të drejtë) se shakaja e shpreh qartë distancën dhe, nëse gjithmonë më ka pëlqyer të bëj shaka, me Marketën e bëja me një zell të veçantë, në mënyrë artificiale dhe të shtirur. Por kush isha unë realisht? Jam i detyruar ta përsëris: Unë isha ai njeriu me shumë fytyra. Gjatë mbledhjeve isha serioz, entuziast dhe i bindur; i lirshëm dhe ngacmues në shoqëri; thellësisht cinik dhe i sofistikuar me Marketën; dhe kur isha vetëm (kur mendoja për Marketën) bëhesha i përunjur e turbullohesha si një adoleshent. A ishte e vërtetë kjo fytyra e fundit? Jo. Të gjitha ishin të vërteta: ndryshe nga hipokritët unë nuk kisha një fytyrë të vërtetë e të tjera të rreme. Kisha shumë fytyra sepse isha i ri dhe se nuk e dija as vetë kush isha e kush doja të isha. (Megjithatë, hendeku që ekzistonte midis gjithë këtyre fytyrave më fuste frikën; me asnjërën prej tyre nuk ngjisja krejtësisht dhe ecja pas tyre qorrazi e në tym.) Makineria psikike dhe fiziologjike e dashurisë është kaq e komplikuar sa që në njëfarë periudhe të jetës një djalë duhet të përqëndrohet mbi mjeshtërinë e vet aq sa i rrëshqet edhe vetë objekti i dashurisë: gruaja që dashuron (njësoj si një violinist i ri që s'mund t'i kushtohet përmbajtjes së pjesës për sa kohë nuk ka arritur të dominojë teknikën e dorës deri në atë ptkë sa të mos mendojë më për të kur luan). Fola për emocionet e mia prej adoleshenti kur ëndërroja për Marketën dhe duhet të shtoj se ato nuk vinin aq prej gjendjes sime dashurore se sa prej ngathtësisë e mungesës së sigurisë që më rëndonin e sundonin ndjenjat e mendimet e mia më shumë se sa Marketa. Për të mposhtur këtë siklet si dhe ngathtësinë time, e vrisja lart me Marketën; përpiqesha ta kundërshtoja ose edhe taJlesha me mendimet e saj, gjë jo fort e vështirë për t'u bërë sepse me gjithë talentin që kishte (dhe me bukurinë që - si çdo bukuri - i krijonte një rreze paprekshmërie) ajo ishte një vajzë pafajshmërisht e dëlirët; gjithmonë e paaftë të vështronte përtej diçkaje, shihte vetëm çka dukej; zotëronte plotësisht botanikën por jo rrallë nuk i kuptonte shakatë e shokëve; iu hapte derën të gjitha zjarreve entuziaste të epokës, por sapo shihte një qëndrim politik që lidhej me shprehjen "qëllimi justifikon mjetet", intelekti i saj, njësoj si me shakatë, mpihej në çast; pikërisht për këtë shokët menduan se ajo kishte nevojë të forconte vrullin e saj duke njohur strategjinë dhe taktikën e lëvizjes revolucionare, e kësisoj vendosën që ajo, gjatë pushimeve, të merrte pjesë për pesëmbëdhjetë ditë në një stazh kualifikimi të Partisë.

-34-

-35-

Ky vendim nuk më vinte aspak për mbarë, sepse pikërisht këto dy javë kisha parashikuar t'i kalonim me Marketën në Pragë për ta çuar lidhjen tonë (që deri në atë kohë ishte mjaftuar me shëtitje, biseda e ca të puthura) pak më tutje; unë s'kisha mundësi tjetër veç këtyre dy javëve (më duhej të shkoja një muaj në brigadë bujqësore dhe dy javët e fundit të pushimeve do t'i kaloja me time ëmë në Moravi) dhe më theri në shpirt që Marketa nuk u hidhërua si unë, nuk u acarua aspak prej stazhit, dhe ca më keq pati sy e surrat të më thoshte se kjo e gëzonte shumë! Që andej ku bënte stazhin (e organizuar në një lloj kështjelle në qendër të Bohemisë) ajo më dërgoi një letër që i ngjasonte shumë asaj vetë: i pëlqente sinqerisht shumë jeta që bënte atje; gjithçka e ngazëllente, pa harruar këtu çerekorëshin e gjimnastikës së mëngjesit, raportet që shkruanin, orët e diskutimit, këngët; më shkruante se atje mbizotëronte një "frymë e shëndoshë"; e nga zelli i madh, shtonte se në perëndim ora e revolucionit nuk do të vononte. Hollë-hollë, edhe unë isha dakord me fjalët e saj, ashtu si ajo edhe unë i besoja revolucionit në Europën Perëndimore; vetëm një gjë nuk ia pranoja dot: që ajo ndjehej e kënaqur dhe e lumtur ndërsa unë vuaja nga malli për të. Atëherë bleva një kartolinë dhe (për ta prekur, për ta lënduar, për ta çoroditur) shkrova: Optimizmi është opiumi i gjinisë njerëzore! Mendja e shëndoshë kutërbon era budallallëk. Rroftë Troski! Ludoviku.

-36-

artolinës sime provokatore Marketa i ktheu një kartolinë sa të shkurtër aq edhe të thatë dhe nuk iu përgjigj fare letrave që i shkrova gjatë pushimeve. Diku mes maleve unë thaja kashtë me një brigadë rinie dhe memecëria e Marketës më mbyste më trishtim. Që andej, thuajse çdo ditë, i shkruaja letra të mbushura me një pasion përgjërues e melankolik; e lusja që të paktën të mund të shiheshim gjatë dy javëve të fundit të pushimeve, isha gati të mos kthehesha në shtëpi në Moravi, të mos shihja nënën time të vetmuar, të shkoja kudoqoftë për të qenë me Marketën; e të gjitha këto jo vetëm sepse e doja, por kryesisht sepse ajo ishte e vetmja femër në horizontin tim dhe gjendja ime prej djaloshi pa një vajzë më dukej e papranueshme. Por Marketa nuk iu përgjigj letrave të mia. Nuk po kuptoja se ç'po ndodhte. Në gusht u ktheva në Pragë dhe arrita ta gjej në shtëpinë e saj. Bëmë sëbashku shëtitjen e zakonshme në buzë të Vltavës në ishullin që quhet Lëndina perandorake (kjo lëndinë e zymtë e gardhuar me plepa dhe terrene sportive të zbrazëta) dhe Marketa pohoi se midis nesh s'kishte ndryshuar asgjë; në fakt ajo sillej njësoj si më parë, vetëm se, pikërisht, kjo pandryshueshmëri e ngurtësuar (puthje e ngurtësuar, bisedë e ngurtësuar, buzëqeshje e ngurtësuar) të dërrmonte. Kur i kërkova Marketës që ta takoja sërish të nesërmën, ajo më tha që f i bëja një telefon për f u marrë vesh më pas. I telefonova, nga ana tjetër, një zë femëror, jo i saji, më bëri të ditur se Marketa ishte larguar nga Praga. Ndjehesha i trishtuar siç mund të ndjehet një djalë njëzetvjeçar kur nuk ka pranë një femër; që është ende mjaft i drojtur, që nuk ka njohur veçse pak herë dashurinë fizike, kalimthi e përciptas, dhe që, megjithatë, nuk i zinte shpirti rehat. Ditët zvarritnin në mënyrë të padurueshme gjatësinë dhe kotësinë e tyre; nuk lexoja dot, nuk punoja dot, shkoja tri herë në ditë në kinema, nuk lija mangët asnjë seancë filmi, në mëngjes e në mbrëmje, si e si që të shtyja kohën, që të shuaja vajtimin e vazhdueshëm prej zogu nate që lëshonte qenia ime e brendshme. Unë, që Marketa (në saje të kryelartësisë sime të përpunuar me shumë kujdes) më kujtonte se isha, pak a shumë, i rrahur me vaj e me uthull me gratë, nuk guxoja t'u hidhja një fjalë -37-

vajzave në rrugë, ndërsa për këmbët e mrekullueshme të tyre më qante shpirti. Pra me shumë dëshirë e përshëndeta më në fund ardhjen e shtatorit dhe fillova përsëri dy-tri ditë para punët e mia në Bashkimin e Studentëve ku kisha një zyrë vetëm për vete e një sërë detyrimesh të tjera. Që të nesërmen, një telefon më thirri në sekretarinë e Partisë. Prej atij çasti, gjithçka, deri në detajet më të vogla, u skalit në kujtesën time: Dita notonte në diell, dola nga ndërtesa e Bashkimit të Studentëve dhe ndjeva se trishtimi i zi që më kishte gëlltitur gjatë pushimeve po më largohej dalëngadalë. Duke shkuar për në sekretariat provova një kureshtje të këndshme. I rashë ziles dhe derën ma hapi kryetari i komitetit, një djalë i ri, i gjatë me fytyrë të ngushtë, me flokë të çelët, dhe me sy të kaitër si qiell i ftohtë. "Lavdi punës" thashë, siç përshëndesin komunistët në atë kohë. Ai nuk iu përgjigj përshëndetjes dhe tha: "Shko atje në fund, po të presin". Atje, në zyrën e fundit të sekretariatit, po rnë prisnin tre anëtarë të komitetit studentor të Partisë. Më thanë që të ulesha. U ula dhe kuptova se punët nuk i kisha mirë. Të tre shokët, që i njihja mirë dhe me të cilët isha mësuar të bëja hoka, kishin marrë një pamje të padepërtueshme; sigurisht që m'u drejtuan me "ti" (siç e donte shoqëria) , vetëm se papritur nuk ishte më një "ti" miq'ësore, por zyrtare dhe kërcënuese. (E pranoj që qysh atëherë nuk e duroj dot "ti"-në; në fillim tregon afërsi e besim, por kur njerëzit që i drejtohen njëri-tjetrit me "ti'nuk janë të afërt, ajo merr papritmas një domethënie të kundërt, është shprehje e vulgaritetit, në atë masë që bota ku njerëzit flasin zakonisht me "ti" nuk është botë e miqësisë së përgjithshme, por një botë e mungesës së kudondodhur të respektit.) Isha ulur pra, përpara tre studentëve që duke m'u drejtuar me "ti"më bënë pyetjen e parë: nëse e njihja Marketën. Thashë se e njihja. Më pyetën nëse kisha shkëmbyer letra me të. U përgjigja po. Më pyetën nëse më kujtohej se çfarë i kisha shkruar. U thashë se nuk më kujtohej kur kartolina me tekst provokues më doli para syve dhe fillova ta nuhas nga frynte era. Nuk e kujton dot? më pyetën ata. Jo, u thashë. Po Marketa, çfarë të shkruante. Ngrita supet, duke dhënë përshtypjen se letrat e saj trajtonin çështje intime të cilat nuk mund t'i paraqisja aty. Po për stazhin s'të ka shkruar asgjë? Si jo, thashë. E çfarë? Që atje i pëlqente, iu përgjigja. Po tjetër? Që temat ishin interesante dhe që kolektivi ishte i mirë thashë. A të shkruar se në stazh kishte një frymë të shëndoshë? Po, thashë, duhet të më ketë shkruar diçka të tillë. A të ka shkruar që po mësonte se ç'ishte forca e otpimizmit? Pyetën më tej. Po, thashë. Po ti ç'mendon për optimizmin? -38-

Më pyetën ata. Pa dyshim, thashë me droje. Më pëlqen të bëj shaka, jam tip i qeshur, theksova duke u përpjekur t'i jepja një ngjyrë më të lehtë hetimit. Edhe një nihilist mund të jetë i qeshur, vuri në dukje njëri prej tyre, dhe mund të tallet me njerëzit që vuajnë. Nuk e la me aq por tha: Edhe një cinik mund të jetë i qeshur! Ta ha mendja se mund të ndërtohet socializmi pa optimizëm? Pyeti një tjetër. Jo, thashë unë. Atëherë, domethënë se ti nuk je për ndërtimin e socializmit në vend deklaroi i treti. Si s'qenkam? Protestova unë. Sepse për ty optimizmi është opiumi i gjinisë njerëzore! Shpërthyen ata. Çfarë, opiumi i gjinisë njerëzore? Protestova sërish. S'ke nga ia mban. E ke shkruar vetë! Marksi e ka cilësuar fenë si opium të njerëzimit, ndërsa për ty opiumi është optimizmi ynë! la ke shkruar Marketës. Do të isha kureshtar të dija se ç'do të thoshin për këtë punëtorët tanë, gjithë punonjësit që me sulm tejkalojnë planet, po të mësonin se optimizmi i tyre është opium, rimori fjalën menjëherë tjetri. Ndërsa i treti shtoi: për një trockist, gjithmonë optimizmi ndërtues nuk është veçse opium. Dhe ti je një trockist! O Perëndi e madhe, nga i gjetët të gjitha këto? Protestova. Ti i ke shkruar në letër, apo jo? Bën vaki të kem shkruar diçka të tillë, me tallje, megjithatë kanë kaluar dy muaj e s'më kujtohet më. Ta freskojmë ne kujtesën, thanë ata, dhe më dhanë të lexoja kartolinën time: Optimizmi është opiumi i gjinisë njerëzore! Fryma e shëndoshë kutërbon era budallallëk! RroftëTrocki! Ludviku. Në dhomën e vockël të sekretariatit politik, këto fjalë jehonin aq shumë saqë në çast më tmerruan, ndjeva se ato mbartnin një fuqi shkatërruese, së cilës unë s'do ti rezistoja dot. Shokë, kjo ishte vetëm për të bërë një shaka, thashë dhe ndjeva se asnjëri s'mund të më besonte. Ju duket shaka kjo, juve? u tha një prej shokëve dy të tjerëve. Këta të dy tundën kokën. Duhej të njihnit Marketën! Thashë unë. Po ne e njohim,- ma kthyen ata. E pra, e shihni, thashë unë. Marketa e merr çdo gjë seriozisht, dhe ne gjithmonë i kemi sajuar historira për ta ngacmuar. Interesante, tha njëri prej shokëve, sipas letrave të tua të mëvonshme nuk duket se s'e ke pasur seriozisht me Marketën. Çfarë, keni lexuar të gjitha letrat që i kam shkruar Marketës? Kështu pra, me pretekstin se Marketa merr gjithçka seriozisht, ndërhyri një tjetër, ti e fut në thes. Pa na thuaj një çikë, çfarë merr seriozisht ajo? Partinë, për shembull, optimizmin, disiplinën, s'është kështu? E të gjitha këto, që ajo i merr seriozisht, iy të bëjnë për të qeshur. Shokë, kuptomëni, thashë unë, as nuk e mbaj mend se si e kam shkruar këtë, ndodhi shumë shpejt, dy rreshta, sa për t'u tallur, as që mendoja për ato që shkarravisja, të kisha pasur -39-

ndonjë qëllim të keq s'do ta dërgoja këtë në një stazh Partie. Si e shkrove s'ka shumë rëndësi. E shkrove! Shpejt apo ngadalë, mbi gju apo mbi tavolinë, ti ke shkruar atë që ke pasur në mendje. S'ka tjetër. Ka mundësi që po ta kishe menduar ca më shumë, s'do ta kishe shkruar. Të paktën, kështu e ke shkruar pa doreza. E dimë ne që ti ke shumë fytyra, një për Partinë e një për të tjerët. Ndjeva se përgënjeshtrimet e mia s'kishin më asnjë lloj vlere. I përsërita disa herë: se ishte vetëm një shaka, se ishin fjalë pa kuptim e që vetëm sa zbulonin gjendjen time shpirtërore, e të tjera si këto. As deshën t'ia dinin fare. Thanë se unë i kisha shkruar në një kartolinë të hapur që kushdo mund ta lexonte, se ato fjalë kishin një rëndësi objektive dhe s'kishin asnjë lloj shpjegimi që të lidhej me gjendjen time shpirtërore. Pastaj, ata më pyetën se ç'kisha lexuar nga Trocki. Asgjë, u thashë unë. Më pyetën se kush m'i kishte dhënë ato libra. Asnjëri, u thashë. Ata më pyetën me cilët trockiste takohesha. Më asnjë, u thashë unë. Ata më njoftuan se isha i pezulluar nga funksionet e mia në Bashkimin e Studentëve dhe më kërkuan t'u dorëzoja çelësin e zyrës. E kisha në xhep e ua dhashë. Pastaj më thanë se në nivel Partie, organizata-bazë e Fakultetit të Shkencave do të merrej me çështjen time. U ngritën pa më vështruar. Unë thashë "Lavdi punës" dhe ika. Pak më vonë m'u kujtua se kisha mjaft sende të miat në zyrën time të Bashkimit të Studentëve. S'kam qenë ndonjëherë shumë i rregullt, kësisoj në një sirtar më kishin mbetur ca çorape si dhe letra personale, në një dollap plot me dosje, kishte mbetur një kulaç shtëpie i filluar, që ma kishte dërguar nëna. Vërtet, sapo e kisha dorëzuar çelësin, në sekretariatin e Partisë, por te portieri në katin e parë, kishte një çelës tjetër, të varur, mes shumë të tjerëve, në një tabelë druri; e mora; kujtoj çdo gjë me hollësi: çelësi ishte i lidhur me një gjalmë prej kërpi me një pllakëzë të vogël prej druri, të lyer me të bardhë, ku ishte shënuar numri i derës. Pra, me këtë çelës hyra në zyrë dhe u ula në tavolinën e punës; hapa sirtarin e fillova të nxjerr gjithë ç'më takonte mua; pa nxituar e përhumbshëm, sepse gjatë këtij momenti të shkurtër qetësie relative, përpiqesha të mendoja për atë që sapo më kishte ndodhur dhe se çfarë duhet të bëja. Kjo nuk zgjati shumë, sepse dera u hap. Shokët e sekretariatit u gjendën përsëri aty. Kësaj radhe, fytyrat e tyre nuk ishin më të ftohta e as të nxirra. Tani ata flisnin me një zë të gërmushur e të fortë. Sidomos ai më i shkurtri, përgjegjës për kuadrin në Komitet. Ai më pyeti ashpër se si kisha hyra brenda. Me ç'të drejtë. Mos doja që të thërriste ndonjë nga rojat për të më nxjerrë jashtë. Ç'punë kisha në

këtë zyrë, U thashë se kisha ardhur sa për të marre kulaçin dhe çorapet e mia. Pastaj ai shkoi te sirtari e filloi të qëmtonte një nga një letra e fletore. Vërtet s'kishte gjë tjetër veç gjërave të mia, sa që edhe ai më lejoi që t'i fusja, para syve të tij, në një valixhe të vogël. Futa çorapet, pis të zhubrosura, kulaçin të mbështjellë me po atë letër me yndyrë e me thërrime që ishte në dollap. Ata mbikëqyrnin të gjitha lëvizjet e mia. Ika nga zyra, me valixhen në dorë, dhe përgjegjësi për kuadrin në vend të lamtumirës më tha që të mos shkelja më aty. Sapo u largova nga shokët e Komitetit të Rinisë së rrethit dhe të një logjike të papërkulur të hetimit, m'u duk se isha i pafajshëm, se nuk kishte asgjë të tmerrshme në fjalet e mia dhe se duhej të gjeja dikë që e njihte Marketën dhe që do ta kuptonte groteskun e kësaj historie. Takova një student të fakultetit tonë, komunist; pasi i tregova gjithçka, ai më tha se ata të sekretariatit ishin më katolike se papa, se s'merrnin vesh fare nga shakatë, dhe se ai vetë, që e njihte Marketën, e merrte shumë mirë me mend se për çfarë ishte fjala. Ndërkohë, sipas tij, më duhej të flisja me Zemanekun, i cili atë vit do të ishte kryetar i Partisë për fakultetin tonë dhe që, në fund të fundit, na njihte mirë edhe Marketën edhe mua.

-40-

-41-

^f-^ ajmi që Zemaneku do ië ishte kryetari i ardhshëm i cs£*-s organizatës m'u duk i shkëlqyer dhe madje isha i sigurt se gëzoja simpatinë e tij, qoftë edhe për shkak të origjinës sime morave. Në të vërtetë Zemanekut i pëlqente shumë kur këndonte këngët e Moravisë; asokohe, ishte shumë në modë të këndoje këngë popullore dhe sidomos kur këndoheshin me theks fshatarak, me krahun ndën kokë, për të marrë pamje të vërtetë prej njeriu të popullit, sikur e kishte lindur nëna duke hedhur ndonjë valle nën tingujt e çembaleve. Në fakt unë isha i vetmi morav i vërtetë në Fakultetin e Shkencave, gjë që më jepte ca privilegje; në çdo rast solemn, mbledhje të veçanta, nëpër festa ose me një Maj, shokët më thërrisnin të nxirrja klarinetën dhe, bashkë me dy-tri amatorë të zgjedhur mes studentëve, i binim ndonjë muzike të vërtetë morave. Kësisoj (me një klarinetë; një violinë dhe një kontrabas) dy vjet me radhë, morëm pjesë në parakalimin e 1 Majit, dhe Zemaneku, si djalë bukurosh që i pëlqente të dukej, u bashkua me ne; i veshur me një kostum krahinor të marrë borxh, vallëzonte duke ecur, ngrinte krahun lart e këndonte. Lindur në Pragë, e duke pa qenë asnjëherë në Moravi, ai luante gjithë afsh të parin e fshatit, si të qe nga anët tona, dhe unë e vështroja miqësisht, i lumtur që muzika e atdheut tim të vogël, e kohës se paharrueshme të parajsës së artit popullor, pëlqehej aq shumë. Pastaj, Zemaneku e njihte vetë Marketën, e kjo ishte përsëri në dobinë time. Në rrethana të ndryshme të jetës studentore, na kishte qëlluar shpesh të rrinim të tre; një ditë (ishim një grup i madh), po sajoja histori me fise xhuxhësh që jetonin në malet çeke, duke përmendur si fakt fragmente nga një vepër shkencore që trajtonte këtë problem të famshëm. Marketa u çudit që s'kishte dëgjuar ndonjëherë të flitej për këtë. I thashë se s'kishte pse të çuditej. Sigurisht që shkenca borgjeze e mbante qëllimisht në heshtje ekzistencën e xhuxhave, sepse kapitalistët i përdornin për tregti skllevërish. Po atëherë duhet të shkruhet për këtë gjë! Briti Marketa. Pse s'e bëjmë? Ky është një argument më shumë kundër kapitalistëve! Ndoshta druhen të flasin, thashë unë me pamje të menduar, për shkak të natyrës disi delikate dhe të ndërlikuar të kësaj çështjeje: xhuxhat kanë aftësi dashurore të jashtëzakonshme dhe kjo i bën ata

mjaft të kërkuar, si të tillë Republika jonë i eksportonte ata, në shkëmbim të valutave të majme, drejt Francës ku zonjat kapitaliste, disi në moshë, i punësonin si shërbëtorë, kuptohet për të abuzuar me ta në mënyra të tjera. Shokët mezi mbanin të qeshurën jo aq nga shpikja ime e stërholluar se sa nga pamja tërë sy e vesh e Marketës, e gatshme për të marrë zjarr pro ose kundër ndonjë gjëje; ata kafshonin buzët nga frika se mos prishnin kënaqësinë që kishte Marketa tek mësonte të rejat dhe disa prej tyre (e sidomos vetë Zemaneku) më mbanin iso që t'i mbështesnin kush e kush më mirë të dhënat e mia për xhuxhët. Kur Marketa pyeti se kujt i ngjanin më shumë xhuxhët, më kujtohet se Zemaneku i pohoi, krejt serioz, se profesor Çeshura, që Marketa dhe të gjithë shokët kishin nderin ta takonin rregullisht në Katedrën e tij në universitet, ishte me prejardhje xhuxhe, në mos nga i ati nga e ëma, o njëri o tjetri! Huli, asistenti i tij, duket se i kishte treguar Zemanekut se kur kishte qenë me pushime nuk e di se kur, kishte shkuar në të njëjtin hotel me çiftin Çeshura të cilët, po fi vendosje mbi njëri-tjetrin, nuk arrinin më shumë se tre metra lartësi. Duke qenë i sigurt se bashkëshortët po flinin ende, ai kapërceu një mëngjes pragun e dhomës së tyre dhe mbeti i shastisur: ata ishin shtrirë në të njëjtin shtrat, jo krah për krah, por një nga koka e një nga këmbët, Çeshura i kruspullosur në fund, ndërsa e shoqja në krye. Po, pranova unë: natyrisht, në këtë rast, jo vetëm Çeshura por edhe e shoqja duhet të ketë pa asnjë dyshim lidhje gjaku me xhuxhat e maleve të Çekisë, sepse të fjeturit kësisoj është një atavizëm i të gjithë xhuxhave të kësaj krahinë, madje, në të kaluarën, ata nuk i ndërtonin kasollet me bazë katrore ose rrethi, por gjithmonë në formë drejtëkëndëshi të shtrirë në gjatësi, pasi nuk ishin vetëm çiftet, por gjithë farefisi flinte në zgjatim të njëri-tjetrit. Duke kujtuar në atë ditë të zezë broçkullat e atëhershme, pata ndjesinë se po më ndriste një shkëndijë e vogël shprese. Zemaneku, i cili duhej të përkujdesej për drejtimin që do të merrte fati im, e njeh natyrën time tallëse; duke njohur edhe Marketën, ai do ta kuptojë se kartolina ime nuk ishte veçse një kalamaJlëk që kishte për qëllim të ngacmonte një vajzë që ne e pëlqenim të gjithë dhe (që pikërisht për këtë arsye) kishim qejf ta vinin në lojë. Që në rastin më të parë, e vura ne dijeni për fatkeqësinë time; Zemaneku më dëgjoi me vëmendje, rrudhi ballin dhe tha se do ta shihte. Gjatë kësaj kohe unë jetoja me sot e me nesër; ndiqja leksionet si më parë dhe prisja. Rregullisht thirresha para 11 oj 11 oj komisionesh të Partisë që rrekeshin të mësonin se mos bëja pjesë në ndonjë grup

-42-

-43-

4

trockist; unë nga ana ime përpiqesha t'u tregoja se në përgjithësi unë nuk merrja vesh shumë nga trockizmi; i dëshiruar për të gjetur pak besim, mundohesha të zhbiroja në secilin nga vështrimet e shokëve hetuesë; dhe kur më ndodhte ta gjeja, e ruaja gjatë atë vështrim, e mbaja brenda vetes sime duke ushqyer me durim një copëz shprese. Marketa vazhdonte të më shmangte. E dija që qëndrimi i saj kishte të bënte me situatën e shkaktuar nga kartolina ime dhe, ca për sedër e ca nga inati, nuk i bëja as pyetjen më të vogël. Megjithatë, një ditë ajo më ndali në korridorin e fakultetit: "Doja të të thosha diçka." Kësisoj, pas shumë muajsh dolëm përsëri bashkë; vjeshta kishte hyrë, ne ishim zhytur të dy nën një mushama tejet të gjatë, siç visheshin asokohe (kohë pa pikën e elegancës); binte një shi i hollë, pemët anash rrugës ishin zhveshur e nxirë. Marketa më tregoi se si kishte ndodhur e gjitha: kur ajo ishte në stazh gjatë pushimeve, shokët drejtues e kishin thirrur menjëherë për ta pyetur në se i vinin letra; ajo kishte thënë po. Ata e kishin pyetur se nga i vinin letrat. Ajo u kishte thënë se i shkruante e ëma. Po njeri tjetër? Kishin ngulmuar ata. Ajo u kishte dhënë emrin tim. E çfarë të shkruan shoku Jan? Ajo kishte lëvizur supet, sepse në të vërtetë nuk donte t'iu përsëriste ato që kisha shkruar në kartolinën time. Edhe ti i ke shkruar? kishin pyetur ata. Po, kishte thënë ajo. Për çfarë? donin të dinin ata. Po ja, kishte thënë ajo, për stazhin e për të tjera. Të pëlqente stazhi ty? e kishin pyetur ata. Po, shumë, ishte përgjigjur ajo. Po, ia shkrove këtë atij? Po, sigurisht, u përgjigj ajo. Po ai, çfarë të tha? Ai? Kishte thënë Marketa duke u përtypur, si t'ju them, ai është pak i çuditshëm, po ta njihnit... E njohim ne, e njohim, kishin thënë ata po duam të dimë se çfarë të ka shkruar. A mund të na e tregosh atë kartolinën? - Mos më merr inat,- shtoi Marketa,- isha e detyruar t'ua tregoja. - Mos kërko ndjesë,- i thashë Marketës,- gjithsesi ata e kanë parë para se të ta thoshin ty; përndryshe s'do të të kishin thirrur. - As që më shkon nëpër mend të kërkoj ndjesë, mua nuk më vjen turp që ua kam treguar, nuk duhet të më keqkuptosh. Ti je anëtar Partie dhe Partia ka të drejtë të dije cili je dhe çfarë mendon, kërceu Marketa; paskëtaj ajo më tha se ishte skandalizuar nga ato që i shkruaja unë, se, fundja, të gjithë e dimë që Trocki është armiku më i madh i qëllimit për të cilin ne luftojmë e jetojmë. E ç'mund t'i thosha unë Marketës? E luta të vazhdonte të më tregonte si kishte ngjarë më tej. Marketa më tha se ata kishin lexuar kartolinën time dhe bënë çudi. Pastaj e pyetën se ç'mendonte ajo. Ajo u kishte thënë se ishte e llahtarshme. Ata e kishin pyetur pse nuk kishte shkuar vetë t'ua -44-

tregonte. Ajo kishte ngritur supet. Ata e kishin pyetur nëse i dinte rregullat e vigjilencës. Ajo kishte ulur kokën. Ata e kishin pyetur se a e dinte ajo që Partia kishte shumë armiq. Ajo u kishte thënë se e dinte, por se nuk besonte që shoku Jan mund... Ata e pyetën nëse me njihte mirë. Ata e kishin pyetur se ç'njeri isha. Ajo kishte thënë se isha i çuditshëm. Se, pa dyshim, ajo shihte tek unë komunistin e formuar, por se nganjëherë me ndodhte që të thosha ca gjëra krejtësisht të papranueshme për një komunist. Ata e pyetën se për çfarë gjërash ishte fjala. Ajo ishte përgjigjur se nuk i kujtohej pikërisht çfarë, vetëm se unë nuk respektoja asgjë. Ata kishin thënë se kjo kartë e tregonte qartë. Ajo thoshte se grindej shpesh me mua për shkaqe nga më të ndryshmet. Ajo u kishte thënë edhe se unë ndryshe flisja nëpër mbledhje e ndryshe me të. Nëpër mbledhje isha gjithë entuziazëm, ndërsa kur dilja me të nuk rreshtja së talluri me gjithçka thuhej dhe çdo gjë e ktheja në qesharake. Ata e pyetën nëse mund të ishte një njeri i tillë, sipas mendimit të saj, anëtar Partie. Ajo ishte përgjigjur me një të ngritur të supeve. Ata e kishin pyetur se si do të arrinte Partia të ndërtonte socializmin kur anëtarët e saj predikonin se optimizmi është opiumi i gjinisë njerëzore. Ajo kishte thënë se në këtë mënyrë një Parti nuk mund ta ndërtonte socializmin. Ata i kishin thënë se kjo iu mjaftonte. Dhe se ajo nuk duhej të më thoshte asgjë për momentin, pasi ata donin të mbikëqyrnin letrat e tjera që do të shkruaja. Ajo u kishte thënë se nuk donte më të më takonte. Ata nuk kishin qenë dakort. Përkundrazi, ata e kishin këshilluar të vazhdonte korrespondencën me mua, të paktën për ca kohë, me qëllim që të merrej vesh mirë se ç'mbaja ende brenda. - Dhe pastaj ti u tregove atyre të gjitha letrat e mia? E pyeta Marketën, duke u skuqur brenda vetes nga që m'u kujtuan hovet e mia sentimentale. - E ç'mund të bëja tjetër?- tha Marketa.- Ndërsa unë, pas gjithë kësaj, vërtet që nuk isha më në gjendje të të shkruaja. S'arrija dot aty sa t'i shkruaja dikujt vetëm e vetëm që të shërbeja si grep! Prandaj të dërgova vetëm një kartolinë dhe kaq. Nuk doja të të takoja, sepse më kishin ndaluar të tregoja ç'kishte ndodhur, nga ana tjetër druaja se mos ti më pyesje, e në këtë rast do të detyrohesha të gënjeja, e kur më ndodh të gënjej e bëj gjithmonë pa pikën e dëshirës. " Në këto kushte e pyeta Marketën se pse kishte dashur të shihej memuapërsëri. Ajo më tha për arsye të shokut Zemanek. Ai e kishte takuar të nesërmen që ishte kthyer nga stazhi në një korridor të fakultetit dhe e kishte futur në zyrën e vogël të organizatës së Partisë së fakultetit të -45-

Shkencave. Ai i kishte thënë se kishte marrë një raport që e informonte mbi një kartolinë ku unë i kisha shkruar fjalë armiqësore kundër Partisë kur ajo ishte në stazh. Ai e kishte pyetur se ç'ishin ato fjalë. Ajo ia kishte thënë. Ai e kishte pyetur se ç'mendonte ajo për këtë. Ajo i kishte deklaruar se e dënonte një gjë të tillë. Ai e kishte miratuar dhe ishte shqetësuar të dinte nëse ajo vazhdonte të shoqërohej më me mua. E turbulluar, ajo kishte dhënë një përgjigje të zvargur. Ai i tha se, nga stazhi, kishte ardhur në fakultet një raport shumë i mirë për të dhe se organizata e fakultetit kishte besim te ajo. Ajo kishte thënë se kjo e gëzonte shumë. Ai i kishte thënë më pas se nuk kishte ndër mend të përzihej në punët e saj, por, si i thonë më thuaj me kë rri, të të them se cili je, shoqërimi me mua nuk ishte në interes të saj. Sipas pohimit të Marketës, kjo gjë po i trokiste në tru që prej shumë javësh. Kishte disa muaj që ne nuk shiheshim, saqë, në fakt, edhe nxitja e Zemanekut ishte krejt e panevojshme; e megjithatë ishte pikërisht kjo nxitje që e kishte shtyrë të mendonte, të pyeste veten se a nuk ishte shpirtligësi dhe moralisht e papranueshme që të ndahesh me të dashurin vetëjn e vetëm se ky i fundit ka bërë një gabim dhe se, nga ana tjetër, s'ishte e padrejtë që ajo vetë të më kishte lënë që më parë. Ajo kishte shkuar të bisedonte me shokun që drejtonte stazhin ku kishte marrë pjesë gjatë pushimeve, për ta pyetur nëse e kishte ende të ndaluar të me tregonte ç'kishte ndodhur me kartolinën time; pasi kishte mësuar se s'kishte ç'të më fshihte më, ajo kishte vendosur të bisedonte me mua. Dhe tani më rrëfen gjithë ç'mbante përbrenda dhe e trazonte: po, ajo nuk bëri mirë kur mori vendimin që të më linte; në fund të fundit askush nuk është i humbur, edhe kur e fajësojnë për gabimet më të rënda. Asaj i kujtohej filmi sovjetik Gjykata e nderit (asokdhe kjo vepër ishte tejet e pëlqyer në rrethet e Partisë) ku një mjek shkencëtar sovjetik ia kushtoi premierën e zbulimit të tij publikut të huaj para se sa ta vinte këtë zbulim në shërbim të bashkatdhetareve të tij, dhe kjo vinte era kozmopolitizëm (një tjetër sharje e famshme e asaj kohe), madje era tradhti; Marketa, e emocionuar, kishte sidomos parasysh fundin e filmit: Shkencëtari dënohej në fund nga një juri nderi e përbërë nga kolegët e tij, ndërsa gruaja e dashuruar, jo vetëm që s'e braktisi burrin e turpëruar, por, përkundrazi, iu vu punës që t'i rikthente atij forcat për të ndrequr këtë gabim të rëndë. - Kësisoj ti ke vendosur që të mos më braktisësh,- thashë unë. - Po,- tha Marketa duke më zënë për dore. - Pa më thuaj, Marketa, a beson se ajo që kam bërë është një gjë e dënueshme?

- Po, e besoj,- tha Marketa. - Si thua ti, a kam të drejtë unë të rri më në Parti apo jo? - Jo, Ludvik, unë mendoj se jo. E dija se, po të kisha hyrë në lojën ku Marketa ishte zhytur kokë e këmbë, dhe që, me sa dukej, ajo po përjetonte me gjithë shpirt pjesën patetike, do të fitoja atë për të cilën isha meruar më kot muaj më parë: e shtyrë nga pasioni shpëtimtar, si një anije nga forca e avullit, ajo do të hidhej në krahët e mi pa pikë dyshimi. Por, sigurisht, me një kusht: pasioni i saj duhej të ngopej plotësisht, dhe që kjo të ndodhte, duhej që objekti i shpëtimit (fatkeqësisht! unë) të pranonte fajësinë e tij të thellë, shumë të thelle. Këtë e kisha të pamundur. Për fare pak trupi i Marketës bëhej i imi, por unë nuk e doja më këtë çmim, isha i paaftë të pranoja gabimin dhe t'i nënshtrohesha një verdikti të patolerueshëm; nuk mund të pranoja të dëgjoja që qenia, e cila duhej të ishte aq e afërt për mua, të pranonte atë gabim e atë verdikt. Nuk isha dakort me Marketën, nuk e pranova ndihmën e saj dhe e humba; por a është kaq e sigurt se unë ndjehesha vërtet i pafajshëm? Sigurisht, nuk rreshtja së binduri veten për karakterin qesharak të gjithë asaj që kishte ndodhur, por bashkë me këtë nisa t'i shihja tri fjalitë e kartolinës me sytë e hetuesve të mi; ato fjali m'u dukën një llahtar: mos vallë ato fjali do të zbulonin, nën maskën e tyre rremashe, diçka vërtet të rëndë, domethënë se unë asnjëherë nuk isha shkrirë i tëri me gjakun e Partisë, se unë asnjëherë nuk kisha qenë një revolucionar proletar i vërtetë, por me një vendim të thjeshtë isha "radhitur me revolucionarët" (për ne, t'i përkisje revolucionit, ishte, si të thuash, jo një çështje zgjedhjeje por një çështje helbësore; o je revolucionar dhe bëhesh një me lëvizjen, ose nuk je por do që të jesh i tillë; mirëpo, në këtë alternativë, e quan veten përjetësisht fajtor brenda këtij alteriteti). Kur e sjell sot ndër mend se si isha atëherë, vetiu më shfaqet në mendje pushteti i fuqishëm i krishtërimit që i kujton besimtarit gjendjen e tij themelore dhe të përhershme prej peshkatari. Kështu u solla atëherë (ne, të gjithë, kështu silleshim), vazhdimisht kokulur përpara Revolucionit dhe Partisë, aq sa, pak nga pak, u mësova me idenë se teksti i kartolinës sime, i nisur si një shaka, përbënte edhe një krim, ndërkohë vetëkritika kishte nisur të më gërryente trurin: i thoja vetes se ato tri fjali nuk më erdhën në mendje ashtu kot; kishte kohë (dhe sigurisht me të drejtë) që shokët më kritikonin për "mbeturina individualizmi"; mendoja se isha bërë shumë mendjemadh, se më dukej vetja i ditur, ngaqë isha student, me të ardhme inte-

-46-

-47-

lektuale dhe se im atë, punëtor, vdekur në kampet e përqendrimit gjatë luftës, me siguri që s'do ta kishte kuptuar cinizmin tim; e mora inat veten që, mentaliteti i tij prej punëtori, për fat të keq, tek unë ishte tharë; pasi e akuzova veten për të gjithë të këqiat e botës, pranova në fund se duhej të ndëshkohesha; të gjitha përpjekjet e mia mblidheshin në një qëllim: të mos zbohesha nga Partia që të mos quhesha, më pas, armik i saj; më dukej shumë dëshpëruese të jetoja si armik i njohur i asaj që kisha zgjedhur që në adoleshencë, i asaj që ishte aq e rëndësishme për mua. Të tillë vetëkritikë, që ishte njëherësh edhe një mbrojtjeje lutëse, e bëja njëqind herë në ditë me mendje, nja dhjetë herë përpara komisioneve e komiteteve të ndryshme dhe, së fundi, e bëra në mbledhjen plenare të fakultetit ku Zemaneku, para se të propozonte në emër të organizatës përjashtimin tim nga Partia, mbajti një fjalim hyrës (të arritur, xixëllonjës, të paharrueshëm) për mua dhe për fajin tim. Diskutimi që u hap pas vetëkritikës sime, mori për keq; askush s'më erdhi në ndihmë, aq sa, në fund, të gjithë (rreth njëqind vetë ku bënin pjesë edhe profesorët dhe shokët e mi më të afërt), po, të gjithë, deri të më i fundit, ngritën dorën për të miratuar jo vetëm përjashtimin tim nga Partia, por edhe (këtë nuk e prisja kurrë sesi) ndalimin e studimeve. Atë natë pas mbledhjes mora trenin për fu kthyer në shtëpi, vetëm se ky kthim nuk më ngushëllonte aspak ngaqë për ditë të tëra, nuk merrja guximin t'ia pohoja fatkeqësinë time mamasë, që lumturohej nga studimet e mia. Ndërsa të nesërmen, më erdhi në shtëpi Jarosllavi, një shok i klasës dhe i orkestrës së çembaleve ku luaja kur isha gjimnazist. Ai s'përmbahej dot nga gazi që më gjeti në shtëpi: do të martohej pas dy ditësh dhe donte që të isha dëshmitari i tij. Si mund t'ia prishja një miku të vjetër? S'më ngelej gjë tjetër veç të festoja fundosjen time mes haresë dasmore. S'mjaftonte kjo, por patrioti morav e folkloristi kokëngjeshur Jarosllav, donte të përfitonte nga dasma për të kënaqur të gjitha pasionet e tij etnografike, duke respektuar të gjitha zakonet e vjetra popullore: kostumet krahinore, orkestrën me çimbale, "patriarkun" që recitonte copëza tekstesh lozonjare, nusen që e merrnin në krahë për të kaluar pragun e shtëpisë, këngët, me një fjalë, një ceremonial i tërë që zhvillohej gjatë gjithë ditës dhe që Jarosllavi e kishte ndërtuar më shumë sipas manualeve të folklorit që lexonte se sa nga kujtesa e gjallë. Megjithatë, vura re një gjë të çuditshme: shoku im Jarosllav, që mbahej ende si organizuesi i një grupi të njohur këngësh dhe vallesh, nuk kishte harruar asnjë nga ritet e vjetra, por, (me sa duket i -48-

shqetësuar për karrierën e tij dhe i frikësuar para parrullave ateiste), u tregua i kujdesshëm që të mos i fuste dasmorët në kishë, sado e paimagjinueshme që mund të ishte një martesë tradicionale popullore pa prift e pa uratën hyjnore; kësisoj ai e la "patriarkun" të recitojë gjithë pjesët e parashikuara për këtë rast, por pasi i kishte qethur me shumë kujdes motivet biblike, ndonëse pikërisht këto motive ishin baza figurative e ligjërimeve dasmore të qëmotit. Për shkak të trishtimit që s'më linte të shkrihesha në dalldinë e festës martesore, uji burimor që rridhte nga ritet e të parëve më kutërbonte era kloroform. Aq sa edhe Jarosllavit (i prekur nga kujtimi i zellit tim në aktivitetet tona të dikurshme) që më lutej të rrëmbeja klarinetën e të ulesha me sazexhinjtë e tjerë, i thashë jo. Në të vërtetë sapo më kishte dalë para syve pragezi Zemanek me kostum, tek përdridhej krah meje në festën e një Majit të dy viteve të fundit, duke ngritur njërën dorë e duke kënduar. Nuk mund ta zija klarinetën me dorë dhe ndjeja se gjithë kjo potere folklorike më ngjallte neveri, neveri, neveri....

-49-

/"}y^^eqë më ishte hequr e drejta për të vazhduar studimet, nuk wX/V përfitoja më as shtyrjen e afatit të shërbimit ushtarak dhe s'më mbetej gjë tjetër veçse të prisja ditën kur do të më thërrisnin ushtar; deri atëherë duhej ta zija kohën në dy brigada pune: fillimisht punova në rindërtimin e një rruge, diku andej nga Gotvaldova, në të humbur të verës, më futën si punëtor sezonal në një uzinë konservash dhe së fundi, një mëngjes vjeshte, pas një nate të pagjume mbi hekurudhë, u sosa në kazermën e një lokaliteti të panjohur e të shëmtuar të Ostravës. U gjeta në një oborr garnizoni, bashkë me rekrutë të tjerë si unë; nuk njiheshim me njëri-tjetrin; në gjysmerrësirën e kësaj mosnjohjeje të parë e të përbashkët, shihej se si çlirohej te të tjerët gjithçka vulgare dhe e çuditshme që kishin; e vetmja lidhje njerëzore ishte mjegulla e asaj që na priste dhe për të cilën vetëm sa hidheshin ca hamendje lakonike. Disa pretendonin se ne bënim pjesë te "të zinjtë", të tjerë thoshin jo, ca të tjerë as që e dinin se ç'donte të thoshte kjo fjalë. Unë që e dija, i dëgjoja ato hamendje me llahtar. Një rreshter na mori dhe na shpuri në një barrakë, u rrasëm në një korridor e që andej në një sallë të madhe muret e së cilës ishin mbushur me pllakate të stërmëdha ku binin në sy slogane, fotografi e vizatime pa shije; në fund të sallës, mbi një parrullë të ngulur me gozhdë, ishte shkruar me gërma prej letre të kuqe: NE NDËRTOJMË SOCIALIZMIN dhe nën këtë mbishkrim, pranë një karrigeje qëndronte një plakush ngordhalaq. Rreshteri i bëri shenjë njërit prej nesh të ulej. Plakushi i lidhi një picetë të bardhë rreth qafës, rrëmoi në një çantë të mbështetur të këmba e tavolinës, nxori prej andej një makinë rroje dhe i mëshoi tufës me flokë të djaloshit. Te karrigia e berberit zinte fill zinxhiri që do të na shndërronte në ushtarë: pas asaj karrigeje ku kishim lënë gjithë flokët, na shpinin në një të ndarë aty ngjitur ku ishim të detyruar të zhvisheshim krejt, të mbështillnim teshat në një qese letre, t'i lidhnim me një spango dhe t'i dorëzonim në sportel; të qethur e lakuriq tejshkuam korridorin për të marrë këmishat e natës në një sallë tjetër dhe ku na dhanë këpucët e uniformës; me këpucë e në këmishë nate parakaluam tej e tej oborrit për t'u futur në një barakë tjetër ku jepnin këmisha, të

mbathura, çorape leshi, rripa dhe unfiormën (shenjat e xhaketës ishin të zeza!); dhe për ta mbyllur përfunduam në një barakë ku një nënoficer lexoi me zë të lartë emrat tanë, na ndau në grupe e na caktoi dhomat e shtretërit. Po atë ditë mësuam që ishim të dënuar të grumbulloheshim kur hanim supën e darkës dhe kur binim për të fjetur; të nesërmen në mëngjes, na zgjuan e na çuan në minierë; me të mbërritur atje u ndamë në skuadra pune e na dhanë veglat (shpues, lopatë, llampë minatori) që asnjë ose thuajse asnjë prej nesh nuk dinte t'i përdorte; pastaj kafazi i ashensorit na zbriti nën tokë. Kur u ngjitëm përsëri, me trup të dërrmuar, nënoficerët që po na prisnin na vunë në rresht dhe na çuan në kazermë; hëngrëm drekë, pasdite kishte rreshtore, pastrim territori, formë politike, këngë të detyruara; i vetmi vend intim ishte dhoma me njëzet shtretër marinari. Kësisoj rridhnin ditët pa e prishur terezinë e tyre. Depersonalizimi me të cilin na ndëshkonin dukej krejt i padepërtueshëm ditët e para; punët e detyruara që kryenim, i zunë vendin gjithë pamjes sonë njerëzore; kuptohet që kjo ishte relative, sepse shkaktohej jo vetëm nga rrethanat reale por edhe nga të pamësuarit (njësoj si të kalosh nga një vend me dritë në një dhomë të errët); me kalimin e kohës errësira filloi dalëngadalë të zbehej, aq sa edhe në atë gjysmënatë depersonalizimi elementi njerëzor u bë pak nga pak i kapshëm. Më duhet të pranoj se vështrimi im ishte ndër të fundit që u mësua me atë ndryshim ndriçimi. Kjo ndodhte sepse e gjithë qenia ime nuk donte ta pranonte fatin. Ushtarët me simbole të zeza ku bëja pjesë edhe unë, nuk bënin gjë tjetër veçse rreshtore pa armë dhe punonin në thellësi të minierës. Puna e tyre shpërblehej (gjë që në krahasim me ushtarët e tjerë ishte më e favorshme), por kjo për mua ishte një ngushëllim mjeran kur mendoja se ata ishin të gjithë njerëz që Republika socialiste nuk iu besonte armën, pasi i konsideronte si armiq të saj. Për rrjedhojë, merret vesh, i trajtonin me shumë egërsi dhe mbi ta peshonte kërcënimi i zgjatjes së kohës së shërbimit tej dyvjetëshit të parashikuar me ligj; e megjithatë ajo që më tmerronte më shumë ishte thjesht fakti që gjendesha midis atyre që unë i quaja armiqtë e mi të betuar dhe që aty më kishte degdisur vendimi i shokëve të mi. Kësisoj fillimin e egzistencës sime mes të zinjve e kaloja në një vetmi kryeneçe; nuk doja të shoqërohesha me armiqtë e mi. Aty ishte shumë e vështirë të kishe liridalje (ushtari s'kishte kurrsesi të drejtë të dilte, liridalja i jepej vetëm si shpërblim) megjithatë, ndërkohë që ushtarët e tjerë nuk linin bar pa shkuar e vajzë pa i ardhur rrotull, unë parapëlqeja të

-50-

-51-

5

rrija vetëm në qoshen time; kruspull në shtratin tim prej ushtari, përpiqesha të lexoja a të studioja (kur je matematikan, mjafton një laps e një copë letër) dhe haja veten me dhëmbë nga mospërshtatja; atëherë mendoja se kisha vetëm një detyrë të vetme: të vazhdoja luftën për të fituar të drejtën "për të mos qenë një armik", të drejtën për të dalë që andej. Disa herë kisha takuar komisarin politik e jepja e merrja t'i mbushja mendjen se unë ndodhesha gabimisht mes të zinjve; se unë isha përjashtuar nga Partia për intelektualizëm dhe cinizëm por jo si armik i socializmit; i shpjegoja pa u lodhur (kushedi sa herë!) historinë qesharake të kartolinës që në fakt s'ishte aspak qesharake por që duke e lidhur me simbolet e zeza të uniformës sime po bëhej gjithmonë e më e dyshimtë dhe dukej se po fshihte diçka që unë s'e përmendja. Për hir të së vërtetës duhet të them që komisari më dëgjoi me durim dhe u tregua më i gjerë se ç'e priste etja ime për t'u justifikuar; gjithsesi ai vërtet kishte pyetur më lart (ç'topografi misterioze), vetëm se kur erdhi tek unë, me një hidhërim të sinqertë më tha: "Përse deshe të ma hedhësh? Tani e mora vesh që ti je trockist". Fillova të kuptoj se s'kishte asnjë mundësi të korrigjoja pozitën time që ndodhej në duart e instancës më të lartë të fateve njerëzore; kuptova se kjo pamje (sado pak e ngjashme) ishte pambarimisht më reale se unë vetë; se kjo nuk ishte kurrsesi hija ime, se isha unë vetë, hija e pamjes sime; se kurrsesi s'mund t'ia hidhja kësaj fajin që nuk më ngjante mua, dhe se isha unë fajtori për këtë mosngjashmëri, pra peshën e kryqit duhet ta mbaja unë dhe s'e shkarkoja dot mbi asnjë tjetër, isha i dënuar ta mbartja. E megjithatë, nuk doja të dorëzohesha. Kërkoja vërtet të mbartja mosngjashmërinë time: të isha ai që kishin vendosur të mos isha. Një pesëmbëdhjetëditësh më mjaftoi për t'u mësuar pak a shumë me punën rraskapitëse të minierës, shtrëngoja me duar shpuesin e rëndë, dridhja e të cilit më shkundte tërë kraharorin deri të nesërmen në mëngjes. Nejse, punoja si i çmendur e me ndershmëri; kisha vendosur të bëhesha shembullor dhe nuk vonoi që t'ia arrija. Vetëm se asnjë nuk e shihte këtë si një shf aqje të bindjes sime: ne të gjithë paguheshim për detyrën e përmbushur (është e vërtetë që na mbahej pagesa për fjetje dhe ushqim, por megjithatë nuk merrnim pak), prandaj sido që t'i kishim mendimet, shumicës i binte bretku me qëllim që t'u shkulnin atyre viteve të humbura diçka me vlerë. Ndonëse na mbanin të gjithë për armiq të tërbuar të regjimit, në kazermë ishin ruajtur format e jetës publike që praktikoheshin në bashkësitë socialiste; ne armiqtë e regjimit, organizonim mbledhje të

çastit dhjetë minutëshe nën kontrollin e komisarit politik, merrnim pjesë në debate të përditshme politike, duhet të bënim gazetat e rnurit, të ngjisnim fotografitë e udhëheqësve të shtetit socialist duke i shoqëruar me parrulla për të ardhmen e lumtur. Në krye të herës i bëja me shumë zell këto punë, gati duke u krekosur. Por as kjo s'i thoshte gjë njeriu: a nuk përpiqeshin edhe të tjerët të vepronin njëlloj kur donin që shefi t'i merrte me sy të mirë e t'u jepte liridalje? Asnjë ushtar nuk shihte aktivitetet politike si të tilla por thjesht si një majmunëri pa kuptim që duhej bërë në sytë e atyre që na mbanin kërbaçin te koka. Më së fundi kuptova se revolta ime ishte një iluzion, se pangjashmërinë e dalloja vetëm unë, ndërsa për të tjerët ishte e padukshme. Midis nënoficerëve që na kishin në dorë, ishte një sllovak i ri flokëzez, një tetar që daJlohej për butësi dhe që i mungonte krejtësisht sadizmi. Ai shihej me sy të mirë nga ne, megjithëse, disa shakaxhinj të këqinj thonin se ai ishte i mirë nga budallallëku. Ndryshe nga ne, kuptohet, nënoficerët ishin të armatosur dhe ndodhte që herë pas here të shkonin për qitje. Një ditë tetari i ri u kthye nga kjo stërvitje i nderuar sepse, siç thonin, kishte marrë maksimumin e pikëve. Jo pak djem e uruan (ca nga simpatia e ca për f u tallur) dhe tetari skuqej nga krenaria. Po atë ditë, fare rastësisht, u gjenda vetëm me të. Sa për t'u gjendur në muhabet, e pyeta "Si dreqin arrini të qëlloni në shenjë?" Tetari më këqyri mirë para se të përgjigjej: "Kam një marifet të veçantë. I them vetes: kjo që kam përpara nuk është tabele qitjeje prej hekuri të bardhë, është një imperiaJist. Dhe atëherë, i tërbuar, qëlloj drejt e në shenjë!" Digjesha nga dëshira për të mësuar se ç'lloj krijese njerëzore përfytyronte ai për konceptin aq abstrakt të imperialistit kur, sikur t'i dilte përpara pyetjes sime, tha me një zë të trashë e duke e peshuar: "E di unë pse më brohorisni ju. Po fundja, po të qe luftë, sido që të ishte, unë mbi ju do të qëlloja!" Kur dëgjova një gjë të tillë nga goja e një qenieje të pastër që nuk diti të ngrejë një herë zërin për të na qortuar - e për këtë me vonë edhe e transferuan që andej - kuptova se fija që më kishte lidhur me Partinë dhe me shokët, po me rrëshqiste nga duart në mënyrë të pakthyeshme. Më kishin hedhur jashtë rrugës së jetës sime.

-52-

-53-

(^•^ °- Të gjitha fijet ishin këputur. *^r U këputën të gjitha, studimet, pjesëmarrja në lëvizje, puna, miqësitë, u këputën dashuria dhe dëshira për dashuri. S'më ngelej veçse koha, këtë të fundit mësova ta njoh nga afër si kurrë më parë. Nuk ishte me ajo kohë që më dukej aq e imja dikur, që shndërrohej në punë, në dashuri, në gjithëfarë përpjekjesh të mundshme, një kohë që unë e pranoja pa e vrarë mendjen, sepse edhe koha s'binte në sy, duke u fshehur gjithë delikatesë prapa aktiviteteve të mia. Ndërsa tani ajo vinte drejt meje ashtu siç ishte, e zhveshur, me pamjen e saj origjinale dhe më detyronte ta quaja me emrin e saj të vërtetë (sepse tani unë jetoja kohën e kulluar, krejtësisht të zbrazët) që të mos e harroja për asnjë çast, që të mendoja vetëm e vetëm për të, që të ndjeja pa ndërprerje peshën e saj. Kur dëgjojmë një muzikë, na mbetet në mendje melodia dhe harrojmë që ajo nuk është veçse një nga mënyrat e kohës; sapo orkestra hesht ne dëgjojmë kohën; kohën në vetvete. Po jetoja një pauzë. Sigurisht, jo një pauzë orkestre (kohëzgjatja e të cilës përcaktohet qartë me një shenjë konvencionale), por një pauze të pakufi. Ne nuk kishim mundësi (siç ndodh zakonisht nëpër repartet ushtarake) të numëronim ditët që shkonin, duke shkurtuar kështu vitet e shërbimit ushtarak; të zinjtë mund t'i mbanin në kazermë për sa kohë të gjykohej e nevojshme. Ambrozi, një dyzetvjeçar i kompanisë se dytë, po mbushte vitin e katërt këtu. S'kishte gjë më të hidhur se të ishe i mbyllur në kazermë kur në shtëpi të priste një grua ose një e fejuar; kjo don të thoshte që vazhdimisht të gërryente ideja se ato jetonin jashtë çdo kontrolh. Por po kështu, kjo parakuptonte ngazëllimin kur ato vinin për t'i takuar (aq rrallë!), si dhe drithërimën e pandërprerë nga frika se mos komandanti nuk jepte lejen për të dalë e gruaja vinte deri të dera e kazermës për hiçgjë. Të zinjtë, midis tyre (me humorin e zi që i dallonte), tregonin se oficerët i prisnin gratë e pakënaqura të ushtarëve për f iu zënë rrugën e vilnin kësisoj frutet e një dëshire që duhej t'i përkiste burrave të mbyllur në kazermë. E megjithatë: për ata që kishin një grua në shtëpi, ishte një fill që tejshkonte pauzën, mbase i tërhequr, mbase ankthshmërisht i brishtë

e lehtësisht i këputshëm por gjithsesi ishte një fill. Një fill të tillë unë nuk e kisha; i kisha ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me Marketën e nëse me vinte ndonjë letër, atë ma dërgonte mamaja ... Po çfarë, a s'ishte fill, ky? Jo, një strehë që nuk është veçse shtëpi e prindërve, nuk është fill; është vetëm një e kaluar: letrat që vijnë nga prindërit, janë mesazhe nga një kontinent prej të cilit largohesh; më keq akoma, këto lloj letrash nuk rreshtin së përmenduri gabimin, duke të kujtuar portin e ndërtuar me mundim prej ku je nisur; po, të thotë, njëra prej këtyre letrave, porti aty është, për bukuri, s'ka lëvizur nga vendi, po kokën, kokën ku e ke\ Kësisoj, pak nga pak u mësova me faktin që jeta ime kishte humbur vazhdimësinë e saj, me kishte shkarë nga duart e më mbetej veç një gje: që, edhe brenda vetes sime, të qëndroja atje ku isha realisht e pa u përpjekur për të dalë që andej. Dalëngadalë, pamja ime po përshtatej me atë gjysmerrësirë depersonalizimi dhe nisa të dalloj njerëzit rreth meje; disi me vonesë, por hehdeku, për fat të mirë, nuk ishte aq i thellë sa unë të isha krejt i huaj për të tjerët. I pari që doli nga ajo gjysmerrësirë (ashtu sikurse u shfaq sot i pari nga gjysmerrësira e kujtesës sime) ishte Honza, një djalosh nga Brno (që njihej nga e folmja popullore gati e pakuptueshme), i cili kishte përfunduar mes të zinjve, pasi ishte përleshur me një polic. E kishte shqepur në dru, sepse kur kishin qenë shokë në fakultet ishin zënë, mirëpo gjykata s'kishte dashur t'ia dinte për këtë shpjegim dhe e kishte rrasur Honzen gjashtë muaj në burg para se ta sillnin drejt e këtu. Megjithëse axhustator i mirë, nuk i bëhej vonë nëse do t'i kthehej një ditë zanatit apo do të merrej me çfarëdo gjë tjetër; nuk ishte i lidhur me asgjë dhe të ardhmen e shihte me një liri moskokëçarëse. I vetmi që hahej me Honzen në këtë ndjenjë të çuditshme lirie, ishte Bedrishi, tipi me i çuditshëm nga ne të njëzetë që flinim në një dhomë; ai kishte ardhur mes nesh pasi kishte bërë dy muaj ushtri të rregullt, në një repart këmbësorie ku me kryeneçësi kishte kundërshtuar të zinte armë me dorë, pasi kjo nuk pajtohej me parimet e tij të rrepta fetare; s'dinin ç'të bënin me të, sidomos pasi i kishin gjetur letrat që ia çonte Tramanit dhe Stalinit, me anë të të cilave i luste me një ton patetik, të zhbënin të gjitha ushtritë në emër të vëllazërimit socialist; të sikletosur, eprorët e tij kishin arritur deri aty sa ta lejonin të bënte rreshtore pa armë dhe në mes të ushtarëve të tjerë ai zbatonte urdhrat "në sup armë" dhe "armë ul" në mënyrë të përkryer, por duarbosh. Ai kishte marrë pjesë edhe në seancat e para të formës

-54-

-55-

6

politike, ku s'përtonte të merrte fjalën duke bërë kërdinë mbi fajtorët e luftës imperialiste. Megjithatë, kur nisi të përgatisë e të verë nëpër muret e kazermës afishe ku bënte thirrje për të dorëzuar armët, prokurori ushtarak e çoi në gjyq për rebelim. Gjykatësit ishin prapëseprapë aq të turbulluar nga dërdëllisjet e tij për paqen, sa që urdhëruan një kontroll psikiatrik dhe mëdyshen gjatë para se të merrnin një vendim e ta dërgonin te ne. Bedrishi ishte i kënaqur: i vetmi që lumturohej tek mbante mbi uniformë shenjat e zeza. Ja përse ndjehej i lirë - ndonëse te ai kjo ndjenjë nuk shfaqej si guxim i tepruar, siç ndodhte me Honzën, përkundrazi dukej qetësisht i disiplinuar dhe paqësisht i zellshëm në punë. Të gjithë të tjerët ndjeheshin shumë më në ankth: Varga, tridhjetë vjeç, hungarez nga Sllovakia, pa asnjë paragjykim për kombësinë, kishte luftuar me disa ushtri njëra pas tjetrës e kishte njohur disa lloje kampesh burgimi, nga të dy anët e frontit; Petrani, një kuqalash, vëllai i të cilit ia kishte mbathur jashtë shtetit pasi kishte palosur një roje kufiri; Zhozefi, pa shumë tru, bir i një fshatari pasanik nga lugina e Elbes (i mësuar me hapësira të mëdha me ajër, i merrej fryma nga frika kur mendonte ferrin e galerive); Stana, njëzet vjeç, spitullaq nga periferitë punëtore të Pragës, për të cilin Komiteti kombëtar i lagjes kishte qëndisur një raport të tmerrshëm, pasi në parakalimin e 1 Majit qenkësh bërë xurxull e paskësh urinuar me vetëdije në buzë të trotuarit në sy të të gjithë qytetarëve që shqyheshin gazit; Peter Pekni, student për drejtësi, gjatë muajit shkurt, bashkë me ca shokë, kishte demonstruar kundër komunistëve (nuk do të vononte shumë që ai të kuptonte se edhe unë i përkisja atyre që e kishin zbuar nga fakulteti që të nesërmen dhe ai ishte i vetmi që provonte kënaqësinë helmuese tek më shihte në të njëjtin kallëp me të). Mund të kujtoj edhe ushtarë të tjerë që kishin të njëjtin fat me mua, por dua të mbetem te më kryesoret: Honza më pëlqente më shumë nga të gjithë. Më kujtohet një nga bisedat tona të para; gjatë një pushimi të shkurtër në galeri, siç rrinim shpesh (për të ngrënë një kafshatë buke) afër njëri-tjetrit, Honza më goditi me pëllëmbë mbi gju: "Ej ti, shurdh-memec, çfarë dreqin je ti?" Atëherë isha vërtet shurdh-memec (i mbyllur tërësisht brenda aktmbrojtjeve të mia) dhe përpiqesha (me terma që edhe vetë i ndjeva sa të gënjeshtërt e të sajuar ishin) t'i shpjegoja me sa mundja si kisha përfunduai; aty e që, tekefundit, unë s'hyja fare në atë mes. Ai më tha: "Ej trap! Po pse ne, ç'hyjmë këtu ne?" Sërish bëra t'i paraqes pikëpamjen time (duke kërkuar fjalë më të natyrshme), ndërsa Honza duke gëlltitur kafshatën e fundit, foli shkoqur: "Sikur të ishe po aq i gjatë sa je dhe -56-

budalla, dielli do të ta kishte përcëlluar kaplloqen". Me këtë fjali, shpirti plebe i periferive po zgërdhihej me mua. Më erdhi turp që, si një fëmijë i llastuar, s'pushoja se përmenduri privilegjet e humbura, ndërsa bindjet i kisha ndërtuar pikërisht mbi mohimin e privilegjeve. Me kohë u afrova më shumë me Honzën (kisha fituar simpatinë e tij, sepse dija të bëja shpejt me mend të gjitha llogaritë që lidheshin me rrogën dhe nuk lejoja që të ma hidhnin); një ditë, ai zuri të tallej me mua që mykesha në kazermë në vend që të përfitoja nga liridaljet, e kësisoj më futi në bandën e vet. Më kujtohet shumë mirë dalja e parë; u bëmë një dorë e mirë, rreth tetë vetë, ishte Stana, Varga, edhe Çeneku, një djalë nga Artet Dekorative që kishte ndërprerë studimet (e kishin plasur mes të zinjve për shkak të pikturave kubiste, nga të cilat s'kishte dashur të hiqte dorë; ndërsa tani, përkundrazi, për të rrjepur ndonjë përfitim aty-këtu, ai stoliste me karbon muret e kazermës duke vizatuar figura gjigande luftëtarësh, nga ata të Jan Husit, të armatosur deri në dhëmbë). Vendet ku mund të shkonim ishin të pakta: qendra e qytetit të Ostravës ishte e ndaluar për ne; mund të frekuentonim vetëm disa lagje dhe, në këto lagje mund të hynim vetëm në disa bare të caktuara. Me të mbërritur në lagjen më të afërt na eci fati: bëhej një mbrëmje vallëzimi në një palestër që s'përdorej më si e tillë e që s'futej në vendet e ndaluara. Me një leje hyrjeje pa pikë vlere u dyndëm brenda. Salla ishte e mbushur me tavolina e karrige, por jo me njerëz: gjithë-gjithë, nja dhjetë vajza; rreth tridhjetë burra, gjysma e të cilëve vinin nga kazerma e artilerisë aty afër; sa na panë, ata u bënë gjithë sy e veshë dhe ne ndjemë mbi lëkurë se si na vëzhgonin e na numëronin. U ulëm në një tavolinë të gjatë që u gjend e lirë dhe porositëm një shishe vodka, mirëpo kamerierja me një ton të thatë na bëri të ditur se ishte e ndaluar të shërbehej alkool. Atëherë Honza pa e zgjatur porositi tetë limonada; pastaj secili prej nesh i futi në dorë ca para dhe për dhjetë minuta ai u kthye me tri shishe rum, gjë që do ta përmirësonte nga poshtë tavolinës përmbajtjen e gotave me limonadë. Këtë e bëmë me shumë kujdes, sepse artilierët na mbikëqyrnin nga afër dhe ne e dinim, ata mezi prisnin të zbulonin alkoolin që ne pinim fshehurazi. Me forcat e ushtrisë së armatosur, duhet theksuar, marrëdhëniet ishin tejet armiqësore: nga njëra anë ata na shihnin si elementë të dyshimtë, si vrasës, kriminelë e armiq, të gatshëm (sipas letërsisë me spiunazh që lexohej në atë kohë) për të masakruar tradhtisht familjet e tyre të qeta, nga ana tjetër (dhe kjo ishte pa dyshim edhe më e rëndësishmja), ata na kishin zili se paguheshim dhe mund të prishnim pesë herë më shumë.

Në të vërtetë kjo ishte e veçanta e gjendjes sonë: ne njihnim veç lodhje e punë, çdo pesëmbëdhjetë ditë na rruanin kokën, nga frika se mos bashkë me flokët na rritej dhe fara e guximit, ne ishim fatkeqët që s'prisnim asgjë të mirë nga jeta, por, sa për para, ato s'na mungonin. S'qe kushedi çfarë, por, për një ushtar që dilte veç dy herë në muaj, ishte gjë e madhe, sepse në ato pak orë lirie (në ato pak vende të lejuara), ai mund të sillej si pasanik e të kompensonte kësisoj pafuqinë kronike të ditëve të pafund. Ndërsa orkestra mediokre me vegla fryme e vendosur mbi një podium, merrte valse e polka për dy tre çifte që rrotulloheshin mbi pistë, ne, pa e prishur terezinë, gjuanim vajzat e gjerbnim limonadën që me shijen e saj alkoolike na e çonte moralin më lart se të tjerët; ishim në humor të shkëlqyer; ndjeja se po më hipte qejfi për shoqëri gazmore, për t'u afruar me shokët, gjë që s'e kisha provuar që nga koha kur rrinim me Jarosllavin në orkestrën e tij të çembaleve. Ndërkohë, Honza kurdisi një plan për t'iu marrë artilierëve sa më shumë vajza. Plani ishte sa i shkëlqyer, aq edhe i thjeshtë dhe, pa e bërë të gjatë, kaluam drejt e në zbatim. Çeneku u tregua më i zellshmi dhe, si karagjoz e kapadai që ishte por edhe për të bërë gallatë me ne, duke u krekosur ftoi për të vallëzuar një brune të stërlyer që më pas na e solli në tavolinë; i shërbeu edhe asaj dhe vetes limonadë me rum dhe pastaj iu drejtua me një vështrim të nënkuptuar: "Atëherë, u morëm vesh!"; brunia pohoi me kokë dhe ngriti gotën. Aty kaloi një qurrash, me dy shiritat e brigadierit mbi suporet e uniformës së artilerit, ndaloi përpara brunës dhe me një zë, s'bëhet më i trashë, i tha Çenekut: "Më lejon? - Jepi, mor vlla!" i tha Çeneku. Ndërsa brunia përdridhej me brigadierin e eksituar nën ritmin idiot të një polke, Honza nxitoi të telefononte për të thirrur një taksi; për dhjetë minuta taksia mbërriti dhe Çeneku shkoi e u ngul para daljes; brunia përfundoi vallëzimin, i kërkoi falje brigadierit duke i thënë se donte të shkonte në banjo, një çast më pas u dëgjua zhurma e veturës që u nis. Pas suksesit që korri Çeneku, i erdhi radha Ambrozit plak që gjeti një grua disi më të pjekur dhe me një pamje mjerane (gjë që s'i kishte penguar katër artilierë t'i vinin rrotull me këmbëngulje); pas dhjetë minutash një taksi tjetër u gjend të dera dhe Ambrozi ia mbathi bashkë me gruan e me Vargen (i cili pretendonte se s'kishte grua që t'i vente pas), për t'u takuar me Çenekun në një lokal të caktuar që më parë, në anën tjetër të Ostravës. Dy të tjerë prej nesh arritën të përlajnë edhe një vajzë tjetër dhe ngelëm akoma vetëm tre: Stana, Honza dhe unë. Veshtrimet e artiherëve po bëheshin gjithmonë

e më të liga, sepse filluan të dyshonin që kishte një lidhje midis pakësimit të efektivit tonë dhe zhdukjes se tri grave nga territori i tyre i gjahut. Megjithëse kishim marrë parnje prej të pafajshmi, e ndjenim se aty po vinte era sherr. "Thërrasim dhe një taksi e tërhiqemi me nder",- thashë duke kundruar me zili një bjonde me të cilën kisha kërcyer në fillim të mbrëmjes, pa guxuar t'i propozoja që të vinte me mua; shpresoja ta bëja këtë në vallëzimin tjetër, mirëpo dukej se artilierët po e ruanin aq mirë, sa që e kisha të pamundur f i avitesha. "Kot e ke që ngul këmbë",- më tha Honza dhe u ngrit që të telefononte. Por ai ishte ende në mes të sallës kur artilierët lanë tavolinat e tyre dhe u lëshuan rrotull tij. U mor vesh, do plaste sherri, mua dhe Stanës s'na mbetej gjë tjetër veç të linim tavolinën e të shkonim në përforcim të shokut të kërcënuar. Një grup artilierësh rrethoi Honzen pa thënë gjysmë fjale kur njëri prej tyre, një lengaraq gjysmë i dehur, (me siguri që edhe ai kishte fshehur ndonjë shishe nën tavolinë) prishi këtë heshtje të keqe, duke dërdëllisur se babai i tij kishte qenë i papunë para luftës dhe se ai nuk i shihte dot këta borgjezë të ndyrë me simbole të zeza që bënin qejf, se në fund të fundit i kishte ardhur në majë të hundës dhe se shokët e tij duhet ta mbanin ose përndryshe ai do t'ia bënte turinjtë pershesh këtij këtu. Honza, duke përfituar nga një ndërprerje e ligjeratës së lengaraqit, kërkoi me mirësjellje se çfarë dëshironin shokët artilierë. Që të zhdukeni që këtej një orë e më parë, thanë ata, dhe Honza iu përgjigj se pikërisht atë ishim duke bërë, por, ama ta linin që të thërriste një taksi! Në atë çast, u duk se lengaraqit do t'i binte të fikët: një mut, ulëriti ai me një zë të çmendur, një mut, ne na doli bytha vendit, rraskapitemi gjithë ditën dhe s'kemi një grosh, ndërsa këta kapitalistët, agjentët subversive, plehrat, na bredhin me taksi, këtë jo, me mirë t'i mbys me këto duar, s'keni për të ikur që këtej me taksi! U futën të gjithë në sherr; me uniformat u përzien edhe civile, si dhe personeli i ndërtesës që donte të shmangte incidentin. Aty më kapi syri bjonden; e mbetur vetëm në tavolinë (krejt indiferente ndaj përleshjes), ajo u çua për të shkuar në banjo; u shkëputa fshehtas nga tufa dhe, në hyrje, ku gjendeshin garderoba dhe banjot (s'kishte njeri tjetër veç bjondes) i fola; ndjehesha si ai që hidhet në ujë pa ditur not dhe që do s'do do f i lëvizë krahët; gërmova në njërin nga xhepat dhe duke nxjerrë prej andej një shuk me kartëmonedha njëqind koronëshe i thashë: "Hë, si thua, do të vish me ne? Do të bëjmë më shumë qejf se sa këtu!"Ajo i pa të hollat me bisht të syrit dhe ngriti supet. I thashë se e prisja jashtë, ajo pohoi me kokë, humbi brenda banjos dhe doli përsëri pa vonuar, e veshur me pallto; me buzëqeshi

-58-

-59-

dhe më tha se dukej sheshit që unë nuk isha si të tjerët. Kjo gjë më pëlqeu, i futa krahun dhe e tërhoqa nga ana tjetër e rrugës ku zumë një cep nga ku mund të shihnim Honzen dhe Stanën në dalje të palestrës që ndriçohej vetëm nga një llambë. Bjondja me pyeti nëse isha student dhe, pasi ia pohova këtë, ajo më rrëfeu se një ditë më parë, në garderobën e ndërrmarjes, i kishin vjedhur paratë që nuk ishin të sajat por të uzinës, dhe se ajo ishte shumë e dëshpëruar ngaqë mund ta çonin në gjyq për këtë: më kërkoi nëse mund t'i jepja ca të holla hua, një qindëshe për shembull; kërkova në xhep dhe i dhashë dy qindëshe të zhubrosura. Nuk pritëm shumë dhe dy miqte me kapë e kapotë dolën që andej. lu fishkëlleva por po aty u shfaqën edhe tre ushtare (pa kapotë e pa kapë) që u turrën drejt tyre. Kapa tonin kërcënues të pyetjeve që s'ua dalloja dot fjalët, por kuptimin e mora me mend; ata kërkonin bjondinën time. Më tej, njëri syresh u sul mbi Honzen dhe u përleshën. Vrapova dhe unë drejt tyre. Stana po ndeshej me një artilier, ndërsa Honza kishte dy mbi vete, sa s'po e palosnin për tokë kur ia beha unë në kohë dhe zura me grushte njërin prej sulmuesve. Ata ishin krekosur se ishin më të shumtë në numër, por u ra vrulli kur panë që u barazuan; njëri prej tyre ishte shëmbur nga një grasht dërrmues i Stanës, ata humbën toruan dhe ne përfituam për t'ia mbathur. Bjondja po na priste e bindur në cep të rrugës. Kur e panë, djemtë morën kot duke deklaruar se unë isha i madh e duke më përqafuar. Honza nxori nga kapota e tij një shishe të mbushur me rum (nuk arrita ta kuptoj se si kishte bërë për ta shpëtuar gjatë përleshjes) dhe e tundi në ajër. Ishim shumë në qejf, vetëm se nuk dinim ku të shkonim: sapo na kishin zbuar nga një lokal, në baret e tjera na ndalohej hyrja, rivalët tanë të tërbuar nuk na lanë të merrnim taksi dhe, duke ndenjur aty jashtë, rrezikonim të ndëshkoheshim përsëri. Pa e zgjatur, u futëm në një rrugicë; në krye të saj, në të dy anët radhiteshin shtëpi, pastaj, nga njëra anë ngrihej një mur, ndërsa nga ana tjetër gardhe; afër gardhit ndodhej një karro dhe pak më tej një si autokombajnë me një ndenjëse prej llamarine. "Një fron", thashë unë dhe Honza uli aty bjonden, një metër lart nga toka. Shishja kalonte dorë më dorë, pinim të katërt, bjondja u bë llafazane dhe ia priti Honzes: "Ve bast që ti s'më jep as njëqind korona!" O zot i madh, Honza i ngjiti një kartëmonedhë qindëshe e sa hap e mbyll sytë ia ngriti pallton treçerekëshe dhe i përveshi fundin; u desh veç një çast që vetë bjondja të hiqte mbathjet. Ajo më zuri përdore duke me tërhequr drejt vetes, por mua s'ma mbajti dhe u shkëputa duke

shtyrë Stanën në vendin tim, ky, pa iu dridhur bebja, u fut mes këmbëve të saj. As njëzet sekonda s'ndenjën bashkë, ndërsa unë nuk desha të dilja para Honzes (jo vetëm se doja të sillesha si mikpritës i vërtetë, por edhe pse ngërçi s'më kishte lëshuar ende), mirëpo, kësaj radhe, bjondja u tregua e vendosur, më puthiti mbi vete dhe, kur pas disa kontaktesh inkurajuese, viriliteti im u zgjua, ajo më pëshpëriti në vesh: "po unë për ty erdha këtu, more budalla", më tej ajo nisi të psherëtijë, aq sa mua m'u krijua befas përshtypja se ishte një vajzë e re dhe e dashur, që më donte dhe e doja, e ajo psherëtinte, psherëtinte, ndërsa unë vazhdoja punën, derisa Honza lëshoi një ndyrësi nga goja e unë u kujtova që ajo nuk ishte vajza e re që unë doja dhe u shkëputa prej saj aq papritmas e pa përfunduar sa që bjondja gati u frikësua dhe tha: "Ç'dreqin pate?"mirëpo Honza pa një pa dy iu gjend pranë dhe psherëtimat filluan përsëri. Atë natë u kthyem në kazermë rreth orës dy. Në katër e gjysmë na u desh të ngriheshim për punën vullnetare të se dielës që i jepte shefit një shpërblim, ndërsa neve liridaljen e së shtunës një herë në dy javë. Ishim të pangopur me gjumë dhe trupin e kishim të mpirë nga alkooli por, me gjithë ngathtësinë fantomatike të lëvizjeve tona nëpër gjysmerrësirën e galerisë, unë kujtoja me kënaqësi mbrëmjen që kisha kaluar. Shkëlqimi nuk qe dhe aq i madh pesëmbedhjetë ditë më pas; për një arsye Honzes nuk i dhanë lejedalje; pra, dola me dy djem të një seksioni tjetër që i njihja fare pak. Shkuam (me mendje të mbledhur ose thuajse) te njëra që për shkak të gjatësisë së saj të përbindshme i kishin vënë nofkën Llambadare. Ishte një llahtar, po s'kishim ç'bënim, rrethi femëror që mund të frekuentonim ishte shumë i ngushtë dhe kjo vinte pikërisht nga fakti se vendet zbavitëse i kishim shumë të kufizuara. Nevoja për të përfituar me çdo kusht nga momentet e lirisë (kaq të shkurtra e kaq të rralla) i detyronte ushtarët të pranonin edhe atë që s'durohej. Me kalimin e kohës dhe në saje të zbulimeve që ia bënim të ditur rregullisht njëri-tjetrit, ishte ngritur një rrjet i tillë grash (sado mediokre) pak a shumë të mundshme për t'u takuar (sigurisht gati të padurueshme), dhe që shërbenin për përdorim të përbashkët. Llambadarja bënte pjesë në këtë rrjet të përbashkët; për këtë as që më bëhej vonë fare; kur dy shokët filluan të talleshin me gjatësinë e saj anormale, duke stërthënë se na duhej të vinim një tullë për të hipur sipër kur të na vinte radha për të bërë atë punë, këto shaka më dukeshin çuditërisht të këndshme: ato ngacmonin dëshirën time të dhunshme për femra; për çfarëdolloj femre; sa më e paveçantë të

-60-

-61-

ishte ajo, aq më pak shpirt do të kishte e aq më mirë do të ishte; akoma më mirë po qe se ishte një femër çfarëdo. Ndonëse kisha pirë shumë, uria ime frenetike u shua kur pashë vajzën që e thërrisnin Llambadare. Çdo gjë m'u duk e neveritshme dhe e kotë dhe, ngaqë as Honza e as Stana nuk ndodheshin aty, asnjeri s'më pëlqeu, të nesërmen u fundosa turivarur në një ngrysje të tmerrshme që ma helmoi kujtimin e aventurës së pesëmbëdhjetë ditëve të shkuara, aty u betova se kurrë unë nuk do të shkoja me një vajzë të ulur mbi ndenjësen e autokombajnës dhe as me një Llambadare pijanece. Mos po më ngjalleshin vallë parimet morale? Jo; ishte vetëm pështirosje. Po përse m'u pështiros, ndërsa vetëm disa orë më parë kisha një dëshirë të dhunshme për femër dhe ndërkohë që dhuna e tërbuar për këtë lloj dëshirë lidhej pikërisht me faktin që as nuk doja t'ia dija se cila do të ishte ajo femër? Vallë isha më i fisëm se të tjerët apo i kisha tmerr prostitutat ? Jo; mua më mbuloi trishtimi. Trishtim, nga që kuptova se këto aventura nuk kishin asgjë të jashtëzakonshme, se nuk i kisha zgjedhur nga qejfi, as për kapriçio e as nga dëshira e trazuar për të njohur e jetuar gjithçka (fisnike apo të ndyrë), por ishin kthyer në një gjendje themelore dhe të zakonshme të ekzistencës sime. Ato ishin perimetri i ngurtë i mundësive të mia, kufizonin me një vije të qartë horizontin e jetës dashurore që më ishte caktuar tashmë. Ato nuk shprehin Hrinë time (siç do ta kisha konceptuar një vit më parë po të më ishte dhënë rasti), por determinizmin tim, kufijtë e mi, dënimin tim. Më zuri frika. Frika nga ky horizont mjeran, frika nga ky fat. Ndjeja se si me kruspullosej shpirti brenda vetes, e ndjeja tek tërhiqej mbrapsht dhe tmerrohesha nga ideja se përpara këtij rrethimi ai nuk arratisej dot.

-62-

7

i,/ rishtimin që çlirohej nga horizonti mjeran i jetës sonë dashurore, t-X e njihnin të gjithë ose thuajse të gjithë. Bedrishi (autori i manifesteve për paqen) përpiqej t'i shpëtonte duke u futur në thellësitë meditative të vetvetes ku me sa dukej, ndodhej Perëndia e tij mistike; kësaj bote të brendshme të devotshme i përgjigjej erotizmi me vesin vetmitar që ai praktikonte rregullisht si një rit. Të tjerë vetorganizonin një mbrojtje më të rreme: ata plotësonin gjuetinë e kurvave me një romantizëm sentimental; ca të tjerë kishin lënë nëpër shtëpi një dashuri që reminishencat e përqendruara i vishnin me një shkëlqim verbues; të tjerë besonin te Besnikëria jetëgjatë dhe te Pritja besnike; të tjerë akoma tregonin se vajza që kishin peshkuar kur ishin dehur në një bar, përvëlohej nga dashuria për ta. Stanës dy herë i kishte ardhur për ta parë një prageze, me të cilën ai ishte shoqëruar pak para se të fillonte shërbimin (dhe që asokohe ai sigurisht s'e kishte marrë seriozisht); kur befas, krejt i emocionuar, vendosi të martohej menjëherë. Megjithëse na thoshte se e bënte këtë vetëm që t'i jepnin dy ditët e lejes së parashikuar për këto raste, unë e dija se nuk ishin veçse fjalë që i shiste si cinike. Kjo ndodhi ditët e e para të marsit, me të vërtetë komandanti i dha 48 orë leje dhe Stana iku të shtunën e të dielën në Pragë për t'u martuar. Më kujtohet shumë saktë, sepse dita e martesës së Stanës ishte e rëndësishme. Kisha liridalje dhe, meqënëse herërt e fundit u mërzita që e harxhova lejen me Llampadaren, iu shmanga shokëve e dola vetëm. Mora trenin, një tramvaj të vjetër e të ngushtë që lidhte dy lagje të largëta të Ostravës, dhe e lashë veten në duart e rastit. Pastaj për fatin tim të mirë zbrita diku dhe mora një linjë tjetër; gjithë kjo periferi e pafund e Ostravës, ku mpleksen çuditshëm, uzinat dhe natyra, fushat dhe grumbujt me plehra, tufat me pemë dhe pirgjet me gurë, ngrehina të mëdha dhe shtëpiza fusharake, më tërhiqte e më turbullonte në mënyrë të jashtëzakonshme; pasi e lashë tramin njëherë e mirë, nisa një shëtitje të gjatë: gati me një lloj pasioni, kundroja atë peizazh të çuditshëm e rrekesha t'i merrja kuptimin; kërkoja një emer për atë që i jep unitet e rregull kësaj tabloje kaq të papajtueshme; duke kaluar pranë një shtëpie idilike të mbështjellë me lerth vura re se ajo ishte në vendin e vet dhe se pikërisht për këtë -63-

nuk shkonte gjëkundi me fasadat e larta lebroze që ngriheshin afër saj, ashtu siç nuk shkonte me siluetat e skelave, oxhaqeve të furrnaltave që i rrinin si dekor; ecja përgjatë një grumbulli barakash dhe pak më tej pashë një vilë, vërtet e pisët e ngjyrë gri, por e rrethuar me një kopsht e me kangjella; në kënd të kopshtit një shelg vajtues dukej se kishte humbur rrugën në këtë peizazh - e megjithatë, thashë me vete, pikërisht për këtë ai ka gjetur këtu vendin e tij të vërtetë. Këto papajtueshmëri më turbullonin, jo vetëm sepse ato më dukeshin si një emërues i përbashkët i pejzazhit, por, dhe sidomos, sepse aty shihja pamjen e fatit tim, të mërgimit tim këtu; e natyrisht projeksioni i historisë sime personale në objektivitetin e një qyteti të tërë më ngushëllonte disi; e kuptoja se nuk i përkisja atij vendi ashtu siç nuk i përkiste as shelgu lotues e as shtëpia me lerth, siç nuk i përkisnin ato rrugë të shkurtra që s'të çonin asgjëkundi, rrugë të krijuara nga ndërtime të papajtueshme, unë nuk i përkisja këtij vendi, dikur një fshat i gëzuar, po aq sa nuk i përkisnin këto lagje të shëmtuara me baraka të ulta dhe, unë e kuptoja, vendi im i vërtetë ishte këtu, pikërisht sepse unë nuk i përkisja këtij peizazhi, këtu, në këtë metropol të topitur të papajtueshmërive, në këtë qytet ku çdo gjë ishte e huaj për shkak të ngërçit rrethues e të paprekshëm. Ndodhesha në një nga arteriet kryesore të Petrkovicës, që dikur ka qenë fshat, ndërsa sot është një nga periferitë e Ostravës. Mbajta hapin pranë një ngrehine të rëndë njëkatëshe, në kënd të së cilës shkruhej vertikalisht: KINEMA. Në mendje më erdhi një pyetje, krejt e kotë, siç iu vijnë bredharakeve: si i bëhet që kjo kinema s'ka një emër? Vështrova me kujdes, por s'kishte gjë tjetër të shkruar mbi ndërtesë (që në fakt s'ngjante gjëkundi me një kinema). Midis kësaj dhe shtëpisë ngjitur, një hapësirë rreth dy metra krijonte një rruginë; mora për andej dhe u gjenda në një oborr; vetëm aty dukej se ndërtesa kishte prapa një shtesë njëkatëshe, mbi mur ishte vendosur vitrina me afishe reklamash dhe fotografi filmash; u avita, por as aty nuk e gjeta emrin e kinemasë; u ktheva mbrapsht dhe, tej kangjellave, në oborrin ngjitur, dallova një vajzë të vogël. E pyeta si quhej kinemaja; vogëlushja më hodhi një vështrim të habitur dhe më tha se nuk dinte gjë. Atëherë iu nënshtrova anonimatit të saj dhe idesë së në këtë mërgim ostravian as kinematë nuk mund të kishin një emër. U ktheva (pa asnjë synim të veçantë) drejt vitrinave dhe vetëm në atë moment vura re se afishja e fotografitë ishin të filmit sovietik Gjykata e nderit. Ishte po ai film, heroina e të cilit frymëzonte Marketën kur i hipi në kokë të luante rolin e madhes mëshirona në jetën time,

ishte po ai film që shokët e përmendnin për rreptësinë e tij gjatë procedurës që u ndoq kundër meje në Parti; të gjitha këto m'a kishin pështirosur aq shumë atë film, saqë nuk doja të dëgjoja më për të; po ja që gishtit të tij tregues që më akuzonte nuk i shpëtova dot as këtu në Ostrave... E çë pastaj, nëse një gisht i ngritur s'na pëlqen, mjaft t'i kthejmë kurrizin. Dhe ashtu bëra: doja të dilja përsëri në rrugë, Atëkohë pashë Luçinë për të parën herë. Ajo po vinte në drejtimin tim, po futej në oborrin e kinemasë; përse nuk e vazhdova rrugën kur u ndesha me të? Mos vallë për shkak të plogështisë së çuditshme me të cilën po endesha? Mos vallë ishte ai ndriçim i habitshëm i oborrit në atë fund pasditeje që më vonoi e s'më la të dilja në rrugë? Apo e gjitha kjo erdhi nga shfaqja e Luçisë? Që, megjithatë, ishte krejt e zakonshme, dhe, megjithëse me tej kjo zakonshmëri më preku e më tërhoqi, si ta shpjegoj që ajo më bëri të ndalesha që në krye të herës? Sa vajza të tilla të zakonshme kisha parë nëpër trotuaret e Ostravës? Apo ishte kaq e jashtëzakonshme kjo zakonshmëri? Nuk e di. Gjithsesi, u ngula në vend, duke vështruar vajzën: me hapa të ngadaltë, pa u nxituar, ajo u drejtua për nga vitrinat me fotografitë e Gjykatës së nderit; më pas, po me atë hap të qetë ajo u largua duke tejshkuar portën e hapur që të shpinte drejt sportelit. Po, ishte padyshim ngadalësia e veçantë e Luçisë që më kishte magjepsur aq shumë, ngadalësi që çlironte ndjesi nënshtrimi, sikur thoshte se nuk ia vlente të vrapoje dhe se ishte e kotë të zgjasje me padurim duart drejt diçkaje. Po, ishte ndoshta me të vërtetë kjo ngadalësi plot melankoli që më kishte bërë ta ndiqja me sy vajzën, ndërsa ajo shkoi të arka, nxori paratë, mori biletën, rrëshqiti një vështrim brenda sallës e pastaj u kthye në oborr. Nuk ia ndaja sytë. Ajo qëndroi pa lëvizur, me shpinë nga unë, duke kundruar larg, tej oborrit, kopshtijet dhe shtëpitë fshatare të rrethuara me gardhe të vegjël, deri në konturet ngjyrë kafe të një guroreje që thyente, tutje larg, perspektivën. (Asnjëherë s'do ta harroj atë oborr, asnjë detaj të tijin; me kujtohen kangjellat që ndanin nga oborri fqinjë, ku një vajzë e vogël, ëndërronte e ulur në shkallët e .shtëpisë; më kujtohen shkallët ngjitur me murin e vogël mbi të cilin rrinin dy vazo lulesh të zbrazura dhe një legen gri; më kujtohet dielli i hirtë që përkulej deri poshtë gurores). Ishte ora gjashtë pa dhjetë, kjo do të thoshte se mbeteshin edhe dhjetë minuta para se të fillonte shfaqja. Luçia u kthye dhe pa u nxituar doli nga oborri për në rrugë; i rashë pas; prapa meje u mbyll tabloja e fshatit të shpartalluar të Ostravës dhe u gjendëm në rrugë qytetase; pesëdhjetë hapa më tutje shtrihej një shesh i vogël, i

-64-

-65-

I

mbajtur me kujdes, me shumë stola, një copë vend të mbjellë me bar dhe, nën një dritë të dobët e të tërthortë, ndriçonin tullat e kuqe të një ndërtese gjoja gotike. Këqyrja Luçinë: ajo ishte ulur mbi një stol; nuk e kishte harruar për asnjë çast ngadalësinë e saj, mund të thosha madje se ajo ishte ulur ngadalë; nuk vështronte rreth vetes, nuk lëvizte aspak, sikur po priste ulur t'i bënin një operacion kirurgjikal ose diçka që të rrëmben aq shumë sa që duke harruar gjithë ç'na rrethon e përqëndrojmë vëmendjen vetëm brenda vetes; ka shumë mundësi që për këtë arsye unë munda t'i vij rrotull e ta vëzhgoj dhe ajo nuk kuptoi asgjë. Flitet shumë për dashurinë me vështrim të parë; jam i ndërgjegjshëm se është dashuria që e krijon legjendën për veten, për të mistifikuar më pas fillimet e saj; kësisoj nuk do të nxitohesha e të pohoja se këtu ishte fjala për një dashuri të tillë; por , kishte një lloj parashikimi: thelbin e Luçisë ose - që të jem sa më i saktë - thelbin e asaj që u bë më vonë Luçia për mua, unë e kisha kuptuar, ndier, e kisha parë në çast e menjëherë: Luçia më kishte sjellë vetveten, siç sillen të vërtetat e zbuluara. E vështroja, vëzhgoja permanentin e saj fshatarak që ia thërmonte flokët në një masë paforme kaçurrelash, i këqyrja pallton e vogël ngjyrë gështenjë, të mjerë, të rrjepur dhe shumë të shkurtër; i vështroja fytyrën me një bukuri të fshehur dhe që e fshehte bukur; ndjeja tek ajo vajzë e re qetësinë, thjeshtësinë e modestinë, ndjeva se kisha nevojë pikërisht për ato ndjenja; atëherë m'u duk se mjaftonte që t'i afrohesha, t'i flisja dhe (pak a shumë) në çastin kur ajo do të më vështronte në sy, do të buzëqeshte sikur të kishte parë papritmas të vël-lanë që kishte vite pa e takuar. Atëherë Luçia ngriti kokën; vështroi orën e qytetit (kjo lëvizje është regjistruar përgjithmonë në kujtesën time; lëvizja e vajzës që nuk mban orë dore dhe që, automatikisht, ulet gjithmonë përballë një ore muri). U ngrit nga stoli dhe mori për nga kinemaja; doja f i afrohesha; nuk më mungonte guximi, por papritur fjalët më ikën; sigurisht që kraharori ndjente shumë gjëra, por koka mbeti pa një rrokje; e ndoqa vajzën deri te kontrolli prej ku shihej salla e zbrazët. la mbërritën disa vetë e u dyndën drejt sportelit; nxitova para tyre dhe mora një biletë për filmin e urryer. Ndërkohë vajza hyri në sallë; po kështu edhe unë; në atë sallë gjysmë të zbrazët, numrat e karrigeve nëpër bileta humbnin kuptimin, secili ulej ku t'i pëlqente; u futa në të njëjtën radhë me Luçinë dhe u ula pranë saj. Më tej shpërtheu muzika çjerrëse e një disku të rraskapitur, dritat u fikën dhe mbi ekran u shfaqën reklamat.

Luçia duhej ta kishte kuptuar se ushtari me shenja të zeza nuk ishte ulur rastësisht pranë saj, sigurisht që ajo e kishte ndier praninë time të afërt, për më tepër që unë isha përqendruar i tëri mbi të; nuk fiksoja asgjë nga ato që jepeshin në ekran (ç'revansh qesharak: isha i lumtur që filmi, autoritetin e të cilit ma kishin përmendur kushedi sa herë predikuesit e moralit, shfaqej para meje pa i kushtuar aspak vëmendje). Filmi mbaroi, dritat u ndezën përsëri, ata pak spektatorë që ishin u ngritën. Edhe Luçia u ngrit, mori pallton që e mbante mbi gju dhe veshi njërën mëngë. Unë vura menjëherë kapën nga frika se mos ajo vinte re kokën time të qethur tullë dhe, pa thënë një fjalë, e ndihmova që të zbriste një shkallë. Ajo më hodhi një vështrim të shkurtër dhe nuk tha asgjë, shumë-shumë, përkuli fare lehtas kokën, por unë nuk e kuptova nëse e bëri për të më falënderuar apo ishte vetëm një lëvizje e pavullnetshme. Pastaj, me hapa të vegjël, ajo doli nga radhët e karrigeve. Duke veshur shpejt e shpejt edhe unë kapotën (që me siguri më rrinte shumë keq aq e gjatë sa ishte) ndoqa hapin e saj. S'kishim dalë ende jashtë kur i fola. Dukej sikur dy orët që kisha kaluar pranë saj, duke menduar për të, më kishin futur në të njëjtat gjatësi vale: papritur dija t'i flisja, sikur ta njihja mirë; nuk e fillova bisedën me ndonjë shaka ose paradoks, siç e kisha zakon; isha krejt i natyrshëm, gjë që më habiti edhe mua, ngaqë, në prani të vajzave, deri në atë kohë përdridhesha duke ndërruar maskat. E pyeta ku banonte, me çfarë merrej, nëse shkonte shpesh në kinema. I thashë se punoja në minierë, ku puna më dërrmonte dhe se dilja shumë rrallë. Ajo tha që punonte në uzinë, se banonte në një konvikt për punëtoret e reja ku duhej të kthehej në orën njëmbëdhjetë, se shkonte shpesh në kinema, pasi mbrëmjet e vallëzimit nuk i pëlqenin. I thashë se mund ta shoqëroja me kënaqësi në kinema kur të kishte ndonjë mbrëmje tjetër të lirë. Ajo tha se ishte mësuar të shkonte vetëm. E pyeta nëse kjo i ndodhte ngaqë ishte e trishtuar në jetë. Ajo pohoi. I thashë se as unë nuk isha i lumtur. Asgjë nuk i afron njerëzit aq shpejt (ndonëse shpesh është një afrim i rremë) sa një bashkëbisedim i trishtë e melankolik; kjo atmosferë bashkëfajësie e paqme që vë në gjumë çdo lloj frike apo frenimi dhe që kuptohet si nga shpirtrat e hollë ashtu edhe nga vulgarët, përfaqëson mënyrën me të lehtë për t'u afruar, por megjithatë shumë të rrallë: në të vërtetë duhet lënë menjanë "përpunimi mendor" që i bëjmë vetes, gjestet dhe mimikat e sajuara dhe të sillemi thjesht; nuk e di tani se si ia dola (menjëherë pa u

-66-

-67-

1

përgatitur), se si arrita aty dhe kush, unë, që jam zvarritur gjithmonë si një i verbër pas fytyrave të mia të rreme; nuk di asgjë; por e ndjeja këtë si një dhunti të papritur, si një çlirim të magjishëm. Pra, po thoshim gjerat më të thjeshta të vetes sonë; ecëm deri te konvikti i saj dhe aty mbajtëm një çast këmbët; një llampë përfshinte Luçinë me dritë, ndërsa unë, duke vështruar pallton e vogël ngjyrë kafe përkedhelja jo fytyrën apo flokët e saj, por stofin e vjetruar të asaj veshjeje prekëse. Më kujtohet ende që llampa tundej sa andej-këndej, që rrotull nesh kaluan me shpërthime të qeshurash të pakëndshme një grup vajzash që hapën derën e konviktit, më del përsëri para syve ngrehina vertikale me muret lakuriqe e ngjyrë gri me dritare pa parvaze; më kujtohet edhe fytyra e Luçisë që (e krahasuar me të tjera vajza që kisha njohur më parë në rrethana të ngjashme) mbetej krejt e qetë, pa u trazuar, duke të kujtuar shprehjen e nxënësit që është ngritur në mësim dhe thotë ato që di (pa kryeneçësi inatçore e pa hile), pa u shqetësuar as për notën e as për lavdërimet. Ramë dakord që t'i dërgoja një letër për ta vënë në dijeni se kur do më jepnin përsëri leje e kur mund të shiheshim. U ndamë (pa u përqafuar, pa u prekur) dhe unë ika. Pasi bëra disa hapa, u ktheva dhe e pashë aty të pragu, me çelësa në dorë, pa lëvizur, tek më vështronte; vetëm kur unë isha më larg, ajo e kishte lëshuar vetëpërmbajtjen dhe më kishte ngulur sytë (deri në atë çast të drojtur). Më tej ajo ngriti dorën si ndonjë që s'e ka bërë ndonjëherë atë gjest e nuk di si të veprojë, por di vetëm që tundet dora për të përshëndetur dhe, kjo mjafton që ta ndërmarrë lëvizjen. U ndala dhe ia ktheva përshëndetjen, u vështruam nga larg, unë mora përsëri rrugën, përsëri mbajta hapat (Luçia vazhdonte të tundte dorën), dhe kësisoj, ngadaJë, arrita deri të cepi i rrugës ku i humbëm nga sytë njëri-tjetrit.

8

f Jm- të mbrëmje gjithçka tek unë ndërroi; nuk isha më i zbrazët; *~^ *^ brenda meje u ndërtua papritmas një shtëpi ku jetonte dikush. Ora e murit, me akrepat e paralizuar prej muajsh, filloi menjëherë të shkoqte tik-takun e saj. Ishte shumë e rëndësishme: koha që deri atëherë ikte si një rrjedhje e papërfillshme, nga hiçi drejt hiçit (përderisa unë isha në pauzë!), pa lënë gjurmë, pa njësi matëse, nisi pak nga pak të merrte fytyrë njerëzore; ajo filloi të nyjëzohej e të copëzohej. Papritur, zura të vlerësoja lejet për të dalë nga kazerma dhe numëroja ditët që më ngeleshin deri sa të takoja Luçinë. Kurrë qysh atëherë, s'i kam kushtuar ndonjë gruaje tjetër aq mendime, aq vëmendje të heshtur (kjo edhe për arsye se asnjëherë s'kam pasur aq shumë kohë). Për asnjë grua tjetër s'kam provuar aq shumë mirënjohje. Mirënjohje? Për çfarë? Së pari, Luçia më shkuli nga ai rreth dashuror mjeran që na zinte frymën të gjithëve. Sigurisht, Stana që u martua aq i ri gjeti një mënyrë për të këputur këtë rreth: që nga ai moment ai kishte në shtëpi, në Pragë, gruan që donte, për të cilën mund të mendonte. Megjithatë, s'ishte për t'u pasur zili. Me aktin e martesës ai kishte tronditur fatin e tij por, me të vënë këmbën në trenin e kthimit për në Ostrave, e humbi ndikimin mbi fatin. Duke zbuluar Luçinë edhe unë e kisha tronditur fatin tim; por nuk e kisha harruar; ndonëse të rralla, takimet e mia me Luçinë ishin pothuajse të rregullta dhe unë e dija që ajo mund të më priste pesëmbëdhjetë ditë, dhe më shumë, duke u sjellë sikur të ishim ndarë një ditë më parë. Por Luçia nuk më kishte çliruar vetëm prej neveritjes së përgjithshme që vinte nga dëshpërimi i aventurave dashurore të Ostravës. Tashmë e dija dhe ishte e vërtetë se e kisha humbur betejën time dhe se nuk mund f i ndryshoja dot shenjat e zeza, e dija se ishte e kotë të mbyllesha në vetvete para atyre burrave me të cilët duhet të kaloja dy vjet, mos më shumë, se ishte absurde të kërkoja parreshtur të drejtën për të vazhduar udhën time (ndërkohë që po kuptoja se ajo udhë kishte qenë një privilegj), por ndryshimi i qëndrimit nuk ishte veçse pasoje e arsyes dhe e vullnetit, pra isha i paaftë të përthaja vajtimin e brendshëm për/ahVi tim të humbur. Këtë vajtim të brendshëm -69-

e qetësoi Luçia si me magji. Më mjaftonte ta ndjeja pranë, ashtu siç ishte me jetën e saj ku kozmpolitizmi dhe internacionalizmi, vigjilenca dhe lufta e klasave, debatet mbi përkufizimin e diktaturës së proletariatit, politika me strategjinë dhe taktikën e saj, nuk luanin asnjë lloj roli. Mes këtyre çështjeve (aq të përshtatura me kohën saqë fjalori i tyre u bë i pakapshëm) u mbyt anija ime; pikërisht ato kishin qenë të rëndësishme për mua. I detyruar të dilja para shumë komisioneve, kisha parashtruar dhjetra arsye që më kishin shtyrë drejt komunizmit, por ajo që më kishte tërhequr më shumë, madje që më kishte magjepsur, kishte qenë timoni i Historisë pranë të cilit isha ndodhur (ose kujtoja se ndodhesha). Në të vërtetë ne vendosnim realisht për fatin e njerëzve dhe të gërave dhe kjo ndodhte pikërisht në universitete: duke qenë se asokohe anëtarët e Partisë në gjirin e trupit pedagogjik numëroheshin me gishtat e dorës, studentët komunistë në vitet e para thuajse merrnin përsipër drejtimin e fakulteteve, duke marrë vendime për emërimet e profesorëve, reformën në arsim si dhe programet mësimore. Shijonim atë lloj dalldie që zakonisht quhet dehje nga pushteti, megjithatë (me pak dëshirë të mirë) mund të zgjidhja edhe fjalë më të buta: ne ishim magjepsur nga Historia, ishim të dehur ngaqë i kishim hipur kalit të Historisë, të dehur se ndjenim trupin e saj nën të ndenjura; në shumicën e rasteve kjo shndërrohej në një etje të keqe për pushtet, por (ashtu siç janë të paqarta të gjitha gjërat njerëzore) kjo mbartte në të njëjtën kohë edhe iluzionin e bukur se ne po përuronim epokën kur njeriu (secili prej njerëzve) nuk do të ishte më jashtë Historisë e as nën thundrën e Historisë, por do ta udhëhiqte e do ta kaliste atë. Isha i bindur se, larg timonit të Historisë, jeta nuk ishte jetë por gjysmëvdekje, mërzi, mërgim, Siberi. Dhe ja tani (pas gjashtë muajsh Siberie) dalloja papritur një mundësi ekzistence, një mundësi krejt të re e të paparashikuar: para meje shtrihej, e fshehur nën krahun c Historisë që fluturonte, lëndina e harruar e së përditshmes ku më priste një grua e varfër dhe e thjeshtë: Luçia. E ç'mund të dinte Luçia për krahun e madh të Historisë. Zor t'ia kishte zënë ndonjëherë veshi; ajo nuk dinte asgjë nga Historia; jeta e saj rridhte poshtë Historisë; nuk e ngacmonte; ajo nuk i njihte shqetësimet e mëdha e të përkohshme, ajo jetonte për shqetësimet e saj të vogla e të përjetshme. Përnjëherësh u çlirova edhe unë; më dukej se ajo kishte ardhur të më merrte me vete në parajsën e saj të përhimtë dhe hapi që deri një çast më parë, më dukej i dyshimtë, ky hap që më kishte nxjerrë "jashtë Historisë", m'u kthye papritmas në

hap lehtësimi e lumturie. E drojtur, Luçia më mbante për bërryli dhe më vinte pas.... Luçia ishte ndihmësja ime ngjyrë gri. Po, kush ishte në të vërtetë Luçia? Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, por tregonte shumë më tepër, siç ndodh rëndom me gratë që jeta i ka lodhur dhe i ka vërtitur me kokë poshtë nga fëmijëria në moshën e pjekur. Ajo thoshte se kishte lindur në Sheb, se kishte shkuar në shkollë deri sa u bë katërmbëdhjetë vjeç dhe më pas u fut të mësonte një zanat. Nuk i pëlqente aspak të fliste për familjen, dhe kur kjo ndodhte, e detyroja unë. Nuk kishte qenë e lumtur në familje: "Të mitë nuk më donin", thoshte dhe sillte shembuj: e ëma ishte martuar përsëri; njerku pinte dhe sillej keq me të; një herë ata dyshuan se ajo iu vidhte para; e rrihnin keq. Kur mosmarrëveshja arriti kulmin, Luçia, duke përfituar nga një rast, iku dhe u vendos në Ostrave. Këtu jeton që prej një viti; ka shoqe; por i pëlqen të dalë vetëm; shoqet shkojnë në mbrëmje vallëzimi dhe sjellin të dashurit në konvikt; dhe kjo asaj nuk i pëlqen ajo është serioze: preferon të shkoje në kinema. Po, e quante veten "serioze", duke e lidhur këtë cilësi me shijet e saj për kinemanë; vlerësonte sidomos filmat me luftë që asokohe shfaqeshin shumë; pa dyshim ata e rrëmbenin; por, ndoshta edhe për shkak të vuajtjeve të tmerrshme me të cilat ishin mbushur këta filma dhe që Luçia i gëlltiste si pamje të ngarkuara me mëshirë e me pikëllim, ndjenja që ajo besonte se e kishin formuar e mbështetur në "seriozitetin" që ruante brenda vetes. Kuptohet që do të ishte gabim të mendohej se ishte vetëm ekzotizmi i thjeshtësisë që më tërhoqi te Luçia; dëlirësia, mungesat e shkollimit nuk e pengonin aspak të më kuptonte. Kjo nuk vinte as nga përvojat apo nga dituria e as nga aftësia për të diskutuar një problem e për të dhënë këshilla, por nga ndjeshmëria intuitive me të cilën ajo më dëgjonte. Më kujtohet një ditë vere: atë ditë kisha mundur të largohesha nga kazerma më shpejt sesa Luçia të linte punën; kisha marrë një libër me vete; lexoja i ulur mbi një parmak të vogël; në lexime isha mjaft dobët, kisha shumë pak kohë e shumë pak kontakte me shokët e mi në Pragë; por në dhomën time prej rekruti mbaja tre libra me vargje ku zhytesha pa rreshtur për t'u ngushëlluar: poema të Frantisek Halasit. Ata libra kanë luajtur një rol të veçantë në jetën time, të veçantë sepse së pari unë nuk jam lexues poezish dhe se ata libra me vargje

-70-

-71-

s'më kishin tërhequr asnjëherë. I zbulova mbasi më kishin përjashtuar nga Partia; pikërisht në atë kohë emri i Halasit ishte bërë përsëri i famshëm, sepse udhëheqësi ideolog i atyre viteve sapo e kishte akuzuar poetin që s'kishte shumë që kishte vdekur, për frymë të sëmurë, për mungesë besimi, për ekzistencializëm e për gjithë ç'mund të konsiderohej si një anatemë politike. (Përmbledhja ku ai kishte shprehur mendimet e veta për poezinë çeke e për Halasin ishte botuar me tirazh shumë të madh dhe studiohej si tekst i detyruar nëpër mijëra rrethe të rinjsh ). Megjithëse e pranoj, mund të duket pak qesharake, nevoja për vargjet e Halasit më vinte nga dëshira për të njohur një tjetër të shkishëruar; doja të dija nëse universi im mendor ngjasonte vërtet me të tijin; doja të provoja se mos trishtimi i tij, që ideologu i rëndësishëm e quante patologjik dhe të rrezikshëm, duke u kombinuar me timin mund të më kthehej në një lloj gëzimi (sepse në gjendjen time gëzimin s'e kërkoja dot të gëzimi). Para se të merrja rrugën e Ostravës ia kisha marrë të tri vëllimet e vogla një shoku të klasës, i marrë pas letërsisë, duke iu përgjëruar që të m'i linte përgjithmonë. Atë ditë kur Luçia më gjeti në vendin e caktuar, me libër në dorë, më pyeti se çfarë po lexoja. I zgjata librin e hapur. "Poezi, tha ajo e habitur. - Të duket e çuditshme që unë lexoj poezi?" Duke ngritur supet u përgjigj: "Pse", por besoj se ajo u befasua me të vërtetë, pasi, me siguri, për të poezia përzihej me leximet fëmijërore. Ne endeshim aty në atë verë të rralle ostraviane të mbushur me blozë, një verë e zezë ku, në vend të reve të qumështa, rendnin vagonat e qymyrit radhë-radhë mbi shina. Mbaja librin në duar dhe e shihja se ai po e tërhiqte shumë. Kësisoj, kur u ulëm pranë një korije të brishtë, e hapa përsëri duke iu drejtuar: "Të pëlqen pra?" Ajo bëri po me kokë. S'kisha lexuar ndonjëherë vargje për dikë tjetër; tek unë funksionon, një siguresë turpi, që nuk më lejon të zhvishem para njerëzve e t'iu zbuloj ndjenjat; mirëpo, të lexoja vargje, për mua, jo vetëm do të thoshte të flisja për ndjenjat e mia, por, do të më duhej të ruaja ekuilibrin duke ndenjur mbi një këmbë. Do të ndihesha i ngrirë po të isha i detyruar f i jepesha ritmit dhe rimës duke mos qenë vetëm. Por Luçia kishte fuqinë magjike (që askush tjetër pas saj s'e ka pasur) që e nxirrte jashtë loje siguresën e m'i hiqte si me dorë mëdyshjet. Para saj mund t'i lejoja çdo gjë vetes: çiltërsi, ndjenja, patetizëm. E kësisoj lexova: -72-

Kalli i zbehtë trupi yt lëshon njëfarë cjë nuk mbin Si kalli gruri është trupi yt Shtëllungë mëndafshi trupi yt dëshirëshkruar deri në rrudhën efundit Si shtëllungë mëndafshi është trupi yt Qiell i përvëluar trupi yt në teshat e tua Vdekja ruan e ëndërron si cjiell i përvëluar është trupi yt Heshtje e papërsëritshme është trupi yt nga vajet e tij dridhen qepallat e mia Sa i heshtur është trupi yt

I kisha hedhur një krah mbi supe (të veshur me cohën e hollë të një fustani me lule) që i ndjeja nën gishtat e mi; po më mposhte ideja se vargjet që lexoja (si një lutje e ngadaltë) flisnin për trishtimin e trupit të Luçisë, trup memec, i nënshtruar, i dënuar me vdekje. Pastaj lexova poezi të tjera, edhe një tjetër që, ende sot, ma sjell atë ndërmend e që përfundon me këtë strofë: O marri efjalëve gënjeshtare Unë i besoj heshtjes më efortë se bukuria më efortë se gjithçka O hare e atyre që kuptohen në heshtje

Befas, nën gishta ndjeva se supet e Luçisë po lëviznin me dridhje të shkurtëra; Luçia po dëneste. Përse iu derdhën ata lot? Nga kuptimi i vargjeve? Mos vallë nga melankolia e thellë që rridhte nga fjalët, nga timbri i zërit tim? Apo ndoshta, hermetizmi i rëndë i poemave e kishte magjepsur dhe kjo magjepsje e kishte prekur deri në lot? Ose, më thjesht, vargjet i kishin hapur një derë të fshehte dhe e kishin liruar nga një peshë e mbledhur prej kohësh? Nuk e di. Si një foshnje, Luçia ishte varur në qafën time, kishte ngjeshur kokën pas uniformës jeshile që më shtrëngonte kraharorin, dhe qante, qante, qante.

-73-

/-A a e sa herë, këto vitet e fundit, lloj-lloj grash më qortojnë (vetëm C_^/ se xmë nuk di t'u përgjigjem me të njëjtat ndjenja) për kufizimin tim. Kjo s'ka kuptim, unë nuk jam i kufizuar, por, të them të drejtën, edhe mua më vjen keq që nuk jam i zoti, në këtë moshë të pjekur, të ndërtoj një marrëdhënie të vërtetë me një graa dhe që, si i thonë, nuk kam dashuruar asnjë. Nuk jam i sigurt nëse i njoh shkaqet e këtij dështimi, nuk e di nëse këto të meta të zemrës janë të lindura apo i kanë rrënjët në biografinë time; nuk dua të bëhem patetik, po ja që kështu është: në kujtimet e mia shumë shpesh hapet një sallë ku njëqind vetë, duke ngritur krahun, dekretojnë thyerjen e jetës sime; ata njëqind njerëz nuk e dinin se një ditë gjërat do të nisnin të ndryshonin; ata pandehën se syrgjynosja ime do të ishte e përjetshme. Jo se kam ndonjë kënaqësi të ripërtyp hidhërimin, por, këmbëngulja e të menduarit më ka bërë të sajoj shpesh variante të ndryshme të historisë sime, çfarë do të kishte ndodhur për shembull sikur në vend që të më përjashtonin të kishin vendosur të më varnin. Dhe gjithmonë kam arritur në përfundimin se po të kishte ndodhur kështu, të gjithë do të kishin ngritur dorën, sidomos po qe se fjalimi hyrës do të kishte motivuar, në mënyrë lirike, përfitimin e madh nga ky dënim. Qysh atëherë, sa herë që njoh njerëz, burra e gra, miq të rinj apo dashnorë, i zhvendos me mendje në atë kohë e në atë sallë dhe pyes veten nëse do ta kishin ngritur dorën; askush nuk e përball këtë provim: të gjithë ngrejnë dorën siç bënë dikur miqtë e të njohurit e mi (kush pa humbur kohë, kush nga e keqja, i bindur ose i frikësuar). Pranojeni atëherë: është e vështirë të jetosh me njerëz që janë gati të të degdisin në mërgim ose në botën tjetër, është e vështirë të afrohesh me njerëzit, është e vështirë t'i duash. Ndoshta isha i padrejtë kur i detyroja të gjithë ata që njihja të kalonin një provim imagjinar aq të pashpirt, ndërkohë që ishte krejt e vërtetë që ata kishin kaluar krahas meje një jetë pak a shumë të qetë, përtej të mirës apo të keqes, pa e kapërcyer asnjëherë pragun e sallës ku u ngritën duart. Ndonjëri do të shkojë deri aty sa të thotë se sjellja ime kishte një qëllirn të vetërn: me lëvdata morale, të ngrija vetveten mbi gjithë të tjerët. Megjithatë akuza e kufizimit vërtet nuk qëndronte; është e vërtetë që unë asnjëherë s'kam votuar për shkatërrimin e

kujtdo qoftë, vetëm se e dija shumë mirë se kjo meritë mbetej hipotetike, duke qenë se m'u hoq shumë shpejt e drejta për të ngritur dorën. Për një kohë të gjatë, kështu është, përpiqesha të bindja të paktën veten se në rrethana të tilla unë nuk do të isha sjellë si të tjerët, por gjithsesi, në fund të fundit, isha aq i ndershëm sa t'ia përplasja vetes: me një fjalë vetëm unë s'do ta kisha ngritur dorën, hë? Vetëm unë paskam qenë i drejtë? Epo jo, nuk gjeja te vetja ime as garancinë më të vogël se mund të isha më i mirë se të tjerët; vetëm se çfarë ndryshon kjo në marrëdhëniet e mia me tjetrin? Ndërgjegjja e mjerimit tim nuk pajtohet gjëkundi me mjerimin e shokëve të mi. S'ka gjë që më pështiros me shumë se sa kur njerëzit vëllazërohen pasi secili sheh te tjetri poshtërsinë e vet. Ky vëllazërim i neveritshëm nuk më duhet. Po si ndodhi që munda të dashuroj Luçinë? Për fat të mirë, këto mendime janë më të vona, kështu që (në atë moshë ku je më shumë i prirur drejt trazimit se sa drejt mendimeve) me zemër të uritur e pa hije dyshimi e pranova Luçinë si një dhuratë; dhuratë të qiellit (qiell gri e dashamirës). Ishin kohë të lumtura për mua, më të lumturat, ndoshta: isha i drobitur, i dërrmuar, i rraskapitur nga hallet, por thellë brenda meje shtendosej një paqe gjithmonë e me blu. Është për të qeshur. Sikur gratë që më qortojnë sot për kufizimet e mia e që mendojnë se unë i shoh të gjithë si të mangët, do të kishin njohur Luçinë, do t'u ishte dukur budallaqe e nuk do të kuptonin dot që unë e dashuroja. Ndërsa unë e doja aq shumë sa që nuk mund të parafytyroja se mund të ndaheshim ndonjëherë; është e vërtetë që asnjëherë s'kisha folur me Luçinë për këtë, por unë vete jetoja me bindjen se një ditë do të martoheshim. Dhe nëse ky bashkim nuk më dukej i barabartë, kjo pabarazi në vend që të më largonte, më tërhiqte më shumë drejt saj. Për ata muaj të shkurtër lumturie duhej t'i isha mirënjohës edhe komandantit që kishim në atë kohë; nënoficerët na i merrnin shpirtin me sa të mundnin, duke qëmtuar teshat tona për të gjetur sadopak pluhur, duke na rrukullisur shtretërit kur ata nuk rregulloheshin në forme drejtëkëndshi të përkryer, ndërsa ai, komanadanti, ishte korrekt. Jo dhe aq i ri, atë e kishin përplasur te ne pasi kishte qenë në një regjiment këmbësorie dhe me ç'thuhej, kishte ardhur me zbritje. Pra, edhe ai ishte i dënuar, dhe ndoshta kjo gjë, fshehtas, na kishte pajtuar; merret vesh, ai duhet të na kërkonte rregull e disiplinë, shto dhe ndonjë ditë punë vullnetare të dielen aty-këtu (që të kishte ç'tu raportonte eproreve të tij për aktivitetin politik), por asnjëherë s'na çante veshët kot më kot dhe na i jepte pa problem lejen e së shtunës

-74-

-75-

9

çdo pesëmbëdhjetë ditë, madje, asaj vere më duket se jam takuar me Luçinë edhe tre herë në muaj. Në ditët kur s'e shihja, i shkruaja letra e kartolina pa numërim. Sot nuk di të them se për çfarë e as si i flisja. Por se ç'thoshin letrat e mia nuk ka shumë rëndësi; dua më shumë të tregoj se unë kisha shkruar shumë, ndërsa Luçia asnjë. S'gjeja asnjë mënyrë që ta bëja të më përgjigjej; ndoshta letrat e mia e kishin trembur; ndoshta pandehte se nuk dinte çfarë të më shkruante, se bënte gabime drejtshkrimore; ndoshta i vinte zor nga shkrimi i saj i keq që unë e njihja vetëm nga firma mbi letërnjoftim. Nuk arrita ta bind pikërisht, sepse ngathtësia dhe padija e saj ishin shumë të shtrenjta për mua duke më zbuluar një Luçie të paprekur, duke më dhënë kësisoj shpresën se mund të mbetesha tek ajo si një shenjë e thellë dhe e pashlyeshme. Në fillim Luçia më falënderoi gjithë droje për letrat; s'vonoi dhe i erdhi dëshira që të më falte edhe ajo diçka e duke mos dashur të shkruante, vendosi të më dhuronte lule. Ja si ndodhi: po shëtisnim në një korije me pemë të rralla, befas Luçia u përkul, këputi një lule dhe ma zgjati. M'u duk shumë prekëse, por nuk më habiti. Mirëpo kur në takimin tjetër ajo po më priste me një buqetë lulesh, u shahstisa. Isha njëzet e dy vjeç, i largohesha çdo lloj hijeje prej femre ose prej të mituri, sado e vogël që të ishte; më vinte zor të dilja me lule në rrugë, s'më pëlqente as t'i blija dhe aq më pak të merrja lule si dhuratë. I sikletosur, i vërejta Luçisë se ishin burrat që u dhuronin lule grave dhe jo e kundërta, por, kur e pashë që mezi po i mbante lotët, s'vonova ta falënderoja e t'ia merrja. S'kisha ç'bëja më. Që nga ajo ditë, në çdo takim më priste një buqetë dhe unë e pranova, sepse më çarmatoste spontaniteti i dhuratës, e kuptoja që për Luçinë kjo formë të dhuruari ishte e rëndësishme; ajo ndoshta e vuante mungesën e gojëtarisë dhe shihte te lulet një mënyrë të foluri; jo sipas simbolikës së rënduar të gjuhës antike të luleve, por në një kuptim akoma më arkaik, më mjegullor, më instinktiv, paragjuhësor; ndoshta duke parapëlqyer të heshtte më shumë se sa të ligjëronte, Luçia ëndërronte për atë kohë kur fjalët nuk ekzistonin dhe njerëzit flisnin me gjeste të holla: me gisht tregonin një pernë, qeshnin, njëri prekte tjetrin... Pavarësisht nëse e qartësova apo jo kuptimin e vërtetë të dhuratave të Luçisë, ato përfundimisht më kishin prekur dhe më kishin zgjuar dëshirën për t'i bërë edhe unë një dhuratë. Luçia kishte vetëm tre fustane që i ndërronte gjithmonë sipas se njëjtës radhë, aq

takimet tona ndiqnin një ritëm me tre kohë. Mua më pëlqenin të gjithë ata fustane të vogla, edhe ngaqë ishin të rrjepur, të përdorur, fare pa shije; ata më pëlqenin po aq shumë sa dhe palltoja gështenjë (me mëngë të holluara) që, në fund të fundit, e kisha përkëdhelur më parë se sa fytyrën e Luçisë. E megjithatë, më kishte hypur në kokë t'i bleja një fustan, një fustan të bukur, shumë fustane. Një ditë e tërhoqa Luçinë në një dyqan të madh me rroba të gatshme. Që në fillim ajo pandehu se hymë atje nga kureshtja, për të parë lumin e njerëzve që hipnin e zbrisnin nëpër shkallë. Në katin e dytë u ndala pranë varseve pa fund të veshjeve për gra, dhe Luçia, kur vuri re që po i shihja me vëmendje, u afrua duke parë disa prej tyre. "Ky qenka i bukur" tha duke më treguar një fustan me lule të kuqe të riprodhuara deri në detaje. Vërtet që s'kishte ndonjë gjë kushedi se çfarë, po gjithsesi diçka do të gjenim. Nxora një fustan dhe thirra shitësin: "A mund ta provojë zonjusha këtë?" Luçia mbase do të kishte kundërshtuar, vetëm se para përgjegjësit të repartit, një i huaj, nuk guxoi, kështu që përfundoi në dhomën e provës pa e marrë vesh as vetë. Pas një çasti ngrita një cep të perdes për ta parë; ndonëse fustani nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme, unë nuk e merrja dot veten: prerja pak a shumë moderne e fustanit, si me magji e kishte shndërruar Luçinë në një tjetër krijesë. "Më falni?" tha pas shpinës sime shitësi dhe e mbuloi Luçinë dhe fustanin me një lumë fjalësh admiruese. Nuk harroi të me hidhte dhe mua një vështrim përgëzues, mua dhe shenjave të mia të zeza, dhe më pyeti (ndonëse përgjigjja merrej vesh) nëse unë isha nga ata "me politike". Bëra po me kokë. Ai më shkeli syrin, buzëqeshi dhe tha: "Kam mall të mirë; doni ta shihni?" dhe na tregoi një fustan vere e një tjetër të zi, serioz. Luçia i provoi njëri pas tjetrit dhe të gjitha i shkonin për mrekulli, secili prej tyre e shndërronte, ndërsa, me fustanin e bukur të zi, nuk e njihja më. Çastet vendimtare në evolucionin e dashurisë jo gjithmonë lidhen me ngjarje dramatike, shpesh ato u përkasin rrethanave krejt të papërfillshme në pamje të parë. E tillë ishte vizita në dyqanin e rrobave të gatshme. Deri atëherë, Luçia përfaqësonte për mua çdo gjë të mundur: fëmijën, burimin e dhemshurisë e të ngushëllimit, balsamin dhe arratisjen nga vetja ime, e thënë fjalë për fjale ajo ishte gjithçka për mua - me përjashtim të femrës. Dashuria jonë, në kuptimin sensual të fjalës, nuk e kishte kapërcyer pragun e të puthurave. Madje, edhe mënyra se si puthte Luçia ishte fëmijërore (magjepsesha nga të puthurat e gjata e të pafajshme të buzëve të

-76-

-77-

sa

mbyllura, vazhdimisht të thata, dhe që në shkëmbim të përkëdheljeve të tyre shtonin valëzat e holla vertikale që trondisnin sa s'thuhet). Me një fjalë, deri aty provoja për të dhemshuri, por jo sensualitet; aq isha mësuar që të kjo të mungonte sa që nuk më bënte përshtypje; lidhja me Luçinë më dukej kaq e bukur sa ideja se diçka mungonte nuk më kishte shkuar ndonjëherë nëpër mend. Ç'kombinim i bukur: Luçia, me fustane gri, si një murgeshë; dhe marrëdhëniet e mia me të të dëlira, si prej murgjish. Në çastin kur Luçia kishte veshur një fustan tjetër, i gjithë ekuacioni u përmbys: Luçia e braktisi pamjen që unë kisha për Luçinë. Pashë këmbët që përvijoheshin nën fundin e prerë mirë, përmasat e trupit të përpjestuara hijshëm, një grua të bukur, droja e zymtë e së cilës, zbehej nën ngjyrat e freskëta e format elegante. Ky zbulimi i beftë i trupit të saj më la pa frymë. Në konvikt, Luçia banonte në një dhomë me tri vajza të tjera; vizitat pranoheshin vetëm dy herë në javë, nga tri orë, nga pesa në tetë, dhe vizitori duhej të regjistronte emrin te portieri, në kat të parë, ku duhej të linte edhe letërnjoftimin dhe të paraqitej përsëri në ikje. Nga ana tjetër, secila nga shoqet e Luçisë kishte një ose më shumë dashnorë që i fuste në dhomën e përbashkët, aq sa ato ziheshin, urreheshin, grindeshin me njëra-tjetrën për çdo minutë të harxhuar. E gjithë kjo ishte kaq e mundimshme dhe asnjëherë nuk kisha guxuar të shkoja te Luçia. Megjithatë, e dija që bashkëbanueset e Luçisë, pas një muaji, duhet të shkonin në brigadë bujqësore për tri javë. I thashë Luçisë se doja të përfitoja nga kjo periudhë për ta takuar në dhomën e saj. Ajo u trishtua dhe tha se parapëlqente të shoqërohej me mua jashtë. I thashë se dëshiroja të rrija me të në një vend ku asnjë nuk do të na shqetësonte dhe ku mund t'i kushtoheshim krejt vetes sonë; pastaj doja të shihja se ku banonte. Luçia nuk më përballi dot, dhe sot e kësaj dite më kujtohet sa i emocionuar isha kur ajo më në fund e pranoi kërkesën time.

-78-

10

^^t'isha kaluar gati një vit në Ostrava dhe shërbimi i padurue«_>^C/ shëm në krye, më ishte kthyer në diçka banale e të /akonshme; me gjithë kokëçarjet e hallet, arrija të mbijetoja, kisha dytre shokë, isha mirë; ishte për mua një verë e bukur (pemët ishin blozë e gjallë, megjithatë për sytë e mi të sapoçliruar nga hija e galerisë, ata ishin tejet të gjelbër) vetëm se, dihet, fara e fatkeqësisë fshihet brenda gjirit të lumturisë: ngjarjet e trishtuara të vjeshtës u ngjizën gjatë asaj vere gjelbëroshe të zezë. Filloi me Stanën. Ai u martua në mars dhe, pak muaj më pas, lajmet e para s'vonuan: e shoqja zvarritej nëpër klube nate; i nxehur, ai i shkroi një varg me letra, përgjigjet vinin paqendjellëse; ndërkohë (në ato ditë të bukura) i erdhi e ëma në Ostrave; ndenjën bashkë gjithë të shtunën dhe kur u kthye në kazermë ishte gëlqere në fytyrë e i heshtur si gur; në fillim, nuk donte të fliste, nga turpi; megjithatë të nesërmen, iu hap Honzes, pastaj edhe disa të tjerëve; dhe kur pa që të gjithë e morën vesh, e përmendëte çdo ditë e më shumë pa rreshtur: se gruaja e tij ishte kurvë, se do t'ia thoshte dy fjalë siç dinte ai e do t'ia këpuste kokën. Pastaj shkoi menjëherë te komandanti për t'i kërkuar dy ditë leje, mirëpo komandanti ngurronte ngaqë, pikërisht ato ditë, si nga kazerma ashtu edhe nga miniera, atij i kishin ardhur shumë ankesa në emër të Stanës, i hutuar e i acaruar me të gjithë. Ky i fundit e luti që t'i jepte të paktën njëzet e katër orë. I prekur, komandanti u dorëzua dhe ia dha. Stana u nis dhe ne nuk e pamë më kurrë. Atë që ndodhi, unë e di vetëm nga ç'thuhej lart e poshtë: Kishte mbërritur në Pragë, i ishte sulur gruas (them grua, por nuk ishte veçse një foshnjë nëntëmbëdhjetëvjeçe!) dhe kjo, pa kurrfarë droje, (dhe me kënaqësi, ndoshta), i pohoi gjithçka; ai filloi ta rrihte, ajo u mbrojt, ai u përpoq ta mbyste dhe në fund e goditi me një shishe në kokë; foshnja u shemb mbi parket dhe nuk lëvizi më. Stana, i tmerruar, ia mbathi; një Zot e di se si kuturisi në një kasolle, thellë në male, dhe, atje, jetoi duke pritur që të vinin e ta varnin. Në të vërtetë erdhën për ta arrestuar pas dy muajsh, por nuk e gjykuan për vrasje po vetëm për dezertim. Në fakt pak pas ikjes së Stanës, e shoqja kishte ardhur në vete dhe, përveç një gunge në kokë, s'kishte -79-

pësuar gjë tjetër. Kur atë e futën në burg ushtarak, ajo bëri ndarjen dhe sot është gruaja e një aktori të njohur në Pragë me të cilin takohem herë pas here, për të kujtuar shokun e vjetër që më tej do të përfundonte shumë trishtueshëm: pasi mbaroi shërbimin, ai mbeti në minierë; një aksident në punë i preu një këmbë dhe plaga e mbyllur keq i mori jetën. Ajo grua, për të cilën thuhet se vazhdon të shkëlqejë në rrethet e artistëve, i solli tersllëk jo vetëm Stanës, por të gjithë neve. Ose të paktën kështu na u duk, ndonëse s'arritëm të merrnim vesh me saktësi nëse kishte ndonjë lidhje shkak-pasojë (gjë që të gjithë e mendonin) midis skandalit të zhdukjes së Stanës dhe ardhjes, pak kohë më pas, të një kontrolli nga Ministria në kazermën tonë. Sidoqoftë, komandanti ynë u shkarkua dhe u zëvendësua me një oficer të ri (s'ishte as njëzet e pesë vjeç), ardhja e të rilit ndryshoi çdo gjë. Thashë që ishte njëzet e pesë vjeç por dukej shumë më i ri, dukej si çilimi. Përpiqej të linte përshtypje te ne. Nuk i pëlqente të gërthiste, fliste thatë, duke na i bërë të qartë me një qetësi të palëvizshme se për atë ne ishim të gjithë kriminelë: "E di, dëshira juaj më e zjarrtë do të ishte të më shihnit në litar,- na deklaroi ky fëmijë që në fjalën e parë të ardhjes,- e keqja është se nëse ka njeri për t'u varur, jeni ju dhe jo unë." Konfliktet e para nuk vonuan. Sidomos historia e Çenekut më ka mbetur në mendje, me siguri ngaqë ishte edhe për të qeshur: që prej një viti që ishte futur aty, Çeneku kishte mbushur muret me vizatime që, në kohë'n e komandantit tjetër, dukej se pëlqeheshin. Temat e tij të parapëlqyera, e kam thënë dhe më parë, ishin nga Jan Zizka, kapiteni i famshëm i luftrave husite dhe ushtarët e tij me armë mesjetare; pa harruar të zbaviste djemtë, ai i shoqëronte këto figura me pamjen e një gruaje lakuriq që ai ia paraqiste komandantit si një simbol të lirisë ose të atdheut. Komandanti i ri, i cili kishte vendosur t'i drejtohej edhe ai Çenekut për këto lloj shërbimesh, i kërkoi të pikturonte diçka për të stolisur sallën ku zhvilloheshin orët e edukimit politik. Por i tha që të mos merrej me Zizken, të cilit i kishte ikur koha, e "të shihte më shumë drejt bashkëkohores"; tabloja duhej të paraqiste Ushtrinë e Kuqe dhe unitetin e saj me klasën tonë punëtore dhe të jepte gjithashtu rëndësinë që kishte pasur kjo në fitoren e socializmit në Shkurt. Çeneku kishte thënë: "Si urdhëron Komandant!" dhe i ishte vënë punës; u çapërlua mbasdite të tëra mbi tabakë të mëdhenj letre, të vendosura në dysheme, të cilat i mbërtheu pastaj me gozhdë në gjithë gjatësinë e murit. Kur pamë vizatimin e mbaruar (një metër e gjysmë i lartë, tetë metra i gjatë) ra

heshtje e plotë: në mes, me pozën e heroit qëndronte një ushtar rus i veshur trashë, me mitraloz hedhur në qafë, kokoren rrasur gjer në vesh, i rrethuar nga të gjitha anët prej tetë grave lakuriqe. Dy prej tyre, anash tij, i hidhnin një vështrim ngacmues, ndërsa ai iu kishte hedhur krahët mbi supe dhe në surrat i dridhej një qeshje e dhjamosur; gratë e tjera e rrethonin me krahë të tendosur drejt tij ose thjesht rrinin aty (njëra ishte e shtrirë) duke treguar format e tyre të bukura. Çeneku doli para tablosë (ishim vetëm në sallë duke pritur komisarin) dhe mbajti një fjalim të tipit: "Pra, kjo që ndodhet në të djathtë të rreshterit, zotërinj, është Alena, ka qenë gruaja e parë në jetën time, isha gjashtëmbëdhjetë vjeç kur shkova me të, ishte dashnorja e një oficeri, pra këtu është pikërisht në vendin e vet. E kam vizatuar siç ishte në atë kohë, se me siguri që s'duhet të jetë kaq e mirë sot, por atëherë ishte e mbushur mirë, ja, shiheni në ije (dhe tregonte me gisht). Meqenëse ishte më e bukur nga prapa, e kam vizatuar edhe një herë këtu! (ai shkoi në skaj të kompozimit dhe nguli gishtin në drejtim të njërës prej grave, e cila duke i treguar të pasmet publikut dukej sikur po ikte diku). E shihni ç'vithe që më ka, është një çikë kallëp më i madh se ç'duhet, po ne kështu na pëlqen. Pa mbajeni një çikë këtë këtu (dhe tregonte gruan në të majtë të rreshterit) është Lojzka, kisha ardhur në moshë kur shkoja me të, ajo kishte gjinj të vegjël (ai i tregoi), këmbë të gjata (i tregoi) një fytyrë tmerrësisht të bukur (e tregoi përsëri), ishim në të njëjtin brez në shkollë. Sa për atë tjetrën atje, ishte modeli ynë në Artet Dekorative, e njoh përmendësh dhe po ashtu përmendësh e njihnin edhe njëzet djemtë që ishin me mua, sepse ajo pozonte gjithmonë në mes të klasës, ne ushtroheshim në vizatimin e trupit njerëzor duke pasur atë parasysh dhe asnjëri nuk e preku kurrë, e ëma e priste çdoherë në dalje për ta çuar drejt e në shtëpi, Zoti e faltë atë vajzë, djema kur i nxirrnim në pah hollësitë e bënim ndershmërisht e pa të keq. Ndërsa, kjo tjetra, mor zotërinj, ishte një kuçkë (ai tregoi një femër të shtrirë sa gjatë gjerë mbi një kanape të stilizuar) avituni, ejani të shihni (e ne ashtu bëmë), mbi bark, të kjo pika këtu, e shihni? Është djegur me cigare, nga një grua xheloze gjoja, dashnorja e vet, se kjo zonjë, more zotërinj, shkonte me të dy llojet, kishte një seks, fizarmonikë e vërtetë, zotërinj, ku kishte vend për çdo gjë, mund të ishim rrasur aty brenda të gjithë, siç jemi këtu, me gjithë gra, dashnore e kalamaj, me gjysh e me katragjysh... Çeneku po fillonte me sa duket pjesën më të mirë të tregimit të tij kur komisari hyri në sallë dhe ne zumë vendet nëpër banka. I

-80-

-81-

mësuar me punimet e Çenekut që nga epoka e komandantit tjetër, komisari, krejt indiferent ndaj tablosë së re, filloi me zë të lartë leximin e një broshure që sqaronte dallimet midis ushtrisë socialiste dhe asaj kapitaliste. Tregimi i Çenekut jehonte ende në kokat tona; po përkundeshim në një ëndërr të ëmbël, kur djalka komandant u shfaq në sallë. Pa dyshim, kishte ardhur të merrte pjesë në orën e studimit, por para se të dëgjonte raportimin e zakonshëm të komisarit, ai mori goditjen e afreskut të madh; pa e lënë komisarin të vazhdonte leximin, ai, me një ton të akullt, e pyeti Çenekun se ç'donte të thoshte ajo tablo. Çeneku u hodh përpjëtë, u ngul përpara veprës së tij dhe recitoi: Këtu kemi një alegori që simbolizon rëndësinë e Ushtrisë se Kuqe në luftën e popullit tonë; këtu (tregoi rreshterin), Ushtria e kuqe; në të dy krahët figurojnë simbole të klasës punëtore (tregoi dashnoren e oficerit) dhe ditët e lavdishme të Shkurtit (tregoi shoqen e tij të kursit). Ja (tregoi zonjat e tjera) alegoria e Lirisë, kjo e Fitores, kjo tjetra e Barazisë; ndërsa këtu (dhe tregoi dashnoren e oficerit që dëftente të ndenjurat) gjejmë borgjezen që po del nga skena e Historisë. Çeneku heshti, ndërsa komandanti deklaroi se kjo tablo ishte një fyerje për Ushtrinë e Kuqe dhe se duhej hequr menjeherë që andej; ndërsa me Çenekun do të shihej më vonë se si do të veprohej. Unë pyeta (nëpër dhëmbë-) përse. Komandanti, që më kishte dëgjuar, më pyeti nëse kisha ndonjë vërejtje për t'i bërë. Duke u ngritur, thashë se ajo tablo më pëlqente. Komandanti tha se s'kishte asnjë dyshim për këtë, sepse ajo ishte tamam për ata që masturbohen. I thashë se edhe Mylbeku i madh e kishte gdhendur Lirinë e tij si një grua lakuriq dhe se edhe riviera Jizera në tablone e Alesit përfaqësohet nga tri nudo; se kështu, kanë vepruar piktorët në të gjitha kohërat. Djalka komandant më hodhi një vështrim mëdyshës dhe përsëriti urdhrin e tij për të hequr vizatimin. Megjithatë, ndoshta ne arritëm f ia dridhnim, pasi ai nuk e dënoi Çenekun; por nga ana tjetër s'e shihte dot me sy, po ashtu edhe mua. S'kaloi shumë kohë dhe Çeneku e hëngri një masë disiplinore, po ashtu edhe unë. Ndodhi kështu: një ditë, skuadra po punonte në një qoshe të veçuar të kazermës, me kazma e lopata; një kapter përtac na mbikëqyrte me dembelizëm, aq sa orë e çast ne mbështeteshim mbi vegla për të bërë muhabet, pa vënë re që djalka komandant kishte zënë një vend jo shumë larg nesh e na vëzhgonte. E kuptuam vetëm pas një copë here, kur zëri i tij arrogant thirri: "Ushtari Jan, paraqitu!" Zura lopatën me forcë dhe u ngula gatitu para tij. "Kështu punoni ju?" më pyeti. Nuk më kujtohet mirë ç'përgjigje i dhashë, sigurisht jo

rne arrogancë, sepse nuk kisha aspak dëshirë ta ngatërroja më keq jetën time në kazermë duke bërë llafe për gjepura me një njeri që kishte çdo lloj pusheti mbi mua. Megjithatë, pas përgjigjes sime krejt pakuptim, vështrimi i tij u ngurtësua, ai m'u afrua si vetëtimë, më zuri për krahu dhe, me një kapje xhudoje prej mjeshtri, më përplasi përtokë. Pastaj u ul mbi mua dhe më gozhdoi në dhe (unë s'kisha bërë as gjestin më të vogël për f u mbrojtur, vetëm rrija i habitur), 'Të mjafton?" më pyeti me forcë (në mënyrë që ta dëgjonin të gjithë); iu përgjigja se më mjaftonte. Më urdhëroi të rrija gatitu dhe, para gjithë skuadrës të mbledhur në rresht, njoftoi: "E dënoj ushtarin Jan me dy ditë izolim. Jo se ishte harbut me mua, këtë gjë, siç e patë, e rregulloj me një të përdredhur të dorës. Do të hajë dy ditë në birucë se i bën bisht punës. Dhe të tillë ka plot këtu te ju". U kthye mbrapsht dhe u largua shumë i kënaqur me veten. Në çast ndjeja vetëm urrejtje për të dhe urrejtja shkakton një ndriçim shumë të fortë ku forma e sendeve humbet. Komandanti më shfaqej si një mi tinzar e hakmarrës. Ndërsa sot e shoh më shumë si një djalosh që luante. Në fund të fundit, të rinjtë nëse luajnë s'kanë faj; jeta i ngul të pakryer në një botë të kryer ku iu kërkohet të veprojnë si burra të mbaruar. Më tej, ata s'vonojnë të përvetësojnë forma dhe modele që janë në modë, që iu shkojnë, që iu pëlqejnë - dhe luajnë me to. Edhe komandanti ynë ishte i parritur dhe, një ditë të bukur, u ndodh përpara tufës sonë krejt të paaftë për ta kuptuar; po diti t'ia hidhte mirë, sepse gjithë ç'kishte lexuar e mësuar i jepte një maskë enkas për situata të ngjashme: heroi prej tunxhi i filmave vizatimorë, mashkulli i ri me nerva prej çeliku që bën sus një bandë me horra, pa shumë llafe, vetëm me një qetësi të akullt, me humor të hidhur që qëllon në shenjë, me besim në veten dhe në fuqinë e muskujve të tij. Sa më shumë ndërgjegjësohej ai për pamjen e vet njomëzake, aq më me f anatizëm e luante rolin e tij prej supermeni. E para herë ishte që takoja një aktor të ri si puna e këtij? Kur më morën në pyetje në sekretariat për kartolinën, sapo i kisha mbushur njëzet vjetët, hetuesit e mi nuk ishin më shumë se një apo dy vjet më të mëdhenj se unë. Edhe ata ishin kryesisht njomëzake që i fshihnin fytyrat e parritura nën maskën që e pandehnin të gjithë të shkëlqyer, maskën e revolucionarit asketik e të papërkulur. Po Marketa? A s'kishte zgjedhur edhe ajo rolin e shpëtimtares, rol që e kishte gjetur në një paçavure ekrani? Po Zemaneku që befas e rrëmbeu patosi sentimental i moralit? A nuk ishte dhe ky një rol? Po unë? Nuk kisha pasur edhe unë shumë role? Pa torua, rendja nga njëri rol te tjetri deri sa, me bisht ndër shalë, më zunë.

-82-

-83-

Rinia është e llahtarshme: është një skenë ku, me këmbalka të larta e me kostume të shumëllojshme, fëmijët tunden e shkunden e predikojnë shprehje të nxëna më parë e që s'i kuptojnë veç gjysma-gjysma, por i ruajnë me fanatizëm. Historia është po aq e shumëllojshme kur shërben si shesh lojrash për aguridhet; shesh lojrash për një Neron çunak, për një Bonapart çunak, për turmat e elektrizuara të kalamajve me pasione të kopjuara e role të thjeshtëzuara që përshndërrohen në një realitet katastrofikisht real. Kur mendoj për këtë, gjithë shkalla e vlerave lëkundet në kokën time dhe ndjej një urrejtje të thellë për rininë- dhe anasjelltas një lloj tolerance paradoksale ndaj batakçinjëve të Historisë, në veprimet e të cilëve papritur shoh vetëm një lëvizje të frikshme të papjekurish. Meqë po flasim për të papjekur më kujtohet Aleksej, edhe ai luante rolin e tij të madh që ia tejkalonte arsyen dhe përvojën. Kishte diçka të përbashkët me komandantin tonë: tregonte me i ri se ç'kishte moshën; megjithatë, rinia e tij (ndryshe nga komandanti) s'kishte hir: trupvogël e shëndetlig, me sy miope prapa qelqeve të trashë e fytyrë të mbjellë me pika të zeza (dhuratë e një puberteti që s'po shuhej). Fillimisht, si për të mbushur radhët, nga nxënës në një shkollë për oficerë këmbësorie, sa hap e mbyll sytë, e sollën tek ne. Ishim në vigjilje të proceseve të famshme politike dhe, në shumë salla (Partie, drejtësie apo policie), ngriheshin pa pushim duar për t'u hequr të akuzuarve besimin, nderin, lirinë. Aleksej ishte bir i një personaliteti që e kishin burgosur para pak kohësh. Një ditë ai u shfaq në grupin tonë dhe i caktuan shtratin e Stanës. Ai na shihte me atë sy që i shihja unë në fillim shokët e rinj; kësisoj edhe ai u mbyll në vetvete dhe kur të tjerët morën vesh se ai ishte anëtar Partie (akoma s'ia kishin njoftuar përjashtimin), filluan të tregoheshin të kujdesshëm kur flisnin para tij. Kur mori vesh se unë kisha bërë pjesë në Parti, Aleksej u bë pak më i hapur me mua; më tregoi se duhej ta kalonte me çdo kusht provën e madhe që i kishte vënë jeta përpara e të mos e tradhtonte Partinë. Pastaj më lexoi një poezi që kishte shkruar (ndonëse më parë s'kishte bërë ndonjëherë vargje) kur kishte marrë vesh që do ta dërgonin këtu. Ishte ky katërvargësh:

E kuptoja, unë vetë kisha provuar të njëjtën gjë një vit më parë. Ivlegjithatë tani nuk ndjehesha aq i lënduar: shërbyesja e jetës sime të përditshmes, Luçia, më kishte nxjerrë nga ajo zonë ku Aleksejtë torturoheshin nga dëshpërimi.

Jeni të lirë, shokët e mi Si një qen t'ë më trajtoni, mbi mua të pështyni Nën maskën e qenit, nën të pështyrat tuaja, shokë besnikërisht, do i'ë mbetem në radhë, me ju. -84-

-85-

I

11 x~) /i/ dërsa djalka komandant vendoste regjimin e tij në njësinë w^ f tonë, unë vrisja mendjen nëse do t'i merrja dot ndonjë lejedalje; shoqet e Luçisë ishin prej kohësh në brigadë, ndërsa unë kisha një muaj që s'isha larguar nga kazerma; më e keqja ishte se komandanti s'ma kishte harruar as fytyrën e as emrin. Tani, ai nuk linte rast pa më treguar se çdo orë e ekzistencës sime varej nga tekat e tij. Sa për lejet s'kisha asgjë në vijë; që në krye, ai kishte deklaruar se vetem ata që merrnin pjesë rregullisht në punën vullnetare të së dielës do të kishin liridalje, kështu që punonin të gjithë; vetëm se ishte jetë qeni, s'kishte ditë që të mos zbrisnim në galeri, dhe nëse më në fund ndonjëri nga ne përfitonte një të shtunë që zgjaste deri në dy të natës, të dielën, i vdekur për gjumë, duhej të fillonte përsëri punën. Isha futur dhe unë si të tjerët në listën e së dielës vullnetare gjë që, në fund të fundit, nuk më siguronte aspak se do të arrija të merrja leje, pasi mjaftonte një shtrat i rregulluar keq apo çfarëdo gabimi tjetër për të shumëzuar me zero meritat e së dielës. Megjithatë vetekënaqësia nga pushteti nuk shfaqet vetëm me shpirtegërsi, por (ndonëse më rrallë) edhe duke u treguar i butë. Kishin rrjedhur disa javë, kur djalka komandant filloi të tregohej më bujar dhe më në fund mora leje një mbrëmje, dy ditë para se të ktheheshin shoqet e Luçisë. U turbullova, kur portierja plakë më regjistroi emrin, duke më lejuar kësisoj të hipja në katin e katërt ku trokita në derën në fund të korridorit të gjatë. Dera u hap, por Luçia qëndronte e fshehur pas saj dhe para meje doli vetëm dhoma që në pamje të parë s'kishte asnjë lidhje me një dhomë konvikti; mund ta pandehja veten në një dhomë të përgatitur për kushedi çfarë riti fetar: tavolina shndriste nga një buqetë gjeorgjinash, dy fikuse të mëdhenj kërcenin nga të dy krahët e dritares, dhe kudo (mbi tavolinë, mbi shtrat, mbi dysheme prapa tablove) kishte gjethnaja të gjelbërta (kuptova menjëherë që ishin asparaguse) sikur pritej ardhja e Jezu Krishtit mbi kërriçin e tij. E tërhoqa drejt vetes Luçinë (që vazhdonte të fshihej pas derës së hapur) e i dhashe një të puthur. Ajo kishte veshur fustanin e zi dhe një palë këpucë elegante me taka të larta që ia kisha dhuruar unë kur blemë fustanet. Qëndronte më këmbë si një prifterëshë në mes të atij gjelbërimi solemn. - 86-

Mbyllëm derën dhe vetëm atëherë kuptova se ndodhesha në një dhomë të zakonshme konvikti dhe se dekori bimor vetëm sa mbulonte pak katër shtretërit prej hekuri, katër komodina të rrjepura, një tavolinë e tri karrige. Por kjo nuk e ulte aspak ekzaltimin që më kishte përfshirë që në çastin ku Luçia më kishte hapur derën: më në fund, pas një muaji, më kishin dhënë disa orë liri; por s'ishte vetëm kjo: për të parën herë, pas një viti të gjatë, ndodhesha përsëri në një dhomë të vogël; era e intimitetit më mbështillte me kundërmimet e saj dehëse aq të fuqishme sa gati sa s'u lëshova përdhe. Deri aty hapësirat e hapura të shëtitjeve me Luçinë nuk më shkëpusnin nga kazerma dhe nga gjendja ime; me një fije të padukshme, ajri që rrotullohej rreth meje më lidhte me kangjellat që dilnin tej mbishkrimit; "Jemi në shërbim të popullit", rnë dukej se s'ekzistonte në asnjë vend ku mund të rreshtja një çast "së qenuri shërbyësi i popullit"; kishte një vit që s'e kisha parë veten brenda katër mureve të një dhome private. Ndodhesha befas në një situatë të paparë; kisha mundësinë që për tri orë të isha krejtësisht i lirë; për shembull, mund të hiqja pa kurrfarë droje (gjë që ishte kundër çdo rregulli ushtarak) jo vetëm kapotën e rripin por edhe xhaketën, pantallonat, kambalet e këpucët, gjithçka, madje, mund edhe t'i shkelja me këmbë; mund të bëja çfarëdo pa më parë kurrkush; përveç kësaj, dhoma ishte ngrohur mjaft këndshëm dhe ca nga ngrohtësia e ca nga liria m'u ndez gjaku. E përfshiva Luçinë dhe e shpura mbi shtresat e veshura me gjelbërim. Degëzat mbi shtrat (të mbuluara me një kuvertë të shëmtuar ngjyrë gri) më turbulluan. Nuk mund t'i interpretoja ndryshe veçse si simbole martesore, mendova (dhe u preka) se në dëlirësinë e Luçisë jehonin krejt intiktivisht ritet më të lashta, sa që ajo kishte vendosur f i thoshte mirupafshim virgjërisë së saj mes një liturgjie solemne. M'u desh njëfarë kohe për të vënë re se, ndonëse u përgjigjej puthjeve e shtrëngimeve të mia, Luçia e përmbante veten. Buzët e saj, megjithëse të dëshiraara, mbeteshin të mbyllura si me dry; u ngjesh me mua me gjithë trupin, por kur i shkova dorën nën fund për të ndier nën gishtat e mi lëkurën e këmbëve të saj, ajo u tërhoq. Kuptova që spontaniteti pas të cilit doja të lëshoheshim të dy si në një vorbull të verbër, mbeti jetim; aty më kujtohet (s'kisha as pesë minuta që kisha hyrë në dhomën e Luçisë) që ndjeva në sy lot zhgënjimi. Pra, u ulëm pranë njëri-tjetrit mbi shtrat (duke shtypur nën të -87-

ndenjura shkarpëzat e mjera) dhe zumë të bisedojmë. Pas do kohe (biseda zvarrisej) u rreka përsëri ta puthja, por ajo bëri qëndresë; zura pra të luftoja me të, por shpejt m'u desh të pranoja se nuk ishte aspak një dyluftim i këndshëm dashurie, por një sherr që fare mirë mund ta shëmtonte në njëfarë feje lidhjen tonë, përderisa Luçia po mbrohej me thonj, me egërsi e gati me dëshpërim. Nuk më mbetej tjetër veç të ndalesha. U përpoqa ta bind me fjalë; zura t'i flas; i thashë, pa dyshim, se e doja dhe se të duash do të thotë t'i jepesh njëri-tjetrit, tërësisht; sado i mjerë, argumentimi nuk mund të hidhej poshtë, dhe Luçia nuk dukej se donte ta hidhte poshtë. Por ajo ose heshte ose përgjërohej: "Jo, të lutem, jo!" ose "Jo sot, jo sot.L. " duke u rrekur (me një ngathtësi që të prekte) të ndërronte temën e bisedës. la nisa nga e para; ti s'je si ato vajzat që i ndezin burrat e pastaj tallen me ta? Kaq e pandjeshme je, kaq e keqe? ... dhe e përfshiva edhe njeherë, dhe përsëri ajo luftoi prerë e me dëshpërim, me ashpërsi e pa pikë dashurie dhe përsëri më la një shije të keqe. Rreshta; befas m'u duk se kuptova pse Luçia nuk më pranonte; si s'më ra ndërmend, Luçia është fëmijë, dashuria i fut frikën, ajo është e virgjër, ka frikë nga e panjohura; menjëherë vendosa të heq dorë nga ato qëndrime nxitëse që vetëm e shkurajonin, të isha i butë, delikat, që akti i dashurisë të mos ndryshonte aspak nga përkëdheljet tona. Nuk këmbëngula më shumë dhe e mora me të mirë. E puthja (kaq tmerrësisht gjatë sa s'po më shijonte më), e ledhatoja (duke u shtirë); duke u përpjekur ta shtrija pa u kuptuar. la arrita; i mikloja gjinjtë (Luçia s'e kishte kundërshtuar ndonjëherë këtë); i çuçurisja se doja të isha i ëmbël me të gjithë trupin e saj, sepse ai trup ishte ajo dhe unë doja të isha i ëmbël me të, të gjithën; arrita t'ia ngre pak fundin dhe ta puth 10 apo 20 centimetra mbi gju; po s'shkoja dot më tutje; kur desha ta rrëshqisja kokën deri te seksi i saj, Luçia e tmerruar, më shpëtoi e u hodh nga shtrati. E pashë në sy dhe në fytyrën e saj vura re një ngërdheshje që s'di ta them e që s'ia kisha parë ndonjëherë. "Luçia, Luçia, mos ke droje nga dita? Do që ta bëj errësirë?" e pyeta dhe ajo, duke u kapur pas pyetjes sime si pas fijes së kashtës pohoi: drita e bezdiste. Mora nga dritarja për të ulur grilat, por Luçia tha: "Jo, jo kështu! Lëre! - Pse?, pyeta - Kam frikë. - Po nga se ke frikë, nga dita apo nga nata?" Pa thënë gjysmë fjale, ajo u shkri në lot. Kundërshtimi i saj jo vetëm që s'më preku, por m'u duk i pakuptimtë, paragjykim, padrejtësi. E pyeta nëse sillej kështu ngaqë ishte e virgjër, nëse kishte frikë nga dhimbja fizike që mund të

ndjente. Pas çdo pyetjeje, duke gjetur çdoherë argumente për të Rundërshtuar, ajo pohonte përunjshëm. I thashë se virgjëria ishte gjë e bukur dhe se do ta zbulonte vetëm me mua, me mua që e doja: "Ti nuk gëzohesh që të jesh krejtësisht gruaja ime?"Ajo tha po, se kjo e gëzonte. E përfshiva sërish e sërish ajo u ngurtësua. Mezi e përmbaja zemëratën. "Po hë pra, pse je kaq e egër me mua?"Ajo u përgjigj: "Të lutem, herës tjetër, edhe unë dua, por jo sonte, një herë tjetër.- E pse jo sot ? - Jo, jo sonte. - Po pse xhanëm? - Të lutem, jo tani! - Kur atëherë? Sikur s'e di po aq mirë sa unë që s'do të kemi rast tjetër që të jemi vetëm të dy, pasnesër shoqet e tua kthehen! Ku mund të takohemi më vetëm? - Po do të gjesh ndonjë gjë,- tha ajo - Mirë,- i thashë,- do ta gjej një zgjidhje po më premto se do të vish, se zor të gjej një qoshe kaq të lezetshme sa dhoma jote.- S'ka rëndësi,- tha ajo,s'ka asnjë rëndësi! Ku të duash ti mirë do të jetë.- E lemë ashtu pra, vetëm se do të më premtosh se kur të jemi aty ti do të bëhesh gruaja ime e nuk do të dredhosh. - Mirë,- tha ajo.- Betohesh? -Po." Kuptova që kësaj radhë s'mund të merrja tjetër veçse një premtim. I varfër ishte, po më mirë se asgjë. Gëlltita zhgënjimin dhe atë kohë që mbeti e kaluam duke biseduar. Në të ikur, shkunda rrobat nga fijet, duke i thënë se do të mendoja vetëm për takimin tonë të ardhshëm (dhe nuk gënjeja).

-89-

12

isa ditë pas atij takimi të fundit me Luçinë (ishte një dite vjeshte me shi) ecnim në kolone nga miniera në kazermë, në një rruge gungat e së cilës krijonin pellgje të thella: të baltosur, të rraskapitur, të qullur deri në palcë, ishim të etur për pushim. Kishim një muaj që shumë prej nesh nuk kishin pasur një të diel të lirë. Megjithatë, ende s'kishim mbaruar se përtypuri drekën kur djalka komandant i ra bilbilit për të na mbledhur e për të na bërë të ditur se kishte gjetur çrregullime gjatë kontrollit të kryer në dhomat tona. Për këtë arsye, ai urdhëroi nënoficerët të na e zgjasnin stërvitjen edhe dy orë të tjera si ndëshkim. Meqënëse ishim pa armë, stërvitja ushtarake kishte veç një qëllim: t'i zhvlerësonte kohën jetës sonë. Një herë, më kujtohet, nën regjimin e djalkës komandant, na u desh gjithë paraditen të zhvendosnim dërrasa të rënda nga një cep i kazermës në tjetrin, t'i sillnim përsëri mbrapsht të nesërmen dhe kësisoj vazhduam dhjetë ditë me radhë. Gjithçka bënim në oborrin e kazermës pas punës në minierë i ngjante lëvizjes së dërrasave. Gjithsesi, atë ditë, nuk lëviznim dërrasa por trupat tanë; i bënim të ecnin, i kthenin sa majtas-djathtas, i hidhnin barkas, i vinim të vraponin, i ushtronim duke i zvarritur mbi zallishte. Kishim tre orë që e bënim këtë punë kur u faneps komandanti; i udhëzoi nënoficerët që të na bënin edukatë fizike. Në fund, pas barakave, shtrihej një biçim stadiumi, jo dhe aq i gjerë, ku mund të luhej futboll por edhe të bëheshin manovra apo vrap. Nënoficerëve u kishte shkuar mendja të organizonin një vrapim me stafeta; kompania jonë kishte nëntë grupe me nga dhjetë veta: nëntë ekipe që do të futeshin në garë. Merret vesh që nënoficerët donin të na shkundnin mirë, por, duke qenë se shumica e tyre ishte rreth tetëmbëdhjetë deri njëzet vjeç kishin ambicie të rinjsh, donin të merrnin pjesë në garë, që të na tregonin se ne nuk kishim vlerë; pra, ata krijuan një skuadër kundërshtare të përbërë nga dhjetë kapterë, rrula të rinj. Atyre iu desh një copë herë sa të na e shpjegonin planin e tyre: dhjetë të parët duhet të rendnin nga një cep i terrenit në tjetrin; në vijën fundore pala tjetër duhej të rrinte gati për f u hedhur në drejtim të -90-

kundërt për t'ia lënë stafetën grupit të tretë të vrapuesve e kështu me radhë. Nënoficerët, pasi na numëruan, na ndanë në dy skajet e fushës. Pas minierës dhe stërvitjes ne ishim të lodhur për vdekje dhe kjo garë veçse na tërbonte më shumë; atëherë më shkoi ndërmend një rnarifet që ia thashë dy-tre shokëve: të vrapojmë pa vrull e pa u vrarë! Ngjiti menjëherë dhe gojë më gojë e morën vesh të gjithë, një valë kënaqësie ngërdheshëse u përhap fshehtas në të gjithë turmën e dërrmuar të ushtarëve. Pra, ishim të tërë në vendet e shënuara, të gatshëm për një garë, qëllimi i fundëm i të cilit s'kishte pikë kuptimi: megjithëse me uniformë e këpucë të rënda ushtarake, duhej të niseshim të gjithë nga pozicioni në gjunjë; mënyra e dorëzimit të stafetës ishte krejt e re (sepse edhe ai që duhej ta merrte vraponte drejt nesh), në dorë shtrëngonim një shkop të vërtetë stafete dhe sinjali i nisjes u dha me një pistoletë të vërtetë gare. Kur një kapter (vrapuesi i parë i skuadrës së të graduarve) kishte marrë vrull për një vrap të tërbuar, u ngritëm edhe ne (unë isha i pari në radhë) për të filluar vrapin me ritëm të ngadalësuar; s'kishim bërë as njëzet metra e mezi mbanim gazin, sepse kapteri po arrinte cepin tjetër të fushës, ndërsa ekipi ynë, i rreshtuar si mos o zot, jo shumë larg nga vendnisja, dukej sikur jepte e merrte me sa fuqi kishte; djemtë të grumbulluar në të dy skajet e fushës na bënin tifozllëk duke thirrur: "Jepi, jepi, jepi! ..." Në gjysmë të rrugës u kryqëzuam me nënoficerin e dytë që turrej drejt vendit që sapo kishim lënë. Kur ne arritëm më në fund skajin tjetër dhe shkëmbyem stafetën, pas shpinës sonë u nis nga ana tjetër nënoficeri i tretë, me shkopin e stafetës në dorë. E kujtoj atë vrapim me stafeta si të fundit parakalim madhështor të shokëve të mi të zinj. Shpikjet e tyre s'kishin të sosur. Honza vraponte duke çaluar, të gjithë e nxisnin duke thirrur si të çmendur dhe, në fakt, si një hero, ai e arriti stafetën (nën breshëritë e brohorimave) dy hapa para të tjerëve. Arixhiu Matlos ishte rrëzuar nja tetë herë gjatë vrapit. Ndërsa Çeneku i çonte gjunjët te mjekra (gjë që sigurisht e lodhte shumë më tepër se sa po t'ia kishte dhënë vrapit me gjithë fuqinë). Të gjithë e luajtën lojën deri në fund: edhe më i rregullti e më i urti që shkruante manifeste për paqen, Bedrishi, rëndë-rëndë ndiqte ritmin tonë të shtruar, edhe Jozefi djaJi i fermerit, edhe Peter Pekni që nuk më kishte qejf, edhe Ambrozi plak që mezi i hidhte këmbët, me duar të lidhura pas, edhe kuqaloshi Petran që kuiste me zë therrës, edhe Varga magjari që duke rendur thërriste "Hurra!", asnjëri nuk e prishi atë skenar të bukur e të thjeshtë, shfaqja e të cilit na bëri të shkuleshim gazit. - 91 -

Në gallatë e sipër, nga krahu i barakave dalluam djalkën komandant. Një kapter që e pa, i doli para që t'i rrëfente ç'ndodhte. Komandanti e dëgjoi e pastaj erdhi të vërente bëmat tona, nga buzë e fushës. Të nervozuar, nënoficerët, (skuadra e tyre kishte mbaruar me kohë) thërrisnin në drejtimin tonë: "Hajde, shpejt! Lëvizni! Më të gjallë!" por nxitjet e tyre shuheshin nga të thirrurat tona. Pasi e kishin humbur toruan, nënoficerët tanë nuk dinin ç'të bënin, pyesnin veten mos duhet ta ndërprisnin garën, lëviznin sa te njëri te tjetri, bisedonin, vështronin vëngër nga komandanti, i cili, s'ua hidhte sytë fare, por mjaftohej duke këqyrur garën me një sy të akullt, U nis grupi i fundit; aty ishte edhe Aleksej; po prisja me kureshtje të shihja se si do të sillej, dhe në fakt nuk isha gabuar; ai donte ta thyente lojën: që në fillim ia shkeli me të katra dhe pas njëzet metrash ishte, të paktën, pesë metra më para. Mirëpo ndodhi diçka e çuditshme: i ra vrulli dhe nuk bëri përpjekje për ta shtuar; kuptova menjëherë se Aleksej nuk mund ta thyente lojën edhe sikur të donte: ishte shëndetlig aq sa, që në krye të dy ditëve, deshën s'deshën, i kishin caktuar punë të lehta, se s'kishte as frymë e as këllqe! Atëherë mendova se vrapimi i tij do të ishte kulmi i spektaklit tonë; Aleksej u mobilizua i tëri, por ishte për t'i qarë hallin kur e krahasoje me djemtë që zvarriteshin pesë hapa pas tij; komandanti dhe nënoficerët me siguri që mendonin se nisja e rrufeshme e Aleksejit bënte pjesë në komedi, njësoj si dhe çalimi i stisur i Honzes, rrëzimet e Matlosit apo hungërimat e tifozëve. Aleksej rendte me grushta shtrënguar njësoj si ata që i vinin nga prapa e që shiteshin sikur po stërmundoheshin e mezi po merrnin frymë. Vetëm se Aleksejit i sëmbonte me të vërtetë në ije dhe duke dashur ta mposhte me sa mundte, nga balli i rridhte një djersë e vërtetë; nga mesi i fushës Aleksejit iu desh ta ulte përsëri vrapin, aq sa të tjerët e zunë pa shumë mundim; tridhjetë metra para mbërritjes e kaluan; mbeteshin vetëm njëzet metra dhe ai rreshti së vrapuari duke iu marrë këmbët e duke shtrënguar me dorë ijen e majtë. Komandanti kishte urdhëruar të grumbulloheshim. Kërkoi të merrte vesh arsyen e ngadalësisë sonë. "Ishim shumë të lodhur, shoku kapiten."Ai kërkoi që të lodhurit të ngrinin dorën. Ne ngritëm dorën. Vështrova me kujdes Aleksejin (ai ishte në rreshtin para meje); vetëm ai nuk e ngriti dorën. Por komandanti nuk e vuri re dhe tha: "Bukur, me një fjalë, të gjithë. - Jo, tha dikush. - Kush nuk është i lodhur?" Aleksej u përgjigj: "Unë. - Pa shiko, ju s'qenkeni lodhur?"u habit komandanti duke e zhbiruar me sy. Si ka mundësi që ju s'jeni i lodhur? - Sepse unë jam komunist", u përgjigj Aleksej. Pas këtyre -92-

fialëve e gjithë kompania hungëroi duke qeshur shurdhër. "A dolët i fundit ju?- pyeti komandanti. - Po, tha Aleksej. - Po s'ishit i lodhur ju?- pyeti komandanti. - Jo, u përgjigj Aleksej. - Përderisa s'ishit i lodhur e paskeni sabotuar me qëllim stërvitjen. Unë ju ndëshkoj me pesëmbëdhjetë ditë izolim për tentativë rebelimi. Ju të tjerët ishit të lodhur, pra e keni një justifikim. Meqenëse rendimenti juaj në galeri s'vlen një grosh kjo do të thotë se lodhja ju vjen nga të dalat. Për të ruajtur shëndetin tuaj kompania nuk do të marrë asnjë lejedalje për dy muaj." Para se të futej në birucë Aleksej deshi të më fliste. Më qortoi që nuk sillesha si komunist; me vështrim të rreptë më pyeti nëse isha apo jo për socializmin. lu përgjigja se isha për socializmin, por se këtu, në kazermën e të zinjve, s'kishte asnjëlloj rëndësie, sepse këtu brenda njerëzit ndaheshin ndryshe nga jashtë; nga njëra anë, janë ata që kanë humbur fatin e tyre dhe, nga ana tjetër, janë ata që e kanë vjedhur këtë fat dhe bëjnë ç'të duan me të. Aleksej nuk ishte i të njëjtit mendim me mua: sipas tij vija ndarëse midis socializmit dhe reaksionit kalonte ngado; në fund të fundit edhe kazerma jonë nuk ishte veçse një mënyrë për të mbrojtur socializmin nga armiqtë. E pyeta se si e mbronte djalka komandant socializmin nga armiqtë ndërsa atë, Aleksejin, e rraste brenda për pesëmbëdhjetë ditë dhe ushtarët i trajtonte si armiqtë më të keqinj të socializmit. Aleksej pranoi se as atij nuk i pëlqente komandanti. Por kur i thashë se në qoftë se kazerma ishte një mënyrë mbrojtjeje nga armiqtë, atë Aleksejin, nuk duhej ta kishin dërguar aty, ai m'u përgjigj përdhunshëm se kishin bërë shumë mirë që e kishin futur aty. "Babai im u arrestua për spiunazh. E merr vesh ti se ç'domethënë? Si mund të më besonte Partia mua? Partia e ka për detyrë të mos ketë besim të unë!" Më tej fola me Honzen; u ankova (duke menduar për Luçinë) për dy muajt që s'do dilnim dot. "Budallë,- më tha ai,- do dalim që ç'ke me të, më shumë se përpara!" Sabotimi gazmor i garës me stafeta e kishte forcuar ndjenjën e solidaritetit te shokët dhe iu kishte zgjuar shpirtin e iniciativës. Honza kishte krijuar një lloj komiteti të ngushtë për të studiuar mundësitë e daljes pa leje. Për dyzet e tetë orë, ishte bërë gjithçka gati; u mblodh një fond i fshehtë për rryshfete; dy nënoficerët, përgjegjës të kapanoneve tona, u futën në thes; ishte gjetur vendi më i përshtatshëm për të prerë kangjellat në fund të kazermës ku ndodhej vetëm infermieria; vetëm pesë metra ndanin kangjellat nga shtëpia e parë e bllokut me banesa, ku banonte një minator që e

njihnim; shokët u morën vesh shumë shpejt me të: ai nuk do ta mbyllte me çelës derën e oborrit të tij; ushtari që duhej të dilte do të arrinte tinëz deri të kangjellat, pastaj, sa hap e mbyll sytë, duhet t'i kalonte ato e të përshkonte pesë metrat; me të dalë te dera e oborrit ia kishte hedhur; pasi të kapërcente shtëpinë ai do të gjendej në një nga rrugët e lagjes. i Pra, zgjidhja ishte relativisht e sigurt; me kusht që të mos teprohej; po të iknin shumë ushtarë në të njëjtën ditë, mungesa e tyre me siguri do të binte lehtësisht në sy; kësisoj komiteti i Honzes duhej të organizonte daljet. Mirëpo para se të më vinte radha mua, e gjithë ndërmarrja e Honzes u shemb. Një natë, komandanti bëri vetë një kontroll të barakave dhe doli që tre nga ne mungonin. E vuri me shpatulla për muri kapterin (që përgjigjej për dhomën tonë) që nuk e kishte vënë në dijeni për mungesat dhe, sikur të dinte gjithçka, e pyeti se sa kishte marrë për këtë. Kapteri duke menduar se e kishin tradhtuar nuk u rrek të mohonte. Komandanti thirri Honzen për ballafaqim dhe kapteri pranoi se i kishte marrë paratë nga ai. Djalka komandant na kishte zënë mat. Kapteri, Honzën dhe tre ushtarët që kishin dalë fshehtaz atë natë, i dërgoi te prokurori ushtarak. (Nuk arrita t'i them as lamtumirë shokut tim më të mirë, çdo gjë ndodhi shumë shpejt në mëngjes, kur ne ishim ende nën tokë; shumë kohë më vonë mësova se ata i kishin dënuar të gjithë, Honzen me një vit burg.) Kompanisë i bëri të ditur se do të zgjatej ndëshkimi edhe me dy muaj të tjerë, dhe, përveç kësaj, do të zbatoheshin rregullisht masat disiplinore. Kërkoi të ndërtoheshin dy kulla vrojtimi, të vendoseshin projektorë, pa folur për ardhjen e dy personave me qen-ujk që ruanin kazermën. Ndërhyrja e komandantit kishte qenë kaq e rrufeshme dhe e saktë saqë të gjithë na pushtoi i njëjti mendim: dikush kishte tradhtuar aksionin e Honzes. Nuk mund të thuhet se spiunllëku lulëzonte te të zinjtë; asnjëri s'e duronte, por e dinim se nuk ishte gjë e pamundur, përderisa spiunimi ishte një mënyrë e shpejtë për të përmirësuar gjendjen e secilit, për të shkurtuar kohën e shërbimit, duke marrë një dëshmi që të siguronte një të ardhme që mund të jetohej. Kishim arritur (shumica jonë) të mos binim aq poshtë, por nuk mund të mos dyshonim te të tjerët. Edhe kësaj radhë, dyshimi zuri rrënjë menjëherë, madje u kthye në bindje kolektive (sadoqë goditja e komandantit mund të kishte sigurisht edhe shpjegime të tjera, të ndryshme nga denoncimi) që pa kurrfarë hezitimi binte tnbi Aleksejin. Ky po vuante ditët e fundit të

burgut; por çdo ditë, merret vesh, ai zbriste në galeri me ne; kësisoj të gjithë pretendonin se mund f ia kishte sjellë era (në veshët e tij prej spiuni) lajmin e aksionit të Honzes. Fatkeqi student me syze, ç'nuk i punuan: përgjegjësi i turnit (një nga tanët) e vinte të bënte punët me të shpifura; i humbnin rregullisht veglat dhe ai ishte i detyruar t'i paguante nga rroga e tij; thumbat e sharjet nuk ia kursente njeri, pa folur për ngacmimet e gërnjet që duhej të duronte; mbi murin e drunjtë në rreze të së cilit ndodhej shtrati i tij, dikush kishte zhgarravitur me graso, me shkronja të mëdha të zeza: KUJDES, MASKARA. Pak ditë pas largimit të shoqëruar të Honzes dhe të katër fajtorëve të tjerë, u futa, një pasdite vonë, në kapanonin e grupit tonë; s'kishte njeri me përjashtim të Aleksejit të kërrusur që rregullonte shtratin e tij. E pyeta pse po e bënte këtë. Ai më shpjegoi se djemtë ia prishnin shumë herë gjatë ditës. I thashë se të gjithë ishin të bindur se ai kishte kallëzuar Honzen. Ai kundërshtoi, gati duke qarë; nuk dinte asgjë dhe kurrë nuk do të kishte spiunuar. "Pse e thua këtë?- i thashë.- Ti e quan veten aleat të komandantit. Atëherë, është logjike që edhe mund të spiunosh. - Unë nuk jam aleat i komandantit! Komandanti është sabotator!" ia bëri ai me një zë të copëzuar. Dhe më shpjegoi opinionin e tij në të cilin thoshte se kishte arritur duke menduar gjatë kohës që ishte në birucë: Partia kishte krijuar formacionet e ushtarëve të zinj për ata të cilëve nuk mund t'u besohet arma, por që duhen riedukuar. Armiku i klasës nuk fle kurrë, ai do me çdo kusht të prishë këtë riedukim; ai do të ushqejë te ushtarët e zinj urrejtjen e tërbuar për kundërrevolucionin. Dhe kur djalka komandant vepron kësisoj me ushtarët duke u ngjallur atyre zemërim, është e qartë se kjo bën pjesë në planin e armikut! Me sa duket unë nuk i di të gjitha qoshet ku futet armiku i Partisë. Me siguri që komandanti është agjent i armikut. Aleksej i njeh detyrat e veta dhe shkroi një raport të hollësishëm për qëndrimet e komandantit. Ngela pa mend: "Për çfarë? Çfarë ke shkruar? Kujt ia ke dërguar këtë?"Ai m'u përgjigj se i kishte bërë Partisë ankesa kundër komandantit. Ndërkohë kishim dalë nga baraka. Ai më pyeti nëse kisha frikë të dilja me të para të tjerëve. I thashë se duhej të ishe budalla që të bëje pyetje të tilla dhe dy herë budalla që të pandehje se letra e tij do të mbërrinte në destinacion. Dhe ai u përgjigj se si komunist, pavarësisht nga rrethanat, duhej të sillej në mënyrë të atillë që te mos skuqej nga vetja. Nuk harroi të më kujtonte se edhe unë isha komunist (megjithëse i përjashtuar nga Partia) dhe se duhej të

-94-

-95-

sillesha ndryshe nga ç'bëja: "Ne, komunistët, përgjigjemi për çdo gjë që ndodh këtu." Me këtë më bëri të qesh; i thashë se përgjegjësia nuk mund të mendohet pa liri. Ai u përgjigj se ndjehej mjaft i lirë për të vepruar si komunist; ai dijhej të provonte dhe do ta provonte se ishte komunist. Kur fliste i dridhej mjekra; sot, pas kaq vitesh, kur e sjell ndërmend atë çast, jam më se i ndërgjegjshëm se Aleksej që s'kishte mbushur as njëzet vjeç në atë kohë, ishte vetëm një njomëzak dhe fati i tij i varej si një kostum gjigand mbi një trup të vogël. Më kujtohet se, pak pasi kisha folur me Aleksejin, Çeneku më pyeti pse rrija me atë maskara. Aleksej është budallë, i thashë, por jo maskara; dhe i tregova ato që më kishte thënë Aleksej për ankesën që kishte bërë kundër komandantit. Kjo nuk i bëri ndonjë përshtypje të veçantë Çenekut: "Budallë, nuk e di,- tha ai,- po është patjetër edhe maskara. Se që të mohosh hapur babanë tënd duhet të jesh maskara." Nuk e kuptova; ai u habit që unë s'e dija; vetë komisari u kishte treguar gazeta të para disa muajve ku ishte botuar një deklaratë e Aleksejit: ai mohonte babanë e tij, i cili, sipas tij, kishte tradhtuar e hedhur vrer mbi atë që i biri e shihte si gjënë më të shtrenjtë. Afër mbrëmjes së asaj dite, nga lartësia e një kulle vrojtimi (të ndërtuar pak ditë më parë), për të parën herë kazerma ndriçohej nga projektorë; një rojë me qen ecejakte përgjatë kangjellave rrethuese. Një trishtim i humnershëm më pllakosi: isha pa Luçinë, dija se për dy muaj të gjatë s'do ta shihja dot. Po atë mbrëmje i shkrova një letër të gjatë; i thashë se për shumë kohë s'do shiheshim dot, se nuk kishim të drejtë të dilnim nga kazerma dhe se më vinte shumë keq që ajo më kishte kundërshtuar atë që dëshiroja dhe se ai kujtim do të më kishte ndihmuar të përballoja ato javë të errta. Të nesërmen e ditës kur kisha postuar letrën, ne bënim gati-tu pa fund, para marsh, barkaz shtrihu. Ekzekutoja urdhrat automatikisht e nuk vështroja as kapterin e tërbuar, as shokët e mi që ecnin ose hidheshin për tokë; nuk vështroja asgjë rrotull: tri anë të kazermës me baraka, ana e katërt me kangjellat që binin nga rruga. Andej, herë pas here ndalonin kalimtarë (në më të shumtën fëmijë, vetëm ose me prindërit që u shpjegonin se tej kangjellave ushtarët bënin stërvitje.) E gjitha kjo shndërrohej për mua në një dekor pa jetë, në pëlhurë të pikturuar (gjithçka ndodhte tej hekurave nuk ishte veçse pëlhurë e pikturuar); dhe nuk do t'i kisha hedhur përsëri sytë andej sikur dikush të mos kishte lëshuar zë në atë drejtim: "Hë bukuroshe, po ëndërron? " Vetëm atëherë, e pashë. Ishte Luçia. Ajo rrinte në këmbë, pranë kangjellave, me pallton e saj të vjetruar ngjyrë gështenjë (si kisha

harruar, kur blemë rrobat, se vera do të mbaronte e do të vinte i ftohti?), me këpucët elegante me taka të larta në këmbë (dhurata ime). Ajo na këqyrte, pa lëvizur. Duke i kushtuar gjithnjë e më shumë vëmendje, ushtarët komentonin pamjen e saj çuditërisht të duruar dhe fusnin në fjalët e tyre gjithë dëshpërimin seksual prej burrash të ndryrë në një beqari të detyruar. Edhe nënoficeri e vuri re që ushtaret ishin hutuar ethshëm dhe, shpejt, kuptoi shkakun; pafuqia e tij e tërboi: ai nuk mund ta ndalonte vajzën të rrinte aty; jashtë hekurave shtrihej një zonë lirie relative që i shpëtonte urdhrave të tij. Pasi u kërkoi djemve t'i mbanin vërejtjet e rastit për vete, ngriti tonin e komandave dhe shpeshtoi direktivat. Hera-herës Luçia bënte disa hapa, dilte krejt nga këndi im i vështrimit, por përsëri kthehej aty ku mund të shiheshim. Më tej ora e rreshtores mbaroi, por unë s'munda f i afrohem Luçisë sepse duhej të shkoja, pa humbur asnjë minutë, në orën e edukimit politik; dëgjuam fjalë për kampin e paqes dhe për imperialistët, dhe vetëm pas një ore arrita të shkëputëm (ishte muzg) për të parë nëse Luçia ishte ende të kangjellat; ajo ishte aty; renda drejt saj. Ajo më thoshte që të mos i mbaja inat, ajo më donte, hante veten me dhëmbë që isha mërzitur për shkak të saj. I thashë se nuk e dija se kur mund të takoheshim. Ajo tha s'ka gjë, se do të vinte këtu shumë shpesh (disa djem kaluan pas shpinës time dhe lëshuan fjalë të ndyra). E pyeta nëse e bezdiste vulgariteti i ushtarëve. Ajo më siguroi se s'kishte asnjë rëndësi, përderisa më donte. Përmes hekurave rrëshqiti një trëndafil (ra çanga; ishe ora e grumbullimit); u puthëm në një nga hapësirat e hekurave.

-96-

-97-

^w-\ uçia vinte pothuajse çdo ditë te hekurat e kazermës, kur unë ^-*» * kthehesha nga miniera në orët e pasdites; çdo ditë merrja një buqetë të vogël (rreshteri m'i hodhi të gjitha përtokë gjatë një kontrolli të plaçkave) dhe ndërroja pak fjalë me Luçinë (po ato fjalë, sepse në fund të fundit s'kishim ndonjë gjë të madhe për f i thënë njëri-tjetrit; nuk shkëmbenim ide ose lajme, ne i pohonim njëri-tjetrit vetëm një të vërtetë të thënë e të stërthënë); në të njëjtën kohë unë i shkruaja thuajse çdo ditë; ishte periudha më e ngjeshur e dashurisë sonë. Projektorët e kullës së vrojtimit, lehja e thatë e qenve afër mbrëmjes, djalka që mbretëronte mbi të gjitha këto, zinin një vend shumë të varfër në mendjen time, të tendosur vetëm drejt ardhjes së Luçisë. Në fakt, isha i lumtur në atë kazermë të ruajtur me qen apo në thellësi të minierës, ku mbështetesha mbi çekiçin pneumatik që turfullonte. Isha i lumtur e krenar, sepse Luçia ishte një pasuri që nuk e kishte asnjë nga shokët e mi, as oficerët s'e kishin; kisha dikë që më donte, që më donte në sy të të gjithëve, me këmbëngulje. Ndonëse Luçia nuk mishëronte idealin femëror të shokëve të mi, ndonëse dashuria e saj shfaqej - sipas mendimit të tyre- në mënyrë mjaft të çuditshme, ishte gjithsesi dashuri e një gruaje dhe kjo ngjallte çudi, nostalgji dhe lakmi. Sa më shumë zgjatej izolimi ynë nga bota dhe gratë, aq më shumë ndërfuteshin gratë, me gjithë hollësitë e tyre, në bisedat tona. Kujtonim nishanet, vizatonim (me laps mbi letër, me kazëm mbi dhë, me majën e gishtit mbi rërë) konturet e gjinjve e të vitheve; grindeshim se cila nga format e harkuara që na mungonin ishte më e lakuar; risillnim të plota fjalët e rënkimet që shoqërojnë aktin seksual; të gjitha këto thuheshin e stërthuheshin, e çdo herë me detaje të reja. Më pyesnin edhe mua për këto, e këtu shokët ishin akoma më kureshtarë, pasi vajzën e re për të cilën duhej të flisja ata e shihnin çdo ditë dhe kështu e kishin më të lehtë ta lidhnin pamjen e saj konkrete me tregimin tim. Nuk mund t'i zhgënjeja shokët e mi, nuk më mbetej tjetër veç të tregoja; flisja për trupin lakuriq të Luçisë që s'ia kisha parë kurrë, për netët e dashurisë që s'i kisha jetuar ndonjëherë, e papritmas në sytë e mi përvijohej me imtësi pasioni i saj i shtruar.

Si kishte qenë hera e parë kur kisha bërë dashuri? Në dhomën e saj, në konvikt; ajo u zhvesh para meje, e butë, e përkushtuar, megjithatë nuk jepej e tëra, sepse ishte vajze fshati dhe unë isha i pari burrë që e shihte lakuriq. Ai përkushtim i përzier me turp më eksitonte çmendurisht; kur i afrohesha, ajo kruspullosej me duart të mbërthyera mbi pubis... Po përse vesh gjithmonë ato këpucët e zeza me taka të larta? la kisha blerë enkas, për ta soditur më mirë, krejt lakuriq, vetëm me ato këpucë; asaj i vinte turp, por bënte çdo gjë që dëshiroja; unë qëndroja i veshur, ndërsa ajo shëtiste lakuriq, vetëm me ato këpucët, (më pëlqente tmerrësisht shumë që ajo ishte lakuriq e unë i veshur!) lakuriq, ajo merrte verën në dollap dhe, po lakuriq, vinte për të më mbushur gotën... Kësisoj, sa herë vinte Luçia të hekurat, unë s'isha më i vetmi që e vështroja, bashkë me mua e këqyrnin edhe nja dhjetë shokë që dinin fare mirë se si bënte dashuri Luçia, se çfarë thoshte e si psherëtinte, dhe çdo herë ata vërenin me bindje se ajo vazhdonte të vishte këpucët e zeza dhe e përfytyronin lakuriq, duke shëtitur majë takave nga një kënd në tjetrin, në dhomën e vogël. Secili prej shokëve sillte ndër mend një grua dhe e ndante me të tjerët, por asnjëri, përveç meje, nuk mund të jepte pamjen e asaj gruaje; vetëm e imja ishte e vërtetë, e gjallë dhe e pranishme. Solidariteti që më kishte shtyrë të përshkruaja lakuriqësinë dhe erotizmin e Luçisë, e kishte konkretizuar dëshirën time deri në dhimbje. Për fjalët e paturp që thoshin shokët kur ajo vinte nuk më bëhej aspak vonë: mënyra e tyre për ta zotëeruar Luçinë nuk ma hiqte pushtetin (hekurat dhe qentë e mbronin nga të gjithë, edhe nga unë); përkundrazi, ata të gjithë ma afronin: të gjithë përpunonin për mua imazhin e saj turbullues, të gjithë i jepnin bashkë me mua forma të ndryshme dhe e mbështillnin me një joshje të zjarrtë; i isha dhënë shokëve dhe, të gjithë bashkë, i ishim dhënë dëshirës për Luçinë. Kur shkoja ta takoja pranë hekurave, më rrënqethej i gjithë trupi; nuk e kisha të mundur të flisja, kaq shumë e dëshiroja; nuk e kuptoja se si kisha ndenjur me të gjashtë muaj, si student i druajtur, pa vënë re tek ajo femrën; do të kisha sakrifikuar çdo gjë për të bërë një herë seks me të. Me këtë nuk dua të them se dashuria ime ishte shëmtuar, se ishte tharë, se kishte humbur dhemshurinë. Do të thosha se në atë kohë provoja - të vetmen herë në jetën time - dëshirën më të plotë për një femër ku do të futej e gjithë qenia ime: trupi e shpirti, epshi dhe dhemshuria, hidhërimi dhe dëshira e tërbuar për të jetuar, lakmia për vulgaren e për ngushëllimin, etja për një çast kënaqësie e për

-98-

-99-

13

zotërimin e pafund. Isha i tëri i pushtuar, i tendosur, i përqendruar dhe i kujtoj ato momente si një parajsë të humbur (parajsë e veçantë e ruajtur nga qentë e nga rojat). Isha gati të bëja çdo gjë vetëm e vetëm të takoja Luçinë jashtë kazermës; ajo më kishte dhënë fjalën se, herës tjetër, "ajo nuk nuk do të kundërshtonte më"dhe se do të vinte ku të doja unë. Kushedi sa herë ma kishte përsëritur atë premtim përmes telave të hekurt. Pra, mjaft që të merrja guximin për të organizuar ndonjë gjë. Dhe nuk vonoi të piqej në kokën time. Thelbësorja e planit të Honzes kishte mbetur e pazbuluar nga komandanti. Hekurat rrethuese kishin mbetur të këputura dhe marrëveshja me minatorin që banonte afër nesh nuk ishte prishur. Sigurisht, mbikëqyrja ishte kaq e plotë tani sa që s'bëhej më fjalë f ia mbathje në mes të ditës. Natën aty rrotulloheshin rojat me qen-ujq, ndërsa projektorët ishin të ndezur, dhe këto funksiononin edhe në fund të kazermës, më shumë për kënaqësi të komandantit se sa për ikjet tona të cilat ishin bërë të pamunduara; po të të kapnin e paguaje me gjyq ushtarak e rreziku ishte shumë i madh. Unë mendoja se pikërisht këtu ishte fati im. Zbulova një vend të fshehtë jo shumë larg nga kazerma jonë. Shumica e minatorëve që banonin aty afër zbrisnin nga e njëjta hyrje me ne, kësisoj u mora vesh shpejt me njërin prej tyre (një i ve pesëdhjetëvjeçar) që pranoi (për treqind korona të asaj kohe) të më lëshonte banesën e tij. Ishte një shtëpi njëkatëshe ngjyrë gri që dukej nga kazerma; ia tregova Luçisë që brenda hekurave duke i shpjeguar planin tim; ajo nuk u lumturua; u përpoq të me bindte se nuk duhej të rrezikoja për shkak të saj por më së fundmi pranoi nga që nuk dinte të thoshte jo. Erdhi dita e caktuar. Ajo filloi në mënyrë shumë të çuditshme. Me t'u kthyer nga miniera, djalka komandant na mblodhi për të ligjëruar një nga ato fjalimet e tij. Zakonisht ai tundte dordolecët e luftës se pashmangshme dhe të egërsisë me të cilën do f i shkulnim nga rrënjët reaksionaren (në kokën e tij ishte fjala për ne në radhë të parë) kësaj radhe ai shtoi ca ide të reja: armiku i klasës ishte futur në radhët e Partisë komuniste; por ta dinë mirë spiunët dhe tradhtarët: armiqtë e maskuar do të dënoheshin njëqind herë më shumë sa ata që nuk i fshihnin mendimet e tyre, sepse armiku i fshehur është si qeni i zgjebosur. "Edhe ne e kemi një të tillë këtu", tha djalka komandant, dhe nxori nga xhepi një shuk letre që ia rrasi nën hundë: "Të thotë gjë kjo letra? - Po, tha Aleksej. -Ti je një nga ata qentë e zgjebosur; dhe jo vetëm kaq po je edhe spiun i keq. Vetëm se të lehurat e zagarëve nuk ngjiten deri në qiell!" Dhe ia grisi letrën para syve.

"Kam një letër tjetër për ty,- tha pastaj duke i zgjatur një zarf të hapur Aleksejit; lexoje me zë të lartë!"Aleksej nxori që andej një letër, i hodhi një sy - dhe heshti. "Lexoje pra!"- përsëriti oficeri. Alekseji heshte. "Nuk do hë?"- pyeti komandanti dhe, përballë memecërisë së Alkesejit, urdhëroi: "Barkas shtrihu!"Aleksej u plas në baltë. Djalka komandant ndejti një hop mbi të dhe ne të gjithë e dinim se tani do të kishte vetëm shtrihulnë këmbë! shtrihu! në këmbë! shtrihu! dhe se Aleksej duhej të ngrihej, të shtrihej, të ngrihej, të shtrihej. Mirëpo komandanti nuk i vazhdoi urdhrat, i ktheu shpinën Aleksejit dhe parakaloi pa u nxituar rreshtin e parë; verifikoi me sy pajimet, shkoi në fund të rreshtit (për këtë u deshën shumë minuta), rrotulloi thembrat dhe po aq ngadalë, u kthye pranë ushtarit të shtrirë barkas: "Dhe tani lexoje!"- tha ai. Aleksej ngriti mjekrën e ndotur me llucë, nxorri dorën e djathtë ku kishte mbajtur shtrënguar letrën dhe, gjithnjë barkas, lexoi: "Ju informojmë se më pesëmbëdhjetë shtator 1951, jeni përjashtuar nga Partia komuniste e Çekoslovakisë. Për komitetin e rrethit..." Komandanti i dha Aleksejit urdhër të futet në rresht dhe ia kaloi komandën një oficeri tjetër, i cili na vuri të bëjmë rreshtore. Pas stërvitjes erdhi ora e mësimit politik dhe rreth orës gjashtë e gjysmë (ndërkohë ishte bërë natë) Luçia po priste te kangjellat; shkova drejt saj, ajo përkuli kokën gjë që do të thoshte se çdo gjë ishte në rregull dhe u nis. Pastaj erdhi koha e darkës, u fikën dritat dhe ne shkuam për të fjetur; brenda në shtrat, po prisja që kapterin e kapanonit tonë ta zinte gjumi. Atëherë mbatha këpucët dhe ashtu siç isha, në benevrekë e këmishë nate, dola nga dhoma, pasi përshkova korridorin u gjenda në oborr; kisha ftohtë. Kalimi i fshehte ndodhej në fund të kazermës, prapa infermierisë, kjo qëllonte mirë, sepse po të më dilte njeri, mund të thosha se s'ndjehesha mirë dhe se po shkoja te mjeku. Megjithatë nuk takova njeri; i rashë rrotull murit të qendrës shëndetësore duke u fshehur brenda hijes së saj; një projektor ndriçonte me dembelizëm të njëjtin vend (me sa duket roja e kullës së vrojtimit nuk e kishte marrë shumë seriozisht detyrën e vet) dhe pjesa e oborrit ku duhej të kaloja ishte fundosur në errësirë; kisha vetëm një shqetësim: të mos përplasesha me rojen me qen që gjithë natën vinte rrotull kangjellave; asgjë s'pipëtinte (heshtje e dyshimtë që ma ndërlikonte përgjimin); mbas rreth dhjetë minutash dëgjova një të lehur qeni; vinte nga ana e kundërt e kazermës. Lashë murin ku rrija ngjeshur dhe renda drejt vendit ku telat kishin rënë përtokë në sajë të aksionit të Honzes. U zvarrita nën to; tani s'kisha pse të ngurroja më; pak hapa dhe u gjenda pranë murit të drunjtë të

-100-

-101 -

minatorit; çdo gjë në rregull; dera
View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF