KONTRATA PËR QIRANË Një person (qiradhënësi) detyrohet t'ia dorëzojë sendin e caktuar personit tjetër (qiramarrësit) për përdorim, ndërsa ky person (qiramarrësi ) t'i paguajë për të një shpërblim të caktuar dhe të njëjtin send t'ia kthëjë pas skadimit të afatit të caktuar
Karakteristikat • • • • •
Kontratë me emër Kontratë e dyanshme detyruese Kontratë e pavarur Kontratë e thjeshtë Kontratë Konsensuale (përjashtimisht është kontratë formale kur ligji e kërkon, kur lidhet kontrata për qiranë e lokalit afarist, qiranë e shtëpisë, qesimin e tokës bijqësore )
• Kontratë me shpërblim • Kontratë me prestime të përheshsme • Kontratë jo intuitu personae
Kushtet për lidhjen kontratës Lënda : (mund të jetë sendi i luajtshem, I paluajtshem, I zëvendësueshëm dhe I pa zëvendësueshëm, sendi jokonsumues, po jo edhe sendi konsumues)
Qiraja: Afati i zgjatjes: (nëse pas skadimit, palet heshtazi vazhdojnë të sillen sikurse që janë sjellur gjatë afatit të kontratës, atëherë konsiderohet se heshtja e tyre nënkupton vazhdimin e kësaj kontrate në afat të pacaktuar).
Të drejtat dhe detyrat e qiradhënësit 1. Të drejtat: • Të kërkojë pagimin e qirasë; • Të kërkojë që qiramarrësi ta shfrytëzojë sendin ose të drejtën ashtu siç janë pajtuar me kontratë; • Të kërkojë kthimin e sendit pas skadimit të afatit të qirasë; • Të kërkojë zgjidhjen e kontratës së qirasë nëse qiramarrësi ka cenuar kontratën; • Të kërkojë shpërblimin e dëmit nëse pëson dëm nga cenimi i kontratës;
Të drejtat dhe detyrat e qiradhënësit 2. Detyrat: • Të dorëzojë sendin e qirasë • Të dorëzojë sendin në gjendje të rregullt sipas kontratës • Të mirmbajë sendin gjatë kohës se qirasë • Qiradhënësi ka për detyrë të garantojë se sendi I qirasë nuk ka mungesa juridike dhe fizike.
Përgjegjësia për mungesat juridike të sendit të qirasë: Qiradhënësi përgjigjet për mungesat juridike të sendit të qirasë
Përgjegjësia për mungesat fizike të sendit të qirasë: Qiradhënësi përgjigjet edhe për mungesat fizike të sendit të qirasë, përgjigjet për të gjitha të metat e sendit të cilat pengojnë përdorimin kontraktor të tij ose përdorimin e rregullt
Të drejtat dhe detyrat e qiramarrësit 1. Të drejtat: • Ka të drejtë të kërkojë dorëzimin e sendit të qirasë • Ka të drejtë të shfrytëzojë sendin e qirasë • Ka të drejtë të kërkojë zvogëlimin proporcional të çmimit të qirasë nëse sendi ka mungesa të evitueshme
Të drejtat dhe detyrat e qiramarrësit 2. Detyrat: • Të përdorë sendin e qirasë si ekonomik i mirë • Mund ta përdorë sendin e qirasë vetëm si është paraparë me kontratë, sipas destinimit • Ka detyrë të paguajë qiranë e kontraktuar • Ka për detyrë ta lajmërojë qiradhënësin për të metat juridike dhe fizike të sendit të qirasë
Shuarja e kontratës për qiranë 1. Me skadimin e kohës 2. Me denoncim 3. Për shkak të zhdukjes së sendit nga fuqia madhore 4. Për shkak të vdekjes së qiradhënësit ose të qiramarrësit
Thank you for interesting in our services. We are a non-profit group that run this website to share documents. We need your help to maintenance this website.