Institutet e Se Drejtes Administrative
September 15, 2017 | Author: Flamur Sallahu | Category: N/A
Short Description
Punim seminarik...
Description
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI JURIDIK – PRISHTINË STUDIMET BACHELOR
PUNIM SEMINARIK TEMA: INSTITUTET E SË DREJTËS ADMINISTRATIVE
Studenti:
Mentor:
Arbnor Murturi
Mr.sc.Mirlinda Batalli
Maj 2015, Prishtinë
PËRMBAJTJA
HYRJA...................................................................................................................................... 3 1.
SHQYRTIME TË PËRGJITHSHME............................................................................ 4
1.1.
E DREJTA ADMINISTRATIVE................................................................................. 4
1.2.
INSTITUTET E SË DREJTËS ADMINISTRATIVE.............................................................................4
2.
MARRËDHËNIET JURIDIKE ADMINISTRATIVE..................................................5
3.
NORMAT JURIDIKE ADMINISTRATIVE..................................................................6
4.
ÇËSHTJA JURIDIKE ADMINISTRATIVE................................................................. 8
5.
AKTI ADMINISTRATIV................................................................................................ 9 5.1.
AKTET INDIVUDUALE DHE GJENERALE................................................................................10
5.2.
AKTET KONSTITUIVE DHE DEKLARATIVE..............................................................................10
5.3.
AKTET POZITIVE DHE NEGATIVE....................................................................................... 10
5.4.
AKTET JURIDIKISHT TË LIDHURA DHE AKTET NË BAZË TË ÇMUARJES SË LIRË.............................. 11
5.5.
AKTET E THJESHTA DHE AKTET E PËRBËRA...........................................................................11
5.6.
AKTET NË FORMË TË SHKRUAR DHE VERBALE.......................................................................11
KONFLIKTI ADMINISTRATIV.........................................................................................13 PËRFUNDIMI........................................................................................................................16 BIBLIOGRAFIA....................................................................................................................17
2
HYRJA
Njohja e instituteve të së drejtës administrative është e domodsoshme për çdo studiues të së drejtës e sidomos për ata të cilët fokusohen në lëmin e së drejtës administrative. Duke ditur rëndësinë e administratës shtetërore në funksionimin e shtetit ligjor, nevojitet që të studiohet në mënyrë të themeltë e drejta administrative. Kjo e drejtë që njëherit paraqet edhe degë pozitive të së drejtës së çdo shteti, nuk mund të studiohet me themel nëse më parë nuk studiohen institutet e kësaj të drejte. Ky punim seminarik është bërë me qëllim që të sqarojë institutet e së drejtës administrative në mënyrë që kjo e drejtë të studiohet dhe të kuptohet sa më mirë nga studentët e drejtësisë. Për tu realizuar përmbledhja e instituteve më kryesore të së drejtës administrative në këtë punim është përdorur kryesisht metoda hulumtuese. Duke zbatuar këtë metodë, janë përzgjedhur burime akademike dhe ligjore për të spjeguar secilin institut veç e veç. Gjithashtu janë paraqitur edhe mjaft shembuj praktikë në mënyrë që sa më qartë të sqarohen këto institute dhe që definicionet të jenë sa më të kapshme për lexuesit e këtij punimi seminarik.
3
1. SHQYRTIME TË PËRGJITHSHME 1.1. E drejta administrative E drejta administrative paraqet një tërësi të normave juridike të karakterit administrativ, përmes të cilave rregullohen marrëdhëniet juridike administrative dhe veprimtaritë brenda administratës. Objekt i së drejtës administrative janë normat juridike administrative me të cilat rregullohen marrëdhëniet e ndryshme juridike administrative. E drejta administrative është njëra nga degët e së drejtës në kuadër të sistemit të përgjithshëm të së drejtës dhe është pjesë e sistemit juridik të çdo shteti. Kjo nënkupton se e drejta administrative është degë pozitive e së drejtës, sepse rregullohet me legjislacion të brendshëm të çdo shteti. E drejta administrative është një tërësi e normave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet juridike-administrative si marrëdhënie në të cilat gjithmonë në njërën anë paraqitet si subjekt organi shtetëror, i cili ushtron pushtetin shtetëror si dhe në anën tjetër si subjekt paraqitet personi fizik ose personi juridik. Rregullimi i këtyre marrëdhënieve juridike ka rëndësi të veçantë në çdo shoqëri sepse qysh nga lindja e shtetit është shtruar nevoja e rregullimit të marrëdhenieve mes shtetit dhe qytetarëve. Duke rregulluar marrëdhëniet mes organeve shtetërore dhe qytetarëve me norma të së drejtës administrative arrihet të kufizohet përdorimi i pushtetit nga organet shtetërore në mënyrë që ai mos të jetë arbitrar dhe i njëanshëm, por të shërbejë në dobi të interesit të përgjithshëm shoqëror.
1.2. Institutet e së drejtës administrative E drejta administrative si çdo e drejtë tjetër ka institutet e saj, përmes të cilëve identifikohet si e drejtë dhe që e bëjnë të dallohet nga të drejtat tjera si p.sh: nga e drejta penale, e drejta civile, e drejta ndërkombëtare etj. Institutet e së drejtës administrative paraqesin elementet kryesore të kësaj të drejte dhe shtyllat në bazë të cilave ndërtohet dhe funksionon kjo e drejtë.
4
Në shqyrtimin e përgjithshëm që iu bë më sipër nocionit të së drejtës administrative, dallohen dy nga intitutet e së drejtës administrative: marrrëdhëniet juridike administrative dhe normat juridike administrative. Këto institute e ndërtojnë të drejtën administrative, sepse kjo e drejtë si çdo e drejtë tjetër ndërtohet përmes normave të caktuara juridike për te rregulluar marrëdhënie të caktuara juridike. Përveç këtyre instituteve dallojmë edhe institutet tjera si: çështja administrative, akti administrativ, konflikti administrativ dhe mbikëqyrja administrative, institute këto të cilat janë rëndësishme për faktin se përmes tyre bëhet funksionalizimi dhe zbatimi i së drejtës administrative. Pra, institutet kryesore të së drejtës administrative janë: 1. Marrëdhëniet juridike administrative 2. Normat juridike administrative 3. Çështja juridike administrative 4. Akti administrativ 5. Konflikti administrativ Të gjitha këto institute të së drejtës administrative do të shtjellohen veç e veç në vazhdim, nëpër kapituj të veçantë për secilin.
2. MARRËDHËNIET JURIDIKE ADMINISTRATIVE
Marrëdhëniet juridike administrative janë marrëdhënie juridike në të cilat shprehet raporti i subordinimit mes subjekteve, ku si njëri subjekt çdoherë paraqitet organi i administratës, ndërsa subjekti tjetër individi (personi fizik apo juridik). Raporti i subordinimit në këtë rast nënkupton se subjektet në marrëdhënien juridike administrative nuk janë të barabartë për nga fuqia dhe kësisoj vullneti i nëjrit subjekt duhet ti nënshtrohet vullnetit të subjektit tjetër. Në këtë rast vullneti i individit (personit fizik ose juridik) duhet ti nënshtrohet vullnetit të organit administrativ i cili ka fuqi të pushtetit shtetëror. Dihet se individët (personat fizikë dhe juridikë) në çdo shtet obligohen me norma juridike që të paguajnë tatime kurse organet e caktuara shtetërore autorizohen poashtu me norma juridike që të mbledhin pagesat e tatimeve nga individët. Organet shtetërore të cilat 5
janë të autorizuara të mbledhin pagesat nga tatimet janë organe administrative p.sh. në Republikën e Kosovës organ i tillë është Adminstrata Tatimore e Kosovës. Vetë obligimi i individëve për të paguar tatimet dhe autorizimi i organeve shtetërore për ti mbledhur pagesat e tyre, paraqet një marrëdhënie juridike administrative, sepse si subjekt në këtë marrëdhënie juridike në njërën anë na paraqitet organi shtetëror kurse në anën tjetër qytetari. Siç shihet në këto marrëdhënie juridike theksohet raporti i subordinimit mes subjekteve, ku njëri subjekt është i pajisur me forcën e pushtetit shtetëror (organi shtetëror) kurse subjekti tjetër (personi fizik ose juridik) nuk është, e që nënkupton se ky i fundit duhet domosdo ti nënshtrohet pushtetit të subjektit tjetër. Pra, marrëdhëniet juridike administrative janë marrëdhënie juridike specifike, sepse subjektet pjesëmarrëse në këto marrëdhënie nuk janë të barabarta. Marrëdhëniet juridike administrative rregullohen me norma juridike kryesisht të karakterit administrativ, të cilat njihen si norma jurdike administrative.
3. NORMAT JURIDIKE ADMINISTRATIVE
Siç e theksuam edhe më herët, me norma juridike administrative rregullohen marrëdhëniet juridike administrative. Normat juridike administrative mund të gjenden ne akte të ndryshme juridike si në Kushtetutë, në ligje, në akte nënligjore (statutet, rregulloret, udhëzimet, vendimet), në marrëveshjet ndërkombëtare etj. Këto akte janë akte të karakterit të përgjithshëm, pasiqë normat e tyre u japin të drejta dhe i obligojnë të gjithë subjektet jurdike. Përveç në aktet e përgjithshme, normat juridike administrative i hasim më së shumti në aktet konkrete apo individuale siç janë aktet administrative. Këto akte rregullojnë marrëdhëniet juridike të subjekteve të caktuar në raste konkrete. Duke u bazuar në shembullin e mëhershëm në lidhje me marrëdhënien juridikeadministrative mes organit të administratës shtetërore dhe individit lidhur me pagimin e tatimit, mund të themi se normat me të cilat rregullohet kjo marrëdhënie mund ti gjejmë në burime të ndryshme juridike p.sh: në Kushtetutë ku thuhet shprehimisht: “Secili person ësht 6
ë i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj” . Kjo normë juridike obligon personat fizikë dhe juridikë të paguajnë tatimet prandaj cilësohet si normë që rregullon marrëdhëien juridike administrative e cila ka të bëjë me pagimin e tatimit. Në Ligj: “ATK do të jetë përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji, Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat Personale, Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Ligjin mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar dhe çdo legjislacioni tjetër të zbatueshëm në Kosovë e që i ngarkon detyrën të administrojë çdo lloj tatimi” . Në Rregullore: “Personi i tatueshëm duhet të kërkojë që të regjistrohet në Administratën Tatimore për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar përbrenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kësaj regullore” . Në Udhëzim: “ Person i tatueshëm është cilido person fizik ose juridik i cili është i detyruar të regjistrohet për TVSH. Një person është i detyruar për t’u regjistruar për TVSH, kur personi në mënyrë të pavarur kryen aktivitetet ekomomik në mënyrë të rregullt apo të parregullt në Republikën e Kosovës, në pajtim me nenin 4 të Ligjit dhe qarkullimi i të cilit ( duke përfshirë edhe qarkullimin e furnizimeve të liruara të TVSH-së) në tërësi për 12 muajt e kaluar, e tejkalon pragun prej 50.000 euro. Në muajin kur tejkalohet pragu llogaritet për periudhë dymbëdhjetë mujore (12) të llogaritjes.” . Pra, nga shembulli i mësipërm mund të kuptojmë se normat juridike administrative shërbejnë për të rregulluar marrëdhëniet juridike administrative dhe konkretizimin e tyre. Konkretizimi i marrëdhënieve juridike administrative bëhet më së shumti përmes akteve administrative të cilat i nxjerrin organet e administratës për te vendosur në lidhje më të drejtat dhe detyrimet e individëve të caktuar, në raste konkrete, p.sh: vendimi i organit administrativ komunal për dhënien e lejes për ndërtim. Aktet administrative janë burimi më i madh nga i cili burojnë normat juridike administrative dhe që rregullojnë numrin më të madh të marrëdhënieve juridike administrative.
4. ÇËSHTJA JURIDIKE ADMINISTRATIVE
7
Çështja administrative është institut i së drejtës administrative i cili ka të bëjë me procedurën administrative, sepse njëherit është objekt i procedurës administrative. Objekt i procedurës administrative është vendosja në çështjen adminstrative, që do të thotë vendosja me deklarim të njëanshëm të vullnetit të organit administrativ mbi të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të caktuara juridike. Në të drejtën penale, kur kemi të bëjmë me konstatimin e përgjegjësisë së kryesit për kryerjen e veprës penale atëhere kemi të bëjmë me çështje penale. Në të drejtën civile, kur duhet të konstatohet shkaktimi i dëmit dhe përgjegjësia e dëmtuesit, atëherë kemi të bëjmë me çështje civile. Çështjet penale dhe civile zgjidhen me vendime gjyqësore. Shembull, nëse kemi të bëjmë me rastin kur një person kërkon leje për ndërtim nga organi administrativ komunal, atëherë kjo paraqet një çështje administrative sepse në lidhje me këtë çështje do të vendos organi administrativ përmes aktit administrativ në lidhje me të drejtën dhe interesin juridik të personit të caktuar për të ndërtuar një objekt të caktuar. Çështja administrative për dallim nga çështjet penale konsiston në vendosjen mbi të drejtat, detyrimet ose interesat juridike të subjekteve juridike, nga organi administrativ. Çështjet administrative vendosen me akte administrative. Sipas teorisë dhe praktikës administrative-procedurale si karakteristika të çështjes administrative theksohen këto, se: 1. Me çështje administrative nënkuptohen çështjet nga ato materie të cilat janë të rregulluara me dispozita jurdike administrative. 2. Këto dispozita juridiko-administrative i zbaton administrata publike, me rastin e vendosjes mbi të drejtat, detyrimet ose interesat juridike të individit, të personit juridik të caktuar ose palës tjetër. 3. Çështja administrative është çështje konkrete e cila vendoset me akt administrativ në procedurën administrative.
5. AKTI ADMINISTRATIV
Përmes akteve administrative konkretizohen marrëdhëniet administrative dhe përmes tyre vendosen çështjet administrative. 8
Akti administrativ në kuptimin material nënkupton një manifestim të vullnetit të pushtetit shtetëror përmes të cilit lind, ndryshohet apo shuhet një marrëdhënie konkrete juridike-admnistrative. Kurse në kuptimin formal, akti administrativ nënkupton aktin në formë të vendimit apo përfundimit, i nxjerrë në procedurë administrative, me të cilin vendoset në lidhje me të drejtat, detyrimet apo interesat juridike të personave të caktuar. Vendimet dhe përfundimet e organeve të administratës të nxjerra në procedurë administrative, paraqesin akte administrative. Pra vendimi paraqet aktin administrativ me të cilin vendoset çështja administrative dhe me të cilin krijohen pasoja juridike për persona të caktuar në raste individuale, do të thotë vendimi u përket personave saktësisht të caktuar, si p.sh. N.N.i jepet leja për ndërtim të shtëpisë ose të objektit investiv. Përnga përmbajtja, mënyra e nxjerrjes së tyre dhe kriterve tjera të ndryshme, aktet administrative klasifikohen në disa lloje. Si lloje më kryesore të akteve adminstrative janë këto: a) Aktet individuale dhe gjenerale b) Aktet konstituive dhe deklarative c) Aktet pozitive dhe negative d) Aktet juridikisht të lidhura dhe në bazë të çmuarjes së lirë e) Aktet e thjeshta dhe të përbëra f) Aktet në formë të shkruar dhe verbale
5.1.Aktet indivuduale dhe gjenerale Ndarja e akteve administrative në akte individuale dhe gjenerale bëhet në bazë të kriterit themelor se akti përket personave individualisht të caktuar apo të pacaktuar. Akti administrativ individual i obligon apo i jep të drejtë një individi apo disa individëve të caktuar shprehimisht me këtë akt administrativ, p.sh: Personit A.M i jepet leja e ndërtimit. Akti administrativ gjeneral u përket shumë personave të cilët nuk caktohen shprehimisht me akt, p.sh: akti me të cilin një lagjeje të caktuar i aprovohet kërkesa për rregullimin e rrjetit të ujërave të zeza. Në këtë rast me akt nuk caktohen shprehimisht të gjithë personat që jetojnë në atë lagje dhe që u dedikohet akti, por vetëm përcaktohet shprehimisht 9
se akti i dedikohet lagjes në tërësi. 5.2.Aktet konstituive dhe deklarative Akte konstituive janë aktet me të cilat krijohen, ndryshohen apo shuhen marrëdhëniet juridike-administrative, p.sh: vendimi me të cilin lejohet ndërtimi i një objekti të caktuar. Pra, karakteristikë e këtyre akteve është se krijojnë pasoja juridike. Akte deklarative janë aktet me të cilat vetëm vërtetohet ekzistimi i marrëdhënieve juridike-administrative. Përmes këtyre akteve vetëm konstatohet ekzistimi i një marrëdhënie juridike-administrative apo i një gjendjeje ose situate juridile. Pra marrëdhënia juridikeadministrative më parë ka ekzistuar, prandaj përmes aktit deklarativ vetëm bëhet vërtetimi i ekzistimit të saj, p.sh: akt i tillë mund të jetë akti me të cilin një ndërtuesit i vërtetohet se leja e ndërtimit që i’u është lëshuar më parë është valide. 5.3.Aktet pozitive dhe negative Akte pozitive janë ato akte administrative të cilat prodhojnë pasoja juridike pozitive, pra me të cilat krijohet apo ndryshohet një marrëdhënie juridike-administrative p.sh: aprovimi i ankesës, apo dhënia e lejës për ndërtim. Akte negative janë ato akte administrative të cilat prodhojnë pasoja juridike negative, të cilat refuzojnë krijimin ose ndryshimin e një marrëdhënie juridike administrative, p.sh. refuzimi i ankesës, apo refuzimi i dhënies së lejes për ndërtim.
5.4.Aktet juridikisht të lidhura dhe aktet në bazë të çmuarjes së lirë Akte juridikisht të lidhura janë ato akte administrative të cilat nxirren në mënyrën dhe në përmbajtjen e caktuar më parë me ligj. Kjo do të thotë se është e caktuar me norma të karakterit të përgjithshëm se çfarë veprimesh duhet të ndërmerr organi, pra në çfarë mënyre duhet të nxirret akti administrativ dhe në çfarë përmbajtje duhet të nxirret. Akt i tillë mund të jetë akti me të cilin jepet leja e ndërtimit, sepse kushtet për tu nxjerrur ky akt janë të përcaktuara me dispozita ligjore dhe nëse këto kushte plotësohen atëherë ky akt mund të nxirret. Aktet në bazë të çmuarjes së lirë, janë akte cilat organi organi i nxjerr sipas bindjes së vet të lirë dhe vlerësimit të interesit të përgjithshëm. Kjo mundësi i është dhënë organit përmes dispozitave ligjore, prandaj organi nuk e ka mundësinë ti nxjerrë këto akte në mënyrë arbitrare, megjithatë është i lirë që në një rast konkret të konstatojë, sipas bindjes së vet se 10
çfarë akti administrativ duhet të nxirret. 5.5.Aktet e thjeshta dhe aktet e përbëra Aktet e thjeshta, janë aktet të cilat i nxjerr një organi individual, si p.sh: një ministër i ministrisë, një kryetar komune, një drejtor etj. Aktet e përbëra, janë aktet të cilat nxirren nga organi kolegjial si p.sh: kuvendi i komunës. Për nxjerrjen e këtyre akteve është e nevojshme të plotësohet kuorumi i caktuar si kusht për tu nxjerrur ato, pasiqë në nxjerrjen e akteve të tilla marrin pjesë shumë persona në formë të kolegjit. 5.6.Aktet në formë të shkruar dhe verbale Aktet në formë të shkruar, janë aktet të cilat nxirren në formë të shkruar. Në parim të gjitha aktet administrative duhet të jenë në formë të shkruar. Në nenin 83 të Ligjit për procedurën administrative të Republikës së Kosovës, përcaktohet se aktet administrative kanë formë shkresore, me përjashtim të rasteve kur me Ligj kërkohet një formë tjetër ose kur një gjë të tillë e imponojnë rrethanat. Aktet verbale, nxirren përjashtimisht në raste të parashikuara me ligj ose dispozita të nxjerra në bazë të ligjit, kryesisht në raste të jashtëzakonshme. Megjithatë është e domosdoshme që me rastin e nxjerrjes së këtyre akteve në mënyrë verbale, të bëhet një procesverbal i cili do ta dokumentonte aktin e nxjerrur në mënyrë verbale. Siç u tha më lartë, aktet parimisht nxirren në formë të shkruar, prandaj është e domosdoshme që akti administrativ të ketë formën e caktuar në bazë të dispozitave ligjore dhe të nxirret sipas asaj forme, prandaj forma e aktit administrativ dhe përmbajtja e tij përcaktohet me Ligjin për procedurën administrative, në nenet 83,84,85 dhe 86. Kjo do të thotë se organi administrativ duhet të ketë kujdes që me rastin e nxjerrjes aë aktit administrativ të respektojë formën dhe përmbajtjen e përcaktuar me dispozita ligjore, përndryshe nëse akti nxirret në kundërshtim me këto dispozita ai mund të shpallet i pavlefshëm. Në nenin 92 të Ligjit për procedurën administrative, ku numërohen rastet në të cilat akti administrativ bëhet absolutisht i pavleshëm, në pikën c) të këtij neni përcaktohet se akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm nëse është nxjerrë në kundërshtim me formën e kërkuar nga ky ligj ose ndonjë ligj tjetër. Në përgjithësi, forma e aktit administrativ përbehet nga këto katër pjesë kryesore: 1. Hyrja 11
2. Dispozitivi 3. Arsyetimi 4. Udhëzimi mbi mjetin juridik Në hyrje duhet të shënohet emërtimi i organit i cili e nxjerr aktin administrativ, qëllimi i nxjerrjes së aktit administraitv, baza ligjore, subjektet të cilave i dedikohet akti, data e nxjerrjes së aktit etj. Në dispozitiv shprehet vullneti i organit administrativ në lidhje me nxjerrjen e aktit të caktuar administrativ. Pra në dispozitiv shkruhet ajo çka është vendosur me akt administrativ, se a është krijuar, ndryshuar, shuar apo konstatuar marrëdhënia e caktuar juridikeadministrative përmes aktit në fjalë. Në arsyetim shpjegohet arsyeja e nxjerrjes së aktit administrativ, baza ligjore në bazë të cilës është nxjerrë akti administrativ, përshkrimi i gjendjes faktike dhe rrethanave të cilat kanë ndikuar në nxjerrjen e aktit administrativ dhe përshkrimi i provave në bazë të cilave organi administrativ ka vendosur sikur në dispozitiv të aktit administrativ. Në udhëzimin mbi mjetin juridik jepen informata për palën në lidhje me mjetet juridike që ajo mund ti shfrytëzojë nëse është e pakënaqur me aktin administrativ në fjalë. Nëse pala ka mundësi ti shfrytzëoj këto mjete atëherë në këtë pjesë të aktit administrativ duhet ta njoftojë palën se në cilin organ duhet ta parashtrojë mjetin juridik dhe brenda cilit afat kohor.
KONFLIKTI ADMINISTRATIV
Konfliktet administrative lindin në rastet kur pala (individi ose personi juridik) pretendon se me akti përfundimtar i nxjerrë në procedurë administrative nga ana e organit shtetëror ose organizatës e cila ushron autorizime publike, është i kundërligjshëm dhe me të i janë cenuar të drejtat dhe interesat juridike. Për këtë shkak, pala fillon konfliktin administrativ, në mënyrë që të kontestojë ligjshmërinë e aktit të nxjerrë nga ana e organit administrativ. Procedura e konfliktit administrativ është rregulluar me Ligjin mbi konfliktet administrative Nr. 03/L-202 të datës 16 shtator 2010. Në nenin 10 të Ligjit mbi Konfliktet 12
Administrative përcaktohet se kush mund të fillojë konfliktin administrativ. Në bazë të këtij neni, të drejtë për të filluar konfliktin administrativ kanë: personi fizik ose personi juridik, avokati publik, organizatat të cilat veprojnë në mbrojtje të interesit publik, prokurori publik kompetent ose organi tjetër i autorizuar me ligj, si dhe organi administrativ. Personi fizik ose personi juridik ka të drejtë për të filluar konfliktin administrativ në qoftë se konsideron se me aktin administrativ i është shkelur ndonjë e drejtë apo interes direkt personal i bazuar në ligj. Avokati publik, mund ta fillojë konfliktin administrativ në qoftë se me aktin administrativ është shkelur ligji në dëm të bashkësisë shoqërore, respektivisht të institucionit të cilin e mbron ai në bazë të ligjit. Prokurori publik mund ta fillojë konfliktin administrativ në qoftë se me aktin administrativ është shkelur ligji në favor të personit të veçantë, apo të organizatës punuese (personit juridik), kompetent ose organi tjetër i autorizuar me ligj. Organi administrativ ka të drejtë të iniciojë konfliktin administrativ, kundër vendimit, që është marrë në bazë të ankesës në procedurën administrative, nëse konsideron se është shkelur ndonjë e drejtë ose interes i tij. Pozitën e palës në konfliktin administrativ e ka edhe personi, të cilit, anulimi i aktit administrativ të kontestuar, do t’i sillte dëm të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Konflikti administrativ fillohet me padinë të cilën e paraqet paditësi në gjykatën kompetente. Për hapjen dhe zhvillimin e konfliktit administrativ vlen maksima private (parimi i dispozicionit të palës) e jo maksima oficiele (zyrtare), d.m.th padinë e paraqet paditësi. Pa padi nuk ka konflikt administrativ, që do të thotë se, gjykata nuk mund ta fillojë konfliktin administrativ pa padinë e paditësit. Padia me të cilën fillohet konflikti administrativ, paraqitet brenda afatit prej 30 ditësh nga dita kur palës i është dorëzuar akti administrativ përfundimtar. Padia në procedurën e konfliktit administrativ, si rregull, nuk ka efekt suspenziv, d.m.th. nuk e ndalon ekzekutimin e aktit administrativ kundër të cilit është paraqitur. Mirëpo me kërkesën e paditësit, organi, akti i të cilit ekzekutohet, ose organi kompetent për ekzekutimin e aktit administrativ (në qoftë se ështe fjala për aktin e organizatës që nuk është e autorizuar për ekzekutim), do ta shtyjë ekzekutimin e aktit administrativ deri në nxjerrjen e 13
vendimit definitiv gjyqësor, edhe atë në këto raste: 1. Në qoftë se ekzekutimi do ti shkaktonte dëm paditësit, i cili vështirë do të mund të ndreqej. 2. Kur shtyrja e ekzekutimit nuk është në kundërshtim me interesin publik, e as me shtyrjen e ekzekutimit, do t’i shkaktohej ndonjë dëm më të madh palës kundërshtare. Për paditë kundër akteve administrative të të gjitha organeve vendos gjykata kompetente për çështjet administrative në shkallë të parë. Kompetent për të vendosur në lidhje me konfliktet administrative në shkallë të parë është Departamenti për Çështje Administrative në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ky departament ka juridiksion për zgjidhjen e konflikteve administrative në shkallë të parë për tëre Kosovën. Ligji mbi Konfliktet Administrative në nenin 42 paragrafi 1, përcakton se Gjykata vendos mbi konfliktin administrativ me aktgjykim. Përjashtimisht konflikti administrativ mund të përfundohet me aktvendim edhe pa nxjerrjen e aktgjykimit në këto dy raste: 1. Me rastin e heqjes dorë të paditësit nga padia 2. Kur organi i paditur nxjerr akt tjetër adminstrativ, me të cilin ndryshohet ose anulohet akti administrativ i cili kontestohet me padi, po që se paditësi deklaron se me aktin administrativ të nxjerrë më pas është i kënaqur ose në afatin e caktuar prej 15 ditësh nuk jep kurrfarë deklarate. Në këto dy raste gjykata nxjerr vendim mbi pezullimin e procedurës së konfliktit adminstrativ. Nëse pala është e pakënaqur me vendimin e nxjerrë në procedurën e konfliktit administrativ në shkallë të parë, ajo ka të drejtë ankimi qoftë me mjete të rregullta ashtu edhe me mjete të jashtëzakonshme juridike. Pala e pakënaqur me vendimin e nxjerrur nga gjykata kompetente e shkallës së parë, konkretisht nga Departamenti për Çështje Adiministrative i Gjykatës Themelore në Prishtinë, si mjet të rregullt mund ta përdor ankesën të cilën duhet të dorëzojë në Gjykatën e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë. Kompetent për të vendosur në lidhje me ankesën e palës është Departamenti për Çështje Administrative në kuadër të Gjykatës së Apelit. Ankesa paraqitet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, që nga dita e pranimit të vendimit të gjykatës. Gjykata e Apelit vendos mbi ankesën me aktgykim. 14
Gjykata e Apelit me aktgykim e refuzon ankesën si të pabazuar nëse konstaton se ështe bërë vlerësimi i drejtë i ligjshmërisë së aktit administrativ të kontestuar, ose e aprovon ankesën, nëse konstaton se konflikti administrativ është dashur të zgjidhet ndryshe, me ç’rast vendimin gjyqësor ndaj të gjykatës kompetente të shkallës së parë mund ta prishë ose ndryshojë. Përveq mjetit të rregullt, pala ka të drejtë ankimi edhe me mjete të jashtëzakonshme në Gjykatën Supreme të Kosovës. Mjetet e jashtëzakonshme juridike në procedurën e konfliktit administrativ janë: 1. Rishikimi i vendimit gjyqësor të formës së prerë 2. Kërkesa për rishqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, dhe 3. Kërkesa për mbrojten e ligjshmërisë PËRFUNDIMI
Bazuar në të gjeturat e këtij punimi seminarik mund të konkludohet se njohja e institueve të së drejtës administrative mundëson njohjen sa më të themeltë të së drejtës administrative në tërësi. Nga ky punim u pa se e drejta admistrative ndërtohet dhe funksionon në bazë të këtyre instituteve themelore: Marrëdhënia juridike administrative, norma juridike administrative, çështja administrative, akti administrativ dhe konflikti administrativ. Këto institute themelore të së drejtës administrative duke u sqaruar veç e veç në këtë punim seminarik mundësojnë që të kuptohet sa më mirë e drejta administrative në përgjithësi qoftë për studiuesit e drejtësisë, qoftë edhe për studiuesit e fushave tjera që janë të interesuar për të njohur të drejtën administrative dhe administratën shtetërore në aspektin juridik. Te gjitha këto institute janë të ndërlidhura me njëra tjetrën, prandaj secili prej tyre paraqet nga një pllakë të një moaziku. Në këtë rast, mozaiku paraqet vet të drejtën administrative. Pra institutet e së drejtës administrative janë pjesë të cilat ndërtojnë një mozaik e që është vetë e drejta administrative. Për këto arsye është e nevojshme që përveçëse të sqarohen secili veç e veç, më pas të bëhet edhe ndërlidhja mes tyre në mënyrë që të ndërtohet imazhi sa më i qartë i mozaikut, pra kuptimi sa më i themeltë i së drejtës administrative në përgjithësi. 15
16
BIBLIOGRAFIA
Dr.sc.Sokoli,Agur. E drejta procedurale administrative. ISBN 9951-401-14-7. Prishtinë, 2014 Ligji Nr. 03/L-202 Mbi konfliktet administrative i Republikës së Kosovës Ligji Nr. 02/L-28 Për procedurën administrative Kushtetuta e Republikës së Kosovës Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat Rregullore nr.2001/11 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar’
Udhëzimi administrative nr.10/2010 ‘Për zbatimin e Ligjit nr.3/L-146 Për tatimin mbi vlerën e shtuar’
17
View more...
Comments