Ekonomi Pytje&Pergjigje (Teste) - Juridik
September 9, 2017 | Author: Denis Ademaj | Category: N/A
Short Description
Pytje dhe pergjgje nga lenda e ekonomis, po ashtu dhe disa prej testeve te ekonomise....
Description
Fakulteti Juridik
Ekonomi
Pyetje -Pergjigjeje Ç`është ekonomia? *Shkenca ekonomike në thelbin e saj është shkencë empirike, qëllimi i sajë paresorë është që të shpjegoje boten që na rrethonë e pastaj të na ndihmon që të krijojmë politiken ekonomike të mbeshtetur në parimet e shendosha ekonomike që mund të rrit standartin jetsore të njerzeve në vend dhe jasht vendit. Fjala “Ekonomi “ rrjeth nga dy fjaleshi oikos dhe monos që d.m.th. oikos - ekonomi,ekonomi shtepiake dhe monos-rregull,ligj perkatesisht rregullim i ekonomis shtepiake ose rregullim i ekonomis shtetrore. Ç`është rrallesia? Rrallesia është koncept ekonomik që nënkupton se të mirat ekonomike gjithëhere mungojnë në raport me kërkesat e konsumatorve. Ç`është zgjedhja? Është proces i seleksionimit të alternativave të mundëshme ose seleksionimi i mundësive të kufizuara. Oferta dhe kërkesa - Janë dy pole të kunderta por që kanë funksionin e njejt dhe janë të paqendrueshme dhe jo funksionale si të ndara përkatesisht si të vetmuara. Oferta-është sasia e mallrave dhe e shërbimeve në treg për tu realizuar me çmime të caktuara ndersa , Kërkesa- është sasia e paras për blerje . Bankat-janë institucione financiare,kredituese qëllimi i të cilave është marrja dhe dhenia e kredive përkatësishte ndermejtësimi në fushen e kreditimit dhe për kryerjen e disa operacioneve me para për llogari të komuniteteve të saj. Punët bankare janë : aktive,pasive,dhe neutrale Bankat ndahen në:Banka Monetare ,Depozituese,Afariste,Investive, Univerzale dhe Shoqerit e Sigurimeve. Ç `janë Resurset: Resurset janë shpenzimet e bëra për prodhimin e të mirave ekonomike. Resurset ekonomike - janë të mirat apo materialet që shpenzohen për prodhimin e produkteve (të mirave) dhe sherbimet ekonomike (toka,puna, kualifikimet,resurset natyrore si dhe kapitali janë shpenzime me të cilat prodhohen të mirat). Resurset ndahen në:Resurse natyrore,materiale apo investive,punuese dhe nderrmarëse. Imputet-janë mallrat dhe sherbimet që shfrytezohen nga ana e firmave ne procesin e prodhimit.
Outputet-janë mallrat dhe sherbimet që shpenzohen per prodhimin te metejshem. Pasuri -kapitali,paratë,pronesia qe ka vlerë materiale. Dobi -aftesia e mallrave per te plotsuar nevojat. Puna -është aftesia fizike dhe mendore e njeriut që perdor per te prodhuar te mira dhe sherbime. Mallra -janë artikuj te prodhuar neper sektor te ndyshem dhe kembehen ne para. Risku-mundesia per fitime apo humbje te nje subjekti ekonomik. Teknologji-njohuri mbi mjetet e punes dhe te rejat ne treg. Pronë -një aset pronesia e tij krijon te drejten per perfitime materiale,aktuale ose te ardhshme. Çmimi -vlera e diqkaje e shprehur ne para. Divident-quajm e ardhura që rrjedh nga kapitali aksionar. Monopol -quajm kur në anën e ofertes gjendet vetëm një nderrmarje e nëse kjo ndermarrje paraqitet me kërkes si blerëse e vetme atëher është monopson. Duopoli-është kur si blerës paraqiten dy ndermarrje konkuruese perkatesish duopson ,kur keto dy ndermarrje konkurruese jane ne anen e blerjes. Oligopoli- është kur ne anen e blerjes ka disa ndermarrje monopoliste dhe oligopson kur ka disa bleres monopoliste. Produktivitet të punes -quajmë aftesin prodhuese te njeriut qe ne njesi kohe me intesitet te pandyshuar te arrij efekt me te madhe ose me te vogel ne prodhimin e te mirave materiale. Ndarja e ekonomis: Ekonomia ndahet ne Mikroekonomi, Makroekonomi, Mezoekonomi dhe Megaekonomi mirpo perfshihet edhe Ekonomia e Re (E-ekonomia). Mikroekonomia- eshte fushe e shkences ekonomike qe studijon sjelljet dhe qendrimet individuale te disa komponenteve te shoqeris. Makroekonomia- eshte fushe e shkences ekonomike qe studijon funksionimin e ekonomis kombetare si nje tersi.Makroekonomia studion problemet e inflacionit,devalvimit,papunesis etj. Mezoekonomia-eshte fushe e shkences ekonomike qe studijon nivelet e ndermjetme qe gjenden ne mes te njesise atomike te mikroekonomise dhe tersise makroekonomike .Objekt i studimit te mezoekonomise eshte qe te studioj deget ,sektoret,rajonet,etj dhe shpesh here theksohet si mezoekonomia merret me studimin e veprimit te korporatave multi nacionale. Megaekonomia-eshte fushe e shkences ekonomike e cila studion fushveprimin e komplekeseve nacionale dhe multinacionale,zhvillimin e „Botes se trete“ tregtin nderkombetare ,ndotjen e ambientit jetsore etj. Ekonomia e re apo E-Ekonomia-jane terme per produktet e reja sikur tregjet qe jane te lidhura me perdorimin e kompjutereve, komunikimeve, mobile,internetin, etj. Funksionet e shkences ekonomike jane:njohese ,praktike,dhe metodologjike.
Njohëse-që nenkupton njohjen e jetes reale ekonomike dhe zbulimin e ligjshmerive qe mundesojne qeverisjen e proceseve ekonomike. Praktike-ku teoria nuk ka vlere ne qoftese nuk gjen nje zbtim praktik. Metodologjike-ku teoria ekonomike eshte baze mbi te cilen ngrihen shkencat tjera ekonomike dhe shoqerore. Shpenzimet e kulluara (neto) te qarkullimit janë: shpenzimet e shitblerjes, kontabilitetit dhe shpenzimet e parase. Shpenzimet e shitblerjes-jane ato qe paraqiten rreth shitblerjes por ajo edhe kapitale me te cilen behet malli. Shpenzimet e kontabilitetit-jane shpenzimet qe nuk jane te lidhura drejtperdrejt per qarkullim. Shpenzimet e parase-jane te domosdoshme sepse qarkullimi i mallrave duhet te behet vetem me ndermjetsimin e parase. Renta-eshte e ardhura nga kapitali i avancuar me blerjen e tokes. Rente monopolistike-quajm renten qe e sjellin ato troje tokash qe kane veti specifike natyrore,ku kultivohen bime me cilesi specifike. Rent diferenciale-eshte rente qe paraqitet ne nje diference te caktuar sikurse edhe fitimi suplementare ne industri. Rente apsolute-quajme renta qe sjell çdo truall toke pavarsishte nga vetit e saja duke perfshire edhe token me te dobet. Shoqerit aksionare-formohen me vullnet te lire te pjesmarresve. Konkurenca-eshte mekanizem i gares ne pergjithesi. Llojet e konkurences jane:Konkurenca plotesish e lirë,konkurenca e kufizuar dhe konkurenca plotesisht e kufizuar. Konkurenca plotsishte e lire-mundeson qe per nje lloj te mirave materiale te formohen çmimet e perbashketa ne baze te percaktimit te kohes, shoqerish e domosdoshme te punes se vleres se perbashket. Konkurenca e kufizuar-kjo forme e konkurences ne kushtet bashkohore eshte dukuri normale sepse ne te dy palet konkuruese gjendet nje numer i kufizuar i pjesmarresve te cilet kane fuqi me te madhe konkuruese se prodhuesi i imet ,e me i vogel se sa monopolet. Konkurenca plotsishte e kufizar-paraqitet ne kusht kur behet monopolimi i prodhimtarise perkatesisht kur nje dege ekonomike mbahet nen pronesi vetem te nje pronari dhe kur e drejta e shitjes ose e blerjes eshte e drejt vetem e nje njeriu ose nje grupi qe mund te diktoje kushtet e veta tregut. Faktoret e prodhimit-sipas teorise bashkohore jane:njeriu,toka,kapitali, dhe teknologjia. Institucionet ekonomike jane:Tregu,çmimi dhe konkurenca. Tregu-me tregun kuptojm tersin e ofertes dhe te kerkeses qe ne nje vend dhe ne kohe te caktuar mundeson shitjen perkatesishte blerjen e mallrave. Te ardhura kombetare-quajm sasia e te mirave materiale qe mund te shpenzohet nga shoqeria e caktuar duke mos e zvogluar pasurin e vet shoqerore. Metodat e studimit te ekonomis jane:metoda e vrojtimit,studimit, metoda statistikore dhe eksperimentale.
Metoda e vrojtimit-te nje ngjarje qe studion shenimet apo te dhenat e se kaluares. Metoda e analizes ekonomike-apo e studimit qe studion sjelljet e individeve,ndermarrjeve dhe ekonomise ne tersi. Metoda statistikore-permes kesaj metode mundesohet kuptimi i ligjeve ekonomike duke perdorur te dhena statistikore . Llojet e firmave sipas organizimit jane:Individuale,Kolektive, dhe Shoqerit aksionare (Korporatat) Aktivitetet ekonomike jane:Prodhimi,Shperndarja,Kembimi dhe Konsumi Nderrmaresi-quajme dhuntia e veqant qe disa njerze kane per te organizuar burimet e tokes,te punes dhe te kapitalit per te prodhuar te mira materiale,duke kerkuar mudesi te reja biznesi dhe zhvilluar menyra te reja te kryerjes se puneve. Shkalle e çmimit-quajm sasia teknike ne njesine monetare qe e mundeson krahasimin ne mes vlerave te perdorimit te mallrave. Lulzimi ekonomik-quajm pika me e larte e ciklit ekonomik kur fillon te shtohet prodhimi dhe investimet dhe zvoglohet papunsia. Format me te uleta te lidhjeve monopolistike jane:marveshjet xhentellmene, konventat,ringet e korneret dhe pulet. Marveshjet xhentellmene-jane marveshje ne mes grupeve kapitaliste qe arrihen per te realizuar nje politik te caktuar ne treg. Ringet e korneret-jane marrveshje afatshkurtera me karakter spekulativ me te cilat pergaditen mashtrime ne tregun. Konventa-eshte marrveshje e ngjajshme me marrveshjen xhentellmene mirpo konventat jane me karakteristike per Bankat. Format e larta te lidhjeve monopolistike jane: Kartelat,Sindikatat,Trustet dhe Koncernet. Kartelat-jane format me te perhapura te lidhjeve monopoliste. Sindikatat-jane lidhje monopolistike ku anetaret e ruajn pavarsin e tyre ekonomike. Trustet-jane forme me e larte e lidhjeve monopoliste me te cilat anetaret e humbin ne teresi pavarsin e vet ekonomike si prodhues,financiar ashtu edhe komercial. Inflacioni galopant-paraqitet ne rastet kur niveli i pergjithshem i çmimeve fillon te rritet me shifra dy ose treshifror. Page-quajmë shprehjen monetare te vleres se fuqise puntore. Fiziokratizim-quajm drejtimi i te menduarit ekonomike qe perqendrimin paresor te studimit e kishte prodhimtarin bujqesore . Inflacion te moderuar-kemi ne rastet kur niveli i pergjithshem i çmimeve ngritet ngadal. Protekcionizmi-eshte teori dhe politike e tregtise se jashtme qe bazohet ne mbrojtjen e prodhimtarise vendore nga konkurrenca e jashtme. Llojet e papunesis:Funksionale,Klasike,Strukturale,Ciklike Faza e gjallerimit-fillon me rritjen e kerkeses per mallra dhe sherbime , uljen e rezervave te mallrave te pashitura rifillimin si dhe rritjen e vellimit te prodhimtarise.
Faza e krizes (depresionit)-eshte pika me e ulet e ciklit ekonomik. Faza e amullisë-karakterizohet nga nje lloje stagnacioni ne treguesit e mesiperm makroekonomik si dhe ne nderprerjen e perkeqsimit te metejshem te ketyre treguesve. Per te qene mall duhet te plotsohen disa parakushte,ato jane:duhet te kete vlere te perdorimit dhe duhet te kete vlere te kembimit. Fazat e rrethxhirimit jane: Qarkullimi,prodhimi,qarkullimi. Format e avancimit te kapitalit jane:Kapitali industrial tregtare, financiar, kapitali aksionar si dhe kapitali i avancuar ne blerjen e tokes dhe ne punimin tokes. Kamata (interesi)-eshte çmimi i vleres se perdorimit te kapitalit hua Kapitali aksionar-eshte kapitali i cili formohet me parimin e centralizimit te kapitaleve te shperndara ne duart e shume kapitalisteve ne nje te perbashket. Kapitali fiktiv-eshte kapital i imagjinuar i cili nuk ekziston. Merkatilizem-quajm drejtimi i te menduarit ekonomik qe perqendrimin paresor te studimit e kishte tregtine. Subjektet kryesore te ekonomise jane:Amviserit,Nderrmarja,Shteti. Amviserit-jane njesi themelore konsumuese ku behet harxhimi i te mirave materiale dhe shfrytezohen sherbimet. Nderrmarjet-jane njesi organizative si subjekte ekonomike ku zhvillohet procesi i prodhimtaris qe kryhen sherbime tjera te ndryshme. Shteti-eshte subjekt ekonomik si asociacion i nje shoqerie te organizuar ne radh te pare politike shoqerore brenda kufijeve te caktuar nderkombetarish,dhe per te egzistuar si i tille eshte me rendesi paresore dhe si subjekt ekonomik shume specifik,sepse paraqitet si kordinator per te gjitha aktivitetet ekonomike drejtperdrejt ose ne menyre te terthoret. Kembimi i thjesht ose i rastit-quajm ne rast se kembimi behet ne mes dy mallrave dhe vetem nese dy subjektet u duhet malli tjeter. Te mirat ekonomike-jane te gjitha ato te mira qe jane ose qe gjenden ne rrallesi-mungese. Nderrmarjet ndahen ne nderrmarje:Individuale,Ortake dhe Korporata Nderrmarjet individuale-jane firma apo subjekte ekonomike ne pronesine e nje individi,ku pronari eshte i vetem njekohesishte edhe pergjegjes per mbarvajtjen ose deshtimin e firmes. Nderrmarje ortake-jane nderrmarje qe perbehen nga dy ose me shume pronare-bashkpronar ku secili pronare merr pjese ne kapitalin e vet ne formimin e asaj nderrmarje mirpo merr edhe pjesen perkatese te fitimit . Korporatat-jane nderrmarje (firma) shume me te organizuara se sa nderrmarjet individuale dhe ato oratke. Grafikoni-eshte diagrami qe pasqyron se si dy ose me shume teresi te variablave sillen njera ndaj tjetres. Kapitalet-jane te mirat e prodhuara qe mund te shfrytezohen ne forme te imputeve per prodhimin e te mirave materiale. Kapital qarkullues-quajm kapitalin i cili shpenzohet ne tersi gjat vetem nje lende te punes dhe fuqise puntore.
Modeli ekonomik eshte pasqyrim matematikor i raportit ne mes dy ose me shume variablave. Kartmonedhe-quajm parate qe kane vlere vetem derisa qarkullojne dhe posa dalin nga qarkullimi i humbin vleren e perdorimit dhe vleren e kembimit. Prodhimi-eshte process i transformimit te resurseve ne te mira materiale sherbime te dobishme. Prodhues-eshte çdo individ ose grup individesh qe e bejne transformimin e resurseve ne output te perdoreshem dhe te dobishem per shoqerin. Koncentrim-quajm procesi i shendrrimit te mbivleres ne kapital . Intesitet te punes-quajm shkalla e shpenzimit te fuqise puntore te njeriut Brenda njesise se kohes se punes. Ligjet ekonomike-jane ligje qe e rregullojne ose drejtojne dukurite dhe veprmtarit ekonomike. Depresioni-paraqitet si zvoglim i aftesis blerese te parase. Apresioni-paraqet rritjen e aftesis blerese te parase ne qarkullim. *Analiza ex post dhe ex ante Ne shkencen ekonomike dallojme dy lloje te analizave: Analiza ex post ose llogaria kombetare d.m.th.analiza statistikore e te dhenave ,mundeson analizen e rezultateve ,paraqitjen e problemeve ,dhe ofron masa konkrete. Analiza ex ante d.m.th. prognozimi modular i proceseve ekonomike dhe paraqitja ne baze te koncepcioneve te caktuar teorik. Pyetje nga lënda ekonomia I 1.Drejtimi i te menduarit ekonomike qe perqendrimi paresor te studimit e kishte prodhimtarin bujqesore quhet :a.Fiziokratizim b.Merkantizim c.Idealizmi 2.Vepra kapitale e Xhon Majnrd Kejns e cila e shpetoje kapitalizmin nga depresioni i madhe ekonomik titullohet:a.Pasuria Kombetare b.Teoria e pergjithshme e punesimit ,interesit dhe paras c.Kapitali 3.Faktoret e prodhimit sipas teoris bashkohore (moderne ) janë: a.Njeriu dhe mardhenjet prodhuese b.Njeriu,mjetet e punes dhe lenda e punes c.Njeriu,toka kapitali dhe teknologjia 4.Institucionet kryesore ekonomike janë:a.Tregu b.Prona c.Planifikimi 5.Afsia prodhuese e njeriut qe ne një njësi kohe me intezitet te pa ndyshuar te arrij efekt mete madhe ose me te vogel ne prodhimin e te mirave materiale quhet: a.Produktivitet i punes b.Punë prodhuese c.Intezitet i punes. 6.Sasia e te mirave materiale qe mund te shpenzohet nga shoqeria e caktuar duke mos zvogluar pasurin e vet shoqerore quhet:a.Neto produkt b.Te ardhura kombëtare(nacionale) c.Bruto produkt shoqeror 7.Nje e mirë materiale për të qenë mall duhet te plotsoje keto parakushte, te ketë: aVlerë kembimi b.Vlerë prodhimi c.Vlere të perdorimit dhe kembimit. 8. Forma më e zhvilluar e këmbimit është: a.Kembimi i thjesht b.Kembimi monetarë c.Kembimi i pergjithshem
9.Si para botrore paraqitet: a.Çeku dhe kapitali b.Ari c.Para botrore 10.Sasia e paras në qarkullim varet nga; a.Oferta dhe kërkesa b.Çmimi dhe oferta c.Shuma e çmimeve te mallrave dhe numrit te rrotullimit te parasë. 11.Apresioni si rregullim monetar manifestohet ne formë të: a.Bumit ekonomik b.Deflacionit dhe revalvimit c.Inflacionit dhe devalvimit 12.Nese ne treg paraqitet një numer i pakufizuar i ofertuesve dhe kerkuesve te mallit dhe sherbimeve,kemi te bëjmë me:a.Konkurrencen e kufizuar b.Konkurrencën plotesish të lire c.Konkurrencën plotësisht të kufizuar. 13.Nobelisti i njohur Amerikan Pauel Samjuellson lenden e ekonomis (ekonomikisin) e definon si shkencë që merret me studimin e se si shoqeria duhet t `i shfrytezoi resurset e rralla për të prodhuar mallra te vlefshme ,te cilat do ti shperndaj ne mes njerzeve te ndryshem. 14.Ndarja e pergjithshme paraqet ndarjen në lëmenje ekonomik: në bujqesi,turizem,zejtari etj. 15.Ne rast se çmimet rriten ateher oferta do te rritet dhe ne rast se çmimet zvoglohen ateher oferta do te zvoglohet. 16.Resurset ekonomike perfshijnë: a.Token b.Kapitalin c.Punen d.Aftesit nderrmarrese. 17.Konkurenca i ka disa strategji ne te cilat bazohet zhvillimi i tregut e keto jane:a.Konkurenca e çmimeve b.Depertimi c.Fuqia monopolistike. 18.Zgjidh nje pyetje nga pyetjet e parashtruara: a.Metodat e studimit te ekonomis . b.Format me te larta te monopoleve. c.Ekonomia dhe drejtesia d. Llojet e firmave sipas organizimit e.Shtimi dhe zhvillimi ekonomik d.Nderrmarrsia. PYETJE NGA LËNDA E EKONOMIS II 1.Procesi i seleksionimit te alternativave te mundeshme ose seleksionimi i mundesive te kufizuara quhet:a.Rrallesi b.Zgjedhje c.Input. 2.Fusha e shkences ekonomike qe studion funksionimin e ekonomis kombetare si nje teresi quhet: a.makroekonomi b.mikroekonomi c.mezoekonomi. 3.Vlersimi i hipotezes ,ku vihet akcenti ne ate „kjo është“ dhe „çfarë është“ është objekt i studimit te ekonomis: a.normative b.institucionale c.pozitive. 4.Planifiki dhe direktivat ekonomike janë karakteristik e sistemit ekonomik: a.tradicional b.te tregut c.komanduse 5.Sfida ekonomike se per ke te prodhohet ,zgjidhet permes: a.konkurrences b.ofertes dhe kerkeses c.planifikimit. 6.Akumulimi i kapitalit mund të jetë: a.nominal dhe real b.publik dhe shteteror c.direkt dhe indirekt. 7.E ardhura nga kapitali aksionar quhet: a.divident b.fitim c.kamata.
8.Renten qe e sjellin ato troje tokash qe kane veti specifike natyrore ku kultivohenbimet me cilesi specifike quhen: a.apsolute b.diferenciale c.monopoliste. 9.Forma e larte e lidhjeve monopolistike ,ku antaret e humbin ne tersi pavarsin e tyre ekonomike ,finaciare dhe komerciale janë: a.kartelet b.sindikatat c.trustet. 10.Nese ne anen e ofertes(shitjes) gjendet vetem nje ndermarrje,kemi te bejmë me: a.monopol(konkurenc e lire) b.duopol (konkurec plotsishte e kufizuar) c.oligopol(konkurenc e kufizuar). 11.Rritje e aftesis blerese te paras,e quajmë:a.depresion b.nultifikim c.apresion . 12.Renja e pergjithshme e nivelit te çmimeve te shitjes se mallrave dhe sherbimeve ne ekonomin e nje vendi quhet:a.Deflacion b.Nultifikim c.apresion. 13.pika me e larte e ciklit ekonomik,ku fillonte shtohet prodhimi dhe investimi dhe zvoglohet papunesia quhet: a.depresion b.gjallerim c.lulzim ekonomik . 14.Rregullativa administrative,permes te cilave behet diskriminimi i mallrave te huaj ne krahasim me mallra vendore ,behet permes: a.doganave b.survencioneve esportuese c.barrierave jodoganore . 15.Shkurtesa e Organizates se vendeve esportuese te naftes është a.ASEAN b.NAFTA c.OPEK . 16.Funksionet e shkences ekonomike janë: a.njohese b.praktike c.metodologjike . 17.Shpenzimet e kulluara(neto) te qarkullimit janë: a.shitblerjes b.kontabiliteti tregtar c.parasë . 18.Zgjidhni një pyetje nga pyetjet e parashtruara:a.Funksionet e shkences ekonomike b.ekonomia kejziane c.Harmonizimi I ekonomis me tregun. Ekonomia kejziane XH.M.Kejnis ne fillim te vitit te 30 beri kthese ne zhvillimin e te menduarit ekonomik.Vepra e ti me e njohur eshte “Teoria e Pergjithshme e punesimit,kamates,Paras. Ne ekonomin kejziane paraqitet nje teori e re ku thuhet se shteti duhet te udheheqet nga politikat ekonomike. Pyetje pergjigje III 1.Fazat e rrethxhirimit janë:a.qarkullimi,prodhimi,qarkullimi b.2 here qarkullimi 1 here prodhimi . 2.Llojet e konkurences në raport me partneret:a.lojale b.jo lojale . 3.Oferta është – sasia e mallrave dhe sherbimeve ne treg . 4.Si rregullohen problemet e tregut sot? Me pyetjet: çka ,si për kend . 5.Principet e formimit te monopoleve janë:te detyrueshme dhe vullnetare. 6.Ekujlibri i çmimeve ne tregut arrihet me: me veprimin e lire të tregut . 7.Forma më e zhvilluar e kembimit është : kembimi monetarë 8.Nese ne treg paraqitet nje numer I pakufizuar I ofertuesve dhe kerkuesve te mallit dhe sherbimeve,kemi te bejme me:konkurencen plotsisht te lire .
9.funksionet e shkences ekonomike janë:a.njohese b.praktike c.metodologjike . 10.Aktivitetet ekonomike janë: prodhimi ,shperndarja,kembimi,konsumi . 11.Institucionet kryesore ekonomike janë:Tregu,Prona,Planifikimi . 12.Tri dimenzionet e ekonomis kapitaliste janë:a.forma e horizontale (konkurenca) b.forma vertikale(komanda) c.aspekti kohor . 13.Si shprehet permes formules çmimi i tokes: CT=R-100/I (/=thyes) 14.Cilat janë llojet –tipat e ekonomisë së tregut: a.Tipi anglosakson b.tipi Aziatiko-lindor japonez c.tipi continental(gjerman) . 15.Vlersimi – hipoteza se “si duhet te jetë“ është objekt studimi i ekonomisë:a.institucionale b.normative c.pozitive. 16.Autonomi e plote e subjekteve ekonomike ne jeten e perditshme ekonomike eshte karakteristike e sistemit ekonomik:a.sistemit ekonomik tradicional b.sistemit ekonomik te tregut c.sistemit ekonomik komandues 17.Sfida ekonomike ekonomike “se çka do te prodhohet”zgjidhet perms: a.votave monetare b.urdherave te shtetit c.rastesisë . 18.Ne rast se ne dy polet konkuruese gjendet nje numer I kufizuar (me me shume se dy por j one pakufi), ateher kmei te bejme me konkurencen: a.plotsisht te lire b.kufizuar c. plotsisht te kufizuar . 19.Çmimi I vleres së perdorimit te kapitalit hua është:a.fitim b.divident c.kamata . 20.Renta që sjell çdo truall toke,pavarsishte nga vetit e saj,pra edhe te tka me dobet quhet RENT: a.Absolute b.Diferenciale c.Monopolistikë . 21.Perfaqesues i ekonomis Neoklasike ishte:a.Josef Shumpeter b.Fridrih Engelsi c.Adam Smithi . Provimi nga lënda ekonomia 1. PO – JO Analiza ex ante nuk merret me nje model ose proces te ardhshem apo hipotetik. 2. PO – JO Depresioni nuk paraqitet ne forme te zvoglimit te aftesis blerese te parasë. 3. Piknisja e çdo aktiviteti ekonomik eshte ________,nders qellimi i fundit eshte _______. 4. Idhetare i shkolles monetariste eshte :a.Paul A.Samuelson b.Milton Fridman c.Terli Mings. 5. Cili nga autoret e me poshtem e quante ekonomin liberale “fundamentalizem te tregut”: a.Milton Fridman b.George Soros c.Teli Mings. 6. Ekonomia e prodhimit natyror,ndryshe quhet edhe ekonomia: a.tregut b.tradicionale c.planifikuar. 7. Teoria dhe politika e tregtis se jashtme ,qe bazohet ne mbrojtjen e prodhimtaris vendor nga konkurrenca e jashtme quhet: a.protekcionizem b.liberalizem c.kuota. 8. Integrimi ekonomik(marrveshja) qe eshte I nenshkruar nga ana e SHBA-ve,Kanadasë, dhe Meksikes ,quhet: a.Unioni Evropian b.Nafta c.OPEC . 9. Cila nga keto organizata nderkombetare luan rol te rendesishem ne koordinimin e veprimeve dhe organizimeve sindikale: a.ILO(Organizata
Boterore e Pues) b.BB(Banka Botrore) c.FMN(Fondi Monetare Nderkombetar). 10. Nese kerkesa per capital eshte e larte,ndersa oferta e kapitalit eshte e ulet,ateher norma e kamates do te kete tendence te: a Rritet b.mbetet e njejt c.zvoglohet. 11. Perfaqesuesit kryesor te ekonomise klasike ishin: a.Adam Smith b.David Rikardo c.William Pet d.Sismond e.Zhan Batist Sej f.Robert Malthus. 12. Cilat jane format e uleta te lidhjeve monopolistike: a.Marveshjet xhentellmene b.Konventat c.Ringet e korneret c.Pulet. 13. Qellimet e ekonomis bashkohore te tregut janë: a. b. c. 14. Faktoret më të rendesishem që veprojnë në tregun e punës janë: a. b. c. 15. Ku qendron dallimi në mes ekonomisë positive dhe asaj normative? Ekonomia Normative studion hipotezat – SI DO TE DUHET TE JET, ndersa ekonomia positive e vënë akcentin-KJO QË ËSHTË. 16. Çka është ekonomia sociale e tregut ? Është në knflikt te perhershem me natyren njerzore me komoditetin,me friken e tij nga rreziku ,me deshiren e tij per siguri dhe prespektiv te qartë. 17. Çka është kerkesa dhe Ligji i kerkeses? 18. Çka është deflaciaoni dhe cilat janë pasojat?
View more...
Comments