Etika Profesionale dhe Ligjore 4.pptx

September 15, 2017 | Author: Ilir Bytyqi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Etika Profesionale dhe Ligjore 4.pptx...

Description

ETIKA PROFESIONALE DHE LIGJORE



Bartës i lëndës: Mr.sc. Armend Podvorica

1

A ËSHTË ETIKE KJO ???????

2

ETIKA DHE NORMAT E SJELLJES NJERËZORE.

Normat që rregullojnë mënyrën e sjelljes njerëzore janë kryesisht dy llojesh: 

Norma juridike dhe



Norma morale.

E drejta dhe morali janë dy kategori themelore të reflektimit etik. 3

Etika dhe normat juridike

Normat juridike janë të themeluara nga ligjet dhe rregullat juridike rregullojnë në mënyrë të detyrueshme jetën e një populli dhe kur flitet për to shpesh përdoret termi "e drejta". Normat juridike kane formë urdhëruese, qoftë nga ana pozitive qoftë nga ana negative ato paraqiten si "ndalim" për të bërë diçka, ose si "urdhërim" për ta bëre ose jo një veprim të caktuar.

4

Këto norma janë universale, sipas principit: rregulla të njëjta për raste te njëjta (ligji është i barabartë për të gjithë), pra nuk marrin parasysh situata të veçanta apo persona me tipare të veçanta, normat janë njëlloj në çdo ambjent ku nevojitet prania e tyre.

5

Etika dhe normat morale

Edhe normat morale, ashtu si normat juridike janë objekt i reflektimit etik. Meqënëse normat morale janë të ndryshme në kohë historike të ndryshme, në ambjente sociale të caktuar dhe frymëzohen nga botkuptime të caktuara.

6

Normat morale janë, në kuptimin objektiv, rregullat dhe kriteret e mënyrës së sjelljes që kanë karakter të qëndrueshëm dhe të përgjithshëm dhe që ndikojnë mbi mendimin dhe vullnetin e individit dhe në një farë mënyre e pengojnë atë në kryerjen e akteve për të cilat nuk ka bindje ose e ndihmon atë të bëjë akte për të cilat ka bindje në mirësine e tyre. 7

Nga ana konkrete ato janë të ndërtuar nga një bashkësi e madhe të dhënash objektive që janë: mënyrat e jetesës, konvencione të ndryshme dhe në mënyrë të veçantë rregullat e sjelljes që frymëzohen nga filozofia dhe besimet fetare. Normat morale kanë karakter kushtëzues mbi vullnetin dhe mendimin e individit vetëm në kuptimin më të gjërë, indirekt. Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se normat morale janë rregulla që njeriu i paraqet vetvetes si rrugë që duhet të ndiqet për të jetuar mirë.

8

Pra nga njëra anë ato qëndrojnë përballë ndërgjegjes si të dhëna objektive që kjo e fundit duhet të marrë parasysh dhe të vlerësojë (karakteri objektiv i normave morale) dhe nga ana tjetër këto norma duhen pranuar nga ndërgjegja si norma që mbartin në vetvete vlera morale. (karakteri subjektiv i normave morale).

9

Etika dhe vlerat morale Sot fjala "vlerë" dëgjohet aq shpesh saqë shpesh sjell edhe konfuzion tek ata që dëgjojnë të flitet për vlera në çdo aspekt, në çdo kontekst, në çdo situatë të jetës njerëzore. Me vlerë kuptojmë diçka që vlen (nga vetë fjala), që i jepet rëndësi, diçka që kërkohet të arrihet e të përvetësohet, që mundëson ekzistencën njerëzore dhe që i jep kuptim asaj, që i jep mundësi njeriut të jetë me të vërtetë i tillë dhe të shprehë gjithë humanizmin e tij.

10

Ka tipologji të ndryshme vlerash, por në mënyrë të përgjithshme mund të ndahen në dy grupe kryesore: 

vlera njerëzore (humane) dhe



vlera etike (morale).

Në vlerat njerëzore hyjnë vlerat jetësore ose ekzistenciale që kanë të bëjnë me mbijetesën si p.sh ushqimi, nxehtësia, vlerat e mirëqënies fizike, vlera e lirisë, vlera e paqes, vlerat estetike (ose arti) dhe 

vlerat shpirtërore tek morale.

të cilat

gjejmë vlerat

11

Vlerat morale janë më të rëndësishmet ndërmjet vlerave pasi i referohen thelbit të njeriut dhe të drejtave të tij themelore. Ato janë të pranishme tek të gjithë njerëzit pa dallim race, feje, kohe apo vendi ku ndodhen. Nëse juristi, në shkallën e vlerave që duhen marrë parasysh,

do



konsiderojnë

përherë

jetën

njerëzore si vlerë parësore, do të konstatojnë se zgjidhja e mjaft situatave të komplikuara etike, e mjaft dilemave etike do të jetë më e thjeshtë, më e

drejtë

pranueshme.

nga

ana

njerëzore

dhe



e 12

Vlerat nuk janë asnjëherë personale por kanë një vlefshmëri ndërpersonale. Një ndër shprehjet më të rëndësishme të karakterit ndërpersonal të vlerave është vullneti i njeriut për të dashuruar e për të qenë i dashuruar (në kuptimin më të gjërë të kësaj fjale). Nuk është e mundur të jetosh pa nevojën themelore për të qënë dikush përballë të tjerëve, për të dashur dikë, pra për t'a zbuluar tjetrin si vlerë. Në momentin kur dikush mund të bindej se ekzistenca e tij nuk ka asnjë vlerë në këtë botë, gjithçka do të ishte absurde dhe pakuptim.

13

BAZAT E REFLEKTIMIT ETIK

14

Principet etike themelore Principet etike themelore janë: 

Principi i bamirësisë



Principi i mos-keqbërjes



Principi i autonomisë



Principi i besueshmërisë



Principi i vërtetësisë



Principi i shenjtërisë së jetës njerëzore



Principi i drejtësis 15

Principi i bamirësisë Sipas këtij principi duhet bërë përherë një veprim që të sjellë përmirësim të personit dhe të mos e keqësojë atë. Ky princip mund të hyjë në konflikt me principin e autonomisë dhe lirisë së personit. P.sh nevoja për të denuar - sherimin e obliguar një narkoman apo alkoholist kundër dëshirës së tij për t'i shpëtuar jetën. Nga ky princip rrjedh norma morale e "plotësimit të nevojave themelore njerëzore".

16

Principi i mos-keqbërjes: do të thotë që nëse gjatë shqyrtimit gjyqsor dhe shqiptimit te sanksionit nuk arrijmë të përmirësojmë gjëndjen e të tij psikike apo fizike, të paktën të mos e keqësojmë atë. Si mund ti bëhet keq ? Mund t'i bëhet keq në mënyrë të pafajshme (dëmtimi i të pandehurit nuk është qëllim por ndodh) për motive nga më të ndryshmet: neglizhencë, pakujdesi, mungesë kompetence. Mund ti bëhet keq me qëllim: abuzim fizik, abusim seksual, abuzim psikologjik, të injoruarit. 17

Principi i autonomisë: bazohet në respektimin e vullnetit të çdo individi për të marrë pjesë në vendimet që kanë të bëjnë me qeshtjen e caktuar. Nga ky princip rrjedh edhe nevoja e informimit të palve për gjëndjen dhe ecurinë e procesit në mënyrë që pjesëmarrja në vendim të jetë sa më e efektshme dhe e bindur.

18

 Principi

i besueshmërisë: bazohet në

domosdoshmërinë e ndershmërisë, përkushtueshmërisë dhe mbajtjen e fjalës së dhënë. Nga ky princip rrjedhin normat morale të "Respektimit të sekretit profesional dhe respektimit të i privacy-së (intimitetit).

19



Principi i vërtetësisë: bazohet në faktin që secili nga punonjësit e organeve te judikatures duhet të jenë gjithmonë në kërkim të së vërtetës dhe ta mbështesin atë.

20

Principi i drejtësisë: ka të bëjë me detyrimin moral që çdo individ ka të veprojë në mënyrë të drejtë dhe të ndershme ndaj çdo personi tjetër.

21

Një etikë që është për të mirën e plotë të çdo njeriu

Në shoqëritë e sotme demokratike dhe pluraliste bashkëjetojnë koncepte etike nga më të ndryshmet që frymëzohen nga konceptimet përkatëse filozofike nga ku marrin edhe mënyrën e të arsyetuarit. Këto konceptime etike dallohen midis tyre nga vlerat prej të cilave marrin shkas në arsyetimin etik që vijon.

22



Shkenca dhe progresi duhet të kenë për qëllim ti shërbejnë njeriut; nga këtu nxjerrim konkluzionin se njësia matëse e çdo gjykimi etik mbi aplikimet e shkencës është e mira reale dhe e plotë e personit njerëzor, sido që të jenë kushtet e tij fizike, psiqike e mendore.



Personi njerëzor dhe e mira e tij është njësia matëse për verifikimin e çdo lloj veprimi dhe të çdo lloj progresi. 23

Në mënyrë të veçantë është e nevojshme që ti përgjigjen së mirës së njeriut aplikimet shkencore te drejtes – shkencave juridike dhe ekonomike pasi ato na lejojnë të ndërhyjmë në ato proçese që karakterizojnë thellësisht qënien njerëzore, që nga lindja deri tek vdekja e tij, të jetuarit dhe vuajtjet e tij, të tashmën dhe të ardhmen dhe prekin kështu pyetjet themelore të ekzistencës: vlerën e personit njerëzor, kuptimin e lindjes dhe vdekjes, të asaj që është me të vërtetë njerëzore dhe të asaj që nuk është. 24

Për këtë arsye në refleksionin tonë mbi profesionin e juristit do të jetë në qëndër të vëmëndjes përherë njeriu dhe vlerat që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të. Është pikërisht njeriu që përbën burimin nga ku çdo diskutim etik ka pikënisjen, ku qëndrimi etik profesional nxjerr qëllimet e tij.

25

Njeriu: subjekti dhe objekti i pazëvëndësueshëm i reflektimit etik 

Në këtë pikëpamje aspekti i parë që duhet nënvizuar është karakteri shpirtëror, intelektual e moral i personit: personi është një bashkim i shpirtit me trupin. Shpesh ndodh që me zhvillimin e shkencave humane koncepti i "personit njerëzor" hyn në krizë dhe rrezikon të humbë identitetin e tij.



Pra vetëm një vizion unik që merr parasysh qoftë anën biologjike (trupore) qoftë atë shpirtërore mund të karakterizojë në mënyrë të plotë njeriun.

26

Nga kjo që thamë më sipër nxjerrim konkluzionin se gjyqsia judikatura, duke patur si objekt formal trupin e njeriut nuk mund të lërë mënjanë anën shpirtërore të tij.

27

Pjekuria morale dhe etapat e gjykimit moral sipas Kohlberg - ut. Veçoria e themelore e zhvillimit moral varet kryesisht nga marrëdhëniet shoqërore në të cilat njeriu është i përfshirë, jo vetëm ato familjare por edhe të gjitha raportet e tjera Ligjet morale i përkasin natyrës njerëzore por në ndryshim nga ligjet fizike nuk janë të dukshme, të prekshme dhe zbulohen vetëm me anë të një gjykimi moral, me anë të përdorimit të inteligjencës, arsyes, reflektimit, mënyrës kritike të vështrimit.

28 Lawrence Kohlberg



Kohlberg ka vërtetuar faktin se morali nuk është një strukturë që shoqëria i imponon njeriut, por njeriu është një qënie që në thelb të tij ka kërkimin e vlerave dhe në mënyrë spontane shpreh gjykime mbi veprimet e të tjerëve dhe mbi veprimet e veta. Kështu që zhvillimi moral - sipas Kohlberg - nuk vjen nëpërmjet futjes së rregullave në kokën e njerëzve por nëpërmjet një proçesi që kërkon transformimin e strukturave të ndjenjave . 29

Kohlberg ka identifikuar 6 etapa që të mbledhura dy nga dy krijojne tre nivele të gjykimit moral: Niveli pre - konvencional.  shkalla e parë: bindje nga frika  shkalla e dytë: vepron për oportunizëm  Niveli konvencional  shkalla e tretë: respektimi i rregullave të grupit dhe të ambjentit  shkalla e katërt: respektimi i ligjeve dhe i normave shoqërore  Niveli post - konvencional  shkalla e pestë: veprimi sipas thirrjes së ndërgjegjës  shkalla e gjashtë: pikë referimi është principi etik universal 

30

Niveli pre – konvencional

Ky është niveli i rregullave kulturore, të etiketave mbi të mirën e të keqen, të së drejtës e të së gabuarës. Bindje nga frika- Ajo që përcakton të mirën apo të keqen e një akti për personin në këtë nivel zhvillimi, janë pasojat fizike të këtij akti, pa marrë parasysh kuptimin njerëzor dhe vlerat e këtyre akteve.

31

vepron për oportunizëm - Veprimi i drejtë është ai që plotëson nevojat e mija dhe nganjëherë edhe ato të tjerëve. Marrëdhëniet njerëzore shihen pak a shumë si marrëdhënie tregtare, ka prani të elementeve të ndershmërisë, por që interpretohen në mënyrë fizike ose pragmatike. Niveli konvencional 

respektimi i rregullave të grupit dhe të ambjentitËshtë e mirë ajo mënyrë sjelljeje që u pëlqen të tjerëve, që i ndihmon dhe që pranohet nga ata.

32

respektimi i ligjeve dhe i normave shoqëroreRespektohen autoritetet publike dhe kërkohet ruajtja e një rregulli të përgjithshëm shoqëror. Niveli post – konvencional veprimi sipas thirrjes së ndërgjegjës - Është e drejtë apo jo ajo që më thotë ndërgjegja. pikë referimi është principi etik universal - Një veprim konsiderohet i drejtë atëherë kur është diktuar nga ndërgjegja në përputhje me principet etike të zgjedhura lirisht dhe që i përmbahet një reflektimi logjik

33

Kohlberg na mëson të kërkojmë përherë arsyet e një veprimi, pasi veprime të njëjta mund të kenë motivacione të ndryshme;

34

Analiza etike 

Analiza etike presupozon zgjidhjen e problemeve dhe dilemave etike . Ajo është një analizë e situatës duke patur parasysh principet dhe ligjet etike (morale) që mund të na ndihmojnë për të kuptuar më mirë situatën dhe për të marrë vendimin e drejtë ne një rast të caktuar.

35

Gjatë proçesit të analizës etike duhet të kemi parasysh tre elementë: 



Vlera morale: është momenti fillestar dhe na udhëzon se pse duhet të sillemi në një mënyrë të caktuar. Duhet të pyesim veten përherë: cila vlerë është e rëndësishme në këtë moment. Cila e drejtë është në rrezik? Norma morale: cilat janë normat që duhen respektuar në mënyrë që e drejta e personit të respektohet? Domethënë ajo vlerë që ne identifikuam në shkallen e parë, nëpërmjet cilës normë mishërohet? 36

Situata konkrete: na lejon që njohjen e vlerave dhe normave ta përshtasim në situatën konkrete te krijuar. Analiza e situatës na lejon që të vlerësojmë nëse një person është apo jo i vetëdijshëm për atë që bën, a është i përgjegjshëm? Situata paraqet tre elemente: aktin, që në vetvete nuk është as i mirë as i keq; mendimin, nje mendim i mirë nuk mund të transformojë një të keqe në të mirë. Të bësh një gjë të gabuar duke u nisur nga mendimi i mirë nuk e justifikon aspak atë dhe ai veprim mbetet i keq; përgjegjshmëria: të jesh i përgjegjshëm për një akt është e nevojshme të kemi njohjen (të dimë nëse është e mirë apo e keqe), vullnetin (dëshira për ta bërë), lirinë (të jemi të lirë për ta bërë ose jo).37

Analiza etike duhet të marrë parasysh edhe një argument tjetër tejet të rëndësishëm: të drejtat e njeriut. Një arsyetim etik, veçanërisht në kushtet multifetare shqiptare, duhet të vlejë për të gjithë. Mirëpo çfarë duhet të kuptojmë me termin "të vlejë për të gjithë"? Me një fjalë a mundet etika (reflektimi i arsyes) të përcaktojë se cilat janë ato vlera kushtëzuese dhe të vlefshme për të gjithë njerëzit e të gjitha kulturave, e të gjitha qytetërimeve, e të gjitha feve? 38

Përgjigja është pozitive. Domethënë njeriu mund të përcaktojë pika referimi objektive dhe të sigurta që ta orientojnë atë drejt së mirës. Formimi i ndërgjegjes morale - Ndërgjegja është qëndra e personit njerëzor: është vendi (në mënyrë metaforike natyrisht) ku njeriu bëhet i vetëdijshëm për veten e tij dhe për kuptimin e veprimeve të tij, principi i brendshëm dhe i pashmangshëm i sjelljes së tij, është njësia matëse e dinjitetit të tij. 39

Përballemi me probleme etike ( kur kemi dyshim mbi mirësinë e veprimeve tona) dhe dilema etike ( kur ndodhemi përballë dy alternativave dhe nuk jemi gjëndje të vlerësojmë se cilën rrugë duhet të ndjekim). Nga ky fakt rrjedh domosdoshmëria e formimit te ndërgjegjes morale me një siguri të mjaftueshme që të na tregojë rrugën që duhet të ndjekim në udhëkryqet e shumta ku fati na përcjell. Problemi i ndërgjegjes është sot një ndër problemet më frekuente që i përket çdo lloj reflektimi që ka të bëjë më njeriun.

40



Të gjitha rrymat e mendimit etik sot arrijnë në një pikë të përbashkët: gjykimi dhe vendimi i ndërgjegjes përbëjnë momentin themelor të sjelljes njerëzore.



Kjo aftësi e të vetëkuptuarit, e vetëvendosjes quhet "ndërgjegje": aktiviteti i të dalluarit, gjykimit nëpërmjet të cilit njeriu, në situata të caktuara të jetës së tij, bën zgjedhjen e veprimeve të tij në përputhje me një sjellje me të vërtetë njerëzore. 41

Ndërgjegja: autonomi absolute apo relative????????

KOMENTE

42

Thamë që ndërgjegja vepron në mënyrë autonome. Po kjo autonomi a është absolute, në kuptimin që njeriu pranon një "ligjvënës" apo mbi të nuk qëndron askush? Përgjigja këtu është e dyfishtë pasi ajo varet nga çfarë zgjedhim si përgjigje, varet nga pranimi ose jo i Zotit: nga njëra anë qëndron pozicioni që e konsideron ndërgjegjen tërësisht absolute dhe mohon çdo lloj rrjedhoje; nga ana tjetër pozicioni që e konsideron ndërgjegjen si relativisht autonome dhe qëi referohet diçkaje që qëndron jashtë njeriut. 43

Ndërgjegja nuk krijon vlera morale por i zbulon dhe u referohet atyre.

A duhet ndjekur një ndërgjegje kur kemi dyshim në vërtetësinë e një veprimi? dyshim praktik …………………………. dyshimi është teorik …………………..

44

JU FALEMNDERIT

45

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF