ebook shqip (albanian) Popujt e Zhdukur

December 15, 2016 | Author: andivlora | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download ebook shqip (albanian) Popujt e Zhdukur...

Description

“Populli i Nuhut i cili u fundos përfundimisht në ujërat e përmbytjes shkatërruese… Adi, i cili u gllabërua nga një stuhi rëre… Njerëzit e Lutit, të cilët praktikonin homoseksualizmin, u fshinë nga faqja e dheut nga llava përvëluese dhe tërmetet… Ushtria e faraonit, e cila u zhduk përgjithmonë ne det… Dhe shumë popuj të tjerë që u shkatërruan nga Allahu për shkak të mohimit të tyre. Ky libër flet për mënyrën e shkatërrimit të këtyre popujve, sipas Kuranit, duke paraqitur, nëpërmjet provave të dokumentuara, zbulimet arkeologjike dhe shënimet historike rreth këtyre njerëzve.”

RRETH AUTORIT “Autori, i cili shkruan me pseudonimin HARUN JAHJA, ka lindur në Ankara në vitin 1956. Ka studiuar artet në universitetin Mimar Sinan të Stambollit, si dhe filozofi



Universitetin

e

Stambollit. Që nga viti 1980, autori ka publikuar libra të shumtë në fusha të ndryshme, si ato politike, fetare dhe shkencore. Harun Jahja njihet si një autor që ka shkruar punime tepër të rëndësishme për të nxjerrë në shesh mashtrimet e evolucionistëve, pavlefshmërinë e pretendimeve të tyre, si dhe anët e errëta që lidhin Darvinizmin me disa ideologji shkatërrimtare. Shumë prej librave të tij janë përkthyer në Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht, Portugalisht, Shqip, Arabisht, Polonisht, Rusisht, Boshnjakisht, Indonezisht, Tatarisht, Urdu dhe Malaj. Librat e Harun Jahjas u drejtohen të gjithë njerëzve, muslimanëve dhe jomuslimanëve, pavarësisht nga raca, mosha e kombësia, sepse ata përqendrohen në një qëllim të vetëm, i cili është zgjerimi i diapazonit të mendjes së lexuesve nëpërmjet paraqitjes së shenjave të ekzistencës së përjetshme të Zotit.”

Per lexuesin ◆ Gjatë 140 viteve të fundit, Darvinizmi, i cili mohon faktin e krijimit e, si rrjedhojë, edhe vetë ekzistencën e Allahut, ka bërë që shumë njerëz të largohen nga besimi i tyre dhe të bien në kthetrat e dyshimit. Ndaj, duke provuar se kjo teori nuk është gjë tjetër veç një mashtrim, ne kryejmë një detyrë shumë të rëndësishme që është e lidhur ngushtë me fenë. S’ka dyshim, se ky është një shërbim i rëndësishëm që duhet t’u ofrohet të gjithëve. ◆ Një pikë që duhet theksuar ka të bëjë me përmbajtjen e librit. Në të gjithë librat e autorit, temat që kanë lidhje me besimin trajtohen në dritën e ajeteve kuranore dhe njerëzit ftohen që të mësojnë fjalët e Allahut dhe të jetojnë bashkë me to. Të gjitha temat që kanë lidhje me ajetet kuranore janë shpjeguar në mënyrë të atillë që të mos lënë asnjë shteg për dyshime apo dilema në mendjen e lexuesit. Stili i qartë, i lehtë e i rrjedhshëm mundëson çdo njeri të çfarëdo moshe apo grupi social që të kuptojë me lehtësi librat. Kjo gjë i bën ata shumë tërheqës për t’u lexuar njëherësh, pa e ndërprerë leximin. Edhe ata persona që e mohojnë anën shpirtërore ndikohen pozitivisht nga faktet e përmendura në këto libra dhe nuk mund ta hedhin poshtë vërtetësinë e tyre. ◆ Ky libër, ashtu si dhe të gjithë librat e tjerë të autorit, mund të lexohet individualisht ose në grupe. Leximi i librit në grup është shumë i dobishëm dhe i rëndësishëm, pasi çdo lexues mund t’i përcjellë tjetrit mendimet dhe eksperiencën e tij. ◆ Këta libra janë shkruar vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, ndaj dhe kontributi i çdokujt për leximin dhe prezantimin e tyre do të ishte një shërbim i madh për fenë e Allahut. Ndaj, ata që duan t’ua transmetojnë fenë të tjerëve, do të gjejnë një mjet tepër efikas në librat e Harun Jahjas. ◆ Në këto libra ju nuk do të gjeni shpjegime që bazohen në burime të dyshimta, apo stil shkrimi që bie ndesh me respektin dhe nderimin që duhet të tregojmë për gjërat e shenjta, apo ide të pabaza që fusin dyshim dhe shkaktojnë devijim në zemër.

POPUJT E ZHDUKUR

Harun Jahja 2003

Rreth autorit dhe veprave të tij Autori, i cili shkruan me pseudonimin HARUN JAHJA, ka lindur në Ankara në vitin 1956. Pasi mbaroi shkollën tetëvjeçare dhe të mesme në Ankara, ai studioi artet në universitetin Mimar Sinan të Stambollit, si dhe filozofi në Universitetin e Stambollit. Që nga viti 1980, autori ka publikuar libra të shumtë në fusha të ndryshme, si ato politike, fetare dhe shkencore. Harun Jahja njihet si një autor që ka shkruar punime tepër të rëndësishme për nxjerrë në shesh mashtrimet e evolucionistëve, pavlefshmërinë e pretendimeve të tyre, si dhe anët e errëta që lidhin Darvinizmin me disa ideologji shkatërrimtare. Pseudonimi i tij përbëhet nga emrat "Harun" (Aron) dhe Jahja (Gjon), për të përkujtuar këta dy profetë që luftuan kundër mosbesimit. Vula e Profetit, e cila gjendet në kapakun e librave të autorit përmban një kuptim simbolik që ka lidhje me përmbajtjet e tyre. Kjo vulë përfaqëson Kuranin, i cili është libri dhe fjala e fundit e Allahut dhe Profetin, i cili është profeti i fundit. Nën udhëheqjen e Kuranit dhe Sunetit, autori ka për qëllim të hedhë poshtë të gjitha bazat e ideologjive anti-fetare, në mënyrë që të shuhen të gjitha kundërshtimet ndaj fesë. Të gjitha këto punime të autorit përqendrohen rreth një qëllimi: transmetimi i mesazhit të Kuranit për të gjithë njerëzit, duke i nxitur ata të mendojnë rreth temave të rëndësishme që kanë lidhje me besimin, si ekzistenca e Allahut, njësimi i Tij, bota tjetër etj., dhe shkatërrimi i plotë i themeleve të rrënuara të sistemeve ateiste. Harun Jahja gëzon një reputacion të madh në një gamë mjaft të gjerë lexuesish që nga India në Amerikë, nga Anglia në Indonezi, nga Polonia në Bosnje, nga Spanja në Brazil. Disa prej librave të tij janë të disponueshëm në Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Portugalisht, Urdu, Arabisht, Shqip, Rusisht, Boshnjakisht dhe Malajo; ata janë mirëpritur nga lexuesit në të gjithë botën. Të vlerësuar në të gjithë botën, këto punime kanë shërbyer për të ndihmuar shumë njerëz të gjejnë rrugën e besimit apo të arrijnë një kuptim më të thellë të besimit të tyre. Stili i qartë, i lehtë dhe i rrjedhshëm i këtyre librave u jep atyre disa veçori karakteristike që mund të vihen re nga kushdo që i lexon apo i shqyrton ato. Këto punime kanë pasur një ndikim të shpejtë dhe rezultate tepër të kënaqshme. Është e pamundur për ata persona, që i

lexojnë këto libra me kujdes dhe mendojnë rreth tyre seriozisht që të vazhdojnë të mbrojnë filozofinë materialiste, ateizmin apo çfarëdo ideologjie apo filozofie shkatërrimtare. Edhe nëse ata vazhdojnë mbrojtjen, kjo tregon se ata bazohen në sentimentalizmin e tyre, pasi këto libra i hedhin poshtë këto ideologji që nga themelet. Sot është bërë e mundur që të gjitha lëvizjet bashkëkohore jobesimtare të pësojnë një disfatë ideologjike, në saj të koleksionit të librave të shkruar nga Harun Jahja. S’ka dyshim se këto veçori e kanë origjinën nga urtësia dhe udhëzimi i Kuranit. Autori sigurisht që nuk ndihet krenar për veten e tij; ai synon që të jetë një mjet që ndihmon të tjerët për të gjetur rrugën e drejtë të Zotit. Për më tepër, ai nuk merr asnjë përfitim material nga librat e tij. Edhe ata që përgatisin këto libra nuk marrin asnjë përfitim material. Ata duan vetëm të fitojnë kënaqësinë e Allahut. Duke pasur parasysh këto fakte, ata që inkurajojnë njerëzit që të lexojnë këto libra, të cilët hapin sytë e zemrës dhe ndihmojnë të tjerët të bëhen adhurues të devotshëm të Zotit, bëjnë një shërbim të paçmueshëm për fenë. Nga ana tjetër, do të ishte humbje kohe dhe energjie përhapja e atyre librave që krijojnë konfuzion në mendjet e njerëzve dhe nuk kanë ndonjë ndikim të efektshëm në largimin e dyshimeve dhe dilemave nga zemrat e tyre, siç e ka vërtetuar dhe eksperienca shumëvjeçare. Është më se natyrshme që libra të tillë që janë shkruar më tepër për të theksuar forcën letrare të autorit të tyre, sesa për të fituar kënaqësinë e Allahut, nuk mund të kenë kurrë një efekt pozitiv. Ata që dyshojnë në këtë, mund të shohin se qëllimi i vetëm i librave të Harun Jahjas është triumfi ndaj mosbesimit dhe përhapja e vlerave morale të Kuranit. Nuk duhet të harrojmë një pikë shumë të rëndësishme: Shkaku kryesor i vazhdimit të problemeve dhe konflikteve që përballojnë muslimanët sot është ndikimi ideologjik i mosbesimit. Të gjitha këto do të marrin fund kur të arrihet disfata ideologjike e mosbesimit dhe të sigurohemi që çdo njeri i njeh mrekullitë e krijimit dhe moralin kuranor, në mënyrë që të gjithë njerëzit të jetojnë me frymën e tyre. Duke marrë në konsideratë gjendjen e botës sot, e cila i çon njerëzit në një humnerë të thellë dhune, korrupsioni dhe konfliktesh, është e qartë që ky shërbim duhet të jetë i diponueshëm sa më shpejt dhe sa më efektivisht që të jetë e mundur. Përndryshe, mund të jetë shumë vonë. Ne shpresojmë që me Vullnetin e Zotit, librat e Harun Jahjas do të luajnë këtë rol tepër të rëndësishëm në shekullin XXI dhe do të ndihmojnë njerëzit të fitojnë paqen, bekimin, drejtësinë dhe lumturinë e premtuar në Kuran.

Titulli i origjinalit: PERISHED NATIONS www.harunyahya.com Të drejtat e botimit në gjuhën shqipe janë të rezervuara për ALB-BOOKS © Përkthimi Elton Gjeçi Redaktimi letrar dhe teknik Kujtim Ereqi Korrektimi Roald Hysa Përkujdesja kompjuterike Studio H. J. S. Shqipëri: Libraria tek rruga Islam Alla, pranë xhamisë së Dine Hoxhës Tel. 00355 (0) 682236306 Maqedoni: "Furkan ISM"- Shkup Tel.: 00389 2 622360 Faks: 00389 2 622393

©

E-mail: [email protected] Alb-Books is a logo of Furkan ISM Shtypur nga: Secil Ofset 100 Y›l Mahallesi MAS-S‹T Matbaacilar Sitesi 4. Cadde No: 77 Bagcilar-Istanbul / Turkey

8 ∂ Parathënia e botuesit 9 ∂ Parathënie 12 ∂ Hyrje: Gjeneratat e kaluara 16 ∂ Kapitulli 1: Përmbytja e Nuhut 41 ∂ Kapitulli 2: Jeta e profetit Ibrahim 48 ∂ Kapitulli 3: Populli i Lutit dhe qyteti që u kthye përmbys 70 ∂ Kapitulli 4: Populli i Adit dhe Ubarit, Atlanta e rërërave 87 ∂ Kapitulli 5: Themudi 97 ∂ Kapitulli 6: Faraoni që u mbyt 122 ∂ Kapitulli 7: Populli i Sebeit dhe përmbytja e Arimit 132 ∂ Kapitulli 8: Profeti Sulejman dhe mbretëresha e Sebeit 139 ∂ Kapitulli 9: Shokët e shpellës 148 ∂ Përfundim

L

ibri që keni në dorë është një studim unik i llojit të tij, për vetë faktin se ai bën një sintezë të historisë klasike dhe historive të disa prej popujve të përmendur në Kuran. Në përgjithësi, historitë kuranore janë trajtuar të ndara nga historia klasike dhe ato pak përpjekje që janë bërë nga dijetarët islamë në kohë të ndryshme nuk mund të konsiderohen të plota, sepse kanë mangësi të dukshme në metodën studimore, pasi nuk bazohen në standartet e pranuara sot për një studim shkencor. Studiuesit kristianë i kanë dhënë më tepër rëndësi lidhjes midis historisë klasike dhe historive të Biblës dhe kanë botuar një sërë librash për këtë temë. Njëkohësisht duhet të pranojmë se studiuesit muslimanë kanë mbetur disi prapa në këtë drejtim, megjithëse kohët e fundit kanë filluar të shfaqen disa përpjekje për mbushur këtë boshllëk. Një nga përpjekjet më serioze dhe më të kompletuara në këtë fushë është libri që keni në dorë, i cili mund të klasifikohet për momentin si libri më i mirë që flet për këtë temë. Ky është pikërisht shkaku që na shtyu të merrnim përsipër përkthimin dhe botimin e këtij libri, duke shpresuar se ai do të shërbejë si udhëzues për studiuesit në të ardhmen. Sigurisht që, duke marrë parasysh faktin që ky libër është një nga librat e parë në fushën e tij, nuk mund të pretendojmë se ai është i përkryer e pa gabime të mundshme, pasi çdo libër ka gabimet dhe mangësitë e veta, aq më tepër kur bëhet fjalë për një libër që flet për një temë të patrajtuar më parë. Për këtë arsye, ky libër nuk mund të përdoret si një referencë fetare për të mësuar historitë e profetëve, d.m.th. muslimani duhet të ketë parasysh që ky libër është një studim shkencor me karakter fetar, jo një libër fetar i mirëfilltë. Në të njëjtën kohë, libri trajton vetëm një pjesë të historive të profetëve të përmendur në Kuran, ndërsa pjesa tjetër e historive është lënë jashtë tij për shkak se nuk përputhet me qëllimin për të cilin është shkruar ky studim, i cili është njohja dhe vërtetimi me mënyra shkencore i ekzistencës dhe shkatërrimit të disa popujve të përmendur në Kuran. Siç mund të vihet re, libri merr përsipër të hedhë dritë mbi disa aspekte historike, për të cilat nuk ka referenca të mjaftueshme për shkak të distancës kohore shumë të gjatë. Kjo kërkon që të shtrohen hipoteza e teori të ndryshme, për të kompesuar këtë mungesë të theksuar referencash. Nuk mund të pretendohet në mënyrë kategorike se të gjitha hipotezat e parashtrura në libër janë tërësisht të sakta, por mund të themi se ato janë të pranueshme logjikisht. Kjo është arsyeja pse në libër ndeshen shpesh shprehjet “ka mundësi”, “është e mundur”, “vetëm zoti e di më mirë”. E pamë të arsyeshme t’i bëjmë këto sqarime me qëllim që të mënjanojmë çdo keqkuptim nga ana e lexuesve dhe në të njëjtën kohë kërkojmë prej tyre që të mos ngurrojnë të na kontaktojnë për çdo vërejtje apo sugjerim të mundshëm.

Këto janë disa nga lajmet e vendbanimeve të hershme, të cilat t'i tregojmë ty (o Muhamed): disa prej tyre ekzistojnë akoma (si shenja), ndërsa disa të tjera tashmë janë fshirë nga faqja e dheut. Ne nuk u bëmë padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u bënë dobi zotat, të cilëve ata u luteshin në vend të Allahut dhe nuk fituan veçse shkatërrim. (Hud: 100 – 101)

A

llahu e krijon njeriun, i jep atij formën shpirtërore dhe fizike, e lejon atë të zgjedhë një drejtim të caktuar në jetë dhe më pas e merr atë me anë të vdekjes. Ai e njeh më mirë njeriun dhe i di

më së miri nevojat e tij, ashtu siç thuhet dhe në Kuran: "Si të mos e dijë Ai, i Cili ka krijuar..?" (El-Mulk: 14). Ndaj dhe qëllimi i vërtetë që njeriu duhet të ketë në jetë është madhërimi dhe adhurimi i Allahut. (Fjala adhurim nuk përfshin vetëm adhurimet e mirëfillta, si falja apo agjërimi, por të gjitha veprat që janë në dobi të njeriut). Për të njëjtën arsye, mesazhi dhe shpallja e pastër e Allahut që iu transmetua njerëzve nëpërmjet të dërguarve të Tij është i vetmi udhëzim për ta. Kurani është libri i fundit dhe i pandryshuar i Allahut. Kjo është arsyeja pse ne jemi të detyruar që ta pranojmë Kuranin si udhëzuesin tonë dhe të jemi krejtësisht të bindur e të kënaqur me të gjitha gjykimet e tij. Kjo është rruga e vetme e shpëtimit si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën. Ndaj ne kemi nevojë të studiojmë me shumë kujdes dhe vëmendje Kuranin dhe të meditojmë rreth tij. Allahu na tregon se shpallja e Kuranit ka për qëllim t'i shtyjë njerëzit të mendojnë:

10

POPUJT E ZHDUKUR

"Ky (Kuran) është mesazh për njerëzit, me qëllim që të shërbejë si paralajmërim për ta e të kuptojnë se Ai është vetëm një Zot i adhuruar dhe që të përkujtojnë njerëzit me mendje të shëndoshë." (Ibrahim: 52)

Historitë e popujve të mëparshëm, të cilat përbëjnë një pjesë jo të vogël të Kuranit, janë pa dyshim një çështje që ne duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe. Pjesa më e madhe e këtyre popujve nuk i pranuan mësimet e profetëve, madje shfaqën armiqësi të hapur ndaj tyre. Me këtë veprim ata merituan ndëshkimin dhe u zhdukën nga faqja e dheut. Kurani na tregon se këto ndëshkime shërbejnë si paralajmërim për brezat pasardhës. Le të marrim një shembull: menjëherë pas përshkrimit të dënimit të një grupi çifutësh, të cilët u rebeluan ndaj urdhrave të Allahut, në Kuran thuhet: "Kështu pra, Ne e bëmë këtë ndëshkim shembull për ata dhe për brezat që erdhën më pas, si dhe një mësim për njerëzit e devotshëm." (El-Bekare: 66)

Në këtë libër ne do të flasim për disa popuj të lashtë, të cilët u zhdukën për shkak të rebelimit të tyre kundrejt urdhrave të Allahut. Qëllimi ynë është të hedhim sadopak dritë mbi këto ngjarje, çdonjëra prej të cilave ishte "një shembull për kohën", kështu që sot ato mund të shërbejnë fare mirë si "paralajmërim" për njerëzimin. Arsyeja e dytë për të cilën ne po shqyrtojmë historitë e shkatërrimit të këtyre popujve është që të tregojmë nga burime të ndryshme ato që përshkruan Kurani, duke provuar në këtë mënyrë saktësinë e ngjarjeve të përshkruara në të. Allahu na tregon se vërtetësia e atyre gjërave që thuhen në ajetet kuranore mund të vërehet kudo. Thuaju atyre: "Të gjitha lavdërimet dhe falenderimet qofshin për Allahun! Ai do t'jua tregojë argumentet e Tij dhe ju do t'i dalloni ato…" (En-Neml: 93)

Njohja e tyre është një nga mënyrat kryesore që çojnë drejt besimit të vërtetë. Pothuajse të gjitha historitë kuranore që përshkruajnë ndëshkimin

Parathënie

dhe shkatërrimin e shumë popujve janë bërë "të njohura" dhe "të vëzhgueshme" në sajë të zbulimeve arkeologjike dhe studimeve të vazhdueshme. Në këtë studim, ne do të trajtojmë historitë e një pjese të këtyre popujve të zhdukur. (Duhet të kemi parasysh se disa prej popujve të zhdukur të përmendur në Kuran nuk janë përfshirë në këtë libër, sepse në Kuran nuk është përcaktuar koha dhe vendi ku kanë jetuar. Ata janë përshkruar vetëm për arrogancën, mosbindjen dhe kundërshtimin që shprehën ndaj të dërguarit të Allahut, si dhe për fundin e tyre të tmerrshëm.) Qëllimi ynë është të hedhim dritë mbi realitetin e përshkruar në Kuran, nëpërmjet zbulimeve të kohëve të fundit për t'i provuar kujtdo, besimtarëve dhe jobesimtarëve, vërtetësinë e fesë së Allahut.

11

Gjeneratat e kaluara A nuk u ka ardhur atyre lajmi i popujve të mëparshëm? Lajmi i popullit të Nuhut, Adit, Themudit, popullit të Ibrahimit, banorëve të Medjenit dhe qyteteve të përmbysura (populli i Lutit), të cilëve u erdhën të dërguarit e tyre me argumente të qarta. Kështu pra, nuk është Allahu Ai, i Cili u bëri atyre padrejtësi, por ata vetë i bënë padrejtësi vetes së tyre. (Et-Teube: 70)

M

esazhi hyjnor i është komunikuar njerëzimit nëpërmjet profetëve që në fillimet e krijimit të tij. Reagimet e popujve kanë qenë të ndryshme. Disa popuj i kanë besuar profetët

dhe e kanë pranuar mesazhin, ndërsa disa të tjerë e kanë mohuar atë tërësisht. Në disa popuj, një pjesë e vogël e shoqërisë e ndiqte të dërguarin, ndërsa pjesa tjetër vazhdonte rrugën e mosbindjes dhe mbante qëndrim armiqësor ndaj profetit dhe ndjekësve të tij. Të dërguarit, në përgjithësi, akuzoheshin si "gënjeshtarë, magjistarë, të çmendur dhe mendjemëdhenj". Madje disa popuj kanë arritur deri atje sa janë munduar edhe t'i vrasin të dërguarit, të cilët nuk kërkonin në shkëmbim të mundit të tyre shpërblime materiale apo përfitime personale. Historia e Shuajbit dhe popullit të Medjenit, tek i cili ai u dërgua, ilustron mjaft mirë marrëdhëniet ndërmjet profetëve dhe popujve të tyre. Reagimi dhe përfundimi i popullit të Shuajbit është shumë interesant: Në Medjen dërguam vëllain e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër veç Tij! Mos u hani hakun njerëzve kur matni e peshoni. Unë ju shoh (se rroni) në mirëqenie, por në të vërtetë kam frikë për ju dënimin e një dite të afërt.

Gjeneratat e kaluara

O populli im! Matni e peshoni me drejtësi, mos u hani hakun njerëzve dhe mos bëni rrëmujë e ligësi në tokë. Ajo pjesë (e fitimit hallall) që jua ka lejuar Allahu është më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë. Dijeni se unë nuk jam vënë rojtar mbi ju." Ata i thanë: "O Shuajb, a mos vallë namazi yt të mëson që ne të braktisim atë që kanë adhuruar baballarët tanë dhe të mos bëjmë ç'të duam me pasurinë tonë? Vërtet që ti je i duruar e i mençur.[ironi]" Ai u tha: "O populli im, nëse unë kam argumente të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka furnizuar me të mirat e Tij (si mund t'i përziej ato me fitim të paligjshëm?). Kur ju kundërshtoj, unë nuk dua të veproj atë që jua ndaloj juve ta bëni. Unë vetëm dëshiroj të rregulloj me aq sa kam mundësi, por suksesi im është në dorën e Allahut. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem i penduar. O populli im, nuk dua që mospajtimi im me ju të bëhet shkak që të vuani fatin e popujve të Nuhut, Hudit apo Salihut. Mos harroni se populli i Lutit nuk është shumë larg prej jush! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar. Me të vërtetë që Zoti im është Mëshirëplotë dhe Mirëdashës." Ata i thanë: "O Shuajb, ne nuk kuptojmë shumë gjëra nga ato që po na thua dhe, për më tepër, ti je një njeri i dobët mes nesh. Po të mos ishte për familjen tënde, ne do të të kishim vrarë me gurë, sepse ti nuk ke fuqi kundër nesh." Ai u tha: "O populli im! A mos vallë familja ime është më e rëndësishme për ju se Allahu, të Cilin nuk e përfillni fare? Zoti im di gjithçka që veproni ju. O populli im, punoni sa të mundeni, (ndërsa) unë po punoj (në rrugën time). Do ta merrni vesh më vonë se kush është gënjeshtar dhe mbi kë do të bjerë dënimi poshtërues! Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur." Kështu, kur erdhi urdhri Ynë, Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Shuajbin bashkë me besimtarët, ndërsa keqbërësit i kapi britma e fuqishme dhe ata u shndërruan në kufoma të ngrira në shtëpitë e tyre, sikur të mos kishin jetuar kurrë atje! Qoftë i shkatërruar Medjeni,

13

14

POPUJT E ZHDUKUR

ashtu siç u shkatërrua Themudi! (Hud: 84 – 95)

Për shkak të planeve djallëzore për të vrarë Shuajbin, faji i vetëm i të cilit ishte thirrja e popullit në diçka të mirë, populli i Medjenit u ndëshkua dhe u shkatërrua, ashtu siç u përshkrua në ajetet e mësipërme. Ky popull nuk është shembulli i vetëm, përkundrazi, sikurse tha dhe Shuajbi kur iu drejtua popullit të tij, shumë popuj të lashtë që kanë jetuar para popullit të Medjenit kanë pasur të njëjtin fat. Edhe më pas u shfaqën popuj të tjerë, të cilët ndoqën gjurmët e të parëve dhe merituan ndëshkimin e Allahut. Në faqet që vijojnë ne do të flasim për disa prej këtyre popujve të zhdukur. Kurani i përshkruan me hollësi historitë e tyre, për t'iu drejtuar njerëzve një ftesë të hapur që të nxjerrin mësime nga përfundimi i tyre i tmerrshëm. Në lidhje me këtë, Kurani u tërheq vëmendjen njerëzve se, megjithëse shumica e popujve të zhdukur kishin arritur një gradë të lartë civilizimi dhe zhvillimi, përsëri nuk mundën t'i shpëtonin dot ndëshkimit: Sa shumë breza shkatërruam para tyre! Ata ishin më të fuqishëm se ata (idhujtarët e Mekes) dhe (kur erdhi dënimi Ynë) ata vrapuan për t'u fshehur nëpër tokë! Por, a mund të gjejnë vend për t'u fshehur?! (Kaf: 36)

Në këtë ajet janë përshkruar në mënyrë të veçantë dy karakteristika të këtyre popujve të zhdukur. E para, ata ishin "të fuqishëm". Kjo tregon se ata kishin vendosur sisteme të disiplinuara e të forta ushtarake në territorin ku jetonin. E dyta, këta popuj kishin themeluar qendra banimi të mëdha që shquheshin për mjeshtërinë arkitekturale. Është për t'u vënë në dukje se këto dy karakteristika vihen re edhe në qytetërimin e sotëm, i cili ka formuar një kulturë botërore nëpërmjet teknologjisë dhe shkencës moderne dhe ka ngritur shtete të fuqishme e qytete gjigande, por nga ana tjetër mohon dhe injoron Zotin, duke harruar se gjithçka është bërë e mundur prej fuqisë së Tij. Fundi i qytetërimit të sotëm nuk ka se si të jetë i ndryshëm nga ai i shumë

Gjeneratat e kaluara

qytetërimeve të hershme, për sa kohë që do të bazohet mbi mohimin fetar dhe degjenerimin moral. Një numër i madh i rasteve të shkatërrimit, disa prej të cilave janë përmendur në Kuran, janë konfirmuar nga kërkimet arkeologjike të bëra kohët e fundit. Këto zbulime, që vërtetojnë në mënyrë të qartë se ngjarjet e përmendura në Kuran kanë ndodhur me të vërtetë, hedhin dritë mbi nevojën e njerëzve për të nxjerrë mësime, e cila përmendet kaq shumë në Kuran, ku thuhet se është e nevojshme për njerëzit që të udhëtojnë në tokë dhe të shohin përfundimin e popujve më të hershëm. Ne nuk kemi dërguar profetë para teje, përveçse burra nga gjiri i banorëve të tokës, të cilët Ne i frymëzuam me shpalljen hyjnore. Përse nuk udhëtojnë ata nëpër botë që të shohin si ka qenë fundi i mosbesimtarëve para tyre? S'ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është më e mirë për ata të cilët e kanë frikë Allahun. A nuk kuptoni pra? (Popujve të shkatërruar u shtyhej afati) derisa të dërguarit humbnin çdo shpresë për popullin e tyre dhe mendonin se ishin mohuar plotësisht. Atëherë tek ata vinte ndihma Jonë dhe Ne shpëtonim kë të dëshironim. Ndëshkimi Ynë nuk mund të shmanget nga populli i pabindur. Vërtet, historitë e tyre shërbejnë si mësim për njerëzit që mendojnë. Ai (Kurani) nuk është përrallë e trilluar, por pohim dhe përforcim i librave të mëparshëm të Allahut, shtjellim i hollësishëm i gjithçkaje, udhëzues, përkujtim dhe mëshirë për një popull besimtar. (Jusuf: 109 – 111)

Me të vërtetë historitë e popujve të mëparshëm shërbejnë si shembull dhe mësim për ata

njerëz që kanë arsye të shëndoshë.

Shkatërrimi i këtyre popujve për shkak të rebelimit dhe refuzimit të urdhrave të Allahut na tregon se sa i dobët dhe i pafuqishëm është njeriu. Në faqet që vijojnë ne do t'i shqyrtojmë këta shembuj sipas radhës kronologjike.

15

Përmbytja e Nuhut Ne e dërguam Nuhun te populli i tij. Ai qëndroi mes tyre një mijë pa pesëdhjetë vjet dhe tufani i përmbyti ata, sepse ishin keqbërës. (El-Ankebut: 14)

D

uke iu referuar pothuajse të gjitha kulturave, përmbytja e Nuhut (Noes) është një nga ngjarjet më të njohura, e cila trajtohet gjerë e gjatë në Kuran. Mospërfillja e popullit të

profetit Nuh, reagimi dhe mënyra si rodhën ngjarjet tregohen me hollësi në shumë ajete të Kuranit. Profeti Nuh ishte dërguar të paralajmëronte popullin e tij, i cili kishte devijuar nga rruga e drejtë, duke adhuruar idhujt dhe duke mos iu bindur urdhrave të Allahut. Edhe pse Nuhu e këshilloi shumë herë popullin e tij dhe e paralajmëroi atë për një ndëshkim të rreptë, ai vazhdoi rrugën e mosbindjes dhe idhujtarisë. Ja si është përshkruar ngjarja në suren ElMu'minun: Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dh ai u tha: "O populli im, adhurojeni Allahun! Ju s'keni të adhuruar të vërtetë tjetër veç Tij. A nuk frikësoheni (prej dënimit)?" Por prijësit e mosbesimtarëve nga populli i tij thanë: "Ai është një njeri i thjeshtë si ju që kërkon të qëndrojë më lart se ju. Po të dëshironte Allahu do të kishte dërguar engjëj. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë.

Përmbytja e Nuhut

Ai është një njeri i çmendur, kështu që pritni edhe pak kohë." Nuhu u lut: "Zoti im, më ndihmo, sepse ata po më përgënjeshtrojnë." (El-Mu'minun: 23-26)

Siç tregohet nga ajetet, paria e popullit e akuzoi profetin Nuh se qëllimi i tij ishte fitimi i pozitës, pushtetit dhe pasurisë. Gjithashtu, ata u munduan të provojnë se atij i ishte bërë magji dhe vendosën ta duronin për një farë kohe, duke e mbajtur vazhdimisht nën presion. Allahu i tregoi të dërguarit Nuh se ata që refuzuan besimin dhe vazhdonin të bënin vepra të këqija do të ndëshkoheshin, duke u përmbytur, kurse besimtarët do të shpëtonin. Dhe me të vërtetë, kur koha e ndëshkimit erdhi, sasi të mëdha ujërash të furishëm vërshuan nga toka dhe, bashkë me shirat e rrëmbyeshëm, shkaktuan një përmbytje të madhe. Allahu i tha Nuhut: "… Hipni në anije një çift (mashkull dhe femër) nga çdo lloj, si dhe familjen tënde, përveç atyre ndaj të cilëve Fjala tashmë është vendosur…" Të gjithë njerëzit e atij vendi, me përjashtim të besimtarëve që hipën në anije me profetin Nuh, u mbytën në ujë, duke përfshirë edhe djalin e Nuhut, i cili mendoi se mund të shpëtonte duke hipur në një mal aty pranë. Kur ujërat u pakësuan dhe mori fund gjithçka, anija ndaloi në Xhudij, d.m.th., në një vend të lartë, siç na njofton Kurani. Studimet arkeologjike, gjeologjike dhe historike tregojnë se kjo ngjarje ka ndodhur me të vërtetë siç është treguar në Kuran. Përmbytja është përshkruar në mënyrë të ngjashme në shumë gojëdhëna të qytetërimeve të hershme dhe në shumë dokumente historike. Megjithëse karakteri dhe emrat e vendeve ndryshojnë, gjithçka sa ndodhi i paraqitet njerëzve të kohës së sotme si një paralajmërim që vjen nga lashtësia. Përveç Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re, përshkrimi i përmbytjes është treguar në mënyrë të ngjashme në dokumentet sumeriane dhe asirobabilonase, në legjendat greke, në epikat indiane të Shatapathës, Brahmës dhe Mahabharatës, në disa legjenda të Uellsit, në Edan Veriore, në legjendat lituaneze, bile edhe në disa histori tradicionale kineze. Si ka mundësi që një informacion i tillë kaq i detajuar që përshkruan

17

18

POPUJT E ZHDUKUR

të njëjtën ngjarje të mblidhet nga vende me kultura të ndryshme, të cilat janë mjaft larg si nga njëra-tjetra, ashtu dhe nga vendi i përmbytjes? Përgjigja është e qartë. Fakti që e njëjta ngjarje është treguar në rrëfimet dhe shkrimet e të gjithë këtyre popujve, të cilët kanë pasur shumë pak mundësi komunikimi ndërmjet tyre, është një provë e qartë se këta popuj e morën njohurinë nga një burim hyjnor. Me sa duket, përmbytja, e cila konsiderohet si një nga katastrofat më të mëdha dhe më shkatërruese në histori, është rrëfyer nga shumë profetë që u dërguan në qytetërime të ndryshme me qëllim që të shërbente si shembull dhe mësim për ta. Në këtë mënyrë lajmi i përmbytjes u përhap në shumë kultura të ndryshme. Edhe pse e transmetuar nga shumë kultura dhe burime fetare, historia e përmbytjes dhe e profetit Nuh është ndryshuar shumë dhe i është larguar versionit origjinal për shkak të falsifikimit të burimeve dhe transmetimeve jo të sakta. Studimet tregojnë se, midis të gjitha rrëfimeve për përmbytjen, i vetmi përshkrim i saktë është ai që ndodhet në Kuran.

Profeti Nuh dhe përmbytja në Kuran Përmbytja e Nuhut është përmendur në shumë ajete të Kuranit. Më poshtë po citojmë ajetet sipas radhës kronologjike të ngjarjes.

Thirrja që profeti Nuh i bëri popullit të tij Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni të adhuruar të vërtetë tjetër veç Tij. Unë kam frikë se do t'ju zërë ndëshkimi i një dite të madhe!" (El-Araf: 59) Unë jam një i dërguar i besueshëm për ju. Kini pra, frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia. O populli im, unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për mesazhin që ju transmetoj. Shpërblimin e kërkoj vetëm prej Atij që më krijoi mua. (Esh-Shuara: 107- 110) Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai u tha: "O populli im,

Përmbytja e Nuhut

adhuroni Allahun! Ju s'keni të adhuruar të vërtetë tjetër veç Tij. A nuk frikësoheni (prej dënimit)?" (El-Mu'minun: 23)

Paralajmërimi për ndëshkimin e Allahut Ne e dërguam Nuhun te populli i tij (duke i thënë): "Këshilloje popullin tënd para se t'i vijë një ndëshkim i dhimbshëm." (Nuh: 1) Do ta merrni vesh se mbi cilin do të vijë ndëshkimi poshtërues dhe mbi cilin do të bjerë dënimi i përjetshëm. (Hud: 39) … mos adhuroni asgjë tjetër në vend të Allahut. Unë kam frikë se do t'ju zërë ndëshkimi i një dite të dhimbshme. (Hud: 26)

Refuzimi i popullit të Nuhut Paria e popullit të tij i tha: "Ne mendojmë se po bën një gabim të qartë." (El-Araf: 60) Ata i thanë: "O Nuh, ti ke polemizuar me ne dhe e zgjate shumë polemikën. Sille pra, dënimin me të cilin na kërcënove, nëse thua të vërtetën." (Hud: 32) Sa herë që prijësit e popullit të tij kalonin pranë tij, ndërsa ndërtonte anijen, talleshin me të dhe e vinin në lojë. Ai u tha: "Nëse talleni me ne, po kështu do të tallemi edhe ne me ju, siç po talleni tani." (Hud: 38) Por prijësit e mosbesimtarëve nga populli i tij thanë: "Ai është një njeri i thjeshtë si ju që kërkon të qëndrojë më lart se ju. Po të dëshironte Allahu, do të kishte zbritur engjëj. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë. Ai është një njeri i çmendur, kështu që prisni edhe pak kohë." (ElMu'minun: 24, 25) Populli i Nuhut e përgënjeshtroi të dërguarin më parë. Ata e mohuan robin Tonë, e tallën, e kërcënuan dhe e quajtën të çmendur. (ElKamer: 9)

Mospërfillja e jobesimtarëve ndaj besimtarëve

19

20

POPUJT E ZHDUKUR

Paria jobesimtare e popullit të tij tha: "Ne shohim se ti je një njeri i thjeshtë si ne, përveç kësaj, rrugën tënde e ndjekin vetëm njerëzit e parëndësishëm e të ulët. Pastaj ne nuk shohim se ju keni ndonjë meritë ndaj nesh, përkundrazi ne ju konsiderojmë gënjeshtarë." (Hud: 27) Jobesimtarët i thanë: "Mos vallë duhet të të besojmë, kur ty të ndjekin vetëm më të dobëtit?" Ai u tha: "Unë nuk e di se ç'bënin ata të cilët ju i quani të dobët? Llogaria e tyre është në dorën e Zotit tim, nëse kuptoni. Unë nuk mund t'i largoj besimtarët, sepse jam vetëm një paralajmërues që ka ardhur për t'ju tërhequr vërejtjen haptazi." (Esh-Shuara: 111-115)

Allahu e këshillon Nuhun të mos mërzitet Kështu Nuhut iu shpall: "Askush nuk do të besojë nga populli yt, përveç atyre të cilët tashmë kanë besuar, kështu që nuk ka pse të të vijë keq për çka vepruan ata." (Hud: 36)

Lutjet e profetit Nuh "Atëherë pra, gjyko Ti (o Allah) mes meje dhe tyre dhe më shpëto mua bashkë me besimtarët." (Esh-Shuara: 118) Pastaj ai e luti Zotin e tij (duke thënë): "Unë jam i pafuqishëm, ndaj më ndihmo!" (El-Kamer: 10) Ai tha: "O Zoti im, unë e ftova popullin tim natë e ditë, por gjithë thirrja ime nuk solli gjë tjetër veç largimit të tyre (nga e vërteta)." (Nuh: 5-6) Ai tha: "O Zoti im! Më ndihmo, sepse ata më mohojnë." (ElMu'minun: 26) Nuhu na u lut dhe vërtet Ne jemi më të mirët për t'iu përgjigjur lutjes. (Es-Saffat: 75)

Ndërtimi i anijes Ndërtoje anijen nën mbikqyrjen dhe frymëzimin Tonë dhe mos m'u

Përmbytja e Nuhut

lut për ata që bënë padrejtësi dhe humbën. Nuk ka dyshim se ata do të mbyten. (Hud: 37

Shkatërrimi i popullit të profetit Nuh nga përmbytja Ata e përgënjeshtruan Nuhun, por Ne e shpëtuam atë bashkë me ndjekësit e tij në anije dhe i përmbytëm ata që mohuan shenjat Tona. Vërtet ata ishin një popull i verbuar. (El-Araf: 64) Më pas Ne i fundosëm të tjerët (mosbesimtarët)." (Esh-Shuara: 120) Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai qëndroi mes tyre një mijë pa pesëdhjetë vjet dhe tufani i përmbyti, sepse ishin keqbërës. (ElAnkebut: 14)

Vdekja e "djalit" të profetit Nuh Kurani tregon një dialog midis Nuhut dhe djalit të tij para se të fillonte përmbytja: Kështu ajo lundroi mes valëve të mëdha si male, ndërsa Nuhu i thirri të birit që ishte ndarë veç: "O biri im! Eja në barkë me ne dhe mos u bëj prej mosbesimtarëve." I biri iu përgjigj: "Do të ngjitem në një mal dhe ai do të më shpëtojë nga uji." Nuhu i tha: "Sot nuk ka shpëtim nga urdhri i Allahut, përveç atyre që mëshiron Ai." Ndërkohë valët u futën mes tyre dhe ai u mbyt bashkë me të tjerët. (Hud: 42-43)

Shpëtimi i besimtarëve prej përmbytjes Ne e shpëtuam Nuhun bashkë me ata që ishin me të në barkën e ngarkuar. (Esh-Shuara: 119) Pastaj Ne e shpëtuam Nuhun bashkë me ata që ishin me të në anije, të cilën e bëmë argument dhe shenjë për të gjithë njerëzimin. (ElAnkebut: 15)

Natyra fizike e përmbytjes Kështu Ne hapëm portat e qiellit me ujë që derdhej me furi.

21

22

POPUJT E ZHDUKUR

Dhe bëmë që burimet të shpërthejnë nga toka. Kështu ujërat (e qiellit dhe të tokës) u takuan për një çështje të paracaktuar. Ne e mbartëm atë në anijen e ndërtuar me dërrasa e gozhdë. (ElKamer: 11-13) Kur erdhi urdhri ynë dhe nga furra doli ujë, Ne thamë: "Fut në anije një çift (mashkull dhe femër) nga çdo lloj, familjen tënde dhe besimtarët, përveç atyre për të cilët është marrë një vendim i përhershëm. Por, përveç një pakice, shumica nuk besoi." Nuhu u tha: "Hipni në anije! Me emrin e Allahut do të jetë lëvizja dhe ndalimi i saj. Vërtet Zoti im është gjithnjë Falës dhe Mëshirëplotë. Kështu ajo lundroi mes valëve të mëdha si male, ndërsa Nuhu i thirri të birit që ishte ndarë veç: "O biri im! Eja në anije me ne dhe mos u bëj prej mosbesimtarëve." (Hud: 40-42) Kështu Ne e frymëzuam atë (duke i thënë): "Ndërto anijen nën mbikqyrjen dhe frymëzimin Tonë. Pastaj, kur të vijë urdhri Ynë dhe kur nga furra të gurgullojë ujë, merr në anije një çift nga çdo lloj si edhe familjen tënde, përveç atyre për të cilët është marrë një vendim i përhershëm. Mos m'u lut për mbrojtje për keqbërësit, sepse ata do të mbyten." (El-Mu'minun: 27)

Qëndrimi i anijes në një vend të lartë U tha: "O tokë, gëlltite ujin tënd! O qiell, pushoje shiun tënd!" Uji u ul dhe urdhri i Allahut u përmbush, ndërsa anija ndaloi në (malin) Xhudij. U tha: "I shkatërruar qoftë populli mizor!" (Hud: 44)

Paralajmërimi nëpërmjet përmbytjes Kur uji u ngrit tej kufijve të tij, Ne ju mbartëm në anijen lundruese. Me qëllim që ta bëjmë atë kujtim për ju dhe të kuptojnë ata që dëgjojnë me vëmendje. (El-Hakkah: 11-12)

Lavdërimi i Allahut për profetin Nuh

Përmbytja e Nuhut

Paqja qoftë mbi Nuhun në të gjithë botët! Sigurisht që kështu i shpërblejmë ata që punojnë punë të mira. Nuhu ishte me të vërtetë një nga robërit Tanë besimtarë. (Es-Saffat: 7981)

Përmbytja ishte lokale apo globale? Ata që mohojnë vërtetësinë e përmbytjes së Nuhut e justifikojnë qëndrimin e tyre duke thënë se një përmbytje e mbarë botës është e pamundur. Sipas tyre, të gjithë librat e shpallur, duke përfshirë dhe Kuranin, mbrojnë idenë e një përmbytjeje globale. Si rrjedhim këta libra janë të gabuar. Ky trajtim si dhe vendosja e shenjës së barazimit midis Kuranit dhe librave të tjerë, psh, Pentateukut, është plotësisht e gabuar. Kurani u shpall nga Allahu dhe është i vetmi libër hyjnor i pandryshuar ndaj dhe në të nuk mund të ketë gabime. Ai e trajton përmbytjen nga një këndvështrim shumë i ndryshëm, në krahasim me Pentateukun apo legjendat e tjera të përmbytjes që transmetohen në kultura të ndryshme. Pentateuku, emri i pesë librave të parë të Dhiatës së Vjetër, pranon hapur se përmbytja ishte globale, pra, ajo përfshiu të gjithë botën. Kurani nuk e pohon diçka të tillë, përkundrazi, ajetet përkatëse të lënë të kuptosh se përmbytja ishte e pjesshme dhe nuk përfshiu të gjithë botën por vetëm popullin e Nuhut, i cili ishte paralajmëruar më parë për një dënim të tillë. Kur shqyrtohen transmetimet e përmbytjes në Kuran

dhe në

Dhiatën e Vjetër, ndryshimi vihet re menjëherë. Dhiata e Vjetër e përshkruan fillimin e përmbytjes si vijon: Zoti pa se paudhësia e njerëzve përmbi tokë ishte e madhe dhe se çdo mendim i zemrës së tyre nuk synonte tjetër, por që të bëjë vazhdimisht të keqen. Zotit i erdhi keq pse e krijoi njeriun përmbi tokë. I erdhi keq thellë në zemër e tha: "Do ta shuaj prej faqes së dheut njeriun që e krijova: njeriun, bagëtitë, zvarranikët edhe shpendët e qiellit – sepse po më vjen keq që i krijova." Porse Noehi gjeti hir para Zotit. (Gjeneza 6: 5-8)

Në Kuran tregohet fare qartë se nuk u shkatërrua e gjithë bota, por

23

24

POPUJT E ZHDUKUR

vetëm populli i Nuhut. Ashtu siç u dërgua Hudi te populli i Adit (Hud: 50), apo Salihu te populli i Themudit (Hud: 61), apo ashtu siç u dërguan të gjithë profetët e tjerë përpara Muhamedit te popujt e tyre, ashtu dhe Nuhu u dërgua vetëm te populli i tij, ndaj dhe përmbytja ishte ndëshkim vetëm për popullin e tij. Ne e dërguam Nuhun te populli i tij: "Unë kam ardhur për t'ju këshilluar dhe për t'ju tërhequr vërejtjen haptazi që ju të mos adhuroni asgjë tjetër në vend të Allahut. Unë kam frikë për ju dënimin e një dite të dhimbshme." (Hud: 25-26)

Ata që u ndëshkuan ishin njerëz që nuk e përfillën mesazhin e profetit Nuh dhe nuk hoqën dorë nga rebelimi dhe mosbindja. Ajetet që përshkruajnë këtë ngjarje janë mjaft të qarta. Por ata e përgënjeshtruan Nuhun, kështu që Ne e shpëtuam atë bashkë me ndjekësit e tij në anije dhe i mbytëm ata që mohuan shenjat Tona. Vërtet ata ishin një popull i verbuar. (El-Araf: 64) Ne me mëshirën tonë e shpëtuam atë Nuhun bashkë me besimtarët dhe i shkatërruam nga themelet ata që përgënjeshtruan argumentet Tona. Ata nuk ishin besimtarë. (El-Araf: 72)

Përveç kësaj, në Kuran, Allahu thekson se Ai kurrë nuk e ndëshkon një popull, derisa të dërgojë një profet tek ai. Pra, ndëshkimi vjen vetëm pasi një profet ka shkuar te një popull, edhe është përgënjeshtruar prej tij. Allahu thotë në suren El-Kasas: Zoti yt nuk i shkatërron vendbanimet para se të dërgojë në qendrën e tyre një të dërguar që t'u lexojë atyre argumentet Tona. Ne i shkatërronim vendbanimet, vetëm atëherë kur banorët e tyre ishin keqbërës. (El-Kasas: 59)

Allahu nuk i shkatërron ata popuj, te të cilët Ai nuk ka dërguar një profet. Nuhu u dërgua për të paralajmëruar vetëm popullin e tij. Prandaj Allahu nuk kishte pse t'i shkatërronte popujt e tjerë, të cilëve nuk u kishte dërguar një paralajmërues, ndaj dhe dënimi i Tij goditi vetëm popullin e Nuhut. Nga këto pohime të Kuranit, arrijmë në përfundimin se përmbytja

Përmbytja e Nuhut

e Nuhut ishte një katastrofë lokale dhe jo globale. Gërmimet arkeologjike të bëra në zonën ku mendohet se mund të ketë ndodhur përmbytja, të cilën do ta shqyrtojmë më poshtë, tregojnë që përmbytja nuk ishte një ngjarje globale që përfshiu gjithë planetin, por një katastrofë e gjerë që preku Mesopotaminë.

A u morën të gjitha kafshët në anije? Komentatorët e Biblës besojnë se Nuhu mori në anije të gjitha llojet e kafshëve që ekzistonin në tokë, kështu që

kafshët shpëtuan nga

zhdukja falë ndërhyrjes së Nuhut. Sipas këtij mendimi, një çift nga të gjitha speciet e kafshëve që banonin në tokë u soll në bordin e anijes. Ata të cilët pohojnë diçka të tillë, duhet të përballojnë vështirësi serioze në shumë drejtime. Si u morën kafshët në anije? Si u ushqyen? Si u vendosën në të? Si u izoluan nga njëra-tjetra? Këtyre pyetjeve është e pamundur t'u përgjigjesh. Për më tepër mbetet pyetja: Si u sollën të gjitha kafshët nga kontinentet e ndryshme? Gjitarët e poleve, kangurët e Australisë ose bizonët endemikë të Amerikës? Përveç kësaj, ka dhe shumë pyetje të tjera që kërkojnë përgjigje. Si u kapën kafshë shumë të rrezikshme si ato helmuese, gjarpërinjtë, akrepat etj, apo kafshët grabitqare si leopardët, luanët etj? Si u mbajtën ato larg prej instikteve të tyre natyrale deri në fund të përmbytjes? Pastaj si u gjend ushqimi për gjithë këto lloje kafshësh? Këto janë pyetje me të cilat përballohet Dhiata e Vjetër. Në Kuran nuk ka asnjë pohim të tillë që të nënkuptojë se të gjitha llojet e kafshëve që ekzistojnë mbi tokë u morën në anije. Siç e thamë dhe pak më parë, përmbytja ndodhi në një zonë të caktuar, si rrjedhim, kafshët e marra në anije mund të ishin vetëm ato të cilat jetonin në atë zonë ku banonte populli i Nuhut. Kuptohet që është e pamundur që të mblidhen të gjitha llojet e kafshëve, qofshin ato edhe vetëm të një zone. Është e vështirë të mendosh që Nuhu dhe numri i vogël i besimtarëve (Hud: 40) shkuan në të gjitha drejtimet për të mbledhur nga një çift prej qindra lloje kafshësh.

25

26

POPUJT E ZHDUKUR

Ishte e pamundur për ta të mblidhnin ekzemplarët e insekteve që jetonin në atë rajon dhe për më tepër të dallonin meshkujt nga femrat. Kjo është arsyeja përse ka shumë të ngjarë që kafshët e mbledhura të ishin ato të cilat mund të kapeshin dhe të mbaheshin më lehtë, prandaj ato duhet të ishin kafshë shtëpiake që ishin të dobishme veçanërisht për njeriun. Për profetin Nuh dhe besimtarët e paktë ishte më e përshtatshme të merrnin në anije kafshë të tilla si lopë, dele, kuaj, deve e kafshë të tjera shtëpiake të ngjashme me këto, sepse këto ishin kafshët më të dobishme që do të nevojiteshin për të organizuar një jetë të re në një zonë, e cila do të kishte humbur shumë prej botës shtazore për shkak të përmbytjes. Këtu, pika më e rëndësishme që duhet të kuptojmë është se shkaku dhe urtësia e marrjes së kafshëve ishte mundësia e rinisjes së një jete të re dhe jo shpëtimi i tyre nga zhdukja. Kjo sepse përmbytja ishte rajonale dhe nuk kishte rrezik që të zhdukeshin përfundimisht llojet e kafshëve. Me kalimin e kohës, gjallesat e zonave të tjera emigruan dhe e ripopulluan vendin e përmbytjes duke i kthyer atij larminë që kishte përpara shkatërrimit.

Në çfarë lartësie u ngritën ujërat? Një tjetër debat në lidhje me përmbytjen është lartësia e ngritjes së nivelit të ujërave. A u ngrit niveli aq shumë sa të mbulonte malet? Siç dihet, Kurani na informon se anija qëndroi në Xhudij pas përmbytjes. Fjala Xhudij në përgjithësi i referohet një vendi të lartë. Prandaj nuk duhet harruar se fjala Xhudij mund të jetë përdorur në Kuran jo për të treguar një emër specifik mali, por për të treguar se anija qëndroi në një vend të lartë.

Zona e përmbytjes së Nuhut Ultësira e Mesopotamisë është vendi ku mendohet se ka ndodhur përmbytja. Në këtë zonë kanë ekzistuar qytetërimet më të lashta të njohura në histori. Përveç kësaj, kjo zonë, duke qenë e vendosur midis lumenjve Tigër dhe Eufrat, është një vend i përshtatshëm gjeografikisht

Përmbytja e Nuhut

për një vërshim gjigand. Një nga faktorët ndihmues në realizimin e përmbytjes ka shumë mundësi të jetë dalja e këtyre dy lumenjve nga shtrati, duke përmbytur tërë zonën. Arsyeja e dytë se përse kjo zonë shikohet si zona e përmbytjes janë të dhënat historike. Në shënimet e shumë qytetërimeve të rajonit janë gjetur prova, në të cilat flitet për një përmbytje që ka ndodhur në të njëjtën periudhë. Duke dëshmuar shkatërrimin e popullit të Nuhut, këto qytetërime duhet të kenë ndjerë nevojën për të përshkruar mënyrën se si ndodhi ky shkatërrim dhe pasojat që ai la. Është e ditur që pjesa më e madhe e legjendave mbi përmbytjen janë me origjinë mesopotamiane. Për ne janë më të rëndësishme zbulimet arkeologjike. Ato tregojnë se një përmbytje shumë e madhe ka ndodhur me të vërtetë dikur në këtë zonë. Ashtu siç do ta shqyrtojmë me hollësi në faqet që vijojnë, kjo përmbytje bëri që qytetërimi të mbetej pezull për një periudhë. Gjatë gërmimeve janë zbuluar gjurmë të dukshme të një shkatërrimi shumë të madh. Gërmimet e bëra në Mesopotami tregojnë se, shumë herë gjatë historisë, ky rajon ka pësuar fatkeqësi të ndryshme si rezultat i vërshimeve dhe përmbytjeve të lumenjve Tigër dhe Eufrat. Psh, në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. në kohën e Ibisinit, sunduesit të popullit të madh të Urit, i vendosur në jug të Mesopotamisë, një prej viteve është shënuar si viti që "vinte pas përmbytjes që zhduku kufijtë midis qiellit dhe tokës".1 Në vitin 1700 p.e.s., në kohën e Hamurabit Babilonian, një vit është shënuar si viti i "shkatërrimit të qytetit Eshnuna nga një vërshim". Në shekullin X p.e.s., në kohën e sunduesit Nabu-mukin-apal, ndodhi një vërshim në qytetin e Babilonisë.2 Në shekullin VII, VIII, X, XI dhe XII në rajon ndodhën një sërë përmbytjesh të konsiderueshme. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në 1925, 1930 dhe 1954.3 Është e qartë se kjo zonë gjithmonë ka qenë objekt përmbytjesh dhe nuk është aspak çudi që një përmbytje masive të ketë shkatërruar një popull të tërë, ashtu siç përmendet në Kuran.

Provat arkeologjike të përmbytjes

27

28

POPUJT E ZHDUKUR

Nuk është rastësi që pikërisht në kohën e sotme ne ndeshim gjurmët e shumicës së popujve, për të cilët në Kuran thuhet se janë shkatërruar. Dëshmitë arkeologjike pohojnë faktin se sa më befasisht të zhduket një komunitet, aq më e mundur është që ne të hasim në rrënojat e tij. Në rastin e civilizimeve të zhdukura befasisht si pasojë e fatkeqësive natyrore, migrimit të papritur apo luftrave, gjurmët e tyre në shumicën e rasteve janë të ruajtura më mirë. Shtëpitë në të cilat jetonin njerëzit dhe veglat e punës të përdorura prej tyre në jetën e përditshme varrosen në tokë brenda një kohe të shkurtër. Kështu ato ruhen për një kohë të gjatë të paprekura nga dora e njeriut, duke siguruar prova të rëndësishme të së kaluarës. Ja përse sot janë zbuluar shumë prova për përmbytjen e Nuhut. E menduar se ka ndodhur rreth mijëvjeçarit të tretë p.e.s., përmbytja shënoi fundin e rrufeshëm të një qytetërimi të tërë, i cili më vonë u zëvendësua nga një qytetërim tjetër. Kështu, evidenca të qarta për përmbytjen u ruajtën për mijëra vjet për të qenë provë dhe paralajmërim për ne. Në lidhje me përmbytjen, e cila mbuloi Ultësirën e Mesopotamisë janë bërë shumë gërmime. Në to janë gjetur gjurmë të një përmbytjeje veçanërisht të madhe në 4 qytete kryesore. Këto qytete ishin më të rëndësishmet në Mesopotami. Ato ishin: Uri, Ereku, Kishi dhe Shurupaku. Gërmimet e bëra tregojnë se të gjitha këto qytete u bënë objekt i një vërshimi rreth mijëvjeçarit të tretë p.e.s. Në fillim le të hedhim një vështrim në gërmimet e bëra në qytetin e Urit. Rrënojat më të vjetra të qytetërimit të zbuluara në gërmimet e bëra në këtë qytet, i cili në ditët tona quhet "Tel el-Mukkajar", e kanë fillimin rreth vitit 7000 p.e.s. Si një prej qyteteve, i cili ka qenë qendra e një prej civilizimeve më të hershme, qyteti i Urit ka qenë një vendbanim ku shumë kultura kanë pasuar njëra-tjetrën. Zbulimet arkeologjike tregojnë se në qytetin e Urit civilizimi u

Një ilustrim që paraqet përmbytjen e Nuhut.

30

POPUJT E ZHDUKUR

ndërpre pas një përmbytjeje gjigande dhe më vonë u shfaq një civilizim i ri. R. H. Hall nga Muzeu Britanik ishte i pari që bëri gërmime në këtë qytet. Pas tij, gërmimet u vazhduan nën drejtimin e Leonard Woolley, i cili drejtonte një ekspeditë të ndërmarrë nga Muzeu Britanik dhe Universiteti i Pensilvanisë. Gërmimet e drejtuara prej tij, të cilat patën një efekt shumë të madh në të gjithë botën, zgjatën nga viti 1922 deri në 1934. Këto gërmime u bënë në shkretëtirën midis Bagdadit dhe Gjirit Persik. Themeluesi i qytetit të Urit ishte një popull, i cili kishte ardhur nga Mesopotamia Veriore e që u vetëquajt Ubejdian. Në fillim, gërmimet kishin për qëllim mbledhjen e informacionit për këta njerëz. Gërmimet e Woolley janë përshkruar kështu nga arkeologu gjerman Werner Keller: "Varret e mbretërve të Urit" – kështu i kishte pagëzuar Woolley, në çastet e para të entuziazmit, varret e fisnikëve sumerianë - madhështia mbretërore e të cilave doli në pah kur lopatat e arkeologëve ndeshën një grumbull dheu 50 këmbë të jug të tempullit dhe gjetën një varg të gjatë varresh shumë hijerëndë. Gropat e varreve prej guri ishin të mbushura me kupa të çmueshme, amfora dhe vazo me forma të mrekullueshme, mjete ngrënieje prej bronxi, mozaik perlash, gurë të çmuar me copa të vogla të shndritshme piriti etj. Trupat e tyre të shpërbërë ishin të rrethuar me argjend. Harpa dhe lira mbështeteshin në mur. "Gati menjëherë," – shkruante ai më vonë në ditarin e tij, – "zbulimet e bëra vërtetuan dyshimet tona. Menjëherë pas dyshemesë së një prej varreve të mbretërve ne gjetëm, nën një shtresë hiri, rrasa të shumta balte të mbuluara me simbole e gërma të një tipi shumë më të vjetër se ato të shkrimeve mbi varre. Duke gjykuar nga natyra e shkrimit rrasat u përkisnin viteve 3000 p.e.s. Ato ishin 2 - 3 shekuj më të hershme se varret." Galeritë shkonin thellë e më thellë. Shtresa të reja me copa qypash, amforash dhe vazosh shfaqeshin. Ekspertët vunë re se qeramika kishte mbetur çuditërisht fare e pandryshuar. Ajo ishte njësoj si ato të gjetura në varret e mbretërve. Dukej se për shekuj, civilizimi sumerian nuk kishte pësuar ndryshime radikale. Sipas konkluzioneve të nxjerra, ata duhet të kishin arritur një nivel të lartë zhvillimi çuditërisht shumë herët. Kur pas disa ditësh disa prej punëtorëve të Woolley e thirrën dhe i thanë: "Arritëm në nivelin e tokës", ai u lëshua në dyshemenë e galerisë për t'u

Përmbytja e Nuhut

ZONA E PŁRMBYTJES V Bagdadi

Ul të si ra Babilonia

e

Tigri M es op ot Eufrati am is ë Uri

Sipas zbulimeve arkeologjike, përmbytja e Nuhut ka ndodhur në Ultësirën e Mesopotamisë, e cila atëherë kishte një formë të ndryshme nga e ajo e sotmja. Në diagramin e mësipërm, kufijtë e sotëm të Ultësirës janë shënuar me vijë të kuqe të ndërprerë. Sektori i madh që shtrihet midis vijës së kuqe ka qenë pjesë e detit në atë kohë.

kënaqur. Mendimi i parë i Woolley ishte: "Kaq ishte." Ishte rërë, rërë e pastër e një lloji të tillë që mund të depozitohej vetëm nga uji. Ata vendosën të vazhdonin të gërmonin e ta bënin galerinë më të thellë. Lopatat venin thellë e më thellë, 3 këmbë, 6 këmbë, akoma baltë e pastër. Papritur në 10 këmbë shtresa e baltës u zhduk menjëherë, ashtu siç ishte shfaqur. Poshtë kësaj depozite balte, pothuajse 10 këmbë të trashë, ata kishin zbuluar prova të qarta të një vendbanimi njerëzor. Cilësia dhe pamja e qeramikës kishte ndryshuar në mënyrë të dukshme. Këtu ato ishin të bëra me dorë. Mbeturinat e metaleve nuk gjendeshin asgjëkundi. Veglat primitive që u shfaqën ishin bërë prej stralli të

31

32

POPUJT E ZHDUKUR

Ultësira e Mesopotamisë

Civilizimet e periudhës pas përmbytjes Shtresë balte

Civilizimet e periudhës para përmbytjes

Gërmimet e bëra nga Leonard Woolley në Ultësirën e Mesopotamisë nxorën në dritë ekzistencën e një shtrese balte 2.5 m të trashë. Kjo shtresë është formuar, me sa duket, nga materiali i transportuar nga ujërat e përmbytjes dhe është e vetme në të gjithë Botën.

prerë. Duhet t'i përkisnin Epokës së Gurit. Përmbytja – ky ishte i vetmi shpjegim i mundshëm i kësaj depozite gjigande balte poshtë kodrës së Urit, e cila ndau si me thikë dy epoka. Deti kishte lënë gjurmët e tij të qarta në mbetjet e organizmave të vogla detare të gjetura në baltë.4

Analizat mikroskopike treguan se kjo depozitë e madhe balte poshtë kodrës në Ur, ishte grumbulluar si rezultat i një përmbytjeje aq të madhe sa të zhdukte qytetërimin e lashtë sumerian. Epika e Gilgameshit dhe historia e Nuhut bashkoheshin në këtë galeri të thellë nën shkretëtirën e Mesopotamisë. Max Mallowan i referohet mendimeve të Leonard Woolley, i cili thoshte se një masë e tillë kaq e madhe materiali të depozituar nga uji, e

Përmbytja e Nuhut

formuar në një periudhë kohe të vetme, mund të ishte vetëm rezultat i një përmbytjeje shkatërruese. Woolley, gjithashtu, e përshkruante shtresën që ndau qytetin sumerian të Urit nga qyteti i El-Ubejdit, banorët e të cilit përdornin qeramikë të pikturuar, si mbetje të përmbytjes.5 Këto tregojnë se qyteti i Urit ishte një nga vendet e prekura nga përmbytja. Werner Keller ka theksuar rëndësinë e gërmimeve të lartpërmendura, duke thënë se sasia e rrënojave të qytetit nën një shtresë balte vërteton se në Mesopotami ka ndodhur një përmbytje.6 Një tjetër qytet mesopotamian që mban gjurmët e përmbytjes është "Kishi i sumerianëve", i cili njihet tani si Tel El-Uheimer. Sipas burimeve të lashta sumeriane, ky qytet ishte "vendi i dinastisë së parë diluviane".7 Qyteti i Shurupakut në Mesopotaminë Jugore, i cili sot njihet si Tel Fe'reh, gjithashtu mbart gjurmë të dukshme të përmbytjes. Studimet arkeologjike në këtë qytet drejtoheshin prej Erich Schmidt, nga Universiteti i Pensilvanisë, në vitet 1920–1930. Këto gërmime zbuluan tre shtresa vendbanimi të shtrira në një distancë kohore që nga periudha parahistorike, deri në dinastinë e tretë të Urit (2112–2004 p.e.s.). Gjetjet më të qarta ishin rrënojat e shtëpive të mirëndërtuara dhe rrasat në formë pyke, në të cilat gjendeshin të shkruara shënime zyrtare si dhe lista fjalësh. Ato tregonin për një shoqëri shumë të zhvilluar që ka ekzistuar nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.s.8 Çështja kryesore është se u kuptua që një shkatërrim i madh, si pasojë e një përmbytjeje, kishte ndodhur në këtë qytet rreth viteve 2900–3000 p.e.s. Sipas përshkrimit të Mallowan, 4–5 m nën tokë, Schmidt kishte ndeshur një shtresë dheu të verdhë (të formuar nga përmbytja) e përbërë nga një përzierje balte dhe rëre. Schmidt e përcaktoi këtë shtresë të përbërë nga balta dhe rëra, e cila kishte mbetur që nga mbretëria e lashtë e Semdet Nasr, si "rërë me origjinë nga lumi" dhe e lidhi këtë me përmbytjen e Nuhut.9 Në gërmimet e bëra në qytetin e Shurupakut, u vu re se mbeturinat e përmbytjes i përkisnin përafërsisht viteve 2900-3000 p.e.s. Ndoshta qyteti i Shurupakut ka mundësi të ketë qenë po aq i prekur nga përmbytja sa edhe qytetet e tjera.10

33

34

POPUJT E ZHDUKUR

Vendi i fundit, i cili mendohet të ketë qenë i prekur nga përmbytja është qyteti i Erekut në jug të Shurupakut, i cili sot njihet si Tel El-Uerka. Edhe në këtë qytet, ashtu si në qytetet e tjera, është zbuluar një shtresë e përmbytjes. Kjo shtresë daton midis viteve 2900–3000 p.e.s., njësoj si të tjerat.11 Siç dihet, lumenjtë Tigër dhe Eufrat ndajnë në mes Mesopotaminë nga njëri cep te tjetri. Duket se gjatë ndodhisë, këta dy lumenj dhe shumë burime të tjera uji, të mëdha e të vogla, vërshuan dhe, duke u bashkuar me ujin e shiut, shkaktuan një përmbytje të madhe. Ngjarja përshkruhet kështu në Kuran: Ne hapëm portat e qiellit me ujë që derdhej me furi dhe bëmë që burimet të shpërthejnë nga toka. Kështu ujërat (e qiellit dhe tokës) u takuan për një çështje të paracaktuar. (El-Kamer: 11-12)

Kur faktorët që shkaktuan përmbytjen shqyrtohen një nga një, shihet se ato të gjitha duken si fenomene natyrale. Ajo që e bën të mbinatyrshme ngjarjen është se ato ndodhën në të njëjtën kohë dhe pikërisht pas paralajmërimit që Nuhu i bëri popullit të tij për afrimin e ndëshkimit. Vlerësimi i provave të gjetura nga studimet e përfunduara, tregon se sipërfaqja e përmbytjes shtrihet afërsisht 160 km nga lindja në perëndim dhe 600 km nga veriu në jug. (Disa herë më e madhe se sipërfaqja e Shqipërisë. sh.r.)

Kjo tregon se përmbytja përshiu gjithë Ultësirën e

Mesopotamisë. Kur shqyrtojmë renditjen e qyteteve Ur, Erek, Shurupak dhe Kish, të cilat mbartin gjurmët e përmbytjes, shohim se ato ishin të rreshtuara në një drejtim. Prandaj, përmbytja duhet të ketë prekur këto katër qytete dhe rrethinat e tyre. Përveç kësaj, duhet të theksohet se rreth viteve 3000 p.e.s. struktura gjeografike e Ultësirës së Mesopatamisë ishte e ndryshme nga ç'është tani. Në atë kohë, shtrati i lumit Eufrat ishte më në lindje nga ç'është sot. Kjo vijë rrjedhjeje përputhet me vijën që kalon midis Urit, Erekut, Shurupakut dhe Kishit. Me hapjen e "burimeve të tokës dhe qiellit" duket se lumi Eufrat vërshoi dhe u përhap, duke shkatërruar kështu katër qytetet e përmendura më sipër.

Përmbytja e Nuhut

Fetë dhe kulturat që përmendin përmbytjen Përmbytja është bërë e njohur pothuajse në të gjithë njerëzimin nëpërmjet profetëve, të cilët thërrisnin njerëzit në fenë e vërtetë, por ajo u kthye në legjendë nga këta popuj duke u ndryshuar e deformuar me kalimin e kohës. Allahu ua ka bërë të ditur njerëzve lajmin e përmbytjes së Nuhut nëpërmjet profetëve dhe librave që Ai u ka dërguar popujve të ndryshëm në mënyrë që ajo të shërbejë si paralajmërim dhe mësim. Por të gjitha tekstet e tjera, me përjashtim të Kuranit, janë ndryshuar, ndaj dhe përshkrimet e përmbytjes janë të mbushura me elemente mitologjike. Kurani është i vetmi burim, të dhënat e të cilit përputhen me të dhënat e zbulimeve dhe observimeve. Kjo, sepse Allahu e ka ruajtur Kuranin nga çdo lloj ndryshimi. Në Kuran thuhet: Me të vërtetë Ne e kemi zbritur Kuranin dhe padyshim që Ne do ta ruajmë atë. (El-Hixhër: 9)

Pra, Kurani është nën garancinë dhe mbrojtjen e Allahut, Zotit të botëve. Në pjesën e fundit të këtij kapitulli ne do të shohim se si është paraqitur ngjarja, megjithëse e deformuar, në kultura të ndryshme si dhe në Dhiatën e Vjetër dhe atë të Re.

Përmbytja e Nuhut në Dhiatën e Vjetër Libri që iu shpall Musait ishte Teurati apo Torah. Pentateuku biblik (pesë librat e parë të Biblës), i cili sipas të krishterëve është Teurati, e ka humbur lidhjen prej kohësh me shpalljen origjinale, pasi të gjitha shpalljet e ardhura te Beni Israilët nga profetët e ndryshëm u ndryshuan dhe u bënë subjekt manipulimesh nga ana e çifutëve. Sipas Dhiatës së Vjetër, Zoti i shpalli Nuhut se të gjithë njerëzit përveç besimtarëve do të shkatërroheshin, sepse toka ishte mbushur plot me padrejtësi. Për këtë arsye, Ai e urdhëroi Nuhun të ndërtonte anijen dhe i tregoi në detaje mënyrën se si do ta ndërtonte. Ai gjithashtu e porositi të merrte me vete familjen, tre djemtë, gratë e tyre, një çift nga

35

36

POPUJT E ZHDUKUR

çdo qenie e gjallë dhe ushqime. Shtatë ditë më vonë, kur erdhi koha e përmbytjes, të gjitha burimet e nëndheshme shpërthyen, portat e qiejve u hapën dhe një përmbytje e madhe përfshiu gjithçka. Kjo zgjati për 40 ditë dhe net. Anija lundroi mbi ujërat që mbuluan të gjitha malet dhe kodrat e larta. Kështu, vetëm ata që ishin në anije me Nuhun shpëtuan, kurse ata që mbetën u rrëmbyen nga ujërat e përmbytjes dhe u mbytën. Shiu pushoi pas përmbytjes, e cila zgjati 40 ditë dhe net dhe ujërat filluan të pakësoheshin 150 ditë pas kësaj. Më pas, në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të shtatë, anija qëndroi mbi malet Ararat (Agri). Nuhu dërgoi një pëllumb të shihte nëse ujërat kishin rënë plotësisht apo jo dhe, kur më në fund, pëllumbi nuk u kthye, ai e kuptoi se ujërat kishin rënë plotësisht. Zoti u tha atyre të zbrisnin nga anija dhe të shpërndaheshin në tokë. Sipas Dhiatës së Vjetër, në pajtim me vendimin që "çdo gjë që (është) në tokë do të vdesë" në një përmbytje që do të përfshinte gjithë botën, të gjithë njerëzit u ndëshkuan dhe të vetmit që mbijetuan ishin ata që hipën në anije me Nuhun.

Përmbytja e Nuhut në Dhiatën e Re Dhiata e Re që ne kemi sot në dorë pëmban, sipas pretendimit të krishterë, fjalët dhe veprimet e Isait (Jezusit). Ajo fillon me katër ungjijtë e shkruar një shekull pas vdekjes së Isait, nga njerëz që kurrë nuk e kishin parë apo qëndruar me të. Në Dhiatën e Re përmbytja e Nuhut është përshkruar shkurtimisht kështu: Nuhu u dërgua te një popull i pabindur, i cili ishte në rrugë të gabuar. Por populli i tij nuk pranoi ta ndiqte atë. Për këtë arsye, Zoti i paralajmëroi ata që refuzuan se do të përmbyteshin dhe, kur kjo ndodhi, Ai e shpëtoi Nuhun dhe besimtarët duke i vendosur në anije. Por ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut.

Përmbytja e Nuhut

Sepse, ashtu si në ditët para përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë; Dhe nuk kuptuan asgjë, derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut. (Mateu, 24: 37-39) Dhe nuk kurseu botën e lashtë, por shpëtoi bashkë me shtatë të tjerë Noeun, predikues të drejtësisë, kur solli përmbytjen e të pabesëve. (II Pjetri, 2: 5) Që dikur ishin rebelë, kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndësa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsej tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit. (I Pjetër, 3: 20)

Përshkrimi i përmbytjes në kultura të tjera Sumeriane: Një zot i quajtur Enlil u tha njerëzve se zotat e tjerë kishin ndërmend të shkatërronin njerëzimin, por ai vetë ishte i gatshëm t'i shpëtonte ata. Heroi i kësaj historie është Ziusudra, mbreti i devotshëm i qytetit Sipur. Zoti Enlil i tregoi Ziusudras se çfarë të bënte që të shpëtonte nga përmbytja. Teksti që tregon ndërtimin e anijes mungon, por fakti që kjo pjesë ka ekzistuar tregohet në pjesët ku përshkruhet si u shpëtua Ziusudra. Duke u mbështetur në versionin babilonas të përmbytjes, arrihet në konkluzionin se në versionin e plotë sumerian të ngjarjes duhet të ketë pasur shumë më tepër hollësi për arsyen e përmbytjes dhe se si u ndërtua anija. Babilonase: Ut-Napishtimi, është kolegu babilonas i heroit sumerian të përmbytjes, Ziusudras. Një tjetër personalitet i rëndësishëm është Gilgameshi. Sipas legjendës, Gilgameshi vendosi të kërkojë prejardhjen e tij për të njohur sekretin e përjetësisë. Ai u paralajmërua për rreziqet dhe vështirësitë e një udhëtimi të tillë. Atij iu tha se duhet të bënte një udhëtim, në të cilin duhet të kalonte mbi "malet Mashu dhe ujërat e vdekjes" dhe se një udhëtim i tillë ishte realizuar me sukses deri atëherë vetëm nga zoti i diellit, Shamash. Por Gilgameshi i përballoi të gjitha rreziqet e udhëtimit dhe më në fund arriti të takonte Ut-Napishtimin. Teksti ndërpritet aty ku tregohet takimi i Gilgameshit me UtNapishtimin dhe kur më vonë teksti bëhet i lexueshëm, Ut-Napishtimi i tha Gilgameshit se "perënditë e kanë ruajtur për vete sekretin e vdekjes

37

38

POPUJT E ZHDUKUR

dhe jetës". Gilgameshi e pyeti Ut-Napishtimin se si e kishte arritur ai vetë pavdekshmërinë dhe Ut-Napishtimi i tregoi historinë e përmbytjes si përgjigje të pyetjes së bërë. Përmbytja tregohet gjithashtu në 12 rrasat e famshme të epikës së Gilgameshit. Ut-Napishtimi ia nisi duke thënë se historia që do t'i tregonte Gilgameshit ishte "diçka sekrete, një sekret i perëndive". Ai ishte nga qyteti i Shurupakut, i cili ishte më i vjetri ndërmjet qyteteve të tokës Akad. Sipas përshkrimit të tij, zoti Ea e thirri nëpërmjet mureve të një kasolleje të thurur me kallama dhe i tregoi se zotat kishin vendosur të shkatërronin të gjitha farat e jetës me një përmbytje, por arsyeja e vendimit të tyre nuk shpjegohet në versionin babilonas, ashtu siç nuk shpjegohet as në versionin sumerian. Ut-Napishtimi tha se Ea e kishte porositur të ndërtonte një anije, në të cilën ai duhet të mblidhte dhe të vendoste "farat e të gjitha gjallesave". Ai e njoftoi atë për masën dhe formën e anijes, gjerësia, gjatësia dhe lartësia e së cilës duhet të ishin të barabarta. Furtuna ktheu gjithçka përmbys për gjashtë ditë dhe net rresht. Në ditën e shtatë ajo u qetësua. Ut-Napishtimi pa se jashtë vendi ishte kthyer në "baltë që ngjitej". Anija qëndroi në malin Nisir. Sipas shënimeve sumeriane dhe babilonase, Ksisuthros ose Hasisatra u shpëtua nga përmbytja në një anije 925 m të gjatë, bashkë me familjen, shokët dhe disa zogj e kafshë. Thuhet se "ujërat u përhapën në drejtim të qiellit, oqeanet mbuluan brigjet dhe lumenjtë vërshuan nga shtretërit e tyre". Më pas, anija qëndroi mbi malin Karidean. Sipas shënimeve asiriano-babilonase, Uber-Tutu ose Hasisatra u shpëtua bashkë me familjen e tij, shërbëtorët, tufën dhe kafshët e egra me një anije, e cila ishte 600 kubit e gjatë, 60 kubit e gjerë dhe e lartë. Përmbytja zgjati për 6 ditë e net. Kur anija arriti malin Nizar, pëllumbi që u la i lirë u kthye, ndërsa korbi jo. Sipas disa shënimeve sumeriane, asiriane dhe babilonase, UtNapishtimi me familjen e tij mbijetoi nga përmbytja, e cila zgjati për 6 ditë e net. Thuhet se "në ditën e shtatë Ut-Napishtimi pa jashtë. Gjithçka ishte shumë e qetë. Njeriu ishte kthyer edhe një herë në baltë". Kur anija qëndroi mbi malin Nizar, Ut-Napishtimi dërgoi jashtë një pëllumb, një

Përmbytja e Nuhut

korb dhe një harabel. Korbi qëndroi të hante kufomat, ndërsa dy zogjtë e tjerë nuk u kthyen. Indiane: Në epikat Shatapatha Brahmana dhe Mahabharata të Indisë, personi i quajtur Manu u shpëtua nga përmbytja bashkë me Rishizin. Sipas legjendës, Manu kapi një peshk, të cilit i fali jetën. Papritur peshku u rrit dhe i tha atij të ndërtonte një anije dhe ta lidhte në brirët e tij. Ky peshk u pranua si një shfaqje e zotit Vishnu. Peshku e drejtoi anijen midis dallgëve të mëdha dhe e solli atë në veri, në malin Hismavat. Uellsiane: Sipas legjendës uellsiane, Dujnuen dhe Dujfeç shpëtuan prej shkatërrimit të madh me anije. Kur përmbytja e tmerrshme që ndodhi për shkak të vërshimit të Linlionit, i cili quhej Liqeni i Valëve, u qetësua, ata të dy filluan të ripopullonin sërish Britaninë. Skandinave: Legjendat nordike Edda njoftojnë se Bergalmir dhe gruaja e tij shpëtuan prej përmbytjes me një anije të madhe. Lituaneze: Në legjendën lituaneze, tregohet se disa çifte njerëzish dhe kafshësh shpëtuan, duke u strehuar në një kore të tokës, lart në majë të një mali të lartë. Kur erërat dhe vërshimet që zgjatën për 12 ditë e net u shtrinë deri në malin e lartë, sa pothuajse arritën t'i përpinin ata që ishin mbi të, Krijuesi u hodhi atyre një lëvozhgë arre gjigande. Ata që ishin në mal shpëtuan nga vdekja duke lundruar mbi këtë lëvozhgë arre. Kineze: Burimet kineze tregojnë se një person i quajtur Jao me 7 persona të tjerë ose Fa Li bashkë me gruan dhe fëmijët e tij shpëtuan nga përmbytja dhe nga dridhja e tokës duke lundruar mbi barkë. Thuhet se "toka po shkatërrohej, ujërat shpërthyen dhe mbuluan çdo vend". Më në fund ujërat u tërhoqën. Përmbytja e Nuhut në mitologjinë greke: Zeusi vendosi t'i shkatërronte me një përmbytje njerëzit, të cilët bënin çdo ditë e më tepër vepra të këqija. Vetëm Deukalioni dhe gruaja e tij, Pirrha, shpëtuan nga përmbytja, sepse babai i Deukalionit, Prometeu, e kishte këshilluar më parë djalin e tij që të ndërtonte një barkë. Çifti zbriti në malin Parnas ditën e nëntë pas hipjes në barkë. Të gjitha këto legjenda tregojnë një realitet konkret historik. Në

39

40

POPUJT E ZHDUKUR

histori, çdo popull e ka marrë mesazhin, çdokush e ka marrë shpalljen hyjnore dhe kështu shumë popuj janë njohur me përmbytjen. Fatkeqësisht, për shkak se njerëzit u larguan nga rruga e drejtë e shpalljes hyjnore, përshkrimi i përmbytjes pësoi shumë ndryshime dhe u kthye në legjenda e mite. I vetmi burim, ku ne mund të gjejmë historinë e vërtetë të Nuhut dhe të popullit që e mohoi atë, është Kurani, i cili është i vetmi burim hyjnor i pandryshuar. Kurani na jep informacion të saktë, jo vetëm për përmbytjen e Nuhut, por edhe për popuj e ngjarje të tjera, për të cilat do të flasim në kapitujt vijues.

Jeta e profetit Ibrahim Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë. Ai ishte vetëm musliman (besimtar) me besim të vërtetë e të pastër dhe nuk ishte prej idhujtarëve. Vërtet që njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ndjekësit e tij, bashkë me këtë Profet (Muhamedin) dhe besimtarët. Allahu është Ai që i ndihmon besimtarët. (Ali Imran: 67-68)

P

rofeti Ibrahim përmendet shpesh në Kuran si një shembull i lartë për njerëzit e tjerë. Populli i tij adhuronte idhujt, ndaj dhe ai i këshilloi të largoheshin nga kjo gjë dhe të kishin frikë nga dënimi

i Allahut, mirëpo populli nuk ia vuri veshin këtyre paralajmërimeve, përkundrazi mbajti një qëndrim armiqësor. Kur presioni i popullit ndaj tij u shtua, Ibrahimit iu desh të shpërngulej në një vend tjetër bashkë me gruan, profetin Lut e ndoshta edhe me disa besimtarë të tjerë. Ibrahimi e kishte origjinën nga Nuhu, pra, ai ishte një nga pasardhësit e tij, ndaj dhe në Kuran thuhet se ai ndoqi rrugën e Nuhut. Paqja qoftë mbi Nuhun, në mbarë botën! Sigurisht që kështu i shpërblejmë ata që kryejnë vepra të mira. Nuhu ishte me të vërtetë një nga robërit Tanë besimtarë. Pastaj Ne i përmbytëm të tjerët. Një prej atyre që ndoqën udhën e Nuhut është edhe Ibrahimi. (Es-Saffat: 79-83)

Në kohën e profetit Ibrahim, shumë popuj që jetonin në Ultësirën e Mesopotamisë, në Anatolinë e Mesme dhe atë Lindore adhuronin yjet. Zoti i tyre më i rëndësishëm ishte Sini, zoti-hënë. Ai personifikohej si një njeri me mjekër të gjatë me një veshje që kishte të vizatuar një hënë në formë drapri. Përveç kësaj, këta njerëz bënin piktura dhe skulptura të

42

POPUJT E ZHDUKUR

këtyre zotave dhe i adhuronin ato. Ky ishte një besim mjaft i përhapur, i cili gjeti vend të përshtatshëm për t'u zhvilluar në Lindjen e Afërme dhe arriti të ruante ekzistencën e tij për një kohë të gjatë. Njerëzit që jetuan në këtë zonë vazhduan t'i adhuronin këta zota deri në vitin 600 e.s. Si pasojë e këtij besimi, disa ndërtesa të njohura si "zigurate", të cilat përdoreshin si observatorë astronomikë dhe tempuj, u ndërtuan në zonën që shtrihej nga Mesopotamia deri në brendësi të Anatolias. Këtu adhuroheshin disa zota, së pari zoti-hënë Sin.12 Kjo mënyrë besimi e zbuluar në kohët tona nëpërmjet gërmimeve arkeologjike përmendet në Kuran. Siç tregohet në Kuran,

Ibrahimi

refuzoi adhurimin e këtyre idhujve: Kujto Ibrahimin kur i tha babait të tij, Azerit: "Përse i adhuroni idhujt si zota? Unë besoj se ti dhe populli yt po bëni një gabim që duket sheshazi." Kështu Ne i treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të tokës, me qëllim që të ishte prej besimtarëve të vendosur. Kur e mbuloi nata me errësirën e saj, ai pa një yll dhe tha: "Ky është Zoti im." Por kur ylli u zhduk nga shikimi, tha: "Unë nuk i dua ata që perëndojnë." Kur pa hënën që ngrihej lart, tha: "Kjo është Zoti im." Por kur ajo perëndoi, ai tha: "Nëse nuk më udhëzon Zoti im, unë do të jem prej njerëzve të humbur." Kur pa diellin të ngrihej lart, tha: "Ky është Zoti im. Ky është më i madh." Por kur ai perëndoi, tha: "O populli im! Unë nuk kam asnjë lidhje me ata që ju adhuroni në vend të Allahut." "Unë i drejtohem - larg besimeve të kota - Atij që krijoi qiejt e tokën dhe unë nuk jam prej idhujtarëve." (El-En'am: 74-79)

Në Kuran, nuk tregohet me detaje vendi ku lindi dhe jetoi Ibrahimi, por fakti se engjëjt e dërguar te populli i Lutit shkuan tek Ibrahimi para se të shkonin te Luti dhe i dhanë gruas së Ibrahimit lajmin e mirë të lindjes së një fëmije, tregon se Ibrahimi dhe Luti jetuan pranë njëri-tjetrit dhe ishin bashkëkohës.

Në kohën e profetit Ibrahim ekzistonin shumë besime politeiste në rajonin e Mesopotamisë. Zoti-hënë, Sini, ishte nga perënditë më të rëndësishme. Njerëzit ndërtonin statuja të këtyre perëndive dhe i adhuronin. Në të majtë mund të shihni disa statuja të Sinit. Simboli i gjysmëhënës mund të shihet qartë në gjoksin e statujës.

Ziguratet, të cilat përdoreshin njëkohësisht si tempuj dhe observatorë astronimikë, ndërtoheshin me ndihmën e teknologjisë më të përparuar të kohës. Yjet, hëna dhe dielli ishin objektet kryesore të adhurimit. Për këtë arsye, qielli kishte rëndësi të madhe. Në të majtë dhe poshtë mund të shihni ziguratet më të rëndësishme të Mesopotamisë.

44

POPUJT E ZHDUKUR

Një çështje e rëndësishme rreth Ibrahimit në Kuran, e papërmendur në Dhiatën e Vjetër, është ndërtimi i Qabes. Ajo u ndërtua nga Ibrahimi dhe djali i tij, Ismaili. Sot, e vetmja gjë e ditur nga historianët për të kaluarën e Qabes është se ajo ka qenë një vend i shenjtë që në kohët e lashta. Vendosja e idhujve në të gjatë kohës së injorancës, para ardhjes së të dërguarit Muhamed, erdhi si pasojë e deformimit dhe shtrembërimit të fesë hyjnore që iu shpall Ibrahimit.

Ibrahimi në Dhiatën e Vjetër Dhiata e Vjetër është burimi më i detajuar për Ibrahimin (Abrahamin), megjithëse ne nuk mund të jemi të sigurtë për saktësinë e të gjitha informacioneve të përmendura në të. Sipas saj, Ibrahimi u lind rreth vitit 1900 p.e.s. në qytetin e Urit, një nga qytetet më të rëndësishme të kohës, i cili shtrihej në jug-lindje të Ultësirës së Mesopotamisë. Kur lindi, ai nuk u quajt Abraham, por Abram. Emri i tij u ndryshua nga Zoti më vonë. Një ditë, sipas Dhiatës së Vjetër, Zoti e urdhëroi Abramin të linte vendin dhe njerëzit e tij për të shkuar në një vend të panjohur dhe të themelonte një komunitet të ri atje. Abrami, në moshën 75 vjeçare, e dëgjoi këtë thirrje dhe u nis për udhëtim me gruan e tij që nuk lindte, Sarai (e cila më vonë do të njihej

me emrin Sarah që do të thotë

princeshë) dhe djalin e vëllait, Lutin. Duke shkuar në drejtim të tokës së premtuar, ata qëndruan përkohësisht në Harran dhe pastaj vazhduan udhëtimin e tyre. Kur arritën në tokën e Kananit të premtuar për ta nga Zoti, atyre iu tregua se ky vend ishte zgjedhur për ta dhe u ishte dhuruar atyre. Kur Abrami u bë 99 vjeç, ai bëri një marrëveshje me Zotin dhe emri i tij u ndryshua në Abraham. Ai vdiq kur ishte 175 vjeç dhe u varros në një shpellë afër qytetit të Hebronit (sot: El-Halil) në Bregun Perëndimor (Palestinë), i cili gjendet nën pushtimin e Izraelit. Kjo tokë, e cila u ble nga Abrahami për një sasi të caktuar parash, ishte pasuria e parë e tij dhe e familjes së tij në tokën e premtuar.

Jeta e profetit Ibrahim

Vendlindja e Ibrahimit sipas Dhiatës së Vjetër Vendlindja e Ibrahimit ka qenë gjithmonë një temë e diskutueshme. Ndërsa të krishterët dhe çifutët thonë se Ibrahimi lindi në jug të Mesopotamisë, mendimi mbizotërues në Botën Islame është se vendlindja e tij është Urfa-Harran. Disa zbulime të reja tregojnë se tezat e krishtera dhe çifute nuk e pasqyrojnë plotësisht të vërtetën. Çifutët dhe të krishterët e mbështesin mendimin e tyre në Dhiatën e Vjetër, sepse në të thuhet se Ibrahimi ka lindur në qytetin e Urit, në jug të Mesopotamisë. Ibrahimi u edukua në atë qytet, më pas u nis për në Egjipt dhe arriti atje pas një udhëtimi të gjatë, në të cilin ai kaloi nëpër Harran, rajon i Turqisë. Një dorëshkrim i Dhiatës së Vjetër i gjetur kohët e fundit shkaktoi dyshime serioze rreth vërtetësisë së këtij informacioni. Në këtë dorëshkrim grek të shekullit III p.e.s., i cili është pranuar si kopja më e vjetër e Dhiatës së Vjetër e gjetur deri tani, Uri nuk përmendet fare. Sot shumë studiues të Dhiatës së Vjetër thonë se fjala "Ur" është e pasaktë ose është një shtesë e mëvonshme. Kjo nënkupton që Ibrahimi nuk lindi në qytetin e Urit dhe mund të mos ketë qenë asnjëherë në jetën e tij në Mesopotami. Përveç kësaj, emrat e disa vendeve dhe krahinave që ata nënkuptonin ndryshuan me kalimin e kohës. Në kohën tonë Ultësirat e Mesopotamisë identifikohen zakonisht si brigjet jugore të Irakut, ndërmjet lumenjve Tigër dhe Eufrat. Megjithatë, dy mijë vjet më parë Mesopotamia përfshinte krahina të tjera më në veri, madje duke arritur deri në Harran e duke u shtrirë deri në Turqinë e kohëve tona. Pra, edhe pse ne e pranojmë që shprehja "Ultësira e Mesopotamisë" në Dhiatën e Vjetër është e saktë, do të ishte e gabuar të mendoje që Mesopotamia e dy mijë vjetëve më parë dhe Mesopotamia e sotme janë pikërisht të njëjtat vende. Edhe pse ka dyshime serioze dhe mospajtime në lidhje me faktin që qyteti i Urit është vendlindja e Ibrahimit, ka një pajtim të përbashkët përsa i përket faktit që Harrani dhe rrethinat e tij ishin vendi ku jetoi

45

46

POPUJT E ZHDUKUR

Ibrahimi. Përveç kësaj, një kërkim i shkurtër i bërë në Dhiatën e Vjetër, jep disa informacione që përkrahin mendimin se vendlindja e Ibrahimit ishte Harrani. Psh, në Dhiatën e Vjetër, zona e Harranit është përcaktuar si "zona e Aramit" (Gjeneza, 11: 31 dhe 28: 10). Aty thuhet se ata që rrodhën nga familja e Ibrahimit janë "djemtë e Aramit" (Deutoronomi, 26: 5). Identifikimi i Ibrahimit si një "arami" tregon se ai e kaloi jetën në këtë zonë. Në burimet islamike duket qartë se vendlindja e Ibrahimit është Harrani dhe Urfa. Në Urfa, e cila është quajtur "qyteti i profetëve", ka shumë histori e legjenda për Ibrahimin.

Mospërputhjet midis Kuranit dhe Dhiatës së Vjetër Dhiata e Vjetër dhe Kurani duket sikur përshkruajnë dy profetë të ndryshëm të quajtur respektivisht Abraham dhe Ibrahim. Në Kuran, Ibrahimi është dërguar te një popull idhujtar, i cili adhuronte qiejt, yjet, hënën dhe idhuj të ndryshëm. Ai u përpoq me të gjitha forcat që t'i largonte njerëzit e tij prej këtyre besimeve supersticioze. Në këtë mënyrë ai ngjalli armiqësinë e të gjithë popullit, duke përfshirë dhe babain e tij. Aktualisht, asnjë prej këtyre gjërave nuk përmendet në Dhiatën e Vjetër. Hedhja e Ibrahimit në zjarr apo thyerja e idhujve të popullit të tij nuk përmenden në Dhiatën e Vjetër, në të cilën Ibrahimi në përgjithësi është paraqitur si stërgjyshi i çifutëve. Duket qartë se kjo pikëpamje është futur nga paria e çifutëve që kërkonte të sillte në plan të parë konceptin e racës. _ifutët besojnë se janë një popull i zgjedhur përjetësisht nga Zoti dhe ndihen superiorë ndaj të tjerëve. Kjo është arsyeja që Ibrahimi është paraqitur si stërgjyshi i çifutëve në Dhiatën e Vjetër. Të krishterët që besojnë në Dhiatën e Vjetër, mendojnë se Ibrahimi është stërgjyshi i çifutëve, por vetëm me një ndryshim; sipas tyre Ibrahimi nuk është çifut, por i krishterë. Të krishterët, të cilët nuk i

Jeta e profetit Ibrahim

kushtojnë vëmendje konceptit të racës aq shumë sa çifutët, mbajnë këtë qëndrim dhe kjo është një nga shkaqet e mospajtimit dhe konfliktit midis këtyre dy feve. Allahu sjell shpjegimin vijues të këtyre argumenteve në Kuran. O ithtarë të librave të parë (çifutë dhe të krishterë)! Përse grindeni për Ibrahimin, ndërkohë që Teurati dhe Inxhili janë shpalluar pas tij? A nuk logjikoni, pra? Ja, ju polemizuat për atë gjë për të cilën keni dije (për Isain). Pse atëherë polemizoni për çështje për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni (për Ibrahimin)? Allahu di gjithçka, ndërsa ju nuk dini. Ibrahimi nuk ishte as çifut e as i krishterë, por ai ishte vetëm musliman (besimtar) me besim të vërtetë e të pastër dhe nuk ishte prej idhujtarëve. Vërtet që njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ndjekësit e tij bashkë me këtë Profet (Muhamedin) dhe besimtarët. Allahu është Ai që i ndihmon besimtarët. (Ali Imran: 65-68)

Në Kuran, shumë më ndryshe nga ajo që është shkruar në Dhiatën e Vjetër, Ibrahimi paraqitet si një profet, i cili e këshilloi popullin e tij që të largohej nga adhurimi i idhujve. Që në rininë e tij ai e paralajmëroi popullin që të hiqte dorë nga ky besim i kotë, por ata reaguan në mënyrë agresive ndaj Ibrahimit duke u përpjekur për ta vrarë. Për t'u larguar prej ligësisë së popullit të tij përfundimisht Ibrahimi u detyrua të shpërngulej.

47

Populli i Lutit dhe qyteti që u kthye përmbys Populli i Lutit përgënjeshtroi paralajmërimet… Ne dërguam kundër tyre stuhi gurësh (e cila i shkatërroi të gjithë), përveç familjes së Lutit, të cilën Ne e shpëtuam me mirësinë Tonë në orën e fundit të natës. Kështu i shpërblejmë ata që falenderojnë. Luti i kishte paralajmëruar për dënimin Tonë, por ata nuk i besuan paralajmërimet e tij. (El-Kamer: 33-36)

L

uti jetoi në të njëjtën kohë me Ibrahimin. Ai u dërgua si profet në një prej popujve fqinj me popullin e Ibrahimit. Këta njerëz, siç na tregon Kurani, praktikonin një veprim të ulët të panjohur deri

atëherë të quajtur sodomizëm, apo siç quhet sot homoseksualizëm. Kur Luti i këshilloi të hiqnin dorë nga ky zakon i ulët dhe i paralajmëroi për një dënim të mundshëm, ata e kundërshtuan dhe vazhduan rrugën e shthurjes. Në fund, këta njerëz u shkatërruan nga një dënim i tmerrshëm. Qyteti ku banoi Luti përmendet si qyteti i Sodomit në Dhiatën e Vjetër. Duke qenë i vendosur në veri të Detit të Kuq, ky komunitet duket se është shkatërruar në përputhje me përshkrimin e bërë në Kuran. Studimet arkeologjike tregojnë se qyteti qe vendosur në zonën e Detit të Vdekur, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Jordanisë me territoret e pushtuara të Palestinës. Përpara se të shqyrtojmë rrënojat e këtij qyteti, le të mundohemi të njohim shkakun se përse populli i Lutit u dënua në këtë mënyrë. Kurani na tregon se si e paralajmëroi Luti popullin e tij. Po cila ishte përgjigjja e tyre? Populli i Lutit i përgënjeshtroi të dërguarit.

Populli i Lutit dhe qyteti që u kthye përmbys

Kur vëllai i tyre u tha: "Përse nuk i frikësoheni Allahut? Unë jam i dërguar i besueshëm për ju. Kini pra frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia. Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për transmetimin e këtij mesazhi. Shpërblimin e pres vetëm nga Zoti i botëve. Si vallë kryeni marrëdhënie me burrat dhe lini mënjanë ato të cilat Allahu i ka krijuar për të qenë bashkëshortet tuaja? Vërtet ju jeni një popull që ka kaluar çdo kufi!" Ata i thanë: "Nëse nuk pushon, o Lut, ne do të të përzëmë!" Ai u tha: "Unë jam kundër punëve të poshtra që kryeni." (EshShuara: 160 – 168)

Ata e kërcënuan Lutin, kur ai i ftoi në rrugë të drejtë dhe filluan ta urrenin gjithnjë e më tepër për këtë shkak, ndaj donin ta dëbonin së bashku me besimtarët e paktë që ishin pranë tij. Në ajetet e tjera, ngjarja është treguar si vijon. (Kujto) edhe Lutin, kur iu drejtua popullit të tij: "A po bëni mëkatin më të madh, të cilin nuk e ka bërë askush më parë në të gjithë botën. Të shtyrë nga epshi ju shkoni me burra në vend të grave? Po, ju jeni një popull i shfrenuar." Populli i tij si përgjigje tha: "Nxirrini jashtë vendit tuaj, pasi ata kërkojnë të jenë të pastër (nga gjynahet)!" (El-A'raf: 80–82)

Luti i bëri të qartë popullit të tij të vërtetën, por ata nuk i kushtuan vëmendje paralajmërimeve të njëpasnjëshme dhe vazhduan ta kundërshtonin e mohonin ndëshkimin, për të cilin u fliste profeti i tyre. (Kujto) dhe Lutin, kur i tha popullit të tij: "Ju bëni një gjynah, të cilin askush para jush nuk e ka bërë në gjithë botën. Ju kryeni marrëdhënie me burrat, grabitni udhëtarët dhe kryeni punë të ndyra në vendtakimet tuaja?!" Por populli i tij nuk dha përgjigje tjetër veç tha: "Sille ndëshkimin e Allahut mbi ne, nëse thua të vërtetën." (El-Ankebut: 28 – 29)

Duke marrë përgjigjen e mësipërme nga populli i tij, Luti i kërkoi ndihmë Allahut.

49

50

POPUJT E ZHDUKUR

Ai tha: "Zoti im! Më ndihmo që të triumfoj mbi popullin shkatërrimtar." (El-Ankebut: 30) "Zoti im! Më shpëto mua dhe familjen time nga çka bëjnë ata." (EshShuara: 169)

Pas lutjes së Lutit, Allahu dërgoi dy engjëj në formën e dy djemve të rinj. Në fillim ata vizituan Ibrahimin dhe i dhanë lajmin e mirë se gruaja e tij do të lindte një fëmijë. Pastaj dy të dërguarit i shpjeguan qëllimin e ardhjes së tyre: populli i pacipë i Lutit do të shkatërrohej. Ibrahimi u tha: "Cili është qëllimi i ardhjes suaj, o ju të dërguar?" Ata i thanë: "Ne jemi dërguar te një popull mëkatar. Që të lëshojmë mbi ta gurë balte të pjekur të caktuar nga Zoti yt për ata që kalojnë kufijtë." (Edh-Dharijat: 31 – 34)

Pasi u ndanë nga Ibrahimi, engjëjt u drejtuan për te Luti. Ai nuk i njohu ndaj dhe ndjeu një lloj shqetësimi e frike, por kur i treguan se kush ishin, ai u qetësua. Kur të dërguarit Tanë arritën te Luti, ai u pikëllua për ta (se mos populli i tij kërkonte të kryente marrëdhënie me ta) dhe tha: "Kjo është një ditë e trishtuar." (Hud: 77) Luti u tha: "Ju jeni njerëz të panjohur për mua." Ata i thanë: "Ne kemi ardhur te ti bashkë me ndëshkimin, në të cilin ata dyshonin. Dhe të kemi sjellë ty lajmin e vërtetë (të shkatërrimit të popullit tënd). S'ka dyshim se ne themi të vërtetën. Udhëto me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ec pas tyre e mos lejo që ndonjë prej jush të kthejë kokën prapa e të shohë, por vazhdo drejt për atje ku je urdhëruar." Kështu Ne i bëmë të njohur atij vendimin se shkatërrimi do të bëhej herët në agim. (El-Hixhër: 62 – 66)

Ndërkohë populli i tij mori vesh lajmin e ardhjes së mysafirëve. Ata nuk hezituan t'u afroheshin këtyre mysafirëve për qëllimet e tyre të mbrapshta, ashtu siç kishin vepruar dhe me të tjerët më parë, ndaj dhe rrethuan shtëpinë. Duke u frikësuar për mysafirët e tij, Luti u tha:

Populli i Lutit dhe qyteti që u kthye përmbys

"… Këta janë mysafirët e mi, kështu që mos më turpëroni. Kini frikë Allahun e mos më poshtëroni." (El-Hixhër: 68 – 69)

Populli i tij iu përgjigj: "… A nuk të kemi ndaluar që të presësh apo të mbrosh njerëzit e tjerë?" (El-Hixhr: 70)

Duke menduar se ai dhe mysafirët e tij po bëheshin pre e sjelljes së keqe të popullit të tij, Luti tha: "… Sikur të kisha forcë që t'ju mposhtja, apo sikur të mbështetesha te ndonjë mbrojtës i fuqishëm." (Hud: 80)

Mysafirët i kujtuan atij se ata ishin të dërguarit e Allahut: Ata i thanë: "O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd! Ata kurrë nuk do të mbërrijnë te ti! Udhëto me familjen tënde në një pjesë të natës dhe asnjë prej jush të mos shohë prapa, përveç gruas tënde (që do të mbetet pas). S'ka dyshim se ndëshkimi që do t'i godasë ata, do ta godasë edhe atë. Pikërisht agimi është koha e caktuar për ta. A nuk është afër agimi?" (Hud: 81)

Kur veprimet e mbrapshta të popullit arritën kulmin, Allahu e shpëtoi Lutin me anë të engjëjve. Në mëngjes, populli i tij u shkatërrua tërësisht. Ne i verbuam ata që kërkuan të fyejnë mysafirët e tij: "Shijoni pra, ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia!" Një ndëshkim i vazhdueshëm i mbërtheu ata herët në mëngjes. (ElKamer: 37 – 38)

Ajetet e përshkruajnë shkatërrimin e këtij populli si vijon: Por britma shkatërruese i përpiu ata para agimit. Ne i kthyem përmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhëm mbi ta gurë nga balta e pjekur. Sigurisht që në këtë ngjarje ka argumente të qarta për ata që duan të kuptojnë e të nxjerrin mësim. Ato vendbanime janë ende të dukshme pranë rrugës. (El-Hixhr: 73 – 76)

51

52

POPUJT E ZHDUKUR

Kur erdhi urdhri ynë, Ne i kthyem përmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhëm mbi ta pareshtur gurë prej balte të pjekur. (Hud: 82) Pastaj Ne i shkatërruam të tjerët. Dhe derdhëm mbi ta shi (gurësh për ndëshkim). Sa i keq ishte shiu i atyre të cilët u paralajmëruan! Vërtet që këtu ka argumente të qarta, megjithatë shumica e tyre nuk besojnë. Zoti yt është me të vërtetë i Gjithëfuqishëm, Mëshirëplotë. (EshShuara: 172 – 175)

Kur populli u shkatërrua, shpëtoi vetëm Luti dhe disa besimtarë, të cilët ishin pothuajse sa një familje. Gruaja e Lutit nuk ishte besimtare, ndaj dhe u ndëshkua bashkë me të tjerët. (Kujto) Lutin, kur iu drejtua popullit të tij: "Përse bëni gjynahun më të madh, të cilin askush prej njerëzve nuk e ka bërë më parë? Si është e mundur që ju kënaqni epshet tuaja me burrat në vend të grave? Jo, por ju jeni një popull që po i kaloni të gjithë kufijtë." Populli i tij nuk dha përgjigje tjetër veçse tha: "Nxirrini jashtë nga vendi juaj, sepse ata kërkojnë të jenë të pastër (nga gjynahet)!" Më pas Ne e shpëtuam Nuhun dhe familjen tij përveç të shoqes; ajo ishte ndër ata që mbetën pas. Ne derdhëm mbi ta shi gurësh. Shih pra, çfarë fundi kanë kriminelët (jobesimtarët)." (El-Araf: 80–84)

Pra, profeti Lut shpëtoi bashkë me besimtarët dhe familjen e tij me përjashtim të gruas. Siç përshkruhet në Dhiatën e Vjetër, ai emigroi me Ibrahimin. Përsa i përket popullit të prishur, ata u shkatërrruan dhe shtëpitë e tyre u bënë njësh me tokën.

"Shenjat e dukshme" në liqenin e Lutit Ajeti 82 në suren Hud tregon shumë qartë mënyrën e shkatërrimit të popullit të Lutit. Kështu, kur u erdhi urdhri Ynë, Ne i kthyem përmbys (vendbanimet

Populli i Lutit dhe qyteti që u kthye përmbys

e Sodomit) dhe derdhëm mbi ta pa reshtur gurë prej balte të pjekur. (Hud: 82)

Shprehja "përmbys" tregon se zona u shkatërrua totalisht nga një tërmet i fuqishëm. Në pajtim me këtë, në Liqenin e Lutit, në të cilin ndodhi shkatërrimi, gjenden prova të qarta të një shkatërrimi të tillë. Le t'ia lëmë fjalën arkeologut gjerman Werner Keller: Së bashku me bazën e kësaj çarjeje të madhe, e cila kalon pikërisht nëpërmjet kësaj zone, lugina e Sidimit, që përfshin Sodomin dhe Gomorrën, u zhyt një ditë në humnerë. Shkatërrimi i tyre ndodhi si pasojë e një tërmeti të madh, i cili ka mundësi të jetë shoqëruar me shpërthime, vetëtima, rrjedhje gazi natyror dhe zjarre të mëdha.13 Në fakt, Liqeni i Lutit ose siç njihet ndryshe Deti i Vdekur, gjendet pikërisht në qendër të një zone aktive sizmike: Baza e Detit të Vdekur është e lokalizuar në një vendrënie tektonike. Kjo luginë gjendet në një zonë të tensionuar midis liqenit Taberije në veri dhe mesit të luginës Arabah në jug.14

Ngjarja është përshkruar kështu në pjesën e fundit të ajetit, "dhe derdhëm mbi ta pa reshtur gurë prej balte të pjekur". Ka shumë mundësi që ky të ketë qenë një shpërthim vullkanik, i cili ndodhi në brigjet e Liqenit të Lutit. Materiali që shpërtheu ishte si "gurë prej balte të pjekur të gurëzuar". E njëjta ngjarje tregohet në ajetin 173 të sures EshShuara: "Dhe Ne derdhëm mbi ta shi (gurësh për ndëshkim)." Në lidhje me këtë temë, Werner Keller shkruan: Nga brendësia u çliruan forca vullkanike që kishin rënë në qetësi shumë thellë përgjatë gjatësisë së thyerjes. Në luginën e sipërme të Jordanit, pranë Bashanit, akoma gjenden kratere të larta të vullkaneve të zhdukura. Shtresa të mëdha llave dhe bazalti janë depozituar në sipërfaqen e gurëve gëlqerorë.15

Këto shtresa llave dhe bazalti përbëjnë një provë të qartë se një shpërthim vullkanik dhe një tërmet kanë ndodhur diku në këtë vend. Katastrofa e përshkruar në shprehjen "dhe derdhëm mbi ta pa reshtur gurë prej balte të pjekur", në Kuran ka shumë mundësi t'i referohet këtij shpërthimi vullkanik. Shprehja "kur u erdhi urdhëri Ynë, Ne i kthyem

53

Jeruzalemi

Deti i vdekur

Populli i Lutit

përmbys (vendbanimet e Sodomit)", e cila gjendet në të njëjtin ajet, ka mundësi t'i referohet tërmetit, i cili bëri që vullkanet të shpërthejnë mbi sipërfaqen e tokës. Sidoqoftë vetëm Allahu e di të vërtetën. "Shenjat e qarta" që shfaqen nga Liqeni i Lutit janë me të vërtetë shumë interesante. Në përgjithësi, ngjarjet që tregohen në Kuran ndodhin në Lindjen e Mesme, në Gadishullin Arabik dhe në Egjipt. Pikërisht në qendër të këtyre vendeve ndodhet Liqeni i Lutit. Ky liqen, ashtu si dhe ngjarjet që ndodhën rreth tij, meriton vëmendje të veçantë nga ana e studimeve gjeologjike. Liqeni është afërsisht 400 m nën sipërfaqen e Mesdheut. Meqenëse vendi më i thellë në liqen është 400 m, fundi i liqenit është 800 m nën sipërfaqen e Mesdheut. Kjo është pika më e ulët në tokë. Në sipërfaqet e tjera, të cilat janë më të ulta se niveli i detit, thellësia është maksimumi 100 m. Një tjetër veti e Liqenit të Lutit është se kripësia e ujit të tij ka dendësi shumë të lartë, afërsisht 30%. Si pasojë, asnjë organizëm i

Mesdheu Tel Avivi

Fotografi satelitore të zonës ku jetoi populli Lutit.

gjallë nuk mund të mbijetojë në këtë liqen. Kjo është arsyeja pse Liqeni i Lutit quhet Deti i Vdekur në literaturën perëndimore. Ngjarja e populli të Lutit, e cila tregohet në Kuran, sipas vlerësimeve ka ndodhur rreth vitit 1800 p.e.s. I bazuar në kërkimet e tij arkeologjike dhe gjeologjike, studiuesi gjerman Werner Keller deklaroi se qytetet e Sodomit dhe Gomorrës ishin të vendosura në luginën e Sidimit, e cila shtrihej në zonën më të largët e më të ulët të Liqenit të Lutit. Këto qytete dikur ishin vende të mëdha dhe të banuara. Struktura më interesante e liqenit të Lutit është një provë e qartë që tregon mënyrën si ka ndodhur ngjarja shkatërruese e treguar në Kuran: Në bregun lindor të Detit të Vdekur, gadishulli El-Lisan duket si një gjuhë e futur thellë në ujë. El-Lisan në arabisht do të thotë gjuhë. Vendi bie këtu nën sipërfaqen e ujit në një kënd të çuditshëm, duke e ndarë detin në dy pjesë. Në të djathtë të gadishullit, toka bie thikë poshtë në një thellësi prej 1200 këmbësh. Në

Fotografitë e Liqenit të Lutit të marra me satelit.

Liqeni i Lutit, apo siç quhet ndryshe Deti i Vdekur.

të majtë të gadishullit, uji është i dukshëm e i cekët. Matjet e bëra këto vitet e fundit konfirmojnë një thellësi prej 50-60 këmbësh. Ajo pjesë jashtëzakonisht e cekët e Detit të Vdekur, nga gadishulli El-Lisan deri në majën më jugore, ishte Lugina e Sidimit.16

Werner Keller vuri re se kjo pjesë e cekët, e cila u zbulua se ishte formuar më vonë, ishte rezultat i tërmetit të lartpërmendur dhe i katastrofës masive që shkaktoi ky tërmet. Ky ishte vendi ku ishin vendosur Sodomi dhe Gomorra, d.m.th., vendi ku jetoi populli i Lutit. Dikur ishte e mundur ta kaloje këtë zonë në këmbë, ndërsa tani, lugina e Sidimit, ku ishin vendosur dikur Sodomi dhe Gomorra, është mbuluar nga sipërfaqja e pjesës më të ulët të Detit të Vdekur. Shkatërrimi i bazës, si rezultat i një katastrofe të tmerrshme që ndodhi në fillim të mijëvjeçarit të dytë p.e.s., bëri të mundur që uji i kripur nga veriu të rrjedhë në këtë gropë të formuar kohët e fundit dhe ta mbushë me ujë të kripur. Gjurmët e Liqenit të Lutit janë të dukshme… Nëse dielli shkëlqen në drejtimin e duhur dhe dikush bën një shëtitje me barkë përgjatë Liqenit të Lutit deri në pikën më jugore, ai mund të shohë diçka fantastike. Pak

58

POPUJT E ZHDUKUR

Në të majtë: një ilustrim që tregon shpërthimin vullkanik dhe shembjen që ndodhi pas tij, të cilat shkaktuan zhdukjen e të gjithë njerëzve.

Faqja tjetër: një pamje nga larg e Liqenit të Lutit.

larg nga bregu dhe mjaft të dukshme nën sipërfaqen e ujit, gjenden konturet e pyjeve të moçme, të cilat sasia jashtëzakonisht e madhe e kripës së Detit të Vdekur i ka ruajtur akoma. Trungjet dhe rrënjët në ujin jeshil janë shumë të lashta. Lugina e Sidimit, ku dikur këto pemë ishin plot me gjelbërim, ishte një prej vendeve më të bukura në zonë. Aspekti mekanik i fatkeqësisë që i ndodhi popullit të Lutit është zbuluar nga kërkimet e gjeologëve. Ato tregojnë se tërmeti, i cili shkatërroi popullin e Lutit, ndodhi si pasojë e një çarjeje shumë të madhe në tokë përgjatë 190 km që përbëjnë shtratin e lumit Sheri'at. Lumi Sheri'at ka një rënie prej 180 m në total. Kjo së bashku me faktin se liqeni i Lutit është 400 m nën nivelin e detit janë dy prova shumë të rëndësishme që tregojnë se një transformim gjigand gjeologjik ka ndodhur këtu. Struktura interesante e lumit Sheri'at dhe e Liqenit të Lutit përbëjnë

Disa nga rrënojat e qytetit, i cili u fundos në liqen, janë zbuluar në brigjet e liqenit. Këto rrënoja dëshmojnë për nivelin e lartë të jetesës së këtij populli.

Populli i Lutit dhe qyteti që u kthye përmbys

Shkatërrimi popullit të Lutit ka frymëzuar shumë piktorë. Sipër është dhënë një shembull.

vetëm një pjesë të vogël të së çarës që ndodhi në këtë vend. Gjendja dhe gjatësia e kësaj të çare janë zbuluar vetëm këto kohët e fundit. Çarja nis nga rrëza e malit Taurus, shtrihet në brigjet jugore të Liqenit të Lutit, vazhdon në shkretëtirën arabe në drejtim të gjirit të Akabas dhe vazhdon përmes Detit të Kuq, duke përfunduar në Afrikë. Përgjatë saj janë vënë re veprimtari të fuqishme vullkanike. Bazalti i zi dhe llava gjenden në malet e Galilesë në Izrael, në rrafshnaltat e Jordanit, në gjirin e Akabas dhe në vende të tjera aty afër. Të gjitha këto rrënoja dhe prova gjeografike tregojnë se një ngjarje katastrofike ka ndodhur dikur në Liqenin e Lutit. Werner Keller shkruan: Së bashku me bazën e kësaj çarjeje të madhe, e cila kalon pikërisht nëpërmjet kësaj zone, lugina e Sidimit, që përfshin Sodomin dhe Gomorrën, u zhyt një ditë në humnerë. Shkatërrimi i tyre ndodhi si pasojë e një tërmeti të madh, i cili ka mundësi të jetë shoqëruar me shpërthime, vetëtima, rrjedhje gazi natyror dhe

61

62

POPUJT E ZHDUKUR

zjarre të mëdha. Nga brendësia u çliruan forca vullkanike që kishin rënë në qetësi shumë thellë përgjatë gjatësisë së thyerjes. Në luginën e sipërme të Jordanit, pranë Bashanit, akoma gjenden kratere të larta të vullkaneve të zhdukura. Shtresa të mëdha llave dhe bazalti janë depozituar në sipërfaqen e gurëve gëlqerorë.17

National Geographic bën këtë koment në dhjetor të vitit 1957: Mali i Sodomit, një tokë shterpë e egër, ngrihet thikë mbi Detin e Vdekur. Askush nuk i ka gjetur ndonjëherë qytetet e shkatërruara të Sodomit dhe Gomorrës, por studiuesit besojnë se ato kanë qenë në luginën e Sidimit përmes këtyre shkëmbinjve të thepisur. Ndoshta ujërat vërshues të Detit të Vdekur i përfshinë ato pas një tërmeti.18

Edhe Pompei pati një fund të njëjtë Ligjet e vendosura nga Allahu kanë qenë dhe do të mbeten të padryshuara. Në Kuran thuhet: Ata u betuan në emër të Allahut me betimin më të fortë se, në qoftë se do t'u vinte një këshillues, ata do të ishin më të udhëzuar se çdo popull (para tyre), por kur u erdhi këshilluesi (Muhamedi), ata u larguan më tepër nga e vërteta. (Ata u larguan nga e vërteta) për shkak të kryeneçësisë në tokë dhe përbetimit për të punuar ligësi, por ligësia i kthehet vetëm atij që e bën atë. Atëherë a mund të presin ata gjë tjetër veç asaj që është vepruar me popujt e parë? Ndaj, nuk do të gjesh asnjë ndryshim apo shmangie në ligjet e caktuara nga Allahu." (El-Fatir: 42 – 43)

Me të vërtetë, "nuk do të gjesh asnjë ndryshim apo shmangie në ligjet e caktuara nga Allahu". Kush qëndron kundër ligjeve të Tij një ditë do të dënohet. Pompei, simboli i degjenerimit të perandorisë romake, ishte edhe ai i zhytur në shthurje e degjenerim të plotë moral. Fundi i tij ishte i ngjashëm me atë të popullit të Lutit. Shkatërrimi i Pompeit ndodhi si pasojë e shpërthimit të vullkanit Vezuv. Vullkani Vezuv është simboli i Italisë, e veçanërisht i qytetit të

Sipër tregohet një fotografi që paraqet luksin e qytetit të Pompeit para shkatërrimit.

64

POPUJT E ZHDUKUR

Napolit. Duke qëndruar i heshtur për 2000 vitet e fundit, Vezuvi është quajtur "Mali i Paralajmërimit". Jo pa arsye Vezuvi njihet si i tillë. Fatkeqësia që i ndodhi Sodomit dhe Gomorrës është shumë e ngjashme me atë që shkatërroi Pompein. Në të djathtë të Vezuvit gjendet Napoli, ndërsa në lindje Pompei. Llava dhe pluhuri i një shpërthimi vullkanik gjigand që ndodhi 2000 vjet më parë goditi banorët e atij qyteti. Fatkeqësia ndodhi kaq papritur saqë çdo gjë në qytet u kap gjatë ushtrimit të jetës së përditshme dhe ka mbetur sot njësoj siç ishte 2000 vjet më parë. Duket sikur atje akrepat e kohës kanë mbetur në vend. Shkatërrimi i Pompeit nuk u bë pa qëllim. Shënimet historike tregojnë se qyteti ishte një qendër shthurjeje dhe imoraliteti. Qyteti dallohej për një nivel aq të lartë prostitucioni saqë numri i shtëpive publike nuk dihej me saktësi. Sipas traditës së rrënjosur në besimin Mithraik, organet seksuale dhe marrëdhëniet seksuale nuk duhet



fshiheshin,

por

duhet



ekspozoheshin hapur. Llava e Vezuvit e fshiu nga harta gjithë qytetin brenda një çasti të vetëm. Aspekti më interesant i ngjarjes është se askush nuk shpëtoi, megjithëse shpërthimi i Vezuvit ishte shumë i fuqishëm. Duket tamam sikur ata as që e kishin vënë re katastrofën, sikur të ishin magjepsur. Një familje u gjend e ngurtësuar në momentin e ngrënies. Çifte të

Në këtë faqe mund të shihni trupat e ngurtësuar të zbuluara nga gërmimet e bëra në Pompei.

66

POPUJT E ZHDUKUR

shumta të ngurtësuara u gjetën gjatë aktit seksual. Gjëja më interesante ishte se atje gjendeshin çifte të të njëjtit seks, çifte djemsh dhe vajzash të reja. Fytyrat e disa prej trupave të ngurtësuar të nxjerrë nga Pompei ishin të padëmtuara. Shprehja e përgjithshme e fytyrave të tyre ishte hutimi. Këtu gjendet aspekti më i pakuptueshëm i fatkeqësisë. Si ka mundësi që mijëra njerëz pritën vdekjen pa parë e dëgjuar gjë? Ky aspekt i ngjarjes tregon se zhdukja e Pompeit ishte e ngjashme me ngjarjet shkatërruese të përmendura në Kuran, sepse Kurani, kur flet për këto ngjarje, përmend zhdukjen e papritur. P.sh., banorët e qytetit të përshkruar në suren Jasin u zhdukën të gjithë menjëherë në një çast të vetëm. Situata tregohet si vijon. Ajo ishte vetëm një britmë shkatërruese dhe ja, të gjithë ata (u bënë) të heshtur, të ngrirë.. (Jasin: 29)

Në ajetin 31 të sures El-Kamer përsëri theksohet "zhdukja e menjëhershme", kur tregohet shkatërrimi i Themudit. Ne dërguam kundër tyre një britmë shkatërruese dhe ata u bënë si ato bimët e thara me të cilat thuren vathët e bagëtive.

Vdekja e njerëzve në Pompei ishte e menjëhershme, pikërisht ashtu

Disa shembuj të tjerë të trupave të ngurtësuar që u zbuluan në rrënojat e Pompeit.

Populli i Lutit dhe qyteti që u kthye përmbys

Disa shembuj të tjerë të trupave të ngurtësuar që u zbuluan në Pompei. Fotoja në të majtë është një shembull i mirë për të provuar se sa e shpejtë ishte katastrofa.

siç tregohet në ajetet e mësipërme. Megjithatë, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë atje ku Pompei gjendej dikur. Krahinave të Napolit ku dominon shthurja, nuk u mjaftuan dëshmitë e heshtura të Pompeit. Ishulli i Kaprit është një bazë ku banojnë homoseksualët dhe nudistët. Ai u paraqitet turistëve si "parajsa" e homoseksualëve. Jo vetëm në Kapri apo në Itali, por pothuajse në të gjithë botën është përhapur një degjenerim i tillë moral. Njerëzit akoma nuk nxjerrin mësime nga përvoja e popujve të kaluar.

69

Populli i Adit dhe Ubarit, Atlanta e rërërave Ndërsa Adi u shkatërrua nga një erë e fortë dhe e vrullshme. Të cilën Ai e dërgoi mbi ta për shtatë net e tetë ditë pa ndalur, saqë mund t'i shihje njerëzit të flakur sikur të ishin trungje hurmash të hedhur! A mund të gjesh ndonjë prej tyre të mbetur? (El-Hakkah: 6 – 8)

N

jë tjetër popull i zhdukur që përmendet në sure të ndryshme të Kuranit është Adi, i cili përmendet pas popullit të Nuhut. Allahu dërgoi te ky popull profetin Hud, i cili e ftoi popullin e

tij, ashtu siç kishin bërë edhe profetët e tjerë, që të besonin dhe të adhuronin vetëm Allahun pa i bërë shokë. Njerëzit reaguan armiqësisht kundrejt Hudit. Ata e akuzuan se ishte i nxituar, i padrejtë dhe se përpiqej të ndryshonte sistemin që kishin vendosur stërgjyshërit e tyre. Në suren Hud tregohet me hollësi gjithçka që ndodhi midis Hudit dhe popullit të tij. Popullit të Adit i dërguam vëllain e tyre, Hudin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij. Ju në të vërtetë nuk bëni gjë tjetër veçse shpifni! O populli im, unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për mesazhin që ju transmetoj. Shpërblimin e kërkoj vetëm prej Atij që më krijoi mua. A nuk kuptoni? O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe pendohuni, në mënyrë që Ai t'ju dërgojë shi të bollshëm dhe t'ua shtojë më tepër fuqinë tuaj. Ndaj mos e ktheni shpinën dhe mos u bëni mohues."

Populli i Adit dhe Ubarit, Atlanta e rërërave

Ata i thanë: "O Hud, Ti nuk na solle asnjë provë bindëse, ndaj dhe ne nuk do t'i lëmë zotat tanë për shkak të thënies tënde dhe nuk do të të besojmë. Ne mendojmë se disa nga zotat tanë të kanë sjellë këtë të keqe (çmendurinë)." Ai u tha: "Unë kam Allahun si dëshmitar; dëshmoni dhe ju se unë nuk kam asnjë lidhje me ata (idhuj) që ju adhuroni në vend të Allahut. Ndaj thurni komplote kundër meje dhe mos më jepni afat. Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj! Çdo gjë e gjallë i nënshtrohet plotësisht sundimit të tij. Nuk ka dyshim që Zoti im është i drejtë. Edhe nëse ktheni shpinën, unë e kam shpallur mesazhin me të cilin jam dërguar te ju. Zoti im do të bëjë që një popull tjetër t'ju trashëgojë dhe ju nuk mund t'i bëni asnjë dëm. Me të vërtetë që Zoti im ruan gjithçka. Kur erdhi vendimi Ynë, Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin bashkë me besimtarët dhe i ruajtëm nga një dënim i rreptë. Kështu ishte Adi, i cili hodhi poshtë provat e Zotit të tij dhe nuk iu bind të dërguarve, por ndoqi urdhrat e njerëzve kryelartë e kokëfortë. Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë ashtu dhe në Ditën e Kijametit. Populli i Adit e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatërruar qoftë Adi, populli i Hudit. (Hud: 50 – 60)

Një sure tjetër ku përmendet populli i Adit është sureja Esh-Shuara. Në këtë sure janë theksuar disa nga karakteristikat e Adit. Në të thuhet se njerëzit e Adit zotëronin mjeshtërinë e ndërtimit të ndërtesave të larta, të cilat i ndërtonin në kodra dhe male, duke shpresuar se do të jetonin atje përgjithmonë. Përveç kësaj ata bënin vepra të këqija dhe ishin arrogantë e brutalë. Kur Hudi u tërhoqi vëmendjen, ata i thanë se fjalët e tij ishin "përralla dhe legjenda të kota të të parëve". Ata ishin shumë të sigurtë se asgjë nuk do t'u ndodhte: Edhe populli i Adit i përgënjeshtroi të dërguarit.

71

72

POPUJT E ZHDUKUR

Kur vëllai i tyre, Hudi, u tha: "Përse nuk i frikësoheni Allahut? Unë jam një i dërguar i besueshëm për ju. Kini pra, frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia. Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për mesazhin që po ju transmetoj. Shpërblimin e kërkoj vetëm prej Atij që më krijoi mua. Përse ndërtoni ndërtesa madhështore në çdo vend të lartë, pa pasur nevojë? Përse ndërtoni për vete pallate madhështore, a thua se do të jetoni në to përgjithmonë? Përse kur merrni diçka, përdorni forcën dhe bëheni tiranë? Kini pra, frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia. Kini frikë Allahun, i Cili ju ka dhënë të gjitha të mirat që ju i dini. Ai ju ka dhënë begati e fëmijë, kopshte e burime. Unë kam frikë për ju ndëshkimin e një dite të madhe." Ata i thanë: "Pak rëndësi ka për ne nëse na këshillon apo jo. Kjo këshillë nuk është gjë tjetër veçse përrallë e shpikur nga të parët. Ne kurrë nuk do të ndëshkohemi." Kështu, ata e përgënjeshtruan atë, ndaj dhe Ne i shkatërruam. Me të vërtetë kjo është një provë e qartë, megjithatë shumica e tyre nuk janë besimtarë. Zoti yt është me të vërtetë i plotfuqishëm dhe mëshirëplotë! (EshShuara: 123 – 140)

Populli që shprehu armiqësi ndaj Hudit dhe u rebelua ndaj Allahut u shkatërrua. Një furtunë rëre e tmerrshme e zhduku Adin, sikur të mos kish ekzistuar kurrë.

Zbulimet arkeologjike në qytetin e Iramit Në fillim të viteve 90' u shfaqën disa artikuj në gazetat më të njohura të botës që deklaronin se "qyteti i humbur i legjendës arabe u zbulua", "qyteti arab legjendar u zbulua", "Atlanta e rërave – Ubari". Ajo që e bëri më intrigues këtë zbulim arkeologjik ishte fakti se ky qytet

Populli i Adit dhe Ubarit, Atlanta e rërërave

Populli i Adit Iraku

Irani

Arabia Saudite Omani Adi Jemeni

Rrënojat e qytetit të Ubarit, ku jetonte populli i Adit, janë zbuluar diku pranë brigjeve të Omanit.

është përmendur në Kuran. Shumë njerëz, të cilët deri atëherë mendonin se populli i Adit, i treguar në Kuran ishte një legjendë ose se vendi i tyre nuk do të gjendej kurrë, nuk mund ta fshihnin habinë e tyre pas zbulimit të këtij qyteti, i cili ishte përmendur vetëm në gojëdhënat e beduinëve dhe për këtë arsye ngjalli interes shumë të madh. Ishte Nicholas Clapp, një arkeolog amator, i cili zbuloi këtë qytet legjendar të përmendur në Kuran.19 Duke qenë një arabofil dhe prodhues i një filmi dokumentar që ka marrë disa çmime, Clapp kishte ndeshur një libër shumë interesant gjatë studimit të historisë arabe. Ky libër ishte "Arabia Felix", i shkruar nga studiuesi anglez Bertram Thomas, në 1932. "Arabia Felix" ishte emërtimi romak i pjesës jugore të Gadishullit Arabik,

73

74

POPUJT E ZHDUKUR

Gërmimet e bëra në Ubar.

i cili sot përfshin Jemenin dhe pjesën më të madhe të Omanit. Grekët e quanin këtë zonë "Arabia Eudaimon", ndërsa dijetarët arabë të mesjetës e quajtën "El-Jemen es-Seide".20 Të gjithë këta emra do të thonë "Arabia Fatlume", sepse populli që jetoi në atë zonë në kohët e hershme njihej si populli më me fat në atë kohë. Por cila ishte arsyeja e një emërtimi të tillë? Fati i tyre i mirë qëndronte në vendndodhjen e tyre strategjike, e cila ndihmonte që ajo zonë të ishte pikë ndërmjetëse në tregëtinë e erëzave dhe piperit midis Indisë dhe vendeve të tjera në veri të Gadishullit Arabik. Përveç kësaj, njerëzit që jetonin në këtë zonë prodhonin rrëshirë aromatike nga pemë të rralla. Duke qenë shumë e preferuar nga komunitetet e lashta, kjo bimë përdorej në ritet e ndryshme fetare. Në ato kohë ajo ishte e vlefshme të paktën sa ari.

Shumë vepra arti dhe monumente të madhërishme janë ngritur dikur në Ubar, ashtu siç tregohet dhe në Kuran. Sot vetëm rrënojat e mësipërme kanë mbetur.

76

POPUJT E ZHDUKUR

Studiuesi anglez Thomas i përshkroi me hollësi këto fise "fatlume" dhe deklaroi se ai kishte zbuluar gjurmët e një qyteti të lashtë të ndërtuar nga njëri prej këtyre fiseve.21 Ky ishte qyteti i njohur me emrin "Ubar" nga beduinët. Në njërin prej udhëtimeve që ai bëri në zonë, beduinët që jetonin në shkretëtirë i kishin treguar disa gjurmë të vjetra dhe i kishin thënë se ato gjurmë të çonin drejt qytetit të lashtë të Ubarit. Thomas, i cili tregonte shumë interes për këtë çështje, vdiq para se ta përfundonte studimin e tij. Clapp, pasi lexoi atë që kishte shkruar studiuesi anglez Thomas, u bind për ekzistencën e qytetit të humbur të përshkruar në atë libër. Pa humbur shumë kohë, ai nisi studimin e tij. Ai u përpoq të provonte ekzistencën e Ubarit me dy mënyra. Së pari, ai zbuloi gjurmët për të cilat beduinët thonin se kishin ekzistuar. Në të njëjtën kohë bëri përpjekje që të siguronte nga NASA pamjet satelitore të zonës. Pas një përpjekjeje të gjatë, ai arriti të bindte autoritetet përkatëse që të merrnin fotografitë e zonës.22 Clapp vazhdoi të studionte dorëshkrimet e hershme dhe hartat në bibliotekën Huntington, në Kaliforni. Qëllimi i tij ishte të gjente hartën e zonës. Pas një kërkimi të shkurtër, ai gjeti një hartë të vizatuar nga gjeografi greko-egjiptian Ptolemeu në vitin 200 e.s. Në hartë tregohej vendndodhja e një qyteti të vjetër të zbuluar në zonë si dhe rrugët që të çonin në këtë qytet. Ndërkaq, ai mori lajmin se fotografitë ishin marrë nga NASA. Në fotografi mund të dalloheshin disa gjurmë karvanesh, të cilat ishin vështirë të dalloheshin nga toka, por mund të shiheshin në tërësi nga qielli. Duke krahasuar këto fotografi me hartën e vjetër që kishte në dorë, Clapp më në fund arriti në përfundimin që po kërkonte: gjurmët në hartën e vjetër korrespondonin me gjurmët në fotografitë e marra nga sateliti. Destinacioni përfundimtar i këtyre gjurmëve ishte një vend i gjerë, i cili dikur duhet të kishte qenë një qytet. Më në fund, vendndodhja e qytetit legjendar, i cili kishte qenë subjekt i historive të transmetuara gojarisht nga beduinët, u zbulua. Pas disa kohësh, gërmimet filluan dhe rrënojat e një qyteti të lashtë nisën të

Vendi i qytetit të Adit u zbulua nëpërmjet fotografive të marra nga kapsula spaciale. Në foto shigjeta është drejtuar drejt Ubarit, ku kryqëzoheshin rrugët e karvaneve.

1. Para gërmimeve, Ubari mund të shihej vetëm nga hapësira. 2. Pas gërmimeve u zbulua një qytet i varrosur 12 metra në tokë.

78

POPUJT E ZHDUKUR

zbuloheshin poshtë rërës. Kështu, ky qytet i humbur u përshkrua si "Atlanta e Rërës, Ubari". Cila ishte prova që provonte se ky ishte qyteti i popullit të Adit, i cili përmendet në Kuran? Që nga momenti kur rrënojat nisën të zbuloheshin nga toka, u kuptua se ato i përkisnin Adit dhe shtyllave të Iramit të përmendura në Kuran, sepse midis ndërtesave që u nxorën nga toka u gjendën kullat e përmendura në mënyrë të veçantë në Kuran. Një pjesëtar i skuadrës së kërkimit që kryesonte gërmimet, dr. Zarins, deklaroi se kullat ishin një nga veçoritë karakteristike të Ubarit dhe meqë në Kuran është përmendur se Irami kishte kulla ose shtylla, atëherë kjo ishte prova më e fortë se vendi që ata kishin zbuluar ishte Irami, qyteti i Adit. Kurani na tregon për Iramin si më poshtë: A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me Adin dhe me Iramin me shtylla të larta? Si ata nuk është krijuar askush më parë në tokë? (El-Fexhr: 6 – 8)

Populli i Adit Deri tani kemi parë se Ubari ka mundësi të jetë qyteti i Iramit i përmendur në Kuran. Sipas Kuranit, banorët e qytetit nuk e dëgjuan profetin Hud, i cili u transmetoi mesazhin e Zotit të tyre dhe i paralajmëroi për një dënim të tmerrshëm. Identifikimi i popullit të Adit, i cili ndërtoi qytetin e Iramit, ka ngjallur gjithashtu shumë debat. Në shënimet historike nuk përmendet ky popull me një kulturë kaq të zhvilluar e as qytetërimi që ata kishin ngritur. Duket shumë e çuditshme që emri i një populli të tillë nuk gjendet në shënimet historike. Arsyeja e mospërmendjes është se këta popuj jetonin në Arabinë Jugore, e cila ishte mjaft larg prej popujve të tjerë që jetonin në rajonin e Mesopotamisë dhe Lindjes së Mesme. Kështu, ata kishin marrëdhënie të kufizuara me popujt e tjerë. Është diçka e zakonshme që një shtet, i cili njihet shumë pak, të mos përmendet në shënimet historike. Nga ana

Populli i Adit dhe Ubarit, Atlanta e rërërave

tjetër, është e mundur të dëgjosh histori të ndryshme për Adin, midis popujve të Lindjes së Mesme. Arsyeja më e rëndësishme pse Adi nuk ka qenë përmendur në shënimet e shkruara është se shkrimi nuk ishte i përhapur në atë kohë. Pra, mund të mendohet se Adi krijoi një qytetërim të konsiderueshëm, por ky qytetërim nuk është përmendur në shënimet historike të atyre qytetërimeve që mbanin dokumentacion. Nëse kjo kulturë do të kishte ekzistuar pak më gjatë, ndoshta sot do të dihej më shumë për këta njerëz. Për Adin nuk gjenden shënime të shkruara, por është e mundur të gjesh informacione të rëndësishme rreth pasardhësve të tyre e kështu mund të krijosh një ide për këtë popull në sajë të këtij informacioni.

Hadramitët, pasardhësit e Adit Vendi i parë ku mund të kërkohen gjurmët e një qytetërimi të mundshëm të ngritur nga Adi ose nga pasardhësit e tyre është Jemeni Jugor, ku është zbuluar Atlanta e Rërës, Ubari, i cili njihet si "Arabia Fatlume" (Arabia Felix). Në Jemenin Jugor kanë ekzistuar më parë katër popuj të ndryshëm, të cilët quheshin nga grekët "arabët fatlumë". Ata janë hadramitët, sebeinët, mineanët dhe katabeanët. Këta katër popuj mbretëruan për ca kohë së bashku në territore të ndryshme afër njëratjetrës. Shumë shkencëtarë bashkëkohorë thonë se Adi hyri në një periudhë transformimi dhe pastaj u rishfaq në faqet e historisë. Dr. Mikail H. Rahman, një studiues në Universitetin e Ohaios, beson se populli i Adit është paraardhësi i hadramitëve, një prej katër popujve që jetuan në Jemenin Jugor. Të shfaqur rreth viteve 500 p.e.s., Hadramitët janë më pak të njohurit midis popujve të quajtur "arabët fatlumë". Këta popuj mbretëruan në zonën e Jemenit Jugor për një kohë shumë të gjatë dhe u zhdukën tërësisht rreth viteve 240 e.s., pas një periudhe të gjatë dekadence. Emri i hadramitëve lë të kuptosh se ata mund të jenë pasardhësit e Adit. Shkrimtari grek Plini, që ka jetuar në shekullin e tretë p.e.s., e përmend këtë fis si Adramitai – që do të thotë Hadrami.23 Pjesa

79

80

POPUJT E ZHDUKUR

e fundit e emrit grek është një prapashtesë e emrit "Adram". Kjo menjëherë të sjell ndërmend se ky emër mund të jetë një deformim i emrit Ad-i Iram të përmendur në Kuran. Gjeografi grek, Ptolemeu (150–100 p.e.s.), e paraqet jugun e Gadishullit Arabik si vendi ku jetoi populli i quajtur Adramitai. Kjo zonë ka qenë njohur deri vonë me emrin Hadrameut. Kryeqyteti i këtij shteti, Sheb'ua, gjendej në perëndim të luginës së Hadrameutit. Sipas shumë legjendave të hershme, varri i profetit Hud, i cili ishte dërguar te populli i Adit, gjendet në Hadrameut. Një faktor tjetër, i cili konfirmon mendimin se hadramitët janë vazhdimi i Adit, është pasuria e tyre. Grekët i cilësonin hadramitët si "raca më e pasur në botë". Shënimet historike thonë se hadramitët kishin përparuar shumë në kultivimin e një bime të veçantë (frankincene) aromatike, e cila ishte një nga bimët më me vlerë të kohës. Ata kishin zbuluar dhe zgjeruar përdorimin e saj. Prodhimi i tyre bujqësor i kësaj bime ishte shumë herë më i lartë sesa prodhimi i saj në ditët tona. Ajo që është zbuluar nga gërmimet e bëra në Sheb'ua, e cila njihet si qyteti i hadramitëve, është shumë interesante. Në këto gërmime, të cilat filluan në 1975, ishte shumë e vështirë për arkeologët të arrinin rrënojat e qytetit për shkak të dunave të mëdha të rërës. Zbulimet e arritura nga fundi i gërmimeve ishin mahnitëse. Qyteti antik ishte një nga zbulimet më interesante të bëra deri atëherë. Ai kishte shtrirjen më të madhe se të gjitha vendbanimet e tjera të Jemenit antik dhe pallatet e tij shquheshin për një ndërtim me të vërtetë të mrekullueshëm. Është shumë e logjikshme të mendosh se hadramitët e kanë trashëguar këtë epërsi arkitekturale prej paraardhësve të tyre, popullit të Adit. Profeti Hud, duke paralajmëruar popullin e Adit, thotë: Përse ndërtoni ndërtesa madhështore në çdo vend të lartë, pa pasur nevojë? Përse ndërtoni për vete pallate madhështore, a thua se do të jetoni në to përgjithmonë? (Esh-Shuara: 128–129)

Një tjetër karakteristikë interesante e ndërtesave të zbuluara në

Populli i Adit dhe Ubarit, Atlanta e rërërave

Sheb'ua ishin kolonat e punuara me kujdes. Kolonat e zbuluara në Sheb'ua dukej se ishin të vetmet në zonë, pasi ishin të rrumbullakta dhe të rregulluara në formë rrethi, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të Jemenit deri tani janë zbuluar kolona katrore monolite. Populli i Sheb'uas duhet ta ketë trashëguar stilin arkitektural prej stërgjyshërve të tyre, Adëve. Fotius, një patriark grek-bizantin i Kostandinopojës, në shekullin IX e.s., bëri studime të gjera mbi arabët e jugut dhe aktivitetet e tyre tregtare, sepse ai kishte në dorë dorëshkrimet e vjetra greke që nuk ekzistojnë më sot dhe veçanërisht librin e Agatharachide (132 p.e.s.) që kishte të bënte me Detin e Kuq. Fotius thotë në një prej artikujve të tij: "Thuhet se ata (arabët e jugut) kanë ndërtuar shumë kolona të mbuluara me ar e argjend. Hapësirat midis këtyre kolonave kanë pamje të mrekullueshme."24 Megjithëse deklarata e mësipërme e Fotiusit nuk u referohet drejtpërsëdrejti hadramitëve, ajo jep një ide të mirëqenies dhe mjeshtërisë së arabëve të asaj zone në ngritjen e këtyre ndërtesave. Shkrimtarët klasikë grekë, Plini dhe Straboni, përshkruajnë këto qytete si "qytete të zbukuruara me tempuj të bukur dhe pallate". Kur sjellim ndërmend se banorët e këtyre qyteteve ishin pasardhësit e Adit, kuptohet qartë pse Kurani e quan vendin ku jetonte Adi si "Irami me shtylla të larta" (El-Fexhr: 7).

Burimet dhe kopshtet e Adit Sot, peisazhi që do të haste më shpesh dikush kur udhëton në Arabinë Jugore, janë shkretëtirat e gjera. Shumica e vendeve, me përjashtim të qyteteve dhe krahinave që tani vonë janë pyllëzuar, janë të mbuluara me rërë. Këto shkretëtira kanë ekzistuar për qindra dhe ndoshta për mijëra vjet. Në Kuran është dhënë një informacion interesant në një nga ajetet që flasin për Adin. Ndërsa paralajmëronte popullin e tij, profeti Hud u tërhoqi vëmendjen për burimet dhe kopshtet, me të cilat Allahu i kishte begatuar:

81

82

POPUJT E ZHDUKUR

"Kini pra, frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia. Kini frikë Allahun, i Cili ju ka dhënë të mirat që ju i dini. Ai ju ka dhënë begati e fëmijë, kopshte e burime. Unë kam frikë për ju ndëshkimin e një dite të madhe." (Esh-Shuara: 131 – 135)

Por, siç e vumë re edhe më parë, Ubari, i cili mendohet të jetë qyteti i Iramit, si dhe të gjitha vendet e tjera ku mund të ketë qenë vendbanimi i Adit, sot është krejtësisht i mbuluar nga shkretëtira të gjera. Atëherë përse Hudi përdori një shprehje të tillë ndërsa paralajmëronte popullin e tij? Përgjigja fshihet në ndryshimin e kushteve klimatike me kalimin e kohës. Shënimet historike tregojnë se këto sipërfaqe, të cilat janë kthyer në shkretëtirë tani, dikur kanë qenë shumë pjellore dhe të gjelbëruara. Disa mijëra vjet më parë, një pjesë e madhe e zonës ishte e mbuluar me sipërfaqe të gjelbëruara dhe burime, pikërisht ashtu siç thuhet në Kuran. Këto pasuri shfrytëzoheshin nga banorët e zonës. Pyjet e zbusnin klimën e ashpër dhe e bënin atë më të përshtatshme për jetesë. Shkretëtirat ekzistonin, por nuk zinin një sipërfaqe kaq të gjerë si sot. Në Arabinë Jugore janë zbuluar të dhëna të rëndësishme në zonat ku jetoi Adi, të cilat mund të hedhin dritë mbi këtë temë. Banorët e kësaj zone përdornin një sistem ujitës shumë të zhvilluar. Kjo ujitje ka shërbyer për një qëllim të vetëm, bujqësinë. Në ato zona, të cilat sot nuk janë të përshtatshme për jetesë, njerëzit dikur kultivonin lloje të ndryshme bimësh. Pamjet satelitore kanë shfaqur gjithashtu një sistem të gjerë kanalesh dhe digash të lashta që përdoreshin për ujitje përreth zonës me emrin Remle es-Seb'atajan, e cila është vlerësuar se mund të furnizonte 200.000 njerëz.25 Doe, një nga studiuesit që drejtonin kërkimet, ka thënë: "Kaq pjellore ishin zonat përreth Maribit, saqë dikush mund të përfytyronte se dikur e gjithë zona midis Maribit dhe Hadrameutit ishte e kultivuar."26 Shkrimtari klasik grek Plini e ka përshkruar këtë zonë si shumë

Populli i Adit dhe Ubarit, Atlanta e rërërave

pjellore dhe të hijeshuar me male të pyllëzuara, lumenj dhe hapësira të tëra pyjesh të pakalueshme. Në mbishkrimet e gjetura në disa tempuj antikë pranë Sheb'uas, kryeqytetit të hadramitëve, është shkruar se kafshët gjuheshin në atë zonë dhe disa prej tyre bëheshin kurban. Të gjitha këto tregojnë se kjo zonë dikur ishte e mbuluar me toka pjellore, njëlloj siç ishte e mbuluar dhe me shkretëtira. Shpejtësia me të cilën shkretëtira mund të përparojë mund të shihet në disa kërkime të kohëve të fundit të bëra nga Instituti Smithsonian në Pakistan, ku bëhet e ditur se një zonë e njohur si pjellore në mesjetë është kthyer në shkretëtirë rëre me duna 6 m të larta. U zbulua se shkretëtira përparonte mesatarisht 15 cm në ditë. Me këtë shpejtësi, rëra mund të gëlltiste edhe ndërtesat më të larta dhe t'i mbulonte si të mos kishin ekzistuar kurrë. Kështu, gërmimet që u bënë në Tima të Jemenit në vitin 1950 u mbuluan pothuajse plotësisht përsëri. Gjithashtu, është një fakt i njohur që dikur piramidat egjiptiane ishin tërësisht të varrosura nën rërë dhe u zbuluan vetëm pas gërmimeve që zgjatën për një kohë të gjatë. Shkurtimisht mund të themi se është shumë e qartë që zonat e njohura si shkretëtira sot mund të kenë patur pamje të ndryshme në të kaluarën.

Si u shkatërrua Adi Në Kuran thuhet se populli i Adit u shkatërrua nëpërmjet një "ere të furishme", e cila zgjati 7 net dhe 8 ditë dhe e shkatërroi Adin krejtësisht. Adi përgënjeshtroi (Hudin), por si ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia?! Ne dërguam kundër tyre një erë të furishme në një ditë ogurzezë me fatkeqësi të pandërprerë dhe ajo i flakte njerëzit si të ishin trupa hurmash arabe të shkulura. (El-Kamer: 18 – 20) Ndërsa Adi u shkatërrua nga një erë e fortë dhe e vrullshme, të cilën Ai e dërgoi mbi ta për shtatë net e tetë ditë pandërprerë saqë mund t'i shihje njerëzit të flakur si të ishin trungje hurmash arabe të rrëzuara. (El-Hakkah: 6 – 7)

83

Sot, rajoni ku jetoi Adi është mbuluar nga duna ranore.

Populli i Adit dhe Ubarit, Atlanta e rërërave

Edhe pse u paralajmëruan më parë, njerëzit nuk i kushtuan vëmendje këtyre paralajmërimeve dhe vazhdimisht i refuzuan të dërguarit e tyre. Ata jetonin në një iluzion të tillë, saqë nuk mund ta kuptonin se ç’po ndodhte, kur panë shenjat e shkatërrimit, ndaj dhe vazhduan mohimin e tyre. Pastaj, kur ata e panë atë si një re të dendur që vinte drejt luginave të tyre, thanë: "Kjo është një re që do të na sjellë shi!" Jo! Përkundrazi, ai është dënimi, për të cilin ju kërkuat të shpejtohej! Një erë që sjell një ndëshkim të dhimbshëm! (El-Ahkaf: 24)

Në këtë ajet thuhet se njerëzit panë "renë" që do t'u sillte atyre fatkeqësi, por nuk mundën të kuptonin se ç'ishte ajo dhe menduan se ishte një re shiu. Ky është një tregues i rëndësishëm për të kuptuar se si ndodhi fatkeqësia. Një ciklon që ngre lart rërën e shkretëtirës duket nga larg tamam si një re shiu. Ka mundësi që Adi të jetë mashtruar nga ky përngjasim dhe kështu të mos e ketë vënë re fatkeqësinë. Doe jep një përshkrim (i cili duket se vjen si rezultat i eksperiencës profesionale) të stuhive të rërës: "Shenja e parë është një mur dheu, i cili mund të jetë disa mijëra këmbë i lartë. Ai ngrihet lart si pasojë e rrymave të forta që ngrihen dhe përzihen nga një erë mjaft e fortë."27 I menduar si rrënojat e Adit, Ubari është mbuluar nga një shtresë rëre disa metra e trashë. Me sa duket, era e madhe e cila zgjati 7 net dhe 8 ditë, sipas përshkrimit të Kuranit, grumbulloi tonelata me rërë mbi qytet dhe i varrosi njerëzit të gjallë në tokë. Gërmimet e bëra në Ubar tregojnë të njëjtën gjë. Revista franceze "Ça m'interesse" shkruan: "Ubari u varros nën një shtresë rëre 12 m të trashë për shkak të një stuhie."28 Dëshmia më e rëndësishme që tregon se Adi u varros nga një stuhi rëre është fjala "ahkaf", e përdorur në Kuran

për të

treguar

vendndodhjen e Adit. Përshkrimi i përdorur në ajetin 21 të sures El-Ahkaf është si vijon: Kujto vëllain e Adit (Hudin), kur e këshilloi popullin e tij në Ahkaf, ndërkohë që shumë të dërguar kanë ardhur para dhe pas tij për t'i këshilluar: "Mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut. Vërtet që unë kam

85

86

POPUJT E ZHDUKUR

frikë për ju ndëshkimin e një dite të madhe."

"Ahkaf" në arabisht do të thotë duna rëre. Kjo fjalë është shumësi i fjalës "hikf", e cila do të thotë një dunë rëre. Kjo tregon se Adi ka jetuar në një zonë me shumë duna rëre. Sipas një komenti fjala "ahkaf" e humbi kuptimin e saj "duna rëre" dhe u bë emri i zonës ku jetoi Adi. Kjo nuk e ndryshon faktin që rrënja e kësaj fjale ka kuptimin "duna rëre", por tregon se kjo fjalë është bërë veçori e kësaj zone për shkak të dunave të shumta të rërës që gjendeshin në të. Shkatërrimi që pësoi Adi prej një stuhie rëre, e cila i hidhte njerëzit "si trungje hurmash arabe të hedhura", duhet të ketë zhdukur në një kohë shumë të shkurtër të gjithë njerëzit e Adit, të cilët deri atëherë jetonin duke kultivuar toka pjellore dhe duke ndërtuar diga e kanale ujitëse. Të gjitha fushat pjellore, kanalet dhe digat u mbuluan nga rëra dhe i gjithë qyteti bashkë me banorët e tij u varrosën të gjallë nën rërë. Pas shkatërrimit të popullit, shkretëtira pushtoi vendin dhe mbuloi gjithçka pa lënë asnjë gjurmë. Si përfundim, mund të thuhet se zbulimet arkeologjike dhe historike tregojnë se Adi dhe qyteti i Iramit kanë ekzistuar dhe janë shkatërruar ashtu siç është përshkruar në Kuran. Vetëm në sajë të kërkimeve të fundit, rrënojat e këtij qyteti janë zbuluar dhe janë nxjerrë përfundimisht nga rëra. Çdo njeri kur sheh këto rrënoja të varrosura në rërë duhet të nxjerrë mësim, ashtu siç theksohet dhe në Kuran, i cili tregon se populli i Adit devijoi nga rruga e drejtë për shkak të mendjemadhësisë dhe tha: "Kush është më i fortë se ne në fuqi dhe pushtet?" Në fund të ajetit thuhet: "A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata në fuqi dhe pushtet?" (Fusilet: 15) Njerëzit duhet të mbajnë mirë në mendje këtë fakt dhe të kuptojnë se më i madhi dhe më i fuqishmi është gjithmonë vetëm Allahu. Kushdo që pretendon të kundërtën, ka hedhur hapin e parë drejt humbjes së madhe.

Themudi Populli i Themudit i përgënjeshtroi të dërguarit. Pasi ata thanë: "Si mund t'i shkojmë prapa një njeriu të vetëm nga gjithë ne? Nëse do ta bënim këtë ne do të ishim të humbur dhe të çmendur. Si ka mundësi që shpallja iu dha atij që është një prej nesh? Ai është një gënjeshtar i pafytyrë!" Nesër do ta marrin vesh se kush është gënjeshtar i pafytyrë! (El-Kamer 23–26)

S

iç thuhet në Kuran, populli i Themudit i refuzoi paralajmërimet e profetit të dërguar nga Allahu, ashtu siç kishte vepruar edhe populli i Adit më parë. Për këtë arsye ata merituan ndëshkimin e

Allahut. Sot, si rezultat i studimeve arkeologjike dhe historike, shumë gjëra të panjohura më parë janë zbuluar, ndërmjet tyre vendi ku jetoi Themudi, shtëpitë që kishin ndërtuar dhe mënyra e tyre e jetesës. Ekzistenca e Themudit, i cili përmendet në Kuran, është një fakt historik i vërtetuar nga shumë zbulime arkeologjike të kohëve të fundit. Përpara se të hedhim një vështrim mbi zbulimet arkeologjike, do të ishte me dobi të shqyrtonim më parë historinë e përmendur në Kuran dhe të vëmë re kokëfortësinë dhe kryeneçësinë e këtyre njerëzve.

88

POPUJT E ZHDUKUR

Profeti Salih transmeton mesazhin Salihu u dërgua për të paralajmëruar popullin e Themudit. Ai ishte një person i njohur brenda shoqërisë së Themudit. Njerëzit e tij, të cilët nuk e prisnin një gjë të tillë, u habitën nga thirrja që u bëri ai për të hequr dorë nga rruga e tyre. Reagimi i menjëhershëm i tyre ishin shpifjet dhe kërcënimet e shumta që Salihu të hiqte dorë nga rruga e nisur. Edhe te populli i Themudit dërguam vëllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar të vërtetë tjetër veç Atij. Ai ju krijoi nga toka dhe ju vendosi në të, kështu pra, kërkoni falje prej Tij dhe kthehuni tek Ai të penduar. Me të vërtetë Zoti im është gjithmonë afër (robit me dijen e Tij) dhe i përgjigjet lutjes së tij." Ata i thanë: "O Salih, më parë ne shpresonim shumë te ti. Si mund të na ndalosh që të adhurojmë atë që kanë adhuruar prindërit tanë? Ne me të vërtetë jemi në dyshim për çka po na këshillon." (Hud: 61–62)

Një pjesë e vogël e popullit iu përgjigj thirrjes së Salihut, ndërsa pjesa më e madhe vazhdoi rrugën e mohimit dhe mosbindjes. Krerët e popullit në veçanti i hodhën poshtë mësimet e Salihut dhe mbajtën një qëndrim tepër armiqësor. Ata u përpoqën me të gjitha mjetet që t'i pengonin dhe t'i shtypnin besimtarët e paktë. Po përse gjithë ky zemërim dhe kokëfortësi? Sepse Salihu kërkonte prej tyre që të adhuronin vetëm Allahun, Zotin e qiejve dhe tokës. Vlen të theksohet se kjo kokëfortësi nuk ishte karakteristikë vetëm e Themudit, sepse në të vërtetë ky popull po përsëriste gabimin e bërë më parë nga populli i Nuhut dhe Adi. Kjo është arsyeja përse Kurani i përshkruan këta popuj si më poshtë: A nuk ju ka ardhur juve (o njerëz) lajmi i atyre që kanë jetuar para jush, lajmi i popullit të Nuhut, Adit, Themudit dhe të tjerëve pas tyre? Askush nuk i njeh ata veç Allahut. Tek ata erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por ata vendosën duart në gojë (nga inati) dhe thanë: "Ne nuk e besojmë mesazhin, me të cilin jeni dërguar dhe jemi në dyshim të thellë në lidhje me çka po na ftoni." (Ibrahim: 9)

Megjithë paralajmërimet e profetit Salih, njerëzit nuk mundën të

Themudi

shkëputeshin nga kthetrat e dyshimit dhe mosbesimit, megjithatë një grup i vogël e besoi Salihun. Ata ishin të vetmit që shpëtuan së bashku me Salihun kur erdhi ndëshkimi i premtuar. Krerët e popullit u përpoqën ta shtypnin këtë grup të vogël besimtarësh: Prijësit kryeneçë të popullit të tij u thanë besimtarëve, të cilët i konsideronin të dobët: "A e dini se Salihu është i dërguari i Allahut?" Ata u përgjigjën: "Ne besojmë mesazhin, me të cilin ai është dërguar." Kryeneçët përsëri thanë: "Ndërsa ne e mohojmë atë që ju e besoni." (El-Araf: 75–76)

Një grup prej atyre që refuzuan besimin – gjoja në emër të Allahut – bënë plane për ta vrarë Salihun. Ata i thanë: "Ne parandjejmë prej teje dhe prej atyre që janë me ty shenja ogurzeza." Ai u tha: "Shenja juaj ogurzezë është tek Allahu, por ju jeni një popull që po vihet në provë." Në qytet gjendeshin nëntë vetë (nga bijtë e parisë), të cilët bënin ligësi në tokë dhe ishin të pandreqshëm. Ata thanë: "Betohuni ndaj njëri-tjetrit në emër të Allahut që ta vrasim Salihun natën bashkë me familjen e tij dhe pastaj t'u themi të afërmve të tij: "Ne nuk morëm pjesë në vrasjen e familjes së tij; ne nuk po gënjejmë." Kështu ata përgatitën planet e tyre djallëzore, por edhe Ne bëmë planet Tona, por ata nuk e kuptonin." (En-Neml: 47 – 50)

Populli i kërkoi Salihut argumente bindëse që vërtetonin se ai ishte me të vërtetë i dërguar nga Allahu. Atëherë Allahu u dha atyre si provë një deve femër, e cila doli nga një shkëmb i madh, mirëpo njëkohësisht i sprovoi ata duke u vendosur disa kushte të caktuara. Por ata e vranë devenë. Në suren Esh-Shuara ngjarja tregohet si vijon: Populli i Themudit i përgënjeshtroi të dërguarit. Kur vëllai i tyre, Salihu, u tha: "Përse nuk i frikësoheni Allahut? Unë jam një i dërguar i besueshëm për ju. Kini pra frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia.

89

90

POPUJT E ZHDUKUR

Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për mesazhin që ju transmetoj. Shpërblimin e kërkoj vetëm prej Atij që më krijoi mua. A mendoni se do të liheni të sigurtë në këtë vend? Në kopshte dhe burime? Në fusha me të mbjella dhe hurma me fryte të pjekura? Duke ndërtuar shtëpitë duke skalitur shkëmbinjtë në male me shumë mjeshtëri? Kini pra, frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia. Dhe mos u shkoni prapa atyre që janë të shfrenuar (në kryerjen e veprave te këqija). Të cilët bëjnë ligësi në tokë dhe janë të pandreqshëm." Ata i thanë: "Ti nuk je veçse një njeri që i kanë bërë magji. Ti je një njeri i zakonshëm si ne. Nëse thua të vërtetën, atëherë na sill një provë." Ai u tha: "Ja ku është deveja! Ajo duhet të pijë ujë në ditë të caktuara, ndërsa ju duhet të pini në ditë të tjera. Dhe mos i bëni asgjë të keqe, përndryshe do t'ju godasë ndëshkimi i një dite të madhe." Por ata e therën devenë dhe më pas u penduan (nga frika). (EshShuara: 141–157)

Në suren El-Kamer, Allahu thotë: Populli i Themudit i përgënjeshtroi të dërguarit. Pasi ata thanë: "Si mund t'i shkojmë prapa një njeriu të vetëm, të gjithë ne? Nëse do ta bënim këtë, ne do të ishim të humbur dhe të çmendur! Si ka mundësi që shpallja iu dha atij që është një prej nesh? Ai është një gënjeshtar i pafytyrë!" Nesër do ta marrin vesh se kush është gënjeshtar i pafytyrë! Ne do t'u dërgojmë devenë për t'i vënë në provë, ndaj vëzhgoi dhe bëj durim. Tregoju se uji do të ndahet ndërmjet tyre dhe devesë. Secili do të pijë

Themudi

ujë sipas radhës së vendosur. Por ata thirrën shokun e tyre dhe ai e mori devenë dhe e theri. (ElKamer: 23 – 29)

Fakti që ata nuk u ndëshkuan në atë moment e shtoi edhe më shumë paturpësinë dhe arrogancën e tyre. Ata e sulmuan Salihun duke e akuzuar se ishte gënjeshtar. Kështu ata e therën devenë dhe e mohuan në mënyrë të pacipë urdhrin e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih! Sille ndëshkimin që na premtove, nëse je me të vërtetë i dërguar i Allahut." (El-Araf: 77)

Allahu ua shkatërroi planet dhe dredhitë jobesimtarëve dhe e shpëtoi Salihun prej tyre. Pas kësaj Allahu, e urdhëroi Salihun t'u transmetonte njerëzve se ata do të shkatërroheshin për tri ditë. Por ata e therën devenë, ndaj dhe ai u tha: "Kënaquni në shtëpitë tuaja për tri ditë. Ky premtim nuk do të përgënjeshtrohet." (Hud: 65)

Tri ditë më vonë paralajmërimi i Salihut u bë realitet dhe Themudi u shkatërrua. Britma shkatërruese i përpiu keqbërësit dhe ata u shndërruan në kufoma të ngrira në shtëpitë e tyre, sikur të mos kishin jetuar kurrë më parë atje. Nuk ka dyshim se Themudi e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatërruar qoftë Themudi! (Hud: 67–68)

Zbulimet arkeologjike në lidhje me Themudin Nga të gjithë popujt e përmendur në Kuran, Themudi është një prej popujve për të cilin disponojmë më tepër informacione deri më sot. Burimet historike vërtetojnë ekzistencën e një populli të quajtur Themud. Populli i qytetit të Hixhrit të përmendur në Kuran në një ajet tjetër mendohet se është pikërisht Themudi, sepse një emër tjetër i Themudit ishte As'hab El-Hixhr. Kështu, fjala "Themud" është emri i popullit, ndërsa qyteti El-Hixhr është një prej qyteteve të ndërtuara nga ky popull. Përshkrimi i gjeografit grek, Plinit, përputhet me këtë fakt. Ai shkruante se Domatha dhe Hegra ishin vendet ku banoi Themudi dhe ku më vonë u ngrit qyteti i El-Hixhrit.29

91

92

POPUJT E ZHDUKUR

Damasku

ElHixhri

e) zi m ha es ix M H ae bi ra (A

Ubari

eut m a r Had Nga Kurani mund të kuptojmë se populli i Themudit është pasardhës i Adit. Të njëjtën gjë e konfirmojnë dhe zbulimet arkeologjike, të cilat tregojnë se origjina e Themudit, i cili jetonte në veri të Gadishullit Arabik, është nga Arabia Jugore, atje ku ka jetuar dikur Adi.

Burimet më të vjetra të njohura që bëjnë fjalë për Themudin, janë kronikat e fitoreve të mbretit babilonas Sargon II (shek. VIII p.e.s.), i cili e mundi këtë popull gjatë një fushate në Arabinë Veriore. Në shkrimet e Aristotelit, Ptolemeut dhe Plinit, grekët i referohen këtij populli si "Tamudaei", d.m.th. "Themud".30 Ky popull u zhduk plotësisht përpara dërgimit të profetit Muhamed, afërsisht rreth viteve 400–600 e.s. Në Kuran, Adi dhe Themudi gjithmonë përmenden së bashku.

Themudi

Përveç kësaj, në shumë ajete, Themudit i kërkohet të nxjerrë mësime nga shkatërrimi i Adit. Kjo tregon se Themudi kishte njohuri të hollësishme për Adin. Ne dërguam te populli i Themudit vëllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij…" Mos harroni se Ai ju bëri trashëgues pas popullit të Adit, duke ju dhuruar vendbanime në tokë, ndërsa ju ndërtoni për vete në fusha ndërtesa madhështore dhe ngrini shtëpi duke gdhendur shkëmbinjtë në male. Kështu pra, përkujtoni mirësitë e dhuruara nga Allahu dhe mos bëni ligësi në tokë. (El-Araf: 73–74)

Siç kuptohet nga ajeti, ekziston një lidhje midis Adit dhe Themudit. Madje Adi mund të ketë qenë një pjesë e historisë dhe kulturës së Themudit. Salihu e këshilloi Themudin që të kujtonte shembullin e Adit dhe të nxirrte mësime prej tij. Ndërsa vetë Adit iu tregua shembulli i popullit të Nuhut, i cili kishte jetuar para tyre. Ashtu siç pati Adi një rëndësi historike për Themudin, po ashtu edhe populli i Nuhut pati një rëndësi historike për popullin e Adit. Këta popuj kishin njohuri për njëri-tjetrin dhe ndoshta kishin të njëjtën prejardhje. Ne kemi thënë se Kurani flet për ekzistencën e një lidhjeje midis Adit dhe Themudit. Themudit iu kërkua që të kujtonte shembullin e Adit dhe të merrte mësim nga shkatërrimi i tij, megjithëse vendet ku jetuan Adi dhe Themudi janë shumë larg nga njëra-tjetra. Nga kjo mund të mendohet se nuk ekziston ndonjë lidhje midis këtyre dy komuniteteve. Atëherë përse i kërkohet Themudit që të kujtojë Adin? Përgjigja zbulohet pas një hetimi të shkurtër. Largësia gjeografike midis Adit dhe Themudit është mashtruese. Burimet historike zbulojnë se ekziston me të vërtetë një lidhje e fortë midis tyre. Themudi e njihte Adin, sepse këta dy popuj ka shumë të ngjarë të kenë pasur të njëjtën origjinë. "Britanica Micropaedia" shkruan për këta popuj nën titullin "Themud": "Në Arabinë e lashtë disa fise ose grupe fisesh kanë qenë të njohura rreth shekullit IV p.e.s. deri në gjysmën e parë të shekullit VII e.s. Meqenëse Themudi

93

Nebateanët, një prej fiseve arabe, themeluan mbretërinë e tyre në Luginën e Rumit, në Jordani. Në këtë vend, i cili njihet dhe si Lugina e Petrës, mund të shihen shembujt më të mirë të mjeshtrisë së skalitjes së gurit. Edhe Themudi pëmendet në Kuran për mjeshtërinë e punimit dhe skalitjes së gurit. Sidoqoftë, sot nuk ka mbetur gjë tjetër nga këta dy popuj veçse disa rrënoja që na japin një ide të qartë të nivelit të artit të asaj kohe. Në këto foto ju mund të shihni disa shembuj të punimit të gurit, në Luginën e Petras.

Mos harroni se Ai ju bëri trashëgues pas popullit të Adit, duke ju dhuruar vendbanime në tokë, ndërsa ju ndërtoni për vete në fusha ndërtesa madhështore dhe ngrini shtëpi duke gdhendur shkëmbinjtë në male. Kështu pra, përkujtoni mirësitë e dhuruara nga Allahu dhe mos bëni ligësi në tokë. (El-Araf: 74)

96

POPUJT E ZHDUKUR

ka mundësi ta ketë prejardhjen nga Arabia Jugore, duket se një grup shumë i madh prej tyre u shpërngul në veri në kohët e hershme, duke qëndruar në shpatet e Xhebel Ethleb (malit Ethleb). Punimet arkeologjike të kohëve të fundit kanë nxjerrë në dritë shkrime dhe piktura të shumta themudiane jo vetëm mbi Xhebel Ethleb, por në të gjithë Arabinë Qendrore."31

Shkrime të ngjashme me alfabetin smaitik (i quajtur themudian) janë gjetur si në Arabinë Jugore ashtu edhe në Arabinë Qendrore.32 Në fillim, shkrimet u identifikuan në një zonë në veri të Jemenit Qendror që njihet me emrin Themud, e cila kufizohet në veri nga Rub'al Khali, në jug nga Hadrameuti dhe në perëndim nga Sheb'ua. Më parë, pamë se Adi jetonte në Arabinë Jugore. Është shumë domethënës fakti se disa mbetje të Themudit janë gjetur në zonën ku ka jetuar Adi, sidomos përreth zonës ku Hadramitët, pasardhësit e Adit, jetuan dhe ndërtuan kryeqytetin e tyre. Ky zbulim shpjegon lidhjen midis Adit dhe Themudit, e cila përmendet dhe shpjegohet në Kuran. Salihu u thotë njerëzve të tij se ata ishin trashëguesit e Adit: Ne dërguam te populli i Themudit vëllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni të adhururar tjetër të vërtetë përveç Tij… Mos harroni se Ai ju bëri trashëgues pas popullit të Adit, duke ju dhuruar vendbanime në tokë…" (El-Araf: 73–74)

Themudi e pagoi shtrenjtë mosbindjen ndaj të dërguarit të Allahut dhe u ndëshkua rëndë. Ndërtesat madhështore nuk mundën ta shpëtonin prej fundit të tmershëm. Fati i tij ishte i njëjtë me fatin e shumë popujve të tjerë, të cilët mohuan të vërtetën.

Faraoni që u mbyt Ashtu siç e kishte zakon populli i faraonit dhe popujt e tjerë më parë, të cilët përgënjeshtruan argumentet e Zotit të tyre, ndaj dhe Ne i shkatërruam për shkak të krimeve (mëkateve) të tyre dhe e përmbytëm popullin e faraonit, sepse ata të gjithë ishin keqbërës. (El-Enfal: 54)

Q

ytetërimi i lashtë egjiptian, bashkë me shumë qytet-shtete të tjera të vendosura në Mesopotami në të njëjtën periudhë, njihet si një nga qytetërimet më të lashta në histori. Ai ishte një

shtet i organizuar me rregullin shoqëror më të përparuar të kohës. Përdorimi i shkrimit që prej mijëvjeçarit të tretë p.e.s., shfrytëzimi i lumit Nil dhe mbrojtja nga rreziqet e jashtme duke shfrytëzuar vendosjen gjeografike të vendit kontribuan jashtëzakonisht shumë që egjiptianët të zhvillonin qytetërimin e tyre. Por në këtë shoqëri të "qytetëruar" mbizotëronte "sundimi i faraonëve", një sistem pagan që është përmendur shumë herë në Kuran. Faraonët silleshin me mendjemadhësi dhe mohonin ekzistencën e Allahut, por as qytetërimi, as rendi politiko-shoqëror dhe as forca ushtarake nuk mundën t'i shpëtonin nga shkatërrimi i sigurtë.

Autoriteti i faraonit Qytetërimi egjiptian bazohej mbi pjellorinë e luginës së lumit Nil. Egjiptianët u vendosën në luginën e Nilit për shkak të ujit të bollshëm të tij në mënyrë që të kishin mundësi të kultivonin bimët e tyre pa qenë

98

POPUJT E ZHDUKUR

nevoja të vareshin nga reshjet e shirave. Historiani Ernst H. Gombrich tregon në shkrimet e tij se Afrika është shumë e nxehtë dhe ka raste kur atje nuk bie shi fare për disa muaj rresht. Për këtë arsye, shumë sipërfaqe në këtë kontinent gjigand janë jashtëzakonisht të thata. Këto pjesë të kontinentit janë të mbuluara me shkretëtira pa fund. Të dy anët e lumit Nil janë gjithashtu të rrethuara nga shkretëtira dhe rrallë herë bie shi. Por në këtë vend shiu nuk nevojitet shumë, sepse Nili kalon mes për mes gjithë vendit.33 Ndaj, kush kontrollon Nilin është gjithashtu në gjendje të kontrollojë burimet më të mëdha të tregtisë dhe bujqësisë. Në këtë mënyrë faraonët vendosën dominimin e tyre në Egjipt. Forma e ngushtë dhe vertikale e luginës së Nilit nuk i lejon njësitë e banimit të vendosura rreth lumit që të zgjerohen shumë, prandaj egjiptianët formuan një qytetërim të përbërë nga qytete dhe fshatra të vogla në vend të qyteteve të mëdha. Ky faktor gjithashtu përforcoi sundimin e faraonëve mbi popujt e tyre. Mbreti Menes njihet si faraoni i parë egjiptian, i cili bashkoi Egjiptin e lashtë për herë të parë në histori në një shtet të vetëm, rreth mijëvjeçarit të tretë p.e.s. Në fakt, termi "faraon" në fillim i referohej pallatit ku jetonte mbreti egjiptian, por me kalimin e kohës ai u bë titull i vetë mbretërve egjiptianë. Kjo është arsyeja përse mbretërit që sunduan Egjiptin e vjetër nisën të quheshin faraonë. Duke qenë zotërues, administratorë dhe sundimtarë të të gjithë shtetit dhe tokave të tij, këta faraonë u pranuan si mishërimi i zotit më të madh në fenë politeiste të Egjiptit të lashtë. Të gjitha pasuritë, përfitimet dhe prodhimet brenda kufijve të vendit administroheshin në emër të faraonit. Absolutizmi në regjim i kishte siguruar faraonit një fuqi të tillë, saqë ai mund të kishte çdo gjë që dëshironte. Pikërisht gjatë vendosjes së dinastisë së parë, në kohën e Menesit, i cili u bë mbreti i parë i Egjiptit duke bashkuar Egjiptin e Sipërm dhe atë të Poshtëm, uji i lumit Nil nisi t'i jepej popullit nëpërmjet kanaleve. Përveç kësaj, i gjithë prodhimi i jepej mbretit, i cili më pas ia shpërndante popullit sipas nevojave. Nuk

Faraoni që u mbyt

ishte e vështirë për mbretërit që kishin vendosur një sundim të tillë në zonë, t'i nënshtronin njerëzit. Mbreti i Egjiptit ose siç u quajt më vonë "faraoni", konsiderohej si një qenie e shenjtë që zotëronte fuqi shumë të mëdha dhe plotësonte të gjitha nevojat e popullit të tij, ndaj dhe u shndërrua në perëndi. Me kalimin e kohës, faraonët filluan të besonin se ishin me të vërtetë perëndi. Disa nga fjalët e faraonit të përmendura në Kuran gjatë bisedës me Musain, vërtetojnë se ai e konsideronte veten perëndi. Faraoni u përpoq që ta frikësonte Musain duke thënë: "Nëse zgjedh një zot (të adhuruar) tjetër përveç meje, unë do të të burgos." (Esh-Shuara: 29). Ai gjithashtu iu drejtua njerëzve të tij e u tha, "O prijës! Unë nuk di të keni ndonjë zot (të adhuruar) tjetër veç meje." (El-Kasas: 38)

Besimet fetare Sipas historianit Herodotus, egjiptianët e lashtë ishin njerëzit "më të devotshëm" në botë. Megjithatë, feja e tyre nuk ishte fe e vërtetë por një fe e gabuar politeiste. Ata nuk mund ta braktisnin fenë e tyre të gabuar për shkak të konservatorizmit dhe fanatizmit ekstrem. Egjiptianët e lashtë ishin shumë të influencuar nga ambienti natyror ku jetonin. Pozita gjeografike e Egjiptit e mbronte vendin nga sulmet e jashtme në mënyrë perfekte. Egjipti ishte rrethuar nga shkretëtira, vende malore dhe dete nga të gjitha anët. Sulmet mund të bëheshin vetëm në dy drejtime të mundshme, të cilat egjiptianët e kishin shumë të lehtë t'i mbronin. Egjiptianët mbetën të izoluar nga bota e jashtme në sajë të këtyre faktorëve natyrorë. Por me kalimin e shekujve, ky izolim u transformua në një fanatizëm të errët. Kështu, egjiptianët përvetësuan një pikëpamje, e cila ishte kundër çdo gjëje të re dhe ishte jashtëzakonisht fanatike në lidhje me fenë. "Feja e stërgjyshërve" e përmendur shpesh në Kuran u bë vlera e tyre më e rëndësishme. Kjo qe arsyeja pse faraoni dhe rrethi i tij i ngushtë i kthyen shpinën Musait dhe Harunit, kur ata u shpallën fenë e vërtetë. Ata i thanë: "A mos vallë ke ardhur që të na largosh nga besimi që

99

100

POPUJT E ZHDUKUR

ndiqnin baballarët, me qëllim që t'ju mbesë juve madhështia në tokë? Ne nuk do t'ju besojmë në asnjë mënyrë!" (Junus: 78)

Feja e Egjiptit të lashtë ndahej në disa degë, ku më të rëndësishmet ishin feja zyrtare e shtetit, besimet e njerëzve dhe besimi në jetën pas vdekjes. Sipas fesë zyrtare të shtetit, faraoni ishte një qenie hyjnore. Ai ishte një pasqyrim i zotave të njerëzve mbi tokë dhe qëllimi i tij ishte të mbante drejtësi dhe t'i mbronte ata. Besimet e përhapura midis njerëzve ishin jashtëzakonisht të ndërlikuara. Elementet e atyre besimeve që binin ndesh me fenë zyrtare, shtypeshin nga sundimet e faraonëve. Kryesisht egjiptianët e thjeshtë besonin në shumë perëndi. Këto perëndi zakonisht paraqiteshin të pikturuara me koka kafshësh dhe trupa njerëzish. Ishte e mundur të hasje tradita të tjera lokale, të cilat ndryshonin nga një zonë në tjetrën. Jeta pas vdekjes përbënte pjesën më të rëndësishme të besimit egjiptian. Ata besonin se shpirti vazhdonte të jetonte pas vdekjes së trupit. Sipas besimit të tyre, shpirtrat e të vdekurve silleshin nga një engjëll i veçante te Zoti, i cili ishte një gjykatës, si dhe te 42 gjyqtarë e dëshmitarë

Besimet fetare te egjiptianëve, bazoheshin kryesisht në shërbimin e perëndive. “Ndërmjetësit” midis njerëzve dhe perëndive ishin priftërinjtë, të cilët ishin pjesë e shtresës drejtuese në shoqëri. Duke përdorur magjinë dhe mashtrimet, priftërinjtë formuan një klasë të rëndësishme, të cilën faraoni e përdorte për të mbajtur popullin nën kontroll.

102

POPUJT E ZHDUKUR

të tjerë. Në mes të zemrës vendosej një peshore me të cilën peshohej shpirti. Ata që kishin më shumë mirësi shkonin në një vend shumë të bukur dhe jetonin në lumturi, ndërsa ata që kishin shpirt të keq dërgoheshin në një vend ku torturoheshin përjetësisht nga një krijesë e çuditshme e quajtur "Ngrënësi i Vdekur". Besimi i egjiptianëve në jetën pas vdekjes tregon qartë një paralelizëm me besimin monoteist dhe fenë e vërtetë. Ky besim në jetën pas vdekjes dëshmon se mesazhi i fesë së vërtetë kishte arritur në qytetërimin e lashtë egjiptian, por me kalimin e kohës feja e vërtetë u shtrembërua, ndaj dhe monoteizmi u kthye në politeizëm. Tashmë dihet se profetë të shumë, të cilët i thërrisnin njerëzit në adhurimin e Allahut, janë dërguar në Egjipt herë pas here, ashtu siç janë dërguar te të gjithë popujt e tjerë në periudha të ndryshme kohore. Një prej tyre ishte profeti Jusuf, jeta e të cilit tregohet në Kuran. Historia e Jusufit është gjithashtu shumë e rëndësishme, sepse ajo përfshin mbërritjen e Beni Israilëve (çifutëve) në Egjipt dhe vendosjen e tyre atje. Nga ana tjetër, në burimet historike ka të dhëna për disa egjiptianë, të cilët kishin ftuar njerëzit në fe monoteiste edhe para se të dërgohej Musai. Një prej tyre ishte faraoni më interesant në historinë e Egjiptit, Amenhotepi IV.

Faraoni monoteist Amenhotepi IV Faraonët egjiptianë zakonisht ishin njerëz mizorë, të dhunshëm, agresivë dhe të pamëshirshëm. Në përgjithësi ata adoptuan fenë politeiste të Egjiptit dhe hyjnizuan veten nëpërmjet saj. Por në historinë e Egjiptit ekziston një faraon, i cili ka qenë shumë ndryshe nga të tjerët. Ky faraon mbrojti besimin në një Krijues të vetëm dhe u bë subjekt i një qëndrese të ashpër nga klerikët e Amonit, të cilët kishin përfitime nga feja politeiste, si dhe nga disa ushtarakë, të cilët i mbështesnin klerikët. Kështu, përfundimisht ai u vra. Ky faraon ishte Amenhotepi IV, i cili erdhi në pushtet në shekullin XIV p.e.s. Kur Amenhotepi IV hipi në fron, në vitin 1375 p.e.s., ai hasi një

Faraoni që u mbyt

konservatorizëm që kishte zgjastur për shekuj me radhë. Deri atëherë strukturat e shoqërisë dhe marrëdhëniet e popullit me pallatin mbretëror kishin vazhduar pa asnjë ndryshim. Shoqëria nuk linte asnjë shteg që ngjarjet e jashtme të depërtonin. Ky konservatorizëm ekstrem, i vënë re edhe nga udhëtarët antikë grekë, u shkaktua nga izolimi gjeografik i Egjiptit. E imponuar nga faraonët, feja zyrtare kërkonte një besim të pakushtëzuar në çdo gjë të vjetër dhe tradicionale. Por Amenhotepi IV nuk adoptoi fenë zyrtare. Historiani Ernst Gombrich shkruan: Ai (Amenhotepi IV) u shkëput prej shumë zakoneve të shenjtëruara. Ai nuk donte t'i nderonte zotat e shumtë me forma të çuditshme të popullit të tij. Për të ekzistonte vetëm një Zot, Atoni, të cilin e adhuronte dhe e përfytyronte në formën e diellit. Ai e quajti veten Akhenaton, sipas zotit të tij dhe e shpërnguli oborrin larg prej klerikëve që adhuronin zotat e tjerë, në një vend i cili tani quhet El-Amarna.34

Pas vdekjes së babait, Amenhotepi IV u bë objekt i një presioni të madh. Ky presion ndodhi për shkak se ai zhvilloi një fe të bazuar në monoteizëm, duke ndryshuar fenë tradicionale politeiste të Egjiptit dhe u përpoq të bënte ndryshime rrënjësore në të gjitha fushat. Por paria e Thebës nuk e lejoi atë të shpërndante mesazhin e kësaj feje. Amenhotepi IV dhe njerëzit e tij u larguan nga qyteti i Thebës dhe u vendosën në Tel– El–Amarna. Këtu ata themeluan një qytet të ri dhe modern të quajtur Akh-et-aton. Amenhotepi IV e ndryshoi emrin e tij, i cili do të thoshte "kënaqësia e Amonit" dhe u vetëquajt Akh-en-aton, emër i cili do të thotë "duke iu nënshtruar Atonit". Amon ishte emri i emblemës më të madhe në politeizmin egjiptian. Sipas Amenhotepit, Atoni ishte emri i "krijuesit të qiejve dhe tokës". Të shqetësuar nga këto zhvillime, klerikët e Amonit vendosën t'ia rrëmbenin pushtetin Akhenatonit, duke përfituar edhe nga një krizë ekonomike në vend dhe si përfundim Akhenatoni u vra i helmuar nga komplotistët. Faraonët që pasuan u treguan të kujdesshëm që të mos i prishnin marrëdhëniet me klerikët. Pas Akhenatonit në pushtet erdhën faraonët me fuqi ushtarake. Këta

103

104

POPUJT E ZHDUKUR

përsëri bënë të mundur që politeizmi i vjetër tradicional të përhapej, duke bërë përpjekje të mëdha për t'u rikthyer në të kaluarën. Afërsisht një shekull më vonë Ramsesi II, i cili njihet si faraoni me sundimin më të gjatë në historinë e Egjiptit, erdhi në pushtet. Sipas shumë historianëve, Ramsesi ishte faraoni, i cili torturoi Beni Israilët (çifutët) dhe luftoi kundër Musait.35

Ardhja e profetit Musa Për shkak të fanatizmit të tepruar, egjiptianët e lashtë nuk donin ta braktisnin idhujtarinë e tyre. Disa profetë u dërguan për t'i paralajmëruar dhe për t'i thirrurr në fenë e drejtë, por faraonët dhe populli i tyre gjithmonë i kthyen shpinën të vërtetës. Më në fund, Allahu u dërgoi atyre profetin Musa, i cili u urdhërua që të ftonte banorët e Egjiptit në fenë e vërtetë dhe të shpëtonte Beni Israilët nga skllavëria, duke u treguar rrugën e drejtë. Në Kuran thuhet: Ne të lexojmë ty disa nga lajmet e vërteta të Musait dhe faraonit për njerëzit që besojnë. Faraoni e ngriti shumë lart veten në tokë dhe i ndau njerëzit në disa shtresa. Ai shtypte një prej këtyre shtresave (Beni Israilët) duke vrarë bijtë e tyre dhe duke lënë gjallë gratë. Me të vërtetë ai ishte shtypës e tiran. Ne deshëm t'u bëjmë mirësi të shtypurve në tokë, duke i bërë prijësa e trashëgues dhe duke u dhënë pushtet në tokë me qëllim që faraoni, Hamani dhe njerëzit e tyre të gjenin prej tyre çka i frikësoheshin. (EL-Kasas: 1-6)

Faraoni donte ta parandalonte shtimin e numrit të çifutëve, duke vrarë të gjitha foshnjat meshkuj. Kjo qe arsyeja përse me anë të frymëzimit nga Allahu, nëna e Musait e vendosi atë në një shportë dhe e lëshoi në lumë. Në këtë mënyrë, Musai i vogël arriti deri në pallatin e faraonit. Në Kuran, ajetet që flasin për këtë ngjarje janë si vijon: Ne e frymëzuam nënën e Musait: "Vazhdo t'i japësh gji, por kur të frikësohesh për të, hidhe në lumë dhe mos ki frikë dhe as mos u pikëllo. Ne do ta kthejmë përsëri te ti dhe do ta bëjmë prej të dërguarve."

Faraoni që u mbyt

Pastaj atë e mori familja e faraonit që në fund të bëhej për ta armik dhe (shkak për) pikëllim. S'ka dyshim se faraoni, Hamani dhe ndjekësit e tyre ishin mëkatarë. Gruaja e faraonit tha: "(Ky fëmijë do të jetë) shpresë dhe gëzim për mua dhe për ty. Mos e vrisni! Mbase mund të na sjellë dobi ose mund ta bëjmë si djalin tonë." Por ata nuk mund ta parandjenin dot përfundimin e kësaj gjëje. (El-Kasas: 7–9)

Gruaja e faraonit pengoi vrasjen e Musait dhe e adoptoi atë. Kështu, Musai e kaloi fëmijërinë e tij në pallatin e faraonit. Me ndihmën e Allahut, nëna e tij e vërtetë u soll në pallat si mëndeshë për t'i dhënë gji Musait të vogël. Një ditë, kur tashmë ishte rritur, Musai pa një prej çifutëve që po keqtrajtohej nga një egjiptian. Ai e goditi me grusht egjiptianin, i cili vdiq. Megjithëse jetonte në pallatin e faraonit dhe ishte adoptuar nga vetë mbretëresha, paria e qytetit vendosi që ta ndëshkonte me vdekje. Kur e mori vesh këtë lajm, Musai u largua nga Egjipti dhe shkoi në Medjen dhe ndenji atje për disa vjet. Më pas ai u largua nga Medjeni. Rrugës, Allahu foli me të drejtpërsëdrejti dhe e ngarkoi me misionin e profetësisë. Ai u urdhërua të kthehej te faraoni dhe t'i bënte të ditur mesazhin e fesë së Allahut.

Pallati i faraonit Musai dhe vëllai i tij, Haruni, shkuan te faraoni për t'i njoftuar mesazhin e fesë së vërtetë. Ata i kërkuan që t'i jepte fund shtypjes dhe keqtrajtimit të Beni Israilëve dhe t'i linte të largoheshin nga Egjipti. Ishte e papranueshme për faraonin që Musai, të cilin ai e kishte mbajtur afër për vite me radhë dhe ndoshta do të ishte bërë trashëgimtari i fronit të tij, të qëndronte përballë tij dhe t'i fliste në atë mënyrë. Për këtë arsye, faraoni e akuzoi Musain se ishte mosmirënjohës: Ai i tha: "A nuk të rritëm ne ty në mesin tonë që fëmijë dhe kalove shumë vite të jetës tënde me ne? Pastaj bëre fajin që bëre (duke vrarë një njeri), pra, ti je

105

Njerëzit e skllavëruar të cilët shtypeshin nga faraoni. Veçanërisht në epokën e Mbretërisë së Re, pakicat që banonin brenda vendit u detyruan me forcë që të punonin në ndërtimin e projekteve gjigande. Bijtë e Israelit ishin një prej këtyre pakicave. Në figurën sipër, skllevërit që shihen duke punuar në ndërtimin e një tempulli, ka shumë mundësi të jenë Bijtë e Israelit. Figura e poshtme paraqet përgatitjet teknike të skllevërve para fillimit të një projekti ndërtimi. Ata janë duke prodhuar tulla, duke pjekur baltën në zjarr.

I konsideruar si faraoni i përmendur në Kuran prej shumë historianëve, Ramsesi II shihet duke vrarë disa nga skllevërit e kapur. Siç mund të kuptohet dhe nga këto piktura në mure, faraonët e idealizonin vetveten dhe mundoheshin të paraqiteshin si luftëtarë të pamposhtur dhe heronj të gjatë e shpatullgjerë, të cilët ishin në gjendje të mundnin një numër njerëzish në të njëjtën kohë.

108

POPUJT E ZHDUKUR

mosmirënjohës." (Esh-Shuara: 18 – 19)

Faraoni u përpoq ta prekte Musain dhe të ndikonte në ndërgjegjen e tij. Ai i kujtoi Musait se ishte gruaja e tij ajo që e kishte rritur, ndaj dhe duhej t'i bindej urdhrave të tij. Përveç kësaj, Musai kish vrarë gabimisht një egjiptian. Të gjitha këto veprime ndëshkoheshin rëndë sipas egjiptianëve. Kjo atmosferë emocionale, që faraoni përpiqej të krijonte, bëhej gjithashtu për të influencuar parinë egjiptiane, në mënyrë që ata të mbështesnin faraonin. Nga ana tjetër, mesazhi i fesë së vërtetë të shpallur nga Musai shkatërronte fuqinë e faraonit dhe e ulte atë në nivelin e njerëzve të zakonshëm. Që nga ai moment faraoni nuk do të ishte zot dhe do të detyrohej t'i bindej Musait. Përveç kësaj, në qoftë se do t'i linte të lirë Beni Israilët, ai do të humbiste një pjesë të pushtetit dhe kështu mund të rrezikohej pozita e tij. Për të gjitha këto arsye, faraoni as që ia vuri veshin fjalëve të Musait. Ai përpiqej të tallej me të dhe përpiqej gjithashtu të ndërronte temë duke bërë pyetje pa kuptim. Në të njëjtën kohë, ai përpiqej t'i paraqiste Musain dhe Harunin si anarkistë dhe i akuzonte ata se kishin motive politike. Si përfundim, as faraoni, as paria e popullit, përveç magjistarëve, nuk iu bindën Musait. Ata nuk e ndoqën fenë e vërtetë që u erdhi atyre. Për këtë arsye, Allahu u dërgoi disa fatkeqësi të ndryshme.

Fatkeqësitë që i ndodhën faraonit dhe rrethit të tij të ngushtë Faraoni dhe rrethi i tij i ngushtë ishin kaq shumë të dhënë pas idhujtarisë, e cila ishte "feja e stërgjyshërve të tyre", saqë nuk menduan kurrë për t'u larguar prej saj. Madje as dy mrekullitë kryesore të Musait, dora e tij që shkëlqente dhe shkopi që u shndërrua në gjarpër, nuk mjaftuan për t'i larguar prej idhujtarisë. Jo vetëm kaq, por ata e shprehën hapur kundërshtimin e tyre dhe thanë: "Çfarëdo argumenti që ti mund të sjellësh për të na marrë mendjen me magjinë tënde, ne nuk do të të besojmë ty." (El-Araf: 132)

Sipër: Meqë faraonët e konsideronin veten si perëndi, ata u përpoqën të dukeshin superiorë ndaj njerëzve të tjerë.

Fotoja tjetër: Robër lufte të kapur nga egjiptianët, duke pritur ekzekutimin e dënimit me vdekje

110

POPUJT E ZHDUKUR

Për shkak të kësaj sjelljeje arrogante, Allahu u dërgoi një sërë fatkeqësish në mënyrë që t'i bënte ata të provonin vuajtjen në këtë botë, përpara vuajtjes së dënimit në botën e përjetshme. E para ishte thatësira dhe rënia e ndjeshme e prodhimit të të korrurave. Në lidhje me këtë, në Kuran shkruhet: Ne e sprovuam popullin e faraonit me vite thatësire dhe me zi drithërash e frutash, me qëllim që të zinin mend. (El-Araf: 130)

Egjiptianët e kishin bazuar sistemin e tyre bujqësor në lumin e Nilit, prandaj ata nuk influencoheshin nga ndryshimet e faktorëve të tjerë natyrorë. Por një fatkeqësi e papritur ra mbi ta për shkak të arrogancës dhe mohimit të tyre. Ka shumë mundësi që për arsye të ndryshme niveli i Nilit ra shumë dhe kanalet vaditëse që furnizoheshin nga lumi nuk kishin ujë të mjaftueshëm për sipërfaqet bujqësore. Nxehtësia shumë e madhe shkaktoi tharjen e të mbjellave. Kështu, fatkeqësia i erdhi faraonit dhe njerëzve të tij andej nga s'e prisnin, nga lumi Nil, mbi të cilin ata mbështeteshin tërësisht. Kjo thatësirë e frikësoi faraonin, i cili më parë e kishte zakon t'i drejtohej popullit të tij si më poshtë: "… O populli im! A nuk është i imi sundimi i Egjiptit dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin poshtë meje? A nuk e shikoni pra?" (Ez-Zuhruf: 51)

Megjithatë, në vend që të zinin mend, egjiptianët mendonin se të gjitha këto fatkeqësi ndodhnin për shkak të fatit ogurzi që u kishte sjellë Musai dhe Beni Israilët. Ata ishin plotësisht të bindur për këtë gjë, për shkak të besimeve të tyre supersticioze, ndaj pranuan që të vuanin prej mjerimit që kishte pllakosur. Mirëpo puna nuk mbaroi me aq. Ky ishte vetëm fillimi. Më pas, Allahu i goditi ata me një sërë fatkeqësish, të cilat përshkruhen në Kuran si më poshtë: Kështu Ne dërguam mbi ta vërshimin, karkalecat, pleshtat, bretkosat dhe gjakun në vazhdimësi të shenjave të qarta, por përsëri ata mbetën mospërfillës dhe kryeneçë, sepse ishin njerëz mëkatarë. (El-Araf: 133)

Këto fatkeqësi me të cilat Allahu goditi faraonin dhe njerëzit e tij

Ramses II duket në karrocën e tij të luftës, duke ndjekur një grup armiqsh. Si shumë të tjerë, edhe ky është një skenar imagjinar i imponuar nga faraoni ndaj piktorëve të tij.

Lufta e Kadeshit. Kjo betejë e zhvilluar ndërmjet faraonit dhe Hititëve është transformuar nëpërmjet fallsifikimeve në një fitore të madhe të faraonit. Në të vërtetë, faraoni u shpëtua nga vdekja në momentet e fundit dhe u detyrua të bënte paqe.

112

POPUJT E ZHDUKUR

përshkruhen dhe në Dhiatën e Vjetër. Dhe peshqit që ishin në lumë ngordhën; dhe lumi u qelb, kështu që Egjiptasit nuk mund të pinin më ujët e lumit. Kështu pati gjak në tërë vendin e Egjiptit. {Eksodi, 7: 21} Dhe në qoftë se nuk pranon ta lësh të shkojë, ja unë do ta godas gjithë vendin tënd me kamzhikun e bretkosave. Kështu lumi do të mbushet me bretkosa, dhe ato do të ngjiten dhe do të hyjnë në shtëpinë tënde, në dhomën ku fle ti, mbi shtratin tënd, në shtëpitë e shërbëtorëve të tu dhe midis popullit, në furrat e tua dhe në magjet e bukës. {8: 2-3} Pastaj Zoti i tha Moisiut: "I thuaj Aaronit: "Zgjate bastunin tënd dhe rrih pluhurin e tokës, dhe ai do të bëhet mushkonja për tërë vendin e Egjiptit. {8: 16} Dhe karkalecat u ngjitën në tërë vendin e Egjiptit dhe u ulën në tërë territorin e tij në numër të madh. Nuk kishte pasur kurrë një murtajë të tillë karkalecash më parë dhe nuk do të ndodhë ndonjë tjetër. {10: 14}

Fatkeqësi të tmerrshme po i ndodhnin faraonit dhe rrethit të tij të ngushtë. Meqë ata prisnin udhëzim prej zotave të tyre dhe kërkonin ndihmën e tyre, Allahu i ndëshkoi nëpërmjet vetë objekteve që ata adhuronin. Psh, lumi Nil dhe bretkosat ishin të shenjta për egjiptianët dhe hyjnizoheshin prej tyre. Sipas komentuesve të Dhiatës së Vjetër "gjaku" i përmendur ndërmjet fatkeqësive që pllakosën në Egjipt ishte kthimi i lumit Nil në gjak. Kjo u shpjegua si një metaforë për kthimin në të kuq të fortë të lumit Nil. Sipas disa komentusve të tjerë, ajo që i dha lumit këtë ngjyrë ishte një lloj bakterie. Po të marrim për bazë këtë koment, mund të thuhet se bakteria e kishte mbuluar lumin aq shumë, sa e kishte kthyer në ngjyrë të kuqe, ndaj dhe përdorimi i këtij uji do të shkaktonte infektimin e çdo gjallese që përdorte atë. Shpjegimet e kohëve të fundit lidhur me gjetjen e shkakut të ngjyrosjes në të kuqe të ujit kanë favorizuar faktin që protozoarët, zooplanktonet, lulet algale të ujërave të kripura dhe të ëmbla (fitoplanktonet) dhe dinoflagelatet mund të jenë shkaktarët e kësaj

Faraoni që u mbyt

ngjyrosjeje. Të gjitha këto deoksigjenojnë ujin dhe prodhojnë shumë helme të dëmshme, si për peshqit ashtu edhe për bretkosat. Duke cituar përshkrimin e Eksodit në Bibël, Patricia A. Tester, punonjëse e Shërbimit Kombëtar të Peshkimit Detar, vëren në shkrimin e saj në Analet e Akademisë së Shkencave të New York-ut, se ndërsa më pak se 50 prej afërsisht 5000 llojeve të fitoplanktoneve të njohura janë toksike, ato të cilat përmbajnë helme mund të jenë të dëmshme për jetën ujore. Në të njëjtin botim, Ewen C. D. Tod i "Health Canada", duke iu referuar të dhënave historike dhe parahistorike, citon afro dy duzina me shembuj të fitoplanktoneve të veçanta që kanë shkaktuar probleme të ndryshme në të gjithë botën. W. W. Carmichael dhe I. R. Falconer kanë hartuar një listë të sëmundjeve që kanë lidhje me algat blu-jeshile të ujit të ëmbël. Ekologjisti ujor Joan M. Burkholder i Universitetit të Karolinës së Veriut ka thënë se një dinoflagelat (Pfisteria Piscimorte), i gjetur në ujërat e grykëderdhjeve të lumenjve, është e aftë t'i vrasë peshqit siç mund të kuptohet dhe nga emri i species.36 Në kohën e faraonit ka mundësi të ketë ndodhur një skenar i tillë. Kur Nili u infektua, peshqit ngordhën dhe egjiptianët u privuan nga një burim ushqimi i të rëndësishëm. Me zhdukjen e gjahtarëve të tyre, bretkosat si fillim mund të shtoheshin lirisht dhe kështu të mbipopullonin lumin, pastaj, duke iu larguar ujit të ndotur, ngordhën në tokë dhe u dekompozuan në sipërfaqen e saj bashkë me peshqit. Kështu Nili dhe tokat afër tij u ndotën dhe uji u bë i rrezikshëm për t'u pirë ose për t'u larë. Përveç kësaj zhdukja e bretkosave bëri të mundur që insektet të tilla si karkalecat të riprodhoheshin jashtë mase. Ky është një skenar i mundshëm, megjithatë vetëm Allahu e di më së miri të vërtetën. Si përfundim, edhe pas fatkeqësive të njëpasnjëshme që ndodhën dhe pasojave që ato lanë, as faraoni as njerëzit e tij nuk i besuan Musait, por vazhduan rrugën e mendjemadhësisë. Faraoni dhe rrethi i tij i ngushtë ishin kaq mendjelehtë, saqë mendonin se mund ta mashtronin Musain. Kur ndëshkimi i tmerrshëm ra mbi ta, ata i kërkuan Musait t'i lutej Allahut që t'i shpëtonte:

113

114

POPUJT E ZHDUKUR

Kur u erdhi ndëshkimi, ata thanë: "O Musa! Lutju Zotit tënd për ne për hir të premtimit që të ka dhënë ty. Nëse e largon ndëshkimin prej nesh, ne do të të besojmë dhe do t'i lëmë Beni Israilët të vijnë me ty.” Por kur Ne e larguam ndëshkimin prej tyre deri në një afat të përcaktuar që duhet ta mbërrinin, ata nuk e mbajtën fjalën e dhënë. (El-Araf: 134–135)

Emigrimi nga Egjipti Musai, duke ndjekur shpalljen e Allahut, e këshilloi sa mundi faraonin dhe rrethin e tij të ngushtë. Si përgjigje, ata u rebeluan dhe e akuzuan Musain se ishte gënjeshtar dhe i kishin bërë magji. Për këtë arsye, Allahu përgatiti një fund poshtërues për ta. Ne e frymëzuam Musain duke i thënë: "Largohu natën bashkë më robërit e Mi, por ju do të ndiqeni." Faraoni dërgoi lajmëtarë në të gjitha qytetet për të mbledhur njerëz (dhe thoshte): "Ata nuk janë veçse një grup i vogël dhe kanë bërë diçka që na ka zemëruar me të vërtetë. Ndaj dhe ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm." Në këtë mënyrë Ne i nxorëm nga kopshtet dhe burimet, nga thesaret dhe vendet e bukura dhe ua lamë trashëgim (pasuritë e tyre) Beni Israilëvë. Ata i ndoqën Beni Israilët në kohën e lindjes së diellit. Kur dy grupet panë njëra-tjetrën, njerëzit e Musait thanë: "Tani do të na kapin." (Esh-Shuara: 52–61)

Në rrethana të tilla, kur Beni Israilët menduan se ranë në kurth dhe njerëzit e faraonit menduan se ishin gati t'i zinin, Musai u tha njerëzve të tij, "Jo, kurrë! Zoti im është me mua. Sigurisht që Ai do të më udhëzojë." (Esh-Shuara: 62) Në atë moment, Allahu e shpëtoi Musain dhe Beni Israilët duke e ndarë detin. Kur ata kaluan, faraoni dhe njerëzit e tij u munduan t'i arrinin por uji u kthye përsëri në vendin e mëparshëm, duke shënuar fundin e tyre të premtuar.

Ku ndodhi ngjarja: n bregdetin e Mesdheut apo n Detin e Kuq? Nuk ka ndonjë mendim të përbashkët se ku ndodhet vendi ku Musai ndau detin. Meqë në Kuran nuk është dhënë asnjë hollësi mbi këtë temë, ne nuk mund të jemi të sigurtë për korrektësinë e ndonjë prej mendimeve lidhur me këtë subjekt. Disa burime i paraqesin brigjet mesdhetare të Egjiptit si vendin ku u nda deti. Në enciklopedinë hebraike thuhet: "Sot shumica dërrmuese e opinioneve e identifikojnë Detin e Kuq të Eksodit me një prej lagunave në brigjet e Mesdheut."

David Ben Gurion ka thënë se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë mbretërimit të Ramsesit II, ndoshta pas humbjes së Kadeshit. Në librin e Eksodit në Dhiatën e Vjetër, thuhet se ngjarja ka ndodhur në Migdol dhe Baal–Zefon, të cilat ndodhen në veri të deltës së Nilit. Ky mendim bazohet në Dhiatën e Vjetër. Në përkthimet e librit të Eksodit thuhet se faraoni dhe njerëzit e tij u mbytën në Detin e Kuq. Por sipas atyre që mbështesin mendimin e parë, fjala e përkthyer "Deti i Kuq" është në fakt "Deti i Kallamave", i cili aktualisht përdoret për t'iu referuar bregut mesdhetar të Egjiptit. Në Dhiatën e Vjetër, ndërsa përmendet drejtimi i ndjekur nga Musai dhe nga ata që e ndiqnin atë, përmenden fjalët Migdol dhe Baal–Zefon, vende që gjenden në veri të deltës së Nilit, në bregun e Egjiptit. Kështu Deti i Kallamave i hap shteg mundësisë që ngjarja të ketë ndodhur në brigjet mesdhetare të Egjiptit sepse në këtë zonë, në përputhje me kuptimin e emrit, kallamat rriten në sajë të materialeve të depozituara nga lumi.

MESDHEU

MEDJENI

GADISHULLI I SINAIT

EGJIPTI

DET IIK UQ

Në hartë janë shënuar pikat nga mund të ketë kaluar profeti Musa. Siç duket dhe në hartë, numrat 1 dhe 2 gjenden në Detin e Kuq, ndërsa numri 3 gjendet në bregdetin mesdhetar të Egjiptit.

116

POPUJT E ZHDUKUR

Ne e frymëzuam Musain: "Bjeri detit me shkopin tënd." Deti u hap dhe të dy anët (e ujit) u bënë si masa mali të palëvizshme. Pastaj Ne i sollëm atje njerëzit e faraonit dhe e shpëtuam Musain bashkë me ata që ishin me të. Ndërsa të tjerët i përmbytëm në ujë. S'ka dyshim se kjo ngjarje është argument i qartë, megjithatë shumica e tyre nuk janë besimtarë. Me të vërtetë Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë. (EshShuara: 63-68)

Në takimin e parë të Musait me faraonin, Allahu e shndërroi shkopin e Musait në gjarpër, i cili gëlltiti magjitë e magjistarëve të faraonit. Edhe detin, Musai e ndau me të njëjtin shkop. Kjo ishte një nga mrekullitë më të mëdha të profetit Musa.

Ku ndodhi ngjarja? Nuk ka ndonjë mendim të përbashkët se ku ndodhet vendi ku Musai ndau detin. Meqë në Kuran nuk është dhënë asnjë hollësi mbi këtë temë, ne nuk mund të jemi të sigurtë për korrektësinë e ndonjë prej mendimeve lidhur me këtë subjekt. Disa burime i paraqesin brigjet mesdhetare të Egjiptit si vendin ku u nda deti. Në enciklopedinë hebraike thuhet: "Sot shumica dërrmuese e opinioneve e identifikojnë Detin e Kuq të Eksodit me një prej lagunave në brigjet e Mesdheut."37

Douin Ben Gurion ka thënë se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë mbretërimit të Ramsesit II, ndoshta pas humbjes së Kadeshit. Në librin e Eksodit në Dhiatën e Vjetër, thuhet se ngjarja ka ndodhur në Migdol dhe Baal–Zefon, të cilat ndodhen në veri të deltës së Nilit. Ky mendim bazohet në Dhiatën e Vjetër.38 Në përkthimet e librit të Eksodit thuhet se faraoni dhe njerëzit e tij u mbytën në Detin e Kuq. Por sipas atyre që mbështesin mendimin e parë, fjala e përkthyer "Deti i Kuq" është në fakt "Deti i Kallamave". Deti i Kallamave aktualisht përdoret për t'iu referuar bregut mesdhetar të Egjiptit. Në Dhiatën e Vjetër, ndërsa përmendet drejtimi i ndjekur nga

Faraoni që u mbyt

Musai dhe nga ata që e ndiqnin atë, përmenden fjalët Migdol dhe Baal–Zefon, vende që gjenden në veri të deltës së Nilit, në bregun e Egjiptit. Kështu Deti i Kallamave i hap shteg mundësisë që ngjarja të ketë ndodhur në brigjet mesdhetare të Egjiptit sepse në këtë zonë, në përputhje me kuptimin e emrit, kallamat rriten në sajë të materialeve të depozituara nga lumi.

Mbytja e faraonit dhe e njerëzve të tij në det Kurani na jep informacion rreth aspekteve më të rëndësishme të ngjarjes, pra, të ndarjes së Detit të Kuq. Sipas tregimit në Kuran, Musai u largua nga Egjipti së bashku me hebrenjtë që iu bindën atij. Faraoni nuk mund ta pranonte nisjen e tyre pa lejen e tij, ndaj dhe i ndoqi bashkë me ushtarët e tij. (Junus: 90) Kur Musai dhe Beni Israilët iu afruan bregut, faraoni dhe ushtarët e tij i arritën. Disa nga Beni Israilët që e panë këtë skenë filluan t'i ankoheshin Musait. Sipas Dhiatës së Vjetër ata i thanë Musait: "Përse na nxore prej vendlindjes sonë? Atje ne ishim skllevër por mund të jetonim, ndërsa tani do të vdesim". Kjo dobësi përshkruhet edhe në Kuran në ajetin vijues: Kur dy grupet panë njëra-tjetrën, njerëzit e Musait thanë: "Tani do të na kapin." (Esh-Shuara: 61)

Në të vërtetë, kjo nuk ishte as hera e parë dhe as e fundit që Beni Israilët mbajtën një qëndrim të tillë mosbesues. Edhe më parë populli iu ankua Musait, duke i thënë: "… Ne kemi vuajtur shumë, si para se të vije ti, ashtu dhe tani që ke ardhur në mesin tonë." Ai u tha: "Mbase kjo ndodh sepse Zoti juaj dëshiron ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t'ju bëjë juve trashëgues në tokë, pastaj t'ju shohë si do të veproni." (El-Araf: 129)

Ndryshe nga dobësia e theksuar e njerëzve të tij, Musai ishte i palëkundur në besimin e tij tek Allahu. Që në fillim të përpjekjeve të tij, Allahu i shpalli se ndihma dhe mbështetja e Tij do të jenë gjithmonë pranë tij: "… Mos u frikësoni, padyshim që Unë jam me ju të dy duke dëgjuar

117

118

POPUJT E ZHDUKUR

e shikuar çdo gjë." (Ta Ha: 46)

Në fillim, kur Musai u përball me magjistarët e faraonit ndjeu një llojë frike (Ta Ha: 67). Më pas Allahu i shpalli se nuk kishte pse të frikësohej sepse ai do të dilte fitimtar (Ta Ha: 68). Besimi i Musait ishte i palëkundur edhe kur gjendej në vështirësi. Prandaj, kur njerëzit e tij u frikësuan se do të kapeshin nga faraoni, ai u tha: "… Zoti im është me mua. Sigurisht që Ai do të më udhëzojë." (Esh-Shuara: 62) Allahu i shpalli Musait që të godiste detin me shkopin e tij. Me të bërë këtë "Deti u hap dhe të dy anët (e ujit) u bënë si masa mali të palëvizshme" (Esh-Shuara: 63). Në fakt, në çastin kur do të ketë parë një mrekulli të tillë, faraoni duhet ta ketë kuptuar se po ndodhte diçka e jashtëzakonshme dhe se po shihte ndërhyrjen hyjnore. Deti u hap për njerëzit, të cilët faraoni donte t'i vriste. A nuk mjaftonte kjo?! Megjithëse ai nuk ishte i sigurtë se deti nuk do të mbyllej përsëri pasi të kalonin Beni Israilët, ai dhe ushtria e tij i ndoqën në det. Ka të ngjarë që faraoni dhe ushtarët e tij për shkak të tërbimit dhe mizorisë ta kenë humbur aftësinë e tyre për të arsyetuar dhe kështu nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë mrekullinë e asaj situate. Kurani i përshkruan momentet e fundit të faraonit si vijon: Kështu Ne i kaluam Beni Israilët përmes detit, ndërsa faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi pas me armiqësi, derisa kur e mbuloi dallga mbytëse, ai tha: "Unë besoj se nuk ka të adhuruar të vërtetë tjetër përveç Atij që besojnë Beni Israilët dhe unë jam prej besimtarëve." (Junus: 90)

Këtu është e mundur të shihet një tjetër mrekulli e Musait. Le t'i sjellim ndërmend ajetet që vijojnë: Ndërsa Musai tha: "Zoti ynë! Ti vërtet i ke dhënë faraonit dhe prijësve të tij madhështi e pasuri në jetën e kësaj bote. Zoti ynë, që të largojnë dhe humbin njerëzit nga udha jote. Zoti ynë! Shkatërrojua pasurinë dhe ngurtësoi zemrat e tyre, që të mos besojnë derisa të shohin dënimin e dhimbshëm." Allahu tha: "Lutja e juve të dyve është pranuar, ndaj përmbajuni

Sot Ne po nxjerrim trupin tënd (të vdekur nga deti) që të bëhesh mësim për ata që do të vijnë pas teje! Vërtet që shumë njerëz janë mospërfillës ndaj shenjave dhe argumenteve Tona. (Junus: 92)

120

POPUJT E ZHDUKUR

Fotoja e mësipërme është fotoja e mumjes së faraonit Ramses II, e cila është nxjerrë nga varri i faraonit. Shumë burime historike janë të mendimit se ky faraon është faraoni i përmendur në Kuran. Atëherë, si ka mundësi që mumja e faraonit të mbytur është gjendur në varr? Ka shumë mundësi që pas mbytjes në det, trupi i faraonit të jetë nxjerrë në breg dhe të jetë vendosur në varr nga egjiptianët që e gjetën atë.

udhës së drejtë dhe mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë (të vërtetën)." (Junus: 88–89)

Nga ky ajet kuptohet qartë se Musai u informua në përgjigjen e lutjes së tij se faraoni do ta besonte Allahun në momentin kur do ta shihte me sytë e vet ndëshkimin e dhimbshëm. Me të vërtetë, faraoni pranoi se e besonte Allahun, atëherë kur uji nisi ta mbulonte, por dukej sheshit që sinqeriteti i tij ishte i rremë. Ka shumë mundësi që faraoni të ketë thënë kështu për të shpëtuar nga vdekja. Sigurisht që pranimi i besimit nga faraoni në momentin e fundit dhe kërkimi i faljes nga ana e tij nuk u pranua nga Allahu. Faraoni dhe ushtria e tij nuk mundën të shpëtonin nga vdekja e sigurtë. Tani po beson ndërsa më parë nuk pranoje të besoje dhe ishe prej keqbërësve?!

Faraoni që u mbyt

Sot Ne po nxjerrim trupin tënd (të vdekur nga deti) që të bëhesh mësim për ata që do të vijnë pas teje! Vërtet që shumë njerëz janë mospërfillës ndaj shenjave dhe argumenteve Tona. (Junus: 91 – 92)

Siç u pa, jo vetëm faraoni, por edhe njerëzit e tij morën pjesën e tyre të dënimit. Kjo sepse ata ishin mizorë (Junus: 90), kundërshtarë (ElKasas: 8), njerëz keqbërës (El-Kasas: 40) dhe menduan se nuk do të kthehen tek Allahu, ndaj dhe Ai i dënoi ata duke i mbytur në det. Allahu përshkruan në Kuran çfarë ndodhi pas vdekjes së faraonit. Ne i ndihmuam njerëzit e shtypur të trashëgojnë tokat e bekuara nga Ne në lindje dhe në perëndim. Premtimi i Zotit tënd për Beni Israilët u plotësua për shkak të durimit që treguan. Ne i shkatërruam krejtësisht të gjitha ndërtimet madhështore që kishte ngritur faraoni dhe populli i tij. (El-Araf: 137)

121

Populli i Sebeit dhe përmbytja e Arimit Vendbanimi i Sebeit ishte një argument i qartë për banorët e tij. Dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë. "Hani nga begatia e Zotit tuaj dhe falenderoni (për) këtë vend të mirë dhe (për) një Zot falës të madh. Por ata u larguan (nga bindja ndaj Allahut), kështu që Ne çuam kundër tyre sejlul-arim (përmbytjen nga diga e ujit) dhe i shndërruam të dy kopshtet e tyre në toka që prodhonin fryte të këqija e të hidhura, drunj të thatë dhe pak bar të egër. (Sebe'ë: 15 – 16)

P

opulli i Sebeit është një nga katër qytetërimet më të mëdha që populluan Arabinë Jugore. Ky popull vlerësohet se është formuar aty midis viteve 1000–750 p.e.s. dhe është shkatërruar rreth viteve

550 e.s. nga sulmet që zgjatën për dy shekuj me radhë, të persianëve dhe arabëve. Koha e formimit të qytetërimit të Sebeit është objekt i shumë diskutimeve. Populli i Sebeit nisi t'i regjistronte dokumentacionet qeveritare rreth vitit 600 p.e.s. Kjo është arsyeja përse nuk ka dokumente të tyre përpara kësaj date. Burimet më të vjetra, të cilat i referohen popullit të Sebeit, janë kronikat vjetore të luftës që nga koha e mbretit asirian Sargon II (722 – 705 p.e.s.). Në shënimet që Sargoni shënonte për ata që i paguanin taksa atij, përmendet edhe mbreti i Sebeit, It'amara. Këto shënime janë burimi më i vjetër i shkruar që jep informacion për qytetërimin e Sebeit. Megjithatë nuk do të ishte e drejtë të arrish në përfundimin se kultura e këtij populli u formua rreth viteve 700 p.e.s., duke u mbështetur vetëm mbi këtë burim, sepse ka shumë mundësi që Sebei të ketë ekzistuar shumë kohë më parë se të regjistrohej dokumentacioni me anë të shkrimit. Kjo do të

Shkrime të shkruara në gjuhën e popullit të Sebeit.

124

POPUJT E ZHDUKUR

thotë se historia e Sebeit mund të jetë shumë e hershme. Në mbishkrimet e Arad–Nanmar, një prej mbretërve të fundit të shtetit të Urit, është përdorur fjala Sabum, e cila mendohet se do të thotë "vendi i Sebeit".39 Në qoftë se kjo fjalë ka me të vërtetë këtë kuptim, atëherë historia e Sebeit ka nisur që në vitet 2500 p.e.s. Të dhënat historike që flasin për Sebein zakonisht tregojnë se kultura e tij, ashtu si ajo e fenikasve, ishte e përqëndruar kryesisht në veprimtarinë tregtare. Këta njerëz zotëronin dhe administronin disa nga udhët tregtare që kalonin përmes Arabisë Veriore. Tregtarët sebeinë që transportonin mallrat e tyre në Mesdhe dhe në Gaza, duke kaluar përmes Arabisë Veriore, duhet t'i merrnin leje për kalim Sargonit II, sundimtarit të zonës ose t'i paguanin atij një taksë të caktuar. Kur sebeinët filluan t'i paguanin taksa mbretërisë asiriane, emri i tyre filloi të regjistrohej në shënimet e këtij shteti. Sebeinët njihen në histori si një popull i qytetëruar. Në mbishkrimet e sundimtarëve të Sebeit janë përdorur shpesh fjalët "rindërtoj", "dedikoj" dhe "ndërtoj". Diga e Maribit, e cila është një nga monumentet më të rëndësishme të këtij populli, është një tregues i rëndësishëm i nivelit teknologjik që ky popull kishte arritur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se fuqia ushtarake e Sebeit ishte e dobët, përkundrazi ushtria sebeine ishte një nga faktorët më të rëndësishëm që kontribuoi në mbijetesën e kulturës së këtij shteti për një periudhë të tillë kaq të gjatë. Shteti sebein zotëronte një nga ushtritë më të forta në rajon. Në sajë të kësaj ushtrie, shteti ishte i aftë të ushtronte një politikë ekspansioniste. Sebeinët kishin pushtuar tokat e shtetit të vjetër Kataban dhe zotëronin shumë toka në Afrikë. Gjatë vitit 24 p.e.s., gjatë një ekspedite në Magrib, ushtria sebeine shpartalloi krejtësisht ushtrinë e Marcus Aurelius Gallus, guvernatorit romak të Egjiptit. Sebei mund të portretizohet si një shtet që ndiqte një politikë të moderuar, megjithatë nuk hezitonte të përdorte forcën kur ishte e nevojshme. Me kulturën e avancuar dhe ushtrinë e tij, shteti sebein ishte një nga superfuqitë e zonës në atë kohë. Kjo ushtri jashtëzakonisht e fortë e shtetit sebein përshkruhet edhe në Kuran. Një shprehje e parisë sebeine e treguar në Kuran tregon

Populli i Sebeit dhe përmbytja e Arimit

besimin e madh që ata kishin në ushtrinë e tyre. Paria e popullit, duke iu drejtuar mbretëreshës, tha: Ne kemi fuqi të madhe dhe mundësi të mëdha për luftë, por ty të takon urdhri. Kështu pra, mendo mirë se çfarë do të urdhërosh. (EnNeml: 33)

Kryeqyteti i Sebeit ishte Maribi, i cili ishte shumë i pasur falë pozitës së favorshme gjeografike. Kryeqyteti ishte shumë afër lumit Adana. Pika ku lumi arrinte malin Belak ishte shumë e përshtatshme për ndërtimin e një dige. Duke e shfrytëzuar këtë faktor, sebeinët ndërtuan një digë në këtë vend me qëllim që të ujisnin tokat e tyre. Ata arritën një nivel shumë të lartë mirëqenieje. Kryeqyteti Marib ishte një nga qytetet më të zhvilluara të kohës. Shkrimtari grek Plini, që e kishte vizituar atë zonë, e cila i kishte bërë shumë përshtypje, tregon se zona ishte shumë e gjelbëruar.40 Lartësia e digës në Marib ishte 16 m, gjerësia e saj ishte 60 m, ndërsa gjatësia 620 m. Sipas llogaritjeve, sipërfaqja totale që mund të vaditej nga diga ishte 9600 ha, prej të cilave 5300 ha i përkisnin ultësirës jugore, ndërsa pjesa e mbetur i përkiste ultësirës veriore. Këto dy ultësira përmenden në shkrimet sebeine si "Maribi dhe dy ultësirat".41 Shprehja "dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë" në Kuran u referohet kopshteve mbresëlënëse dhe vreshtave në këto dy lugina. Në sajë të kësaj dige dhe sistemeve ujitëse, zona u bë e njohur si zona më pjellore e Jemenit. Francezi J. Holevy dhe austriaku Glaser vërtetuan nga dokumentet e shkruara se diga e Maribit ekzistonte që në kohët e lashta. Në këto dokumente të shkruara në dialektin Himer thuhet se kjo digë e bëri territorin shumë pjellor. Diga u riparua disa herë gjatë shekujve V - VI e.s., megjithatë këto riparime nuk mundën ta parandalonin shkatërrimin e saj në vitin 542 e.s. Shkatërrimi i digës solli vërshimin e Arimit, të përmendur në Kuran, i cili shkaktoi dëme të mëdha. Vreshtat, kopshtet dhe fushat e kultivuara për qindra vjet u shkatërruan krejtësisht. Pas kësaj fatkeqësie populli sebein ra në një periudhë agonie, e cila shënoi dhe fundin e sundimit të

125

126

POPUJT E ZHDUKUR

tyre.

Përmbytja e Arimit Kur ekzaminojmë Kuranin në aspektin e të dhënave historike, vëmë re një saktësi tepër të madhe. Zbulimet arkeologjike dhe të dhënat historike pajtohen mjaft mirë me atë që tregohet në Kuran. Siç përmendet në ajetet kuranore, këta njerëz të cilët nuk ua vinin veshin këshillave të profetit të tyre dhe refuzonin besimin e Allahut u ndëshkuan në fund me një shkatërrim të tmerrshëm. Ky shkatërrim përshkruhet në Kuran si më

Me ndihmën e Digës së Maribit, e cila ishte ndërtuar nëpërmjet teknologjisë së avancuar, populli i Sebeit arriti një nivel të lartë zhvillimi dhe mirëqenieje. Tokat e tyre pjellore dhe kontrollimi i rrugëve tregtare ishin faktorët kryesorë që ndikuan në përparimin e tyre. Megjithatë, ata i kthyen shpinën Allahut në vend që t’i ishin mirënjohës për gjithë këto të mira, ndaj diga u shkatërrua dhe vërshimi i Arimit shkatërroi gjithçka.

127

Populli i Sebeit dhe përmbytja e Arimit

poshtë: Vendbanimi i Sebeit ishte një provë e qartë për banorët e tij: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë. "Hani nga begatia e Zotit tuaj dhe falenderoni (për) këtë vend të mirë dhe (për) një Zot falës të madh. Por ata u larguan (nga bindja ndaj Allahut), kështu që Ne çuam kundër tyre sejlul-arim (përmbytjen nga diga e ujit) dhe i kthyem të dy kopshtet e tyre në toka që prodhonin fryte të këqija e të hidhura, drunj të thatë dhe pak bar të egër. Kështu

i

ndëshkuam

ata,

sepse

ishin

jobesimtarë

dhe

mosmirënjohës. Kështu i shpërblejmë gjithmonë mosmirënjohësit. (Sebe'ë: 15 – 17)

Siç theksohet në ajetet e mësipërme, populli i Sebeit jetoi në një zonë të njohur për pamjen e saj të mahnitshme, për vreshtat e mëdha dhe për kopshtet plot hijeshi. I vendosur në rrugët tregtare, Sebei kishte standart shumë të lartë jetese dhe ishte një nga qytetet më të preferuara të kohës. Në një vend të tillë ku niveli i jetesës dhe kushtet ishin kaq pozitive, ajo që duhet të kishte bërë populli sebein ishte të falenderonte Allahun për të mirat dhe begatitë që i kishte dhënë. Por ata nuk vepruan kështu. Ata pretenduan se ai vend u përkiste atyre dhe se ishin ata të cilët i bënë të mundura gjithë ato kushte të mrekullueshme. Ata preferuan të silleshin me mendjemadhësi në vend që të ishin të nënshtruar dhe mirënjohës ndaj Allahut. Për këtë shkak ata humbën gjithçka. Siç tregohet në ajet, përmbytja e Arimit shkatërroi gjithçka që ata kishin. Në Kuran, ndëshkimi i popullit të Sebeit njihet me emrin "sejlularim" që do të thotë "përmbytja e Arimit". Kjo shprehje e përdorur në Kuran na tregon gjithashtu mënyrën se si ndodhi shkatërrimi. Fjala "Arim" do të thotë digë ose pengesë. Shprehja "sejlul-arim" përshkruan një përmbytje që ndodhi me shembjen e kësaj dige. Duke u bazuar në termat e përdorura në Kuran për përmbytjen e Arimit, komentuesit e Kuranit kanë përcaktuar vendin dhe kohën e përmbytjes. Meududi shkruan në komentin e tij:

128

POPUJT E ZHDUKUR

Siç përmendet edhe në shprehjen "sejlul-arim", fjala "Arim" rrjedh nga fjala "arimen" e përdorur në dialektin arabiko-jugor, e cila do të thotë "digë, pengesë". Në gërmadhat e zbuluara nga gërmimet e bëra në Jemen u pa se kjo fjalë është përdorur shpesh me këtë kuptim. Psh, në mbishkrimet e shkruara me urdhër të sunduesit etiopian të Jemenit, Ebrehesë, pas restaurimit të murit të madh të Maribit në 542 dhe 543 p.e.s., kjo fjalë është përdorur herë pas here me kuptimin digë. Pra, shprehja "sejlul-arim" do të thotë "përmbytje, e cila ndodhi pas shkatërrimit të një dige". "Dy kopshtet e tyre u shndërruan në dy kopshte që prodhonin fruta të këqija e të hidhura." (Sebe'ë: 16) Kjo sepse pas shembjes së digës i gjithë vendi u përmbyt. Kanalet që u hapën nga sebeinët bashkë me murin që u ndërtua, duke ngritur barrierra midis maleve, u shkatërruan, ndërsa sistemi vaditës pushoi së ekzistuari. Si rezultat, territori, i cili ishte më parë tokë e begatë u kthye në xhungël. Nuk mbeti asnjë frut përveç disa pemëve të vogla që prodhonin fruta të ngjashme me qershitë.42 Arkeologu i krishterë Werner Keller, autori i librit "Libri i Shenjtë kishte të drejtë", ka pranuar se përmbytja e Arimit ka ndodhur sipas përshkrimit të Kuranit. Ai ka shkruar gjithashtu se ekzistenca e një dige të tillë dhe shkatërrimi i tërë vendit nga shembja e saj vërteton saktësinë e informacionit të dhënë në Kuran për popullin e “dy kopshteve”.43

Pas përmbytjes së Arimit, zona nisi të kthehej në shkretëtirë dhe me zhdukjen e tokave bujqësore, sebeinët humbën burimin e tyre më të madh të fitimit. Njerëzit, të cilët nuk i kishin kushtuar vëmendje thirrjes së Allahut për të qenë mirënjohës ndaj Tij, u ndëshkuan me këtë fatkeqësi. Pas shkatërrimit të madh të shkaktuar nga vërshimi, populli filloi të shpërbëhej; sebeinët nisën t'i braktisnin shtëpitë e tyre dhe të emigronin në Arabinë Veriore, Mekë dhe Siri.44 Qyteti i Maribit, i cili dikur ishte vendbanimi i sebeinëve, tani është vetëm një gërmadhë e shkretuar. Pa dyshim, ai është një paralajmërim për të gjithë ata që përsërisin gabimin e sebeinëve, të cilët nuk kanë qenë të vetmit që janë ndëshkuar nga Allahu për të njëjtin shkak. Në suren ElKehf tregohet historia e dy njerëzve, njëri prej të cilëve zotëronte dy kopshte të mëdha, megjithatë ai bëri të njëjtin gabim si sebeinët dhe i

Populli i Sebeit dhe përmbytja e Arimit

Sot, diga e famshme e sebeinëve nuk ekziston më. Diga e Maribit, rrënojat e së cilës shihen sipër, ishte një prej projekteve më të rëndësishme të sebeinëve. Kjo digë u shkatërrua për shkak të vërshimit të Arimit, i cili përmendet në Kuran dhe të gjitha zonat e kultivuara përreth u përmbytën. Për shkak të kësaj katastrofe, sebeinët humbën forcën e tyre ekonomike për një kohë shumë të shkurtër dhe u asimuluan.

ktheu shpinën Allahut, duke menduar se çdo gjë e kishte arritur me mundin dhe forcën e vet: Tregoju atyre shembullin e dy njerëzve, njërit prej të cilëve Ne i patëm dhënë dy kopshte me vreshta dhe ia patëm rrethuar me hurma arabe, ndërsa ndërmjet tyre patëm vendosur fusha të gjelbëruara. Të dy kopshtet jepnin prodhime të bollshme pa asnjë humbje, ndërsa midis tyre Ne bëmë të rrjedhë një lumë. Kështu, ai pati prodhime të bollshme e i tha shokut të tij, duke u mburrur: "Unë kam më shumë se ti pasuri dhe jam më i fortë e më i nderuar ndër njerëz." Pastaj hyri në kopshtin e tij, ndërkohë që (me mosbesimin e tij) po i bënte dëm vetvetes dhe tha: "Nuk ma merr mendja që e gjithë kjo do të zhduket ndonjëherë. Nuk besoj se Dita e Kijametit do të vijë ndonjëherë, por edhe nëse do

129

130

POPUJT E ZHDUKUR

të kthehem përsëri te Zoti im (ditën e gjykimit), sigurisht që do të gjej më tepër begati se kjo që kam tani." Shoku i tij i tha duke e këshilluar: "Si po e mohon Atë që të krijoi nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?! Sa për mua, unë besoj se Ai është Allahu, Zoti im dhe unë nuk i bëj shok Zotit tim në adhurim. Do të ishte më mirë për ty të thoje kur hyre në kopshtin tënd: "Mashall-llah, ç'dëshiron Allahu bëhet". Nëse tani më sheh mua me më pak pasuri e fëmijë, mundet që Zoti im të më japë më tepër mirësi se kopshti yt dhe të dërgojë mbi të një rrufe nga qielli, pastaj të shndërrohet në tokë djerrë e të zhveshur. Apo të shterojë ujin e tij dhe ti nuk do të kesh mundësi ta gjesh përsëri.” Kështu, kopshtet e tij u shkatërruan dhe ai mbeti duke rrahur shuplakat me keqardhje për çfarë kishte shpenzuar në to, ndërkohë që ajo (pasuri) u shkatërrua e gjitha që nga rrënjët. Ai vetëm mundi të thoshte: "Ah, sikur të mos i kisha bërë shok Zotit tim!" Ai nuk gjeti asnjë grup njerëzish që t'i vinin në ndihmë kundër Allahut dhe as nuk ishte në gjendje të mbronte e të shpëtonte veten. Atje (ditën e llogarisë) mbrojtja dhe sundimi i takojnë vetëm Allahut, Zotit të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe vetëm tek Ai është përfundimi i mirë. (El-Kehf: 32 – 44)

Siç kuptohet nga ajetet, gabimi i pronarit të këtij kopshti nuk ishte mohimi i ekzistencës së Allahut. Ai nuk e mohonte Allahun, përkundrazi ai mendonte se nëse do të kthehej te Zoti i tij (Ditën e Gjykimit), sigurisht që do të gjente më tepër begati se ç'kishte në këtë botë. Ai krenohej duke thënë se gjendja, në të cilën kishte arritur, ishte rezultat i përpjekjeve të tij të suksesshme. Kjo është pika ku duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë: Njeriu asnjëherë nuk duhet të pretendojë se sukseset dhe arritjet e tij janë rezultat vetëm i punës dhe përpjekjeve të tij, duke e mohuar tërësisht rolin e Allahu, Krijuesit të Gjithësisë. Ky, pra, ishte gabimi i sebeinëve dhe i pronarit të dy kopshteve.

Në shtylla gjenden mbishkrime të shkruara në gjuhën sebeine.

Kurani na tregon se mbretëresha e Sebeit dhe njerëzit e saj “adhuronin diellin në vend të Allahut”, para se ajo të ndiqte Sulejmanin. Informacionet e marra nga mbishkrimet e lashta e vërtetojnë këtë fakt dhe tregojnë se këta njerëz adhuronin diellin dhe hënën në tempujt e tyre, një prej të cilëve mund të shihet në foton sipër.

Profeti Sulejman dhe mbretëresha e Sebeit Asaj iu tha: "Hyr në pallat!" Kur e pa, ajo mendoi se para saj gjendej një pellg uji, ndaj ngriti fustanin dhe zbuloi këmbët. Sulejmani i tha: "Në të vërtetë ai është një pallat i veshur me pllaka qelqi." Atëherë ajo tha: "Zoti im! Me të vërtetë që paskam qenë e gabuar, ndaj dhe unë i nënshtrohem Allahut, Zotit të botëve, bashkë me Sulejmanin." (En-Neml: 44)

Allahu i dënoi ata me të njëjtin dënim, me qëllim që ndëshkimi i tyre të shërbejë si mësim për ta dhe për të gjithë brezat që do të vijnë më pas.

D

okumentet historike në lidhje me takimin e profetit Sulejman me

mbretëreshën

e

Sebeit

dolën



pah

nëpërmjet

shqyrtimeve të bëra në gërmadhat e lashta të Sebeit, në

Jemenin Jugor. Kërkimet e bëra mbi këto gërmadha zbulojnë se një mbretëreshë jetoi në këtë vend midis viteve 1000 dhe 950 p.e.s. dhe udhëtoi drejt veriut (në Jeruzalem). Hollësitë rreth takimit të këtyre dy sundimtarëve si dhe rreth pushtetit ekonomik e politik të vendeve të tyre gjenden të shpjeguara në suren En-Neml. Historia e tyre, e cila zë një pjesë të konsiderushme të kësaj sureje fillon me lajmin, të cilin Hud'hudi, një anëtar i ushtrisë së Sulejmanit, i dha Sulejmanit për mbretëreshën e Sebeit: Por Hud'hudi nuk u vonua gjatë dhe (kur arriti) tha: "Kam një lajm që ti nuk e di. Unë po të sjell nga Sebei lajme të sigurta. Unë gjeta atje një grua që i sundonte ata. Asaj i janë dhënë të gjitha gjërat që i nevojiten një sundimtari në tokë dhe ka një fron madhështor.

Profeti Sulejman dhe mbretëresha e Sebeit

Unë e gjeta atë dhe popullin e saj duke adhuruar diellin në vend të Allahut, por shejtani ua ka zbukuruar punët e tyre duke i shmangur nga udha e vërtetë, ndaj ata nuk janë të udhëzuar dhe nuk adhurojnë Allahun, i Cili nxjerr në dritë çfarë fshihet në qiej dhe në tokë dhe e di se çfarë fshihni dhe çfarë shfaqni hapur. Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, Zotit të Arshit Madhështor! Sulejmani i tha: "Do ta shohim nëse po thua të vërtetën apo po gënjen." (En-Neml: 22 – 27)

Pasi mori këto lajme nga Hud'hudi, Sulejmani i dha atij urdhrat që vijojnë: Merre letrën time dhe hidhua atyre, pastaj largohu pak prej tyre dhe shih çfarë përgjigje do të kthejnë. (En-Neml: 28)

Pas kësaj Kurani tregon se si rodhën ngjarjet, pasi mbretëresha e Sebeit mori këtë letër: Ajo tha: "O prijës! Mua më kanë sjellë një letër të rëndësishme. Ajo është prej Sulejmanit dhe fillon: "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Mos u mbani me të madh ndaj meje, por ejani tek unë si muslimanë (besimtarë të vërtetë)." Ajo tha: "O prijës! Më jepni mendimin tuaj për këtë çështje. Unë nuk vendos asnjë çështje, pa marrë më parë pëlqimin tuaj." Ata i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe disponojmë mundësi të mëdha për luftë por ty të takon urdhri; kështu pra, mendo mirë çfarë do të urdhërosh." Ajo tha: "Kur mbretërit pushtojnë një vend, e plaçkisin atë dhe i poshtërojnë njerëzit më të nderuar të atij populli. Me të vërtetë ata veprojnë kështu. Por unë do t'i dërgoj një dhuratë dhe do të shoh se çfarë (përgjigje) do të sjellin lajmëtarët." Kur lajmëtarët vajtën te Sulejmani, ai u tha: "A mos vallë doni të më ndihmoni me pasuri? Ajo që më ka dhënë Allahu është më e mirë se çka ju ka dhënë juve! Për më tepër, ju jeni njerëz që kënaqeni me

133

MBRETŁRIA E SEBEIT

JERUZALEM

MBRETËRIA E SULEJMANIT

Tig r

i

Eufra

ti

GA DI LI

UL

SH AB

AR 00

20

b

IK

a

Nili

km

MBRETËRIA E SEBEIT

a

RRUGA E VAJTJES

b

RRUGA KTHIMIT

Mbretëresha e Sebeit mbeti shumë e impresionuar kur pa pallatin e Sulejmanit dhe pranoi Islamin bashkë me Sulejmanin.

Profeti Sulejman dhe mbretëresha e Sebeit

dhuratën tuaj! Kthehuni prapë tek ata! Ne do të vijmë me një ushtri, të cilës nuk mund t'i bëjnë ballë dhe do t'i përzëmë prej andej të turpëruar dhe të poshtëruar." Ai u tha (njerëzve të tij): "O udhëheqës! Cili prej jush mund të ma sjellë fronin e saj para se ata të më vijnë të nënshtruar?" Një prej xhindëve të fuqishëm tha: "Unë do të ta sjell fronin para se të ngrihesh prej vendit. Unë jam i fuqishëm dhe i besueshëm për të kryer një shërbim të tillë." Ai që kishte dije mbi Librin e Shenjtë tha: "Unë do të ta sjell para se të hapësh e të mbyllësh sytë!" Kur Sulejmani e pa fronin të vendosur para tij tha: "Kjo është mirësi nga Allahu, për të më vënë në provë, nëse do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës. Kush tregohet mirënjohës, është mirënjohës për veten e vet. Kush tregohet mosmirënjohës (do t'i bëjë dëm vetes), sepse Zoti im është bujar dhe nuk ka nevojë për askënd." Ai tha: "Maskojeni fronin e saj që të shohim nëse do ta njohë apo jo." Kur ajo erdhi, e pyetën: "A është froni yt si ky?" Ajo u tha: "Duket tamam si të ishte ai vetë." (Sulejmani tha): "Neve na është dhënë dija para saj dhe ishim besimtarë që më parë." Por atë e ndaloi (të pranonte fenë e vërtetë) ajo çka kishte adhuruar më parë në vend të Allahut, sepse ajo ishte prej një populli mosbesimtar. (En-Neml: 29 – 43)

Pallati i Sulejmanit Në ajetet që flasin për mbretëreshën e Sebeit përmendet edhe profeti Sulejman. Në Kuran tregohet se Sulejmani kishte një pallat të mrekullueshëm dhe një mbretëri të madhe e të fuqishme. Ai kishte teknologjinë më të përparuar të kohës së tij. Në pallatin e tij të mahnitshëm, veprat e artit dhe objektet e tjera me vlerë u bënin përshtypje të gjithë atyre që i shihnin ato. Hyrja e pallatit ishte prej qelqi.

135

Tempulli i Sulejmanit

Pas shkatërrimit të tempullit të Sulejmanit, muri i vetëm i mbetur prej tij u shndërrua në “Murin e Lotëve” nga çifutët. Pas marrjes së Jeruzalemit në shekullin VII, muslimanët ndërtuan xhaminë e Umerit dhe “Kubenë e Gurit” në vendin ku ka ekzistuar më parë tempulli. Në foton në të djathtë mund të shihet “Kubeja e Gurit”.

Tempulli i Sulejmanit kishte teknologjinë më të avancuar të kohës. Në planin sipër tregohet qendra e Jeruzalemit gjatë mbretërimit të Sulejmanit. 1) Dera e JugPerëndimit 2) Pallati i mbretëreshës 3) Pallati i Sulejmanit 4) Hyrja me 32 shtylla 5) Gjykata 6) Pylli i Libanit 7) Shtëpia e priftërinjve të lartë 8) Hyrja e Tempullit 9) Oborri i tempullit 10) Tempulli

138

POPUJT E ZHDUKUR

Kurani e përshkruan këtë pallat dhe përshtypjen që kishte lënë ai te mbretëresha e Sebeit si më poshtë. Asaj iu tha: "Hyr në pallat!" Kur e pa, ajo mendoi se para saj gjendej një pellg uji, ndaj ngriti fustanin dhe zbuloi këmbët. Sulejmani i tha: "Në të vërtetë ai është një pallat i veshur me pllaka qelqi." Atëherë ajo tha: "Zoti im! Me të vërtetë që paskam qenë e gabuar, ndaj dhe unë i nënshtrohem Allahut, Zotit të botëve, bashkë me Sulejmanin" (En-Neml: 44)

Në literaturën çifute, pallati i profetit Sulejman quhet Tempulli i Sulejmanit. Sot vetëm "muri perëndimor" i këtij pallati qëndron dhe ai quhet nga çifutët "Muri i Lotëve". Arsyeja përse ky pallat, ashtu si shumë objekte të tjera në Jeruzalem, u shkatërrua më vonë ishte sjellja e keqe, mospërfillëse dhe arrogante e çifutëve që erdhën më vonë. Në Kuran thuhet: Ne i lajmëruam Beni Israilët në libër (Teurat): "Ju do të bëni dy herë ligësi e shkatërrime në tokë dhe do të bëheni kryelartë dhe tiranë." Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë, të cilët ishin luftëtarë të fuqishëm e të ashpër dhe hynë në çdo skutë të shtëpive tuaja. Ai (ndëshkim) ishte një premtim i përmbushur. Pastaj Ne ju ndihmuam që të triumfoni edhe një herë mbi ta, ju dhamë pasuri e fëmijë dhe ju shtuam shumë në numër. (Ne ju thamë) "Nëse bëni vepra të mira, do t'i bëni mirë vetes, nëse bëni vepra të këqija do t'i bëni keq po vetes." Më pas, kur erdhi koha e premtimit të dytë (Ne i dërguam armiqtë tuaj), që të fusin dëshpërim në zemrat dhe fytyrat tuaja dhe të hyjnë në xhaminë (Aksa) siç patën hyrë më parë, duke rrënuar plotësisht gjithçka që u binte në duar. (El-Isra: 4–7)

Të gjithë popujt e përmendur në kapitujt e mëparshëm e merituan ndëshkimin e tmerrshëm për shkak të rebelimit të tyre dhe të mosmirënjohjes ndaj mirësive të Allahut. Pasi u endën nga një vend në tjetrin me shekuj të tërë pa atdhe apo shtet, më në fund, çifutët në kohën e Sulejmanit gjetën strehë në tokat e shenjta. Por pas kësaj, për shkak të

Shokët e shpellës A mendon se shokët e shpellës dhe pllaka me mbishkrimin (e emrave të tyre) ishin nga shenjat Tona të mrekullueshme? (El-Kehf: 9)

tejkalimit të të gjithë kufijve dhe për shkak të shthurjes e mosbindjes, ata u ndëshkuan.

S

urja e tetëmbëdhjetë në Kuran e quajtur El-Kehf, që do të thotë "Shpella", tregon për një grup të rinjsh, të cilët u strehuan në një shpellë për t'u fshehur nga një sundimtar, i cili mohonte Allahun

dhe shtypte padrejtësisht besimtarët. Ajetet mbi këtë temë janë si vijon: A mendon se shokët e shpellës dhe pllaka me mbishkrimin (e emrave të tyre) ishin nga shenjat Tona të mrekullueshme? Kujto kohën kur djemtë e rinj ikën për t'u fshehur (prej popullit të tyre mosbesimtar) në shpellë dhe thanë: "Zoti ynë! Na dërgo mëshirën Tënde dhe na e lehtëso brengën tonë duke na udhëzuar në rrugë të drejtë!" Kështu Ne i vumë në gjumë të thellë në shpellë për shumë vite. Pastaj i ngritëm nga gjumi për të provuar se cili nga dy grupet ishte më i saktë në llogaritjen e kohës që kishin kaluar atje. Ne të tregojmë me saktësi ty (o Muhamed) ndodhinë e tyre. Ata ishin disa djem të rinj që besuan Zotin e tyre, ndaj dhe Ne i forcuam më tepër në rrugën e drejtë.

140

POPUJT E ZHDUKUR

Ne i bëmë zemrat e tyre të forta e të qëndrueshme (me dritën e besimit) kur u ngritën dhe thanë: "Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i tokës, ne kurrë nuk do të adhurojmë dikë tjetër përveç Tij, sepse po të bënim një gjë të tillë, do të ishim të padrejtë dhe gënjeshtarë. "Populli ynë adhuron perëndi të tjera në vend të Allahut. Pse nuk sjellin ata një provë bindëse e të qartë për ato (perëndi që adhurojnë)? E kush bën gabim më të madh se ai që shpif

gënjeshtra ndaj

Allahut?" (Ata i thanë njëri-tjetrit): "Meqë ju u larguat prej njerëzve tuaj dhe zotave që ata adhurojnë në vend të Allahut, atëherë strehohuni në shpellë. Zoti juaj do t'ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t'jua lehtësojë shqetësimin tuaj." Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lëvizur nga e djathta e shpellës, ndërsa kur perëndonte largohej prej tyre nga ana e majtë, kurse ata qëndronin shtrirë në një vend të gjerë në mes të shpellës. Kjo është një nga provat dhe argumentet e Allahut. Ai që udhëzon Allahu, është me të vërtetë i udhëzuar në rrugën e drejtë por për atë, të cilin Ai e shpie në rrugë të gabuar, ju nuk do të gjeni dot asnjë udhëzues për ta drejtuar (në udhën e drejtë). Ata dukeshin sikur ishin zgjuar, por në të vërtetë ishin duke fjetur. Ne i kthenim në të djathtë dhe në të majtë, kurse qeni i tyre qëndronte me dy këmbët e para të shtrira te hyrja e shpellës. Po t'i kishe parë, do të kishe ikur me të shpejtë dhe do të tmerroheshe prej tyre. Kështu, Ne i zgjuam nga gjumi që të pyetnin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre pyeti: "Sa kohë keni qëndruar në gjumë?" Ata iu përgjigjën: "Kemi ndenjur një ditë ose një pjesë të saj." (Pastaj të gjithë) thanë: "Zoti juaj e di më mirë se sa kohë keni qëndruar në gjumë… Tani, dërgoni njërin prej jush në qytet që të blejë ushqim të lejuar me këtë monedhë argjendi dhe t'jua sjellë këtu, por duhet të ketë shumë kujdes të mos marrë vesh gjë ndokush për ju. Nëse e marrin vesh se ku jeni, ata do t'ju vrasin me gurë, ose do t'ju kthejnë në fenë e tyre me forcë dhe atëherë ju kurrë nuk do të

Shokët e shpellës

shpëtoni." Kështu pra, Ne e bëmë të njohur çështjen e tyre për njerëzit me qëllim që ata të kuptonin se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe se nuk mund të ketë pikë dyshimi për Ditën e Kijametit. (Përkujto kohën) kur banorët e qytetit haheshin me njëri-tjetrin për çështjen e tyre dhe thanë: "Ngrini një ndërtesë mbi ta, Zoti i tyre e di më mirë çështjen e tyre." Pastaj ata që ishin më tepër thanë: "Ne do të ndërtojmë një vend-adhurimi mbi ta." Disa thanë se ata ishin tre, ndërsa qeni ishte i katërti; disa të tjerë thanë se ata ishin pesë, ndërsa qeni ishte i gjashti, por këto ishin vetëm hamendje. Megjithatë disa të tjerë thonë se ata ishin shtatë, ndërsa qeni ishte i teti. Thuaju (o Muhamed): "Zoti im e di më mirë numrin e tyre; askush nuk e di atë përveç një pakice të vogël." Kështu që mos diskuto (për numrin e tyre) më tepër se ç'të kemi treguar Ne dhe mos pyet asnjë prej tyre (çifutëve e krishterëve) për çështjen e shokëve të shpellës. Mos thuaj kurrë për diçka: "Do ta bëj nesër." Përveçse nëse shton thënien: "Nëse dëshiron Allahu!" Përmende Zotin tënd kur të harrosh dhe thuaj: "Mbase Zoti im më udhëzon mua në një rrugë më afër të vërtetës sesa kjo." Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet plus nëntë vjet. Thuaj: "Allahu e di më mirë se sa qëndruan. Vetëm Ai e njeh dijen e fshehtë të qiejve dhe tokës. Sa i mprehtë është shikimi dhe dëgjimi i tij! Ata nuk mund t'i ndihmojë askush tjetër përveç Tij dhe askush nuk ndërhyn në vendimet dhe gjykimet e Tij." (El-Kehf: 9–26)

Sipas të dhënave, Shokët e Shpellës, të cilët lavdërohen si nga burimet islame, ashtu dhe nga ato kristiane, ranë pre e tiranisë mizore të perandorit romak, Decius. Duke u ballafaquar me shtypjen dhe padrejtësinë e Deciusit, këta të rinj e paralajmëruan popullin e tyre disa herë që të mos e braktisnin fenë e Allahut. Indiferenca e populli të tyre, shtypja e madhe që ushtronte perandori dhe kërcënimi i tyre me vdekje bëri që ata t'i braktisnin shtëpitë e tyre. Siç vërtetojnë dokumentet historike, në atë kohë, shumë perandorë

141

142

POPUJT E ZHDUKUR

zbatuan gjerësisht politikën e terrorrit dhe shtypjes ndaj besimtarëve që i qëndruan besnikë fesë së Isait (Krishtit). Në një letër të shkruar nga guvernatori romak Pilinius (69 – 113 e.s.), i cili qeveriste Anatolinë Veri-Perëndimore, drejtuar perandorit Trajan, përmenden disa nga pasuesit e Isait, të cilët u ndëshkuan për shkak se kundërshtuan adhurimin e statujës së perandorit. Kjo letër është një prej dokumenteve më të rëndësishme, të cilat tregojnë shtypjen që ushtrohej mbi besimtarët e drejtë në atë kohë. Në rrethana të tilla, këta të rinj, të cilëve iu kërkua t'i nënshtroheshin një sistemi pagan dhe të adhuronin perandorin, nuk e pranuan këtë dhe thanë: "… Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i tokës, ne kurrë nuk do të adhurojmë dikë tjetër përveç Tij, sepse po të bënim një gjë të tillë, do të ishim të padrejtë dhe gënjeshtarë. "Populli ynë adhuron perëndi të tjera në vend të Allahut. Pse nuk sjellin ata një provë bindëse e të qartë për ato (perëndi që adhurojnë)? E kush bën gabim më të madh se ai që shpif gënjeshtra ndaj Allahut?" (El-Kehf: 14 – 15)

Për sa i përket zonës ku jetuan Shokët e Shpellës ekzistojnë mendime të ndryshme, por më të pranueshmet janë ato mendime që thonë se ata jetuan në Efes ose në Tarsus. Pothuajse të gjitha burimet e krishtera e identifikojnë Efesin si vendin e shpellës, ku u strehuan këta të rinj. Disa studiues muslimanë dhe komentues të Kuranit pajtohen me burimet e krishtera në lidhje me Efesin. Disa të tjerë shpjegojnë me detaje pse Efesi nuk ishte vendi i shpellës dhe më pas përpiqen të vërtetojnë se ngjarja ndodhi në Tarsus. Në këtë studim do të merremi me të dy alternativat. Për sa i përket kohës, studiuesit në përgjithësi, duke përfshirë edhe ata të krishterë, thonë se ngjarja ka ndodhur në kohën e perandorit romak Decius (i quajtur edhe Decianus) rreth viteve 250 e.s. Deciusi dhe Neroni njihen si perandorët romakë që kanë torturuar më shumë pasuesit e Isait. Gjatë sundimit të tij të shkurtër, Deciusi mori një vendim, i cili detyronte çdo person nën sundimin e tij që të bënte kurban për perënditë romake. Njerëzit ishin të detyruar të bënin kurban

Shokët e shpellës

dhe për këtë merrnin një çertifikatë që u tregohej autoriteteve shtetërore që merreshin me zbatimin e vendimit. Në burimet e krishtera shkruhet se shumë njerëz e refuzuan këtë akt idhujtar dhe ikën "nga një qytet në tjetrin" ose u fshehën në vende të fshehta. Shokët e Shpellës ka shumë mundësi të jenë një grup prej këtyre besimtarëve të ikur. Në këtë ngjarje ka diçka që duhet sqaruar. Kjo histori është treguar nga disa historianë dhe komentatorë, të cilët kanë shtuar shumë informacione të pasakta e të pakonfirmuara, duke e kthyer atë në përrallë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ngjarja nuk ka ndodhur, pasi këto deformime dhe shtesa të pasakta nuk ia ndryshojnë thelbin e vërtetë dhe të vërtetuar të ngjarjes së Shokëve të Shpellës, e cila është një realitet historik.

A janë Shokët e Shpellës nga Efesi? Përsa i përket qytetit ku jetuan këta të rinj dhe shpellës në të cilën ata u strehuan tregohen vende të ndryshme në burime të ndryshme. Arsyet kryesore përse ndodh kjo janë dy: 1) Dëshira e njerëzve që të besojnë se njerëz kaq të guximshëm dhe të mirë jetuan në vendin e tyre. 2) Ngjashmëria e madhe e shpellave në ato zona. Kjo shfaqet qartë kur shikon se pothuajse në të gjitha këto vende gjendet një vend adhurimi, për të cilin thuhet se është ndërtuar në vendin e Shokëve të Shpellës. Siç dihet, Efesi pranohet nga të krishterët se është një vend i shenjtë, sepse në të gjendet një shtëpi, e cila thuhet se i përkiste Virgjëreshës Mari dhe më vonë u kthye në kishë. Kështu, sipas burimeve të krishtera ka shumë mundësi që Shokët e Shpellës të kenë banuar në një prej këtyre vendeve të shenjta. Për më tepër, disa burime të krishtera deklarojnë me siguri se Efesi është vendi i shpellës. Burimi më i vjetër mbi këtë temë është prifti sirian i Sarukut me emrin Xhejms (i lindur më 452 e.s.). Historiani i famshëm, Gibons, ka marrë shumë citate nga studimi i Xhejmsit, në librin e tij "The Decline and Fall of Roman Empire". Sipas këtij libri, emri i perandorit që torturoi shtatë besimtarë të rinj dhe i detyroi të fshiheshin në një shpellë, ishte

143

Pjesa e brendshme e shpellës në Efesus, e cila mendohet të jetë shpella e Shokëve të Shpellës.

Shokët e shpellës

Decius. Deciusi sundoi perandorinë romake ndërmjet viteve 249 – 251 e.s. dhe periudha e tij e sundimit njihet mirë për torturat që ai praktikoi mbi pasuesit e Isait. Sipas komentuesve muslimanë, zona ku ndodhi ngjarja ishte quajtur "Afesus" ose "Afesos". Sipas Gibonsit, emri i këtij vendi është Efes. I vendosur mbi bregun perëndimor të Anatolisë, ky qytet ishte një prej qyteteve-port të perandorisë romake. Rrënojat e këtij qyteti njihen në ditët tona si rrënojat e qytetit antik të Efesusit. Emri i perandorit, në periudhën e sundimit të të cilit u zgjuan Shokët e Shpellës nga gjumi i tyre i gjatë, është Tezusius, sipas studiuesve muslimanë apo Theodosius II, sipas Gibonsit. Ky perandor sundoi ndërmjet viteve 408 – 450 e.s. Duke iu referuar ajetit të mëposhtëm, në disa komente thuhet se hyrja e shpellës binte nga veriu, kështu që drita e diellit nuk mund të depërtonte brenda. Ata që mund të kalonin afër shpellës nuk mund të shihnin se ç'kishte brenda. Ajeti i Kuranit që flet për këtë informon: Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lëvizur nga e djathta e shpellës, ndërsa kur perëndonte largohej prej tyre nga ana e majtë, kurse ata qëndronin shtrirë në një vend të gjerë në mes të shpellës. (El-Kehf: 17)

Arkeologu dr. Musa Baran është i mendimit se Efesi është vendi ku jetoi ky grup besimtarësh të rinj, në librin e tij të quajtur "Ephesus", ku thotë: Në vitin 250 p.e.s. shtatë të rinj që jetonin në Efes zgjodhën krishtërimin dhe refuzuan idhujtarinë. Duke u përpjekur për të gjetur një rrugëzgjidhje, këta të rinj gjetën një shpellë në shpatin e pjerrët lindor të malit Pion. Ushtarët romakë e panë këtë dhe ndërtuan një mur në hyrje të shpellës.45

Në kohët e sotme dihet se mbi këto rrënoja dhe varre të vjetra janë ndërtuar shumë ndërtesa fetare. Gërmimet e bëra nga Instituti Arkeologjik Austriak në 1926, zbuluan se rrënojat e gjetura mbi shpatin e pjerrët lindor të malit Pion i përkisnin një ndërtese të ndërtuar në emër të

145

146

POPUJT E ZHDUKUR

Shokëve të Shpellës në mes të shekullit VII (gjatë sundimit të Theodosius II).46

A janë Shokët e Shpellës nga Tarsusi? Vendi i dytë i supozuar si vendi ku jetuan Shokët e Shpellës, është Tarsusi. Në Tarsus ekziston një shpellë që përngjason shumë me atë që përshkruhet në Kuran dhe gjendet mbi një mal të njohur me emrin Encilus ose Bencilus (në veri-perëndim të Tarsusit). Mendimi, se Tarsusi është vendi i shpellës, është mendimi i shumë dijetarëve muslimanë. Një nga komentuesit më të njohur të Kuranit, Taberiu, e përcakton emrin e malit ku gjendej shpella si "Bencilius", në librin e tij të quajtur "Historia e popujve". Ai gjithashtu shton se ky mal është në Tarsus.47 Një tjetër komentues i Kuranit, Muhamed Emin, thotë se emri i malit ishte "Pencilus" dhe ndodhet në Tarsus. Emri që shqiptohet Pencilus ndonjëherë mund të shqiptohet edhe Encilus. Sipas tij, ndryshimi midis fjalëve shkaktohet nga shqiptimet e ndryshme të shkronjës "b" ose nga humbja e një shkronje nga fjala origjinale.48 Fahrudin Raziu, një tjetër komentues i Kuranit, shpjegon në studimin e tij se: "edhe pse ky vend quhet Efes, qëllimi është për të treguar Tarsusin, sepse Efes është vetëm një emër tjetër i Tarsusit".49 Përveç kësaj, ky vend përcaktohet si Tarsusi nga shumë dijetarë të tjerë. Të gjithë këta komentatorë e shpjegojnë fjalinë "… Ju mund ta

Shpella në Efesus e parë nga jashtë.

Shokët e shpellës

147

shihnit diellin kur lindte, duke lëvizur nga e djathta e shpellës, ndërsa kur perëndonte largohej prej tyre nga ana e majtë…" të ajetit 17 (ElKehf), duke thënë se hyrja e shpellës në mal binte nga veriu.50 Vendbanimi i Shokëve të Shpellës ishte subjekt me interes edhe në kohën e perandorisë osmane. Në atë kohë janë bërë disa studime mbi këtë subjekt. Ka disa korrespondenca dhe një shkëmbim informacioni mbi këtë subjekt në arkivat osmane të kryeministrisë. P.sh., në një letër dërguar financës supreme të shtetit osman nga administrata lokale e Tarsusit gjendet një kërkesë zyrtare dhe një mesazh i bashkangjitur që kërkonte t'u jepej rrogë atyre njerëzve që merreshin me pastrimin dhe mirëmbajtjen e shpellës së Shokëve të Shpellës. Përgjigja që iu dha kësaj letre thoshte se në mënyrë që ajo pagesë të jepej, ishte e nevojshme që të zbulohej nëse ky vend ishte me të vërtetë vendi ku kishin banuar Shokët e Shpellës apo jo. Studimet e bëra për këtë qëllim kanë qenë shumë të dobishme në përcaktimin e vendndodhjes së vërtetë të shpellës. Në një raport të përgatitur pas një hetimi të bërë nga Këshilli Kombëtar, thuhet: "Në veri të Tarsusit, një provincë e Adanas, gjendet një shpellë mbi një mal dy orë larg nga Tarsusi, hyrja e së cilës bie nga veriu, ashtu siç thuhet në Kuran.51 Debatet e bëra për Shokët e Shpellës, ku dhe kur jetuan ata, gjithmonë i nxisnin autoritetet që të bënin studime mbi këtë subjekt. Kështu, shumë komente u bënë mbi këtë çështje. Megjithatë, asnjë nga këto komente nuk mund të konsiderohet i sigurtë, prandaj, pyetje të tilla

Shpella në Tarsus, e cila mendohet të jetë shpella e Shokëve të Shpellës.

Përse nuk udhëtojnë në tokë që të shohin si ishte përfundimi i popujve para tyre? Ata ishin më të fuqishëm, punuan tokën dhe ndërtuan në të më shumë se ç'kanë bërë këta (idhujtarët e Mekës). Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me argumente të qarta. Sigurisht që nuk ishte Allahu Ai që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. (Er-Rum: 9)

si: në cilën periudhë jetuan këta besimtarë apo në cilin vend ndodhet shpella

e përmendur në Kuran, mbesin pa përgjigje të sigurta.

Përfundim

T

149

ë gjithë popujt që kemi shqyrtuar deri tani kishin disa cilësi të përbashkëta. Ata vepronin kundër ligjeve të Allahut, adhuronin zota të tjerë, silleshin në mënyrë arrogante, merrnin në mënyrë të padrejtë

pronën e tjetrit, ishin të prirë për shthurje seksuale dhe paturpësi. Një veçori tjetër të ngjashme që ata kishin ishte shtypja dhe padrejtësia që ushtronin ndaj atyre pak besimtarëve që jetonin pranë tyre. Qëllimi i paralajmërimeve në Kuran sigurisht që nuk është thjesht njohja e historive të profetëve dhe popujve të tyre, por dhënia e një “shembulli” për të gjithë njerëzit: A nuk shërben si udhëzim për ta (që të dinë) se sa shumë breza kemi shkatërruar më parë, nëpër vendbanimet e të cilëve ata kalojnë? Me të vërtetë që këtu ka argumente të qarta për njerëzit me arsye të shëndoshë. (Ta Ha: 128)

Në qoftë se ne i konsiderojmë të gjitha këto histori si “shembuj”, atëherë mund të vërejmë se disa pjesë të shoqërisë sonë nuk janë më mirë, përsa i përket degjenerimit dhe tejkalimit të kufijve se popujt që u shkatërruan, siç u tregua më sipër. Veçanërisht, një grup i rëndësishëm i “shtresës drejtuese të shoqërisë” – të cilët quhen ndryshe dhe “shtresa e lartë”- nuk janë shumë ndryshe nga njerëzit e zhdukur, për të cilët kemi folur deri tani. Shumë prej tyre nuk hezitojnë të shfaqin të gjitha format e armiqësisë ndaj besimtarëve. Pjesa më e madhe e shoqërive në ditët tona kanë një numër të lartë homoseksualësh, gjë që na kujton menjëherë popullin e Lutit. Homoseksualët marrin pjesë në mbrëmje seksuale me "njerëzit udhëheqës të shoqërisë" dhe ekspozojnë të gjitha llojet e shthurjeve, duke ua kaluar edhe vetë njerëzve të Sodomit dhe Gomorrës. Veçanërisht disa grupe prej tyre, të cilat banojnë në qytetet më të mëdha të botës, kanë shkuar edhe më tutje se ata të Pompeit. Të gjitha shoqëritë që ne kemi shqyrtuar janë ndëshkuar nëpërmjet fatkeqësive të ndryshme, si shembje toke, stuhi, përmbytje etj. Po ashtu, shoqëritë që humbin rrugën dhe guxojnë të bëjnë të njëjtat gabime të popujve të kaluar mund të ndëshkohen në të njëjtën mënyrë. Nuk duhet harruar se Allahu mund të ndëshkojë kë të dojë dhe kur të

150

POPUJT E ZHDUKUR

dojë, ashtu siç mund ta lërë dikë të vazhdojë të jetojë në mohim e mendjemadhësie dhe ta ndëshkojë në botën tjetër: … disa prej tyre Ne i ndëshkuam me një erë të fuqishme me shi gurësh, disa të tjerë i ndëshkuam me një britmë të fuqishme, disa të tjerë Ne bëmë që t'i përpijë toka, disa të tjerë Ne i fundosëm dhe i përmbytëm. Nuk ishte Allahu Ai që u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. (ElAnkebut: 40)

Kurani gjithashtu tregon për një besimtar, i cili ishte nga familja e faraonit dhe jetoi gjatë periudhës së Musait, por nuk e shprehu hapur besimin e tij. Ai i tha popullit të tij: "O njerëzit e mi! Unë kam frikë se do të pësoni fatin e popujve të mëparshëm. Fatin e popullit të Nuhut, Adit, Themudit dhe atyre që erdhën më pas. Allahu nuk dëshiron t'u bëjë padrejtësi robërve të Tij. O njerëzit e mi! Unë kam frikë për ju ditën e thirrjes së përbashkët. Ditën kur do të ikni të frikësuar, duke mos pasur asnjë mbrojtës prej dënimit të Allahut. Atë që Allahu e lë në humbje nuk ka se kush ta ndihmojë." (Gafir: 30 – 33)

Të gjithë profetët u folën popujve të tyre për Ditën e Gjykimit dhe i paralajmëruan për ndëshkimin e dhimbshëm të Allahut. Të njëjtën gjë bëri edhe ky besimtar, i cili e fshehu besimin e tij. Të gjithë profetët dhe lajmëtarët e kaluan jetën e tyre duke u shpjeguar e mësuar këto çështje popujve të tyre. Por shumë shpesh, njerëzit i akuzonin profetët si gënjeshtarë, shpifës e të çmendur, ndaj dhe vazhdonin praktikimin e veprave të tyre të shëmtuara, pa menduar dhe pa u frikësuar nga paralajmërimet e profetëve. Madje disa prej tyre shkuan aq larg sa u përpoqën t'i vrasin e t'i dëbojnë besimtarët. Në të shumtën e rasteve, numri i besimtarëve që ndiqnin profetët ishte shumë i vogël. Këta besimtarë të paktë ishin njerëzit e vetëm që shpëtonin nga ndëshkimi së bashku me profetët e tyre. Megjithëse kanë kaluar mijëra vjet dhe kanë ndryshuar vendet, zakonet, teknologjitë dhe qytetërimet, akoma nuk kanë ndryshuar shumë gjëra në strukturat sociale të shumë popujve të shthurur e mohues. Siç e theksuam më

Shënime lart, një pjesë e caktuar e shoqërisë në të cilën ne jetojmë, i ka të gjitha cilësitë e ndyra të popujve të përshkruar në Kuran. Ashtu si Themudi, i cili bënte hile në tregëti, edhe sot një numër i madh njerëzish që merren me tregëti e fitojnë pasurinë e tyre duke mashtruar, gënjyer apo duke u bërë hile të tjerëve. Sot në botë ekziston një komunitet homoseksualësh,

i

cili

mbrohet

ligjërisht nga ligjet e sotme të shteteve të "përparuara" dhe nuk bie aspak poshtë për nga ndyrësitë dhe gjërat e neveritshme

kur

krahasohet

me

popullin e Lutit. Gjithashtu, një pjesë shumë e madhe e shoqërisë përbëhet nga njerëz mosmirënjohës dhe rebelë, si sebeinët, nga njerëz jofalenderues për pasurinë dhe forcën e tyre, si populli i Iramit, nga njerëz arrogantë që fyejnë besimtarët, si populli i Nuhut. Këto

janë

shenja

shumë

domethënëse. Ne duhet të ngulisim në mendje se përparimi ushtarak, ekonomik, shkencor apo industrial nuk mund t'i ndihmojë në asnjë mënyrë njerëzit mohues, arrogantë e mosmirënjohës prej ndëshkimit të Allahut. O njerëz! Merrni mësim nga popujt që u shkatërruan para jush dhe mos u bëni mohues. Kini frikë Allahun dhe bindjuni Atij që t'i shpëtoni dënimit.

Mos

harroni

se

ndëshkimi i Allahut është shumë i

ashpër. 1 Max Mallowan, “Nuh’s Flood Reconsidered”, Irak: XXVI-2, 1964, fq.66 2 Shih më sipër. 3 “Muazzez Ilmiye Cig, Kuran, Incil ve Tevrat’in Sümer’deki Kkleri”, 2.b., Stamboll: Kajnak, 1996 4 Werner Keller, “Und die Bibel hat doch recht”, New York: William Morrow, 1964, fq. 25-29 5 Max Mallowan, “Nuh’s Flood Reconsidered”, Irak: XXVI-2, 1964, fq. 70 6 Werner Keller, “Und die Bibel hat doch recht”, New York: William Morrow, 1964, fq. 23-32 7 "Kish", Britannica Micropaedia, Vol VI, fq. 893 8 "Shuruppak", Britannica Micropaedia, Vol X, fq. 772 9 Max Mallowan, “Early Dynastic Period in Mesapotamia”, Cambridge Ancient History 1-2, Cambridge: 1971, fq. 238 10 Joseph Campbell, “Eastern Mythology”, fq. 129 11 “Bilim ve Utopya”, July 1996, 176. Shënimi fq. 19 12 Everett C. Blake, Anna G. Edmonds, “Biblical Sites in Turkey”, Stamboll: Redhouse Press, 1977, fq. 13 13 “Werner Keller Und die Bibel hat doch recht”, New York: William Morrow, 1964 fq. 75-76 14 "Le Monde de la Bible", Arkeologjia dhe Historia, Korrik-Gusht 1993 15 “Werner Keller Und die Bibel hat doch recht”, New York: William Morrow, 1964, fq. 76 16 Shih më sipër, fq. 73-74 17 Shih më sipër, fq. 75-76 18 G. Ernest Wright, "Bringing Old Testament Times to Life", National Geographic, Vol. 112, Dhjetor 1957, fq. 833 19 Thomas H. Maugh II, "Ubar, Fabled Lost City, Found by LA Team", The Los Angeles Times, 5 Shkurt 1992. 20 Kemal Salibi, “A History of Arabia”, Caravan Books, 1980 21 Bertram Thomas, “Arabia Felix: Across the ‘Empty Quarter’ of Arabia”, New York: Schrieber’s Sons 1932, fq. 161 22 Charlene Crabb, "Frankincense", Discover, Janar 1993 23 Nigel Groom, “Frankincense and Myrrh”, Longman, 1981, fq. 81 24 Shih më sipër, fq. 72 25 Joachim Chwaszcza, Yemen, 4PA Press, 1992 26 Shih më sipër 27 Brian Doe, “Southern Arabia”, Thames and Hudson, 1971, p. 21 28 “Ça M’Interesse”, Janar 1993 29 "Hicr", Islam Ansiklopedisi: Islam Alemi, Tarihi, Cografya, Etnografya ve Bibliyografya Lugati, Vol. V/1, fq. 475

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF