E Drejta e Procedures Penale-Perpilim

January 23, 2017 | Author: Adem Haxholli | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download E Drejta e Procedures Penale-Perpilim...

Description

E drejta e Procedures Penale-Perpilim Shkenca e procedures penale eshte shkenc qe I perket spektrit te shkences juridiko penale,dhe fushveprimi I saje eshet se ushtron mbrojtjen nga kriminaliteti duke rregulluar me ligj veprimtarin e subjekteve te procedures penale,qe ne proc.penale te konstatojn faktin e kryrjes se vepres penale,fajsin e kryesit eventual dhe shqiptimin e sanksionit penal te merituar kryesit penalisht te pergjigjshem. Karakteristikat te tipit akuzator 1.zhvillohet ne form kontesti ndermjet dy paleve barabart(paditsit dhe te pqandehurit).;2,funksionin e ndjekje e ushtorn paditsi te mbrojtsit I pandehuri,gjykimin gykata,3.vjen ne shprehje parimi I prezumimit te pafajsis,barazise se paleve,publicitetit,parimi gojor etj.,4procedura qe nga fillimi ne thelb eshte publike,5.trupi gjykues perbehej prej gjygjtarev laik,6.vendimi gjygjsor merreuj me shumic votash dyllojshem lirues ose denues,7.vendimi gjygjsor nuk mund te apelohejk,8.nuk kishte procedure paraprake. Ana pozitive konsiderohet pozita mjaftë e favorshme e të pandehurit në procedure,ushtrimi I funksioneve themelore nga subjekte te veqante te parimeve proc.penale,zshvillimi I proc.pen.ne mbeshtetje te parimeve. Ana negative, mungesa e efikasitetit ne pune,mungesa e fazes se hetimeve,edyshkallshmeris se gjykimit,mungesa e garancive per zhvillim te proc.penale. Karakteristikat të tipit inkuizitor gjatë shekullit 12 dhe 13 procedura akuzatore zëvendësohet me procedurën inkuizitore. 1.Përballë te pandehurit me nuk qëndron paditësi privat por inkivirenti –hetuesi në duart e të cilit janë besuar të tre funksionet e procedurës penale, 2.i pandehuri konsiderohet subjekt ndaj të cilit zhvillohet procedura inkivireti fillon ndjekjen penale sipas detyrës zyrtare, 3.Procedura penale zhvillohej nëpër dy stade, stadin e hetimit dhe atë të gjykimit ,4.aktgjykimi I kolegjit mund te atakohej me ankes.5.Një ndër karakteristikat themelore të tipit inkuizitor është edhe mundësia e zbatimit legal të tortures.etj Anet positive-ndjekje e kryrsve te v.p behej me detyr zyrtare,zbatimi I fazes se hetimeve,shfaqja e mundsive se apelimit te vendimit gjygjsor,manifestimi I tendencies se efikasitetit te proc.penale. Anet negative-grumbullimi I funksioneve te proc.penaqle nen nje organ te vetem procedural,veshtirsimi I pozites se te pandehurit,legalizimi I tortures. Karakteristikat të tipit mikst 1.në të i pandehuri prapë fiton ciklin e subjektit procedural me të drejta dhe obligime të caktuara.2,funksionin e ndjekjes ushtron paditsi te mbrojtjes I pandehuri dhe mbrojtsin in tij te gjykimit gjykata,3.Gjykimi zhvillohet në dy faza në fazë të hetimit dhe atë të gjykimit,4, Funksionet themelolre janë ndjekja bëhet sipas detyrës zyrtare nga ana e organit të veçantë prokurorit publik por ekziston mundësia që ndjekjen ta bënë paditësi subsidiar apo ai privat. Ane positive-ndarja eproc.penale ne fazen e hetimit dhe gjykimit,dyshkallshmeria e gjykimit,bazueshmeria e proc.penale ne parimet standard,ushtrimi I funksionit te proc.penale te subjekteve te veqanta. Anet Negative-pa nevojë bëhet punë e dyfishtë për vërtetimin e fakteve, një herë nga gjyqtari hetues e pastaj e njëjta përsëritet nga trupi gjykues në shqyrtim gjyqësor,veshtirsi e gjygjtarit hetues per te qene objektiv ne sqarime te qeshtjes,pasiviteti I prokurorit te stetit,hezitimi I gjygjtarit hetues qe te mbledh informacione te cilat policia I mbledh dhe pranohen si prove ne gjykate.

Llojet e mbrojtjes jan:Mbrojtja obligatore,per te Varfer,dhe mbrojtja facultative Parimet themelore te procedures penale konsiderohen:Parimi zyrtar(oficialitetit)I ndjekjes penale,p.ligjshmeris,P.akuzator,P.i ndalimit te gjykimit dy her per te njejten veper,P.i pafajsis,P.i te vertetes materiale,P.kontradiktor,P.i drejtperdrejt,P.gojor dhe I gjuhes ne procedure penale,P.i pavarsis se gjykatav,P. I gjykimit te drejt dhe ne koh te arsyeshme,P.i qmuarjes se lir te provav,P I publicitetit,P.i kompenzimi te demit dhe rehabilitim etj. Parimi I ndjekjes penale (oficialiteti parimi zyrtar). Marr ne pergjithsi se iniciativa penale mund te rregullohet ne dy menyra a).ndjekja penale te behet nga vet deshira e te demtuarit-parimi I dispozicionit te pales se demtuar dhe b).dhe sin je detyr e nje organi te posaqem qe ndjekja te behet sipas detyres zyrtare duke u mbeshtetur ne interesin e pergjithshem shoqror.Tek ne ne kosov eshte e ndertuar parimi zyrtar I ndjekjes penale kjo ndodh per shkak se pjesa dermuse e veprav penale ndjeket sipas detyres zyrtare nga ana e prokurorit public.dhe eshte e rregulluar me nenin 47 paragrafi 1 Parimi zyrtar I ndjekjes penale e bent e qart faktin se ne qeshtjen e ndjekjes se kryersve te veprav penale prokurori public kryesisht udhhiqet nga interesi shoqror. Parimi I ligjshmerise. Me parimin e ligjshmeris nenkuptohet se shteti si creator I se drejtes duhet ti nenshtrohet ligjit,parimi I ligjshmeris eshte tregues I parimit te demokracise I cili midis tjerash,konsiston se vetem populli Sovran nepermjet organeve me te larta perfaqsuse te shtetit se cilat sjellje te qytetarve konsiderohen vepra penale dhe se ne cilat kushte kryesit e ketyre veprav penale mund et denohen,ky parim ka per qellim evitimin e privilegjeve dhe ndalimin e qdo pushteti disrecional ne favor te cilit do organ shtetror veqmas organit shtetror qe posedon pushtetin e shqiptimit dhe ekzekutimit te denimeve Sipas nenit 6 paragrafit 3 ky parim manifestohet ne obligimin e prokurorit public qe te filloj ndjekjen penale ne qdo rast kur ekziston dyshimi se eshte kryer vepra penale dhe qe ndiqet sipas detyres zyrtare. Parimi kontradiktore. Ky parim I mundson pales te drejten qe ne procedure penale te paraqes qendrimin e vet lidhur me qeshtjet te cilat jan objek I shqyrtimit dhe sipas rregullit te deklarohet edhe per qendrimet e pales kundeshtare,parimi kontradiktor shprehet nepermjet premise audiatur et altera pars sipas te ciles gjykata ka per detyr qe gjat zhvillimit te procedures penale para se te marr vendim lidhur me qeshtjen penale perkatse qdo her te degjoj edhe palen tjeter ky parim ju mundson palve posit juridike te barabart. Parimi akuzator Sipas këtij parimi procedura penale mund të fillohet dhe të zhvillohet vetëm nëse për këtë ekziston kërkesa e paditësit të autorizuar. Ky parim manifestohet përmes premisës nemo iudex actore qe donë të thotë nuk ka gjykim pa akuzë. Funksionin e ndjekjes e ushtron paditësi i autorizuar- prokurori publik e cila ndiqet ex officio, paditësi subsidiar dhe ai privat e inicion ndjekjen penale. I pandehuri konsiderohet palë e barabartë me paditësin ai funksionin e ndjekjes e bën vet ose me anë të mbrojtësit profesional. Funksionin e gjykimit e ushtron gjykata, gjykata nuk mund të zhvilloj procedurën penale pa akuzë të paraqitur nga paditësi i autorizuar.

Parimi i gjykimit të drejt dhe në kohë të arsyeshme Konventa Evropiane mbi të drejtat e njeriut parasheh se çdo njeri në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve te tij civile ka të drejtë për një gjykim të drejtë dhe të hapur brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar sipas ligjit. Vendimi shpallet publikisht. Çdo njeri i dënuar nga një gjykate për kryerjen e një vepre penale ka të drejtë të kërkoj që dënimi i tij,të shqyrtohet një gjykate më të lartë. Askush nuk mundet ti nënshtrohet gjykimit për vepër penale për të cilën njëherë gjykata ka dhënë aktgjykim të formës së prerë në këtë parim pra gjykata nuk duhet të zvarrit rrjedhën e procedurës gjyqësore. Parimi i pafajësisë Ky parim është paraparë në të mirë të pandehurit dhe shërben si kundërpeshë për barabartin e tij me paditësin e autorizuar..... Parimi i drejtpërdrejt Të gjitha faktet të cilat shërbejnë si bazë për një vendim gjyqësor, dhe të gjitha provat me të cilat vërtetohen faktet e tilla duhet të shqyrtohen edhe të verifikohen në shqyrtim gjyqësor, ky parim manifestohet përmes kontaktit të drejtpërdrejt të gjykatës me palët proceduralo penale dhe me provat materiale..... Parimi IN DUBIO PRO REO Në procedurën penale synohet gjetja e të vërtetës materiale, konstatimi i vërtetës bëhet nëpërmjet vërtetimit të fakteve relevante prandaj gjykata ka për detyrë që saktësisht dhe tërësisht ti vërteton faktet që janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm, ajo duhet me vëmendje dhe përkushtim maksimal profesional të vërtetoj faktet kundër të pandehurit dhe ato në dobi të tij. Konsiderohet se faktet janë vërtetuar në mënyrë të plotë po qe se gjykata pas vlerësimit të të gjitha provave të mbledhura sipas bindjes së brendshëm. Ska dyshim se vendimi me te cilin shqiptohet sanksioni penal ndaj të pandehurit ose vendimi se nuk ka bazë që ndaj tij të aplikohet sanksioni penal apo vendime me të cilin konsiderohet se nuk ka kushte që gjykata të lëshohet në vërtetimin e përgjegjësisë penale te tij.

Parimet e organizimit te veprimatris se prokurorive ;i pavarsise, i paanshmeris,i efikasitetit,i perberjes shumetnike dhe barazis gjinore ,i fitimit te humbjes dhe cilesis se prokurorit te shtetit,rregullimit monokrat, hierarkise, devolucionit,sustitucionit.

Parimet e organizimit te veprimtaris se gjykatave. a).Parimi I fitimit dhe humbjes se cilsis se gjygjtarit,b).Parimi I kolegjialitetit,c).Parimi I pjesmarrjes se qytetarve ne gjykim,d).Parimi I pavarsis,e).P.anshmeris,f).P.shum shkallshmeris,g).P.i sigurimit te mbrojtjes,h).P.i qmuarjes se lir te provav. Parimi I shum shkallshmerise. Parimi I shum shkallshmeris nenkupton egzisimin e gjykatav te rangut me te ult dhe te gjykatav te rangut me te larte neper te cilat do te kaloj qeshtja penale,kjo do te thot se egzistojn gjykatat shum shkallshe se kendejmi ne procedure penale te kosoves eshte parapar mundsia qe si rregull qeshtja penale te kaloj neper dy shkall,rendsia e parimit te shumshkallshmeris qendron ne ate se duke e trajtuar nje qeshtje penale ne shkall te dyt apo ne shkall te tret deshirohet te behet ndriqimi dhe te arrihet zgjidhja e gjithanshme edhe objective e qeshtjes penale. Parimi i sigurimit te mbrojtjes-i pandehuri ka teb derejt te mbrohet vet apo edshe me mbrojtes,nese nuk ka mjete,atij i sigurohet mbrojtaja juridike falas,nepermjet mbrojtsit i pa ndehurri realizon te drejtat e garantuara me ligj p ;er te paraqit prova etj.

Paditsi subsidiar dhe autorizimet e tije.

Padits subsidiar konsiderohet personi I cili eshte pal e demtuar dhe duhet qe ndjekjen e kryersit te vepres penale te baj vet e cila eshte e parapar te ndiqet sipas detyres zyrtare arsyea e ksaj ndjekje qendron sepse ndodh qe prokurori public e shmang ose e len rastin per arsye qe nuk jan plotsuar kushtet.Paditesi subsidar gezon te drejten te bene ndjekjen sikur se prokurori publik,perveq atyre ndjekjeve qe i bejn proku.publik si organ i shtetit. Paditesi privat dhe autorizimet e tij-ka te drejt ne padi te veprave penale sipas padis private.Edhe paditsi privat edhe subsidar kan te drejt te demonsttrojn gjitha faktet dhe provat per konstatimin e vepres penale,te parashtrojn pytjje te pandehurit,deshmitarit etjkane te drejt te kontrollojn procesverbalin,dokumentet si prove,shkresat etj,mund te paraqesin padi ne emer te femis nen 16,dhe personit te privuar nga zotsia e veprimit. Perfaqsuesi i autorizuar,si i dëmtuar ka përfaqësues të autorizuar kur 1) Kur është fëmijë,2) Është në mardhënie familjare me të pandehurin,3) Procedura sipas rregullit zbatohet për vepra penale kundër integritetit seksual.,4) I dëmtuari ka çrregullime ose paaftësi mendore,5) Gjykata çmon se i dëmtuari është i pazoti për tu mbrojtur dhe se i nevojitet ndihma e përfaqësuesit të autorizuar. Perfaqsues ligjor ;bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor, personi i gjinisë së gjakut në vijë të drejtë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra dhe ushqyesi.Mungesa e përfaqësuesit ligjor të paditësi subsidar dhe të paditësi privat është shkelje esenciale. Ndihmësit procedural janë: procesmbajtësi, stenografisti, xhiruesi, përkthyesi, si dhe prindërit dhe kujdestari në procedurë ndaj të miturve dhe personeli gjyqësor. Afatet mund të ndahen: 1. Afate ligjore dhe gjyqësore. Afati prekluziv dhe jo prekluziv Parashtresat dhe llojet e tyre.

Parashtresat jan dokumente qe perpilohen nga subjektet e proc.penale ne te cilat pasqyrohet ose vertetohet veprimtaria e tyre per rastet dhe ne format e parashikuara me legjislacionin ne fuqi,qe parashtresat te jen te plota duhet ti plotsojn disa kushte:qe parashtresa tem und te prodhoj efekte duhet qe te jet e kuptushme,nese ndodh qe parashtresa te ket te meta atehere thirret paraqitsi I parashtreses dhe kerkohet nga ai q eta korigjoj ose plotsoj me qrast njoftohet per pasojat e mos veprimit te ti nese parashtreses nuk I evitohen kto te meta branda afatit te caktuar gjykata e hedh posht ate. Llojet e tyre jane:Procesverbali,Regjistrimet me videou dhe audio inqizim,Aktet akuzuse dhe aktet gjygjsore. Shkresat penale Janë gjurmë me shkrim të veprimeve procedurale penale të kryra në procedurë dhe përpilohen sipas ligjit dhe kërkesave të procedurës penale. Në procedurë penale ekzistojnë shkresa penale të nduardurta. Tërësia e shkresave penale përbën dosjen penale. Aktet akuzuese dhe llojet ; Akuza është shprehje e funksionit të ndjekjes penale nga ana e paditësit të autorizuar dhe paraqet supozimin e parë procedural për zanafillen zhvillimin dhe përfundimin e raportit proceduralo penal.Rrjedhimisht në procedurë penale ekzistojnë këto akte akuzuese : Kallzimi penal, aktakuza, padia private, propozimi i prokurorit publik për shqiptimin e masës edukative ose te dënimit ndaj të miturit dhe propozimi i prokurorit publik për shqiptimin e masës trajtimi i detyrushëm psikiatrik.

Aktet/Vendimet gjyqësore Janë:Aktgjykimet, aktvendimet dhe urdhërat Llojet e Aktgjykimeve jane:meritor(denues,lirues),jo meritor(refuzues). Aktgjykimi perbehet prej 3 pjesve:pjesa hyrese,dispozitivi,arsyetimi.

Masat e siguris te drejtuara ndaj të pandehurit jane : :Thirrja gjygjsore,urdhërarresti,premtimi i të pandehurit se nuk do të braktisë vendqëndrimin, ndalimi i vendit ose personit të caktuar, paraqitja në stacionin policor, dorëzania, arresti shtepiak,diverzioni dhe paraburgimi. Dorezania-kur :ekziston dyshimi se i pandehurin ka kryer v.p,rreziku qe i pandehuri te ike,nuk dyshohet per v.p.te kryer ne me pakten se 5vjet,premton se nuyk do t6e fshihet,premton se nuk do te persewris v.p.,,mund te lirohet nga paraburgimi permes deponimit te parave. Arresti shtepiak-kur : ekziston dyshimi se i pandehurin ka kryer v.p, rreziku qe i pandehuri te mos fshihet ,ka arsye te besohet se i pandehuri mund te fshij gjurmet e provat,pesha e v.p rrethanat,jeta e me parshme tregojne rrezikun se ai mund te kryej prap v.p. Paraburgimi-eshte masa me rende per siguriimin e te pandehurit ne proc.penale,,kur- : ekziston dyshimi se i pandehurin ka kryer v.p, rreziku qe i pandehuri te fshihet,i pa ndehuri mund ti asgjesoj provat,rrezik se ai mund te perseris v.p,masat tjera te siguris jane te pa mjaftueshme per keta persona.

Masat e siguris te provave materiale jane : Kontrollimi(kontrolli i shtepis dhe personit),masat e fshehta dhe teknike te vezhgimit dhe hetimit,sekuestrimi i sendeve,keqyrja dhe rikonstruksioni, Masat e sekuestrimit te pasurise-sendet te cilat mund te sherbjne si prove ne proc.pen. ose qe konsiderohen te fituara me vepra penale mund te sekuestrohen perkohsisht,prokurori i shtetit jep urdher te till dhe jan te mbyllura dhe nen mbikqyrjen e tij. --Masat tjera ne sigurin e provave materiale(identifikimi i personave dhe sendeve,ngrirja e aseteve dhe urdhrat ndalues,masat e perkohshme per sigurimin e pasuris). Ngrirja e aseteve dhe urdhrat ndalues-gjate hetimeve per t cilat eshte parapa denim mbi 5vjet ,prokurori mund te leshoj urdher per ndalimin e shitjes se pasuris se paluajtshme,luajtshme ose aseteve nese,1.ajo pasuri eshte perdor ne v.p nen hetim,2.nese ajo pasuri eshte prove e v.p.,3.nese ajo pasuri eshte fitu nga v.p.

Provat ::

Me nocionin provë-argument në procedurë penale kuptojmë çdo të dhënë e cila në procedurë gjyqësore flet për saktësinë e ndonjë fakti relevant. Mjetet e proves Si mjete të provës në procedurë penale paraqiten persona p sh i pandehuri, dëshmitari, eksperti të cilët japin deklarime që shërben si provë, sende p sh shkresa, instrumente dhe objekte të ndryshme dhe veprime të ndryshme p sh marrja në pyetje tortura shikimi etj. Klasifikimi i provave : akuzatore dhe mbrojtëse, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta provat origjinale dhe të prejardhura, provat personale dhe materiale, provat e plota dhe jo të plota etj. Provat personale dhe materiale: provat personale janë njohuritë e drejtpërdrejta ose të tërthorta të individit ose të shumë personave, ndërsa prova materiale janë sendet, dokumentet.

Objeketet e provave jane faktet juridike relevante. Objektet e provave dhe jo provave ; Objeketet e provave jane faktet juridike relevante qe kane lidhje me thelbin e qeshtjes dhe me peshe ne zbulimin ,verifikimin te cilat garantojn zgjidhjen e qeshtjes penale,Faktet te cilat nuk jane objekt i provave jane sepse marrja me te ka vetem konsekuenca nagative dhe perfshijne zvarritjen e proc.penale. Procesi i te provuarit dhe fazat :1.marrja e proves,2.verifikimi i proves,3.qmuarja e proves Provat e pa pranueshme ;deklarimii te pandehurit kur i jan shkelur te drejtat e garantume si gjuha,perkthimi ,mbrojtesi etj,deshmia e deshmitarit eshte mare me force,deklarimi i ekspertit kur nuk eshte ekspert,kontrolli i personit pa autorizim nga gjykata,kur prova merret nepermjet mases se fshehte te vezhgimit. Çmuarja e provave :dy teori të çmuarjes së provave: teoria legale e vlerësimit të provave dhe teoria e çmuarjes së lirë të provave. Llojet e provave ;1.deklarimi i te pandehurit, 2.deshmia e deshmitarit,llojet e deshmitarve-desh.te privilegjuar,d.okular,d.sipas degjimit,d.per nevoja te veqanta,d.bashkpunues,kete cilesi mund ta kene ata dewshmitar kur kan gjasa te parandalojne v.tjera pen.nga personi tjeter,kan gjasa te shpiejn drejt zbardhjes te vertetes,eshte bere vullnetartisht per deshmim ne gjykat,eshte vlersu nga gjykata si e vertet. 3.ekspertimi, Llojet e ekspertimit janë: ekspertimi medicionalo gjyqësor përfshinë autopsinë dhe ekzaminimin e lendimeve trupore dhe ekzaminimin fizik, ekspertimi toksikologjik, ekspertimi psikiatrik, ekzaminimi molekular dhe gjenetike dhe analiza e ADN-së dhe kontrolli financiar 4.provat materiale.

Prokuroria---eshte institucion i pavarur, kompetent dhe përgjegjës për ndjekjen e personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe veprave të tjera siç ceken me ligj dhepërfshinë si në vijim: prokuroritë themelore, Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale, Zyrën eKryeprokurorit të Shtetit, Funksionin e ndjekjes:prokurori,paditsi subsidar,padits privat.

Kompetenca e gjykatave: komp lendore,komp territoriale,komp personale,komp funksionale. Kompetena lendore-varesisht na natryar dhe rendesia e saj adresohet ne gjykata themelore pastaj Apelit dhe ne fund ne Supreme. Kompetencat territoriale-secila gjykate ka kpom te caktuar territorial,per te mos patur konflikte ne komp.territorilae jan percaktuar kritere si :kritere paresore (sipas vendit te kryrjes se v.p.,kritere te gjykates qe nderlidhen me vendin e kryrjes se v.p.,rastat e kryrjes se v.p.ne aeroplan,rastet e kryrjes perms mediave.),kritere dytesore(sipas venbanimit te pandehurit,sipas vendit te arrestimit ose dorzimit te pandehurit,sipas caktimit nga Gjyk.supreme). Kompetencat personale-ateher kur te ne pershembull te denimi i te miturit denonn trupi gjykues per te mitur,apo ne disa shtete per ushtarak denon gjygji ushtarak Kompetenca funksionale është e drejtë dhe detyrë e gjykatës që të ndërmerr veprime të caktuar procedurale penale gjatë procedures konkrete penale. Ne perberje individuale vepron gjygj.i proc.paraprake,kryetari I trupit gjykues dhe kryetari I gjykates,Ndersa ne perberje kolegjiale vepron trupi gjykues dhe kolegji gjygjsor.

Gjykata themelore-ka kompetece te gjykoj ne shkalle te pare gjitha qeshtjet penale,perveq nese ligji parasheh ndryshe,ofron ndihm juridike nderkombtaredhe vendos ne pranimin e gjykimeve te huja,Ne nivel te gjyk.themelore eshte lene kompetenc departmenti per krime te renda dhe ai per te mitur. Gjykata Komunale-Është kompetente për territorin e komunave të veta.Gjykata Komunale vepron si gjykatë e shkallës së parë që gjykon mbi lëndë të caktuara civile dhe penale për territorin që ka në juridiksion. Gykata e qarkut: eshtë kompetente për territorin e komunës se Prishtinës,Lipjanit, Ferizajt, Drenasit, Podujevës,Obiliqit,Graçanicës , Shtimes, Shtërpcës, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut. • shërben si gjykatë e shkallës së dytë për lëndët me të cilat janë marrë gjykatat komunale të cilat janë nën juridiksionin e saj territorial. • Shqyrton lëndë civile dhe penale • Shqyrton ato lëndë penale për të cilat parashihet dënimi me burgim më shumë se pesë vite, si vrasja, dhunimi,trafikimi,grabitja,vjedhja e rëndë,etj. • Shqyrton në shkallë të dytë ankesat kundërvendimeve të shkallës së parë nga Gjykata Komunale në Prishtinë.

Gjykata e Apelit - e shkalles se dyte ka juridiksion territorial ne gjithe Kosoven. Kompetencat--1.te gjitha ankesat e ushtruara kunder vendimeve gjygjesore te gjykatave themelore 2.vendos ne shkalle te trete per konfliktet e juridksionit te gjykatave themelore siq eshte e lejuar me ligj.---3.vendos per konflikte te juridiksionit ndermjet gjykatave themelore.--4.qeshtje tjera te parapara me ligj.

Gjykata Supremeeshte instance me e larte gjygjesore ka juridiksion ne gjithe territorin e kosoves ,,ka kompetencë 1.që të vendosë lidhur me ankesat kundër aktgjykimeve dhe vendimeve tjera të gjykatave në territorin e Kosovës, të vendosë në shkallë të tretë në mënyra të rregullta juridike kundër vendimeve të gjykatave të qarkut. 2.vendos edhe për mjetet e jashtëzakonshme juridike, kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave në Kosovë, 3.vendos për revizionin e ushtruar kundër vendimeve të shkallës së dytë në çështjet kontestimore, kur një gjë e tillë është caktuar me ligj. 4.Gjithashtu vendos edhe për ligjshmerinë e akteve definitive administrative në konfliktin administrativ. 5.Gjykata Supreme i zgjidh konfliktet për kompetencën midis gjykatave të rregullta dhe kryen edhe punë të tjera të caktuara me ligj. 6.lendet e agjensise kosovare te pronave siq parashihet me ligj dhe ne dhomen e posaqme lendet e agjencise kosovare te privatizimit ose agjencise kosovare te mirebesimit siq parashihet me ligj. 7.Ajo ka kompetencë që të japë udhëzime për gjykatat lidhur me punën e përditshme, lidhur me çështjet e praktikës gjyqësore që janë vënë re në punën e gjykatave, përcakton qëndrimet parimore dhe jep ndihmesën për zbatimin unik të ligjeve etj.

Kushtet per tu bere gjygjtar:1.të jetë shtetas Kosovar,2.të ketë më se paku njëzet e pesë (25) vite,3.të kenë diplomë të vlefshme universitare të juristit, të pranuar me ligjet e Kosovës,4.të ketë dhënë provimin e jurisprudences,5.ta ketë dhënë provimin për gjyqtar në pajtim me Ligjin për Institutin Gjyqësor,6.të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet moral,7.të mos jetë i dënuar për vepër penale të përcaktuar me ligjin në fuqi,8. të ketë së paku tre (3) vite përvojë pune juridike,9.të ketë kaluar me sukses procesin e vlerësimit në bazë të rregullave dhe të procedurave të përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Per Apel 10vjet,per Supreme 15 pervoj pune.

Adem Haxholli shtator’13

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF