Histori Arti
September 25, 2017 | Author: xhoia_m | Category: N/A
Short Description
histori arti...
Description
ARTI GREK Qyteterimi grek eshte djepi i kultures perendimore. Greket studiuan cdo sektor te kultures, te filozofise, teatrit, poezise e deri matematikes, artit e astronomise, duke heshur bazat e shoqerise sone. Per here te pare ne historine njerezore kultura greke e vendosi njeriun ne qender te saj, duke e vecuar nga te gjitha llojet e tjera. Ai mund te bente gjithcka: te studionte natyren, te reflektonte mbi kuptimin e jetes etj. Ky interes per njeriun ndikoi natyrisht edhe ne artin grek. Ne arkitekture u perdor “shkalla njerezore” (domethene, llogaritja e masave te ndertesave ne raport me madhesine e njeriut), ne skulpture dhe pikture subjekti i perhershem ishte figura e njeriut. Skulptura Qe ne periudhen arkaike (periudha e pare e qyteterimit grek) njeriu ishte protagonisti i statujave ne skulpture, madje edhe perendite paraqiteshin me tipare njerezore, ndonese te bukura dhe perjetesisht te reja. Ne periudhen klasike (periudha e dyte e qyteterimit grek), artistet kerkuan me shume harmoni dhe ekuiliber, duke arritur forma me fleksible dhe me shume levizje. Skulptoret e medhenj te shek V p.e.s., Mironi, Fidia, Polikleti, si edhe te shek IV p.e.s. Skopas, Praksiteli e Lisipi, studiuan me kujdes proporcionet e trupit te njeriut dhe realizuan me perfeksion anatomine njerezore. Ne periudhen helenistike (periudha e trete e qyteterimit grek) skulptoret kerkuan me shume dinamizem dhe levizje. Piktura Ne greqine antike piktura ishte shume e zhvilluar, por mbetjet e saj jane shume te pakta. Nje ide te perafert per vlerat e saj mund ta krijojme nga pikturat ne vazo. Qeramika Qeramika greke kishte dy procese kryesore: se pari, perpunimin e argjiles, me dore e pastaj ne torno dhe asaj te zbukurimit, qe i takonte piktorit. Stili i pikturimit te vazove ishte fillimisht me figura te zeza ne sfondin e kuq te argjiles, me pas ai u zevendesua nga figura te kuqe ne sfond te zi.
ARTI ROMAK
Ne ndyshim nga greket, romaket nuk paten marredhenie te mira me artin, madje mund te thuhet se ne fillim ata kishin interesa shume te paketa artistike. Si popullsi me interesa konkrete dhe luftarake, e prirur me shume per zgjerimin e territoreve, romaket i anashkaluan per vite me rradhe aktivitetet, si: filozofia, letersia dhe artet. Skulptura Te mrekulluar nga tradita artistike greke, skulptoret romake nisen te riprodhonin ne mase skulpturat e Greqise se lashte. Arti grek u be modeli per artin zyrtar romak. Piktura Pjesa me e madhe e pikturave romake vjen nga muret e brendshme te shtepive ne qytetet e Herkulaneas, Stabias dhe Pompeit. Ato trajtojne kryesisht subjekte mitologjie apo fetare, peisazhe dhe struktura arkitektonike. Nje deshmi e rendesishme e aftesive te artisteve romake vjen nga zbukurimet me mozaik, qe mbulonin siperfaqet e mureve dhe dyshemete e pallateve, banjave dhe vilave te tyre. Ne pergjithesi mozaiket trajtonin motive gjeometrike, por edhe figura me te nderlikuara dhe te gjalla.
ARTI I KRISHTERIMIT TE HERSHEM DHE ARTI BIZANTIN (fundi i shek IV) Arti bizantin eshte nje art teresisht fetar. Cdo figure i nenshtrohet nje renditjeje te parapercaktuar, ku vendin kryesor e zene ato me te rendesishmet. Karakteristike per artin bizantik jane edhe mozaiket, te realizuar nga pjese te vogla xhamash dhe guresh shumengjyresh. Mjeshter te shqar te mozaikut punuan ne Ravene, Rome, Jeruzalem, Damask, dhe Qipro, ku zbukuruan dyshemete e ndertesave fetare. Ne artin bizantin paraqitja e figurave , por edhe e shenjtoreve eshte shume ekspresive, sepse ka vlera thellesisht simbolike. Skulptura Ne skulpturen bizantine dominoi basorelievi, me figura dhe zbukurime simbolike te gdhendura ne mermer, bronz, fildish dhe dru. Me kalimin e viteve temat dhe imazhet u pasuruan ndjeshem Piktura Piktura bizantine u shpreh kryesisht me ane te ikonave (nga greqishtja imazh), piktura te vogla ne dru te Shem Merise, Krishtit dhe Shenjetoreve, te cilat eksozoheshin kryesisht ne brendesi te kishave. Ikonat bizantine jane vazhdimi i portreteve te egjiptianeve te te vdekurve dhe transmetojne respektin e thelle te artit bizantin per kultin e imazheve. Ato tregojne mosinteresim per jeten tokesore. Stondet e arta qe rrethojne figurat kane si qellim shkeputjen e plote nga realiteti.
Shen Gjergji
ARTI I RILINDJES Artistet e kesaj periudhe, ne shume raste, nuk ishin vetem piktore, skulptore apo arkitekte, por shpesh studiues e teoriciene. Per te realizuar vepra te perkryera, ata studiuan natyren dhe, jo rastesisht u dashuruan edhe pas shkences. Skulptura Ne skulpturen e shek XVI figura e njeriut mbeti ne qender te vemendjes se artisteve. Nje rendesi e vecante iu kushtua studimit te anatomise njerezore, sidomos nga Mikelanxhelo. Ai njohu gjithe sekretet e trupit te njeriut, duke studiuar modelet antike dhe trupat ne morg. Veprat e Mikelanxhelos arriten perfeksionin e formes dhe harmonine e proporcioneve, por edhe nje nivel shume te larte ekspresiviteti dhe dinamizmi. “Davidi” i Mikelanxhelos
Piktura Piktura e shek. XVI u zhvillua ne 3 qytete kryesore: 1. Fierence, ku punuan Leonardo da Vinci, Mikelanxhelo dhe Rafaelo. 2. Rome, ku u realizuan kryevepra te Rilindjes: kapela Sistina, dhomat e Rafaelos, lozhat e Vatikanit. 3. Venecia, ku punuan artistet e njohur Xhiorxhione, Ticiani dhe Korrexhio. Kryeveprat e ketyre artisteve u studiuan me vemendje nga piktoret e brezit pasardhes, te cilet i cuan ne ekstrem kerkimet e piktoreve rilindes, duke krijuar ate qe njihet, si stili manierist ne pikture.
“Mona Lisa” e Leonardo da Vincit
View more...
Comments