Hamleti

August 29, 2017 | Author: Xheni Zalta | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Hamleti...

Description

Vetat: Klaudi - mbret i Danimarkes. Hamleti - i nip i mbretit te tanishem dhe i biri i te meparshmit. Gertruda - mbretereshe e Danimarkes. Fortimbrasi - princ i Norvegjise. Horati - mik i Hamletit. Poloni - kryeshambelan. Ofelia - e bija e Polonit. Laerti - i biri i Polonit. Oborrtaret: Voltimanti, Korneli, Rozenkranci, Gildensterni dhe Osriku. Nje zot. Nje prift. Oficeret: Marceli dhe Bernardi. Franoja - nje ushtar. Rejnaldi - sherbbetor i Polonit. Ambasador Anglez. Aktore. Dy gazetare, varrhimes. Tragjedia e Shekspirit Shekspiri lindi më 1564 në qytetin e vogël Stratford. Ai njihte mirë zakonet dhe jetën e njerëzve të kësaj krahine angleze. Njihte po ashtu gjuhën popullore, kishte dëgjuar për gojëdhënat që jetonin në atë kohë, po ashtu ishte mishëruar me natyrën e bukur të qytetit të tij të lindjes. Meqenëse jeta në qytetin e lindjes nuk i ofronte atë çka dëshironte ky djalosh dhe njëkohësisht burrë tetëmbëdhjetëvjeçar, (në këtë kohë ai ishte i martuar) ia mësyu Londrës ku filloi te punojë si aktor në një teatër. Sukseset që i tregoi në teatër e shtynë t’i kushtohet dramaturgjisë. Shekspiri është njëri nga dramaturgët më të mëdhenj në historinë e artit skenik. Krijimtaria letrare e tij është e gjerë dhe mjaft e larmishme. Ai shkroi kronika dramatike, komedi dhe dy poema. Shekspiri është autori mese tridhjeteshtatë veprave teatrale. Pas këtyre sukseseve ai shkroi tragjeditë e tij të pavdekshme si ; “Hamleti”, “Makbethi”, “Othello”, “Mbreti Lir”, “Romeo e Zhulieta”, “Jul Cesari” etj. Tragjeditë e Shekspirit trajtojnë probleme shumë të ndërlikuara që lidhen me jetën e mbretërve, princërve por jo rrallë në qendër të krijimeve të tij është fati tragjik i të rinjve të dashuruar, historia e dashurisë së të cilëve përfundon në mënyrë tragjike siç ngjan te “Romeo e Zhulieta”. Tragjedia e Shekspirit është e thellë në shumë pikëpamje, ngase ky autor me mjeshtri të rrallë hyn në botën psikologjike të personazheve të tij, për të dhënë të gjallë botëkuptimin e secilit protagonist veç e veç. Pastaj jep hipokrizinë e njerëzve të cilët për të fituar pushtet janë të gatshëm të flijojnë çdo gjë, epshi për të sunduar, shpeshherë i bën absurd në veprime, kjo lakmi pra, vë në pah egoizmin e këtyre njerëzve, të cilët lumturinë e tyre përpiqen ta ndërtojnë mbi vuajtjet e tjetrit. Krahas këtyre individëve ky autor ka krijuar edhe një galeri të tërë protagonistësh të cilët faktikisht janë antagonist të të parëve ata përpiqen që me veprimet e tyre të dëshmojnë se e mira gjithnjë duhet të triumfojë mbi të keqën. Përmes këtyre protagonistëve Shekspiri nuk heq dorë nga idetë humanistë përkundrazi përpiqet t’i mbrojë më forcë ato.

Një ndër tragjeditë më të spikatura të këtij autori do veçuar tragjedinë “Hamleti”, subjektin e së cilës vepër autori e ka marrë nga historia e shekullit XII të Danimarkës, mirëpo e ka përpunuar me mjeshtri të rrallë për të na e dhënë një kryevepër të pavdekshme të artit skenik. Teoritë letrare moderne këtë modifikim të kësaj historie të Danimarkës, si pasojë e së cilës krijohet kryevepra e Shekspirit, e njohin si metatekst, gjithsesi nëse kjo histori ka ekzistuar në formën e saj të shkruar. Përmes kryeprotagonistit Hamlet, birit të mbretit të mëparshëm, Shekspiri proklamon idenë e asaj se çdo luftë pushtuese doemos humbet. Lufta për fron detyron jo rrallë të ngrihemi kundër të moralshmes për t’i dhënë përparësi hipokrizisë, epsheve të ndryshme që bëjnë të çojmë dorë edhe mbi vëllain gjë të cilën do ta provojë Klaudi, i cili përveçse kishte vrarë vëllain ai bën edhe mëkatin e dytë, duke u martuar me të shoqen e vëllait të vdekur. Kjo vrasje bën që gjithçka të kthehet përmbys për Hamletin, ai detyrohet ta lërë jetën studentore plot luks e t’i kthehet realitet, fati e kishte goditur mjaft rëndë, ngase detyra që i kishte vënë përpara i ishte mjaft e rëndë për Hamletin. Ndërgjegjja e shtrëngon të hakmerret. Shekspiri tek Hamleti ka krijuar tipin e njeriut me tipare ideale. Ai e do jetën, aq sa e do edhe Ofelinë, i do studimet, mirëpo do që edhe të hakmerret, për faktin se ai është krijuar t’i luftojë hipokrizitë e njerëzve të ligë dhe t’i demaskojë ato. Është për t’u veçuar taktika të cilën e zgjedh Hamleti për ta kryer misionin me të cilin e kishte ngarkuar fati. Ai shtiret sikur i marrë, pastaj lojën që e bën ai, flet për aftësinë e Shekspirit për të krijuar tipa karakteresh mjaft të goditur me një botë psikologjike mjaft komplekse. Mirëpo kjo taktikë e Hamletit kurorëzohet me mjaft sukses. Ai goditet keq mirëpo edhe godet keq duke arritur që të finalizojë me sukses misionin e tij mjaft delikat. Pra, vrasja e Klaudit dëshmon se e mira duhet të triumfojë mbi të keqën, edhe pse faktikisht në këtë betejë kemi vdekjen e kryeprotagonistit, ideja që përçon ajo flet për triumfin e së moralshmes ndaj hipokrizisë. Tragjedia e Shekspirit e fiton epitetin e së pavdekshmes për shumë arsyeje; para së gjithash Shekspiri dha në mënyre shumë eksplicite botën e njeriut me të gjitha komplekset e tij, ai ruajti me xhelozi koherencën dhe kohezionin në veprat e tij, konceptin mbi rrjedhën objektive të kohës, gjë që konsiderohet qenësore për një vepër vlerat e së cilës konsiderohen universale. Dihet mirëfilli se vlera letrare e artistike e veprës së Shekspirit tashmë është e vulosur dhe krejt çka mund të nxirret nga ajo, është Vlera në kuptimin e mirëfilltë kësaj shprehje. Këtë paraqitje modeste për sa i përket tragjedisë se gjeniut të artit dramatik, Ulliam Shekspir, dua ta përmbyll me një paragraf të studiuesit të dëshmuar Alfred Uçi, i cili ndër të tjera shkruan: “Shekspiri i pasuroi shumë format e shprehjes ekspresive të kohës artistike. Dramaturgjia e tij, si një sizmograf ka regjistruar ndryshimet historike dhe frymën e kohës se tij. Krijimet e tij ai i ndersuazoi në Kohën e Madhe të historisë njerëzore, duke e bërë bashkë -përcjellëse deri në Motin tonë”.

Këtu bëhet fjalë për Hamletin princin e Danimarkës. Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klaud e kishte vrarë babanë e tij me helm kur ai ishte duke fjetur . Pas ca kohe në qytet vin disa aktor të huaj ku Hamleti iu thotë të luajne një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur ati. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë, ajo ishte e bije e Pollonit dhe vëlla e kishte Laertin. Ai fillon të sillet si i marrë për te gjetur mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelis, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe ajo mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti

me dinakrin e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe i bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes Laerti e plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin pregaditur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. Gjatë dyluftimit Mbretëresha pinë verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret. Laerti në momentet e fundit të jetës i kërkon falje Hamletit dhe vdes. Horati shoku më i ngushte i Hamletit dëshiron që ta vras veten por Hamleti nuk lejon dhe thotë se dikush duhet të jetoj dhe të tregoj të vërtetën. Pas shume përpjekjeve

Hamleti arrin ta vrase mbretin por tragjedia përfundon me vdekjen e Hamletit

ra

Pergjate gjithe filmit ka nje atmosfere qe eshte dominante jo thjesht ne disa mizansena: e bardha, si ilaçi, si pharmakon-i. Ështe nje ton i ftohte por potencial per dramen e personazheve. Ne kete stil eshte veshur dekori qe do duhej te sugjeronte thellesi per historite e individeve te cilet me fshehtesite e tyre, do duhej t’i perfytyronim si pikat e erreta te nje kuadri fotografik mjaft te ndriçuar. Ne fakt efekti dramatik eshte i sfumuar dhe tensioni i zbehte. Ndertimi kompleks i personazheve ka mbetur ne tentative Muzika e filmit eshte kompozuar nga Anton Lennartsson, nje kompozitor i ri suedez. Filmi ka dy drejtore fotografie te cilet gjithashtu debutojne ne nje film te metrazhit te plote: Ji-Hean Park nga Seul, Koreja e Jugut dhe Ram Shani nga Tel Aviv, Izrael. Post-Produksioni ne figure dhe ne kolone zanore u perfundua ne Focus Fox Studio LTD, nje nga studiot me serioze

dhe prestigjioze ne Budapest, Hungari

Fa

Këtu bëhet fjalë për Hamletin princin e Danimarkës. Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klaud e kishte vrarë babanë e tij me helm kur ai ishte duke fjetur . Pas ca kohe në qytet vin disa aktor të huaj ku Hamleti iu thotë të luajne një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur ati. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë, ajo ishte e bije e Pollonit dhe vëlla e kishte Laertin. Ai fillon të sillet si i marrë për te gjetur mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelis, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe ajo

mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakrin e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe i bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes Laerti e plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin pregaditur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. Gjatë dyluftimit Mbretëresha pinë verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret. Laerti në momentet e fundit të jetës i kërkon falje Hamletit dhe vdes. Horati shoku më i ngushte i Hamletit dëshiron që ta vras veten por Hamleti nuk lejon dhe thotë se dikush duhet të jetoj dhe të tregoj të vërtetën. Pas shume përpjekjeve Hamleti arrin ta vrase mbretin por tragjedia përfundon me vdekjen e

ntazm a ePolo ni,Roze Hamletit.

nkrantz ,Guilde nstern, Fantaz

ma eba bait,For tinbras etj.bab

ait,Forti nbras etj.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF