E DREJTA e Pronesise Intelektuale (1)
March 2, 2018 | Author: Stilian | Category: N/A
Short Description
e drejta e pronesise intelektuale...
Description
E DREJTA E PËRAFËRTA
AUTORIT
DHE
TË
DREJTAT
E
TJERA
TË
Të drejta të autorëve quhen të drejtat, që në bazë të pronës intelektuale, u takojnë autorëve, për veprat që vet i kanë krijuar në lëmin e letërsisë, shkencës, artit, muzikës e fusha të tjera. E drejta e autorit është një e drejtë ekskluzive që i takon autorit. Ai ka të drejtën ekskluzive për ta bërë kopje veprën e vet ose për ta riprodhuar veprën e vet. Shpikja e shtypit të shkruar,(shtypshkronjat) bëri më të lehtë kopjimin e një vepre letrare. Tani sipërmarrësit kryen shumëfishimin e veprës letrare në kopje identike, në kushtet e caktuara me kontratë me autorin, po autori duhet të paguhej për çdo kopje të bërë të veprës. E drejta e autorit është e orientuar drejtë mbrojtjes së riprodhimit të veprës. E drejta e autorit mbrohet si me ligje të brendshme edhe me akte ndërkombëtare (Konventa e Bernës, Konventa Universale e së drejtës së autorit “UCC”) Prof. Paul Torremans e të tjerë thonë se:” Para zbulimit të shtypit të shkruar, shumë vepra origjinale letrare ose vepra muzikore ishin venë në komision. Një kopje ishte shkruar dhe autori i saj ishte paguar për të nga ana e komisionarit.”
1
Teknologjia e shtypit kishte si rezultat prodhimin dhe shfrytëzimin e kopjeve dhe ndihej më se e natyrshme, që autori duhej të paguhej për çdo kopje të bërë të veprës. Torremans thotë: se E drejta e autorit nuk mbron idetë, por mënyrën si janë shprehur këto ide”. Shprehja e veprës mund të bëhet duke u shkruar ose duke u paraqitur në çdo formë tjetër të re teknologjike.
KUPTIMI I SË DREJTËS SË AUTORIT E drejta e autorit është e drejtë e pandashme e një vepre, e cila i takon autorit si subjekt i pronës intelektuale për veprën e mbrojtur(Neni 6 i Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, më tej LDADP). E drejta e autorit përmban: - Autorizimin ekskluziv personal për të mbrojtur pacenueshmërinë e veprës së autorit dhe personalitetin e autorit ( të drejtat morale); - Autorizimin ekskluziv pasuror për të mbrojtur interesat pasurore të autorit ( të drejtat pasurore të autorit;) - Autorizimet tjera të autorit ( të drejtat tjera të autorit); - Të drejtat e autorit i takojnë vetëm autori, krijuesit të veprës; - Për të gëzuar mbrojtjen e të drejtës së autorit nuk kërkohet plotësim paraprak i çfarëdo formaliteti administrativ, si regjistrimi.
Në vitin 1988, Britania e Madhe ka nxirr :”Aktin për të drejtat e aktorit, patentat dhe disenjot “, Sipas këtij akti, e drejta e autorit karakterizohet, “si një e drejtë pronësore”. TË DRTEJTAT E PËRAFËRTA ME TË DREJTAT E AUTORIT Të drejta të përafërta me të drejtat e autorit, quhen të drejtat që në bazë të pronësisë intelektuale, janë të përafërta me të drejtat e autorit. 2
Të drejta të përafërta sipas nenit 1.1. 1 të Ligjit mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta u takojnë: - Interpretuesve përkitazi me interpretimet e tyre; - Prodhuesve të fonogrameve përkitazi me fonogramet e tyre; - Producentëve të filmit përkitazi me videogramet e tyre; - Shërbyesit media audiovizuel përkitazi me transmetimin e tyre; - Botuesve përkitazi me botimin e tyre KUSHTET E MBROJTJES SË VEPRAVE TË AUTORËVE Që një vepër të gëzojë mbrojtje juridike, sipas nenit 8 të LDADP duhet të plotësohen , dy kushte më kryesore: - Vepra të jetë krijim intelektual origjinal në lëmin e letërsisë, të shkencës, artit, muzikës, kinematografisë, etj........... - Që të jetë shprehur në çfarëdo mënyre, Mënyrat e të shprehurit të veprës janë: - vepra gojore: fjalimet, leksionet, tregimet...... - Vepra e shkruar, libri, broshura, gazeta ditore, programe kompjuterike - Vepra muzikore, me apo pa tekst pavarësisht se a është shprehur për mes notave apo në ndonjë formë tjetër - Veprat teatrore, teatrore-muzikore dhe të kukullave, përfshirë edhe radiodramat - Veprat koreografike - Veprat filmike dhe veprat e tjera audiovizuele - Veprat fotografike, fotomontazhet, fotografitë artistike - Veprat e artit figurativ në lëmin e pikturës, skulpturës, grafikës, vizatimit - Veprat e arkitekturës, skicat, planet, maketet 3
- Veprat skenografike - Prezantimet shkencore, edukative vizatimet, grafikonet, tabelat...
ose
teknike,
- Sipas aktit për të drejtën e autorit, patentat dhe disenjot të vitit 1988, çdo vepër që i plotëson kërkesat nevojshme, mund të klasifikohet si një nga tipat e këtyre veprave dhe gëzojnë mbrojtje të drejtës së aktorit. - Nëse vepra ka ngel e pambaruar, pjesët përbërëse të veprës që janë mbaruar dhe që janë krijime intelektuale origjinale gëzojnë mbrojtje si edhe vetë vepra. Titulli i veprës intelektuale origjinale gëzon mbrojtje. Nuk lejohet të përdoret titulli i një vepre te shfrytëzuar më parë, nëse një titull i tillë shkakton konfuzion në lidhje me autorësinë e veprës.
Kriteri i parë dhe i përbashkët për të gëzuar mbrojtje juridike të gjitha veprat e kësaj kategorie është qenia e tyre vepra origjinale. Kërkesë fillestare është që vepra të mos jetë e kopjuar, të jetë krijim origjinal i autorit, prandaj kërkohet novacioni ose risia në të. Nuk kërkohet që idea të jetë e re, sepse idea nuk mbrohet nga e drejta e autorit. Autori mund të prodhojë shprehjen e idesë së tij ose të saj,por prova që përcakton nëse vepra është vërtetë krijim origjinal është vetëm një minimum standard përpjekjesh.
4
Doktrina juridike parasheh minimum dy standarde që të plotësohen: I pari,Vepra të jetë krijim intelektual origjinal, dhe I dyti, Standardi që një vepër të jetë origjinale janë: autori në krijimin e veprës së tij duhet të ketë shpenzuar: aftësi, gjykim dhe punë; seleksionim, gjykim dhe përvojë ose punë aftësi dhe kapital. Të dyja kriteret komulative.
duhet
të
përmbushen
në
mënyrë
- Edhe kur marrja nga një vepër tjetër, është e vogël nuk dëshmon arritjen e minimumit të standardit të kërkuar, dhe, si rezultat, nuk gëzon mbrojtje; - Investimi i aftësive , gjykimit dhe punës, në procesin e krijimit të veprës së dikujt tjetër nuk duhet të konfirmojë origjinalitetin.
- Tabelat, grafikonet, që shpesh merren si kopje prej veprave të tjera, autori duhet të tregojë se ka investuar aftësi dhe punë në mënyrën si e ka organizuar tabelën. - Pjesa më e madhe e vendeve evropian në rregullativën e tyre ligjore kanë paraparë se një vepër është vepër origjinale,nëse është krijim intelektual i vetë autorit, dhe shpreh personalitetin e autorit të saj. Sipas aktit 1988, vepër letrare konsiderohet:” çdo vepër e shkruar, e lexueshme ose e këndueshme”.
5
Sipas Petersenit, vepër letrare konsiderohet vepra letrare e cila është e shprehur në formë të printuar ose të shkruar, nëse i përgjigjet pyetjes nëse cilësia apo stili është i lartë. Transmetimet nga veprat letrare origjinale nuk përbëjnë elementet e veprës letrare, nuk janë vepra letrare origjinale, sepse transmetimi nuk kërkon një minimum aftësish, pune apo gjykimi për të prodhuar një vepër letrare origjinale. Transmetimi vlerësohet si një rutinë e përsëritur në kompjuter. Përkundrazi, transmetimet televizive dhe të radios gëzojnë mbrojtje përkatëse. Kjo mbrojtje është rregulluar, është e paraparë me aktin e viti 1988. Doktrina juridike bën kufizime të transmetimit me kabllo dhe pa kabllo Transmetime pa kabllo do të quhen ato transmetime ku nuk nevojiten lidhje ose kabllo për të realizuar sinjale. Më tej, akti përcakton transmetimin televiziv si një transmetim të imazheve vizuale, të tingujve dhe të informacioneve të tjera, që quhen telegrafi pa kabllo, i cili është në gjendje për tu kapur ligjërisht nga publiku ose që transmetohet për prezantim kundrejt publikut Kjo gjë bëhet shpesh nga transmetimet satelitore tregtare, të cilat i ngarkojnë shikuesit e tyre me detyrimin për të paguar një shumë në të holla. Në këtë rast njëra palë duhet të nënshkruaj marrëveshjen e shërbimit të transmetimit dhe pala tjetër duhet të jep kodin për të rikrijuar imazhin dhe titullin normal të televizionit
6
Transmetimi me kabllo realizohet gjithmonë me ndihmën e kabllos ose të ndonjë sistemi tjetër telekomunikacioni Transmetimi me kabllo është shërbim që ka të bëj me dërgimin e imazheve vizuale të zërit apo të informacioneve të tjera për marrje në dy ose më shumë vende ose për prezantim në publik Duhet theksuar se të drejtën e autorit e gëzojnë vetëm programet e transmetuara me kabllo dhe jo shërbimi i transmetimit me kabllo VEEPRAT E PREJARDHURA Vepra të prejardhura konsiderohen veprat e përpunuara ose të formësuar,pra nëse janë krijime intelektuale origjinale në lëmin e letërsisë, shkencës artit, që janë të shprehura në çfarëdo mënyre . Veprat e prejardhura janë përkthimet, përshtatjet, arazhmanet, orkestrimet muzikore. përmbledhjet, seleksionimet dhe bashkimet, shpjegimet dhe njoftimet kritikuese, si dhe puna redaktuese që sjell si rezultat ndryshime në materialin redaktues, të gjitha së bashku hyjnë në grupime veprave letrare dhe gëzojnë mbrojtje përkatëse. Sipas nenit 10,3 të LDADP , mbrojtje gëzojnë edhe përthimet e teksteve ligjore, vendimet gjyqësore, aktet administrative, nëse ato janë bërë për botim zyrtar.
7
27.10. 2014, ora 13;00 PËRMBAJTJA E TË DREJTËS SË AUTORIT
Sipas nenit 13 të LDADP, autor i veprës është personi fizik i cili e ka krijuar veprën. Në doktrinë juridike ka mendim se veprat që krijohen me anë të kompjuterit, autor i veprës mund të jetë edhe personi juridik. Kështu, shkrimtari i një vepre letrare, si, për shembull, i një novele, do të jetë në të njëjtën kohë edhe autor i saj, Derisa vepra e autorit paraqet një produkt shpirtëror, intelektual, mendor, vepra është e pandashme me personalitetin e autorit. Dhe ky fakt tregon se autor i veprës së krijuar mund të jetë vetëm personi fizik, nëse i plotëson kushtet si origjinalitetin dhe formën e shprehjes së saj me shkrim apo me gojë. Të drejtat e autorit i përkasin autorit, edhe kur vepra është e papërfunduar, nëse është mjaftësisht e formësuar dhe e materializuar. Fjala autor rrjedh nga latinishtja “ auctor”, e kjo do të thotë, krijues, zhvillues, fillestar. Sipas nenit 14 të të njëjtit ligj, derisa të mos vërtetohet e kundërta, supozohet se autor i veprës është personi, emri, përkatësisht firma, pseudonimi ose shenja e të cilit është
8
shënuar në ekzemplarin e veprës ose është theksuar me rastin e publikimit të veprës. Autori mund të shënohet edhe me iniciale. I vetmi autori është i autorizuar për të zbuluar anonimitetin e tij Po sipas kësaj dispozite, kur autori është anonim ndërsa vepra është publikuar me pseudonim ose shenja, supozohet se të drejtat e autorit është i autorizuar t’i realizojë botuesi, përderisa dhe porsa nuk zbulohet identiteti i autorit. Dhe, në qoftë se edhe botuesi mbetet anonim, supozohet se të drejtat e njëjta është i autorizuar t’i realizojë presoni që ka publikuatr veprën. Ky ka të drejtë ta ribotojë; ta shfrytëzojë; ta përpunojë; përkthejë, ekspozojë nëse kemi të bëjmë me ndonjë vepër figurative. Bartësi i të drejtave të autorit, duhet t’i përcjell autorit përfitimet që dalin nga e drejta e autorit.
BASHKËAUTORËT Sipas nenit 15 të LDADP, nëse vepra përmban një tërësi të pandashme dhe është krijuar në bashkëpunim të dy apo më shumë personave, ata konsiderohen bashkautorë të veprës. E drejta e autorëve mbi veprën e krijuar bashkërisht u përket të gjithë bashkautorëve; Të drejtat e autorit i administrojnë me pëlqimin e tyre, përveç nëse me ligj ose me kontratë parashihet ndryshe.
9
Bashkautori nuk mund ta kushtëzojë pa arsye dhënien e lejes për publikim dhe shfrytëzim të veprës; nuk mund t’i shfrytëzojë të drejtat në mënyrë të ndarë. Marrëdhëniet e bashkautorëve përkitazi me pjesët e tyre të përfitimit pasuror nga shfrytëzimi i veprës përcaktohen në përpjesëtim me kontributet në krijimin e veprës. Nëse ndokush nga bashkautorët heq dorë nga pjesa e tij në përfitimet pasurore, atëherë kuota e tij u shtohet proporcionalisht kuotave të autorëve të tjerë. VEPRAT E GËRSHETUARA Kur dy a më shumë autor i bashkojnë veprat e tyre me qëllim të shfrytëzimit të përbashkët ose për disa forma të shfrytëzimit, secili prej tyre gëzon të drejtën e autorit në përpjesëtim me kontributin. Marrëdhëniet midis autorëve të veprave të gërshetuara rregullohen me kontratë. Mutatis muntandis, pra në mënyrë analoge, dispozitat lidhur me bashkautorë zbatohen edhe ndaj veprave të gërshetuara. BARTËSI I TË DREJTËS SË AUTORIT Autori i veprës mund të mbartë një pjesë ose të gjitha autorizimet e tij, të cilat mund të mbartën për nga natyra në personin tjetër, qoftë ai person fizik apo juridik. Bartës i të drejtave të autorit mund të jetë edhe personi juridik, si: akademia e shkencave, institucioni shkencor; teatri, shtëpia e filmit, ndonjë institucion shkencor. Të drejtat e autorit mund të mbartën sipas 3 bazave; - Me kontratë; - Me ligj, dhe - Me trashëgimi
10
Kontrata duhet të lidhet në formë të shkruar dhe t’i plotësojë të gjitha kushte ligjore për vlefshmërinë e saj. Këtu kemi të bëjmë me një punë juridike në mes të gjallëve, INTER VIVOS. Nëse vjen deri te anulimi i kontratës, të drejtat e autorit kalojnë nga mbartësi në autorin. Nëse mbarten sipas ligjit, atëherë mbartësi i ka të gjitha të drejtat që më ligj i takojnë autorit të veprës. Në të drejtat e autorit mbartën me trashëgimi, mortis causa, na paraqiten dy situata: trashëgimi me ligj i të drejtave të autorëve dhe trashëgimi me testament i të drejtave të autorit. Personi tek i cili janë mbartur të drejtat e autorit është bartës derivativ i autorizimeve të autorit e jo origjiner. Të drejtat e fituara me kontratë, me ligj apo trashëgimi mund të jenë të kufizuara. Pa leje të autorit, mbartësi, nuk mund t’i mbartë të drejtat e tij në personin e tretë. Nëse pa leje të autorit i ka mbartë të drejtat e autorit në personin e tretë, është i detyruar të bëjë kompensimin e dëmit. Ligji ka paraparë se kur vepra është publikuar me pseudonim, me iniciale, ndërsa autori mbetet anonim, atëherë, ligji e përcakton botuesin si bartës të së drejtës të autorit. Gjithashtu, edhe publikuesi i veprës quhet bartës ligjor të drejtave të autorit, nëse edhe botuesi mbetet anonim. Pauza -15 minuta VEPRAT E UTORIT TË KRIJUARA NË MARRËDHËNIE PUNE Në praktikë ka dy raste kur autori si punëtor në ndonjë ndërmarrje apo institut mund të krijojë veprën e autorit: - Kur gjatë orarit të rregulltë të punës krijon veprën e cila ka cilësinë e veprës së autorit, dhe 11
- Kur lidhë kontratën për veprën dhe krijon veprën e autorit Kur punëtori krijon veprën gjatë orarit të punës në ndërmarrje, atëherë të drejtat e autorit janë të limituara në favor të punëdhënësit të tij. Ai ka kontratë për punë dhe të drejtat e autorit i takojnë punëdhënësit Punëtori si autor i veprës është raport punëdhënësit;
subordinues
ndaj
Punon në llogari të punëdhënësit, ndërsa merr pagën si kompensim për punën e tij. Për këtë arsye, punëdhënësi ka të drejtat e autorit. Sipas së drejtës angleze, punëdhënësi fiton të gjitha të drejtat e autorit në veprën e krijuar të autorit, në mënyrë origjinare, nga momenti i lidhjes së kontratës për punën me punëmarrësin. Ndryshon mendimi i së drejtës bashkëkohore lidhur me këtë çështje. Bartës origjinar i të drejtë të autorit është autori edhe kur është punëmarrës. Por, ky të drejtat e autorit që kanë të bëjnë me autorizimet pasurore i ka kaluar te punëdhënësi në momentin e lidhjes së kontratës për punën. Ndërkaq të drejtat morale edhe më tutje i përkasin autorit. Këtë pikëpamje e përfaqëson e drejta gjermane dhe franceze. Kjo çështje nuk është rregulluar me LDADP. Kjo çështje rregullohet me kontratë në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit. Punëdhënësi bëhet bartës derivativ i së drejtës së autorit për veprat që i ka krijuar i punësuari i tij. Punëdhënësi si bartës i të drejtave të autorit ka këto autorizime pasurore: të drejtën e shfrytëzimit të veprës, ku përfshihet e drejta e publikimit të veprës, e drejta e shfrytëzimit; të drejtën e një publikimi apo të shumëzimit të veprës së krijuar nga marrëdhënia e punës. Nga ana tjetër, punëmarrësi si autor i veprës ka të gjitha autorizimet morale në raport me veprën e tij. Ai ka edhe të drejtat pasurore që nuk 12
hyjnë në opusin e shfrytëzimit të së drejtës së autorit nga ana e punëdhënësit. Të drejtat morale nuk mund të jenë objekt rregullimi me akte normative të punëdhënësit, as me kontratë, veçse ex lege i përkasin punëtorit për veprën e krijuar në marrëdhënie pune. Nëse punëdhënësi nuk e publikon veprën e krijuar nga punëmarrësi në fatin prej 50 vjetësh nga krijimi i saj, atëherë punëmarrësi e fiton të drejtën e botimit të saj edhe pa leje të punëdhënësit. Punëdhënësi mund ta lejojë të drejtën e publikimit të veprës së krijuar në marrëdhënie pune ende pa kaluar 50 vjet, nëse punëdhënësi gjen se s’ka ndonjë interes pasuror për publikimin e veprës. VEPRAT E AUTORIT TË KRIJUARA SIPAS POROSISË Autori i veprës mundet që veprën ta krijojë sipas porosisë. Me kontratë obligohet që ta krijojë një vepër ashtu si e porositë porositësi Porositës mund të jetë jo vetëm një person, por edhe shumë persona. Në këtë rast bartës të së drejtës së autorit janë krijuesi i veprës.
porositësit, e jo
Nëse në anën e krijuesit të veprës ka dy e më shumë autor, ata janë bashkautor të krijimit të veprës, por edhe në këtë rast të drejtat e autorit në vepër i ka porositësi i veprës. Në Francë, veprat e tilla quhen vepra kolektive, kur vepra krijohet sipas porosisë së një personi juridik apo fizikë, i cili e publikon veprën në emër të tij. Kryesit e veprës kanë të drejtat morale; në kompensim në përpjesëtim me kontributin të cilin e kanë dhënë lidhur me krijimin e veprës. Porositësi i veprës ka të drejtë vetëm në një publikim. Nëse dëshiron ribotimin e veprës duhet të kërkojë pëlqimin e të gjithë bashkautorëve të veprës. 13
Porositësi nuk guxon ta shfrytëzojë veprën për qëllime të cilat nuk janë paraparë me kontratë. Vepra kolektive, janë: Për shembull, enciklopeditë, përmbledhjet, fjalori, etj. Pra kur paraqitet një numër i madh i koautorëve të cilët bashkërisht marrin pjesë. Përfunduar, 14; 30
Ligjërata, më 03.11. 2014
TË DREJTAT MORALE DHE TË DREJTAT PASURORE Ka dy qëndrime të përgjithshme lidhur me të drejtat e autorit dhe e drejta e autorit është një shembull i qëndrimit dualist. Sipas qëndrimet të parë, të drejtat e autorit ndahen në dy grupe të veçanta: në të drejtat morale dhe të drejtat pronësore (ekonomike). Që të dy grupet , së bashku, përbëjnë të drejtat e autorit. Sipas qëndrimit të dytë, që e përfaqëson edhe e drejta e Republika e Shqipërisë, që të dy të drejtat janë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme së bashku dhe ka vetëm një grup unik të drejtash.
LDADP i Republikës së Kosovës ka rregulluar të drejtat morale prej nenit 17- 20, kurse të drejtat pasurore prej nenit 21-35. Kjo le të
14
kuptohet se e drejtat e jonë përkrah qëndrimin e parë ku të drejtat e autorit grupohen në të drejta morale dhe në të drejta pasurore. Të drejtat morale veprojnë erga omnes. Të drejtat morale janë të karakterit absolut, por mund të kufizohen kur është në pyetje vepra e ngjashme ose në rastet kur këtë e kërkon interesi publik apo edhe kur autori i krijon në marrëdhënie pune. Të drejtat morale janë të drejta sui generis, ekskluzive dhe rreptësisht personale. E drejta morale është e lidhur me personalitetin e autorit dhe si qëllim kryesor ka mbrojtjen e të drejtës së autorit. Autori ka të drejtënj diskrecionale, P. SH.; ta tërheq veprën nga botimi; të heq dorë nga kontrata për botimin e veprës, ose edhe ta asgjësojë veprën e tij. 1. TË DREJTAT MORALE Të drejtat morale ndahen po ashtu në të drejtën: -
Të drejtën e publikimit të parë; Të drejtën e njohjes së autorësisë; Të drejtën e njohjes së integritetit të veprës; Të drejtën e pendimit.
1. E drejta e publikimit të parë: Sipas nenit 17 .1 të LDADP, autori ka të drejtë ekskluzive për të vendosur nëse do të publikojë për herë të parë veprën e tij, kur, ku, dhe në çfarë mënyre. Mënyrat e publikimit janë të ndryshme: botimi; ekspozimi, transmetimi, imitim, tregim. Pastaj, ka të drejtë ta reprodukojë, shumëfishojë, ta përpunojë. Vepra kur botohet vepra është urë lidhëse e autorit me publikun.
15
As kush nuk mund ta detyron autorin që të botojë veprën e tij. Ai ka të drejtë që ta ndërrojë mendimin lidhur me publikimin e veprës dhe ta tërheq pajtimin. Në praktikën gjyqësore franceze është i njohur rasti i artistit Ëhistrel, i cili ka punuar një portet dhe e ka ekspozuar në një galeri, pastaj ka refuzuar t’ia dorëzojë porositësit, duke e konsideruar të pa kryer atë, të papërshtatshme për publikun dhe Gjykata e Kasacionit në Francë ka vepruar në favor të drejtës së autorit. 2. E drejta e njohjes së autorësisë Sipas nenit 18.1 të LDADP, autori ka të drejtë ekskluzive të njihet dhe të shënohet si autor i veprës. Ndërkaq, sipas nenit 18.2 të LDADP, autori ka të drejtë të vendos nëse autorësia e tij duhet të tregohet me emër, pseudonimin apo me shenjë. E drejta në njohjen e autorësisë përbëhet prej 3 komponentëve: - Që në vepër të shënohet emri i autorit të vërtetë të veprës, që të kërkojë nga shfrytëzuesit që e shfrytëzojnë veprën e tij, që veprën e tij e shfrytëzojnë në bazë të kontratës ose ligjit, që vepra të shënohet në emër të tij; - Që të ndalohet keqpërdorimi i emrit të autorit për çfarëdo qëllimi; - Që t’i kundërvihet uzurpimit apo gllabërimit, duke mos lejuar askujt marrjen e veprës së tij. Keqpërdorimi i veprës së autorit ekziston kur në vepër nuk është shënuar emri i autorit të veprës; por është shënuar emri, pseudonimi ose shenja e një autori tjetër, jo e autorit të vërtetë.
16
Botuesi, xhiruesi, përpunuesi, përkthyesi, si dhe çdo person që publikon veprën e autorit është i obliguar të shënojë emrin dhe mbiemrin e autorit. Nëse ata e keqpërdorin këtë obligim autori ka të drejtë në mbrojtjen e veprës së tij në rrugë gjyqësore.
3 E drejta e respektimit të integritetit të veprës.
Sipas nenit 19 të LDADP, autori ka të drejtë ekskluzive të kundërshtojë çfarëdo deformimi, çfarëdo shfrytëzimi të veprës së tij nga tjerët, nëse një ndërhyrje e tillë do të mund ta dëmtonte reputacionin e tij, kreativitetin dhe respektimin. Vetëm autori është i autorizuar që të bëjë ndryshimin e veprës së tij, edhe kur konsiderohet se ajo është e kryer, sepse ai gjithmonë ka të drejtë ta perfeksionoj, ta përpunojë dhe ta ndryshojë veprën. Nëse vepra është në fazë të botimit, ai mund ta ndryshojë veprën e tij, por botuesi ka të drejtë të kërkojë kompensimin e dëmit. Integriteti i i veprës duhet të respektohet edhe kur bëhet reproduktimi i veprës, nëse reprodukuesi bënë ndryshime, duhet të kërkohet pëlqimi i autorit. Vepra mund të përshtatet. Kur arrihet marrëveshja për përshtatjen e veprës në mes të autorit të veprës, dhe autorit që e përshtatë veprën, caktohen edhe kufijtë e të drejtave që do të gëzojë autori i përshtatjes së veprës. Për përshtatje të veprës gjithmonë kërkohet pëlqimi i autorit të veprës. E DREJTA E PENDIMIT (REVOKIMIT) DROIT DE SEPENTIR
17
Si e drejtë morale e autorit, E drejta e pendimit është rregulluar me dispozitën e nenit 20.1 të LDADP. Sipas kësaj dispozite, autori ka të drejtë të revokojë të drejtën e autorit që i ka kaluar tjetrit, nëse për këtë ka arsye serioze morale, me kusht që bartësit të së drejtës t’ia kompensojë dëmin real të shkaktuar nga revokimi i tillë i së drejtës. Kur autori pendohet, të drejtat e tij pasurore shuhen, nuk ka të në kompensim. Ky obligohet që botuesit, nëse ai ka filluar botimin e veprës së tij t’ia kompenson dëmin. Sipas, dispozitës së paragrafit 3 të nenit 20 të këtij ligji, botuesi ose si thuhet në ligj bartësi i të drejtës duhet që brenda 3 muajve nga dita e paralajmërimit për revokimin e së drejtës ta njoftojë autorin për masën e dëmit të pësuar nga revokimi i së drejtës. Nëse autori më vonë dëshiron që përsëri të bëjë kalimin e të drejtave lidhur me shfrytëzimin e veprës së tij dhe në qoftë se nuk kanë kaluar 10 vjet nga përdorimi i së drejtës së pendimit, duhet së pari dhe në kushte të mëparshme t’ia ofrojë këto të drejta së pari bartësit të më parshim të të drejtave. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen për programet kompjuterike, veprat audiovizuele, e tj. Nëse veprën autori e ka botuar dhe e ka nxjerr në treg, ka të drejtë ta tërheq nga tregu, ose edhe ta asgjësojë plotësisht. Si krijues i veprës , ai është i autorizuar që të vendos edhe për fatin e veprës së tij. Arsyet mund të jenë: nevojat e paraqitura për ndryshimin e veprës; idetë e reja; si dhe rrethana të tjera që mund të jenë të natyrës subjektive dhe objektive. Konventa e Bernës mbi të drejtat e autorit nuk e rregullon të drejtën e pendimit. E drejta e autorit është e drejtë diskreciale e autorit. 18
Kur autori e përdor të drejtën e pendimit, në praktikë na krijohen 2 situata: 1. Kur autori lidh kontratën për shfrytëzimin e veprës, ai ka plotësisht të drejtën e pendimit me obligim të të dëmshpërblimit për shfrytëzimin e veprës. 2. Të drejtën e pendimit e ka vetëm autori. Kjo do të thotë se trashëgimtarët e të drejtës së autorit nuk e kanë të drejtën e tërheqjes së veprës nga tregu. TË DREJTAT PASURORE Autori ka të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin pasuror të veprës së tij në çfarëdo forme. Sipas nenit 21. 1 të LDADP, autori mund t’ia ndalojë ose mund t’ia lejojë personave të tjerë shfrytëzimin e veprës së tij. Personat e tjerë mund ta shfrytëzojnë veprën e autorit vetëm në bazë të autorizimit të autorit për kalimin e të drejtave ekskluzive të drejtave të autorit dhe në kushtet e vendosura prej tij. Për çdo kalim të drejtës së autorit, autorit i takon kompensimi. Autori ka edhe të drejtën e vënies në shitje të veprës së vet, në treg apo në një formë të përshtatshme. Disponimi mund të realizohet me punë juridike inert vijos, kontrata e autorit, dhe mortis causa , trashëgimit me ligj ose me testament. Është e drejtë absolute dhe vepron erga omnes. Karakteri absolut konsiston në atë që mund ta ndalojë shfrytëzimin e veprës personit tjetër, të cilit nuk i ka dhënë të drejtën e shfrytëzimit. Të drejtat pasurore të autorit mbarten. Të drejtat pasurore, autori i shfrytëzon gjatë gjithë jetës së tij, përveç disa veprave fotografike, vepra të artit aplikativ, programet llogaritëse, e tj. 19
Shoqëria është e interesuar që vepra e autorit të bëhet e mirë e përgjithshme, prandaj kohëzgjatja e shfrytëzimit të së drejtës së autorit është e kufizuar 70 vjet pas vdekjes së autorit E drejta e autorit mund të shfrytëzohet në 3 mënyra: a) lëndore;b) jolëndore dhe c) të modifikuar. Shrytëzimi i veprë në formë lëndor përfshinë: 1. Të drejtën e riprodhimit, e cila është e drejtë ekskluzive e autorit, i cili lejon ose ndalon fiksimin e veprës në mbajtës lëndor (ekzemplarë), në çfarëdo forme. Vepra është e reprodukuar kur bëhet përmes shumëzimit grafik, fotografimit, regjistrimit elektronik. Ndërtimi i objektit arkitekturor sipas projektit konsiderohet akt reproduktimi. 2. E drejta e shpërndarjes, është e drejtë ekskluzive e autorit për ta autorizuar apo ndaluar vënien në qarkullim të veprës origjinale apo të kopjes së veprës së tij, përmes shitjes ose ndonjë forme tjetër të bartjes së pronësisë. Është interesante dispozita e nenit 24. 2 të LDADP, ku thuhet: me shitjen e parë ose bartjen në formë tjetër të pronësisë për origjinalin apo kopjen e veprës, të bërë nga autori ose me pëlqimin e tij, e drejta e shpërndarjes për atë origjinal apo kopje të veprës shteret për territorin e Republikës së Kosovës. 3. E drejta e qiradhënies është e drejtë ekskluzive e autorit ta kalojë ose ta ndalojë që vepra origjinale apo ekzemplarë të veprës së tij të jepen në shfrytëzim për afat të caktuar, përmes përfitimit të drejtpërdrejt apo të tërthortë pasuror. Nuk mund të jepen me qira veprat e ndërtuara arkitektonike, veprat e arteve aplikative, të disanjit industrial. 20
Shfrytëzimi i veprës në formë jo lëndore: 1. Interpretimi publik, autori mund ta lejoj ose ndalojë recitimin publik, ekzekutimin muzikor të veprës 2. E drejta e shfrytëzimit nga shërbyesit mediat audiovizuel: e drejta e transmetimit; transmetimi dhe ritransmetimi i përmbajtjeve audiovizuele, etj. Bëhet në marrëveshje valide me të drejtat e autorit. 3. E drejta e komunikimit publik me anë të videogrameve dhe fonogrameve, është e drejtë ekskluzive e autorit që të lejojë apo që të ndalojë që vepra e tij e fiksuar në videogram ose fonogram t’i komunikohet publikut. 4. E drejta e shfaqjes publike është e drejtë ekskluzive e autorit që të lejojë ose ndalojë që me anë të mjeteve teknike t’i komunikohet publikut vepra e tij audiovizuele, vepra fotografike, vepra figurative, etj. 5. E drejta e vënies së veprës në dispozicion të publikut, e drejtë ekskluzive e autorit që të lejojë ose të ndalojë që vepra e tij t’i vihet në dispozicion të publikut, përmes përcjelljes lineare dhe jolineare, në mënyrën e cila i mundëson individit që veprës t’i qaset nga vendi dhe në kohën që e zgjedhë. SHFRYTËZIMI I VEPRËS NË FORMËN E MODIFIKUAR Sipas nenit 34 të LDADP, shfrytëzimi i veprës në formën e modifikuar përfshinë: 1. E drejta e përpunimit: -
Të drejtën ekskluzive të autorit që të lejojë ose të ndalojë përkthimin, përshtatjen skenike, përshtatjen muzikore apo përpunimin e veprës së tij me qëllim të krijimit të veprës së prejardhur. - E drejta e përpunimit ngërthehet edhe kur vepra e autorit, në formë të pandryshuar, përfshihet ose ngërthehet në një vepër të re.
21
- Autori i veprës burimore mban të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin e veprës së tij në versionin e përpunuar, nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj ose me kontratë. 2. E drejta e përshtatjes audiovizuele: E drejta e përshtatjes audiovizuele është e drejtë ekskluzive e autorit ta lejoj ose ta ndalojë që vepra e tij të përshtatet apo të shfrytëzohet për të fiksuar në vepër audiovizuele. Ligjërata, më 10. 11. 2014 KONTRATA E AUTORIT Autori ka të drejtë të bëjë kalimin e të drejtave të shfrytëzimit të veprës së tij, në një person tjetër. Autori mund të kalojë vetëm të drejtat pasurore, sepse, sipas nenit 65 të LDADP, të drejtat morale janë të drejta ekskluzive të autorit dhe nuk kalojnë në persona të tjerë. Sipas nenit 67 po të këtij ligji, të drejtat pasurore dhe të drejtat e tjera të autorit, janë pjesë përbërëse e pasurisë së autorit, dhe ato mund të jenë objekt i kalimit juridik në një person tjetër. Përveç autorit, i cili është bartës i parë i të gjitha të drejtave pasurore, dhe të drejtave të tjera të përafërta mbi veprën e vet, sipas nenit 68.2 të LDADP, bartës mund të jetë edhe ndonjë person tjetër fizik apo juridik, të cilit autori i ka kaluar këto të drejta mbi bazë ligjore ose me veprim juridik. Kalimi i të drejtave pasurore mund të bëhet, inter vivos dhe mortis causa. Për kalimin e të drejtave pasurore lidhet kontratë në mes të autorit dhe personit mbi të cilin kalon e drejta e autorit. Në ligj thuhet se kalimi i të drejtave të autorit mund të bëhet edhe me formë tjetër. P. SH. Me testament. Kontrata e autorit mund të bëhet sipas rregullave të së drejtës detyrimeve, përveç, nëse është paraparë ndryshe me ligj.
22
së
Duke pasur parasysh natyrën juridike specifike të kontratës së autorit, ka mendime se kontrata lidhur me të drejtën e autorit duhet të rregullohet me rregulla të së drejtës së detyrimeve lex generalis.
-
Sipas nenit 75. 2 të LDADP, Kontrata për të drejtat e autorit përmban në veçanti: Emrin e palëve kontraktuese; Titullin e veprës që është objekt i kontratës; Të drejtat që janë objekt i kalimit në personit tjetër; Format e kompensimit të autorit;
Kufizimet eventuale të përmbajtjes -
Kufizimet e mundshme në shtrirje territoriale.
-
Nëse me ligj apo me kontratë nuk është specifikuar shtrirja territoriale, konsiderohet se kalimi vlen vetëm për territorin e Republikës së Kosovës.
-
Kufizimet në kohëzgjatjen e shfrytëzimit të drejtave të autorit Kufizimi i kalimit të drejtave të autorit mund të jetë ekskluziv dhe joekskluziv: Kalimi ekskluziv e autorizon marrësin e të drejtës që, në mënyrën e përcaktuar me kontratë, të shfrytëzojë veprën e autorit, duke përjashtuar të gjithë personat tjerë, përfshirë edhe autorin. Sipas paragrafit 2. 3 të 76 të LDADP, kalimi ekskluziv i të drejtave të shfrytëzimit të veprës së caktuar nuk e ndalon autorin ta shfrytëzojë veprën që është objekt i kontratës –në koleksionin e veprave të tij, të zgjedhura, apo në koleksionin e të gjitha veprave të tij. Kalimi joekskluziv e autorizon bartësin e të drejtës të shfrytëzimit të drejtës së autorit që, në mënyrën e përcaktuar me kontratë, të shfrytëzojë veprën e autorit, krahas autorit dhe cilitdo person tjetër, që është titullar i së drejtës së autorit. Kur me kontratë apo me ligj nuk është specifikuar nëse kalimi është ekskluziv apo jo ekskluziv konsiderohet se kalimi është joekskluziv. Me kaontratë caktohen hollësisht se cilat të drejta kalojnë në bartësin e tëdrejtave. 23
Në nenin 77 të LDADP, është përcaktuar se kur me kontratë apo me ligj nuk është specifikuar se cilat të drejta veç e veç kalohen, ose në çfarë mase kalohet një e drejtë, konsiderohet se janë kaluar ato të drejta dhe vetëm deri në atë masë që është thelbësore për t’i arritur synimet e kontratës.
Kalimi i të drejtave të autorit në persona të tretë Personi mbi të cilin kanë kaluar të drejtat pasurore të autorit, pa leje të autorit, nuk mund të bëjë kalimin e të drejtave të autorit në një person të tretë. Leja nuk është e nevojshme të kërkohet nga autori, nëse kalimi në personin e tretë është pasojë e shitjes, bankrotit ose likuidimit të rregullt të personit juridik i cili është bartës i së drejtës. Kur kalimi i të drejtës së shfrytëzimit të drejtës së autorit bëhet pa leje të autorit, detyrimi i pagesës së kompensimit autorit mbetet edhe më tutje. Kompensimi i autorit caktohet në shuma të njëhershme, Në varësi me masën e kalimit të drejtës së autorit; Në varësi me efektet ekonomike të shfrytëzimit të veprës së autorit; Në varësi me madhësinë apo cilësinë e veprës Ose, me kombinimin e këtyre metodave; Dhe nga kushtet tjera që mund të ndikojnë në lartësinë e kompensimit,si me përqindje ose edhe në shumë paushalli. Kur fitimprurja nga shfrytëzimi i veprës është në shpërpjesëtim të dukshëm me kompensimin e kontraktuar në shumë të njëhershme autori ka të drejtë ndryshimin e kontratës në kuptim të caktimit më të drejt të hises së fitimit. Kjo e drejt parashkruhet në afatin prej 2 vjetësh nga dita e marrjes së njohurisë për ekzistimin e shpërpjesëtimit të kompenzimit, por më së largu në afatin prej 10 vjetësh pas kalimit të së drejtës së shfrytëzimit të veprës së autorit. Autori nuk mund të heq dorë nga e drejta e tij. Kur kompensimi është përcaktuar në varësi me fitimin e realizuar nga shfrytëzimi i veprës së autorit, autori duhet patjetër të mbaj librin përkatës dhe evidencat tjera të kontabilitetit, prej ku është e mundur të konstatohen të ardhurat e realizuara. 24
PËRGJEGJËSIA SOLIDARE Kur kalimi i më tejmë i të drejtës ka kaluar pa lejen e autorit në persona të tjerë, por ky kalim është i lejueshëm me ligj apo me kontratë, bartësi i parë dhe bartësi i ri i të drejtës mbajnë përgjegjësi solidare ndaj autorit për përmbushjen e detyrimeve nga kontrata për kalim. REVOKIMI I TË DREJTËS PASURORE
-
-
-
-
Autori mund ta revokoj të drejtën pasurore të dhënë për shfrytëzim personit të tretë: kur mbartësi i së drejtës e ka shfrytëzuar të drejtën në masë të pamjaftueshme ose nuk e ka shfrytëzuar fare dhe me këtë i ka dëmtuar dukshëm interesat e arsyeshme të autorit. Sipas neni 87 të LDADP-së e drejta e revokimit parashkruhet para se të kenë kaluar 2 vite nga dita kur autori ka bërë kalimin e së drejtës së shfrytëzimit ose ka dorëzuar ekzemplaren e veprës nëse ky dorëzim është bërë pas lidhjes së kontratës. Nëse ka të bëjë me artikullin për shtypin ditor, ky afat është tre muaj ndërsa për shtypin periodik është një vit. Autori mund të revokoj të drejtën e shfrytëzimit të veprës së tij, vetëm pasi ta ketë paralajmëruar marrësin e së drejtës për revokim do ta revokojë të drejtën e shfrytëzimit të veprës dhe të ketë lënë një afat shtesë dhe të arsyeshëm për të shfrytëzuar të drejtën e kaluar. Me rastin e revokimit, e drejta për shfrytëzimin e veprës shuhet. Autori duhet që marrësit të drejtës t’ia kompensoj në mënyrë të drejtë dëmin e shkaktuar me revokim.
KONTRATA PËR BOTIMIN E VEPRËS Kontrata për botimin e veprës nënkupton kalimin e të drejtës botuesit për të riprodhuar veprën e tij me anë të shtypshkrimit dhe të drejtën për shpërndarje të ekzemplare të veprës, nga një anë, kurse, nga ana tjetër botuesi detyrohet që të riprodhoj dhe shpërndaj veprën dhe për ketë t’i paguaj autorit kompensimin. Sipas nenit 88.2 kur vepra nuk është publikuar me kontratën për botimin e veprës konsiderohet se është dhënë pëlqimi edhe për publikimin e veprës. Me kontratën për botimin botuesi mund të autorizohet edhe për përkthimin e veprës në një gjuhë tjetër si dhe për riprodhimin dhe shpërndarjen e saj. Kontrata bëhet në formë të shkruar por nëse objekti i kontratës është botimi i artikujve, vizatimeve, karikaturave dhe kontributeve të tjera të autorit në shtypin 25
ditor apo periodik nuk është e domosdoshme kontrata të bëhet në formë të shkruar. Nëse kontratën e lidh përfaqësuesi i autorit atëherë përfaqësuesi kontratën mund ta lidh vetëm për veprat të caktuara shprehimisht në autorizimin e autorit. PËRMBAJTJA E KONTRATËS PËR BOTIMIN E VEPRËS Në përmbajtje të kontratës duhet të përcaktohet: -
-
Afati brenda të cilit autori duhet t’ia dorëzoj botuesit dorëshkrimin ose një ekzemplarë të veprës. Nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe ky afat është një vit nga dita e lidhjes së kontratës. Afati brenda të cilit botuesi detyrohet të nisë nxjerrjen në treg të ekzemplare të veprës. Nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe ky afat është një vit nga dita e pranimit të dorëshkrimit atë të një ekzemplari tjetër të veprës. Nëse me kontratën nuk është përcaktuar ndryshe botuesi ka të drejt vetëm në një botim Afati brenda të cilit botuesi pas shterjes së botimit të parë, është i detyruar të nis nxjerrjen në treg ekzemplareve të botimit të ardhshëm nëse kjo është paraparë me kontratë. Nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe, ky afat është një vit që nga dita kur autori ka kërkuar një gjë të tillë. Dukjen dhe faqosjen teknike të ekzemplareve të veprës. Tirazhi i veprës. Nëse tirazhi nuk është caktuar, sipas dispozitës së nenit 89 par 2 të LDADP, supozohet se vepra është botuar në të paktën 5.000 ekzemplarë. Nëse kompensimi është caktuar në shumë të njëhershme, në kontratë duhet patjetër të caktohet tirazhi i përgjithshëm i ekzemplarëve që do të shtypin nëse kjo nuk është caktuar në kontratë botuesi mund ti riprodhoj dhe ti shpërndaj deri në 500 ekzemplarë të veprës
DETYRIMET E BOTUESIT Botuesi ka për detyrë të kujdeset për shtypjen e veprës: -
Për shitjen e ekzemplarëve; Për informimin herë pas herë të autorit, përshiten e ekzemplarëve nëse këtë e kërkon autori. Që të bëjë korrekturën e veprës.
26
-
-
-
Që me rastin e përgatitjes së botimit të ardhshëm ti mundësoj autorit futjen e ndryshimeve përkatëse me kushte që kjo të mos e ndryshoj karakterin e veprës Që autorit pas botimit të veprës t’ia kthej dorëshkrimin ose ekzemplarin tjetër origjinal. Botuesi i cili ka marr të drejtën e botimit të veprës në formë të librit, ka të drejtën e përparësisë që ta botoj veprën në formë elektronike, kundrejt ofertuesve të tjerë. E drejta e përparësisë zgjat 3 vjet nga dita e kontraktimit të botimit të veprës. Nëse botuesi synon që ekzemplarët e pa shitur ti shes si letër të vjetër është i detyruar që blerjen paraprakisht t’ia afroj autorit sipas çmimit të letrës së thjesht
PËRFUNDIMI I KONTRATËS Kontrata përfundon: -
Nëse vdes autori para përfundimit të veprës; nëse janë shitur të gjithë ekzemplarët e tirazhit të kontratës; me skadimin e afatit të kontratës në përputhje me ligjin mbi detyrimet kontrata zgjidhet kur botuesi nuk e boton veprën brenda afatit të kontraktuar. Nëse është shitur botimi paraprak, kurse botuesi nuk e ka filluar të nxjerr në treg ekzemplarët e botimit të ardhshëm brenda afatit prej 1 viti. Botuesi mund të kërkon zgjidhjen e kontratës nëse autori nuk i ia dorëzon dorëshkrimin apo një ekzemplarë tjetër të veprës në afat prej 1 viti kur tirazhi i botimit është shitur nëse numri i ekzemplarëve të pa shitur është më i vogël se 100.
KONTRATA PËR PRODHIMIN E FILMIT Me kontratën e prodhimit të filmit autorit e veprën audiovizuele dhe autorit e kontributeve marrin përsipër detyrimin ndaj producentit të filmit për të bashkëpunuar në mënyrë krijuese në krijimin e veprës audiovizuele dhe ia kalojnë të gjitha të drejtat e tyre pasurore mbi atë vepër ndërkaq producenti i filmit merr përsipër detyrimin për t’iu paguar kompensimin e autorit. Sipas dispozitës së nenit 113.3 të LDADP konsiderohet se me kontratën për prodhimin e filmit bashkautorët dhe autorit e kontributeve në mënyrë ekskluzive e pakufizime ia kalojnë producentit të filmit të gjitha të drejtat pasurore dhe të drejtat e tjera të autorit mbi veprën audiovizuele, për kthimin e saj në gjuhë të tjera dhe përpunimet e tjera audiovizuele, si dhe fotografit që kanë të bëjnë me veprat, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe. 27
Bashkautorit dhe autorët e kontributeve nuk mund të heqin dorë nga të drejta e tyre në kompensimin e autorit. Bashkautorët e veprës audiovizuele kanë të drejtë në kompensim të drejtës së autorit ndaras për secilin drejt pasurore që ia kanë kaluar producentit të filmit. Producenti i filmit detyrohet që, të paktën njëherë në vit, ti informoj bashkautorët e veprës audiovizuele lidhur me të ardhurat e realizuara për secilin formë të autorizuar të shfrytëzimit të veprës, si dhe tu mundësoj me të dhënat që u referohen të ardhurave. PËRFUINDIMI I VEPRËS AUDIOVIZUELE Vepra audiovizuele konsiderohet e përfunduar kur mes regjisorit kryesor dhe producentit të filmit arrihet pëlqimi se kopja e parë standarde është e përfunduar. Nuk lejohet shkatërrimi i kopjes së parë standarde të veprës audiovizuele. ZGJIDHJA E KONTRATËS Nëse producenti i filmit nuk ka arritur ta përfundoj veprën audiovizuele për tri vite nga dita e lidhjes së kontratës për veprën filmike. Bashkautorët dhe autorët e kontributeve të veprës audiovizuele kanë të drejt në kompensim të dëmit, nëse producenti i filmit nuk fillon shfrytëzimin e veprës së përfunduar audiovizuele brenda një viti nga dita e përfundimit të kopjes së parë standarde nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe.
LIGJERATA, MË 17. 11. 2014, ( ORA E PARË - KOLLOKFIUMI I )
28
E drejta e autorit zgjatë gjatë jetës së autorit dhe 70 vjet pas vdekjes së tij (61 i LDADP). Këtë afat e kanë paraparë edhe disa vende tjera të Evropës, si Franca, por disa të tjera kanë paraparë një afat 50 vjet, që është më i shkurtër. Afati i zgjatjes së të drejtave të autorit nuk është e kufizuar. Pas vdekjes së autorit, të drejtat e autorit kalojnë në bazë të trashëgimisë tek trashëgimtarët e tij me testament dhe me ligj dhe në këtë rast zbatohen dispozitat e LIGJIT PËR TRASHËGIMIN. Tek trashëgimtarët kalojnë të drejtat pasurore. Në veprat anonime të autorit dhe të botuara me pseudonim, të drejtat e autorit vazhdojnë 70 vjet pas zbulimit të ligjshëm të veprës. Kur pseudonimi nuk lë dyshim në lidhje me identitetin e autorit, ose nëse autori zbulon identitetin e tij gjatë periudhës 70 vjeçare pas zbulimit të ligjshëm të veprës, gjithashtu të drejtat e autorit do të zgjasin gjatë gjithë jetës së autorit dhe 70 vjet pas vdekjes së tij. Të drejtat e autorit në veprën e bashkautorëve, do të zgjasë për 70 vjet nga data e vdekjes së bashkautorit të fundit që ka jetuar (neni 61. 3 të LDADP). Të drejtat e autorëve në veprat kolektive zgjasin 70 vjet pas zbulimit të ligjshëm të veprës, përveç nëse personat fizikë që kanë krijuar veprën janë identifikuar si të tillë në versione të veprës të cilat i janë zbuluar publikut. Në veprat anonime kolektive të autorit dhe të botuara me pseudonim, të drejtat e autorit zgjasin 70 vjet nga data e vdekjes së bashkautorit të fundit që ka jetuar. KUR AFATI I MBROJTJES LLOGARITET NGA DITA E ZBULIMIT OSE PUBLIKIMIT TË LIGJSHËM TË VEPRËS, DHE KUR VEPRA PUBLIKOHET NË VËLLIME, PJESË, KAPITUJ, NUMRA OSE EPISODE,
afati i mbrojtjes vazhdon për secilën artikull, si të ndarë. Ndryshimet jo qenësore gjatë përzgjedhjes, korrigjimit apo renditjes së përmbajtjes së koleksionit të veprave nuk e zgjasin afatin e mbrojtjes të së drejtës në koleksion Afatet nga neni 61 i LDADP, pra që i përmendëm më lart, llogariten që nga 1 janari i vitit që pason, nga viti në të cilin ndodh ngjarja, e cila është relevante për fillimin e afatit. Pra, nëse ngjarja ka ndodhur, në vitin 2014, afati do të llogaritet nga 1 janar 2015. Bartësi i të drejtës së autorit pas vdekjes së autorit 29
Me testament, autori mundet gjatë jetës së tij, të caktojë një apo më shumë persona si trashëgimtar të jetës së tij, që do të jenë bartës ose trashëgimtar të jetës së tij. Trashëgimtari testamentar mund të jetë në të njëjtën kohë edhe trashëgimtar ligjor. Sipas Ligjit për trashëgimin, trashëgimtarët ligjor trashëgojnë sipas radhëve ligjore të trashëgimisë, me kusht që të mos jenë përjashtuar nga trashëgimia ose të mos jenë shpallur të padenjë për të trashëguar. Nëse nuk ka trashëgimtarë ligjor ose testamentar, atëherë si trashëgimtar i fundit na paraqitet komuna ku autori kishte pasur vendqëndrimin apo vendbanimin e fundit ose nëse nuk dihet vendbanimi ose vendqëndrimi i fundit atëherë si trashëgimtar paraqitet Republika e Kosovës. VEPRAT PAS VDEKJES SË AUTORIT Nëse zbulohet ndonjë vepër pas vdekjes së autorit, trashëgimtarët trashëgojë ligjor dhe testamentar trashëgojnë të drejtat pasurore të autorit. E drejta e publikimit e rregulluar me nenin 17 dhe e drejta e t e publikuar me nenin 20 të LDADP, si të drejta morale të autorit zgjasin, derisa autori të jetë gjallë. Mbrojtja e veprave pas vdekjes së autorit zgjat 70 vjet. Pas kalimit të këtij afati, sipas nenit 62 të LDADP, kalon në domenin publik, dhe është vepër e lirë për tu shfrytëzuar. VEPRAT E LIRA Vepra të lira quhen ato vepra, të cilave u ka kaluar afati i mbrojtjes së të drejtës së autorit. Veprat e lira krijohen vetëm në ato vende, ku autorizimet pasurore kanë kohëzgjatje të pakufizuar. Nuk do të thotë se vepra e lirë mund të përdoret në mënyrë të pa penguar, që ajo të ndryshohet apo të shfrytëzohet në mënyrë të pa arsyeshme. Baza e ndalimit të veprave të tilla, edhe pas kalimit të afatit 70 , qëndron në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të monumenteve kulturore dhe të trashëgimisë kulturore.
30
Pas kalimit të afatit të drejtave të autorit, në disa sisteme të pronësisë intelektuale – për shfrytëzimin e veprave të autorit, paguhet taksë në favor të institucioneve të caktuar, ku me të ardhurat e realizuara financohet kultura. Shfrytëzimi i veprave të lira do të thotë botimi- publikimi, përpunimi, përkthimi, por në emër të autorit, sepse të drejtat e moralit nuk mbartën. Ndërkaq kompensimi për të drejtat e autorit përcaktohet me ligj se në favor të cilit institucion do të shkojnë.
MBROJTJA E TË DREJTËS SË AUTORIT
Mbrojtja e krimtarisë së autorit është e një rëndësie të veqantë sepse nxit krimtarinë nga një anë, kurse, nga ana tjetër krijon një siguri ekonomike të autorit. Në doktrinë juridike janë të njohura tri lloje të mbrojtjes të drejtave ët autorit: 1. Mbrojtja civile juridike, 2. Mbrojtje penale juridike dhe 3. Mbrojtja administrative juridike e të drejtave ët autorit Nëse autorit i shkelen të drejtat ekskluzive pasurore juridike dhe morale, ai gëzon të drejtën e kompensimit të dëmit. Autorit ka të drejtë në kompensimin e dëmit material që nënkupton dëmin e vërtet dhe aktual dhe fitimin e humbur. Po ashtu autori ka të drejt në kompensimin jo material si rezultat e shkeljes së të drejtave morale. Autori ka të drejt kur të drejtat i ka shkelur mbartësi me dashje apo pa pakujdesia e rëndë. Në rast të tillë autori ka të drejtë në kompensimin e dy fisht të vlerës së dëmit nëse dëmi është shkaktuar si pasojë e shkeljeve të të drejtave. Nëse një shkelje e tillë është kryer për qëllim të përfitimit pasuror autori mund të kërkoj pagë apo shpërblim në vlerë të tre fishit nga vlera e dëmit të shkaktuar. Për shkeljet e të drejtave të moralit autori ka të drejtë të kërkoj zhdëmtimin e duhur monetar për shkak të shkeljes së drejtave morale të autorit. Masat paraprake
31
Në rast se autori paraqet prova të bazuara se të drejtat e tij janë shkelur dhe se dëmi i shkaktuar mund të ritet, gjykata mund të urdhëroj konfiskimin e përkohshëm të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të së drejtave dhe bllokimin e llogarive bankare dhe pasurit tjera. Gjykata sipas nenit 184 të LDADP mund të urdhëroj edhe sekuestrimin e dokumenteve bankare financiare apo dokumentet komerciale të shkelësit. Procedura lidhur me masat paraprake është urgjente dhe zbatohet brenda tri ditësh pas parashtrimit të kërkesës Masat e përkohshme Gjykata mund të urdhëroj masën e përkohshme me qëllim të sigurimit të kërkesës së autorit, nëse janë shkelur të drejtat e autorit apo ekziston rreziku i shkeljes së këtyre të drejtave. Gjykata mund ta merr masën e përkohshme nëse autori i veprës provon se vonesa lidhur me marrjen e masave të përkohshme mund të shkaktoj dëm të pariparueshëm ose që masa të mos ketë efekte juridike më vonë edhe pa marrë dëgjimin e palës së tretë, sipas dispozitës së nenit 185 të LDADP. Procedura është urgjente dhe masa e përkohshme duhet ët merret brenda afatit 7 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës. Sigurimi i provave Nëse ekziston rreziku që provat për shkeljen e të drejtave të autorit të shkatrohen ose që më vonë të jetë e pamundur të sigurohen, gjykata mund të urdhëroj ruajtjen dhe sigurimin e provave. Procedura lidhur me sigurimin e provave zbatohet brenda 7 ditësh pas parashtrimit të kërkesës. Urdhri për caktimin e masës së përkohshme për ruajtjen e provës i dërgohet palës së tretë pa dëgjim paraprak. Në qoftë se konstatohet se kërkesa e autorit për sigurimin e provës ka qenë e pabazuar, pala tjetër ka të drejtë kompensimin të çfarëdo dëmi të shkaktuar nga masa e përkohshme. Procedura lidhur me shkeljen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta është e shpejtë.
32
Gjykata do të caktoj seancën e parë dëgjimore jo më vonë se brenda 3 muajve që nga dita e pranimit të kërkesëpadisë. Për realizimin e kompensimit të dëmit autori mund të paraqet padi para gjykatës themelore dhe procedura do të zhvillohet sipas dispozitave të ligjit të procedurës kontestimore. Në këtë rast do të zbatohen rregullat e përgjegjësisë subjektive që do të thotë rregullat sipas fajësisë. Kur është fjala për dëmin e shkaktuar moral të personalitetit të autorit, si cenimin e nderit ose prestiqit të autorit, gjykata do të obligon shkelësin e këtyre të drejtave që ti kompensoj autorit shpërblimin real të dëmit, duke marr parasysh shkallën e shkeljes dhe kohëzgjatjen e shkeljes së këtyre të drejtave. Që kërkesëpadia edhe padia e autorit të aprovohet si e bazuar gjykata duhet të vërtetoj se veprimet e shkelësit të të drejtave janë të paluajtshme, si p.sh. janë shkelur të drejtat dhe detyrimet që dalin nga kontrata e autorit dhe veprimi me të cilin cenohen të drejtat subjektive të autorit. Në rastin e parë kemi të bëjmë me përgjegjësi kontaktuese p.sh nëse nuk përmbushen detyrimet e përcaktuara me kontratë për veprën e autorit p.sh kur botuesi nuk e boton veprën e paraparë me kontratë ose në afatin e paraparë, kur botuesi nxjerr numër më të madh të ekzemplareve nga numri i ekzemplareve të paraparë me kontratë. Kemi të bëjmë me tejkalimin e autorizimeve të parapara me kontratë, në këtë rast kemi të bëjmë me tejkalim të autorizimeve të autorit Në rastin e dytë kemi të bëjmë me shfrytëzimin e veprës së autorit pa kërkimin e lejes paraprake p.sh kur vepra e autorit nxirret në treg pa leje të autorit, riprodhohet ose emitohet në radio dhe në televizion. Këto paraqesin shkelje të interesave personale dhe morale të autorit dhe kërkojnë mbrojtje civile juridike. Që autori të realizoj mbrojtjen civile juridike duhet ët ekzistojnë këto kushte: 1. Të ekzistoj cenimi i së drejtës së autorit nga personi i tretë 2. Cenimi të jetë i palejueshëm dhe i kundërligjshëm 3. Të ekzistoj lidhja kauzale në mes shkakut dhe pasojës d.m.th veprimit të palejueshëm dhe dëmit të shkaktuar dhe 4. Përgjegjësia e personit i cili ka cenuar të drejtat e autorit Autori ka të drejtë të kërkoj kompensimin në të holla sikur kur janë cenuar të drejtat morale, ashtu edhe ato pasurore. 33
Për veç autorit padinë për kompensimin e dëmit mund ta paraqesin edhe trashëgimtarët e autorit. Mbrojtja juridike penale Shkelja e të drejtave të autorit paraqet vepër penale. Shkelësi i veprës penale dënohet me gjobë, por edhe me dënim me burg të përcaktuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Shkelësi i të drejtave mund të dënohet edhe me kundërvajtje, kur shkel të drejtat e autorit. Me kundërvajtje mund të përgjigjet edhe personi përgjegjës i punëdhënësit dhe dënimi është paraparë me gjobë.
Ligjërata 08.12.2014
34
MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTËS SË AUTORIT
Të drejtat e autorit gëzojnë mbrojtje edhe me konventa ndërkombëtare. E, jo vetëm me ligje nacionale. Autori si person fizik shpesh herë nuk është në gjendje që të mbroj të drejtën e vetë autoriale nga shfrytëzimi i paligjshëm, keqpërdorimi dhe forma tjera të palejueshme të abuzimit me të drejta të tij. Posaçërisht autori nuk do të jetë në gjendje që të mbroj disa të drejta të ashtuquajtura të vogla të autorit (p.sh interpretimi publik i veprave letrare dhe muzikore jashtë skenave teatrale dhe muzikore nëse mbështetet vetëm në forcat e vetjake. Gjithashtu, autori mund të mos jetë në gjendje që ti kryej në mënyrë efikase të gjitha të drejtat të cilat kanë të bëjnë në lidhjen e kontratave me gjithë personat e interesuar për ti shfrytëzuar të drejta e tij të autorit, për ti kontrolluar qarkullimin dhe inkasimin e kompensimit. Që këto punë ti kryej në mënyrë më efikase, autori shpesh herë është i detyruar që ti drejtohet personave fizik ose juridik që në mënyrë profesionale merren me mbrojte e këtyre të drejtave, para se gjithash avokateve e veçanërisht organizatave profesionale që merren me mbrojtjen e të drejtave të autorit. Me mbrojtjen e të drejtave të autorit në fushën e letërsisë merret edhe shoqata e shkrimtareve të Kosovës, si një institucion profesional shtetëror. Që ti mbroj të drejtat e autorit një avokat pikë së pari duhet ti sigurohet autorizimi nga ana e autorit, nga ana tjetër kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të autorit nga ana e organizatave dhe institucioneve shtetërore, shpesh herë nuk nevojitet as autorizimi për shkak se institucionet e tilla janë të autorizuara nga vet ligji. Autori krijon veprat e veta që të shfrytëzohen në të mirë të njerëzimit dhe në gjithë rruzullin tokësor. Karakteri i veprave të tilla sipas natyrës së tyre është internacional, për ç’arsye shtrohet nevoja e mbrojtjes ndërkombëtare të këtyre krijimeve të mendimit njerëzor. Mbrojtja ndërkombëtare e këtyre veprave, tani kur në planin ndërkombëtar ekzistojnë të lidhura shumë marrëveshje multilaterale dhe bilaterale mund të kundrohet nga dy aspekte. Nga një anë, mbrojtja e të drejtave letrare dhe artistike në raport me shtetet të cilat janë nënshkruese të ndonjë konvente ndërkombëtare 35
dhe, nga ana tjetër, mbrojtja ndërkombëtare e veprave të tilla në raport me vendet të cilat nuk janë nënshkruese të ndonjë konvente ndërkombëtare mbi të drejtat e autorit.
MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E VEPRAVE NË RAPORT ME SHTETET TË CILAT NDËRKOMBËTARISHT JANË TË LIDHURA ME NORMAT E NDONJË KONVENTE MULTILATERIALE DHE MARRËVESHJE BILATERIALE MBI TË DREJTAT E AUTORIT Në botë sot ekzistojnë dy konventa të rëndësishme multilaterale ndërkombëtare për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike: konventa e Bernit dhe konventa Universale. Vlen të thuhet se përveç këtyre dy konventave ekzistojnë edhe disa konventa që kanë një shtrirje më të ngusht regjionale për mbrojtjen e të drejtave të autorit, si konventa Panamerikane mbi të drejtat autorit (1889 Montevideo), Konventa e Meksikës 1902, Konventa e Buenos Aries 1910, Konventa e Karakasit 1911, Konventa e Havanes 1928, Konventa e Ëashigtonit 1946). Në këto konventa kanë aderuar vetëm vendet Amerikane prandaj këtyre konventave u kushtohet një vëmendje relativisht e vogël nga shtetet evropiane. Disa shtete kanë lidhur marrëveshje bilateriale mbi mbrojtjen e të drejtave të autorit të shtetasve të vet. Në këtë drejtim duhet përmendur ish-Bashkimin Sovjetik i cili deri në vitin 1973 nuk kishte aderuar në asnjërën nga dy konventat e mëdha të lartpërmendura për mbrojtjen e të drejtave të autorit.
KONVENTA E BERNIT Kjo konventë për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike e ka marr emrin e saj sipas kryeqytetit të shtetit të Zvicrës ku është nënshkruar me 9 shtator 1886. Prej atëherë deri tani kjo konventë është reviduar disa herë (në Paris 1896, Berlin 1908, në Romë 1928, Bruksel 1948, në Stokholm 1967 e edhe njëherë në Paris 1970) .Numri i shteteve themeluese ishte 10 dhe ky numër është rritur në mënyrë të vazhdueshme, kështu që tani konsiderohet se nënshkruese të kësaj konventa janë mbi 100 shtete të ndryshme të botës. Mirëpo, megjithatë është një e keqe e madhe se disa vende të cilat kanë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një pozitë të rëndësishme në kulturën ndërkombëtare, si Kina, SHBA dhe Rusia, ende nuk kanë aderuar në konventë.
36
Selia e kësaj konvente ndodhet tani në Gjenevë ku ndodhet edhe selia e Byrojës së Kombëve të Bashkuara për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe të mbrojtjes të drejtave letrare dhe artistike të autorit. PARIMET E KONVENTËS Konventa ka paraparë disa parime të rëndësishme me të cilat sigurohet mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të autorit. PARIMI I ASIMILIMIT Ky parim është përcaktuar në nenin 5 të konventës, sipas të cilit veprat e autorëve të huaj, të botuara për herë të parë në ndonjë shtet anëtar të konventës vlejnë në të gjitha shtetet anëtare dhe gëzojnë mbrojtje sikurse veprat e shtetasve domicil ose, me fjalë të tjera, veprat e autorit të huaj gëzojnë të njëjtën mbrojtje të veprat të autorit sikurse edhe veprat e shtetasve domicil. PARIMI I MBROJTJES PA FORMALIZËM Ky parim përcaktohet në nenin 5.2 të kësaj konvente sipas të cilit shtetasit gëzojnë mbrojtje të të drejtave të autorit pa nënshtrim të asnjë formaliteti që eventualisht mund të jetë i përcaktuar si kusht paraprake për mbrojtjen e të drejtave të autorit për shtetasit e vetë me te drejta nacionale. Parimi i mbrojtjes pa formalizëm i të drejtave të autorit në të vërtet i përket të ashtuquajturave mbrojtje minimale të drejtave të autorit. Sipas kësaj rezulton se dispozitat e konventës garantojnë mbrojtje të minimumit të drejtave të autorit, pa marr parasysh përmbajtjen e ligjeve të shteteve anëtare të konventës dhe pa marr parasysh faktin se ligjet e shtetit anëtar të konventës kanë qenë apo nuk kanë qenë në fuqi para miratimit të konventës. Ky parim është i përcaktuar në dispozitat e nenit 19 dhe 20 të konventës, sipas këtyre dispozitave rezulton se autorët e veprave letrare dhe artistike gëzojnë të drejta edhe më të gjera se sa ato të parapara me konventë në qoftë se me ligjet nacionale janë paraparë ato të drejta. Konventa parasheh detyrimin e vendeve anëtare që të rezervohen nga lidhja e arazhmave ndërkombëtare të cilat nuk do të respektonin të drejtat minimale të autorit të parapara me këtë konventë. Si e drejtë minimale në kuadër të konventës është përcaktuar kohëzgjatja e mbrojtjes së të drejtës së autorit 50 vjet nga vdekja e autorit (post mortem auctoris. Konventa garanton shfrytëzimin e të drejtave të autorit gjatë gjithë
37
kohëzgjatjes së tyre (të drejtave pasurore dhe morale) më së pakti në kufijtë e mbrojtjes të drejtave pasurore. Konventa ka rëndësi të madhe për shkak se ajo parasheh detyrimin që të mbrohen të drejtat edhe të autorëve të cilit nuk janë shtetas të shtetit që ka aderuar në konventë, nëse vepra për herë të parë botohet në territorin e vendeve anëtare të konventës. PJESË PËRBËRSE E KONVENTËS ËSHTË EDHE PROTOKOLI QË KA TË BËJË ME VENDET NË ZHVILLIM I nënshkruar në Stokholm në vitin 1967 me qëllim që edhe autorëve që vijnë nga vendet në zhvillim të gëzojnë lehtësi të caktuara në rast se aderojnë në konventën e Bernës. Lehtësitë janë: 1.
Kohëzgjatja e mbrojtjes së veprës.
Protokoli mundëson për vendet në zhvillim që aderojnë në konventë një afat shumë më të shkurtër i cili nuk do të jetë më i gjatë se 25 vjet për mbrojtjen e të drejtave të autorit post mortem auctoris, për dallim nga 50 vjet që parashihet me konventë. Për veprat fotografike kohëzgjatja e mbrojtjes së të drejtave nuk mund të jetë më i shkurtër se 10-25 vjet. 2. E DREJTA E PËRKTHIMIT. E drejta ekskluzive e përkthimit pushon në afatin prej 10 vjetësh nga dita e publikimit të origjinalit të veprës, në qoftë se autori nuk e publikon veprën në gjuhën e shtetit në zhvillim të interesuar. Shteti në zhvillim mund ta siguroj lejen e përkthimit të veprës në afatin prej 3 vjetësh nga dita e publikimit të parë, në qoftë se shteti në zhvillim nuk ka arritur të fitoj autorizimin e botimit nga autori. E drejta në kompensim i takon autorit si dhe e drejta e respektimit të drejtave morale. Shteti në zhvillim ka për detyrë të rregulloj edhe çështjen e transferin e mjeteve për veprën e përkthyer. 3. E DREJTA E REPRODUKTIMIT. Protokoli lejon mundësinë që organi kompetent të jep personit të interesuar në vendet në zhvillim të drejtën joekskluzive të reproduktimit të veprës me kusht në qoftë se ky person provon se nuk ka arritur ta marr autorizimin në afatin prej 3 vjetësh nga botimi i parë i veprës. 4. EMITIMI I VEPRAVE TË AUTORIT ME ANË TË RADIO-
DIFUZIONIT DHE KOMUNIKIMIN E EMISIONEVE PUBLIKISHT. Mund të thuhet se protokoli nuk ka bërë letësime të mëdha vendeve në zhvillim për arsye se për emitimin e veprave të autorit me anë të radiodifuzionit dhe komunikimin publik të emisioneve ekzistojnë kufizime kur
38
është fjala për arsim, shkencë dhe hulumtime në të gjitha fushat e arsimit si dhe kushte për kompensimin e shpërblimit të autorit. KONVENTA UNIVERSALE Konventa universale apo botërore, siç quhet ndryshe, është nënshkruar në Gjenevë me 6 shtator 1952 dhe ka hyrë në fuqi me 15 shtator 1955. Edhe kjo konventë tubon rreth 100 shtete anëtare ashtu sikurse edhe konventa e Bernit. UNESCO i ka dhënë vetës për detyrë për ti plotësuar mungesat e konventës së Bernit – për të mbledhur rreth vetës të gjitha vendet e botës apo të paktën shumicën e tyre, para se gjithash vendet e konventës Panamerikane dhe vendet në zhvillim, si dhe të disa vendeve të tjera që nuk janë as anëtar të Konventës së Bernit e as Konventës Panamerikane. Iniciatori i Konventës universale ka pritur se shumë shpejt do të tejkalohet numri i anëtareve të anëtarësuar në këtë konvenët kundrejt konventës së Bernit, duke marr parasysh kushtet e favorshme për anëtarësim të vendeve në zhvillim si dhe çmimet e volitshme lidhur me aderimin në konventë dhe mundësit e mëdha që kjo konventë ofron për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Mirëpo, vendet Perëndimore nuk e kanë mirëpritur këtë inisiativ dhe deri tani numri i anëtarëve të aderuar në këtë konventë nuk e tejkalon numrin e anëtarëve të aderuar në Konventën e Bernit. Konventa universale përcakton kushte më të lehta për anëtarësim se sa Konventa e Bernit, mirëpo parimet mbi të cilat themelohet janë të njëjta si ato të konventës së Bernit. Vlen të përmendet parimi i asimilimit; parimi i garantimit të një minimumit të drejtave të autorit. Këto parime kryesore në konventën universale janë diçka më të ngushta se sa në konventën e Bernit. Parimi i arsimimit në Konventën Universale mbështet sikurse edhe Konventa e Bernit, në ndarjen e veprave të autorit në veprat e botuara dhe të pabotuara, por nocionin vepra të botuara e kupton pak më ndryshe, si reproduksion në formën materiale dhe ofrimin e veprës opinionit lexues në mënyrë të përshtatshme për lexim dhe njoftim në mënyrë vizuale. Në nenin 2 të konventës përcaktohet mbrojtja e veprave të pabotuara të shtetasve të huaj sikurse edhe vepra e shtetasve domicil, në qoftë se shtetasi i huaj i një vendi tjetër është anëtar i konventës universale apo është shtetas domicil në territorin e shtetit i cili në legjislacionin e tij barazon personat domicil në territorin e tij me shtetasit e vetë.
39
Botimi i veprës të shtetasit të një vendi tjetër anëtar i konventës, si dhe vepra e botuar për herë të parë në territorin e një shteti anëtar gëzon mbrojtje në territorin e të gjitha shteteve si të ishte botuar në shtetin ku autori i veprës do të ishte domicil. Me shtetasit e shtetit domicil barazohen edhe apatridët, refugjatët të cilët kanë shtetin domicil në një territor tjetër. Sipas nenit 4 të Konventës universale mbrojtja e të drejtave të autorit zgjat gjatë gjithë jetës së autorit dhe 25 vjet pas vdekjes së tij (nga publikimi apo regjistrimi i vdekjes së autorit në librat e vdekjes). Mbrojtja e veprave letrare dhe artistike - 10 vjet, mbrojtja e fotografive gjithashtu 10 vjet. Të drejtën e përkthimit nuk e ka përcaktuar me afat, por në nenin 5.2 i ka autorizuar shtetet në zhvillim që këtë çështje ta rregullojnë me ligje nacionale. Konventa universale nuk e rregullon parimin e formalitetit, por nga ana tjetër ka paraparë disa mundësi lidhur me rezervimin e të drejtave të autorit që SHBA i konsiderojnë të nevojshme për shmangien e keqpërdorimit të drejtave të autorit.
40
View more...
Comments