e Drejta Civile x

September 24, 2017 | Author: petriti1973j | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download e Drejta Civile x...

Description

E DREJTA CIVILE a. P-1. Parimet e së drejtës civile.....................................................5 P-1.1 Autonomia e vullnetit ........................................................5 P-1.2 Barazia e palëve dhe barazia e vullnetit të tyre..................5 P-1.3 Parimi i sanksionit pasuror.................................................5 P-1.4 Qarkullimi i së drejtës civile...............................................5 b. P-2. Burimet e së drejtës civile ...................................................5 P-2.1 Burimet materiale...............................................................5 P-2.2 Burimet formale..................................................................5 P-2.3 E drejta civile subjektive....................................................6 P-2.4 Marrëdhëniet civile juridike...............................................6 c. P-2.5 Elementet e marrëdhënieve civile juridike........................6 d. P-3. Personi fizik si subjekt i marrëdhënieve juridike civile......6 P-3.1 Aftësia juridike/e veprimit e personave fizikë e juridikë...6 P-3.1a Aftësia deliktore................................................................7 P-3.2 Mbarimi i aftësisë juridike/ e veprimit të subjekteve.........7 e. P-4. Personi juridik (nocioni, krijimi dhe shuarja)......................8 f. P-4a. Atributet e personave fizikë e juridikë...............................8 g. P-5 Objekti i marrëdhënieve civile juridike................................9 P-5.1 Sendet si objekt i së drejtës civile: .....................................9 P-5.2 Veprimet e njeriut si objekt i së drejtës civile:...................9 P-5.3 Të mirat personale si objekte të së drejtës civile:...............9

P-5.4 Krijimi shpirtëror si objekt i së drejtës civile...................10 h. P-6. Ndarja e të drejtave subjektive civile.................................10 P-6.1 Të drejtat subjektive absolute...........................................10 P-6.1.1 Të drejtat personale pasurore...............................................10 P-6.1.2 E drejta e autorit...................................................................11 P-6.1.3 E drejta e shpikjes................................................................11 P-6.1.4 Pasuria si objekt i të drejtave subjektive civile....................11 P-6.2 Të drejtat relative..............................................................11 P-6.3 Krahasimi ndërmjet të drejtave subjektive absolute dhe relative........................................................................................12 i. P-8. Llojet e fitimit të së drejtës subjektive civile......................12 P-8.1 Fitimi origjinar i të drejtave civile....................................12 P-8.2 Fitimi derivativ i të drejtave civile...................................12 P-8.3.1 Sukcesion universal.............................................................12 P-8.3.2 Sukcesion singular...............................................................13 P-8.4 Shuarja e të drejtave subjektive civile..............................13 j. P-9. Faktet juridike.....................................................................13 k. P-10. Supozimet dhe fiksionet juridike.....................................13 I. PUNËT JURIDIKE.......................................................................14 l. P-11. Punët juridike....................................................................14 P-11.1 Kushtet për krijimin e punës juridike të plotëfuqishme. 14 P-11.2 Elementet e punës juridike..............................................14 P-11.2.1 elemente qenësore..............................................................15

P-11.2.2 Elemente natyrore të punës juridike..................................15 P-11.2.3 Elemente e rastësishme të punës juridike..........................15 m. P-12. Llojet e punëve juridike..................................................15 P-12.1 Punët e njëanshme juridike.............................................15 P-12.2 Punët e dyanshme juridike..............................................15 P-12.3 Punët me barrë (oneroze) dhe bëmirëse (lukrative).......16 P-12.4 Punët formale dhe joformale..........................................16 P-12.5 Punët kauzale dhe abstrakte............................................16 P-12.7 Punët juridike fiktive dhe të simuluara...........................16 P-12.6 Punët juridike ndër të gjallët dhe në rastin e vdekjes.....16 P-12.7 Punët juridike fiduciare...................................................17 P-12.8 Punët juridike reale dhe konsensuale..............................17 n. P-13. Pavlefshmëria e punëve juridike......................................17 P-13.1 Punët juridike nule..........................................................17 P-13.1.1 Punët juridike të kundërligjshme.......................................17 P-13.1.2 Punët juridike të pamoralshme..........................................17 P-13.1.3 Punët juridike me fajde......................................................18 P-13.1.4 Punët juridike fiktive.........................................................18 P-13.1.5 Punët juridike të simuluara................................................18 P-13.2 Punët juridike të rrëzueshme..........................................18 o. P-14. Pasojat e punëve të pavlefshme juridike..........................18 p. P-15. Kufizimet e punëve juridike............................................19 P-15.1 Kushti (nocioni, llojet, veprimi).....................................19

P-15.2 Urdhëri............................................................................19 P-15.3 Afati................................................................................20 q. P-16. Parashkrimi .....................................................................20 r. P-17. Ushtrimi dhe mbrojtja e të drejtave subjektive civile......21

a.

P-1. Parimet e së drejtës civile

Parimet e së drejtës civile janë: 1) autonomia e vullnetit; 2) barazia e palëve dhe barazia e vullnetit të tyre; 3) sanksioni pasuror; dhe 4) qarkullimi i së drejtës civile.

P-1.1 Autonomia e vullnetit Autonomia e vullnetit nuk është i vetmi kusht i raporteve civilo-juridike, por megjithatë subjektet civile juridike janë ato, të cilat lirisht vendosin se a do të hyjnë në një raport civil juridik apo jo, me kend do të hyjnë në raport civil juridik, çfarë do të jetë ai raport, a do të jetë kryesor apo i dorës së dytë, cilët janë kufijtë, etj. Sikurse pra vet raporti civilo juridik, edhe mbrojtja gjyqësore varet nga autonomia e vullnetit të palës. Pra, do të zhvillohet një kontest gjyqësor për ndonjë çështje apo jo, varet nga vet pala së a do të këtë padi apo jo.

P-1.2 Barazia e palëve dhe barazia e vullnetit të tyre Kjo tregon së subjektet civile juridike janë të barabarta si edhe vullneti i tyre. Mungesa e kësaj barabarsie do të ishte pengesë serioze për sajimin e raporteve civile juridike.

P-1.3 Parimi i sanksionit pasuror Meqë ka shumë raste kur në një raport civil juridik nuk realizohet qëllimi i subjekteve civile juridike, apo raste kur njëra palë nuk sillet në pajtim me atë që është përcaktuar, atëherë këtu vie në shprehje sanksioni i cili gjithherë është pasuror dhe i përket pasurisë së subjektit (palës), e asesi me ndonjë të mire personale.

P-1.4 Qarkullimi i së drejtës civile Ky parim do të thotë së marrëdhëniet civile juridike janë të tilla që çdo herë dhe në çdo kohë u shtrohen ndryshimeve të llojllojshme varësisht nga rrethanat konkrete dhe interesi konkret i palëve.

b.

P-2. Burimet e së drejtës civile

Burimet e së drejtës civile ndahen në 1) burime materiale dhe 2) burime formale.

P-2.1 Burimet materiale Me këto burime nënkuptohen vetë raportet shoqërore dhe sistemi juridik. Sipas këtij parimi vullneti i klasës që është në pushtet është ai i cili zotëron dhe marrëdhëniet civile juridike zhvillohen sipas tij.

P-2.2 Burimet formale Nënkuptojnë të gjitha ato që përmbahen në rregullat e shkruara të një shoqërie. Këtu pra bëjnë pjesë dispozitat kushtetuese të një vendi, ligjet në fuqi, aktet e ndryshme shtetërore, aktet e organeve dhe të organizatave të tjera, konventat ndërkombetare, praktika juridike dhe vetë shkenca.

P-2.3 E drejta civile subjektive Paraqet tërësinë e autorizimeve juridike që i takojnë një personi fizik apo juridik në bazë të normave të të drejtës objektive. Çdo të drejte subjektive, pa marrë parasysh se a përbëhet nga një apo më shumë autorizime i përgjegjet detyrimi i një apo më shumë personave. Në raportin civilo-juridik ekzistojnë më së paku dy subjekte. Secili prej tyre ka të drejta dhe detyrime. Të drejtës së një personi i përgjegjet detyrimi i personit tjetër. Subjekt i të drejtës quhet çdo person që mund të jetë bartës i të drejtave dhe detyrimeve.

P-2.4 Marrëdhëniet civile juridike Nëkuptojmë një të drejtë subjektive civile shikuar në raport me titullarin e asaj të drejte dhe titullarin e detyrimit, respektivisht në raport me të gjithë të tjerët shpreh brendinë e së drejtës civile nga kendvershtrimi subjektiv. ELEMENTET E MARRËDHËNIEVE CIVILE-JURIDIKE

c. juridike

P-2.5 Elementet e marrëdhënieve civile

Elementet e marrëdhënieve civile juridike janë: subjekti objekti të drejtat dhe detyrimet

d. P-3. Personi marrëdhënieve juridike civile

fizik

si

subjekt

i

Me person fizik nënkuptojmë çdo qenie njerëzore, e cila lind e gjallë (pos monstrumit) dhe me këtë fakt e fiton cillësinë e subjektit në marrëdhëniet civile juridike. Edhe fëmia i posazënë e ka cilësinë e subjektit juridik, me kusht që të lind i gjallë. Kjo është i ashtuquajturi fiksion juridik i ekzistimit të personit fizik, i cili ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesin e fëmijës së zënë, por ende të palindur. Personi fizik mbaron ekzistencën në ditën e vdekjes, me ç’rast e humb cilësinë e subjektit të të drejtës. Poashtu, edhe me rastin e shpalljes për të vdekur personi fizik e humb cilësinë e subjektit të të drejtës.

P-3.1 Aftësia juridike/e veprimit e personave fizikë e juridikë Personi fizik si subjekt i së drejtës ka aftësi juridike. Kjo do të thotë së ai mund të jetë bartës i të drejtave dhe detyrimeve, gjegjësisht subjekt juridik. Ndërkaq, aftësia për të vepruar e personave fizikë e juridikë është aftësia për të krijuar të drejta dhe detyrime. Personat fizikë e fitojnë aftësinë e veprimit me arritjen e moshës madhore (18 vjet). Aftësia e veprimit e personave fizikë dhe juridikë shprehet si:

aftësi e plotë e veprimit aftësi e pjesëshme (kufizuar) e veprimit paaftësi e plotë e veprimit Personat fizikë pa aftësi të veprimit janë: personat me sëmundje shpirtërore personat nën kujdestari, dhe personat nën moshën 14 vjeçare. Ndërkaq, personat me aftësi të pjesëshme (të kufizuar) të veprimit janë fëmijët prej moshës 14 deri në moshën madhore. Këtu bëjnë përjashtim të miturit, të cilët para moshës madhore lidhin kurorë, sepse me ligj parashihet fitimi i aftësisë së plotë të veprimit me lidhjen e kurorës. Personat që e kanë mbushur moshën madhore (18 vjet) posedojnë aftësinë e plotë të veprimit dhe kujdesi prindor mbaron.

P-3.1a Aftësia deliktore Aftësia deliktore është ajo aftësi e personit fizik të pranojë detyrimet e krijuara me veprimet e tija të palejueshme (deliktet). Nëse veprimet e personave fizikë nuk kanë karakter të veprës penale, quhen delikte civile. Për deliktet civile përgjegjësinë e bartin zakonisht ata që e kanë shkaktuar dëmin. Mirëpo, pasi për këtë përgjegjësi nevojitet edhe vetëdija e delikuentëve për veprimet e tyre dhe pasojat, atëherë, personat deri në moshën 14 vjeçare si dhe personat me paaftësi të plotë veprimi nuk bartin kurfarë përgjegësie, por në vend të tyre përgjegjës janë prindërit apo kujdestari. Personat në moshën prej 14 gjer në 18 vjet si dhe personat me aftësi të kufizuar veprimi janë përgjegjës për deliktet civile nëse konstatohet se në momentin e kryerjes së deliktit kanë qenë të vetëdijshëm për veprimet e tyre. Në të kundërtën, përgjegjës janë prindërit apo kujdestari.

P-3.2 Mbarimi i aftësisë juridike/ e veprimit të subjekteve Aftësia juridike e personave fizikë mbaron me vdekje, kurse aftësia juridike e personave juridikë me mbarimin e ekzistencës së tyre (likuidimi, bashkimi me person tjetër juridik, etj.). Aftësia afariste e personave fizikë mbaron poashtu me vdekje dhe me shpallje për të vdekur, në bazë të procedurës në gjykatën komunale. Aftësia afariste e personit fizik mund të ndërpritet edhe nën ndikimin e rrethanave tjera që mund të paraqiten gjatë jetës, si P-sh. sëmundja shpirtërore dhe paraqitja e paaftësisë së të gjykuarit; alkoolizmi, narkomania, etj. Për këto shkaqe personi fizik e humb plotësisht ose pjesërisht aftësinë e të kuptuarit të veprimeve të veta dhe të krijojë punë juridike të vlefshme. Me propozimin e anëtarëve më të afërt të familjes, e nganjëherë edhe ex oficio, inicohet procedura në gjykatën kompetente komunale për shpalljen e paaftësisë afariste të personit të tillë. Të gjitha personave që u është hjekur aftësia e veprimit u caktohet kujdestari. Të gjitha punët juridike që lidhin personat me aftësi të hjekur veprimin janë të pavlevshme juridikisht.

e. shuarja)

P-4. Personi juridik (nocioni, krijimi dhe

Personi juridik është krijesë shoqërore, e cila përbëhet nga një grup njerëzish ose disa njerëz të organizuar në pajtim me ligjin, e cila ka pasuri të angazhuar për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike. Personi juridik patjetër duhet të këtë: Organizimin formal, i cili pa pengesa prezantohet si tërësi në marrëdhëniet civile juridike. Pasuri të veten me të cilën përgjegjet për detyrimet që rezultojnë nga marrëdhëniet juridikecivile. Personi juridik e fiton cilësinë subjektit juridik në momentin e regjistrimit në regjistrin zyrtar. Në kushtet e tanishme, të ne ekzistojnë këta persona juridikë: Bashkësitë shoqëroro-politike; Organizatat punonjëse (ndërrmarjet, dyqanet, kooperativat, llojet e ndryshme të organizatave ekonomike); Entet; Fondet e ndryshme; Organizatat politike; Bashkësite fetare dhe shoqatat qytetare. Llojet e personit juridik janë: 1) personat shoqëroro-juridike; 2) personat juridikë-civil.

f. juridikë

P-4a. Atributet e personave fizikë e

Atributet e personave fizikë janë: vendbanimi, gjegjësisht vendqëndrimi, emri dhe shtetësia e personit fizikë Vendbanimi është vendi ku personi fizik jeton pandërprerë. Vendbanimi është i rëndësishëm me rastin e përcaktimit të kompetencës tokësore të gjykatës në kontestet civilo-juridike. Vendqëndrimi është vendi ku një person fizik qëndron përkohësisht, pa qëllim që të vendoset përgjithmonë (studenti, i sëmuri jashtë vendbanimit të përherëshëm). Emri është shenja e një personi, me të cilin ai dallohet prej personave tjerë dhe fiton të drejta e detyrime në punët juridike. Si e drejtë subjektive absolute, emri është nën mbrojtjen përkatëse juridike. Përbëhet prej emrit personal dhe familjar. Mbiemri meret prej mbiemrit të prindërve, kurse emri i jepet me rastin e lindjes, gjegjësisht me aktin e paraqitjes së tij në zyrën e ofiqarit për regjistrim. Shtetësia paraqet përkatësinë juridike të një personi një shteti të caktuar. Shtetësia është e rëndësishme për fitimin e të drejtave në pasuri të patundshme, për themelimin e marrëdhënies së punës, për kompetencën tokësore në kontestet gjyqësore, etj. Atributet e personave juridikë janë: emri (firma), selia, përkatësia shtetërore dhe pasuria. Emri (firma) paraqet shenjën, me të cilën dallohet personi juridik prej personave tjerë juridikë. Firma është e mbrojtur me ligj.

Selia paraqet vendin e firmës, me të cilin ajo është e lidhur juridikisht dhe ku ajo ekziston fizikisht dhe juridikisht. Shtetësia e personit juridik paraqet përkatësinë e tij një bashkësie të caktuar, e cila përcaktohet në bahë të shtetit, në të cilin gjendet selia e personit juridik.

g. juridike

P-5

Objekti

i

marrëdhënieve

civile

Me termin “objekt i të drejtës civile” nënkuptojmë krejt atë, për të cilën personat fizikë krijojnë raporte civilo-juridike të ndërsjella, e që ka vlerë ekonomike. Si objekt i së drejtës civile mund të paraqiten: 1) sendet; 2) veprimet e njeriut; 3) të mirat personale; 4) krijimi shpirtëror i njeriut. Karakteristikë e përbashkët e secilit objekt të së drejtës është së vlera e tyre mund të shprehet në të holla.

P-5.1 Sendet si objekt i së drejtës civile: Për tu konsideruar diçka si send në të drejtën civile, duhet të plotësojë tre kushte: sendi duhet të jetë në pushtetin e njeriut të zërë vend e të këtë sipërfaqe, dhe sistemi juridik duhet ta pranojë juridikisht cilësinë e sendit.

P-5.2 Veprimet e njeriut si objekt i së drejtës civile: Për tu konsideruar si objekt i së drejtës civile, veprimi i njeriut duhet të prodhojë efekte në të drejta dhe detyrime. Veprimet e njeriut duhet të jenë të mundshme dhe të lejueshme dhe ti ndërmerr individi apo një grup njerëzish. Veprimet e njeriut shprehen si veprime pozitive apo negative. Si veprime pozitive konsiderohen ato veprime, të cilat në brendi përmbajnë veprim apo dhënie, respektivisht që përmbushin detyrimin e marrë. Si veprime negative konsiderohen ato veprime, brendia e të cilave përmbahet në mosveprim, në lëshim të veprimit apo në atë që të durohet një e drejtë e pranuar apo një veprim tjetër. Dallojmë veprime të njeriut në mes të personave të caktuar në mënyrë strikte dhe veprime të njeriut në mes të personave të pacaktuar.

P-5.3 Të mirat personale si objekte të së drejtës civile: Kuptimi i të mirave personale na thotë se ato janë të lidhura me vetë personin, inidividin dhe si të tilla i përkasin atij. Si të tilla konsiderohen të drejtat personale, politike, të drejtat pasurore dhe të drejtat ekonomike-sociale. Si të drejta personale, që i takojnë vetë personit dallojmë: pacenueshmërinë e dinjitetit; pacenueshmërinë e lirisë personale; lirinë e lëvizjes, të mendimit dhe të shprehjes;

lirinë e zgjedhjes së profesionit, punës, arsimimit, etj. Në të drejta politike hyjnë: e drejta që individi i moshës madhore të marrë pjesë në jetën politike të jetë i zgjedhur; të parashtrojë kërkesa e ankime; të deklarohet për çështje me interes të përgjithshem. Si të drejta pasurore të lidhura për vetë personin dhe, të cilat nuk mund të barten në tjetrin, por që shuhen në momentin e vdekjes hyjnë: e drejta e servitutit personal; e drejta e ushqimit, alimentacionit ligjor; e drejta për padi për shkurorëzim; e drejta nga kontrata për bursë; e drejta e autorit. Si të drejta ekonomike sociale konsiderohen: e drejta për punë dhe liria e punës; e drejta për orar të kufizuar të punës dhe e drejta në pushim e drejta për shpërblim për punën e bërë e drejta për sigurim social; etj.

P-5.4 Krijimi shpirtëror si objekt i së drejtës civile Në këtë kategori si objekt i së drejtës civile bëjnë pjesë të gjitha ato që njeriu si qenie mendorë i krijon e që për shoqërinë konkrete paraqet vlerë ekonomike. Këtu hyjnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e zbulimit dhe përparimit teknik.

h.

P-6. Ndarja e të drejtave subjektive civile

Varësisht nga ajo se cili është raporti ndërmjet të drejtave dhe detyrimeve, të drejtat subjektive civile ndahen në të drejta absolute dhe relative.

P-6.1 Të drejtat subjektive absolute Të drejtat absolute janë ato të drejta që veprojnë ndaj të gjithëve (erga omnes). Numri i personave që janë të detyruar ti respektojnë këto të drejta është i panjohur dhe nuk është paraprakisht i caktuar. P.sh. nga e drejta e pronës së një personi, si e drejtë absolute, del detyrimi për një numër të pakufizuar personash që duhet ta respektojnë këtë të drejtë dhe mos ta pengojnë pronarin në shfrytëzimin e saj. Të drejtat subjektive absolute janë: të drejtat reale – sendet; të drejtat personale pasurore; të drejtat e autorit apo të shpikjes.

P-6.1.1 Të drejtat personale pasurore Të drejtat personale pasurore janë ato të drejta, ushtrimi apo kohëzgjatja e të cilave është e lidhur me një person të caktuar, por që objekti i tyre është një njëfarë e mire ekonomike, vlerë ekonomike apo interes. P.sh. e drejta e fëmijëve për ushqimi prej prindërve, të drejtat e njërit bashkëshort për ushqimi prej bashkëshortit tjetër, etj.

Të drejtat personale përfshijnë edhe disa të drejta lidhur me situatën statusore që kanë të bëjnë me pozitën civilo-juridike të një personi (p.sh. mosha madhore, martesa, etj.) dhe në të drejta, objekt i të cilave është një e mirë personale (p.sh. liria, dinjiteti, etj.). Pos këtyre të drejtave personale, ekzistojnë edhe të drejta personale, objekt i të cilave është prodhimi shpirtëror i njeriut (p.sh. veprat artistike, letrare, etj.). Nëse këto të drejta mund të shprehen në mënyrë monetare atëherë paraqesin objekt të të drejtës civile (e drejta e autorit dhe shpikjes).

P-6.1.2 E drejta e autorit Si vepër e autorit konsiderohet çdo krijesë shpirtërore nga lëmi i literaturës, shkencës, artit dhe lëmenjëve tjerë të krijimtarisë shpirtërore, pa marrë parasysh llojin, mënyrën dhe formën e të shprehurit, e veçanërisht: vepra të shkruara (libra, broshura), vepra të folura (ligjërata, fjalime), vepra dramatike e muzikore, vepra muzikore me fjalë dhe pa to, si dhe vepra tjera nga lëmi i pikturës, skulpturës,etj. E drejta e autorit rregullon raportet juridike mbi veprat e autorit. Kjo është një e drejtë personale dhe vlenë gjatë tërë jetës së autorit, si dhe 50 vjet tjera pas vdekjes së tij, dhe mund të bartet në personat tjerë plotësisht apo pjesërisht. E drejta e autorit i siguron bartësit të saj disa të drejta pasurore dhe morale. Të drejtat pasurore të autorit konsistojnë në faktin se ai ka të drejtë ta shfrytëzojë vet veprën e tij apo t’ia bartë dikujt tjetër të drejtën e shfrytëzimit me kundërshpërblim, kurse të drejtat morale të autorit konsistojnë në të drejtën e autorit që të pranohet si krijues i veprës dhe se pa pëlqimin e tij të mos mund të shfrytëzohet, posaçërisht në rast se me anë të shfrytëzimit të do cenohej nderi i tij dhe renomeja.

P-6.1.3 E drejta e shpikjes Objekt i të drejtës së shpikjes është zbulimi ose inovacioni teknik. Si shpikje konsiderohet çdo zgjedhje e re të ndonjë problemi teknik që mund të zbatohet në ndonjë veprimtari industriale. Inovacion teknik kosiderohet çdo zgjedhje teknike e realizuar me anë të zbatimit racional të mjeteve ekzistuese teknike dhe proceseve teknologjike, me të cilët realizohet rritja e rezultateve të prodhimit, cilësisë së prodhimeve, etj. Çdo zbulues mund të mbrohet me certifikatë zbulimi dhe me patent.

P-6.1.4 Pasuria si objekt i të drejtave subjektive civile Me termin pasuri nënkuptojmë tërë të drejtat pasurore që i takojnë një personi, e të cilat mund të shprehen në të holla. Pra, këtu nuk është fjala për të drejtat, siç janë ato personale, familjare, politike dhe të tjera jopasurore. Pasuria si term juridik përfshinë aktivën dhe pasivën. Duke zbritur pasivën nga aktiva fitojmë vlerën neto të pasurisë.

P-6.2 Të drejtat relative E drejta relative paraqet një raport juridik ndërmjet bartësve të caktuar të të drejtave dhe detyrimeve (subjekteve të të drejtës). Kjo në të njëjtën kohë quhet edhe e drejta detyrimore, pasi secilës të drejtë relative i përgjegjet një detyrim i caktuar. Raporti juridik relativ është

raport ndërmjet subjekteve të caktuar juridikë. Në një raport të tillë, bartës i të drejtave është kreditori, kurse bartës i detyrimeve është debitori. Në grupin e të drejtave relative bëjnë pjesë të gjitha veprimet e njeriut, të cilat në çdo kohë mund të shprehen në vlerën e tyre monetare. Ndarja globale e të drejtave relative përbëhet nga veprimet pozitive dhe negative.

P-6.3 Krahasimi ndërmjet të drejtave subjektive absolute dhe relative Karakteristikat që i dallojnë të drejtat absolute nga ato relative konsistojnë në faktin se: derisa ndaj të autorizuarit të së drejtës absolute përgjigjet çdokush, kur kemi të bëjmë me përgjegjegjësinë nga e drejta relative civile, detyrimi i përket subjektit të caktuar. Në të drejtat absolute nuk është i përcaktuar numri i të detyruarve, sepse çdokush tjetër pos titullarit është i detyruar, ndërsa të të drejtat relative i detyruari gjithmonë është i njohur. Te të drejtat absolute detyrimi i të tjerëve rëndom është negativ, ndërsa te të drejtat relative është pozitiv. Detyrimi te të drejtat absolute është i plotë ndërsa te të drejtat relative detyrimi është i varur nga vëllimi i të autorizuarit. Te të drejtat absolute detyrimi nuk është i përcaktuar, ndërsa detyrimi nga e drejta relative gjithëherë është i njohur. Të të drejtat absolute detyrimi nuk shprehet në para për shkak të pacaktueshmërisë, ndërkaq të të drejtat relative detyrimi mund të shprehet në para. Te të drejtat absolute subjektet e detyruara duhet të përmbahen nga ajo që nuk kanë të drejtë, kurse të drejtat relative i detyruari përmbahet nga ajo që ka të drejtë të bëjë.

i. civile

P-8. Llojet e fitimit të së drejtës subjektive

Ekzistojne dy lloje: fitimi origjinar dhe derivativ i të drejtave subjektive.

P-8.1 Fitimi origjinar i të drejtave civile Kur një subjekt fiton një të drejtë subjektive civile në bazë të ligjit, atëherë është fjala për fitim origjinar ose burimor. Me këtë nënkuptojmë së ajo e drejtë nuk bazohet në të drejtën e paraardhësit, as në ndonjë punë juridike dhe as që varet nga ndonjë subjekt tjetër.

P-8.2 Fitimi derivativ i të drejtave civile Kur një subjekt fiton një të drejtë subjektive civile në bazë të punës juridike, atëherë është fjala për fitim derivativ apo për kalimin e një të drejtë nga pronari i mëparshëm. Në mënyrë derivative dallojmë: sukcesionin universal dhe sukcesionin singular.

P-8.3.1 Sukcesion universal Me këtë kuptohet kalimi i një pasurie nga një subjekt në tjetrin me të gjitha të drejtat dhe detyrimet të mbështetura në bazë juridike, qoftë të në ndonjë pjese të caktuar të pasurisë.

P.sh. me vdekjen e trashëgimlënësit, sukcesori univerzal (trashëgimtari) i fiton në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tij. Mirëpo, sukcesion univerzal kemi edhe kur dy ose më shumë firma bashkohen në një firmë të vetme, me ç’rast firma e re paraqitet si sukcesor univerzal i të drejtave dhe detyrimeve të firmave të mëparëshme.

P-8.3.2 Sukcesion singular Me këtë kuptohet për kalimin e një pjesë të pasurie ose një apo disa të drejtave nga paraardhësi në sukcesion. Në të drejtën trashëgimore p.sh. ky është legati.

P-8.4 Shuarja e të drejtave subjektive civile E drejta shuhet me vullnetin e personit që i takon (p.sh. hjekja e njëanëshme/vullnetare dorë nga kërkesa) apo me paraqitjen e fakteve që nuk varen nga vullneti i personit, të cilit i takon ajo e drejtë (p.sh. vdekja e personit që është duke dhënë ushqimi shuhet edhe e drejta për ushqimi).

j.

P-9. Faktet juridike

Raportet juridike krijohen, ndryshohen dhe shuhen nën ndikimin e disa rrethanave, dukurive dhe fakteve që paraqiten në botën e jashtme. Për të fituar, ndryshuar apo të shuar një të drejtë juridike nuk mjafton vetëm plotësimi i kushteve të parapara me ligj, por duhet të plotësohet edhe kushti i disa fakteve me efekt të caktuar e që këto quhen fakte juridike. Ndër faktet juridike dallojmë: ndodhitë natyrore (këto nuk varen nga njeriu, p.sh. vdekja, tërmeti) veprimet e njeriut (punët juridike, deliktet,etj). Veprimet e njeriut mund të jenë të lejueshme dhe të palejueshme. Me të dy këto lloje të veprimeve krijohen, ndryshohen dhe shuhen raporte të caktuara juridike. Veprimet e palejueshme në të drejtën civile i quajmë delikte. Nëse krijimi i një raporti juridik varet nga shumë fakte, atëherë krejtë këto fakte quhen grumbull faktesh. P.s.h, për tu bërë trashëgimtar, duhet ekzistuar pasuria, që pronari i asaj pasurie të vdes, që trashëgimtari të jetë në atë shkallë të afërsisë me dekujusin që të mund ta trashëgojë.

k.

P-10. Supozimet dhe fiksionet juridike

Në praktikë shumë fakte juridike nënkuptohen si fakte të supozuara (prezumpcione) dhe si fiksione juridike. Supozimi është një fakt juridik, vërtetësia apo pavërtetësia e të cilit bazohet në fakte ekzistuese. P.sh. dokumenti i lëshuar nga organi kompetent dhe formën e duhur konsiderohet i vërtetë derisa nuk dëshmohet e kundërta, gjegjësisht, derisa nuk vërtetohet se është i falsifikuar. Ky është i ashtuquajturi supozim i rrëzueshëm (prasumptio tantum). Por, ekzistojnë edhe supozime të parrëzueshme (praesumptio iuris et de iure). Për shembull, ajo që është vërtetuar me aktgjykimin e plotëfuqishëm kosiderohet e vërtetë. Fiksion juridik konsiderohet ai fakt, i cili nuk ekziston, por merret kinse ekziston. P.sh. konsiderohet se fëmija i zënë është lindur i gjallë e kjo shërben për ti mbrojtur intereset e tij.

I. PUNËT JURIDIKE l.

P-11. Punët juridike

Punë juridike quajmë çdo veprim që paraqet shprehje të lirë të vullnetit, që është i lejuar me ligj dhe që ndërmerret për krijimin, ndryshimin apo shuarjen e një marrëdhënie civile juridike. Shprehja e vullnetit mund të bëhet shprehimisht apo heshtazi. Puna juridike dallohet prej veprimeve tjera juridike sepse me punën jurdike bëhet bartja e një vlere të caktuar ekonomike.

P-11.1 Kushtet për krijimin e punës juridike të plotëfuqishme Për të qenë e plotfuqishme, puna juridike duhet të plotësojë këto kushte: që shprehja e vullnetit të ketë për qëllim krijimin, ndryshimi apo shuarjen e një raporti juridik që vullnetin ta shpreh personi me aftësi veprimi që vullneti të jetë i dhënë në mënyrë të lirë, pa kanosje, dhunë, apo mashtrim që ajo që dëshirohet të arihet me shprehjen e vullnetit të jetë e lejueshme, të mos jetë kundërligjore. Pra, për krijimin e një pune juridike duhet plotësuar këto kushte: të ketë shprehje të vullnetit të këtë kauzë; të ekzistojë objekti; të ekzistojë lejueshmëria ligjore; të mos këtë të meta. Shprehja e vullnetit vullneti mund të shprehet shprehimisht ose drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të heshtur, pastaj të nënkuptuar ose indirekte. Kauza Paraqet qëllimin ekonomik, të cilin dëshirojnë ta realizojnë subjektet juridike me anë të lidhjes së një pune juridike. Objekti i punës juridike Është i domosdoshëm, sepse poqese nuk ka objekt atëherë nuk ekziston puna juridike. Lejueshmëria ligjore – do të thot së puna juridike duhet doemos të jetë e lejueshme. Pa të meta Do të thot së ekzistimi i vullnetit të lirë dhe vullnetit pa të meta është poashtu kusht themelor për punën juridike.

P-11.2 Elementet e punës juridike Të gjitha punët juridike kanë pjesët përbërëse (elementet), e disa prej tyre janë të atillë, që pato puna juridike nuk mund të ekzistojë. Këto janë të ashtuquajturit:

P-11.2.1 elemente qenësore Janë të përcaktuara me ligj në mënyrë strikte dhe për këtë arsye i quajmë objektivisht qenësore (p.sh. me rastin e lidhjes së kontratës së shitblerjes, objekti dhe çmimi i kontratës janë elemente objektivisht qenësore, ose p.sh. me rastin e përpilimit të testamentit duhet patjetër të ceket trashëgimtari, sepse pa këtë element nuk do të mund të ekzistojë testamenti) për dallim prej elementeve subjektivisht qenësore, për të cilat palët merren vesh ndërmjet veti (p.sh. koha dhe mënyra e dërgimit të mallit, mënyra e pagesës, etj.) dhe, nëse ato janë inkorporuar në kontratë, atëherë shëndrohen në elemente (subjektivisht) të qenësishme dhe duhet të plotësohen.

P-11.2.2 Elemente natyrore të punës juridike Janë ato elemente të punës juridike, të cilat nënkutohen nga vet natyra e një pune të caktuar juridike. Derisa elementet qenësore paraqesin përmbajtjen minimale të punës juridike, pa të cilët puna juridike as që mund të ekzistojë, elementet natyrore paraqesin një përmbajtje të zgjeruar e asaj qenësore dhe minimale. Puna juridike mund të ekzistojë pa elementet natyrore, sepse pasi këto elemente paraqesin të drejtën dispozitive. Me marrëveshje, palët mund ti përjashtojnë ndodhitë natyrore. P.sh. dispozitat lidhur me përgjegjësinë për zëvendësimin e sendit të blerë në rast se konstatohen të meta. Elementet e punës juridike ndahen në:

P-11.2.3 Elemente e rastësishme të punës juridike Në këtë grup të elementeve hyjnë të gjitha ato pjesë përbërëse të kontratës, për të cilat palët arrijnë marrëveshje speciale dhe nuk bëjnë pjesë në të drejtën dispozitive dhe nuk nënkuptohen (si elementet natyrore). P.sh. marrëveshje e veçantë, sipas të cilës kontrata e shitblerjes shkëputet nëse blerësi nuk e paguan çmimin deri në afatin e caktuar(lex commissoria). Ky element është pra element i rastësishëm, të cilin palët janë marrë vesh . Në grupin e elementeve të rastësishme hyjnë: kushti, afati dhe modusi (mënyra). elemente të rastësishme të punës juridike.

m.

P-12. Llojet e punëve juridike

Varësisht nga kriteret, punët juridike mund të ndahen në disa lloje. Sipas vullnetit të shprehur punët juridike ndahen në:

P-12.1 Punët e njëanshme juridike Krijohen me shprehjen e njëanëshme të vullnetit. Puna më tipike e tillë është ajo e ofertimit në momentin e arrijtes pranuesit të saj. Poashtu, këtu hyjnë edhe testamenti, kambiali, si dhe premtimi publik i dhuratës, etj.).

P-12.2 Punët e dyanshme juridike Punë të dyanshme juridike krijohen me shprehjen e dyanshme të vullnetit të dy palëve (njëra është kreditor, kurse tjetra debitor) Punët e dyanshme juridike janë kontratat. Për ne më me rëndësi janë kotratat detyrimore. Te këto kontrata, njëra palë pranon detyrimin për një bërje të caktuar. Kontratat detyrimore ndahen në:

kontrata detyrimore të njëanshme (huaja, dhurata) kontrata detyrimore të dyanshme (secila palë është edhe kreditor edhe debitor).

P-12.3 Punët me barrë (oneroze) dhe bëmirëse (lukrative) Punë me barrë janë ato punë juridike, në të cilat të dy subjektet pranojnë edhe të drejta edhe detyrime dhe nuk është e thënë se kundërbërja patjetër duhet patjetër të jetë në të holla.. P.sh. kontrata e shitblerjes. Punë bëmirëse janë ato punë, sipas të cilave vetëm për njërën palë ekziston detyrimi, kurse për tjetrën vetëm e drejta (pa detyrim). P.sh. kontrata mbi dhuratën.

P-12.4 Punët formale dhe joformale Punë formale konsiderohen të gjitha ato punë juridike, për krijimin e të cilave kërkohet forma e caktuar (qoftë ligjore apo kontraktuese). P.sh. kambiali është punë juridike formale. Forma e tij është e paraparë me ligj. Mirëpo, edhe vet palët mund ta kontraktojnë formën e punës juridike. Forma e punëve juridike mund të jetë: gojore, me shkrim, punë juridike para dëshmitarëve, pjesëmarrja e organit shtetëror si formë e punës juridike në formë të procesverbalit dhe vërtetimin e dokumentit. Punë juridike joformale janë të gjitha ato punë, për krijimin e të cilave nuk nevojitet kurfarë forme (të lidhura me gojë, p.sh. kontrata për shitblerjen).

P-12.5 Punët kauzale dhe abstrakte Kauzale konsiderohet të gjitha ato punë, te të cilat shihet shkaku, baza (kauza), për të cilët janë lidhur dhe paraqet element qenësor të kontratës (p.sh. kontrata e shitblerjes). Abstrakte janë të gjitha ato punë, te të cilat nuk shihet shkaku (kauza), për të cilin janë krijuar (p.sh. dhënia e kambialit).

P-12.7 Punët juridike fiktive dhe të simuluara Fiktive janë ato punë juridike, të cilat palët i lidhin vetëm “sa për sy e faqe” për të fshehur një punë tjetër juridike që dëshirojnë të realizojnë. P.sh. kreditori e shet pasurinë në mënyrë fiktive ndonjë kushëriri për ti ikur pagesës së borxheve kreditorëve. Punë juridike të simuluara janë ato punë që palët lidhin “sa për sy e faqe” për të fshehur një punë tjetër, të cilën palët me të vërtetë dëshirojnë ta lidhin. P.sh. palët lidhin kontratë për shitblerjen e patundshmërisë, kurse në kontratë e theksojnë se bartja bëhet në formë të dhuratës, me qëllim të evitimit të pagesës së tatimit për qarkullimin e patundshmërive. Pra, dallimi konsiston në faktin se në rastin e punëve fiktive palët aspak nuk dëshirojnë të krijojnë raportin juridik, kurse te rasti i punëve juridike të simuluara palët krijojnë raportin juridik por jo atë që është i cekur në kontratë.

P-12.6 Punët juridike ndër të gjallët dhe në rastin e vdekjes Punët juridike ndër të gjallët (inter vivos) janë ato punë, në të cilat të drejta dhe detyrimet krijohen ndërmjet personave të gjallë. P.sh. kontrata për shitblerje. Punët juridike mortis causa janë ato punë, të cilat krijojnë efekt juridik tek pas vdekjes së njërit pjesëmarrës në punën juridike. P.sh. testamenti, kontrata mbi ushqiminë, etj.

P-12.7 Punët juridike fiduciare Punë juridike fiduciare janë ato punë juridike, te të cilat njëri pjesëmarrës në punën juridike ka bërë bartjen e të drejtës pjesëmarrësit tjetër, por nuk e ka bërë pronar definitiv të asaj të drejte, por e ka detyruar që, në kushte të caktuara, t’ia këthejë atë të drejtë. Këto lloje kontratash bazohen në besimin e ndërsjellë (fiducia) ndërmjet palëve kontraktuese.

P-12.8 Punët juridike reale dhe konsensuale Reale janë ato punë juridike, te të cilat, përpos pëlqimit të vullneteve nevojitet edhe dorëzimi i sendit për të qenë e plotëfuqishme. P.sh. kontrata për shitblerjen, kontrata për huanë, etj. Këto kontrata konsiderohen të lidhura tek pas dorëzimit të sendit. Konsensuale janë ato punë, në të cilat mjafton pëlqimi i vullnetit të palëve lidhur me elementet qenësore të punës juridike. Përveç këtyre punëve ekzistojnë edhe: punët akcesore, aleatore, komutative, kolektive, etj. për të cilat flitet në të drejtën detyrimore.

n.

P-13. Pavlefshmëria e punëve juridike

Shprehja e vullnetit që bëhet për qëllim të krijimit, ndryshimit apo shuarjes së një raporti juridik, nuk guxon të ketë të meta, nëse dëshirohet të arihet efekti juridik. Në të kundërtën, puna juridike do të jetë nule dhe e rëxueshme apo edhe do të konsiderohet se nuk është lidhur, apo se nuk ekziston. Për të qenë një punë juridike e plotfuqishme duhet patjetër të plotësojë kushtet e lartëpërmendura. Mirëpo, nëse nuk është plotësuar akëcili kusht, nëse përmbajtja e punës juridike nuk është e lejueshme apo është kundër normave të moralit, nëse vullneti i pjesëmarrësve në punën juridike nuk është shprehur lirisht, nëse në të ka marrë pjesë personi pa aftësi të veprimit, atëherë një punë e tillë konsiderohet e pavlevshme.

P-13.1 Punët juridike nule Janë ato punë juridike, të cilat nuk prodhojnë kurfarë efekti juridik dhe konsiderohet se nuk janë lidhur. Pavlefshmërinë e tyre gjykata apo ndonjë organ tjetër që zgjedh kontestin, do ta merr parasysh ex oficio edhe në rastin kur palët në kontest nuk janë të interesuara për një gjë të tillë apo edhe e fshehin shkakun e pavlefshmërisë. Edhe çdo person tjetër mund t’ia tërhjek vërejtjen gjykatës për pavlefshmërinë e tyre (absolutisht nule). Varësisht nga ajo se çka është objekt i punëve juridike nule dhe çfarë përmbajtje kanë, këto punë mund të jenë:

P-13.1.1 Punët juridike të kundërligjshme Janë punë që janë të ndaluara rigorozisht me normat pozitive (shitblerja e tokës ndërtimore në pronë shoqërore, i vakëfeve, etj.)

P-13.1.2 Punët juridike të pamoralshme Përmbajtja e punës juridike është në kundërshtim me botëkuptimet e ambientit shoqëror (p.sh. premtimi i dhuratës për konkubinat; dhurata e dhënë një gazetari që të sulmojë dikë në gazetë; dhuratë një personi që të merr pjesë në ndonjë konkurs apo tender, etj.).

P-13.1.3 Punët juridike me fajde Shfrytëzohet gjendja e vështirë ekonomike e ndonjë personi apo kriza momentale materiale, mosdija, mungesa e përvojës, pozita e nënshtruar, për arritjen e dobisë ekonomike të pamasë.

P-13.1.4 Punët juridike fiktive Me këto punë nuk lidhet kurfarë raporti, por vetëm sa për sy e faqe, sikur të ishin lidhur (rezervimi mental i të dy palëve).

P-13.1.5 Punët juridike të simuluara Lidhen zakonisht për kinse dhënien e dhuratës e në të vërtet pas kësaj fshehet shitblerja apo ushqimia jetësore. Puna juridike e simuluar Karakteristikë e këtyre punëve juridike është se e drejta në padi nuk mund të parashkruhet.

P-13.2 Punët juridike të rrëzueshme Si punë juridike të rrëzueshme konsiderohen të gjitha punët juridike, të cilat vlejnë gjer në momentin e paraqitjes së shkakut për pavlefshmërinë e saj nga pala e interesuar apo nga organi. Pala mund ta paraqet shkakun e pavlefshmërisë në afatin e caktuar. Këto punë konsiderohen si të palidhur pas paraqitjes së shkakut (relativisht nule). Të tilla konsiderohen punët juridike që lidhen nën ndikim të lajthimit, mashtrimit, kërcënimit dhe detyrimit. Vullneti i shprehur me rastin e lidhjes së këtyre punëve juridike ka të meta, dhe për këtë arsye parashtrohet pyetja e plotfuqishmërisë së tyre. Këto punë juridike prodhojnë efekt juridik dhe vlejnë deri në momentin kur pala e dëmtuar nuk vërteton para gjykatës kompetente se vullnetin e ka shprehur nën rrethanat e cekura. Nëse vërtetohet një pohim i tillë, atëherë ato punë shpallen si nule dhe konsiderohen se nuk janë lidhur. Punë juridike të rrëxueshme janë ato që i lidhin p.sh. të miturit, personat që nuk kanë aftësi të plotë veprimi, apo ata që e kanë humbur aftësinë e veprimit, etj.

o. juridike

P-14. Pasojat e punëve të pavlefshme

Në rast të nulitetit të punës juridike, secila palë është e detyruar të këthejë atë që ka marrë në bazë të punës juridike (restitutio). Pasojat e punëve të pavlefshme juridike varen nga ajo se a është përmbushur apo jo puna juridike. Kur puna e pavlefshme juridike nuk është e përmbushur, çështjet kontestuese janë fare të thjeshta dhe nuk shtrojnë pyetje serioze. Pala, e cila mban përgjegjësi për një punë të tillë juridike mban përgjegjësi edhe për pasojat e dëmshme të saj. Kur puna e pavlefshme juridike është përmbushur, gjendja dallon tërësisht. Kur kemi të bëjmë me përmbushje të dyanshme, atëherë secila palë kthen atë që e ka marrë në emër të përmbushjes së punës së pavlefshme juridike. Pala e autorizuar të kërkojë anulimin apo shkëputjen e punës juridike (nule apo të rëxueshme) duhet të vërtetojë në kontest shkakun e pavlefshmërisë së punës juridike. Nëse ia del, atëherë puna juridike shpallet e pavlefshme dhe këthehet gjendja para lidhjes së

punës juridike. Secila palë këthen atë që ka marrë prej palës tjetër (restitutio), Këthimi bëhet zakonisht në natyrë, por nëse një gjë e tillë nuk është e mundur, atëherë këthimi bëhet në të holla, në vlerën përkatëse. Me kërkesën e palës së dëmtuar, pala që ka shkaktuar lidhjen e punës juridike të pavlefshme mund të obligohet të paguajë dëmshpërblimin. Më në fund, varësisht nga vullneti i palëve, puna e pavlefshme juridike mund të shëndrohet në të vlefshme (conversio). Actio pauliana - Nëse debitori e ka tjetërsuar pasurinë e vet në dobi të personit të tretë për ta mashtruar kreditorin, atëherë kreditori ka të drejtë të kërkojë anulimin e një pune të tillë juridike. Me atë rast debitori duhet të ketë qenë i pandërgjegjshëm, që do të thot se ka qenë i vetëdijshëm se me tjetërsimin e pasurisë i pamundëson kreditorit realizimin e kërkesave të tij. Poashtu, për të anuluar punën e tillë juridike duhet që edhe personi i tretë të ketë qenë i pandërgjegjshëm, gjegjësisht të ketë ditur qëllimin e debitorit dhe megjitahte e ka lidhur atë punë juridike. Konvalidimi - do të thot fitimi i mëvonshëm i plotfuqishmërisë të një pune juridike nule. Megjithëse në të drejtën moderne vlenë rregulla sipas të cilës “ajo që prej fillimit ka qenë e pavlefshme, nuk mund të bëhet e vlefshme me kalimin e kohës”, prapseprap ka përjashtime: ka arritur parashkrimi i padisë për anulimin e punës juridike të rrëzueshme; autorizimdhënësi ka pranuar një punë juridike, të cilën e ka lidhur i autorizuari duke tejkaluar vëllimin e autorizimit; pëlqimi i mëvonshëm i pronarit me shitjen e sendit, i cili është tjetërsuar apo bërë oneroz (ka shitur sendin e huaj, por me anë të trashëgimit është bërë pronar i saj). Konvalidimi është përjashtim.

p.

P-15. Kufizimet e punëve juridike

Punët juridike kufizohen me: kusht; urdhër dhe afat.

P-15.1 Kushti (nocioni, llojet, veprimi) Kushsti paraqet një fakt të ardhëshëm juridik i pasigurtë, prej plotësimit apo mosplotësimit të të cilt varet fati i punës juridike të lidhur. Puna juridike është lidhur, por veprimi i saj varet prej paraqitjes apo mosparaqitjes së ndodhisë së ardhëshme të pasigurtë. P.sh. një kooperativë merr obligimin që ti liferojë fabrikës për përpunimin e panxharit 100 t. panxhar nëse prodhimi realizohet. Pra, puna juridike është lidhur, por varet nga ndodhia e ardhëshme e pasigurtë, gjegjësisht prodhimi i panxharit. Kushti paraqitet në dy forma: si kusht suspenziv si kusht rezolutiv. Me kusht suspenziv (shtyes) kuptojmë atë kusht, nga ndodhja apo mosndodhja e të cilit varet një punë juridike apo një e drejtë subjektive civile. Me kusht rezolutiv (shkëputes) kuptojmë atë kusht, nga ndodhja apo mosndodhja e të cilit varet ekzistimi i mëtejmë i një pune juridike apo i një të drejtë subjektive civile. Kushti nuk mund të zbatohet me padi.

P-15.2 Urdhëri Është fakt juridik, nga përmbushja e të cilit varet efekti i punës juridike apo i të drejtës subjektive civile. Urdhëri përcaktohet vetëm kur është fjala për punët juridike bëmirëse,

testamenti, legati. P.sh. testatori mund të kërkojë në testament që trashëgimtari ti paguajë një personi një shumë të caktuar të hollash, apo ti dorëzojë një send. Urdhëri mund të zbatohet me padi.

P-15.3 Afati Nënkupton kalimin e një periudhe kohore, prej të cilit varet krijimi apo shuarja e të drejtave dhe detyrimeve nga një punë juridike. Prej kushtit dallohet me faktin se këtu fjala është gjithmonë për një ndodhje të ardhëshme të sigurtë. Afati është qoftë një perudhë e caktuar kohore, qoftë një moment i caktuar në të ardhmen. Afati dhe kushti mund të jenë suspenziv dhe rezolutiv. Afati suspenziv – nëse një punë juridike është lidhur, kurse të drejtat dhe detyrimet nga ajo fillojnë të vlejnë prej momentit të përmbushjes së afatit. Afati rezolutiv - ekziston kur të drejtat dhe detyrimet nga një punë juridike fillojnë të vlejnë prej momentit të kontraktimit, kurse shuhen në momentin e aritjes së afatit të caktuar. Për nga natyra, afati cilësohet si afat subjektiv dhe objektiv. Afati subjektiv llogaritet nga marrja e një rrethane në dijeni. Afati objektiv llogaritet sipas vetë ligjit.

q.

P-16. Parashkrimi

Parashkrimi është një institut juridik, i cili nuk parasheh shuarjen e një të drejtë subjektive, por me të humbet e drejta për padi. Kjo do të thotë së titullari i së drejtës nuk ka të drejtë të kërkojë realizimin e një të drejtë subjektive civile. Afati domosdo parashihet nga ligji dhe llogaritet si i tillë. Ligji mbi marrëdhëniet detyrimore parasheh dy lloje të parashkrimit: të përgjithshëm dhe të veçantë. Afati i përgjithshëm i parashkrimit është 10 vjet dhe vlenë për të gjitha të drejtat detyrimeve, nëse nuk është paraparë ndonjë afat më i shkurtër. Afatet e veçanta janë afate më të shkurtëra (më pak se 10 vjet), pra 1, 2, 3 vjet dhe janë të parapara për kërkesat për dhënie të kohëpaskohëshme, siç janë kamatat, ushqimia ligjore, pagesa e energjisë elektrike, shërbimet komunale, etj. Të gjitha kërkesat e vërtetuara me aktgjykim të plotfuqishëm apo me pajtim gjyqësor, parashkruhen pas 10 vjetësh duke llogaritur prej momentit të plotëfuqishmërisë së aktgjykimit, apo prej ditës së arritjes së pajtimit gjyqësor. Mirëpo, nëse me aktgjykim vërtetohet detyrimi për dhënie të kohëpaskohëshme në të ardhmen, atëherë parashkrimi paraqitet pas afatit të veçantë për çdo kërkesë (dhënie) të tillë. Afatet as nuk mund të vazhdohen e as të shkurtohen (afate prekluzive). Parashkrimi ndërpritet pas çdo veprimi të debitorit që ka karakter të pranimit të borxhit. P.sh. nëse debitori paguan borxhin, nëse i dërgon letër kreditorit dhe kërkon vazhdimin e afatit për pagesë, etj. Në rast të ndërprerjes së parashkrimit, atëherë ai fillon përsëri të rjedh, kurse koha e kaluar gjer në ndërprerje nuk llogaritet në afat të parashkrimit. Parashkrimi nuk rjedh: ndërmjet bashkëshortëve ndërmjet prindërve dhe fëmijëve derisa vlenë e drejta prindore ndërmjet dy personave që jetojnë në bashkësi jashtëmartesore, derisa të ekzistojë ajo bashkësi.

Afatet prekluzive - Ekzistojnë, kur për kryerjen e ndonjë pune juridike apo një të drejte ligji e ka lidhur me afat nën kërcënim të humbjes së të drejtës për kryerjen punës juridike apo realizimit të të drejtës. Afatet prekluzive dallohen nga instituti i parashkrimit. Kur është fjala për afatin prekluziv atëherë subjekti i autorizuar me kalim të afatit të tillë e humb vet të drejtën.

r. subjektive civile

P-17. Ushtrimi dhe mbrojtja e të drejtave

Çdo shoqëri trajton dhe organizon mbrojtjen e të drejtave subjektive civile. Këtu dallojmë: 1) mbrojtjen institucionale të organeve shtetërore; 2) mbrojtjen gjyqësore; 3) mbrojtjen nga vetë titullari i së drejtës me mjetë dhe fuqi të vetë ose të me vetëmbrojtje. P.sh. nëse një person i sulmuar, duke u mbrojtur ia then syzat sulmuesit, nuk do të përgjegjet për dëmin e shkaktuar. Mbrojtja e të drejtave subjektive civile në mënyrë insititucionale bëhet me padi.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF