E Drejta e Procedures Penale

September 9, 2017 | Author: Valdet Krasniqi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

E Drejta e Procedures Penale...

Description

E drejta e procedures penale

Karakteristikat themelore te tipit akuzator te procedurës penale. Funksionet themelore janë të ndara ashtu që secilën e ushtron një subjekt i posaçëm. Funksionin e ndjekjes e ushtron paditësi, funksionin e mbrojtësit i pandehuri ndërsa atë të gjykimit gjykata. Ndjekja zakonisht bëhet me padi private të cilën e ushtron personi i dëmtuar me vepër penale në kohën e republikës së Romës mund të ushtrohet actio popularis, padi popullore në këtë tip ende nuk mund të flitet për ndjekje ndjekëse sipas detyrës zyrtare ex officio. Funksionin e mbrojtjes e ushtron i pandehuri vet ose me mbrojtësin e tij. Pozita e të pandehurit ne ketë tip është maksimalisht e favorshme për të pandehurin. Gjykata e ushtron funksionin e gjykimit në bazë të iniciativës së dhënë me padi nga ana e paditësit secila palë kishte të drejtë të paraqesë provë dhe ti kundërvihet palës kundërshtare. Gjykimi mbahej në shesh forum dhe secili gjyqtar merrte nga një tabel prej dylli në të cilën shënonte shkronjën C condemno nëse ishte per denim ose shkronjen A absolvo nëse ishte për lirim NL non liquent tregonte për tu shtyrë gjykimi. Karakteristika tjetër e procedurës akuzatore penale ishte se në të nuk kishte kurrfarë procedure paraprake në të cilën do të mblidheshin prova.

Anët pozitive dhe negative te tipit akuzator. Ana pozitive konsiderohet pozita mjaftë e favorshme e të pandehurit në procedurën ana negative, te cilat u manifestuan gjatë zhvillimit të tij historik janë se duke e lënë të pandehurin në një pozitë procedurale mjaft të favorshme ky tip nuk mbronte vetëm të pandehurin e pafajshëm por edhe atë fajtor.

Tipi inkuizitor i procedurës penale. Pas rënies së Republikës së Romake perandorët romakë koncentruan në duart e veta të gjitha funksionet shtetërore te cilat ushtronin përmes nëpunësve të vetë. Kështu edhe gjyqësia me nuk ushtrohet nga gjyqtarët laik siç veprohej në procedurën akuzatore, për nga gjyqtar profesional të përgatitur enkas për këtë qëllim. Vetë procedura penale ishte tepër formale dhe për njohjen e saj nevojitej dije juridike e posaçme. Faktor tjetër që dallon ka tipi akuzatore ishte se me vepra penale nuk konsiderohej vetëm çështje private e të dëmtuarit por fitoj karakteristikën e një delikti për ndjekjen e të cilit duhej të kujdesej shteti. Në këtë tip rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Kisha Katolike. Meqenëse nën juridiksionin e saj ishin të gjithë personat fetar personat e lidhur me tokë me pronësinë e saj. Kështu gjatë shekullit 12 dhe 13 procedura akuzatore zëvendësohet me procedurën inkuizitore. Karakteristikat themelore të tipit inkuizitor të procedurës penale. Përballë te pandehurit me nuk qëndron paditësi privat por inkivirenti –hetuesi në duart e të cilit janë besuar të tre funksionet e procedurës penale, i pandehuri konsiderohet subjekt ndaj të cilit zhvillohet procedura inkivireti fillon ndjekjen penale sipas detyrës zyrtare në momentin kur konstaton se ka kryer vepër penale personi i caktuar. Mirëpo duhet theksuar se inkivirenti përveç ushtrimit të ndjekjes duhej të kujdeset edhe për realizimin e mbrojtjes së të pandehurit, detyra kryesore e tij ishte të mbledh prova të nevojshme për vërtetimin e fakteve prej të cilave varet përgjegjësia penale e të pandehurit për të cilin kolegji merr vendim. Procedura penale zhvillohej nëpër dy stade, stadin e hetimit dhe atë të gjykimit, stadi i hetimit prej edhe nga e ka marrë emrin tipi inkuizitor është faza më e rëndësishme e këtij tipi, atë e zhvillon inkivirenti ai që në fillim e caktonte paraburgimin ndaj të pandehurit kolegji po ashtu vendoste pa publicitet dhe pa prezencën e të pandehurit dëshmitarëve. Vendoste vetëm në bazë të shkresave gjykata me vetiniciativë merrte edhe ndriçimin e provave. Aktgjykimi i kolegjit i merr në procedurë penale inkuizitore mund të sulmohej me ankesë. Një ndër karakteristikat themelore të tipit inkuizitor të procedurës penale është edhe mundësia e zbatimit legal të torturës për ta marrë pohimin nga i pandehuri.

Zbatimi i torturës dhe turis legale të çmuarjes së provave. Për ta shpallur të pandehurin fajtor nevojiteshin prova të drejtpërdrejta të cilat nuk mund te siguroheshin çdo herë pohimi i të pandehurit konsiderohet provë e plotë për probate vplena apo mbretëreshë e provave. Kështu pra për ta marrur këtë nga i pandehuri ex lege zbatohej tortura zbatimi i torturës nuk ishte nuk konsiderohet keqpërdorim i detyrës. Pohimi i dhënë gjatë torturës

duhet të verifikohej pas 24 orëve në të kundërtën tortura mund të vazhdohej, tortura për të pohuar i pandehuri zbatohej një kohë të gjatë. Anet pozitive dhe negative te tipit inkuizitor. Dobësia themelore e procedurës inkuizitore është se në të bëhet komulimi i funksioneve të procedurës në duart e një subjekti procedural dhe se pozita procedurale e të pandehurit vështirësohet shumë. Karakteristikë historike është zbatimi i torturës apo shtypjes jo humane ndaj të të pandehurit, me zbatimin e torturës ndaj tij e cila shpesh ka sjellë deri te gjykimi i personave te pafajshëm. Është me rëndësi të theksohet se edhe përkundër karakteristikave të vetë negative, me vetë faktin që shteti filloj të bënë ndjekjen penales sipas detyrës zyrtare paraqiste një hap përpara në zhvillimin e procedurës penale.

Tipi mikst i procedurës penale. Zbatimi i procedurës penale inkuizitore në një periudhë të gjatë ka ndikuar që opinioni publik nuk ishte i drejtuar kundër saj. Jurisprudenca e ashpër ishte normale edhe për mendimtarët më të mëdhenj të asaj kohe. Mirëpo me ndryshimin e rrethanave shoqërore në Francë të cilat pasuan me liberalizmin ekonomik, kjo pati ndikim edhe në zhvillimin e mëtejmë të procedurës penale. Në shekullin e 18 u bënë ndryshime të mëdha në procedurës penale në riformimin e saj. Revolucioni borgjez francez në vitin 1879 bëri reformimin e procedurës penale e kështu edhe në vitin 1808 kodi i Napolon Bonapartës. Me këtë kod konsiderohet tipi i ri i procedurës penale. Karakteristikat themelore të tipit mikst të procedurës penale. Ky tip ka formën e procedurës kontradiktore, në të i pandehuri prapë fiton ciklin e subjektit procedural me të drejta dhe obligime të caktuara. Funksionet janë ndjekja bëhet sipas detyrës zyrtare nga ana e organit të veçantë prokurorit publik por ekziston mundësia që ndjekjen ta bënë paditësi subsidiar apo ai privat. Gjykimi zhvillohet në dy faza në fazë të hetimit dhe atë të gjykimit faza e hetimit përfshinë elemente të procedurës penale inkuizitore hetimi është në kompetencë dhe nënë mbikëqyrje të prokurorit publik. Në fazën e gjykimit vijnë zakonisht elementet e procedurës akuzatore si: parimi i publicitetit, parimi i gojor, i drejtpërdrejtë, kontradiktor, parimi i pjesëmarrësve laik në procedurën gjyqësore, vlerësimi i provave nga ana e gjykatës. Anët pozitive dhe negative të tipit mikst gjatë aplikimit të këtij tipi në dekadat e fundit të shekullit 20 dolën në pah disa të meta të tij sidomos në zbatimin e procedurës paraprake. Ekzistojnë disa arsye për ndryshimin e procedurës paraprake, së pari me aktivitetin hetimor të gjyqtarit hetues si subjekt procedural, kufizimin e aktivitetit të policisë duke hezituar për provat e mbledhura që ti plasojë në gjyq. Së dyti në gjykatë pa nevojë bëhet punë e dyfishtë për vërtetimin e fakteve, një herë nga gjyqtari hetues e pastaj e njëjta përsëritet nga trupi gjykues në shqyrtim gjyqësor. Raporti i procedurës penale me të drejtën penale material. Cilësia e përbashkët e te drejtës se procedurës penale e te drejtës penale edhe te drejtës se ekzekutimit te sanksioneve penale është se ato përmbajnë dispozita juridike te cilat shteti i ka hartuar lidhur me zbatimin e sanksioneve penale ndaj kryesve te veprave penale dispozita juridike me ta cilat luftohet kriminaliteti. Me pare është theksuar se e drejta penale materiale, përcakton veprat penale, sanksionet penale ndaj kryesve, ndërsa e drejta e procedurës penale përcakton formën mënyrën e ndërmarrjes se veprimeve procedurale te cilat kryhen me rastin e supozimit konkret se është krye një vepër penale. E drejta penale do te ishte vetëm e drejt e shkruar ne letër si e tillë nuk do te mund te zbatohej po te mos ekzistonte e drejta e procedurës penale e cila rregullon procedurën penale përmes se cilës zbatohet vet e drejta penale materiale edhe e kundërta, e drejta e procedurës penale do te ishte e pa objekt sikur te mos ekzistonte e drejta penale sepse po te mos ekzistonte e drejta e penale e cila përcakton veprat penale dhe sanksionet penale nuk do te kishte fare nevoje për fillim dhe zbatim te procedurës penale. Raporti i procedurës penale me ekzekutimin e sanksioneve. E drejta e procedurës penale ka lidhje te ngushtë me te drejtën e ekzekutimeve te sanksioneve penale si dege e te drejtës penale ne kuptimin e gjere e drejta e ekzekutimit te sanksioneve paraqet një sistem te dispozitave juridike me te cilin rregullohet procedura e ekzekutimit te dënimeve dhe masave për trajtim te detyrueshëm, si dhe masave te devirzitetit dhe masave

edukuese ndaj te miturve. Prandaj lidhshmëria ndërmjet këtyre dy degëve juridike është e qartë sepse pa vendimet gjyqësore te cilat merren ne procedure penale nuk do te kishte nevojë as për ekzekutimin e sanksioneve penale nuk do te mund te zbatohej vendimi gjyqësor. Raporti i procedurës penale me procedurat tjera ndëshkimore. Në sistemin tonë juridik përveç veprave penale për zbardhjen e te cilave zhvillohet procedurës penale, ekzistojnë edhe veprime tjera ndëshkimore siç janë: deliktet ekonomike, kundërvajtjet dhe deliktet disiplinore për zbardhjen dhe zgjedhjen në të cilën zbatohet procedura e posaçme kështu për zgjedhjen e delikteve ekonomike vendos gjykata ekonomike te ngjashme. Raporti i procedurës penale me procedurës civile. Procedura civile si dege e sistemit juridik është procedure gjyqësore ne te cilën gjykata vendos ne bazë të kërkesës se palës paditëse. Përkufizimi themelor ndërmjet te drejtës se procedurës penale dhe procedurës kontestimore mund te behet ne baze te objektit te tyre i cili ndryshon për nga përmbajtja e tij, deri sa ne procedure penale gjykata duhet te zbardh dhe te zgjedh çështjen penale duke shqiptuar sanksionin penal ndaj kryesit, ne procedure kontestimore gjykata vendos për kontestet nga marrëdhëniet personale familjare. Ndjekja penale behet ex officio sipas detyrës zyrtare.

Interpretimi i të drejtës se procedurës penale. Nënkupton konstatimin e saktë te kuptimit te dispozitave proceduralo penale me qëllim zbatimi drejt të tyre. Dihet se sistemi i jonë juridik është i përbërë prej një mori dispozitash qe paraqesin ligjin e aplikueshëm në Kosovë Konventa Ndërkombëtare për te Drejtat e njeriut Rregulloret dhe urdhëresat Administrative te UNMIK-ut, ligje të nxjerrura nga Kuvendi i Kosovës etj. Interpretime me anën e të cilave arrihet interpretimi i unifikuar i dispozitave ligjore nga ana e gjykatave hasim po ashtu edhe në kuadër të të drejtës se procedurës penale. Parimet e procedurës penale. Si parime themelore të procedurës penale konsiderohen : parimi i oficialitetit të ndjekjes penale, partimi i legalitetit të ndjekjes penale, parimi akuzator, parimi ne bis in idem, parimi prezumimi i pafajësisë, parimi i se vërtetës materiale, parimi kontradiktor dhe i barazisë se armëve, parimi i drejtpërdrejtë, parimi gojor dhe i gjuhës, parimi i gjykimit të drejt dhe në kohë të arsyeshme, parimi i pavarësisë së gjykatave, parimi i çmuarjes se lirë të provave, parimi in dublo pro reo, parimi i publicitetit, i ekonomizimit dhe i shpejtësisë procedurale, parimi i kompensimit të dëmit dhe rehabilitimi etj.

Parimi i legalitetit në ndjekjen penale. Parimi i oficialitetit të ndjekjes penale siç është theksuar përcakton interesin e përgjithshëm bëhet ndjekje sipas detyrës zyrtare. Në të drejtën tonë zbatohet parimi i legalitetit, prokurori publik detyrohet të filloj ndjekjen penale kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Prokurori publik kur konstaton se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për ndjekje tërhiqet. Parimi i legalitetit ka disa përjashtime:- rastet te të cilat për vënien në lëvizje të procedurës nevojitet propozimi i të dëmtuarit, apo leja paraprake e organit kompetent i prokurorisë publike, - Rastet kur prokurori publik duke u mbështetur në parimin e arsyeshmerisë në ndonjë rast konkret e pezullon, e pushon apo e shmang ndjekjen penale- mund të mos vijë deri te ndjekja penale apo mund te prolongohet, vijnë në shprehje në rastin e ndjekjes në procedurë për te mitur ashtu edhe në rastin e ndjekjes të personave madhor- arsyeshmëria. Te përjashtimet nga parimi i legalitetit në procedurë ndaj te miturit faktikisht kemi të bëjmë me parimin e oportunitetit- arsyeshmërisë, sipas këtij parimi, përkundër faktit se ka prova te mjaftuara se i mituri ka kryer vepër penale, përkundër faktit se kushtet ligjore për ndjekje penale janë plotësuar prokurori fut në zbatim të arsyeshmerisë- oportunitetin e tij.

Parimi akuzator. Sipas këtij parimi procedura penale mund të fillohet dhe të zhvillohet vetëm nëse për këtë ekziston kërkesa e paditësit të autorizuar. Ky parim manifestohet përmes premisës nemo iudex actore qe donë të thotë nuk ka gjykim pa akuzë. Funksionin e ndjekjes e ushtron paditësi i autorizuar- prokurori publik e cila ndiqet ex officio, paditësi subsidiar dhe ai privat e inicion

ndjekjen penale. I pandehuri konsiderohet palë e barabartë me paditësin ai funksionin e ndjekjes e bën vet ose me anë të mbrojtësit profesional. Funksionin e gjykimit e ushtron gjykata, gjykata nuk mund të zhvilloj procedurën penale pa akuzë të paraqitur nga paditësi i autorizuar.

Parimi i gjykimit të drejt dhe në kohë të arsyeshme. Konventa Evropiane mbi të drejtat e njeriut parasheh se çdo njeri në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve te tij civile ka të drejtë për një gjykim të drejtë dhe të hapur brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar sipas ligjit. Vendimi shpallet publikisht. Çdo njeri i dënuar nga një gjykate për kryerjen e një vepre penale ka të drejtë të kërkoj që dënimi i tij,të shqyrtohet një gjykate më të lartë. Askush nuk mundet ti nënshtrohet gjykimit për vepër penale për të cilën njëherë gjykata ka dhënë aktgjykim të formës së prerë në këtë parim pra gjykata nuk duhet të zvarrit rrjedhën e procedurës gjyqësore.

Parimi i pafajësisë. Ky parim është paraparë në të mirë të pandehurit dhe shërben si kundërpeshë për barabartin e tij me paditësin e autorizuar.

Parimi kontradiktor dhe i barazisë se armëve. Është parim procedural themelor i cili u mundëson palëve pozitë juridike të barabartë me rastin e ushtrimit te funksioneve të tyre dhe përfaqësimit të interesuarve të tyre legjitim. Konsiderohet se palët janë të barabarta ku ju mundëson participim në procedurë njëherit duke i dhënë të drejta dhe autorizime të njëjta p.sh me rastin e propozimit për marrjen e provave, shikimit te shkresave. Ky parim shprehet nëpërmjet premisës audiatur et altera pars kjo do të thotë se gjykata para se të merrë vendim lidhur me çështjen penale, çdoherë ta dëgjoj edhe palën tjetër ky parim vjen në shprehje edhe në tipin akuzator dhe mikst të procedurës penale.

Parimi i drejtpërdrejt. Të gjitha faktet të cilat shërbejnë si bazë për një vendim gjyqësor, dhe të gjitha provat me të cilat vërtetohen faktet e tilla duhet të shqyrtohen edhe të verifikohen në shqyrtim gjyqësor, ky parim manifestohet përmes kontaktit të drejtpërdrejt të gjykatës me palët proceduralo penale dhe me provat materiale.

Parimi IN DUBIO PRO REO. Në procedurën penale synohet gjetja e të vërtetës materiale, konstatimi i vërtetës bëhet nëpërmjet vërtetimit të fakteve relevante prandaj gjykata ka për detyrë që saktësisht dhe tërësisht ti vërteton faktet që janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm, ajo duhet me vëmendje dhe përkushtim maksimal profesional të vërtetoj faktet kundër të pandehurit dhe ato në dobi të tij. Konsiderohet se faktet janë vërtetuar në mënyrë të plotë po qe se gjykata pas vlerësimit të të gjitha provave të mbledhura sipas bindjes së brendshëm. Ska dyshim se vendimi me te cilin shqiptohet sanksioni penal ndaj të pandehurit ose vendimi se nuk ka bazë që ndaj tij të aplikohet sanksioni penal apo vendime me të cilin konsiderohet se nuk ka kushte që gjykata të lëshohet në vërtetimin e përgjegjësisë penale te tij.

Objekti themelor i procedurës penale. Është çështja penale ose disa çështja penale, çështja penale është ngjarje reale e cila me përmbajtjen e vet tregon një vepër penale konkrete dhe kryesin e saj për të cilën zhvillohet procedura penale. Objekt themelor mund të jetë lënde shqyrtimi dhe vërtetimi vetëm në procedurë penale. Po sa paraqitet dyshimi i bazuar se është kryer një vepër penale paditësi i autorizuar e fillon procedurën penale në të cilin gjykata duhet të analizoj çështjet penale nga aspekte te ndryshme, duke u përpjekur që të ndreqej faktet që kanë të bëjnë me veprën penale si bie fjala vendin dhe kohen e kryerjes së veprës penale mjetin me të cilin është kryer vepra dhe mënyra e kryerjes pastaj faktet që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale, motivin për kryerjen e veprës penale. Po të mos ekzistonte vepra penale si objekt themelor i procedurës penale fare nuk do të kishte nevojë e as mundësi për zbatim te procedurës penale.

Objekti sekondar i procedurës penale. Përveç çështjeve penale e cila paraqitet si objekt themelor i procedurës penale, me rastin e zhvillimit te procedurës për ndriçimin dhe zgjedhjen e çështjes penale nevojitet që gjykata të merrë vendim edhe për disa çështje tjera të cilat po të mos ekzistonte vepra penale fare nuk do të shqyrtoheshin në kuadër të procedurës penale. Rrjedhimisht objekt sekondari i procedurës penale është kërkesa pasurore juridike-padia civile çështjet prejudikuese dhe shpenzimet e procedurës penale.

Kërkesa pasurore juridike. Me rastin e kryerjes veprës penale personit të dëmtuar mund ti shkaktohet dëm i caktuar, për shkak te lidhshmërisë që ekziston ndërmjet veprës penale dhe dëmit të shkaktuar, i dëmtuari ka mundësi që në procedurë penale të paraqes kërkesë pasurore juridike me propozim që gjykata penale ta zgjedh atë ndonëse zgjedhja e çështjeve pronësore është objekt i procedurës civile dhe zgjidhet në procedurë kontestimore. Procedura për zgjedhjen e kërkesës pasurore juridike quhet procedurë ad – hezione procedurë e bashkangjitur.

Çështja prejudikuse. Me çështje prejudikuse nënkuptojmë një çështje juridike për zgjedhjen e së cilës është kompetent gjykata në procedurë tjetër- në procedurë civile kontestimore jashtë kontestimore ose në procedurë përmbaruese por jo në procedurë penale, ose është kompetent ndonjë organ tjetër shtetëror. Zgjedhja e kësaj çështje juridike nga gjykata penale ka efekt vetëm për lëndën penale. Çështjet që mund të paraqiten si çështje prejudikuse mund të jenë të ndryshme por duhet të jenë që kanë të bëjnë me të drejtën penale materiale me martesë afërsi gjinore me cilësinëin e personit.

Marrja e vendimit për shpenzimet në procedurë penale. Në procedurë vlenë parimi se shpenzimet e procedurës duhet ti paguaj pala apo personi i cili ato i ka shkaktuar me fajin e vet. Andaj edhe nëse i pandehuri do të ngarkohet me shpenzime të procedurës bëhet varësisht nga ajo se ai është shpallur fajtor apo është liruar nga akuza. Kur gjykata shpall te pandehurin fajtor, me aktgjykim vendos se detyrohet ti paguaj shpenzimet e procedurës penale. Gjykata mund të liroj të pandehurin e shpall fajtor nga pagimi i shpenzimeve te procedurës penale po qe se me pagimin e tyre do të rrezikohej ushqimi i të pandehurit ose i personave që ai ka për detyrë ti mbështesë materialisht. me aktvendim vendos ta liroj nga pagesa.

Parimet lidhur me organizimin e gjykatave. Në këtë drejtim do të flitet për parimin e zgjedhjes dhe revokimit te gjyqtarëve për parimin e kolegjialitetit në ushtrimin e funksionit gjyqësore parimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve laik në gjykim për parimin e pavarësisë se gjykatave parimi shumëshkallesh dhe parimin e çmuarjes së provave sipas bindjes së lirë të gjykatës. Parimi i emërimit dhe i revokimit te gjyqtarit: Ky parim rregullon çështjet e fitimit të cilësisë se gjyqtarit për ushtrimin e funksionit gjyqësore apo të humbjes së asaj cilësie. Në të vërtet gjyqtari mund të fitohet në dy mënyra: duke e emëruar për gjyqtar nga ana e organit kompetent shtetëror ose duke e zgjedhur. Në të drejtën është aprovuar parimi sipas të cilit gjyqtarët emërohen për kohë deri sa zgjatë mandati i UNMIK-ut sipas kornizës kushtetuse, gjyqtarët i emëron PSSP-ja. Parimi i kolegjialitetit: Ka të bëjë me mënyrën e punës së gjykatës. Në të vërtetë në të drejtën tonë ndriçimi dhe zgjedhja e çështjes penale në gjykate sipas rregullit bëhet në mënyrë kolegjiale ky parim vlen si për gykim në shkallë të parë ashtu edhe në gjykim në shkallë të dytë. Mirëpo nga parimi i tillë ekziston edhe një përjashtim. Në procedurë të shkurtër vendoset në mënyrë individuale nga gjyqtari i vetëm. Parimi i pjesëmarrjes së qytetarëve jo profesionist në realizimin e gjykimit: Forma e tillë jurisë është karakteristike e sistemit anglosakson ku me pak ndryshime funksionon edhe sot, ka fundi i shekullit 18 gjatë Revolucionit francez borgjez, me qëllim që të arrihet demokratizimi i jetës dhe të mbrohet jeta e lirive të qytetarëve, në Francë ngritet zëri kundër

procedurës gjyqësore inkuizitore e cila ishte jo publike dhe mjaft e vrazhdë. Parimi i pavarësisë dhe i paanshmërisë: Sipas teorisë mbi ndarjen e pushtetit, pushteti gjyqësore paraqet segmentin e tretë të ndarë nga pushtetet tjera të cilën gjykata duhet ta ushtroj në mënyrë të pavarur. Parimi i pavarësisë jep të kuptojmë se gjykata në ushtrimin e funksionit të gjykimit janë të pavarura dhe gjykojnë në bazë të ligjit. Pavarësia e gjykatës nënkupton lirinë e gjykatës prej ndikimeve nga bartësit e tjerë të pushtetit dhe nga palët obligimin e saj që të veproj sipas ligjit. Ky parim ka vlerë të posaçëm sepse duke pamundësuar çfarëdo ndikimi nga jashtë në punën e gjykatës kontribuohet për ngritjen e autoritetit dhe prestigjit të gjykatave, si dhe për krijimin e besimit më të madh të qytetarëve në punën objektive dhe të ndërgjegjshme të gjykimit. Parimi shumëshkallësh: Nënkupton ekzistimin e gjykatave të rangut të ulët dhe atyre më të lartë nëpër të cilat do të kalonte çështja penale. Në procedurën tonë si rregull është paraparë mundësia që për një çështje penale të vendos gjykata në shkallë të parë dhe nëse paraqitet ankesa kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë të vendos edhe gjykata e shkallës së dytë, mirpo ekzistojnë edhe përjashtime të cilat mundësojnë që për zgjedhjen e një çështje penale të shkohet edhe në shkallë të tretë. Duke pas parasysh parimin e shumëshkallshmërisë, Gjykata komunale është gjykatë e shkallës së parë edhe Gjykata e Qarkut e Gjykata e shkallës së dytë dhe tretë është Gjykata Supreme. Parimi i çmuarjes së provave sipas bindjes së lirë të gjykatës: Nënkupton procesin në secilin gjykatë, pas përfundimit të procedurës provuse prezantimit të provave vlerëson fuqinë provuese të provave të shqyrtuara dhe e arsyeton qëndrimin e vet pse i ka vlerësuar ashtu provat.

Procedura për përjashtim. Procedura për përjashtimin e gjyqtarit mund të iniciohet sipas detyrës zyrtare nga vet gjyqtari apo gjyqtari laik ose me iniciativën e palës proceduralo penale. Po sa gjyqtari mëson se ekziston ndonjë arsye për përjashtim të domosdoshëm ndërpret çdo aktivitet lidhur me çështjen dhe për këtë e njofton kryetarin e gjykatës i cili e cakton zëvendësin. Përjashtimin e kërkojnë edhe palët sa të mësojnë për ekzistimin e ndonjë arsye për përjashtim më së shumti deri para përfundimit të shqyrtimit gjyqësore,lidhur me përjshtimin e gjyqtarit vendos kryetari i gjykates drejtpërdrejtë më i lartë ndërsa kur kërkohet përjashtimi i kryetarit të Gjykates supreme të Kosovës vendimi për përjshtim merret në seance të përgjithshme të asaj gjykate.

Kompetenca lëndore. Kompetenca lëndore përcaktohet në bazë të llojit dhe rëndësisëe së veprës penale. Bazë për përcaktimin e kësaj kompetence është vepra penale e cila është objekt i gjykimit. Si kriter themelor për përcaktimin e kësaj kompetence merret lloji dhe lartësia e dënimit e paraparë për veprën penale të tillë. Mirëpo ekzistojnë edhe disa vepra penale të përcaktuara në mënyrë taksative te të cilat lloje dhe lartësia e dënimit të paraparë me kod penal nuk ndikojnë në atë se në kompetencën e cilës gjykatë do të zgjedhen, për ato vepra penale shprehimisht janë lënë në kompetencën e një lloj të gjykatave.

Kompetencat territoriale të rëndomta. Kompetenca territoriale në parim i jepet gjykatës brenda territorit të së cilës është kryer ose është tentuar vepra penale ose brenda vendit ku është shkaktuar pasoja. Vendi i kryrjes së veprës penale është kriter themelor sipas të cilit caktohet kompetenca territoriale e rëndomtë. Kriteret tjera për caktimin e kësaj kompetence aplikohet vetëm nëse nuk dihet vendi i kryrjes së veprës penale. Nuk ka dyshim se vendi i kryrjes së veprës penale kontibuon për ndriçimin dhe zgjedhjen e fakteve kontestuse nëse aty mund të gjenden gjurmët e veprës penale. Kur vepra penale kryhet në aeroplan kompetent është gjykata në territorin e së cilës është regjistruar aeroplani. Nëse vepra penale është kryer nëpërmes gazetës radios ose televizionit atëherë kompetent është gjykate në territorin e së cilës është shtypur shkresa apo është kumtuar lajmi.

Kompetenca territoriale e jashtëzakonshme. Caktimi i kompetencës territoriale në mënyrë të rëndomtë është rregull ndërsa caktimi i kompetencës territoriale të jashtëzakonshme është përjashtim. Meqë kriteret e rëndomta nuk kryejnë çdoherë punë në procedurë, aplikohen kritere të tjera të jashtëzakonshme.

Në këtë drejtim KPP parashehë disa mënyra të caktimit të kompetencës territoriale: kompetencën sipas lidhjes reciproke të veprave penale, kompetenca e urdhëruar, dhe kompetenca e deleguar.

Kompetenca sipas lidhjes reciproke te veprave penale. Koneksitetin e procdurës penale ekziston atëherë kur disa lëndë penale bashkohen ashtu që përnjëherë zhvillohet një procedurë dhe merret një vendim për të gjitha çështjet penale. Koneksiteti mund të jetë subjektiv, objektiv dhe subjektivo-objektiv. Koneksiteti subjektive ekziston atëherë kur një person ka kryer disa vepra penale në bashkim. Është koneksitet subjektiv sepse lidhja mes veprave është realizuar nëpërmjet personalitetit e kryesit të veprës penale.Koneksiteti objektiv ekziston kur disa persona kryen një vepër penale. Koneksiteti subjektiv objektiv ekziston atëherë kur disa persona kryen disa vepra penale. Me qenë se sipas koneksitetit mund të zhvillohet një procedurë e përbashkët për shumë vepra penale. Gjykata mund të vendos që të zhvillojë procedurë të përbashkët dhe të merrë një vendim edhe të koneksiteti subjektiv-objektiv po qe se mes veprave penale ekziston lidhja reciproke dhe ekzistojnë prova të përbashkëta.

Kompetenca e urdhëruar. Po qe se sipas dispozitave të KPP nuk mund të caktohet cila gjykatë ka kompetencë territoriale për zgjedhjen e një çështje penale atëherë vjen në shprehje kompetenca e urdhëruar. Në raste të tilla Gjykatë Supreme e Kosovës cakton njërën prej gjykatave me kompetencë lëndore e cila duhet të zhvilloj procedurën në një situatë të tillë mund të vij p.sh kur dikush që nuk ka vendbanim ose vendqëndrim në Kosovë kryen vepër penale në botën e jashtme e pastaj në bazë të procedurës për transferim i deportohet vendit tonë.

Kompetenca e deleguar. Është një formë e kalimit të kompetencës territoriale prej një gjykate në gjykatën tjetër. Kështu, në vend të gjykatës me kompetencë territoriale e cila është penguar të veprojë caktohet gjykata tjetër me kompetencë lëndore të njëjtë por pa kompetencë territoriale në mënyrë që të zhvilloj procedurën penale për një vepër penale konkrete. Shkaqet të cilat sjellin deri te delegimi i kompetencës ndahen në dy grupe: Në grupin e parë bëjnë pjesë shkaqet juridike ose reale të cilat kur ekzistojnë domosdo sjellin deri te delegimi i kompetencës. Si shkak juridik mund të konsiderohet rasti kur në gjykatë nuk mund të formohet trupi gjykues për shkak të përjashtimit të gjyqtarëve kurse si shkaqe reale mund të llogariten rastet e fuqisë madhore si tërmetet vërshimet etj. Procedura e delegimit: Po qe se gjykata kompetente hasë në pengesë juridike ose reale, lajmëron për këtë gjykatën drejtpërdrejtë më të lartë e cila pas dëgjimit të prokurorit publik cakton gjykatën tjetër me kompetencë lëndore nga territori i vet. Delegimi në gjykatë tjetër për shkak të zbatimit më lehtë të procedurës për shkak të oportunitetit procedural ose për shkaqe të tjera mund ta bëjë gjykata supreme e Kosovës.

Kompetenca personale dhe kompetenca funksionale. Në raste të tilla fjala është për kompetencën personale kompetenca e tillë vjen në shprehje në dy raste: 1.Nëse i pandehuri është ushtarak, për gjykimin tij është kompetent gjykata ushtarake dhe 2.Kur i mituri kryen vepër penale për gjykimin e tij është kompetent trupi i posaçëm gjykues për të mitur. Kompetenca funksionale është e afërt me kompetencën lëndore, ajo përcaktohet në bazë të llojit të veprimeve dhe punëve që ushtrohen në një gjykate.

Vlerësimi i kompetencës. Meqë kompetenca e gjykatave është përcaktuar me ligj me rastin e zhvillimit të procedurës penale gjykatat duhet të mbajnë llogari për të. Mos respektimi i kompetencës lëndore paraqet shkeljen esenciale të dispozitave të KPP. Me një analizë të gjithanshme të dispozitave të KPP përkitazi me konstatimin e inkompetencës të gjykatës del se gjykata as nuk e hudh e as nuk e refuzon akuzën. Ne rast të tillë posa gjykata të konstatoj se nuk është kompetente duhet të

shpallet inkompetente dhe pasi aktvendimi të fitoj formën e prerë duhet ti’a dërgoj lëndën gjykatës kompetente.

Konflikti i kompetencës. Ekzistojnë gjykata të rangut të ndryshëm të cilat gjykojnë në shkallë të parë të dytë dhe të tretë. Edhe mund të vij deri te konflikti i kompetencës së gjykatave. Në të vërtetë konflikti i gjykatave ekziston atëherë kur dy e më shumë gjykata konsiderojnë se kanë kompetencë lëndore e territoriale apo konsiderojnë se u mungon kompetenca e tillë, kemi konfliktin pozitive edhe ate negativ.

Paditësi subsidar. Prokurori publik si subjekt themelor i procedurës penale ka për detyrë të ndjek kryerësit e veprës penale të cilat ndiqen ex officio kur çmon se janë plotësuar kushtet ligjore për ndjekje, prokurori mund të tërhiqet nga ndjekja për arsye, i dëmtuari konsiderohet ai person të cilit çfardo e drejtë personale ose pasurore i është shkelur ose rrezikuar me vepër penale. Prandaj paditësi subsidar mund të paraqitet vetëm personi i cili është i dëmtuar nga vepra penale, nëse paditësi subsidar vdes gjatë rrjedhës së ndjekjes ose gjatë zhvillimit të procedurës kanë të drejt ta vazhdojnë bashkëshorti, vlen të theksohet se kur zhvillohet procedura penale me ndjekjen e paditësit subsidar paraqitet dënimi maksimal deri ne 5 vjet burgim.

I pandehuri. Është subjekt qëndror në procedurë penale sepse procedura fillohet dhe zhvillohet në rastin kur ekziston dyshimi i themeltë se ai ka kryer vepër penale. Si subjekt procedural ka disa të drejta dhe obligime edhe disa masa shtrënguese. I pandehuri në procedurë panale me paditësin është palë e barabartë. Cilësinë e të pandehurit në procedurë penale mund ta fitoj çdo person fizik i cili posedon ftesën për të vepruar. Aftësia për të vepruar i të pandehurit manifestohet nëpërmjet moshës së caktuar dhe gjendja shëndetësore dhe shpirtërore e tij. Personi i cili në momentin që ka kryr vepër penale nuk i ka mbushur 14 vite konsiderohet fëmij dhe ndaj tij nuk mund të zhvillohet procedura penale. Si subjekt themelor i pandehuri e bënë vetë mrojtjen ose me anë të mbrojtësit profesional, i pandehuri ka të drejtë të atakoj vendimin gjyqësor me ankesë dhe me mjete te jashtëzakonshme juridike.

Mbrojtësi i të pandehurit. Është e drejtë themelore për të pasur mbrojtes i pandehuri ka të drejtë të mbrohet vet edhe me anë të mbrojtësit profesional e i cili është anëtarë i odës së avokatëve. Mbrojtësi i të pandehurit është person profesional me kualifikim juridik i cili ndihmon të pandehurin në realizimin e funksionit të mbrojtjes. Në raste të caktuara i pandehuri duhet të ketë mbrojtës patjetër. Karakteristikë e mbrojtjes obligatore: mbrojtja eshte obligatore. 1. Nga marrja në pyetje për herë të parë kur i pandehuri është memec shurdh ose shprehë shenja të çrregullimit. 2. Gjatë marrjes në pyetje në paraburgim dhe sa gjendet në paraburgim. 3. Kur është ngritur aktakuza. 4. Në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme kur është memec. Mbrojtja është obligatore edhe për të mitur. Caktimi i mbrojtësit mbrojtësin cakton i pandehuri, mbrojtësin mund ta caktoj edhe perfaqësuesi i tij ligjor i te miturit bashkëshorti, jashtëmartesor, personi i gjinisë se gjakut në vijë të drejtë adaoptusi etj. Për mbrojtës mund të angazhohet vetëm avokati anëtarë i Odës së Avokatëve. Për shkaqe të caktura te parapara mbrojtësi duhet të përjashtohet nga ushtrimi i mbrojtjes, nuk mund të jetë mbrojtës i dëmtuari nga vepra penale bashkëshorti etj.

Kërkesa pasurore juridike. Me rastin e kryerjes së veprës penale nga i pandehuri personit të dëmtuar mund ti shkaktohet dëm material dhe moral. Ndjekja bëhet sipas detyrës zyrtare ose me padi private. Propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale mund ta paraqesë personi i cili është i autorizuar për ta ushtruar këtë kërkesë në kontest civil. Mirëpo nëqoftëse me vepër penale është dëmtuar pasuria në pronësi publike, shtetërore ose shoqërore.

Kërkesa pasurore mund të paraqitet në tre drejtime: Me të personi i autorizuar mund të kërkoj kompenzimin e dëmit të shkaktuar, kthimin e sendit dhe prishjen e veprimit juridik të caktuar. I dëmtuari me kërkesë pasurore juridike mund të kërkoj kthimin e sendit p sh me vjedhjen e sendit me vepër penale, i dëmtuari po ashtu me kërkesë pasurore juridike mund të kërkoj prishjen e veprimit juridik i cili ka karakter juridiko pasuror p.sh kontrata e lidhur me forcë ose duke e vënë në palën e dëmtuar në lajthim. Përfaqësuesit procedural-janë përfaqësuesi ligjor dhe përfaqësuesi i autorizuar.

Perfaqësuesi ligjor. Për kryrjen e veprimeve procedurale, për shenjën e deklaratave fuqiplote në procedurën penale nevojitet që pala proceduralo penale krahas posedimit të aftësisë për të figuruar si palë të posedoj edhe aftesinë procedurale, nëqoftëse palës i mungon aftësia procedurale atëherë mund të realizoj veprimin procedural përmes përfaqësuesit ligjor. Përfaqësuesi vepron në emër të personit të përfaqësuar që në procedurë ti jap të gjitha deklaratat në emër të të autorizuarit. Si përfaqësues ligjor mund të paraqitet prindi i të miturit ose kujdestari personit pa zotësi veprimi. Mungesa e përfaqësuesit ligjor të paditësi subsidar dhe të paditësi privat është shkelje esenciale.

Përfaqësuesi i autorizuar. Është personi i cili për kryrjen e veprimeve procedurale e ka angazhuar pala procedurale e aftë ose i palës së paaftë, të cilët dëshirojnë që të përfaqësohen në mënyrë profesionale. Mirëpo se personit të përfaqësuar i mungon aftësia procedurale atëherë angazhimin e perfaqësuesit të autorizuar e bënë përfaqësuesi i tij ligjor. Së këndejmi si i dëmtuar ka përfaqësues të autorizuar kur; 1) Kur është fëmijë. 2) Është në mardhënie familjare me të pandehurin. 3) Procedura sipas rregullit zbatohet për vepra penale kundër integritetit seksual. 4) I dëmtuari ka çrregullime ose paaftësi mendore. 5) Gjykata çmon se i dëmtuari është i pazoti për tu mbrojtur dhe se i nevojitet ndihma e përfaqësuesit të autorizuar.

Ndihmësit procedural. Si të tillë janë: procesmbajtësi, stenografisti, xhiruesi, përkthyesi, si dhe prindërit dhe kujdestari në procedurë ndaj të miturve dhe personeli gjyqësor.

Veprimi proceduralo-penal. Në procedurë penale kryhen veprime procedurale të llojllojshme të cilat i ushtrojnë subjektet procedurale. Mirëpo duhet pasur parasysh vlerën procedurale të tij duhet të ndërmerret sipas formës së caktuar me ligj. Pra veprimi proceduralo-penal paraqet veprimin e subjektit proceduralo-penal të parashikuar dhe të rregulluara me ligj i cili është i orientuar në drejtim të realizimit të detyrës proceduralo- penale.

Afati. Procedura penale përbëhet prej një mori veprimesh procedurale të cilat janë të radhitura njëra pas tjetrës sipas një rendi dhe sistemi logjik. Për kryerjen e veprimeve te tilla janë paraparë afate procedurale. Afatet procedurale pikësëpari kanë të bëjnë me veprimet procedurale të palëve proceduralo penale. Afati në kuptimin procedural është koha brenda të cilit duhet të ndërmerret një veprim procedural. Po qe se pjesmarrësi procedural nuk ndërmerrë veprime procedurale brenda afatit të caktuar, sipas rregullit e humb të drejtën e ndërmarrjes se mëtejshme të atij veprimi. Afatet mund të ndahen: 1. Afate ligjore ligjore dhe gjyqësore. Afate ligjore janë ato afate kohëzgjatja e të cilave përcaktohet me ligj p sh afati për paraqitjen e ankesës kundër aktgjykimit të shkallës së parë sipas rregullit është 15 ditë. Afate gjyqësore konsiderohen ato afate te cilat i përcakton gjykata

duke u bazuar në autorizimet që i ofron ligji p sh afati i cili caktohet eksperti për shenjën e mendimit ose afati për përmirësimin e ankesës ose për paraqitjen e aktakuzës së re. 2. Afati prekluziv dhe jo prekluziv: Afati prekluziv konsiderohet ai afat lëshimi i të cilit për subjektin përkatës do te thotë humbje e të drejtës që të ndërmarrë veprimin procedural konkret p sh afati i padisë private afati i ankesës kundër aktgjykimit etj. Keto afate jane te rrepta. Afat jo prekluziv konsiderohet afati leshimi i te cilit nuk ka per pasoj humbjen e mundesise se ndërmarrjes se veprimet procedural sepse varësisht nga rrethanat e arsyeshme te rastit konkret gjykata mund te vazhdoj ate afat p sh afati per permisimin e aktakuzas se prokurorit publik afati per permirësimin e ankesës nga i pandehuri.

Rivendosja e afatit {restutio in integrum}. Rivendosja e afatit është mjet juridik i posaçëm me të cilin eliminohen pasojat e pakënëdshme që i janë shkaktuar subjektit procedural konkret për shkak të lëshimit të afatit për ushtrimin e veprimit procedural ose për shkak të lëshimit pa fajin e tij që të jetë i pranishëm në shqyrtim gjyqësor. Për kthim në gjendje të mëparshme vendos kryetari i trupit gjykues në bazë të lutjes e cila paraqitet brenda tre muajve nga dita e lëshimit të afatit ose shqyrtimit gjyqësor.

Shkresat penale. Janë gjurmë me shkrim të veprimeve procedurale penale të kryra në procedurë dhe përpilohen sipas ligjit dhe kërkesave të procedurës penale. Në procedurë penale ekzistojnë shkresa penale të nduardurta. Tërësia e shkresave penale përbën dosjen penale.

Aktet akuzuese. Akuza është shprehje e funksionit të ndjekjes penale nga ana e paditësit të autorizuar dhe paraqet supozimin e parë procedural për zanafillen zhvillimin dhe përfundimin e raportit proceduralo penal. Rrjedhimisht në procedurë penale ekzistojnë këto akte paditëse: Kallzimi penal, aktakuza, padia private, propozimi i prokurorit publik për shqiptimin e masës edukative ose te dënimit ndaj të miturit dhe propozimi i prokurorit publik për shqiptimin e masës trajtimi i detyrushëm psikiatrik.

Kallëzimi penal. Është akt te cilin sipas rregullit mund ta paraqet i dëmtuari ose cilido nga qytetaret dhe për veprat te cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare duhet ta paraqesin organet shtetërore ne rend të parë policia kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale. Kallzimi i drejtohet prokurorit publik kompetent.

Aktakuza. Me të kërkohet që gjykata pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor të pandehurin ta shpall fajtor. Për këtë arsye KPP në mënyrë të përpiktë e ka rregulluar përmbajtjen e saj. Aktakuza përmban. 1. Emri dhe mbiemri i të pandehurit me të dhënat e tij personale dhe të dhënat lidhur me paraburgimin. 2. Emërtimin ligjor të veprës penale duke ju referuar dispozitat e kodit të përkoshëm penal. 3. Koha dhe vendin e kryrjes së veprës penale. 4. Përcaktimi i gjykatës para të cilës do të mbahet shqyrtimi gjyqësor. 5. Propozim për provat të cilat duhen të merren në shqyrtim gjyqësor.

Propozimakuza. Edhe propozimakuza është akt akuzues i cili ushtrohet nga prokurori publik apo paditesi subsidar për ndjekjen e atyre kryesëve të veprave penale për të cilat është paraparë si dënim kryesor dënimi me të holla ose dënimi me burgim deri në 3 vjet. Me fjalë të tjera propozimakuza ngritet për ndrçimin e veprave penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare në procedurë sumare. Përmbajtja e propozimakuzës në krahasim me aktakuzën është më e thjeshtë, propozimakuza duhet të përmbajë: Emrin dhe mbiemrin e të pandehurit me shënimet personale kur dihen përshkrimin e veprës penale gjykatën e cila do ta mbaj shqyrtimin gjyqësor etj.

Propozimi i arsyetuar i prokurorit për shqyrtimin masës edukative apo dënimit ndaj të miturit. Në ligjin penal për të mitur të Kosovës akti akuzues me të cilën inicohet dhe mbahet në rrjedhë procedura ndaj të miturve quhet propozim i arsyetuar për shqyrtimin e masës edukative apo

dënimit. Propozimi i prokurorit publik duhet të përfshij të dhënat personale të të miturit përshkrimin e veprës penale emërtimin ligjor të veprës penale me përcaktimin e dispozitave në KPP.

Vendimet gjyqësore. Janë: Aktgjykimet, aktvendimet dhe urdhërat. Aktgjykimin e merr vetëm gjykata kurse aktvendimet dhe urdhrat i japin edhe organet tjera që marrin pjesë në procedurë penale. Së këndejmi me vendim kuptojmë shprehjen e vullnetit të gjykatës ose të organit tjetër shtetëror në procedurë penale me të cilën zbatohet ligji në një rast konkret.

Aktgjykimi. Është vendim gjyqësor me të cilin zgjidhet çështja penale konkrete. Me të zgjidhen si çështjet juridiko-penale ashtu edhe çështjet proceduralo-penale. Prandaj aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për çështjen penale konkrete dhe nëpërmjet tij zbatohen masat e shtrëngimit shtetëror kundër atyre që është vërtetuar se kanë kryer ndonjë vepër penale.

Aktvendimi. Është gjithashtu vendim gjyqësor me të cilën sipas rregullit zgjidhençështjet procedurale e jo çështjet kryesore.Me aktvendim vendosen çhtjet të cilat kanë të bëjnë me drejtimin e procedurës penale si p sh aktvendimi mbi zbatimin e hetimeve, aktvendimi mbi shtyrjen ose ndërprerjen e shqyrtimit gjyqësor dhe çështjet tjera të cilat mund të paraqiten në formë të mospajtimit të gjykatës dhe palëve penale.

Urdhëri. Është vendim i gjykatës ose i ndonjë organi tjetër i cili nuk është aktgjykim e as aktvendim. Ndonjë dallim parimor ndërmjet aktvendimit dhe urdhrit nuk ka. Edhe urdhëri zakonisht përdoret për drejtimin e procedurës penale dhe për kah forma është vendim i thjeshtë i cili sipas rregullit nuk mban fare arsyetim. Ekzistojnë shumë situata të cilat vendosen me urdhër. p sh urdhëri për urdhërin e të pandehurit, urdhëri për caktimin e shqyrtimit gjyqësor etj.Vendimet gjyqësore merren në individuale dhe kolegjiale.Në mënyrë individuale vendos gjyqtari i procedurës paraprake- lumare, ndërsa në mënyrë kolegjiale trupi gjykues i vogël dhe i madh dhe kolegji prej tre gjyqtarësh.

Forma e prerë e vendimeve gjyqësore. Për të arritur deri te zbatimi i sanksionit penal duhet që më parë të zhvillohet procedura penale dhe të merret vendimi gjyqësor. Deri sa të merret vendimi, procedura penale ka mundur të kaloj nëpër shkallën e parë të dytë dhe eventualisht në të tretë. Aktgjykimi e fiton formën e prerë kur më nuk mund të atakohet me ankesë, ose ankesa nuk është e lejuar, sidoqoftë aktgjykimi e fiton formën e prerë në momente të ndryshme: Kur palët kanë hequr dorë nga mundësia e paraqitjes së ankesës, kur ka kaluar afati ligjor për ankesë e ai nuk është shfrytëzuar.

Ekzekutushmëria e vendimeve gjyqësore. Aktgjykimi para se të ekzekutohet patjetër duhet të fitoj formën e prerë. Në të kundërtën nuk mund të bëhet fjalë për ekzekutimin e tij. Aktgjykimi me formë të prerë ekzekutohet kur të bëhet dorëzimi i tij dhe kur për ekzekutimin e tij nuk ka pengesa ligjore. Po ashtu edhe aktvendimet para se të ekzekutohen duhet të fitojnë formën e prerë. Mirëpo deri sa aktgjykimi nuk mund të ekzekutohet pa e fituar formën e prerë, disa aktvendime ekzekutohen edhe pa e fituar formën e prerë si p sh aktvendimi mbi caktimin ose heqjen e paraburgimit aktvendimi mbi zbatimin e hetimit etj.

Masat e drejtuara ndaj të pandehurit. Masat për sigurimin e të pandehurit për pengimin e kryerjes së veprës penale janë të llojllojshme dhe ekzistojnë këto masa: Thirrja urdhërarresti premtimi i të pandehurit se nuk do të braktisë vendqëndrimin, ndalimi i vendit ose personit të caktuar, paraqitja në stacionin policor, dorëzania, arresti shtepiak dhe paraburgimi.

Thirrja. Është formë themelore nëpërmjet të cilës realizohet prania e të pandehurit në procedurë penale, thirrjen të pandehurit ja dërgon gjykata. Thirrja të bëhet duke i dërguar thirrjen në zarf të mbyllur i cila përmbanë: emrin dhe adresën e gjykatës e cila e dërgon thirrjen, emrin dhe mbiemrin e të pandehurit, përcaktimin e veprës penale me të cilën ngarkohet, vendin, ditën dhe orën kur duhet të paraqitet i pandehuri, njoftimin se thirret në cilësinë e të pandehurit njoftohet se nëse nuk i përgjigjet ftesës së gjykatës dhe nuk e arsyeton mungesën ai do të sillet forcërisht para gjykatës. Kur i pandehuri nuk mund ti përgjigjet ftesës për arsye të ndryshme shëndetësore atëherë ai mund të pyetet në vendin ku gjendet.

Urdhërarresti- shoqërimi. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të lëshoj urdhërarrest sipas detyres zyrtare, me kerkese te prokurorit publik ose me rrethana te ngutshme me ane te policise kur ekzistojn kushtet per caktimin e paraburgimit ose kur i pandehuri eshte thirrur me rregull por nuk paraqitet dhe nuk e arsyeton mungesen. Urdhërarresti jepet me shkrim dhe perfshin: emrin dhe mbiemrin e te pandehurit dhe te dhena te tjera personale te njohura per gjyqtarin përcaktimin e vepres penale me te cilen ngarkohet ne urdhërarrest jepet vula zyrtare dhe nënshkrimin e gjyqtarit qe urdhëron arrestimin. Urdherarrestin e ekzekuton policia. Dorëzania. Si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale nënkupton deponimin e shumës së caktuar të parave nga i pandehuri apo dikush tjetër në emër të tij si zëvendësim për paraburgim kur paraburgimi do të caktoj apo është caktuar për shkak te rrezikut nga ikja apo rrezikut se do të kryej vepër penale. Së pari gjykata mund të urdhëroj që i pandehuri të mbrohet në liri me dorëzani ose të lirohet nga paraburgimi me dorëzani kur plotësohen kushtet vijuese: ekziston dyshimi i caktuar se i pandehuri do të kryej vepër penale, bazë tjetër është se i pandehuri shmanget- ik dhe kushti tjetër nga i pandehuri se nuk do të braktis vendqëndrimin a po nuk do të largohet pa lejen e gjykatës. së dyti është kur gjykata mund ta zbatoj dorëzanin te personi në të cilin është i bazuar se ka kryer vepër penale e bazë e vetme për paraburgim është se i pandehuri mund ta vazhdoj veprën e mbetur në tentativë. Megjithatë duhet pasur parasysh faktin se dorëzania sipas kësaj mund të aplikohet vetëm për veprat penale të dënueshme me të paktën 5 vjet burgim. Caktimi i dorëzanisë mund të shoqërohet me marrjen e dokumentit të udhëtimit.

Paraburgimi. Është masa më e rëndë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale meqë me të bëhet kufizimi i lirisë së tij. Ska dyshim se liria është një prej të drejtave themelore të individit e garantuar me të drejtën ndërkombëtare dhe me të drejtën vendore. Është me rëndësi të theksohet së KPP duke e rregulluar çështjen e kufizimit paraprak të lirisë, bënë fjalë për arrestimin, ndalimin dhe për paraburgimin. Arrestimin e personit të dyshuar e bënë policia, kur një person zihet në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës penale, policia apo çdo person tjetër është i autorizuar ta arrestoj atë përkohësisht edhe pa urdhër të gjykatës, arrestimi përfshin momentin e kufizimit të lirisë së personit. Arrestimi dhe ndalimi policor autorizohet nga prokurori publik.

Shkaqet për caktimin e paraburgimit. Kjo masë siguruese caktohet kundër personit kur: ekziston dyshimi i bazuar se a ka kryer vepër penale, kur ekziston ndonjëri nga keto kushte: 1. Kur ai fshihet identiteti i tij nuk mund te vërtetohet ose kur ekzistojne rrethana të tjera që tregojnë se ekziston rrezik i ikjes së tij. 2. Kur ka arsye për të besuar se ai do ti asgjësoj fsheh ose ndryshoj provat e veprës penale ose kur ekzistojnë rrethana se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale etj.

Caktimi i paraburgimit. Paraburgimin e cakton gjyqtari i procedurës paraprake i gjykatës kompetente në bazë të kërkesës

së prokurorit publik në seancë dëgjimi ku janë të pranishëm personi i arrestuar prokurori publik dhe mbrojtësi. Kur personi i arrestuar nuk angazhon mbrojtës brenda njëzatekatër (24) orëve ose deklaron se nuk do të caktoj mbrojtës gjykata ja cakton mbrojtësin sipas detyrës zyrtare. Në seancë dëgjimi prokurori paraqet arsyet se pse cakton paraburgimin. Gjyqtari i procedurës paraprake e cakton paraburgimin me aktvendim me shkrim i cili përmbanë: Emrin dhe mbiemrin e personit i cili paraburgoset dhe te dhenat tjera personale. Kundër aktvendimit mbi paraburgimin pala e pakënaqur mund të paraqes ankesë në kolegj prej tre gjyqtarësh brenda afatit 24 orësh.

Vazhdimi i paraburgimit. Në bazë të aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake i pandehuri mund të mbahet në paraburgim mëse shumti një muaj. Pas këtij afati i pandehuri mund të mbahet në paraburgim vetëm në bazë të aktvendimit gjyqësor mbi vazhdimin e paraburgimit. Para ngritjes së aktakuzës paraburgimi nuk mund të zgjas më shumë se tre muaj si rregull nëntë muaj përjashtim kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme më pak se pesë vjet burgim, dhe gjashtë muaj si rregull dymbëdhjetë muaj përjashtim kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me burgim mbi pesë vjet. Paraburgimi mund të vazhdohet vetëm me propozim të prokurorit ku ai tregon se edhe më tutje ekzistojnë kushtet për paraburgim. Më në fund duhet të theksohet se personit që i është hequr lira dhe është paraburgosur i lejohet që ti njoftoj menjëherë familjentë afërmit.

Zbatimi i paraburgimit. Ndaj personit të paraburgosur mund të zbatohen vetëm kufizimet e nevojshme që të pengohet ikja ose marrëveshja e cila do të ishte e dëmshme për zhvillimin me sukses të procedurës, poashtu parashihet se në të njëjtin lokal nuk mund të vendosen personat që nuk i përkasin gjinisë së njëjtë dhe ata persona të cilët kanë marrë pjesë për kryerjen e veprave penale. I paraburgosuri duhet ti përmbahet rregullave te instuticionit të paraburgimit.

Masat për sigurimin e provave material. Gjatë zhvillimit të procedurës penale shpeshëherë nevojitet të mblidhen sende të cilat kanë të bëjnë me provat materiale që gjenden në posedim të të pandehurit ose të personave tjerë. e ato janë: kontrolli i banesës dhe i personit, masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit dhe marrja e konfiskimit të perkohshëm të sendit.

Faktet dhe vërtetimi i tyre në procedurë penale. Fakti është ekzistim objektivo real i ndonjë sendi, dukurie, procesi, ndodhie, Nocioni fakt ka kuptimin e ndonjë ngjarje ndodhie apo fragmenti të realitetit objektiv. Faktet të cilat duhet vërtetuar në procedurë penale paraqesin thelbin e çështjes penale, si të tilla janë objekt i të provuarit në procedurë penale. Mund të thuhet se aktiviteti gjyqësor konsiston në vërtetimin e faktve të nevojshme për aplikimin e të drejtës dhe në aplikimin e të drejtës në faktet e vërtetuara. Faktet që duhet të vërtetohen janë faktet relevante. Faktet relevante janë të gjitha faktet ekzistuse ose qe kane ekzistuar të cilat janë peëfshirë në kushtet që i parashtron e drejta penale materiale për shqiptimin e sanksionit penal. Nga kjo që u tha del se për organin procedues indiciet janë burime njoftimesh për faktet juridike relevante prandaj organi procedues edhe i vërteton.

Kuptimi i proves. Në procedurë penale hasim prova të ndryshme me anën e të cilave vërtetohen faktet relevante. Me nocionin provë-argument në procedurë penale kuptojmë çdo të dhënë e cila në procedurë gjyqësore flet për saktësinë e ndonjë fakti relevant. Me fjalë të tjera prova është burim njohurish prë faktet që vërtetohen në procedurë penale të cilat i përdor organi që i vërteton ato. Provat merren në fazën e hetimit dhe në fazën e shqyrtimit gjyqësor.

Mjetet e proves. Mjeti i provës paraqitet si burim i provës. Ai është instrument të cilit transmetohet përmbajtja e saj nga burimi i saj deri te gjykata. Si mjete të provës në procedurë penale paraqiten persona p sh i pandehuri, dëshmitari, eksperti të cilët japin deklarime që shërben si provë, sende p sh shkresa, instrumente dhe objekte të ndryshme dhe veprime të ndryshme p sh marrja në pyetje tortura

shikimi etj. Dihet se ligjet procedurale bashkëkohore e ndalojnë përdorimin e forcës dhe mjeteve tjera për të shtyr të pandehurin me forcë që të deklaroj se është i inkriminuar në veprën penale.

Klasifikimi i provave. Rrjedhimisht klasifikohen në: akuzatore dhe mbrojtëse, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta provat origjinale dhe të prejardhura, provat personale dhe materiale, provat e plota dhe jo të plota etj. Provat personale dhe materiale: provat personale janë njohuritë e drejtpërdrejta ose të tërthorta të individit ose të shumë personave, ndërsa prova materiale janë sendet, dokumentet.

Objekti i të provuarit {thema probandi}. Në përcaktimin e objektit të provës gjykata ka rol te posaçëm sepse ajo përcakton se cilat fakte konsiderohen si të rëndësishme në rastin konkret. Në bazë të kësaj që u tha mund të konkludohet se objekt i provës janë faktet juridike relevante si bie fjala çështja penale përshkrimi faktik i veprës penale, karakteristikat e kryesit të saj dhe të gjitha faktet dhe rrethanat e rëndësishme për ndriçimin dhe zgjedhjen e ligjshëm të saj. Është e nevojshme të theksohet se të gjitha faktet të cilat shërbejnë si bazë për vendim gjyqësor, sipas rregullit duhet të provohen para gjykatës në menyrë të drejtpërdrejtë. Rrjedhimisht konsiderohet se nuk duhet të provohen faktet vijuese: Faktet e qarta-të padyshimta janë ato fakte të cilat nuk kanë nevojë të verifikohen Faktet notorne janë ato fakte nga e kaluara ose nga e tanishmja të cilat u janë të njohura për një rreth të gjerë personash dhe për çfarë arsye nuk është e nevojshme të provohet ekzistimi ose mosekzistimi i tyre. p sh është fakt notorn se 1 janari është festë, dita e tërmetit e vërshimet ose dita e përfundimit apo fillimit të luftës. Prezumimet: janë disa fakte që më parë supozohen merren se ekzistojnë pa u vërtetuar në rastin konkret. Prezumimi juridik ekziston atëherë kur ligji prezumon se ekziston një fakt relevant të cilin nuk ka nevojë me e provu. Prezumimi mund të jetë absolut dhe relativ- jo të rrëzueshme dhe të rrëzueshme. Prezumimet absolute ndalojnë mundësinë e provimit të të kundërtës. Një prej prezumimeve të rëndësishme është prezumimi i pafajësisë së të pandehurit.

Barra e proves - ONAUS PROBANDI. Në tipin akuzator barra e provave qëndronte ekskluzivisht në paditësin, I pandehuri kishte mundësi të ofroj prova për pafajësinë e vet, por jo edhe obligim kurse gjykata ishte pasive, në tipin inkuizitor funksioni i ndjekjes kaloj në duar të gjykatës edhe prandaj barra e provave i takonte asaj, në tipin e përzier barra e provave bjen në palët proceduralo penale e pikësëpari në paditësin e autorizuar me qëllim që të konstatohet e vërteta materiale. Në të drejten tonë nuk është përcaktuar se kush duhet ta ketë barrën e provave. Mirëpo në bazë të disa dispozitave mund të arrihet në përfundim se kujt i takon barra e provës. Rrjedhimisht paditësit të autorizuar i takon detyra që të paraqes prova për ndriçimin e veprës penale.

Provat juridikisht të pavlefshme. Me rastin e marrjes së deklarimit të të pandehurit ose të dëshmitarit ndalohet që liria e të pyeturit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet përmes keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës shtrëngimin ose hipnotizimin. Nëqoftëse gjykata ka marrë deklarimin e të pandehurit dëshmitarit ose ekspertit në formë të tillë, në deklarim të tillë, në deklarim të tyre nuk mund të mbështetet vendimi gjyqësor. Nga këto dispozita del se deklarimet e marra kësisoj nga i pandehuri, dëshmitari apo eksperti juridikisht janë prova juridikisht të pavlefshme.

Pasojat juridike për aktgjykimin që bazohet në prova të pavlefshme. Po qe se organi procedues vepron në kundërshtim me dispozitën e tillë, provën e siguruar në atë mënyrë ligji e konsideron të pavlefshme, meqë thotë në provën e tillë nuk mund të mbështetet vendimi gjyqësor. Çfarë janë pasojat juridike për vendimin gjyqësor i cili mbeshtetet në prova jo valide. Në këtë drejtim KPP përdorimin e provës jovalide e radhitë në dispozitën që flet për shkelje esenciale të procedurës penale.

Rrjedha procedurale e procesit të të provuarit. Rrjedha e procesit të të provuarit rreth vertetimit të fakteve kalon nëpër fazën e marrjes së provës, shqyrtimit dhe verifikimit të provës dhe të çmuarjes së provës.

Marrja e proves. Me marrje te provës kuptojmë gjetjen dhe zbulimin e provave si dhe fiksimin procedural të tyre. Të zbulosh një provë do të thotë të konstatosh se ekziston dikush i cili di diçka lidhur me faktet e rëndësishme, se a ekziston farë gjurme e veprës penale apo farë objekti i cili do të shërbente si provë në procedurë penale. Provën mund ta paraqesin palët pastaj organet shtetërore, organizatat e biznesit dhe subjekte të tjera juridike. Fiksimi procedural i proves bëhet pasi që të zbulohet prova, forma me e përhapur e fiksimit të provës është.Prokurori gjyqtari i procedurës paraprake ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhëroj që marrja në pyetje të inçizohet të regjistrohet me video ose audio inçizim.

Shqyrtimi dhe verifikimi i proves. Shqyrtimi i provave është aktiviteti më i rëndësishëm i procedurës provuese nëpërmjet të cilit gjykata mëson për faktet juridike relevante në procedurën penale. Vetëm në kuadër të kësaj faze të procedurës provuese gjykata e vërteton gjendjen faktike e cila do të jetë bazë për marrjen e aktgjykimit.

Çmuarja e provave. S’ka dyshim se faza e fundit dhe me e rëndësishme e procesit të të provuarit është faza e çmuarjes së provave. Pas çmuarjes së provave gjykata një fakt kontestues e merr si të vërtetë apo të pavërtetë dhe kësisoj konstaton të vërtetën në procedurë penale. Çmuarja e provave është proces operimi mendor i ndërlikuar për realizimin e të cilit njohurisë së ligjshmërive të mendimit logjik, është e nevojshme edhe njohja e psikologjisë gjyqësore e cila merret me studimin e ligjshmërive rreth formimit dhe manifestimit të vetëdijes së pjesëmarrësve procedural. Çmuarja definitive e provave sipas rregullit bëhet me rastin e procedimit të tyre në shqyrtim gjyqësor apo në seancë për këshillim dhe votim. Gjatë historisë janë ndërruar dy teori të çmuarjes së provave: teoria legale e vlerësimit të provave dhe teoria e çmuarjes së lirë të provave.

Teoria legale e çmuarjes së provave. Kjo teori është zbatuar në procedurën inkuizitore, ndërsa në disa vende është zbatuar deri në fund të shekullit të 19. Duke u mbështetur në këtë teori gjykata nuk gjykon sipas bindjes së vet të krijuar me rastin e analizave të provave, i pandehuri mund të gjykohej vetëm në bazë të provave të drejtpërdrejta, kurse në bazë të provave të tërthorta mund të lejohet zbatimi i torturës ndaj të pandehurit, me ndihmën e të cilit fitohej prova e drejtpërdrejt. Teoria legale të çmuarjes së provave i ka pasur dy variante: teoria legale pozitive dhe negative. Sipas teorisë legale pozitive gjykata ishte e detyruar të marrë si të provuar nje fakt juridik relevant kur plotësoheshin kushtet e parapara ligjore dhe në bazë të tyre të jepte aktgjykim dënues pavarësisht nga bindja e saj e brendshme. Teoria legale negative gjithashtu kërkonte që për dënim të të pandehurit të plotësohet numri dhe kualiteti i caktuar i provave, por me rastin e marrjes së vendimit gjykata edhe vet i vlerësonte ato prova sipas bindjes se brendshme dhe kësisoj jepte aktgjykimin. Teoria legale ka edhe nje institut të ri gjykata mund të shqiptoj edhe aktgjykimin me të cilin i pandehuri lëshohet nën gjykim nënkupton se i pandehuri as nuk shpallet fajtor e as nuk lirohet nga akuza por lëshohet nën gjykim.

Teoria e çmuarjes së lirë të provave. Kjo teori është në kundërshtim me teorinë legale të çmuarjes së provave. Kjo teori bazohet në parimin e së vërtetës materiale. Vlerësimi i lirë i provave do duhej të sjellë argumentimin me një siguri dhe qartësi logjike absolute, mohimi i të cilës nuk do të ishte i mundshëm. Për argument të tillë mund të flitet kur kemi të bëjmë me arritje të rezultateve provimit me ndihmën e shkencave ekzakte. Çmuarja e lirë e provave mund të bëhet në dy mënyra. Sipas mënyrës së parë gjykata i çmon provat lirisht pa qenë e kufizuar me ndonjë formë ligjore por vetëm në bazë të bindjes që e ka krijuar me rastin e analizës së provës, pa pasur obligim që për bindjen e vet të paraqesë

llogari. Mënyra e dytë e çmuarjes së lirë të provave gjithashtu bazohet në bindjen e brendshme të lirë të gjykatës, kjo bindje e lirë duhet të arsyetohet nëpërmjet aktgjykimit.

Procedura e pyetjes së dëshmitarit. Dëshmitari pyetet pa praninë e dëshmitarëve të tjerë. Dëshmitari ka për detyrë që përgjigjet ti jap gojarisht, dëshmitarit i tërhiqet vërejtja se ka për detyrë të flas të vërtetën dhe se nuk guxon asgjë të lenë në heshtje, pastaj i bëhet me dije se dhënia e dëshmisë së rreme është vepër penale. Dëshmitari gjithashtu paralajmërohet se nuk ka për detyrë të përgjigjet në pyetjet me të cilat veten ose të afërmit e tij ia ekspozon turpit ose dëmit të konsiderushëm. Dëshmitari pytet për emrin mbiemrin dhe për shënimet tjera personale. Pas pytjeve të përgjithshme, kalohet në marrjen në pyetje për çështjen kryesore, pra dëshmitari të deklaroj atë që di për faktin përkatës.

Mbrojtja e dëshmitarit. Nga dëshmitari nën kanosjen e gjobitjes ose të burgimit kërkohet që të dëshmoj drejtë, shoqëria duhet ti ofroj patjetër mbrojtje të nevojshme, në mënyrë që të mos pësoj konsekuenca të pakëndshme për shkak të dëshmimit.

Dëshmitari bashkëpunues. Dëshmitar bashkpunues do të thotë i dyshuar ose i pandehur për të cilin ende nuk është lexuar aktakuza në shqyrtim gjyqësor dhe i cili pritet të dëshmoj në gjykate kur ka gjasa të parandaloj vepra të tjera penale nga persona të tjerë, kur ka gjasa të shpie drejt zbardhjes së të vërtetës në procedurë penale, kur dëshmimi bëhet vullnetarisht dhe me marrëveshje të plotë për të zbardhur të vërteten, kur ajo dëshmi mund të shpie drejt ndjekjes së suksesshme të kryesve tjerë të veprës penale. Shpalljen e një dëshmitari bashkpunues e bën gjyqtari i procedurës paraprake ose kryetari i trupit gjykues me urdhër të prokurorit në seancë dëgjimi. Më në fund vlenë të theksohet se me kërkesë të prokurorit publik, gjykata mund ta heq dënimin për kryesin i cili nuk është dëshmitar bashkpunues ose këtë dënim ta ulë kur kryerësi bashkëpunon vullnetarisht ose kur bashkpunimi i tij ka parandaluar vepra të tjera penale nga të tjerët ose ka rezultuar me ndjekjen e suksesshme ndaj kryerësve të tjerë të veprave.

Ekspertimi. Në procedurën e ndriçimit dhe të vërtetimit të fakteve relevante të një çështje penale shpeshëherë gjykatës i nevojiten njohuritë nga shkenca natyrore ose teknike, njohuritë të cilat gjyqtari si jurist nuk i disponon. Prandaj për vërtetimin e tyre me vendimin e gjykatës, angazhohen personat te cilët në bazë të kualifikimit profesional dhe shkathtësisë së fituar në profesion, personat e tillë i ndihmojnë gjykatës në vërtetimin e fakteve kontestuese dhe quhen ekspertë, eksperti pra është person profesional i cili është i thirrur që në procedurë penale të jep konstatimin dhe mendimin për faktet kontestues konkrete. Ekspertimi përbëhet prej dy pjesësh prej konstatimit dhe mendimit. Konstatimi ka të bëjë me përceptimin e fakteve në bazë të vëzhgimit të drejtpërdrejt të tyre ndërsa mendimi përfshin konkludimet e ekspertit.

Caktimi i ekspertimit. Ekspertimin e urdhëron gjykata me shkrim në bazë të prokurorit, të mbrojtësit ose sipas detyrës zyrtare. Për ekspertim caktohet një ekspert ose më tepër nëse ekspertimi është i ndërlikuar. Ekzistojnë ekspertë të gjykatës dhe ekspertë që i cakton gjykata sipas nevojës.

Përjashtimi i ekspertit. Ekziston kur personi- eksperti së bashku me të pandehurin ose me të dëmtuarin janë të punësuar te i njëjti punëdhënës dhe për personat e punësuar nga i dëmtuari ose i pandehuri. Përndryshe për ekspert, sipas rregullit nuk angazhohet personi i cili ka dëshmuar si dëshmitar, personi i cili është bashkëshort martesor dhe jashtëmartesor etj.

Procedura e ekspertimit. Pasi që organi vërteton se janë plotësuar kushtet për zbatimin e ekspertimit gjykata e cakton ekspertin duke ia treguar të drejtat dhe detyrat e tij, në këtë drejtim thirret eksperti dhe njoftohet të shqyrtoj me kujdes dhe të analizoj në mënyrë profesionale ekspertimin që ia ka besuar gjykata. Ai paralajmërohet se dhënia e deklarimit të rremë paraqet vepër penale. Përndryshe ekspertimi zhvillohet nën drejtimin e organit para të cilit zhvillohet procedura. Kryetari i trupit gjykues para pyetjes së ekspertit mund të kërkoj nga ai që të betohet, para shqyrtimit gjyqësor eksperti mund të betohet vetëm para gjykatës, arsye për të cilën është bërë

betimi shënohet në procesverbal, konstatimi dhe mendimi i ekspertit shënohen menjëherë në procesverbal.

Llojet e ekspertimit. Ekspertime të tilla janë: ekspertimi medicionalo gjyqësor përfshinë autopsinë dhe ekzaminimin e lendimeve trupore dhe ekzaminimin fizik, ekspertimi toksikologjik, ekspertimi psikiatrik, ekzaminimi molekular dhe gjenetike dhe analiza e ADN-së dhe kontrolli financiar.

Ekspertimi medicionalo gjyqësore. Ky ekspertim ka të bëjë me vërtetimin e shkakut te vdekjes, karakterit dhe peshës së lëndimit trupor dhe me pasojat e lëndimit si dhe hulumtimet tjera. Shikimi dhe autopsia e kufomës bëhet kur ndodh ndonjë vdekje dhe bëhet ekzaminimi për tu verifikuar vdekja, a është bërë vdekje e rëndomtë apo është bërë vdekje e shkaktuar nga vepra penale. Kontrolli fizik mjekësor kryhet nga mjeku ose nga infermieri i kualifikur me rregullat e mjekësisë, kontrolli i të pandehurit bëhet edhe pa pëlqimin e tij kur është e nevojshme që të vërtetohen faktet e rëndësishme për procedurë penale.

Ekspertimi toksikologjik. Kur dyshohet për helmim gjykata urdhëron qe materiet e ndryshme që gjenden në kufome apo afër kufomës të dërgohen në institutin për hulumtime toksikologjike për ekspertizë. Në bazë të analizës nga ana e ekspertiti, eksperti e jap mendimin.

Ekspertimi psikiatrik. Në momentin apo kohën kur personi i caktuar ka kryer vepër penale i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose të aftësisë se zvogëlura mendore, i pandehuri është i paaftë për të përballur gjykimin. Mendimi i ekspertit psikiatrik duhet domosdo të sigurohet para se gjykata të merr aktvendim për aftësinë e të pandehurit për t’iu nënshtruar gjykimin si dhe për të vendosur sipas propozimit te prokurorit publik.

Kontrolli financiar. Kur është e nevojshme që të ndërmerret ekspertimi financiar i librave afariste, gjykata e udhëzon ekspertin për qëllimin e kontrollit financiar si dhe për faktet dhe rrethanat që duhet te vërtetohen. Mirëpo për realizimin me sukses të këtij lloji të ekspertimit, shpeshëherë paraqitet nevoja që më parë të rregullohet kontabiliteti i ndërmarrjes ose i personit tjetër juridik tek i cili bëhet kontrolli financiar. Aktvendimin për rregullimin e kontabilitetit e merrë gjykata në bazë të raportit me shkrim nga eksperti i caktuar per ti kontrolluar librat afarist.

Kqyrja dhe rikonstruksioni. Kqyrjen ose rikonstruksionin e vendit të ngjarjes mund ta urdhëroj prokurori publik ose gjykata për të shqyrtuar provat e mbledhura ose për të qartësuar faktet e rëndësishme. Kqyrjen e vendit te ngjarjes e kryen gjyqtari i procedurës paraprake ose kryetari i trupit gjykues, prokurori ose policia. Për tu konsideruar valid kqyrja vendi i ngjarjes i kryer nga policia apo nga prokurori, duhet qe i pandehuri ose mbrojtësi i tij të njoftohen për ushtrimin e veprimit te tillë. Vlen të theksohet se në kqyrje mund të thirret edhe eksperti po qe se prezenca e tij do të ishte e dobishme për konstatim dhe mendim, të gjitha këto shënohen në procesverbal.

Provat material. Konsiderohet çdo objekt i cili është i rëndësishëm për ndriçimin e fakteve të rëndësishme me rastin e zgjedhjes së një çështje penale, këto prova për nga numri janë të shumta, ato mund të grupohen në: në veglat dhe mjetet për kryrjen e veprës penale p.sh arma, mjetet për falsifikim etj.Sendet e prodhuara të veprës penale p.sh paraja ose shkresa e falsifikuar, sendet e fituara nga vepra penale p.sh sendet e marrura me ryshfet sendet me të cilat gjenden gjurmët e veprës penale.

Dokomentet–vizatimet. Nënkuptohen shënimet me shkrim që përmbajnë fakte që vërtetohen në procedurë penale si dhe deklarata dhe komunikata me shkrim në të cilat figurojnë faktet e tilla si dhe vizatimet dhe skicat nga të cilat faktet e tilla mund të vërtetohen. Ne kuadër të dokumenteve bëjnë pjesë: çertifikata,

vendime e shkresa të tjera të organeve shtetërore, çertifikata, dëftesa dhe shkrime të tjera të instucioneve që kryen shërbime publike libra afariste shkresa.

Procedura penale 2. Stadet e procedurës penale. 1. Procedura paraprake- paragjyqësore e cila përfshinë fazën e hetimit dhe të seancës së konfirmimit te aktakuzës. 2. Shqyrtimi gjyqësor me marrjen dhe shpalljen e aktgjykimit. 3. Procedura sipas mjetit juridik. 4. Ekzekutimi i sanksionit penal. Dy stadet e para përbëjnë procedurën penale në shkallë të parë stadi i tretë procedurën penale në shkallë të dytë e nganjëherë edhe në shkallë të tretë, ndërsa stadi i katërt pason pas përfundimit të procedurës penale dhe i takon të drejtës se ekzekutimit të sanksioneve penale. E drejta e jonë e procedurës penale njeh tre forma themelore të procedurës penale në shkallë të parë: 1. Procedura e rregulltë e cila zhvillohet në gjykatë të qarkut dhe në gjykatë komunale për të cilat është paraparë dënimi mbi tre vjet burgim. 2. Procedurën e shkurtë sumare e cila zhvillohet në gjykatë komunale për të cilën parashihet dënimi me gjobë ose burgim deri në tre vjet burg. 3. Procedura ndaj të miturve varësisht nga vepra zhvillohet në gjykatë të qarkut dhe komunale.

Kallëzimi penal. Veprimtaria e policisë rreth zbulimit të veprës penale gjetjes së kryrësit të saj dhe sigurimit të provave kurorëzohet me kallëzim penal të cilit ky organ ia bënë prokurorit publik. Së bashku me kallzimin penale dërgohen edhe sendet skicat dhe fotografitë raportet e marra, moskallzimi i veprës penale paraqet vepër penale, megjithatë as për këto vepra penale nuk dënohet personi të cilin kryerësi e ka bashkëshort, partner

jashtëmartesorë, personi në gjini gjaku në vijë të drejtë, vëllau ose motra, prindi adoptues ose fëmija i adoptuar, këta persona nuk kanë obligim për deklarim por mbetet obligim moral. Kallzimi penal i paraqitet prokurorit publik me shkrim me mjete teknike të komunikimit ose gojarisht.

Vendimet e prokurorit publik. 1. E hedh kallzimin penal nëse ekzistojnë rrethana të cilat përjashtojnë ndjekjen penale ose nuk ndiqen sipas detyrës zyrtare prokurori duhet ta hedhë kallzimin penal me aktvendim. 2. Kërkon informata plotësuese, po qe se prokurori nuk ka të dhëna në kallëzim penal nuk sigurojnë bazë të mjaftushme për fillimin e hetimit, nëse prokurori nuk është në gjendje të ndërmerrë këtë kërkon nga policia gjyqësore të mbledhë të dhëna të duhura. 3. Fillon zbatimi i hetimit kur prokurori pas pranimit të kallëzimit penal formon bindjen se ekziston dyshimi i arsyshëm se personi i caktuar ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. 4. Ngrit aktakuzë kur prokurori konsideron se informacionet me të cilat ai disponon për veprën penale dhe kryrësin e saj paraqesin bazë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës.

Hetimi. Është faza e parë e stadit të parë të procedurës penale- procedura paraprake. Në hetimin e çështjeve penale prokurori mund të autorizoj policinë gjyqësore që të ndërmerrë veprime hetimore lidhur me marrjen e provave e cila vepron nën mbikqyrjen e tij, përndryshe aktiviteti i policisë në procedurë penale është e rreguluar me standarde ndërkombëtare, po ashtu duhte të thuhet fakti se gjyqtari i procedurës paraprake e drejton seancën për konfirmimin e aktakuzës. Në të drejtën tonë hetimin e zbaton prokurori publik i cili merr aktvendim për zbatimin e hetimit dhe një kopje ia dërgon gjyqtarit të procedurës. Hetimi i zbatohet kundër personit konkret kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare. Qëllimi i hetimit është mbledhja e prova dhe të dhënave të nevojshme për të vendosur se a do të ngritet aktakuza apo të puhohet. Hetimi mund të pezullohet atëherë kur për zhvillimin e mëtejmë të procdurës penale paraqitet pengesa procedurale. Pezullimin e hetimit e bënë prokurori publik me aktvendim në këto raste: kur i pandehuri pas kryrejes së veprës penale vuan nga një çrregullim mendor, kur i pandehuri është arratisur ose rrethana tjera që pengojnë hetimine suksesshëm. Hetimi pushohet me aktvendim të prokurorit me të cilën pushon procedura penale në përgjithësi: nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer vepër penale, vepra e kryer nuk është vepër që ndiqet sipas detyrës zyrtare, vepra penale është parashkruar, vepra penale është përfshirë me amnesti, dhe ekziston rrethana që e përjashton ndjekjen.

Aktakuza. Faza e dytë e stadit të parë të procdurës penale është akuzimi, pas përfundimt të hetimit paditësi i autorizuar paraqet akuzen në mënyrë që çështja penale të kaloj në gjykatë. Aktakuzën e përpilon prokurori ose paditësi subsidiar. Aktakuza duhet te mbaj elementet vijuese: emrin dhe mbiemrin e të pandehurit dhe shënimet personale të tij të dhënat e ti mbi paraburgim nëse ndaj tij është caktuar paraburgimi emërtimi i veprës penale për të cilën akuzohet dhe i dërgohet gjykatës kompetente.

Konfirmimi i aktakuzës. Pas pranimit të aktakuzës në gjykate gjyqtari i procedurës paraprake i cili zbaton procedurën për konfirmimin e aktakuzës verifikon se a është përpiluar aktakuza sipas ligjit, kur ka vërejtë që në përmbajtjen e saj aktakuzën ja kthen paditësit me rekomandim që brenda afatit prej tri ditësh ta ndryshoj. Aktakuza i dërgohet te pandehurit dhe mbrojtësit të tij së paku tetë ditë para seancës se konfirmimit. I pandehuri ka tri mundësi veprimi: të heqë dorë nga shqyrtimi i aktakuzës dhe i provave, të heq dorë nga konfirmimi i aktakuzës dhe të paraqes kundërshtim me shkrim kundër aktakuzës, të vazhdohet me seancës për konfirmimin e aktakuzës. Seanca për konfirmimin drejtohet nga gjyqtari i procedurës paraprake, në të duhet të jenë prokurori publik dhe i pandehuri ose mbrojtësi. Kur i pandehuri pranon fajësinë gjyqtari shikon se a kupton i pandehuri natyrën dhe pasojat e pranimit.

Shqyrtimi gjyqësor. Pasi aktakuza të fitoj formën e prerë, kalohet në stadin e dytë të procedurës penale në shqyrtim gjyqësor në të cilin gjykata pas shqyrtimit të gjithanshëm të provave duhet të vendosë për arsyshmërinë e aktakuzës. Në kuadër të përgaditjeve në shqyrtim gjyqësor thirren i akuzuari, mbrojtësi i tij paditësi, i dëmtuari, përfaëqsuesi ligjor përfaqësuesi i autorizuar si dhe përkthysi. Po ashtu thirren dëshmitar dhe ekspertë, anën tjetër palët dhe i dëmtuari

edhe pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor mund të propozoj prova te reja. Kur thirren eksperti ose dëshmitari e nuk mundë të vijnë në shqyrtim gjyqësore për shkak të sëmundjes ata pyeten në shtëpi. Në shqyrtimin nëqoftë se i akuzuari ka pranuar fajësinë kryetari i trupit gjykues nuk i thërret dëshmitarët dhe ekspertët në shqyrtim gjyqësor.

Roli i kryetarit te trupit gjykues. Shqyrtimin gjyqësor si stad qëndror te procedura penale e zhvillon trupi gjykues nën udhëheqjen e kryetarit të trupit gjykues, kryetari i trupit gjykues ka për detyrë të kujdeset që trupi gjykues të formohet sipas ligjit dhe ti pengohet pjesëmarrje gjyqtarit i cili duhet të përjashtohet, kryetari ka për detyrë që të kujdeset për shqyrtimin e gjithanshëm edhe për mbajtjen e rendit në gjykatore dhe për ruajtjen e dinjetetit të gjykatës, sjellja pa takt qëndrimi jo korrekt prishja e rregullit dhe qetësisë nga ana e pjesmarrësve në shqyrtim gjyqësor, në këtë drejtim ai disponon me mundësinë e largimit nga gjykatorja dhe me dënim në të holla deri në 1000 Euro, për largim të avokatit nga shqyrtimi gjyqësor njoftohet oda ekonomike e avokatëve.

Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor. Për të gjithë veprimtarinë që zhvillohet në shqyrtim gjyqësor përpilohet procesverbali me shkrim i shqyrtimit gjyqësor, në të shënohet thelbi i shqyrtimit gjyqësor. Përveç kësaj shqyrtimi mund të regjistrohet në mënyrë auditive ose vizuele ose në mënyrë stenografike, për mënyrën e regjistrimit vendos kryetari i trupit gjykues. Procesverbalin e nënshkruajnë kryetari i trupit gjykues dhe procesmbajtësi, procesverbali duhet të mbahet në mënyrë pedante. Në fjalën përfundimtare trupi gjykues tërhiqet për këshillim dhe votim dhe aty formohet edhe një procesverbal.

Rrjedha e shqyrtimit gjyqësor. Pas përgaditjeve për shqyrtim gjyqësor të kryera nga kryetari i trupit gjykues ditën kur është caktuar shqyrtimi gjyqësor hapet seanca në të cilën bëhet zbardhja e gjithëanshme dhe e plotë e çështjes penale, rrjedhimisht gjatë shqyrtimit gjyqësor duhet të analizohen të gjitha faktet për të cilat gjykata konsideron se janë të rëndësishme për gjykim të drejtë.

Procedura provuese. Prezantimi i provave përfshinë argumentimin e të gjitha fakteve që gjykata i konsideron të rëndësishme për një aktgjykim të saktë dhe të drejtë. Zhvillimi i procedurës provuse rrjedh duke pyetur dëshmitarët, ekspertët, duke lexuar procesverbalet e ndryshme për shikimin jashtë shqyrtimit gjyqësor- shikimin e vendit të ngjarjes, të kontrollit të banesës etj. Poashtu gjatë procedurës provuese mund të shikohen sendet të cilat mund të shërbejnë për sqarimin e çështjes dhe të shikohet fotodokomentacioni i vendit të ngjarjes. Me rastin e të dhënave personale kryetari i trupit gjykues duhet të shikoj nëse është fjala për dëshmitar të privilegjuar dhe duhet përjashtuar. Procesverbali mbi deklarimin e dëshmitarit të ekspertit të bashkëakuzuarit ose të dënuarit trupi gjykues mund të lexoj vetëm kur personi i marrë në pyetje ka vdekur ka çrregullime ose paaftësi mendore ose ardhja e tij në gjykatë është e pamundur atëherë lexohet deklarimi i dëshmitarit ose ekspertit. Dhe mund të pyeten së fundi se a kanë për të shtuar.

Fjala përfundimtare e palëve. Përcaktohet sipas radhës që përcaktohet me ligj, së pari e merrë fjalën paditësi, pastaj i dëmtuari, mbrojtësi dhe në fund i akuzuari. Në fjalët e tij prokurori paraqet vlerësimin përkitazi me provat e prezantuara në shqyrtimin gjyqësor, pastaj paraqet konkluzionet e veta për faktet e rëndësishme për vendim, varësisht nga rezultatet e procedurës provuese prokurori mund të tërhiqet nga aktakuza, të ndryshoj ose të zgjeroj aktakuzën ose të qëndroj pranë aktakuzës së vetë dhe të kërkoj që i akuzuari të dënohet sipas ligjit. Zgjerimi i aktakuzës bëhet kur gjatë shqyrtimit gjyqësor konstatohet se i akuzuari ka kryer edhe vepra të tjera penale. Veprat e tjera mund të jenë të kryera më parë ose vepra të tjera të kryera në shqyrtim gjyqësor, pra prokuroria mund të bejë zgjerimin e aktakuzës duke përfshirë veprën e re penale. Me rastin e zhvillimit të fjalës përfundimtare mund të vij deri te replika ku fjalën përfundimtare e merr i akuzuari dhe kryetari i trupit nuk ia ndërpret veç kur i akuzuari fyen dhe shanë gjykatën.

Shtyrja dhe ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor. Për shkaqe të caktuara shqyrtimi gjyqësor mund të shtyhet apo të ndërpritet, si shkaqe e imponojnë shkaqet e caktuara për shtyerje, paraqitet nevoja për paraqitje të aktakuzës së re, nevoja për përgaditjen e mbrojtjes, nevoja për mbledhjen e ndonjë prove të re. Për shtyerje të shqyrtimit gjyqësor vendos trupi gjykues me aktvendim, dhe

caktohet dita kur duhet të vazhdohet shqyrtimi gjyqësor. Shqyrtimi gjyqësor duhet të filloj rishtas nëse është ndërruar përbërja e trupit gjykues. Por dëshmitarët dhe ekspertet nuk merren më në pyetje, shqyrtimi gjyqësor duhet të filloj rishtas nëse është shtyrë më tepër se tre muaj ose është ndërruar kryetari i trupit gjykues.

Marrja e aktgjykimit. Është vendim gjyqësor i cili merret dhe shpallet në emër të popullit, dhe njëherit, përfaqëson zbatimin e kodit penal në një rast konkret. Nëpërmjet tij zbatohen masat e shtrëngimit shtetëror kundër atyre që është konstatuar se kanë kryer vepër penale.Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për rastet konkrete penale që është zgjidhur me të dhe si i tillë është i detyrueshëm për të gjithë, gjykata ka për detyrë që me ndërgjegje të çmoj çdo provë një nga një dhe në lidhje me provat tjera dhe në bazë të vlerësimit të tillë të nxjerr konkluzionin se a është provuar një fakt. Andaj vendimi gjyqësor duhet të pasqyroj të vërtetën, dhe gjykata të mbështetet në fakte që janë objektivisht të vërteta.

Llojet e aktgjykimeve. Në seancë për këshillim dhe votim varësisht nga situata konkrete gjykata mund të shqiptoj aktgjykimin meritor dhe jomeritor. Si aktgjykim meritor konsiderohet aktgjykimi lirues dhe dënues. Aktgjykimi jomeritor është aktgjykimi me të cilën refuzohet akuza. Me këtë lloj aktgjykimi gjykata fare nuk lëshohet në zgjedhjen dhe vendosjen e çështjes kryesore për të cilën është filluar procedura, por për arsye se në rastin konkret është paraqitur ndonjë pengesë procedurale, gjykata jep aktgjykim me të cilën refuzohet akuza.

Aktgjykimi refuzues. Këtë aktgjykim e jep gjykata kur në rrugë për zgjedhjen e çështjes kryesore paraqitet ndonjë pengese procedurale, me këtë lloj aktgjyimi çështja kryesore mbetet e pazgjedhur. Ky aktgjykim i tillë është: 1.Kur paditësi është tërhequr nga akuza nga hapja deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, dihet se në procedurën tonë paditës është prokurori publik, prandaj çdo herë që paditësi tërhiqet nga ndjekja gjatë rrjedhës së shqyrtimit gjyqësor çdoherë gjykata merrë aktgjykim refuzues. 2. Kur i dëmtuari tërhiqet nga propozimi për ndjekje. 3. Kur i akuzuari për të njëjtën vepër penale është dënuar me vendim të formës së prerë. 4. Kur vepra penale është parashkruar ose përfshihet me amnesti me falje.

Aktgjykimi lirues. Kur gjykata konstaton se: 1.Vepra me të cilën i akuzuari akuzohet nuk përbën veprën penale. Pra mund të ndodh se vepra mos ti ketë tiparet e veprës penale por të ndonjë kundërvajtje, delikti disciplinor apo delikt ekonomik, andaj gjykata në raste të tilla jep aktgjykim lirues. 2. Ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësin penale. 3. Nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar me ç’rast gjithashtu duhet të jepet aktgjykimi lirues. Kur gjykata merr aktgjykim lirues, aktgjykimi duhet të përfshij përshkrimin e veprës me të cilin akuzohet i akuzuari.

Aktgjykimi dënues. Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, në seancë për këshillim dhe votim gjykata gjenë se ekzistojnë prova të mjaftuara në bazë të cilave pa mëdyshje provohet fajësia e të akuzuarit për kryerjen e vepre penale për të cilën është akuzuar, merr aktgjykim me të cilin te akuzuarin e shpall fajtor.

Shpallja e aktgjykimit. Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor gjykata duhet të shpall aktgjykimin menjëherë, e po qe se këtë nuk mund ta bëjë menjëherë atëherë duhet caktuar ditën dhe vendin dhe duhet ta bëjë shpalljen brenda tre ditësh. Pastaj trupi gjykues tërhiqet në seancë për këshillim dhe votim për të marrë aktgjykimin.Me rastin e shpalljes së aktgjykimit lexohet dispozitivi i tij publikisht, pavarësisht nga ajo se a ka pasur publicitet me rastin e zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor apo jo. Në rast që ka pasur publicitet gjatë shqyrtimit gjyqësor atëherë vendos gjykata të përjashton. Pas shpalljes së aktgjykimit kryetari i trupit gjykues i udhëzon palët për të drejtën në ankesë, është me rëndësi edhe çështja e paraburgimit të të akuzuarit mund të transferohet me kërkesë të tij.

Përpilimi me shkrim i aktgjykimit. Me shpalljen e aktgjykimit nuk përfundon aktiviteti gjyqësor rreth çështjes penale konkrete. Aktgjykimi i shpallur duhet të përpilohet me shkrim dhe tu dorëzohet palëve, dhe duhet ta përpiloj brenda 15 ditëve nga momenti i shpalljes ndërsa brenda 30 ditësh në raste tjera.Aktgjykimin e nënshkruajnë kryetari i trupit gjykues dhe procesmbajtësi. Aktgjykimi përbëhet prej tre pjesëve: hyrjes, dispozitivit dhe arsytimit, hyrja përfshinë shënimet se aktgjykimi jepet në emër të popullit emërtimin e gjykatës emrin dhe mbiemrin e kryetarit dhe të antarëve të trupit gjykues dhe të procesmbajtësit dhe emrin dhe mbiemrin e të akuzuarit. Dispozitivi i aktgjykimit paraqet pjesën qëndrore të aktgjykimit në të cilën përmbledhet rezultati i procesit të gjykimit, si dhe arsytimi i aktgjykimit përmban arsyet për çdo pikë të aktgjykimit.

Mjetet juridike. Janë veprime procedurale, me të cilën palët e atakojnë vendimin të cilin e konsiderojnë jo të drejt dhe jo të ligjshëm dhe pas konstatimit gjykata e ndryshon ose e prish atë vendim të vet. Dallimi është ndërmjet mjeteve juridike në kuptimin e gjerë dhe të ngushtë, mjetet juridike në kuptimin e gjerë përfshinë si psh kundershtimi i aktakuzës, lutja për kthim në gjendjen e mëparshme etj,ato në kuptimin e ngushtë konsiderohen të gjitha mjetet juridike me të cilat atakohet vendimi gjyqësor, mjetet juridike ndahen në mjete të rregullta juridike dhe mjete jo të rregullta të jashtëzakonshme. Mjetet e jashtëzakonshme përdoren kundër vendimeve të cilat kanë fituar formën e prerë. Kundër të njëjtit vendim nuk mund të paraqiten mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme, si mjet i rregullt juridik konsiderohet ankesa kundër aktgjykimit dhe ankesa kundër aktvendimit, kurse mjeti i jashtëzakonshëm, kërkesa për rishikimin e procedurës penale, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. Mjetet juridike ndahen në mjete juridike devolutive dhe jodevolutive. Karakterin devolutiv i mjeteve juridike duhet të vendos gjykata e rangut më të lartë nga ajo që e ka dhënë vendimin i cili sulmohet, por në raste të caktuara vendoset në të njëjtën gjykatë për nga një instancë tjetër, gjithashtu edhe mjetet e jashtëzakonshme kanë karakter devolutiv dhe për to vendos Gjykata Sypreme e Kosovës. Ekziston edhe ndarja në mjete juridike suspenzive dhe jo suspenzive. Mjetet suspenzive janë kur e pezullon ekzekutimin e vendimit gjyqësor, kurse i mungon kjo karakteristikë kur ato nuk ndalin ekzekutimin e vendimit. Ankesa kundër aktgjykimit gjithëherë ka karakter suspenziv. Mjetet e jashtëzakonshme nuk kanë karakter suspenziv.

Ankesa kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së pare. Pas përfundimit të gjykimit të shkallës së parë procedura penale mund të vazhdohet në shkallë të dytë vetëm në bazë të iniciativës së personit të autorizuar për paraqitjen e ankesës, gjykata në shkallën e dytë mund të iniciohet me ankesë po qe se subjekti i ankesës konsideron se me aktgjykim është bërë ndonjë gabim i natyrës faktike. Kundër aktgjykimit të shkallës së parë personat e autorizuar mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditësh nga dita e dërgimit të kopjes së aktgjykimit.

Personat e autorizuar për paraqitjen e ankesës. Sipas Kodi Procedures Penale ankesën mund ta paraqesin palet, mbrojtësi, përfaqëuesi ligjor i të autorizuarit dhe i dëmtuari, prokurori mund të paraqesë ankesë në dëm dhe në dobi të të akuzuarit, i pandehuri mund të paraqes ankesë ndaj aktgjykimit për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale, mbrojtësi mund të paraqesë ankesë edhe pa autorizimin e posaçëm të të akuzuarit por edhe jo kundër vullnetit të tij, përveç kur i është shqiptuar dënimi me burgim afatgjatë. Pas shpalljes së aktgjykimit kryetari i trupit i bënë me dije personat që kanë të drejtë në ankesë se duhet ta paralajmërojnë ankesën menjëherë por jo më vonë se tetë ditë nga dita e shpalljes së aktgjykimit.

Përmbajtja e ankesës. Forma e ankesës eshte e përcaktuar me ligj, ankesa duhet të perfshij: 1. Të dhënat për aktgjykimin i cili ankimohet. 2. Arsyet e ankimit të aktgjykimit. 3. Arsytimin e ankesës. 4. Propozimin për prishjen e tërësishme ose të pjesërishme të aktgjykimit ose për ndryshimin e tij. 5. Nënshkrimin e ankuesit.

Po sa të pranoj ankesën, gjykata shikon a është hartuar në përputhje me ligjin dhe nëse kupton se ajo është e mangët, e thërret ankuesin që ta plotësoj ose atë e hudh.

Bazat e ushtrimit të ankesës ndaj aktgjykimit. Bazë për ankesë janë të metat të cilat figurojnë në gjykim dhe mund të ankimohet aktgjykimi: 1.Shkeljet esenciale dispozitive të procedurës penale. 2. Shkelja e kodit penal. 3. Vërtetimi i gabueshëm dhe jo i plotë i gjendjes faktike. 4. Vendimi mbi sanksionin penal sekuestrimi i dobisë pasurore, shpenzimeve të procedurës penale, kërkesa pasurore juridike,

Shkeljet esenciale. Të gjitha shkeljet ndahen në shkelje absolute dhe relative, shkeljet absolute të procedurës penale janë nëqoftëse gjykata e shkallës së dytë konstaton shkeljen e Kodit Procedures Penale ajo duhet ta prish aktgjykimin e shkallës së parë. Në këtë drejtim ekzistojnë supozime se nuk mund të ekzistoj aktgjykim i drejtë po qe se ai permbanë ndonjë shkelje absolute. Shkelje relative të Kodit te Procedures Penale nuk paraqiten në mënyrë taksative por me një formulim të përgjithshëm. Shkelje absolute janë: 1.Kur gjykata nuk ka qenë e përbërë në pajtim me ligjin. 2. Kur shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa praninë e personave. 3. Kur në kundërshtim me ligjin është përjashtuar publiku nga shqyrtimi gjyqësor. 4. Kur gjykata ka shkelë dispozita procedurale lidhur me çështjen. 5. Kur aktgjykimi bazohet në prova te papranueshme. 6. Kur aktgjykimi ka tejkaluar akuzën. 7. Kur dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptushëm. Shkeljet relative janë: 1. Kur nuk është zbatuar ndonjë dispozitë e Kodi Procedures Penale ose është zbatuar gabimisht. 2. Janë shkelur të drejtat e mbrojtjes etj.

Shkeljet e ligjit penal. Ekiston nëse është cenuar kodi penal në çështjen: 1. Nëse vepra për të cilën i akuzuari ndiqet është vepër penale. 2. Nëse ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale. 3. Nëse ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale. 4. Nëse lidhur me veprën penale e cila është objekt i akuzës është aplikuar ligji i cili nuk mund të aplikohet. 5. Nëse në marrje të vendimit për dënim, dënim alternativ, vërejtje gjyqësore. 6. Nëse janë shkelur dispozitat mbi llogaritjen e paraburgimit dhe të dënimit të mbajtur.

Vërtetimi i gabueshëm ose jo i plotë i gjendjes faktike. Ekziston kur gjykata ka vërtetuar gabimisht ndonjë fakt vendimtar relevant apo përmbajtja e dokumentit, procesverbalit mbi provat e shqyrtuara ose të inçizimit teknik vë në pikëpyetje saktësinë e vërtetimit të fakteve të rëndësishme, vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike ekziston kur gjykata nuk ka vërtetuar ndonjë fakt vendimtar.

Procedura lidhur me ankesë në gjykatën e shkallës së pare. Në gjykatë të shkallës së parë ankesën e pranon kryetari i trupit i cili e ka dhënë aktgjykimin, ai sipas ligjit e kontrollon ankesën a është e afatshme, a është paraqitur nga personi i autorizuar dhe a i përmbanë elementet sipas të cilave mund të vendoset lidhur me të. Po qe se konstaton se ankesa është e paafatshme ose është paraqitur nga personi i paautorizuar, me aktvendim e hedhë poshtë. Ankesën e afatshme të lejuar kryetari i trupit ia dërgon palës kundërshtare e cila në afat prej tetë ditësh ka të drejtë të paraqesë përgjegje në ankesë.

Procedura lidhur me ankesën në gjykatë të shkallës së dytë. Kur ankesa së bashku me shkresat arrinë në gjykatën e shkallës së dytë dhe kryetari i kolegjit ankimor shikon se a është e afatshme dhe e lejuar. Në këtë drejtim sipas nevojës mund të kërkoj nga gjykata e shkallës së parë raport mbi shkeljet e dispozitave të procedurës penale ose në ndonjë mënyrë tjetër ti vërtetoj pretendimet në ankesë lidhur me provat dhe faktet e reja. Kolegji mund të kërkoj nga palët dhe mrojtësi që të prezantojnë në seancë

sqarime të nevojshme lidhur me pretendimet e tyre në ankesë. Gjithashtu palët mund të propozojnë që për plotësimin e raportit të lexohen shkresat e caktuara. Pas dëgjimit të raportit dhe propozimeve eventuale të palëve kolegji ankimor e mbyll seancën dhe tërhiqet në seancë jo publike në të cilën merret vendimi lidhur me ankesë dhe aktgjykimin aktimor.

Vendimet e gjykatës së shkallës së dytë lidhur me ankesë. Duke shqyrtuar aktgjykimin e atakuar me ankesë gjykata e shkallës së dytë në seancë kolegji ose në shqyrtim ka mundësi ta hedhë ankesën ose ta aprovoj ankesën, dhe gjykata mund të merrë vendimet vijuese: 1. Hedh ankesën si të paafatshme ose të palejuar. 2. E refuzon ankesën si të pabazë dhe vërteton akgjykimin e shkallës së pare. 3. E prish aktgjykimin dhe çështjen ia kthen gjykatës së shkallës së parë për rigjykim dhe vendim. 4. E ndryshon aktgjykimin e gjykatës së shkallës së pare. Siç shihet gjykata e shkallës së dytë ka mundësi ta vërtetoj ta prishë ose ta ndryshoj aktgjykimin e shkallës së parë, vlenë të thuhet se vendimi i gjykatës së shkallës së dytë nënshkruhet nga gjithë anëtarët e kolegjit, një antarë i kolegjit mund të jap mendimin e ndarë mospajtues ose pajtues dhe të gjitha këto i bashkangjiten aktgjykimit.

Rigjykimi. Kur gjykata e shkallës së dytë duke vendosur lidhur me ankesën ose e prish aktgjykimin e shkallës së parë, pra të gjitha shkresat e lëndës ja kthen gjykatës së shkallës së parë për gjykim të sërishëm. Në këtë shqyrtim gjyqësor palët mund të paraqesin fakte të reja, gjykata e shkallës së dytë nuk mund ti urdhëroj gjykatës së shkallës së parë së çfarë vendimi duhet të marrë në rastin konkret, deri te rigjykimi mund të arrihet edhe kur aktgjykimi prishet sipas mjetit të jashtëzakonshëm.

BENEFICIUM COESIONIS dhe REFORMATIO IN PEIUS. Këto dy terme kanë lidhmëri të ngushtë me mjetet juridike dhe janë të parapara në dobi të të akuzuarit. Beneficium coesinis – beneficioni i bashkangjitur është një benificion të cilin e hasim në procedurë penale përkitazi me mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Esenca e këtij benificioni është se gjykata është e detyruar që përshtatshmëritë për të cilat ka konstatuar së ekzistojnë për të pandehurin i cili ka përdorë mjetin juridik, ti zbatoj edhe ndaj të pandehurve të tjerë edhe pse ata nuk kanë paraqitur mjet juridik ose jo në atë drejtim. Ndalimi reformatio in peius- moskeqësimi i pozitës së të pandehurit është një institut procedural i cili shkon ne favor të të akuzuarit, ky institut zbatohet në procedurë tonë penale.

Ankesa kundër aktgjykimit të shkallës së dytë. Me marrjen e aktgjykimit të shkallës së dytë sipas rregullit çështja penale konsiderohet çështje e gjykuar res iudicata sepse aktgjykimi e fiton formën e prerë në disa raste KPP lejon mundësinë e treshkllshmërisë, në të vërtetë ankesa e gjykatës së shkallës së dytë mund të paraqitet në rastet vijuese: 1. Kur gjykata e shkallës së dytë ka shqiptuar dënimin afatgjatë ose vërteton aktgjykimin e shkallës së parë. 2. Kur gjykata e shkallës së dytë në shqyrtim të mbajtur ka vërtetuar gjendjen faktike tjetër nga ajo e gjykatës së shkallës së pare. 3. Kur gjykata e shkallës së dytë ka ndryshuar aktykimin e gjykatës së shkallës së parë me të cilën i akuzuari është liruar nga akuza dhe ka dhënë aktgjykimin më të cilin i akuzuari është shpallë fajtor. Vendimi i gjykatës së shkallës së dytë nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e kolegjit.

Ankesa në aktvendim. Në grupin e parë bëjnë pjesë aktvendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake si dhe aktvendime të tjera të gjykatës së shkallës së parë kundër të cilëve ekziston e drejta në ankesë, në grupin e dytë bëjnë pjesë aktvendimet e kolegjit të përbërë prej tre gjyqtarësh kundër të cilëve nuk lejohet ankesa në procedurë paraprake. Ankesa kundër aktvendimit sipas rregullit ka karakter suspenzive dhe devulotiv.

Mjetet e jashtëzakonshme juridike. Vendimi gjyqësor i formës së prerë sipas rregullit eshte definitiv dhe i pandryshueshëm. Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për çështjen konkrete penale e cila është zgjedhur në bazë të tij ndaj duhet të ekzekutohet po qe se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e tij. Mjetet e jashtëzakonshme juridike janë: 1. Rishikimi i procedurës paraprake.

2. Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit. 3. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. Këto janë mjetet e jashtëzakonshme juridike dhe janë të drejtuara kundër vendimeve të formës së prerë.

Rishikimi i procedurës penale. Procedura penale e cila është përfunduar me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës së prerë, me kërkesë të personit të autorizuar, mund të rishikohet vetëm në rastet dhe sipas kushteve të parashikuar me KPP. Rishikimi i procedurës penale si mjet i jashtëzakonshëm juridik është i drejtuar kundër gjendjes faktike të vërtetuar me vendim të formës së prerë me të cilën është zgjedh çështja penale.

Rishikimi i drejtë i procedurës penale. Mund të shikohet. 1. Kur provohet se aktgjykimi është bazuar në dokumente të falsifikuar, ose në deklarim të rremë të dëshmitarit ekspertit. 2. Kur konstatohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale e kryer nga gjyqtari laik. 3. Kur zbulohen fakte të reja ose prezantohen prova të reja. 4. Kur një person për të njëjtën vepër është dënuar disa herë.

Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit. Ky mjet i jashtëzakonshëm juridik mund të ushtrohet vetëm në dobi të të pandehurit, kërkohet që aktgjykimi i formës së prerë të ndryshohet për sa i përket vendimit lidhur me dënimin, këtë kërkesë e paraqesin personat e autorizuar, në rast që pas dhënies së aktgjykimit të formës së prerë kanë ekzistuar rrethana të tjera ku gjykata nuk ka ditur për to, këtë kërkesë mund ta bëjë prokurori i dënuari dhe mbrojtësi kërkesa në falje nuk ka karakter suspenziv. Për kërkesë për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës.

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë gjithashtu paraqitet kundër vendimeve gjyqësore të formës së prerë si: shkelja e ligjit penal, shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale. Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë mund ta paraqesin prokurori, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Pas vdekjes së të pandehurit kërkesën mund ta paraqesin personat e përmendur. Afati për paraqitjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë është tre muaj në përjashtim të prokurorit. Kur Gjykata Supreme konstaton se ka të meta vendimi i formës së prerë e prish vendimin e shkallës së parë në tërësi apo pjesërisht ose vërtetohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit, në gjykatë të shkallës së parë edhe të asaj të lartë.

Procedura e rregullt në gjykatë komunale. Gjykata komunale ka kompetence te zbatoj procedure penale per vepra penale per te cilen eshte parapar denim gjer ne pes vjet burgim.

Fillimi i procedurës sumare. Procedura sumare është procedure e skurtër dhe nuk ka procedure për konfirmimin e aktakuzës, nëqoftëse kallëzimin penal e ka paraqitur i dëmtuari e prokurori brenda afatit prej nje muaj nuk e ka ngritur propuzimakuzen as qe e ka hedhur kallzimin penal i demtuari ka te drejt qe en cilesin e paditesit subsidar ti paraqes gjykates propuzimakuzen pra del qe procedura sumare nuk zhvillohet faza e hetimit.

Procedura për ndërmjetësim. Kodi Procedures Penale parashehë mundesinë e zbatimit të procedurës për ndërmjetësim, prokurori mund ta dërgoj kallëzimin penal për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me gjobë ose dënimi me burgim deri në tre vjet burgim për ndërmjetësim, para se të vendos se a do ta qoj çështjen në procedurë për ndërmjetësim prokurori merrë parasysh: llojin dhe natyrën e veprës penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, marrëveshja për zbatim të procedurës për ndërmjetësim mund të arrihet vetëm me pëlqimin e të pandehurit dhe të dëmtuarit. Ndërmjetësi duhet ta pranoj çështjen e dërguar nga prokurori dhe të paraqitet brenda tre muajve të arrij marrëveshjen e palëve.

Zhvillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe marrja e aktgjykimit. Rrjedha e shqyrtimit gjyqësor në procedurë sumare permbanë disa specifika të cilat kanë të bëjnë me vendin e

zhvillimit te seancës, shqyrtimin gjyqësor në procedurë sumare e zbaton gjyqtari i vetëm shqyrtimi gjyqësor mbahet në selinë e gjykatës, në shqyrtim gjyqësor nëse nuk është e detyrueshme mbrojtja mund të mbahet edhe pa praninë e mbrojtësit, shqyrtimi fillon me leximin e propozimakuzës, aktgjykimin e shpall gjykata dhe brenda pesëmbëdhjetë ditëve e përpilon me shkrim dhe ua dërgon palëve.

Procedura për dhënien e urdhërit ndëshkimor. Qëllimi i zgjedhjes së tillë ligjore është përshpejtim i zgjedhjes së një çështje penale e cila është objekt gjykimi në procedurë sumare. Në procedurë për dhënien e urdhërit ndëshkimor nuk mund të shqiptohet dënimi me burgim ku dënimi është gjoba, prokurori mund të kërkoj shqiptimin e dënimeve si: dënim me gjobë, ndalimin e drejtimit të automjetit, urdhërin për publikim të aktgjykimit, konfiskimin e sendit, vërejtjen gjyqësore ose konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale.

Shqiptimi i vërejtjes gjyqësore. Kodi penal i Kosovës në nenin 74-75 e njeh vërejtjen gjyqësore si një sanksion të llojt të posaçëm e cila mund të shqiptohet ndaj kryerësve te veprave penale të një rrezikshmërie shoqërore relativisht të vogël te të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në një vit ose dënimi me gjobë. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet edhe të veprat penale ku parashihet dënimi deri në tre vjet por ku parashihet se është për vërejtje, dhe vërejtja shqiptohet me aktgjykim.

Karakteristikat themelore te procedures ndaj te miturve. Kodi penal i Kosovës përcakton moshën katërmbëdhjetë vjet si kufi më të ulët kur një person kryerës i veprës penale ka përgjegjësi penale. Personi nuk konsiderohet përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë 14 vjeç pra përkufizon termin fëmijë i mitur. Nga dispozitat tjera për të mitur të cilat përcaktojnë masat diversiteti, masat edukuese dhe dënimet me gjobë burgim për te mitur dhe dënim alternativ nga termi i mitur dalin dy kategori prej moshës 14- 16 dhe 16-18 vjet, i mituri nuk mund të gjykohet në mungesë, prindërit kanë të drejtë ta shoqëroj gjatë gjithë kohës. Mbrojtja është e detyrueshme praninë e prindit është e detyruar.

Fillimi dhe zbatimi i procedures përgaditore. Në procedurë për të mitur ndjekja ushtrohet sipas parimit të officialitetit, sepse për të gjitha veprat penale procedura fillon vetëm në bazë të kërkesës së prokurorit publik, prokurori e inicion procedurën. Parimi i legalitetit zbatohet edhe në procedurë për të mitur sepse ligjvënësi në disa raste lejon edhe zbatimin e parimit të oportunitetit, nëse i mituri kryen vepër penale të re sa është në shqyrtim gjyqësor prokurori mund të vendos të mos filloj procedurën përgatitore për veprën e re të të miturit, prokurori fillon procedurën përgatitore me aktvendim, kur është e nevojshme të vërtetohet gjendja mendore e të miturit mund të caktohet ekspertimi përkatës.

Paraburgimi i të miturit. Arresti i përkohshëm, ndalimi në polici dhe paraburgimi si masë për sigurimin e pranisë së personit të mitur në procedurë urdhërohet vetëm si masë e fundit për një kohë sa më të shkurtër të mundshëm arresti dhe ndalimi i të miturit mund të kalojë 24 orë. Gjyqtari për të mitur e urdhëron paraburgimin në ato raste: nëse alternativat e paraburgimit nuk do të ishin të mjaftueshme për të siguruar praninë e të miturit, për të ndaluar veprën e serishme penale.I mituri mund të qëndroj në paraburgim sipas aktvendimit të gjyqtarit për të mitur më së shumti një muaj ndërsa trupi kolegji për të mitur mund t’ia caktoj deri në dy muaj.

Mjetet juridike. Kundër vendimeve të trupit gjykues për të mirë të gjykatës së shkallës së parë mund të ushtrohen mjetet juridike. Personat e autorizuar për paraqitjen e ankesës mund të paraqesin ankesë kundër aktvendimit për shqiptimin e divesitetit aktvendimin për pushimin e procedurës në shqyrtim gjyqësor, për shqiptimin e masës edukuese kundër aktgjykimeve.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF