Fan Noli - Libri i Pesëdhjetëvjetorit

May 11, 2017 | Author: Bislim Elshani | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Sachbuch...

Description

LIBRI I PESËDHJETËVJETORIT

1

(Skicë fjalimi)

Më 1960 u hartua dhe u botua nga F.Noli libri “Pesëdhjetëvjetori i Kishës Ortodokse Shqiptare (1908-1958)”. Me këtë rast, më 7 gusht 1960, ai mbajti këtë fjalim, ku i njohu bashkatdhetarët me vlerat e librit.

Hyrje. Përvjetori 1908-1958

1. Ilustrime. Nuk është një libër me ilustrime dhe fotografi i llojit të një reviste për jetën, siç e prisnin disa nga djemtë tanë. Ne nuk kemi mundësi të botojmë një libër kaq ambicioz. Është i kufizuar në 147 fotografi të kishave, komiteteve të kishave, Komitetit Ndihmës të Zonjave, koreve, hierarkëve drejtues, priftërinjve të sotëm dhe të shkuar të famullive tona. Këto fotografi na kanë kushtuar gati 1.750 dollarë, që do të thotë gjysma e asaj që ka kushtuar i gjithë libri. Çmimi mesatar i çdo fotografie është rreth 12 dollarë. Kjo do të na japë idenë se sa kushton sot një libër i ilustruar. 2. Shpenzime. Libri na ka kushtuar gati 3.300 dollarë për 700 kopje. Nga këto 700 kopje duhet të heqim 150 kopje që do të shpërndahen si dhurata për reklama. Kështu që na mbeten 550 kopje për shitje. Çmimi i shitjes me pakicë është 6 dollarë copa. Çmimi i shitjes me shumicë është 4.80 dollarë për kishat që blejnë më shumë se 5 kopje. Me qenë se kishat do të blejnë më shumë kopje se sa personat e veçantë, çmimi mesatar do të jetë rreth 5.40 dollarë. Po të supozojmë se do t’i shesim të 550 kopjet për 5.40 dollarë do të mbledhim gjithsej 2.970 dollarë. Kjo do të thotë 320 dollarë më pak se sa kemi shpenzuar para të thata nga thesari. Thashë pare të thata sepse përpiluesi i librit nuk kërkoi asnjë qindarkë për punën e tij. Dhe më besoni, ajo ishte punë shumë e vështirë. Atij iu deshën gati dy vjet të gërmonte gjithë materialin e duhur për librin. Ata që kanë botuar libra të bazuar në punë kërkimore, më kuptojnë. Për këtë do t’ju them më shumë në fund të predikimit tim. 3. Histori. Libri i përvjetorit tregon në vija të përgjithshme historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai përmban përmbledhjen më të plotë që është shkruar ndonjëherë për këtë çështje. Informacioni është i kohës dhe nuk mund ta gjeni në asnjë libër tjetër. 4. Biografi. Për shumicën e shqiptarëve dhe joshqiptarëve të interesuar rreth këtij subjekti, protagonistë të tillë të mëdhenj të Rilindjes së Kishës Shqiptare, si mitropolit Platoni, mitropolit Kristofor Kissi, peshkop Agathangel Chamche, kryeprifti Alexander Jacob Grigorieff, kryeprifti Vasil Marko dhe së fundi, por jo i fundmi, kryeprifti Alexander Hotovitzky, janë emra të njohur. Në këtë libër ju mund të gjeni fotografitë e tyre, biografitë e tyre dhe kontributin e paçmuar për kishën tonë. Këtë nuk mund ta gjeni në asnjë libër tjetër.

2

5. Famullitë. Në këtë libër do të gjeni historinë e famullive të ndryshme të dioqezës, fotografi të kishave të tyre, priftërinjve, drejtuesve të koreve dhe të fëmijëve të shkollës së të dielës. Dhe do të krijoni një ide të përgjithshme se sa shumë kanë punuar të gjithë ata për të ndërtuar famullitë e tyre përkatëse. Këto histori nuk mund t’i gjeni në asnjë libër tjetër. 6. Fotografi të rralla. Në këtë libër do të gjeni disa fotografi të rralla me rëndësi shumë të madhe historike: P.N. Luarasi, themeluesi i të parës shoqëri patriotike shqiptare në Shtetet e Bashkuara, në Jamestown, N.Y., më 1905. Themeluesit e Shkollës Normale të Elbasanit, 1909. Themeluesit e Vatrës, 1912. Hierarkët e Sinodit të Parë Ortodoks të Shqipërisë, 1923. Vissarion Xhuvani, 1930. Për secilën nga këto foto mund të shkruani një vëllim. Një koleksion fotografish kaq të rralla nuk mund ta gjeni në asnjë libër tjetër. 7. Pojani. Në këtë libër do të gjeni një fotografi të Manastirit të Shën Mërisë në Pojan, ndërtuar në shek. XIV. Praktikisht të gjitha monumentet e rëndësishme në qytetet më të mëdha të Shqipërisë u shkatërruan dhe u kthyen në gërmadha nga pushtuesit e ndryshëm. Ato që kanë arritur deri tek ne janë ato që ndodhen në fshatrat e vegjël larg rrugës, të cilat asnjë pushtues nuk guxoi t’i trazonte. Një nga këto monumente është Manastiri i Shën Mërisë në Pojan, një kryevepër e arkitekturës bizantine. Dy monumente të tjera të të njëjtit tip janë Kisha e Shën e Premtes në Valësh dhe Kisha e Shën Nikollës në Shelqz, që të dyja në zonën e Shpatit, ku ndodhen edhe kryeveprat e At Onufrit, një piktor i madh shqiptar i ikonave në shek. 16. Një monument tjetër i madh bizantin është Kisha e Shën Nikollës në Voskopojë, kisha e një mijë ikonave, nga dy vëllezërit Athanas Zografi dhe Kostandin Zografi, që të dy nga Korça, që lulëzuan nga viti 1720 deri më 1764. Fotografitë e kishave të Shpatit dhe Voskopojës nuk gjenden në këtë libër. I përmenda sepse, kur isha metropolit në Durrës, Shpati me ato dy kisha të famshme i takonte dioqezës sime. Akoma më shumë, në një nga udhëtimet e mia unë vizitova Voskopojën dhe Kishën e saj të famshme të një mijë ikonave. Voskopoja m’u duk si një qytet me mbeturina antike rrethuar me zhavor dhe disa kasolle të varfra, ku jetonin ata pak banorë që qëndronin aty sepse nuk kishin vend tjetër ku të shkonin. Në shekullin e 18-të kish qenë një nga qytetet më të lulëzuara të artit dhe kulturës. Voskopoja kishte 40 kisha. U shkatërruan nga bejlerët fqinjë. Por ata plaçkitën vetëm dyqanet. Kishat nuk i prekën, ndoshta sepse disa prej tyre ishin gjysmë të krishterë dhe që të gjithë, edhe pse myslimanë, nuk mund të mendonin të kryenin një sakrilegj. Katastrofa e plotë e qytetit ndodhi kur erdhën francezët në Luftën e Parë

3

Botërore dhe grekët në Luftën e Dytë. Ata morën me vete të gjitha ikonat që mund të shkuleshin duke përfshirë edhe ikonat e altarit, të cilat ishin kryevepra të gdhendjes në dru. Ato kryevepra mund t’i shihni sot në muzeumet e Parisit dhe Athinës. Për fat pikturat e vëllezërve të mëdhenj ishin mbi mur dhe nuk mund të lëvizeshin. Ato janë akoma atje. Unë i pashë më 1923. Pikturat në mur ilustronin Revolucionin e Apokalipsit, libri i fundit i Dhjatës së Re. Aty do të shihni Katër Kalorësit e Apokalipsit, engjëjt që zbrazin vazot e zemërimit hyjnor mbi tokë, dragoi që ndjek gruan e gjorë me fëmijën, përbindshat e Apokalipsit, ardhjen e Mesias bashkë me engjëjt nga retë dhe Jeruzalemin qiellor duke zbritur mbi tokë. Është një spektakël vigan që të ngre shpirtin peshë, të cilin gjithkush që shkon në Shqipëri duhet ta shohë. I përmenda këto kryevepra për një arsye të veçantë. Shumë pak nga njerëzit tanë mendojnë se shqiptarët kurrë nuk kanë krijuar diçka në art. Gjithkush e sheh Shqipërinë si një vend që ka nxjerrë vetëm luftëtarë të mëdhenj, vringëllues shpatash, fermerë, lopçarë dhe aspak art. Do ta ndërroni mendimin kur të shihni peizazhin e gjithë Shqipërisë zbukuruar nga kishat me arkitekturë bizantine dhe romane dhe muret e tyre zbukuruar me afreske dhe kryevepra të pikturës. Në fakt, gjatë pushtimit turk, shqiptarët ishin të famshëm në gjithë perandorinë si mjeshtra ndërtimi dhe arkitektë. Në shumë raste këta mjeshtra ndërtimi thirreshin nga sulltanët e Turqisë për të ndërtuar xhami dhe objekte të tjera në Konstandinopojë dhe qytete të tjerë të mëdhenj të Perandorisë Osmane. Kjo është arsyeja që e vura fotografinë e manastirit të Pojanit në libër.

Përmbledhje Ju thashë më parë që përpiluesi i këtij libri nuk mori asnjë qindarkë për punën e tij. Tani dua të bëj një korrigjim. Ky është një nga librat më të rëndësishëm që është botuar ndonjëherë nga Kisha jonë, ose më i rëndësishmi. Dhe kënaqësia morale që pata nga hartimi i gjithë këtij materiali vlen më shumë se milionat. Në se doni të bindeni vetë, blijeni dhe lexojeni. Do të përfitoni diçka prej tij. Ky është vërtet një libër për lavdinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, themeluesin e saj të madh Shën Palin, Apostullin e Xhentilëve*, Zotin dhe Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin. Amen!

---------* njerëz jo të racës çifute – shën. i përkth.

LIBRI I PËRVJETORIT TË PESËDHJETË TË KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE NË AMERIKË

4

1908-1958

Hartuar nga MITROPOLIT FAN S. NOLI, DIPL. MUZ., DR.FIL.

Botuar nga Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë Boston, Masaçusets 1960

Titulli i origjinalit:

FIFTIETH ANNIVERSARY BOOK OF THE ALBANIAN ORTHODOX CHURCH IN AMERICA 1908-1958

Compiled by METROPOLITAN FAN S. NOLI, MUS. B., Ph.D.

Published by the Albanian Orthodox Church in America Boston, Massachusetts 1960

KY LIBËR PËRVJETORI

5

U KUSHTOHET ME MIRËNJOHJE TË TRE MISIONARËVE TË MËDHENJ RUSË MITROPOLITIT PLATON ROZHDESTVENSKI KRYEPRIFTIT ALEKSANDËR HOTOVICKI KRYEPRIFTIT ME MITËR JAKOB E. GRIGORIEF TË CILËT NA NDIHMUAN NË THEMELIMIN E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE NË AMERIKË

PËR KUJTIM TË TOMAS UDROU UILSONIT 1856-1924 KRYETARIT TË NJËZETESHTATË TË SHTETEVE TË BASHKUARA 1913-1921 AMERIKANIT TË LAVDISHËM E MIKUT TË MADH TË KOMBEVE TË VOGLA I CILI E SHPËTOI SHQIPËRINË NGA COPËTIMI NË FUND TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE DUKE DENONCUAR TRAKTATIN E FSHEHTË TË LONDRËS TË V.1915 DHE DUKE THEMELUAR LIDHJEN E KOMBEVE E CILA RIAFIRMOI PAVARËSINË E SHQIPËRISË PËR KUJTIM TË MISIONARËVE TË MËDHENJ HIERARKË ARKIPESHKVIT NIKOLAI ZIOROV 1851-1915

6

PATRIARKUT TIKHON BELAVIN 1865-1925 MITROPOLITIT PLATON ROZHDESTVENSKI 1866-1934 MITROPOLITIT TEOFIL PASHKOVSKI 1874-1950 TË CILËT E FORMUAN KISHËN ORTODOKSE RUSE NË AMERIKË BIJË E SË CILËS ËSHTË KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE NË AMERIKË DHE TË CILËT I VUNË THEMELET KISHËS ORTODOKSE AMERIKANE TË SË ARDHMES

PËR KUJTIM TË KLERIKËVE TË NDJERË TË KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE

MITROPOLIT KRISTOFOR KISIT MITROPOLIT HIEROTHEOS ANDON JAHOS MITROPOLIT VISARION XHUVANIT PESHKOP AGATHANGJEL ÇAMÇES ARKIMANDRIT THIMI THEODOSIT ARKIMANDRIT HARALLAMB ÇALAMANIT KRYEPRIFT ME MITËR JAKOB GRIGORIEFIT KRYEPRIFT ME MITËR VASIL MARKOS KRYEPRIFT DHOSI KATUNDIT KRYEPRIFT NIKOLLA REHOVËS

7

KRYEPRIFT VANI ÇANIT KRYEPRIFT NIKOLLA KRISTOFORIT IKONOM VANGJEL LUBONJËS IKONOM ANASTAS SOTIRIT IKONOM SOTIR TOLLKUÇIT IKONOM LLAMBI FLOQIT SAKËLLAR NIKOLLA NIKOLLAUSIT TË PËRNDRITSHËM KRISTO NEGOVANIT TË PËRNDRITSHËM STATHI MELANIT TË PËRNDRITSHËM MARK KONDILIT TË PËRNDRITSHËM NAUM CERES TË PËRNDRITSHËM PANDO SINICËS TË PËRNDRITSHËM PANDELI ÇEÇOS TË PËRNDRITSHËM DAMIAN ANGJELIT

TË PËRNDRITSHËM VASIL MANDIT TË PËRNDRITSHËM PETRO ÇALËS TË PËRNDRITSHËM GJERGJ SULIT

PËR KUJTIM TË MARTIRËVE TË RILINDJES SHQIPTARE

TË PËRNDRITSHËM KRISTO NEGOVANI TË PËRNDRITSHËM STATHI MELANI KOLONELIT THOMSON KOLONELIT BAJRAM CURRI

8

KAPITENIT RIZA CEROVA KOTO HOXHIT NAUM VEQILHARXHIT PETRO NINI LUARASIT ANESTI KULLURIOTIT AVNI RUSTEMIT QAZIM KOCULIT LUIGJ GURAKUQIT ISA BOLETINIT THEMISTOKLI GËRMENJIT SPIRO KOSTURIT KOZMA TREBICKËS GANI BUTKËS QAMIL PANARITIT VASIL TROMARËS HAKI GLINËS

PËR KUJTIM TË PIONIERËVE DHE MIQVE TË RILINDJES SHQIPTARE ISMAIL QEMALIT ABDYL FRASHËRIT SAMI FRASHËRIT NAIM FRASHËRIT KOSTANDIN KRISTOFORIDHIT EFTHIM MITKOS NIKOLLA NAÇOS JANI VRETOS VASO PASHË SHKODRANIT FAIK KONICËS

9

ANDON ZAKO ÇAJUPIT SOTIR PECIT SHAHIN KOLONJËS KRISTO LUARASIT Profesor NORBERT JOKLIT Zonjushës ALMINA KARNARVON OBRI HERBERTIT EDITH DURHAMIT HENRI NOEL BREILSFORDIT MEHMET KONICËS VANI CIKO KOSTURIT SPIRO BELLKAMENIT Dr. MIHAL TURTULLIT KRISTO DAKOS KOSTA ÇEKREZIT THANAS TASHKOS JANI VRUHOS SPIRO DINES GJERASIM QIRIAZIT Të përndritshëm GJERGJ FISHTA

10

PARATHËNIE

11

Ky libër përmban:

1. Historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Ndonëse i shkurtër, ky është vështrimi më i thukët që është shkruar për këtë temë. Ai mund të shërbejë si një përmbledhje për zgjerim të mëtejshëm në të ardhmen. 2. Një biografi të mitropolit Nolit. Madhësia e këtij libri nuk lejoi një biografi të plotë. Andaj, ajo është pak a shumë më e hollësishme nga viti 1882 deri më 1908, viti i shugurimit të Fan Nolit, meqë shumë pak dihet për të kaluarën e tij. Biografia pas vitit 1908 është pothuajse e skicuar. Ka shumë gjasë që kjo zbrazësirë të plotësohet në të ardhmen. Nga ana tjetër, lista e plotë e veprave të Fan Nolit është dhënë këtu për herë të parë. 3. Historinë e kishave lokale të Dioqezës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. 4. Një përmbledhje të gjerë të fotografive të klerikëve dhe laikëve, të cilët kanë lozur një rol në historinë e Kishës sonë. 5. Një listë të biografive të klerikëve dhe laikëve të cilët drejtpërdrejt ose jo i kontribuan idealit të Rilindjes së Kishës Shqiptare. Ky libër duhej të botohej më 1958, në përvjetorin e pesëdhjetë të themelimit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Botimi u vonua ngaqë grumbullimi i këtij materiali të pasur dhe hartimi i veprës mori më se dy vjet. Ne kërkojmë ndjesë përunjësisht për këtë vonesë.

Hartuesi

Boston, Mass. Dhjetor 19, 1959

12

PASQYRA E LËNDËS LIBRI I PESËDHJETË VJETORIT (FJALIM)...................................................7 PËR KUJTIM PRESIDENTIT UILSON..................................................................13 MISIONARËVE TË MËDHENJ HIERARKË RUSË............................14 KLERIKËVE TË KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE........................15 MARTIRËVE TË RILINDJES SHQIPTARE........................................16 PIONIERËVE DHE MIQVE TË RILINDJES SHQIPTARE.....................17 PARATHËNIE...........................................................................................19 PASQYRË HISTORIKE E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE NGA SHËN PALI DERI TE SKËNDERBEU.......................................23 PERIUDHA TURKE........................................................................25 E KALUARA RUSE....................................................................................28 PERIUDHA ALASKE.....................................................................28 PERIUDHA E SAN-FRANCISKOS...................................................28 PERIUDHA E NJU-JORKUT...........................................................29 PERIUDHA SHQIPTARE................................................................30 KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE NË AMERIKË.........................................38

13

FONDI STUDENTOR.....................................................................39 KALORËSIT E SHËN GJERGJIT.....................................................40 GOSTIA E PËRVJETORIT...............................................................42 LETËR NGA ATË HOTOVICKI.......................................................44 SKICË BIOGRAFIKE E MITROPOLIT FAN STILIAN NOLIT KOLONIA USHTARAKE................................................................47 GJYSHI GJERGJ NOLI..................................................................48 GJYSHJA SUMBA NOLI................................................................48 GJYSHI MITRUSHI.......................................................................49 VITET E HERSHME.......................................................................50 SHKOLLA FILLORE GREKE...........................................................51 STILIAN GJERGJ NOLI.................................................................52 NDËRGJYQËSIA...........................................................................53 GJERD KAPEDANI.......................................................................54 SI FILLOI KOKËÇARJA.................................................................56 TRE PASIONE...............................................................................57 GJIMNAZI GREK..........................................................................58 EDUKIMI SHQIPTAR....................................................................61 LAMTUMIRË, IBRIK-TEPE...........................................................65 KUJTIME.....................................................................................68 VËLLAI I MADH DHIMITRI...........................................................72 FUNDI I IBRIK-TEPESË SHQIPTARE.............................................76 KONSTANDINOPOJA....................................................................82 TEATRI........................................................................................86 EGJIPTI........................................................................................93 SHTETET E BASHKUARA.............................................................100 SHUGURIMI.................................................................................104 SHKOLLIMI I LARTË....................................................................106 KARRIERA KISHTARE..................................................................107 PUNA ORGANIZATIVE.................................................................107 PUNA GAZETARESKE...................................................................108 KONICA DHE NAÇO....................................................................108

14

DELEGAT I KISHËS......................................................................109 KRYETAR I VATRËS....................................................................110 DELEGAT NË LIDHJEN E KOMBEVE............................................111 KARRIERA POLITIKE...................................................................113 DANIELI NË SHPELLËN E LUANËVE.............................................114 KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË......................................................118 AMERIKANIZMI I KISHËS............................................................120 NDIHMA DHE ZEMËRGJERËSIA E VATRËS....................................120 KOMENTI GREK...........................................................................121 LIBRA NGA MITROPOLIT FAN NOLI........................................................122 KOMENTE MBI “BETHOVENI DHE REVOLUCIONI FRANCEZ”......................128 KOMENTE TË NDRYSHME........................................................................135 KISHAT E DIOQEZËS................................................................................137 KATEDRALJA E SHËN GJERGJIT, BOSTON, MASS........................138 KISHA E SHËN GJON HYJNORIT, BOSTON, MASAÇUSETS...........140 KISHA E SHËN MËRISË SË PARALAJMËRUAR, NATIK, MASAÇUSETS 140 KISHA E SHËN MËRISË PRANUAR, UORÇESTER, MASAÇUSETS..141 KISHA E SHËN NIKOLLËS, SAUTHBRIXH, MASAÇUSETS.............143 KISHA E SHËN GJERGJIT, BRIXHPORT, KONEKTIKAT.................144 KISHA E SHËN NIKOLLËS, NJU-JORK, NJ.-J................................146 KISHA E KRISHTIT MBRET, ALBANI, NJ.-J.................................148 KISHA E SHENJTORËVE PJETËR DHE PAL, ROÇESTER, NJ.-J.......149 KISHA E SHËN ILIAS, XHEJMSTAUN, NJ.-J..................................150 KISHA E SHENJTORËVE PJETËR DHE PAL, FILADELFIA, PA........151 KISHA E SHËN GJON GOJARTIT, FILADELFIA, PA.......................152 KISHA E SHËN E PREMTES, KLEVELEND, OHAIO........................153 KISHA E SHËN THOMAIT, DETROIT, MIÇ....................................153 LISTA E BIOGRAFIVE...............................................................................155 LIBRA KISHTARE.....................................................................................172 LIBRI NË ANGLISHT.................................................................................183

15

PASQYRË HISTORIKE E

KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE NGA SHËN PALI DERI TE SKËNDERBEU

Shën Pali, në Letrën drejtuar Romakëve, kreu 15, vargu 19, thotë: “Unë kam predikuar me sukses Ungjillin e Krishtit kudo që nga Jerusalemi e në Iliri”. Po ashtu, në Letrën për Titin, kreu 3, vargu 12, Shën Pali thotë: “Kur t’ua çoj Artemin ose Tihikun, përpiquni me çdo kusht të dilni të më prisni në Nikopol, sepse kam vendosur ta kaloj dimrin aty”. Këto dy pasazhe janë përkthyer nga Shën Jeronimi, përkthyesi i parë i Biblës në latinisht, me domethënie se Shën Pali kishte vizituar Ilirinë dhe ai ishte i pari që ua predikoi Ungjillin ilirëve, paraardhësve të shqiptarëve. Farlati, dijetari i famshëm jezuit, i cili ka shkruar historinë kishtare të Ilirisë, në shtatë vëllime monumentale, pajtohet me Shën Jeronimin rreth punës misionare të Shën Palit në Iliri. Më tutje, ai shton se Shën Pali, gjatë udhëtimit të tij në Iliri, vizitoi Durrësin në bregdetin Adriatik. Konica, në librin e tij “Shqipëria: Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore” rrëfen se ka të dhëna të dokumentuara për ekzistencën e një bashkësie të krishterë në Durrës në vitin 58 pas Krishtit, në kohën e Neronit. Në martirologjinë romake katolike gjejmë emrin e Shën Astit, peshkop i Durrësit, në shekullin e dytë pas Krishtit. Pos kësaj, gjendet e shënuar se disa peshkopë të

16

Shqipërisë përfaqësuan dioqezën e tyre në Këshillin e Parë Ekumenik të Nikeas më 325 para Krishtit. Në fillim Shqipëria ishte nën juridiksionin e papëve. Gjatë kësaj periudhe misionarët katolikë romakë vazhduan punën e Shën Palit në Shqipëri. Kjo shpjegon arsyen pse të gjithë emrat kishtarë në gjuhën shqipe rrjedhin nga latinishtja. Për shembull, shqip mesha nga latinishtja missam; shenjt nga sanctum; altari nga altarem; kreshma nga quadragesimam; Kërshëndellat nga Christi Natalia; Rushajet nga Rosalia; kryqi nga crucem. Këta janë vetëm disa shembuj. Si pjesë e Ilirisë, Shqipëria i takonte Selisë romake deri atëherë kur Leoni III Isauriani, perandor i Bizantit, e shkëputi atë nga Roma në vitin 732 pas K. dhe ia dha Patriarkanës së Kostandinopojës. Kjo ishte përgjigjja e tij papë Grigorit III, i cili e kishte shkishëruar atë si një ikonëthyes heretik. Më vonë bullgarët dhe serbët u futën si një pykë nga Maqedonia në Selanik dhe penguan Patriarkanën greke që të mund të krijonte një kontroll të ngushtë në Shqipëri. Luftëtarët e kryqëzatës, venecianët dhe napolitanët shkatërruan pothuajse tërësisht gati të gjitha fitoret e patriarkëve grekë, që përbëheshin nga tri pika ortodokse greke: njëra nga Prizreni në Shkodër e Tivar në Veri; tjetra nga Ohri në Krujë e Durrës; dhe e treta nga Janina në Gjirokastër e Vlorë në Jug. Këto pyka ishin pothuajse të dobëta dhe ngadalë po shtyheshin ose po zhdukeshin tërësisht. Në fillim të shekullit XV Shqipëria ishte në pjesën dërrmuese katolike, me tetëmbëdhjetë seli episkopale të ritit latin, disa prej të cilave kishin një histori të pandërprerë që nga agu i krishtërimit e deri në ditët tona. Kemi të dhëna të dokumentuara që na japin datat kur princat shqiptarë më me influencë u bënë katolikë: Topiajt e Krujës përmenden si katolikë më 1208; Muzakët dhe Aranitët e Shqipërisë Qendrore më 1318; Zenebishët e Gjirokastrës dhe Shpatajt e Artës më 1354; Balshajt e Shkodrës më 1369; Dukagjinët më 1400; Kastriotët më 1407. Disa prej këtyre princave dhe peshkopëve qenë katolikë të ritit latin dhe disa qenë katolikë të ritit bizantin, ose unitë. Për shembull, Milan Shuflaj, dijetari kroat, thekson në Illyrisch-Albanische Forschungen se gjatë mbretërisë së dinastisë Anzhuine (12721368) kishte dy kryepeshkopë në Durrës, një të ritit latin dhe një të atij bizantin. E dimë se peshkop Stefani i Krujës i takonte ritit bizantin nga një nënshkrim i emrit të tij greqisht në një traktat ndërmjet Skënderbeut dhe Alfonsit V të Napolit, më 1451. Pastaj, sipas një dorëshkrimi të zbuluar nga historiani rumun, Marinesku, atë Helia, kapelan i kontigjentit napolitan të vendosur në Krujë, kryeqytet i Skënderbeut, ankohet se nuk ka mundur të gjejë në atë qytet një dhjak që do të mund të lexonte në latinisht dhe t’i ndihmonte në shërbimet e tij. Kjo do të thotë se të gjithë priftërinjtë e Krujës do të kenë qenë ortodoksë të Lindjes dhe se mund të lexonin greqisht, por jo edhe latinisht. Kjo do të thotë po ashtu se Kastriotët e Krujës, duke përfshirë edhe Skënderbeun, ishin katolikë të ritit bizantin dhe jo të atij latin.

17

PERIUDHA TURKE

Pas vendosjes së Perandorisë Osmane, ishte e natyrshme që katolikët e ritit bizantin, ose unitët, të bashkoheshin me Patriarkanën e Kostandinopojës. Sulltanët e Turqisë ishin në luftë me papët e Romës dhe favorizonin patriarkët e Kostandinopojës. Nga fundi i shekullit XIX afro 70% e popullsisë shqiptare ishin myslimanë, 20% ortodoksë lindorë, shumica në Shqipërinë Jugore dhe 10% ishin katolikë, shumica në Veri. Gjatë sundimit turk (1478-1912) kishte pesë dioqeza ortodokse të Lindjes në Shqipëri, përkatësisht në Prizren, Durrës, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. Të gjithë peshkopët e këtyre dioqezave kishin titullin e vjetër të mitropolitit. Me përjashtim të mitropolitit të Prizrenit, i cili ishte rëndom serb pas gjysmës së shekullit XIX, të gjithë mitropolitët e tjerë ishin grekë. Si të tillë ata kishin për detyrë të helenizonin shqiptarët ortodoksë nën juridiksionin e tyre dhe t’i kthenin ata në patriotë grekë. Për këtë qëllim ata përdorën kishat dhe shkollat greke, të cilat ishin të vetmet të lejuara për ortodoksët shqiptarë në Turqi. Ata shkishëronin çdo besimtar ortodoks që guxonte ta quante veten shqiptar ose të lexonte librat shqip. Ata mendonin se edhe vrasja ishte një armë e ligjshme për të helenizuar Shqipërinë Jugore dhe për t’ia aneksuar atë Greqisë. Shkishërimi i Vani Kosturit të Korçës dhe vrasja e të përhirshmit atë Kristo Negovanit më 1905 janë dy shembuj të njohur mirë të kësaj politike. Nga ana tjetër, turqit përdorën xhamitë e tyre myslimane dhe shkollat e tyre turke për t’i shndërruar shqiptarët myslimanë në turq. Katolikët e Veriut kishin katër peshkopë dhe dy kryepeshkopë mitropolitë, një në Shkodër e një në Durrës. Ata ishin të vetmit që mund të predikonin shqip në kishat e tyre dhe të mësonin gjuhën shqipe në shkollat e tyre të famullisë. Mund ta bënin këtë, sepse gëzonin mbrojtjen e Perandorisë Austriake dhe të Fuqive të tjera Katolike të Europës. Këto kushte që përmendëm më lart mbizotëronin kur Fan Noli u shugurua prift nga mitropolit Platoni në Nju-Jork më 1908 dhe filloi misionin e tij në Boston si degë e Kishës ruse në Amerikë. Programi i tij ishte, së pari, që të predikohej në një gjuhë që e kuptonte populli, do të thotë që të përdorej shqipja në vend të greqishtes në kishat që përbënin rrethin kishtar shqiptar; së dyti që të ishin priftërinj dhe peshkopë shqiptarë në vend të priftërinjve dhe peshkopëve grekë, të cilët ishin agjentë politikë të një qeverie të huaj; së treti, që të themelohej Kisha Autoqefale në Shqipëri. Ky emancipim nga patriarku i Kostandinopojës ishte doemos i nevojshëm, pasi ai ishte udhëheqës politik dhe fetar i grekëve nën sundimin turk. Si i tillë patriarku i Kostandinopojës gëzonte disa të drejta të veçanta që nga pushtimi turk i Kostandinopojës në vitin 1453 e deri më 1923. Në këtë vit grekët u dëbuan nga Turqia prej Mustafa Qemalit, me përjashtim të afro 100 mijë grekëve në qytetin e Kostandinopojës.

18

Të drejtat e posaçme që gëzonte patriarku grek i Kostandinopojës ishin këto: ai njihej si etnark zyrtar, që do të thotë si udhëheqës kombëtar i të gjithë të krishterëve ortodoksë të Perandorisë Turke, që quheshin Rum nga turqit. Nuk prishte punë nëse ata ishin sirianë që flitnin arabishten, karamanianë që flitnin turqishten, grekë, shqiptarë, bullgarë, serbë ose rumunë. Patriarku grek kishte të drejtën e vetos ndaj themelimit të çdo kishe jo greke ortodokse në Perandorinë Turke. Patriarku ishte ministër i arsimit për të gjitha kombësitë ortodokse. Ai kishte të drejtën ekskluzive të drejtonte të gjitha këto shkolla greke dhe të drejtën për të përdorur veton ndaj themelimit të çfarëdo shkolle jo greke për fëmijët ortodoksë. Ai kishte të drejtën ekskluzive për të martuar dhe shkurorëzuar besimtarët ortodoksë. Patriarkana vepronte po ashtu si Gjykatë Verifikuese, ngaqë kishte të drejtën ekskluzive për të hartuar, regjistruar dhe ekzekutuar testamentet e ortodoksëve. Patriarkana kishte të drejtë të mblidhte tatimet e kishës nga besimtarët e vet për mbajtjen e klerit ortodoks. Pastaj, shkelësit e tatimit ose bishtnuesit detyroheshin nga qeveria turke të paguanin tatimin ose të provonin pasojat. Në të vërtetë, Patriarkana e Kostandinopojës ishte një shtet grek brenda shtetit turk. Natyrisht, patriarku grek i shfrytëzoi këto të drejta sovrane për të përhapur kulturën greke. Për të ortodoksizmi ishte vetëm armë politike të cilën ai e përdori pamëshirshëm kundër të gjitha racave ortodokse jo greke. Për të, ortodoks do të thoshte grek. Turqit kishin arsyen e vet për t’ia dhënë këto të drejta kaq të gjera patriarkut. Ata dëshironin t’i mbanin të mposhtura të gjitha racat ortodokse nëpërmjet tij. Ata qenë mjaft të suksesshëm në këtë drejtim deri në fillim të shekullit XIX. Atëherë Revolucioni Francez popullarizoi teorinë dhe praktikën e shtetit të mbështetur mbi një komb që ka gjuhë dhe kulturë të njëjtë, jo mbi fenë ose mbi një monark. Më vonë, të gjitha racat e nënshtruara të Perandorisë Turke, njëra pas tjetrës, hoqën qafe si sulltanin e Turqisë ashtu dhe patriarkun e Kostandinopojës, duke krijuar shtete të pavarura dhe kisha autoqefale të vetëqeverisura. Shqiptarët ndoqën shembullin e fqinjëve të tyre.

E KALUARA RUSE

Pas rënies së Kostandinopojës më 1453 Moska u bë kryeqytet i botës ortodokse lindore. Kisha e Rusisë praktikisht zuri vendin e kishës mëmë bizantine. Rusët bënë një punë të gjerë misionare brenda perandorisë së tyre dhe në vendet fqinje si në Europë ashtu edhe në Azi. Misionarët e tyre ishin të parët që u shfaqën në Botën e re.

19

PERIUDHA ALASKE. Alaska u krishterizua nga rusët, meqë ajo i takonte Perandorisë Ruse deri kur u ble nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1867. Më 1794 kisha e parë ruse u ndërtua në ishullin Kodiak, Alaskë, nga murgj rusë të manastirit Uussi Vaalamo në Finlandën Veriore. Njëri prej këtyre misionarëve qe eremiti i shenjtë, atë Hermani, i cili vdiq më 13 dhjetor 1837. Peshkopi i parë ortodoks lindor i Alaskës i emëruar nga Kisha e Rusisë ishte Jozef Bolotov. Ai dhe dy misionarë të cilët e shoqëruan, humbën në det në rrugë për në Alaskë në vitin 1828. Atë e zëvendësoi peshkop Inokenti Veniaminov, apostulli i Alaskës i cili përktheu librat liturgjikë në aleutishte dhe ndërtoi katedralen e Shën Mihalit në Sitka, e cila shërben ende si seli episkopale e misionit rus në Alaskë. Më vonë ai u bë mitropolit i Moskës dhe shërbeu atje nga viti 1867 derisa vdiq më 1879. PERIUDHA E SAN-FRANCISKOS. Më 1872 peshkop Xhon Metropolski i Alaskës (1872-1879), i diplomuar nga Akademia Teologjike e Moskës, shpërnguli selinë e peshkopit nga Sitka në San-Francisko. Ai u pasua si peshkop i San-Franciskos nga peshkop Nestor Zakisi, 1880-1882, peshkop Vladimir Sokolovski, 1882-1891 dhe peshkop Nikolai Ziorovi, 1891-1898, i cili më vonë u bë kryepeshkop i Varshavës. Ishte peshkop Nikolai Ziorovi ai që lexoi anglisht dorëshkrimin e librit të shërbesave të zonjushës Isabel Hepgud dhe e nxiti atë ta botonte me çdo kusht. Më 1898 peshkop Tikhoni, më parë me emrin Vasili Ivanoviç Belavin, që më vonë u bë patriark i Moskës, zëvendësoi Ziorovin. Në vitin 1904 ai shuguroi arkimandritin Rafael, kreun e Misionit Ortodoks Sirian, si peshkop ndihmës i Bruklinit. Në të njëjtin vit ai botoi Katekizmin Ortodoks Lindor në anglisht, i pari i llojit të vet në Shtetet e Bashkuara. PERIUDHA E NJU-JORKUT. Më 1870 atë Nikolai Bierrnig, një danez i kthyer në katolik, drejtoi liturgjinë e parë në anglisht në “Kishëzën greko-ruse” në Avenynë e Dytë 941. Ai përdori një përkthim anglisht prej profesor Haviarit nga Vjena. Ai botoi po ashtu revistën e parë ortodokse amerikane “Revista e Kishës Orientale”. Më 1903 at’ Aleksandër Hotovicki, një misionar dinamik rus, mblodhi fonde dhe ndërtoi katedralen ruse të Shën Nikollës, në Rrugën Lindore 97, Nr.15 të Nju-Jorkut. Më vonë ai u bë dekan i kësaj katedraleje, të cilën e kishte sjellë në dritë. Atë e kanë mbiquajtur me të drejtë si “ndërtuesi i katedrales”. Më 1905 peshkop Tikhoni u emërua kryepeshkop i Amerikës Veriore dhe e shpërnguli selinë e tij nga San-Franciskoja në qytetin e Nju-Jorkut. Më 1906 ai botoi Librin e Shërbesave të zonjushës Isabel Hepgud, që përmbante shërbesat kryesore të Kishës Ortodokse Lindore në gjuhën angleze, libri i parë i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara. Prapë qe at’ Aleksandër Hotovicki ai që mblodhi parà për botimin e këtij libri. Në të njëjtin vit kryepeshkop Tikhoni shuguroi prift Ingram N. U. Irvinin, një fendërrues i peshkopatës dhe e autorizoi atë të bënte shërbimet në anglisht. Më 1907 kryepeshkop Tikhoni shkoi në Rusi. Atë e zëvendësoi kryepeshkop Platon Rozhdestveski, i cili arriti në Nju-Jork më 18 shtator të të njëjtit vit. Më 1908 kryepeshkop Platoni, me rekomandimin e at’ Aleksandër Hotovickit dhe të atë Jakob Grigoriefit, shuguroi Fan Nolin prift në katedralen e Shën Nikollës, në Rrugën e 97-të

20

Lindore, nr.15, në Nju-Jork dhe e autorizoi atë të drejtonte shërbimet shqip. Më 1912 ai transferoi Seminarin Teologjik nga Mineapolisi i Minesotës në Tenafli, Nju-Xhersi. Më 1917 u ngrit në rangun e mitropolitit të Odesës dhe më 1924 u bë mitropolit sundues i Kishës Ortodokse Ruse në Amerikën Veriore, e cila u shpall autonome nga një Koncil gjithamerikan në Detroid të Miçiganit. Më 1934 mitropolit Platoni ndërroi jetë. Atë e zëvendësoi mitropolit Theofilus Pashkovski. Theofili transferoi Akademinë Teologjike nga Tenafli i Nju-Xhersit në qytetin e Nju-Jorkut më 1938. Kjo shkollë, Seminari i Shën Vladimirit, ishte seminari i parë teologjik ortodoks lindor që shkollonte priftërinj anglishtfolës. Mitropolit Leonti, trashëgimtar i Theofilit, është tash kryetar i seminarit, i vetmi i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara. PERIUDHA SHQIPTARE. Më 28 nëntor 1912 Shqipëria u shpall e pavarur pas një proklamate që bëri Ismail Qemali, i cili ngriti flamurin shqiptar në Vlorë. Ishte ky flamuri i vjetër me shqiponjën e zezë dykrerëshe në një fushë të kuqe, që qe përdorur në shekullin XV nga Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë. Më 28 prill 1921, arkimandriti Vangjel Çamçe dhe i përndershmi atë Vasil Marko, misionarë të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, bënë liturgjinë e parë shqipe në katedralen e Shën Gjergjit në Korçë, në Shqipërinë Juglindore. Më 10 gusht të po atij viti, mitropoliti Jakovi, peshkopi i prapmë grek në Shqipëri, u dëbua nga Shqipëria me urdhrin e qeverisë dhe nën presionin e popullit, që nuk mund të duronte agjitatorët politikë grekë nën maskën e fesë. Në gusht të vitit 1922 përfaqësuesit e të gjitha dioqezave ortodokse dhe të kishave lokale të Shqipërisë, mbajtën një kongres në Berat. Ata morën një vendim njëzëri: së pari, që Kisha Ortodokse e Shqipërisë të bëhet autoqefale, që do të thotë e vetëqeverisur, si të gjitha kishat e tjera të shteteve ballkanike; së dyti, që mitropolitët e dioqezave shqiptare duhet të ishin qytetarë shqiptarë të shuguruar nga patriarku i Kostandinopojës; së treti, që gjuha shqipe të përdorej në të gjitha shërbesat kishtare. Një delegacion i udhëhequr nga i përhirshmi Vasil Marko, që përpara qëndronte në Sent-Luis të Misurit e të cilin e kemi përmendur më parë, u dërgua në Kostandinopojë për t’i transmetuar patriarkut vendimet që mori Kongresi i Beratit. Si përgjigje të këtyre vendimeve, patriarku i Kostandinopojës emëroi Hierotheos Andon Jahon, peshkop i Miletupolisit, ekzark të plotfuqishëm, për të studiuar gjendjen në vend dhe për të marrë të gjithë hapat e nevojshme për të vënë në vend vendimet e Kongresit të Beratit. Hierotheosi, i shoqëruar nga Kristofor Kisi, peshkop i Sinadonit, arriti në Korçë në vjeshtën e vitit 1923. Ata menjëherë vazhduan me shugurimin e Fan Nolit, që u bë më 21 nëntor 1923 në katedralen e Shën Gjergjit të Korçës, në Shqipërinë Jugore. Pas shugurimit të Fan Nolit, Hierotheosi, ekzark i plotfuqishëm i patriarkut të Kostandinopojës, emëroi këta mitropolitë të dioqezave të Shqipërisë: Hierotheosin, mitropolit të dioqezës së Korçës dhe zëvendësmitropolit të dioqezës së Gjirokastrës; Kristofor Kisin, mitropolit të dioqezës së Beratit, që përfshinte edhe Vlorën; Fan

21

Nolin, mitropolit të dioqezës së Durrësit, që përfshinte edhe Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Fan Noli vuri në pah se të ardhurat e dioqezës së Durrësit nuk mjaftonin për të paguar as një shërbyes kishe, aq më pak për një mitropolit. Hierotheosi iu përgjigj solemnisht se titulli i mitropolitit të Durrësit ishte më i larti për nga rangu në tërë Shqipërinë dhe se miqtë e Fan Nolit në Amerikë do të kujdeseshin për pagën e tij. Ai shtoi se të ardhurat nga dioqezat e Korçës e të Gjirokastrës, si dhe të ardhurat nga dioqeza e Beratit nuk do të mjaftonin për të dhënë paga të duhura për të dhe Kristofor Kisin. Ai theksoi faktin se këto të ardhura vareshin nga kontributi vullnetar i besimtarëve ortodoksë dhe jo nga tatimet kishtare. Dihej mirë se qeveria e Shqipërisë nuk mblidhte tatime kishtare me forcë, siç bënte qeveria turke në ato ditë të mira të dikurshme. Fan Noli pranoi titullin e madh me rrogë të vogël. Pos të tjerash, titulli ishte mjaft me peshë sa të plotësonte mungesën financiare. Kryepeshkopët mitropolitë të Durrësit përfaqësonin dioqezën e tyre në këshillat ekumenikë të Kishës Ortodokse dhe ata ishin rëndom anëtarë, ose zëvendësanëtarë të Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës së Kostandinopojës. As milionat nuk mund të blinin prestigjin e madh kishtar që barte me vete ky titull historik. Në krahasim me të, titujt e mitropolitëve të dioqezave të tjera shqiptare ishin të parëndësishëm. Ky ishte Sinodi i parë i peshkopëve shqiptarë që nga pushtimi i Shqipërisë nga turqit më 1478. Për fat të keq, ky Sinod pati jetë të shkurtër. Një vit pasi u formua, më saktë më 24 dhjetor 1924, Fan Noli la Shqipërinë dhe u kthye në Amerikë, ku mori detyrat e tij si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Pas largimit të Fan Nolit, Hierotheosi u ftua nga qeveria shqiptare për të plotësuar vendet e zbrazëta të dioqezave dhe për të riorganizuar Sinodin e peshkopëve shqiptarë. Lista e tij e kandidatëve të mundshëm për peshkopë nuk u pranua nga qeveria shqiptare. Kjo e fundit dyshonte se disa nga peshkopët e propozuar ishin tepër progrekë për t’u besuar. Nga ana tjetër, lista e qeverisë për peshkopët e mundshëm nuk ishte e pranueshme nga Hierotheosi. Ai mendonte se ata ishin të favorizuar politikë, të cilët nuk ishin të kualifikuar për shugurimin peshkopal. Kështu qeveria i komunikoi se misioni i tij si ekzark i plotfuqishëm i patriarkut të Kostandinopojës kishte marrë fund dhe ai u urdhërua të largohej nga Shqipëria. Hierotheosi u largua për në Malin Athos më 1929. ai vdiq në një spital të Selanikut, në vitin 1956. Largimi i Hierotheosit la Kristofor Kisin peshkop të vetëm ortodoks në Shqipëri. Ai pati të njëjtën përvojë që kishte Hierotheosi. Ai nuk u pajtua me qeverinë sa i përkiste listës së peshkopëve të mundshëm. Prapë, qeveria shqiptare i bëri të ditur se misioni i tij si misionar i patriarkut të Kostandinopojës kishte marrë fund dhe se ai duhej të largohej nga vendi. Kristofori u përgjigj se nuk kishte nga të shkonte. Ai i bëri lutje qeverisë që ta lejonte të tërhiqej në ndonjërin prej të tridhjetë e ca manastireve të vendit. Kërkesa iu pranua. Ai u tërhoq në manastirin e Ardenicës, mes Beratit e Vlorës, ku bëri jetë të mbyllur për afro njëmbëdhjetë vjet. E kaloi kohën duke

22

medituar mbi kotësinë e jetës njerëzore dhe duke bërë eksperimente në një laborator kimik, ngaqë kimia ishte pasioni i tij jetësor. Në këtë kohë në skenë u shfaq Visarion Xhuvani. Si një arkimandrit i shuguruar sipas rregullave, ai i plotësonte kushtet për peshkop dhe ishte politikisht i pranueshëm për qeverinë. Në të vërtetë, një prej shkaqeve pse lista e qeverisë e peshkopëve të mundshëm nuk u pranua nga Hierotheosi dhe Kristofori ishte fakti se Visarioni ishte në krye të asaj liste. Sidoqoftë, qeveria kërkoi nga ai të bënte riorganizimin e Kishës dhe të formonte një Sinod të Dytë të peshkopëve shqiptarë nën udhëheqjen e tij. Ai e bëri këtë. Më 1929 ai u shugurua peshkop nga hierarkët e Sinodit Mitropolitan Rus të Anastasit në mërgim, në Karlovac të Jugosllavisë. Pas shugurimit, Visarioni u kthye në Tiranë dhe, bashkë me Viktorin, peshkopin serb të Shkodrës, shuguroi dy peshkopë të tjerë, Euthim Ekonomin dhe Agathangjelin, ish-arkimandrit Vangjel Çamçe i Xhejmstaunit të Nju-Jorkut. Sinodi i Dytë i peshkopëve shqiptarë u ndërtua kështu: Visarion Xhuvani, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, kryepeshkop i tërë Shqipërisë dhe kryetar i Sinodit të shenjtë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë; Viktori, peshkop i Shkodrës; Agathangjeli, peshkop i Beratit; Euthimi, peshkop i Korçës. Siç do të shohim, vetëm njëri prej këtyre hierarkëve kishte titullin e mitropolitit, kryepeshkopi Visarion Xhuvani. Të gjithë të tjerët kishin vetëm titullin e peshkopit. E njëjta gjë është ndjekur vazhdimisht nga Kisha e Shqipërisë që atëherë. Patriarku i Kostandinopojës pa humbur kohë hodhi poshtë Kishën Autoqefale të Shqipërisë, të udhëhequr nga Visarioni, si të paligjshme. Ai po ashtu shkishëroi të gjithë peshkopët që morën pjesë në Sinodin e Dytë dhe e shpalli shugurimin të pavlerë. Denoncimi dhe shkishërimi i patriarkut të Kostandinopojës nuk e ndryshoi aspak gjendjen. Sinodi i shenjtë, i kryesuar nga Visarion Xhuvani, qeverisi Kishën e Shqipërisë për shtatë vjet, prej 1929 deri më 1936. Më 1936 Sinodi i Dytë u shpërnda. Viktori, peshkopi serb i Shkodrës, u përjashtua nga Visarioni dhe pastaj u urdhërua nga qeveria shqiptare të largohej nga Shqipëria, gjë që e bëri pas pak kohësh. Euthimi, peshkop i Korçës, vdiq pothuajse në të njëjtën kohë. Agathangjeli, peshkop i Beratit, bëri të ditur se nuk mund të bashkëpunonte më me Visarionin. Në të vërtetë, Visarioni ishte njëri prej peshkopëve më energjikë që kishte pasur Shqipëria. Ai ishte i pari që organizoi Kishën e Shqipërisë si një kishë shqiptare. Ai bëri më shumë se ç’i përkiste në shqiptarizimin e kishës, që ishte praktikisht greke deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1912. Ai dëshmoi përfundimisht se mund të organizonte Kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe ta udhëhiqte atë për shtatë vjet pa njohjen e patriarkut të Kostandinopojës. Si do të shohim më vonë, Visarioni e detyroi patriarkun që të njihte një fakt të kryer. Për fat të keq, Visarioni ishte njeri shumë i rëndë për të kaluar mirë me të. Andaj, të gjithë përfaqësuesit e dioqezave shqiptare, si dhe qeveria shqiptare, kërkuan nga ai të jepte dorëheqjen. Ai dha dorëheqjen në vitin 1936 dhe jetoi i mënjanuar që prej atëherë e derisa vdiq më 1959.

23

Pastaj, Kristofor Kisi, i cili vetëm disa javë më parë ishte emëruar peshkop i përkohshëm i Korçës, u ftua të bëhej kryepeshkop i Kishës së Shqipërisë dhe të organizonte Sinodin e Tretë të peshkopëve. Më 1937 ai shkoi në Kostandinopojë në krye të një delegacioni dhe i bëri lutje Patriarkanës për njohje zyrtare të Kishës së Shqipërisë si autoqefale. Misioni i tij qe i suksesshëm. Patriarku i Kostandinopojës njohu autoqefalinë e Kishës Shqiptare më 12 prill 1937. Ky dekret historik i njohjes u nënshkrua nga patriarku Benjamin i Kostandinopojës dhe nga mitropolitët e poshtëshënuar anëtarë të Sinodit të shenjtë të tij: Maksimosi i Kalhedonës, Joakimi i Derkonës, Polikarposi i Bursës, Thomasi i Prinkiponisonit, Germanosi i Sardës dhe Pisidias, Genadiosi i Heliopolisit dhe Theironit, Leontiosi i Theodoropolisit, Konstantinosi i Irinopolisit, Meletiosi i Kristopolisit, Dorotheosi i Laodikeas dhe Germanosi i Enosit. Po atë ditë Kristofor Kisi u emërua mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, kryepeshkop i tërë Shqipërisë dhe kryetar i Sinodit të Shenjtë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Kristofor Kisi qe i pari që mori këtë titull në historinë e Kishës Ortodokse Lindore. Sinodi i tij përbëhej nga këta anëtarë: Kristofor Kisi, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, kryetar; Agathangjel Çamçe, peshkop i Beratit; Evlogji Kurillo, peshkop i Korçës dhe Pandelimon Kotoku, peshkop i Gjirokastrës. Sërish, sipas shembullit të mëparshëm që la Visarioni, vetëm kryepeshkopi udhëheqës, Krisofori, gëzonte titullin e mitropolitit. Visarion Xhuvani nuk ishte anëtar i këtij Sinodi, sepse një prej kushteve të patriarkut të Kostandinopojës për njohjen e autoqefalisë së Kishës së Shqipërisë, ishte që Visarioni të ulej në shkallën e peshkopit dhe të largohej nga veprimtaria kishtare sa të ishte gjallë. Ky kusht dëshmon sesa shumë e urrente patriarku i Kostandinopojës këtë njeri, i cili e detyroi të shpallte dekretin e njohjes. Shpejt pastaj, peshkop Evlogji i Korçës dhe peshkop Pandelimoni i Gjirokastrës, që nuk fshihnin simpatinë e tyre progreke, ikën në Greqi, atje ku e kishin vendin. Peshkop Agathangjel Çamçe vdiq më 1946. Mitropolit kryepeshkop Kristofor Kisi dha dorëheqjen në vitin 1949, me gjasë për arsye shëndeti, ngaqë ishte i sëmurë që nga viti 1923. Pas kësaj ai jetoi i tërhequr për pak kohë në manastirin e Ardenicës dhe më vonë në manastirin e Shën Prokopit afër Tiranës. Ai vdiq nga gjakderdhja në tru më 16 qershor 1958. Dukshëm në sajë të Kristofor Kisit Patriarkana e Kostandinopojës njohu autoqefalinë e Kishës së Shqipërisë. Ai ishte persona grata për cilindo të interesuar, patriarkun e Kostandinopojës, qeverinë e Shqipërisë dhe për klerin ortodoks dhe popullsinë nën juridiksionin e tij. Kristofor Kisi u zëvendësua nga Paisi Vodica, i cili organizoi Sinodin e tashëm të Shqipërisë më 25 gusht 1949, me këta anëtarë: Paisi Vodica, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, kryepeshkop i tërë Shqipërisë, kryetar; Kirill Naslazi, peshkop i Beratit; Filothe Duni, peshkop i Korçës; Damian Kokoneshi, peshkop i Gjirokastrës; Sofron Borova, peshkop ndihmës i bashkuar me Sinodin e shenjtë. Menjëherë pas emërimit mitropolit kryepeshkop i Shqipërisë, Paisi u dërgoi patriarkëve ortodoksë dhe kryepeshkopëve mitropolitë të kishave autoqefale ortodokse

24

letrën e zakonshme të njoftimit për zgjedhjen e tij. Ai mori përgjigje nga të gjithë ata, me një përjashtim. Ky ishte patriarku i Kostandinopojës. Në letër shkruante se Kristofor Kisi ishte hequr jo sipas kanonit dhe prandaj patriarku refuzonte ta njihte Paisi Vodicën si pasardhës kanonik të Kristofor Kisit. Si rëndom, arsyet e vërteta për këtë qëndrim të patriarkut grek të Kostandinopojës janë thjesht politike. Faktet janë këto: Në të premten e madhe 1939, ushtritë italiane pushtuan Shqipërinë dhe rrëzuan qeverinë e mbretit Zog. Menjëherë pas pushtimit diktatori italian, Musolini, aneksoi Shqipërinë, shpalli Viktor Emanuelin III, që ishte mbret i Italisë, mbret edhe të Shqipërisë dhe imponoi në Shqipëri qeverinë kukull të Shefqet Vërlacit proitalian. Më vonë, kur Musolini i shpalli luftë Greqisë, ai e detyroi qeverinë kukull shqiptare të Shefqet Vërlacit t’i shpallte luftë Greqisë edhe ajo. Në fund të Luftës II Botërore, Greqia nënshkroi paqe me Italinë, por deklaroi se ajo do të bënte paqe me Shqipërinë vetëm me një kusht, që Shqipëria Jugore t’i lëshohej Greqisë. Natyrisht, ky kusht ishte i papranueshëm për qeverinë shqiptare. Andaj, Greqia e konsideron veten në luftë me Shqipërinë, pesëmbëdhjetë vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Çdokush e di se Greqisë i shpalli luftë Musolini, në emër të Shqipërisë dhe jo një qeveri shqiptare që përfaqësonte popullin e Shqipërisë, ngaqë në atë kohë nuk kishte qeveri shqiptare. Por Greqisë i shkon për shtat ta shfrytëzojë këtë argument për shkaqe politike, për të zgjeruar kërkesat e veta ndaj Shqipërisë Jugore. Sidoqoftë, meqë Greqia është në luftë me Shqipërinë, patriarku i Kostandinopojës, i cili është vetëm një agjent i qeverisë greke, është detyruar të jetë në luftë me Shqipërinë e gjithashtu edhe me Kishën shqiptare. Ligji kanonik është vetëm një maskë e përshtatshme e patriarkut të Kostandinopojës. Arsyeja e vërtetë për mosnjohjen e Paisi Vodicës është thjesht politika greke. Incidenti më ironik i luftës së Patriarkanës së Kostandinopojës kundër Kishës së Shqipërisë është ky: kur vdiq Kristofor Kisi patriarku i Kostandinopojës shpalli botërisht se tash në Shqipëri kishte mbetur vetëm një peshkop ortodoks: Ai ishte Visarion Xhuvani, të cilin patriarku e kishte ulur nga rangu i kryepeshkopit mitropolit në rangun e peshkopit dhe e kishte detyruar të tërhiqej përjetë! Patriarkana greke e Kostandinopojës nuk është në luftë vetëm me Kishën e Shqipërisë. Ajo është në luftë edhe me Kishën Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Për këtë arsye Patriarkana dërgoi Mark Lipen, peshkop titullar i Lefkit, në Shtetet e Bashkuara më 1949. Misioni i tij është të shkatërrojë Kishën Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe t’i aneksojë kishat e saj. Pohimi i tij se ka gjak shqiptari nuk e ndryshon aspak gjendjen. Kjo nuk është një çështje e prejardhjes së tij raciale. Fjala është për autoritetin kishtar të cilit i shërben ai dhe për karakterin e misionit të tij. Ne të gjithë e dimë se ai i shërben Patriarkanës greke të Kostandinopojës dhe misioni i tij është që të fusë shqiptarët ortodoksë të Amerikës nën juridiksionin e një agjencie armiqësore greke. Kjo e bën atë peshkop grek, pa marrë parasysh se çfarë mund të jetë origjina e tij. Natyrisht, puna e tij është prej donkishoti dhe e pashpresë. Ai nuk mund të kthejë prapa rrotën e historisë.

25

KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE NË AMERIKË

Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë ka filluar në vitin 1908 si një kishë misionare nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Ruse. Ajo u organizua si një dioqezë e pavarur më 1919 dhe që atëherë është degë e pavarur e Kishës Ortodokse të Lindjes. Ajo është në ndërbashkësi me të gjitha kishat ortodokse të Lindjes, si me ato në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe jashtë tyre, por ajo nuk është nën juridiksionin e asnjërës prej tyre. Ajo është plotësisht e vetëqeverisur. Në raste të ndryshme, kuvendet e Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kanë bërë fjalë rreth çështjes së bashkimit me Kishën Autoqefale të Shqipërisë. Por ata kanë ardhur në përfundim se kushtet politike jashtë kontrollit të tyre e bëjnë këtë bashkim të pamundshëm. Madje, mendohet se dhe po të përmirësohej gjendja ndërkombëtare, nuk do të ishte punë me mend për ta vënë dioqezën e tyre nën juridiksionin e Kishës mëmë jashtë Shteteve të Bashkuara. Ato mendojnë se, sipas traditës ortodokse të Lindjes, duhet të ketë një kishë ortodokse të pavarur në çdo vend të pavarur. Andaj, duhet të ketë një Patriarkanë ortodokse amerikane, që të përbëhet nga të gjitha grupet ortodokse të këtij vendi. Kurdo që të organizohet një patriarkanë e tillë, Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës do të jetë e gëzuar të bëhet pjesë e saj, bashkë me grupet e tjera ortodokse. Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës është e organizuar si një dioqezë, me kryeqendër në Boston të Masaçusetsit. Nën juridiksionin e saj janë këto kisha: Katedralja e Shën Gjergjit, në Boston të Masaçusetsit; Shën Gjoni Hyjnor, në Boston të Masaçusetsit; Shën Mëria e Paralajmëruar, në Natik të Masaçusetsit; Shën Mëria e Pranuar, në Uorcester të Masaçusetsit; Shën Nikolla, në Sauthbrixh të Masaçusetsit; Shën Gjergji, në Brixhport të Konektikatit; Shën Nikolla, në qytetin e Nju-Jorkut; Krishti Mbret, në Albani të Nju-Jorkut; të Shenjtët Pjetri e Pali, në Roçester të NjuJorkut; Shën Elijah, në Xhejmstaun të Nju-Jorkut; Të Shenjtët Pjetri e Pali, në Filadelfia të Pensilvanisë; Shën Gjon Gojarti, në Filadelfia të Pensilvanisë; Shën e Premte, në Kliveland të Ohajos; Shën Thomai, në Detroit të Miçiganit. Shërbesat bëhen në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Dioqeza qeveriset nga një Statut, i cili u miratua më 1947. Kishat lokale qeverisen nga një Statut i unifikuar, i miratuar më 1952. Kreu i dioqezës është mitropolit Fan S. Noli, dr.i f., nga Bostoni. Një kuvend i përbërë nga klerikë dhe delegatë të kishave lokale mblidhet për çdo vit për të diskutuar problemet aktuale të dioqezës. Vendimet e kuvendit janë të detyrueshme për të gjitha kishat lokale.

26

FONDI STUDENTOR

Një prej sukseseve më të mëdha të dioqezës është Fondi studentor teologjik shqiptaro-amerikan. Ai u propozua nga Evans Liolini. Punën e filloi më 1947 nga një komitet që përbëhej nga këta anëtarë: Evans Liolini, nga qyteti i Nju-Jorkut, kryetar; Xhejms Viso, po ashtu nga qyteti i Nju-Jorkut; Filip Kotmili, nga Brixhporti i Konektikatit dhe Geri Riska, nga Bostoni i Masaçusetsit. Fushata e parë e organizuar nga ky komitet ishte shumë e suksesshme. Pastaj puna u vazhdua nga dioqeza, e cila e bëri të detyrueshëm për çdo anëtar të kishave lokale të jepte kontribut një dollar në vit për këtë fond. Bursat jepen nga një mbledhje e përbashkët e Këshillit të dioqezës dhe Komitetit të Fondit studentor. Në kohën e tashme, Fondi është duke ndihmuar shkollimin teologjik të tre shqiptaro-amerikanëve të rinj, përkatësisht të përndershmit Vasil Gjergji, prift i kishës së Natikut, i cili po vazhdon studimet në Universitetin e Bostonit; Ernest Conisit, nga Filadelfia, nëndhjak, i cili ka kryer një kurs trevjeçar në Seminarin Teologjik Ortodoks të Shën Vladimirit dhe po vazhdon studimet në Universitetin e Kolumbisë, dhe Xhejms Theodosi nga Bostoni, po ashtu një nëndhjak, i cili është tash në vitin e tretë në Seminarin e Shën Vladimirit. Pos kësaj, zonjusha Florencë Guri nga Uorcesteri i Masaçusetsit ka marrë së fundi një bursë që do t’i bëjë asaj të mundur të punojë për diplomën e magjistraturës së arsimit fetar në Universitetin e Bostonit. Kjo është një arritje e shkëlqyer e Komitetit, i cili është krijuar vetëm para pak vitesh. Anëtarët e tashmë të Komitetit të Fondit studentor janë këta: Evans Liolini, kryetar, Xhejms Viso, Filip Kotmili, Geri Riska, Dr. Endru Elia, Vasil Gunarisi dhe shumë i përndershmi C.E.Ellisi. Me rastin e rizgjedhjes së tij, kryetari bëri këtë deklaratë: “Ne kemi mbledhur shumë parà për studentët – por edhe kemi shpenzuar shumë. Megjithatë, ne po bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’u dhënë zemër shumë të rinjve që të dalin vullnetarë. Kandidatët për studentë të priftërimit do të jenë gjithmonë të mirëseardhur”.

KALORËSIT E SHËN GJERGJIT

Me rastin e pesëdhjetëvjetorit të dioqezës, Këshilli dioqezian shpërbleu me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit këta persona për shërbime të shquara. Të shpërblyerit janë shënuar në rresht alfabetik sipas mbiemrit: 1. ANTONI ATHANAS, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar dhe kontribut të madh.

27

2. GJON STAVRO BLUSHI, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar dhe kontribut zemërgjerë. 3. ZONJA THOMA KOSTA, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar, kontribut zemërgjerë dhe në kujtim mirënjohës të të shoqit, Thoma Kostas, anëtar themeltar i katedrales së Shën Gjergjit. 4. Dr. ENDRU ELIA, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar dhe kontribut zemërgjerë. 5. SH. I ND. JAKOB E. GRIGORIEF, kryeprift i mitruar i Kishës Ortodokse Ruse, për rekomandimin dhe mbikëqyrjen e kurorëzimit të priftit të parë të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, për organizimin e korit të katedrales së Shën Gjergjit dhe për përgatitjen e himneve liturgjike ruse me një tekst shqip. 6. JANI JANOLLARI, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar dhe kontribut zemërgjerë. 7. ZONJA FILIP GJONI, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar, kontribut zemërgjerë dhe në kujtim mirënjohës të të shoqit, Filip Gjonit, anëtar themeltar i katedrales së Shën Gjergjit. 8. KOLI KOBLARA, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar dhe kontribut zemërgjerë. 9. KOLI MISHO, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar dhe kontribut zemërgjerë. 10. ELIAS MIÇELL, për përkrahje besnike, kontribut zemërgjerë dhe shërbim shumë të madh vullnetar. 11. PROFESOR THOMAS NASI, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar dhe për punë pioniere në organizimin dhe drejtimin e koreve të para të Kishës sonë, në Boston, Natik, Uorcester dhe Sauthbrixh të Masaçusetsit. 12. ZONJA DHIMA PETERSON, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar, kontribut zemërgjerë dhe në kujtim mirënjohës të të shoqit, Dhima Peterson, anëtar themeltar i katedrales së Shën Gjergjit. 13. GERI RISKA, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar dhe kontribut zemërgjerë. 14. PITER TASHO, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar dhe kontribut të madh. 15. RAKO THEODHORI, për përkrahje besnike, shërbim të jashtëzakonshëm vullnetar dhe kontribut të madh.

28

*** Për të dhënat biografike të Kalorësve të Shën Gjergjit, shih listën e biografive.

GOSTIA E PËRVJETORIT

Më 18 maj 1958, përvjetori i pesëdhjetë i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë u kremtua me një gosti në hotelin Somerset, në Boston të Masaçusetsit. Ishin të pranishëm afro shtatëqind mysafirë, në sajë të punës së mirë të komisioneve të ndryshme të përvjetorit. Ishte një vërshim i disa qindrave. Dollibash i gostisë ishte Dr. Endru Elia i Bostonit. Folësit kryesorë ishin këta: Robert Marfi, zëvendësguvernator i Komunuelthit të Masaçusetsit; Geri Riska, kryetar laik i dioqezës; Elias Miçell, arkëtar i dioqezës dhe Kalorës i parë i Shën Gjergjit; Kristo Thanasi, kryetar i Federatës Vatra; dhe mitropolit Fan S. Noli, dr. i f., kryetar i dioqezës. Ja një shkurtim i fjalës së tij: “Më 1918 ne filluam lëvizjen tonë të Kishës në Boston. Më 1922 Kongresi kishtar i Beratit në Shqipëri, miratoi të gjitha parimet për të cilat bënim fjalë. Më 1937, Patriarkana e Kostandinopojës njohu Kishën e Shqipërisë si autoqefale. U deshën vetëm 29 vjet për ta mbërritur këtë sukses fenomenal. Këta janë faktorët që shpjegojnë këtë triumf historik: Së pari, u duhet shprehur mirënjohje Shteteve të Bashkuara. Shqiptarët nuk do të mund ta fillonin këtë lëvizje askund tjetër, sepse nuk ka pasur liri fetare në vendet ku jetonin. Ata nuk do të mund ta financonin atë askund tjetër, sepse jetonin në vende ku nuk mund të grumbullonin shumë parà. Ata nuk do të mund të kishin një prift shqiptar të shuguruar për ta në vendet ku jetonin. Ne e bëmë këtë këtu, sepse në Shtetet e Bashkuara ka liri fetare, sepse ne patëm mundësi të bëjmë parà në këtë vend dhe sepse ne gjetëm në Nju-Jork një hierark i cili kurorëzoi një prift për ne. E kam fjalën për kryepeshkop Platon Rozhdestvenskin, të Kishës ruse. Ne kishim përkrahjen e përzemërt praktikisht të tërë popullit shqiptar për lëvizjen tonë, qoftë ortodoks, katolik a mysliman. Të gjithë e dinin se lëvizja jonë kishtare ishte pjesë përbërëse e fushatës për ta çliruar Shqipërinë nga të gjithë shtypësit, qofshin fetarë a politikë, qofshin patriarkë a sulltanë. Ne kishim përkrahjen entuziaste të gazetave shqiptare që botoheshin në atë kohë: “Kombi”, botuar nga Peci në Boston, Masaçusets; “Drita” botuar nga Shahin Kolonja në Sofje të Bullgarisë; “Albania”, botuar nga Faik Konica në Londër, Angli; “Dielli”, botuar nga Vatra; dhe të të gjitha gazetave që u botuan më pastaj. Ne po ashtu kishim përkrahjen e palodhshme të Vatrës, e cila ishte organizata më e fuqishme e Rilindjes Shqiptare.

29

Ne kishim përkrahjen e qeverive shqiptare, pa marrë parasysh se si ishte platforma e tyre politike. Ato të gjitha mendonin se Kisha Ortodokse Autoqefale ishte pjesë e domosdoshme e ekzistencës së shtetit shqiptar. Lëvizja jonë pati sukses, sepse ajo u udhëhoq nga misionarë të klasës së parë. Ja disa prej sukseseve të tyre: Arkimandriti Vangjel Çamçe, nga Xhejmstauni i NjuJorkut, peshkopi i ndjerë Agathangjel i Beratit dhe atë Vasil Marko i Sen-Luisit, të Misurit, më vonë kryeprift i mitruar, organizuan Kongresin e Beratit dhe bënë hapin e parë drejt emancipimit të Kishës së Shqipërisë më 1922. Visarion Xhuvani, më vonë kryepeshkop mitropolit, de facto e krijoi dhe udhëhoqi Kishën Autoqefale të Shqipërisë më 1929. Kristofor Kisi, më vonë kryepeshkop mitropolit, siguroi njohjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë nga Patriarkana e Kostandinopojës më 1937. Së fundi, po jo së paku, kishim një grup të mrekullueshëm misionarësh që bënë më shumë se ç’qe e mundur, nën rrethana më të mundimshme, si në këtë vend ashtu edhe në Shqipëri. Koha nuk më lejon që të përmend emrat dhe të arriturat e tyre, por secili luajti fisnikërisht rolin e vet. Ne i dhamë popullit diçka që nuk ia dha kurrë Patriarkana e Kostandinopojës. Ne u dhamë Ungjillin në një gjuhë që e kuptonin, në shqip. U dhamë muzikën më të mirë kishtare, muzikën e Kishës ruse, që është një prej krijimeve më të çmueshme të Kishës Ortodokse Lindore. Më lejoni t’ju them tash disa fjalë për strategjinë që i ka kontribuar këtij suksesi. Ishte strategjia që ndoqi Napoleoni në fushatën e tij të fundit, fushatën e Francës. Ai e bëri luftën me të rinj të rekrutuar me ngut. Ai e dinte se çdo strategji e përdorur do të ishte më se ngatërruese për këta fëmijë. Andaj u dha vetëm një urdhër të prerë: “En avant, mes enfants” (“Përpara, djemtë e mi”).. Me këta rekrutë të paushtruar Napoleoni korri disa prej fitoreve më të shkëlqyera. Kemi shembullin e një lideri modern, i cili përdorte të njëjtën strategji, Mahatma Gandi, i cili tha: “Më jepni një grusht djemsh të disiplinuar dhe unë do të çliroj Indinë”. Dhe ai e bëri këtë. Ne ia dolëm me të njëjtën strategji. Morëm djemtë e rinj që u bënë ushtarë të përkryer të fushatës sonë dhe fituam nga vrulli dhe entuziazmi i tyre. Zoti i bekoftë të gjithë miqtë tanë besnikë e zemërgjerë, të cilët na ndihmuan për më se gjysmë shekulli për të mbërritur këtë sukses historik. Zoti i plotfuqishëm na dhëntë tash një fryt të entuziastëve të rinj, të cilët do të na bëjnë të mundur të realizojmë amerikanizimin e kishës sonë për të mirë të brezit të ri dhe për lavdinë e Zotit tonë dhe Shpëtimtar, Jezu Krishtit. Amin”.

LETËR NGA ATË HOTOVICKI

Milto Sotir Gurra, nga Mançesteri i Nju-Hemshirit, pionier veteran i Rilindjes Shqiptare, njeri i ditur dhe mik i përjetshëm i Fan Nolit, u autorizua të pyeste më 1907 se a do të pranonte kryepeshkopi rus i Nju-Jorkut të shuguronte një prift për shqiptarët

30

ortodoksë. Gurra ishte rritur në Odesë të Rusisë dhe e fliste rusishten rrjedhshëm. Në përgjigje të kërkesës së tij ai mori këtë letër, të përkthyer anglisht nga origjinali rusisht:

KATEDRALJA ORTODOKSE RUSE E SHËN NIKOLLËS 15 Ist 97 Strit Nju-Jork Siti, N.J. 8-21 maj, 1907

I shtrenjti Z. Gurra: Më vjen keq që nuk kam mundur t’i përgjigjem me kohë kërkesës suaj për shugurimin e një prifti për shqiptarët në këtë vend. Vonesa ime u shkaktua nga fakti se unë vetëm nuk mund ta zgjidhja problemin, meqë kryepeshkopi Tikhon shkoi në Rusi dhe pasardhësi i tij ende s’ka arritur. Është e vërtetë se tash për tash, Hirësia e Tij, Peshkop Inokenti është në krye të dioqezës sonë, por e ka vështirë të marrë vendim ndaj kërkesës suaj, sepse ai është këtu vetëm përkohësisht dhe duhet të shkojë në Alaskë në një të ardhme të afërt. Personalisht, u këshilloj të çoni në Nju-Jork kandidatin, të cilin e kanë zgjedhur shqiptarët për priftërim. Ju më shkruani se ai nuk flet rusisht, por ndoshta ai flet anglisht dhe ne kemi mjaft njerëz në katedrale që flasin këtë gjuhë. Nëse kandidati juaj nuk flet anglisht, ai duhet të vijë me ndonjë bashkatdhetar të tij, i cili do të mund të përkthente për të dhe të na ndihmonte ta shqyrtonim e të shihnim se a është i aftë sa duhet për misionin e tij fetar. Duhet të jemi të sigurt për këto kërkesa themelore, në mënyrë që të mos biem në pozitë të pamirë në të ardhmen. Ne e kuptojmë plotësisht gjendjen e vështirë të bashkatdhetarëve tuaj në këtë pikëpamje, por, koha do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem. Shpresojmë se Zoti do t’ju ndihmojë në përpjekjet tuaja për të themeluar një kishë kombëtare dhe për të përdorur gjuhën tuaj në shërbesat e hyjnueshme. Ju lutem më shkruani se cili është vendimi juaj dhe se çfarë planifikoni të bëni rreth kësaj. Zoti ju bekoftë. Me lutje të sinqerta për ju. I juaji, (I nënshkruari) Aleksandër Hotovicki Dekan i katedrales ruse.

31

NOTA BENE: Marrësi i letrës, Milto Sotir Gurra veproi po ashtu edhe si përkthyes në takimin e Bostonit më 1907 ku mori pjesë atë Grigoriefi i Salemit të Masaçusetsit, i cili u dërgua për të hulumtuar se sa ishin në gjendje shqiptarët që të mbanin një prift.

SKICË BIOGRAFIKE E MITROPOLIT FAN STILIAN NOLIT

KOLONIA USHTARAKE

Fan Stilian Noli lindi në Ibrik-Tepe (Qyteza), një koloni shqiptare në jug të Adrianopojës, në Trakinë Lindore, të Turqisë Europiane, më 6 janar 1882. Popullsia e Trakisë Lindore e asaj kohe, ishte në pjesën dërrmuese turke, me një grusht grekësh në jug dhe bullgarësh në veri. Si u bë, pra, të gjendej kolonia shqiptare e Ibrik-Tepesë, në këtë rajon jo shqiptar? Pos kësaj, si u bë që këta shqiptarë të pushtonin njërën prej pjesëve më të plleshme të perandorisë në vendbashkimin e Maricës dhe Erginës, dy

32

lumenjve më të mëdhenj të Trakisë? Dhe ç’vend se! Ai jepte të vjela të mrekullueshme të grurit, misrit, susamit, rrushit dhe shalqirit. Llojet më të zgjedhura të bostanit, të njohura në tërë Perandorinë Turke, rriteshin aty me bollëk. Siç thotë tradita, Ibrik-Tepeja ishte një koloni ushtarake e themeluar nga perandorë bizantinë. Këta dëshironin të kishin ushtarë dhe vullnetarë jo larg Kostandinopojës, kryeqytetit. Si të gjitha vendet e varfra e malore, Shqipëria, prej kohësh që mbahen mend, ka dhënë ushtarë e mercenarë. Në kohë paqeje perandorëve bizantinë nuk u leverdiste t’i kthenin këta ushtarë në vendet e tyre të largëta. Prandaj, u jepnin tokat më të mira të bujqësisë afër Kostandinopojës, që t’i kishin afër e të gatshëm për t’i thirrur sa më parë. Ibrik-Tepeja nuk ishte koloni e vetme e shqiptarëve në Turqi. Kishte edhe gjashtë koloni të tilla në Traki, secila në pozitë dhe gjendje të mirë. Turqit, të cilët e pushtuan Kostandinopojën më 1453, i trashëguan këto koloni ushtarake nga bizantinët. Ata zbuluan shpejt se këta shqiptarë të krishterë ishin po aq të gatshëm për të luftuar për sulltanët myslimanë sa kishin qenë edhe për perandorët bizantinë. Prandaj, sulltanët i përkrahën ata, po aq sa dhe paraardhësit e tyre të krishterë.

GJYSHI GJERGJ NOLI

Një prijësi shqiptar iu besua detyra e rekrutimit të të rinjve dhe vullnetarëve sa herë kishte nevojë për ta në fushatat gati të pandërprera në Azi dhe në Europë. Ai gëzonte titullin fisnik të “kapitenit”. Gjyshi i Fan Nolit ishte njëri prej këtyre kapitenëve. Ai quhej Ali kapedani nga turqit dhe Gjergj kapedani nga shqiptarët vendas. Ashtu si kapitenët e tyre edhe rekrutët shqiptarë kishin nga dy emra, njërin të krishterë dhe tjetrin mysliman. Kapiten Gjergj Noli humbi jetën në njërën prej këtyre fushatave. Ai la pas vetes një pasuri të madhe, që përbëhej kryesisht nga toka bujqësore nga më të mirat afër fshatit.

GJYSHJA SUMBA NOLI

Gjyshja Sumba mbeti vejushë e re e pasur me katër fëmijë, një djalë dhe tri vajza të moshës prej dy deri shtatëvjeçare. Një i ve i ri, i quajtur Gjergj Mitrushi, ia fitoi zemrën për grua. Ai kishte vetëm një djalë me gruan e parë dhe me gjyshe Sumbën nuk pati fëmijë. Për martesën e tyre në fshat qarkullonin rrëfime të ndryshme. Sipas një zakoni të vjetër shqiptar, gjyshja Sumba nuk deshi të martohej sërish. Ajo kishte më shumë dëshirë t’ua kushtonte jetën fëmijëve të saj. Si u bind që të martohej me vejanin e ri? Disa thoshin se ajo e bëri këtë që të kishte një baba e mbrojtës për katër fëmijët e saj. Disa të tjerë pohonin se atë e kishte rrëmbyer vejani i ri. Të tjerët, që e kishin të qartë të tërë punën, mendonin se kjo ishte një martesë nga dashuria dhe se

33

rrëmbimi ishte një marrëveshje paramartesore për ta ruajtur fytyrën që të dy. Ishte po aq vështirë për vejanin e ri të martohej për herë të dytë sa edhe për vejushën e re. Që nga koha e Shën Palit martesat e dyta nuk shiheshin me sy të mirë dhe mezi duroheshin nga bota ortodokse. Madje edhe sot martesat e dyta rrallëherë kremtohen në kishë, por gjithmonë në shtëpinë e dhëndrit. Prifti dhe dhjaku zakonisht janë të vetmit që marrin pjesë. Duhet të ketë qenë vërtet martesë nga dashuria, ngaqë të dy kaluan mirë së bashku derisa një ankesë e gjatë gjyqi e prishi të tërën. Por, për këtë do të bëjmë fjalë më vonë.

GJYSHI MITRUSHI

Burrin e dytë të gjyshes, të quajtur po ashtu Gjergj, që tash e tutje do ta quajmë gjysh Mitrushi. Ai ishte njëri prej kryeparëve të pasur të fshatit. Ishte e kundërta e një njerku të rëndomtë. Si thamë më parë, kishte vetëm një djalë dhe atë të gjymtë. Pasi nuk kishte fëmijë të tjerë, ai e quante se fëmijët Noli ishin familja e vetme që kishte dhe i rriti ata të tërë në shtëpinë e tij si një baba i mirë, sikur të ishin fëmijët e vet. Pos kësaj, u dëshmua si drejtues i shkëlqyer i pronës së vet ashtu edhe të gjyshe Sumbës, që përbëhej kryesisht nga toka djerrë dhe e lënë pas dore, për shkak se kapiten Noli, sa ishte gjallë, të shumtën e kohës ndodhej në fushatat e tij. Ai bëri që çdo arë të jepte aq sa s’mundej më. Së shpejti, në sajë të pasurisë dhe të aftësisë, u bë kryepar i pakontestueshëm i Ibrik-Tepesë. I martoi të tria thjeshtrat me bujq të vyeshëm dhe zgjodhi një nuse të mrekullueshme për thjeshtrin e tij, Stilian Nolin, Maria Gollaçin, vashën më të fortë dhe më të vyeshme të fshatit. Gjysh Mitrushi i kishte në zemër edhe fëmijët e thjeshtrave, si të ishin nipërit e mbesat e tij. Edhe fëmijët, nga ana e tyre, e donin shumë, ngaqë të gjithë fëmijët Noli, pos më të voglit, qenë rritur në shtëpinë e tij. Edhe lidhja e fëmijëve Noli ndaj birit të gjymtë të gjysh Mitrushit, ishte më se e përzemërt. Meqë nuk u martua kurrë dhe nuk pati familje të vetën, ai ishte si një vëlla i madh i mirë për të birin e gjyshe Sumbës, Stilianin dhe tri bijat e saj. Më vonë, u bë një xhaxha i dashur i fëmijëve të Stilian Nolit, të cilët e quanin “xhaxha Tasi”. E tëra i ngjante një familjeje të lumtur.

VITET E HERSHME

Fan Noli ishte i dyti prej trembëdhjetë fëmijëve, pesë djemve e tetë çupave, që i lindën Stilian Nolit dhe Maria Gollaçit, që të dy nga një familje e mirë fshatare shqiptare. Shtatë prej këtyre fëmijëve, vdiqën që në vegjëli, ngaqë vdekshmëria e foshnjave ishte e tmerrshme në atë kohë në Turqi. Atë e rriti gjyshe Sumba Noli, e vetmja nga familja që rrinte në shtëpi, kur të gjithë të tjerët punonin në ara. Si fëmijë, ishte shumë shëndetlig dhe gati të vdesë nga

34

sëmundje të ndryshme, sidomos nga tifoja, lija dhe ethet e kohëpaskohshme që shkretonin fshatin e tij. Në një rast, atë e morën për të vdekur. Sipas zakonit, dhjaku i kishës i këndoi lutje për një gjysmë ore, duke pritur të vinte prifti për të bërë funeralin. Pak çaste pasi kishte arritur prifti, nënë Maria vërejti se fëmija po mundohej me vështirësi për t’i hapur sytë. Ajo i klithi priftit: “Ndaluni! Djali s’ka vdekur!” Qe mrekulli që fëmija nuk u varros i gjallë. Një gabim trashanik mund të ndodhë lehtë. Në fshat nuk kishte mjek. Qyteti më i afërt ku kishte mjek, ndodhej tri orë rrugë larg, kur bënte kohë e mirë. Kjo rrugë nuk mund të bëhej kur binte borë ose shi. Madje, kjo ngjarje ndodhi në një dimër shumë të ashpër. Gjyshe Sumba përkujdesej si një mjeke gjatë sëmundjeve të ndryshme nga të cilat vuante djaloshi paprerë derisa mbushi tetë vjet. Gjyshja babaxhane, si një nënë e palodhshme dhe e dashur, nuk dinte shumë nga përkujdesja për fëmijët. Por ajo dinte aq sa t’ia lidhte duart djalit pas shpine në mënyrë që ky të mos mund t’i kruante njollat gudulisëse të lisë në fytyrë dhe t’i pezmatonte edhe më keq. Pasi mbushi tetë vjet, shëndeti i çilimiut zuri të përmirësohej dalngadalë.

SHKOLLA FILLORE GREKE

Kur Fan Noli mbushi tetë vjet, familja mbajti një këshillim për të vendosur se ç’do të bënin me të. Dukej qartë se ai ishte tepër shëndetlig për t’u marrë me punët e rënda të bujqësisë. Prandaj, u vendos njëzëri që ta dërgonin në shkollë, pasi s’ishte i zot për asgjë tjetër. Por djaloshi nuk donte të shkonte. Ai kishte arsyet e veta. Mësuesi i shkollës mendonte se kush e kursen shufrën, llaston fëmijën. Ai i rrihte fëmijët me aq egërsi, saqë e tërë qyteza gjëmonte nga britmat e fajtorëve të ndëshkuar. Mirëpo, ky argument nuk u mor parasysh nga këshilli familjar. Nga gjyshja Sumba u kërkua që të bindte fëmijën të shkonte në shkollë, pasi asaj i shkonte fjala më shumë se cilitdo prej anëtarëve të tjerë të familjes. Ajo nuk pranoi ta bënte këtë. Ajo nuk kishte besim tek arsimimi, aq më pak në arsimimin brutal që jepte mësuesi i shkollës vendore. Pastaj shorti i ra nënës Marie. Ajo përdori çdo fjalë të ëmbël që i ra ndërmend për ta bindur, por kjo nuk bëri aspak punë. Djali ishte i patundur. Ai as që donte të dëgjonte të shkonte në shkollë. Mbeti vetëm një zgjidhje, dhe atë e sendërtoi nëna Marie. Ajo e futi në thes fëmijën që bërtiste dhe hidhte shqelma, e hodhi pas shpine dhe ia mësyu për në shkollë.

35

Mësuesi, kur dëgjoi klithmat e djalit, nxitoi te dera për të parë se ç’po ndodhte. Nëna Marie i tha: “Ja, im bir. Por, të mos e rrahësh, sepse s’mund ta sjell në thes për çdo ditë”. Mësuesi i premtoi se do të sillej mirë me të. Por çuni nuk besonte se mësuesi do ta mbante fjalën. Ai i tha se do të rrinte në shkollë vetëm me një kusht: që të qëndronte edhe nëna Marie dhe ta mbronte nga mësuesi. Ajo u pajtua të vepronte kështu ditën e parë të shkollës. Pastaj vocërraku la të qarit dhe zuri një vend me djemtë e tjerë. Po mësimet që jepte mësuesi, të cilat ishin në greqisht, qenë barrë e rëndë për nënën Marie, e cila fliste vetëm shqip dhe nuk kuptonte asnjë fjalë greqisht. Atë shpejt e zuri gjumi, pasi ishte molisur nga mundimi i gjatë për ta zënë vocërrakun dhe për ta sjellë me pahir në shkollë. Kur vocërraku vërejti t’ëmën tek flinte, i erdhi keq për të, iu afrua, e zgjoi nga gjumi dhe i tha: “Tani, nëno, më mirë e ke të shkosh në shtëpi. Unë mund të rri edhe pa ty”. Ç’është e vërteta, djaloshi nuk kishte nevojë për askënd që ta mbronte nga mësuesi, i cili, fundi i fundit, ndëshkonte vetëm ata që nuk i kryenin detyrat. Fan Noli u dëshmua si nxënës i mirë, i cili i kreu të gjitha detyrat e veta gjatë tërë jetës. Kështu filloi Fan Noli shkollimin e vet në shkollën greke. Të themi kalimthi, shkollat shqipe ishin të ndaluara nga qeveria turke ashtu si dhe nga Patriarkana e Kostandinopojës, e cila drejtonte të gjitha shkollat ortodokse në Perandorinë Turke. Ai e kreu këtë shkollë për katër vjet, në vend të gjashtë. Pasi nuk kishte klasë të shtatë në Ibrik-Tepe, Fan Nolin e dërguan në qytezën e afërme të Keshanit, që të kryente shkollën plotore. Ai qe gjithmonë i pari i klasës.

STILIAN GJERGJ NOLI

Nja një vit para se Fan Nolin ta dërgonin në Keshan për të mbaruar shkollën plotore, i ati, Stilian Gjergj Noli, ngriti padinë kundër njerkut të tij, gjysh Mitrushit, rreth pasurisë që i la i ati, Nol kapedani. Gjysh Mitrushi kurrë nuk i vuri në dyshim të drejtat e Stilian Gjergj Nolit mbi trashëgiminë e të atit, por kërkonte njëfarë shpagimi për shndërrimin e një toke djerrë të Nol kapedanit në një tokë buke pjellore. As që mund të bëhej fjalë që mundi t’i shpaguhej me të holla, meqë asnjë bujk në fshat, sado i kamur, nuk kishte parà në dorë. Një këshill ndërmjetësimi që përbëhej nga miq të ndërsjelltë propozoi që zgjidhja më e drejtë e kësaj çështjeje do të ishte sikur dy të tretat e tokës t’i jepeshin Stilian Nolit dhe një e treta tjetër gjysh Mitrushit. Ata ishin të mendjes se lumi bënte një kufi natyral duke lënë një të tretën e tokës më një anë dhe dy të tretat në anën tjetër. Gjysh Mitrushi qe i gatshëm që ta pranonte këtë zgjidhje si fjalë e fundit. Por Stilian Gjergj Noli kundërshtoi dhe e ngriti çështjen në gjyq. Fundja, ai mund ta vërtetonte të drejtën e vet ligjore ndaj pronës me tapitë që ia kishte ruajtur gjyshe Sumba.

36

Çdokush mendonte se Stilian Noli nuk bëri punë me mend. Dukej sheshazi se e treta pjesë e pronës së tij, për të cilën luftonte nuk e shpaguante mundin dhe shpenzimet që barte. E shoqja, Maria, dhe i biri më i madh, Dhimitri, ishin të mendimit se ata kishin më shumë tokë nga sa mund të punonin edhe pa atë të tretën pjesë dhe se ishte budallallëk të shpenzohej për të, qoftë një metelik. Gjyshe Sumba s’ia mbante pajën asnjerit, ngaqë nuk donte ta prekte të birin e vetëm, por ishte e qartë se ajo ishte e një mendimi me të renë Marien dhe të nipin Dhimitrin. Disa vëzhgues smirëzi shpallnin me të madhe se Stilian Noli humbte kot kohën në gjyq që të mos punonte në fushë. Ata shtonin se dhe atëherë kur nuk ishte i zënë me punë me gjyqtarët dhe gjyqet, e kalonte kohën në gjueti pyjeve, ose duke pirë nëpër kafene. Të tjerët, që e njihnin më mirë, pohonin se e tërë kjo ishte një luftë për kryeparësi ndërmjet Stilian Nolit dhe gjysh Mitrushit. Sido që të jetë, Stilian Noli i vazhdonte përpjekjet me ngulm që ta merrte tërë pasurinë. Pas disa vjetësh ndërgjyqësie, gjyqi turk i dha të drejtë Stilian Nolit. Fatkeqësisht, në Turqinë e asaj kohe vendimi i gjyqit nuk do të thoshte posedimi i atypëratyshëm i pronës së kontestuar. Çështja iu dha një gjyqtari, i cili duhej të bartte pasurinë në emër të Stilian Nolit, por gjyqtari kurrë nuk e zbatoi vendimin e gjyqit.

NDËRGJYQËSIA

Ndërgjyqësia e zgjatur e shkatërroi fare Stilian Nolin. Ai shpenzoi sasi të mëdha parash dhe nuk fitoi asgjë. Për çdo ditë tregu, ai dërgonte plot e përplot shinikë me grurë, plot e përplot drithëra, grumbuj pjeprash e shalqinjsh për t’i shitur me çmime fare të ulëta, pothuaj qesharake, që të bënte parà për të paguar avokatin. Herë-herë i duhej të shkonte në Uzun-Kepry të këshillohej me avokatët ose të merrte pjesë në seancat e gjyqit, gjë që kërkonte shpenzime të tjera. Pas shtatë vjet ndërgjyqësie, ai më në fund e kishte të qartë se e kishte humbur padinë. Për të kjo do të thoshte se e kishte humbur betejën më të madhe të jetës së tij, atë të garës për kryeparësi. Ai mendonte se nuk kishte përmbushur atë që pritej prej tij, si bir i atit të tij, Nol kapedanit heroik. Që atëherë, ai qe njeri i dërrmuar dhe kërkonte prehje te shishja, gjë që ia bëri punët edhe më keq.

GJERD KAPEDANI

Pëshpëritej nëpër fshat se njeriu që e kishte shtyrë Stilian Nolin të hapte padinë e tij gjyqësore, ishte Sulo (shkurt për Sulejman) Gjerd kapedani, edhe ai me ambicie të pasendërtuara. Gjerd kapedani kishte shërbyer në njësitë e komanduara nga Nol kapedani dhe e zëvendësoi atë kur ai u vra.

37

Stilian Nolit ia kishte ënda të dëgjonte me orë të tëra kujtimet e pafundme të Gjerd kapedanit. E kishte bërë zakon që me vete ta merrte Theofanin e vogël, ose shkurtimisht Fanin, sepse kishte dëshirë që i biri të mësonte nga një dëshmitar i gjallë se ç’prijës i madh ishte Nol kapedani, Stilian Noli dhe Gjerd kapedani pinin së tepërmi raki, ndërsa Gjerdi rrëfente tregime nga më rrëqethëset, që u ngjanin atyre të Perëndimit të egër. Në ato tregime, ai dhe Nol kapedani, para armiqve të panumërt, ia dilnin gjithmonë me sukses të shpërthenin rrethin. Ai kishte dëshirë posaçërisht të përshkruante përjetimet e veta në Luftën RusoTurke, të viteve 1876-1878. Ishte i bindur se kështjella turke e Plevnës, në Bullgari, nuk do të kishte rënë, po të kishte qenë në komandë ai, Gjerd kapedani. Për fat të keq, Osman Pashaj ishte komandant dhe ai ua dorëzoi kalanë rusëve. Pas rënies së Plevnës, Gjerd kapedani u zu rob nga rusët dhe u dërgua në Shën Peterburg. Të dielën e parë pas arritjes, Gjerd kapedani dhe vullnetarët e tij shqiptarë shfaqën dëshirën për të shkuar në kishë. Gjerda iu lut oficerit rus, i cili ishte i ngarkuar me kampin e të burgosurve, duke kërkuar nga ai t’i lejonte të shkonin në kapelën ose në kishën më të afërme. Oficeri rus mbeti pa gojë. “Ti, turk mysliman, dëshiron të shkosh në kishën ortodokse!” Gjerda iu përgjigj: “Unë jam ortodoks”. Dhe bëri kryq për ta dëshmuar këtë. Oficeri vërejti se Gjerda bëri kryq në mënyrën e duhur ortodokse dhe e pyeti: “Si u bë që ti, i krishteri ortodoks, u bëre vullnetar për të luftuar në anën e turqve myslimanë kundër rusëve ortodoksë?” Gjerd kapedani ia ktheu pa u hamenduar: “Feja është fe dhe profesioni është profesion”. Oficeri rus nuk mund të kuptonte dot, por ai vendosi t’u ndihmonte si vëllezërve të tij ortodoksë dhe u dha leje menjëherë të shkonin në kishë. Atje Gjerda me djemtë e tij shqiptarë dëgjuan për herë të parë muzikën kishtare ruse dhe ata u mahnitën nga bukuria e saj dinamike. Kjo ngjarje pati pasoja të tmerrshme për Gjerd kapedanin. Qeveria ruse mori një qëndrim shumë serioz ndaj këtij incidenti dhe vendosi, në interes të të krishterëve ortodoksë të Turqisë që kjo të mos ndodhte prapë. Prandaj, në Traktatin e paqes së Shën Stefanit, që i dha fund Luftës Ruso-Turke, u fut një klauzolë, e cila ua ndalonte në mënyrë të prerë turqve që t’i merrnin me zor të krishterët ortodoksë në radhët e ushtrisë, ose t’i rekrutonin ata si vullnetarë. Kjo do të thoshte fundi i karrierës së Gjerdës si kapiten i vullnetarëve të krishterë në ushtrinë turke. Atëherë deshi t’ia rrëmbente kryeparësinë e fshatit gjysh Mitrushit. Kjo nuk bëri punë. Kjo nuk do të ndodhte përderisa gjysh Mitrushi dhe Stilian Noli ishin të bashkuar. Prandaj ai tentoi të fusë një pykë në mes tyre. Ia arriti kësaj pasi bindi Stilian Nolin që të ngrinte padinë. Ai i njihte shumë mirë ambiciet e Stilian Nolit për kryeparësi. Madje, ai preferonte të kishte kryepar Stilian Nolin më parë se Mitrushin. Për të, Mitrushi ishte një mburravec, kurse Stilian Noli ishte i biri i një kapiteni, të cilin ky e kishte adhuruar dhe nën komandën e të cilit kishte shërbyer për shumë vjet. Gjerd kapedanit as që i kishte shkuar mendja ndonjëherë të punonte tokën e të harronte lavdinë ushtarake të së kaluarës së vet. Si ai, ashtu dhe Stilian Noli, kishin mundur të bëheshin bujq të vyeshëm e të suksesshëm. Por që të dy pajtoheshin se perëndia i kishte krijuar për vepra më të larta e më fisnike. Po këto qëllime të larta

38

ua humbnin kohën tërë natën duke pirë. Natyrisht, pija sipas tyre ishte diçka që vinte vetvetiu.

SI FILLOI KOKËÇARJA

Nëse Gjerd kapedani ishte miku i tij më i mirë, si u bë që Stilian Noli nuk u bashkua me njësitë e tij të vullnetarëve? Ky do të ishte një rast i mirë për Stilianin të pushtonte Shën Peterburgun për sulltanin dhe të bëhej hero si i ati, Nol kapedani. Kjo ishte pikërisht ajo që donte të bënte Stiliani. Ai ishte bërë gati me vite të tëra për një ekspeditë të tillë të lavdishme ushtarake. Prandaj e kishte mësuar turqishten aq mirë. Ai pandehte se do t’i duhej kjo gjuhë për komandimet turqisht, në të ardhmen. Ky ishte shkaku që u bë shenjëtari më i mirë i fshatit. Në të vërtetë, shtëpia e tij ishte e mbushur me armë dhe e kalonte kohën në gjueti nëpër pyje për ta përkryer zanatin e qitjes. Por, kur erdhi rasti dhe Gjerd kapedani e thirri t’i ngjeshë armët, një i paudhë e ndali para dyerve të Valhallas. Ky i paudhë ishte gjysh Mitrushi. Ai e pyeti heroin e ardhshëm se a kishte farë kuptimi të luftonte dhe të vdiste për sulltanin e Turqisë. Gjysh Mitrushi nuk ia mendoi të keqen. Ai deshi ta ruante Stilianin për çifligun e tij. Po të mendonte ta hiqte qafet, ky do të kishte qenë një rast i përkryer për ta bërë këtë. Por reagimi i Stilianit ishte tërësisht i kundërt me atë që priste gjyshi. Stiliani ishte i mendjes se gjysh Mitrushi synonte ta pengonte atë që të bëhej hero ushtarak. Ai i shtroi vetes këtë pyetje: “A do ta linte Napoleoni fushatën e tij për çfarëdo arsye në botë?” Përgjigjja, natyrisht, ishte: “Assesi”. Atëherë gjysh Mitrushi ftoi gjyshen në ndihmë. Gjyshja u pajtua me të dhe i bëri lutje të birit të rrinte në shtëpi dhe të merrej me tokën, në vend që të merrte udhë në errësirë me Gjerd kapedanin. Stiliani, i prekur nga përgjërimet e saj, qëndroi në shtëpi, por nuk ia fali kurrë gjysh Mitrushit. Dhe, kështu filloi kokëçarja mes tyre. E tërë kjo ishte një keqkuptim tragjik. Gjysh Mitrushi nuk e merrte me mend se Stilian Noli ishte përplot me energji të vrullshme, se ai dëshironte të bënte diçka të madhe që të zbrazte atë vrull të madh, si çdo i ri tjetër i moshës së tij. Gjyshi ishte një bujk i rëndomtë dhe mendonte se fusha ishte vendi ku Stilian Noli duhej të derdhte energjinë e tij dhe të fitonte për vete dhe për familjen e tij. S’do mend, kur Gjerd kapedani dëgjoi për këtë incident, ai e shfrytëzoi për ta bindur Stilianin për batakçillëkun e njerkut të tij.

TRE PASIONE

39

Stilian Noli kishte tre pasione: adhurimin e heronjve, kryeparësinë dhe muzikën kishtare. Kishte zë të bukur tenori dhe e ndiente veten krenar që zinte vendin e nderit të kantorit të parë, ndërmjet fronit të peshkopit dhe altarit, për çdo të dielë dhe të kremte. Ai këndonte mirë meqë e njihte fund e krye muzikën bizantine. Paraqitej me dëshirë si vullnetar për të shërbyer pa farë page. Tërë bashkësia e adhuronte. Edhe vetë peshkopi, në vizitën e tij të përvjetshme, e lavdëronte duke thënë se befasohej që gjente një kantor kaq të mirë në këtë bashkësi fshati. Stilian Noli nuk përtonte t’ua mësonte muzikën bizantine edhe të bijve. Por Dhimitri, më i madhi, as që dëgjonte. Kështu, i vetmi që mbetej, ishte Theofani, ose Fani, siç thirrej shkurtimisht. Ai u gëzua kur zbuloi se Theofani kishte vesh për muzikë dhe kalonte orë të tëra për çdo ditë duke i mësuar atij notat dhe këndimin bizantin. Si do të shohim, këto mësime të para muzikore nga i ati, qenë tepër të rëndësishme për jetën e mëvonshme të Fan Nolit. Përpos muzikës, Stilian Noli dinte t’u mësonte të bijve adhurimin e heronjve. Heroi i tij ishte Napoleoni. Ai kishte lexuar çdo gjë që kishte gjetur për Napoleonin në greqisht dhe turqisht, dy gjuhë të huaja, të cilat i njihte mjeshtërisht. Donte që Dhimitri të lexonte të gjithë librat e tij për Napoleonin. Mirëpo, Dhimitri nuk jepte pesë parà për Napoleonin. Prapë, mbeti biri i tij më i vogël Theofani, dhe ai ishte aq i prirur t’i adhuronte heronjtë sa edhe muzikën. Po Stilian Noli e adhuronte Napoleonin kur ky rrëzonte mbretër e princër nga fronet e tyre. Ai e adhuronte Napoleonin kur shpartallonte tërësisht ushtritë e tiranëve. Në të vërtetë, i shkonin lotët sa herë e zinte në gojë ikjen e tij nga Moska dhe disfatën e tij në Vaterlo. Habitej, kur Theofani, i cili dëgjonte gojëhapur, nuk qante bashkë me të. Pastaj e pyeste papra të birin për çdo hollësi të fushatave dhe betejave të Napoleonit. Ja disa shembuj të pyetjeve të tij: “Çfarë tha Napoleoni në fjalimin e tij të mbajtur te piramidat?” Djaloshi përgjigjej: “Njëzet shekuj të historisë janë duke na vështruar këtu”. Një pyetje tjetër ishte: “Cila qe fushata më e madhe e Napoleonit dhe pse?” Përgjigjja ishte: “Fushata e tij e fundit e Francës, sepse ai e bëri atë me djem të rinj të rekrutuar me ngut dhe jo me veteranë”. Edhe një pyetje tjetër: “A është e vërtetë se Napoleoni nuk arriti asgjë me vlerë të përhershme?” Përgjigjja ishte: “Jo, sepse Napoleoni ndryshoi historinë e Europës. Ai shkatërroi feudalizmin dhe themeloi demokracinë”. Babai, Stilian Noli gëzohej kur Theofani i vogël i jepte, sipas mendimit të tij, përgjigje të sakta pyetjeve që i bënte. Stilian Noli kishte dëshirë që bijtë t’i bëheshin prijës. U mor vesh, ia filloi me të birin më të madh, Dhimitrin. Por, Dhimitri nuk çante kokën për asnjëfarë prijësi e, aq më pak për prijësi fshati. I ati i tregonte se çfarë kishte thënë Cezari kur e kishin pyetur se a kanë dëshirë fshatarët të bëhen prijës në fshatrat e tyre: “Më parë do të bëhesha i pari në fshat sesa i dyti në Romë”. Por, as Napoleoni, as Jul Cezari nuk i bënin përshtypje Dhimitrit. Pastaj ai u përpoq ta bindte Dhimitrin që të kryente gjimnazin, të studionte mjekësinë dhe të bëhej doktor. Por, Dhimitri as që donte të ndiente për gjimnaze, universitete a doktorë. Dhe prapë, i vetmi që mbeti për të

40

sendërtuar ambiciet e Stilian Nolit, ishte Theofani i brishtë dhe i ri, i cili gjithmonë ose kishte marrë ndonjë sëmundje, ose shërohej prej ndonjërës. Por, Stilian Noli kurrë nuk hoqi dorë nga i biri si i pashpresë. As që mund ta bënte këtë, sepse atij i duhej dikush për të realizuar ambiciet e tij të ndrydhura. GJIMNAZI GREK

Pasi Fan Nolit i shkonin punët aq mirë në shkollën plotore, prindërit e tij vendosën ta çonin në gjimnazin grek të Adrianopojës, për të vazhduar mësimet. Rruga zgjati pesë orë kaluar nga Ibrik-Tepeja deri te stacioni i Uzun-Keprysë dhe dy orë me tren prej aty deri në Adrianopojë. Gjimnazi përbëhej nga shkolla e lartë dhe kolegji për juniorët. I specializonte të rinjtë të bëheshin mësues dhe kantorë. Aty Fan Noli, krahas mësimeve të rregullta, vazhdoi mësimet e muzikës bizantine me kantorin e parë të katedrales greke të Adrianopojës. Gjatë qëndrimit katërvjeçar në gjimnaz, Fan Noli banoi në një familje vendase greke. Çmimi për dhomën dhe ushqimin ishte një dollar në javë. Kjo do të mund të duket lirë, por për vitin 1896 çmimi ishte mjaft i lartë. I ati hiqte të zitë e ullirit që të mund të paguante me rregull dhe gjithmonë e vononte pagesën. Bujku mesatar kishte më pak parà të thata, kurse Stilian Noli kishte më pak se të tjerët. Së pari, ai duhej të paguante avokatët. Së dyti, çdo parà që kishte ua ndante miqve të vet nevojtarë, të cilët ia merrnin me pusulla të pavlershme premtuese. Ai kishte një kuti të madhe përplot me pusulla të tilla. Ia thoshte mendja se si prijës, e kishte për detyrë t’u ndihmonte pasuesve të tij besnikë. E ëma, e shoqja dhe i biri Dhimitri duhej ta kishin nën mbikëqyrje, që të mund të kursenin aq parà sa për të paguar llogaritë e shpenzimeve. Gjatë vitit të parë në Adrianopojë, në jetën e Fan Nolit ndodhi një ngjarje e madhe. Për herë të parë, ai pa tragjeditë dhe veprat e tjera të Shekspirit, të shfaqura nga trupa teatrale shëtitëse. Disa prej aktorëve dhe aktoreve bujtnin në shtëpinë ku qëndronte edhe ai. Fan Noli ua kopjonte rolet dhe ndihmonte t’i mësonin përmendësh rolet e tyre, meqë një pjesë e madhe e tyre, nuk dinin të lexonin. Ndonjë mbrëmje, kur pëshpëritësi sëmurej, Fan Noli merrte vendin e tij, me rekomandimin e aktorëve që qëndronin në shtëpinë e tij të banimit. Si shpërblim për këto shërbime Fan Noli kishte hyrje falas në të gjitha shfaqjet. E pëlqente sa s’bën këtë edukim në teatër, që nuk i kushtonte asnjë grosh. Gjatë vitit të parë në Adrianopojë Fan Noli u këndell nga sëmundjet e viteve të hershme. Tani ishte djaloshi më i fuqishëm në shkollë dhe para se të mbaronte shkollën, ishte bërë kampion i mundjes i tërë gjimnazit. Si gjithmonë, ai qe i pari në mësime. Në fund të çdo viti shkollor, të gjithë nxënësit shkonin në shtëpi për pushime tremujore. Për Fan Nolin nuk kishte pushim. Porsa kthehej në shtëpi i përvilte mëngët për t’i ndihmuar familjes në të korrat dhe të shirat e drithërave, të vilte misrin, të mblidhte sanën dhe të ushqente kafshët. Kur kthehej në Adrianopojë në vjeshtë

41

Theofani gëzohej, meqë krahasuar me punët e fushës, mësimet e gjimnazit ishin si një pushim. Tre vjetët e parë në gjimnaz kaluan në heshtje. Por, në vitin e katërt dhe të fundit, pati mjaft kokëçarje. Profesori i tij më i dashur, i cili jepte lëndën e fesë dhe të historisë, profesor Athanasiadisi, u përjashtua padrejtësisht nga drejtoria e shkollës tre muaj para se të mbaronte viti shkollor. Nuk u dha kurrfarë arsyetimi. Të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre e donin të përndritshmin Athanasiadis, ngaqë ishte edukator i mirë, predikues i mirë dhe baba i mirë. Kishte një familje të madhe që përbëhej nga e shoqja, e ëma dhe gjashtë çupa mitake, që duhej t’i mbante me rrogën e tij të vogël. Ta shkarkonin ashtu nga puna, duke mos i lënë mundësi të gjente punë tjetër, ishte diç më shumë se fyerje. Fan Noli e adhuronte dhe e nderonte, sepse ishte njeri me arsimim të lartë. Pos kësaj, ai gjithmonë ishte i gatshëm t’u dilte në ndihmë studentëve. Ai i kishte huazuar dhjetëra e dhjetëra libra Fan Nolit dhe studentëve të tjerë për lexim në frëngjisht e në greqisht. Kjo gjë ishte edhe më e çmueshme, meqë nuk kishte asnjë bibliotekë publike, ku të mund të merreshin libra për lexim. Fan Noli qe i mendimit se e kishte për detyrë ta shpëtonte këtë profesor të mirë nga poshtërimi dhe nga vdekja prej urisë. Ai organizoi një grevë studentësh në përkrahje të profesor Athanasiadisit. Studentët braktisën klasat në shenjë proteste dhe gjimnazi u mbyll për një muaj. Opinioni u pezmatua dhe drejtoria e shkollës u desh ta rishqyrtojë vendimin. Profesor Athanasiadisi u pranua prapë dhe u lejua të vazhdonte mësimin deri në përfundim të vitit shkollor. Pastaj u transferua në një gjimnaz të Kostandinopojës. Por drejtoria e shkollës u hakmor ndaj organizatorëve të grevës. Që të gjithë u përjashtuan nga shkolla. Ata u lejuan që të vijojnë mësimet në vjeshtë, pasi nënshkruan një letër, me anë të së cilës kërkonin falje. Fan Noli nuk deshi kurrsesi ta nënshkruante këtë lutje. Ai ishte i mendimit se nuk kishte për çfarë të kërkonte ndjesë. Kjo do të thoshte se ai nuk do të mund të hynte në provim dhe ta merrte diplomën, kurse diploma i duhej që të mund të pranohej në universitet. Edhe të atit i ishte thyer zemra, ngaqë pas katër vjetësh pune të mundimshme dhe aq shpenzimesh, i biri nuk do të arrinte të merrte diplomën. Ai e pyeti të birin: “Ç’thua ti, ç’do të bënte Napoleoni në një rast të këtillë? A do ta humbte karrierën e vet duke refuzuar t’u kërkonte ndjesë mësuesve të tij?” Përgjigjja ishte: “Natyrisht që jo”. Atëherë i ati i tha: “Ashtu pra, nënshkruaje lutjen, kaloje provimin dhe ma sill dëftesën e diplomimit”. Dhe Fan Noli e dëgjoi.

EDUKIMI SHQIPTAR

Grekët i konsideronin si grekë të gjithë të krishterët ortodoksë të Perandorisë Turke, pa marrë parasysh se cila ishte raca dhe gjuha e tyre. Së këndejmi, mësuesit

42

grekë përpiqeshin të krijonin patriotë grekë nga të gjithë nxënësit ortodoksë që kishin në shkollat e tyre. Si u bë atëherë që Fan Noli, i cili kishte mbaruar shtatë vjet të shkollës plotore greke dhe katër vite të gjimnazit grek, të mbetej një djalë fshatar shqiptar, përkundër tërë këtij edukimi grek? Ka disa arsye përse Noli doli nga ky ujë grek dhe e shkundi atë si një rosak. Arsyeja e parë mund të gjendet në një anektodë që bën fjalë për edukatorin e mirënjohur zviceran, Pestaloci (1746-1827): Njëherë, një nënë zvicerane e pyeti se a mund t’i jepte edhe të birit të saj edukimin që ai parashtronte . Pestaloci e pyeti nënën: “Sa vjeç është djali juaj?”. “Pesë vjeç”, iu përgjigj ajo. Pestaloci ia priti: “Tepër vonë”. Deshi të thoshte se qoftë edhe në moshën pesëvjeçare ai merr një edukatë në shtëpi, të cilën është vështirë ta ndryshosh. Për shkak të sëmundjeve të tij të fëmijërisë, Fan Noli zuri të shkonte në shkollë, jo në moshën pesëvjeçare, por kur mbushi tetë vjet. Atëherë ishte goxha djalë, i cili fliste vetëm shqip. Ai tashmë kishte marrë njëfarë edukate nga e gjyshja, e cila ishte një grua fshatare shqiptare me botëkuptime të vjetra. Gjyshe Sumba me fanatizëm nuk ndahej nga kostumi i saj shqiptar, që vishet në malësitë e Shqipërisë së Jugut edhe sot, sidomos në Dardhë, afër Korçës dhe në krahinën e Lunxhërisë, afër Gjirokastrës. Ajo e kishte zakon të endte në avlëmendin e saj të vjetër çdo pjesë të petkave që i vishte. Ajo vishte fustanin e plotë, në formë kambane që mbahet sot e kësaj dite në malësitë anembanë Shqipërisë, posaçërisht në veri. Ajo nuk pranonte të vishte çitjane basmaje të bojatisur të fabrikës, të cilat i vishnin të gjitha gratë më të reja të fshatit, që ndiqnin modën. Gjatë verës, të dielave dhe pasditeve të kremte, gjyshe Sumba dilte në sheshin e kishës dhe ia fillonte e para valleve piktoreske popullore, në të cilat shkëlqente edhe pasi kishte mbushur shtatëdhjetë vjet. E valëvitte shaminë e saj, ia thoshte këngës, hidhej përpjetë dhe sillej vërdallë si të ishte ndonjë vashë. S’kishte as një dërhem dhjamë dhe ishte thatanike si një fletë dhe e lehtë si pendla kur ecte. Sa e sa herë u mundua t’ia mësonte vallet shqiptare të nipit, Theofanit. Por ato valle, të ndërlikuara dhe të mundimshme sa dhe vallet popullore ruse, ishin të papërballueshme për çunin shëndetlig. Pas disa kërcimesh dhe rrotullimesh, i merreshin mendtë dhe binte përdhé. Atëherë gjyshe Sumba arriti në përfundim se hë për hë, do të ishte më mirë t’i linte mësimet e valles. Gjyshe Sumba nuk kishte humbur qoftë një dhëmb edhe në moshën tetëdhjetëvjeçare, dhe e kishte zakon të tallej me të tri bijat dhe të renë, Marien, të cilave po u binin dhëmbët pa i mbushur ende të dyzetepesat. Ajo thoshte se arsyeja e kësaj, ishte se ajo nuk kishte futur në gojë asnjëherë sheqerkat e blera nëpër dyqane, siç bënin shumë të tjerë. Ajo hante vetëm ëmbëlsirat që bënte vetë në shtëpi. Përpos të katër stinëve kreshmore tradicionale ortodokse lindore të vitit, që i mbanin të gjithë, gjyshe Sumba u përmbahej në mënyrë të prerë edhe dy agjërimeve të tërësishme, njëri në fillim të kreshmeve të pashkëve dhe tjetri në fillim të Javës së Madhe. Kjo do të thotë pa bukë e pa ujë tri ditë rresht, pas të cilave pranohej kungimi i shenjtë. Në këto agjërime të plota i vetmi nga familja që i bënte shoqëri, ishte i nipi

43

Theofani. Ajo gjithmonë mundohej ta bindte që të mos agjëronte, sepse ishte shëndetlig. Kurse çuni ia kthente: “Nëse ti mund ta bësh këtë, mundem edhe unë”. Një edukator tjetër i Fan Nolit qe rrëfimtari i madh, Gjerd kapedani, të cilin e kemi zënë në gojë më parë. Ai e kishte zakon t’i vizitonte recitalet që përgatiteshin nga mësuesi i shkollës në Ibrik-Tepe së paku dy herë në vit. Prindërit dhe të gjithë të kamurit e fshatit merrnin pjesë në to. Programi përbëhej nga këngë të kënduara nga klasa të ndryshme, lëçitje dhe vjersha të recituara nga nxënës të shkëlqyer. Të gjitha thuheshin në greqisht. Gjerd kapedani, i cili nuk kuptonte asnjë fjalë në greqisht, ngrihej gjithmonë, gjatë këtyre shfaqjeve të gjata të recitimit dhe protestonte me zë: “Shkip, ore shkip!” Që donte të thoshte “Shqip! Na bëni një recital në shqip! Përndryshe s’kuptojmë asnjë fjalë”. Pjesa më e madhe e publikut pajtoheshin me Gjerd kapedanin, meqë as ata nuk merrnin vesh asnjë fjalë greqisht. Kjo ia kujtonte përherë Fan Nolit të ri, se shqipja dhe jo greqishtja duhet t’u mësohej këtyre djemve shqiptarë. Edukatori i tretë ishte xha Tasi, biri i gjymtë i gjysh Mitrushit. Xha Tasi, plotësisht i paaftë për punë fushe, thellohej në libra. Ai kishte bibliotekën më të pasur në fshat. Kur pat filluar ndërgjyqësia, Stilian Noli dhe familja e tij, bashkë me gjyshe Sumbën, u shpërngulën në një shtëpi të saj. Por kjo nuk i pengoi fëmijët, e madje as nënë Marien që të kishin marrëdhënie të shkëlqyera me gjysh Mitrushin dhe xha Tasin. Sa i përket Fan Nolit të ri, ai shkonte për çdo ditë në shtëpinë e vjetër ku qe rritur e të cilën e donte më shumë se shtëpinë e re. Gjysh Mitrushi e priste me duar të hapura dhe gjithmonë gëzohej kur e shihte. Kur ai gjendej duke punuar në fushë, në shtëpinë e gjerë e të zbrazët atë e zëvendësonte xha Tasi. Atëherë xha Tasi i tregonte çunit librat që kishte, posaçërisht ato me fotografi. Ai rëndom i jepte çunit libra që t’i lexonte në shtëpi, në kohë të lirë. Një herë, kur Fan Noli gjendej në pushimet shkollore pas kthimit nga gjimnazi, xha Tasi rekomandoi për të lexuar dy librat më të çmueshëm që kishte. Njëri prej tyre ishte shqipërimi i Dhiatës së Re nga Kostandin Kristoforidhi. Tjetri ishte një botim i ilustruar i “Historisë së Skënderbeut” në greqisht. Djaloshi i mori librat në shtëpi dhe i lexoi me vëmendje që nga fillimi gjer në fund. Një ditë çuni ishte shtrirë mbi qilim me bark nga dyshemeja, me bërryla të mbështetur mbi dysheme dhe me librin mes tyre, i zhytur në lexim. Nënë Maria po e vështronte me një shprehje të pikëlluar në fytyrë. Ajo tundi kokën dhe tha: “Më vjen keq, biri im i gjorë, por ti nuk ke faj. Faji është imi. Unë të mbajta në shpinë dhe të çova në shkollë. Kurrë nuk ma ka marrë mendja se shkolla do të dërrmonte në këtë mënyrë”. Kur Fan Noli i lexoi librat, ia ktheu xha Tasit. Ky zuri t’i bënte pyetje nga Dhiata e Re dhe Skënderbeu, për të vërtetuar se a i kishte lexuar. Kur Theofani, për kënaqësinë e tij, i provoi se i kishte lexuar, xha Tasi zuri t’i tregonte sesa të rëndësishëm ishin këta dy libra. Ai përfundoi: “S’kam ndër mend fare të kritikoj tët atë. Ai ndoshta ka të drejtë. Unë vetë mendoj se sa herë duhet të marrësh një vendim, nuk duhet ta pyesësh veten: “Çfarë do të bënte

44

Napoleoni me këtë rast?” Por pyete veten: “Çfarë do të bënte Jezu Krishti me këtë rast?” Ai ishte një prijës më i mirë se Napoleoni. Përsëri, sa herë duhet të marrësh një vendim që ka të bëjë me popullin tënd, mos pyet se ç’do të bënte Napoleoni. Mos harro se Napoleoni ishte frëng, dhe ai do të bënte atë gjë që do t’i ndihmonte Francës dhe popullit frëng. Duhet të pyesësh: “Çfarë do të bënte Skënderbeu?” Sepse ai ishte shqiptar dhe do të bënte atë gjë që do t’i ndihmonte Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Yt atë ka të drejtë kur thotë se Napoleoni ishte njeri i madh, por Skënderbeu ishte po ashtu i madh në mënyrën e vet dhe në vendin e vet. Napoleoni korri fitoret e tij me një ushtri të madhe, të cilën e kishte trashëguar nga paraardhësit e tij. Skënderbeu korri fitoret e tij me një ushtri të vogël, të cilën e kishte krijuar vetë. Pos kësaj, atij iu desh të luftonte kundër dy sulltanëve të mëdhenj, të cilët udhëhiqnin ushtritë më të mëdha të asaj kohe”. Prej ditës që xha Tasi i dha këtë mësim, Fan Noli, në imagjinatën e tij, duke mbajtur në dorë Dhiatën e Re të Kristoforidhit, i hipi kalit të tij Rosinant dhe u bë kalorës i Skënderbeut dhe misionar i Krishtit mes popullit shqiptar. Ai kishte dy prijës të mëdhenj për ta udhëhequr në jetë, Jezunë dhe Skënderbeun. Krahasuar me ta, mësuesit grekë të plotores dhe të gjimnazit, ishin shumë të veckël për t’i lënë përshtypje ose për ta pasur nën ndikim.

LAMTUMIRË, IBRIK-TEPE

Drejtoria e shkollës së Adrianopojës u hakmor shumë keq ndaj Fan Nolit për grevën e studentëve në favor të profesor Athanasiadisit. Jo vetëm që ia shtynë afatin e diplomimit prej majit në shtator, por edhe e penguan që të gjente punë si mësues atë vit. Qe tepër vonë, se të gjitha shkollat kishin angazhuar mësuesit shumë më herët se në shtator. Pastaj, a thua kishte farë gjase që të gjente vend si mësues vitin e ardhshëm? Nuk kishte kurrfarë gjasësh. Drejtoria e shkollës e kishte vënë në listë të zezë dhe nuk i jepte rekomandimin e domosdoshëm për ndonjë punë në asnjë shkollë greke në Turqi. Fan Noli erdhi në përfundim se duhej ta braktiste Turqinë dhe të fillonte sërish në ndonjë vend tjetër. Ai vendosi të shkonte në Kostandinopojë dhe prej aty me anije të vinte në Athinë. Kishte ndërmend të gjente atje ndonjë punë, dhe pastaj t’i vazhdonte studimet në Universitetin e Athinës vjeshtën e ardhshme. Diku një ditë para nisjes iu kthyen ethet e dikurshme të pandërprera dhe e shtrinë në shtrat. Halli ishte: të priste në Ibrik-Tepe që të shpëtonte nga ethet e pandërprera? Lumi që kishte vërshyer, e bënte të pamundshme rrugën deri te qyteti më i afërt ku kishte mjek. Prandaj zgjidhja më e mirë ishte që të vinte në spital në Kostandinopojë, të shpëtonte nga ethet e pandërprera dhe pastaj të nisej me anije për në Athinë. Fan Noli ishte tepër i dobët që t’i hipte kalit të tij të dashur, Bajlashit, për të bërë pesë orë udhë deri në Uzun-Kepry, prej nga do të merrte trenin për në Kostandinopojë. Qerrja e qeve ishte mjeti më i përshtatshëm për të bartur djaloshin e sëmurë. Ai mund

45

të shtrihej rehat mbi dyshekun në qerren e qeve dhe të mbulohej me një velenxë të ngrohtë. Madje, qerrja e mbuluar e qeve do ta mbronte nga shiu i pareshtur i vjeshtës. A ishte punë me mend për të sëmurin që të merrte udhë? A nuk do të ishte më me mend që të rrinte në shtrat në Ibrik-Tepe, madje edhe pa mjek? Problemi u zgjidh kështu: Stilian Noli e pyeti veten: “Ç’do të bënte vallë Napoleoni në këtë rast? A do të hiqte dorë nga udhëtimi për të cilin kishte vendosur vetëm për shkak të një të ftohure të vogël?”. Përgjigjja ishte: “Jo, asgjë s’do ta ndalte Napoleonin”. Fan Noli e pyeti veten: “Ç’do të bënte Skënderbeu në kësi rasti?” Përgjigjja qe e lehtë: “As atë asgjë s’do ta ndalte”. Por përpos Napoleonit dhe Skënderbeut, duhej konsultuar edhe një prijës tjetër. “Ç’do të bënte Jezui në këtë rast?” Përgjigjja ishte: “Jezui do t’i besonte perëndisë dhe do të vazhdonte”. Gjyshe Sumba dhe anëtarët e tjerë të familjes kishin ca mëdyshje për Napoleonin dhe Skënderbeun, por të gjithë i besonin Jezuit. Prandaj, vendimi qe i njëzëshëm. Kishte mbetur pa bërë edhe një gjë para nisjes, dhe kjo ishte punë tepër e dhimbshme. Duhej t’i thoshte lamtumirë Ibrik-Tepesë, të dy shtëpive, gjithë farefisit dhe miqve, njerëzve e gjësë së gjallë. Ishte trishtim dhe mallëngjim t’u thoshte lamtumirë të afërmëve të shtrenjtë, me të cilët Fan Noli kishte kaluar tetëmbëdhjetë vjet të jetës së tij, dhe pa të cilët jeta s’mund të merrej me mend. Ta copëtonte zemrën çasti kur ai shkoi t’u thoshte lamtumirë Laros, qenit të tij, Zijoshit, dacit, Bajlashit, kalit, lopëve, si dhe buallicave të zeza dhe viçave të tyre. Instinktivisht thuajse të gjithë e dinin se Theofani po i linte përjetë. Posaçërisht qeni Laro, kali Bajlash, më i zgjuari nga kafshët, e dinin me siguri se kiameti, së shpejti do të ndodhte. Këtë ndjenjë e shfaqnin me shprehjen e pikëlluar në sytë e tyre. Kali Bajlash e vështronte sikur donte t’i thoshte: “Si ke zemër të më lësh, pas një miqësie aq të gjatë? Jam kali i familjes. Ta kam bartur atin tënd poshtë e lart shëndoshë e mirë nga Ibrik-Tepeja në Uzun-Kepry, sa e sa herë gjatë ndërgjyqësisë. Ti e di sesa me qejf të çoja në Uzun-Kepry, kur ti shkoje në gjimnazin e Adrianopojës. Të prisja pastaj gjithmonë në stacionin e Uzun-Keprysë, që të të ktheja në Ibrik-Tepe, çdo verë për të kaluar pushimet. Vërtet, zvarrisja këmbët dhe nuk ngutesha. Por e bëja këtë pak meqë jam një kalë plak dhe pak ngaqë nuk doja të të lëkundja. Pastaj, si e di, sa më shumë që i afrohesha Ibrik-Tepesë sonë të dashur, aq më i gjallë më bëhej hapi dhe e ndieja veten të ri dhe të gjallë si në ditët e shkuara. Dhe mos mendo se të dua vetëm ngaqë i ndaje me mua ëmbëlsirat e lëngëta me vaj susami dhe gurabijet e furrës, të cilat i gëlltisja nga dora jote me shumë kujdes dhe pa kafshuar asnjëherë gishtërinjtë. Jo, i shtrenjti çun, ishte kjo si një dashuri e vëllait të madh. Dashurinë ta shfaqja sa herë fërkoja faqet dhe buzët e mia mbi ty. Mos harro se ato ishin puthjet e mia”. Fan Noli, në imagjinatën e tij, e dëgjonte këtë monolog të gjatë lamtumire dhe ishte i sigurt se shihte lotët në sytë e kalit. As lamtumira e qenit Laro dhe dac Zijoshit dhe e kafshëve të tjera nuk ishte më pak prekëse. Fan Noli qau edhe më shumë kur u nda nga miqtë e tij, kafshët. Kjo nuk do të thoshte se ai i donte të afërmit e tij më pak, por ngaqë këto kafshë të gjora nuk mund t’i shprehnin ndjenjat e tyre.

46

Kur çdo gjë ishte gati për nisje, ndodhi diçka e papritur. Gjysh Mitrushi dhe xha Tasi erdhën ta përcillnin Fan Nolin. Që nga koha e ndërgjyqësisë, ata nuk e kishin vizituar Stilian Nolin në shtëpinë e tij të re. Kjo ishte një ngjarje tepër e madhe që t’u shpëtonte. Xha Tasi e përshkroi këtë situatë për bukuri: “Gjithmonë e kemi dashur çunin dhe na u desh të vijmë ta përcjellim, mbase për herën e fundit. Gjithmonë kemi ndier se ai ka shpirtin e Jezusit. Këtë na e dëshmoi këtë herë. Ai na mblodhi bashkë pas atij incidenti të mallkuar që na ndau për kaq vite”. Gjerd kapedani, që nuk linte kurrë asnjë tubim të rëndësishëm, qëlloi aty për t’i dhënë bekimin të nipit të komandantit të tij të vjetër, Nol kapedanit. Ai i dha këtë këshillë djaloshit të ri: “Mos qëndro gjatë në Athinë. Prej aty shko në Shqipëri. Atje është mëmëdheu ynë i vjetër. Gjendet mu në veri të Greqisë”. Atëherë, xhaxhallarët, tezet dhe të gjithë fëmijët e tyre, ia behën dhe e shtuan grupin e familjes. Në atë çast, vëllai i madh, Dhimitri, që ishte ulur në vendin e qerrtarit, bëri këtë shpallje të pikëlluar: “Tash duhet të nisemi, sepse duhet të arrijmë në Uzun-Kepry para se të ngryset”. Ai ngriti kamxhikun në ajër për të dhënë shenjën e nisjes. Gjyshe Sumba ra në gjunjë, bëri kryq, u shtri tri herë përdhé duke prekur tokën me ballë dhe tha: “Zot Jezu, Shën Mëri, nënë e Zotit dhe Shën Gjergj i plotfuqishëm, ruamani djalin”. Nënë Maria ra po ashtu më gjunjë dhe deshi të përsërisë të njëjtën lutje, por fjalët iu lidhën në fyt. Ajo rënkoi dhe zuri të vajtojë pa zë. Të gjithë farefisi dhe miqtë u prekën thellë dhe mezi thanë lamtumirë. Kafshët, sikur të ndienin se ç’po ndodhte, iu bashkuan korit të përlotur. Laroja, qeni, u shtri me bark përdhé, zgjati qafën përpjetë dhe zuri të kuisë e të ulërijë me trishtim. Zijoshi, daci, iu bashkua me një mjaullimë të butë, që bëhej gjithnjë më e fortë. Bajlashi, kali, filloi hingëllimën e dëshpëruar. Të cytur nga rrëmuja e përgjithshme, dhe duke nuhatur një katastrofë në ajër, të tëra kafshët e familjes Noli dhe të fqinjëve iu bashkuan një përcjelljeje të fortë e të madhe. Në tërë këtë turmë vaji dhe ulërime njerëzish e kafshësh, Stilian Noli ishte i vetmi që në fytyrë nuk shfaqte asnjë ndjenjë. Me gjasë ai po e pyeste veten: “Ç’do të bënte Napoleoni në një rast të këtillë? A do të qante si grua e të ulërinte si kafshë?” Ai iu përgjigj vetes: “Jo, kurrsesi”. Dhe, ai veproi ashtu. Dhimitri, i cili nuk mund ta duronte më këtë shfaqje, fshikulloi kamxhikun dhe qerrja e qeve u nis. Fan Noli nuk e pa më kurrë Ibrik-Tepenë.

KUJTIME

Ndërsa qerrja lëkundej e zvarritej mbi rrugën me gropa, mendimet e ethshme të Fan Nolit ktheheshin tek ata që kishte lënë pas. Njëra prej pyetjeve që e shqetësonte më së shumti, ishte ajo se a do të shihte prapë ndonjëherë dikë prej të afërmëve. Sido

47

që të jetë, ai nuk do t’i harronte kurrë. Kujtimet e tyre ia kaplonin mendjen tani dhe do t’i përsëriteshin prapë në mendje gjatë gjithë jetës. Njëherë, e ëma dhe gjyshja kishin punë në një mulli uji jo fort larg shtëpisë. Ndërsa po bluanin drithin në mulli, fëmijën, Fan Nolin, e lanë përjashta. Për t’u siguruar, e kishin lidhur te shala e kalit Bajlash. Kushedi, sesi fëmija, duke hipur mbi shalë, duke kërcyer apo duke u hedhur, u lirua nga frerët me të cilët e kishin lidhur. Ai eci deri te bregu i përroit për të parë se si rridhte uji drejt mullirit. Ashtu i humbur në vështrimin e përroit, bëri një hap të gabuar dhe zuri të binte drejt ujit. Mu atëherë kur çuni do zhytej në lumë, fustani iu ngatërrua në një drizë ferrash dhe e mbajti. Fëmija, me kokën në baltë dhe këmbët lart, zuri të thërrasë për ndihmë i shastisur. Gjyshja dhe nëna i dëgjuan klithmat, vërejtën shalën e braktisur dhe vrapuan drejt përroit. Mbetën pa frymë kur panë pozitën rrëqethëse të fëmijës. Nuk kishte sesi t’i qaseshin, meqë bregu ishte tepër i pjerrët dhe i rrëshqitshëm, kurse driza e dendur qe plot e përplot me gjemba. Gjyshja vrapoi deri në mulli për të marrë një litar. Ndërkohë, nënë Maria përpiqej t’i jepte kurajë të birit të saj të vogël që të mos qante, se ndihma ishte gati në të mbërritur. Por gjyshja po vonohej, kurse fustani i fëmijës kishte zënë të grisej. Rreziku ishte afër dhe asgjë më nuk e ndalte. Nënë Maria u përpoq të zbriste dhe t’i ndihmonte fëmijës. Këmbët i sharronin gjithnjë thellë e më thellë në baltë. Duke u mbajtur pas shkurreve me ferra, edhe ajo zuri të thërrasë për ndihmë. Mu atëherë gjyshja ia mbërriti me litarin dhe me një djalë mullis të fuqishëm. Ata panë të zitë e ullirit për ta tërhequr në breg nënë Marien dhe të birin e saj, që mbaheshin për litari. Kur u gjendën të sigurt në mulli, gjyshja vërejti: “Mund ta marr me mend sesi një fëmijë mund të rrëshqasë në përrua. Por nuk kuptoj sesi ti munde ta bësh këtë. Përpiqu të më rritesh një herë”. Pas kësaj kredhjeje, fëmijën e zunë një palë ethe të forta, që e mbajtën në shtrat për disa ditë. Por shpejt u shërua. Kur i kaluan ethet dhe hapi sytë, ai pa gjyshen më një anë të shtratit dhe t’ëmën në anën tjetër, duke bërë kryq me lot në sy. Pastaj gjyshja tha: “Gjithmonë e kemi djali buzë varrit, dhe ai na kthehet”. Si do të mund t’i harronte Fan Noli këta engjëj rojtarë? Si do të mund t’i linte përjetë? Fan Noli mendonte për t’ëmën e tij të munduar, jeta e së cilës kishte qenë një mynxyrë e gjatë e punës në fushë, pa pasur asnjë ditë pushim pas lindjes së fëmijëve. Ajo ishte e para e shtëpisë që zgjohej në mëngjes dhe e fundit që binte në shtrat. Gjatë verës ajo punonte ag e terr në fushë. Dimrit ishte gjithmonë e zënë me punët e shtëpisë. Fan Noli kurrë nuk e kishte parë të sëmurë në shtrat. Por, ajo do të kishte pasur një dhimbje në shpinë, sepse shpesh shtrihej mbi dysheme dhe luste Theofanin e vogël që ta shkelte poshtë e lart shpinës. Sa herë që ky e shkelte me butësi nga frika se mos e lëndonte, ajo i thoshte: “Më fort, më fort!” Ky lloj mjekimi i jepte njëfarë lehtësimi.

48

Ndoshta do të ketë pasur ndonjë lëndim të brendshëm si pasojë e trembëdhjetë lindjeve. Në Ibrik-Tepe nuk kishte mami, kurse gratë e fshatit nuk dinin asgjë për rreziqet e lindjes. Për to, lindja e foshnjave ishte një operacion i vogël, të cilin mund ta bënin vetë, pa kurrfarë ndihme. Ato arsyetonin: “Nëse mund ta bëjë këtë macja, mund ta bëjmë edhe ne”. Foshnjat lindnin shpesh në fushë, kur nënat ktheheshin nga puna. Ato vetëm i mbështillnin me përparëse, i hidhnin mbi supe dhe e sillnin anëtarin e ri në shtëpi. Kjo, me gjasë, sqaron arsyen përse e motra e Fan Nolit, Paraskevia, më e forta vajzë e familjes, vdiq pas lindjes së fëmijës së dytë dhe përse motra e tij e dytë, Shirma, vdiq pasi i lindi fëmija i parë. Fan Noli kurrë më nuk e pa gjyshen e vet. Ai e pa të atin, nënën dhe motrën e vogël Sulltanën, nja njëmbëdhjetë vjet më vonë, më 1911, kur vizitoi bashkësinë shqiptare të Sofjes në Bullgari. Pyetja e parë që u bëri Fan Noli njerëzve të vet qe: “Pse nuk e morët me vete gjyshe Sumbën dhe vëllanë e madh Dhimitrin?” E ëma iu përgjigj: “Gjyshe Sumba u desh të mbetej për t’u kujdesur për shtëpinë. Dhimitri duhej të kujdesej për çifligun”. Fan Noli u përpoq të mësonte nga e ëma vitin e saktë të lindjes së tij. Nënë Maria iu përgjigj: “Nuk më kujtohet viti, por mbaj mend se ishte nata e Kërshëndellave dhe se binin kambanat e kishës”. Ajo deshi të thoshte nata e Kërshëndellave sipas kalendarit të vjetër, që sipas kalendarit të ri ishte 6 janari. Disa vjet më vonë Fan Noli mësoi vitin e saktë të lindjes, 1882, nga i vëllai Dhimitri. Një ngjarje e shquar në Sofje qe liturgjia e shenjtë që e mbajti Fan Noli, i cili qe shuguruar prift tre vjet më parë. Stilian Noli nuk mundi të marrë pjesë në shërbesë, pasi ishte i sëmurë dhe u desh të shtrihej në shtrat. Ai kishte pirë tërë natën për të kremtuar këtë ngjarje të madhe dhe në mëngjes i merreshin mendtë dhe nuk mund të qëndronte në këmbë. Ai porositi edhe një shishe, duke shpresuar se ajo do t’ia forconte gjunjët dhe se do të mund të ecte deri në kishë. Shishja, për fat të keq, pati efekt të kundërt. Por nëna Marie dhe Sulltana ishin aty për ta dëgjuar atë Theofanin duke mbajtur meshën në katedralen e Sofjes. E tërë mesha qe në shqip. Në fund të meshës, nëna Marie dhe motra Sulltanë erdhën të merrnin bekimin e tij dhe naforën, që u ndahet rëndom të gjithë atyre që marrin pjesë në shërbesë. Aty të dyja bënë tri përulje, me ballin mbi tokë, morën naforën dhe puthën dorën e atë Theofanit, siç ishte zakoni i vjetër, që përbëhet së pari nga puthja e dorës së priftit, duke e prekur atë në ballë dhe duke ia puthur dorën për herë të dytë. Kur mori fund shërbesa, nëna Marie i tha të birit: “Gjyshe Sumba na urdhëroi të bëjmë këto përulje sipas zakonit të vjetër dhe puthjen e dorës”. Pastaj shtoi me gjallëri: “Ah sikur ta kish dëgjuar Gjerd kapedani këtë meshë. Sepse e tëra qe shqip dhe do të mund ta kuptonte secilën fjalë”. Ndarja e fundit në stacionin e Sofjes ishte shumë e pikëllueshme. Stilian Noli dhe Sulltana u ndanë në heshtje, pa qenë në gjendje të lëshojnë zë. Nëna Marie, e cila kishte dëgjuar nga shqiptarët e Sofjes sesa lart e mbanin të birin e saj dhe punën e tij, i tha: “Ti je tash një burrë i madh dhe unë s’mund të të puth më ashtu, si dikur kur ke qenë i vogël”. Fan Noli ia ktheu: “Mos ngurro, nënë, unë jam akoma yt bir”. Nëna

49

Marie e puthi në ballë dhe lotët e saj rrodhën nëpër faqet e priftit të ri. Nëna Marie nuk pushoi së qari dhe kërkonte më kot shaminë e saj. Fan Noli i dha dy shami të tijat që t’i kishte për kujtim. Kur nëna Marie i mori shamitë, tha: “Tash e di se gjëja më e mirë që kam bërë në jetë qe kur të çova në shkollë në thes”. Ajo buzëqeshi dhe fshiu lotët. Atëherë Fan Noli puthi me dashuri Sulltanën e vogël, për lamtumirë. Treni ishte gati të nisej. Konduktori bërtiti: “Të gjithë në tren”. Sipas zakonit të vjetër të IbrikTepesë, Fan Noli ia puthi dorën s’ëmës dhe të atit dhe u tha lamtumirë. Nuk i pa më kurrë. Ata ndërruan jetë shpejt pas kësaj, njëri pas tjetrit, së pari i ati, pastaj e ëma dhe së fundi gjyshja.

VËLLAI I MADH DHIMITRI

Dhimitri me gëzim këndonte nën hundë një këngë popullore duke kërcitur me kënaqësi kamxhikun në ajër. Asnjëherë nuk i prekte qetë. I donte së tepërmi. Ai vetëm donte t’u jepte zemër, t’u bënte të ditur se ishte duke nxituar. Ishte djaloshi më i fuqishëm i familjes. E vetmja që mund t’i kundërvihej ishte Paraskevia (shkurt, Palavia), vajza më e fuqishme e familjes. Sa herë ia tregonte grushtin Dhimitrit, ai zmbrapsej me një buzëqeshje bandilli. Ajo i sulej edhe Theofanit shëndetlig, dhe e shtynte me një shprehje përbuzëse. U binte me këmbë librave të tij kur i zinin udhën, ngado, majtas e djathtas. Dhimitri ishte një bujk ideal. Ai ishte i fortë sa dy qetë që kishte vënë në zgjedhë. Njëherë, djemtë e fqinjëve kishin vënë bast para pusit. Puna ishte të shihej se cili do të mund të pinte ujë nga kova sa edhe kau. Dhimitri e fitoi bastin. Ai e përpiu tërë ujin nga kova, pastaj ktheu kovën së prapthi për të treguar se nuk kishte mbetur asnjë pikë ujë. Atë e shpallën njëzëri kampion të kovës. Ndërsa kur ecte mund t’i dëgjoje ujin që i llokoçitej brenda barkut. Nëna Marie e ndiente veten krenare për të birin e saj Dhimitrin, si bujku më i mirë i fshatit. Gjyshe Sumba e adhuronte si valltar të madh, i cili i kishte mësuar tërë të fshehtat e zanatit nga ajo dhe i kishte përsosur edhe më. Kur po udhëtonin së bashku, Dhimitri përpiqej të argëtonte të vëllanë e sëmurë duke i treguar anekdota. Kësaj radhe ai po i tregonte një rrëfim që e kishte dëgjuar nga Gjerd kapedani. Ngjarja kishte ndodhur në pazarin e qytetit fqinjë të Keshanit, ku fshatarët i shitnin tepricat e prodhimeve të tyre. Rrëfimi ishte ky: Një vejushë e re bullgare ishte zënë duke vjedhur një çyrek buke nga një furrë. Ishte e detyruar ta bënte këtë, sepse kishte dy fëmijë që po i vdisnin urie. Polici turk që e arrestoi, po vriste mendjen se ç’dënim duhej t’i jepte. Së pari, i shkoi ndërmend t’ia priste dorën lakmitare vejushës. Por kishte rënë në hall. A e mori ajo çyrekun me të dy duart apo me njërën? Ai nuk dëshironte ta priste dorën e pafajshme. Pasi gruaja nuk u përgjigj pyetjeve, problemi mbeti i pazgjidhur. Prandaj ai vendosi t’i jepte një dënim që mund

50

të gjendet në Sagën e Nibelungenëve. Ngjarja ndodh në aktin e tretë të “Valkirisë” së Vagnerit. Atje Votani kërcënon se do të ndëshkojë të bijën e tij të padëgjueshme, Brunhildën, me këtë dënim: do ta vinte në gjumë në mes të një pylli në mënyrë që zuzari i parë që do t’ia behte dhe e dëshironte mund ta merrte. Ky do të ishte një ndëshkim shembullor që do t’i jepte fund vjedhjes së çyrekëve nga vejushat me fëmijë që u vdisnin urie. Nënën e re bullgare e shpunë në qendër të pazarit me corpus delicti-n, çyrekun e vjedhur, në duar. Tellalli i qytetit i binte daulles për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Ai shpalli krimin e bërë dhe ndëshkimin e shqiptuar nga Solomoni turk: “Kushdo që e do këtë grua, mund ta marrë falas”. Dukej sikur askush nuk e donte. Tellalli i ra prapë daulles më me forcë dhe bëri prapë shpalljen. Kësaj radhe, doli përpara dikush dhe e kërkoi gruan. Ishte një vagabond i leckosur, me një fytyrë gungaçi të shëmtuar. Gruas fatzezë i ra të fikët e u rrëzua kur e pa. Dy fëmijët e saj, që qëndronin aty afër, zunë të klithnin me llahtari sa të këputnin shpirtin. Kjo ishte e tepërt për Gjerd kapedanin, i cili ndodhej në mes të shikuesve. Ai u sul përpara dhe i bërtiti çaushit: “Ti nuk mund t’i zbatosh ligjet e vjetruara, të cilat Turqia i ka hequr kaherë. Në vazhdofsh këtë mundim të tmerrshëm, do të të jap një mësim që ke për ta mbajtur mend sa të jesh gjallë!” Vuri dorën mbi koburen në brez që t’i jepte të kuptonte se e kishte me gjithë mend. Ndihmësi i çaushit, që ishte shqiptar, i pëshpëriti në vesh eprorit të vet se me këtë Gjerd kapedanin do të gjente belanë, prandaj e këshilloi ta lironte gruan. Çaushi e pa sa ishte ora dhe urdhëroi ta lironin gruan, duke i tërhequr vërejtjen që të mos e përsëriste gabimin. Gjerd kapedani hodhi përpara këmbëve të çaushit disa metelikë për të paguar çyrekun dhe u dha urdhër pasuesve të vet që t’i ndihmonin gruas të çohej në këmbët e veta dhe ta kthenin bashkë me fëmijët në fshatin e saj. Gruaja bërtiti se nuk mund të kthehej më dot në fshat pas këtij çnderimi publik. Kështu që, Gjerd kapedani e mori atë bashkë me fëmijët në Ibrik-Tepe, i solli para gjyshe Sumbës dhe i tha: “Ja tek ke një grua të mirë. Silluni mirë me të. Të jeni të bindur se do t’ua shpërblejë këtë me punën e saj”. Gjyshe Sumba e mbajti vetëm një vit, meqenëse gruaja punëtore gjeti së shpejti një burrë, me të cilin jetoi e lumtur. Kur mbaroi rrëfimin, Dhimitri shtoi me hije të rëndë: “Është vështirë nganjëherë t’u zësh besë rrëfimeve të Gjerd kapedanit, sepse ai di t’i stolisë ato. Por, ky rrëfim është treguar nga disa dëshmitarë që qenë të pranishëm atë ditë në pazarin e Keshanit. Meqë ra fjala”, shtoi ai, “herën e fundit, kur takova Gjerd kapedanin, më tregoi sesi gjyshi ynë, Nol kapedani, vdiq gjatë rrethimit të Sevastopolit, në Luftën e Krimesë. Atë e bëri copë-copë një batare shrapneli në çastin kur kompania e tij po përparonte drejt kështjellës së Malakovit. Një copë mishi e përgjakur njeriu e kishte goditur Gjerd kapedanin mbi syrin e djathtë, dhe që atëherë, e sa ishte gjallë, i picërrohej syri i djathtë. Kur e pyeta pse nuk ma kishte treguar këtë rrëfim më parë, ai ma ktheu: “Sepse gjithmonë kam shpresuar të kthehem në ushtri si kapiten i vullnetarëve dhe nuk kam dashur t’i frikësoj djemtë që të bashkoheshin me kontingjentin tim”.

51

Pas një kolovitjeje të mundimshme prej tetë orësh, të dy vëllezërit arritën në stacionin e Uzun-Keprysë. Vëlla Dhimitri e ngriti Theofanin si pendël dhe e vuri në tren, bashkë me plaçkat. E puthi për lamtumirë dhe iku. A do ta shihte prapë Fan Noli këtë vëlla të mirë, i cili përkujdesej për çifligun dhe e ndihmonte në mësimet e gjimnazit kur babanë e kishte lënë fuqia? Po, Fan Noli e pa sërish Dhimitrin, ndonja gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, më 1916, në Shtetet e Bashkuara. Dhimitri kishte ardhur në Amerikë para vitit 1914. Ai punonte në një fabrikë municioni, duke bërë punën më të rrezikshme, për të cilën paguhej shumë mirë. Gjatë luftës ai kishte mbledhur disa mijëra dollarë. Nuk u besonte bankave dhe i mbante të gjitha paratë në kuletën e tij në brez. Një ditë ia tregoi të gjithë sasinë Fan Nolit, i cili nuk mund të besonte të vërtetën troç se Dhimitri i kishte fituar të gjitha këto parà me punë të ndershme. Dhimitri ia numëroi një mijë dollarët prej bankënotash dhe ia dha Fan Nolit duke i thënë: “E di se je i pasur me ide dhe i skamur me dollarë. Merri këto, këtu ke diçka që do të ndihmojë ta kalosh mirë. Unë po shkoj në Ibrik-Tepe pas pak ditësh, dhe erdha të të them lamtumirë”. Fan Noli e pyeti se ç’do të bënte me gjithë ato parà në Ibrik-Tepe. Dhimitri iu përgjigj: “Do të ble një fermë të madhe afër tonës, do të mbjell mana, do të kultivoj krimba mëndafshi dhe do të bëj mëndafsh. Do të bëhem bujku më i mirë i Trakisë”. Fan Noli u përpoq ta zhbindë duke i thënë: “Nuk do të ishte punë me mend të investosh qoftë një metelik në një fshat të Ballkanit, për shkak të kushteve politike të parregulluara. Gjëja më e mirë për ty, është të sjellësh familjen këtu dhe t’i investosh paratë këtu. Do të kesh sukses në cilëndo punë që do t’i hysh”. Dhimitri i gjorë nuk e dëgjoi këshillën e vëllait, u kthye në Ibrik-Tepe, i investoi të gjitha paratë e kursyera atje, dhe, si do të shohim më vonë, humbi çdo metelik. Kurrë nuk u mëkëmb nga kjo katastrofë. Ca kohë pasi Dhimitri u largua nga Shtetet e Bashkuara për në Ibrik-Tepe, Hasan Bitincka i rrëfeu mikut të tij, Fan Nolit, këtë ngjarje: “Vëllai i madh Dhimitri kishte hyrë në një kafene shqiptare në Uotërbëri të Konektikatit dhe kishte porositur një kafe turke. Shqiptarët e tjerë që ndodheshin aty, s’e dinin fare se ai ishte vëllai juaj. Ata po diskutonin me shamatë rreth çështjeve të ndryshme që kishin të bënin me Federatën Shqiptare Vatra, kryetar i së cilës ishe atëherë. Disa nga djemtë, s’e shihnin fare me sy të mirë mënyrën e udhëheqjes suaj të punëve të Federatës. Në fillim, Dhimitri dëgjonte pa bëzajtë. Por, kur nuk mundi të durojë më, u ngrit në këmbë dhe bërtiti: “Djem, do të kisha dëshirë që të mund të diskutoja me ju për vëllanë tim. Për fat të keq, nuk jam aq i fortë nga goja. Por unë mund t’ju bind sesa i mirë është im vëlla në këtë mënyrë!” Ai kishte përvjelë mëngën dhe ua kishte tundur grushtin me kërcënim. Kjo i dha fund diskutimit. Askush nuk pati guximin të hahej me fjalë me këtë djalosh fshatar zëngjirur, që ishte punëtori më i mirë i fabrikës, duke punuar gjithmonë jashtë orarit me kënaqësi të madhe”.

52

FUNDI I IBRIK-TEPESË SHQIPTARE

Ndërsa treni rrëshqiste nga Uzun-Kepry, Fan Noli nën ethe mendonte për fshatin e bukur që kishte lënë prapa. Ai ngrihej mbi një varg kodrash të valëzuara. Ato i ndante një përrua dredharak që zvarritej si një gjarpër midis tyre. Kisha e Shën Gjergjit, e ndërtuar në kodrën më të lartë, sundonte mbi fshat. Të gjitha shtëpitë dukeshin njësoj. Secila shtëpi kishte një oborr të gjerë rrethuar me gardh. Brenda këtij oborri gjendeshin ngrehina të ndryshme që i duhen çifligut. Kishte një stallë për sanë dhe një ahur për kafshët. Ngjitur me stallën ishte një kthinë për shtrydhësen e rrushit dhe një distileri për bërjen e rakisë ose uiskit të bardhë të vendit. Midis shtëpisë dhe ahurit kishte një kopsht ku rriteshin domatet, specat, trangujt, qepët, hudhrat dhe mendrat. Ballët e shtëpive ishin plot e përplot ngjyra nga lule mëngjesit, mërngjyzet, borzilokët dhe trëndafilët të mbjellura nga të dy anët e derës së përparme. Para kësaj dere kishte një pjergull, ose tendë me kangjella të mbuluara dendur nga hardhi rrushi. Ishte mjaft e gjerë sa për të shërbyer si një odë e jashtme qëndrimi dhe ishte një vend i këndshëm strehimi gjatë pasditeve të ngrohta verore. Pranë rrugës, në një vend të përshtatshëm, si për kafshët ashtu edhe për njerëzit, secila shtëpi kishte pusin e vet. Çdo fshatar kishte mjaft tokë buke që të mund të gjallonte, me kusht që të punonte. Kishte me bollëk çdo gjë që i duhej një bujku mesatar. Dëshmia më e mirë për lulëzimin e Ibrik-Tepesë ishte se asnjëri nuk kishte mërguar për të kërkuar kafshatën e gojës gjetiu. E vetmja gjë që mungonte ishin çupat. Shumica e familjeve kishin shumë djem, por fare pak çupa. Rastet e gjyshe Sumbës, e cila kishte një djalë dhe tri bija, dhe nënë Maries, e cila kishte tetë çupa dhe pesë djem, ishin të jashtëzakonshme. Fqinji i djathtë i Nolëve kishte njëmbëdhjetë djem dhe një çupë. Fqinji i majtë kishte tetë djem dhe asnjë çupë. Si pasojë e kësaj, çupat e Ibrik-Tepesë kishin fituar tinëzisht privilegjin e të zgjedhurit vetë të burrave të tyre. Mënyra e rëndomtë se si e bënte këtë çupa ishte dërgimi fshehurazi, përmes ndonjë mikeshe, i shamisë të cilën ajo ia kishte qëndisur vetë djaloshit. Fan Noli mori një të tillë shami të qëndisur menjëherë pas vitit të parë të shkollës plotore, në moshën nëntëvjeçare. Ai e pyeti gjyshen e tij se ç’do të thoshte kjo. Gjyshe Sumba qeshi si kurrë në jetën e saj. Ajo nuk mund të merrte me mend asnjë çupë që të binte në dashuri me nipin e saj shëndetlig. Kur mbaroi të qeshurën, Fan Noli përsëriti pyetjen. Gjyshe Sumba iu përgjigj: “Nuk mund të ta them sepse ti nuk do të mund ta kuptoje. Nuk kemi pritur të lindje çun. Jot ëmë, pas birit të saj të parë, Dhimitrit, kishte dëshirë t’i lindte çupë. Sesi u bë, duket të ketë ndërruar mendjen mu në çastin e fundit dhe asaj i lindi djalë, që për të gjitha qëllimet praktike, do të duhej të ishte çupë”.

53

Fan Noli nguli këmbë se ishte çun që nga thembrat deri në kokë. Gjyshja i tha: “Vërtetoje pra! Unë u them djem vetëm atyre që mund të përdorin pushkët. Në shtëpi kemi plot, ngado që të kthehesh, por ti kurrë s’ke prekur një me dorë”. Pas këtyre fjalëve, Fan Noli nxitoi për në shtëpi, rrëmbeu një pushkë nga këndi më i afërt, vrapoi jashtë, e drejtoi pushkën nga qielli dhe ia hoqi këmbëzën. Bam! Një klithmë tmerrimi erdhi nga shtëpia matanë rrugës si përgjigje. Gjyshja ngarendi të shihte se kush ishte viktima. Ishte gjyshja e shtëpisë matanë udhës. Për fat, plaga nuk ishte serioze. Plakën vetëm e kishte gërvishtur pak plumbi. Gjyshe Sumba u kthye me të shpejtë dhe me fytyrën hijerëndë i tha të nipit: “Tash e di se je çun. Por, për perëndi, mos e prek më pushkën me dorë!” Fan Noli ndoqi këshillën e saj. Kjo qe shkrehja e parë dhe e fundit e tij me armë. Kush qe çupa që i kishte dërguar shaminë? Gjyshe Sumba e zbuloi të dielën e ardhshme pasdite, duke ia dhënë valles e para si rëndom në sheshin e fshatit dhe duke valëvitur shaminë e qëndisur. Ishte Shasha dhjetëvjeçare. Çupa e njohu shaminë, iu afrua gjyshes, dhe e pyeti atë se ç’përgjigje kishte për lajmërimin e saj. Gjyshja u mundua t’i hiqte kurajën çupës duke i thënë se i nipi ishte një çun shëndetlig, i cili kishte nevojë për një kujdestare e jo për nuse. Kjo nuk e dëshpëroi Shashën. Ajo i tha: “Unë jam e gatshme të bëhem kujdestare e tij dhe të pres derisa të shërohet. Madje, unë di se si ta shëroj me barërat e mia”. Gjyshja ia ktheu: “Çuni tash për tash ka një kujdestare, mua. Nuk ka nevojë për dy. Dhe unë di më shumë për barërat sesa ti”. Shasha nuk e pranonte “jo-në” si përgjigje. Gjyshja kishte rënë në hall. Por, një epidemi e tifos zgjidhi nyjen gordiane. Edhe Shashën edhe Fan Nolin i kapi sëmundja. Ata luftuan gjatë mes jetës e vdekjes. Shasha u mposht. Fan Noli u shërua. Ishte ai rasti kur atë e patën pandehur të vdekur. Vëllai i madh Dhimitri mori një shami të tillë të qëndisur, dy ditë pasi i doli nami si kampion i kovës. E pyeti gjyshe Sumbën se si të mësonte se cila çupë ia kishte dërguar. Gjyshja iu përgjigj: “Do ta gjesh në sheshin e kishës. Mos ua shqep sytë vajzave që hedhin valle dhe që valëvitin shamitë. Ajo që e ka shaminë të ngjashme me tënden dhe të buzëqesh, ajo është çupa”. Dhimitri e gjeti në sheshin e kishës, - të dielën që erdhi. Ajo quhej Athanasia, që do të thotë “Pavdekësi”. Disa nga çupat kishin turp ta shpallnin dashurinë e tyre me anë të shamive. Por ato ishin të detyruara ta shpallnin të zgjedhurin e tyre në kolovajzën, që varej nga një dru i madh në sheshin e kishës. Çdo çupe që ishte për martesë, i vinte radha të hipte në kolovajzë. Shoqet e saja më të reja e fshikullonin çupën me thupra ndërsa ajo luhatej para e prapa derisa të thoshte emrin e të dashurit të saj. Atëherë ajo lirohej dhe vendin e saj e zinte një çupë tjetër. Pas çupave, vinin djemtë, të cilët i nënshtroheshin të njëjtës procedurë. Kështu, të gjithë djemtë dhe çupat ishin të detyruar të hapnin zemrën dhe t’u shmangeshin kështu rivaliteteve të panevojshme, për të cilat fshatarët nuk kishin kohë të humbisnin. Prindërit, zakonisht, e jepnin pëlqimin e tyre, por kur kishte raste serioze që pranoheshin nga të gjitha palët e interesuara. Po qe se martesa e të rinjve të dashuruar

54

pengohej nga arsye që pandeheshin të pavlera nga njëra apo tjetra palë, lindnin hasmëri të pafund. Ç’ndodhte me të rinjtë që nuk mund të gjenin nuse në Ibrik-Tepe? Zakonisht, ata i rrëmbenin nuset e tyre nga fshatrat e afërta greke e bullgare. Këto rrëmbime rëndom ishin marrëveshje të rregulluara, posaçërisht për shkaqe ekonomike. Dasma tradicionale vazhdonte së paku shtatë ditë, me ceremoni të ndryshme, gosti dhe ahengje që kushtonin shumë shtrenjtë, çka ishte një barrë e rëndë edhe për fshatarët më të kamur. Por sa herë “rrëmbehej” nusja, ceremonitë zhdukeshin aty për aty. S’do mend, një nuse e rrëmbyer, nuk ishte e udhës të kishte duvakun e nusërisë, prikën ose pajën. Natyrisht, rrëmbimet ishin më dramatike dhe më romantike. Njëherë, Fan Noli me të atin qenë të detyruar të këndonin në një gjysmë duzinë martesash të nuseve “të rrëmbyera”, që u bënë njëra pas tjetrës gjatë tërë ditës. Ata u befasuan kur panë se nuset, ndonëse të rrëmbyera, dukeshin mjaft të lumtura. Asnjëra prej tyre nuk qante. Stilian Noli u lodh ca dhe iku para martesës së fundit. Ai e la vetëm Fan Nolin e ri të bënte ceremoninë e gjashtë. Pas ceremonisë së fundit, njëra prej çupave “të rrëmbyera”, me qëllim të qartë dhe të prerë, brofi përpara dhe pyeti priftin: “Po unë?” Prifti e pyeti: “Ku e ke dhëndrin e zgjedhur?” Çupa ia ktheu: “Ja, atje, ai çuni i vogël këngëtar” dhe bëri me gisht nga Fan Noli. Prifti refuzoi duke thënë: “Ai çun është vetëm dhjetë vjet dhe ti duhet të kesh mbushur njëzet”. Çupa iu përgjigj: “Kjo nuk prish punë. Nuk kam ngut. Unë mund të pres derisa të bëhet për martesë”. Prifti i dha fund diskutimit me këto fjalë: “Ti mund të fejohesh me atë çun vetëm me pëlqimin e prindërve të tij. Pastaj do të mund të presësh për dasmën sa të duash”. Çupa ia ktheu: “Kjo më përshtatet plotësisht”. Fejesat e fëmijëve si kjo që u përshkrua lart bëheshin shpesh nga prindërit në IbrikTepe. Nganjëherë, djali dhe çupa fejoheshin në djep. Herë-herë dhëndri ishte në djep dhe nusja ishte në shkollë plotore. Arsyeja ishte e qartë: vajzat çmoheshin shumë në Ibrik-Tepe dhe çdo baba dëshironte të ishte i sigurt që i biri të kishte nuse dhe që familja e tij të kishte edhe një krah tjetër pune. Mosha dhe pamja nuk prishnin fare punë. Kjo shpjegon se si çupa thatanike u bashkua me grupin e nuseve “të rrëmbyera”. Ajo kishte vendosur të merrte një burrë në Ibrik-Tepe. Madje, edhe e kishte zgjedhur njërin. Ajo nuk ishte e huaj për familjen e Nolëve. Vinte gati çdo verë për të punuar në çifligun e tyre si të ishte pjesëtare e familjes. Gjyshe Sumba dhe nëna Marie e adhuronin ngaqë ishte ndër punëtoret më të mëdha që kishin parë ndonjëherë. Stilian Noli ishte mik i ngushtë me të atin. Ndonëse me origjinë greke, ajo e fliste shqipen si një çupë vendase e Ibrik-Tepesë. Edhe ajo quhej Paraskevia, ashtu si dhe çupa e madhe e Nolëve. Paraskevia thatanike, duke e mbajtur për dore Fan Nolin e brishtë, nga kisha ia mësyu drejt gjyshe Sumbës dhe i tha: “Na jep bekimin tënd. Ky është i fejuari im!” Gjyshe Sumba ia ktheu: “E ke bekimin tim para se ta kërkosh”. Nëna Marie, së cilës i

55

ra në vesh biseda, tha: “Keni edhe bekimin tim”. Gjyshja shtoi: “Lavdi Zotit! Tash na ka mbetur të marrim edhe bekimin e Stilianit dhe e tërë puna u vendos”. Ndërkohë, nëna Marie vërejti se i biri i saj, Fan Noli, dukej shumë i pakënaqur dhe i palumtur me atë që po i gatuhej. Ajo e pyeti: “Po djali ç’thotë? E keni pyetur nëse e do një fejesë të këtillë?” Paraskevia ia priti me nxitim: “Natyrisht që pajtohet”. Pas këtyre fjalëve, i lëshoi Fan Nolit një vështrim lutës. Kur pa se kjo nuk bëri punë, i hodhi një shikim therës sikur t’i thoshte: “Nëse thua “jo”, do të ta ndreq samarin!” Nëna nguli këmbë me këto fjalë: “Po ti, biri im i dashur, ç’thua?” Çuni ia ktheu pa humbur kohë: “Pse më pyet mua? Po ua lë këtë punë ty dhe gjyshes”. Pikërisht, në atë çast ia behu Stilian Noli. Gjyshja dhe nëna Marie ia shpjeguan gjendjen. Pa u hamenduar, Stilian Noli tha: “E kanë bekimin tim para se të ma kërkojnë. Kjo është nusja më e mirë që do të mund t’i gjenim birit tonë. Por duhet të presim derisa të japë pëlqimin i ati i saj”. Dy ditë më vonë arriti i ati i çupës. Ai nuk qe kundër fejesës për shkak të dallimit në moshë ndërmjet nuses dhe dhëndrit. Por, kur ia lëshoi sytë Theofanit të brishtë, e hoqi Stilianin mënjanë dhe i tha me zë të ashpër: “Oh, jo! Nuk mund ta jap pëlqimin. Kjo nuk është punë e mirë. Më vjen keq të them se çuni nuk do të jetojë aq gjatë sa të arrijë moshën e martesës”. Kjo i dha fund romancës. Paraskevia, me lot ndër sy, i tha lamtumirën Fan Nolit dhe u kthye në shtëpi me të atin. Ajo vdiq disa vjet më vonë nga një epidemi e tmerrshme e tifos, që shkretoi vendin. Gjatë Luftës Ballkanike, në vitet 1912-1913, Ibrik-Tepeja u pushtua së pari nga bullgarët, pastaj nga turqit dhe më në fund nga grekët. Secila nga këto ushtri jetoi nga toka, që do të thotë se fshatarët e Ibrik-Tepesë sa s’u rropën të gjallë. Katastrofa e fundit erdhi në vitin 1923, pas disfatës së grekëve nga turqit. Atëbotë qeveria turke urdhëroi të gjithë të krishterët e Turqisë, duke përfshirë edhe shqiptarët e IbrikTepesë, të lëshonin vendin. U lejuan të merrnin me vete vetëm atë që do të mund ta bartnin mbi supe. Kështu që, ata morën vetëm nga një deng petkash dhe ca batanije. Të gjithë shqiptarët e Ibrik-Tepesë u hodhën në anën perëndimore të lumit Marica, që shënonte kufirin ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Qeveria greke dha urdhër që pjesa dërrmuese e këtyre shqiptarëve të vendosej në një rajon moçalik dhe malarik të Maqedonisë. Qindra vdiqën si mizat. Ata që mbetën gjallë, u arratisën për të shpëtuar kokën dhe u bashkuan me proletarët e uritur të Selanikut, ku gjetën vdekjen në skamje dhe mjerim. Dhimitri i gjorë, i cili qe kthyer në Ibrik-Tepe me mijëra dollarë në brez dhe që kishte investuar deri në metelikun e fundit në pemishten me mana, u dëbua pa asgjë në xhep në anën perëndimore të Maricës. Puna e tij mori fund në një fshat afër Ksantit, ku u përpoq më kot të fillonte sërish jetën. Kjo e mbyti. Ai kërkoi ngushëllim në shishe dhe vdiq disa vjet më vonë pas vdekjes së të atit. Ky qe fundi i kolonisë shqiptare të Ibrik-Tepesë. Fshati gjendet ende aty në hartë. Përroi gjarpërues ende rrjedh midis kodrash, por tash banorët janë emigrantë turq nga Maqedonia dhe Trakia. Asnjë shqiptar nuk mbeti atje. Kisha e Shën Gjergjit u shndërrua në xhami.

56

Nipi që ia tregonte këtë histori tragjike të ungjit, Fan Nolit, vërejti: “Më bëhet sikur misioni i Ibrik-Tepesë ishte që t’i jepte një pionier siç je ti Rilindjes Shqiptare. Porsa përmbushi këtë mision, fshati ynë u zhduk nga harta si një koloni shqiptare në Traki”.

KOSTANDINOPOJA

Konduktori lajmëroi një stacion afër Kostandinopojës. Në atë çast Fan Nolin po e mundonin ca ethe të forta dhe shajni. Dy djaj të shëmtuar me brirët e zakonshëm dhe me bishta e kishin mbërthyer për duarsh dhe po e tundnin duke u përpjekur ta hidhnin në një furrë të zjarrtë. Për çudi, këta dy djaj u përngjanin këmbë e krye dy pjesëtarëve të drejtorisë së gjimnazit të Adrianopojës. Nga ana tjetër, furra mu si ajo që kishin në shtëpi, ku familja e Fan Nolit gatuante bukën dhe bostantavas. Fan Noli nuk ishte i sigurt në ishte në ëndërr. Ajo që shihte ishte shumë e ngatërruar. Ai ishte i sigurt se nuk gjendej më në Ibrik-Tepe, para furrës së vjetër. Ishte i sigurt po ashtu se nuk gjendej në Adrianopojë. E dinte se kokëçarjet e tij me drejtorinë e shkollës ishin zgjidhur dhe nuk e kuptonte sesi këta dy djaj po e fillonin tërë ngjarjen sërish. Por, ja ku ishin, duke u përpjekur me të gjitha forcat ta hidhnin në furrë. Në të vërtetë, koka i digjej nga zjarrmia, sikur vërtet ta mbulonin flakët. Megjithëkëtë, djajtë nuk ia dilnin ta hidhnin në furrë. Dy engjëj të ëmbël e mbanin nga këmbët dhe e tërhiqnin në drejtim të kundërt. Njëri prej tyre i ngjante gjyshes dhe tjetri s’ëmës. Por, ata s’mund të ishin nëna dhe gjyshja e tij. Ata pa mëdyshje, kishin krahë engjëjsh të vërtetë dhe fytyra të bukura ndriçuese. Që të dy u bërtisnin djajve të lëshonin çunin. Por djajtë nuk donin ta lëshonin. Përkundrazi kësaj, ata e tërhiqnin gjithnjë e më tepër afër zjarrit të hapët. Fan Noli mendonte se i kishte ardhur fundi. Befas u duk një engjëll tjetër me tiparet e ngjashme me ato të vëllait të madh, Dhimitrit. Po, ishte vërtet Dhimitri. Ai mbante në duar po atë kovë me të cilën kishte fituar bastin te pusi. Dhimitri hodhi një kovë me ujë mbi kokën e vëllait që i digjej flakë. Fan Noli u shtang dhe u freskua nga uji i ftohtë. Në atë çast Fan Noli hapi sytë dhe u befasua kur pa se përreth tij nuk kishte as djaj, as engjëj, as furrë. Ishte vetëm një kupé treni me tre bashkudhëtarë të tjerë. Njëri prej tyre mbante në dorë një gotë me ujë dhe ia afroi duke i thënë: “Ja një gotë me ujë për ty. Kërkoje ujë me zë nëpër gjumë”. Fan Noli piu ujin nga gota dhe e ndjeu veten shumë më mirë. Konduktori u çor: “Kostandinopoja! Stambolli! Stacioni i fundit! Të gjithë jashtë!” Fan Noli u përpoq me mundim të madh të çohej në këmbët e veta. Nuk mundte. Ra prapë në ndenjësen e tij. Udhëtari që i dha gotën me ujë i tha: “Ky është stacioni i fundit. Të gjithë duhet të zbresim nga treni”. Fan Noli bëri një gjest që do të thoshte se nuk lëvizte dot. Të tre udhëtarët e morën për krahësh. Pastaj ata thirrën çaushin e parë

57

që u duk aty pranë dhe i thanë se djaloshi duhej shpënë në spital pa humbur kohë, sepse pati zjarrmi të madhe gjatë tërë natës. Pas pak erdhi një ambulancë. Fan Nolin e vunë mbi një vig dhe e futën në ambulancë. Pas një gjysmë ore tundjeje e kolovitjeje, ambulanca mbërriti në spital. Fan Nolin, ende në vig, e shpunë në katin e dytë të një ndërtese të madhe dhe e shtrinë në shtrat. Një mjek dhe një infermiere erdhën ta shihnin. Doktori, pas një ekzaminimi të shkurtër, ia bëri Fan Nolit diagnozën e sëmundjes – ethet e pandërprera, ajo mikeshë e vjetër. Doktori shtoi se pacienti lipsej të qëndronte në spital së paku tri javë. Fan Noli qëndroi aty. Kriza erdhi nga fundi i javës së dytë. Sërish pati makthe, shumë më të këqija nga ato në tren. Kësaj radhe skena ishte krejtësisht ndryshe. Tashti gjendej në një pyll me Votanin, të parin e perëndive gjermane dhe me Lohen, zotin e zjarrit, më një anë dhe Brunhildën në anën tjetër. Lohe bëri një qark zjarri përreth pyllit për ta mbrojtur Brunhildën nga ndonjë dhunues. Rastësisht, Lohe e lidhi Fan Nolin pas një druri, e spërkati me vajguri dhe i vuri zjarrin. Fan Noli ndiente se po digjej, megjithatë mbetej gjallë. Por të nxehtët u bë i padurueshëm. Fan Noli i thërriste Votanit se nuk kishte bërë asnjë krim që të meritonte këtë ndëshkim së bashku me Brunhildën. Votani ia priti me zemërim: “Posi, Brunhilda s’më dëgjoi mua, kurse ti s’i dëgjove mësuesit e tu në Adrianopojë”. Fan Nolit i bëhej sikur kësaj radhe vërtet e pati puna e tij. Por, mu atëherë ia behu i vëllai i madh, Dhimitri, prapë me kovën e tij të famshme. Menjëherë zuri t’i hidhte ujë të vëllait që t’ia shuante zjarrin që po e mbulonte atë dhe drurin. Po pastaj, cili do të paraqitej, në mos përveç Gjerd kapedanit, me një kovë tjetër për të ndihmuar Dhimitrin? Por, kova e tij ishte e mbushur plot raki dhe jo ujë. Dhe, rakia e bardhë vetëm sa e shtonte zjarrin. Nga ana tjetër, avujt therës të rakisë e zgjuan Fan Nolin. Kur hapi sytë, vërejti se nuk kishte aty as Votan, as Lohe, as Brunhildë, as Dhimitër, as Gjerd dhe as pyll që digjej. Mjeku dhe infermierja erdhën t’ia masin temperaturën. Mjeku buzëqeshi dhe tha: “Besoj se tashti ke dalë jashtë pyllit. Do të mund ta lësh spitalin pothuaj pas një jave”. Pas qëndrimit prej tri javësh, Fan Noli i tha lamtumirë infermieres dhe mjekut, të cilët e shpëtuan nga ai armik i tmerrshëm, ethet e pandërprera. Ishte hera e parë dhe e fundit që Fan Noli u shtrua në spital. Ai doli me një bohçe të vogël ku kishte gjithë pasurinë e tij dhe e hodhi mbi supe. Zuri me qira një shtrat në një han si mos më keq, në të cilin dhomën e ndante me tre burra të tjerë fatkeqë. Ai nuk mundi të qëndrojë shumë gjatë në atë dhomë kundërmuese. Doli të merrte pak ajër të pastër. Përfitoi nga rasti të vizitonte kishën e Shën Sofisë, e cila qe shndërruar në xhami. Para se të hynte, i zbathi këpucët, siç bënin të gjithë të tjerët dhe filloi të vështronte godinën e gjerë. Ndërsa po shikonte kubetë madhështore me admirim, papritur iu morën mendtë dhe u plandos mbi dysheme. Disa besimtarë myslimanë e ndihmuan të ngrihej në këmbë dhe e nxorën nga godina. Ajri i freskët së shpejti e ngjalli. Fan Noli po bridhte pa ndonjë qëllim nëpër qytet dhe, para se të ishte i vetëdijshëm për këtë, humbi në rrugët dredharake të

58

Kostandinopojës së vjetër. Pas disa orë pyetjesh dhe bredhjesh, ai më në fund u gjend mbi Urën e Gallatës, e cila lidh qytetin e vjetër me të riun. Ndërsa po ecte mbi urë, Fan Noli i numëroi metelikët e tij dhe llogariti se kishte mjaft parà sa për të paguar qiranë dhe ushqimin edhe për dy ditë të tjera. Ç’do të bënte ditën e tretë? Ai ngriti sytë nga qielli, me shpresë se Shën Gjergji do ta ndihmonte të dilte nga vështirësitë. Shën Gjergji e ndihmoi. Një djalosh iu afrua dhe e pyeti: “A je ti apo dikush tjetër?” Fan Noli iu përgjigj: “Unë jam”. Ai e njohu shokun e tij të vjetër të klasës së gjimnazit të Adrianopojës. Ia rrëfeu hallet e veta. Djaloshi i tha: “Mos ki merak. Nëse ke dëshirë të punosh, unë kam një punë për ty në ëmbëltoren e ungjit tim. Ata kanë nevojë për një ndihmës”. Dy djelmoshat shkuan në ëmbëltore. Pronari i gjeti punë menjëherë Fan Nolit. Nuk kishte rrogë, por Fan Noli mund të flinte në bodrumin e dyqanit dhe të ushqehej me shokun e tij të klasës. Ai po ashtu gëzonte të drejtën të hante sa të donte sheqerka. Kjo zgjidhje e përkohshme ishte e kënaqshme ngaqë e shpëtonte Fan Nolin nga vdekja prej urie. Mirëpo, Fan Noli besonte se perëndia hyjnore e kishte krijuar për thirrje më të larta nga ajo e zierjes së kazanëve me sheqerka që vlonin ose nga prerja e thelave të trasha të sheqerkave në pjesë më të vogla. Ky mendim e bënte shumë të mjerë. Në të vërtetë, një ditë pasi kishte ngrënë një sasi të madhe sheqerkash, pati ngërçe të forta që e detyruan të binte në shtrat për disa ditë. Kur u shërua, u betua solemnisht se do të ndiqte gjithmonë shembullin e gjyshe Sumbës dhe kurrë nuk do të prekte më me dorë sheqerka dyqani. Çdo mëngjes, kur zgjohej, Fan Noli bënte tri përkuljet e mëdha, duke prekur dyshemenë me ballë, ashtu siç i bënte gjyshja e tij dhe i jepte fund me këtë lutje: “O Zot Jezu, Shën Mëri, nënë e Zotit dhe ti Shën Gjergj i plotfuqishëm, më shpëtoni nga kazanët e sheqerkave”! Ata e ndihmuan. Një ditë prej ditësh, prapë në Urën e Gallatës, kur kishte kthyer sytë nga qielli për të kërkuar ndihmë, iu afrua një prift me mjekër dhe e pyeti: “A je ti apo më bëjnë sytë?” Fan Noli iu përgjigj: “Jam unë vetë”. Dhe ai fërkoi sytë që të bindej se njeriu që shihte para vetes ishte vërtet profesori i mirë i tij i vjetër, atë Nikolas Athanasiadisi. Po, vërtet, ishte profesori i tij i vjetër. Kjo zgjidhi çështjen e Fan Nolit. Profesori ia bleu biletën e vaporit për në Athinë, i dha një sasi të mirë zahiresh dhe pemësh që t’i hante në vapor dhe i shtoi me zemërgjerësi një sasi të hollash për t’i përdorur për një kohë në Athinë. Profesori i mirë, kur u ndanë, i tha: “Mos ngurro të më shkruash nga Athina për më tepër parà, nëse të duhen”. Fan Noli ia puthi dorën me lot ndër sy dhe i tha lamtumirë. Nuk e pa më kurrë. Në vapor, ai vriste mendjen sesa vështirë qe për profesor Athanasiadisin të bënte këtë sakrificë të madhe financiare. Atë kohë, ai kishte shtatë vajza, disa gati për martesë. Martesa e së bijës në Kostandinopojë kushtonte disa qindra dollarë parà të thata që i duheshin dhënë dhëndrit, përpos pajës tradicionale dhe shpenzimeve të tjera të dasmës. Në Kostandinopojë djemtë ishin më të kërkuar dhe jo çupat, si në Ibrik-

59

Tepe. Profesori i kishte rrëfyer në besë Fan Nolit se e mbante shpresa të jetonte aq gjatë sa t’i martonte të gjitha çupat para se të vdiste. Ai shtoi se atë ditë kur do të martonte çupën më të vogël, do të ishte gati të thoshte, porsi Simeoni në Ungjillin e Shën Lukës: “E tashti, o Zot, lëre në paqe shërbëtorin tënd!”

TEATRI

Fan Noli arriti në Athinë pas një udhëtimi nga Kostandinopoja. Athina ishte qyteti i pluhurit dhe i vapës. Akropoli dhe gërmadhat e tjera antike, nuk mund ta shpëtonin dot gjendjen. Gjëja e parë që bëri Fan Noli ishte të shkonte në zyrën e Athanas Ioanidisit, një mësues i turqishtes, për të cilin kishte një letër paraqitjeje. Ky mësues i mirë i gjeti menjëherë një punë në një kompani belge, që drejtonte sistemin e tramvajit të Athinës. Puna e tij ishte që të kërciste kamxhikun në ajër dhe t’u jepte kurajë dy kuajve të gjorë e të dobët të tërhiqnin tramvajin nga një skaj i Athinës në tjetrin. Në fund të linjës Fan Noli e kishte për detyrë të çlironte kuajt nga njëra anë e tramit dhe t’i lidhte në anën tjetër. Pastaj ai prapë kërciste kamxhikun dhe nisej nga drejtimi i kundërt. Kjo bredhje para e prapa zgjaste pothuaj dymbëdhjetë orë. Dita ishte e gjatë dhe e mërzitshme, që rëndohej edhe më shumë nga vapa përvëluese dhe pluhuri i përhershëm. Ishte fare e qartë se Fan Noli nuk mund ta mbante këtë punë për një kohë të gjatë. Një ditë ai vërejti një shpallje në gazetën lokale, me të cilën kërkohej një kopjues nga një dramaturg i quajtur Kamburoglu. Fan Noli shkoi drejt e në shtëpinë e tij. Puna përbëhej nga shkrimi me dorë i komedisë që diktohej nga autori. Kur mbaronte komedia, merrte fund edhe puna. Fan Noli nuk u hamend as për një çast. Ai hodhi kamxhikun e kuajve dhe rrëmbeu penën e kopjuesit. Çdo punë që kishte të bënte me teatrin ishte më interesante për të sesa puna në tramvaj, pa marrë parasysh sesa kohë zgjaste ose sa dobët paguhej ajo. Komedia ishte më e mërzitshmja që kishte hasur Fan Noli. Por autori ishte burrë shumë i sjellshëm. Madje, ai mbeti i kënaqur me dorëshkrimin e Fan Nolit. Ai u habit si kurrë më parë kur vërejti se shqiptimi ishte shkruar drejt që nga fillimi deri në mbarim. Habia e tij ishte e kuptueshme. Ortografia e greqishtes moderne nuk është fonetike, por historike dhe shumë më e rëndë se e anglishtes. Për shembull, tingulli “i” shkruhet në pesë mënyra të ndryshme. E njëjta gjë vlen edhe për tingujt e tjerë zanorë dhe diftongjet. Për afro gjashtë javë kopjimi mori fund. Atëherë Kamburoglu i dha kopjuesit të ri një letër paraqitjeje për një shoqëri teatrale, që kishte nevojë për ndihmës me pagë të ulët për kopjimin e roleve të aktorëve. Fan Noli e pranoi punën, ndonëse pagesa mezi i mjaftonte për të paguar ushqimin dhe shtratin e tij në një dhomë, të cilën e mbante bashkë me të rinj të tjerë të varfër që punonin në të njëjtin teatër. Ai së shpejti, u ngrit në një punë që paguhej më mirë, në atë të pëshpëritësit (souffleur).

60

Për këtë lloj pune ishte mjaft i kualifikuar. Kishte pëshpëritur që prej kohës kur kishte mësuar të lexonte. E kishte pasur zakon t’i ndihmonte të atit si bashkëlëçitës në kishë. Ai kishte për detyrë të intononte me zë të butë tekstin e çdo himni para se ta këndonte i ati. Protestantët e rendit të vjetër të Anglisë dhe të Shteteve të Bashkuara e kultivonin këtë lloj pëshpëritjeje tradicionale, të cilën e quanin “lining out” (vargim). Në Adrianopojë, ai u mor edhe me pëshpëritjen për këngëtarin e parë të katedrales, i cili jepte muzikën bizantine në gjimnaz. Së fundi, jo më pak, ai kishte pëshpëritur në shoqëritë teatrale që vizitonin Adrianopojën gjatë katër vjetëve të shkollimit të tij atje. Së shpejti, Fan Noli u ngrit nga pozita e pëshpëritësit në atë të zëvendësaktorit. Ja sesi ndodhi kjo gjë: aktori, i cili duhej të lozte njërin prej roleve, u sëmur. Fan Noli u paraqit vullnetar mu në çastin e fundit për ta zëvendësuar atë. Ai e luajti rolin për kënaqësinë e plotë të drejtorit të shoqërisë. Nuk qe punë e vështirë për ta kënaqur atë. Shumicës së aktorëve as që u hante palla ndonjëherë të mbanin në mend rolet e tyre ashtu si e lipste puna. Fan Noli e dinte çdo rol përmendësh, pasi e kishte pëshpëritur atë dhjetëra herë. Madje, ai u ndihmonte aktorëve të mbanin mend rolet e tyre. Pas këtij suksesi fillimtar, drejtori shfrytëzonte çdo rast për ta angazhuar Fan Nolin, jo vetëm si zëvendësim, por edhe si aktor të rregullt. Dukej se të gjithë e donin Fan Nolin. Për këtë kishte një arsye të shkëlqyer. Pa atë s’mund të bënin një hap dhe ai ishte kurdoherë i gatshëm të jepte çdo gjë nga vetja për t’i ndihmuar. Ai, pa dyshim, ishte pëshpëritës i zoti. Këtë punë e mbajti për tre vjet, derisa e braktisi si të pashpresë. Ai gjithmonë e kishte dashur artin dramatik. E kishte çmuar letërsinë e mirë që prej ditëve të djalërisë. Për këtë arsye kishte qenë dëgjues durimplotë i rrëfimeve dramatike dhe rrëqethëse të Gjerd kapedanit. Fan Noli shërbeu si pëshpëritës në shoqëritë teatrale të Pantopulosit, Lalaunisit dhe të Tavularisit, pandërprerë prej vitit 1900 deri më 1903. Ai punoi bashkë me ta në Athinë dhe në Korint të Greqisë; në Kostandinopojë dhe Ponto-Iraklia (Zonguldak) në bregun e Detit të Zi në Turqi; dhe më në fund, në Aleksandri të Egjiptit. Repertori përfshinte të gjitha dramat që ishin të popullarizuara aso kohe në Europë. Natyrisht, të parët vinin Shekspiri dhe Ibseni. Të gjithë aktorët dhe aktoret, duke përfshirë aty edhe Fan Nolin, pëshpëritës, ëndërronin për të lozur rolet kryesore në to. Mënyra se si shfaqeshin pjesët para publikut grek ishte mjaft kureshtare. Për shembull, pas aktit të tretë të “Hamletit”, aktori që lozte Hamletin dhe aktorja që lozte Ofelinë, dilnin në skenë pa i ndërruar kostumet dhe këndonin ndonjë duet të zakonshëm që ishte i popullarizuar, diçka si këndimi i qetë i Frenk Sinatrës. Ky lloj këndimi do të ishte i këndshëm në vendin e vet, por s’shkonte pas aktit të tretë të “Hamletit”. Po ç’ndodhte pas aktit të fundit të “Hamletit”? Bëhej një komedi e pavlerë njëaktëshe. Vite më vonë, Fan Nolit iu kujtua ky kombinim absurd dhe i paqëlluar në shfaqjen e Bernard Shout “Misalliance” (Besëlidhja e gabuar) në Boston. Në fund të pjesës u paralajmërua se publikut do t’i jepej njëfarë ëmbëlsire në formë të një akti nga opera e Xhilbertit dhe Sallivanit! Aktori kryesor e interpretonte atë pa ndërruar kostumin. Mënyra më e mirë për ta vrarë Shekspirin, Ibsenin, Shoun ose cilindo

61

dramaturg tjetër të klasës së parë, është ta ndjekësh këtë shembull klasik grek, të cilin orvatej ta ngjallte ai aktor amerikan. Për ç’arsye bëhej kjo? Drejtori i shoqërisë teatrale jepte këtë shpjegim: “publiku nuk do të mund ta duronte tragjedinë e tmerrshme të Hamletit pa pak muzikë të lehtë ndërmjet akteve dhe pa një komedi freskuese në mbarim”. Tek e fundit, pikërisht kështu bënin grekët antikë. Një komedi e shkurtër gjithmonë pasonte tragjedinë. Pos kësaj, aktori ose aktorja kryesore, gjithmonë këndonin solo (monodi), njëfarë monologu muzikor. Sa e kishin pagën këta aktorë? Nuk kishte pagë të caktuar. Atyre u paguhej çmimi i transportit deri në qytetin ku jepnin shfaqjet. Pastaj ata zakonisht pretendonin të merrnin një përqindje të vogël nga fitimet neto të shoqërisë. Të ardhurat neto ishin ato që mbeteshin pas zbritjes së shpenzimeve. Zbritjet përbëheshin nga kostoja e transportit, qiraja e teatrit, pagat e punëtorëve të teatrit, shpenzimet për përdorimin e kostumeve teatrale dhe rekuizitave të tjera, etj., etj. Përqindja u ndahej aktorëve, të cilët grupoheshin në tri kategori. Aktorët e klasës së parë rëndom merrnin 8% të fitimeve neto, aktorët e klasës së dytë 6% dhe aktorët e klasës së tretë 4%. Këto përqindje zinin vendin e rrogës. Zakonisht, për aktorët mbetej fare pak. Fan Noli, i cili ishte i klasifikuar në kategorinë e parë, kurrë nuk pati mjaft sa për të paguar për ushqimin dhe qiranë e një shtrati në dhomën që e mbante bashkë me aktorë të tjerë. Në mbyllje të sezonit, i vetmi njeri, i cili mund të paguante transportin për t’u kthyer në Athinë, ishte drejtori i shoqërisë dhe ndonjë aktor i rrallë që ndodhte të kishte parà të vetat. Të gjithë të tjerët ngelnin në atë qytet ku ndodheshin. Ata duhej të prisnin atje me barkun thatë derisa të merrnin ndonjë ofertë të re dhe çmimin e një bilete nga ndonjë udhëheqës teatral. Fan Noli ishte gjithmonë ndër ata që ngelnin në qytet. Në raste të tilla mendja i shkonte te plaka e mirë, gjyshe Sumba, e cila e kishte mësuar të agjëronte tri ditë pa ujë. Tashti ai e kishte lejen të pinte ujë sa të donte. Nga fatkeqësitë më të rënda teatrale qe ajo në Ponto-Iraklia (Zonguldak), në Turqi, dhe ajo në Aleksandri të Egjiptit. Drejtori i shoqërisë ishte njoftuar gabimisht rreth mundësisë të Ponto-Iraklias në bregun e Detit të Zi të Turqisë aziatike. Dëftesat e shfaqjes së parë tregonin se e tëra do të mbaronte me një dështim të tmerrshëm. Dy javë pas shfaqjes së parë, drejtori i shoqërisë mori arratinë natën, duke i lënë aktorët dhe aktoret në mëshirën e fatit në atë qytet të pashpresë. Aktorët qenë të shtrënguar të punonin në turne dhe të jepnin shfaqje në një sallë të errët për t’u mbajtur gjallë. Mu në mes të këtij mjerimi Fan Noli realizoi ëndrrën më të shkëlqyer të çdo aktori. Ylli i shoqërisë, i cili rëndom luante rolin e Hamletit dhe zonjusha kryesore, e cila rëndom luante rolin e Ofelisë, u sëmurën që të dy nga uria dhe molisja. Halli ishte nëse mund të luhej shfaqja apo do të shtyhej. Shumica qe për atë që shfaqja gjithsesi të luhej, në mënyrë që të mund të fitonin ndonjë metelik për të blerë bukë dhe për të gjalluar edhe pak ditë të tjera.

62

Fan Nolin e pyetën nëse dëshironte ose jo të zinte vendin e aktorit dhe të luante Hamletin. Ai u gëzua shumë nga ky propozim dhe pranoi pa u hamenduar. Pas së gjithash, ai e dinte rolin më mirë se çdo yll të cilit i kishte pëshpëritur deri atëherë. Kokëçarja lindi kur zunë të kërkojnë një zëvendësim për Ofelinë. Ishte vetëm një person që qëndronte ende në këmbët e veta. Quhej Kaliro. Ishte e çalë dhe kurrë në jetën e saj nuk kishte dalë para dritave të skenës, madje as në ndonjë rol të vogël. Ajo e shoqëronte të motrën, e cila ishte zonja kryesore. Askush s’mund ta merrte me mend se ajo krijesë e gjorë kishte ushqyer ndonjë ambicie për të luajtur rolin e Ofelisë. E papritura ndodhi. Kur vajzës së çalë i ofruan rolin e Ofelisë, ajo mezi mundi t’u besonte veshëve të saj. Atë çast që u bind se roli i Ofelisë vërtet i ishte ofruar, u trondit pa masë. Ajo pohoi se fshehurazi, ishte përgatitur për këtë rol tërë jetën. Kështu tragjedia e Hamletit u shfaq po atë mbrëmje në këtë mënyrë të improvizuar dhe korri një sukses të madh. Askush në sallë nuk dyshonte se aktorja që luante Ofelinë ishte e çalë. Ajo qëndronte në një karrige dhe e luante rolin ulur. Fan Noli, në rolin e Hamletit, bënte çmos në mënyrë që auditori të mos diktonte se Ofelia kishte ndonjë të metë. Pasi Hamleti është menduar të jetë gjysmë i çmendur, Fan Noli bënte lloj-lloj bredhjesh përreth karriges për ta vënë këtë në pah. Ofelia ishte këshilluar që të ndiqte lëvizjet e tij me sy, e habitur thellë. E njëjta teknikë u përdor edhe në skenën ku Ofelia e çmendur shpërndan lule. Mbretëresha, Laerti dhe oborrtarët e tjerë silleshin përqark Ofelisë të shqetësuar. Në këtë mënyrë ata tërhiqnin vëmendjen e publikut nga Ofelia që rrinte ulur. Përveç kësaj, gjëja më e jashtëzakonshme e saj ishte se ajo nuk kishte nevojë fare për t’i pëshpëritur. S’mbeti kush në trupën e teatrit që të mos pajtohej njëzëri se kurrë më parë nuk kishte parë aktorin dhe aktoren kryesore të kishin mbajtur në mend me aq shkëlqim rolet e tyre. Si Fan Noli ashtu edhe Kaliroja, u përshëndetën me duartrokitje të bujshme. Vite më vonë, atij iu kujtua Kaliroja e çalë, kur pa Sara Bernardin e moshuar të jepte një interpretim të mrekullueshëm me zërin, fytyrën dhe duart e saj, ndonëse mezi mund të qëndronte në këmbë. Fan Noli nuk pati rastin kurrë më të luante Hamletin. As Kaliroja shumë e talentuar, me gjasë, kurrë më nuk doli përsëri para publikut. Por, shfaqja e tyre e suksesshme i ndihmoi shoqërisë që të jepte disa shfaqje të tjera dhe të gjallonte derisa erdhi shpëtimi. Nja dy javë më vonë, një anije mallrash, që barte eshtra për pleh kimik, për shkak të stuhisë u detyrua të strehohej në portin e Ponto-Iraklias. Kapiteni mëshirëplotë i saj u prek nga gjendja e mjerë e këtyre artistëve të tharë, disa prej të cilëve kishin mbetur kockë e lëkurë. Ai u ofroi ushqim dhe udhëtim falas për dy ditë udhë prej aty e deri në Kostandinopojë. Shumica prej tyre ishin dobësuar aq shumë saqë qenë të shtrënguar të qëndronin shtrirë gjatë udhëtimit, derisa detarët zemërmirë t’i kthenin në jetë duke u dhënë të hanin. Kjo mjaftoi që ata të shëroheshin dhe të ngriheshin prapë në këmbët e veta. Katastrofa e fundit ndodhi në Aleksandri. Pas tri javësh shfaqjesh, që sollën fare pak të holla, drejtori i shoqërisë prapë u arratis, duke i lënë përsëri aktorët dhe aktoret

63

të dilnin dosido vetë nga halli i tyre. Të gjitha shfaqjet u pezulluan, ngaqë aktorët e aktoret të tmerruar ikën në Athinë njëri pas tjetrit me anijen e parë që mundnin të gjenin. Fan Noli erdhi në përfundim se ky ishte fundi i karrierës së tij teatrore. Nuk kishte më kuptim të ngulte këmbë në një profesion që e hidhte nga njëra anë e Mesdheut në tjetrën, me urinë që i kanosej në secilin port. Ndarja nga teatri ia lëndoi zemrën, por ajo qe e pashmangshme. I pikëlluar thellë, ai u nda nga teatri, nga të gjithë kolegët e tij dhe nga dy miqtë e tij të mirë, Venierisi i Kretës dhe Apostolosi i Athinës. Apostolosi i Athinës ishte burrë me arsimim të lartë, me të cilin Fan Noli kalonte të gjithë orët e lira duke diskutuar për artin dramatik dhe letërsinë botërore. Ai ishte një burrë i shkurtër nga trupi, thatanik dhe i përvuajtur me tipare të hijshme të fytyrës. Me gjithë inteligjencën dhe aftësinë e tij, ai mund të luante vetëm role të parëndësishëm. Vetëm të rinjtë, që i ngjanin Adonisit dhe zonjushat që i ngjanin Afërditës, kishin gjasë të angazhoheshin nga drejtorët artistikë të këtyre shoqërive primitive teatrale. Aktorja e madhe, Kethrinë Hepbërn e hollë dhe ceparake, do të pushohej nga puna me një gjest mospërfillës. Kështu Apostolosi la teatrin dhe u bë korrespondent i klasës së parë i gazetës. Venierisi i Kretës nuk iu nda teatrit deri në mbarimin e hidhur. Në jetën e vërtetë ai ishte njeri i sjellshëm që ndante edhe paranë e fundit me një koleg nevojtar. Po, në skenë ai kishte dëshirë të luante rolet e zuzarëve dhe të hajdutëve, mu ashtu si Meri Pikfordi e këndshme, e cila ëndërronte të luante rolet e lugetërve. Ai nuk pranonte asnjë angazhim teatral po qe se nuk kishte monopolin e roleve të zuzarëve. Njëherë ai iu afrua Fan Nolit dhe e luti të përkthente nga Ibseni “Armikun e popullit” për të. Ky i fundit u step. Ai vuri në pah se dr.Stokmani, i cili është shpallur “armik i popullit” nga bashkëqytetarët e tij, nuk është aspak zuzar. Përkundrazi, ai ishte një idealist që synonte të përmirësonte kushtet sanitare të qytetit të tij. Venierisi ia ktheu: “Idealistët fanatikë, siç është Bruti te “Jul Cezari” i Shekspirit dhe dr.Stokmani tek “Armiku i popullit” i Ibsenit, janë njerëzit nga më të pamëshirshmit. Ata janë gjithmonë gati për të sakrifikuar atë që është më e shtrenjtë në altarin e idealit të tyre. Për këtë arsye kam dëshirë të luaj rolet e idealistëve siç janë Bruti dhe dr.Stokmani, të cilët në jetë dëshmohen si zuzarët më të këqij”. Fan Noli përktheu “Armikun e popullit” të Ibsenit në greqisht dhe ia dorëzoi atë Venierisit. Ai nuk e pa më kurrë Venierisin dhe kurrë nuk e mori vesh a e luajti ai rolin kryesor në dramën e Ibsenit. Ditët e fundit të qëndrimit të Fan Nolit në Aleksandri, qenë jashtëzakonisht të trishtueshme. Ai qe i shtrënguar të flinte në një sallë të madhe që kishte pesëdhjetëgjashtëdhjetë shtretër të vendosur në dy rreshta të gjatë përballë mureve, me një rrugicë në mes. Qiraja ishte disa qindarka në natë, por për të, nuk ishte e lehtë t’i paguante ato. Qe një mrekulli se si mund të flinte ai në gjithë atë sallë kur bujtësit e tjerë fillonin të gërhitnin dhe të klithnin në makthet e tyre të natës. Shën Gjergji e shpëtoi Fan Nolin pas disa javësh nga kjo odë kundërmuese e torturimit. Një mëngjes ai pa një shpallje në gazetën lokale, ku kërkohej një këngëtar

64

kishe dhe një mësues në Shibin-el-Kom. Ai shkroi menjëherë në adresën e dhënë dhe u pranua në punë, gjë që shënoi një kthesë vendimtare në jetën e tij.

EGJIPTI

Udhëtimi me tren nga Aleksandria në Shibin-el-Kom zgjati katër orë. Në udhë e sipër Fan Noli bëri llogarinë e karrierës së vet teatrore. Ai erdhi në përfundim se gjatë atyre tre vjetëve të bredhjeve dhe të urisë kishte arritur një arsimim të shkëlqyer në letërsinë e dramës. Madje, si pëshpëritës dhe si aktor, ai kishte nxënë një teknikë të shkëlqyer të të folurit në publik. Kjo do ta ndihmonte shumë më vonë në predikimet e tij. Menjëherë pasi arriti në Shibin-el-Kom, Fan Noli ra në kontakt me kryetarin dhe me famullitarin e Kishës Ortodokse Greke të Shibin-el-Komit, me atë Nilos Petrides nga ishulli i Ikarias, afër Qipros. Ai qe i detyruar t’i vërtetonte kryetarit dhe famullitarit se ishte i kualifikuar për pozitën e mësuesit të shkollës plotore dhe si këngëtar kishe. Ai u shpall i kualifikuar i plotë për këtë post pasi u tregoi atyre dëftesën e maturës nga gjimnazi i Adrianopojës dhe pasi e kaloi me sukses provimin një orësh në psalmimin bizantin. Puna e tij përbëhej kryesisht nga të kënduarit, jo vetëm të dielave, por edhe ditëve të tjera të javës. Atë Nilosi ishte një murg, që bënte shërbesat për çdo mëngjes e mbrëmje gjatë tërë vitit. Gjatë njëzet vjetëve që kishte kaluar në një manastir në ishullin e Ikarias, ai ishte bërë ekspert i këndimit bizantin. Nën mbikëqyrjen e tij, Fan Noli mori një arsimim më të lartë për muzikë bizantine gjatë dy vjetëve të qëndrimit të tij në Shibin-el-Kom prej vitit 1903 deri më 1905. Atë Nilosi e ndihmoi Fan Nolin, jo vetëm si një mësues i mirë, por edhe si një mik i ngushtë. Ai ishte një gjellëbërës i shkëlqyer dhe shpesh i ndante shujtat me të. Sa i përket shkollës plotore, Fan Noli ishte i mendimit se me nxënësit që kishte nuk mund të shkonte shumë larg. Që të gjithë ishin vajza e djem të rritur, të cilët flisnin vetëm arabisht dhe nuk tregonin kurrfarë interesimi për të mësuar greqishten, që ishte gjuhë e prindërve të tyre. Fan Noli mësoi prej tyre mjaft mirë arabishten, por nxënësit nuk e mësuan mirë greqishten nga ai. E tërë ajo që mësuan nga ai ishte të lexuarit fillestar greqisht, të greqishtes së folur, këndimi i himneve kishtare dhe këndimi i këngëve popullore. Drejtoria e shkollës nuk kërkonte më shumë dhe dukej e kënaqur me këto rezultate. Këtu në Shibin-el-Kom, më 1903, për herë të parë në jetën e tij, Fan Noli u takua me një pionier aktiv të Lëvizjes së Rilindjes Shqiptare, me personalitetin e Spiro Dines. Që nga viti 1896, Fan Noli qe përpjekur me padurim të binte në kontakt me komitetet e ndryshme shqiptare dhe me udhëheqësit e tyre, për të cilët lexonte në gazetat greke. Ia filloi me Nikolla Naçon, kryetar i Shoqërisë Dituria, i cili, që nga viti 1888, po botonte gazetën “Dituria”* në Bukuresht të Rumanisë. Më 1897, nga

65

Adrianopoja, Fan Noli, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare i kishte shkruar atij një letër, duke i kërkuar një kopje të gazetës së tij. Kurrë nuk mori përgjigje. Sipas të gjitha gjasave, censura turke nuk kishte lejuar që letra të dilte jashtë, ngaqë botimet shqipe nuk qenë të lejuara në Turqi. Prapë më 1901, Fan Noli i kishte shkruar nga Athina Faik Konicës, i cili botonte revistën e tij “Albania”, në Bruksel të Belgjikës. Ai e pyeti Konicën se a kishte nevojë për një ndihmës në revistën e tij. Konica nuk iu përgjigj letrës, por në këndin e “Korrespondencës personale” të tij, në fund të numrit pasues të revistës, ai futi disa rreshta, ku thuhej se Fan Noli do të ishte shumë më i dobishëm, duke bërë propagandën në mesin e shqiptarëve atje, në Athinë. Çuditërisht, Fan Noli nuk e lexoi këtë përgjigje deri gjashtë vjet më vonë, në Boston të Masaçusetsit, kur i ra në sy rastësisht numri i lartpërmendur. Në të vërtetë, shumë vite më vonë, Konica i kishte thënë Fan Nolit se ai në të vërtetë kishte pasur shumë nevojë për një ndihmës, porse ai nuk mund t’i zinte besë një korrespondenti nga Athina për të cilin nuk dinte asgjë prej gjëje. Të gjithë patriotët e tjerë shqiptarë, me të cilët Fan Noli u orvat të vinte kontakt, u sollën në mënyrë të ngjashme. Më në fund, pas një kërkimi të kotë shtatëvjeçar, Fan Noli gjeti atë që kërkonte. Spiro Dineja kishte qenë aktiv në lëvizjen shqiptare që i ri. Ai kishte ndihmuar Efthim Mitkon në përpilimin e përmbledhjes së tij të mrekullueshme të këngëve popullore shqiptare “Mbleta shqiptare”, botuar në Kajro më 1878. Atë kohë ai vetë po përpilonte një përmbledhje tjetër, “Valët e detit”. Ai kishte një bibliotekë të pasur që përmbante praktikisht të gjithë librat shqipe që ishin botuar deri më atëherë. Të gjithë këta libra ai ia huazoi Fan Nolit, i cili i lexoi me kënaqësi të madhe. Tani, më në fund, në moshën 21-vjeçare, Fan Noli mësoi se çfarë po bëhej në botën shqiptare. Praktikisht nuk kishte ndonjë organizatë që ta justifikonte emrin e vet për punë të vlershme sistematike. Kishte vetëm disa patriotë shqiptarë të izoluar të cilët punonin individualisht. Dy nga më të shquarit prej tyre ishin Nikolla Naço dhe Faik Konica, të cilët i kemi zënë në gojë më lart. Kishte edhe dy të tjerë, Shahin Kolonja dhe Kristo Luarasi, të cilët botonin gazetën “Drita” dhe një kalendar vjetor shqiptar në Sofje të Bullgarisë. Të gjitha shoqëritë patriotike në Shqipëri dhe në Turqi kishin rënë në ilegalitet dhe praktikisht ishin shuar, për shkak të persekutimeve turke. Mbajtja e një botimi në gjuhën shqipe konsiderohej punë subversive dhe do të thoshte burgim ose syrgjinim. Shqiptarët jashtë Turqisë kishin liri organizimi, dhe ata vërtet themeluan disa organizata të cilat botuan letërsi shqiptare. Por këto organizata u zhdukën meqë gjetën fare pak përkrahës. Arsyeja ishte se ata të gjithë donin të ktheheshin në Shqipëri një ditë, e cila atëherë ishte nën sundimin turk, prandaj nuk donin të shenjoheshin si subversivë. Madje, siç e kemi shpjeguar edhe më parë, patriotët shqiptarë ortodoksë, ishin po ashtu të persekutuar nga Patriarkana greke e Kostandinopojës me anë të shkishërimeve. Kjo bëhej nga fakti se Patriarkana greke gjithmonë kishte qenë degë e qeverisë greke, dhe i persekutonte shqiptarët me po aq ashpërsi sa edhe Turqia.

66

Politika e tyre kishte për qëllim të helenizonte shqiptarët ortodoksë nëpërmjet shkollave dhe kishave të tyre, dhe të aneksonte Shqipërinë e Jugut, ku mbizotëronte elementi ortodoks. Dy vjetët në Shibin-el-Kom kaluan qetë dhe heshtazi. Në mbarim të vitit të dytë dhe të fundit në Shibin-el-Kom, Fan Noli kërkoi këshillën e mikut të tij, atë Nilosit, se ç’duhej të bënte rreth një fejese të vjetër. Gjatë studimeve të tija në gjimnazin e Adrianopojës, Fan Noli pati takuar një zonjushë të moshës së vet, Euthalian, të motrën e Athanasius Ioanidisit nga Athina, të cilin e kemi përmendur më parë. Ky episod kishte karakter të vjetruar, puritan. Fan Noli ishte një djalë fshatar i turpshëm dhe Euthalia as që i buzëqeshte djaloshit pa lejen e të vëllait. As që mund të mendonin këta dy të rinj martesën gjatë kohës në gjimnaz ose gjatë bredhjeve të tij me shoqëritë teatrale. Mirëpo, tash Fan Noli kishte një punë të përhershme, me një pagë të mjaftueshme, prej së cilës mund të kursente për çdo muaj. Andaj, atë Nilosi e këshilloi se nuk ishte e drejtë që ta mbante vajzën duke pritur për më gjatë. Fan Noli ndoqi këshillën e tij, i hipi anijes së parë për në Athinë dhe ia mësyu drejt Athanas Ioanidisit për ta bërë me dije për qëllimin e vizitës së vet. Athanasi e kishte humbur besimin te Fan Noli që kur ky kishte lënë punën e mirë, të përhershme në kompaninë belge të tramvajit për një punë të përkohshme si kopjues për Kamburoglun dhe për punën e rrezikshme të pëshpëritësit me shoqëritë shëtitëse teatrale. Pasi nuk donte që e motra t’i vdiste urie, ai donte të sigurohej se Fan Noli do të ruante punën e mirë dhe të respektuar të mësuesit dhe këngëtarit të kishës. Prandaj e pyeti Theofanin se ç’plane kishte për të ardhmen. A do të vazhdonte të jepte mësim në Egjipt apo do të shkonte për të provuar fatin në ndonjë vend tjetër? Theofani ia ktheu se kishte në plan të shkonte në Shtetet e Bashkuara për të kërkuar atje ndonjë punë më të mirë. Kjo ia bëri të qartë çështjen Ioanidisit. Ai i tha: “Vetëm një aventurier do të shkonte në Shtetet e Bashkuara, dhe unë kurrë nuk do të lejoja që motra ime të martohet me një aventurier!” Euthalia dhe e ëma u përpoqën më kot që Athanasiusi të ndërronte mendimin. Athanasiusi nuk u tund. Kishte edhe një tjetër zgjidhje: të kurdisej një rrëmbim, ashtu siç praktikohej në Ibrik-Tepe. Por, Euthalia nuk pajtohej me një gjë të tillë pa pëlqimin e të vëllait. Sipas mendimit të atë Nilosit dhe të Fan Nolit, nuk mbetej asgjë tjetër për të bërë, dhe kjo i dha fund punës. Para mbarimit të vitit të dytë shkollor në Shibin-el-Kom, në mars të vitit 1905, Fan Nolit i ofruan pagë më të madhe si mësues dhe këngëtar kishe në Fajum, nja pesë orë udhë me tren, në jug të Kajros. Ai bëri lutjen dhe u pranua në këtë detyrë. Në rrugë për në detyrën e tij të re, ai prapë bëri llogarinë e dy vjetëve të kaluar në Shibin-el-Kom. Kishte përvetësuar tërësisht të kënduarit bizantin, çka do t’i ndihmonte shumë më vonë. Në Fajum ai pati rastin të takohej me dy pionierë entuziastë të Lëvizjes së Rilindjes Shqiptare, Thanas Tashkon dhe Jani Vruhon, që të dy pronarë restorantesh. Këta shpenzonin të gjitha paratë që i kursenin për çështjen shqiptare. Ata botuan për tre vjet, prej 1906 deri më 1909, një gazetë të quajtur “Shkopi”, në të cilën ngrinin

67

zërin e çështjes së pavarësisë shqiptare dhe të cilën e shpërndanin falas. Botuan po ashtu me shpenzimet e veta “Shqipërinë” e Sami Frashërit, të cilën Fan Noli ua përktheu nga shqipja në greqisht. Arsyeja e këtij përkthimi ishte se një pjesë e mirë e shqiptarëve ishin shkolluar në shkollat greke dhe e kishin më lehtë të lexonin greqisht sesa në gjuhën e tyre amtare. Tashkoja dhe Vruhoja e këshilluan Fan Nolin të shkonte në Amerikë dhe të organizonte atje të mërguarit shqiptarë. Ata i premtuan se do t’ia hiqnin shpenzimet e udhës. Fan Noli u pajtua dhe u bë gati të nisej për në Amerikë nga fundi i vitit shkollor. Xhejmstauni, në Nju-Jork, u morën vesh të ishte vendi i vendosjes së tij, ngaqë më 1905 një shoqëri shqiptare e quajtur “Malli i Mëmëdheut” qe organizuar në atë qytet nga Petro Nini Luarasi, një pionier ky tjetër entuziast. Pos kësaj, si nënkryetari i shoqërisë, Vani Karameta, ashtu dhe arkëtari Vani Vangjeli, kishin punuar në restorantin e Tashkos në Fajum. Ata ishin të bindur se këta dy djelmosha do ta ndihmonin Fan Nolin për të filluar misionin e tij në Shtetet e Bashkuara. Puna e Fan Nolit në Fajum ishte e ngjashme me atë në Shibin-el-Kom, kishte të njëjtin tip nxënësish dhe të njëjtat halle. Shkolla njëdhomëshe, ishte vendosur në mes të kishës dhe shtëpisë së famullisë. Famullitari dhe kryetari i komitetit kishtar ishin njerëz të sjellshëm, me të cilët kaloje fare mirë. Ai vit kaloi këndshëm dhe pa ndonjë ngjarje të madhe deri në mars të vitit 1906. Mu atëherë ndodhi një e papritur. Një ditë Fan Noli ishte thelluar në leximin e “Zonjës Bovari” të Floberit, librin e kishte mbështetur mbi sofatin e poshtëm të dritares së klasës. Befas, një dorë u zgjat mbi libër dhe ia ndërpreu leximin. Ai ngriti kokën dhe pa Kasandrën, të mbesën e kryetarit të komitetit të shkollës, një zeshkane e bukur shtathollë. Ajo e qortoi: “S’paske vallë sy për asgjë tjetër pos këtyre librave frëng?” Ai e humbi toruan dhe s’diti ç’të thoshte. Zonjusha vazhdoi: “Famullitari do të shtrojë një gosti në shtëpinë e famullisë sot pasdite dhe ka dëshirë të të ftojë të pish një kafe me të”. Ai vajti në këtë gosti. U dhanë edhe gosti të tjera të ngjashme, në radhë të parë me qëllim që ai të njihej me Kasandrën. Ajo ishte vërtet një zonjushë shumë e këndshme. Por Fan Noli, thellë në zemrën e tij ndiente se tashmë ishte dhënë pas çështjes së Shqipërisë, dhe se ai duhej t’ia përkushtonte të gjitha forcat këtij misioni, para se t’i shkonte mendja gjetkë. Prandaj, ai nuk i jepte kurrfarë kurajë Kasandrës dhe famullitarit, i cili donte ta bashkonte çiftin. Në të vërtetë, ai i tha famullitarit se kjo zonjushë e bukur do të mund të gjente lehtë një burrë të mirë në mesin e beqarëve të pasur biznesmenë të Fajumit. Kasandra vërtet gjeti një biznesmen mjaft të pasur për burrë. Famullitari dhe i ungji i Kasandrës ia gjetën atë dhe e këshilluan që ta merrte, ndonëse ai ishte tridhjetë vjet më i vjetër se ajo. Ajo u gjend në një pozitë të ngushtë. Ishte jetime dhe qe rritur në shtëpinë e të ungjit, i cili, në ndërkohë, kishte nëntë bija të vetat dhe ende për çdo vit kishte nga një çupë të re. Kasandra ishte e mendimit se ajo qe një barrë e rëndë për të ungjin e saj të mirë që shtohej për çdo vit dhe e quante se ishte detyrë e saj të largohej nga kjo shtëpi kallaballëku.

68

Ajo u martua në prill dhe Fan Noli i këndoi në ceremoni. Nusja kishte ca njolla të mavijosura nën sytë dhe dukej sikur të kishte qarë me ditë të tëra. Dasma i ngjante më shumë një funerali sesa një martese. Ky incident qe vendimtar në jetën e Fan Nolit. Miqtë e tij, Tashko dhe Vruho, ishin të mendimit se ai duhej të kursehej me çdo kusht për çështjen e Shqipërisë. Ata nuk donin të linin asnjë rast që t’i vardisej ndonjë zeshkane tjetër. Ngulën këmbë që ai të jepte medoemos dorëheqjen para fundit të vitit shkollor dhe të zinte anijen e parë për në Shtetet e Bashkuara. Për këtë qëllim u bë një takim. Një ditë pas këtij takimi, Fan Noli i paraqiti drejtorisë së shkollës dorëheqjen. Dy ditë më vonë, ai u nis për në Aleksandri, i hipi anijes së parë që shkonte për Napoli dhe prej atje, zuri një anije “Llojd” gjermane për në Nju-Jork. Është zakon në Shqipëri që ai anëtar i familjes i cili niset në një rrugë të gjatë të mos flejë natën para nisjes. Kjo bëhet ngaqë ka gjasë që ata, familjarët, të mos e shohin kurrë më të dashurin e tyre. Kështu që duan ta kenë para syve sa më gjatë, mbase për herë të fundit, para se të niset. Tashkoja dhe Vruhoja dhanë një gosti për Fan Nolin, e cila zgjati tërë natën. Ata e kaluan gjithë natën duke folur mbi shpresën e tyre për një Shqipëri të lirë, për formën e qeverisë së ardhshme të saj, për kufijtë, për fqinjët armiqësorë, për zhvillimin ekonomik dhe për çdo gjë për të cilën kishin ëndërruar. Agimi i zuri pa e vënë re. Herët në mëngjes, Fan Noli u nda nga miqtë e tij. Ata patën të drejtë. Nuk u takuan kurrë më.

SHTETET E BASHKUARA

Më 10 maj 1906, në moshën njëzetekatërvjeçare, Fan Noli zbarkoi në Nju-Jork. Pasi kishte kaluar vizitën mjekësore në Napoli të Italisë, para se të hipte në anije, ai u pranua në Shtetet e Bashkuara pasi iu përgjigj disa pyetjeve rutinore. Atë kohë praktikisht nuk kishte pengesa të tjera ndaj emigrantëve. Qyteti i Nju-Jorkut i la përshtypje shumë të mira, ngaqë banane të mëdha shiteshin nëpër rrugë nga shitës endacakë me nga pesë cent për tri copë. E para e gjësë, bleu tri banane për mëngjesin e tij të parë amerikan. Po atë mbrëmje zuri trenin për Bufalo të Nju-Jorkut, ku arriti në mëngjes me pesë dollarë në xhep. Nga stacioni ai vajti drejt e në shtëpinë e Vani Vangjelit, në 431 Xhenesi Strit. Atë nuk e gjeti aty, ngaqë Vani porsa kishte shkuar në punë në fabrikë. Ai u takua me të atë mbrëmje. Vani, arkëtari i “Malli i Mëmëdheut”, i shpjegoi se kjo shoqëri ishte fare e vogël dhe se gjendja e saj financiare ishte aq e keqe saqë nuk do të ishte në gjendje ta vazhdonte më tutje aktivitetin e saj të gjerë. Atëherë aty për aty u vendos se hëpërhë, Fan Noli duhej të gjente punë në fabrikë. Ai pati shumë fat dhe gjeti punë si punëtor i pakualifikuar në një sharrë. Puna e tij ishte që të bartte trungjet e mëdhenj, t’i fuste ata në sharrë dhe t’i çonte dërrasat atje ku kërkohej. Ai punonte nëntë orë në ditë me një gjysmë ore pushim për drekë. Merrte katër dollarë në javë, që në ato ditë ishte shumë mjaft e mirë. Ai bënte gjumin në një dhomë, të cilën e ndante

69

me nëntë punëtorë të tjerë si ai. Ky ishte një përmirësim i dukshëm krahasuar me sallën e bujtinës në Aleksandri, të cilën e ndante me gjashtëdhjetë vetë të tjerë. Ishte aq i rraskapitur në mbrëmje saqë e merrte gjumi porsa shtrihej në shpinë. Tani Fan Noli e kishte të qartë se para çfarë problemesh të mëdha ndodhej. Ai kishte për detyrë të bashkonte turmat amorfe të shqiptarëve, të ndarë në tre grupe të mëdha fetare, në myslimanë, ortodoksë dhe katolikë. Lipsej të mblidhte parà nga punëtorë të varfër, të cilët si të gjithë shqiptarët, ishin më kursimtarë sesa skocezi proverbial. Duhej të gjente një udhëheqës të pranueshëm për ta, dhe ai udhëheqës nuk mund të priste një pagë të duhur që t’i mjaftonte për të gjalluar. Kishte për detyrë të emanciponte Kishën Ortodokse Shqiptare nga kthetrat e Patriarkanës së Kostandinopojës, që e kishte sunduar atë për gati dymbëdhjetë shekuj. Lipsej të çlironte gati dy milionë shqiptarë nga Perandoria Turke, e cila kishte një popullsi më se 60 milionë njerëz. Duhej të bënte çmos që të fitonte simpatinë e Fuqive të Mëdha të Europës, që ishin kryesisht të krishterë për shqiptarët, të cilët ishin kryesisht myslimanë e të cilët i urrenin si turkun e padurueshëm. Kishte për detyrë të fitonte përkrahjen e opinionit publik të botës, dhe nuk kishte mjete për ta bërë për vete, pos dy revistave shqiptare që mund t’i lexonin pak jo shqiptarët. Ç’ishte dhe më keq, ai duhej të vinte në kontakt me vetë shqiptarët, dhe shqiptarët nuk dinin të lexonin shqip! Çdokush tjetër do të çonte duart nga një punë kaq e pashpresë. Por, jo Fan Noli. Ai e shqyrtoi çështjen më vete, ashtu si e kishte mësuar i ati dhe i ungji në Ibrik-Tepe: Ç’do të bënte vallë Napoleoni në një rast të këtillë? Asgjë nuk do ta ndalte Napoleonin. Flota britanike nuk mundi ta ndalte kur ai vajti në Egjipt dhe kur theu bllokadën britanike duke u kthyer në Francë. Çfarë do të bënte Skënderbeu në këtë rast? As atë asgjë nuk do ta ndalte. Ushtritë më të fuqishme të kohës, të udhëhequra prej dy sulltanëve më të mëdhenj të Turqisë, nuk e ndalën dot. Me ushtrinë e tij të vogël kalorësish apokaliptikë, ai u doli përballë të gjitha forcave të skëterrës. Si do t’ia bënte Jezusi në këtë rast? Atë s’do të mund ta ndalnin as gjeneralët romakë, as teologët hebrenj. Ai do të sulej drejt kryqit, që e shihte si fitoren e vet më të madhe e për të cilin Shën Pali ishte gjithmonë ballëlartë. Po, ata të gjithë ishin me një fjalë, Napoleoni, Skënderbeu dhe Jezui. Vota ishte e njëzëshme. Dhe, Fan Noli u vërsul përpara, me besim të patundur në perëndinë dhe në drejtësinë e idealit që mbronte. Fan Noli e mbajti punën e tij në fabrikën e dërrasave në Bufalo për gati tre muaj. E la këtë punë kur Sotir Peci, njëri prej pionierëve të mëdhenj të Rilindjes Shqiptare, i ofroi punën e ndihmësit të redaktorit dhe të përkujdesësit të gazetës javore “Kombi”, të cilën kishte zënë ta botonte në Boston më 6 qershor 1906. Për këtë punë nuk kishte pagë, por Sotir Peci shpresonte se do të mund t’ia paguante Fan Nolit qiranë e një dhome që e mbante bashkë me një mik, si dhe ushqimin në një restorant shqiptar, në Plezent Strit, afër Park Skuerit.

70

“Kombi” shtypej në një katua të tymosur, që shërbente njëherësh edhe si zyrë, në 100 Hadson Strit. Bënte ftohtë dhe lagështirë, ngaqë stufa e vjetruar nxirrte më shumë tym, sesa nxehte. Ndër shqiptarët qe përhapur fjala se Sotir Peci dhe Fan Noli kishin së bashku vetëm një pallto dhe se e vishnin atë me radhë. Kjo nuk është e vërtetë. Asnjëri nuk kishte pallto, pasi që të dy vinin nga një klimë e ngrohtë ku nuk kishte nevojë për pallto. Meqenëse nuk kishin parà për të blerë pallto, ata ngroheshin duke veshur nga dy pulovra, njërin mbi tjetrin. Fan Noli dhe një patriot tjetër i ri shqiptar, Efthim Naçi, i radhitnin shkronjat dhe shtypnin gazetën në një pedalinë që e lëviznin me këmbë dhe jo me anë të fuqisë elektrike. Makinat dhe shtypin e kishte blerë Sotir Peci me kredi mujore, që ishte shumë vështirë t’i paguante. Rrjedhimisht, Fan Noli u dërgua nëpër bashkësitë e ndryshme shqiptare në NjuHempshir dhe Mejn për të gjetur pajtimtarë të rinj, që të mund t’i paguanin llogaritë rrjedhëse. Fan Noli vizitoi Mançesterin, Konkordin dhe Pinakukin në Nju-Hempshir, Bidfordin, Sakon, Augustën, dhe Roklendin në Mejn. Fushata e pajtimtarëve qe një dështim. Shumica e mërgimtarëve shqiptarë nuk dinin të lexonin shqip, ngaqë asnjë shkollë shqipe nuk lejohej në Shqipëri nga qeveria turke. Pasi ndau shpenzimet e udhës, paratë që ia solli Fan Noli Pecit, arrinin në afro 15 dollarë. Fushata e pajtimit në bashkësitë e tjera shqiptare në Masaçusets dhe në Rod-Ajlend, qe po aq e pasuksesshme. Në fund të këtyre fushatave, Fan Noli vërejti se Peci, botuesi, nuk kishte parà as për shpenzimet e veta të jetës, e lëre më për një ndihmës redaktor. Prandaj ai dha dorëheqjen. Kështu mori fund karriera e parë e tij gazetareske. Ajo zgjati gati dhjetë muaj. Mirëpo, tani ishte në hall të gjente prapë një punë në fabrikë. Ishte gati e pamundur të gjente punë dite. Para derës së çdo fabrike bëheshin rreshta të gjatë njerëzish që kërkonin punë. Kryepunëtori u hidhte nga një shikim rreshtave të gjatë dhe i zgjidhte disa që dukeshin më të fuqishëm dhe më të zhdërvjellët. Fan Nolin nuk e zgjodhi asnjëherë. Atëherë, njëri prej të papunëve i tha se do të kishte gjasa më të mira për punë nate. Fan Noli ndoqi këshillën e tij dhe gjeti një punë nate në kompaninë amerikane të llamarinës. Ai drejtonte një makinë që shtypte pusullat në kutitë e llamarinta. Punonte prej orës tetë pasdite deri në orën pesë paradite për pesë dollarë në javë. Ai nuk e pëlqente këtë punë, sepse kurrë nuk ia dilte të flinte si duhet gjatë ditës. Megjithëkëtë, në mungesë të ndonjë pune më të mirë, ai do të ishte i detyruar ta mbante këtë punë për një kohë të pacaktuar. Mirëpo, një bashkëpunëtorit të tij, që punonte aty afër, një natë i ndodhi një aksident i tmerrshëm. Ndërsa po dremiste, dora iu zu në makinë. Kur kryepunëtori dëgjoi klithmat e tij, e ndali makinën dhe u orvat t’ia nxirrte atë. Para se të mund ta shqiste, krahu i punëtorit të gjorë ishte gjymtuar aq keq, sa u desh t’ia prisnin deri në shpatull. Të nesërmen Fan Noli e la këtë punë, pasi kishte punuar gjashtë muaj. Ishte i bindur se po të vazhdonte këtë punë, kishte gjasa të mëdha që të mbetej pa të dy krahët. Ai dremitej dhe kotej për çdo natë. Madje, i nanurisur nga ulërima e makinave, ai shihte ëndrra të gjata të lumtura. Kryepunëtori e kishte bërë shprehi t’ia ndërpriste ëndrrat duke e shkundur për çdo natë dhe duke i bërtitur: “Zgjohu!”

71

Pas kësaj ngjarjeje, së shpejti erdhi në Boston një pionier tjetër i Rilindjes Shqiptare, Bajo Topulli, për t’u mbajtur një sërë ligjëratash shqiptarëve të Shteteve të Bashkuara. Pasi nuk dinte asnjë fjalë anglisht, ai e angazhoi Fan Nolin që t’i ndihmonte gjatë këtij turneu. Puna e tij ishte që të porosiste ushqimin në një restorant, të rezervonte një dhomë në hotel, të thërriste taksinë dhe të priste biletën në stacion. Fan Noli nuk paguhej për këtë punë, por ushqimin dhe qiranë e banesës i paguante punëdhënësi. Ky turne zgjati gati tre muaj. Pastaj Bajo Topulli u kthye në Europë dhe Fan Noli prapë mbeti pa punë.

SHUGURIMI

Më 1907 Kristo Thimi Dishnica, një i ri, vdiq në Hadson të Masaçusetsit. Përpjekjet për të gjetur një prift ortodoks, për të bërë shërbimet e funeralit, qenë të pasuksesshme. Prifti grek refuzoi të shërbente duke u arsyetuar se djaloshi kishte qenë një patriot shqiptar dhe si i tillë, qe aty për aty i shkishëruar. Aty në afërsi nuk kishte ndonjë prift tjetër ortodoks. Kështu që djaloshin e varrosën pa shërbimet fetare. Ky incident i ndezi shqiptarët e Masaçusetsit, të cilët organizuan një mbledhje dhe vendosën që të shugurojnë një prift shqiptar. Ata e ftuan Fan Nolin që të ngarkohej me këtë mision. Ai pranoi menjëherë, meqë kjo gjë do t’i jepte mundësinë për të punuar për çështjen e Shqipërisë, një mundësi të cilën e kishte kërkuar dhjetë vjet me radhë, që nga viti 1897. Ai vajti drejt e në qytetin e Nju-Jorkut që të kërkonte nga kryepeshkop Platoni, kreu i Kishës Ortodokse Ruse në Shtetet e Bashkuara, që ta shuguronin prift. Fan Noli ia shpjegoi çështjen dekanit të katedrales, shumë të përndritshmit at’ Aleksandër Hotovickit. Ai i premtoi se do t’ia përcillte çështjen kryepeshkop Platonit sapo të kishte rastin e parë. Në atë kohë kryepeshkopi kishte qëlluar në manastirin rus të Kananit Jugor, në Pensilvani dhe pritej të kthehej në Nju-Jork pas dhjetë ditësh. Fan Noli kishte mbërritur në Nju-Jork me gjashtë dollarë në xhep, dhe kjo nuk i mjaftonte të mbetej gjallë derisa të kthehej kryepeshkopi. Për fat, një miku i tij, Frederik Rutlendi, i ofroi që të banonte në një dhomë me të në Ist 125 Strit. Një mik tjetër, Pali Çili, pronar i një restoranti shqiptar në Uest 42 Strit, i ofroi që të ushqehej falas në restorant. Fan Noli dëshironte të kursente gjashtë dollarë për biletën e kthimit në Boston ose për ndonjë të papritur. Prandaj, ai bënte nëntëdhjetë blloqe udhë më këmbë që të hante falas. Në kohën kur kalonte më këmbë nëntëdhjetë blloqe deri në dhomën e tij, atë prapë e merrte uria. Pas dhjetë ditësh ecjeje nëpër njëqind e tetëdhjetë blloqet për çdo ditë për t’u ushqyer, kryepeshkopi rus u kthye. Ai pranoi ta shuguronte Fan Nolin prift me një kusht: shqiptarët e Bostonit duhej të bënin një mbledhje e të garantonin se mund ta mbanin priftin. Atë Jakob Grigorief, famullitari i kishës ortodokse ruse të Salemit në

72

Masaçusets, mori udhëzimet e kryepeshkop Platonit për të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe për t’i raportuar atij. Një muaj më vonë, në Boston u organizua mbledhja. Atë Grigoriefi, i cili mori pjesë në të, bëri një raport të favorshëm. Si rezultat i kësaj, kryepeshkop Platoni vendosi të vazhdonte me shugurimin e Fan Nolit. Ndërkaq, Fan Noli u kthye në NjuJork, por kryepeshkopi prapë nuk gjendej në qytet. Në mungesë të tij, më 9 shkurt 1908, Fan Noli u shugurua dhjak nga peshkopi sirian Rafael Hauauni, në kishën e Shën Nikollës, në 301 Pacifik St. Bruklin të Nju-Jorkut. Të dielën më 8 mars 1908, në moshën njëzetegjashtëvjeçare, Fan Noli u shugurua prift nga kryepeshkop Platoni në katedralen ruse të Shën Nikollës, në 15 Ist. 97 St. të Nju-Jorkut. Në shugurim merrte pjesë një delegacion miqsh shqiptarë që përbëhej nga Sotir Peci, botues i “Kombit”, Vangjel Milleri nga Hadsoni, Masaçusets, Spiridon Ilo nga Bostoni dhe Gjergj Gushi nga Nju-Jorku. Pas shugurimit, prifti i ri i tha atë Hotovickit se kishte nevojë për një komplet të kungimit të shenjtë dhe për petka liturgjike. Të dy shkuan në bodrumin e katedrales ku atë Hotovicki i tregoi disa komplete të kungimit të shenjtë si dhe petka të ndryshme. Ai e ftoi t’i zgjidhte ato që i pëlqenin. Fan Noli vuri në pah se ai parapëlqente komplete sa më të lira, që të mund të paguheshin me këste mujore. Atë Hotovicki vërejti se nuk duhej të merakosej për punën e kompleteve, pasi kompleti i kungimit të shenjtë si dhe petkat ishin dhuratë e Kishës ruse. Më 22 mars 1908, Fan Noli bëri liturgjinë e tij të parë në Hollin e Kalorësve të Nderit, në Tremont Strit, në Boston të Masaçusetsit. Kjo ishte liturgjia e parë në gjuhën shqipe në historinë e Kishës Ortodokse. Fan Noli e kishte përkthyer vetë liturgjinë nga greqishtja. Mu atë pasdite, shqiptarët e Bostonit u mblodhën në Feniks Holl, në Tremont Strit të Bostonit, në Masaçusets, dhe organizuan Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit. Fan Noli u emërua famullitar i parë i saj. Rroga e tij ishte caktuar 40 dollarë, që ishte një shumë e mirë në atë kohë. Për fat të keq, ajo nuk paguhej me rregull, deri pas Luftës së Parë Botërore, meqë kongregacioni i tij ishte shumë i vogël dhe shumë i varfër. Në të vërtetë, ata qenë shumë zemërgjerë, sepse kjo rrogë e tij ishte më e madhe se ç’mund të paguanin.

SHKOLLIMI I LARTË

Pas shugurimit të tij, e para gjë që bëri Fan Noli qe të vazhdonte shkollimin. Që kur kishte arritur në Shtetet e Bashkuara më 1906, ai kishte ndjekur shkolla të larta nate për të përsosur anglishten e tij. Pasi u emërua famullitar i Shën Gjergjit, ai u regjistrua në Universitetin e Harvardit dhe katër vjet më vonë, më 1912, u diplomua me cum laude në artet. Njëzet e gjashtë vjet më vonë, më 1938, ai mori diplomën universitare për muzikë në Konservatorin e Muzikës së Nju-Inglandit. U specializua

73

në kompozim. Më 1945, shtatë vjet më vonë, ai mori titullin e doktorit të filologjisë nga Universiteti i Bostonit. U specializua në historinë e Lindjes së Afërt dhe Rusisë.

KARRIERA KISHTARE

Më 24 mars 1918, Fan Noli u emërua administrues i Misionit Ortodoks Shqiptar në Amerikë. Më 17 nëntor 1918, ai bëri përbetimin eremitar dhe u ngrit në rangun e arkimandritit të mitruar nga peshkop Aleksandër Nemolovski, në katedralen ruse të Shën Nikollës, në 15 Ist 97 St., të Nju-Jorkut. Më 27 korrik 1919, Fan Noli u emërua peshkop i përkohshëm i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Më 21 nëntor 1923, Fan Noli u kurorëzua peshkop nga Hierotheos Andon Jaho, peshkop i Miletupolisit, ekzark i plotfuqishëm i Patriarkanës së Kostandinopojës dhe nga Kristofor Kisi, peshkop i Siradonit, më vonë kryepeshkop i Shqipërisë, në katedralen e Shën Gjergjit në Korçë të Shqipërisë. Po atë ditë, Fan Noli u emërua mitropolit i Durrësit. Tirana, kryeqytet i Shqipërisë, ishte nën juridiksionin e tij. Titulli i tij zyrtar ishte: Mitropolit i Durrësit, i Gorës dhe i Shpatës, primat dhe ekzark i tërë Ilirisë, Detit Perëndimor dhe i tërë Shqipërisë. Më 1932, Fan Noli u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe mori sërish detyrat e primatit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

PUNA ORGANIZATIVE

Më 6 janar 1907, një vit para shugurimit të tij, Fan Noli themeloi shoqërinë “BesaBesën” në Boston. Dy vjet më vonë, më 15 shkurt 1909, kjo shoqëri filloi botimin e “Diellit”, i cili botohet edhe sot. Më 28 prill 1912, Federata Panshqiptare Vatra u themelua në hollin e kishës në 227 Tremont Strit, në Boston. Fan Noli qe njëri prej themeluesve të saj. Shoqëria “Besa-Besën” u shkri në këtë Federatë. Organi i saj “Dielli” u bë pronë e Federatës. Kjo ishte organizata më e madhe shqiptare që qe formuar ndonjëherë jashtë vendit dhe komiteti i saj vepronte si një qeveri në mërgim gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria u pushtua nga ushtritë e huaja.

PUNA GAZETARESKE

Fan Noli redaktoi gazetën javore “Dielli” në shqip nga 15 shkurti 1909, dita e themelimit të saj, deri më 22 tetor 1909; dhe prapë nga 7 tetori 1910 deri më 7 korrik 1911; dhe më në fund prej 21 dhjetorit 1915 deri më 6 korrik 1916, kur “Dielli” u bë gazetë e përditshme, të gjitha së bashku njëzet e katër muaj. Më 1915 Fan Noli

74

themeloi revistën mujore “The Adriatic Review” (Revista e Adriatikut”), në anglisht, si organ i Federatës Vatra. Ai redaktoi këtë revistë për një vit, më 1915.* ( Duhet të jetë *

gabim sepse në të vërtetë revista mujore “The Adriatic Review” doli në vitin 1918 dhe jo më 1915. (Shënim i N.Q.) Ai themeloi po ashtu “Republikën”, një gazetë javore shqipe dhe e redaktoi atë

në Boston prej 1930-1933. KONICA DHE NAÇO

Më 1909 Fan Noli u takua me Faik Konicën, kur ky i fundit erdhi në Boston për t’u bërë kryeredaktor i “Diellit”, më 22 tetor 1909. Siç kemi përmendur më parë, Fan Noli ishte përpjekur pa sukses të binte në kontakt me të nga Athina më 1901. Ata u bënë shokë të përjetshëm, dhe bashkëpunuan për çështjen e Shqipërisë, ndonëse disa herë nuk u pajtuan mes veti rreth disa çështjeve politike. Fan Noli mësoi shumë nga Faik Konica, i cili ishte një burrë me arsimim të lartë dhe ekspert i letërsisë frënge. Ai ishte një kuvendues i shkëlqyer dhe mund të fliste me inteligjencë rreth një sërë çështjesh. Si kemi thënë gjithashtu më parë, Fan Noli ishte përpjekur pa sukses të binte në kontakt me Nikolla Naçon, më 1897. Ai ishte njëri prej prijësve më të gjallë të Rilindjes Shqiptare. Fan Noli u takua me të për herë të parë katërmbëdhjetë vjet më vonë, më 1911. Atë vit, Fan Noli vizitoi bashkësitë shqiptare të Odesës dhe Kishinevit në Rusi; të Bukureshtit, Brailës dhe Konstancës në Rumani; dhe të Sofjes në Bullgari. Në të gjitha këto qytete ai bëri meshën në gjuhën shqipe. Vizita e tij në Bukuresht pati rëndësi të posaçme. Primati i Kishës së Rumanisë ngurronte t’u jepte shqiptarëve një kishë për shërbimet e tyre. Këtë problem e zgjidhi Nikolla Naço. Ai vajti te misionari rus dhe kërkoi leje ta shfrytëzonin kapelën e legatës. Misionari i shkroi një letër, në të cilën thoshte se shqiptarët mund ta shfrytëzonin kapelën për sa shërbime që do të dëshironin, pasi Fan Noli ishte nën juridiksionin e kryepeshkopit rus të Nju-Jorkut. Naçoja ia tregoi këtë letër Taçe Ioneskos, ministër rumun i Punëve të Jashtme, dhe i tha se ai mund të shfrytëzonte kapelën ruse për shërbimet e tija, porse ai do të parapëlqente një kishë rumune. Përndryshe, shqiptarët do ta quanin këtë incident si refuzim të qeverisë dhe Kishës rumune për t’u dhënë atyre një vend për t’u falur në Rumani. Taçe Ionesko, që ishte një mik i vjetër i Shqipërisë, me këtë rast siguroi një kishë. Fan Noli bëri në të katër shërbime të njëpasnjëshme. Pas largimit të tij, arkimandriti Harallamb Çalamani vazhdoi shërbimet shqip në të njëjtën kishë, e cila, me që ra fjala, ende është në shfrytëzim nga bashkësia shqiptare e Bukureshtit. Është mjaft interesante se shërbimet e funeralit të Nikolla Naços u bënë nga Fan Noli në po atë kishë, më 1913. Me atë rast Taçe Ionesko, me shpenzimet e qeverisë rumune, botoi “Triodin”, një libër kishtar, të cilin Fan Noli e kishte përkthyer në gjuhën shqipe.

DELEGAT I KISHËS

75

Shqipëria, e cila kishte qenë provincë e Turqisë që nga mbarimi i shekullit pesëmbëdhjetë, u shpall e pavarur më 28 nëntor 1912, pas mundjes së Turqisë nga aleatët ballkanikë. Përkundër shpalljes së kësaj pavarësie, Shqipëria po bllokohej nga aleatët ballkanikë, të cilët po bisedonin për paqe me Turqinë. Qeveria shqiptare dërgoi një delegacion në Londër, të prirë nga Mehmet Konica, vëllai i Faik Konicës, për t’i bërë apel qeverisë britanike që t’i jepte fund bllokadës. Fan Noli u dërgua si i deleguar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë për t’i ndihmuar delegacionit zyrtar shqiptar. Faik Konica u dërgua po ashtu në Londër për të njëjtin qëllim nga Federata Vatra. Në mars të vitit 1913, në Trieste të Austrisë*(*Deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore qyteti i Triestes ishte në zotërimin e Perandorisë Austro-Hungareze (Shën. i N.Q.) u bë një Kongres shqiptar, kryesuar nga Faik Konica, për të protestuar kundër bllokimit të Shqipërisë dhe për t’u bërë thirrje Fuqive të Mëdha të Europës që ta hiqnin atë. Fan Noli ishte njëri prej folësve në këtë kongres. Mbas ca kohe, bllokada u hoq. Kjo i dha rastin Fan Nolit të vizitonte Vlorën, selinë e kryeqytetit të përkohshëm të Shqipërisë, dhe Durrësin, kryeqytetin e Shqipërisë gjatë sundimit të shkurtër të princ Vidit, më 1914.

KRYETAR I VATRËS

Lufta e Parë Botërore, e cila shpërtheu në gusht të vitit 1914, e gjeti Fan Nolin të mbyllur në Vjenë. U deshën disa muaj që të mund të binte në kontakt me miqtë e tij në Boston. Më 1915 ai ia doli të kthehej në Shtetet e Bashkuara. Federata Vatra ia hoqi shpenzimet e udhës. Më 18 korrik 1915 u zgjodh kryetar i Vatrës për një mandat prej një viti. Prapë, më 12 korrik 1917, ai u zgjodh kryetar i Vatrës për një mandat të dytë. Kjo ishte periudha më e rëndësishme në historinë e kësaj Federate. Si delegat i Vatrës, Fan Noli mori pjesë në Kongresin e Kombeve të Shtypura, që u mbajt në Uashington, në patronazhin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Delegatët e këtij kongresi shoqëruan presidentin Uilson te varri i Xhorxh Uashingtonit në MauntVernon, ku ai mbajti fjalimin e tij të famshëm mbi Katërmbëdhjetë Pikat, më 4 korrik 1918. Kjo i dha rast Fan Nolit të takohej me presidentin Uilson në jahtin presidencial “Mejfllauer” dhe t’i bënte apel që ta kthente pavarësinë e Shqipërisë, e cila ishte shkelur nga ushtritë e huaja gjatë Luftës së Parë Botërore. Presidenti Uilson i tha: “Unë kam një zë në Konferencën e Paqes dhe do ta përdor atë zë në të mirë të Shqipërisë”. Ai përdori ndikimin e vet, me të vërtetë, për t’i ndihmuar Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Versajë. Pos kësaj, më 1920 presidenti Uilson dënoi dhe pengoi copëtimin e Shqipërisë, që qe paraparë me Traktatin e fshehtë të Londrës më 1915. Ai bëri të qartë se qeveria amerikane nuk ishte pjesëmarrëse në këtë marrëveshje dhe se kurrë nuk do ta njihte atë si të vlefshme. Kjo deklaratë e bëri presidentin Uilson mbrojtësin më të popullarizuar të pavarësisë shqiptare.

76

Gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe për ca kohë pas saj, nga viti 1914 deri më 1920, nuk kishte asnjë qeveri shqiptare në funksion në Shqipëri për shkak të pushtimit të jashtëm. Gjatë kësaj periudhe Komiteti Ekzekutiv i Vatrës shërbeu si një qeveri në mërgim. Ajo krijoi fonde nga shqiptarët e Amerikës dhe mbajti përfaqësues në kryeqendra të ndryshme të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara, si Mehmet Konicën në Londër, dr.Mihal Turtullin në Paris dhe Kostandin Çekrezin në Uashington. Këta përfaqësues gëzonin njohjen gjysmëzyrtare nga qeveritë te të cilat ata ishin akredituar.

DELEGAT NË LIDHJEN E KOMBEVE

Pas armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore, të nënshkruar më 11 nëntor 1918, shumica e ushtrive të huaja të pushtimit u larguan nga Shqipëria. Por, italianët ende qëndronin përgjatë bregdetit jugor të Shqipërisë, nga Vlora deri te kufiri grek. Më 3 qershor 1920, qeveria shqiptare e formuar në Kongresin e Lushnjës, i dërgoi një ultimatum gjeneralit italian Piaçentini, duke kërkuar evakuimin e përnjëhershëm nga Vlora dhe Gjirokastra. Pasi gjenerali italian nuk ia vuri veshin ultimatumit, shqiptarët sulmuan ushtrinë okupuese italiane. Italianët u detyruan të linin Gjirokastrën brenda disa ditëve dhe Vlorën në gusht. Ata mbajtën vetëm ishullin e vogël të Sazanit, përballë Vlorës. Pas evakuimit italian, Fan Noli, i shoqëruar nga arkimandrit Vangjel Çamçe i Xhejmstaunit, të Nju-Jorkut dhe nga atë Vasil Marko nga Sent-Luisi i Misurit, lanë Shtetet e Bashkuara për t’i ofruar shërbimet e tyre qeverisë shqiptare. Shpenzimet e udhëtimit të tyre i pagoi Federata Vatra. Arkimandrit Vangjel Çamçe dhe atë Vasil Marko vazhduan për në Korçë të Shqipërisë. Fan Noli u dërgua nga qeveria shqiptare në Gjenevë si kryetar i delegacionit që kërkonte pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Ai u zgjodh për këtë mision diplomatik posaçërisht pasi fliste rrjedhshëm frëngjishten dhe anglishten, që ishin dy gjuhët zyrtare të Lidhjes së Kombeve. Misioni i tij qe i suksesshëm. Shqipëria u pranua njëzëri anëtare e Lidhjes së Kombeve më 17 dhjetor 1920. Kjo fitore ishte në masë të madhe meritë e fushatës së fuqishme të Lord Robert Sesilit, delegat i Afrikës së Jugut, i cili organizoi lëvizjen për pranimin e Shqipërisë në Lidhje dhe praktikisht i shtrëngoi të gjithë delegatët kundërshtarë ose të votonin në të mirë të pranimit të Shqipërisë, ose të abstenonin nga votimi. Atë ditë Muhamed Aliu, delegat i Indisë, bëri këtë vërejtje: “Shqipëria e meriton të jetë anëtare e Lidhjes së Kombeve, sepse është vendi i vetëm në botë ku myslimanët, katolikët romakë dhe të krishterët ortodoksë lindorë bashkëpunojnë vëllazërisht me gjithë ndryshimet e tyre fetare”. Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve kishte rëndësi jetike për këto arsye: E riafirmonte pavarësinë e Shqipërisë dhe zhvlerësonte Traktatin e fshehtë të Londrës. Madje, zgjidhte problemin e kufijve shqiptarë. Më 1913, një komision ndërkombëtar

77

që përbëhej nga përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha të atëhershme të Europës, u dërgua në Shqipëri për të përcaktuar në vend kufijtë e saj, të cilët qenë përcaktuar më parë në hartë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Ky komision kreu detyrën e vet në jug dhe caktoi kufirin në vend nga deti Jon deri te Liqeni i Ohrit. Ky është kufiri që ndan Shqipërinë me Greqinë. Por, puna e komisionit u ndërpre nga Lufta e Parë Botërore. Meqenëse delegatët përfaqësonin shtetet të cilat i kishin shpallur luftë njëra-tjetrës, çdo bashkëpunim ndërmjet përfaqësuesve të tyre nuk vinte në konsiderim. Kjo i la kufijtë lindorë dhe veriorë, të cilët ndanin Shqipërinë nga Jugosllavia, të pacaktuar. Jugosllavët përfituan nga kjo situatë dhe depërtuan në Shqipërinë Verilindore sikur të ishte territor i tyre. Arsyetimi i tyre ishte se ata nuk po cenonin kurrfarë kufijsh, pasi kufij nuk kishte. Një vit pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, një komision ndërkombëtar shkoi në Shqipëri dhe caktoi në vend kufirin që ndante Shqipërinë nga Jugosllavia, më 1921. Me këtë rast, ndërsa vazhdonin diskutimet rreth Shqipërisë në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, delegati grek u ankua se ishte e kotë për të të thoshte çfarëdo qoftë, ngaqë delegatët kishin simpati ndaj delegatit shqiptar. Me këtë rast, Lordi Sesil vërejti: “Ju delegatët grekë duhet të merrni mësime në të folur nga delegati i Shqipërisë”. Me këtë rast, gazeta “The Manchester Guardian”, më 23 qershor 1924, shkruante në një kryeartikull: “Fan Noli është një njeri, i cili di të shquhet në çdo vend. Një diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, debatues mjeshtëror, që në fillim la përshtypje të thellë në Gjenevë. Ai mposhti kundërshtarët e tij ballkanikë në mënyrë mjeshtërore, por prore me një buzëqeshje të pakursyer. Ai është njeri me kulturë të gjerë, i cili ka lexuar çdo gjë që vlen të lexohet në anglisht e frëngjisht”. Për çudi, pas këtij suksesi të shkëlqyer, suksesi më i madh që pati në karrierën e tij diplomatike, Fan Noli ngeli, si zakonisht, në Gjenevë. Qeveria shqiptare nuk i dërgoi parà për të paguar shpenzimet e qëndrimit dhe të udhëtimit në Shqipëri, ngaqë arka e saj ishte e zbrazët. Prapë, në ndihmë i doli Federata Vatra, e cila ia dërgoi paratë që i duheshin aq shumë.

KARRIERA POLITIKE

Më 1921 qeveria shqiptare e ftoi Federatën Vatra, si mirënjohje për shërbimet e çmueshme ndaj mëmëdheut, që të dërgonte një përfaqësues në parlamentin shqiptar. Ata zgjodhën Fan Nolin. Ai shërbeu në një mandat prej dy vjetësh, më 1921 e 1922. Ai shërbeu edhe për një mandat tjetër prej dy vjetësh, më 1923 e 1924 si përfaqësues i prefekturës së Korçës, në Shqipëri. Vatra ia hoqi shpenzimet e fushatës së tij elektorale.

78

Më 1922 ai u emërua ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e Xhafer Ypit, por dha dorëheqjen pas disa muajsh, meqë nuk u pajtua me politikën reaksionare të qeverisë. Një vit më vonë, siç kemi thënë më parë, Fan Noli u shugurua peshkop dhe u emërua mitropolit i Durrësit, më 21 nëntor 1923. Pas shugurimit të tij, ai po planifikonte të tërhiqej nga politika dhe t’i përkushtohej i tëri dioqezës së tij. Por, ngjarjet që pasuan e shtrënguan të ndërronte mendje.

DANIELI NË SHPELLËN E LUANËVE

Më 23 shkurt 1924, anëtarët e porsazgjedhur të parlamentit mbajtën një mbledhje dhe filluan punën. Zgjedhja e një kryetari ishte pikë e parë e rendit të ditës. Kandidat i Partisë Konservatore, ose i çifligarëve, kryesuar nga kryeministri Ahmet Zogu, ishte Eshref Frashëri. Kandidat i Partisë Liberale, ose i fshatarëve, udhëhequr nga Fan Noli, ishte Ibrahim Gjindi. Në orën 3 pasdite, në çastin kur Petro Poga, kryetar i përkohshëm, hapi mbledhjen, jashtë sallës u dëgjuan disa të shtëna revolveri. Dy plumba fishkëllyen para hundës së Fan Nolit dhe qëlluan tavolinën e kryetarit. Ky i fundit, i tmerruar, la tavolinën dhe nxitoi nga lozha, ku u struk pas arkimandrit Visarion Xhuvanit, deputet i dikurshëm. Pas një çasti, Ahmet Zogu hyri në sallë duke çaluar, me dorën e majtë të përgjakur dhe me revole në dorën e djathtë. Atë e shoqëronin truprojat e tij dhe të Shefqet Vërlacit, një çifligar i pasur dhe deputet i Elbasanit, me të bijën e të cilit ishte fejuar Ahmet Zogu. Ata të gjithë mbanin në duar revole të gjata dhe i shikonin me kërcënim deputetët e opozitës, të cilët i merrnin si cytës të një tentimi vrasjeje. Deputetët e opozitës as që luajtën nga vendi. Edhe ata ishin të armatosur, me përjashtim të Fan Nolit. Ata nxorën revolet e tyre dhe u bënë gati të mbroheshin. Një ndër ta, ishte edhe plaku Aqif Pasha i Elbasanit. Ai ishte ulur afër Fan Nolit dhe në dorën që i dridhej mbante një kobure. Ai e mori në thumb armikun e tij të vjetër nga Elbasani, Shefqet Vërlacin, të cilin e kishte rrethuar truproja e tij. Njëri prej tyre dukej tepër nopran. Buzën e epërme e kishte të prerë dhe ca të deformuar, kështu që buza e epërme nuk mund t’ia prekte të poshtmen. Me dhëmbët e tij të artë, të mbërthyer, dukej si një bulldog i frikshëm, hungërues. Disa nga deputetët e frikësuar, u strehuan nën tavolinat e tyre, kurse disa të tjerë bërtisnin me lemeri. Të gjithë pandehnin se masakra sa s’kishte pëlcitur. Truprojat e Ahmet Zogut dhe të Shefqet Vërlacit, të përforcuara nga mercenarët që u sulën në sallë, po pritnin shenjën e liderëve të tyre. Ahmet Zogu dha shenjë që të mos qitnin. Ai nuk kishte dëshirë të niste një luftë të përgjakshme, e cila do të ishte po aq e rrezikshme për të sa dhe për kundërshtarët e tij. Ai, së pari, donte të dilte pa ferrë në këmbë nga salla, e pastaj të qëronte hesapet pa i lënduar ithtarët e vet. Prandaj, sapo mundi të qëndronte në këmbë, iku nga salla i shoqëruar nga disa prej truprojave të tij.

79

Vrasësi i supozuar, ishte Beqir Valteri. Ja se si provoi ta vrasë Ahmet Zogun. Ai kishte zënë një vend strategjik në krye të shkallëve dhe po e priste Ahmet Zogun. Ia drejtoi revolen në qafë Ahmet Zogut dhe pa dyshim do ta kishte vrarë në vend po ta kishte tërhequr këmbëzën aty për aty, pa thënë asnjë fjalë. Por, sipas një zakoni të vjetër shqiptar, deshi t’i thotë disa fjalë para se të shkrehte. Ai deshi t’i thotë Ahmet Zogut se po e vriste që të hakmerrej për vrasjen e të ungjit. Fjalët e zakonshme që deshi t’i thoshte ishin: “Falju me shëndet ungjit tim”. Por, pasi belbëzonte, iu desh një kohë e gjatë derisa shqiptoi përshëndoshjen. Ky vonim i shkurtër e shpëtoi Zogun. Kjo i dha mjaft kohë atij që të ngrinte dorën për ta mbrojtur kokën. Kështu që Ahmet Zogu shpëtoi me ca gërvishtje të vogla në dorën e djathtë, në shpatull dhe në këmbë. Pas të shtënave, Beqir Valteri iku në nevojtoren më të afërt dhe mbylli derën përbrenda. Kapiten Osman Gazepi, njëri prej sejmenëve të Zogut, me një togë ushtarësh, u afrua pranë nevojtores dhe i thirri Beqir Valterit të dorëzohej. Ky i fundit iu përgjigj duke shtënë mbi ushtarët matanë derës dhe duke kënduar këngë patriotike. Kapiten Gazepi dhe ushtarët e tij, zunë të shtinin në derë, por korridori ishte aq i ngushtë saqë ata nuk mund të qëllonin derën së drejti. Ndërsa po vazhdonte ky dyluftim ndërmjet Gazepit dhe Valterit, Ahmet Zogu doli nga salla e parlamentit dhe vajti në shtëpi për të larë plagët dhe për t’u nisur në kundërsulm. Plani i tij u bë së shpejti i ditur. Ai deshi të pushtonte kryeqytetin, të arrestonte deputetët kryesorë të opozitës, të shpallte gjendjen e luftës dhe të vendoste diktaturën e tij. Prandaj ai i dha urdhër Osman Gazepit t’i shtrëngonte deputetët e opozitës që t’i dorëzoheshin. Deputetët e opozitës refuzuan të dorëzohen. Atëherë Osman Gazepi rrethoi ndërtesën e parlamentit që t’i shtrëngonte të dilnin nga uria. Një togë tjetër ushtarake, nën udhëheqjen e Muharrem Bajraktarit dhe Fiqri Demës*(* Një pasaktësi në tekst. Është fjala për Fiqri Dinen, nipin e Hysni Demës (Shën. i N.Q.) ishte vendosur në një pikë strategjike afër xhamisë kryesore të Tiranës. Por, Ahmet Zogu nuk e ndiente veten mjaft të fuqishëm që të vepronte menjëherë, dhe iu desh të priste disa orë që t’i arrinin përforcime nga krahinat e Dibrës dhe vendlindja e tij, Mati. Ndërsa Ahmet Zogu po priste përforcimet, gjendja u kthye në të mirë të deputetëve të opozitës. Komandanti i ushtrisë së Tiranës, major Xhelal Preveza dhe komandanti i xhandarmërisë, major Shefqet Korça, refuzuan të merrnin urdhra nga Ahmet Zogu. Përkundrazi, ata u dhanë urdhër njësive të tyre të ndiqnin Osman Gazepin dhe të hiqnin rrethimin e parlamentit. Kapiten Aziz Çami, i ndihmuar nga kapiten Riza Cerova, toger Luigj Mikeli dhe nëntoger Asllan Peja, morën urdhër nga komandanti i tyre të dëbonin nga ndërtesa e parlamentit të gjithë ushtarët dhe mercenarët, të cilët s’kishin të drejtë të qëndronin aty. Madje, ai njoftoi deputetët se ushtria dhe xhandarmëria kishin ndër mend t’i mbronin dhe se ata do të ishin të lirë të vazhdonin diskutimet, ose të shtynin mbledhjen e të venin në shtëpi, si t’ua donte qejfi. Kapiten Selim Libohova, i ndihmuar nga toger Hamza Vlora, u dërguan nga Shefqet Korça te rezidenca e Ahmet Zogut për të ruajtur shtëpinë e tij dhe për ta penguar atë që të dërgonte mercenarë të tij të armatosur kundër ndërtesës së parlamentit. Toger Dedë Nikolla nga Gruda, i ndihmuar nga nëntoger Anesti Kesari

80

nga Himara, e çarmatosën Muharrem Bajraktarin dhe Fiqri Demën dhe i dëbuan nga xhamia kryesore e Tiranës, ku ishin vendosur me urdhrin e Ahmet Zogut. Një batalion ushtarësh u dërgua tek ura e Tujanit, ku i ndali 2000 mercenarët që po vinin nga Mati për t’i ndihmuar Ahmet Zogut. Një batalion tjetër ushtarësh ndaluan një grup tjetër prej 2000 mercenarësh, që po vinin nga Dibra për të njëjtin qëllim. Pos kësaj, major Shefqet Korça zuri zyrat e telegrafit dhe të telefonit dhe censuroi telegramet për të penguar përforcimet që do t’i arrinin Zogut nga Elbasani dhe krahina të tjera. Toger Aleks Pullumbi nga Shkodra, e meriton të përmendet posaçërisht. Ai ishte i pranishëm në kuvend gjatë tentimit të vrasjes dhe nxitoi për t’i ngritur në alarm komandantët e ushtrisë dhe xhandarmërisë. Madje, ai mori pjesë aktive në pengimin e Ahmet Zogut dhe të mercenarëve të tij. Kapiten Osman Gazepi dhe mercenarët e Ahmet Zogut e të Shefqet Vërlacit, hoqën dorë kur panë se e tërë ushtria dhe xhandarmëria, si dhe të gjithë oficerët, ishin kundër tyre. Vrasësi i mundshëm, pasi këndoi edhe një këngë patriotike, deklaroi se ishte i gatshëm t’i dorëzohet një komisioni parlamentar të përbërë nga anëtarë të dy partive. Kështu ai iu dorëzua një komisioni të përbërë nga deputetët Selahedin Blloshmi i Partisë Konservatore dhe deputeti Qazim Koculi i Partisë Liberale. Valteri deklaroi se kishte tentuar ta vriste Zogun që ta shpëtonte Shqipërinë nga një tradhtar, dhe se ai nuk kishte ndihmës. Keqardhja e vetme e tij ishte që i shpëtoi Zogu. Ai u dërgua në burg ku do të priste gjykimin. Pasi i dha fund punës së Beqir Valterit, parlamenti vazhdoi me zgjedhjen e kryetarit. Kandidat i suksesshëm ishte Eshref Frashëri i Partisë Konservatore. Ai fitoi 58 vota. Kandidati i Partisë Liberale, Ibrahim Gjindi, fitoi 33 vota. Konservatorët kishin shumicën e parlamentit, meqë ishin në pushtet dhe manipuluan me zgjedhjet. Fundi i fundit, kjo ishte gjë e rëndomtë në të gjitha vendet ballkanike të asaj kohe. Bie fjala, kryeministri Ion Bratiani i Rumanisë gjeti një zgjidhje klasike për çështjen elektorale, kur i tha mbretit Ferdinand I: “Lartmadhëri, më jepni qeverinë dhe unë do t’ju jap shumicën”. Pas zgjedhjes së kryetarit, kuvendi mbylli punimet dhe të gjithë vajtën në shtëpi në pushimin e mirëseardhur. Një incident i çuditshëm ndodhi gjatë rrëmujës së përgjithshme të ditës. Seid Vrioni, një deputet i Partisë Konservatore, gjendej në një nevojtore kur Beqir Valteri shtiu kundër Zogut. Kapiten Gazepi dhe ushtarët e tij, menduan se aty gjendeshin dy atentatorë për t’u kapur, në dy nevojtoret. Kështu që ata shtinin në të dyja nevojtoret me zjarr të njëjtë. Seid Vrioni i gjorë po bërtiste se s’kishte asnjëfarë lidhje me tentimin e vrasjes, por askush nuk ua vinte veshin protestave të tij. Pasi u dorëzua Beqir Valteri, e nxorën nga nevojtorja pa ferrë në këmbë, por pothuaj të vdekur nga frika. Pas rrethimit sëkëlldisës të parlamentit, që zgjati katër orë, Fan Noli, për të vetmen herë në jetën e tij, ia bëri vetes pyetjen: “Çfarë do të bënte Napoleoni, ose Skënderbeu,

81

ose Jezui, në këtë rast?” Ai e dinte se përgjigjja gjendej në Dhiatën e Vjetër, në episodin e Danielit, në Shpellën e Luanëve.

KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

Më 20 prill 1924, Avni Rustemi, një deputet i opozitës, u vra nga një vrasës i paguar në pikë të ditës në Tiranë. Meqë Avni Rustemi ishte shumë i popullarizuar, vrasja e tij shkaktoi një revolucion kundër regjimit të Ahmet Zogut. Fan Nolin e lutën miqtë e tij që të bashkohej me kryengritësit. Kryengritësit përfaqësonin fshatarët e Shqipërisë, të cilët ishin ngritur kundër pronarëve feudalë të tokave. Ishte padyshim një luftë e popullit kundër tiranëve. Prapë, Fan Noli shqyrtoi çështjen siç e kishin mësuar i ati dhe i ungji në Ibrik-Tepe: “Çfarë do të bënte Napoleoni në këtë rast?” Natyrisht, ai do të bashkohej me popullin kundër çifligarëve feudalë. Nuk kishte aspak dyshim. Fundi i fundit, ai veproi kështu në të gjithë fushatat e tij, duke përmbysur mbretër e baronë. “Çfarë do të bënte Skënderbeu në këtë rast?” Natyrisht, ai do të bashkohej me popullin kundër tiranëve. Tek e fundit, ai e kishte bërë këtë gjë gjithë jetën, derisa ethet vdekjeprurëse e penguan t’i hipte kalit. “Po, Jezui, si do t’ia bënte?” Natyrisht, ai nuk do të luftonte. Ai nuk ishte gjeneral. Por, pa dyshim, ai do të mbante anën e të skamurit dhe të shtypurit, siç kishte bërë gjithmonë. Ai do ta ndihmonte popullin të çlirohej me forcën e armëve që ai i konsideronte më të fuqishme se shpata, pra nëpërmjet dashurisë, shërbimit dhe sakrificës. Prapë, vota ishte e njëzëshme. Kështu, Fan Noli u bashkua me kryengritësit dhe i udhëhoqi në fitore. Më 10 qershor 1924 kryengritësit pushtuan Tiranën, kryeqytetin, dhe detyruan Zogun të ikte në Jugosllavi. Pas këtij revolucioni, Fan Noli u emërua kryeministër, më 17 qershor 1924 dhe më vonë, ushtrues regjent i Shqipërisë, për disa muaj. Kabineti i tij përbëhej nga këta ministra: Fan Noli, kryeministër; Sulejman Delvina, ministër i Punëve të Jashtme; Rexhep Shala, ministër i Brendshëm; Luigj Gurakuqi, ministër i Financave; Kasëm Qafëzezi, ministër i Mbrojtjes; Stavro Vinjau, ministër i Drejtësisë dhe ministër i Arsimit; Qazim Koculi, ministër i Punëve Botore. Fan Noli qëndroi në pushtet deri më 24 dhjetor 1924. Gjatë regjimit të tij, ai shpalli reformën agrare në Shqipëri, e cila deri atëherë, ishte sunduar dhe poseduar nga disa çifligarë. Ishte një punë e natyrshme për një të diplomuar në Harvard që të sillte demokracinë në vendin e vet. Më 25 dhjetor, Ahmet Zogu u kthye në krye të një ushtrie mercenare të bjellorusëve, të organizuar dhe të pajisur nga Jugosllavia.

82

Ky ishte një rast i pastër i ndërhyrjes së huaj. Restaurimi i Ahmet Zogut u përkrah nga të gjithë fqinjët e pronarëve feudalë, të cilët shfrytëzonin vendin për dobinë e vet. Ata shpresonin se Ahmet Zogu, prijës i çifligarëve, do t’u ndihmonte që të jetësonin skemat e tyre për copëtimin e Shqipërisë mes veti. Italia, Jugosllavia dhe Greqia dëshironin ta shkatërronin Shqipërinë duke i imponuar popullit të saj një regjim antipopullor. Në të vërtetë, Ahmet Zogu bëri disa ndryshime të kufirit në favor të Jugosllavisë dhe disa koncesione ndaj minoritetit grek në Shqipërinë Jugore. Ai po ashtu bëri aso koncesionesh të gjera ushtarake, bankare dhe vajgurore ndaj Italisë, saqë Shqipëria praktikisht u bë vasale e Italisë. A qe i kotë revolucioni i Fan Nolit? Jo, aspak. Ai dëshmoi se populli i Shqipërisë nuk i donte çifligarët feudalë. Ai dëshmoi se çifligarët nuk mund të ktheheshin pa ndërhyrjen e huaj. Ai dëshmoi se çifligarët kishin mbaruar. Tek e fundit, ata nuk u mëkëmbën kurrë më nga kjo goditje. Kështu, Revolucioni i vitit 1924 ishte një kthesë në historinë e Shqipërisë. Ai krijoi një epokë. AMERIKANIZIMI I KISHËS

Fan Noli la Shqipërinë ditën e Kërshëndellave të vitit 1924. Ai mbeti në Gjermani për tetë vjet duke u orvatur të merrte vizën amerikane. Më në fund e mori dhe u kthye në Shtetet e Bashkuara, më 1932. Ai u tërhoq nga politika dhe mori përsipër sërish detyrat e kreut të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Çështja me të cilën ballafaqohej tash ishte brezi i ri. Këta djem të rinj ishin amerikanizuar plotësisht dhe nuk kuptonin shërbesat fetare, që bëheshin në gjuhën shqipe. Fan Noli u përpoq ta zgjidhë këtë problem dhe ende është i preokupuar me të. Ashtu si kishte përkthyer librat më të rëndësishëm kishtarë nga greqishtja në shqip, pesëdhjetë vjet më parë, tani, edhe një herë, atij iu desh t’i përkthente ato nga greqishtja në anglisht. Ai ka botuar tetë libra kishtare në anglisht, të cilat do të përshkruhen më vonë. Ai dhe klerikët nën juridiksionin e tij, meshojnë dhe i bëjnë shërbimet në anglisht dhe në shqip. Ata po bëjnë ç’është e mundur për të promovuar një kishë ortodokse amerikane, e cila do t’i bashkonte të gjitha grupet ortodokse në Shtetet e Bashkuara në një organizatë të vetme. Pos kësaj, Konventa e fundit e Kishës miratoi një rezolutë që fton kishat për të financuar botimin e një reviste me këto qëllime: 1. Për ta shpëtuar brezin e ri për Kishën Ortodokse. 2. Për të mbajtur kontakte me kishat e dioqezës. 3. Për të promovuar organizimin e një Patriarkane Ortodokse Amerikane.

NDIHMA DHE ZEMËRGJERËSIA E VATRËS

83

Më 1946 Federata Shqiptare Vatra i dha Fan Nolit një dhuratë prej 5500 dollarësh, me rastin e 40-vjetorit në Shtetet e Bashkuara. Fan Noli e shfrytëzoi këtë shumë për të botuar “Albumin” dhe “Bethoveni dhe Revolucioni Frëng”. Më 1953 Vatra nisi një fushatë dhe mblodhi afro 20 mijë dollarë, të cilat ia dha Fan Nolit që të blinte një shtëpi. Ai i përdori këto të holla për të blerë një shtëpi në Fort-Lauderdejl të Floridës. Shtëpia është e rrethuar nga një lëndinë e bukur përplot drurë të llojllojshëm portokaj, limonë, blirë, qitro, piper brazilian dhe palma. I tërë oborri është i rrethuar nga një gardh i shumëngjyrtë hibiskusi. Madje, Fan Noli ka blerë edhe dy parcela në të djathtë dhe ka ndër mend të blejë edhe ndonjë në të majtë. Ai dëshiron ta zgjerojë lëndinën dhe të bëjë një pemishte drurësh tropikalë, gjashtë herë më të madhe nga sipërfaqja që ka blerë në fillim. Kopshti i prapmë ka pozitë aq të mirë dhe aq të mbrojtur, saqë mund të rrezitesh çdo ditë që ndriçon dielli, pa marrë parasysh sesa ftohtë është ose ç’erë fryn. Fan Noli kalon këtu dy ose tre muaj për çdo vit. Çdo dimër ai mezi pret të kënaqet në pushimin e Floridës dhe gjithmonë kthehet me një çehre zeshkane të bukur dhe vrull të përtërirë për t’ia rifilluar punës. Në disa raste, Fan Noli ka shprehur me fjalë të zgjedhura mirënjohjen e tij për dhuratat zemërgjera të Vatrës. Në të vërtetë, disa prej sukseseve më të shkëlqyera të karrierës së Fan Nolit, janë në masë të madhe, meritë e Vatrës.

KOMENTI GREK

“Enciklopedia e Madhe Greke” (Megali Elliniki Enkiklopedia), vëllimi XXIII, faqe 818-820, Athinë, 1933, botoi një artikull të gjatë për Fan Nolin, nënshkruar nga profesor K.I.Sulis i gjimnazit të Janinës. Pasi përshkruan veprën e tij letrare, profesor Sulis, bën këtë koment: “Fan Noli është njëri prej letrarëve më të shquar shqiptarë”. Në mbarim të artikullit të tij ai përfundon: “Fan Noli është njëri prej personaliteteve më dinamike politike të Shqipërisë... Aneksimi i Epirit të Veriut nga Shqipëria është rezultat i manovrimeve të tija politike. Në sajë të kulturës së tij, njohurisë së gjuhëve dhe aftësisë gazetareske, ai ka qenë mendja kryesore prijëtare e frymëzuese e Rilindjes Shqiptare si dhe zëdhënësi i saj kryesor në botë”. Ky koment është i rëndësishëm, ngaqë na vjen nga një shkrimtar grek me paragjykime.

LIBRA NGA MITROPOLIT FAN NOLI

LIBRA FETARË NË SHQIP

84

1. SHËRBESAT E JAVËS SË MADHE, fq.103, Boston, 1908, botuar nga Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë, përmban himne dhe mësime nga Java e Madhe dhe Pashkët. 2. LIBRA E SHËRBESAVE TË SHENJTA, fq.246, Bruksel, 1909, botuar nga Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë (AOCA), përmban shërbesat kryesore të Kishës Ortodokse Lindore. 3. LIBRA E TË KREMTEVE TË MËDHA, fq.318, Bruksel, 1911, botuar nga AOCA, përmban himne dhe mësime të të kremteve kryesore. 4. TRIODI I VOGËL, fq.270, Bukuresht, 1913, botuar nga qeveria rumune, përmban himne dhe mësime të Kreshmëve të Pashkëve dhe Pashkës. 5. LUTJESORJA, fq.96, Boston, 1914, botuar nga AOCA, përmban himnet e së Dielës në tetë tone, Kanunin e Vogël dhe Kanunin e Madh të Shën Mërisë. 6. PESËDHJETORE E VOGËL, fq.94, Boston, 1914, botuar nga AOCA, përmban himne dhe mësime të të Dielave nga Pashka deri në Rushajet dhe të Dielën e të gjithë shenjtorëve. 7. URATORE, fq.602, Boston, 1941, botuar nga AOCA, përmban shërbesat kryesore të Kishës Ortodokse Lindore. 8. KREMTORE, fq.818, Boston, 1947, botuar nga AOCA, përmban himne dhe mësime nga të të kremteve kryesore. 9. TRIODI DHE PESËDHJETORJA, f.396, Boston, 1952, botuar nga AOCA, përmban himne dhe mësime të të Kreshmëve të Pashkëve, Pashkës dhe Rushajeve. LIBRA FETARË NË ANGLISHT

10. EASTERN ORTHODOX PRAYER BOOK (Libër i Lutjeve Ortodokse Lindore), fq.696, Boston, 1949, botuar nga AOCA, përmban shërbesat më të rëndësishme të Kishës Ortodokse Lindore si dhe mësimet e të Dielave dhe të Kremteve. 11. EASTERN ORTHODOX POCKET PRAYER BOOK (Libër Xhepi i Lutjeve Ortodokse Lindore), fq.304, Boston 1954, botuar nga AOCA, një libër xhepi lutjesh i bartshëm i llojit të Mikron Euchologion-it grek, përmban shërbesat kryesore të kishës. 12. EASTERN ORTHODOX CATECHISM (Katekizmi Ortodoks Lindor), fq.162, Boston, 1954, botuar nga AOCA, përmban 508 palë pyetjesh e përgjigjesh që kanë të bëjnë me besimin, Lutjen e Perëndisë dhe Dhjetë Urdhëresat si dhe Bekimet; po ashtu edhe me një përkthim ritmik të Vajtimeve epitafore dhe të Përshëndetjeve të Shën Mërisë nga Himni Akatist. 13. THREE LITURGIES OF THE EASTERN ORTHODOX CHURCH (Tri Liturgji të Kishës Ortodokse Lindore), fq.344, Boston, 1955, botuar nga AOCA, përmban

85

Meshën e mbrëmjes, të mëngjesit, orët, Liturgjinë e Shën Gjon Gojartit, Liturgjinë e Shën Vasilit të Madh dhe Liturgjinë e Kungatës së shenjtë me të gjitha lutjet e fshehta. 14. GOSPEL LECTIONARY OF THE EASTERN ORTHODOX CHURCH (Ligjërata Ungjillore e Kishës Ortodokse Lindore), fq.544, Boston, 1956, botuar nga AOCA, përmban të gjitha mësimet tradicionale të Ungjillit për të dielat, të kremtet dhe ditët e javës. 15. EPISTLE LECTIONARY OF THE EASTERN ORTHODOX CHURCH (Ligjërata Epistulare të Kishës Ortodokse Lindore), fq.464, Boston, 1957, botuar nga AOCA, përmban të gjitha mësimet tradicionale nga Letrat dhe Veprat e Apostujve për të dielat, të kremtet dhe ditët e javës.

LIBRA FETARË NË SHQIP E NË ANGLISHT

16. LITURGY AND CATECHISM OF THE EASTERN ORTHODOX CHURCH (Liturgjia dhe Katekizmi i Kishës Ortodokse Lindore), paralelisht në shqip e në anglisht, fq.236, Boston, 1955, botuar nga AOCA, përmban Liturgjinë e Shën Gjon Gojartit dhe një katekizëm të shkurtër me 165 palë pyetjesh e përgjigjesh.

LIBRA HISTORIKË NË GREQISHT

17. SHQIPËRIA, nga Sami Frashëri, përkthyer në greqisht nga Fan Noli, Kajro, 1906, botuar nga Thanas Tashko e Jani Vruho, trajton të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

LIBRA HISTORIKË NË SHQIP

18. HISTORIA E SKËNDERBEUT, fq.288, Boston, 1921, botuar nga Shoqëria Korçare “Arësimi”, një version popullor i historisë së heroit kombëtar të Shqipërisë. 19. HISTORIA E SKËNDERBEUT, fq.136, Boston, 1950, botuar nga Federata Shqiptare Vatra, një histori kritike e ripunuar e Skënderbeut. 20. KALENDARI I VATRËS, fq.202, Boston, 1918, botuar nga Federata Vatra, përmban historinë kronologjike të Federatës Vatra, me ilustrime.

86

21. LIBRI I PESËDHJETËVJETORIT, fq.288, Boston, 1960, botuar nga AOCA, përmban historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe në Shqipëri me ilustrime dhe me një biografi të Fan Nolit.*

----------t Ky libër, “50th Anniversary Book”, është botuar anglisht dhe gabimisht është vënë në listën e librave shqip (shën. i N.Q.)

LIBRA HISTORIKË NË ANGLISHT

22. GEORGE CASTRIOTI SCANDERBEG (Gjergj Kastrioti Skënderbeu), fq.240, Nju-Jork, 1947, botuar nga Federata Shqiptare Vatra, një studim kritik mbi Skënderbeun, me një shtesë që përmban dokumente të rëndësishme arkivore e letrare. 23. BEETHOVEN AND THE FRENCH REVOLUTION (Bethoveni dhe Revolucioni Frëng), fq.126, Nju-Jork, 1947, botuar nga Federata Shqiptare Vatra, bën fjalë mbi jetën e Bethovenit dhe ideologjinë e tij politike.

LIBRA LETRARË NË SHQIP

24. ISRAELITË DHE FILISTINË, fq.48, Boston, 1907, një skeç dramatik në tre akte. 25. SKËNDERBEU, nga Henri Uadsuorth Longfellou, nxjerrë nga Tales of a Wayside Inn, The Spanish Jew’s Second Tale, (Rrëfimet e një Hani Buzë Rrugës, Rrëfimi i dytë i çifutit spanjoll), fq.32, Boston, 1916, një version ritmik në shqip nga Fan Noli, me një parathënie e shënime. 26. OTHELLO, nga Uiliam Shekspiri, fq.182, Boston 1916, botuar nga Federata Vatra, një version ritmik në shqip nga Fan Noli, me një analizë kritike. 27. HAMLETI, nga Uiliam Shekspiri, fq.192, Bruksel, 1926, një version ritmik në shqip nga Fan Noli, me një analizë kritike. 28. JUL CEZARI, nga Uiliam Shekspiri, fq.140, Bruksel, 1926, një version ritmik në shqip nga Fan Noli, me një analizë kritike. 29. MAKBETHI, nga Uiliam Shekspiri, fq.120, Bruksel, 1926, një version ritmik në shqip nga Fan Noli, me një analizë kritike.

87

30. ARMIKU I POPULLIT, nga Henrik Ibsen, fq.124, Bruksel, 1926, një version shqip me një analizë kritike nga Fan Noli. 31. ZONJA INGRA E OSTROTIT, nga Henrik Ibsen, fq.124, Bruksel, 1926, një version në shqip me një analizë kritike nga Fan Noli. 32. KASOLLJA, (La Barraca), nga Blasko Ibanez, fq.144, Boston 1921, botuar nga Federata Shqiptare Vatra, një version shqip nga Fan Noli. 33. DON KISHOTI, nga Miguel Servantes de Saavedra, pjesa e parë, në pesë vëllime, fq.544, Boston 1932-1933, një version shqip me një analizë kritike nga Fan Noli. 34. RUBAIRAT E OMAR KHAJAMIT, nga Eduard Ficxherald, botimi i parë, fq.80, Vjenë, 1926, një version ritmik shqip i 152 katrenave, me një analizë kritike e shënime nga Fan Noli. 35. RUBAIRAT E OMAR KHAJAMIT, nga Eduard Ficxherald dhe E.H.Uinfild, botimi i dytë, fq.96, Bruksel, 1927, një version ritmik shqip i 331 katrenave, me një analizë kritike dhe shënime nga Fan Noli. 36. ALBUMI, fq.110, Boston, 1948, botuar nga Federata Vatra, poezi origjinale dhe versione ritmike shqip të Skënderbeut të Longfellout, Korbit dhe Anabel Li-së, të Edgar Alan Poes, si dhe versione të tjera ritmike nga Fan Noli; me një analizë kritike nga Mitrush Kuteli. 37. LIGJËRON FAN NOLI, nga Lefter L.Dilo, fq.92, Tiranë, Shqipëri, 1944, përmban fragmente nga fjalimet e Fan Nolit.

LIBRA MUZIKORË NË SHQIP

38. HYMNORE, fq.134, Boston, 1936, botuar nga AOCA, një kompilim i muzikës liturgjike, të shumtën ruse, për korin e përzier.

LIBRA MUZIKORË NË ANGLISHT

39. EASTERN ORTHODOX HYMNAL (Himnore Ortodokse Lindore), fq.188, Boston, 1951, botuar nga AOCA, një kompilim i muzikës liturgjike, të shumtën ruse, për korin e përzier, aranzhuar nga Fan Noli. 40. BYZANTINE HYMNAL (Himnore bizantine), fq.134, Boston, 1959, botuar nga AOCA, një kompilim i muzikës kishtare bizantine e ruse, për korin e përzier, aranzhuar nga Fan Noli.

88

NËNFLETA TË “DIELLIT”

41. Veprat që pasojnë janë përkthyer nga Fan Noli në shqip dhe janë botuar në vazhdimësi në gazetën “Dielli”: Kryemurgesha e Kastros dhe Vanina Vanini nga Stendali; Martesa me pahir nga Molieri dhe Alhambra nga Uashington Irving.

KOMPOZIME MUZIKORE (Të pabotuara)

42. a) SKËNDERBEU, një poemë simfonike për orkestër. b) Uvertura bizantine për orkestër; c) Gaspari i varfër nga Pol Verleni, një këngë për tenor e orkestër; d) Psalmi 137, Buzë lumenjve të Babilonit, një këngë kapele katërpjesëshe për korin e përzier; etj.

KOMENTE MBI “BETHOVENI DHE REVOLUCIONI FRANCEZ”*

XHORXH BERNARD SHOU: “Kjo është një vepër e një kritiku dhe biografi të dorës së parë. E lexova të tërë që nga fillimi e deri në fund me kënaqësinë më të madhe, meqë jam edhe vetë një njohës i muzikës, kritik dhe artist-filozof me profesion.” ZHAN SIBELIUS: “E lexova librin me interesim të madh. Mendoja se dija gjithçka për Bethovenin, mirëpo, aty në librin tuaj ka mjaft gjëra të reja për mua.” ERNEST NJUMAN, biograf i Vagnerit, shkroi në “Sandei Teims”, të Londrës, Angli, më 26 mars 1950: “Kryqëzimi i dy kulturave të lashta, shqiptare dhe amerikane, dha rezultate të kënaqshme, veçanërisht në çështjen e stilit anglisht... Valter Pejter zor se do të shprehej më mirë.” TOMAS MAN, romancier gjerman: “E lexova me interesim dhe kënaqësi librin tuaj. Ai është një kontribut i vërtetë për literaturën bethoveniane.” UORREN STORI SMITH, profesor i muzikës, në Konservatorin e Nju Inglandit, shkroi më 9 maj 1948, në “Boston Sandei Post” se: “Prej kohësh ne kemi qenë pajtuar me faktin se si njeri Vagneri nuk qe aq për t’u admiruar. Nëse i besojmë analizës së Fan Nolit të dokumentuar mjaft mirë mbi personalitetin e Bethovenit, atëherë e kemi

89

të qartë se i pari ishte më pak i respektueshëm se ky i dyti... Fan Noli merret rastësisht me karakterin e Bethovenit. Ai është përpjekur të provojë simpatitë e tij republikane, të vëna në dyshim nga Vensan d’Endi, dhe kështu e ka kryer plotësisht këtë përfundimisht.” XH.DUAN SKUAJRËS, kryetar i Departamentit të Studimeve Shoqërore në Kolbi Kolexh: “Meqë fusha ime profesionale e studimeve është historia moderne, më pëlqeu shumë monografia juaj. Ju sigurisht, keni bërë një punë të shkëlqyer, dhe gjithë studiuesit e Revolucionit Francez ju janë borxhlinj.” PROFESOR KENETH KONENT, Universiteti Harvard: “Porsa e lexova librin tuaj shumë interesant. U magjepsa nga paraqitja juaj e një lënde shumë të vështirë, dhe u kënaqa shumë me mënyrën se si keni bërë që të dalë në dritë, jeta e një njeriu të gjallë, të vrullshëm, e të përvuajtur, nga ato tekste të thata dhe biografitë e balsamosura. Është një gjetje karakteristike juaja përfundimi i librit me shprehjen “Göttern schadet nichts” (Asgjë nuk mund t’i dëmtojë perënditë) me shkronja të mëdha e të bukura. U kënaqa duke shijuar mprehtësinë tuaj dhe duke parë vezullimin e syve tuaj (me imagjinatë) ndërsa lexoja disa nga pasazhet e këndshme.” PROFESOR ROBERT MUDI, Universiteti i Bostonit: “E lexova çdo fjalë të librit tuaj dhe e gjeta atë jo vetëm bindës, por m’u duk edhe i këndshëm. Urime për këtë vepër të shkëlqyeshme.” PROFESOR XHINEVA DRINKUOTER, Kolegji Vasar: “Jam tepër i impresionuar nga vëllimi i madh i kërkimeve, që unë di se është dashur për të shkruar këtë vëllim të hollë. Njerëzit që nuk e kanë provuar vetë, mbase s’mund ta kuptojnë se ç’punë është dashur për kërkime. Ju keni bërë një shërbim shumë të madh duke gjurmuar vëllime pas vëllimesh gjermane dhe duke u rropatur ta shpëtoni Bethovenin nga qëllimet e mira të admiruesve të tij, si dhe nga keqdashja e armiqve të tij.” PROFESOR XHORXH MEDSEN, Universiteti i Bostonit: “Unë dëshiroj të shtoj urimet e mia midis shumë atyre dhjetërave që ju duhet të keni marrë për këtë studim, trajtim i formuluar bukur mbi jetën e Bethovenit.” FLLOJD DIN, profesor i muzikës, Universiteti i Bostonit: “Mua më pëlqen pa masë shija pikante idiomatike e gjuhës suaj amtare e cila e bën mjaft interesante bisedën... Kërkimet tuaja të etura nga burime të shumta, janë shumë të lavdërueshme.” NORAJN ROBARDS, instruktor në Konservatorin e Nju Inglandit: “Sa shumë kërkime keni bërë për këtë libër, e sa kënaqësi duhet t’ju ketë dhënë, dhe me sa interes është shkruar.” UOLLTER PISTON, profesor i muzikës në Universitetin Harvard: “Libri juaj është shumë interesant për t’u lexuar dhe ngre disa pikëpamje të jashtëzakonshme mbi ndikimet ideologjike të Bethovenit. Unë e quaj atë si një shtesë me vlerë për bibliotekën time.” PROFESOR ALEKSANDËR VASILIEV, Universiteti i Uiskonsinit: “Ju faleminderit shumë për dërgimin e librit tuaj magjepsës. Për një njeri si unë, i cili është thellësisht i

90

interesuar për muzikën dhe historinë e saj, kontribute të tilla, si ky juaji, kanë një vlerë të posaçme.” PROFESOR ÇARLZ HJUZ, Universiteti i Bostonit: “E kam lexuar librin tuaj me shumë interes. Ai është një vepër e shkëlqyeshme. Ju keni bërë një zgjedhje të bukur të një subjekti, ku kombinohet historia dhe muzika.” PROFESOR KAMILO MERLINO, Universiteti i Bostonit: “Interesimi juaj i thellë dhe i fuqishëm për dituri, e ka spikatur përherë veprimtarinë dhe personalitetin tuaj. Ju e keni të drejtën t’ju urojmë nxehtësisht edhe për këtë vepër të përsosur.” PROFESOR KENETH SETON, Universiteti i Pensilvanisë: “Magjepsës.” PROFESOR ALFRED MEJER, dekan i kolegjit të muzikës, Universiteti i Bostonit: “Një kontribut i vërtetë për literaturën bethoveniane.” PROFESOR S.M.UAKSMEN, i Universitetit të Bostonit: “Një vepër shumë e plotë dhe tepër e kujdesshme.” PROFESOR FRENK NOVAK, shef i departamentit të historisë, në Universitetin e Bostonit: “Kjo është bindëse dhe magjepsëse. Ju keni bërë një punë të shkëlqyeshme në një mënyrë shumë të matur. Ju priftë e mbara!” ZONJA KAROLLAJNË JURI, kuakere*, autore dhe poete: “E kam lexuar e thithur nga interesi monografinë tuaj për Bethovenin revolucionar. Ajo është një zbulim i posaçëm ndaj gjeniut të madh, që ia shton rëndësinë një pjese të mirë të muzikës së tij dhe e cila i shpëton plotësisht amatorit të zakonshëm të muzikës. Ky libër më ka ndihmuar shumë për të interpretuar pjesën e fundit të Sinfonisë së Nëntë, e cila me gjithë madhështinë e saj, më ka shqetësuar gjithmonë meqë shpreh një tjetër lloj rrëqethjeje që mund të përshkruhej si gëzim. Nuk duhet harruar se gjeniu nuk vepron në vakum dhe materiali nga i cili krijohen veprat e artit, fillon e merr ngjyra dhe ndryshohet nga ngjarjet dhe mendimet e rrethanave bashkëkohëse. Unë mendoj, gjithashtu, se duhet të kuptojmë se gjeniu nuk është medoemos i ndryshëm nga natyra njerëzore e zakonshme dhe e përgjithshme, - natyrë njerëzore që hyjnëzohet dhe përforcohet. Kuptimi më tepër sesa adhurimi i heroit është ajo që kemi nevojë për një vlerësim të qëlluar të madhështisë krijuese. Vetitë e ashpërsisë, harbutërisë dhe garguntuanë** të një gjeniu si Bethoveni, kanë nevojë për t’i kuptuar e jo për t’i adhuruar si hero. Libri juaj i vogël është një ndihmesë në drejtim të këtij kuptimi. Ju faleminderit për këtë!” XHORXH LA PIANA, profesor i historisë së kishës në Universitetin Harvard: “Shumë, shumë falënderime për kopjen e librit tuaj të fundit Bethoveni dhe Revolucioni Francez, që patët mirësinë të më dërgonit. Unë fillova ta lexoj atë menjëherë porsa më ra në dorë dhe mbeta aq i magjepsur nga rindërtimi i përsosur, i dokumentuar për bukuri dhe bindës i Bethovenit si njeri, saqë e vazhdova leximin deri në faqen e fundit. S’ka veprim më delikat se ai i spastrimit të koreve që zakonisht i rrisim aq trashë mbi kujtimin e personaliteteve të mëdha saqë lëmë të ngrihen në mit. Ju e keni kryer këtë veprim spastrimi me zotësinë e një mjeshtri. Urime!”

91

ROBERT LI UOLF, profesor i historisë bizantine, Universiteti i Uiskonsinit: “Më bëri mjaft përshtypje libri juaj. Ai është plotësisht bindës, krejtësisht i dokumentuar dhe i shkruar me një stil mjaft zbavitës, një kombinim faqebardhë i shkencës dhe letërsisë.” ------------**

makutëse. (shën. i N.Q.

PROFESOR UORREN O. OLLT, ish-kryetar i departamentit të historisë në Universitetin e Bostonit: “U gëzova pamasë kur mora librin tuaj të cilin e lexova nga fillimi deri në fund. Më pëlqeu së tepërmi si nga pikëpamja shkencore, ashtu dhe nga cilësitë letrare.” DOKTOR EDUARD K. SOUJER: “Libri juaj jo vetëm që është më i miri, por edhe më i paanshmi dhe më korrekti mbi jetën e Bethovenit, nga të gjithë ata që unë kam lexuar.” DOKTOR HARRI MESINXHER, bibliotekar në Universitetin Harvard: “Unë e sakrifikova ditën e punës për zbavitjen e pandërprerë që më dha çdo fjalë e juaj. Unë isha aq i thithur kur lexova librin tuaj sa ç’ishit edhe ju kur e shkruat atë. Unë u mahnita nga humori francez dhe nga kristalet e kripës atike që vezullojnë në çdo faqe. MAKS MEINARD, profesor i anglishtes në Universitetin e Nju Hamshirit: “E mora librin tuaj të shkëlqyer mbi Bethovenin një javë më parë dhe e kam lexuar të gjithë, disa pjesë nga të cilat dy ose tri herë. Një gjë që më ka bërë përshtypje të veçantë, është lehtësia dhe forca e të shkruarit tuaj. Unë nuk e prisja një shkallë të tillë mjeshtërie të cilën ju e tregoni në gjuhën angleze. Stili juaj është i hijshëm, i fuqishëm, i komunikueshëm dhe i saktë, të gjitha në një kohë, - një kombinim i rrallë. Dhe kur kujtoj se anglishtja nuk është gjuha juaj amtare, atëherë mbetem krejtësisht i mahnitur.” KARL GAJRINGER, profesor i muzikës, Universiteti i Bostonit: “E çmoj shumë fisnikërinë tuaj që më dërguat një kopje të librit tuaj të habitshëm mbi Bethovenin. Po e lexoj me interesin më të madh këtë libër të shkruar shumë bukur dhe u flas shpesh studentëve të mi rreth përmbajtjes së tij. Unë e ndiej se kemi nevojë për vepra të këtij lloji dhe dua t’ju uroj për këtë arritje të madhe.” PROFESOR KLLAJD KLAKHON, Universiteti i Harvardit: “Unë e shoh librin tuaj si një provë tjetër të shumanshmërisë dhe të thellësisë suaj të jashtëzakonshme.” PROFESOR KARL MAK-KINLI, Konservatori i Nju Inglandit: “Ishte një freskim i madh të lexoje librin tuaj me një stil të ngjeshur e të qartë, i cili pret përmes mjegullën e marrëzive me të cilën mbështillen zakonisht të gjitha këto lloj subjektesh. Ndonëse unë nuk kam menduar se ka patur shumë dyshime rreth simpatisë së Bethovenit ndaj ideve të Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërisë, është e pëlqyeshme ta kesh të grumbulluar me qëllim të qartë gjithë këtë material.”

92

REVISTA “HARPER”, mars 1948: “Fan Noli ka bërë punë të meritueshme duke flakur çështjet e rëndomta dhe duke shqyrtuar me ndihmën e fjalëve të vetë Bethovenit çdo çështje, që nga muzika programatike e deri te Liria, Barazia dhe Vëllazëri.” GAZETA “KLIVLAND NJUZ”, 31 dhjetor 1947: “Ndërsa libri i mbetet besnik titullit të tij, jep shumë më tepër nga ajo që thotë, sepse është praktikisht një paraqitje e re pa paragjykime e kompozitorit, e mbështetur në dokumentet me vlerë.” ZHULIET LEIN, në “Los Anxheles Njuz”, 25 tetor, 1947: “Nëse kërkoni ndonjë vepër të mirë mbi Bethovenin, diçka që do t’ju rrëfente gjithçka që dëshironi të dini për këtë njeri të jashtëzakonshëm, shkurt dhe të përmbledhur, do ta gjeni këtu. Shumica dërmuese e veprave që janë shkruar për këtë kompozitor mjeshtër, sidomos ato të biografëve evropianë, janë jo aq të përshtatshme dhe të rënda, e madje edhe për vetë entuziastët. Përveç kësaj, shumë prej tyre, merren veçanërisht me muzikën e tij dhe pak me njeriun. Fan Noli i përmbahet një qëndrimi të kundërt, - ka bërë mirë, dhe libri i tij në vetvete i kushton muzikës pak vend; në vend të kësaj na jep një ndriçim të lartë të portretit të njeriut... Çdo admirues i Bethovenit duhet ta lexojë këtë libër jo vetëm për arsye se është hera e parë që një biograf është marrë aq qartë me simpatitë e tij politike, por sepse autori ka shmangur pa frikë të gjitha legjendat e thinjura dhe është thelluar në nxjerrjen e fakteve nga burimet e tyre. Ajo që del nga një vështrim i shpejtë, është më e larmishme dhe më interesante se të gjitha përrallëzat që na kanë dhënë biografët e tjerë.” HERBERT F. PEJSER, në revistën “Mjuzikal Amerika”, 1 dhjetor, 1949: “Fan Noli na paraqet një portret të Bethovenit, që na kujton atë lloj pikture të cilën Kromuelli kërkoi që t’ia pikturonin pa i ndryshuar e pa i hequr asnjë nishan dhe asnjë njollë. E gjithë monografia është një pjesë e paçmueshme çmaskimi. Dhe ana më e çuditshme e saj është se autori në asnjë rast nuk mungon t’i provojë edhe pohimet e tij më ekstreme. Çdo gjë është e dokumentuar si duhet fund e krye. Habitet në të vërtetë njeriu se si ky libër i tillë nuk është shkruar më parë. Mbase është më mirë kështu, sepse ka relativisht pak muzikologë dhe historianë, që mund të shkruajnë me kaq vezullime dhe humor të fortë sa ky klerik i denjë... Kapitulli i shkurtër dhe i mprehtë i titulluar “Bethoveni njeri”, është njëfarë mënyre, pjesa më e çmueshme e veprës mbi tiparet njerëzore me përshkrimin plot ngjyra të çuditshme që i kushtohet kompozitorit, - një idhull me këmbë prej argjili nëse ka ekzistuar ndonjëherë një i tillë... Një fjalë për të mençurit: ky është një libër që asnjë studiues ose admirues i Bethovenit nuk duhet ta lërë pa e lexuar.”

93

KOMENTE TË NDRYSHME

FAIK KONICA: “Fan Noli na ka dhënë historinë më të mirë të Skënderbeut, heroit tonë kombëtar... Përdorimi i gjuhës shqipe në liturgji është një nga arritjet e tij më të mëdha. Dita që ai mbajti liturgjinë e tij të parë në gjuhën shqipe është një pikë kthese në historinë e Rilindjes Shqiptare. Ne nuk mund ta harrojmë këtë dhe nuk mund t’i lëmë të tjerët ta harrojnë.” LEFTER DILO: “Fan Noli është një flamurtar i shquar i Rilindjes Shqiptare... Ai është oratori ynë më i madh.” MITRUSH KUTELI: “Fan Noli është një mjeshtër i ndërtimit të gjuhës letrare shqipe. Stili i tij është epigramatik, i fuqishëm, burrëror, lirik dhe epik në të njëjtën kohë. Ai personifikon shpirtin heroik të racës sonë.” VEHBI BALA: “Fan Noli është një poet dinamik, një orator i shquar dhe njeri i letrave, një përkthyes i talentuar, një nga stilistët më të mirë të prozës sonë shqiptare si dhe një nga pionierët e parë të Rilindjes sonë. Ai ka ushtruar një ndikim të thellë në historinë e kulturës sonë.” F.S.PETROV, në librin “Ballkan Kantris”, 1946, f.482: “Fan Noli, autor i poezive madhështore dhe përkthyes i Shekspirit, zë një vend të lartë në letërsinë shqiptare”. DHIMITRI TREBICKA, në gazetën “Liria”, 16 maj, 1958: “Fan Noli është me të vërtetë një njeri i madh.” SHUMË I PËRNDERSHMI STIVËN APSON, doktor në filozofi: “Arritjet tuaja gjysmëshekullore kanë qenë me të vërtetë të mëdha dhe nuk do të përmenden vetëm në librat e historisë, por edhe në analet e Kishës Ortodokse në Amerikë, për të mos folur për njerëzit e saj. Ju e kthyet gjuhën e kishës nga greqishtja në shqip dhe i keni dhënë tani një shtytje të fuqishme për të vazhduar në anglisht, vetëm kjo është punë e mjaftueshme për një jetë njeriu!”

94

PROFESOR K.FRASHËRI, i Universitetit të Tiranës, në librin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, 1958, f.15: “Një nga studimet më objektive dhe më kritike rreth Skënderbeut është vepra e historianit shqiptar Fan S. Noli, botuar në Nju-Jork, më 1947 në anglisht. DR. NORBERT JOKL, ish-profesor i filologjisë në Universitetin e Vjenës: “Përkthime nga Fan Noli i rubaive të Omar Khajamit, është më i mirë se përkthimi më i mirë në çdo gjuhë evropiane, me përjashtim, ndoshta, të atij të Eduard Fisxheraldit.” DR. A.RAPAPORT, diplomat austriak dhe dijetar orientalist: “Nuk besoj që strofat e Omar Khajamit në persisht të jenë më të mira se ato të Fan Nolit në shqip.” SOTIR PECI, në gazetën “Kombi”, 10 mars, 1908: “Fan Noli është një apostull i madh, i dërguar në Shqipëri nga Krishti... Ai shkëlqeu në qiellin tonë si një meteor verbues.” MILTO SOTIR GURRA, në gazetën “Bashkimi i Kombit”, 10 mars 1944: “Vëllime do të nevojiteshin për të përshkruar punën e këtij titani të Rilindjes Shqiptare.” KLUBI* I SHKRIMTARËVE, TIRANË, SHQIPËRI: “Veprat tuaja të cilat gëzojnë një popullaritet të madh në Shqipëri, janë një thesar i letërsisë dhe kulturës shqiptare”. QERIM PANARITI, botues i gazetës “Dielli”, 1 shtator, 1948: “Jeta e Fan Nolit është një parakalim ngadhënjimtar. Puna e tij në çdo fushë, patriotike, fetare, politike dhe letrare, është një monument i pavdekshëm.”

-----------*

Fjala është për Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë (Shën. i N.Q.)

KISHAT E DIOQEZËS

95

Shtylla e çdo organizate janë njerëzit që bëjnë pjesë në të. Sigurisht, në një kishë kleriku hyn i pari. Puna e tyre, në rastin tonë, ka qenë veçanërisht e vështirë. Atyre u duhej të organizonin kongregacione duke u nisur nga asgjëja. Paga e tyre ishte fare e vogël, jo e rregullt, dhe, zakonisht, e pamjaftueshme. Ata pothuajse ishin ekonomati i famullisë. Përveç punës së tyre të rregullt në kishë, jepnin dhe ndihmën e anëtarit të famullisë si përkthyes, sekretarë, drejtues, këshilltarë dhe djem që kryenin porosira. Me pak fjalë ata duhet të kryenin shumë detyra jo vetëm të kongregacionit të ngarkuara nga kleriku i tyre për t’i kryer. Për të përshkruar sakrificat e tyre të rënda është shumë e vështirë t’i gjesh fjalët e mjaftueshme. Gjithë kishat e dioqezës u ndërtuan ose u blenë me kontribute vullnetare zemërgjera. Puna për krijimin e fondeve të nevojshme në komunitetet e gjera ishte gjithmonë e lodhshme, por jo e pamundur. Në komunitetet e vogla, ishte rraskapitëse. Qe me të vërtetë një mrekulli që ajo të kryhej e gjitha. Gjithë librat e botuar nga dioqeza në shqip dhe në anglisht kanë qenë financuar me kontributet vullnetare nga kishat shqiptare dhe komunitetet ngado të Shteteve të Bashkuara. Megjithëse dioqeza e tyre është një prej grupeve të vogla ortodokse në Shtetet e Bashkuara, ende ajo është nga kjo anë për t’u respektuar për cilësinë dhe sasinë e librave të botuara si dhe për të hollat e shpenzuara për botimin e tyre. Pothuaj gjithë kishat kanë kore të cilët mund t’i këndojnë përgjigjet liturgjike si në anglisht dhe shqip. Anëtarët e këtyre koreve vullnetarisht i kryejnë shërbimet e tyre, dhe kontribuojnë për paraqitjen sa më bukur të ceremonive. Pothuaj gjithë kishat kanë shoqëri ndihmëse me zonja të cilat pa u lodhur organizojnë festime dhe tregtime për të mbledhur të holla të cilat ato ia dhurojnë kishës së tyre. Ato janë gjithmonë të gatshme të japin vullnetarisht shërbimet e tyre për kishën sa herë që këto janë të nevojshme. Më së fundi vijnë anëtarët dhe bashkëpunëtorët kontribues, të cilët gjithmonë dhurojnë për kishën me fisnikëri. Të gjithë këtyre klerikëve, koristëve, zonjave të shoqërive ndihmëse, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve kontribues, ne i shprehim vlerësimin tonë të përzemërt për krijimin e kishës për popullin e tyre, arriti të kryhet një epokë.

KATEDRALJA E SHËN GJERGJIT, BOSTON, MASS.

Më 22 mars 1908, në Feniks Holl, Tremont Strit, Boston, u mbajt një mbledhje në të cilën u bë organizimi i kishës së Shën Gjergjit. Anëtarët e Komitetit kishtar të parë qenë personat: Nikolla Kristofer, arkëtar; Toli Gjergji, sekretar; Vasil Filipi, ndihmës sekretar; Misto Millona, Harri V.Kaçka, Kozma Gjoni dhe Kosta Racka.

96

Po në këtë ditë personat administrues u caktuan për komitetet e afërta: Kristo Kirka, Jozef Pani, Pando Serani dhe Andrea Kristo për Natikun, Masaçusets; Andrea Dishnica, Irakli Theodori dhe Endru Miller për Hudsonin, Masaçusets; Peter Kosta, Nikolla Rodhe, Endru Kreshpani dhe Vangjel Zguro, për Marlboron, Masaçusets; Ilo Anastasi, Kristo Koki dhe Dhimitri Simoni për Uorçesterin, Masaçusets; Sotir Lezi për Mançesterin, Nju-Hempshir. Nga viti 1908 deri më 1910 shërbesat u kryen në salla të ndryshme. Përreth njëmbëdhjetë vjet, nga 1911 deri më 1921, një sallë në truallin e godinës 227 Trement Strit u përdor për shërbesa të rregullta. Më 1922 një kishë suedeze e ngritur më 20 Emerald Strit, Boston, u ble dhe u përdor për shërbesa deri më 1948. Më 1949 godina e tanishme, më parë një kishë unite, ndodhet në 523 Ist Broduej, South Boston, Masaçusets, u ble dhe tani shërben si një katedrale dhe qendër e Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Në vijim burrat që kanë shërbyer si klerikë: I Për. Fan Noli, mitropolit i tanishëm, I Për. Naum Cere, I Për. Damian Angjeli, I Për. Stathi Melani, I Për. Nikolla Kristoferi, I Për. Dhosi Katundi, I Për. Vangjel Çamçe, më vonë peshkopi Agathangjeli; I Për. Vani Çani, arkimandrit Thimi Theodosi dhe I Për. Stefan Lasko. Shumë i Për. C.E Ellis është dekani i tanishëm i katedrales. Arkimandrit Thimi Theodosi ishte veçanërisht aktiv në shtimin e të hollave me të cilat u ble katedralja dhe u ripunua. Sot katedralja është pa dyshim kisha ortodokse më e bukur në Boston. Ajo është një monument i madh i gjithë atyre gjeneratave që bënë të mundur fitimin e saj. Në nëntor 1955 dioqeza bleu një godinë në 529 Ist Broduej, Sauth Boston, e cila u përdor për klasat e Shkollës së të Dielës. Godina përmban dhoma të përshtatshme për dhjetë klasa fëmijësh. Kori i katedrales u organizua më 1916 nga profesor Thoma Nasi, një i diplomuar i Konservatorit të Nju-Inglandit. Ai qe drejtuesi i parë i tij. Më 1934 u riorganizua nga ati i mëvonshëm Grigorief, kryeprift i mitruar i Kishës Ortodokse Ruse. “Vajzat e Shën Gjergjit” është shoqëria ndihmëse e zonjave të katedrales. Ajo u krijua më 1935. ato mblodhën një mijë dollarë për ripunimin dhe zbukurimin e katedrales së Shën Gjergjit. Shkolla e së Dielës u organizua më 1923 dhe tani ka rreth njëqind e pesëdhjetë nxënës. Personat anëtarë të famullisë që kanë shërbyer si kryetar të Komitetit kishtar: Toli Çeko, 1921-1922; Nisi Ikonomi, 1922-1924; Elias Miçell 1928-1931; Dhima Peterson, 1931-1933; Goni Peterson, 1933-1934; Dhamo Orgocka, 1934-1935; Theodori Kotto, 1935-1936; Dhima Peterson, 1936-1939; Elias Miçell, 1939-1941; Llambi Misho, 1941-1942; Dhima Peterson, 1942-1943; Leo Sekseni, 1943-1946; Harri Çikos, 1946-1947; Geri Riska, 1947-1949. KISHA E SHËN GJON HYJNORIT BOSTON, MASAÇUSETS

97

Kisha e Shën Gjon Hyjnorit ndodhet në 31-33 North Rasill Strit, Boston 14, Masaçusets. Ajo u krijua më 1953 nga prifti i tanishëm, i Për. at’ Aleksandër T. M. Halushinski. Kongregacioni është krijuar kryesisht nga të shpërngulur ukrainas dhe grupe të tjera ortodokse të lagjes, serbë, bullgarë, estonezë dhe letonë. Shërbesat kryhen në sllavishten e vjetër.

KISHA E SHËN MËRISË SË PARALAJMËRUAR NATIK, MASAÇUSETS

Kisha u organizua më 1919 me të Për. Vangjel Çamçe, më vonë peshkop Agathangjeli, një prift. Shërbesat e rregullta u mbajtën për gjashtë muaj në Najt të Pithajës Holl dhe në Samër Strit. Shërbesat u ndërprerën më 1920, por rifilluan sërish më 1927. Më 1938 godina e kishës së tanishme në këndin e Uashington Stritit dhe në North Avenu u ble. Ajo u përkushtua më 16 tetor 1956. Personat klerikë që kanë shërbyer priftërinj: I Për. Vangjel Çamçe, 1919; i Për. Llazar Kozma, 1927-1933; i Për. Peter Shala, 1933-1936; i Për. Mihail Terrova, 1939-1948; arkimandrit Thimi Theodosi, 1948-1949. Që nga viti 1949 i Për. Vasil Gjergji është pastori. Komiteti kishtar i hershëm qe përbërë prej personave nëpunës: Loni Peristeri, kryetar, Efthim Kreshpani, arkëtar; Nuçi T. Çojo, sekretar; Pandi Vangjeli, Kristo Kosta dhe Kozma Angjeli. Personat anëtarë të famullisë që kanë shërbyer si kryetar të Komitetit kishtar: Loni Peristeri, 1927; Llambi T.Dishnica, 1928; Avram Theodosi, 1929; Vasil Ticka, 1930; Nuçi Çojo, 1931; Peter Spiri, 1932; Ligor Petro, 1933; Pandi Mboria, 1934; Vasil Sticka, 1935; Themistokli Verdij, 1936; Ligor Petro, 1937; Kosta Mangellij, 19381939; Koço Çekani, 1940; Efthim Kreshpani, 1941; Spiro A. Thomai, 1942; Llambi Kreshpani, 1943; Gjon Zicko, 1944; Themistokli Verdij, 1945; Nikolla Kristi, 1946; Thoma Verra, 1947-1948; Vasil Tutunij, 1949; Ralf D.Rafaeli, 1950; Kosta Mangellij, 1951-1952; Vasil Sticka, 1953; Peter Xhejmsi, 1954-1955; Kosta Karolli, 1956-1957; Peter S.Thomai, 1958-1959. Komiteti kishtar i tanishëm është i përbërë prej personave anëtarë: Peter S. Thomai, kryetar; Stavri Ropi, nënkryetar; Gjergj Zicko, arkëtar; Sergj Grandoni, sekretar, Kosta Mangellij; Luigj Vangjeli, Vangjo Arturi. Zonjat ndihmëtare “Vetëtima” u krijuan më 1935. Kori qe organizuar më 1917. Drejtuesi i parë i tij qe profesor Thoma Nasi. Drejtues i tanishëm është Theodor Stamulli. Shkolla e së Dielës u organizua më 1949. Ajo ka një regjistrim prej dyzet e pesë nxënësish.

98

KISHA E SHËN MËRISË SË PRANUAR UORÇESTER, MASAÇUSETS

Më 13 gusht 1911 shqiptarët e Uorçesterit organizuan një kapitull në katedralen e Shën Gjergjit në Boston me krijimin e një komiteti me personat anëtarë: Andon N.Dudo, Koli Vesho, Stavre Thameli dhe Kosta Fano. Katër vjet më vonë, më 1915, kjo degë organizoi brenda kishës së Shën Mërisë së Pranuar dhe një komitet të përbërë nga personat anëtarë: Kosta Peter, Zisi Morcka, Toli Kondakçi dhe Stavre Sotiri. Klerikët që shërbyen me këtë komitet qenë i Për. Damian Angjeli, i Për. Naum Cere dhe i Për. Stathi Melani. Nga 1911-1917 shërbesat u mbajtën në salla të ndryshme. Më 1918 një godinë në të cilën është vendosur kisha e tanishme në 63 Uellington Strit u ble. Dy komitete të posaçme qenë zgjedhur për mbledhjen e të hollave të nevojshme për blerjen e godinës së re. Komiteti i burrave ishte krijuar me personat anëtarë: I Për. Pando Sinica, Kristo Gjergo, Stavre Sotiri, Vaskë Kosta, Miço Grigori, Ndini Bani dhe Viso Nano. Komiteti i zonjave qe krijuar me personat anëtare: Filla Sotiri, Agllaia K.Mina, Besie L.Cianko, Konstandina V.Steffo dhe Lenka V.Adhami. Pas blerjes së godinës kishtare, personat klerikë që shërbyen në famulli janë: I Për. Pando Sinica, nga 5 maji 1918 deri më 1920; i Për. Thimi Theodosi, më vonë arkimandrit, nga 3 prilli 1921 deri më 11 tetor 1925; i Për. Naum Cere, nga 11 tetori 1925 deri në qershor 1927; i Për. Thimi Theodosi, nga shtatori 1927 deri më 4 prill 1946. Shumë i Për. Sokrat Sotiri shërben si pastor i kishës që nga prilli 1946. Komiteti kishtar i 1958 u përbë prej personave anëtarë: Gjergj Zharras, kryetar, Uiliam Stamo, Mikail Adamsi, Peter Kaserij, Gjergj Pojani, Pandi Spiro, Sotir Naumi, Antoni Gjergji dhe Peter Efthimi. Anëtarët e famullisë të cilët kanë shërbyer si kryetar i Komitetit kishtar janë personat: Kosta Peter, 1915-1916; Koli Koki, 1917; Kosta P.Tontonozi, 1918; Stavre Sotiri; 1919; Kosta Vasili, 1920; Ilo Kovaçi, 1921; Stavre Themeli, 1922-23; i Për. Thimi Theodosi, 1924; Stavre Sotiri, 1925; Vani Steffo, 1926; Stavre Themeli, 1927; Ligor Steffo, 1928-29; Vasil Peter, 1930; Endru Nikolla, 1931; Stavre Themeli, 1932; Vasil Peter, 1933; Vangjel Sotiri, 1934-1935; Ligor Steffo, 1936; Koli Vessio, 1937; Vangjel Sotiri, 1938; Ligor Steffo, 1939-1941; Aleksandër Kovaçi, 1942; Vangjel Sotiri; 1943-1944; Xhejms Thanasi, 1945; Loni Peristeri,1 946; Ernest Sotiri, 1947; Vangjel Sotiri, 1948; Vasil Peter, 1949; Koli Kamenica, 1950; Sotir Rafaeli, 19511952; Gjergj Vessio, 1953; Nik Vasili 1954; Thoma Proko, 1955-1956; Gjergj Zharras, 1957-1958. Më 1940, falë nismës dhe bujarisë së arkimandritit Thimi Theodosi, Manastiri i Oksfordit, Masaçusets u ble nga kisha e Shën Mërisë. Shoqëria Gratë Ndihmëtare të Kishës, “Vajzat e Shën Mërisë”, u organizuan në prill 1951. Kryetare e parë qe zonja Meri Themeli.

99

“Klubi i Nënave” i Uorçesterit që u krijua më 17 shkurt 1955 themeloi Shkollën e së Dielës. Kryetare e parë e saj qe zonja Ollga Çomo. Shkolla e së Dielës tani ka njëqind e njëzet nxënës. Kori u organizua më 1917. Drejtuesi i parë qe profesor Thoma Nassi. Drejtuesi i tanishëm është Llazo Vishnia.

KISHA E SHËN NIKOLLËS SAUTHBRIXH, MASAÇUSETS

Ndonëse shqiptarët qenë vendosur në Sauthbrixh, Masaçusets që përpara 1906, shërbesat fetare në shqip nuk patën filluar aty deri në atë vit. Vendi i parë i tyre për të adhuruar Zotin në gjuhën shqipe qe një shtëpi në Peixh Hill në Sauthbrixh. Godina e parë e kishës së tyre Shën Nikolla pat filluar së ndërtuari më 26 maj 1912 dhe u përfundua në gusht të po atij viti. Ajo qe kisha e parë në botë e ndërtuar nga shqiptarët, në të cilën Zoti u adhurua në gjuhën shqipe. Themeluesit qenë personat: Spiro Nasho Poradeci, Gjokë Kozma, Llazar Kozma, Dhimitri Jovan Thushemishti, Koli Thanas Vithkuqi, Tasi Moni Vithkuqi, Nasi Kota Vithkuqi, Tasi Kita Vithkuqi, Naum Deshnica, Nase Piciman Berati, Gaqi Viskë Venetiku, Paskal Mitro Grabocka dhe Llambi Mihail Floqi, i cili më vonë u bë prift. Komiteti i parë kishtar u përbë nga personat anëtarë: Vangjel Naum Shtika, Vasil Naum Kamenica, Zisi Jorgji Tushemishti, Lipe Kostandin Niça, Dhimitri Jovan Tushemishti dhe Petro Anastas Leshnia. Dhimitri Jovan Tushemishti shërbeu si sekretar dhe Petro Anastas Leshnia si arkëtar. Më 1941, për shkak të rritjes së kolonisë shqiptare në Sauthbrixh, godina moderne e tanishme qe ngritur mbi truallin e godinës së mëparshme. Çasti vendimtar për ngritjen e një godine të re erdhi nga një mbledhje e mbajtur në Igëlls Hill, Mein Strit, nën udhëheqjen e atit të mëvonshëm Llambi Mihailit dhe Dr. Gjon T.Nases. Shqiptarët kudo në Shtetet e Bashkuara ndihmuan bujarisht për krijimin e fondit të godinës së kishës së tyre të re. Ndërmjet mbledhësve të palodhur qenë tri gratë e mëposhtme, të cilat brodhën kudo nëpër Nju-Ingland: e quajtura më pas Marina Simeon Trebicka, zonja Thomaidha Vasil Opingari dhe zonja Poliksena Sotir Gjergji. Personat klerikë që kanë shërbyer si priftërinj në kishën ortodokse shqiptare të Shën Nikollës në Sauthbrixh: I Për. Zaharia Katundi, i Për. Stathi Melani, i Për. Naum Cere, i Për. Pandi Sinica, i Për. Damian Angjeli, i Për. Llazo Kozma, i Për. Nikollas Kristofer, i Për. Nikolla Prifti, i Për. Gjergj Suli, i Për. Vani Çani, i Për Llambi Floqi, i Për. Stefan Lasko dhe prifti i tanishëm, i Për. Mina Prifti.

100

Në vitin 1958 anëtarët e kishës së Shën Nikollës me anën e përpjekjeve të Dr. Gjon T.Nases dhe të anëtarëve të tjerë të Komisionit të truallit, morën një ngastër përbri truallit të kishës për të shërbyer për dy qëllime si një truall parkimi dhe si shesh pikniku për kishën. Anëtarësimi i tanishëm i kishës përbëhet prej rreth tetëdhjetë anëtarësh me një pjesë të gjerë që vjen nga Springfildi, Masaçusets. Komiteti i kishës që nga viti 1958 përbëhet nga personat: Kryetar, Gregori L.Tite; nënkryetar, Thoma Çeka; sekretar, Pandeli Mihaili; arkëtar, Dr. Gjon T.Nase; Gjergj Kosta, Tasi Moni dhe Denis Vangjeli. Gratë Ndihmëtare të kishës, “Bleta”, u krijua në vitin 1932. Kori i kishës u organizua më 1917: Profesor Thoma Nasi qe drejtuesi i parë i tij. Drejtuesi i tanishëm është Gjergj Vasili. Personat anëtarë të famullisë që kanë shërbyer si kryetar të Komitetit të kishës: Petro Spiri, 1931; Rapi Mihali, 1932; Kosta Athanasi, 1933; Sotir Kosta, 1934; Spiro Mihali, 1935; Harri Theodhosi, 1936; Paskal Metro, 1937; Vasil Opingari, 1938-1939; Pandi Mihali, 1940; Z.Dano, 1941; Adam Zoto, 1942; Paskal Metro, 1943; Vasil Opingari, 1944; Dhimitri Pojani, 1945; Sotir Kosta, 1946; Harri Theodhosi, 1947; Petro Athanas, 1948; Sotir Kosta, 1949; Miçe Papas, 1950; Nisi Vangjeli, 1951; Paskal Metro, 1952; Vangjel Kosta, 1953; Dhosi Kita, 1954; Paskal Metro, 1955; Nuçi Kosta, 1956; Tasi Moni, 1957; Ligor Tite, 1958.

KISHA E SHËN GJERGJIT BRIXHPORT, KONEKTIKAT

Të Dielën e Dafinave, më 12 prill 1925, shërbesa e parë kishtare në shqip u zhvillua në Brixhport, Konektikat, në kishëzën e Shën Gjonit, kishë episkopale e ndodhur në Park dhe Fuëfild Avenu. Njëkohësisht në po atë vit shoqëria kishtare shqiptare organizoi me personat anëtarë Komitetin ekzekutiv të saj: Luigj Thedosi, kryetar; Xhejms Vani, nënkryetar; Filip C. Kotmili, arkëtar; Xhejms Tallkuqi, sekretar. Në prill 1935, shërbesat e rregullta u filluan nga i Për. i mëvonshëm Vasil Mandi. Shërbesat u zhvilluan në një sallë të katit të dytë të Steipëll Benk Bilding në këndin e Steit dhe Benk Strit. Kongregacioni u kënaq të përdori lirshëm sallën për disa vjet. Kjo kishë e parë qe njohur si kisha ortodokse shqiptare e Shën Thomait. Më 12 maj 1935 u bë organizimi i kishës së tanishme. Ai u përbë prej personave zyrtarë dhe administratorë: Luigj Theodosi, kryetar; Xhejms Vani, nënkryetar; Filip C. Kotmili, arkëtar; Gjergj R. Polena, sekretar; Peter Tollkuqi, Sotir Dhimitri, Peter Athanas, Theodor Dionis, C.A.Jordhamo dhe Kosta Vangjeli.

101

Po atë vit kisha u riemërua kisha ortodokse shqiptare e Shën Gjergjit prej Gjergj Dionisit, i cili veproi si nun më pas duke dhënë një shumë të madhe në drejtim të rritjes së fondit për një godinë kishe të përhershme. Më 16 maj 1937, kongregacioni shqiptar bleu kishën katolike romane të Shën Pjetrit në 521 Hauard Avenu, e cila përdoret ende për shërbesa. Të hënën, më 5 shtator 1938 mitropoliti Fan S.Noli, i dr. i f., iu përkushtua kishës së re. Ai pati ndihmën e të Për. Vasil Mandi, të Për. Sotir Tollkuqi dhe të Për. Aleksandër Veniaminof nga Brixhporti; të Për. Jakob Grigorief, nga Ansonia, Konektikat; arkimandritit Elia Laflufi, nga Denbjuri, Konektikat; të Për. Llambi Floqi, nga Sauthbrixhi, Masaçusets; të Për. Nikolla Prifti, nga Filadelfia, Pensilvania; dhe arkimandritit Thimi Theodosi nga Uorçesteri, Masaçusets. Kolonel Llukë Bejkuta nga kisha ruse e Shpirtit të Shenjtë, Brixhport, drejtoi korin. Personat anëtarë të famullisë që kanë shërbyer si kryetar të komitetit kishtar: Luigj Theodosi, 1925-1939; E.V.Leshnij, 1940; Vasil Cici, 1941; Gjergj J. Tollkuqi, 19421943; Mikel Kosta, 1944-45; C.A.Jordhamo, 1946-47; Mikel Kosta, 1948; Filip C. Kotmili, 1949; Stiv Peters, 1950; Luigj Prifti, 1951; Vincent Theodosi, 1951; Luigj Pando, 1952-53; Frenk N.Belizi, 1954; Nik Adams, 1955; Luigj Pandi, 1956-1958. Më 13 tetor 1929 u krijua shoqëria “Ylli” me personat e Komitetit ekzekutiv: Filip C.Kotmili, kryetar; Theodori Dionis, nënkryetar; Gjergj Tollkuqi, sekretar. Kjo shoqëri mori pjesë në paradën ndërkombëtare të Institutit Ndërkombëtar. Më 12 maj 1935 kjo shoqëri dhuroi 1000 dollarë në drejtim të blerjes së godinës kishtare e cila përdoret ende si famulli. Më 12 tetor 1931 u krijua Shoqëria e Grave Ndihmëtare “Teuta”. Kjo shoqëri kreu një punë të shquar në Lidhjen Mbrojtëse gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 1954 Këshilli Ortodoks Lindor u organizua, duke përfshirë gjashtë kisha ortodokse lindore të Brixhportit. Çdo vit të gjitha këto kongregacione marrin pjesë në një liturgji peshkopale të drejtuar me radhë nga kishat e ndryshme. Shkolla e së Dielës u krijua më 1938, dhe drejtuesi i parë i saj qe Ilo Kovaçi. Drejtuesi i tanishëm është zonja Meri Kosta Uillan. Personat klerikë që kanë shërbyer si pastorë të kësaj kishe: I Për. Sotir Tollkuqi; i Për. Kristo Kosta. I Për. Aleksandër Kovaçi ka filluar të shërbejë si pastor që nga 1 maji 1950. Më pas Filip C. Kotmili, Plaku dhe Luigj Theodosi ishin të dy të rëndësishëm në ecjen e fatit të kishës. Më vonë Gjergj dhe zonja Aleksandra Polena qenë mirëbërës kryesorë të kishës. U qoftë kujtimi i përjetshëm! Ky material u hartua nga një komitet i përbërë prej personave anëtarë: Gjergj R. Polena, kryetar; Stivën C. Tallkuqi, Filip C. Kotmili, i Riu; Elenë Ndini.

KISHA E SHËN NIKOLLËS

102

NJU-JORK, N.-J.

Më 21 dhjetor 1941, një grup shqiptarësh i këtij qyteti mbajtën një mbledhje në Hotel Diplomati, 168 Uest 43rd Strit, dhe caktuan njëkohësisht Komitetin kishtar të përbërë nga personat anëtarë: Elia Prifti, kryetar; Irakli Leço, sekretar; Xhejms Nuni, arkëtar; Xhejms Viso, Ralf Naum Riza, Stavri Gjoka, Sotir Poçi, Çarlz Koçi dhe Thoma Shagla. Më 15 mars 1943, i Për. Pandeli Çeço u zgjodh pastor i parë i kishës. Më 3 maj 1943, një Komitet kishtar i rregullt u caktua me personat anëtarë: Evans Liolin, kryetar; Elia Prifti, nënkryetar; Çarlz Koçi, sekretar financiar; Jozef Vasiliu, ndihmës sekretar financier; Vasil Kazuli, sekretar regjistrimi; Thanas Piluri, arkëtar; Ralf Naum Riza, Irakli Leço, Thanas Kallfa, Stavre Gjoka, Peter Grigori. Në një mbledhje të 3 qershorit 1943, anëtarët e famullisë vendosën të blejnë kishën presbiteriane të ndodhur në 359 Uest 48 Strit për shumë prej 30.000 dollarësh. Kjo godinë është ende në përdorim për shërbesat. Më 12 shtator 1943, anëtarët vendosën t’i jepnin emrin e Shën Nikollës kishës së tyre. Po atë ditë kori i kishës u organizua me zonjën e Evans Liolinit si drejtuese e parë e tij. Drejtuesit e tanishëm janë zonja Helenë Liolin dhe zonjusha Dorothi Ligori. Më 4 mars 1945, shkolla e së Dielës filloi me tridhjetë nxënës nën drejtimin e zonjës Angjelina Borzuk. Klerikët në vijim që kanë shërbyer në këtë kishë: I Për. Pandeli Çeço dhe kryeprifti i mitruar Kosta Belba, i cili është tani pastori. Anëtarët në vijim të famullisë që kanë shërbyer si kryetar të Komitetit kishtar: Evans Liolin, 1943-1944; Peter Stasa, 1945; Xhejms Nuni, 1946; Evans Liolini, 19471948; Ralf Naumi, 1949-1950; Andrea Gregori, 1951; Evans Liolini, 1952-1953; Thoma Myzeqari, 1954-1955; Xhejms Viso 1956-1957; Evans Liolini, 1958; Ralf Naumi, 1959. Gratë Ndihmëtare të kishës, “Vajzat e Shën Nikollës”, u krijuan në 12 maj 1944. Kryetarja e parë qe zonja e Nik Borzukut. Kryetarja e tanishme është zonja e Nik Naçes. Komiteti drejtues i tanishëm i kishës së Shën Nikollës është i përbërë nga anëtarët që vijojnë: Ralf Naumi, kryetar; Vasil Kazuli, nënkryetar; Llarri Pillarij, arkëtar; Kastriot Gregori, sekretar financiar; Aleks Efthimi dhe Todi Balli, sekretarë përgjegjës; Luigj Vasili, sekretar regjistrues; Kristi Poçarij, Peter Gregori, Artur Kallfa, Nik Gregori dhe Bill Naumi.

KISHA E KRISHTIT MBRET ALBANI, N.-J.

103

Kisha e Krishtit Mbret, Albani, Nju-Jork, u krijua si një mision famullie i kishës katolike të vjetër, në pranverën e 1950, me të Përndriturin Çarkz U. Kempbell. Përpjekje për afrim qenë bërë, gjatë viteve, ndërmjet kishës së vjetër dhe kishës ortodokse. Më 1951 atë Kempbelli qe njëri nga të Komitetit të peshkopëve katolikë të vjetër dhe klerikëve i autorizuar për të diskutuar dhe kërkoi nga përfaqësuesit e Patriarkanës së Kostandinopojës pranimen brenda Ortodoksisë. Nuk u arrit asgjë konkrete me këto diskutime megjithëse disa vite më parë tri famulli katolike të vjetra në Paris ishin pranuar brenda Kishës së patrikut të Moskës. Më 7 nëntor 1957, mitropoliti Fan S. Noli i dha shugurimin ortodoks atit Kempbell dhe famullia e Albanit hyri në juridiksionin e tij, kështu u formua e para famulli e Ritit Ortodoks Perëndimor në Amerikë. Më 1958 patriarku i mëvonshëm i Antiokisë, Aleksandros, autorizoi themelimin e famullive të Ritit Ortodoks Perëndimor në Shtetet e Bashkuara. Që prej fillimit të saj, kisha e Krishtit Mbret ka ushtruar shërbesën e saj ungjillore midis të varfërve dhe të shkishëruarve. Kongregacioni i saj dhe komiteti kishtar kanë qenë ndërracial që prej organizimit të kishës. Një shumë modeste dhe e pakët e punës sociale është bërë për pastorin dhe ushtrimin pastoral të këshillit shërbyes kujdestar. Megjithëse kisha ka një truall për shtëpinë e saj të ardhme të përhershme, ajo ka tani strehë të thjeshtë një shtëpi të marrë me qira derisa të mund të paguhet ngritja e godinës së saj. Mundësitë për shtrirjen e shërbimeve ndërmjet shqiptarëve dhe të tjerëve që dëshirojnë ritin bizantin në gjuhën angleze janë tani ekzistencë kërkuese. Pastori u diplomua nga Seminari Teologjik i Shën Françeskut në Çikago më 1946, dhe mori gradën PTS. Ai e mban vetë dhe e mban pjesërisht kishën me një punë shekullore me kohë të pjesshme. Të josh për lëmosha dhe lutje të cilat i lexon të gjitha me aq hir. KISHA E SHENJTORËVE PJETËR DHE PAL ROÇESTER, N.-J.

Më 4 gusht 1949, shoqëria mirëbërëse shqiptare “Tomorri” u organizua në Roçester. Kjo shoqëri qe prindëri i kishës së shenjtorëve Pjetër dhe Pal. Komiteti i parë ekzekutiv i “Tomorrit” ishte i përbërë nga anëtarët e mëposhtëm: Vangjel Ruvina, kryetar; Elia Dhimitri, nënkryetar; Zisi Kerxhalli, sekretare; Vangjel Gaçe, arkëtar; Sotir Vasili, Vangjel Theodosi, Tedi Qiriako, Sadik Pepellashi, Sotir Gjikadhia, Mihal Jovani, Kostandin Dhimitri dhe Gjergj Stivensi. Më 1953 kisha e Shenjtorëve Pjetër dhe Pal u organizua me Komitetin kishtar të përkohshëm si vijon: Vangjel Theodosi, kryetar; Vangjel Ruvina, sekretar; Mihal Jovani dhe Demosten Nase. Më 1 prill 1952, një shtëpi e madhe e ndodhur në 706 Ist Avenu u ble dhe u rimodelua për shërbesa të rregullta. Liturgjia e parë u kremtua më 2 gusht 1953. Prej atëherë pastori është i Për. Sotir Dilogjika.

104

Shoqëria Gratë Ndihmëtare “Ylli” u krijua më 20 tetor 1950. Komiteti i tanishëm ekzekutiv është i përbërë nga anëtarët e mëposhtme: Krisanthi Theodori, kryetare; Aneta Sotir Vasili, nënkryetare; Andromaqi Gjergji, sekretare; Luiza Prifti, arkëtare; Kalina Servu, Artemisia Kristo, Lina Jovani dhe Evanthia Theodori. Komiteti kishtar për vitin 1958 u krijua me anëtarët që vijojnë: Sotir Vasili, kryetar; Sotir Theodori nënkryetar; Peter Theodosi, sekretar; Vasil Kristo, arkëtar; zonjusha Virgjinia Gjergji, zonjusha Luiza Theodori; Denis Prifti, Kristo Vise, Thanas Vasili, Vasil Gjergji, Ziko Theodori dhe Lonka V. Starova. Kori filloi më 1953. Drejtuesi i parë i tij qe Aleksandër Vani. Drejtuesi i tanishëm është zonjusha Viski Barretti. Shkolla e së Dielës u krijua më 1955 me tridhjetë nxënës.

KISHA E SHËN ILIAS XHEJMSTAUN, N.-J.

Më 1911 i Për. F.S.Noli, mitropolit i mëvonshëm, drejtoi shërbesën e parë në shqip në Rasill Hauz në Thërd Strit. Nga 1914 deri më 1919 shqiptarët i bënë shërbesat rregullisht në këtë sallë. Nga 1919 deri më 1925 ata i mbajtën shërbesat në Od Fellous Holls. Në gusht 1925, ata lëvizën në Markit Strit Holl. Më 1930 ndërtuan një kishë në Spregë Strit, të cilën e quajtën më pas Shën Ilia. Komiteti i cili ndërtoi këtë kishë qe i përbërë prej anëtarëve të mëposhtëm: Gjergj Vishnia, kryetar; Nikolla Mano, Thanas Ndrio, Luigj Vrusho, Vani Dhima, Theodor Thomai, Thoma Shagla, Kristo Duro, Aleks Poda dhe Çarlz Viska. Më 1955 ata blenë kishën Metodist dhe shtëpinë famulli, e ndodhur në këndin Pomer dhe Spregë Stritit. Kjo kishë ende përdoret për kishë shërbesash. Më 6 nëntor 1930, Shoqëria Gratë Ndihmëtare “Vajzat e Shën Ilias” u krijua me pesëdhjetë e tetë anëtare. Komiteti i parë ekzekutiv u përbë prej anëtareve të mëposhtme: Thomaidha Kate, kryetare; Virgjinia Millër, nënkryetare; Margarita Telli, sekretare; Galatea Fordi, arkëtare. Në këtë kishë kanë shërbyer priftërinjtë e mëposhtëm: I Për. Damian Angjeli, arkimandrit Vangjel Çamçe, më pas peshkop Agathangjeli, i Për. Vani Çani, i Për. Gjergj Suli, i Për. Peter Shala, i Për. Naum Cere dhe shumë i Për. H.V.Dode. Që prej 1944 i Për. Gjergj Loli i bën shërbesat si pastor i kësaj kishe. Komiteti kishtar për vitin 1958 u krijua me anëtarët e mëposhtëm të famullisë: Terri Duro, kryetar; Nik Poda, nënkryetar; Peter Semo, arkëtar; Uilliam Mano, sekretar; zonja e Terri Duros, Xhon Mano, Peter Bendo, Xheri Kënelli, i Për. Gjergj Loli, Pet Neri, Peter Kote, Tom Lepsisti, Xhejms Kote, Anton Fordi, Llambi Koci.

105

Anëtarët e mëposhtëm të famullisë që kanë shërbyer si kryetar i Komitetit kishtar: Gjergj Dishnica, 1926-1927; Gjergj Vishnia, 1927-1928; Nikolla Mano, 1929-1930; Çarlz Karolli, 1930-1932; Thomas Endru, 1932-1933; Ralf Progri, 1933-1935; Endru Vishnia, 1935-1936; Ralf Progri, 1936-1937; Çarlz Karolli, 1937-1939; Xhejms Cico, 1939-1940; Stefan Kocaqi, 1940-1941; Spiro Fordi, 1941-1943; Çarlz Viska, 19431947; Xhozef Mano, 1947-1949; Sotir Mboria, 1949-1951; Endru Vishnia, 19511952; Andon Fordi, 1952-1956; Peter Kote, 1956-1957; Terri Duro, 1957-1958. Shkolla e së Dielës u krijua më 1956 me njëzet e shtatë nxënës. Mësueset qenë si më poshtë: zonjusha Virgjinia Semo, zonjusha Antoneta Mano, zonjusha Olga Konelli, zonjusha Margaret Peixh dhe zonjusha Vasilika Ngjela. Kori kishtar u krijua më 1937. Zonjusha Virgjinia Semo qe drejtuesja e parë e tij.

KISHA E SHENJTORËVE PJETËR DHE PAL FILADELFIA, PA.

Më 1915 shqiptarët e Filadelfisë, nën udhëheqjen e mëtejshme të Stavro Semanakut nga Berati, vendosën të themelojnë një kishë ortodokse. Ata e filluan në 187 Çartër Membërs. Ata morën me qira një sallë dhe e rregulluan atë si një kishë ortodokse. Për nder të apostujve Pjetër e Pal atë e pagëzuan me emrin e këtyre. Shërbesa e parë e tyre u drejtua ditën e Kërshëndellave, më 1915, nga i Për. Naum V.Cere. Më 1918 ata blenë kishën presbiteriane në këndin e Oksfordit dhe Henkok Stritit, të cilën ata e përdorin ende për shërbesat e tyre. Më 12 janar 1919, kjo kishë u përkushtua nga arkimandriti Fan S.Noli, mitropolit i mëvonshëm. Komiteti i parë kishtar u krijua me anëtarët e mëposhtëm: Llazar Haxhistefa, kryetar; Petro Lio, Theodor Busi, Ilia Salepi, Vasil Bojaxhi dhe Llazar Xheka. Kanë shërbyer si pastorë klerikët e mëposhtëm: I Për. Naum Cere, 1915-1918; i Për. Mark Kondili, 1919-1928; i Për. Gjergj Suli, 1929-1934; i Për. Nikolla Prifti, 1934-1941; i Për. Kristo Kosta, 1943-1946; Shumë i Për. Harallamb V. Dode, 19461947; Tepër i Për. Kosta Belba, 1947-1948; i Për. Diogjen Ekonomi, 1948-1949; i Për. Stefan Lasko, 1950-1954; Tepër i Për. Kostandin Noni, 1955-1958. Që prej tetorit 1958, i Për. Vangjel Avgjerinos është pastori. Anëtarët e mëposhtëm të famullisë që kanë shërbyer si kryetar të Komitetit të kishës; Mihail Hondros, 1923-1925; Kristo Cici, 1926; Mihail Hondros, 1927; Anastas Gligjiri, 1928; Thimi Hondros, 1929-1930; Kristo Cici, 1931-1932; Irakli Toska, 1933-1948; Foto Kume, 1949-1956; Kosta Jano, 1957-1958. Shoqëria Gratë Nismëtare e Shenjtorëve Pjetër dhe Pal u krijua më 1935. Zonja Ana Kollar qe kryetarja e parë e komitetit ekzekutiv. Zonja Ollga Jano është tani kryetare.

106

Shkolla e së Dielës u krijua më 1929 me njëzet nxënës. Kori kishtar u krijua më 1935. Zoti Gregori Vreto është drejtuesi i tanishëm. KISHA E SHËN GJON GOJARTIT FILADELFIA, PA.

Në fillim të 1930 një grup shqiptarësh themeluan kishën e Shën Gjon Gojartit, për t’i shërbyer bashkatdhetarëve të tyre që jetonin në Filadelfinë Perëndimore dhe në rrethinat. Në fillim ata përdorën një sallë për shërbesat e tyre. Në tetor 1930, morën me qira kishën e ndodhur në këndin e 17 dhe në Samër Strit, të cilën e përdorin ende. Ata e blenë kishën më 1946. Klerikët e mëposhtëm që kanë shërbyer në këtë kishë: I Për. Mark Kondili, 19301947; i Për. Nikollas Nikollaus, 1947-31 maj 1953. Që prej 1953 shërben si pastor Shumë i Për. Ekonom Harallamb V. Dode. Më 1951 u krijua Shkolla e së Dielës. Sot ajo ka tridhjetë e dy nxënës. Më 1947 Shoqëria e Grave Ndihmëtare e Shën Gjon Gojartit u krijua me shtatëdhjetë anëtarë. Më 1948 kori kishtar u organizua. I Për. Xhon Soçuk qe drejtuesi i parë i tij. Drejtuesi i tanishëm është zonjusha Xhuli Tiko. Anëtarët e mëposhtëm të famullisë që kanë shërbyer si kryetar të Komitetit kishtar: Miti Zalli, 1931-1932; Pando Pashko, 1933-34; Xhejms Hasi, 1935-36; Sokrat Papas, 1937-38; Pando Pashko, 1939-40; Xhejms Hasi, 1941-42; Odis Nocka, 1943-44; Ernest Zoto, 1945-46; Mandi Dhimitri, 1947-48; Ernest Zoto, 1949; Filip Stefani, 1950-51; Menela Zoto, 1952; Filip Stefani, 1953; Gjergj Nocka, 1954; Uilliam Stavro, 1955; Pando Pashko, 1956; Vasil Conis, 1957-58. KISHA E SHËN E PREMTES KLEVELEND, OHAIO

Organizimi i kishës së Shën e Premtes u krye në korrik 1938. Që prej kësaj date shërbimet janë drejtuar kohë pas kohe prej priftit të Xhejmstaunit. Më 1953 kisha e Shën e Premtes u ndërtua në 10716 Xhaspër Roud dhe është ende në përdorim për shërbesa. Shërbesat kanë filluar rregullisht në nëntor 1955. Komiteti i parë kishtar u krijua nga anëtarët e mëposhtëm të famullisë: Xhejms Kavij, kryetar; Dhori Janollari, sekretar; Xhejms Thomas, arkëtar; Llaqi Tiko, Vasil Endru. Anëtarët e mëposhtëm të famullisë që kanë shërbyer si kryetar të Komitetit kishtar: Vasil Thoma, 1956; Naum Athens, 1957; Kovi Petro, 1958. I Për Stefan Lasko është pastor që prej vitit 1955.

107

Shoqëria Gratë Ndihmëtare e “Vajzave të Shën e Premtes” u formua më 1956. Po atë vit Shkolla e së Dielës filloi me njëzet e pesë nxënës.

KISHA E SHËN THOMATI DETROIT, MIÇ

Organizimi i parë i shqiptarëve ortodoksë të Detroitit është bërë më 1929 në shtëpinë e zotit dhe zonjës Raqi Kamenica. Në mbledhje qenë të pranishëm zotërinjtë Marko Adams, Xhejms Çerava, Raqi Kamenica, Nuçi Leshnia, Nik Manushi, Oresti Rikashi dhe Krati Samara. Nën udhëheqjen e zotit Kamenica u drejtuan shërbesat fetare dhe çështjet shoqërore u organizuan kohë pas kohe. Më 1937-1938 grupi u mobilizua me qëllim për të ngritur një kishë dhe për të bërë të ditur Shoqatën Shqiptare Shën Thomai. Kryetari i parë i shoqatës qe Peter P. Andoni. Më 1943 godina kishtare, e ndodhur në 5780 Fotinth Strit, u ble. Ajo u përkushtua më 1945. Kryetari i parë i Komitetit kishtar qe zoti Endru Adams. Më 1951 një Komitet i ri ndërtimor kishtar u formua me Kris A. Lepon si kryetar i parë. Më 1956 guri themeltar i përkushtuar për kishën e re të Shën Thomait, e ndodhur në Oukmen Bulvar te Xhoi Roud, u vendos nga mitropoliti Fan S. Noli. Thoma Peppo, kryetari i parë i Komitetit kishtar të ri, do të përkujtohet si shpirti drejtues i kësaj arritjeje. Ivën Millër qe kryetari i Komitetit ndërtues. Gjatë këtyre viteve të zhvillimit kishtar S.Theodori Kotellij shërbeu si këshilltar ligjor. Kanë shërbyer si pastorë priftërinjtë e mëposhtëm: I Për. Diogjen Ikonomi, i Për. Sotir Tollkuqi dhe i Për. Aleksandër Kovaçi. Që prej 7 majit 1950, i Për. Kristo Kosta ka shërbyer si pastor. Veç kësaj tashmë duhen përmendur personat që kanë shërbyer si kryetar të Komitetit kishtar që prej 1944: Xhejms Bardhi, Stefan Kristo, Ivën Millër, Spiro Peixh, Luigj Kristo Pendavini, Theodori Peppo dhe Gjergj Vulpe. Kryetari i tanishëm i Këshillit drejtues është Viktor Çaço. Kryetar i tanishëm i Këshillit kontrollues është Gabriel P. Terova; kryetari i tanishëm i Këshillit mbikëqyrës është Helen Koc. Gratë kanë qenë gjithmonë dhe ende janë një forcë e madhe në komunitetin e Detroitit. Gra të shquara pioniere janë Athina Peppo, Gliqeria Naumi dhe Andonia Gusho. Gratë Ndihmëtare të Shën Thomait u krijua më 1945. Zonja Agathia Nikols qe kryetare e parë e Grave Ndihmëtare. Kryetare e tanishme e tyre është zonja Margaret Pandell. Më 1946 Shkolla e së Dielës u krijua me rreth dyzet fëmijë. Po këtë vit kori kishtar u organizua nën udhëheqjen e Gloria Broikos dhe Frensis Terova. Drejtues i tanishëm është Dr. Bogdan Kushnir.

108

Kjo skicë historike është hartuar nga zoti Viktor Çaço.

LISTA E BIOGRAFIVE

AGATHANGJEL ÇAMÇE, PESHKOP Lindi në Korçë, Shqipëri më 1875; u shugurua si prift më 15 nëntor 1918; bëri betimin murgar dhe u ngrit në rangun e arkimandritit më 1919; u shenjtërua si peshkop më 1929; shërbeu si prift në Boston, Mass. dhe si peshkop i Beratit në Shqipëri; vdis më 1946. Qoftë i prehur në paqe. ALEKSANDËR NEMOLOVSKI, KRYEPESHKOP Lindi në Rusi më 1875; u diplomua nga Seminari i Zhitomirit dhe Akademia Teologjike e Shën Peterburgut më 1901; u shugurua si prift më 25 nëntor 1901; bëri betimin murgar dhe u ngrit në rangun e arkimandritit më 8 nëntor 1909; u shenjtërua si peshkop i Alaskës më 15 nëntor 1909; u emërua peshkop i Kanadasë më 1916; u ngrit në rangun e kryepeshkopit më 1919. Që prej 1919 ai ka qenë kryepeshkop i Brukselit, Belgjikë. ANGJELI, I PËR. DAMIAN Lindi në Berat, Shqipëri më 1852; u shugurua si prift më 1883; shërbeu në Boston, Mass., Uorçester dhe Xhejmstaun, N.-J., nga 1910-1919; vdiq më 1920. Qoftë i prehur në paqe. ATHANAS, ANTONI Lindi në Trebickë, Shqipëri, më 28 korrik 1912; u martua me Ester Miçell më 1940; kanë katër djem; njeri i biznesit të suksesshëm; i vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. AVGJERINOS, I PËR. VANGJEL

109

Lindi në Lukovë, Shqipëri më 13 shkurt 1904; u martua me Luçia Papadhatos në qershor 1930; kanë një djalë dhe dy vajza u shugurua si prift më 11 gusht 1937. Që prej 1958 ai ka qenë pastor i kishës së Shenjtorëve Pjetër dhe Pal, Filadelfia, Pa. BELBA, TP. I PËR. KOSTA Lindi në Korçë, Shqipëri më 15 mars 1885; u martua me Vasilika Aleks Joanin më 20 shtator 1912; ka tre djem dhe pesë vajza; u shugurua si prift, më 1946; shërbeu në Filadelfia, Pa. Nga 1946-1948 Që prej 1948 ai ka qenë pastor i kishës së Shën Nikollës, në qytetin e Nju-Jorkut, N.-J. BLUSHI, GJON STAVRO Lindi më 1 janar 1890 në Blush, Shqipëri; u martua më 1918 me Anastasia Kondilin nga Orgocka; ka dy djem dhe një vajzë; i vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. KEMPBELL, I PËR. ÇARLZ U. Lindi në Allbeini, N.-J. Më 15 shtator 1919; u diplomua nga Seminari Teologjik i Shën Françeskut, Çikago, Ill. më 1946; u shugurua si prift më 14 nëntor 1957. Që prej 1957, ai ka qenë pastor i kishës së Krishtit Mbret, Allbeini, N.-J. CERE, I PËR. NAUM VANGJEL Lindi në Rehovë, Shqipëri më 26 prill 1866; u shugurua si prift më 1911; shërbeu në Boston, Mass., Filadelfia, Pa., Shën-Luiz, Mo., Sauthbrixh, Mass., Uorçester, Mass., dhe Xhejmstaun, N.-J. Ai vdiq më 1937. Qoftë i prehur në paqe. SHALA, I PËR. PETER Lindi në Dishnicë, Shqipëri më 1882; u martua me Kleanthi Davidin më 1914; ka tre djem dhe katër vajza; u shugurua si prift më 13 dhjetor 1931; shërbeu në Xhejmstaun, N.-J. Nga 1931-33, dhe Natik, Mass. nga 19331938; vdiq më 10 shkurt 1938. Qoftë i prehur në paqe. ÇALAMANI, TP. I PËR. HARALLAMB Lindi në Shqipëri më 1860; u shugurua si prift më 1890; bëri betimin murgar dhe u ngrit në rangun e arkimandritit më 1895; shërbeu në Turqi nga 1890-1910; në Bukuresht, Rumani nga 1911-1922; në Vlorë, Shqipëri nga 1923-1928; qe një misionar pionier gjatë viteve të para të Kishës sonë; vdiq më 1929. Qoftë i prehur në paqe. ÇANI, SHUMË I PËR. VANI Lindi në Korçë, Shqipëri më 12 dhjetor 1885; u martua me Euzebia Gonda më 6 dhjetor 1911; ka dy djem dhe një vajzë; u shugurua më 20 shtator 1925; u ngrit në rangun e kryepriftit më 1936; shërbeu në Xhejmstaun, N.-J.

110

Nga 1925-1927; në Shën-Luiz, Mo. nga 1927-1930; në Sauthbrixh, Mass. nga 1930-1931; në Boston, Mass. nga 1931-1943; vdiq më 10 maj 1943. Qoftë i prehur në paqe. ÇAJUPI, ANDON ZAKO Lindi në Sheper, Shqipëri më 1866; studioi dhe ushtroi avokatinë në Kajro, Egjipt; botoi më 1902 “Baba Tomorrin” (Mali Tomorri), një libër me poema, i cili e bëri atë një poet të shquar dhe pionier të Rilindjes Shqiptare; vdiq më 1930. Qoftë i prehur në paqe. ÇEÇO, I PËR. PANDO Lindi në Përmet, Shqipëri më 1885; u martua me Anastasia Kosovën më 1910; u shugurua si prift më 1943; shërbeu në kishën e Shën Nikollës, qyteti i Nju-Jorkut, N.-J. Nga 1943-1946; vdiq më 1 korrik 1946 Qoftë i prehur në paqe. KRISTOFOR KISI, KRYEPRIFT MITROPOLIT Lindi në Berat, Shqipëri më 1882; u diplomua me nderim të lartë nga Shkolla Teologjike e Halkit, pranë Kostandinopojës, Turqi më 1906; u shugurua si prift më 1908; u shenjtërua si peshkop titullar i Sinadonit më 1917; u caktua mitropolit i Durrësit dhe Tiranës, kryepeshkop i gjithë Shqipërisë më 12 prill 1937; dha dorëheqjen dhe u tërhoq më 1949; vdiq më 16 qershor 1958. Qoftë i prehur në paqe. KRISTOFORI, SHUMË I PËR. NIKOLLA Lindi në Katund, Shqipëri më 28 nëntor 1859; u martua me Helen Stivenson më 13 shtator 1882; ka dy vajza; u shugurua si prift në dhjetor 1917; u ngrit në rangun e kryepriftit më 1938; shërbeu në Boston dhe Sauthbrixh, Mass.; vdiq më 26 korrik 1940. Qoftë i prehur në paqe. KOSTA, SHUMË I PËR. KRISTO Lindi në Koblarë, Shqipëri më 14 tetor 1908; u martua me Kaliroi Filin më 27 shtator 1930; ka një djalë dhe një vajzë; u shugurua si prift, më 18 korrik 1943; u ngrit në rangun e sakellarit më 7 shtator 1952; shërbeu në Filadelfia, Pa. nga 1943-1946; në Brixhport, Kon. Nga 1946-1950. Që prej 1950 ai ka qenë pastor i kishës së Shën Thomait, Detroit, Miç. KOSTA, ZONJA THOMA E lindur Athina Llazar Adami në Katund më 29 qershor 1889; u martua me Thoma Kostën më 1904; e vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. DILOGJIKA, I PËR. SOTIR

111

Lindi në Hoshtevë, Shqipëri më 19 shkurt 1900; u martua me Agatha Mboken më 4 maj 1919; ka një vajzë; u shugurua si prift më 21 qershor 1953. Që prej atëherë ai ka shërbyer si pastor i kishës së shenjtorëve Pjetër dhe Pal, Roçester, N.-J. DINE, SPIRO Lindi në Vithkuq, Shqipëri më 1846; botoi më 1908 “Valët e Detit”, një mbledhje e gjerë e folklorit shqiptar; njëri nga drejtuesit e lëvizjes së Rilindjes Shqiptare; vdiq në Shibin-el-Kom, Egjipt më 1922. Qoftë i prehur në paqe. DODE, SHUMË I PËR. HARALLAMB V. Lindi në Çarshovë, Shqipëri më 3 shkurt 1893; u shugurua si prift më 12 korrik 1942; u ngrit në rangun e ikonomit dhe rrëfyesit më 16 maj 1948; shërbeu në Xhejmstaun, N.-J. nga 12 korrik 1942 deri më 28 maj 1944; në Boston, Mass. nga 4 qershori 1944 deri më 3 mars 1946; në Filadelfia, Pa., në kishën e shenjtorëve Pjetër dhe Pal, nga 10 mars 1946 deri më 30 nëntor 1947; në Çikago, Ill. nga 7 dhjetori 1947 deri më 30 qershor 1953. Që nga 4 tetori 1953 ai është pastor i kishës së Gjon Gojartit, Filadelfia, Pa.

ELIA, DR. ENDRU Lindi në Nivan, Shqipëri më 13 gusht 1906; u diplomua nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Bostonit më 1935; hyri vullnetar në Shërbimin Detar të Shteteve të Bashkuara më 1943; u lirua si zëvendës komandant më 1946; është asistent-profesor i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjike në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Bostonit; kryen vizita si mjek obstetër dhe gjinekolog në Masaçusets Mëmoriëll Hospitëll të Bostonit; u martua me Dr. Dimetra Cina më 1933; ka një djalë dhe një vajzë; i vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. ELLIS, SHUMË I PËR. KRISTO E. Lindi në Hoçisht, Shqipëri më 1 prill 1892; u martua me Madalenë Theodorin më 24 dhjetor 1944; u shugurua si prift më 22 prill 1951; u ngrit në rangun e ikonomit dhe rrëfyesit më 1957. Që prej 1951 ai ka qenë dekan i katedrales së Shën Gjergjit, Jugu i Bostonit, Mass. FILLOTHE DUNI, PESHKOP Lindi në Dhermi, Shqipëri më 1886; u shugurua si prift më 1923; u shenjtërua si peshkop më 1952. Që prej atëherë ai ka shërbyer si peshkop në Korçë, Shqipëri. FLOQI, I PËR. LLAMBI MIHAL

112

Lindi në Floq, Shqipëri më 1888; u martua me Dhoksia Stoja Lubonja më 6 nëntor 1911; ka tre djem dhe tri vajza; u shugurua si prift më 1923; shërbeu në Shqipëri nga 1923-1935, dhe në Sauthbrixh, Mass. nga 1935-1954; vdiq më 13 dhjetor 1955. Qoftë i prehur në paqe. GJERGJI, I PËR. VASIL N. Lindi në Pogradec, Shqipëri më 15 tetor 1927; u martua me Shpresa Panon më 12 shtator 1948; ka një djalë dhe dy vajza; u shugurua si prift më 17 prill 1949. Që prej atëherë ai ka qenë pastor i kishës së Shën Mërisë së Paralajmëruar, Natik, Mass. GRIGORIEF, TP. I PËR. JAKOB E. Lindi në Harkov, Rusi më 17 mars 1881; u diplomua nga Shkolla Teologjike e Harkovit më 1904; u martua me Ana Tolmashevan më 25 shtator 1904; ka një vajzë; u shugurua si prift më 26 dhjetor 1904; u ngrit në rangun e kryepriftit të mitruar më 1953; shërbeu në Uest Troi, N.-J. më 1905; në Salem, Mass. nga 1905-1910; në Boston, Mass. nga 1910-1938; në Ansonia, Konn. nga 1938-1953; në Ilizëbëth, N.-J. nga 1953-1956. Ai doli në pension më 15 korrik 1956. Vdiq më 29 shkurt 1960. Qoftë i prehur në paqe. GURRA, MILTO SOTIR Lindi në Mariani, Shqipëri më 15 maj 1884; romancier dhe pionier i Rilindjes Shqiptare; dikur banonte në Mançester, N.H.; tani jeton në Tiranë, Shqipëri. Disa nga veprat e tija më të mira janë botuar në Shqipëri në një vëllim të titulluar “Kur rilindej Shqipëria”. Kjo vepër u botua në Tiranë më 1958. HALUSHINSKI, I PËR. ALEKSANDËR Lindi në qarkun Ziviniak të Ukrainës, Rusi më 24 shtator 1892; u martua me Karotina Fomen më 2 shtator 1916; ka tre djem dhe një vajzë; u shugurua si prift më 4 shkurt 1924; shërbeu në Lindjen e Mesme nga 19241942. Që prej 1942 ai ka qenë pastor i kishës së Shën Gjon Hyjnorit, Boston, Mass. HIEROTHEOS ANDON JAHO, MITROPOLIT Lindi në Çarshovë të Leskovikut, Shqipëri më 1878; u diplomua nga Shkolla Teologjike e Halkit, Turqi më 1906; u shugurua si prift më 1906; bëri betimin murgar dhe u ngrit në rangun e arkimandritit më 1907; u shenjtërua si peshkop i Miletupolisit më 1911; u emërua ekzark i Patriarkanës së Kostandinopojës më 1923; u caktua mitropolit i Korçës më 1923; u largua nga Shqipëria më 1929 dhe u tërhoq në Malin Athos; vdiq më 1956. Qoftë i prehur në paqe. HOTOVICKI, SHUMË I PËR. ALEKSANDËR

113

Lindi në Rusi më 1870; u diplomua nga Seminari Volinski dhe Akademia Teologjike e Shën Petërburgut më 1895; u shugurua si prift më 1896; u ngrit në rangun e kryepriftit më 1901; u caktua dekan i katedrales ortodokse ruse të qytetit të Nju-Jorkut më 1907; themeloi Lajmëtarin Ortodoks Amerikan më 1891 dhe e botoi deri më 1915; grumbulloi të holla për ndërtimin e katedrales ortodokse ruse të Shën Nikollës, e cila u ndërtua në 15 Ist 97 Strit, qyteti i Nju-Jorkut më 1903; mblodhi të holla për botimin e “Librit të Shërbesave Ortodokse Lindore” të zonjushës Isabel Hepgud, i pari i këtij lloji në anglisht; vdiq në Rusi më 1930. Qoftë i prehur në paqe. JANOLLARI, JANI Lindi në Blush, Shqipëri më 14 maj 1897, u martua me Konstantina Tabakun nga Dardha më 1931; ka një djalë; i vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. GJONI, ZOTI FILIP E lindur Athina Pano në Katund, Shqipëri më 25 korrik 1880; u martua me Filip Gjonin më 1897; ka tre djem dhe katër vajza; e vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. KATUNDI, SHUMË I PËR. DHOSI Lindi në Katund, Shqipëri më 27 prill 1874; u martua me Thomaidha Filipsin më 1900; ka katër vajza; u shugurua si prift më 14 janar 1920; shërbeu në Boston, Mass. nga 1920-1943; vdiq më 23 dhjetor 1943. Qoftë i prehur në paqe. KIRILL NASHAZI, PESHKOP Lindi në Polenë, Shqipëri më 1885; u shugurua si prift më 1925; u shenjtërua si peshkop më 1952. Që prej atëherë ai ka shërbyer si peshkop në Berat, Shqipëri. KOBLARA, KOLI ANDON Lindi në Koblarë, Shqipëri më 19 dhjetor 1894; u martua me Lefteria Liko Zahari më 1920; ka një djalë dhe dy vajza; i vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. KOLONJA, SHAHIN Lindi në Kolonjë, Shqipëri rreth mesit të shekullit XIX; themelues dhe botues i gazetës shqiptare, “Drita”, në Sofje, Bullgari; njëri nga drejtuesit e Rilindjes Shqiptare; vdiq në Shqipëri. Qoftë i prehur në paqe. * --------------(* Në të vërtetë Shahin Kolonja lindi në Starje të Kolonjës më 1865; më 1901-1908 botoi në Sofje gazetën “Drita’; gjatë Luftë së Parë Botërore, në vitet 1915-1916, jetoi në Bullgari dhe Rumani; vdiq më 1919 në Stamboll (Shën. i N.Q.).

114

KONDILI, I PËR. MARK Lindi në Lekli, Shqipëri më 1890; u martua me Kalipso Panajotin më 1914; ka një djalë dhe tri vajza; u shugurua si prift më 1918; shërbeu në Filadelfia, Pa. nga 1928 deri më 1948; vdiq më 1947. Qoftë i prehur në paqe. KONICA, FAIK Lindi më 15 mars 1876 në Konicë, Shqipëri, atëherë pjesë e Turqisë Evropiane dhe tani pjesë e Greqisë; mori diplomën e tij universitare nga Universiteti i Francës më 1895 dhe gradën e Kandidatit të Shkencave humanitare nga Universiteti i Harvardit më 1912; njeri i shquar i letrave dhe drejtues në Lëvizjen e Rilindjes Shqiptare; botoi revistën “Albania” nga 1897-1909; redaktor i gazetës javore shqiptare “Dielli”, të Bostonit, Mass. nga 1909-1910, dhe nga 1921-1926; njëri nga themeluesit dhe sekretari i parë i përgjithshëm i Federatës Mbarëshqiptare të Amerikës, Vatra më 1912, dhe kryetar i saj nga 1921-1926; ministër fuqiplotë i Shqipërisë gjatë sundimit të mbretit Zog nga 1926-1939; vdiq në Uashington, D.C. më 15 dhjetor 1942. Qoftë i prehur në paqe. KOVAÇI, I PËR. ALEKSANDËR Lindi në Drenovë, Shqipëri më 16 maj 1905; u martua në Virgjinia Greçon më 13 shtator 1936; ka dy djem; u shugurua si prift më 1 qershor 1949; deri më 31 janar 1950; dhe në Detroit, Miç nga 1 shkurti deri më 31 mars 1950. Që nga 1 maji 1951 ai është pastor i kishës së Shën Gjergjit, Brixhport, Kon. KOZMA, SHUMË I PËR. LLAZAR Lindi në Pogradec, Shqipëri më 1881; u martua me Naumka Sotir Stoiko më 1908; ka një djalë dhe dy vajza; u shugurua si prift më 11 prill 1921; u ngrit në rangun e kryepriftit më 1930; shërbeu në Sauthbrixh dhe Natik, Mass. nga 1921-1931. Ai tani është prift i kishës së Pogradeci, Shqipëri.

KRISTOFORIDHI, KOSTANDIN Lindi në Elbasan, Shqipëri më 1827; u diplomua nga gjimnazi Zosimea i Janinës, Greqi; i vazhdoi studimet e tija në Londër, Angli; përktheu nga greqishtja në shqip Dhjatën e Re, e cila u botua nga Shoqëria Biblike Britanike më 1875; botoi më 1876 Katekizmin e Kishës Ortodokse Lindore

115

në shqip; shkroi një fjalor të gjuhës shqipe i cili iu botua pas vdekjes më 1904; vdiq më 1895. Qoftë i prehur në paqe. LASKO, I PËR. STEFAN Lindi në Malëshovë, Shqipëri më 2 shtator 1900; u shugurua si prift më 20 qershor 1949; bëri betimin murgar dhe u ngrit në rangun e sakellarit më 1953; shërbeu në Boston, Mass. nga qershori 1949 deri në shtator 1950; në Filadelfia, Pa. nga janari 1951 deri në prill 1955; në Sauthbrixh, Mass. nga maji deri në shtator 1955. Që prej atëherë ai është pastor i kishës së Shën e Premtes, Kliveland, Ohajo. LEONTI TURKEVIÇ, MITROPOLIT Lindi në Kremenec, Rusi më 1876; u diplomua nga Seminari Teologjik i Volinit më 1895; mori gradën e Kandidatit të Teologjisë nga Akademia Teologjike e Kievit më 1900; u martua me Ana Çervinskin, i cili vdiq më 1925; u shugurua si prift më 1905; u caktua dekan i katedrales ruse të Shën Nikollës, qyteti i Nju-Jorkut më 1915; bëri betimin murgar dhe u shenjtërua si peshkop i Çikagos dhe Mineapolisit më 1933; u ngrit në rangun e kryepeshkopit më 1944. Që prej 1950 ai është mitropolit i Kishës Ortodokse Ruse në Amerikë dhe kryetar i Seminarit të Shën Vladimirit të qytetit të Nju-Jorkut. LOLI, I PËR. GJERGJ Lindi në Përmet, Shqipëri më 30 janar 1903; u martua me Kaliopi Vason më 4 shkurt 1928; ka dy djem dhe dy vajza; u shugurua si prift më 21 maj 1944. Që prej atëherë ai është pastor i kishës së Shën Elijahs, Xhejmstaun, N.-J. LUARASI, KRISTO Lindi në Luaras, Shqipëri; themelues i shtypshkronjës së parë shqiptare në Sofje, Bullgari; botoi në shqip “Kalendarin Kombiar” për tridhjetë vjet, nga 1897 deri më 1927; një pionier kryesor i Rilindjes Shqiptare; vdiq rreth 1928. Qoftë i prehur në paqe.* LUARASI, PETRO NINI Lindi në Luaras, Shqipëri më 1862; u diplomua nga shkolla normale e Qestoratit më 1882;** u martua me Lina Kristo Sevon më 16 gusht 1887; i lindën katër djem dhe tri vajza; shërbeu si mësues në shkollat e para të hapura në gjuhën shqipe në Bezhan, Korçë, Ersekë, Luaras dhe Negovan; themelues dhe anëtar krijues i shoqërisë së vjetër patriotike shqiptare në Shtetet e Bashkuara, “Malli i Mëmëdheut”, të Xhejmstaunit, N.-J.; pionier kryesor i Rilindjes Shqiptare; u vra nga filogrekët fanatikë në Luaras, Shqipëri më 15 gusht 1911. Qoftë i prehur në paqe. MANDI, I PËR. VASIL

116

Lindi në Çerkë, Shqipëri më 1854; u martua me Frosina Gjergon më 1880; ka dy djem dhe dy vajza; u shugurua si prift më 1878; shërbeu në Shqipëri nga 1878 deri më 1932, dhe në Brixhport, Kon. nga 1932 deri më 1937; vdiq më 1939. Qoftë i prehur në paqe. MARKO, TP. I PËR. VASIL Lindi në Borovë, Shqipëri më 1888; u martua më 1909; ka një vajzë; u shugurua si prift më 1918; u ngrit në rangun e kryepriftit të mitruar më 1930; shërbeu në Sent-Luis, Mo. nga 1917-1920; dhe në Korçë, Shqipëri nga 1921-1949; vdiq më 1949. Qoftë i prehur në paqe. MELANI, I PËR. STATHI Lindi në Melan, Shqipëri më 1858; u martua me Konstantina Logon më 1888; ka pesë djem dhe katër vajza; u shugurua si prift më 1899; u ngrit në rangun e ikonomit më 1908; shërbeu në Shqipëri nga 1899 deri më 1914; dhe në Boston, Mass. nga 1915 deri më 1917. Ai u vra në Shqipëri nga filogrekët fanatikë më 1917 për përdorimin e gjuhës shqipe në shërbesat kishtare. Qoftë i prehur në paqe.

--------*

Kristo Luarasi lindi më 1876 dhe vdiq më 1934 (Shën. i N.Q.)

Petro Nini Luarasi lindi më 1865 dhe në Qestorat ndoqi shkollën e Koto Hoxhit (Shën. i N.Q.) **

MISHO, NIKOLLA Lindi në Lubonjë, Shqipëri më 24 qershor 1906; u martua më 9 dhjetor 1934; ka dy vajza; i vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. MIÇELL, ELIAS Lindi në Stratobërdhë, Shqipëri më 15 maj 1877; u martua me Anastasia Josif Kriston më 10 janar 1906; ka dy djem dhe pesë vajza; shërbeu si kryetar i Komitetit kishtar të katedrales së Shën Gjergjit dhe arkëtar i dioqezës për disa kohë. ai është i pari që është vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. MITKO, EFTHIM Lindi në Korçë, Shqipëri; botoi më 1873 përmbledhjen e parë dhe më të mirë të këngëve popullore shqiptare, të titulluar “Mbleta” (Mjalti i bletës); njëri nga drejtuesit e hershëm të Rilindjes Shqiptare, vdiq më 22 mars 1890. Qoftë i prehur në paqe* NAÇO, NIKOLLA

117

Lindi në Shqipëri rreth 1841; udhëheqësi i parë i shquar i shqiptarëve të Rumanisë; themelues dhe redaktor i njërës prej gazetave më të hershme shqiptare në Bukuresht, “Dituria”; njëri nga themeluesit e Kishës Ortodokse shqiptare të Bukureshtit; vdiq më 1913: Qoftë i prehur në paqe. ** NASI, PROFESOR THOMA Lindi në Dardhë, Shqipëri më 23 mars 1892; u diplomua nga Konservatori i Muzikës së Nju-Inglandit më 1918; u martua me Olimbia Çikën më 2 shkurt 1919; ka një djalë dhe dy vajza. Ai është i pari që përgatiti koret për katedralen e Shën Gjergjit në Boston dhe për kishat në Natik, Uorçester dhe Sauthbrixh, Mass. më 1916-1918. Ai është gjithashtu i pari që aranzhoi përgjigjet liturgjike bizantine në shqip për kore të përzier.

-----------Thimi Mitko, lindi më 1820, e vëllimin e “Bleta shqiptare” e botoi në Aleksandri (Egjipt) më 1878 dhe jo më 1873 (shën i N.Q.) *

Nikolla Naço, lindi në Korçë më 1843; në të vërtetë më 1887 u zgjodh kryetar i shoqërisë shqiptare “Drita” të Bukureshtit dhe në vitet 1888-1903 drejtoi gazetën “Shqiptari” (Shën. i N.Q.) *

NEGOVANI, I PËR. KRISTO Lindi në Negovan, Turqi pranë kufirit shqiptar më 1870; u shugurua si prift më 1895; shërbeu në qytezën e tij të lindjes nga 1895-1905; përktheu Veprat e Apostujve nga greqishtja në shqip; botoi disa libra kishtare në shqip. Ai u vra më 12 shkurt 1905 nga filogrekët fanatikë për përdorimin e gjuhës shqipe në shërbesat e kishës së tij. Qoftë i prekur në paqe. NIKOLLAUS, I PËR. NIKOLLA Lindi në Durrës, Shqipëri më 1904; u martua me Helena Minikun më 21 qershor 1941; ka një vajzë; u shugurua si prift më 1946; shërbeu në kishën e Shën Gjon Gojartit, Filadelfia, Pa. nga 1946-1953; vdiq më 1953. Qoftë i prehur në paqe. NIKOLAI ZIOROV, KRYEPESHKOP Lindi në Rusi më 20 maj 1851; u diplomua nga Akademia Teologjike e Moskës më 1875; bëri betimin murgar dhe u shugurua si prift më 1 tetor 1887; u ngrit në rangun e arkimandritit më 1889; peshkop i Alaskës dhe San-Franciskos nga 1891 deri më 1898; kryepeshkop i Tverit, Rusi më 1905; kryepeshkop i Varshavës më 1912; vdiq më 1915. Qoftë i prehur në paqe. NONI, TP I PËR. KONSTANDIN Lindi në Vlorë, Shqipëri më 5 janar 1901; bëri betimin murgur dhe u shugurua si dhjak më 25 shtator 1923; u shugurua si prift dhe u ngrit në

118

rangun e arkimandritit më 30 prill 1942; shërbeu si kryemurg i manastirit të Kalishtit, Shqipëri deri më 1943; në Sauthbrixh, Mass. nga 1954-1955; në Filadelfia, Pa. nga 1955-1958. Që nga gushti 1958 ai mungon i larguar me leje. PAISI VODICA, MITROPOLIT KRYEPESHKOP Lindi në Vodicë, Shqipëri më 1881; u shugurua si prift më 1910; bëri betimin murgar dhe u ngrit në rangun e arkimandritit më 1920; u shenjtërua peshkop i Korçës më 1948; u caktua metropolit i Tiranës dhe kryepeshkop i gjithë Shqipërisë më 1949. PETERSON, ZOTI DHIMA E lindur Anastasia Llazi Miçell në Katund, Shqipëri më 18 janar 1883; u martua me Dhima Peterson më 1903; ka dy djem; e vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. PECI, SOTIR Lindi në Dardhë, Shqipëri rreth 1863; studioi matematikë në Universitetin e Athinës, Greqi; udhëheqës i shquar i Rilindjes Shqiptare; botoi gazetën “Kombi” në Boston, Mass. nga 1906 deri më 1909; shërbeu si anëtar i Këshillit të Regjencës në Tiranë, Shqipëri nga 1920 deri më 1924; vdiq më 1933. Qoftë i prehur në paqe. PLATON ROZHDESTVENSKI, MITROPOLIT Lindi në Kursk, Rusi më 26 shkurt 1866; u diplomua nga Seminari i Kievit më 1887 dhe mori gradën e masterit nga Akademia Teologjike e Kievit më 1898; u shugurua si prift më 1887; bëri betimin murgar dhe u ngrit në rangun e arkimandritit më 1898; u shenjtërua si peshkop i Shigirinit më 3 qershor 1902; u caktua kryepeshkop i Amerikës së Veriut dhe mbërriti në Nju-Jork më 19 shtator 1907. Më 8 mars 1908 ai shuguroi Fan S.Nolin si prift. Më 13 gusht 1917 u caktua mitropolit i Odesës, Rusi; u zgjodh njëzëri kryeprift dhe primat i Kishës Ortodokse Ruse në Amerikë më 1924; vdiq më 20 prill 1934. Qoftë i prehur në paqe. PRIFTI, I PËR. MINA Lindi në Shqipëri më 1902; u martua me Theodora Telion më 1949; u shugurua si prift më 30 janar 1955; shërbeu në kishën e shenjtorëve Pjetër dhe Pal, Filadelfia, Pa. nga 17 marsi deri më 29 qershor 1955. Që nga 1 korriku 1955 ai është pastor i kishës së Shën Nikollës, Sauthbrixh, Mass. RAFAEL HAVAVENI, PESHKOP

119

Lindi më 8 nëntor 1860 në Damask, Siri; u diplomua nga Shkolla Teologjike e Halkit, pranë Kostandinopojës, Turqi më 18 korrik 1886 dhe nga Akademia Teologjike e Kievit më 1888; u shugurua si prift më 16 korrik 1888; bëri betimin murgar dhe u ngrit në rangun e arkimandritit më 1888; u shenjtërua si peshkop i Bruklinit më 13 mars 1904; vdiq më 27 shkurt 1915. Qoftë i prehur në paqe. REHOVA, SHUMË I PËR. NIKOLLA Lindi në Rehovë, Shqipëri më 15 maj 1888; u martua me Ana Labanin më 26 korrik 1907; u shugurua si prift më 20 tetor 1930; u ngrit në rangun e kryepriftit më 1938; shërbeu në Sent-Luis, Misuri nga 1930-1933; në Sauthbrixh, Mass. nga 1933-1934; në kishën e shenjtorëve Pjetër dhe Pal, Filadelfia, Pa. nga 1935-1942; vdiq më 4 dhjetor 1942. Qoftë i prehur në paqe. RISKA, GERI G. Lindi në Vithkuq, Shqipëri më 15 gusht 1915; u martua me Ollga Kristofin nga Verduni, Kanada më 24 shkurt 1946; ka dy djem dhe një vajzë; shërbeu si kryetar laik i dioqezës nga 1955-1959; i vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. SINICA, I PËR. PANDI Lindi në Sinicë, Shqipëri më 1872; u shugurua si prift më 1917; shërbeu në Uorçester, Mass. nga 1917-1920 si prift i parë rregullar i kësaj famullie; vdiq më 1920. Qoftë i prehur në paqe. SOFRON BOROVA, PESHKOP Lindi në Borovë, Shqipëri më 15 maj 1882; u shugurua si prift më 1928; u shenjtërua peshkop më 1952. Që prej atëherë ai shërben si peshkop ndihmës në Tiranë. SOTERI, SHUMË I PËR. SOKRAT Lindi në Treskë, Shqipëri më 1900; u martua me Athina Naçon më 1921; ka tre djem dhe dy vajza; u shugurua si dhjak më 1945 dhe si prift më 1946; u ngrit në rangun e ikonomit më 19 tetor 1958; shërbeu si dhjak në Boston gjatë viteve 1945-1946. Që prej 1946 ai është pastor i kishës së Shën Mërisë së Pranuar, Uorçester, Mass. SOTIRI, SHUMË I PËR. ANASTAS Lindi në Gjanç, Shqipëri më 1877; u martua me Aleksandra Sotirin më 1905; ka tre djem dhe dy vajza; u shugurua si prift më 1910; u ngrit në rangun e ikonomit më 1952; shërbeu në Shqipëri nga 1910-1936; në Boston, Mass. nga 1936-1955; vdiq më 1955. Qoftë i prehur në paqe. SULI, I PËR. GJERGJ

120

Lindi në Lekl, Shqipëri më 29 prill 1893; u martua me Fotinie Vardhamin; ka një djalë dhe tri vajza; u shugurua si prift më 9 qershor 1929; shërbeu në Xhejmstaun, N.-J. më 1929; në Sauthbrixh, Mass. nga 1929-1930; në kishën e Shenjtorëve Pjetër dhe Pal, Filadelfia, Pa. nga 1930-1934; vdiq në Shqipëri më 28 janar 1948. Qoftë i prehur në paqe. TASHKO, THANAS Lindi në Korçë, Shqipëri më 1863; u martua me Helena Zografin në 6 shtator 1898; ka tre djem dhe tri vajza; pionier i hershëm i Rilindjes Shqiptare; botoi një version greqisht të veprës së Sami Frashërit “Shqipëria”, të cilën Fan Noli e kishte përkthyer nga shqipja në greqisht më 1905; botoi një gazetë shqiptare të quajtur “Shkopi” nga 1905-1907; vdiq në Egjipt më 1915. Qoftë i prehur në paqe. TASHO, PETER Lindi në Gostivisht, Shqipëri më 13 maj 1888; u martua me Vasilika Tashkon më 1922; ka dy djem; i vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. DHEODORI, RACO Lindi në Pojan, Shqipëri më 9 mars 1889; më 1913 u martua me Magalina Anastasin; ka tre djem; pas vdekjes së gruas së tij të parë ai u martua me Viktorië Tebetsin më 1949; i vlerësuar me medaljen e Kalorësit të Shën Gjergjit. THEDOSI, TP. I PËR. THIMI Lindi në Katund, Shqipëri më 1886; u shugurua si prift më 1921; bëri betimin murgar dhe u ngrit në rangun e arkimandritit më 1933; shërbeu në Uorçester, Mass. nga 1921-1946; në Boston, Mass. nga 1946-1949; u vendos në manastirin e Shën Mërisë së Oksfordit, Mass.; ndihmoi në mbledhjen e të hollave për blerjen e katedrales së Shën Gjergjit; vdiq më 1949. Qoftë i prehur në paqe. THEOFILUS PASHKOVSKI, MITROPOLIT Lindi në Rusi më 6 shkurt 1874; u shenjtërua si peshkop i Çikagos më 27 nëntor 1922; u caktua si kryepeshkop mitropolit më 1934; u vendos në Akademinë e Shën Vladimirit në qytetin e Nju-Jorkut më 1938; vdiq në qershor 1950. Qoftë i prehur në paqe. TIKHON BELLAVIN, PATRIARK Lindi në Pskov më 1865; u diplomua nga Akademia e Shën Peterburgut; u shugurua si prift më 1891; u shenjtërua si peshkop i Lublinit më 1897; peshkop i San-Françiskos dhe Alaskës, 1898-1904; kryepeshkop i

121

Amerikës së Veriut, 1905-1907; kryepeshkop i Jaroslavit, Rusi, 1907-1913; kryepeshkop i Vilnës, Lituani, 1913-1917; u caktua mitropolit i Moskës më 31 gusht 1917; patriark i Moskës dhe i gjithë Rusisë nga 1917-1925; vdiq më 8 prill 1925. Qoftë i prehur në paqe. TOLLKUQI, I PËR. SOTIR Lindi në Polenë, Shqipëri më 1880; u martua me Helena Veshkon më 1910; ka katër djem dhe tri vajza; u shugurua si prift më 1926; shërbeu në Shqipëri nga 1926-1937; dhe në Brixhport, Kon. nga 1937-1952; vdiq më 1954. Qoftë i prehur në paqe. VANGJELI, VANI Lindi në Korçë, Shqipëri më 10 gusht 1865; u martua me Xhulia Barnën më 1900; ka pesë djem dhe dy vajza; pionier i Rilindjes Shqiptare; themelues dhe arkëtar i shoqërisë “Malli i Mëmëdheut”, i Xhejmstaunit, N.-J. Ai vdiq më 21 dhjetor 1937. Qoftë i prehur në paqe. VISARION XHUVANI, MITROPOLIT Lindi në Elbasan, Shqipëri më 1897; u diplomua nga Shkolla Teologjike e Universitetit të Athinës më 24 nëntor 1918; u shenjtërua si peshkop më 1928; shërbeu si mitropolit i Tiranës dhe kryepeshkop i gjithë Shqipërisë nga 1 janari 1929 deri më 1 qershor 1936; vdiq më 1959. Qoftë i prehur në paqe. VRUHO, JANI Lindi në Vertop, Shqipëri; pionier i Rilindjes së hershme Shqiptare, ndihmës redaktor i “Shkopit”, gazetës së themeluar nga Thanas Tashko në Fajum, Egjipt; vdiq në Vasta, Egjipt. Qoftë i prehur në paqe.*

-------------*

Jani Vruho lindi më 1863 dhe vdiq më 1931. (Shën. i N.Q.)

LIBRA KISHTARE NË ANGLISHT

122

Përkthyer dhe përpiluar nga MITROPOLIT FAN STILIAN Noli, B.Muz., D.F. Botuar nga Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë

1. LIBRI I LUTJESORES ORTODOKSE LINDORE LIBRI I LUTJESORES ORTODOKSE LINDORE, është shtypur bukur dhe përfshin 696 faqe që përmbajnë: Lutjet e mëdha të mbrëmjes, Bekimin e maforës, Lutjet e mëngjesit, Liturgjinë e Shën Gjon Gojartit (pjesët e dëgjueshme), Liturgjinë e dhurimeve të parashenjtërimit (pjesët e dëgjueshme), Pagëzimin e shenjtë, martesën e shenjtë, Rrëfimin e shenjtë, Vajimin e shenjtë, Shugurimet dhe gradimet, Devotshmërinë e kishës, Shërbesën përkujtimore, Shërbesën e varrimit, Bekimin e vogël me ujë, Bekimin e madh me ujë, Epitafin, Shërbesat mëngjesore të Pashkës, Liturgjinë e Pashkës, Shërbesat e lutjes së madhe të Pashkës, Lutjet e Rrëshajeve, Adhurimin e kryqit të shenjtë, Meshën peshkopale, Shërbesën e falënderimit, Lutjet e përziera, Himnet e lirimit, Hyrjet, Përmbledhjet, Bekimet, Kalendarin e shenjtorëve, Fjalët e shenjta mëngjesore, Mësimet nga Letrat e apostujve dhe fjalët e shenjta për të Dielat dhe Ditët e kremte (version i mbretit Jakob), Tabelën e të dielave nga vitet 1952-1972 sipas kalendarit të vjetër dhe të ri. Çmimi, $ 5.00

2. HIMNORE ORTODOKSE LINDORE HIMNORJA ORTODOKSE LINDORE, është gdhendur bujarisht dhe përfshin 186 faqe që përmbajnë: Himne për kor të përzier për Lutjet e mbrëmjes, Lutjet e mëngjesit, Liturgjinë e Shën Gjon Gojartit dhe të Shën Vasilit të Madh, Shërbesën e varrimit, Martesën e shenjtë, Javën e Shenjtë dhe Pashkën. Gjithë përgjigjet liturgjike dhe shumicën e himneve që janë rregulluar sipas ritmit të tekstit sllavisht të vjetër, siç duhet në formën e muzikimeve të ndryshme nga kompozitorët rusë. Veç kësaj meloditë tradicionale ruse me gojë mbyllur, kompozimet e të cilave janë përfshirë si mëposhtë: LITANI E QETË (VELIKAJA EKTENIA), Smolenski. PSALMI 103, Kryepeshkop Nikanori dhe Ipolitov Ivonov. LINDJA E SHENJTË (EDINORODNI), Turkaninov, Staroruski, dhe Pançenko. LUMTURITË E PLOTA, Rimsky-Korsakov. HYRJET (PRIIDITE), Rebikov, Çaikovski, dhe Arkiereskaje. PËRMBLEDHJE E SË DIELËS SË KARNAVALEVE, Sheremetev.

123

SHËN TRIADHË (TRISFIATOJE), Arkangelski, Çaikovski, Bortnianski, dhe Arkiereskoje. HIMNE ENGJËLLORE, Bortnianski Nrt.5 dhe 7; Smirnov, Nr.3; Allemanov, Nr.2; Lomakin, Nr.9; E enjtja e Shenjtë, Lvov. BESIM (VERUJU), Berezovski, Rimski-Korsakov, dhe Zadonskoje. PAQE DHE MIRËSI (MILOST MIRA), Rimski-Korsakov, Staroruski, Vinogradov, Feofanovskoe, Tradicionale nga liturgjia e Shën Vaislit. PËR TY NE KËNDOJMË (TEBE PAEM), Smirnov, Rozhnov, Vasiliev, Lomakin, Allemanov, Çaikovski. I LAVDËRUESHMI (DOSTOJNO), Bortniansky, Peshkopale, dhe Kievskoje LUTJA ATI YNË (OÇE NASH) Sheremetev, Smirnov, dhe Rimski-Korsakov. O LAVDI JUVE (HVALITE), Arkangelski, Lomakin. DRITË E SHKËLQYESHME (SFETE TIHI), Dvorecki dhe Arkangelsi. PREHJE E TANISHME (NINJE OTPUSHAESHI), Arkangelski. POLIELEI, Arkangelski. DOKSOLOGJI E MADHE, Arkangelski. ATI YNË ZOT MËSHIRONA (GOSPODI POMILUI) MBI DITËN E KRYQIT TË SHENJTË, Lvovksi. PSALMI 102, Arkangelski UNË VAJTOJ (PLAÇU I RIDAJU), Bogdanov dhe Çesnokov. KUR JU MË SHIHNI (ZRIASHÇE MIA BEZGLASNA) Çesnokov. MARTESË DALNGADALË, Teselski. JAVA E SHENJTË, VAJTIME EPITAFORE, Strofë e 1-rë, e 2-të dhe e 3-të, Bizantine. HIMNE TË PASHKËS, Bakmetiev, Galickoje, dhe Bizantine. BROHORITJE (MNOGAJA LETA), Bartnianski dhe Turçaninov. Çmimi, $ 6.00

3. LIBRI I LUTJESORES ORTODOKSE LINDORE I XHEPIT LIBRI I LUTJESORES ORTODOKSE LINDORE I XHEPIT është një libër i vogël shërbese ose Mikron Eukologion, shtypur bukur dhe përfshin 303 faqe të madhësisë 5’’ me 7’’. Ai është mjaft i gjerë dhe përmban shërbesa shumë të rëndësishme të Kishës Ortodokse Lindore, dhe mjaft i vogël për të qëndruar në xhepin e priftit ose të

124

besimtarit. Ai është përkushtuar për Kishën Ortodokse Amerikane të së ardhmes, e cila do të bashkojë gjithë grupet ortodokse dhe do t’i mundësojë ato për të përmbushur misionin e tyre ungjillor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ai përmban: Lutjet e mëdha të mbrëmjes, Bekimin e naforës, Lutjet e mëngjesit, Përgatitjen e liturgjisë (të pashkurtuar), Liturgjinë e Shën Gjon Gojartit (me gjithë lutjet e fshehta), Pagëzimin, Martesën, Pendesën, Vajimin, Shugurimet dhe gradimet, Meshën peshkopale, Bekimin e vogël me ujë, Shërbesën e falënderimit, shërbesën përkujtimore, shërbesën e varrimit, Lutjet e përziera, Himnet e lirimit, Hyrjet, Përmbledhjet, Bekimet dhe një Katekizëm të shkurtër të Kishës Ortodokse Lindore. Çmimi, $ 3.00

4. KATEKIZËM ORTODOKS LINDOR KATEKIZMI ORTODOKS LINDOR është libër mjaft i plotë e ky tip nuk është botuar ndonjëherë për t’u përdorur në shkollat e së Dielës. Ai përmban 508 pasazhe në pyetje dhe përgjigje shpjeguese të mësimeve tepër të rëndësishme që përfshijnë Besimin, Lutjen e Zotit, Dhjetë porositë, dhe Lumturimet të shpjeguara nga Kisha Ortodokse Lindore. Ai është përkushtuar “për gjeneratën e re të Kishës Ortodokse Lindore, e cila do të marri përsipër dhe do mbarti mbi vete misionin e saj ungjillor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Dy punë mjeshtërore të himnologjisë bizantine, domethënë tri strofa nga VAJTIMET EPITAFORE (EPITAFIOS Thrinos) dhe katër strofa nga SHËN MËRI TË PËRSHËNDESIM (Herestismi tis Panagias) nga Himni Akatist, që ka qenë shtojcë e fundit e Katekizmit. Për kohën e parë këto janë përkthyer me ritëm në anglisht. Është shtypur bukur, përfshin, 162 faqe, të madhësisë 5’’ me 7’’.

Çmimi, $ 2.00

5. TRI LITURGJITË E KISHËS ORTODOKSE LINDORE Të tri Liturgjitë e Kishës Ortodokse Lindore, janë shtypur bukur dhe përfshijnë, 344 faqe, që përmbajnë vargun e shërbesave të pashkurtuara dhe me të gjitha lutjet e fshehta:

125

Lutjet e mëdha të mbrëmjes, Bekimin e naforës, Lutjet e mëngjesit, Orët, Përgatitjen e Liturgjisë, Liturgjinë e Shën Gjon Gojartit, Liturgjinë e Shën Vasilit të Madh, Liturgjinë e kungatave të parashenjtërimit, dhe Bekimet. Çmimi, $ 3.00

6. DORACAKU UNGJILLOR I KISHËS ORTODOKSE LINDORE DORACAKU UNGJILLOR I KISHËS ORTODOKSE LINDORE është shtypur bukur dhe përfshin, 543 faqe, që përmbajnë gjithë mësimet ungjillore tradicionale, të cilat lexohen në Kishën Ortodokse Lindore të dielave, ditëve javore dhe ditëve të kremte gjatë vitit pa ndonjë shkurtim ose kapërcim. Ja disa nga tiparet e veçanta të këtij libri: a) Ai është një përkthim i ri nga origjinali greqisht në anglishten moderne. b) Është i pari, dhe që nga koha e botimit të tij, përkthimi më i mirë ortodoks lindor i këtij lloji. c) Mund të përdoret si një ungjill altari, në vend të antimensiumit, për shërbesat në anglisht. d) Ai është i domosdoshëm për çdo klerik ortodoks lindor në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. e) Është i domosdoshëm për çdo Shkollë të së Dielës së besimit tonë në një vend anglishtfolës. f) Është i domosdoshëm për çdo anglishtfolës anëtar i Kishës sonë që dëshiron të lexojë mësimin ungjillor tradicional çdo ditë të vitit. g) Ai është i vlefshëm për bibliotekat që dëshirojnë një libër të plotë si Dorecaku Ungjillor Ortodoks Lindor. Çmimi, $ 6.00

7. DORACAKU EPISTOLAR I KISHËS ORTODOKSE LINDORE DORACAKU EPISTOLAR I KISHËS ORTODOKSE LINDORE është shtypur bukur dhe përfshin, 464 faqe, që përmbajnë gjithë mësimet epistolare tradicionale, të cilat lexohen në Kishën Ortodokse Lindore të dielave, ditëve javore, dhe ditëve të kremte gjatë vitit pa ndonjë shkurtim ose kapërcim. Ja disa nga tiparet e veçanta të këtij libri: a) Ai është një përkthim i ri nga origjinali greqisht në anglishten moderne.

126

b) Është i pari, dhe që nga koha e botimit të tij, përkthimi më i mirë ortodoks lindor i këtij lloji. c) Mund të përdoret nga lexuesi i kishës për shërbesat në anglisht. d) Ai është i domosdoshëm për çdo klerik ortodoks lindor në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. e) Është i domosdoshëm për çdo Shkollë të së Dielës së besimit tonë në një vend anglishtfolës. f) Është i domosdoshëm për çdo anglishtfolës anëtar i Kishës sonë që dëshiron të lexojë mësimin epistolar tradicional çdo ditë të vitit. g) Ai është i vlefshëm për bibliotekat që dëshirojnë një libër të plotë si Doracaku Epistolar Ortodoks Lindor. Çmimi, $ 6.00 8. HIMNORJA BIZANTINE HIMNORJA BIZANTINE, E SKALITUR BUJARISHT, përfshin, 134 faqe, që përbëhen në dy pjesë: Pjesa e parë përmban himnet Bizantine të liturgjisë së Shën Gjon Gojartit përkthyer me ritëm nga origjinali greqisht. Pjesa e dytë përmban kompozimet ruse të më poshtme: TRADICIONALE, Psalmi 103, Himnet e lirimit të Shenjtëve Ciril dhe Metodi, Shën Vladimirit, Shën Aleksandër Nevskit, Shën Savës së Serbisë, Psalmin 104, dhe Dritën e shkëlqyeshme. LINDJA E SHENJTË (DINORODNI) nga Çesnokov dhe Voidenov. LUMTURI E PLOTË (BLAZHENIJ) nga Pançenko. HYRJET (PRIIDITE) nga Çesnokov. PËRMBLEDHJE (KONDAKI) nga Bortnianski, Kaçenovski dhe Ipolitov-Ivanov. SHËN TRIADHË (TRISFIATOE) nga Builov, Benevski, Lvovski, dhe Rebikov. HIMNE ENGJËLLORE (IZHE KERUVIMI) nga Arkangelski, Benevski, Varlamov, Rimski-Korsakov, dhe Çajkovski. BESIM (VERUJU) nga Lvovski dhe Greçaninov. PAQE DHE MIRËSI (MILOST MIRA) nga Benevski. PËR TY NE KËNDOJMË (TEBE POEM) nga Çajkovsko. I LAVDËRUESHMI (DOSTOINO) nga Çesnokov dhe Azejev. LUTJA ATI YNË (OÇE NASH) nga Ipolitov-Ivanov. O LAVDI JUVE (HVALITE) nga Rimski-Korsakov. DOKSOLOGJI E MADHE (SLAVOSLOVIE VELIKOE) nga Allemanov.

127

Çmimi, $ 6.00 9. LIBRI I PESËDHJETËVJETORIT LIBRI I PESËDHJETËVJETORIT me ilustrime, 288 faqesh, i lidhur, përmban: historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare; një biografi të mitropolitit Noli; historitë e kishave vendore të dioqezës sonë; dhe një listë biografish. Çmimi, $ 6.00

10. NË PËRGATITJE E SIPËR: Një përkthim i ri i DHJATËS SË RE nga origjinali greqisht në anglishten moderne. Liturgjia dhe Katekizmi i Kishës Ortodokse Lindore Paralelisht shqip dhe anglisht Ky libër prej 235 faqesh përmban Liturgjinë e Shën Gjon Gojartit me gjithë lutjet e fshehta; dhe një katekizëm të shkurtër që përbëhet nga 165 pasazhe me pyetje dhe përgjigje. Çmimi, $ 3.00

LIBRA KISHTARE NË SHQIP

1. URATORE Uratore, 602 faqe, përmban shërbesat kryesore të Kishës Ortodokse Lindore. 2. KREMTORE Kremtore, 818 faqe, përmban himne dhe mësime të të kremteve kryesore. Çmimi $ 6.00 3. TRIODI DHE PESËDHJETORJA Triodi dhe pesëdhjetorja, 396 faqe, përmban himne dhe mësime të Kreshmëve të Mëdha të Pashkëve, të Pashkëve dhe të Rrëshajeve. Çmimi, $ 6.00 4. HYMNORE Hymnore, 134 faqe, një përpilim i muzikës liturgjike për kor të përziere, me një tekst shqip. Çmimi, $ 6.00

128

LUTEMI DËRGONI POROSINË TUAJ ME ÇEK NË: KATEDRALJA E SHËN GJERGJIT 523 IST BRODUEJ, SAUTH BOSTON 27, MASS.

NJË ZBRITJE PREJ 20 PËR QIND ËSHTË CAKTUAR PËR ÇDO POROSI PREJ $ 30.00 OSE MË TEPËR.

Copyright © 2005-2016

129

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF