E drejta civile

September 8, 2017 | Author: Besfort Muhamed Spahijaj | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Nocione...

Description

E DREJTA CIVILE PERKUFIZO TË DREJTËN CIVILE: e drejta civile është degë pozitive e cila përfshin tërësinë e normave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore dhe karakteri pasuror. E DREJTA OBJEKTIVE dhe prej çka përbëhet ajo: paraqet një tub të normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet e caktuara shoqërore, përbëhen nga degët dhe institutet. E DREJTA SUBJEKTIVE dhe prej çfarë elementesh përbëhet: të drejtat që nxirren nga e drejta obligative paraqet të drejtën subjektive; përbëhet nga kërkesa dhe autorizimi. INSTITUCIONET THEMELORE TË SË DREJTËS CIVILE janë: pronësia civile dhe kontrata. SISTEMI I SË DREJTËS CIVILE ekzistojnë dy forma: sistemi institucional dhe pandekt. SIPAS SISTEMIT INSTITUCIONAL e drejta civile ndahet në: 1. Persona, 2. Sende, 3. Padi. Rrjedh nga juristi romak Gaji. SIPAS SISTEMIT PANDEKT e drejta civile ndahet në: 1. Pjesa reale, 2. Pjesa e obligacioneve, 3. Pjesa familjare, 4. Pjesa e trashëgimit. Është përvetësuar në Gjermani, lidhet me pandestin e Justinit. KODET BORGJEZE TË DREJTËN CIVILE e ndajnë në dy degë të mëdha: në të drejtën personale (e drejta familjare dhe statusi) dhe pronësore (raporti i mallrave). www.juridiku-gjilan.tk OBJEKTI I SË DREJTËS CIVILE: janë raportet e mallrave, e në rend të parë shkëmbimi i mallrave dhe sherbimeve. QARKULLIMI JURIDIK: është bartja e të drejtës prej një subjekti në tjetrin. Ekziston vetëm në të dretjën civile. Është supërstrukturë e qarkullimit të mallrave. Qarkullimi juridik nuk është dukuri identike me qarkullimin ekonomik, psh., nëse dikush tenton të shes diçka të vjedhur, atëherë këtu nuk ka qarkullim juridik, por vetëm ekonomik. Të drejtat subjektive që barten me qarkullim juridik janë të dretja absolute: pronësia, servituti, pengu, etj. BAZA JURIDIKE: është kur bëhet bartja e të dretjës subjektive. BARTJA E TË DREJTËS ABSOLUTE: mund të jetë e dyllojshme: translative (bartet në tërësi) dhe konstituive (bartet vetëm një pjesë e së dretjës). QARKULLIMI I TË DREJTAVE CIVILE:, se subjektet kjo dmth., se të drejtat civile janë në qarkullim, bartësitë e të drejtave mund t’i transmetojnë me marrëveshje vullnetare njëri me tjetrin. BURIMET FORMALE TË SË DREJTËS CIVILE: ligji, zakoni, praktika gjyqësore, shkenca juridike. BURIMET MATERIALE TË SË DREJTËS CIVILE: është fuqi shoqërore që e përcakton norma, gjegjësisht vullneti i klases sunduese në çdo shtet. UZANSAT: janë zakonet tregtare të tubuara dhe të sistematizuara në përmbledhje. ANALOGJIA: paraqet mënyrën kryesore të interpretimit, me anën e të cilës plotësohen zbraztirat juridike. Kemi analogji ligjore (është paraparë me dispozitë) dhe juridike (nuk është paraparë me dispozitë ligjore).

SANKSIONI CIVIL: ka karakter pasuror. www.juridiku-gjilan.tk PERSONA JURIDIK: quhen personat që ju është njohur cilësia e subjektit juridik. AFTËSIA JURIDIKE DHE AJO PËR TË VEPRUAR: aftësia juridike është aftësia e personit fizik që të jetë bartës i të drejtës dhe detyrimeve, ndërsa aftësia për të vepruar është aftëzsi që merr deklarimin e vullnetit të fitoj të drejtën e detyrimit.. VENDBANIMI DHE VENDQENDRIMI: vendbanimi është vendi në të cilin qytetari është vendosur me qëllim që të jetoj përherë, kurse vendqendrimi është vend në të cilin qytetari banon përkohësisht. MASA E PASURISË: masa e pasurisë përbën tërë pasurinë e një personi fizik dhe juridik, ku në të përfshihen aktiva dhe pasiva. DORËZIMI I SENDIT SI KUSHT PËR vlefshmërin e kontratës: të kontrata reale. PËR KAH PËRMBAJTJA NORMAT E DREJTËSISË ndahen: 1. Obliguese, 2. Ndaluese, 3. Autorizuese. NORMAT IMPERATIVE e ATO DISPOZITIVE: normat imperative caktojnë të drejtën dhe detyrat e paleve ashtu që palët mos të mund ti ndryshojnë me vullnetin e vet; normat dispozitive mund të jenë të dy llojshme: norma të vërteta dispozitive dhe norma plotësuese dispozitive. Norma të vërteta dispozitive janë ato që personat endryshëm i krijojnë me deklarimin e vullnetit të vet në formë të punëve juridike, sidomos të kontratës. NORMAT PLOTËSUESE DISPOZITIVE dhe trego një shembull për to: janë ato dispozita ligjore ose burime tjera të drejtësisë, që në të vërtetë vetëm zëvendësojnë vullnetin e njeriut. Këto dispozita zbatohen vetëm atëherë kur palët në punën juridike nuk i kanë caktuar ndryshe. Psh., trashëgimlënësi mund të disponojë me testament pasurinë e vet në mënyrë dhe brenda kufijve që janë të përcaktuar me ligj. EVIKSONI OSE MBROJTJA NGA TË METAT JURIDIKE: ekziston në kontratat ngarkuese dy palshe dhe komutative, bërja e të cilave qëndron në dhënie, bartësi garanton realizuesin se e drejta është bartur me kontratë. E DREJTA PERSONALE dhe të DREJTAT E PERSONALITETIT: të drejtat personale janë të drejta reale dhe pasurore, kurse të drejtat e personalitetit janë e drejta e integritetit fizik, qarkullimi i lirë, liria e vetëdijës, e drejta e autorit, etj. MJETET JURIDIKE PËR FORCIMIN E KONTRATËS: 1. AVANSI (është vlerë pasurore-para të cilën njëra palë ia jep tjetrës me rastin e lidhjes së kontratës, është shenjë së është lidhur kontrata, dallohet nga paradhënia sepse ajo është vetëm realizim i pjesërishëm i obligimit dhe nuk ka veprim tjetër), 2. DËNIMI KONTRAKTUES (është vlera pasurore që debitori ia premton kreditorit për rastin e mosrealizimit të kontratës ose realizimit të parregullt), 3. KLAUZOLA KASATORE ( ekziston atëherë kur palët kontraktojnë së debitori do të humb të drejtat dhe fuqitë juridike tashmë të fituara

nga kontrata kryesore, nëse nuk realizon obligimin e vet, e kreditori në atë rast mund të heq dorë nga kontrata. Nuk lejohet kur është në formën e fajdexhillekut). www.juridiku-gjilan.tk

(Muhamet Kamberi)

LLOJET E SIGURIMIT TË KONTRATËS janë: sigurimi real (pengu dhe kaucioni) dhe sigurimi personal (garancioni). KAUCIONI, dhe në ÇKA DALLON NGA PENGU: është sigurimi i kontratës që debitori i jep kreditorit; dallimi është së në peng jepen vetëm sendet individualisht të caktuar. ARRITJA E KËRKESAVE: dmth., së debitori ka plotësuar obligimet e veta. ÇMIMI I CAKTUESHËM (të kontrata e shitblerjes): dmth., çmimi i tregut. OBJEKTI I KONTRATËS MBI HUAN MUND TË JETË: sendi i pa zëvendësueshëm dhe i konsumueshëm. PUNËT E NULSHME DHE ATO TË RRËZUESHME: punët e nulshme janë ato të cilat nuk krijojnë kurrfarë efekti juridik dhe konsiderohen së nuk janë lidhur fare, ndersa të rrëzueshme janë ato të cilat janë të lidhura me dhunë, kanosje rrezik, etj. KONVALIDACIONI dhe trego një shembull: dmth., që ajo që është e pavlefshme mbi kalimin e kohës bëhet e vlefshme. Psh., ligji mbi qarkullimin e tokës dhe ndërtesave parasheh së puna juridike mbi bartien vlenë në formë të shkruar, por në qoftë së palët lidhin kontratë verbale, e pastaj e realizojnë vullnetarisht, pra kontrata verbale konvalidohet. KONVERCIONI: është kur një punë ose veprim juridik, që për shkak të mungesës së disa përbërjeve të mos i përgjigjet asaj që kanë pasur ndërmend palët, e ti përgjigjet punës tjetër juridike, për të cilën mund të merret me siguri së palët e kanë dëshiruar, duke u nisur nga situata normale së qëllimi i gjerë përmban edhe qëllimin e ngusht të njëllojshëm. DELIKTI NË KUPTIMIN PENALO-JURIDIK dhe CIVILO-JURIDIK: delikti penalo-juridik godet drejtë përsëdrejti personalitetin e njeriut; delikti civilo-juridik godet masën pasurore, jo personalitetin e njeriut. KODIFIKIMET MË TË RËNDËSISHME NË BOTË: kodi civil francez (1804), austriak (1811), gjerman (1900), zvicran (1907), sovjetik (1922). www.juridiku-gjilan.tk Muhamet Kamberi KODI CIVIL FRANCEZ: është ligji më i rëndësishëm i së drejtës civile për kah rëndësia e vet historike dhe për kah vlera e vet e brendshme. U aprovua me 1804 (Napoleoni). Bazën e këtij kodi e përbën e drejta romake. Ky kod edhe so t është në fuqi, por me ndryshime të mëdha. KODI AUSTRIAK: është kodifikimi i dytë i rëndësishëm nga fillimi i shek. XIX. Punimet rreth aprovimit zgjatën rreth 20 vjet. Mbeshtetet në parimet e së drejtës romake në masë më të madhe se sa kodi civil francez. Nuk e njeh kurorëzimin civil, por vetëm atë kishtar. Ndikimi nuk ishte aqë i madh sa i Kodit civil francez. DËMI MORAL: cenimi i vlerave morale dhe ideore të personalitetit, psh., lëndimi fizik, fyerja, etj.

KARAKTERISTIKAT E METODËS CIVILO-JURIDIKE: 1. Barabarësia e palëve në raportin civilojuridik dhe vullneti I tyre, 2. Iniciativa e lirë në lidhjen e punëve civilo-juridike, 3. Të qarkulluarit e të drejtave civile, dhe 4. Sanksioni pronësor. 4 VEÇORITË E METODËS CIVILE JURIDIKE duhet të mirren në mënyrë: kumulative. MOMENTET E NDRITSHME DHE ÇFARË ËSHTË FATI I PUNËVE juridike të lidhura në atë moment: janë ato të cilat personi gjatë vuajtjes së ndonjë sëmundje psiqike është në gjendje të lidh ndonjë punë juridike, por punët e tilla konsiderohen të palidhura. ELEMENTET THEMELORE TË PERSONIT JURIDIK: uniteti organizativ dhe masa pasurore, si dhe zotësia juridike dhe e veprimit. TË DREJTAT E AUTORIT KANË KARAKTER: personal-pasuror. KLASIFIKIMI I TË DREJTAVE CIVILE: absolute dhe relative (obligative). TË DREJTAT ABSOLUTE (numëro): reale (sendet) dhe personale (të drejtat e personalitetit, statusi civilo-juridik, produkti i shpirtit dhe mendja e njeriut, etj.). KARAKTERISTIKAT E TË DREJTAVE ABSOLUTE: veprojnë Erga-omnes (ndaj të gjithëve), nuk është i caktuar numri i personave të obliguar, obligimi i tyre është negativ, të drejtat absolute nuk parashkruhen, etj. KARAKTERISTIKAT E TË DRETJAVE RELATIVE: ekziston raporti i personit të autorizuar ndaj një personi, apo personave të caktuar-obliguar; obligimi është pozitiv dhe është korelativ me autorizimin; të drejtat parashkruhen, etj. VEPRIMET NJERËZORE DHE SI NDAHEN: janë fakte juridike dhe ndahen në të lejueshme (në pajtim me ligjin) dhe të palejueshme (deliktet civile, që mund të bëhen me veprim ose mosveprim). SHPIKJA dhe PËRPARIMI TEKNIK: shpikja-është zgjidhje e re e problemit teknik që mund të zbatohet në veprimtarin industriale; përparimi teknik-është zgjidhje teknike e arritur me përdorimin racional të mjeteve të njohura teknike. E DREJTA E REGRESIT TË DETYRIMIT SOLIDAR: dëmtuesi që ka paguar mund të inkasoj prej dëmtuesit tjetër kompenzimin e paguar proporcionalisht me fajin. BURIMET E DETYRIMEVE janë: kontrata, deliktet, pasurimi i pabazë. TË DETYRIMET NATYRORE, në qoftë së kreditori realizon kërkesën e tij, a konsiderohet kjo si pasurim i pabazë: jo, nuk konsiderohet si pasurim i pabazë. www.juridiku-gjilan.tk Muhamet Kamberi A HYN TË DREJTAT PERSONALE NË PASURI DHE A TRASHËGOHEN ATO: nuk hyn dhe nuk trashëgohen (përveç të drejtave të autorit, që janë të kufizuara) . AUTORIZIMI: është prokur që i jepet personit të caktuar që të paraqitet si palë në marrëdhëniet civilo-juridike, ku i autorizuari vepron në emër dhe për llogari të dhënësit të autorizimit. Vendimet e të autorizuarit vlejnë njësoj si të kishte dhënë vet pala.

_____________________________________________________________________________________________+++++ ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ +++++++++==== E DREJTA ZAKONORE SI BURIM I TË DREJTËS CIVILE: është burim i dorës së dytë, i cili në kohën bashkëkohore vjen në shprehje vetëm në raste të zbraztirave juridike. INICIATIVA E LIRË E PALËVE dhe LIDHJA E SAJ ME PARIMIN E AUTONOMISË SE VULLNETIT:iniciativa e lirë është se palët kanë të drejtë të marrin iniciativ për lidhjen e ndonjë pune juridike. Janë të lira në parimin ose mos parimin për lidhjen e punës juridike. RAPORTI MIDIS ZAKONEVE DHE LIGJEVE SI BURIMETË SË DREJTËS në sistemet bashkëkohore (të kihet parasysh sistemi kontinental): sipas sistemit kontinental zakonet dhe ligjet si burime të së drejtës gjenden në pozitë jo të barabartë, për arsye së në ketë sistem primare janë burimet e shkruara ndërsa zakonet dhe praktika gjyqësore janë sekondare (vetëm në mungesë të ligjitzbraztirat). STANDARDET DHE DIREKTIVAT janë: vetëm një mjet i rëndësishëm që ndikon në zbatimin e së drejtës. DIFERENCA midis fuqisë juridike dhe të drejtës subjektive civile: fuqia juridike ndryshon për nga e drejta subjektive për arsye se e drejta subjektive ka gjithëmon objektin e vet, ndërsa fuqia juridike nuk e ka. SELIA E PERSONIT JURIDIK si dhe filialet-degët e tij: është vendi-qëndra ku gjindet organizata kryesore e personit juridik, kurse filialet (degët) janë përfaqësit në vendet tjera. FAKTET JURIDIKE janë: dispozitat me të cilat lidhet ndërrimi, shuarja apo themelimi i ndonjë raporti juridik. AKTI ADMINISTRATIV: mund të jetë supozim i krijimit të marrëdhënieve civilo-juridike. DIFERENCA MIDIS SUPOZIMEVE dhe FIKSIONEVE: dallimi qëndron në atë se gjërsa të supozimet nga faktet e njohura konkludojmë ekzistimin e të panjohurës të fiksionet mirret se ekziston një fakt, që në të vërtetë nuk ekziston. SI QUHET DETYRIMI MË ME SHUMË SUBJEKTE dhe si ndahen ato: quhet detyrim solidar dhe ndahen në i ndar (kur secili prej tyre ka një pjesë të caktuar të borxhit) dhe solidar(kur secili prej debitorëve ka borxh). LIÇENCA dhe llojet: liçenca është realizimi i shpikjes në prodhim, ndërsa llojet janë: liçenca e kontratës dhe liçenca e dhunshme. VEPRIMET KONKLUDENTE: shenjat ose sjelljet me të cilat deklarohet vullneti. DËMTIMI MBI GJYSMEN (shembull): të kontrata ngarkuese dy palshe komutative objekti i një bërje duhet të përfshijë të pakten gjysmen e vlerës së bërjes së kundertë. Psh., në qoftë se vlera qarkulluese e kaut të shitur është 500 €, blerësi duhet të paguaj për të më se paku 250 €, në të

kundërten pala nuk ka marr as gjysmën e vlerës së vet dhe mund të kërkojë që kontrata të shkëputët. SUBROGACION PERSONAL: ndërrimi i personave në raportin kontraktues, e që është i dyllojshëm, sipas asaj a ndërrohet kreditori apo debitori. CESIONI I KËRKESAVE: është bartja e kërkesës prej një kreditori në një kreditor tjetër, mirëpo, pa e ndryshuar përmbajtjen dhe elementet tjera (ndërrimi i kreditorit). Kurse ndërrimi i debitorit quhetmarrje e borxhit. CILAT DEGË TË SË DREJTËS MBROJNË TË DREJTAT E PERSONALITETIT përveç asaj civile: e drejta penale, familjare, e punës, etj. www.juridiku-gjilan.tk Muhamet Kamberi E DREJTA CIVILE DHE E DREJTA ADMINISTRATIVE: janë dy degë të vjetra të së drejtës. Të drejtën civile e karakterizon metoda e barazisë së palëve, koordinimi i tyre bashk me sanksionimin pasuror, ndërsa e drejta administrative e karakterizon nënshtrimi i palëve. MARRËDHËNIET: koheve të fundit, e drejta administrative po gërshetohet gjithnjë e më tëpër me të drejtën civile. Që të dyja rregullojnë një lëmi të njëjtë të jetës shoqërore – marrëdhëniet ekonomike. TUBI I FAKTEVE janë: dy apo më shumë fakte të cilat krijojnë, ndryshojnë apo mbrojnë ndonjë punë juridike. DALLIMI NDËRMJET NORMAVE TË VËRTETA DISPOZITIVE dhe NORMAVE PLOTËSUESE DISPOZITIVE: normat dispozitive të vërteta i krijojnë palët me anë të punimeve juridike, ndërsa normat plotësuese dispozitive vetëm zëvendësojnë vullnetin e njeriut. KUSHTI dhe AFATI: kushti është rrethanë e ardhshme e pasigurtë, nga paraqitja e tij varen prodhimi i efekteve juridike. Kushti që varet nga vullneti i një pale quhet potestativ, dhe nëse nuk varet nga vullneti i palëve, quhet kenzual. Kushti mund të jetë i shtyeshëm-suspenziv dhe shkëputshëm-rezolutiv. Paraqitet vetëm të veprimet juridike në të drejtën e obligacionit dhe atë trashëgimore. Ndërsa afati është kalimi i caktuar i kohësë, ku nga paraqitja e tij varet krijimi apo ndërrimi i ndonjë të drejte. Afati si moment i caktuar mund të jetë i shtyeshëm ose i shkëputshëm. DALLIMI NDËRMJET AFATIT DHE KUSHTIT: është sepse paraqitja e momentit të kohës të afati është e ngurtë, kurse paraqitja e ndonjë rrethane të kushti, e pasigurtë. PËRFAQËSIMI: është kryerje e veprimeve juridike në emër të tjetërkujt dhe për llogari të tjetërkujt. Kemi dy lloje të përfaqësimit: ligjor dhe kontraktues. NATYRA JURIDIKE E PËRFAQËSIMIT: përfaqësimi është fiksion në të cilin konsiderohet së përfaqësuesi transmeton vullnetin e të përfaqësuarit (Savinji). Por, kjo nuk i përgjigjet realitetit. NDARJA E PUNËVE JURIDIKE sipas kritereve të ndryshme: 1. Punët kauzale dhe abstrakte, 2. Punët formale dhe joformale, 3. Punët midis të gjallëve (inter vivos) dhe në rast vdekje (mortis

causa), 4. Punët e një anshme (janë premtime publike të shpërblimit dhe dhënia e letrave me vlerë) dhe të dyanshme (kontratat). NDARJA E KONTRATAVE: 1. Të një anshme të obligueshme (dhurata, huaja, etj.), 2. Të dy anshme të obligueshme (kemi autorizime dhe obligime në të dy anët), 3. Ngarkuese (përveç shumës së huas, paguan edhe kamatën. Janë rregull), 4. Bëmirëse (efektit pasuror të njëres palë nuk i përgjigjet efekti pasuror i palës tjetër. janë perjashtime.), 5. Reale (përveç pëlqimit të vullneteve, nevojitet edhe dorëzimi i sendeve), 6. Konsensuale (krijohet vetëm me pëlqimin e vullneteve të palëve. Janë rregull.), 6. Komutative. KONTRATA KOMUTATIVE: janë ato të cilat që me parë është caktuar efekti ekonomik, pra duhet kauza. Janë rregull. KONTRATA ALEATORE: janë ato të cilat, efektet ekonomike nuk janë të caktuara qysh më parë por varen prej një rrethane të ardhshme (Bixhozi, Basti, Kontrata mbi sigurimin etj.). janë përjashtim. KONTRATËN MBI HUAN E KEMI: kur njwra palw – huadhwnwsi bartw pronwsinw nw sendet e caktuara sipas gjinisw, nw palwn tjetwr – huamarrwsinw me kusht qw ky pas arritjes sw afatit ti kthejw tw njwjtwn sasi dhe tw njwjtin lloj tw sendit nw pronwsi. KONTRATËN MBI SHËRBIMIN e kemi: nëse njwra palw I jep palws tjetwr pwr shwrbim ndonjw send individualisht tw caktuar dhe jokonsumues me qwllim tw shfrytwzimit pwr kohw tw caktuar. DEPOZITI: wshtw kontrat reale me tw cilwn marrwsi i depozitit obligohet qw tw ruaj pwr kohw tw caktuar sendin qw dhuruesi i dorwzon pwr ruajtje. Kontrata wshtw e njw anshme dhe bwmirwse. VONESA E DEBITORIT: nw qoftw sw afati nuk wshtw caktuar, paraqitet pasi qw kreditori t’ia kwtw terhequr vwrejtjen debitorit qw ta realizojw obligimin. Vonesa e debitorit I jep kreditorit fuqinw juridike qw tw heqw dorw nga kontrata. VONESA E KREDITORIT:kjo vonesw paraqitet edhe atwherw kur kreditori nuk ka ndwrmarrw atw qw ka pasur pwr dwtyrw ta ndwrmarrw me qwllim qw debitorit ti bwjw tw mundshme plotwsimin e obligimit. Derisa vonwsa e debitorit, vwshtirwson pozitwn e debitorit, vonwsa e kreditorit, e lehtwson atw. KOMISIONI OSE PËRFAQËSIMI INDIREKT: është kur dikush kryen punë në emër të vetë, por për llogari të tjetërkujt. QË TË KRIJOHET OBLIGIMI NGA DELIKTI: nevojiten të plotësohen këto rrethana: të kryhet veprimi i palejuar, të ekzistoj lidhja, faji dhe përgjithësia. PREMTIMI PUBLIK I SHPËRBLIMIT: është punë e njëanshme juridike. NË QOFTË SË PALA SHPREHIMISHT në kontratat kanë paraparë që të mos aplikohen rregullat e dëmtimit përtej gjysmës, atëherë pala e dëmtuar: nuk ka të drejtë të kërkojë aplikimin e këtyre rregullave.

REGRESI I GARANTUESIT NDAJ DEBITORIT KRYESOR: është e drejtë e garantuesit që të kërkojë realizimin e kërkesës ndaj debitorit kryesor, kur garantuesi e ka vonuar kërkesën kreditorit, pasi që ky i fundit nuk ka mundur ta realizojë nga debitori, garantuesi tani bëhet kreditor i debitorit. PËRMBAJTJA dhe LËNDA E DETYRIMIT: përmbajtja e obligacionit është bërje ose prestation, ndërsa lëndë është ajo vlerë ekzistuese që nëpërmjet bërjes bartet prej debitorit në kreditorin. DALLIMI MES TË DREJTËS CIVILE DHE FAMILJARE: dallojnë për nga objekti i studimit, për nga metoda dhe sanksionet. E drejta civile për objekt ka raportet e mallrave, kurse e drejta familjare për objekt ka një lëmi krejt tjetër të marrëdhënieve shoqërore (jeta e bashkëshortëve dhe familja). Në të drjtën civile janë sanksionet ekonomike, kurse në të drejtën familjare nuk ka sanksione ekonomike. FUQIA JURIDIKE dhe dallimi i saj me të drejtën subjektive: për dallim prej të drejtës subjektive fuqia juridike ekziston atëherë kur nuk ekziston e drejta të cilës i përgjigjet ndonjë detyrim, por ekziston mundësia e një personi që me deklarimin e vullnetit të tij të ndikoj në krijimin, ndërrimin ose ndërprerjen e ndonjë të drejte subjektive, psh., kur dikush është trashëgimtar e deklarohet së nuk e pranon trashëgimi. Fuqia juridike ndryshon prej të drejtës subjektive edhe përkah ajo së e drejta subjektive ka objektin e vet: gjithëmon ka të bëjë më diqka që mund të shprejhet si vlerë pronësore. Fuqia juridike nuk ka objekt. PARIMI I DISPOZICIONIT NË USHTRIMIN DHE MBROJTJEN E TË DREJTAVE SUBJEKTIVECIVILE: gjyqi nuk mbron të drejtat civile sipas detyrës zyrtare, si në të drejtën penale, por sipas iniciativës së palëve. AKTIVA dhe PASIVA: aktiven e përbëjnë të drejtat (hyjnë të drejtat reale dhe absolute), kurse pasiven obligimet (hyjnë vetëm obligimet nga e drejta e obligacionit). BAZA JURIDIKE: cakton efektin juridik, KAUZA efektin pasuror. AFATI PREKLUZIV: ekziston atëherë kur ligji, ushtrimin e ndonjë të drejte apo ndonjë fuqie juridike, e lidh me ndonjë afat. Nëse në atë afat e drejta ose fuqia juridike nuk paraqitet, atëherë ndërprehet në tërësi. NDËRPRERJA E OBLIGIMIT bëhet: me plotësimin e obligimit, me vullnetin e palëve, me faljen e borxhit, me deklarimin e vullnetit të njerës palë, me dorëheqje. Si dhe Novacioni është një lloj i veçantë i ndërprerjes së kontratës me vullnetin e palëve. NOVACIONI: është ndërprerje e kontratës së mëparshme në atë mënyrë që në vend të saj hyn në fuqi kontrata e re midis palëve të njëjta. www.juridiku-gjilan.tk Muhamet Kamberi PAMUNDËSIA E PLOTËSIMIT: mund të jetë e trefishtë: fizike (prishet sendi, ngordh kali, etj.), juridike (përjashtimi nga qarkullimi juridik, ndalohet eksporti, importi, etj.) dhe ekonomike (sipas disa ngjarjeve, klauzola rebus sic stantibis). PARASHKRIMI: është humbja e kërkesës, respektivisht padisë në kuptimin material për shkak të kalimit të kohës.

CILAT TË DREJTA PARASHKRUHEN: nuk parashkruhen të gjitha të drejtat, por vetëm të drejtat e obligacionit. Pra, nuk parashkruhen të drejtat absolute (reale dhe personale), të drejtat e obligacionit që kanë burimin e vet në të drejtën familjare. PARASHKRIMI SHUES dhe FITUES: parashkrimi shues – është mënyrë origjinere e realizimit sipas të cilës mbajtësi koshient, i cili sendet i siguron në mënyrë ligjore, me kalimin e kohës bëhet pronar.Parashkrimi fitues – wshtw realizimi sipas i tw drejtws nw mwnyrw origjinere, nw bazw tw disa fakteve juridike prej tw cilave fakt I rwndwsishwm wshtw edhe koha. AFATI I PARASHKRIMIT: është caktuar me normë imperative dhe nuk mund të pakësohet ose zgjatet – 10 vjet. Por janë disa kërkesa të cilat parashkruhen për një kohë më të shkurtër, 1, 2 apo 3 vjet. PEZULLIMI dhe NDËRPRERJA E PARASHKRIMIT: koha e parashkrimit mund të pezullohet në dy mënyra, me pranimin e borxhit nga ana e debitorit dhe me ngritjen e padisë kundër debitorit. Kurse ndërprerja e parashkrimit mund të bëhet për arsye objektive (mobilizimi i kreditorit në luftë, etj.), apo për shkak të rrethanave subjektive (kreditori dhe debitori janë bashkëshort, prind e fëmijë, etj.) të vet palëve. DHURATA: është kontratë bëmirëse, nuk është kontratë e qarkullimit të mallrave, nuk ka rëndësi ekonomike, por më shumë për marrëdhëniet personale të qytetarëve. QESIMI: është dhënia e sendeve me qira. KONTRATA MBI AUTORIZIMIN: ose kontrata mandate është aso kontrate me të cilën njëra palë - i autorizuari obligohet që për palën tjetër – pushtetdhënësin të kryej disa veprime juridike me apo pa shpërblim. SEKUESTRI: është kur shumë persona I dorëzojnë një personi tjetër sendin për ruajtje derisa të zgjidhet ndonjë konflikt lidhur me atë send. PUNËT FIKTIVE JURIDIKE: janë ato punë që në esencë nuk lidhen, por vetëm krijohet pamja sikur janë lidhur. PUNA JURIDIKE E SIMULUAR: ekziston atëherë kur palët lidhin një punë juridike, por me atë rast krijojnë pamjen thuajse është lidhur ndonjë punë tjetër juridike. Bëhet për t’ju ikur tatimeve, etj. PUNËT JURIDIKE FIDUCIARE: janë, kur në vend të dhënies së pengut, debitori bënte bartjen në kreditorin të pronësisë mbi ndonjë send, e kreditori obligohet që pronësinë pas pagimit të borxhit ta bartë përsëri në debitorin (besimi i kreditorit – fiducia

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF