Menaxhimi i Projekteve
February 19, 2019 | Author: Adrian Nika | Category: N/A
Short Description
Download Menaxhimi i Projekteve...
Description
Menaxhimi i Projekteve Dr. Sc. Pleurat Mustafa Përmbajtja, Njohja me lënden ( Syllabusi), Hyrje në Menaxhimin e Projekteve Syllabusi : Qëllimi Aftësimi për të kuptuar aspektet teorike, metodologjike dhe praktike të planifikimit dhe realizimit të projekteve investive Krijimi i dijeve dhe shkathtësive për të kuptuar dhe zbatuar metodat standarde ndërkombëtare të planifikimit dhe vlerësimit të investimve ( Banka Botërore e tj). Syllabusi : Përmbajtaja MARS : Njohja me lënden;Aspeketet teorike mbi investimet dhe menaxhimin tyre; qasjen sistemore, vendimet investive, procesin investiv; fazen pergatitore të procesit investiv; Prill : Studimi investiv dhe vleresimi i efikasitetit të projekteve investive Maj : Të dhënat bazë për projektin dhe aplikuesin, Implementimi, monitorimi,kontrolli dhe përfundimi i projektit Syllabusi : Literatura E. Kutllovci: Ligjeratat e pergatitura dhe projektet konkrete, Prishtinë, 2002, M.Mustafa: Menaxhimi Investimeve, Prishtinë 2009 Prof. Dr. Suzana Panariti: Menaxhim Projekti, Tiranë 2009, Sh.Kelmendi: Menaxhimi i Projekteve, libër universitar, 2011 Syllabusi : Metodologjia Ligjërata – pesëmarrja interaktive( ligjërim, shpjegim, diskutim) Punimi grupor: Analiza dhe vlerësimi i një projekti / investimi Vlerësimi : kollokviumi I 40%, kollokviumi II 40%, pjesëmarrja10%, punimi 10%, provimi Kuptimet themelore të MP Në dekadën e fundit vërehet një orientim i fortë drejt organizimit projektues të shumë veprimtarive.
Sipas “Fortune Magazine”, profesioni «Project manager” do të bëhet “profesioni më i rëndësishëm i shekullit XXI” Menaxhimi me projekte aplikohet në shumë veprimtari dhe aktivitete njerzore të cilat merren me punë të llojit të emërtuar projekt. (avioindustria, aniendërtimi, sporti, kultura, mbrojtja e mjedisit, etj.). Terminologjia Projekti eshte koncept i perkufizuar i sendertimit te nje qellimi apo detyre ne te cilin jane te percaktuara teknologjia, resurset dhe terminet kohore te kryerjes se aktiviteteve te nderlidhura Në gjuhën shqipe, termi PROJEKT ka dy kuptimësi: Një vëllim letrash teknike (dokumentacion teknik) Një aktivitet i ndërlikuar dhe i planifikuar mirë Në Britani projekti si dokumentacion teknik quhet design, në SHBA engineering, kurse termi project ka kuptimin e një aktiviteti konkret të formësuar mirë, për të arritur një synim apo mision të parashtruar. Çka nuk është projekt? Përgjigje emergjente ndaj problemeve operacionale –
Thirrjet emergjente
–
Riparimet
Përkrahja rutinore e operacioneve –
Mirëmbajtja e pajisjeve
–
Modifikimet e vogla të pajisjeve
Menaxhimi “i aktiviteteve në vazhdimesi” është i ndryshëm nga “menaxhimi i projektit”…. Koncepti i PM Mbështetjet: 1. Organizimi efikas; 2. Shfrytëzimi i plotë i resurseve 3. Shfrytëzimi i mjeteve finaciare disponibile;
4. Angazhimi i duhur i resurseve njerëzore në procesin integral të realizimit të projektit. Çka është menaxhimi i projekteve? Një definicion akademik, apo më i përdorshëm do të ishte –
Aplikimi i njohurive, veglave, aftësive dhe teknikave në aktivitetet e projektit në mënyrë që projekti të përmbush kërkesat
–
Menaxhimi i projektit është planifikimi, organizimi dhe kontrolli i burimeve të kompanisë për një objektiv relativisht afat-shkurtër
që është krijuar për të plotësuar qëllimet dhe objektivat specifike. Cikli (fazat) i projektit Definimi i problemit Planifikimi i projektit Organizimi i projektit Kontrolli i projektit Perfundimi i projektit Fazat e menaxhimit te projektit
Karakteristikat e projektit Është kompleks Unikat – nuk ka dy projekte tërësisht të njëjta Ka datën e fillimit dhe të përfundimit Resurset dhe buxhetin e kufizuar
Numër i madh i njerëzve me funksione të ndryshme Aktivitete të ndërlidhura dhe me rrjedhë të caktuar I orientuar kah qellimi parashtruar në projekt Si përfundim duhet të ketë produktin apo shërbimin Pyetje e qastit? Artani menaxhon një ekip të teknikëve të cilët riparojnë rrugë në Prishtinë. Çdo ditë ekipi i tij identifikon rrugët e dëmtuara dhe i riparon ato ashtu siq i gjenë! A është grupi i Artanit duke bërë punë në vazhdimesi apo projekt? Pse? Shembull i punëve në vazhdimesi…. Grupi i Artanit bënë punë në vazhdimesi sepse: Ata përsërisin një grumbull detyrash Nuk kanë kohë të caktuar të fillimit dhe mbarimit Ata kanë rezultat të njejtë gati çdo ditë Menaxhimi i projekteve përfshin planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kontrollin e projekteve investive Projekti është koncept I përkufizuar I sendërtimit të një qëllimi apo detyre në të cilin janë të përcaktuar teknologjia, resurset dhe terminet kohore të kryerjes së aktiviteteve të ndërlidhura Menaxhimi/ Qeverisja e investimeve Qeverisja e investimve : kompleks i aktiviteteve të planifikuar për të arritur deri të përmbushja e objektivave të investimeve ( zhvillimit) Informatat shërbejnë si input në sist. qever. për marrjen e vendimeve dhe kontrollin mbi zbatimin e atyre vendimeve Sistemi i qeverisjes është I kushtëzuar në funksionimin e tij nga inputet përkatëse të S.I Prej karakteristikave që e përkufizojnë projektn duhet përmendur: Qëllimin I cili sendërtohet nëpërmjet realizimit të detyrës së përcaktuar
Projekti nuk përsëritet, punë e njëkohshme Koha e definuar e fillimit dhe përfundimit Aktivitetet janë të ndërlidhura në bazë të një logjike të teknologjisë së kryerjes së tyre Projekti ballafaqohet me një dozë rreziku lidhur me kryerjen e detyrave ashtu sic janë definuar Projektet mund të jenë të llojeve dhe natyrave të ndryshme si: Projekte shkencore kërkimore, projektet mbi protduktet e reja, hulumtimin e tregut, projektet mbi eksperimentet shkencore Projektet e proceseve teknologjike në prodhim, pajisjeve, instalimeve e ngjashme Projektet mbi ndërtimet: ndërtesat, rrugët, urat, objektet energjetike Projektet mbi personelin (përtrirja, rritja e numrit të të punësuarve, projekti I aftësimit etj), Projektet mbi strukturën organizative, riorganizimet dhe integrimet Të gjitha këto lloje të projekteve janë të lidhura me investime prandaj do ti trajtojme mëtutje si projekte investive, sepse ato japin efekte serike lidhur me realizimin e qëllimeve zhvillimore Nëpërmjet qeverisjes së projekteve investive konkretizohet strategjia e zhvillimit të ndërmarrjeve dhe organizatave tjera, angazhimi I resurseve për arritjen e qëllimeve zhvillimore Rëndësi thelbësore marrëdhënies midis efekteve dhe shpenzimeve Projekti paraqet një sistem në të cilën lidhjet e sërishme prapavajtëse sigurojnë një krahasim të përhershëm të parametrave dhe rezultateve (autputeve të dëshiruara dhe autputeve të realizuara) Pyetje e qastit? Ekipi i z. Blerim është duke hartuar një manual trajnues se si riparohen rrugët. Ekipi i tij ka inxhinier matës, hartues dhe dizajner grafik.Puna e z. Blerim fillon me 1 Maj 2015 dhe përfundon me 1 Qershor 2015. A bën ekipi i Blerimit punë projekti apo aktivitet në vijimësi?
Pse? Shembull i projektit…. Ekipi i z. Blerim punon në projekt sepse: Unik: Një i llojit të tillë I përkohshëm: zgjatë 1 muaj Ka të definuar fillimin dhe fundin: 1 maj deri më 1 qershor 2015 Vetëm një rezultat: Manuali trajnues Ka nevojë për njerëz me shkathtësi të ndryshme: inxhinier, matës, hartues dhe dizajner grafik. Modeli i menaxhimit të projekteve Modeli I menaxhimit të projekteve përfshin këto elemente themelore që lidhen me inicimin dhe realizimin e projektit Seleksionimin, aprovimin dhe monitoringun e projektit Planifikimin e projektit Zbatimin e projektit Përcjelljen dhe mbikqyrjen e projektit
Qasja sistemore në menaxhimin e investimeve Kuptimi i investimeve Sistemi i investimeve
Qasja sistemore në menaxhimin e investimeve Studimi dhe menaxhimi i dukurive të ndërlikuara kërkon qasje sistemore Investimet paraqesin një hap afarist të ndërlikuar dhe me përgjegjësi të përcjellur me pasiguri e rreziqe Investimet përcaktojnë ardhmërinë e ndërmarrjeve apo ekonomive të caktuara nacionale Përcaktimi i politikës së investimeve dhe marrja e vendimit mbi investimet kërkon qasje serioze dhe të gjithanshme, informata solide dhe dije nga shumë fusha të shkencës dhe praktikës afariste Pra kërkon qasje sistemore Vendimet investive konsiderohen në të njejtën kohë shkencë dhe art, thelbi qëndron në përcaktimin e një relacioni midis rrezikut dhe fitimeve nga investimet Qasja sistemore në menaxhimin e projekteve ndihmon në zvogëlimin e këtij problemi sepse ndonëse ardhmëria është e pasigurtë, me menaxhim të suksesshëm mund të ballafaqohemi më lehtë me të Kuptimi i Investimeve Një nocion i gjerë ( patundshmeri, projekete prodhuese e sherbyese, studime e kerkime, zhvillim teknologjik, edukim dhe arsimim i stafit) Asetet reale ndikojnë menjëherë në kapacitetin prodhues ( toka, ndërtesat, dija, makinat) Asetet financiare i kontribuojnë në mënyrë indirekte dhe derivojnë nga astete reale të firmes ( Letrat me vlerë, aksionet, bondet) Në këtë lëndë ne merremi me investimet në asete reale Kuptimi i investimeve Nocioni i investimeve përfshin një spektër të gjerë të aktiviteteve të njeriut Në kuptim të gjerë investimi nënkupton angazhimin e mjeteve financiare në patundshmëri, letra me vlerë dhe aksione, projekte prodhuese dhe shërbyese, studime dhe kërkime shkencore, zhvillim teknologjik, krijim produkteve të reja, arsimim personeli etj, ndërmarrjet I bëjnë me qëllim të rritjes së profitit
Në përgjithësi investimet mund të jenë të orientuara në rritjen e aseteve reale (toka, ndërtesa, paisjet, dija) dhe aseteve financiare Asetet reale ndikojnë në rritjen e menjëhershme të kapacitetit prodhues, ndërkaq asetet financiare (letrat me vlerë, keshi aksionet etj.) kontribuojnë në mënyrë të tërthortë dhe dalin nga asetet reale të firmës Raporti në mes rrezikut dhe fitimit është I drejtë sa më I madh që dëshirojmë të jetë fitimi aq më i madh do të jetë rreziku Dallimi midis investimeve, spekulimeve dhe lojrave të fatit: Investimi është angazhimi i parasë me qëllim të kthimit të saj me efekte më të mëdha në një të ardhme Spekulimi është marrja përsipër e një rreziku afarist me shpresë të një fitimi të jashtëzakonshëm, duke përfituar nga lëvizjet e cregulluara në treg Loja e fatit është angazhimi i parave në vënie kusht për të ardhura të pasigurta Konkludim Investimet : –
Angazhimi i aseteve financiare dhe te mirave të tjera që mund të shprehen financiarisht
Akt i vetëdijshëm dhe i studijuar Investimet bëhen për hirë të një serie efektesh në të ardhmen Rreziku proporcional me fitimin Investitori kërkon kompensim për konsumin e sakrifkuar nga profiti i pritur Nevoja për planifikim, analizë dhe vlerësim cilësor Sistemi i Investimeve Qasja sistemore në qeverisjen e investimeve është e domosdoshme për shkak të ndërlikueshmërisë që i karakterizojnë investimet Është e nevojshme të bëhet përkufizimi i sistemit të investimeve, me qëllim të njohjes me strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij sa më efikas nëpërmjet qeverisjes së suksesshme
Përkufizimi i njohur i sistemit si bashkësi e elementeve dhe atributeve të tyre të ndërlidhura për të sendërtuar qëllimin e caktuar mund të na shërbej edhe për përkufizimin e sistemit të investimeve Bashkësia e aktiviteteve të ndërlidhura në rrafshe të ndryshme të sistemit ekonomik, nëpërmjet të cilave mjetet financiare angazhohen dhe transformohen në rezultate që shprehen me rritje të autputeve të tij paraqet sistemin e investimeve Në bllok skemën e mëposhtme është paraqitur sistemi i investimeve Elementet e sistemit të investimeve janë: Politika investive, Analiza parainvesticionale dhe plani i investimeve, Vendimi për investim, Financimi, Realizimi
Politika investive Politika investive ka të bëjë me përkufizimin më konkret të politikës së zhvillimit e cila ka një karakter më të gjithanshëm dhe më afatgjatë, përcaktohet në të gjitha rrafshet e sistemit të investimeve dhe sendërtohet me projekte konkrete investive Në nivel të ekonomisë nacionale politika investive ndërlidhet me politika tjera makroekonomike (monetare, kreditore, politika fiskale, buxhetore, sociale, doganore, këmbimi I jashtëm etj) Në nivel të ndërmarrjes poltika investive si pjesë e politikës së afarizmit, përcaktohet varësisht nga politika e tyre zhvillimore, duke pasur parasysh politikën investive dhe kushtet tjera në nivel të ekonomisë nacionale
Ndërmarrjet shpeshherë janë të motivuara që të shfrytëzojnë nxitjet që bëhen me politikën makroekonomike në nivel të shtetit për investime në projekte që favorizohen nga shteti Analiza parainvesticionale dhe plani i investimeve Përfshin aktivitetet e identifikimit të projekteve duke u nisur nga politika investive dhe nga sistemi përkatës informativ Analizat e ndryshme sektoriale, studimet mbi mundësitë dhe kushtet e zhvillimit, nxjerrjen e ideve të ndryshme mbi investimet e mundshme prej nga identifikohen projektet, alternativat e tyre, vlerësimi I këtyre alternativave dhe përzgjedhja e tyre. Në bazë të kësaj formohet plani investiv Vendimi investiv Ka të bëjë me vendimin përfundimtar mbi aprovimin apo refuzimin e projektit të caktuar Ai merret në bazë të studimit investiv Vendimin investiv e sjell investitori, bartës i funksionit të qeverisjes në ndërmarrje, menaxherët kryesorë, bordi, këshilli drejtues apo kuvendi Financimi i investimeve Ka të bëjë me sigurimin e burimeve të mjeteve likuide financiare, të cilat janë përcaktuar në studimin investiv Rrjedha e këtyre burimeve financiare duhet të jetë e harmonizuar me dinamikën e realizimit të projekteve investive, për këtë qëllim investitori qeverisë me mjetet e tij të lira për investime, hyn në aranzhmane kreditore, emiton aksione e letra me vlerë, siguron bashkëinvestitorë Sigurimi I cmimit optimal të mj.financ., duke pasur parasysh situatën në tregun financiar Analiza fin. e proj.invest. është e pranishme edhe në fazën e anal..parainvest.,përkufizimi I plotë bëhet në studimin investiv, ndërsa aktivizimi I burimeve financiare pas marrjes së vendimit investiv Realizimi i projektit investiv Paraqet bashkësinë e aktiviteteve të cilat e sendërtojnë projektin investiv, sipas dinamikës së përcaktuar Këtu hyjnë dokumentacioni teknik, ndërtimet, montimet, instalimet dhe aktivitete tjera të cilat përfundojnë procesin e transformimit të mjeteve
financiare në objektin e caktuar nga I cili priten efekte në periudhën e eksploatimit të tij Inputet e sistemit investiv (politika e zhvillimit ekonomik, resurset dhe informatat Autputet (objektet investive që hyjnë në punë në ciklin e eksploatimit dhe japin efekte në rritjen e fitimit të investitorit me cka arsyetohen investimet Rrethina/mjedisi (sistemi natyror, shoqëror dhe ekonomik) Funksionimi i sistemit investiv Procesi investiv dhe cikli investiv (bllokskema) Fazat e procesit investiv - faza e përgatitjes - faza e realizimit - faza e eksploatimit
Procesi investiv Ndikimet e fazave të caktuara në procesin investiv dhe efikasitetin e investimeve Faza e përgatitjes : 5-10 % në kosto, rreth 60% në efekte Faza e realizimit 90-95% në kosto dhe 30-40% në efekte Analiza ex post dhe rëndësia e saj (testimi i parametrave te projektit per te bere ndonje permiresim eventual, per te nxjerre pervoje per persosjen e menaxhmentit te projektit investiv) Vendimet investive
Qeverisja e sistemit të investimeve, përkatësisht projekteve investive bëhet nëpërmjet marrjes dhe realizimit të vendimeve investimeve Tipet kryesore të vendimeve investive janë: Vendimet makroinvestive (VMaI) Vendimet paraprake investive ( VPrI) Vendimi mikroivestiv (VMi) Vendimet operative investive ( VOI) Vendimet Makroinvestive Përcaktimi i politikës investive në nivel të shtetit ka të bëjë me vendimet makroinvestive, prioritetet lidhur me alokimin e burimeve të kufizuara Scarcity and choice/ zgjedhja në kushtet burimeve të kufizuara Vëllimi I investimeve të një vendi përcaktohet me normën e investimeve (i) e cila shpreh pjesëmarrjen e investimeve bruto (ib) në bruto produktin vendor (bpv ose gdp), i=ib/bpv Norma e investimeve (i), ndikon direkt në dinamikën dhe cilësinë e zhvillimit, përkatësisht në normën e rritjes vjetore së GDP-së (varësisht nga efikasiteti I investimeve) Vendimet makroinvestive Në nivelin makro kjo mund të paraqitet nëpërmjet koeficientëve margjinal të kapitalit (kmk), të cilët shprehin raportin midis rritjes së produktit vendor (GDP) dhe investimeve bruto brenda periudhës së caktuar Koeficientët margjinal kapital shprehin vëllimin e nevojshëm të investimeve për rritjen e produktit shoqëror për një %. Koeficienti margjinal ( kumulativi apo shuma e investimeve bruto dhe (/) rritja e GDP-së brenda periudhe) Vendimet makroinvestive dhe ndikimi i shtetit Norma e rritjes së GDP : rr’= i/kmk Norma e nevojshme e investimve i= rr*kmk Politka e zhvillimit – studimet sektoriale dhe poltika investive Investimet dhe aftësia qeverisëse, absorbuese
Vendimet makroinvestive- roli i shtetit Veprimi i drejtpërdrejtë : investimet publike ( infrastruktura, arsimi, shëndetsia e tj.; shteti si investitor) Veprimi i tërthortë nepërmejt politikava ekonomike ( norma e interesit dhe norma eskontuese, politika e taksave, politika e çmimeve , kursi i valutes) Vendimet paraprake investive Kanë të bëjnë me përzgjedhjen e ideve për investime, përzgjedhjen e alternativave të projekteve investive, vlerësimin e tyre dhe formulimin e planit të investimeve Vendimet paraprake investive I marrin menaxherët kryesorë në bashkëpunim me planifikuesit strategjikë dhe analitikët sistemorë Vendimi mikroinvestiv Vendimi mikroinvestiv ka të bëjë me aprovimin ose refuzimin e projektit të caktuar investiv, atë e bën menaxheri kryesor I projektit dhe bartësi I funksionit të qeverisjes në ndërmarrje varësisht prej kompetencave Vendimet mikroinvestive bëhen në bazë të prioriteteve zhvillimore dhe faktit se sa treguesit financiar dhe ekonomik të projektit investiv janë në harmoni me qëllimet e caktuara Vendimet operative investive Vendimet operative investive sillen nga menaxheri dhe ekipi I projektit në fazën e realizimit të projekteve investive Me anë të këtyre vendimeve udhëhiqet procesi I realizimit të projektit në bazë të planit të projektit Këto vendime kanë rëndësi të madhe për shfrytëzimin racional të resurseve të angazhuara dhe për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve në kohën e paraparë Efikasiteti i investimeve Efikasiteti I funksionimit të investimeve, sikurse edhe te sistemet tjera, shprehet nëpërmjet eficiencës dhe efektivitetit Sinergjia Menaxhimi i Fazes Pergatitore te Procesit Investiv Menazhimi i Fazës Përgatitore të Procesit Investiv
Aktivitetet përgatitore të projektit kanë rëndësi të madhe për planifikimin e tij të mirë, për marrjen e vendimit cilësor dhe për punën e suksesshme gjatë ciklit të jetesës së projektit investiv. Kjo fazë më shpesh identifikohet edhe me emrin Analiza parainvesticionale Kjo është bashkësi aktivitetesh të cilat kanë të bëjnë me hulumtimin e rrethinës, nxjerrjen e ideve për investime, vënien e tyre në lidhmëri me politikën dhe qëllimet zhvillimore në rrafshin e ekonomisë nacionale, hulumtohen gjithashtu rrethanat kufizuese Në këtë fazë identifikohen qëllimet e projektit investiv dhe vlerësohet se sa këto qëllime janë në harmoni me qëllimet zhvillimore në nivelet më të larta të sistemit investiv Menazhimi i Fazës Përgatitore të Procesit Investiv Qëllimet e projektit investiv dalin rëndom prej politikës investive në ekonominë nacionale dhe të korporatave e ndërmarrjeve Qëllimi I cdo projekti investiv është I lidhur me përmirësimin dhe sigurimin e pozitës konkurruese të investitorit në treg në mënyrë që autputet e projektit të gjejnë konsumatorin dhe nëpërmjet rezultateve financiare të kthejnë mjetet e investuara, natyrisht të rritura për efikasitetin e projektit Faza përgatitore e procesit investiv përfshin evidentimin dhe analizën e ideve për investime dhe përzgjedhjen e tyre-identifikimin e projekteve investive, formulimin e alternativave dhe vlerësimin e tyre dhe aprovimin e rangimin e alternativave që hyjnë në planin e investimeve. E tërë kjo ka të bëjë me të vendosurit paraprak investiv Kjo fazë nuk kërkon angazhim të madh të mjeteve financiare, më tepër ka të bëjë me punën shkencore kërkimore dhe profesionale për sigurimin e bazës informative e analitike për përgatitjen e projekteve Identifikimi I projekteve investive Identifikimi I projekteve niset prej ideve për investimet e mundshme, burim kanë politikën investive Sistemi informatik I investitorit është burim I ideve për investime Në praktikë idetë për investime mund të rezultojnë nga kërkesa e papërmbushur në treg, shfrytëzimi I pamjaftueshëm I resurseve, nevoja për kompletim dhe komplementaritet me projektet tjera, iniciativat e ndërmarrësve privat dhe publik lidhur me investime me karakter afatgjatë, politika makroekonomike e shtetit, propozime për investime nga partn.të jashtëm, përvojat e vendeve dhe kompanive tjera
60-70% nivel saktësie Alternativat investuese – studimet paraprake Projektet e identifikuara paraqesin bazë për formulimin e alternativave të mundshme për projektet investive Alternativat I shtrohen një analize më rigoroze të tregut, të teknologjisë, aspekteve organizative, vëllimit të nevojshëm të investimeve, vlerësimit të efikasitetit, zakonisht duke zgjedhur një vit reprezantativ për projekte të vogla apo tërë periudhën e eksploatimit të projektit për projekte më të mëdha Sistemi informatik I investimeve Proceson informatat e nevojshme për qeverisjen e sistemit të investimeve, përkatësisht për marrjen e vendimeve cilësore në të gjitha rrafshet e funksionimit të tij Baza e dokumentacionit që mund të jetë input I sistemit informatik të investimeve niset nga dokumentacioni I kontabilitetit, formularët, faturat, bilanci I gjendjes dhe I suksesit, seritë e të dhënave mbi afarizmin, treguesit e zhvillimit, raportet e afarizmit Burimet e jashtme janë publikimet statistikore, publikimet e bankave, publikimet e institucioneve shkencore, studimet, revistat, interneti etj Studimi Investiv (Rezymeja e studimit investiv, Analiza e aftësive të investitorit dhe analiza e tregut te shitjes) Studimi Investiv Studimi investiv paraqet dokumentin themelor për të marrë një vendim investiv, njihet me emrin programi investiv dhe elaborati investiv, në literaturën angleze feasibility study Paraqet thelbin e procesit të përgatitjes dhe të planifikimit të projektit Investitorit I nevojitet Studimi investiv për të siguruar dhe sintetizuar të gjitha të dhënat dhe informatat e nevojshme për planifikimin dhe realizimin e një projekti, paraqet bazën analitike dhe profesionale për ta marrë vendimin përfundimtar mbi aprovimin apo mosaprovimin e një projekti Është bazë për të biseduar me partnerët e mundshëm për financimin e projektit, bankat, bashkëinvestitorët e jashtëm dhe të brendshëm, emitimin e aksioneve etj.
Ky është dokumenti kryesor me të cilin bëhet kufiri midis fazës së përgatitjes dhe fazës së realizimit në procesin investiv Analiza dhe planifikimi I projektit investiv ka të bëjë me një analizë detale dhe hap pas hapi e të gjitha aspekteve të projektit, të cilat mund të grupohen në tri pjesët themelore (tregu, aspektet tekniko teknologjike dhe organizative, aspektet ekonomiko financiare) Secili prej këtyre dimensioneve nuk analizohet I vecuar por në lidhshmëri reciproke sipas qasjes sistemore Aspektet teknologjike nuk mund të analizohen të vecuara nga sinjalet e tregut, sepse vëllimi dhe asortimenti I prodhimit varen nga kërkesa në treg Shpenzimet, vëllimi I investimeve dhe analiza ekonomike nga ana tjetër ndërlidhen me zgjidhjet teknologjike Vëllimi dhe koha e punimit të studimit varet nga karakteri dhe ndërlikueshmëria e projektit Kohëzgjatja e hartimit mund të sillet prej 3 muaj deri në dy vite, ndërkaq sipas një rregulli global, shpenzimet e hartimit të studimit investiv kapin rreth 5% të vlerës së investimeve në projekt Studimi I mirë investiv e shpaguan vetën shumë herë me shmangien e nga gabimet, me zvogëlimin e shpenzimeve dhe rritjen e efekteve të projektit Studimi investiv, pa marrë parasysh karakterin dhe strukturën e tij, duhet të japë përgjigje komplekse dhe të argumentuar sidomos në pyetjet sic janë: Sa është projekti në pajtimet me politikën dhe prioritetet zhvillimore të shtetit dhe sa është politika makroekonomike në harmoni me qëllimet e projektit? A ekziston kërkesa e mjaftueshme për autputet e projektit? A është projekti teknikisht dhe teknologjikisht I aprovueshëm, a është zgjedhur alternativa më e mirë teknologjike nga alternativat e disponueshme? A është projekti I administrueshëm, me një fjalë I përshtatshëm për qeverisje si në fazën e realizimit ashtu edhe në fazën e eksploatimit të tij A është projekti ekonomikisht I arsyeshëm dhe financiarisht efikas A është projekti ekonomikisht I arsyeshëm dhe financiarisht efikas?
Në cfarë raporti është projekti me rrethinën, traditat, zakonet dhe mbrojtjen e mjedisit të jetesës? Cili është niveli I ndieshmërisë dhe rrezikut të projektit (ndryshimi I nje parametri si shfaqet ne projekt, a rrezikohet projekti) Studimi investiv shpeshherë mbështetet në studimet e vecanta për aspekte të caktuara, sidomos në studimet e tregut dhe teknologjisë, kështu që në të prezantohen rezultatet e këtyre studimeve dhe vihen në lidhëshmëri me aspektet tjera Rezymeja e studimit investiv Në hyrje të studimit investiv jepet rezymeja e cila përmban qëllimet e investimit, të dhënat themelore për investitorin, pasqyrën e të dhënave mbi investimin: përshkrimin e procesit teknologjik, lokacionin, të dhënat numerike mbi personelin, vëllimin dhe burimet e financimit të investimit, afatin e realizimit dhe treguresit e efikasitetit Analiza e aftësive të investitorit Kjo pjesë e studimit investiv ka për qëllim të analizojë aftësinë e investitorit për ta realizuar projektin e dhënë investiv, që do të thotë bonitetin e tij Nëpërmjet kësaj analize duhet të nxirren të gjitha informatat që do të kenë ndikim në realizimin dhe afarizmin e projektit Përfundimet mbi aftësinë e investitorit dhe bonitetin e tij nxirren nga analiza kuantitative dhe analiza e përvojës së investitorit e pozitës së tij në rrethinë Për këtë qëllim shërben dokumentacioni financiar, si raportet mbi ecuritë e afarizmit, llogaritë përfundimtare, analizat dhe dokumentacioni tjetër Prej këtyre analizave nxirren treguesit për krahasimin e suksesit të investitorit në afarizëm, në krahasim me degën, kompleksin dhe grupacionin ku zhvillon afarizmin Analiza përqendrohet në një periudhë të shkuar pesëvjecare Analiza fillon me shqyrtimin e pozitës së investitorit në tregun e shitjes dhe në tregun e furnizimit, sipas segmenteve më të rëndësishme , për secilin produkt/shërbim dhe analizës së tregut të jashtëm dhe të brendshëm Në këtë mënyrë nxirret pasqyra e blerësve dhe furnizuesve kryesorë dhe pjesëmarrja e tyre në qarkullimin e gjithëmbarshëm
Këtu me rëndësi është natyra e marrëdhënieve dhe kushtet e bashkëpunimit me partnerët kryesorë Analiza e pozitës në treg dhe aftësisë konkurrues së investitorit përfshin edhe shqyrtimin e cmimeve, duke patur parasysh cmimet mesatare të investitorit, cmimet eksportuese dhe cmimet importuese në krahasim me cmimet e konkurrentëve Aspektet teknike teknologjike të afarizmit të investitorit kanë të bëjnë me shfrytëzimin e potencialeve dhe kapaciteteve të investitorit dhe me nxjerrjen e përfundimeve mbi nivelin e zhvillimit teknologjik Lidhur me këtë përfshihet: ecuria e prodhimit sipas produkteve ose grupeve tjera, shkalla e shfrytëzimit të kapacitetit të instaluar, niveli I automatizimit dhe informatizimit të pajisjeve, struktura teknike e mjeteve themelore, pasqyra e shpenzimeve të inputeve për një njësi prodhimi Aftësia e investitorit Likuiditeti Afarizmi I projektit = Afarizmi me projekt – afarizmi pa projekt Analiza e tregut të shitjes Analiza e tregut prezantohet në studimin investiv si një rezultat I hulumtimit më të gjerë dhe të gjithanshëm të tregut Tregu përcakton fatin e projektit investiv – madhësinë e kapaciteteve, teknologjinë, asortimentin etj Karakteri I analizës së tregut të shitjes varet nga natyra e produktit dhe cilësitë e tij Në fillim të analizës duhet të kihet parasysh përdorimi I produktit (konsum I gjerë, riprodhimi apo investimet, a plotëson nevoja të domosdoshme apo luksoze), a do të dalë në treg pavarësisht apo me një bashkësi produktesh, a I dedikohet tregut të brendshëm apo edhe tregut të jashtëm Analiza e tregut të shitjes përfshinë: (Analizën e kërkesës, Analizën e ofertës, Analizën e cmimeve dhe Prognozën e plasmanit) Metodologjia e hulumtimit të tregut përfshin edhe kërkimet e drejtpërdrejta në teren Analiza e tregut të shitjes dhe projektimi i kërkesës
Kërkesa për produktin e caktuar është përcaktuar nga karakteristikat e produktit dhe një mori faktorësh të tjerë Faktorët që ndikojnë në formimin e kërkesës mund të ndahen në disa kategori themelore: Faktorët e përgjithshëm (popullsia, të ardhurat mesatare personale, kreditimi, politikat tatimore, shprehitë, tradita, niveli arsimor dhe shëndetësor etj), Faktorët fizik (karakteristikat e produktit, dizajni, lokacioni etj), Faktorët social (prestigji, madhësia e familjes, shpërndarja e grupmoshave), Faktorët ekonomikë (niveli I të ardhurave nacionale dhe lëvizja e tyre, politika makroekonomike e shtetit etj.) Kërkesa agregate përbëhet nga kërkesa ekzistuese në vitin paraprak ndaj vitit për të cilin llogaritet kërkesa (Ke), rritja e kërkesës ose kërkesa e re (Kr), kërkesa e zëvendësuar (Kz) dhe kërkesa e paplotësuar në vitin paraprak (Kp) Ka=Ke+Kr+Kz+Kp Analiza e ofertës Në bazë të të dhënave mbi lëvizjen e prodhimit të produktit, importit dhe eksportit të tij në tregjet ku synohet plasmani I produktit/shërbimit mund të vlerësohet oferta për të Me këtë rast domosdo duhet të trajtohet asortimenti I produkteve, produktet komplementare dhe substitutet me ndikimin e tyre të mundshëm në ofertë dhe kërkesë Të dhënat mbi lëvizjen e ofertës në periudhën e shkuar mund të gjenden në publikimet statistikore, në studimet shkencore kërkimore, raportet e shoqatave të ndryshme afariste, publikimet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit Projeksioni I ofertës ka të bëjë gjithashtu me ofertën agregate për cdo treg (Oa) e cila përbëhet nga prodhimi në tregun përkatës (Pr), I zvogëluar për eksportin nga ai treg (e) dhe I rritur për importin në atë treg (i) Oa = pr - e + i Projeksioni i plasmanit Tek analiza dhe projeksioni I plasmanit duhet të kemi parasysh politikën e plasmanit dhe kanalet e distribuimit të investitorit Duhet të shqyrtohen kushtet dhe mundësitë e shitjes, sic janë aranzhmanet afatgjate, politika e cmimeve, shërbimet përcjellëse, promovimet, kreditimi, rrjeta e shitjes
Në bazë të analizës dhe projeksionit të kërkesës dhe ofertës mund të bëhet krahasimi I tyre dhe vlerësimi I mundësive të plasmanit Mund ti kemi këto raste: Oa = Ka, Ka > Oa Ka < Oa Zgjedhja tekniko teknologjike, Analiza e lokacionit dhe aspekteve ekologjike, Ekipi i projektit dhe aspektet organizative Studimi investiv Zgjedhja tekniko-teknologjike Analiza e tregut të shitjes jep një pasqyrë të kornizave të mundshme të shtrirjes së projektit investiv Zgjedhja tekniko-teknologjike duhet t’i pershtatet sinjaleve të tregut dhe prognozave mbi tregun potencial, gjithashtu përcakton në mënyrë afatgjate kapacitetin e prodhimit dhe ka ndikim shumë të madh në shpenzimet e projektit investiv, si gjatë periudhës së realizimit edhe gjatë periudhës së eksploatimit Tek kriteret e përcaktimit për teknologjinë përkatëse duhet përmendur: Referencat e furnitorit dhe rezultatet praktike të teknologjisë përkatëse, Nivelin tekniko-teknologjik, automatizimi, informatizimin etj, Kapacitetin prodhues dhe punues – efektet, Normativat e shpenzimeve të inputeve për njësi produkti apo shërbimi, Shpenzimet e mirëmbajtjes, Kushtet dhe mundësitë e furnizimit me inputet e nevojshme, Kushtet e kontraktimit, Numrin dhe strukturën e nevojshme të personelit, Kushtet dhe ndikimet ekologjike, cmimin e teknologjisë përkatësisht vëllimin e nevojshëm të investimeve Në bazë të këtyre kritereve bëhet rangimi I alternativave, varianteve dhe arsyetimi për zgjedhjen e teknologjisë së caktuar Informatat (sistemi informativ, kërkimet e studimet shkencore, ofertat në ndërmarrjet tregtare etj) Përshkrimi i teknologjisë
Përshkrimi I zgjedhjes teknologjike duhet të japë karakteristikat e saj themelore, specifikimi a është fjala për teknologji të re apo të përdorur, të vendit apo të importuar, efektet dhe shpenzimet në mënyrë të përmbledhur Skema e procesit teknologjik: Renditja e makinave, paisjeve tjera dhe vendeve të punës, Skema e lëvizjes së lëndëve të para, materialit dhe inputeve të tjera materiale gjatë procesit transformues, skemën e transportit të brendshëm dhe të deponimit të stoqeve të lëndëve të para, produkteve të pakryera dhe produkteve të gatshme, mënyrën e paketimit dhe qeverisjes me këto procese, Mënyrën e testimit dhe kontrollit të cilësisë, Mënyrën e mbrojtjes në punë, Ndikimi në rrethinë dhe ekologji, sidomos në ujëra dhe atmosferë dhe evitimi I ndikimeve të dëmshme Në rastet e teknologjisë së blerë nga partnerët afaristë të vendit apo të importuar nga bota e jashtme, vëmendje e vecantë u kushtohet parakushteve të transferit të teknologjisë, përkatësisht se a bëhet ajo në formë të know how, patentit, licencës, modeleve mbrojtëse, bashkëpunimit teknik dhe afarist afatgjatë, investimit të përbashkët me partnerin e jashtëm Shpenzimet, efektet e afarizmit Analiza tek-tekno. përcakton gjithashtu ciklin e jetesës së projektit , periudhën e eksploatimit dhe normën e amortizimit Përmirësimi I gabimeve shumë shtrejntë, ndërsa puna me to fatale për rezultatet e afarizmit Zgjedhja teknike Në këtë pjesë të studimit investiv bëhet specifikimi i pajisjeve të nevojshme dhe instalimeve I objekteve ndërtimore të nevojshme për zbatimin e procesit teknologjik Objektet dhe pajisjet kryesore për prodhim, Objektet dhe pajisjet ndihmëse, Objektet e destinimit të përgjithshëm, Objektet e infrastrukturës, Objektet dhe pajisjet e mbrojtjes ekologjike Pajisjet përfshihen në strukturën si vijon: pajisjet teknologjike (prodhuese, kontrolluese, instalimet në formë tubash), pajisjet ndihmëse (energjetike – transformatorët, kazanat e nxehjes, pompat, pajisjet për mirëmbajtje), pajimet për deponim (ormanet, paletat), pajimet për transport (shiritat, kamionët, vagonat lokomotivat), pajisjet infrastrukturale (pajisjet për mbrojtjen e mjedisit, pajisjet e zyrës, laboratorët)
Planifikimi I vëllimit të prodhimit (varësi të hulumtimit të tregut të shitjes, mundësive të plasmanit dhe zgjidhjeve optimale teknologjike, planifikohet për cdo vit të punës) Planifikimi I inputeve materiale dhe energjetike (në bazë të vëllimit të prodhimit/shërbimit, zgjedhjes teknologjike planifikohen inputet si lënda e parë, materiale ndihmëse, energjia etj) Analiza e tregut të furnizimit Studimi investiv: Planifikimi I personelit Planifikimi I personelit numrit dhe strukturës kualifikuese të të punësuarve bëhet në bazë të zgjedhjes tekniko teknologjike, vëllimit të planifikuar të prodhimit, normave të punës, organizimit të punës në turne dhe kërkesave të tjera organizative Struktura e personelit përfshin të punësuarit që janë drejtpërsëdrejti të lidhur me teknologjinë prodhimin/shërbimet, ata që punojnë në përgatitore dhe shërbyese (kontrolli, mirëmbajtja, deponimi, transporti), punëtorët udhëheqës dhe punëtorët administrativë Vëmendje e posacme duhet ti kushtohet profilit të nevojshëm profesional si dhe mënyrës së sigurimit të punëtorëve Duhet të planifikohet mënyra e sigurimit të profileve kyce që do të udhëheqin projektin në fazën e eksploatimit të tij Duhet të llogariten dhe të ardhurat personale, duhet të llogariten në bazë të tregut të punës Kërkesat e Stafit dhe Kostot
Analiza e lokacionit dhe aspekteve ekologjike Zgjidhjet alternative për lokacionin e mundshëm të projektit investiv shqyrtohen në analizën parainvesticionale, kështu që në studimin investiv jipen informacionet mbi lokacionin e zgjedhur
Në programin investiv analizohet vetëm zgjedhja optimale, që ndikohet nga faktorët e tregut, zgjidhjet urbanistike, shpenzimet e transportit, fuqia punëtore etj. Në këtë pjesë analizohen dhe projektohen shpenzimet për infrastrukturë, shpenzimet për blerjen e tokës, shpenzimet komunale, taksat si dhe shpenzimet për mbrojtjen e ambientit Shpenzimet për transportin apo reciklimin e mbeturinave të ndryshme nga procesi teknologjik, pastaj ato për mbrojtjen e ujit, ajrit, florës dhe faunës, duhet të projektohen dhe të inkuadrohen në investime kur është fjala për blerjen e pajisjeve të nevojshme, apo në shpenzimet e afarizmit kur është fjala për procesin teknologjik Me rastin e përkufizimit të lokacionit duhet përcaktuar kushtet që duhet të përmbushen lidhur me furnizimin me ujë, lidhjen me rrugë, hekurudhë, energji, afërsinë e vendbanimit Në mesin e 16 faktorëve të zgjedhjes së lokacionit, në SHBA, në pesë vendet e para janë: mundësia e sigurimit të personelit me kualifikime përkatëse, lehtësitë për depërtim në treg, ekzistimi I objekteve të infrastrukturës, cmimi I fuqisë punëtore, disponimi me lëndë të para Në përcaktimin e mikrolokacionit kanë rol të madh shpenzimet apo investimet për përgatitjen e tokës Kompensimi për tokën dhe rregullimi I saj duhet të përfshihet në planifikimin e investimeve Aspektet organizative Në këtë pjesë të studimit investiv projektohet struktura organizative e cila e bën të mundshëm sendërtimin e procesit teknologjik dhe prognozave të tregut, përkatësisht prodhimin, kryerjen e shërbimeve dhe shitjen Kjo është struktura e organizimit sipas funksioneve apo nënsistemeve të ndërmarrjes së projektuar, apo ndryshimeve në ndërmarrjen ekzistuese, ku bëhet ndarja teknike e punës Planifikimi I strukturës organizative të projektit investiv në fazën e eksploatimit duhet të krijoj interaksionin e nevojshëm midis nënsistemeve sic janë prodhimi, marketingu, logjistika, personeli, nënsistemi I menaxhmentit, të cilat mbështeten nga sistemi informativ I integruar me bazën e nevojshme të të dhënave ku mund të shfrytëzojnë të dhënat dhe informatat të gjitha nënsistemet
Për këtë qëllim projektohen kanalet e komunikimit, përkatësisht sistemi informativ, mënyra e qeverisjes dhe kualifikimet e nevojshme për këtë Në kuadër të aspekteve organizative duhet të shqyrtohet se si do të organizohet procesi I realizimit të projektit investiv Mënyra e organizimit të ekipit, nr. dhe përbërja kualifikuese e këtij ekipit, shpenzimet për ekipin e qeverisjes Plani i termineve të aktiviteteve të projektit investiv, Analiza financiare lKOHA e kryerjes së aktivitetit varet nga natyra e tij lFaktorët që ndikojnë në kohë janë: laftësia e personelit, lpaisjet, lfurnizimi me materiale, lngjarjet e papritura.
Plani I termineve të realizimit të projektit investiv lKoha normale për aktivitetet e projektit është ajo, diapazoni kohorë i të cilave mund të planifikohet me saktësi. lKoha e pritur ku egzistojnë pasiguri lidhur me gjasat e kryerjes së aktiviteteve : lKoha optimistike, (oij) lKoha pesimistike, (pij) lKoha më reale (më e mundshme) (mij) lTe(ij)= (oij +4mij+pij)/6 Te= Koha e pritur akt.jotekn. lMënyra më e mirë e vlerësimi të kohës është duke bërë intervistimin/vlerësimet e njerëzve Shembull i gjetjes se kohes se pritur te aktiviteteve joteknologjike Supozohet se menaxheri i projektit ka mate se koha me e mire per tu kompletuar projekti eshte 12 dite duke supozuar vonesa te parashikuara duke
injoruar skenare te padeshiruara qe ose do ta shkurtojne apo zgjasin kohen. Koha optimistike e parashikuar eshte 7 dite, duke supozuar se nuk do te kete vonesa te zakonshme. Koha pesimiste e parashikuar eshte 29 dite duke supozuar qe do te ndodhin disa vonesa Sipas metodes PERT matja e kohezgjatjes se projektit eshte kjo Te(ij)= (oij +4mij+pij)/6, Te=(7 + 4(12) + 29)/6 = 14 dite
Rrjedhja/ Renditja e Aktiviteteve lShume aktivitet janë të varura nga njëra tjetra lVarshmëria analizohet duke shkuar preh fundit kah fillimi i projektit lAktiviteti paraprak: A lAktiviteti pasues: B lShigjeta tregon relacionin e varshmëisë së aktiviteteve: Aktiviteti B nuk mund të filloj para se të përfundoj Aktiviteti A lVarshmëria e aktiviteteve paraqet shtyllën e rrjetiti të projektit (sidomos tek projektet e mëdha me shumë aktivitete) Puna me aktivitete lLista e aktiviteteve lPërcaktimi i ndërvarësisë/ndërlidhjes midis tyre lCili aktivitet duhet ti paraprijë dhe cili aktivitet duhet të pasojë pas akitvitetit te caktuar? lCilat aktivitete mund të kryhen paralelisht/njëkohësisht? Plani i termineve të realizimit të projektit investiv Plani i termineve përfshin kohën e fillimit dhe të përfundimit të aktiviteteve nëpërmjet të cilave mund të realizohet projekti I planifikuar investiv, përkatësisht të aktiviteteve në periudhën e investimit, deri në fillimin e punës së rregullt Plani I termineve është I domosdoshëm për të planifikuar vëllimin e investimeve të nevojshme dhe dinamikën e nevojshme të rrjedhës së mjeteve financiare për pagesën e punëve dhe aktiviteteve të kryera
Plani I termineve të realizimit të projektit investiv Përcaktimi i mirë I termineve dhe kohëzgjatjes së aktiviteteve në fazën e realizimit të projektit investiv ka rëndësi parësore për racionalizimin e vëllimit të investimeve Terminet mund të llogariten në muaj, e për projekte të vogla edhe në javë dhe ditë Skica e Ganntit është shpikur në vitin 1950 nga Henry Gannt dhe shfrytëzohet ende për projekte të thjeshta
Studimi investiv: Analiza financiare Analiza financiare në studimin investiv fillon me përcaktimin e vëllimit të nevojshëm të mjeteve financiare për realizimin e projektit të caktuar – vëllimin e investimeve Pastaj identifikohen burimet e financimit, obligimet ndaj burimeve të financimit Planifikimi I autputeve të projektit investiv na bën të mundur të llogarisim të ardhurat dhe shpenzimet e tij si dhe rezultatet e afarizmit – një planifikim të bilancit të suksesit, bilancit të gjendjes dhe rrjedhës së parasë (rrjedhës financiare) Në bazë të kësaj mund të vlerësohet dhe planifikohet lëvizja e pasurisë, cilësia e kësaj pasurie dhe aftësia e likuiditetit të projektit Planifikimi i vëllimit të investimeve Planifikimi i vëllimit të investimeve bëhet sipas strukturës së tyre dhe përfshin: asetet fikse, asetet e xhiros dhe investimet tjera Investimet në asetet fikse Investimet në asetet fikse përfshijnë parasegjithash: investimet për truallin, objektet ndërtimore, infrastrukturën, investimet në pajisje (teknologjike, ndihmëse, transport, infrastrukturale) me specifikim të të gjitha shpenzimeve deri në transport, dogana, deri te montimi
Investimet themeluese dhe në pronësi industriale (projektet, patentat, licencat, KNOW HOW) Vëllimi dhe dinamika e investimeve në mjetet themelore duhet të përcaktohen në varësi të zgjidhjes teknologjike dhe planit të termineve Investimet në asetet e xhiros Planifikimi I aseteve të xhiros duhet të bëhet me kujdesin më të madh sepse mungesa e tyre ndikon në mosshfrytëzimin e kapaciteteve, por edhe teprica e tyre ndikon në angazhimin joracional të mjeteve Kjo kërkon një vlerësim të kujdesshëm të ciklit të prodhimit, procesit të prodhimit dhe shitjes përkatësisht shëndërrimit të produktit në para. Këtu kemi një rrethxhirim të kapitalit punues Meqense cikli I prodhimit duhet të përsëritet vazhdimisht gjatë ciklit të jetesës (eksploatimit) të projektit investiv këto mjete praktikisht janë të imobilizuara dhe kanë karakterin e investimeve Investimet në asetet e xhiros Madhësia e mjeteve të nevojshme për investime në mjetet e xhiros është specifike dhe ndryshon shumë varësisht nga natyra e projektit Llogaria e aseteve të xhiros bëhet duke përcaktuar nevojat vjetore për: lëndë të para, material riprodhues, material ndihmës (lpm), vlerën e prodhimit në vijim (pv), vlerën e stoqeve të produkteve të gatshme (st), obligimet ndaj furnitorëve (of), kërkesat nga blerësit (kbl), qarkullimin në xhirollogari (xhll), amortizimin (am), të ardhurat personale (abp), obligimet nga fitimi (ob) Investimet në asetet e xhiros Investimet në asetet e xhiros (Iaxh), përcaktohet duke pasur nevojat vjetore dhe koeficientin e xhirimit për secilën nga kategoritë e cekura, përkatësisht numrin e ditëve kur mjetetet janë të imobilizuara: Iaxh=nevojat vjetore/koeficienti I xhiros Koeficienti I xhiros të mjeteve llogaritet duke pjesëtuar numrin e ditëve të vitit të rrumbullakësuar në 360 dhe numrin e ditëve të imobilizimit të tyre (di) kxh=360/di Norma e amortizimit (am) llogaritet kur nr 100 e pjesëtojmë me ciklin e eksploatimit të mjetit themelor ose numrin e periodave të amortizimit p.sh një mjet themelor që duhet të amortizohet per 10 vite 100/10=10%, gjithashtu kemi metod.funks.p.shme km
Investimet në mjetet e xhiros Vëllimi I nevojshëm I investimeve në asetet e xhiros Iaxh duhet të zvogëlohet për shumën e amortizimit, obligimet ndaj furnitorëve, obligimet nga fitimi dhe të ardhurat personale bruto sepse ato paraqesin burime financimi nga afarizmi vijues: Iaxh=(lpm+pv+st+kb+xhl)-(of+Am+abp+ob) Në vëllimin e gjithmbarshëm të investimeve mund të inkuadrohen edhe shpenzimet që lidhen për taksat me rastin e nxjerrjes së lejeve e pëlqimeve për ndërtime të ndryshme nga organet shtetërore Investimet në mjetet e xhiros duhet të planifikohen për kohën kur duhet të përgatitet prodhimi dhe të blihen inputet për fillimin e tij. Konstrukti financiar – burimet e mjeteve Burimet vetiake dhe burimet e jashtme Burimet vetiake janë mjetet e lira financiare që investitorët janë të gatshëm ti angazhojnë në realizimin e projektit, të cilat janë konstatuar me rastin e analizës së aftësisë (bonitetit) të investitorit Burimet e jashtme financiare mund të jenë donacionet, kreditët e ndryshme Duhet të llogariten obligimet ndaj burimeve financiare. Duhet të llogariten obligimet ndaj kredive, borxhi kryesor dhe kamata Konstrukti finaciar – burimet e mjeteve Për të vlerësuar cmimin e kapitalit të angazhuar në investime mund të llogaritet I ashtuquajturi cmimi mesatar I kapitalit Cmimi mesatar I kapitalit varet nga shuma e përgjithshme e investimeve apo kapitalit të angazhuar (Sh), nga shuma e kredisë “j” (kj) dhe interesi I kredisë “j” (ij) shih detalisht tabelen fq 89 Interesi I thjeshtë dhe interesi I përllogaritur fq. 90 Shembull I llogaritjes se cmimit mesatar te kapitalit
Shembull I interesit te thjeshte dhe te perllogaritur Kredia ne vlere prej 1000Euro per 5vite me kamate 6% 1000E X6%=1000X0.06 = 60 Euro 5vite X 60E= 300 Euro Obligimi I teresishem 1000E + 300 = 1300 Euro Anuiteti vjetor= 1300/5= 260Euro Interesi I perllogaritur 1000 X (1+0.06)=1060 Viti 2 1060 X (1+0.06)=1123.6 Viti 3 1123 X (1+0.06)=1190.38 ………… Simulimi i rezultateve të afarizmit – bilanci i suksesit Analiza dhe rezultatet e kërkimeve profesionale dhe shkencore në kapitujt e mëparshëm të studimit investiv bëjnë të mundur planifikimin e rezultateve të afarizimit të projektit investiv, përkatësisht simulimin e tyre Llogaritja e të ardhurave të përgjithshme bëhet në bazë të plasmanit të planfikuar dhe cmimeve të planifikuara që janë si produkt final I analizës së tregut, gjithashtu këtu hyjnë të ardhurat nga plasmanet financiare, të ardhurat nga donacionet, subvencioneve dhe të ardhurave tjera Simulimi i rezultateve të afarizmit – bilanci i suksesit Shpenzimet e afarizmit (shpenzimet materiale dhe jomateriale, të ardhurat personale bruto) janë llogaritur janë llogaritur në analizën teknikoteknologjike dhe merren prej tabelave përkatëse Bilanci I suksesit të projektit simulohet për vitet e afarizmit 1,2, …n dhe jep informatën e parë të rëndësishme mbi gjasat e punës së suksesshme të projektit, megjithatë kjo informatë si e vetme nuk është e mjaftueshme për të marrë vendim, të dhënat përpunohen më tutje për tu nxjerrë informatat e nevojshme për qeverisjen e projektit investiv Cmimi I kostos së produktit Simulimi i rezultateve të afarizmit – bilanci i suksesit Struktura e rrjedhës së parasë Vlera neto në rrjedhën e parasë së gatshme tregon aftësinë e projektit që të jetë likuid dhe tu përgjigjet obligimeve të tij
Nëse VN>0 projekti është I aftë tu përgjigjet kërkesave për pagesa si në periudhën e investimit po ashtu edhe në të eksploatimit Nëse VN=2
p=i+rr Shprehja 1/(1+p)1, paraqet faktorin e diskontimit Vlera e tanishme neto Vlera e tanishme neto e projektit investiv paraqet shumën e diskontuar të vlerave neto në rrjedhën ekonomike të projektit investiv Duke I shumëzuar vlerat neto në rrjedhën ekonomike me faktorin e diskontimit, për secilin vit dhe duke I mbledhur ato fitojmë vlerën e tanishme neto. Projekti është I pranueshëm kur vlera e tij neto është pozitive, përkatësisht më e madhe se 0 Shih fq. 107 dhe fq. 110 Libri Menaxhimi I Investimeve, Muhamet Mustafa Afati i kthyerjes së mjeteve investive Llogariten duke marrë parasysh vlerat neto në rrjedhën ekonomike dhe duke I mbledhur ato Afati I kthyerjes është në vitin kur vlerat neto pozitive barazohen me vëllimin e investimeve Në shembullin konkret shuma e investimeve është 1000+2500=3500 673+1278+1273=3224 1274:12=106 Dicka më pak se tre muaj Norma interne e rentabilitetit Fillon të llogaritet nga norma e diskontimit me të cilën kemi llogaritur VTN dhe vazhdon si vijon: Sipas metodës iterative VTN llogaritet hap pas hapi duke e testuar atë Shihet se VTN për herë të fundit pozitive në normën e diskontimit p=25% kurse negative me normën e diskontimit 27%, pra norma interne e rentabilitetit ri=26.65 Metoda grafike shih fq. 112 Libri Menaxhimi I Investimeve, Muhamet Mustafa Metoda e interpolacionit shih formulen fq. 109 Libri Menaxhimi I Investimeve, Muhamet Mustafa
Vlerësimi i ndieshmërisë së projektit në kushtet e pasigurisë dhe rrezikut, vlerësimi I efikasitetit ekonomik investiv Vlerësimi i efikasitetit të projektit në kushtet e pasigurisë dhe rrezikut Afarizmi I projektit planifikohet në një të ardhme që përbën një cikël jetese, ai mund tu nënshtrohet shumë ndikimeve të papritura nga rrethina të cilat ndryshojnë parametrat e tij dhe mund ta keqësojnë ose përmirësojnë afarizmin Metodat e prognozës dhe vlerësimi I ndieshmërisë dhe rrezikut të investimeve Cilësia e informatave që kanë shërbyer për prognoza dhe planifikim të projektit ka rëndësi qenësore për besueshmërinë e prognozave dhe cilësinë e indikatorëve të llogaritur brenda analizës financiare dhe analizës ekonomike të projekteve. Pse është e rëndësishme cilësia e prognozës? Studimi investiv bazohet në shumë raste prognozë dhe planifikim, projektim të punës së projektit në ciklin e tij, pra gjatë fazës së investimit dhe shekullit të jetesës së projektit Para se ti hyhet analizës së ndieshmërisë dhe rriskut, ka rëndësi shumë të madhe që të rishikohet dhe testohet cilësia e prognozës, mund të përdoren disa metoda, të cilat këtu do të prezantohen shkurtë me qëllim të tërheqjes së vërejtjes për studentin që një planifikim cilësor I projekteve dhe studimi cilësor investues duhet të testojë cilësinë e prognozave Një pasqyrë e shkurtër e metodave me të cilat mund të shërbehemi ka të bëjë me: Metodat kuantitative (sasiore) Metodat kualitative (cilësore) Simulimi Tabelat elektronike dhe goal seek Vlerat e pritura dhe rrisku Metodat / Modelet kuantitative Modelet kuantitative japin një rezultat të mirë qoftë gjatë prognozimit apo edhe gjatë testimit të cilësisë së prognozimit mund të mbështetemi në të dhëna të mjaftueshme lidhur me dukuritë dhe fenomenet, trendin e lëvizjes
së tyre si p.sh lëvizja e konsumit apo shitjes së produkteve dhe shërbimeve të caktuara, konsumi I tyre, lëvizja e importit dhe eksportit sipas produkteve, konsumi sipas moshës dhe rajoneve të ngjashme Përparësi e këtyre metodave është se sigurojnë një objektivitet më të madh për dallim nga vlerësimet subjektive Disa nga metodat përdorimi I të cilave ngritë cilësinë e prognozës janë: a) Modelet ekonometrike e sidomos modeli I regresionit I cili mundëson ndërvarësinë midis dukurive të shumta në procesin investues dhe biznesor (p.sh korelacioni/ndërvarësia midis vëllimit të shitjes dhe numrit të familjeve apo nivelit të të ardhurave të tyre), nëse ka rritje të vazhdueshme në periudhat vijuese atëhere prognozohen rritjet për vëllimin e rritur nga periudha e kaluara Dobësi e këtij modeli është se nuk mund të prognozohen ndikimet e ndërlikuara në mjedis sidomos ato në rrafshin teknologjik, politik, ekologjik dhe kultural b) Parashikimi i trendit bazohet në një fond të ngjashëm të të dhënash sikurse në rastin e mëhershëm Prognozimi sipas këtij modeli bazohet në logjikën se trendet e kaluara p.sh norma e rritjes së GDP, të ardhurave, konsumit e të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmën Dobësia që përshkruan më lartë lidhur me regresionin ka të bëjë me këtë model Ekzistojnë një mori modelesh që tentojnë të zbutin këtë dobësi që është më e madhe tek modelet e thjeshta Këtu kemi të bëjmë me: Mesataren lëvizëse e cila korigjon trendin duke llogaritur mesataren e rritjes për tri katër vitet e fundit për secilin vit, duke lëvizur gjithëmonë një vit përpara p.sh supozohet se rritjes së shitjes me 2013 do të jetë mesatarja e shitjes 2010, 2011, 2012, e kështu me rradhë Mesatarja e ponderuar lëvizëse paraqet një version më të sofistikuar pasiqë viteve më të vona u caktojmë ponder peshë më të madhe specifike në krahasim me të përparmin, p.sh viti 2010 do ti jepim koeficientin 1, vitit, 2011 koeficientin 2, kurse vitit 2012 keficientin 3, ndërsa shitja e vitit 2013 do të ishte shuma e shitjeve në tri vitet paraprake pjesëtuar me 6 Modeli eksponencial është një model I thjeshtë prognoze I cili llogaritë një madhësi pas “n” vitesh, në bazë të një norme të supozuar të rritjes
Metodat kualitative – cilësore Metodat kualitative duhet të përdoren për të testuar cilësinë e parashikimeve dhe prognozave në kombinim me ato sasiore e gjithsesi në rastet kur nuk kemi informata nga e kaluara, kur nuk ka të dhëna për të ndërtuar një trend mbi ecuritë e kaluara Këto metoda janë më të përshtatshme për të patur në konsiderim ndryshimet teknologjike, zhvillimet e konkurrencës, por nga ana tjetër ato janë të prira që në prognoza të përfshijnë një notë më të madhe subjektive a) Anketimet dhe intervistat Janë mjaft të përshtatshme për të bërë prognozimin e shitjes, mund të jenë gjithpërfshirëse kur intervistojmë secilin shitës të kompanisë, apo të pjesërishme kur intervistohen vetëm menaxherët e shtijes apo distributorët Mund të përdoret edhe juria e ekzekutivëve, ndonëse paraqitet problemi I mbizotërimit të mendimit të Top menaxherëve b) Diskutimet në grupe të fokusuara, intervistat e thella dhe studime rastesh Mund të shërbejnë shumë mirë si metoda komplementare me metodat e tjera sidomos me ato sasiore c) Metoda Delphi gjen zbatim që nga vitet 50 ta duke u zbatuar në Rand corporation SHBA Një pasqyrë e procedurës Delphi mund të duket kështu: Raundi i Parë Shprehja e mendimeve lirshëm nga ekspertët për objektin apo fenomenin që e vlerësojnë Duke u bazuar në këto vlerësime hartohet pyetësori i strukturuar cili do të përdoret për raundet tjera Raundi II Ekspertëve u jepet lista e skenarëve me variabla si koha, madhësia e vendi lidhur me ndryshimet që duhet vlerësuar apo pyetësori I strukturuar Secili ekspert jep vlerësimin e pavarur duke dhënë përgjigje dhe vlerësime Ekipi hulumtues bën një raport I cili përmbledh përgjigjet
Raundi III Raporti nga raundi paraprak u jepet përsëri ekspertëve për rivlerësim Hartimi I raportit mbi rezultatet I vlerësimeve dhe vlerësimi I nivelit të konvergjencës (pajtueshmërisë) së vlerësimeve Ky hap mund të përsëritet derisa të arrihet një pajtueshmëri e mjaftueshme Vlerësimet janë anonime por mund të kërkohen arsyetime nga ekspertët kur përgjigja shmanget më tepër nga mesatarja Kjo metodë I tubon 10-25 ekspertë në një vend ku secili bën vlerësimin e tij, diskutohen idetë, rivler.,ngj.me BS Ndieshmëria e projektit (1) Ndieshmëria për të konstatuar se cilat janë parametrat sensitiv të projektit dhe si zvogëlohet rreziku Deri në cilët kufij projekti mbetet në kufijtë e rentabilitetit Testohen parametrat/variablat kyçe të projektit ( investimet, shpenzimet, shitja, norma e diskontimit etj.) Kufiri I rentabilitetit, pika kritike Analiza e ndieshmërisë (2) (1) investimet. Vlera e tanishme neto e projektit vehet në raport investmet: VTN/I, p.sh 2600/23000= 11.3% Kjo do të thotë se nëse inv.rriten për 11.3% VTN e projektit do të jetë më e vogël se 0 (2) Shpenzimet vjetore të afarizmit : kur koeficienti i vlerës së tanishme dhe VTN dhe shumës së faktorëve të diskontimit vehen në raport me shpenzimet vjetore :{VTN/ ( fd1+fd2+…+fdn)}/Shpvi; P.sh 8000, fd=0.87+0.76+0.66 =2.29, 2600/2.29=1135, 1135/8000=14.2% pra nese shpenzimet vjetore rriten per 14.2% do te ndikonte qe projekti te kete VTN me te vogel se zero dhe do te ishte nen kufirin e rentabilitetit (3) Vëllmi i shitjes.Koeficienti midis VTN dhe faktorit të diskontimit në vitin përkatës në raport me shitjen në vtin i : (VTN/fdi)/shivi;
P.sh 27000, fd=0.66, zvogelimi = 2600/0.66=3939, 3939/27000=14.6%, kjo do te thote se zvogelimi I shtijeve per 3939 ose 14.6% e ben problematik aprovimin e projektit sepse ne kete pike kritike ai behet I ndieshem Norma interne e rentabilitetit; sa mund te ngritet norma e diskontimit deri ku VTN eshte zero SHIH fq. 121 dhe 122
Rreziku ( risku i projektit) Gjasat e sendërtimit të parametrave të planifikuar të projektit( Shitja, VTN, afati I kthyerjes , ri’) Teknika e simulimit , teoria e lojrave etj. Për të llogaritur rrezikun që e shoqëron një vlerë të pritur duhet llogaritur variancën ose devijimin standard Rreziku (3)
Vlerësimi i efikasitetit ekonomik të projekteve investive Ekonomitë nacionale vazhdimisht ballafaqohen me një problem të madh: si t’i përdorin në mënyrën më të mirë resurset e tyre të kufizuara Angazhimi I resurseve për një projekt apo për një variantë zhvillimi I kufizon mundësitë për angazhimin e tyre në variantet tjera Secili projekt investiv ka të bëjë me përdorimin e këtyre resurseve, prandaj analiza e efikasitetit ekonomik të projekit ka të bëjë me vlerësimin se sa projekti I caktuar I angazhon resurset përkatëse në mënyrë nacionale dhe në pajtim me qëllimet zhvillimore të një vendi Analiza ekonomike dhe konteksti I projektit
Projekti nuk mund të izolohet nga mjedisi për shumë shkaqe e para së gjithash sepse: a) ai inicohet duke u nisur nga kërkesat e mjedisit dhe duke I vlerësuar ato kërkesa b) ai shfrytëzon burimet dhe inputet nga mjedisi I tij c) ai do të plasojë autputet në formë shërbimi dhe produkti mjedisin e tij Për këtë shkak secili projekt krijon një situatë të re në mjedis, në komunitet, tek tregu I furnitorëve dhe tregu I blerësve të tij, tek konkurrentët dhe grupet e interesuara, tek buxheti lokal dhe nacional Ai mund të ketë efektet në rritjen e punësimit, uljen e varfërisë, përmirësimin e bilancit të pagesave, por projekti gjithashtu mund të ndikojë në mjedis, nëpërmjet autputeve të tij duke e ndotur mjedisin dhe ndikuar në rritjen e kostove nacionale e sociale për trajtimin e sëmundjeve që kanë burimin në pasojat negative që mund të kenë aktivitetet ekonomike në ajr, ujë dhe tokë Gjithashtu nëse një projekt mund të përdorë këto burime të kufizuara kjo kufizon mundësinë që ato të përdoren për projektet tjera P.sh diskutimi i themelimit të termocentralit Kosova C, cila është kostoja ekonomike e një sasie të konsiderueshme të ujit që do ta përdorë ky projekt, në vend se të përdoret për bujqësi, apo projekte në industri tjera, cila është kostoja oportune e tokës që nuk do të përdoret mëtutje për bujqësi sepse do të shfrytëzohet për mihjen e thëngjillit, cilat janë shpenzimet e rritura për shkak të ndotjes së ambientit për kujdesin shëndetësor e ngjashëm Këtu kemi të bëjmë me raportin e projektit ndaj objektivave nacionale të zhvillimit dhe ndryshimet që inicon ai në performancën ekonomike dhe autputin në nivel sektori dhe në nivel të ekonomisë nacionale pozitën e tij në kuadër të sektorit, duke shikuar një shikim më të gjerë Projekti I mirë rritë autputin e ekonomisë nacionale dhe I kontribuon mirëqenies duke rritur të ardhurat apo zvogëluar kostot nacionale nëpërmjet kursimeve dhe përfitimeve tjera Projektet infrastrukturale (trafiku, telekomunikimet, energjetika, rrugët, hekurudhat, sistemet e ujitjes, projektet bujqësore e të tjera të ngjashme, pastaj projektet lidhur me investimet në arsim, shkencë e veprimtari tjera joekonomike) nuk mund të vlerësohen vetëm nga të ardhurat dhe shpenzimet e tyre bazuar në kushtet e tregut dhe ato që drejtpërsëdrejti realizohen në kuadër të projektit
Këto projekte analizohen edhe nga aspekti I rëndësisë së tyre për ekonominë nacionale dhe efekteve që kanë ato në zhvillimin ekonomik të një shteti apo rajoni Vlerësimi i efikasitetit financiar të projektit investiv ka të bëjë me vlerësimet e efekteve të projektit për investitorin, për situatën e tij financiare dhe pozitën e tij ekonomike derisa vlerësimi i efikastitetit ekonomik të projektit investiv ka të bëjë me vlerësimet e efekteve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të projektit në ekonominë nacionale të një vendi Analiza Cost Benefit Përfshirja e përfitimeve dhe shpenzimeve në vlerësimin e projekteve investive shpesh bëhet duke u bazuar në metodën cost benefit Përkufizimi I të ardhurave dhe shpenzimeve në këtë analizë varet me të madhe prej qëllimeve të projektit E gjithë ajo që shkon në favor të qëllimeve mund të konsiderohet dobi p.sh ndërmarrja gjatë realizimit të projekteve investive ka për qëllim maksimizimin e profitit të saj, zvogëlimin e rrezikut, përmirësimin e reputacionit publik Nga niveli I ekonomisë projektet investive duhet ti dhënë ndihmesë rritjes së të ardhurave kombëtare, të zvogëlojnë diferencat e mëdha sociale në shoqëri, të zvogëlojnë papunësinë, të përmirësojnë bilancin e pagesave, të përmirësojnë aftësitë mbrojtëse e të tjera të ngjashme Analiza Cost Benefit CB = vlera e tanishme të ardhurave / vlera e tanishme e shpenzimeve, CB>1, sa më e madhe të jetë Shembull orientimi I një spitali lokal me një nr. të vogël shtretërish, larg një spitali qendror rreth 20 kilometra. Investimet e nevojshme le të jenë 20 mil.$ Në këtë rast identifikimi I dobive dhe shpenzimeve do të bëhej përafërsisht kështu: dobitë: kursimet në personel në spitalin qendror, shpenzimet më të vogla, trajtimi më I shpejtë I rasteve, etj. Shpenzimet do të ishin: shpenzimet e punës, personeli, konsulantët, shpenzimet tjera të nevojshme për funksionim
View more...
Comments