ekonomia informale

July 17, 2019 | Author: Manuela Vrenozi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download ekonomia informale...

Description

Ç’është ekonomia informale?

Gjatë viteve 1970 dhe 1980, sektori informal përcaktohej gjerësisht si veprim veprimta tari ri ose ose ndërma ndërmarrj rrje e ekonom ekonomike ike e parreg parregull ullua uarr me ligj. ligj. Në vitin vitin 1993 1993 Konf Konfer eren enca ca Nd Ndër ërko komb mbët ëta are e Stat Statis isti tici cien enëv ëve e (Int (Inter erna nati tion onal al Conf Confer eren ence ce of Labo Labou ur Stat Statis isti tici cia ans - ICLS ICLS)) adopt doptoi oi një një defi defi nici nicion on ndërko ndërkomb mbëta ëtarr statis statistik tikor or mbi mbi sekto sektorin rin inform informal al duke duke e përca përcakt ktuar uar si: gjithë ndërmarrjet e paregjistruara nën një madhësi të caktuar, të tilla si: a) Mikro-ndërmarrjet në pronësi të punëdhënësve informalë që pajtojnë një ose më shumë punonjës mbi një bazë vijimësie dhe, b) Operacionet ekonomike për llogari të vet, të pronësuara nga individë që mund të punësojnë familjarët e tyre dhe punonjës mbi baza të rastit. Natyrisht që sektori informal shfaqet si në vendet e industrializuara, ashtu edhe në ato me ekonomi në zhvillim. Në këtë mënyrë, ky sektor rrokë dinamikën relative të punës në tregun e sotëm botëror të punës – në mënyrë specifi ke segmentet më pak të dukshëm në të cilët punojnë punëtorët me të ardhura të pakta dhe veçanërisht gratë. Në një kuptim më të gjerë, në terma jostatistikorë, punësimi informal përfshin: 1. Punëdhënësit në ndërmarrjet informale; 2. Të vetëpunësuarit në ndërmarrjet informale; 3. Punëtorët e papaguar familjarë (në ndërmarrjet formale dhe informale); 4. Anëtarët e bashkimeve informale (kooperativave) të prodhuesve (aty ku ato ekzistojnë). ekzistojnë).

Pikepamjet Informale

e

Vjetra

dhe

te

Reja

mbi

Ekonomine

Terminologjitë e reja dhe rishikimi i përcaktimit Vitet e fundit, studiues dhe shkencëtarë nga vende të ndryshëm kanë punuar për të zgjeruar konceptin dhe përcaktimin e “sektorit informal” me synim për të përfshirë tipat e ndryshëm të punësimit informal që nuk ishin përfshirë në konceptin dhe defi nicionin e mëparshëm. Ata duan që në tërësinë e informalitetit të përfshihet, siç është manifestuar në ekonomitë e vendeve të industrializuara, në tranzicion dhe të atyre në zhvillim dhe në dinamikën reale botërore në tregun e sotëm të punës, veçanërisht matja e punësimit të shtresave më të varfra. Në këtë mënyrë, ata duan që të zgjerojnë fokusin nga ndërmarrjet që nuk janë të rregulluara me ligj në marrëdhëniet e punësimit që nuk janë të rregulluara ose të mbrojtura ligjërisht. Dmth. përkufi zimet e sotme të “ekonomisë informale” fokusohen njëkohësisht si në natyrën e punësimit ashtu edhe në karakteristikat e ndërmarrjes. Përfundimisht, ekonomia informale është parë si përfshirëse e të gjitha formave të ndryshme të “punësimit informal”, dmth. të punësimit pa kontratë (p.sh. pa iu nënshtruar legjislacionit të punës), përfi timeve të të punësuarve apo mbrojtjes sociale, në të dy rastet, brenda dhe jashtë ndërmarrjeve informale, duke përfshirë: Vetëpunësimin në ndërmarrjet informale: punëtorët në ndërmarrje të vogla të paregjistruara, duke përfshirë: Punëdhënësin; Operatorët që punojnë vetë; Punëtorët e papaguar familjarë. Punësimin me pagë të punëtoreve informale: punëtoret pa kontrata formale, pa përfi timet e të punësuarve ose mbrojtjen sociale për firmat formale ose informale, të punësuarve në ekonominë familjare ose pa punëdhënës të përcaktuar, duke përfshirë: Punëtorët e ndërmarrjeve informale; Punëtorë të tjerë informalë me pagë të tillë si punëtorët e rastit ose ditorë, punëtoret shtëpiake, punëtoret e paregjistruara ose të padeklaruara dhe punëtoret me kohë - punë të pjesshme (part-time) Punëtoret industriale të jashtme (ndryshe punëtoret që bëjnë punë në shtëpitë e tyre).

3. Disa tipare kryesore të ekonomisë informale Në vijim jepen disa nga tiparet kryesore të ekonomisë informale të njohura dhe të pranuara gjerësisht. Ato janë: a) Rëndësia dhe qëndrueshmëria; b) Variacioni i marrëdhënieve të punësimit brenda saj dhe, c) struktura e segmentuar e saj. Diskutimi mbaron me çështjen e ligjshmërisë ose të paligjshmërisë, për të cilat ekziston një numër keqkuptimesh qe ekonomia informale është diku e paligjshme (ilegale); ose a është ajo ekuivalente me ekonominë e nëndheshme (underground), madje edhe me ekonominë kriminale. a) Rëndësia dhe qëndrueshmëria: Konvertimi i interesave kohëve të fundit në ekonominë informale mbështetet në njohjen dhe pranimin e faktit se ekonomia informale është duke u rritur dhe nuk është një fenomen afatshkurtër, por një fenomen i përhershëm. Gjithashtu, ajo nuk është vetëm një fenomen tradicional apo i mbetur, por një tipar i zhvillimit kapitalist modern, i shoqëruar njëkohësisht me rritjen dhe integrimin global. Për këtë arsye është e nevojshme që ekonomia informale të shihet jo si një sektor anësor apo periferik, por si një komponent bazë i ekonomisë në tërësi. b) Variacioni i marrëdhënieve të punësimit brenda saj: Realiteti që na rrethon dëshmon se sektori formal dhe ai informal janë të lidhur në mënyrë komplekse dhe dinamike njëri me tjetrin. Si shembull më i thjeshtë mund të merret rasti i një nëpunësi publik që ka njëkohësisht edhe një punësim informal. Ose, për shembull, shumë ndërmarrje informale kanë marrëdhënie për prodhimin ose për shpërndarjen me ndërmarrje formale, duke iu siguruar atyre inputet, mallra apo shërbime të përfunduara nëpërmjet transaksioneve të drejtpërdrejta ose nënkontraktimit. Gjithashtu shumë ndërmarrje formale punësojnë punëtorët në mënyrë informale, dmth. nuk  ju paguajnë atyre sigurimet shoqërore etj. c) Segmentimi: Ekonomia informale përbëhet nga një gamë e gjerë e ndërmarrjeve dhe punësimit informal. Ende nuk ka mënyra të sakta për klasifi kimin e tyre. Skema në vijim mundëson një ilustrim grafi k të universit të punësimit informal, duke treguar: i) Në të majtë, si defi nicioni i mëparshëm i “ekonomisë informale” është një pjesë përbërëse e defi nicionit të mëvonshëm (të sotëm), dhe

ii) Në të djathte, dy komponentët kryesorë të ekonomisë informale – vetëpunësimi dhe punëtorët me pagë dhe një numër nënkomponentësh të secilit. Studimet kanë provuar se kjo strukturë e segmentuar e ekonomisë informale dhe karakteristikat e punës të shoqëruara me të janë determinantet kyçe të varfërisë dhe rezultateve gjinore (gender) në proceset ekonomike.

Legaliteti ose gjysmëlegaliteti

Në të shkuarën ka ekzistuar një perceptim i gjerë që identifi konte ekonominë informale me ndërmarrjet e paregjistruara dhe të parregulluara me ligj, pronarët e të cilave veprojnë në këtë mënyrë për të shmangur regjistrimin, dhe, kuptohet, taksimin. Por a është plotësisht e saktë kështu? Ekziston një dallim ndërmjet proceseve apo angazhimeve ilegale dhe mallrave e shërbimeve ilegale. Ndërsa prodhimi ose angazhimi i punësimit në ekonominë informale janë shpesh gjysmilegalë ose ilegalë, shumica e punëtorëve dhe ndërmarrjeve informale prodhojnë edhe/ose shpërndajnë mallra dhe shërbime legale. Pranohet gjerësisht se një pjesë e ekonomisë informale – ekonomia kriminale – jo vetëm operon ilegalisht, por, gjithashtu, tregton ilegalisht mallra dhe shërbime. Por ajo është

vetëm një pjesë e vogël e së tërës, e cila, në pjesën dërrmuese, nuk është ilegale dhe kriminale. Shumë pronarë operatorë të ndërmarrjeve informale veprojnë gjysmilegalisht ose ilegalisht, sepse mjedisi rregullator (ligjor) është tepër represiv, tepër i rënduar, i pa menaxhueshëm ose, thjesht mungon (nonexistent). Gjithashtu shumë aktivitete në ekonominë informale nuk gjenerojnë prodhim, punësim apo të ardhura të mjaftueshme për t’i përballuar nivelet e caktuara të taksimit. Shumë pronarë operatorë do të kishin vullnet për të paguar koston e regjistrimit dhe taksat nëse do të kishin mundësi të përfi tonin stimujt dhe përfi timet e formalitetit (që gëzojnë bizneset e regjistruara). Është shumë e rëndësishme të theksohet se me rastin e punëtorëve me pagë informale nuk janë punëtorët, por punëdhënësit e tyre, pavarësisht nëse janë në fi rma formale apo informale, ata të cilët u shmangen regjistrimit dhe taksimit. Shumica e punëtorëve me pagë dhe të vetëpunësuar në sektorin informal   janë të privuar nga sigurimet shoqërore, përfi timet e të siguruarve, mbrojtja sociale dhe përfaqësimi apo pjesëmarrja në organizata sindikaliste. Më e rëndësishmja, duke vepruar jashtë kuadrit ligjor, rezulton se ka më shumë kosto se përfi time për shumicën e punëtorëve informalë. Në këtë mënyrë, ata duhen të kujdesen për vetveten, për ndërmarrjen e tyre si dhe për të punësuarit (kur kanë të tillë) ose për anëtarët e papaguar të familjes (nëse fl asim për një biznes familjar). Për më tepër që ata ndeshen shpesh me disavantazhe konkurruese kundrejt fi rmave formale më të mëdha në kapitale dhe në tregjet e produkteve. Edhe punëtorët e paguar me pagë në sektorin informal duhen të kujdesen vetë për veten, sepse ata kanë pak ose aspak përfi time të sponsorizuara nga punëdhënësi i tyre. Për më tepër, të dy grupet e fundit marrin pak (nëse ka ndonjë) mbrojtje ligjore nga qeveria në punën e tyre. Për rrjedhojë të këtyre dhe të faktorëve të tjerë, një përqindje me e madhe e punëtorëve që punojnë në ekonominë informale, e krahasuar me ata të punësuar në sektorin formal, është më e varfër.

Ku shfaqet ekonomia informale? Niveli, natyra dhe shtrirja e sektorit informal ndryshon nga një vend në tjetrin në varësi me nivelin e zhvillimit dhe strukturat e tyre ekonomike. Sikurse u sqarua më lart, për sektorin informal nuk gjen një përkufi zim të vetëm e të qartë, dhe as kritere juridike e administrative të sakta. Sipas specifi kave, mund të vihen re situata të ndryshme të zhvillimit të këtij sektori në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara.

Në të parat, sidomos në zonat urbane, sektori informal përbëhet nga veprimtari qe njerëzit ndërmarrin për të hapur vende pune dhe krijuar të ardhura që të sigurojnë mjetet e jetesës. Kjo sepse sektorët e mëdhenj publikë e modernë nuk ofrojnë vende pune dhe të ardhura të mjaftueshme. Kategoria e këtyre njerëzve përbëhet nga të varfrit e zonave urbane, imigrantët, personat me nivel të ulët arsimimi e kualifi kimi, të rinj që dalin për herë të parë nga shkolla dhe që futën në tregun e punës. Në vendet e zhvilluara, shtrirja e sektorit informal është më e vogël, sepse rrjeti i prodhimit dominohet nga sektori i strukturuar. Pavarësisht nga përmasat, si në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, sektori informal bashkëjeton me sektorin e strukturuar. Sektori informal përfshin një tërësi veprimtarish heterogjene që nga tregtia e vogël, riparimet dhe shërbimet komunale, ndërtimi, transporti, manifaktura etj., sektorë që prodhojnë të mira materiale, shërbime e të ardhura personale për familjen. Në përgjithësi, këto njësi kanë nivel të ulët organizimi dhe operojnë në një shkallë të vogël e në mënyrë specifi ke, pa ndarje të punës e kapitalit si faktor prodhues. Marrëdhëniet e punës mbështeten në punësimin e rastësishëm, lidhje personale apo familjare dhe ka mangësi në fushën e kontratave ligjore. Në mjaft raste, veprimtaria ekonomike e sektorit informal bashkëjeton me sektorin formal, madje në disa raste ai konkurron me sukses. Nuk janë të pakta rastet kur sektori informal furnizon me lëndë të parë faktorët e prodhimit dhe shpërndan produktet e gatshme në treg.Në varësi me raportet që krijon sektori informal me rregullat dhe ligjet në fuqi të një vendi, dallohen dy forma të shfaqjes së tij: a) Veprimtari ilegale si: kontrabanda, këmbimi jozyrtar valutor, prodhimi e shpërndarja e drogës, alkoolit, duhanit, cigareve, organizimi i basteve etj.; b. Veprimtari të sektorit informal që realizojnë prodhime e shërbime njëlloj me sektorët e strukturuar që lejohen me ligj, siç janë: artizanati, prodhime e shërbime komunale, shërbim transporti, tregti etj. Karakteristikë është se një numër i konsiderueshëm i degëve të sektorit informal nuk i respekton normat teknike dhe dispozitat ligjore e organizative për sa i përket procedurave të licencimit e regjistrimit të tatim-taksave, legjislacionin e punës, sigurimet shoqërorë e shëndetësore, kushtet e punës e sigurimin teknik etj.Në literaturën ekonomike dallohen dy mënyra për përcaktimin e sektorit informal, që mbështeten në kriter ekonomikë dhe kriter

  juridikë e administrativë.Sipas përcaktohet:

këtyre

kritereve,

sektori

informal

a. Si një formë e veçantë prodhimi e shërbimesh që bazohen në kritere relative të mënyrës së organizimit e të drejtimit të njësive; b. Sektori informal rigrupon njësitë që nuk janë në përputhje me kërkesat  juridike e organizative në fuqi. Në çdo rast, konceptet për sektorin informal, si formë e veçantë prodhimi dhe organizimi, nuk duhen ngatërruar me sektorin informal të paregjistruar. Kështu, disa forma të njësive të paregjistruara mund të jenë shumë më të integruara me sistemin ekonomik e social, ndërkohë që disa njësi private të regjistruara në përputhje me ligjin të veprojnë sipas të gjitha karakteristikave të sektorit informal.Në vendet ish-socialiste, format, tiparet dhe përmasat e sektorit informal në përgjithësi ndryshojnë në raport me progresin e shënuar drejt ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë. Kjo diktohet nga fakti se sektori privat është në fi llimet e veta, numri mesatar i punëmarrësve në biznes është i ulët, veprimtaritë ekonomike në mjaft raste janë afatshkurtra, mbizotëron biznesi familjar që nuk i nënshtrohet rregullave dhe kërkesave të ligjeve të ekonomisë së tregut.Për përcaktimin e masës së shtrirjes së sektorit informal ka mendime të ndryshme. Kështu, disa mendojnë se sektori informal shërben si lubrifi kant i ekonomisë së tregut, sepse ai udhëheq zhvillimin dhe hap perspektiva për zhvillimin e ekonomisë, krijon vende pune të reja dhe i bën ballë stanjacionit e nivelit të ulët të të ardhurave, mungesës së investimeve, vështirësive të periudhës së tranzicionit etj. Disa të tjerë e shikojnë zhvillimin e këtij sektori si pengesë për përparimin e ekonomisë. Përcaktimi i masës së shtrirjes së sektorit informal është e vështirë për t’u llogaritur me shifra konkrete. Raportet e ekonomisë informale dhe asaj formale ndryshojnë jo vetëm nga një vend në tjetrin, por edhe brenda një vendi, midis zonave të zhvilluara dhe atyre me pak të zhvilluara, midis rajoneve që kanë probleme sociale të akumuluara në raport me disa të tjerë që kanë nivel  jetese më të lartë etj. Çështja shtrohet se ekuilibri, i cili mendohet se luan sektori informal për zbutjen e problemeve sociale të një vendi, roli i tij i mirë si lubrifi kant i “makinës së ekonomisë së tregut” të mos lejohet të kthehet në të keqen e vet, të mos lejohet të kthehet në një bumerang për të penguar rrjedhën normale të ekonomisë së tregut.Përvoja jonë e deritanishme dëshmon për nevojën e frenimit të sektorit informal. Ajo ka marrë përmasa të mëdha dhe po godet konkurrencën e ndershme në prodhim e tregti. Duket se jemi para faktit që në vend që “makinës së ekonomisë” t’i hidhnim lubrifi kantin e duhur, kemi preferuar rrugën e dyte: kemi hedhur tërë makinën “në një pellg të madh vaji”. Kështu, në vend që sektori informal të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë, ai po e pengon atë.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF