Feminizmi ese

April 12, 2017 | Author: Besjan Pnishi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Feminizmi ese ...

Description

Kolegji Universitar ``Universum`` Punim Seminarik Fakulteti:Administratë Publike Lënda: Teori Politike Studenti: Besian Pnishi E-mail: [email protected]

Ese Tema: A i ka arrite qellimet e veta femnizmi?

Mentore:MsC Fitore Pacolli

Data: 12.05.2013

Hyrje Qëllimi i këtij punimi është të shtjellojë në formë të eseut temen A i ka arrite qellimet e veta femnizmi? Duke pasur parasysh se femrat ne kohërat e kaluara kanë qenë shumë të nënshtruara dhe me një fjalë ato nuk kanë qenë të integruara si dhe kanë qenë jo të barabarta në shoqërinë ku kanë jetuar ato, dhe duke i pare këto nënshtrime shumë prezente ne atë kohë më pas është lindur nevoja që të mirren disa inciativa qe keto padrejtesi dhe kjo pabarazi te zhduket njëherë e përgjithmonë, duke kërkuar kështu të drejta të barabarta edhe femrave në të gjitha proceset ku ato kanë qenë prezente. Inciativat apo levizjet të cilat janë ndërmarre per kerkimin e ketyre te drejtave dhe qellimet te cilat i kishin femrat do te mundohem të I shtjellojë më poshtë. Kjo ese është e ndarë në paragrafe. Në paragrafin e parë do të mundohem të shtjellojë në përgjithësi çka nënkuptojmë me feminizmin si një lëvizje dhe si një ideologji politike, dhe me pas do të shtjelloje shumë shkurt për llojet e feminizmit. Në paragrafin e dytë do të mundohem të shtjelloje një perkufizim te një teoricienti ku jep nje vleresim per te arrituar dhe ngecjet qe kishin femrat ne te kaluaren. Në paragrafin e trete do te mundohem te shtjelloje për lëvizjet të cilat i kanë ndërmarrë feministet per te arritur synimet apo qellimet e tyre, pra do te shtjelloje per valen e pare te femnizimit e cila ka vazhduar kryesisht gjate viteve 1840-50, pastaj per valen e dyte e cila ka vazhduar gjate viteve 1960-80 dhe me pas do te shtjelloje per valen e trete te feminizmit e cila ka vazhduar kryesisht pas

viteve te 90-ta. Në paragrafine e katert do te jape nje konkludime se a i ka arritur qellimet e veta feminizmi. Feminizmi është një lëvizje politike dhe ideologji qe ka për qëllim te avancoje rolin social të grave. Feministet kanë theksuar ate qe ata e shohin si marredhenie politike midis gjinive, supremacine e burrave dhe nenshtrimin e grave ne shumicen e shoqerive por jo ne te gjitha. Ideologjia femniste është karakterizuar pra nga dy besimet baze. Se pari, grate dhe burrat jante te trajtuar ndryshe per shkak te gjinise se tyre, dhe se dyti se trajtimi i pabarabarte mund dhe duhej te permbysej. Edhe pse shumica e femnisteve prandaj perqafojne qellimin e barazise gjinore, ajo është mashtruese të përcaktoje feminzimin ne drejtim të këtij qëllimi si disa feministe jane të dalluar me çlirimin dhe barazine duke argumentuar se kjo e fundit nenkupton se grate duhet te jene edhe ato si ``burrat``. Koncepti qendrore ne analize feministe eshte patrikana, e cila terheq vemendjen per terësine e shtypjes dhe shfrytezimit në të cilën grate jan si subjekt. Teoria feministe dhe praktika megjithate eshte shume e larmishme. Llojet e feminizmit jane: feminizmi liberal, socialist/marksiste dhe radikale. Dallimet kryesore ne mes ketyre llojeve te feminizmit jane identifikuar si dallime konvencionale. Feminizmi liberal reflekton kryesisht nje perkushtim ndaj individualizmit dhe barazive formale, si dhe njeherit eshte e karakterizuar krysisht ne kerkimin e te drejtave dhe mundesive te barabarta si ne jeten publike ashtu edhe ne ate politike. Feminizmi socialist rrjedh kryesisht nga marksizmi, ku thekson kryesisht lidhjen midis nenshtrimit femerore dhe menyres kapitaliste te prodhimit, duke udhehequr vemendjen per rendesine ekonomike te grave duke u mbyllur keshtu per familjen apo jetesen ne familje. Feminizmi radikal kryesisht shkon pertej perspektivave te traditave te krijuara politike

duke potretizuar ndarjet gjinore si ndasite me themelore dhe politikisht te rendesishem ne shoqeri, dhe keshtu bene thirrjen per ristrukturimin radikal, madje edhe tae nepermjet ristrukturimit revolucionarte jetes personale dhe te asaj familjare. Feministet radikale theksojne se ``personalja është politike`` (Heywood, A). Tayson vlereson se ``grate ne te kaluaren kane qene te shtypura nga patriarkati ne shume menyra si ne menyren ekonomike, politike, shoqerore, si dhe njeherit kane qene te shtypura edhe ne menyre psikologjike. Femrat ne ate kohe si nje mjet kryesor mbi te cilin ato ishin te mbajtura apo te mbeshtetura ishte patrikana. Ne vendet ku jetonin ato femra qe ishin te mbizoteruar nga ideologjia patrikane dallonin ne shume fusha nga ato femra ku jetonin ne ato pjese ku nuk ishte apo nuk bente pjese ideologjia patrikane``. Nga ky vleresim i ketij teoricienti vlene te nenkuptohet qe femrat ne te kaluaren kane qene te nenshtruara nga gjinia mashkullore apo me nje fjalë janë lënë pas dore, si dhe me pas nenkuptojme qe femrat te mbizoteruar nga patrikane kane nje dallim te konsiderueshem nga femrat ku jetonin ne ato vende ku nuk bente pjese kjo ideologji. Por me pas femrat kuptuan qe po iu behej nje nenvleresim ndaj tyre dhe ato keshtu filluan qe te mobilizoheshin dhe qe te fillonin të i kërkon edhe ato te drejtat e tyre (owl.english.purdue.edu). Feministet per te i arritur qellimet e veta I kane ndermarre disa inciativa apo levizje ne periudha te ndryshme. Keto levizje apo siç njihen ndryshe si vala te feminizmit me aktivitetet e tyre kane arritur qe te i zhdukin shume pabarazi si dhe njeherit kane arritu qe edhe femrat te konsiderohen te njejta

me meshkujt pa asnje dalllim ne mes tyre. Keto levizje te cilat jane ndermarre nga femistet per te i arritur qellimet e veta jane: Vala e pare e femnizmit ishte nje levizje femniste e cila ishte inicuar nga femrat gjate viteve 1840 dhe 1850, e cila kishte nje lidhje te ngushte me levizjen e grave per te drejtat e tyre ne votim. Sipas kesaj levizje arritja e votes edhe nga femrat ishte diçka shumë normale dhe mbi te gjitha ishin te sigurta qe kjo e drejte e tyre per vote duhej te ishte edhe me heret. Edhe me te gjithe neshtrimin qe iu behej femrave ato prape ishin te mendimit qe e drejta per vote ishte nje e drejte e pamohueshme dhe se askush nuk ka te drejt qe te ja mohoj kete te drejte atyre (Giddens,2000). Vala e dyte e feminizmit ishte nje peridhe e aktivitetit feminist qe filloi ne fillim te viteve te 60-ta se pari u perhape ne SHBA por nderkohe u perhape edhe ne disa pjese te Europes me saktesishte ne Europen Perendimore. Fillimisht ne SHBA kjo levizje u quajt si ``Levizja per çlirimin e femres`` dhe kjo forme e levizjes vazhdoi kryesisht deri ne fillimi te viteve te 80-ta. Kjo levizje mori permasa boterore duke u perhapur edhe ne disa pjese te Azise gjate viteve te 80-ta dhe me pas u perhaps pothuajse net e gjitha vendet e botes. Femrat kane qene jashtezakonisht shume aktive gjate viteve te 60-ta ato merrnin pjese pothujase ne te gjitha inciativat te cilat ishin ndermarre qe te gjithe te kishin te drejta te barabarta pa asnje dallim ne mes tyre. Si nje pjesmarrje e tyre ishte ne levizjet per te drejtat e civileve, pjesmarrja ne levizjet kunder luftes ne Vietnam pastaj e kemi pjesmarrjen ne levizjet per te drejtat studentore me nje fjale ato ishin shume aktive pothuajse ne te gjitha aktivitetet e ndryshme qe organizoheshin dhe qe kishin per qellim qe te zhduknin pabarazi qe kishte qene prezente per nje kohe te gjate. Por me te gjithe kontributin e tyre femrat prapeseprape ishin te diskriminuara, atyre u muhoej njohja dhe pergjegjesia qe e kishin arritu gjate

karrieres se tyre. Femrat nepermjet kesaj forme te levizjes apo vales kane arritur qe te i paraqesin synimet apo qellimet e tyre siç ishin ato te lidhura me familjen, vendin e punes ku ato punonin, pastaj te drejtat reproduktive siç ishin ato te lidhura me pavaresite e ndryshme ligjore, ne pergjithesi si synim primar I ketyre femrave ishte qe te I zhdukin ato pabarzi te cilat ishin prezente ne ate kohe. Kjo vale apo levizje e femrave arriti nje sukses te konsiderueshem drejt permbushjes se kerkesave te tyre, si p.sh ne SHBA kemi miratimin e e shume akteve te ndryshme per zhdukjen e pabarazive te ndryshme qe kishin qene prezente ne ate kohe, me nje fjale kjo forme e levizjes eshte treguar shume e sukseshme drejt permbushjes se synimeve apo qellimeve te femnisteve qe edhe ato te jene te barabarta pa asnje dallim. www.pacificu.edu/magazine. Vala e trete e femnizmit ishte nje levizje e inicuar nga femrat kryesisht pas viteve te 90-ta. Kjo levizje ishte ne nje fare forme si themeli kombetare qe mbeshteste ne menyre te konsiderueshme te rinjet ne krijimin e modeleve te reja te lidershipit te cilat forcojne keshtu edhe perpjekjet e komunitetit per te i rezistuar shtypjes dhe mbi te gjitha duke synuar keshtu per te bere nje siguri ne drejtesi ne pozitat e udhehequra nga grate e reja, pastaj nga ato femrat transseksuale pra me nje fjale duke synuar keshtu nje barazi gjinore pa pasur ndonje dallime ne mes te atyre femrave nga ato femra qe jane me preferenca tjera seksuale ( Thirdwavefoundation.org). Feminizmi ka ndryshuar jeten e shume grave duke krijuar keshtu ne nje fare forme si nje bote te re per te i rritur keshtu mundesite per femrat si ne arsimim, pastaj ne fuqizimin e femrave ne pozitat ku ato i gezojne me punen dhe aktivitetin e tyre, pastaj fuqizimin e e femrave ne art si dhe te teorise feministe, me nje fjale ajo ka arritur qe te beje shume ndryshime ne shume

sektore te jetes se femrave. Qellimet e feministeve ishin te thjeshta pra ky qellim ishte qe edhe grate te kene lirite dhe mundesite e barabarta dhe mbi te gjitha qe ato te kene kontroll mbi jeten e tyre ( womenshistory.about.com).

Konkluzioni- Ne baze te analizes qe kam bere, kam ardhur ne perfundim qe po feminizmi i ka arritur qellimet e veta. Feminizmi qellimet e veta i ka arritur nepermjet levizjeve te ndryshme qe jane ndermarre pra ku keto levizje i kam cekur edhe ne paragrafet me lart. Qellimet primare qe i kishin femnistet jane arritur ne pergjithesi ne shume fusha dhe sektore te ndryshem. Edhe pse disa prej femrave theksojne qe qellimet e tyre nuk jane arritur, une nuk mendoje keshtu pasiqe qellimet te cilat jane paraqitur nga to jane arritur p.sh duke filluar nga fitimi i te drejtes se votes edhe nga femrat, pastaj e kemi fitimin e shume te drejtave ne pune me pas fitimin e te drejtave te barabarta ne paga pa asnje dallim nga gjinia mashkullore, pastaj me pas kemi fitimin e te drejtave ne arsimim, shendetesi, kulture, pastaj e kemi fitimin e te drejtave te grave, grave lezbike si dhe shume te drejta te tjera qe jane arritur per femrat nerpermjet levizjeve apo inciativave te ndryshme. Pra nga kjo mund te konkludoje qe qellimet e femnisteve jane arritur.

Literatura Giddens A, 2000, ``Sociologjia``, Tiranë. Heywood A, 2008, ``Politikal Ideologies ``. owl.english.purdue.edu. www.pacificu.edu/magazine. Thirdwavefoundation.org. womenshistory.about.com.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF