Gjyqesia tranzicionale

September 23, 2017 | Author: Shefqet Aruqi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Gjyqesia tranzicionale...

Description

PERCEPTIMET E PUBLIKUT PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE RAPORTI PËR SONDAZHIN E OPINIONIT PUBLIK MBI DREJTËSINË TRANZICIONALE TË KRYER NË PERIUDHËN PRILL-MAJ 2007 NË KOSOVË

Heqje e përgjegjësisë: Këndvështrimet e autorëve të shprehura në këtë publikim jo domosdoshmërisht paraqesin këndvështrimet e UNDP-së në Kosovë apo të Programit për Drejtësi Tranzicionale të UNDP-së.

Prishtinë, maj 2007.

PËRMBAJTJA Shkurtesat .................................................................................... 6 1. Parathënie .................................................................................... 7 1. Përmbledhje e Përgjithshme .............................................................. 9 2. Standardet e të Drejtave të Njeriut në Kosovë ....................................... 13 2.1. Hyrje ................................................................................... 13 2.2. Viktimat dhe Abuzuesit ............................................................. 13 2.3. Masat e Drejtësisë dhe Llogaridhënia ............................................ 14 3. Gjykatat (Ndërkombëtare dhe Vendore) dhe Performanca e Tyre në Gjykimet për Krime të Luftës ....................................................... 19 3.1. Hyrje ................................................................................... 19 3.2. Gjetjet nga Anketa .................................................................. 19 3.3. Kombësia e Viktimave dhe e Autorëve të Krimeve ............................. 20 3.4. Çështja e Drejtësisë ................................................................ 21 3.5.Drejtësia Para Gjykatave Ndërkombëtare dhe Vendore ........................ 23 4. E Vërteta dhe Pajtimi në Kosovë: Perspektivat dhe Problemet .................... 24 5. Reforma Institucionale dhe Dëmshpërblimet në Kosovë pas vitit 1999 ........... 26 5.1. Reforma Institucionale .............................................................. 26 5.1.1. Veting-u në nivelin politik dhe administrativ ........................... 27 5.1.2. Veting-u në Sektorin e Sigurisë ........................................... 27 5.1.3. Veting-u në Sistemin Gjyqësor ............................................ 28 5.2. Dëmshpërblimet ...................................................................... 29 5.2.1. Format Materiale të Dëmshpërblimeve .................................. 29 5.2.2. Dëmshpërblimet Simbolike ................................................. 30 Bibliografia e Përzgjedhur ............................................................... 32 Shtojca: Kronologjia e Ngjarjeve të Rëndësishme ................................... 34 Fusnotat ................................................................................... 37

SHKURTESAT

OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara NATO-Aleanca Veri-Atlantike UNMIK-Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë OSBE-Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ICTY-Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës për Ish-Jugosllavinë KFOR- Misioni ushtarak i OKB-së i udhëhequr nga NATO në Kosovë IPVQ- Institucionet e Përkohshme të Vetë Qeverisjes UNHCR- Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatë SHPK- Shërbimi Policor i Kosovës KGJK- Këshilli Gjyqësor i Kosovës PSSP- Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së GJPN-Gjykatësit dhe Prokurorët Ndërkombëtarë KVP-Komisionet e së Vërtetës dhe Pajtimit RAE-Roma, Ashkali dhe Egjiptian UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës FARK-Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (fraksion i armatosur i Qeverisë së Kosovës në egzil gjatë viteve të 90-ta). KNKK-Këshilli Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ICTJ-Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale

6

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

1. Parathënie Ky publikim paraqet një dokument të hartuar nga analiza e rezultateve të dala nga Hulumtimi i Opinionit Publik për drejtësi tranzicionale i cili u krye nga UBO Consulting në muajt prill dhe maj të vitit 2007, si pjesë e Programit të UNDPsë për Drejtësi Tranzicionale. Ky hulumtim ka për qëllim të ofrojë informata për vendim-marrësit në lidhje me perceptimet dhe qëndrimet e kosovarëve ndaj mekanizmave të drejtësisë tranzicionale. Për këtë hulumtim UBO Consulting ka anketuar 1250 kosovarë në 61 vendbanime nëpër Kosovë. Përzgjedhja e të anketuarve është bërë në mënyrë të rastësishme duke marrë për bazë të dhënat demografike, gjeografike dhe etnike të popullatës së Kosovës.1 Kriteret e tjera që janë marrë për bazë gjatë përzgjedhjes së mostrës ishin mosha, gjinia dhe vendbanimi (urban/rural). Mostra e përzgjedhur për këtë anketë ofron rezultate brenda intervalit të besueshmërisë prej 95% dhe brenda kufirit të gabimit prej 2.8% Raporti prezanton perceptimet e qytetarëve të Kosovës në lidhje me mekanizmat e drejtësisë tranzicionale dhe diskuton nevojën e zbatimit të këtyre mekanizmave si pjesë e rehabilitimit të shoqërisë kosovare. Përderisa synon të ofrojë një bazë për krahasim me hulumtime të opinionit publik që mund të kryhen në të ardhmen në këtë fushë, ky raport nuk është krahasues për nga natyra, pasi që është hulumtimi i parë i këtij lloji në Kosovë. Objektivi primar i këtij studimi është të ofrojë analiza gjithëpërfshirëse për qëndrimet e komuniteteve etnike që jetojnë në Kosovë në lidhje me mekanizmat e drejtësisë tranzicionale. Katër kapitujt e këtij raporti prekin disa aspekte të të drejtave të njeriut dhe qasje akademike, dhe prezantojnë perceptimet e qytetarëve të Kosovës. Raporti shpalos opinionet e publikut rreth standardeve të të drejtave të njeriut, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përgjegjësinë. Raporti adreson rolin e njëanshmërisë etnike kur diskutohen çështjet e krimeve të luftës dhe personave të pagjetur. Gjithashtu raporti flet për sfidat me të cilat gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë dhe vendorë ballafaqohen gjatë procesit të kthimit të drejtësisë dhe sigurimit të llogaridhënies. Ky hulumtim trajton edhe çështjen e dëmshpërblimeve materiale dhe jo-materiale për viktimat si dhe reformat institucionale të domosdoshme për mishërimin e një kulture të të drejtave të njeriut. Disa nga zbulimet kryesore të dala nga kjo anketë janë: -

Rreth 92% e shqiptarëve të Kosovës besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur në ndonjë rast që nga viti 1989. Përqindja e serbëve të Kosovës që ndajnë këtë mendim është dukshëm më e vogël (47%). Respondentët nga kombësitë e tjera që konsiderojnë se janë shkelur të drejtat e tyre përbëjnë 81% të numrit të përgjithshëm të këtij grupi.

-

Shumica e të anketuarve nga të gjitha komunitetet etnike e mbështesin zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur pa marrë parasysh përkatësinë etnike të viktimave. Këtë këndvështrim e ndajnë 97% të shqiptarëve të anketuar, 92% e serbëve, dhe 93% e respondentëve të kombësive të tjera.

-

Rreth 84% të shqiptarëve kategorikisht e mohojnë mundësinë që pjesëtarët e komunitetit të tyre etnik mund të kenë kryer krime të luftës. Serbët në anën tjetër, janë më pohues për faktin se anëtarët e komunitetit të tyre mund të kenë kryer krime të luftës (këtë pikëpamje e ndajnë 37% e respondentëve në këtë grup). Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

7

-

8

Shqiptarët e Kosovës konsiderojnë që gjykimet për krime të luftës të mbajtura në gjykatat e Kosovës (34%) dhe në Tribunalin e Hagës (65%) janë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare, dhe në të njejtën kohë tregojnë pak besim që gjykimet e mbajtura në Gjykatën e Qarkut në Beograd janë në pajtueshmëri me këto standarde (3%). Të anketuarit serbë konsiderojnë pajtueshmërinë me normat dhe standardet ndërkombëtare nga një perspektivë krejtësisht tjetër: vetëm 9% të respondentëve të këtij grupi etnik besojnë tek gjykatat e Kosovës, 30% e të anketuarve kanë besim në standardet e gjykimeve në Hagë, dhe 47% prej tyre besojnë se gjykimet në Gjykatën e Qarkut në Beograd bëhen sipas standardeve ndërkombëtare.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

1. Përmbledhje e Përgjithshme Shumica e të anketuarve shqiptarë (92%) që morën pjesë në Anketën për Drejtësi Tranzicionale besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur në ndonjë rast që nga viti 1989. Përqindja e serbëve të anketuar që ndajnë këtë mendim është dukshëm më e ultë, duke marrë parasysh se vetëm 47% prej tyre janë deklaruar se të drejtat e tyre janë shkelur në periudhën e lartëpërmendur. Respondentët nga komunitetet e tjera që kanë deklaruar se të drejtat e tyre janë shkelur përbëjnë 81% të numrit të përgjithshëm të të anketuarve nga komunitetet e tjera. Shumica e shqiptarëve të Kosovës (92%) kanë njohuri për krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1998-1999 në Kosovë, krahasuar me 7% të të anketuarve nga e njejta kombësi që deklarojnë se nuk kanë njohuri për krimet e luftës të kryera gjatë së njejtës periudhë. Të anketuarit serbë që kanë njohuri për krimet e luftës të kryera gjatë asaj periudhe përbëjnë 81% të numrit të përgjithshëm të këtij grupi. Respondentët nga komunitetet e tjera etnike kanë më shumë njohuri se serbët e Kosovës për krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit në Kosovë dhe 86% prej tyre e konfirmojnë këtë njohuri. Mediat janë identifikuar nga shumica e të anketuarve si burimi kryesor i informatave për krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1998-1999. 36% e të anketuarve nga grupi i shqiptarëve, i identifikojnë mediat si burim kryesor të informatave, përcjellur nga ata që si burim identifikojnë përvojat e të tjerëve (29%), pak më shumë se ata që identifikojnë përvojat e familjeve të tyre (20%), apo përvojat personale (15%). Ndër të anketuarit serbë, përqindja e njerëzve që bazojnë njohuritë për krime të luftës në përvojën personale ose në përvojën e familjeve të tyre është shumë më e ultë në krahasim me atë të shqiptarëve (4% dhe 9% e të anketuarve serbë ). Përvojat e të tjerëve kanë shërbyer si burim i informatave për 34% të serbëve të intervistuar, ndërsa 54% kanë marrë njohuritë për krime të luftës nga mediat lokale. Burimet e informatave për krime të luftës për të anketuarit nga kombësitë e tjera janë të ngjajshme me ato të serbëve të Kosovës. Ngjajshëm me respondentët serbë, vetëm 2% e të intervistuarve nga komunitetet e tjera janë të njoftuar me krime të luftës përmes përvojave personale. 8% kanë si burim përvojat e anëtarëve të familjeve të tyre, 43% kanë si burim përvojat e të tjerëve, dhe 47% e respondentëve kanë identifikuar mediat si burim kryesor të informatave. Shumica e shqiptarëve (35%) e kanë identifikuar policinë e Serbisë si kryerësin kryesor të krimeve të luftës në Kosovë dhe 32% prej tyre e kanë identifikuar Ushtrinë e Jugosllavisë, ndërsa pjesa tjetër prej 34% deklaruan se fajtorët kryesorë për krimet e luftës në Kosovë ishin forcat paramilitare serbe. Serbët e Kosovës besojnë në të kundërtën, që UÇK (37%), NATO (27%), dhe FARK (16%) dhe në një masë më të vogël paramilitarët serbë (15%) kanë kryer krime të luftës në Kosovë. Përgjigjet e dhëna nga komunitetet e tjera janë të ngjajshme me ato të shqiptarëve, ku 35% e respondentëve besojnë se policia e Serbisë, paramilitarët serbë (35%), dhe Ushtria e Jugosllavisë (25%) janë përgjegjëse për krime të luftës. Rreth 84% e shqiptarëve të intervistuar nuk pajtohen se pjesëtarët e kombëHulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

9

sisë së tyre mund të kenë kryer krime të luftës. Një qëndrim i tillë ndahet nga një përqindje më e ultë e serbeve të Kosovës (37%). Shumica dërrmuese e respondentëve nga të gjitha kombësitë e mbështesin zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të viktimave. Ky këndvështrim ndahet nga 97% e shqiptarëve, 92% e serbëve, dhe 93% e respondentëve të kombësive të tjera. Në krahasim me përqindjen e respondentëve që mbështesin zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur pa marrë parasysh përkatësinë etnike të viktimave, përqindja e atyre që nuk mbështesin zgjidhjen e kësaj çështjeje është e parëndësishme. Respondentët shqiptarë konsiderojnë Qeverinë e Serbisë (36%) dhe UNMIK-un (34%) si palët/akterët kryesorë përgjegjës për mos-zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i respondentëve shqiptarë (26%) e konsiderojnë Qeverinë e Kosovës përgjegjëse për këtë çështje. Në anën tjetër, Serbët e Kosovës e konsiderojnë Qeverinë e Kosoves (32%) dhe UNMIK-un (28%) si palët kryesore për moszgjedhjen e çështjes së personave të pagjetur. Qeveria e Serbisë konsiderohet si pala e tretë më me përgjegjësi me vetëm 13% të serbëve që e fajsojnë atë, e përcjellur nga 11% e atyre që e vendosin përgjegjësinë tek KFOR-i. Rreth 60% e shqiptarëve të Kosovës konsiderojnë se gjykatësit dhe prokurorët që punojnë në gjykimet për krime të luftës janë të kërcënuar, krahasuar me rreth 58% të serbëve të Kosovës që ndajnë të njejtin mendim. Rreth 21% e shqiptarëve, 24% e serbëve dhe rreth 20% e respondentëve nga kombësitë e tjera kanë refuzuar të përgjigjen ose nuk kanë ditur nëse përfshirja e gjykatësve dhe prokurorëve në këto gjykime paraqet rrezik për ta. Është me rëndësi të përmendet që 17% e shqiptarëve të intervistuar dhe 18% e serbëve konsiderojnë që gjykatësit dhe prokurorët e përfshirë në gjykime për krime të luftës nuk janë të kërcënuar. Dëshmitarët në gjykimet për krime të luftës gjithashtu vështrohen si të kërcënuar për dëshmitë e tyre kundër kriminelëve. Rreth 69% e shqiptarëve besojnë se dëshmitarët ballafaqohen me ndonjë shkallë të kërcënimit, ndërsa 65% e të anketuarve serbë pajtohen me këtë pohim. Respondentët nga kombësitë e tjera kanë treguar qëndrimet më pesimiste me 78% të respondentëve që konsiderojnë se dëshmitarët janë të kërcënuar. Rreth 86% e respondentëve shqiptarë konsiderojnë si çështje shumë të rëndësishme gjetjen e fakteve për krime të luftës dhe 11% e konsiderojnë më pak të rëndësishme. Tek respondentët serbë përqindja e atyre që mbështesin gjetjen e fakteve për të gjitha krimet pa marrë parasysh kombësinë e viktimave dhe atë të kriminelëve janë të ngjajshme me atë të shqiptarëve me rreth 83% të respondentëve që e konsiderojnë si shumë të rëndësishme dhe 6% që mendojnë se kjo është deri diku e rëndësishme. Komunitetet e tjera tregojnë më pak interes për zbulimin e së vërtetës për krimet e kryera në të kaluarën me 65% që e konsiderojnë si shumë të rëndësishme dhe 34% që mendojnë se është pjesërisht e rëndësishme. Rreth 95% të respondentëve serbë konsiderojnë që pajtimi në mes të komuniteteve është i rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë kosovare dhe e njejta pikëpamje ndahet nga 85% e respondentëve shqiptarë. Grupet e tjera etnike tregojnë qëndrime të ngjajshme në lidhje me pajtimin, ku rreth 97% e respondentëve e konsiderojnë këtë proces të rëndësishëm. 10

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Dëmshpërblimet materiale për të gjitha viktimat pa marrë parasysh kombësinë e tyre mbështeten fuqishëm prej 80% të respondentëve shqiptarë, ndërsa 17% prej tyre e mbështesin një gjë të tillë pjesërisht. Respondentët serbë tregojnë qëndrime të ngjajshme me ato të shpiptarëve dhe 87% prej tyre që mbështesin fuqishëm dëmshpërblimin material të viktimave për vuajtjet e tyre dhe 9% e tyre që e mbështesin këtë pjesërisht. Përveç formave materiale të kompensimit, respondentët besojnë se vuajtjet e viktimave dhe familjeve të tyre gjithashtu do të mund të lehtësoheshin duke aplikuar instrumente jo materiale. Programet rehabilituese dhe ri-socializuese kosiderohen si instrumentet më të përshtatshme të mbështetura nga 37% e respondentëve shqiptarë, 39% e atyre serbë dhe 30% e respondentëve të kombësive të tjera. Njohja e statusit të viktimës është mekanizmi i dytë jo-material që konsiderohet nga respondentët si i rëndësishëm për lehtësimin e vuajtjeve të viktimave. Ky mekanizëm mbështetet nga 29% e respondentëve shqiptarë, 27% e atyre sërbë dhe 32% e respondentëve të kombësive të tjera. Metodologjia dhe Informata Teknike Hulumtimi i Opinionit Publik për Drejtësi Tranzicionale është kryer nga UBO Consulting në emër të UNDP-së në Kosovë gjatë muajve Prill-Maj 2007. Respondentët janë përzgjedhur sipas përbërjes demografike, gjeografike, dhe etnike të popullatës që jeton në Kosovë. Minoritetet janë tej-përfaqësuar në këtë hulumtim me qëllim të përfitimit të të dhënave të vlefshme statistikore dhe të uljes së kufirit të gabimit tek nën-mostra e minoriteteve. Kriteret e tjera që janë marrë për bazë në këtë hulumtim janë grup-mosha, gjinia dhe vendbanimi (urban/rural). Mostra e përzgjedhur për këtë anketë ofron rezultate brenda intervalit të besueshmërisë prej 95% dhe kufirit të gabimit prej 2.77%. Puna në teren, pas përzgjedhjes së mostrës më të përshtatshme që ofron pasqyrë të drejtë të popullatës së Kosovës sipas grup-moshave, gjinisë, the proporcionit etnik e atij urban e rural, dhe aprovimit të kësaj mostre nga UNDP. Edhe pse mostra prej 1250 respondentëve u përzgjodh në mënyrë të rastësishme, kjo përzgjedhje u bë në bazë të disa kritereve fikse. Përbërja etnike prej 850 respondentëve shqiptarë, 200 serbë dhe 200 respondentë nga minoritete jo serbe ishte një nga këto kritere. Përzgjedhja e mostrës u krye në disa faza. Faza e parë synonte përcaktimin e proporcionit urban/rural. Pasi u caktua ky proporcion, ekipi i projektit vazhdoi me përcaktimin e vendbanimeve në të cilat do të zhvillohej anketimi. Përzgjedhja e respondentëve brenda vendbanimeve u krye në mënyrë të rastit sipas parimit “çdo e treta shtëpi”. Kufiri i gabimit për anketën për drejtësi tanzicionale është llogaritur të jetë 2.77% e numrit të përgjithshëm të popullatës së Kosovës. Kufiri i gabimit paraqet kufirin maksimal të pasigurisë; ose thënë ndryshe, mund të jemi të sigurtë që të paktën 95% e përqindjes reale gjendet brenda kufirit të gabimit të përqindjes së raportuar për të gjitha përqindjet e raportuara. Kufiri është rrezja (gjysma) e intervalit të besueshmërisë prej 99%, ose 1.96 gabime standard kur p= 50%. Kufiri i lartëpërmendur i gabimit mund të kalkulohet prej numrit të respondentëve të anketës. Kusfiri i Gabimit (95%) = 1.96 x 0.5(1 – 0.5) √n Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

11

Anketa për Drejtësi Tranzicionale në Kosovë përfshiu 1250 respondentë. Me intervalin e besueshmërisë prej 95%, kufiri i gabimit është i barabartë me 2.77% të totalit2. Kufiri i gabimit (95%) = 0.0277 = 2.77% (që nënkupton se është e sigurtë që proporcioni real i popullatës është në mes të 47.23% dhe 52.77%).

12

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

2. Standardet e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2.1. Hyrje Ky kapitull fokusohet në analizimin e opinionit publik rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë. Së pari, analizon mënyrën se si respondentët e kuptojnë shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë para, gjatë, dhe pas konfliktit të vitit 1999; dhe së dyti, fokusohet në analizimin e qëndrimeve dhe njohurisë për krimet e luftës, për personat e pagjetur dhe kriminelët. Vërejtjet përfundimtare fokusohen në analizimin e qëndrimeve të respondentëve rreth çështjes së llogaridhënies. Gjithashtu, ky kapitull ndan të dhënat në aspektin etnik duke zbuluar kështu qëndrimet mbizotëruese për shkeljet e të drejtave të njeriut nga ‘pala tjetër’. 2.2. Viktimat dhe Abuzuesit Kur diskutohen shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë është me rëndësi të shikohet periudha kohore në të cilën kanë ndodhur këto shkelje. Shikimi i kohës kur kanë ndodhur këto shkelje është me rëndësi për përcaktimin jo vetëm të llojeve të shkeljeve, por edhe të përcaktimit të kombësisë së viktimave dhe abuzuesve. Në përgjithësi, mund të dallojmë tri periudha të ndryshme të shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë; ato para konfliktit të vitit 1999, ato gjatë konfliktit vitit 1999, dhe ato pas konfliktit të vitit 1999.3 Shumica e respondentëve nga të gjitha kombësitë kanë identifikuar shqiptarët e Kosovës si viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut para dhe gjatë konfliktit të vitit 1999. Të pyetur për shkeljet e të drejtave të njeriut në dy periudhat e para, çështja e personave të pagjetur rezultoi të jetë brenga kryesore e respondentëve. Fati i personave të pagjetur mbetet çështja më e ndjeshme e drejtësisë tranzicionale për kosovarët. Sipas të dhënave të marra nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Maj të vitit 2007, 2,054 persona mbesin të pagjetur.4 Të dhënat e nxjerra nga anketa zbulojnë se 54% e respondentëve mendojnë që viktimat e konfliktit të vitit 1999 ishin shqiptarë, 14% mendojnë se viktimat ishin serbët dhe 27% mendojnë se viktimat ishin nga minoritetet e tjera. Për më tepër, siç është ilustruar në Figurën 1, një çështje jetike është se shumica e respondentëve (96%) konsiderojnë se për arritjen e drejtësisë është shumë e rëndësishme që të zgjidhet fati i personave të pagjetur, pa marrë parasysh kombësinë e viktimave dhe atë të kryerësëve të krimeve. Duhet të theksohet se të gjitha kombësitë ndajnë të njëjtat pikëpamje rreth kësaj çështjeje.

Figura 1. Sa e mbështesni zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur pa marrë parasysh kombësinë e viktimave dhe atë të kryerësëve Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

13

Të pyetur për shkeljen e të drejtave të njeriut në periudhën e tretë (pas konfliktit të vitit 1999), dhuna kundër minoriteteve dhe veçanërisht kundër serbëve të Kosovës konsiderohet si dominuese. Respondentët janë të mendimit se në periudhën e pas konfliktit, të drejtat e minoriteteve ishin shkelur më shumë se ato të shumicës. Mirëpo, vetëm 12% të respondentëve pohojnë se të drejtat e serbëve janë shkelur në periudhën e pas-konfliktit, 9% thonë se janë shkelur të drejtat e shqiptarëve, dhe më pak se 5% i shohin minoritetet tjera si viktimat kryesore gjatë kësaj periudhe. Mbetja prej 74% të respondentëve deklarohen se nuk kanë njohuri për abuzime të të drejtave të njeriut në periudhën pas vitit 1999. Shumica e respondentëve që deklarohen se nuk kanë informata rreth shkeljes së të drejtave të serbëve të Kosovës i përkasin kombësisë shqiptare. Ata (shqiptarët) përbëjnë mbi 80% të numrit të përgjithshëm të respondentëve që kanë mohuar të kenë njohuri për këto shkelje. Një çështje e rëndësishme në përmbushjen e standardeve të të drejtave të njeriut në Kosovë ka qenë edhe hezitimi i të gjitha komuniteteve etnike në Kosovë të pranojnë mundësinë që abuzuesit mund të kenë qenë nga komunitetet e tyre. Përgjigjet në pyetjen për kombësinë e abuzuesve të të drejtave të njeriut tregojnë disa trende. Një trend përfshin periudhën para dhe gjatë konfliktit të vitit 1999 ku anëtarët e komunitetit serbë konsiderohen si shkelësit kryesorë.5 Periudha tjetër përfshin kohën pas vitit 1999 ku respondentët i konsiderojnë shqiptarët si shkelësit kryesorë të të drejtave.6 Megjithatë, një zbulim i rëndësishëm për periudhën pas vitit 1999 është se një përqindje e konsiderueshme e respondentëve shqiptarë (rreth 75%) refuzuan të përgjigjen në pyetjen për kombësinë e kryerësëve të krimeve (shih Figurën 7 më poshtë). 2.3. Masat e Drejtësisë dhe Llogaridhënia Edhe pse sistemi i drejtësisë nuk e definon natyrën e shkeljeve të të drejtave të njeriut, drejtimi i përzgjedhur reflekton suazën e standardeve të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të trajtuara. Deri më tani, llogari-dhënia për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të shkaktuara në Kosovë është adresuar në gjykata vendore të ndërkombëtarizuara, në Tribunalin e Hagës, dhe në Odën për Krime të Luftës pranë Gjykatës së Qarkut në Beograd. Në gjykatat e Kosovës, gjykimet në lidhje me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që u kryen gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999, u trajtuan apo ri-trajtuan nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë. Misioni në Kosovë shënon rastin e parë të misioneve ndërkombëtare ku OKB angazhoi gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë (GJPN) të punojnë krahas me juristë lokalë në sistemin e drejtësise penale.7 Varësisht nga përkatësia etnike, Kosovarët tregojnë nivele të ndryshme të kënaqshmërisë me gjykatat që merren me krime të luftës të kryera në Kosovë. Respondentët shqiptarë shprehin nivel më të lartë të kënaqshmërisë me gjykimet e mbajtura në Tribunalin e Hagës (70%) dhe në gjykatat e Kosovës (50%), dhe tregojnë nivel shumë të ultë të kënaqshmërisë me gjykimet e mbajtura në Gjykatën e Qarkut në Beograd (4%). Në anën tjetër, serbët e Kosovës tregojnë nivel të lartë të kënaqshmërisë me gjykimet e mbajtura në Gjykatën e Qarkut në Beograd (72%) dhe nivel më të ultë të kënaqshmërisë me Tribunalin e Hagës (36%) dhe me gjykatat kosovare (25%). Përgjigjet e ofruara nga respondentët e përkatësive të tjera etnike janë të ngjajshme me ato të shqiptarëve, shumica e të cilëve janë të kënaqur me Tribunalin e Hagës dhe të kënaqur deri diku me gjykatat e Kosovës, por paraqesin shumë pak kënaqshmëri me gjykimet e mbajtura në Gjykatën e Qarkut në Beograd. 14

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Figura 2. Sa jeni të kënaqur me punën e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës të kryera në Kosovë

Figura 3. Sa jeni të kënaqur me punën e Gjykatave të Kosovës në lidhje me krimet e luftës

Figura 4. Sa jeni të kënaqur me punën e Gjykatës së Qarkut në Beograd në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë

Shumica e respondentëve të anketuar besojnë se gjykatësit dhe prokurorët vendorë që merren me krime lufte janë të kërcënuar. Rreth 60% të respondentëve shqiptarë konsiderojnë se gjykatësit dhe prokurorët janë të kërcënuar, në krahasim me rreth 58% të respondentëve serbë që e ndajnë të njejtin mendim. Rreth 21% e shqiptarëve, 24% e serbëve dhe 20% e respondentëve të grupeve të tjera etnike refuzuan të përgjigjen ose nuk kishin njohuri nëse involvimi në gjykime për krime të luftës i vendos gjykatësit dhe prokurorët nën kërcënim. Me rëndësi është të përmendet se 17% e shqiptarëve të intervistuar dhe 18% e respondentëve serbë mendojnë se gjykatësit dhe prokurorët që merren me krime të luftës nuk janë të kërcënuar. Përderisa kërcënimet ndaj gjykatësve dhe prokurorëve mund të jenë dukuri e shpeshtë edhe në vendet e tjera, mungesa e sigurisë fizike e këtyre zyrtarëve në Kosovë, mund të jetë faktori kryesor që e pengon performancën e tyre. Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

15

Figura 5. A mendoni se gjykatësit dhe prokurorët që punojnë me krime të luftës janë të kërcënuar

Një pasqyrë e ngjajshme e përgjigjeve krijohet kur analizohet niveli i kërcënimit me të cilin ballafaqohen dëshmitarët që dëshmojnë në gjykime për krime të luftës. Rreth 65% të respondentëve shqiptarë besojnë se dëshmitarët në gjykimet për krime të luftës janë të kërcënuar për dëshmitë e tyre. Në anën tjetër, rreth 60% e respondentëve serbë dhe 75% e atyre që u përkasin grupeve të tjera etnike dhe që jetojnë në Kosovë ndajnë të njejtën pikëpamje me shqiptarët.

Figura 6. A besoni se dëshmitarët në gjykime për krime të luftës janë të kërcënuar

Gjykimet për krime të luftës më së miri tregojnë brishtësinë e sistemit të drejtësisë dhe perceptimin e publikut për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Pasi që krimet e luftës dhe përgjegjshmëria trajtohen në kapitullin e dytë të këtij raporti, ky kapitull trajton këtë çështje nga pikëpamja e perceptimit të njerëzve për mënyrën se si kanë vepruar qeveria dhe institucionet për çështjen e krimeve të luftës dhe personave të pagjetur. Në pyetjen për mundësinë që pjesëtarët e komunitetit të tyre etnik të kenë kryer krime të luftës, përgjigjet tregojnë se shqiptarët kanë përqindjen më të madhe të respondentëve (78%) që e mohojne një gjë të tillë, të përcjellur nga serbët me 27%. Mohimi i mundësisë që pjesëtarë të komunitetit të tyre të kenë kryer krime të luftës është prezent tek 27% të respondentëve serbë, ndërsa përqindja e atyre që shprehen se kanë informata të pamjaftueshme për të konfirmuar ose mohuar këto thënie dhe e atyre që refuzuan të përgjigjen është gjithashtu e konsiderueshme (22% dhe 16% respektivisht). Për sa i përket çështjes së personave të pagjetur, respondentët janë shprehur se disa institucione dhe qeveri janë përgjegjës për mungesën e iniciativës për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Përgjegjësia është e ndarë në mes të institucioneve/qeverive si në vijim: UNMIK-u (33%), qeveria serbe (32%), qeveria e Kosovës (28%) dhe KFOR-i (4%). 16

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Figura 7. A besoni që anëtarë të komunitetit tuaj etnik kanë kryer krime të luftës

Figura 8. Kush është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur

Të pyetur që të japin mendimin e tyre për gjykimet e mbajtura në Kosovë, çdo i dyti respondent (50%) thotë se nuk ka njohuri për punën e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë (GJPN) në Kosovë dhe vetëm 4% të respondentëve ishin të informuar mirë.8 Nëse bëhet një analizë përgjatë vijave etnike, përgjigjet tregojnë se respondentët shqiptarë janë më të informuar se serbët dhe komunitet e tjera për punën e gjykatësve dhe prokurorëve që veprojnë në Kosovë .9 Shih Figurën 9 më poshtë.

Figura 9. Si do ta vlerësonit njohurinë tuaj mbi punën e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë që punojnë në Kosovë?

Bazuar në njohurinë e kufizuar që respondentët tregojnë, niveli i kënaqshmërisë me gjykatësit dhe prokurorët vendorë është mjaft modest. Një numër shumë i vogël i qytetarëve mendojnë se prokurorët, gjykatësit vendorë e ndërkombëtarë kanë bërë punë të mirë. (Shih Figurën 10).

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

17

Figura 10. Niveli i kënaqshmërisë me punën e prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtarë që kanë punuar për krime të luftës

Duke pasur parasysh përqindjet e ngjajshme të respondentëve nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë, mund të përfundojmë se ekziston një pakënaqësi e gjerë me gjykatësit dhe prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë. Ndryshe është rasti me çështjet e tjera, ekziston një koncensus në mes të të gjitha komuniteteve etnike se gjyqësori nuk është duke funksionuar si duhet.

18

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

3. Gjykatat (Ndërkombëtare dhe Vendore) dhe Performanca e Tyre në Gjykimet për Krime të Luftës 3.1. Hyrje Pas shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, diskriminimit sistematik në të gjitha aspektet, dhe konfliktit të armatosur, intervenimi i NATO-s kundër Ish Jugosllavisë solli deri tek përfundimi i konfliktit dhe deri tek një marrëveshje për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova10. Me 10 qershor 1999, një ditë pas përfundimit të fushatës ajrore të bombardimeve të NATO-s, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miratoi Rezolutën 1244 (1999)11, që e themeloi Misionin e Administratën e Përkohëshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Për tetë vite pas përfundimit të konfliktit, Kosova është administruar nga misioni i OKBsë me mandat për themelimin dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve demokratike për vetë qeverisje, gjegjësisht, të Institucioneve të Përkohëshme të Vetë Qeverisjes (IPVQ), përfshirë këtu ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal. Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish Jugosllavi (ICTY) trajton rastet e krimeve të luftës të kryera në ish Jugosllavi dhe rrjedhimisht trajton edhe ato të kryera gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Gjykime për krime të luftës mbahen në gjykatat e Kosovës (të trajtuara nga gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë) si dhe në Odën për Krime të Luftës pranë Gjykatës së Qarkut në Beograd. 3.2. Gjetjet nga Anketa Shumica e Kosovarëve nga të gjitha kombësitë janë të informuar për krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1998-1999. Kjo përgjigje u dha nga 92% e respondentëve shqiptarë, 81% e atyre serbë dhe 86% e respondentëve nga minoritetet e tjera. Një përqindje e tillë e lartë nuk është e veçantë për Kosovën. Përgjigje të ngjajshme janë dhënë nga qytetarët e republikave të tjera të ish Jugosllavisë që kanë dalë nga konflikte të dhunshme.12 Megjithatë, 7% e shqiptarëve, 10% e serbëve, dhe 9% e respondentëve nga minoritetet e tjera nuk kanë njohuri për krime të luftës të kryera gjatë periudhës së lartëpërmendur. Rreth 90% e shqiptarëve, 80% e serbëve dhe 82% e respondentëve nga kombësitë e tjera deklarohen se janë të informuar për krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Figura 11. A keni njohuri për krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë Konfliktit të viteve 1998-1999

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

19

Për afërsisht çdo i treti qytetar i intervistuar (29%) e bazon njohurinë e vet për krime të luftës në përvojën personale, ose në atë të familjeve të tyre.13 Numër i ngjajshëm i kosovarëve (32%) kanë dëgjuar për shkelje të të drejtave të njeriut nga tregimet personale të viktimave që nuk u përkasin familjeve të tyre. Megjithatë, një numër i madh i respondentëve të intervistuar (40%) burim të vetëm të informimit i kanë mediat.

Figura 12. Cili është burimi i informatave për njohurinë tuaj për krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit të vitit 1998-1999

Kur analizohen gjetjet nga kjo anketë, një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet perceptimit të respondentëve për kryrësit e krimeve. Analiza e përgjigjeve në rrafshin etnik tregon se përgjigjet janë të varura nga kombësia e respondentëve. Shqiptarët i konsiderojnë policinë serbe (35%), forcat paramilitare serbe (34%) dhe Ushtrinë Jugosllave (32%) si kriminelët kryesorë. Respondentët serbë në anën tjetër, konsiderojnë UÇK-në (37%), NATO-n (27%) dhe FARK-un (16%) si kriminelët kryesorë, me vetëm 17% të respondentëve nga ky grup që identifikojnë forcat paramilitare serbe si kryes të krimeve. Më pak se një përqind e respondentëve besojnë se të gjitha palët e përfshira në konflikt janë sjellur si kriminelë. Rezultate të tilla tregojnë se shqiptarët dhe serbët e Kosovës shohin palën tjetër si më fajtore për krimet e kryera. Duke qenë se hetimet penale dhe gjykimet e mbajtura tregojnë se pjestarë të të gjitha komuniteteve kanë kryer krime të luftës14, dështimi në pranimin e fajit të pjesëtarëve të grupeve të tyre etnike mund të konsiderohet si indikator i natyrës komplekse të gjendjes. Gjithashtu kjo tregon se komunitetet etnike në Kosovë ndosha nuk janë ende të gatshme të ballafaqohen me faktet për konfliktin e fundit. 3.3. Kombësia e Viktimave dhe Kryerësëve të Krimeve Shumica e respondentëve konsideron shqiptarët si viktimat kryesore të periudhës së para dhe gjatë konfliktit. Në anën tjetër, serbët e Kosovës rradhiten si viktimat kryesore në periudhën e pas konfliktit në Kosovë. Komunitetet e tjera konsiderohen si viktima në të tri periudhat, por nga një numër i vogël i respondentëve. Kjo tregon shumë qartë se qytetarët e Kosovës i shohin pjesëtarët e të gjitha kombësive si viktima, që është ndryshe nga pyetja për kriminelët ku 80% e respondentëve nuk besojnë që anëtarët e kombësive të tyre mund të kenë kryer krime të luftës. Dhënia e arsyeve për dis-proporcionin në mes të njohjes së viktimave në njërën anë dhe fajësisë për krime të luftës në anën tjetër do të ishte spekuluese, pasi që anketa nuk ofron informata rreth kësaj çështjeje. Megjithatë, përqindja e lartë e respondentëve që mohojnë lidhjet në mes të kombësive të tyre respektive dhe krimeve të luftës tregon që procesi i njohjes mund të jetë i ngadalshëm.

20

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

3.4. Çështja e Drejtësisë Shumica e respondentëve (89%) konsiderojnë se të gjithë ata që kanë kryer krime të luftës janë kriminelë, pa marrë parasysh kombësinë e tyre dhe atë të viktimave. Vetëm 6% e respondentëve nuk pajtohen me këtë pohim. Një shumicë edhe më e gjerë e qytetarëve (90%) konsiderojnë ndëshkimin e të gjithë kryerësëve të krimeve si element kyç të drejtësisë, ndërsa 7% besojnë se ndëshkimi është pjesërisht i rëndësishëm. Përkundër faktit që pothuajse të gjithë pajtohen për rëndësinë e ndëshkimit dhe dhënien e kompensimeve në procesin e restaurimit të drejtësisë, ekziston një shkallë e lartë e mos-pajtimeve për masat adekuate që duhet të ndërmirren kundër autorëve të krimeve të luftës në Kosovë. Megjithatë, procedurat dhe ndjekjet penale janë mekanizmat më të rëndësishëm në sytë e shumicës së kosovarëve. Sipas respondentëve, standardet ndërkombëtare për kryerjen e gjykimeve penale aplikohen para Tribunalit të Hagës (61%), gjykatave të Kosovës (28%) dhe para Gjykatës së Qarkut në Beograd (12%). Kënaqshmëria me gjykatat e lartëpërmendura shprehet me vlera të ngjajshme- 64% të të intervistuarve janë plotësisht të kënaqur ose deri diku të kënaqur me Tribunalin e Hagës, 43% janë të kënaqur me gjykatat e Kosovës dhe 17% me Gjykatën e Qarkut në Beograd. Kur këto përqindje përthyhen sipas kombësisë së respondentëve, mund të vërehet se shqiptarët e Kosovës japin përgjigje pozitive për Tribunalin e Hagës (65%) dhe gjykatat e Kosovës (34%). Vetëm 3% e respondentëve shqiptarë mendojnë se gjykimet në Gjykatën e Qarkut në Beograd janë në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare. Komunitetet e tjera etnike ndajnë mendime të përafërta me ato të shqiptarëve, me 75% prej tyre që konsiderojnë që Tribunali i Hagës është një institucion që mbështetet në standardet ndërkombëtare, 25% deklarojnë të njejtën gjë për gjykatat e Kosovës, ndërsa vetëm 14% besojnë se Gjykata e Qarkut në Beograd i përmbahet standardeve ndërkombëtare. Serbët e Kosovës në anën tjetër, mendojnë se standardet ndërkombëtare aplikohen në Gjykatën e Qarkut në Beograd (47%). Mirëpo, vetëm 30% e serbëve të intervistuar besojnë se Tribunali i Hagës aplikon standardet ndërkombëtare, dhe përqindja e atyre që ndajnë të njejtin mendim për gjykatat e Kosovës është vetëm 9%.

Figura 13. A janë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare gjykimet për krime lufte të mbajtura në Tribunalin e Hagës

Figura 14. A janë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare gjykimet për krime të luftës të mbajtura në Gjykatat e Kosovës Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

21

Figure15. A janë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare gjykimet për krime të luftës të mbajtura në Gjykatën e Qarkut në Beograd

Duke marrë parasysh këto rezultate, është evidente se qytetarët kanë perceptime të ndryshme për standardet ndërkombëtare, për punën e gjykatave të ndryshme dhe rëndësinë e tyre për drejtësinë. Për më tepër, aplikimi i standardeve më të larta ndërkombëtare është i rëndësishëm për gjykatat e Kosovës duke pasur parasysh se çdo i treti shqiptar dhe serb i Kosovës mendojnë se gjykatat kosovare nuk aplikojnë standarde ndërkombëtare. Besimi i shqiptarëve dhe respondentëve nga komunitetet e tjera ndaj Tribunalit të Hagës gjithashtu pasqyrohet në përgjigjet e tyre rreth kontributit që gjykimet për krime të luftës të mbajtura në këtë institucion kanë pasur për arritjen e dretësisë. Qëndrimi i serbëve të Kosovës ndaj Tribunalit të Hagës nuk është aq pozitiv sa ai i shqiptarëve dhe minoriteteve të tjera.

Figura 16. Sa do të kontribuojnë gjykimet për krime të luftës të mbajtura në Tribunalin e Hagës për arritjen e drejtësisë

Figura 17. Sa do të kontribuojnë gjykimet për krime të luftës të mbajtura në gjykatat e Kosovës për arritjen e drejtësisë

22

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Figura 18. Sa do të kontribuojnë gjykimet për krime të luftës të mbajtura në Gjykatën e Qarkut në Beograd për arritjen e drejtësisë

3.5.Drejtësia Para Gjykatave Ndërkombëtare dhe Vendore Shumica e të intervistuarëve pajtohen se ndëshkimi dhe kompensimi janë jetike për drejtësinë dhe se të gjithë që kanë kryer krime të luftës duhet të ndëshkohen pa marrë parasysh kombësinë e tyre. Duket se ekziston një koncensus i të gjitha komuniteteve etnike që autorët e krimeve të luftës duhet të dënohen, të gjobiten financiarisht, dhe kurrë më të mos lejohen të punojnë në poste publike. Pothuaj se 100% e respondentëve favorizojnë ndërmarrjen e të tri masave të përmendura ndaj autorëve të krimeve.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

23

4. E vërteta dhe Pajtimi në Kosovë: Perspektivat dhe Problemet “E vërteta është gurthemeli i sundimit të ligjit, dhe do të tregojë në drejtim të individëve dhe jo popujve si autorë të krimeve të luftës.E vërteta dhe vetëm e vërteta është ajo që do të spastrojë urrejtjet etnike dhe fetare dhe do të nisë procesin e shërimit të plagëve.” - Madeleine Albright, 1993 Pasi që nocioni i pajtimit është disi i paqartë, lind nevoja për një definim të qartë dhe adaptim të tij sipas kontekstit të Kosovës. Në rrethanat ekzistuese, pajtimi si proces mund të vendoset si pajtim në mes të dy komuniteteve etnike në konflikt, që jetojnë në Kosovë. Ky interpretim është adresuar edhe përmes kësaj ankete, dhe pajtimi në mes të komuniteteve etnike që jetojnë në Kosovë është shikuar si shumë i rëndësishëm nga 62% e respondentëve, ndërsa 26% e tyre besojnë se është i rëndësishëm deri në një masë dhe 7.2% e respondentëve e vështrojnë si të parëndësishëm. Kur këto rezultate analizohen sipas përkatësisë etnike dhe shpërndarjes gjeografike, mund të vërehet se të gjitha komunitetet etnike kanë qëndrime të ngjajshme ndaj pajtimit, me përgjigje që ndryshojnë kryesisht për shkak të pozitës gjeografike. Në këtë aspekt, respondentët nga Mitrovica (si shqiptarë ashtu edhe serbë) e konsiderojnë pajtimin të jetë si shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë së Kosovës, ndërsa të anketuarit nga Peja dhe Gjakova e konsiderojnë si më pak të rëndësishëm. Në dy rajonet e fundit ekziston një numër i madh i personave të pagjetur që e kanë prejardhjen nga ato rrethe dhe gjithashtu një përqindje e ultë e popullsisë serbe që jeton në këto vise të Kosovës. Edhe pse këto mund të jenë arsyet për qëndrime të tilla ndaj pajtimit, anketa nuk ofron informata të sigurta për to. Shumica dërrmuese e respondentëve shqiptarë të anketuar (86%) konsiderojnë se është shumë e rëndësishme gjetja e së vërtetës për të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë konfliktit të armatosur, pa marrë parasysh kombësinë e autorëve të krimeve dhe atë të viktimave dhe 11% prej tyre mendojnë se është deri diku e rëndësishme, ndërsa vetëm më pak se një përqind e të anketuarve e konsiderojnë këtë si të parëndësishme. Brenda komunitetit serb në Kosovë, përqindjet e respondentëve që mbështesin zbulimin e së vërtetës për krimet e kryera, pa marrë parasysh kombësinë e viktimave dhe atë të autorëve janë të ngjajshme me ato të shqiptarëve, me 83% të respondetëve që mendojnë se është shumë e rëndësishme dhe 6% që konsiderojnë që kjo është deri diku e rëndësishme. Përqindja e serbëve të Kosovës që konsiderojnë zbulimin e fakteve për krimet e së kaluarës si të parëndësishëm është vëtëm 1%. Është me rëndësi të përmendet se për mos-zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur respondentët fajësojnë kryesisht UNMIK-un, IPVQ-të dhe Qeverinë e Serbisë. Perceptimet për përgjegjshmërinë rreth mos-zgjidhjes së çështjes së personave të pagjetur kanë rezultuar të jenë të varura nga kombësia e respondentëve. Komentet e dhëna nga respondentët janë paraqitur në Figurën 19. Përkundër faktit që shumica dërrmuese e respondentëve pasqyrojnë qëndrime pozitive ndaj iniciativave për zbulimin e së vërtetës, mjetet e preferuara nga kosovarët për arritjen e këtyre qëllimeve janë të lloj-llojshme. Vlen të për24

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Figura 19. Kush është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur

mendet se më shumë shqiptarë të Kosovës do të preferonin të bazoheshin në informata të grumbulluara nga proceset gjyqësore për përcaktimin e së vërtetës, se sa ata që preferojnë themelimin e një komisioni të pavarur të së vërtetës, apo përmes punës së OJQ-ve dhe hulumtimeve të gazetarëve. Në anën tjetër, serbët e Kosovës, tregojnë nivel më të ultë të besimit ndaj gjykimeve të luftës dhe kontributit që ato mund të bëjnë për zbulimin e së vërtetës, me vetëm 15% të respondentëve që preferojnë që për këtë çështje të përdoren dëshmitë e gjykatave. Lista e mekanizmave të sygjeruar nga respondentët është mjaft e gjatë por shumica e përgjigjeve i përkasin këtyre tri kategorive, andaj këto kategori edhe mund të konsiderohen si më të rëndësishmet. Aspekti thumbues i këtyre përgjigjeve është se respondentët nuk konsiderojnë se hetimet e pavarura të gazetarëve mund të kontribuojnë shumë në zbulimin e së vërtetës.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

25

5. Reforma Institucionale dhe Dëmshpërblimet në Kosovë pas vitit 1999 5.1. Reforma Institucionale Në shumicën e vendeve të dala nga konfliktet, rehabilitimi i shoqërisë përcillet nga një transformim i përgjithshëm i strukturave institucionale që do të shpiente drejt zbatimit të drejtësisë dhe sigurimit që një kulturë e të drejtave të njeriut të mishërohet në sistem. Reforma institucionale është një mekanizëm jo-gjyqësor i drejtësisë tranzicionale që synon spastrimin e institucioneve përmes eliminimit të elementeve apo individëve brenda administratës shtetërore që kanë qenë pjesë e praktikave abuzive. Ndërsa ka shumë mënyra në të cilat mund të kryhet reforma institucionale. Kjo anketë fokusohet vetëm në veting. Veting-u është një procedurë institucionale që synon mënjanimin e zyrtarëve publikë që drejtë për së drejti kanë shkelur të drejtat e njeriut në të kaluarën. Përderisa metoda e lustrimit është reformë institucionale që bazohet në asociimin me një regjim, parti, apo sistem, veting-u synon të përzgjedhë kritere të disejnuara për të gjurmuar sjellje abuzive individuale dhe të individualizojë përgjegjësinë brenda sistemit të shkuar abuziv.15 Niveli i përgjegjësisë së zyrtarëve publikë nga sistemi i së kaluarës ishte një nga aspektet që u analizuan në këtë anketë, dhe rezultatet e fituara tregojnë që kosovarët vështrojnë ish zyrtarët të kenë përgjegjësi të drejtë për drejtë për krimet e kryera para dhe gjatë konfliktit të vitit 1999. Respondentët konsiderojnë si urdhërdhënësit ashtu edhe ekzekutuesit në teren me përgjegjësi të barabartë për shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën. Rreth 70% e respondentëve konsiderojnë si mbikqyrësit ashtu edhe vepruesit në teren të jenë më akterë me përgjegjësi të njejtë për shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën, ndërsa rreth 17% e tyre i konsiderojnë të jenë me përgjegjësi të pjesëshme. Kur analizohen prej perspektivës etnike, mund të vërehet se shqiptarët e Kosovës janë më të rreptë kur vendosin përgjegjësinë tek urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit në teren. (Shih Figurën 20 më poshtë).

Figura 20. Si do ta vlerësonit nivelin e kënaqshmërisë si të “urdhërdhënësve” ashtu edhe “ekzekutuesve” të shkeljeve të të drejtave të njeriut

Aspekti kryesor i këtij hulumtimi për sa i përket veting-ut institucional është se nga respondentët u kërkua të ofrojnë mendime rreth zyrtarëve publikë që kanë shkaktuar shkelje të të drejtave të njeriut dhe jo rreth të gjithë individëve që kanë qenë të punësuar në sistemin e kaluar. Për sa u përket sektorëve individualë, anketa hetoi gjyqësorin, policinë, ushtrinë dhe administratën. Më poshtë këto sektorë janë adresuar individualisht. 26

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

5.1.1. Veting-u në nivelin politik dhe administrativ Shumica e respondentëve në këtë anketë konsiderojnë si të papranueshme përfshirjen në poste publike (si ato politike ashtu edhe administrative) të abuzuesve. Politikanët e regjimit të Milosheviqit konsiderohen nga respondentët të jenë më të përgjegjëshmit për shkeljet e të drejtave të njeriut. Për habi, më përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut konsiderohen politikanët nga sistemi i kaluar se policët apo ushtarakët. Rreth 33% të respondentëve i konsiderojnë politikanët e regjimit të Milosheviqit përgjegjës direkt për shkeljet e të drejtave të njeriut. Bazuar në këtë informatë, mund të thuhet se kosovarët janë më të interesuar të vendosin përgjegjësinë politike se sa përgjegjësinë për shkeljet e kryera në teren. Mirëpo, ky supozim nuk qëndron pasi që kur u pyetën për të dalluar rolin në mes të urdhëdhënësve dhe ekzekutuesve në teren, 68% e respondentëve konsiderojnë se të dy kategoritë janë me përgjegjësi të barabartë. Sidoqoftë, mbikëqyrësit apo udhëheqësit politikë paraqiten me përgjegjësi më të madhe se ekzekutuesit në teren me 67% dhe 63% respektivisht. Kur analizohet përgjegjësia direkte dhe indirekte në bazë të vijave etnike, duhet të përmendet që serbët e Kosovës janë më të butë në vlerësimin e abuzuesve me 37% të tyre që besojnë se ekzekutuesit janë përgjegjës për veprat e tyre ‘edhe nëse kanë zbatuar urdhërat’, në krahasim me 64% të shqiptarëve që ndajnë këtë këndvështrim. (Shih Figurën 21).

Figura 21. A pajtoheni që politikanët që kanë shkelur të drejtat e njeriut në të kaluarën, duhet të lejohen të punojnë në poste publike

5.1.2. Veting-u në Sektorin e Sigurisë Për sa i përket punësimit të pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë, respondentët në anketë kanë mendim relativisht uniform të mos-pranimit. 84% e respondentëve deklarohen që është plotësisht e papranueshme që ish policët të shërbejnë në SHPK. Rreth 6% e respondentëve deklarojnë që kjo të jetë pjesërisht e pranueshme, ndërsa vetëm 2% thonë që kjo është plotësisht e pranueshme. Nga përqindja e përgjithëshme, shqiptarët janë më radikalët dhe vetëm 3% prej tyre i pranojnë ish-zyrtarët abuziv. Megjithatë, respondentët serbë gjithashtu në masë të madhe (76%) kanë refuzuar kategorikisht idenë që ish zyrtarët abuziv të vazhdojnë të punojnë në poste publike. Respondentët u pyetën për mendime rreth katër kategorive të zyrtarëve dhe pasqyra e përgjigjeve që është paraqitur më poshtë tregon qartë qëndrimet e kosovarëve për përfshirjen e zyrtarëve abuzues nga sistemi i kaluar në institucionet e sapoformuara të Kosovës.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

27

Figura 22. A pajtoheni që policët abuziv nga e kaluara duhet të lejohen të punojnë në poste publike?

Figura 23. A pajtoheni që ushtarët abuziv nga e kaluara duhet të lejohen të punojnë ne poste publike

5.1.3. Veting në Sistemin Gjyqësor Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë duhet të adresohet në të ardhmen janë dy përgjigjet që kjo pjesë e raportit synon t’i adresojë. Për sa u përket hapave të ardhshëm, duhet të konsiderohet se kosovarët e shohin si të papranueshëm angazhimin e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë qenë pjesë e praktikave diskriminuese. 85% e respondentëve mendojnë të jetë plotësisht e papranueshme, ndërsa 6% e konsiderojnë si pjesërisht të pranueshme. Duhet të theksohet se vetëm 2% të respondentëve konsiderojnë si plotësisht të pranueshëm riemërimin e ish gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Analiza e dimensionit etnik tregon që kjo ndjenjë ndahet si nga shqiptarët ashtu edhe nga respondentët serbë. (Shih Figurën 24 më poshtë).

Figura 24. A pajtoheni që gjykatësit abuziv nga e kaluara duhet të lejohen të punojnë ne poste publike

28

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Figura 25. A pajtoheni që prokurorët abuziv nga e kaluara duhet të lejohen të punojnë në poste publike

5.2. Dëmshpërblimet Kjo pjesë e raportit diskuton si dëmshpërblimet materiale ashtu edhe format jo-materiale/simbolike të dëmshpërblimeve dhe analizon perceptimet e respondentëve për këto çështje. Mungesa e iniciativave për t’u marrë me të kaluarën gjthashtu pasqyrohet edhe tek aktivitetet e pamjaftueshme për dëmshpërblimin material dhe jo-material të viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe familjeve të tyre. 5.2.1. Format Materiale të Dëmshpërblimeve Kompensimi i vetëm material për vuajtjet e përjetuara gjatë konfliktit të fundit për viktimat dhe familjet e tyre është skema e asistencës financiare për Invalidët e Luftës së Kosovës dhe familjarët e Atyre që Vdiqën si Rezultat i Konfliktit të Fundit. Kjo skemë duhet të përgëzohet si e vetmja skemë që adreson vuajtjet nga e shkuara, mirëpo mangësia më e madhe e saj është pamundësia të bëjë dallimin në mes të veteranëve dhe invalidëve të luftës në një anë dhe viktimave në anën tjetër. Ligji nuk bën dallimin në mes të pjesëmarrjes vullnetare dhe jo-vullnetare në konfliktin e armatosur të vitit 1999.16 Mendimet e kosovarëve për sa u përket dëmshpërblimeve për viktimat dhe familjet e tyre janë mjaft të njëtrajtëshme. Rreth 78% e respondentëve kanë deklaruar se janë plotësisht dakord që të gjitha viktimave, pa marrë parasysh kombësinë e tyre, duhet t’u mundësohet të pranojnë dëmshpërblime materiale. Ndërsa 18% e tyre deklarojnë se pajtohen pjesërisht me këtë çështje. (Shih Figurën 26 më poshtë).

Figura 26. A mendoni që të gjitha viktimat civile, pa dallim kombësie, duhet të pranojnë dëmshpërblime materiale për vuajtjet e tyre

Aspekti që duhet të merret parasysh në këto rrethana është se cila palë e konfliktit do të ngarkohet me pagesën e dëmshpërblimeve, gjegjësisht, nëse institucionet e Kosovës duhet të paguajnë dëmshpërblime për qytetarët e vet, apo këto dëmshpërblime duhet të vijnë nga Serbia. Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

29

5.2.2. Dëmshpërblimet Simbolike Dështimi në njohjen e statusit të viktimës është një ndër problemet kryesore në fushën e dëmshpërblimeve simbolike. Për më tepër, ligji që ofron mbështetje materiale për viktimat dhe familjet e tyre nuk bën dallimin në mes të përfshirjes me dëshirë dhe asaj pa dëshirë në konflikt, andaj edhe dështon të njohë statusin e viktimave. Gjithashtu, nuk ka pasur një kërkim-falje publike e drejtuar tek viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut që do të njihte vuajtjet e tyre. Rëndësia e akteve të tilla formale është theksuar edhe nga Presidenti Kroat z. Stipe Mesiq, i cili ka deklaruar, “të gjithë duhet të kërkojnë falje tek të gjithë për diçka në këtë rajon.”17 Përmendoret për nderë të martirëve paraqesin mënyrën më të shpeshtë që kosovarët kanë zgjedhur për shprehjen e mirënjohjes së tyre drejt të vdekurve të shkaktuar nga konflikti i armatosur. Megjithatë, ekzistojnë shumë pak përmendore që i dedikohen vuajtjeve të viktimave. Duhet të theksohet se të gjitha përmendoret e ngritura për nderë të martirëve dhe viktimave janë financuar nga kontribute të individëve. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë iniciativë nga ana e qeverisë në këtë drejtim. Për më tepër, legjislacioni ekzistues në Kosovë, i ndalon qeverisë mbështetjen e ndërtimit të çfarëdo ndërtese/objekti që mund të konsiderohet si ‘fyerje’ nga ndonjë kombësi në Kosovë. Nga këndvështrimi akademik, përmendoret dhe format e tjera të dëmshpërblimeve jo-materiale konsiderohen të promovojnë drejtësi morale për viktimat dhe familjet e tyre. Në këtë drejtim, Viktoria Bakster thekson, “Një vend-kujtim demonstron rolin që mund ketë një akter privat në vazhdimin e punës së një procesi formal të drejtësisë tranzicionale në promovimin e së vërtetës për një periudhë të kaluar të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe në promovimin e ndjenjës së drejtësisë dhe pajtimit, veçanërisht për të mbijetuarit e shkeljeve.”18 Për sa u përket mendimeve të kosovarëve të anketuar rreth formave jo-materiale të dëmshpërblimeve, ato janë mjaft të lloj-llojshme. Mekanizmi më i mbështetur që konsiderohet të zbusë vuajtjet e viktimave dhe familjeve të tyre është disejnimi dhe zbatimi i programeve sociale për rehabilitimin dhe risocializimin e viktimave, mekanizëm ky që mbështetet nga 36% e respondentëve. Mekanizmi i dytë më i mbështetur nga kosovarët është njohja e statusit të viktimës që gëzon mbështetjen e 29% të respondentëve, që përcillet nga kërkim-faljet publike me 19% të respondentëve që e mbështesin atë. Çuditërisht, respondentët treguan pak mbështetje për përmendore në nderë të viktimave. Vetëm 15% e respondentëve besojnë që ngritja e përmendoreve përkujtimore do të ndihmonte lehtësimin e vuajtjeve të viktimave. Pasqyra e përgjigjeve rreth formave jo-materiale të dëmshpërblimeve sipas kombësisë së respondentëve është prezantuar në Figurën 27 më poshtë. Figura 27. Përveç dëmshpërblimeve materiale, çfarë masa të tjera do të kontribuonin në lehtësimin e vuajtjeve të viktimave dhe familjeve të tyre?

30

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Konsiderata kryesore që duhet të merret parasysh kur adresohet si çështja e kompensimeve materiale ashtu edhe dëmshpërblimeve morale për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut është periudha e shkeljeve që mbulohet dhe kategoritë e viktimave që do të njihen. Një periudhë e gjatë dhe lloje të shumta të shkeljeve nënkuptojnë që kompensimi (në rastin e dëmshpërblimeve materiale) do të jetë aq i parëndësishëm (për shkak të fondeve të limituara në dispozicion) sa që mund të konsiderohet si përqeshje e viktimave.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

31

Bibliografia e Përzgjedhur Gjorgje Gjorgjeviq. Viktimë e Politikës: Tërësia e Akteve dhe Projekteve të Dëmshpërblimeve në Territorin e ish Jugosllavisë. Angazhuar nga Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale. 2002. Indeksi i Reformës së Gjyqësorit për Kosovën. Shoqata Amerikane e Avokatëve. Prill 2002. Boraine, L. Alexander. Drejtësia Tranzicionale: Një Interpretim Gjithëpërfshirës. Revista e Çështjeve Ndërkombëtare, Vjeshtë/Dimër 2006, vol. 60, no. 1. Dickinson, Laura. Premtimi i Gjykatave Hibride. Revista Amerikane e së Drejtës Ndërkombëtare, Vol. 97, No. 2. (Prill, 2003), fq. 295-310. Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut. Mjetet e Sundimit të Ligjit për Shtete pas Konfliktit. Veting-u: Kornizë Vepruese. Nju Jork dhe Gjenevë, 2006. Projektet CDA për Mësim Bashkëpunues. Studim i Efektivitetit të Ndërtimit të Paqes në Parandalimin e Dhunës: Mësimet e Nxjerra nga Trazirat e Marsit të vitit 2004 në Kosovë. Korrik 2006. Portali i Lajmeve i B92. Graybill, Lyn Shelton. “Kontributi i Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit për Promovimin e të Drejtave të Grave në Afrikën e Jugut,” Forumi Ndërkombëtar i Studimeve të Grave, 24, 1 (2001). Krog, Antjie. “Të mbyllur në Humbje dhe Heshtje: Dëshmitë e Gjinive dhe Dhunës në Komisionin e së Vërtetës në Afrikë të Jugut,” në Caroline O.N. Moser dhe Fiona C. Clark (ed.), Viktimat, Kriminelët apo Akterët? Gjinia, Konflikti i Armatosur dhe Dhuna Politike. Nju Delhi. Kaldor, Mary. Luftërat e Reja dhe të Vjetra. Dhuna e Organizuar në Kohën e Globalizimit (Kembrixh: Polity Press 1999). Raporti i Aktiviteteve i OMPF-it. “Duke kërkuar të Pagjeturit,” Deklaratë për Shtyp e UNMIK-ut, 6 Dhjetor 2006. Bakster, Viktoria. Promovimi i së Vërtetës, Drejtësisë dhe Pajtimit në Çile nga Shoqëria Civile: Vila Grimaldi. Peace & Change, Vol. 30, No. 1, Janar 2005. Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Europën N°155, Kolapsi në Kosovë, Prill 2004. Hartmann, M. E. (2003) Gjykatësit dhe Prokurorët Ndërkombëtar në Kosovë: Një Model i Ri për Paqeruajtje pas Konflikteve, Raport Special i USIP. Perriello, T. and Wierda M. (2006). Mësimet nga Dërgimi i Gjykatësve dhe Prokurorëve Ndërkombëtar në Kosovë. Seria e Rasteve Studimore për Gjykime e ICTJ. Chesterman, S. (2002). Drejtësia nën Administrim Ndërkombëtar: Kosova, Timori Lindor dhe Afganistani. Akademia Ndërkombëtare e Paqes. 32

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Marrëveshja Teknike Ushtarake në mes të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë. 9 qershor 1999. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, UN SCOR, 54th Sess. 4011th mtg., UN Doc. S/RES/1244 (1999) Human Rights Watch. Më mirë Vonë se Kurrë: Përmirësimi i Institucioneve Ndërkombëtare në Kosovë. Qershor 2007. Schmidt, Roland. Besimi i Shoqërisë, Perceptimet dhe Mohimi: Hulumtimi i Kufinjëve i të Marrurit me të Kaluarën në Serbi. Sarajevë: 2005 Puhalo, Srđan. Vetëdija Ndërkombëtare dhe Perceptimi i Nacionalizmit në Fakultetet e Bosnje dhe Hercegovinës. Banja llukë: 2006 Misioni i OSBE-së në Kosovë: “Rishikim i Sistemit të Drejtësisë Penale në Kosovë”, 2006 Futamura, Madoka. Faji Individual dhe Kolektiv: Japonia pas Luftës dhe Tribunali i Tokios për Krime të Luftës Mertus, Julie J. Ofenziva e Luftërave për Gratë: Sfida Humanitare në Bosnje, Kosovë dhe Afganistan (West Hartford, Conn.: Kumarian Press, 2000); Mertus, Julie J. Duke Bërtitur nga Fundi i Pusit: Ndikimi i Gjykimeve Ndërkombëtare për Dhunime në Kohë Lufte tek Institucioni i Gruas. Revista për Politikë e Feministeve Ndërkombëtare, 6, 1 (2004). Chinkin, Christine. Krimet e Lidhura me Gjinitë: Perspektiva Feministe, në Ramesh Thakur and Peter Malcontent (ed.). Prej Paprekshmërisë Sovrane Deri te Llogaridhënia Ndërkombëtare: Kërkimi i Drejtësisë në një Botë të Shteteve (Tokyo: United Nations University Press, 2004). Drejtësia Tranzicionale: Konsultim me Shoqërinë Civile. Qendra për të Drejtën Humanitare (HLC) [Beograd], Revistë, No. 16. 30 Gusht 2005, Ruti G. Title, Drejtësia Tranzicionale. (Oxford: Oxford University Press, 2002), p. 89. Ingimundarson, Valur. Politika dhe Kujtesa e Rindërtimit të Identitetit Kombëtar Shqiptar në Kosovën e Pas-luftës Historia & Kujtesa, 19, 1 (2007), Baylis, Elena A. Gjykatat Paralele në Kosovën e Pas-luftës. Yale Journal of International Law, 32 (2007). Minow, Martha. Prishja e Cikleve të Urrejtjes: Kujtesa, Ligji dhe Rregullimi. Princeton University Press, 2002. Hamber, Brandon and Richard A. Wilson. Mbyllja Simbolike përmes Kujtesës: Dëmshpërblimi dhe Hakmarrja në Shoqëritë e Pas-Konflikteve, në Ed Cairns and Míchaeál D. Roe (ed.), Roli i Kujtesës në Konfliktet Etnike (Houndsmille, Basingstoke and Nju Jork, 2003). Maphela, Ramphele. Politika e Vejë në Afrikë të Jugut: Mishërimi i Paqartësive,” Daedalus, 125, 1. (1996).

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

33

Shtojca: Kronologjia e Ngjarjeve të Rëndësishme Mars 1989. Anulimi i Autonomisë së Kosovës. Përmes ndryshimeve kushtetuese, Parlamenti i Serbisë e hoqi Autonominë e Kosovës, të garantuar nga Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974. 28 korrik 1989. Fjalimi i Millosheviqit në Gazimestan. U mbajt para rreth 100,000 serbëve në qendër duke festuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës. 1989. U krijua sistemi paralel i shqiptarëve të Kosovës. Nën udhëheqjen e liderit Ibrahim Rugova dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sistemi bazohet në parime të solidarizimit ndërmjet popullatës shqiptare të Kosovës dhe përbëhej prej sistemeve paralele të politikës, arsimit, dhe shëndetsisë. Mosdëgjueshmëria qytetare dhe bojkoti i zgjedhjeve të organizuara nga Serbia ishin shenjat kryesore të sistemit paralel. 1991 dhe 1992 – Luftërat në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë filluan. 25 maj 1993. Themelimi i Tribunalit të Hagës—Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës për ish-Jugosllavinë u themelua nga Rezoluta 827 e Këshillit të Sigurimit. Kjo rezolutë u miratua me 25 maj 1993 pas shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë që nga viti 1991 dhe si përgjigje ndaj kërcënimit të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë që vinte nga këto shkelje serioze. 1997. Filloi konfrontimi i armatosur që shumë shpejtë u përkeqësua në konflikt të armatosur. Që nga viti 1997 Ushtria Çlirimtare e Kosovës kryente sulme ndaj policisë serbe dhe zyrtarëve të tjerë. Ata nuk sulmonin Ushtrinë e Jugosllavisë, por fokusi i tyre ishin pritat kundër patrullave të policisë dhe sulmet ndaj shqiptarëve që bashkëpunonin me autoritetet serbe. Forca e UÇK-së u rrit prej rreth 500 anëtarëve aktiv në fillim të vitit 1998 në një forcë prej së paku disa mijëra njerëzish. [disa burime sygjerojnë që kishte deri në 12,000 ose 20,000 guerilë të armatosur]. Deri në maj të vitit 1998, efektivisht kontrollonte rreth 25% të territorit, të përqëndruar në rajonin e Drenicës dhe lufta e plotë shpërtheu në Kosovë në mars të vitit 1999. Forcat serbe dhe jugosllave lansuan një ofenzivë kundër UÇK-së. Me 10 qershor të vitit 1999 pas fushatës ajrore 78-ditëshe të udhëhequr nga NATO dhe konflikti i armatosur ndaloi dhe territori i Kosovës u demilitarizua ngadalë. 23 mars-10 qershor, 1999. Intervenimi i NATO-s. Pas dështimit të bisedimeve në Rambuje në mes të Qeverisë së Serbisë dhe Kosovës, me 21 mars të vitit 1999, fushata ajrore 78-ditëshe e udhëhequr nga NATO filloi. Objektivat politike të NATO-s synonin të sillnin ndërprerje të verifikueshme të të gjitha veprimeve ushtarake, dhunës dhe represionit; tërheqjen nga Kosova të të gjitha forcave ushtarake të Jugosllavisë, policisë dhe forcave paramilitare; stacionimin në Kosovë të prezencës ndërkombëtare ushtarake; kthimin e sigurtë dhe pa kushte të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe qasjen pa pengesa të organizatave për ndihma humanitare;19 24 maj 1999. Slobodan Millosheviq, President i Jugosllavisë (1997-2000), u akuzua nga Tribunali i Hagës, për gjenocid, pjesëmarrje në gjenocid; deportim, vrasje; persekutim në baza politike racore apo fetare; akte jo-humane/transfer të detyrueshëm; shkatërrim; burgim; torturë; vrasje me dëshirë; dhe një listë të gjatë të krimeve të tjera të ndaluara ndërkombëtarisht. Millosheviqi u arrestua me 1 prill 2001, nga autoritetet serbe dhe u trans34

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

ferua në Hagë me 29 qershor 2001. Fillimisht i akuzuar për krimet e kryera në Kosovë, akuzat më vonë u zgjeruan për të përfshirë krimet e kryera në territoret e tjera të ish-Jugosllavisë. Millosheviq vdiq me 11 mars, 2006, duke shkaktuar kështu edhe ndërprerjen e gjykimit kundër tij me 14 mars. 24 maj 1999. Milan Millutinoviq, President i Serbisë (1998-2002) paditet nga Tribunali i Hagës. Millutinoviq u akuzua për persekutim në baza politike, racore ose fetare, si dhe për vrasje, deportim dhe transfer të detyrueshëm. Gjykimi i Milan Millutinoviqit gjithashtu solli me vete edhe gjashtë zyrtarë të lartë të tjerë serbë, (Nikola Sainovic, Dragoljub Ojdanic, Nebojsa Pavkovic, Vladimir Lazarevic, Vlastimir Djordevic and Sreten Lukic. Qershor 1999. Themelimi i UNMIK-ut dhe KFOR-it. Forca e Kosovës apo KFORi e udhëhequr nga NATO, zbarkoi në Kosovë me përfundimin e fushatës ajrore 78-ditëshe të lansuar nga Aleanca Veri-Atlantike në mars të vitit 1999 për të ndaluar dhe kthyer katastrofën humanitare që po shpalosej atëherë. Për momentin, NATO ka rreth 16,000 trupa të stacionuara në Kosovë. 2000. Gjykimet për Krime të Luftës në Kosovë. Panele të përziera të Gjykatësve Ndërkombëtar dhe Vendorë filluan ngritjen e padive me akuza për krime të luftës. Vlen të përmendet që asnjë gjykatës serb nuk mori pjesë në këto raste gjatë periudhës 2000-2001. Me Rregulloren ‘panel 64’ UNMIK-u ka dorëzuar kontrollin e paneleve për krime të luftës tek panelet me shumicë të përbërë prej gjykatësve ndërkombëtar. Qershor 2002. Zbulohen varrezat masive në Batajnicë. Mbetjet e 470 shqiptarëve civil të Kosovës u gjetën në afërsi të aeroportit të Batajnicës, rreth 20 km larg prej Beogradit. Gjatë konfliktit të armatosur ky vend është kontrolluar nga forcat e armatosura të Jugosllavisë, duke mundësuar kështu lidhjen direkte në mes të krimeve të luftës dhe zyrtarëve publik. 27 Janar 2003. Fatmir Limaj paditet nga Tribunali i Hagës nën akuzat e të qenurit Komandant i UÇK-së i njohur ndryshe si “Çeliku” dhe gjoja se ka qenë përgjegjës për veprimet në zonën e Llapushnikut dhe në burgun e UÇK-së në Llapushnik (rreth 25 km në perëndim të Prishtinës). Së bashku me Isak Musliun dhe Haradin Bala, Limaj u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime të luftës kundër serbëve dhe shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me serbët gjatë konfliktit të Kosovës. Në nëntor të vitit 2005, Limaj u shpall i pafajshëm. Rasti tani është para Odës së Apelit. 2003. Themelimi i Odës Speciale për Krime të Luftës pranë Gjykatës së Qarkut në Beograd. Ligji i vitit 2003 i Republikës së Serbisë për “Organizimin dhe juridiksionin e autoriteteve qeveritare në marrjen e hapave kundër autorëve të krimeve të luftës” themeloi pranë Gjykatës së Qarkut në Beograd, një departament të veçantë për zbulimin dhe gjykimin e autorëve të krimeve të luftës sipas Kapitullit XVI të Ligjit Penal Themelor (Veprat kriminale kundër njerëzimit dhe ligjit ndërkombëtar), si dhe zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të veprave penale sipas Nenit 5 të Statutit të Tribunalit të Hagës. 2005. Ramush Haradinaj Akuzohet nga Tribunali i Hagës. Haradinaj, një shqiptar i Kosovës dhe ish-Kryeministër i Kosovës, së bashku me dy persona të tjerë filluan gjykimin në Tribunalin e Hagës në mars të vitit 2005 të akuzuar për vrasjen e 40 personave në vitin 1998, gjatë konfliktit të grupeve guerile të UÇK-së dhe forcave të sigurimit të Serbise. Gjykimi është ende në proces dhe vendimi i gjykatës mbetet të shihet.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

35

36

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

Fusnotat 1

Minoritetet qëllimisht janë tej-përfaqësuar në mostër në mënyrë që të dhënat e fituara të jenë statistikisht valide dhe të zvogëlohet kufiri i gabimit brenda nën-popullatës së minoriteteve, mirëpo gjatë analizës janë marrë parasysh rezultatet relative (të peshuara). 2

Për këtë anketë, numri i përgjithshëm i popullatës së Kosovës është konsideruar të jetë 2.1 milion. Ky është numri zyrtar i ofruar prej Entit Statistikor të Kosovës. 3

Para dhe gjatë konfliktit të vitit 1999: 62% e respondentëve besojnë se viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut ishin shqiptarët, krahasuar me 10-11% të respondentëve që besojnë se serbët e Kosovës ishin viktimat dhe 2.1- 8.8% që konsiderojnë se viktimat ishin minoritetet e tjera. 4

Të dhënat u siguruan nga një intervistë më Agon Berishën, staf i KNKK-së.

5

77-78% të respondentëve identifikuan serbët si kryerës të krimeve, 13–14% të respondentëve identifikuan shqiptarët e Kosovës si kryerës, dhe 7-10% refuzuan të përgjigjen në këtë pyetje. 6

15% e respondentëve identifikuan shqiptarët e Kosovës si kryes të krimeve, 8.1% identifikuan serbët si kryes, ndërsa 75.3% refuzuan të përgjigjen në këtë pyetje. 7

Hartmann, M. E. (2003) Gjykatësit dhe Prokurorët Ndërkombëtarë në Kosovë: Një Model i ri për Paqeruajtje pas Konfliktit, Raporti Special i USIP, f.2. 8

14% të respondentëve zgjedhin të mos përgjigjen, 31% ishin të informuar deri në një masë ndërsa gjysma e respondentëve (50%) nuk kishin fare njohuri për punën e GJPN në këto gjykime. 9

4% e respondentëve shqiptarë ishin të informuar mirë, në krahasim me 2% të atyre serbë dhe 4% të respondentëve nga minoritetet e tjera. Për më tepër, 37% e shqiptarëve të intervistuar konsiderojnë të jenë pjesërisht të informuar, në krahasim me 27% të serbëve dhe 10% të respondentëve nga minoritetet e tjera. Rreth 44% e shqiptarëve, 58% e serbëve dhe 70% e respondentëve nga komunitetet e tjera etnike konsiderojnë se janë plotësisht të painformuar rreth punës së GJPNve.

10

Marrëveshja Teknike-Ushtarake në mes të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë. 9 qershor 1999. 11

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sesioni 54, takimi nr. 4011, UN Doc. S/RES/1244 (1999)

12

Si p.sh. hulumtimi i kryer nga OJQ „Dokumenta“ – Zagreb dhe Agjensioni Hulumtues „Puls“ në Kroaci gjatë vitit 2006, Hulumtimi i kryer në Serbi nga Qendra Beogradase për të Drejta të Njeriut dhe Marketingut Strategjik gjatë vitit 2004. 13

12% prej përvojës personale dhe 17% prej përvojës së familjeve të tyre.

14

Pa paragjykuar motivin e palëve për t’u përfshirë në konflikt dhe pa tentuar të barazohen veprimet e dy palëve në konflikt, fakti qëndron që ka patur raste të krimeve të luftës në të dy taboret.

15

Për rëndësinë e veting-ut shih Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut. Mjetet e Sundimit të Ligjit për Shtetet e Pas-Luftës. Veting: Kornizë Vepruese NY dhe Gjenevë, 2006. Mund të shkarkohet në: http://tjt.undp.org.yu/templates/details.cfm?docid=254 16

Shih Rregulloren e UNMIK-ut 2000/66. Mund të shihet në: www.unmikonline.org.

17

Gjorgje Gjorgjeviq. Viktimë e Politikës: Tërësia e Akteve dhe Projekteve të Dëmshpërblimeve në Territorin e ish Jugosllavisë. Angazhuar nga Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale. 2002.

18

Bakster, Viktoria. Promovimi i së Vërtetës, Drejtësisë dhe Pajtimit në Çile nga Shoqëria Civile: Vila Grimaldi. Peace & Change, Vol. 30, No. 1, Janar 2005.

19

www.nato.int

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale

37

38

Design & Layout: Tomor Rudi

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF