E drejta e procedures Penale
September 15, 2017 | Author: Berat F Dërmaku | Category: N/A
Short Description
Punim Seminarik :Raprti mes procedures penale dhe procedures (kontestimore)civile?...
Description
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI JURIDIK
PUNIM SEMINARIK
Lënda: E Drejta e Procedurës Penale Tema: “Mardhëniet në mes të procedurës penale me të drejtën e procedurës civile”
Profesorë: Prof. Dr. Rexhep Murati , Mr.Sc.Lumnije Hashani Studenti: Berat Dërmaku
-2-
Përmbajtja …………………………………………………………………… II Treguesi I shkurtesave të Përdorura ……………………………………… III
PËRMBAJTJA Mardhëniet në mes të procedurës penale me të drejtën e procedurës civile ... 1 Raporti mes Gjyqësis Penale dhe Asaj Civile ……………………………… 1 Dallimet ne pikëpamje të detyrës së gjetjes të së vërtetës ………………… 3 Efekti apo ndikimi I Aktgjykimit në Procedurë tjetër ……………………. 3 A)Influenca (ndikimi ) e aktgjykimi penal në gjykimin civil (Procedurë Kontestimore) sipas padisë nga ngjarja e njëjtë -……………………………………. 4 B) Ndikimi I aktgjykimit penal në prcedurën kontestimore të vuar në veprim me padi të bazuar në ngjarjen e njejtë-……………………………………………………… 4 Influenca apo ndikimi I aktgjykimit penal si fakt …………………………………….... 5 Afrimi I Procedurës Kontestimore Procedurës Penale …………………….. 5 Bibliografia …………………………………………………………………… 6
MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE
-2-
-3-
TREGUESI I SHKURTESAVE TË PËRDORURA KPP - Kodi I Procedurës Penale KPC – Kodi I Procedurës Civile LPrK –Ligji I aplikueshëm mbi Procedurën Kontestimore LPPuK ose LPP- Ligji mbi Prokurorin Publike Të Kosovës KP- Kodi Penal I Kosovës LPK- Ligji mbi procedurën Kontestimore LTK - LIGJI PËR TRASHËGIMINË I KOSOVËS LFK- Ligji mbi Familjen në Kosovë
MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE
-3-
-4-
MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE Hyrje Mardhëniet në mes të Procedurës Penale dhe Procedurës Civile në disa Segmente vlersohen të jenë të ngushta .Procedura Civile si degë e sistemit juridik është procedurë gjyqësore në të cilën gjykata vendosë në bazë të kërkesës së palës paditëse. Në shtjellim të mëtejm të raportit të raportit të Procedurës penale me këtë degë juridike do të përqendrohemi në raportin e procedures Kontestimore e që zhvillohet në Procedurë Civile. -Raporti mes Gjyqësis Penale dhe Asaj Civile – Si Përkufizim ndërmjet Procedurës Penale dhe Procedurës Kontestimore mund të bëhet në bazë të objektit të tyre ,e që ndryshon nga përmbajtja e tij.Për deri sa në procedurë penale gjykata duhet të zbardhë dhe të zgjidhë qështjen penale ,në proceduren kontestimore gjykata vendos per kontestet pasurore juridike N.1 LPrK). Për kundër kësaj në kushte të caktuara qështja që e cila është objekt i prcedures kontestimore mund të zgjidhet edhe në procedurë penale . Në fakt Kodi i Procedures Penale i lejon mundësin personit të dëmtuar me veper penale të kërkoj në procedurë penale që krahas vendosjes për sanksion penal të vendos për kërkesen pasurore juridike ,e cila rrjedh nga vepra penale .Pra, Krahas Procedurës Penale ,për shkaqe praktike të ekonomizimit procedural e shkaqe tjera mund të zhvillohet procedura për kompenzimin e Dëmit që është objekt i procedurës Kontestimore. Kështu pra,Veprimtaria gjyqsore lidhur me kërkesen pasurore juridike të të dëmtuarit zhvillohet në kuadër të procedurës Penale - ne proceduren e ashtuquajtur Procedurë Ad-hezione apo Procedura e bashkangjitur që i bashkangjitet Prcedures Penale .Edhe Pse duhet theksuar i dëmtuari nuk ështe i obliguar që kërkesen Pasurore Juridike ta paraqes në Procedur Penale për ta Realizuar .Ai thjesht mund të mos e paraqes kërkesen në fjalë gjatë zhvillimit të Procedures Penale e si rrjedhojë të drejtohet në Kontest Civil pra,në Procedurë Kontestimore. Ndërsa Sipas nenit 107 parag.1 të KPP ''Kërkesen pasurore juridike të të dëmtuarit të paraqitur ne procedur penale si rrjedhojë e vepres penale ,gjykata penale e zgjidhë po nëse kjo nuk do të zgjasë në procedur penale në mënyr të Konsiderueshme . Janë vetëm dy funksione të ndryshme të sistemit unik Gjyqësorë.Kufijtë e Procedures Kontestimore si pjesë e Procedures Civile dhe të asaj Penale qartas janë përcakt në vetë lënden e tyre. Në Procesin Kontesimore bëhet shqyrtimi dhe vendoset mbi kërkes padin e natyres Juridiko-civile.Ndërsa objekt i procesit Penal është Pretendimi i prokurorit Publik apo i paditësit Privat që si i akuzuar ka kryer MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE
-4-
-5-
një Veper Penale .Krahas këtij pretendimi shtrohet edhe pretendimi tjetër se i akuzuari është përgjegjës për vepren penale si dhe propozimi që gjykata t'ia shqiptoj sanksionin penal. Ato tutje dallohen mes veti edhe për sa i përket vënies së iniciativës për zbatim të tyre .Për Derisa në Procedurë penale iniciativa për ndjekjen e kryerësit të vepres penale zakonisht bëhet sipas detyrës zyrtare” ex officio” kryesishtë , i cili në rast ndjekje udhëhiqet me e oficialitetit dhe atë të legalitit procedura penale zhvillohet sipas dispozicionit të palës së dëmtuar . Në të vërtet procedura kontestimore zhvillohet në baze te padis se pales se dëmtuar .,Mirpo ,vënia në lëvizje e kësaj procedure apo vazhdimi i saj mëvaret nga dëshira e Paditësit i cili mundet edhe të tërhiqet edhe pse në të ka të drejtë.Po ashtu ,edhe i padituri mund ta pranoj kërkesen e paditësit ose ata mund të pajtohen në mes veti .Po që se nuk është në kundërshtim me normat imperative (n.3 parag.1 . 2,3 i LPrK ). Duke ditur se Objekti i këtyre dy Procedurave nuk është i njejtë ,pra ,që ka dallim në vëninen e Iniciatives për fillim të ndonjë procedure ,po ashtu ekzistojnë edhe pika të përbashkëta ,ku edhe manifestohet raporti i tyre . Si në Procedur Penale ashtu edhe në atë Kontestimore për vërtetim të fakteve përdoren mjete të njejta dhe përafërsisht parime procedurale të ngjashme edhe pse këto procedura janë të rregulluara me ligje të Veqanta,si në njëren ashtu edhe në tjetrën hasim dispozita të ngjashme të cilat kanë të bëjnë me veprimtarin Gjyqësore rreth vërtetimit të fakteve dhe vlersimit te provave . Raporti tjetër po ashtu shihet edhe nga fakti se këto dy procedura në pikpamje të ekzistimit të vepres penale dhe të përgjegjësis së kryerësit të saj Gjykata në Proceduren Kontestimore është e lidhur me Aktgjykimin e Formes së prerë të gjykates penale me të cilën i pandehuri është shpallur fajtorë (n.12 Alineja 3 e LPrK). Aspirata të përbashkëta Juridiko-politike kan ndikuar që në të dy procedurat të vlejnë parime të njejta. Si parime të tilla Kemi :1,Parimi i Gjykimit me Dyer të Hapura ,2,Parimi i Oralitetit si dhe 3,Parimi i çmuarjes së lirë të provave nga Gjykata .
______________ Dr. Ejup Sahiti “E Drejta e Procedurës Penale” Prishtinë,2005 faq.21 Dr.Ejup Sahiti “E Drejta e Procedurës Penale” Prishtinë, 1984 Faq.27 3. Dr.Faik Brestovci “E Drejta Procedurale Civile I “ Prishtinë, 2000 ,Faq.42 4. “Kodi I Procedurës Penale” , Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,I Hyr në fuqi me 1 Janar 2013 Sëbashku me Kodin penal të Kosoves . KODI Nr. 04/L-123 5. LPrK –“Ligji I Procedurës Kontestimore “LIGJI Nr. 03/L-006. Në bazë të nenit 65 pika (1) të Ku shtetutës së Republikës së Kosovës, I Hyr në fuqi me 1 Janar 2013 Sëbashku me Kodin penal të Kosoves . 1
2.
MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE
-5-
-6-
Dallimet ne pikëpamje të detyrës së gjetjes të së vërtetës Krahasimi I detyres ne pikëpamje të zbulimit të së vërtetës meriton një vend të Posaçëm.Këtë detyr e ka gjykata edhe në procedim civil dhe në atë penal ,por vëllimi dhe rëndësia e saj nuk është e njejtë në të dy lëmenjtë .Para se gjithash , në gjykimin kontestimorë gjykata vepron mbrenda suazave te fakteve dhe mjeteve provuese të cilat I’u janë paraqitur nga Palët (Parimi I shqyrtimit –neni 6 Al.1 I LPK). Materialin procedural gjykata civile nuk e mbledh sipas detyrës zyrtare ,përveçse kur është fjala për zbatimin e dispozitave të detyrueshme .Sipas po këtij Parimi ,ajo nuk merr prova mbi të gjitha faktet e parashtruara nga palët ,por vetëm mbi faktet e kontestuara. Ndryshe nga kjo, rëndësia e objektit të Procedurës penale ndikon që gjykata të kontestojë saktësishtë se a është kryer krimi dhe se a është përgjegjës Kryerësi . Prandaj në procedurën penale gjykata duhet të mbledh prova ,ne lidhje me të gjitha faktet nga të cilat varet ekzistimi I krimit dhe I përgjegjësisë penale të kryerësit ,dhe akuzën e quan të themeluar vetëm në qoftë se ka fituar bindje se janë të vërteta të gjitha faktet e tilla . Për këtë arsyeje ajo sipas detyres zyrtare I mbledh të gjitha faktet dhe provat të rëndësishme për dhënien e vendimit (Parimi I hetimit N.9 Al.1 e KPP ). Detyra e gjykatës që të konstatojë gjendjen reale (të vërteten e plotë ) quhet në shkencë parimi I së vërtetes materiale (N.9 al.1 I KPP). Në një pjesë te shkences së hershme te Procedures penale nga disa autorë, thuhet se parimi I gjykimit formal është karakteristikë Parimi I së vërtetës formale. Por që cilsohet si një pretendim I tepruar. Efekti apo ndikimi I Aktgjykimit në Procedurë tjetër Bashkëlidhur me këtë çështje,kryesor është rregulli se gjykata penale nuk është e lidhur me aktgjykimin civil me të cilin është dhënë përgjigjëje lidhur me ekzistimin e raportit juridik I cili ka rëndësi prejudiciale apo paraprake për procedurën penale .Kështu P.SH. Gjykata penale nuk është e detyruar ta marrë për bazë aktgjykimin e procedurës civile lidhur me pronësin apo martesën në gjykimin lidhur me vjedhjen apo me vepren penale të Bigamisë . Në këtë drejtim ka ndikuar aspirata e theksuar që në procedurën penale të zbulohet e vërteta materiale .Mirpo, nga ky rregull nuk mund të përfundohet në mënyr të përgjithësuar se gjykata penale I injoron aktgjykimet civile gjithmonë. Sepse Gjykata penale e merr në konsiderim vendimin civil ,nëse nuk ka arsyeje të dyshojë se me të është dhënë përgjigje e drejtë dhe e saktë lidhur me raportin jurdik ,I cili në procedurën penale paraqitet si çështje Prejudiciale (çështje paraprake ).
MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE
-6-
-7-
Sa I përket ndikimit të aktgjykimit penal në procedurë kontestimore dallojmë Tri situata : 1. Influenca (ndikimi ) e aktgjykimi penal në gjykimin civil sipas padisë nga ngjarja e njëjtë 2. Ndikimi I aktgjykimit penal në prcedurën kontestimore të vuar në veprim me padi të bazuar në ngjarjen e njejtë ; dhe 3. Influenca apo ndikimi I aktgjykimit penal si fakt Jurdik . A)Influenca (ndikimi ) e aktgjykimi penal në gjykimin civil (Procedurë Kontestimore) sipas padisë nga ngjarja e njëjtë Mund të ndodhë që paditësi në gjykatën civile të paraqesë padi të mbështetur në ngjarjen e cila më parë ka qenë objekt studimi në procedurë penale .Si I tillë është rasti me padinë me të cilën kërkohet shpërblimi për dëmin e shkaktuar nga kryerësi I vepres penale me anë të shkatërrimit të sendit apo me padinë me të cilën kërkohet kthimi I sendit të vjedhur. Sipas LPK aktgjykimit penal me të cilin I akuzuari është shpallur fajtorë për vepren penale të shkatërrimit të sendit dhe të vjedhjes e obligon me përgjigjen e tij gjykaten civile në gjykimin sipas padisë përshpërblimin e dëmit dhe kthimin e sendit. Në gjykimin civil sipas padis së ngritur nga I dëmtuari me vepren penale të abuzimit I padituri nuk mund të pretendoj se paditësit nuk Ia kan zvogluar pasurinë. Gjykata Penale është e lidhur gjithmon nga kontestimi I gjykatës civile ,ku I padituri në gjykim civil është përgjegjës per veprim apo mosveprim që I’u është ngarkuar nga aktgjykimi penal. Andaj në gjykim të till I padituri nuk mund ta kontestoj konstatimin se pikërisht ai e ka kryer verpimin e caktuar te vepres penale eas atë se është përgjegjës për veprën penale . B) Ndikimi I aktgjykimit penal në prcedurën kontestimore të vuar në veprim me padi të bazuar në ngjarjen e njejtëNë disa raste lindja dhe shuarja e një të drejte subjketive varet sipas ligjit nga fakti se a është kryer një Krim apo nuk eshte kryer .P.Sh. :Padenjësia për të trashëguar shkaktohet nga disa fakte, të cilat paraqesin vepra të dënueshme ,siç janë :Privimi nga jeta e Trashëgimënsit ,përdorja e kanosjes ,dhunës ose edhe mashtrimit me qëllim të përpilimit të testamentit . Andaj,sipas nenit 36 të LTK, trashëgimtari nuk ka të drejtë që të trashëgoj nëse e ka privuar nga jeta trashëgimlënsin .Mandje gjithashtu e humb të drejten e trashëgimit personi I cili hartuesin e testamentit me dhunë e ka detyruar që ta përfshij në testament si trashëgimtar . Kur sendi është shkatërruar me anë të vepres penale të shkaktuar me paramanedim gjykata mund te caktoj shumen e te hollave te cilen duhet t’ia paguaj dëmtuesit për demin e shkaktuar të pronarit. MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE
-7-
-8-
Aktgjykimi penal e obligon me përgjigjen e tij gjykaten civile sikurse kur me të I akuzuari shpallet fajtor ashtu edhe kur lirohet nga akuza për vepren penale që përbën çështje prejudiciale në gjykimin civil. C)Influenca apo ndikimi I aktgjykimit penal si fakt – Egzistojnë raste në të cilat lindja apo shuarja e nje te drejte subjektivevaret nga ekzistimi I aktgjykimit penal I formes së prerë që e ka përmbajtjen e caktuar. Kështu p.sh aktgjykimi penal lirues I dhënë në gjykimin e përseritur është paraparë si prezumim që I gjykuari pa faj ka të drejtë të kërkoj shpërblim të caktuar(Nen.541 I LPPuK). Mandej,aktgjykimi penal me të cilin është dënuar pala,përfaqsuesi I saj ,dëshmitari apo gjyqtari për shkak të veprës penale me të cilën këto subjekte kanë ndikuar që të jepet aktgjykimi I caktuar në procedurë kontestimore është bazë e mjaftueshme që të propozohet përseritja e gjykimit civil .(Nen.421 dhe 423 I LPK-së. Afrimi I Procedurës Kontestimore Procedurës Penale --Tendencat e zhvillimit të procedurës kontestimore në dekadat e fundit,e sidomos rritja e rolit të gjykates ,tregon një afrim të procedurës kontestimore me atë Penale. Në shkencë në lidhje me këtë flitet mbi “Penalifikimit”të procedurës Civile.Ligji ynë mbi procedurën Kontestimore në disa dispozita u afrohet dispozitave përkatëse të Kodit mbi procedurën penale. Në arsyetimin e Ligjit mbi procedurën kontestimore thuhet se afrimi I këtill e lehtëson zbatimin e dy ligjeve. Mirpo, përkundër ngjashmëris së jashtme si dhe për kundër orvatjeve shkencore të sintetizimit ,këto dy procedura mbeten lëmenj të veqantë jurdikë me objekte të ndryshme.
_______________
Po Aty, Dr.Faik Brestovci “E Drejta Procedurale Civile I “ Prishtinë, 2000 ,Faq.42-44 Dr. Borivoje Pozniq “E Drejta e Procedurës Civile” Ish Profesorë Ordinar I Universitetit të Prishtinës ,Prishtinë ,Dhjetorë 1976, Faq.91-97 3. Po Aty, Dr. Ejup Sahiti “E Drejta e Procedurës Penale” Prishtinë,2005 faq.21-22 4. Po Aty, Dr.Ejup Sahiti “E Drejta e Procedurës Penale” Prishtinë, 1984 Faq.27 -28 5. LPrK –“Ligji I Procedurës Kontestimore “LIGJI Nr. 03/L-006. Në bazë të nenit 65 pika (1) të Ku shtetutës së Republikës së Kosovës, I Hyr në fuqi me 1 Janar 2013 Sëbashku me Kodin penal të Kosoves . 6. Kodi I Procedurës Penale” , Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,I Hyr në fuqi me 1 Janar 2013 Sëbashku me Kodin penal të Kosoves . KODI Nr. 04/L-123. 7.Dr. Tihomir Vasileviq Beograd ,1971 Faq.187-205 dhe, 8. B. Markoviq,Parimi I Së Vërtetës Formale , fq.119 Parimi I Gjykimit Penal . 1
2.
MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE
-8-
-9-
BIBLIOGRAFIA Si pjesë më e rëndësishme e këtij Punimi shkencorë ka qenë hulumtimi mbi raportin në Mes të procedurës penale me të drejtën e procedurës civile. Ky punim ka mbledhur në vetvete një literaturë nga disa nga libërat e Profesorit të nderuar Dr.Ejup Sahiti Sikurse nga botimi I parë I librit mbi Procedurën penale të vitit 1984 që kishte zëvendësuar librin e vjetër të Profesorit Dr.Dimitrijeviq “E Drejta e Procedurës Penale” I përkthyer nga gjuha Serbo-kroate në Gjuhën shqipe . Në këtë Punim gjithashtu janë përmendur disa nga nenet e KPP ,LPPuK pastaj LPrK-së ,Kodi penal I Kosovës . Literatura : 1 Dr.Faik Brestovci “E Drejta Procedurale Civile I “ Prishtinë, 2000 , 2. Dr. Borivoje Pozniq “E Drejta e Procedurës Civile” Ish Profesorë Ordinar I Universitetit të Prishtinës ,Prishtinë ,Dhjetorë 1976, 3. Dr. Ejup Sahiti “E Drejta e Procedurës Penale” Prishtinë,2005 4. Dr.Ejup Sahiti “E Drejta e Procedurës Penale” Prishtinë, 1984 5. LPrK –“Ligji I Procedurës Kontestimore “LIGJI Nr. 03/L-006. Në bazë të nenit 65 pika (1) të Ku shtetutës së Republikës së Kosovës, I Hyr në fuqi me 1 Janar 2013 Sëbashku me Kodin penal të Kosoves . 6. Kodi I Procedurës Penale” , Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,I Hyr në fuqi me 1 Janar 2013 Sëbashku me Kodin penal të Kosoves . KODI Nr. 04/L123. 7.Dr. Tihomir Vasileviq “Sistem krivicnog procesnog prava SFRJ Beograd ,1981dhe, 8. B. Markoviq,Parimi I Së Vërtetës Formale , Parimi I Gjykimit Penal .
MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE
-9-
View more...
Comments