e Drejta e Punës Dhe Sigurimit Social

September 15, 2017 | Author: Verlona Pireci | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Shënime/Sllajde të autorizuara nga Lënda e drejta e punës dhe e sigurimit social...

Description

E Drejta e Punës dhe Sigurimit Social Shënime /Sllajde të autorizuara

Nocioni dhe objekti i të drejtës së punës     

Puna është veprimtari e ndërgjegjshme dhe e vullnetshme , e natyrshme, por e mundimshme…e kompenzeshme ( në ndjenjë, në para, shërbime etj. Për nga natyra e saj puna mund të jetë materiale dhe intelektuale. Efekti-produkti material ose jo material i dobishëm. Puna ose procesi i punës realizohet përmes veprimtarisë së lidhur të individëve. Puna e individit është pjesë e procesit shoqëror… Përpjekjet për përmirsim të kushteve dhe të drejtave të puntorëve nga e kalura dhe roli i ri punes në shoqëritë bashkëkohore.

Objekti i MP  

E drejta e punës është shkëncë e cila merret me studimin teorik dhe praktik të ligjeve dhe akteve tjera dhe faktorëve tjerë si praktika e subjektëve, puntorëve punëdhënësve, subjektëve shtetëror, gjykatave etj, qoftë brenda apo e jashtë shtetit. Objekt i së drejtës së punës është marrëdhënia e punës.

Paraqitje dhe zhvillimi i marrëdhënies së punës    

E drejta e punës si degë e sistemit juridik (tërësia e normave juridike qe rregullojnë marrëdhënien e punës)dhe e drejtë pozitive E DP u paraqit atëherë kur u pa e domosdoshme qe kjo lëmi të rregullohet me norma. Kjo lëmi nuk mund të rregullohej me degë tjëra të së drejtës Përiudha e shek, XIX dhe XX dhe etapat e saj

Zhvillimi së drejtës së punës   

Kontratat e punës – karakteri individual i tyre, Legjislacioni civil dhe zbatimi i dispozitave të kontrates mbi qiranë. Diferencimi i shkencës unike mbi administratën dhe ndarja e saj

Përiudha e parë   

Përiudha e parë - Formimi i shoqatave, Levizjet e puntorëve me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe permirsimit të kushteve…… Bashkimi i puntorëve, kërkesat për marrëveshje kolektive, e drejta e grevës, nevoja e intervenimit të shtetit në rregullimin e marrëdhënies së punës. Liria e kontraktimit në këtë kohë - mashtrim për puntorët, liri e njëanshme në favor të pronarëve të mjeteve të prodhimit.

Përiudha e parë  

Mesi I shek XIX- shteti filloj të nxjerrë legjislacion mbrojtës (GER+ENG)-Periudha e kapitalizmit liberal Legjislacioni I punës mbetet kryesisht akoma tek e dr. civile, tregtare dhe me disp të veqanta rregullohen vetem disa qeshtje(mbrojta ne pune e grave dhe fëmijeve, mbrojtje higjenike dhe sigurimi

Përiudha e dytë  

Fundi i shek XIX dhe fillimi i shek XX deri në mbarim të luftës së parë botërore Nxirren shumë ligje që rregullojnë MP e sidmos, pushimi javor, puna e natës, paga minimale, ndihma për të papunët.

2

 

Vjen deri tek Kodifikimi i të drejtës së punës Lindin sindikatat dhe kontraktimi kolektiv

Përiudha e tretë      

Përiudha në mes dy luftrave botërore Karakteristikë- intensitet i shtuar i legjislacionit për mbrojtjen e puntorëve Themelimi i ONP me 1919 si Organizatë e Lidhjes së Kombeve Vazhdohet me Kodifikim të legjislacionit: Holandë 1919-1930; Belgjike 1922; Itali 1927; Austri 1927 Gjermani 1934; SHBA 1935. Në shumicën e vendeve krijohet e Dr.e Punës si degë e së drejtës. Stagnimi-Regjimi fashist në Gjermani dhe Itali

Përiudha e katërt   

Që nga përfundimi i luftës së dytë botërore… E drejta e punës pothuaj në çdo shtet është degë e së drejtës nacionale Dispozitat e mëhershme modifikohen dhe zgjerohen apo nxirren ligje të reja

E Drejta Bashkëkohore e Punës      

Krakateristikat Tendenca për zgjerim të vazhdueshëm Organizimi i puntorëve në sindikata Kontraktimi kolektiv Integriteti E drejta e krahasuar e punës

Përkufizimi i të drejtës së punës     

Degë e së drejtës që rregullon dhe administron marrëdhëniet që lindin nga kryerja e një pune të varur në dobi të pronarit Degë e së drejtës që përmban norma qe rregullojne marrëdhëniet kontraktuese dhe punën e subordinuar Degë e së drejtës që përmban dhe studion legjislacionin e punës në dobi të puntorëve. Degë e së drejtës që përmban norma juridike mbi parimet e përgjithshme të organizimit dhe sistemit të marrëdhënies së punës që nga themelimi e deri të ndërprerja si dhe institucionet që merren me marrëdhëniet e punës E dr. pozitive përfshinë tërsinë e parimeve dhe normave që rregullojnë marrëdhënien e punës

Emërtimet për lëndën e të drejtës së punës     

E drejta e fabrikës- legjislacioni industrial, organizimi i punës në fabrika / industri, ishte emërtim i ngushtë, ( vazhdon të aplikohet ky emërtim si psh angli, SHBA, Indi) E drejta e legjislacionit të puntorëve- emërtim I ngushtë sepse përfshinë vetëm njërën palë E drejta sociale-nën ndikimin e zhvillimit të sigurimit social E drejta sindikale-ndikimi I rritjes së rolit të sindikatave E drejta e punës- Emërim më gjithëpërfshirës dhe I pranuar ndërkombatarisht

3

Raporti i të drejtës së punës më degë tjera juridike      

Raporti me të drejtën: Kushtetuese; disa nga parimet e përbashkëta Civile- e drejta e punës ishte nën ndikimin e dr.civ., edhe sot ndihet nevoja për rregullimi dhe institucione të së dr. civ. AdministrativeEkonomikepenale

Burimet e të drejtës së punës        

Aktet shtetërore(Kushtetuta, ligji aktet nënligjore Burimet autonome të të drejtës së punës(veprimtaria e organeve jo shtetërore si ndermarrjet, institucione, organizata dhe bashkësi etj) Interpretimi i obliguar (norma e interpretuar merr karakterin e burimit të së drejtës) E drejta zakonore(nuk kanë karakter shtetëror, por lindin në mënyrë spontane). Kushtet qe duhet të plotësohen: aplikimi i gjatë, përseritja e shpeshtë dhe pajtimi i përgjithshëm se rregulla e tillë është e drejtë dhe i nënshtrohen vullnetarisht asaj Praktika gjyqësore: res judicata ka efekt vetëm për palët e kontestit( sistemi civil law) ndërsa Common law- precedenti, rastet duhet të gjykohen sikurse rastet paraprake të vendosura Detyrat e gjykatave (larta) për te harmonizuar dhe percaktuar qendrimet e tyre në seanc apo mbledhje të këshilave apo qytetarëve.(nuk mund të konsiderohen si burime juridike në kuptimin formal – material Praktika gjyqësore indirekt paraqitet burim i së drejtës kur gjykatat e caktuara në raste të njëjta apo ngjajshme bijnë vendime të njëjta

Burimet e së drejtës së punës me origjinë ndërkombëtare     

Karakter universal(aktet dhe instrumentet e miratuara nga OKB si deklarata universale mbi të drejtat e njeriut dhe qytetarit 1948… dhe kanë shtrirje të përgjithshme); Këshilli ek-social, iniciativa dhe rekomandime Regjional( karta sociale evropiane 1965); 6-ja evropiane, 12, dhe aktualisht 28-ta: ED Europiane parësore (marrëveshjet mbi themelimin e BEE, protokolet dhe shtojcat e saj) dhe dytësore(aktet që i nxjerrin organet e BE-së(urdheresat (Obl), udhëzimet(obl) vendimet (obl) qëndrimet dhe rekomandimet(jo obl). Marrëveshjet apo kontratat ndërkombëtare Instrumentet apo aktet e miratura nga organizatat e specilaizuara ndërkombëtare (ONP)

ONP      

E themeluar në vitin 1919, pas Luftës së dytë botërore bëhët agjenci e parë e specializuar e OKB Trajton në mënyrë permanente probleme nga fusha e punës dhe sociale Karakteristikat e ONP: Përhershmëria, universaliteti tripartiteti(qeveri (2), punëtor(1) dhe punëdhënës(1))

4

Struktura e ONP dhe qëllimet     

Konferenca e përgjithshme e përfaqësuesve të shteteve e qujatur si Konferenca ndërkombëtare e punës( tribunal suprem per politikën e punës,ligjvënës(konventa dhe rekomandime), Këshilli Administrativ(organ drejtues tripartit nga 56 anëtqare nga të cilët 28 të qeverive, 14 punëdhënësve dhe 14 punëtorëve) Byroja ndërkombëtare e punës-organ ekzekutiv, teknik i BNP me funksione dhe komptenca sipas nenit 10 të kushtetutes se ONP Qëllimet dhe veprimtaria e ONP- trajtimi dhe zgjidhja e problemeve nga fusha e punës dhe politikës sociale ndërkomb.. Në konferencën e Filadelfisë, 1944- deklarata e Filadelfisë me karakter kushtetues, parimet e saj: puna nuk është mall; varfëria paraqet rrezik kudo që të ekzistoj; liria e shprehjes dhe e bashkimit janë të domosdoshme për përparim social, punësim, pagë,sigurim social dhe shendetësor, mbrojtje (nf) siguri në punë.

Karakteri i konventave dhe rekomandimeve procedura, ratifikimi dhe inkorporimi           

Dallimi qëndron në obligueshmërinë për shtetet që i kanë miratuar Rekomandimet- obligim moral i shteteve dhe orjentues dhe plotësues Iniciativa per nxjerrje te konventave: shtetet anëtare, përfaqësuesit e PP Konsiderohet e miratuar konventa kur për të votojnë 2/3 e anëtarëve prezent në konferencë Ratifikimi 12 deri ne 18 muaj, raportimi I BNP për masat e ndërmarra, tërheqja nga konventa pas 10 vitesh, afati I terheqjes 1 vit nga miratimi i saj dhe kështu procedura perseritet. Inkorporimi i konventave në legjislacionet nacionale të shteteve të ONP Procedura e kontrollit dhe zbatimit të konventave: Raportet Reklamacioni Padia Komiteti për zbatim të konventave dhe rekomandimeve

Inkorporimi i konventave në legjislacionet nacionale të shteteve të ONP   

I nënshtrohet dy parimeve: Parimi i zbatimit të konventave: qoftë duke zbatuar drejtpërsëdrejti, qoftë duke e futur në legjislacionin nacional Parimi i mbrojtjes së minimumit të të drejtave….

Procedura e kontrollit dhe zbatimit të konventave     

Formalisht nuk ka ndonjë kontrool të dprd, sepse konsiderohet se është në kundershtim me parimet e pavarsisë dhe mospërzierjes në punë të shtetit, por…. Raportet- raport vjetor nga çdo shtet anëtarë lidhur me punën tek Byros ndërkombëtare të punës(BNP) Reklamacioni- organizatat profesionale të punëdhënsve dhe punëtorëve për BNP Padia- Çdo shtet ka të drejtë të padisë shtetin tjetër nese ai shtet nuk është zbatuar obligimet e marra nga konventa e ratifikuar. Komiteti për zbatim të konventave dhe rekomandimeve – shqyrton raportet lidhur me zbatimin e konventave dhe përmbushjen e obligimeve dhe masave tjera

5

Vendi i të drejtës së punës në sistemin juridik       

Dilemat rreth vendit të të drejtës së punës në sistemin juridik: Në të drejtën publike apo private Ekzistojnë tri teori lidhur më vendin e DP EDP hyn në kuadër të së d.private, si rezultat i kontratave individuale dhe çështjeve juridiko-civile EDP hyn në kuadër të së d.publike si rezultat i rolit intervencionist të shtetit EDP hyn në kuadër të së d.private por edhe asaj publike Gjithnjë e më shumë flitet për të drejtën autonome, të lire, kolektive të punës e cila po zhvillohet pavarsisht nga legjislacioni imperativ i shtetit në fushën e punës

E Drejta Kolektive e Punës           

  

Në Kosovë kjo e dr. është në fazën fillestare Nevoja dhe domosdoshmëria për të drejta kolektive të punës.. Teoricientë të ndryshëm shprehen për domosdoshmëri( evropën perendimore) dhe për të dr. kolektive të punës si pjesa më e pasur dhe origjinale e të dr. së punës. Në këtë kontekst EDP ndahet në të drejtën kolektive dhe individuale të punës. EDP për objekt ka rregullimin e raporteve (marrëdhënieve që vendosen me ushtrimin e punës së varur… Marrëdhëniet individuale Marrëdhëniet kolektive Karakteristike e përbashkët është se kemi të bëjmë me përfaqësuesit e kapitalit dhe të punës Dallimi-përfaqësues i puntorëve nuk është puntori si individ por… E drejta kolektive e punës është produkt i konfliktit të interesave të subjektëve kolektivë, të marrëdhënieve të punës dhe në pajtim me këtë përfaqëson kompromisin e interesvae të tyre të kundërta. E dr. bashkohore e punës e precizon faktin se e dr.Kolektive e punës përfaqëson formën e kompromisit apo interesit normativo institucional te tre subjekteve ( Interesin e kapitalit, interesin e pronarit të fuqisë puntore, interesin e organizatës politike, përkatësisht shtetit Format e veprimit kolektiv hasen nga viti 1906 ( anglia shprehimisht pranon të dr. në grevë, Permasat e saj i merr pas L II botërore EDKP-krijon , trajton rregullon respektivisht realizon ato institucione të së dr. punës në aspektin e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave dhe interesave kolektive(sindikatat, raportet e punëdhënësve dhe puntorëve(sindikatave)marrëveshjet kolektive,,

Sindikata     

Sindikata është: Bashkësi, organizatë, përkatësisht bashkim që kujdeset për mbrojtjen e interesave të anëtarëve të saj në organizatën përkatëse në nivele të ndryshme tërritoriale. Fillimi i kapitalizmit edhe fillim i krijimit të sindikatave në sektorët e industrisë Zhvillimi dhe rritja e kapitalizmin ,zhvillon dhe rritë sindikatat. Sindikatat e para: Angli- sindikata e puntorëve mekanik 1851, Austri lidhja e puntorëve 1860, Gjermani sindikata e prodhuesve të duhanit .

6



Sindikatat në Kosovë, 1906, ndërsa sindikatat më aktive vlerësohet të jenë në vitet 1936-1939

Organizimi sindikal dhe të drejtat themelore të njeriut nga puna dhe lidhur me punën     

Të dr. themelore nga puna radhiten: Liria e bashkimit; Ndalimi i punës së dhunshme; Trajtimi i barabartë me rastin e punësimit(ndalimi i diskriminimit në punë dhe profesion Deklarata e përgjithshme e të drejtave të njeriut dhe qytetarit____ Pakti mbi të drejtat civile e politike 1966 (OKB) Pakti mbi të drejtat ekonomike dhe sociale 1966, shtetet nënshkruese kanë për obligim sigurimin e të dr. në vijim: të dr. në themelim të Sindikatave, të dr. e sind në themelimin e konfederatave komb-ndërk. –S. duhet të kenë:Veprimtari të lire dhe me kufizime ligjore për interes të sigurisë shtetërore, të drejtën në grevë në pajtim me ligj

Konventa mbi liritë sindikale dhe mbrojtjen e të drejtave sindikale    

Mbrojtja e të drejtave sindikale është objekt i konventave dhe rekomandimeve të ONP Kjo konventë parasheh (nr.87) përcakton që punëtorët dhe punëdhënësit pa kurrfarë përjashtimesh të formojnë organizata sipas zgjedhjes së tyre, pa leje paraprake. Sindikatat dhe lidhjet tjera nuk mund të ndalohen me rrugë administrative Kufizime të caktuara për polici dhe ushtri

Konventa mbi të drejtat e puntorëve në organizim dhe negociata kolektive  

Neni 1 dhe 2 i kësaj konvente përcakton se puntorët duhet të shfrytëzojnë mbrojtje konkrete kundër të gjitha formave diskriminuese me qëllim të rregullimit të kushteve të punës, në bazë të rrethanave kombëtare do të ndërmirren masa konkrete të cilat do të nxisin dhe avancojnë zhviilimin dhe shfrytëzimin e procedurës vullnetare të negociatave në mes të PP me qëllim të lidhjes së KK.

Kontratat kolektive          

KK janë burime specifike të së dr.punës KK të para- gjysma e shek 19 Në Francë KK e parë është lidhur ne Lion 1831 në ind. e tekstilit Gjermani KK e pare- 1873 Austri -1898 Zvicrra është i vetmi shtet që i njeh KK para luftës së dytë botërore Normimi me ligj i KK së pari në Ger dhe Aus.1919, itali, 1926, Holandë 1926, Suedi 1928… Zhvillimin e metejmë te KK e karakterizon materja gjithnjë e më e gjerë që e rregullon ky instrument. Nocionin e KK më së miri e jep rekomandimi i ONP nr. 91/1951: Marreveshje me shkrim në mes të PP lidhur me kushtet e punës dhe punësimit

Raporti i KK dhe KP 

KP janë më të hershme se KK

7

     

Raporti është i ngjajshëm sikurse raporti në mes të akteve të Përgj dhe akteve të veqanta KP ështe marrëdhenie konkrete e punës konkrete, ndërsa KK ka për qëllim krijimin e marrëdhënieve konkrete të punës Objekt i KP është marrëdhenia individuale e punës KK nuk krijon obligime , por parashtron rregulla Në disa shtete, palëve iu mundësohet ushtrimi i padisë në gjykata Me legjislacionin e disa shteteve , sindikatave iu njihet e drejta të kërkojnë anulimin e kontratave individuale mbi punën të cilat nuk janë në pajtim me dispoziata e KK.

Rëndësia e KK dhe negociatave kolektive     

Negociata parqesin metodë për rregullimin e problemeve të punës KK janë rezulatat i negociatave kolektive si institucion me rëndësi të veqantë: sociale, profiti të realizohet sipas mundësive e jo përmes kurrizit të forcës puntore ekonomike ,amortizohen apo shuhen kërkesat për greva… juridike-shume më shpejtë intervenohet në sferën e MP

Natyra juridike e KK    

KK nuk mund të vështrohen si kontrata obligative, por si akte rregullash ose marrëveshjesh normative KK ka të gjitha karaktersiatikat e kontr.civile KK është akt normativ ose ligj në kuptimin material KK konsiderohet si akt normativ dhe si akt kontraktues

Llojet e kontratave kolektive    

Kontratat e përgjitshme kolektive (KPK)- kushtet e punës dhe të punësimit- vlejnë për të gjithë PP brenda një shteti KVK- krijohen brenda një veprimtarie të veqantë qoftë prodh ose jo prodh.. dhe janë akte të konkrretizimit të KPK Kontr. kolekt të punës në kuadër të një ndërmarrjeje... Zakonisht KK lidhen për afat 3-5 vjet ose pa afat, deri kur ndonjëra palë heq dorë nga kontrata

Marrëdhëniet e Punës- paraqitja dhe zhvillimi   

Skllavopronaria- skllavi si res(send) nën pushtetin e skllavopronarit dhe skllavi jepej edhe me qira si send… Feudalizmi-Feudali dhe bujkrobi , zejtari dhe tregtari dhe ndihmësit e tyre (këllfët , shegërtët) Kapitalizmi- liberalizmi, industria e makinave, PP

Nocioni i MP     

Definicionet e MP nuk kanë përfshirë gjithëherë të gjitha elementet e marrëdhënies së punës Mund të thuhet se MP janë: Vullnetare, të rregulluara me ligj punemarrësi inkorporohet tek punëdhënësi

8

  

lidhet për vendin e caktuar të punës, përsonalisht kryen punën e caktuar dhe për punën qe kryen merr pagë

Teorite e MP 





Teoria Kontraktuese?-Mbeshtetet ne faktin se marrdhenia e punes eshte marrdhenie juridiko-civile , sipas se ciles raportet ne mes te punemarresit dhe punedhenesit ne te cilat punemarresi e shet fuqine e tij punuese, ndersa punedhenesi paguan konpenzimin per kryerjen e punes,punemarresit duhet te rregullohen me kontrate Teoria Institucionale (Franceze)?-Sipas kesaj teorie, marrdhenia e punes shpreh,bashkimin e atij qe punon dhe te gjithe punetoreve te tjere ne nje ndermarrje me drejtorin e asaj ndermarrje, dhe per kete arsye marrdhenia e punes eshte inkorporim apo inkuadrim ne ushtrimin e veprimtarise se caktuare si institucion. 76.Teoria Gjermane (e lojalitetit)?-Kjo teori u shfaq ne periudhen e zhvillimit te fashizmit ne Gjermani prej vitit 1936-1945, ithtaret e kesaj teorie kishin per qellim qe te arsyetojne botekuptimet nacionaliste.Sipas kesaj teorie,punetoret anetaresohen ne bashkesine punuese,paraqesin bashkesine per te cilen percaktohen me vetedije, grupin qe ka per obligim te punoje,ndersa punedhenesi eshte udheheqes i asaj bashkesie dhe ka obligim qe te kujdeset per mbrojtjen e tyre

Elementet e MP 

Vullnetarizmi – Nje nder elementet esenciale te marrdhenies te punes eshte vullnetarizmi,kjo nga fakti se marrdhenia e punes lind ne baze te vullnetit,perkatesishte deshires se lire te subjekteve qe e vendosin kete marrdhenie ne pajtim me parimet e pergjithshme dhe universale.

Sipas kesaj marrdhenia e punes,ne radhe te pare eshte marrdhenie vullnetare ne mes te dy subjekteve,punedhenesi i cili ka nevoje per punen e punetorit,por nuk ka mundesi juridike qe ate ta detyroje qe te themeloje marrdhenien e punes, ne anen tjeter punetori ka nevoje qe te punoje per te realizuare mjetet me te cilat do te siguroje nevojat dhe kerkesat e tij perosonale dhe te familjes se tij 

Lidhja personale funksionale-Lidhja personale – funksionale – kjo lidhje ne radhe te pare marrdhenien e punes e percakton si marrdhenie personale – specifike,qe ka te beje me obligimin,qe nga momenti i hyrjes ne pune deri te nderprerja e marrdhenies se punes te punetorit qe personalishte dhe vetem ai te kryeje punet dhe detyrat e caktuara , ne kuader te vendit te tij te punes,perkatesishte funksionit.

Elementi esencial i lidhjes personale – funksionale rrjedh nga vete fakti i themelimit te marrdhenies se punes, qka nenkupton se askush, nuk ka te drejte perveq punetorit te lidhe kontrate te punes ne emer te tij. •

Inkorporimi apo hyrja ne procesin e punes – Inkorporimi eshte element i cili tregon se punetori ne punen e organizuare dhe te rregulluare te punedhenesi ose ne ndermarrje eshte ne vendin e caktuare te punes.

Ne aspektin e hyrjes ne procesin e punes apo te inkorporimit, personi i pranuare duhet ti kryeje punet dhe detyrat e caktuara qe jane lidhur per vendin e caktuare te punes dhe ate ne pajtim me afatizimin e brendshem, disciplinen e punes dhe obligimeve te tjera qe parashihen me dispozitajuridike.

9

Nese punetori nuk lajmerohet ne pune ate dite kur eshte parapare, konsiderohet se marrdhenia e punes nuk eshte e themeluare 

Paga – Element esencial i marrdhenies se punes eshte edhe paga.Pagesa per pune lidhur me marrdhenien e punes realizohet ne baze te rregullave te veqanta,te cilat me se shpeshti gjenden ne kontraten kolektive , e te cilat nuk jane te ngjashme me rregullat me te cilat percaktohet kompenzimi per pune ne situata te tjera. - Per kryerjen e punes dhe detyrave te punes punedhenesi realizon pagen,per kete arsye me rastin e themelimit te marrdhenies se punes punetori duhet te njoftohet per lartesine e pages,kohen e pageses si dhe shtesat e tjera nga paga.. - Ne teorin e se dretjes se punes, perveq elementeve te permendura , perpunohen edhe elemente te tjera te marrdhenieve te punes te cilat jane te domosdoshme per ekzistimin e marrdhenies se punes ku njihen si elemente joesenciale. - Nder elementet joesenciale me se shpeshti permenden:kohezgjatja e marrdhenies se punes,subordinimi, koha e punes etj

Marredheniet faktike te punës dhe personat jashtë marredhenieve të punës           

Cila jane elementet e Marrdhenies faktike te punes? - Marrdhenia faktike e punes i ka disa elemente siq jane: 1.Marrdhenia faktike e punes nuk ka baze juridike, 2.Te marrdhenia faktike e punes nuk ka uzurpim, mashtrim apo lajthim, 3.Marrdhenia faktike e punes i ka te gjitha elementet e marrdhenie juridike te punes vullnetarizmin,lidhjen personale , funksionale inkorporimin dhe pagen dhe 4.Punen e kryene vete punetori Personat jashte marrdhenies se punes? - Si persona jashte marrdhenie se punes jane: 1.Deputetet e parlamentit te Kosoves si dhe ata te kuvendeve komunale, 2.Ata persona qe kryejne pune te rastit, te herepashershme dhe momentale, 3.Personat te cilet ushtrojne veprimtarite ne menyre te pavarur siq jane:Avokatet , zejtaret, artistet, vozitetsit, taksistet etj po ashtu nuk jane persona ne marrdhenie e pun

Parimet e sistemit te punes dhe marrdhenieve te punes? -

       

Parimet e punes dhe sistemit te marrdhenieve te punes mund te klasifikohen si vijon: 1.Parimi i lirise se punes, 2.Parimi i te drejtes se punes, 3.Parimi i ndalimit te punes se dhuneshme te detyruare, 4.Parimi i ndalimit te diskriminimit te punetorit, 5.Parimi i lirise sindikale dhe negociatave kolektive Parimi i lirise se punes? - Parimi i lirise se punes eshte i lidhur ngushte me te drejtat dhe lirite e tjera te njeriut.Liria e punes eshte e determinuare nga rrethanat ekonomike shoqerore , politike, kulturore, si dhe nga kushtet nen te cilat realizohet standarti jetesore i individit e me kete lira e punes.

10

-

       

Ne te drejten e punes, liria e punes i referohet te drejtes se punetorit me themelimin dhe nderprerjen e marrdhenieve te punes si dhe lirine absolute te punedhenesit ne aspektin e themelimit te marrdhenieve te pune Liria e punes i ka 3 specifika kryesore: 1.Lirine e qdo qytetari qe te punoje pavaresishte per veti dhe me mjetet e veta ose te themeloje marrdhenien e punes te ndonje subjekti tjeter, 2.Lirine e zgjdhjes individuale ose lirine qe personalishte te vendose se te kush do te punoje, ku do te punoje, sa kohe do te punoje, ne pajtim me kriteret e percaktuara, 3.Permbajtjen nga veprimtarite te cilat do te kufizohen ose do ta anulonin trajtimin e barabarte ne aspektin e lirise se punes

.E Drejta per pune? -



   

E Drejta per pune nenkupton te drejten ne lirine dhe pavaresine e kryerjes se puneve te caktuara, sepse edhe liria e njeriut qe te themeloje marrdhenien e punes ku do te deshiroj dhe me ke do te deshiroj eshte e garantuare. - Parimi i te drejtes per pune dallon nga parimi i te drejtes ne pune, i cili ishte proklamuare nen ndikimin e socialisteve – utopistve, kjo nga fakti se sipas ketij parimi te gjithe njerezit duhet te punojne Parimi i ndalimit te punes se dhunshme (te detyruar)? - Parimi i ndalimit te punes se dhunshme te detyruar eshte parim qe përveç qe gjene mbeshtetje aktet me karakter nderkombetare , sanksioneve dhe ne rregulloren per ligjin themelore te punes ne Kosove dhe ne ate ne nenin 4 ku thuhet:Puna e dhunshme apo e detyruare nenkupton tere punen apo sherbimin te cilat kerkohen nga ndonje person nen kercenim te ndeshkimit per te cilat personi ne fjale nuk eshte paraqiture vullnetare . Rastet kur personat punojne kunder vullnetit te tyre por kjo nuk duhet te konsiderohet si pune e dhunshme apo e detyruar, rastet e tilla jane: 1.Çdo pune apo sherbim qe i kerkohet nga personi ne baze te ligjeve per sherbim ushtarak te detyruare e qe eshte i percaktuare si pune e karakterit te mirefillt ushtarak, 2.Çdo pune ose sherbim qe i kerkohet nje perosoni qe gjendet ne vuajten e denimit me vendim te plotefuqishem gjyqesore e qe nuk vihet ne sherbim te shteteve ose personi juridik privat etj

Parimi i ndalimit te diskriminimit ne pune? -

  

Ne Kosove, ndalimi i diskriminimit ne pune eshte parapare ne Ligjin e punes ku thuhet: ‘’Diskiminimi ne pune dhe ne profesion eshte i ndaluar’’. - Fjala diskriminim perfshine qdo dallim,perjashtim ose dhenie te perparesise ne baze te races, ngjyrese, gjinise, fese, moshes, gjendjes familjare,mendimit politik, prejardhjes kombetare ose sociale , orjentimit seksual Parimi i lirive sindikale dhe negociatave kolektive? - Liria sindikale dhe negociatat kolektive jane te drejta te garantuara edhe me instrument apo akte nderkombetare por edhe ato kombetare. - Ne kete kontekst vlene te permendet konventa e organizates nderkombetare te punes ONP:

11

   

1.Konventa mbi lirine sindikale dhe mbajten e te drejtave sindikale 1948, 2.Konventa mbi te drejten e organizimit, dhe 3.Negoviata kolektive te vitit 1949. - E Drejta ne negociata kolektive dhe rregullimin e kushteve te punes dhe te punesimit me kontrata kolektive ne mes te punedhenesve dhe te punemarresve eshte po ashtu e garantuare.

Grevat  

  

E DREJTA NË GREVË Greva është një nga mjetet më të rëndësishme të presionit sindikal kundër punëdhënësit dhe formë e organizuar e ndërprerjes së punës.:qëllimi i saj është realizimi i të drejtave dhe interesave ekonomike e sociale për punëtorët, atëherë kur ato nuk mund të realizohen me mjete paqësore. E drejta në grevë përcaktohet me ligj të punës ose me ligje të veçanta. Te ne,ligji i punës nuk e rregullojnë çështjen e grevës, sikundër edhe ligji mbi shërbimin,por e njohin shprehimisht. Ne Kosovë,grevat rregullohen me ligj te veçantë

PERKUFIZIME:   

   

Greva - ndërprerje e organizuar e punës nga ana e të punësuarve me qëllim të realizimit të të drejtave dhe interesave ekonomike, sociale dhe profesionale nga marrëdhënia e punës; Grevistët - të punësuarit të cilët pakënaqësinë e tyre lidhur me të drejtat, kushtet e punës, interesat ekonomike, sociale dhe profesionale i shprehin me anë të grevës; Këshilli Grevist - organ i përkohshëm i zgjedhur nga të punësuarit që përfaqëson interesat e të punësuarve dhe udhëheq e koordinon grevën në emrin e tyre. 1.4. Shërbime të rëndësisë jetike - shërbimet të cilat për shkak të ndërprerjes së punës mund të shkaktojnë rrezikshmërinë e jetës dhe shëndetit të njerëzve ose mund të shkaktojnë dëme të përmasave të mëdha Pjesëmarrja në Grevë Organizatat sindikale, apo gjysma e të punësuarve të një organizate të caktuar punuese, ku nuk ka organizim sindikal, kanë të drejt të organizojnë greva, për ti mbrojtur interesat e tyre ekonomike, sociale dhe profesionale. Pjesëmarrja në grevë është vullnetare; I punësuari nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në grevë kundër vullnetit të tij.

Kushtet e përgjithshme për organizimin e grevës 

 

Greva është e ligjshme kur plotësohen kushtet e më poshtme: o organizohet nga një sindikatë, që ka cilësinë e personit juridik dhe është e regjistruar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale; o organizohet nga gjysma e të punësuarve brenda një organizate punuese; o ka për qëllim të realizojë kërkesat nga marrëdhënia e punës, sipas ligjit dhe Kontratës së punës; o kur sindikata, nga njëra anë, dhe organizata e punëdhënësve, nga ana tjetër, janë përpjekur më parë të bien dakord lidhur me kërkesat e tyre; o nuk është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Arsyet e mbajtjes së Grevës Arsyet për ngritjen e të punësuarve në greva mund të jenë:

12

o o o o o o

moszbatimi i dispozitave ligjore të cilat mbrojnë interesin e punëtorëve; mos përmbushja e kërkesave ligjore të tyre, të cilat mbështeten në mbrojtjen e interesave sociale të punëtorëve; për shkak të mos pagesave të pagave; pasigurisë në punë; moszbatimi i dispozitave të Kontratës së Përgjithshme Kolektive dhe Kontratës së Punës, e lidhur në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, si dhe për arsye të tjera të cilat kanë mbështetje në ligjet e zbatueshme të vendit tonë apo në konventa ndërkombëtare të punës.



Paralajmërimi i grevës



Këshilli i grevistëve ka për obligim të paralajmërojë grevën tek punëdhënësi dhe sindikata; Këshilli i grevistëve ka për obligim që të paralajmërojë grevën jo më vonë se shtatë (7) ditë nga dita e caktuar për fillimin e grevës, duke ua dorëzuar vendimin për ngritjen në grevë organit të qeverisjes dhe organit punëdrejtues të organizatës, përkatësisht punëdhënësit.





Organizimi i grevës

    

Greva dhe greva e paralajmëruar mundë të organizohen, në: ndërmarrje - greva te punëdhënësi; degë apo veprimtari - greva sipas veprimtarisë; nivel vendi - greva e përgjithshme. Greva nuk mund të fillojë para procedurës së bisedimeve në mes punëtorëve dhe punëdhënësit, në mënyrë që të gjendet ndonjë zgjidhje për plotësimin e kërkesave të punëtorëve pa organizimin e grevës. Vendimin për ngritjen e punëtorëve në grevë, në një organizatë, në një pjesë të organizatës ose të punëdhënësi, e merr organi i organizatës sindikale apo më shumë se gjysma e të punësuarve.





Mënyrat e Organizimit të Grevës



Greva mund të organizohet, përmes: 1.1. ndërprerjes së punës në vendin e punës; 1.2. tubimit të të punësuarve në hapësirat e punës; 1.3. mungesës së të punësuarave nga puna; 1.4. tubimit të të punësuarve jashtë ambienteve të punës, dhe në hapësira tjera.



Dëmtimi i pronës gjatë grevës

  

Nëse i punësuari në kohën e grevës dëmton me qëllim pronën e punëdhënësit apo të personit të tretë, atëherë ndaj tij do të: iniciohet procedurë disiplinore; kërkohet kompensimi i dëmit sipas procedurave gjyqësore.



Pamundësia e mbajtjes së grevës



Greva nuk mund të mbahet ose duhet të pezullohet në gjendje të jashtëzakonshme për aq kohë sa vazhdon kjo gjendje. Gjendje të jashtëzakonshme janë: fatkeqësitë natyrore, gjendja e luftës, epidemitë dhe rastet kur vihet në rrezik liria e zgjedhjeve.



13



Këshilli Grevist ka për detyrë që gjatë kohës së grevës të bashkëpunojë me organin punëdrejtues të organizatës, përkatësisht me punëdhënësin për të siguruar minimumin e procesit të punës dhe të prodhimit, kur një punë e tillë është e domosdoshme për jetën dhe sigurinë e qytetarëve ose është kusht i pazëvendësueshëm i jetës dhe punës së qytetarëve



Organizimi i grevës në organet shtetërore Të punësuarit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shërbimet e Zjarrfikësve, Shërbimet Emergjente Shëndetësore dhe në organet e tjera me interes të veçantë për Republikën e Kosovës, nuk kanë të drejtë në organizimin e grevës, nëse me ligj të veçantë nuk është rregulluar ndryshe.

LLOJET E GREVAVE        

Ekzistojnë disa lloje grevash : Grevat e ligjshme dhe të kundërligjshme, Grevat paralajmëruese, Grevat befasuese, Grevat qarkore, Grevat me ndërprerje, Grevat e paorganizuara dhe Grevat trombozoide Greva kundër punëdhënësit ose në përkrahje të grevave tjera, Grevat me presion ndaj shtetit ose punëdhënësit, Grevat profesionale dhe politike etj

GREVAT E LIGJSHME DHE KUNDËRLIGJSHME Të ligjshme janë ato lloje grevash të punëtorëve me të cilat nuk shkelen normat institucionale dhe ligjore për organizimin e t&re. "ë të kundërtën janë të kundërligjshme jo legale.] GREVAT PARALAJMËRUESE DHE ATO BEFASUESE 



Grevat paralajmëruese kanë për qëllim tërheqjen e vërejtjes punëdhënësve lidhur me seriozitetin e kërkesave sindikale, përkitazi me lartësinë e pagave, kushteve të punës dhe qëllimeve profesionale. Këto greva zgjasin shkurt dhe për to informohet më herët punëdhënësi. Grevat befasuese po ashtu zgjasin shkurt dhe janë më tepër shprehje e një lloj pakënaqësie të punëtorëve dhe sindikatave. “ndërsa më pak janë mjet i presionit. Për to nuk informohet paraprakisht punëdhënësi

GREVAT QARKORE DHE ATO TROM)OZOIDE Grevat qarkore ekzistojnë kur punëtorët e më shumë njësive )degëve* të ndërmarrjes së njëjtë ose të ndryshme, ndërprenë punën sipas rendit të caktuar. Gjatë grevës punëtorët nuk privohen plotësisht nga pagat dhe të drejtat tjera. GREVAT TROM)OZOIDE Ne grevat trombozoide, punën e ndërprejnë vetëm punëtorët e një njësie të ndërmarrjes e cila ndërprerjen e shkakton ndërprerjen totale dhe funksionimin e ndërmarrjes. GREVAT ME OKUPIM TË FABRIKAVE DHE ATO TË EGRA •

Grevat me okupim ndodhin kur punëtorët grevist mbetën në vendet e tyre të punës, duke penguar punëdhënësin ta riorganizoj procesin e prodhimit me punëtorët jo grevistë.

14



Grevat e paorganizuara OSE të egra, ndodhin kur bëhet ndërprerja kolektive e punës e që nuk organizohet nga sindikata.(mirëpo, shtetet me sistem juridik bashkëkohorë i njohin vetëm grevat që organizojnë sindikatat.

GREVAT STRUKTURALE DHE GREVAT GJENERALE (e greva mund të përfshihet një pjesë e ndërmarrjes, një ose më shumë ndërmarrje të një kompleksi korporativ. Grevat gjenerale kanë sYnime të gjera deri te ndryshimi i rendit juridik. (mirëpo kohëve të fundit sindikatat nuk organizojnë greva gjenerale dhe kështu integrohen në sistemet juridike të t&re. GREVAT POLITIKE Konsiderohen të gjitha ato që organizohen jo më me qëllim të plotësimit të kërkesave nga marrëdhëniet e punës, por organizohen për qëllime tjera. këto kërkesat i drejtohen shtetit. GREVAT E SABOTIMIT TË IMTË “Ndodhin kur të punësuarit me vetëdije ngadalësojnë procesin e punës ose bëjnë punë me defekte. Këto greva nuk pranohen pothuajse askund, ngase puna me defekte konsiderohet edhe si shkelje e kontratës së punës edhe si delikt me pasoja GREVA E PUNËS VULLNETARE Ekzistojnë në ato raste kur punonjësit vazhdojnë të punojnë edhe kur punëdhënësi ndërpret përkohësisht punën dhe e mbyllë ndërmarrjen. Shembull tipik është fabrika për prodhimin e orëve në Francë, punëtorët e të cilës përkundër vendimit të pronarëve për MBYLLJE të fabrikës për shkaqe jo rentabile, ata kanë vazhduar punën, kanë shitur produktet dhe profitin e kanë ndarë për pagat e tyre. GREVA SI BAZË E PËRGJEGJËSISË JURIDIKE Përveç efekteve juridike që i prodhon greva si mjet i presionit sindikal, ajo mund edhe të krijoj rrjedhoja negative dhe përgjegjësi për dëmin e shkaktuar punëdhënësve) ose personave të tretë etj.Pra, nga to mund të ketë përgjegjësi civile juridike, penale dhe kundërvajtës,nëse psh. gjatë grevës, janë kryer veprime inkriminuese. PËRGJEGJËSIA E GREVISTËVE; NXITËSVE TË SAJ DHE SINDIKATËS Baza themelore për shfaqjen e kësaj përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar,konsiston në paligjshmërinë e grevës, ose kryerjen e veprimeve të paligjshme gjatë grevës së ligjshme. Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga greva, ka disa specifika.Psh dëmin e plotë nuk kërkohet, që ta paguajnë punëtorët, por sindikatat, po nëse greva është e organizuar në kundërshtim me dispozitat juridike, pra të ligjit por edhe të kontratës kolektive. Greva politike konsiderohet si rast i rendë i grevës së kundërligjshme. Përderisa greva e ligjshme, nuk trajtohet, as si gabim kontraktues dhe as si delikt,ndaj nuk mund të jetë bazë për kurrfarë përgjegjësie për pjesëmarrësit apo organizatorët. PËRGJEGJËSIA E PUNËDHËNËSVE “Nëse punëdhënësi për shkak të grevës gjendet në situatë që të mos mund ti përmbush obligimet ndaj klientit të tij psh. pamundësia e dërgimit të prodhimeve e cila i dëmton klientët dhe punëdhënësit, atëherë përjashtohet përgjegjësia e punëdhënësit për dëmin e shkaktuar nga greva e fuqisë madhore.(mirëpo, në pajtim me dispozitat juridike civile, punëdhënësi përgjigjet për dëmin që punëtorët e tij grevistë ua shkaktojnë dëmin personave të tretë

15

PËRGJEGJËSIA PENALE DHE GREVA “Në numrin më të madh të shteteve greva tash më nuk konsiderohet si vepër penale ndaj edhe nuk tërheq përgjegjësinë penale. Por megjithatë dispozitat ligjore të disa vendeve bëjnë inkriminimin e disa veprimeve të cilat mund të kryhen gjatë grevës.Pavarësisht grevistët mund të përgjigjen për veprat e përgjithshme penale rebelimi, fyerja, lëndimi, mashtrimi, kërcnimi, shkatrrimi i pronës etj. “Në disa vende, me norma juridike parashihen edhe vepra penale të veçanta si psh, pengimi i lirisë së punës që ka qëllim parandalimin e formave të presionit ndaj punëtorëve nga ana e organizatorëve apo pjesëmarrësve të grevës MJETET E KUNDËR PRESIONIT SINDIKALLOCK OUT
View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF