Fillet e se Drejtes
August 7, 2017 | Author: Osho | Category: N/A
Short Description
Download Fillet e se Drejtes...
Description
LENDA E FILLEVE TE SE DREJTES Te gjitha shkencat juridike per objekt studimi kane shtetin dhe te drejten ne njeren apo ne menyren tjeter. Fillet e se drejtes ofron njohuri themelore lidhur me nocionet shteterore dhe juridike si dhe me ligjshmerine e ketyre dukurive te cilat paraqesin objektin e shqyrtimeve. Nocioni i shtetit 1.organizate shoqerore e nje organizimi te larte, 2.organizate specifike e shoqerise, sepse ka forcen me te organizuar brenda territorit te vet, 3.kjo force fizike eshte e rregulluar se kur duhet te vehet ne levizje, do te thote se eshte force e kontrolluar, 4.organizate e cila funksionin kryesor ne anen shoqerore e ka zhvillimin e procesit te prodhimit dhe ruajtjen e tij, 5.organizate shoqerore e cila pervec elementeve te dhunes dhe te kontrollit te fushave te ndryshme jetesore, ushtron edhe sherbime publike ne interest e pergjithshem. Elementet e shtetit jane: pushteti shteteror , popullsia dhe territori. Pushteti shteteror-me kete nocion nenkuptojme raportin shoqeror ne te cilin njera pale urdheron, ndersa pala tjeter eshte e detyruar te degjoj urdherat e pales tjeter.Subjektet te cilat leshojne urdhera jane organet shteterore te renditura sipas hierarkise-pozites qe kane ne renditje dhe autorizimeve qe dalin nga rregullat juridike.Pushteti shteteror eshte pushteti me i larte dhe me i forte ne te gjithe hapesiren shteterore, kete pushtet e perben aparati i dhunes shteterore. Nocioni i sovranitetit shteteror-eshte i lidhur ngushte me pushtetin shteteror, andaj sovraniteti eshte vetem shprehje e pushtetit shteteror-forces fizike te shtetit, pra, paraqet nje te qene, nje fakt i cili tregon se kush eshte qeverises ne hapsiren e caktuar.Sovraniteti paraqet njeren prej karakteristikave te vecanta te shtetit, pa te cilen nuk ka dhe s’mund te kete shtet. Perpunimin me te hollesishem te teorise se sovranitetit e ka bere autori Carre de Malberg, sipas te cilit sovranitetit paraqet shkallen me te larte te pushtetit shteteror, sepse ky pushtet nuk lejon asnje pushtet tjeter, nuk lejon konkurrence, pra s’lejon pushtet paralel. Territori-paraqet nje vecori univerzale te tere asaj qe ekziston, sepse cdo gje qe ekziston, ekziston ne territor te caktuar, me kete kuptojme se edhe vet shteti ekziston ne teritor te caktuar.Shteti, popujt dhe kombet per ta pasur te qarte ushtrimin e pushtetit, dmth se gjer ku mund te sundojne apo qeverisin, behet percaktimi I kufinjeve tokesor, ujor dhe ajror.Keta kufi mund te jene natyral (pikat malore, liqenjte, deti, lumenjte) dhe artificial (permes ndarjes me gure sinjalizues, shtyllave te ndryshme, objekteve lundruese). Shtetesia-nocioni I shtetesise paraqet lidhjen juridike te qytetarit me shtetin.Nje person fizik per ta fituar shtetesine e shtetit, duhet t’ u nenshtrohet rregullave juridike te shtetit te cilit i perket.Pra, kjo dot te thote se ceshtja e shtetesise dhe e humbjes se saj behet me anen e ligjit. Mirepo, ne boten bashkekohore sot aplikohen menyra te caktuara te fitmit te shtetesise.Keto jane: 1.fitmi i shtetesise ne baze te vijes se gjakut, pra, personi fizik fiton shtetesine te cilen e kane paraardhesit e tij (jus sanguinis) 2.fitmi i shtetesise sipas lindjes ne teritorin e lindjes pavaresisht prej vijes se gjakut (jus soli) 3.fitmi i shtetesise sipas natyralizmit (jus domicili), pra eshte fjala per personat fizik te cilet jetojne ne shtetin tjeter, jashte vendit te lindjes. -Apatrid- jane kategoria e personave fizik te cilet nuk e kane te zgjedhur ceshtjen e shtetesise, -Bipatride-personat fizike te cilet i. kane dy e me shume shtetesi. E DREJTA E drejta paraqitet gjate procesit te shkaterrimit te organizimit te pare te shoqerise difuze, si rezultat i zhvillimit te prones private dhe i ndarjes se shoqerise ne klasa. Shoqeria domosdoshmerisht nxit krijimin e dispozitave dhe krijimin e rregullave te ndryshme te sjelljes se njerezve ne shoqeri, sepse nuk mund te sillet vetem sipas ligjeve natyrore.Keto rregulla ndryshe i quajme norma shoqerore, te cilat rregullojne jeten shoqerore.Normat shoqerore, ndryshe nga ligjet e natyres ne vete bartin sanksionin . Sepse, normat
shoqerore paraqesin rregullat te cilat i adresohen vetedijes njerezore, e cila eshte relativisht e lire qe t’i respektoje ato apo t’i shkele.Shkelja eventuale e tyre nxit sanksionin, ky eshte mjet i cili duhet te zbatohet ne menyre qe norma te respektohet,dmth, qe t’i detyroje njerezit te mos i shkelin normat. Norma si rregull mirret ne dy kuptime: 1.norma eshte rregull e cila cakton sjelljen e njeriut, 2.norma tregon ate qe rregullisht ndodh ne te shumten e rasteve, pra, dicka qe eshte normale. Ne kuptimin e pare norma ka domethenie imperative apo normative ndersa, ne kuptimin e dyte norma ka domethenie indicative-ajo qe ndodh, qe eshte. Llojet e normave Normat ndahen ne dy grupe: 1.norma teknike,te cilat paraqesin rregullat te cilat rregullojne sjelljet e njeriut ndaj natyres per te arritur qellimin e caktuar, 2.norma shoqerore,paraqesin ato rregulla qe paraparkisht rregullojne menyren e sjllejes se njeriut ndaj pjesetareve te tjere te shoqerise. Normat teknike nuk kane sanksion por, normat e ketilla shume lehte mund te shnderrohen ne norma juridike sepse ato ne esence paraqesin udhezime si duhet vepruar ne situate te caktuara, p.sh. udhezimet teknike qe i perkasin ndertimtarise, mjekesie qe do te thote, nese ato shkilen pasojat jane te medha dhe mund te paraqesin rrezik per shoqerine. Normat shoqerore ne vete permbajne sanksionin, sepse ndaj shkelesit te normes zbatohet ndonje mase e dhunes. Zakonet Sa u perket rregullave te shoqerise se paorganizuar, shoqerise jo mjaft te diferencuar si mase e cila ne vetedijen e vet rregullon raportet shoqerore, merren zakonet dhe rregullat e moralit. Rregullat zakonore krijohen ngadale duke u percjellë brez pas brezi sjelljet e caktuara te cilat masa i konsideron si te mira dhe perseritja e tyre e gjate e imponon domosdoshmerine detyruese qe ato si te tilla te respektohen.Keto rregulla, meqenese perseriten brez pas brezi kalojne ne tradite.Zakonet si rregulla te sjelljes jane te natyres se ndryshme. Ato mund te jene te veshjes, te ushtrimit te ceremonive te ndryshme, te mikperitjes.Rregullat zakonore edhe pse nuk jane ne hap me kohen, mund te kene mbeshtetjen e shteti. Kjo ndodh ne vecanti kur kemi te bejme me zbrastesi juridike.Pra, shteti mund t’i mbeshtese per arsye te opurtunitetit, duke u caktuar sanksionin ne menyre qe te shnderrohen ne norma obligative. Meqe rregullojne marrdhenie te caktuara shoqerore perbejne te drejten zakonore. Morali Normat e moralit, ndryshe nga zakonet, nuk krijohen duke u perseritur sjelljet perkatese per nje kohe te gjate, por keto mund te krijohen aty per aty, te bazuara ne vetedijen e njeriut lidhur me ate se cka eshte e mire dhe cka s’eshte e mire. Normat e moralit jane norma te lira, te cilat veprojne sipas bindjes, sot jane vetvetiu norma autonome, sepse subjekti vete i pranon dhe si te tilla i respekton, per arsye se pas tyre sheh nje interes te caktuar apo interesin e vet. Morali eshte dukuri konkrete,cdo individ e ka moralin e vet.Nga autonomia e moralit buron edhe karakteristika kryesore e sanksionit te morali pra ,,brejtja e ndergjegjes”. Ky eshte sanksion qe subjekti e zbaton ndaj vetes duke u penduar per veprimin e vet jomoral. RAPORTI I SHTETIT DHE I SE DREJTES ME DUKURITE TJERA SHOQERORE Zhvillimi i shtetit dhe i se drejtes Shteti dhe e drejta, si te gjitha dukurite e tjera ne shoqeri, ndryshohen.Ato u krijuan ne nje shkalle te caktuar te zhvillimit te shoqerise,kur shoqeria u nda ne klasa.Ne pergjithesi ne shkence jane te njohura dy lloje te ndryshimeve te cialt ngjajne ne shtet dhe ne te drejte. Keto jane dnryshimet evolutive dhe revolucionare. Ndryshimet evolutive-jane ndryshime kuantitative, te ngadalshme, te vogla, te cilat per njeriun e rendomt jane te paverejtura, te cilat nuk e ndryshojne permbajtjen e as funksionin e sendit apo te dukurise, p.sh.
nderimi i emertimit te ndonje organizate, ndryshimi dhe plotesimi i nje norme juridike, ndryshimi i trajtes se sundimit etj. Ndryshimet e tilla jane:reforma, grushtshteti dhe komploti. Reforma-pothuajse eshte e perditshme. Me reforme kuptojme ndryshimin e rendesishem ne shtet dhe ne te drejte me anen e se ciles ndryshojme gjendjen ekzistuese.Por,sado qe te jete e thelle reforma nuk ndryshon esencen e shteti dhe te se drejtes,sepse shteti,e drejta, shtresa qeverisese, menyra e prodhimit ngelin te njeta. Natyrisht se behen ndryshime ne drejtim te permiresimit te kushteve, metodave, perfshirjes se elementeve te reja ne lemin perkates,por jo edhe ndryshim i teresishem i dukurise apo i sendit.Reformat mund te jene si agrare, shkollore, universitare, juridike e shteterore. Ato mund te jene te ligjshme dhe te paligjshme. Grushtshteti-eshte ndryshim i cili ndodh ne shtet dhe ne te drejte, i ushtruar me ane te dhunes fizike dhe per qellim ka rrembimin e pushtetit ne mase me te madhe sesa qe i takon grupit apo shtreses se caktuar.Reforma eshte dukuri e kunderligjshme sepse ushtrohet kunder dispozitave juridike, rendit juridik, lidhur me ndarjen e autorizimeve dhe pergjegjesive.Me grushtshtet mund te permbyset shefi i shtetit, shefi i shtatmadherise ushtarake, trajta e sundimit prej njeres ne trajten tjeter (monarki-republike), ndersa te tjerat ngelin si me pare. Komploti-eshte nje lloj i ndryshimit evolutiv, me te cilin ndryshimi behet ne menyre te kunderligjshme.Komploti pothuajse eshte i ngjashem me grushtshtetin me te vetmin dallim se kete e ushtrojne personat apo grupet qe nuk gjenden ne hierarkine e larte shteterore. Ndryshimet revolucionare-jane pasoje e ndryshimeve te ngadalshme, e problemeve te grumbulluara, te cilat ne nje cast edhe shperthejne.Ndryshimi revolucionar ne shtet dhe ne te drejte eshte i plote nese ne vete perfshine dy sferat e jetes se gjithmbarshme; sferen ekonomike dhe ate politike. Revolucionin ekonomik- kuptojme ndryshimin i cili ndodh ne menyren e prodhimit, kur ne vend te menyres se vjeter vjen e reja, pastaj ne vend te qeverisesve te cilet kane qeverisur mjetet dhe menyren e prodhimit vjen shtresa tjeter, e cila tani behet zoteruese e mjeteve te prodhimit dhe e vete pushtetit ekonomik. Revolucion politik-kuptojme nderrimin e qeverisesve ne pushtetin shteteror te cilin e merr dhe e ushtron shtresa e re politike, e cila me pare ishte e privuar dhe e nenshtruar nga pushteti shteteror. Menyra e ushtrimit te ndryshimeve revolucionare mund te jete me dhune dhe ne menyre paqesore. Revolucioni me dhune nenkupton konfliktin e armatosur midis bartesve te pushtetit shteteror dhe te vartesve nga ky pushtet, kur nje grupacion apo organizate e ndjek grupacionin apo organizaten e vjeter shteterore deri ne marrjen e pushtetit shteteror dhe atij ekonomik.Nese nuk veprohet ne dy drejtimet e permenduar me larte, revolucioni do te permbyset sepse ndodh kthimi i bartesve te mehershem te pushtetit shteteror, politik dhe ekonomik, te cilet do te shkaterrojne organizaten e cila pretendonte ta merrte pushtetin shteteror.Kjo dukuri ne teorine e se drejtes quhet kunderrevolucion. Revolucioni paqesor eshte pa shperthimin e konfliktit te armatosur, kur bartesit e pushtetit politik dhe ekonomik jane te vetedijshem per poziten e tyre ne njeren ane dhe dhe ne anen tjeter per forcen qe ka organizata apo shtresa e njerezve te cilet ne aspektin kualitativ dhe kuantitativ jane me te pergatitur, andaj edhe i pranojne ndryshimet pa perdorimin e dhunes fizike. ORAGANIZATA SHTETERORE Shteti si organizate dhe aparat Shteti ne kuptimin e organizates shteterore, aparatit shteteror, paraqet njeren prej shume organizatave ne shoqeri, e cila prej organizatave te tjera dallohet me vellimin e madh te puneve, natyrisht te nderlikuara dhe me funksione te parapara sipas se drejtes. Ne terminologjine juridike eksiton dallimi ndermjet nocionit te organizates shteterore dhe te aparatit shteteror.
Me organizate shteterore perfshihet nje numer me i madh i njerezve te cilet marrin pjese ne ushtrimin e pushtetit shteteror,tekefundit ne cilesine e zgjedhesve te cilet zgjedhin organet perfaqesuse dhe keshtu bejne pjese ne kete organizate si anetare te saj. Me aparat shteteror-ka kuptim me te ngushte sepse me kete nenkuptojme vetem ata persona te cilet ne vazhdimesi ushtrojne pushtetin shteteror.Ky aparat eshte i organizuar ne baze te parimit te hirerarkise, subordinimit.Organizata shtetrore apo shteti si organizate dallohet edhe per shkak se ky aparat ne vete ka te inkorporuar dhune fizike, e cila gjen zbatim here pas here-kur eshte e parapare sipas se drejtes dhe ne kete menyre ngrihet edhe mbi vet shoqerine. Nga kjo mund te konkludojme se shteti eshte organizate shoqerore e cila bazohet ne dhune.Nga natyra e organizimit te kesaj dhune si dhe zbatimit te saj, varet organizimi i shtetit, dmth varet se a do te jete shtet demokratik apo totalitar. Brenda shtetit behet nje lloj rangimi i organeve shteterore e qe mund te jene; -organet me te larta shteterore, -organet e larta shteteror dhe organet e uleta shteterore, -organe individuale dhe kolegjiale, -organet demokratike dhe burokratike. Ndersa sipas fusheveprimit ato jane: -ligjvenese, -administrative dhe gjyqesore. 1.Organet me te larta shteterore- jane organe me te larta shteterore te cilat ushtrojne pushtetin ne tere territorin shteteror. Varesisht prej perberjes shteterore, shteti eshte i perbere apo i thjeshte. 2.Organet e larta shteterore-jane ato organe te larta shteterore te cilat ne fusheveprimin e vet duken si organe ndihmese te organeve me te larta, 3.Organet e uleta shteterore- jane ato organe te cilat jane te varura prej organeve te larta shteterore. Organet individuale (inokse) dhe organet kolegjiale (trupore) Organet individuale shteterore jane ato organe ne te cilat vendos ne menyre te autorizuar individi, si person zyrtar i shkalles me te ulet, i cili merr vendim meritor lidhur me nje ceshtje por edhe bart pergjegjesine. Organet kolegjiale shteterore jane ato organe te cilat vendimet e veta i marrin ne menyre kolegjiale,pra, ne trup dhe te gjithe bartin pergjegjesine e perbashket. Organet e armatosura dhe organet civile Organet e armatosura jane ato te cilat kane mjetet e dhunes fizike dhe te ketilla jane ushtria dhe policia. Organet e armatosura ne gjendje lufte jane edhe organe vendimarrese, ndersa ne kohe paqeje jane vetem organe ekzekutive dhe duhet te jene nen udheheqjen e organeve civile. Organe civile jane ato te cilat nuk kane mjete te dhunes fizike, me perjashtim te disa organeve administrative.Organet civile apo qytetare mund te jene ligjdhenese, administrative dhe organe gjyqesore. Organet demokratike dhe ato burokratike Me organe shteterore demokratike nenkuptojme te gjitha ato organe te cilat vijne ne pushtet me anen e zgjedhjeve, dmth i zgjedh populli. Zakonisht keto organe jane perfaqesuese te cilat e perfaqesojne popullin. Organet e zgjedhura ne shtet demokratik jane organet ligjdhenese gjyqesore dhe zgjedhja e shefit te shtetit. Organet te cilat vijne ne pushtet ma anen e dhunes fizike duke imponuar pushtetin faktik, apo duke u emeruar nga ndonje subjekt i larte shteteror, quhen organe burokratike.
Shteti ligjor Shteti ligjor nenkupton organizaten shteterore, shtrirja e pushtetit shteteror dhe funksionimi i se ciles jane te caktuar skajshmerisht me norma juridike. Qytetari ne shtetin e se drejtes arrin poziten e lakmueshme juridike, arrin vertete te drejtat dhe lirite te cilat i perkasin individit, ai eshte zot i fatit te vet.Te gjitha veprimet e pushtetit shteteror, patjeter duhet te kene mbeshtetjen ne te drejten, ne ligj, perndryshe, do te jene te gjitha keto veprime te paqena dhe te papranuara.Pra, e drejta eshte ajo e cila rregullon funksionimin e ketij pushteti. Shteti s’mund t’i imponoje asgje qytetarit, qytetari tani eshte i barabarte ne raport me shtetin .Qytetari eshte subjekt i lire, i cili duhet t’i gezoje te drejtat dhe lirite, duhet te merren ne konsiderate kerkesat dhe iniciativat e tij dhe gezon te drejten e zhvillimit vetjak. E tere kjo bene te kuptojme se te drejtat subjektive te qytetarit zgjerohen edhe ne sferen publike, eshte me i lire nga pushteti shteteror, ka te drejte te marre pjese ne ushtrimin e pushtetit shteteror. TRAJTAT E SHTETIT Shqyrtime te pergjithshme Cdo shtet ka vecorit e vet te cilat e bejne te dallohet prej shteteve tjera.Disa jane monarki, te tjera republika, disa jane shtete te centralizuara , te tjerat te decentralizuara, disa jane shtete te thjeshta, te tjerat shtete te perbera etj. Mirepo, te shtetet jane dy elemente kryesore: -permbajtja klasore dhe -organizimi i dhunes fizike. Llojet e trajtave shteterore -sundimin e ligjshem te individit-monarkine, nese eshte e dhunshme kemi tiranine, -sundimi i pakices, nese eshte i ligjshem-arsitrokacine, nese eshte e dhunshme kemi oligarkine, -sundimi i shumices, nese eshte i ligjshem kemi demokracine. Nese ky sundim eshte i dhuneshem kemi ohlokracine, ndersa trajta me e vrazhde eshte tirania. Kemi kater trajta shteterore: 1.trajta e sundimit, 2.trajta e rregullimit shteteror, 3.trajta e regjimit politik, 4.trajta e pushtetit shteteror. TRAJTAT E SUNDIMIT Nocioni I shefit te shtetit Me monarki nenkuptojme shtetin ne te cilin nje person ushtron kete pushtet, ndersa republike konsiderohet shteti ne te cilin kete pushtet e ushtrojne me shume persona. Shefi i shtetit duhet dalluar prej organit suprem-organit me te larte shteteror. Mund te ndodh qe i njejti organ njekohesisht te jete shef i shtetit dhe organi me i larte-organi Sovran.Organi Sovran eshte ai organ i cili ka pushtet Sovran,i cili eshte me i larti, i cili gjate ushtrimit te pushtetit nuk ka kufizime, pra, eshte fjala per monarki absolute. Shefi i shtetit e perfaqeson shtetin, lidh raporte te ndryshme nderkombetare me shtete tjera, nenshkruan marreveshje te ndryshme, eshte komandant i forcave te ushtarake, etj. Pak a shume, mund te kete ndikim ne pushtetin ligjdhenes dhe ne ate gjyqesor duke dhene propozime ligjore, duke sanksionuar apo duke shfrytezuar te drejten e vetos ndaj akteve te organit ligjdhenes, avancon personelin administrative, bene falje individuale apo grupore-amnesty-per grup apo grup veprash te ndryshme.
Nocioni i monarkise Me monarki kuptojme ate trajte te sundimit ne te cilin shefi i shtetit eshte person me privilegje te medha, te cilat e bejne te jete mbi qytetaret. Keto privilegje nuk qendrojne si pasoje e pushtetit te tij te cilin e ushtron si organ shteteror, por, jane te lidhura me personalitetin e tij, te cilat e pozicionojne ate mbi ligjin dhe te drejten.Nder keto privilegje, eshte papergjegjesia e tij absolute, nuk i nenshtrohet ligjit (madje edhe nese kryen vepra penale-vrasje). Andaj, monarku perkufizohet si person Sovran i cili qendron mbi te drejten dhe mbi ligjin.Monarku karakterizohet si shef i shtetit me ate se ai trashegohet. Llojet e monarkise Monarkia absolute ku ne te njejten kohe monarku eshte shef i shtetit dhe organ me i larte shteteror, cka do te thote se pushteti i tij nuk eshte i kufizuar me asgje ne aspektin juridik dhe faktik as brenda e as nga jashte. Monarkia e kufizuar ku monarku eshte vetme shef i shtetit e jo edhe organ me i larte dhe monarku kete pushtet e ushtron se bashku me ndonje organ tjeter shteteror (kuvendet popullore). Monarkia moderne e kufizuar eshte monarkia kushtetuese e cila gjen zbatim pas monarkise ne Angli ne shekullin XVII, ndersa ne France e kemi pas revolucionit te vitit 1789.Karakteristike e monarkise moderne te kufizuar eshte se monarkut i ngel, si prehje privilegj personal papergjegjesia, ndersa pushteti i tij supreme transferohet ne organ tjeter shteteror, zakonisht ky pushtet i ka takuar shtreses se re – borgjezise.Ky kufizim i te ushtruarit te pushtetit shteror behet me ane te aktit me te larte juridiko-politikkushtetues. Monarkia kushtetuese perkufizohet si e ketille ku monarku e humb pushtetin kushtetutdhenes, kushtetuten tani e nxjerr organ tjeter. Tani monarku i nenshtrohet kushtetutes.Monarkia parlamentare paraqitet edhe me e kufizuar se ajo kushtetuese joparlamentare ku organ Sovran eshte vete parlamenti apo parlamenti se bashku me monarkun. Nocioni i republikes Shefi i shtetit ne republike nuk i gezon privilegjet personale,sepse nuk eshte person sovran, i nenshtrohet rendit juridik, se drejtes andaj ka edhe pergjegjesi te dyfisht politike dhe penale. Pergjegjesia politike eshte e lidhur me udheheqjen e politikes ne shtet, pra si e udheheq dhe ushtron pushtetin shteteror.Per deshtime ne kete drejtim ai mund te shkarkohet para skadimit te mandatit. Pergjegjesia penale eshte e lidhur me te gjitha veprimet e tij te cilat jane kunderligjore. Shef i shtetit (kryetari, presidenti) nuk paraqet organin e drejtperdrejt.Ai nuk trashegohet por zgjedhet qofte nga parlamenti apo nga elektorati.Ne shume shtete kryetarit nuk i jepet e drejta e vetos ndaj akteve te propozuara ne parlament dhe nese i jepet kjo e drejte, atehere ajo eshte ,,pezulluese”-ne vend te vetos absolute te monarkut.Krytetari i shtetit nuk i ve ne levizje te tri veprimtarite e pushtetit ai nuk konvokon mbledhjen e parlamentit, nuk merr pjese ne punimet e parlamentit, nuk mund ta shperndaj parlamentin edhe pse ne kushtetutat moderne ka perjashtime p.sh. ne Shqiperi kryetari i shtetit e ka kete mundesi sipas kushtetutes. Pjesemarrja e kryetarit ne pushtetin ekzekutiv eshte e rregulluar ne ate menyre qe ai e emeron mandatarin e qeverise nga partia politke e cila e ka fituar shumicen ne parlament. Rast specifik eshte pushteti ekzekutiv i presidentit ne SHBA, ku perputhet pozita e shefit te shtetit me funksionin e bartesit te pushtetit ekzekutiv. Edhe republikat sikurse monarkite mund te jene te kufizuara dhe jo te kufizuara, pra, ku shefi i shtetit njekohesisht s’eshte organ Sovran dhe rebublikat ku shefi i shtetit njekohesisht eshte organ Sovran.Ketu s’ka asnje dallim ne mes te monarkise dhe republikes pervec se shefi i shtetit ne rapublike barte pergjegjesine penale dhe politike.
TRAJTAT E REGJIMIT POLITIK Nocioni i regjimit politik Trajta e regjimit politik caktohet sipas kritereve se kush eshte bartes i sovranitetit shteteror.Sipas ketij kriteri ekzistojne dy trajta te organizimit shteteror: demokracia dhe autokracia. Nocioni i demokracise Nocioni i demokracise perkufizohet si qeverisje e popullit (demos-popull,kratein-sundim) pra, eshte trajte e regjimit politik ku qeveris populli, dmth shumica e popullit mbi pakicen. Ne kete ushtrim te pushtetit, qenesore eshte qe populli ta kete vullnetin e vet, te cilin e percakton vete dhe te cilin nuk ia imponon shtetit. Elementet e demokracise 1.Krijimi i vullnetit politik te popullit 2.Realizimi i vullnetit politik Keto dy elemente jane te lidhura ngushte nder vete.Kjo do te thote se po nuk ekziston vullneti politik, atehere nuk ka as cfare te realizohet. Elementi i pare eshte i varur kryesisht prej kushteve dhe rrethanave objektive, kushteve materiale-menyres se caktuar te prodhimit.Elementi i dyte i perket realizimit te ketij vullneti, pra behet fjale per lidhmerine e popullit me organizaten shteterore, dmth organizata shteterore parasheh mekanizmin e zbatimit te ketij vullneti-ky element pra eshte element i jashtem. DEMOKRACIA FORMALE Nocioni i demokracise formale Demokracia formale perfshin mjetet dhe masat me ndihmen e te cilave organizata shteterore lidhet me popullin, natyrisht me shumicen e popullit, nepermjet mekanizmave te vet, per ta realizuar vullnetin politik te popullit. Pra, demokracia formale paraqet ne vete elementin e jashtem, sepse kjo si e tille ekziston pavaresisht prej elementit te brendshem-krijimit te vullnetit politik, do te thote se shteti me anen e normave juridike, parasheh menyren si duhet ta zbatoje vullnetin politik te shumices se popullit. Demokracia e drejteperdrejte Demokracia e drejteperdrejte ne kuptimin e mirefillt te fjales eshte negacion i vete shtetit, do te thote se populli qeveris drejteperdrejt duke mos pasur nevoje per asnje lloj te organit shteteror. Realizimi i demokracise se drejtperdrejte eshte pra, kur i tere populli e ushtron pushtetin shteteror.Tash per tash kjo eshte e pamundur sepse kjo do te thote suprimim i cdo elementi te forces dhe te kontrollit shteteror.Prandaj, per t’u arritur kjo nevojitet nje shkalle e larte e vetedijes njerezore dhe e kultures politike e te gjithe atyre qe qeverisin punet shteterore. Jane dy lloje te demokracise: demokracia ne kuptimin e gjere dhe demokracia ne kuptimin e ngushte, varesisht nga pjesemarrja e popullit ne ushtrimin e puneve, dmth ne ushtrimin e tri fushave te veprimit shteteror (ligjdhenes, administartivo-ekzekutiv dhe gjyqesor). Sa i perket ceshtjes procedurale te marrjes se vendimeve, duhet theksuar se kjo nuk eshte aq e thjeshte. Ketu jane dy momente gjate marrjes se vendimit qe vlen t’i permendim: 1.iniciativa, porpozimi per marrjen e vendimit, 2.marrja e vendimit, vendosja lidhur me propozimin. Per sa i perket ushtrimit te demokracise se drejtperdrejte ekzistojne dy menyra 1.tubimi gjithpopullor, i cili ushtron kompetencen shteterore qe i eshte caktuar dhe 2.votimi jashte tubimit. Menyra e pare e ushtrimit te demokracise se drejteprdrejte zbatohet nepermjet Kuvendit Popullor apo tubimit, ndersa menyra e dyte, kur populli vendos nepermjet referendumit.
Demokracia perfaqesuese Ne demokracine perfaqesuse pushtetin e ushtron organizata shteterore, por ne emer te popullit, pra e perfaqeson popullin i cili vet nuk mund ta ushtroj kete pushtet. Demokracia perfaqesuese eshte me e papelqyer per t’u zbatuar ne shoqerine njerezore, madje per kete ekzistojne shume arsye. Arsyeja e pare eshte thjesht teknike sepse i tere populli s’mund ta ushtroje pushtetin shteteror.Arsyeja e dyte eshte me e rendesishme dhe shkon ne favor te zbatimit te demokracise perfaqesuese. Kjo eshte per arsye permbajtesore sepse te gjithe njerezit apo i tere populli nuk kane aftesi profesionale per te ushtruar pune shteterore, ngaqe aty mirren vendime te rendesishme te cilat kerkojne njohuri profesionale. Arsyeja e trete eshte ne favor te demokracise perfaqesuese, sepse kjo siguron nje pavaresi relative te perfaqesuesit te zgjedhur nga populli. Per demokracine ne pergjithesi, e vecanarisht per demokracine perfaqesuese, element i rendesishem eshte procesi i zgjedhjeve, si element teknik i demokracise. A do te jete e plote apo jo demokracia, varet nga vellimi i se drejtes se votes, pra, prej se drejtes per pjesemarrje ne zgjedhjen e organeve perfaqesuese. E drejta e votes mund te jete aktive dhe pasive.E drejta e votes aktive eshte e drejte per ,,te zgjedhur dike’’, ndersa e drejte e votes pasive eshte e drejta ,,per t’u zgjedhur’’. E drejta e votes mund te jete e pergjithshme dhe e kufizuar. E drejta e pergjithshme e votes eshte e drejte e te gjithe qytetareve te moshes se caktuar dhe shpirterisht te shendosh. E drejta e kufizuar e votes mund te jete e llojllojshme, duke u bazuar ne kritere te caktuara, varesisht prej kohes, races, gjinise, perkatesise fetare apo kombetare, pronesore etj. Vota eshte e pabarabarte edhe ne rast se numri i njejte i zgjedhesve, nuk e zgjedh numrin e njejte te te zgjedhurve,psh: -numri prej 30 zgjedhesve, zgjedhin nje perfaqesues, ndersa -30 zgjedhes, zgjedhin dy apo me shume perfaqesues. E drejta e votes eshte e drejtperdrejte dhe e fshehur. Kandidimi i kandidatit mund te jete individual, edhe ne baze te listes zgjedhore. Autokracia Vete shprehja (autis-vete) tregon se pushtetin e ushtron pakica, pakica e popullit.Autokracia eshte trajte e regjimit politik e kundert me demokracine. Autokracia se pari ekziston ne kuptimin e ngushte te fjales, ku as ne aspektin formal nuk ka demokraci, pra eshte autokraci e kulluar.Autokraci formale kane pasur te gjitha shtetet skllavopronare, feudale meqe ne keto shtete s’ka ekzistuar as demokracia formale. Ne shtetin autokratik mund te ekzistojne demokracia formale ku te gjithe qytetaret i gezojne te drejtat demokratike. Llojet e autokracise Shteti autokratik me se tepermi mund te emerohet me shprehjen diktature, shtet aristokratik, oligarkik, tiranik, despotik dhe shtet plutokratik. Te gjitha emertimet perfundojne ne nje te dhene evidente se te gjitha keto shtete jane trajte e qeverisjes se pakices-klases sunduese apo individit. Dikatatura do te thote se cdo shtet ne realitet eshte pushtet i njeres klase, kundruall klases tjeter ku natyrisht perjashtohet cdo element i demokracise. Aristrokracia eshte ai lloj i autokracise ku pushtetin shteteror e qeveris nje grup apo shtrese e njerezve e cila konsiderohet se eshte e vecante nga te tjerat-kjo ne baze te gjakut.Keto autokraci kane ekzistuar ne feudalizem. Oligarkia paraqet nje lloj te shtetit autokratik, ku s’do mend qeversi pakica e popullit, ketu pushteti i takon nje grupi te njerezve. Tirania paraqet shtetin tiranik i cili eshte identik me diktature, ku qeveris individi ne menyren me te eger dhe kuptohet ne interesin personal, jo edhe ne interes te pergjithshem. Shteti despotik paraqet trajten e qeverisjes se pakices mbi shumicen-madje te qeverisjes se individit apo grupit ne menyren mjaft te eger do te thoshim, me force te pakufizuar e cila natyrisht, s’eshte e rregulluar
paraparakisht me asnje dispozite juridike. Ekziston edhe nje lloj i autokracise e cila ushtron pushtetin shteteror, qofte si individ apo grup nga pakica e popullsise mbia bazen e kriterit pasuror. TRAJTA E RREGULLIMIT SHTETEROR Trajta e rregullimit shteteror paraqet lidhjet dhe raportet ndermjet organeve qendrore dhe joqendrore te pushtetit shteteror. Organet shteterore mund te kene pushtet me te madh apo me te vogel mbi organet joqendrore. Pushteti qendror shtrihet ne tere territorin e shtetit, andaj te gjitha vendimet e tij jane te obliguara per te gjithe qytetaret e territorit.Ndersa, pushteti i organeve joqendrore nuk shtrihet ne tere territorin e shtetit, por vetem mbi pjese perkatese. Te gjitha shtete pothuajse jane te perbera prej organeve qendrore dhe joqendrore. Shtetet qe kane nje perberje te tille jane shtet te decentralizuara i cili mund te jete faktik dhe juridik.Nese organet qendrore nuk gezojne pavaresi juridike atehere kemi centralizimin juridik dhe organet joqendrore jane te centralizuara.Por, nese organet joqendrore kane nje lloj pavaresie juridike atehere kemi te bejme me decentralizimin juridik. Shteti i perbere Shteti i perbere eshte njera prej trajatave te rregullimit shteteror ku pjeset perberese te tij gezojne pavaresine. Pra, organet joqendrore per hapesiren e vet jane organe te karakterit te larte-organe supreme.Nga kjo del se shteti i perbere paraqet organizaten shteterore e cila perbehet prej dy apo me shume shteteve, por qe ne nje menyre i nenshtrohen pushtetit qendror. Kjo rezulton se ndermjet shteteve ekzistojne lidhjet te cilat jane te ngushta qe mund te jene: lidhje konfederale, federale, unione (reale dhe personale), protektorati. Konfederata Konfederata paraqet trjaten e shtetit te perbere e cila krijohet ne baze te nje marrveshjeje nderkombetare ndermjet shteteve te cilat deshirojne te kene raporte te ndersjella duke krijuar organe te perbashketa per lemin perkates. Kjo lidhje e shteteve zakonisht behet nepermjet nje kontrate (akti juridik) lidhur me autorizimet e caktuara, ndersa shtetet anetare kete bashkesi te shteteve mund ta leshojne ne cdo kohe. Federata Federata eshte trajte e shtetit te perbere e cila paraqet nje lidhje shume me te ngushte ndermjet shteteve se konfederata. Federate eshte bashkim i dy apo me shume shtetesh ku krijohet organi qendror i cili eshte bartes i pushtetit shteteror, pushtetit Sovran. Vendimet e organit qendror kane karakter obligues per te gjitha shtetet anetare ne federate, madje edhe pa pelqimin e tyre.Autorizimet kapitale i ka organi qendror ne shkalle federate per tere territorin e shtetit federal, ku ne rradhe te pare hyjne ceshtjet me jashte-politika e jashtme, ceshtjet ushtarake dhe ceshtjet kryesore lidhur me monedhen e shtetit. Kjo rezulton se ne raportet nderkombetare paraqitet si nje shtet i vetem unitar. Protektorati Protektorati paraqet llojin e shtetit te perbere mbi te cilin e ushtron pushtetin nje shtet i forte duke i siguruar mbrojtjen dhe sigurine, pra, vënien e nje organizate shteterore nen ombrellen e nje shteti te forte.
Unioni real dhe unioni personal Unionet ne boten bashkekohore nuk ekzistojne.Ato kane ekzistuar ne te kaluaren (unioni i Suedise dhe i
Norvegjise, Austrohungarise etj). Unionet parapelqejne trajten e sundimit monarkik. Unioni real paraqet nje teresi te shteteve anetare, pra krijohet nje subjekt i cili me boten e jashtme komunikon si i vetem, si trup unik.Ky unitet arrihet me ane te nje kontrate nderkombetare duke ruajtur pavaresine juridike Brenda shtetit. Unioni personal paraqet shtetet anetare te cilat te perbashket e kane vetem institucionin e shefit te shtetit (monarkun), ndersa ne ceshtjet tjera jane plotesisht te pavarura Shteti i thjeshte unitar Nocioni i centralizimit dhe nocioni i decentralizimit Ne shtetin e thjeshte pjeset me te uleta te organziates shteterore kane shume pak te drejta ne krahasim me pjeset organizative ne shtetin e perbere. Raporti ndermjet organeve te larat dhe atyre te uleta ne shtetin e thjeshte mund te jete i dyllojt: 1.kur organet joqendrore apo te uleta nuk gezojne autonomi apo nuk kane aspak te drejta-centralizimi, 2.kur organet joqendrore gezojne disa te drejta dhe nje lloj te autonomise –decentralizimi. Me centralizim kuptojme raportin ndermjet organeve qendrore dhe atyre joqendrore, ku i tere pushteti u takon organeve qendrore. Me decentralizim kuptojme raportin ndermjet organeve qendrore dhe atyre joqendrore, ku behet ndarja e puneve, pra organet joqendrore gezojne nje autonomi. TRAJTA E PUSHTETIT SHTETEROR Shqyrtime te pergjithshme Pushteti shteteror manifestohet cdo dite duke ushtruar nje numer te madh te puneve te ndryshme, te cilat emertohen ne menyra te ndryshme si funksione, veprimtari apo pune zyrtare. Mirepo, sipas teorise se shteti dhe se drejtes, pushteti shteteror ushtron veprimtarine ligjdhenese, ekzekutivo-administrative dhe gjyqesore. Organet ligjdhenese jane organet me te rendesishme ne cdo shtet.Organi ligjdhenes eshte organ kolegjial i cili perfaqeson popullin.Pra, eshte organ i zgjedhur permes votes se lire te qytetareve.Perbehet prej dy apo me shume dhomave (e ulet dhe e larte). Organet ekzekutive, fusheveprimin e vet e ushtrojne nepermjet dy institucioneve kryesore –shefit te shtetit dhe qeverise.Qeveria si organ kolegjial perbehet prej ministrave dhe ministrive te ndryshme ne krye te te cilave gjendet kryeministri. Pushteti administrativ paraqet veprimtarine me konkrete, duke i permbaruar dispozitat ligjore dhe ato te akteve te tjera te organeve ekzekutive per rastet e vecanta. Administrata vepron pavaresisht se a eshte shkelur rendi juridik, ligji apo ndonje akt tjeter. Gjykata merret me zgjidhjen e ceshtjeve jo te rregullta, raporteve konfliktuoze ndermjet subjeketeve te ndryshme duke u bazuar vetem ne ligj.Me mbrojtjen e ndonje te drejte, gjykata mbron rendin juridik duke ndikuar ne menyre parandaluese ne subjektet e tjera qe te mos i shkelin rregullat e pergjithshme juridikeligjin. Ne anen tjeter, per shkelesit e ligjit shqipton masen ndeshkuese nepermjet aktit gjyqesor te formes se prere. Gjykatat jane te organizuara ne menyra te ndryshme sipas territorit dhe llojit te puneve si gjykata per kundervajtje, komunale, e qarkut, supreme dhe kushtetuese.Sa i perket karakterit te tyre ato mund te jene te rregullta dhe jo te rregullta(speciale). Paqartesite ndermjet paleve te paraqitura para organit gjyqesor per t’i zgjidhur, paraqesin kontestin gjyqesor. Pushteti shteteror si teresi e organeve shteterore te cilat ushtrojne pune te ndryshme ne realitet paraqesin pushtetin ligjdhenes, ekzekutiv-administrativ dhe pushtetin gjyqesor. Kjo teresi e organeve shteterore funksionon sipas dy parimeve: 1.parimit te ndarjes se pushtetit shteteror, 2.parimit te unitetit te pushtetit shteteror. Parimi i ndarjes se pushtetit shteteror Parimi i ndarjes se pushtetit shteteror konsiston ne ndarje te ketyre tri fushave, funksioneve apo pushteteve shteterore, qe secila prej tyre ta ushtroje pushtetin ne menyre te mevetesishme, te pavarur duke mos u
perzier ne pushtetin tjeter. Sistemi presidencial Paraqet sistemin i cili ne menyre me te besueshme ka zbatuar parimin e ndarjes se pushtetit shteteror.Sipas ketij parimi, pushteti ligjdhenes eshte plotesisht i ndare nga veprimtarite tjera.Kete organ e zgjedh populli. Pushteti administrativo-ekzekutiv, gjithashtu eshte i ndare dhe shume i forte.Ne krye te organeve administrative qendron kryetari i shtetit.Presidentin e zgjedh populli.Sipas sistemit presidencial, presidenti i emeron ministrat te cilet i pergjigjen presidentit per punen e tyre. Presidenti eshte bartes i pushtetit administrativo-ekzekutiv, andaj ne nje menyre shpreh apo me mire te themi, vazhdon traditen e monarkut, por ne nje menyre krejt tjeter, andaj ka pushtet te forte per c’arsye edhe quhet sistem presidencial. Pushteti gjyqesor ushtrohet nga ana e gjykatesve te cilet kete pushtet e ushtrojne ne menyre te pavarur. Sisitemi parlamentar Sisitemi parlamentar zanafillen e ka ne Angli, me vone eshte perhapur edhe ne shume shtete duke inkorporuar elementet specifike.Sistemi parlamentar ne Angli per synim ka pasur ngushtimin dhe dobesimin e pushtetit administrativo-ekzekutiv dhe forcimin e pushtetit ligjdhenes.Kjo eshte arritur duke krijuar keshillin e ministrave-qeverine e cila qeveris pushtetin administrativo-ekzekutiv. Ministrat ne sistemin parlamentar per punen e vet i pergjigjen parlamentit, andaj parlamenti mund te shpall mosbesim ndaj tyre dhe t’i shkarkoje ata.Nese raportet keqesohen ne drejtim te qeverise dhe organit ligjdhenes, atehere keshilli i ministarve apo qeveria i propozon shefit te shtetit qe ta shperndaje parlamentin dhe te caktoje zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne kete sisitem eshte arritur qe perfundimisht pushteti i shefit te shtetit te dobesohet, ne vecanti pushteti i monarkut. Pushteti gjyqesor eshte plotesisht i pavarur brenda kompetencave ligjore. Sistemi i perzier Sistemi i perzier ne vete bart elemente te dy sisitemeve te meparshme presidencail dhe paralamentar. Sisitemi i perzier perqendrohet me teper ne forcimin e pushtetit ekzekutiv-ne vecanti te shefit te shtetit, por bart edhe vecori te parlamentarizmit. Sipas sitemit te perzier, pozita e qeverise eshte me e mevetesishme nga paralamenti por me e varur nga shefi i shtetit.Shefi i shtetit zgjedhet ne menyre te drejtperdrejt nga populli. Parimi i unitetit te pushtetit shteteror Parimi i unitetit te pushtetit shteteror mund te ushtrohet ne sistemet politike te shteteve jodemokratike dhe te atyre demokratike. Ne grupin e pare haptazi verehet pushteti absolut i individit, i grupit apo i shtereses se caktuar.Eshte karakteristike e shteteve autokratike. Ne grupin e dyte, synohet qe kete pushtet ta ushtroje populli duke i zgjedhur perfaqesuesit e vet per organin me te larte-parlamentin (kuvendin). Parimi i unitetit shteteror aplikohet sipas dy menyrave: 1 Sisitemi i konventes-eshte aplikuar gjate revolucionit borgjez francez i cili si synim ka pasur aplikimin e demokracise se plote, duke perqendruar pushtetin ligjdhenes dhe ate ekzekutiv ne te njejtin organ (konventin), ndersa pushteti gjyqesor ka qene i ndare por, nen mbikeqyrjen e pushtetit ligjdhenes. 2. Sisitemi i kuvendit.-siaps ketij sistemi, organi ligjdhenes i zgjedh organet e tjera apo i emeron per nje kohe te caktuar.Puna e organeve administrativo-ekzekutive dhe gjyqesore eshte e bazuar ne aktet te cilat i nxjerr organi me i larte –kuvendi. Kuvendi eshyte organ i cili zgjedhet nga populli duke i deleguar te zgjedhurit e vet ne kete organ te larte shteteror. TEORITE LIDHUR ME TE DREJTEN Shqyrtime te pergjithshme
Ka mendime se ekzistojne rregulla apo parime te cilat nuk i perkasin se drejtes pozitive, por te cilat ndikojne ne te drejten pozitive dhe si te tilla jane paraqitur krahas paraqitjes historike te se drejtes pozitive dhe organizates shteterore. Keto rregulla i quajme e drejte natyrore. Ekziston mendimi se nje e drejte natyrore eshte me e larte nga e drejta te cilen e kane krijuar njerezit dhe se ajo e ka origjinen hyjnore apo burimin e vet e ka ne natyre. Mendimet fetare lidhur me te drejten Feja shprehet se e drejta dhe permbajtja e saj paraqet vullnetin apo deshiren e Prendise dhe kete vetem te nje, Zotit. Feja predikon mendimin se e drejta duhet t’u pergjegjet dhe t’u pershtatet nevojave te popullit dhe vetem popullit duhet t’i pergjegjet, ndersa paraqitja e shtetit eshte kushtezuar me vet kontraten shoqerore. E drejta natyrore ne petkun e ri Te romaket e hasim idene se pervec ligjit hyjnor ekziston edhe ligji tjeter, pra ligji i natyres i cili eshte ne shpirtin e njeriut dhe ne vetedijen e tij, pra ekziston edhe e drejta natyrore. Sipas letres së shenjte ratio scripta (arsyeja e shkruar), konsiderohet se Zoti qendron mbi te drejten natyrore dhe se e drejta natyrore burimin e vet e ka ne Zotin. Ne shekullin XVII-XVIII, kur racionalizmi ne sferen e mendimit njerezor ben kthese te madhe, ne vend te autoritetit fetar, ve ne pah autoritetin e njeriut-arsyen e njeriut. SHKOLLA JURIDIKE E SE DREJTES Historicizmi ne shkencen juridike Autorit Leibniz eshte angazhuar qe te hulumtohet historia per shkak te dy arsyeve: 1.duke njohur historine e se kaluares, njerezit do te kene pasqyre te qarte dhe 2.duke e njohur te kaluaren njerezit do te gjykojne per te dhe do t’i shfrytezojne mesimet nga e kaluara per njohje te reja. Sipas tij, historia mund te perpunohet ne menyre:deskriptive, pragmatike dhe ne menyre gjenetike. Siapas autorit Savigny, ekzistojne keto faza te zhvillimit te se drejtes: 1.faza e se drejtes zakonore, 2.faza e se drejtes shkencore, 3.faza e kodifikimit. Teoria sociologjike Teoria dogmatike-normative lidhur me te drejten RENDI JURIDIK Nocioni i rendit juridik Rendi juridik eshte pjese perberese e rendit shoqeror, pervec tij, ekzistojne edhe rende te tjera si rendi moral, ekonomik, shteteror, dhe politik. Lidhur me elementet e rendit juridik ne teori ekzistojne dy qendrime 1.qendrimi normativist 2.qendrimi sociologjik Perkrahesit e qendrimit normativist mendojne se e drejta perbehet prej normave te cilat i krijon pushteti. Ndersa, perkrahesit e qendrimit sociologjik mendojne se e drejta paraqet sistemin e raporteve shoqerore por jo edhe te normave. Ne teorine e shteti dhe te se drejtes ekzistojne mendimet kryesore te rendit juridik jane dy elemente: normative, i cili perbehet prej normave dhe elementi i dyte faktik i cili perbehet prej sjelljeve sipas normave. Elementi normativ perbehet prej normave juridike pra veprimeve psikike te cilat nxisin krijimin e normave juridike. Ndersa, elementi faktik i rendit juridik perbehet prej veprimeve materiale (trupore) Raporti ndermjet veprimeve psikike dhe veprimeve trupore ne te drejten krijon nocionin qe quhet ligjshmeri.
Rendi juridik nuk eshte asgje tjeter, pos krijimi i normave juridike dhe realizimi i tyre. Nocioni i normes juridike Shoqeria njerezore, pervec normave juridike, i ka ne dispozicion edhe normat e tjera te shoqerise, si normat zakonore, morale, fetare si dhe normat e miresjelljes.Mirepo, norma juridike paraqet pjesen qendrore te se drejtes. Norma juridke eshte norme e cila rregullon sjelljen e njerezve dhe natyrisht eshte e mbrojtur nga autoriteti shteteror. Pra, norma juridike eshte nje rregull e cila cakton sjellje perkatese. Per normen juridike jane te rendesishme dy karakteristika: 1.lidhmeria e saj per subjektin autoritar (shtetin) 2.efikasiteti i saj. Lidhmeria e normes juridike per subjektin autoritar dhe faktoret e tjere krijues do te thote se norma krijohet prej organizates shteterore apo prej subjekteve tjera te cilat e kane mbeshtetjen e organizates shteterore.Ne anen tjeter, qellimi i cdo norme eshte realizimi i interesit te subjektit autoritar (shteti) duke motivuar sjelljet e njerezve, andaj rregulla juridike ne kete menyre relaizon rendin juridik. Norma juridike zakonisht perbehet prej pjeseve, te cilat si teresi paraqesin normen, por norma juridike shume rralle mund te jete e plote. Kjo do te thote se ajo shpeshhere s’eshte identike me pjeset e ligjit qe ne i quajme nen. Pjeset e normes mund te gjenden brenda nje akti juridik apo ne dy e me teper akte juridike.Kete bashkim te pjeseve te normes juridike e ben teoria e cila merret me studimin e se drejtes positive dhe krijimin e nje rendi. Ndersa, sa i perket karakteristikes se dyte-efikasitetit, duhet nenkuptuar cilesine e saj qe mund te ndikoje ne sjelljet njerezore dhe me kerkesen e saj te krijohen raportet shoqerore. Llojet e normave juridike -Sipas kriterit te dedikimit normat ndahen ne; 1.normat juridike qe u perkasin subjekteve, 2.normat juridike sipas vlefshmerise hapesinore (territoriale) 3.normat juridike sipas vlefshmerise kohore, 4.normat juridike sipas perberjes se tyre. -Grupi tjeter i autoreve ben ndarjen e normave juridike ne: 1.norma kushtezuese dhe jokushtezuese, 2.normat e pergjithshme juridike dhe norma juridike te vecanta. Normat kushtezuese dhe jokushtezuese Normat kushtezuese krijohen per situata te cilat mund te ndodhin pra, u paraprijne raporteve shoqerore, te cilat mund te ndodh qe te mos paraqiten.Pra, normat supozojne paraqitjen e rastve dhe si te ketilla krijohen me heret.Norma kushtezuese mund te ngel vetem ne leter, duke mos u zbatuar sepse mungojne arsyetshkaqet. Pra, per t’u realizuar apo per t’u zbatuar norma kushtezuese paraprakisht duhet te plotesohet kushti. Normat jokushtezuese jane norma te cilat krijohen per rastet ekzistuese –norma konkrete. Rendi juridik mund te ekzistoje pa norma kushtezuese por, s’mund te paramendohet pa norma jokushtezuese. Normat e pergjithshme juridike dhe ato te vecanta Norma e pergjithshme juridike eshte ajo e cila u adresohet te gjithe qytetareve ne territorin shteteror.P.sh. me norme ,,ndalohet vrasja” apo ,,te gjithe qytetaret duhet te paguajne tatim”. Norma e vecante juridike eshte ajo rregull e cila u adresohet grupit te vecante te qytetareve.P.sh. me ligjin mbi avokatine rregullohen raportet e sherbimeve te avokatise. Vlefshmeria e normes juridike ne territor (hapsire)
Normat juridike te cilat jane ne fuqi kane per qellim primar rregullimin e raporteve dhe te sjelljeve te qytetareve te vet brenda kufijve te shtetit.Vlefshmeria e normes ne territor do te zbatohet sipas parimit personal dhe territorial. Normat juridike mund te kene vlefshmerine territoriale ne raste te caktuara, si perjashtime-nga rregullat me vlere te pergjithshme, si, ne rastet e thatesise, vershimeve, kur shteti ne menyre te vecante rregullon raportet perkatese,p.sh. lirimi nga tatimi per kohe te caktuar, investime te posacme per territorin e caktuar, pra normat juridike vlejne per nje pjese te territorit te caktuar. Keto norma quhen rregulla juridike partikulare, ndryshe nga normat te cilat vlejne ne tere territorin e shtetit-norma juridike gjenerike. Derisa territoret jane te kufizuara me kufij, rregullat juridike, sa i perket vlefshmerise, jane te kufizuara ne aspektin territorial.Kjo do te thote se rregullat juridike te nje sistemi pozitiv ne parim vlejne vetem per territorin e caktuar shteteror, ndersa per territorin tjeter nuk vlejne. Ky eshte parimi i territorialitetit te sistemit juridik. Mirepo, nga parimi i territorialitetit ka perjashtime. Ne vecanti ne kohen e sotme, kur komunikimi nderkombetar eshte aq i zhvilluar, pastaj raportet ndershteterore etj, do te thoshim se shaktohet ,,konflikt i ligjeve”. Vlefshmeria kohore e normave juridike Norma juridike pervec vlefshmerise territoriale ka edhe vleren e vet kohore.Keto dy karakteristika (elementi kohor dhe ai territorial i normes) normen juridike e bejne te jete e detyrueshme per qytetaret. Per vlefshmerin e normes juridike jane te rendesishme dy momente: 1.prej ciles kohe vlene norma juridike, 2.deri kur vlene norma juridike. Norma juridike fillon te jete e detyrueshme prej momentit te hyrjes ne fuqi, ndersa momenti i dyte eshte pushimi i normes juridike, pra kur norma nuk detyron. Sipas rregullit gjithnje caktohet afati prej momentit te krijimit te normes deri te momenti i hyrjes ne fuqi, p.sh. ,,ligji apo edhe aktet e tjera te pergjithshme hyjne ne fuqi tete dite pasi te jene shpallur”. Koha prej momentit te krijimit e deri te momenti i hyrjes ne fuqi te normes apo aktit juridik quhet vocation legis.Nga kjo rregull ka perjashtime, kur norma apo akti jurirdik hyn ne fuqi po ne diten e krijimit ose te shpalljes. Keto jane raste te rralla emergjente. Ne teori eshte i njohur parimi i mosnjohes te se drejtes (ignoratia iuris), kjo askend nuk mund ta arsyetojperkundrazi, mosnjohja e se drejtes demton (ignoratio iuris nocet). Momenti i pushimit te normes juridike mund te caktohet si norma juridike permban afatin e vlefshmerise se vet p.sh. ,,ky ligj do te vleje gjer me 01.01.2006” qe normat apo aktet juridike te anulohen ne menyre shprehimore apo ne menyre te heshtur. Menyra shprehimore e anulimit te ndonje rregulle juridike eshte e thjeshte.Krijohet rregulla e re e cila ne menyre shprehimore thote: ,, me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, pushon te vleje ligji i cili ka qene ne fuqi deri me sot’’ Kete menyre te shfuqizimit e quajme abrogim te rregullave juridike. Me anulimin e heshtur nenkuptojme situaten kur eshte nxjerre ligji i ri i cili ne menyre tjeter nga ligji aktual i rregullon rastet shoqerore dhe sipas rregulles ,,lex posterior derogate legi priori”, situaten e ketille te pushimit (anulimit te normes) e quajme derogacio (derogim). Disa prej autoreve konsiderojne se ligji mund te pushoje edhe pa menyren e anulimit te heshtur, ky eshte rasti kur ligjit ne fuqi i humb arsyeja juridike e ekzisitimit.Pra, qellimi i rregullave juridike eshte t’i rregulloje raportet ekzistuese shoqerore, nese ne te ardhmen nuk ekzistojne-nuk paraqiten raporte te ketilla, konstatohet se rregulla juridike e parapare per rregullimin e ketyre raporteve e ka humbur arsyen e ekzistimit. Fuqia parpavepruese (retroactive) e normave juridike Parimisht, rregullat juridike vlejne vetem per marredheniet te cilat shfaqen ne kohen kur rregulla juridike hyn ne fuqi. Pra, rregulla juridike vlen per te ardhmen, prej momentit te hyrjes ne fuqi, norma vlen per sjelljet e ardhshme te subjekteve. Fuqia rikthyese e normave juridike ose e akteve nuk eshte e pershtatshme fare per disa dege te se drejtes, ndersa per te tjerat mund te gjeje zbatim, por, ne raste te rralla. P.sh. ne te drejten penale eshte i ndaluar perdorimi i fuqise prpavepruese te ligjit i cili do ta demtonte kryeresin e vepres penale.Pra, s’mund te barte askush pergjegjesi penale per vepren e cila s’ka qene e parapare me ligj, ndersa ne kohe me te vonshme
vepra e tille parashihet si veper penale.Ketu norma ose ligji mund te kete fuqi prapavepruese nese ndokush ka kryer veper penale e cila ka qene e parapare sipas dispozitave ne fuqi, ndersa me vone ligji penal peson ndryshime dhe vepra e kryer tani nuk konsiderohet me si veper penale, ne kete rast kodi penal do te veproje ne menyre retroaktive. Pra, kryeresit te vepres penale sipas kodit penal do t’i ulet denimi apo edhe ne teresi do t’i falet. Ne lemin penal nuk vepron fuqia vepruese e ligjit nese e demton individin, ndersa ne rastin kur i konvenon ajo gjen zabtim. Fuqia prapavepruese vepron edhe ne dy raste te tjera: 1.kur bejme interpretimin e ligjit-ne rastin konkret kur nxirret ligji i ri me arsye te interpretimit te ligjit ekzistutes, 2.kur kemi te bejme me zbrastesira juridike.Ne kete rast krijohet rregulla juridike me te cilen plotesohet apo zgjidhet ceshtja e cila i perket rastit, natyrisht para se te krijohet rregulla juridike. Struktura e normes juridike Lidhur me strukturen e normes juridike ne teorine e se drejtes ekzistojne ndasi sa i perket kesaj strukture.Nje pjese e autoreve percaktohen per strukturen ne perberje prej tri elementeve te normes juridike, ndersa pjesa tjeter e autoreve per nje strukture prej kater elementeve. Cdo norme pavaresisht nga lloji i saj perbehet prej dy elementeve kryesore: dispozicionit dhe sanksionit. Keto dy elemente te normes jane rregulla te cilat caktojne sjelljet e njerezve. Normat kushtezuese juridike, pervec dy elementeve paresore, dispozicionit dhe sanksionit, kane edhe dy elemente-hipoteza, hipotezen e dispozicionit dhe te sanksionit.Pra, normat jokushtezuese juridike i kane tri elemente. Hipoteza e dispozicionit-eshte pjese e normes se përgjithshme juridike ne te cilen parashihet dhe ne menyre tipike behet përshkrimi i ndonje ndodhie(sjelljeje) prej se ciles varet dispozicioni. Hipoteza pra s’eshte deklarate normative, s’eshte rregull e cila cakton sjelljen, por eshte kusht –pershkrimi i situates per te cilen mund te zbatohet dispozicioni. Dispozicioni eshte pjesa paresore dhe me e rendesishme e cdo norme juridike, sepse kjo tregon kerkesen sipas se ciles qytetaret duhet dhe mund te sillen.Pra, dispozicioni eshte vet rregulla e cila cakton sjelljen e njeriut.Dispozicioni eshte deklarata normative brenda normes juridike edhe pse ende nuk eshte pjese juridike sepse kësaj norme duhet t’i shtohet edhe pjesa e deklarates se cfare do te ndodh ne rast se dispozicioni nuk respektohet ose nese dsipozicioni shkelet. Hipoteza e sanksionit-paraqet pjesen jonormative te normes juridike.Ne fakt, kjo pjese vetem pershkruan ndonje sjellje, dmth. Sjelljen e cila eshte kunder kerkeses kryesore-dispozicionit. Sanksioni eshte pjese e normes juridike ne te cilen shprehet dhuna e cila zbatohet nga ana e organit shteteror, ndaj atyre qe nuk sillen sipas kerkeses-dispozicionit te normes juridike.Sanksioni eshte pjese e normes e cila paraqet sjelljen alternative, dmth pason nese qytetari nuk i permbahet rregulles paresore, dispozicionit qe varet nga percaktimi i qytetarit se a deshiron apo jo te zbatoje dispozicionin me sjelljen e vet.Sanksioni nuk varet nga vullneti i qytetarit a deshiron apo jo ta respektoje, ta zbatoj, sepse kete pjese te normes e zbaton organi shteteror edhe me ane te dhunes nese eshte nevoja, por organi shteteror parimisht insiston qe sanksioni te permbushet pa perdorimin e forces fizike. Ruajtja e rendit juridik nepermjet pushtetit shteteror imponon nevojen e percaktimit te prioriteteve, dmth, caktimin e raporteve shoqerore te cilat jane me interes per shoqerine, andaj kete interes shoqeria e mbron duke krijuar rregulla te sjelljes me te cilat keto interesa do t’i mbronte me se miri.Pushteti shteror sipas kriterit –Interes, bene seleksionimin e raporteve shoqerore ne ato te rendesishme, me pak te rendesishme apo edhe te parendesishme per vet ekzistencen . Duke u bazuar ne kete interes, pushteti shteteror krijon rregulla te cilat mund te formulohen ne forme urdheruese, ndaluese dhe autorizuese. 1. Dispozicioni urdherues, qytetarit i urdheron qe te sillet ne menyre te caktuar, pra i urdheron te kete sjellje aktive pozitive :,,qytetaret jane te detyruar te paguajne tatimin’, 2. Dispozicionet ndaluese, ndalojne qytetarin te ushtrojne veprimin apo sjelljen e caktuar ose te ushtroj veprime negative psh,, ndalohet vjedhja’ 3. Dispozicionet autorizuese, jane rregulla te cilat i lejojne qytetarit qe te sillet duke mos e ndaluar por as duke e urdheruar per sjelljen e caktuar, psh. Ne Kushtetuen e Shqiperise neni 57, thote:,,kushdo ka te drejte per arsimim”. Rendi juridik ka norma te intensitetit te ndryshem si:
1. E drejta kategorike (ius cogens, ius strictum) 2. E drejta disjunktive e cila ndahet ne dy nenlloje alternative dhe dispozitive, Dispozicionet kategorike (ius cognes) jane rregulla te cilat kerkojne zbatim te sakte, andaj qytetareve te cileve u adresohen keto rregulla s’kane aspak liri ne sjellje, madje as per nje gje te vogel. Rregullat qe i perkasin intersit shoqeror jane te intensitetit kategorik psh ,, rregullat e se drejtes penale ,,denimi me burg nuk mund te shqiptohet ne kohezgjatje me pak se pesembedhjete dite e as me teper se njezet vjet”. Dispozicionet disjunktive jane rregulla te cilat qytetareve u mundesojne nje liri paksa me te ndjeshme ne sjelljet e tyre.Dispozicionet e ketilla jane dy llojesh: 1.Dispozicionet alternative-me te cilat ligjvenesi u jep qytetareve me shume se dy apo tri mundesi te sjelljes per ta permbushur obligimin e vet.P.sh. me dispozicionin e tille jane dhene tri mundesi te sjelljes dhe qytetari duhet t’u permbahet, ai nuk mund ta sajoje te katerten por eshte i lidhur me tri mundesite e caktuara me pare.Psh ne ligjin themelor mbi martesen thuhet:,,bashkeshortet mund te pajtohen per mbiemer te perbashket familjar qe te jete mbiemri i burrit, por secili mund ta mbaje mbiemrin e vet familjar, apo secili bashkeshort mbiemrit te vet familjar mund t’ia shtoje mbiemrin familjar te bashkeshortit te vet”. 2.Dispozicionet dispozitive-permbajne nje rregull te sjelljes se qytetarit, por njekohesisht e autorizojne kete qe ne vend te kesaj rregulle te krijoj vete rregullen tjeter.Psh humarresi mund ta kthej huane edhe para afatit te caktuar per kthim, por ka per detyre qe ta njoftoje huadhenesin qe perpara mbi qellimin e vet t’ia shperbleje demin. Dispozicionet dispozitive (te zevendesueshme) mund te quhen edhe rregulla te disponimit te lire.Keto dispozita gjejne zbatim ne ato fusha te se drejtes ku ligjvenesi konsideron se vet subjektet do t’i rregullojne raportet e tyre me mire dhe ne menyre me te lehte.Keto fusha ne te drejten jane;Pronesore, civile ku gjen zbatim parimi i autonomise me rastin e shprehjes se vullnetit. Disa autore bejne fjale edhe per dispozicionet me nocione te pacaktuara, dispozicionet me pushtet diskrecional dhe dispozicionet me nocione te caktuara. Dispozicionet me nocione te pacaktuara dhe dispozicionet me nocione te caktuara. -Me dispozicione te caktuara rregullojne sjelljen perkatese ne menyre te sakte, se si duhet te sillen organet shteterore, apo kur eshte fjala lidhur me realizimin e se drejtes per t’u deklaruar kunder nje aktvendimi-afati eshte i caktuar 8 apo 15 dite. -Dispozicionet me nocione te pacaktuara te cilat i hasim shpeshhere ne jeten e perditshme jane te ashtuquajturat standarde juridike.Keto standarde paraqesin nocionet e pacaktuara te cilat ndryshojne permbajtjen –porosine-konkrete prej rastit ne rast, por ne rast ngelin te njejta. Dispozicionet me pushtet diskrecional jane rregulla te cilat apriori u perkasin organeve shteterore.Dispozicionet me pushtet diskrecional me se shpeshti i hasim te subjektet shteterore te cilat caktojne kompetencat e organeve administrative dhe te organeve gjyqesore. Organi perkates lidhur me rregullen te cilen ia cakton subjektit tjeter i cili eshte i obliguar t’i permbahet, bazohet apo te themi se bindjen e vet e sajon duke u bazuar ne: 1. dispoziten me te larte juridike, 2. ne suaza te kompetences se vet, 3. gjykimi apo vleresimi eshte i detyruar per subjektin te cilit i adresohet dhe 4. ky pushtet ushtrohet ne interesin publik (te pergjithshem). Hipoteza e sanksionit-kundervajtja Qellimi i se drejtes eshte qe sjelljet e qytetareve brenda shoqerise t’i rregulloje dhe t’i orientoje ne drejtimin e duhur.Mirepo,ne jete ndodhin edhe veprime te cilat bien ndesh me te drejten, pra paraqiten edhe veprime te kunderligjshme.Veprimet e kunderligjshme paraqesin negacionin e se drejtes. E drejta paraqet tezen, ndersa veprimi i kunderligjshem paraqet antitezen.Andaj, eshte e logjikshme qe te krijohet sistemi juridik dhe vete rendi juridik i cili parasheh mundesine reale se ne disa situata sjellja e qytetarit mund te jete e kunderligjshme. E drejta nepermjet pushtetit reagon ndaj veprimeve te kunderligjshme, natyrisht me anen e e mases se caktuar te ndeshkimit-denimit.Denimi ne kete rast paraqet negacion ndaj subjektit i cili ben veprim te kunderligjshem. Denimi paraqet permiresimin apo riforcimin e gjendjes juridike e cila me veprimet e kunderligjshme eshte
prishur. Kundervajtja paraqet veprimin e njeriut dhe sipas rregullit gjithnje veprimin e deshiruar, pra veprimin e vetedijshem.Kundervajtja eshte veprim i kundert me sjelljen e cila eshte percaktuar ne dispozicion si obligim per adresantin.Ky veprim mund te jete pozitiv (duke vepruar) ose negative (duke mos vepruar). Pushteti shteteror nepermjet sanksioneve deshiron te arrije qellimin respektimin e rendit juridik duke bere perpjekeje qe sanksioni te jete ekuivalent me kundervajtjen. Veprimet e kunderligjshme ne te drejten mund te jene: -shkelejet penalo-juridike, -veprat penale dhe -shkeljet civilo-juridike-shkaktimi i demit. -pastaj kemi shkeljet e e lehta, sic jane ato disiplinore-qe paraqesin shkeljen e detyres zyrtare nga personat zyrtar dhe shkeljet administrative-kundervajtja ne kuptimin e ngushte, te cilat sipas natyres se vet jane vepra penale, por natyrisht, jane me te lehta dhe ndahen grup me vete, per te cilat gjykata nuk shqipton sanksione,por sankisonet i shqiptojne organet ekzekutivo-administrative. Sanksioni (nocioni) Sanksioni eshte pjese e normes juridike, pjese e cila permban ne vete sjelljen alternative te qytetaritadresantit.Kjo pjese e normes eshte normative, pjese e cila paraqet rregullen dytesore te sjelljes. Sanksioni zbatohet vetem ne rast se plotesohet kushti-dmth nese ekziston shkelja e rregulles paresoredispozicionit.Qytetari ne rast se e shkel dispozicionin me nuk varet prej vullnetiti te tij se a deshiron te zbatoje rregullen dytesore apo jo, ajo ka per t’u zbatuar dhe shkelesi duhet te sillet sipas saj.Pra, sanksioni paraqet masen e dhunes e cila zbatohet nga ana e organit shteteror ndaj subjektit i cili e ka shkelur dispozicionin.Ne kete rast sanksioni s’eshte pjese e normes-rregulles e cila cakton sjelljen-por paraqet vete faktin e sjelljes duke u bazuar ne dhunen e zbatuar. Qellimi i mases-sanksionit ne te kaluaren ka pasur qellim hakmarres, ka qene ekuivalent me shkeljen, parimi i Tailonit ,,sy per sy” apo ,,dhemb per dhemb”. Mirepo, me kalimin e kohes, masa e shqiptimit perdoret ndaj shkelesit te vlerave te caktuara shoqerore si mase e karakterit edukues. Sanksioni shqiptohet ndaj subjektit i cili ka bere veprime te kunderligjshme me qellim qe ne te ardhmen te behet anetar i shoqerise dhe te ndikoje ne menyre parandaluese edhe per te tjeret qe te mos bejne shkelje te rregullave juridike. Sanskionet parashihen me heret duke u bazuar ne parimin e ligjshmerise. Kjo do te thote se shkelja dhe sanksioni i parapare per kete shkelje duhet te jete i caktuar qe me heret, para se te ndodh shkelja. Per kete eshte e njohur maksima ,,nullum crimen, nula poena sine lege”, ,,s’ka fajesi, s’ka denim pa ligj’’. Sanksionet per shkelje te rregullave juridike te natyres penale mund te ndahen ne sanksione te lehta dhe te renda, qe fillojne me verejtje, qortim, sanksionet e karkaterit pronesor, denime ne te holla (demshperblimet), sanksionet me te cilat njeriu privohet nga liria, sanksionet me burg te perjetshem dhe denimi me vdekje. Sanksionet veprojne ndaj subjekteve (personave fizik dhe juridik) dhe ndaj akteve juridike. Dispozicionet mund te jene: Dispozicioni i caktuar ne menyre absolute-eshte rasti me normat kategorike (imperative), kur ne menyre te sakte eshte caktuar rregulla e sjelljes, s’ka vend per dyshime apo hamendje per qytetaret se si duhet te sillen ne rastin konkret psh rasti i afateve ligjore. Dispoziconet e caktuara ne menyre relative-mund te jene te ndryshme, dispozicionet me standarde, dispozicionet me zgjedhje te kufizuar, dispozicionet alternative, dispozicionet e limituara, dispozicionet e interesit publik apo dispozicionet me pushtet diskrecional dhe dispozicionet dispozitive apo dispozicionet e zevendesueshme. Dispozicionet me zgjedhje te kufizuar-jane ato dispozicione te cilat u japin disa mundesi qytetareve qe te sillen sipas normes. Dispozicionet me limite-jane dispozicione me te cilat qytetareve u caktohen limitet: limiti i ulet dhe limiti i larte i sjelljes per rastin konkret. MARREDHENIET JURIDIKE Nocioni i marredhenieve juridike
Marredheniet juridike jane pjese e marredhenieve shoqerore, ndersa marredheniet shoqerore nuk jane edhe marrëdhënie juridike.Sepse, nje numer i madh i marrëdhenieve shoqerore rregullohen me norma te tjera jojuridike. Marredheniet juridike jane marredhenie shoqerore te rregulluara me anen e normave juridike.Marredheniet juridike jane pjese e rendit juridik. Marredheniet juridike krijohen sipas normes se pergjithshme dhe normes se vecante juridike.Psh me norme te pergjithshme marredheniet shoqerore rregullohen me heret pa marre parasysh se a paraqiten raste apo jo, ndersa me normen e vecante rasti eshte i dhene dhe norma e vecante e rregullon duke u bazuar ne normen e pergjithshme. Ne procesin e krijimit te marredhenies juridike dalin keto karakteristika: 1.lidhmeria e domosdoshme e normes me marredhenien, fakti se marrdhenia nuk mund te krijohet nese nuk eshte parpare dhe nuk eshte rregulluar me normen juridike, 2.lidhmeria e domosdoshme e normes se pergjithshme juridike me normen e vecante juridike dhe 3.lidhmeria e domosdoshme e marrdhenies abstrakte juridike me marrdhenien konkrete juridike. Elementet e marrëdhenies juridike Nje pjese a autoreve shprehet se elementet perberese te marrdhenies juridike jane dy: autorizimet dhe detyrimet.Ndersa, pjesa tjeter mendon se elementet perberese te marrdhenies juridike jane me shume se dy: te drejtat, detyrimet, subjektet e se drejtes dhe objekti i se drejtes. Ne marredheniet juridike gjithnje ekzistojne subjektet, personat ndermjet te cileve krijohen marredheniet juridike, sepse njeri subjekt ne nje marrdhenie ka te drejta (autorizime), ndersa subjekti tjeter ka detyrimepsh te huaja, por mund te ndodhe qe ne nje marredhenie juridike nje subjekt te kete te drejta dhe detyrimepsh te kontrata e shitblerjes. Subjektet e se drejtes Subjekti i se drejtes duhet te jete bartes i te drejtave dhe detyrimeve te cilat ekzistojne sipas se drejtes pozitive.Ky subjekt i se drejtes qofte individ apo edhe subjekt kolegjial, duhet te kete aftesi psikike dhe fizike qe vendimet e veta t’i shprehe ne menyre te vetedijshme dhe me dashje dhe per keto akte ne menyre te drejte te jete i motivuar. Andaj, subjekte te se drejtes konsiderohen personat fizike dhe personat juridik. Personat fizike Person fizik si subjekt i se drejtes eshte vetem njeriu. Njeriu eshte bartes i te drejtave dhe detyrimeve. Aftesia per te qene subjekt i se drejtes quhet zotesi juridike. Zotesia juridike e personit fizik fillon me lindjen e personit gjalle dhe mbaron me vdekjen e tij. Zotesine juridike e ka cdo individi, pavaresisht nga mosha dhe gjinia.Mirepo, njeriu per te qene subjekt i se drejtes nuk mjafton qe te kete vetem zotesine juridike, por duhet te kete edhe mundesine qe kete aftesi ta zbatojerealizoje ne marrdhenien konkrete.Pra, pervec zotesise juridike duhet te ekzistoje edhe zotesia e veprimit. Zotesia e veprimit paraqet aftesine per te lidhur pune juridike, pune te cilat jane ne pajtueshmeri me te drejten, ndersa zotesia delikatore paraqet aftesine per te bartur pergjegjesine per veprat e kunderligjshme. Zotesia e veprimit shikuar historikisht nuk u ka takuar te gjithe njerezve.Ka pasur dallime dhe diskriminime ne kete aspekt dhe nuk u eshte njohur roberve, andaj edhe s’jane konsideruar si subjekt te se drejtes. Te gjithe qytetaret kane zotesine juridike e cila fitohet me te lindur, madje ky parim ka marre edhe karakter human si bie fjala edhe frytit ne barkun e nenes i njihet subjektiviteti juridik me te vetmin kusht qe te lind i gjalle (nasciturus). Per te ekzistuar zotesia e veprimit duhet te plotesohen disa parakushte, si psh personi fizik duhet te kete zotesi qe veprimet e tij te jene te vullnetshme, dueht te dije qe sjelljet e veta t’i harmonizoje me kerkesen qe e parashtrojne normat juridik, qe te kete zotesi qe t’i barte edhe pasojat juridike per veprimet e papajtueshme me normen juridike.Pra, ne nje menyre personi fizik per ta pasur dhe per ta realizuar apo zbatuar kete zotesi duhet te jete i moshes madhore, duhet ta arrije stadin e pjekurise fizike dhe mendore. Zotesia e veprimit mund te jete e plote dhe jo e plote, e pjeserishme. Zotesia e plote e veprimit eshte e mundur qe te fitohet edhe para moshes madhore
(18 vjece), nese personi lidh martese. Zotesia e veprimit, varesisht prej pjekurise (moshes), leviz, andaj ne kete drejtim dallojme tri faza: 1.fazen pa zotesi te veprimit, 2.fazen e zotesise se veprimit te pjeserishem (10-16 vjec) dhe 3.fazen e zotesise se plote te veprimit (18 vjece). Zotesia deliktore parasheh pergjegjesine per ushtrimin e shkeljes (deliktit), pergjegjesine penale e cila varet natyrisht nga pjekuria e personit.Kemi shkallezimin e pergjegjesise sipas moshes sic eshte: femija, femija i mitur dhe personi madhor, dmth se per veper penale pergjegjesine e bartin edhe personat para moshes madhore duke ndjekur procedure te vecante. Zotesia e veprimit, personave fizik mund t’u kufizohet per shkak te te metave fizike dhe mendore.Ky kufizim i zotesise se veprimit mund te zvogelohet edhe per arsye te sjelljes, te metave dhe mangesive ne sjelljet perkatese ne shoqeri, si bie fjala, njerezit qe konsumojne pije alkoolike ne mase te tepruar, qe konsumojne pije narkotike. Prandaj, te gjithe ketyre zotesia e veprimit mund t’u merret ne teresi sepse rrezikojne ekzistencen e familjes. Zotesia e veprimit te personat fizik parismisht shuhet me te vdekur, zhdukja e personit fizik dmth shpallja e personit fizik per te humbu (ne lufte dhe raste te vis majorit). Personat juridike E drejta, subjektivitetin ua njeh edhe personave juridik si bartes te te drejtave dhe detyrimeve. Personat juridike, si subjekte te se drejtes, jane krijesa artificiale te shoqerise-substrat i tyre, jane vete njerezit, por ato nuk identifikohen me ta, por e kane individualitetin e tyre te vecante.Personi juridik ka zotesi te fitoje te drejta dhe te marre persiper detyrime civile qe nga casti i krijimit te tij, qe nga casti i regjistrimit. E drejta ua njeh subjektivitetin juridik organizatave, por edhe shoqatave dhe institucioneve te ndryshme te cilat nuk kane kapital-pronesi, sepse ato kane karakter humanitar, madje as organet shteterore nuk kane pasuri. Personat juridik, natyrisht duke qene krijesa artificiale te shoqerise, nuk kane vullnetin dhe vetëdijen, andaj te keto krijesa nuk behet dallim ndermjet zotesise juridike dhe zotesise se veprimit.Keto dy cilësi ne emer te tij i ushtrojne njerëzit, veprimet e te cileve u llogariten personave juridike.Keto zotesi personale juridike si bartes te te drejtave dhe detyrimeve ua njeh shteti me ane te aktit juridik-qe ne momentin e regjistrimit ne librat perkates-ne te shumten e rasteve keta behen ne gjykatat ekonomike, por edhe prane kuvendeve komunale (shërbimet publike). Personin juridik e perfaqeson ne te gjitha raportet juridike si brend ashtu edhe jashte drejtori. Autorizimi juridik Autorizimi juridik si element i rendesishem i marrdhenies juridike, nënkupton sjelljen e caktuar te subjektit i sili eshte bartes i autorizimit-se drejtes.Sjellja e subjektit i cili eshte i bartes i autorizimit rendom mbrohet nga rendi juridik.Subjekti i detyrimit eshte i detyruar ne dy sjellje te cilat kërkohen sipas subjektit te autorizimit: 1.ne sjellje pasive-te mos veproje kunder sjelljes se subjektit te autorizimit, 2.ne sjellje aktive-ne drejtim te veprimit ne pajtim me kerkesen e subjektit te autorizimit. Ne te drejte dallojme dy lloje te autorizimeve sipas interesit perkates qe realizojne subjektet: 1.te drejten subjektive, 2.kompetencen. E drejta subjektive E drejta subjektive eshte autorizim i cili i takon subjektit te se drejtes duke u bazuar ne normen juridike per te mbrojtur interesin e vet.Subjekti i se drejtes me kete te drejte subjektive eshte i lire te sillet si te doje-ta mbroje apo edhe ta realizoje ate.E drejta subjektive paraqet teresine e te gjitha autorizimeve te subjekteve te se drejtes te cilat burojne nga e drejta objektive, ndersa e drejta objektive paraqet teresine e normave juridike ekzistuese brenda shoqerise se organizuara-shtetit. E drejta subjektive ndahet ne te drejten absolute dhe relative, apo ne te drejten reale dhe obligative. E drejat absolute vepron ndaj te gjitheve-te gjitha subjekteve, ndersa e drejta relative vepron ndaj
subjekteve te caktuara. E drejta e prones vepron ndaj te gjitheve, psh e drejta ime per lapsin qendron ne faktin se me te mund te sillem sipas deshires sime, ta shes, ta huazoj, ta fal ,eshte e drejta ne send (ius in rem). E drejta relative vepron ndaj nje personi te caktuar(ius in personam),pra mund te kërkohet nga ndonje person qe te beje dicka (ta ktheje borxhin). Ekziston edhe nje ndarje e bazuar ne sendet e luajtshme dhe sendet e paluajtshme. Sendet e luajtshme (qe mund te barten) jane ato sende te cilat barten prej nje subjekti te subjekti tjeter, psh sendi nepermjet shitblerjes kalon prej nje subjekti te subjekti tjeter. Sendet e palevizshme te cilat nuk barten jane ato sende te cilat s’mund te barten prej nje personi te tjetri psh te drejtat te cilat jane te lidhura me personin, psh e drejta e votes. Keqperdorimi i autorizimit Keqperdorimi i se drejtes subjektive Ne te drejten romake kemi maksimen e skajshme ne te kuptuarit e se drejtes subjektive: ,,qui suo iure utitur, nemitem locdit”-ai i cili realizon apo shfrytëzon te drejten e vet subjektive, nuk mund ta demtoje apo lendoje askend. Megjithate duke u shërbyer me te drejten subjektive mund t’i shkaktohet dem subjektit tjeter, se drejtes apo edhe vete shoqerise. Psh hapja e puseve mund te shkaktoje shterjen e pusit ne afërsi, apo ndertimi i shtepise ne afërsi te shtepise tjeter pengon depertimin e rrezeve te diellit ne shtepin ne afërsi. Shfrytezimi i se drejtes subjektive, nese realizohet duke i shkaktuar tjetrit dem, apo nese njera e drejte subjektive mund te realizohet, ndersa tjetra jo, atehere kemi te bejme me keqpërdorimin e se drejtes subjektive. Ekzitojne teoria subjektive dhe objektive te cilat mund te provojne se ne cilat raste kemi te bejme me keqpërdorimin e se drejtes subjektive. Per teorine subjektive, per te ekzistuar keqpërdorimi i se drejtes mjafton qe ne rastin e realizimit te se drejtes private mbi pronen, te ekzistoje ,,dashja” qe tjetrit t’i shkaktoje dëm, ndersa teoria objektive, keqpërdorim te se drejtes subjektive konsideron momentin e ekzistimit te faktit se subjektit tjeter i eshte ,,shaktuar” demi, pavarësisht nga vullneti apo dashja qe tjetrit t’i shkatohet demi. Mund te konkludojme se keqpërdorim kemi atehere kur, me realizimin e se drejtes se vet subjektive i shaktohet demi me i madh subjektit tjeter sesa po te mos realizohej kjo e drejte. Kompetenca Kompetenca, ndryshe nga autorizimi tjeter- e drejta subjektive, nuk paraqet vetem te drejten, por njekohesisht eshte edhe obligim qe kjo pune te ushtrohet ne drejtim te duhur dhe te kenaqshem. Kompetenca paraqet llojin e autorizimit qe njëherazi perfshir te drejten dhe detyrimin qe te ushtrohet ashtu sic e kërkon interesi publik. Keqperdorimi i kompetences Keqperodrimi i se drejtes subjektive nga ana e organeve shteterore quhet keqpërdorim i detyres zyrtare. Keqperdorimi i tille ne shume legjislacione konsiderohet si veper penale, sepse organi shtetëror ne fushëveprimin e vet i tejkalon autorizimet ligjore duke shfrytëzuar poziten zyrtare per qellime te tjera e jo edhe ne interesin publik. Keqperdoimi i kompetences ekziston ne rastin kur pozita zyrtare e subjektit i cili duke ushtruar kompetencen shfrytëzon rastin qe te perfitoje ne interesin e vet apo per tjetrin, mirëpo e tere kjo ne kuadrin e normes juridike, dmth mbi bazen ligjore. Obligimi juridik (detyrimi) Sipas shkences juridike dhe te drejtave pozitive juridike ne veçanti studiohen te drejtat dhe obligimet e ndryshme, raportet dhe ndarja e tyre. Obligimet juridike ndahen ne: -obligime juridike te njëanshme dhe obligime te dyanshme, -obligime juridike te cilat mund te barten dhe obligime te cilat nuk mund te barten.
Psh te instituti i huase, huadhenesi ka te drejte te kerkoje nga huamarrësi kthimin e huase ndersa, huamarrësi eshte i detyruar t’ia ktheje borxhin huadhenesit. Te obligimet juridike te cilat mund te barten ne subjekte te tjera dhe obligimet juridike te cilat s’mund te barten ne subjekte tjera sepse jane te lidhura per prsonin perkates, e drejta e votes nuk mund te bartet. Gjendja juridike (statusi) Te drejtat dhe detyrimet caktohen sipas normave juridike.Andaj, gjendja juridike perfshin teresine e te drejtave dhe obligimeve te lidhura per subjektin e se drejtes. Meqe normat juridike mund te jene te ndryshme, normat dhe situatat juridike mund te jene po ashtu te ndryshme. Mirepo, eshte e njohur se lloji me karakteristik i ndarjes se normave juridike eshte ne norma te përgjithshme dhe norma individuale, andaj edhe situatat juridike te subjekteve mund te jene te përgjithshme dhe individuale. Objekti i se drejtes Objekti i se drejtes paraqet nje element themeltar per t’u krijuar nje marredhenie juridike. Psh blerësi dhe shitesi i bukes ndermjet vete komunikojne me ndihmen e ndonje sendi,pra me te holla ne njeren ane dhe me buke ne anen tjeter. Ne kete marrdhenie blerësi ka te drejte te kerkoje buken, ndersa shitesi ka te drejte te kerkoje parate.Gjithashtu e kundërta, blerësi ka per obligim t’ia dorezoje parate ndersa, shitesi ka per obligim t’ia dorezoje buken. Marrdhenia ne fjale nuk permban vetem objektin, por edhe veprimet njerezore si dorëzimi i bukes, dhenia e parave-sepse vlerat e përmendura shoqerore jane te palëvizshme dhe si te këtilla me veprimet aktive te njerëzve ato edhe transferohen. Nocioni me i plote lidhur me objektin e se drejtes do te jete perfshirja e vleres-sendit dhe veprimi fizik me te cilin kjo vlere levize dhe keshtu kalon prej nje subjekti ne tjetrin, ne aspektin juridik, meqe te dy personat fizike jane subjekte te se drejtes. Mund te konkludojme se si objekt i se drejtes konsiderohen sendet si vlera materiale, marrdheniet juridike dhe vlerat jomateriale, si bie fjala, marrdheniet prindore ndaj femijeve, pastaj transferimi i te drejtave subjektive (borxhi). Lindja, ndryshimi dhe shuarja e marrdhenieve juridike Marrdheniet juridike lindin ne baze te normes juridike e cila obligon subjektet per sjellje perkatese, pra marrdheniet juridike jane te lidhura me llojin e normes juridike. Psh nese eshte fjala per normen kushtezuese juridike, atehere per t’u krijuar marrdhenia juridike, pervec ekzistimit te normes dhe obligueshmerise se saj, duhet te plotësohet edhe kushti i normes juridike. Norma juridike parasheh psh, fitimin e se drejtes se votes me arritjen e moshes madhore 18 vjec.Te normat juridike jokushtezuese, kushti nuk parashihet me norme juridike,prandaj marrdhenia juridike fillon me hyrjen e normes ne fuqi. Moment tjeter i rendesishem per marrdheniet juridike eshte ndryshimi i tyre. Marredheniet shoqerore me kalimin e kohes ndryshojne, andaj edhe normat juridike pesojne ndryshime e me kete ndryshojne edhe marrdheniet juridike.Rasti i ndryshimit te marrdhenies ekzistuese eshte psh avancimi i punëtorit ne nje vend tjeter te punes. Marrdheniet juridike mund te shuhen me shuarjen e normes juridike, atehere kur norma humb fuqine juridike. Marrdheniet juridike ne baze te normes kushtezuese shuhen me plotësimin e kushtit psh kujdestaria ndaj te miturit pa prinder pushon me arritjen e moshes madhore. Ndersa, marrdheniet juridike ne baze te normes jokushtezuese shuhen me shurajne e normes psh sipas lejes se ndertimit te shtepise, me ndertimin e objektit, akti i tille nuk vlene me. Marrdhenia juridike mund te shuhet edhe me vdekjen e subjektit i cili eshte pale ne marrdhenien juridike, nese marrdhenia juridike ka qene e lidhur me vecorite specifike te subjektit, me te drejta dhe obligimet personale (me vdekjen e piktorit, inxhinierit, rrobaqepësit), apo edhe me vdekjen e njerit prej bashkeshorteve pushon marrdhenia juridike. Marrdhenia juridike pushon se ekzistuari edhe me shuarjen e objektit te marrdhenies juridike nese behet fjale per sendet te cilat nuk mund te zevendesohen.
Rruga me e mire e shuarjes se marrdhenies juridike eshte përmbushja e obligimit, kthimi i borxhit apo edhe heqja dore nga e drejta subjektive-falja e borxhit. Ekziston edhe nje moment kur marrdhenia juridike shuhet, ky eshte rasti i konfuzionit apo bashkimi i te drejtave dhe obligimeve ne nje subjekt te vetem ose edhe kalimi i tyre ne subjektin tjeter. Faktet juridike Faktet juridike jane rrethana objektive te cilat nxisin krijimin, ndryshimin dhe shuarjen e marrdhenieve juridike.Faktet te cilat nxisin kete proces te pashmangshem quhen fakte juridike relevante. Faktet juridike i ndajme ne fakte te rendomta dhe fakte juridike. Ndarja e ketille eshte bere ne baze te kriterit juridik-jane dukuri juridike apo jo. Fakte te rendomta jane psh te gjitha ato situata sipas mases jetesore, ligjeve natyrore jo edhe me te drejten psh pleqëria , vdekja, termeti, vërshimet. Parashkrimi dhe dorembajtja Norma juridike mund te arrije efekt pozitiv nese ajo permbushet-zbatohet ne kohe te caktuar, përndryshe e drejta nuk toleron qe ajo te jete e përjetshme.E drejta ka parapare dy institucione te rendesishme te cilat paraqesin instrumentin e vazhdimesise se te drejtave qe te prodhojne pasoja juridike. Keto institute jane: parashkrimi humbes dhe parashkrimi fitues(dorembajtja). Parashkrimi eshte institut i se drejtes me te cilen nenkuptojme shuarjen e nje te drejte subjektive (autorizimit) me kalimin e kohes.Kusht per parashkrimin e nje autorizimi eshte kalimi i kohes se caktuar per ta realizuar autorizimin perkates.Me kete natyrisht se pushon edhe marrdhenia juridike, psh pala e pakënaqur me nje aktvendim te organit shtetëror, nese nuk e shfrytëzon kohen e cila eshte parapare per ta deklaruar ankesen (afati 15 apo 8 dite), humb te drejten e atakimit te serishem te aktvendimit ne fjale. Pra, kjo e drejte parashkrihet (vjetrohet). Dorembajtja nënkupton institutin e se drejtes qe me kalimin e kohes e drejta ushtrohet, pavarësisht se subjekti i cili e ushtron kete te drejte a eshte bartes i se drejtes, dmth pronar formal i prones, pervec se eshte bartes faktik, ai behet dhe pronar formal, fiton nje te drejte te cilen nuk e ka pasur me heret. Psh ,,personi qe ka poseduar qetësisht e panderprerje, duke u sjelle sikur te ishte pronar per njezet vjete, ne nje prone te paluajtshme, behet e saj” (kodi civil i Shqiperise). AKTI JURIDIK Nocioni i pergjithshem i aktit juridik Nocioni i aktiti juridik Akti juridik dhe norma juridike perbejne pjesen normative te rendit juridik. Akti juridik eshte shprehje e vullnetit, shprehje e arsyes, i cili permban normen juridike apo paraqet kushtin per zbatimin e ndonje norme juridike.Pra, akti juridik pervec veçorive tjera eshte edhe akt psikik sepse ka te beje me marrjen e vendimit te caktuar.Ky eshte akt i brendshem i cili s’mund te verehet nga te tjeret. Pra, ana e brendshme psikike e aktit eshte pjesa krijuese, pjesa e cila nxit pasoja juridike. Aktet juridike ndahen ne dy lloje: 1.akte juridike me te cilat krijohen normat juridike, 2.aktet me te cilat krijohen disa fakte juridike qe paraqesin supozime te normes juridike te parapara si kusht per zbatimin e normes juridike (psh ankesat, lutjet etj) Raporti ndermjet aktit psikik dhe materializimit te tij Akti juridik perbehet prej pjeses psikike dhe pjeses tjeter qe paraqet materializimin, pra akti ka pjesen e brendshme dhe pjesen e jashtme, permban vullnetin ne baze te te cilit nxirret vendimi i cili permban normen juridike apo kushtin per zbatimin e normes juridike. Lidhur me kete proces te krijimit dhe realizimit te aktit juridik zhvillohen dy lloje raporte. Se pari, kemi krijimin e raportit i cili eshte vetem shprehje e pajtueshme ndermjet anes se brendshme dhe shprehjes se jashtme-materializimit, kemi nje harmoni logjike ndermjet elementeve te aktit juridik-krijimit dhe zbatimit. Raporti i dyte eshte ndermjet ketyre dy pjesëve, qe paraqet papajtueshmerine ndermjet pjeses se brendshme
dhe pjeses e cila i perket materializimit te aktit psikik, dmth, kemi kunderthenie ndermjet anes se brendshme asaj cfare ka dashur te shpreh krijuesi i normes juridike me ate cfare shprehe ajo ne te vertete. Ana e jashtme nuk shpreh me saktësi anen e brendshme te aktit juridik, kemi papajtueshmëri ne kete relacion-krijimi i normes (vullneti) dhe realizimi (materializimi) i vullnetit. Faktore te natyres se brendshme te cilet ndikojne ne mos përputhshmerine e elementeve te aktit juridik jane gabimi dhe lajthitja, ndersa faktore te natyres se jashtme jane mashtrimi dhe shtrëngimi. Gabimi-paraqet rastin me te thjeshte te mospërputhjes se elementeve te aktit juridik (te brendshem dhe te jashtem). Gabimi paraqet gjendjen e ketille: elementi i brendshem ekziston plotësisht i caktuar-vullneti shprehet nepermejt vendimit por, e meta qendron ne shprehjen e jashtme-kjo s’eshte shprehje e sakte e vullnetit. Lajthitja (vetëmashtrimi)-paraqet nje faktor i cili ndikon ne mosperputhshmerine e pjesëve te aktit juridik. Lajthitja merret si gjendje kur krijuesi i aktit juridik e sjell veten ne situate te atille duke menduar se i ka te njohura te gjitha faktet relevante juridike per te marre nje vendim te arsyeshem. Lajthitja mund te jete lajthitje ndaj personave, lajthitje mbi bazen juridike dhe lajthitje ndaj sendeve. Mashtrimi-paraqet faktorin imponues i cili ndikon ne elementin e brendshem te subjektit i cili krijon aktin psikik-ne procesin e krijimit te vullnetit sipas ndikimit te faktorit te jashtem. Shtrengimi-paraqet faktorin e jashtem i cili ndikon ne mosperputhshmerine e elementeve te aktit juridik. Shtrengimi si faktor i jashtem mund te veproje ndaj hartuesit te aktit juridik ne menyre fizike dhe psikike. Aktet juridike te cilat jane ne fuqi veprojne duke krijuar pasoja juridike edhe pse ne fakt jane produkt i veprimeve te palejuar, qe ne momentin e veprimit jane ne dukje krejtesisht te rregullta sipas procedures ligjore.Aktet e këtilla juridike vlejne derisa te pushojne faktoret te cilet drejperdrejte kane ndikuar ne nxjerrjen e tyre. Elementet e aktit juridik Aktet juridike karakterizohen me elementet perberese te cilat bejne nje akt te dallohet prej aktit tjeter.Cdo akt juridik e ka formen dhe permbajtjen. Te akti juridik dallojme dy elemente te rendesishme: 1.formen e aktit juridik 2.permbajtjen e aktit juridik. Forma e aktit juridik Elementet te cilat e percaktojne formen e aktit juridik jane: 1.kompetenca, 2.procedura, 3.materializimi i aktit juridik. Aktet juridike radhiten sipas fuqise qe kane, disa akte konsiderohen se kane fuqi me te madhe, ndersa aktet e tjera konsiderohen si akte te fuqise me te ulet juridike. Kjo radhitje e akteve juridike sipas fuqise , krijon nje vije vertikale te te ndertuarit te rendit juridik qe ne fakt paraqet parimin e njohur te cilin e quajme hierarki. Kompetenca paraqet autorizimin qe ka subjekti shteteror per te krijuar nje norme apo nje akt juridik.Kompetenca mund te jete lendore dhe territoriale. Procedura e nxjerrjes se aktit juridik-paraqet nje element shume te rendesishem per te përcaktuar formen e nje akti sepse aktet juridike jane te llojllojshme dhe natyrisht se kane edhe procedure te ndryshme te nxjerrjes. Ne te drejten ana formale e aktit juridik ka rol dhe rendesi te madhe saqe aktet juridike ne te shumten e rasteve anulohen ne baze te mjeteve juridike duke mos qene te ligjshme ne aspektin formal, fare pa u thelluar ne brendine apo përmbajtjen e aktit juridik.Me kete ne nje menyre kuptojme se forma e përcakton brendine e aktiti juridik, sepse ne aspektin material akti juridik mund te jete i drejte (i ligjshem) por nese ana formale ka te meta akti anulohet.Kjo tregon se aktet juridike ne anen e vet formale (kompetenca dhe procedura) jane elemente rigoroze, dmth kerkojne qe te jene te përpikta duke u bazuar ne rregullen me te larte juridike e cila e parasheh se si dhe ne cilen menyre duhet te nxirret akti juridik. Ndersa, brendine, subjektet jane me te lira qe ta caktojne ne mbështetje te bazes juridike dhe raporteve perkatese. Procedurat e nxjerrjes jane te caktuara varësisht prej llojit te aktit juridik si psh, ekziston procedura e nxjerrjes se kushtetutes (procedure kushtetutedhenese), procedura ligjore, gjyqesore, përmbaruese, civilokontestimore etj.Pra, respektimi i procedures eshte i rendesishem ne drejtim te nxjerrjes-krijimit te aktit
juridik te ligjshem. Materializimi i aktit juridik paraqet shprehjen e jashtme te tij. Materializimi i aktit mund te behet me fjale (te folur) dhe me te shkruar. Mirepo aktet juridike mund te materializohen edhe me veprime te tjera psh me heshtje,me lëvizje trupore etj. Materializimi me se shpeshti behet ne forme te shkruar, cfare eshte kushtetuta, ligji, aktgjykimi etj. Forma e shkruar e akteve juridike gjithashtu ndihmon realizimin e ligjshmerise dhe stabilitetit te rendit juridik si dhe shton sigurine dhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut. Brendia(përmbajtja) e aktit juridik Akti juridik pervec formes duhet te kete edhe brendine e vet, per cka edhe krijohet akti juridik-per ta zgjidhur nje ceshtje te rendesishme brenda shoqerise. Nga brendia mund te themi se aktet juridike mund te ndahen ne: 1.akte me te cilat krijohen normat juridike-kemi aktin me te cilin merret vendimi qe paraqet shprehjen e vullnetit dhe te vetëdijes se njeriut qe nxit pasoja juridike, dmth se ky vullnet sjell ndryshime ne rendin juridik, sepse sipas tij krijohen,ndryshohen dhe shuhen disa te drejta dhe obligime te subjekteve ne te drejten. 2.akte me te cilat parashihen kushtet per zbatimin e normes apo aktit juridik-paraqesin kushtin i cili parashihet ne supozimin e ndonje norme juridike per ta zbatuar ate, psh akte te këtilla jane:ankesa, lutja, padia, te cilat krijohen ne baze te ndonje norme juridike. Nxjerrja e aktit juridik Akti juridik i fuqise me te larte rregullon menyren e nxjerrjes se aktit juridik me fuqi me te ulet. E drejta parasheh subjektet se cilat prej tyre do te merren me krijimin e akteve juridike si dhe parasheh edhe proceduren e nxjerrjes se akteve juridike. Krijues te akteve me te rendesishme-me te larta, perhere jane organet me te larta shteterore, si bie fjala per nxjerrjen e kushtetutes kompetent eshte organi me i larte shtetëror dhe demokratik i nje vendi (parlamentikuvendi). Kushtetuta eshte akt sovran i cili nuk ka kufizime gjate hartimit te vet (mendohet ne kushtetuten e para te nje vendi), ndersa nxjerrja e kushtetutave te mëvonshme, natyrisht se ka kufizime duke pasur parasysh kushtetuten ekzistuese (ne fuqi). Te gjitha aktet burojne nga njeri tjetri, bazohen ne akte tjera duke paraqitur pajtueshmëri ndermjet akteve dhe natyrisht me kete krijohet edhe ligjshmëria e akteve. Nocioni formal dhe nocioni material i aktit juridik Cdo akt juridik ka nocionin e vet formal qe perfshin elementet e tij si dhe nocionin material qe perfshine brendine apo përmbajtjen e aktit juridik. Nocioni formal perfshine elementet e aktit juridik te cilat mundesojne nxjerrjen e tij sic eshte kompetenca e subjektit per nxjerrjen e aktit juridik dhe procedura e nxjerrjes se aktit juridik. Te akti juridik rendesi te veçante ka brendia e tij, andaj forma e aktit juridik duhet t’i pershtatet brendise. BURIMET E SE DREJTES Nocioni i aktit te pergjithshem juridik Aktet e përgjithshme juridike jane te shumta dhe te llojllojshme. Me anen e tyre rregullohen raporte te ndryshme shoqerore. Aktet e përgjithshme kane rendesi te madhe, meqe duke u bazuar ne to krijohen aktet e veçanta juridike.Pra, nga kjo del se aktet e përgjithshme jane baze burimore e zhvillimit te se drejtes andaj edhe konsiderohen si ,,burime” te se drejtes, sepse prej tyre rrjedhin aktet e veçanta juridike. Burimet e se drejtes jane te dyllojshme. Sipas kuptimeve ato mund te ndahen ne: 1.burimet e se drejtes ne kuptimin material, 2.burimet e se drejtes ne kuptimin formal. -Burimet e se drejtes ne kuptimin material tregojne per faktet shoqerore, prej te cilave burojne te drejtat dhe lirite, ndersa burimet e se drejtes ne kuptimin formal paraqesin mjetet me te cilat burimet materiale shërbehen, sistematizohen dhe renditen sipas shkalles perkatese juridike.
-Burimet formale te se drejtes ndahen ne tri lloje: 1.burimet formale shteterore, 2.burimet formale joshteterore, 3.burimet formale te përziera. Burimet e se drejtes formale jane shume te rendesishme per nje rend juridik, sepse pervec tjerash ato sigurojne sigurine juridike dhe barazine juridike te qytetareve. Kushtetuta Cdo shtet e ka kushtetuten e vet.Ne cdo shtet, ne aspektin faktik ekziston kushtetuta, qofte e shkruar apo e pashkruar, e kodifikuar apo e pakodifikuar, sepse ajo dëshmon faktin qe eshte e lidhur me ekzistimin e rregullimit shtetëror-ekzistimin e pushtetit shtetëror dhe rendit juridik. Kushtetuta eshte akt i rendesishem juridik brenda nje shteti.Nocioni i saj caktohet sipas kuptimit formal dhe material. Me kushtetuten ne kuptimin formal kuptojme aktin me te larte juridik te cilin e nxjerr organi i posacem kushtetutdhenes dhe sipas procedures se veçante kushtetutedhenese. Ne kete drejtim kushtetuten mund ta nxjerre: 1.organi me i larte, 2.kuvendi kushtetutedhenes, 3.me organizimin e referendumit. Ne kuptimin formal kushtetuta permban rregullat te cilat i përkasin kryesisht organizimit te pushtetit shtetëror, organizimit te organeve me te larta te pushtetit shtetëror. Ne kuptimin material kushtetuta eshte akt juridik i cili pemban norma te përgjithshme juridike, permban normat me te larta juridike. Me anen e ketyre normave shtrohen parimet dhe rregullohen raportet me te rendesishme si dhe te drejtat dhe pergjegjesite e njeriut.Mund te themi se kushtetuta ne kuptimin material perfshine vetem ato norma juridike te cilat caktojne organizimin e organeve me te larta shteterore dhe parimet e organizmit shtetëror e te rendit juridik. Kushtetutat mund te jene te shkruara dhe te pashkruara. -Kushtetua e shkruar eshte teresi e dispozitave themelore lidhur me rregullimin e shtetit te dhena ne forme te shkruar. -Kushtetuat e pashkruar perbehet prej parimeve te cilat nuk jane dhene ne forme te shkruar, por te cilat jane te formuara dhe te pervetesuara gjate jetes politike apo praktikes parlamentare. Kemi edhe ndarjen e kushtetutave ne ato te kodifikuara dhe te pakodifikuara. -Kushtetuta e kodifikuar paraqet aktin e shkruar ne te cilin jane përmbledh parimet themelore lidhur me rregullimin shtetëror. -Kushtetuta e pakodifikuar eshte akt i cili nuk paraqet nje akt te kompletuar, dmth, parimet e asaj kushtetute jane te shkapërderdhura neper shume akte tjera, si psh kushtetuta angleze, e cila ne vete perfshine nje pejese ne forme te shkruar, ndersa pjesa tjeter eshte e parashkruar, e pakodifikuar dhe e dhene ne forme te zakoneve dhe te se drejtes kushtetuese. Ne akte te shkruara hyjne: Magna Carta Libertatum-1215, Bill of Right-1689, Act of Settlement-1701, ndersa pjesa me e madhe e dispozitave kushtetuese jane ne forme te se drejtes zakonore. Kemi edhe ndarjen e kushtetutave ne te ngurta dhe elastike (te forta dhe te buta).Kjo ndarje behet sipas kriterit se si ndryshohen ato. -Kushtetutat e ngurta per t’u ndryshuar kërkohen kushte dhe procedure speciale e rigoroze, duke kërkuar kuvend kushtetutedhene, voten me shumice te caktuar apo edhe qe ndryshimet te vendosen me ane te referendumit. -Kushtetutat elastike ndryshohen rendom sipas procedures qe ndryshohen ligjet. Kushtetutat sipas procedures se nxjerrjes mund te jene: 1.kushtetuta te dhuruara-eshte akt i njeanshem i shefi te shtetit, akt i cili i imponohet popullit, parlamentit dhe partive politike, 2.akte kushtetuese-jane akte me te cilat shprehet kompromisi ndermjet shefit te shtetit dhe kuvendeve perfaqesuse.Paketet e këtilla jane te njohura ne monarkite kushtetuese. 3.kushtetuta te popullit-jane akte te cilat shprehin vullnetin e popullit, vullnetin e lire te shprehur nepermjet votes se lire dhe te përgjithshme, te fshehte dhe ne mneyre demokratike te zbatuar nepermejt zgjedhjeve
apo me ane te referendumit.
Ligji (akti i pergjithshem juridik) Nocioni Shprehja ligj ne jeten e përditshme kuptohet dhe perdoret ne tri kuptime: 1.si norme juridike te cilen e krijon shteti, 2.norme juridike e cila eshte e dhene ne forme te shkruar, 3.akt i pergjithshem dhe i shkruar. Pra, me ligj kuptojme burimin e se drejtes, aktin e pergjithshem i cili permban norma te përgjithshme dhe ka fuqine me te larte juridike.Kete akt ne nje procedure ligjdhenese e nxjerrin organet me te larta shteterore. Perkufizimi i ligjit ne teresine e vet perfshine kuptimin formal dhe material. Ne kuptimin formal, ligj eshte cdo akt te cilin e nxjerr organi ligjdhenes dhe aktin i cili emerohet ligj, pavarësisht nga permbajtja e tij. Ne kuptimin material, ligj eshte cdo akt i cili ka përmbajtjen qe rendom e kane ligjet, pavarësisht nga organi i cili e ka nxjerre. Ligji si akt juridik gjithnjë eshte akt i pergjithshem juridik, sepse me te nuk zgjidhen (rastet) raportet konkrete, por me te ne menyre te pergjithesuar parashihen zgjidhjet e shume situatave (rasteve). Me ligj kuptojme aktin e pergjithshem juridik i cili permban norme te përgjithshme juridike te shkruar dhe te cilin e nxjerrin organet me te larta (ligjdhenese) dhe ne procedure te veçante ligjdhenese. E tere kjo aktin ne fjale e ben qe te jete ne kuptimin formal akt i fuqise me te larte dhe i cili ne kuptimin material paraqet burim te se drejtes. Ligji si akt i pergjithshem juridik, s’duhet marre ne kuptimin absolut, por ne kuptimin relativ, sepse ligji i ka kufizimet e veta ne aspektin kohor,hapësinor dhe te perfshirjes se qytetareve. Procedura e nxjerrjes si dhe subjekti i cili përfundimisht e nxjerr ligjin jane te caktuara me aktin me te lartekushtetuten.Procedura gjithnjë eshte e veçante dhe ligjvenese, ndersa subjektet, dmth organet mund te jene te ndryshme me strukture po te ndryshme, varësisht prej rendit juridik dhe atij shtetëror, prej vëllimit te te drejtave te dhe lirive te njeriut, varësisht prej gjeresise se jetësimit te demokracise si trajte e realizimit te qeverisjes brenda nje shoqërie perkatese. Kjo procedure perfshine keto faza: dhënien e iniciatives, paraqitja e propozimit, shqyrtimi i propozimit, votimi, sanksionimi, promovimi, shpallja dhe hyrja ne fuqi e ligjit. Iniciatives dhe dhënien e propozimit e kane shume subjekte: individi, grupet e caktuara te qytetareve, shoqatat, organizatat qeveritare dhe joqeveritare deri te organet shteterore, varësisht nga shkalla e funksionimit te demokracise. Ne boten e përparuar, dy fazat e para i bejne organet ekzekutive-administrative (qeveria) si teresi apo njesite e saj si pjese organike (ministrite). Ndersa, diskutimi i cili behet ne organin ligjvenes (parlament) ne parim apo per cdo dispozite ne veçanti, u ngel parlamentit. Parlamenti e voton projektligjin. Ligji pastaj shpallet ne Gazeten Zyrtare dhe me kalimin e kohes se caktuar (vocatio legis) hyn ne fuqi. Mirepo, ne shume shtete kërkohen qe te permbushen edhe dy faza para se ligji te hyje ne fuqi-vertetimi (sanksioni) nga ana e shefit te shtetit (sepse shefi i shtetit mund te perdore te drejten e vetos qofte ate absolute apo suspenduese) e kur shefi i shtetit ben promovimin e ligjit duke provuar vertetesine e subjektit i cili e ka miratuar ligjin-si i ketille duhet zbatuar nga te gjithe. Kodi (kodifikimi) Kodi eshte akt i pergjithshem juridik me anen e te cili rregullohen raportet brenda nje fushe shoqerore apo edhe te shume fushave juridike.Pra, ne nje akt ligjor kemi te përqendruar dhe te rregulluar nje teresi brenda nje lemi juridik. Ligjet te cilat perfshijne nje apo me shume lemenj te afert juridik quhen Kode, ndersa krijimi, sistemimi i normave sipas lemenjeve brenda teresise se rregulluar, paraqet Kodifikimin. Gjate historise jane te njohura kodet, sic jane me Kodin e Justinianit-perandor dhe jurist i njohur romak Kodi i Hamurabit.
Kodi duhet dalluar prej përmbledhjeve te ligjeve dhe dispozitave te caktuara nga fushat e ndryshme juridike. Keto te dytat jane përmbledhje e akteve te ndryshme nga lëmenj te caktuar.Kodifikimi eshte shume i rendesishem per nje rend juridik, sepse ne vete perfshin dy e me shume fusha juridike te aferta per nga raportet te cilat paraprakisht duhet te rregullohen e pastaj edhe te zgjidhen.Mirepo, per t’u ushtruar kodifikimi kërkohen parakushte te caktuara te cilat garantojne nje shoqeri stabile. Ky stabilitet ne radhe te pare duhet te jete i qendrueshem ne ekonomi, ku cdo gje duhet te funksionoje duke u bazuar ne tregun e perbashket dhe te lire. Duhet te ekzistoje nje stabilitet politik, i cili mundëson procese harmonike ne zhvillimin e gjithmbarshem te shoqerise, nje teknike e përsosur e te shkruarit te se drejtes nga eksperte te fushave te caktuara per te cilat ndihet nevoja per t’u kodifikuar. Kodifikimi i suksesshem paraqet lehtësi gjate zhvillimit te normave juridike per subjektet e ndryshme dhe mundëson siguri me te madhe juridike e qendrueshmeri me te gjate te rendit juridik. Ligji formal Aktet juridike mund t’i nxjerrin subjekte te ndryshme, mirëpo, aktet ligjore nuk krijohen siq krijohen aktet gjyqesore apo ato administrative, sepse per aktet ligjore eshte parapre procedure tjeter.Andaj, kompetenca e krijimit te ligjeve u eshte besuar organeve ligjvenese. Ligji formal natyrisht paraqet aktin juridik me fuqi me te larte juridike ne kuptimin e vet formal.Kjo do te thote se akti ne fjale per nga brendia nuk eshte ligj, sepse nuk permban norme te përgjithshme juridike, por permban norme te veçante juridike e cila vlen vetem per rastin konkret. Pra, ligji formal edhe pse eshte akt i pergjithshem-fuqia e tij juridike nuk shtrihet edhe ne raste te tjera te ngjashme cfare ndodhe parimisht me normen e përgjithshme juridike, por vlene vetem per rastin konkret. Nga e tere kjo qe u shtrua me larte, del se organet ligjvenese gjate veprimitarise se vet mund te krijojne akte te përgjithshme juridike (ligje), si per nga brendia ashtu edhe per nga forma dhe akte te përgjithshme juridike jo te vërteta, akte ligjore, pra jo akte ligjore per nga brendia,por akte ligjore per nga forma. Brendia e ligjit formal mund te jete e llojllojshme. Ajo mund te jete ne forme te aktit ligjor mbi buxhetin apo te kete formen e nje akti i cili nuk i perket fare pushtetit shtetëror sic eshte puna juridike (ligji mbi huan shteterore) apo edhe akte te tjera qe s’kane asnjë vlere juridike. Ligjet formale gjithnjë rregullojne vetem rastet konkrete.Keto ligje ndryshe mund t’i quajme ligje individuale, ligje te cilat do te aplikohen vetem per situaten e dhene, psh buxheti i cili vlene vetem nje vit te caktuar. Ligjet formale krijohen per shkak se nje rast duhet trajtuar si përjashtim nga rregulla e përgjithshme, sepse eshte e pamundur qe rasti te zgjidhet me rregullen e përgjithshme. Me ndihmen e ligjit formal ne nje ane zbutet ngurtësia e rregullave te përgjithshme, ndersa ne anen tjeter kufizohet arbitrariteti ne veprimet te cilat e karkaterizojne administraten kur ajo lëviz jashte rregullave. Dallimi ndermjet ligjeve ne kuptimin e plote te fjales dhe ligjit formal eshte evident.Ligji i ri e përjashton ne teresi ligjin e vjeter (abrogon), ndersa ligji jo i vertete (ligji formal) veprimin ndikues te ligjit te vertete (formal-material) nuk e përjashton per te gjitha rastet e ngjashme ne te ardhmen por vetem per rastin konkret e përjashton (derogon) rregullen e përgjithshme juridike. Rregullat e përgjithshme perfshijne te gjitha rastet e llojit te njejte, krahas atyre ligjeve te cilat permbajne rregulla te përgjithshme, prandaj nuk ka vend per te njëjtat ligje lidhur me nje materie, dmth per rregullimin e materies se njejte. Nese raportet jane te parapara ndryshe ne ligjet e mëhershme ma ligjin e mevonshem ato ne teresi përjashtohen.Ligji me i vonshem abrogon ligjin e meparshem, dmth ligjet e mëvonshme veprojne ndaj ligjeve te mëhershme te llojit te njejte me te cilat do te vinin ne konflikt (kolizion). Aktet e përgjithshme juridike (shteterore) me fuqi nenligjore Rregullimi i teresishem i raporteve shoqerore vetem me anen e ligjeve apo nga ana e organeve ligjvenese, eshte i pamundur e ne veçanti kur eshte fjala per shtetin modern. Andaj, aktet juridike shteterore nenligjore sherbejne si plotësim i domosdoshem nga jashte apo edhe si konkretizim i akteve ligjore.Aktet nenligjore jane te gjitha ato akte te cilat per nga fuqia juridike jane me te ulta se ligji, andaj përmbajtja e tyre duhet te jete ne pajtueshmëri me aktet me te larta juridike. Aktet e përgjithshme juridike me fuqi nenligjore kryesisht i nxjerrin organet shteterore-politike dhe ekzekutive, dmth organet administrative. Dekretligji
Eshte akt i pergjithshem juridik i cili ne kuptimin formal s’eshte ligj, ndersa per nga përmbajtja eshte akt ligjor sepse permban norma te përgjithshme juridike.Kete akt nuk e nxjerin organet perfaqesuese (parlamenti), por organet e larta shteterore politike-ekzekutive sipas procedures se caktuar. Dekretligjet permbajne norma te përgjithshme juridike, por me te uleta se normat ligjore. Me ane te ketij akti te pergjithshem perpunohen normat ligjore dhe ne kete menyre me per se afermi rregullohen raportet shoqerore, te drejtat dhe detyrimet e caktuar me ligj. Nxjerrja e dekretligjeve eshte kompetnce e qeverise dhe e shefit te shtetit si organe me te larta shteterore. Urdheresa Eshte akt i pergjithshem juridik te cilin e nxjerin organet shkteterore, konkretisht organet e administartes (sekretariatet e ndryshme) brenda ministrive perkatese. Urdheresa eshte akt me te cilin urdhërohen organet apo subjektet e ndryshme lidhur me konkretizimin dhe zbatimin e nje akti me te larte juridik, rregullimin e raporteve shoqerore juridike ne menyre konkrete, duke u bazuar ne normen e përgjithshme. Nxjerrjes se urdhereses i paraprin autorizimi i leshuar nga organet me te larta ekzekutive-qeveria, organet administrative s’mund te nxjerrin urdhëresa pa autorizime zyrtare. Urdheresa nxirret nga organi individual psh nga sekretari shtetëror apo ministri perkates. Rregullorja Eshte akt i pergjithshem juridik e cila natyrisht eshte me fuqi me te ulet se ligji. Rregullorja paraqet aktin me te cilin disa pjese te ligjit apo akteve tjera te përgjithshme me fuqi nenligjore (dekretligjin, urdheresen) konkretizohen dhe sqarohen me detajisht. Rregulloren mund ta nxjerin vetem organet te cilat jane te autorizuara.Me rregullore parashihet zgjidhja me e detajuar e atyre heshtjeve qe i përkasin organizimit te brendshem te ndonje subjekti lidhur me zgjidhjen e rasteve te ndryshme. Rregullorja zbatohet si akt me karakter te brendshem, sepse parashihet rregullimi i raporteve shoqerore juridike brenda organit-sekretarit-organizates-ndermarrjes punuese, pra akt i pergjithshem me karakter administariv por i bazuar ne aktet ligjore. Rregullorja mund te paraqitet edhe si akt i nje ministrie ose sekretari shtetëror apo edhe i ndonje organi tjeter shtetëror. Ne kete aspekt, rregullorja paraqet aktin individual sepse kete me se shpeshti e nxjerrin eproret e ndonje shërbimi-resori perkates ne administraten shteterore, e gjithe kjo sipas autorizimit perkates ligjor. Statuti Statuti eshte akt i pergjithshem juridik me te cilin parashihet rregullimi i ceshtjeve te cilat i përkasin nje qyteti-komune apo edhe bashkësise se komunes, duke i zgjidhur gjerat me elmentare te qytetareve. Me statut rregullohet pozita e nje institucioni juridik ne pergjithesi, ne veçanti pozita e subjekteve juridike.Ne nje menyre statuti paraqet nej kushtetute te vogel te komunes i cili natyrisht duhet te jete ne pajtueshmëri me ligjet themelore dhe me vetë kushtetuten e shtetit perkates. Ne vijen vertikale normative eshte pjese e sistemit juridik. Me anen e statutit behet organizimi i brendshem juridik i komunes dhe ne menyre autonome shpreh interesat dhe te drejtat e subjekteve juridike dhe te qytetareve. Brenda komunes ekzistojne edhe akte te tjera me te cilat rregullohen përbrenda ceshtjet perkatese sipas procedures se caktuar (rregullat e drejtorateve ne kuvendin komunal). Pra, nepermjet ketyre akteve juridike behet organizimi dhe funksionimi i kuvendit komunal dhe i organeve te tij, ne veçanti parashihen veprimtarite dhe specifikat e tyre. Ne kete menyre satuti i komunes paraqet aktin themelor te qeverisjes dhe rregullimit komunal. Statuti, si akt juridik, gjen zbatim edhe ne institucione tjera dhe ne ndërmarrjet publike, ne shoqata te ndryshme, organizata joqeveritare si dhe ne bashkesite e ndryshme lokale me te cilat parashihet organizimi dhe funksionimi i tyre.Mirepo, keto statute te ketyre njesive me te uleta jashte kuvendit komunal, jane te nje karakteri me te ngusht dhe me te ulet se statuti i komunes. Keto akte duhet te jene ne pajtueshmëri me statutin e komunes dhe me aktet e tjera juridike, natyrisht me te larta te vendit. Ne kete menyre krijohet uniteti i rendit juridik.
Udhezimi Udhezimi si akt juridik ne pergjithesi vije ne shprehje si akt me te cili udhëzohen subjektet e ndryshme se si duhet zgjidhur ceshtjet procedurale dhe praktike ne zbatimin e aktve te përgjithshme juridike (ligjit). Udhezimin e nxjerin organet e larta administrativo ekzekutive, ministrite, sekretariatet e ketyre ministrive, organet e pushtetit lokal-kuvendet dhe organet e saja ndihmese. Udhezimi si nje lloj i aktik te pergjithshem juridik me fuqi nenligjore, vije ne shprehje vetem ne rast te konkretizimit me te detajuar te nje akti te pergjithshem juridik, perkatesisht te normave te përgjithshme juridike qe eshte krijuar me heret, pra gjate zbatimit te tyre ne praktik. Udhezimi si akt nënligjor eshte ne varesi te plote ndaj akteve te përgjithshme juridike. Dekreti Dekreti eshte akt i pergjithshem juridike me fuqi nenligjore. Dekreti eshte akt juridik i shefit te shtetit. Shefi i shtetit nepermjet aktit te ketille emeron, cakton dhe dekoron subjektet e ndryshme per fushat e caktuara te jetes sic bie fjala ne diplomaci, politike, administrate si edhe per individet per te arriturat perkatese. Dekreti vije ne zbatim edhe si akt i perbashket me kryesuesin e organit perfaqesues (parlamentit) per shpalljen e ligjeve, dmth, aktet e përgjithshme juridike te parlamentit ku vet nuk merrr pjese. Pra, nënshkruan aktet e organit tjeter shtetëror dhe kur kete akt e shfrytëzon per te avancuar personelin e vet administrativo-ekzekutiv, diplomatik dhe subjektet e tjera per merita te caktuara ne fushëveprimet perkatese. Vendimi Organet e pushtetit lokal-kuvendet nxjerrin akte juridike me te cilat rregullojne fushëveprimin e vet, organizimin e strukturave komunale si edhe ceshtje te tjera, sipas aktit te pergjithshem juridik-statutit. Keto organe per ta ushtruar kete pushtet me lehte e me mire nxjerrin edhe akte te tjera juridike pervec statutit sic jane vendimet, buxheti, planet, udhëzimet e te tjera, te cilat vijne ne zbatim si akte me te cilat konkretizohen me per se afermi normat e përgjithshme juridike. Vendimet e kuvendeve jane akte te përgjithshme juridike dhe te krijuara prej organit kolegjial-kuvendit dhe natyrisht si te këtilla duhet te jene ne pajtueshmëri me aktet me te larta juridike, statutin, ligjin, kushtetuten. Me akte te këtilla rendom pushteti lokal rregullon raportet te cilat nuk kane mundur te rregullohen me aktet me te larta shteterore ne vijen vertikale. Keto raporte i takojne pushtetit lokal sipas autorizimeve qe gezojne ne ushtrimin e pushtetit lokal, si bie fjala, ceshtjet e komunikacionit, ujit, kultures, arsimit fillor dhe te mesem, shendetesise, etj. Kontrata Kontrata eshte akt juridik e cila krijohet nga subjektet e se drejtes-personat juridik dhe fizike si subjekte te se drejtes. Nepermjet kontrates si akt i dyanshem juridik, secila pale deshiron te arrije efekt juridik privat per vete. P.sh. kontrata e shitblerjes, njera pale deshiron te marre sendin e caktuar (blerësi), ndersa pala tjeter (shitesi) deshiron kete send ta shes dhe per të, të marre çmimin parate. Kontrata si akt juridik perfshin disa karakteristika: 1.subjektet e se drejtes duhen te jene te afta per te lidhur kontrate (aftesi vepruese), 2.objekti i kontrates duhet te jete i lejueshem, nje kontrate te tille ta lejoje rendi juridik, 3.kontrata ta kete formen e caktuar, 4.kontrata te zgjidhe raportet e lejuara ne baze morale dhe etike, pra te mos jene pune amorale juridike, sepse si te këtilla shpallen nule (negotium nullum). Kontrata mund te jene konkrete (individuale) si shitblerja, kontarat mbi huane, por, mund te jene edhe kontrata te përgjithshme (kolektive). Kontratat si akte individuale permbajne normen e veçante, ndersa kontratat si akte te përgjithshme permbajne normen e përgjithshme juridike. Kontrata eshte akt juridik e cila lidhet ne baze te vullnetit te te dy apo me shume paleve, pra kontrata mund te jete e dyanshme apo akt juridik i shumanshem
(shumepaleshe). Kontrata per nga forma mund te jene: 1.Kontrate konsensuale-kontrate e qerase, 2.kontrate reale, e cila lidhet ne baze te autonomise se paleve dhe pervec kësaj duhet dorëzuar sendi i kontraktuar pales tjeter, 3.kontrate e njëanshme dhe e obliguar, akt me te cilin vetem njera pale ka te drejte (kerkese), ndersa pala tjeter ka vetem obligim (detyre), psh kur premton dhurate, 4.kontrate te dyanshme dhe obliguese , kur ne te njeten kohe palet kane te drejta dhe detyrime, pra autorizimi i njeres pale paraqet obligim per palen tjeter dhe anasjelltas, obligimi i njeres pale paraqet autorizim per palen tjeter (kontrata e shitblerjes). Kontrate mund te lidhin subjektet e se drejtes ndermejt personave privat, organizatave te ndryshme, organizatave dhe personave privat, ndermjet organeve shteterore, organeve shteterore dhe subjekteve joshteteror si dhe ndermejt shteteve. Kontratat e lidhura ndermejt dy e me shume shteteve natyrisht se kerkojne nje forme te veçante sepse ato parimisht permbajne norma te përgjithshme juridike te cilat ne nje menyre shndërrohen ne burim te se drejtes, pas miratimit te tyre nga ana e organit perkates shtetëror (parlamentit). Kete miratim nga organi me i larte shtetëror e quajme ratifikim. Ratifkikimi behet me ane te aktit juridik-ligjit apo ndonje akti tjeter juridik. Aktet juridike te cilat sherbejne per plotësimin e zbrazëtirave juridike Marrdheniet shoqerore ne teresine e vet nuk mund te normohen ne aspektin normativ. Keto marrdhenie shoqerore jane te nduarnduarshme, zhvillohen me ritem te shpejte, keshtu qe rregullativa juridike ngel pas.Kjo do te thote se e drejta nuk mund te perfshije te gjitha marrdheniet shoqerore e aq me pak qe me pare te beje rregullimin e tyre.Per kete arsye organet shteterore shpeshherë ndodhen ne situata te palakmueshme kur te paraqiten raste te caktuara per t’u zgjidhur e nuk mund te zgjidhen per arsye se mungojne rregullat e përgjithshme juridike. Kur rasti konkret ekziston, ndersa norma juridike mungon, kemi te bejme me zbraztesiren juridike. Zbraztesirat juridike jane pasoje e pazhvillueshmerise ne te gjitha segmentet e jetes por edhe jane pasoje e ndryshimeve te shpeshta dhe te shpejta te cilat ngjajne brenda nje shoqërie perkatese sado qe te jete e zhvilluar ajo.Zbrastesirat jane shprehje ne te shumten e rasteve e shkalles se ulet te zhvillimit te shoqerise, shkalles se ulet te arsimit, madje edhe e arsimimit juridik. Zbrastesirat juridike mund te jene te dyllojshme: 1.zbrastesira juridike fillestare, 2.zbrastesira juridike te mëvonshme. Zbrastesirat juridike fillestare jane boshllëqet qe kane ekzistuar qe ne momentin e krijimit te normes juridike te cilat krijuesi i ka parapare dhe zbrastesirat juridike te mevonshhme, te cilat krijuesi i normes nuk i ka parapare, sepse marrdheniet e tilla jane paraqitur me vone. Autoret e ndryshem mendojne se plotësimi i ketyre zbrastesirave juridike ne mungese te burimeve perkatese mund te behet me mjete juridike te përshtatshme per zgjidhjen dhe rregullimin e rasteve te parregulluara psh, permes zakoneve, praktikes gjyqesore (e drejta e presedentit), shkencves juridike dhe te zakoneve profesionale. Zakonet Zakonet si rregulla te sjelljes parimisht nuk jane te sanksionuara nga shteti, ato e kane pasur jeten te pavarur si nje lloj i rregullave sociale, te cilat i pervetesojne organet shteterore dhe i përshtatin si rregulla duke u siguruar mbështetje juridike.Rregullat e tilla te cilat fitojne mbështetjen juridike (shteterore) behen te detyrueshme dhe njeheresh marrin karkater detyrues. Pra, rregullat e tilla sanksionohen dhe me vete faktin e tille ato shndërrohen ne rregulla te se derejtes zakonore. Zakonet paraqiten per rastet te cilat duhet zgjidhur me rregulla juridike te përgjithshme,porse ato mungojne sepse e drejta s’ka mundur t’i perfshije marrdheniet perkatese. Ne raste te tilla gjejne zbatim zakonet.Ne kete rast kemi te beje me zbrastesira juridike te cilat i plotesojme duke u sherbyer me rregullat e se drejtes zakonore. Qysh ne kohen e Romes, juristet e kane pasur te njohur kete problematik dhe kane bere dallimin e
veprimtarie ligjvenese nga mbështetja juridike e zakoneve :ligji (lex) krijohet ne menyre ,,suffragio”, ndersa e drejta zakonore krijohet me ushtrimin e gjate dhe te vazhdueshem ,,longa consuetude”. Per t’u krijuar nje rregull zakonore duhet plotësuar dy kushte 1.ushtrimi i gjate i rregulles e cila percakton sjelljen e caktuar, 2.krijimi i bindjes se rregulla zakonore eshte e drejte , kur ajo si e tille perkrahet ne menyre te lire me vetëdije dhe vullnet. E drejta zakonore nuk paraqet burimin e shkruar te se drejtes, ajo zbatohet pas burimeve te shkruara.Rregullat zakonore nuk mund ta kene fuqine e njejte juridike me te drejten e shkruar dhe kete te drejte s’mund ta derogoje ne asnjë rast. Praktika gjyqesore Organet shteterore, duke ushtruar veprimtarine e vet, krijojne praktiken (pervojen) gjyqesore. Me praktiken gjyqesore kuptojme veprimin e njejte te gjykatave per zgjedhjen e rasteve te ndryshme, nxjerrjen e aktgjykimeve te njëjta per rastet identike gjyqesore.Praktikes se ketille gjykatat i përmbahen per nje kohe te gjate, jo pse jane te detyruara, por pse e shohin te arsyeshme te veprojne keshtu derisa te mos krijohet praktika e re gjyqesore. Praktika gjyqësore edhe pse ndihmon mjaft ne zgjidhjen e rasteve konkrete, kur norma e përgjithshme s’eshte e qarte, kjo nuk paraqet burim te se drejtes, edhe pse eshte ngulitur bindja se zgjidhjet e këtilla jane te përshtatshme. Kjo pershtatshmeri bazohet ne bindjen se gjykata e larte nuk do t’i anuloje aktgjykimet e tyre dhe se rasti zgjidhet njehere e pergjithmone. Shkenca juridike Shkenca juridike luan rol te rendesishem ne krijimin dhe sqarimin e akteve dhe normave juridike.Ne veçanti shkenca juridike luan rol ne aplikimin e se drejtes dhe ne krijimin e praktikes gjyqesore si dhe te se drejtes dhe ne krijimin e praktikes gjyqesore si dhe te se drejtes se precedentit. Pra, shkenca jrudikike e përpunon te drejten dhe me qëndrimet e veta teorike mund te ndikoje ne te drejten ne shume drejtime. Shkenca juridike meret me studimin e se drejtes ne aspektin ,,de lege lata dhe de lege ferenda” ( duke interpretuar te drejten per shkak te aplikimit te drejte, duke sqaruar përmbajtjen dhe kuptimin e se drejtes per shkak te aplikimit te drejte, duke sqaruar përmbajtjen dhe kuptimin e se drejtes pozitive duke dhene propozime per ndryshimin e se drejtes ekzistuese. AKTI I VECANTE JURIDIK Nocioni i aktit te veçante juridik Aktet e veçanta juridike jane ato akte te cilat permbajne norme te veçante juridike. Aktet e këtilla ne fakt krijohen duke u bazuar ne aktet e përgjithshme juridike.Pra, aktet e veçanta juridike gjejne shprehje me rastin e konkretizimit te akteve dhe normave te përgjithshme juridike. Sisitemi juridik permbane edhe norma juridike te përgjithshme te cilat jane te natyres se atille qe zabtohen drejtpërdrejt nga subjektet e se drejtes, pa nevojen e krijimit apo te nxjerrjes se akteve apo normave te veçanta juridike. Norma te këtilla jane psh, ,,kushdo ka te drejte te martohet dhe te kete familje’’. Eshte e rendesishme te përmendim nje dallim esencial qe ekziston ndermjet normave te përgjithshme juridike te cilat gjejne zbatim te drejtpërdrejt dhe normave te përgjithshme juridike per te cilat domosdoshmerisht duhet krijuar akte dhe norma te veçanta juridike per t’u zbatuar ne praktike. Sepse, sanksionet te cilat i parashohin normat e para mund te aplikohen drejperdrejt ne baze te tyre dhe shkeljeve, kurse sanksionet e normave te dyta, mund te zbatohen vetem atehere kur te krijohen normat e veçanta lidhur me shkeljen e tyre, pra, sanksionet sipas normave te dyta nuk jane te detyruar qytetaret t’i zbatojne, derisa te mos konkretizohen me anen e normave te veçanta. Aktet e veçanta duhet te jene ne pajtueshmëri me aktet e përgjithshme. Nese ndodh e kundërta, pra, kur aktet e veçanta juridike jane ne kundërshtim me aktet e larta juridike, atehere kemi kunderligjshmeri. Llojet e akteve te vecanta juridike Aktet e veçanta juridike jane te llojllojshme.
Disa autore i ndajne aktet ne akte individuale juridike te organeve shtetërore dhe akte individuale juridike te personave privat-personave fizike.Ndersa, disa autore tjere bejne ndarjen e akteve te veçanta juridike duke u bazuar ne përmbajtjen dhe formen e akteve te veçanta juridike. Duke u bazuar ne ato se norma e përgjithshme juridike ne vete permbane dy elemente normative, dispozicionin dhe sanksionin, atehere aktet e veçanta juridike ndahen ne dy grupe: 1.akte me te cilat krijohen normat –dispozicioni dhe sanksioni, 2.akte te cilat krijojne disa elemente te parashikuara ne hipotezen e normes juridike. Grupi i pare ka dy lloje kryesore: -akte te plota individuale juridike te cilat ne vete kane dy elemente normative dispozicioni dhe sanksioni individual, -akte jo te plota individuale juridike te cilat ne vete kane vetem dispozicionin individual apo vetem sanksionin individual. Ne ndarja e akteve te veçanta juridike ne ato shteterore dhe joshteterore bejne pjese aktet e vecanat juridike te organeve ekzekutive-administrative, sic jane aktet gjyqesore dhe aktet administrative, ndersa aktet e personave privat jane punet juridike dhe veprat juridike. Akti administrativ Pushteti administrativ eshte pjese e pushtetit shtetëror. Fusheveprimi i organeve administrative eshte i bazuar dhe i rregulluar sipas normave te përgjithshme juridike (ligjit) dhe ka per objekt kujdesin dhe konkretizimin e normave te përgjithshme juridike duke i zgjidhur rastet kokrete te subjekteve te ndryshem.Zgjidhjen e akteve konkrete e bene duke krijuar aktin e veçante juridik-aktin administrativ i cili ne vete ka norme te veçante juridike.Norma e veçante juridike cakton sjelljen konkrete te subjektit per situaten e dhene dhe e cila domosdoshmerisht ne te shumten e rasteve duhet te permbushet pavarësisht nga vullneti i subjektit te cilit i dedikohet. Aktet administrative ne praktike veprojne shpejte dhe me nje procedure efikase. Organet administrative nxjerrin akte te veçanta juridike-admisnistartive sipas procedures perkatese. Akti administrativ parimisht permban dispozicionin individual dhe ne kete rast paraqet aktin e veçante administrativ jo te plote dhe si i ketille eshte pothuaj identik me aktin privat-punen juridike. Mirepo, ne kete drejtim mund te behet dallimi ndermejt tyre, sepse akti administrativ duke përcaktuar rregullen e sjelljes per subjektin, ate (subjektin) edhe e detyron, pra, akti administrativ kur eshte produkt i autoritetit shtetëror ka force detyruese, pavarësisht prej vullnetit te subjektit. Perjashtimisht, organi administrativ, mund te krijon akte te veçanta administrative ne kuptimin formal qe i quajme pune juridike.Psh, akti lidhur me emerimin e nje personi zyrtar, përmbushja e te cilit varet nga vullneti i tij se a e pranon apo jo. Organet administrative duke e konkretizuar normen e përgjithshme juridike krijojne aktin e veçante administrativ duke përmbajtur normen e veçante juridike cofte -te plote- dispozicionin dhe sanksionin (pagimi i tatimit), -jo te plote duke përmbajtur vetem dispozicionin (dhenia e lejes per ndertim). Organet administrative punen e vet e kurorezojne me nxjerrjen e akteve ne forme te aktvendimeve dhe vendimeve. Akti gjyqësor Organet gjyqesore fushëveprimin e vet e perfundojne me nxjerrjen e aktit te veçante juridik-aktin gjyqësor (aktgjykimi). Aktin gjyqësor e nxjerre gjykata ne nje procedure te veçante gjyqesore. Mirepo, akte te këtilla mund te krijojne edhe organet joshteterore, psh, arbitrazhet e ndryshme, këshillat e pajtimit, gjykata e nderit si dhe organet e adminsitartes shteterore duke i vërtetuar shkeljet, shqiptojne edhe sanksione.Kjo do te thote se aktet e këtilla ne kuptimin formal jane akte administrative, ndersa ne kuptimin material jane akte gjyqesore. Procedura gjyqesore mund te jete e ndryshme.Para se gjithash eshte procedure penale dhe civile. Procedura e pare ka te beje me kryerjen e veprave penale, ndersa, procedura e dyte ka te beje me kontestin civil.psh.kontesti lidhur me shitblerjen, qirasë etj. Procedura gjyqesore mund te zhvillohet edhe ne raste kur nuk ekziston kontesti, psh, me rastin e vendosjes lidhur me trashëgimin kur kemi proceduren jashtekontestimore. Akti juridik rendom ne kuptimin material permban normen e veçante juridike. Akti gjyqësor permban
pjesen dytesore te normes juridike-sanksionin. Pra, akti gjyqësor permban hipotezen e sanksionit, bene përshkrimin se a eshte shkelur pjesa paresore e normes juridike-dispozicioni.Ne kete rast kemi aktin gjyqësor individual te plote sepse permban dy pjeset e normes-dispozicionin dhe sanksionin.Ne anen tjeter akti gjyqësor mund te permbaje hipotezen me anen e se ciles behet përshkrimi se shkelja nuk ekziston andaj edhe nuk caktohet sanksioni.Ne kete rast kemi aktin gjyqësor individual jo te plote-krijohet aktgjykimi lirues i cili nuk e ngarkon palen e akuzuar. Me nxjerrjen e aktit gjyqësor lidhur me ceshtjen kontestuese përfundon procedura e zgjidhjes se rastit konkret. Akti gjyqësor si akt i llojit te veçante juridik eshte i pandryeshueshem, karakteristik kjo qe e bene aktin te dallohet nga akti administrativ sepse akti administrativ permbane dispozicionin i cili mund te ndryshohet me kalimin e kohes duke i plotësuar kushtet subjekti,psh marrja e lejes per ndertim. Pra, akti gjyqësor me te përfunduar proceduren lidhur me ceshtjen konkrete zgjidh rastin njehere e pergjithmone, ne veçanti kur ai merr formen e prere, eshte i pandryshuar, i paprekshem, do te thote se ndaj tij nuk mund te vijne ne shprehje mjetet e rregullta goditese. Perjashtimisht, ne kushtet kur me ligj caktohet se mund te perdoren mjetet e jashtëzakonshme juridike. Gjykata duke zgjidhur perfudnimisht nje ceshtje mund te nxjerre aktgjykime (neni 388 i KPPPK-se): -refuzuese, -liruese, -aktgjykim me te cilin shpallet fajtor i akuzuari . Parekshmerine dhe pandryeshmerine e aktit gjyqesor mund ta luhasin, gjegjesisht mund ta pengojne zbatimin e sanksionit te shqiptuar sipas aktgjykimit, dy institute te cilat i njeh e drejta ne pergjithesi: amnistia dhe falja, te cilat i vejne ne veprim organet e larta shteterore (shefi i shtetit dhe parlamenti). Amnestia paraqet aktin me te cilin pengohet zbatimi i sanksionit per shume raste. Falja paraqet aktin me te cilin pengohet zbatimi i sanksionit per rastet e veçanta (KPPPK-se). Me keto nderhyrje akte gjyqesore nuk pesojne ndryshime por ato ngelin ashtu fare kane qene, vetem pengohet zbatimi i tyre. Puna juridike Puna juridike ne kuptimin formal paraqet aktin juridik te cilin e krijojne subjektet joshteterore sipas procedures perkatese. Puna juridike mund te shprehet ne forme te caktuar dhe me shkrim, mund te jete edhe jo e shkruar cka rendom edhe ndodh. Ndersa, ne kuptimin material puna juridike si akt i veçante permban normen individuale juridike.Akti i ketille rendom permbane njeren pjese te normes juridike-dispozicionin dhe sanksionin, pra, pervec rregullimit te sjelljes te subjekteve sipas dispozicionit permban edhe sanksionin per mos respektimin e normes se krijuar, per shembull denimi kontraktues ne rast se nuk permbushet kontrata ne kohe te caktuar. Ndermjet puneve juridike mund te rregullohen raporte te ndryshme sic jane: raportet familjare, pronesore, ekonomike si dhe nga lemi i trashegimise. Aktet e këtilla jane te natyres se lire, do te thote nuk u imponohen subjekteve, ato mund te krijohen vetem sipas shprehjes se vullnetit te lire te subjekteve se a deshirojne te sillen sipas tyre apo jo. Psh, rasti i trashegimise s’mund te detyrohet te pranoj trashegimine sipas lënësit te testamentit. Punet juridike jane te: -njeanshme-jane ato akte juridike ku vie ne shprehje vullneti i njeres pale,psh, testamenti. -dyanshme- jane aktet e veçanta ku vije ne shprehje vullneti i dy paleve (apo edhe me shume paleve), psh, kontratat, marrëveshjet. Ndermjet kontrates dhe marrëveshjes ekziston dallimi sepse me anen e kontartes se lidhur arrihet qellimi individual i subjekteve kontraktuese, secila pale synon interesin e vet.Ndersa, me marreveshje synohet arritja e qëllimit identik. LIGJSHMERIA Nocioni i ligjshmerise Ligjshemria si nocion mund te kuptohet ne menyre te gjere dhe ne kuptim te ngushte. Parimi i ligjshmerise eshte i rendesishem per arsye te organzimit dhe funksionimit te shtetit dhe te se drejtes, rendi juridik.Realizimi i se drejtes varet nga realizimi dhe respektimi i parimit te ligjshmerise sepse,
rendi juridik, normat juridike dhe aktet juridike jane te caktuara dhe te renditura ne vije vertikale duke ndertuar parimin e hierarkise te normave dhe akteve jrudike te uleta dhe te larta. Parimi i hierakrikse kërkon pajtueshmëri midis elementeve-normave te uleta dhe te larta. Nese kjo pajtueshmëri ekziston ndermjet akteve juridike, kemi ligjshemri, ne te kunderten kemi paligjshmëri. Meqe aktet konkrete nxirren kur duke u mbështetur ne aktet e përgjithshme juridike, ky raport duhet te jete jokontradiktor, i pajtueshem sepse aktet e përgjithshme realizohen nepermjet akteve konkrete juridike, Andaj, aktet konkrete duhet te jene ne pajtueshmëri me aktet e përgjithshme dhe nuk bene kurrsesi t’u kundërvihen. Pajtueshmeria e akteve te uleta me aktet e larta juridike shprehet ne dy parime: -parimi i kushtetutshmerise qe kërkon pajtueshmërine e ligjit dhe akteve te tjera juridike me kushtetuten, -parimi i ligjshmerise i cili kërkon pajtueshmerine e akteve te uleta juridike me aktet me te larta juridikeligjin. Pajtueshmeria e akteve materiale dhe juridike qendron ne anen formale dhe ate permbajtesore, andaj aktet mund te jene ne pajtueshmëri dhe papajtueshmëri sipas formes dhe përmbajtjes. Pra, dallojme ligjshemrine formale dhe ate materiale si dhe paligjshmerine formale dhe ate materiale. Ligjshmeria formale e aktit qendron ne pajtueshmerine e normave sipas autorizimit, procedures dhe materializimit te aktit juridik dhe anasjelltas. Paligjshmëri ne kuptimin material kemi atehere kur akti permban norme e cila eshte e kundërt me normen me te larte juridike. Fuqia juridike Fuqia juridike e aktit, drjetperdrejt varet prej pozites qe ka organi ne hierarkine e lartepermendur. Sipas kësaj, akti me i larte ka edhe fuqine me te larte juridike-ne veçanti ne formen e akteve juridike. Andaj, me fuqine juridike nenkuptojme masen e ndikimit, te veprimit te nje akti juridike ne aktet e tjera me te uleta jurdike. Mjetet juridike Gjate veprimit te organeve shteterore, ne sferen e nxjerrjes dhe te zbatimit te akteve juridike mund te kete leshime, gabime dhe natyrisht edhe paligjshmëri, dmth kunderligjshmeri. Meqe kunderligjshemrite ndodhin per arsye te ndryshme, cdo rend juridik i parasheh edhe mjetet perkatese per t’iu shmangur parregullsive dhe kunderligjshmerive. Kontrolli i ligjshmerise se nje akti juridik mund te iniciohet ne dy menyra: -kur kete procedure e inicion qytetari ne vije private sepse supozon se akti ne fjale cenon interesat e tij dhe natyrisht se qytetarit i jepet mundesia sipas udhëzimit juridik (keshilles juridike) qe ne afat te caktuar kohor te deklaroje deklaraten ndaj aktit juridik i cili mund te prodhoje pasoja te pakëndshme juridike. -iniciativen mund ta ngreje organi shtetëror, kur me aktin juridik apo me ate material cenohen interesat me te medha-interesi publik.Kjo procedure iniciohet sipas detyres zyrtare dhe kerkohet kontrolli i ligjshmerise. Deklaratat e vullnetit me te cilat kerkohet prej organeve perkatese qe te shqyrtojne ligjshmerine e akteve jrudike i quajme mjete juridike. Mjete juridike jane ankesa dhe padia. Keto jane mjete te rregullta juridike. Parimisht, ankesa vepron nepermjet subjektit i cili i nxjerr, ndersa padia vepron ndaj subjekteve perkatese, por nepermjet aktit juridik.Psh kur organi i administrates ne shkalle te pare merr vendim apo aktvendim, pala ka te drejte qe te deklaroje mejtin juridik, te drjeten e ankeses me anen e se ciles kundërshton ligjshmerine e vendimit, ndersa organi i shkalles se dyte vendos lidhur me vendimin e atakuar me ankese per shkak te kunderligjshmerise . Nese pala ne fjale nuk eshte e kënaqur me shqyrtimin e ligjshmerise se aktit ne fjale nga organi i shkalles se dyte, atehere ka te drejte te deklaroje padi ne gjykate. Kontesti i ketille prane organit gjyqësor lidhur me vërtetimin e ligjshmerise se aktit administrativ quhet kontest administrativo-gjyqesor. Iniciativen per te ngritur nje ceshtje juridike ose per te kërkuar vërtetimin e ligjshmerise se aktit juridik dhe material e kane subjektet private, shteterore, personat juridik, ndersa per sa u perket organeve shteterore ne emer te tyre vepron prokurori publik. Mjetet juridike mund te jene: -mjete juridike te rregullta
-mjete juridike te parregullta. Sic u cek me larte, mjete te rregullta juridike jane ankesa dhe padia, ndersa mjetet juridike te parregullta varen nga lëmi per te cilin behet fjale ne te drejten. Psh, ne proceduren penale mjete te rregullta jane: 1.ankesa ndaj aktgjykimit te shkalles se pare, 2.ankesa ndaj aktgjykimit te shkalles se dyte, 3.ankesa e cila i drejtohet gjykates me te larte, 4.ankesa ndaj vendimit. Psh, gjykata e shkalles se dyte lidhur me ankesen sipas lendes mund te vendos: -e hudh ankesen si te papafatshme ose te palejuar, -e refuzon ankesen si te pabaze dhe vërteton aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare, -e anulon aktgjykimin dhe ceshtjen ia kthen gjykates se shkalles se pare per rigjykim dhe vendim, -e ndryshon aktgjykimin e shkalles se pare (KPPPK-se neni,420) Mjete te jashtëzakonshme apo mjete te parregullta ne kete procedure jane: 1.kerkesa per perseritjen e procedures penale, 2.kerkesa per zbutjen e jashtëzakonshme te denimit, 3.kerkesa per mbrojtjen e ligjshmerise, 4.kerkesa per rishqyrtimin e jashtezakonshme te plotefuqishmerise se akaktgjykimit. Ne proceduren kontestimore jane mjete tjera: 1.revizioni, 2.kerkesa per mbrojtjen e ligjshmerise, 3.kerkesa e prokurorit publik te rangut me te larte per mbrojtjen e ligjshmerise, 4.kerkesa per rishqyrtim te jashtezakonshem para gjykates me te larte te aktit te formes se prere, 5.perseritja e procedures. Sanksionet ndaj kunderligjshmerise Kunderligjshmerite jane te padeshirueshme dhe si te këtilla duhet t’i shmangim nga rendi juridik, andaj shoqëria per t’i shmangur ato shqipton sanksionet perkatese ne menyre qe rendin ta sjelle ne gjendje paraprake normale. Aktet juridike tek te cilat vërtetohet se ekziston kunderligjshmeria largohen nga rendi juridik, anulohen shkeljet e shkaktuara si dhe pasojat juridike te cilat i ka prodhuar akti i kunderligjshem. Sanksionet ndaj akteve te kundërligjshme jane: 1.sanksionet restituive, 2.sanksionet retributive. Sanksionet restituive kane per qellim largimin-anulimin e shklejes se bashku me pasojat e prodhuara nga akti i kunderligjshem dhe kthimin e situates ne gjendjen e mëparshme. Sanksionet retributive kane per qellim hakmarrjen ndaj kryesve dhe subjekteve te tjera qe te mos shkaktojne shkelje ne ta ardhmen. Aktet te cilat jane te kunderligjshme e me te cilat eshte bere shkelja e rende, cka flasin pasojat e prodhuara, anulohen ne teresi duke i anuluar pasojat e krijuara. Ndersa te aktet juridike ku kjo shkelje eshte me e lehte, akti dhe pasojat nuk anulohen ne teresi por akti per te cilin eshte vërtetuar se eshte i kunderligjshem, ne momentin e te kuptuarit si te ketille, me nuk lejohet qe te prodhoje pasoja negative, pra, akti eshte i rrezueshem ne pjesen e cila ka paraqitur kunderligjshmeri. Edhe per aktet e kundërligjshme materiale ekziston procedure e veçante, ekzistojne sanksionet dhe subjektet te cilat vleresojne ligjshmerine.Sanksionet per aktet e kundërligjshme materiale jane te kundërta ne te shumten e rasteve me veprimet te cilat kane shkaktuar kunderligjshmerine e aktit ne fjale.Sanksionet qendrojne ne pagimin e borxhit, kthimin e borxhit apo vleren ne te holla. Plotefuqishmeria Plotefuqishmeria eshte nje nocion juridik i cili eshte i lidhur ngushte me parimin e ligjshmerise, me ligjshmerine e akteve juridike, sepse akte te plotfuqishme mund te jene vetem aktet e ligjshme juridike.Andaj, kontrolli dhe vërtetimi i ligjshmerise se akteve juridike behet ne afat te caktuar dhe per te cilat supozohet se jane te kundërligjshme.
Plotfuqishmeria do te jete edhe me stabile kur t’i kete kaluar fazat e kontrollit (vërtetimit) te ligjshmerise sipas përdorimit te mjeteve goditese te rregullta dhe ne veçanti te mjeteve te parregullta juridike. Andaj, akti juridik arrine plotefuqishmerine ne kohen kur përfundon procedura lidhur me vërtetimin e ligjshmerise se aktit. Plotefuqishmeria e aktit juridik nënkupton se gjen zbatim pas kohes se caktuar-perdorimit (mospërdorimit) te mjeteve goditese dhe kjo ne fakt tregon se akti juridik i kësaj forme eshte i pandryshueshem dhe me nuk lejohet qe t’i nënshtrohet procedures se vërtetimit te ligjshmerise. Akti eshte i gatshem qe te ekzekutohet (përmbarohet) nepermjet veprimeve materiale. Ketu rendi juridik ben përjashtim se akti i formes se prere (plotefuqishem) mund te goditet vetem ne raste te renda per shkelje per te cilat ekziston dyshimi i bazuar se jane te kundërligjshme dhe zbatohen mjetet juridike te parregullta. Mjete e rregullta juridike mund te perdoren gjer ne kohen e arritjes se formes se prere te aktit juridik, ndersa mjetet e parregullta perdoren pasi akti juridik ta kete arritur kete forme. Permbarimi (ekzekutimi) Ligjshmeria, plotfuqishmëria dhe përmbarimi jane nocione te ndërlidhura ngushte saqe njera pa tjetren nuk kane mundesi te sendërtohen ne praktike. Permbarimi paraqet fazen e fundit ne procesin e njohjes dhe te zbatimit te normes juridike.Me përmbarimin e nje norme apo akti juridik, kuptojme realizimin e se drejtes. Akte te permbarueshme jane vetem aktet individuale juridike te cilat natyrisht kane forme te prere.Formen e prere mund ta arrijne vetem aktet juridike te cilat jane te ligjshme. Akti juridik eshte i permbarueshem pasi te arrije formen e prere, jo edhe ne momentin e dorëzimit te tij pales perkatese. Ndersa, aktet e përgjithshme juridike sic dihet pas miratimit te tyre shpallen ne Fleten Zyrtare dhe pas nje afati te caktuar hyjne ne fuqi pastaj subjektet sillen sipas tyre. Akti individual juridik per te qene i gatshem per t’u përmbaruar duhet te jete akt i vërtetuar , akt te i cili eshte ushtruar kontrolli i ligjshmerise dhe tek i cili ka mbaruar apo ka përfunduar procedura e iniciuar sipas mjeteve goditese. Ekzistojne akte individuale juridike te cilat jane te permbarueshme ende pa arritur formen e prere (ne keto akte behet e qarte se ankesa nuk e shtyn përmbarimin e vendimit) te cilat kane te bejne me ceshjtet financiare per te cilat shteti eshte i interesuar te beje inkasimin e mjeteve sa me shpejte.Mirepo, nese pala kundërshton (ankohet apo padite), atehere organi perkates shtetëror nese vërteton se pala ka te drejte, ia bene kompensimin duke i akthyer mjetet financiare. Kjo behet per rastet kur mund te kthehet shuma e mjeteve apo e ndonje sendi tjeter , ndersa per raste te tjera nuk lejohet përmbarimi i vendimeve te cilat shkaktojne pasoja te pariparueshme, psh, rasti i debimit prej banese. ZBATIMI I SE DREJTES Nocioni i zbatimit te se drejtes Ne rendin juridik me vete zbatimin e se drejtes-normes juridike dhe varësisht prej tyre varet efikasiteti edhe i vete pushtetit. Sepse, nepermjet normave juridike rregullohen raportet shoqerore duke i orientuar ne kah te caktuar qe e deshiron shtresa e cila qeveris me pushtetin shtetëror. Pra, zbatimi i se drejtes eshte finalizim i përpjekjeve per te sendërtuar nje rend juridik. Zbatimi i se drejtes behet ne dy menyra: 1.vullnetar, 2.me ane te dhunes (forces). Me zbatimin vullnetar te se drejtes nenkuptojme sjelljen e subjekteve sipas normave juridike sipas rregulles paresore te normes juridike-dispozicionit, por nese subjektet sjelljet e veta i ushtrojne ndryshe atehere duhet te zbatohet rregulla dytesore e normes juridike- sanksioni. Sjellja e subjektit sipas dispozicionit eshte vullnetare dhe sjellja e ketille e subjektit mund te jete rezultat i vetëdijes se ngritur, bindjes etj. Zbatimi i tille i se drejtes quhet zbatim autonom. Sjellja e subjektit sipas normes juridike nga frika se ndaj tij do te zbatohet sanksioni, sjelljen e vet ia pershtat normes vetem qe te mos pesoj e quajme zabtim heteronom. Procesi i zbatimit te normes juridike
Per t’u finalizuar norma juridike, duhet te kaloje neper nje rrjet te shoshitjes paraprake derisa te arrije ne momentin e zbatimit përfundimtar.Me procesin e zbatimit te normes juridike nenkuptojme ato veprime te cilat duhet te ushtrohen neper faza te caktuara te shoshitjes se normes juridike.Keto faza mund te jene te ndryshme.Sipas nje autori keto faza jane: 1.faza e njohjes se normes juridike, 2.faza e interpretimit te normes juridike, 3.faza e kualifikimit te rastit konkret, 4.faza e realizimit te normes juridike nepermjet veprimeve njerezore. Faza e pare mbeshtetet ne njohjen e normes juridike e cila ne vete perfshin njohjen me tekstin autentik te normes juridike nga edhe mund te njihemi me dy aspekte te normes, aspektin kohor dhe aspektin kohor. Aspekti kohor i normes na njofton se per cilen norme juridike e kemi fjalen, ate qe eshte e kohshme (normen ne fuqi) dhe e cila natyrisht se obligon, apo fjala eshte per norme juridike e cila eshte jashte rendit juridik, norme e pashkruar apo edhe e shkruar por e vjetruar dhe e cila s’ka force obliguese. Aspekti hapësinor vlerëson se a eshte e obliguar norma per subjektet te cilat jetojne dhe veprojne ne hapsiren e caktuar. Faza e dyte e zbatimit te normes juridike i perket njohjes me përmbajtjen-porosine e ligjvenesit se cfare kërkon ai,se cfare efekti duhet te arrihet me normen perkatese juridike. Pra, ketu kërkohet vërtetimi ratio legis (arsyes juridike) se normes apo edhe ligjit.Kjo faze i perket sqarimit te normes duke caktuar sa me afer sjelljen konkrete te subjektit per rastin konkret. Faza e trete e zbatimit te normes juridike i perket nje analize te thukte lidhur me faktet relevante te rastit konkret dhe natyrisht qe te behen perpjekje per te gjetur normen juridike e cila do ta zgjidhte rastin ne menyren me te drejte. Pra, norma juridike e cila rastin konkret e rregullon paraqet fazen e quajtur kualifikim i rastit konkret. Faza e katert paraqet fazen e zabtimit te normes juridike sipas normes apo porosise qe norma juridike bart ne vete. Provat juridike Provat juridike paraqesin mjetet me anen e te cilave vërtetohen faktet relevanet per te drejten ne ndriçimin dhe zgjidhjen e nje kontesti gjyqësor konkret. Provat jane te drejtperdrejta dhe te tërthorta. Provat e drejperdrejta jane ato mjete me anen e te cilave ne menyre te drejperdrejte vërtetohen faktet relevante juridike, jane prova te cilat ne vendin e ngjarjes mund te shihen psh, mjeti me te cilin eshte kryer vepra penale. Provat e tërthorta jane mjete me anen e te cilave ne menyre indirekte vërtetohen faktet relevante te cilat jane objekt i dëshmimit, psh, deshmite e eksperteve mjeko-ligjor, eksperte te elektros, shenjat e gishterinjeve apo gjësende te cilat shpiejne te rezultati i kërkuar. Ne tere procesin e nxjerrjes se provave lidhur me vërtetimin e fakteve relevante organet shteterore-gjykata udhëhiqet nga bindja e lire dhe ne menyre te pavarur vlerëson provat dhe vërteton saktesine e tyre vetem kur te fitoje bindjen e shendosh lidhur me to, krejt kjo me te vetmin qellim qe te zbulohet dhe vertetohet e vërteta. Supozimet dhe fiksionet Faktet juridike te cilat konsiderohen si te sakta,, ndonëse jo te vërtetuara, i quajme supozime juridike. Supozimet juridike ndahen ne supozime te rrezueshme dhe te parrezueshme. Supozime te rrezueshme jane ato rrethana te cilat mund te provohen, argumentohen dhe natyrisht te vërtetohen.Mirepo, te supozimet e këtilla barra e argumentimit te rrethanave-fakteve te cilat supozohen si te sakta i ngel subjektit i cili mendon ndryshe se supozimi eshte i pasakte.Psh, supozimi se i akuzuari eshte i pafajshem, ai qe s’pajtohet me kete duhet dhene prova qe te tregoje fajsine e tij. Supozime te parrezueshme jane ato rrethana te cilat konsiderohen te sakta dhe nuk ekziston mundesia e vërtetimit te saktesise, sepse eshte e ndaluar qe te vërtetohet e kundërta. Ne boten bashkekohore supozimet e këtilla nuk gjejne zbatim Fiksionet paraqesin rrethanat te cilat paramendohen se ekzistojne fakte te caktuara edhe pse ne realitet nuk ekzistojne. Fiksioneve per shkak te natyres se vet nuk eshte e këshillueshme qe t’u jepet hapesire ne
zgjidhjen e rasteve. Fiksion juridik do te kishim ne rastin kur femijen e palindur e konsiderojme si te lindur, pra e drejta ia njeh zotesine juridike si edhe ne rastin e eksterritorialitetit. Fiksionet juridike ne te drejten zbatohen vetem per raste shume te rralla kur kërkohet te arrihet ndonje qellim i jashtezakonshem. Vlefshmeria hapesinore e normave juridike Norma juridike ne aspektin e vlefshmerise ka dy momente te rendesishme: hapesiren dhe kohen. E drejta si teresi e normave juridike vlen per territorin e nje shteti, kjo do te thote se qytetaret duhet te sillen sipas normave juridike qe vlejne per tere territorin e shtetit perkates.Ketu gjen zbatim parimi i territorialitetit, ndersa parimi personal qe do te thote se shtetasi ka zbatuar te drejten e vet pavarësisht se ku gjendet, ne territorin e shtetit te vet apo jo.Por edhe ky parim gjen zbatim ne raste te caktuara, psh, per perfaqesuesit diplomatik dhe anetaret e trupit dhe familjes, por ky parim tani ka atributet e parimit te eksterritorialitetit sipas te cilit perfaqesite konsiderohen se veprimtarine e vet e ushtrojne ne territorin e vet, te shtetit nga edhe jane. Per keto subjekte nuk vlen e drejta e vendit ku gjenden, por kjo nuk u jep te drejte ketyre subjekteve qe te sillen kunder normave juridike te shtetit ku qendrojne.Nese ndodh e kundërta atehere shteti ku keto subjekte qendrojne-perfaqesuesit diplomatik i shpall te padëshiruar, persona non grata, dhe si te ketille duhet ta leshojne vendin ne afat te caktuar. Normat e përgjithshme juridike kane vlefshmëri hapesinore per tere hapesiren e shtetit perkates, ndersa, normat e veçanta juridike varësisht prej karakterit, mund te obligojne subjektet per territorin e caktuar, brenda territorit shtetëror. Vlefshmeria territoriale e normave juridike varet edhe nga struktura e shtetit, nga perberja e tij si trajte e perbere, shtet federativ apo shtet i thjeshte, shtet i decentralizuar apo i centralizuar. Vlefshmeria kohore e normave juridike Koha eshte momenti përcaktues se per cilen kohe norma juridike vlene.Andaj, normat juridike krijohen per t’i rregulluar dhe per t’i zgjidhur raportet juridike brenda kohes se caktuar.Eshte rregull se normat juridike ekzistojne derisa te ekzistojne raportet shoqerore, te cilat kerkojne rregullim dhe zgjidhje.Kur raportet shoqerore shuhen, atehere pushojne se ekzistuari edhe normat juridike. Sa i perket vlefshmerise kohore te normes juridike, jane me rendesi dy momente: 1.fillimi i vlefshmerise se normes juridike, momenti kur norma juridike hyn ne fuqi, 2.momenti kur norma juridike pushon se ekzistuari. Fillimi i vlefshmerise se normes juridike eshte i caktuar paraprakisht, prej momentit te miratimit dhe ne veçanti prej momentit te shpalljes se normes aktit e deri ne hyrjen ne fuqi. Kjo kohe ndermjet ketyre dy intervaleve ne te drejten quhet vocatio legis. Norma juridike e përgjithshme-akti i pergjithshem, obligon tete dite pas shpalljes se tij ne Fletoren Zyrtare te vendit. Koha e cila u lihet qytetareve ndermjet momentit te miratimit dhe hyrjes ne fuqi, behet me qellim te informimit qe opinioni i gjere te njihet me aktin-normat perkatese juridike. Momenti kur norma juridike pushon se ekzistuari qendron kur ekziston dispozita se me hyrjen ne fuqi te normes se re pushojne te vlejne normat e mehershme dhe ne menyre te sakte caktohet se cilat norma dhe akte juridike nuk do te vlejne me. Pastja, norma juridike pushon se ekzistuari te vleje kur ato krijohen per nje kohe te caktuar (akti vlene per 1, 2 apo 3 vite, psh, buxheti, planet). Rast tjeter i pushimit te normes dhe aktit juridike eshte kur me normen e re shprehemi se me hyrjen ne fuqi te kësaj norme, pushojne te gjitha normat te cilat i kundërvihen normes se re. Kjo eshte keshtu sepse norma e re nuk tregon se cilat norma pushojne dhe cilat prej tyre do te vazhdojne ta kene vlefshmerine kohore, prandaj per keto raste vlene parimi lex posterior derogat priori (ligji i ri e pushon ligjin e meparshem). Eshte parim ne te drejten se normat e përgjithshme s’mund t’i pushojne normat e veçanta, eshte fjala per ekzistimin e hamendjes se a duhet zbatuara norma e përgjithshme apo norma e veçante, ne kete rast zbatohet norma speciale (lex specialis derogat legi generalis). Norma apo akti juridik mund te pushoje te kete vlere nese eshte përjashtuar nga rendi juridik me normen juridike te fuqise se njejte apo me fuqi me te larte juridike. P,sh, normat ligjore s’mund te përjashtohen me anen e nje norme nga ndonje urdherese, nga akti me fuqi me te ulet se vete ligji. Kjo eshte keshtu per arsye
te ruajtjes se hierarkise se akteve juridike-organeve shteterore dhe per shkakun se duhet ruajtur siguria juridike e qytetareve. Kjo, nga autore te ndryshem ndahet si suprimim shprehimor dhe suprimim i heshtur. Fuqia prapavepruese (retroaktive) e normave juridike Eshte dukuri e njohur ne te drejten se normat juridike krijohen me qellim te rregullimit te raporteve shoqerore, sjelljeve te njerëzve per te nesërmen. Mirepo, ka edhe përjashtime, kur normes juridike i jepet fuqia prapavepruese. Dhenia e fuqise prapavepruese shkakton pasiguri juridike te qytetaret meqe ata nuk e kane te njohur normen. Andaj, nuk eshte e këshillueshme qe normave juridike ne kete menyre t’u jepet fuqia juridike, madje ne shume dege te se drejtes eshte edhe e ndaluar, ne veçanti ne te drejten penale. Fuqia prapavepruese duhet dhene normave juridike vetem per raste te jashtëzakonshme dhe kjo duhet bere me anen e normes se përgjithshme-me ligj. Kjo rrjedh nga parimi i njohur ne drejtesi, parimi i legalitetit ne te drejten penale: ,,nullum crimen, nulla poene sine lege” (nuk ka veper penale as denim pa qene paraprakisht e parapare me ligj). Fuqia prapavepruese ne te drejten penale u jepet normave juridike per rastet te cilat paraqesin lehtësim per te akuzuarin, natyrisht kur ende s’ka përfunduar procedura lidhur me rastin konkret. Perjashtimisht, fuqia prapavepruese e normave juridike vlen per krimet ndaj njerezimit, krimet e luftes, cilësuar sipas se drejtes nderkombetare penale. E drejta pozitive E drejta pozitive eshte e drejte e cila zbatohet ne jeten e përditshme.E drejta pozitive eshte e drejte e cila obligon subjektet e ndryshme qe ta repsektojne dhe ta zbatojne ne raportet e tyre shoqerore. Natyrisht se e drejta pozitive paraqet te drejten e re,pavarësisht ne cfare menyre eshte e krijuar dhe pavarësisht prej kësaj, e drejta e re bart parimet e njohura te se drejtes qe nga e kaluara. E drejta pozitive nënkupton ekzistimin e normave juridike te cilat jane ne fuqi. E drejta pozitive ka vetem elementin normativ pra, mungon elemenit i dyte i rendit juridik-sjelljet sipas normave dhe akteve juridike. E drejta eshte dukuri dinamike e cila ka momentin e vet te krijimit, ate te ndryshimit dhe natyrisht edhe te përmbysjes konkrete, meqe edhe raportet shoqerore jane te nje natyre te ketille. Normat juridike pesojne ndyshime me kalimin e kohes dhe krijohen normat e reja juridike te cilat i pergjigjen realitetit shoqeror, ndersa normat e vjetra juridike hyjne ne sirtarin historik, paraqesin te drejten pozitive te nje kohe te kaluar. Ky proces eshte i pandalshem, andaj e drejta duhet zbatuar ajo qe eshte ne fuqi –de lege lata dhe duhet te përgatitemi per te drejten e nesërme –te drejten e re de lege ferenda, me vete ndryshimin e raporteve shoqerore sipas ligjshmërive objektive ne shoqerine perkatese. INTERPRETIMI I SE DREJTES Nocioni i interpretimit te se drejtes Interpretimi paraqet fazen e dyte te zbatimit te normes juridike. Me ane te interpretimit ne sqarojme normen juridike. Me sqarim arrihet te vërtetohet ,,rratio legis”-kuptimi i drejte i normes juridike. Interpretimi ushtrohet si veprimtari apo pune e përditshme e zyrtareve ne organet shteterore ne menyre te pavetëdijshme e ne vecanti nga juristet. Per t’u ushtruar interpretimi se paku nevojiten dy pale te cilat ne përfshirje mund te kene edhe me shume subjekte. Njera pale eshte hartuesi i normes (ligjvenesi) dhe nepermjet saj e ben te njohur brendine e psikikes se vet, ndersa pala tjeter kete brendi me te shpallur e njeh dhe e interpreton.Ne nje ane kemi krijuesin e se drejtes, ndersa, ne anen tjeter kemi interpretuesin. Meqe, interpretimi eshte nje proces mjaft kompleks, atehere duhet te shërbehemi me shenjat materiale te cilat mundesojne kete transmetim nepermjet Kodit te domethënieve (kuptimeve).Gjate kësaj faze duhet te kemi kujdes ne analizimin e tri gjerave te rendesishme: 1.krijuesi i se drejtes nepermjet normes shpreh domethënien te cilen ua dedikon subjekteve tjera, madje qofte edhe nepermjet shenjave te ndryshme, 2.subjekti i cili ushtron interpretimin-sqarimin e normes duke pranuar apo edhe duke caktuar nje domethënie te normes, 3.domethenien te cilen mund ta vertetojme apo ta caktojme ne baze te shenjave ose Kodit te domethënieve. Ekziston opinioni shkencor se lende e interpretimit jane vetem aktet e përgjithshme juridike, burimet e
shkruara te se drejtes sepse ne kete realicion aktet e veçanta paraqesin zbatimin e se drejtes.Mirepo, me ndihmen e interpretimit vertetojme domethënien e normes juridike, pavarësisht se ku gjendet ajo, ne aktin e pergjithshem apo individual. Interpretuesit e se drejtes Me interpretimin e normave juridike merren subjektet shteterore, personat fizike dhe shkenca juridike. Njihen edhe ndarje te tjera si bie fjala, interpretimi zyrtar, interpretimi autentik, interpretimi privat dhe interpretimi shkencor. Sipas subjekteve shteterore, kemi interpretimin nga organet ligjvenese, interpretimi i organeve administrative dhe interpretimi gjyqësor. Interpretimi i organeve ligjvenese Fusheveprimi i organeve ligjvenese eshte i caktuar per krijimin e normave juridike-akteve te përgjithshme juridik, jo edhe per te ushtruar interpretimin e tyre. Sepse, ne rast se ndodh qe ky organ te ushtroje edhe interpretimin e normave dhe akteve te veta, atehere do te kishim përputhjen e krijuesit dhe te interpretuesit ne te njëjtin subjekt. Mirepo, ne raste te caktuara ndodh qe organet ligjvenese t’i interpretojne normat e veta, duke u caktuar domethënien e drejte. Interpretimi i ushtruar nga vet ligjvenesi ne te drejten emertohet me interpretim autentik.Interpretimi autentik konsiston ne dhenien e domethënies se drejte te normes juridike dhe sqaron synimin e krijuesit te normes se cfare deshiron te arrije me te. Mirepo, interpretimi autentik i ka edhe te metat e veta, sepse, duke e sqaruar normen, krijon norme te re te cilat veprojne ne menyre retroaktive qe nga momenti i krijimit te normes e cila interpretohet, sepse ajo si e ketille eshte pjese perberese e saj. Ne kete menyre krijohen aktet e reja me fuqi prapavepruese te cilat quhen ligje interpretuese. Interpetimi qe ushtrohet nga ana e organeve administrative Organet administrative, krahas veprimtarise se përditshme merren edhe me interpretimin e normave juridike. Interpretimet qe i bejne organet administrative kane force te detyrueshme per palet, por vetem per rastin konkret.Ky interpretim per palet mund te jete jo i kenaqshem, andaj palet sipas procedures administrative gezojne te drejten qe aktin e ketille ta atakojne, apo te deklarojne pakenaqesine e tyre duke iu drejtuar organit gjyqësor. Kontesti i ketille ne te drejten quhet kontest gjyqesoro-administrativ, pra gjykata ne nje mënyre ketu paraqitet si mbikeqyrese e tere procesit administrativ. Interpretimi i organeve gjyqesore (interpretimi gjyqësor) Fusheveprimi i organeve gjyqesore eshte i caktuar sipas akteve te përgjithshme juridike. Parimisht, gjykatat merren me zgjidhjen e rasteve konkrete te ceshtjeve jonormale te cilat krijohen ndermjet subjekteve te ndryshme te se drejtes, duke pretenduar secila ne te drejten e vet. Ne ane tjeter, gjykata eshte e autorizuar te vleresoje ligjshmerine e akteve juridike. Prandaj, ne kete drejtim, organet gjyqesore bejne kete vlerësim te akteve te miratuara nga organet ligjvenese, nga organet administrative dhe natyrisht edhe nga subjektet joshteterore. Interpretimi i cili ushtrohet nga ana e organeve gjyqesore eshte interpretim përfundimtar dhe me fuqi obliguese per te gjithe subjektet te cilave u dedikohet akti ne fjale. Organet gjyqesore interpretimin e ushtrojne si veprimtari kryesore, ne menyre profesionale, te paanshem, duke u bazuar vetem ne autorizimet ligjore dhe ne baze te bindjes se lire lidhur me rastin apo rastet konkrete. Interpretimet e subjekteve joshteterore Ne kete kategori te subjekteve joshteterore mund te hyjne personat privat (qytetaret) dhe personat juridik (qeveritare dhe joqeveritare). Ne nje mënyre do te thoshim se keto subjekte mund te ushtrojne interpretimin duke i sqaruar normat dhe aktet juridike te cilat i krijojne vete dhe natyrisht per nevojat e veta konkrete. Jo vetem kaq, ata mund t’i interpretojne edhe normat juridike te cilat i ka krijuar ndonje subjekt tjeter. Interpretimi qe e ushtrojne subjektet joshteterore as per se afermi nuk u afrohet interpretimeve te cilat i
ushtrojne subjektet shterore. Personat fizike nuk e kane pervojen qe e kane organet shteterore. Pastaj, interpretimet e ushtruara nga ana e subjekteve shteterore bartin me vete edhe fuqine detyruese, gje qe nuk e kane interpretimet e ushtruara nga subjektet joshteterore. Interpretimi shkencor Shkenca juridike merret me interpretimin e normave juridike dhe akteve te se drejtes. Shkenca juridike duke u marre me studimin e se drejtes, ne veçanti me te drejten pozitive, natyrisht se ben edhe interpretimin e se drejtes ne kuptimin e gjere. Interpretimet te cilat i ushtron shkenca juridike kane rendesi te madhe per subjektet shteterore dhe joshteterore. Pervec aneve pozitive qe bart ne vete interpretimi shkencor, ai i ka edhe anet e veta negative. Sepse, shkenca juridike gjate interpretimit ne te shumten e rasteve nuk ndeshet me rastin konkret, dmth, marrdheniet juridike reale per te nuk ekzistojne-shkenca te drejten e studion dhe e analizon ne menyre abstrakte-teorike duke mos u marre me zgjidhjen e rasteve konkrete. Madje, shkenca juridike ndonjehere eshte edhe jashte jetes normale. Nga kjo del se interpretimi shkencor nuk obligon, interpretimi i ushtruar nga shkenca juridike nuk ka fuqi detyruese per subjektet e ndryshme. Procedura e interpretimit Per ta filluar procesin e interpretimit, se pari duhet vërtetuar teksti i sakte i normes juridike duke e saktësuar se ajo eshte pjese perberese e sistemit juridik, pjese e se drejtes pozitive. Per te gjetur domethenien e drejte te normes juridike, se pari duhet zbuluar dhe vërtetuar domethënien e drejte gjuhesore te normes juridike, nepermejt Kodit te domethënieve dhe pastaj ta vertetojme domethënien e drejte juridike te normes. Nese keto dy domethënie perputhen atehere themi se interpretimi ka përfunduar. Nese jo, atehere procedura vazhdon duke bere përpjekje qe domethënia gjyhesore te perputhet me domethënien e drejte te normes juridike. Mjetet e interpretimit Mjetet e interpretimit jane te shumta dhe varësisht prej mjetit edhe interpretimi merr emrin perkates, psh, si mjet i pazevendesueshem eshte gjuha, andaj edhe interpretimi emertohet si interpretim gjuhësor. Mjetet e tjera pervec gjuhes jane edhe logjika, sitemi juridik, historia e normes, qellimi i normes dhe natyrisht, sipas tyre ekzistojne edhe emertimet e llojit te interpretimit sipas mjeteve. Interpretimi gjuhësor Interpretimi gjuhësor eshte interpretim i pakalueshem, dmth, ka rendesi te madhe dhe i paraprin cdo lloji tjeter lidhur me vërtetimin e domethënies se drejte te normes juridike. Te gjitha normat juridike shprehen me ane te gjuhes, dmth, me anen e rregullave gjuhesore, sic jane: fjalet, grumbulli i fjaleve, fjalite dhe shenjat e interpuksionit (pikesimit). Si rezultat i kësaj kemi interpretimin leksik, gramatikor, sintaksor dhe interpretimin e shenjave te pikesimit. Interpretimi gjuhësor ka per qellim te zbuloje dhe te vertetoje domethënien e drejte gjuhesore te normes juridike nepermjet Kodit te domethënieve. Paqartesite e normes juridike ne aspektin gjuhësor mund te jene rezultat : -i pakuptueshmerise, -i pacaktueshmerise se normes juridike. Me paqartësi te normes juridike kuptojme ate qe norma nuk tregon asgje apo edhe tregon se ka me teper domethënie, pra nuk dihet se cila prej tyre eshte ajo qe na duhet,cila eshte e sakte. Norma juridike eshte e pakuptueshme kur nuk tregon asgje, s’ka kurrfarë domethënie, kur ne vete eshte kunderthenese. Pacaktueshmeria e normes ndodh atehere kur norma juridike ne aspektin gjuhësor ka shume domethënie te mundshme gjuhesore. Kjo pacaktueshmeri shfaqet si pasoje e papersosshmerise gjuhesore ose per shkak te
nocioneve te pacaktuara.Psh, fjalet mund te jene te pacaktuara , fjala bie ,,rendi dhe qetesia”, ,,morali publik” etj paraqesin domethënie te pacaktuara, te cilet ne i quajme standarde juridike. Pastaj, fjalet me shume domethënie homonimet juridike, psh, shprehja femije qe ne nje rast tregon femijen e mitur, ndersa ne rastin tjeter femijen si i rritur. Interpretimi ekstensiv dhe interpretimi restriktiv Interpretimi ekstensiv dhe restriktiv zbatohen ne rast se ligjvenesi gjate hartimit te normave juridike ben leshime, pra nese shprehjeve u jep domethënie te atilla te cilat mund te perfshijne ne vete me shume apo edhe me pak kuptime. Interpretimi ekstensiv ka te beje me faktin se ligjvenesi i cili ka përdorur shprehjen ne normen juridike duke menduar qe te shprehe ate qe edhe e ka deshiruar, por ne te vertete nuk ka arritur, sepse shprehja eshte e manget. Pra, interpretimi i ketille i normes juridike ku zgjidhet paperputhshmeria ndermjet shprehjes se pamjaftueshme dhe domethënies logjike te gjere te normes quhet interpretim ekstensiv (i gjere). Ndersa, ne rastin tjeter, ligjvenesi perdor shprehjen me te cilen ka dashur te tregoj dicka eshte shume e gjere, difuze. Andaj, interpretuesi i kësaj norme juridike ka per detyre qe shprehjen e gjere ta ngushtoje. Menyra e ketille e zgjidhjes se paperputhshmerise ndermjet domethënies se gjere dhe domethenies logjike te ngushte te normes, quhet interpretim restriktiv ( i ngushte). Interpetimi i lidhur dhe interpretimi i lire Interpretimi i lidhur eshte atehere kur interpretuesi eshte i lidhur ne fakt me domethënien e mundshme, dmth, me njeren prej dy domethënieve te mundshme gjuhesore per t’ia caktuar domethënien e drejte normes juridike, madje, nese eshte e mundshme qe ne kete drejtim ta bazohet vetem ne njeren domethënie te mundshme gjuhesore. Interpretimi i lire ne caktimin e domethënies se drejte te normes juridike eshte i lire qe domethënien e drejte te normes juridike ta caktoje pavarësisht prej domethënies te mundshme gjuhesore.Pra, interpretuesi eshte i lire t’ia caktoje normes juridike domethënien te cilen ai mendon se eshte e nevojshme, pavarësisht se ne aspektin gjuhësor eshte e pamundur. Interpretimi subjektiv dhe objektiv Interpretimi subjektiv nënkupton ate sqarim te normes juridike duke bere përpjekje qe te vertetoje domethënien e drejte dhe duke konsideruar si te ketille domethënien te cilen e ka deshiruar krijuesi i normes qe ne momentin e hartimit, jo edhe ate qe norma juridike tregon ne momentin e interpretimit. Pra, interpretimi subjektiv insiston qe interpretuesi te depertoje ne psikiken-vullnetin e krijuesit te normes, cfare ka deshiruar ai te shprehe me normen juridike. Ky vullnet duhet te kerkohet brenda normes dhe jo jashte saj. Interpretimi objektiv qendron ne drejtim tjeter, ne te vërtetuarit e domethënies se drejte te normes juridike. Pra, ky lloj interpretimi si domethënie te drejte te normes juridike e konsideron ate domethënien e cila ne momentin e interpretimit norma juridike permban domethënien te cilen e shpreh vete norma, pra fjaletnorma e shkruar. Interpretimi statik dhe evolutiv Interpretimi statik konsiston ne vërtetimin e asaj domethënie te normes juridike, te cilen norma e ka pasur qe ne momentin e krijimit. Sepse, me ane te interpretimit s’mund te ndryshohet norma juridike, andaj interpretimi statik mendohet se garanton sigurine juridike, sepse fjaleve nuk u jepet domethënie e re dhe nuk krijohen mundesi qe normes juridike t’i caktohet domethënie tjeter, qe norma juridike nuk e ka. Interpretimi evolutiv nënkupton interpretimin e atille qe per domethënie te drejte te normes juridike konsideron ate domethënie gjuhesore qe norma e ka ne momentin e interpretimit.Pra, kjo dëshmon se me kalimin e kohes, prej momentit te krijimit gjer ne momentin e interpretimit, ndryshon edhe domethënia e normes juridike ne rrafshin gjuhësor. Interpretimi logjik
Me interpretim logjik nenkuptojme caktimin e domethënies se drejte te normes juridike me ane te logjikes ne domethënien e fituar kryesisht nga interpretimi gjuhësor, por edhe nga llojet e tjera te interpretimit. Me te ushtruar interpretimin logjik rezultojnë dy rezultate dhe keto jane: 1.nepermjet logjikes merret qëndrimi se a mund te merren si te sakta domethëniet e fituara me llojet e tjera te interpretimit, ne veçanti te interpretimit gjuhësor apo jo. Nese vërtetohet se kjo s’eshte e mundur ne aspektin logjik, atehere norma juridike konsiderohet si e pakuptim. 2.me ane te interpretimit logjik nga norma nxirret me teper sesa tregon domethënien e saj gjuhesore. Rezultati i pare ka te beje me kontrollin e saktesise se domethënies duke e shqyrtuar saktesine logjike te saj dhe rezultati i dyte ka te beje me gjetjen e domethënieve te reja te cilat s’mund te fitohen me anen e mjeteve te tjera te interpretimit. Interpretimi logjik ushtrohet me ndihmen e ligjeve te logjikes: 1.ligji i mosekzistimit te kunderthenieve, 2.ligji i identitetit, 3.perjashtimi i te tretit. Gjate ushtrimit te interpretimit logjik jane formuar disa parime te logjikes, sic jane: 1. përfundimi (konkludimi) nga kundertheniet (argumentum a contrario), 2. përfundimi nga e vogla ne te madhen (argumentum a minori ad maiori), 3. përfundimi nga e madhja ne te voglen (argumentum a maiori ad minus). Analogjia (interpretimi sipas ngjashmerise) Marredheniet shoqerore te cilat nuk jane te rregulluara me norma juridike, zgjidhen duke aplikuar domethënien e cila eshte gjetur me ane te interpretimit te normes juridike e cila e ka rregulluar nje rast te ngjashem me pare. Kemi dy raste, njeri eshte i rregulluar me normen juridike dhe rasti i dyte i cili s’eshte i rregulluar me normen juridike, por eshte rast i ngjashem me rastin e pare. Kemi te bejme me anologjine e cila paraqet menyren kryesore te interpretimit ne kuptimin e gjere, me ane te se ciles plotësohen zbrastesirat juridike, pra eshte fjala per interpretimin sipas ngjashmerise. Per zbatimin e analogjise eshte e nevojshme: 1.te vërtetohet ne menyre te sakte ngjashmëria e rasteve, 2.te vërtetohet se a kemi interes per rastin perkates apo a ekziston interesi qe rasti ne fjale te zgjidhet, 3.te vërtetohet baza juridike (ratio legis) se cila eshte arsyeja e hartimit te normes juridike per te pasur mundesi qe pastaj te zbatohet ne rastin e parregulluar. Analogjia mund te jete: -ligjore (analogia legis), qe ka te beje me zbatimin e domethënies e cila fitohet me interpretimin e nje norme nga akti perkates qe mund te plotesoje zbrastesiren sipas ngjashmerise se rasteve, -juridike (analogia iuris) e cila gjendet me interpretimin e parimeve te përgjithshme juridike, madje edhe ne tere sistemin juridik. Pra, ne rastin e pare kemi zbatimin e nje norme, ndersa ne rastin e dyte kemi zbatimin e tere sistemit juridik ne rast te zbraztesires juridike. Interpretimi sistematik Norma juridike nuk mund te interpretohet si e vetme e ndare prej teresise se vet, prej normave te tjera juridike.Interpretimi kontribuon ne drejtim te te kuptuarit te domethënies se drejte te normes juridike. Normat sipas përmbajtjes zene pozita te caktuara dhe mund te ushtrojne ndikim ne caktimin e kuptimit te normave te tjera qe kane pozite me te ulet ne hierarkine e normave juridike. Ne kete menyre kemi caktimin e vendit te normes juridike sipas aktit ne te cilin gjendet norma dhe vendit qe norma ka ne aktin juridik.Interpretimi sistematik duke pasur parasysh keto segmente mund te ushtrohet ne dy menyra: 1.ne baze te vendit qe ka norma, 2.sipas lidhshmerise se përmbajtjes se normes. Interpretimi sistematik mund te ushtrohet sipas lidhshmerise se normave juridike duke u bazuar ne shkallen e përfshirjes se marrdhenieve te ndryshme shoqerore.Pra, ekziston nje hierarki e akteve sipas këtij kriteri. Gjate interpretimit te normave duhet t’u shmangemi kunderthenieve ndermjet normave me te pergjthshme e gjer te normat me konkrete, pra norma e përgjithshme cakton kufijte e domethënies se normes me pak te pergjithshme. Keshtu, pra, cdo norme me pak e përgjithshme ne fakt eshte konkretizim, zbatim i normes se
përgjithshme. Prandaj, mund te themi se vetem ne kete menyre mund te ushtrohet interpretimi dhe te gjendet domethënia e drejte e normes juridike nepermjet kësaj lidhmerie. Interpretimi historik Lidhur me hulumtimin e domethënies se drejte te normes juridike, interpretimi historik luan rol te rendesishem sepse normat juridike kane momentin e krijimit, zhvillimit ne kushte te caktuara shoqëroro historike dhe si te tilla edhe përmbarohen.Cdo norme, cdo akt juridik, ka historine e vet te krijimit dhe zhvillimit. Sipas disa autoreve cdo akt juridik kalon neper tri faza: 1 fazen ideore, 2 punet pergatitore, 3 ndryshimet qe i peson norma juridike me kalimin e kohes. Interpretimi historik eshte i rendesishem sepse pa te s’mund te zbulohet domethënia e drejte e normes juridike, pavarësisht se norma i nënshtrohet interpretimit gjuhësor, logjik apo sistematik. Per ta ushtruar interpretimin ne ndonje norme ekzistuese, duhet te hulumtohen rrethanat shoqëroro-juridike, te cilat kane ushtruar ndikim ne te qe nga momenti i krijimit, zhvillimit dhe gjer ne gjendjen e sotme. Pra, duhet ta hulumtojme arsyen e krijimit te nje norme juridike (occasio legis), duke e zbërthyer idene dhe arsyeshmerine e krijimit te saj. Me arsyeshmerine e krijimit te normes kuptojme te gjitha ato rrethana shoqerore si nxitje per krijimin e nje akti juridik.Ne fazen tjeter hulumtohen te gjitha përgatitjet per nxjerrjen e aktit (normes): paraprojekti, procesverbalet e komisioneve shqyrtuese, diskutimet e zhvilluara ne trupat punues, mendimet e eksperteve, literatura shkencore, arsyetimi i motivit per nevojen e nje akti apo norme perkatese dhe ne fund procedura e nxjerrjes duke respektuar autoritetin e organit ligjvenes.Pra, nepermejt interpretimit historik ne hulumtojme elementet historike te normes dhe përmbajtjen e saj duke analizuar rrethanat shoqerore politike te kohes. Interpretimi qëllimor (teleologjik) Interpretimi qëllimor paraqet mjetin e fundit, pra interpretimi qëllimor eshte përfundimtar.Te gjitha llojet e tjera te interpretimeve ne zbulimin dhe vërtetimin e domethënies se mundshme te normes juridike jane hyrëse. Ky lloj interpretimi ka per detyre te vertetoje qëllimin e normes dhe te caktoje domethënien e cila me se miri i pergjigjet qëllimit te normes dhe se drejtes ne pergjithesi. Andaj emertimi i këtij interpretimi ka origjine greke ,,telos’’ qe do te thote qellim. Cdo norme juridike si edhe cdo rend juridik e ka edhe qëllimin e vet.Qellimi i normes mund te identifikohet kur e veme ne lidhmeri me pasojat te cilat norma i nxit ne jeten tone shoqerore me ndikimin, funksionimin dhe rolin e vet.Detyre e interpretimit qëllimor eshte te vertetoje qëllimin e normes e ky qellim ka karakter sociologjik sepse qellimi s’eshte kategori normative por kategori sociologjike. Nga kjo rezulton se cdo domethënie e gjetur nepermjet interpretimeve te tjera sic jane ai gjuhësor, logjik, sistematik dhe historik duhet te vertetojme dhe te caktohet domethënia e drejte e normes juridike duke pasur parasysh qëllimin qe duhet te arrije norma me zbatimin e saj. SISTEMI I SE DREJTES E drejta mund te hulumtohet dhe te studiohet ne menyra te ndryshme. Madje ekzistojne edhe përkufizime prej me te ndryshmeve p.sh.: si teresi e normave juridike dhe e sjelljeve njerezore, se e drejta eshte e perbere prej shume normave juridike te cilat jane te renditura ne pjese perkatese dhe se te gjitha se bashku perbejne nje teresi logjike dhe jokontradiktore.Pra, sistemi i se drejtes apo e drejta pozitive brenda nje shteti eshte teresi e normave te rregulluara. Sistemimi apo rregullimi i normave behet sipas kritereve te caktuara te cilat mund te jene te llojllojshme. Ne kete menyre behet grumbullimi i normave dhe i merrdhenieve te cilat vihen ne lidhmeri duke filluar prej pjesëve te vogla ne pjese me te medha te cilat behen pjese perberese e sistemit te se drejtes. Keto pjese jane: kapitujt, nënkapitujt, hyrjet, përfundimet etj. Sistemimi i normave juridike ushtrohet per dy arsye. Arsyeja e pare eshte praktike sepse rregullat dhe normat juridike krijohen per t’u zbatuar ngase qellimi i sistemit te se drejtes eshte qe te arrije rezultate efektive duke i rregulluar marrdheniet shoqerore.
Arsyeja e dyte eshte e karakterit teorik, sepse shkenca juridike ne aspektin shkencor ben përpunimin e fakteve te shumta nga lemi i se drejtes-normave juridike pozitive, duke i renditur, përpunuar, sqaruar per nga përmbajtja si dhe duke i studiuar rrethanat ne te cilat veprojne normat juridike. Nga kjo qe u cek me larte del konkluzioni se sistemi i se drejtes eshte i nje rendesie te veçante sepse renditja dhe ndarja ne pjese perkatese e normave juridike sipas fushave lehteson punen e subjekteve te ndryshme qofte ne procesin e krijimit, te te kuptuarit, sqarimit apo edhe te zbatimit te se drejtes. Rezultat i tere këtij procesi eshte realizimi i qëllimit paraprak te se drejtes-zbatimi sa me i mire dhe sa me efikas i saj. Elementet e sistemit te se drejtes Sistemi i se drejtes perbehet prej elementeve te caktuara. Elementi perberes me i ulet i sistemit te se drejtes eshte norma juridike e përgjithshme e cila mund te quhet edhe ,,atom i se drejtes’’. Ndersa, pjesa me e larte e sitemit te se drejtes eshte vete sistemi i se drejtes pozitive. Elementet tjera jane ne mesin e tyre si bie fjala institucionet, deget dhe lemenjte e se drejtes. Me gjithe grupimet dhe natyrisht dallimet, ndodh qe te ekzistoje lidhmeria ndermjet marrdhenieve dhe normave juridike,, sic eshte rasti me marrdheniet pronesore te cilat ne vete permbajne pika te perbashketa me marrdheniet e tjera,si me ato martesore, familjare, ekonomike etj. Andaj, duke u bazuar ne përmbajtjen e marrdhenieve shoqerore, përmbajtjen e normave juridike si dhe kriteret per ndarjen ne pjese perkatese te sistemit te se drejtes, do te përqendrohemi ne elementet e larteshenuara: ne institucionet juridike, ne deget juridike se dhe ne lemenjte juridik si pjese te sistemit te se drejtes. Institucionet juridike Institucioni juridik eshte njesi e sistemit te se drejtes, te cilen e hasim si pjese me te vogel apo me te ulet te sistemit te se drejtes, per c’gje ekziston opinioni i perbashket i autoreve te cilet merren me ceshtjen teorike nga lemi i se drejtes ne pergjithesi, ndersa te tjere shprehen se kjo mund te kondsideroet edhe si pjese e cila qendron midis normes dhe deges juridike. Institucioni i se drejtes paraqet teresine harmonike te rregullave juridike me te cilat rregullohet nje proces dhe marrdheniet e njejta shoqerore.P.sh. ne te drejten familjare kemi institucionin e marteses, familjes, kujdestarise, adoptimit, ndersa ne deget tjera kemi institucione te tjera. Deget juridike Dega juridike si pjese perberese e sistemit te se drejtes paraqet grupin e institucioneve te cilat rregullojne marrdheniet shoqerore te llojit te vet. Pra, dega juridike paraqet teresine e normave juridike te cilat rregullojne llojin e njejte te marrdhenieve shoqerore sipas parimeve te njëjta. P.sh. degen e se drejtes pronesore e perbejne institucionet e prones, kontrates etj. Lemenjte juridike Lemenjte e se drejtes perbejene teresine e normave juridike ta cilat rregullojne fushat e tera te marredhenieve te njëjta shoqerore ne baze te parimeve te njëjta.P.sh. e drejta e brendshme si lëmi perfshine te gjitha deget juridike te cilat ushtrohen brenda shtetit perkates, qofte ne aspektin material apo ne ate formal. Ekziston nje ndasi teorike sa u perket lemenjeve juridike. Ndarja e cila mbizotëron ne shkence eshte ndarja e vjeter ne: 1.e drejta e brendshme dhe e drejta nderkombetare, 2.e drejta materiale dhe e drejta formale, 3.e drejta publike dhe e drejta private. E drejta nderkombetare dhe e drejta e brendshme E drejta nderkombetare dhe e drejta e brendshme si lemenje te se drejtes ne boten bashkekohore gjenden ne krye te shqyrtimeve teorike dhe praktike se per autoret e se drejtes ashtu edhe per vete subjektet shteterore
dhe organizmat e ndryshme me karakter nderkombetar. Shumica e autoreve te se drejtes kane pasur opinionin se e drejta nderkombetare s’eshte e drejte ne kuptimin e ngushte te fjales.Ne favor te këtij opinioni merreshin si arsyetime disa karakteristika qe nje te drejte e dallojne prej jo te drejtes, psh: 1.eshte konsideruar se e drejta nderkombetare perbehet prej rregullave te karakterit me teper moral, etik sesa te karakterit imperativ-juridik, pra me mbrojtjen nga ana e nje force fizike, 2.shqiptimin e mases-sanksionit, kush do ta bente ne rast te shkeljes se normave nderkombetare, sepse per rastin e shkeljes te se drejtes pozitive eshte e qarte se cili subjekt do te intervenonte, 3.shqiptimin e sanksioneve nga subjektet nderkombetare (OKB, Keshilli i Sigurimit apo ndonje tjeter) a do ta zbatoje me imponimin dhe kunder vullnetit te subjekteve shteterore apo me pëlqimin e tyre. 4.si dhe ne cfare menyre do te zbatoheshin keto sanksione, cfare do te ishte mbikëqyrja ne respektimin dhe zbatimin e tyre dhe natyrisht shume ceshtje te tjera te cilat ngrene pyetjen e parashtruar se a eshte apo s’eshte e drejte e drejta nderkombetare ne kuptimin e plote te fjales. Eshte e qarte se drejta nderkombetare paraqet teresine e normave juridike qe rregullojne marredheniet ndermjet shteteve si subjekte te kësaj te drejte. Keto marredhenie mund te jene te ndertuara ndermjet subjekteve shteterore, marredhenieve e individëve ndermjet tyre por te shteteve te ndryshme si dhe marredheniet me element te huaj. Ndersa, e drejta e brendshme eshte teresi e normave juridike te cilat rregullojne marrdheniet brenda shtetit.Kete e bene nepermjet se drejtes pozitive, nepermjet degeve te se drejtes (kushtetuese, penale, civile, familjare, trashegimore, procedures civile dhe penale etj) E drejta nderkombetare ne kuptimin e sotem ka forcen e nje te drejte te detyrueshme dhe me kete eshte ne rangun e te drejtave pozitive, fale mundesise se ngritjes se aftësive dhe mekanizmave nderkometare te mbikëqyrjes nepermjet organizatave dhe subjekteve te ndryshem lidhur me ndjekjen e ligjshmërive dhe joligjshemrieve ne gjirin e subjekteve shteterore. E drejta materiale dhe e drejta formale Ndarja e lemit ne te drejten materiale dhe te drejten formale eshte njera prej ndarjeve te rendesishme e cila luan rol ne aspektin teorik dhe praktik. Ne lemin e se drejtes materiale bejene pjese te gjitha normat juridike te cilat rregullojne te drejtat (autorizimet) dhe obligimet (detyrimet) e subjekteve te se drejtes. Pra, kete leme e përcakton përmbajtja e vet te se drejtes. Ndersa, pjesa tjeter e normave juridike te cilat mundesojne zbatimin dhe realizimin e normave juridike qe percaktojne te drejtat dhe obligimet e subjekteve te se drejtes, paraqesin te drejten formale. E drejta formale perfshin subjektet e se drejtes te cilat jane te autorizuara sipas se drejtes materiale te rregullojne nje ceshtje juridike te bazuar ne rregullen e përgjithshme juridike, pra perfshine proceduren e shqyrtimit, zgjidhjes dhe natyrisht te realizimit te se drejtes materiale. E drejta publike dhe e drejta private Ndarja e ketille e se drejtes i ka rrenjet qe nga e drejta romake, me gjithe ndryshimet dhe zhvillimin e shoqerise duke kaluar prej nje formacioni ekonomiko-shoqerore ne tjetrin. Autoret kete ndarje e bazojne ne tri kritere: 1.sipas interesit, 2.sipas subjektit (kush e ushtron te drejten), 3.sipas pushtetit (kush e ushtron pushtetin shtetëror).
View more...
Comments