Kush e Ka Levizur Djathin Tim (1)
December 28, 2017 | Author: Naim Konjufca | Category: N/A
Short Description
ese...
Description
SPENCER JOHNSON
KUSH E KA LËVIZUR DJATHIN TIM
Përktheu Daniela Kostaj Vlorë, mars 2013
Kush e ka lëvizur djathin tim
Jeta nuk është një rrugë e drejtë dhe e lehtë në të cilën udhëtojmë të lirë dhe pa pengesa, por një labirint kalimesh në të cilin duhet të gjejmë drejtimin tonë, shpesh herë të humbur dhe të hutuar dhe të zënë në kurth në një rrugë pa dalje. Por gjithmon nëse kemi besim, Zoti do të hap një derë për ne, një derë e cila mund të mos jetë ajo që kishim menduar, por që si përfundim ka për të qënë e mirë. A. J. CRONIN
Kush e ka lëvizur djathin tim
Përmbajtja Historia që fshihet pas tregimit..…………………………..…………………4 Mbledhja…………………………………………………….…………………8 Tregimi “Kush e ka lëvizur djathin tim”…………………………………….11 Diskutimet…………………………………………………………………….42
Kush e ka lëvizur djathin tim
Historia që fshihet pas tregimit (Parathënie nga Kenneth Blanchard Ph.D.)
Jam vërtet shumë i kënaqur që mund t’ju tregoj historinë që fshihet pas tregimit “Kush e ka lëvizur djathin tim”, sepse kjo do të thotë që libri tashmë është shkruar dhe është në dispozicionin tonë për ta lexuar, për ta shijuar dhe për ta ndarë me të tjerët. Kjo është diçka që kam dashur të ndodhte që herën e parë kur dëgjova Spencer Johnson, vite më parë, të tregonte historinë e tij fantastike të “djathit”, përpara se të shkruanim librin tonë “The one minute Manager”. Më kujtohet që mendova sesa i bukur ishte tregimi dhe sesa i dobishëm do të ishte për mua nga ai moment dhe në vazhdim. Kush e ka lëvizur djathin tim? Është një tregim që flet për ndryshimin që ndodh në një labirint ku katër personazhe zbavitës janë në kërkim të “djathit”. Djathi është një metaforë dhe nënkupton atë që ne duam të kemi në jetë, qoftë një punë, një histori dashurie, para, një shtëpi të madhe, liri, shëndet, vlerësim, paqe të brendshme, madje edhe një aktivitet si të vrapuarit apo të luajturit golf. Secili prej nesh ka një ide të vetën për atë që përfaqëson djathi, dhe shkon pas tij sepse beson se kjo do ta bëj të lumtur. Nëse e arrin, pothuajse gjithmon lidhet pas tij. Ndërsa nëse e humbet ose ia heqin nga duart, eksperienca mund të jetë traumatike.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Në tregim, labirinti përfaqëson vendin ku një njeri kalon pjesën më të madhe të kohës për të kërkuar atë që dëshiron. Mund të jetë ndërmarrja ku punon, komuniteti në të cilin jeton ose mardhëniet që ka në jetën e tij. Në bisedat e mia nëpër botë unë tregoj historinë e “djathit”, të cilën ju do ta lexoni më poshtë, dhe shpesh here dëgjoj nga njerëzit se si kjo histori u ka ndryshuar atyre jetën. E beson apo jo, ky tregim ka shpëtuar karriera, martesa, madje dhe jetë. Një nga shembujt e shumtë real është ai i Charlie Jones, një prezantues i kanalit televiziv NBC, i cili rrëfeu se fakti që dëgjoi tregimin “Kush e ka lëvizur djathin tim” i shpëtoi atij karrierën. Puna e tij si prezantues është e veçantë por parimet që ai ka mund të përdoren nga çdokush. Kjo është ajo që ndodhi: Charlie kishte punuar vërtet shumë dhe kishte bërë një punë të shkëlqyer për transmetimin e provave të atletizmit në Lojërat Olimpike të disa viteve më parë. Për këtë arsye mbeti shumë i habitur dhe i ç’orientuar kur shefi i tij i tha se e kishin hequr nga ajo vitrinë dhe se në lojërat e ardhshme olimpike e kishin ngarkuar të merrej me transmetimin e programeve të notit dhe zhytjes. Duke qënë se nuk i njihte mirë këto lloj sportesh u ndje shumë keq. E ndjeu veten të pavlerësuar dhe kjo e bëri të acarohej. Nuk iu duk i drejtë një vendim i tillë. Zemërimi filloi të prekte çdo gjë që ai bënte. Atëherë i folën për tregimin "Kush e ka lëvizur djathin tim”. Pasi e dëgjoi filloi të qeshte me veten e tij dhe ndryshoi sjellje. Kuptoi që shefi i tij vetëm sa kishte lëvizur “djathin”. Kështu që filloi të përshtatej.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Filloi të mësonte për këto dy lloje të reja sportesh dhe në këtë mënyrë zbuloi se duke bërë diçka të re ndihej më i ri. Nuk vonoi shumë dhe shefi njohu qëndrimin dhe energjinë e tij të re dhe shumë shpejt e ngriti në detyrë. Korri më shumë sukses se kurrë dhe krijoi një reputacion të shkëlqyer si komentues. Kjo është një nga historitë e shumta të vërteta që kam dëgjuar rreth ndikimit që ky tregim ka pasur në shumë njerëz, në çdo drejtim të jetës së tyre, që nga ai profesional deri tek historitë e tyre të dashurisë. Kam shumë besim në forcën e librit “Kush e ka lëvizur djathin tim” të cilin jua dhurova të gjithë njerëzve (rreth 200) që punojnë në ndërmarrjen tonë. Pse? Sepse si çdo ndërmarrje tjetër që nuk kërkon vetëm të mbijetoi në të ardhmen, por të jetë konkuruese, Blanchard Training & Development po ndryshon vazhdimisht. Na lëvizin “djathin” pa pushim. Ndërkohë që në të shkuarën kërkonim punëtor të ndershëm, sot kemi nevojë për njerëz elastik. Por siç e dinë të gjithë, të jetosh me ndryshime të vazhdueshme në punë dhe në jetë mund të jetë stresuese, veç në mos pasçin një mënyrë për të parë ndryshimin dhe për ta kuptuar atë. Dhe këtu hyn në skenë tregimi i “djathit”. Kur u tregova njerëzve për historinë dhe e lexuan vura re se të gjithë filluan të çliroheshin nga energjia negative. Njëri pas tjetrit, të gjithë punëtorët e ndërmarrjes mu afruan për të më falenderuar për librin
Kush e ka lëvizur djathin tim
dhe për të më thënë sesa i kishte ndihmuar ata për ti parë me një sy tjetër ndryshimet që po ndodhnin në ndërmarrjen tonë. Ky tregim i shkurtër lexohet shumë shpejt ndërsa ndikimi i tij mund të jetë shumë i thellë. Libri është i ndarë në tre pjesë. Në pjesën e parë, që titullohet “Mbledhja”, disa persona që kishin qënë shok klase në shkollë të mesme takohen për të diskutuar në lidhje me ndryshimet që kishin ndodhur në jetët e tyre. Pjesa e dytë është vetë tregimi “Kush e ka lëvizur djathin tim” dhe përbën thelbin e librit. Në pjesën e tretë, që titullohet “Diskutimet”, personat do të diskutojnë në lidhje me atë që tregimi nënkupton për ta dhe se si ta përdorin në punën dhe jetën e tyre. Disa lexues parapëlqejnë të ndalojnë në fund të tregimit dhe mos ti lexojnë “diskutimet”, në mënyrë që ta interpretojnë tregimin sipas dëshirës së tyre. Disa të tjerë duan të vazhdojnë ti lexojnë edhe “dikutimet” sepse kjo i shtyn ata të mendojnë sesi mund të vënë në praktikë, në situatat që ata ndodhen, atë që kanë mësuar nga tregimi. Sidoqoftë, shpresoj që sa herë të lexoni tregimin “Kush e ka lëvizur djathin tim” të gjeni diçka të re dhe të dobishme, siç më ka ndodhur dhe mua, dhe që t’ju ndihmoi për të përballuar ndryshimin dhe për të arritur suksesin, cilido qoftë suksesi për ju. Shpresoj që të kënaqeni me atë që sapo zbuluat dhe gjithë të mirat. Dhe mbani mend: Lëvizni kur të lëvizi djathi! Ken Blanchard San Diego, 1998
Kush e ka lëvizur djathin tim
Mbledhja Çikago Një të diel të ngrohtë në Çikago, disa burra dhe gra që kishin qënë shok klase në shkollë të mesme u mblodhën për drekë, pasi kishin shkuar në takimin zyrtar një natë më parë. Donin të dinin më tepër për atë që kishte ndodhur në jetët e secilit prej tyre. Pas shumë shakash dhe një ushqimi të mirë, filluan një bisedë vërtet interesante. Angela, e cila kishte qënë një nga njerëzit më popullor në klasë, tha: - Jeta ka marr një drejtim shumë ndryshe nga ai që unë kisha menduar kur shkonim në shkollë. Kanë ndryshuar shumë gjëra që atëherë. - Kjo është e vërtet – pohoi Nathan. Të gjithë e dinin që ai kishte vazhduar me biznesin familjar, e cili vazhdonte të funksiononte si gjithmon dhe të ishte pjesë integruese e komunitetit që në periudhën që ata mbanin mend. Kështu që u habitën shumë që e panë të shqetësuar. - Por do ta keni vënë re se kur gjërat ndryshojnë ne nuk duam të ndryshojmë? – vazhdoi ai. - Besoj se i rezistojmë ndryshimit sepse kemi frikë të ndryshojmë – tregoi Carlos. - Ti ishe kapiteni i skuadrës së futbollit, Carlos – tha Jessica –. Kurrë nuk do ta kisha menduar se do të vinte një ditë që do të flisje për frikë.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Të gjithë filluan të qeshnin kur panë se, edhe pse kishin marr drejtime të ndryshme (nga shtëpiake deri në drejtimin e një ndërmarrjeje), ata përjetonin ndjesi të ngjashme. Secili prej tyre përpiqej të përballonte ndryshimet e papritura që po u ndodhnin në jetë vitet e fundit. Dhe pjesa më e madhe pranuan se ende nuk kishin gjetur mënyrën e duhur për ta bërë këtë. - Dhe mua më trembnin ndryshimet. – ndërhyri Michael –. Kur ndodhi një ndryshim i madh në ndërmarrjen time nuk dinim çfarë të bënim. Vazhdonim të vepronim siç kishim bërë gjithmon dhe pothuajse humbëm gjithçka. Derisa një ditë dëgjova një histori të vogël zbavitëse që ndryshoi çdo gjë. - Vërtet? – pyeti Nathan. - Po. Tregimi ndryshoi mënyrën sesi unë shihja ndryshimet, dhe që nga ai moment gjërat filluan të përmirësoheshin menjëherë për mua, në punë dhe në jetën private. “Më pas unë u kalova historinë disa personave të ndërmarrjes sime, ata ia kaluan personave të tjerë dhe shumë shpejt gjërat filluan të funksiononin shumë më mirë sepse të gjithë iu përshtatëm më mirë ndryshimit. Dhe ashtu si unë dhe shumë të tjerë thonë të njëjtën gjë: që tregimi u ka ndryshuar atyre jetën. - Për cilin tregim bëhet fjalë? – pyeti Angela. - Titullohet “Kush e ka lëvizur djathin tim?” Të gjithë filluan të qeshnin.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Do të më pëlqente ta dëgjoja – tha Carlos. Do të na e tregosh tani historinë? - Patjetër – iu përgjigj Michael. Do të jetë një kënaqësi për mua. Nuk është shumë e gjatë. Dhe Michael filloi menjëherë ta tregonte.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Tregimi
Na ishte njëherë një vend shumë i largët në të cilin jetonin katër personazhe. Të gjithë vraponin nëpër labirint në kërkim të djathit me të cilin ushqeheshin dhe i cili i bënte të lumtur. Dy prej tyre ishin minj, dhe quheshin Nuhatësi dhe Vrapuesi; ndërsa dy të tjerët ishin qënie të vogla, sa minjtë, por që kishin një pamje dhe një mënyrë
veprimi
të ngjashme me atë të njerëzve të sotëm. Ata
quheshin I Pavendosuri dhe I Qeshuri. Për shkak të përmasave të tyre të vogla, ishte e vështirë të shihje çfarë bënin, por nëse i vështroje nga afër do të zbuloje gjëra të pabesueshme. Si minjtë ashtu edhe personazhet e vegjël e kalonin ditën në labirint duke kërkuar djathin e tyre të preferuar. Minjtë, Nuhatësi dhe Vrapuesi, edhe pse kishin tru brejtësi, kishin një instikt shumë të mirë dhe kërkonin djathin e thatë dhe të stazhonuar që shumë u pëlqen këtyre kafshëve të vogla. Personazhet I Pavendosuri dhe I Qeshuri kishin një sistem të ndërlikuar mendor dhe e përdornin atë për të kërkuar një lloj tjetër Djathi – me D të madhe -, që ata mendonin se do ti bënte të lumtur dhe të suksesshëm. Sado ndryshe që ishin minjtë nga personazhet e vegjël, kishin diçka të përbashkët: vishnin rrobat dhe këpucët e tyre sportive, dilnin nga shtëpitë e tyre të vogla dhe vraponin për në labirint në kërkim të djathit.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Labirinti ishte një ndërthurje korridorësh dhe sallash, dhe disa prej tyre përmbanin një djath të mbrekullueshëm. Por kishte gjithashtu zona të errëta dhe rrugë pa dalje të cilat nuk të çonin në asnjë drejtim. Ishte një vend ku mund të humbusje shumë kollaj. Megjithatë atyre që ishin në gjendje të gjenin rrugën e duhur, labirinti u jepte mundësinë të bënin një jetë më të mirë. Për të gjetur djathin Nuhatësi dhe Vrapuesi përdornin metodën e thjeshtë por të paefektshme të provës. Hynin në një korridor dhe nëse ishte bosh, ktheheshin pas dhe shkonin tek një tjetër. Nuhatësi nuhaste në ajër me turirin e tij të madh për të zbuluar në cilin drejtim duhet të shkonin për të gjetur djath, dhe Vrapuesi nisej menjëherë për atje. Siç mund ta imagjinoni, humbisnin, xhironin shumë herë së koti dhe shpesh përplaseshin me muret. Nga ana tjetër, personazhet e vegjël I Pavendosuri dhe I Qeshuri, përdornin një metodë shumë ndryshe që bazohej në aftësitë e tyre për të menduar dhe për të mësuar nga eksperiencat e kaluara, edhe pse shpesh mendimet dhe emocionet e tyre i hutonin. Me kalimin e kohës, duke ndjekur secili metodën e tij, të gjithë gjetën atë që po kërkonin: një ditë, në fund të njërit prej korridorëve, në Centralin Djathor “D”, gjetën llojin e djathit që dëshironin.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Që atëherë, minjtë dhe personazhet e vegjël vishnin çdo mëngjes rrobat e tyre sportive dhe drejtoheshin për në Centralin Djathor “D”. Shumë shpejt ky u kthye në një zakon për të gjithë. Nuhatësi dhe Vrapuesi zgjoheshin çdo mëngjes shpejtë, si gjithmon, dhe vraponin nëpër labirint duke bërë çdo ditë të njëjtën rrugë. Kur mbërrinin në vend, ata hiqnin këpucët e vogla dhe i varnin në qafë për ti marr më kollaj në momentin që do tu duheshin. Më pas, qëndronin duke shijuar djathin. Në fillim, edhe I Pavendosuri me Të Qeshurin vraponin çdo ditë për në Centralin Djathor “D” për të shijuar kafshatat e reja dhe të shijshme që po i prisnin. Por, pasi kaloi pak kohë, personazhet e vegjël filluan të ndërronin zakonet. Ata zgjoheshin çdo ditë dhe më vonë, visheshin më ngadalë dhe ecnin për në Central. Sido që të ishte e dinin se ku ndodhej djathi dhe si të arrinin tek ai. Nuk e kishin aspak idenë për origjinën e djathit dhe as se kush e vendoste atje. Thjesht supozonin se ndodhej në vendin e tij. Çdo mëngjes, kur mbërrinin në Djathoren “D”, I Pavendosuri dhe I Qeshuri rehatoheshin, si të ishin në shtëpinë e tyre. Merrnin tutat e tyre sportive, vendosnin mënjanë këpucët dhe vishnin pantoflat. Duke qënë se tashmë e kishin gjetur djathin ndiheshin gjithnjë e më të kënaqur. - Kjo është një mbrekulli – tha I Pavendosuri -. Këtu kemi djath të mjaftueshëm për gjithë jetën.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Personazhet e vegjël ndiheshin të lumtur dhe të kënaqur, duke menduar se kishin shpëtuar përgjithmon. Nuk vonoi shumë dhe e quajtën të tyren djathin që kishin gjetur në Centralin Djathor “D”. Kishte aq sasi të mëdha të magazinuara atje saqë, pak më vonë, u shpërngulën me shtëpi afër centralit dhe ndërtuan një jetë sociale rreth tij. Për tu kënaqur edhe më tepër, I Pavendosuri dhe I Qeshuri dekoruan muret me shprehje, madje pikturuan dhe copa djathi që i bënin të qeshnin. Njëra nga shprehjet thoshte:
Të kesh djath të bënë të lumtur.
Me raste, ata merrnin dhe miqtë e tyre për të parë copat e djathit të grumbulluara në central. Herë e ndanin djathin me ta, herë jo. - E meritojmë këtë djath – tha I Pavendosuri. Na është dashur të punojmë shumë dhe gjatë për ta pasur. Pasi tha këto fjalë mori një copë dhe e hëngri. Më pas, Të Pavendosurin e zuri gjumi, siç ndodhte zakonisht. Çdo natë personazhet e vegjël ktheheshin në shtëpi të ngarkuar me djath, dhe çdo mëngjes ktheheshin me besimin se do të gjenin edhe më tepër në Centralin Djathor “D”. Gjërat rrodhën si zakonisht për njëfarë kohe. Por pas disa muajësh besimi i Të Pavendosurit dhe Të Qeshurit u kthye në arrogancë. Ndjenin aq shumë kënaqësi saqë nuk dalluan as atë që po ndodhte.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Koha kalonte. Nuhatësi dhe Vrapuesi vazhdonin të bënin të njëjtat gjëra çdo ditë. Në mëngjes, vinin shpejtë në Centralin Djathor “D” dhe nuhasnin, hetonin dhe kontrollonin zonën për të parë nëse kishte ndryshime në krahasim me një ditë më parë. Më pas uleshin dhe kafshonin djathin. Një ditë erdhën në central dhe zbuluan se nuk kishte më djath. Nuk u habitën. Duke qënë se e kishin vënë re që rezervat e djathit po pakësoheshin çdo ditë e më tepër, Nuhatësi dhe Vrapuesi ishin përgatitur për të pashmangshmen dhe, instiktivisht, e kuptuan menjëherë se çfarë duhet të bënin. Panë njëri-tjetrin në sy, morën këpucët e vogla sportive që mbanin në qafë, i veshën dhe i lidhën. Minjtë nuk merreshin me analiza të thella të gjërave. Dhe as nuk kishin të bënin me sisteme të ndërlikuara mendimesh. Për minjtë si problemi ashtu edhe zgjidhja ishin të thjeshtë. Situata në Centralin Djathor “D” kishte ndryshuar. Si pasojë, Nuhatësi dhe Vrapuesi vendosën të ndryshonin. Të dy nxorrën kokën nëpër labirint. Atëherë Nuhatësi ngriti turinjtë, nuhati dhe tregoi drejtimin me kokë, pas të cilit Vrapuesi filloi të vraponte. Nuhatësi e ndoqi me sa shpejtësi të mundte. Iu futën punës për të kërkuar djathin e ri që atë ditë. Më vonë I Pavendosuri dhe I Qeshuri u shfaqën në Centralin Djathor “D”. Nuk u kishin rënë në sy ndryshimet e vogla që ndodhnin vazhdimisht dhe mendonin se djathi i tyre do të vazhdonte të ishte gjithmon aty. Situata e re i gjeti komplet të papërgatitur.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Çfarë? Nuk ka djath? – bërtiti I Pavendosuri -. Nuk ka djath? – përsëriti shumë i nevrikosur, sikur duke bërtitur do të bënte që dikush t’ia kthente. - Kush e ka lëvizur djathin tim? – ulëriti i indinjuar. Si përfundim, me duart në mes dhe fytyrën e skuqur nga inati, tha: “Kjo nuk është e drejtë.” I Qeshuri tundi kokën për të thënë “jo” dhe nuk arrinte ta besonte. Edhe ai e mendonte si diçka të sigurt që në Centralin Djathor “D” do të kishte djath, dhe mbeti i paralizuar nga habia. Nuk ishte i përgatitur për këtë. I Pavendosuri
thoshte
diçka
duke
ulëritur, por I Qeshuri nuk
dëshironte as ta dëgjonte. Nuk kishte dëshirë të përballej me atë që kishte përpara, kështu që u fut në një botë tjetër mendimesh. Veprimi i personazheve të vegjël nuk ishte shumë i këndshëm dhe as shumë frytdhënës, por gjithsesi ishte i pranueshëm. Të gjenin djath nuk kishte qënë e lehtë, dhe për personazhet e vegjël donte të thoshte shumë fakti që gjetën një sasi të mjaftueshme të tij. Për ta të gjenin djath ishte të kishin atë që kujtonin se u duhej për të qënë të lumtur. Secili prej tyre kishte idenë e tij për atë që çfarë përfaqësonte djathi. Për dikë, të gjeje djath ishte si të kishe gjëra materiale. Për dikë tjetër ishte të gëzoje shëndet të mirë ose të arrije një paqe të brendshme. Për Të Qeshurin dhjathi donte të thoshte thjeshtë se kishte shpëtuar, se donte të kishte një ditë një familje të shkëlqyer dhe një shtëpi të rehatshme në rrugën Cheddar.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Për Të Pavendosurin donte të thoshte të shndërrohej në një Djath të Madh me persona të tjerë nën ngarkimin e tij dhe me një detyrë të mbrekullueshme në majë të kodrave Camembert. Duke qënë se djathi ishte shumë i rëndësishëm për ta, personazhet e vegjël kaluan shumë kohë duke vendosur se ç’do të bënin. Në fillim, e vetmja gjë që u erdhi në mendje ishte të kontrollonin mirë Centralin Djathor “D” për të vërtetuar nëse djathi ishte zhdukur vërtet apo jo. Ndërkohë që Nuhatësi dhe Vrapuesi i ishin futur punës, I Pavendosuri dhe I Qeshuri vazhdonin të lëkundeshin dhe të ngurronin. Flisnin përçartë dhe ankoheshin duke thënë sa e padrejtë ishte ajo që ndodhi, dhe I Qeshuri filloi të ligështohej. Çfarë do të ndodhte nëse as ditën tjetër nuk do të gjenin djath? Kishin bërë shumë plane për të ardhmen të bazuar tek ai. Nuk mund ta besonin atë që po shihnin. Si mund të ndodhte diçka e tillë? Asnjë nuk i kishte lajmëruar. Nuk ishte e drejtë. Mendohej se këto gjëra nuk duhet të ndodhnin. Atë natë I Pavendosuri dhe I Qeshuri u kthyen në shtëpi të uritur dhe të demoralizuar; por përpara se të ikte nga Centrali Djathor “D”, I Qeshuri shkroi në mur:
Sa më i rëndësishëm të jetë djathi për dikë, aq më shumë do dëshiroi ta ruaj atë.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Ditën tjetër, ata dolën nga shtëpitë e tyre dhe u kthyen në Centralin Djathor “D”, ku shpresonin të gjenin, në një mënyrë apo në një tjetër, djathin e tyre. Por situata nuk kishte ndryshuar: djathi vazhdonte të mos ishte aty. Personazhet e vegjël nuk dinin çfarë të bënin. I Pavendosuri dhe I Qeshuri qëndronin të paralizuar, të ngrirë si statuja. I Qeshuri mbylli sytë me gjithë fuqinë që kishte dhe zuri veshët me duar. Donte të mos kishte lidhje me asgjë. Nuk dëshironte ta pranonte që rezervat e djathit ishin pakësuar në mënyrë graduale. Ishte i bindur se ishin zhdukur krejt papritur. I Pavendosuri analizoi situatën disa herë, dhe si përfundim truri i tij i ndërlikuar filloi të punonte. - Përse ma bënë këtë? – pyeti veten-. Çfarë po ndodh këtu? I Qeshuri hapi sytë, pa rreth e rrotull dhe hetoi: - Meqë ra fjala, ku është Nuhatësi dhe Vrapuesi? Mendon se mos dinë ndonjë gjë që ne nuk e dimë? - Çfarë kujton se dinë? – tha I Pavendosuri me ton përbuzjeje -. Nuk janë gjë tjetër veçse minj. Reagojnë përpara se diçka të ndodhi. Ne jemi personazhe të vegjël, jemi special. Duhet të jemi të aftë ta gjejmë zgjidhjen. Për më tepër, meritojmë fat më të mirë se ata. Kjo nuk duhet të na ndodhte, dhe nëse ndodh, të paktën duhet të marrim një shpërblim. - Përse duhet të marrim një shpërblim? – donte të dinte I Qeshuri.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Sepse është e drejta jonë. - E drejta për çfarë? – pyeti I Qeshuri. - Kemi të drejta për djathin tonë. - Pse? – nguli këmbë I Qeshuri. - Sepse problemin nuk e kemi shkaktuar ne – iu përgjigj I Pavendosuri -. Dikush e ka shkaktuar këtë gjendje dhe ne duhet të përfitojmë diçka nga kjo. - Ndoshta do të ishte më mirë mos ta analizoje kaq shumë situatën. Ajo që duhet të bëjmë është ti futemi punës menjëherë dhe të kërkojmë një djath të ri – sugjeroi I Qeshuri. - Oh, jo – kundërshtoi I Pavendosuri -. Do ti shkoj deri në fund kësaj çështjeje. Ndërkohë që I Pavendosuri dhe I Qeshuri vazhdonin të diskutonin për atë që duhet të bënin, Nuhatësi dhe Vrapuesi i ishin futur punës dhe kishin përshkuar shumë korridore, duke kërkuar djath në të gjitha centralet djathore që gjenin gjatë rrugës. Nuk mendonin gjë tjetër veçse të gjenin djath të ri. Kaluan shumë kohë pa gjetur asgjë derisa, më në fund, arritën në një zonë të labirintit në të cilën nuk kishin qënë kurrë më parë: në Centralin Djathor “N”. Kur hynë filluan të bërtisnin nga gëzimi. Kishin gjetur atë që po kërkonin: një rezervë të madhe djathi. Nuk mund ti besonin syve. Ishte sasia më e madhe e djathit që minjtë kishin parë ndonjëherë në jetën e tyre.
Kush e ka lëvizur djathin tim
I Pavendosuri dhe I Qeshuri vazhdonin të analizonin situatën në Centralin Djathor “D”. Filluan të vuanin të gjitha pasojat e mungesës së djathit. Ishin çdo ditë dhe më të zhgënjyer dhe më të zemëruar, dhe fajsonin njëri-tjetrin për situatën në të cilën ndodheshin. Herë pas here, I Qeshuri kujtonte miqtë e tij minj, dhe pyeste veten nëse Nuhatësi dhe Vrapuesi kishin arritur të gjenin djath apo jo. Mendonte se ndoshta po kalonin momente shumë të vështira, sepse të vraposh nëpër labirint është gjithmon e pasigurt, por gjithashtu e dinte që nuk do të ishin në ankth për shumë kohë. Ndonjëherë I Qeshuri
imagjinonte
sikur
Nuhatësi dhe Vrapuesi e
kishin gjetur djathin e ri dhe i shihte duke e shijuar atë. Mendonte sa mirë do të ndihej duke bredhur nëpër labirint dhe duke gjetur djath. Gati-gati i dukej sikur po e shijonte atë. Sa më i qartë ishte imazhi që I Qeshuri kishte për veten e tij duke provuar djathin e ri, aq më shumë donte të largohej nga Centrali Djathor “D”. - Shkojmë! – thirri papritur. - Jo – ju përgjigj I Pavendosuri menjëherë -. Jam mirë këtu, është vend i rehatshëm dhe i njohur. Për më tepër, të dalësh atje jashtë është e rrezikshme. - Jo, nuk është e rrezikshme – kundërshtoi I Qeshuri -. Shumë zona të labirintit i kemi përshkuar dhe mund ta bëjmë përsëri.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Unë jam shumë plak për këtë gjë – tha I Pavendosuri -. Dhe nuk kam asnjë lloj interesi të humbas dhe të gënjej veten time. Ti këtë dëshiron? Këto fjalë bënë që I Qeshuri të fillonte të ndjente përsëri frikë se mos dështonte, dhe shpresat e tija për të gjetur djathin e ri u zhdukën. Kështu që personazhet e vegjël vazhdonin të bënin çdo ditë të njëjtat gjëra që kishin bërë deri atëherë: të shkonin në Centralin Djathor “D”, të mos gjenin djath dhe të ktheheshin në shtëpi, duke marr me vete shqetësimet dhe zhgënjimet e tyre. Provuan ta mohonin atë që po ndodhte, por e kishin gjithnjë dhe më të vështirë ti zinte gjumi, dhe në mëngjes kishin gjithnjë dhe më pak energji dhe ishin më të acaruar. Shtëpitë e tyre nuk ishin më vendet mikpritëse të kishin qënë më parë. Personazhet e vegjël vuanin nga pagjumësia dhe kur flinin shihnin ëndërra të keqe në të cilat nuk arrinin të gjenin djath. Vazhdonin të shkonin çdo ditë në Centralin Djathor “D” dhe kur mbërrinin atje nuk bënin gjë tjetër veçse të prisnin. - Nëse përpiqemi pak – tha I Pavendosuri -, ndoshta do të zbulojmë që në të vërtet gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Ka mundësi që djathi të jetë afër. Ndoshta është fshehur pas murit. Ditën tjetër u kthyen në central me veglat e tyre. Filluan të godisnin me çekan derisa arritën të bënin një vrimë në mur. Panë pas saj por djath nuk gjetën.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Mbetën të zhgënjyer, megjithatë besonin se mund ta zgjidhnin problemin. Prandaj filluan të punonin më herët, e bënin me më shumë forcë dhe përfundonin më vonë, por e vetmja gjë që arritën ishte një vrimë e madhe në mur dhe asgjë tjetër. I Qeshuri filloi të kuptonte ndryshimin mes të qënurit aktiv dhe të qënurit prodhues. - Ndoshta – tha I Pavendosuri -, e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të qëndrojmë ulur dhe të shohim çfarë do të ndodhi. Herët a vonë duhet të kthehen për të vendosur djathin. I Qeshuri donte ta besonte që I Pavendosuri kishte të drejtë, kështu që çdo darkë shkonte në shtëpi të pushonte dhe mëngjesin tjetër kthehej me mikun e tij, pa shumë dëshirë, në Centralin Djathor “D”, por djathi vazhdonte të mos shfaqej. Personazhet e vegjël ishin gjithnjë dhe më të dobët për shkak të urisë dhe
stresit. I Qeshuri filloi
të lodhej
duke
pritur
që
situata të
përmirësohej. Filloi të kuptonte që sa më shumë kohë të qëndronin pa djath, aq më keq do të bëheshin. I Qeshuri e dinte se po humbisnin forcat. Si përfundim, një ditë ai filloi të qeshte me veten e tij. “Shiko, I Qeshur, shiko – i thoshte vetes -. Çdo ditë bëj të njëjtat gjëra, herë pas here, dhe pyes veten si ka mundësi që situata nuk rregullohet. Sikur mos të ishte kaq qesharake, do ishte madje zbavitëse.”
Kush e ka lëvizur djathin tim
Të Qeshurit nuk i pëlqente idea të vraponte përsëri nëpër labirint, sepse e dinte që do të humbiste dhe nuk e kishte aspak sigurinë se do të gjente djath, por duke parë sa idiot po tregohej për shkak të frikës, iu desh të qeshte me veten e tij. - Ku i ke vendosur tutat dhe këpucët sportive? – pyeti Të Pavendosurin. U vonuan shumë për ti gjetur sepse, kohë më parë, kur arritën në Centralin Djathor “D” kishin menduar se nuk do t’ju duheshin më. Kur I Pavendosuri pa shokun e tij të vishte tutat e pyeti: - Mos më thuaj që do të dalësh përsëri nëpër labirint? Pse nuk qëndron këtu me mua, duke pritur që të na kthejnë djathin? - Shiko, I Pavendosur, ti nuk po e kupton atë që po ndodh. Dhe as unë nuk doja ta kuptoja, por tani e di që nuk kanë për të na e kthyer më atë djath. Ai djath i përket të shkuarës dhe ka ardhur koha të gjejmë një djath të ri. - Po sikur mos të ketë më? – e pyeti I Pavendosuri -. Dhe në rast se do të ketë, po sikur mos ta gjesh? - Nuk e di – iu përgjigj I Qeshuri. Ia kishte bërë me mijëra herë vetes ato dy pyetje dhe filloi të ndjente përsëri frikën që e paralizonte. Pastaj filloi të mendonte për momentin kur do arrinte të gjente djath të ri dhe për të gjithat gjërat e mira që ai do të përfaqësonte.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Atëherë mblodhi të gjitha forcat që kishte dhe tha: - Ndonjëherë gjërat ndryshojnë dhe nuk kthehen më kurrë si më parë. Besoj se jemi në një situatë të këtij lloji, I Pavendosur. Kjo është jeta. Jeta lëviz dhe duhet të lëvizim dhe ne. I Qeshuri pa mikun e tij të vrarë dhe provoi ta bënte të arsyetonte, por frika e Të Pavendosurit ishte kthyer në inat dhe ky i fundit nuk deshi ta dëgjonte. I Qeshuri nuk donte të tregohej i vrazhdë me shokun e tij, por nuk mund të mos qeshte me faktin se po tregoheshin të dy vërtet budallenj. Ndërkohë që I Qeshuri po përgatitej për të dal, filloi të ndihesh më i gjallë duke qënë i vetëdijshëm se si përfundim ishte në gjendje të qeshte me veten e tij, të mposhte frikën dhe të ecte përpara. - Ka ardhur koha të kthehem në labirint! – tha. I Pavendosuri as nuk qeshi as nuk reagoi. I Qeshuri mori një gur të vogël me majë dhe shkruajti një mendim në mur në mënyrë që shoku i tij të mendonte në lidhje me të. Ashtu siç e kishte zakon, I Qeshuri vizatoi dhe një copë djathi përreth fjalëve me shpresën se do të bënte për të qeshur Të Pavendosurin dhe do ti jepte forcë për të kërkuar djathin e ri, por miku i tij nuk deshi ta shihte. Në mur ishte shkruar:
Po nuk ndryshove rrezikon të zhdukesh.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Në vazhdim, I Qeshuri nxorri kokën dhe vështroi labirintin me ankth. Mendoi se si kishte arritur në atë gjendje ku i mungonte djathi. Kishte menduar se mund të mos kishte më djath nëpër labirint ose se nuk do të ishte në gjendje ta gjente. Ato mendime plot frikë po e paralizonin dhe do të përfundonin duke e vrarë. E dinte që I Pavendosuri po pyeste veten: “Kush e ka lëvizur djathin tim?”, kurse ajo për të cilën ai pyeste veten ishte: “Përse nuk iu futa punës më parë, përse nuk lëviza kur lëvizi djathi?”. Duke hyrë nëpër labirint, I Qeshuri ktheu kokën pas, i vetëdijshëm për hapsirën që po linte, dhe ndihej i tërhequr nga ai territor që e njihte mirë, pavarsisht se kishte shumë kohë atje pa gjetur djath. Ndihej gjithnjë dhe më i dëshpëruar, dhe pyeste veten nëse vërtet dëshironte të kthehej në labirint. Shkroi një shprehje në murin që kishte përballë dhe qëndroi një moment duke e vështruar.
Çfarë do të bëje po të mos kishe frikë?
Filloi të mendonte në lidhje me të.
Kush e ka lëvizur djathin tim
E dinte që, ndonjëherë, pak frikë është mirë të kesh. Kur ke frikë se mos gjërat përkeqësohen nëse nuk bënë gjë, frika mund të të shtyj të veprosh. Por kur të pengon për të bërë diçka, frika nuk është e mirë. Pa djathtas. Ishte një zonë e labirintit ku nuk kishte qënë kurrë më parë dhe ndjeu frikë. Atëherë mori frymë thellë dhe hyri në labirint, duke ecur me hap të shpejtë në drejtim të së panjohurës. Ndërkohë që provonte të gjente një rrugë të mirë, gjëja e parë që mendoi ishte se ndoshta kishin ndenjur shumë kohë duke pritur në Centralin Djathor “D”. Kishte shumë kohë që nuk hante djath dhe nuk kishte shumë fuqi. Për të përshkuar labirintin iu desh më shumë kohë dhe forcë se zakonisht. Vendosi që nëse ndonjëherë do ti ndodhte diçka e ngjashme me këtë do ti përshtatej ndryshimit më shpejtë. Kjo do ti bënte gjërat më të lehta. “Më mirë vonë se kurrë”, i tha vetes me një buzëqeshje të rraskapitur. Gjatë ditëve që pasuan I Qeshuri gjeti pak djath aty-këtu, por nuk ishin sasi të mjaftueshme për shumë kohë. Priste të gjente një racion të mirë për t’ja çuar Të Pavendosurit që ti jepte atij forcë për tu kthyer në labirint. Por I Qeshuri ende nuk e kishte fituar besimin e duhur në vetvete. Duhet ta pranonte që ç’orientohej në labirint. Gjërat dukeshin sikur kishin ndryshuar nga hera e fundit që kishin qënë aty. Tamam atëherë kur mendonte se kishte gjetur drejtimin e duhur humbiste nëpër korridor. Ishte si të ecte dy hapa përpara dhe të kthehej një pas.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Ishte një sfidë e vërtet, por iu desh të pranonte se të kthehej të pëshkonte labirintin në kërkim të djathit nuk ishte aq e tmerrshme sa kishte menduar. Me kalimin e kohës, filloi të pyeste veten nëse shpresa për të gjetur djath të ri ishte reale apo jo. Po sikur të jetë një ëndërr? Menjëherë filloi të qeshte duke vënë re se kishte shumë kohë pa fjetur saqë ishte e pamundur të ëndërronte. Sa herë që fillonte të demoralizohej, i kujtonte vetes se ajo që po bënte, sado që mund të dukej e papërshtatshme në atë momente, ishte shumë herë më mirë sesa të qëndroje këmbë mbi këmbë pa pasur djath. Po merrte drejtimin e jetës së tij në vend që ti linte thjeshtë gjërat të ndodhnin. Pastaj u kujtua që nëse Nuhatësi dhe Vrapuesi ishin në gjendje të guxonin, ishte në gjendje ta bënte dhe ai. Më vonë rindërtoi ngjarjet dhe arriti në përfundimin se djathi në Centralin Djathor “D” nuk ishte zhdukur sa hap e mbyll sytë, siç kishte menduar në fillim. Kohët e fundit kishte gjithnjë dhe më pak djath, madje dhe ai që kishte mbetur nuk ishte aq i mirë. Ndoshta djathi kishte filluar të zinte myk dhe ai nuk e kishte dalluar. Iu desh të pranonte që, pavarsisht të gjithave, po të kishte dashur do ta kishte vënë re atë që po ndodhte. Por nuk e kishte bërë. Në atë moment e kuptoi që ndryshimi nuk do ta kishte kapur në befasi po ta kishte kuptuar gradualisht çfarë po ndodhte dhe po ta kishte parashikuar atë. Ndoshta këtë kishte bërë Nuhatësi dhe Vrapuesi.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Ndaloi për të pushuar dhe shkroi në murin e labirintit:
Shpesh duhet ti marrësh erë djathit për të parë se mos fillon të myket.
Pas një kohe shumë të gjatë që nuk gjente djath, I Qeshuri arriti në një Central Djathor shumë të madh që dukej shumë premtues. Por kur hyri pësoi një zhgënjim të madh duke parë që ishte komplet bosh. “E kam pasur këtë ndjesi boshllëku për shumë kohë”, mendoi, me dëshirën për të lënë kërkimet. Atë filluan ta linin forcat. E dinte që ishte i humbur dhe kishte frikë se mos nuk do të mbijetonte. Mendoi të kthehej pas dhe të shkonte në Centralin Djathor “D”. Të paktën, nëse do t’ja arrinte dhe nëse I Pavendosuri do të ishte ende atje, nuk do ndihej aq vetëm. Atëherë i bëri përsëri vetes të njëjtën pyetje të mëparshme:
Çfarë do të bëje po të mos kishe frikë?
Kush e ka lëvizur djathin tim
Kishte frikë më shpesh nga ajo që donte të pranonte. Jo gjithmon ishte i sigurtë se e dinte nga se kishte frikë, por në ato momente dobësie kishte frikë të ecte përpara vetëm. Ai nuk e kuptonte por po mbetej pas për shkak të frikës së tij. Pyeti veten nëse I Pavendosuri kishte lëvizur apo vazhdonte të ishte i paralizuar nga frika. Atëherë filloi të kujtonte rastet në të cilat ishte ndjerë më mirë në labirint. Gjithnjë kishin qënë të lumtur duke qënë në lëvizje. Shkroi një shprehje në mur, duke e ditur që ishte një shënim për veten e tij por edhe një sinjal për mikun e tij Të Pavendosurin nëse ai kishte vendosur ta ndiqte:
Të ecësh përpara në një drejtim të ri për të gjetur një djath të ri.
I Qeshuri pa korridorin e errët dhe u bë i vetëdijshëm për frikën e tij. Çfarë e priste atje brenda? Ishte bosh? Apo akoma më keq: mos kishte gjë rreziqe të fshehura? Filloi të imagjinonte lloj-lloj gjërash të tmerrshme që mund ti vinin ndërmend. Ndjente gjithnjë dhe më tepër frikë. Atëherë filloi përsëri të qeshte me veten e tij. Kuptoi që frika vetëm sa përkeqësonte gjërat. Prandaj bëri atë që do të kishte bërë po mos të kishte pasur frikë: eci përpara në një drejtim të ri.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Kur filloi të vraponte nëpër korridorin e errët, një buzëqeshje iu shfaq në buzë. I Qeshuri ende nuk e kuptonte, por po zbulonte atë që ushqente shpirtin e tij. Ndihej i lirë dhe kishte besim tek ajo që priste, edhe pse nuk e dinte me saktësi se çfarë ishte. I habitur, shihte që ia kalonte gjithmon e më mirë. “Përse ndihem kaq mirë? – pyeti veten -. Nuk kam asnjë thërrime djath dhe nuk e di as se ku do të shkoj.” Nuk vonoi shumë dhe e kuptoi përse ndihej ashtu. Dhe ndaloi për të shkruar përsëri në mur:
Kur lë pas frikën ndihesh i lirë.
I Qeshuri kuptoi që kishte qënë i burgosur i frikës së tij. Të ecte përpara në një drejtim të ri e kishte bërë të ndihej i lirë. Në atë moment ndjeu flladin e erës që frynte në atë pjesë të labirintit dhe iu duk rifreskuese. Mori frymë thellë disa herë me radhë dhe u ndje plot jetë. Pasi kishte lënë pas frikën, çdo gjë iu duk më e këndëshme nga ajo që ai kishte menduar se do të ishte. Kishte shumë kohë që nuk ndihej në atë mënyrë. E kishte harruar komplet se çfarë kënaqësie ishte.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Që çdo gjë të shkonte akoma dhe më mirë, I Qeshuri filloi të krijonte një imazh në mendjen e tij. E shihte veten me të gjitha hollësitë dhe me një realizëm të madh të ulur pranë një mali gjigant me djath. E shihte veten duke ngrënë të gjitha llojet e djathrave që i pëlqenin dhe ndjeu kënaqësi në atë që pa. Pastaj imagjinoi sa të lumtur do ta bënin të gjitha ato shije. Sa më i qartë të ishte imazhi i djathit të ri, aq më real bëhej dhe aq më shumë e parandjente se do ta gjente. Dhe shkroi përsëri në mur:
Ta imagjinosh veten duke shijuar djathin e ri, edhe përpara sesa ta gjesh, të drejton për tek ai.
“Përse nuk e kam bërë më parë këtë?”, pyeti veten. Atëherë filloi të vraponte nëpër labirint me më shumë energji dhe shkathtësi. Nuk kaloi shumë dhe lokalizoi një tjetër Central Djathor në derën e të cilit pa, me shumë entuziazëm, disa copa djathi të ri. Gjeti lloje djathrash që nuk i njihte por që kishin një pamje të shkëlqyer. I provoi dhe iu dukën të mbrekullueshëm. Hëngri pothuajse nga të gjithë llojet dhe vendosi disa copa në çantë për më vonë. Ndoshta dhe për ti ndarë me mikun e tij Të Pavendosurin.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Filloi të merrte përsëri forcat. Hyri në një tjetër Central Djathor gjithë vrull, por me keqardhje të madhe zbuloi se ishte bosh. Atje kishte qënë dikush më parë dhe kishte lënë vetëm disa copa të vogla djathi. Kuptoi që po të kishte lëvizur më parë, me shumë mundësi, do të kishte gjetur atje sasi më të mëdha. I Qeshuri vendosi të kthehej pas dhe të vërtetonte nëse I Pavendosuri ishte i gatshëm për ta shoqëruar. Në momentin që u kthye, ndaloi dhe shkroi në mur:
Sa më parë të harrosh djathin e vjetër aq më parë do të gjesh djathin e ri.
Pas një momenti, arriti në Centralin Djathor “D” dhe e gjeti Të Pavendosurin atje. I ofroi disa copa djathi, por miku i tij i refuzoi. E falenderoi për veprimin, por i tha: - Nuk e besoj se do të më pëlqej ky djathi i ri. Nuk jam mësuar me të. Unë dua të më kthejnë djathin tim, dhe nuk do të ndërroj mendje derisa kjo të ndodhi. I Qeshuri tundi kokën, i zhgënjyer, dhe doli jashtë vetëm. Ndërkohë që kthehej në pikën më të largët të labirintit ku kishte arritur, edhe pse i mungonte miku i tij, i pëlqente ajo që po zbulonte.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Edhe përpara se të gjente atë që dëshironte, që ishte një rezervë e madhe djathi, nëse arrinte që ta gjente, e dinte se nuk ishte vetëm të kishte djath ajo që e bënte të lumtur. Ndihej i lumtur sepse nuk e sundonte frika dhe sepse i pëlqente ajo që po bënte në atë momente. Duke e kuptuar këtë, nuk e ndjente veten aq të dobët si atëherë kur ishte pa djath në Centralin Djathor “D”. Fakti i thjeshtë se e dinte që nuk e lejonte frikën ta paralizonte dhe se kishte marr një drejtim të ri i jepte forcë. Në ato momente e dinte se të gjente atë që dëshironte ishte thjeshtë çështje kohe. Në fakt e kishte gjetur atë që po kërkonte. Buzëqeshi dhe shkroi në mur:
Është më e sigurt të kërkosh nëpër labirint sesa të qëndrosh këmbë mbi këmbë pa pasur djath.
I Qeshuri kuptoi se ajo që na fut frikën nuk është kurrë aq e keqe sa ne mendojmë. Frika që lëmë të shtohet në mendjen tonë është më e keqe se situata e vërtet. Kishte pasur aq shumë frikë se mos nuk gjente djath të ri saqë nuk kishte guxuar as ta kërkonte. Sidoqoftë, që kur kishte filluar udhëtimin kishte gjetur djath të mjaftueshëm për të mbijetuar.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Dhe priste të gjente akoma dhe më tepër. Të shihte përpara ishte emocionuese. Mënyra e tij e vjetër e të menduarit ishte pushtuar nga frika dhe shqetësimet. Më parë mendonte në mundësinë se mos nuk kishte djath mjaftueshëm ose se mos nuk i mjaftonte për një kohë të caktuar. E kishte zakon të mendonte më tepër për keq sesa për mirë. Por gjërat kishin ndryshuar që në momentin që la Centralin Djathor “D”. Më parë mendonte se djathi nuk do të levizte kurrë dhe se ndryshimet nuk ishin të mira. Tani kuptonte që ishte e natyrshme të prodhoheshin ndryshime kostante, edhe kur dikush i priste edhe kur dikush nuk i priste ato. Ndryshimet mund të të habisin vetëm nëse nuk i pret dhe nuk i llogarit. Kur kuptoi se mënyra e tij e të menduarit kishte ndryshuar, bëri një pushim për të shkruar në mur:
Mendimet e vjetra nuk të çojnë tek djathi i ri.
I Qeshuri ende nuk kishte gjetur djath, por ndërkohë që vraponte nëpër labirint mendoi për të gjitha ato që kishte mësuar deri në atë moment. Kuptoi që besimet e reja stimulonin veprime të reja. Po sillej ndryshe nga atëherë kur kthehej ditë pas dite në Centralin Djathor bosh. Duke ndryshuar besimet kishte ndryshuar mënyrën e të vepruarit. Gjithçka varej nga ajo që vendoste të besonte.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Shkroi përsëri në mur:
Kur të shohësh që mund të gjesh djath të ri dhe mund ta shijosh atë ndrysho drejtim.
Ai e dinte se po ta kishte pranuar më parë ndryshimin dhe të kishte dal menjëherë nga Centrali Djathor “D” tani do të ishte në një gjendje shumë herë më të mirë. Do të ndihej më i fortë fizikisht dhe shpirtërisht dhe do ta kishte përballuar më mirë sfidën për të kërkuar një djath të ri. Në të vërtet po ta kishte parashikuar ndryshimin, në vend që të humbiste kohën duke e mohuar që ky kishte ndodhur, ka shumë mundësi që tani ta kishte gjetur atë që kërkonte. Mblodhi të gjitha forcat dhe vendosi të eksploronte zonat më të panjohura të labirintit. Gjeti copa djathi aty-këtu dhe kjo e bëri të shtonte besimin në veten e tij. Kur mendonte për udhëtimin që kishte ndërmarr që nga momenti që doli nga Centrali Djathor “D”, ndjeu kënaqësi kur pa shprehjet që kishte shkruar në vende të ndryshme të labirintit. Shpresonte që shprehjet ti tregonin rrugën Të Pavendosurit nëse ai vendoste të dilte në kërkim të djathit.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Ndaloi dhe shkroi në mur atë që kishte kohë që e mendonte:
Të dallosh menjëherë ndryshimet e vogla të ndihmon për tu përshtatur me ndryshimet më të mëdhaja që janë duke ardhur.
Në ato momente I Qeshuri ishte çliruar nga e kaluara dhe po përshtatej me të ardhmen. Eci përpara nëpër labirint me më shumë energji dhe me një shpejtësi më të madhe. Dhe pas njëfarë kohe të shkurtër, ajo që po priste ndodhi. Kur po i dukej sikur kishte një jetë të tërë nëpër labirint, udhëtimi i tij (ose të paktën ajo pjesë e udhëtimit) përfundoi shpejtë dhe bukur. Gjeti një djath të ri në Centralin Djathor “N”! Sapo hyri mbeti i habitur nga ajo që pa. Gjeti malet më të larta që kishte parë ndonjëherë me djath. Nuk arrinte ti njihte të gjithë duke qënë se disa ishin komplet të rinj për të. Për një moment pyeti veten nëse ajo që po shihte ishte reale apo vetëm produkt i imagjinatës së tij, por në atë kohë pa Nuhatësin dhe Vrapuesin. Nuhatësi i dha mirëseardhjen me një lëvizje të kokës dhe Vrapuesi e përshëndeti me këmbë. Barqet e tyre të fryra tregonin që kishin shumë kohë aty.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Ai u ktheu përshëndetjen dhe filloi menjëherë të provonte djathrat e tij të preferuar. Hoqi këpucët dhe tutat dhe i vendosi mënjanë me kujdes se mos do ti duheshin përsëri. Pasi hëngri derisa u ngop, mori një copë nga djathi i ri dhe e ngriti lart në shenjë dollie. - Për ndryshimin! Duke shijuar djathin, I Qeshuri mendoi për të gjitha gjërat që kishte mësuar. Kuptoi që ndërkohë që kishte pasur frikë nga ndryshimi, kishte filluar të kapej pas iluzionit se një djath i vjetër tashmë nuk ekzistonte. Çfarë e bëri të ndryshonte? Ishte frika se mos vdiste nga uria? “Po ja, dhe kjo ka bërë punën e saj” - tha me vete I Qeshuri. Atëherë filloi të qeshte dhe e kuptoi se kishte filluar të ndryshonte pikërisht në momentin që kishte mësuar të qeshte me veten e tij. Mësoi se mënyra më e shpejtë për të ndryshuar është të qeshësh me budallallëqet e tua. Pasi e bënë këtë, një njeri është i lirë dhe mund të vazhdoi të eci përpara. Kuptoi se kishte mësuar diçka shumë të dobishme nga Nuhatësi dhe Vrapuesi, miqtë e tij minj, mbi faktin për të ecur përpara. Minjtë bënin një jetë të thjeshtë. Nuk i analizonin dhe nuk i ndërlikonin shumë gjërat. Kur situata ndryshoi dhe djathi lëvizi nga vendi, ata lëvizën bashkë me të. I Qeshuri premtoi se nuk do ta harronte këtë. Atëherë përdori trurin e tij të mbrekullueshëm për të bërë diçka që personazhet e vegjël mund ta bëjnë më mirë se minjtë.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Filloi të mendonte për gabimet që kishte bërë në të shkuarën dhe i përdori për të bërë një plan për të ardhmen e tij. Kuptoi se një njeri mund të mësonte të jetonte bashkë me ndryshimin. Një njeri mund të jetë më i vetëdijshëm për nevojën për të ruajtur gjërat e thjeshta, për tu përshtatur më lehtë me situatat dhe për të lëvizur më shpejtë. Nuk të shërben për asgjë ti ndërlikosh gjërat ose të ngatërrosh veten me gjëra që të fusin frikën. Nëse një njeri arrin ta kuptoi kur fillojnë të ndodhin ndryshimet e vogla, do të jetë më i përgatitur për ndryshimin e madh që herët a vonë do të ndodh. I Qeshuri kuptoi se ishte e nevojshme të përshtatej menjëherë sepse nëse një njeri nuk e bënë këtë ndoshta nuk ka për tu përshtatur kurrë. Iu desh të pranonte se frenuesi më i madh i ndryshimeve gjendet brenda secilit prej nesh dhe se gjërat nuk përmirësohen nëse një njeri nuk ndryshon. Por gjëja më e rëndësishme nga të gjitha është se, kur mbetesh pa djathin e vjetër, në një vend tjetër ka gjithmon një djath të ri, edhe pse në momentin e humbjes nuk e sheh. Dhe do ta shohësh veten të shpërblyer me djathin e ri sa më parë të lësh pas frikën dhe të shijosh aventurën për ta kërkuar. Mësoi që frika është diçka që duhet respektuar, duke qënë se të largon nga rreziku i vërtet, por pothuajse e gjithë frika e tij ishte e paarsyeshme dhe e kishte larguar nga ndryshimi, kur ajo për të cilën ai kishte vërtet nevojë ishte të ndryshonte.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Kur ndryshimi ndodhi, atij nuk i kishte pëlqyer por tani e kuptonte që kishte qënë një bekim, duke qënë se e kishte bërë të gjente një djath edhe më të mirë. Madje kishte zbuluar dhe cilësi më të mira brenda vetes së tij. Kur po mendonte të gjitha gjërat që kishte mësuar, I Qeshuri u kujtua për mikun e tij Të Pavendosurin. Pyeti veten nëse ai kishte lexuar ndonjë nga shprehjet e tij të shkruara në muret e Centralit Djathor “D” dhe ato të labirintit. Kishte vendosur gjë të çlirohej nga frika dhe të dilte nga djathorja? Kishte hyrë në labirint dhe kishte zbuluar që jeta e tij mund të ishte më e mirë? I Qeshuri mendoi në mundësinë për tu kthyer në Centralin Djathor “D” dhe për të takuar Të Pavendosurin, duke e ditur që ai kthehej gjithmon atje. Nëse takonte mikun e tij ndoshta mund ti tregonte mënyrën për të dal nga gjendja e dëshpëruar ku ndodhej. Por më pas kuptoi se ai kishte provuar edhe më parë ta bënte mikun e tij të ndryshonte. I Pavendosuri duhet ta gjente vetë rrugën e tij, pa marr parasysh komoditetet dhe duke lënë pas frikën. Askush nuk mund ta bëjë këtë për të, dhe as ta bindi që ai ta bëjë. Në një mënyrë apo në një tjetër, duhet ti shohi brenda vetes së tij avantazhet e të ndryshuarit. I Qeshuri e dinte që kishte lënë goxha gjurmë gjatë rrugës në mënyrë që I Pavendosuri ta ndiqte.
Kush e ka lëvizur djathin tim
E vetmja gjë që I Pavendosuri duhet të bënte ishte të lexonte shprehjet që ai kishte shkruar nëpër mure. U drejtua nga muri më i madh i Centralit Djathor “N” dhe shkroi një përmbledhje të të gjithë asaj që kishte mësuar. Më pas vizatoi një copë të madhe djathi përreth gjithë mendimeve që tashmë ishin bërë të qarta, dhe buzëqeshi duke i vështruar në tërësi.
Gjërat ndryshojnë. Djathi lëviz vazhdimisht.
Parashikoje ndryshimin. Hap sytë për të parë lëvizjet e djathit.
Kontrollo ndryshimin. Shpesh duhet ti marrësh erë djathit për të parë se mos fillon të myket.
Përshtatu menjëherë me ndryshimin. Sa më parë të harrosh djathin e vjetër aq më parë do të gjesh djathin e ri.
Ndrysho! Lëviz kur të lëvizi djathi.
Kënaqu me ndryshimin! Shijo aventurën dhe kënaqu me djathin e ri.
Përgatitu për të ndryshuar menjëherë dhe për tu kënaqur përsëri. Djathi lëviz vazhdimisht.
Kush e ka lëvizur djathin tim
I Qeshuri e kuptoi sa larg kishte shkuar që kur kishte dal nga Centrali Djathor “D” në të cilin kishte lënë Të Pavendosurin, por gjithashtu e dinte se mund të bënte kollaj të njëjtin gabim nëse nuk tregohej i kujdesshëm. Kështu që çdo ditë kontrollonte Centralin Djathor “N” për të parë në çfarë gjendje ndodhej djathi. Do të bënte çdo gjë që do të ishte e mundur që ndryshimi mos ta gjente të papërgatitur. Edhe pse kishte shumë djath brenda, I Qeshuri dilte shpesh herë nëpër labirint dhe eksploronte zona të reja për të qënë në kontakt me atë që ndodhte vërdallë tij. Kuptonte që ishte më e sigurt të ishte në dijeni të mundësive reale sesa të izolohej, në një zonë të sigurtë dhe të rehatshme. Papritur iu duk sikur dëgjoi zhurmë hapash në labirint. Zhurma po bëhej gjithnjë dhe më e madhe. Dukej sikur po afrohej dikush. Të ishte I Pavendosuri? Të kishte vendosur vallë të kthente faqe? I Qeshuri filloi të lutej dhe shpresoi, siç kishte bërë dhe herë të tjera, që miku i tij më në fund të ishte në gjendje të …
Lëvizte me djathin dhe ta shijonte atë!
Kush e ka lëvizur djathin tim
Diskutimet Po atë ditë, pak më vonë… Kur Michael përfundoi tregimin, vështroi përreth dhe pa ish shokët e tij të klasës të qeshnin. Disa e falenderuan dhe i thanë që kishte qënë shumë i dobishëm për ta. - Po sikur të takohemi pak më vonë dhe ta komentojmë? – propozoi Nathan. Të gjithëve u pëlqeu idea dhe qëndruan për të pirë ndonjë gjë përpara se të darkonin. Atë natë u mblodhën në sallën e një hoteli dhe filluan të qeshnin me idenë për të kërkuar “djathin” e tyre dhe duke e imagjinuar veten e tyre brenda në labirint. - Ahtëherë, cilët personazhe të tregimit do të jeni? Nuhatësi, Vrapuesi, I Pavendosuri apo I Qeshuri? – pyeti Angela të gjithë grupin. - Po ja, kam menduar gjithë pasditen për këtë – iu përgjigj Carlos -. Dhe më erdhi ndërmend që përpara se të kisha dyqanin me artikuj sportiv e pata shumë të vështirë të përballesha me ndryshimin. Nuk isha Nuhatësi sepse nuk e nuhata dhe nuk e pashë ndryshimin që në fillim. Dhe nuk isha as Vrapuesi sepse nuk ndërmora veprim të menjëhershëm. Besoj se isha më shumë si I Pavendosuri: doja të qëndroja në një territor të njohur. E vërteta ishte se nuk doja të përballoja ndryshimin. Nuk doja as ta shihja.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Michael, që kishte ndjesinë sikur nuk kishte kaluar shumë kohë që atëherë kur ai dhe Carlos ishin shok të ngushtë në shkollë të mesme, e pyeti: - Për çfarë e ke fjalën, Carlos? - Për një ndryshim të papritur në punë – iu përgjigj ky i fundit. - Të pushuan? – e pyeti Michael. - Po ja, le të themi se nuk doja të dilja në kërkim të djathin të ri. Kisha arsye të forta për të besuar se nuk do të prodhohej asnjë ndryshim. Prandaj kur ndryshimi ndodhi më preku jashtëzakonisht. Disa nga shokët e tij të klasës, që kishin qëndruar në heshtje që në fillim, u ndjenë më rehat dhe filluan të tregonin eksperiencat e tyre. Një ndër ta ishte dhe Frank i cili punonte në Ushtri. - I Pavendosuri më kujton një mikun tim – komentoi -. Reparti i tij po zhdukej pak nga pak, por ai nuk dëshironte ta shihte këtë. – Çdo ditë pushonin nga puna personel. Të gjithë i flisnin për mundësitë e mëdha që ofroheshin nga ndërmarrja për ata që donin të ishin elastik, por ai nuk besonte se duhet të ndryshonte. Ishte i vetmi që u habit nga zhdukja e repartit. Tani e ka shumë të vështirë të përshtatet me ndryshimin që, sipas tij, nuk duhet të kishte ndodhur. - Edhe unë isha nga ata që besonin se kjo gjë nuk do të më ndodhte mua – tha Jessica -, por e vërteta është se “djathi” im ka lëvizur, dhe më shumë se një herë. Të gjithë qeshën me përjashtim të Nathan-it.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Ky është thelbi i çështjes – tha ky i fundit -. Të gjithë jemi të ekspozuar përballë ndryshimit. Do të më kishte përlqyer që familja ime dhe unë ta kishim dëgjuar më parë këtë tregim. Për fat të keq nuk deshëm ti shihnim ndryshimet që po ndodhnin në ndërmarrjen tonë dhe tani është shumë vonë. Na u desh të mbyllnim shumë dyqane. Kjo i habiti shokët e tij, të cilët besonin se Nathan ishte shumë me fat që ishte pronari i një ndërmarrjeje të sigurt tek e cila mund të mbështetej gjithmon. - Çfarë ndodhi? – kërkoi të dinte Jessica. - Papritur, kur në qytet u hap një supermarket, me mallërat e tij të shumta dhe çmimet e tij të ulta, dyqanet tona të vogla dolën jashtë përdorimit. Nuk mund të konkuronim me atë sipërfaqe aq të madhe. Tani e shoh që, në vend që të reagonim si Nuhatësi dhe Vrapuesi, reaguam si I Pavendosuri. Qëndruam atje ku ishim dhe nuk ndryshuam. Nuk i vumë re asaj që po ndodhte, dhe tani kemi probleme. I Qeshuri mund të na kishte dhënë disa leksione të mira. Laura, që në atë moment ishte një sipërmarrëse e rëndësishme, e kishte dëgjuar me kujdes dhe vendosi më në fund të ndërhynte në bisedë. - Gjatë pasdites dhe unë kam menduar për historinë që na tregoi Michael – tha -. Kam pyetur veten se çfarë duhet të bëj që të ngjaj më shumë me Të Qeshurin dhe të shoh kush janë gabimet e mia; të qesh me veten time; të ndryshoj dhe ti bëj më mirë gjërat. Do doja të dija diçka. Sa prej jush kanë frikë të ndryshojnë?
Kush e ka lëvizur djathin tim
Asnjë nuk u përgjigj, për këtë arsye Laura sugjeroi: - Të ngrei dorën ai që ka frikë nga ndryshimet. Vetëm një njeri e bëri këtë. - Mirë, duket që paska të paktën një njeri të sinqert në grup – vazhdoi Laura -. Ndoshta ju pëlqen më tepër pyetja tjetër: Sa prej jush që jeni këtu mendojnë se të tjerët kanë frikë të ndryshojnë? Të gjithë ngritën dorën dhe filluan të qeshnin. - Mirë. Dhe çfarë do të thotë kjo? - Do të thotë të mohosh situatën – iu përgjigj Nathan. - Ndonjëherë nuk jemi as të vetëdijshëm që kemi frikë – pranoi Michael. Unë nuk e dija që kisha frikë. Herën e parë që dëgjova tregimin, ajo që më pëlqeu më shumë ishte pyetja: “Çfarë do të bëje po të mos kishe frikë?”. - Ajo që kam të qartë nga tregimi – ndërhyri Jessica – është se ndryshimet kanë për të ndodhur gjithsesi, edhe nëse më trembin edhe nëse më pëlqejnë. Më kujtohet që, para disa vitesh, kur ndërmarrja ime shiste enciklopedi, dikush provoi të na bindte që ta hidhnim enciklopedinë tonë në CD dhe ta shisnim më lirë. Çmimi do të ishte më i ulët dhe shumë njerëzve mund t’ua lejonte xhepi që ta blinin, por të gjithë ne kundërshtuam ta bënim këtë.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Përse kundërshtuat? – donte të dinte Nathan. - Sepse mendonim se pika e fortë e biznesit tonë ishte rrjeti i shitësve, njerëzit që shisnin derë më derë. Mbajtja e këtij rrjeti shitësish varej nga shitjet e shumta që këta arrinin të bënin, për të pasur në treg një produkt të shtrenjtë. Kishte kohë që vepronim në këtë mënyrë dhe mendonim se kështu do të vepronim gjithmon. - Ky ishte “djathi” juaj – tha Nathan. - Po. Dhe donim të kapeshim pas tij. Tani që e mendoj mirë shoh se nuk bëhej fjalë vetëm që “të na lëviznin djathin”, por që “djathi” ka një jetë të vetën dhe, në fund, mbaron. Dhe ajo që ndodhi ishte se ne nuk ndryshuam ndërsa konkurrenca jonë po dhe kjo bëri që shitjet tona të binin sa hap e mbyll sytë. Kaluam një periudhë shumë të vështirë. Tani do të ketë një tjetër ndryshim të madh në industri, dhe në ndërmarrje asnjë nuk ka dëshirë ta përballoj. Nuk më pëlqen kjo. Ka mundësi që shumë shpejt të mbetem pa punë. - Do të duhet të dalësh në labirint! – tha Carlos -. Të tjerët qeshën, përfshirë dhe Jessica. Carlos u kthye nga ajo dhe i tha: - Është e rëndësishme që të qeshësh me veten tënde. - Kjo ishte ajo që më bëri më shumë përshtypje nga tregimi – ndërhyri Frank -. Unë i marr gjithmon gjërat shumë seriozisht. I Qeshuri mundi të ndryshonte që nga momenti që filloi të qeshte me veten e tij dhe me atë që po bënte.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Mendoni se I Pavendosuri arrin të ndryshoi dhe të dali për të kërkuar djath të ri? – pyeti Angela. - Unë besoj se po – iu përgjigj Elaine. - Kurse unë mendoj se jo – tha Cory. Ka njerëz që nuk ndryshojnë kurrë dhe paguajnë një çmim shumë të lartë për këtë. Në punën time si doktor shoh plot njerëz që janë si I Pavendosuri. Mendojnë se kanë të drejta për “djathin” e tyre. Kur djathi lëviz ndihen viktima dhe u hedhin fajin të tjerëve. Sëmuren më shpesh sesa njerëzit që kapërcejnë frikën dhe ecin përpara. - Më duket – tha Nathan, me zë të ulët, sikur po fliste me veten – se çështja është: “Çfarë duhet të lëmë mënjanë dhe çfarë duhet të vazhdojmë të ndjekim?”. Për disa minuta asnjë nuk foli. - Më duhet ta pranoj – ndërhyri në fund Nathan – se e kisha parë atë që po ndodhte në zona të tjera të vendit, por shpresoja që kjo mos të na prekte. Besoj se është më mirë të fillojmë të ndryshojmë dhe të përshtatemi me ndryshimin sa jemi ende në kohë. Ndoshta secili prej nesh duhet të lëvizi djathin e tij. - Çfarë kërkon të thuash? – pyeti Frank. - Nuk mund mos ta pyes veten ku do të ishim sot nëse do të kishim shitur tokat e ndërmarrjeve tona të vogla dhe do të kishim ndërtuar një sipërfaqe të madhe tregtare për të konkuruar me ndërmarrjet më të mira të sektorit – tha Nathan.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Ndoshta ky ishte kuptimi i asaj që I Qeshuri shkroi në mur – tha Laura -. “Shijo aventurën dhe lëviz kur të lëvizi djathi.” - Unë besoj se disa gjëra nuk duhet të ndryshojnë – ndërhyri Frank -. Për shembull, unë kapem fortë pas parimeve të mia bazë. Pavarsisht kësaj, tani e shoh që do të kishte qënë më mirë të kisha filluar të lëvizja shumë më parë, kur filloi të lëvizte “djathi”. - Michael, historia e djathit është shumë interesante – komentoi Richard, më skeptiku i klasës -, por si e vure në praktikë në rastin e ndërmarrjes tënde? Grupi ende nuk e dinte, por Richard ishte përballur me disa ndryshime. Kishte pak kohë që ishte ndarë nga e shoqja, dhe në ato momente përpiqej të ekuilibronte karrierën e tij profesionale me rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tij adoleshent. - Shikoni, unë mendoja se misioni im ishte të zgjidhja problemet e përditshme në momentin që paraqiteshin. Por në vend të kësaj, duhet të kisha hedhur sytë nga e ardhmja dhe ti kushtoja vëmendje drejtimit që po merrnim në atë periudhë– iu përgjigj Michael -. Dhe është e qartë që u përpoqa ti zgjidhja problemet 24 orë në ditë. Situata nuk ishte aspak e lehtë. Jetoja në një botë konkurence të pazbuluar dhe nuk mund të dilja që atje. Ndryshimet ndodhin, si të më pëlqejnë si mos të më pëlqejnë mua.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Megjithatë, pasi dëgjova “Kush e ka lëvizur djathin tim” dhe pasi pashë se si ndryshoi I Qeshuri, e ndjeva që misioni im ishte të vizatoja një imazh të “djathit” të ri. Dhe të arrija që ky imazh të ishte sa më i qartë dhe realist dhe si unë ashtu dhe personat që punojnë me mua ta shijonim ndryshimin dhe të triunfonim së bashku. - Është shumë interesante – komentoi Angela -. Sepse, për mendimin tim, pika kulmore e historisë është atëherë kur I Qeshuri lë pas frikën dhe imagjinon veten e tij duke gjetur “djathin e ri”. Atëherë kishte më pak frikë të vraponte nëpër labirint dhe ndjen kënaqësi duke e bërë këtë. Dhe në fund gjen diçka më të mirë. Richard, që kishte qëndruar i ngrysur gjatë gjithë bisedës, komentoi: - Shefja ime nuk pushon së thëni se ndërmarrja duhet të ndryshoi. Besoj se në të vërtet po kërkon të më thotë që unë duhet të ndryshoj, por unë nuk dua ta bëj këtë. Besoj se nuk e kam ditur kurrë cili është “djathi i ri” drejt të cilit ajo dëshiron që unë të lëviz. Dhe as se ku do të më sjelli fitime ky ndryshim. Duhet ta pranoj se më pëlqen idea e të imagjinuarit një “djath” të ri dhe e të shijuarit atë – tha Richard me një buzëqeshje të lehtë -. Kjo rregullon çdo gjë. Pakëson frikën dhe të bënë të ndihesh më i interesuar për të bërë të mundur që të ndodhi ndryshimi. Ndoshta mund ta përdorë këtë histori në shtëpi – shtoi -. Mesa duket fëmijët e mi mendojnë se në jetën e tyre nuk duhet të ndryshoj asgjë. Janë të nevrikosur. Besoj se kanë frikë nga ajo që iu rezervon e ardhmja. Ndoshta nuk u kam bërë një vizatim të vërtet të djathit të ri. Ndoshta sepse dhe unë vetë ende nuk e kam parë atë.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Grupi qëndroi në heshtje për pak minuta dhe disa nga pjesëtarët menduan për jetën e tij familjare. - Mirë – ndërhyri Elaine -, këtu të gjithë kanë folur për punën, por mua historia më bëri të mendoja për jetën time personale. Besoj se lidhja ime e tanishme është “djath i vjetër”, madje dhe i mykur. - Dhe unë në të njëjtën gjendje jam – tha Cory duke qeshur -. Besoj se duhet të heq dorë nga kjo lidhje negative. - Ose ndoshta djathi i vjetër janë zakonet e vjetra – iu kundërpërgjigj Angela -. Nga ajo që vërtet duhet të heqim dorë është sjellja që vazhdon të tërheqi lidhjet negative. Dhe duke u nisur që këtu, të ecim drejtë një mënyre më të mirë të menduari dhe të vepruari. - Sigurisht! – tha Cory -. Ke shumë të drejtë! Djathi i ri është një lidhje e re me të njëjtin person. - Po filloj të mendoj që kjo histori ka më shumë nënkuptime nga çfarë mendoja në fillim – tha Richard -. Më pëlqen idea e të hequrit dorë nga një sjellje e vjetër sesa nga një lidhje. “Të përsëritësh të njëjtat sjellje do të japi gjithnjë të njëjtat rezultate.” Në vend që të ndërroj punë, unë mund të jem një nga personat që ndihmojnë ndërmarrjen të ndryshoi. Po ta kisha bërë, do ishte e sigurt që tani do të kisha një detyrë edhe më të mirë.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Atëherë Becky, e cila jetonte në një tjetër qytet por kishte ardhur aty për mbledhjen, tha: - Ndërkohë që po dëgjoja tregimin dhe komentet tuaja, mu desh të qeshja me veten time. Kam qënë si I Pavendosuri për shumë kohë, gjithmon duke dyshuar, duke u lëkundur dhe duke pasur frikë të ndryshoja. Nuk e kisha kuptuar që pothuajse të gjithëve na ndodh kjo. Kam frikë se u kam transmetuar fëmijëve të mi këtë mënyrë veprimi pa e ditur se po e bëja një gjë të tillë. Tani që po e mendoj, e shoh që ndryshimet të çojnë në një vend të ri dhe më të mirë, sado që në momentin që ndodhin trembesh se mos nuk është ashtu. Më kujtohet kur djali ynë po studionte në vit të dytë në universitet. Për shkak të punës së burrit tim na u desh të linin Illinois dhe të shpërnguleshim në Vermont. Djali ynë u mërzit shumë sepse duhet të linte shokët e tij. Përveç kësaj, ishte i shkëlqyer në not dhe në Vermont nuk kishte një skuadër të këtij sporti. U nxeh me ne dhe na fajësoi për shpërnguljen. Por, si përfundim, u dashurua me malet e Vermontit, mësoi të bënte ski, shkonte për ski me skuadrën e universitetit dhe tani jeton i lumtur në Kolorado. Sikur ta kishim dëgjuar të gjithë bashkë tregimin e djathit, tani do të kishim kursyer shumë tensione në familjen time. - Kur të shkoj në shtëpi – tha Jessica -, do t’ua tregoj historinë të mive dhe do ti pyes fëmijët nëse besojnë se janë Nuhatësi, Vrapuesi, I Pavendosuri apo I Qeshuri, dhe kush mendojnë se janë këta. Mund të flasim për atë që mendojnë se është djathi i vjetër në familjen tonë dhe se cili mund të jetë djathi i ri.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Më duket një ide shumë e mirë – ndërhyri Richard. - Më duket se do të jem më tepër si I Qeshuri. Do të lëviz kur të lëvizi djathi dhe do ta shjoj atë – komentoi Frank -. Do t’jua tregoj historinë shokëve të mi, të cilët janë të shqetësuar sepse duhet të lënë Ushtrinë dhe se çfarë do të nënkuptoi ndryshimi për ta. Është e sigurt që do të provokoi diskutime shumë interesante. - Po, në këtë mënyrë përmirësuam ndërmarrjen – tha Michael -. U mblodhën disa herë për të diskutuar për atë që kishim kuptuar nga historia e djathit dhe për të vendosur se si mund ta vinim në praktikë në një situatë kontrete. Ishte bukur sepse mundëm të gjenim një mënyrë zbavitëse për të folur për ndryshim. Në të vërtet, rezultoi shumë e efektshme. Sidomos kur deshëm ta përhapnim nëpër ndërmarrje. - Përse donit ta bënit këtë? – donte të dinte Nathan. - Sa më shumë që uleshim në shkallën e pushtetit në organizatë aq më shumë persona që ndiheshim me më pak pushtet takonim. Ishte e qartë që kishin frikë nga ndryshimi, duke qënë se e quanin si diçka që detyrohej nga lartë. Për këtë arsye e mohonin atë. E thënë shkurt: “Kur ndryshimi bëhet me detyrim njerëzit i kundërvihen atij”. E vetmja gjë që më mbetet të them është ta kisha dëgjuar më parë këtë tregim. - Pse? – e pyeti Carlos. - Sepse – vazhdoi Michael – kur vendosëm të ndryshonim ndërmarrja kishte arritur në një pikë ku na u desh të përjashtonim shumë punëtor, mes tyre dhe disa miq. Ishte shumë e vështirë për të gjithë.
Kush e ka lëvizur djathin tim
Pavarsisht kësaj, të gjithë, si ata që mbetën dhe ata që u larguan, thanë që tregimi i djathit i kishte ndihmuar ti shihnin gjërat në një mënyrë tjetër dhe ti përshtateshin më mirë atyre. Atyre që iu desh të kërkonin një punë tjetër thanë se në fillim e kishin shumë të vështirë, por që të kujtonin historinë ishte një ndihmë e madhe. - Çfarë ishte ajo që i ndihmoi më tepër? – pyeti Angela. - Pasi kishin lënë pas frikën – tha Michael -, më treguan që gjëja më e mirë ishte të kuptonin se bota ishte plot me djath të ri dhe priste që dikush ta gjente atë. Që krijimi i një imazhi të djathit të ri në mendjen e tyre i bënte ata të ndiheshin më mirë; në intervistat e punës kishin më shumë besim në vetvete dhe disa gjetën një punë më të mirë. - Po ata që mbetën në ndërmarrjen tënde? – pyeti Laura. - Ata në vend që të ankoheshin për ndryshimet që po ndodhnin – iu përgjigj Michael -, thoshnin: “Na kanë lëvizur djathin. Shkojmë të gjejmë djathin e ri”. Në këtë mënyrë, kursyem kohë dhe pakësuam tensionet. Pak kohë më vonë, personat që e kishin refuzuar ndryshimin filluan të shihnin avantazhet, madje dhe të bashkëpunonin që ta çonim detyrën deri në fund. - Pse mendon se ndodhi kjo? – tha Cory. - Besoj se në një pjesë të madhe varej nga presioni që mund të ushtrojnë kolegët në një ndërmarrje.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Çfarë ndodh në një ndërmarrje nëse janë drejtuesit ata që njoftojnë për ndryshime? Çfarë mendimi kanë njerëzit për ndryshimin? Është diçka e mirë apo e keqe? - Është diçka e keqe – iu përgjigj Frank. - Po – pohoi Michael. - Përse? - Sepse njerëzit duan që gjërat të jenë gjithmon njëlloj dhe besojnë se ndryshimi do ti dëmtoi – tha Carlos -. Kur një njeri i zgjuar thotë se të ndryshosh është një ide e keqe, të tjerët thonë të njëjtën gjë. - Po. Ndoshta nuk e mendojnë ashtu – shtoi Michael-, por e pohojnë për tu dukur të zgjuar. Ky është lloji i presionit që bëhet mes kolegësh dhe që lufton ndryshimet në çdo ndërmarrje… - Në familje mund të ndodhi e njëjta gjë mes prindërve dhe fëmijëve – ndërhyri Becky. Dhe më pas pyeti: Ndryshuan shumë gjërat kur njerëzit lexuan tregimin e djathit? - Ndryshuan menjëherë. Sepse askush nuk donte ti ngjante Të Pavendosurit – pohoi Michael. Të gjithë qeshën, duke përfshirë dhe Nathan, i cili tha: - Kjo është një pikë interesante. Në familjen time asnjë nuk do të dojë ti ngjaj Të Pavendosurit. Ka mundësi që edhe të ndryshojnë. Përse nuk na e tregove këtë histori në mbledhjen e mëparshme? Jam i bindur se mund të funksionoi.
Kush e ka lëvizur djathin tim
- Kur pamë sa mirë funksionoi me ne – tha Michael-, ia kaluam historinë disa personave me të cilët kërkonim të bënim marrveshje sepse e dinim se edhe në ndërmarrjet e tyre po ndodhnin ndryshime. I sugjeruam që ne mund të ishim “djathi i tyre i ri”, domethënë, disa ortak më të mirë me të cilën të triunfonim së bashku. Pas kësaj Jessica pati disa ide të reja dhe u kujtua se duhet të bënte disa telefonata për disa shitje orët e para të mëngjesit. I hodhi një sy orës dhe tha: - Mirë, tani mua më duhet të dal nga ky Central Djathor në kërkim të një djathi të ri. Të gjithë filluan të qeshnin dhe u përshëndetën me njëri-tjetrin. Shumë prej tyre kishin dëshirë të vazhdonin të bisedonin, por iu duhej të iknin. Duke bërë këtë, falenderuan Michael që u tregoi historinë. - Më bëhet qejfi që ju duk kaq e dobishme – iu tha ai – dhe shpresoj që së shpejti të keni mundësinë për ta ndarë këtë histori edhe me të tjerët.
View more...
Comments