EKONOMIA- literatur
September 20, 2017 | Author: Ilir Shaqiri | Category: N/A
Short Description
Download EKONOMIA- literatur...
Description
EKONOMI EKONOMIA Mikroekonomia.-është fushë e shkencës ekonomike që studion sjelljet dhe qëndrimet individuale të disa komponenteve të shoqërisë që janë:sektorët prodhues,firmat dhe amvisërtitë.Mikroekonomia në parim studion sjelljet dhe qëndrimet e subjekteve dhe tregjeve të caktuara.Me nivelin mikroekonomik nënkuptojmë analizën e sjelljes dhe funksionimit të subjekteve të veqanta ekonomike siq janë firmat apo kompanitë si dhe analizën e mënyrës se si ndërtohen qmimet dhe pagesat në një treg të caktuar. Mikroekonomia është fushë e ekonomisë që merret me sjelljen e njerëzve dhe llojshmëritë meqenëse ato lidhen me njësi relativisht të vogla një individ një firmë një industri një treg më vete.
Makroekonomia- studion funksionimin e ekonomisë kombëtare si një tërsi.Makroekonomia merret me studimin e asaj se si në kuadër të një ekonomie kombëtare përcaktohet niveli dhe shtimi i prodhimit studion problemet e inflacionit devalvimit stagflacionit papunësisë etj.Problemet më parësore me të cilat merret makroekonomia janë: shtimi ekonomik dhe tempoa e tij ciklet ekonomike dhe efektet e tyre niveli i punësimit dhe problemi i papunësisë niveli i përgjithshëm i qmimeve dhe problemet e inflacionit problemet e politikës makroekonomike etj.Rëndësia e makroekonomisë qëndron edhe në faktin se ajo nuk bënë vetëm përshkrimin e fenomeneve dhe e proceseve ekonomike por ajo njëkohsisht edhe i analizon ligjëshmëritë dhe ndërvarshmëritë e tyre.Nga ana tjetër njohja me fenomenet makroekonomike individëve u ofron mundësinë e parashikimit se si do të zhvillohen proceset ekonomike në të ardhmën d.m.th. t’i parashikojnë problemet e ardhshme ekonomike.
Mezoekonomia është fushë e shkencës ekonomike e cila studion nivelet e ndërmjetme që gjenden në mes njësisë atomike të mikroekonomisë dhe tërsisë makroekom=nomike.Objekti i studimit të mezoekonomisë është që të studiojë: degët sektorët rajonet etj.dhe shpeshëherë theksohet se mezoekonomia merret me studimin e veprimit të koorporatave multinacionale.Qarkullimi i shumë koorporatave multinacionale është më i madhë se prodhimi bruto nacional i shumë shteteve të botës por në aspektin e gjërë shtetet ende janë më të fuqishme.Shkaqete janë të shumta:Shtetet nacionale kontrollojnë territorin e caktuar ndërsa koorporatat multinacionale këtë nuk mun ta bëjnë, Shtetet në mënyrë legjitime mund të kenë në dispozicion fuqi ushtarake qoftë individual ose kolektive, Shtetet janë përgjegjëse në mënyrë individuale ose kolektive për funksionimin e sistemit ekzistues juridik. Megaekonomia studion fushëveprimin e komplekseve nacionale dhe multinacionale problemet globale të njerëzimit zhvillimin e botës së tretë tregjet financiare ndërkombëtare tregtinë ndërkombëtare problemet parësore të integrimeve ekonomike përparësit dhe dobësit e procesit të globalizimit ndotjen globale të ambientit jetësor etj. Ekonomia e re- Interesimi për ekonomin e re është rritur në gjysmën e dytë të shekullit XX kur ekonomia Amerikane arriti norma të larta por dhe jostabile të shtimit ekonomik.Ekonomia e re apo si quhet ndryshe edhe ekonomia informative ( digjitale ) janë terma për produktet e reja shërbimet dhe tregjet që janë të ndërlidhura me përdorimin e kompjuterëve komunikimeve mobile e posaqërisht të internetit e që i japin një shtytje të posaqme zhvillimit ekonomik.Karakteristia parësore e kësaj epoke është transportimi ( bartja ) e mënjëhershme e të dhënave jomateriale si dhe shtimi jashtëzakonisht i madh i lidhjeve dhe rrjeteve elektronike.Po ashtu interneti është shndërruar në një galeri të gjërë të shitblerjeve.Kështu p.sh.në vitin 1998 shitjet përmes internetit ishin vetëm 8 miliardë $ , në vitin 2000 rreth 40 miliardë $, ndërsa sipas vlerësimeve kjo vlerë në vitin 2002 do ti tejkalojë 80 miliardë $.
Funksionet e shkences ekonmike jane: a) njohese – ky funksion nenkupton mundesin e njohjes se jetes reale ekonomike si dhe zbulimin e lighshmerive qe mundesojne qeverisjen e proceseve apo te aktiviteteve ekonomike b) Praktike – njohurit nga teoria ekonomike transferohen ne njohuri racionale dhe praktike ekonomike Lidhur me kete qeshtje ekonomisti freng fitues i qmimit Nobel per shkencat ekonomike Mauricel Allais mbron tezen se teoria nuk ka vlere ne qoftese nuk gjene nje zbatim ne praktike. c) Metodologjike – teoria e pergjithshme ekonomike eshte fundament teorik I kompleksit te shkencave ekonomike, dhe paraqet nje bazament te rendesishem mbi te cilin ngrihet edh shkencat e tjera ekonmike dhe shoqerore Shkolla merkantiliste- Shkolla merkantiliste eshte paraqitur ne vendet e Evropes Perendimore ne paraqitjen e kapitalizmit ne fillim te shekullit XV deri ne shekullin XVIII. Emrin merkantelizmi e ka marr nga fjala latine mercatus-tregti, qe jep te nenkupton se perqendrimi paresor e studimit te tij eshte tregtia. Qellim kryesor i shkolles merkantiliste ishte shtimi i pasurise se vendit ku sipas tyre kjo mund te arrihej vetem me tregti. Parimet e shkolles merkantiliste jane: -Pasuria e nje vendi matet me para. –Deri te parate arrihet vetem permes tregtise. –Ne tregti eksporti i mallrave duhet te jete me i madh se importi. Gjate zhvillimit te shkolles merkantiliste dallojme 2 faza: Merkantilizmin e hershem ku çdo derdhje e metaleve te çmueshme ishte e ndaluar dhe merkantilizmi i vonshem kur insistimi perqendrohet ne bilancin pozitiv tregtar me çrast perparesi i jepej zhvillimit te zejtarise dhe tregtise si dhe perzierjes se kufizuar te shtetit ne te gjitha aktivitetet ekonomike. Perfaqsues kryesor te merkatelizmit jane: Serra, Monkretier, Kollet, Stjuart etj. Shkolla Fiziokrate- Shkolla fiziokrate eshte paraqitur ne shekullin XVII per dallim nga shkolla merkantilistike, shkolla fiziokrate si burim te pasurise se vendit e shihnin prodhimtarine e sidomos prodhimtarine bujqsore.Perfaqsuse i shkolles fiziokroate eshte Fransoa Kene mjek, personal i Luigjit XVI ne gjysmen e dyte te shek XVIII ku sipas tij “Toka eshte burim e vetem i pasurise dhe se bujqesia ato i rrit”. Idete me te rendesishme te Kenese ishin: produkti i paster, ekuivalenca e kembimit dhe analiza e repredukcionit. Kene shoqerine e ndan ne tri klasa: prodhuese ,pronareve, joprodhuese. Merite e Kenese ishte se ai per here te pare barti hulumtimin nga lemia e qarkullimit ne lemin e prodhimtarise, prodhimit bujqesor. Ekonomia Neoklasike- Ekonomia neoklasike eshte vazhdimi i ekonomis klasike te Adam Smithit. Perfaqsues te ekonomis neoklasike jane Alfred Marshall dhe Shumepeter. Veprat e Shumpeterit jane: Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia, Historia e analizes ekonomike etj. Perfaqsuesit e kesaj ekonomia kujdes te veqant i kushtojn efikasitetit ekonomik, studiojne ambientit jetesor, deficitin shteteror, oferten dhe kerkesen e parase dhe te mallrave. Ekonomia Klasike- perfshihet ekonomia e cila nga mesi I sh XVIII e deri ne sh XIX, merrej me hulumtime e lidhjeve kapitaliste te prodhimit. Gjate shek XVIII kemi depertimin e kapitalit tregtar ne prodhimtari zhvillimin e hovshem ne manufacture si dhe ndryshimet ne organizimin e e prodhimit sipas parimit te ndarjes shoqrore te punes dhe specializimit. Perfaqesuesit e shkolles klasike ishin Adam Smithi, david rikardo, wiliam pet etj Perfaqesuseit e ekonomise klasike sqaruan se: pasuria e nje kombi nuk matet me para por me te mirat qe prodhon ai komb,shpjeguam dallimet ndermjet punes prodhuese dhe asaj jo prodhuese,shpjeguam se qmimi i mallrave ne treg rregullohet sipas ligjit te ofertes dhe kerkese e tij. Merita e ekonomisteve klasik qendron ne faktin se per here te pare objektin e studimit e barten nga sfera e qarkullimit ne sferen e prodhimit. Sipas perfaqsusve te kesaj shkolle shteti
duhet vetem te siguroj stabilitetin e brendshem te sistemit juridik dhe sigurin e jashtme ndersa te gjitha ceshtjet ekonomike do ti rregulloj “ dora e padukshme “. Ekonomia marksiste.-Kontributi i marksit qëndron në faktin se ai për herë të parë në teorinë ekonomike shpjegoi se përveq harmonisë së interesave ekonomike ekzistojnë dhe kundërthëniet e caktuara.Sipas tij në kapitalizëm disa njerëz janë punëdhënës ndërsa pjesa më e madhe është e shpronsuar nga këto të mira kapitale dhe më qëllim të mbrojtjes ose përparimit të interesave të tyre këta njerëz nuk duhet të veprojnë individualisht por në grupe të organizuara.Karl Marksi konsiderohet si një nga kritikuesit më me ndikim të ekonomisë së tregut Veprat e tija janë shkruar nga mesi i shek.XIX.Marksi në veprat e veta theksonte se zhvillimi i forcave prodhuese dhe konkurrenca nëse mbesin pa kontroll pashmangshëm do të shkaktojnë depresion të thellë dhe do të keqësojnë pozitën e fuqisë puntore. Socializmi eshte krijuar jo me mesimet e marksit por eshte krijuar ne ato vende ku nivelii zhvillimit te kapitalizmit ka qene ne nivelin me te ulet. Zbatimet e mesimeve teorike te Marksit dhe engelesit ne praktik e beriLenini ne vitin 1917 ne Rusi. Ekonomia Kejnziane-Perfaqsues i ekonomis kejnziane ishte Xhon Keines. KEINS ne fillim te viteve te 30-ta beri kthes ne zhvillimin e mendimit ekonomik ne raport me menidim e athershem egzistues ate liberal. Keines ekonomin e analizon ne teresi duke perfishi edhe agregatet kryesor makroekonomik. Qeshtjet me te rendesishme qe i analizoj Keines ishin te ardhurat kombetare,punesimi ,kursimi,kerkesa etj.Sipas Keines shteti si bartes i politikes ekonomike duhet qe te: Siguroj te ardhurat kombetare , te punsoj sa ma shume fuqi puntore, te ruaj stabilitetin e tregut,te zbut problemet sociale. Ky ne librin “ teoria e pergjitjhshme e punsimit, kamates dhe parase paraqet se ne vend te doctrines se atehershme mbisunduese, doktrinen liberale qe nenkuptonte mos perzirjen e shtetit ne jeten ekonomike dhe qe kryesisht ishte e mbeshtetur ne mesimet e smithit dhe rikardos, ne sken paraqitet nje teori e re teoria e intervecionizmit shtetrore. Neoliberalizmi dhe kritikat.-Neoliberalizmi përfaqëson mendimin ekonomik të dhjetvjeqarëve të fundit të shek.XX që lindi si reagim kundër shkollës kejnziane dhe përpiqej që me argumente të reja të mbrojë politikën ekonomike leberale të shekujve XVII dhe XIX.Neoliberalizmi kundërshtonte nevojën e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe mbronte tezën e vetërregullimit automatik të ekonomisë së tregut nëpërmjet veprimit të lirë të forcave të tregut.Si përfaqësues më eminent të këtij drejtimi konsiderohen: Friedrish August von Hayek,F.M.Mayer.G.Heberler,Milton Fridman etj.Sot paraqiten kritikues të shumtë të ekonomisë liberale laissez faire kështu p.sh.miliarderi i njohur Amerikan George Soros ekonominë liberale e emëronte “fundamentalizmi i tregut” dhe sipas tij pikërisht ky fundamentalizëm e ka bërë sistemin kapitalist global të paqëndrushëm dhe të pashëndoshë.Kapitalizmi i mnështetur vetëm në forcay e tregut sipas tij paraqet një lloj rreziku për shoqërinë e hapur pasi që fundamentalizmi i tregut sot është një kërcnim më i madhë për shoqërinë e hapur sesa qfardo ideologji totalitare Ekonomia Moderne- Perfaqsuesit e kesaj shkolle jane:Xhon Keneth Galbrajt nobelist amerikan, Paul Samuelson, Joan Robinson, Terli Mings, etj. Veprat me te rendesishme te Fidmanit jane: Paraja dhe zhvllimi ekonomik, E keqja e parase, Dy njerez me fat, Tirania e Status Quo etj ndersa veprat e Galbrajt jane: Paraja, Shteti i ri industrial, Shoqeria e mire, Anatomia e fuqise etj. John Galbrajtit nje nga ekonomistet me te lexuar eshte kritikues i teorise liberale sipas tij per zgjedhjen e problemeve bashkekohore ekonomike duhet nisur nga analiza e korporatave te medha multinacionale qe zhvillojne teknologji te larte dhe realizojne primatin e prodhimit ndaj konsumit. Ekonomia moderne eshte perzierje e ekonomis Keinziane dhe ekonomis neoklasike.Eknomia moderne ne radhe te par merret me problemin e abientit jetesor, percaktimin e pagave,me problemin e “botes se tret”etj. Ekonomia Institucionale-Paraqitet ne shekullin XX dhe sipas perfaqsuesve te saj, sjelljet ekonomike jane te determinuara nga institucionet me q`rast institucionalizmi paraqitet si teoridinamike e shtimit ekonomik. Ekonomia institucionale trajton problemet ekonomikejuridike, probleme te epersise se sektorit privat ne krahasim me ate shteror,problemet e monopoleve etj. Ronald Case analiza ekonomike kryhet duke u nisur nga termat e perdorimit
te mallrave dhe faktoreve te prodhimit te cilat emertohen te drejta pronesore “Teorema Case”. Ekonomia pozitive dhe normative si qasje e analizës së fenomeneve ekonomike.-Ekonomia si shkenc ka qëllim të dyfishtë në themelimin e analizës së problemeve të qdo shoqërie.Ekonomia pozitive shpjegon proceset ekonomike dukurit fenomenet kategoritë e ndryshme ekonomike si dhe përshkruan varëshmërit dhe pasojat e sjelljeve të caktuara të agjentëve të ndryshëm ekonomik.Nga ana tjetër ekonomia normative përfshinë rregullativën etike dhe qendrimet rreth vlerave të caktuara ekonomike me qasje normative kuptojmë vlerësimin subjektiv të fenomeneve të caktuara ekonomike.Me qasje pozitive nënkuptojmë analizën e pasojave si dhe zgjedhjen tjetër të subejektit ekonomik analizën e masave dhe instrumentëve të nevojshme për arritjen e qëllimeve të parashtruara nga ana tjetër pohimet normative shpjegojnë rrugët më efikase për arritjen e synimeve të parashtruara ekonomike nga subjektet e caktuara ekonomike apo nga shoqëria në tërsi. Shkenca ekonomike dhe aktivitetet ekonomike- Prodhimi- Njerzit ne kohen e tashme patjeter duhet te prodhojne te mira materiale si dhe sherbime per te plotesuar nevojat e tyre, subjekt i prodhimit eshte njeriu ndersa si objekt paraqitet natyra.Gjate zhvillimit te shoqerise njerzore ne mase te konsiderueshme ka ndryshuar edhe procesi i prodhimit. Ne kuader te procesit te prodhimit gjithmone duhet pasur parasysh shpenzimet e domosdoshme per te arritur efekti i duhur. Kjo nenkupton se ana ekonomike e prodhimit nenkupton qe me efekte sa me te vogla te arrihen rezultate me te medha. Te mirat materiale ndahen ne te mira ekonomike dhe te lira. Te mirat e lira jane ato materie qe gjenden te lira ne natyre dhe njeriu nuk duhet te punoj fare per ti pervetesuaar ato te mira. Shembull i ketyre te mirave jane ajri, uji etj. Sherbimet qe jane te nderlidhura me procesin e prodhimit quhen sherbime prodhuese. Dobia, Nevojat dhe Resurset- Qdo sistem ekonomik pavaresisht nga karakteri dhe organizimi i tij ndeshet me tri probleme gjenerale: Kufizimin apo limitimin e resurseve, Progresin tekniko teknologjik, shtimin e vellimit te prodhimit dhe marredhenieve cilesore te kerkesave dhe Shperndarjen e te mirave te prodhuara dhe te sherbimeve. Resurset ndahen ne: Resurse natyrore, materiale apo investive, punuese dhe nderrmarese. Resurset natyrore jane element i domosdoshem per qdo aktivitet ekonomik. Resurset natyrore ndahen ne tri grupe: Te gjenerueshme te regjenerueshme dhe qe nuk regjenerohen. Resurset materiale jane pasuri afatgjate qe jane rezultat i prodhimit dhe mund te perdoren per prodhimin e produkteve ose sherbimeve tjera. Resurset punuese jane njerzit qe punojne ose jane te gatshem tte punojne. Resurset nderrmarese perfshijne vete punen, inciativen diturite etj. Resurset jane teresia e te gjitha te mirave materiale dhe e sherbimeve qe i nevoiten njeriut gjate procesir te prodhimit. Resurset mund te ndahen edhe ne Resurse te lira, ekonomike. Resurset e lira gjinden ne sasi te pakufizueshme ne natyre ndersa te Resurset ekonomike sasia e tyre eshte e kufizuar. Resurset ekonomike shpeshhere ndryshe quhen faktoret e prodhimit qe perfshijne: a) Resurset natyrore te tokes perfshin: token bujqesore, token nen siperfaqet, burimet nentoksore, resurset ujore etj. b) Resurset investive ose kapitali real perfshine: ndertesat makinat, veglat dhe te gjitha ato pajisje qe jane te nderlidhura me prodhimtarine reale. B) Resurset e punes perfshijne: aftesine fizike dhe intelektuale te njeriut si njohurite e shprehura ne procesin e prodhimit te mallrave dhe sherbimeve.
c) Resurset nderrmarese perfshijne: organizmin e prodhimit te mallrave dhe te sherbimeve nepermjet bashimit te te gjithe faktoreve te prodhimit. Metodat e studimit te ekonomiseMetoda e studimit eshte element paresor i çdo shkence ngase paraqet proceduren e njohjes se lendes qe shkenca e hulumton metodat bashkekohore te studimit te ekonomise jane: Metoda e vrojtimit te nje ngjarje qe studion shenimet apo te dhenat e se kaluares. Metoda e analizes ekonomike qe studion sjelljet e individeve, nderrmarjeve dhe ekonomise ne teresi. Metoda statistikore permes kesaj metode mundesohet kuptimi i ligjeve ekonomike duke perdorur te dhenat statistikore. Metoda e eksperimentit. Grafikoni- eshte diagram qe pasqyron se si dy ose me shume teresi te variablave sillen njera ndaj tjetres. Modeli ekonomik eshte pasqyrim matematikor i raportit ne mes dy ose me shume variablave. Analiza ex post dhe ex ante.Në shkencën ekonomike dallojmë dy lloje të analizave dhe këto janë:Analiza ex post dhe analiza ex ante. Analiza ex post ose llogaria kombëtare d.m.th.analiza statistikore e të dhënave,mundëson analizën e rezultateve të veprimtarive ekonomike. Analiza ekonomike ex ante,d,m,th prognozimi modular i proceseve ekonomike dhe paraqitjet në bazë të konceptcioneve të caktuara teorike. Analiza ex post dhe ex ante ka të bëjë me hulumtimet që kryesisht janë të nderlidhura me parimet e makroekonomisë dhe problemet e saj.Në një analizë ex post studjohen proceset e kaluara ekonomike si dhe bëhet nderlidhja e tyre.Analiza ex post sipas definicionit është analizë empirike
Subjektet Ekonomike. -Me subjekte ekonomike kuptojmë të gjithë individët por edhe grupet e individve dhe të cilat janë plotësishtë të lirë për qfarëdo vendimmarrje përkatësisht janë të autorizuar që të marrin vendime plotësisht të pavarura ekonomike ..Subjektet më të rëndësishme janë Amvisëritë shteti dhe ndërmarrjet. Amvisëritë janë bashkësi individësh të bazuar në traditën natyrore të qdo shoqërie ku interesat e antarëve nuk kanë karakter parësor ekonomik por për të ekzistuar u duhen pa tjetër tu nënshtrohen ligjeve të padukshme ekonomike e si subjekt ekonomik kanë karakter shpenzues.Shteti është subjekt ekonomik si asociacion i një shoqërie të organizuar në radhë të parë politik shoqëror sepse paraqitet si koordinator për të gjitha aktivitetet ekonomike drejtëpërsëdrejt ose në mënyrë të tërthortë. Ndërmarrjet janë njësi organizative si subjekte ekonomiek ku zhvillohet procesi i prodhimtarisë materiale ose kryhen shërbime llojesh të ndryshme. Institucionet ekonomike.Institucionet ekonomike janë formë e përhershme e ndërlidhjes së subjekteve ekonomike.Përmes institucioneve ekonomike garantohen rregullat e sjelljes në përputhje me normat morale dhe ligjore. Institucionet ekonomike jane:Tregu, qmimi dhe konkurrenca. Tregu – eshte mekanizem nepermjet te cilit bleresit dhe shitesit bashkveprojne me qellime qe ndonje malli tia percaktuar cmimin dhe sasine. Tregu objektivisht krijon jobarazi ekonomike dhe sociale, jo vetem ne baze te punes se pabarabarte por edhe ne kushtet jo te barabarta te kryrjes se punes dhe prodhimit shoqerore.
Cmimet koordionojne vendimet e prodhuesve dhe konsumatoreve ne treg. Ngritja e cmimeve e zvoglon kerkesen e konsumatorve dhe stimulon prodhimin. Cmimet e ulta rritin konsumin dhe zvoglon prodhimin. Konkurrenca – eshte mekanizem I gares se pergjithshme, rivalitetit dhe luftes se interesave reciprokisht te kundershtueshme si dhe shtyrja e te dobtit nga ana e me te fortit. Planifikim eshte menyre e veqante e alokimit te resurseve per shfrytezuesit e autorizuar. Prona permes ketij institucioni behet shfrytezimi dhe perdorimi i sendeve ose te mirave si dhe perjashtimi i individeve qe nuk jane pronare. Sistemete ekonomike dhe llojet e tyre- Ne sistemin ekonomik shoqeria duhet te gjej menyren si te pergjigjet ne pytjet: Qfare do te prodhohet, Si do te prodhohet dhe Per ke do te prodhohet? Llojet e sistemeve ekonomike jane: Ekonomia Tradicionale, Eko. e tregut, Eko. komanduese, Eko. mikste. Ekonomia tradicionale- eshte sistemi me i vjeter ekonomik ne te cilin prodhohen produktet e njejta por nuk ekzistojne kushte per kembim. Ekonomia e tregut eshte ekonomia e pronesise private mbi resurset dhe eshte karakteristik ne vendet e zhvilluara ekonomikisht. Karakteristika te ekonomise se tregut jane: pjesa me e madhe e te mirave ekonomike gjenden nen pronesi private, liria e plote ekonomike, decentralizimi i pushtetit ekonomik, autonomia e plote e subjekteve ekonomike. Ekonomia komanduese eshte ekonomia ku pjesa me e madhe e firmave gjendet nen pronesine shteterore. Ekonomia Mikste (E perzier)- Ekonomia mikste eshte ekonomia qe permban elemente te ekonomise tradicionale, te tregut dhe asaj komanduese. Si i zgjidh tregu tri problemet paresore ekonomike?- Qka do te prodhohet-Kjo percaktohet me votat monetare te konsumatoreve sipas vendimeve ose zgjedhjeve ditore te pronareve, se qka do te blejne Motoja e prodhimit ne ekonomine e tregut eshte maksimizmi I profitit. Ne keto raste jane te interesuara qe te depertojne dhe te merren me prodhimin e atyre produkteve qe kane cmim dhe kerkes sa me te larte. Si te prodhohet? Kjo qeshtje percaktohet ne baze te konkurrences nepermjet prodhuese te ndryshme ne treg. Menyra me e mire per prodhuesit e ndryshem eshte qe sa me me sukses ta perballojne konkurrencen e cmimeve dhe ne anen tjeter te shtoj fitimin ne shkallen me te larte, duke I zvogluar shpenzimet ne masen me te madhe duke aplikuar metodat me efikase te prodhimit. Per ke te prodhohet? Kjo caktohet ne baze te ofertes dhe kerkeses ne treg te faktoreve te prodhimit. Tregjet e faktoreve prodhues I percaktojne pagat, rentat e tokes, dividentat, kamatat dhe profitet dhe keto cmime quhen cmime te faktoreve prodhues. Nese mblidhen te gjitha te hyrat nga faktoret prodhues, mund ta llogarisim produktin shoqerore. Kush qeverise me tregun? Konsumatoret qeverisin me tregun nepermjet hijeve ose deshirave te tyre trasheguara ose te perfituara e qe shprehen nepermjet votes se tyre monetare.
Ekonomia dhe drejtesia - Ekonomia eshte e lidhur ngushte me te drejten. Afersia ne mes te ketyre du fushave shkencore, qendron ne faktin se te dyjat kane per qelllim te kuptuarit e institucioneve shoqërore.Në ditët e sotme ekonomia e tregut nuk mundë të paramendohet pa ekzistimin e një zëri institucionesh juridike, që rregullojnë marrdhëniet kontraktuese në mes subjekteve të ndryshme ekonomike(kushtet juridike të blerjes, të shitjes, të marrëdhënieve të punës, huadhënnësit, huamarrësit). Merita për kontributin shkencor i ka Ronald Case profesor i fakultetit juridik të Chikagos të për herë të parë trajtoj prblemet ekonomike bashkë me aspektin juridik dhe institucional të një ekonomie. Sipas Hol. R.Varian si e drejta ashtu edhe ekonomia interesohen jo vetëm për mënyrën se si funksionojnë institucionet por edhe për mënyrën e përmirsimit të tyre. Sipas tij tri qështjet më krysore që lidhen me të drejtën dhe ekonominë janë: analiza ekonomike e krimit, e drejta e detyrimit, qështjet e veqanta të ligjit antitrust Kapitalizmi- ekonomia e tregut- Kapitali eshte emertim i veqante i nje vlere specifike e cila nenkupton pasurine krijuese. Ne gjithe literaturen ekonomike me kapitali nenkuptohet prona private mbi mjetet e prodhimit e nje individi ose grupet individesh te cilet e kane bashkuar
kapitalin e tyre per sendertimin e interesave te perbashketa per realizimin dhe pervetesimin e fitimit sa me te ulet. Kapitalizmi eshte sistem ekonomik shoqeror ku behet prodhimi i mallrave me qellim te pervetesimit te fitimit me perdorimin e te mirave te kapitalit ne baze te punes private dhe punes me meditje. Ekonomia e tregut mund te jete dominuese nese prodhimtaria e mallrave eshte dominante ne nje ekonomi. Dimenzionet e ekonomise- Jane Konkurrenca, komanda dhe nderrimi si tri dimenzione qe veq e veq veprojne ne menyre specifike dhe ate si: horizontale, vertikale dhe kohore. Konkurrenca eshte nje dimension qe vepron ne menyre horizontale, vepron si pjese e ligjit te vleres. Paraqitjen e vet e ka edhe ne fazen parakapitaliste por ne kuader te sistemit kapitalist e merr verifikimin e plote. Komanda eshte dimension klasor, sepse ekziston klasa e larte qe komandon dhe klasa e ulet e cila eshte e komanduar. Komanda eshte dimension vertikal larte- poshte shpreh poziten hierarkike ne shoqeri. Nderrimi eshte dimension kohor qe i dedikohen ndryshimeve evolutive te sistemeve shoqerore. Nderrimet ato me te cilesuara jane kalimet kaulitative prej nje forme ne nje forme tjeter te marredhenive prodhuese. Rrethxhirimi i kapitalit- Per ekzistencen normale te nje bashkesie shoqerore patjeter duhet prodhimtaria te rrjedh ne menyre te panderpre, prandaj edhe kapitali rrjedhimisht duhet te jete ne levizje te vazhdueshme, perkatesisht te leviz ne nje rreth te mbyllur, ose te beje rrethxhirim te panderprere ne menyre qe panderprere te prodhoje mallra dhe njeherit pronarit te vet ti sjell fitimin e deshiruar. Akumulimi i kapitalit – te akumulosh capital do te thote te grumbullosh capital. Nocioni akumulim I kapitalit nenkupton grumbullimin e parase se fituar nga pronari I kapitalit prej realizimit te outputit, minus outputi dhe shpenzimet individuale te kapitalistit. Dallojme dy faza te akumulimit: Akumulimi para (nominal) – percaktohet me sasine e parave te akumuluara ne banke me qellim per nje te ardhme te afert ose te larget ti shpenzoj per percaktimin e vet. Akumulimi real (vertet) – behet athere kur parat e akumuluara shpenzohen ne percaktimin e vet edhe nga paraja shendrrohen ne faktore te prodhimit, mjete te punes me qellim per rritjn apo zgjerimin e kapacietetit. Perberja organike e kapitalit- Ne analizen e perbere te kapitalit nisem nga dy pikepamje te ndryshme, por dialektikisht te lidhura. Se pari bejme analizen e perberjes se vleres se kapitalit te ndryshueshem, ose te fuqise puntore dhe se dyti te perberjes teknike ose materiale. Perberja organike e kapitalit ne dege dhe ne lemejn te ndryshem ekonomik, ndryshem per shkak te natyres se organizimit dhe veprimit te mundshem teknologjik te prodhimtarise. Tregu dhe Konkurrenca Me treg kuptojme teresine e ofertes dhe te kerkeses qe ne nje vend dhe ne kohe te caktuar mundeson shitjen perkatesisht blerjen e mallrave si dhe teresine e vendit, te institucioneve dhe te instrumenteve qe mundesojne kontaktte perhershem ne mes shitesve dhe bleresve te mallrave dhe sherbimeve. Sipas veqorive te ndryshme specifike tregun mund ta ndajme ne disa veti: sipas llojit të konkurencës, sipas teknikës së shitjes, sipas sasië së mallit të ofruar dhe sipas hapsirës ku bëhet realizimi i mallrave. Sipas llojit të konkurencës dallojm tregun e mallrave dhe të sherbimeve, tregun e mjeteve të prodhimit tregun e fuqisë punëtore, tregun e parasë etj. Sipas sasië së mallit të ofruar dallojmë tregun me shumicë (grosist) dhe me pakicë (detalist) si dhe tregun masivë dhe individual. Sipas mënyrës së realizimit të mallit veqohet tregu në form të panairëve, bursave, shtepive të mallrave, dyqaneve klasike etj. Sipas hapsirës ku bëhet realizimi i mallit dallojmë tregun lokalë, rajonal, kombëtarë dhe nderkombetarë. Konkurrenca dhe llojet e saj– eshte instrument universal e cila vepron njelloj te te gjithe pjesmarresit ne treg. Qellimi I cdi investuesi eshte fitimi, madje, maksimalizimi I fitimit, qe eshte eshet si nje karrem terheqes per cdo pjesmarrje-firme. Konkurrencem mund ta ndajme: Konkurrenca plotesisht te lire– cilsohet me kushtet e prodhimit te thjesht te mallrave qe perfshine numer te pakufizuar pjesmarrsish ne treg, te subjekteve te dy paleve ku mallerat kan afersi te njejte. Konkurrence te kufizuar – kjo forme e konkurrences ne kushte bashkohore eshte dukuri normale sepse ne te dy polet konkurruese gjendet nje numer I kufizuar pjesmarresit te cilat
kane fuqi me te madhe konkurruese se prodhuesi I imet e m te vogel se sa monopolet. Konkurrenca plotesisht te kufizuar – paraqitet ne kushtet kur behet monopolizimi I prodhimtarise perktesisht kur nje dege ekonomike mbahet nen pronesi vetem te nje pronari dhe kur e drejta e shitjes ose blerjes eshte e drejt e vetem e nje njeriu ose nje grupi qe munde t’I diktoj kushtet e veta tregut. Konkurrenca perkah sjelljet e pjesmarrsve ndaj partnerev te tjere njihen si: lojale dhe jolojale. Strategjite kryesore te konkurrences- konkurrenca i ka disa strategji me te cilat bazohet zhvillimi i tregut e keto jane: a) Konkurrenca e Qmimeve, b) Depertimi, c) Fuqia monopoliste. Konkurrenca e qmimeve zhvillohet kur firmat angazhohen per terheqjen e bleresve duke i ofruar mallra te njejte se firmat tjera por me qmim me te ulte. Depertimi behet kur firmat rendom te mbijetuar ne nxitjen per shtimin maksimal te fitimit, e te cilat kane financuar institute shkencore hulumtuese dhe teknike te prodhimit per treg te cilat bejne zbulime te reja. Fuqia Monopoliste arrihet kur nje firme mbizoteron mbi firmat tjera konkurruese qe mund te arrihet me konkurrencen lojale ose jolojale dhe me centralizimin, perkatesisht grupizimin e kapitalit me bashkimin e grupit te puntoreve ne nje nderrmarje te perbashket monopoliste.
Oferta dhe kerkesa
-
Jane instrumente te pazevendsueshme te tregut perkatesisht te konkurrences ne treg. Oferta dhe kerkesa jane dy pole te kunderta por qe kane funksion te njejt dhe jane te paqendrueshme dhe jo funksionale si te ndara perkatesisht te vetmuara. Ligji i ofertes dhe i kerkeses- Me oferte duhet kuptuar gjithe sasia e mallrave dhe e sherbimeve qe ne nje ekonomi te caktuar dhe ne nje moment t caktuar mund te nxirret ne treg. Kerkesa e percakton oferten perkatesisht sasine e ofertes nepermjet te vleres se bleresve.Nese bleresit ndajne me shume para per blerjen e nje lloji mallrash praktikisht kane votuar per ate mall. Ne ato raste prodhuesit jane te stimuluar per rritjen e vellimit te prodhimtarise, pra per rritjen e ofertes. Me uljen e qmimeve ofertuesit te destimuluar dhe e zvoglojne sasine e prodhimeve qe do ti nxjerr ne treg. Ligj i Kerkeses- Kerkesa shprehet ne sasine e parave qe kane nevojtaret per blerjen e atyre te mirave ose sherbimeve qe u nevojiten. Kerkesa pa dyshim varet nga oferta ne sasine dhe llojllojshmerine e te mirave te ofruara. Rritja e qmimeve e zvogelon kerkesen dhe anasjelltas ulja e qmimeve e rrite kerkesen. Ekuilibrimi i Tregut ( Ofertes dhe kerkeses) nen veprimin e qmimeve- Ekonomia e tregut nuk eshte ekonomia e dirigjuar por plotesisht e lire. Nese oferta e tejkalon kerkesen e afte blerese, qmimet do te ulen e qe ka si pasoje veprimin negativ ne oferte e cila duhet te bie, sepse shitja me qmimet te ulta ua zvogelon fitimin. Nese oferta eshte me e ulet se kerkesa a afte blerese qmimet rriten dhe i stimulojne prodhimin, sepse rritet fitimi por kjo ngjane deri ne momentin e barazpeshimit kur oferta barazohet me kerkesen e afte blerëse Nderrmarjet (firmat) dhe organizimi i tyre-Nderrmarjet jane njesi organizative si subjekt ekonomike ku zhvillohet procesi i prodhimtarise ose kryhen sherbime tjera te ndryshme. Firmen apo nderrmarjen mund ta themeloj qdo individ me pronen e vet personale. Firmat prodhuese jane ato subjekte ekonomike te cilat i krijojne te gjitha te mirat materiale qe konsiston si i domosdoshem per plotesimin e nevojave individuale te qdo njeriu pavarsisht nga rangu shoqeror dhe ekonomik te cilit i takojne te mira. Marre ne pergjithesi nderrmarjet mund te klasifikohen sipas llojit te lendes se punes qe perdor e nga kjo varesisht se qfare punimesh te mirash materiale do te prodhojne. Ne kete kontekst firmat ndahen sipas lemise ekonomike dhe degeve, nendegeve dhe specifiteteve me te cilat merren ndersa per kah organizimi dhe rregullimi ligjor ndahen ne firma individuale , ortake dhe ne korporata apo shoqeri aksionare. Firmat prodhuese jane ato subjekte ekonomike te cilat i krijojne te gjitha te mirat materiale qe kosiderohen si te domosdoshme per plotesimin e nevojave individuale te qdo njeriu
-
pavaresisht nga rangu shoqeror dhe ekonomik te cilit i takojne te mira. Nderrmarjet individuale– jane nderrmarjet ne pronesi individuale perkatesishte ne pronesi personale, si posedues i vetem por edhe drejtues i vetem. Eshte forma ma e vjeter dhe me e thjesht por edhe me e pergjithshme organizative e firmave. Epersit e firmave individuale jane: struktura drejtuese eshte fare e thejsht. Pronari I firmes I merr vet persiper te gjitha vendimet per teresin e e veprimtarise ekonomike. Pronarit I takon gjith fitimi qe ka realizuar nga veprimtaria ekonomike dhe e perdor sipas vullnetit te vet. Burimet financiare merren me veshtiresi me te madhe dhe ne sasi me te vogla ngase garancionet ndaj bankave jane te pakta fuqia-paguese eshte e vogel. Nderrmarrjet (firmat) ortake– ky lloj i organizimit te nderrmarjeve eshte forme e larte dhe perbehet nga dy ose me shume pronar. Secili nga pronaret merr pjesen me kapitalin e vet merr pergjegjesin ortak me tjetrin dhe padyshim merr pjese edhe ne pervetsimin e pjeses perkatese te fitimit ne perputhje me pjesmarrjen e kapitalit te vet ne kapitalin e perbashket. Ortaket duhet patjeter te arrijne marrveshje per cdo veprim ne firme si: lemin e afarizmit, te prodhimtarise te ralizimit te mallrave.Epersite dhe te metat e firmave ortake jane: Krijimi i ketyre firmave sikurse edhe i firmave individuale behet pa veshtiresi te medha administrative dhe ligjore. Eshte e afte te terheqe me shume capital nga jasht se sa ato individuale. Kredibilimi I firmes eshte dic me i larte sepse disponon me sasi te medha te kapitalit. Koorporatat.-këto janë forma organizative të ndërmarrjeve shumë më të organizuara se sa firmat individuale dhe ortake numerikisht janë më të pakëta por për kah sasia e kapitalit me të cilin disponojnë është e pakrahasueshme më e madhe nga format tjera organizative. Korporatat formohen me centralizimin vullnetar të kapitalit që realizohet me shitjen e letrave me vlerë të ashtuquajtura aksione dhe kushtimisht nga kjo quhen shoqëri aksionare.Koorporatat janë struktura afariste te të cilat e vetmja arsye e ekzistencës është të krijojnë fitim duke krijuar produkte me qmime sa më të ulta e duke i realizuar me qmime sa më të larta.Nuk ka fare rëndësi nëse ato produkte i sjellin njerëzve kënaqësi apo paknaqësi me rëndësi është që të shpenzohen në sasira sa më të mëdha.Për qkado që ndërmerr koorporata qëllimi është të krijohet fitimi. Struktura drejtuese ndryshon rrenjesisht nga firmat individuale dhe ortake sepse organizohen ne forme qeverisjeje ku marrin pjese pronaret ndersa udhheqjen e drejtperdrejt e bejne udheheqesit professional. Epersit e koorporatave: Parat per themelimin e koorporatave grumbullohen shpejt. Disponohet me sasi shume te madhe kapitalei. Jane shume kredibilsepse kane shume capital si baze per te huazuar. Bashkepronaret, aksionaret nuk mund te terheqin kapitalin e tyre te avancuar ne shoqeri aksionare prandaj edhe nuk mund te shperbejne shoqerine aksionare. Aksionaret te cilet deshirojne te dalin nga koorporata por pa e humbur kapitalin e tyre kane mundesi te bejne shitjen e aksioneve ne bursa perkatese. Format e avancimit te Kapitalit- Nje prej formave te avancimit te kapitalit qe vepron nepermjet te sistemit te makinerise per prodhimin e te mirave materiale me qellim te prodhimit te nje te ardhme per pronarin e kapitalit qe quhet fitimi industrial. Fitimi industrial- Gjithe fitimi industrial nuk i mbetet ne teresi pronarit te kapitalit sepse ai ka detyrime ndaj organeve te shtetit ne forme te tatimeve te ndryshme, kurse pjesa e mbetur eshte neto, fitimi te cilin ai mund te ndaje ne shpenzimin e vet individual dhe me akumulim.
-
Kapitali tregtar- Kapitali tregtar nuk perfaqesohet si kapital plotesisht autonom i pavarur sepse ka nje varesi nga veprimtaria industriale bjqesore etj. Praktikisht eshte formuar nga firma individuale qe ndryshe quhen edhe familjare, me ndarjen e anetareve te familjes ne orientim prodhues dhe ne orientim qarkullues- tregeti. Rrethgjirimi i kapitalit tregtar eshte me i thjeshtuar se kapitali industrial sepse kryen vetem dy fazat e qarkullimit blerjen P-M dhe shitjen M1-P1 prandaj gjithe rrotullimi i kapitalit tregtar e shprehim si P---M---P1. Shpenzimet e Qarkullimit- Rrethxhirimit nuk i kushton vetem kohe te konsiderueshme faza e blerjes dhe e shitjes, qe ndonjehere mund te jete me e gjate se ajo e prodhimit, por do ti kushtoje edhe shpenzime materiale qe nuk jane pjese perberese e kapitalit te avancuar ne rrethxhirim. Keto shpenzime te domosdoshme quhen shpenzime te
qarkullimit. Prandaj te gjitha shpenzimet e qarkullimit ndahen sipas natyres se tyre ne keti dy grupe: Shpenzimet e kulluara te qarkullimit dhe Shpenzimet heterogjene te qarkullimit. Kapitali Hua- Behet kapital atehere kur, pasi te kaloje neper disa faza te qarkullimit arrin rritje. Por mund edhe t`ia tjetersoje parate e veta per kohe te caktuar kapitalistit tjeter ne shfrytezimin jofalas, por per nje interes dmth nuk jepet per pagim dhe nuk shitet por vetem jepet hua. Shpenzimet E Kulluara (Neto) Te Qarkullimit- Ne kete grup te shpenzimeve hyjne te gjitha ato shpenzime te punes se materializuar dhe te punes se gjalle qe jane te lidhura vetem me shitblerjen e mallit se ato nuk krijojne kurrfare vlere te re dhe se ne parim nuk mund te komponohen nga qmimi i shitjes, prandaj per kapitalin konsiderohen si humbese. Paraqitja e shpenzimeve te kulluara jane te shumefishta por qe mund te permblidhen ne tri forma kryesore: Shpenzime te shitblerjes, Shpenzime te kontabilitetit tregtar dhe shpenzimet e parase.Shpenzimet e shitblerjes jane ato qe paraqiten rreth shitblerjes, por jo edhe kapitale me te cilin blihet malli. Shpenzimet e kontabilitetit jane shpenzime qe nuk jane te lidhura drejperdrejt per qarkullim. Shpenzimet e parase jane te domosdoshme sepse qarkullimi i mallrave duhet te behet dhe behet me ndermjetesimin e parase. Shpenzimet Heterogjene (Prodhuese) te Qarkullimit- Quhen shpenzime prodhuese te qarkullimit sepse paraqiten si domosdoshmeri e kontinuitetit te prodhimtarise ne kohe, kurse transporti si vazhdim i prodhimtarise ne hapsire. Shpenzimet e ruajtjes jane shpenzime qe dalin nga nevoja e riprodhimit te kapitalit. Per t`u zhvilluar normalisht procesi i rrethxhirimit duhen shpenzime te konsiderueshme ne forma dhe ne faza te ndryshme qe ekzistojne edhe ne keto rezerva: a) ne forme te kapitalit prodhues dhe b) Ne forme te rezerves se mirefillte e mallit.
-
Rezervat ne forme te kapitalit prodhues jane te domosdoshme per tu ruajtur kontinuiteti i prodhimit sepse asnje ndermarrje nuk mund te furnizohet sukcesivisht ashtu sic rrjedh prodhimi.
-
Rezervat e mirefillta te mallit formohen sepse malli i posa prodhuar nuk mund te realizohet menjehere per shkak te konkurrences ose per shkak te prodhimit sezonal. Shenzimet e transportit jane gjithashtu te domosdoshme sepse eshte gati e pamundshme te realizohen prodhimet aty ku prodhohen. Ato duhet te transportohen duke u distribuar ne te gjitha tregjet e shperndara te nje ekonomie, e kjo mund te arrihet vetem me ndihmen e transportit. Fitimi tregtar- Shpjegimi mjaft me i shpeshte se fitimi tregtar buron nga aftesia e tregise qe te bleje me qmime me te lira dhe te shes me qmime me te shtrejta, eshte vetem nje paraqitje provizore. Fitimi tregtar e ka burimin e perbashket me fitimin industrial. Shpjegimi qendron ne faktin se pronari i kapitalit industrial nje pjese te fitimit te vet vullnetarisht ia percjell tregtise, me q`rast vetes ia zvoglon fitimin perkatesisht fitimin e vet e ndane me tregtarin. Pronarit te kapitalit tregtar per te realizuar mallrat e prodhuara te shume kapitalisteve industrialiste i duhet pakrahasueshem me pak kapital per arsye se: -Tregtia merret vetem me qarkullimin e mallrave prandaj eshte e aftesuar ne shkalle me te larte per kete veprimtari, -Si veprimtari e specializuar vetem per qarkullim i njeh shume me mire te gjithe elementet e tregut, -Pronari i kapitalit e ben realizimin e mallrave jo te nje por te shume industrialisteve, te shume degeve, keshtu qe me kapital shume me te vogel e bene qarkullimin e nje sasie shume me te madhe te mallrave. Industrialisti duhet ta ndaje tere fitimin e realizuar nga veprimtaria me tregtarin jo per hir te ndonje miqesie me tregtarin ose per zemergjeresine e tij, por se ne kete menyre edhe vete realizon fitim me te larte. Me kete realizohet edhe parimi: me kapital te njejte me fitim te njejte. Norma e kamates (interesi)– kamata eshte cmimi I vleres se perdorimit te kapitalit hua. Ajoi qe e percakton shkallen e plleshmerise se kapitalit hua nuk eshte interesi por norma e saj. Faktoret qe veprojne ne formimin e normes se kamates jane: Norma e fitimit qe eshte burim I vetem prej nga rrjedh interesi dhe Oferta dhe kerkesa per kete capital. Normat e kamates ne pergjithesi paraqitet si madhesi e pandryshueshme ose ka
tendence te renies, veq ne periudhat e vecanta sic jane krizat ekonomike ku ajo mund te kete dhe tendence rritjeje. Fitimi i nderrmaresve dhe kamata- Fitimi paraqet te ardhurat nga prona mbi kapitalin ne funksion, ndersa interesi te ardhurat nga kapitali prone.
-
Banka dhe punët bankare ; Të gjitha punët bankare që kryhen në funksione të ndryshme financiare monetare ndahen në punë pasive punë aktive dhe punë neutrale. Punët pasive përfshijnë grumbullimin e mjeteve të parave përkosisht të liruara nga rethgjirimi nga burimet e ndryshme që janë; grumbullimi nga fondet e amortizimit akumulimi, fondi rezerv kapitaliste. Per parat e deponuara banka si huamarrese paguan kamate, te ashtuquajturen kamat passive. Punët aktive përfshihen në tërë aktivitetin e bankës në raport me huamarrësit.Ky aktivitet është veprimtari financiare shumë e komplikuar sepse banka së pari kërkon elaborat përllogari arsyetime precize ekonomike për përdorimin e huasë si garant ekonomik se do të kthehet borgji, kerkon garanca juridike ne forme te hipotekave te pasurive te ndryshme. Punët neutrale i bën banka kur paraqitet vetëm si ndërmjetëse në pagesat e ndryshme në llogari të klientve të vet. Per punet e tilla banka e merr provizionin. Banka mund te merret edhe me tranksasione te ndryshme edhe ne llogari te veten si blerja e aksioneve ku llogaritet ne fitime financiare pork u mund te ket edhe deshtime edhe humbje. Kapitali Aksionar- Kapitali aksionar eshte kapitali I cili formohet me parimin e centralizimit te kapitaleve te shperndara ne duart e shume kapitalisteve ne nje te perbashket. Kapitali I centralizuar ne para krijon shoqerite aksionare ku aksioni eshte leter deshmie qe sherben per te deshmuar pjesmarrjen e bashkepronarit ne shperndarjen e te ardhurave nga shoqeria aksionare. Perparesite e kapitalit aksionar jane: -per tu formuar ne shoqeri aksionareparate grumbullohen shume shpejt. –Kjo pozite te priveligjuar ndaj bankave sepse banka mund te behet aksionar ne ate nderrmarje. Dividenda.-E ardhura që rrjedh nga kapitali aksionar quhet dividendë dhe merret si e ardhur nga prona sikurse interesi. Edhe pse ka ngjajshmeri me kamaten ka veqori qe dallon nga ajo: dividenta eshte madhesi e panjohur ne momentin kur blihet aksioni, mund te supozohet por jo te dihet saktesisht. Ne anen tjeter kamata ka norme te njohur nga momenti I huazimit sepse kjo madhesi fiksohet ne mes kreditorit dhe debitorit.Në dividendën e pritur kanë të drejtë pjesëmarrjeje të gjithë bashkëpronarët e shoqërisë aksionare në qdo fletëaksion që e ka në pronësi.Lartësia e dividendës varet nga shkalla e rentabilitetit të ndërmarrjes-shoqëri aksionare sa realizon normë të fitimit.Dividenda është madhësi e panjohur në momentin kur blihet aksioni të supozohet,por jo të dihet saktësisht.Ajo varet nga rentabiliteti i shoqërisë aksionare pra nëse realizon shkallë të lartë të fitimit edhe norma e dividendës është e madhe dhe anasjelltas.Dividenda e përfshin tërë fitimin e shoqërisë aksionare me ndarjen e një pjese për veprimtarinë e shoqërisë aksionare dhe për akumulim ndërsa kamata është vetëm një pjesë e fitimit që ndahet në kamatën dhe fitimin e ndërmarrësit.
Kapitali fiktiv- Kapitali fiktiv eshte kapitali I imagjinuar I cili nuk ekziston. Perfaqesues se kapitalit fiktiv jan: Aksionet dhe Obligatat shteterore. Aksionet dhe obligatat shteterore qe pronareve te vet u sjellin nje te ardhur, dividenden, perkatesisht kamaten. Konsiderohet kapital fiktiv I imagjinuar sepse ai vetem eshte I shenuar ne letren me vlere aksioni ose obligate dhe vlen derisa pronarit I sjell nje te ardhur nga prona. Nese shoqeria aksionare falimenton psh shteret xeherorja ose shkaterrohet nga termeti dhe nuk sjell dividente, aksionet ne duart e pronareve mbesin si letra pa kurrfare vlere, e parate e investuara ne blerjen e aksioneve nuk mund ti kerkoj nga askush. Renta e ardhura nga prona mbi token- Renta eshte e ardhur ne kapitalizem qe bazen e pervetesimit e ka ne pronen mbi token. Prona mbi token eshte shume specifike, eshte prone qe monopolizohet e perjashton mundesine qe edhe dikush te behet pronar I te njejtes toke.
Per bujqesine toka eshte lende pune, madje edhe mjet pune, lokacioni ku duhet te qendroje objekti industrial. Pra renta paraqitet si pjese e mbivleres e krijuar ne prodhimtarine bujqesore te cilen ia detyron huamarresi I tokes pronarit te tokes. Ne marredhenie te pastra kapitaliste ekzistojne tri shtresa te ndara shoqerore, te cilat u takojne dy klasave, asaj kapitaliste dhe puntore. Pronaret e medhenj duke ua huazuar token te tjereve ne shfrytezim e prej tyre si kompensim kerkojne renten. Qirramarresit jane gjithashtu kapitaliste, por te cilat kapitalin e tyre e avancojne ne prodhimtarine bujqesore me fuqi puntore te paguar. Puntoret Bujqesor shesin fuqine e vet punetore si mall. Ne kapitalizem paraqiten forma te tjera te rentes nga rentat ne feudalizem. Rentat ne kapitalizem mund te jene: renta diferenciale, Absolte dhe Monopoliste. Renta diferenciale eshte rente qe paraqitet ne diference te caktuar sikurse edhe fitimi suplementar ne industri. Ne fakt, renta diferenciale eshte fitimi suplementar ne bujqesi, por me nje ndryshim se ate nuk e perveteson pronari I kapitalit, por pronari I tokes. Renta diferenciale paraqitet ne forme: Renta diferenciale I dhe Renta diferenciale II. Renta diferenciale I eshte e kushtezuar nga dy faktore natyrore: a) nga pleshmeria e tokes dhe b) nga lartesia e tokes nga tregu ku duhet te behet realizimi I produkteve bujqesore. R.D. I sipas pleshmerise eshte e lidhur me disa faktore natyrore, si kushtet klimatike, pozita gjeografike etj. R.D. I si rezultat I largesise se truallit nga tregu RENTA ABSOLUTE- renta qe sjell cdo trual toke pavarsisht nga vetit e saj, pra edhe toka me e dobet quhet rent absolute. RENTA MONOPOLISTE- rente monopoliste pronarit te vet ato troje tokash qe kane veti specifike, si: hardhia e rrushit ne krahinen e shampanjes te frances prej se ciles prodhohet vera me e mira ne bote ashtu edhe tokat e tjera si te duhanit te cilulat kane arome specifike etj. Renta ne ndertimtari- me procesin e urbanizimit dhe te zhvillimit gjithnje me te madh te qyteteve si dhe me zhvillimin e industrise paraqitet edhe nje forme e re e rentes qe pronaret e tokave marrin nga ndertuesit e objekteve te ndryshme, si: fabrikave, depove, objekteve te banimit etj. kjo forme quhet rente e qytetit. Qiraja e tokes- eshte nocion me i gjere sesa renta, sepse me qira perfshihen te gjitha. Cmimi i tokes- Toka eshte mjeti i pare dhe themelor i punes, eshte kusht themelor per prodhimtarine ne pergjithesi dhe i prodhimitarise te te mirave per jetese ne veqanti. Toka eshte edhe vendi ku njeriu jeton dhe i vendos objektet e jetes dhe te veprimtarise se gjithmbarshme. Te gjitha keto tregojne se toka ka nje vlere Renta ne bujqesine e imet- Ne bujqesine e imet perfshihen pronare qe jane edhe prodhues te drejteperdrejt. Pra, fjala eshte per bujkun fshatarin i cili eshte pronar i tokes por njeheresh, vete merret edhe me punimin e tokes. Qmimi i tokes se imet bujqesore- Qmimi i tokes ne pronen e imet bujqesore eshte shume me i larte sepse kufiri i shfrytezimit eshte me i ulte se ai kapitaliste, sepse eshte i detyrueshem ta punoj edhe kur nuk ia siguron as pagen mesatare, pra kur nuk ia siguron as ekzistencen fizike. Ne anen tjeter ai ath e ka shtepine, te cilen rendom e ka ndertuar nga stergjushit, prandaj edhe emocionalisht edhe jetesisht eshte i lidhur per token. Ndarja nga toka do te thote humbje e lirise. perdorimi me univerzale se qdo gje tjeter. Me gjithe faktin se toka nuk eshte mall, ajo eshte objekt i shitblerjes. Koncentrimi dhe centralizimi i prodhimeve kapitale-Krijimi i monopoleve. Me analizen per akumulimin e kapitalit kemi njohuri me nocionin e koncentrimit dhe te centralizimit. Koncentrimi ishte rritje e kapitalit në bazë të akumulimit përkatësisht kur një pjesë gjithnjë më e madhe e mbi vleres shkon në akumulim e më vonë në riprodhimin e zgjeruar. Centralizimi është gjithashtu grumbulim i kapitalit por nëpërmjet procesit të bashkimit të shumë kapitalëve të vogla në një kapitalë të madhë në këtë rast ish pronarët individual e humbin pavarësinë e tyre mbi kapitalin e vetë i nenshtrohen vullnetit te grupit te kapitalisteve te bashkuar ne nderrmarjet e monopolizuar. Me koncentrimin e kapitalit nënkuptohet rritja e kapitalit nga vlera e re e posakrijuar ,prandaj është rritje e produktit shoqërorë dhe e pasurisë shoqërore ndërsa me centralizim të kapitalit nënkuputohet vetëm shpërndarja tjetër e kapitalit shoqëror. Pra koncentrimi dhe centralizimi i kapitalit jane proces qe kushtezon reciprokisht prandaj nocioni koncentrim i kapitalit ne kuptimin e pergjithshem i perfshin te dy keto procese. Llojet e monopoleve-Procesi i koncentrimit të kapitalit kryhet në dy mënyra kryesore që janë:Menyra vullnetare dhe e dhunshme.Ajo vullnetare bëhet nëprmjet formimit të
shoqërive aksionare dhe kapitalit aksionar,ndërsa forma e dhunshme kuptohet e dhunës ekonomike në form të lidhjeve monopoliste. Shoqëritë aksionare-Shoqërite monopoliste aksionare janë form kryesoe e organizimit të ekonomisë në imperalizëm. Lidhjet monopoliste-Formohen me qellim që të arrihet mbizoterim në prodhimtari ose në ndonjë veprimatri tjeter në krahasim me konkurentet në mënyre që të realizohen superfitime monopoliste nëpërmjet diktatit të qmimeve. Te gjitha format e uleta te lidhjeve monopoliste jane: narreveshjet xhentellmene, konventat, ringet e korneret. Format e uleta te lidhjeve monpoliste jane: kartelat, sindikatat, trustet dhe koncernet. Format e ulëta të lidhjeve monopolistike- Marreveshjet e uleta karakterizohen me ate se te gjithe anetaret, nenshkruesit e marreveshjes e ruajne pavaresine e vet te plote. Marrëveshjet xhëntellmene janë marrëveshje të grupeve të kapitalistëve që arrihen për të realizuar politikë të caktuar në treg, psh përcaktimi i qmimeve kushtet e shitjes etj. Konventat janë marrëveshje të ngjashme por me një ndryshim se janë jashtë lëmit të industrisë e më tepër për bankat shoqërit e sigurimit ndermarrjet transportuese etj. Ringët e kornerët janë marrëveshje afatshkurtra me karakter spekulativ. Behen marreveshje dhe pergaditje per mashtrime te tregut. Fornat e larta të lidhjeve monopoliste- Format e larta karakterizohen me lidhjet më të forta dhe me sanksionet. Kartelet janë formë më e përhapur e lidhjeve monopoliste.Duke u bashkuar në kartel anëtaret e ruajnë plotësisht pavarsin e tyre prodhuese financiare dhe të tregut por megjithatë në kartel i përcjellin disa të drejta dhe funksione të veta. Sindikatat janë lidhje monopoliste ku antarët e ruajnë pavarsinë prodhuese dhe financiare por e humbin pavarsin komerciale. Trustet janë formë më e lartë e lidhjeve monopoliste në të cilat antarët e humbin në tërsi pavarësin e vet ekonomike si prodhuese financiare ashtu edhe komerciale.Koncernet janë forma më të përsosura të lidhjeve monopoliste që bashkimin e bëjnë në drejtim vertikal dhe horizontal. Qmimet monopoliste dhe superfitimi monopolist; Qmimet monopoliste janë qmimet që kanë ndërmarrjet monopoliste për prodhimet e tyre me rastin e shitjes përkatsisht qmimet e blerjes për furnizimin e tyre. Pra, ngritjen e qmimeve monopoliste e hasim drejperdrejt ne fitimin e klases punetore, deget ekonomike te pamonopolizuar, aftesite blerese e konsumuese si dhe konkurrenca nga subsitutet. Paga reale e perkufizon ne ate menyre, saqe nuk guxon ta cenoje ekzistencen e klases puntore, riprodhimin e saj natyror e shoqeror. Format e monopoleve sipas numrit të pjesëmarrësve- Sipas numerit te pjesmarresve, dhe duke u nisur nga elementi i tregut se a paraqitet si ofrues apo si kerkues i mallit. Monopolet ndahen ne keto grupe; monopol, duopol dhe oligopol. Monopol është kur në anën e ofertes gjendet vetëm një ndërmarrje, e nëse kjo ndërmarrje paraqitet me kerkesë si blerëse e vetme ateher është monopson Duopol është kur si blerës paraqiten dy ndërmarrje konkuruese, përkatësisht duopson kur këto dy ndërmarrje konkuruese janë në anën e blerjes. Oligopol kur në anën e blerjes ka disa ndërmarrje monopoliste dhe oligopson kur ka disa blerës monopolistë Monopolet dhe konkurrenca; Në kushte te kapitalizmit liberal, konkurrenca e lire lejonte formimin e lire te qmimeve ne treg nen veprimin e ligjeve ekonomike, ndersa ne monopolizem konkurrenca eshte e kufizuar dhe nuk lejon formim te lire te qmimeve. Konkurrenca behete me instrumente te reja si: dallimi ne cilesine e kreditimit me kushte sa me te mira, me sigurimin e serviseve te shpejta e te sigurta etj, me menyren e paketimit, menyren e dergeses. Paraja dhe funksionet e parase- Paraja eshte materja kryesore e qdo ekonomie. Pa para nuk ka kembim, pagesa, investime, pasuri, kursim, dhe prodhim. Ne ditet e sotme funksionimi normal i qdo ekonmie eshte i pamundshem pa ekzistimin dhe funksionimin e parave. Paraja ka disa funksione: Funksioni i parase si mase vlere, Si mjet kembimi, Si mjet kursimi, Si mjet pagese. Funksioni i parase si mase e vlere sherben si matese e vleres se mallrave dhe sherbimeve te ndryshme, me q`rast vlera e tyre shprehet ne njesi te caktuara te parase.Funksioni i paras si mjet kembimi- eshte funksion i rendesishem qe e kryen paraja. Po te mos ekzistonte paraj, njerzit gjithmone do te kerkonin ndonje mall tjeter, me te cilin do te mund te benin kembimin. Prodhuesi i transformimit te mallit ne para dhe i parase ne mall, ne shkencen ekonomike quhet Hetamorfoza e mallit. Funksioni i parase si mjet kursimi- thesari
buron nga kryerja e funksionit te parase si mjet kembimi dhe ka rendesi te madhe ekonomike, pasi qe qdo subjekt ekonomik qe mendon per te ardhmen duhet te kurseje fuqi blerese per ta perdorur te njejten ne periudhat e ardhshme. Funksioni i parase si mjet pagese- mundeson qe paraja te perdoret nga qdo subjekt ekonomik qe e zoteron ate, per te shlyer detyrimet qe ka ndaj te tjereve. Inflacioni Historiku dhe pasojat- Termi inflacion rrjedh nga gjuha latine “Inflacio” qe dmth fryerje. Termi inflacion per here te pare eshte perdore, ne SHBA gjate luftes civile. Me inflacion, kuptojme rritjen e qmimeve te percjella me zvogelimin e aftesise blerese. Sipas paraqitjes se inflacionit kemi Inflacionin e brendshem dhe te jashtem. Me inflacion te brendshem kuptojme zvogelimin e aftesise blerese ne tregun e brendshem ndersa me inflacion ta jashtem kuptojme zvogelimin e aftesise blerese ne tregun e jashtem. Pasojat e inflacionit jane se qdo inflacion qofte edhe ai me i ulti ndikon negativisht ne ekonomine e nje vendi, inflacioni ka efekte negative ne shperndarjen e te ardhurave. Shkaqet dhe llojet e inflacionit- Shkaqet apo burimet e inflacionit mund te jen te llojllojshme por ato mund te veprojn me intensitet te ndryshem ato mund te jene: krizat ekonomike, pergaditjet per lufte, fatkeqesit e ndryshem elementare, deficiti buxhetor. Ne literaturen bashkekohore ekonomike dallojme disa shkaqe te inflacionnit ato jane: 1. Inflacioni i kerkeses- eshte rezultat i rritjes se ofertes se parave ne tregun e caktuar si dhe te rritjes se shpenzimeve qeveritare. 2.Inflacioni i kostos- nenkupton rritjen e shpenzimeve te prodhimit si dhe rritjen e tepruar te kerkeses se konsumatoreve. 3.Inflacioni inerciale- paraqet ate norme te inflacionit qe mund te parashikohet nga ana e subjekteve te ndryshme ekonomike, per subjektet ekonomike eshte nje befasi. Ne teorine dhe praktiken ekonomike mund te paraqiten lloje te ndryshme te inflacionit, por me te rendesishme jane:Inflacioni I moderuar – kemi ne rastet kur niveli I pergjithshem I cmimeve ngritet ngadal. Zakonisht norma vjetore e inflacionit ne keto raste nuk kalon numrin njeshifrore dhe ne keto raste cmimet jane stabile, individet kane besim tek paraja dhe jane te disponuar qe ti deponojne parat e tyre neper banka. Inflacioni galopant – paraqitet ne ratset kur niveli I pergjithshem I cmimeve fillon te rritet me shifra dy ose trishifrore. Fillimi I inflacionit galopant shkakton crregullime serioze ne ekonomin kombetare. Hiperinflacioni – kuptojme rastet kur cmimet fillojne te rriten se paku nga 50% ne muaj dhe kjo rritje do te zgjase se paku 1 vit. Devalvimi.-Me devalvim nënkuptojmë zvoglimin zyrtar të vlerës së këmbimit të valutës kombëtare përmes vendimit ligjor e krahasuar me ar ose valutat tjera konvertibile. Nese paraja vendore eshte e krahasuar me ndonje valute konvertibile devalvimi ndikon ne rritjen e kursit zyrtar te valutes vendore. Devalvimi paraqet uljen e vlerës së monedhës së një vendi në krahasim me valutat e vendeve tjera.Devalvimi zakonisht ndërmirret si masë e fundit me qëllim të zvogëlimit dhe korigjimit të deficitit të bilancit të pagesave të vendit të caktuar në kushtet e inflacionit të lartë.Devalvimi paraqet zvoglimin ligjor të vlerës së parasë në raportë me standardin më parë të përcaktuar.Devalvimi zbatohet në rastet kur valuta vendore sipas kurdit zyrtar është mbivlerësuar për q’arsye qmimet e mallrave të importuara janë më të ulëta se sa qmimet e mallrave vendore që shkakton paraqitjen e deficiti të bilancit të pagesave.Devalvimi është proces depresiv që e ka përjetuar thuajse qdo valutë kombëtare. Deflacioni.(dezinflacioni) Është zvogëlimi i përgjithshëm i nivelit të qmimeve.Deflacioni paraqet rënien e përgjithshme të nivelit të qmimeve të shitjes së mallrave dhe shërbimeve në ekonominë e një vendi në një periudhë më të gjatë kohore.Deflacioni është fenomen i kundërt me inflacionin dhe sjell rritjen e fuqisë blerëse të monedhës së vendit.Deflacioni mund të jetë i hapur që karakterizohet me rënjien e qmimeve dhe i ngadalshëm që karakterizohet me zvogëlimin e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve. Deflacioni si fenomen ekonomik paraqitet shumë më rrallë se inflacioni kështu p.sh deflacioni (d.m.th. rritja e aftësis blerëse të parasë kombëtare) gjatë dekadës së fundit është realizuar vetëm në disa vende Hong Kong, Japoni, Arabi Saudite. Pasojat e deflacionit janë: zvogëlimi i kërkesave për blerjen e mallrave dhe rënia e qmimeve zvogëlimi i normës së profitit rritja e papunësis etj. Nulifikimi (denominimi) Nultifikimi paraqet anulimin ose heqjen e zerove nga ana e shtetit të monedhës së ligjshme të tij për shkak të humbjes jashtëzakonisht të madhe të fuqisë së saj blerëse si pasojë e një inflacioni të jashtëzakonshëm.Të tilla nulifikime janë kryer në Francë në vitin 1797 në Greqi në vitin 1944 etj. Me procesin e nultifikimit nuk ndryshon aftësia blerëse e parasë por ajo mbetët e njejtë.Arsyet e nultifikimit të parasë janë të shumta por më të rëndësishme janë: Tekniko praktike që nënkupton se manipulimi i përditshëm i kartëmonedhave me më pak zero është shumë më i lehtë dhe praktik dhe Psikologjike.
Stagflacioni.-është kuptimi i kundërt i inflacionit dhe i njejti fenomen më së shpeshti trajtohet në lidhje me inflacionin.Me stagflacion nënkuptojmë ekzistimin e normës së inflacionit në lartësi më të madhe se 3% por të përcjella me normën e lartë të papunësis.Stagflacioni mund të rëndohet edhe më tepër kur është i shoqëruar me një hiperinflacion me q’rast mund të kalohet në fazën e stanjinflacionit .Stagflacioni është fenomen i ri që i përcjell ekonomit e vendeve të zhvilluara por me kalimin e kohës ky problem gjithnjë e më shumë merr edhe përmasa më të gjëra. Bankat dhe sistemi bankar. Zhvillimi historik i bankave.-Bankat kanë një histori të gjatë dhe janë paraqitur para ekzistimit të parave.Me paraqitjen e parave metalike merr hov edhe zhvillimi i sistemit bankar.Në Greqinë antike ishin mjaft të zhvilluara punët e këmbimit ku ekzistonin dhe mundësitë e marrjes së kredive.Bankat janë institucione financiaro-kredituese aktiviteti parësor i të cilave është marrja dhe dhënja e kredive përkatësisht ndërmjetësimi në fushën e kreditimit si dhe kryerjen e disa operacioneve me para për llogari të komitentëve të saj klasifikimi i bankave mund të behet në: 1.Banka monetare ose (qëndrore), 2. Banka depozituese, 3.Banka afariste, 4. Banka investive, 5. Shoqeritë e sigurimeve, 6. Banka universale. Bankat e para janë themeluar në disa qytete italiane por bankat e para moderne janë krijuar në shekullin XIX me themelimin e bankave të mëdha të tipit aksionar e që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe të komunikacionit. Ciklet ekonomike (Konjukturale), ciklet ekonomike në ekonomin e tregut fillojm të paraqiten pandalshem gjatë revulicionit industrial. Ciklet ekonomike janë percjellse të vazhdueshme të kapitalizmit liberal dhe atij monopolistik. Në literaturen ekonomike teorit e zhvillimit ciklik të ekonomisë janë të ndryshme por shpeshhere edhe kontraverze. Zakonisht qdo cikel ekonomik kalon neper 4 faza kryesore a) Krizen ose depresionin, b)Amullinë, c)Gjallerimin, d)Lulezimin ose bumin ekonomikë. a)Faza e krizës (derpesionit) është pika më e ulët e ciklit ekonomikë. Zakonisht kjo fazë karakterizohet me renje të madhe të kërkeses për mallra dhe sherbime si dhe renje të prodhimit etj. b)Faza e amullisë karakterizohet nga një llojë stagnacioni në treguesit e mësiperm makroekonomikë si dhe ne nderprerjen e përkeqsimit të metejshem të këtyre treguesve. c)Faza e gjallermit fillon me rritjen e kërkesës për mallra dhe sherbime uljen e rezervave të mallrave të pa shitura rifillimin si dhe rritjen e vellimit të prodhimtarisë. d) Kalimi ne fazën e bumit (Lulezimit) ekonomikë paraqet piken më të lartë të ciklit ekonomikë dhe shoqerohet me rritjen maksimale të shfrytëzimit të kapaciteteve të instaluara prodhuese etj Papunsia, llojet dhe shkaqet e papunsise- Ata qe deshirojne te punojne quhen force punuese. Forcen punuese e erbejne te gjithe personat qe kane pune te caktuar ose jane te regjistruar se deshirojne te gjejne pune dhe se jane te gatshem per te punuar. Norma e papunsise- paraqet normen e forces punuese qe eshte e pa pune por eshte e regjistruar se kerkon pune dhe se eshte e gatshme per pune. Punedhenes- mund te paraqitet personi fizik ose juridik qe puneson njerz me vullnetin dhe deshiren e tyre per kryerjen e puneve te caktuara, kundrejt nje pagese te caktuar per te zbatuar urdheresat e tij per kryerjen e puneve te ndryshme. Punetor- eshte qdo individ qe punon ne nje vend te caktuar qe harxhon forcen e tij fizike dhe psikike per kryerjen e aktiviteteve te caktuara. Dallohen disa lloje te papunsise e nder to me te rendesishmet jane: Papunsia ciklike, strukturale, frikcionale, sezonale, vullnetshme dhe e pavullnetshme, e fshehte, kronike, zyrtare. Papunsia ciklike- eshte e nderlidhur me rastet e kerkeses se vogel te forces punuese, ne keto raste kerkesa per pune eshte me e ulet per shkak te prodhimit dhe konsumit me te ulet. Papunsia strukturale– paraqitet si rezultat I mosperputhjes agregate ndermjet ofertes dhe kerkeses per force punuese, per disa profile ose profesione te caktuara. Papunsia frikcionale– qe paraqet per arsye te ndrrimit te venbanimit, kerkimit te punes per shkak te pagave me te larta, te levizjes se popullsis ne mes rajoneve etj.
Papunsia sezonale– eshte papunsi afatshkurter qe zakonisht krijohet nga punesimet ne veprimtari qe kane karakter sezonal. Papunsia e vullnetshme dhe e pavullnetshme– me papunsi te vullnetshme nenkuptoht pjesa e popullsise se afte per pune e cila me deshire rri pa pune. Me papunsi te pavullnetshme kuptoht ajo pjese e cila edhe pse eshte e gatshme ta pranoi nivelin egzistues te pages. Papunsia e fshehte– paraqet papunsine egzistuese ne disa rajone rurale e qe per arsye te ndryshme nuk deklarohet dhe nuk prezentohet nga statistikat zyrtare. Shkaqet e papunsiseSi shkaqe me te shpeshta te papunsise ne jeten e perditshme, mund te paraqiten: nderrimi i vendbanimit, hyrja per here te pare ne kontigjentin e punes, nderrimi i popullsise. Determinantet e ofertes se punes ne tregun e punes- Si faktore me te rendesishem qe veprojne ne tregun e punes jane: Popullsia- numri i popullsise eshte i caktuar me shtimin natyror si dhe nga migrimi i popullsise. Efekti i te ardhurave- me paga dhe te ardhura me te larta mund te blehen me shume mallra dhe sherbime, por njekohesisht kerkohet me shume kohe per pushim rekreacion. Efekti i substituimit- me rritjen e pagave per ore te punes, rritet oferta punes dhe puna plotesuese zevendson pushimin, pasi qe qdo ore e punes plotesuese paguhet me shume. Shtesa kompenzuese- shtesa per pagat qe sherbejne si kompenzim per terheqjen relative ose dallimet jomonetare ne mes puneve te ndryshme. Punesimi i forces punese dhe tregu i punes- Format me te shpeshta te punesimit jane: Punesimi i perhershem- ku gjate javes se punes punohet zakonisht 40 ore, por orari mund te jete edhe me i shkurter. Punesimi kohor- kur marreveshja per pune eshte per 4 jave. Kjo forme e punesimit punedhenesit i jep disa beneficione. Java e koncentruar- zakonisht punohet nga 4 dite ne jave me 10 ore pune ne dite. Ndarja e vendit te punes- eshte forme e re e organizimit te punes. Dy individe ne mes tyre mund te ndajne pergjegjesine per kryerjen e te se njejtes pune, dhe ate ne raste kur kerkohet kohe me e gjate e punes si psh. Ne sherbimet bankare, tregtare etj.
Sindikatat– organizimi I mirefillt sindikal filloi gjate revulocionit industrial, kur punetoret e bashkuar ne sindikata, pane se mund te kene me shume ndikim ne percaktimin e kushteve te punes, pagave, statusit te tyre etj. Sot sindikatat jane te ndertuara mbi baza dhe parime demokratike. Parimet net e cilat duhet te mbeshteten sindikatat jane: parimi i vullnetarizmit, qe do te thot sindikatat nuk mund te diktohet ose te krijohen me urdhera, sindikalizmi krijohet nga posht, qe nenkupton se baza e sindikatave eshte atje ku punohet dhe veprohet, Parimi I solidaritetit, qe nenkupton se secili punetore per hire te interesave te tjereve duhet te sakrifikojne dicka, sindikatat duhet te veprojne si institucion ku te drejtat dhe lirite e cdo anetari te nje orgamnizate nuk duhet te bien ndesh me te drejtat dhe lirite e anetarve te tjere. Sindikata mund te klasifikohen sipas: kompanise apo ndermarrjes, zejtarise, profesionit, industrise dhe te pergjithshme. Sindikatat nderkombtare- Konfederata nderkombtare e sindikatave te lira tradicionalisht kishte qasje antikomuniste, ndersa nga ana tjeter federata Boterore e Sindikatave. Ne SHBA ekzistojne tri nivele te strukturave te sindikatave: Sindikatat lokale, Sindikatat nacionale dhe Federatat e sindikatave nacionale. Dialogu social dhe kontratat kolektive te punes- Me dialog social nenkuptojme te gjitha llojet e mosmarreveshjes te perbashketa dhe bashkepunuese, dmth negociatat, konsultimet dhe kembimi i informatave. Kriteret qe duhen plotesohen per dialogun social jane: liria e organizmit, e drejta per mosmarreveshje kolektive, sindikatat dhe organizatat e punedhenesve duhet te jene te fuqishme, te afta te lira, dhe te pavarura.Detyrat e qeverise ne kuader te dialogut social jane: te krijoj struktura formale qe te mbeshtesin dialogun social kete e ben Ministria e Punes, te krijoj kushte per lindjen dhe zhvillimin e organizatavete pavarura te punonjesve dhe punedhensve, dhe te ndertoje nje ambient te volitshem ekonomik dhe social. Dialogu social eshte nje mekanizem i dobishem per ndertimin e konzencusit, promovimin e demokracise, qeverisjes se mire, paqes zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit social, parandalimi dhe zgjidhjen e mosmarreveshjes lidhur me punen. Permes kontratave kolektive te punsuara u mundesohet qe te fillojne bisedimet me punedhenesit e tyre, jo si individ por ne grup. Greva paraqet nderprerjen e punes nga ana e te punsuareve te nje kompanie ose institucioni, dege ose ekonomie ne teresi ne forme presioni per plotesimin e kerkesave te tyre
ne lidhje me pagat, kushtet e punes dhe qeshtjet tjera. Qka permbane marreveshja kolektive e punes? Pjesa kryesore e kesaj marreveshje eshte paketa ekonomike. Ne kuader te paketes ekonomike perfshihen pagat baze per kategorite e ndryshme te punsuareve, kompenzimet pet punen plotesuese, shfrytezimi i pushimeve vjetore, pushimeve gjate dites se punes. Poashtu ne kuader te kesaj pakete perfshihen edhe dispozitat ne lidhje me pushimet mjeksore, sigurimin shendetsor dhe pensional. Shtimi dhe zhvillimi ekonomik- Zhvillimi ekonomik mund te kuptohet edhe si nje garim i perhershem ndermjet kerkesave dhe mundesive per plotesimin e tyre. Zhvilllimi ekonomik i qdo vendi varet ne radhe te pare nga 4 faktore paresore, dhe ate: faktori prodhues njerzor, -//- -//- natyror, -//- -//- i kapitalit dhe teknologjia. Ne kuader te zhvillimit te ekonomise se re gjithnje e me shume zhvillohen teknologji me efikase siq jane: prodhimet e inxhinieringut gjenetik, prodhimi i ushqimit te modifikuar gjenetik, mikroelektronika, robotika etj. Zhvillimi ekonomik eshte proces i permiresimit te standardit jetesor dhe mireqenies se popullates ne vendet me zhvillim me rritje te te ardhurave per koke te banorit. Kjo zakonisht mund te arrihet permes procesit te industrializimit.Si te prodhohetKonkurrenca eshte ajo qe e percakton se si te prodhohet ndermjet prodhuesve te ndryshem ne nje treg. Prodhuesit e ndryshem duhet qe sa me me suksesta perballojne konkurrencen e qmimeve dhe te sajoj fitimin ne shkallen me te larte duke i zvogeluar shpenzimet. Shoqeria duhet te percaktoj se kush do te prodhoje me çfar resurse dhe se me çfare teknologjie do te punohet. Aftesia Blerese eshte e kufizuar vetvetiu prandaj patjeter me ngritjen e qmimeve zvoglohet kerkesa per produktet psh ne ven te lekures blihet skaji etj. Ekziston edhe konkurrenca mes monopoleve ose me mire oligopol pra mes disa nderrmarjeve te monopolizuara, por konkurrente reciprokisht. Burimet e superfitimit monopolist janë të shumta si; shfrytëzimi i klasës punëtore të cilës i ulin pagat edhe në minimumin e ekzistences, grabitjet ekonomike të shumë prodhuesve individual,derdhja e një pjese të mbivlerës nga degët që nuk janë monopolizuar në degët e monopolizuara, këmbimi joekujvalent në mes vendeve kapitaliste dhe vendeve të pazhvilluara. Pytje pergjigje Çeshte ekonomia: Shkenca ekonomike ne thelbin e saj eshte shkence empirike qellimi i saj paresor eshte qe te shpjegoj boten qe na rrethon e pastaj te na ndihmon qe te krijojm politiken ekonomike te mbeshtetur parimet e shendosha ekonomike qe mund te rrit standardin jetesor te njerzve ne vend dhe jashte vendit. Fjala Ekonomi rrjedh nga dyfjaleshi oikos dhe monos qe dmth. Oikos-ekonomi, ekonomi shtepiake dhe monos-rregull, ligj, perkatesisht rregullim e ekonomise shtepiake ose rregullim i ekonomise shtetrore. Çeshte rrallesia: Rrallesia eshte koncept ekonomik qe nenkupton se te mirat ekonomike gjithehere mungojne ne raport me kerkesat e konsumatoreve. Çeshte zgjedhja: Eshte proces i seleksionimit te alternativave te mundshme ose seleksionimi i mundesive te kufizuara. C’eshte oferat dhe kerkesa Oferta dhe kerkesa jane dy pole te kunderta por qe kane funksionin e njejte dhe jane te paqendrueshme dhe jo funksionale si te ndara perkatesiht si te vetmuara. Oferta eshte sasia e mallrave dhe e sherbimeve ne treg per tu realizuar me qmime te caktuara ndersa kerkesa eshte sasia e parase per blerje. C’jane bankat
Bankat jane institucione financiare, kredituese qellimi i te cilave eshte marrja dhe dhenia e kredive perkatesisht ndermjetsimi ne fushen e kreditimit dhe per kryerjen e disa operacioneve me para per llogari te komitenteve te saj. Si ndahen punet bankare Punet bankare jane: aktive, pasive dhe neutrale. Bankat ndahen ne: Banka monetare, depozituese, afariste, Investive, Univerzale dhe shoqerite e sigurimeve. Çjanë resurset: Resurset jane shpenzimet e bera per prodhimin e te mirave ekonomike. Resurset ekonomike jane- te mirat apo materialet qe shpenzohen per prodhimin e produkteve (te mirave) dhe sherbimet ekonomike (toka, puna, kualifikimet, resurset natyrore si dhe kapitali jane shpenzime me te cilat prodhohen te mirat). Resurset ndahen ne: resurse natyrore, materiale apo investive, punuese dhe nderrmarese C’jane imputet Imputet jane mallrat dhe sherbimet qe shfrytezohen nga ana e firmave ne proceset e prodhimit. Cjane Outputet Outputet jane mallrat dhe sherbimet qe shpenzohen per prodhim te metejshem Cka quajm Divident Divident quajme e ardhura qe rrjedh nga kapitali aksionar. Cka quajm Monopol Monopol quajme kur ne anen e ofertes gjendet vetem nje nderrmarje e nese kjo ndermarrje paraqitet me kerkese si bleres e vetme atehere eshte monopson. Duopoli eshte kur si bleres paraqiten dy nderrmarje konkurruese perkatesisht duopson , kur keto dy nderrmarje konkurruese jane ne anen e blerjes. C’eshte Oligopoli Oligopoli eshte kur ne anen e blerjes ka disa nderrmarje monopoliste dhe oligopson kur ka disa bleres monopoliste. Cka quajm Produktivitet Produktivitet te punes quajme aftesia prodhuese e njeriut qe ne njesi kohe me intensitet te pandryshuar te arrij efekt me te madh ose me te vogel ne prodhimin e te mirave materiale. Cka quajm Depresion Depresion quajme zvoglimi i aftesise blerese te parase. Apresion quajme rritjen e aftesise blerese te parase Si behet ndarja €konomise Ndarja e ekonomise: Ekonomia ndahet ne: Mikroekonomi, makroekonomi, mezoekonomi dhe megaekonomi mirpo perfshieht edhe ekonomia e re (E-Ekonomia)
C’eshte mikroekonomia Mikroekonomia-eshte fushe e shkences ekonomike qe studion sjelljet dhe qendrimet individuale te disa komponenteve te shoqerise. C’eshte Makroekonomia Makroekonomia eshte fushe e shkences ekonomike qe studion funksionimin e ekonomise kombetare si nje teresi. Makroekonomia studion problemet e inflacionit devalvimit papunsise etj. C’eshte Mezoekonomia Mezoekonomia eshte fushe e shkences ekonomike qe studion nivelet e ndermjetme qe gjenden ne mes te njesise atomike te mikroekonomise dhe teresise makroekonomike. Objekt i studimit te mezoekonomise eshte qe te studioj deget sektoret, rajonet etj dhe shpeshhere theksohet si mezoekonomia merret me studimin e veprimit te korporatave multi nacionale. C’eshte Megaekonomia Megaekonomia eshte fushe e shkences ekonomike e cila studion fusheveprimin e komplekseve nacionale dhe multinacionale, zhvillimin e “Botes se trete” tregtine nderkombetare, ndotjen e ambientit jetesor etj. C’eshte Ekonomia e re
Ekonomia e re(E-Ekonomia) Interesim per ekonomine e re eshte rritur ne mesin e shekullit XX kur ekonomia amerikane arriti norma te larta por jostabile te shtimit ekonomik. Ekonomia e re apo E-Ekonomia jane terma per produktet e reja sikur tregjet qe jane te lidhura me perdorimin e kompjutereve, komunikimeve mobile, internetin etj. Cilat jane fazat e ekonomise Funksionet e shkences ekonomike jane: Njohese, praktike dhe metodologjike. Njohese- qe nenkupton njohjen e jetes reale ekonomike dhe zbulimin e ligjshmerive qe mundesojne qeverisjen e proceseve ekonomike. Praktike- ku teoria nuk ka vlere ne qoftese nuk gjen nje zbatim praktik. C’eshte metoda metodologjike Metodologjike- ku teoria ekonomike eshte baze mbi te cilen ngrihen shkencat tjera ekonomike dhe shoqerore C’jane shpenzimet e kulluara Shpenzimet e kulluara (neto) te qarkullimit jane: Shpenzimet e shitblerjes, kontabilitetit dhe shpenzimet e parase. Shpenzimet e shitblerjes jane ato qe paraqiten rreth shitblerjes, por ajo edhe kapitale me te cilin behet malli. Shpenzimet e kontabilitetit jane shpenzime qe nuk jane te lidhura drejtperdrejt per qarkullim. C’jane shpenzimet e paras Shpenzimet e parase jane te domosdoshme sepse qarkullimi i mallrave duhet te behet vetem me ndermjetesimin e parase. Pytje e përgjigje C’eshte renta net e ardhura Renta eshte e ardhura nga kapitali i avancuar me blerjen e tokes. Rente monopolistike quajme Renten qe e sjellin ato troje tokash qe kane veti specifike natyrore, ku kultivohen bimet me cilesi specifike. Rente diferenciale eshte rente qe paraqitet ne nje diference te caktuar sikurse edhe fitimi suplementar ne industri. Rente absolute quajme renta qe sjell qdo truall toke pavarsisht nga vetite e saj duke perfshire edhe token me te dobet. Shoqerit aksionare formohen me vullnet te lire te pjesmarresve. C’eshte konkurrenca Konkurrenca- eshte mekanizem i gares ne pergjithesi Llojet e konkurrences jane: Konkurrenca plotesisht e lire, konkurrenca e kufizuar dhe konkurrenca plotesisht e kufizuar Konkurrenca plotesisht e lire mundeson qe per nje lloj te mirave materiale te formohen qmimet e perbashketa ne baze te percaktimit te kohes, shoqerisht e domosdoshme te punes se vleres se perbashket. C’eshte konkurrenca e kufizuar Konkurenca e kufizuar- Kjo forme e konkurrences ne kushte bashkekohore eshte dukuri normale sepse ne te dy palet konkurruese gjendet nje numer i kufizuar i pjesmarresve te cilet kane fuqi me te madhe konkurruese se prodhuesi i imet, e me i vogel se sa monopolet. Konkurrenca plotesisht e kufizuar paraqitet ne kusht kur behet monopolimi i prodhimtarise perkatesisht kur nje dege ekonomike mbahet nen pronesi vetem te nje pronari dhe kur e drejta e shitjes ose e blerjes eshte e drejte vetem e nje njeriu ose nje grupi qe mund te diktoje kushtet e veta tregut. Cilet jane faktoret e prodhimit Faktoret e prodhimit sipas teorise bashkekohore jane Njeriu, toka, kapitali dhe teknologjia Institucionet ekonomike jane: Tregu, qmimi dhe konkurrenca Tregu- Me treg kuptojme teresine e ofertes dhe te kerkeses qe ne nje vend dhe ne kohe te caktuar mundeson shitjen perkatesisht blerjen e mallrave. C’jane te ardhurat kombetare Te ardhura kombetare quajme sasia e te mirave materiale qe mund te shpenzohet nga shoqeria e caktuar duke mos e zvogeluar pasurine e vet shoqerore. Cilat jane metodat e studimit te ekonomise Metodat e studimit te ekonomise jane: metoda e vrojtimit, studimit, metoda statistikore dhe e eksperimentit. Metoda e vrojtimit te nje ngjarje qe studion shenimet apo te dhenat e se kaluares. Metoda e analizes ekonomike apo e studimit qe studion sjelljet e individeve,
nderrmarjeve dhe ekonomise ne teresi. Metoda statistikore permes kesaj metode mundesohet kuptimi i ligjeve ekonomike duke perdorur te dhenat statistikore. Llojet e firmave sipas organizimit jane: Individuale, Kolektive, dhe shoqeite aksionare (Korporatat) Numero aktivitetet ekonomiike Aktivitetet ekonomike jane: Prodhimi, Shperndarja, Kembimi dhe Konsumi Cka quajm nderrmaresi Nderrmaresi quajme dhuntia a veqante qe disa njereze kane per te organizuar burimet e tokes, te punes dhe te kapitalit per te prodhuar te mira materiale, duke kerkuar mundesi te reja biznesi dhe zhvilluar menyra te reja te kryerjes se puneve. Cka quajm shkalle te ti qmimeve Shkalle e qmimit quajme Sasia teknike ne njesine monetare qe e mundeson krahasimin ne mes vlerave te perdorimit te mallrave. Lulzim ekonomik quajme pika me e larte e ciklit ekonomik kur fillon te shtohet prodhimi dhe investimet dhe zvogelohet papunsia Cilat jane format me te uleta te lidhjeve monopolistike Format me te uleta te lidhjeve monopolistike jane: Marrveshjet xhentellmene, Konventat, Ringet e korneret dhe Pulet. C’jane marveshjet xhentelmene Marveshjet Xhentellmene jane marrveshjet ne mes grupeve kapitaliste qe arrihen per te realizuar nje politike te caktuar ne treg. Cjane riget Ringet e korneret jane marrveshje afatshkurtera me karakter spekulativ me te cilat pergaditen mashtrime per tregun. Konventa eshte marrveshje e ngjajshme me marrveshjet xhentellmene mirpo konventat jane me karakteristike per Bankat. C’eshte inflacioni galopant Inflacioni galopant paraqitet në rastet kur niveli i përgjithshëm i qmimeve fillon të rritet me shifra dy ose trishifrore Cka quajm page Page quajme shprehjen monetare e vleres se fuqise punetore. Cilat jane format e larta monopolistike Format e larta te lidhjeve monopolistike jane: Kartelat, sindikatat, trustet dhe Koncernet. C’jane kartelat Kartelat jane format me te perhapura te lidhjeve monopoliste
C’jane sindikatat Sindikatat jane lidhje monopolistike ku anetaret e ruajne pavarsine e tyre ekonomike Trustet jane forme me e larte e lidhjeve monopoliste me te cilat anetaret e humbin ne teresi pavarsine e vet ekonomike si prodhues, financiar ashtu edhe komerciale Cka quajm Fiziokratizem Fiziokratizmi quajme drejtimi i te menduarit ekonomik qe perqendrimin paresor te studimit e kishte prodhimtarine bujqesore. C’eshte inflacioni I moderuar Inflacion të moderuar kemi në rastet kur niveli i përgjithshëm i qmimeve ngritet ngadal. C’eshte protektocionizmi Protekcionizmi është teori dhe politikë e tregtisë së jashtme që bazohet në mbrojtjen e prodhimtarisë vendore nga konkurrenca e jashtme Cilat jane llojet e papunesise Llojet e papunësis: Funksionale,Klasike,Strukturale, Ciklike Kur fillon faza e gjallerimit
Faza e gjallërimit fillon me rritjen e kërkesës për mallra dhe shërbime uljen e rezervave të mallrave të pashitura rifillimin si dhe rritjen e vëllimit prodhimtarisë. C’eshte faza e krizes Faza e krizës ( depresionit ) është pika më e ulët e ciklit ekonomik C’eshte faza e amullise Faza e amullisë karakterizohet nga një lloj stagnacioni në treguesit e mësipërm makroekonomik si dhe në ndërprerjen e përkeqësimit të metëjshëm të këtyre treguesve Cka duhet plocuar per te qene mall Per te qene mall duhet te plotesohen disa parakushte ato jane: duhet te kete vlere te perdorimit dhe vlere te kembimit. Cilat jane fazat e rrethxhirimit Fazat e rrethxhirimit jane: Qarkullimi, prodhimi, qarkullimi Cilat jane format e avancuara te kapitalit Format e avancimit te kapitalit jane: Kapitali industrial tregtar, financiar, kapitali aksionar si dhe kapitali i avancuar ne blerjen e tokes dhe ne punimin e tokes. C’eshte kamata Kamata (interesi) eshte qmimi i vleres se perdorimit te kapitalit hua C’eshte kapitali aksionar Kapitali aksionar eshte kapitali i cili formohet me parimin e centralizimit te kapitaleve te shperndara ne duart e shume kapitalisteve ne nje te perbashket. C’eshte kapitali Fiktiv Kapitali fiktiv eshte kapitali i imagjinuar i cili nuk ekziston. Cka quajm merkatilizem Merkatilizem quajme drejtimi i te menduarit ekonomik qe perqendrimin paresor te studimit e kishte tregtine. Cilat jane subjektet kryesore te ekonomise Subjektet kryesore te ekonomise jane: Amviserite, Nderrmarja, Shteti. Cjane Amviserite Amviserite jane njesi themelore konsumuese ku behet harxhimi i te mirave materiale dhe shfytezohen sherbimet. Nderrmarjet jane: njesi organizative si subjekte ekonomike ku zhvillohet procesi i prodhimtarise qe kryhen sherbime tjera te ndryshme. Shteti eshte subjekt ekonomik si asociacion i ne shoqerie te organizuar ne radhe te pare, politik shoqeror brenda kufijeve , te caktuar nderkombetarisht, dhe per te ekzistuar si i tille eshte me rendesi paresore dhe si subjekt ekonomik shume specifik, sepse paraqitet si kordinator per te gjitha aktivitetet ekonomike, drejtperdrejt ose ne menyre te terthorte. Cka quajm kembim te thjesht Kembim i thjeshte ose i rastit quajme ne rast se kembimi behet ne mes dy mallrave dhe vetem nese te dy subjekteve u duhet malli tjeter.
Cjane te mirat ekonomike Te mirat ekonomike jane te gjitha ato te mira qe jane ose edhe qe gjenden ne rrallesimungese. Si ndahen nderrmarjet individuale Nderrmarjet ndahen ne nderrmarje individuale, ortake dhe Korporatat. Nderrmarjet individuale jane firma apo subjekte ekonomike ne pronesine e nje individi, ku pronari eshte i vetem njekohesisht edhe pergjegjes per mbarvajtjen ose deshtimin e firmes. Nderrmarjet ortake jane nderrmarje qe perbehen nga dy ose me shume pronar-bashkepronar ku secili pronar merr pjese ne kapitalin e vet ne formimin e asaj nderrmarje mirpo merr edhe pjesen perkatese te fitimit. Cjane Korporatat Korporatat jane: Jane nderrmarje (firma) shume me te organizuara se nderrmarjet individuale dhe ato ortake.
C’eshte grafikoni Grafikoni eshte diagram qe pasqyron se si dy ose me shume teresi te variablave sillen njera ndaj tjetres. C’jane kapitalet Kapitalet jane te mirat e prodhuara qe mund te shfrytezohen ne forme te imputeve per prodhimin e te mirave materiale. Cka quajm kapital Kapital qarkullues quajme kapitali i cili shpenzohet ne teresi gjate vetem nje lende te punes dhe fuqise puntore. C’eshte modeli ekonomik Modeli ekonomik eshte pasqyrim matematikor i raportit ne mes dy ose me shume variablave. Kartemonedhe quajme parate qe kane vlere vetem derisa qarkullojne dhe posa te dalin nga qarkullimi i humbin vleren e perdorimit dhe vleren e kembimit. C’eshte prodhimi Prodhimi eshte proces i transformimit te resurseve ne te mira ose sherbime te dobishme Prodhues eshte çdo individ ose grup individesh qe e bejne transformimin e resurseve ne output te perdorshem dhe te dobishem per shoqerine. Cka quajme koncentrim Koncentrim quajme procesi i shendrrimit te mbivleres ne kapital. Intensitet te punes quajme shkalla e shpenzimit te fuqise puntore te njeriut brenda njesise se kohes se punes. Cilat jane ligjet ekonomike Ligjet ekonomike jane ligje qe rregullojne ose drejtojne dukurite dhe veprimtarite ekonomike. Cka paraqet Depresioni Depresioni paraqitet si zvogelim i aftesise blerese te parse. Cka paraqet Apresioni Apresioni- paraqet rritjen e aftesise blerese te parase ne qarkullim.
View more...
Comments