e Drejta e Azilit
September 8, 2017 | Author: Besfort Muhamed Spahijaj | Category: N/A
Short Description
eksteritorial...
Description
Lenda : E DREJTA NDERKOMBËTARE PER TË DREJTAT E NJERIUT
Tema :MBROJTJA NDERKOMBËTARE E REFUGJATËVE DHE E DREJTA E AZILIT
Prof.Dr. Enver Hasani Pr.ass. Qerim Qerimi
Punoi : Albana Gashi R-463/09 Adelina Metolli K-360/09 Mirjeta Gashi R-1053/09 Besarta Pacolli R-291-09
1
1.HYRJE 2. Problemi i Refugjatëve 3.Masat për ndihmë Refugjatëve 4.Aktet ndërkombëtare që kanë të bejnë me Refugjatë 5.Nocioni i Refugjatëve 6.Të drejtat e Refugjatëve 7. E Drejta e Azilit dhe nocioni i Azilit 7.1. Historiku i Azilit 7.2. Llojet e Azilit 7.3. Azili Territorial 7.4. Azili Diplomatik 8. Qëndrimi i shteteve ndaj Azilit Diplomatik 8.1. Qëndrimi i autorëve dhe I Gjykates Ndërkombetare ndaj Azilit Diplomatik 8.2. Diskutimet e qeshtjës së Azilit ne Kombet e Bashkuara 8.3 . Azili Diplomatik si instutucion i së Drejtës Ndërkombëtare partikulariste të vëndeve te Amerikës Latine 8.4. Qështjet kryesore që imponohen me rashtin e Azilit diplomatik 9. PËRFUNDIMI 10. LITERATURA
2
1.HYRJE
1.HYRJE
Refugjatë janë ata persona te cilet per arsye te ndjekjes, operacioneve luftarake ose rrethanave te tjera të jashtëzakonshme e kanë leshuar vendin e tyre. Në të drejtën nderkombëtare fjala azil nënkupton strehimin apo vendin qe jep siguri dhe mbrojtje nga persekutimi dhe rreziku ne pergjithësi. Problemi i refugjatëve paraqet një qeshtje te rendë humanitare ,politike , ekonomike etj.Kjo qeshtje doli ne rend te parë duke u imponuar pas Luftës së Parë Botërore dhe Revolucionit të Tetorit si dhe ne Luftën e Dytë Botërore ,por edhe sot fatkeqësishtë paraqet një ndër problemet me të rendësishme me te cilat perballet bashkësia nderkombëtare .Sot qindra e mijëra dhe miliona njerëz janë te detyruar të ikin dhe ti lenë trojet e veta per te shpetuar nga ndjekjet qe behen per arsye :kombëtare,fetare,raciale,ideologjike etj. Për mbrojtjen e këtyre refugjatëve shtetet ne mbarë botën miratuan :Deklarata, Konventa,Protokolle,Komisione Nderkombëtare të njëpasnjëshme . Shtetet u angazhuan edhe per sigurimin e ndihmave dhe per strehimin e tyre. Kurse në anën tjetër lindi frika e fluksit të madh te refugjatëve dhe azilantëve te shumtë.
3
2.Problemi i Refugjatëve Problemi i refugjtëve paraqet një qështje të rendë humanitare, politike, ekonomike etj. Problemi është imponuar pas Luftës së Parë Botërore dhe Revolucionit të Tetorit ky problem u thellua ne prag të Luftës së Dytë Botërore si pasoj e Luftës Civile në Kinë dhe Luftës Civile ne Spanje ,ndjekjes se çifutëve (hebrenjve) nga Gjermania etj.Kjo zhvendosje masive e njerzve me se shpeshti eshte pasoj e teknikes së frikësimit e të tmerrit të popullsisë civile qe zbatohet gjatë konflikteve te armatosura, agresioneve të jashtme okupimit,kryengritjeve të brëndshme etj , te cilat në thelb kanë shpesh urrejtjen nacionale ,fetare ose ideologjike . Lufta e Dytë Botërore ka ndikuar ne rritjen e refugjatëve.Komiteti I Kryqit të Kuq me 1950 llogariste se numri i refugjatëve kishte arritur afro 60 milion .Me 1959 numri i refugjatëve konsiderohej 20 milion .Agjencia e Kombeve të bashkuara për ndihme dhe punë për refugjatët palestinez në Lindje te Afërt (UNRWA) e krijuar ne 1949 per ndihmë pas luftes arabo-izraelit kishte regjistruar ne vitin 1982 1,925,726 ,refugjatë.Komiteti i Kryqit të Kuq ne fillim të vitit 1991 vlersonte 14-15 milion refugjatë .Në Ditën Ndërkombetare të refugjatëve llogaritet se janë 15 milion ne ikje per arsye politike ,ideologjike,kombetare ,fetare etj, nga Angola,Somalia,ish republikat e Jugosllavisë ,Abhazia etj.Numri i refugjatëve ne botë tash konsiderohet 44 milion.
4
Sipas Institutit ndërkombëtar të Paqes në Oslo paraqiten disa te dhëna për refugjatë në kontinente dhe disa shtete me të rëndësishme. Vendet e varfëra mbajnë barrën më të rëndë. Por ajo që nuk arrijnë të kuptojnë shumë njerëz është se në fakt janë vendet në zhvillim, dhe jo vendet e zhvilluara, ato që presin numrin më të madh të refugjatëve. Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit Irani ka qenë ndoshta vendi më mikpritës, duke strehuar rreth dy milion afganë e irakianë dhe ndihma nga jashtë ka qënë shumë e pakët.
Vendet kryesore pritëse
1. Pakistani 2m 2. Irani 1.9m Tanzania, si dhe Irani, ka strehuar një numër të 3. Gjermania 906.000 4. Tanzania 680.682 jashtëzakonshëm refugjatësh gjatë dekadave të fundit. Politika 5. SHBA 507.290 e saj e hershme e "derës së hapur" për refugjatët i shkaktoi 6. Jugosllavia 484.391 probleme të ndryshme. Kampet u militarizuan nga grupet 7. Guinea 433.139 rebele që vinin nga vendet fqinjë. Refugjatët ishin 8. Sudani 401.027 në garë me vendasit për ndarjen e burimeve të 9. RD e Kongos 332.464 pamjaftueshme ekonomike. Kur refugjatët nga 10. Kina 294.110 Ruanda lanë kampin e paanë të Ngarës në vitin 1996 ata lanë pas një zonë të shkretuar. OKB-ja e ka vështirë të gjejë donatorë për popullatat e Burimi: UNHCR 2001 refugjatëve ne kampe te strehimit. Deri në fillim të majit 1999, nga Kosova ishin përzënë rreth 730.000 shqiptarë. Prej tyre 605.000 u strehuan në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa 125.000 të tjerë në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës dhe Australisë. Po t’u shtohen këtyre refugjatëve edhe të ikurit deri më 1996, del se shovenizmi serb shpërnguli me dhunë deri në maj afro 1.000.000 shqiptarë të Kosovës ose më shumë se ½ e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve. Rreth 700.000 shqiptarë u shpërngulën nga banesat dhe shtëpitë e tyre dhe u detyruan të jetonin në rajonet malore të Kosovës në një situatë dramatike.
5
3.Masat për ndihmë Refugjatëve Projektet e para per ti ndihmuar refugjatëve I ka bërë Lidhja e Kombeve .Atëbotë krijohet Komisariati i Lartë për Refugjatë(1921).Në krye te Komisariatit është zgjedhur norvegjezi Nansen i ,njohur per pasaportën që u jepte refugjatëve (Pasaporta e Nansenit) me te cilën këta kan mundur te shkojn ne vendin e destinimit , udhëtonin jashtë shtetit dhe i mbronte nga debimi arbitrar. Pas vdekjes se Nansenit, mbrojtjae refugjatëve i lihet Sekretariatit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve ,kordirimi i ndihmes humanitare i besohet Zyrës Ndërkombëtare për refugjat te porsaformuar ,kjo zyrë veproj prej 1 qershorit 1931 deri me 31 dhjetor 1938.Me 1938 themelohet Këshilli ndërqeveritar per mbrojtjen e refugjatëve nga Austria,Gjermania dhe spanja i cili veproi deri 1947. Nga 15 dhjetori 1947 kompetencat lidhur me refugjatet kalojn ne Organizatën Nderkombetare per refugjatë(IRO) kishte per detyrë te vazhdoi punen e instutucioneve te paraluftës ,tu ndihmoj viktimave te nacizmit ,fashizmit dhe regjimeve falangiste .Punën e përfundoi me 30 qërshor 1950.Me 3 dhjetor 1949 themelohet Zyra e Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara per te mbrojtur dhe per te zgjedhur qeshtjën e refugjatëve dhe per zvoglimin e numrit te tyre.Kjo Zyrë mori dy herë Çmimin Nobel për Paqe (1954,1981). 6
4. Aktet ndërkombëtare që kanë të bejnë me Refugjatë Bashkësia ndërkombetare ka miratuar një sërë aktesh qe kanë të bejnë me refugjatë siç janë Protokolli i Hagës ,1930,Konventa për Statusin e Refugjatëve,28 korrik 1951 ,Protokolli për Statusin e Refugjatëve ,31 janar 1967. Konventa për Statusin e Refugjatëve përmban rregulla ku definohet se cilet njerëz njihen si refugjat.(neni 1);ndalohet diskriminimi i refugjatëve ne bazë te races ,fesë ose vendit te origjinës,(neni 3);parashikohet liria e fesë,(neni 4)percaktohet statusi juridik i tyre (neni 12-16) u jepet e drejta te angazhohen ne punë fitimprurse (neni 17-19) sigurohet lirija e qarkullimit (neni 26) u jepet e drejta e sigurimit te dokumenteve te identifikimit ,etj Me 1980 Asamble e Pergjithshme shprehte shqetësimin per vuajtjet njerëzore qe afektojn miliona burra,gra dhe femijë te cilet iknin ose me dhunë deboheshin nga vendi I tyre dhe kerkonin strehim ne vendet e tjera dhe gjykonte politikat dhe praktikat e regjimeve shtypse dhe raciste,si dhe agresionet ,dominimin e huaj dhe okupimin e jashtem qe janë shkaktaret kryesor të fluksit masiv të refugjatëve dhe vuajtjet e tyre . Por sipas B. Ziaran, në ministrinë e jashtme të Iranit, përpjekjet gjithnjë e më dëshpëruese të perëndimit për mospranimin e refugjatëve, do të kenë pak efekt nëse vendet perëndimore nuk u kushtojnë vemendjen e duhur krizave në fazat e tyre më të hershme. "Sepse nuk mund të kesh një ishull të begatë mes një oqeani mjerimi e dëshpërimi." " "Herët a vonë muret e sigurisë nuk mund të mbahen më. Njerëzit do ta gjejnë mënyrën për të gjetur çarje në këtë mur." Ne vitin 1981Asamblea e Pergjithshme vendosi te krijoj nje grup prej 17 anëtaresh per te shqyrtuar fluksin e madh te refugjatëve .Ky raport i perfunduar i grupit u shqyrtua nga Asamblea e Pergjithshme dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut ne sesionin e 41 te saj 1986 ne te analizoheshin rrethanat qe shkaktojn fluksin e refugjatëve . Grupi propozonte ti ftoj shtetet : A).Te rezervohen nga krijimi ose te kontribojn ne shkaktimin e faktorve qe mund te nxisin fluksin masiv te refugjatëve. B).Qe te pranojn te drejtat civile ,politike , ekonomike sociale dhe kulturore dhe te permbahen nga mohimi i tyre dhe nga diskriminimi. C).Te lehtësojn kthimin e tyre vullnetar dhe te sigurt ne shtepit e tyre dhe te marrin kompenzim adekuat nese nuk kthehen . 7
UNHCR eshte agjencia e Kombeve te Bashkuara per refugjatet(United Nations High Commissioner for Refugees)-Komisariati I Larte I Kombeve te Bashkuara per Refugjatet. Agjencia u krijua nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ne 1950 dhe filloi te operoj ne janar te 1951. Ne baze te mandatit te dhene nga Organizata e Kombeve te Bashkuara UNHCR ka per detyre qe te siguroje dhe koordinoje mbrojtje internacionale dhe asistence materiale refugjateve dhe kategorive te tjere te personave te cilet jane ne competence te saj,duke u impenjuar ne kerkimin e zgjidhjeve afatgjata ne lidhje me gjendjen e tyre dramatike.
Personat te cilet perfitojnë nga mbrojtja e UNHCR janë: 1) refugjatet (Konventa e 1951) 2) te kthyerit 3) azilkerkuesit 4) personat pa shtetesi 5) te zhvendosurit brenda perbrenda
5. Nocioni i Refugjatëve Refugjatë janë ata persona tëcilet për arsye të ndjekjes,operacioneve luftarake ose rrethanave te tjera të jashtëzakonshme e kanë leshuar vendin e tyre . Sipas konventes Afrikane “termi refugjatë’ duhet te aplikohet gjithashtu ndaj çdo personi I cili per shkak te agresionit te jashtem,okupimit dominimit te jashtem ose ngjarjeve serioze qe kanë prishë rendin publik,eshte I detyruar ta braktisë vendbanimin e tij.” Cilësi e perbashket e te gjithë personave qe konsiderhen refugjatë është: a).Se kanë nevoj të ngutshme per mbrojtje dhe ndihmë nderkombëtare, b).Se janë jashtë vendit të tyre dhe c).Se kanë frikë nga ndjekja,nuk janë ne gjendje tu drejohen autoriteteve te tyre per ndihmë. Aktet e ndryshme nderkombëtare precizojnë qartë se refugjatë nuk konsiderohen assesi personat per te cilet ka arsye te mendohet se kanë berë krim kundër paqes,krim lufte ose krim kunder njerzimit.
8
Deklarate e Kartagjenes (1984) Sipas kesaj deklarate refugjat jane ata te cilet largohen nga vendi i tyre sepse jeta,siguria apo liria e tyre eshte e kercenuar nga dhuna massive,nga nje sulm i huaj,nje konflikt i brendeshem,shkelje massive te te drejtave te njeriut ose prishje te rendit public. Konventa OUA Eshte Konventa e cila rregullon ane te vecanta te problemeve te refugjateve ne Afrike,adoptuar ne 1969 nga Organizzazione dell Unita Afrika(OUA) qe duke njojtur Konventen e ONU te 1951 si “instrumenti baze dhe universal ne lidhje me statusin e refugjateve”. Konventa e Gjenevës - Përkufizimi i konceptit të refugjatit “Çdo person që ndodhet jashtë vendit të kombësisë së tij për shkak të një frikë të qënësishme se persekutohet për arsye të racës, fesë, kombësisë, anëtarsisë në një grup të veçantë shoqëror ose politik, dhe nuk mundet ose nuk është i gatshëm të pranojë mbrojtjen e atij vendi”.
6. Të drejtat e Refugjatëve -E drejta e zgjedhjes së vendqandrimit , -E drejta e qarkullimit të lirë, - E drejta e bashkimit në shoqata dhe sindikata profesionale, -E drejta e marrjes së dokumentit te identifikimit dhe të udhëtimit në shtetin ku gendët.
7. E Drejta e Azilit dhe Nocioni i Azilit Me fjalen''AZIL'' nenkuptoim strehim apo vendim qe jep siguri dhe mbrojtje nga persekutimi dhe rreziku ne pergjithsi. Apo te drejten qe nje shtet i jep nje individi te strehohet , kur ne vendin e tij do te persekutoj per arsye politike. Ndersa sa i perket nje fjalori te njohur juridik me fjalen "AZIL''nenkupton shenjetoren apo vendin e strehimit dhe te mbrojtjes ku kriminelet dhe borgjlinjet gjejne strehim dhe nga ku nuk mund te nxirren pa sakrelegj. Me kete term ky fjalor nenkupton strehimin ,ikjen dhe mbrojtjen 9
nga dora e drejtesis. Autoret e njohur te se drejtes nderkombetare me ''AZIL''nenkuptoin mbrojtjen qe nje shtet u ofron personave qe nuk jan shtetas te tij .Jeta ,liriambrojtjen qe nje shtet u ofron personave qe nuk jan shtetas te tij .Jeta ,liria e te cileve eshte ne rrezik per shkak te akteve ,kercenimeve ose ndjekjeve te autoriteteve te shtetit tjeter . Sipas O'CONNELL-IT termi ''azil'' perdoret per te shenuar strehim ne misione te jashtme ne konsullata ose ne bordin e anijeve te huaja me qellim qe ti ikte juridiksionit te autorizimeve lokale. Ndersa GREIG e perkufizon azilin si nocion qe pergjithsisht kuptohet ne kontekst te ''AZILIT POLITIK''ku i huaji kerkon qe t'i lejohet hyrja ose te mbetet ne ate shtet , per shkak se do te perballet me ndjekje (persekutim)politik ne qoft se do te detyrohet te kthehet ne shtetin e tij.Po ashtu autoret sovjetik te drejten e azilit e perkufizojn si te drejte te shteteve t'u japin strehim personave qe i jane nenshtruar ndjekjes ne shtetin e tyre per shkak te bindjeve te veta polotike . Rezoluta e institutit te se drejtes ndekombtare ,e miratuar me 1950, azilin e perkufizon ne kuptim te gjere ''si mbrojtje qe nje shtet ne territorin e vet ose ne njevend te varur nga ndonje organ i tij nje individi qe ka ardhur per te kerkuar”. Autori indian''HINGORANI'' azilin e perkufizon si strehim te i dhene (ofruar)nga nje shtet, shtetasve te shtetit tjeter per shkak te frikes nga persekutimi per shkak te races, fes,bindjeve ose veprimtaris se tij politike. Nga keto perkufizime del se me AZIL nenkuptohet e drejta qe i jepet nje personi te hje ,te qendroi dhe te gezoi mbrojtje ne vende qe jane jshte juridiksionit te shtetit te cilit i takon e drejta e strehimit qe kan personat e persekutuar ose te denuar per arsye politike ,jeta ose liria e te cileve nuk i nenshtrohen eekstadimit e as dorezimit te autoriteteve vendase.
7.1.Historiku i Azilit AZILI-njihet qe nga antika . Eahte praktikuar ne INDI ,GREQI DHE NE ROMEN E VJETER. Gjate mesjetes Azili kerkohej ne kisha ,por edhe sot shum popuj vazhdoin t'i konsideroin vendet e shenjeta si te paprekshnme . Per kete arsye personi i ikur i cili strehohet ne lokalet e misionit diplomatik u ka ikur autoriteteve te pushtetit lokal.
7.2. Llojet e Azilit
Kërkesat për azil, viti 2000
Gjermania SHBA Britania Hollanda Belgjika Franca Kanadaja Australia
117.650 91.600 75.680 43.900 42.690 38.590 34.250 19.400 10
Nder llojet e azilit sipas dokumenteve te ndryshme dhe autoreve te se drejtes nderkombtare jane: AZILI TERITORIAL dhe AZILI DIPLOMATIK Me 'azil territorial' apo azil te brendshem nenkuptohet strehimi qe nje shtet i jep nej shtetasi te huaj apo nje personi pa shtetsi ne territorin e vet ,po qe se eshte i ndjekur per arsye polotikedhe e ka jeten ose lirin e vet ne rrezik ne shtetin nga i cili ka ikur. Ndersa 'AZLILI DIPLOMATIK' i quajtur azil eksteritorial eshte strehim qe nje shteti jep te ikurit nje vend qe jane jasht juridiksionit te autoriteteve vendore me qellim qe t'i ikejuridiksionit te autoriteteve. KONVENTA E HAVANES PER AZILIN(1928) në nenin(1) dhe(2) përcakton se azili diplomatik mund të jepet me legata , në anije luftarake,në kampe ushtarake dhe në aeroplan ushtarak.
7.3. Azili Territorial Azili territorial eshte institut i se drejtes se pergjitheshm nderkombetare. Ky institut eshte krijuar si rregull zakonore ne kohen kur disa shtete ju jepnin azil (strehim) territorial te perndjekurve politike.E drejta e azilit eshte paraqitur ne fund te shekullit te XVIII-me Deklaraten e Konventit francez te 29 dhjetorit 1791.Kushtetuta franceze e vitit 1793 ne (nenin 120) parashihte se Franca ‘’ do t’u jape azil te huajve qe jane te ndjekur nga vendi i tyre per angazhim liridashes apo me mire te themi per kauzen e lirise’’.Ndersa e drejta e azilit u pranua si e tille per her te pare ne marrveshjen ne mes te Frances dhe Suedise per ekstradim ne te cilen proklamohej parimi i mosdorzimit te ‘’delikuenteve politike’’.Azili territorial me vone u be objekt I rregullimit te ligjeve te brendshme,ndersa tani shumica e vendeve e kane te prashikuar me kushtetute p.sh kemi rastin ne Kushtetuten e Italise e vitit 1947 (neni 10),Kushtetuta e RF te Gjermanise (neni 16 paragrafi 2),Kushtetuta e Spanjes e vitit 1978 (neni 13 paragrafi 3,4). E drejta e azilit territorial nuk eshte e drejt personale edhe pse ka tendenca qe te futet ne te drejtat njerzore. Azili territorial bazohet ne kopetencen qe ushtron shteti mbi territorin e vet,ne baze te se ciles ai jo vetem qe mund te lejoj hyrjen e te huajve por mund t’u ofroj edhe mbrojtjen e tyre perderisa ata gjenden brenda territorit te atij shteti.Kjo me se miri vertetohet ne deklaraten per azilin territorial te cilen e ka miratuar Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara me 14 dhjetor 1967 ku ne kete deklarat thuhet se azili jepet nga shtetet ‘’ne sendertim te sovranitetit te vet (neni 1)’’.Deklarata e Kombeve te Bashkuara perserite shume qarte dispozitat e Deklarates se Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut net e cilen thuhet:’’Ne raste ndjekjeje qdo person ka te 11
drejte te kerkoje azil dhe ta fitoj ate ne secilin vend(neni 14)’’.Po ashtu edhe Deklarata per te drejtat dhe detyrat e njeriut e vitit 1948 thote:’’se qdo person ka te drejt ta kerkoj dhe ta fitoj azilin ne territorin e jashtem’’.Edhe Konventa Amerikane per te drejtat e njeriut (neni 22) thote :’’se qdo person ka te drejt te kerkoj dhe te fitoj azilin ne territorin e huaj ne pajtim me ligjet e shtetit dhe konventat nderkombetareedhe nese ka kryer ndonje veper penale ‘’.Gjithashtu edhe ne Karten Afrikane per te drejtat e njeriut dhe te popujve e vitit 1981 thuhet :’’qdo individ qe eshte I ndjekur ka te drejte te kerkoj dhe te fitoj azil ne vendet tjera ne pajtim me ligjet e tyre dhe me konventat nderkombetare (neni 12)’’. Nje gje shum e vertete eshte se shtetet jane ato qe I japin ose refuzojne ti japin azil qdo individi,ku nga kjo del se e drejta e azilit eshte e drejt e shtetit dhe jo e drejt e individitmirpo edhe perkunder kesaj shtetet kane dhene qdohere azil kur ka qene e domosdoshme.Keshtu kemi p.sh Anglia me 1958 ka mbrojtur qendrimin se azili do te pranohet ne qdo rast kur ka arsye te supozohet se refuzimi I dhenies ka per te pasur per rezultat kthimin e te ikurit ne vendin ku ai per shkak te bindjes politike apo races ,fese do ta kete jeten ne rrezik ose lirin ne rrezik ose do te ndiqet apo ti behet jeta e pamundshme.Shtetet nuk guxojne ti kthejne te ikurit ne vendin nga I cili kan ikur dhe ku u kanoset rreziku nga ndjekja , kjo eshte e cekur edhe ne disa dokumente nderkombetare Kushtetuten e Organizates Nderkombetare per Refugjate IRO,1948,Konventen per Statusin e Refugjateve 1951, Konventen per Poziten Juridike te Personave pa Shtetsi 1954 etjj.Por ne rastin kur shteti nuk do te jape azil rekomandohet mundesia e lejimit apo qendrimit te perkohshem te personit te ndjekur,ne menyre qe ti behet e mundeshme te siguroje pranimin ne nje shtet tjeter (neni 3,paragrafi 3, I Deklarates per Azilin Territoial).
7.4 Azili Diplomatik Azili Diplomatik u krijua si rezultat I krijimit te misineve te perhershme diplomatike te shekullit XVI ,ndersa arsyetimin juridik e ka gjetur ne teorine e eksterritorialitetin e misioneve diplomatike ne baze te se ciles lakalet e misoneve konsideroheshin te perjashtuara nga juridiksioni territorial.Azili Diplomatik eshte trajtuar ne praktike ne menyra te ndryshme.Disa autore te se drejtes nderkombetare ,shtete dhe regjione I jane qasur ne menyra te ndryshme p.sh perderisa Groci e konsideron si koncesion e jo si qeshtje te se drejtes nderkombetare ,Vattelli thote se ky paraqet nje kufizim te padrejt te sovranitetit territorial 12
te shtetit.Ne lidhje me kete permendet rasti ‘’Springer case’’qe ka ndodhur ne Stokholm me 1747, ku anglezet pohonin se eshte e padiskutushme se rezidenca e perfaqsusve te jashtem duhet te gezoje te drejten e dhenise se azilit perderisa kjo e drejt nuk hiqet me marrveshjet dypaleshe. Qeveria suedeze perkundrazi e mohonte kete ku kjo sjelli edhe terheqjen e perfaqsusve te ketyre shteteve ne Stokholm dhe ne Londer.Azili diplomatik e humbi karakterin e pergjithshem ne shek XIX edhe perkunder kesaj ai ende vazhdon te praktikohet ne disa shtete e sidmos ne Ameriken Latine.Prej atehere pranohet se I ikuri ne mision diplomatik eshte ne territorin e shtetit ku eshte kryer kundervajtja edhe mbi kete shtrihet pushteti I organeve te shtetit territorial.Qdo qendrim I kudert qe do te ishte ne favor te azilit diplomatik do te ishte mohim I sovranitetit te atij shteti e kjo do te ishte ne kundershtim me parimet e te drejtes nderkombetare.
8. Qendrimi i shteteve ndaj azilit diplomatik
Gjate shekullit XX shume shtete jo latono-amerikane jane deklaruar kunder njohjes te se drejtes se azilit diplomatik.Foreign office britanik me 1913 dhe 1914 mbante qendrim duke pasur parasysh praktiken e kaluar se strehimi I te ikurve politik do t eperdoret vetem ne ‘’raste te jashtezakonshme’’ dhe duhet praktikuar vetem ne rast te ‘’rrezikut te ngutshem ose imanent’’dhe kur eshte I diktuar nga kerkesat e ngutshme humanitare.Dhenia e azilit arsyetohej me ate se qdo kush eshte I thirrurqe te beje ndonje akt humanitare por pa e lidhur me te drejten e azilit.Ne lidhje me azilin diplomatik po thuajse shumica e shteteve kane shprehur qendrime negative. Me 1927 BRSS kishte shpalle se misionete huaja diplomatike ne territorin e tij nuk mund t’u jepnin azil personave kunder te cileve ishte leshuar fletearresti nga organet kompetente. Edhe Qeveria e SHBA-ve,me 1930 kishte shprehur qendrim negativ ndaj azilit diplomatik.SHBA-te kane nenshkruar Konventen e Havanes per dhenien e azilit disa delikuenteve politike,por e ka rezervuar te drejten per te mos pranuar te ashtuquajturen ‘’doktrina e azilit’’ si pjese e se drejtes nderkombetare kurse me vone ka refuzuar te nenshkruaj konventat e mevonshme per azilin diplomatik (Montevideo 1933,Caracas 1954). India gjithashtu eshte shprehur kunder azilit diplomatik.Ne nje leter te qeverise me 30 dhjetor 1967 derguar misoneve te huaja dhe Commowealth-it,qeveria e Indise ua terhiqte verejtjen se nuk ua njeh ketyre misoneve te drejten t’i japin azil cilitdo person apo personave ne lakoalet e tyre.Dhenia e azilit eshte e sigurt ,nuk hyn brenda qellimeve te misoneve diplomatike per kete edhe qeveria e Indise pret qe misonet diplomatike ta respektojne kete praktike,si dhe qeveria e Indise i lute keto misone qe neqoftese marrin ndonje kerkes per azil ose strehim te perkohshem qe ta refuzojne dhe ta informojne 13
Ministrine e Puneve te Jashtme.Disa nga shtete nuk ishin konsekuente p.sh me 1726 ministri spanjoll i financave dhi i puneve te jashtme Duka Riperda kishte fituar azil ne ambasaden britanike ne Madrid.Ai me vone ka qene i nxjerre me dhune nga lokalet e ambasades,i jane marre disa letra me vlere dhe eshte arrestuar nga ushtaret spanjolle edhe perkunder protestave britanike.Dhe ky akt nga ana e qeverise britaneze eshte konsideruar si akt i shkeljes te se drejtes nderkombetare ku pas kesaj,perfaqesusi diplomatik iAnglise e ka leshuar Madridin dhe jane nderprer mardhenjet diplomatike ndermjet dy shteteve dhe ne fund pasi qe Spanja kishte refuzuar qe te jape qfardo satisfakcioni apo qe te bej demshperblimin e domosdoshem,Anglia i shpalli lufte.Nje tjeter rast eshte edhe aii me 1873 ku gjenerali Serrano kishte ikur ne ambasaden britanike ne Madrid, ndersa ministri i SHBA-ve ne Madrid e njoftonte sekretarin shtetror Fish se azili diplomatik ishte nje praktike konstante ne Spanje(1875).Gjate luftes civile ne Spanje numri i te ikurve ne ambasada te huaja kalonte mbi 4000 veta.India po keshtu i kishte dhene azil mbretit te Nepalit Tribhuvan 1950.SHBA-te i kishin dhen azil kaardinalit te Mindsenti ne Budapest ku qendroi per 15 vjet e qe eshte shenuar si qendrimi me i gjate (1956-1970) kur edh eju lejua qe ta leshoj Hungarin e te vendosej ne Rome, poashtu SHBA-te i kishin dhene azil ne Nju Dehli vajzes se Stalinit Svetlanes.Ne nje analize te hollsishme te nje studjusi tregohet se Britania e Madhe ka dhene azil ne ambasadat e saj ne 30 raste,kurse SHBA-te ne 50 rate qe tregon se dhenia e azilit nuk varet tersishte nga faktori juridik.me 1944 kryeministri i Hungarise Kalaj kishte fituar azil ne ambasaden e Turqis,ndersa me 1945 bullgari Petkov kishte fituar azil ne ambasaden britanike etj....Mirpo disa nga keto raste jane shoqruar edhe me probleme serioze.Keshtu, Franko i kishte nderprere mardheniet diplomatike me Kilin per shkak te refuzimit qe t’i kthente 17 veta te strehuar ne ambasaden e saj te cileve u kishte mundesuar qendrimin ne vend te sigurt.Pas strehimit te Nagy-t ne ambasden jugosllave,dy vende kishin lidhur marrveshje per njohjen e azilit,por fleteshimi nuk ishte siguruar deri ne kufirin jugosllav por deri ne Rumani kur me vone e burgosen dhe e ekzekutuan.Vetem ne ambasaden e Suedise kishin kerkuar dhe gjetur mbrojtje afer 100 veta per te cilet behej perpjekje qe t’ju sigurohej fletleshimi. Qeveria e Suedis kishte protestuar per veprimet e Kilit sepse konsideronin se ishin shkelur rregulla e pergjithshme per paprekshmerin e perfaqsusve diplomatik.
Qendrimi i autoriteteve dhe i Gjykates Nerkombetare ndaj azilit diplomatik Rastet e ngjashme dhe te mjaftushme per te krijuar serine e precedenteve qe do te sherbenin per krijimin e rregulles se pergjithshme te se drejtes nderkombetare per njohjen e institucioneve te azilit diplomatik jashte vendeve te Amerikes latine nuk jane te mjaftushme per krijimin e precedenteve qe do te deshmonte se praktika e pergjithshme e cila eshte pranuar si e drejte.Sipas disa autorve azili diplomatik nuk eshte i pranuar ne re drejten e pergjithshme nderkobetare mirpo sipas tyre azili mund te jete:a)si mase e perkoheshme kur individi 14
eshte i rreikuar fizikisht;b)ne qofte se egziston zakoni lokal i pranuar gjate qe lejon azilin e tille;c)ne qofte se azili i eshte lejuar me ndonje marrveshje speciale qe ka te beje me delikuente politikShume shpesh ndodhe qe egziton baza juridike per dhenie te azilit diplomatik(marrveshje speciale ose zakoni regjional),mirpo mund te kete edhe arsyje humanitare,politike e shum te tjera qe mund ti shtyejn shtet qe t’ju jepin azik te ikurve politike.Mirpo nese shteti azildhenes refuzon qe te beje dorzimin e te ikurit,shteti territorial mund ta nxjerr nga aty vetem me dhune duke cenuar keshtu iminitetin e lokaleve diplomatike me shtetin azildhenes mirpo te dyja keto konsiderohen si masa ekstreme.Megjitheate ka shume paqartesi ne lidhje me azilin diplomatik,por ne Evrope. Gjykata Nderkombetare e Drejtesise i eshte shmangur diskutimit te konceptit te azilit ne te drejten nderkombetare te pergjithshme,por disa nga gjyqtaretsi Alvarez,Read,Azevedo kete qeshtje e permendin jo ne menyre te drejteperdrejt mirpo terthorazi ne mendime te ndara.Gjyqtari Alvarez kishte shkruar se azili diplomatik nuk eshte rregull zakonore e se drejtes nderkombetare amerikane edhe pse egziston nje praktike apo metode ne zbatim te azilit te cilave u jane permbajtur vendet Amerikane Latine dhe qe jane:1)azili jepet ne raste te kundervajtjeve apo delikteve politike e jo krimineleve te thjeshte;2)azili jepet ne pajtim me te drejten dhe zakonet e shtetit ku ndodhet i ikuri,qe eshte e mireseardhur kur qmohet a eshte veper e bere apo veper politike apo krim i thjeshte;3)shteti territorial munde te kerkoj largimin e refugjatit nga territori i vet kurse shteti tjeter mund te kerkoj nga shteti i meparshem t’ia mundesoj refugjatit ta leshoj vendin i sigurt; dhe 4)shteti i cili ka dhene azil ndonjehere mund te kerkoj qe t’i jepet refugjatit fleteleshimi.Gjyqtari Read kishte zhvilluar tezen per domosdoshmerin e egzistimit te rregullave qe lejojn azilin diplomatik per kundervajtje politike,ndersa gjyqtari Azevedo kishte shkuar edhe me larg duke thene se qellimi i azilit eshte ‘’jo vetem te mbronte jeten,por sidomos te ruante lirin kunder qdo lloj te presekutimit’’qe nenkuptohen ‘’rastet e kundervajtjeve politike te cilat,sipas natyres se tyre nuk i nenshtrohen vlersimit gjyqesor’’.
8.2. Diskutimet e qeshtjës së Azilit ne Kombet e Bashkuara Rreth çështjes së azilit diplomatik është diskutuar edhe në Komitetin e Pestë të Kombeve të Bashkuarë të vitit 1975, me ketë rastë janë lutur të gjitha shtetet pjesëmarrëse të përgatisnin qëndrimet e tyre rreth azilit diplomatik,mirëpo në mes këtyre shteteve janë shfaqur mjaftë kundershtime sidomos sa i përket çështjes se a duhet të lejohet azili diplomatik ose jo? Kjo çështje u aktualizua pas ngjarjeve në Kili,kurse në rend dite të Kombeve të Bashkuara hyri me kerkesën e Australisë.Me rezoluten 3321 (XXIX) të 14 dhjetorit 1974, u 15
vendos që çeshtja të diskutohet në sesionin e tridhjetë të Asamblesë së Pergjithshme. Shumë shtete sidomos ato latino-amerikane por edhe disa tjera si Australia, Gana etj, mendonin se azili diplomatik është institucion i së drejtes ndërkombëtare të përgjithshme dhe duhet kodifikuar duke u mbështetur në parimet e njohura të së drejtës ndërkombëtare partikulariste (regjionale) dhe në praktikën latino-amerikane. Keto shtete azilin diplomatik e arsyetonin, me faktin e pasigurisë politike të botës së sotme edhe sepse azilin diplomatik duhët pranuar sidomos për shkaqe humanitare. Për dalllim nga shtetet e lartëpërmendura shumica e vendeve të Evropës Perëndimore por edhe disa të tjera, e mohonin ekzistimin e azilit diplomatik jashtë, Amerikës-Latine, dhe ishin kundër kodifikimit të tij në shkallë botërore. Këto shtete thonin se azili diplomatik nuk ekziston jashtë hapsirës së Amerikes-Latine dhe se nuk është i pranuar në të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme, se azili diplomatik është përzierje në punët e brendshme të shtetit territorial dhe paraqet cenimin e sovranitetit territorial të shtetit dhe se nuk është në pajtim me Konventën e Vjenës për Marrëdheniet Diplomatike të vitit 1961 e cila parasheh se lokalet e misionit diplomatik nuk duhet të përdoren në kundërshtim me funksionet e misionit. Këto shtete thonin se azili është i bazuar në iden për eksterritorialitetin i cili tashme ishte i braktisur. Këto shtete mendonin se dhënia e strehimit të përkohshëm në rrethana të jashtëzakonshme nuk do të thotë njohje e institucionit të azilit diplomatik. Në këtë seancë gjithashtu objekt diskutimi kanë qenë edhe tema tjera si p.sh: a është shteti azildhënës apo shteti kompetent për kualifikimin e kundervajtjes politike; çeshtja e shfrytëzimit të safe-conduct (fletëleshimit); çështja e përcaktimit të rrethanave të jashtëzakonshme etj. Pasi që qëndrimet e shteteve ishin të ndryshme Asambleja e Pergjithshme e shtyu këtë seancë në afat të pacaktuar duke pranuar në mënyrë implicite se shumica e shteteve janë kundër zgjerimit të institucionit të azilit diplomatik në shkallë botërore.
8.3.Azili diplomatik si institucion i së drejtës ndërkombëtare partikulariste të vendeve të Amerikës Latine Amerika Latine ka qenë regjioni ku azili diplomatik ëhtë praktikuar më së shumti dhe ku është shënuar zhvillimi më i madh konvencional. Me 1865 përfaqësuesi amerikan në Peru i kishte dhënë azil gjeneralit Canseco. Trupi diplomatik ishte pajtuar se azili mund ti jepej më shumë rezervë derisa azilkërkuesi të siguroj mundësi tjera të mbrojtjes. Disa muaj më vonë katër ministra, për të cilët kërkohej arresti, kishin kërkuar azil në legaten Franceze, ku i ngarkuari me punë i kishte pranuar dhe kishte refuzuar ti dorëzonte. Ministri francez i punëve të jashtme Druen de Li e kishte miratuar plotësishtë veprimin e përfaqësuesit të tyre, duke thënë se e drejta e azilit është plotësishtë në ndjenja humanitare. Diskutimet për çështjen e azilit diplomatik kanë vazhduar për afro dy vjet, ministri i punëve të jashteme i Perus kërkoi anulimin e të drejtës së azilit, këtë e perkrahte edhe përfaqësuesi amerikan Hovey, idet e të cilëve mbeshteteshin në mësimet e dy autorëve të drejtës ndërkombëtare (Ëheaton,Ëoolsey). Mirëpo këta nuk arritën ti bindin edhe përfaqësuesit tjerë të vendeve të latino-amerikaneve. Në favor të azilit diplomatik u vunë autorët e njohur të së drejtës ndërkombëtare në mesin e të cilëve edhe Pradider-Fodere dhe Calevo i cili thoshte "Ne pranojmë se gjatë trazirave dhe kryengritjeve në ndonjë vend, hotelet e përfaqësuesve diplomatikë mund dhe duhet tu japin strehim dhe mbrojtje përsonave politik, të cilët rreziku për jetë i shtynë që pëkohëishtë të skajohen dhe të kërkojnë strehim, por ai vazhdon 16
më tutje thotë se është në kundërshtim që eksterritorialiteti të shtrihet edhe në persona që janë akuzuar për krime të thjeshta. Për fajtor të tillë azili diplomatik nuk mund të ekzistoje". Me 1891 kryetari i Kilit, Balmaceda, ktu mujsh me ja vnu foton e Blameceda nga frika prej dhunës së turmës kishte kërkuar azil në legaten e Argjentinës, kurse anëtarët e familjes së tij dhe një numër i zyrtareve në legaten amerikane. Qeveria e Kilit kishte protestuar por përfaqësuesi amerikan kishte refuzuar ti dorëzonte të ikurit derisa u është dhene fleteleshimi.Më 1915 kryetari i Haitit, Guillaume Sam, ktu mujsh me ja vnu foton e Guillaume Sam kishte kërkuar azil në ambasaden e Frances, prej nga e ka nxjerrë dhe e ka bere copa-copa turma e tërbuar. Azil diplomatik përveq vendeve latino-amerikane kanë dhënë edhe shtetet si: Suedia, Italia, Franca, Knada etj, që tregon qarte se azilin diplomatik në Amerikën Latine e praktikonin jo vetëm misionet e shteteve latinoamerikane, por edhe të misioneve te shteteve të tjera. Edhe ish Jugosllavia pas grushteshtetit në Brazil me 1964 ju dha azil diplomatik 17 politikanve brazilian. Me 1954 shtetet amerikane kanë nënshkruar Konventë Për Azilin Diplomatik, me të cilin definitivishtë është kodifikuar azili diplomatik që i takonte të drejtës zakonore latino-amerikane. Kodifikimi i azilit diplomatik ka qenë i inspiruar nga jo stabiliteti politik i vendeve të Amerikës Latine, ku revulucionet, grushtshtetet dhe ndrrimet e strukturave në pushtet ishin shumë të shpeshta, që kishte për pasojë që "Qeveritarët e sotëm mund të beheshin refugjatë nesër, ndërsa refugjatët e sotëm mund të beheshin qeveritarët e nesërm". Në Ameriken Latine diskutime të ashpera ka shkaktuar rasti i Kolumbisë dhe i Perusë rreth azilit që i është dhënë Kryetarit të Partisë Apriste të Perusë Victor Haya de la Torre në ambasaden e Kolumbisë pas dështimit të kryengritjes kundër qeverisë peruane (3 janar 1949). Në nëntor të vitit 1948 Manuel Odria morri pushteti dhe Haya de la Torre u detyrua të strehohej në ambasaden Kolumbiane në Lima, ku edhe qëndroi per 5 vite. Ambasadori i Kolumbis Etchevarria Cortes i kishte dhenë azil politikanit peruan duke u bazuar në nenin 2 të Konventes së Havanes: për këtë ai kishte informuar autoritetet peruane dhe kishte lëshuar fletëlëshim për evakuimin e të strehuarit duke e kualifikuar si të ikur politik. Qeveria Peruane kërkoi nga Kolumbia që Torre ti dorrëzohej autoriteteve vendase duke e kualifikuar si "kryes të deliktit të thjeshtë e jo si të ikur politik të përshtatshëm që të fitoj azilin diplomatik", kërkesën e Perus e refuzoi Kolumbia duke theksuar se të ikurit i cenohej liria e jetës. Në lidhje me këtë rastë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësis me 20 nëntor 1950 ia mohoi Kolumbisë të drejten të vendos vetëm, për azil. Sipas gjykatës Kolumbia nuk ka mundur të provoj ekzistimin e zakonit sipas së cilës i lejohej të vendoste vetë për azilin e Haya de la Torres por as Peruja nuk kishte mundur të provoj se Torre është kriminel i thjeshtë. Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare së Drejtësis shumë shtete latino-amerikane dhe shumë juristë kishin vërrejtje të shumta lidhur me vendimin e gjykatës për rastin e Torres. Këtu vlen të permendet mendimi i profesorit Velasco i cili tha se nëse azili lihet në dorë të shtetit territorial të bëje kualifikimin e deliktit atëherë "institucioni i azilit diplomatik do të zhduket". Pas paknaqësive të mëdha dhe kritikave të ashpëra me 28 mars 1954 u nënshkrua Konventa e re për azilin diplomatik Konventa e Caracas e cila përcaktoi kriteret më të qarta dhe më të sigurta për këtë. Konventa shprehte në nenin (4) se "i takon shtetit azildhënës kualifikimi i natyrës së deliktit ose të motiveve të persekutimit" mirrëpo në neni (9), konventa parasheh se funksionari që merr vendimin për azil duhët ti marrë parasyshë informatat e qeverisë territoriale që i ofron në lidhje me personin që kerkon azil. Pas marrjes së vendimit të gjykatës Kolumbia i është drejtuar përsëri po asaj gjykate duke bërë "kërkesë për interpretimin e vendimit të 20 nëntorit 1950 duke kërkuar që gjykata të 17
deklarohet: 1) se a ka qenë kualifikimi kolumbian i deliktit korrekt dhe 2) a duhet dorëzuar të ikurin e Perusë, në qofte se ajo e kërkon. Me 27 nëntor 1950, gjykata e ka hedhur poshtë këtë kërkesë, por pas kërkesës së Perusë për ekstradimin e të ikurit me 13 qershor 1951 gjykata merrë një vendim tjetër sipas së cilit:1) azili duhët të ndërpritet: 2) Kolumbia nuk është e detyruar që ta bëje ekstradimin: dhe 3) nuk ka kundërthënje ndërmjet këtyre dy vendimeve, meqë dorëzimi nuk është rrugë e vetme për përfundimin e azilit. Gjykata deklaroi shprehimisht se azili diplomatik është "mase paraprake për mbrojtjen e përkoshme të të ikurit politik". Gjykata urdhëroi të dya palët që të gjejnë një kompromis mes vete por pa u dëmtuar asnjë pale. Më 22 mars 1954 u nënshkrua marrëveshja e Bogotës e cila kishte karakter thjeshtë politik, në këtë mënyrë Haya de la Torres iu përfundua azili dhe u dorrëzua në duart e qeverisë Peruane, kurse këta si përgjigjje po të njëjten ditë, kanë vendosur ta përzënë jashtë shtetit. Victor Haya de la Torre ka lindur në Trujllo, Peru me 22 shkurt 1895, ishte themelues dhe udhëheqës i Aleancës Revolucionare Amerikane (Psa), teoricien kryesor i Aprimisio dhe tre herë kandidat presidencial (nga vitet 1930 dhe 1960), por asnjeher nuk arriti të marre mjaftueshëm vota për tu bërë kryetar. Shumica e jetës Haya de la Torresit i ka kaluar nëpër burgje, në mërgim ose i fshehur nga policia. Pas debimit nga shteti ai jetoi n Ameriken latine dhe në Evropë deri me 1956 , kur ai u lejua të kthehet në Peru, ishte koha kur partia e tij erdhi përsëri në pushtet. Një muaj para vdekjes partia e tij njoftoi se ai do të jetë kandidati i tyre presidencial mirrëpo ai vdiq, me 2 gusht 1979, në moshën 84 vjeqare, ai është i varrosur në varrezat e Miraflores në vendlindjen e tij, nën një shkemb që mvaret mbishkrimin "Këtu qendron e Lehta".kta ku dush vnoja ku shkrun haya de la torre
8.4.Çeshtjet kryesore qe imponohen me rastin e azilit diplomatik Çështjet kryesore që imponohen me rastin e azilit diplomatik, e që janë diskutuar më së shumti kanë t ë bëjnë me: urgjencën (ngutshmerinë) e dhënies së azilit; kualifikimin e veprës (kundervajtjes ) së të ikurit dhe përfundimin e azilit . Lidhur me çeshtejen e parë është konkluduar se dhënia e azilit diplomatik mund të jepet vetëm në raste urgjente, për kohë të kufizuar dhe vetem kur jetes, lirisë ose integritetit personal të të ikurit i kanoset rreziku imanent. Konventa e Havanës me nenin 2 paragrafi 1 e përcakton shumë qartë se: "Azili nuk mund të jepet përveq se në raste urgjente dhe pë njëperiudhë kohore strikte të kufizuar, që personi që ka kërkuar azil të siguroj në ndonjë mënyrë tjetër sigurinë e vet". Edhe sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë azili diplomatik mund të jepet "vetëm në raste urgjente". Konventa e Karakasit në nenin 5 cek tërë atë që ishte pranuar më parë por kjo shkon më tutje duke shpjeguar se çka duhet të nënkuptohet me raste urgjente. Sipas nenit 6 të Konventës, me raste urgjente duhët nënkuptuar ndër të tjera: "ato, kur individi është i ndjekur nga personat ose grupet që nuk mund t'i kontrollojnë autoritetet ose të ndjekur nga vetë, vendese si dhe kur është rreziku t'i privohet jeta ose liria për shkaqe politike dhe nuk mundet, pa rrezik, të gjendet në të sigurt në mënyrë tjetër". Më nenin 7 kjo Konventë ka përcaktuar se shteti 18
azildhënës ka të drejtë të çmoje se a është fjala për rastin urgjent. Lidhur me çështjen e dytë kualifikimin e veprës (kundërvajtjes) së të ikurit dhe të motiveve të azilit ka pasur shumë diskutime. Kjo ka qenë qeshtja më delikate që duhej zgjidhur, sepse shteti i të ikurit më së shpeshti deliktin e ka kualifikuar si delikt të thjeshtë, edhe në rastet e delikteve politike, ndërsa shteti azildhënës është përpjekur të zgjeroj fushën e delikteve politike. Konventa e Havanes nuk përmbante asgje lidhur me kualifikimin e deliktit prandaj, shtetet amerikane në Konferencen e Shtate Interamerikane (Montevideo, 1933) e plotsuan këtë zbrazeti. Me nenin 2 të Konventës së Montevideos, "kualifikimi i deliktet politik i takon shtetit që ka dhënë azilin" e njejta gjë është thënë edhe ne nenin 3 të Traktatit të Kongresit Jugamerikan (Montevideo,1939). Mirrëpo në rastin e Haya de la Torre, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka mohuar ekzistimin e një norme të tillë. Të shtyer nga ky qendrim, shtetet e Amerikës Latine, në Konventën e Karakasit për Azilin Diplomatik (neni 4) kanë përsëritur edhe njëherë qëndrimin e Konventës së Montevideos lidhur me azilin diplomatik. Sipas kësaj Konvente: "i takon shtetit azildhënës kualifikimi i natyrës së deliktit ose i motiveve të persekutimit". Me nenin 9 Konventa thotë se autoritetet azildhënëse do t'i kenë parasysh informatat që i jep qeveria territoriale, për t'i formuar kriteret për natyrën e deliktit, por që edhe autoritetet territoriale obligohen të respektojnë vendimin për të vazhduar azilin dhe të lëshoje fletlëshimin për të përndjekurit. Çështja e mënyrës së përfundimit të azilit është rregulluar me Konventën e Havanës (neni 2 parag. 3) e cila ka paraparë se qeveria e shtetit territorial mund të kërkoj që i ikuri të largohet, nga territori kombëtarë brenda një afati sa më të shkurtër, ndërsa përfaqësuesi diplomatik i cili ka dhënë azilin, mund të kërkoje garanci të domosdoshme se i ikuri mund të lëshoje vendin duke iu respektuar paprekshmëria e tij. Konventa e vitit 1933 nuk ka thënë asgjë lidhur me këtë, por Traktati i Montevideos i mbajtur me 1939 i cek tërë ato që i cekte Konventa e Havanes. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duke interpretuar këto dispozita ka konkluduar se detyra për të dhënë fletëlëshimin ekziston vetëm kur shteti territorial ka kerkuar që i ikuri ta lëshoj vendin; në të kundërtën shteti territorial ka për detyrë të respektoj paprekshmërinë e të ikurit në ambasade, nga del kërkesa për fletëlëshim është në varshmëri nga qeveria territoriale. Ky qëndrim ka qenë shkak i mosmarrëveshjeve dhe është sulmuar nga shumë autorë të së drejtës ndërkombëtare sipas të cilëve "po që se shteti territorial nuk e kërkon largimin e të ikurit , ky duhët të mbetet në lokalet e misionit në kohë të pakufizuar. Gjyqtari i njohur Alejandro Alvarez thotë se "në qoftë se pranohet ai interpretim, atëherë del se shteti i të ikurit edhte ai që kërkon fletëlëshimin për të mundur i ikuri ta lëshoje vendin. Konventa e Karakasit (neni 12) lidhur me këtë se "shteti azildhënës mund të kërkoje largimin e të ikurit për në territor të jashtëm kurse shteti territorial të jape garanci të saktë për sa ka të bëje me fletëlëshimin. Kjo Konventë i ka lejuar shtetit azildhënës të kërkoj garanci me shkrim lidhur me organizimin e udhëtimit dhe rreziqet që mund t'i kanosen të ikurit gjatë lëshimit të shtetit. Konventa e re ka paraparë një sërë garancish për sigurinë dhe jetën e azilkërkuesit. Azilkërkuesit nga Kosova sfidë për vendin Rrethë 14.200 banorë të Kosovës gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar azil në njërën nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian, këtë raport e ka bërë të ditur Zyra e BE-së, ''Eurostat". Sipas këtij raporti, kërkesat e kosovarëve paraqesin 5% nga 261.000 kërkesa të përgjithshme për azil, sa kishin arritur gjatë vitit 2009 nga e gjithë bota. Krahas banorëve të Kosovës, në raportin e “Eurostatit”, 19
bëhet e ditur se kërkuesit më të mëdhenj të azilit në BE janë afganët (20.400), rusët (20.100), somalezët (19.100) dhe irakianët (18.700). Vendi më i preferuar për këta persona është Franca, me 47.600 kërkesa të regjistruara, pastaj Gjermania (31.800), Britania e Madhe (30.300), Suedia (24.200), Belgjika (21.600), Italia (17.500), Holanda (16.100), Greqia (15.900) dhe Austria (15.800).ktu vnoja foton e azilkerkusve Në raporin e Eurostatit po ashtu bëhet e ditur se në instancën e parë janë pranuar 229.500 kërkesa për azil, nga të cilat janë refuzuar 166.900 sosh, respektivisht 73% e tyre, ndërsa kërkesat e tjera ndodhen në fazën e zgjidhjes ose rregullimit të statusit. Nga të dhënat e studimit të fundit, të kryer nga IOM, rezulton se 19% e emigrantëve kanë hyrë në vendet pritëse pa dokumente të rregullta. Krahasuar me disa vite më parë, fenomeni i emigracionit të parregullt ka shënuar ulje por ende mbetet çështje mjaft problematike. Pjesa më e madhe e përsonave që kanë emigruar pohojnë se kanë dhënë pagesa nën dorë qoftë për të përfituar vizën, qoftë për të kërkuar azil apo për të hyrë në mënyrë klandestine. ”Kjo gjetje tregon se pagesa nën dorë mund të lehtësojë migracionin në një vend destinacioni, por ndërkaq mund të pengojë marrjen e statusit të rregullt në atë vend”, saktëson studimi mbi identifikimin e zonave më të prekura nga migracioni në vendin tonë. Sipas tij, rreth 68% e personave të anketuarve pohojnë se në vendet ku kanë emigruar janë shfrytëzuar si krah pune pa u paguar sa duhet. Sa i përket kohëzgjatjes mesatare të migracionit ndërkombëtar, ajo afërsisht është 6 vjet. Vendi ku të anketuarit kanë pranuar se kanë qëndruar me gjatë se kaq është Greqia. Nga sa dëshmon studimi, emigrantët kanë një prirje pozitive për t’u kthyer në Shqipëri. Rreth 33% personave të anketuar theksojnë se e shohin si hap pozitiv kthimin. Plot 31% thonë se është një veprim i natyrshëm. Por sakaq një pjesë e mirë e shohin tërësisht dështim personal kthimin. Nuk janë pak, por 17%. Rekomandimet Migracioni në vendin tonë shfaqet në tre forma të dallueshme. Bëhet fjalë për migracionin e brendshëm, ndërkombëtar dhe migracionin e kthimit. ”Dukuria migratore shqiptare është me natyrë qarkulluese dhe shpesh karakterizohet nga ndërveprimi mes aspektit të brendshëm, ndërkombëtar dhe atij të kthimit”. Sa i përket migracionit të brendshëm, prefekturat brendatare dhe qendrore konsiderohen si prefekturat pritëse ndërsa ato veriore dhe verilindore regjistrojnë numrin më të lartë të personave që kanë lëvizur. Sa i përket pjesës jugore, ato janë të prekura si nga migracioni i brendshëm, por edhe nga ai ndërkombëtar. Ndërsa migracioni ndërkombëtar, ashtu siç dihet, ka prekur çdo rajon në Shqipëri. Kryesisht personat që emigrojnë janë në moshë të re. Pas analizimit të situatës, specialistët kanë dhënë një sërë rekomandimesh. Sipas tyre është e domosdoshme që në zonat pritëse të mbipopulluar nga migrimi i brendshëm të ndërhyhet në infrastrukturë. ”Sisteme si ai shëndetësor, arsimor dhe sektorët e zhvillimit, janë pikat kyçe ku duhet të përqendrohen këto ndërhyrje”, saktësojnë ekspertët. Por jo vetëm kaq, për t’u dhënë shanse e mundësi emigrantëve nga jashtë, për t’u rikthyer duhet t’u sigurohet atyre mundësi punësimi, trajnim e kualifikim personal. Vendet e destinacionit
Greqi: 45% e emigrantëve
Itali: 38% e emigrantëve
Vende të tjera të BE: 6% e emigrantëve 20
SHBA: 5% e emigrantëve
Gjermani: 2% e emigrantëve
Kanada: 2% e emigrantëve
Rregulla të reja për të gjithë ata persona, shtetas të huaj që për arsye të ndryshme, kërkojnë azil në Shqipëri apo në Kosovë. Për të marrë azil, refugjatët duhet të drejtohen në Drejtorinë për Shtetësinë dhe Refugjatët, si i vetmi autoritet qe merr vendim për dhënien apo heqjen e azilit. Për të arritur tek mbrojtja në territorin, shqiptar, azilkërkuesi është i detyruar që të jape informacion pse kërkon azil, të depozitoje tërë dokumentet që disponon. Nga depozitimi i kërkesës, azilkërkuesi brenda 20 ditëve dëgjohet nga Drejtoria për Shtetësinë e Refugjatët. "Azilkërkuesi shpjegon faktet, ku mbështeten arsyet dhe motivet për persekutimin e tij apo për shkeljen e të drejtave të njeriut, dhe ofron të dhënat e nevojshme, ku përfshihen informacioni për vendin e rezidencës, për itinerarin, ndalesat në vendet e tjera dhe kërkesat e mundshme për azil në vende të tjera, si dhe të dhëna të tjera, të nevojshme për sqarimin e rrethanave të çështjes", thuhet në projektligj.Mbrojtja nuk u jepet vetëm atyre personave që kanë kryer krim kundër paqës, krim lufte apo kundër njerëzimit, përbëjnë rrezik për rendin publik dhe sigurinë kombëtare për shkak të kryerjes së një krimi të rendë jopolitik jashtë territorit të Republikës së Shqiperisë, si dhe për ata që janë fajtorë për veprime, që bien ndesh me qellimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara. 9.PERFUNDIMI Mungesa unike sa i përket çështjes së azilit është parë kur janë paraqitur propozimet për të futur të drejtën e azilit në paktet për të drejtat e njeriut. Çeshtja ka dështuar sepse nuk është arritur marrëveshja rreth kategorive të përsonave të cilëve mund tu jepet azili. Në njerën anë ka ekzistuar mendimi se shtetet duhët të jenë zemërgjerë në dhënien e azilit sipas tyre "Paktet proklamojnë të drejtën për vetëvendosje si parakusht për zbatimin e të gjitha të drejtave të njeriut. Duke pasur parasysh se cenimet më të rënda të lirive demokratike dhe të drejtave të njeriut janë bërë pikërisht gjatë luftërave ose gjatë përgatitjes së tyre, pakti urdhëron shprehimisht që të ndalohet me ligj çfarëdo propagande në favor të luftës dhe nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore ose fetare, të cilat nxisin diskriminimin, armiqësinë dhe dhunën", por, ne anën tjetër ky mendim nuk ka gëzuar përkrahje nga disa shtete të cilat ishin kategorikisht kundër azili prandaj ne, projektet e pakteve nuk ka hyrë asnjë dispozitë për të drejtën e azilit. Ky që edhe shkaku që Franca ia ka parashtruar Komisionit për të Drejtat të Njeriut me 1957 Projektin e Deklaratës për të Drejtën e Azilit. Komisioni pasi shqyrtoi të gjitha komentet dhe provat pro apo kundër azilit erdhi në përfundim se kjo deklaratë duhet të miratohet duke ia përcjellë edhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (me 1960). Ky projekt na Asamble u shqyrtua disa herë dhe më në fund me 1966, grupi punues që u morrë me ketë projektë, duke u bazuar në punën e Komisionit të tretë, e përgatiti projektin e revinduar të Deklaratës, të cilin e miratoi Asambleja e Përgjithshme me 14 dhjetor 1967, me çka u bë një hap i madh në kodifikimin e kësaj materije. Me 1973 një anket ka treguar se 54 shtete nga 70 të cilat ishin konsulltuar, kanë favorizuar Azilin Territorial, me çka parimet e caktuara do të shëndrroheshin në obligime pozitive. Me 1977 Asambleja e Përgjithshme kërkoi nga, Sekretari i Përgjithshëm që, të thërrase Konferencën për të shqyrtuar dhe miratuar Konventën për Azil Territorial. Konferenca u mbajt nga 10 janari deri më 4 shkurt 1977, në pranin e përfaqësuesve të 92 shteteve. Mirrëpo edhe ketë herë nuk u arrit miratimi i 21
Konventës. Konferenca rekomandoi që Asambleja e Përgjithshme të mbaj edhe një sesion tjetër, por kjo nuk u mbajt kurrë. Deklarata për Azilin Territorial përcakton vijat e përgjithshme të azilit territorial si e kuptojnë shumica e shteteve të botës. Sipas Deklaratës: a) Sipas nenit 1 dhënia e azilit është e drejtë që buron nga sovraniteti; b) Sipas nenit 1 pragrafi 1 dhe 2 të drejtë të azilit kanë të gjithë ata persona të cilët janë persekutuar, me përjashtim të atyre që ndiqen për vepra të thjeshta penale ose veprime që janë në kundershtim me qëllimet dhe me parimet e Kombeve të Bashkuara, ose që kanë kryer krime kundër paqës, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit; c) Kualifikimi i bazë së azilit i takon shtetit territorial (neni 1 parag. 3); d) Sipas nenit 3 parag. 1 përsonat që kanë të drejtë azili, sipas Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë edhe ata që luftojnë kundër konializimit, kanë të drejtë që të mos t'u mohohet hyrja në territorin e shtetit dhe të mos përjashtohen ose të kthehen në cilindo shtetë tjetër ku nuk do të ishin objekt i përndjekjeve; e) Në nenin 2 dhe 3 parashihet që një të ikuri mund ti mohohet hyrja në territorin e një shteti për shkaqe të sigurisë kombëtare ose për shkaqe të mbrojtjes së popullsisë së shtetit ose në rast të vërshimit masiv të të ikurve; f) Përjashtim nga rregullat e azilit mund të jetë azili i perkoshëm, për ti mundësuar personit të shkoje në një shtet tjetër (neni3, parag. 3); g) Në raste kur ka vërshim të të ikurve shtetet duhet ta ndajnë drejtë barrën nga kjo; h) Shteti që ka dhënë azil nuk do të lejoj azilantin të merret me veprimtari që bien në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara (neni 4). Miratimi i Deklaratës për azil nuk mund të konsiderohet si favor mirëbërës i shtetit, por konsiderohet si një e drejtë e njeriut, që ka qëllim jo vetëm shpëtimin e jetës së njeriut por edhe të dinjitetit dhe lirive të njeriut. Mirrëpo shtetet që japin azil duhet të kenë kujdes sepse ato duhet që në çdo rast të mendojnë për implikimet dhe pasojat që tërheqë në marrëdhënjet ndërmjet shtetit që ka dhënë azilin dhe shtetit të cilit i ka takuar azilanti.
10.Literatura : http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/105520/titulli/Azili-ne-Shqiperi-rregullatper-te-fituar-qendrimin Rozeta Rapushi Prof.dr.Zejnullah GRUDA –Mbrojtja Ndërkombëtare e të drejtave të Njeriut (libri I-III) Botimi i Katërt. http://www.bbc.co.uk/albanian/refugjatet/persecution/index.shtml
http://www.bbc.co.uk/albanian/refugjatet/radio/index.shtml http://www.mpb-ks.org/repository/docs/brosshuar_dka.pdf http://docs.google.com/viewer? a=v&q=cache:JD5QzZCrursJ:valonhasani.do.am/Mbrojtjanderkombetaretedrejtavete njeriut.pdf+nocioni+i+refugjat %C3%ABve&hl=en&pid=bl&srcid=ADGEESgmIFiZ0qAuTWWh21_EJsQSp8Iim6uVo9fS4n5LWqd2apIGHUUcVslnzeMCyOAqlKgW9Plbx4sDPjAfnhhRYWLYrG9hxwrk 22
tMphJYxO5G280R6YZDDLfDr779xVs5iiNlr7Cap&sig=AHIEtbRR0idoiPaqFwKhqsnUF06 1U7JTYQ
Nga: MARION HOFFMANN * http:/www.paradigm-soft.com/products.ht
23
View more...
Comments