Mendimi Racional

March 25, 2017 | Author: Pllumbi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Mendimi Racional...

Description

Mendimi Racional

Mendo përjashta kutisë!

Lexues i nderuar, Jeni duke lexuar letrën hyrëse të materialeve që do t‟ju paraqesim, të cilat do t‟ju bëjnë dobi në udhëtimin tuaj gjatë jetës. Krejt çfarë duhet të bëni, është t‟i shqyrtoni ato duke përdorur mendjen dhe zemrën tuaj. Janë përgatitur posaçërisht për ju, që të mendoni për dikë shumë të rëndësishëm dhe të çmuar... Veten! Gjithashtu do t'ju japin një pamje të thellë dhe të veçantë mbi një mënyrë shumë të keqkuptuar të jetës. Paramendoni sikur u zgjuat në një fabrikë të madhe, në të cilën nuk keni qenë kurrë më parë. I shikoni mijëra njerëz që punojnë, ndërsa të gjitha dyert dhe dritaret janë të mbyllura.

Njerëzit punojnë, flenë dhe shpenzojnë gjithë jetën e tyre brenda kësaj fabrike. Në këtë situatë, çfarë do të mendonit në vetvete? "Pasi jam këtu, t‟i bashkohem edhe unë të tjerëve”, apo do të mendonit: “Si kam ardhur këtu? Çfarë ka jashtë fabrikës? Përse jam

vënë këtu?” Ky shembull, është i njëjtë me ekzistencën tonë këtu në Tokë. Ne, qeniet njerëzore, jemi vënë në ekzistencë pa ndonjë zgjedhje të vetëdijshme, prandaj vijon pyetja: Kush

jemi ne dhe çfarë është qëllimi ynë?

Të pyeturit rreth ekzistencës sonë mund të bëhet edhe rreth gjithësisë (universit): "Përse ekziston gjithësia? Përse është ashtu siç është?” Një vend i mirë për të filluar është, që të shikojmë botën rreth nesh. Kur mendojmë mbi natyrën e botës, shohim rregull dhe rend, që shfaqet kudo: nga cikli i ujit e deri te lëvizja e Tokës rreth Diellit. Sa më shumë që e studiojmë botën tonë, aq më shumë rregull dhe rend zbulojmë. Duke folur mbi rregullin e gjithësisë, fizikani Stefan Haking (Stephen Hawking) tha: “Përshtypja më e madhe është ajo e rregullit, sa më tepër që zbulojmë rreth gjithësisë, aq më tepër kuptojmë se ajo drejtohet nga ligje racionale.'' Meqë gjithësia i bindet "ligjeve të shkencës", qofshin ato kimike, fizike a biologjike, shtrohet pyetja: Nga erdhi i gjithë ky rregull? Ne kurrë nuk kemi parë që një makinë, telefon celular, aeroplan apo ndonjë gjë tjetër që është e rregulluar, të formohet rastësisht. Përkundrazi, ku shohim rregull dhe rend, e dimë se është një organizator pas tij. Tani, duke parë regullin dhe strukturën në gjithësi, a nuk do të ishte e logjikshme të thuhet se gjithësia ka një organizator? Ky organizator, shpjegohet më mirë si Zot.

Besimi në Zot nuk është vetëm një pikëpamje intelektuale, më tepër se kaq, ajo është natyrë e qenies njerëzore. Shumë fëmijë të kulturave të ndryshme, shfaqin prirjen e natyrshme për të besuar në Zot, ashtu siç Dr. Xhastin Barret (Justin Barrett), një hulumtues me përvojë në Universitetin e Oksfordit, Qendra për Antropologji dhe Mendje, thotë: “Shumica e fakteve shkencore, për afër dhjetë vitet e fundit, tregojnë se zhvillimi i natyrshem në mendjen e fëmijëve është më i madh se që kemi menduar më parë, duke përfshirë edhe një predispozitë, që i bën të shohin botën natyrore si të dizajnuar e me qëllim të caktuar, dhe se, një lloj qenie inteligjente është prapa këtij qëllimi..." Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve përgjatë historisë, kanë besuar në një lloj krijuesi, edhe pse mund ta kenë thirrur atë me emra dhe veti të ndryshme. Shpjegimi më i mirë për këtë besim, është se Zoti e ka ngulitur këtë te njerëzit.

Besimi në Zot, shkon në përputhje me kërkesën e njeriut për një qëllim. Çdo gjë rreth nesh ka një qëllim, kështu që, do të kishte kuptim që edhe ne ta kemi një. Kurani, libri që besohet nga muslimanët të jetë Fjala e Zotit drejtuar njerëzimit, na parashtron pyetje të thella për ekzistencën tonë: “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot (pa ndonjë qëllim) dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t‟ju gjykuar)?!” [23:115] “A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur.” [52:35-36]

“Vallë, a nuk mendojnë ata në vetvete? Allahu ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe ato që gjenden në mes tyre - vetëm me qëllim dhe afat të caktuar. E, me të vërtetë, shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.” [30:8] Kurani trajton çështjet kryesore të jetës, që e bëjnë atë të mundshëm për t‟u lidhur thellësisht me qenien njerëzore. Kjo nismë (Një Arsye), përmban një libërth të quajtur "Një udhëtim i shkurtër nëpër Kuran", i cili është një përmbledhje me pjesë të shkëputura nga Kurani, si dhe materiale të tjera që kanë të bëjnë me tema të tilla si: ekzistenca e Zotit, paqja shpirtërore, qëllimi i jetës sonë etj.

Arsyeja #1, që na shty të besojmë, dhe që do ta diskutojmë në vazhdim është: PËRSE ËSHTË GJITHËSIA ASHTU SIÇ ËSHTË? Ka disa që mendojnë se gjithësia ka ekzistuar përherë, pra është infinite. Por, ka të tjerë që besojnë se gjithësia është krijuar në një pikë të caktuar në kohë, pra është finite.

DISKUTIMI: Arsyeja #1 PËRSE ËSHTË GJITHËSIA ASHTU SIÇ ËSHTË? Një nga pyetjet më të rëndësishme që pothuajse të gjithë mendimtarët, filozofët dhe njerëzit si ju dhe unë kanë shtruar, është: "Përse ekziston gjithësia? Përse është ashtu siç është?”. Në përgjigje të kësaj pyetje, ka nga ata që thonë se gjithësia është e pashkaktuar, me fjalë të tjera: është e përhershme, që do të thotë se nuk ka fillim e as fund. Po të jetë kjo e vërtetë, atëherë duhet të ketë një histori të pafund të ngjarjeve të kaluara. Megjithatë, pafundësia në botën reale nuk është mundur, pasiqë përfshin një sasi të pakufizuar. Le të marrim shembujt e mëposhtëm në konsideratë: Nëse do të kishte një numër të pafund të librave në një dhomë dhe të ishin larguar dy, sa libra do të mbeteshin? Përgjigja mund të jetë "pafund", ose për ata që janë të prirur logjikisht "pafund minus dy". Në secilin rast, përgjigja nuk ka kuptim, sepse edhe pse dy janë larguar nga pafundësia, ende mbetet pafundësi! Si pasojë, ne nuk mund t‟i numërojmë librat e mbetur në dhomë. Prandaj, pafundësia të çon në kontradikta dhe thjesht nuk ekziston në botën reale (edhe pse ekziston në ligjërimet matematikore; prapseprap, ajo është e bazuar mbi aksioma dhe konventa të caktuara). Prandaj, logjikisht rrjedh se gjithësia duhet të ketë një histori të caktuar (finite) të ngjarjeve të kaluara, gjë që tregon se ajo duhet të ketë filluar të ekzistojë në një pikë të caktuar në kohë. Çfarë u tha më lart, mund të tingëllojë shumë filozofike, por mbështetet edhe nga provat shkencore. Për shembull, Stefan Haking (Stephen Hawking), në leksionin e tij Zanafilla e Kohës thotë: “Përfundimi i këtij leksioni është se: gjithësia nuk ka ekzistuar përgjithmonë. Përkundrazi, gjithësia dhe vetë koha, kanë pasur fillim me Big Bengun, rreth 15 miliardë vjet më parë."[1] Sipas kozmologëve bashkëkohorë, gjithësia ka filluar në kohën zero, me ndodhinë zakonisht të quajtur "Big Beng". Kjo teori pretendon se gjithësia filloi si një "tipar i veçantë (singularitet)", një njësi skajshmërisht e nxehtë dhe e dendur, që u zgjerua dhe më pas u ftoh, duke u shndërruar nga diçka tepër e vogël dhe e nxehtë, në madhësinë dhe temperaturën aktuale të gjithësisë sonë. Në dritën e këtyre fakteve, është me rëndësi të përmendet se nuk ka shpjegim shkencor për atë se çfarë ka ndodhur para kohës zero. Veç kësaj, teoria e Big Bengut mund të pretendojë se çfarë ka ndodhur vetëm 1×10 në fuqinë -34 sekonda pas Big Bengut, por jo diçka para asaj kohe. Se çfarë ka ndodhur para kësaj pike të caktuar në kohë, është e panjohur. Në kontekstin e diskutimit të më sipërm, mund të arrihet në përfundim, se në përgjithësi, fizikantët pajtohen se si rezultat i Big Bengut, u krijua koha dhe hapësira fizike, po ashtu edhe energjia dhe materia. Pra, dy preambula mund të nxirren nga të gjitha të lartpërmendurat: 1. Çdo gjë që fillon të ekzistojë, e ka një shkak 2. Gjithësia ka filluar të ekzistojë, prandaj gjithësia ka një shkak Si arrimë në këtë përfundim? E pra, nëse çdo gjë që e dimë dhe e shohim se fillon të ekzistojë, ka

një shkak, për shembull, një zhurmë në dhomë apo piramidat në Giza, atëherë edhe gjithësia – e cila gjithashtu filloi të ekzistojë - duhet të ketë një shkak.

Arsyeja #2, kërkon nga ne që të mendojmë thellë për shkakun e gjithësisë duke bërë një analizë konceptuale. Kështu, gjatë analizave që kemi bërë ne, kemi nxjerrë disa cilësi të natyrës së shkakut, ndërsa emërtimi më i mirë që kemi menduar për këtë pjesë është: SHKAKU I GJITHËSISË = ZOTI? DISKUTIMI: Arsyeja #2 SHKAKU I GJITHËSISË = ZOTI? Diskutimi ynë, deri më tani, ka dhënë arsye të mira për të besuar se duhet të ketë patur një shkak të gjithësisë. Megjithatë, nuk na shpjegoi shumë për atë se çfarë është ky shkak. Por, në qoftë se mendojmë thellë për natyrën e shkakut - e njohur si analizë konceptuale -, mund të konkludojmë se duhet të jetë shumë i fuqishëm, pasi që ai solli në ekzistencë tërë gjithësinë dhe, ai duhet të jetë:

- Një... Shkaku i gjithësisë duhet të jetë një shkak i vetëm, për disa arsye. Një argument tërheqës për të mbështetur këtë pohim, është përdorimi i parimit racional të quajtur “Brisku i Okamit”. Ky parim, zakonisht përkufizohet si "Shpjegimi më i thjeshtë, është shpjegimi më i mirë". Në terma filozofikë, parimi urdhëron që entitetet të mos shumohen përtej nevojës. Kjo do të thotë se, ne duhet t‟i mbështesim shpjegimet të cilat nuk krijojnë më shumë pyetje se sa përgjigje. Në rastin e shkakut të gjithësisë, nuk kemi dëshmi për të pohuar shumëllojshmëri të tij, me fjalë të tjera, më shumë se një shkak, por edhe sikur të pretendonim një gjë të tillë, do të fitonim më shumë pyetje se sa përgjigje. - I Pashkak dhe i Përhershëm... Shkaku i gjithësisë duhet të jetë i pashkak, në sajë të absurditetit të një prapavajtjeje të pafund, me fjalë të tjera, një zinxhiri të pacaktuar shkaqesh. Për të ilustruar këtë më mirë: Sikur shkaku i gjithësisë të kishte një shkak, dhe ky shkak të kishte një shkak ad infinitum (deri në pafundësi), atëherë nuk do të kishim një gjithësi për ta diskutuar në rradhë të parë. Për shembull, paramendoni sikur një shitës aksionesh, në një podium tregtie, në vendin e shkëmbimit të aksioneve, të mos ishte në gjendje të shiste ose të blinte aksione para se të kërkonte leje nga investitori, pastaj ky investitor të duhej të kërkonte leje nga investitiori i tij dhe kështu të vazhdonte përgjithmonë. A do t‟i shiste tregtari ndonjëherë aksionet e tij, ose a do të blinte ndonjë? Përgjigja është “Jo!”. Në dritë të ngjashme, në qoftë se e zbatojmë këtë logjikë mbi gjithësinë, do të duhej të përcaktonim një shkak të pashkak, në sajë të kësaj domosdoshmërie racionale. Megjithatë, disa filozofë dhe shkencëtarë, pretendojnë dhe thonë: "Pse shkaku të mos jetë vetë gjithësia?" dhe "Pse të mos mbarojë shkaku me vet gjithësinë?" E pra, problemi me këto pretendime është se, këto do të nënkuptonin se gjithësia e ka shkaktuar vetveten, gjë që është absurde, sepse, si mundet që diçka të ekzistojë dhe të mos ekzistojë në të njëjtën kohë? Përfundimisht, do të ishte iracionale të pretendojmë se çdo gjë që fillon të ekzistojë, e shkakton vetveten! - Jomaterial... Shkaku duhet të jetë jomaterial, pasi që ai krijoi çdo gjë. Nëse logjikoni mbi ndonjë gjendje të ekzistencës fizike, do të vini në përfundim se ajo gjendje e ekzistencës fizike, i detyrohet një gjendjeje tjetër të saj, ndërsa ajo gjendje, i detyrohet një gjendjeje tjetër dhe, do të vazhdoni kështu, por nuk do të mund të shkoni prapa deri në gjendje tw pafundme të ekzistencës fizike. Duhet të ketë një fillim për

tërë gjendjen e existencës fizike. Prandaj, konkluzioni logjik është se, origjina e gjithë krijimit, duhet të jetë një gjendje jo-fizike. Pas të menduarit në lidhje me natyrën e shkakut të gjithësisë, vijmë në një kuptim të mrekullueshëm, i cili i përmban të gjitha atributet themelore tradicionale të Zotit monoteist, pra se, Ai është një, i përhershëm dhe jomaterial. Por, çfarë arsye kemi, që të pohojmë se një fe e caktuar është e vërtetë? Kjo na shpie të diskutojmë mbi Kuranin, librin që e besojnë muslimanët, i cili është arsyeja jonë e tretë që na shtyn të besojmë.

Arsyeja #3, i vë në dukje disa cilësi të një Libri, i cili, që nga paraqitja e tij e deri më sot, është Libri më i famshëm në botë. Janë përmendur këto cilësi shumë shkurtimisht, por na nxisin që secili prej nesh ta hapë dhe ta lexojë këtë libër me duart e veta. Bëhet fjalë për Librin që i drejtohet të gjithë njerëzimit, e ai është: KURANI

DISKUTIMI: Arsyeja #3 KURANI Kurani nuk është libër i zakonshëm. Ka qenë përshkruar nga shumë njerëz - të cilët janë marrë me të - si tekst imponues, por mënyra se si i imponohet lexuesit nuk është negative, madje është pozitive. Kjo për shkak se përpiqet që të merret pozitivisht me mendjen dhe emocionet tuaja dhe e arrin këtë duke bërë pyetje të rëndësishme, të tilla si: “Prandaj, nga po ia mbani? Ai (Kurani) është veçse këshillë për botët: për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë.”[1] dhe "Vallë, a nuk mendojnë ata në vetvete?".[2] Mirëpo, Kurani nuk ndalet këtu, në fakt, sfidon tërë njerëzimin në lidhje me autorësinë e tij hyjnore; me shumë guxim thotë: “Nëse ju dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit tonë (Muhamedit a.s.), atëherë hartoni një sure të ngjashme me atë që ia kemi shpallur atij! Thirrni në ndihmë edhe dëshmitarët tuaj (që i adhuroni) në vend të Allahut, nëse jeni të sinqertë. Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni, atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët dhe që është përgatitur për të ndëshkuar mohuesit.[3] Kjo sfidë ka të bëjë me mrekullitë e ndryshme në Kuran, madje edhe brenda kapitullit të saj më të shkurtër, që na japin arsye të mira për të besuar se është prej Zotit. Disa nga këto arsye janë historike dhe shkencore. - Historike Ka shumë deklarata historike në Kuran, që na japin arsye të mira për të besuar se ai është prej Zotit. Një prej tyre është se, Kurani është i vetmi tekst fetar që përdor emra të ndryshëm për sundimtarët e Egjiptit në kohë të ndryshme. Për shembull, kur flet për sunduesin e Egjiptit në kohën e Profetit Jusuf (Jozef), është përdorur fjala “El-Melik” (arab. ‫)كلملا‬, që i referohet një mbreti (shënim: gjatë mbretërisë së mesme të vjetër, Egjipti qeverisej nga famijlet aziatike Hyksos dhe ata nuk e përdornin titullin “Faraon”, siç e përmend Kurani: "Mbreti tha: “Sillmani atë!””).[4] Në anën tjëtër, sunduesi i Egjiptit në kohën e Profetit Musa (Mojsi), është i përmendur si “Faraon” (Fir‟aûn; arab. ‫)نوعرف‬. Ky titull i veçantë filloi të përdorej në shekullin e 14të para erës sonë, gjatë sundimit të Amenhotepit IV. Kjo është pohuar edhe nga Enciklopedia Britanika (Encyclopaedia Britannica), e cila thotë se fjala “Faraon” ishte titull respekti, i përdorur nga Mbretëria e Re (duke filluar me dinastinë e 18-të; 15391292 para erës sonë) deri në dinastinë e 22-të (945-730 para erës sonë). Pra, Kurani është historikisht i saktë, meqë Profeti Jusuf jetoi të paktën 200 vjet para asaj kohe dhe fjala “Mbret” ishte përdorur për mbretërit Hyksos, e jo për Faraonin.

Në dritën e kësaj që u tha, si mund të ketë ditur Profeti Muhamed një hollësi kaq të imët historike? Sidomos kur të gjitha tekstet e tjera fetare, si Bibla, e përmendin Faraonin si një titull për të gjitha kohërat? Gjithashtu, pasiqë njerëzit në kohën e shpalljes nuk e dinin këtë informacion e hieroglifet ishin një gjuhë e vdekur, çfarë na thotë kjo për autorësinë e Kuranit? Nuk ka asnjë shpjegim natyror. - Shkencore Kurani, gjithmonë e përmend natyrën si një shenjë për ekzistencën e Zotit, Fuqinë dhe Madhështinë e Tij. Sa herë që këto shenja përmenden, pasqyrohen me një saktësi të madhe dhe gjithashtu na japin informacione që nuk kanë mundur të jenë të njohura në kohën e Profetit Muhamed. Një nga këto shenja përfshin funksionin dhe strukturën e maleve. Kurani përmend se malet kanë strukturë si "shtylla" dhe se ato janë ngulitur në tokë për ta stabilizuar atë, një koncept i njohur në gjeologji si izostasi. Kurani përmend: "Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet bashkë me njerëzit..."[5] dhe "A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat e malet si shtylla?!"[6] Përshkrimet elokuente Kuranore të fakteve të përmendura më lart, janë pohuar edhe nga shkenca moderne vetëm në fund të shekullit 20-të. Në librin “Toka” (Earth), nga Dr. Frank Press, ish-drejtor i Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA, thotë se malet janë si kunje dhe janë të futura thellë nën sipërfaqen e Tokës.[7] Në lidhje me rolin thelbësor të maleve, më parë mendonin se malet ishin thjesht ngritje që ngriteshin mbi sipërfaqen e Tokës. Megjithatë, shkencëtarët kuptuan se kjo nuk ishte e vërteta, por se pjesët e njohura si rrënjë të malit, zgjaten poshtë nga 10 deri në 15 herë më shumë se lartësia e tij. Me këto veçori, malet luajnë rol të ngjashëm me një gozhdë apo kunj që e mban në mënyrë të vendosur një tendë, e, kjo është zbuluar nga kërkimet moderne gjeologjike dhe sizmike, koncept që njihet si izostasi.[8] Në përfundim, si mund ta shpjegojmë këtë, duke e pasur parasysh se kjo është zbulim i shkencës gati më të fundit (duke mos e ditur askush këtë informacion në kohën e shpalljes së Kuranit)? Çfarë na thotë kjo për autorin e Kuranit? Përsëri, nuk ka asnjë shpjegim natyror. [1] Kuran: kaptina 81, vargjet 26-28 [2] Kuran: kaptina 30, vargu 8 [3] Kuran: kaptina 2, vargjet 23-24 [4] Kuran: kaptina 12, vargu 50 [5] Kuran: kaptina 21, vargu 31 [6] Kuran: kaptina 78, vargjet 6-7 [7] Frank Press dhe Raymond Siever, “Toka”, edicioni i 3-tw. (San Francisko: W. H. Freeman & Company: 1982) [8] M. J. Selby, “Sipërfaqja Ndryshuese e Tokës (Earth‟s Changing Surface), (Oksford: Clarendon Press: 1985), 32.

Arsyeja #4, si përfundim i disa arsyeve që neve na shtynë të besojmë në Zot, i parashtron disa pyetje jetëzore, të cilat duhet t'i mendojmë të gjithë. Kështu, duke cituar fjalët e disa filozofëve mbi qëllimin e ekzistencës, arsyeja e rradhës titullohet: A ËSHTË JETA PA ZOTIN ABSURDE (E PAKUMTIMTË)? Dhe shtron pyetje shumë të rëndësishme, jetësore, thelbësore, të ngjashme si: Çfarë rëndësie ka ekzistuam ne apo jo?

DISKUTIMI: Arsyeja #4 A ËSHTË JETA PA ZOTIN ABSURDE (E PAKUMTIMTË)? Shkrimtari Loren Eiseley ka thënë se njeriu është jetim kozmik. Kjo është mjaft e rëndësishme, meqë njeriu është krijesa e vetme në gjithësi që pyet: “Përse?”. Kafshët tjera kanë instinkte me të cilat udhëzohen, kurse njeriu është mësuar të bëjë pyetje. Nëse Zoti përjashtohet nga shumica e këtyre pyetjeve të parashtruara nga njeriu, atëherë përfundimi është i thjeshtë: ne jemi derivatet (prodhimet) aksidentale (të rastësishme) të natyrës, si rezultat i materies plus kohës plus mundësisë. Nuk ka arsye për ekzistencën tuaj dhe krejt çfarë ne përballim është vdekja. Njeriu modern ka

menduar se, kur do të hiqte qafe Zotin, do ta lironte veten nga gjithçka e shtypte dhe e ndrydhte atë. Përkundrazi, në vend të kësaj, ai kuptoi se me “vrasjen” e Zotit, ai kishte vrarë vetveten. Nëse nuk ka Zot, atëherë njeriu dhe gjithësia janë të kota. Njëjtë si të burgosurit e dënuar me vdekje, edhe ne presim ekzekutimin tonë të pashmangshëm. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se vetë jeta është absurde (e pakuptimtë). Do të thotë se jeta jonë është pa një kuptim, vlerë apo qëllim përfundimtar. Për shembull, sipas botëkuptimit ateist, kjo jetë është e paqëllimtë, ose më mirë, ekziston vetëm sa për ta përhapur ADN-n tonë. Mënyra se si disa ateistë nxirren nga kjo çështje, është duke thënë se ne mund të krijojmë qëllime për veten tonë. Megjithatë, kjo është thjesht një vetëmashtrim, për shkak se përpiqemi të gjejmë qëllime duke ia atribuar qëllimin gjërave që ne bëjmë në jetë, ndërsa ia heqim qëllimin vetë jetës sonë. Gjithashtu, pa Zotin, jeta jonë nuk ka ndonjë kuptim përfundimtar. Nëse përfundimi ynë është i njëjtë, në atë se vetëm ndalojmë së ekzistuari (vdesim), çfarë kuptimi i jep kjo jetës sonë? Çfarë rëndësie ka ekzistuam ne apo jo? Sikur gjithësia të mos ekzistonte kurrë, çfarë dallimi do të kishte në fund të fundit? Ekzistencialistë si Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus kuptuan realitetin e pakuptimtë të jetës, në mungesë të njohjes së qëllimit të ekzistencës sonë. Kjo është arsyeja pse Sartre shkroi për neverinë (novela Neveria; origj. frëngjisht La Nausée) e ekzistencës dhe Camus e pa jetën si absurde, duke treguar se gjithësia nuk ka asnjë kuptim. Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche, diskutoi në deklarata të qarta dhe koncize, se bota dhe historia njerëzore nuk kanë asnjë kuptim, asnjë rregull apo qëllim racional. Nietzsche diskutoi se ekziston vetëm një kaos i pamend, një botë e paorientuar e prirë drejt pafundësisë. Nuk është për t‟u çuditur që filozofi Arthur Schopenhauer ka thënë se ai do të dëshironte që bota të mos kishte ekzistuar kurrë. Të gjitha këto pikëpamje mbi botën, janë përfundime absurde (të pakuptimta), të gdhendura nga botëkuptimi ateist.

3 ARSYE PËR ZOTIN Ka shumë arsye racionale për t‟i besuar Zotit. Ky artikull do t‟i shpjegojë shkurtimisht tri arsye të thjeshta për ekzistencën e Zotit. 1) RREGULLI NË GJITHËSI Kur shikojmë dhe mendojmë mbi natyrën e botës sonë, vërejmë rregull kudo: nga cikli i ujit deri të lëvizja e diellit dhe planetëve. Duke komentuar mbi rregullin që gjendet në gjithësi, fizikani Stefën Haking (Stephen Hawking) shpjegon se përshtypja tronditëse “është ajo e rregullit, sa më tepër që zbulojmë rreth gjithësisë, aq më tepër kuptojmë se ajo drejtohet nga ligje racionale.”[1] Kjo është bindja e shumicës së shkencëtarëve. Meqë gjithësia ka një rregull të përkryer dhe udhëhiqet nga “ligjet e shkencës”, ne duhet të pyesim: “Nga erdhi i gjithë ky rregull?” Mënyra më efektive për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, është duke e arsyetuar përfundimin më të mirë. Merre si shembull telefonin tënd celular: përbëhet nga qelqi, plastika dhe metali. Qelqi vjen nga rëra, plastika nga nafta dhe metali nxirret nga toka. Paramendo sikur je duke ecur në një shkretëtirë (ku ka shumë naftë, rërë dhe metale nëpër tokë) dhe e gjen një celular aty pari. A do të besoje se është formuar vetvetiu? Se shndriti Dielli, fryu era, goditi rrufeja, nafta gurgulloi mbi sipërfaqe duke u përzier me rërën dhe metalet, dhe pas miliona vjetësh, celulari u formua rastësisht? Askush nuk do ta besonte një shpjegim të tillë. Është e qartë se celulari është diçka që do të duhej të formohej në mënyrë të organizuar, pra do të ishte e arsyeshme të besojmë se duhet të ketë një organizues. Në të njëjtën mënyrë, pasi vërejmë rregullin e përkryer në gjithësi, a nuk është e arsyeshme që gjithësia po ashtu të ketë një organizues? Ky “organizator” shpjegonet më së miri me ekzistencën e Zotit - është Zoti, ai i cili e solli gjithë këtë rregull në gjithësi. 2) FILLIMI I GJITHËSISË Diçka që ka ekzistuar përherë, nuk ka nevojë për krijues. Në pjesën e parë të shekullit të 20-të, disa fizikanë kanë mbajtur qëndrimin se gjithësia ka ekzistuar përherë. Sikur të ketë ekzistuar përherë, atëherë s‟do të kishte nevojë për krijues. Megjithatë, sipas kozmologjisë bashkëkohore, gjithësia ka pasur fillimin e saj rreth 14 miliardë vite më parë, me një ngjarje kozmike, zakonisht të njohur si “Big Beng” (shqip: Krisma e

madhe).[2] Paramendo sikur e dëgjove një krismë të zhurmshme dhe pyete: “Nga erdhi ky zë?” A do të ishe i kënaqur me përgjigjen se “erdhi nga asgjëja” dhe “ndodhi krejt rastësisht”? Sigurisht që jo! Do të thoshe: "Çfarë qe shkaku i kësaj krisme të zhurmshme?" Në të njëjtën mënyrë, racionalisht, “Big Bengu” duhet të ketë gjithashtu një shkak. Tani mund të pyesim: “Meqë „Big Bengu‟ ka një shkak, atëherë çfarë është shkaku i atij shkaku?” Pastaj mund të pyesim: “Çfarë është shkaku i shkakut të atij shkaku?”, e kështu me radhë. Por kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë dhe duhet të përfundojë me një shkak të parë, për arsye të shembullit në vijim: Tani, imagjinoje një snajper të ushtrisë i cili ka marrë në shenjë objektivin e tij, por për të qëlluar i duhet të marrë leje nga baza. Personi në bazë urdhëron snajperin të presë, ndërsa ata (baza) të kërkojnë leje nga dikush tjetër më i lartë në komandë. E, ky personi më i lartë, prapë kërkon leje nga dikush edhe më i lartë se ai, dhe, sikur kjo të vazhdonte përgjithmonë, a do ta qëllonte snajperi ndonjëherë objektivin e tij? Përgjigja e qartë është se ai nuk do të ishte në gjendje për ta qëlluar. E vetmja mënyrë që snajperi ta qëllonte objektivin e tij, është atëherë kur dikush të jepte leje pa kërkuar për lejen e tjetër kujt. Pra, kështu ky person do të ishte shkaku i parë i të shtënave të snajperit. Në të njëjtën mënyrë, “Big Bengu” duhet të ketë një shkak të parë. Prandaj, mund të vijmë në përfundim se ky shkak i parë duhet të jetë i fuqishëm, meqë e solli tërë gjithësinë në ekzistencë, dhe duhet të jetë inteligjent, meqë i shkaktoi “ligjet e shkencës”, të cilat e qeverisin gjithësinë. Gjithashtu, ky shkak i parë duhet të jetë i përjetshëm, që nuk zë hapësirë në atë që ka shkaktuar dhe jomaterial, sepse koha, hapësira dhe materia filluan me “Big Bengun”. Dhe së fundi, meqë është i pashkak, duhet të ketë ekzistuar përherë. Të gjitha këto tipare të shkakut të parë, përbëjnë konceptin themelor të Zotit. Zoti është shkaku i parë i pakrijuar i gjithësisë. 3) NATYRA NJERËZORE Gjatë gjithë historisë së botës, shumica e njerëzve kanë besuar në Zot. Siç duket, diçka është e ndërtuar në mendjen e njeriut, që na bën të duam të besojnë. Gjatë dekadës së fundit, janë zbuluar disa fakte vërtet befasuese, që tregojnë se fëmijët kanë prirje të lindura për t‟i besuar Zotit. Dr Xhastin (Justin) Barrett, hulumtues i lartë në Universitetin e Oksfordit, Qendra për Antropologji dhe Mendje, duke treguar mbi natyrshmërinë e njeriut për t'i besuar Zotit, thotë: “Shumica e fakteve shkencore, për afër dhjetë vitet e fundit, tregojnë se zhvillimi i natyrshëm në mendjen e fëmijëve është më i madh se që kemi menduar më parë, duke përfshirë një predispozitë, që i bën të shohin botën natyrore si të dizajnuar e me qëllim të caktuar, dhe se, një lloj qenie inteligjente është prapa këtij qëllimi...” Ai shton: “Sikur t'i vendosnim një grup fëmijësh në një ishull të izoluar e ata ta rrisnin vetveten, do të besonin në Zot.”[3] Thënë më thjesht, përgjigja e tij në atë se pse ndokush do t‟i besonte Zotit është se, mendjet tona janë të dizajnuara për ta bërë këtë.[4] Mosbesimi në Zot është diçka e panatyrshme për qenien njerëzore. Dr Olivera Petroviq (Petrovich), psikolog i zhvillimit në Universitetin e

Oksfordit, i cili është ekspert në Psikologjinë e Feve thotë se, besimi në Zot zhvillohet natyrshëm dhe se “ateizmi është padyshim një gjendje e fituar”.[5]

KUSH E KRIJOI ZOTIN? Përgjigjja më e thjeshtë për këtë pyetje, është se Zoti nuk mund të ketë pasur krijues. E kjo, për shkak të arsyes: nëse diçka ka ekzistuar gjithmonë, nuk ka nevojë për krijues. Mendo rreth kompjuterit që je duke e përdorur për ta lexuar këtë artikull. Sikur kompjuteri yt të ketë ekzistuar gjithmonë, nuk do të kishte nevojë për krijues. Tani, imagjinoje një snajper të ushtrisë i cili ka marrë në shenjë objektivin e tij, por për të qëlluar i duhet të marrë leje nga baza. Personi në bazë urdhëron snajperin të presë, ndërsa ata (baza) të kërkojnë leje nga dikush tjetër më i lartë në komandë. E, ky personi më i lartë, prapë kërkon leje nga dikush edhe më i lartë se ai, dhe, sikur kjo të vazhdonte gjithmonë, a do ta qëllonte snajperi ndonjëherë objektivin e tij? Përgjigjja e qartë është: “JO!”, nuk do ta qëllonte. E vetmja mënyrë që snajperi ta qëllojë objektivin e tij, është atëherë kur dikush përgjatë zinxhirit të ketë të drejtë përfundimtare për ta dhënë atë urdhër. Në të njëjtën mënyrë, Zoti e krijoi gjithësinë. Sikur të pyesnim: kush e krijoi Zotin? Pastaj të pyesnim kush e krijoi krijuesin e Zotit? Pastaj kush e krijoi këtë krijues, e kështu me radhë... Atëherë gjithësia nuk do të ekzistonte fare, në të njëjtën mënyrë që snajperi nuk do të ishte në gjendje të qëllonte. Kjo dëshmon se gjithësia duhet të ketë një krijues i cili është i pakrijuar - Zoti.

POR NE S‟MUND TA SHOHIM ZOTIN! Ne nuk mund ta shohim Zotin, por ka shumë gjëra që ne nuk mund ti shohim, megjithatë i besojmë ato, sepse i shohim rezultatet e tyre. Për shembull, ti nuk e ke parë kurrë stër, stër, stër, stër, stër, stërgjyshin tënd. Nuk i ke parë kurrë rrobat e tij, shtëpinë e tij, varrin apo çfarëdo nga ato që i kanë takuar atij. E pra, si mund të jesh i sigurt se ai ka ekzistuar ndonjëherë? Ti e di që ai duhet të ketë ekzistuar, sepse ti ekziston. Paramendo sikur e ke lënë shtëpinë plotësisht në rrëmujë këtë mëngjes, pas një parti të mbrëmshëm. Shtretërit të parregulluar, rrobat të shpërndara nëpër dhomë, karriget e përmbysura, tavolina e ngrënies dhe kuzhina të mbushura me enë të palara dhe çanta krahu. Tani, paramendo sikur u ktheve në shtëpi pas punës dhe e gjete shtëpinë të pastruar xixë. Do të mendoje në vetvete: Kush erdhi dhe e pastroi shtëpinë? Kush i rregulloi mobiliet? Kush i rregulloi shtretërit? Kush i lau enët? Edhe pse nuk e ke parë personin që e kishte pastruar shtëpinë, do të besoje se ky person ekziston, për shkak të rregullit në shtëpinë tënde. Në të njëjtën mënyrë, rregulli që shohim në natyrë dhe në gjithësi, është dëshmi e një organizuesi - Zoti - edhe pse nuk e kemi parë kurrë.

PËRSE ËSHTË GJITHËSIA AQ E MADHE? Është pohuar nga ana e disa ateistëve, se madhësia e gjithësisë së njohur, është argument i dizajnit të dobët. Thonë: “Përse të ketë një gjithësi kaq të madhe, me vetëm një pjesë të vogël të banuar nga njerëzit?” Ky pretendim presupozon se qëllimi i gjithësisë sonë është mbështetja e jetës njerëzore dhe se ne si qenie njerëzore jemi pika qendrore e saj. Problemi qëndron në atë se, ky pretendim presupozon një qëllim për gjithësinë, e pastaj jep gjykim bazuar në të. Ky qëllim i supozuar është i pajustifikuar, prandaj çdo pretendim i bazuar në të do të ishte i pabazë. Edhe sikur të mos ekzistonte asnjë qenie njerëzore për ta vrojtuar gjithësinë, rregulli dhe ligjet e gjithësisë do të ishin argument për ekzistencën e Zotit.

RREGULL NGA RASTËSIA? Zgjidhja e Kubit të Rubikut konsiderohet si një detyrë e vështirë edhe për njerëzit më inteligjentë. Tani, paramendoje një të verbër, që përpiqet t‟i rregullojë anët e tollovitura të Kubit. Ai nuk e di nëse ndonjëra prej rrotullimeve që i bën Kubit, e sjell atë më afër apo më larg qëllimit të tij. Sa është e mundshme që ai ta zgjidh Kubin rastësisht i vetëm? “E pamundur”, do të thoshe? Megjithatë, sikur i verbëri të njoftohej me një “po” ose “jo” nxitëse gjatë rrotullimit të anëve te Kubit, gjasat e tij për ta zgjidhur atë do të rriteshin dukshëm. Kjo analogji e njohur është përdorur nga Sir Fred Hojl (Hoyle), për të demonstruar vështirësinë e rrjedhjes së rregullit nga rastësia e pastër. Hojl beson se rregulli i sofistikuar, nuk mund të lind nga rastësia aksidentale, pa përfshirjen e ndonjë forme nxitëse apo të një inteligjence të lartë. Në këtë drejtim, duket shumë e pamundur, që gjithësia, duke qenë forma më e ndërlikuar dhe më e sofistikuar e rregullit, të vjen nga rastësia. Mundësitë e formimit aksidental të origjinës së jetës, janë dukshëm më të dobëta sesa mundësitë që një i verbër të zgjidhte Kubin e Rubikut. Ne e dimë se gjithësia është një sistem i organizuar, i qeverisur nga ligje natyrore dhe balanca të ndërlikuara. Ta mendosh atë si diçka të rregulluar aksidentalisht, sipas fjalëve të Hojlit, është “sikur të thuash se sistemi diellor është përplot njerëz të verbër, që zgjidhin Kube të Rubikut njëkohësisht”. Si rrjedhojë, është e arsyeshme të themi se gjithësisë i paraprinë një inteligjencë e lartë apo organizues. Ky “organizues” shpjegohet më së miri me ekzistencën e Zotit.

A ËSHTË EVOLUCIONI ARGUMENT KUNDËR ZOTIT? Evolucioni është një proces ashtu si proceset tjera të panumërta në tokë. Mirëpo ky proces nuk është argument kundër Zotit. Ka mekanizma të shumtë të gjetura në botën natyrore, të tilla si cikli i ujit etj, por, cikli i ujit nuk e hedh poshtë ekzistencën e Zotit. Çdo mekanizëm, nga vetvetiu është shenjë e një organizuesi apo siste muesi të tij. Evolucioni është gjithashtu një mekanizëm, prandaj duhet të ketë një intelekt që e ka vënë atë në lëvizje. Çarls Darvin (Charles Darwin) edhe pas botimit të tij “Origjina e Specieve” (The Origin of Species), besonte në Zot. Ai citohet të ketë thënë: Arsyeja më jep të kuptoj për vështirësinë e skajshme, ose më mirë të them, pamundësinë e konceptimit të kësaj gjithësie të pafund dhe të mrekullueshme -duke përfshirë njeriun me aftësinë e tij për të shikuar shumë prapa në të kaluarën dhe përpara në të ardhmen-, si rezultat i shansit të verbër apo domosdoshmërisë. Kur mendoj në këtë mënyrë, ndjehem i detyruar të besoj në një Shkak të Parë, i cili posedon një mendje inteligjente, në disa shkallë të ngjashme me atë të njeriut (sipas Darvinit); dhe unë meritoj të quhem teist.[1] Për të shumtën e jetës së tij, Darvini besonte në Zot, edhe pse me vonë, problemi i ekzistimit të së keqes, e shtyu të bëhej me më shumë dyshime serioze (të lutem lexoje artikullin “Përse ekziston e keqja” [do ta paraqesim së shpejti]). Imagjino sikur ne njerëzit të krijonim robotë, të cilët pas një kohe do të ishin në gjendje të riprodhonin dhe të përmirësonin të tjerë sikur vetja e tyre, në përputhje me mjedisin e tyre. Pastaj sikur njerëzit të vdisnin, dhe, pas miliona vjetësh, robotët të dilnin me një teori mbi evolucionin e tyre të bazuar në copëza të makinave të gërmuara. Teoria e tyre, në asnjë mënyrë nuk do ta hidhte poshtë ekzistencën e njerëzve. Përkundrazi, do të ishte një shenjë e një intelekti të lartë i cili i kishte vënë në ekzistencë. Dr Francis Kollins (Collins), i cili është një nga ekspertët kryesorë të botës mbi evolucionin, beson se Zoti i ka krijuar qeniet njerëzore përmes procesit të evolucionit.

Pa marrë parasysh nëse dikush e beson ose e mohon teorinë e evolucionit, kjo në asnjë mënyre nuk bie ne konflikt me besimin në ekzistencën e Zotit. [1] Çarls Darvin (Charles Darwin), “Autobiografia e Çarls Darvinit 1809-1882” (The Autobiogfraphy of Charles Darwin 1809-1882”, ed. Nora Berlou (Barlow) (London: Collins 1958), 92-3.

PËRSE EKZISTON E KEQJA? Problemi rreth ekzistimit të së keqes thotë se “është e pabesueshme që, nëse një Zot i mirë dhe i gjithëfuqishëm ekziston, të lejojë kaq shumë dhimbje dhe vuajtje në botë”. Në këtë artikull do ta kuptoni pse ekzistenca e Zotit nuk sfidohet nga prania e së keqes në botë. Ka dy versione të problemit rreth ekzistimit të së keqes: problemi i brendshëm i së keqes dhe problemi i jashtëm i saj. Problemi i brendshëm i së keqes është paraqitur si një argument, premisave të së cilit muslimani duhet t‟u përmbahet, për shkak të besimit të tij në islam. Problemi i jashtëm i së keqes është paraqitur si një argument, premisave të së cilit muslimani nuk është i obliguar t‟u përmbahet, por mund të ketë arsye të mira për t‟i besuar si të vërteta. PROBLEMI I BRENDSHËM I SË KEQES Problemi i brendshëm i së keqes i paraqet premisat e veta si vijon: 1. Një Zot i mirë që është i gjithëfuqishëm (për të bërë çdo gjë) ekziston 2. E keqja ekziston 3. Prandaj një Zot (vetëm) i mirë që është i gjithëfuqishëm (për të bërë çdo gjë) nuk ekziston

H. J. MkKlosi në shkrimin e tij “Zoti dhe e keqja” e përmbledh mirë këtë problem: “Problemi i ekzistimit të së keqes, për teistin nënkupton se: në aktin e së keqes është përfshirë një kontradiktë në njërën anë dhe besimin në gjithëfuqishmërinë dhe përsosmërinë e Zotit në anën tjetër”.[I] NË PËRGJIGJE TË PROBLEMIT TË BRENDSHËM TË SË KEQES Pika e parë që duhet bërë e qartë është se, deklaratat (1) dhe (2) nuk janë logjikisht kontradiktore, pasi nuk ka ndonjë kontradiktë të dukshme. Për ateistin, të arrish në përfundim se “një Zot (vetëm) i mirë që është i gjithëfuqishëm (për të bërë çdo gjë) nuk ekziston”, është e pajustifikueshme; përveç nëse ai merr – sipas fjalëve të filozofit Villiam Kreig – “disa premisa të fshehura”.[II] Këto premisa të fshehura duket të jenë si në vijim: 4. Nëse Zoti është i gjithëfuqishëm (për të bërë çdo gjë), atëherë ai mund të krijojë një botë ashtu si dëshiron vetë 5. Nëse Zoti është i mirë, atëherë ai e parapëlqen një botë pa ekzistimin e së keqes Deklarata (4) sugjeron se: meqë Zoti mund të krijojë dhe të bëjë çdo gjë, atëherë ai mund të krijojë qenie njerëzore të lira (në përzgjedhje), të cilat gjithmonë përzgjedhin për të bërë gjënë e duhur dhe që nuk bien në ndonjë përzgjedhje të keqe apo që do t‟u shkaktonte ndonjë vuajtje. Deklarata (5) sugjeron se: Zoti është aq i mirë, aq shumë saqë, sikur të mund të krijonte një botë pa të këqija dhe pa vuajtje, do ta bënte. Përndryshe, ai vetë do të ishte i keq, meqë do të pëlqente që njerëzit të përjetonin të këqija dhe vuajtje. Ithtari i këtij versioni të problemit të së keqes, ka bërë disa supozime të pajustifikueshme. Këto premisa të fshehura, bëjnë disa supozime të guximshme; së pari, supozon një Zot sipas kuptimit të krishterë, që është vetëm i mirë dhe i gjithëfuqishëm (për të bërë çdo gjë). Së dyti, supozon se Zoti nuk ka asnjë arsye për të lejuar të këqija dhe vuajtje në botë. NË PËRGJIGJE TË SUPOZIMIT TË PARË Muslimanët nuk besojnë vetëm se Zoti është vetëm i mirë dhe i gjithëfuqishëm. Muslimanët gjithashtu besojnë se në mesin e shumë emrave dhe atributeve të Zotit, bëjnë pjesë edhe “i Drejti”, “i Ashpri në ndëshkim”, “i Urti”, “Hakmarrësi”, “i Mëshirshmi” etj. Prandaj, deklaratat (1, 4 dhe 5) janë të pasakta, meqë muslimani nuk e beson Zotin të reduktuar në pjesë, por, Zoti besohet si Një dhe Unik në kontekstin e të gjithë emrave dhe atributeve të Tij. Pra, nëse Zoti do të ishte vetëm i mirë dhe i gjithëfuqishëm, atëherë do të hasnim probleme në pajtimin me të këqijat dhe vuajtjet në botë. Megjithatë, në qoftë se përfshihen atribute të tilla si “i Ashpri në ndëshkim”

dhe “i Urti”, këto probleme nuk do të ekzistonin. Sepse të këqijat dhe vuajtjet që i shohim në botë, mund të jenë: ● Ndëshkim prej Zotit, si pasojë e mëkateve dhe veprave tona të këqija ● Urtësi e Zotit, meqë mund të ketë urtësi hyjnore në lejimin e së keqes dhe vuajtjes Edhe në qoftë se ne nuk mund ta kuptojmë se cila është ajo urtësi, nuk do të thotë se ajo nuk ekziston. Argumentimi i një gjëje të tillë (se urtësia nuk ekziston), do të ishte gabim logjik, i njohur si argumentim nga injoranca (argumentum ad ignorantiam). Historia e Hidrit, e cila gjendet në kapitullin 18-të të Kuranit, nga vargu 60 deri në 82, është një shpjegim elokuent se si urtësia e Zotit - u kuptua apo jo - ka rezultate pozitive dhe përfitime për njerëzimin. Përveç kësaj, muslimani mund të argumentojë se problemi i së keqes, vjen logjikisht pas ekzistencës së Zotit. Së pari duhet të besosh se Zoti ekziston, para se të përpiqesh të pajtosh ndërmjet asaj se kush është Zoti dhe perceptimit tonë të realitetit, në këtë rast, të keqes dhe vuajtjes. Së fundi, kuptimi i fjalës “i mirë”, atribuuar Zotit, duhet të kuptohet në një kontekst hyjnor. Në terma të përgjithshme, fjala “i mirë” ka një kuptim që lidhet me përvojën njerëzore, kurse në teologjinë islame, “i mirë”, si atribut i Zotit, shihet kryesisht si atribut i veçantë që mund të pranohet, por jo të kuptohet plotësisht, për shkak të veçantisë së tij dhe natyrës së tij të jashtëzakonshme. Prandaj, supozimi i theksuar, se “e keqja dhe një Zot i mirë nuk mund të bashkekzistojnë”, mund të jetë i vërtetë sipas kuptimit të krishterë të Zotit. Megjithatë, ajo nuk përputhet me konceptin islam të Zotit, sepse ateistit do t‟i duhej të pajtonte të keqen dhe vuajtjen me diçka që ai nuk mund ta kuptojë plotësisht. Prandaj, premisat e tij janë të pasakta, për shkak të supozimit të tij të gabuar se, fjala “i mirë” në kontekstin e Zotit, lidhet me të kuptuarit njerëzor të saj. NË PËRGJIGJE TË SUPOZIMIT TË DYTË Një përgjigje e mjaftueshme për supozimin e dytë, është të ofrojmë një argument të fortë që Zoti ka shkaqe të arsyeshme për të lejuar të keqen dhe vuajtjen në botë. Pasuria intelektuale e Teologjisë Islame, na shërben me arsye të shumta, disa prej të cilave përfshijnë: 1. Qëllimi kryesor i qenies njerëzore nuk është lumturia, por është njohja dhe adhurimi i Zotit. Përmbushja e këtij qëllimi hyjnor, do të rezultonte me kënaqësi dhe lumturi të përjetshme. Pra, nëse ky është qëllimi ynë kryesor, aspektet tjera të përjetimeve njerëzore janë dytësore. Kurani, libri i muslimanëve, deklaron: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë.” 51:56 2. Zoti gjithashtu na ka krijuar për të na provuar (testuar) dhe një pjesë e kësaj prove është që të provohemi me vuajtje dhe të këqija. Kurani përmend: “Sigurisht që Ne do

t‟ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: „Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!‟” 2:155-156 Gjithashtu përmend: “Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t‟ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.” 67:2 3. Vështirësitë dhe vuajtjet na mundësojnë që t‟i kuptojmë dhe t‟i njohim atributet e Zotit, të tilla si “Ngadhënjyesi” dhe “Shëruesi”. Për shembull, pa dhimbjen dhe vuajtjen e sëmundjes, ne nuk do ta vlerësonim atributin e Zotit “Shëruesi”. Njohja e Zotit është mirësi më e madhe, për të cilën vlen të kalosh përvoja vuajtjeje apo dhimbjeje, sepse kjo do të nënkuptonte përmbushjen e qëllimit tonë parësor. 4. Vuajtja mundëson mirësinë e formës së dytë. Mirësia e formës së parë është kënaqësia fizike dhe lumturia, ndërsa e keqja e formës së parë është dhimbja fizike dhe pikëllimi. Mirësia e formës së dytë është mirësia e lartë, siç është guximi/kuraja, dhe mund të ndodh vetëm nëse vuajtja apo e keqja ekziston.[III] 5. Njerëzit mund të vuajnë gjithashtu nga mëkatet e kaluara, të tashme apo të ardhshme. Zoti është i dijshëm për çdo gjë dhe nuk është e kushtëzuar në kohë. Të lutem referoju historisë së Hidrit në Kuran, ku përmendet përgjigjja e Hidrit ndaj profetit Musa: “Kjo ishte mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s‟munde të duroje!” 18:82 6. Zoti na ka dhënë vullnet të lirë, dhe “vullnet i lirë” përfshin edhe zgjedhjen e veprave të liga.[IV] PROBLEMI I JASHTËM I SË KEQES Problemi i brendshëm i së keqes dështon për të të bindur, sidoqoftë, problemi i jashtëm i së keqes duket më bindës, sepse duket se e pranon bashkëjetesën e Zotit dhe të keqes në botë, por e mohon ekzistencën e Zotit, për shkak të shkallës të së keqes në botë. Problemi i jashtëm i së keqes argumenton si më poshtë: 1. Një Zot i mirë që është i gjithëfuqishëm (për të bërë çdo gjë) ekziston 2. E keqja e paarsyeshme ekziston 3. Prandaj, Zoti nuk ekziston Për muslimanin, deklarata (2) është subjektive dhe jo krejtësisht e vërtetë. Muslimani beson se e keqja ekziston, por jo se e keqja e paarsyeshme ekziston, dhe, pasi kjo bazohet në subjektivitetin njerëzor, atëherë problemi i jashtëm i së keqes nuk çon peshë. Ndërsa, ithtari i argumentimit që ofron problemi i jashtëm i së keqes, do të duhej të

sillte argumente se e keqja e paarsyeshme ose e keqja në vetvete, janë objektive, pa iu referuar subjektivitetit njerëzor. Problemi thelbësor me këtë argument është paraqitur në pyetjet e mëposhtme: ● Çfarë i bën gjykimet tona të vlerave objektivisht të vërteta? ● Cilat janë përkufizimet tona rreth të keqes së paarsyeshme? Ithtari i problemit të së keqes këtu përballet me një problem, sepse Zoti është i nevojshëm si bazë racionale për të mirën dhe të keqen objektive (qoftë e paarsyeshme ose jo). Pa Zotin, këto terma janë relativë, sepse nuk ka asnjë lidhje mbështetëse ideore - përveç vetë Zotit – për ta kapërcyer subjektivitetin njerëzor. Pra, termat “i keq” dhe “i mirë”, pa Zotin, nuk kanë asnjë kuptim ose janë vetëm kalimtarë. Prandaj, në mënyrë që premisa e ateistit të ketë kuptim objektiv, ekzistenca e Zotit është e nevojshme. Në dritë të kësaj, muslimani apo teisti mund të argumentojë: 1. 2. 3. 4.

Sikur Zoti të mos ekzistonte, atëherë vlerat morale objektive nuk do të ekzistonin E keqja ekziston Prandaj vlerat morale objektive ekzistojnë (nga premisa 2) Për këtë arsye, Zoti ekziston

NË SHPJEGIM TË PREMISËS KYÇE: PREMISA 1 Pyetja në lidhje me të mirën apo të keqen objektive, me fjalë të tjera: moralin objektiv, është diskutuar nga shumë teistë dhe jo-teistë gjithashtu. Shumë prej tyre kanë arritur në përfundim se, “morali objektiv nuk ekziston pa Zotin”. Filozofi humanist, Paul Kurtz, me vend thotë: “Pyetja qendrore rreth parimeve morale dhe etike, e shqetëson këtë bazë ontologjike. Nëse ato (parimet morale dhe etike) nuk rrjedhin as nga Zoti e as nuk kanë lidhje mbështetëse në ndonjë fushë të jashtëzakonshme, a janë ato thjesht kalimtare?”[V] Paul Kurtzi ka të drejtë, sepse Zoti është e vetmja lidhje mbështetëse ideore që kapërcen subjektivitetin njerëzor, kështu që pa Zotin, nuk ka asnjë bazë racionale për moral objektiv. Në mungesë të Zotit, ka vetëm dy baza të mundshme si alternativa ideore: ● Presionet shoqërore ● Evolucioni (biologjia) Që të dyja: presionet shoqërore dhe evolucioni, nuk paraqesin asnjë bazë objektive për moralin, pasi që të dyja pretendojnë se parimet morale janë të varura nga ndryshimet biologjike dhe shoqërore. Prandaj këto parimet morale nuk mund të jenë të detyrueshme, me fjalë të tjera: të vërteta, pavarësisht se kush beson në to.

Prandaj, pa Zotin, nuk ka bazë objektive për moralin. Zoti, si koncept, nuk është subjektiv, andaj, kur e kemi Zotin si bazë për moralin, rregullat morale bëhen të detyrueshme dhe objektive, sepse Zoti kapërcen subjektivitetin njerëzor. Deklarata e mëposhtme nga Riçard Tejllër, një filozof i shquar i etikës, saktësisht konkludon: “Shkrimtarë bashkëkohore të etikës, të cilët të gëzuar ligjërojnë mbi të mirat dhe të këqijat morale, pa iu referuar fesë, janë me të vërtetë vetëm vargje gënjeshtrash të endjeve intelektuale nga ajri i hollë; që do të thotë se ata ligjërojnë (vënë ligje) pa kuptim.”[VI] Prandaj, ekzistimi i të keqes në botë, është fakt që vërteton ekzistencën e Zotit. Ky argument tregon se si Zoti dhe e keqja mund të bashkë-ekzistojnë, pa u përpjekur për të shpjeguar përse. Pra, në përgjigje retorike ndaj ateistit, muslimani ose teisti mund të shtrojë pyetjen vijuese: “Si mundet ateisti të formulojë argument kundër ekzistencës së Zotit, kur Zoti është i nevojshëm si bazë objektive për formulimin e argumentit në vend të parë?!” Në shikim të parë, problemi i ekzistimit të së keqes, duket se paraqet vështirësi të pakapërcyeshme për myslimanin, mirëpo, nën shqyrtime intelektuale, problemi i së keqes, në të vërtetë, nuk arrin të paraqesë ndonjë argument bindës. E përmbyllim me Argumentin Emocional Është një thënie e njohur budiste, që thotë: “Dëshira shkakton vuajtje” dhe meqë qeniet njerëzore dëshirojnë, atëherë ne gjithmonë do të vuajmë. Edhe nëse kjo është e vërtetë ose jo, në mënyrë të qartë përforcon intuitën tonë se ne do të vuajmë dhe do të përjetojmë të këqija në disa momente të jetës sonë. Kjo vuajtje mund të jetë rezultat i duarve tona, të të tjerëve apo rezultat i forcave të jashtme, si fatkeqësitë natyrore. Pasojë e kësaj vuajtjeje është se, shumë prej nesh mund të biem pre e natyrës tonë emocionale, duke e vënë në dyshim në këtë mënyrë ekzistencën e Zotit ose duke u futur në një gjendje të ndonjë forme të pafuqisë psikologjike. Teologjia Islame, megjithatë, ofron “mjete” ideore, të nevojshme për muslimanin, për të kapërcyer këtë problem. Teologjia Islame e ka prejardhjen nga dy burime kryesore: Kurani dhe literatura e hadithit. Kurani është libër hyjnor, që muslimanët e besojnë të jetë Fjala e Zotit, ndërsa hadithet janë deklarata të frymëzuara hyjnisht, të cilat i atribuohen profetit Muhamed, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të. Vargjet e mëposhtme nga Kurani dhe thëniet prej haditheve, i sigurojnë muslimanit tërë rehatinë e nevojshme. Profeti, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të, ka thënë:

“E çuditshme (mahnitëse) është çështja e besimtarit, vërtet e gjithë çështja e tij është e mirë, dhe kjo nuk është për askënd (nuk i është dhuruar askujt), përveç besimtarit. Nëse diçka e mirë (gëzim, lumturi) i ndodh atij, ai është mirënjohës dhe kjo është mirë për të. Nëse diçka e keqe i ndodh atij, ai është i durueshëm e, edhe kjo është mirë për të.”[VII] “Kushdo që vdes nga murtaja, është dëshmor (shehid); Kushdo që vdes nga ndonjë sëmundje e stomakut, është dëshmor; Kushdo që përmbytet në ujë, është dëshmor.”[VIII] “Ka shtatë lloje të dëshmorëve përveç atij që është vrarë në luftë në rrugën e Zotit: Ai që vdes nga murtaja është dëshmor, ai që vdes nga përmbytja është dëshmor, ai që vdes nga sëmundja “Dhat el-Xhenb” (sëmundje që sulmon brinjët dhe shkakton ulcerë të brendshme) është dëshmor, ai që vdes nga sëmundjet e stomakut është dëshmor, ai vdes nga zjarri (digjet) është dëshmor, ai që vdes nën gërmadha është dëshmor dhe një grua që vdes gjatë lindjes është dëshmore.”[IX] “Nuk i ndodh muslimanit ndonjë fatkeqësi, veçse Allahu ia shlyen disa nga mëkatet e tij për shkak të saj, qoftë edhe nëse shpohet nga një gjemb.”[X] Kurani thotë: “Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut është afër!” 2:214 “E, pa dyshim se pas vështirësisë - vjen lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë - vjen lehtësimi.” 94:5-6 “Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi (d.m.th. për në fenë e pastër islame), të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.” 3:104 Meqenëse muslimani është i bindur intelektualisht se këto deklarata janë nga Zoti, atëherë vijon se ato janë pohime të vërteta që, jo vetëm që e ngushëllojnë dhe rehatojnë muslimanin, por ia mbushin zemrën me qetësi. [I] “Zoti dhe e keqja” (God and Evil), Trimestrali Filozofik, X (1960), fq. 97. [II] J.P. Morllend dhe Villiam Lejn Kreig: Themelet filozofike për një botëkuptim të krishterë (Philosophical Foundations for a Christian Worldview), IVP [III] Edhe pse kjo është kundërshtuar nga disa filozofë si Xhon Meki; filozofi Avin Plantinga paraqet një përgjigje interesante në librin e tij “Liria dhe e keqja” (Freedom and Evil). [IV] Kjo kërkon një diskutim të thellë, që do të diskutohet në një artikull tjetër [V] Paul Kurtz: “Pema e ndaluar” (Forbidden Fruit), Botimet Prometeu (Prometheus Books), 1988, fq. 65. [VI] Riçard Tejllër: Etika, besimi dhe arsyeja (Ethics, Faith, and Reason), shtëpia botuese “Prentice Hall”, 1985, fq. 83–84.

[VII] Sahihu i Muslimit [VIII] Ibid. [IX] Shënuar nga Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe [X] Sahihu i Buhariut

A E DI SE NGA ÇFARË PËRBËHET TELEFONI YT CELULAR?

ÇFARË BËJ KËTU? Imagjino sikur u zgjove në një fabrikë të madhe, në të cilën nuk ke qenë kurrë më parë. I sheh mijëra njerëz që punojnë, ndërsa të gjitha dyert dhe dritaret janë të mbyllura. Njerëzit punojnë, flenë dhe e shpenzojnë gjithë jetën e tyre brenda kësaj fabrike. Në këtë situatë, çfarë do të mendoje në vetvete? “Pasi jam këtu, t‟i bashkohem edhe unë të tjerëve”, apo do të mendoje: “Si kam ardhur këtu? Çfarë ka jashtë fabrikës? Përse jam vënë në këtë vend?” Ky shembull, është i njëjtë me ekzistencën tonë këtu në Tokë. Ne, qeniet njerëzore, jemi vënë në ekzistencë pa ndonjë mundësi zgjedhjeje, prandaj pyetje si: Nga kam ardhur? Çfarë bëj këtu? Ku do të shkoj pasi të vdes?, vazhdojnë të sillen në mendjen tonë. Ne i harrojmë këto pyetje themelore në jetën tonë të përditshme, por injorimi nuk nënkupton mos-ekzistencën e tyre.

CILI ËSHTË QËLLIMI YT? Çfarë di për veten tënde para të ekzistonte gjithësia? Jo, leje këtë pyetje; Çfarë di për veten tënde para se të ekzistonin prindërit tu? Ë‟ë, leje edhe këtë pyetje; Më thuaj, çfarë di për veten tënde para se të derdheshe si një farë me erë te keqe nga organi gjenital i babait tënd? Më fal, e di, e shpifur, por, harroje edhe këtë pyetje; Më thuaj, a e të kujtohet si nga kjo pikë fare, ia krijove vetes eshtrat, pastaj ua ngjite mishin; zgjodhe të kishe dy krahë, dy këmbe, pëlqeve që me vesh të dëgjosh, sytë vendose ti krijoje që të shohësh, vazhdove kështu derisa e përsose vetveten dhe ishe gati për të dalë nga organi gjenital i nënës tënde... Çfarë?! Nuk ishte ti që e krijove vetveten?! Jo?! Më thuaj se të paktën e vështroje veten derisa krijoheshe! As këtë?! Harroje edhe këtë ngjarje, se atëherë ndoshta s‟ke ditur të logjikosh; Më thuaj pra, çfarë di për vetën tendë para se t‟i mbushje 3, 4 apo ndoshta 5 vjet? S‟mban mend asgjë? Aha, pas kësaj moshe të kujtohen nga pak gjërat, apo jo? O NJERI! Ti as nuk e ke idenë se kush je, cili është qëllimi yt dhe ku do të shkosh. Më thuaj pra, cili është qëllimi yt? - Ti lindesh, e kalon gjithë jetën duke e kërkuar lumturinë e rehatinë dhe pastaj vdes. Hë, kjo është e gjitha? Kaq të pavlerë e ke bërë jetën tënde? Në të vërtetë, e pavlerë është jeta e atij që s‟e njeh qëllimin e saj. MOS VALLË, KENI MENDUAR QË NE (ZOTI) JU KEMI KRIJUAR KOT?! (Kuran, 23:115)

JETA Me siguri se, këtë shkrim, në këtë moment, je duke e lexuar në dhomën tënde, i ulur në karrige dhe sigurisht se ke edhe rroba të veshura. Unë të pyes: Për çfarë arsye? Pse i ke rrobat e veshura dhe çfarë roli luan karrigia? Pasi që këto janë pyetje retorike, s‟ke nevojë të përgjigjesh, sepse të gjithë e dimë përgjigjen. Qëllimi i karriges është që të na mundësojë uljen në të duke e mbështet

ur peshën tonë, ndërsa rrobat kanë për detyrë të na ngrohin trupin, të na e mbulojnë lakuriqësinë dhe të na bëjnë të dukemi mirë. Tani nga dhoma jote më lejo të të mbartë në një pyll kudo diku në botë; natyrisht që në atë pyll duhet të ketë drunj dhe në njërin nga ato drunj është një molë (lloj fluture e familjes “lepidoptera”; në këtë rast bëhet fjalë për larvën e saj). Kjo molë është duke e thithur limfën e drurit, ndërsa nën të gjendet një molë tjetër, roli i së cilës është tejet i çuditshëm: ajo i thith jashtëqitjet e molës së parë. Kjo për shkak se mola e parë, gjatë thithjes së limfës, aty për aty i nxjerr mbeturinat e saj. Me siguri je duke menduar “ku do të dalë me këtë?” Mirë, së pari le ta sqarojmë se cili është qëllimi i molës së dytë. Qëllimi i saj është pastrimi i jashtëqitjes së molës së parë, në mënyrë që të mos rrjedh përgjatë drurit, e që milingonat dhe insektet tjera të mos i vinin pas gjurmës dhe ta hanin molën e parë. Më fjalë të tjera, mola e dytë është polici e sigurimit për molën e parë. Tani që e kuptove këtë, me siguri nuk ke ditur asgjë rreth kësaj mole tre minuta më parë, në fakt, edhe sikur të ndodhte gjenocid mbi molet, nuk do të të interesonte fare – mirë, shumicës prej jush. Sido që të jetë, ne i atribuojmë qëllim një krijese të tillë kaq të parëndësishme, dhe, t‟i kthehemi rrobave dhe karriges sonë, të cilat janë objekte të pajeta, pa ndjenja dhe pa intelekt, u atribuojmë qëllime edhe atyre gjithashtu. Kurse, nuk i atribuojmë qëllim ekzistencës sonë. A nuk është kjo absurde?! Të besosh se nuk ke kurrfarë qëllimi në jetë, nuk është vetëm irracionale por edhe problematike, pasi që kjo do të thotë se shumë nga ato gjëra që kemi arritur si racë njerëzore, nuk kishin për të ndodhur fare, meqë shumë nga njerëzit që kanë arritur gjëra të mahnitshme, duke e përfshirë edhe zbulimin e penicilinës, nuk do t‟i shtynte asgjë për t‟i arritur ato çfarë kanë arritur. Kjo sepse, pikërisht këta individë, i janë qasur jetës nga një qëllim i cili i ka nxitur, pa të cilin do të ishim sikur kafshët, duke iu nënshtruar instinkteve tona, apo robotë kimikë që shëtisin poshtë-lart, duke pritur që acidi i baterisë të shterohet! E, pse na qenka irracionale? - Është irracionale, sepse nëse çdo gjë që zbulojmë në natyrë e ka një qëllim të caktuar, duke e përfshirë edhe molën e parëndësishme, si dhe gjërat të cilat ne i zhvillojmë apo krijojmë, atëherë logjikisht rrjedh se edhe ne duhet të kemi një qëllim gjithashtu. Ta mohosh këtë, është ngjashëm sikur të besosh në gjëra pa pasur asnjë argument, sepse nuk ka ndonjë argument që të pohojmë se ne nuk kemi ndonjë qëllim në jetë. Përkundrazi, kemi argumente për të thënë se gjërat kanë qëllime të caktuara dhe këtë mund ta arrijmë si përfundim edhe për veten tonë gjithashtu. Sikur që Kurani me elokuencë shpjegon: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:)

“O Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto - lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.” Kuran, 3:190-191 Në përfundim, mund të themi se pa një qëllim të caktuar, nuk do të kishim në fakt një kuptim më të thellë të ekzistencës sonë. Për shembull, nëse e marrim një pikëpamje shkencore vërtet jonjerëzore, në lidhje me ekzistencën tonë, ajo thotë se “ne gjendemi mbi një anije që është duke u fundosur”. Kjo anije quhet gjithësi, sepse sipas shkencëtarëve, gjithësia do ta vuajë një vdekje nga nxehtësia dhe një ditë Dielli do ta shkatërrojë Tokën, prandaj edhe kjo anije një ditë do të fundoset. Kështu që unë të pyes: cili është qëllimi i bamirësisë së rigrupimit dhe renditjes së karrigeve në kuvertë, apo bamirësia ndaj gruas së moshuar, duke i dhënë një gotë qumështi? Ne të gjithë do të vdesim një ditë. Qëllimi i jep kuptim më të thellë jetës sonë. Kështu që, tani ne mund të pyesim: “Cili është qëllimi ynë në jetë?” Koncepti Islam mbi qëllimin e jetës bazohet në dy formulime themelore: • Është racionale të besosh në Zot • Ka arsye të shëndosha për të besuar se Kurani është fjala e Zotit Në seksionin që e kemi quajtur “Ngatërresat rreth Zotit”, janë shqyrtuar argumentet pro, si dhe polemikat rreth Zotit. Seksioni tjetër, “Islami i shpalosur”, shpjegon arsyen pse Islami është i vërtetë dhe shpjegon qëllimin e ekzistencës sonë

REHATIA E BRENDSHME (SHPIRTËRORE) A mund të ndjejmë ndonjëherë rehati[1]? A ekziston në të vërtetë rehatia? Që të ndjejmë rehati të vërtetë shpirtërore dhe mendore, duhet ta kërkojmë atë. A nuk është e vështirë që në disa situata të ndihesh rehat? Në fund të fundit, ka disa gjëra që na prishin rehatinë pothuajse të gjithë neve. Për shembull, a nuk është neveritëse kur ne jemi duke pushuar në sht ëpi dhe papritmas i plas alarmi një makine? Ose kur e dëgjojmë goditjen e pikave të ujit? Si thua kur një mizë gumëzhimë pranë veshit tonë? Apo kur jemi në një fluturim të gjatë dhe dëgjojmë vazhdimisht të qara të foshnjave? Në kushte të këtilla, shumë prej nesh do të mendonim në vetvete: “Kam nevojë për pak paqe dhe qetësi!” Në fakt, sa më shumë që zgjat zhurma, aq më shumë vdesim për qetësi. Të gjithë ne e kërkojmë rehatinë në gjëra të ndryshme; por çfarë është ajo që na jep rehatinë e vërtetë shpirtërore? Për t'iu përgjigjur kësaj: imagjino sikur je ulur në një plazh të qetë; një fllad i lehtë butësisht fryn në flokët tu; rrezet e Diellit ngrohtësisht po ta gudulisin lëkurën; e dëgjon zërin e ujit që përplaset rreth teje; e sheh diellin e portokalltë që perëndon. A do të ndiheshe i qetësuar shpirtërisht? Shumica prej nesh do të thoshim: “Po, në fakt, do të doja të isha atje që tani!” Por, çfarë nëse një ditë më parë, je lajmëruar se ke tumor në tru? Ulur në plazh, duke e ditur që ke vetëm edhe disa muaj për të jetuar, a do të ndjeheshe rehat? Disi, kjo skenë qetësie e paqeje nuk duket aq e qetë e paqësore më! Rehatia e jashtme është sikur një vegim. Nga larg duket se na jep rehatinë që e kërkojmë, por kur e shikojmë nga afër, e kuptojmë se nuk është e vërtetë. Relaksimi në plazh na u duk pamje mjaft e rehatshme, por dija mbi pasjen e tumorit të trurit e shpartalloi iluzionin tonë. Për ta shqyrtuar këtë më tej, parafytyroje shtëpinë tënde të ëndrrave. Ndoshta kjo shtëpi luksoze ka dhjetë dhoma gjumi? Plot makina të shpejta të parkuara në oborrin tënd mbretëror me rrugë private? Ndoshta edhe shërbëtore për t'u kujdesur për punët tua? Përderisa e pikturojmë në imagjinatë shtëpinë tonë të ëndrrave, mund të mendojmë, “Jeta do të ishte aq e qetë, e rehatshme dhe paqësore në të!” Megjithatë, ka njerëz që jetojnë në këso shtëpish, por tmerrohen nga tingujt e alarmit të orës për çdo mëngjes, për shkak se janë mërzitur nga angazhimet e vazhdueshme dhe nga vet jeta. Sa më afër shtëpisë së ëndrrave të arrijmë, aq më shumë na qartësohet se jemi duke parë një vegim (iluzion).

Pse njohim njerëz që kanë gjithçka në dukje të jashtme, por që mendojnë se për këtë jetë nuk ia vlen as të zgjohemi nga gjumi? Nëse rehatia e jashtme nuk është e mjaftueshme, atëherë çfarë është ajo që na jep rehatinë e vërtetë? Përgjigjja sipas islamit është e thjeshtë: ashtu siç kemi nevoja fizike për gjëra të tilla si uji, gjithashtu kemi edhe nevoja shpirtërore. Përmbushja e nevojave tona shpirtërore, na jep rehati të brendshme. “...ata që kthehen tek Allahu, ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” Kuran, 13:27-28 “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë.” Kuran, 16:97 Besimi sipas islamit është i bazuar në dy parime: t‟i besosh Zotit është e logjikshme dhe se, ka arsye të shëndosha për të besuar se Kurani është fjala e Zotit.

VDEKJA Për një njeri të rëndomtë, vdekja në asnjë mënyrë nuk është një çështje e këndshme apo temë e diskutimit. Kjo temë, është dëshpëruese dhe e zymtë – vrasëse e vërtetë e kënaqësive; temë që do t‟i përshtatej vetëm një shtëpie funeralesh. Njeriu i rëndomtë, ashtu i zhytur në vetën e tij, gjithmonë në kërkim të gjërave të këndshme, gjithmonë në ndjekje të gjërave që ia ngacmojnë dhe ia kënaqin epshin, refuzon të ndalojë dhe të mendojë seriozisht se, pikërisht këto objekte dëshirash dhe kënaqësish, një ditë të arrijnë fundin e tyre. Nëse këshillat e urta nuk na bindin dhe nuk na nxisin të mendojmë seriozisht se vdekja edhe neve do të na troket një ditë në derë, atëherë vetëm tronditja e ndonjë humbjeje të madhe që do të na ndodhte nën kulmin tonë - si vdekja e papritur dhe e parakohshme e njërit prind, gruas apo

fëmijëve - do të na kthjellte nga jermi i ndjenjave të kënaqësisë dhe do të na zgjonte në mënyrë të vrazhdë në realitetin dhe faktet e hidhura të jetës. Vetëm atëherë do të na hapeshin sytë, vetëm atëherë do të pyesnim “pse ekziston një fenomen i tillë si vdekja?”. Pse është e pashmangshme? Pse ekzistojnë këto ndarje të dhimbshme, të cilat ia vjedhin lumturinë jetës? Për shumicën prej nesh, në disa momente të caktuara, skena të vdekjes duhet të na kenë ngjallur mendime të thella dhe pyetje prej më thelbësorëve. Çfarë vlere ka jeta, kur trupa të aftë të cilat më parë kanë kryer punë të mëdha, tani qëndrojnë të shtrirë dhe të ftohtë, pa ndjenja dhe pa jetë? Çfarë vlere ka jeta, kur sytë të cilët më parë shkëlqenin nga hareja, sytë të cilët më parë rrezatonin me dashuri, tani janë të mbyllur përgjithmonë, të privuar nga të lëvizurit, të privuar nga jeta? Mendime të këtilla, nuk duhet të mënjanohen! Janë mu këto mendime kureshtare, të cilat nëse ndiqen me mençuri, na shpalosin përfundimisht potencialin e natyrshëm në mendjen e njeriut, për t‟i perceptuar të vërtetat më të larta. Bazuar në mënyrën islame të të menduarit, vdekja – që është larg nga të qenit temë të cilën duhet shmangur apo zhvlerësuar - është temë mbi të cilën duhet reflektuar dhe e cila duhet të sjellë ndryshim pozitiv tek ne. Kurani, i cili është libri të cilin e besojnë muslimanët, lidhur me këtë temë thotë: “Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.” 21:35

PERDORIMI I ARSYES Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit! Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë. Edhe në krijimin tuaj dhe të kafshëve të shpërndara nëpër Tokë, ka shenja për besimtarët e bindur. Edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, edhe në ujin që Allahu e zbret nga qielli, duke gjallëruar nëpërmjet tij tokën e shkretuar, edhe në ndërrimin e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë. Këto janë shpalljet e Allahut, të cilat Ne t‟i tregojmë ty me tërë të vërtetën. Atëherë, në çfarë fjalësh të tjera do të besojnë ata, nëse mohojnë Allahun dhe shenjat e Tij?! [45:2-6]

ISLAMI I SHPALOSUR Që nga agimi i njerëzimit, ne kemi kërkuar për ta kuptuar natyrën dhe vendin tonë në të. Në këtë kërkim të qëllimit të jetës, shumë njerëz i janë kthyer fesë. Shumica e feve, bazohen në libra të pretenduara nga pasuesit e tyre si të frymëzuara hyjnisht, pa asnjë fakt. Islami është i ndryshëm, sepse bazohet në arsye dhe fakte. Ka shenja të qarta, që dëshmojnë se libri i Islamit , Kurani, është fjala e Zotit dhe ne kemi shumë arsye për ta mbështetur këtë pohim: • Në Kuran gjinden shumë fakte shkencore dhe historike, të cilat ishin të panjohura për njerëzit e asaj kohe dhe të cilat janë zbuluar vetëm së fundi nga shkenca bashkëkohore. • Kurani është në një stil unik i gjuhës, që nuk mund të përsëritet. Kjo njihet si “Paimitueshmëria e Kuranit”. • Ka parashikime të bëra në Kuran dhe nga Muhamedi, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të, të cilat më vonë janë bërë realitet. Islami i shpalosur: PËRSE ISLAMI? Para se ta shpalosim përgjigjen Islame rreth qëllimit e jetës, ky artikull shpjegon arsyet se pse Islami është e vërteta. Që nga agimi i njerëzimit, ne kemi kërkuar për ta kuptuar natyrën dhe rolin tonë në të. Në këtë kërkim të qëllimit të jetës, shumë njerëz i janë kthyer fesë. Shumica e feve, bazohen në libra të pretenduara nga pasuesit e tyre si të frym ëzuara hyjnisht, pa asnjë fakt. Islami është ndryshe, sepse bazohet në arsye dhe fakte. Ka shenja të qarta, që dëshmojnë se libri i Islamit, Kurani, është fjala e Zotit dhe ne kemi shumë arsye për ta mbështetur këtë pohim: • Në Kuran gjinden shumë fakte shkencore dhe historike, të cilat ishin të panjohura për njerëzit e asaj kohe dhe të cilat janë zbuluar vetëm së fundi nga shkenca bashkëkohore. • Kurani është një stil unik i gjuhës, që nuk mund të përsëritet. Kjo njihet si “Paimitueshmëria e

Kuranit”. • Ka parashikime të bëra në Kuran dhe nga Muhamedi, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të, të cilat më vonë janë bërë realitet. Ky artikull paraqet dhe shpjegon faktet shkencore që gjenden në Kuran, shekuj para se të “zbuloheshin” në shkencën bashkëkohore. Është e rëndësishme të theksohet se Kurani nuk është libër i shkencës, por është libër i shenjave (argumenteve, mrekullive)”. Këto shenja janë për njerëzit, që ata të njohin ekzistencën e Zotit dhe ta pranojnë shpalljen e Tij. Siç e dimë, shkenca nganjëherë merr “kthesa U”, ku ajo që dikur ka qenë shkencërisht e saktë, del e pasaktë disa vjet më vonë. Në këtë artikull, vetëm fakte shkencore të vërtetuara janë marrë parasysh, dhe jo teori e hipoteza. FAKTE SHKENCORE NË KURAN Kurani iu shpall Profetit Muhamed, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të, në shekullin e 7-të. Shkenca në atë kohë ishte primitive; nuk ka pasur teleskopë, mikroskopë apo as diçka për së afërmi me teknologjinë që kemi sot. Asokohe, njerëzit besonin qielli mbahej nga shtylla të mëdha nëpër qoshet e një toke të rrafshët. Në këtë ambient u shpall Kurani, duke përmbajtur shumë fakte shkencore në tema të ndryshme, nga astronomia deri në biologji, nga gjeologjia deri në sociologji. Disa njerëz mund të pretendojnë se Kurani ka pësuar ndryshime, duke iu përshtatur zbulimeve të reja shkencore të vërtetuara, por kjo s‟mund të jetë e vërtetë, sepse është fakt i dokumentuar historikisht se Kurani është ruajtur në gjuhën e vet origjinale[I]. Kurani është shkruar dhe është mësuar përmendësh nga njerëzit gjatë jetës së Profetit Muhamed, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të! Një nga kopjet e Kuranit, që është shkruar pak vite pas vdekjes së Profetit Muhamed, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të, është e ruajtur në një muze në Uzbekistan. Kjo kopje është mbi 1400 vjet e vjetër dhe është pikërisht e njëjtë me Kuranin arabisht që kemi sot[II]. Në vijim janë paraqitur nëntë fakte shkencore që gjenden në Kuran: 1. ZANAFILLA E JETËS Uji është element thelbësor për të gjitha gjallesat. Të gjithë e dimë se uji është vital për jetë, por Kurani e bën një deklaratë shumë të pazakontë: “...dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!” 21:30 Në këtë ajet, uji është theksuar si origjina e gjithë jetës. Të gjitha gjërat e gjalla përbëhen nga qelizat. Ne, vetëm së fundi e dimë se qelizat përbëhen kryesisht nga uji[III]. Për shembull, 80% të citoplazmës (materiali bazë i qelizës) së një qelizë standarde shtazore, përshkruhet si ujë në tekstet e biologjisë. Fakti se qeniet e gjalla përbëhen kryesisht nga uji, u zbulua vetëm pas shpikjes së mikroskopit. Në shkretëtirat e Arabisë, gjëja e fundit që dikush do ta kishte menduar është se e gjithë jeta ka

ardhur nga uji. 2. HEKURI Hekuri nuk është gjë e natyrshme e tokës. Ai nuk është formuar në tokë, por ka zbritur në tokë nga hapësira e jashtme (kozmosi). Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Shkencëtarët kanë zbuluar se miliarda vjet më parë, Toka ishte mbërthyer nga meteorë të vegjël. Këta meteorë të vegjël mbartnin me vete hekur, i cili vinte nga yjet e largëta të cilat kishin eksploduar[IV]. Kurani, rreth origjinës së hekurit, thotë: “Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka forcë të fuqishme dhe dobi për njerëzit.” 57:25 Zoti i ka përdorur fjalët “e zbritëm” për hekurin. Nga ky ajet, bëhet e qartë se hekuri nuk është material tokësor, por u zbrit në tokë për të mirën e njerëzimit. Fakti se hekuri është zbritur në tokë nga hapësira e jashtme, është diçka e cila nuk mund të ishte e njohur nga shkenca primitive e shekullit të 7-të. 3. QIELLI (ATMOSFERA) SI MBUROJË Qielli (atmosfera) luan një rol vendimtar në mbrojtjen e tokës. Qielli e mbron tokën nga rrezet vdekjeprurëse të diellit. Sikur të mos ekzistonte qielli, rrezatimi i diellit do ta kishte zhdukur çdo gjë të gjallë mbi tokë. Ai gjithashtu vepron si një batanije e mbështjellë përreth tokës, për ta mbrojtur atë nga të ftohtit ngrirës të hapësirës. Temperatura vetëm pak mbi qiell është afërsisht 270oC. Sikur kjo temperaturë ta arrinte tokën, planeti do të ngrinte në çast. Qielli gjithashtu e mbron jetën në tokë, duke e ngrohur sipërfaqen përmes ruajtjes së nxehtësisë (efekti “serrë”) dhe duke i reduktuar temperaturat ekstreme mes ditës dhe natës[V]. Këto janë disa nga funksionet e shumta mbrojtëse të qiellit. Kurani kërkon nga ne që ta marrim parasysh qiellin në ajetin vijues: “Ne e bëmë qiellin mbulesë të mbrojtur, por përsëri ata shmangen nga shenjat që gjenden aty.” 21:32 Kurani i drejtohet qiellit si një prej shenjave të Zotit. Karakteristikat mbrojtëse të qiellit janë zbuluar nga kërkimet shkencore të bëra në shekullin e 20-të. 4. MALET Kurani tërheq vëmendjen tonë në një karakteristikë shumë të rëndësishme të maleve: “A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat e malet si kunja?!” 78:6-7 Kurani tregon se malet kanë rrënjë të thella duke e përdorur fjalën “kunja” për ta përshkruar atë. Në fakt, malet kanë rrënjë të thella[VI] dhe fjala “kunja”, është përshkrim i saktë për ta. Libri i

titulluar “Toka”, nga gjeofizikani Frank Press, shpjegon se malet janë sikur kunjat dhe janë të varrosura thellë nën sipërfaqen e tokës[VII]. Mali Everest, lartësia e të cilit është rreth 9Km mbi sipërfaqen e tokës, ka rrënjë më të thella se 125Km. Fakti se malet kanë rrënjë -si kunja- të thella, nuk ishte i njohur deri pas zhvillimit të teorisë së pllakave tektonike në fillim të shekullit të 20-të[VIII]. 5. ZGJERIMI I GJITHËSISË Në një kohë kur shkenca e astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i gjithësisë është përshkruar në Kuran: “Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” 51:47 Fakti që gjithësia zgjerohet vazhdimisht u zbulua në shekullin e fundit. Fizikani Stefën Haking (Stephen Hawking), në librin e tij “Një histori e shkurtër e kohës”, shkruan: “Zbulimi se gjithësia zgjerohet vazhdimisht ishte një nga revolucionet më të mëdha intelektuale të shekullit të 20të”[IX]. Kurani e ka përmendur zgjerimin e gjithësisë edhe para së të shpikej teleskopi. 6. ORBITA E DIELLIT Në 1512 astronomi Nikolla Koperniku, i dha shtytje teorisë së tij se “Dielli është i palëvizshëm në qendër të sistemit diellor dhe se planetët rrotullohen rreth tij”. Besimi se Dielli është i palëvizshëm ishte i përhapur në mesin e astronomëve deri në shekullin e 20-të. Tani, është i vërtetuar fakti shkencor se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë rreth qendrës së galaktikës sonë, “Rruga e Qumështit”[X]. Kurani e përmend orbitën e Diellit: “Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; secili prej tyre noton në orbitë.” 21:33 Kurani do të kishte qenë gabim, sipas astronomëve të vetëm disa dekadave më parë. Por, tani e dimë se vlerësimi i Kuranit rreth lëvizjes së Diellit është në përputhje me astronominë moderne. 7. OQEANI Kurani përdor shëmbëlltyra për t‟i përçuar kuptimet e tij të thella. Këtu e përshkruan gjendjen e punëve të jobesimtarëve: “...si errësirat në detin e thellë, të cilat mbulohen nga dallgët që ngrihen njëra mbi tjetrën, duke pasur sipër tyre retë: shtresa errësire njëra mbi tjetrën, aq sa kur e nxjerr dorën e vet, njeriu pothuajse nuk e sheh fare atë. Ai, të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk do të gjejë më dritë.” 24:40

Është menduar shpesh se valët ndodhin vetëm në sipërfaqen e oqeanit. Megjithatë, oqeanografët kanë zbuluar se ekzistojnë valë të brendshme, që ndodhin nën sipërfaqen e oqeanit. Këto valë janë të padukshme për syrin e njeriut dhe mund të vihen re veçse nga pajisjet speciale[XI]. Kurani e përmend errësirën e oqeaneve të thella, mbi të cilën ka valë, e mbi to valë të tjera, pastaj retë sipër tyre. Ky përshkrim nuk është i jashtëzakonshëm vetëm pse i përshkruan valët e brendshme në oqean, por edhe se e përshkruan errësirën thellë në oqean. Një qenie s‟mund të zhytet më shumë se 70 metra pa pajisje për frymëmarrje, drita është e pranishme në këtë thellësi, por, nëse zhytemi 1000 metra, është plotësisht errësirë[XII]. 1400 vjet më parë nuk ka pasur nëndetëse apo pajisje speciale për t‟i vërejtur valët e brendshme ose errësirën thellë në oqeane. 8. LËVIZJA DHE GËNJESHTRA Në kohën e Profetit Muhamed, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të, jetonte një mizor shtypës, udhëheqës fisnor, i quajtur Ebu Xhehël. Zoti shpalli një ajet të Kuranit për të paralajmëruar atë: “Jo, jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim për ballukesh, për ballukesh gënjeshtare dhe mëkatare.” 96:15-16 Zoti, në këtë ajet nuk e quan gënjeshtar personin, por e quan balluken e tij (pjesa e përparme e trurit) “gënjeshtare” dhe “mëkatare”, dhe e paralajmëron atë për të ndaluar. Ky ajet është i rëndësishëm për dy arsye. E para është se, pjesa e përparme e trurit tonë është përgjegjëse për lëvizje vullnetare[XIII]. Kjo është e njohur si lob ballore (ang. frontal lobe). Një libër me titull “Themeloret e Anatomisë dhe Fiziologjisë”, i cili përmban rezultatet e hulumtimit mbi funksionet e kësaj pjese të trurit, thotë: “Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të nxitur lëvizje, ndodh në pjesën e përparme të lobeve ballore, zona paraballore”[XIV]. Nëse njeriu nuk ndalet së lëvizuri, thuhet se pjesa e trurit e cila është përgjegjëse për lëvizje i ka ngecur. Së dyti, studime të shumta kanë treguar se po kjo pjesë (loba ballore), është përgjegjëse për funksionin e gënjeshtrës në tru[XV]. Gjatë një studimi të tillë në Universitetin e Pensilvanisë, në të cilin disa vullnetarë u morën në pyetje të kompjuterizuara, u konstatua se kur vullnetarët gënjenin, shkaktohej një rritje e ndjeshme e aktivitetit në lëvozhgën paraballore dhe të brendshme (pjesa e lobit ballor)[XVI]. Pjesa e përparme e trurit është përgjegjëse për lëvizje dhe gënjeshtër. Kurani e lidh lëvizjen dhe gënjeshtrën me këtë zonë. Këto funksione të lobit ballor, janë zbuluar me pajisjen mjekësore të imazheve, e cila u zhvillua në shekullin e 20-të. 9. RECEPTORËT E DHIMBJES Për një kohë të gjatë, është menduar se të ndierit e prekjeve dhe dhimbjeve, varej nga truri. Megjithatë, është zbuluar se ka receptorë të dhimbjeve të pranishëm edhe në lëkurë[XVII]. Pa këto receptorë, njeriu nuk do të ishte në gjendje të ndjente dhimbje. Shqyrtojeni ajetin e mëposhtëm, që flet për dhimbjen:

“Ata që s‟besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t‟i djegim në zjarr. Sapo t‟u digjet lëkura, Ne do t‟ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” 4:56 Zoti u tregon njerëzve që nuk e besojnë mesazhin e tij, se, kur ata të jenë në Zjarr dhe lëkurat e tyre të jenë djegur (saqë të mos ndjejnë dhimbje), Ai do t'u japë atyre lëkura të reja, në mënyrë që ata të vazhdojnë të ndjejnë dhimbjen. Kurani e bën të qartë se të ndierit e dhimbjes varet nga lëkura. Zbulimi i receptorëve të dhimbjes në lëkurë është zbulim mjaft i vonshëm për biologjinë. PËRFUNDIM Këto janë vetëm disa nga shumë fakte shkencore që gjenden në Kuran. Është e rëndësishme të theksohet se Kurani nuk është libër i shkencës, por se, ai është në përputhje me shkencën. Të pretendosh se faktet shkencore në Kuran gjenden aty rastësisht, është irracionale. Shpjegimi më i mirë është se, Zoti ia zbuloi këto njohuri Profetit Muhamed, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të. Ashtu si Kurani përmban njohuri për botën natyrore, ai gjithashtu përmban informacione rreth dimensioneve të brendshme të shpirtrave tanë. Ai lidhet me ndjenjat, dëshirat dhe nevojat tona. Kurani na informon se ne kemi një qëllim në jetë dhe se, pasimi i udhëzimit të Zotit do të na çojë drejt rehatisë shpirtërore në këtë jetë dhe në Parajsë në jetën e përtejme, dhe se, refuzimi i mesazhit të Tij do të çojë në depresion në këtë jetë dhe në Zjarr pas vdekjes. “Ne do t‟u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t‟u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!” 41:53 __ [I] “Kurani i Mrekullueshëm” (The Magnificent Qur‟an): Histori unike e të ruajturit (A Unique History of Preservation) [II] http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/asia-pacific/4581684.stm [III] Bruce Alberts, “Biologji themelore mbi qelizën” (Essential Cell Biology) [IV] M. E. Walrath, “Historia e formimit tw Tokës” (History of the Earth‟s Formation) [V] Joseph M. Moran, “Meteorologjia” (Meteorology): Atmosfera dhe shkenca e ujit (the Atmosphere and the Science of Weather) [VI] Terry A. Hicks, “Si janë të formuara malet?” (How Do Mountains Form?) [VII] Frank Press dhe Raymond Siever, “Toka” (Earth) [VIII] Naomi Oreskes, “Pllakat tektonike” (Plate Tectonics): An Insider‟s History Of The Modern Theory Of The Earth [IX] Stephen Hawking, “Një histori e shkurtë e kohës” (A Brief History Of Time) [X] Lambert M. Surhone, “Perioda Orbitale” (Orbital Period): Orbit, Sun, Earth, Conjunction, Orbital Node, Apsis, Semi-Major Axis [XI] M. Grant Gross, “Oqeanografia” (Oceanography): Një pamje e Tokës (A View of Earth) [XII] Danny Elder, “Oqeanet” (Oceans)

QËLLIMI SIPAS ISLAMIT Pyetja më e rëndësishme në jetë është “Përse jemi këtu?”. E pra, përse jemi këtu? Për të grumbulluar famë dhe pasuri? Për të bërë muzikë dhe fëmijë? Apo për të qenë njeriu më i pasur në varreza, siç thuhet me shaka: “Ai i cili vdes me më se shumti lodra, fiton!”. Jo, duhet të ketë diçka tjetër në këtë jetë, kështu që le të mendojmë rreth kësaj! Për të filluar, shiko përreth teje! Edhe nëse jeton në ndonjë shpellë, ti je i rrethuar nga gjëra të cilat ne njerëzit i kemi bërë me duart tona. Tani, përse i kemi bërë ato gjëra? Përgjigjja, natyrisht, është se i kemi bërë për të kryer disa funksione të veçanta për ne. Me pak fjalë: ne bëjmë gjëra për të na shërbyer. Pra, nëse shikojmë nga ky kënd, atëherë përse na krijoi Zoti neve, nëse jo për t‟i shërbyer Atij? Nëse ne e pranojmë (besojmë) Krijuesin tonë dhe besojmë se Ai krijoi njerëzimin për t‟i shërbyer Atij, pyetja e radhës është: “Si? Si mund t‟i shërbejmë Atij?” Pa dyshim se në këtë pyetje është përgjigjur më së miri Ai i cili na ka krijuar. Nëse Ai na ka krijuar për t‟i shërbyer Atij, atëherë Ai pret që ne të funksionojmë në një mënyrë të caktuar, në qoftë se duam ta plotësojmë qëllimin tonë. Por, si mund ta dimë cila është mënyra e duhur? Si mund ta dimë se çfarë pret Zoti prej nesh? Mirë, merre parasysh këtë: Zoti neve na ka dhënë një dritë, me të cilën mund ta gjejmë rrugën tonë. Edhe gjatë natës, ne e kemi hënën që na ndriçon dhe yjet që na drejtojnë. Zoti i ka dhënë kafshëve tjera sisteme udhëzuese, që u përshtaten më së miri kushteve dhe nevojave të tyre. Zogjtë që migrojnë mund të drejtohen, madje edhe në ditët e mbuluara me re, nga polarizimi i dritës që kalon nëpër re. Balenat lëvizin duke “lexuar” fushën magnetike të Tokës. Salmonët kthehen me ndihmën e të nuhaturit prej oqeanit të hapur, për të lindur në vendin e lindjes së tyre, në qoftë se një gjë e tillë mund të imagjinohet. Peshqit i ndjejnë lëvizjet e largëta me anë të receptorëve të presionit që rreshtohen në trupin e tyre. Lakuriqtë dhe delfinët e verbër të lumit, “shohin” me ndihmën e hidrolokatorit. Disa organizma detare (ngjala elektrike si shembull i një tensioni të lartë) prodhojnë dhe i “lexojnë” fushat magnetike, duke ua bërë të mundshëm “shikimin” në ujërat e turbullt, ose në errësirën e thellësive të oqeaneve. Insektet komunikojnë me ndihmën e feromoneve. Bimët i ndjejnë rrezet e Diellit dhe rriten në drejtim të tyre (fototropizëm - prirje për t‟u kthyer nga drita), kurse rrënjët e tyre e ndjejnë gravitetin dhe rriten në drejtim të Tokës (gjeotropizëm). Me pak fjalë: Zoti ka pajisur çdo element të krijimit të Tij

me udhëzim. A mund të besojmë se Ai nuk do të na jepte udhëzimin në aspektin më të rëndësishëm të ekzistencës sonë, pra, në raison d'etre – qëllimin e jetës tonë? Se Ai nuk do të na jepte mjetet me të cilat do të arrinim të shpëtonim? E pra, çfarë na tregon Krijuesi ynë, Zoti, rreth qëllimit të jetës sonë? Zoti thotë në Kuran se Ai e krijoi njeriun që të jetë mëkëmbës i Tij në Tokë, pra, ia ka besuar kujdesin mbi Tokën. Themelorja që i është besuar njerëzve, pra, përgjegjësia jonë, është që ta besojmë dhe ta adhurojmë Zotin: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Kuran, 51:56 Shumë e thjeshtë! Qëllimi i krijimit të njeriut është adhurimi i Krijuesit. Kuptimi i adhurimit në Islam mundëson që tërë jeta e njeriut të jetë akt adhurimi, për sa kohë që objektivi i asaj jete është kënaqësia e Zotit, e cila arrihet duke bërë mirë dhe duke u ruajtur nga të këqijat. Një person mund t‟i kthejë aktivitetet e tij të përditshme në akte adhurimi, duke e pastruar qëllimin e tij dhe duke kërkuar sinqerisht kënaqësinë e Zotit përmes këtyre aktiviteteve. Profeti Muhamed, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Të përshëndeturit e njerëzve është bamirësi; Të vepruarit me drejtësi është bamirësi; T‟i ndihmosh një udhëtari është bamirësi; Fjala e mirë është bamirësi; Çdo hap i bërë rrugës për në xhami është bamirësi; Heqja e një pengese nga rruga është bamirësi.” Adhurimi i jep besimtarit shumë përfitime, të cilat ndihmojnë për mirëqenien e tij shpirtërore dhe mirëqenien e kësaj bote. Trupi i njeriut ka nevojë për burime materiale për të ekzistuar, si për ushqim, pije dhe për nevojën e riprodhimit. Sa për shpirtin, nevojat e tij nuk mund të përmbushen përveçse përmes afërsisë me Zotin me anë të besimit dhe bindjes ndaj Tij, të cilat mund të arrihen vetëm përmes adhurimit. Zoti duhet të adhurohet në kohë të vështira, por edhe në kohë të mirëqenies, dhe vetëm duke e kujtuar Atë, njeriu mund të gjejë rehatinë e brendshme (shpirtërore): “Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur! Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” Kuran, 15:97-99 “...ata që kthehen tek Allahu, ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” Kuran, 13:27-28 Më tej, Zoti thotë se Ai e bëri këtë jetë, në mënyrë që ta sprovojë njeriun dhe se çdo person do të shpërblehet pas vdekjes, sipas asaj që ka punuar: “Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t‟ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.” Kuran, 67:2 Por për ta adhuruar Atë, duhet ta njohim Atë mirë, përndryshe mund të formojmë koncepte të shtrembëruara rreth Tij dhe kështu të humbim rrugën. Në Kuran, Zoti i tregon njerëzimit se çfarë

Ai është dhe çfarë nuk është. Për shembull, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth Zotit, që ia kishin parashtruar profetit Muhamed, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të, Zoti thotë: “Thuaj (O Muhamed): „Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.[1] Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!‟” Kuran, 112 Në konceptin Islam, Zoti nuk përngjan me qenien njerëzore apo me diçka tjetër që ne mund ta imagjinojmë dhe Ai është i vetmi që meriton të adhurohet. __ [1] “Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim”, ky është përkthimi i emrit të Allahut “Es-Samed”, që ndër të tjera ka edhe kuptimet, “Ai që ka njëshmërinë absolute”, “I Përjetshmi”, “I Papërshkueshmi”, pra, që nuk ka brendësi etj.

SI BËHESH MUSLIMAN? Fjala “muslim” (arabisht), d.m.th. “njeri i cili i nënshtrohet vullnetit të Zotit”, pavarësisht racës, kombësisë apo prejardhjes së tij etnike. Për t‟u bërë “muslim”, është proces i thjeshtë dhe i lehtë, dhe nuk kërkon parakushte. Një njeri mund të konvertohet duke qenë i vetëm ose mund ta bëjë këtë në prani të të tjerëve. Nëse ndonjëri ka dëshirë të vër tetë për t‟u bërë musliman, ka bindje të plotë dhe besim të fortë se Islami është feja e vërtetë e Zotit, atëherë e tëra që duhet të bëjë është ta shqiptojë shehadetin - dëshminë e besimit, pa vonesë të mëtejshme. Shehadeti është shtylla më e rëndësishme nga pesë shtyllat e Islamit. Me shqiptimin e kësaj dëshmie - shehadetit, me besim dhe bindje të sinqertë, njeriu hyn në rrethin e Islamit. Me hyrjen në këtë rreth, thjesht duke pasur për qëllim arritjen e kënaqësisë së Zotit dhe takimin me Të, të gjitha mëkatet e mëparshme të njeriut falen dhe ai fillon një jetë të re të devotshmërisë e drejtësisë. Muhamedi, lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, i tha një njeriu i cili kishte vendosur ta pranonte Islamin, me kusht që Zoti t‟ia falte mëkatet e tij: “A nuk e di se pas pranimit të Islamit, të gjitha mëkatet e mëparshme të falen?”, i tha profeti Muhamed. Madje, Allahu në Kuran thotë se përvec që i falë mëkatet, i llogaritë ato sikur të kishin qenë vepra të mira:

“Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”; dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë; dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq”; dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes; dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t‟i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” Kuran, 25:63-70 Kur ndokush pranon Islamin, ai në esencë pendohet për besimin dhe veprat e tij në jetën e mëparshme (para pranimit të Islamit). Ai njeri nuk duhet të jetë i mbingarkuar me mëkatet e tij të mëparshme. Pasi që dosja e tij e veprave është e pastër, pra është sikur të kishte dalë nga barku i nënës së tij. Ky njeri duhet të mundohet ta mbajë dosjen e tij të veprave të pastër dhe të përpiqet të bëj vepra të mira sa të ketë mundësi. Kurani i madhërishëm dhe hadithi (thëniet profetike), që të dyja theksojnë rëndësinë e pasimit të Islamit. Zoti thotë: “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami.” Kuran, 3:19 Në një ajet (verset) tjetër të Kuranit të madhërishëm, Zoti thotë: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t‟i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur[1].” Kuran, 3:85 Në një thënie, Profeti i Zotit, Muhamedi, lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kushdo që dëshmon se askush nuk meriton të adhurohet përveç Zotit të vetëm, i Cili nuk ka ortak, se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij dhe se Isa (Jezusi) është rob i Zotit, profet i Tij dhe Fjalë e Tij të cilën Ai ia ka dhuruar Merjemes (Marisë) dhe shpirt i krijuar prej Tij, se Xheneti (parajsa) është i vërtetë dhe se Xhehenemi (zjarri, ferri) është i vërtetë; Zoti përfundimisht do ta pranojë atë në Xhenet.” (Sahihu i Buharit) Profeti i Zotit, lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, gjithashtu ka thënë: “Me të vërtetë, Zoti ka ndaluar që të jetojë përjetësisht në zjarr personi i cili thotë: „Unë dëshmoj se nuk ka të drejtë të adhurohet askush përveç Zotit, duke kërkuar me të Fytyrën e Zotit (të shikuarit e tij; takimin me të; kënaqësinë e tij).‟” Deklarata e dëshmisë (shehadeti): Për t‟u konvertuar në Islam dhe për t‟u bërë musliman, njeriu duhet ta shqiptojë dëshminë me bindje të plotë, duke njohur kuptimin e saj: Unë dëshmoj se “La ilahe il-lAll-llah, Muhammedun resulull-llah.”

Përkthimi i së cilës është: “S‟ka zot (që meriton të adhurohet) përveç Allahut (Zotit të vetëm), Muhamedi është i dërguar i Allahut.” Kur dikush e shqipton dëshminë me bindje, atëherë ai/ajo është bërë musliman. Kjo mund të bëhet duke qenë vetëm, mirëpo më mirë është të bëhet me një këshilltar përmes “ndihmës së drejtpërdrejtë” në fillim, që ne të mund të të ndihmojmë më shqiptimin e drejtë të saj dhe të të furnizojmë me burime të rëndësishme që i nevojiten një muslimani të ri. Pjesa e parë e dëshmisë përbëhet nga e vërteta më e rëndësishme, që Zoti i ka shpallur njerëzimit: Se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut. Zoti, në Kuran thotë: “Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: „S‟ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!‟” Kuran, 21:25 Kjo përcjell se të gjitha format e adhurimit, qoftë duke u falur, duke agjëruar, duke u lutur, duke kërkuar strehim dhe qoftë duke therur ndonjë kafshë, duhet të jenë vetëm për Zotin. Bërja e ndonjë adhurimi për dikë tjetër përveç Zotit, qoftë për ndonjë engjëll, profet, për Jezusin, për Muhamedin apo për ndonjë gjë të “shenjtë”, ndonjë idhull, për diellin, hënën apo për ndonjë pemë, është në kundërshtim me mesazhin themelor të Islamit. Gjithashtu, ky është mëkat i pafalshëm dhe, ai që vdes pa u penduar për veprimin e tij, nuk shpëton përjetësisht nga Zjarri. Të gjitha format e adhurimit duhet të jenë vetëm për Zotin. Pra, adhurimi nënkupton kryerjen e veprave dhe thënieve për ta kënaqur Zotin, gjërave të cilat Ai i ka urdhëruar ose inkurajuar të kryhen, me dëshmi të drejtpërdrejtë tekstuale ose me analogji. Kështu, adhurimi nuk është i kufizuar vetëm në zbatimin e pesë shtyllave të Islamit, por gjithashtu përfshin çdo aspekt të jetës. Sigurimi i ushqimit për familjen, të thënët e diçkaje të këndshme për ta gëzuar një njeri etj., gjithashtu konsiderohen si akte të adhurimit, në qoftë se bëhen me qëllim për ta kënaqur Zotin. Kjo do të thotë se për t‟u pranuar adhurimet, ato duhet të kryhen sinqerisht për hir të Zotit. Pjesa e dytë e dëshmisë nënkupton se profeti Muhamed, lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, është shërbyes (rob) dhe profet i zgjedhur i Zotit. Kjo nënkupton se njeriu që pranon Islamin duhet të bindet dhe ta pasojë Profetin dhe urdhrat e tij. Ai duhet të besojë në atë çfarë Profeti ka thënë, duhet t‟i praktikojë mësimet e tij dhe të shmanget nga ajo që ai ka ndaluar. Ai duhet ta adhurojë Zotin gjithmonë sipas mësimeve të Profetit, lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Në fakt, të gjitha mësimet e Profetit ishin shpallje dhe inspirime të përcjella nga Zoti. Muslimani duhet të përpiqet ta marrë Profetin si model dhe të matet me të, pasi që ai ishte shembull i gjallë për njerëzit, që duhet pasuar. Zoti për të ka thotë: “Ti (o Muhamed) je në shkallë të lartë morali.” Kuran, 68:4 Zoti gjithashtu thotë:

“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” Kuran 33:21 Për t‟iu përmbajtur pjesës së dytë të shehadetit, gjithashtu muslimani duhet ta ndjekë shembullin e tij në të gjitha sferat e jetës. Zoti thotë: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t‟ju dojë dhe t‟jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Kuran, 3:31 __ [1] Feja islame ka ardhur me të gjitha mirësitë shpirtërore, trupore, jetësore dhe shoqërore. Këto cilësi, nuk janë paraqitur tërësisht në asnjë libër, përveçse në Kuranin Fisnik. Nga këto të mira nuk bën të zmbrapsemi, sepse feja islame nuk e lejon kthimin e njerëzve mbrapa. Ka shumë shembuj që tregojnë se Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) nuk e ka ngarkuar popullin me aq shumë vepra të tepërta, të cilat do të shkaktonin kthimin e tij mbrapa.

ÇFARË MUSLIMANËT BESOJNË Mesazhi themelor i Islamit është i thjeshtë: Duhet adhuruar vetëm Zoti. Kurani (shkrimi i shenjtë i shpallur i Islamit) thotë: “Thuaj(O Muhamed): „Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.[1] Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!‟ ” 112:1-4 Pjesa e parë e dëshmisë së besimit të muslimanëve, formon bazën për konceptin e Zotit në Islam. Muslimanët dëshmojnë se: “Nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut”. Koncepti i Zotit në Islam është monoteist dhe Unitarian. Zoti është qenie absolute, tërësisht i pavarur dhe plotësisht i vetëmjaftueshëm. Çdo gjë që ekziston apo që do të mund të ekzistonte ndonjëherë, është nga vullneti i Tij. Ai nuk ka ortak në krijimin e gjithësisë e as në mirëmbajtjen e ekzistencës së tij. Ai nuk është vetëm “Shkaku i Parë” por është përfundimisht i Vetmi Shkak dhe Ai është Vetë i pashkak.

Pjesa e dytë e testamentit të besimit është: “Muhamedi, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të, është i Dërguari i fundit”. Muslimanët i mbajnë në shkallë të lartë nderimi të gjithë profetët dhe të dërguarit e mëparshëm, duke përfshirë Ademin (Adamin), Nuhun (Noen), Ibrahimin (Abrahamin), Jakubin (Jakobin), Is‟hakun (Isakun), Ismailin (Ishmaelin), Musain (Mojsiun), Davudin (Davidin), Sulejmanin (Solomonin), Isain (Jezusin) dhe shumë të tjerë, paqja qoftë mbi të gjithë; të gjithë ia kanë nënshtruar dhe dorëzuar veten vetëm një Zoti të vetëm, i Cili i krijoi dhe i zgjodhi ata të jenë bartësit e mesazhit të Tij. Ashtu siç është shpallur në Kuran: “Thoni: „Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is‟hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi.” 2:136 MUHAMEDI, I DËRGUARI I FUNDIT Profeti i fundit dhe përfundimtar i një zinxhiri të gjatë të profetëve dhe të dërguarve ishte profeti Muhamed, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të. Ai u dërgua në tokat Arabe, pra fliste gjuhën arabe. Muhamedi, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të, u dërgua për të riafirmuar mesazhin për të cilin të gjithë profetët e mëparshëm ishin dërguar, d.m.th. për t‟i thirrur njerëzit në adhurimin e Zotit të vetëm. Majkëll Hart, në librin e tij “Njëqindëshi: Renditja e personave më me ndikim në histori” (The 100: a ranking of the most influential people in histori) shkruan: “Zgjedhja ime që Muhamedi t‟i prijë listës së personave më me ndikim të botës, mund t‟i habisë disa lexues dhe mund të jetë pikëpyetjeje për disa të tjerë, mirëpo ai ishte i vetmi njeri në histori, i cili kishte arritur suksesin më të lartë në të dyja nivelet: atë fetar dhe jofetar. Me një zanafillë modeste, Muhamedi themeloi dhe përhapi një nga fetë më të mëdha të botës dhe u bë lider politik jashtëzakonisht i dobishëm. Sot, trembëdhjetë shekuj pas vdekjes së tij, ndikimi i tij është ende i fuqishëm dhe i përhapur.” Profeti Muhamed, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të, si një figurë e shquar, është universal, jo vetëm për shkak të mesazhit të tij të barazisë, por për shkak të karakterit të tij altruist (dashamirës, vetëmohues). Ai vazhdimisht i ka ndihmuar të varfrit dhe kujtdo që kishte nevojë për ndihmë. Mësimet e tij zbatohen në çdo kohë nga njerëzit e çdo pjese të botës, qofshin ata të pasur apo të varfër. Ndër mësimet e tij të urta ishte: “Mos e konsideroni asnjë nga veprat e mira si të papeshë, qoftë edhe ta takosh vëllanë tënd me fytyrë të gëzuar (buzëqeshur).” Muslimi: 2626 Historia në vijim, na tregon për altruizmin e Profetit... Një grua e vjetër e kishte zakon t‟i hidhte mbeturina profetit Muhamed, sa herë që ai kalonte pranë shtëpisë së saj. Kur gruaja ia hidhte mbeturinat, ai kalonte në heshtje, pa treguar zemërim apo bezdi dhe kjo ndodhte zakonisht. Një ditë kur Profeti po kalonte pranë shtëpisë së saj, gruaja nuk qëlloi aty për t‟ia hedhur mbeturinat. Profeti kërkoi leje për ta vizituar gruan; ai e kuptoi se ajo ishte sëmurë. Ajo mendonte se ai kishte ardhur për të marrë hak kur ajo nuk ishte në gjendje të vetëmbrohej. Mirëpo, Profeti e siguroi atë se kishte ardhur vetëm për ta parë dhe për t‟u kujdesur për nevojat e

saj, sepse ishte urdhër i Allahut se nëse dikush është i sëmurë, muslimani duhet ta vizitojë dhe ta ndihmojë atë në qoftë se ndihma e tij është e nevojshme. Gruaja e vjetër u prek shumë nga kjo mirësi dhe dashuri e Profetit. Me këtë shembull, ajo e kuptoi se ai ishte me të vërtetë i Dërguar i Zotit dhe se Islami ishte feja e vërtetë. Ajo më pas e pranoi Islamin. Në këtë mënyrë, (para se Profeti të vdiste në moshën 63 vjeçare) shumica e njerëzve të Arabisë e kishin pranuar mesazhin e Islamit dhe në më pak se një shekull, mesazhi ishte përhapur në perëndim deri në Spanjë e deri në Kinën e lindjes së largët. Në pikëpamje Islame, mesazhi që u transmetua nga profeti Muhamed, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të, përfaqësonte, jo një fe krejtësisht të re, por një korrigjues për falsifikimet dhe shtrembërimet që kishin zënë vend dhe njëkohësisht një rimbrojtje të pakompromis të doktrinës së pastër të Zotit të vetëm. KURANI Ashtu siç profetit Musa, Isa dhe Davud, paqja qoftë mbi ta, u ishin dhënë libra të shpallur (Dhiata e Vjetër dhe e Re dhe Psalmet; të cilat muslimanët i pranojnë) njëjtë edhe profetit Muhamed, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të, i është dhënë një i tillë. Mesazhi i sjellë nga profeti Muhamed, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të, u konsolidua përmes shpalljeve të njëpasnjëshme të njohura kolektivisht si Kuran. Kurani përmban udhëzime për të gjithë njerëzimin dhe ekziston edhe sot pikërisht në formën e njëjtë ashtu siç ishte shpallur 1400 vite më parë. “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” 49:13 Kurani përmban udhëzime të cilat na mundësojnë të jetojmë jetën në mënyrën që Zoti e do dhe është i kënaqur me të. Si Krijues, Zoti na njeh më së miri, prandaj është më i thirruri për të na udhëzuar se si të “funksionojmë mirë”. Imagjino sikur e ke blerë një iPhone; a do ta lexoje doracakun udhëzues të prodhuar nga Sony Ericsson? Logjikisht, jo! Arsyeja është fare e thjeshtë, kompania që prodhon telefonin, e njeh produktin e saj brenda dhe jashtë dhe kështu është më e thirrura që të shkruajë një doracak udhëzues për përdoruesit e tij. E njëjta gjë është e vërtetë me ne; Zoti na ka krijuar, prandaj Ai na njeh neve më mirë se që ne mendojmë se e njohim vetveten. Prandaj, Kurani është një “doracak udhëzues” nga Krijuesi për të krijuarin (njeriun). Zoti thotë: “Ky Kuran është tregues i qartë, udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që kanë besim të patundur.” 45:20 Dhe në një ajet tjetër thotë: “O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” 10:57

MUSLIMANI Muslimani/ja i gëzon dy marrëdhënie shumë të veçanta: 1. Një marrëdhënie me Krijuesin e tij/saj. Kjo, në esencë, e forcon besimin e njeriut dhe i mundëson atij të afrohet sa më shume me Allahun, përmes angazhimit në adhurim. 2. Një marrëdhënie me shoqërinë brenda të cilës ai/ajo jeton. Muslimanët kanë përgjegjësi të mbështesin vlerat themelore të moralit si: këshillimi në të mirë, ndalimi i të keqes, këshillimi për drejtësi, përmbushja e premtimit, mirëqenia me fqinjët, ndihma ndaj të pafatëve etj. Ka shumë ajete Kuranore që urdhërojnë për këto qëllime, për shembull: “Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zekatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.” 2:177 Gjithashtu, Zoti thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t‟jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!” 4:58 “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t‟ia vini veshin.” 16:90 SHTYLLAT E BESIMIT DHE PESË SHTYLLAT E ISLAMIT (NËNSHTRIMIT NDAJ ZOTIT) Përveç besimit në një Zot, besimit në të gjithë profetët dhe të dërguarit dhe në librat (shpalljet) e zbritura, muslimanët gjithashtu e besojnë ekzistencën e engjëjve (melaikeve; p.sh. krye-engjëlli Xhibril [Gabriel] është përgjegjës për përcjelljen e shpalljes) dhe ditën e fundit, Ditën e Llogarisë (Ditën e Gjykimit), kur çdo individ do të mbahet në përgjegjësi për veprat e bëra. Veprat do të gjykohen nga Allahu dhe për shkak të tyre njeriu do të futet në parajsë ose në ferr. Allahu është i drejtë, shpërblen dhe dënon në mënyrë të drejtë, megjithatë, një nga cilësitë e Tij është se Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve. Muslimanët gjithashtu besojnë në vendimet e Allahut apo paracaktimin e Tij; që, të gjitha të mirat dhe të këqijat janë përpjesëtuar dhe se Allahu ka dituri të plotë për çdo gjë. Megjithatë, çdo njeri ka vullnet të lirë brenda fushës së përgjegjësisë dhe nuk është asgjë e paracaktuar kundër vullnetit të tij, prandaj ka mundësi të bëj zgjedhje në jetë. Përveç gjashtë parimeve të mësipërme të besimit, feja Islame i ka pesë detyra themelore që një musliman vullnetarisht i praktikon, të cilat janë të njohura si pesë shtyllat e Islamit.

Allahu thotë në Kuran: “Ky është Libri (Kurani) në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit, të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne; dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër. Ata janë udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe pikërisht ata janë të shpëtuarit.” Kuran, 2:2-5 Muslimanët praktikues, i ndjekin urdhrat e Allahut me qëllim të kërkimit të kënaqësisë së Tij. Por, përveç kësaj, urdhërimet vetvetiu përmbajnë urtësi të pandara. Pesë shtyllat e Islamit formojnë kështu bazën e jetës së muslimanit/es. Shtylla e parë siç u përmend më parë, është të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe se profeti Muhamed, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të, është i dërguari i fundit. Kjo në fakt është thelbi i Islamit. Shtylla e dytë është që të kryesh pesë kohët e namazit. Allahu thotë: “Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s‟ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!” 20:14 Dhe në një ajet tjetër: “Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” 29:45 Namazi është koha për të dalë para Allahut dhe për ta shfaqur besimin (me vepër), për ta falënderuar Atë për të mirat që na ka dhuruar, si dhe për t‟i kërkuar Atij udhëzim dhe falje. Nëpërmjet përkuljes dhe përuljes në sexhde, muslimanët shprehin përuljen maksimale para të Plotfuqishmit. Nëse shikojmë në konceptin e PNL (Programimi Neuro-Linguistik), do të shohim se ka dy drejtime në marrëdhënie midis procesit të mendimit (Neuro), komunikimit (Linguistik) dhe sjelljeve tona (Programimi). Nëse e ndryshon njërën, shkaktohen ndryshime në dy variablat tjera. Pra, nëse ndryshon sjelljen tënde për të kryer namazin (i cili është veprim fizik si dhe komunikim verbal me Allahun), ai natyrisht do të ndikojë në procesin e mendimit tënd - duke e rritur besimin tënd si dhe duke të inspiruar për t‟iu afruar Allahut me punë të mira. Shtylla e tretë është të agjërosh muajin e Ramazanit (muajin e nëntë të kalendarit Islam); çdo ditë, nga agimi deri në perëndim të Diellit. Allahu thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” 2:183 Agjërimi i mundëson njeriut zhvillimin e vetëkontrollit dhe e çliron atë për ta përkushtuar trupin dhe shpirtin në adhurim. Ramazani gjithashtu është një mundësi e madhe për ne, për t‟i vlerësuar/çmuar të mirat që Allahu na i ka dhënë dhe për të shijuar atë që të uriturit dhe varfrit e përjetojnë gjithandej globit; që është gjë e shpeshte dhe e zakonshme. Shtylla e katërt është zekati apo dhënia e 2.5% të pasurisë tepricë atyre që ka urdhëruar Allahu

t‟u jepet. Një prej parimeve më të rëndësishme të Islamit është se çdo gjë i përket Zotit dhe se pasuria i është besuar qenies njerëzore. Fjala “zekat” nënkupton të dyja: pastrim dhe rritje. Pronësitë tona pastrohen duke e dhënë një pjesë të saj për ata që kanë nevojë, dhe, njëjtë si krasitja/shkurtimi i bimëve, ky “shkurtim” i pasurisë balancon dhe nxit rritje/shtim të ri. Allahu thotë: “Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij,për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” 9:60 Dhënia e vazhdueshme e zekatit tregon se dashuria për Allahun në zbatimin e urdhrave të Tij është më e madhe se sa dashuria për pasurinë. Zekati gjithashtu shërben për t‟u ndihmuar të varfërve, atyre që kanë borxhe, e mbron shtetin si dhe e forcon besimin. Shtylla e pestë me të cilën detyrohet një musliman/e, është që ai/ajo të kryejë haxhin (pelegrinazhin) së paku një herë në jetën e tij, nëse ka mundësi materiale. Allahu thotë: “Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.” 3:96-97 Mesatarisht, rreth 2 milionë njerëz marrin pjesë në haxh për çdo vit, duke paraqitur një pamje mahnitëse për të gjithë njerëzimin. Haxhi paraqet unitetin, pavarësisht shumëllojshmërisë, ngulitë një ndjenjë humaniteti e, për haxhiun frymëzon durim dhe tolerancë. Udhëtimi në vetvete, është tërësisht shpirtëror, i pakrahasueshëm me ndonjë udhëtim tjetër në botë. Edhe pse fjalori e përkufizon Islamin si “besimi fetar i muslimanëve”, Islami në fakt, është shumë më shumë se kaq. Islami është mënyrë e jetës; sistem i tërë jetese që përshkon çdo aspekt jetës së përditshme të një individi. Praktikimi i Islamit, është vërtet përmbushës i nevojave të njeriut dhe mundëson që njeriu të jetë në paqe me vetveten, me Krijuesin e tij, me familjen dhe fqinjët e tij, si dhe me shoqërinë në tërësi. Gjithësia është e mbushur – si një libër i mrekullueshëm me vizatime – me “shenja”, të cilat dëshmojnë për Krijuesin e saj dhe na përkujtojnë neve – nëse kemi zemra të pastra dhe sy që shohin – për fuqinë e Zotit, madhështinë dhe bukurinë e Tij. Allahu thotë në Kuran: “Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë. Edhe në krijimin tuaj dhe të kafshëve të shpërndara nëpër Tokë, ka shenja për besimtarët e bindur. Edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, edhe në ujin që Allahu e zbret nga qielli, duke gjallëruar nëpërmjet tij tokën e shkretuar, edhe në ndërrimin e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.” 45:3-5

Në përfundim, Zoti sipas Islamit është i Jashtëzakonshëm/Mrekullueshëm, i Gjithëfuqishëm, Krijues i Gjithëdijshëm dhe ligjvënës, ndonëse në të njëjtën kohë është i Mëshirshëm, Bujar dhe Falës. Njeriu, si krijesë dhe shërbëtor i Tij, qëndron para Tij pa ndërmjetës, duke u takuar me Të përmes namazit në këtë jetë të shkurtër dhe takim drejtpërdrejt më Të pasi kjo jetë të përfundojë. Sipas Islamit, Zoti nuk vepron gjëra të njëjta sikur ato të krijesave dhe Ai nuk e bën Veten të qasshëm nëpërmjet idhujve apo fotografive. Ai është si është, absolut dhe i Përjetshëm, dhe të këtillë e adhurojnë muslimanët. __ [1] “Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim”, ky është përkthimi i emrit të Allahut “Es-Samed”, që ndër të tjera ka edhe kuptimet, “Ai që ka njëshmërinë absolute”, “I Përjetshmi”, “I Papërshkueshmi”, pra, që nuk ka brendësi etj.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF