Metodologjia dhe shkrimi ligjor

January 23, 2017 | Author: Verlona Pireci | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Metodologjia dhe shkrimi ligjor ...

Description

METODOLOGJIA E SHKRIMIT LIGJOR Mentor LECAJ, PhD.c. LIGJËRIMET (RAPORTET ME GOJË) Edhe pse qëllimi i ligjërimeve është parashtrimi i një çështjeje të caktuar para një auditori, edhe këto kërkojnë shumë punë me shkrim. Si folës, ju do të keni kontakt të drejtpërdrejtë me dëgjuesin dhe mund ta mbani gjallë interesin e tyre në disa mënyra-me zërin tuaj, me gjeste, me pyetje etj. Në këto raste, kur të dilni para një auditori, është shumë normale që të keni emocione. Kjo “krizë” kalon shpejt kur jeni të përgatitur mirë. DËGJUESIT Ashtu sikur lexuesit edhe dëgjuesit mund të jenë të shumëllojshëm. Ndryshimi në mes të lexuesve dhe dëgjuesve është se dëgjuesit nuk janë të “panjohur” apo “larg”, si lexuesit, por janë njerëz konkret përballë jush, të cilëve duhet t’u parashtroni idetë tuaja dhe t’u mbani gjallë interesin pa i mërzitur. Kur dëgjuesit janë të përzier, është mirë që të përgatiteni për një dëgjues “mesatar” – jo për atë që e njeh temën po aq sa ju, dhe as për atë që ka vetëm njohuri fillestare në fushë. Ligjërimi në këto raste duhet të jetë i baraspeshuar për ta mbajtur gjallë interesin e të gjitha palëve. Ligjërimi duhet të zhvillohet me një gjuhë të qartë dhe të thjeshtë. Idealja në këto raste është “sa më e ndërlikuar tema, aq më e thjeshtë duhet të jetë gjuha”. Në këto raste është mirë që gjatë përgatitjes materialin ta ndajmë në: 1) Çështje që duhen trajtuar patjetër 2) Çështje të dobishme 3) Çështje që nuk do të ishte keq të trajtoheshin por që nuk janë të domosdoshme PËRGATITJA DHE PLANIFIKIMI Mënyra më e mirë është që të hedhesh në letër (ose në skeda) pikat kryesore të ligjërimit, me nënçështjet përkatëse dhe me tregues se ku do të përdorni mjetet vizuale apo ilustrime të tjera, sepse një lexim i gjatë i materialit, pa ndërprerje, apo një recitim përmendesh i materialit e pamundëson ndërveprimin me dëgjuesit, pra shkaktojnë monotoni. Megjithatë, nëse paraqitjen e keni për herë të parë nuk ka asgjë të keqe që fjalimin tuaj ta shkruani të plotë, duke i ndarë paragrafët në mënyrë të plotë dhe duke i nënvizuar idetë kryesore. Një faktor tjetër i ligjërimeve është edhe koha. Respektimi i kohës është një shenjë respekti për dëgjuesin por edhe për ligjëruesin pasardhës. Disa këshilla praktike 1.

Përdorni mjete të ndryshme si aparat projeksioni, tabela etj., (por jo shumë njëherësh sepse krijojnë idenë e rrëmujës) dhe shembuj, në mënyrë që raporti të jetë konkret.

2.

Flisni qartë, pa u ngutur, sepse nxitimi është shenjë e ligjëruesve pa përvojë.

3.

Përdorni fjali të shkurtra dhe të qarta, shmangi paragrafët e gjatë e të ndërlikuar të gjuhës së shkruar.

4.

Buzëqeshni herë pas here. Mund të përdorni edhe humor për të krijuar lidhje me dëgjuesit, por pa e tepruar.

5.

Shikojeni dëgjuesin në sy. Mos ia ngulni sytë dritares, ose vetëm një personi. Bëjini që të gjithë të pranishmit të ndihen të barabartë.

6.

Përpiquni t’i përfshini dëgjuesit në ligjërim, duke u bërë pyetje të ndryshme.

7.

Të jeni të përgatitur për pyetje të ndryshme nga dëgjuesit.

8.

Përpiquni që t’i largoni emocionet që mund të shfaqen në mënyra të ndryshme.

CITATI Citati është pjesë e shkurtër e nxjerrë fjalë për fjalë nga një vepër ose nga një tekst i shkruar, është riprodhim fjalë për fjalë i një shprehjeje ose i një mendimi të një tjetri. Të citosh do të thotë të japësh fjalë për fjalë një pjesë të shkurtër nga një vepër ose nga shkrimi i një autori. Vendimi se kur duhet cituar duhet të merret nga vetë shkruesi, por ky duhet t’i ndjekë disa udhëzime duke marrë parasysh llojin e citimit dhe kontekstin në të cilin do të përdoret. Autori duhet të shmangë citimet që zgjasin disa paragrafë. Shpesh, mund të mos jetë nevoja të citohet e tërë fjalia.

1

Autori mund të citojë vetëm atë pjesë që lidhet ngushtë me parashtrimin e tij dhe që mund të bëhet pjesë e strukturës së fjalisë së vet. Nga ana tjetër, citimet e drejtpërdrejta i japin punimit vlera vetëm atëherë kur përdoren me kujdes. Vini re ! Përdorimi i ideve apo frazave që paraqesin idetë e të tjerëve si idetë tona, qoftë kjo e qëllimshme apo nga pakujdesia, është një ofendim serioz që njihet si plagjiaturë. Në rastin e plagjiaturës, nuk shënohet numri i faqes apo emri i autorit. Nëse autori i punimit do t’i vendoste ato, atëherë nuk do të konsiderohej plagjiaturë. Në çdo shkrim serioz shkencor, është shumë e rëndësishme të citohen me saktësi te gjitha burimet që janë përdorur nga autoret tjerë. Një punim serioz duhet ta bëjë këtë për tri arsye kryesore: A) për të treguar se është bërë një hulumtim i plotë dhe i gjithanshëm i temës dhe keni njohuri të shëndosha për të.Kjo i rrit vlerën punës suaj sepse ato janë të mbështetura në një bazë të gjerë njohurish. B) Për t’u njohur të drejtën autorëve të cituar dhe për të mos rënë në plagjiaturë. Një temë e kopjuar, ose ide të përvetësuara nga të tjerët, përveç që e zhvlerësojnë shkruesin moralisht dhe intelektualisht, mund të sjellin edhe pasoja administrative dhe ligjore (sipas ligjit për të drejta të autorit) Është e drejta e juaj të përdorni citate, por ato gjithmonë duhet të shënohen si të tilla. C) Për t’u dhënë mundësi lexuesve ta identifikojnë burimin, t’i gjejnë të dhënat në bibliografinë tuaj dhe të kërkojnë e të gjejnë nëse kanë interes për të lexuar më shumë nga ai autor. KUR CITOHET DHE SI ? Në punime studimore dhe raporte citimet mund të përdoren: 1.

Për të treguar se një autoritet i fushës mbështet mendimin tuaj.

2.

Për të paraqitur mendimin e dikujt, të cilin do ta komentoni ose për të cilin do të argumentoni.

3.

Për të dhënë një pjesë të plotë teksti, vlera shprehëse dhe kuptimore e të cilit do të humbiste nëse do të shprehej me fjalët tuaja.

Në raste tjera, kur ajo që doni ta përdorni nga burimi është ideja e përgjithshme e tij dhe jo gjuha me të cilën është shprehur, por edhe kur këtë ide mund ta përdorni me fjalë të juaja e jo si në origjinal, atëherë mund të bëni një përmbledhje ose riformulim të saj pa pasur nevojën e citimit brenda thonjëzave, por prapë duhet ta identifikoni emrin e autorit. RREGULLAT E SHPA PËR CITIMET 1. Citimi i një fjalie të plotë, jo shumë të gjatë (nën 30-40 fjalë), zakonisht bëhet brenda në tekst. Ai futet në thonjëza, paraprihet nga dy pika dhe fjalia fillon me shkronjë të madhe. Në shkrimet akademike (tema diplome, disertacione, studime, etj.) duhet të identifikohen elementet e mëposhtëm: autori, viti i botimit, dhe numri i faqes. Titulli i veprës mund të përmendet, por jo domosdoshmërisht, sepse autori dhe viti i botimit mjaftojnë për ta gjetur në bibliografi se për cilin burim bëhet fjalë. Paraqitja e tre elementeve te identifikimit mund të bëhet në disa mënyra, p.sh.



Siç thotë edhe vetë Dhimitër Pasko* (1998) në parafjalën e tij të veprës “Tregime të moçme shqiptare": "Të përpiqeshta kthesh këngën në tregim është pothuaje njëjta gjë sikur të përpiqesh tafutësh qiellin e kaltër në një kuvlitë errëtapo tangjeshështërë pranverën brendanëtrastë"(f.10).



Në parafjalën e përmbledhjes "Tregime të moçme shqiptare" thuhet: "Të përpiqesh ta kthesh këngën në tregim është pothuaj e njëjta gjë sikur të përpiqesh ta futësh qiellin e kaltër në një kuvlitë errët apota ngjeshësh tërë pranverën brendanë trastë" (Pasko, 1998, f 10)



Pasko (1998, f.10) shprehet: "Të përpiqesh ta kthesh këngën në tregim është pothuaj e njëjta gjë sikur të përpiqeshta futësh qiellin e kaltër në një kuvlitë errët apo ta ngjeshësh tërë pranverën brenda në trastë"

2. Citimi i një pjese fjalie, ose i një shprehjeje bëhet vetëm nëpërmjet futjes në thonjëza, pa vënë dy pika dhe pa e filluar citimin më shkronjë të madhe. Zakonisht në këtë mënyrë citohen shprehjet e një personi të njohur dhe nuk ka nevojë për të vënë datën apo ndonjë tregues të mëtejshëm. kolektiv dhe “frontet e bashkuara" Stalini gjithnjë i formulonte detyrimet e Bashkimit Sovjetik në një mënyrë të tillë që të linte shteg për të bërë një ujdi të veçantë, pasi lufta të kishte filluar. 3. Kur i njëjti burim citohet përsëri pak më tej dhe është ende i freskët në mendjen e lexuesit, sepse vazhdon në

2

përgjithësi e njëjta vijë mendimi ose argumentimi dhe kur nuk është cituar ndonjë vepër tjetër në mes, pas citimit në kllapa mund të shkruhet (po aty, f. 28) ose me termin latin (ibid, f.28) 4. Në qoftë se pjesa e cituar nuk është vetëm një fjali, por përbëhet nga një ose më shumë paragrafë relativisht të gjatë, atëherë citimi ndahet nga trupi i tekstit duke lënë një rresht bosh dhe duke krijuar një bllok më vete, të futur pak më brenda se teksti normal. Në këtë rast nuk është e nevojshme të përdoren thonjëzat. Identifikimi i burimit në kllapa bëhet në të njëjtën mënyrë si për citimet e shkurtra.



Bismarku propozoi ta pengonte Rusinë në Ballkan jo me forcë, por me aleancë. Cari nga ana e tij nuk ishte mësuar të mbetej i izoluar. Duke e konsideruar Britaninë e Madhe si kundërshtarin kryesor dhe Francën ende shumënjë aleate të besueshme, Cari pranoi të ringjallte Ligën e Tre Perandorëve, kësaj here mbi bazën e Realpolitikës.(Kisinger, 1999, f108)

Disa autorë parapëlqejnë të përdorin poshtëshënimet ose passhënimet, duke i vënë citimit një numër rendor ose një shenjë të veçantë. Kjo ndihmon që vëmendja e lexuesit të mos shkëputet nga rrjedha e ngjarjeve apo e argumentimit që parashtrohet në tekst. Poshtëshënimet shpjegojnë burimin e citimit në të njëjtën faqe ku ndodhet edhe citimi, kurse pas-shënimet vendosen në fund të çdo kapitulli, ose edhe në fund të të gjithë shkrimit ose librit, të renditura numerikisht. Zgjedhja e njërit sistem apo tjetrit varet nga lloji i shkrimit, gjatësia e sqarimit që kërkohet të bëhet, si dhe nga gjykimi i vete autorit. CITIMI I LIBRAVE ME DY OSE MË SHUMË AUTORË Kur libri ose burimi është shkruar nga dy autorë, atëherë përmenden mbiemrat e dyve, si për shembull: Pasho dhe Marku (2002) e shtjellojnë më tej këtë tezë në kapitullin e dytë, faqja 15 ku thonë “...” Por kur janë tre ose më shumë autorë, mënyra më e zakonshme është që të vihet mbiemri i autorit të parë, i cili ndiqet nga et al (latinisht “të tjerë”), për shembull: (Pasho et al, 2003, f. 10) e shtjellojnë më tej këtë tezë në kapitullin e dytë, faqja 15 ku thonë “...”) Ndryshimet në citime Ndodh që për arsye të ndryshme na duhet ta ndryshojmë ose modifikojmë pak thënien origjinale të autorit të cituar, në mënyrë që t’i përshtatet tekstit tonë nga ana stilistike dhe gramatikore. Megjithatë në asnjë rast nuk lejohet t’i ndryshohet kuptimi i asaj që ka thënë autori origjinal. Heqjet e fjalëve ose të shprehjeve (pa prishur kuptimin) përfaqësohen nga tri pika (elipsi) kurse ndryshimet dhe shtesat futen në kllapa katrore, për shembull: “plotësimi [i standardeve] është vënë si kusht nga bashkësia ndërkombëtare për dhënien e kompetencave më të gjera autoriteteve kosovare”. Këtu “standardeve” është futur në kllapa katrore sepse fjalia origjinale ishte “plotësimi i tyre është vënë si kusht...” Shembull i heqjes së një pjese të citimit është ky: Në një studim të qarkut të Elbasanit ...gjendja ekonomike dhe sociale, emigrimi dhe infrastruktura janë ndër faktorët bazë që ndikojnë në braktisjen e shkollës (Musai dhe Boce, 2003, f. 7). Në origjinal ky citat dukej kështu: Në një studim të qarkut të Elbasanit, mbi zhvillimin rajonal sipas objektivave të mijëvjeçarit, gjendja ekonomike dhe sociale, emigrimi dhe infrastruktura janë ndër tre faktorët bazë që ndikojnë në braktisjen e shkollës (Musai dhe Boce, 2003, f. 7) Në këto raste citimit mund t’i heqësh pjesë pa ia prishur kuptimin citimit. STRUKTURA E LIGJËRIMIT Struktura e ligjërimit është shumë e rëndësishme. Në shumë aspekte ajo është e ngjashme me raportimin me shkrim, pra ka një hyrje, një zhvillim dhe një mbyllje. Ndryshimi në mes të dy raportimeve është se në raportimin me gojë mbyllja është shumë e rëndësishme. Duke qenë se raportimet ndërtohen duke i renditur të rëndësishmet më përpara, ka gjasa që në fund dëgjuesit t’i kujtojnë vetëm pikat më pak të rëndësishme, andaj është mirë që në fund ligjëruesi t’i përsërit edhe njëherë idetë kryesore, dhe ta bëjë një mbyllje që të mbetet në kujtesën e dëgjuesit.

3

BIBLIOGRAFIA Bibliografia është pjesë e pandashme e zhvillimit të punës mendore dhe pjesë e pandashme e dëftimit të provave shkencore. Nëpërmjet saj bëhet argumentimi i pohimeve të paraqitura në përmbajtje të dokumenteve. Bibliografia, po ashtu, është klasifikim a përshkrim shkencor e sistematik i botimeve të ndryshme (i librave, i revistave etj.) për t’u bërë të njohura të tjerëve. Bibliografia vendoset në fund të punimit dhe ajo është pjesë e domosdoshme e punimit shkencor. Bibliografia mund të përfshijë vetëm ato vepra që autori quan si më të përshtatshme për tematikën e punimit të tij ose mund të përfshijë edhe vepra që ka shfrytëzuar dhe që lidhen sadopak me punimin e tij. Pra, bibliografia mund të ketë gjatësi të ndryshme. Titujt e bibliografisë renditen në mënyrë alfabetike sipas mbiemrit të autorit. Në rastet ku nuk ka autor, vepra radhitet sipas germës së parë të titullit të veprës. Veprat pa autorë nuk duhet të radhiten nën kategorinë ‘anonim’. Titujt bibliografikë duhet të përmbajnë të dhënat si vijon: 

Mbiemri i autorit, i ndjekur nga një presje, emri i ndjekur nga dy pika.



Titulli i veprës, i ndjekur nga një presje. Titujt e veprave të plota shkruhen me germa të pjerrëta.



Numri i botimit ( nëse ka ), i ndjekur nga një presje.



Emri i përkthyesit, hartuesit apo botuesit (në rastet ku ka), i ndjekur nga një presje.



Emri i botuesit, i ndjekur nga një presje.



Vendi i botimit, i ndjekur nga një presje. Në rast se qyteti nuk është i njohur, vendoset edhe shteti.Në rast se jepet më shumë se një vend i botimit, vendoset vendi i parë në listë.



Viti i botimit, i ndjekur nga një pikë. Në rast se vepra nuk ka asnjë datë botimi, atëherë vendoset shënimi s.d. (lat.) ose m.d. (shq.) = mungon data ose pa datë.

BURIMET NGA INTERNETI Burimet nga interneti duhet dhënë me adresën e tyre të plotë, nën një nënndarje të veçantë: Burime nga interneti, si p. sh. http://www.bbc.co.uk/albania/region (parë për herë të fundit më 10/04/2007) Pra, në këto raste, pas adresës së uebfaqes, duhet të shkruhet dhe data kur është vizituar për herë të fundit ajo, më saktësisht kur është parë për herë të fundit teksti i cituar. BIBLIOGRAFIA Bibliografia përveç se shërben si tregues i hulumtimeve tuaja, ajo është shumë e rëndësishme edhe për lexuesit sepse i jep të dhëna të nevojshme botuese, në mënyrë që lexuesi t'i gjejë burimet edhe për nevojat e veta. Cdo burim i përmendur në shkrimin tuaj duhet të pasqyrohet në bibliografi, dhe anasjelltas, burimet e dhëna në bibliografi duhet t’i përgjigjen citimeve të bëra në shkrim. Vende dhe shoqata të ndryshme i kanë të krijuara mënyrat e veta të veçanta të shkrimit të bibliografisë. Megjithatë, çfarëdo stili të përdoret, burimet në bibliografi duhet të identifikohen duke i dhënë këto elemente: 1.

Emrin e autorit/ autorëve

2.

vitin e botimit

3.

titullin e plotë

4.

vendin e botimit dhe emrin e shtëpisë botuese

DISA RREGULLA BAZË TË HARTIMIT TË BIBLIOGRAFISË Sipas manualit të SHPA bibliografia duhet të ndërtohet në bazë të këtyre rregullave: 1. Bibliografia shkruhet sipas rendit alfabetik të mbiemrave të autorit të librit. Kur ka më shumë se një autor, burimi renditet alfabetikisht në bazë të mbiemrit të autorit të parë P.sh. Alusni, B. (198U). 1 itulli IIIpríTmesnKronja Tepjerreta. Ven ɑI I DOLIITIL.

4

Shtëpia botuese. Alushi, B dhe Abazi, M. (1980) Titulli ilibrit.Vendi i botimit:Shtëpia botuese. Nëse keni më shumë se një burim nga i njëjti autor, për renditjen e veprave të tij përdoret viti i botimit, duke vënë veprën më të hershme në fillim. Në qoftë se edhe viti është i njëjtë, atëherë renditni alfabetikisht sipas shkronjës së parë të titullit të artikullit/librit dhe përdorni shkronja po të renditura alfabetikisht mbas vitit, për shembull ( 1980a) dhe (1980 b) . P.sh Alushi, B. (1980a) Arsimi shqiptar Tiranë: Shtëpia Botuese X. Alushi, B. (1980b) Konstruktivizmi në arsim. Tiranë: ShtëpiaBotuese X. 2. Në qoftë se burimi nuk ka autor, atëherë renditeni alfabetikisht në bazë të shkronjës së parë të titullit. Enciklopedia rinore (1980) Tiranë: Shtëpia botuese X. 3. Autorëve të huaj duhet t’u lihet emri siç është në gjuhën origjinale, sepse vetëm ashtu bëhet i mundshëm kërkimi i burimit. Po ashtu edhe titulli i librit/burimit duhet vendosur në origjinal, dhe në kllapa përkthimi i tij. Gowers, E.(1986). Plain words (Fjalëte thjeshta).Londër:Penguin Books. 4. Kur burimi nuk është një libër i plotë, si në shembujt e mësipërm, por artikulli është i marrë nga një revistë shkencore ose nga një vëllim me artikuj, modeli është si më poshtë: Revistë: Ademi, M. (1990). Konstruktivizmi në arsim. Revista pedagogjike, Nr. 4, faqe 15-21. Përmbledhje artikujsh: Ademi, M. dhe Mero, S. (1999). Mësimdhënia konstruktiviste. Në përmbledhjen nga G. Guri (red.), Titullii librit (faqe 203-229). Tiranë: Shtëpia botuese X. 5. Burimet nga interneti duhet dhënë me adresën e tyre të plotë, nën një nëntitull të veçantë “burime nga interneti” p.sh. http://www.bbc.co.uk/albanian/region MBAJTJA E SHËNIMEVE, PËRMBLEDHJET, RENDI IDITËS, DHE PROCESVERBALI MBAJTJA E SHËNIMEVE Mbajtja e shënimeve nuk është kopjim fjalë për fjalë i një materiali që lexohet, apo i një ligjërate të pedagogut. Që të mbajmë shënime të mira duhet zhvilluar “shqisa”e dallimit se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Kjo shqisë zhvillohet nëpërmjet leximit dhe dëgjimit të kujdesshëm. Po kështu, mbajtja e shënimeve kërkon aftësi organizative të mira, qartësi dhe shpejtësi. Shënimet e qarta dhe të organizuara mirë jo vetëm kursejnë kohën, por janë edhe mjeti më i mirë për ngulitjen e gjërave në kujtesë. QARTËSIA DHE SHPEJTËSIA Shënimet janë të dobishme vetëm kur janë të kuptueshme pas disa ditësh, muajsh apo edhe vitesh. Pra ato duhet të jenë të qarta, kryesisht për vetë ju. Shënimet shpesh duhen mbajtur shpejt– sidomos në rastin e leksioneve ose ligjërimeve. Për këtë mund të përdoren shkurtesat e ndryshme si psh. Dmth. Nqs, etj. SHËNIMET GJATË LEXIMIT Mbajtja e shënimeve gjatë leximit ka të mirën që zakonisht nuk kryhet nën trysninë e kohës. Idetë e rëndësishme është mirë t'i nënvizoni dhe citimet e marra nga autori t'i fusni në thonjëza, në mënyrë që kur t'i lexoni më vonë , t'i kuptoni cilat janë shprehje të juaja e cilat janë shprehje të një autori të caktuar. Po kështu është mirë që të vihen edhe të dhëna të plota bibliografike të burimit, nga i cili i keni marrë ato shënime. PËRMBLEDHJET Përmbledhja është veprimtari që lidhet ngushtë me mbajtjen e shënimeve. Gjatë leximit ne përzgjedhim elementet thelbësore dhe lëmë mënjanë ato më pak thelbësore. Pastaj i kombinojmë mendimet tona në një ose disa paragrafë të

5

plotë. Hapat e mëposhtëm mund t’jua bëjnë më të lehtë organizimin e mendimeve për të përcaktuar idenë kryesore të materialit që do ta përmblidhni. 1.

lexoni me kujdes të gjithë materialin që do të përmblidhni

2.

lexoni në fillim për të pasur një ide të përgjithshme, pastaj lexoni sërish për të ndërtuar idenë kryesore dhe nën idetë.

3.

lexoni titullin, shpesh idenë kryesore mund ta gjeni pikërisht aty.

4.

shikoni fjalinë e parë dhe të fundit në secilin paragraf.

5.

lexoni fjalët ose fjalitë me shkronja të theksuara ose të pjerrta.

SHKRIMI I PËRMBLEDHJES Kur ta keni të qartë në mendjen tuaj se cila është ideja kryesore e materialit, atëherë filloni shkrimin e përmbledhjes, Mundohuni të përdorni fjalët tuaja, përveç fjalëve kyçe nga teksti që bartin kuptime të rëndësishme. Pasi ta keni bërë këtë, lexoni, rishikoni dhe kontrolloni gjatësinë e përmbledhjes. Pyesni veten: 1.

A janë përfshirë të gjitha idetë dhe nënidetë?

2.

A janë radhitur mirë?

3.

A kanë lidhje logjike me njëra tjetrën?

4.

a ka detaje të panevojshme?

5.

A janë të qarta fjalitë?

6.

A janë të korrigjuar gabimet drejtshkrimore dhe kontrolluar shenjat e pikësimit?

Përmbledhja juaj duhet të pasqyrojë jo vetëm idetë kryesore, por edhe tonin ose frymën e përgjithshme të origjinalit. Shiko shembujt. RENDI I DITËS DHE PROCESVERBALI Rendi i ditës dhe procesverbali janë mjete për t'i dhënë formë dhe organizim një mbledhjeje. Personi që ngarkohet me hartimin e rendit të ditës dhe të procesverbalit duhet të mbajë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesin/ kryetarin e mbledhjes, jo vetëm se kështu sigurohet mbarëvajtja e mbledhjes, por edhe për ta lehtësuar punën e vet. RENDI I DITËS Rendi i ditës është një listë çështjes për t’u diskutuar në një mbledhje, por mund të shërbejë edhe për disa qëllime të tjera. Mirë është që rendi i ditës të shpërndahet disa ditë para mbledhjes, me qëllim që pjesëmarrësve t’u njoftohet data, vendi dhe tema e mbledhjes dhe t’u jepet mundësia të përgatiten. Ai mund të shoqërohet edhe me materiale tjera shtesë, dokumente, grafikë etj, që lidhen me temën e diskutimit. Çfarë vihet në një rend dite? Në rendin e ditës së një mbledhje të zakonshme duhet të përfshihen: 

Titulli (i shkurtë ose i zgjeruar)



Data, vendi dhe lista e pjesëmarrësve;



Hapja e mbledhjes dhe njoftime të shkurtra;



Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe ndonjë çështje që del prej tij;



Pikat kryesore të diskutimit ;



Mbyllja.

Ja një shembull faqe 119.

6

Mbledhje e Shoqatës Elbasani E mërkurë, 10.03.04, 18:00, te selia e shoqatës (adresa) Pjesëmarrës: A.B. (Kryetari) С.С. (sekretari) D.E.......... X. (OJQ-ja donatore) Y. (1 ftuar nga shtëpia botuese Z) 1. Apeli i pjesëmarrësve dhe njoftime të shkurtra. 2. Procesverbali i mbledhjes së kaluar/çështje që dalinprej tij. 3. Raport për progresin e botimit të librit "Folklori i Elbasanit" (autori i librit + i ftuari nga shtëpia botuese). 4. Miratimi i buxhetit shtesë për librin (për futjen emfotografive dhe të hartave). Pozicioni i donatorit për buxhetin shtesë. Përgatitjet për Ditën e Verës (sekretari). Çështjetë tjera. Data dhe vendi i mbledhjes së ardhshme. Zakonisht është mirë që mbledhjet të mos zgjasim më shumë se një orë e gjysmë, sepse bëhen të lodhshme dhe pjesëmarrësit humbasin përqendrimin dhe interesin. Çështjet urgjente duhet të vendosen në krye të listës. PROCESVERBALI Procesverbali është mbajtja shënim e gjithë asaj që thuhet apo ndodh në një mbledhje, të cilat më vonë mund të shërbejnë për qëllime ligjore ose profesionale. Procesverbali shërben edhe si kujtesë për vendimet e marra, kohën e marrjes së tyre dhe hartimin e rendit të ditës për mbledhjet vijuese. Procesverbali duhet të jetë maksimalisht korrekt. Themi se një procesverbal është mbajtur mirë kur ai i përgjigjet pozitivisht kësaj pyetjeje: një person që nuk ka marrë pjesë në mbledhje a është në gjendje të krijojë një përshtypje të saktë të asaj që ka ndodhur aty? PËRPARA MBLEDHJES Mbajtësi i procesverbalit duhet të jetë në dijeni të rendit të ditës dhe të materialeve shtesë përpara se t’ia filloj mbledhja. Ashtu si për rendin e ditës edhe për procesverbale organizata të ndryshme kanë modele të ndryshme. Në disa raste shkruhet në përgjithësi për çka u tha në mbledhje, pa specifikuar kush ka thënë, në raste të tjera shënohet më përpikëri kush çfarë thotë etj. GJATË MBLEDHJES Mbajtësi i procesverbalit ka për detyre t'i shënojë emrat e pjesëmarrësve, kush mungon dhe arsyet (përveç rasteve në mbledhje të mëdha). Procesverbali duhet të jetë gjithnjë në përputhje me rendin e ditës. Për mbledhjet më të zakonshme, mjafton të përmenden emrat e personave që folën dhe fjalët e tyre në ligjëratë të zhdrejtë. Shiko f. 124 PAS MBLEDHJES Pas hedhjes së procesverbalit “në të pastër”, ai duhet t'i jepet kryetarit/drejtuesit të mbledhjes për ta kontrolluar. Pasi miratohet prej tij, procesverbali duhet t‘u shpërndahet të gjithë pjesëmarrësve, përpara mbledhjes së ardhshme, ndoshta së bashku me rendin e ditës së saj. LETRAT DHE LETËRKËMBIMET E TJERA Letrat janë një formë tjetër e të shkruarit dhe ndahen në dy grupe: 

Letrat miqësore, dhe



Letrat zyrtare

Letrat miqësore njerëzit i shkruajnë për të mbajtur kontakte me njerëzit e tjerë, për të krijuar miqësi të reja etj. etj. Ndërsa letrat zyrtare janë letra pune për të shkëmbyer informacione dhe të dhëna. Letrat janë pasqyrë e personalitetit të atij që shkruan, ndaj edhe për to duhet treguar po aq kujdes në planifikim dhe shkrim, sa edhe për llojet e tjera të të shkruarit. LETRAT ZYRTARE Këto letra janë shumë më të strukturuara se letrat miqësore. Ato shpesh përdorin formula të caktuara hyrjesh dhe

7

përshëndetjesh. Letrat zyrtare shkruhen për të komunikuar me institucione të ndryshme ose përfaqësues të tyre, për të kërkuar informacione, për të bërë ftesa, ankesa ose për të falënderuar. Këto letra u drejtohen bizneseve ose organizatave të ndryshme. NDËRTIMI I LETRAVE ZYRTARE Është bërë praktikë e zakonshme që letrat zyrtare të shkruhen në të ashtuquajturat Letra me kokë, të cilat kanë të vendosura në krye të faqes emrin dhe adresën e institucionit, së bashku me numrin e telefonit, të faksit dhe te emailit. Shumë institucione dhe biznese vendosin në letra me kokë edhe logon ose stemën e tyre. Ndonjëherë, ndodh që këto të dhëna të vendosen edhe në fund të faqes së letrës, të ndara me një vijë nga pjesa tjetër e letrës. P.sh Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë Rruga “Naim Frashëri”, Nr. ... Tiranë Tel: ...... Fax........ ose Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë Rruga “Naim Frashëri”, Nr. ... Tiranë Tel, . . . . . . Fax........ Poshtë kokës vihet data, zakonisht në anën e majtë të letrës, lënda (një rresht i shkurtër që përmbledh gjithë përmbajtjen e letrës), marrësi i letrës dhe titulli i tij (pas të cilit vendoset edhe adresa) dhe përshëndetja për të. Në qoftë se nuk e dini emrin e personit, mund t'i shkruani në përgjithësi institucionit ose zyrës përkatëse. Institucionet qeveritare zakonisht përfshijnë në krye (para lëndës) edhe numrin e protokolli të letrës. Në mbyllje të letrës vihet përshëndetja mbyllëse, si dhe emri, funksioni dhe nënshkrimi i letërshkruesit, ose i titullarit që përfaqëson institucionin që ka shkruar letrën, si dhe vula, për ato institucione që e kanë një të tillë. P.sh Qendra e Gruas (Adresa) (telefoni) (Faksi) (Email) Tiranë më 01/04/04 Nr. i prot._ Lënda: Ftesë për pjesëmarrje në seminarin.... Zonjës.X.Y. ose: Drejtorisë së Gruas (Funksioni) Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale (Adresa) (Adresa) Edashurzonja..., Të nderuar zotërinj, --------- - - - - - - - - - - - - Me nderime, A.B. Funksioni (Nënshkrimi) (Vula e institucionit) TRUPI I LETRËS Mënyra se si shkruhet një letër zyrtare varet nga qëllimi i saj dhe shkalla e njohjes personale dhe profesionale e letërshkruesit me letërmarrësin. Gjuha e këtyre letrave duhet të jetë gjithmonë e zgjedhur dhe toni zyrtar. Këto letra duhet të jenë objektive dhe jo emotive. Duhet ruajtur mirësjelljen në të shprehur edhe nëse letra përmban një ankesë. Marrësi i letrës do të jetë më i prirur t'i përgjigjet dhe t'i zgjidhë “hallin” dikujt që i ka shkruar një letër të mirësjellshme, se sa një tjetri që i ka shkruar një letër të mbushur me fyerje. STRUKTURA E LETRAVE Struktura e letrave zyrtare është e thjeshtë. Në paragrafin hyrës tregohet qëllimi i letrës dhe paraqitet çështja kryesore për të cilën do të flisni. Në paragrafin tjetër argumentohet pozicioni juaj dhe paraqiten faktet e çështjes. Ndërsa në paragrafin e fundit kërkohet informacion ose propozohen veprime të mëtejshme. Në këto raste është shumë e rëndësishme të qenit i përpiktë. Hollësitë e tepruara për gjërat që nuk janë thelbësore e zbehin qëllimin e

8

mesazhit që doni të përcillni. Letrat që dërgohen nga individët, zakonisht nuk kanë kokë dhe stemë, ndaj edhe struktura e tyre mund të ndryshojë pak, por elementet janë të njëjtë si për të gjitha letrat e tjera. Një letër e tillë është kjo : Durrës, më 10.03.04 Zonjës A.B. Drejtore e Drejtorisë së Personelit Ndërmarrja X (Adresa) Tiranë Lënda: Kërkesë për sqarim Edashur zonja B., Po ju shkruaj këtë letër për t'ju kërkuar zyrtarisht sqarime për arsyet e refuzimit të kandidaturës sime për vendin e punës.... Unë aplikova me mendimin se përvoja ime shumëvjeçare dhe kualifikimet e mia të shumta më bënin kandidatin më të përshtatshëm për postin. Më befasoi fakti që kandidati i zgjedhur kishte vetëm gjysmën e përvojës sime në punë. A mund të më sqaroni,ju lutem, se cilat ishin kriteret që përdorët në zgjedhjen e kandidatit të përshtatshëm? Në pritje të përgjigjes suaj, Me nderime, E.L. Adresa

Qendra e Gruas (Adresa) (telefoni) (Faksi) (Email) Tiranë, më 11.02.04 Drejtorisë së Informacionit Televizioni Publik Shqiptar Tiranë Lënda: Seminar kombëtar për pasqyrimin e problemeve gjinore në media I/E nderuar zotëri/zonjë, Kohët e fundit Qendra e Gruas ka organizuar disa monitorimetështypit për të parë mënyrënsesipasqyrohen problemet gjinore në mediat tona të shkruara dhe ato elektronike. Mbi bazën e të dhënave të mbledhura dhe analizës së tyre, u përgatit një raport, i cili do të paraqitet para publikut dhe vetë mediave. Menduam që me këtë rast të organizojmë edhe një seminar kombëtar për ndërgjegjësimin e mediave për problemet gjinore. Seminari do të zhvillohet më dt.............., në sallën e mbledhjeve të Qendrës së Gruas, në adresën e mësipërme. Në seminar do të ligjërojnë dy specialistë të çështjeve gjinore ndjekur nga diskutime dhe pyetje të pjesëmarrësve. Bashkëngjitur keni programin e plotë të seminarit dhe të paraqitjes së raportit. Do të ishim shumë të kënaqur sikur një (ose më shumë) prej gazetarëve tuaj të jetë pjesëmarrës në këtë seminar. Po kështu, në fund të seminarit do të ketë edhe… Julutem konfirmonipjesëmarrjenderimëdatën.......... r kjo do të na ndihmojë të bëjmë planifikimet e duhura. Përshëndetje të përzemërta, A. B. Drejtore e marrëdhënieve me publikun Qendra e Gruas Nënshkrimi dhe vula (nëse ka një të tillë) FORMATIMI I LETRAVE ZYRTARE

9

Institucione të ndryshme përcaktojnë formatet e tyre për organizimin e faqes së letrës. Më poshtë shihni një shembull modeli shkresash zyrtare: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DREJTORIA Nr. Prot. Tiranë, më ndeksi (Sipas Skemes se Klasifikimit) Lënda: MINISTRISË SË Drejtorisë së Për dijeni: (n.q.s ka) MINISTRISË SË TEKSTI Formati i një shkrese që një drejtori në MPJ i drejton një drejtorie të caktuar në një institucion tjetër: Kufijtë: Top 2.5 cm, Bottom 2.5 cm, Left 3 cm, Right 2.5cm Lloji i shkrimit të ntestimit: Copperplate Gothic 14,12,10 Lloji i shkrimit të tekstit: Garamond 13 Vendi i Firmës: 5 ENTER poshtë rreshtit të fundit të tekstit Djathtas Poshtë Tipi i Shkrimit: Justified. Në dokument nuk do të përdoret BOLD Shkresat të printohen në tre kopje mestemë bardh e zi. Kopja e dytë dhe e tretë mbahen në Sekretarinë Qendrore dhe tek hartuesi i saj për reference. Në kopjen e dytë dhe të tretë shënohet «Përgatiti » djathtas poshtë. Përgatiti: DREJTORI (firma) (Emër Mbiemër) LETRAT E KËRKESËS PËR PUNË DHE CURRICULUM VITAE (CV) Në pjesën më të madhe të rasteve kërkesat për punë shkruhen me një Curriculum Vitae (CV), i cili është një “tregim” i përmbledhur i jetës dhe përvojave tuaja, kryesisht profesionale dhe arsimore. Është mirë që letra dhe CV të mendohen si plotësim i njëra tjetrës. Letra, gjithashtu duhet të japë një përshtypje të përgjithshme për personalitetin, interesat dhe aftësitë tuaja. PUNA PËRGATITORE Pyetja kryesore që duhet bërë është “Çfarë më bën mua kandidat të përshtatshëm për këtë vend pune?” Nga kjo dalin tri nënpyetje tjera: 1.

Çfarë përvoje dhe kualifikimi kam?

2.

Çfarë aftësish kam fituar gjatë punës/jetës, përveç atyre të mësuara në shkollë?

3.

Çfarë tiparesh kam unë si njëri që më bëjnë të pranueshëm dhe të dëshirueshëm për këtë punëdhënës?

Prej këtyre pyetjeve mund të filloni t'i hidhni disa shënime në letër, të cilave pastaj do t’u jepni formën e një CV-je. Në përgjigjen e pyetjes së parë duhet t'i përfshini gjithë arsimimin tuaj, pastaj kualifikime dhe kurse tjera që mund të keni kryer, udhëtime studimore, punë vullnetare, punë jashtë shteti ose përvoja tjera që kanë mbushur jetën tuaj gjatë kohës që nuk keni qenë as në shkollë as në punë. Në përgjigjen e pyetjes së dytë, duhet të jepni hollësi më të mëdha për detyrat tuaja në secilin prej posteve që keni pasur dhe çfarë keni mësuar ose përfituar nga ato përvoja pune. Gjatë punës njeriu fiton aftësi organizative, kualifikuese apo drejtuese dhe këto duhet të pasqyrohen në CV. Pyetja e tretë është paksa më e vështirë për t’iu përgjigjur se sa dy të parat, sidomos për njerëz modestë që e kanë të vështirë të “mburren”. Zakonisht është e mjaftueshme të jepet një varg i shkurtër mbiemrash/përcaktorësh që përshkruajnë tiparet tuaja pozitive si njeri: jam

10

njeri i ndershëm, punëtor/ këmbëngulës/ komunikues/, etj. KËRKESA PËR PUNË Letrat e kërkesës për punë nuk ndryshojnë shumë nga letrat e tjera zyrtare. Paraqitja është e rëndësishme ndaj është mirë që ato të shkruhen në kompjuter dhe në letër cilësore. Në paragrafin e parë duhet përmendur vendi i punës për të cilën po shkruani, si dhe ku e keni parë reklamën për këtë vend pune. Trupi i letrës duhet të përmbajë një përshkrim sa më pozitiv të aftësive tuaja dhe të tregojë pse jeni i përshtatshëm për atë vend pune. Po ashtu mund të shpreheni pse ju pëlqen ky vend pune. Në fund duhet të tregoni nëse i keni bashkangjitur letrës CV-në tuaj apo jo, si dhe të shprehni gatishmërinë tuaj për t’u paraqitur në intervistë dhe për të dhënë informacione tjera shtesë. Të gjitha këto të dhëna duhet t’i jepni në mënyrë të shkurtër e të përmbledhur, pa i marrë lexuesit shumë kohë. 1. Shembull. F. 96, 97 dhe 98. Data...... ------------Z. Alma Dushku, Drejtore e Personelit, Ndërmarrja X Tiranë, Lënda: Për postin e sekretarit të Drejtorit Ekzekutiv, E dashurzonja Dushku, Po ju shkruaj këtë letër në lidhje me vendin e mësipërm të afishuar nga ndërmarrja juaj në gazetën "Tirana" datë 15.104. Siç do ta shikoni edhe nga CV-ja bashkëngjitur me këtë letër, unë kam përvojë të gjatë pune në fushën e sekretarisë. Sot punoj si sekretare e zotit A.B. drejtor i shkollës private C. Përveç detyrave të zakonshme si sekretare, unë mbaj edhe borderonë e pagesave të punonjësve të shkollës. Gjatë kësaj kohe kam kryer edhe studimet e larta në degën Ekonomik dhe disa kurse për përdorimin e kompjuterit. …..puna që bëj sot. Së dyti, do të më pëlqente të përballesha me sfida më të mëdha që ofrohen nga ndërmarrjetë tilla si e juaja, me lidhje të shumta jashtë vendit. Unë besoj se i kam të gjitha cilësitë dhe aftësitë që duhen për këtë vend pune. Po kështu, do desha të theksoj se kam ndërgjegje të lartë në punë dhe di të komunikoj mirë me njerëzit. Do t'ju isha mirënjohëse në se më ftoni për intervistë, për të më dhënë mundësinë që të flas më gjerë dhe t'i përgjigjem pyetjeve që mund të keni. Në pritjetë përgjigjes suaj, Me nderime, Mira Bardhi Adresa: Telefoni: E-mail: 2. Kryeredaktorit të gazetës Lajmëtari Adresa.... | dashurzoti kryeredaktor, Po ju shkruaj këtë letër me shpresën se në gazetën tuaj mund të ketë ndonjë vend pune, për të cilin mund të jem kandidate e përshtatshme. Quhem Drina Bregu dhe sapo kam mbaruar Fakultetin Histori-Filologji, dega Gazetari me mesatare 9.1. Gjatë kohës së studimeve kam shfrytëzuar çdo mundësi për të fituar përvojë në gazetari. Për tre vjet kam qenë anëtare e redaksisë së gazetës "Studenti" dhe në vitin e fundit edhe kryeredaktore e saj. Po kështu kam bërë edhe tre muaj praktikë gazetarietek gazeta "Tribuna" Interesate mia janë mëtepër në fushën e gazetarisë ekonomike. Megjithatë do të mirëprisja çfarëdo posti brenda gazetës suaj, të çfarëdo niveli, që do të më jepte mundësinë për të hedhur hapin e parë të karrierës sime profesionale. Jam energjike, kam nuhatje të mirë për lajmin dhe i përmbahem gjithmonë afateve në shkrimin e artikujve. Po kështu, ndoshta do t'ju interesonte të dini se flas edhe anglisht dhe italisht. Përveç CV-së, po bashkëngjis këtu edhe dy shkrime të miat të botuara në gazetën "Studenti". Në qoftë se keni ndonjë vend pune, sado të parëndësishëm, do t'ju isha shumë mirënjohëse në se do të ma jepnit mua këtë mundësi. Me respekt, Drina Bregu

11

Adresa................... Telefoni............ E-mail............ CURRICULUM VITAE Curriculum vitae është një lloj kartëvizite e zgjeruar për qëllime punësimi, gradimi etj. Çdokush duhet ta ketë një CV të gatshme dhe sa më të përditësuar. Kërkesat për punë duhet të shoqërohen me një CV. Cv duhet të plotësohen vazhdimisht. Është mirë të mbahet një variant “skelet” i CV–së, i cili plotësohet para se të dërgohet. Është mirë të ruhen në kompjuter kopjet e CV-së të cilat i dërgoni, sepse ato do t’ju duhen për ta ditur gjatë intervistës se ç'keni deklaruar. Programet kompjuterike si Microsoft word kanë shabllone të gatshme për hartimin e CV-së. Aty skeleti i CV-së është i dhënë dhe vetëm duhet mbushur me të dhënat tuaja. CV-ja duhet të përmbajë: 1.

Të dhënat tuaja personale (emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit, adresa e e-mailit.) Mund të përfshini edhe të dhëna të tjera, si gjendja civile/familjare, datëlindja, por këto nuk janë të detyruara.

2.

Përvojën tuaj personale në rend kronologjik të anasjelltë. Kjo bëhet me qëllim që në CV të zërë vend më të dukshëm puna më e fundit që keni kryer.

3.

Përvojën tuaj arsimore, përsëri në rend kronologjik të anasjelltë, me të njëjtën logjikë, që studimet e larta pasuniversitare/ universitare, ose studimet të tjera profesionale, të jenë të parat që të tërheqin vëmendjen e punëdhënësit të ardhshëm.

4.

Aftësi të tjera që keni (gjuhët e huaja, kompjuteri, patentë shoferi , etj.)

5.

Interesat jashtë punës (veprimtari të ndryshme, anëtarësi në shoqata, etj.)

6.

Emrat e dy referenteve që mund të shkruajnë letra rekomandimi për ju.

Çfarëdo modeli të zgjidhni për cv –në tuaj, e rëndësishme është që ajo të përmbajë të gjithë informacionin e duhur të paraqitur në mënyrë të rregullt dhe të mirë organizuar. Preferohet që CV-ja të shkruhet në një faqe formati A4 , e shumta dy. Kontrollojeni CV –në tuaj me kujdes për gabime drejtshkrimore ose gramatikore, sepse ndonjëherë gabimet e tilla janë arsyeja e parë për diskualifikimin e një kandidati. Ndonëse qëllimi është për të bërë përshtypje sa më të mira, mos përdorni letra me ngjyrë apo lloje germash të stërholluara. Sa më thjeshtë aq më mirë. Ja shembulli i një CV-je, f. 101-102. Emira Sula Adresa:......................... PËRVOJË PUNE 2000 – sot Sekretare/asistente e drejtorit të shkollës private "E Ardhmja". Përgjegjëse për organizimin e veprimtarive (agjendës) të drejtorit, takimeve dhe mbledhjeve në shkollë, për hartimin e orarit, lëshimin e vërtetimeve, mbajtjen e borderosë dhe shumë detyra të tjera. Shpejtësi mesatare e shtypjes në tastjerë: 55 fjalë për minutë. 1995–2000 Recepsioniste në OJF-në "Në dobi të të rinjve". Përgjegjëse për kaliminetelefonatave, pritjen dhe sqariminevizitorëve, mbajtjen e librit të vizitorëve me orarin e hyrje-daljeve, shpërndarjen e postës së brendshme. ARSIMI Qershor 2002 - Diplomuar si ekonomiste e lartë në Universitetin e Tiranës, Dega Ekonomik (mesistemin me kohë të pjesshme) Qershor 1997 Diplomë e shkollës së mesme të përgjithshme. Kurs2 mujor për të mësuar shtypjen medhjetëgishta AFTËSITË TJERA Përdor me lehtësi kompjuterin, internetin, programet Microsoft Ëord, Excel... Flas gjuhën italiane. REFERENCAT Zoti A.B. Zonja C.D. Drejtor i shkollës... Drejtore e organizatës... Adresa: Adresa:

12

Telefoni: Telefoni: E-mail: E-mail: INTERESA/VEPRIMTARITË TJERA Anëtare e shoqatës “Karnavalet Shqiptare" Anëtare e shoqatës së prindërve të shkollës... Më pëlqen të lexoj dhe të udhëtoj. Ky model cv-je është më i përshtatshëm për personat që kanë përvojë pune relativisht të gjatë dhe të pasur. Kurse për ata që janë në fillim të karrierës së tyre preferohet CV–ja jo- kronologjike. Ky variant e vë theksin më shumë tek aftësitë dhe potenciali, se sa tek renditja e përvojave. Ja një shembull i kësaj CV-je jo-kronologjike, f. 103-104: Dorina Blega Adresa: Telefoni E-mail: PROF|LI Gazetare e porsa-diplomuar, e apasionuar dhe me aftësitë gjithanshme në gjurmimin dhe shkrimin e lajmit. Aftësitë mira komunikuese dhe intervistuese. Punoj mirësinë ekip ashtu edhe në mënyrë individuale dhe kam iniciativë të mirënëzgjidhjene problemeve dhe kapërciminesituatave të vështira. Kërkoj një vend pune si gazetare, ku mund të përdor dhe të zhvillojmëtej aftësitë e mia. ARSIMI Diplomë universitare, Dega Gazetari Diplomë e shkollës së mesme të përgjithshme AFTËSI Përdor mirë kompjuterin për shkrimin dhe redaktimin e lajmit Hartoj grafika Njohuri të mirafaqosjeje Flas mirë anglishten dhe italishten PËRVOJË PUNE Përvojë si gazetare dhe kryeredaktore e gazetës “Studenti" Praktikë profesionale pranë gazetës"Y" Anëtare e klubit të debatit të Fakultetit Histori-Filologji INTERESA Leximi Internet. REFERENCA Zoti A. B. Shefi Departamentit të gazetarisë Adresa: Telefoni: E-mail: Zoti C.D. Kryetari klubit të debatit Adresa: Telefoni: E-mail: LETRAT E REKOMANDIMIT Kur dikush ju kërkon të shkruani një letër rekomandimi , gjëja më e rëndësishme është që ta shkruani me përgjegjësi e ndershmëri. Nëse mendoni se një person është i përshtatshëm për një vend pune atëherë duhet ta shkruani rekomandimin, ndërsa në rast se nuk mendoni se është i përshtatshëm atëherë është më mirë që të mos e shkruani fare. Shpeshherë ndodh që pas marrjes së referencës një punëdhënës i mundshëm dëshiron që të flas me ju, qoftë edhe për të vërtetuar a ekzistoni si person, qoftë për ta vërtetuar pozitën tënde.

13

Sidoqoftë, në shumicën e rasteve, kandidatët meritojnë që për ta të shkruhen letra rekomandimi dhe detyra e shkruesit te rekomandimit është që të nxjerrë në pah aftësitë dhe tiparet e tyre më të mira. Ndoshta duhet të përmendet edhe ndonjë e metë që e ka, por sigurisht, jo në mënyrë që të bjerë menjëherë në sy. Në qoftë se dikush meriton lëvdata të shumta për punën ose karakterin e tij apo asaj, atëherë rekomanduesi s’ka pse të kursejë. Shembuj f. 105- 107. 1. Konfidenciale Kryeredaktorit të gazetës Tirana dashurzoti............. (Lënda: Znj. Drina Bregu) Unë e kam njohur për herë të parë Drina Bregun kur filloistudimetpranë Fakultetit tonënë Degën Gazetari. Kam qenë pedagog i saj në lëndët“Komunikim"dhe"Kërkimi në media" Drina shpejt u konfirmua si një studente shumë e ndërgjegjshme. Punimet e saj të kursit ishin gjithnjë cilësore dhe në përgjithësi dorëzoheshin brenda afatit. Drina ka qenë mjaft aktive edhe në veprimtari të tjera. jashtëmësimore, si në botimin e gazetës "Studenti" apo në klubin e debatit. Në aspektin shoqëror, Drina shquhej për marrëdhënie shumë të mira me pedagogët dhe studentët e tjerë të kursit, ishte vajzë e qetë dhe e shtruar dhe prania e saj kishte ndikim pozitiv mbi të tjerët. 2. Konfidenciale E dashur zonja Alma Dushku, (Lënda: Znj. Emira Sula) Zonja Sula ka punuar në shkollën tonë si sekretare/ asistente e drejtorit të shkollës. Gjatë kësaj kohe ajo kreu studimet e larta ekonomike me korrespondencë. Në shkollën tonë nukka vendtë lirë për të si llogaritare, kështu që ajo do të largohet. Ajo ka punuar gjithmonë me ndërgjegje dhe përkushtim dhe beson që aftësitë e saj mund t'i përdorë në një post më me përgjegjësi. Ne na vjen keq që po na largohet, pori urojmë gjithë të mirat në karrierën e saj të mëtejshme. Përshëndetje, M.N. Drejtori shkollës "E Ardhmja" Adresa: Telefoni: E-mail: MËNYRA E TË SHPREHURIT, LLOJET E SHKRIMEVE, SHKRIMET SUBJEKTIVE DHE FUNKSIONALE MËNYRA E TË SHPREHURIT Derisa më herët kemi folur për procesin e të shkruarit dhe fazat e tij, duke theksuar rëndësinë që ka përmbajtja etj, këtu do të ndalemi shkurtimisht tek një element që e përshkon si përmbajtjen ashtu edhe formën. Ky element është “mënyra e të shprehurit” ose stili i të shkruarit. Stili është ai që i jep përmbajtjes jetë dhe rrjedhshmëri, ai që e vë “vulën“ e autorit dhe që përshtat mjetet e ndryshme gjuhësore dhe gramatikore me temën e shkrimit. Të kesh stili të mirë do të thotë të shkruash qartë dhe saktë. SHKRIMI I MIRË Për të ditur se çfarë duhet bërë për të zhvilluar dhe përmirësuar “stilin” e të shkruarit, është në dobi të përmendim një herë se cilat janë tiparet e një shkrimi të mirë. Një shkrim i mirë duhet të ketë stil të qartë, efektiv, dhe të përshtatshëm nga ana emocionale dhe estetike. QARTËSIA

14

Qartësia lidhet me tri aspekte kryesore: 1.

Njohuri të sakta për përmbajtjen e shkrimit,

2.

Përdorimin e strukturave të qarta gramatikore dhe

3.

Zgjedhjen e përshtatshme të fjalëve.

Të tri këto elemente shkojnë krah për krah me njëri tjetrin. THJESHTËSIA DHE EKONOMIA E SHPREHJES Në të shkruar, fjalët e shumta tregojnë varfëri mendimi. Të qenit i thjeshtë dhe i kursyer nuk do të thotë të shprehesh shkurt dhe thatë, por që ta shprehesh mendimin në mënyrë efektive, pa fjalë boshe dhe ndërlikime të tepruara. Fjalët boshe janë shkatërruese për një mesazh. PËRSHTATSHMËRIA Mënyra e të shkruarit duhet t'i përshtatet fushës së studimit ose gjinisë e llojit letrar, si dhe më të rëndësishmit, lexuesit. Përshtatshmëria ka të bëjë me tonin e shkrimit. Toni i shkrimit shpreh qëndrimin e shkruesit: miratim, mosmiratim, zemërim, kënaqësi, respekt, ironi, etj. Një shkrues i mirë duhet të dijë të zgjedh fjalët që shprehin qëndrimin e tij dhe të dijë të dallojë se kur duhet përdorur ton asnjanës dhe kur ton emocional, kur janë më të dobishme strukturat bisedore dhe kur ato zyrtare. Megjithatë autorët mund të zgjedhin enkas edhe tonin “e gabuar” për të arritur efekte te caktuara te lexuesi (humor, ironi, etj.) SHUMËLLOJSHMËRIA DHE GJALLËRIA Janë mjete për të mbajtur gjallë interesin e lexuesit. Për këtë shkruesi duhet të ketë një njohje të mirë të gjuhës dhe mjeteve të saj shprehëse, duke i përdorur ato në vendin dhe masën e duhur. Një shkrues i mirë është ai që balancon të shprehurit e thjeshtë dhe të kursyer me një përdorim të gjallë dhe të zhdërvjelltë të gjuhës. Disa lloje shkrimesh, si p.sh. letrat zyrtare, nuk i krijojnë shumë hapësirë shkruesit të shpalos shpirtin krijues dhe individualitetin e vet. Megjithatë, shumica e shkrimeve, lënë vend për to. Shkruesi mund të arrij efekte të jashtëzakonshme stilistike nëpërmjet zgjedhjes së fjalëve, gjatësisë dhe llojit të fjalive apo paragrafëve që përdor, etj. Kur flitet për stilin, ose mënyrën e të shprehurit, gjeja e parë që të shkon në mend është individualiteti. Stili i mirë mësohet dhe zhvillohet. Edhe pse disa njerëz janë më të prirur se disa të tjerë për të shkruar mirë dhe qartë, kushdo ka mundësi ta përmirësoj mënyrën e vet të të shprehurit nëpërmjet ushtrimit të vazhdueshëm të leximit dhe të vetë shkrimit. LLOJET E SHKRIMEVE Llojet e të shkruarit mund t’i ndajmë në disa kategori kryesore në përputhje me qëllimin për të cilin shkruhen. Disa studiues i përcaktojnë katër lloje kryesore: 1.

të shkruarit përshkrues

2.

të shkruarit tregues

3.

të shkruarit parashtrues/shpjegues

4.

të shkruarit argumentues/bindës.

Studiues të tjerë kanë shtuar edhe një kategori të pestë; të shkruarit krijues ose artistik. TË SHKRUARIT PËRSHKRUES Me anë të tij përshkruhen njerëz, vende, ngjarje ose sende (siç janë ose siç kanë qenë në të shkuarën) duke përdorur mjete gjuhësore që ndihmojnë në krijimin e një pamjeje të qartë në mendjen e lexuesit. Karakteristikë e këtij shkrimi është edhe përdorimi i figurave të ndryshme letrare si: metafora, personifikimi, krahasimi , etj. TË SHKRUARIT TREGUES Qëllimi i të shkruarit tregues është të tregojë një histori, një ngjarje a një përvojë, të vërtetë ose të

15

përfytyruar. Shembuj të këtij shkrimi janë romanet, tregimet, përrallat, fabulat, ditarët personale dhe raportet. Me anë të tyre mund të rrëfehen përvojat vetjake ose jo, ndaj mund të shkruhen në veten e parë ose të tretë. TË SHKRUARIT PARASHTRUES/SHPJEGUES Është lloji i shkrimit që shpjegon natyrën , përdorimin , origjinën ose qëllimin e diçkaje. Shkrimet shpjeguese mund të paraqesin edhe një proces ose një gjendje. Të tilla janë për shembull broshurat që na shpjegojnë mënyrën e përdorimit të pajisjeve elektro-shtëpiake, broshurat turistike ose recetat e gatimit. Në këtë grup përfshihen edhe një pjesë e mirë e letrave zyrtare. TË SHKRUARIT ARGUMENTUES/BINDËS Ky lloj shkrimi ka për qëllim të japë një mendim dhe të mbajë qëndrim për një çështje të caktuar, duke u përpjekur të ndikojë te lexuesi nëpërmjet përdorimit të arsyetimeve të mbështetura me prova dhe argumente. Në raste tjera shkrimi bindës mund të përmbajë argumente dhe arsyetime pro dhe kundër një pozicioni të caktuar, duke ia lënë lexuesit t'i peshojë ato dhe të marr një vendim. Kjo mënyrë e të shkruarit përdoret shpesh në ese, pamflete, artikuj gazetash, etj. TË SHKRUARIT KRIJUES DHE ARTISTIK Të shkruarit krijues ka për qëllim zbavitjen e lexuesit, por me anë të tij shpesh përcillen mesazhe të fuqishme edukative dhe shoqërore. Në të përdoret një gjuhë e pasur figurative. Me anë të tyre shkruesi shpreh ndjenjat e dhe mendimet e veta ose mbanë një qëndrim emocional. Këtu futen poezitë, hartimet, esetë artistike, etj. Megjithatë, të rralla janë rastet kur këto lloje të të shkruarit i gjejmë në format e tyre të pastra. Shkrimet zakonisht janë një kombinim i dy ose më shumë llojeve, për shembull, rrallë mund të gjesh një tregim ku nuk ka përshkrime. Po kështu, shkrimet argumentuese/bindëse zakonisht përfshijnë edhe shpjegime të situatave të ndryshme. SHKRIMET SUBJEKTIVE DHE FUNKSIONALE Me shkrime funksionale kuptojmë në përgjithësi shkrimet objektive, në të cilat shkruesit parashtrojnë ide dhe fakte (dhe rrallë ndjenja) nga realiteti, si raportet, esetë shkencore, letrat zyrtare, temat kërkimore, etj. Ndërsa shkrimet krijuese/subjektive shprehin kryesisht ndjenja, mendime vetjake dhe shpesh intime – të mbështetura në realitet, por të para nga një këndvështrim i brendshëm, subjektiv. Qëllimi parësor i shkrimit akademik, në këtë rast është që të japë udhëzime bazë për ato lloje shkrimesh që janë pak a shumë të strukturuara, të cilat mund t’i quajmë me emrin shkrime funksionale. MËNYRA E TË SHPREHURIT LLOJET E SHKRIMEVE SHKRIMET SUBJEKTIVE DHE FUNKSIONALE MËNYRA E TË SHPREHURIT Derisa më herët kemi folur për procesin e të shkruarit dhe fazat e tij, duke theksuar rëndësinë që ka përmbajtja etj, këtu do të ndalemi shkurtimisht tek një element që e përshkon si përmbajtjen ashtu edhe formën. Ky element është “mënyra e të shprehurit” ose stili i të shkruarit. Stili është ai që i jep përmbajtjes jetë dhe rrjedhshmëri, ai që e vë “vulën“ e autorit dhe që përshtat mjetet e ndryshme gjuhësore dhe gramatikore me temën e shkrimit. Shkrimi i mirë Të kesh stili të mirë do të thotë të shkruash qartë dhe saktë. Një shkrim i mirë duhet të ketë stil të qartë, efektiv, dhe të përshtatshëm nga ana emocionale dhe estetike. QARTËSIA Qartësia lidhet me tri aspekte kryesore: 1.

Njohuri të sakta për përmbajtjen e shkrimit,

2.

Përdorimin e strukturave të qarta gramatikore dhe

3.

Zgjedhjen e përshtatshme të fjalëve.

16

Të tri këto elemente shkojnë krah për krah me njëri tjetrin. THJESHTËSIA DHE EKONOMIA E SHPREHJES Në të shkruar, fjalët e shumta tregojnë varfëri mendimi. Të qenit i thjeshtë dhe i kursyer nuk do të thotë të shprehesh shkurt dhe thatë, por që ta shprehesh mendimin në mënyrë efektive, pa fjalë boshe dhe ndërlikime të tepruara. Fjalët boshe janë shkatërruese për një mesazh.???? PËRSHTATSHMËRIA Mënyra e të shkruarit duhet t'i përshtatet fushës së studimit dhe më të rëndësishmit, lexuesit. Përshtatshmëria ka të bëjë me tonin e shkrimit. Toni i shkrimit shpreh qëndrimin e shkruesit: miratim, mosmiratim, zemërim, kënaqësi, respekt, ironi, etj. Një shkrues i mirë duhet të dijë të zgjedh fjalët që shprehin qëndrimin e tij dhe të dijë të dallojë se kur duhet përdorur ton asnjanës dhe kur ton emocional, kur janë më të dobishme strukturat bisedore dhe kur ato zyrtare. Megjithatë autorët mund të zgjedhin enkas edhe tonin “e gabuar” për të arritur efekte te caktuara te lexuesi (humor, ironi, etj. SHUMËLLOJSHMËRIA DHE GJALLËRIA Janë mjete për të mbajtur gjallë interesin e lexuesit. Për këtë shkruesi duhet të ketë një njohje të mirë të gjuhës dhe mjeteve të saj shprehëse, duke i përdorur ato në vendin dhe masën e duhur. Një shkrues i mirë është ai që balancon të shprehurit e thjeshtë dhe të kursyer me një përdorim të gjallë dhe të zhdërvjelltë të gjuhës. Disa lloje shkrimesh, si p.sh. letrat zyrtare, nuk i krijojnë shumë hapësirë shkruesit të shpalos shpirtin krijues dhe individualitetin e vet. Shkruesi mund të arrij efekte të jashtëzakonshme stilistike nëpërmjet zgjedhjes së fjalëve, gjatësisë dhe llojit të fjalive apo paragrafëve që përdor, etj. Kur flitet për stilin, ose mënyrën e të shprehurit, gjeja e parë që të shkon në mend është individualiteti. Stili i mirë mësohet dhe zhvillohet. Edhe pse disa njerëz janë më të prirur se disa të tjerë për të shkruar mirë dhe qartë, kushdo ka mundësi ta përmirësoj mënyrën e vet të të shprehurit nëpërmjet ushtrimit të vazhdueshëm të leximit dhe të vetë shkrimit. LLOJET E SHKRIMEVE Llojet e të shkruarit mund t’i ndajmë në disa kategori kryesore në përputhje me qëllimin për të cilin shkruhen. Disa studiues i përcaktojnë katër lloje kryesore: 1.

të shkruarit përshkrues

2.

të shkruarit tregues

3.

të shkruarit parashtrues/shpjegues

4.

të shkruarit argumentues/bindës.

Studiues të tjerë kanë shtuar edhe një kategori të pestë; të shkruarit krijues ose artistik. TË SHKRUARIT PËRSHKRUES Me anë të tij përshkruhen njerëz, vende, ngjarje ose sende (siç janë ose siç kanë qenë në të shkuarën) duke përdorur mjete gjuhësore që ndihmojnë në krijimin e një pamjeje të qartë në mendjen e lexuesit. Karakteristikë e këtij shkrimi është edhe përdorimi i figurave të ndryshme letrare si: metafora, personifikimi, krahasimi , etj.(udhepershkrimet) TË SHKRUARIT TREGUES Qëllimi i të shkruarit tregues është të tregojë një histori, një ngjarje a një përvojë, të vërtetë ose të përfytyruar. Shembuj të këtij shkrimi janë romanet, tregimet, përrallat, fabulat, ditarët personale dhe

17

raportet. Me anë të tyre mund të rrëfehen përvojat vetjake ose jo, ndaj mund të shkruhen në veten e parë ose të tretë. TË SHKRUARIT PARASHTRUES/SHPJEGUES Është lloji i shkrimit që shpjegon natyrën , përdorimin, origjinën ose qëllimin e diçkaje. Shkrimet shpjeguese mund të paraqesin edhe një proces ose një gjendje. Të tilla janë për shembull broshurat (te drejtat dhe detyrat) që na shpjegojnë mënyrën e përdorimit të pajisjeve elektro-shtëpiake, broshurat turistike ose recetat e gatimit. Në këtë grup përfshihen edhe një pjesë e mirë e letrave zyrtare. TË SHKRUARIT ARGUMENTUES/BINDËS Ky lloj shkrimi ka për qëllim të japë një mendim dhe të mbajë qëndrim për një çështje të caktuar, duke u përpjekur të ndikojë te lexuesi nëpërmjet përdorimit të arsyetimeve të mbështetura me prova dhe argumente. Në raste tjera shkrimi bindës mund të përmbajë argumente dhe arsyetime pro dhe kundër një pozicioni të caktuar, duke ia lënë lexuesit t'i peshojë ato dhe të marr një vendim. Kjo mënyrë e të shkruarit përdoret shpesh në ese, pamflete, artikuj gazetash, etj. TË SHKRUARIT KRIJUES DHE ARTISTIK Të shkruarit krijues ka për qëllim zbavitjen e lexuesit, por me anë të tij shpesh përcillen mesazhe të fuqishme edukative dhe shoqërore. Në të përdoret një gjuhë e pasur figurative. Me anë të tyre shkruesi shpreh ndjenjat e dhe mendimet e veta ose mbanë një qëndrim emocional. Këtu futen poezitë, hartimet, esetë artistike, etj. Megjithatë, të rralla janë rastet kur këto lloje të të shkruarit i gjejmë në format e tyre të pastra. Shkrimet zakonisht janë një kombinim i dy ose më shumë llojeve, për shembull, rrallë mund të gjesh një tregim ku nuk ka përshkrime. Po kështu, shkrimet argumentuese/bindëse zakonisht përfshijnë edhe shpjegime të situatave të ndryshme. SHKRIMET FUNKSIONALE(OBJEKTIVE) DHE SUBJEKTIVE Me shkrime funksionale kuptojmë në përgjithësi shkrimet objektive, në të cilat shkruesit parashtrojnë ide dhe fakte (dhe rrallë ndjenja) nga realiteti, si raportet, esetë shkencore, letrat zyrtare, temat kërkimore, etj. Ndërsa shkrimet krijuese/subjektive shprehin kryesisht ndjenja, mendime vetjake dhe shpesh intime – të mbështetura në realitet, por të para nga një këndvështrim i brendshëm, subjektiv. Qëllimi parësor i shkrimit akademik, në këtë rast është që të japë udhëzime bazë për ato lloje shkrimesh që janë pak a shumë të strukturuara, të cilat mund t’i quajmë me emrin shkrime funksionale.

18

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF