Krahasim Ndermjet Poemes Ofelia Te Artur Rembo Dhe Personazhit Te Ofelise Nga Uilliam Shekspir

April 23, 2017 | Author: Keti Shehi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Krahasim Ndermjet Poemes Ofelia Te Artur Rembo Dhe Personazhit Te Ofelise Nga Uilliam Shekspir...

Description

Krahasim ndermjet poemes Ofelia te Artur Rembo dhe personazhit te Ofelise nga Uilliam Shekspir. Fillimisht Shekspiri krijoi personazhin e Ofelise ne vepren e tij Hamleti. Shoqeruesja e personazhit te Hamletit Ofelia eshte imazhi i femres se brishte e te paster. Ajo eshte nji personazh pasiv dhe i qete. Ofelia eshte nji bije e bindur dhe nje moter shume e dashur. Ajo e dashuron cmendurisht Hamletin. Si pasoje e kesaj dashurie te cmendur vjen dhe vdekja tragjike e saj. I vetmi gabim i personazhit te saj jane perpjekjet qe cdokush te jete i lumtur. Edhe pse marrezisht e dashuruar Ofelia i bindet urdherit te babait te saj per te qendruar larg Hamletit. Ajo eshte personifikimi i naivitetit dhe bindjes. Roli i saj eshte aspak egoist dhe i gatshem per sacrifice. “ Cmenduria” e Hamletit si dhe vdekja e babait te saj nga vet dora e tij vendosin barrier ne ndjenjat e saj duke e ber dashurin qe ajo ndjente nje mission te pamundur. Ofelia eshte femra e cila dashuron me gjithe shpirt , personazhi i saj perdoret shpesh per te vene ne kontrast te emen e Hamletit Gertruden. Nenen e cila hodhi balte mbi kodet morale dhe nuk ishte e afte te mbronte birin e saj te vetem. Pamundesia per ti dhen dashurine personit te zemres ishte nji nder arsyet qe e shtyn Ofeline drejt vetvrasjes. Dashuria vetem e njeaneshme dhe boshlleku qe i krijonte mungesa e Hamletit e mundonin shpirtin e saj dhe shpetimi i vetem ishte vetvrasja. Figura e pafajshme e Ofelis detyrohet te bej nji mekat, te marr jeten e saj, si pasoje e dashurise tashme platonike dhe te kthehet ne nji heroin tragjike. Artur Rembo shkruan poemen e tij Ofelia duke u bazuar ne personazhin e krijuar nga Shekspiri. Kjo vihet re ne shume element te perbashket si tek pershkrimi fizik ashtu edhe tek menyra tragjike e vdekjes se saj. Nji nderthurje e se bukures me tragjizmin perben tablon e vdekjes se saj. Autori perdor mjeshterisht element te natyres dhe personifikime per te pershkruar fundin e saj te trishte. Psh: Me se njemije vjet Ofelia e bute Lundron, si vegim i bardhe, ne lumin e zi. Me se njemije vjet kjo e cmendur e urte I peshperit puhizes romancen e saj gri. Qe ne fillim te paragrafit autori permend termin me shume se njemije vjet per te dramatizuar kohen qe ka kaluar qe nga vdekja e Ofelis dhe per te treguar qe nji ngjarje e tille eshte e pamundur te harrohet. Ofelia e bute, e bute eshte mbiemri i cili perdoret per te treguar

karakterin dhe figuren e saj. Me pas ne rreshtin e dyte Rembo perdor kontrastin qe krijojne dy mbiemrat i bardhe dhe i ze nje menyre per te pershkruar bardhesin e shpirtit te saj dhe tragjizmin e vdekjes. Perdorimi i mbiemrave si e cmendur e urte jane perseri personifikimi te karakterit dhe sjelljes se saj. Romanca gri krijon nje imazh shume te trishte ne mendjen e secilit prej nesh. Pasi romancat supozohen te jene te bukura te mbushura me jet ashtu si vet koncepti i dashurise dhe i mitit te saj. Po autori perdor simbolikin per te sjell tek te gjithe imazhin e vertet te dashurise ku dhimbja dhe trishtimi jane pjese shoqeruese e saj. Sintetizmi i Ofelise me tiparet simbolike eshte arma e perdorur me mjeshteri nga Rembo per percjelljen e kesaj poezie. Shekspiri ishte autori qe e krijoi Ofeline sin je personazh plotesues i figures se Hamletit dhe kauzes se tij. Kurse Rembo u inspirua nga figura e saj naïve dhe e brishte ashtu si peisazhi i nje natyre te paprekur dhe vdekja tragjike dhe e pafate per te pershkruar personazhin Shekspirian sipas menyres dhe kendeveshtrimit te tij simbolik.

Punoi: KETI SHEHI

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF