Fjalori i Shqipes Se Sotme 1980

May 1, 2017 | Author: Filip Vukadinovic | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Fjalori i gjuhes se sotme shqipe, 1980 Prishtina...

Description

AKADEMIA E SHKENCAVE E RPS TË SHQIPËRISË INSTITUTI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË

FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE (me rreth 41.000 fjalë)

TIRANË 1980

HARTUAR NËN DREJTIMIN E PROF. ANDROKLI KOSTALLARIT (KRYEREDAKTOR). REDAKTORË: BASHK. VJ. SHK. JANI THOMAJ, BASHKËPUNËTORË SHKENCORË XHEVAT LLOSHI, MIÇO SAMARA.

HARTUES: PROF. ANDROKLI KOSTALLARI, BASHK. VJ. SHK. JANI THOMAJ, BASHKËPUNËTORË SHKENCORË XHEVAT LLOSHI, MIÇO SAMARA, JOSIF KOLE, PALOK DAKA, PAVLI HAXHILLAZI, HAJRI SHEHU, FERDINAND LEKA, EMIL LAFE, KORNELJA SIMA, THANAS FEKA, BEATRICE KETA, AGIM HIDI

PARATHËNIE......................................................................................................................................4 A.........................................................................................................................................................19 B.........................................................................................................................................................78 C.........................................................................................................................................................78 Ç.........................................................................................................................................................78 D.........................................................................................................................................................78 DH......................................................................................................................................................78 Ë..........................................................................................................................................................78 F..........................................................................................................................................................78 G.........................................................................................................................................................78 GJ........................................................................................................................................................78 H.........................................................................................................................................................78 I...........................................................................................................................................................78 J..........................................................................................................................................................78 K.........................................................................................................................................................78 L..........................................................................................................................................................78 LL.......................................................................................................................................................78 M........................................................................................................................................................78 N.........................................................................................................................................................78 NJ........................................................................................................................................................78 O.........................................................................................................................................................78 P..........................................................................................................................................................78 Q.........................................................................................................................................................78 R.........................................................................................................................................................78 RR.......................................................................................................................................................78 S..........................................................................................................................................................78 SH.......................................................................................................................................................78 T..........................................................................................................................................................78 TH.......................................................................................................................................................78 U.........................................................................................................................................................78 V.........................................................................................................................................................78 X.........................................................................................................................................................78 XH......................................................................................................................................................78 Y.........................................................................................................................................................78 Z..........................................................................................................................................................78 ZH.......................................................................................................................................................78

PARATHËNIE Leksikografia është dega më e hershme e gjuhësisë sonë, e cila e ka filluar jetën e vet me “Fjalorin latinisht-shqip” të Frang Bardhit (1635). Po, për arsyet historike që dihen, hapi i parë për të hartuar një fjalor të gjuhës shqipe u bë vetëm në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën e Rilindjes Kombëtare, nga gjuhëtari e atdhetari i shquar Konstandin Kristoforidhi. Fjalori i tij, i cili u botua me 1904 dhe mori një jetë të re me përpunimin që iu be nga prof. dr. Aleksandër Xhuvani, ishte një vepër shumë e rëndësishme në përpjekjet e rilindësve për të hedhur themelet e një gjuhe letrare kombëtare. Por ky nuk ishte ende një fjalor shpjegues në kuptimin e plotë të fjalës. Hartimi i një fjalori të tillë u be i mundshëm vetëm pas Çlirimit të Shqipërisë. Me 1954 u botua nga Institute i Shkencave “Fjalori i gjuhës shqipe” — i pari fjalor shpjegues i mirëfilltë, që përgjithësoi në mënyrë kritike arritjet e fjalorëve të mëparshëm, i zgjeroi e i thelloi këto me fjalë e shprehje të tjera të gjuhës së folur e të shkruar dhe çel një etapë të re në rrugën e leksikografisë sonë. Ai ndihmoi shumë për njohjen e gjuhës amtare dhe për njësimin e normës gjuhësore. Por zhvillimi i jetës sonë socialiste në të gjitha fushat, në mënyrë të veçantë përparimi i arsimit, i kulturës e i shkencës dhe vetë zhvillimi i gjuhës letrare i shtruan gjuhësisë sonë detyrën për të ecur më tej, për të hartuar një fjalor të ri shpjegues, sa me normativ, me një fjalës më të gjerë e me sistemor, me frazeologji më të pasur dhe me kërkesa ideo-shkencore më të larta. Një fjalor i tillë nuk mund të mbështetej më vetëm te fjalorët e mëparshëm. Për të duhej krijuar një mbështetje e re lëndore dhe duheshin zgjidhur nga pozitat e gjuhësisë marksiste një varg problemesh themelore teorike, të përgjithshme e të veçanta; duke pasur parasysh veçoritë e gjuhës shqipe dhe fazën e sotme të zhvillimit të gjuhës sonë letrare kombëtare. Një çerek shekulli më parë visari i fjalëve e i frazeologjisë së gjuhës sonë amtare nuk ishte paraqitur në një fjalës pak a shumë normativ me gjerë sesa u dëshmua në “Fjalorin” e 1954-ës. Nga e kaluara ne nuk trashëguam asnjë kartotekë shkencore të leksikut të shqipes. Kartoteka të tilla janë të domosdoshme qoftë për hartimin e fjalorëve mbi baza të drejta, sistemore e objektive, qoftë për studimin e thelluar të leksikut e të gjuhës në përgjithësi. Prandaj që nga viti 1955 punonjësit e Sektorit të Leksikologjisë e të Leksikografisë të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë filluan hulumtime të organizuara e të pandërprera për të mbledhur fjalën e shprehjen shqipe nga goja e popullit sipas kritereve shkencore të përcaktuara mire. për këtë dhanë ndihmën e tyre edhe mjaft bashkëpunëtorë të jashtëm, sidomos arsimtarë. Krahas kësaj, u volën mijëra fjalë e shprehje nga krijimtaria gojore popullore, nga veprat kryesore që nga Rilindja e këtej dhe në mënyrë të veçantë nga letërsia e botuar pas Çlirimit. Me këtë lëndë, pas një pune shumëvjeçare u krijua për here të parë te ne Kartoteka e Leksikut të Shqipes (KLSh), e cila përfshin sot mbi 150 mijë fjalë nga gjuha e folur dhe e,shkruar (të dëshmuara e të zbërthyera në rreth tre milionë skeda). Kështu, njohja e leksikut të shqipes u zgjerua shumë dhe u be më e thellë e sistemore. Ajo po bëhet çdo ditë më e plotë nga hulumtimet e vjeljet e reja, të cilat vijojnë pa ndërprerje, sepse gjuha e popullit mbetet kurdoherë një burim i pashtershëm dhe visari i fjalëve e i shprehjeve të gjuhës sonë letrare është vazhdimisht në lëvizje, zhvillohet e pasurohet me ritme gjithnjë më të shpejta. Pikërisht te kjo bazë e re lëndore mbështetet “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” që po botojmë. Krahas Kartotekës së Leksikut për këtë fjalor janë shfrytëzuar edhe Kartoteka e Gramatikës e Kartoteka Dialektologjike e Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë. Gjatë hartimit të “Fjalorit” janë pasur parasysh, gjithashtu, fjalorët e mëparshëm të shqipes. Këta fjalorë janë shfrytëzuar kurdoherë me sy kritik në dritën e parimeve e të kërkesave të reja shkencore, të lëndës së KLSh dhe të studimeve gjuhësore të derisotme. Parimet teorike të “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, të përpunuara gjatë shumë vjetëve, u shqyrtuan në mbledhje të gjëra të gjuhëtarëve tanë, u botuan në vitin 1968 dhe u plotësuan me vonë pas Kongresit të Drejtshkrimit. Duke u mbështetur në konceptin materialist e historik për gjuhën si dukuri shoqërore dhe duke e parë fjalën si njësi themelore të saj, ky fjalor niset e përshkohet nga një vlerësim i ri teorik i normës gjuhësore, i fjalësit, i frazeologjisë e i thënieve, si edhe i përmbajtjes kuptimore të fjalës. Në të gjen një shprehje të vetëdijshme e vërteta historike se sot populli shqiptar ka një gjuhë letrare kombëtare të vetme, të njësuar e të përbashkët, me tipare mjaft të përcaktuara dhe me prirje të qarta zhvillimi. Kjo gjuhë, që u kristalizua në epokën e lavdishme të socializmit, është forma më e përpunuar, më e lartë e gjuhës së kombit shqiptar dhe përdoret sot në të gjitha sferat e veprimtarisë shoqërore. Kodifikimi i normës së saj drejtshkrimore, që nënkupton, në thelb, edhe ngulitjen e përgjithshme të strukturës fonetike, gramatikore e leksikore të gjuhës letrare, gjeti miratimin e gjerë të kombit tone në Kongresin e Drejtshkrimit dhe është mishëruar në veprat “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” dhe “Fjalori drejtshkrimor”. Norma

gramatikore është kodifikuar në veprën shkencore “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe” e në një varg tekstesh mësimore të kohës sonë. Këto vepra kanë ndihmuar e po ndihmojnë edhe për ngulitjen e drejtshqiptimit. Në ”Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” gjen shprehjen e vet më të gjerë kodifikimi i normës leksikore dhe plotësohet zbatimi i normës morfologjike, drejtshkrimore e drejtshqiptimore, për të cilin veprat e lartpërmendura kanë qenë një mbështetje e shëndoshë. Në këtë fjalor lexuesi gjen përgjigje të drejtpërdrejta për disa kërkesa njëkohësisht: dhe është përbërja e leksikut të shqipes së sotme dhe trajta letrare e çdo fjale, cilat janë trajtat kryesore gramatikore të fjalës dhe si duhen shkruar e shqiptuar drejt këto, ç'kuptim a ç'kuptime ka fjala si njësi leksiko-gramatikore, ç'ngarkesa stilistikore e shprehëse-emocionale e dallojnë atë dhe si përdoret në togjet e lira e të qëndrueshme në sferat e në ligjërimet e ndryshme. Pas Çlirimit, kur masat e gjera punonjëse që ndërtojnë shoqërinë socialiste nën udhëheqjen e Partisë, kanë zhvilluar e zhvillojnë një veprimtari shumë të dendur politiko-shoqërore, ekonomike e kulturore, edhe veprimtaria e tyre krijuese gjuhësore është rritur si kurrë ndonjëherë. Kjo pasqyrohet si në gjuhën e folur të popullit, ashtu edhe në gjuhën e botimeve të të gjitha llojeve. Në këto kushte historike të pakrahasueshme gjuha jonë letrare ka marrë një zhvillim të pashoq. Leksiku i saj, në radhë të parë ai që ka përdorim të gjerë, është pasuruar e ndryshuar shumë: me njërën anë, jane njohur me thellë e janë vënë në përdorim më të gjerë vlerat e burimit të gjallë popullor e të trashëgimit nga gjuha e shkrimit dhe, me anën tjetër, janë krijuar mijëra fjalë e shprehje të reja me mjetet e vetë shqipes. Shumë fjalë janë zgjeruar me kuptime a me ngjyrime të reja kuptimore. Fjalë e shprehje të ndryshme kanë dalë nga përdorimi ose e kanë humbur gjallërinë e mëparshme. Zhvendosje të rëndësishme janë bërë në shtresat stilistikore të leksikut dhe kufijtë e tyre janë përvijuar me mirë. Këto procese kanë sjellë edhe ndryshime të jashtme, — rritjen e vrullshme sasiore të fjalëve e të shprehjeve të shqipes, — edhe ndryshime të brendshme, — lëvizjen, pasurimin e diferencimin e vlerave kuptimore e funksionale të njësive leksikore e frazeologjike. Të gjitha këto ndryshime, në fund të fundit, kanë një vlerë cilësore historike. Ato e kanë ngritur gjuhën letrare të kombit tone në një shkallë më të lartë, i kanë sjellë e i sjellin gjak të ri, c kanë përtërirë e këndellur dhe e kanë bërë shumë më të pasur e më të zhdërvjellët se përpara Çlirimit. Në këtë rrugë zhvillimi pas Çlirimit është bërë një rindërtim i brendshëm i vetë leksikut të gjuhës letrare, si edhe një ristrukturim i tij shoqëror, thelbi i të cilit ështëprocesi dialektik e i njëkohshëm i rritjes së vlerave kulturore të vetë gjuhës letrare kombëtare dhe i demokratizimit të saj, — i jorcimit të karakterit të saj popullor e të lidhjeve”të saj me gjuhën e folur të popullit në vijën e ngritjes së kulturës së masave punonjëse e të kulturës së tyre gjuhësore veçanërisht. Kjo do të thotë se pas Çlirimit është rritur shumë vlera e rëndësia kulturore e shoqërore e leksikut të gjuhës letrare shqipe në përgjithësi. Një zhvillim i tillë është pasqyruar me kujdes të veçantë në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”: për të zgjedhur e për të shpjeguar fjalët, për të përcaktuar ndërtimin e tyre e trajtat përfaqësuese dhe për t'i vlerësuar ato nga pikëpamja e normës gjuhësore kombëtare në të gjitha rrafshet ky fjalor është mbështetur kryesisht në lëndën gjuhësore të këtyre katër dhjetëvjeçarëve të fundit, në prirjet e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe të kohës sonë. Por termi “gjuha e sotme shqipe” nuk përfshin vetëm këtë periudhë. Ai ka caqe kohore më të gjera. Themelet e gjuhës së sotme letrare kombëtare, në tërë sistemin e saj, u hodhën që gjatë Rilindjes. Lënda kryesore për këto themele ishte gjuha e gjallë e popullit, por në to u derdhën edhe vlerat më të mira të traditës shkrimore të shekujve të kaluar e të krijimeve të Rilindjes Kombëtare. Prandaj caqet historike të leksikut të gjuhës së sotme shqipe dhe të “Fjalorit” që po botojmë përjshijnë periudhën që nga Rilindja e këtej, duke pasur parasysh se letërsia artistike e Rilindjes, publidstika e.saj përparimtare, mendimi shkencor i përparuar i asaj periudhë hyjnë si një trashëgim i shquar i së kaluarës në kuliurën tone kombëtare të sotme. “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” është një fjalor i tipit të mesëm që synon të zgjidhë njëkohësisht dy detyra: a) të jape shpjegimet dhe normat e përdorimit të fjalëve e të shprehjeve që kanë zënë tashmë një vend të qëndrueshëm në gjuhën e sotme letrare shqipe; b) të hedhë në përdorim fjalë e shprehje pak të njqhura ose të panjohura, sidomos të gurrës popullore, që deri me sot nuk janë pasqyruar në fjalorë e nëbotime të tjera, por që i kanë të gjitha vlerat e mundësitë për të qenë pjesë e pandarë ë fondit leksikor e frazeologjik të gjuhës sonë letrare kombëtane. Të dyja këto detyra janë ndërthurur e shkrirë në “Fjalor” në mënyrë organike. Boshti udhëheqës i kësaj ndërthurjeje aktive është synimi i “Fjalorit” për t'i ruajtur me kujdes të veçantë gjuhës amtare visarin e saj origjinal e të pasur, për t'i hedhur në qarkullim sa më të gjerë fjalët e shprehjet shqipe, — krijimet e popullit dhe krijimet e autorëve të veçantë, të mjeshtërve të gjuhës. Vendin kryesor në këtë fjalor e zënë fjalët e gjuhës shqipe të kohës sonë që kanë një përdorim të përgjithshëm, si edhe njësitë frazeologjike, thëniet e togjet me tipike që tregojnë jetën e gjallë të fjalës në gjuhën e shkruar e të folur. Me to afrohen edhe termat e fushave të ndryshme.

e në radhë të parë termat e fushës politiko-shoqërore e ideologjike, që janë bërë prone e masave të gjera të qytetit e të fshatit. Krahas kësaj pjese themelore e shumë aktive të leksikut të shqipes, “Fjalori” përfshin edhe disa shtresa e kategori fjalësh e shprehjesh mepërdorim më të kufizuar. Të tilla janë, p.sh., fjalët që lidhen me historinë e me jetën e kaluar të popullit tone, me fusha të caktuara të prodhimit bujqësor, blegtoral, zejtar etj., me banesën popullore e me mënyrën e jetesës në njërën a në tjetrën krahinë, me botën bimore e shtazore, me mjekësinë popullore, me historinë e me kulturën e popujve të ijerë, me fete e ndryshme, me mitologjinë etj. Nga fjalët ndërkombëtare janë përfshirë vetëm ato që kanë një përdorim të gjerë në leksikun e përgjithshëm ose në tefminologjinë më të përhapur të kohës sonë. Duke pasur si qëllim të veçantë të ndihmojë drejtpërdrejt për pastrimin e gjuhës sonë letrare nga fjalët e huaja të panevojshme e për pasurimin e saj të mëtejshëm me fjalë e shprehje shqipe, “Fjalori” i jep fjalët e huaja në mënyrë mjaft të kufizuar dhe vetëm atëherë kur janë të domosdoshme për të kuptuar letërsinë politike, artistike e shkencore të përgjithshme që nga Rilindja e këtej ose kur përdoren gjallërisht në gjuhën e sotme shqipe me ngjyrime të caktuara stilistikore e emocionale. Krahas kësaj, në mjaft raste, në “Fjalor” i tregohet lexuesit se me ç'fjalë shqipe mund të zëvendësohen fjalët e huazuara nga gjuhët e tjera. Siç është përmendur me lart, përveç fjalëve, “Fjalori” jep në mënyrë të gjerë e sistemore edhe frazeologjinë e gjuhës së sotme shqipe, sidomos frazeologjinë popullore. Njësitë frazeologjike, të cilat janë krijuar e latuar gjatë shekujve dhe janë trashëguar brez pas brezi, jepen jo vetëm për të treguar jetën e fjalëve. Duke qenë në shumicën e rasteve barasvlerës të fjalëve, ato përbëjnë edhe një pasuri të mëvetësishme e të pazëvendësueshme të gjuhës shqipe, janë një lëndë themelore ndërtuese e saj, e plotësojnë dhe e zgjerojnë fjalorin e saj, i sjellin atij ngjyrime kuptimore, stilistikore e shprehëse-emocionale të veçanta, japin mundësi që mendimi të shprehet në mënyrë sa më të thukët dhe e bëjnë gjuhën tone amtare më të larmishme, më të shkathët e më të fuqishme. Të gjitha fjalët dhe njësitë frazeologjike të gjuhës shqipe “Fjalori” i ka vlerësuar si pasuri të përbashkët kulturore të popullit shqiptar. Vlerësimi i çdo fjale e i çdo shprehjeje është bërë jo duke u nisur nga burimi i saj krahinor a letrar, por sipas vlerës objektive që ka ajo në strukturën leksikore të gjuhës së sotme letrare kombëtare: është pasur parasysh nëse fjala i sjell apo jo ndonjë pasurim leksikut të sotëm letrar, nëse ndihmon për thellimin e pastërtisë së gjuhës letrare shqipe, nëse e zgjeron larminë e mjeteve të saj stilistikore e shprehëse etj. dhe nëse lidhet me shtresat leksikore që rriten e zhvillohen apo me ato që rrëgjohen e shuhen. Ky është parimi themelor që ka udhëhequr zgjedhjen e fjalëve e të frazeologjisë. Zbatimi i tij ka synuar që përbërja e fjalësit dhe e frazeologjisë t'u përgjigjet gjendjes së vërtetë të gjuhës së sotme letrare shqipe dhe prirjeve të zhvillimit të saj të mëtejshëm. Me një synim të tillë është bërë në “Fjalor” edhe zbërthimi kuptimor i fjalëve e shpjegimi i tyre, si edhe përcaktimi i sferave të përdorimit e i ngarkesave stilistikore. Vëmendje e posaçme u është kushtuar fjalëve mestrukturë të gjerë kuptimore, tek të cilat mbështeten edhe shumë fjalë të tjera, të prejardhura e të përbëra. Në përgjithësi është pasur parasysh që “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe~ është fjalor filologjik, gjuhësor dhe jo enciklopedik: si rregull, në të shpjegohen fjalët e njësitë frazeologjike dhe nuk cilësohen e nuk zbërthehen sendet e dukuritë e ndryshvie që shënohen prej tyre. Grupi hartues ka synuar që shpjegimi të jetë sa me i qartë e i thjeshtë, pa ulur kërkesat themelore shkencore. Shpjegimet e vlerësimet e fjalëve e të shprehjeve mbështeten në ideologjinë proletare, marksiste-leniriiste, në pozitat e shoqërisë sonë socialiste. Në historinë e leksikografisë sonë një përpunim shkencor kaq i gjerë e i shumanshëm i leksikut dhe i frazeologjisë së gjuhës shqipe po bëhet për here të pare. Ai ka kërkuar të kapërcehen mjaft vështirësi, duke u mbështetur në arritjet e në përvojën e de.gëve të ndryshme të gjuhësisë sonë, si edhe në gjuhësinë më të përparuar botërore. Grupi hartues është i vetëdijshëm se, sidomos në këtë botim të pare, ky fjalor ka edhe të meta e zbrazëti, të cilat duhen kapërcyer në botimet e mëvonshme. S'ka dyshim se në të ardhmen njohja e visarit shumë të pasur të gjuhës sonë dhe përpunimi leksikografik i tij do të zgjerohen e do të thellohen më tej, ashtu siç do të shtohen e do të thellohen edhe njohuritë shkencore për gjuhën shqipe e për historinë e saj. Jemi të bindur se për këtë do të ndihmojnë shumë edhe lexuesit e këtij fjalori, të diet i ftojmë t'i dërgojnë Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë vërejtjet e sugjerimet e tyre, si edhe fjalë e shprehje që nuk përfshihen në këtë vepër. “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” është vepër kolektive e punonjësve të Sektorit të Leksikologjisë e të Leksikografisë dhe të Sektorit të Kulturës së Gjuhës e të Terminologjisë të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë. Parimet e tij teorike janë hartuar nga prof. Androkli Kostallari, i cili ka bërë edhe përpunimin tërësor e redaktimin përfundimtar të gjithë “Fjalorit”. Përpunimi e redaktimi i pjesëve përkatëse është bërë nga bashk. vj. shk. Jani Thomaj dhe nga bashkëpunëtorët

shkencore Xhevat Lloshi e Miço Samara. Nga hartuesit janë punuar fjalët e shkronjave të veçanta ose të disa shkronjave. për ndërtimin e Kartotekës së Leksikut të Shqipes dhe për një varg detyrash që i paraprinë hartimit të këtij fjalori kanë punuar edhe ish-punonjësit e Sektorit të Leksikologjisë e të Leksikografisë bashk. vj. shk. Anton Krajni, bashk. vj. shk. Pashko Geci, bashkëpunëtorët shkencore Vaskë Milkani, Myrteza Kazadej e Sofokli Gjermeni. Detyra të veçanta teknike janë kryer nga bashk. shk. Palok Ddka e Nikoleta Cikuli. Për “Fjalorin” kanë ndihmuar edhe punonjësit e sektorëve të tjerë gjuhësorë të Institutit, ndër të diet një ndihmë të çmuar ka dhënë prof. Eqrem Çabej me një varg sqarimesh etimologjike; për terma të gramatikës e të fonetikës kanë ndihmuar prof. Mahir Domi, bashk. vj.shk. Spiro Floqi, doc. Anastas Dodi dhe bashkëpunëtorët shkencorë Menella Totoni, Enver Hysa, Seit Mansaku. Gjatë hartimit të “Fjalorit” u bënë këshillime për termat e fushave të ndryshme me institucionet shkencorë të Akademisë së Shkencave, me fakultetet e Universitetit të Tiranës, me Institutin e Studimeve Marksiste-leniniste pranë KQ të PPSh, me disa katedra të Shkollës së Lartë të Partisë “V. I. Lenin”, me Akademinë Ushtarake me Institutin e Studimeve Pedagogjike, me Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, si edhe me specialistë të veçantë. Një ndihmë të cilësuar për shpjegimin e mjaft termave të shkencës e të teknikës kanë dhënë sidomos prof. Kolë Paparisto, prof. Luan Omari, prof. Zija Xholi, prof. Arben Puto, prof. Hekuran Mara, prof. Deko Rusi, prof. Bujar Hoxha, prof. Hasan Banjo,, prof. Menella Karajani, prof. Muharrem Frashëri, bashk. vj. shk. Ndoc Rakaj, doc. Aleko Minga, doc. Mina Naqo, prof. Sotir Kuneshka, doc. Skënder Koja, prof. Pandi Geço, doc. Mevlan Kabo, doc. Temo Mandili, prof. Islam Zeko, bashk. vj. shk. Koço Bihiku, bashk. shk. Jorgo Bulo, prof. Zihni Sako, prof. Alfred Uçi, bashk. vj. shk. Qemal Haxhihasani, Sotir Temo, Ismet Hizmo. për një varg huazimesh hartuesit jane mbështetur edhe te dorëshkrimi i fjalorit të Tahir Dizdarit “Orientalizmat në gjuhën shqipe”. “Fjalori” u shqyrtua disa here në grupe të gjera gjuhëtarësh e në Këshillin Shkencor të Institutit; këto shqyrtime ndihmuan për të bërë një varg përmirësimesh në dorëshkrimin e pare. Një ndihmë të veçantë dhanë me vërejtjet e me sugjerimet e tyre recensentët prof. Mahir Domi dhe bashk. vj. shk. Jorgji Gjinari. Vërejtje e sugjerime të dobishme u bënë edhe nga Seksioni i Shkencave Shoqërore e nga Këshilli i Botimeve i Akademisë së Shkencave, i kryesuar nga prof. Aleks Buda. Grupi hartues i ka mirëpritur të gjitha këto vërejtje e këshillime dhe është përpjekur edhe në fazën e fundit të punës ta përmirësojë “Fjalorin” nga disa anë. Ne shpresojmë se kjo vepër e re përgjithësuese, e cila u be e mundshme nga kujdesi i veçantë i Partisë dhe i pushtetit popullor për gjuhën e kombit tone dhe për shkencën gjuhësore shqiptare, nga arritjet e gjuhësisë sonë e të shkencave të tjera albanologjike pas Çlirimit, nga dashuria dhe nderimi që ka çdo shqiptar për gjuhën amtare, do të jetë një mjet i ri me rreze të gjerë veprimi që do të ndihmojë për rritjen e mëtejshme të kulturës gjuhësore të masave, për të përmirësuar gjuhën e stilin e të gjitha botimeve, për të thelluar punën me gjuhën në shkollën tone e, në përgjithësi, për t'ua zgjeruar brezave të rinj njohuritë për gjuhën amtare, për ta forcuar te çdo shqiptar dashurinë e krenarinë për fjalën shqipe, dashurinë për tokën mëmë.

SHPJEGIME PËR NDËRTIMIN E FJALORIT Për të ndihmuar ata që përdorin këtë fjalor po japim shpjegimet më të nevojshme për gjithë lëndën që përfshihet në të, për ndërtimin e përgjithshëm të tij dhe të artikullit për çdo fjalë, për zbërthimin e shpjegimin e kuptimeve, për cilësimin gramatikor e stilistikor të fjalëve, si edhe për drejtshkrimin e për theksin. I. NDËRTIMI I FJALORIT § 1. Fjalët në “Fjalor” jepen në krye të rreshtit sipas rendit alfabetik. Renditja e fjalëve që kanë përbërje të njëjtë fonetike në trajtat përfaqësuese bëhet sipas rendit të pjesëve të ligjëratës, që zbatohet sot në gramatikat e gjuhës shqipe (me parë vihet emri, pastaj mbiemri ose ndajfolja etj.); p.sh. SHQIPTAR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT. SHQIPTAR,~E mb. FITIMTAR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT. FITIMTAR,~E mb. BARDHË,~A . sh. ~A, ~AT. Dhi a dele e bardhë, BARDHË,~A (e) . sh. ~A, ~AT (të)... [E bardhë e ndritshme]. BARDHË,~T (të) as.... [Të bardhët e syrit}. BARDHË (i,e) mb.... BARDHË ndajf.... [U be bardhë në fytyrë]. SHTRUAR (i,e) mb. SHTRUAR ndajf. § 2. Në krye të rreshtit, veç fjalëve të mëvetësishme, vihen edhe disa njësi të tjera e trajta fjalësh: a) Foljet pësore, të cilat shpjegohen me anëtë foljeve veprore përkatëse; p.sh. CAKTOHEM. Pës. e CAKTOJ. RRËMlHET. Pës. e RRËMIH. ' Kur një folje është vetvetore e pësore njëkohësisht kuptimi pësor jepet në fund të kuptimeve të foljes vetvetore dhe shpjegohet me anë të foljes veprore, përkatëse; p.sh. BINDEM vefv. 1.... 2.... 3.... 4. Pës. e BIND. FSHfHEM i vetv. 1.... 2.... 3.... 4. Pës. e FSHEH. Përdorimet pavetore të foljeve, që nuk lidhen me folje vetvetore, jepen te foljet veprore përkatëse në një kuptim me vete, në fund të kuptimeve të tjera; p.sh. HYJ jokal., ~RA, ~RË. 1.... 16. pavet. HYHET. [Nuk hyhet atje]. ECI jokal., ~A, ~UR. 1.... 15. Pavet. f 1, 5, 7, 8, 10. Nuk ecej më tej. DAL jokal., DOLA, DALE. 1.... 35. Pavet. sipas kuptimeve 1, 2, 4, 5, 13, 15, 23-26. Këtej nuk dilet. Në disa raste trajta pavetore (si ECET etj.) nuk vihet, sepse kjo formohet rregullisht dhe del me shembujt e dhënë. b) Trajtat e emrave, të përemrave, të foljeve etj. me temë krejt të ndryshme nga ajo e trajtës përfaqësuese, si edhe trajtat e tyre të parregullta (me ndryshime të thella fonetike); p.sh. QE,~TË. Sh. i KA,~U. ATË. Kallëz. e përem. vetor e dëft. AI, AJO. NGRËNË. Pjes. e HA. Trajtat e foljeve me temë krejt të ndryshme nga ajo e trajtës përfaqësuese jepen rregullisht në vetën e parë të numrit njëjës dhe çohen tek trajta përfaqësuese; po kur nga një trajtë e tillë është formuar një pjesëtjetër e ligjëratës ose kur ka lokucione gramatikore që lidhen me një vetë tjetër të një trajte të tillë, atëherë k;jo vihet në atë vetë; p.sh. QESHË. Kr. thj. e JAM. QOFTË. I. Dësh. e JAM. II. lidh.... III. pj.... ^ Në qoftë se... a) përdoret... c) Disa variante fonetike të fjalëve, që janë përdorur ose përdoren gjerësisht; p.sh. BARKË,~A . sh. ~A, ~AT. VARKË,~A . sh. ~A, ~AT. DHEMBJE,~A . sh. ~E, ~ET. DHIMBJE,~A . sh. ~E, ~ET. MËLLENJË,~A . sh. ~A, ~AT. MULLENJË,~A . sh. ~A, ~AT. ç) Emërtimet e pathjeshta, që përdoren si terma (sidomos emërtimet nga bota bimore e shtazore); p.sh. BAR BLETE bot. Bimë barishtore njëvjeçare... LULE SHQIPONJE bot. Luleshqiponjë. YLL DET1 zool. Kafshë deti...

Këto emërtime jepen pas fjalës kryesore, me shkronja të mëdha të pjerrëta dhe shpjegohen këtu, kurse te gjymtyra tjetër jepen në fund të paragrafit të frazeologjisë, me shkronja të zeza të rralluara dhe me referim te gjymtyra kryesore. d) Disa parashtesa që në gjuhën e sotme shqipe janë shumë prodhuese (p.sh. ç-sh-, jo-, mos-, pa-, per-, ri-, stëretj.), si edhe disa morfema fjalëformuese shqipe e ndërkombëtare, që shërbejnë si pjesë e parë ose si pjesë e dytë e fjalëve të përbëra, kur këto dalin dendur në gjuhën shqipe (p.sh. bashkë-, bio-,' filo-, krye-, vetë- etj. ose -fish, -fob etj.). dh) Shkurtime të zakonshme të tipit SMT, MAPO etj., që përdoren si fjalë. e) Shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe (A, B, C etj.). § 3. Fjalët në krye jepen në trajtën përfaqësuese; veç trajtës përfaqësuese jepen edhe trajtat kryesore plotësuese. Pas tyre vihen shënimet gramatikore e stilistike dhe shënimet për fushën e përdorimit. Nyjat e përparme të mbiemrave dhe të disa emrave e përemrave me nyjë jepen pas trajtës përfaqësuese ose pas trajtave plotësuese; ato nuk merren parasysh për renditjen alfabetike; p.sh. BUKUR (i,e) mb. KËMDSHËM (0, ~ME (e) mb. HËNË,~A (e) . sh. ~A, ~AT (të). FOLUR,~IT
View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF