Historia 2
September 15, 2017 | Author: Naser Nashy Hyseni | Category: N/A
Short Description
Historia e Shtetit dhe se drejtes...
Description
Pyetje – përgjigjet nga H. SH. Dhe D, për kollokfiumin e dytë Periudha Feudalizmit • •
Çka nënkuptojmë me fjalën Feudalizëm? Feudalizmi është formación ekonomiko shoqëror me i ri dhe me progresiv se sa formacioni skllavopronar.
•
Prej nga vjen fjala Feudalizëm? Fjala feudalizëm rrjedh apo vjen nga fjala Germane fief që do të thotë Pronë bujqësore sepse bazën ekonomike e ka në mardhenjet pronësore juridike te krijuar mbi pronën bujqësore
•
• •
Në sa periudha ndahet Feudalizmi? Feudalizmi ndahet në tri Periudha: o Feudalizmin e Hershëm o Feudalizmin e zhvilluar dhe o Feudalizmin e Vonshëm, para ne periudhën mesjetare
•
Cila është dega kryesore e Ekonomisë në periudhën e Feudalizmit të Hershëm? Në periudhën e feudalizmit të hershëm dega kryesore e ekonomisë ishte Bujqësia, edhe pse gjatë kësaj periudhe ishin te zhvilluara edhe degët tjera te ekonomisë si, zejtaria,xehetaria dhe tregtia mirëpo degë primare apo kryesore ishte Bujqësia.
•
• •
Cila është baza e kësaj Ekonomie? Baza e ekonomisë Feudale ishte Prona Feudale mbi tokën ose Feudi në këtë periudhë dominojnë Feudet.
• •
Çka nënkuptojmë me pabarazi Formale Juridike? Pabarazia formale juridike është sistem me te cilin në një anë u njohën privilegjet e trashëguara kurse ne anën tjetër lejohet diskriminimi dhe nënshtrimi i bujkrobërve. eksploatimi bëhej jo ne bazë të veprimeve te ligjeve te ekonomisë se tregut por me ane të dhunës shtetërore dhe politike
• •
Çka propagandonte kisha me ideologjinë e sajë për sundimtarin e asaj kohe? Sipas ideologjisë kishtare Sundimtari ishte Mëkëmbësi i perëndisë në tokë,ai vetëm zbatonte vullnetin e perëndisë, andaj pa përkrahjen e kishës as qe mund te merrej me mend qëndrimi ne fron i ndonjë sundimtari
•
Shkollën Natyrore e karakterizonte përmbysja e Feudalizmit dhe e absolutizmit Sundues ndërsa lëvizjet heretike te feudalizmit çka i karakterizon? I karakterizon krijimi i kishës protestante në Gjermani dhe Francë, ndërsa në Angli i kishës Anglikane.
• • •
Te sistemi shoqërorë sa i përket progresit të përgjithshëm,çka e karakterizon Feudalizmin? E karakterizon instalimi i sistemit të Kolonatit i cili kishte marrë përmasa të mëdha, ndërsa mardhënjet skllavopronare gjendeshin para shkatërrimit të plotë
• • • •
Te Feudalizmi i hershëm dhe evoluimi i shtetit Feudal si konsideroheshin Skllevërit si qenie të gjalla apo gjësende për shitje dhe punë të rëndë? Konsideroheshin si qenje njerëzore dhe kishin vlerë ma të madhe në treg ngase për çdo ditë pakësohej numri i tyre. Në fazën e Demokracisë ushtarake te shtetet barbare si konsideroheshin prijësit ushtarak? Në fazën e Demokracisë ushtarake te shtetet barbare prijësit ushtarak konsideroheshin Mbretër
Shteti i Frankëve • •
Nga disa historian, shteti i frankve a ishte shtet Feudal apo para feudal? Sipas disa teoricintëve dhe historianëve shteti i Frenkve ishte shtet tipik para feudal
•
Shkruaj për nocionin e shtetit të frankve se çfar shteti ishte në kohen e Feudalizmit? Shteti i frankëve ishte një shtet tipik i feudalizmit te hershem dhe i takonte grupit të ,,mbretërive barbare”
• • •
Në sa periudha ndahet shteti i frankëve? Zhvillimi i shtetit te frankëve ndahet ne dy periudha te mëdha: Në periudhën e Merovingëve dhe Periudhen e Karolingëve, Këto dy periudha quheshin kështu sipas Dinastive qe sundonin.
• •
Kur e përjetoi zhvillimin ma të madh shteti i Frankëve? Shteti i Frankëve, zhvillimin ma të madhe e përjetoi në periudhën e Merovingëve që nga viti 800 kur edhe u kurorëzua Karli i Madh, Perandor i ish Perandorisë Romake.
• •
Në shtetin e frankëve e tër popullsia ndahej në? Ndahej në bujkrobër dhe feudal
• •
Çka kuptojmë me fjalën Benificum? E mirë tokësore, e banuar me prodhues të drejtpërdrejtë
• •
Te mardhënjet feudale në krye te shtetit qëndronte sundimtari,Si quhej Sundimtari? Quhej Sizereni – Sizereni ishte sundimtari ma i lartë i hierarkisë feudale.
• •
Në sa shtresa apo klasa ndahej popullsia në shtetin e frankëve? Ndahej në dy klasa: Feudalët dhe bujkrobërit
• •
Si quhej akti juridik me të cilin bëhej ndryshimi i statusit të qytetarit të lirë? Quhej komendacio
• •
Në periudhen e Merovingëve çfarë rregullimi shtetëror kishte shteti i frankёve? Rregullimi shtetëror në periudhën e Nerovingve, shteti i Frenkëve ishte MONARKI
• • • •
Cili ishte organi kryesor i shtetit të frankëve në periudhën e feudalizmit të hershëm? Ne feudalizmin e hershem, ne aspektet civile-juridike, monarku e kishte te drejtën supreme pronësore mbi tërë territorin shtetëror. Pasi që monarku ishte shef shteti i cili përfaqësonte si Brenda edhe jashtë, kishte edhe një të drejtë supreme ne te gjithë meritorin e shtetit te tij, cila ishte ajo e drejt supreme e Monarkut Ishte e drejta pronësore në tërë territorin e shtetit te tij.
• •
Cili ishte organi më i rëndësishëm i pushtetit qendror të frankëve? Organi me i rëndësishëm i pushtetit ka qene Monarku, pushteti i te cilit bazohej ne mundium ose ne bonusin mbretëror.
• •
Kush i kryesonte mbledhjet në kuvendin popullor të shtetit të frankёve? E kryesonte mbreti apo i autorizuari i tij.
• • • • •
Te shteti i Frankëve cilat ishin organet tjera të rëndësishme të pushtetit popullor? Kuvendi i pallatit mbretëror Kuvendi i Magnatëve dhe Kuvendi kishtarë.
• •
Te rregullimi i shtetit të frankëve, kisha pas kujt konsiderohej si shtyllë e dytë e rendit feudal? Konsiderohej si shtyllë e dytë menjëherë pas pushtetit shtetëror.
• •
Në njësit e vogla administrative kush komandonte me ushtrinë? Komandonte Monarku
• •
Kuvendi kishtar prej cilave shtresa feudale perbehej? Perbehej prej Perlatëve dhe Magnatëve, ndërsa mbledhjet i konvokonte mbreti.
•
Si quheshin njësit e vogla administrative te krijimi i shteteve te frankёve në Feudalizëm? Quheshin Civitates në krye të së cilës qëndronte Komesi ndërsa njësia themelore e administratës Frenge u quait Pagusi në krye të së cilës qëndronte Konti
• •
•
Njësit më të vogla se sa Kontet si janë quajtur te shteti i frankëve? Jane quajtur Centene, në krye të së cilës qëndronte Tungini ose Centariusi.
•
o E drejta e frankëve, çfarë e drejte ishte? E drejta ne shtetin e frankëve nuk ishte unike, por ishte një konglomerat i sistemeve te ndryshme juridike.
• •
Cilat ishin ligjet e shteteve barbare franke me te njohura? Ligjet më të njohura janë :ligji i salikëve, ligji i Ripuarëve, dhe ligji i Burgunëve.
•
Cili ligj i shteteve barbare të frankëve konsiderohej me i vlefshëm në aspektin juridiko historik? Në aspektin juridiko-historik, më i vlefshmi ishte ligji i Salikëve.
•
• •
E drejta pronësore apo reale –në pronësi të kujt ishte? Ishte në pronësi të Perandorit.
• •
Në shtetet feudale cila pronësi dominonte më shumë:Kolektive apo private? Dominonte prona kolektive.
• •
A ka egzistuar tregu ne kohen e feudalizmit Tregu ka qenë i zhvilluar shumë pak, ndërsa nuk prodhohej për treg.
• •
Te shteti i Frenkve, nga e drejta detyrimore njiheshin disa kontrata shkruaj disa nga to: Kontrata e shitblerjes, Kontrata mbi huan edhe Kontrata mbi pronën
• •
Te shteti i frankëve, ne shtresat e gjëra fshatare cila familje dominonte? Nder shtresat e gjera fshatare dominonte Familja e madhe patriarkale
• •
Çfarë pushteti kishin meshkujt e rritur ndaj atyre meshkujve me te rinj? Meshkujt madhor kishin pushtet mbi meshkujt e mitur, ndërsa burrat kishin pushtet dhe njëfarë të drejte të kujdestarisë mbi gratë.
• •
Martesat te shteti i Frankëve ishte monogame a po bigame? Martesa te shteti i Frankëve ishte monogame.
• •
Te e drejta familjare e Frenkve burrat gezoninn apo nuk gezonin te drejten e kujdestaris ndaj grave? Po burrat kishin pushtet dhe njëfarë të drejte të kujdestarisë mbi gratë.
• •
Sipas ligjit te salikve te shteti i Frenkve me Çka blihej nusja? Nusja blihej me një numër bagëtish apo me prodhime tjera nga natyra.
• •
Te e drejte familjare e frenkve, çka i printe martesës? Martesës i printe FEJESA
•
Sipas te drejtës Familjare tё Fankёve kush gëzonte mbrojtje me te madhe gruaja apo burri? Gruaja ka qenë më e mbrojtur se sa burri.
• • • • •
•
Te prishja e martesës ne familjen e çdo njërit nga bashkëshortët a ju ndalohej lidhja e martesës se re (po apo jo)? Po ( personave qe shkurorëzoheshin iu ndalohej lidhja e martesës së re) Nëse trashëgimlënësi nuk kishte fëmijë për ta trashëguar pasurin e tij, atë pasuri kush e trashëgonte? Përparësi në trashëgimi kishte fëmija i trashëgimlënësit, nëse nuk kishte fëmijë e trashëgonte Familja e ngushtë ose të tjerët deri në shkallën e gjashtë të trashëgimisë Te e drejta trashëgimore e Frenkve njihej vetëm një e drejt trashëgimore, cila ishte ajo e drejt trashëgimore? E drejta trashëgimore ligjore.
• •
Te e drejta e trashëgimisë si quhej testamenti i cili konsiderohej një lloj kontrate? Quhej Afatomia (testamenti apo kontrata për së gjalli)
• •
Si quhej Çmimi i gjakut te shteti i frankëve? Çmimi i gjakut quhej Wergeld
• •
Përgjegjësia për vrasjen e gruas gravide (shtatzënë) me sa solid paguhej? Paguhej me 600 solid.
• •
Si quhej paraja ne kohen e Frenkve? Paraja në kohen e Frenkve quhej Solid
•
Te shteti i Frenkve a ka ekzistuar institución i dënimit me gjobë dhe aj i hakmarrjes (po-jo)? Po ekzistonte institucioni i hakmarrjes dhe dënimi me gjobë, nëse i dënuari nuk mundte ta paguante gjobën aj shndërrohej ne skllav.
• •
Te e drejta penale, cilat ishin veprat penale te shteti i Frankёve? Veprat penale kundër shtetit dhe gjyqësisë, Kundër kishës dhe Religjionit, Kundër institucioneve dhe marrëdhënieve feudale, kundër tradhtisë, ikjes nga ushtria, prerja e parave të rrejshme, prodhimi i helmeve dhe marrja me magji të zeza etj.
• •
Si quhej gjykata me e lart shtetërore e shtetit te Frankëve? Quhej Gjykata e Pallatit Mbretëror të cilën e udhëhiqte Konti i Pallatit.
•
Si quheshin nëpunësit të cilët e përmbaronin aktgjykimin e gjykatës së lart shtetërore - gjykata e pallatit mbretëror? Quheshin Sagiborn.
• • •
Te procedura gjyqësore nga e drejta penale nga kush kryhej dhe e drejt e rezervuar e kujt ishte dhe cila ndjekje kryhej edhe ne formë oficiale (zyrtarisht nga shteti i atëhershëm Frenk)? Ndjekja zyrtare bëhej për veprat kundër shtetit, kishës dhe rendit shtetëror feudal.
• •
Te procedura gjyqësore e Frenkve Çka nënkuptojmë me provën irracionale? Me provën irracionale, kuptojmë pranimin e veprës penale nga kryesi i sajë.
• •
Gjyqi hyjnor i shtetit te frenkve si quhej ndryshe? Quhej Ordalie
• Kalifati arab • •
Te kalifati arab, si quheshin popullata dhe të cilës racë ishin? Te Kalifati Arab popullata quhej Beduin ndërsa i përkisnin racës Semite.
• •
Çka është xhahilia? Ne Kuran kjo quhej periudha e xhahilisë qe do te thotë periudha e injorancës.
• •
Cila është njësia me e vogël e klanit te kalifati arab? Njësia me e vogël ka qene familja me të zotin e shtëpisë në krye.
• •
Si quhej kryetari i fisit? Kryetari i fisit quhej Sheik.
• •
Çka ishte kuvendi i fisit dhe këshilli i fisit? Kuvendi dhe Këshilli i fisit ishin institucione që përbëheshin nga kryetarët e klaneve.
• •
Te kalifati arab, kush qëndronte ne krye te qytetit i cili ishte edhe kryetar i fisit? Sundimtari i qytetit që zakonisht ishte kryetari i fisit.
•
Çka ishte këshilli i qytetit? Këshilli i qytetit ishte organ në të cilin hynin aristokracia fisnore, në kёtё organ vendosej për çështjet me te rëndësishme politike dhe ekonomike te qytetit.
• •
Te kalifati arab, si qytet me i rëndësishëm apo çfarë rëndësie kishte qyteti Meka? Kishte rëndësi të madhe sepse në të gjendej tempulli i shenjtë Qabeja.
• •
Si quhej fisi i cili e ruajti, e ndërtoj, dhe e siguroj qytetin e Mekës? Fisi i Kurejshëve.
• •
Çka paraqet karta e Medinës te kalifati Arab? Kushtetutën e parë të shtetit islam, njëherësh edhe kushtetutën e parë botërore të shkruar.
• •
Ne kartën e Medinës ndalohej apo nuk ndalohej Hakmarrja? Ndalohej hakmarrja.
•
Te gjithë shtetasit e Medinës pa marrë parasysh përkatësin fetare, a ishin te barabartë apo jo? Po, te gjithë ishin të barabartë.
• • •
Te pushteti Islam i kalifatit arab a e karakterizon formimi i një fondi për blerjen e shtetasve te vete kur ziheshin rob lufte dhe për pagimin e gjakut? Po ishte themeluar fondi për blerjen e shtetaseve te vet dhe për pagesën e gjakut.
•
Si është quajtur dinastia e kalifatit arab deri ne vitin 750 dhe ajo e vitit 1258? Deri ne vitin 750 qëndronte dinastia e Omajadëve, ndërsa prej këtij viti e deri me 1258 sundoi dinastia e Abasidëve.
• •
Cilën kategori e përbënin popullsia e mavalëve? Kategorinë e dytë.
• •
Cili ishte zhvillimi i ri i ekonomisë te kalifati arab? Banka arabe, institucionet me para dhe transaksionet.
• •
Kategoria e pare dhe kategoria e dyte? Kategorinë e1 e përbenin myslimanët e lirë me origjinë arabe dhe kategorinë e 2 popullsia e mavalëve.
• •
Si quhej kategorija e trete e popullates te kalifati arab? Quhej Zimie (populli i kontratës).
• •
Populli hebre te kalifati arab a e kishte Kur’anin e vet (po ose jo)? Po
• •
Si është quajtur ai kur’an te hebrenjtë e kalifatit arab? Është quajtur Kitab .
•
Sipas një hadithi të shkruar nga Muhamedi në cilat raste liroheshin skllevërit nga robëria të cilin hadith e ka cituar edhe kryemami i Kosovës Sabri Bajgora? Kush e rrahë apo i mëshon shuplakë robit të vet pa të drejtë, shpagimi për këtë veprim është lirimi i përjetshëm i atij robi.
• • •
Çka ndaloj feja e islamizmit? Fajdenë, bixhozin, dhe alkoolin.
•
Te rregullimi shtetëror i kalifatit arab kush qëndron në krye të shtetit i cili ishte krye-pari i Fes islame? Qëndronte Kalifi
• •
Për tu emëruar kalifi çfarë vlerash njerëzore kërkoheshin nga ai kandidat dhe cilës gjini farefisnore kërkohej ti takonte? Duhej ti plotësonte disa kushte elementare; fizike, intelektuale dhe morale, te ishte i moshës madhore dhe ti takonte familjes apo te ishte pasardhës i gjinisë se Muhamedit
•
Kalifi, te kalifati arab, çfarë personaliteti ishte dhe si konsiderohej për kalifatin arab? Konsiderohej mbrojtës i islamizmit, kujdesej për pastërtinë e fesë dhe respektimin e ritualeve fetare .
• • •
Te kalifati arab, cili ishte organi me i larte i rregullimit shtetëror dhe si quhej? Kuvendi i te gjithë Sheikëve i quajtur Shura.
• •
Cilat ishin te drejtat e kalifit te kalifati arab? Përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte komandant supreme i ushtrisë, ishte instanca me e larte gjyqësore ne vende, i emëronte nëpunësitë më të lartë të administratës shtetërore dhe kujdesej për realizimin e tatimeve e te ngjashme
• •
Te kalifati arab ne krye te emiratit kush qëndronte? Qëndronte Emiri.
• •
Emiri, çfarë subjekti ishte në kalifatin arab? Ishte organ dhe subjekt shtetëror.
• •
Emiri, cilin pushtet e drejtonte ndërsa për ushtrinë e emiratit çka ishte ai? Kishte pushtetin me te larte administrativ - politik dhe njëherësh ishte komandant supreme i ushtrisë së emiratit.
• •
Si quhej pagesa e tatimit për toke? Quhej Ushur.
• •
Çka nenkupton me fjalen gjihad? Domethënë lufte e shejtë.
Bizanti • •
Te rregullimi shtetëror për nga forma çfarë ka qenë Bizanti? Për nga forma e pushtetit Bizanti ka qenë Monarki Despotike (autokratike) me karakter te theksuar teokrat
• •
Cilat ishin organet e shtetit Bizantin? Janë monarku, senati (sinklit), 60 klasë të nëpunësve shtetëror dhe njëzet tituj, këshilli shtetëror etj.
•
Te krijimi i Bizantit dhe veçorit e feudalizmit Bizantin, çka kuptojmë me fjalën PRONIA? Pronia ka qenë një sipërfaqe e madhe tokësore e banuar me fshatar gjysmë të lire të cilën shteti ja jepte një njeriu te lirë, ne zotërim dhe shfrytëzim te përjetshëm pa te drejte te tjetërsimit dhe te lënies ne trashëgim me kusht qe ky te kryente shërbime te ndryshme shtetërore e ne rend te par shërbimin ushtarak.
•
•
Si konsiderohej zgjedhja e perandorit dhe nga kush konsiderohej i zgjedhur? Në Bizant, posti i perandorit asnjëherë formalisht (juridikisht) nuk u bë i trashëgueshëm, mirëpo perandorët ia caktonin vetes një bashkësundimtar, zakonisht nga radhët e te afërmeve te vet, e me se shpeshti njërin nga djemtë e tij te mitur dhe në ketë mënyrë realisht bëhej trashëgimi dhe vazhdonte kontinuiteti i një dinastie.
• •
Burimet e së drejtës në Bizant? E drejta bizantine fondamentin e ka në të drejtën romake, bile ne tre shekujt e pare ajo realisht është e drejtë romake.
• • •
Bazilika ligj i kujt konsiderohej te e drejta e Bizantit? Aktivitetin ligjvënës, dinastia maqedonase e kurorëzoi me nxjerrjen e ligjit te quajtur BAZILIKA.
• •
Si quheshin ligjet e perandorisë në Bizant? Prohieroni, Epanagoga dhe Bazilika
• • • •
E drejta penale Bizantine bënte njëfarë nuancimi te përgjegjshmërisë penale te personat e moshës 7 vjeçare dhe të sëmurët psikik. Shtrohet pyetja kur këta persona kryenin vepër penale, përgjigjeshin apo nuk përgjigjeshin? Personat deri ne moshën 7 vjeçare dhe te sëmuret psikik nuk përgjigjeshin për veprat e tyre.
• • •
Te e drejta penale Bizantine vrasja e hajnit natën dënohej apo nuk dënohej? Vrasja e hajnit natën nuk dënohej e as e ati që vritej në shtëpi te huaj ose ne
•
flagrancë të kurvnisë
• • • • • • •
Sistemoi veprat penale në Bizant në kohen e Feudalizmit? Vepra penale kundër Shtetit ( parashihej dënimi me vdekje) Vepra penale kundër Religjionit Vepra penale kundër Pasurisë (për ketë vepër dënoheshin me rrahje apo me kompensim te dyfishtë te sendit te vjedhur ose te dëmtuar) Vepra penale kundër Personit (gjithashtu parashihej dënimi me vdekje) Vepra penale kundër Familjes dhe moralit seksual
• •
Sipas të drejtës penale Bizantine parashihej dënimi me vdekje si, ekzekutohej dënimi me vdekje? Dënimi me vdekje ekzekutohej me ane te prerjes se kokës,me varje ose me djegie
• •
Çka janë nomokanonet? Nomokanonet janë përmbledhje të përziera të normave shtetërore dhe kishtare.
Shteti i Francës • •
Cilit besim i takonin francezët që nga shekulli IV deri në shekullin XVI? I takonin besimit katolik
• •
Cilat ishin shtresat shoqërore në Francën feudale? Shtresa klerikale (fisnikëria kishtare), fisnikëria laike, njerëzit e lirë dhe bujkrobërit.
• •
Kush ishin vilanet? Në fillimi quheshin të gjithë njerëzit e lirë, por prej formimit të qyteteve kështu u quajtën vetëm fshatarët e lirë, e më vonë edhe bujkrobërit e liruar.
• •
Përmes kujt i kryente monarku punët e tij? I kryente me ndihmën e kushërinjve dhe të afërmve të tjerë të tubuar në pallatin mbretëror.
•
Në Francën feudale dalloheshin dy kategori bujkrobërish, cilat ishin ato Kategori? Bujkrobërit personal dhe bujkrobërit real.
• • • • •
Pas këshillit shtetëror, si organ ma i lartë administrativ, si quhej organi tjetër i lartë administrativ që merrej me punë të brendshme në Francë? Ishte Këshilli i Depesheve që merrej me punët brendshme. Te rregullimi shtetëror në Francë, administrata shtetërore ka qenë e centralizuar dhe mjaft e burokratizuar. Cili ishte organi ma i lartë administrativ i cili merrej kryesisht me çështje politike? Ishte Këshilli Shtetëror i cili merrej kryesisht me çështje politike.
•
Te e drejta Franceze feudale, cilat janë burimet e së drejtës së përgjithshme në Francë e cila e drejtë ishte e shumëllojshme dhe formale? Burimet e së drejtës së përgjithshme kanë qenë: E drejta e përgjithshme zakonore, e drejta mbretërore, e drejta e recipuar romake, e drejta kanonike dhe e drejta ndërkombëtare. Ndërsa burimet e së drejtës partikulare kanë qenë: E drejta zakonore partikulare, e drejta e qyteteve dhe privilegjet
•
Si quheshin aktet normative të monarkut? Aktet normative të monarkut quheshin “ordonansa”
•
Te shtresa shoqërore në Francë, për nga pozita e tyre si shtresë e tretë, si quheshin njerëzit e lirë, fshatarët e lirë dhe ma vonë edhe bujkrobërit e lirë? Quheshin a) “vilanë” dhe b) “qytetarë” (popullsia e qytetit)
•
Cilat forma tё pronёs i hasim nё kohёn e feudalizmit nё Francё? Pronat alodiale dhe feudale
•
Si quheshin martesat nё mes tё shtresave tё ndryshme? Martesa tё tilla quheshin marganate. Tё drejtat martesore dhe familjare franceze, ku lidhej martesa nё komunё apo nё kishё e cila martesё ishte e pashkёputshme? Martesa lidhej nё kishё dhe ishte e pashkёputshme
•
•
Te e drejta maretsore dhe familjare nё Francё, çfarё pozite kishte gruaja nё martesё? Gruaja nё martesё kishte pozitё tё nёnshtruarё?
•
Cilat ishin format e kujdestarisё nё francё? Ishin: Kujdestaria e Thjeshtё dhe Kujdestaria Feudale.
•
Si ndaheshin veprat penale nё kohën e feudalizmit nё Francë. Nё vepra penale private dhe vepra penale publike, ndërsa veprat penale klasifikoheshin në: a) vepra penale të rënda, b) vepra penale të mesme dhe c) vepra penale të lehta.
•
Cilat ishin dënimet kryesore te sistemi i dёnimeve nё Francë Dënimi me vdekje, dënimet trupore, dënimet pasurore, dëbimi nga vendi, humbja e nderit, degradimi si dhe dënime të tjera poshtëruese.
•
Te sistemi i dënimeve nё të drejtën penale feudale franceze kanë ekzistuar disa dënime specifike, cilat ishin ato dënime? Dënimet me degradim të fisnikëve feudal dhe mallkimi kishtar.
•
Cilat ishin llojet e gjykatave nё Francë? Gjykata mbretërore (kuria regis), gjykata kishtare
•
Cilat ishin karakteristikat e procedurës penale në Francë?
Procedura ka qenë kryesisht e tipit akuzatorë dhe fillonte me padinë e palës së dëmtuar, i padituri ftohej në gjykatë në bazë të ftesës së paditësit. Të paditurit në fillimi dërgohej vetëm vula e gjykatës kurse ma vonë edhe ftesa e shkruar. Nëse i padituri nuk paraqitej në gjykatë edhe pas ftesës së dytë, konsiderohej se refuzonte të paraqitej ai sillej me dhunë nga na e gjykatës dhe dënohej për mosardhje. Procedura ishte publike dhe rreptësishtë formaliste, nëse bëhej gabim në shqiptimin e formulave të caktuara e humbte kontestin gjyqësor. •
Nё sa faza ndahet procedura inkuizitore nё kohën e feudalizmit nё Francë? Ndahet në dy faza; në fazën paraprake dhe në fazën e shqyrtimit kryesor në seancën gjyqësore.
•
Çka do me thёnё aktgjykimi „ABSOLUTIO AB INSTANCIA“? Me këtë aktgjykim i pandehuri nuk shpallej fajtor por as nuk lirohej nga akuza dhe mbetej edhe për një kohë të caktuar ose përherë i dyshimtë.
•
Te e drejta mbretёrore nё feudalizmin e zhvilluar tё Francёs, pushteti i pakufizuar legjislativ i monarkut sipas legisteve mbështetej nё maksimën romake nga periudha e dominatit, nё atё qё e dëshiron mbreti, çfarё quhej? Quhej; “quod principi placuit, legis habet vigarem” që do të thotë “atë që dëshiron mbreti, ka fuqinë ligjore”
•
Te e drejta martesore dhe familjare, martesa lidhej nё kishë me ceremonial tё veçantё. Martesa ka qenё e shkёputshme apo e pashkëputshme? Martesa ka qenё e pashkёputshme.
•
Te burimet e sё drejtёs nё Francё, nё feudalizmin e vonshёm cilat janё burimet kryesore tё sё drejtёs nё kёtё periudhё? E drejta zakonore, e drejta e recipuar romake, ligjet, urdhëresat e sundimtarit dhe të organeve të larta shtetërore.
• •
Çka ёshtё e drejta kanonike? Ёshtё e drejtё kishtare
• •
Çka ёshtё bibla? Bibla ёshtё libër i shenjtë
•
Qytet shtetet e feudalizmit të zhvilluar kishin statusin e qytetit si burim të rёndёsishёm qё mbanin signaturёn apo siglën e qytetit. Çdo qytet përveç statutit që e kushte, ka pasur edhe libra të ndryshme për gjyqësi, si quheshin ato libra? Quheshin librat e qytetit.
• • •
Thuaj nocionin e së drejtës kanonike/ E drejta kanonike ёshtё e drejtë kishtare dhe bien nё të drejtën e përgjithshme. Kjo e drejtë ka një varg burimesh që paraqesin një sistem të veçantë të së drejtës. Përveç çështjeve të thjeshta kishtare binin edhe disa çështje apo lёmenjё të së drejtës laike siç janë: e drejta martesore, familjare, trashëgimore, si dhe
pjesë të drejtës penale dhe procedurale. • •
Cilat janë burimet themelore të së drejtës kanonike? Shkrimi i shenjtë, 2. tradita apostolike dhe kishtare, 3. legjislacioni kishtar, dhe 4. e drejta zakonore
• •
Çka ёshtё bibla ose shkrimi i shenjtë? Sipas besimit tё krishterë, bibla apo shkrimi i shenjtë ёshtё Shpallja e Perëndisë, që pёrbёhet nga besëlidhja e vjetër dhe besëlidhja e re.
•
Tradita apostolike dhe kishtare, a ёshtё shkrim i shenjtë apo burim themelor i së drejtës kanonike? Ёshtё burim themelor i së drejtës kanonike.
• • • • •
Dihet se legjislacioni kishtar ishte mjaft i ngurtë dhe inert, për çka do të thotë se cilit parim i përmbahej lidhur me legjislacionin. Kisha i përmbahej parimit se legjislacioni nuk e krijon jetën, por atë vetëm e udhëzon dhe e rregullon. Te shtetet e feudalizmit të vonshëm, çfarë organizate ishte kisha? Ishte organizatë fetare e llojit të vet – SUI GENERIS
Perandoria osmane 1. Si periodizohet periodiku i Perandorisë Osmane sipas rregullimit shtetëror? Periodizohet ne dy periudha a). periudha e parë prej shekullit XIII e deri në gjysmën e shekullit XIX, b). Periudha e dytë, prej gjysmës së shekullit XIX e deri ne fillim te shekullit XX. 2. Shteti osman periodizohet ne tri periudha të mëdha, në disa faza. Te faza e dytë e periudhës së parë, Perandoria Osmane ku i kryente depërtimet e para? Ne këtë fazë bëhen depërtimet e para në Ballkan. Ushtria turke, në vitin 1371 Korrë një fitore të rëndësishme në betejën e Maricës,ndërsa në vitin1989, në Fushë Kosovë, ushtria osmane korri fitoren më të rëndësishme kundër koalicionit të shteteve të krishtera ballkanike 3. Si ndahej toka në Perandorinë Osmane? Toka dhjetore (erazi arshive), tokat e haraçit (erazi haraçije), tokat luftarake dhe tokat e shpatës ose tokat e perandorit (erazi han – memleket) 4. Shkruaj çka dinë për kategorinë e tokës dhjetore (erazi arshije)? Kategoria e tokës dhjetore ka ekzistuar në arabi. Në shekullin VII, në arabi, luftëtarët arab e merrnin tokën e pushtuar dhe shtetit i paguanin vetëm të dhjetën arsh. Kjo jepej si kontribut për shtetin dhe bashkësinë fetare. Ushtria tokën e fituar e mbante në pronësi individuale. 5. Te rregullimi shtetëror – organizimi i pushtetit qendror, në periudhën e feudalizmit, çfarë ka qenë për nga forma e pushtetit, shteti osman?
Shteti osman për nga forma e pushtetit shtetëror ka qenë monarki absolute me karakter të theksuar teokrat. 6. Kush e përbënte Portën e Lartë? Të gjithë vezirët e përbënin divanin e vezirit të madh, i cili më vonë u quajt “Porta e Lartë”. 7. Cila ishte njësia themelore gjyqësore, në Perandorinë Osmane? Ishte Kadillëku 8. Perandoria Osmane në fazën e parë që zgjat prej fundit të shekullit XII e deri në çerekun e shekullit XIV krijohet shteti osman në mardhënjet feudale specifike me një organizim ushtarak. Cilat tendenca i kishte ndaj tokave osmane Kishte tendenca pushtuese. 9. Në sa grupe klasifikohen gjyqtarët në perandorinë osmane? Të gjithë gjyqtarët radhiteshin ose klasifikoheshin në pesë kategori ose grupe: a). Mullatë e mëdhenj, b). Mullatë e vegjël, c). Myfetishët, d). Kadijt, dhe e). Naibët. 10. Kush ishin kadijët te organizimi i gjyqësisë dhe procedura gjyqësore te shteti osman? Kadiu ka qenë gjyqtar që i gjykonte dhe i udhëhiqte punët gjyqësore të një kadillëku, që ishte njësia themelore e gjyqësisë në Perandorinë Osmane. 11. Kush ishte myftiu te organizimi gjyqësor dhe procedura gjyqësore te Shteti Osman? Myfti (që në gjuhën arabe do të thotë interpretues i të drejtës) ka qenë kryeylemaja i një bashkësie i cili ishte njohësi më i mirë i religjionit dhe të drejtës, andaj edhe ishte kompetent për të dhënë përgjigje. 12. Si quhej kryeylemaja i një bashkësie? Quhej Myfti 13. Kush ishin naibët te organizimi i gjyqësisë dhe procedura gjyqësore te shteti Osman? Naibët kanë qenë ndihmësit e kadijëve dhe hynin në grupin apo kategorinë më të ultë të gjyqtarëve. 28.03.2008
E drejta e sherjatit 1. Si quhet ndryshe e drejta e sheriatit? Quhet Fikhu 2. Në cilat burime mbështetet e drejta e sheriatit? E drejta e sheriatit mbështetet në burimet themelore dhe burimet plotësuese 3. Cilat janë burimet e së drejtës së sheriatit?
burimet themelore janë: Kur’ani, Hadithi (sunneti), Tradita, Ixhma, Doktrina, dhe Kijas ose analogjia juridike 4. Te besimi islam çka është Kur’ani. Në sa sure ndahet Kur’ani, ndërsa i tërë teksti Kur’anor prej sa ajteve përbëhet? Te besimi islam, Kur’ani është libër i shenjtë, ai përbëhet prej 114 sureve dhe6.666 ajeteve 5. E drejta e sheriatit, në të njëjtën kohë, me sa gra lejohej martesa? E drejta e sheriatit lejonte martesën me katër gra. 6. Çka nënkupton me fjalën “mehri”? “Mehr-i” ka qenë dhurata e martesës, të cilën burri ia jepte gruas. “Mehri” nuk ka qenë i obligueshëm për lidhjen e martesës, por megjithatë jepej gati rregullisht. Mehri i takonte personalisht gruas e jo familjes së sajë, sipas rregullave një pjesë e kësaj dhurate i jepej gruas me rastin e lidhjes së martesës, ndërsa pjesa tjetër, në rast të shkurorëzimit. 7. Çka nënkupton me fjalën “kitabije” Kitabije është gruaja e krishterë apo hebraike me të cilën mundë të martohej Myslimani. 8. Cilat ishin pengesat martesore sipas të drejtës martesore. Pengesat martesore ishin gjinia e gjakut, vija vertikale pa marrë parasysh shkallën, ndërsa në vijën e tërthortë pengesat ekzistonin deri në shkallën e katërt të gjinisë së gjakut. Edhe gjinia sipas qumështit paraqet pengesë për lidhje të martesës. Pra e drejt e sheriatit e sanksionon martesën endogame. 9. Te e drejta penale e perandorisë osmane, aksepton parimin e vetëdijesimit dhe të përgjegjësisë individuale. Për çdo delikt ose për çdo shkelje të së drejtës parashihte dy dënime. Cilat ishin ato dy dënime? Ato dy dënime ishin: dënimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër para perëndisë. 10. Te e drejta penale islame, në Perandorinë Osmane, çfarë dënimesh parashiheshin për konvertimin e fesë dhe për amoralitetin e gruas së martuar? Për konvertimin e fesë parashihej dënimi me vdekje, po ashtu për amoralitetin e gruas së martua (nëse vërtetohej me katër dëshmitar parashihej dënimi me vdekje (mbytja me gurë ose ngujimi pa ushqim deri në vdekje). 11. Shkruaj në formë të esesë çka din për të drejtën e luftës nga e drejta e sheriatit i cili ka mjaft norma edhe mbi të drejtën e luftës. E drejta e luftës në të drejtën e sheriatit ka qenë mjaft e avancuar dhe kishte mjaft elemente të krahasueshme me të drejtën bashkëkohore humanitare. Për ilustrim këtu mundë ti citojmë fjalët apo porositë që ua jepnin udhëheqësit shtetëror ushtarëve që niseshin në luftë: “Trima” kur të ndodheni në betejë, luftoni si trima dhe kreshnik. Kurrë mos lejoni që mbi ju të bjerë njolla e pabesisë dhe tradhtisë. Kurrë këndë mos e shëmtoni, e
as për së gjalli mos e mundoni, e as të vdekurin mos e masakroni. Mos i vrani gratë, pleqtë dhe fëmijët. Mos shkatërroni bereqetet e huaja, mos i theni degët e pemëve, ndërsa nga bagëtia therni vetëm aq sa është e nevojshme për ushqimin tuaj. Në qoftë se hasni në njerëz të tërhequr në vetmit e tyre, i luten perëndisë, njerëzit e tillë i respektoni dhe i kurseni nga shqetësim. Ndoshta do të haseni edhe në asi me koka të rruara dhe me gërsheta të gjata, e që nuk jetojnë në manastire: të tillët vetëm i prekni me këllëf të shpatës dhe përmendni emrin e Perëndisë.
View more...
Comments