E DRTEJTA Penale Nderkombetaree

September 7, 2017 | Author: Ramë Qarri | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

e drejta...

Description

GAZMEND SOPA E DRTEJTA PENALE NDËRKOMBËTARE, eshtë degë e shkencës penale dhe tërsi e normave penale pozitive të një shteti dhe të normave ndërkombëtare,me të cilat rregullohen çështje penale në planin ndërkombëtar’’ 1.SUBSTITUTET e EMERIMIT të së DREJTES PENALE NDERKOMBETARE Krahas emërtimit e Dr. Penale Ndërk.,në literaturën penale janë bërë përpjekje që kjo degë e së drejtës të përcaktohet me emërtime të ndryshme. Kështu disa autor të dr. penale ndërk.e shohin si të dr. Ndërk., përkatësisht si e dr. supranacionale dhe për këtë degë të drejtësisë propozojnë emërtimin e drejta penale ndërshtetërore ,e drejta penale universale apo e drejta penale supranacionale. Sipas këtyre autorëve kjo e dr. do të vlente për të gjitha shtetet dhe ndaj të gjithë individëve,pa marrë parasysh zgjidhjet e të drejtave të tyre penale nacionale. Disa autorë të tjerë për këtë degë të drejtësisë propozojnë emërtimin e drejta ndërk. publike penale dhe e drejta ndërkombëtare e veprave penale. Emërtimi e drejta ndërkombëtare penale sipas shumicës së autorëve është shumë i gjërë dhe në masë të konsiderueshme nuk është adekuat. Sipas këtij emërtimi del se të gjitha V.P. madje edhe sanksionet penale, janë paraparë me të dr. penale ndërk. Edhe përkundër asaj se një numër i V.P. janë të parapara me të dr. penale ndërk. siç janë p.sh. krimi gjenocidit, krimet e luftës, diskriminimi racor, nacional apo fetar etj, mirëpo shumica e veprave me elemente ndërk. si dhe një mori çështjes të tjera që janë të ndërlidhura me këto lloje të V.P. siç është p.sh. ekstradimi dhe mënyrat e tjera të ndihmës juridike –penale ndërk., e drejta e azilit, çështja e ekzekutimit të sanksioneve penale ndaj kryerësve të këtyre V.P. janë të rregulluara me të dr. penale nacionale. Prandaj me të drejtë në literaturën e shkencave penale dominon mendimi se për këtë degë të drejtësisë është më adekuat emërtimi E drejta Penale Ndërkombëtare e cila synon që ti sublimojë dhe ti rregulloj në parime të përbashkëta të gjitha çështjet penale të cilat shtrohen në planin ndërk. 2.ELEMENTET NDERKOMBETARE te VEPRAVE PENALE - Me termin element ndërk. në këtë degë të drejtësisë nënkuptohet çdo moment i cili lëndës së caktuar penale e jep rëndësi apo rezonancë në relacionet ndërk. ose më thjesht,si element ndërk. i V.P. konsiderohet çdo element i cili në lëndën e caktuar penale e ndërlidh(involvon) edhe një shtet tjetër apo më shumë shtete të tjera. Si elemente ndërkombëtare më tipike të veprave penale janë; - nëse shtetasi i huaj kryen veprën penale në një shtet - nëse në nj shtet të caktuar shtetasi i huaj kryen veprën penale në dëm t shtetasit të huaj - nëse ne një shtet gjykohet shtetasi i huaj për veprën penale të kryer në shtetin tjetër - nëse vepra penale është kryer në territorin e shumë shteteve - nëse vepra penale është kryer në hapësirën që nuk është në sovranitetin e asnjë shteti - nëse është fjala për veprën penale për të cilën është duke u zhvilluar procedura penale në shtetin tjetër apo atje i është shqiptuar aktgjykimi - nëse një shtet kërkon ekstradimin e personit apo kërkon ndonjë ndihmë tjetër juridike për zhvillimin e procedurës penale -nëse një shtet e kërkon ekstradimin e personit nga shteti tjetër i cili atje gëzon të drejtën e azilit -nëse vepra penale është kryer nga personi i cili gëzon imunitet diplomatikë -nëse është fjala për veprën penale për të cilën kryerësi është gjykuar në shtetin e huaj -nëse është fjala për vepra penale të parapara me të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare apo me të drejtën ndërkombëtare konvencionale

-nëse është fjala për kompetencën e organizmave ndërkombëtare në lëndët penale siç janë; Evropoli, Interpoli dhe gjykatat penale ndërk. -nëse është fjala për lëndën penale në të cilën duhet të zbatohet apo të merret parasysh e dr. e huaj

3.ASPEKTI JURIDIK dhe ASPEKTI KRIMINALO-POLITIK i se Dr. PENALE NDERKOMBETAR - ASPEKTI JURIDIK e së dr. penale ndërk. konsiston në stimulimin(përcaktimin) e normave juridike me të cilat do të gjenden zgjidhje për V.P. me elemente ndërk. dhe çështje të tjera që ndërlidhen me to .Zgjidhja e çështjeve të V.P. me elemente ndërk. bëhet me anë të legjislacioneve penale të shteteve(me legjislacionet nacionale)dhe me të dr. Ndërk. Normat juridike që u referohen V.P. me elemente ndërk. duhet sistemuar dhe inkorporuar në një strukturë harmonike. Si themel i të gjitha këtyre normave shërbejnë parimet e përgjithshme të së dr. ndërk. të cilat aspirojnë respektimin e të dr. dhe lirive të njeriut. Me zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit si dhe proceset integruese ndërshtetërore, në opinionin ndërk. është formësuar koncepti se normat e së dr.ndërk. janë të karakterit supranacional, janë të obligueshme për të gjitha shtetet. Së këndejmi edhe për të dr. penale tani vlen parimi se legjislacioni penal nacional(i shtetit të caktuar) duhet ti jetësoj normat me të cilat janë paraparë V.P. në konventat ndërk., pra shtetet e tanishme të cilat i nënshkruajnë konventat e caktuara ndërk.,obligohen që këto inkriminime ti parashohin në legjislacionet e tyre penale nacionale. ASPEKTI KRIMINALO-POLITIK - Meqenëse kriminaliteti kushtëzohet nga rrethana dhe faktorë të shumtë të natyrave të ndryshme, theksi i politikës kriminale bie mbi reformën e avancimin e së drejtës penale, procedurës penale, sistemit të sanksioneve penale dhe mënyrës së ekzekutimit të tyre. Kriminaliteti ndërk., politikës kriminale i ka vënë detyra shumë të mëdha që të gjej solucione në lëmin e së dr. nacionale dhe të asaj ndërk. për parandalimin dhe luftimin më të suksesshëm të V.P. me elemente ndërk. 4.ASPEKTI KRIMINOLOGJIK dhe ASPEKTI PENOLOGJIK i së Dr. penale ndërk. Kriminologjia është shkencë komplekse mbi kriminalitetin e cila për lëndë studimi ka format e paraqitjes, strukturën, dinamikën si dhe shkaqet e kushtet e të gjitha sjelljeve kriminale në shoqëri. Aspekti kriminologjikë edhe pse i tejkalon suazat e studimit të së dr. penale ndërk. nuk mundë të injorohet në tersi nga kjo lëndë,.ngase pa hulumtimin dhe ndriçimin e shkaqeve, kushteve, strukturës dhe dinamikës së V.P. me elemente ndërk.,nuk mundë të ushtrohet luftë efikase në parandalimin dhe ndëshkimin e kryerësve të këtij lloji të kriminalitetit. ASPEKTI PENOLOGJIK -E dr. penale ndërk. dhe të dr. nacionale kanë bërë përpjekje që të gjenden zgjedhje për situatat e ekzekutimit të dënimit të shtetasve të huaj në mënyrë që të arrihet qëllimi më i plotë i dënimit dhe të mos vështirësohet pozita e të ndëshkuarve të huaj në krahasim me të dënuarit vendas. Në këtë drejtim janë arritur rezultate të dukshme dhe në këtë planë janë nënshkruar konventa multilaterale dhe bilaterale midis shteteve,në të cilat është paraparë mundësia e ekzekutimit të dënimit të shtetasve të huaj në shtetet,.shtetësinë e të cilit e mbajnë. KONVENTAT më të RENDESISHME në këtë PLAN janë; -Konventa evropiane për ndëshkimin e delikteve në trafikun rrugor (1972); -Konventa evropiane për ndëshkimin e personave të dënuar me kusht dhe personave të liruar me kusht; (1975) -Konventa evropiane për vlefshmërinë ndërk të aktgjykimeve penale (1974); -Konventa evropiane për transferimin e personave të dënuar (1983) Siç shihet shtimi enorm i kriminalitetit ndërk. ka determinuar risi të rëndësishme edhe në fushën e penologjisë, përkatësisht në planin e ekzekutimit të sanksioneve penale. Me këtë risi shteti heq dorë nga ky segment e sovraniteti, por kjo është në interes të të gjitha shteteve në luftë kundër kriminalitetit

5.NDARJA e së DREJTES PENALE NDERKOMBETARE E dr. penale ndërk. është degë e së dr. pozitive autonome e mëvetësishme dhe unike, kjo degë ndahet në; a)E drejta penale ndërkombëtare MATERIALE-është sistem i normave juridike me të cilat përcaktohet nocioni dhe karakteristikat e V.P. ndërk., bazat e përgjegjësisë penale dhe sistemi i sanksioneve penale b)E drejta e . penale ndërkombëtare –e përcakton nocionin dhe llojet e subjekteve në proc. penale, parimet e proc. ,llojet dhe ecurinë e proc. penale në gjykatat ndërkombëtare . c)E drejta penale ndërkombëtare ekzekutive-e përcakton proc.,mënyrën dhe kushtet e ekzekutimit të sanksioneve të shqiptuara nga gjykatat penale ndërk. Krahas kësaj ndarje kemi edhe ndarjen në; -PJESA E PERGJITHSHME e se DREJTES PENALE NDERKOMBETARE – përcakton parimet e veprimit të së dr. penale ndërk., nocionin dhe elementet e V.P. ndërk.,stadet e kryerjes së V.P. ndërk., çështjen e bashkimit të V.P. ndërk.,bazat e përjashtimit të V.P. ndërk.,nocionin dhe karakteristikat e përgjegjësisë penale ,bazat e përgjegjësisë penale, nocionin, karakteristikat dhe llojet e sanksioneve penale . - PJESA E POSAQME e se DREJTES PENALE NDERKOMBETARE – i parasheh V.P. ndërk., llojet e tyre, format e privilegjuara dhe të kualifikuara si dhe llojet dhe lartësitë e sanksioneve penale . 6.AKTUALITETI i së DREJTESPENALE NDERKOMBETARE Një ndër karakteristikat e shoqërisë bashkëkohore është mobiliteti,qarkullimi masiv i njerëzve prej një shteti në shtetin tjetër. Shkaqet e këtij migracioni janë të ndryshme,por ato që kanë shtyrë njerëzit të migrojnë prej një shteti në shtetin tjetër kryesisht janë shkaqe ekonomike ato që kanë shtyre numrin më të madh të njerëzve të qëndrojnë përkohsishtë apo përgjithëmon në shtetet e huaja. Pastaj krizat politike nëpër vende të ndryshme të botës, luftërat ndërshtetërore dhe ndëretnike si dhe një varg faktorësh të tjerë. Prandaj e gjithë kjo lëvizje e njerëzve prej një vendi në vendin tjetër ka bërë të mundshëm edhe shtimin e kriminalitetit, shih për këtë një rol të veçantë në shtimin e V.P. ndërk. ka bërë zbulimi i kompjuterit që bërë të mundur edhe zbulimin e internetit ,me anë të të cilit bëhet e mundur kryerja e V.P. nga një skaj i botës në skajin tjetër të saj. Shtimi enorm dhe permanent i V.P. me elemente ndërk. ka bërë që policia,prokurorët,gjyqtarët,avokatët si dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të ndryshme të ballafaqohen me këtë lloj të kriminaliteti që është shumë kompleks. 7.ASPEKTET e STUDIMIT të V.P. me ELEMENT NDERKOMBETARE Duke marr parasysh një ndër katër disiplinat kryesore të shkencave penale,çështjet nga lëmi e së dr. penale ndërk. mund të studiohen në;aspektin juridik,kriminalo-politik,kriminologjik dhe penologjik 8.FILLET dhe ZHVILLIMI i së DREJTES PENALE NDERKOMBETARE deri në Luftën e Dytë Botërore Lidhur me fillet apo paraqitjen e së dr. penale ndërk.,në shkencën juridike ekzistojnë mendime të ndryshme. Disa mendojnë se këto janë paraqitur në gjysmën e parë të shek.XVI,disa të tjerë mendojnë se fillet e para janë paraqitur në shek.XVII,ndërsa të tjerët mendojnë se e dr. penale ndërk. në kuptimin e tanishëm daton që nga postulati i njohur i Hugo Graciusit,,aut dedere aut punire,,(ose dorëzoje ose ndëshkoje)-shek.XVII. E dr. penale ndërk., zhvillimin e saj e shënon sidomos me paraqitjen e ideve dhe tendencave te shteteve dhe të bashkësive ndërk. që në kuadrin e mundësive të humanizohet lufta. Zhvillim më të hovshëm e dr. penale ndërk. merr me nxjerrjen e Konventës së Petrogradit ,Konventës së Gjenevës për mbrojtjen e të plagosurve dhe të sëmurëve gjatë kohës së luftës në vitin 1864 dhe konventave të Hagës në vitin 1899 dhe 1907. Këto

konventa në fakt paraqesin një lloj kodifikimi të së dr. Ndërk. luftarake. Në bazë të këtyre konventave u bë gjykimi i kriminelëve të Luftës së Par dhe të Dytë Botërore. 9.ZHVILLIMI i së Dr. PENALE NDERKOMBETARE pas LUFTES së DYTE BOTERORE si e drejtë SUPERNACIONALE(kontributi i OKB-së,Unionit Evropian dhe Këshillit të Evropës) Pas luftës së Dytë Botërore zhvillimi i së dr. penale ndërk. u orientua në akceptimin e konceptit se duhet të ndërtohet një e dr. penale ndërk. e cila do të kishte autoritet dhe mekanizma që tua imponoj shteteve aplikimin e normave edhe ne rastet kur shtetet e kundërshtojnë, pra me fjalë të tjera që normat e së dr. penale ndërk. të kenë karakter obligues për shtetet nacionale. Krahas ndërtimit të normave të së dr. penale ndërk. me anë të marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale,e dr. penale ndërk. është duke u kodifikuar dhe konsoliduar me anë të aprovimit të normave supranacionale, njohja e të cilave nuk varet nga vullneti i shtetit. Norma të tilla të cilat janë nxjerrë dhe janë të obligueshme për të gjitha shtetet janë; Konventa e Gjenevës,.Konventat e Hagës,.Statuti i Tribunalit të Hagës dhe një mori konventash dhe aktesh tjera ndërk. Në fushën e së dr. penale ndërk., bashkësia ndërk. si autoritet (pushtet )supranacional i ka dy funksione në raport me legjislacionin e shteteve; a)Funksionin rregullativ dhe b)Funksionin koordinues a)FUNKSIONI RREGULLATIV -shprehet duke aprovuar norma të së dr. penale ndërk., të cilat kanë karakter universal imperativ,do të thotë se këto norma aplikohen ndaj secilit,madje edhe në rastet kur ligjet e shteteve këtë nuk e parashohin,si dhe në rastet kur aplikimi i këtyre normave është në kundërshtim me ligjet e shtetit përkatës. b)FUNKSIONI KOORDINUES -konsiston në ndërmarrjen e masave me qëllim të inkurajimit të formave të ndryshme të ndihmës reciproke midis shteteve për aplikimin e legjislacionit penale të një shteti,edhe në rastet kur V.P. është kryer në territorin e një shteti tjetër, si dhe harmonizimin dhe aprovimin e instrumenteve universale në fushën e bashkëpunimit dhe aplikimit të standardeve ndërk. për të drejtat e njeriut. KONTRIBUTI i ORGANIZATAVE NDERKOMBETARE –Pas Luftë së Dytë Botërore organizatat ndërk. kanë dhënë një kontribut shumë të madh në zhvillimin e së dr. penale ndërk. Ky kontribut është shprehur në aktivitete të ndryshme në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit duke aprovuat një varg konventash dhe akteve të tjera Ndërk. Në kuadër të këtyre organizatave dallohen OKB-ra, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës. -KONVENTAT e APROVUARA nga OKB paraqesin bazë për të dr. penale ndërk., Krahas konventave OKB në zhvillimin e së dr. penale ndërk. është shprehur me anë të rezolutave dhe rekomandimeve e parimeve. -BASHKIMI EVROPIAN si organizatë shumë e rëndësishme regjionale e karakterit ndërk., konsiston në adoptimin e standardeve evropiane dhe në mbrojtjen e vlerave në legjislacionet nacionale, që mund të konsiderohet si procese të evropianizimit. Prioritet i këtij procesi është mbrojtja e njëjtë e lirive dhe e të drejtave individuale në fushën e së dr. penale ,pa mare parasysh se në cilin shtet gjendet personi. Poashtu edhe ky mekanizëm ndërk. me anë të shumë konventave dhe marrëveshjeve ka ndihmuar për avancimin dhe harmonizimin e legjislacioneve penale nacionale. -KESHILLI i EVROPES - Kontributi i kësaj organizate ndërk. në zhvillimin e së dr. penale ndërk. kryesisht ka gjetur shprehjen duke i avancuar standardet evropiane për të dr. e njeriut dhe implementimin e tyre. Edhe ky mekanizëm ndërk. këtë funksion e ka realizuar duke aprovuar konventa dhe akte të tjera ndërk.me të cilat janë garantuar liritë dhe të dr. themelore të njeriut në përgjithësi,dhe në veçanti në sferën e së dr. penale dhe në proc. penale. 10.E Dr. NDERKOMBETARE si BURIM i së Dr. PENALE Nderk. - E dr. Ndërk. është burim i rëndësishëm dhe dominant i së dr. penale ndërk. Me burime të së dr. Ndërk. nënkuptojmë konventat dhe aktet tjera ndërk. të cilat rregullojnë drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte çështje nga lëmi e së dr. penale ndërk. Këto burime mund të ndahen në dy grupe; Në grupin e PARE bëjnë pjesë konventat dhe aktet e tjera ndërk. të aprovuara nga org.

ndërk. siç janë (OKB,KE,BE etj) -Ndërsa në grupin e DYTE bëjnë pjesë kontrata e lidhur midis dy apo më shumë shteteve. Burimet e së dr. penale ndërk.; -Konventat ndërk. – Zakonet.ndërk;-Par. e përgj. juridike-Vendimet gjyqësore dhe doktrina e së dr. ndërk. 11.BURIMET INTERNE te se Dr. PENALE NDERKOMBETARE - janë legjislacionet penale të shteteve,përkatësisht burimet nacionale. Në radhë të parë si burim intern i së dr. penale ndërk janë kodet penale dhe kodet e proc. penale të shteteve, poashtu edhe si burime të së dr. penale ndërk. konsiderohen disa ligje të posaçme të shteteve si p.sh.ligjet mbi komunikacionin rrugor, komunikacionin ajror, detar, ligjet ushtarake etj. 12.Nocioni i parimit ,,NE BIS IN IDEM’’ dhe VLEFSHMERIA e tij në të drejtën penale ndërkombëtare, GJYKATA NDERKOMBETARE me GJYKATAT NACIONALE - Ky është një parim universal sipas të cilit askush nuk mund të gjykohet dy apo më shumë herë për të njëjtën vepër për të cilën më parë është gjykuar me aktgjykim të plotfuqishëm, ky parim është paraparë në disa dispozita të së dr. penale ndërk. si dhe në parimet lidhur me veprimin territorial të legjislacioneve nacionale, ekstradimit etj. Parimi ,,NE BIS IN IDEM” në fushën e së dr. penale ndërk. i ka disa kufizime të cilat janë edhe të arsyeshme. Ky parim nuk vlen në rastet e proc. penale të zhvilluara dhe të përfunduara me aktgjykim të plotfuqishëm në nivele të shteteve në rastet kur është fjala për V.P. ndërk. Me fjale te tjera përfundimi i gjykimit me aktgjykim te plotfuqishëm nga ana e gjykatës se një shteti nuk është pengese qe pranë Gjykatës Penale Ndërk. te zhvillohet proc. penale për te njëjtën vepër. Parimi “NE BIS IN IDEM” respektohet për V.P. ndërk. kur është fjala për aktgjykim te plotfuqishëm te gjykatës penale ndërk. ne relacion me gjykatën e shtetit përkatës. Ky parim është ne funksion te drejtpërdrejtë te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te njeriut, ngase e parasheh ndalesën qe personi te gjykohet dhe te dënohet dy apo me shume here për te njëjtën V.P. Dallimi i këtij parimi ne mes gjykatës ndërk. dhe gjykatave nacionale qëndron ne atë se sipas statusit te tribunalit te Hagës nëse një person është dënuar apo liruar nga gjykata nacionale, tribunali i Hagës serish mund te zhvilloje proc. penale ndaj te njëjtit person për te njëjtën vepër, nëse konstaton se proc. ka qene joobjektive apo e orientuar me qellim te shmangies nga përgjegjësia penale. Ndërsa ne rastet kur nga Gjykata Penale Ndërk. është përfunduar me aktgjykim te plotfuqishëm për V.P. te caktuar ne te cilën personi është dënuar apo është liruar, gjykatat nacionale nuk kane te drejte serish ta gjykojnë personin për te njëjtën vepër. 13. MBROJTJA e LIRIVE dhe te Dr. Te NJERIUT ne te Dr. PENALE MATERIALE PARIMI i LEGALITETIT -apo i ligjshmërisë qe u shpreh ne aforizmin latin “ NULLUM CRIMEN, NULLA POENA SINE LEGE” qe ne gjuhen shqipe de te thotë: një vepër nuk mund te konsiderohet V.P. dhe kryesi i saj nuk mund te dënohet nëse me pare nuk është parapare me ligj. Siç shihet nga kjo maksime ky parim ne radhe te pare është parapare me qellim te mbrojtjes se lirive, te drejtave dhe sigurisë te qytetareve. Për shkak te rendësis shumë te madhe për te drejtat, liritë, barazinë dhe sigurinë e qytetareve ky parim fitoi dimensione te gjera dhe u përvetësua ne konventat dhe deklaratat me te rëndësishme ndërk. Sipas këtij parimi legjislacionet nacionale duhet ne mënyre decidive te përcaktojnë me ligjet e tyre se cilat vepra konsiderohen V.P. dhe çfarë lloj sanksionesh mund te shqiptohen. Dimensioni i parimi te legalitet ne kuptimin e tij te plote nuk konsiston ne respektimin e tij vetëm brenda përbrenda një shteti, por edhe ne përmasa ndërk. Ky parim përfshinë ne vete edhe ndalimin e veprimit retroaktiv te ligjit penal. Parimi i legaliteti si një nder mekanizmat juridike te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te njeriut e shtrin veprimin e vet edhe ne fushën e bashkëveprimit ndërk. ne lendet penale. Si një nder kushtet e bashkëpunimit ndërk., veçanërisht për rastet e ekstradimit, kërkohet qe vepra për te cilën kërkohet ekstradimi, duhet te jete e parapare si V.P., si ne shtetin ku gjendet personi, ashtu edhe ne shtetin i cili e kërkon qe te ekstradohet.

NDALESAT e DENIMEVE te VRAZHDA dhe JOHUMANE-Me ane te dënimeve dhe sanksioneve te tjera penale, kryerësve te V.P. u merren apo u kufizohen liritë dhe te drejtat themelore (jeta, liria e lëvizjes, pasuria, ushtrimi i profesionit, dëbimi nga vendi etj). Lidhur me ketë ne te dr. penale ndërk. janë përcaktuar parimet themelore sipas te cilave, dënime dhe sanksionet te cilat ne mase te pakufizuar ua heqin apo ua reduktojnë liritë dhe te drejtat personave, konsiderohen vetëm si akte represive, hakmarrëse me te vetmin qellim qe te shkaktohen mundime dhe vuajtje. Për ketë arsye bashkësia ndërk. i ka caktuar disa limite te cilat duhet te respektohen ne mënyre qe dënimi te mos jete represion i vrazhde dhe i paskrupullt ndaj lirive dhe te drejtave te njeriu. Ndalesat e tilla te dënimeve te vrazhda dhe johumane janë parapare shprehimisht ne konventat me te rëndësishme ndërk., siç janë: Deklaratën Universale Për Te Drejtat e Njeriut, si dhe Paktin Ndërkombëtare Për Te Drejtat Civile dhe Politike. Ndalesa e aplikimit te torturës dhe e dënimeve te vrazhda, johumane dhe degraduese është ngritur ne nivel ndërk.dhe gjithashtu zbatohet edhe si kriter për bashkëpunimin ndërk. ne lendet penale. ABONIMI i DENIMIT me VDEKJE -Sipas filozofisë se re te lirive dhe te drejtave te njeriut, shteti nuk ka te drejte te shqiptoje dënimin me vdekje, ngase qytetaret nuk ja kane deleguar ketë te drejte, gjithashtu është e rrezikshme qe shteti ta ketë këtë te drejte ngase mund ta keqpërdorë për eliminimin e kundërshtarëve politike. Për ketë arsye koncepti korpusit te te drejtave universale te njeriut, ne decenien e fundit te shekullit te kaluar u orientua ne ndalimin e shqiptimit te dënimit me vdekje si rrjedhoje e respektimit absolut te se dr. për jete, kjo e drejte është e garantuar edhe me aktet me te rëndësishme te se dr. Ndërk. DENIMET ALTERNATIVE - Ne trendin e zhvillimit te se dr. Ndërk. ne fushën e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te njeriut dhe te humanizimit te se dr. penale, segment i rëndësishëm është edhe parashikimi i dënimeve dhe masave alternative, si substitut i zëvendësimit te dënimit me burgim. Me ane te dënimeve alternative ne mase shume me te vogël se me burgim, kryesit privohen nga liritë dhe te drejtat e tyre. Parashikimi i dënimeve dhe i masave alternative si substitut, zëvendësim i dënimit me burgim, është një trend progresiv ne te dr. penale bashkëkohore dhe njëherësh paraqet reforme te rëndësishme ne konceptin dhe sistemin e sanksioneve ndëshkuese. Rol te rëndësishëm ne zhvillimin progresiv te dënimeve alternative kane dhëne rezoluta te ndryshme ndërk. e ne veçanti rregullat e Tokios te cilat janë aprovuar me rezolutën e asamblesë se përgjithshme te OKB-se 14 dhjetor 1990. Këto rregulla përcaktojnë sistemin e normave dhe standardeve, te cilat bazohen ne konceptin se dënimi me burgim duhet te konsiderohet mjet i fundit dhe se duhet te stimulohen masat dhe sanksionet e tjera ne vend te dënimit me burgim, te cilat do te sigurojnë ekuilibrin ne mes te drejtave te kryesit te V.P., te drejtat e viktimës dhe interesit shoqëror. MBROJTJA dhe KOMPENZIMI i VIKTIMES -Ne aspektin e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te njeriut, viktima e V.P. është pikërisht personi te cilit me se tepërmi i cenohen apo i dëmtohen liritë dhe te drejtat e njeriut. Për ketë arsye e dr. Ndërk. dhe te dr. penale nacionale bashkëkohore, viktimës i kushtojnë kujdes te posaçëm. Ky kujdes shprehet me ane restitucionit, kompensimit te demit, ndihmës sociale te viktimës si dhe masave te tjera. Krahas këtyre masave viktimës i njehen edhe te drejta te tjera, siç janë: e drejta e kompensimit te shpenzimeve, kompensimi i kohës se humbur, e drejta qe te informohet dhe qe te konstatohet e vërteta, mbrojtja e jetës se tij private etj. Gjithashtu si segment i njohjes se te drejtave te viktimës është edhe pranimi i viktimës si pale ne proc. penale, veqanarishtë duke ia njohur edhe te drejtën qe te paraqitet si paditës subsidiar, mandej qe te propozoje prova, te ushtroje kërkesën pasurore-juridike ne proc. penale etj. Ne kuadër te kësaj te drejte janë aprovuar edhe dokumente dhe konventa te ndryshme ndërk.

SEKUESTRIMI dhe KONFISKIMI i DOBISE PASURORE -Sekuestrimi dhe konfiskimi i dobisë pasurore te fituar me V.P. si dhe i mjeteve me te cilat janë kryer V.P. është një nder format e mbrojtjes se te drejtave te viktimave, nga dobia e realizuar me V.P. u kthehet personave te dëmtuar. Duke pasur parasysh rendësin e sekuestrimit dhe konfiskimit te dobisë pasurore te fituar me V.P. për te drejtat e viktimës dhe luftës kundër kriminalitetit, Bashkësia Ndërk. me ane te konventave dhe akteve te tjera ka parapare dispozita për aplikim e këtyre masave. 14. MBROJTJA e LIRIVE dhe te Dr. Te NJERIUT ne te Dr. e Proc. PENALE Parime dhe zgjidhje konkrete me te rëndësishme te cilat u dedikohen mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te njeriut ne ligjet e proc. penale te shteteve bashkëkohore, mbështetjen e tyre e kane edhe ne te dr. ndërk. Parimet dhe zgjidhjet me te rëndësishme juridike te parapara me te dr. ndërk. te cilat janë akceptuar edhe ne legjislacionet e proc. penale janë: -PREZUMPCIONI i PAFAJESISE -Sipas këtij parimi askush nuk mund te konsiderohet i fajshëm për V.P. përderisa nuk konstatohet me aktgjykim te plotfuqishëm te gjykatës ne proc. e parapare me ligj, ky parim është parapare shprehimisht ne Paktin Ndërk. Për Liri Dhe Te Drejtat Civile Dhe Politike. Ky parim tani është parapare ne shume kushtetuat te shteteve aktuale dhe pothuaj ne te gjitha kodet e proc. penale. Parimi i pafajësisë ka shume dimensione ne funksion te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te njeriut ne përgjithësi e veçanërisht ne lëmin penal, sipas këtij parimi i cili është themel i shtetit demokratik, organet shtetërore te ndjekjes si pikënisje duhet ta kenë ketë parim edhe ne rastet kur ekziston dyshimi i bazuar se një person ka kryer V.P. -NE BIS IN IDEM -Sipas këtij parimi askush nuk mund te ndiqet dhe te dënohet për V.P. nëse është liruar ose për te cilën është dënuar me vendim te formës se prere, përkatësisht nëse proc. penale kundër tij është pushuar me vendim te formës se prere te gjykatës ose aktakuza është refuzuar me vendim te formës se prere. -E Dr. per GJYKIM te DREJTE dhe ne GJYKATE te PAVARUR -Kjo e drejte përmban ne vete një mori garancish për respektimin e lirive dhe te drejtave te pandehurve ne proc. penale siç janë: mbrojtja nga gjykimi arbitrar, e drejta për mbrojtje, e drejta për ankese, e drejta për gjykim brenda afatit te kuptueshëm etj. Ky parim është akceptuar si parim themelore ne shume kushtetuta dhe akte te rëndësishme ndërk. 15.MBROJTJA e LIRIVE dhe te Dr. Tte NJERIUT ne te Dr. PENITENCIARE Në të drejtën penitenciare, përkatësisht në fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale, çështja e të drejtave të njeriut është edhe më e rëndësishme. Kjo nga fakti se gjatë fazës së ekzekutimit të sanksioneve penale, posaçërisht gjatë ekzekutimit të dënimeve me burgim, për shkak të natyrës dhe brendisë së tyre, në mënyrë të drejtpërdrejt kufizohen apo merën të drejtat dhe liritë e njeriut. Me qëllim që të mos kufizohen apo merën të drejtat dhe liritë e njeriut të cilat nuk janë imanente, në vetë llojin dhe masën e sanksionit, si dhe të mos abuzohen autorizimet nga personeli zyrtar, të cilëve u është besuar ekzekutimi i sanksioneve penale, në të dr. penale ndërk.janë përcaktuar një mori normash dhe standartesh. Me anë të këtyre normave ndërk. synohen dy qëllime; -QELLIMI i PAR që të instalohet një koncept bashkëkohor në fushën e ekzekutimit të dënimeve, veçmas në dënimin me burgim,duke përcaktuar respektimin e standardeve dhe parimeve themelore siç janë;-parimi i ligjshmërisë, i drejtësisë, individualizmit, risocializimit dhe i humanizmit. -QELLIMI i DYTE është që normat dhe standardet e parapara me të dr. ndërk.,të shërbejnë si model për ligjet nacionale me anë të cilave përcaktohen të drejtat e personave të dënuar me burgim apo personave në paraburgim.

16.KUFIJT e PUSHTETIT REPRESIV te SHTETIT, nocioni i PUSHTETIT REPRESIV, Cka nenkuptohet me TERRITOR te SHTETIT dhe cilat HAPESIRA nuk jane ne TERRITOR te ASNJE SHTETI - Me nocionin e PUSHTET REPRESEIV të SHTETIT nënkuptohet autorizimi apo e drejta e shtetit që në territorin e vetë,veprat e caktuara të njerëzve ti konsideroj(kualifikoj) si V.P. dhe ndaj kryerësve të tyre të shqiptoj sanksione penale, kjo e drejtë represive në lëmin e së dr. penale, në kompleksin e të gjitha autorizimeve të shtetit, është një ndër atributet kryesore të sovranitetit të shtetit. Këtë të drejtë, që njëherësh është edhe obligim, shteti e realizon me anë të ligjeve të veta me të cilat në mënyrë abstrakte i inkriminon, i parasheh si V.P. të gjitha ato vepra të cilat i konsideron të rrezikshme dhe të dëmshme. Sipas të dr. penale të brendshme, por edhe sipas të dr. penale ndërk.,pushteti represiv i një shteti, përkatësisht një shtet ka të drejtë ti ndëshkoj në rastet e caktuara edhe personat që kryejnë V.P. jashtë territorit të vetë. Këto raste shprehen me rastin e zbatimit të parimit të personalitetit aktiv, pasiv, real dhe universal, si dhe në përgjithësi te shumica e V.P. me elemente ndërk., kështu që shtrirja e pushtetit represiv të shtetit nuk kufizohet vetëm në rastet kur V.P. kryhen brenda territorit të shtetit të vetë. Se në çfarë përmasash, sipas cilave parimeve dhe në cilat raste një shtet ka të drejtë ta shtrij pushtetin e vetë represiv edhe për veprat që kryhen jashtë shtetit të vetë, në territorin e shteteve tjera, madje edhe në hapësirën që nuk është nën sovranitetin e asnjë shteti, këto çështje janë të rregulluara me të dr. penale të brendshme, me të dr. penale ndërk. dhe me trakte ndërk. Me TERRITOR te nje SHTETI - kuptojmë hapësirën mbi të cilën shtrihet sovraniteti i shtetit. Sipas të dr. Ndërk. dhe sipas legjislacioneve penale të cilat e përcaktojnë nocionin e territorit të shtetit, territor i shtetit konsiderohet; -Sipërfaqja tokësore dhe nëntoka; Sipërfaqja ujore, lumenjtë nacional, liqenet dhe ujërat territoriale dhe Hapësira ajrore e cila gjendet mbi hapësirën tokësore dhe ujore të shtetit Poashtu sipas të dr, penale të brendshme dhe sipas të dr. Ndërk., territor i shtetit konsiderohen e dhe të ashtuquajturat pjesë fiktive të shtetit siç janë; -Anijet dhe fluturaket dhe - Selitë diplomatike Të gjitha pjesët e cekura të territorit përbëjnë hapësirën e tërësishme të shtetit dhe në këtë hapësirë shtrihet pushteti represiv, aplikohet e dr. penale e një shteti. Si HAPESIRA të cilat nuk GJENDEN në SOVRANITETIN e asnjë shteti janë; -Deti i hapur; - Sipërfaqja e Antrantikut dhe - Hapësira kozmike 17.PARIMET e PERCAKTIMIT te PUSHTETIT REPRESIV te SHTETIT ( Parimi territorial, real personalitetit aktiv ,pasiv, parimi nacional, dhe parimi universal ) Ne të shumtën e herave V.P. kryhen brenda territorit të një shteti,dhe në këto raste nuk kemi vështërsi për përcaktimin e vendit (shtetit) se ku është kryer V.P.,duke u nisur nga parimi se legjislacioni penal vepron në tërë territorin e atij shteti. Çështja e përcaktimit të vendit përkatësisht shtetit se ku është kryer V.P., ndërlikohet të ashtuquajturat V.P. distancionale. Te këto lloje të V.P. të natyrës së veçantë, të cilat njëherësh në substartin e tyre janë edhe me elemente ndërk., shtrohet çështja e përcaktimit se në cilin vende janë kryer. Me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme se cili shtet është kompetent ta ushtroj pushtetin e vetë represiv, ta gjykoj kryesin e caktuar të V.P.,me dispozitat e legjislacionit dhe në shkencën e së dr. penale janë përcaktuar rregullat e aplikimit të legjislacionit penale në hapësirë. - Parimi territorial; -Parimi real apo mbrojtës; -Parimi i personalitetit aktiv; -Parimi i personalitetit pasiv dhe -Parimi universal.

PARIMI TERRITORIAL e veprimit të legjislacionit penale në hapësirë apo i pushtetit represiv është parim themelor në të dr. penale nacionale, kurse parimet e tjera janë të natyrës plotësuese. Ky parim është themelor ngase për shkak të tipareve dhe dimensioneve te tij, me se shpeshti aplikohet ne praktike. Sipas këtij parimi, legjislacioni penal i një vendi aplikohet ndaj te gjithë personave qe kryejnë V.P. ne territorin e tij, pa marre parasysh se a janë shtetas te tij, shtetas të huaj apo persona pa shtetësi. Parimin territorial e parasheh edhe Kodi jon penal ne par. 1 te nenit 99 ne te cilin shprehimisht thuhet: “Ligjet penale te Kosovës zbatohen për secilin person, i cili kryen vepër penale ne territorin e Kosovës”.Veprimi i legjislacionit penal sipas parimit territorial rezulton nga sovraniteti i çdo shteti qe ne territorin e vet te ushtroje pushtetin represiv dhe juridiksionin (qe gjykatat e vendit ta gjykojnë dhe t’i shqiptojnë dënimin kryesit të V.P.) Se këndejmi, shtrohet pyetja se çka konsiderohet territor i një shteti. Sipas dispozitave te legjislacionit penal, qe janë te natyrës interpretuese, me territor te një vendi (shteti) nënkuptojmë sipërfaqen tokësore, bregdetin, sipërfaqen ujore brenda kufijve dhe hapësirën ajrore mbi to. Territori tokësor i një vendi është caktuar me kufijtë shtetërorë. Përjashtim nga parimi i veprimit territorial te legjislacionit tone penal, sikundër edhe ne shtetet e tjera, njihet edhe ne baze te se dr.ndërk. Përkatësisht, sipas Konventës se Vjenës mbi maredhenjet diplomatike te vitit 1961; te Konventës se Vjenës mbi marrëdhëniet konsullore te vitit 1963 si dhe Marrëveshjes lidhur me funksionaret e organizatave të caktuara ndërk. te vitit 1947 dhe 1954, personat e huaj qe ushtrojnë detyra të caktuara ne këta lëmenj përjashtohen nga juridiksioni i shtetit tone (nuk mund te gjykohen nga gjykatat e vendit tone). Këta janë shefat e shteteve te huaja the përcjellja e tyre, shefat e misioneve diplomatike dhe anëtarët e familjes së tyre te ngushtë. PARIMI REAL apo MBROJTES Veprimi i legjislacionit tone penal, sipas parimit real apo mbrojtës, shprehet në rastet kur V.P. kryhen jashtë territorit te Kosovës, por me te cilat dëmtohen apo rrezikohen te mirat juridike te vendit tone apo te qytetareve tanë. Ne par. 1 te këtij neni, zbatimi i parimit real te legjislacionit penal te Kosovës është parapare për shumicën e V.P.kundër te dr. ndërk.. Supozim për aplikimin e parimit territorial apo mbrojtës është që kryesi i V.P. te haste në territorin e Kosovës ose qe te ekstradohet nga shteti tjetër. Me ketë parim synohet që te mbrohen te mirat juridike shume te rëndësishme ndërk. dhe te mirat juridike te Kosovës dhe popullit te saj nga V.P. që kryhen në territorin e shtetit tjetër. PARIMI i PERSONALITETIT AKTIV apo NACIONAL sipas tyre, legjislacioni ynë penal aplikohet ne rastet kur qytetaret e Kosovës kryejnë V.P. jashtë territorit te Kosovës. Parimi i personalitetit aktiv zbatohet edhe ne rastet e kryerësve te V.P. te cilët nuk janë shtetas te asnjë shteti (apatrid). Arsyeshmeria e aplikimit të këtij parimi qëndron në faktin se qytetari i Kosovës, sipas kushtetutës sonë, nuk mund t’i ekstradohet shtetit ku edhe e ka kryer V.P., kurse në anën tjetër, nuk duhet te lejohet qe personi i këtillë te mos ndëshkohet për shkak se gjendet ne vendin tone. Qe te mund te aplikohet parimi i personalitetit aktiv, duhet qe qytetari i Kosovës të haset në territorin tone ose te ekstradohet. Parimi i personalitetit aktiv është supsidiar, ngase legjislacioni ynë penal do te aplikohet ndaj kosovareve vetëm po qe se ne vendin ku e kane kryer V.P. nuk është ushtruar mbrojtja e duhur juridiko-penale. Përkatësisht, sipas Kodit tone penal (neni 103, par. 2, pika 1-3), ndaj shtetasve tanë qe kane kryer vepra penale jashtë vendit, ndjekja penale nuk do te ndërmerret: 1) nëse kryesi ne tërësi e ka vuajtur dënimin qe i është shqiptuar jashtë vendit; 2) nëse kryesi jashtë vendit me aktgjykim te formës se plotfuqishme është liruar ose dënimi i është parashkruar ose i është falur; 3) nëse për vepër penale, sipas ligjit te huaj, ndiqet ne baze te kërkesës se te dëmtuarit, ndërsa kërkesa e tille nuk është ushtruar.

PARIMI i PERSONALITETIT PASIV sipas tij, legjislacioni penal i Kosovës aplikohet edhe ndaj te huajve, te cilët jashtë territorit te Kosovës kryejnë V.P. kundër qytetarit tone ose kundër vendit tone. Parimi i personalitetit pasiv është paraparë ne nenin 102 te kodit penal, në të cilin shprehimisht thuhet: “Ligjet penale te Kosovës zbatohen ndaj cilitdo person i cili është i një shtetësie te huaj nëse: 1) Personi i tille ka kryer V.P. jashtë territorit te Kosovës kundër banorit te Kosovës, madje edhe atëherë kur vepra e tille penale nuk është cekur ne nenin 100 të këtij kodi; 2) Kjo V.P. është e dënueshme në vendin ku është kryer, dhe 3) Kryesi është ndodhur ne territorin e Kosovës ose ka qenë transferuar në Kosove”. Quhet parim i personalitetit pasiv ngase në aspektin kriminal, qytetaret tanë apo Kosova janë pasivë, janë viktima te V.P.. Me ane te këtij parimi qytetaret tanë dhe Kosova mbrohen nga V.P. qe kryhen jashtë vendit nga shtetas të huaj. Gjithashtu, edhe parimi i personalitetit pasiv është supsidiar, ngase legjislacioni penal i Kosovës aplikohet vetëm ne rastet kur ne vendin e huaj nuk është ushtruar mbrojtja e duhur juridike-penale PARIMI UNIVERSAL sipas tij, legjislacioni i ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajit i cili kryen V.P. jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetit të huaj apo personit te huaj. Qe te mund të aplikohet ky parim, duhet që shtetasi i huaj te haset ne territorin e Kosovës ose ekstradohet. Aplikimi i parimit universal shprehet kur është fjala për vepra të renda penale te cilat i kryejnë te huajt jashtë vendit. Arsyeshmeria e këtij parimi konsiston në faktin se është obligim ndërk. i çdo shteti që ta luftoje kriminalitetin, pa marrë parasysh se ku kryhet dhe e mira e kujt është dëmtuar. Ky parim njëherit është manifestim i solidaritetit ndërk. në lufte kundër kriminalitetit. Kuptimi dhe rëndësia e parimit universal konsiston në solidaritetin midis shteteve bashkëkohore kur është fjala për vepra te renda penale me të cilat cenohen interesat vitale te bashkësisë ndërk., si dhe te gjitha shteteve dhe ne përgjithësi interesat e njerëzimit, te tilla janë p.sh. krimet e luftës, gjenocidi dhe veprat e tjera kundër të dr. ndërk. dhe njerëzimit. 18. TEORITE LIDHUR me PERCAKTIMIN e VENDIT te KRYERJES se V.P., veqmase ne RASTET kur V.P. NGELE ne TENTATIVE apo ne RASTET kurV.P. KRYHET ne TERRITORIN e DY apo me SHUME SHTETEVE, për RASTET e VEPRIMEVE PERGADITORE te V.P. te PERBERA, te VAZHDUARA, per V.P. TRANSITE, per RASTET e BASHKEPUNIMIT dhe V.P. KONEKSE - percaktimi i vendit dhe kohës se kryerjes se V.P. ka rendësi të shumëfishte për te dr. penale ndërk. Ne te dr. penale ndërk., çështja e përcaktimit të vendit dhe kohës së kryerjes se V.P. shtrohet ne rastet kur veprimi i kryerjes se V.P. është ndërmarre ne një shtet, kurse pasoja shkaktohet ne shtetin tjetër, apo kur veprimi i kryerjes është ndërmarre ne një kohe, kurse pasoja shkaktohet me vone. -Lidhur me përcaktimin e vendit të kryerjes së V.P. ekzistojnë tri teori: 1.TEORIA e VEPRIMIT si vendë i kryerjes së V.P. konsiderohet vendi ku është ndërmar veprimi i kryerjes. Kjo teori arsyeton veprimet e veta me faktin se veprimi i kryesit është vendimtarë. 2.TEORIA e PASOJES apo SUKSESIT si vendë i kryerjes konsiderohet vendi ku janë shkakëtuar pasoja, sepse sipas kësaj teorie veprimi dhe pasaoja përbëjnë një tërsi. 3.TEORIA e UBIKVITETIT vendi ku është ndërmarë veprimi i kryerjes si dhe vendi ku jan shkakëtuar pasojat, kjo teori është dominante dhe është përvetësuar nga shumica dërmuese e legjislacioneve penale të shteteve bashkëkohore. Edhe e dr. penale e Kosoves e përvetëson këtë teori.Me zgjidhjen e tillë kodi ynë i jep rëndësi të barabartë vendit ku personi ka vepruar apo ka qenë i detyruar të veproj dhe vendi ku është shakëtuar pasoja. Në rastet e V.P. të kryera me mosveprim, si vend i kryerjes konsiderohet vendi ku personi ka qenë i detyruar të veproj dhe vendi ku është shkakëtuar pasoja. Sipas Kodit Penal të Kosovës TENTATIVA apo veprimet përgaditore ndëshkohen, pra vendë i kryerjes konsiderohet vendi ku është ndërmarrë veprimi i kryerjes (tentativa apo veprimet përgaditore), sikurse edhe vendi ku sipas parashikimeve apo dashjes së kryesit është dashur të shkakëtohet pasoja ose ka mundur të shkakëtohet, prandaj lidhur me këtë është e mundshme edhe dashja eventuale.

-VEPRA PENALE e PERBERE - konsiderohet e përbërë prej dy a më shumë V.P.,të cilat sipas natyrës së tyre janë doemos të lidhura dhe të kushtëzuara me njëra tjetrën.(rrëmbimi, vjedhja me dhunë etj.) Si vend i kryerjes së V.P. të përbërë konsiderohet çdo territor i atyre shteteve ku janë ndërmarr veprimet e kryerjes. -VEPRA PENALE e VAZHDUAR - p.sh.V.P. e vënies në qarkullim disa herë e parasë së falsifikuar, e cila në disa raste vihet në qarkullim në territorin e dy apo më shumë shteteve, prandaj si vend i kryerjes do të konsideroheshin të gjitha ato shtete ku edhe është kryer kjo V.P., ku është vënë ne qarkullim paraja e falsifikuar. -VEPRA PENALE PERMANENTE kemi të bëjmë me kohëzgjatjen e V.P. (p.sh. heqja e kundërligjshme e lirisë së personit, e cila është realizuar në territorin e dy apo më shumë shteteve, ku si vend i kryerjes së V.P. konsiderohen vendet ku është realizuar gjendja e kundërligjshme. -VEPRA PENALE TRANSITE - si V.P. transite konsiderohen ato vepra të cilat gjatë realizimit të tyre kalojnë në territorin e shumë shteteve. Shteti transit nuk konsiderohet si vend i kryerjes së V.P., mirëpo vepra e tillë mundë të kualifikohet si V.P. e posaçme sipas legjislacionit penal të shtetit transit.(p.sh. transportimi i narkotikëve) -VEPRA PENALE KONEKSE - konsiderohen ato vepra të cilat kanë lidhshmëri me ndonjë vepër tjetër penale që është kryer apo ka për qëllim të kryhet (p.sh moslajmërimi i V.P. apo kryesit, ndihma e kryerjes së V.P. terroriste).Në legjislacionin penal V.P. konekse konsiderohen V.P.të posaçme. -BASHKEPUNIMI - Në rastet kur në kryerjen e V.P. marrin pjesë dy e më shumë persona, kjo në të drejtën penale quhet bashkëpunim. Nëse V.P. është kryer në bashkëpunim, si vend i kryerjes duhet të konsiderohet se është, vendi ku kanë vepruar bashkëpunëtorët, ashtu edhe vendi ku është kryer vepra, ky kryesi ka vepruar apo është dashur të veproj dhe vendi ku është shkaktuar pasoja. 19.FORMAT (llojet) e NDIHMES JURIDIKO-PENALE NDERKOMBETARE ne KUPTIMIN e GJERE Si forma bashkëkohore të ndihmës juridiko-penale ndërkombëtare në kuptimin e gjërë konsiderohet:- Eksdradimi; - Ndihma e vogël juridiko-penale; Cedimi i ndjekëjes penale shtetit tjetër dhe; - Ekzekutimi i aktgjykimit penal të huaj. EKSTRADIMI është një nder format me te rëndësishme të bashkëpunimit te shteteve ne ketë drejtim, qe mundëson shqiptimin apo ekzekutimin e dënimit kryesit të V.P. Me ekstradim, në te dr. penale, nënkuptojmë dorëzimin e kryesit të V.P. prej një shteti ne shtetin tjetër, me qellim që kryesi të dënohet për V.P. te kryer, ose me qellim qe ndaj tij të ekzekutohet dënimi i shqiptuar me aktgjykim te plotfuqishëm. Ekstradimi me së shpeshti behet ne rastet kur ndonjë person kryen ndonjë V.P. në një shtet dhe para se te zbulohet, gjate proc. penale, apo pasi qe i është shqiptuar dënimi, arratiset ne shtetin tjetër me qellim qe t’i shmanget dënimit. Ne rastet e këtilla, shteti në te cilin gjendet ai person, ia dorëzon shtetit në te cilin e ka kryer V.P. Mirëpo, ekstradimi behet edhe në rastet kur ndonjë person në shtetin e huaj kryen V.P. kundër shtetit tjetër ose shtetasit te huaj. Ne këso raste, shteti ku është kryer V.P. ka me tepër interes që kryesi te ndëshkohet në vendin e vet. Ne shtetet sovrane, çështja e ekstradimit është rregulluar në mënyrë parimore me dispozita kushtetuese dhe me konventa ndërk. dhe me marrëveshje bilaterale. Ne baze te konventave ndërk., marrëveshjeve bilaterale dhe dispozitave kushtetuese, ekstradimi është rregulluar ne mënyrë te hollësishme me normat e kodit te proc. penale te shteteve. NDIHMA e VOGEL JURIDIKO-PENALE - konsiderohet ndërrmarja e veprimeve të cakëtuara të cilat kanë për qëllim ti ndimojnë zhvillimit të proc. penale në shtetin tjetër ndaj kryesit të V.P. Si forma të veprimeve të ndihmës së vogël juridiko-penale ndërk. Konsiderohen marrja në pyetje e dëshmitarit, dorëzimi i shkresave, mbledhja e provave, dorëzimi i përkohshëm e personit të privuar nga liria, dorëzimi i të dhënave nga evidenca e të ndëshkuarëve. Këto veprime edhe pse të përcakëtuara me ligjin e proc. penale, nuk paraqesin pjesë të proc. penale të shtetit, por paraqesin procedurë ,,sui generis’’

CEDIMI i NDJEKJES PENALE SHTETIT te HUAJ - Nëse shteti në të cilin është kryer V.P. nuk dëshiron që atë person ta ndjekë penalisht apo nuk mund ta bëjë këtë ngase ai është larguar nga territori i tij dhe është kthyer në shtetin e vetë dhe nëse shtetit i vetë nuk dëshiron ta ekstradoj, ndjekëja penale dhe ndëshkimi mundë të realizohen në këtë mënyrë; shteti ku kryesi e ka kryer V.P. heq dorë, ia beson këtë të drejtë, të drejtën e zhvillimit të proc. penale dhe të ndëshkimit shtetit në të cilin gjendet kryesi i V.P. Kjo mënyrë e bshkëpunimit ndërk. në lëmin e së dr. penale mbështetet në parimet e solidaritetit dhe mirëbesimit ndërshtetëror. Kjo formë e bashkëpunimi ndërk në vitet e fundit po praktikohet sidomos për rastet e V.P. kundër sigurisë së trafikut rrugor. EKZEKUTIMI i AKTGJYKIMIT PENAL te HUAJ - kuptojmë rastet kur një personi i është shqiptuar dënimi në shtetin ku e ka kryer V.P. dhe ai më pasë i dorëzohet shtetit tjetër, zakonishtë shtetit shtetësin e të cilit e ka apo ku e ka vendë banimin e përhershëm, me qëllim që atje ta mbaj dënimin. Çështja e ekzekutimit të aktygjykimit penal të huaj, është rregulluar me normat kushtetuese dhe ligjore të shteteve. Me anë të këtyre normave interne, në proc. paraprake kërkohet që të konstatohet nëse janë plotësuar kushtet për njohjen dhe ekzekutimin e aktgjykimit të huaj penal. Kjo proc. paraprake duhet të konstatoj nëse është bërë parashkrimi i ekzekutimit të dënimit, nëse gjykata vendëse më parë ka nxjerrë aktgjykim për atë V.P., nëse dënimi është shqiptuar me proc. e cila i ka respektuar garancitë minimale të gjykimit objektiv etj.Mirëpo duhet thekësuar se me këtë proc. të shikimit të aktgjykimit penal të huaj ,nuk është e lejuar vërtetësia e provave dhe kualifikimi juridikë, sepse me këtë do të kundërshtohej kuptimi i ndihmës juridiko-penale ndërk. 20.NDIHMA JURIDIKO-PENALE e cila USHTROHET JASHTE Proc. PENALE KONKRETE - Krahas ndihmës juridiko-penale në kuptimin e gjërë, ekzistojnë edhe forma të tjera të bashkëpunimit ndërk. siq janë; Përzënia(deportimi) nga vendi; Bashkëpunimi ndërk. policor; Shkëmbimi i informatave për personat e dënuar; Mbikqyrja ndaj personave të dënuar apo të liruar me kusht; Ndihma juridike nga ana e konsullit dhe Privimi i lirisë dhe dorëzimi i personave të cilët në mënyraë të kundërligjshme e kanë kaluar kufirin shtetëror’ a) .PERZENIA (deportimi) nga VENDI - kjo masë mundë ti shqiptohet shtetasit të huaj në bazë të vendimit të gjykatës apo organeve kompetente adm. apo policore. Shteti ka të drejtë ta përzërë të huajin nga territori i vetë a marrë parasysh se a banon përherë apo përkohësisht. b).BASHKEPUNIMI Nderk. POLICORE arrihet në bazë të marrëveshjeve apo protokolleve midis shteteve ku mundësohet që pjesëtarët e policisë së një shteti të kalojnë në territorin e shtetit tjetër dhe të bëjnë hetime apo veprime tjera me qëllim të mbledhjes së provave, të zbulimit dhe arrestimit të kryerësve të veprave dhe në përgjithësi të luftimit më efikas të kriminalitetit, veçmas të krimit të organizuar. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërk. më e shquara është INTERPOL ne te cilën marrin pjesë me shumë se 130 shtete. c). SHKEMBIMI i INFORMATAVE per PERSONAT e DENUAR mundë të ushtrohet, qoftë lidhur me ndonjë rast konkretë pranë organeve të judikaturës midis dy apo më shumë shteteve, qoftë në mënyrë sistematike dhe periodike për të gjithë personat të cilët në nje periodë janë ndëshkuar nga gjykatat e shteteve të caktuara. d). MBIKQYRJA ndaj PERSONAVE te DENUAR apo te LIRUAR me KUSHT mundëson që të ushtrohet mbikqyrje e ekzekutimit t ëdënimit apo lirëimit me kushtë të shtetasveë të huaj, të cilët kanë kryer V.P. në shtetin tjetër e të cilëve u janë shqiptuar këto sanksione penale. e). NDIHMA JURIDIKE nga ana e KONSULLIT kryhet me anë të kontratave ndërk. ku aurorizohen konsujt që në territorin e shtetit ku janë akredituar ti kryejnë disa veprime të ndihmës juridike sipas të dr. së shtetit t vetë. Veprime të tëilla janë; marrja në pyetje dëshmitarit, marrja e mendimit të ekspertit, përpilimi i shkresave dhe veprime të ngjashme.

f). PRIVIMI i LIRISE dhe DOREZIMI i PERSONAVE të cilët në MENYRA të KUNDERLIGJSHME e kanë KALUAR KUFIRIN SHTETERORE kjo formë e

ndihmës juridiko-penale është e rregulluar me kontrata bilaterale midis shteteve lidhur me kufirin e përbashkët. Me këto kontrata u mundësohet organeve të kifirit që personat të cilët në mënyrë të kundërligjshme e kalojnë kufirin ti dorëzojnë pa formalitete të cilat janë të parapara me institutin e eksdradimit. 21.NOCIONI dhe QELLIMI i EKSTRADIMIT - Qe te mund të aplikohet par. real, par. i personalitetit aktiv dhe pasiv, parimi universal, e sidomos parimi territorial i veprimit te legjislacionit penal, është e nevojshme që te respektohet bashkëpunimi midis shteteve. Një nder format me te rëndësishme të bashkëpunimit te shteteve ne ketë drejtim, qe mundëson shqiptimin apo ekzekutimin e dënimit kryesit të V.P., është edhe ekstradimi i fajtorit. Me EKSTRADIM, në te dr. penale dhe në të dr. penale ndërk., nënkuptojmë dorëzimin e kryesit të V.P. prej një shteti ne shtetin tjetër, me qellim që kryesi të dënohet për V.P. te kryer, ose me qellim qe ndaj tij të ekzekutohet dënimi i shqiptuar me aktgjykim te plotfuqishëm. Siç shihet nga ky përkufizim, me ekstradim mundësohet qe kryesi i V.P. te ndëshkohet edhe ne rastet kur arratiset prej një shteti në shtetin tjetër me qellim qe t’i shmanget dënimit. Ekstradimi me së shpeshti behet ne rastet kur ndonjë person kryen ndonjë V.P. në një shtet dhe para se te zbulohet, gjate proc. penale, apo pasi qe i është shqiptuar dënimi, arratiset ne shtetin tjetër me qellim qe t’i shmanget dënimit., Ne rastet e këtilla, shteti në te cilin gjendet ai person, ia dorëzon shtetit në te cilin e ka kryer V.P. Mirëpo, ekstradimi behet edhe në rastet kur ndonjë person në shtetin e huaj kryen V.P. kundër shtetit tjetër ose shtetasit te huaj. Ne këso raste, shteti ku është kryer V.P. ka me tepër interes që kryesi te ndëshkohet në vendin e vet. Ne shtetet sovrane, çështja e ekstradimit është rregulluar në mënyrë parimore me dispozita kushtetuese dhe me konventa ndërk. dhe me marrëveshje bilaterale. Ne baze te konventave ndërk., marrëveshjeve bilaterale dhe dispozitave kushtetuese, ekstradimi është rregulluar ne mënyrë te hollësishme me normat e kodit te proc. penale te shteteve. Lidhur me ketë, thjesht për shkaqe politike, ngase ekstradimin mund ta aplikojnë vetëm shtetet sovrane, ne vend te termit ekstradim, përdoret shprehja - transfer, transferimi i te pandehurit. Ne kontratën per ekstradim duhet cekur se për cilat lloje te veprave penale do te behet dorëzimi i fajtorit. Kjo behet ne këto te mënyra: 1) me ane te metodës se enumeracionit, me ç’rast ceken llojet e V.P. për to cilat do te behet ekstradimi; 2) me ane te metodës eliminatore, me ç’rast ceken llojet e V.P. për te cilat nuk do te behet ekstradimi; 3) metodës se klauzolës gjeneralë, me ç’rast lloji i V.P., për te cilat do te behet ekstradimi, caktohet sipas llojit dhe masës me te bute te dënimit 22.PARIMI i EKSTRADIBILITETIT lidhur me EKSTRADIMIN. Cekni cilat VEPRA nuk janë EKSTRADIBILE - Me termin ekstradibilitet nënkuptojmë llojet e V.P. për të cilën kryesit e tyre nuk mundë të ekstradohen. Ekstradimi është i mundur vetëm për ato lloje te V.P. të cilat janë të përcaktuara me marrëveshje ndërk. apo me legjislacionin e brendshëm. Në këtë kontekst parimi i ekstradibilitetit do të thotë se ekstradimi(dorëzimi) i fajtorit do të bëhet vetëm në rastet kur është fjala për V.P. më të rënda. Zakonisht me klauzolë gjenerale përjashtohet mundësia e ekstradimit për V.P. të lehta. ky përjashtim është paraparë për shkake se proc. e ekstradimit është mjaftë e ndërlikuar, e gjatë dhe e shtrenjtë. Lidhur me limitet e dënimit të paraparë, më së shpeshti ekstradimi është përjashtuar për V.P. për të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në 1 vit, ndërsa nëse është fjala për ekstradimin i cili kërkohet për ekzekutimin e dënimit, mundësia e refuzimit të ekstradimit është paraparë nëse është shqiptuar dënimi me burgim deri në 4 vite. Në të dr. e brendshme dhe në kontratat ndërk. ,parimi i ekstradibilitetit realizohet në dy metoda: Sipas metodës së ENUMERACIONIT në mënyrë decidive ceken V.P. për të cilat do të bëhet ekstradimi, ndërsa veprat e tjera përjashtohen nga mundësia e ekstradimit. Sipas metodës së ELIMINACIONIT mundësia e ekstradimit është paraparë për të gjitha V.P. përveç kategorive të posaçme të cilat janë të përjashtuara për shkak të natyrës së tyre siç janë V.P. politike apo se fjala është për V.P. të lehta.

23.PARIMI i IDENTITETIT te NORMAVE LIDHUR me EKSTRADIMIN - Sipas parimit të identitetit të normave, vepra për të cilën kërkohet ekstradimi duhet të konsiderohet si V.P. sipas ligjit të shtetit ku gjendet fajtori dhe ligjit të shtetit ku kërkohet ekstradimi. Parimi i identitetit të normave buron nga kontratat ndërk. mbi ekstradimin. Ky parim shërben për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut ngase personi i huaj nuk mundë privohet nga liria dhe ti kufizohen edhe liritë dhe të drejtat e tij në shtetin ku është duke banuar, përshkakë të kërkesës për ekstradim për veprën e cila në atë shtet nuk është paraparë si V.P. 24.PARIMI i SPECIALITETIT LIDHUR me EKSTRADIMIN - Sipas këtij parimi personi mund të ndiqet penalisht apo të ndëshkohet vetëm për atë vepër për të cilën është bërë ekstradimi e jo edhe për ndonjë vepër tjetër penale. Ky parim është rregulluar me marrëveshje bilaterale apo multilaterale si dhe me konventa ndërk .Këtë parim e përvetëson edhe legjislacioni ynë penal i cili në nen. 526 parg.1 ka paraparë që; -I huaji nuk mundë të ndiqet për vepër tjetër penale të kryer para transferimit -Ai nuk mundë të dënohet për vepër tjetër penale të kryer para transferimit të tij -Ndaj tij nuk mundë të shqiptohet dënimi me i rëndë nga ai për të cilin është dënuar -Ai nuk mundë ti dorëzohet shtetit të tretë për ndjekje penale të veprës së kryer para lejimit të transferit të tij. 25.PENGESAT për EKSTRADIM LIDHUR me KRYERESIN e V.P. - Krahas kushteve materiale juridike, të cilat duhen të përmbushen që të mundë të bëhet ekstradimi, janë edhe disa rrethana apo shkaqe, të cilat, nëse ekzistojnë e bëjnë të pamundshëm ekstradimin, paraqiten pengesë për ekstradim. Këto rrethana ju referohen; -Kryesit të V.P.; -Shkaqet humanitare; -Llojit të V.P.; Parimit territorial të ligjit penale dhe -Pengesave procedurale për zhvillimin e proc. penale KRYESIT e V.P. si PENGESE për ekstradimin e tij është ; -Shtetësia,që do të thotë se shtetasi i vendit nuk ekstradohet. Këtë zgjidhje e kanë përvetësuar një numër i madh i kontratave ndërk. mbi ekstradimin si dhe legjislacionet e brendshme. Sipas KPP shtetasi i Kosovës nuk mundë të ekstradohet në rastet kur shtetësinë e ka fituar pas kryerjes së V.P. Poashtu personi që e gëzon të dr. e azilit apo të dr. e mbrojtjes të paraparë për refugjatë. SHKAQET HUMANITARE si PENGESE per EKSTRADIM të cilat janë paraparë në Konventa evropiane dhe në të drejtën e brendshme të disa shteteve të cilat mundë të rezultojnë me refuzimin e ekstradimit janë; mosha e shtyrë, sëmundja, mosha e miturisë, nëse personi ka jetuar gjatë në at shtet etj. Në KPP të Kosovës nuk janë paraparë këto shkaqe, mirëpo meqë këto janë të parapara në konventa ndërk., kjo nuk është pengesë për refuzimin e ekstradimit e personit në shtetin tjetër. 26.LLOJET te V.P. si PENGESE per EKSTRADIM - I kanë kontribuar numër i madh i kontratave bilaterale midis shteteve me të cilat rregullohet çështja e ekstradimit si dhe konventa evropiane që i dedikohet këtij instituti. Sipas Konventës Evropiane mbi ekstradimin është paraparë se kërkesa për ekstradim do të refuzohet për këto lloje të V.P.: 1.Vepra penale politike 2.Vepra penale ushtarake 3.Vepra penale Financiare 4.Vepra penale të shtypit dhe 5.Veprat penale që ndiqen sipas padisë private. 27.Cekni SHKAQET PROCEDURALE si PENGESE e EKSTRADIMIT - Sipas të dr. ndërk. dhe te dr. të brendshme të shteteve aktuale, që të mundë të ekstradohet kryesi i V.P. duhet t përmbushen edhe disa kushte të natyrës se proc. penale. Kryesisht si shkaqe të cilat konsiderohen pengesë për ekstradimin janë; -Ekzistimi i aktgjykimit të plotfuqishëm për të njëjtën çështje ose kur është ekzekutuar dënimi i shqiptuar; -Parashkrimi; -Litispendenca (kur proc.është në zhvillim e sipër nuk lejohet proc.tjetër për të njëjtën çështje ); -Kompetenca e gjykatave të jashtëzakonshme; -Amnistia dhe -Mungesa e padisë

28.PROCEDURA per EKSTRADIMIN e te PANDEHURVE dhe PERSONAVE te DENUAR – Proc. e ekstradimit është qeshje e rëndësishme për organet te cilat e aplikojnë ketë institut. Kjo proc. duhet te zhvillohet ne mënyre profesionale dhe ne baze te dispozitave te legjislacionit penal te shtetit dhe konventave ndërk. Veçmas kjo proc. është e rëndësishme për personin ndaj te cilit zbatohet, ngase kjo proc. implikon ne vete edhe kufizime serioze te lirive dhe te drejtave te njeriut, siç është marrja ne pyetje, paraburgimi etj. Zakonisht kërkesës për ekstradim si arsyetim duhet ti bashkëngjiten këto PROVA: te dhëna për identitetin e te pandehurit apo te dënuarit (emri dhe mbiemri, fotografia, shenjat e gishtërinjve etj.), vendimin për caktimin e paraburgimit, lëshimi i fletearrestit kur i pandehuri gjendet ne arrati apo ndonjë vendim tjetër i ngjashëm i gjykatës me te cilin janë ceke edhe provat për ekzistimin e dyshimit te bazuar kundër kryesit te caktuar te V.P.. Dispozitat juridike me te cilët rregullohet instituti i ekstradimit i kane përvetësuar dy sisteme te dorëzimit te kryesit te V.P.: -sistemin administrativ dhe -sistemin e përzier Sipas SISTEMIT ADMINISTRATIV i cili për një kohe te gjate ka qene dominant, arsyeshmërinë e kërkesës për ekstradim dhe vendim definitiv lidhur me dorëzimin e ka nxjerre organi adm. i shtetit ku është gjetur kryesi i V.P.. Poashtu ky organ i ka nxjerre edhe te gjitha vendimet lidhur me zhvillimin e proc. për ekstradim dhe sigurimin e pranisë se personit te kërkuar. Sipas SISTEMIT te PERZIER vlerësimi i arsyeshmërisë se kërkesës për ekstradim dhe zhvillimi i proc. është ne kompetence te gjykatës, ndërsa vendimin definitiv, nëse do te lejohet ekstradimi, e nxjerr organi adm. apo organi ekzekutiv-politik i shtetit. Ky sistem ne te dr. e brendshme tani është me i përhapur ngase është ne pajtim me konceptin se vetëm gjykatat paraqesin organe me adekuate për mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Varësisht si janë te rregulluara raportet midis vendimeve te gjykatave dhe te organeve adm. lidhur me kërkesën për ekstradim ne te dr. e tanishme njihen tri variante te sistemit te përzier. Sipas VARIANTIT te PARE vendimi i gjykatës për bazueshmërin e kërkesës për ekstradim, për organin administrativ ka vetëm karakter këshillëdhënës, kështu qe ky organ vendos lirisht për lejimin apo refuzimin e ekstradimit. Sipas VARIANTIT te DYTE është e përvetësuar e ashtuquajtura veto e gjykatës. Sipas këtij varianti nëse gjykata konstaton se kërkesa e shteti te huaj nuk është e bazuar, kjo e obligon organin administrativ dhe se këndejmi ky organ nuk mund ta lejoje ekstradimin. SipasVARIANTIT te TRETE lidhur me kërkesën për ekstradim vendos organi administrativ, mirëpo kundër vendimit te organit administrativ mund ti ushtrohet ankese gjykatës, kështu qe ne ketë variant definitivisht vendos gjykata. Legjislacioni penal i Kosovës e ka përvetësuar sistemin e përzier i cili me tepër ka premisa te variantit te pare ngase për lejimin e ekstradimit vendimin e nxjerr organi administrativ, përkatësisht organi publik kompetent, ne ketë rast ministria e drejtësisë. Me normat e se drejtës ndërk. dhe me normat e kodit te proc. penale te Kosovës, kryesisht janë te rregulluara këto çështje te procedurës se ekstradimit: -mënyra e komunikimit midis shteteve; -privimi i përkohshëm i te pandehurit nga liria -rasti i konkurrimit te kërkesave te shume shteteve; -çështja e transitit; -dorëzimi i sendeve te cilat janë marre nga i pandehuri dhe; -shpenzimet e ekstradimit 29.MASAT e NGJASHME me EKSTRADIMIN - Krahas ekstradimit aplikohen edhe disa masa nga ana e shteteve me te cilat ne një mënyre arrihet efekti i dorëzimit te personit shtetit tjetër. Këto masa ne legjislacionet penale te brendshme konsiderohen si lloje te sanksioneve penale, por te cilat ne fakt janë një lloj ekstradimi i fshehur apo forma te posaçme te ekstradimit. Si masa te këtilla te ngjashme ne ekstradimin ne literaturën juridiko penale dhe ne praktike njihen: -ekstradimi i përkohshëm; -dëbimi i te huajit nga shteti dhe; -rrëmbimi

Me EKSTRADIM te PERKOHESHEM nënkuptojmë dorëzimin e kryesit te V.P. shtetit tjetër, me qellim te zhvillimit te proc. penale dhe pas përfundimit te proc., kthimin e tij ne shtetin i cili e ka ekstraduar. DEBIMI i te HUAJIT nga SHTETI - është mase e cila shqiptohet me vendim te organit kompetent, me aktgjykim te gjykatës apo me vendim te organit te policisë. Shteti ka te drejte ta përzëre nga territori i vet shtetasin e huaj apo personin pa shtetësi, i cili ne territorin e tij është me banim te përkohshëm apo te përhershëm. Qe te mund te shqiptohet kjo mase duhet te ekzistojnë shkaqe te caktuara, siç janë p.sh: veprimtaria armiqësore, hyrja ilegale, keqpërdorimi i vrazhde i mikpritjes dhe shkaqe te ngjashme. RREMBIMI i PERSONIT - situata te tilla janë kur personi rrëmbehet nga shteti ku është duke banuar apo ku haset dhe dërgohet ne shtetin tjetër, ne shtetin i cili është i interesuar ta dënoje. Rrëmbimin mund ta bëjnë zyrtaret e organeve shtetërore te vendit (pjestaret e shërbimit sekret) te shtetit i cili është i interesuar ta dënoje atë person si dhe individët te cilët punojnë për llogari te shtetit te caktuar. Ne doktrinën e se dr. penale dhe ne përgjithësi ne atë juridike te gjitha mënyrat e rrëmbimit te personave dhe dërgimi i tyre ne shtetin tjetër, ne mënyre unanime konsiderohen si veprime te kundërligjshme me te cilat cenohet e dr. e brendshme dhe e dr. ndërk. 30.NOCIONI dhe RENDESIA e AZILIT - Ne te dr. penale nacionale dhe ndërk. me azil nënkuptojmë strehimin e shtetasve te huaj apo personave pa shtetësi ne shtetin e caktuar dhe mbrojtjen e tyre nga ndjekja penale, kthimi apo ekstradimi ne shtetin nga i cili kane ike. Azili u njihet personave ngase aktivitetet dhe veprat e tyre pershkak te cilave janë përndjekur, për interesin dhe opinionin e gjithëmbarshëm te njerëzimit nuk konsiderohen vepra te dëmshme por përkundrazi, konsiderohen vepra te dobishme dhe progresive. Lidhur me te dr. e njohjes se azilit, ekzistojnë disa kategori te personave te cilat ikin nga shteti i tyre dhe ndaj te cilëve është zbatuar represioni apo ekziston rreziku qe te zbatohet represioni nga shteti nga i cili kane ikur. Këta persona mund te ndahen ne katër kategori. -Ne KATEGORIN e PARE te personave te cilët kane ikur nga shteti i tyre bëjnë pjese kriminelet, personat te cilët kane kryer V.P. ordinere dhe te cilët kane ikur ne shtetin tjetër me qellim qe te mos zbulohen dhe te mos dënohen. Personave te këtillë sipas te dr. penale ndërk. dhe sipas te dr. penale nacionale nuk mund tu njihet e drejta e azilit. -KATEGORIT e DYTA - i përbejnë persona te cilët ne shtetin nga kane ikur kane kryer V.P. politike. Këta persona nuk mund te dënohen ne shtetin ku kane ikur, ngase këto vepra nuk janë kryer ndaj vlerave te shtetit ne te cilën janë arratisur, gjithashtu këta persona nuk mund te ekstradohen ne shtetin ku i kane kryer këto vepra, ngase për V.P. politike është i ndaluar ekstradimi. -KATEGORINE e TRETE e përbejnë personat te cilët janë përndjekur nga shteti i tyre pershkak te pikëpamjeve dhe veprave politike. Kjo kategori e personave e gëzon te dr.e azilit. -Ne KATEGORIN e KATERT bëjnë pjese refugjatet te cilët si viktima e gëzojnë statusin e azilit jo te drejte. Për ketë kategori te personave shtrohet çështja e pranimit te tyre dhe sigurimit te kushteve elementare për jetese, si dhe angazhimi i komunitetit ndërk.për krijimin e parakushteve qe sa me shpejte te kthehen ne vendin e tyre. 31.NOCIONI dhe QELLIMI i NDIHMES se VOGEL JURIDIKO-PENALE Nderk. Fenomeni i internacionalizimit të kriminalitetit, i cili sipas të gjitha gjasave në të ardhmen do të jetë edhe më i theksuar, ka bërë që në lëmin e së dr. penale ndërk.,përveq ekstradimit si formë më e theksuar e ndihmës juridiko-penale ndërk.,të shfaqen dhe të konstituohen edhe një mori e formave të tjera të bashkëpunimit dhe të ndihmës ndërshtetërore në preventivën dhe luftimin e kriminalitetit. Në kuadër të këtyre formave të bashkëpunimit dhe ndihmës ndërk. në lëmin e së dr. penale hynë ndihma ,,e vogël’’ juridiko-penale, përmes së cilës ndihmohet zhvillimi i proc. penale në shtetin tjetër. Ndihma e vogël juridiko-penale zakonisht ndahet në; -Forma tradicionale; -Forma moderne dhe -Forma të posaçme

Si forma tradicionale të ndihmës së ,,vogël’’juridiko-penale konsiderohen; marrja në pyetje e dëshmitarit; marrja e mendimit të ekspertit; dorëzimi i shkresave; shkëmbimi i provave; sigurimi i dokumenteve; marrja e deklaratës së të pandehurit, të dëshmitarit dhe të ekspertit; transferimi i përkohshëm i personit të privuar nga liria për marrjen në pytje; ekzekutimi i kërkesave për kontrolle dhe konfiskime; identifikimin, gjurmimin, sekuestrimin si dhe konfiskimi i të ardhurave dhe sendeve të fituara me veprën penale dhe ndihmë në procedurën lidhur me to; zhvillimi i hetimeve të ndryshme; dorëzimi i të dhënave nga evidenca e të ndëshkuarve etj. Si forma moderne të ndihmës së ,,vogël’’juridiko-penale konsiderohen: marrja në pytje në formë të televideos të personit që gjendet në shtetin tjetër, formimi i grupeve të përbashkëta ndërshtetërore me qëllim të kryerjes se hetimeve etj. Si forma të posaçme të ndihmës së ,,vogël’’juridiko-penale janë; përgjimi i telefonit, internetit, faksit, përcjellja dhe incizimi i fshehtë, kontrolli i dërgesave. Ndihma e vogël juridiko-penale ndërk.shpesh emërtohet edhe si ndihmë aksesore apo si ndihmë gjyqësore në lëndët penale .Është forma më e shpeshtë e bashkëpunimit reciprok të shteteve në luftën kundër kriminalitetit Përndryshe nocioni i ndihmës së vogël juridikopenale në kuptimin e GJERE, nënkupton edhe format e tjera të bashkëpunimit, siç janë ekstradimi, transferimi i ndjekjes penale, njohja e aktgjykimit penal të huaj etj. Proc. e dhënies së ndihmës së vogël është proc.,,sui generis’’e cila është e rregulluar me konventa ndërk.dhe me të drejtat e brendshme të shteteve. QELLIMI i ndihmës së vogël juridikopenale është që të përjashtohen mundësit që kryerësit e V.P. ti shmangen drejtësisë. 32.PARIMET THEMELORE te NDIHMES së ,,VOGEL’’ JURIDIKO-PENALE Nderk. -PARIMI i IDENTITETIT te NORMAVE - do të thotë se ndihme e vogël ndërk. mund të jepet vetëm nëse vepra për të cilën zhvillohet proc. penale është paraparë si V.P., në ligjet e shtetit që e kërkon këtë ndihmë dhe në ligjet e shtetit që e ofron këtë ndihmë. Parimi i identitetit të normave si kusht për dhënien e ndihmës së ,,vogël’’penale për një kohë të gjatë është respektuar. Mirëpo në kohën më të re, në kontratat ndërk. dhe në disa të dr. të brendshme, identiteti i normave nuk parashihet si kusht për dhënien e ndihmës së vogël juridiko-penale ndërk. -PARIMI i RECIPROCITETIT do të thotë se një shtet do ti ofroj ndihmën e vogël juridiko-penale shtetit tjetër po qe se edhe ai ka ofruar më parë apo deklaron se në të ardhmen do ti ofroj ndihmë te tillë. Konventa evropiane mbi ndihmën juridike-penale ndërk., nuk e parasheh reciprocitetin si parim që duhet doemos të respektohet, por e cekë vetëm si mundësi në lëmin e rregullimit të çështjeve të caktuara, siç është p.sh.gjuha zyrtare e kërkesë 33.VEPRIMET e VEQANTA te NDIHMES se ,,VOGEL’’ JURIDIKPENALE Nderk. -Tradicionale dhe -Moderne Ndihma e vogël juridike-penale TRADICIONALE në kuadër të kësaj ndihme bënë pjesë dorëzimi i shkresave dhe vendimeve të gjykatave e cila është një ndër format më të shpeshta të ndihmës së vogël juridiko-penale ndërk. Me këtë formë të ndihmës mund të dorëzohen dokumentet zyrtare dhe vendimet të cilat janë nxjerrë gjatë proc. penale si p.sh. procesverbali, vendimi për paraburgim, aktgjykimi etj. Që i referohen personit i cili gjendet në territorin e shtetit nga i cili kërkohet kjo ndihmë. Si ndihma tjera janë; marrja në pyetje e dëshmitarit, të pandehurit dhe ekspertit, sigurimi i pranisë së dëshmitarit, ekspertit apo të pandehurit, dorëzimi i sendeve, shkëmbimi i të dhënave nga evidenca e dënimeve, shkëmbimi i të dhënave për format e reja të kriminalitetit, mbikëqyrja e personave të dënuar apo të liruar me kusht etj. Ndihma e vogël juridike-penale MODERNE ka të bëjë me pajisjet bashkëkohore moderne të cilat mundësojnë fotografimin, incizimet e zërit, zbatimin e veprimeve të fshehta dhe masave të observimit dhe të përcjelljes, incizime të fshehta të personave, të objekteve dhe sendeve, kontrollimi i dërgesave, simulimin e një vepre të korrupsionit, simulimin e lidhjes së kontratave etj.

34.BASHKEPUNIMI POLICOR Nderk. Dhe RENDESIA e ketij BASHKEPUNIM, cekni ORGANIZATAT me RELEVANTE Nderk. Te POLICISE Bashkëpunimi ndërk. policor është segment shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërk. ne parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e kryerësve të V.P.. Ky bashkëpunim është mase i nevojshëm sidomos në rastet e rënda të v.p.; siç janë; terrorizmi, trafikimi me narkotikë, trafikimi me njerëz apo armë, krimi i organizuar etj. Krahas angazhimit ne parandalimin dhe zbulimin e V.P. dhe kryesve te tyre, bashkëpunimi policor ndërk. është shume i rendesishem dhe ne fusha te tjera te aplikimit te se dr. penale ndërk. Do ti cekim disa nga kontributet me te rëndësishme te bashkëpunimit policor ndërshtetëror. 1.NDIHMA JURIDIKO-PENALE Nderk. - , siç është gjetja e dëshmitarit dhe te pandehurit dhe sigurimi i pranisë se tyre ne proc. penale, kryerja e hetimeve ne vendin ku është kryer V.P., mbikëqyrja e te dënuarve me kusht apo te liruarve me kusht dhe veprimet e tjera te ndihmës juridiko-penale nuk mund te paramendohen pa angazhimin e policisë. Gjithashtu angazhimi i policisë ne proc. e ekstradimit është shume i rëndësishëm, ngase pikërisht policia ne bashkëpunim ke organet e gjyqësisë i ndërmerr masat e zbulimit dhe privimit nga liria te personit i cili nga shteti tjetër kërkohet qe ti ekstradohet, i mbledh provat dhe ua dorëzon organeve te cilat e zhvillojnë procedurën e ekstradimit. 2.Ne situata te caktuara, siç është rasti p.sh. ku midis dy apo me shume shteteve nuk ekzistojnë marrëveshje për ndihme juridiko-penale, bashkëpunimi policor mund te paraqitet si substitut i ndihmës formale juridiko-penale. Ne këso situatash bashkëpunimi policor ndërk.mund te konsistojë ne këmbimin e te dhënave dhe informatave, me qellim te parandalimit te kryerjes se V.P. apo me qellim te zbulimit dhe dorëzimit te kryesve te V.P. 3.Meqenëse gjithnjë e me tepër është ne rritje numri i V.P. me elemente ndërk. si qe eshte krimi i organizuar, informatat te cilat i posedon policia e shteteve veç e veç as për se afërmi nuk mundësojnë zbulimin e V.P. dhe ndëshkimin e kryesve te tyre, prandaj është me se e nevojshme qe te ndërtohet sistemi i mbledhjes dhe sistemi i informatave ne nivel te çdo shteti, ne një ane si dhe formimi i bankës se te dhënave dhe informatave ne nivel te shteteve te rajonit dhe me gjere, ne anën tjetër. 4.Bashkëpunimi policor ndërk. i kontribuon shume luftimit me efikas te kriminalitetit edhe duke i këmbyer përvojat midis policive te shteteve te ndryshme nëpërmjet te cilave i kontribuohet edhe aftësimit profesional si dhe trajnimit te tyre ne aplikimin e metodave dhe teknikave te reja. ORGANIZATAT Nderk. Te POLICISE Ne mesin e te gjitha organizatave ndërk. te policisë, organizata me e madhe dhe me e rëndësishme është “INTERPOL”. INTERPOLI është organizate ndërk. ne gjirin e se ciles sot jane te antaresuara me tepër se 130 shtete. Organet e Interpolit janë: -Asambleja e Përgjithshme; -Komiteti Ekzekutiv; -Sekretariati i Përgjithshëm; -Byrotë Qendrore Nacionale dhe –Këshilltaret ASAMBLEJA e PERGJITHSHME është organi me i larte i Interpolit. Ky organ është i përbëre nga delegatet e shteteve anëtare. QELLIMET KRYESORE te INTERPOLIT janë: a.Garantimi dhe zgjerimi i ndihmës reciproke midis te gjithave shërbimeve policore ne baze te dispozitave ligjore te shteteve te ndryshme dhe ne frymën e deklaratës universale mbi te drejtat e njeriut. b.Themelimi dhe zhvillimi i te gjithave institucioneve te cilat mund te kontribuojnë ne mënyrë efektive ne preventiven dhe ndëshkimin e kryesve te V.P. te përgjithshme Aktivitetet e veta Interpoli i realizon ne shume fusha dhe forma te ndryshme. Nder me te rëndësishmet janë grumbullimi dhe këmbimi i informatave, zgjidhja e qeshjeve konkrete te hetimeve policore, ndihma juridiko-penale dhe asistenca ne fushën e kriminalistikes. Ne kuadrin e detyrave te veta, veprimtaria e Interpolit veçanërisht është e orientuar ne zhvillimin e hetimeve për zbulim e kryesve te V.P., si dhe zbulimin e viktimave dhe te dëshmitareve te veprave. Për ketë qellim Sekretariati i Përgjithshëm rregullisht u distribuon fletrreshtime speciale byrove nacionale, siç është fjala fleterreshtimin e “KUQ” ku behet fjale për personin i cili kërkohet për tu privuar nga liria dhe për tu ekstraduar. Fleterreshtimi i “PERHITUR” ka te beje me personat te cilët u duhet konstatuar vendbanimi dhe adresa.

Ne funksion te zbulimit te shpejte te V.P. dhe kryesve te tyre është edhe bashkëpunimi ne identifikimin e personave dhe kufomave. Për konstatimin e identitetit te kufomës përgatitet dhe distribuohet buletini i posaçme me ngjyre te “ZEZE” me fotografi, vijat papilare ose gjësende te tjera me ndihmën e te cilave mund te konstatohet identiteti i personit. Këmbimi i informatave te tjera behet për persona te cilët kane kryer V.P. te renda ne territorin e shume shteteve. Ky këmbim i informatave realizohet nga sekretariati i përgjithshëm duke iu shpërnda karton te “GJELBERT” shteteve nga te cilat kërkohet qe ti përcjellin aktivitetet dhe sjelljet e personave te caktuar. -EUROPOL - është organizate për bashkëpunim policor ne kontinentin e Evropës e formuar nga Bashkimi Evropian. Kjo organizate i ka katër seksione: 1.seksionin për analiza; 2.seksionin e oficereve për lidhje; 3.seksionin për informata; 4.seksionin e administratës dhe Evropoli vepron ne dy mënyra: 1.I këmben te dhënat personale te kryesve te V.P. lidhur me mjetet narkotike nëpërmjet oficerëve për lidhje dhe 2.Përpilon rekomandime dhe kryen ekzaminime kriminalistike te dhënave 35.TRANSFERI i Proc. PENALE SHTETIT te HUAJ (nocioni dhe arsyeshmeria, burimet juridike ndërkombëtare dhe nacionale te këtij lloj transferi dhe transferi i procedurës penale sipas legjislacionit penal te Kosovës) - Transferimi i proc. penale shteti te huaj shprehet ne rastet kur shteti ne te cilin e ka kryer V.P. personi i huaj, ndjekjen penale ia beson shtetit tjetër. Transferimi i proc. penale i besohet shtetit, shtetasin e te cilit e ka kryesi i V.P. apo shteti ku e ka vendbanimin e përhershëm. Me fjale te tjera transferimi shprehet ne rastet kur personi kryen një V.P. ne një shtet ndërsa proc. penale dhe shqiptimi i dënimit behet ne shtetin ku kryesi e ka shtetësinë apo vendbanimin. Instituti i transferimit, cedimit te ndjekjes penale me te gjitha tiparet e tije bene pjese ne lëmin e se dr. penale ndërk., përkatësisht ne segmentin e ndihmës juridiko-penale ndërk. ne kuptimin e gjere. Transferi i ndjekjes penale behet ne baze te lutjes se shtetit ku është kryer V.P. Shteti i cili merr përsipër ndjekjen penale, proc. penale e zhvillon sipas legjislacionit te vet. Proc. për transferimin e ndjekjes penale sipas lutjes se shtetit ku është kryer V.P. apo shteti i cili dëshiron ta marr përsipër ndjekjen penale është relativisht e shpejte dhe nuk kërkon formalitete te mëdha. Kjo proc. realizohet nëpërmjet ministrisë se drejtësisë, apo nëse është përcaktuar me marrëveshje bilaterale realizohet drejtpërdrejte ne mes te organeve te gjyqësisë, ndërsa ne raste urgjente realizohet edhe nëpërmjet Interpolit. Burimet juridike ndërk dhe nac.ne baze te cilave behet transferi i proc. penale janë: - konventa evropiane mbi transferimin e proc. penale e nxjerre ne vitin 1972, përmes se cilës janë zgjidhur ne mënyrë parimore çështjet kryesore te transferimit te ndjekjes penale. Ne baze te kësaj konvente janë lidhur një mori kontratash bilaterale midis shteteve me te cilat rregullohet ky institut. Qe te mund te behet transferimi i ndjekjes penale, sipas konventës se lartpërmendur duhet te përmbushen dy kushte te karakterit primar: a.qe personi i cili transferohet me qellim te ndjekjes penale te ketë vendqëndrim te përhershëm ne vendin ku transferohet, apo te ketë shtetësinë e atij vendi dhe b.vepra te konsiderohet si V.P. ne legjislacionet e te dy vendeve, pra te ekzistoje identiteti i normave Krahas konventës evropiane ne konsolidimin dhe masivizimin e institutit te transferimit te ndjekjes penale ka rendësi te posaçme edhe marrëveshja-model e aprovuar me rezolutën e asamblesë se përgjithshme te OKB-se.

TRANSFERI i Proc. PENALE sipas LEGJISLACIONIT PENAL te KOSOVES Ndjekja penale e personit te huaj mund ti transferohet juridiksionit, shtetit te huaj sipas kushteve te reciprocitetit. Pra kusht elementar për transferimin e ndjekjes penale është qe V.P. te jete kryer nga personi i huaj ne territorin e Kosovës dhe qe te ekzistoje reciprociteti, qe edhe shteti ku transferohet i pandehuri te veproje njësojë ndaj Kosovës. Kusht tjetër i cili duhet te përmbushet është qe kryesi i V.P. te gjendet ne territorin e Kosovës dhe se fundi qe te mund te behet transferimi i ndjekjes penale duhet qe kryesi i V.P. te jete shtetas i huaj apo person pa shtetësi. Instituti i transferimit te ndjekjes penale mund te aplikohet edhe ne raste kur V.P. është kryer nga i huaji jashtë territorit te Kosovës, por kryesi gjendet ne Kosove, nëse sipas parimit universal te veprimit te legjislacionit penale, vepra e tille bën pjese ne pushtetin represiv te Kosovës. Vendimin për dorëzimin e lendes gjate proc. paraprake e merr kolegji prej tre gjyqtaresh ne baze te propozimit te prokurorit publik. Transferimi i ndjekjes penale mund te lejohet nga gjykatat tona për shtetasit e huaj te cilët ne territorin e Kosovës kane kryer V.P. për te cilët është parapare dënimi me burgim deri ne 10 vjet, ndërsa për V.P. kundër sigurisë se trafikut nuk është parapare kurrfarë kufizimi lidhur me dënimin. PARIMET THEMELORE lidhur me TRANSFERIMIN e Proc. PENALE - Parimet te cilat duhet te respektohen qe te mund te behet transferimi i personit te pandehur janë: a.V.P. për te cilën akuzohet i pandehuri duhet te jete ekstradibile. Nga kjo rezulton se është i përjashtuar, nuk lejohet transferimi apo marrja përsipër e pro. për veprat për te cilat është i përjashtuar ekstradimi (p.sh veprat politike, ushtarake dhe fiskale). b.Transferimi mund te behet vetëm ndaj shtetasve te huaj apo personave pa shtetësi. c.Duhet te ekzistoje identiteti i normave. Përkatësisht vepra për te cilën kërkohet transferimi duhet te konsiderohet V.P. si ne shtetin ku gjendet i pandehuri, ashtu edhe ne shtetin ne te cilin kërkohet te transferohet. d.Duhet te respektohet parimi i legalitetit. Ky parim lidhur me transferimin do te thotë qe shteti ne te cilin transferohet i pandehuri mund ta zhvilloje proc. penale vetëm për V.P. te parapara ne legjislacionin e vet. 36.NJOHJA e AKTGJYKIMEVE PENALE te GJYKATAVE te HUAJA te SHTETEVE te HUAJA - Njohja ndërkombëtare e aktgjykimit penal shprehet në

rastet kur një person për V.P. të kryer është dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në një shtet dhe ai aktgjykim njihet, pranohet në shtetin tjetër, i njihet efekti eksterritorial. Situata të tilla vijnë në shprehje p.sh.(një shtetas kosovar kryen V.P. në Gjermani dhe nga gjykata gjermane dënohet me aktgjykim të plotfuqishëm dhe më pas me lutjen e të dënuarit apo me kërkesën e organeve kompetente të Kosovës,Gjermania e dorëzon kosovarin që ta mbaj dënimin në vendin e vetë) 37.PARIMI i IMPUTIT te DEMIT te GJYKATES se SHTETIT te HUAJ - Me imput të dënimit të gjykatës së huaj nënkuptojmë llogaritjen e dënimit të cilën kryerësi e ka mbajtur në shtetin tjetër në llojin dhe masën e dënimit për të njëjtën vepër të shqiptuar nga gjykata vendore. Ky parim është paraparë për rastet kur nuk njihet aktgjykimi i huaj në shtetin tjetër, përkatësisht kur kryesi dënohet për të njëjtën vepër. Këtë parim e njeh edhe e drejta jonë penale, madje me një dimension e dhe me të gjerë, ngase përveç dënimit të mbajtur në juridiksionin tjetër, në dënimin e shqiptuar nga gjykata e Kosovës do të llogaritet edhe paraburgimi dhe heqja e lirisë gjatë procedurës së transferimit.

38.EKZEKUTIMI i AKTGJYKIMIT te HUAJ PENAL. KUSHTET THEMELORE te cilat duhet te PERMBUSHEN per EKZEKUTIMIN e AKTGJYKIMIT te GJYKATES se SHTETIT te HUAJ - Ekzekutimi i aktgjykimit të huaj penal është formë e bashkëpunimit ndërk. në çështjet penale Me këtë formë të bashkëpunimit nënkuptojmë rastet kur personi i dënuar në shtetin tjetër, dënimin e mbanë ne shtetin e vet apo në shtetin ku e ka vendbanimin e përhershëm. Ekzekutimi i aktgjykimit penal të shtetit tjetër behet në bazë të njohjes paraprake të aktgjykimit penal të huaj apo në bazë të konventës ndërk. apo legjislacionit të brendshëm. Shkaqet më të rëndësishme lidhur me personin e dënuar të cilat e arsyetojnë ekzekutimin e aktgjykimit të huaj penal në vendin, përkatësisht në shtetin e vet janë; mundësia që i dënuari të mbaj kontakte me familjen e vet, ekzekutimi i dënimit bëhet më human, në vendin e vetë janë gjasat më të mëdha për risocializimin e tij etj. Kushtet themelore të cilat duhet të përmbushen me rastin e ekzekutimit të aktgjykimit penal të huaj kryesisht janë të ngjashme me kushtet të cilat kërkohen për ekstradim; -IDENTITETI i NORMAVE (sipas këtij kushti që të mundë të ekzekutohet aktgjykimi i huaj penal,duhet që vepra për të cilën është dënuar personi, të parashihet si V.P. në të dy shtetet, në shtetin ku është dënuar dhe në shtetin ku kërkohet të bëhet ekzekutimi i dënimit. -RECIPROCITETI - (ky kusht duhet të përmbushet në aspektin juridikë dhe në atë faktikë. Në aspektin juridikë reciprociteti konsiderohet se është përmbushur nëse në të drejtën e brendshme dhe në kontratat ndërk. të shteteve është paraparë mundësia e ekzekutimit të aktgjykimit të huaj penal, ndërsa në aspektin faktikë, reciprociteti konsiderohet se është përmbushur nëse shteti që kërkon nga shteti tjetër ekzekutimin e aktgjykimit penal të gjykatave të tij, më parë në raste të ngjashme ka mundësuar ekzekutimin e aktgjykimeve të tilla penale) -AKTGJYKIMI PENAL duhet të jetë i PLOTEFUQISHEM dhe i EKZEKUTUESHEM (Që të mund të ekzekutohet aktgjykimi i huaj, ai sipas të dr.së brendshme të shtetit ku është nxjerrë, përpos i plotfuqishëm, duhet të jetë edhe i ekzekutueshëm) -Dënimi nën minimumin e caktuar nuk mund të ekzekutohet në shtetin e huaj -Shtetësia e të dënuarit -Pëlqimi i të dënuarit -Lloji i V.P. apo situatat e caktuara si pengesë për transferimin e personit për ta mbajtur dënimin në shtetin tjetër -Transferimi i mbikëqyrjes ndaj personave të dënuar me kusht apo të liruar me kusht 39.LAJMERIMI dhe ZHVILLIMI i IDESE per THEMELIMIN e GJYKATES PENALE Nderk. Pas LUFTES se DYTE BOTERORE - Shfaqjes së idesë për themelimin e gjykatës penale ndërk. më së shumti i kanë kontribuar kryerja e krimeve të luftës, poashtu aktet ndërk. me të cilat janë përcaktuar rregullat e zhvillimit të luftës; -Deklarata e Parisit(1856) -Konventa e Gjenevës për përmisimin e pozitës së të plagosurve të luftës tokësore(1864) -Deklarata e Petrogradit(1868) -Deklarata e Brukselit(1874) Fillimi i një etape të re në avancimin e idesë për themelimin e një gjykate penale ndërk. e përcaktojnë dy konferenca të Hagës të mbajtura në vitin 1899 dhe 1906 Akti i parë juridik-ndërk.,me të cilën u bënë përpjekje për themelimin e një gjykate penale ndërk. është Konferenca e Paqes në Versajë(1919).

40.THEMELIMI i GJYKATES PENALE Nderk. Ne NYRENBERG dhe TOKIO, kur jane THEMELUAR, kush i ka THEMELUAR dhe cilat jane KOMPETENCAT e SAJ Zhvillimi më i hovshëm dhe në kuptim të plotë të së dr. penale ndërk. u shprehën në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kështu me 8 gusht 1945 në Londër u arrit marrëveshja e forcave të mëdha aleate(SHBA, FRANCA, ANGLIA dhe BASHKIMI SOVJETIKË) që të formohet Gjykata Ndërk. Ushtarake në Nurenberg e cila do ti gjykonte kriminelët e mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore. Në statutin e kësaj gjykate janë paraparë këtoV.P.-Krimet kundër paqes;-Krimet e luftës dhe-Krimet kundër njerëzimit Krahas Gjykatës Penale Ndërk. Ushtarake në Nurenberg,më 15 janar 1946 u formua edhe Gjykata Penale Ndërk. Ushtarake në Japoni(Tokio),e cila gjithë ashtu i gjykoi kriminelët kryesorë japonezë të Luftës së Dytë Botërore. Këto dy gjykata janë të para gjykata penale ndërk. që u themeluan në historinë e njerëzimit dhe të cilat arritën ti gjykojnë kryesit e krimeve makaber dhe masive të Luftës së Dytë Botërore. Kompetence e këtyre gjykatave ka qenë dënimi i kriminelëve të Luftës së Dytë Botërore,veprat e të cilëve nuk mundë të konsiderohen në kompetencën territoriale të shteteve. 41. THEMELIMI i GJYKATES PENALE Nderk. Ne HAGE per KRIMET e KRYERA ne ISH TERRITORIN e ISH JUGOSLLAVISE, kur eshte THEMELUAR, kush e ka THEMELUAR dhe cilat jane KOMPETENCAT e SAJ - Gjykatës Penale Ndërk. në Hagë për krimet e kryera në ish territorin e Jugosllavisë u formua me 22 shkurt të vitit 1993 nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo gjykatë u formua si rezultat i luftës në territorin e ish Jugosllavisë me kompetencë ti gjykojë të gjitha krimet në territorin e këtij vendi, pa marrë parasysh të cilës përkatësi janë. Duhet theksuar se Tribunali i Hagës është gjykatë ad hoc.është gjykatë e themeluar vetëm për gjykimin e krimeve në territorin e ish Jugosllavisë së mëparshme dhe pasi të përfundoj këtë gjykim edhe kjo gjykatë do të pushoj së vepruari. Themelimi i Tribunalit të Hagës për gjykimin e kriminelëve të luftës në territorin e ish Jugosllavisë paraqet një kualitet të ri në drejtim të zhvillimit të së dr. penale ndërk., si e dr. supranacionale. Ky kualitet dhe dimension i ri shihet veçmas nga fakti se përderisa Gjykata Penale Ndërk.në Nurenberg dhe Tokio u themelua nga disa fuqi të mëdha (Franca, Anglia, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik), Tribunali i Hagës u themelua nga organizata ndërk. më e rëndësishme, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 42 .Kur u THEMELUA GJYKATA e PERHERESHME PENALE Nderk., kush e ka THEMELUAR, ku e ka SELINE, kur ka FILLUAR te PUNOJE dhe per cilat KRIME ka JURIDIKSION - Gjykata e Përhershme Penale Ndërk. u formua me 17 korrik 1988 në konferencën e Organizatës së kombeve të Bashkuara të mbajtur në Romë në të cilën morën pjesë delegatët e 160 shteteve, ku me shumicë absolute(120 vende votuan) për themelimin e kësaj gjykate. Selia e kësaj gjykate u vendosë të jetë në HAGË. Gjykata E Përhershme Penale Ndërk. punën e saj e filloi me 1 janar 2003, ndërsa juridiksioni i saj u vendos të jetë retroaktivë prej 1 janarit 2002. Kjo gjykatë ka kompetencë të gjykojë katër grupe të V.P. siç janë; -Krimi i gjenocidit; -Krimet kundër njerëzimit; -Krimet e luftës dhe -Krimi i agresionit Juridiksioni i Gjykatës është obligator. Kompetenca obligatore e gjykatës ka të bëjë me të gjitha shtetet të cilat e kanë ratifikuar marrëveshjen për themelimin e kësaj gjykate dhe janë të obliguara ta pranojnë juridiksionin e Gjykatës për V.P. për të cilat është paraparë kompetenca e saj, ndërsa ndaj shteteve të tjera juridiksioni i saj shtrihet nëse ato me deklarata të posaçme e pranojnë këtë. Intenca e kësaj Gjykate është që ta respektojë parimin,,nullum crimen sine lege’’.Për këtë arsye juridiksioni i kësaj Gjykate është kufizuar vetëm në gjykimin e kryerësve të krimeve të cilat janë të parapara me të drejtën ndërkombëtare . Dënimet të cilat janë të parapara nga ana e kësaj Gjykate janë; -Dënimin me burgim deri në 30 vjet -Dënimin me burgim të përjetshëm dhe -Dënimi me gjobë Së bashku me dënimin me burgim është paraparë edhe konfiskimi i dobisë së fituar në mënyrë direke apo indirekte me veprën penale .

E Dr. PENALE NDERKOMBETARE – PY1.TRANSFERI i PROC. PENALE te KOSOVES, NOCIONI dhe LLOJET? Transferimi shprehet ne rastet kur personi kryen nje V.P. ne nje shtet, ndersa Proc. penale dhe shqiptimi I denimit behet ne shtetin ku kryeresi e ka shtetesine apo vendbanimin. Parakushtet për transferim të personit në shtetin e huaj janë: 1) Që personi transferimi i të cilit kërkohet të jetë shtetas i huaj; 2) Që vepra për të cilën kërkohet transferimi nuk është kryer në territorin e Kovës kundër një banori të Kosovës; 3) Që vepra për të cilën kërkohet transferimi është vepër penale sipas ligjit në fuqi në Kosovë dhe sipas ligjit të shtetit ku është kryer; 4) Që sipas ligjit në fuqi në Kosovë, ndjekja penale ose ekzekutimi i dënimit nuk është parashkruar para se shtetasi i huaj të jetë paraburgosur ose të jetë marrë në pyetje si i pandehur; 5) Që shtetasi i huaj transferimi i të cilit kërkohet ende nuk është liruar ose dënuar në formë të prerë nga gjykata vendore për V.P. për të cilën kërkohet transferimi, që proc. penale të mos zbatohet në Kosovë kundër tij për V.P. të paraparë në nenin 100 të KPK dhe, kur proc. penale ka filluar për V.P. të kryer kundër banorit të Kosovës, kërkesa pasurore juridike e të dëmtuarit të jetë siguruar; 6) Që identiteti i personit transferimi i të cilit kërkohet është vëretuar; 7) Që ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar se shtetasi I huaj, transferimi i të cilit kërkohet ka kryer vepër konkrete penale dhe se për këtë ekziston aktgjykim i formës së prerë; 8) Që transferimi të mos kërkohet për V.P. për të cilën parashihet dënim me vdekje derisa shteti i cili kërkon transferimin nuk garanton se dënimi me vdekje nuk do të shqiptohet ose nuk do të ekzekutohet; 9) Që të mos ekzistojë rrezik real që personi transferimi i të cilit kërkohet të trajtohet ose të dënohet në mënyrë johumane ose degradues; 10) Që të mos ketë arsye për dyshim se kërkesa është bërë me qëllim të ndjekjes ose dënimit të personit transferimi i të cilit kërkohet në bazë të racës, gjinisë, shtetësisë ose prejardhjes etnike, religjionit, mendimit politik ose anëtarësimit në ndonjë grup shoqëror; 11) Që personi transferimi i të cilit kërkohet nuk gëzon të dr. e mbrojtjes të paraparë për refugjatë në Kosovë; 12) Që lutja për transferim të mos jetë paraqitur për shkak të ndonjë veprimi politik I cili nuk konsiderohet V.P. nga neni 116 deri te 145 i KPK dhe 13) Që transferimi të mos jetë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare ose standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për çfarëdo arsye. 2.GJYKATAT NDERKOMBETARE te NYRENBERGUT dhe TOKIOS ? Zhvillimi më i hovshëm dhe në kuptim të plotë të së drejtës penale ndërkombëtare u shprehën në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kështu me 8 gusht 1945 në Londër u arrit marrëveshja e forcave të mëdha aleate (SHBA, FRANCA, ANGLIA dhe BASHKIMI SOVJETIKË) që të formohet Gjykata Ndërkombëtare Ushtarake në Nurenberg e cila do ti gjykonte kriminelët e mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore. Iden per themelimin e gjykatave ne Nyrenberg dhe TOKIO e dha Presidenti Amerikan Franklin Ruzvelt ne V.1944, qe u perkrah nga kryeministri britanik Uinston Qurqil. Në statutin e kësaj gjykate janë paraparë këto V.P. ; -Krimet kundër paqes; -Krimet e luftës dhe -Krimet kundër njerëzimit. a.KRIMET KUNDER PAQES – u konsideruan planifikim, pergatitja, fillimi apo ushtrimi I luftes agresive apo luftes me te cilen shkelen kontratat nderk., marreveshjet apo garancite; b. KRIMET te LUFTES – u konsideruan shkelja e ligjeve te luftes dhe dokeve (zakoneve) te luftes, si vrasja keqetrajtimi apo dergimi ne pune te dhunshme, vrasja apo keqtrajtimi I roberve te luftes, vrasja e pengjeve, plaqkitjae pasurise publike etj dhe c.KRIMET KUNDER NJEREZIMIT – u konsideruan vrasjet, shfarosjet, roberimi, deportimi dhe veprat e tjera jo njerezore te kryera ndaj popullesise civile. 3.BURIMET INTERNE te se Dr. PENALE Nderk. ? janë legjislacionet penale të shteteve,përkatësisht burimet nacionale. Në radhë të parë si burim intern i së drejtës penale ndërk janë kodet penale dhe kodet e procedurës penale të shteteve, po ashtu edhe si burime të së drejtës penale ndërkombëtare konsiderohen disa ligje të posaçme të shteteve si p.sh.ligjet mbi komunikacionin rrugor, komunikacionin ajror, detar, ligjet ushtarake etj.

TESTI –II1.PARIMET e PERCAKTIMIT te PUSHTETIT REPRESIV te SHTETIT (parimi territorial, REAL-aktiv, nacional-pasiv dhe universal) ? – Parimi territorial eshte parim themelore net e dr. penale nacionale, ndersa parimet tjera jane te natyres plotesuese, sipas ketij parimi legjislacioni penal I nje shteti aplikohet ndaj te gjithe personave qe kryejn V.P. ne territorin e tij pa marre parsyshe a jane shtetas te tij, shtetas te huaj apo persona pa shtetesi, REAL-AKTIV aplikimi I pushtetit represiv te htetit sipas ketij parimi shprehet ne rastet kur V.P. kryhet nga shtetasit e huaj jashte territorit te vendit, por me te cilat demtohen apo rrezikohen te mirat juridike vitale te shtetit. Legjislacionet penale nacionale njohin dy metoda te parimit real, si: metoda e enumeracionit sipas se ciles ceken nenet apo kapitujt e KP qe perfshihen V.P. me kete parim dhe metoda e klauzoles gjenerale e cila eshte e pergjithesuar dhe jo e saket. NACIONAL–PASIV – sipas ketij parimi legjislacioni penal I nje shteti aplikohet edhe ndaj te huajeve te cilet kryejne V.P. jashte territorit te vendit kunder shtetasit te tij apo kunder te mirave te tjera te tij.QUHET parim I nacional pasive sepse ne aspektin criminal shtetasit e shtetit te caktuar jane passive, jane viktima te V.P. te kryera jashte vendit nga persona te huaj. UNIVERSAL – ndryshe emerohet edhe si parim kozompolit apo parim I se dr. penale boterore, sipas ketij parimi legjislacioni penal I nje shteti aplikohet edhe ndaj te huajit I cili kryen V.P. jashte vendit, pa marre parsyshe se ne cilin shtet eshte kryer vepra dhe pa marre parasyshe se e mira juridike e cilit shtetas apo shtet te huaj eshte demtuar. 2.FORMAT ose LLOJET e NDIHMES JURIDIKO-PENALE Nderk. Ne KUPTIMIN e GJERE ? Si forma bashkëkohore të ndihmës juridiko-penale ndërkombëtare në kuptimin e gjërë konsiderohet:- Eksdradimi; - Ndihma e vogël juridiko-penale; - Cedimi i ndjekëjes penale shtetit tjetër dhe; - Ekzekutimi i aktgjykimit penal të huaj. 3.PARIMI I EKSTRADIBILITETIT LIDHUR me EKSTRADIMIN ? Me termin ekstradibilitet nënkuptojmë llojet e V.P. për të cilën kryesit e tyre nuk mundë të ekstradohen. Ekstradimi është i mundur vetëm për ato lloje te V.P. të cilat janë të përcaktuara me marrëveshje ndërkombëtare apo me legjislacionin e brendshëm. Në këtë kontekst parimi i ekstradibilitetit do të thotë se ekstradimi(dorëzimi) i fajtorit do të bëhet vetëm në rastet kur është fjala për veprat penale më të rënda. Zakonisht me klauzolë gjenerale përjashtohet mundësia e ekstradimit për V.P. të lehta. ky përjashtim është paraparë përshake se proc. e ekstradimit është mjaftë e ndërlikuar,e gjatë dhe e shtrenjtë. Lidhur me limitet e dënimit të paraparë, më së shpeshti ekstradimi është përjashtuar për V.P. për të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në 1 vit, ndërsa nëse është fjala për ekstradimin i cili kërkohet për ekzekutimin e dënimit, mundësia e refuzimit të ekstradimit është paraparë nëse është shqiptuar dënimi me burgim deri në 4 vite. Këto limite janë të parapara edhe në Konventën Evropiane për Ekstradim. Në të dr. e brendshme dhe në kontratat ndërk. ,parimi i ekstradibilitetit realizohet në dy metoda; -Metoda e enumeracionit dhe - Metoda e eliminacionit Sipas metodës së ENUMERACIONIT në mënyrë decidive ceken V.P. për të cilat do të bëhet ekstradimi, ndërsa veprat e tjera përjashtohen nga mundësia e ekstradimit. Sipas metodës së ELIMINACIONIT mundësia e ekstradimit është paraparë për të gjitha V.P. përveç kategorive të posaçme të cilat janë të përjashtuara për shkak të natyrës së tyre siç janë V.P. politike apo se fjala është për V.P. të lehta.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF